7 K.D.U. 343.611 Prof. Dr. Vesel LATIFI ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES 1 Jeta nuk është ndonjë fjalë e madhe por është gjithçka që kemi. Jetën nuk ia kemi falë vetvetes – pra nuk kemi të drejtë ta marrim... Përmbledhje Vrasja është ajo vepër e kundërligjshme, me anën e së cilës i hiqet jeta një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekti i vrasjes, në çdo formë që të paraqitet, mund të jetë vetëm jeta e një njeriu tjetër. Në hetimin e vrasjes, veprime të para hetimore dhe veprime të tjera janë: Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, pyetja e dëshmitarëve të parë, këqyrja dhe ekspertimi mjekoligjor, paraqitja për njohje të kufomës kur nuk njihet, ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe i provave materiale, ndjekja e kryesve në bazë të gjurmëve të freskëta, përdorimi i shumë mjeteve dhe metodave kriminalistike për të provuarit e vrasjes, si poligrafi, termografi, sonogrami etj. Grupi hetimor, pasi kryen veprimet e para hetimore, grumbullon material të vlefshëm për të ngritur versione hetimore: versionet mbi natyrën e ngjarjes (vdekje e natyrshme, rast fatkeqësie, vetëvrasje, vrasje), mbi motivet dhe mbi personat. Në këtë punim, përshkruhen dhe sqarohen mjetet dhe metodat shkencore që janë të domosdoshme për zbulimin dhe të provuarit e vrasjes, në tërësi. Theksimi shkencor është që në hetime nuk përdoren mjetet dhe metodat kriminalistike për sqarimin dhe 1 Për më shumë, shih: Latifi, V.,Beka, A., “Vrasjet, krimi i organizuar, Terrorizmi”, Prishtinë, 2013, faqe 27-79.
48
Embed
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES - kolegji-juridica.org · Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
7
K.D.U. 343.611
Prof. Dr. Vesel LATIFI
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES1
Jeta nuk është ndonjë fjalë e madhe por
është gjithçka që kemi.
Jetën nuk ia kemi falë vetvetes – pra nuk
kemi të drejtë ta marrim...
Përmbledhje
Vrasja është ajo vepër e kundërligjshme, me anën e së cilës i hiqet
jeta një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekti i vrasjes, në
çdo formë që të paraqitet, mund të jetë vetëm jeta e një njeriu tjetër. Në
hetimin e vrasjes, veprime të para hetimore dhe veprime të tjera janë:
Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, pyetja e dëshmitarëve të parë,
këqyrja dhe ekspertimi mjekoligjor, paraqitja për njohje të kufomës kur nuk
njihet, ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe i provave materiale, ndjekja e
kryesve në bazë të gjurmëve të freskëta, përdorimi i shumë mjeteve dhe
metodave kriminalistike për të provuarit e vrasjes, si poligrafi, termografi,
sonogrami etj. Grupi hetimor, pasi kryen veprimet e para hetimore,
grumbullon material të vlefshëm për të ngritur versione hetimore: versionet
mbi natyrën e ngjarjes (vdekje e natyrshme, rast fatkeqësie, vetëvrasje,
vrasje), mbi motivet dhe mbi personat. Në këtë punim, përshkruhen dhe
sqarohen mjetet dhe metodat shkencore që janë të domosdoshme për
zbulimin dhe të provuarit e vrasjes, në tërësi. Theksimi shkencor është që në
hetime nuk përdoren mjetet dhe metodat kriminalistike për sqarimin dhe
1 Për më shumë, shih: Latifi, V.,Beka, A., “Vrasjet, krimi i organizuar, Terrorizmi”,
Prishtinë, 2013, faqe 27-79.
Prof. Dr. Vesel LATIFI
8
eliminimin e vetëvrasjes, rast fatkeqësie, vdekje e natyrshme, por veprohet
vetëm në drejtim të vrasjes, duke mos e argumentuar – a ka pas qëllim
personi të bëjë vetëvrasje, të kryejë vrasje apo të pësojë nga vdekja e
natyrshme. Janë të pranishme mjetet dhe metodat shkencore, të verifikuara,
që ndihmojnë dhe mundësojnë sqarimin e të gjitha rrethanave: mënyra,
koha e kryerjes, vendi i ngjarjes, motivi dhe provat materia e personale, që
vrasja të zbardhet, të provohet dhe kryesi të kapet e të dënohet.
1. Kuptimi dhe llojet e vrasjeve
1.1. Nocioni i vrasjes
Kodi Penal nuk e jep përkufizimin e krimeve të vrasjes. Këtë e bën
teoria e së drejtës penale. Në literaturën juridike penale të vendit e të huaj ka
përkufizime të ndryshme të vrasjes, por të gjitha përputhen në elementin
thelbësor – privimin e paligjshëm të jetës së njeriut me dashje ose nga
pakujdesia. Disa autorë të tjerë nuk e përfshijnë vrasjen nga pakujdesia në
kuptimin e vrasjes, por e emërtojnë shkaktimi i vdekjes nga pakujdesia në
formën e vetëbesimit të tepruar ose të neglizhencës. Sipas mendimit të
shkencëtarit Elezi2, derisa ekziston elementi i kundërligjshmërisë dhe i
fajësisë, nuk ka pse pranohet ky mendim. Me vrasje kuptohet ajo vepër
(veprim ose mosveprim) i kundërligjshëm, me anën e së cilës i hiqet jeta një
personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Shkalla e rrezikshmërisë
shoqërore të vrasjes varet nga një varg rrethanash që e shoqërojnë ose që
bëhen shkak për kryerjen e saj. Nga shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të
llojeve të ndryshme të vrasjeve parashikohen edhe sanksionet penale që nga
burgimi i përjetshëm deri në pesë vjet burgim (për vrasjen nga pakujdesia).
Nga ana subjektive krimi i vrasjes kryhet në të gjitha format e dashjes dhe
me pakujdesi. Motivet e qëllimi për disa figura janë elemente përbërëse të
figurës që e bëjnë krimin në rrethana të cilësuara.
Veprat penale kundër personit
Në një shoqëri demokratike ka rëndësi të madhe mbrojtja e sigurimi
i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë të drejtën më kryesore
për të jetuar si dhe të drejtat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit, të
lirisë, të nderit e të dinjitetit të personit. Kjo mbrojtje e gjithanshme e
2 Elezi, I., E drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2009, f.35.
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
9
personit është sanksionuar me Deklaratën Universale të të Drejtave të
Njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (1948) ku thuhet: “Çdo
njeri ka të drejtën e jetës, të lirisë dhe të sigurisë së personit të vet”.3 Në
Konventën Evropiane (1950) dhe me akte të tjera ndërkombëtare si dhe në
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (1998) dhe të në Kushtetutën e
Republikës së Kosovës (2008) midis të tjerash thuhet se : “Jeta e personit
mbrohet me ligj”. Në bazë dhe për zbatimin e këtij parimi, Kodi Penal
sanksionon mbrojtjen juridike penale të (viktimës) personit nëpërmjet
parashikimit të veprave penale dhe të dënimit për ata që i kryejnë ato kundër
personit me faj.
Me vepra penale kundër personit, sipas së drejtës penale të
Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, kuptohen ato vepra
(veprime ose mosveprime) të kundërligjshme, të kryera me dashje ose nga
pakujdesia, të cilat prekin ose vënë në rrezik jetën, shëndetin, lirinë,
paprekshmërinë ë seksuale, nderin e dinjitetin e personit, të mbrojtura
posaçërisht nga legjislacioni penal. Veprat penale kundër personit zënë vend
me rëndësi edhe në Kodet Penale të shteteve të tjera. Vrasja është krimi më i
rëndë kundër personit. Me vrasje kuptohet ajo vepër (veprim ose
mosveprim) i kundërligjshëm, me anën e së cilës i hiqet jeta një personi
tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekt i të gjitha vrasjeve është jeta e
njeriut. Me vrasjen preket e drejta e njeriut për të jetuar, pavarësisht nga
mosha, gjinia, gjendja shoqërore, shëndetësore dhe fizike, nga aspekti
viktimologjik, e mbrojtur posaçërisht me legjislacionin penal nga veprimet
ose mosveprimet kriminale. Çasti i vdekjes së personit nga pikëpamja
mjekësore konsiderohet pushimi përfundimtar i rrahjes së zemrës dhe i
veprimit të trurit, pra si rezultat nuk funksionon më sistemi nervor qendror.
Sulmi ndaj të vdekurit duke e kujtuar të gjallë cilësohet si tentative e
vrasjes, në bazë të rregullave të objektit.4 Krimi i vrasjes karakterizohet nga
veprime ose mosveprime të kundërligjshme, të kryera në rrethana të veçanta
në gjaknxehtësi, në zënie, rrahje apo grindje e sipër midis kryesit të vrasjes
dhe viktimës që këto zënie apo rrahje të kenë karakter serioz dhe të jenë të
ndërsjella dhe të jetë shkaktuar pasoja, vdekja e viktimës, si pasojë e
veprimit të paligjshëm. Vrasja kryhet edhe me anë të dhunës fizike, me anë
të lëndëve helmuese, me anë të mbytjes ose me anë të kanosjes dhe
frikësimit që sjell infarkt. Përgjegjësia penale për vrasjen e kryer me
3 Shih më gjerësisht për këtë:Elezi, I., E Drejta Penale – Pjesa e posaçme, Tiranë, 2014.
faqe 33-18. 4 Për më gjerë, shih: Elezi, I., E Drejta Penale – Pjesa e posaçme, Tiranë, 2014. faqe 35
Prof. Dr. Vesel LATIFI
10
mosveprim kërkon ekzistencën e elementëve objektivë e subjektivë të
ngarkuar posaçërisht personit për ruajtjen e jetës në bazë të ligjit, të
profesionit ose me kontratë dhe që personi ka mundësi reale të parandalojë
vdekjen e personit. Vdekja e personit është pasoja, element i domosdoshëm
i anës objektive të vrasjes. Pasoja – vdekja e viktimës mund të shkaktohet
aty për aty, ose edhe më vonë, mjafton që të ekzistojë lidhja shkakësore.
Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë sugjeron që të konsiderohet se
ekziston lidhja shkakësore nëse vdekja është shkaktuar brenda afatit prej 30
ditësh. Kërkohet gjithashtu konstatimi i lidhjes të shkakësore të
drejtpërdrejtë ndërmjet veprimit ose mosveprimit të fajtorit dhe ardhjes së
pasojës – vdekjes së viktimës. Koha e ardhjes së vdekjes nuk ka rëndësi. Po
ashtu edhe mjeti, ndërsa ekzistenca e dashjes apo e pakujdesisë është
element i domosdoshëm i figurës së krimit të vrasjes. Në literaturën juridike
penale të vendit e të huaj ka përkufizime të ndryshme të vrasjes, por të
gjitha përputhen në elementin thelbësor – privimin e paligjshëm të jetës së
tjetrit me dashje ose nga pakujdesia. Sa i përket vrasjes për gjakmarrje,
aspekti viktimologjik i mbrojtjes juridike penale të viktimës, parashikohen
dënime të ashpra. Me vrasje për gjakmarrje kuptohet ajo vrasje që është
kryer për të marrë gjakun e babait, të vëllait, të djalit, të xhaxhait, të nipit
nga babai sipas rregullit kanunor “gjak për gjak”; “kokë për kokë”; sipas
parimit talionit, të njohur në të drejtën penale feudale të shteteve të
ndryshme si dhe në kanunet mesjetare shqiptare. Veçoria e kësaj vrasje
është se nuk kryhet kundër gruas, sepse është e fisit tjetër, priftit, të miturit
që nuk mban armë. Por praktika e viteve të fundit ka treguar deformime të
mëdha të kanunit dhe janë vrarë gra, vajza, fëmijë. Minimumi i dënimit me
burgim për vrasjen për gjakmarrje në Kodin Penal është më i rëndë e sa për
veprën me qëllime terroriste. Është rritur minimumi i dënimit me burgim në
jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
● Shkenca zbulon se çfarë ndodh në trurin tonë kur “pëlcasim”
Dihet se si për shumë njerëz të cilët e humbin kontrollin dhe e
kryejnë ndonjë krim të dhunshëm pothuajse gjithmonë thonë: “Ishte shumë i
qetë dhe normal, kjo për të nuk mund të parashikohej kurrë”. Kur bëhet
fjalë për sjellje të dhunshme, shumë shpesh ndodh që ato të mos i bëjë
dikush me ndonjë histori të problemeve të ngjashme, por pikërisht personat
për të cilët kurrë nuk do të mendonit se do të bënin atë. Shkenca i përgjigjet
pyetjes se pse kjo ndodh kështu. Pikërisht kjo “pëlcitje”, thonë
neurobiologët, mund t’i ndodhë çdokujt prej nesh. Në librin e tij të ri të
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
11
titulluar: “Why We Snap: Understanding dhe Rage Cicruit in Your Brain”
Douglas Fields i zbulon motivet se pse njerëzit “normalë” në momentet e
zemërimit e humbasin kontrollin. Fields në një intervistë për National
Geographic e shpjegon marrëdhënien mes trurit të zhvilluar dhe kohës
moderne, duke i cekur arsyet që mund të çojnë në situata të tilla të
papritura. Personazhet moderne nga pop kultura si Dexter nga seria
televizive me të njëjtin emër, thotë shkencëtari, e tregojnë një koncept mjaft
të vjetruar të ashtuquajtur “Truri reptilin” ose “R-kompleks”. Kjo është një
pjesë e trurit që e ka një ndikim të madh në sjelljen e përgjithshme
njerëzore, për shkak se është në pyetje qendra e dëshirave dhe reagimeve
tona instinktive “shtazore”, dhe duket pothuajse njëjtë si truri i hardhucave
dhe zvarranikëve të tjerë. Truri reptilin nuk mendon, por vetëm reagon
menjëherë në një situatë të caktuar. Megjithatë, Fields beson se ky nuk është
shpjegim i mjaftueshëm, dhe se bëhet fjalë për thjeshtëzim të tepruar të
gjërave. “Zemërimi dhe dhuna mund të lidhen me hipotalamusin, pjesën e
trurit që është përgjegjëse për veprime të shumta, duke përfshirë sjelljen
seksuale. Kjo pjesë e trurit e detekton kërcënimin, dhe kontrollon sjelljen
agresive. Nëse, megjithatë, neuronet në këtë pjesë të trurit stimulohen me
elektroda, kafsha do të jetë e gatshme për sulm“, shpjegon Fields. Kur është
fjala për sjellje agresive dhe mbrojtëse-agresive, studiuesit zbuluan se
meshkujt janë shumë më të ndjeshëm ndaj këtij lloji të sjelljes se femrat.
Megjithatë, ky fenomen i ka dy anët e medaljes. Neurobiologët shpjegojnë se
90 për qind e njerëzve në burgje për krime të dhunshme janë pikërisht
meshkuj, por në të njëjtën kohë, e njëjtë është përqindja e meshkujve që janë
shpërblyer për “heroizëm”. Sjellja agresive e vë në lëvizje një numër të
faktorëve të ndryshëm, por personi zakonisht nuk do të “pëlcasë” për diçka
triviale. Stresi i lartë mund të dobësojë sistemin tonë imunitar dhe
rezistencën ndaj këtyre nxitësve, duke na bërë të ndjeshëm ndaj humbjes së
kontrollit, ndërsa vetë të kuptuarit e këtyre nxitësve dhe asaj që na bën të
zemëruar është diçka që mund të bëjmë kur është fjala për parandalimin e
sjelljes së mundshme të dhunshme.5
Në një shoqëri demokratike të vërtetë vihet në plan të parë mbrojtja e
të drejtave dhe e lirive themelore të njeriut, e posaçërisht, e së drejtës për të
jetuar, sepse jeta është e pakompensueshme dhe e pazëvendësueshme me
asgjë tjetër. Krimi i vrasjes, derisa prek vlera universale, të drejtën e njeriut
5 Shkenca zbulon se çfarë ndodh në trurin tonë kur “pëlcasim”, Koha Ditore, 21 shkurt,
Prishtinë, 2016, faqe 55
Prof. Dr. Vesel LATIFI
12
për të jetuar, konsiderohet krim në çdo rend ekonomiko- shoqëror. Sigurisht,
kjo nuk do të thotë se ligjet penale në të gjitha rendet ekonomiko-shoqërore,
kudo e kurdoherë, e kanë mbrojtur jetën e njeriut njëlloj. Me vrasje kuptohet
ajo vepër (veprim ose mosveprim) e kundërligjshme, me anën e së cilës i
hiqet jeta e një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia. Objekti i
vrasjes, në çdo formë që të paraqitet, mund të jetë vetëm jeta e një njeriu
tjetër. Format e parashikuara nga Kodi penal6 vrasja me dashje, vrasja e
cilësuar. Me vrasje të cilësuar kuptohen ato vrasje me dashje që bëhen të
tilla për shkak të rrethanave të posaçme, të cilat karakterizojnë figurën e
krimit, vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, vrasja me paramendim,
vrasja në rrethana të tjera cilësuese (vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit;
personit me mangësi fizike apo psikike, të sëmurë rëndë apo shtatzënë, kur
cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; deputetit, gjyqtarit,
prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, nëpunësit publik gjatë detyrës apo
për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit apo të palëve të tjera ndërgjyqësore; e
kryer në bashkëpunim; e kryer më shumë se një herë; e kryer kundër dy ose
më shumë personave; në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta
viktimës; në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave); vrasja e
foshnjës; vrasja me dashje e kryer në gjendje tronditje të fortë psikike të
çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës; vrasja me kapër-
cim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme; vrasje nga pakujdesia. Vdekja e
shkaktuar në mënyrë të kundërligjshme parashikohet edhe në disa figura të
tjera krimesh të Kodit penal, si në vjedhjet me dhunë, në krimet seksuale,
në shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, në plagosjen e rëndë, në ndër-
prerjen e shtatzënësisë etj. Në këto figura objekti kryesor i figurës nuk është
jeta por marrëdhënie të tjera shoqërore. Sa i përket vrasjes me paramendim,
duhet veçuar se historikisht, është parashikuar si në legjislacionin penal të
shteteve të ndryshme ashtu dhe në kanunet shqiptare, në Kodin Penal të vitit
1928, ndërsa në kodet penale të viteve 1952 e 1977 nuk parashikohej
shprehimisht, sepse rrethanat cilësuese, si interesi, hakmarrja, xhelozia apo
motivet e tjera të dobëta, parashikoheshin në nenin përkatës të vrasjes së
cilësuar, shkruan shkencëtari i mirënjohur shqiptar. I. Elezi në literaturën
juridike penale për vrasjen me paramendim ka pikëpamje të kundërta. Disa e
pranojnë, të tjerët e kundërshtojnë. Hans Feliks Feninger, profesori zviceran
shkruan se “vrasja” me paramendim dallohet nga vrasja me dashje, sepse në
6 Shih më gjerësisht për këtë Elezi, I., E drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2002, fq.
30-67.
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
13
rastin e parë krimi kryhet duke u menduar që më parë (preameditation),
kurse në rastin e vrasjes me dashje kryhet në gjendje afekti (impetus). Krejt
ndryshe shprehet profesori grek Ilia Gafos, i cili thotë: “Më parë, e drejta
greke e quante tipar dallues të vrasjes së cilësuar paramendimin, por si
rezultat i diskutimeve e debateve të ndryshme për këtë çështje, Kodi Penal i
ri i Greqisë, duke ndjekur modelin e projektit të Kodit Penal të Austrisë dhe
të projektit zyrtar të Gjermanisë, të vitit 1925, jep formulimin e
përgjithshëm të vrasjes me dashje, kurse vrasjen e thjeshtë me dashje e
konsideron në rrethana lehtësuese.”7
1.2. Përcaktimi i vrasjes të personit të vdekur
Përcaktimi nëse vdekja e një personi, kufoma e të cilit gjendet në
vendin e ngjarjes, është rezultat i një vrasje, vetëvrasje, rast aksidental apo
fatkeqësi, bëhet duke u nisur nga natyra e dëmtimeve dhe vendndodhja e
tyre në trup, duke gjykuar nga qëndrimi i viktimës, gjendja e teshave të saj,
pozicioni i mjetit me të cilin është kryer vepra penale, në krahasim me
trupin e viktimës dhe sipas vendndodhjes së sendeve të tjera të gjetura në
vendin e ngjarjes. Prania në kufomë e disa plagëve prerëse në shpinë ose në
zonën e pasme të qafës, thyerje të kafkës, të shkaktuar për së gjalli, dy ose
më shumë vrima hyrje predhe etj., dëshmojnë se ato janë shkaktuar nga një
person tjetër e, për rrjedhim, përjashtohet vetëvrasja. Kurse, gjetja e
kufomës në pozicionin e shtrirë në një dhomë të mbyllur nga brenda, me një
plagë vdekjeprurëse në tëmthin e kokës, me shenja të qitjes me puqitje, me
pistoletën afër dhe dorën të shtanguar në pozicionin e gishtit tregues, në
këmbëzën e shkrepjes, dëshmon për vetëvrasje. Në disa raste, mjaft të
shprehura janë edhe shenjat që tregojnë për një vdekje aksidentale, ku
personi që ka qenë në punë e sipër ose duke kryer ndonjë veprim çfarëdo
dhe ka gjetur vdekje nga shkaqe të ndryshme që ai nuk ka menduar t`i
parashikojë ose nëse i ka parashikuar, i ka nënvlerësuar ato si të
parrezikshme për jetën ose shëndetin e tij. Dallimi midis vrasjeve e rasteve
aksidentale e fatkeqësive është më i lehtë të bëhet, me vetëvrasje është më i
vështirë. Meqenëse ky dallim është shumë i rëndësishëm të bëhet që në
vendin e ngjarjes, shenjat mbi bazën e të cilave mund të arrihet, përshkruhen
në mënyra të parapara kriminalistike.
7 Elezi, I., E drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2002, fq. 40.
Cituar sipas Elezi, I., E
drejta penale (Pjesa e posaçme), Tiranë, 2002, fq. 40.
Prof. Dr. Vesel LATIFI
14
1.3. Shenjat karakteristike të vrasjeve
Rastet e vdekjes së dhunshme, sidomos kur vdekja është shkaktuar
nga dora e dikujt tjetër, vetëvrasjes ose vdekjes aksidentale duhet të
shpjegohen në mënyrë të detajuar dhe të hiqen të gjitha dilemat eventuale.
Sipas rregullit bëhet fjalë për trilemën: vrasje – vetëvrasje – rast aksidental.
Në fillim të përpunimit kriminalistik, duhet të shtrohen të tri versionet, në
mënyrë që të vërtetohet njëra prej tyre dhe të eliminohen dy të tjerat.8
Disa shenja karakteristike të vrasjeve janë:
- qitjet zakonisht bëhen nga një distancë e afërt ose e largët;
- dëmtimet janë kryesisht nga prapa (në trup ose në kokë) dhe kur
janë në trup ndodhen mbi tesha;
- ka disa plagë dhe secila prej këtyre, e marrë veçmas, shkakton
mundësi momentale për veprim;
- vrima e hyrjes së predhës ndodhet jashtë zonës që personi mund ta
arrijë me dorën e tij të armatosur - ekzistojnë disa plagë në zona të
ndryshme të trupit dhe nga drejtime të ndryshme.
Ndërsa, dallimi i vrasjeve nga vetëvrasjet me armë zjarri, në drejtim
të shenjave karakteristike të vetëvrasjeve janë:
- arma ndodhet afër viktimës dhe në një largësi e pozicion të tillë që
mund ta lë viktima ose që mund t`i bjerë nga dora në çastin e vdekjes;
- dëmtimet janë zakonisht në ballë, në tëmtha, në zemër dhe më
rrallë në gojë;
- në dorën e viktimës mund të gjenden shenjat e viktimës, sidomos
kur përdoren armë të gjata dhe mbahen nga tyta për t`i drejtuar sa më mirë;
- në dorën me të cilën qëllon gjenden shenjat e faktorëve plotësues
të qitjes dhe ndonjëherë edhe spërka gjaku, mbetje indesh etj;
- kur qitja drejtohet në trup, vendi aty zakonisht zhvishet;
- qitjet bëhen nga ana e majtë dhe për mëngjarashët nga ana e
djathtë;
- si rregull, ka një plagë të vetme dhe ajo ndodhet në një pozicion të
tillë të kokës apo të trupit që personi mund ta arrijë me dorën e vet të
armatosur me atë lloj arme.
8 Korajlić, N., Muharremi, D., Kriminalistika, Prishtinë, 2009, faqe 300.
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
15
1.4. Situatat hetimore në vrasje
Në vrasjet, që janë privimi i kundërligjshëm i jetës, situatat hetimore
përfshijnë:
- Zbulimin e kufomës me shenjat e një vdekjeje me dhunë.
- Zbulimin e pjesëve të copëtuara të kufomës.
- Zhdukjen e personit në rrethana të caktuara që mund të na
orientojnë për ngjarjen e ndodhur dhe fatin e tij.
Në këto raste karakteristika kriminalistike dhe metodika e hetimit ka
si objektiv të nxjerrë në pah nëse jemi përpara faktit të një vrasjeje të hapur
apo të fshehtë. Vrasja e fshehtë kryhet në mungesë të dëshmitarëve okularë.
Në këto raste, kryesi merr të gjitha masat për fshehjen e identitetit të tij,
pjesëmarrjes në ngjarje si dhe manipulimin e provave për aq sa ai mund të
ketë mundësi dhe njohuri. Kjo situatë mund të ndodh edhe kur vrasja kryhet
në prani të personave të tjerë, por kur nuk është par prej tyre, për shkak se
veprimi është kryer në mënyrë të fshehtë (vrasje me armë të ftohtë, armë me
silenciator).Vrasja e hapët, kryhet në prani të personave të tjerë. Në këto
raste kryesi nuk bën përpjekje për ta fshehur, zhdukur apo shkatërruar
mjetin me të cilin ka kryer krimin. Vrasësi, identifikohen shpejt mbas të
dhënave të para të marra nga dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes.
Kryesisht në këto ngjarje fiksohen: gjurmë daktiloskopike; gjurmë
traseologjie të këmbëve; pjesë të teshave të grisura;mjetet e kryerjes së
krimit; gjak; sende të tjera që i përkasin fajtorit; flokë; pjesë lëkure;
pështymë; gjurmë të veprimeve të kryera nga kryesi mbi viktimën si: plagë
që ka marrë; dëmtime të teshave; gjurmë të përleshjes së ndodhur midis
tyre.
Nga pikëpamja kriminalistike vdekjet natyrale - janë ato vdekje ku
tek kufoma mungojnë karakteristikat e një dhune si dëmtimet në fytyrë, trup
e fraktura të ndryshme; vdekje me dhunë, quhet vdekja e ardhur si pasojë e
veprimit të ndonjë force të jashtme fizike, kimike; vdekjet aksidentale
shkaktohen si pasojë e një aksidenti të ndodhur. Në këto raste do pasur
kujdes në këqyrjet e kufomave, sepse neglizhenca në këqyrje mund të na
çojë në një konkluzion të gabuar.
2. Masat dhe veprimet në ndriçimin e vrasjes dhe zbulimin e
kryesve
Masat dhe veprimtaria e drejtuar në ndriçimin e vrasjes dhe në
zbulimin e kryesve, sipas natyrës që kanë, janë tejet urgjente dhe nuk du-
Prof. Dr. Vesel LATIFI
16
rojnë kurrfarë zhagitje. Ato duhet të merren me respektimin e plotë të
parimit të operativitetit dhe të shpejtësisë. Qysh në fazat e para të përpu-
nimit kriminalistik duhet të gjejë shprehje qëndrimi dhe trajtimi grupor
(grupi hetimor ose organi procedues) në të cilën duhet të diferencohet qartë
roli i të gjithë ekspertëve që marrin pjesë.
Detyrat e para të policisë në vendin e ngjarjes janë: ruajtja e vendit të
ngjarjes; informacion i plotë për vendin, kohën…; ndihma e parë…;
sigurimi fizik; moskomunikimi i tij me njerëz tjerë; masa sigurimi; ndihmë
në rast të një komplikimi të situatës; të bëjë bllokimin e vendit; të ndalojë
kryesit e krimit; ruajtja e provave; kontaktimi me dëshmitarët; largimi i
kureshtarëve; ndalimi i kontakteve dhe interpretimeve, informacioneve për
ngjarje (mediet); të ruajë sekretin e këqyrjes; raportimi prokurorit apo
shërbimit përkatës të policisë që merret me zbulimin dhe luftimin e krimit.
Momentet kryesore për fillimin e çështjes penale në vrasje janë
kallëzimi mbi zbulimin e kufomës, njoftimet e personave të afërm familjarë
ose që e kanë parë vrasjen, njoftimet mbi shpalljen e personave si të
pagjetur, dorëzimi i vetë kryesit pas kryerjes së vrasjes etj., në organet e
hetimit, të policisë etj. Në rastet kur zbulohet kufoma, organi procedues bën
verifikimin, duke qenë i pranishëm edhe mjeku ligjor (ose mjeku tjetër).
Çështja penale fillon atëherë kur ka të dhëna se vdekja është shkaktuar me
dhunë dhe se për këtë vdekje në mënyrë drejtpërdrejtë ose tërthorazi është
fajtor një person tjetër. Çështja penale nuk fillon kur ka vdekje me dhunë të
shkaktuar, për shembull, nga dukuri të natyrës, si rrufe, përmbytje ose kur
viktimën pas dehjes e zë gjumi i rëndë përjashta në borë dhe vdes nga të
ftohtët ose kur viktima, për arsye të ndryshme, do t`i japë fund jetës së tij.
Në hetimin e vrasjes, veprime të para hetimore dhe veprime të tjera
janë: këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, pyetja e dëshmitarëve të
parë, këqyrja dhe ekspertimi mjekoligjor, paraqitja për njohje e kufomës kur
nuk njihet, ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe i provave materiale,
ndjekja e fajtorëve në bazë të gjurmëve të freskëta, përdorimi i qenit të
ndjekjes në një kohë me këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbikëqyrja në vende
të caktuara si dhe e personave të ndryshëm, mbledhja e të dhënave që i
përkasin viktimës, kërkimi i sendit të vjedhur kur ka vjedhje me dhunë. Si
veprime të para hetimore konsiderohen, në disa raste edhe eksperimenti,
pyetja e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet dhe të ndaluarit, ballafaqimi
etj.
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
17
2.1. Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet
Një ndër detyrat themelore të organit procedues, kur njoftohet për
një vrasje, është ruajtja dhe shkuarja sa më parë në vendin e ngjarjes.
Arsyeja është se provat materiale dhe gjurmët (të këmbëve, të duarve, të
gjakut të pluhurit etj.) mund të zhduken nga faktorë atmosferikë. Veç kësaj,
ato mund të dëmtohen nga personat e tretë me dashje ose nga pakujdesia.
Personat që kanë njoftuar për zbulimin e kufomës (persona në detyrë,
veprimtarë shoqërorë, organet e brendshme) lajmërohen që të ndalojnë çdo
kalim dhe të organizojnë deri në ardhjen e grupit hetimor ruajtjen e vendit të
ngjarjes. Në kriminalistikë, kur flitet për këqyrjen e vendit të ngjarjes në
vrasjet, zakonisht kuptohet këqyrja në të gjitha rastet e vdekjeve që kanë
ndodhur në mënyrë të papritur dhe në rrethana të ndryshme, qofshin këto
vdekje natyrale apo dhune. Vdekjet natyrale janë rezultat i dukurive të
pleqërisë ose sëmundjeve. Në përgjithësi, në këto raste, nuk lind nevoja të
zhvillohet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës. Vdekjet me dhunë
shkaktohen nga ndikimi i faktorëve të jashtëm mekanikë, kimikë, biologjikë
etj.. Si të tilla, ato janë ngjarje, e për rrjedhim zhvillohet këqyrja e vendit të
ngjarjes e kufomës. Dallimi nëse vdekja është natyrale apo me dhunë, është
i lehtë të bëhet kur kufoma i ka të shprehura shenjat e përdorimit të dhunës
si dëmtime të theksuara në fytyrë e në trup, fraktura në kokë e në gjymtyrë,
shenja të vjelli me erë karakteristike për helmime etj. Ka edhe raste kur, jo
vetëm nuk ekzistojnë shenja të tilla evidente, por as shenja të tjera që
shprehin përdorimin e forcës e mjeteve të ndryshme dhe megjithatë, vdekja
të jetë shkaktuar me dhunë. Vdekjet me dhunë mund të jenë pasojë e një
vrasjeje, vetëvrasjeje, aksidenti apo fatkeqësie. Zgjidhja e këtyre çështjeve
dhe e mjaft të tjerave që shtrojnë këto ngjarje, mund të bëhet me sukses
vetëm pas një këqyrje të suksesshme të vendit të ngjarjes, të kufomës, të
mjeteve të krimit dhe të ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, mjeko-
ligjore etj. Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet dhe në veprat e tjera
penale me objekt jetën ose shëndetin e njeriut realizohet sipas kërkesave të
përgjithshme metodike.
