Top Banner
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNE UPRAVNE /MINISTRY OF PUBLIC ADMINISTRATION RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR PROJEKTLIGJIN PËR ZYRTARET PUBLIK
44

konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

Dec 27, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKEMINISTARSTVO JAVNE UPRAVNE /MINISTRY OF PUBLIC

ADMINISTRATION

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR PROJEKTLIGJIN PËR

ZYRTARET PUBLIK

Page 2: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

Gusht 2018Hyrja/sfondi

Projektligji për zyrtaret publik ka për qëllim krijimin e kornizës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri.

Ky Projektligj ka përcaktu një regjimi homogjen për zyrtarët publik të cilët kanë të bëjnë me ushtrimin e autoritetit publik të dhënë në bazë të ligjit dhe që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të shtetit dhe ku përforcimi i mbrojtjes ligjore të paanshmërisë së zyrtarëve publik është i nevojshëm në mënyrë që ti mbrojë më mirë të drejtat individuale dhe pritshmërinë legjitime të qytetarëve dhe bizneseve. Përveç kësaj, rregullime të veçanta ka vetëm si raste përjashtimore dhe të justifikuara për zyrtarët doganor dhe personelin diplomatik. Ky Projektligj ka bërë dallimin e mjaftueshëm mes nëpunësve civilë dhe nëpunësit të shërbimit publik duke përdorur enumeracionin negativ se cilat kategori të të punësuarve nuk janë nëpunës civilë sipas tipologjive të vet organeve të administratës publike.

Në kuadër të çështjeve me rëndësi që trajtohen nga ky Projektligj është se ka vendosur rregulla minimale për marrëdhënien e punës për nëpunësit e shërbimit publik, nëpunësit e kabinetit dhe nëpunësit administrativo-teknik dhe mbështetës ku deri më tani ka munguar rregullativa ligjore për themelimin e mardhanjes së tyre të punës pasi që rregullat e Ligjit të punës kanë qenë të pamjaftueshme. Rregullim më i qartë të kategorisë së nivelit të lartë drejtues i cili siguron profesionalizëm dhe fleksibilitet politik në të njëjtën kohë dhe garanton mekanizmin e kthimit në një pozitë të një kategorie me të ulët, në shërbimin civil.

Hartimi i Projektligjit zyrtaret publik është bërë nga Grupi Punues i udhëhequr nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Administratës Publike. Hartimi i Projektligjit gjithashtu është mbështetur nga ana e ekspertëve të OECD/SIGMA-së dhe projekti i BE-së “Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike”.

Finalizimi i Projektligjit për zyrtaret publik është pasuar nga procesi i konsultimit, i cili është bërë në formë elektronike dhe përmes takimeve më palët të interest të cilat preken nga ana e projektligjit, ndërsa mundësinë për të dhënë komente e kanë pasur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ekspertë të ndryshëm përmes platformës elektronike të publikuar në ueb faqen e MAP-it. Konsultimi i Projektligjit është bërë në pajtim të plotë me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik.

Ecuria procesit të konsultimit

Projektligji për zyrtaret publik është publikuar për konsultim me publikun në platformën elektronike për konsultimet me datë 08.06.2018 dhe ka qenë i hapur për komente deri me datë 28.06.2018. Sipas Rregullores për standardet minimale të

Page 3: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

konsultimit publik Projektligji zyrtaret publik është publikuar së bashku me Dokumentin e Konsultimit i cili në formë të shkurtër ka paraqitur informatat e përmbledhura për projektligjin, qëllimet, fushëveprimi etj dhe hapësirën për konsultim, informatat për hapat pas përfundimit të procesit të konsultimit, etj.

Përveç publikimit të dokumenteve për konsultim Ministria e Administratës Publike ka mbajtur edhe 6 takime me palët e interesit. Takimet janë mbajtur 12.06.2018 deri me datën 28.06.2018. Në takime janë përfshirë disa kategori të palëve të interesit: Kryetarët e komunave, anëtaret e Kuvendit Komunale, nëpunës civil të komunave, dhe pjesëmarrës të shoqërisë civile. Gjithashtu janë mbajtur takime edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së Doganës, Sindikatës së Policisë dhe Sindikatës së Shërbimit Civil . Konsiderohet se takimet publike me palët e interesit dhe konsultimi përmes platformës elektronike dhe postës elektronike kanë qenë mjete të mjaftueshme për të marrë të gjitha kontributet nga ana e palëve të interesit, duke marrë gjithashtu parasysh edhe natyrën e tyre dhe interesat që prek Projektligjin për zyrtaret publik.

Metodat e Konsultimit Datat/kohëzgjatja Numri i pjesmarrësve/kontribuesve

1. Konsultimet me shkrim / në mënyrë elektronike;

15 ditë pune Kontribues

2. Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike

15 ditë pune Konstribues

3. Takimet publike 12.06.201813.06.201819.06.201820.06.201821.06.201828.06.2018

29 pjesëmarrës37 pjesëmarrës33 pjesëmarrës44 pjesëmarrës-56 pjesëmarrës

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

Kontributet për zyrtaret publik nga palët e interesit janë dhënë kryesisht gjatë takimeve publike të mbajtura nga data 12 deri me datën 28 Qershor 2018 nga ana e pjesëmarrësve. Gjatë këtyre takimeve janë dhënë komentet për temat e shqyrtuara në Projektligj. Përveç kontributeve në takime, kontribute me shkrim janë dhënë gjithashtu përmes komunikimit të drejtpërdrejtë nga ana e palëve të interesit, d.m.th përmes emailit dhe përmes platformës.

Çështje tjera

Me qëllim të finalizimit të Projektligjit për zyrtaret publik dhe shqyrtimit të komenteve të pranuara, janë mbajtur takime të Grupit Punues nga data 03.07.2018 deri me 13.07.2018. Të gjitha kontributet e pranuara janë shqyrtuar veç e veç,

Page 4: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

ndërsa raporti i detajuar për komentet e pranuara, kontribuesit dhe statusin e kontributeve janë paraqitur në formë të plotë ne shtojcën nr. 1 të këtij raporti.

Hapat e ardhshëm

Projektligji për zyrtaret publik është finalizuar dhe procedohet për miratim në Qeveri.

Page 5: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuesit, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

Projektligji për zyrtaret publikTEMAT E KONSULTIMITTemat e konsultimit

Komentet Kush ka komentuar

Statusi i Komenteve- pranuar, pjesërisht pranuar, nuk është pranuar

Komente (komentimi për pranimin pjesërisht dhe mos pranimit te komenteve është i detyrueshëm)

Komente tepërgjithshme

1. Marrëdhënia e punës se shërbimit civil te rregullohet me ligj te veçantë, përkatësisht te ndryshohet/plotësohet ligji aktual.

KPMSHCK Pranohet pjesërisht

Me Ligjin për Zyrtarët Publik rregullohet edhe vet statusi i nëpunësve civil si pjese e veçantë e ligjit, ndërsa për marrëdhëniet e punës për nëpunësit tjerë te sektorit publike, kjo çështje është vendosur me Koncept Dokumentin e miratuar nga qeveria.

2. Sipas nenit 1 është i mangët sepse përcakton vetëm çështjen e punësimit., ndërsa qe rregullon edhe çështje tjera si statusi i zyrtareve, etj.

KPMSHCK Nuk pranohet Tek qëllimi i LZP është treguar se cila marrëdhënie shoqërore rregullohet e ne këtë rast, është propozuar rregullimi i zyrtareve publik ne institucionet publike te Kosovës. Elementet siç janë statusi i zyrtarëve publik, menaxhimi, kushtet e punës, te drejtat dhe detyrimet si dhe zhvillimi i karrierës rregullohen detalisht ne pjesët e këtij projektligji.

3. Te sqarohet paragrafi 1.3 dhe 1.9 në mënyrë që të mos ketë konflikt interesi ne mes DMZP dhe KPMSHC.

KPMSHCK Nuk pranohet KPMSHC, sipas disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është cilësuar si kuazi gjykatë.

4. Me nenin 13 KPMSHC “është përgjegjës për zgjidhjen e ankesave të nëpunësit civil” duke mos marr parasysh funksionet tjera, është në kundërshtim me nenin 101 të Kushtetutës.

KPMSHCK Nuk pranohet KPMSHC, sipas disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është cilësuar si kuazi gjykatë. Sigurimi i respektimit të rregullave dhe parimeve të shërbimit civil të përcaktuar me Kushtetutë, mund të bëhet me ushtrimin e funksionit për zgjidhjen e ankesave të nëpunësit civil.

5. Ne nenin 22 te projektligjit propozohet qe Qeveria te nxjerr akt nënligjor për procedurat e pezullimit te marrëdhënies se punës ne

KPMSHCK Nuk pranohet Pezullimi është rregulluar me nenet 55 -58 të projektligjit.

Page 6: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

kuptim te këtij neni-6. Propozon qe te paragrafi 2 i nenit 32 te shtohet fjalia me përjashtim te nivelit te lartë drejtues,

KPMSHCK Pranohet

7. Propozimi është që nëpunsit civilë gjatë periudhës provë të ju kufizohen të drejtat për: livzjen brenda kategorisë, ngritjen në detyrë dhe pjesëmarrjen në komisione që themelohen nga institucione dhe të cilat kërkojnë përvojë profesionale.

KPMSHCK Pranohet pjesërisht

Kufizimet do të vendosen me akt nënligjor.

8. Rekomandon që për nivelin e mesëm drejtues të vendosen me mandat 5-7 vjet me mundësi rizgjatje edhe për një mandat me qëllim të rritjes së motivitmit dhe përformancës për nivelin e ulët drejtues.

KPMSHCK Nuk pranohet Rekomandimi i tillë do të cenonte dhe rrënonte sistemin e shërbimit civil të bazuar në karrierë.

9. Duke marr parasysh vështirësitë dhe problemet gjatë zbatimit te legjislacionit të shërbimit civilë lidhur me rastet disiplinore, Këshilli vlerëson se numri i përcaktuar i masave disiplinire me nenin 47 i këtij Projketligji është i vogël sepse përcaktohen vetëm katër masa displinore. Këshilli konstaton se duhet të përcaktohen dy grupe të masave disiplinore, si në vijim:

Masat për shkeljet e lehta disiplinore:

1. Paralajmërimi me shkrim nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë;2. Vërejtja me shkrim nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë;3. Ndalesa në pagë deri në 20% deri në dy muaj e shqiptuar nga zyrtari kryesor administrativ.

KPMSHCK Nuk pranohet Masat janë përcaktuar në projektligj dhe nuk kemi mundur ose nuk ka pas arsyetime shtesë për shtimin e masave disiplinore. Kompetenca për shqiptimin e masave është rregulluar në nenin 48 ndërsa individualizimi i masave ( se cila masë për cilën shkelje)është rregulluar në nenin 50.

Page 7: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

Masat për shkeljet e rënda disiplinore:

1. Ndalimi i pagës deri në 30% për një periudhë nga tre deri në gjashtë muaj;2. Ndalimi i ngritjes në detyrë për një periudhë nga 6 muaj deri në dy vjet3. Ulje në pozitë për një gradë me të ulët brenda shërbimit civilë4. Largimi me kusht nga shërbimi civil për një periudhë deri në dy vjet ( kjo masë i shqiptohet nëpunësit civilë që bënë shkelje të rënda të detyrave të punës me kushtin që nëse brenda një periudhë të caktuar përsëritët shkelja, atij i shqiptohet masa për largim nga shërbimi civil )5. Largimi nga shërbimi civil.

10. Këshilli vlerëson se sa i përket paragrafit 4 nënparagrafit 4.2 të nenit 48 tek pjesa e inicimit nga qytetaret duhet të fshihet sepse paraqet vështirësi në zbatim, po ashtu paragrafi 4 nënparagrafi 4.3 duhet të fshihet në tërësi sepse ka konflikt kompetencash për shkak se i njëjti mekanizëm që inicion, nuk mund edhe të shqyrtoj dhe vendos. Paragrafi 5 i këtij neni duhet të përcaktohet saktë se çfarë është “masë tjetër të përshtatshme”.

KPMSHCK Nuk pranohet Paragrafi 4 i nenit 48 rregullon fillimin e procedurës disiplinore duke përcaktuar edhe rrethin e personave që kanë të drejtë të fillojnë procedurën. Qëllimi i procedurës disiplinore përveç mbrojtjes së drejtave subjektive është edhe mbrojtja e interesit të përgjithshëm për këtë qëllim edhe është zgjeruar rrethi i personave që kanë të drejtë të fillojnë procedurën. Sa i përket fshirjes së togfjalëshit “masë tjetër të përshtatshme” kjo qëllimisht është vendosur në ligj sepse masa e pezullimit nuk është e përshtatshme për të gjitha rastet që mund të ndodhin dhe për të gjitha llojet e shkeljeve ( p.sh. mase e përshtatshme mund të jetë ndrrimi i lokacionit i nëpunësit civil kur dy nëpunës civil janë të përfshirë dhe palë të kundërta në një procedurë disiplinore).

11. Këshilli vlerëson së neni 48 paragrafi 7 i Projektligjit duhet të ndryshohet, duke përcaktuar afatin për fillimin e procedurës disiplinore pa vonesë por jo me larg se një (1) vit nga momenti i shkeljes që ndërlidhet me shkeljet e lehta disiplinore dhe jo me larg se pesë (5) vite nga momenti i shkeljes që

KPMSHCK Pranohet Është vendosur në tekstin e projketligjit

Page 8: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

ndërlidhet me shkeljet e rënda disiplinore.

12. Këshilli vlerëson se në Projektligj nuk është përcaktuar asnjë dispozitë që përcakton periudhën për ushtrimin e përkohshëm të një detyre brenda shërbimit civilë dhe niveli i pozitës që mund të caktohet ushtrues detyrë.

KPMSHCK Pranohet pjesërisht

Komenti është adresuar në projektligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese zgjidhja është bërë në paragrafin 9,10 dhe 11 të nenit 40 të projektligjit për zyrtarët publik.

13. Vlerëson që gjuha dhe termat e përdoruara në këtë Projektligj nuk janë të qarta dhe gjatë zbatimit mund të interpretohen ndryshe, prandaj në pajtim me rregullat dhe standardet e hartimit të legjislacionit, sponsorizuesi duhet të kujdeset që teksti i Projektligjit duhet të jetë i qartë, i thjeshtë, konciz dhe mos të jetë i dykuptimtë, fjalët e panevojshme dhe fjalitë e gjata duhet të shmangen.

KPMSHCK Pranohet pjesërisht

Komenti është i përgjithshëm dhe nuk jep raste konkrete kur gjuha dhe termat janë të paqarta, megjithatë është duke i kushtuar kujdes të shtuar edhe këtij aspekti.

14. Të shohet një nën paragraf të paragrafit 1 të nenit 5: Institucionet e pavarura kushtetuese janë institucionet e përcaktuara sipas Kapitullit VIII, nenet 112-118, dhe Kapitullit XII, nenet 132-141, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Gjykata Kushtetuese

Nuk pranohet Nuk është standart juridik të gjatë hartimi të akteve ligjore dhe nën ligjore të barten dhe vendosen dispozita të akteve të tjera.

15. Te paragrafi 2 I nenit 5 të shohet fjala “Kushtetutë”

Gjykata Kushtetuese

Nuk pranohet Terminologjia që e përdorët në project ligjin për zyrtarët publik i referohet PLOAP I cili është përputshmëri më Kushtetutën.

16. Te nen paragrafi 1.1. të paragrafit 1 të nenit 10 të shohet fjalia “me përjashtim të të punësuarve në institucionet e pavarura”

Gjykata Kushtetuese

Nuk pranohet Të punsuarit në institucionet të pavarura kanë statusin e njejtë si nëpunësit ë organet shtetërore pasi që kanë detyrë dhe përgjegjësi të njejtë ose të ngjashme. Dhe se Kushtetuta e autorizon qeverin për hartimin dhe miratimin e politikave per shërbimint civil pjesë esë cilës janë edhe institucionet e pavarura.

17. Nënparagrafit 1.2 te paragrafit 1 te nenit 10 ti shtohet fjalia duke marrë në konsideratë

Gjykata Kushtetuese

Pranohet pjesërisht

Propozimi do të trajtohet me akte nënligjore.

Page 9: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

specifikat e statusit të të punësuarve në institucionet e pavarura kushtetuese

18. Komentet në nenin 11, 14, 15, 17, 40 me të cilat propozohet të përjashtohet Gjykata Kushtetuese nga këto rregullime.

Gjykata Kushtetuese

Nuk pranohet Statusi i të punësuarve në institucionet e pavarura është i njejt me statusin e administratës shtetërore. Specifikat e të punësuarve ne institucionet e pavarura do të trajtohen gjatë hartimit të akteve nënligjore.

19. Të reflektohet përbërja gjinore dhe etnike e komiteteve të përmendura në nenet 34(10), 38(5), 39(5), 41(2dhe5) dhe 68(7).

OSBE Parnohet

20. Të bëhet dallimi në mesë të institucionit shtetëror dhe publik dhe të tregohen ndryshimi dhe dallimi I qart në mes të nëpunësit civil, nëpunësit civil me status të veqant ndaj nepunesit te shërbimit public dhe funkësionarit publik. Nuk pranohet me arsyetim se ky projektligj nuk I trajton institucionet shtetërore dhe institucionet publike por i trajton statusin e zyrtarëve public dhe e sqaron qart se kushë është nepunës civil, nepunësi shërbimit public, nëpinës i kabinetit dhe nëpunës administrativo mbështetës. Që regullohet mardhënja e punës me këtë ligj.

OSBE Nuk pranohet Vlerësojmë se dispozitat janë mjaftueshëm të qarta në projektligj. Për më tepër ky projektligj rregullon marrdhënien e punës për zyrtarët public derisa termat e përdorur janë huazuar nga ligji për organizimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura.

21. Të ndryshohet 6(1) për të lexuar si vijon: “…përfaqësim të drejtë dhe proporcional të karakteristikave demografike të popujve të ndryshëm të Kosovës, duke përfshirë por duke mos u kufizuar vetëm në gjini dhe komunitete”.

OSBE Nuk pranohet Komenti është shumë I përgjithshëm dhe nuk mund të vlerësohet cila është vlera e shtuar e këtij propozimi kur dihet se neni 6 flet për parimet të cilat në vetvete nuk janë norma juridike por ndiohmojnë në interpretimin e tyre.

22. Të ndryshohet neni 15(2) duke shtuar referencën vijuese “… si dhe arritjen e misionit dhe qëllimit të tij” në fund të tekstit.

OSBE Pranohet

23. Të shtohet një paragraf i ri sipas nenit 25 duke shtuar referencën në ligjin për mbrojtjen

OSBE Pranohet pjesërisht

Nuk ka nevojë për një dispozitë të re shtesë sepse formulimi “Zyrtari publik detyrohet të respektojë Kushtetutën dhe ligjin…” e mbulon edhe dispozitën e

Page 10: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

e informatorëve si vijon:” “Të drejtat e sinjalizuesve për të mbrojtur interesin publik garantohen me Ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve”.

propozuar nga ju.

24. Të përcaktohen më saktësisht kushtet e shkeljeve sipas nenit 46(3) dhe (4).

OSBE Pranohet

25. Të ndryshohet neni 46(3) duke shtuar tek lista e shkeljeve të rënda edhe (1) aktin e ngacmimit seksual, si dhe (2) përfshirjen në çfarëdo forme diskriminimi.

OSBE Pranohet pjesërisht

Propozimi që ngacmimi seksual të përfshihet si shkelje rëndë është përfshirë si normë.

26. Të ndryshohet neni 60(1.5) si vijon: “Marrëdhënia e punës së shërbyesit publik ndërpritet në rastet kur gjykata vendos për burgim efektiv, si dhe në të gjitha rastet e korrupsionit zyrtar si dhe veprat penale ndaj detyrës zyrtare, pa marrë parasysh dënimet e dhëna nga gjykata në këto raste”.

OSBE Pranohet pjesërisht

Rrethana sipas paragrafit 1.5 të nenit 60 në projkektligj është më shumë gjithpërfshirëse se sa propozimi I dhënë në komentit 9 dhe përfshinë të gjitha rastet kur nëpunësi denohet me vendim të formës së prerë të gjykatës pavarisisht llojit dhe lartësisë së denimit.

27. Neni 63 për pensionimin e parakohshëm përbën rreziqe financiare, veçanërisht ndaj rrethanave të presionit të vazhdueshëm për futjen e skemës së pensionimit të parakohshëm të forcës policore dhe duhet të largohet.

FMN Pranohet

28. Ligji duhet të parasheh mundësinë për ristrukturimin/zvogëlimin e sektorit public, dhe propozon që të futet si një nga shkaqet e përfundimit të mardhënies së punës edhe ristrukturimi/riorganizimi duke parashikuar edhe një kohë kalimtare për sistematizimin e tyre në ndonjë vend të lirë të punës.

FMN Nuk pranohet Këto zgjidhje mund të jenë të rrezikshme për nëpunsit civil dhe të abuzohen në praktikë.

29. Disa nga përkufizimet duhet të fuqizohen më tej për të siguruar që nuk ka fleksibilitet, theksi bie sidomos tek ekspertët me kontratë me kohë të caktuar për projekte të caktuara të

FMN Pranohet pjesërisht

Qështja e identifikuar në komënt është adresuar në nenin 32 të projektligjit (paragrafi 4) si dhe në nenin 85. Për pjesën e dytë të komentit paqartësia ka mund të vie si pasojë e përkthimit.

Page 11: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

institucionit. Pjesa e dyte e komentit ka të bëjë qartësimin e statusit të nëpunsit civil.

30. Në përgjithësi ky koment flet për transferin e brendshëm duke propozuar këto rekomandime;- do të ishte e dobishme, për shembull, që të përcaktohet më qartë se çfarë lloji i raporteve mjekësore dhe të lëshuara nga cila agjenci kërkohen për të refuzuar një transfer.- limiti prej 30 km nga vendi i banimit (neni 52.3.2) gjithashtu është përcaktuar si shumë i ngushtë. Ne sugjerojmë që të bëhet 100 km, duke mbuluar kështu distancën ndërmjet qyteteve të mëdha (Prishtinë, Prizren, Pejë).-Përveç kësaj, neni 53 përcakton shumë sipërfaqësisht kushtet për transferet e përhershme, duke e bërë praktikisht të pamundur ricaktimin e stafit nëpër funksione ose rajone në baza të përhershme, përveçse përmes ristrukturimit (shih pikën më lartë).

FMN Pranohet pjesërisht

Rekomandimi I parë do të rregullohet me akt nënligjor, për rekomandimin e dytë nuk bazë të justifikueshme për zgjatjen e distancës ( duke ditur se Kosova ka territory kompakt), rekomandimi I tretë nuk na ofron ndonjë opsion ose shkak të vlefshëm për përmirësimin e nenit 53.

31. Ky koment ka të bëjë me kufizimin përkatësisht me vendosjen e kuotave për numrin e nëpunsve civil që mund të vlerësohen sipas niveleve të ndryshmë të vlersimit ( ruajtja e rregullimit aktual).

FMN Pranohet pjesërisht

Vlerësimi i rezultateve në punë duhet rregullohet me projektligjin e zyrtarëve public e jo me ligjin e pagave. Vendosja e kuotave gjatë këtyre viteve nuk ka gjetë zbatim në praktikë. Për efekt të pagesës së përfomancës tash në nenin 6 të projektligjit të pagave, kufizimet janë të tipit se shtesa e përforncës jepet njëherë në fund të vitit dhe për nëpunsit të cilët janë vlerësuar “shkelqyeshëm” dhe masa e fondeve nuk mund të kaloj 0.5% të buxhetit për paga.

32. Te neni 11 i Projektligjit ti shtohet si pergjegjesi qe DMZ duhet te jete pergjegjwse per pwrgatitjen e njw deklarate tw ndikimit buxhetor per te gjitha propozimet legjislative dhe te politikave te zyrtarve public.

FMN Nuk pranohet Përgatitja e kostos financiare per qdo projektligj është e rregulluar me Rregulloren e Punes së Qeverisë nr.9/2011.

33. Te neni 15 te pregatiten planet FMN Nuk pranohet Kjo qeshtje eshte e rregulluar mjaft qartë ne Nenin 15 paragrafi 1 të

Page 12: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

afatmeseme dhe vjetore Brenda tavaneve vjetore dhe te KASH.

Projektligjit ku specifikon qe planifikimi I personelit duhet te jetë ne pajtim me KASH-in.

34. Te Pjesa III mbi të drejtat dhe obligimet e zyrtarëve publikë duhet të përfshihet dhe të përcaktohet një kërkesë për deklarimin publik të pasurisë për nëpunësit e lartë, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

FMN Nuk pranohet Kjo qeshte është e rregulluar me Ligjin për paradalimin e konfliktit të interest.

35. Projektligji e harmonizont pushimin vjetor për nëpunësit civilë me Ligjin e përgjithshëm të punës, i cili rrit pushimin vjetor për çdo pesë vjet përvojë pune.

FMN Nuk pranohet Komenti nuk pranohet per arsye se nuk është sqaruar se qka kërkohet me këtë koment.

Komentet specifike

TEMA 1: Fushëveprimi i ligjit

1. Kërkojnë të përjashtohen nga fushëveprimi i ligjit.

AAC Nuk pranohet Nepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130 i Kushtetutes percakton se AAC rregullon veprimtarine e aviacionit civil ne Republiken e Kosoves dhe este ofrues i sherbimit te navigacionit ajror sic eshte percaktuar ne ligj. Nga kjo dispozite, kuptohet se veprimtaria e aviacionit civil eshte veprimtari administrative, duke marre parasysh edhe autoritetin per ofrimin e sherbimeve te navigacinit ajror.Duke pasur parasysh keto karakteristika dhe duke pasur parasysh veshjen e nepunesve te tyre me atutoritet publik te dhene sipas ligjit, prandaj edhe rregullimi ne projektligj eshte bere ne kete fryme, pra nepunesit e AAC te trajtohen si sherbyes civil.

2. Kerkojnë të përjashtohen nga fushëveprimi i ligjit dhe te gëzojne status të vecantë për shkak të specifikave.

Sindikata e Doganës

Pranohet pjesërisht

Ky ligj rregullon marrëdhënien juridike mes një punëtori dhe shtetit e ne asnjë rast nuk cenon funksionet e doganës me ligje te veçanta, pra ne këtë rast me Kodin Doganor dhe te Akcizave. Zyrtaret doganor do te trajtohen si nëpunës civil me status te veçante, marrëdhënia e pune se te cilëve, mund te rregullohet me ligjin e veçante (por ne asnjë rast me akt nënligjor). Me ligj te veçante, mund te rregullohen vetëm këto elemente te marrëdhënies se punës: kushtet e veçanta apo shtese për rekrutim, te drejtat ose detyrimet specifike tjera te parapara me ligjin për ZP, rregullat e veçanta për zhvillimin e karrierës sipas sistemit te gradave, zhvillimin profesional dhe nevojat për trajnime dhe transferimin dhe sistematizimin e nëpunësve.

Page 13: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

3. Kërkon që paragrafit 3 te nenit 3 i ligjit, t’i shtohet edhe një paragraf që i përfshin edhe zyrtaret doganor.

Dogana Pranohet pjesërisht

Ky ligj rregullon marrëdhënien juridike mes një punëtori dhe shtetit e ne asnjë rast nuk cenon funksionet e doganës me ligje te veçanta, pra ne këtë rast me Kodin Doganor dhe te Akcizave. Zyrtaret doganor do te trajtohen si nëpunës civil me status te veçante, marrëdhënia e pune se te cilëve, mund te rregullohet me ligjin e veçantë (por ne asnjë rast me akt nënligjor). Me ligj te veçantë, mund te rregullohen vetëm këto elemente te marrëdhënies se punës: kushtet e veçanta apo shtese për rekrutim, te drejtat ose detyrimet specifike tjera te parapara me ligjin për ZP, rregullat e veçanta për zhvillimin e karrierës sipas sistemit te gradave, zhvillimin profesional dhe nevojat për trajnime dhe transferimin dhe sistematizimin e nëpunësve.

4. Kërkojnë qe nëpunësit civil te administratës se KGJK dhe KPK te kenë status te veçantë dhe aktet nënligjore për ketë te nxjerrën nga KGJK dhe KPK. Po ashtu, kërkojnë te përjashtohen nga marrëdhënia e punës këto elemente: klasifikimi, rekrutimi, transferimi, avancimi dhe vlerësimi i performancës; te drejtat ose detyrimet specifike tjera te parapara me ligjin për ZP; rregullat e veçanta për zhvillimin e karrierës; dhe aftësimin profesional.Po ashtu kërkojnë statusin për Kryetarin e Gjykatës Supreme, Kryeprokurorit dhe Kryesuesve te Këshillit.

KGJK dhe KPK

Pranohet pjesërisht

Titujt e propozuar per Nenin 3, pika 2.3 vetem jane te perfshire. Per nga natyra, nepunesit e adminsitartes se KPK dhe KGJK dhe nepunesit ne gjykate dhe prokurori kane detyra te njejta ose te ngjashme me nepunesit tjere si ne administraten shteterore, po ashtu edhe ne administratat e institucioneve kushtetuese te pavarura. Nga komentet nuk ka asnje arsyetim qe justifikon rregullimin e vecante per elementet te cilat i keni kerkuar. Eshte e diskutueshme ceshtja e kompetenca per mirattimin e akteve nenligjore qe derivon nga natyra e ligjeve te tilla sic eshte Ligji per Zyrtaret Publike (ky ligj ka karakter te njejte si Ligji I Prokurimit Publik dhe Ligjit te Menaxhimit te Financave Publike).

5. Vlerëson se ky ligj për Akademinë duhet të zbatohet për aq sa zbatohet për institucionet tjera te drejtësisë.Po ashtu, konsiderojmë se pjese e Instuticioneve te drejtësisë te konsiderohet edhe Akademia e Drejtësisë

Akademia e Drejtësisë

Nuk pranohet Nuk është dhënë arsyetim që nëpunësit e akademisë së drejtësisë,duhet të përjashtohen nga shërbimi civili ose të trajtohen me status të veçantë

6. Propozojmë rregullim te veçantë sa I përket marrëdhënies se punës dhe statusi I tyre te jete I njëjtë me Policinë e Kosovës. Me arsyetim se IPK është organ I jashtëm I Policisë se Kosovës. Kërkojmë te kenë

Inspektorati i Policisë së Kosovës

Nuk pranohet Për nga natyra, nëpunësit e IPK-së kane detyra te njejta ose te ngjashme me nëpunësit tjerë te Shërbimit Civil. Nga komentet nuk ka asnjë arsyetim qe justifikon rregullimin e veçantë për elementet te cilat janë kërkuar.

Page 14: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

rregullim te veçantë për këto elemente te marrëdhënies se punës. Për kushtet e veçanta apo shtesa për rekrutim te drejte apo detyrime specifike te tjera te parashikuara me këtë ligje. Rregullim te veçantë për zhvillim te karrierës dhe nevoja për trajnime.

7. Te plotesohet paragrafi 4 i nenit 2. Pranohet.

Oda e Mjekeve te Kosoves/Naser Gjonbalaj

Pranohet

8. Propozojnë qe ne Nenin 4 te futen me status te veçantë SHKK, shërbimi diplomatik, policia, institucioneve qe ndërlidhen me sigurinë, te drejtësisë, ATK-se, etj.

KPMSHCK Nuk pranohet Klasifikimi i te punësuarve ne administratën publike është bere duke marre parasysh veprimtarinë administrative, e cila shpërfaqet si ushtrim i autoritetit publik apo si ofrim i shërbimeve publike për qytetaret. Varësisht nga këto karakteristika, nëpunësit qe ushtrojnë autoritet publik janë tipizuar si nëpunës civile, ndërsa kategoria tjetër e nëpunësve qe ofrojnë shërbime si nëpunës te shërbimeve publike duke marre parasysh edhe tipet e vet organeve ku janë te punësuar këto kategori te nëpunësve. Për me tepër, ne këtë koment nuk jepet asnjë arsye e vetme se pse, statusi i këtyre kategorive duhet te rregullohet me ligj te veçantë ne aspektin e këtyre elementeve: klasifikimi, rekrutimi, transferimi, avancimi dhe vlerësimi i performancës; te drejtat ose detyrimet specifike tjera te parapara me ligjin për ZP; rregullat e veçanta për zhvillimin e karrierës; dhe aftësimin profesional.

9. Në nenin 4 të Projektligjit është përfshirë termi “të punësuarit në polici janë nëpunes civilë me status të veçantë”, për të cilin Këshilli vlerëson se është term i përgjithësuar sepse si i tillë përfshinë edhe zyrtarët policorë, e që në vlerësimin tonë, zyrtarët policorë të cilët kanë autorizime policore në asnjë rrethanë nuk duhet te kenë statusin e nëpunësit civilë. Sponzorizuesi i Prjekligjit duhet të përcaktoj kriterin me ligj për ndarjen në mes të stafit civilë në polici dhe zyrtarëve policorë.

KPMSHCK Pranohet pjesërisht

Zyrtaret policor duke marre parasysh pikërisht ushtrimin e autorizimeve publike (autorizimet policore janë autorizime publike) janë vendosur si nëpunës civil me status te veçantë dhe marrëdhënia e tyre e punës rregullohet tërësisht me ligj te veçantë

Page 15: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

10. Këshilli konstaton se sponsorizuesi i Projektligjit duhet të marr parasysh Aktgjykimin e datës 16 nentor 2016 të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO73/16 të parashtruar nga Avokati i Popullit, i cili ka konstatuar se Qarkorja Administrative nr. 01/2016 e nxjerrë më 21 janar 2016 nga Ministria e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, në tërësi cenon pavarësinë e institucioneve te pavarura të parapara me Kushtetutë, dhe është jokushtetuese në raport me ato institucione të pavarura. Prandaj, në këtë Projekligj duhet të përcaktohen dispozitat që i japin pavarësi institucioneve të pavarura kushtetuese, para se gjitash Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, por edhe institucioneve tjera kushtetuese, varësisht nga pavarësia e tyre institucionale e garantuar me Kushtetutë dhe ligj të veçantë.

PMSHCK Pranohet pjesërisht

Gjatë tërë tekstit jemi kujdesur për respektimit e pavarësisë sipas vendimit te Gjykatës Kushtetutës. Është e diskutueshme çështja e kompetencës për miratimin e akteve nënligjore qe derivon nga natyra e ligjeve te tilla siç është Ligji për Zyrtaret Publike (ky ligj ka karakter te njejtë si Ligji I Prokurimit Publik, Ligji Kontrollit te Brendshëm dhe Ligjit te Menaxhimit te Financave Publike).

11. Në neni 3 paragrafi 3 te shtohet nën paragraf në formulim si në vijimGjyqetaret dhe këshilltarët juridik të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese

Nuk pranohet Neni 3 paragrafi 3, përmban edhe gjyqetaret Gjykatës Kushtetuese.

12. Marrëdhënia ndërmjet shtetit dhe funksionarit publik me status të veçantë, përveq me këtë ligjt dhe me ligj të vëcant rregullohet edhe me Kushtetutë.

Gjykata Kushtetuese

Nuk pranohet Marrëdhënia e punës regullohet me ligj, ndërsa me kushtetutë nuk regullohet marrëdhënia e punës, Kushtetuta me asnjë dispozit nuk rregullon marrëdhënjën e punës.

13. Nëpunësit e institucioneve të pavarura kushtetuese të jenë me status të vecant.

Gjykata Kushtetuese

Nuk pranohet Nepunesve e institucioneve te pavarura kushtetues kane detyra te njejta ose te ngjashme me nepunesit tjere si ne administraten shteterore. Nga komentet nuk ka asnje arsyetim qe justifikon rregullimin e vecante per elementet te cilat i keni kerkuar.

14. Ndaj nëpunësve civilë të institucioneve të pavarura kushtetuese zbatohet ky ligj për aq sa marrëdhënia e tyre e punës nuk rregullohet

Gjykata Kushtetuese

Nuk pranohet Nepunesve e institucioneve te pavarura kushtetues kane detyra te njejta ose te ngjashme me nepunesit tjere si ne administraten shteterore. Nga komentet nuk ka asnje arsyetim qe justifikon rregullimin e vecante per elementet te

Page 16: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

me ligj dhe me akte të veçanta dhe për aq sa nuk cenohet pavarësia e tyre funksionale.

cilat i keni kerkuar.

15. Zyra kombetare e Auditimit ( ZKA) me komentet e saj fokusohet tek përjashtimi I auditorëve nga statusi I nëpunsit civilë duke u thirrë në pavarsinë funksionale dhe organizative të ZKA, e cila njëherit propozon edhe këto rekomandime:Opsioni 1Paragrafi 3 i nenit 3 të Projektligjit për zyrtarët publikë, të riformulohet kështu:3. Funksionarë publikë me status të veçantë janë zyrtarët në institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë, si dhe në institucionin suprem të kontrollit ekonomik dhe financiar, duke përfshirë:3.1. gjyqtarët dhe prokurorët;3.2. personelin komandues dhe ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo të organizatës tjetër pasardhëse;3.3. personelin drejtues dhe profesional, që ushtron funksionin dhe mandatin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës;3.4. personelin drejtues dhe profesional që ushtron funksionin dhe mandatin në Zyrën Kombëtare të Auditimit.Opsioni 2Te neni 3 i Projektligjit, duhet të shtohet një paragrafi i ri i numëruar si paragrafi 4 me këtë përmbajtje:

4. Funksionarë publik me status të veçantë në kuptim të këtij ligji janë edhe zyrtarët e autorizuar dhe të emëruarit nga Auditori i Përgjithshëm, për të kryer funksionin e auditimit të jashtëm sipas legjislacionit në

ZKA Nuk pranohet Të gjitha opsionet e ZKA janë shqyrtuar me kujdes dhe si përfundim rekomandimet janë në frymën që auditorët të përjashtohen nga shërbimi civil. Shumë me kujdes është shqyrtuar edhe ligji Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit Të Republikës së Kosovës, përkatësish neni 15 ( të emëruar si “stafi”). Përvec prejashtimit në paragrafin 1 të nenit 15 sipas të cilit”Legjislacioni përkatës për shërbimin civil, nuk zbatohet vetëm për Auditorin e Përgjithshëm, zëvendës auditorin e përgjithshëm, ndihmës auditorët e Përgjithshëm dhe auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ndërsa stafi tjetër trajtohet në bazë të Ligjit për Shërbimin Civi” nuk ka dispozita të tjera të këtij ligji, të cilat rregullojnë mardhënien e punës së auditorve por kjo e drejtë I është lërë Auditorit të Përgjithshëm. Mendimi jonë është që meqense nuk ka dispozita ne ligjin e LKA, dispozitat e projektligjit për zyrtarët publik janë në pajtim me parimin e ligjshmërisë ( detyrat dhe prekja e interesave të ligjshme bëhet vetëm me ligj) dhe ofrojnë siguri jurdike sa I pëket rekrutimit (të bazuar në transparencë, konkurencë dhe meritë), zhvillimit professional, fushës limitative për shkaqet e shkarkimit etj.

Page 17: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

fuqi.Gjithashtu, paragrafi në vazhdim rinumërohet si paragrafi 5 dhe duhet të plotësohet si në vijim:

5. Marrëdhënia ndërmjet shtetit dhe funksionarit publik me status të veçantë, të përcaktuar në paragrafin 3 dhe 4 të këtij neni, rregullohet tërësisht me ligj të veçantë sektorial.Paragrafi 5 i këtij neni në vazhdim të riemërohet si paragrafi 6. 3

Opcioni 3Te neni 3 të shtohet një paragraf i numëruar me numrin 5, i cili thotë:

5. Ky Ligj, nuk zbatohet për zyrtarët e autorizuar dhe të emëruar nga Auditori i Përgjithshëm, për të kryer funksionin e auditimit të jashtëm sipas legjislacionit në fuqi.Paragrafi 5 i këtij neni në vazhdim të riemërohet si paragrafi 6.Dispozitat tjera të Projektligjit lidhur me nëpunësit civilë të punësuar sipas Ligjit Nr. 05/L-055 (stafi mbështetës administrativ) janë në përputhje të plotë me ligjin e veçantë (Ligjit Nr. 05/L-055) dhe nuk duhet plotësuar/ndryshuar. Gjithashtu, në harmoni janë edhe dispozitat lidhur me të punësuarit në Kabinetin e Auditorit të Përgjithshëm.

Page 18: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

16. Neni 3 për përjashtimet nga ligji. Punësimi i funksionarëve publikë gjithashtu duhet t'i nënshtrohet kufizimeve buxhetore të përcaktuara në nenin 15 (1). Paragrafi 4 përmend një ligj të veçantë të sektorit - a ka kaluar ky ligj dhe a i referohet edhe procesit të buxhetit dhe kërkesës për t'iu përmbajtur tavaneve të KASH?

FMN Nuk pranohet Neni 15 rregullon planifikimin e stafit pëe zyrtaret publicqe rregullohen me Projektligj po jo edhe per funksionaret public per arsye se ky Projëktligj nuk e rregullon statusin e tyre . Si ligje sektorjale jan; Ligji per Gjykatat pastaj Projektligji per Qeverin I cili eshte ne fazen e finalizimit etj,

17. Propozojn që te neni 4 paragrafi 1 te vendosen edhe zyrtart tatimir si nëpunës civil me status të veqant.

ATK Nuk pranohet Zyrtaret tatimor kanë të drejta dhe detyura me autorizime shtetërore sikurse zyrtaret publik qe janë të rregulluar me këtë Projektligj.

18. Propozojn që te neni 3 të vendosen edhe kategorit krijues dhe perfurmues I artit dhe të kulturës si dhe punonjësit professional të trashigimisë kulturore në radhën e funksionarve public me status të veqant.

MKRS Nuk pranohet Në bazë të detyrave dhe përgjegjësive që ushtronë nuk hyjne te pozitat e funsionarve me status te veqant pasi që nuk janë të emëruar por ofrojn shërbime për qytetarët dhe për këtë arsye hyjn te te pozitat e nepusve të shërbimeve publike.

19. Propozojn që të shtohet paragraph i ri te Neni 3 paragrafi 3.4 si funsionar public me status të veqant edhe personeli policor, zyrtar policor, staf civil dhe kadet policor të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës

Pranohet pjesërisht

Marrëdhënie e punës për zyrtarët policor do të rregullohet me Ligjin për policin.

20. Propozojn qe puntoret e laboratorit nuk mund te perfshihen si punëtorë te administratëste sherbimeve publike per arsye se jan ekspert te fushave specifike.

Agjencia e ushqimit dhe veterinës

Nuk pranohet Përgjegjësit qe i ushtroj ekspertet e ushqimit dhe veterines ofrojn shermime per publikun.

21. Propozojn qe personeli civil I FSK-së i parapar edhe me Ligj të 03/L-046 per FSK-në te vendose te Projektligji per zyrtaret public te kategoria e nepunsve civil me status të veqant.

MFSK Nuk pranohet Nuk ka arsye se pse nëpunsit civil në FSK të kenë status të vecant.

22. Propozojn që te Neni 3 paragrafi 3, nën paragrafi 3.2 te vendosen edhe kategoria civile e FSK-së

MFSK Nuk pranohet Nuk ka arsye se pse nëpunsit civil në FSK të kenë status të vecant.

Page 19: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

23. Propozojn që te Neni 4 paragrafi 1 te jenë nepunësit e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë.

MFSK Nuk pranohet Nuk ka arsye se pse nëpunsit civil në FSK të kenë status të vecant.

TEMA 2: Rekrutimi në shërbimin civil

1. Propozohet qe te rregullohet e drejta duke përfshirë afatin e ankimit ne rastin e mos përzgjedhjes ne procedurë te rekrutimit. Propozojnë që afati të jetë 8 dite apo 15 dite.

KPMSHCK Pranohet pjesërisht

Rregullimi do të bëhet me akt nënligjor

2. Propozojnë te definohet sakt numri i anëtarëve si dhe kompetenca e krijimit te Komisionit te pranimit në shërbimit civil.

KPMSHCK Pranohet

3. Afati për konkurrim prej 30 ditëve është i gjatë, propozimi është qe afati te jete 15 por jo me gjate se 20 ditë.

KPMSHCK Pranohet

4. Duhet përcaktuar procedura e rekrutimit edhe për organet jashtë administratës shtetërore. Gjithashtu propozohet që të vendoset rregull për nëpunësit civil me status të veçantë në procedurën e rekrutimit kur marrëdhënia e tyre punës rregullohet me ligje te veçanta duke mos cenuar minimumin e kritereve të përcaktuar me këtë ligj.

KPMSHCK Nuk pranohet Rregullimi në paragrafin 3 të nenit 34 është shumë i qartë dhe ka rregulluar kompetencën e zhvillimit të procedurës së konkurrimit (“Konkurrimi organizohet nga DMZP për institucionet e administratës shtetërore dhe nga Njësia e Burimeve Njerëzore për çdo institucion tjetër (në tekstin në vijim: “njësia përgjegjëse”). Sa i përket nëpunësve civil me status të veçantë nuk e kanë këtë status nëpunësit civil në institucionet jashtë administratës shtetërore.

5. Propozimi është që pranimi i përfituesve të bursave të bëhet vetëm në nivelin profesional, gjithashtu të përcaktohet drejta dhe detyra shtesë me akt nënligjor.

KPMSHCK Pranohet

6. Propozimi është që të specifikohet përbërja e komisionit ad-hoc dhe themelimi i tij të bëhet nga Zyrtari Kryesor Administrativ.

KPMSHCK Pranohet.

7. Këshilli vlerëson se në Projektligj duhet të përcaktohen pozitat dhe kategoritë që janë pjesë e shërbimit civilë, ose të përcaktohet që të nxjerrët një akt nënligjor nga Qeveria e cila do t’i definoj se cilat kategori janë pjesë e shërbimit civilë sepse siç jeni në dijeni gjatë

KPMSHCK Nuk pranohet Rregullimet në nenin 2 deri 5 është qartësuar se kush është e kush jo nëpunës civil.

Page 20: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

zbatimit të Ligjit për Shërbimin Civil ka pasur dilema rreth disa pozitave, që i takojnë apo jo shërbimit civilë, si drejtorëve dhe zëvendësdrejtoreve të institucioneve shkollore dhe parashkollore, drejtorëve dhe stafit civilë në qendrat e mjekësisë familjare, stafit civilë në polici, një pjese të punonjësve të Inspetoratit Policor etj.

8. Këshilli vlerëson se në këtë Projektligj duhet të përcaktohet një dispozitë e veçantë e cila ndalon që me ligje sektoriale të përcaktohet ose të hiqet statusi i nëpunësit civilë sepse kjo pastaj e deformon shërbimin dhe paraqet probleme në zbatim, qysh ka ndodhur me Ligjin për Shëndetësi, ku është përcaktuar që të gjithë punonjësit e nivelit sekondar dhe treciar të institucioneve shëndetësore nuk e kanë statusin e nëpunësit civilë dhe duke larguar nga shërbimi civilë edhe stafin civilë, respektivisht pozitat: zyrtar ligjor, zyrtar financiar, zyrtar i personelit etj.

KPMSHCK Pranohet pjesërisht

Vlerësimi është se dispozitat e projektligjit janë mjaftueshëm të qarta dhe vendosim kufizime sa i përket rregullimit të statusit të nëpunësit civil me ligje te veçantë.

9. Këshilli vlerëson së në këtë Projektligj duhet të përfshihet një dispozitë e veçantë si dhe përkufizimi që përcakton përvojen e punës, përvojen profesionale të punës si dhe kualifikimin adekuat që ndërlidhet me përshkrimin e vendit të punës, duke përcaktuar aplikimin e tyre varësisht pozitave dhe kategorive në shërbimin civilë. Në nenin 8 nënpargarfain 2, tek kushtet e pranimit në shërbimin civilë është përcaktuar “të kenë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën, kategorinë, klasën apo

KPMSHCK Pranohet pjesërisht

Përvoja e punës do te sqarohet me akt nënligjor.

Page 21: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

grupin përkatës”, pa definuar se çfarë përvoje të punës dhe nëse mbetet kështu prapë do të ketë paqartësi, respektivisht probleme rreth aplikimit të përvojes profesionale të punës si kriter për pranim në shërbimin civilë.

TEMA 4: Nëpunësit e nivelit të lartë drejtues

1. Të ristrukturohet Këshilli për pozita të larta drejtuese në shërbimin civilPuna e Këshillit duhet të jetë transparente dhe e hapur. Në këtë kontekst, Këshillit duhet tju jap qasje në punën e tij palëve të interesuara në cdo kohë dhe cdo herë kur kërkohet në pajtim me ligjin.Përvec anëtarëve ekzistues të sistemit aktual, Këshilli duhet të ketë në përbërje edhe 1 përfaqësues nga shoqëria civile me përvojë menaxheriale dhe me integritet profesional.

Këshilli për pozita të nivelit të lartë drejtues duhet të bëj udhëheqjen dhe drejtimin strategjik të sistemit të emërimit në pozita të larta drejtuese për institucionet e ekzekutivit. Detyrat dhe përgjegjësitë tjera, të vazhdoj t’i ketë sikurse janë të definuara në Rregulloren për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese dhe Rregulloren për pozitat e larta drejtuese në shërbimin civil.

ZKM Pranohet dhe komenti është i përfshirë.

2. Rritja e mbikëqyrjes së pozitave të larta drejtuese nga ana e KëshillitAktualisht Këshilli nuk ka mbështetje adekuate nga në njësi e përhershme që do ta ndihmonte këshillin në ushtrimin e kompetencave të tij për të i dhënë drejtim strategjik pozitave të larta drejtuese. Gjithashtu, Këshilli aktualisht ka vështirësi në monitorimin e realizimit të punës së pozitave

ZKM Nuk pranohet Nuk pranohet lenia e kompetencës si ne aspektin e mbikëqyrjes dhe ne shpalljen e konkurseve për shkak te fushës se përgjegjësisë qe e ka kjo ministri ne menaxhimin e burimeve njerëzore. Sikurse e keni konstatuar edhe vet, ZKM-ja edhe aktualisht ka pasur vështirësi ne procesin e monitorimit dhe aspektet tjera për pozitat e larta drejtuese.

Page 22: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

të larta drejtuese gjë e cila shpie ne mosrealizimin e programit të Qeverisë dhe dokumenteve të tjera strategjike.Në këtë kontekst, Këshilli duhet të siguroj që puna e zyrtarëve të lartë drejtues të ndërlidhet me realizimin e prioriteteve të Qeverisë. Për të ushtruar këtë kompetencë, Njësia përkatëse në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, detyrë primare do të duhej ta kishte mbështetjen e Këshillit për zbatimin e plotë të mandatit të tij.3. Shpallja e konkurseve për pozitat e larta drejtuese të liraShpallja e konkurseve të bëhet sipas kërkesës së titullarit dhe pas pëlqimit të Këshillit për pozitat e larta drejtuese proces ky i mbështetur nga Zyra e Kryeministrit respektivisht nga njësia përkatëse e cili do ta mbështes punën e Këshillit. Shpallja e konkurseve rekomandohet të zhvillohet nga njësia e cila e mbështetë Këshillin për pozita të larta drejtuese përkatësisht Zyra e Kryeministrit. Kjo për faktin, se kjo njësi do të ketë mundësi të koordinimit më të mirë me Këshillin për pozitat e larta drejtuese i cili është institucion kyc për drejtimin strategjik të pozitave të larta drjetuese.

