KREU I
IDENTITETI DHE VEÇORITË E S TILIT JURIDIKO -ADMINISTRATIV NË
SHQIPE D HE NË R USISHTE
1.1 Gjuha standarde dhe stilet funksionale
Në nivelin e zhvilluar të shoqërisë së sotme stilet funksionale
në të dyja gjuhët që përqasen, në gjuhët shqipe dhe ruse, në
gjendjen e tyre të konsoliduar e të kristalizuar, përbëjnë një ndër
tiparet themelore të përsosmërisë së gjuhëve përkatëse në formë dhe
në përmbajtje. Kjo shkallë e lartë zhvillimi e secilës gjuhë i
përgjigjet zhvillimit bashkëkohor të vetë shoqërisë, nevojave
shoqërore të komunikimit. Çdo sferë e veprimtarisë shoqërore, si të
thuash, ka kështu "nëngjuhën e vet", si variant i mëvetësuar i
gjuhës standarde, si nënsistem i sistemit tërësor gjuhësor. Çdo
stil si nëngjuhë e veçantë shfaqet me tiparet e veçoritë e veta në
format, mjetet leksikore e gramatikore specifike për të, por që,
nga ana e vet, gjuha standarde i fut, i integron këto forma mjete
gjuhësore në funksion të së tërës, duke i shndërruar në njësi të
epshme (duke iu përshtatur çdo funksioni shoqëror) dhe të
diferencueshme (duke i modifikuar në forma e struktura). Kështu,
nga njëra anë, një fjalë si rrënjë ∕ корень mund të jetë si fjalë e
zakonshme (rrënjë e fisit), term në një a disa fusha dije (rrënjë ∕
корень në bot. në mjek. në mat.), kurse për një përmbajtje mund të
shfaqen strukturalisht të diferencuara një varg njësish si për këtë
çështje/ об этом вопросе, në lidhje me këto çështje / в св язи с
этим вопросом, përsa i përk et kësaj çështjeje / что касается этого
вопроса etj.
Deri më sot sipas sferave të veprimtarisë shoqërore janë pranuar
pesë stile: stili i
letërsisë artistike ∕ стиль художественной литературы, stili
politiko -shoqëror / общественно-политический стиль, stili fetar /
религиозный стиль, stili shkencor- teknik / научно-технический
стиль dhe stili juridiko-administrativ 1/ официально-
деловой стиль. Paraqitja e stileve në këtë rend përbën realisht
një farë përshkallëzimi deri në një kundërvënie ndërmjet dy stileve
të vendosur në fillim dhe në fund të këtij rendi, siç janë stili i
letërsisë artistike / стиль художественной литературы, nga njëra
anë, dhe stili juridiko-administrativ ∕ официально-деловой стиль,
nga ana tjetër. Këtë kundërvënie mund ta vlerësojmë mbi bazën e
tipareve të çdo stili, të cilat lidhen me funksionet e secilit prej
tyre. Prej këtej rrjedhin tipare të tjera dytësore që plotësojnë
veçoritë e shfaqjes të secilit stil, të kundërta njëra me tjetrën,
si, psh. figurshmëria në stilin e letërsisë artistike dhe
pafigurshmëria në stilin juridiko-administrativ, toni i "nxehtë" në
të parën, kurse toni ―i ftohtë‖ në të dytën etj. Nga prania e
tipareve të afërta të stileve në raport me njëri tjetrin mund të
vërehet se më pranë stilit juridiko - administrativ qëndron stili
shkencor-teknik, kështu që, deri në një farë shkalle, stil i i
letërsisë srtistike mund të paraqitet i kundërt edhe me stilin
shkencor-teknik ∕ научно- технический стиль. Në këtë mënyrë dy
stilet e tjera, stili politiko-shoqëror ∕ общественно-политический
стиль dhe stili fetar ∕ религиозный стиль, si pak a shumë të
diferencueshëm njëri nga tjetri, i pari me funksion ndikues, kurse
i dyti me funksionin sugjestiv, zënë pozicion ndërmjetës midis
stilit të letërsisë artistike ∕ стиль художественной литературы në
njërin skaj dhe dy stileve të tjera, stilit shkencor-
1 Xh.Llos hi, vepër e c ituar, X.
( Stili jurid iko-ad ministra tiv në gjuhë n shq ipe në përqa
sje me gjuhë n ruse )
(1)
teknik ∕ научно-технический стиль dhe stilit
juridiko-administrativ ∕ официально-
деловой стиль, si stile të specializuara, në skajin tjetër.
Në qoftë se këtë renditje të stileve, në bazë të përshkallëzimit
të tyre deri në kundërvënie, do ta shprehnim në vlera numerike, ku
numrat 1 dhe 5 do të përfaqësonin dy pozicione kundërvënëse,
atëhere mund të bënim një paraqitje skematike të mëposhtme:
st.let.art.∕ст.худ.лит.1→st.pol.shoq.∕общ.пол.ст.2→st.fet.∕рел.ст.
2.5→st.shk.tek∕нау.те.ст. 4.5→ st.jur.ad.∕оф.де.ст.5. Nga
paraqitja numerike, e dhënë në formë të përshkallëzuar, dalin në
pah afërsitë dhe largësitë e stileve në raport me njëri tjetrin.
Kështu stili politiko-shoqëror (2 njësi) del jo shumë larg stilit
të letërsisë artistike (1 njësi), por është shumë më a fër stilit
fetar (0.5), meqë njëri paraqitet me funksion ndikues, kurse tjetri
me funksion sugjestiv, pra, të afërt nga ana e tipareve që
karakterizojnë secilin. Nga ana tjetër, një largësi me vlerën 0.5
ndan dy stilet e specializuar, që nga 4 deri 4.5 zënë pozicionin
skajor të stileve. Gjithësesi mund të arrihet në përfundimin se
lidhur me rastin që trajtojmë, vërehet se stili juridiko-
administrativ/официально-деловой стиль për nga funksioni
mbizotërues dhe tiparet që karakterizojnë, përbën një stil me
veçori të veta si në rrafshin e leksikut, ashtu edhe në atë të
fushës si gramatikës (të fjalëformimit, të morfologjisë dhe të
sintaksës). Duhet nënvizuar se, përderisa ai paraqitet në kufijtë e
një përshkallëzimi, ai ka edhe tipare të veçanta që e afrojnë me dy
stilet e tjera, që zënë në skemë një pozicion ndërmjetës, ndonëse
stili tjetër i specializuar, stili shkencor-teknik /
научно-технический стиль qëndron më pranë tij me tipare të
përfërta, ndonjëherë edhe të përbashkëta. Megjithatë, edhe kjo
rrethanë e fundit nuk e pengon atë të paraqitet si formim i
mëvetësuar, i përbërë nga mjete gjuhësore, forma, struktura tipike
për atë vetë. Me anë të tyre ai kryen funksionin e tij mbizotërues
për të realizuar nevojat e qëllimit e komunikimit të sferës së vet
shoqërore, të sferës së veprimtarive juridiko-administrative me
funksionin parashkrues.
Përveç kësaj, në përshkallëzimin e dhënë mund të bëjmë edhe një
rigrupim të stileve, i cili është pranuar kohët e fundit në
studimin e stileve nga këndvështrimi i terminologjisë (shih P iht2,
Sager3). Kështu gjuha standarde mund të ndahet në tërësinë e vet në
dy pjesë: në gjuhën e përgjithshme4, (ku futet stili i letërsisë
artistike dhe dy stilet e tjera, stili politiko-shoqëror dhe stili
fetar pa praninë në to të terminologjisë ose me prani të kufizuar
të saj) dhe në gjuhën e specializuar 5, ku futen stili shkencor
teknik dhe stili juridiko-administrativ, por sipas rastit edhe
stili politiko-shoqëror dhe stili fetar me prani të spikatur të
terminologjisë (si psh. një traktat politik "Politika dhe
shoqëria", një traktat teologjik "Feja dhe shkenca" etj.)
2 H.Pi ht, ―Termino logjy: An Introduction‖, Kopenhagen, 1985
(Sipas Pihtit Gjuha ndahet në: Gjuhë e përgjithshme (Genera l
Language) dhe Gjuha speciale (Language for Specia l Purpos es
(LSP)))
3 J.Sager,‖ A practical cours e en terminology process ing‖, Ams
terdam-Philadelfia, 1990.
4 H.Piht, vepër e cituar, 2.
5 H.Piht, vepër e cituar, 2.
Gjuha standarde
Cтандартный (литературный) язык
Gjuha e përgjithshme Gjuha e specializuar
Общий язык Специализированный язык
ose:
Gjuha standarde 6
Cтандартный (литературный) язык
Ligjërimi i përgjithshëm Ligjërimi i specializuar
Общая речь Специализированная речь
Krahas kësaj, sipas nesh, duke u thelluar më tej në tiparet e
mësipërme të stileve funksionale, vështruar nga ana e
terminologjisë, mund të bënim një klasifikim më të diferencuar të
gjuhës standarde, të cilën mund ta paraqisnim skematikisht si më
poshtë:
Gjuha standarde shqipe7
gjuha e përgjithshme gjuha e specializuar
( pa prani të terminologjisë
ose me prani shumë të kufizuar të terminologjisë )
gjuha e specializuar gjuha e specializuar e përzier e
mirëfilltë
stili politiko-shoqëror stili fetar
- me prani të terminologjisë - me prani të terminologjisë
- pa prani tëterminologjisë - pa prani tëterminologjisë
stili tekniko-shkencor stili juridiko-administartiv
- me prani të terminologjisë - me prani të terminologjisë
.-me prani të shkallëzuar të. - me prani të shkallëzuar të
terminologjisë terminologjisë
6 A.Dur o, ―Termi dhe fja la‖, T iranë, 200 9.
7 Kjo s ke më ës htë marrë nga A.Duro ― Studime gjuhës ore:
terminologji, gjuhës i ko mpjuterike, kritikë -
biblografi‖, T iranë, 2012.
Русский стандартный (ли тературный ) язык
общий язык специализированный язык
без наличия терминологии
(или с очень ограниченным наличием
терминологии)
смешанный собственно
специализированный язык специализированный язык
общественно-поли тический стиль религиозный стиль
- с наличием терминологии - с наличием терминологии
- без наличия терминологии - без наличия терминологии
научно-техни ческий официально - деловой стиль стиль
- с наличием терминологии - с наличием
терминологии терминологии
- с наличием - с ступенчатым терминологии
Në vijim të klasifikimit të mësipërm stilin
juridiko-administrativ mund të ndanim në nënstile, të cilat,
ndonëse në mënyrë të veçantë nga tematika e lëndës dhe kryesisht
nga terminologjia, diferencohen njëri nga tjetri, ato edhe
integrohen me elementet
përbërëse të tyre. Skema e mëposhtme është marrë nga H.Desjaeva
8 ―Stilistika ruskovo
jazika‖, duke u përkthyer dhe përshtatur në shqip.