2.2. Përdorimi i armës së zjarrit në vrasje
Në studimin shkencor, Mandro9 thekson, se praktika hetimore e
gjyqësore, po përballet me vepra penale ku si mjet i kryerjes së saj është
9 Mandro, I ; Këqyrja e vendit të ngjarjes në vrasjet me armë zjarri, Tiranë, 2002, fq. 9.
Prof. Dr. Vesel LATIFI
18
përdorimi i armëve të zjarrit. Armët e zjarrit përdoren si mjete në krimet
kundër jetës së personit, në grabitje, në veprat terroriste etj. Zgjidhja e
problemeve balistike, gjatë hetimit të këtyre veprave penale, ku janë
përdorur armët e zjarrit është e lidhur me një sërë problemesh të tjera
taktike, teknike dhe metodike kriminalistike, që në tërësinë e tyre bëjnë të
mundur hetimin, gjykim të shpejtë objektiv e të plotë të veprave penale.
Në vrasjet, që janë privimi i kundërligjshëm i jetës së personit,
situatat hetimore përfshijnë:
- Zbulimin e kufomës me shenjat e një vdekjeje me dhunë.
- Zbulimin e pjesëve të copëtuara të kufomës.
- Zhdukjen e personit në rrethana të caktuara që mund të na
orientojnë për ngjarjen e ndodhur dhe fatin e tij.
Duhet mbajtur parasysh në zbulimin e vrasjes lidhjen midis autorit
dhe viktimës. Në këto raste për mbulimin e vrasjes autori përpiqet të zhdukë
gjurmët e veprës penale, gjurmët e ardhjes dhe të largimit nga vendi i
ngjarjes. Nganjëherë fajtori merr masa për të ndryshuar pamjen e jashtme të
vendit të ngjarjes duke larguar kufomën nga vendi ku ka ndodhur krimi, në
disa raste e gropos atë, ose e mbulon me objekte rrethanore. Momenti i
rëndësishëm për zbulimin e një vrasjeje është këqyrja e vendit të ngjarjes me
cilësi dhe profesionalizëm.
Përcaktimi i radhës së kësaj këqyrjeje ka rëndësi të madhe sidomos
në rastet kur, është e domosdoshme që në vend-ngjarje të gjenden prova të
dukshme e të padukshme si predhë, gëzhojë, mbetje të qitjeve,
mikrogjurmë. Këto sende në asnjë mënyrë nuk duhet të preken dhe lëvizen
me dorë. Në rast se gjatë këqyrjes del e domosdoshme lëvizja e tyre, kjo
bëhet vetëm atëherë kur pozicioni dhe lidhja e tyre me objektet tjera është
fiksuar në skicë e fotografi. Marrja e tyre bëhet konform rregullave e
kërkesave të metodikave për marrjen dhe paketimin e provave materiale.
Fotografitë dhe skicat i bashkëngjiten procesverbalit të këqyrjes. Fotografitë
bëhen sipas kërkesës së metodikës përkatëse. Me prova materiale kuptohet
çdo objekt, i cili në kushte e rrethana të caktuara mbart në vetvete një burim
të dhënash mbi faktin për t’u provuar i tillë ose si burim prove që
përcaktojnë rrethana të rëndësishme të çështjes.
3. Mënyrat dhe motivet e kryerjes së vrasjeve
Metodat dhe mjetet që përdoren për t`i shkaktuar vdekjen me dhunë
personit në mënyrë të kundërligjshme janë të shumta. Metodat janë: mbytja
me lak, me duar, në ujë, vrasja, shkaktimi i dëmtimeve trupore, djegia,
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
19
helmimi, mosdhënia e ndihmës ose mostregimi i kujdesit për foshnjën.
Mjetet janë: armë zjarri, armë të ftohta, mjete të rastit, si shkop, gurë,
sëpatë, çekiç etj., lëndë helmuese, objekte që shtypin rrugët e frymëmarrjes,
si shami, litar, tel, peshqir, duar etj., rrymë elektrike, temperatura të larta ose
të ulëta. Më shumë, në praktikë, për vrasje përdoren armët e zjarrit, armët e
ftohta dhe mjetet e rastit. Motivi është mobilizues – lëvizës i aktivitetit të
njeriut. Motivi është fuqi e brendshme psikologjike që nxitë dhe aktivizon
njeriun në aksion të caktuar. Ky aksion (aktivitet) mund të manifestohet në
formë të veprimit ose mosveprimit, të durimit ose në ndonjë formë tjetër.
Mirëpo, motivi nuk është vetëm nxitës dhe aktivizues, por gjithashtu edhe
drejtues i aksionit, duke ia përcaktuar drejtimin dhe intensitetin e veprimit si
dhe modalitetin e manifestimit të tij. Kuptimi i këtillë i motivit është i
pranishëm në psikologjinë bashkëkohore. Ndonëse, ky kuptim i
përgjithshëm është shprehur me definicione tejet të ndryshme. Edhe motivet
që i shtyjnë fajtorët të kryejnë vrasje janë të ndryshme: për interes, për
hakmarrje, gjakmarrje (Zakoni i gjakmarrjes i trashëguar nga lashtësia, ka
lindur për shkak të një varg faktorësh objektivë e subjektivë, të brendshëm e
të jashtëm dhe këta faktorë kanë vepruar që në Shqipëri të vazhdonte më
gjatë, por, gjithsesi, ai është rregulluar me hollësi në normat e kanuneve
mesjetare, gjurmët e të cilave kanë arritur në kohën tonë, thekson I.Elezi.10
Vrasja për gjakmarrje gjen rregullim juridik të plotë në Kanunin e Lekë
Dukagjinit, në Kanunin e Skënderbeut, në Kanunin e Labërisë, si dhe në
kanune të tjera lokale. Për të marrë hak për vdekjen e njërit prej të afërmve,
një familje mund të vriste çdo mashkull të familjes së vrasësit, që kur ishte
foshnje, sipas rregullave të gjakmarrjes të parapara me të drejtën zakonore
shqiptare, përkatësisht sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, që respektohen
mjaft në veri të Shqipërisë. Në fund të vitit 1997 në rajonin e Shkodrës afro
2000 familje, d.m.th. rreth 10 000 veta ishin në gjak, gjë që do të thotë se të
gjithë meshkujt e këtyre familjeve nuk mund të dilnin nga shtëpia, se
rrezikoheshin të vriteshin.,) për xhelozi, për të mbuluar një krim tjetër, për
qëllime rrugaçërie, për t’i hequr qafe personat që e pengojnë fajtorin ta arrijë
qëllimin kriminal etj. E drejta zakonore penale e Labërisë, ndaj personit që
kryente një krim, parashikonte masat: gjakmarrje; dëbim nga fshati;
bojkotin-lëçitja; gjobë; dënim me vdekje; dënim me pllakë ose në dërrasën e
turpit, prerja e gjymtyrëve; vënie në gomar së prapthi dhe me fytyrë të nxirë.
Mënyra e kryerjes së vrasjes me dashje (metodat dhe mjetet) shoqërohen
edhe me studimin e kushteve, me marrjen e masave përgatitore që kanë të
10
Elezi, I., Vrasjet për hakmarrje e për gjakmarrje në Shqipëri, Tiranë, 2000, faqe 13-14.
Prof. Dr. Vesel LATIFI
20
bëjnë me vendin ku do të kryhet vrasja, me kohën kur do të kryhet dhe
veçanërisht me vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës dhe me organizimin e
pritës. Vrasjet nga pakujdesia paraqesin vështirësi në hetim vetëm në rastet
kur fajtori merr masa për mbulimin e gjurmëve, kur përpiqet ta paraqesë
vdekjen sikur ka ndodhur nga një sëmundje, nga një rast fatkeqësie ose sikur
ka vetëvrasje. Në këto raste hetimi zhvillohet sikur ndodhemi para një
vrasjeje me dashje. Zbulimi i motivit ndihmon dukshëm në sqarimin e
vrasjes në tërësi.
Në hulumtimin e kryer, “Vrasjet në Kosovën e pasluftës” H.
Demolli,11
thekson: “Përqindja (25,59 %) relativisht të vogël të vrasjeve të
ndriçuara, respektivisht të gjykuara në Kosovë në periudhën 1999-2003.
Është vërtetë shqetësues dallimi shumë i madh ndërmjet 973 vrasjeve të
regjistruara në regjistrat e Policisë së Kosovës dhe 249 vrasjeve të
regjistruara në Gjykatat e Qarkut të Kosovës në periudhën 1999-2003.
Pikërisht ky dallim tregon se në Kosovë, nga 973 vrasjet e kryera në
periudhën 1999-2003, vetëm 249 janë ndriçuar (kryerësit e tyre janë
gjykuar), kurse 724 vrasje apo 74,41 % e tyre kanë mbetur pa ndriçuar,
respektivisht pa u ndëshkuar kryerësit e tyre. Përqindja e vrasjeve në
100.000 banorë në Kosovë në periudhën 1999-2003, sipas të dhënave të
Policisë së UNMIK-ut, sillet prej 3.77 në vitin 2002 deri në 25.22 në vitin
1999. Përqindja e vrasjeve prej 25.22 në 100.000 banorë, e cila ishte arritur
në vitin 1999, është përqindja më e lartë që është arritur ndonjëherë në
Kosovë që nga viti 1950 e tutje dhe si e tillë ka bërë që Kosova të radhitet
në rangun e dhjetë vendeve me përqindje më të lartë të vrasjeve në botë
(vitet ’90). Madje, Dr.Demolli, konstaton se motivet hakmarrja-gjakmarrja
dhe interesi pasuror janë motivet më të shpeshta të cilat e shtyjnë kryerësin
kosovar për të kryer veprën penale të vrasjes. Konkretisht, nga 249 vrasje,
55 apo 22.08 % janë kryer nga motive të tjera të dobëta, 44 apo 17.6 % janë
kryer nga hakmarrja dhe gjakmarrja, ndërsa 40 apo 16.06 % janë kryer nga
interesi pasuror. Për gjininë e viktimave të vrasjeve në Kosovë është
konstatuar se, nga 306 viktima, 31 apo 10.13 % të tyre ishin të gjinisë
femërore, kurse 75.2 % ishin të gjinisë mashkullore. Numri më i madh i
viktimave të gjinisë femërore është paraqitur në territorin e Gjykatës së
Qarkut të Mitrovicës, ku prej 52 viktimave të vrasjeve 8 apo 15.38 % ishin
të gjinisë femërore. Në Kosovë femrat marrin pjesë me një përqindje më të
lartë në cilësinë e viktimave të vrasjes (10.13 %), sesa në cilësinë e të
11
Për më shumë rreth problemeve të vrasjeve në Kosovën e pasluftës, shih, Prof.dr.Haki
Demolli: “VRASJET NË KOSOVËN E PASLUFTËS”, Prishtinë, 2006
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
21
pandehurve (2.56 %) për vrasje. Numri më i madh i viktimave ishte nga
radhët e shqiptarëve (prej 306 viktimave 211 apo 68.9 %). Menjëherë pas
shqiptarëve pasojnë serbët dhe malazezët me 35 viktima apo 11.4 %, të cilat
ishin paraqitur kryesisht në territorin e Gjykatave të Qarkut të Mitrovicës
dhe të Gjilanit.
