ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUT NGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA Libër pune për nxënës Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria e Kosovës-Vlada Kosova-Government of Kosova MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË
17
Embed
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUT NGA …...mendimet e save the children. isbn 978-9951-534-39-0. 4 5 zvogËlimi gjithËpËrfshirËs i rrezikut nga fatkeqËsitË dhe siguria
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUT NGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
Libër pune për nxënës
Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria e Kosovës-Vlada Kosova-Government of Kosova
MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË
2 3
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
Autor:Kamal Ahmed
Mbështetur nga:Save the Children
Përkthimi:AB & Associates
Dizajni, faqosja dhe shtypi:Envion
Botuar nga:Save the ChildrenGazmend Zajmi, nr. 0110000 Prishtinë, KosovëTel: +381 (0) 38 23 26 91Fax: +381 (0) 38 23 26 [email protected]://kosovo.savethechildren.net
Rreth librit të punës ......................................................................................................................................................... 6
Si është hartuar ky libër pune? .................................................................................................................................. 6
Si të përdoret ky libër pune? ...................................................................................................................................... 6
Pjesa I (Klasat 1, 2 & 3) ................................................................................................................................................... 9
Loja me ngjyra ..................................................................................................................................................................... 10
Pjesa II (Klasat 4, 5 & 6) ................................................................................................................................................. 13
Bashkoni figurë-formuesen me shokun ose shoqen tuaj ............................................................................. 15i. Figurë-formuesja 1: Tërmeti.............................................................................................................................. 16ii. Figurë-formuesja 2: Përmbytja ......................................................................................................................... 17iii. Figurë-formuesja 3: Zjarri .................................................................................................................................. 18iv. Figurë-formuesja 4: Bora .................................................................................................................................... 19
Gjejeni rrugën për të dalë jashtë .............................................................................................................................. 21
Pjesa III (Klasat 7, 8 & 9) ................................................................................................................................................ 23
Hartëzimi i shkollës suaj, së bashku me miqtë tuaj ......................................................................................... 24
Gjeni këto fjalë jeni ju dhe shkolla juaj të përgatitur? ..................................................................................... 26
Sjelljet e duhura në rast të rreziqeve ..................................................................................................................... 29
Përshëndetje fëmijë! A e dini se vendi ynë, Republika e Kosovës, ka një shumëllojshmëri të rreziqeve potenciale të cilat paraqesin rrezik të konsiderueshëm për shoqërinë tonë? Në të vërtetë, është sfidë e madhe për Republikën e re që të përballet me të gjitha rreziqet që i kanosen. Megjithatë, trajtimi i këtyre rreziqeve në një mënyrë të qëndrueshme dhe rimëkëmbëse është i mundshëm vetëm duke u përqendruar tek arsimi.
Kjo është edhe arsyeja pse projekti “Promovimi i zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë në komunitet, me qasje gjithëpërfshirëse dhe fokus tek fëmijët” ka për synim inkorporimin e praktikave të ZRrF-së, të cilat kanë qenë të izoluara për një kohë të gjatë, në arsimin e rregullt. Ky libër pune është një nga shumë rezultatet e këtij projekti.
Shpresojmë se nga ky libër pune do të mësoni koncepte të reja dhe do të jeni në gjendje t’i përdorni këto mësime të reja në jetë.
6 7
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
RRETH LIBRIT TË PUNËSSi është hartuar ky libër pune? Ky doracak është përpiluar posaçërisht për shkollat në Republikën e Kosovës. Kjo nënkupton se është marrë shumë ndihmë nga burime të ndryshme, kryesisht nga zyra të ndryshme të Save the Children nga mbarë bota, krahas shumë organizatave të tjera. Megjithatë, për ta përshtatur atë në kontekstin Kosovar, janë bërë edhe vizita në terren brenda Kosovës, të cilat janë përcjellë nga takime të shumta me palët kyçe të interesit, ndërkohë që për formësimin e këtij doracaku janë bërë shumë intervista.
Si të përdoret ky doracak?Për t’ju ndihmuar ta kuptoni këtë libër pune, kemi ftuar dy miq.
Ju prezantojmë me Albanin dhe Blerinën.
Këta kanë qenë shumë të zënë, por fatmirësisht kanë pasur bujarinë që të ndajnë kohën e tyre me ne. Ata do të vazhdojnë t’ju vijnë në ndihmë dhe madje mund t’ju bëjnë edhe pyetje. Por mos u shqetësoni, ata janë këtu për t’ju ndihmuar gjatë punës suaj me këtë libër pune.
Punë të mbarë!