Stili juridiko-administrativ
(Официально деловой сти ль)
nënstili thjesht juridik nënstili ligjvënës nënstili
administrativ nënstili diplomatik
(собственно юридический (законодателтный (административный
(дипломатический
подстиль) подстиль ) подстиль) подстиль)
Përsa i përket stilit juridiko-administrativ, ashtu edhe stilit
shkencoro-teknik, mund të pohohet se prania në tekstet e secilit
prej tyre të termave të fushave përk atëse, u jep teksteve
ngjyresën e stilit të secilës sferë, duke e ngritur gjuhën e
tekstit në nivelin e kërkuar të kësaj sfere. Megjithatë pakësimi
gradual i dozës së sasisë së leksikut terminologjik të fushës së
dhënë, sidomos futja e saj në mënyrë sporad ike, ia bjerr
gjuhës
8 Н. Десяева, « Стилис ти ка современного русского языка»,
Москва , 2008.
së tekstit tiparet e stilit përkatës, duke e afruar me stilet e
paspecializura deri në gjuhën e përgjithshme. Kështu p.sh., kjo
mund të ndodhë në një tekst shkencor popullor nga fusha
juridiko-administrative, në një tekst të një artik ulli në gazetë,
ku flitet për një problem me temë nga kjo sferë etj., ku në këtë të
fundit, mund të futen ndonjëherë edhe vlerësime
subjektive-emocionuese e të figurshme, krahas parashtresës që
çështjes juridike në mënyrë speciale. S ipas shkallës së pranisë së
terminologjisë shkallëzimet e shfaqjes së stilit përkatës mund t‘i
ndanim në tri nivele: i lartë, (në të cilin tiparet e stilit
juridiko- administrativ dalin në pah në mënyrë të plotë, çka vihen
re në tekste drejpërdrejt speciale), i mesëm (në të cilin tiparet
themelore të stilit janë të spikatura, por kemi një farë rrëgjimi
(reduktimi) të terminologjisë së fushës përkatëse (çka vihet re në
tekste të karakterit teorik etj.); i ulët (në të cilin mbizotëron
tematika e fushës në fjalë, por bjerret terminologjia, (çka çon në
futjen në tekst edhe të elementeve të gjuhës së përgjithshme,
elemente të figurshme etj., që ulin karakterin formal të gjuhës së
tekstit). Po sjellim tre shembuj tipikë nga secili nivel në të dyja
gjuhët, duke nxjerrë në pah ndonjë tipar të spikatur në çdo
nivel.
1. Niveli i lartë i pranisë të terminologjisë (tekst thjesht
special): shq.: Objekti i krimit të vjedhjes me dhunë janë
marrëdhënie juridike të vendosura për të siguruar
paprekshmërinë e pasurisë së personave fizikë, personave
juridike, dhe të shtetit, të mbrojtura pasaçërisht me
legjislacionin penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale. Pra,
siç del, vjedhja me dhunë ka dy objekte; pasurinë që është objekti
kryesor dhe personin, objekti dytësor.
1.1.rus.:Федеральное законодательтство вкл ючает в себя Консти
туцию
РФ, федеральные конституционные законы, федеральтные законы,
указы и распоряжения Президента РФ, постановления и распоряжения
Правительства РФ, нормативные акты федеральных органоисполнительной
власти, акты Конституционного Суда РФ по вопросам местного
самоуправления.
Afërsisht në të dyja copat tekstore në të dyja gjuhët në rreth
26-28 njësi leksikore (kuptimplota) 16 janë terma (fjalë e
togfjalësha), kurse 7-8 janë joterma. Në mënyrë të veçantë
togfjalëshat terminologjikë (vjedhje me dhunë / федеральная органо-
исполнительная власть ) spikatin karakterin special të fushës.
2. Niveli i mesëm (tekst special shkencor): shq.: Subjekti i së
drejtës quhet
personi që merr pjesë ose që mund të marrë pjesë në marrëdhënien
juridike. Sipas karakterit të marrëdhënieve juridike numri i
subjekteve të së drejtës mund të jetë i ndryshëm, por vetëkuptohet
jo më pak se dy, sepse marrëdhënia juridike është marrëdhënie midis
njerëzve dhe prandaj kemi kurdoherë të paktën dy pjesëmarrës së
saj. Edhe pozita juridike e subjektit të së drejtës në marrëdhënien
juridike mund të jetë e ndryshme; ai mund të realizojë të drejta të
caktuara ose të kryejë detyrime të caktuara, por në shumicën e
rasteve mund të bëjë njëkohësisht si nj ërën dhe tjetrën.
2.1. rus. Существовавший в нашей стране долгое время принцип
единства прав и обязанностей был обусловлен правильным тезисом о
взаимной ответственности государства и гражданина, общества и
личности. «Нет прав без обязанностей, и нет обязанностей без прав»
- этому утверждению корреспондирует необходимость осознания каждым
человеком и гражданином своей ответственности перед государством и
другими людьми при осуществлении своих прав.
Në të dyja copat tekstore spikat niveli mesatar i pranisë së
terminologjisë së fushës dhe mbizotëron leksiku i përgjithshëm i
tipit libror (karakter, numër, realizoj / необходимость, осознание,
личность). Kështu, leksiku i përgjithshëm, kryesisht libror përbën
gati dyfishin e sasisë së termave (rreth 20 joterma d he rreth 10
terma).
3. Niveli i ulët i pranisë së terminologjisë (tekst nga shtypi
periodik ): shq.:―Në koshiencën e çdo ish-ushtaraku sot është
konsoliduar bindja se trajtimi financiar i tyre sipas aktit
normativ të qeverisë është vetëm një veprim i përkohshëm pasi, në
fund të fundit, një ditë do të paguhen sipas vendimit të Gjykatës
Kushtetuese. Si për ironi të fatit ushtarakët ishin të parët që ―u
pajisën‖ me statusin gjatë seancës mbresëlënëse të parlamentit të
parë pluralist shqiptar në vitin 1991. Por kjo mbeti vetëm një
stoli teorike e pavlerë, pasi shijen e plotë nuk i provuan
asnjëherë:
3.1. rus.: В нашей стране никогда было наказание в виде 30 лет
лишение
свободы – сейчас есть. 20 лет ли шения свободы в судах «дают» с
олимпийским спокойством. И получилось, что жестокость карательной
политики, власть того, чтобы быть рычагом управления, как понимает
его законодатель, превратилось в тормоз. И у людей сформировано
соответствую щее правосознание: с преступниками надо обращаться как
можно более сурово.
Siç mund të vihet re në këtë nivel prania e termave është shumë
e ulët, për në ato masë sa të kuptohet se kemi të bëjmë me një temë
nga fusha e së drejtës (si, psh., akt normativ, vendim, seancë /
наказание, лишение свободы, законодатель), kurse leksiku i
përgjithshëm mbizotëron në mënyrë të ndjeshme, madje ka edhe leksik
me ngjyresa emocionuese-shprehëse dhe të figurshme në të dyja
gjuhët, si, p.sh., për ironi të fatit, stoli teorike, shije e plotë
/ олимпийское спокойствие, рычаг управления, обращаться сурово.
Nga shembujt e dhënë më sipër mund të vihet re gjithashtu se
pozicioni i skajshëm i stilit juridiko-administrativ
(официально-деловой стиль), lidhet jo vetëm me shkallën e lartë të
nivelit të pranisë së terminologjisë në të, por edhe me veçoritë e
shfaqjes brenda tij të leksikut joterminologjik dhe të dukurive
gramatikore. S igurisht këto të fundit dalin në të në formën më
specifike, më të kufizuar dhe më të ngurosur, në krahasim edhe me
stilin shkencor-teknik. Këtu ndikojnë sigur isht një varg faktorësh
jashtëgjuhësorë, të cilët lidhen me vetë specifikën e kësaj fushe
veprimtarie shoqërore, si saktësia e lartë e koncepteve, koherenca
e madhe e gjykimeve dhe arsyetimeve, fuqia argumentuese e tyre
etj., të cilët do të trajtohen hollë sisht më tej.
1.2 Rreth historikut të stilit në secilën gjuhë 9
1.2.1 Në gjuhën shqipe: (Gjuha, stili, terminologjia)
Në kuptimin më të specifikuar të fjalës, e drejta, si fushë
veprimtarie njerëzore, në çdo shoqëri të çdo vendi, ka lindur në
fillesat e organizimit të saj si bashkësi shoqërore, krahas me
marrëdhëniet e tjera: fetare, ekonomike, politike etj., ose e
kombinuar me to ose në gjirin e tyre. Q ysh në lashtësinë
greko-romake e drejta në formën e praktikave gjyqësore ka qënë p
jesë e oratorisë së njerëzve si përfaqësues të pushtetit për të
shpallur urdhëra, zgjidhur probleme të ndryshme lidhur me
pronësinë, marrëdhëniet në familje, me shtetin etj. Kjo formë e
praktikës juridike është zhvilluar në çdo vend të botës në vartësi
nga niveli i zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore, kryesisht
ekonomike, tregtare, kulturore etj.. S i e tillë ajo mund të
gjurmohet, sikur edhe në mënyrë hipotetike, në fazat e organizimit
pushtetor (shtetëror) të shoqërisë, kur në zanafillë ekzistonte
shteti administrativ, ndonëse vendës ose i huaj. Duke e vështruar
nga kjo pikëpamje, lidhur me vendin tonë, mund të pohohet, edhe mbi
bazën e të dhënave sado rudimentare, se marrëdhëniet në fushën e së
drejtës dëshmohen qysh në shek XIII në gjirin e lidhjeve tregtare
të principatave të Arbrit me Raguzën nga akti i parë ndërkëmbëtar,
nga administrata e një sudimtari shqiptar. Pas shtetit të
Skëndërbeut për shumë shekuj marrëdhëniet e së drejtës janë
ushtruar nga administrata osmane dhe në osmanishte, kurse
marrëdhëniet tregtare janë mbajtur në gjuhët e vendeve fqinje. Kjo
do të thotë se praktika juridike në vendin tonë për shekuj me radhë
është zhvilluar në gjuhë të huaja (në gjuhën turke të pushtuesit
dhe në gjuhët fqinje, si në italishte, greqishte). Megjithatë ,
ekzistenca e kanuneve lokale dëshmon për mënyrën gojore të
shprehjes së praktikës të së drejtës, pra, në gjuhën shqipe, çka do
të thotë se në formën gojore të gjuhës, përdoreshin edhe fjalë
shqipe të specializuara nga fusha e së drejtës, që lidheshin me
kanunet, të cilat mund të konsiderohen nga vështrimi i sotëm i t
yre si terminologji në miniaturë, që siç thotë Xh. Lloshi
―Standardizimi gjuhësor, sado gojor, ka fillesa të këtij stili‖.
Megjithatë depërtimi në shqipe i fjalëve speciale nga fusha e së
drejtës përmes letërsisë fetare, të pasqyruar në numër mjaft të
kufizuar vihet re qysh në Mesharin e Buzukut dhe duke u zgjeruar më
tej në veprat fetare të Budit dhe Bogdanit. Një varg fjalësh terma,
që
përdoren sot, kanë gjetur pasqyrim në F jalorin e F rang
Bardhit10 si: ankim, ankohem,
ankues, betohem, bindje, detyroj, devocion, dëshmi, dëshmitar,
dëshmoj, dhunoj, dhuratë, faj, grabitje, gjyq, gjykatës, këshill,
këshilltar, këshilltore, kundërshtar, ligj, trashëgim, mashtrues,
peng, qortim. Nga ana tjetër, qys h në shek. e XVII kodikët ose
kanonizmat e esnafëve, të ciët kanë nisur në gjuhë të huaja,
dalëngadalë kanë përfshirë edhe shqipen. Sipas Xh.Lloshit11 ―për
shekullin e 18-të dokumentohet që shkrimi shqip është shtrirë në
defteret e reshperëve; alfabeti i Todhrit përdorej nga tregtarët
elbasanas në llogaritë e tyre. Më vonë në S hkodër italishtja
përdorej vetëm në marrëdhëniet tregtare me
Venedikun, kurse në letrat shqipen e shkruanin me alfabetin e
autorëve të vjetër. Po
9 Një his torik i s hkurtër i kët ij s tili bëhet nga Xh. Llos
hi (s hih 10). (Po bë jmë n jë paraqit je të s hkurtër të his
torikut të s tilit juridiko -ad minis trativ në gjuhën s hqipe,
duke u përqëndruar në fus hën e terminologjis ë, meqë këtu s
pikatin më s humë tiparet e tij).