3.1. Dallimi i gjakmarrjes nga hakmarrja12
Gjakmarrja shihet si një sanksion për gjithë faktet ligjore dhe morale
(d.m.th. zakonet). Megjithëse faktet morale dallohen nëpërmjet respektimit
/shkeljes së kanunit, ato nuk përdorin kanunin e sistemit ligjor, d.m.th.
ligjor/joligjor... Elezi ( Elezi, I., Vrasjet për hakmarrje e për gjakmarrje në
Shqipëri, Tiranë, 2000, fq.9) përpiqet të bëjë dallimin midis gjakmarrjes dhe
hakmarrjes duke besuar se ky dallim është shumë i rëndësishëm në trajtimin
siç duhet të dukurisë së gjakmarrjes. Sipas tij një vrasje për gjakmarrje
kryhet për të marrë gjakun e vrasjes së mëparshme, ose kundër tentativës
për vrasje ose tentativës për të shkaktuar plagosje të lehtë apo serioze. Na
ana tjetër, vrasja për hakmarrje kryhet si një shpagim kur je rrahur, grindur,
sulmuar, dhunuar apo je ofenduar më parë pa të drejtë. Këtu Elezi thjesht
ndjekë dhe përgjithëson sanksionet e Kanunit të lek Dukagjinit. Me fjalë të
tjera, Kanuni detyronte sanksione të tjera (jo gjakmarrje) si dëbimi,
shkëputja e lidhjeve shoqërore me personin e ndëshkuar (lëçitja), gjobat,
turpërimi (faqja e zezë) për rrahjen, grindjen, sulmin, dhunën dhe fyerjet e
mëparshme me pa të drejtë. Gjakmarrja dhe hakmarrja mund të dallohen,
duke përdorur vetëm ato koncepte me të cilat nuk ngatërrohen ose pa
përfshirë koncepte të tjera. Është e rëndësishme po ashtu të theksohet se
Elezi e përcakton gjakmarrjen si një detyrë dhe të drejtë morale e fetare.
Personi që nuk merr gjakun *d.m.th. që nuk pranon të përfshihet në
gjakmarrje dhe të vrasë personin që i ka vrarë një nga pjesëtarët e familjes/
fisit të tij përbuzej dhe shpesh dëbohej prej fisit apo familjes. Diana Gëllçi /
Gjakmarrja: Albanian Highlander’s “Blood Feud” as Social Obligation,
Tiranë, 2005, fq,41/ e ngushton përkufizimin e gjakmarrjes dhe e
konsideron atë vetëm si një detyrë shoqërore. Kuptimi i shprehjes “jam në
gjak” përdorur si nga vrasësi dhe nga viktima është çelës për të kuptuar
kontekstin shoqëror të situatës së një gjakmarrjeje. E njëjta shprehje e
përdorur nga të dyja palët lidhet me besimin e fortë të malësorëve se vrasja
12
Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare: Gjakmarrja mes Kanunit dhe shtetit (The
blood feud – between kanun and state), Tiranë, 2000, fq.21-22.
Prof. Dr. Vesel LATIFI
22
lidhet me nderin. Ndjenja heroike nuk gjendet askund, as ndjenja agresive.
Nga kjo shprehje duket qartë vetëm ndjenja e detyrës. Kanuni ka kufizimet e
veta që lidhen me gjakmarrjen. Së pari, viktima duhet të ishte në gjendje të
mbante armë, d.m.th. të ishte rreth 15-16 vjeç. Gjithashtu preferohej të vritej
burri më i mirë, më i njohur i familjes së vrasësit. Të sëmurët, të marrët dhe
gratë nuk janë subjekte të gjakmarrjes. Të afërmit e viktimës që kanë të
drejtë të marrin gjak janë: i ati, i biri, vëllai, xhaxhai dhe nipi nga i ati. Në
përgjithësi e drejta për të marrë gjakun u takon vetëm burrave, por në disa
raste të veçanta, kur nuk ka burra në shtëpi edhe gratë e familjes, nëna,
motra apo gruaja e viktimës, mund të marrin gjakun. Në disa rajone, kur nuk
ishte i gjallë asnjë anëtar i familjes së viktimës, e drejta për të marrë gjakun
mund të transferohej te një fis i afërm i viktimës, miku i tij apo kumbari.
Tani, duket se të tilla kërkesa, në shumë raste, nuk respektohen. Rrethi i
gjakmarrjes (apo ajo që gabimisht quhet gjakmarrje) është shtrirë edhe mbi
gratë e fëmijët. Edhe parimi i moçëm i Kanunit, që për një jetë merret një
jetë, nuk është respektuar. Media i paraqet këto vrasje si raste gjakmarrjeje.
Por duket qartë se ato i përkasin sferës së hakmarrjes. Kanuni ka pasur disa
dispozita për pajtimin të cilat mbështeteshin gjithashtu nga thënia (e
reflektuar edhe në Kanun) se “të falësh gjakun është trimëri”. Megjithatë, në
dy raste – kur miku vritej nën besën e të zotit të shtëpisë dhe kur bëhej fjalë
për përdhunimin e një gruaje – Kanuni nuk ua njihte palëve të drejtën e
faljes. Edhe pse falja e gjakut konsiderohej si trimëri, marrja e gjakut
gjithashtu konsiderohej nder.
4. Provat materiale në vrasje
Gjykata fiton njohuri për faktet kontestuese nëpërmjet procesit të
provuarit qoftë me perceptimin personal qoftë nga deklarimi i personave
fizikë, nga përmbajtja që ata persona, organi shtetëror ose subjekt tjetër
juridikë e kanë shprehur me shkrim etj. Për të shërbyer një e dhënë si provë-
argument është parakusht që ajo të propozohet dhe të pranohet ose
procedimi i saj të caktohet nga ana e gjykatës, pastaj që ajo të vlerësohet dhe
të verifikohet. Me nocionin provë-argument në procedurë penale kuptojmë
çdo të dhënë e cila në procedurë gjyqësore flet për saktësinë e ndonjë fakti
relevant. Prova është burim njohurish për faktet që vërtetohen në procedurë
penale, të cilat i përdor organi që i vërteton ato. Duhet theksuar se mjeti i
provës paraqitet si burim i provës. Ai është instrument nëpërmjet të cilit
transmetohet përmbajtja e provës nga burimi i saj deri te gjykata. Si mjete të
provës, në procedurë penale paraqiten persona (p.sh., i pandehuri,
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
23
dëshmitari, eksperti, të cilët japin deklarime që shërbejnë si provë), sende
(shkresa, instrumente dhe objekte të ndryshme) dhe veprime të ndryshme
(marrja në pyetje, tortura, këqyrja etj.).13
Grupet më të mëdha të provave
materiale janë:
- Objekte që kanë shërbyer si mjet për të kryer krimin.
- Objekte që mbartin mbi vete gjurmët e krimit.
- Objekte të tjera që mund të shërbejnë si mjete për zbulimin e
krimeve dhe fajtorëve.
- Objekte që kanë qenë objekt i veprimeve kriminale të pandehurit,
në rastin konkret në vrasje, është viktima.
Në këqyrjen e teshave dhe të kufomës e rëndësishme është
përcaktimi i vrimës së hyrjes dhe daljes. Në bazë të këtij përcaktimi krijohen
kushte të përshtatshme shkencore për t’u dhënë përgjigje të saktë pyetjeve
mbi përcaktimin e drejtimit të qitjes, pozicionin e qitësit në momentin e
qitjes etj. Për të kuptuar më mirë dhe më drejtë këto probleme me rëndësi
janë tri fazat që kalon predha kur përshkon objektin.
- Përcaktimi i vrimës së hyrjes së predhës në kufomë.
- Rruga që ka përshkuar predha në trupin e kufomës.
- Përcaktimi i vrimës së daljes së predhës nga kufoma.
Procesi i të provuarit është një proces mjaft i ndërlikuar dhe
përgjegjës. Në të nëpërmjet aktivitetit të palëve dhe të gjykatës duhet të
vërtetohen të dhënat duke analizuar prova të ndryshme, në të gjitha rastet e
krimeve, në vrasje posaçërisht. “Me marrje të provës kuptojmë gjetjen dhe
zbulimin e provave si dhe fiksimin procedural të tyre. Të zbulosh një provë
do të thotë të konstatosh se ekziston dikush i cili din diçka lidhur me faktet e
rëndësishme, se a ekziston farë gjurme e veprës penale apo farë objekti i cili
do të shërbente si provë në procedurë penale.”14
4.1. Përcaktimi i vendndodhjes së qitësit
Përcaktimi i vendndodhjes së qitësit bëhet nga prania e dy vrimave
në dy objekte të vendit të ngjarjes. Hedhja e gëzhojës nga arma e zjarrit
bëhet në të majtë, në të djathtë, prapa ose para, gjë që varet nga modeli dhe
lloji i armës së përdorur. Mund të ndodhë që gëzhoja nuk gjendet në vendin
e supozuar për shkak të rikoshitimit. Prandaj, ajo ose ato duhet kërkuar edhe
13
Për më shumë informacion, shih : E.Sahiti, R.Murati :“E Drejta e Procedurës Penale”,
Prishtinë, 2013, f. 225-275 14
E.Sahiti, R.Murati :“E Drejta e Procedurës Penale”, Prishtinë, 2013, f. 250-251.
Prof. Dr. Vesel LATIFI
24
në vende më të larta. Kur qitja është bërë në vend të hapur, gëzhoja duhet të
kërkohet në bar, në llucë, në borë, në rërë etj. Për zbulimin e tyre, në këto
raste ndihmon metalkërkuesi. Kur qitja bëhet brenda në banesë, gëzhojat
kërkohen në çdo vend: në dysheme, nën krevate, në kanalet e dritareve,
prapa pikturave etj. Vrimat nga goditja e predhës apo e saçmës mund të
gjenden në trupin e njeriut dhe në rrethimin e tij. Në bazë të këtyre gjurmëve
mund të vërtetohet edhe drejtimi i qitjes e ndonjëherë edhe vetë vendi se nga
i cili është bërë qitja si dhe lloji i armës.
4.2. Koha e qitjes
Në vendin e ngjarjes, ku janë përdorur armët e zjarrit, ku janë lënë
gjurmë, gëzhoja, predha, mund të përcaktohen shumë rrethana për zbulimin
e veprës penale dhe të kryesit. Ndër këto rrethana më të rëndësishme janë
koha, largësia, drejtimi dhe vendi i qitjes.