MIRËMËNGJESI, UNË JAM ALBANI
UNË JAM
BLERINA
8 9
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
Pjesa IKlasat 1, 2 dhe 3
ALBANI: Tung! Unë jam Albani. Ky libër pune është një dokument i shkurtër i cili do t’ju tregojë për fatkeqësitë në zonën tuaj dhe se si të jeni më të sigurtë, ju dhe miqtë tuaj, në rast të ndonjë fatkeqësie.
BLERINA: Tung! Unë jam Blerina dhe do të vazhdoj të paraqitem herë pas here për ta parë se a po ju pëlqen ky libër pune.
ALBANI: Po Blerina, kjo është gjë shumë e mirë, por a mund të na tregosh pak më shumë për këtë libër pune, të lutem.
BLERINA: Oh Alban, po sigurisht, me kënaqësi! Ky libër pune është ndarë në tri pjesë dhe çdo nxënës në shkollë mund ta përdorë dhe të mësojë nga ai.
ALBANI: A mund të na shpjegosh më shumë, të lutem?
BLERINA: Po, Alban! Secila nga tri pjesët i dedikohet një grupi të klasave. Për shembull, pjesa e parë është për nxënësit e klasave 1, 2 dhe 3, pjesa e dytë është për ata të klasave 4, 5 dhe 6 dhe pjesa e fundit është për nxënësit e klasave 7, 8 dhe 9.
ALBANI: Uau! Jam shumë i ngazëllyer që të fillojmë me këtë libër pune. A mund të fillojmë?
BLERINA: Si jo?! Të fillojmë!
10 11
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
1.1. Loja me ngjyrosje
Po, mund të
bëjmë një listë dhe ca ngjyrosje
për ta kuptu-ar.
T’i shtojmë edhe disa
ngjyra të tjera këtu!
Atëherë, a e di cilat
janë rreziqet potenciale në zonën tënde?
Ngjyroseni vizatimin. Bashkë me shokun apo shoqen tuaj, bëni një listë të ngjarjeve për të cilat ju mendoni se mund të jenë të rrezikshme.
Pjesa I (Klasat 1, 2 & 3)
12 13
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
PJESA IIKlasat 4, 5 dhe 6
14 15
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
Po, Blerina. I kam parë dhe tani vras mendjen se çfarë të bëjmë?
Le të luajmë me miqtë
tanë.
Alban! A i ke parë rreziqet
potenciale në pjesën e
mëparshme?
Mos u shqetëso,
Alban! Tani do të shikojmë se si
të jemi më të sigurtë?
2.1. Bashkoni figurë-formuesen me shokun ose shoqen tuaj
Prejeni figurën në
pjesë dhe sfidojeni shokun ose shoqen
tuaj që ta bashkojë atëDHE ta gjejë me-
sazhin kryesor.
Pjesa II (Klasat 4, 5 & 6)
16 17
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
i. Figurë-formuesja 1: Tërmeti ii. Figurë-formuesja 2: Përmbytja
MESAZHI KRYESORNë rast përmbytjesh, mos hyni në ujë, por shkoni në katin më të lartë të ndërtesës.
MESAZHI KRYESOR
Në rast tërmeti, duke formuar një radhë, evakuojeni ndërtesën në një mjedis të hapur të tillë si kopshti ose këndi i lojrave.
18 19
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
iii. Figurë-formuesja 3: Zjarri
MESAZHI KRYESOR
Në rast se zjarri e kaplon ndërtesën, uluni dhe zvarrituni jashtë dhomës në mënyrë që të evakuoheni nga ndërtesa drejt një mjedisi të hapur.
iv. Figurë-formuesja 4: Bora
MESAZHI KRYESORKur bie borë e madhe, është më mirë që të qëndroni në shtëpi ose nëse duhet patjetër të dilni jashtë, vishni rroba që mbajnë ngrohtë.
20 21
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
A je gati për aktivitetin
e radhës? Shoqërojeni Dorën
drejt një vendi të sigurt, ndërkohë që të gjitha
rreziqet potenciale janë të pran-
ishme.
Atëherë, sa mesazhe kryesore ka mundur t’i gjejë shoku apo shoqja
juaj?
22 23
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
PJESA IIIKlasat 7, 8 dhe 9
Shoqërojeni Dorën drejt një vendi më të sigurt me qëllim që të shmangë çfarëdo fatkeqësie
24 25
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
Le të vizatojmë një hartë të shkollës
dhe t’i gjejmë rrugët të cilat mund të përdoren
për evakuim në rast emergjence?
A e di nëse shkolla juaj e
ka identifikuar hartën dhe rrugën
e evakuimit?
