Top Banner
Lamaj dorëzoi kallëzimin për kërcënime NISMA E NJË NËNE Shoqatë në ndihmë të fëmijëve me sindromën daun »7 »9 LSI TAKIM NË KUTALLI TË BERATIT Nasip Naço: Nuk ka më bastione të partive të mëdha »6 E HëNë 25 SHKURT 2013 VITI IX, NR. 2906 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com BASHKIA TIRANË Taksa për biznesin e vogël do të ulet me 30 për qind »5 FTESA E EDI RAMëS Debat televiziv me Berishën, në Kuvend si Kryeministër Kreu socialist jep versionin e tij mbi mundësinë e kryesimit të listës së zgjedhësve. Sqarimet mbi kon- ventën dhe mungesën e disa figurave »2-3 Propozimi për lehtësirën fiskale, përfitojnë 523 subjekte private. Bashkia përgatit dosjen e regjistrimit të 50 mijë banesave Enti kombëtar publikon tabelën e re për të gjitha qarqet. Procedurat që do të ndiqen deri në marrjen e plotë të ndërtesës BANESAT E VJETRA »8 Itali, askush nuk e ka recetën, llogaritë e votave ISSH miraton emrat që do të përfitojnë pensionin suplementar Ish-ushtarakët »8 »12-13 PAVARËSISHT KRIZËS Bankat, në vitin 2012 rritin fitimin me 3.8 miliardë lekë KONTROLLI I USHQIMEVE Etiketat nuk japin garanci, data e skadencës falsifikohet »4 »5 Pavarësisht krizës nuk janë shënuar tronditje të të ardhurave. Ekspertët ndezin dritën e kuqe për kreditë e këqija EKZEKUTIMI Nga BEXHET SHALA Mejtepi i salep sull- tanit dhe Vidovani Nga BEDRI ÇOKU Nevoja për dënimin e krimeve të komunizmit »10 »11 Opinion Shpëtimi i stafit nga rrethimi i ambasadës së SHBA më 1979 Armiku që vjen nga kompjuteri. Lufta me hakersat kinezë Si i liroi CIA pengjet në Teheran, mashtrimi me makiazhin BOTE & HISTORI NËNA DHA KUJËN NGA KATI I 4, 15 METËR NGA VRASJA VAJZA E MITUR VAJTONTE NË SHTËPI PAS LAJMIT TË VRASJES DRITAN LAMAJ KISHTE SHPREHUR FRIKËN SE DO TA VRISNIN KAFEN E PIU VETËM NË LOKAL PARA SE TË HIPTE NË MAKINË Ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lamaj
24

Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

Mar 17, 2016

Download

Documents

Gazeta Metropol

Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

Lamaj dorëzoi kallëzimin për kërcënime

Nisma e Një NëNe

Shoqatë në ndihmë të fëmijëve me sindromën daun»7

»9

Lsi takim Në kutaLLi të Beratit

Nasip Naço: Nuk ka më bastione të partive të mëdha»6

E hënë25 shkurt 2013Viti iX, Nr. 2906Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Bashkia Tiranë Taksa për biznesin e vogëldo të ulet me 30 për qind

»5

FTeSa e edi RamëSdebat televiziv me Berishën,

në Kuvend si KryeministërKreu socialist jep versionin e tij mbi mundësinë e kryesimit të listës së zgjedhësve. Sqarimet mbi kon-ventën dhe mungesën e disa figurave »2-3

Propozimi për lehtësirën fiskale, përfitojnë 523 subjekte private. Bashkia përgatit dosjen e regjistrimit të 50 mijë banesave

Enti kombëtar publikon tabelën e re për të gjitha qarqet. Procedurat që do të ndiqen deri në marrjen e plotë të ndërtesës

Familjet që do lirojnë pronën dhe pronarët që do t’i rimarrin

BaNeSaT e vjeTRa

»8

itali, askush nuk e karecetën, llogaritë e votave iSSH miraton emrat

që do të përfitojnë pensionin suplementar

Ish-ushtarakët»8

»12-13

Pavarësisht krizës

Bankat, në vitin 2012 rritin fitimin me 3.8 miliardë lekë

koNtroLLi i ushqimeve

etiketat nuk japin garanci, data e skadencës falsifikohet

»4

»5

Pavarësisht krizës nuk janë shënuar tronditje të të ardhurave. Ekspertët ndezin dritën e kuqe për kreditë e këqija

EkzEkuTimi

Nga Bexhet shaLa

Mejtepi i salep sull-tanit dhe Vidovani

Nga Bedri Çoku

Nevoja për dënimin e krimeve të komunizmit

»10

»11

Opinion

• shpëtimi i stafit nga rrethimi i ambasadës së shBA më 1979• Armiku që vjen nga kompjuteri. Lufta me hakersat kinezë• si i liroi CIA pengjet në teheran, mashtrimi me makiazhinbote & histori

nëna dha kujën

nga kaTi i 4, 15

mETër nga vrasja

vajza E miTur

vajTonTE në shTëpi

pas LajmiT Të vrasjEs

driTan Lamaj kishTE

shprEhur frikën

sE do Ta vrisnin

kafEn E piu vETëm

në LokaL para sE

Të hipTE në makinë

Ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lamaj

Page 2: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

02 E hënë 25 shkurt 2013 •

« intervistë

Kreu socialist preferon qëndrimin jashtë listës. Kuvendin e shiKoj si Kryeministër

rama: Gati për përballje televizive me Berishën

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka pranuar mundësinë që të jetë në një intervistë ballë për ballë më kreun e mazhorancës Sali Berisha. Deklarata e bërë dje në

një takim me gazetarët pritet të sjellë debatin e parë për programet mes dy partive kryesore. Nga ana tjetër dhe një herë Rama ka paralajmëruar se nuk preferon të jetë pjesë e listës për deputet. Por dhe kjo mbetet një ele-ment që do të vendoset në çastet e fundit. “Kryeministri duhet të bëjë kryeministrin dhe deputetët duhet të bëjnë deputetin. Kjo është pikëpamja ime”, - tha Rama.

- Gjatë këtyre dy ditëve pamë Konventën e Ps-së, programin qeverisës pas 23 qershorit. U shpjegua çfarë do të bëhet me punësimin, zhvillimin, arsimin, taksimin e ndershëm etj. në gjithë këtë mori çështjesh lind pyetja: si do t’i realizojë Partia socialiste këto objektiva?

- Pa dyshim që të shkruash një pro-gram dhe përmes asaj që shkruan të plotësosh të gjitha nevojat nuk është e vështirë, por që ta zbatosh pro-gramin është diçka tjetër. Thënë kjo, dua që të përsëris se ne nuk kemi par-ashtruar në programin tonë asgjë të pamundur dhe nuk do angazhohemi në fushatën e zgjedhjeve për asgjë që nuk do ta bëjmë dot. Pyetja ekziston, pyetja bëhet vazhdimisht se si do re-alizohen këto angazhime. Besoj e keni parasysh faturën. Ka dy anë kjo përg-jigje. Njëra anë është që të mos e har-rojmë se në këto 7 vite e ca të qever-isjes së Partisë Demokratike është e konfirmuar nga agjenci ndërkombë-tare, që merren me qarkullimin e par-asë në rrugët e errëta, se 1.2 miliard dollarë kanë ikur nga Shqipëria. Janë 1.2 miliard të ikura si pasojë e krimit të organizuar, e korrupsionit dhe e evazionit. Po ashtu 1.2 miliard të tjera, pak a shumë, janë të llogaritura prej nesh si dëm ekonomik. Dëm që vjen nga keqqeverisja. Sikur të par-afytyrojmë jo ekstremin tjetër, por një ulje shumë të arsyeshme edhe të kon-siderueshme nga njëra anë të nivelit të korrupsionit, të evazionit, të krimit ekonomik dhe nga ana tjetër të dëmit ekonomik për shkak të keq qeverisjes, kemi një mundësi të administrojmë një sasi parash që nuk kanë shkuar te publiku dhe që mund t’ia vëmë në dis-pozicion publikut.

Ana tjetër e përgjigjes lidhet me nevojën për të kuptuar se me më pak mund të bëhet më shumë, në rast se ndryshon sistemi i administrimit dhe qeverisjes. Që do të thotë një qasje e ndryshme qeverisëse dhe një menax-him i efektshëm, pa dyshim do rrisnin ndjeshëm mundësitë financiare.

- është vënë re se gjatë prezan-timit të programit janë evituar ose s’kanë dalë disa prej figurave kryesore të Ps-së si nga grupi par-lamentar, ashtu dhe nga lidershipi i këtyre 20 jetve.

- Janë të ndara detyrat në PS. Ka pasur vetëm një mungesë për arsye objektive shëndetësore, që ka qenë mungesa e Ben Blushit, që ishte një nga folësit kryesorë të programuar. Mungesat e tjera kanë të bëjnë me faktin se të tjerët janë të angazhuar në detyra të tjera, ose me faktin se nuk kanë qenë të përfshirë në rrugën e programit si pjesë e njerëzve që kanë punuar me programin.

- Zoti Braçe ka pasur një re-agim, një kritikë pikërisht ndaj këtij fenomeni, gjithashtu dhe një

kritikë për sa i përket respektimit të strukturave dhe institucioneve brenda partisë.

- Edhe një herë tjetër po ua përsëris se këto dy ditë kanë qenë të organizuara dhe kanë qenë të pro-gramuara për të përçuar të gjitha çka kemi arritur të prodhojmë si ide dhe si angazhime në rrugën e programit. Kështu që s’ka pasur asnjë që ka qenë i përjashtuar dhe asnjë që ka qenë i pa planifikuar për sa i përket tribunës së konferencës. Të gjithë kanë qenë aty si protagonistë të rrugës së pro-gramit. Pastaj, pa dyshim Partia So-cialiste mbetet një mjedis i hapur dhe tërësisht demokratik për këdo që në momente të caktuara ka diçka për të thënë.

- Le të themi ¼- a e të papunëve.- Për sa i përket të parës, besoj

se është bërë fare e qartë në nivelet më të larta të komunikimi të familjes europiane dhe të botës demokratike, ku sigurisht ne konsiderojmë SHBA si aleatin dhe partnerin kryesor strat-egjik, se çfarë kërkohet nga Shqipëria për të shkuar përpara në rrugën e integrimit. Kërkohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është thënë në mënyrë abuzive dhe dezinformuese për publikun nga ana e qeveritarëve të sotëm se zgjedhjet nuk janë kusht. Në fakt, zgjedhjet janë kushti theme-lor për ardhmërinë e vendit tonë dhe procesin e integrimit. Për sa i takon tre ligjeve, ne mbetemi aty ku kemi qenë qysh në krye të herës. Dihet botërisht se çfarë e ka penguar dhe çfarë e pengon përfshirjen tonë në votimin për amendimin e draftit për Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që për sa i përket Rregullores së Kuvendit, ajo mbahet peng nga pala tjetër. Kemi qenë dhe jemi të gatshëm ta votojmë në çdo moment që pala tjetër pranon versionin e propozuar nga ekspertiza ndërkombëtarëve. Nuk ka asgjë më shumë dhe asgjë më pak në këtë his-tori.

nuk di a shikoni ndonjë ngërç për të respektuar barazinë gjinore??

- Listat e PD-së do të jenë strehë për të mbrojtur njerëz që kanë prob-leme me ligjin dhe që kanë nevojë për një mburojë në rrugën e vështirë që do të kenë pas 23 qershorit në raport me ligjin. Ne nuk e kemi këtë problem.

Për përfaqësimin e grave dhe këtu do ti jap përgjigje dhe pjesës së dytë të pyetjes, që ka të bëjë me angazhimin tonë për të lehtësuar rrugën e punësimit të grave, në mos gabohem ka ekzistuar edhe më për-para gjoba për mosplotësimin e kësaj norme. Nuk është një risi e kodit ak-tual. Edhe në zgjedhjet e shkuara, jo në të gjitha qarqet është arritur që të zbatohet norma e përfaqësimit. Nuk kemi absolutisht asnjë tërheqje nga qëllimi ynë, që të shkojmë drejt një barazie sa më të plotë gjinore në për-faqësim, Kemi hapur një epokë të re besoj si Parti Socialiste. Është një nga arsyet e vlerësimit edhe me zgjed-hjen time si President i Internacion-ales. Jemi partia që ka një përfaqësim 30% gra në Kongres, jemi partia që ka një përfaqësim po kaq të lartë dhe që shkon deri në 50% në Asamblenë Kombëtare, jemi partia që ka norma përfaqësimi për këshillat bashkiakë dhe komunalë për gratë, jemi par-tia që ka norma përfaqësimit për gratë edhe në nivelin e struk-turave organizative. Sigurisht ka ende shumë për të bërë. Ne jemi shumë të vendosur, që ta çojmë përpara këtë projekt dhe besoj që

të gjithë e panë dhe jam i bindur që ka rënë në sy, sepse kemi marrë shumë reagime pozitive në këtë drejtim që dhe në konferencën e programit, pra-nia e shumë grave protagoniste ishte shumë domethënëse dhe shumë din-jitoze.

Për sa i përket referencës në një faqe të programit, unë jam shumë i kënaqur që programi ynë është lexuar me laps në dorë, por ai është drafti i parë dhe është programi ynë politik me disa angazhime qeverisëse i 5 nëntorit 2011. Nuk kemi prodhuar ende programin tonë të plotë qever-isës, gjë që nuk do të thotë se çka ju referuat ka modifikim, por që do të thotë se ndërkohë programi është detajuar. Do të kemi zhvillime të reja me programin në muajt që vijnë dhe kur të mbërrijmë në Kongresin që do të hapë fushatën tonë zgjedhore dhe do të paraqesë skuadrën tonë kom-bëtare do të kemi dhe një dokument shumë të gjerë, duke i qëndruar asaj që kemi thënë.

Faktikisht në fund të vitit 2011 dhe në fillim të vitit 2012 ne ishim protagonistë të një sërë ndryshimesh në një pjesë të legjislacionit të nevo-jshëm, për të shkuar drejt integrimit europian me shumicë të cilësuar, ku u forcuan masat ligjore kundër dhunës në familje. Por nëse në vitin 2011 ne patëm 19 raste grash dhe vajzash të vrara në mënyrë të dhunshme, në vitin 2012 edhe pse i vendosëm këto masa në fillim të vitit, patëm 27 gra të vrara në mënyrë të dhun-shme. Që do të thotë se thjesht një ndryshim në letër nuk mund të sjellë ndryshim në realitetin e gjërave. Për të sjellë një ndryshim në realitetin e gjërave duhet të kemi një qeveri, e cila e zbaton atë që votohet si leg-jislacion në letër. Për të shkuar më tutje, vitin e shkuar ndërmarrjet fa-son kanë paralajmëruar qeverinë që në fillim të vitit, ose dhe në fund të vitit 2011, për domosdoshmërinë e disa masave lehtësisht të marrshme që të shmangej humbja e vendeve të punës. Qeveria nuk ka bërë asgjë dhe praktikisht gjatë 2012 kanë hum-bur 30 mijë vende pune, vetëm në këtë industri. 30 mijë vende pune ku shumica dërrmuese, në mos të gjitha, janë vende pune grash dhe vajzash nga familje të varfra, kryesisht nga periferitë e Tiranës

- Zoti rama, sa deputete do të ketë Partia socialiste të sigurta dhe nuk më dhatë përgjigje për znj. subashi?

- E dhashë përgjigjen. Nuk kam përgjigje tjetër për të dhënë. Në listën e deputetëve të PD-së do të ketë shumë nga ata që kanë nevojë të kenë imunitet të lartë politik për t’iu shmangur përballjes me ligjin për ato që kanë bërë fatkeqësisht në vijim duke abuzuar me pushtetin. Ndërkohë që lista jonë nuk ka nevojë për t’u keqpërdorur në asnjë këtë drejtim për asnjë qëllim. Për sa i përket znj. Subashi, unë kam shumë respekt p ë r

gjithçka ajo ka bërë dhe të jeni i sig-urt se asnjë kontribut në gjithë këtë rrugëtim opozitar nuk do të mbetet i pavlerësuar. Ndërkohë unë besoj se roli i deputetit, atributet e de-putetit, figura e deputetit përbëjnë sigurisht një vlerësim, por nuk janë gjithçka dhe nuk janë ekskluziviteti i vlerësimit të njerëzve dhe të kon-tributeve. Ka shumë e shumë de-tyra dhe përgjegjësi të tjera për të mbuluar në një proces të mirëfilltë qeverisës. Ne nuk kemi ndër mend të përsërisim historinë, në ato që historia ka treguar se janë rrugë të gabuara, as nuk kemi ndër-mend që të përsërisim gabimet e së shkuarës, qoftë të socialistëve kur kanë qenë në pushtet, qoftë të demokratëve gjatë gjithë kësaj periudhe të pushtetërimit të tyre. Ne mësojmë nga e shkuara por nuk jetojmë në të shkuarën. Ata jetojnë në të shkuarën dhe fatkeqësisht nuk nxjerrin asnjë mësim nga e shkuara. Që do të thotë ne nuk do të vijmë në qeveri për të futur fshesën e hekurt të militantizmit dhe të klanizmit dhe të nepotizmit partiak në administratë. Ne do të vijmë në qeveri për të ndër-tuar shtet dhe për t’i dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve pavarësisht bindje-ve të tyre bazuar mbi dijet, bazuar mbi eksperiencën, bazuar mbi integritetin e provuar në vite që ti shërbejnë këtij shteti. E dhashë një shembull dje dhe dua ta përsëris. Ne kemi një problem shumë të madh sot. Krimi e ka vënë shtetin përfund. Sot mbi 70% e sh-qiptarëve thonë se prioriteti kryesor për ta është një qeveri që të zgjidhë problemin e sigurisë, e sigurisë fizike. Ne flasim për një reformë drastike në polici. Po kjo nuk do të thotë në as-një mënyrë që profesionistët, ata që kanë arsimin e nevojshëm, që kanë integritetin e nevojshëm të ndjehen të kërcënuar nga fitorja e Partisë Social-iste. Në asnjë mënyrë! Ne do të ruajmë çdo profesionist

- në darkën e së premtes ju falënderuat për kontributin e z. Fa-tos nano, a është kjo një ftesë për bashkëpunim, duke pas-ur para-s y s h d h e

fërkimet që keni pasur?- Nuk ka lidhje me ftesën për

bashkëpunim dhe me as me ndonjë fërkim. Ka lidhje vetëm me një mo-ment të caktuar, kur u fol për një histori të caktuar, që është historia e transformimit të Partisë Socialiste dhe e futjes së saj në Internacionalen Socialiste. Do të ishte e paudhë që të gjithë protagonistët e një kohe kur PS-ja u anëtarësua në Internacionale 10 vjet më parë të mos përmendeshin dhe të mos merrnin edhe falënder-imin për kontributin përkatës. Ju e dini shumë mirë që unë mbroj mendimin se historinë duhet ta shkruajnë histo-rianët, por në ato raste kur ne i refero-hemi historisë duhet ta bëjmë këtë me dinjitet dhe nuk duhet t’ia nënsh-trojmë historinë as axhendës politike të ditës dhe as raporteve personale me të gjallët rreth e rrotull.

- Përmendët edhe zotin Meta.- Për të njëjtën arsye përmenda

edhe Ilir Metën, sepse edhe Ilir Meta ka pasur kontributin e tij të padisku-tueshëm në atë periudhë dhe në atë proces. Të mos harrojmë se 10 vjet më parë, kur Partia Socialiste është anëtarësuar në Internacionale, ka qenë një moment i jashtëzakonshëm në historinë e kësaj partie si rezultat i një transformimi të PS-së, nga një parti e paragjykuar padrejtësisht për një të shkuar, nga e cilën u nda në një mënyrë shumë më të qartë se sa PD-ja, që u mbajt peng nga lloji më i keq i komunistëve, që Vlaslav Havel i për-shkruan shumë bukur, “komunistët antikomunistë”, Fatos Nano dhe Ilir Meta ishin protagonistë kryesorë. Kjo është historia.

- i mbeteni qëndrimit tuaj për një bashkëpunim me Lsi-në?

- Të gjithëve u them një fjalë shumë të thjeshtë: zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhje që ne do t’i fitojmë. Po nga ana tjetër janë zgjed-hje në të cilat kërcënimi ndaj fitores sonë është real, si pjesë e një strat-egjie dhe e një vullneti të mbrapshtë për t’i prekur dhe për t’i manipuluar zgjedhjet. Ne na duhet çdo forcë, çdo individ, ngado që vjen dhe që ka vull-

netin në momentin e duhur për t’u bashkuar me ne dhe për të ga-

rantuar: a) paprekshmërinë e rezultatit; b) fitoren e një

koalicioni të ri qeverisës.I mbetem padyshim

asaj që kam thënë. - Pse duhet t’ju vo-

tojnë shqiptarët më 23 qershor? A do të jeni në krye të listës zgjedhore?