10 V. Pr oko, A. Dur o, Për faqësimi i fushave të dijes dhe
tematik e në Fjalorin e Frang Bardhit , në ―Frang
Bardhi 400-vjetori i lindjes ‖, Pris htinë, 2007.
11 Xh. Llos hi s hih 1.
kështu Z.Jubani ka përkthyer Kodin dhe shtojcën e procedurës
tregtare osmane, pasi qysh
më 1870 kishte shtruar nevojën e shqipërimit të legjislacionit
osman‖.
Qysh para periudhës së Rilindjes, janë vënë re përpjekje për të
futur në gjuhën shqipe kombëtare që sapo po krijohej edhe fjalë nga
fus hat që lidheshin me të drejtën (shtetin, ligjet etj.), që kanë
shërbyer si fillesa të stilit juridiko-administrativ. Këto fillesa
i gjejmë sidomosnë format e oratorisë gojore, të lidhura
drejtpërdrejt me praktikën juridike, si edhe me letërsinë fetare,
ku takohen fjalë të specializuara nga leksiku i përgjithshëm për
këtë fushë si: detyroj, faj, grabitje), si edhe edhe në dokumentet
e marrëdhënieve tregtare. Prej këtej del se terminologjia i ka
paraprirë krijimit të këtij stili, duke ndikuar mbi një varg
tiparesh që ky stil ka fituar më vonë si i mëvetësuar, si
njëkuptimësia e fjalëve, njëtrajtësia e strukturave sintaksore. Më
poshtë po bëjmë një përshkrim të periudhave, nëpër të cilat ka
kaluar zhvillimi terminologjisë shqipe i fushës të së drejtës, e
cila ka përbërë më vonë bërthamën e stilit
juridiko-administrativ12.
Periudha 1878-1912, e cila mund të pranohet si faza
terminologjike fillestare e
këtij stili. Në këtë periudhë ekzistonte përsëri e drejta
zakonore edhe pse kemi përpjekjet për organizimin shtetë ror, që
përvijohet qysh nga Lidhja e Prizrenit. Në këtë fazë vihet re
prania e leksikut të huaj në leksikun e përgjithshëm qysh nga fundi
i shekullit të 19 -të dhe intensifikimi i depërtimit të tij në
leksikun terminologjik, si leksiku turk i së drejtës. P o kështu ka
ndikuar korrespondenca me gjuhët e huaja, sidomos në frengjishte,
si gjuha e kulturës dhe diplomacisë, si edhe në italishte. Këto
rrethana kushtëzuan futjen e disa njësive leksikore të huaja në
fushën e së drejtës si: nom, nahije, amnisti, memur (nëpunës)
,prefekturë ,ministeria( qeveri), organizatë, tradicion, guvernë
(qeveri), komision, autonomi, neutre (i paanë), kompetencë, rezhim,
etj . Në këtë periudhë vërehet mbizotërimi i leksikut turk jo si
terma të mirëfilltë, por si njësi speciale: sanxhak, vilajet, kaza,
vali, merqez etj. Kjo situatë problematike për terminologjinë është
ndier fort qysh nga Rilindësit, të cilët duke punuar për hartimin e
teksteve shkollore, ndonëse të nivelit të ulët shkencor-teknik,
janë ndeshur ballë për ballë me t ermat e huaj, që shërbenin si
shënues të koncepteve të fushave bazë të dijes. Ata janë përpjekur
që të krijonin a të gjenin sa më shumë barasvlerës shqip, çka ka
ndihmuar për t‗i kuptuar sa më lehtë dijenitë shkencore, në kushtet
e padijes që ekzistonte në atë kohë në vendin tonë. Merita e
Rilindësve dhe e pasuesve të tyre është se ata, duke punuar për
lëvrimin e terminologjive bazë u orientuan kaq shumë pas
shqipërimit të termave të huaj, saqë krijuan edhe sisteme termash
vetjakë shqip për fusha të caktuar a. Në veprën e tij «S hqipëria
ç'ka qënë, ç'është
e çdo të bëhet» 1899 13 Sami F rashëri , ka përdorur një grup
fjalësh të leksikut të së drejtës
si qeveri, krei i qeverisë, qeverindar, k abineto (këtë të
fundit e ka huazuar nga italishtja), këshilli i përgjithshëm,
ministretë, gjyqet, gjykatët etj. Një pjesë është formuar sipas
modeleve të huaja ose në formën e kalkeve, rrallë është futur edhe
ndonjë term i huaj si kabineto, ministri.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit luftoi për një shtet shqiptar dhe
prandaj proble- mi i
gjuhës për këtë shtet del që në hapat e parë të saj. Në
programin e botuar më 15.9.1878 thuhej: "6. Gjuha osmane të mbetet
si gjuhë zyrtare në korrespondencën dhe letërkëmbimin e vilajetit
me Portën e Lartë. Megjithkëtë në keshillat e gjykata ve të
perdoret gjuha shqipe dhe diskutimet të zhvillohen në këtë gjuhë."
Në maj 1879 Lidhja
12 Shih për këtë periudha: E. Shehu , Ndikimi i kontakteve
ndërgjuhës ore mbi formimin dhe zhvillimin e leks ikut të s ë
drejtës , ―Sf‖, 2010/ 3-4.
13 S. Fras hëri, ― Shqipëria ç‘ka qënë, ç‘ës htë e ç‘do të
bëhet‖, Tiranë, 1980.
hapi në Kosovë një gjykatore shqiptare, që u pranua nga
autoritetet e Stambollit. "Radhuashkronja" e J. Vretos (1889) ka
edhe mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit. Kërkesat për ta futur
shqipen në administratë, gjyqe etj., tingëllojnë me forcë në
gjithë
shtypin shqiptar në prag të Pavarësisë. F. Konica 14 me 1901
botoi fjalë të reja, me
mëtimin që të krijonte në shqipen të gjitha fjalët
administrative dhe politike.
Periudha 1912-1930 15 përkon me shpalljen e Pavarësisë, krijimin
e shtetit shqiptar, organizimin e tij, ligjshmërinë,si dhe me
ngjarje të tjera të rëndësishme, si
ardhja e Princ Vidit dhe Kongresi i Lushnjës. Faktorët
jashtëgjuhësorë të tillë ndikuan në pasurimin e terminologjisë të
së drejtës, fillimin e fazës së formimit të terminologjisë si
fushë. Kjo mund të quhet dhe faza fillestare sistemore e
terminologjisë.Terminologjia e së drejtës e kësaj periudhe pati
ndikim të fuqishëm nga italishtja, kryesisht në formimin e termave
nga fusha praktike e së drejtës, çka lidhej me krijimin e
dokumenteve apo akteve ligjore si: memorandum, milicia, sovrane,
dekret, senat, statut, monarki, organ kolegjial, kabinet,
indipendencë, komision, parlament etj.
Dokumentet e qeverisë së I.Qemalit në nëntor 1912 në Vlorë
shënojnë ravijëzimin e këtij stili në funksionin e vet kryesor, ku
vendin kryesor e zë terminologjia e fushës së ligjeve. S hqipja u
shpall gjuhë zyrtare dhe si akt i parë legjislativ në fushën e
organizimit gjyqësor kombëtar shërbeu Kanuni i Zhurisë (maj 1913),
ndërsa akti më i rëndësishëm ishte Kanuni i Përtashem i
administratës civile të Shqipërisë (nëntor 1913). I pari proces
gjyqësor në gjuhën shqipe u shkrua në fund të vitit 1912 nga K. F
loqi, i cili harto i disa shkrime juridike, kurse tek "E drejta
kushtetuese" u botua një fjalorth në katër gjuhe. S i nevojë e
mprehte doli çështja e terminologjisë dhe emërtesave të plota. N
isën të botoheshin fjalorë shqip dhe turqisht e frengjisht.
"Zgjimi" me 1913 ne Korçë botoi një terminologji ushtarake me 315
fjalë. Edhe Komisia Letrare e Shkodrës u mor me këto probleme. Këtu
vlen të sjellim një varg shembujsh, që nxjerrin në pah kontributin
e kësaj Komisie për kodifikimin e gjuhës shqipe për përdorim zyrtar
të saj, duke përcaktuar termat e administratës dhe të ushtrisë. Një
ndër parimet udhëheqëse ka qënë krijimi i një terminologjie sa më
shqipe. Prof. Emil Lafe ka trajtuar këtë problem duke sjellë një
varg shembujsh që hedhin dritë mbi fillimet e formimit të
terminologjisë juridike në gjuhën shqipe që i përkasin periudhës
pas shpalljes së Pavarësisë 16 Në artikullin e cituar ai komenton
në mënyrë shkencore Listën në formë fjalori shqip-turqisht të
botuar nga
Komisia e S hkodrës në ―Laimet e Komisës Letrare shqipe në
Shkodë r‖(1918)17. Në listë
përmbahen rreth 360 terma nga fusha e së drejtës; ndër to janë
lënë 14 turqizma, kurse pjesë tjetër janë shqipe. N ga shqyrtimi që
i bëhet prej E.Lafes, ―bie në sy‖, siç nënvizon ai ―së pari
shturqizimi i terminologjisë‖. Më tej ai bën një paraqitje të
hollësishme për punën e bërë me leksikun terminologjik, të kryer
nga hartuesit e fjalorit, të cilët kanë zbatuar parime e kritere të
rrepta shkencore. ―Së dyti18, vijon ai, si veçori e punës me
terminologjinë është ―ngritja në terma e një vargu fjalësh‖. N ga
shqyrtimi i termave të përcaktuar nga Komisia Letrare e Shkodrës
bie në sy: së pari, shturqizimi i terminologjisë
14 K. J orgaqi, ― Fa ik Konica, Mendime gju hës ie‖, Omera GVG,
T iranë, 2008.
15 L. Nos i, ―Do ku mente his torike (1912 -1918)‖, Tiranë
2007.
16 E. Lafe, ―Fillimet e formimit të terminologjis ë juridike në
g juh ën s hqipe,‖ Perla‖,T iranë, 2010/2-4.
17 E. Lafe, po aty.
18 E. Lafe, po aty.
(14 terma turqisht u lanë në përdorim); së dyti, ngritja në
terma e një vargu fjalësh e shprehjesh të gjuhës së përgjithshme,
si: ankim, be në rrenë, dam, dorëzanës, dorëzani, gjykoj, gjyq,
ligj, mashtroj, mprojtje, padis, vendim etj.; së treti, krijimi i
një vargu neologjizmash prej fjalëve të mësipërme dhe prej fjalësh
të tjera të njohura, si: çdamnim, çdamnoj, emnim, emnoj, ftues
(gjyqi), gjyqtar, ligjorësoj, ligjorësim, ligjorisht, i ligjtë,
lutje, ndërgjyqës, i ndërgjyqshëm, paditës, i pandehun, etj.; së
katërti, mbështetja në gjuhët neolatine, prej të cilave u mor një
numër i konsiderueshëm termash dhe u krijuan edhe terma të
prejardhur, si: akt, apel (me rrjedhojat e saj apeloj, apelim, i
apelueshëm), argument, delikt, dokument, dosje, dublikatë, ekspert,
identitet, krimën (me rrjedhojën e saj), licencë, origjinal,
procedurë, prokuror, sekuestër, sekuestroj, ekzekutoj, ek zekutim,
ekzekutues, përkvizitë, proces-verbal, rekuizoj, regjistër, uzurë
etj..
Periudha 1930 deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore . Qysh
pas vitit 1922
gjithë politika gjuhësore u orientua nga përdorimi i "gjuhës
zyrtare" në shkollë e në administratë, duke qënë një variant mbi
bazë dialektore të mesme, por ecuria ka qënë e ndërlikuar dhe
çeshtja e "gjuhës zyrtare" në thelb u shkri në çështjen më të gjerë
të gjuhës standarde. Vazhduesit e traditave të Rilindjes, si A.
