1 RELACIONI PËR PROCESIN E ORGANIZIMIT TË SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI Zhvilluar më datë 7.12.2017 I. Hyrje Sot më datë 7 dhjetor 2017, ora 10:00, nën drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj.Vasilika Hysi, në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës, dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe Urdhrit nr. 1, datë 22.11.2017, të Kryetarit të Kuvendit “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, dhe Urdhrit nr.2 datë 22.11.2017, të Kryetarit të Kuvendit “Për caktimin e datës së hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, u zhvillua procedura e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. II. Vendimmarrja e Kryetarit të Kuvendit përpara datës së hedhjes së shortit Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me shkresë nr.2668 Prot., datë 10.11.2017, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë duke i njoftuar pamundësinë e ushtrimit e kompetencës së tij kushtetuese për organizimin e procedurës së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas nenit 149/d të Kushtetutës dhe ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nëse Presidenti nuk arrin të zgjedhë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda datës 5 Dhjetor, Kryetari i Kuvendi i zgjedh ata (anëtarët e KED) me short brenda datës 10 Dhjetor të atij viti kalendarik. Në përfundim të shkresës drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës shprehet se: “..me përgjegjësinë e lartë dhe me vullnetin e mirë për të mos humbur kohë, ..vlerëson se i takon Kuvendit të Shqipërisë të realizojë procesin e hedhjes së shortit...”. Veprimet paraprake dhe aktet e nxjerra nga Kryetari para datës së hedhjes së shortit - Kërkesa drejtuar institucioneve që ngarkon ligji për përcjelljen e listave Kryetari i Kuvendit, me qëllim zbatimin e detyrimit dhe kompetencës kushtetuese për hedhjen e shortit për krijimin e organit të KED-së, nisi procedurat për organizimin e shortit, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.
12
Embed
Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
1
RELACIONI PËR PROCESIN E ORGANIZIMIT TË SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E
ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI
Zhvilluar më datë 7.12.2017
I. Hyrje
Sot më datë 7 dhjetor 2017, ora 10:00, nën drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit,
znj.Vasilika Hysi, në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të
Kushtetutës, dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të
drejtësisë”, si dhe Urdhrit nr. 1, datë 22.11.2017, të Kryetarit të Kuvendit “Për përcaktimin e
procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të
Emërimeve në Drejtësi”, dhe Urdhrit nr.2 datë 22.11.2017, të Kryetarit të Kuvendit “Për
caktimin e datës së hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në
Drejtësi”, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, u zhvillua procedura e
hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
II. Vendimmarrja e Kryetarit të Kuvendit përpara datës së hedhjes së shortit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me shkresë nr.2668 Prot., datë 10.11.2017, i është drejtuar
Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë duke i njoftuar pamundësinë e ushtrimit e kompetencës së tij
kushtetuese për organizimin e procedurës së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të
Emërimeve në Drejtësi.
Sipas nenit 149/d të Kushtetutës dhe ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të
drejtësisë”, nëse Presidenti nuk arrin të zgjedhë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi,
brenda datës 5 Dhjetor, Kryetari i Kuvendi i zgjedh ata (anëtarët e KED) me short brenda datës
10 Dhjetor të atij viti kalendarik.
Në përfundim të shkresës drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës
shprehet se: “..me përgjegjësinë e lartë dhe me vullnetin e mirë për të mos humbur kohë,
..vlerëson se i takon Kuvendit të Shqipërisë të realizojë procesin e hedhjes së shortit...”.
Veprimet paraprake dhe aktet e nxjerra nga Kryetari para datës së hedhjes së
shortit
- Kërkesa drejtuar institucioneve që ngarkon ligji për përcjelljen e listave
Kryetari i Kuvendit, me qëllim zbatimin e detyrimit dhe kompetencës kushtetuese për hedhjen e
shortit për krijimin e organit të KED-së, nisi procedurat për organizimin e shortit, në përputhje
me afatet kushtetuese dhe ligjore.
2
Në datën 20.11.2017 Kryetari i Kuvendit i është drejtuar me shkresë zyrtare Kryetarit të Gjykatës
Kushtetuese, Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të
Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për paraqitjen e listave të kandidatëve që
plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në përgjigje të kërkesës së Kryetarit të Kuvendit, janë përcjellë zyrtarisht listat e kandidatëve për
Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, përkatësisht nga:
-Gjykata Kushtetuese, me shkresën nr.356/1 datë 22.11.2017;
-Gjykata e Lartë, me shkresën nr. 4649/1, datë 24.11.2017;
-Prokurori i Përgjithshëm, me shkresën nr.2985, datë 30.11.2017,
-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shkresën nr.3552/2 , datë 30.11.2017.
- Aktet e nxjerra
Në zbatim të pikës 3 të nenit 149/d, pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës, si dhe nenit 284 të ligjit
nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” Kryetari i Kuvendit miratoi këto
akte:
- Urdhrin nr. 1, datë 22 nëntor 2017 “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të
hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”. Ky
Urdhër u publikua në faqen zyrtare të Kuvendit në internet, si dhe në Fletoren Zyrtare,
nr.202, datë 22.11.2017.
- Urdhrin nr. 2, datë 22.11.2017, të Kryetarit të Kuvendit “Për caktimin e datës së hedhjes
së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.
Kryetari i Kuvendit, njoftoi zyrtarisht, për datën dhe orën e organizimit të shortit:
Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese;
Kryetarin e Gjykatës së Lartë;
Prokurorin e Përgjithshëm;
Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
Në mbështetje të dispozitave kushtetuese dhe të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes në
sistemin e drejtësisë” Avokati i Popullit, u ftua për të marrë pjesë në këtë short në cilësinë e
vëzhguesit.
Gjithashtu në procedurën e hedhjes së shortit u ftuan të merrnin pjesë:
Përfaqësues të grupeve parlamentare;
Përfaqësitë e huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatat
ndërkombëtare;
3
Mediat
Në kuadër të transparencës, njoftimi u publikua në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë në
internet, në datën 22 nëntor 2017.
Kryetari i Kuvendit, me autorizimin nr.2927/17 Prot., datë 23.11.2017, ka autorizuar
Zëvendëskryetaren e Kuvendit, znj.Vasilika Hysi që të kryejë procedurat për hedhjen e shortit.
Ky autorizim u publikua menjëherë në faqen zyrtare të Kuvendit.
Në zbatim të pikës 3 të Urdhrit nr.1 datë 22.11.2017 të Kryetarit të Kuvendit, me Urdhrin nr.
264, datë 23.11.2017, të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, u ngrit Sekretariati Teknik[1] i
cili organizoi procedurat e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve në Këshillin e Emërimeve në
Drejtësi.
Listat e kandidatëve që plotësojnë kushtet e parashikuara nga ligji dhe që janë
përcjellë zyrtarisht Kuvendit nga institucionet përkatëse, është si vijon:
Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, depozituar në Kuvend me shkresën nr.356/1 datë
22.11.2017, me këtë përbërje:
1. Vitore Tusha
2. Altina Xhoxhaj
3. Fatmir Hoxha
4. Gani Dizdari
5. Fatos Lulo
6. Besnik Imeraj
Lista e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të cilët plotësojnë kriteret për anëtar Këshilli është
depozituar në Kuvend, me shkresën nr. 4649/1, datë 24.11.2017, me këtë përbërje: