Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 1 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Ministria e Shëndetësisë-Ministarstva Zdravstva-Ministry of Health Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës Univerzitetska Bolnička i Klinička Služba Kosova-Hospital and University Clinical Service of Kosovo Raport i Punës Janar-Mars 2015 SHSKUK Përgatitur nga: Zyra e Drejtorit SHSKUK Datë: 20.04.2015
49
Embed
Raport i Punës Janar-Mars 2015 SHSKUK - …kastriotfetahaj.com/qkuk/wp-content/uploads/2015/07/Raporti-i-pun... · Kontratat e nënshkruara në Spitalet e përgjithshme.....39 11.
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 1
Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Shëndetësisë-Ministarstva Zdravstva-Ministry of Health
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës
Univerzitetska Bolnička i Klinička Služba Kosova-Hospital and University Clinical Service of Kosovo
Raport i Punës Janar-Mars 2015
SHSKUK
Përgatitur nga:
Zyra e Drejtorit SHSKUK Datë: 20.04.2015
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 2
Falënderim:
Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së, falënderon të gjithë Drejtorët e klinikave, Spitaleve të
Përgjithshme si dhe Drejtorët tjerë të njësive organizative të SHSKUK-së, të cilët kanë dërguar
raportet e tyre në kohë dhe kanë qenë të involvuar në punë gjatë gjithë kësaj kohe. Falënderim
për kolegët tjerë të cilët kanë kontribuar për përgatitjen e këtij raporti të punës.
Vërejtje: Në këtë raport nuk janë përfshirë informatat nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit te
Gjakut e cila nuk është në menaxhim të SHSKUK-së.
Përkundër faktit se të gjitha të dhënat janë mbledhur në mënyrë manuale dhe me shumë
vështirësi.
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 3
Lista e shkurtesave
SHSKUK Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
MSH Ministria e Shëndetësisë
BD Bordi Drejtues
MF Ministria e Financave
QKUK Qendra Klinike Universitare e Kosovës
QKUSK Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës
QKMP Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive
QKMS Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive
QKTGJ Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut
QKT Qendra Kombëtare e Telemjekësisë
SP Spitali i Përgjithshëm
QSHMK Qendrat e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në Bashkësi
QIRSK Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik
BQ Barnatorja Qëndrore
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 4
Hyrje :
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është institucion unik, i formuar
sipas Ligjit për Shëndetësi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përderisa Statuti i Shërbimit
Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është miratuar në mbledhjen e 148 të Qeverisë së
Republikës së Kosovës, me vendim nr. 05/148, datë 11.09.2013. Formimi i SHSKUK është e
saktësuar në nenin 60 të Ligjit për Shëndetësi. Në paragrafin e parë të këtij neni, theksohet se
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës themelohet si institucion autonom dhe i
pavarur publik shëndetësor, me rëndësi të veçantë publike, me seli në Prishtinë. SHSKUK
përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në sektorin publik
të shëndetësisë. Institucionet shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor,
të cilat përbëjnë SHSKUK-në, janë si vijon:
1.1. Qendra Klinike Universitare e Kosovës (në vijim „QKUK“);
1.2. Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
1.3. Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë;
1.4. Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive
1.5. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (nuk ka raportuar tek SHSKUK, por tek MSH)
1.6. Qendra Kombëtare e Telemjekësisë;
1.7. Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë;
1.8. Spitali i Përgjithshëm në Gjilan;
1.9. Spitali i Përgjithshëm në Pejë;
1.10. Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë;
1.11. Spitali i Përgjithshëm në Prizren;
1.12. Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj;
1.13. Spitali i Përgjithshëm në Vushtrri;
1.14. Qendrat e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në Bashkësi;( Prishtinë, Mitrovicë,
Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Gjilan;
1.15. Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 5
Problemet dhe sfidat
SHSKUK në fillim të punës është ballafaquar me probleme dhe sfida nga më të ndryshmet,
disa nga të cilat po i cekim në raportin në vijim.
