Top Banner
Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët Ministria e Shëndetësisë Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
16

ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Feb 01, 2017

Download

Documents

lamnguyet
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Zvogëlimi i kequshqyerjestek fëmijët

Ministria e ShëndetësisëMinistria e Bujqësisë, Ushqimit dhe

Mbrojtjes së Konsumatorit

Page 2: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Fondi Spanjoll i arritjes së Objektivave për Zhvillimin e Mijëvjeçarit për Fëmijët, Ushqyerjen dhe Sigurimin e Ushqimit

Një Program i perbashkët, pjesë e programit “Nje OKB” të Organizatës së Kombeve Bashkuara,

i zbatuar nga:Qeveria Shqiptare,

financuar nga:Qeveria Spanjolle,

me mbeshtetjen e:fondit te Kombeve të Bashkuara për fëmijët UNICEF,

Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH,

dhe Organizatës të Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë FAO

Kohëzgjatja e programit: Janar 2010-Dhjetor 2012

Totali i buxhetit: $4,000,000

Page 3: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Faktet

Varfëria është një shkak thelbësor, por jo i vetëm i urisë, kequshqyerjes dhe pasigurisë

për ushqimin. Pabarazitë sociale, mungesa e arsimimit, shërbimet shëndetësore jo të

përshtatshme, njohuritë dhe aftësitë e pamjaftueshme për ushqimin dhe ushqyerjen

janë faktorë të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi gjendjen e ushqyerjes

veçanërisht tek gratë shtatzana dhe fëmijët e vegjël. Investimet në secilën nga këto

fusha janë të rëndësishme për të thyer ciklin e varfërisë dhe kequshqyerjes.

Nënushqyerja tek foshnjat dhe fëmijët

e vegjël është një faktor kyç themelor

që ndikon jo vetëm në vdekshmërinë

foshnjore dhe fëminore, por edhe në

zhvillimin e pamjaftueshëm fizik dhe

mendor në moshë shumë të re.

Kur fëmijët janë të kequshqyer

përpara moshës 2 vjeçare, ata mund

të pësojnë dëme të pakthyeshme

mendore dhe fizike, duke ndikuar

kështu mbi shëndetin dhe mirëqenien

ekonomike në të ardhmen.

Gratë shtatzëna me nënushqyerje

kanë rrezikshmëri më të lartë për të

dështuar, ose për lindur një foshnje

me peshë të vogël lindjeje.

Zvogëlimi i ndjeshëm i nënushqyerjes

tek fëmija mund të arrihet duke

përmirësuar ushqyerjen e gruas

Page 4: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

4 Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët

përpara dhe gjatë shtatzanisë, ushqyerjen e hershme dhe vetëm me qumësht gjiri

dhe ushqyerjen shtesë cilësore për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, me ndërhyrjet e

duhura me mikroelementë.

19% 39%

21%9%8%

4%

Qumësht gjiri plus ujë

Ushqyerje ekskluziveme gji

Jo ushqyerje me gji

Qumësht gjiri plus ushqimetë tjera shtesë

Qumësht gjiri plus llojetë tjera qumështi

Qumesht gjiri plus lengjete tjera jo qumesht/likide

Gjendja e ushqyerjes me gji për fëmijët nën 6 muaj

32

1114

22

7 8

19

95

0

5

10

1520

25

30

35

Stunted Wasted Underweight

2000 2005 2008-09

Gjendja e ushqyerjes ne femijet nen pese vjec,Shqiperi 2000, 2005 dhe 2008-09

Bazuar ne referencat e NCHS/OBSH per 2000 dhe 2005si dhe standartet e OBSH per 2008-09

Përqindja

Page 5: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët 5

Ushqyer me gji Jo ushqyer me gji Të gjithë fëmijët 6-23 muaj

Ushqyer me tri praktika të UFFV

25

75

11

89

19

81

Jo ushqyer sipas praktikave të UFFV

Praktikat UFFVPërqindja e fëmijëve 6-23 muaj

Total Urban Rural

17

13

20

Prevalenca e anemisë në fëmijëPërqindja e fëmijëve 6-59 muaj

me çdo lloj anemie

Total Urban Rural

19

15

23

Prevalenca e anemisë në femraPërqindja e grave te moshës 15-49 vjeç

me anemi

Page 6: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

6 Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët

18%

Qëndrore18%

28%

Bregdetare18%

Tirana

Malore

Stunting-Fëmijë më të shkurtërpër moshën sipas Rajonit

Shqipëria19%

Përqindja e fëmijëve nën 5 vjeçmë të shkurtër për moshën

Studimi i fundit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri 2008-9 tregoi se

gjendja e ushqyerjes së fëmijëve është përmirësuar gjatë 5 viteve të fundit.

Megjithatë, 19 përqind e fëmijëve nën moshën 5 vjeç janë te shkurtër per

moshen (stunted). Prapambetja në gjatësi që tregon kequshqyerje kronike

dhe është më e zakonshme në zonën malore (28 përqind) sesa në Tiranë

qytet dhe në zonat qëndrore dhe bregdetare.

Fëmijët në indeksin më të ulët

të pasurisë kanë dy herë më

tepër gjasa të jenë të shkurtër (13

përqind) sesa ata të indeksit më të lartë

(27 përqind).

Studimi tregoi se një tregues tjetër i kequshqyerjes që

flet për fëmijë të dobët për gjatësinë (Wasting), është 9 përqind, kjo është një

shenjë që flet për një kequshqyerje akute. Pesë përqind e fëmijëve nën 5 vjeç

ishin nënpeshë për moshën e tyre. Nga ana tjetër barra e dyfishtë e kequshqyerjes

bëhet e qartë nga prania e mbipeshës në njëzet e dy përqind e fëmijëve nën 5 vjeç

Page 7: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët 7

Pesë rrethe të Veriut të Shqipërisë (në Prefekturat e Kukësit

dhe Shkodrës) dhe 2 bashki peri-urbane në Tiranë do

të përfitojnë nga ndërhyrjet direkte për përmirësimin e

gjendjes së ushqyerjes të fëmijëve 0-3 vjeç.

Personeli i kujdesit shëndetësor në këto qarqe do rrisin

njohuritë dhe aftësitë e tyre për kujdesin për mirërritjen,

ushqyerjen dhe zhvillimin.

Qëllimi i programit të Përbashkët për UshqyerjenProgrami i përbashkët ka për qëllim të parandalojë dhe të adresojë kequshqyerjen

dhe pasigurinë ushqimore në Shqipëri në grupet me rrezik më të lartë, nënat

dhe fëmijët, përmes tre arritjeve kryesore:

a) Rritja dhe forcimi i kapaciteteve kombëtare politikëbërëse dhe vendim-marrëse

për të përfshirë objektivat e ushqyerjes në politikat dhe programet sektoriale;

b) Zbatimi i ndërhyrjeve të përbashkëta ndërsektoriale, shëndetësi, arsim,

bujqësi, për trajtimin e kequshqyerjes në zona te synuara nga Programi;

c) Forcimi i kapaciteteve kombëtare në sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit,

pushtetit vendor për të siguruar ofrimin e shërbimeve të ushqyerjes për publikun;

Programi i përbashkët i ushqyerjes është pjesë e programit një OKB në Shqipëri

dhe do të mbështetet nga UNICEF, OBSH, dhe FAO për arritjen e Objektivave të

Zhvillimit të Mijevjeçarit (OZHM).

Ai nxit veçanërisht përparimin drejt OZHM1 (zhdukjen e varfërisë dhe

përgjysmimin e kequshqyerjes), OZHM4 (uljen e vdekshmërisë foshnjore) dhe

Në Shqipëri, 96 përqind e fëmijëve janë ushqyer të paktën një herë me gji dhe 39

përqind e fëmijëve 0-6 muajsh ushqehen vetëm me qumësht gjiri.

Gjithsej 25 përqind e fëmijëve 6-23 muajsh që ushqehen me qumësht gjiri janë

të ushqyer sipas praktikave të rekomanduara të Ushqyerjes së Fëmijëve dhe

Foshnjave (UFF) krahasuar me 11 përqind të fëmijëve që nuk ushqehen me gji.

Page 8: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

8 Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët

Page 9: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët 9

Ushqyerje më e mirë e grave, shoqëruar me përmirësimin

e njohurive mbi ushqimin dhe të ushqyerit, qëndrimet dhe

praktikat nga gratë, vajzat dhe anëtarët e tjerë të komunitetit

lidhur me ushqimin dhe ushqyerjen e shëndetëshme, ndikojnë

në fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore, zvogëlimin e

ndjeshëm të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë foshnjore,

përmirësimin e shëndetit të nënës dhe të luajnë një rol

vendimtar në parandalimin e sëmundjeve.

Programi Përbashkët mbështet prioritetet e mëposhtme të Qeverisë Shqiptare:

1. Prioritetet Bujqësore• Rritja e mbështetjes financiare për fermat, bizneset bujqësore dhe agro-

industriale me theks të veçantë për drurët frutorë, vreshtat, perimet dhe

blegtorinë, si dhe në përpunimin industrial të frutave, rrushit, perimeve,

qumështit dhe mishit, në bazë të përparësive në zona të ndryshme të

vendit dhe

• Rritja e cilësisë dhe sigurisë të produkteve bujqësore dhe të agro-

përpunuara.

2. Prioritetet shëndetësore:• Rritja e kapacitetit te profesionistëve të shëndetësisë për të menaxhuar

në mënyrë efikase shërbimet dhe institucionet shëndetësore, në veçanti

shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor.

OZHM5 (përmirësimin e shëndetit të nënës).

Programi ka për qëllim zbatimin e suksesshëm të ndërhyrjeve shumë sektoriale

në komunitetet me rrezik të lartë në zonat rurale dhe periurbane, në kombinim

me zhvillimin e politikës kombëtare, ndërtimin e partneriteteve, ngritjen

sistematike të kapaciteteve kryesisht të sektorëve të personelit shëndetësor dhe

të punonjësve shëndetësor në terren, por edhe të ekspertëve të ushqimit dhe

bujqësisë për çështje të lidhura me sigurimin e ushqimit në familje.

Page 10: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

10 Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët

• Rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të përmirësuar akcesin dhe

frekuentimin nga njerëzit që janë të varfër, ose jetojnë në zonat rurale.

3. Mbrojtja sociale:- Ulja e varfërisë absolute në 10% deri në 2013 sipas arritjeve të studimeve në

familje.

4. Përfshirja sociale- Ndihma ndaj grupeve të brishta, në veçanti për gratë dhe fëmijët e zonave rurale.

Programi i Përbashkët do të zbatohet nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria

e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, INSTAT, institucionet

e specializuara, autoritetet rajonale dhe organizatat e shoqërisë civile, me

mbështetje nga UNICEF, OBSH, FAO.

Ministria e Shëndetësisë do të jetë përgjegjëse për arritjen e objektivave të

përgjithshëm të programit dhe koordinimin e zbatimit të tij me Ministrinë e

Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe aktorëve të tjerë kyç.

Bazuar në përvojën e saj të fundit të menaxhimit të strategjisë se jodizimit universal

te kripës, Ministria e Shëndetësisë i ka te gjitha mundësitë dhe kapacitetet për të

marrë përsipër drejtimin e këtij koalicioni shumë-sektorial. Progresi inkurajues

drejt jodizimit universal të kripës për përdorim të njerëzve dhe kafshëve tregon

sesi mund të menaxhohen programet e shëndetiti publik kur aktorë të tjerë,

përfshirë sektorin privat, kanë për të përmbushur role kyçe.

Ndërhyrjet do të zhvillohen në pesë rrethe të Veriut të Shqipërisë (në Prefekturat

e Kukësit dhe të Shkodrës) dhe në 2 Bashki peri-urbane të Tiranës.

Ne këto zona gjetjet e disa studimeve të kryera kanë treguar se haset me shpesh

prapambetja ne rritje, kanë një numër të madh të popullatës rome, dhe janë, ose

të varfër (rurale), ose kanë nivele të larta të papunësisë (urbane).

Zonat e zgjedhura në pjesën veriore të Shqipërisë tashmë kanë marrë mbështetje

nga Programi “Një OKB”, (Gjinia) janë përfshirë në spektrin e temave të Punësimit

të Rinjve dhe Migracionin te zbatuara nga Fondi i Arritjeve të OZHM, UNDP-Spanjë

dhe janë objekt i programit të OBSH mbi Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës të

Page 11: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët 11

mbështetur nga qeveria spanjolle. Kjo ofron mundësi për krijimin e lidhjeve edhe

me punën e kryer nga UNIFEM lidhur me çështjet gjinore në Kukës dhe Shkodër.

Komunitetet në zonat e përzgjedhura do të propozohen nga stafi teknik i Ministrive

dhe pushteti vendor, bazuar në treguesit social ekonomik, pozicioni gjeografik,

distanca, angazhimi i autoriteteve vendore dhe pranimi i ndërhyrjeve.

Komunitetet me burime të varfra do të pajisen me një paketë të plotë të ndërhyrjeve

duke përfshirë: transfertat e parave, edukimin mbi ushqimin, përmirësimin e

cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e një sistemi të mbikqyrjes së

gjendjes së ushqyerjes që do të identifikojë problemet e lidhura me të ushqyerit

dhe sigurimin e ushqimeve.

