Struktura e popullsisë
Me strukturën e popullsisë nënkuptojm përbërjen e saj, e cila
mund të jetë biologjike dhe socio-ekonomike. Strukturën biologjike
e përbëjn struktura e gjinis dhe moshës, ndërsa struktura
socio-ekonomike përbëhet nga strukturat racore, fetare
(religjioze), nacionale (kombëtare), profesionale,
arsimore,etj.
Struktura e gjinisë
Në strukturën gjinore ndikojn: shtimi natyror, migrimet dhe
luftërat.
Raporti i foshnjeve të lindura është 100 femra me 106 -107
meshkuj. Mirpo, në dekadën e parë të jetës, mortaliteti është më i
madh te meshkujt se sa te femrat dhe kjo bën që këto dy gjini të
balancohen në periudhën 10-14 vjeçare. Pas kësaj periudhe në të dy
gjinit rritet mortaliteti, por prap te meshkujt është më i lart, e
me këtë edhe jetëgjatësia është më e shkurt, pasi që ata punojn
punë më të vështira fizike, janë përdorues më të mëdhenj të
substancave narkotike, alkoolit, duhanit,etj.
Po ashtu edhe migrimet ndikojn në strukturën gjinore. Kjo më së
miri vërehet te rajonet emigruese pasi që kanë “tepric” të
popullsisë femërore, pasi që zakonisht popullsisa e gjinisë
mashkullore shkon për punë në vende të tjera.
Edhe luftërat ndikojn në strukurën e popullsisë sipas gjinisë,
pasi që në luftë humbin jetën kryesisht meshkujt dhe kjo bën që
numri i tyre në raportet gjinore të jetë më i ulët. psh. vendet e
Evropës lindore, si: Federata ruse, Ukraina, Bellorusia; por edhe
vetë Gjermania deri në fund të shekullit të kaluar kanë pasur
“tepric” të femrave dhe raporti ishte në 850 meshkuj kishte 1000
femra. Gjithë kjo është pasoj e humbjeve të mëdha të popullsisë
(meshkujve) gjatë luftës së dytë botërore. Ndërsa sot në botë
raporti në mes dy gjinive është 1009 femra në 1000 meshkuj.
Struktura e moshës
Po ashtu varet nga shtimi natyror, migrimet dhe luftërat.
Struktura e moshës është e rëndësishme dhe ndahet për nga: në
aspektin e riprodhimi i popullsisë dhe në aspektin ekonomik.
a) Strukturën e moshës në aspektin e riprodhimit të popullsisë,
e ndajm në 3 grupe:
1. Fëmijët 0-14 vjeç
2. Prindërit 15-49 vjeç
3. Gjyshrit 50-
Vendet
fëmijët
prindërit
gjyshërit
Gjermania
15
60
25
India
32
60
8
Tabela nr.1. Paraqitja e strukturës së riprodhimit të popullsisë
me përqindje (%).
b) Strukturën e moshës në aspektin ekonomik e ndajm:
1. Mosha e re 0-17 vite
2. Mosha e aftë për punë 18-65(60f)
3. Mosha e vjetër 65(60f) -
Vendet
Mosha e re
Mosha e mesme
Mosha e vjetër
Kosova
29
64
7
Serbia
14
68
18
Tabela nr.2. Paraitja e strukturës ekonomike me përqindje
(%).
Egzistojn 3 tipe të strukturës së moshë:
1. Tipi progresiv (ekspanziv) dallohet me pjesëmarrje të lart të
popullsisë së moshës së re dhe moshës së mesme, ndërsa pjesëmarrje
të ulët të moshës së vjetër. Ky tip është aktual te vendet e botës
së tretë ku kanë natalitet dhe shtim të lart natyror (shumica e
vendeve të Afrikës, Azisë dhe Amerikës latine).
2. Tipi stacionar dallohet me pjesëmarrje të lart të popullsisë
së moshës së mesme, në këto vende nataliteti dhe mortaliteti është
në ulje, psh. Suedia, Sllovakia, Franca,etj.
3. Tipi regresiv: dallohet me pjesmarrje të lartë moshës së
mesme dhe të vjetër. Ky tip është aktual në vendet e zhvilluara të
Evropës, Amerikën veriore, Japoni dhe Australi. Pra dallohen me
mortalitet më të lart se natalitet.