Për vizatimin e hartës, duhet të ndiqni këta hapa:
HAPAT TË CILËTDUHET T’I NDJEK1. Formimi i grupeve prej 4 ose 5 miqsh.
2. Vizatimi i skicës së secilit kat me rrugët
dalëse.3. Identifikimi i qartë i rrugëve të
qasshme. 4. Identifikimi i një zone të sigurtë brenda
shkollës.5. Identifikimi i vendit të pajisjeve për
fikjen e zjarrit në secilin kat.
6. Shkëmbimi i planit tuaj me grupet tjera.
7. Finalizimi i një plani të përbashkët.
8. Miratimi i planit nga Zyra e Drejtorit.
9. Vendosja e skicës në tabelën e shpalljeve.
Pjesa III (Klasat 7, 8 & 9)3.1. Hartëzimi i shkollës suaj, së bashku me miqtë tuaj
26 27
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
3.2. Gjeni këto fjalë 3.3. A jeni ju dhe shkolla juaj të përgatitur?
Atëherë, si shkoi aktiviteti i
skicës?Le të shohim se a
mund t’i gjeni këto fjalë.
GJENI FJALËTY B T I U C E H P K U P Q D S R T Ë B
G B O S T E M R Ë T O L R D R U R K D
S I K Ë I N A G H S C I N Ë C I U S L
L Q E Q R U E M G D D I S V S Y B P D
B R H E W E T T L H D H Q Ë E Z F Y V
L Z O K R S L E J P Q H T R J L F H V
R C Y T E H C E T I O A E U T X O L J
K I G A M M D L T I H T B U U H G P E
G I M F S Ë B J C T C A E X B K P D K
Y G Z Ë H R E W R O E A Y N Z K O S S
W J B E K I Q H X B X Z P M C Q G R T
K G Q J R Ë C W Z A O V K A Y I B P R
P G C Z C R M T P O M T K C K F A P E
X T C V A Z R B L M C G H E R Z I L M
Z V S Z V C Q B Ë C S R Q Q V S O O L
W I S V I R Ë M H S I T A G Ë L P J S
L V E A Q B D M J S E Z T T J U U L C
G S Z C S B O R T E K A F W E U R O J
P Ë R M B Y T J E X T A J Y I G Y H A
OrtekKapacitetFatkeqësiThatësirëTërmetEkstrem
PërmbytjeRrezik potencial
PërmbytjeRrëshqitje dheu
ZbutjeGatishmëri
Aftësi rimëkëmbëseRrezik
Dridhje tokeCenueshmëri
Zbuloni se sa e përgatitur
është shkolla juaj për t’u bërë ballë
rreziqeve potenciale? Përdoreni këtë listë
kontrolli....
Shkolla ime tanimë i ka krijuar rrugët për dalje emergjente.
Harta e shkollës me rrugët dalëse është e shfaqur brenda shkollës.
Harta paraqet informata kritike, siç janë vendndodhja, rrugët e qasshme dhe aparatet për fikjen e zjarrit, etj.
Shkolla ime çdo vit organizon simulim të emergjencës për t’i përgatitur nxënësit.
Brenda objektit të shkollës ekziston një zonë e sigurtë.
Shkolla ime ka një Komision për Menaxhimin e Emergjencave. Ky komision është përgjegjës për evakuimin gjatë emergjencave
28 29
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
Mbani mend: nëse shkolla juaj
nuk është e përgatitur, bisedoni me mësim-
dhënësin tuaj dhe tregojani këtë listë
kontrolli.
SJELLJET E DUHURA4.1 Sjelljet e duhura në rast të rreziqeve
4.1.1 Tërmeti
Gjatë tërmetit, duhet ta ruani qetësinë dhe të mos ju zërë paniku në mënyrë që ta dëgjoni atë që thotë mësimdhënësi.
Nëse jeni në katin më të lartë, duhet të futeni nën ndonjë
tavolinë dhe ta mbani këmbën e tavolinës dhe të qëndroni aty deri sa të përfundojë tërmeti.
Nëse jeni në katin më të lartë dhe nuk gjendet asnjë tavolinë afër, atëherë duhet ta mbuloni kokën me një objekt të trashë dhe të qëndroni në një vend të sigurt në klasë, për shembull afër një trari (pyeteni mësimdhënësin tuaj se ku duhet të qëndroni në rast të tërmetit).
Nëse jeni në katin e parë të shtëpisë apo të shkollës, atëherë duhet të dilni nga ndërtesa me shpejtësi duke e mbuluar kokën me një libër apo me çantën e shkollës dhe të shkoni në një mjedis të hapur dhe të sigurt.