Nderhyrjet, kryesore te programit të përbashkët do të jenë

• Zhvillimi dhe zbatimi i programeve për rritjen e sensibilizimit dhe advokatisë

për trajtimin e kequshqyerjes dhe sigurimin e ushqimit.

• Zhvillimi i Planit të Tretë Kombëtar te Veprimit mbi Ushqimin dhe Ushqyerjen.

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së

Konsumatorit, do të drejtojnë procesin e formulimit të politikës dhe planit të

veprimit OBSH, UNICEF dhe FAO do të kontribuojne në këtë proces.

Page 12: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

12 Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët

• Vendosja e nje sistemi ndërsektorial survejance kombëtare mbi ushqimin

dhe ushqyerjen, që do të sigurojë të dhëna mbi gjendjen e ushqyerjes

dhe sigurimin e ushqimit të popullsisë, veçanërisht për grupe popullate

më të brishta, si dhe për hartimin e politikave dhe kryerjen e ndërhyrjeve

te shpejta për trajtimin e kequshqyerjes.

• Hartimi, pilotimi dhe zbatimi i modeleve të ndërhyrjeve me bazë

komunitare ne prefekturat e përzgjedhura për të trajtuar kequshqyerjen

dhe pasigurinë e ushqimit në familje. Autoritetet vendore dhe komunitetet

në zonat e synuara, me mbështetjen e UNICEF do të koordinojnë ndërhyrjet

në këtë komponent. UNICEF do të ndihmojë për të pershtatur modelet

ekzistuese dhe për hartimin modeleve të reja në bashkëpunim të ngushtë

me FAO për nxitjen e sigurimit të ushqimit të familjes dhe me OBSH për

ekspertizën teknike mbi praktikat më të mira në lidhje me zvogëlimin e

kequshqyerjes.

• Në zonat e përzgjedhura të Programit së paku 50 përqind të 75.000 të

fëmijëve në rrezik nën moshën tre vjeçare së bashku me nënat e tyre

Page 13: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët 13

do të përfitojnë direkt nga ndërhyrjet specifike në fushën e te ushqyerit,

nëpërmjet kujdesit shëndetësor që do t`ju ofrohet në terren, me synim

nxitjen e rritjes dhe zhvillimin e shëndetshëm.

• Ngritja e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve në nivel kombëtar dhe

në zonat e synuara për të kryer ndjekjen dhe promovimin e rritjes së

fëmijës dhe për të ofruar këshillim mbi ushqyerjen.

• UNICEF do të mbështesë aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve në zonat e

synuara, bazuar ne udhëzimet normative dhe teknike të OBSH mbi tabelat

e reja të monitorimit të rritjes dhe përpilimin e moduleve të integruara të

trajnimit për ushqyerjen. FAO do të japë mbështetje teknike në vlerësimin

mungesave të njohurive dhe do të përpilojë komponentët e paketës së

trajnimit që lidhen me sigurimin e ushqimit dhe edukimin e konsumatorit

• Hartimi dhe testimi i kurrikulave të trajnimit për ushqyerjen në shëndetin

publik dhe përfshirja e tyre në nivelin universitar për fakultetin e mjeksisë

dhe infermierisë dhe për programet e edukimit në vazhdim.

• Ministria e Shëndetësisë do të drejtojë zhvillimin e kurrikulave të të

ushqyerit dhe shëndetit publik, së bashku me qendrën kombëtare për

edukimin në vazhdim, fakultetin e mjekësisë, dhe fakultetin e infermierisë.

OBSH do të mbështesë këtë proces, FAO do të sigurojë asistencë teknike

dhe UNICEF do të ndihmojë me ndërtimin e kapaciteteve dhe blerjen e

pajisjeve te nevojshme.

• Zhvillimi i materialeve të komunikimit për përmirësimin e kujdesit dhe

praktikave të ushqyerjes që ju drejtohen nënave, familjeve dhe komuniteteve

• UNICEF do të drejtojë komponentin e ndryshimit të sjelljes, si pjesë e

strategjisë së komunikimit për këtë Program të Përbashkët. Mesazhet do

të përshtaten nga audienca e synuar duke gjetur kanalet më të mira të

komunikimit dhe të shpërndarjes. OBSH dhe FAO do të japin kontribut në

hartimin e materialeve të komunikimit.