Plakja e popullsisë paraqet procesin gjatë të cilit rritet
pjesëmarrja e popullsisë së moshuar në popullsin e përgjithshme.
psh. në vitin 1950 vetëm 8% e popullsisë së Botës kishin mbi 60
vjetë, ndërsa në vitin 2020 mbi 14%. Mosha mesatare e popullsisë më
e lart është në Japoni me 48,4 vite, pastaj Italia me 47,3 dhe
Portogalia me 46,2, ndërsa moshën mesatare më të re e kanë Nigeri
15,2 dhe Mali me 16,3 vjetë.
Struktura racore e popullsisë
Në bazë të karakteristikave biologjike trupore, siç janë: ngjyra
e lëkurës, lloji i flokëve, pamja e syve, forma e kafkës,etj. Të
gjithë popullsin e botës e ndajm në 3 raca kryesore:
· Raca europoide (e bardhë) përfshin 43% të popullsisë së botës.
Ajo dominon në kontinentin e Evropës, Amerikës veriore dhe
Australisë. Po ashtu shtrihet edhe në Azin veriore, Azin jugore dhe
Azin jugperëndimore, në Afrikësn veriore dhe pjesërisht në Amerikën
latine, ku përfshin pasardhësit e popullsisë emigrante nga Evropa
(kolonizatorve).
tipi europoid tipi indian
· Raca mongoloide (e verdhë) përfshin 29% të popullsisë së
botës, dominon në Azin lindore dhe të mesme, ndërsa pjesërisht merr
pjesë në Azin juglindore dhe Amerikën latine.
tipi aziatik tipi amerikan
· Raca negroide (e zezë) përfshin 14% të popullsisë së botës.
Ajo dominon në Afrik në jug të Saharas dhe pjesërisht merr pjesë në
Amerikën veriore dhe jugore, ku paraardhësit e tyre “shkuan” si
skllevër. Në kuadër të racës së zezë këmi edhe një “racë” e quajtur
Austroloide apo Austro-malejziane, e cila përfshin 0.3% të
popullsisë dhe përbëhet nga: Aborixhinët, Papuanët dhe
Melanezianët.
tipi afrikan tipi austaliano-malajzian
Racat kryesore përbëjn mbi 86% të popullsisë së botës, kurse
pjesën tjetër e përbëjn racat e përziera (kalimtare), që ndahen në
3 grupe:
· Mulatët formohen me martesa mes racës së bardhë dhe të
zezë.
· Mestikët formohen me martesa në mes racës së bardhë dhe të
verdhë.
· Zambosët formohen me martesa në mes racës verdhë dhe të
zezë.
Përzierja më e madhe e racave është në Amerikën latine, ku gjatë
historisë ka pas bashkëjetesë në mes të racave dhe martesa të
përziera.
Struktura religjioze e popullsisë
Religjion do të thotë fe, besim në Zot dhe pranim e rrespektim i
rregullave të caktuara. Fetë më të mëdha në Botë janë:
· Krishterizmi është themeluar para 2000 viteve në Palestinë, me
lindjen e Jezus Krishtit në Betlehem (afër Jerusalemit), libër i
shenjtë i tyre është Bibla, e cila ndahet në Dhjatën e vjetër dhe
Dhjatën e re. Numri i predikuesve është mbi 2.2 miljard apo 28% e
popullsisë së botës. Në vitin 1054 krishterizmi ndahet në Katolik
dhe Ortodoks, kurse nga shekulli i XVI nga Katolikët ndahen edhe
Protestant.
Katolikët: përbëjn rreth 60% të popullsis së krishtere. Vendi i
tyre i shenjtë është Vatikani në Romë të Italisë. Udhëheqës i tyre
shpirtëror është Papa, ndërsa si udhëheqës shpirtëror nëpër shtetet
e ndryshme janë Kardinalët. Katolicizmi është i përhapur në: Itali,
Spanjë, Portogali, Francë, Kroaci, Slloveni, Gjermanin jugore,
Çeki, Sllovaki, Hungari, Poloni, Amerikën jugore dhe në
Filipine.