- Pse duhet të na vo-tojnë ka shumë arsye, por më lejoni t’u them shumë shkurtimisht disa nga arsyet pse unë shpresoj,

që shqiptarët të na voto-jnë. Shqiptarët sot kanë një

zgjedhje shumë të qartë mes një programi të ri për të ardh-

men dhe programit të të njëjtit avaz, të të shkuarës si vazhdimë-

si edhe në të ardhmen. Sh-qiptarët sot kanë një

zgjedhje shumë të qartë,

mes një skuadre

Page 3: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

03• E hënë 25 shkurt 2013

»intervistë

lsi paketë në program për emigrantët e kthyer

Meta në Greqi: emigracioni është lokomotiva e zhvillimit

Kryetari i LSI-së theksoi se partia që ai drejton ka një paketë të veçantë në programin e saj për emigrantët e kthyer në Shqipëri. Gjatë një takimi që zhvilloi me emigrantët shqiptarë në Larisa të Greqisë Meta thekoi se emigrantët meritojnë më shumë vëmendje nga politika shqiptare. “Kemi punuar gjithnjë për zgjidhjen e problemeve tuaja, sepse emigrantët meritojnë më shumë vëmendje. Lëvizja Socialiste për Integrim ofron një paketë iniciativash për emigrantët e kthyer”, - tha kreu i LSI-së. Gjatë fjalës së tij Meta shtoi se energjitë e politikanëve duhet të përqendrohen te zhvillimi ekonomik dhe për këtë ai premtoi se partia që ai drejton do të ndihmojë emigrantët që të hapin biznese në atdhe. Ndër-kohë pak orë më vonë, i shoqëruar nga ministri i Shëndetë-sisë Vangjel Tavo, kreu i LSI-së zhvilloi edhe një takim me emigrantët në një qytet tjetër të Greqisë, Elasano. Në këtë takim kreu i LSI-së ka theksuar se emigracioni është loko-motiva e zhvillimit ekonomik dhe shtoi se fati i emigrantëve është i lidhur ngushtë me Shqipërinë. Meta nënvizoi ndër të tjera se prioriteti i partisë së tij është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke thënë se LSI-ja nuk është për humbjen e shanseve që na jep integrimi. Ky është turi i taki-meve që po zhvillon Meta në prag të zgjedhjeve të përgjith-shme parlamentare të 23 qershorit.

reagimi i pd-së rreth deklaratave të ramës

“shqiptarëve u është rritur mirëqena e jetesës”

Partia Demokratike iu përgjigj dje deklaratave t kreut të PS-së Edi Rama gjatë Konventës Kombëtare, ku ai theksoi se “ne jetojmë në një Shqipëri të gënjeshtërt, populli shqiptar jeton në një Shqipëri të gënjeshtërt”. Sipas PD-së, shqiptarët sot jetojnë në Shqipërinë ku lëvizin pa viza, të cilën Rama ua mohoi. “Partia Demokratike i rikujton z.Rama se shqiptarët sot jetojnë në Shqipërinë anëtare të NATOS dhe Shqipëria e tyre është aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë aleanca më e fuqishme e lirisë së të gjithë kohërave. Shqipëria e gënjesh-trës ekziston vetëm në paranojën tuaj politike. Shqiptarët sot jetojnë në një Shqipëri me halle, por jetojnë në një Shqipëri ku qytetarët e së cilës lëvizin të lirë në mbarë Europën, ar-ritje historike kjo, për të cilën Edi Rama bëri gjithçka që t’ua mohonte atyre. Kështu që për çdo shqiptar Shqipëria pa viza është Shqipëria e vërtetë, kurse Shqipëria e gënjeshtërt ekziston vetëm në psikologjinë e sëmurë të njeriut që jeton në një botë tjetër halucinante, larg botës reale”, - theksoi zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi. Duke iu drejtuar Ramës ajo shtoi së deklaratat e tij janë vetëm gënjeshtra. “Shqiptarët, z. Rama, jetojnë sot në Shqipërinë e vërtetë, e cila me gjithë vështirësitë reale me të cilat përballet nga kriza, me suksesin e reformave të saj sipas Komisionit Europian ka një rritje ekonomike katër herë më të madhe se rajoni”, - tha ajo.

mediu mbi interesat kombëtare

“integrimi jo peng i interesave të edi ramës”

Kryetari i Partisë Republikane i kërkoi dje PS-së që të mos mbajë peng interesat e vendit me refuzimin e miratimit të tri ligjeve në Kuvend. Gjatë një aktiviteti që zhvilli dje në Vlorë me simpatizantët e tij Mediu theksoi se ka ardhur koha e një reflektimi mbarëkombëtar në raportin që poli-tika ka ndërtuar dhe duhet të ndërtojë me qytetarin dhe synimi i vetëm është integrimi në familjen europiane. Duke e parë reflektimin politik ngushtësisht të lidhur me çështjen kombëtare, kreu i PR-së u shpreh se ajo nuk mund të jetë peng i interesave momentale politike. “Çështja kombëtare nuk mund të jetë peng i interesave momentale të një partie, siç po e trajton Partia Socialiste, e cila duke bllokuar votimin e tri ligjeve bllokoi mundësinë e integrimit të qytetarëve shqiptarë në Europë. Nuk mund të bëhemi europianë për nga mënyra me sa forcë e kërkojmë atë, por nga mënyra se si sillemi dhe si veprojmë”, - u shpreh Mediu. Një tjetër pikë në të cilën u ndal kryetari i republikanëve ishte edhe çështja e pronës, ku deklaroi se zgjidhja e këtij ngërçi për shoqërinë shqiptare është kthyer në një nga prioritetet, që BE-ja ia kërkon me forcë Shqipërisë.“Qëndrimi që Partia Socialiste ka ndaj pronës, por gjithashtu edhe ndaj të përndjekurve, është një demagogji e pastër jo vetëm për faktin se historia e PS-së ka qenë histori e dënimit dhe e ndëshkimit të qindra familjeve të përndjekurish dhe pronarësh, por dhe sepse programi aktual i PS-së nuk reflekton asnjë marrëdhënie të kësaj partie me këtë shtresë”, - përfundoi fjalën e tij Fatmir Mediu.

njerëzish që politikën e shikojnë si mjet për të ndryshuar Shqipërinë dhe një tufe të tjerësh, që politikën e shikojnë si mjet për të përfituar nga postet e marra përmes vjedhjes së votës. Shqiptarët kanë një zgjedhje të qartë mes një force, që është qartësisht në krahun e tyre, duke u angazhuar për punësim real, duke u an-gazhuar për heqje të taksës së biznesit të vogël, duke u angazhuar për mbështetje të kompanive të mëdha përmes hapjes së rrugës së konkurrencës dhe garantimit të rrugës së konkurrencës dhe duke hequr taksën e arbitraritetit, taksën e korrup-sionit, taksën e kohës, kohës së zvarritjeve dhe një qeverie që praktikisht po e mbyt biznesin e vogël, i ka lënë ushqimoret në mëshirë të fatit. 150 milionë euro borxhe janë në librat e veresieve dhe ndërkohë po i shkatërron kompanitë e mëdha, duke preferuar t’a ndërtojë të gjithë raportin me ekonominë përmes një klientele prej 4-5 personash. Shqiptarët duhet të voto-jnë për të bërë një zgjedhje të qartë. Si e duan kujdesin shëndetësor? Si mall, që vetëm blihet dhe kur s’ke lekë s’duhet të sëmuresh se pastaj nuk blen dot kujdesin shëndetësor, apo si një të mirë publikë që garantohet për të gjithë. Po arsimin si e duan? E duan si një skemë piramidale ku hidhen lekët e kursimeve për fëmijët dhe në fund farë fëmijët marrin një diplomë pa asnjë vlerë, apo e duan si një rrugë pas së cilës çdo fëmijë i rritur dhe i arsimuar ka mundësinë të hyjnë në tregun e punës. Si e duan shqiptarët Shqipërinë? E duan një vend ku fshati është i braktisur dhe ku raporti eksport-import i ushqimeve është 1 me 9, apo e duan një vend që prodhon dhe duke prodhuar ul çmimet në dyqanet e ushqimeve dhe duke prodhuar po ashtu krijon kushte të reja për një turizëm real. Si e duan shqiptarët marrëdhënien e tyre me botën? E duan si një shprehje të krenarisë kombëtare apo të sëkëlldisë kombëtare. Sot Shqipëria është tërësisht e sëkëlldisur nga raporti i vet me botën. Bota na shikon si një vend jo serioz, bota na shikon si një vend që ka ngecur në vend dhe bota është e lodhur nga përsëritja e të njëjtave gjëra, sa herë flet me përfaqësuesit e sh-qiptarëve. Luftoni korrupsionin, luftoni krimin, rregulloni administratën, rregulloni gjykatën, e kështu me radhë. Po drejtës-inë si e duan shqiptarët? E duan si mall që vetëm blihet, apo e duan si garanci që secili është i barabartë përpara ligjit. E me radhë, e me radhe, e me radhë... Këto janë arsyet dhe po të doni ka edhe plot të tjera, por besoj se janë të mjaftueshme për t’u ndarë nga kjo e shkuar, që vazhdon të jetë e tashmja e imponuar e shqiptarëve dhe për të krijuar kushtet për një rilindje shqiptare.

- Lidhur me pjesën e dytë të pyetjes: a do të kishit dëshirë ta shikoni parla-mentin, në kuptimin a do jeni pjesë e listave, e keni menduar këtë pjesë, është një eksperiencë e re sidoqoftë?

- Unë do ta shikoj parlamentin si kry-eministër dhe sigurisht që besoj se nuk do të më pengojë kush që të jem edhe deputet i PS-së, edhe pse unë kam një pikëpamje timen, që e kam pasur dhe do t’i mbetem kësaj: kryeministri duhet të bëjë kryeministrin dhe deputetët duhet të bëjnë deputetin. Kjo është pikëpamja ime.

- Ju më 2009-n keni kritikuar konkluzionin e zgjedhjeve dhe nuk e keni pranuar atë përcaktim se zgjed-hjet ishin më të mira se të kaluarat. Zgjedhjet e qershorit i prisni të jenë në standardet e një vendi të nAtO-s, apo më të mira se ato të kaluarat?

- Zgjedhjet e 2009-s nuk ishin më të mira se të 2005-s. Këtë nuk besoj se e vë njeri në dyshim. Që raporti i ODIHR-it pas 2009-s ishte një raport hibrid që solli shumë probleme, as këtë nuk e vë njeri në dyshim. Mjafton të krahasojmë qasjen tonë dhe vlerësimin tonë pas zgjedhjeve të 2001-s, ku ne u dëmtuam në mënyrë të hapur, publike, spektakolare dhe na u vodh mandati i Tiranës, me qasjen tonë pas 2009-s. Pse? Sepse pas 2011-s, ODIHR-i ishte shumë i qartë. Qartësia ndihmoi dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë. Sot nuk ka

ndërkombëtar, që nuk e pranon që zgjed-hjet e 2009-s do të ishin të papranueshme nëse do të përsëriteshin. Dhe të jeni të sigurt që SHBA nuk do të pranojnë një qeveri të dalë nga zgjedhje të kontestu-ara, si pushtet i rikonfirmuar me zgjedhje të kontestueshme. Nuk do të pranojnë. SHBA duan zgjedhje të lira dhe të nder-shme. Nuk ka rëndësi për to se kush fiton. Rëndësi ka që cilido të fitojë, të fitojë falë votës së popullit shqiptar. E njëjta gjë për Bashkimin Europian. Nuk do të pranojë BE, farsa si ato të së shkuarës. Kush dhe nëse, unë shpresoj që jo, do të guxojë të përsërisë, ose të tentojë të përsërisë Tira-nën e 2001, apo atë që ndodhi në 2009, do të ndëshkohet botërisht. E pra kjo është një arsye shumë e madhe që shqiptarët të besojnë se jo vetëm duhet të marrin pjesë, por se kanë detyrimin të marrin pjesë, që me votën e tyre, me pjesëmarrjen e tyre të garantojnë rotacionin dhe të hapin rrugën për një Rilindje Shqiptare, përmes një qev-erie socialiste dhe progresiste, por edhe për një rilindjen e PD-së në opozitë. PD-ja duhet të rilindë.

- Zoti rama, sipas statutit, kandi-datët për deputet të Ps-së i vendos kryesia? Kishit deklaruar se janë 1 milion të papunë dhe se do të punë-soni 300 mijë veta. në rast se 250 mijë nga këta janë gra, atëherë nuk ju duket sikur shprehja që sapo thatë për humbjen e ekuilibrit gjinor me 50 mijë burra të punësuar?...

- Ju keni hall se mos prishet ekuilibri gjinor dhe mbeten burrat mbrapa grave. Mos kini merak, se kjo është ende kohë shumë e largët për Shqipërinë. Dhe mbi të gjitha duket që këtë pyetje ua sugjeron një burrë nga TV “Klan” dhe ju duhet ta bëni se këtë punë keni. Të jeni të sigurt që ata që unë kam prezantuar dhe do të vazhdoj të prezantoj janë kandidatë për-faqësues të konsultuar me të gjithë ata të cilët duhen konsultuar, si përfaqësues politikë të kryesisë dhe të PS-së në qar-qet përkatëse. Kështu që mos ngatër-roni atë që ka detyrë kryesia ta bëjë, që ta konfirmojë listën e deputetëve në fund, me atë që kam unë detyrë të bëj, për të konsultuar çdo prurje të re, me ata njerëz të kryesisë dhe të përfaqësimit politik të PS-së, kryetarë partie, kryetarë bashkish, etj, në zonat përkatëse, si domosdoshmëri por dhe si një fakt shumë i thjeshtë, jo të gjithë mund t’i njohin të gjithë. S’mund të dijë një anëtar kryesie që mbulon një zonë të veriut se çfarë duhet dhe kush janë nevojat dhe personalitetet, që mund ta përfaqësojnë më mirë një zonë poshtë fare në jug. Domethënë janë pjesë të ndara me përgjegjësi dhe me detyra të përcaktuara, në një proces konsultativ që të jeni të sigurt zhvillohet në mënyrë intensive dhe të gjerë me shumë njerëz. Madje më lejoni t’ju them që ne bëjmë edhe anketim të opinionit publik në të gji-tha qarqet, qoftë për deputetët ekzistues, qoftë për ata që mund të jenë deputetë tanët në listat e zgjedhjeve në zonën fitu-ese apo në zonën jo fituese. Dhe së fundi dëshiroj ta ritheksoj, skuadra jonë nuk ka nevojë për përmbysje të mëdha. Skuadra jonë ka nevojë vetëm për disa ndryshime, që unë do t’i konsideroja të domosdoshme për t’i dhënë mundësi vetes që nesër të jemi të përfaqësuar në mënyrë sa më të plotë. Ne kemi fituar në këto katër vite një skuadër shumë cilësore dhe të gatshme për të qeverisur Shqipërinë. Kanë qenë katër vite eksperience për deputetë që në 2009 nuk kishin asnjë eksperiencë dhe ishin pjesë e madhe

- Ju në një pjesë të mirë të fjalim-it tuaj thatë se shqipërinë dhe sh-qiptarët nuk i dëgjon njeri. ndërkohë që ankesat për mosdëgjim vijnë edhe nga Ps-ja. nga qarku i Kukësit z. Asllan Dogjani dhe disa socialistë atje 200-250 anëtarë kanë kërkuar që zgjedhja e kryetarit atje të mos emërohet, por të bëhet me votim.

- Të jeni shumë i sigurt se jam shumë i ndershëm dhe i sinqertë me ju, kur ju them dy gjëra. E para, ju e dini që unë asn-jëherë diskutimet e brendshme, me asnjë

nga bashkëpunëtorët dhe kolegët nuk i bëj në publike. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi diskutime të brendshme. Dhe kur dikush nxjerr në publik vetëm pjesën e vet të diskutimi, nuk i tregon publikut pjesën tjetër. Kjo është zgjedhja e tij.

E vërteta është jo disi, por shumë ndry-she. Dhe sigurisht që Partia Socialiste e Kukësit është plotësisht në mbështetje të idesë se kërkohet një përfaqësim i atillë për të garantuar barazimin si rezultat mini-mal dhe fitoren si rezultat maksimal, që do të thotë duhet një ndryshim në skuadër. Dhe ky ndryshim në skuadër është re-zultat i komunikimit intensiv. Dhe të një komunikimi, që shtrihet nga anketimi i opinionit publik në Kukës, tek komunikimi me të gjithë përfaqësuesit dhe faktorët domethënës të partisë së Kukësit. Të jeni i sigurt për këtë. Ashtu sikundër kjo vlen edhe për të gjitha qarqet e tjera. Unë jam mirëkuptues megjithatë. Është normale. Ju e shikoni as në Realin e Madridit nuk ka lumturi në stolin e rezervave. Jo më në PS.

- Do ta shohim edi ramën të parin në listë për qarkun e tiranës?

- Nuk e kuptoj asnjëherë çfarë problemi ka këtu. Unë nuk munden dot të them se ku do ta shihni emrin tim, në cilin vend, të cilës listë. Ndërkohë që listat nuk janë publikuar dhe unë respektoj edhe të tjerët. Por nuk besoj se ju dyshoni, që unë mund të kem pengesa nga statuti apo kryesia që të jem në listë. Kështu që është pyetje pa kuptim. Unë ju thashë çfarë unë preferoj. Por sigurisht që jemi në një sistem tjetër. Po të ishim në sistemin mazhoritar këto gjëra do të kishin kuptim. Por në një sis-tem ku votohet partia dhe kryetari i par-tisë dhe ku skuadra është funksion i programit dhe i përfaqësimit politik, jemi komplet në sistem tjetër. Pra hymë në një skuadër që është e konfirmuar para sesa të mbarojë ndeshja. Nuk hyjmë me një skuadër, që nuk dihet sesi do të dalë në fund të ndeshjes. Pjesa dërrmuese e de-putetëve të dy partive të mëdha janë de-putetë para se të fillojë ndeshja. Është sis-tem tjetër dhe këtë duhet të kuptojnë të gjithë. Dhe ju duhet të ndihmoni të gjithë që ta kuptojnë, që jemi në sistem tjetër.

- Zoti rama, do kemi një debat pub-lik me kryeministrin aktual në medie?

- Duhet ta kishim dhe duhet ta kemi. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm. Jam shumë i bindur që ne duhet të kishim bërë ndërkohë një debat përpara publikut për 3 ligjet dhe zgjedhjet. Duhet të kishim bërë një debat përpara publikut kohë më parë kur unë e kërkova këtë debat, kur e humbëm statusin në vitin 2011. Duhet të bëjmë debat patjetër, po jam i bindur që kryeministri ka të drejtë, që të mos dojë të bëjë debat. Do të jetë një debat shumë i vështirë për të, kurdo që do të ndodhë, nëse do të ndodhë.

- Debatin në çdo lloj studio?- Për mua s’ka asnjë problem se ku

bëhet debati. Kudo ku kryeministri ndje-het më mirë. Unë ju falënderoj juve dhe shpresoj që sot u diskutuan gjërat që mbeteshin për t’u diskutuar pas dy ditëve konferencë. Jam shumë i kënaqur për herë të parë që në një konferencë, aq më tepër në një format të tillë shumë informal dhe më të lehtë për të bashkëbiseduar nuk pati shumë pyetje për çështjet dhe për programin. Me sa duket, janë shumë të qarta. Në këtë rast do të doja të falën-deroja të gjithë ju dhe pjesën më të mad-he të medieve që ju përfaqësoni për një pasqyrim mjaft të çmuar që i keni bërë konferencës realisht. Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt, ndërkohë që ne do të vazhdojmë të shkojmë përpara sepse siç e thashë konferenca nuk ishte fjala e fundit për programin. Tani do të mbledhim edhe njëherë të gjitha shqetësimet, sugjerimet, kritikat ngado që të vijnë. Do shohim nëse ka ende ide që mbeten për t’u përfshirë, për të qenë të gatshëm në momentin për-fundimtar para fillimit të zgjedhjeve që ta vendosim programin si një kontratë me shqiptarët. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe do të shkojmë në çdo rajon, sepse syno-jmë që programi ynë të ketë specifikën e qartë edhe për rajonet.

Page 4: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

04 E hënë 25 shkurt 2013 •

«eKOnOMi

mungojnë strategjitë

ekspertët: Uljae taksavevetëm premtim

Deklaratat e ditëve të fundit për ulje taksash nga ana e shumë për-faqësuesve të politikës të kaheve të ndryshme ngjajnë më shumë si konkurrencë fjalësh, se sa si politika të mbështetura në strategji zhvillimi afatgjatë. Elisabeta Katija, eksperte e fiskut mendon se po operohet me prem-time afatshkurtra dhe jo me strategji afatgjata mbi sistemin e fiskal. Sipas saj, ulja e taksave ul koston e biznesit, rrit të ardhurat për qyetarët, por tkurr të ardhurat në buxhet, e rrit deficitin. “Taksa e sheshtë i përket fazës së riindustrializimit. Është e nevojshme të bëhet rikonsiderim i politikës fiskale sipas grupeve të pasura, të varfëra, biznes i vogël, biznes i madh. Flasim edhe për ulje apo rritje taksash apo taksa progresive. Duket më tepër konkurrencë elek-torale se sa me të vërtetë një strategji afatgjatë për zhvillimin e biznesit, apo afrimin e investitorëve të huaj apo qoftë edhe vendas”, - tha Katija. Sipas saj, duhet bërë kujdes pasi mund të ketë ndikime negative në ekonomi.

Zhvillimet ekonomike

eurozonarimëkëmbetgjatë 2014

Parashikimet e kryera një vit më parë nga Banka Qendrore Evropiane mbi nivelin e rritjes ekono-mike për vitet 2012 dhe 2013, në Eurozonë janë rishikuar duke e zhven-dosur kthimin në terren pozitiv të ekonomisë në gjysmën e dytë të vitit 2013 dhe rimëkëmbjen në vitin 2014. Të dhënat e publikuara nga Eurostat kanë treguar se PBB-ja e Eurozonës është tkurrur, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2012. Norma neg-ative rritjeje u regjistruan si në terma tremujorë (-0.1%), ashtu edhe në krahasim me vitin e kaluar (-0.6%). Faktorët kryesorë që kanë influencuar këtë ecuri kanë qenë rënia e konsumit, e investimeve dhe performanca më e dobët e eksporteve neto. Treguesit e fundit, si indeksi i shitjeve me pakicë, regjistrimi i maki-nave të reja, prodhimi industrial dhe inves-timet fikse jo-ndërtim, ndonëse më të qën-drueshëm se tremujori i tretë, sugjerojnë për një konsum të brishtë dhe rritje të dobët në tremu-jorin e katërt të këtij viti.

reAGiMiBanKat Kanë rritur fitimet e tyre duKe refleKtuar sinjale poZitive

viti mbyllet me fitim 3.8 miliardë lekë13 banka raportuan fitim, vetëm dy dolën me humbje

Brikena dervishaj

Bankat e nivelit të dytë në vendin tonë kanë rapor-tuar një rezultat pozitiv

në fund të vitit të kaluar, me një fitim që shkon në rreth 3,8 miliardë lekë. Sipas të dhënave të paaudituara të Shoqatës së Bankave, sinjalet pozitive që vijnë nga sistemi bankar, flasin për fitim të konsoliduar në 13 prej 16 bankave që op-erojnë në Shqipëri, ndërsa dy prej tyre kanë dalë me hum-bje. Lista kryesohet nga Raif-feisen Bank Albania, e cila ka një fitim vjetor, sipas të dhë-nave të paudituara, prej 5,2 miliardë lekë, duke qenë edhe banka më e madhe në Sh-qipëri. Veç treguesit në rritje të fitimit, është përmirësuar edhe gjendja e kapitalizimit. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit u rrit në 16.2%, nga 15.6% që ishte në fund të vitit paraardhës. Një sistem bankar më fitimprurës është më i shëndetshëm dhe më i aftë për t’i shërbyer ekonomisë me financim, pavarësisht nga vështirësitë serioze që paraqet kreditimi në këtë periudhë.

StatistikatNë fund të muajit dhjetor

rezultatet pozitive kanë sh-tuar shpresën për stabilizimin e treguesit kyç të aktivitetit banker, siç është kreditimi, i cili edhe për vitin e kaluar ishte i ngadaltë. Përkeqësimi i portofolit të kredisë ka qenë problemi kryesor për bankat që nga fillimi i krizës dhe ka pasur një ndikim të konsiderueshëm si në rezultatet finaciare, ashtu edhe në gatishmërinë e bankave për të dhënë kredi të reja. Portofoli i kredisë u rrit rreth 2% me bazë vjetore, rritja më e ulët në më shumë se një dekadë. Rritja ka ardhur nga segmenti i biznesit, ku huad-hënia është rritur me 2.6%, ndërsa kreditimi i individëve edhe për vitin 202 ka rezultuar në rënie. Duke u mbështetur në rezultatet financiare ende të paaudituara, fitimi i sistemit bankar për vitin 2012 kishte vlerën e afro 3.78 miliardë le-këve, pesë herë e gjysmë më shumë se në vitin 2011. Për 10- mujorin fitimi i bankave u rrit në 3.4 miliardë lekë, nga 3.1 miliardë lekë që ishte në fund të 9-mujorit. Krahasuar me 10-mujorin e vitit të kaluar, fitimi i sektorit bankar është në rritje me 21%.

Kredia me problemeProblemet e sistemit bankar

me nivelin e kredive të këqija kanë nisur të marrin një tjetër tendencë. Kreditë me probleme të sistemit bankar janë ulur në muajin dhjetor 2012 pas rreth tre vitesh në rritje të vazh-dueshme. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqip-tare e Bankave, kreditë me prob-leme në fund të dhjetorit ranë në 22.5%, nga 23% që kishin

FitiMi i BAnKAve tetOr-DhJetOr vJetOr

Alpha Bank 67,641,060 72,966,671

ProCredit Bank 155,377,778 59,824,348

Raiffeisen Bank – Albania 697,291,176 5,190,580,623

Intesa Sanpaolo Bank Albania (625,788,212) 797,837,621

Credins Bank 18,767,182 645,293,782

Tirana Bank (394,466,116) 47,191,406

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar

në informacionin e

saktë të një gazete. Për

t’u bindur abonohuni në

Për informacione:Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

3,8MiLiArDë LeKë

Është fitimi i bankave që kryejnë aktivitetin e tyre në vendin tonë në fund të muajit dhjetor. Ky tregues ka ardhur në rritje nga muaji në muaj, duke reflektuar një trend pozitiv.

13BAnKA

Nga 16 banka që aktu-alisht janë në vendin tonë, vetëm dy kanë raportuar një bilanc negativ, pra me humbje në fund të dhjetorit, ndërsa 13 kanë pasur fitim të lartë.

22.5Për qinD

Ky është treguesi i kredisë me probleme në dhjetor, i cili është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me muajt paraardhës. Në muajin nëtor ky tregues ishte 23 për qind.

qenë në nëntor. Përqindja e kredive me probleme në fund të tetorit ishte 22.8%, me një rritje të lehtë me 0.1 pikë për-qindje krahasuar me shtatorin. Por, nëse krahasojmë tregues-in e kredive në vonesë me të njëjtën periudhë të vitit 2011, vërehet një rritje e konsider-ueshme me 4.2 pikë përqind-jeje. Sistemi bankar megjithatë ngelet mjaft solid dhe norma e mjaftueshmërisë së kapitalit është në nivelin 15.9%, ndërkohë që minimumi i detyrueshëm me rregullore është 12%.

Page 5: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

05• E hënë 25 shkurt 2013

»sOciALe

Kabllot ajrore

Afati deri në 1 janar 2014

Kompanitë e teleko-munikacionit dhe si dhe ato të internetit do të kenë afat deri në 1 janar 2014 që kabllot ajrore t’i zhvendosin nën tokë. Ky është vendimi më i fundit i Bashkisë së Tiranës. Ky institucion ka konstatuar se vitet e fundit kjo ka qenë një nga problemati-kat kryesore në kryeqytet. Shtrirja e tyre në ajër ka sjellë problem si ndërpre-rjen e asaj çka ata përcjell-in dhe deri në rrezikimin e jetë së banorëve nga djegia dhe elektrizimi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se pas kësaj date do të ketë edhe masa ndaj subjekteve që nuk e përkrahin një nismë të tillë. Ndërkohë ai u ka bërë thirrje të gjitha kompanive që të përfitojnë për t’i zhvendosur kabllot në arteriet rrugore ku po punohet. “Ne do të bëjmë të mundur nëpërmjet një kuadri rregullator që me një ndërhyrje të vetme dhe me ndërhyrje me sa më pak kosto në infrastrukturën e qytetit që këto linja të zhvendosen anembanë kryeqytetit”, - tha Basha.

Buste të reja

Jeronim de rada dhe sabri Godo

Bashkia e Tiranës ven-dos ngritjen e busteve të reja. Përkatësisht vendos-jen e bustit të rilindësit Jeronim de Dada dhe të politikanit Sabri Godo si dhe vendosjen e memo-rialit për simbolet e dik-taturës. Këshilli bashkiak i Tiranës vendosi të mira-tojë vendosjen e bustit të figurës së mirënjohur të Rilindjes sonë Kombëtare, poetit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare sh-qiptare Jeronim de Rada, vepër e realizuar nga Odise Paskali, në lulishten përpara parlamentit, për-ballë rrugës “Jeronim de Rada”. Gjithashtu këshilli bashkiak ka miratuar edhe vendosjen e bustit të një ndër politikanëve më të njohur në Shqipëri në 20 vjetët e fundit, ish-de-putetit të Kuvendit të Sh-qipërisë në dy legjislatura, shkrimtarit dhe skenaristit Sabri Godo, në lulishten përpara parlamentit, ngjitur me shëtitoren “Murat Toptani”, nga Akademia e Shkencave. Një tjetër ven-dim i rëndësishëm i këshillit bashkiak të Tiranës është dhe miratimi i vendosjes e memorialit për simbolet e diktaturës postbllok në lulishten që ndodhet në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”.

BAshKiA

shqiptarët të pasigurt, produKte të sKaduara tregtohen lehtë etiketa s’jep garanci, falsifikohet skadenca

AKU: Denonconi rastet, ne nuk kemi staf të mjaftueshëmKonsumatorët shqiptarë kanë

identifikuar etiketa false nëpër produktet e skaduara që ata kon-sumojnë pa e ditur. Të shkosh të bësh pazar, të kontrollosh për etiketën për më shumë siguri dhe besim tani nuk mjafton. Përfundi-mi i konsumatorëve të helmuar dhe toksikuar në urgjencën spi-talore ka vërtetuar rastet e falsi-fikimit të etiketave të produkteve që shiten në dyqane madje dhe supermarkete. Autoriteti Kom-bëtar i Ushqimi ka konstatuar se rastet e denoncuara kanë rezul-tuar të gjithë me falsifikim të etiketës së produktit. “Shkelja konkrete është falsifikimi i datës së skadencës, - bën të ditur drej-tori i AKU-së Artan Gjergji. - Janë vetë konsumatorët ata që kanë denoncuar rastet dhe ne men-jëherë kemi bërë verifikimin

kemi marrë masë me ndëshkim me gjobën në bazë të sasisë së falsifikuar që është gjetur”, - tha Gjergji. Shqiptarët janë të pasig-urt për produktet që konsumoj-në. Janë vetë ata që kanë denon-cuar raste abuzive me etiketat dhe mallin e skaduar, ndërkohë AKU-ja është justifikuar se kanë

një staf të limituar për të bërë kontroll të përditësuar në të njëjtat vende. “Është një proces që nuk është i lehtë, sepse iden-tifikimi i produkteve ushqimore që u është falsifikuar etiketa është një proces i vështirë. Nuk duhet përjashtuar dhe aftësia që kanë subjekte të caktuara

për t’i fshehur me detaje prob-lemet që kanë me skadencën si dhe nga ana tjetër kapacitetet njerëzore që ka Autoriteti Kom-bëtar i Ushqimi. Numri i limituar i stafit nuk na lejon të jemi kudo , në çdo moment”, - tha drejtori i AKU-së. Ndërkohë Gjergji ka anashkaluar faktin se ky institu-cion është organi kompetent dhe një justifikim i tillë nuk ju shërben qytetarëve pasi ata rrezikojnë jetën e tyre. Janë të gjitha kompetencat dhe mëny-rat që ky institucion të mos le-jojë këtë abuzim që nga hyrja e mallrave nëpër pikat doganore, si dhe mbarëvajtja e procesit të etiketimit në ndërmarrjet ven-dase. Nga ana tjetër, kontrollet të jenë të vazhdueshme dhe masa e ndëshkimit të jetë fa-tale: pezullim i biznesit.

“Bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm, pasi ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe nga ata nuk frikësohet autori i këtij mashtrimi. Autoriteti Kom-bëtar i Ushqimit ka një numër të kufizuar punonjësish dhe nuk mund të kryejë kontrolle të përditshëm në çdo subjekt. Duhet të marrim parasysh dhe aftësinë e subjekteve të caktuara për të falsifikuar dhe fshehur atë mashtrim. Theksoj edhe njëherë se konsumatori me denoncimin e tij është rasti më i mirë për eliminimin e këtyre abuzime mediokre.”

BashKia e tiranës më 18 muaj në ndihmë të Banorëve të Kryeqytetit

Ulet me 30% taksa e biznesit të vogëlHipotekohen dhe regjistrohen ndërtimet që kanë shkelur ligjin

erta Bode

Bashkia e Tiranës do të ulë me 30% taksën e bizne-sit të vogël. Ky është një

ndër propozimet që do të sh-trohet në mbledhjen e këshillit bashkiak më 28 shkurt 2013. Me këtë vendim Bashkia synon t’u vijë në ndihmë bizneseve të vogla, që nuk marrin dot frymë nga taksat që paguajnë. Pas miratimit të këtij vendimi do të përfitojnë rreth 523 subjekte të biznesit të vogël, që lehtësohen nga detyrimet taksative që kanë për biznesin. Këtu përfshihen tregtarët që ushtrojnë veprim-tarinë e tyre të prodhimit ose të shitjes me pakicë në fushën e punimeve të artizanatit në kryeqytet. Lehtësohen nga kjo taksë biznese në fushën e pun-imit të drurit, argjendarisë, puni-meve të artizanatit, punimeve të hekurit, rrobaqepësisë, qëndis-tarisë etj. Ndërkohë nënkryetar-ja e Bashkisë, Jorida Tabaku ku-jton se pas marrjes së Bashkisë së Tiranës, nga administrata re, puna e parë ishte preukupimi për heqjen dhe reduktimin e 60 taksave dhe tarifave ven-dore. Ajo deklaroi se në fund të dhjetorit 2012 këshilli bashkiak miratoi uljen me 30% të taksave për luleshitësit dhe librashitësit heqjen për një vit të taksave për 30 tregtarë të tregut ushqi-mor Kombinat, i cili u rimëkëmb nga Bashkia nga flakët që mori një vit më parë. Ndërkohë të gjitha ndërmarrjet që regjistro-jnë në zyrat e regjistrimit pranë Bashkisë së Tiranës e kanë pu-nësuar më shumë se 50 punë-torë, do t’u hiqet taksa vendore për një periudhë 5-vjeçare. Kjo u bë në mënyrë që Bashkia të nx-iste hapjen e vendeve të reja të punës. Tabaku deklaroi se gjithë këto vendime të Bashkisë kanë

si burim lehtësimin e jetës se banorëve të Tiranës. “Punimet e artizanatit faktikisht janë biznes vetjak, që vlerësohet si biznes i vogël. Nëse do t’i mbysim këto iniciativa të pavarura individuale me tarifimin e lartë të taksave, atëherë do të mbyllim vende pune që nuk janë hapur nga ne. Nga ana tjetër, do të ndikonim negativisht në mbarëvajtjen e mikrobiznesit si dhe në ekonom-

inë e një familjeje kryeqytetase”, - tha Tabaku. Më 28 shkurt, në mbledhjen e këshillit bashkiak ky nuk është propozimi i vetëm që Bashkia pret të miratohet. Ajo ka dhe vendime të tjera, që zgjidhin problemet e banorëve të kryeqytetit. Tabaku bën të ditur se një tjetër projektvendim i rëndësishëm është dhe lista e inventarit të pronave të palu-ajtshme, të cilat janë nën juridik-

sionin e Bashkisë së Tiranës. Kjo listë, rezultat i një punë 18-mu-jore, përmban 6999 prona të paluajtshme të regjistruara për herë të parë. Ndërkohë nga viti 2002 e para 18 muajve Bashkia e Tiranës kishte të regjistruara në inventarin e saj 6725 prona. Lista që pritet të miratohet do ta çoj në 13724 numrin e pro-nave të regjistrua në inventarin e Bashkisë për këtë dekadë.

hiPOteKiMi

50 mijë qytetarë do të marrin pronësinë

Së shpejti rreth 50 mijë qytetarë të Tiranës do të pajisjen me hipotekë të apar-tamenteve dhe njësive të tyre tregtare. Më 28 shkurt Bashkia e Tiranës do t’i propozojë këshillit bashkiak miratimin e listës së strukturave që pajisen me leje përdorimi, sipas aktit norma-tiv të miratuar nga këshilli i ministrave më datë 6 shkurt. U hapet rruga e hipotekimit 260 objekteve mbi 3 kate, me një sipërfaqe totale rreth 930000 metra katrorë dhe rreth 11 000 apartamente. Me leje përdorimi do të pajisen objektet që kanë përfunduar ndërtimin deri më datë 23.04.2009, kohë në të cilën ka hyrë në fuqi dhe ligji i ri “Për planifikimin e territorit” dhe kanë shkelur kushtet e lejeve të ndërtimit. Përfitues nga akti normativ i qeverisë janë vetëm ato objekte për të cilat janë konstatuar shkeljet nga zyra e urbanistikës në periudhën pas vitit 2006, pasi kishte përfun-duar afati për vetëdeklarim për legalizim. Subjektet që kanë aplikuar pranë ALUIZNI-it dhe janë në proces trajtimi nga ana e tyre, përjashtohen nga përfitimi që parashikon akti normativ. Miratimi i kësaj liste me rreth 11 mijë apartamente u shtohet 5893 aparta-menteve që Bashkia e Tiranës ka dërguar për hipotekim gjatë vitit të shkuar në zyrën e regjistrimit të pasurive.

BAshKiA

Administrata e re e Bashkisë së Tiranës ka dëshmuar gjatë 18 muajve se mund të bëjë shumëçka kur ka vullnet në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Në mbledhjen e këshillit bashkiak kryebashkiaku Lulzim Basha propozon sërish ulje taksash për biznesin e vogël. Më 28 shkurt Bashkia e Tiranës do t’i propozojë këshillit bashkiak uljen në masën 30% të taksës së biznesit të vogël për 523 subjekte të biznesit të vogël. Ka propozuar heqjen e taksave vendore për një periudhë kohore 5-vjeçare për të gjitha ndërmarrjet që pu-nësojnë rishtazi mbi 50 punonjës në zyrat e regjistrimit të Bashkisë së Tiranës. Një projektvendim i rëndësishëm është lista e inventarit të pronave të paluajtshme, të cilat janë nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës. Kjo listë, rezultat i një pune 18-mujore, përmban 6999 prona të paluajtshme të regjistruara për herë të parë.

Page 6: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

06 E hënë 25 shkurt 2013 •

« sPeciALe

rreth 300 të rinj festojnë së BashKu në Kutalli, Komuna më e madhe në Berat

nasip naço: nuk ka më bastione të partive mëmë

BerAt- Duket se ka rënë edhe i ashtuquajtur bastioni i të majtës, PS-së, në komunën më të madhe të rrethit të Berati ose e njohur ndryshe komuna Myzeqeja e Beratit, Kutalli. Rreth 24 orë më parë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë njëherësh nënkryetari i Kuvendit, si dhe sek-retari politik i qarkut të Beratit për LSI-në, Nasip Naço, ka marrë pjesë në një takim festiv me të rinjtë e kësaj zone. I shoqëruar nga anëtari i komitetit drejtues të kësaj force politike, Gledion Rehovica, si dhe nga drejtuesit lokal Pajtim Cjapi e Kujtim Oshafi, sekretari politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim është pritur nga mbi 300 të rinj e të reja që kishin mbushur sheshin para një lokali në qendër të komu-nës Kutalli. Në këtë takim festiv kanë mbërritur anëtarë dhe simpa-tizantë të LSI-së, LGI-së e LRI-së të fshatrave Pobrat, Vajvodë, Pro-toduar, Sqepur, Goriçan një e dy, Rërzë, Dronovicë, Samaticë e vet fshati pritës Kutalli që është dhe qendra e komunës. Është hera e parë që ky shesh mbushet me kaq të rinj e të reja, anëtarë dhe sim-patizantë të kësaj force politike, tha në momentin e mbërritjes të deputetit Naço një nga të rinjtë e LSI-së të fshatit Pobrat Viktor Rra-paj, ndërsa shton se kemi ardhur enkas pasi deputeti Naço tashmë ka fituar një popullaritet, jo vetëm për vetë natyrën e tij miqësore që krijon, por dhe për thjeshtësinë e tij në komunikimin me të gjithë njerëzit që takon kudo në rrugë në zyrë etj. Në këtë takim kanë qenë vetëm dy të moshuar, Halit Bega dhe Luto Cjapi që edhe pse janë të mbi 80-at janë munduar të am-bientohen me të rinjtë që nën tin-gujt e muzikës kanë kthyer takimin në një takim festiv. Kaq të rinj e të reja nuk kisha parë veç kur të rinjtë venë në mbledhjet e tyre a ku di unë ka thënë 80-vjeçari Halit Bega, por duket se ky deputeti që na ka takuar edhe në rrugë kur ka ardhur u ka marrë zëmtar këtyre të rinjve që kanë mbushur këtë shesh dhe këto ambiente të këtij lokali. Unë e kam njohur deputetin Naço në takim rastësisht teksa ecja në këmbë për në fshat dhe nga pas më vjen një makinë që më qëndroi pranë, në fakt u kënaqa, por nuk isha shumë larg shtëpisë dhe ai më mori në makinë e më bisedoi e më foli për emrin e tij dhe për pu-nën që kishte ardhur, më pas jemi takuar disa herë dhe ke dëshirë të bisedosh me këtë njeri pasi unë kam takuar disa deputetë në këtë kohë dhe në atë të parën, por nga të gjithë ky dallon jo se më mori në makinë, por nga biseda që bën me

të. Ka deputet që jo vetëm nuk të flasin, por dhe votën kur ta kërko-jnë e dinë se e kemi për detyrë që të votojmë për ta dhe çka është më e keqja pasi marrin votën nuk vijnë më apo dhe kur vijnë futen në ndonjë klub, takojnë shokët e tyre dhe kthehen nga kanë ard-hur. Kështu mendova dhe unë kur e takova për herë të parë se dhe Nasipi do jetë si këta të tjerët po jo ky ndryshon të vjen të takon, të lë numrin e telefonit dhe kur e kërkon të përgjigjet. Do të tregoj dhe një gjë tjetër herën e dytë apo të tretë

kur e takova më dha një copë letër të shkruar unë e futa në xhep dhe një darkë i fola djalit që ta lexonte këtë letrën, ai më tha është adresa e tij dhe numri i telefonit. I thashë djalit merre nëse do përgjigjet. Njëherë djali hezitoi dhe pastaj i ra numrit pas pak u përgjigj Nasipi. Djali më tha foli dhe unë i fola pasi i tregova se ku e kisha takuar më foli në emër dhe që nga ajo ditë unë nuk ndahem nga ky njeri kështu u kam thënë edhe djemve. Nasip Naço

Takimi nuk ka qenë politik do të thoshte më pas sekretari politik i

LSI-së për qarkun e Beratit Naço, por ka qenë një takim festiv. Disa ditë më parë më erdhi një ftesë nga drejtuesit e kësaj force politike ku dhe unë aderoj që nga krijimi, ku më kërkohej për një takim festivë që do të organizohej nga vetë ata drejtues në këtë mbasdite dhe me kënaqësi mora pjesë në të. Shpesh herë nje-riu zihet ngushtë në të tilla takime kur këto janë festive dhe shumë mikpritëse, pasi unë në këtë zonë kam shkuar dhe herë të tjera, por këtë radhë ky shesh ishte mbushur si asnjëherë tjetër. Por ajo që më entuziazmoj ishte se në këtë takim kishin ardhur shumë të rinj e të reja që vinin për herë të parë dhe çka është më e rëndësishmja kërkoni që nga ky moment të aderonin në Lëvizjen Socialiste për Integrim, gjë e cila u mirëprit me kënaqësi nga ana ime. Në këtë rast unë dua të

them se tashmë nuk ka më bastion i të majtës apo i të djathtës, ndërsa për këtë rast e them se bie dhe bas-toni i të majtëve në rrethin e Beratit. E them këtë pasi sipas edhe de-putetëve të majtë në Berat pretend-onin se Kutallia si zonë është e ma-jtë dhe për këtë kënaqem edhe unë, pasi LSI-ja është një parti politike e majtë dhe me punën që po bën me njerëzit tregon se së shpejti do të jetë lokomotiva e të majtëve në qarkun e Beratit dhe për këtë jemi përkushtuar në punën tonë politike. Në fakt kjo nuk vjen rastësisht, por

duket se puna jonë në zbërthimin e programit politike me strukturat dhe puna e tyre në terren tregon se ky program është asimiluar në të gjithë anëtarët e simpatizantët e kësaj force politike, këtë më së miri e tregon dhe shtimi i radhëve me el-ement të rinj që na bashkohen çdo ditë e më shumë. Duket se motoja jonë të ecim më shpejt është arma jonë politike që kërkojnë të rreshto-hen në të për të punuar më shumë për t’u rritur si forcë politike pasi kjo është e vetmja forcë politike që shpe-jton për integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane duke ju bash-kangjitur atyre rrugën që ato kanë vite që ecin dhe më kryesorja është se ne duhet të integrohemi edhe në shoqërinë tonë për të kapur vitet e humbura qoftë kjo dhe për gabimet e politikës në tërësin e saj. Ndaj për t’u paraprirë në të ardhme këtyre

problemeve forca jonë politike dhe në sajin tuaj duhet të rritet dhe të bëhet faktor dominues në politikën shqiptare dhe kjo kthesë duhet të merret më 23 qershor me votën tuaj për Lëvizjen Socialiste për Integrim e drejtuar nga lideri Ilir Meta.

Gledion Rehovica

Takim festiv me të rinjtë e të rejat si dhe me anëtarët e simpati-zantët e zonës të Kutallisë tregon se Lëvizja Socialiste për Integrim nga dita në ditë me moton të ecim më shpejt po grumbullon dhe po shton nga dita në ditë radhët e saj kudo në qytetet e në fshatrat e kudo në Shqipëri. Tashmë puna jonë politike ka dalë jashtë strukturave në terren dhe së bashku me to në shtimin e radhëve të saj atje ku ka njerëz, ku ja ketë atje është Lëvizja Socialiste për Integrim mes tyre së bashku me ta për të përshpejtuar procedurat për të arritur rezultate në integ-rimin e vendit dhe të vetë shoqërisë në tërësin e saj. Në programin tonë politike të drejtuar nga lideri Meta është e qartë që LSI-ja është forca politike e majtë që së shpejti duhet të jetë dhe lokomotiva e të majtës në zonën tuaj në rrethin tuaj e tonin në qarkun tonë dhe në të gjithë Sh-qipërinë. Këtë dominim e tregon sot kjo pjesëmarrje në këtë takim festiv e organizuar ndryshe nga më parë nga drejtuesit tuaj lokalë të LSI-së, kjo do të thotë që programi ynë poli-tik po afron shumë të rinj e të reja, anëtarë dhe simpatizantë të kësaj zone që është shumë mikpritëse dhe bujare. Unë së bashku me ju në zgjedhjet e 23 qershorit do të dimë të votojmë dhe të marrim rreth nesh shumë banorë, votues të tjerë qoftë dhe ata që votojnë për herë të parë, për të treguar se forca jonë politike e udhëhequr nga motoja të ecim më shpejt drejt integrimit të shoqërisë dhe të vendit në tërësinë si dhe në strukturat evropiane. Ne së bashku duhet të jemi lokomotiva e të ma-jtës dhe të marrin dhe të afrojmë anëtarë dhe simpatizantë nga të dy krahët e politikës nga e majta dhe nga të djathtët, gjë e cila do të na çojë edhe këtu ku deputetët e ma-jtë e mbajnë si bastionin e tyre që edhe pa ardhur tek ju e quajnë se janë dominues edhe pa u takuar dhe bashkëbiseduar si po bëjmë ne sot së bashku në këtë takim festiv.

Takimin festiv e përshëndetën pjesëmarrësit në takimin festiv Ku-jtim Hoshafi, Laze Bega, Mirela Tafa kryetare e gruas të LGI-së të kësaj zone, Gani Vrapi, Dilaver Goga, Dilaver Goga, Bastrit Xhelili, Bojken Tafa, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim të zo-nën Kutalli, Pajtim Cjapi, Gëzim Bega etj.

sulo Gozhina

Takim festiv me të rinjtë e të rejat si dhe me anëtarët e simpatizantët e zonës të Kutallisë tre-gon se Lëvizja Socialiste për Integrim nga dita në ditë me moton të ecim më shpejt po grumbullon dhe po shton nga dita në ditë radhët e saj kudo në qytetet e në fshatrat e kudo në Shqipëri. Tashmë puna jonë politike ka dalë jashtë strukturave në terren dhe së bashku me to në shtimin e radhëve të saj atje ku ka njerëz...

Page 7: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

07• E hënë 25 shkurt 2013

»sPeciALe

ledia lleshi

Fëmijët me sindromën daun janë motiv për integrimin dhe bërjen e tyre të aftë për veten për të pasur një jetë më të mirë pavarësisht kushtëzimit të problemeve që sjellë prania e një kromozomi më shumë në trupin e tyre. Lindita Senia ka një fëmijë me këtë problem dhe angazhimi i saj është maksimal që jo vetëm fëmija i saj, por edhe fëmijë të tjerë të kenë mundësi të bashkëjetojnë në shoqëri pa u ndjerë inferiorë. Ameri është 2 vjeç, fëmija e i tretë i familjes Senia pas dy të tjerëve pa probleme. Ky prob-lem nuk u arrit të identifikohej gjatë shtatzënisë dhe nëna e tij e ka venë re problemin qysh në ditët e para të lindjes. “Kishim bërë kontrolle dhe EKO ku kishte rënë zhvillimi i mirë i Amerit. Vetë sindroma daun është e vështirë të identifikohet gjatë shtatzënisë. Vetë ne si prindër nuk e kishim menduar se kishim një rrezikshmëri të tillë duke qenë se kishim dy fëmijë të shëndetshëm. Menjëherë pas lindjes i vura re disa gjëra që nuk shkonin dhe pas disa ekzaminimeve mësuam se djali ishte me këtë sindromë. Kam shfletuar shumë për këtë sindromë dhe jam lidhur edhe me shoqatën e sindromës Daun në Kosovë. Duke parë se këtu asistenca dhe informa-cionet ishin të pakta atëherë ven-dosa të hap një qendër kushtuar fëmijëve me sindromën daun. E quajtëm “Future for you” dhe është në hapat e para të organi-zimit të saj.

Fëmijët E pyetur nëse ka një numër

të fëmijëve me këtë sindromë në Elbasan, Lindita shprehet se nuk ekziston një statistikë e sak-të. “Në shkollën ‘Zëra Jete’ janë 6 fëmijë të moshave të ndryshme dhe me nivele të ndryshme. Deri më tani kemi 10 fëmijë të regjistruar në qendrën tonë. Ne jemi në fazën e përgatitjes. Ne nuk duam të kemi një qendër di-tore ku fëmijët të kalojnë ditën, por një qendër me qëllim inte-grimin e fëmijëve në shoqëri. Gjithashtu do të ngremë edhe grupin e vullnetarëve që do të shërbejë edhe për zonat rurale. Në qendrën “Future for You” do të ofrohen shërbimet që kanë nevojë fëmijët si fizioterapi, lo-gopedi dhe shërbimin e psiko-logut. Sistemi arsimor e parashi-kon që këta fëmijë të arsimohen si të gjithë të tjerët. Edhe mësuesit janë trajnuar për t’u kujdesur për ta. Pse mos të zbatohen këto ligje. Këto do të jenë edhe sfidat tona me të cilat ne do të merremi. Jemi duke organizuar një aktivitet që do të kulmojë më 21 mars, dita ndërkom-bëtare e fëmijëve të prekur nga sindroma daun dhe shpresojmë që të kemi mbështetjen e komunitetit për të përhapur qëllimin e qendrës sonë dhe për këdo që kërkon të dijë më shumë për këtë sindromë. Jemi duke përgatitur broshurat dhe fletëpalosjet dhe aktiviteti do të jetë sa më gjithëpërfshirës. Nëse me ata punohet mund të inte-grohen shumë mirë në shoqëri si nga ana sociale, ashtu edhe nga ana ekonomike shprehet Lindita, ndërsa mban në krahë fëmijën e saj, Amerin e prekur nga kjo sin-dromë që është edhe motivi i të gjithë kësaj nisme për të krijuar më shumë mundësi për af-tësimin e këtyre fëmijëve që patën fatin e keq të lindin me një kromozom më tepër.

si e Kuptova që im Bir vuante nga Kjo sindromë, synim integrimi në shoqëri

nisma e Lindita senias: shoqatë për fëmijët dawn, gjithçka nisi nga Ameri

mjeKja entela hamiti flet mBi rastin e amerit dhe sindromën dawn

një sëmundje që mund të diagnostikohet

dhe vështirësitë në jetën e një personi dawn

si e keni konstatuar rastin me sindromën daun të Amerit?

Ameri vjen për herë të parë për vizitë tek unë në moshën 2 muajshe se kishte kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Gjatë vizitës vura re se Ameri kishte shenja karakteristike si fytyrë të sheshtë, hundë të shkurtër me rrënjë të sheshtë, veshë të vegjël dhe të rrumbullakët, sy bajame të tërhequr, gojë të vogël, qiellzë të lartë dhe të ngushtë, kafkë të vogël, një të rrafshuar në fontanelë, qafë të shkurtër, të gjerë dhe të sheshtë me lëkurë të ndjeshme, ndërsa pëllëmba e dorës kishte vetëm nje vijë trashendale. Metakarpet dhe falangat kishin gjatësi më të vogël se norma etj. Po përsëri ngurova sepse ajo që përcak-ton diagnozën është analiza e kariotipit qelizor, ose ndryshe harta gjenetike.

si ia keni komunikuar në-nës apo familjes çfarë rasti është Amer i lehtë, i rëndë, dhe çfarë kujdesi të shtuar duhet të kenë prindërit për fëmijët me sindromën daun?

Pjesa mè e vështirë për një mjek, pas diagnostikimit të këtij sindromi është komu-nikimi i këtij lajmi prindërve. Ishte e vështirë në atë mo-ment sepse duke qenë një problem, i cili diagnostikohet në lindje, është kompetencë dhe detyrë e personelit që asiston në lindje t’ua komu-nikojnë familjarëve në mënyrë që ata të jenë të përgatitur për problemet në shëndet që mund të ketë fëmija e tyre. Unë kam vite që i njoh të dy dhe prej 10 vitesh jam mjekja e familjes. Kjo gjë më ndihmoi që të flisja me të dy prindërit e Amerit duke u thënë për dyshimet e mia. Për hir të së vërtetës nëna e tij i kish venë re dhe kishte shfletuar libra të tërë për të gjetur emrin e këtij ndryshimi, por shpresa se

mjekët në lindje nuk ia kishin komunikuar e bënte të mos e pranonte këtë fakt. Vendosëm të bënim analizën gjenetike ku Ameri doli me një formë të rëndë të sindromës ku të gjithë qelizat e tij ishin me 47 kromozome nga 46 që duhet të ishin. Shkalla e paaftësisë intelektuale dhe fizike ndry-shon në mënyrë të konsider-ueshme: shumica e njerëzve kanë një paaftësi të butë apo të moderuar intelektuale. Duke marrë masat e duhura që në fil-lim vetëm pak pacientë kalojnë në aftësi të kufizuara të rënda intelektuale. Ne nuk mund të parashikojmë zhvillimin mendor të fëmijës bazuar vetëm në tiparet e tij fizike. Ndërkohë disa nga rreziqet që mund të kalojnë fëmijët me sindromën down dhe kujdesi që duhet të kenë prindërit janë:

Aktualisht, prognoza për njerëzit me sindromin Down është më mirë se disa vite më parë, si shumica e problemeve shëndetësore që lidhen me sin-dromin Down mund të trajtohen dhe shërohen dhe jetëgjatësia ka arritur 60 vjet. Problemi i parë është tonusi muskulor. Këta fëmijë janë të plogësht. Disa ecin 2 vjeç e disa të tjerë 4. Duke i ndihmuar me fizioterapi nga specialistë të fushës mund të arrijmë rezultate shumë të mira. Keqformimet kardiake janë të shpeshta. Rreth gjysma e fëmijëve që vuajnë nga së-mundje kongenitale të zemrës. Disa prej tyre janë të lehta dhe mund të shërohet me terapi medikamentoze, ndërsa të tjerët kërkojnë kirurgji. Të gjithë fëmijët duhet të shihen nga një kardiolog pediatrik. Gjithashtu duhet t’u nënshtrohen ekok-ardiografive, të veçanta të

zemrës brenda dy muajve të parë të jetës, në mënyrë që të diagnostikojnë dhe trajtojnë ndonjë keqformim kardiak. Keq-formimet e zorrëve janë në rreth 12% të fëmijëve Down dhe në të shumtën e rasteve kërkojnë kirurgji. Problemet e të parit. Më shumë se 60% e fëmijëve vuaj-në nga problemet e syve, të tilla si strabismus (esotropia), miopi, dhe Katarakta. Për të lehtësuar apo zgjidhur këto sëmundje mund të përdoren syzet, kirurgji apo trajtime të tjera. Fëmijët duhet të shihet nga një okulist brenda gjashtë muajve të parë të jetës dhe duhet të bërë teste të rregullta të syve.

Shurdhim dhe probleme me dëgjimin janë prezente në 75% të fëmijëve me humbje të dëgjimit pak a shumë serioze, këto çrregullime mund të jenë për shkak të pranisë së lëngjeve në veshin e mesëm (të për-kohshme apo të përhershme) dhe / ose malformacioneve të veshit të mesëm ose të veshit të brendshëm. Foshnjat duhet t’u nënshtrohen testeve për dëgjimin në lindje dhe gjatë muajve të parë të jetës. Ata gjithashtu duhet të vizitohen rregullisht në mënyrë që të diagnostikojnë dhe trajtojnë probleme të dëgjimit në kohën e duhur, gjë që mund të vonojë zhvillimin e gjuhës dhe aftësive të tjera kognitive. Fëmijët me sindromin Down priren të vuajnë shpesh nga së-mundje respiratore (rrugëve të frymëmarrjes), si bronkite dhe pneumoni. Fëmijët të sindromit Down duhet të marrin të gjitha vaksinat e rekomanduara për moshën pediatrike, për të ndi-hmuar në parandalimin e disa prej këtyre infeksioneve. Kanë gjithashtu probleme në tiroide.

Rreth 1% e fëmijëve që vuajnë nga hipotiroidizmi kongjenitale, i cili s’është veçse një mangësi e hormoneve tiroide që ndikon negativisht në rritjen dhe zhvillimin e trurit. Hipotiroidizmi kongjenitale mund të zbulohet me analiza rutinë për të sapolin-dur dhe mund të trajtohet.

Leuçemia. Më pak se një për qind e fëmijëve vuan nga leucemia (kanceri i gjakut). Fëmijët e prekur shpesh mund të trajtohen në mënyrë efek-tive me kimioterapi. Çrregul-lime të kujtesës. Këta fëmijë kanë rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundjen Alzhaimer, një sëmundje e cila karakter-izohet nga humbja progresive e kujtesës, ndryshimet e per-sonalitetit dhe të tjera çrregul-lime. Të rriturit kanë tendencë që të vuajnë nga Alzheimer për-para moshës që mund të vuajnë njerëzit e shëndoshë. Studimet tregojnë se rreth 25 për qind e të rriturve mbi moshën 35 vjeç kanë simptoma të sëmundjes Alzheimer.

si diagnostikohet kjo sindromë që në barkun e nënës?Ka tri mënyra diagnostike kryesore:

1)Tri-test merret gjaku i nënës në javën e 15 dhe javën e 20-të të moshës të barrës për tre proteina të veçanta (al-fafetoproteina, gonadotropina corionice, estrioli).

Përpunimi statistikor i niveleve në gjak i këtyre tri substancave. Përqendrimet e matura janë analizuar në një program kompjuterik të posaçëm që vlerëson moshën e nënave, peshën e nënave, javën e saktë të shtatzënisë (i cili duhet të bëhet nga ekzaminimi me ultratinguj), patologjitë e

nënave. Tri-test nuk ka vlerë diagnostike, por vetëm indika-tive. Për të marrë një diagnozë ende duhet të vazhdojë me teste të tjera.

2)Echo morfologjike, e cila duhet të kryhet nga java e njëzetë deri në javen e njëzet e tretë të shtatzënisë, ajo është quajtur e tillë për shkak se analizon në thellësi ndërtimin morfologjik të fetusit. Echo kryhet në këtë periudhë, sepse marrëdhënia mes lëngut am-niotik dhe madhësisë së fetusit është e përkryer, dhe në qoftë se konstatojmë keqformime te fetusit, është më e lehtë të ndërpresim shtatzëninë. Në rastin e trizomisë vihen re shenjat që e dallojnë, sytë në formë bajame shumë të afruar me njëri-tjetrin, duar të shkurtra e të trasha, qafë të shkurtër. etj

3) Amniocentesis përfshin marrjen e 15-30 ml të lëng-shme që rrethon fetusin (lëngu amniotik) përmes futjes së gjilpërës (rreth 10 cm e gjatë) në barkun e nënës nën kontrol-lin e ultratingujve(echo) për të verifikuar saktë pozicionin e gjilpërës gjatë gjithë kohës dhe për të shmangur dëmtimin e lëngut amniotik të fetusit. Lëngu përmban qeliza të fetusit dhe dërgohet në laborator për analizë. Qelizat janë rritur në një mjedis të përshtatshëm. Kjo kërkon një kohë të caktuar (za-konisht rreth 2 javë). Ajo tregon praninë e kariotipet të parregullt, të tilla si sindromi Down, dhe prania e rirregullimit kromozom-ale të dukshme nën mikroskop. Të tria këto analiza mund të bëhen në Shqiperi. Një ndjekje e mirë e shtatëzanisë nga mjeku gjinekolog, dhe nga vetë nëna mund të çojë në diagnostikim të hershëm të sëmundjes.

Page 8: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

08 E hënë 25 shkurt 2013 •

« sOciALe

enti Kombëtar i Banesave ka vijuar publikimin e listës së emrave të

familjeve që do të dalin nga banesat e ish-pronarëve. Paralelisht EKB-ja ka paraqitur emrat e subjekteve që kanë kërkuar kthimin e ndërtesës së tyre, si dhe të familjeve që duhet të kërkojnë të marrin kredi me interesa zero ose që do të streho-hen në ambiente të tjera.

Familjet që do të largohen janë vendosur në këto ambi-ente para vitit 1991, ndërsa të zotët e banesave janë zhvendosur në ambiente ose qytete të tjera. Pas vitit 1991 këto familje kanë paguar një qira simbolike. Ndërkohë nga nëntori i vitit të shkuar ka hyrë në fuqi ligji që u jep mundës-inë të përfitojnë kredi me interesa zero për të blerë një tjetër apartament. Mësohet se numri i aplikimeve për kredi me interes zero ka shkuar në rreth 500 familje.

Ligji parashikon që pronarët të paraqesin pranë EKB-së kërkesën për të poseduar banesën. Më pas njoftohen familjet qiramarrëse. Në rast se ato nuk do të pranojnë, atëherë do të kalohet në procedim gjyqësor. Pas kësaj vendimi merr titullin ekzekutiv dhe janë përmba-ruesit që duhet të kujdesen për zbatimin e ligjit.

EmEr AtEsiA mbimEr

Agim Hajdar Matraku

Agim Iljaz Zemani

Agim Naun Thoma

Ali Ramadan Vathi

Andrea Isa Feka

Arqile Sotir Staja

Bajram Hazbi Kafeja

Bajram Musa Shkreta

Bardhosh Lato Hoxhaj

Barjam Ali Caushi

Behar Behar Xeka

Bektash Qemal Çepele

Bilbil Bajram Beqiraj

Birce Muslli Ribaj

Dashnor Qemal Çiraku

Daver Shefqet Nazeraj

Ded Shtjefen Jaku

Dhimitraq Sotir Backa

Dhori Stavri Pashko

Edmond Skender Shahollari

Engjell Gani Vajza

Eqerem Sadush Dervishaj

Eqerem Teki Baco

Esat Arshi Pashaj

Faik Hysni Xhaferi

Faik Musa Lamaj

Fari Dine Nanaj

Faslli Qani Ramku

Ferik Beqir Kananaj

Fisnik Izet Hyka

Gani Qazim Vidhaj

Gramoz Bajram Lamaj

Gramoz Belul Osmenllari

Halim Et Hem Mance

Hasan Arif Qerimi

Haxhi Fejzo Habili

Haxhi Vesel Mora

Hektor Dine Sinanaj

Islam Dino Shehaj

Janko Kristo Grazhdani

Josif Ilia Lico

Kalem Ali Kalemi

Kareman Neim Seitaj

Kastriot Çelo Sinovarfaj

Kostandin Vangjel Angjeli

Kostaq Boric Karoli

Kozma Vangjel Vogli

Kudret Bastri Mici

Kudret Shaban Mita

Kujtim Ramazan Kumrija

Kujtim Sali Sadiku

Lazer Pal Prendushi

Liri Elmaz Kalaci

Llukan Gaqi Duka

Luan Orhan Avdia

Luftar Bektash Shehu

Mane Resmi Kasembi

Mane Sadik Haderaj

Mark Gjin Gega

Mihal Zoi Ndoni

Mimoza Idriz Pavli

Muharrem Haki Koci

Muharrem Zeqo Sulo

Munir Caush Islami

Myqerem Qerim Çela

Myqerem Rustem Begaj

Myslim Skender Iljazi

Nazmi Shaqir Lopo

Ndreko Pano Zoga

Ndue Llesh Luli

Neim Ramadan Rexhepaj

Nerim Hamit Stafa

Nikoll Mirash Dakaj

Njazi Teme Musabelliu

Novruz Sabri Mina

Odhise Ilo Martiri

Ollga Koli Culi

Paisi Ndreko Martiko

Paskal Soto Petraj

Pellumb Pajo Terpollari

Pellumb Riza Lazaj

Pellumb Veli Kasemi

Petrit Idriz Bala

Petrit Resul Kambo

Qani Maliq Abazi

Qemal Izet Pashollari

Qemal Rushan Memlikaj

Qemal Xhemo Dana

Qirjako Rako Joanidhi

Ramis Xhelal Hajdinaj

Ramiz Elmaz Rrokaj

Refik Ali Nanaj

Rexhep Hysni Osmanaj

Rexhep Mustafa Tushe

Rrok Ndue Pemaj

Sako Xhemal Arapaj

Sate Muharrem Dulaj

Sefedin Hate Muçaj

Seit Fadil Petrela

Servet Dule Manellari

Shaban Selim Aliu

Shaqir Islam Zeneli

Skender Hamdi Taku

Sokrat Lani Goga

Sokrat Vangjel Koci

Sotir Qemal Gjikondi

Stefan Roku Ziu

Syrja Shaho Carcani

Teki Rushit Hoxha

Telka Veli Bajollari

Teuta Veli Gjika

Theodhor Llazar Duro

Thimi Leksi Salla

Tomor Rasim Kokona

Trifon Gori Goga

Vasil Rapi Toska

Vasil Spiro Sinani

Veri Lili Bardho

Veri Ndon Daka

Xhafer Sulo Memushaj

Xhelal Bektash Shehu

Xhelal Rexhep Hoxha

Xhemal Islam Saja

Zamir Vait Kallashi

Zani Bajram Llangozi

Zef Simon Marku

Zenel Jonuz Sulillari

ListA e re Për UshtArAKëtenti KomBëtar i Banesave vijon me puBliKimin e emrave të rinj

Familjet që do të lirojnë banesën dhe pronarët që i marrin

tirAnA PrOnAret

Dhurata Krajani

Aferdita Husha

Mimoza Kallciu

Beqir Kallciu

Vlash Tirana

Vlash Tirana

Myzafer Kallciu

Hajdie Kallciu

Beqir Kallciu

Aferdita Kallciu

Dashmir Kallciu

Flamur Kallciu

Gezim Kallciu

Fatime Kallciu

Suzana Kallciu

Fatbardh Kallciu

Argjend Kallciu

Besnik Vorpsi,

Sukaj

Zana Q. Baroni

Arben Q. Baroni

Berina S. Selenica

Sanie P. Caco

Sadik R. Ndroqi

Bujar Gilani

Kliton Gilani

Aferdita Meca

Gezim Huqi

Ismail Huqi

Vjollca Dashi

Shpresa Meca

Suzana Kryeziu

tirAnA qirAxhinJte

Hysni Beqiri

Zihni Diko

Xhemal Latifi

Llulzim Bolla

Xhemal Latifi

Lulzim Balla

Napolon Lepuri

Zeliha A. Karaqe

Gjenovef S. Karaqe

Abil Shkurti

Ylvi Rusi

Suzana Pulleja

Sokol D.i Ndreu

Zenepe Shehi

Marga Ll. Shkurti

Shaban Kasa

vLOre PrOnAret

Bashkepronesia Xheneti

Bashkepronesia Xheneti

Bashkepronesia Xheneti

vLOre qirAxhinJte

Islama Dahiraj

Luman Hoxhaj

Sterio Kallama

Dhimiter Kallama

Sterio Kallama

Dhimiter Kallama

DUrres PrOnAret

Sotiraq Bardhi

Arjana Pilika

Takvina Adami

DUrres qirAxhinJte

Esat Aliu

Shefikat Corapi

Bujar Lamce

Jorgji Simanaku

Rexhep Molla

Selim Gaba

Agim Mekshi

Adem Ademi

Aritea Gjosasi

Abaz Jaupllari

Guri Zaimi

Nazmie Haxhiraj

eLBAsAn PrOnAret

Veli Kazazi

eLBAsAn qirAxhinJte

Gjok Pjetri

Enver Mustafai

Mamet Rami

Myzejen Ulqini

shKODrA PrOnAret

Zef Celi

shKODrA qirAxhinJte

Z.SELNA

Page 9: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

09• E hënë 25 shkurt 2013

»KrOniKë

Kapet në Fier Artur Zeqir, vrasësi i 22-vjeçarit

tirAnë- Arrestohet në Fier Artur Zeqiri 27 vjeç si i au-tor i dyshuar i vrasjes të të riut Saimir Çedja dy net më parë në Tiranë. Dje policia e Tira-nës ka zbardhur detaje të reja të ngjarjes, kur thanë se kanë qenë 2 persona të implikuar në vrasjen e 22-vjeçarit Sajmir Cedja, brenda autobusit të linjës Uzina e Auotraktorëve-Qendër. Policia ka shpallur në kërkim autorin kryesor rreth 35 vjeç, i identifikuar si Artur Ali Zeqiri, teksa pardje arrestoi bashkëpunëtorin 32-vjeçar Ilir Drita. Ky i fundit u arrestua 2 orë pas ngjarjes, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit kryesor. Autori Artur Zeqiri ka qenë duke bërtitur në autobus, ndërsa dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Në këto momente viktima Saimir Çedja i ka kërkuar të mos bërtasë, e aty ka nisur edhe sherri mes tyre. Fillimisht viktima e ka goditur autorin me çadër e më pas 35-vjeçari ka përdorur thikën, duke e qëlluar viktimën në zemër.

italiani vrau shqiptarin përvetëmbrojtje, i hyri në shtëpi

itALi- Mbrojtje e ligjshme me armë u cilësua veprimi i Stefa-no Terrucidoros, i cili në Macerata vrau shqiptarin Sali Kakuli, që bashkë me 3 bashkëpunëtorë po hynin për të vjedhur në shtëpi-në e italianit, në prag të Krishtlindjeve të vitit 2011. Ky është përfundimi i avokatit, i cili pretendon se atë natë, Terrucidoro, 60 vjeç, ishte vetëm në bujtinën e vilës së tij, duke parë televi-zor, kur rreth orës 23.00, ka duke dëgjuar të shtëna që vinin nga jashtë. Stefano vendosi të dilte në aneks sepse po i shkatërronin derën. Terrucidoro u tregoi hajdutëve se ishte i armatosur dhe do lajmëronte policinë, por ata jo vetëm që nuk ndaluan, por njëri po i afrohej me një thikë të madhe në dorën e tij. Aty italiani qël-loi me pistoletën “Smith and Wesson” që e mbante me leje dhe njëri prej hajdutëve mbeti i shtrirë përtokë, ndërsa bashkëpunë-torët e tjerë u arratisën. Viktima, që vdiq më vonë në spital, u identifikuar me një dokument si Marsel Myftarit, por më vonë, policia zbuloi se në fakt emri i vërtetë ishte Kakuli Sali, 23 vjeç, nga Durrësi. Policia identifikoi edhe bashkëpunëtorët e tjerë. Njëri prej tyre, Astrit Prenga, u arrestua dhe është ende në burg.

“Kam parë në ëndërr fytyrëne vrasësit të Jarës, arrij ta njoh”

itALi- Një shqiptar pretendon se ka parë në ëndërr fytyrën e vrasësit të Jarës, vajzës 13-vjeçare që u gjet e masakruar, krim të për cilin Italia s’po gjen paqe prej vitesh, pasi cilësohet si një ndër vrasjet më të bujshme dhe misterioze të kohëve të fundit. Kështu, në Udine, 57-vjeçari Shkëlqim Lala thotë me bindje se “E kam parë në ëndërr disa herë fytyrën e vrasësit të Yara Gambi-rasio. Nëse e shikoj përsëri, jam në gjendje ta identifikoj”. Mediet italiane thonë se kësisoj insiston prej kohësh shqiptari, i martuar me tre fëmijë, që jeton në Ceva prej më shumë se 20 vjet. Ai është punëtor në industrinë e ndërtimit, pavarësisht disa problemeve me ligjin. Historia e këtyre ëndrrave filloi më shkurt të vitit 2011, kur ai u burgos në Udine, pasi u arrestua me dy bashkatdhetarët e tij me 100 gramë kokainë. Ai foli për vizionet e tij fillimisht me gruan dhe më pas me avokatin e tij, Massimo Cescutti.

“Burgu përjetë s’mbulonplagën, por u vu drejtësia”

MAqeDOni- Vendimi i gjykatës për dënimin me burg të përjetshëm për policinë maqedonas që vrau 2 shqiptarët, duket se ka kënaqur familjarët e viktimave nga Gostivari. Megjithatë, ata shprehen se paqja në familjet e tyre nuk do të flejë më, për shkak se bijtë e tyre nuk mund të kthehen më në jetë. Megjithatë, familjarët e Imran Memetit dhe Besnik She-habit thonë se të paktën, verdikti do të jetë një mësim i mirë që krime të tilla të mos përsëriten më. “Po gjykimin e pritëm mirë, mendonim se duhet të del kështu se s’kishte rrugë tjetër, përveç gjykim me burg të përjetshëm. Po shpirti ynë nuk qetësohet kol-laj më, nuk qetësohet kollaj dënimi vlen më shumë për tjerët se sa për ne, të mos ndodhe rast i njëjtë tjetërkund se sa për ne që i humbëm fëmijët se di nuk di çka të thotë njeriu për këto gjëra, kjo është një plagë që nuk mbulohet. Drejtësia e bëri të vetën. Më 28 shkurt të vitit të kaluar, pas një zënke për një vend parkimi, polici Joakim Trifunovski vrau me armën zyrtare të poli-cisë, dy të rinjtë Besnik Shehapi dhe Imran Memeti. Pas vrasjes së dyfishtë, Maqedonia u përfshi nga protesta të shqiptarëve, ndërsa u shënuan disa konflikte ndëretnike.

piu Kafe, para se të hipte në maKinë. 100 mijë usd për autorët

Pritë komisarit Lamaj, e vrasinme kallash në derë të shtëpisë

mariglen mulla

thuajse një karikator me plumba zbrazën dje nga kallashnikovi dy persona,

kur ekzekutuan Dritan Lamajn, ish-shefin e komisariatit nr 6 në Tiranë, me një skenë thu-ajse të ngjashme me vrasjen e komisar Katanit, te “Oktapodi”. Aty rreth orës 18.48 minuta, të ditës së djeshme, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, pak metra larg shtëpisë ku banon-te, oficeri Lamaj ka pirë kafe në makinën e tij tip “Lançia”, me targa TR25 64 dhe sapo nisi të ecte, mes rrugicave të ngushta, dy persona i prenë rrugën me motor dhe zbrazën me dhjetëra plumba. Fillimisht Lamaj është dërguar në vdekje klinike në Spitalin Ushtarak, ndërsa pak minuta më vonë ndërroi jetë nga plagët e rënda në trup e kokë dhe gjakderdhja e tepër. Autorët, që dyshohet të jenë vrasës profesionistë të paguar, fillimisht tentuan të iknin me motor, por më pas rrëmbyen një makinë tip BMW dhe u larguan nga vendng-jarja. Policia e Tiranës ofron 100 mijë dollarë për personat që japin informacion të vlef-shëm rreth autorëve, ndërsa në autostradën Tiranë-Durrës apo në rrugët e tjera dalëse nga kryeqyteti janë ngritur postblloqe të shumta policore. Ndërkaq, familja hapi dyert e mortit. Në një reagim në Twit-ter, kryetari i Partisë Social-iste, Edi Rama, thotë se “Edhe një tjetër polic i vrarë në mes të Tiranës. Sa jetë policësh do kushtojë ende tradhtia e pushtetit ndaj policisë”.

Vrasja mafiozeNga burimet policore mëso-

het se oficeri 41- vjeçar, babai i dy fëmijëve, po udhëtonte i vetëm në kryqëzimin e rrugës ‘Ibrahim Dervishi’ me atë ‘Petro Korçari’. Ai ndodhej brenda makinës së tij tip “Lançia”, me targa TR25 64, kur është qëlluar me breshëri kallash-nikovi. Dritan Lamaj u dërgua me gjendje të rëndë në Spita-lin Ushtarak, por mbërriti pa frymë. Disa të rinj dëshmitarë thanë për gazetën “Metropol” se pak minuta para se të nisej, Lamaj kishte pirë kafe i vetëm te lolaki i lagjes, pasi banonte në katin e katërt të një pallati aty pranë. Dëshmitarët thanë gjithashtu se oficeri dukej i qetë dhe nuk kishte shfaqur shenja nervozimi para se të largohej që aty. Duke iu refer-uar burimeve policore dhe të Prokurorisë mësohet se vrasja është një atentat i mirëfilltë mafioz, pasi autorët më parë kishin studiuar lëvizjet e ofic-erit dhe gjetën momentin e përshtatshëm kur ai ndodhej në errësirë në një zonë të pan-driçuar, ndonëse të populluar. Dy autorët kanë qenë me mo-tor kur i prenë rrugën ofic-erit dhe zbrazën dy breshëri

automatiku kallashnikov në drejtim të xhamave të au-tomjetit. Plumbat e shumtë, sidomos në xhamat e pasmë të makinës, e zunë në befasi oficerin e policisë, i cili më pas ndërroi jetë.

Hetimet, pistatThuajse të gjithë dëshmi-

tarët pohouan për policinë se autorët u larguan menjëherë me shpejtësi nga vendng-jarja, me një makinë tip “BMW”, ndërsa strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar maksi-malisht për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Për momentin nuk ka informacione për motivet e sulmit, por dyshimet e para bien “për shkak të detyrës”. Lamaj kishte bërë disa ankesa në Prokurori për shkak të kërcëni-meve që kishte marrë së fundmi.

Përveç krerëve të Policisë së Tiranës, dje në vendgjarje ishin edhe prokurorët Eugen Beçi dhe Besnik Muçi që po ndjekin këtë rast. Nga ana tjetër policia ka shoqëruar disa persona me të cilët Lamaj ka pasur konflikte të mëparshme, ndërsa u ven-dos shpërblimi prej 100 mijë dollarë për çdo informacion të vlefshëm për këtë vrasje. Ish-shefi i komisariatit nr 6 në Ti-ranë, Dritan Lamaj njihet si një person që në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese në zonën e Kombi-natit. Në këtë periudhë atij i janë bërë akuza publike për mënyrën sesi është sjellë kundrejt kë-tyre bizneseve. Po kështu në muajin shtator të vitit 2012 një biznesmen akuzoi publik-isht Lamajn se kishte përdorur dhunë ndaj personit të tij.

Familja në moRtMënyra se si familja e ka marrë la-jmin e humbjes së jetës së njeriut të tyre të shtrenjtë, ka qenë me të vërtetë shokuese, pasi breshëria e kallashnikovit u dëgjua nga e gjithë lagjja, ndërsa Lamaj, ba-

nonte rreth 15 metra nga vendi ku u vra. Kuja e nënës së Lamajt dëg-johej që nga kati i katërt i pallatit ku banonte ai me familjen, ndërsa lotët e vajzës së vogël ia shtonin më tepër dozat e dramaticitetit

kësaj ngjarjeje. Fqinjët e familjes Lamaj u shprehën se e njihnin për

familje të respektuar.

KaRRieRa policoReDritan Lamaj, pas detyrës në krye

të komisariatit numër 6, aktualisht punonte në një prej sektorëve të Drejtorisë së Policisë së Përgjith-shme të Shtetit. Në muajin nëntor

të vitit 2012, Dritan Lamaj u trans-ferua në Drejtorinë e Përgjithshme

të Policisë dhe në vend të tij, shef i komisariatit nr.6 u emërua

Sejfulla Metko. Lamaj u caktua shef i Policimit në Komunitet në

Drejtorinë e Përgjithshme të Poli-cisë. Ndërsa me herët Kryekomisar

Dritan Lamaj ka kryer disa detyra si shef i komisariatit të policisë 6

në Tiranë, shef rendi në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, shef i sek-sionit të antiterrorit në Drejtorinë e

Policisë së Tiranës, etj.

KomiSaRë të VRaRë Ky nuk është rasti i vetëm kur Poli-

cia e Shtetit humb një prej të sa-jve. Në fakt lista ka qindra e qindra policë të vrarë në krye të detyrës,

por deri në ditët e sotme janë vrarë vetëm dy shefa komisariati,

Adem Tahiraj dhe kryekomisari Gani Malushi, i cili u ekzekutua në vitin 2003, në Durrës. Si vrasës i tij u kap dhe gjykua Agim Pepa, ndërsa si motiv doli ai i ngatër-rimit të viktimës, pasi autori do vriste shoferin e Malushit, me të

cilin ishte në gjak. Një tjetër vrasje e katërfishtë ishte ajo e policëve

në Durrës, ku Dritan Dajti akuzohet se i qëlloi në vitin 2009. Ndërkaq,

pak muaj më parë u ekzekutua shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura, gjatë një aksioni për ar-restimin e disa trafikantëve të

armëve dhe municioneve.

SHpëRblimi 100 mijë dollaRë

Policia e Tiranës njoftoi dje: “Është vrarë me armë zjarri punonjësi i

policisë së Drejtorisë së Përgjith-shme të Policisë së Shtetit,

Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjeç, me banim në Tiranë. Menjëherë

në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, strukturat për Krimet e Rënda të Policisë së Shtetit, u

formua një grup i posaçëm hetimor. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Policia e Shtetit vendos në dispozi-on shumën e parave prej 100 mijë dollarësh për çdo person, i cili jep

informacion të vlefshëm në drejtim të indetifikimit të autorit, në çdo rast duke ruajtur anonimatin”.

përplasjet e dritan lamajt

rastet e konflikteve të oficeritkur drejtonte komisariatin nr 6

Në kohën kur Dritan Lamaj ishte shef i komisariatit nr 6, ka pasur një numër të madh konfliktesh me disa persona. Një prej tyre është Arben Frroku, biznesmeni i kompanive private “Xhoi Loto”, “Inkas Kafe”, si dhe aksioneri i klubit sportiv “Tërbuni”, i cili kishte denoncuar në “Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet”, pretend-imet në lidhje me shantazhin që i ka bërë në datën 14.03.2012 shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj. Frroku ka deklaruar se “Në momentin që erdhi shefi i komisaritatit nr. 6. Dritan Lamaj më tha: “Ti ke dhënë 50 mijë euro për të më hequr mua nga puna, por mos ki merak se do të të vihem…”. Unë iu përgjigja se s’i kam dhënë para askujt për këtë gjë, madje i thashë që ne kemi pasur edhe shoqëri” . Ndërkaq, më 28 shtator 2012, Kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, tha para medieve se “jemi mbledhur këtu për të denoncuar shantazhin dhe dhunën e një shefi komisariati ndaj qytetarëve dhe sipërmarrësve. Kërkojmë nga ministri i Rendit që të shkarkojë Dritan Lamajn dhe të përballet me ne para drejtësisë si një qytetar i thjeshtë”. Në këtë protestë foli dhe përfaqësuesi i “Al-ternativës Civile” Mentor Kikia, i cili tha se “institucionet përkatëse duhet të marrin masa ndaj një polici që denoncohet publikisht për dhunë dhe shantazh dhe ta pezullojë atë deri sa të flasë drejtësia”. Gjithashtu foli dhe prof.dr. Sazan Guri, i cili denoncoi dhunën e këtij komisariati në ambientet e Kampusit Universitar “Vitrina” më 17 janar të këtij viti, duke thënë se 6 mijë studentë dhe qindra petagogë janë ndjerë të dhunuar nga policia brenda ambienteve universitare në mënyrë të pa-precedentë. Me universitetin “Vitrina” Lamaj ka pasur disa përplasje.

Page 10: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

10 E hënë 25 shkurt 2013 •

« opinion

kosova është vërtet rast i veçantë, rast sui gen-eris, jo vetëm sa i përket statusit politik që i është përcaktuar sipas këtij parimi, por dhe sipas cilësisë së shkollimit, që do të duhej të ishte përcaktuese për të gjitha infrastrukturat shtetërore dhe kombëtare. Krejtësisht është normal fakti që shkalla e zhvillimit të një populli apo të një shteti është në përputhje të plotë me

nivelin arsimor në përgjithësi dhe me kualitetin e mësimnxënies në veçanti. Një shtet që ka për qëllim zhvillimin, mirëqenien e qytetarëve, por dhe vetë ekzistencën si shtet në planin afatg-jatë, investimin më të madh, më serioz, material dhe jomaterial e bën pikërisht në arsimimin e qytetarëve të vet, sepse prej shkol-limit varet se çfarë shëndetësie do të kemi, çfarë ekonomie, poli-tike, çfarë kulture dhe çfarë zhvillimi do të kemi. Sot është lehtë e identifikueshme të vërtetohet se në çfarë niveli të zhvillimit janë shtetet që kanë investuar në arsim dhe në çfarë niveli janë shtetet që mburren se e kanë ulur shkallën e analfabetizmit nga 65% në 59%. Shkalla e zhvillimit ndikon shumë edhe në proceset vendimmarrëse në botë. Kohët e fundit është hapur një debat për arsimin në Kosovë e sidomos për pasojat që ka prodhuar dhe prodhon ky shkollim. Botërisht dihet fakti se arsimi në Kosovë ka qenë i përcaktuar nga statusi shoqëror dhe politik i qytetarëve të saj. Kur them këtë, mendoj kryesisht për shqiptarët, duke iu referuar një periudhe të caktuar kohore, para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Duke pasur parasysh kontekstin dhe rrethanat, shqiptarët gjithmonë kanë qenë të rrethuar me popuj dhe shtete që kanë pasur traditë në fushën e arsimimit. Falë kësaj tradite dhe rrethanave këta popuj kanë mbajtur nën robëri shqiptarët për shekuj me radhë, prandaj as që kanë qenë të interesuar të investojnë në shkollimin e shqiptarëve, sepse nuk kanë dashur t’i pajisin me dije, ngase do të ktheheshin kundër tyre. Një popull i pashkolluar dhe i paemancipuar kombëtarisht nuk është në gjendje ta fitojë lirinë e vet. Një popull i padijshëm mbahet në robëri shumë më lehtë apo shumë më lehtë kthehet kundër interesave të popullit të tij. Sikur dhe një inteligjencë e zgjedhur dhe e shkolluar nga okupatori paraqet rrezik të madh për popullin e vet. Kjo është vërtetuar gjatë disa periudhave të zhvillimit të shtetit dhe popullit shqiptar.

1. Në kohën e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ata pak sh-qiptarë që janë shkolluar më shumë i kanë shërbyer mbretërisë se popullit të vet. Ata pak shqiptarë që janë shkolluar në shtetet tjera dhe që janë angazhuar për lirinë e popullit shqiptar ose janë arrestuar, ose janë vrarë. Janë vrarë kryesisht nga shqiptarët.

2. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore shkollimi i sh-qiptarëve bëhej kryesisht përmes çrrënjosjes së analfabetizmit me kurse të ditës dhe të natës. Çdokush që dinte 28 shkronja të alfabetit shqip dhe 15 shenja të atij arab bëhej mësues. Merreni me mend se ç’kuadro dilnin nga ky shkollim! Në Shqipëri kishte shkollim shumë më cilësor, por tje politika përmes “nënës parti” i dha një vulë ideologjike arsimit, duke e përjashtuar përmba-jtjen kombëtare. Internacionalizmi proletar ishte mbi interesin e një arsimi kombëtar. Vendin e intelektualëve shqiptarë të shkolluar në universitetet europiane e zunë komisarët politikë të trajnuar nga Popoviçët, Mugoshët, Vukmanoviçët, Gjilasët etj. Kombëtarët u burgosën, u ekzekutuan me gjyq apo dhe pa gjyq, apo u rekrutuan nga Sigurimi. Në Kosovë ata pak intelektualë që ishin e që kishin përcak-tim kombëtar u arrestuan apo u vranë për shkak se kundërshtuan regjimin jugosllav. Disa të tjerë i futën veshët në lesh, duke ndërtuar karrierë dhe duke marrë poste të larta në jierarkinë sunduese jugosllave. Kushti ishte që të punonin kundër in-teresave të popullit, gjuhën e të cilëve edhe vetë e flisnin. Flisnin shqip, vepronin serbisht! Për të menduar nuk mendonin, sepse mendonin të tjerët për ta! Regjimi jugosllav shumë saktë përzgjidhte kuadro shqiptare, i shkollonte duke i shndërruar në jeniçerë, të cilët ndaj shqiptarëve ishin më të dhunshëm dhe më të paskrupullt se vetë serbët. Rasti konkret ishin pjesëtarët e UDB-së, proku-rorët shqiptarë, gjyqtarët shqiptarë, politikanët shqiptarë apo intelektualët shqiptarë të kohës së Titos, që e dëmtuan popullin e tyre më shumë se vetë serbët. Shumë prej tyre sot janë sistemuar, janë rehabilituar dhe jetojnë më mirë se në kohën e Brozit. Pra, regjimi serb ka krijuar një inteligjencë

servile, kundërkombëtare, e cila ka qenë dorë e zgjatur dhe jashtëqitje jonjerëzore e këtij regjimi të dhunshëm.

3. Objektivisht periudha që ka prodhuar më së shumti analfa-betë në Kosovë ka qenë ajo e kohës 1989–1998 apo siç është quajtur ndryshe, “periudha e sistemit paralel arsimor”. Në këtë kohë prodhimi i analfabetëve ka qenë serial. Ata janë shumuar me një shpejtësi algjebrike. Në emër të një rezistence ndaj okupimit serb kanë dalë kuadro të pakualifikuara që më vonë na kanë okupuar mendërisht dhe shpirtërisht. Përjashtim këtu bëjnë rastet e talentuara dhe që kanë punuar vetë për të nxënë dije. Apo që kanë pasur mundësi të shkollohen jashtë Kosove. Për këtë arsye Serbia nuk ka qenë fort e interesuar dhe këmbën-gulëse ta pengojë këtë paralelizëm arsimor duke ditur se paso-jat do t’i bartin vetë shqiptarët. Koha pas përfundimit të luftës e vërteton këtë më së miri.

4. Pas përfundimit të luftës së fundit arsimi në Kosovë iu nën-shtrua një eksperimenti të mashtruesve të ndryshëm nga Europa, sharlatanëve nga Afrika, Azia dhe disa përfituesve të projekteve nga Amerika, që në emër të reformave të ndryshme e katandisën arsimin si mos ma keq. Miliona e miliona euro u shpenzuan për këto reforma, ndërsa cilësia e shkollimit nuk vërehej fare. Shkol-limi kryhej me para, me kallash apo duke blerë profesorët me një gullash. Doli gjenerata e “intelektualëve” të pasluftës të pajisur me tituj shkencorë me referenca të kallashit dhe gullashit. Krye-sisht ishin në poste politike apo zaptuan poste politike. Rektorët, me përjashtime të rralla, ishin injorantë, të abortuar në politikë dhe të kontrabanduar në tempuj të dijes. Prandaj edhe dekanët (jo të gjithë) përzgjidheshin në baza partiake dhe si dëshmi të “kualifikimit” të tyre ishte e kaluara e tyre kriminale, injoranca e dëshmuar dhe servilizmi i skajshëm ndaj zeusve politikë, lokalë dhe atyre ndërkombëtarë. Nëse e vendosni një të padijshëm në një vend kompetent, atëherë nuk mund të prisni që ai të për-zgjedh rreth vetes njerëz të dijes. Përzgjedhja do të jetë se do të punojë ose me budallenj më të mëdhenj se vetë ata (nëse i gjen), ose trurin e tyre do ta blejë me një grusht euro. Prandaj kemi këtë politikë që e kemi. Këtë ekonomi që kemi. Këtë shëndetësi që kemi. Këtë gazetari që kemi. Këtë gjyqësor që kemi. Këtë moral që kemi. Dhe shumë të “mira” që kemi, thjesht këtë mjerim dhe prostituim moral dhe intelektual. Po shkëpus dy raste, në të cilat kam qenë dëshmitarë vetë pas përfundimit të luftës:

1. Një komandant zullumqar i dërgon një letër në profesori të njohur dhe parimor në Prishtinë, në të cilën i kërkon që në provim duhet të vlerësohet me një 10 simpatike, në të kundërtën nuk do të guxonte të dilte as në rrugë. Vazhdimisht i telefononte duke e kërkuar notën e vlerësimit. Dhe profesori parimor, por i kujdesshëm për jetën e tij, thuaja kaloi në ilegalitet. Nga frika për jetën e tij. Thuajse për dy muaj nuk dukej i gjallë derisa mora letrën, numrin e komandantit “intelektual” dhe bisedova me të. Pas kësaj bisede komandanti nuk e thirri më profesorin dhe as që hyri tek ai në provim.

2. Po i njëjti profesor më tregoi se në provimin e tij hyri një komandant dhe politikan i fuqishëm dhe në pyetjet e tij ia fuste si kau pelës, duke demonstruar analfabetizëm kapital. Për shkak të së kaluarës heroike dhe sakrificës, vendosi ta vlerësobte me një 6 të lodhtë. Komandanti e refuzoi kategorish dhe pas dy javësh të njëjtin provim e dha te një profesor tjetër me një 10

me yll! E njoh këtë komandant. Sot është shumë i fuqishëm, ndo-nëse ka mbetur budalla i njëjtë!

Analfabetizmit intelektual dhe mjerimit moral po i kontribuo-jnë shumë edhe disa institucione private të arsimit, që për një grusht euro apo lekë shqiptare të pajisin me diploma, master dhe titull “doktor shkence”. Cilës shkencë? Sa shumë më merr malli për nënën time të ndjerë! Ka punuar shumë, por ka qenë pa shkollë. As një ditë nuk ka qenë në shkollë! Po të ishte sot gjallë, shpresoj se do të mbërrinte së paku titullin “master”. Me kusht që shtatë fëmijët e saj të kontribuonin me nga 1000 euro në shkollimin e saj, ani pse nuk ka ditur as shkrim dhe lexim. Kosova është vend i mundësive të mëdha. Kosova është rast sui generis. Ku ka më shumë të diplomuar dhe me tituj shkencorë se të tillë që kanë dëftesa të shkollimit të mesëm! Ku sipas disa politikanëve “shumë më lehtë kryhet fakulteti dhe doktorohet se ta përfundosh shkollën fillore”. Dhe ku shkolla fillore është e detyrueshme dhe kusht për t’u regjistruar në universitet, ndër-sa diploma e fakultetit është kusht të bëhesh politikan dhe të përparosh në karrierë. Ani pse je dhe mbetesh injorant, ku edhe arsimimi, por dhe krimi është multietnik. Ku jo vetëm politikanët shqiptarë dhe kosovarë pajisen me diploma dhe tituj shkencorë, por dhe ata serbë. Sikur ishte rasti i këshilltarit të kryeministrit serb Ivica Daçiç, i akuzuar për bashkëpunim me krimin e organi-zuar, i cili e paska diplomën e Universitetit të Prishtinës, dega e bujqësisë. E nënshkruar nga një dekan shqiptar apo nga Marko Ivanoviç në Mitrovicën e Veriut, nuk ka rëndësi. Rreth krimit të përbashkuar! Tash jemi para një sprove nëse do të dëshmojmë se jemi intelektualë të vërtetë. Nëse i arsyetojmë diplomat dhe titujt shkencorë. Nëse do të jemi në gjendje ta mbrojmë nderin e Akademisë sonë të madhërishme të Shkencës, Arteve dhe ndiki-meve politike. Një delegacion i vendlindjes së salep sulltanit do të vijë së shpejti në Kosovë dhe të bëjë auditimin e teksteve të historisë. Uroj që të ndahen të kënaqur, ndryshe do të mbetemi pa programin edukativ, moral dhe kombëtar të serialeve turke. Shpresoj shumë që ky delegacion nga vendi i salep sulltanit do të hasë në mirëkuptim të plotë nga shkencëtarët dhe intelektu-alët e mendësisë së Vidovdanit!

Nastradin Hoxha dhe Basri MusmuratiNastradin Hoxha ka qenë shakaxhi i madh. Njeri i përrallave

dhe njeri që ka krijuar përralla. Njeri i imagjinatës, që ka mbijetuar të gjitha kohërat. Njeri i imagjinatës dhe me imagjinatë të bu-jshme. Që ka pasur përgjigje për çdo pyetje dhe ka zgjidhur çdo problem. Njëherë e dërguan mësit për një vajzë të njohur nga bukuria, duke i dhënë 100 dukatë nëse e merrte fjalën. Duhej që pas dy jave të binte fjalën. Pasi kaluan katër javë, babai i djalit shkoi te Nastradini për t’i kërkuar sqarime për rezultatet e mesit-nisë. Nastradini, pasi u zu ngushtë për çastin, dha një përgjigje lakonike dhe plotë sharm: “Nuk kishte qenë kësmet për ju. Ishte një rast shumë i rëndë! Mezi e bëra për vete.”

Basri Musmurati është politikan. Duket serioz edhe për shkak të moshës edhe për nga e kaluara e tij. E imiton mirë Nastradin Hoxhën. Ka përgjigje për çdo pyetje. Besa është edhe shakaxhi i madh. Paraqitej si mesit i ruajtjes së pozitës për sekretar të PDK-së për Jakup Krasniqin. Pas “mesitnisë” doli se ishte Nastradin Hoxha vet. Mezi e mori postin e sekretarit të partisë për vete.

Kohë e përrallave, vëllaçko!

EULESH-i dhe pordhët e GranditMjedisi në Kosovë u ndotë nga një fushatë rekla-

muese krejtësisht e marrë e EULESH-it për “punën” e këtij misioni për “sundimin e ligjit” dhe “luftës” kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndotja e dytë e madhe ishte afera korruptive rreth Gran-dit, në të cilën ishin përfshirë politikanë të mëdhenj dhe sekserë të vegjël. Në fund, me një përfundim të turpshëm doli se nuk ishte ndotje, e as kundërmim i ajrit, por rifreskim i korrupsionit dhe krimit të or-ganizuar. Me ndihmën e politikës dhe EULESH-it!

Naiviteti i opozitësKemi një opozitë të padjallëzuar, naive, që nuk

është në korrent me realitetin. “Opozitë” vërtet e mbathur me njohuri politike është vetëm AAK-ja dhe lideri i saj karizmatik, që e kupton realitetin politik dhe faktik. Se jo vetëm në Kinë, por dhe në Kosovë ky vit është viti i gjarprit.

Mejtepi i salep sulltanit dhe mendësia e Vidovdanit

Nga Behxhet Sh. ShALA

Page 11: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

11• E hënë 25 shkurt 2013

»opinion

Vini re sa e pakëndshme dhe acaruese është kur dëgjon zëdhënësit e Partisë Socialiste në pozitat e politikanëve që ankohen për mungesë të madhe të kulturës së mosndëshkimit në vendin tonë. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Do të ishte në të mirën e shqiptarëve dhe të demokracisë së brishtë nëse këta bij e bija, lindur e rritur me mësimet e çmuara të Enver

Hoxhës dhe edukuar në prehrin e anëtarëve të Partisë së Punës të Shqipërisë, besnikë të diktaturës, mbi zverkun e të cilëve qën-dron varur ende shpata e Damokleut, të kishin zbatuar kulturën e ndëshkimit kur ishin tetë vjet në pushtet, sidomos për krimet e llahtarshme të prindërve të tyre gjatë ushtrimit të doktrinës staliniste në kohë paqeje. Pikërisht ky cicmic me drejtësinë post-komuniste ka bërë tejzgjatjen e agonisë primitive të tranzicionit pluralist të shoqërisë sonë. Kam përshtypjen se jo vetëm unë, por shumë njerëz në Shqipëri me vetëdije të shëndetshëm e kuptojnë pse drejtësia sot nuk funksionon, nuk i ndëshkon dot vjedhjet, vrasjet dhe vepra të tjera të rënda për shoqërinë, sidomos kur ato kryhen prej njerëzve të politikës e të biznesmenëve, pale të bëhet fjalë për krimet e diktaturës. Por çdo gjë e ka një shpjegim.

Unë them se nuk do të ketë absurditet më të madh në botë se s kjo që po ndodh me përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ndërkohë që mohohen krimet e mëparshme të diktaturës 45-vjeçare dhe ato të rebelimit komunist në vitin 1997, nxitur dhe mbështetur fare hapur nga segmentet kriminale serbo-greke. Është thënë dhe vazhdon të thuhet se rebelimi komunist i vitit 1997 u shkaktua ngaqë koalicioni i qeverisë demokratike miratoi një vit para zgjedhjeve pluraliste të vitit 1966, ligjin e lus-tracionit, i cili mënjanonte nga politika shumë nga krerët e Partisë Socialiste dhe të partive të tjera me struktura ideologjike të majta. Kjo ka qenë, është dhe do të jetë po kaq e vërtetë për sa kohë do të ligjërojnë në politikë ministrat dhe ideologët komunistë të Partisë së Punës së Shqipërisë, ushtruesit e diktaturës më të egër në botë, siç janë Ruçi, Dokle, Gjinushi, Milo, Xhufi, Pëllumbi, Idajet Beqiri, Fatos Klosi e plotë të tjerë, një pjesë e të cilëve, edhe pse s’janë persona të ingranuar politikisht, e vazhdojnë punën e tyre të pan-dërprerë qysh nga koha e diktaturës. Janë pikërisht ish-sigurimsit që veprojnë ilegalisht ende sot me strukturat gati paralele me të SHIK-ut shtetëror. Lind vetvetiu pyetja: pse koalicioni i djathtë kur

fitoi pushtetin më 1992 burgosi “për kafe”, me dënime të lehta, vetëm disa nga politikanët kryesorë të diktaturës dhe nuk arrestoi asnjë nga drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, që kishin burgosur, vrarë dhe zhdukur pa lënë gjurmë kundërshtarët e regjimit me akuza të rreme dhe dokumente të falsifikuara? Madje, as edhe një nga hetuesit dhe prokurorët e diktaturës, që i torturonin të arrestuarit politikë për të pranuar fajet e pabëra ose për mosbashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit dhe, në rast se nuk pranonin vetëvrasjen për interesin e partisë e të shtetit të diktaturës së proletariatit, u përdhunonin gratë, vajzat dhe motrat në sy të tyre, veprime që nuk kanë pasur dhe s’kanë asgjë të përbashkët me shtetin e së drejtës, por mbi të gjitha me vetë moralin e shqiptarëve ndër shekuj. A duhen ndëshkuar këto krime çnjerëzore dhe imorale? Patjetër. Por pse s’ka ndodhur deri më sot kjo gjë?

Prandaj them se me ç’moral kërkohet sot, bie fjala, drejtësi për viktimat e shkaktuara në demonstrata apo fatkeqësi njerëzore për faj të shtetit pluralist, kur kemi një mal me të vdekur e të përdhunu-ar barbarisht nga sunduesit komunistë për drejtësi, demokraci dhe liri fjale, ndërsa vrasësit i gjejmë shëndosh e mirë ende nëpër zyrat e partive politike apo ministritë e shtetit pluralist. Aq më keq dhe për ironi të kohës kur këta politikanë me biografi diktatoriale pre-tendojnë ende për votat e shtresave të dhunuara barbarisht nga diktatura për të ndërtuar me to shtetin e së drejtës apo “Rilindjen e Shqipërisë” edhe pas njëzet e dy vjetësh!!

“Që të ndërtosh shtetin e së drejtës në një sistem pluralist me njerëz të një shoqërie tejet të indoktrinuar nga regjimi diktato-rial pa u përmbysur ata moralisht dhe materialisht, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë në Shqipëri”, - më thoshte një ditë një miku im i vuajtur, por dhe i ditur. Më tej ai vazhdoi se kohë nuk do të ndodh edhe ndërkohë që klasa politike drejtuese dhe “mësuesit” ndërkombëtarët do të vazhdojnë me këmbëngulje për të na de-tyruar që ne shqiptarët të shohim vetëm përpara dhe asnjëherë si të korrigjohemi nga veset armiqësore dhe dhimbjet e së kaluarës shumë të mundimshme dhe shumë vetëvrasëse. Kësaj populli ynë i thotë: “O balo të hëngrët tenja, se e ke të keqen brenda!”.

Ndërsa unë do ta krahasoja gjendjen e shoqërisë shqiptare në këto vitet e pluralizmit politikë nën mbikëqyrjen e ndërkom-bëtarëve me gjendjen e Ksanit në dramën “Dhelpra dhe rrusht”, kur ky i kërkonte Ezopit, skllavit të tij, për t’ t’i zgjidhur problemin lidhur me kushtin që të pinte ujin e detit, nëse donte të shpë-

tonte nga rrënimi moral dhe ekonomik. Po kaq ngushtë, them unë, ndihet edhe shoqëria jonë, e dhunuar nga diktatura komuniste, përballë klasës politike drejtuese dhe “mësuesve” ndërkombëtarë për të fituar lirinë dhe shtetin e së drejtës tash e shtatëdhjetë vjet të munguar. Ka njëzet e dy vjet që na kërkojnë “të pimë ujin e detit”, nëse e duam shtetin ligjor, demokracinë dhe Europën, por, çuditërisht, në rastin tonë, ndryshe nga vendet e tjera ish-komu-niste: a) pa marrë pronat e ligjshme të grabitura nga komunizmi kooperativist; b) pa i dënuar krimet monstruoze të diktaturës, moralisht dhe fizikisht; c) pa integruar shtresat e popullit, të fyera e të poshtëruara moralisht dhe materialisht nga lufta gjenocidiste e klasave; d) pa i gjetur varret e të të pafajshmëve të pushkatuar me dhe pa gjyq nga kriminelët komunistë.

Prandaj them se klasa drejtuese politike në Shqipëri dhe ndërkombëtarët që asistojnë prej 22 vjetësh duhet ta kuptojnë se pilafi nuk mban më ujë në Shqipëri. Një klasë politike, e cila nuk ka shkarkuar nga përgjegjësia dhe ndërgjegjja e saj të kalu-arën e vet të dyshimtë dhe vrastare, nuk ka se si të pranojë për të realizuar katër pikat e përmendura më lartë, të domosdoshme për një shtet ligjor, për ta pasur këtë pastaj instrument për të vrarë veten. Është alogjike të mendohet se ujqërit e diktaturës janë kthyer në dele Krishti, që e duan demokracinë e vërtetë. U provuan tetë vjet në pushtet pas së ashtuquajturës “përm-bysje komuniste” dhe çdo shqiptar e pa çfarë bënë ata dhe si qeverisën. Çuditem se si ndërkombëtarët (pa dyshim që janë dashamirësit tanë) mbështeten kaq shumë te një shtresë poli-tike e dalë, siç e kanë pranuar vetë ideologët e komunizmit, nga një mitër e përgjakur. Për më tepër, kur për krimet e bëra në diktaturë nuk kanë denjuar as t’u kërkojnë falje bashkatd-hetarëve, veçanërisht viktimave të tyre. Për rastin tonë them se është turp i madh për udhëheqësit e shteteve me një demokraci të zhvilluar dhe kampionë të të drejtave të njeriut të bëhen bashkëpunëtorë në rivrasjen e mijërave shqiptarëve, që u sakri-fikuan kundër diktaturës dhe pro demokracisë, kur vazhdojnë të flirtojnë me komunistët e djeshëm apo me pasardhësit e tyre, sot duke mos e mbështetur ligjin e lustracionit, i cili do t’i largon-te komunistët nga e drejta për të qeverisur vendin, ndërkohë që pronarëve të grabitur, të burgosurve, të internuarve dhe pasard-hësve të të pushkatuarve nga diktatura komuniste për njëzet e dy vjet u thuhet: “Pini ujin e detit, pini detin!”.

po shkruajmë për një person që duhet shkruar, për një person që i mbylli sytë në mërgimin e largët, por që dëshira e tij ishte të prehej në at-dheun mëmë. Këtë dëshirë ia plotësoi e shoqja, zysh Meremja. Duke u gdhirë 11 janari 2012, shpirti i profesor Suatit erdhi në Golem dhe pas dy ditësh erdhi edhe arkivoli me trupin e tij të pajetë. Varrimi u bë madhështor. Respekti u krye

i plotë. Ju dha lamtumira e fundit fisnikut, patriotit, atdhetarit, intelektualit e demokratit Suat Babani, që gjithë jetën ëndërroi për demokracinë e vërtetë. Lindi në vitin 1920 në fshatin Baban të Devollit në një familje atdhetare dhe arsimdashëse. Qysh në fëmijëri i vdiqën të dy prindërit e tij, duke e lënë jetim. Kujdesi që tregoi për të gjyshja dhe dy xhaxhallarët e tij bënë që të mos e ndiente shumë humbjen e prindërve. Ai mundi të mbaronte jo vetëm arsimin fillor, por të kryente me sukses dhe me rezultate të shkëlqyera Liceun Francez të Korçës, ku mori bazat e një edu-kate dhe kulture perëndimore.

Pushtimin fashist e priti me urrejtje së bashku me të vëllanë, Sedatin, i cili u inkuadrua në Brigadën e Parë Sulmuese, ku ra heroikisht në luftën për çlirimin e Krujës më 8 gusht 1944.

Pas luftës mbaroi studimet e larta në Bullgari në degën e agronomisë, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Ishte një tip i veçantë. Megjithëse ishte vëlla dëshmori, kurrë nuk kërkonte që për hir të kësaj të fitonte favore apo privilegje të pamerit-uara. Filloi të punonte si agronom në fermën e Maliqit. Sjellja arrogante dhe prepotente e drejtuesve të pushtetit i treguan fytyrën e sistemit në të cilin po jetonin, kështu që ai u zhgënjye nga ky sistem dhe filloi ta shihte atë me një sy tjetër.

Në vitin 1948, me grupin e deputetëve i dënohet me vdekje dhe ekzekutohet xhaxhai i tij, juristi dhe noteri i njohur Meh-met Babani, i cili i kishte ndenjur aq pranë kur kishte humbur prindërit e tij. Xhaxhai tjetër, Faik Babani, që gjithashtu i kishte qëndruar pranë, u dënua për motive politike. Të dyja këto ndi-kuan në formimin e një bindjeje tjetër në ndërgjegjen e tij.

Megjithatë, puna në fermën e Maliqit vazhdonte. Kultura dhe edukata që kishte marrë që i ri, niveli i lartë profesional si dhe dashuria për punën bënë që ferma, edhe në saje të kontributit të tij, të kishte rezultate të larta, që rriteshin nga viti në vit. Ishin pikërisht këto rezultate dhe kontributi i dhënë prej tij që në vitin 1954 Presidiumi i Kuvendit Popullor ta dekoronte me Urdhrin e Punës të Klasit të Tretë, ndërsa në vitin 1956 ta de-koronte përsëri me Urdhrin e Punës të Klasit të Parë. Më vonë, pas një aksidenti të rëndë që pësoi, transferohet në shkollën e mesme bujqësore në Golem të Kavajës.

Por këto nuk e detyruan të hiqte dorë nga marrëdhëniet e ngushta që kishte me familjarët e tij. Krahas punës ai pati kurajën që edhe në kushtet e rënda të përndjekjes nga sistemi t’i gjendej pranë dhe të kujdesej edhe për xhaxhanë e burgosur, e sidomos pas lirimit të tij, kur ai nuk kishte asnjë mundësi jetese, pasi ishte shumë i moshuar dhe pa fëmijë, iu ndodh gjithmonë pranë.

Në pozicionin e mësuesit, si specialist në fushën e bujqësisë, profesor Suati edukoi dhe pajisi me kulturë profesionale disa breza nxënësish, të cilët edhe sot e kujtojnë me nostalgji dhe respekt të madh metodikën e mësimdhënies së profesorit të tyre. Kujtojnë me nostalgji e respekt karakterin e tij të palëkun-dur, seriozitetin dhe mjeshtërinë gjatë procesit mësimor si dhe dashurinë prindërore të këtij njeriu me virtyte të larta. Si njohës i saktë i tri gjuhëve të huaja (frëngjisht, italisht, bullgarisht), ishte i pasionuar pas programeve shkencore televizive të huaja, si dhe dëgjues i rregullt i emisioneve të lajmeve në këto televizione falë njohjes perfekte të gjuhës frënge dhe italiane.

Autoriteti i tij ishte i tillë që e detyroi pushtetin e atëher-shëm të kërkonte ta bënte për vete. Për shkak të njohurive të larta shkencore impononte gjithmonë respekt dhe autoritet, por kishte gjithashtu dashuri dhe thjeshtësi me kolegët dhe punë-torët. Për këtë iu propozua nga byroja e Partisë së Golemit të bëhej anëtar i Partisë së Punës. Duke qenë i ndërgjegjshëm për konditat e tij politike, ai iu përgjigj thjeshtë: “Më falni, por këtë detyrë nuk e bëj dot.”

Ndërrimi i sistemeve e gjeti profesorin së bashku me bashkëshorten, ish-mësuese matematike, në pension. Shumë nga rinia e Golemit, që sot janë rritur, kujtojnë që profesori ato ditë kishte rilindur, ishte rinuar. Ai së bashku me bashkëshort-en kishin vite që e prisnin një ditë të tillë. Shtëpia e profe-sor Suatit tashmë priste çdo ditë djemtë e Golemit. Bëheshin diskutime politike, bëheshin pyetje dhe profesori së bashku me bashkëshorten sqaronin me qetësi, por gjithmonë me optimizëm dhe siguri për të ardhmen. Frika ishte vrarë. Suat e Mereme Babani ishin ndër të parët që u anëtarësuan në Partinë Demokratike dhe ishin gjithmonë aktiv në proceset demokratike. Gjithmonë i pranishëm në konferenca dhe takime me drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Megjithëse të lodhur nga jeta, ata tregonin një gjallëri që shumëfishohej sidomos në fushatat zgjedhore, duke biseduar me njerëzit, duke treguar me largpamësi për të ardhmen europiane të Sh-qipërisë si dhe duke rritur optimizmin. Ky njeri, që kishte re-fuzuar anëtarësimin në Partinë e Punës të Shqipërisë, gjeti forca, megjithëse në moshë të thyer, të rreshtohej në radhët e Partisë Demokratike, pasi aty shikonte të ardhmen e atdheut.

Vitet e fundit, tashmë i lodhur nga pesha e moshës që i rëndonte mbi supe, por aktiv dhe me shëndet të plotë mendor, ndërmori disa herë udhëtime në vendin e lirisë - në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u takuar dhe respektuar vëllezërit e gruas së tij dhe shumë miq të vjetër, që u kishin shpëtuar thonjve të komunizmit. Por, siç duket, perëndimi kishte mbër-ritur. Fundi po arrinte. Profesor Suati e parandjeu dhe i tha së shoqes atë shprehjen e thjeshtë dhe të bukur, atë që thonë vetëm atdhetarët e mëdhenj: “Dua të fle për jetë në atdhe, në Shqipërinë time, atje ku e kam vendin.” Këtë amanet ia plotësoi e shoqja, mësuesja e njohur Meremja. Ky ishte profesor Suati. Është në nderin e kujtdo, sidomos organeve arsimore të rrethit të Kavajës dhe atyre qendrore të shkruajnë dhe të kujtohen për këtë figurë të njohur të arsimit shqiptar.

A do ta bëjnë vallë? Do të presim dhe do të shohim.

Në kujtim të një intelektualiNga RASim BALLA / ReShAt KRiPA

Nga BedRi ÇOKU

Nevoja për dënimin e krimeve të komunizmit

Page 12: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

12 E hënë 25 shkurt 2013 •

« gossip

botas p e c i a l e

»

»

»

14

16

17

1979/ kështu i liroi cia pengjet në teheran

shpëtimi i stafit nga rrethimi në ambasadën e sHBa

itali, askush nuk e ka recetën, llogaritë e votave

një rrjetë merimange kineze është duke mbështjellë Uashing-

tonin, dhe është e gjatë 2500 vite. Nëse është e vërtetë, siç denoncon “Uashington Post”, që nuk ka server-a dhe banka të dhënash në kryeqytet që merimanga kineze nuk ka arritur dhe thithur, atëherë ky do të ishte vetëm versioni teknologjik i asaj që Sun Tzu parashikonte 500 vjet para Krishtit ek “Arti i Luftës”, kapit-ulli 13: “Nga njohja e armikut varet suksesi i armëve”.

Të kota përgënjeshtrimet dhe protestat për pafajësi. Spiunazhi kibernetik, hacker-imi, domethënë penetrimi i paligjshëm në kompjuterët e të tjerëve për të marrë infor-macione të fshehta apo për t’i paralizuar, është terreni në të cilin luftohet dhe do të fitohet lufta e të ardhmes, edhe pa bomba e masakra. E prak-tikojnë të gjithë, ata që zënë pusi dhe ata që lidhin rrjetën e merimangës, si e tregojnë sulmet e shërbimeve të fshe-htë amerikan dhe izraelit ndaj kompjuterëve që kontrollojnë centralet bërthamorë iranianë me supervirusin Flame, “flaka”.

Qeveria e Pekinit mohon e indinjiuar dhe askush nuk i be-son. Administrata në Uashing-ton proteston dhe kërcënon, e zemëruar jo vetëm për shkeljen e sekreteve shtetërore, bankave të të dhënave, arkivave gaze-tareske, studiove të mëdha ligjore, Kongresit dhe Senatit, por ndoshta, edhe më shumë, për poshtërimin e të parit të Amerikës të mposhtur në këtë lojë të teknologjisë së lartë në të cilën ndihej e para. Është e mundur që edhe një herë, ashtu si ka ndodhur në vitet tridhjetë kur ekspertët konsideronin japonezët një popull të tërhequr dhe të paaftë që të kërcënonte supremacinë ushtarake dhe teknologjike të SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar në Paqësor, ka kundërplasur nën-vlerësimi i popujve të tjerë, mbi të gjitha lindorë.

Nëse pyet specialistët e sigurisë kibernetike, shkruan “Uashington Post”, që prej vitesh pëson infiltrimet e hacker-ave kinezë, që kërkojnë mbi të gjitha axhenda të rezer-vuara, scoop-e ende të padalë, numra telefonash të fshehtë, do t’ju përgjigjen se në kryeqytetin amerikan nuk ka institucione, agjenci, minitsri, zyra lobimi, ku nuk kanë arritur duart e merimangës së Sun Tzu. “Pyes veten si arrijnë të përzgjedhin dhe përdorin atë sasi aq të madhe të dhënash që grabi-sin, e pamtshme në terabyte, mijëra miliarda byte”, thotë Shaun Henry, ish-përgjegjës për kundërspiunazhin informatik në FBI. Ndoshta me një miliardë e 344 milionë banorë, nuk u

Të kota përgënjesh-trimet dhe protes-tat për pafajësi. Spiunazhi kiber-netik, hacker-imi, domethënë penet-rimi i paligjshëm në kompjuterët e të tjerëve për të marrë informacione të fshehtë apo për t’i paralizuar, është terreni në të cilin luftohet dhe do të fitohet lufta e të ardhmes, edhe pa bomba e masakra. E praktikojnë të gjithë, ata që zënë pusi dhe ata që lidhin rrjetën e merimangës, si e tregojnë sulmet e shërbimeve të fshe-htë amerikan dhe izraelit ndaj komp-juterëve që kon-trollojnë centralet bërthamorë iranianë

armiku që vjen nga

kompjuterimungojnë koha dhe personeli.

Spiunazhi i heshtur, që vetë Henry e krahason me një burrë të padukshëm “që zhbiron në sirtarët tuaj”, është masiv dhe pa dallim. Studio e Mandiant, shoqëria kundër hacker-ave e angazhuar nga “Uashington Post”, ka arritur në konkluzionin që 141 institucione publike dhe private dhe 20 revista e gazeta janë dhunuar prej kinezëve, por ky është vetëm numri i atyre për të cilat ka siguri. Rrjeta përpiqet të mbështjellë këdo, dhe cilindo ent, që mund ta ndihmojë të rindërtojë deri në detaje rrjetin e perso-nave, mar-rëd-hëniet e tyre, ndikimin e tyre. Duket sikur, edhe pa për-dorur të dhënat, përpiqet që të kuptojë se si funksionon nga brenda makina e pushtetit politik, ekonomik, financiar, kulturor, aq të ndryshëm nga ai kinez. Dhe ndoshta për të goditur, që nga Amerika, kundërshtimet politikë dhe fetare brenda vendit. Kush shkruan fjalën Tibet është e sigurtë që do të zhbirohet.

Kohët e spiunazhit industrial dhe ushtarak të stilit KGB apo

GRU, shërbimi i fshehtë ushta-rak sovjetik, janë duke marrë fund. Mund të zbulohen dhe çmontohen ende kompani false, si “Arc Electronics e Hjustonit”, e krijuar nga një rus i shndër-ruar në amerikan, Aleksander Fishenko, i cili blinte materiale elektronikë shumë të sofisti-kuar dhe e dërgonte në Moskë, pavarësisht ndalimit absolut të eksportit. Por vitet e Konkord-skit, supersonikut Tupolev Tu-144 shumë i ngjashëm me pro-jektin Concorde franko-anglez,

apo planet e detajuar të gjuajtësit dhe

bombarduesit Tornado, që

mbërritën në Kremlin përpara se të mbër-rinin në stabili-mentet evropia-

në, janë të kapërcyer.

“Kurthet e mjaltit” si

ata të bukuro-shes Anna Chap-

man, e cila nga Nju Jorku shërbente si mbështetje për Fishenkon, bëhen të vjetëruar kur projektet e detajuar, bashkëbisedimet privatë, pyetjet “kush është” dhe “çfarë bën” janë vetëm disa se-konda larg, aq sa duhet për të shkarkuar byte nga një server, shpesh nëpërmjet daljeve të vogla të sigurisë, që janë lënë nga vetë programuesit.

“Çdo derë e kyçur mund të hapet”, shpjegonte Jeff Sitar, kampion botëror i hajdutëve të kasafortave klasike. “Të gjithë duhet ta kuptojmë se siguria absolute nuk ekziston në informatikë dhe që asnjë rrjet nuk është i paprekshëm”, paralajmëron specialisti për sig-urinë në qendrën për studime strategjike ndërkombëtare, James Leuis, pasi e ka izoluar serverin e qendrës, por që më pas e ka parë të penetrohet.

Dueli mes shpatës më të mprehtë dhe mburojës më të fortë riprodhohet shekull pas shekulli, duke lënë gjithmonë të hapur rezultatin. Kompanitë private që merren me ndërtimin e mburojave e zmadhojnë rrezi-kun, sepse në mesin e panikut për të dhëna të grabitura gjithn-jë e më shumë kompani shkojnë tek ato në kërkim të shërbi-meve të tyre për t’u mbrojtur. Spiunazhi ka qenë gjithmonë fati i kundërspiunazhit, dhe e anasjellta, dhe format e reja të luftës së fshehtë nuk bëjnë përjashtim në këtë dinamikë të tregut. Coca-Cola, Apple, Lock-heed Martin, MCDonald’s kanë qenë, mes shumë kompanive të tjera të mëdha, të sulmuara ndoshta nga kinezët, të cilëve sot është e lehtë t’u atribuosh çdo virus, çdo lloj “peshkimi” nëpërmjet përdoruesit që bie lehtësisht në rrjetë.

