LETËR NGA TIRANA Republikë apo Krahinë autonome letrare · 22 • KOHA Ditore CyanMagentaYellowBlack Arian Leka Libraria nuk përfshihet në hapësirat heterotopike. Spitalet dhe

Post on 05-Nov-2019

1 Views

Category:

Documents

0 Downloads

Preview:

Click to see full reader

Transcript

e shtunë • 25 nëntor 2017kulturë

CyanMagentaYellowBlack

22 • KOHA Ditore

CyanMagentaYellowBlack

Arian Leka

Libraria nuk përfshihet nëhapësirat heterotopike. Spitalet dheanijet, motelet dhe burgjet, muzetëdhe kuplaratë, varrezat dhe saunatnordike, po. Me gjithë përfytyrimete bukura, libraritë ruajnë ende diçkaprej kampeve të shfarosjes.

Lexuesit që vijnë nga përvoja tëdhunshme, nga vrasjet, gjaku dhepërdhunimi, e kuptojnë se luftëravenjë ditë mund t’u vijë fundi, por atonuk mbarojnë. Nga malet dhe fushatato zhvendosen. Dhe vendi më i për-shtatshëm për vazhdimin e tyreështë një librari. Aty luftohet për ter-ritor. Të gjallët luftojnë të vdekurit.Libraritë në qytetet e Ballkanit lufto-jnë për zgjerim të hapësirës jetike le-trare. Thënë ndryshe, në libraritë eBallkanit luftohet për zaptim terri-toresh kulturore.

Këto mendoja më 23 prill, nëDitën Botërore të Librit, teksa ecjapërmes rafteve të njërës prej li-brarive të mëdha në Tiranë. Pyetalibërshitësin nëse kishte pasurndonjë interesim të shtuar gjatë asajdite, mbi titujt e autorëve nga Bal-lkani botuar së fundmi dhe, a kishtepyetur njeri mbi autorët ngaKosova, publikuar në revistën “Po-eteka” të atij muaji? Janë autorë ngarajoni ynë, u përpoqa të qartësoja.Malazez, serbë, maqedonas, boshn-jakë, sllovenë, kroatë...Dialogu melibërshitësin mori këtë formë:

Unë: Ku mund t’i gjej të ekspozuarautorët ballkanikë?

Ai: Në ekspoziturën e librit të ri. Unë: Zakonisht si i ndani? A ka

ndonjë kriter dallues? Si e gjen lex-uesi letërsinë ballkanike?

Ai: Sipas vendeve dhe sipasgjuhëve? Një raft me letërsifranceze. Një raft letërsi italiane. Jaedhe letërsia angleze aty.

Unë: Po letërsia e rajonit…? Bal-lkani e kam fjalën. Evropa Juglin-dore në cilin raft rri?

Ai: Ata…? Ata i kemi bashkuar. Igjen në atë raftin e madh. I kemivendosur në të njëjtin raft meletërsinë ruse... Ja! Shihi!

Unë: Përse aty?Ai: (libërshitësi mbledh supet)

…letërsi sllave…?! (njëra ngapërgjigjet).

U afrova për t’i parë me sytë e mi.Brothers in Arms with Russina Liter-ature. Pjesa më e madhe e librave tëautorëve të rajonit tonë ishin futurthellë nën sqetullën e hapësirës het-erotopike të stendës së letërsisë rusenë librarinë e kryeqytetit shqiptar.Gjithë sa “Poeteka” kishte botuar ngaautorët bashkëkohorë të rajonit ishtendryrë brenda territorit rus të letër-sisë. Aty, futur mes librave të Tolstojit,Korolenkos, Majakovskit, Dosto-jevskit, Paustovskit, Turgenievit ePushkinit, si dhe të disa librave të an-tikuar të autorëve të realizmit socialitsovjetik, mes tyre “Si u kalit çeliku” - iOstrovskit, “Garda e re” - i Fadajevitapo “Çapajevi” - i Furmanovit, ishinedhe librat e Daša Drndićit, të LuanStarovës, të Eqrem Bashës dhe AliPodrimes, që kishin nënshkruar Voxclamantis in deserto më 1971.