Protestanët: përbëjn 30% të popullsisë krishtere, janë të
përhapur në Zvicërr, Gjermanin veriore, vendet e Skandinavisë,
Estoni, Letoni, Litvani, Holandë, Belgjik, Angli, Amerikën veriore,
Australi,etj. Protestanët ndahen në disa rryma apo sekte fetare,
si: Metodizmi, Baptizmi dhe dëshmitarët e Jehovait.
Ortodoksët: përbëjn 10% të popullsisë krishtere, vendi i tyre i
shenjtë është Konstandinopoli (Stambolli). Është i përhapur në
Evropën lindore dhe juglindore, si: Federatën Ruse, Ukrain,
Bellorusi, Moldovi, Rumani, Bullgari, Serbi, Mal të zi, Maqedoni e
veriut, Greqi, Armeni, Gjeorgji, Egjipt (Kopt), Etiopi, Siri,
Liban,etj. Tek ortodoksët sot dallojm 16 kisha nacionale
autoqefale, të cilat udhëhiqen nga Patriarku.
· Islami është përhapur si fe në shekullin VII në Gadishullin e
Arabisë. Pejgamber i fundit është Muhamedi a.s. Numri i muslimanëve
në botë është mbi 1.8 miljard apo 22% e popullsisë. Libër i shenjtë
në Islam është Kurani, ndërsa vende të shenjta janë: Meka (Qabja),
Medina dhe Jerusalemi. Islami ndahet në: Sunit me 91% e popullsisë
islame dhe jetojn kryesisht në gadishullin e Arabisë, Afrikën
veriore dhe perëndimore, Azinë jugore, Azin juglindore dhe në
Evropë (gadiashullin Ballkanik). Ndërsa 9% e popullsisë islame janë
Shiit jetojn kryesisht në Iran, pjesërisht në Irak dhe Siri.
· Hinduizmi është i përhapur në Azin jugore, ka rreth 900 milion
predikues, është paraqitur si fe në mileniumin e parë para erës së
re, deri në shekullin e V është njohur me emrin Brahmanizmi, pas
këtij shekulli njihet si Hinduizëm. Hinduizmi beson në jetën pas
vdekjes dhe shoqërin e ndan në kaste: Kshatri, Vajshi dhe
Shudre.
Kshatri përbëhet nga udhëheqsia apo aristrokracia dhe luftarët
me familjet e tyre.
Vajshi e përbëjn popullsin e lirë prodhuese siç janë bujqit,
zejtarët dhe tregtarët.
Shudre përbëhet nga skllevërit. Mirpo, egzistojn edhe një
shtresë e shoqëris sipas hinduizmit e cila quhet Parie (të pa
pastër), kryesisht përbëhen nga Darvidët, të cilët konsiderohen se
″nuk kanë ndjenja shpirtërore″, u ndalohet lutja, hyrja në shtëpit
e shtresave të tjera, punojn punë të rënda dhe pastrojn.
Fe të tjera janë: Judizmi, Konfuxhianizmi, Taoizmi,
Budizmi,etj.
Judizmi është feja më e vjetër. Është themeluar në mileniumin e
dytë para erës së re. Zoti i tyre është Jehova, libri i tyre është
Tanah apo Tellmud. Vendet për lutje janë Sinagogat. Predikuesit e
tyre janë Rabinët. Vend i tyre i shenjtë është Jerusalemi.
Ateizmi përfshin njerëzit që nuk besojn në Zot, përbëjn rreth
20% të popullsis së botës.
Struktura nacionale e popullsisë
Nocioni Kombë rrjedh nga gjuha Italiane dhe ka kuptimin popullë,
fisë. Kombi ka të përbashkët: Gjuhën, territorin, historin,
flamurin, zakonet, kulturën, si dhe jetën ekonomike. Prandaj edhe
në botë dallojm rreth 2000 kombe apo popuj, si psh: Shqipëtar,
Bullgar, Serbë, Gjerman, Francez, Anglez, Kanadez,etj.
Struktura sipas profesioneve
Profesionet gjatë historisë janë formuar, si rezultat i ndarjes
së punës shoqërore. Fillimisht njerëzit kanë pasur “profesion”
mbledhjen e frutave të gatshme, gjuetin dhe peshkimin, pastaj edhe
bujk, blegtor, e më von edhe minator, tregtar, puntor industrial,
arsimor, kulturor, shërbyes civil, programer, dizajner,etj.