Sfidat
- Kalimi i kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë tek Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) - Buxheti i pamjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e të gjitha njësive të SHSKUK-së - Si organizatë e re buxhetore, nuk ka pasur një staf shtesë, kemi qenë të detyruar të mbulojmë këtë mungesë me stafin ekzistues. - Mungesa e shumë kontratave valide për furnizim më barna dhe material shpenzues. - Nevoja e procedimit nga të gjitha njësitë e tenderit emergjent dhe atyre në procedurë normale nga Lista Esenciale. - Mungesa e kardiokirurgëve dhe pamundësia e funksionalizimit të plotë të këtij shërbimi - Riorganizimi i sektorëve farmaceutik në nivel të SHSKUK-së për t'ju përshtatur ndryshimeve dhe funksionalizimit të sektorit farmaceutik në nivel qendror më seli në QKUK. - Përgatitja e planit të veprimit vjetor për barna dhe material shpenzues, tenderët kryesorë ishin shpallur nga MSH që nga viti 2014, apo të tjerë deri më miratim të ligjit të ri të buxhetit 2015 dhe më pas për kundër shpalljes dhe procedimit të tyre nga zyra prokurimit në MSH, ato nuk janë proceduar për nënshkrim nga kjo zyre tek Sekretari dhe Ministrit, por tek Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së dhe më pas tek Bordi Drejtues i SHSKUK. -Ballafaqimi më çështjen të ndjeshme mediatike në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, me ç’rast u akuzua stafi për neglizhencë dhe komunikim jo të mirë.
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 6
Të arriturat -Formimi i një Komisioni specifik për shqyrtim ankesave të pacientëve në nivel të SHSKUK-së kur ato i pranojmë nga qytetaret përmes të gjitha llojeve të ndryshme të komunikimit. -Përballimin me shumë sukses i protestave ku u manifestua dhunë dhe të gjitha pasojat në lidhje më dhjetëra e dhjetëra të dëmtuar i përballoj sistemi shëndetësor publik, përkatësisht Emergjenca e QKUK-së më të gjitha shërbimet tjera në dispozicion. Më këtë rast SHSKUK-së, ka marrë merita të jashtëzakonshme nga institucion të rëndësishme kombëtar dhe ndërkombëtar për profesionalizmin e treguar. - Servisimi i rregullt i paisjeve dhe aparaturave diagnotike, Tomografive të
Kompjuterizuara (CT), Rezonanca Magnetike (MRI) ultrazërat, paisjet për radioterapi,
akceleratorët për rrezatim, aparati i koronarografisë dhe paisjet të tjera.
-Në Klinikën e Kardiologjisë është arritur të pesëfishohet numri i procedurave invazive
që kryhen për pacientët, stentime, koronarografi dhe infarkte aktute
-Shtim i bashkëpunimit me ekipet e ekspertëve eminentë nga SHBA dhe vendet tjera
Evropës, në fushat kirurgjike dhe në lëmin internistik.
-Funksionalizimi i sistemit të referimit në raportin ndërmjet QKUK dhe Spitaleve të
Përgjithshme, ku tani ka komunikim në baza të rregullta, e poashtu referim të rasteve.
-Furnizimi me barna dhe material shpenzues është decentralizuar dhe ka kaluar nën menaxhimin e SHSKUK, ku tash është bërë i mundur shkëmbimi i përdorimit te barnave dhe materialeve shpenzues brenda njësive organizative te SHSKUK. Procedurat e prokurimit për shumë artikuj farmaceutik janë në përfundim e sipër. -Rritja e shfrytëzimit të kapaciteteve ekzistuese në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme, indikatorë i kësaj shtimi i kapaciteteve të punës, vizita ambulantore, intervenime operative dhe shërbimeve tjera me rëndësi. -Zhvillimi dhe avancimi i punës me metodat endosopike dhe laparaskopike në QKUK, por edhe Spitalet e Përgjithshme. - Funksionalizimi i plotë i Institutit të Psikiatrisë Forenzike ku me mjaftë sukses trajtohen rastet nga psikiatria forenzike. - Funksionalizimi i plotë i Klinikës së Onkologjisë mjekësore ku janë krijuar të gjitha parakushtet për trajtim profesionalë të pacientëve me probleme onkologjike
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 7