Xhuvani, M. Logoreci, punuan drejtpërdrejt për një shqipe të
përpunuar në ligjet, dokumentet administrative, në ushtri e
shkollë. Më 1932 u botua i pari fjalor terminologjik ushtarak me
rreth 900 terma.
Periudha 1945-1980.
Pas Luftës II Botërore vendosja e një shteti ideologjik solli
ndryshime-politikisht të
qëllimshme për t' u dalluar "nga regjimi i vjetër" e sidomos për
të mënjanuar atë që i përkiste
"rendit borgjez". Për këtë u ndoqën emërtesat sipas rusishtes,
p.sh. ne vend te bashki u perdor Komiteti ekzekutiv (sipas
rus.исполнительный комитет), gjeti vend gjerësisht mbiemri popullor
në emërtimet e ndryshme (ushtria popullore, këshilli popullor,
Republika Popullore, gjykatat popullore). U përjashtuan emërtimet e
ndarjeve administrative dhe të hierarkisë perkatese: prefekt,
prefekturë, nënprefekturë. Është interesante, se më parë ishin
përdorur xhandar, milic dhe tashti ato shiheshin si fjalë me
konotacion, prandaj filluan të përdoren polic-polici. Sindikatat u
mbiquajtën bashkime profesionale, sipërmarrjet u bënë ndërmarrje,
kryepunetorët quheshin brigadierë dhe ky proces preku të gjitha
emërtimet e tjera, që lidheshin me konotacione ideologjike të
papranueshme. Njëkohësisht u përkthyen ose u përpunuan emërtesa të
reja bashkë me riorgamzimin e jetës shtetërore e sidomos me
asgjesimin e pronës private dhe të lirive individuale.
Faza më e gjatë e kësaj periudhe përkon me lidhjet e ngushta të
vendit tonë me ish-Bashkimin Sovjetik, të cilat u ndikuan më vonë
edhe nga kontaktet e literaturës
shkencore-teknike shqipe, me literaturën në gjuhën ruse, në
mënyrë të veçantë përmes teksteve mësimore 19 që përshtateshin për
nevoja të shkollës së lartë. Ndikimi i rusishtes pati rrjedhoja në
mënyrë të veçantë edhe në përsosjen dhe konsolidimin e mëtejshëm
të
terminologjisë të së drejtës, sikurse edhe të shumë
terminologjive të tjera të shqipes. Kryesisht kjo u pasqyrua në
marrjen e modeleve ruse në krijimin e termave me mjetet e
shqipes dhe brumin e saj leksikor, duke aktivizuar ndajshtesat
shqipe për formimin e termave abstraktë 20si-(ë)si,-(ë)-ri, -i, si:
kushtetutshmëri (конституционность),
19 L. Myrtaj, Hyr ja e përk ohshme e huazimeve ruse në shqipen e
folur përmes terminologjisë , në
―Se minarin ndërko mbëtar për gjuhën, letërs inë dhe kulturën s
hqiptare‖, 28/1, Pris htinë, 2009.
20 E. Lafe, ― Razvitije k nizhnoj lek siki albanskovo jazik a vo
vtoroj pollovinje XX v. ‖ në ―Studia Linguis tica
et Balcanica‖, Sant-Peterburg, 2001.
ligjshmëri (законность), pronësi (собственность), papajtueshmëri
(несовместимость) etj. K y ndikim u ndie më shumë në formimin e
termave togfjalësh sipas modeleve ruse si: akt i gjendjes civile, e
drejta e manifestimit publik, firmë e personit juridik etj. Po
kështu u përdor kalkimi në krijimin e termave kompozita deri në
terma togfjalësh21. Në këtë mënyrë u ndërtua terminologjia si
sistem i qëndrueshëm dhe homogjen edhe në këtë fushë edhe me brumin
e brendshëm të shqipes.
Periudha 1991 deri më sot
Ngjarjet e vitit 1990-1991, të drejtuara kundër gjithë shtetit
monist diktatorial, u shoqëruan me një perbërëse të fortë gjuhësore
pikërisht në këtë fushë, prandaj sollën një proces në drejtim të
kundërt. Kështu u rikthyen në gjuhët emërtimet speciale nga fusha
juridiko- administrative: bashki, prefekturë, prefekt, sindikatë,
fletorja zyrtare. Megjithatë procesi përsëri nuk është i thjeshtë,
por një gjë mund të shihet si e sigurtë: pak nga pak veprimtaria
shtetërore e administrative po shkëputet nga ideologjizimi, kurse
depolitizimi po sjell ndryshimet përkatëse, duke e bërë leksikun e
fushës më të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve kalimtare politike.
Nga vendi që zë kjo terminologji e veçantë dije në leksikun
tërësor
terminologjiktë shqipes standarde mund të ndanim në dy faza:
1991-2005 dhe 2005 deri më sot. Faza e parë (1991-2005) përkon me
ndryshimet në terminologji nën ndikimin e faktorëve drejtpërdrejtë
jashtëgjuhësorë: ekonomike, sociale, kulturore, lidhur me konceptet
e reja të ekonomisë së tre gut etj, por shkak të kontakteve me
gjuhët e huaja të vendeve të zhvilluara, kryesisht të anglishtes.
Me ndryshimet e mëdha në të gjitha fushat e jetës, me gjithë
zhvillimet e parreshtura edhe në të ardhmen, vihet re një farë
stabilizimi të zhvillimeve edhe brenda këtij leksiku dhe ndryshimet
evolutive në të lidhen me zgjidhjen e problemeve të sistemimit dhe
standardizimit të tij në rrafsh kryesisht ndërgjuhësor
(ndërkombëtar). Faza e dytë (2005 deri sot e në të ardhmen) lidhet
kryesisht me njësimin e legjislacionit shqiptar dhe krahas tij të
terminologjisë përkatëse me legjislacionin e përbashkët të vendeve
të BE-së, për shkak të synimeve të vendit tonë, për të marrë
statusin në këtë organizëm, ku gjuha e përbashkët e legjislacionit
përbën objektin parësor. Kjo fazë nis me punën e bërë këto vitet e
fundit dhe që do të vazhdojë ende disa vjet dhe rezultat i saj
duhet të jenë gati para sesa vendi ynë të anëtarësohet në BE me të
drejta të plota.
Në mënyrë të sintetizuar do të flasim për këto dy faza:
Faza 1991-2005
Ndryshimet në jetën ekonomike, politike e shoqërore pas hapjes
së vendit tonë me
botën dhe vendosjen e plurarizmit dhe të ekonomisë së tregut pas
viteve 90 dhe sidomos vitete e para të pluralizmit u pasqyruan edhe
në gjuhë. Fjalët e huaja depërtuan në masë në të gjitha fushat e
dijes. Fondi leksikut terminologjik të së drejtës u pasurua dhe u
plotësua më tej, sikurse edhe vijon të përsoset me anë të
huazimeve, të marra kryesisht nga anglishtja, si gjuhë me status
ndërkombëtar. Huazimet nga anglishtja kanë ndikuar në pasurimin e
sistemeve të reja konceptore brenda degëve ekzistuese të së
drejtës. Globalizmi ushtron trysni të vazhdueshme edhe sot 22
sikurse do të vijojë në të ardhmen
edhe në këtë fushë. N ga vëzhgimet e materialit të vjelë, që
lidhen me fo ndin e termave të
21 Э. Шеху, ―Влияние русского языка на албанский ‖(на материале
научно -те хнической ли тера туры),
në Izves tia: Herzen Univers ity Journal of Hu manities & Sc
iences , N=133, Санкт-Пе тербург 2012.
22 E. Stavileci, Ter minologjia në administratën publik e në
«Gjendja dhe zhvillimi i terminolog jis ë s hqipe », Tiranë,
2009.
(11)
huazuar nga anglishtja, mund të vërehen dukuri të ndryshme. Një
pjesë e tyre janë ndërkombëtarë, pra, terma që shqipja i ka të
përbashkëta me gjuhët e tjera dhe i ka përvetësuar, duke i bërë
pjesë të saj.1. Këtu takohen terma të ardhur drejtpërdrejt nga
anglishtja si: embargo, peticion, mocion, rezolutë, samit,
korporatë, aparteid, komonuelth, divident, negociata, kongresmen,
bojkot. Një pjesë kanë hyrë nga anglishtja qysh para viteve 90,
ndonëse mund të jenë me origjinë nga gjuhë të tjera. 2. Terma me
burim nga anglishtja që emërtojnë koncepte, lidhur me institucione
karakteristike për botën amerikane e anglosaksone e për rrjedhojë
prania e tyre në gjuhë përligjet, sa herë flitet për sistemin e së
drejtës së këtyre vendeve. Një pjesë e kët yre termave i janë
përshtatur sistemit fonemor- morfemor (gramatikor) të shqipes,
kurse pjesa tjetër janë futur në shqipe (kryesisht në tekste, pra
në ligjërimin e shkruar) në formën shkrimore të anglishtes. Kështu
takohen: bos, kartel, equity, konte, Dhoma e Lordëve, Departamenti
i Lordit Kancelar, Gjykata e kontesë, sherif, solicitor,
Judicature, Acts, common lowyers,
civil lowyers, joint revolution, rules committee etj. 3. 23
Terma të huazuar nga anglishtja
për të cilët ekzistojnë termat barazvlerës shqip s i:
draft-projekt, full time-kohë e plotë, part time-kohë e pjesshme,
grand jury-juria e madhe, staf -personel, legal effects- pasoja
ligjore, legal rule-dispozitë ligjore, prosecutor-prokuror,
barrister-avokat, governance- qeverisje, impeachement-akuzë,
privacy-privatësi, copyright-e drejta e autorit, investigim-hetim,
killer-vrasës, Magistrates Courts- Gjykata e Magjistratëve, Crown
Court-Gjykata Mbretërore CriminaleJustice Act- Akt i Drejtësisë
penale, Common Bench-Gjykata e zakonshme etj.
Në tërësinë e tyre termat e huazuar nga anglishtja, janë një
burim i rëndësishëm i
pasurimit të terminologjisë së fushës të së drejtës, por dhe i
tërthortë, sepse bëhen tema prodhuese për formimin e termave të
rinj.
Faza 2005 e deri më sot dhe në të ardhmen.
Siç dihet q ysh pas vitit 2000, në mënyrë të veçantë politika e
çdo qeverie shqiptare, ka patur një ndër objektivat kryesore
krijimin e kushteve për integrimin e vendit tonë në strukturat
europiane e sidomos përfshirjen në BE. Një ndër kërkesat kryesore
është dhe mbetet përputhja e legjislacionit shqiptar me
legjislacionin e BE-së, e cila do të arrihet përmes përkthimit dhe
përshtatjes së tij në gjuhën shqipe 24.
Këtë fazë po e klasifikojmë si të veçantë në zhvillimin e
mëtejshëm të terminologjisë juridike shqipe, meqë ka të bëjë me
ndryshime pak a shumë të theksuara në sistemin e koncepteve të
cilat pasqyrohen edhe në termat përkatës. Nga ana tjetër,
veprimtaria terminologjike, sidomos standartizimi i saj përfshin
një varg procesesh, siç janë drejtimi (menaxhimi), monitorimi dhe
organizimi ndërkombëtar, ku terminologjia e fushës shihet në
rrafshin kombëtar ( mbarëkombëtar duke futur Kosovën dhe
Maqedoninë) dhe ndërkombëtar. Në këtë rrafsh zgjidhen edhe mjaft
probleme të kësaj terminologjie përmes futjes së mjeteve moderne të
përpunimit të saj, si bankat e termave, përfshirja e punës me
ekipe, me projekte kombëtare e ndërkombëtare etj. Kështu do të
zgjidhen një varg problemesh të qëndrimit ndaj termave të huaj,
polisemisë-homonimisë, zgjidhje e problemeve të globalizmit
gjuhësor e përqëndruar kryesisht në depërtimin e anglicizmave terma
nga fusha juridike.