ZKM Nuk pranohet Shih arsyetimin e më sipërm për Komentin 2

4. Themelimi i Komisionit për Vlerësimin e KritereveSipas vlerësimeve të Zyrës së Kryeministrit, dhe me qëllim të rritjes së transparencës dhe depolitizimit të administratës publike, vlerëson se përbërja e Komisionit aktual i paraparë në Rregulloren për procedurat e emërimit në pozitat e larta drejtuese të mbetet

ZKM Pranohet

Page 23: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

e njëjtë por që titullarit të institucionit ti hiqet e drejta për të propozuar anëtar të këtij komisioni. Me këtë ndryshim, do të sigurohet që rekomandimet e komisionit të jenë më të paanshme dhe më profesionale në raport me praktikën e deritanishme.Përbërja e Komisionit caktohet nga Këshilli. Me rastin e caktimit të përbërjes së Komisionit, Këshilli mund të kërkoj mbështetje profesionale nga një mekanizëm i specializuar dhe kredibil me qëllim të ofrimit të ekspertizës për të zbatuar praktikat më të mira të rekrutimit.Zyra e Kryeministrit konsideron se e drejta e titullarit për të rekomanduar përzgjedhjen e njërit nga tre kandidatët e propozuar nga ana e Komisionit duhet mbetet sikurse është tani sepse me këtë sigurohet një rol i ministrit në përzgjedhjen e një kandidati i cili sipas këndvështrimit të tij mund të jetë kandidati i cili siguron realizimin e objektivave strategjike të Institucionit.Vendimin për emërim e merr Qeveria pas rekomandimit të Komisionit përzgjedhës. Vendimi i Qeverisë është vendim përfundimtar në procedurë administrative.

5. Rritja e transparencës në procesin e emërimitPuna e Komisionit për vlerësimin e kritereve, gjatë gjithë procesit të emërimit duhet të jetë transparente dhe e hapur. Në këtë kontekst, Komisioni duhet tju jap qasje në punën e komisionit palëve të interesuara në cdo kohë dhe cdo herë kur kërkohet në pajtim me ligjin.

ZKM Nuk pranohet Nuk pranohet per shkak te rrezikut per shkelje te te dhenave personale.

6. Këshilli për pozitat e larta drejtuese në ZKM Shih arsyetimin e më sipërm për komentin 2 dhe 3.

Page 24: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

shërbimin civil do të mbështetet nga një trupë e përhershme dhe profesionale në kryerjen e detyrave përkatëseMe qëllim të ushtrimit të kompetencave të përcaktuara për Këshillin, njësia përkatëse në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do të mbështes realizimin e punës së Këshillit.

7. Propozojn që të përmirësohet emërtimi i komisionit i pranimit për kategorinë e lartë drejtuese sepse si i tillë krijon përshtypjen se ekzistojnë dy komisione paralele.

KPMSHCK Pranohet

8. Propozojnë përbërjen e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese si në vijim;1 (1) përfaqsues nga DMZP,2 (dy) përfaqsues nga nëpunës ekzistues me përvojë të madhe në pozitat e kategorisë së lartë drejtuese,Titullari i IKAP,1 profesor universitar nga fakulteti juridik ose administratës publike i cili cakothet nga universiteti i prishtinës,2 përfaqsues të pavarur nga shoqëria civile të cilët janë personalitete të shquara publike me njohuri të thella për sherbimin civil.

KPMSHCK Nuk pranohet Nuk kemi justifikime të mjaftueshme që komisioni të ketë një përbërje të tillë të propozuar nga KPMSHCK.

9. Propozojnë që emërimi i komisionit i pranimit për kategorinë e lartë drejtuese të bëhet nga Qeveria e jo nga DMZP.

KPMSHCK Pranohet

10. Propozojnë se për nëpunsit e kategorisë së nivelit të lartë drejtues pas mbarimit të mandatit DMZP të bëjë sistëmimin e tyre për të gjitha institucionet (jo vetëm për ato të administratës shtetërore) një kategori më të ulët si dhe niveli i pagesës të jetë 70 % i pagës

KPMSHCK Pranohet pjesërisht

Meqenësë institucioneve jashtë ekzekutiv i u është dhënë kompetenca në rekrutimin dhe emërimin e pozitave të nivelit të lartë drejtues, ndersa DMZP e ka këtë kompetencë vetëm për rekrutimin e centralizuar për administratën shtetrore të kategrisë profesionale. Sa i përket sistemimit të ketyre nëpunsve në nje kategori më të ulët pa kufizim kjo do të ishte në kundërshtim me sistemin e karrierës dhe vet sigurinë juridike të këtyre nëpunsve, prandaj në

Page 25: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

së nivelit të lartë deri në sistemimin e tyre në një kategori më të ulët.

projektligj ekziston kufizimi se sistemimi i tyre nuk mund të bëhet më poshtë se kategoria e mesme drejtuese. Niveli i pagës do të jetë si për pozitën e nivlit drejtues por kjo e drejtë zgjat vetëm tre muaj.

11. Me nenin 42 paragrafi 2 është përcaktuar e drejta e vazhdimit edhe për një mandat për nëpunësit e nivelit të lartë drejtues, por nuk është përcaktuar e drejta e rizgjedhjes apo kufizimi i saj.

KPMSHCK Pranohet

12. Këshilli vlerëson se vlerësimi i rezultateve të punës për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese duhet të bëhët nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, në bazë të një procesi që përfshinë vetvlerësimin e nëpunësit, por jo edhe vlerësimin e vartësve të tij sepse një proces i vlerësimit nga vartësit për zyrtarin kryesor administrativ, mund të ndikoj negativisht në raportet dhe mbarëvajtjen e menaxhimit të burimeve njerëzore brenda institucionit.

KPMSHCK Pranohet

13. Këshilli vlerëson së për pozitat e nëpunësve të kategorisë së lartë drejtuese duhet të krijohet Komision disiplinor i veçantë nga ana e Qeverisë së Kosovës, e jo siç është përcaktuar në nenin 49 që Komisioni Shtetëror i Pranimit të kryej edhe detyrën e komisionit disiplinor. Po ashtu, edhe tek pjesa e themelimit të komisionit të përhershëm disiplinor për nëpunësit tjerë civilë duhet të saktësohet “...se paku një përfaqësues të Njësisë Përgjegjëse”, sepse nëse është fjala për një përfaqësues nga njësia përgjegjëse të cilës i takon nëpunësi ndaj të cilit është inicuar procedura disiplinore, kjo bie në kundërshtim me mandatin e përhershëm të këtij komisioni, prandaj kjo dispozitë duhet të

KPMSHCK Pranohet pjesërisht

Pjesa që ka të bëjë me qartësimin e togfjalëshit“...se paku një përfaqësues të Njësisë Përgjegjëse”, në projektligj tek pjesa e përkufizimit është qartësuar se kush është njësia përgjegjëse.

Page 26: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130

riformulohet ose të qartësohet me shumë.

TEMA 5: Regjimi juridik i punësimit për nëpunësin e shërbimit publik

MA 6: Nëpunësi i kabinetit

TEMA 7: Nëpunësit administrativo-teknik dhe mbështetës

Page 27: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40401-FinalAl.docx · Web viewNepunesit e AAC jane te mveshur me autoritet publik te dhene sipas ligjit. Neni 130