- Menaxhimi me mjaftë sukses i situatave emergjent, protestave të fundit në vend, ku me sukses të plotë është bërë trajtimi i të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e lëndimeve në protestë. - Rritja e disiplinës në punë, ku tashmë në të gjitha njësitë përbërëse të SHSKUK-së, është bërë obligative që përveç takimit të mëngjesit, të mbahet edhe mbledhja e pasdites pas orës 14:00, ku diskutohen rastet e pacientëve të trajtuar. - Funksionalizimi i plotë i komisioneve të ndryshme, është formuar komisioni i cili direkt do të merret me shqetësimet dhe ankesat eventuale të pacientëve. Pas shumë kohe është arritur të funksionalizohet komisioni etik-profesional i QKUK-së. Është përforcuar edhe komisioni për donacione, efektet e punës të së cilit vërehen në tërë SHSKUK-në. - Përmirësim i dukshëm i nivelit higjieniko-sanitar në të gjitha hapësirat e SHSKUK-së, përfshirë Spitalet e Përgjithshme dhe QKUK-në. -Iniciativa për Licencim të Barnatores Qendrore (tani e përfunduar), dhe kërkesë për të vazhduar me procedurat për Licencim dhe operim me Narkotik, pra për mbajtje të evidencave të sakta të narkotikëve në të gjitha njësitë e ShSKUK-së. Që më pas të raportohet në AKPM sipas Legjislacionit Farmaceutik. -Janë krijuar mekanizma të mbikqyrjes dhe kontrollit ku po sigurohet monitorim i mirëfilltë i procesit, nga planifikimi i barnave dhe materialit mjekësor deri te shpërndarja e tyre jo vetëm nëpër klinika dhe reparte por edhe arritja e tyre deri tek pacienti (janë formuar komisione nga farmacistët që kanë monitoruar furnizimin, deponimin, ruajtjen dhe distribuimin e barnave dhe materialit në Klinika të QKUK-së) -Bashkëpunimi i ndërsjellë mes Barnatores Qendrore të QKUK-së dhe Barnatoreve Spitalore të Spitaleve të Përgjithshme për dhënie të informacioneve lidhur me Stokun farmaceutik që disponojnë sidomos atyre me afat më të shkurtër të qëndrueshmërisë kështu që është arritur Përdorimi Racional i barnave dhe meterialit medicinal në të gjitha Institucionet Shëndetsore të nivelit dytësor dhe tretësor. -Vlen të ceket përmirësimi i dukshëm i furnizimit edhe me citostatik të LE ku nevojat e pacientëve tanimë janë plotësuar mbi 75% dhe kjo në muajinh prill parashihet të arrij mbi 85% pra kemi furnizim gjithnjë e më të qëndrueshëm jo vetëm për barna dhe material medicinal por edhe citostatik të LE. -Përpilimi i Procedurave standarde të operimit për mënyrën e pranimit të Barnave dhe Materialit medicinal në Barnatoret Qendrore të KDSh dhe KTSh të ShSKUK-së konform Praktikave të Mira të Distribuimit.(/deponimit, distribuimit e dispenzimit)
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 8
-Ristrukturimi organizativ i Barnatores Qendrore dhe përpilimi i Draft rregullores së
brendshme të Barnatores Qendrore mbështetur në statutet e QKUK dhe SHSKUK, rregulloret në fuqi, Ligjin e punës dhe Legjislacionin farmaceutik me UA dhe ligjin për produkte dhe paisje medicinale. - Nuk ka listë pritje për fillimin e kimioterapisë dhe të gjithë pacientët që kanë nevojë e marrin kimioterapinë sipas planifikimit dhe protokollit - Kalimi nga lista e pritjes në listën e planifikimit që edhe paraqet objektivat e klinikës së
onkologjisë për vitin 2015 dhe që është realizuar shumë më shpejt.
Tabela 17: Furnizimi në Spitalet e Përgjithshme SHSKUK
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 43
13. Sektori i Personelit SHSKUK
Gjithsej të punësuar në SHSKUK janë 6676 punonjës, ku 4378 i përkasin gjinisë femërore dhe
2298 janë Meshkuj.
Figure 27: Struktura Gjinore në SHSKUK
Figura 27, tregon qe 34% janë Meshkuj të punësuar dhe 66% e te punësuarve janë femra.
Tabela 18:Konkurset dhe punësimet SHSKUK-2015
Tabela nr:18, tregon qe gjatë tre muajve të vitit 2015, gjithsej konkurse ishin 31 në nivel të
SHSKUK-së, aplikuan 68 persona, ndërsa 19 prej tyre u pranuan ne nivel vendi.
Struktura gjinore në
SHSKUK
Femra Meshkuj Totali
4378 2298 6676
Institucioni Konkurset Janar-Mars
2015 Aplikuan Të Pranuar Zëvendësime
QKUK Nuk ka pasur konkurs 0 0 0
Spitali I Prizrenit 1 7 4 0
Spitali I Mitrovicës 16 1 1 0
Spitali Pejë 10 50 10 0
Spitali Ferizaj Nuk ka pasur konkurs 0 0 0
Spitali Vushtrri 2 2 2 0
Spitali Gjakovë Nuk ka pasur konkurs 0 0 0
Spitali I Gjilanit Nuk ka pasur konkurs 0 0 0
Shëndeti Mendor I Kosovës Nuk ka pasur konkurs 0 0 0
Mjekesia e Punes Gjakove 1 0
QKTK Nuk ka pasur konkurs 0 0 0
QKSUK 1 8 2 6 mujore
Mjekësia e Sportit Nuk ka pasur konkurs 0 0 0
Gjithsej 31 68 19
SQARIM - Mjekesia e Punes Gjakove- Gjatë kësaj periudhe është shpallur vetëm një (1) Konkurs publik i shpallur me dt.17.03.2015 dhe mbyllur me dt.31.03.2015, andaj aktualisht të gjitha procedurat janë në
zhvillim e sipër.
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 44
14. Departamenti i informimit
Gjatë tre mujorit të parë të vitit 2015, kanë qenë gjithsej tre kërkesa për qasje në dokumente
zyrtare nga mediume të ndryshme. Qasja në këto dokumente iu është lejuar sipas Ligjit për Qasje
në Dokumente Zyrtare, si dhe bazuar në ligjet në fuqi.
Sipas analizës që kemi bërë që nga janari deri në mars të vitit 2015, në mediet e shkruara ka
pasur disa raporte të shkruara për çështjen shëndetësore. Sipas statistikave të bëra del se 56
shkrime kanë qenë në të gjitha mediet e shkruara. Kryesisht dominon gazeta “Kosova Sot” me
numër të artikujve, pastaj “Koha Ditore”, etj.
15. Edukimi i Vazhdueshëm
Ndërkohë që raporti për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Seminare, Kongrese, na del se
vetëm në këtë tre mujor kemi pasur 60 kërkesa nga mjekët e Qendrës Klinike Universitare të
Kosovës, të cilat janë lejuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Klinik Universitar të
Kosovës. Menaxhmenti i SHSKUK-së ka lejuar 24 kërkesa për pjesëmarrje në EVP dhe 36 për
Seminare/Kongrese.
Raport i Punës Janar-Mars 2015-SHSKUK 45
Konkluzioni:
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka përmbyllur tre mujorin Janar-
Mars 2015 me numër të konsiderueshëm të shërbimeve shëndetësore të kryera për pacientët në
të gjitha njësitë përbërëse. Për tre mujorin e parë në kuadër të SHSKUK-së, janë kryer 9 939
operacione të ndryshme, me 43 690 pacientë të shtrirë me 218 724 ditë mjekimi.
Gjatë muajve Janar, Shkurt dhe Mars 2015, në Qendrën Klinike Universitare janë shtrirë 22 218
pacientë, me 122 089 ditë shërimi. Poashtu, janë kryer 5 255 operacione. Për tre muaj, u kryen
83 822 vizita ambulantore dhe 175 994 ishin shërbime të veçanta diagnostike, dhe 252
998 parametra laboratorike.
Në shtatë Spitalet e Përgjithshme të Kosovës, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri,
Prizren dhe Pejë, kanë qenë të shtrirë 21 472 pacientë me 96 635 ditë shërimi, me 4684
operacione.
Shëndeti Profesional Mendor me 8 njësi në të gjithë Kosovën, ka regjistruar 16 120 vizita
ambulatore dhe qëndrime ditore, ndërsa ka regjistruar 16 438 shërbime tjera të veçanta.
Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë gjatë tremujorit të parë 2015, regjistron
7752 vizita ambulantore, me 25 935 shërbime laboratorike dhe 10 989 shërbime të veçanta.
Qendra Somatologjike Klinike Universitare e Kosovës, QSKUK-ja ka kryer 98 528 shërbime,
ku 17 176 shërbime kanë qenë vizita kontrolluese dhe vizita të para, gjatë periudhës Janar-Mars
2015. Janë edhe 50 937 shërbime të ofuara.Ndersa shërbime për pacientët jashtë Prishtinës janë
kryer 2 591.
Shërbimet e veçanta- Klinika e Kardiologjisë gjat tre muajve të parë të vitit 2015, ka realizuar
Tabela 8: Numri i dializave SHSKUK Janar-Mars 2015 Tabela 9: Numri i lindjeve SHSKUK Janar-Mars 2015
Tabela 10: Shërbimet e Spitaleve Rajonale 2015
Tabela 11: Raporti i punës Janar-Mars 2015- Mjekësia e Punës Gjakovë Tabela 12: Shërbimet e Shëndetit Mendor te Kosovës Tabela 13: Total Shërbimet e QSKUK Tabela 14: Realizimi i Buxhetit SHSKUK Janar-Mars 2015
Tabela 15: Kontratat e nënshkruara Janar -Mars 2015-SHSKUK Tabela 16 :Kontratat e nënshkruara në Spitalet e Përgjithshme
Tabela 17: Furnizimi në Spitalet e Përgjithshme SHSKUK