• Njësitë e promocionit dhe edukimit shëndetesor të Ministrisë së

Shëndetësisë dhe dhe Institutit të Shëndetit Publik do të drejtojnë

Page 14: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

14 Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët

iniciativën e komunikimit në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e

Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe shoqërinë civile.

Rezultatet e pritshme të Programit të Përbashkët

• Krijimi një strukture kombëtare, multi disiplinore dhe ndërsektoriale të

koordinimit për ushqimin dhe ushqyerjen në nivel të lartë të qeverisë.

• Një strategji advokatie e hartuar me kujdes do të kontribuojë në rritjen

e ndërgjegjësimit të aktorëve kyç për pasigurinë ushqimore dhe

kequshqyerjen

• Hartimi i planit te tretë kombëtar të veprimit për ushqimin dhe ushqyerjen

• Aktivitete të veçanta për mbledhjen e të dhënave që do të japin informacion

në lidhje me përcaktuesit specifikë gjinorë të gjendjes ushqyese të

familjes

• Aktivitete për mbledhjen e të dhënave që do të kontribuojnë gjithashtu për

përcaktimin e ndikimit te çmimeve të larta të ushqimeve mbi sigurimin e

ushqimeve nga grupet e brishta dhe të rrezikuara dhe mbi shkaqet dhe

zgjidhjet e mundëshme për mungesat në mikroelemente

• Zhvillimi i sistemit Kombëtar të Mbikqyrjes të Ushqimit dhe Ushqyerjes

që do të ndihmojë për të siguruar monitorim të vazhdueshëm dhe

paralajmërim të hershëm për pasigurinë ushqimore dhe situatave te

kequshqyerjes.

• Krijimi i modeleve të ndërhyrjeve praktike bazuar në përvojat e mëparshme

dhe vlerësimin e nevojave të komunitetit. Ndërhyrjet e bazuara në

komunitet do të përfshijnë manaxhimin e integruar të sëmundjeve të

fëmijërisë në komunitet; kopshtet e nënave dhe fëmijëve, dhe grupet

mbështetëse për ushqyerjen me gji për përmirësimin e praktikave të

ushqyerjes së foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Page 15: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Zvogëlimi i kequshqyerjes tek fëmijët 15

• Përmirësimi i akcesit dhe konsumimi i ushqimeve të pasura me

mikroelemente do të arrihet nëpërmjet krijimit të kopshteve te vogla

me fruta dhe zarzavate ne shkolla dhe komunitete. Këto do të lidhin

prodhimin e ushqimit me të mësuarit rreth ushqyerjes dhe shëndetit.

Ndërhyrja do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi miqësor ndaj ushqimit

ne shkolla dhe komunitet, duke u fokusuar mbi ujin e pastër dhe higjienën

dhe do rrisin akcesin për ushqyerjen e përshtatëshme dhe ushqimin e

sigurt.

• Kopshtet do shtojnë vlera ushqyese (mikroelementet) dhe shumëllojshmëri

në dietat vendore; ato do të ndihmojnë në nxitjen e zakoneve të

shëndetshme për ngrënien e ushqimeve dhe do të përmirësojnë aftësitë

bazë bujqësore dhe njohuritë mbi ushqyerjen ne komunitet.

Në varësi të kushteve vendore, do të ofrohet mbështetja për të krijuar

kopshte me perime, pemë frutore dhe mbajtjen e bagëtive të vogla.

• Parandalimi i kequshqyerjes dhe mangësive në mikroelemente në zonat

me rrezik të lartë do të trajtohet nëpërmjet shpërndarjes së shtesave

në mikroelemente të miratuara nga Ministria Shëndetësisë si një veprim

lehtësues afat-shkurtër.

• Përgatitja e një kurrikule mbi ushqyerjen dhe shëndetin publik për

përfshirjen në sistemin arsimor te profesionisteve të shëndetësisë dhe

në programet e çertifikimit të edukimin në vazhdim për personelin

shëndetësor.

• Programi i përbashkët do të rrisi aftësitë e punonjësve të shëndetësisë

për ndjekjen e vazhdueshme të rritjes dhe zhvillimit të fëmijës, si dhe për

këshillimin për ushqyerjen e shëndetëshme

Page 16: ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TEK FËMIJËT

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Dr. Pëllumb Pipero, Drejtor i Pergjithshem i Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor, Kryetar i Grupit Kombëtar Këshillues

për Programin e Përbashkët, Ministria e Shëndetësisë [email protected]