Nga Fritz RADOVANI: ZBATIM I SAKTË I KANUNIT TË MALEVE TONA... SOT ! Nё prag tё 100 vjetorit tё Pavarsisё... 45 vjet perpara, kur anadollaku Enver Hoxha donte me shburrnue Malet tona, thirri nga njё pod i “gjykatores” sё komitetit qendror tё PPSh nё Tiranё: “Tё djegim me zjarr Kanunin!”... Ka pasё edhe disa nga “ata” qё, tё shtruem nder shilte, ju pergjegjen thirrjes sё tij... Kanё kalue 45 vjet qё keqinterpretuesit, per qellimet e tyne, jo vetem kanё hjedhё baltё mbi kёte veper juridike, siç asht “Kanuni i Lekё Dukagjinit”, po edhe vazhdojnё me ngritё versione, qё nuk janё aspak tё verteta rreth zbatimit tё tij. Arsyeja kryesore asht perpilimi dhe kodifikimi nga ma i Madhi Shqiptar i drejtёsisё sё Shekullit XX nё Shqipninё e Kastriotit, At Shtjefen Gjeçovi OFM. Sikur kjo Veper e Madhe tё mos ishte “njerezore” dhe “Atdhetare”, si e quejnё “disa”... jam i sigurte se, jo vetem At Gjeçovi, At Fishta, Konica, Don Kolec Prennushi etj., nuk do tё merreshin me Te, por Ata do t’ishin qysh para Enver Hoxhёs, që “do ta kishin djegё e ba zhari” pa pritё me ardhё nё krye tё Shtetit Shqiptar njё vagabond injorant, qё vetem ka djegё e rrenue traditat tona. Mbas vitit 1991 agjentёt e sigurimit tё shtetit, tё instruktuem nga tradhёtari Ramiz Alia, ishin tё parёt qё filluen vrasjet antiligjore jo vetem nder piramida, por edhe nder sheshe e rruga tё hapta tё qyteteve tona, si e si me ngjallё terrorizmin dhe frikёn antidemokratike pёr me shue dёshiren, etjen, guximin dhe vrullin e Rinisё Shqiptare, qё nё gjiun e Popullit tё vet po luftonte per njё t’ardhme tё njё Shqipnie Demokratike si gjithё Europa, qё i perkiste qё nga themelimi i Shtetit. PPSh me veglen e vet tё diktaturёs komuniste, sigurimin e fortifikuem me kobrat “dr. prof. e akademikёt”, qё per 47 vjet kanё helmue per vdekje virtutet dhe traditat tona kombtare, tё njohuna nё Europё, kryesisht tek Rinia Shqiptare, po vazhdojnё edhe sot porositё e homoseksualёve qё kanё drejtue shtetin shqiptar qё nga viti 1944, me iu shmangё qytetnimit europjan tё cilit i perkasin. Veprat kriminale tё PPSh dhe mungesa e Drejtёsisё venisin nё maksimum Demokracinё! Malёsori asnjёherё nuk ka mendue, pajtue dhe veprue kunder parimeve Demokratike! Malёsori asnjёherё nuk ka kerkue me sabotue rrugen demokratike tё Atdhetarёve tanё! Malёsori asnjёherё nuk ka vra vllaun e vet Shqiptar se ishte i njё Besimi tjeter! Kur Malet tona u zgjuen me thirrjen e Frasherllinjёve, Pashk Vases apo At Fishtёs, per me Krijue mbas 500 vjetёsh edhe njёherё Shqipninё e Gjergj Kastriotit me Flamurin e Tij, ishte Risto Siliqi (1882 – 1936), Rilindasi i Shkodres, qё shkruente nё librin e vet rreth ngjarjeve të Malësisë së Madhe në 1911: “Pasqyra e ditëve të pergjakëshme”, botue në vitin 1912, sesi Malёsorët tanё zune tё gjallё njё agjent tё turqёve tё quejtun me mbiemen Bekteshi, e rrahen dhe mbasi e çarmatosën, e çveshen nё mbathje dhe e sollen tё gjallё deri nё molo tek Ura e Bunёs nё Shkoder, dhe aty, mbasi qiten pushkё nё ajёr me mbledhё tregёtarёt e Pazarit tё vjeter per me pa sesi sillet Malёsori me “tradhёtarёt” e vet ...e lёshuen me ikё tё marruem e me turp nё shtёpi...Ky ishte ai dylberi anadollak tё cilin Enver Hoxha e merrte nder tribuna me njё alltije nё brez, per me ju tregue Malёsorëve se u erdhi dita tradhёtarёve qё u kanё sherbye dhe i sherbejnё turqёve e shovenistëve sllavë. Nё vitin 1945, kur vazhdonte rezistenca antikomuniste e “Beslidhjes sё Veriut” nder malet e Shqipnisё, ishte malёsori Llesh Marashi qё zuni tё gjallё nder rrethina tё Koplikut agjentin e flliqun tё komunistёve Sadik Rama. Nuk e vret! I tregon se Malёsori nuk e njollosё armen me tradhёtarё tё zanun rob dhe të paburrni e hora, po e çarmatosё, e çvesh, dhe nё brekё, e sjellё deri nё Shkoder... Me daten 11 Prill 2012 kur krimineli Aranit Çela po ecte i piklluem nё Tiranё, nga kujtimet e ditёs qё na mori tё keqen Enver Hoxha, i perndjekuni politik, Trimi Gjergj Ndreca, mbasi shkundi bash ma të poshtmin prokuror të diktatures komuniste, tha për gazetën “Sot”: “Ne nuk kërkojmë hakmarrje personale, por synojmë dënimin e sistemit nëpërmjet një gjyqi të ngjashëm me gjyqin e Nurenbergut”. Mbas këtij momenti ai ka rrëfyer për gazetën të gjitha torturat dhe vuajtjet