23 S. Titi ni, Huazimet nga anglishtja në terminologjinë e së
drejtës në gjuhën shqipe në «Seminarin ndërkombëtar për gjuhën dhe
kulturën s hqipt are», 27/1, Pris htinë, 2008.
24 Shih ―Manual për përkthimin e Legjis lacionit Ko munitar ‖, M
inis tria e Integrimit Eu ropian, T iranë, 2006.
Duke mos e patur si objekt shqyrtimi leksikun juridik të kësaj
faze relativisht të shkurtër, gjatë së cilës nuk vihen re zhvillime
të spikatura, meqë ai shfaqet pak a shumë i stabilizuar, ne do të
nxirrnim në pah disa probleme që kanë të bëjnë më tepër me të
ardhmen e kësaj terminologjie. Një ndër problemet themelore lidhet
me ndryshimet që mund të ndodhin brenda saj nën ndikimin e
ballafaqimit të një varg termash ekzistues ose të rinj me termat e
huaj, sidomos me termat anglezë, por edhe nga gjuhë të tjera, për
shkak të rishikimit të koncepteve përkatëse në procesin e
përkthimit dhe përshtatjes së termave nga gjuhët dhënëse në atë
marrëse (në shqipe). Kjo do të thotë se ter mat shqip do të jenë në
proces përpunimi, çka mund të çojë në zhvendosje konceptesh,
risistemim termash etj.. Rrethi i problemeve do të zgjerohet, meqë
në fokusi e përkthimit të legjislacionit të BE-së do të përfshihen
rreth 100000 faqe tekste dhe 35 nënfusha të ndryshme brenda
makrofushës të së drejtës. Kjo do të kërkonte studime të veçanta
qysh nga struktura e organizimit të kësaj veprimtarie, materialet
udhëzuese (manualet), literatura ndihmëse, produktet e nxjerra në
formë fjalorësh për fusha të veçanta etj.
Për përballimin me sukses duhen zgjidhur disa probleme që
kërkojnë edhe
ndihmën e gjuhëtarëve, por edhe ndërmarrjen e studimeve
konkrete:
Evidentimi i termave të huaj dhe gjetja e rrugëve për
shqipërimin e tyre dhe sidomos përpjekja për aktivizimin në vend të
termave shqip ose të shqipëruar që ekzistojnë në gjuhë, por që nuk
përdoren. Po sjellim një fjali nga fusha e së drejtës të
mbingarkuar me terma të huaj të paraqitur nga akad. E.S tavileci në
një konferencë për terminologjinë 25, duke u përpjekur sipas
mundësisë të japin barasvlerësit shqip, çka dëshmon se vendosja e
kësaj terminologjie mbi bazë sa me shqipe është e mundshme:
Bordi i një korporate ndërkombëtare abuzoi me financat me aderim
në Internejshenël Federejshën.... duke akceptuar agjendën e një
evenimenti të suportuar financiarisht në diskordancë me principet e
aplikimit në prefektet e asistimit në implementimin e monitorimit
në sferat emergjente për të siguruar avenirin e koekzistencës
humanitare në botën e diversitetit ambjental. → Bordi i një
korporate keqpërdori financat me aderim në Internejshenël
Federejshën.... duke pranuar programin e një ngjarjeje të
mbështetur financiarisht në mospërputhje me parimet e zbatimit të
ndihmës, në realizimin e monitorimit në sferat emergjente për të
siguruar të ardhmen e bashkekzistencës humanitare në botën e
larmisë mjedisore.
- Mbështetja në një fjalor të termave të së drejtës shqip-gjuhë
të huaja dhe gjuhë
të huaja-shqip, i hartuar nga një komision autoritar i përbërë
nga specialistë të fushës dhe terminologë (gjuhëtarë), i përafërt
me parimet dhe kriteret e ndërtimit me Fjalorin ekzistues të
termave të së drejtës, por i pasuruar dhe i zgjeruar me terma nga
të gjitha degët e fushës në fjalë.
- Diskutimi i fjalësit të hartuar nga specialistët pë r çdo
mikrofushë të veçantë me
gjuhëtarë (terminologë) dhe me një rreth të gjerë specialishtësh
për të bërë herë pas here korrigjimet përkatëse sidomos në termat e
e shqipëruar, për të dhënë zgjidhjet më të drejta për diferencimin
e koncepteve me fjalë shq ipe, a të huaja, të pamundura për t‘u
përkthyer26.
25 E. Stavileci, vepër e c ituar, VI.
26 Shih ―Fjalo rth i Termave Kryes orë (Marëves hja e
Stabilizim-As ocimit)‖, Minis tria Integrimit, Tiranë,
2010.
(13)
- Krijimi i një banke të dhënash, të monitoruar nga një qëndër
gjuhësore, me të gjithë fjalësat e hartuar (botuar) nga
specialistët e fushës për dhënien e zgjedhjeve konkrete nga
gjuhëtarët dhe terminologët, siç janë rastet e sinonimisë negocim
dhe bisedim, të homonimisë (polisemisë), ku një term shqip ka disa
barasblerës të huaj si ndryshim 1) amendament dhe modifikim,
influencë, ndikim dhe impakt etj.
1.2.2 Në gjuhën ruse: (Gjuha, stili, terminologjia)
1. Periudha shek. X-XVII27
Siç thekson V.Vinogradov28 "gjuha e shkrimit zyrtar ka luajtur
një rol të rëndësishëm në lindjen e ligjërimeve sllave publike të
përditshme ". Në përgjithësi, duke e
përshkruar epokën e lashtë të formimit dhe të zhvill imit të
gjuhës letrare ruse, ai nënvizon praninë (deri në fund të fillimit
të shekullit të XVI-XVII ) të llojeve të ndryshme të gjuhës letrare
të shkruar: kishtare-sllave dhe laike artistiko-librore, si edhe
gjuhën e shkruar juridiko –administrative (официально-деловой),
duke supozuar brenda këtyre llojeve "një unitet të brendshëm të
strukturës së gjuhës letrare." Në këtë rast vihet re si veti
themelore e këtyre ―lloje gjuhësh‖ diferencimi stilistikor, që
lidhet me sfera të ndryshime të zbatimit të zhanreve të
mëvetësuara. Në shekullin e XVI, u intensifikuan proceset e
përpunimit letraro-gjuhësor të formave të ndryshme zyrtare dhe
ligjërimi zyrtar, të paktën në disa pjesë të njohura të zhanreve të
tyre, tashmë futet si një nga stilet më të rëndësishëm dhe aktiv të
gjuhës populloro- letrare. P rocesi i formimit të stileve në gjuhën
letrare ruse u shoqërua me shfaqjen e interesit për stilistikën, si
edhe për disiplina praktike e teorike. Në retorikën e parë ruse u
trajtuan problemet e stilistikës praktike, analiza stilistike u
paraqit me mjete të shkurtra të gjuhës, u ndriçuan figurat e
ligjërimit artistik. Retorikat kontribuan në njohjen e formimit e
studimit e tre stileve të ligjërimit, i lartë, i mesëm, i ulët, i
argumentuar më vonë shkencërisht nga Lomonosovi në veprën
―Teoria e tre stileve‖ sipas idesë së Aristotelit. Në to
përshkruhen ndryshimet retorike të ligjërimit të zbukuruar nga
ligjërimi i thjeshtë, prandaj tekstet e natyrës së biznesit, u
përkasin gjinisë "së ulët". Kjo do të thotë se gjuha e biznesit
fillon të pretendojnë për rolin e stilit në gjuhën kombëtare.
2. Periudha e shek.XVII-XVIII
Periudha nga mesi i shekullit të XVII deri në mes të shekullit
të XVIII
konsiderohet si periudha e formimit të gjuhës letrare ruse
kombëtare, e cila lidhet me veprimtaritë reformuese të Pjetrit I,
të cilat ndikuan në të gjitha fushat e jetës, ndërmjet tyre edhe në
fushë të gjuhës, të kristalizimit e diferencimit të mëtejshëm të
stileve funksionale të saj.
Fillesat e stilit juridiko-administrativ në gjuhën letrare ruse
i përkasin një periudhe
shumë të hershme, në krahasim me kohën reale kur ato vërehen në
gjuhën letrare shqipe
27 Konceptimi i ndarjes s ë mëpos htme në periudha dhe nxjerrja
në pah e dis a tipareve themelore janë bërë nga dis ertantja, duke
u mbës htetur në dy autorë rus ë: a) C. Кушне рук, ―Документна я
лингвистика‖, Флин та , Наука , Москва, 2010; b) Н. Смирнов а,
―Разв итие терминологи и граж данского и администра тивного права в
русском языке XVIII века‖, (Ав тореферат, Ар ханге льс, 2009).
28 В. Виног рад ов, ―Проблемы ли тературны х языков и
закономерностей и х образования и развития ‖,
Москва, 1967.
(15)
(fundi i shek.XIX). Ndërsa në të parën këto fillesa vihen re
qysh me veçimin e gjuhës ruse nga trungu mbarësllav, nga shekulli
IX-X-XI dhe më vonë vijojnë me shkëputjen prej gjuhës lashtoruse
(prej gjuhës bjelloruse dhe ukrainase) dhe me formimin e saj si
gjuhë më vete, si gjuhë e kombit rus. Lidhur me fillesat dhe
lindjen në gjuhën letrare ruse të këtij stili, krahas stileve të
tjera të afërta me të, sidomos të stilit shkencor-teknik, mund të
pohohet ai ka ecur krahas lindjes dhe formimit të gjuhës letrare
ruse, e cila është krijuar mbi dy baza ―të gatshme‖, për të, siç ka
qënë gjuha e vjetër sllave (si gjuhë deri diku ―letrare‖) dhe gjuha
lashtoruse (si gjuhë edhe ajo pak a shumë ―letrare‖). Kjo do të
thotë se edhe stili juridiko-administrativ (официально-деловой) me
fillesat e veta dhe i formuar brenda një periudhe të shpejtë, ka
hyrë si një produkt i gatshëm në gjuhën ―e re‖ letrare kombëtare
ruse qysh me shkëputjen e saj nga trungu i gjuhës lashtoruse, dikur
edhe nga gjuha sllave kishtare. Ndryshe nga gjuha shqipe, në të
cilën në shekuj, praktika juridiko-administrative ushtrohej në
gjuhë të huaja (turke, krahas edhe greke e ndonjë tjetër), në
truallin rus ajo kryhej në gjuhën vendëse (ruse), në të cilën
kaluan me të mjaft fjalë si terma, si nga gjuha e vjetër sllave,
ashtu edhe nga ajo lashtoruse, duke filluar qysh nga termat bazë si
закон, право, государство, власть, уголовный si edhe një varg
fjalësh (termash) të tjerë të kësaj fushe si: суд судить, судья dhe
fjalë me përdorim të dyfishtë, si të përgjithshëm, ashtu edhe
juridik, si: брак, семья, супруг, красть, убедить, убийца etj. Po
ta krahasojmë këtë situatë me gjuhën shqipe në këta shekuj mund të
vërehet si përdoreshin fjalë shqipe në të drejtën zakonore gojore,
kanun, të cilat mund të ricitohen sipas Fjalorit të Frang Bardhit,
të tilla si ankim, ankues, betohem, bindje, dëshmi, dëshmitar,
ligj, trashëgim, etj., kurse në praktikën zyrtare përdorshëm fjalë
(terma) të huaj (të gjuhës së pushtuesit ose të gjuhës së vendeve
fqinje) (imza, nofuskë, etj.).
Në qoftë se do t‘i krahasonim këto gjendje në fillesat e stilit
juridiko-administrativ në kushte pak a shumë të barabarta, mund të
thoshim se në shqipe i përkasin periudhës së shek.18-19, kurse në
gjuhën ruse i përkasin disa shekuj më parë (qysh nga shekulli 15
-
16).
Vend të parë në praktikën juridike ruse ka zënë në shek.18
ristrukturim i i drejtimit
shtetëror, i cili kishte si objekt kryesor çështjet e
organizimit të materialeve dokumentare. Rregullat bazë të saj
lidheshin me parimet kryesore të hartimit të dokumenteve, në të
cilat mbizotëronin regjistrimet e tyre, llojet e ndryshme më të
rëndësishme të dokumenteve, të cilat vendosën format e
raportimit.
Të gjitha këto zhvillime historike kanë çuar në ndryshime
rrënjësore në jetën e
Rusisë; ato gjetën pasqyrim gjithashtu në depërtimin e
koncepteve të reja, krijuan nevojën në përdorimin e mjeteve të reja
dhe të mënyrave të të shprehurit të mendimit shkencor juridik.
Risitë gjuhësore më lehtë hynë në sistemin e gjuhës zyrtare, të
cilat mundën të ndikojnë në rritjen e kuptimit të saj dhe në
zgjerimin e sferës së ndikimit të saj. Kontaktet e gjuhës ruse me
gjuhët e Evropës Perëndimore, përzie rja e saj me elemente të
këtyre gjuhëve, çoi në përsosjen e ligjërimeve të shkruara,
publicistike, zyrtare. S ipas N.Smirnovës 29shekulli i XVIII shënon
kohën e shndërrimeve në të gjitha sferat të jetës shtetërore dhe
shoqërore ruse, krijimin e degëve të së drejtës që u mëshirua
në mijëra dokumente të reja ligjvënëse. K y shekull sipas saj
përfaqëson etapën fillestare të formimit si sistem të
terminologjive të së drejtës civile dhe administrative në Rusi, të
cilat hynë në sistemin leksikor të gjuhës kombëtare ruse. Gjithë ky
ndryshim u kushtëzua
29 Н. См ирнова, vepër e c ituar 26.
nga shfaqja e sasisë së madhe të termave që shënonin konceptet e
së drejtës civile dhe administrative. Dhe realisht funksionimi në
këtë periudhë i leksikut terminologjik të së drejtës si sistem,
përbën tiparin themelor të stilit juridiko-administrativ.
Terminologjia e kësaj periudhe përbën bazën mbi të cilën u ngrit
gjithë sistemi tërësor i plotë konceptual i fushës të së drejtës si
edhe ravijëzoi vijat kryesore të stilit juridiko-administrativ në
gjuhën ruse, prandaj edhe evidentimi i kësaj terminologjie,
shtresimet e saj, tiparet themelore shërbejnë për të kuptuar
prirjet dhe zhvillimet e stilit juridiko -administrativ deri në
ditët e sotme. Studimi i tyre nxjerr në pah mjaft tipare të
përbashkëta të saj me terminologjinë e sotme. Kështu, psh., vihet
re aktivizimi i prapashtesave më prodhimtare si: -ение(-ание),
-ство, -ость, -ик, -тель, -ец, -ова, (дозволение, бескредительство,
советник, владелец, администровать), i parashtesave не-, без-, на
-, за-, (неплатеж, некрадомый, беззаконный), i parashtesave të
huaja анти-, вице-, обер- (антикамера, вице-губернатор, обермашал),
i formimeve me kompozim (клятвопреступнный, верноподзапный). Një
numër të madh e përbëjnë termat togfjalësh, të cilët gradualisht
mbizotërojnë si para termave fjalë si: государственный чин, ручной
заклад, бескредитный билет etj.
Një dukuri me interes të veçantë studimi përbëjnë formimet e
mikrofushave
terminologjike, mbi bazën e tipareve të përbashkëta tematike,
siç mund të përmendim:
-emërtime të dokumentacionit të së drejtës civile dhe
administartive: (билет,
вексель, гротбух, довереннось, договор, завещание, кабала,
квитанция, конвент, адвизное письмо, указ, уложение, устав, закон,
кодекс, контракт, мандат, манифест, ведомость)
-emërtime organesh drejtuese dhe ekzekutive: ( сенат, синод,
консилия, кабинет, (министров), коллегия, комитет, магистрат))
-emërtime personash udhëheqës: цар, император, кронпринц,
сенатор
-persona të aparatit administrativ: воевода, губернатор,
бюргермейстер, градоначальник, земский комиссар, ассесор.
-emërtime të marrëdhënieve familjare: брак, брачный, безбраче,
двоебраче, двоеженец, мужатица, законнорожденный, вдовство,
наследник, десцендент.
-emërtime procesesh gjyqësore: исправительное судопроизвоство,
правосудие, иметь заседание, конфирмовать арест, арестовать,
наказать, обличать, судить безволокитно, аргументация, жалоба, иск,
ссудная запись, абшид.
3. Periudha e shek. XVIII-XIX
Nga mesi i shekullit XVIII ka pasur nevojë për mbështetje
teorike të sistemit të ri të stileve letrare, bazuar në
ndërveprimin e K ishës S llave dhe elementeve popullore ruse.
Përpjekja e zgjidhjes së kësaj detyre i përkiste Lomonosovit. Në
punimin e tij "Parathënie për përfitimet e librave kishtare në
gjuhën ruse," ai vlerëson ndërveprimin e forcave gjuhësore në
gjuhën letrare ruse, duke vënë në dukje se baza e gjuhës letrare
ruse duhet të jetë e shkruar dhe e folur në gjuhën e masave të
gjerë të popullsisë.Në punim një vëmendje të madhe i është kushtuar
ndarjes së stilit letrar, i cili si fillim u zhvillua
drejtpërdrejtë në lidhje me strukturën e tij leksikore dhe
gramatiko-frazeologjike. Kështu, stilet e gjuhës ruse marrin
karakteristikën e tyre. Lomonosovi identifikon tre stile: i
lartë,
i ulët, i mesëm. Stili i mesëm bëhet bazë, mbi të cilën
konsolidohet gjuha kombëtare ruse.
Për zhvillimin e mëtejshëm të saj rol të dukshëm luajti gjuha
zyrtare si në procesin e përpunimit të standardeve të gjuhës
letrare, ashtu edhe në kristalizimin e stileve të gjuhës.
Me konsolidimin e standardit kombëtar letraro-gjuhësor në vend
të tre stileve marrin zhvillim stilet funksionale të gjuhës ruse,
ndërmjet të cilave edhe stili juridiko- administrativ
(официально-деловой стиль) etj.. Në të njëjtën kohë shfaqen disa
punime për dokumentacionin (Magnitsky, Varadinov), manuale për
formimin e letrave zyrtare, të cilat prekin lehtë madje dhe
aspektet teorike të letrave zyrtare ruse. Megjithatë në tërësinë e
vet stili zyrtar ende pak ka tërhequr vëmendjen e gjuhëtarëve. Kjo
shpjegohet me faktin se kryesisht realizohet teoria përshkruese e
gjuhës, e cila është përcaktuar në cilësinë e teksteve më të
rëndësishme letërsinë dhe të gjithë ata lloje tekstesh, në të cilët
dominojnë prurjet poetike, të gjitha tekstet të praktikës
socio-gjuhësore: ligjërimi gojor bashkëbisedor, letrat, dokumentet
dhe madje edhe tekstet e masmedias, si nuk kanë të bëjnë apo kanë
pak të bëjnë me poetikën u duken të parëndësishme dhe jointeresante
për kërkimin shkencor.
4. Periudha e viteve 1900-1990
Pas Revolucionit të Tetorit, ka një ndryshim thelbësor në
sistemin e së drejtës administrative, sidomos, në fushën e
dokumentacionit juridik. Vendosen lloje të reja të dokumentacionit,
që lidhen me sistemin njëpartiak të regjimit, etj.. S hfaqja e
llojeve të reja dhe e varieteteve të dokumenteve shtronin çështjen
për përpunimin e formave të reja, e shkresave, si edhe gjuhën dhe
stilin e hartimit të dokumentacionit. Tashmë në vitet -30 (shek.XX)
u shfaqën punët e para shkencore për zgjidhjen e problemeve të
identitetit gjuhësor të dokumentave. Interesante në këtë drejtim
janë udhëzimet për përgatitjen dhe formimin e tekstit të
dokumentit, ku trajtohen edhe kërkesa për gjuhën zyrtare.Në punimin
"Ligjërimi i shkruar zyrtar" P. Verkhovski të flitet për
origjinalitetin e ligjërimit zyrtar në lidhje me detyrat e tij
sociale: "1. Lidhjet e organeve të pushtetit me popullsinë;
2. Ngulitja e të gjitha gjinive të vendimeve të pushtetit 3.
Regjistrimi i të gjithë faktorëve të detyrimeve të ndërsjella që
rrjedhin nga pasojat e tyre. N ga origjinaliteti i problemeve
sociale, sipas studiuesve, rrjedh origjinaliteti dhe përbërja e
fjalorit dhe "vetë ndërtimi i ligjërimit". Një vëmendje të posaçme
u kushtohet rrugëve të përmirësimit të gjuhës dhe dokumenteve në
mënyrë që ta bëjë këtë gjuhë më të kuptueshme për njerëzit. Në
shkrimet shkencore dhe me karakter praktik rreth gjuhës zyrtare
vend të veçantë u kushtohet gjithashtu hartimit të fjalorëve
terminologjikë, analizës së përdorimeve të veçanta të ligjërimit
dhe të shprehjeve, ndërtimeve të ndërlikuara. P.Verkhovski thekson
se jo vetëm ndërtimi i fjalorit , por edhe metodat, rregullat e
kombinimeve të fjalëve, bashkimet e tyre dhe sistemimet ndërmjet
tyre luajnë një rol të rëndësishëm në kulturën e shkrimit zyrtar.
Kërkesat kryesore për gjuhën e shkrimit zyrtar P.Verkhovski i
trajton në një tjetër punim të tij, "S i të marrim një vendim
detyrues." Në të ai jep udhëzime për formulimin e dokumentit.
Kështu, në çdo vendim ekzekutiv, sipas tij, duhet të jetë titulli i
pranishëm, i vendosur në fillim të tekstit; një shpjegim i
qëllimeve të publikimit të vendimeve të detyrueshme, kush i vendos,
dhe çfarë ve ndos; në cilin shpërndahet veprimi i këtij veprimi
kështu me radhë. Në vitet 50 dhe në fillim të viteve 60 u shkruan
një varg veprash kushtuar analizës së korrespondencës zyrtare dhe
mënyrave të menaxhimit të tyre. Autorët japin informacione të
nevojshme se si duhen hartuar letrat zyrtare (lutje, vërtetime,
protokolle, autobiografi dhe dokumente të tjera) me të cilat çdo
person përballet në jetë. Këto vepra kanë luajtur një rol të
rëndësishëm në standardizimin e gjuhës së shkrimeve zyrtare.
5. Periudha e viteve 1990 deri në ditët e sotme
Për sa i përket studimit të stilit zyrtar bashkohorë, një ndër
punimet themelore në
këtë fushë përbën vepra monografike e E.Isserlin (S tili
juridiko-administrativ) (официально-деловой стиль) ku autori jep
një përkufizim të termit, tregon karakteristikat e tij kryesore,
dhe gjithashtu shqyrton në detaje dy grupe dokumentesh: juridike
dhe diplomatike. Autori analizon me hollësi llojet e dokumenteve
juridike që nga dokumentet për vërtetim të zyrës së strehimit, për
vendin e banimit, deri në vendimet e qeverisë dhe traktatet
ndërkombëtare. Duke u marrë në mënyrë të posaçme me stilin
juridiko-administrativ studion karakteristikat kryesore të tij:
izolimi më i lartë krahas uar me stilet e tjera të gjuhës, (ai më
pak se stilet e tjera lejon futjen e elementeve "të huaj"),
mungesën e leksikut të ngarkuar emocionalisht, të fjalëve e të
thënieve, të përditshme, synimin për saktësinë e paraqitjes, e cila
gjen shprehjen e saj në p raninë e kombinimeve të qëndrueshme të
fjalëve, kancelarizmave dhe shablloneve. Duke analizuar përdorimin
e fjalëve në dokumentet e nënzhanreve legjislative dhe diplomatike,
autori identifikon dhe analizon të dhënat specifike për fusha të
dhëna të fjalës dhe të frazës, terminologjinë juridike dhe
diplomatike, duke vënë në dukje lidhjen me gjuhën letrare
kombëtare. Ndër veprat që kanë një orientim praktik, interest të
veçantë paraqet manuali i L. Ra hmanines "S tilistika e ligjërimit
juridik dhe redaktimi i dokumenteve zyrtare". Në këtë punim,
autorja gjithashtu jep përcaktimin e termit (официально-деловой
стиль) (të stilit juridiko-administrativ), duke e trajtuar atë si
gjuhë zyrtare, në radhë të parë si gjuhë të dokumenteve
organizative-administrative dhe d iplomatike. Ajo gjithashtu
trajton konceptin e "dokumentit zyrtar", "tekstin e dokumentit
zyrtar" flet për tiparet e bashkimit dhe të standardizimit, si dhe
për redaktimet e dokumenteve zyrtare. Autorja zbulon tiparet e
përdorimit të fjalës në kushtet e kombinimit konteksto-leksikor,
tradicional për gjuhën e biznesit. Është dhënë madje edhe një
paraqitje sistematike e përdorimit të fjalës në lidhje me gjuhën e
letrave zyrtare, si dhe paraqitet skema e redaktimit të dokumenteve
zyrtare. Në punim theksohet se një nga tiparet dalluese të stilit
juridiko-adminiostrativ, është pikërisht prirja për të njësuar dhe
standardizuar gjuhën e dokumenteve zyrtare.
Problemi i ndryshimeve në stilin juridiko-administrativ të
periudhës së fundit,
është i përshkruar në punimin e K.Loginovës, në të cilin
theksohen dallimet e brendshme të stilit juridiko-administrativ, në
kuadrin të sistemit e të normave funksionalo-stilistikore të tij.
Vëmendje e veçantë në punimin e saj i është kushtuar normave
funksionalo - stilistikore nën ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe
të brendshëm. Normat funksionale- stilistikore të stilit
juridiko-administrativ, sipas autores, karakterizohen nga tipare të
tilla si objektiviteti, saktësia, shkurtësia. Bazuar në analizën
historike, Loginova zbulon një varg veçorish të stilit në fjalë si
stabilitetin e tij, katrakterin tradicional të tij, të cilat
përbëjnë karakteristikat themelore të zhvillimit historik të tij,
që përcaktojnë fytyrën e këtij stili, si dhe qëndrueshmërinë
relative të gjendjes në të cilën ai ndodhet në rrafshin
tematiko-social. Në studimin e K.Loginovës analizohet gjithashtu
vlefshmëria e normave funksionalo-stilistikore të stilit
juridiko-administrativ nga ana e faktorëve themelorë stilistikorë.
Hulumtimet gjuhësore leksikut në fushën legjislative u përkasin një
vargu studiuesish të tjerë. Në veprën e tij T. Ushakov "Ese të
stilistikës legjislative sovjetike ", autori shqyrton faktorët që
ndikojnë në karakteristikat gjuhësore të nënzhanreve
legjislative.
Çështjet e shkrimit ligjor, ai i lidh me burimet e së drejtës,
me veprat legjislative në kuptimin e ngushtë, kur me ligj i
referohet aktit sipas ligjit nga autoriteti suprem; me
veprat nënligjore, kur aktet normative janë lëshuar nga organet
ekzekutive dhe administrative; me traktatet, kur norma ligjore
është përcaktuar në bazë të marrëveshjeve të autoriteteve zyrtare),
me veprimin e ligjit në kohë dhe hapësirë (vendimet të përkohshme
dhe të përhershme, të përgjithshme, kombëtare, vendore). Burimet
vihen gjithashtu në varësi nga gjerësia e efektit të marrëdhënieve
juridike të përgjithshme (vendimet e formave të pakta dhe të
mëdha), nga përmbajtja e brendshme so ciologjike lidhur me,
subjektin, temën, idetë e vendimeve legjislative (penale, civile
dhe literatures qytetaro- ligjore). Vend të rëndësishëm zë problemi
i modalitetit e nënzhanrit legjislativ. "Gjuha e së drejtës, -
shkruan studiuesi - është një mjet i ardhshëm për krijimin e
normave ligjore, si rregullat e sjelljes së përgjithshme dhe të
detyrueshme të njerëzve, ajo ka tendencë të jetë verbale me mjetet
dhe shenjat. Autori vë në dukje, dhe shkallën e lartë të
abstraksionit dhe përgjithësimin e normës ligj ore.
Pra, duke marrë parasysh pikat e ndryshme të stilin
juridiko-administrativ, mund veçojmë si më kryesore tiparet e
mëposhtme:
1. Stili juridiko-administrativ karakterizohet nga prania e
klisheve, shablloneve të përcaktuara, ai përbëhet nga një siste m
rregullash kompozicionale dhe sintaksore.
2. Një tipar i rëndësishëm i stilit juridiko-administrativ është
e efektiviteti i tij, i cili varet
nga saktësia e përdorimit.
3. Stili juridiko-administrativ është i kushtëzuar historikisht
dhe ka një strukturë të
qëndrueshme.
1.2.3 Roli i stilit juridiko-administrativ në zhvillimin e
gjuhëve standarde (letrare) shqipe e ruse
Një rol me rëndësi të veçantë luan stili juridiko-administrativ
i së drejtës në
zhvillimin e gjuhës letrare. Për zhvillimin e gjuhës letrare
ruse G.Vinokuri është shprehur
se, ―pikërisht gjuha zyrtare është "përpjekja e parë e njeriut
për të vënë në zotërim kaosin gjuhësor, për t‘i vënë në radhë
pjesëzat e pabindura, lidhëzat, përemrat‖.
Pse pikërisht gjuha zyrtare ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në
zhvillimin dhe
konsolidimin e dy gjuhëve letrare (standarde), të gjuhës shqipe
e ruse? Një ndër prirjet e gjuhës standarde është pikërisht rritja
e shkallës së standardizimit të njësive gjuhësore në të gjitha
nivelet e saj, çka bën që ajo të kërkojë mbështetje në atë pjesë të
saj, në stilin juridiko-adminstrativ, i cili shquhet për
standardueshmërinë më të lartë të të gjithë mjeteve të tij, sidomos
të terminologjisë dhe të strukturave sintaksore. Dhe pikërisht këto
të fundit duke depërtuar në gj uhën standarde si pjesë e saj ia
përforcojnë karakterin njësor. Po kështu me zhvillimin kulturor të
shoqërisë shtohen kërkesat e saj ndaj gjuhës siç, janë përpikëria e
kuptimeve të mjeteve shprehëse, që lidhen me rritjen e aftësisë
diferencuese të njësive gjuhësore, çka gjuha i gjen më të spikatura
tek stili juridiko- administartiv. Këtu duhet nënvizuar se një
pjesë termash të stilit juridiko -administrativ futen në fondin e
gjuhës standarde, duke depërtuar deri në ligjërimin
thjeshligjërimor, madje duke marrë ngjyresa emocionuese-shprehëse
dhe kuptime dytësore, duke e pasuruar gjuhën nga ana semantike dhe
shprehëse, si: ligj, gjyq, gjykoj, pushtet / закон, суд, судить,
власть si psh., ―Fjala e tij është ligj për ne‖, ―Pushteti i
katërt‖, ―pushteti i fjalës‖ etj., të cilat gjejnë barazvlerëse
edhe në gjuhën ruse: ―Его слово закон для нас‖,―Четвертая
власть‖,―власть слова‖. Konsolidimin e veprave zyrtare me shkrim i
ka paraprirë përdorimi i e gjatë i tyre, duke u trashëguar nga
brezi në brez, nëpërmjet formulave të qëndrueshme të ndërlikuara
dhe klisheve. Duke folur për
rëndësinë e gjuhës zyrtare për zhvillimin e gjuhës letrare, mund
tëtheksojmë këto arsye kryesore:
-E para përfshihet në atë që gjuha e shkrimeve zyrtare përbën
gjuhën masive të të gjithë popullsisë. Gjuha e letërsisë është një
gjuhë joshumë e gjerë për të gjithë. Prandaj, autori i një vepre
duhet të fokusohet në atë gjuhë, që është e kuptueshme dhe e
arritshme nga shumica dërrmuese e lexuesve dhe si e tillë është dhe
gjuha juridike.
-Tipar i dytë i kësaj gjuhe është se, ndryshe nga tekstet
letrare, gjuha e dokumenteve
siguron instrumentet ligjore, administrative, marrëdhëniet e
pronësisë, të familjes dhe marrëdhënie të tjerë të ngjashme të
njerëzve, që u përkasin të gjithë njerëzve. Këto marrëdhënie
njerëzit përpiqen t‘i ruajnë për një afat të gjatë. Prandaj,
dokumentet janë plotësuar në mënyrë të tillë që të jenë të kuptuara
nga gjeneratat e ardhshme. Zgjedhja e fjalëve dhe formave pasqyron
qëndrueshmërinë historike të gjuhës. Gjerësia e përdorimit dhe
qëndrueshmëria historike bëjnë gjuhën e zyrtare dhe bazën e gjuhës
së shkruar letrare.
- Arsyeja e tretë, që e bën gjuhën zyrtare themelin e gjuhës
letrare kombëtare, është se, duke qenë gjuha e shkollimit masiv,
ajo kërkon, mbi të gjitha, standardin e arsimimit dhe të normimit.
Përderisa nuk ka vetëm një gjuhë kombëtare, ajo nuk mund të
ekzistojë pa rregulla dhe pa organe të normuara, pra normohet. S i
e tillë para së gjithash, gjuha e përgjithshme dhe e shkruar
letrare është bazuar në njohjen masive gjuhësore. Në sajë të normës
u formua kështu aftësia për të shpjeguar me shkrim, mbi të gjitha
dokumentet – këto lloje masive të letërsisë artistike.
Lidhur me marrëdhëniet e stilit juridiko-administartiv me gjuhët
standarde në
fjalë, duhet nënvizuar gjithashtu se stili
juridiko-administrativ si gjuhë e shtetit është gjuha ligjore e
shoqërisë. Ligji me gjuhën e tij logjike, me koncepte e struktura
tejet të njësuara e të standardizuara ndikon mbi njësimin e mjeteve
të të gjithë sistemit gjuhësor, duke i çuar ato drejt standardit
dhe si i tillë stili juridiko-administartiv, si nënsistem, ndonëse
i mëvetësuar, si pjesë e një të tëre në kuadrin e gjuhës standarde,
del si standard i standardit. Në këtë rast ai thellon më tej
proceset e saktësimit e diferencimit të gjuhës, intelektualizimin e
saj, të cilat janë shenja të rritjes së kulturës së gjuhës në
përgjithësi, të plotësimit në mënyrë të diferencuar të nevojave të
komunikimit të çdo shoqërie moderne dhe në rastin tonë të shoqërive
të dy gjuhëve përkatëse, shq ipe dhe ruse.