Aty, në po atë raft me libra, GeorgiGospodinov dhe Jeton Nezirajrrinin pranë e pranë me Shollohovine Nekrasovin, siç Jurij Hodolin,Adrian Kyçyku, Tomaz Šalamun eShpëtim Selmani rrinte përbri meLermontovin, Shçedrinin, SrdjanValjarevićin, Nikola Madzirovin dheBallsor Hoxhën. Pak më tej, EnesKarić, Arben Idrizi, Ognjen Spahić eQerim Ondozi ishin futur përkrah epërbri librave të Leonovit, Gorkit,Çehovit e Gogolit, për të vijuar mëtej me Miljenko Jergović, AlekPopov, Vladimir Arsenijević, ErvinaHalili, Edo Popović, Renato Baretić,Emir Imamović Pirke e DragoJanćar, që mbyllte serinë e libravenë raftin e madh mbi të cilin lexohejtabela LETËRSI RUSE. Në këtëpanoramë të trishtë dikujt i kishte

rënë për pjesë të vendosej nëqendër, ndërsa të tjerëve në periferitë multiterritorit.

Shkrimtarë të të gjitha vendeveme trashëgimi dhe me të kaluar tëpërbashkët, “inxhinierë të shpir-trave”, siç i quante Stalini, bashko-huni në hapësirën imagjinare tëletërsisë! Perandoria e munguar porikrijohet në raftet e librarisë.

Përse këta libra nuk janë vendo-sur te letërsia evropiane? Sllovenët,kroatët, rumunët e bullgarët janëevropianë tani, ndërsa serbët,malazeztë dhe shqiptarët janë kan-didatë për në Evropë dhe jo për nëBRSS? Pse jo në një raft më vete, siletërsi ballkanike? Jemi ende enjëjta kulturë në përfytyriminmasiv? Kjo ishte domethënia? Nda-jmë të njëjtin shtrat, të njëjtat ën-drra, të njëjtën perspektivë?

Atë çast m’u fanepsën në mendjedisa vargje në shqip, të cilat nuk dotë kisha dashur t’i mbaja mend.Ishin botuar fill pas luftës, në pran-verë të vitit ’45, në gazetën“Bashkimi”. Autori ishte ministri iShtypit, Propagandës dhe Kulturëssë asaj kohe, Lame Kodra, që ishtepërpjekur të sajonte një vjershëkushtuar kryeqytetit të kryeqytetevetë botës, Kremlinit, Moskës, Romëssë Tretë. Kremlini – Lenini –Shkumbini. Këto ishin rimat që tëgoditnin trurin plot 10 herë. Atyshkruhej: “Si yll’ i Karvanit / Mibotën ri Kremlini / E drita që lëshon/ Po vjen gjër te Shkumbini… …Për-pëlitet kuçedra me gulçime / Lavdipër jetë paç, o Moska trime”. Ishinvërtet rimat shkaku që vargjet nukmë ishin shqitur nga kujtesa apoishte mbidoza e propagandës dhembivendosjet e realiteteve në atë li-brari të Tiranës?

Ja ku ishim së bashku sërish.Ndanim të njëjtin raft librash,ndonëse nuk ndajmë si dikur tënjëjtën utopi. Ashtu, bashkë, në tënjëjtin shtrat gazete kishin qenëedhe në qershor të vitit 1945, kurprindërit tanë lexonin artikujt eBranko Ćopić. Ndanim të njëjtënardhmëri letrare. Prej andej mbër-ritën orientimet e letërsisë jugosllavembi trajtimin e luftës çlirimtare nëletërsi. Portretizimi heroik i parti-

zanëve fitimtarë. Domonizimi iarmiqve. Figura frymëzuese e pio-nierit, në kulm të ngrehinës social-iste, ngritur prej të njëjtit themel tëpërbashkët letrar. Harta është erëndësishme. Edhe territori letrar. Eshkuara përsëritet. Kjo ishtepanorama e një librarie në Tiranë,gjatë Ditës Botërore të Librit.

Letërsi fason – me krah të lirë pune Letërsia bashkëkohore e fqinjëve

ballkanikë njihet pak në Shqipëri.Prej këtij shkaku ajo çmohet pak,për të mos thënë se nënçmohet dheparagjykohet për vlerat që ka. Porndërkaq edhe letërsia shqiptare,njëlloj së Shqipëria vetë, mbetet pake njohur në Evropë. Madje, më fortse kudo tjetër, ajo nuk njihet dhepërurohet pak edhe ndër fqinjët mëtë afërt kufitarë.

Pak përkthehet. Pak lexohet.Përurohet pak, por keqkuptohetdhe nënvleftësohet shumë. Mosnjo-hja i ngarkohet mbi shpinë faktoritpolitik të të dy krahëve, që nuk ofroispektakël, por jo frymëbashkëpunimi. Ky dështim i ngarko-het edhe faktorit kulturor, institu-cioneve të shtetit, për urat e brishtaqë krijoi përmes përkthyesve, bo-timeve, revistave, apo përmes priva-tizimit që u bëri iniciativave tëskenës alternative kulturore. Dhe,meqë pas gjithçkaje rri gjithmonënjë PSE, përgjigjja mund të vijëpërmbledhtazi përmes fjalëve seletërsia shqiptare, megjithëse nukështë, bëhet e padukshme. Ajo nukshfaqet, rri e tërhequr brenda zonëssë saj gjuhësore. Madje edhe aty jogjithmonë duket, pasi në Kosovëmungojnë librat e botuar nëShqipëri, ndërsa në Tiranë mungo-jnë librat shqip të botuar në Shkup,Tetovë dhe Prishtinë.

Përtej kësaj autorët në Shqipëri,më fort se institucionet, mund tëzgjidhin marrëdhënien me dyçështje që do të duhej të ishin kapër-cyer me kohë. E para është zgjidhjae nyjës. Miti i nyjës pra, i nyjës qëkëputet kur nuk zgjidhet. Miti i dytëka të bëjë me fillin, që humb nëlabirint, që të ndihmon për të dalënga lakadredhat pa fund.

E para nënkupton këputjen enyjës që e mban letërsinë shqiptaretë lidhur pas trashëgimisë letrare tësë kaluarës së afërt. Kjo, eshoqëruar me përpjekje serioze përgjetjen e fillit të humbur gjithë këtovite në shtratin e realizmit socialistdhe në transicionin, që i ngjan njëgjendjeje transi më shumë.

Të dyja këto procese e rrjedha le-trare, ndonëse duken si mision i pa-mundur e jo rrallë edhe pa dobi,gjejnë shpjegim te një mendim iJorge Luis Borges, kur shkruan sefilli mund të ketë humbur, por nukka fill të humbur që nuk gjendet,përderisa ekziston qëllimi dhengulmi për ta gjetur fillin dhe për talidhur me pjesën ku ky fill u këputvite më parë.

Identifikimi me etikën, seriozitetindhe sidomos me shenjat e me pro-duktin letrar mes viteve ’30-’40është një mënyrë e gjetjes së fillit tëhumbur. Njihet tashmë se ndërpre-rja e rrjedhave të natyrshme kultur-ore, ndarja nga burimet jo vetëm tëkulturës së vjetër të kontinentit, poredhe prej kulturës së re të tij, i solliletërsisë shqipe vonesa të tjera dhedeformime.

Pak shkruhet dhe jo gjithmonë mecilësi, mbi atë se çfarë po ndodh meish-“Njeriun e ri” në periudhën pos-totalitare? Çfarë ia mpak atij gux-imin – frika nga e shkuara apo nga eardhmja? A mban ai qëndrim kritikvetëm ndaj periudhës së komu-nizmit apo edhe ndaj formave tëtjera të dhunës së tregut, shfaqur nëshoqërinë e sotme? Si po mbijetonky individ në shoqërinë globale, kubritma e religjioneve, britma etregut dhe britma e mitingjeve au-toritariste përplasen brenda kokëssë tij?

Trajtime të tilla thuajse nuk janëshfaqur në letërsinë që shkruhetnë Shqipëri. Stereotipat dheklishetë e tematikave të parafab-rikuara, nxitur prej asaj që tregu ihuaj kërkon prej autorëve shqip-tarë në emër të suksesit tëpërkohshëm, e kanë mbuluar mehi mediatik edhe kur është shfaqurndonjë vlerë e rrallë.

Duke besuar se po të përdorinthjesht teknika postmoderne të

shkrimit, ironizime, paradokse apopaksa humor i zi, por pa ofruarletërsi të mirë, librat e autorëveshqiptarë do të zënë vend më shpejtnë raftet e librarive të fqinjëve tanëballkanikë dhe do ta gjejnë më sh-pejt lexuesin evropian. Më shpejtndoshta po, por jo bindshëm.

Jo rrallë këto prirje të tematikësdhe të mjetit letrar i kanë shndër-ruar në naive edhe sprovat. Kapasur vërtet kureshtje në disa rastenga lexuesi i huaj, por heshtje ngalexuesi vendas. Kjo ka nxitur dhe kakrijuar klimë të përshtatshme përkrijimin e një lloji të veçantë letërsie- “letërsisë fason”, asaj që u krijuame kërkesë të porositësit të huaj,për tregun e tij dhe që u realizua mekrahun e lirë të punës sonë letrarembi tematika stereotipa mbibunkerë, burrnesha, gjakmarrjesh etë ngujuarish nga Kanuni.

Por duke iu kthyer çështjes sërafteve në librari, që janë sishtretërit ku librat ëndërrojnë lex-ues, jam kureshtar të di nëse ata paklibra të përkthyer prej letërsisëshqiptare në gjuhët e rajonit janë mëvete apo janë futur nën sqetullën endonjë letërsie tjetër, funksionojnësi Republikë letrare apo si Krahinëautonome nëpër libraritë e Beogra-dit, në Sarajevë, në Podgoricë, nëZagreb, në Shkup a në Lubjanë?

(Arian Leka, poet, eseist dhepërkthyes i njohur shqiptar nga

Durrësi, është themelues i revistëssë njohur dhe klubit kulturor “Po-

eteka” nga Tirana. Është autor i 15librave, mes të cilëve dhe “Ndreqje

gabimesh“ (2010), “Gjarpri iShtëpisë“ (2002), “Dora e majtë“

(2015), “Shpina e burrit“ (2004), etë tjera. Ky shkrim është shkruar

në kuadër të projektit “Tejkalimi iarmiqësisë: ndërrimi i percepti-

meve serbo-shqiptare”, ipërkrahur nga Ambasada e Zvi-crës në Kosovë dhe nga projekti

PERFORM, që përkrah zhvillimine shkencave shoqërore në Ballka-

nin Perëndimor, realizohet ngaqendra “Multimedia” nga Pr-

ishtina në bashkëpunim me Insti-tutin për Filozofi dhe TeoriShoqërore nga Beogradi)

LETËR NGA TIRANA

Republikë apo Krahinë autonome letrareTë njëjtin raft librash, por jo të njëjtat ëndrra

Shkrimtarë të të gjitha vendeve me trashëgimi dhe me të kaluar të përbashkët, “inxhinierë të shpirtrave”, siç i quante Stalini, bashkohuni në hapësirënimagjinare të letërsisë! Perandoria e munguar po rikrijohet në raftet e librarisë

top related