Gjatë tërmetit, duhet të qëndroni larg dritareve, dyerve të jashtme dhe larg çdo gjëje që mund të shkërmoqet dhe t’ju lëndojë.
Ju mund të evakuoheni nga ndërtesa njëri pas tjetrit pa panik dhe pa e shtyrë njëri tjetrin, duke e mbuluar kokën me një libër ose me çantë dhe duke i ndihmuar të tjerët.
Nëse gjatë tërmetit gjendeni jashtë, nuk duhet t’i afroheni asnjë ndërtese apo të vraponi e të hyni në shtëpi që ta merrni lodrën tuaj të preferuar apo ndonjë gjë tjetër. Ndërtesa mund të shembet dhe t’ju lëndojë.
Veprimetqë duhen
bërë në rast tërmeti
30 31
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
LIBËR PUNEPËR NXËNËS
4.1.2 Zjarri 4.1.3 Përmbytja
Shkolla ose shtëpia është përf-shirë nga zjarri. Nëse dini ta për-doroni pajisjen për fikjen e zjarrit, merreni dhe përdoreni atë duke e drejtuar kah burimi i zjarrit.
Nëse nuk keni mundësi ta fikni zjarrin, telefononi menjëherë num-
rin e telefonit: 112 dhe tregoni adresën në mënyrë që zjarrfikësit të arrijnë shpejtë dhe ta shuajnë zjarrin.
Peshqiri pranë sobës është duke u djegur. Menjëherë fikeni sobën dhe sigurohuni që nuk ka flakë dhe pastaj hidhni ujë në peshqirin i cili është duke u djegur.
Ka rënë zjarri dhe shtëpia është mbushur me tym. Duhet të dilni nga shtëpia menjëherë, duke i mbyllur të gjitha dyert.
Ka rënë zjarri dhe shtëpia është mbushur me tym dhe ju duhet të largoheni nga tymi. Së pari mbulojeni hundën dhe gojën me një rrobë dhe pastaj vetëm largohuni.
Ka rënë zjarri dhe shtëpia është mbushur me tym dhe ju duhet të largoheni nga ai tym. Pasi që afër dyshemesë temperatura është më e ulët dhe ka më shumë oksigjen, ju duhet të largoheni në gjunjë ose duke u rrokullisur pasi që keni mbuluar gojën. Mos harroni të mbyllni dyert.
Kur të largoheni nga një klasë apo nga shkolla që është kapluar nga zjarri, duhet të jeni i vëmendshëm për secilin nxënës dhe të siguro-heni që edhe ata janë larguar bashkë me ju.
Gjatë zjarrit, nëse edhe rrobat tua kanë marrë flakë, duhet t’i zhvishni shpejtë nëse mundeni dhe t’i hidhni në një vend të sigurt dhe pastaj të mundoheni ta fikni zjarrin. Asnjëherë nuk duhet të vraponi me rroba duke u djegur pasi që fryma do të nxisë flakën edhe më shumë.
Nëse zona juaj është përmby-tur, mos dilni jashtë dhe mos e lini asnjë nga miqtë tuaj që të vrapojnë për në shtëpi.
Në rast përmbytjesh, shkoni në katin më të lartë të shkollës suaj së bashku me miqtë tuaj dhe nëse është e mundur në çati.
Mos provoni të ecni përmes rrjedhës së ujit ose të ngisni makinën në rrugë të përmbytura nga uji.
Nëse hyn uji në ndërtesën e shkollës, shkoni menjëherë në çati.
Në rast vërshimesh, mos shkoni vetëm në shtëpi. Telefononi prindërit tuaj që të vijnë dhe të ju marrin.
Në rast se niveli i ujit është duke u ngritur në ndërtesën e shkollës, fikni burimin kryesor të energjisë elektrike.
Nëse vini në kontakt me ujin e përmbytjes, pastroni duart me sa-pun dhe ujë të dezinfektuar dhe, nëse keni mundësi, pastrohuni me ujë të pastër.
Veprimet që duhen bërë
në rast zjarri
Veprimet që duhen bërë në rast
përmbytjesh
32
ZVOGËLIMI GJITHËPËRFSHIRËS I RREZIKUTNGA FATKEQËSITË DHE SIGURIA NË SHKOLLA
37:614.8((496.51)(036)
Ahmed, KamalZvogëlimi gjithëpërfshirës i rrezikut nga fatkeqësit dhe shkolla : liber pune për nxënës / Kamal Ahmed. – Prishtinë : Save the Children, 2015. – 38 f. ; 21 cm.
ISBN 978-9951-534-39-0
Katalogimi në botim – (CIP)Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”