Problemi i kohës së qitjes ka qenë objekt studimesh të vazhdueshme
kriminalistike. Për të përcaktuar kohën e qitjes është eksperimentuar një
metodë objektive, e cila bazohet në matjen e shkallës së magnetizimit të
armës së zjarrit me një aparat të posaçëm. Arma, e përbërë nga materiale
feromagnetike (hekur, çelik) duke u ndodhur në fushën magnetike natyrore
të tokës, ka një shkallë magnetizimi të caktuar. Për shkak të proceseve që
ndodhin pas qitjes, pjesët e metalit të armës çrregullohen dhe shkalla e
magnetizimit të saj pakësohet shumë. Pastaj, gradualisht, kjo shkallë
magnetizimi, nën ndikimin e fushës magnetike të tokës, rivendoset në
nivelin fillestar. Pika, në të cilën ndodhet shkalla e magnetizimit të armës së
zjarrit, menjëherë pas qitjes dhe më vonë, matet me aparat të posaçëm. Koha
e qitjes me këtë metodë përcaktohen deri në 7 ditë. Megjithatë disa
orientime të përgjithshme mbi kohën e përafërt të qitjes do të ndihmonin për
zbulimin e shpejtë të veprës penale. Pas qitjes nga arma e zjarrit, nga tyta
dalin sasi të caktuara të gazrave të padjegura dhe copëzave gjysmë të
djegura të barutit, të cilat shpërndahen në drejtim të ecjes së predhës. Nëse
në rrugën e tyre hasin ndonjë objekt, këto copëza do të qëndrojnë në to,
duke formuar rreth të formave të ndryshme në vendin e goditur me predhë.
Për shkak të sasisë së vogël, copëzat e barutit kanë mundësi të vogël të
fluturimit dhe të vendosjes në objekte të vendit të ngjarjes dhe vështirë
mund të pritet se ato kanë mbetur në objekte që kanë qenë në largësi më
shumë se 70-80 cm nga maja e tytës së armës së zjarrit.
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
25
4.3. Largësia e qitjes me armë zjarri
Largësia nga e cila është bërë qitja, në disa raste, mund të caktohet
në bazë të thellësisë së depërtimit të plumbit, i cili ka mbetur në objektin e
goditur. Veprimi i qitjes varet jo vetëm nga lloji i armës, kualiteti i
municionit dhe distanca, por edhe nga një sërë rrethanash të paparapara, siç
që janë, bie fjala, drejtimi i erës, këndi i rënies, rezistenca e rrobave ose e
ndonjë objekti, pozita dhe lëvizjet e të goditurit etj. Me lartësi qitëse
kuptojmë largësinë midis tytës së armës (grykës) dhe (vrimës së hyrjes së
predhës në objekt, viktimë, send). Në përputhje me këtë përcaktim, në
kriminalistikë dallojmë qitjen me puthitje, qitjen e afërt dhe qitjen e largët.
Qitja me puthitje bëhet atëherë kur gryka e armës takon pjesërisht ose
tërësisht me objektin. Qitje të afërt kemi atëherë kur në objekt, përveç
predhës, veprojnë edhe gjurmë plotësuese, kurse qitje të largët kemi atëherë
kur në objekt ka vepruar vetëm predha. Gjurma e lënë prej saj quhet gjurmë
kryesore. Edhe kjo largësi varet nga lloji e sistemi i armës së zjarrit.
Përcaktimi i largësisë në bazë të dëmtimeve (plagëve) të shkaktuara në
objekt (në trup etj.), dhe në bazë të tatuazhit (gjurmëve plotësuese), rreth
vrimës së hyrjes, mund të arrihet vetëm kur qitja është bërë nga një largësi e
afërt. Në këtë rast rreth dëmtimit ose plagës (vrimës së hyrjes) gjenden këto
lloj gjurmësh plotësuese: gjurmët e veprimit mekanik dhe termik të gazrave
të barutit, depozitimi i blozës së qitjes, depozitimi i kokrrizave të padjegura
të barutit dhe gjurmët e veprimit të tyre si dhe gjurmët e vajit me të cilin
është lyer arma për tu ruajtur nga ndryshku.
Në rast se largësia e qitjes është e afërt, duhet pasur kujdes që të mos
dëmtohen gjurmët plotësuese, si kokrrizat e padjegura të barutit etj.; pastaj,
para se të veprohet për marrjen e predhës, mblidhen kokrrizat e barutit të
padjegur. Me qitjen nga afërsia kuptojmë atë qitje ku distanca në mes të
tytës dhe objektit nuk është më e madhe se 60-100 cm. Pjesët e padjegura të
barutit gjatë, fluturimit të tyre, ndeshen në objekt dhe vendosen rreth vrimës
hyrëse, duke shkaktuar dërrmishje në formë të pikave dhe të njollave.
Gazrat mund të udhëtojnë më së largu deri 30 cm nga tyta e armës, kurse
flaka, aq sa edhe bloza, deri në 20-30 cm, ndërsa pjesët e djegura të barutit -
deri 60-100 cm. Qitja me puthitje është ajo qitje kur gryka e tytës së armës
ndodhet e puthitur me sipërfaqen e objektit. Me këtë rast, tyta mund të jetë e
mbështetur në tërësi me objektin. Qitjet e tilla quhen hermetike ose mund të
jenë pjesërisht të mbështetura për objektin (johermetike). Te qitjet me
puthitje, përveç veprimit dinamik të predhës, veprojnë edhe faktorë
plotësues të qitjes, të cilët kryesisht depozitohen në kanalin e predhës.
Prof. Dr. Vesel LATIFI
26
Nga veprimi i gazrave, përveç vrimës hyrëse, që është pasojë e
veprimit të predhës, shkaktojnë edhe çarje të ndryshme, me ç`rast plaga
merr formë të çrregullt, apo nëse lokalizohet në regjionet e trupit, ku lëkura
është e shtrirë në kocka, atëherë mund të marrë formën e një ylli që paraqet
një shenjë karakteristike të vrimës së hyrjes së qitjes në puthitje. Veprimi
mekanik e termik i gazrave të barutit varet nga lartësia e qitjes, nga lloji i
armës dhe natyra e pengesës ku është shkaktuar dëmtimi. Veprimi mekanik
i gazrave të barutit shkakton në pengesë çarje dhe shkatërrime të indeve,
ndërsa veprimi termik shkakton përcëllime, shkëmbëzime dhe djegie. Sa më
afër të jetë largësia e qitjes, aq më e madhe është forca shkatërruese e
gazrave të barutit. Duhet theksuar se llojet të ndryshme të armëve të zjarrit
nuk veprojnë me të njëjtën forcë, me largësi të barabartë mbi pengesë, sepse
ato kanë shpejtësi dhe presion gazrash të ndryshëm. Sa më i fuqishëm të jetë
fisheku i armës së zjarrit, aq më e madhe është forca shkatërruese e gazrave
të barutit. Depozitimi i blozës së qitjes me barut pa tym shkaktohet nga
përqendrimi në pengesë i këtyre produkteve: pjesë nga depozitimi i
kapsollës, pluhur metalik i prodhuar nga fërkimi i predhës në sipërfaqe së
tytës dhe të gëzhojës. Ndërkaq, depozitimi i kokrrizave të barutit në pengesë
(edhe në kanalin e tytës) tregon se baruti nuk digjet tërësisht. Disa kokrriza
mbeten pa u djegur dhe, për shkak të presionit, ato ndjekin me shpejtësi të
madhe rrugën e çarë prej gazrave të barutit dhe blozës së qitjes. Forca
shkatërrimtare e kokrrizave të barutit të padjegura varet nga shpejtësia,
madhësia e tyre, nga rezistenca e materialit të pengesës dhe nga largësia e
qitjes. Duhet rikujtuar se për të kryer një ekzaminim të saktë dhe për të
dhënë mendime e konkluzione të bazuara duhet të zhvillohen disa qitje
eksperimentale. Është mirë që numri i këtyre qitjeve eksperimentale të mos
jetë më i vogël se pesë. Në qitje me puthitje mund të ndodhemi ose para
vetëvrasjes ose para vrasjes së kryer nga një person tjetër. Për t`i dalluar
vetëvrasjet nga vrasjet e simuluara si vetëvrasje, duhet të përcaktuar se cili
ka mbajtur armën e zjarrit në dorë në kohën e qitjes. Në dorën e qitësit, në
thellësi të lëkurës, mund të depozitohen kokrriza të padjegura ose pjesërisht
të djegura të baruti. Për ta vërtetuar këtë fakt, përdoret metoda e përgatitjes
së një kallëpi prej parafine, i cili vendoset në dorën e qitësit (shih “dorashka
prej parafine”). Përcaktimi i vrimës së hyrjes dhe daljes në objekt në largësi
të mëdha paraqitet i vështirë për arsye se madhësia e vrimës si në hyrje dhe
në dalje varet nga natyra e objektit dhe nga shpejtësia e fluturimit të predhës
në momentin e goditjes. Për ta kuptuar nëse vrima është shkaktuar nga
predha, duhen kërkuar gjurmët metalike që lë ai gjatë depërtimit në rrobe.
Këto gjurmë janë grimca bakri, nikeli, çeliku ose predhe.
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
27
4.4. Diametri dhe pamja e vrimës së shkaktuar me armë zjarri
Diametri dhe pamja e vrimës të rrobave nuk jep kalimin e predhës.
Përgjithësisht vrima duket më e vogël sesa predha, për shkak se fibrat e
rrobave hapen në kalimin e saj, por kanë tendencë që të mblidhen përsëri në
gjendjen e tyre të mëparshme. Dallimi i vrimës së hyrjes nga ajo e daljes
bëhet mbi këto kritere: zakonisht, në vrimën e hyrëse predha lë papastërtitë
që ka marrë nga kanali i tytës; atje ku ka hyrë predha formohet një brez
fshirjeje i cili duket qartë në rroba që kanë ngjyrë të çelët; në rroba,
përgjithësisht vrima e hyrjes është më e vogël se ajo e daljes, gjë që
shpjegohet me faktin se rroba në hyrje shpohet prej predhës, por hasë në
rezistencën e trupit, ndërsa në dalje ky fenomen mungon; fijet e rrobës, në
vrimën e hyrjes janë kthyer nga brenda në drejtim të trajektores së predhës.
Nga aspekti i vrimës të shkaktuar me armë zjarri mund të bëhet ekzaminimi
i suksesshëm balistik i xhamit të thyer, drurit etj. Vrima në xham mund të
ketë origjinë të ndryshme. Ajo shkaktohet nga një goditje me predhë arma
zjarri, nga një goditje me gur ose mjet të fortë. Vrima në xham, e shkaktuar
nga kalimi i një predhe, i përngjet një krateri vullkanik, vrima e të cilit është
hyrja e predhës. Nga goditja e predhës në xham formohet një rreth i
dhëmbëzuar dhe prej tij shkëputen copëza të vogla. Drejtimi i qitjes është në
anën e kundërt të shkëputjes së copave të xhamit.