1.3 Stili juridiko-administrativ si entitet gjuhësoro-funksional
i mëvetësuar
1.3.1 Elementet e sferës së fushës si veprimtari shoqërore:
Veprimtaria juridiko-administrative ka tiparet dhe veçoritë e
veta 30 dhe përbën një sferë të caktuar ndërmjet sferave të të
gjitha veprimtarive shoqërore njerëzore.
Vështruar nga ana e vendit dhe e rolit të kësaj sfere në raport
me stilin përkatës, mund të pohohet se të gjitha elementet e kësaj
sfere paraqiten si faktorë që pasqyrohen në gjuhë, në stilin
përkatës, për identifikimine të cilit shërbejnë të gjitha mjetet
gjuhësore që përbëjnë tiparin drejtues të tij, siç është funksioni
urdhërues që përcakton veçorinë qënësore të këtij stili. Kjo do të
thotë se entiteti i mëvetësuar i kësaj sfere bëhet bazë për
identifikimin e stilit përkatës, i cili nëpërmjet mjeteve specifike
gjuhësore diferencohet nga stilet e tjera. Në mënyrë të veçantë
mund të vërehet se format gjuhësore të këtij stili,
30 Xh.Llos hi vepër e c ituar, X.
mjetet gjuhësore, sidomos ato leksikore që lidhen me terminolo
gjinë, shërbejnë si tipar parësor për identifikimin e tij. S i baza
(pika referimi), shërbejnë degët dhe objektet e sferave të ndryshme
të veprimtarive njerëzore që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me
sferën juridiko-administrative.
Sistemet e degëve dhe objekteve që lidhen drejtpërdrejt ose
tërthorazi me sferën juridiko- administrative.
1. Degët dhe objektet që janë pjesë përbërëse e sferës:
- shteti / государство
- kushtetuta / конституция
- pushteti / власть
- pushteti shtetëror / государственная власть
- qeveria / правительство
- presidencë / президентсво
- parlament (kuvend) / парламент
- pushteti legjislativ / законодательная власть
- pushteti gjyq ësor / судебная власть
- gjykatë / суд
- prokurori / прокуратура
- pushteti lokal / местное самоуправление
- bashki / мунициналитет
- diplomacia / дипломатия
2. Degët dhe objektet që lidhen drejtpërdrejt me fushën
juridiko-administrative:
- familja / cемья - para / деньги
- baba /отец - financa /финансы
- nënë / мать - puna / труд
- motër / сестра - prona / собственность
- vëlla / брать - informacioni / ин формация
- pasuria / имущество - toka / земля
- banesë / жили ще - mjedisi / oкружаю щая среда
3. Degë dhe objekte me lidhje të largëta:
- politika / политика - ushtria / армия
- ekonomia / э кономия - pedagogjia / педагогика
- tregtia / торговля - psikologjia / психология
4. Objekte me lidhje shumë të largëta:
- arsimi / образование - mekanika / механика
- mjekësia / медицина -etj.
- ndërtimi / строительство
1.3.2 Rrafshi i sistemeve të koncepteve dhe të termave të
fushës
Duhet nënvizuar se në themel të identifikimit të sferës
përkatëse (juridiko-administrative) në raport me sferat e tjera, që
lidhen drejtpërdrejt me të, që janë të afërta , të largëta, ose që
nuk lidhen drejtpërdrejt, qëndron sistemi i koncepteve bazë, që
pasqyrojnë realiet (objektet, dukuritë) e veprimtarisë në fjalë.
Për këtë, duhen nxjerrë në rrafsh të parë konceptet (termat) me
karakter gjithëpërfshirës, të cilat, me përmbajtjen dhe volumin
konceptor të tyre, mbulojnë pak a shumë
tërësinë e koncepteve të sferës përkatëse, që paraqiten në formë
sistemore, hirarkike e piramidale, në kulmin e së cilës qëndrojnë
3(4) koncepte gjithëpërfshirëse siç janë: e drejta, ligji, shteti,
(pushteti) / право, закон, государство, (власть). Këto koncepte
bazë gjithëpërfshirëse kanë të bëjnë drejtpërdrejt me tërë
elementet konceptore të sferës përkatëse, lidhen me fije depërtuese
në këtë sistem dhe përcaktojnë thelbin e tij. Ato paraqiten në
skemën e mëposhtme:
Sistemi konceptor (terminologjik) i sferës
e drejta Lidhje me nënfusha të
ligji brendshme (kushtetuta,)
/ конституция
1.
shteti (pushteti) gjykatë) / суд
2.
Lidhje me nënfusha në kontakt
(e drejta familjare, e drejta
pronësore) / семейное право,
право собствености
3.
Lidhje me nënfusha në afërsi (e
drejta bankare, e drejta tregtare)
/ банковское право, торговое
право
4.
Lidhje me nënfusha në largësi
(ligji rrugor, statusi i
5.
minatorit) / дорожный закон,
статусс шухтера
Mund të vërehet se realiet e sferës juridiko-administrative dhe
marrëdhëniet që vendosen ndërmjet tyre, bazohen në këto katër
shtylla kryesore konceptore të veprimtarisë së kësaj sfere e drejta
– ligji – shteti (pushteti) / право, закон, государство( власть),
të cilat i japin koncepteve me të cilat lidhen këto marrëdhënie
vlerë subjektive nga forma e shprehjes, por vlerë objektive nga
përmbajtja, ana e brend shme e tyre. Kështu, nga ana e jashtme vetë
marrëdhëniet mund të jenë subjektive në aktin e komunikimit
dhënës/marrës, si psh, individ/individ, individ/gjykatë,
shtet/shtet , dhe mund të pasqyrohen në shfaqje vullneti e dëshire,
në vlerësimet subjektiv të situatës. Megjithatë, këto anë të
jashtme, kryesisht subjektivo-ekspresive, plazmohen (ngjizen)
me
―vullnetin‖ e ligjit, i cili i redukton ato në zero. Duke qënë
koncepti ligj në krye (ligj → e drejta → shtet / закон → право
→государство) ose në qëndër (e drejta ← ligj ← shtet / право ←
закон ←государство) të këtyre lidhjeve ai i mban të tëra fijet e
objektivitetit të marrëdhënieve me mënyrat e paraqitura të ligjit,
të fiksuara në formë të shkruar, por edhe në formë të folur. Kjo
formë paraqitjeje e ligjit përbën një formë marrëdhënije, në të
cilën hyjnë objektet dhe subjektet e veprimtarisë së kësaj sfere,
por edhe të veprimtarive të tjera, të paraqitur si tekst i shkruar,
duke filluar që nga një tekst ligjor themelor (siç është
kushtetuta), me dokumentet ligjore themelore (vendimet) e deri në
shkresat zyrtare dhe private (vërtetime, deklarata) etj.. Personi
që i harton nuk shpreh vullnetin e tij, por e lidh edhe veten me
ligjin, rregullin, s i psh., ku gjykatësi shkruan një vendim. Ajo
që i bën këto marrëdhënie plotësisht objektive janë pikërisht
vetitë themelore të ligjit siç janë ana urdhëruese, drejtuese e
rregulluese e tij, mënyra parashkruese e paraqitjes së tij në
tekstin
e shkruar (vendim, deklaratë, notë etj), apo të folur (si psh.
fjala e gjykatësit, e avokatit mbrojtës, replikat akuzues / i
akuzuar (avokat mbrojtës / kryetar i gjyqit etj.)
Ligji, e drejta, shteti (pushteti) / закон, право, государство,
власть lidhen edhe brendapërbrenda vetes së tyre , ku ndërmjet tyre
rol të rëndësishëm ka shteti, cili bëhet garanti kryesor i
realizimit të ligjit, zbatimit të tij, çka do të thotë se bërthamën
e këtij triniteti e bën sipas ras tit, secili element i tij, pra,
edhe shteti (ligj ← shtet ← e drejta / закон ← государство ← право)
Në këtë rast ata ndërrojnë vendet, ku sipas rastit, herë del njëri
herë tjetri, çka pasqyrohet edhe në format shprehëse ―shtet ligjor
/ законное государство‖, ku paraprin shteti, por ligji mbi të
gjitha, ku paraprin ligji. S igurisht në regjime të ndryshme,
monarkike mbretërore, diktatoriale fashiste, komuniste, deri në
shoqërinë e sotme pluraliste, raporti shtet/ligj vihet në raport me
këto forma të organizimit të shoqërive të kohëve të ndryshme. Prej
këtej lindin një varg problemesh, të cilat nuk lidhen me temën.
Megjithatë lidhur me këto dy koncepte duhet nënvizuar marrëdhënia
që krijon koncepti ligj me të gjitha elementet e sferës në fjalë
dhe pozicioni (vendi) i tij qëndror në trinitetin e mësipërm
ligj-shtet-e drejta / закон – государство - право si edhe tre
vetitë e tij qënësore, siç janë karakteri parashkrues, urdhërues
dhe organizues-drejtues i marrëdhënieve të sferës
juridiko-administrative, siç edhe i çdo marrëdhënije tjetër të çdo
sferë të veprimtarive të tjera shoqërore që lidhen me fijet e tyre.
Të tria këto koncepte gjithëpërfshirëse që lidhin me fije
depërtuese në gjithë sistemin konceptor të fushës, qëndrojnë në
bazë të koncepteve të sferës, të cilat shfaqen si përfaqësuese të
një varg fushash lëndore, tematike, por edhe vetë koncepteve të
tjera përfshirëse. Të gjitha konceptet e formuara mbi bazën e
koncepteve të sipërme gjithëpërfshirëse, pasqyrohen në termat
përkatës të sferës të cilët kanë me të marrëdhënie të ndryshme:
ata, kanë lidhje të brendshme me të, janë në marrëdhënie kontakti,
kanë lidhje afrie ose këto lidhje janë disi larg saj ose me shkallë
të ndryshme largësie. Për të nxjerrë në pah aftësinë lidhëse dhe
depërtuese të këtij triniteti në të gjithë sistemin tërësor
konceptor të fushës në fjalë, të pasqyruar në sistemin tërësor
terminologjik të saj (në sistemin e termave), ne do të përpiqemi të
futemi në strukturën përmbajtësore etimologjike-semantike të
secilit element të kësaj lidhjeje treshe (katërshe), për të nxjerrë
në pah, nga njëra anë atë potencë që i bën ato gjithëdepërtuese në
sistem si edhe brenda njëra-tjetrës, kurse, nga ana tjetër, për të
zbuluar mekanizmin e realizimit të këtyre potencave përmes aftësive
termformuese të tyre. Këto potenca leksiko-semantike të tyre do të
vështrohen në të dyja gjuhët veç e veç, duke i përqasur edhe në
ndonjë gjuhë tjetër, por së bashku edhe në rrafshin e të dyja
gjuhëve (shqipe e ruse).
1.3.3 Anët përmbajtësoro-strukturore
1.3.3.1 Lidhjet etimologjike
Në gjuhën shqipe:
Ligj (sipas Majerit31) vjen nga lat. legem, por e shndërruar në
ligj, mund të
konsiderohet si term shqip me kuptimin ―normë‖, ―rregull‖:
sinonimizon etimologjikisht edhe me kuptimin ―e drejta‖ (sipas
kontekstit: ke ligje = ke të drejtë (Majer). Këtu është pika e
kontaktit të lidhjes konceptuale së këtyre termave ligj dhe e
drejta (d.m.th: ligj = e drejta). Kjo sinonimi e pjesshme vihet re
edhe në anglishte law = right. Pra, ajo që vihet re diakronikisht
në shqipe ligj = e drejta, vërehet sinkronikisht edhe në anglishte
(por, jo, në rusishte).
31 G. Me yer, ―Fja lor et imologjik i gjuhës s hqipe‖, Tiranë,
2007.
E drejta (sipas Majerit) vjen nga lat. ―directus‖, që lidhet me
kupt