Duke rënë në xham, predha formon një figurë të ngjashme me
pëlhurën që tjerrë merimanga. Në këtë figurë ka plasje radiale dhe rrathë
koncentrikë. Vrima e hyrjes është andej nga ndodhen radhët bashkëqendrorë
dhe vrima e daljes andej nga janë plasjet radiale. Ndërsa vrima e hyrjes në
dru, në largësi të mëdha, me origjinë predhe është më e vogël sesa kalimi i
predhës dhe se vrima e daljes. Rreth vrimës së hyrjes formohen të çara,
ndërsa në vrimën e daljes të çarat formohen me shkëputje pjesëzash të
drurit. Fijet e indeve drejtohen nga ajo anë nga ka fluturuar predha. Zbulimi
i drejtimit të fluturimit të predhës dhe i vendit ku është bërë qitja varet nga
largësia e qitjes. Kur kjo largësi është pak a shumë e madhe, drejtimi i
fluturimit të predhës gjendet ku ka kaluar në objekte dhe ka shkaktuar në to
dy vrima. Kuptohet se vetëm prania e dy vrimave nuk mjafton për ta gjetur
drejtimin e fluturimit dhe vendin e qitjes. Njëherësh është me rëndësi që të
dihet se nga është vrima e hyrjes dhe ajo e daljes. Duhet pasur parasysh se
me rastin e qitjes mund të ndodhë rikosheta. Fenomeni i shmangies së
predhës nga sipërfaqja e pengesës, gjatë përplasjes mbi të cilën predha
ndryshon drejtimin e lëvizjes së saj fillestare, në balistikë quhet rikoshetë.
Përcaktimi i kalibrit të predhës është i rëndësishëm për hetimin e veprave
Prof. Dr. Vesel LATIFI
28
penale, ku si mjet krimi kanë shërbyer armët e zjarrit. Për këtë çështje,
eksperti kriminalist Shpëtim Huda,15
sqaron më hollësisht:Në këtë mënyrë
ekspertëve ligjorë mund t’u kërkohet të përcaktojnë kalibrin e predhës, duke
shqyrtuar indet e zonës së dëmtuar për të gjithë ato raste kur predha
mungon. Dhe nëse do të bëhej fjalë për lëkurën, ekspertët ligjorë bëjnë të
ditur se diametri i hyrjes nuk mund të “përdoret” për përcaktimin e kalibrit
të predhës. Me këtë logjikë mund të shkaktohet vrimë hyrjeje me diametër
më të vogël, pra me diametrin që do t’i korrespondonte një predhe me
kalibër më të vogël se ai real e anasjelltas. Madhësia e dëmtimit është
funksion i diametrit të predhës, elasticitetit të lëkurës dhe lokalizimit të
dëmtimit. Por nëse dëmtimi me armë zjarri është i lokalizuar në kockë, ai
paraqitet në formë rrethore dhe i shprehur mirë dhe është logjikisht e
pranueshme nëse deklarohet se diametri i dëmtimit (çarjes) reflekton atë të
predhës.
Eksperienca e deritanishme dëshmon se mjaft dëmtime në kockë i
përafrohen kalibrit të njohur të predhës që i ka shkaktuar ato, por mundësia
e parashikimit të kalibrit prej madhësisë së dëmtimit mbetet evazive. Është
shqyrtuar lidhja midis kalibrit të predhës e diametrit të vrimës së hyrjes në
kockat e kokës. Përveç kësaj, ndryshimet që ndikojnë negativisht në
hamendësinë e kalibrit janë përcaktuar. Këto ndryshime njihen nga ekspertët
e balistikës, por ato janë të panjohura ose të kuptuara jo drejt nga
antropologët. Përpunimi rutinë i dëmtimit të kockës reduktohet në heqjen e
indeve të buta, vajrave dhe mbetjeve të tjera. Me gjithë modelet me dëmtime
të shkaktuara nga një numër i konsiderueshëm armësh, në dispozicion, u
eksperimentuan (përdorën) vetëm predha të kalibrit 22, 25, 38. Përzgjidhja u
rezervua për dëmtimet e shkaktuara nga predha me kalibër të njohur, të
gjetura, për të cilat nuk ka tregues se vrima e hyrjes mund të jetë shkaktuar
nga ndonjë copëz predhe. Çdo dëmtim hyrës vlerësohet prej kufijve të
jashtëm, si të ishte njësuar me një konturë rrethore të mprehtë. Vlerësohet
diametri maksimal i dëmtimit hyrës, ndonëse një i tillë i dëmtuar tej
dimensioneve të predhës paraqitej mjaftë problematikë. Dëmtimet e
shkaktuara nga predha të kalibrit 38 inç paraqiten dukshëm më të gjera se
ato të shkaktuara nga predha të kalibrit 22 dhe 25 inç. Ndërkohë që midis
dëmtimeve të shkaktuara nga këto të fundit, vihen re diferenca të vogla.
Veçohet një karakteristikë se diametri mesatar dhe vlerat ekstreme të
dëmtimeve të shkaktuar nga predha të kalibrit 25 inç paraqiten më të vogla
15
Shih më gjerësisht për këtë : Huda, Sh., Ekspertimi tekniko-balistik, punim i pabotuar, i
shkruar në formë të udhëzimit, Tiranë, 2001.
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
29
se ato respektive për dëmtime të shkaktuara nga predha të kalibrit 22 inç.
Dëmtimet hyrëse të shkaktuara me armë zjarri paraqiten thuajse vazhdimisht
më të gjera se kalibri i predhës që i ka shkaktuar ato, ndonëse disa prej tyre
paraqiten më të vogla. Ndërkohë, forma e dëmtimit varion midis formës
rrethore, ovale e asaj të çrregullt. Përcaktimi i kalibrit të predhës bëhet
gjithmonë e më tepër i rëndësishëm në vrasjet, kur predha nuk gjendet në
vendngjarje. Në rastet me vrimë hyrjeje në kockë, në formë rrethore apo të
shprehur mirë, mund të vlerësohet dëmtimi dhe të përcaktohet kalibri i
predhës që e ka shkaktuar atë. Faktorët që ndikojnë në ndryshimet midis
diametrit të dëmtimit dhe kalibrit të predhës janë si: forma e predhës,
trajtimi i sipërfaqes, karakteristikat bazë, humbja e stabilitetit rrotullues,
pengesat e ndërmjetme, shtypjet tangenciale, frakturat ekzistuese.
Gjithashtu, shumëllojshmëria e kalibrave në dispozicion është komplekse
për përcaktimin e kalibrit prej përmasave të dëmtimit (vrimës së hyrjes).
Duke pasur parasysh këta faktorë, duhet pasur kujdes për përcaktimin e
saktë të kalibrit të predhës prej dimensioneve minimale të vrimës së hyrjes.
Zbulimi, fiksimi dhe ekzaminimi i vendit të qitjes ka rëndësi të madhe
praktike, për arsye se në këtë vend mund të gjenden gjurmët e veprës penale
dhe të kryesit, si gjurmë këmbësh, sende të hedhura, bishta cigaresh,
fishekë, gëzhoja, vende prite etj.
4.5. Fiksimi i gjurmëve balistike të armës së zjarrit
Të gjitha gjurmët balistike në vendin e ngjarjes duhet fiksuar me
metoda të njohura kriminalistike, duke e ruajtur origjinalitetin dhe pamjen e
tyre në formën që janë krijuar. P.sh., pluhurin nga vendi i ngjarjes duhet
mbledhur me brushë të posaçme ose me thithëse pluhuri speciale
kriminalistike. Me rastin e eksperimentit duhet përdorur armën e zjarrit të
inkriminuar dhe municion nga i njëjti lloj. Gjurmët e gjetura materiale në
vendin e ngjarjes që kanë karakteristika balistike, me rastin e eksperimentit,
nuk bën të prishen, dëmtohen, çrregullohen, në mënyrë që ta pamundësojnë
shfrytëzimin e tyre si prova materiale. Nëse me përdorimin e metodave të
ndryshme kriminalistike, gjurmët e ekzaminuara balistike pësojnë çfarëdo
ndryshimi, ato duhet fiksuar në mënyrë që (fotografimi, matja, përshkrimi
në procesverbal) të shfrytëzohen për ndriçimin dhe të provuarit e fajit të
kryesit dhe të veprës penale në tërësi.
Në vendin e kryerjes së veprës penale mund të gjendet vetë arma e
zjarrit, gëzhoja dhe predha. Kur gjendet vetë arma e zjarrit, modeli dhe
kalibri mund të përcaktohen nga të dhëna teknike të fiksuara me armë si dhe
Prof. Dr. Vesel LATIFI
30
nga pesha, nga gjatësia e përgjithshme, nga gjatësia e tytës, nga sasia dhe
drejtimi i vjaskave etj. Këto të dhëna krahasohen me modelet e katalogëve e
llojeve të armëve të zjarrit. Kalibri i armës së gjuetisë përcaktohet me anën
të fishekut, mbi sipërfaqen e të cilit janë dhënë shenjat dhe numrat e fabrikës
ose me anë të matjes së kanalit të tytës. Rezultatet e këqyrjes ose të
ekzaminimit krahasohen me të dhënat që përshkruhen në katalogët
kriminalistikë. Përcaktimi i modelit dhe i llojit të armës në bazë të predhës
mund të bëhet në bazë të gjurmëve që lë kanali i tytës në predhë, si drejtimi,
numri, gjerësia dhe këndi i vjaskave, sepse llojet dhe modelet e armëve kanë
drejtim, numër, gjerësi dhe kënd të ndryshëm të vjaskave. Drejtimi i
vjaskave dhe numri i tyre sipas gjurmëve në predhë mund të përcaktohet nga
hetuesi, me ndihmën e specialistit, qysh në këqyrjen e vendit të ngjarjes,
sepse një konstatim i tillë arrihet me lehtësi. Kurse gjerësia dhe këndi i
shtrirjes së vjaskave ekzaminohet me mikroskop ose me fotografi të
zmadhuara në laborator. Ndërsa përcaktimi i llojit dhe i modelit të armës në
bazë të gëzhojës së gjetur në vendin e ngjarjes mund të bëhet nga gjurmët e
lëna janë pjesët e ndryshme të saj në të.
4.6. Zbulimi i armës së zjarrit
Zbulimi i armës së zjarrit është i domosdoshëm. Kryesit shpesh
përpiqen që ta fshehin atë në afërsi ose larg vendit të kryerjes së veprës
penale, si në pus, në lumë, në vende të fshehta, në dysheme, në oxhaqe, në
tavan, në mur, në mobile, në kanal, në gropat e ujërave të zeza etj. Proce-
dura në të cilën përcaktohen shenjat individuale të armës së zjarrit me të
cilin është kryer vepra penale, kuptohet si identifikim i armës së zjarrit. Ky
identifikim paraqet detyrë të shpeshtë dhe të rëndësishme të ekzaminimit të
armës së zjarrit. Për këtë lloj ekspertimi rëndësi të madhe kanë disa pjesë të
armës siç janë: tyta, gjilpëra e goditjes, nxjerrësi, jashtëqitësi i gëzhojës,
predha, gëzhoja, kapsula, si dhe mbeturinat e grimcave të barutit dhe foleja
e fishekut. Fishekët e armëve me vjaska shërbejnë gjatë hetimit edhe
gjykimit të veprave penale për identifikimin e armës në bazë të predhës dhe
gëzhojës që janë pjesë së përbërëse të fishekut. Fishekët, në varësi nga armët
që përdoren, ndahen në fishekë revolveri, pistolete dhe pushke. Fisheku i
armës me vjaska përbëhet prej gëzhojës, kapsollës, mbushjes së barutit dhe
predhës, gëzhoja shërben për ta vendosur barutin dhe për t`i bashkuar të
gjitha pjesët e fishekut. Në grykën e gëzhojës vendoset predha, ndërsa në
fund ajo ka një të thelluar anësore, e cila shërben për nxjerrjen e gëzhojës
me anë të dhëmbit të nxjerrësit. Gëzhojat nga forma e tyre mund të jenë në
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
31
formë shisheje cilindrike dhe cilindro-konike. Në fundin e gëzhojës
shënohen numra konvencionalë, inicialet e emrit të fabrikës, marka e
fabrikës, shifra e vitit të prodhimit, yjet etj. Gëzhojat, sipas mënyrës së
mbërthimit të tyre me predha, mund të ndahen në gëzhoja me mbërthim të
thelluar unazor dhe me gropëza me puthitje të buzëve të grykës etj. Predha
shërben për goditjen e objekteve të caktuara. Predhat dallohen nga njëra –
tjetra prej kalibrit, formës së trupit dhe majës së tyre. Mbushja e fishekut
bëhet me barutin me tym dhe me barutin pa tym. Kurse fishekët e armëve pa
vjaska (të gjahut) përbëhen kryesisht nga gëzhoja, kapsollat, saçmat, baruti,
tapat dhe shtupat. Saçmat zakonisht prodhohen nga fabrika dhe kanë
mundësi të barabarta me njëra-tjetra dhe sipërfaqja e tyre është e rregullt.
Ndërsa përbërja e saçmave të vetëpërgatitura është e ndryshme si nga
madhësia, ashtu edhe nga forma. Pjesët e armës që lënë gjurmë në gëzhojën
e predhës janë: tyta, shuli, mekanizmi i shkrepjes, mekanizmi i nxjerrjes së
gëzhojave dhe krehri. Tyta e armës ka brenda pjesën e vjaskuar dhe folenë e
fishekut. Shuli është një mekanizëm për shpënien e fishekut nga krehri në
folenë e fishekut, për mbylljen e kanalit të tytës dhe për nxjerrjen e gëzhojës
nga foleja e fishekut. Mekanizmi i shkrepjes shërben për të dhënë goditje
mbi gjilpërën e shulit, e cila, nga ana e saj, ndez kapsollën. Mekanizmi i
nxjerrjes së gëzhojave përbëhet nga nxjerrësi dhe jashtëqitësi. Nxjerrësi
shërben për nxjerrjen e gëzhojës nga foleja e fishekut, kurse jashtëqitësi
shërben për t`u hedhur jashtë, nëpërmjet dritares, gëzhoja. Gjurmët që lënë
pjesët e ndryshme të armës së zjarrit në gëzhojë e predha shërbejnë për të
bërë identifikimin grupor dhe individual të saj. Ndërsa, krehri shërben për
depozitimin e fishekëve.
4.7. Fiksimi i armës së zjarrit
Fiksimi i armës së zjarrit bëhet me anë fotografimi, me anë skice dhe
me anë të pasqyrimit të rezultateve të këqyrjes në procesverbal. Fotografimi
i armës së zjarrit bëhet me metodën e shkallëzuar. Në fotografi duhet të
përcaktohet pozicioni i armës në marrëdhënie me objekte që ndodhen afër
saj. Shenjat e veçanta të armës së zjarrit, që kanë rëndësi për çështjen,
doemos duhet fotografuar. Skica pasqyron largësitë ndërmjet armës së
zjarrit dhe dy pikave orientuese fikse, ndërmjet armës dhe kufomës,
ndërmjet armës dhe objekteve të tjera. Në skicë duhet të pasqyrohet edhe
vendi ku ndodhet arma e zjarrit si dhe drejtimi i tytës së saj. Një nga
metodat më të rëndësishme të fiksimit të armës së zjarrit është pasqyrimi i
rezultateve në procesverbal pas këqyrjes të hollësishme të armës së zjarrit.
Prof. Dr. Vesel LATIFI
32
Në këqyrjen e armës së zjarrit duhet të përcaktohen dhe të përshkruhen këto
të dhëna: lloji i armës dhe shenjat e fabrikës që tregojnë sistemin, modelin,
kalibrin, vitin e prodhimit, numrin e armës; pozicioni i rrafshit dhe i
siguresës; nëse në fole, në krehër ose në mulli ka fishekë ose gëzhoja; nëse
në sipërfaqen e krehrit të fishekëve ka gjurmë gishtash; nëse arma i ka të
gjitha pjesët përbërëse të saj; nëse në sipërfaqen e armës vihen re dëmtime;
nëse në kanalin e tytës ka kokrriza baruti, ndryshk, vaj ose lëndë të huaja;
nëse në sipërfaqen e armës ka pjesë truri, gjak, fije floku, pjesë eshtrash,
gjurmë gishtash, lëndë të huaja, cili është numri dhe drejtimi i vjaskave në
kanalin e tytës së armës; nëse arma në tytën e saj mban erë baruti të djegur
etj.
Studimi i pozicionit të armës në vendin e ngjarjes në marrëdhënie
me trupin e viktimës lejojnë të përcaktojmë pozicionin që ka pasur arma në
momentin e qitjes dhe ta pranojmë ose ta hedhim poshtë versionin e
vetëvrasjes ose të vrasjes. Paketimi i armës së zjarrit nga vendi ku është
gjetur duhet të kryhen sipas rregullave kriminalistike. Në rast largësie
ndërmjet vendit të ngjarjes dhe laboratorit kriminalistik, atëherë kanali i
tytës së armës së zjarrit pastrohet nga bloza e barutit e depozituar aty pas
qitjes. Pastrimi bëhet duke futur në kanal me anë shpangoje copa leckash.
Futen aq lecka sa kanali pastrohet mirë. Çdo leckë e veçantë paketohet në
një letër të bardhë dhe mban numrin përkatës. Kur largësia nuk është e
madhe, pastrimi me lecka i kanalit nuk bëhet. Në tytën të kanalit të vendoset
një tapë me qëllim që të mos bien gjurmët plotësuese që kanë mbetur aty
pas qitjes dhe të mos futen lëndë të tjera. Të gjitha lëndët e huaja, si gjak,
pjesë truri, fije floku, kocka etj., që ndodhen në armën e zjarrit ruhen me
kujdes, duke përdorur për këtë qëllim paketim të përshtatshëm. Pas këtyre
veprimeve arma mblidhet me letër të pastër. Pistoletat dhe revolverët duhet
të vendosen pas mbledhjes me letër, me kuti prej kartoni ose dërrase. Krehri,
fishekët, gëzhoja ose predha e kësaj arme zjarri paketohen veçmas me
mbishkrimet përkatëse, por futen në të njëjtën kuti. Identifikimi traseologjik
balistik mund të jetë proces mjaft i ndërlikuar, e ndonjëherë edhe problem i
pazgjidhshëm. Kur është predha e prishur, nëse është deformuar shumë, kur
ka kaluar aq kohë sa që tyta është korozuar, nëse shumë herë është bërë qitja
nga e njëjta armë, nëse tyta ka pësuar remont, nëse kryesi ka përdorur
fishekë jokorrespondues me kalibër më të vogël, nëse arma është mjaft e
përdorur, tyta është e zgjeruar ose fushat në të janë të fshira, së këndejmi
ZBULIMI DHE TË PROVUARIT E VRASJES
33
edhe kontakti i drejtpërdrejtë me predhën është i pamundur etj. Në të gjitha
këto raste, të shumtën e herëve, identifikimi është i pamundur.16
Qysh gjatë procesit të fabrikimit bëhen shmangiet minimale
teknologjike nga rregullat e prodhimit, të cilat nuk kanë kurrfarë ndikimi në
kualitetin dhe në funksionimin e armëve të zjarrit, por shpijnë drejt asaj që
tyta, përveç shenjave të vrazhda, të fitojë një shkallë të caktuar të indivi-
dualitetit. Në fshirje, përdorim dhe korozimi ndodhin disa dëmtime
mikroskopike të reja, të cilat e “pasurojnë” përmbajtjen individuale të tytës.
Të gjitha këto shenja me rastin e qitjes, nga ana e zjarrit barten në sipërfaqen
e predhës. Predhat janë të fabrikuara nga materiali më i butë sesa tyta dhe
perimetri i tyre është diçka më i madh sesa ai i tytës. Kur nën presionin e
madh të gazrave të barutit kalon nëpër kanalin e tytës, në sipërfaqen e
predhës gdhendë mikrorelievi i cili përmban karakteristikat individuale të
tytës. Këto janë gjurmët e theksuara të vijave helikoidale (fushat dhe
vjaskat) si dhe një numër i madh i gjurmëve mikroskopike të dhëmbëzave.
4.8. Zbulimi i gëzhojave
Për zbulimin e gëzhojave, bëhet një kërkim i detajuar në vendin e
ngjarjes, kur mendohet se është bërë qitja. Gëzhojat kryesisht gjenden në
mjedisin e afërt të vendndodhjes së qitësit ose kanë mbetur në armën e
përdorur (p.sh. në pistoletë). Modelet e ndryshme të armëve hedhin gëzhojat
në largësi dhe drejtime të ndryshme. Duhet pasur kujdes edhe për
mundësinë që gëzhoja përplaset në objekte të ndryshme si edhe të
rrokullehet në sipërfaqe të rrëshqitshme. Me rastin e kërkimit të gëzhojave
është e dobishme që të vendosen pikat kufizuese nga vendi i ku ndodhet
gëzhoja në të majtë dhe në të djathtë në largësi prej 5-6 metra. Kështu
fitohet sektori me dy përkufizime anësore. Gjetja e predhës dhe pjesëve të tij
lehtësohet me rikonstruimin e rrugës së predhës, duke shfrytëzuar të gjitha
gjurmët e saj. Për ekzaminimin e gjurmëve të armës në bazë të predhës
gjerësish përdoret mikrofotografia dhe teknikat më bashkëkohore
mikroskopike. Fiksimi i gëzhojës, si dhe i armës, bëhet me anë të
fotografimit, të skicës dhe të përshkrimit në procesverbal. Gëzhoja
fotografohet me metodën e shkallëzuar dhe në marrëdhënie me objektet e
tjera që ndodhen afër saj. Në skica fiksohet pozicioni i saj, largësia që ka me
objektet e tjera ose me gëzhoja të tjera dhe sidomos me dy pika fikse.
Pozicioni i gëzhojës ose i gëzhojave në vendin e ngjarjes duhet të