E nëse ndokush pyet se çfarë sekretesh mund të fshe-htë kasaforta e një kompanie që prodhon pije të gazuara dhe patate të skuqura, atëherë

nuk sheh pikën kyçe të rrjetës kineze të merimangës. Përmes një kompanie shumëkombëshe si Coca Cola apo McDonald’s kin-ezët rindërtojnë rrjete influen-cash, mekanizma financimi dhe operacionesh në tregjet e val-utave për të anuluar kapërcimet e vlerës, shohin se si ndërtohet një perandori industriale dhe tregtare. Mësojnë. Natyrisht, ka sekrete ushtarake dhe indus-triale që serverat e kompanive si Lockheed, Boeing, Raytheon i zotërojnë dhe që gjeneralët/industrialistët kinezë i kërkojnë me ngulm, duke shmangur edhe lodhjen e “inxhinierisë së prapthi”, krijuar nga sovjetikët që u duhej të çmontonin dhe më pas të përpiqeshin të ri-montonin duke kopjuar pjesët e vjedhura në SHBA dhe Evropë. Por qëllimi është më i gjerë, më pak ideologjik se sa rusët e viteve gjashtëdhjetë.

Të habit befasia e klasës drejtuese politike amerikane që nëpërmjet presidentit të Komisionit të Shërbimeve të Fshehtë të Senatit, repub-likanit Mike Rogers, thotë se “rreziku po rritet në mënyrë ek-sponenciale” dhe përfiton për të kritikuar Presidentin Obama: “Duhet të bëjë më shumë për t’u shpjeguar kinezëve që do të kenë pasoja të rënda për spiunazhin informatik të spon-sorizuar nga shteti”.

Edhe pa marrë parasysh që shteti, Republika Populloire mohon çdo rol, pra Obama u flet atyre që nuk dëgjojnë. Ishte evidente që eksportimi masiv

i teknologjisë, për të kërkuar kosto prodhimi jonjerëzore, do të sillte rritjen e shpejtë të di-jeve. Dhe bashkë me to oreksin, e kinezëve që shpesh vijnë të specializohen në ata univer-sitete amerikanë që u mësojnë atyre mënyrat se si t’i zhbirojnë.

Pasi u kanë dhënë kinezëve peshkun për të mbijetuar, sipas maksimës së famshme të Mao Ce Dunit, u kanë mësuar atyre të peshkojnë. Dhe kryeqyteti i demokracisë më të madhe në botë, ai që gjithmonë ka pasur, ose ka thënë se ka pasur, transparencën dhe hapjen e virtutin të vet parësor, sot jeton ankthin e të mbështjellit në një rrjetë prej të cilës mund të mbrohet vetëm përmes një paranoje të re kiber-makarti-ane. Por në epokën e ndërlid-hjes së çastit në nivel global, ku “çimkat” në zyra, “përgjuesit” në fijet e telefonave mikrokam-erat dhe mikrofilmat tingëllojnë të vjetëruar njësoj si avulli, nuk mund të mbyllesh në kasafortë pa u mbytur. Mbetet ende i shpëtuar, jo rastësisht, planeti elektoral, ku nuk ka hyrë vota elektronike. Asnjë eksperi-ment i votimeve online nuk ka kënaqur Komisionin Federal të Zgjedhjeve dhe kështu mbeten në fuqi sistemet klasikë, ndonëse jo të përsosur. Makthi i “Kandidatit Manchurian”, i kan-didatit në Shtëpinë e Bardhë të kushtëzuar dhe programuar pikërisht nga kinezët, mund të realizohet. Jo më me shpëlarjen e trurit, por me një klikim të thjeshtë nga Pekini.

Page 13: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

13• E hënë 25 shkurt 2013

»gossip

Page 14: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

14 E hënë 25 shkurt 2013 •

« Bota

4 nëntori 1979 nisi si çdo ditë tjetër në am-basadën e SHBA në Teheran. Stafi u fut brenda në orarin e zakonshëm, ndërkohë

që marinsat zunë vendet e tyre në pozicione. Turma e përditshme e protestuesve antiameri-kanë u mblodh jashtë dyerve të ambasadës duke thirrur “Allahu akbar! Marg bar Ame rika!”

Mark dhe Cora Lijek, një çift i ri në moshë që e kishin për herë të parë që punonin në shër-bimin e jashtëm, i dinin sloganët – “Zoti është i Madh! Vdekje Amerikës!” – dhe ishin mësuar ta injoronin poteren jashtë dhe të vazhdonin punët e përditshme. Por sot, protesta tingëllonte më e zhurmshme se zakonisht. Dhe kur disa prej pu-nonjësve vendas erdhën dhe thanë se “kishte një problem tek porta”, ata e kuptuan menjëherë se ky mëngjes do të ishte ndryshe. Studentë militantë, pas vetëm pak çastesh po i ngjiteshin shkallëve të kompleksit të ambasadës. Dikush hapi me forcë portën ballore, dhe rrymëza me njerëz që kishin mundur të depërtonin u shndër-rua shumë shpejt në një “përmbytje”. Turma u përhap me shpejtësi nëpër kompleks, duke tun-dur në ajër postera të Ajatollahut Khomeini. Ata pushtuan rezidencën e ambasadorit, më pas u nisën drejt arkivit, fortesa e ambasadës ku ishte vendosur pjesa më e madhe e stafit.

Në fillim, Lijeks-i shpresoi se ndërtesa e kon-sullatës ku ata ndodheshin nuk do të vihej re. Për shkak të riparimeve të kryera kohët e fun-dit, kati përdhes ishte pothuajse bosh. Ndoshta askush nuk do të dyshonte që 12 amerikanë, disa punonjës iranianë, si dhe ata që aplikonin për viza ndodheshin në katin e sipërm. Grupi përf-shinte konsullin Joseph Stafford, asistenten dhe bashkëshorten e tij, Kathleen dhe Robert Anders, një zyrtar i lartë në departamentin e vizave.

Ata u përpoqën të ruajnë qetësinë, madje

CIA ishte në kaos kur Tony Mendez erdhi e u ul në vendin e tij të punës mëngjesin tjetër. Njerëz rendnin nëpër korridore, me dosje dhe doku-mente në duar. Tryezat po mbusheshin me kabllo-gramë “të shpejtë” – mesazhet me prioritet më të lartë, që rezervoheshin vetëm për situata lufte

DoSJa/ 1979

kështu i liroi CiA pengjet në teheran

edhe të vazhdojnë punën. Por, pas pak u ndërpre energjia elektrike dhe paniku nisi të përhapej me shpejtësi në ndërtesë. Punonjësit iranianë, që e njihnin mirë prirjen e forcave revolucionare irani-ane për të shtënë, u bënë gati për më të keqen. “Dikush ka hipur mbi çati”, tha një punonjëse irani-ane, duke u dridhur. Një tjetër nuhati tym. Njerëzit nisën të qajnë në errësirë, të bindur se militantët do t’i vinin flakën ndërtesës. Jashtë, të thirrurat e turmës fitimtare u bënë më të forta. Tek-tuk, dëg-joheshin të shtëna. Ishte koha për të ikur.

Amerikanët shkatërruan lastrat që për-doreshin për të bërë vulat e vizave, organizuan një plan evakuimi dhe u kërkuan të gjithëve të shkonin tek dera e pasme. “Do të largohemi në grupe prej pesë apo gjashtë vetësh”, tha kryem-arinsi që ndodhej atë ditë në detyrë. “Në fillim vendasit. Pastaj çiftet e martuar. Më tej, pjesa tjetër”. Ndërtesa e konsullatës ishte e vetmja strukturë në kompleks me dalje në rrugë. Qëllimi ishte të arrihej deri në ambasadën britanike, e cila ndodhej gjashtë blloqe banimi më tutje.

Binte një shi i dendur kur ata hapën dyert e rënda prej çeliku. Rruga ishte e boshatisur. Një grup u nis drejt veriut, por pak çaste më vonë u kap dhe u detyrua të kthehet mbrapsht në am-basadë, nën kërcënimin e tytave të armëve.

Duke ecur drejt perëndimit, Stafford-ët, Li-jeks-ët, Ander-sët dhe disa iranianë arritën të mos pikaseshin. Pothuajse kishin mbërritur në ambasadën britanike kur ndeshën në një tjetër demonstratë. Një vendas që ish pjesë e grupit të tyre u dha një këshillë të atypëratyshme – “mos shkoni andej” – dhe pastaj u zhduk brenda turmës. Grupi u shmang duke bërë disa zig-zage drejt apartamentit të Anders-ëve që ndodhej aty pranë, duke kaluar madje një moment shumë pranë zyrave që përdoreshin nga komiteh, ban-

dat e armatosura të revolucionarëve që kontrol-lonin një pjesë të madhe të Teheranit.

Mbyllën derën me kyc dhe ndezën radion e Anders-ëve, një pajisje standarde që mund të lidhej me rrjetin e radiondërlidhjes të ambasadës. Marinsat thërrisnin si të marrë, në përpjekje për t’u koordinuar me njëri-tjetrin. Dikush që identi-fikohej me emrin e koduar “Palm Tree” thoshte se “shumë pushkë dhe armë janë duke u futur në kompleks”. Ky ishte Henry Lee Schatz, një atashe i bujqësisë që po e shihte skenën nga zyra e katit të gjashtë në ndërtesën përballë kompleksit të ambasadës. “Po i shkarkojnë nga kamionët”.

Kishte nisur kriza e pengjeve në Iran. Ajo do të zgjaste 444 ditë, do të trondiste vetëbes-imin e Amerikës, si dhe do të fundoste një herë e mirë fushatën e rizgjedhjes së presidentit Jimmy Carter. Amerikanëve nuk do u ndaheshin nga sytë fytyra e ngrysur e Khomeinit, si dhe militantët e armatosur islamikë që parakalonin pengjet me sytë lidhur nëpër lajmet e natës, si dhe kërcënonin me gjyqe për “spiunët” që kishin kapur. Të gjithë kujtojnë 52 amerikanët e zënë brenda ambasadës dhe përpjekjen e dështuar për shpëtimin e tyre disa muaj më vonë, e cila përfundoi me rrëzimin e një helikopteri ameri-kan në shkretëtirën iraniane. Por jo shumë vetë i njohin detajet, që kanë qenë të klasifikuar për një kohë të gjatë, të angazhimit të CIA-s në ar-ratisjen e grupit tjetër, i cili kishte ngecur në një qytet armiqësor nën kthetrat e revolucionit.

Deri në orën 3 të pasdrekës së asaj dite, 5 per-sonat e strehuar në apartamentin me një dhomë të Anders-ëve e kishin kuptuar tashmë se ishin në një telash të madh. Ndërkohë që militantët merrnin kontrollin, kishte gjithnjë e më pak an-glishtfolës në rrjetin e radiondërlidhjes. Emri i koduar “Palm Tree” kishte ikur. Pasi të fundmit në ndërtesën e arkivit informuan në radio se po dorëzoheshin, të vetmit zëra që dëgjoheshin tani prej kutisë së radios flisnin gjuhën Farsi. Amba-sada ishte humbur. Të arratisurit ishin vetëm.

CIA ishte në kaos kur Tony Mendez erdhi e u ul në vendin e tij të punës mëngjesin tjetër. Njerëz rendnin nëpër korridore, me dosje dhe dokumente në duar. Tryezat po mbusheshin me kabllogramë “të shpejtë” – mesazhet me prioritet më të lartë, që rezervoheshin vetëm për situata lufte.

Mendez-i, 38 vjeç, kishte qenë në agjenci gjatë Luftës së Vietnamit. Por situata sot dukej më e rëndë. Të paktën atëherë SHBA e kishte një tjetër qeveri me të cilën të bisedonte. Në Iran, Ajatolahu Khomeini dhe Këshilli Revolucionar refuzonin të negocionin. Pa kanale të hapur diplomatikë, pjesa më e madhe e infrastrukturës së informacionit të CIA në Teheran ishte shkatërruar. Si ish kreu i

Sektorit të Maskimit dhe kreu aktual i Divizionit të Grafikës dhe Verifikimit në CIA, Mendez-i mbikëqyrte operacionet logjistike që kryente CIA, me dhjetëra mijëra identiteteve falsë. Ai e dinte se kishte vetëm tre agjentë të terrenit në Iran dhe të gjithë ata ishin pengje në ambasadë.

Në fillim, Mendez-i mendoi se detyra e tij ishte të lironte pengjet. Filloi të përgatisë agjentë për të penetruar në Iran, dhe 90 orët e ardhshme i kaloi pa bërë pushim duke përgatitur një plan të quajtur “Operacioni Truproja”, sipas të cilit një kufomë, sozi e Shahut të Iranit do të përdorej për të siguruar lirimin e pengjeve. Ishte një plan i mrekullueshëm, mendoi. Por Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë.

Disa javë pas pushtimit të ambasadës, Men-dez-i mori një Memorandum me shenjën sekret mbi të, nga Departamenti i Shtetit. Lajmi ishte befasues: Jo të gjithë ata që ndodheshin brenda ambasadës ishin kapur. Disa kishin mundur të largoheshin dhe qëndronin fshehur diku në Te-heran. Vetëm një grusht zyrtarësh i dinin detajet, sepse këshilltarët e Carter-it dhe Departamenti i Shtetit nuk donin që ta merrnin vesh iranianët.

Mendez-i kishte kaluar 14 vite në Zyrën e Shërbimit Teknik të CIA-s – ajo pjesë e agjencisë së spiunazhit, që është bërë e njohur për planet për vendosjen e eksplozivëve brenda purove të Fidel Castro-s, apo ata për vendosjen e mikrofo-nëve brenda trupit të maceve për të përgjuar. Specialiteti i tij ishte përdorimi i “transformimit të identitetit” për të nxjerrë njerëzit nga situ-ata të vështira. Një herë ai kishte transformuar një oficer me ngjyrë të CIA-s, si dhe një diplomat aziatik në biznesmenë kaukazianë, me qëllim që ata të siguronin një takim në kryeqytetin e Laosit, një vend ku mbizotëronte gjendja e jashtëzakon-shme. Kur një inxhinier rus duhej të dorëzonte kuti me filma që përmbanin detaje shumë sensi-tivë mbi avionin e ri super-MiG, Mendezi ndihmoi agjentët e CIA-s që të hiqnin qafe spiunët e KGB. Një oficer do të priste për një moment pështjel-limi që të dilte tinëz nga makina. Sapo ai të dilte, një manekin me sustë do të ngrihej menjëherë për të krijuar përshtypjen se ai ndodhej ende në sediljen e pasagjerit. Mendez-i kishte shpëtuar qindra agjentë që të shpëtonin pa u vënë re.

Për operacionin në Teheran, strategjia e tij ishte e drejtpërdrejtë: Amerikanët do të pajise-shin me identitete false, do të dilnin menjëherë përmes aeroportit “Mehrabad” dhe do të hipnin në një avion. Sigurisht, që ky plan të funksion-onte, dikush duhej të futej në Iran, të lidhej me të arratisurit t’u jepte pasaportat false dhe t’i udhëhiqte drejt daljes, nëpër aparatin iranian të sigurisë. Dhe ky “dikushi” ishte ai vetë.

Page 15: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

15• E hënë 25 shkurt 2013

»Bota

Ndërkohë në Teheran, të larguarit nga amba-sada ishin tashmë në shënjestër. Ata nuk mund të dilnin vetëm, pasi do të pikaseshin në rrugë dhe me siguri do të merreshin në pyetje në aero-port. Nëse paraqisnin pasaporta diplomatike, do i kthenin me nxitim në ambasadë dhe aty do të merreshin në pyetje me armët te koka, bashkë me “spiunët” e tjerë.

Gjatë ditëve të para, ata transferoheshin fshe-htas në vende të ndryshëm, përfshirë shtëpitë e boshatisura të atyre që ishin tashmë pengje në ambasadë. Shpesh herë flinin siç ishin, me rroba, në rast se u duhej të largoheshin me shpejtësi. Përdorimi i një telefoni ishte me rrezik: imamët përgjonin tashmë nëpërmjet rrjetit të madh te përgjimeve që shahu kish përdorur dikur për të shtypur kundërshtarët. Një moment, Anders i tel-efonoi John Sheardoën-it, një miku i tij në amba-sadën kanadeze. “Përse nuk telefonuar më parë”, iu përgjigj Sheardoën-i. “Sigurisht që mund të vini”.

Për të minimizuar rrezikun, grupi ishte shpërndarë mes shtëpisë së Sheardoën-it, dhe rezidencës zyrtare të ambasadorit kanadez, Ken Taylor. Të dy shtëpitë ndodheshin në lagjen “Shemiran” në veri të Teheranit. Dinastia Kajar kishte varrosur mbretërit e saj këtu, në kodrinat rrëzë maleve Elburz, dhe tani kjo lagje goxha në modë ishte e banuar nga tregtarë, diplomatë, nëpunës civilë të pasur, si dhe disa refugjatë diplo-matikë në fshehje: të pestët nga konsullata dhe Henry Lee Schatz-i, personi që fliste në radio me emrin e koduar “Palm Tree”. Ai ishte fshehur në një rezidencë diplomatike suedeze për disa javë, për-para se të shkonte në shtëpinë e Sheardown-ëve.

Vendstrehimi ishte në kushte luksi. Kishte libra, gazeta në anglisht dhe shumë birrë, verë dhe uiski. Por mysafirët nuk mund të largoheshin asnjëherë nga banesa. Me kalimin e javëve, u kri-jua një rutinë e qetë. Ata gatuanin për darkat e bollshme, lexonin dhe luanin me letra. Shqetësi-mi më i madh i çdo dite ishte si të bënin bashkë skuadrat për të luajtur “bridge” – dhe nëse do të kapeshin dhe ndoshta ekzekutoheshin.

Teksa koha kalonte, rreziku i zbulimit sa vinte e rritej. Militantët kishin krehur të dhënat e am-basadës dhe kishin zbuluar se cilët i përkisnin CIA-s. Ata kishin punësuar madje edhe skuadra tapetpunuesish që do të jepnin një dorë për të ngjitur dokumentet e grisur. (Dokumentet e gje-tur do të botoheshin më pas nga qeveria irani-ane në një seri librash me titull “Dokumente nga strofulla amerikane e spiunazhit). Ata mund të mësonin me kalimin e kohës numrin e vërtetë të stafit të ambasadës, të numëronin, dhe të kuptonin se disa mungonin. Jashtë, Garda Rev-olucionare ishte shfaqur disa herë në Shemiran, duke u hakërryer në rrugët ku jetonin të huajt dhe duke iu afruar shumë të dy vendstrehimeve. Një herë, amerikanëve iu desh të largoheshin nga dritaret, kur një helikopter ushtarak i erdhi rrotull shtëpisë së Sheardown-ëve. Dhe të gjithë u trembën kur një telefonues anonim në rezi-dencën e Taylor-it kërkoi të fliste me Jope dhe Kathy Stafford, dhe më pas e uli receptorin.

Qeveritë e SHBA dhe Kanadasë ishin edhe ato nervoze. Informacionet për të arratisurit nga ambasada kishin rrjedhur dhe shumë gazetarë ishin në prag të nxjerrjes së lajmit. Edhe teksa

CIA punonte për të liruar të gjashtët, u shfaqën një seri planesh shpëtimi, që përfshinin kryesisht hyrjen nëpërmjet kufirit apo kontrabandistët. CIA zhvilloi bisedime me Ross Perot, i cili sapo kishte nxjerrë në fshehtësi dy prej punonjësve të tij të “Electronic Data Systems” nga qelitë në Teheran. Gjatë një takimi të NATO-s në dhjetor, Flora MacDonald, ministrja e Jashtme kanadeze i tha Sekretarit amerikan të Shtetit, Cyrus Vance, që të gjashtë amerikanët duhej të nxirreshin nga kufiri turk – qoftë edhe me biçikleta.

Amerikanët e ndjenë që rreziku sa vinte e rri-tej. Më 10 janar 1980 – pothuajse nëntë javë pas ngjarjes në ambasadë – Mark Lijeku dhe Andersi hartuan një kabllogram për Ken Taylorin, që ta dërgonte në Uashington në emër të tyre. Më vonë, Marku e përmblodhi kështu përmbajtjen e tij: “Ne duhet të dalim patjetër prej këtu”.

Historitë e mbuluara të CIA-s zakonisht pro-jektohen që të jenë sa më të zakonshme dhe të mos tërheqin vëmendje. Pikërisht kështu nisi edhe plani i Mendezit. Ai do të përdorte dokumente kanadezë për amerikanët, për shkak të gjuhës së përbashkët dhe kulturës së ngjashme – pastaj, të gjithë i duan kanadezët. Por Mendezit i duhej sërish që të gjente një arsye për gjashtë kanadezët që vërdalloseshin m’u në mes të trazirave të Tehe-

ranit. Kishte shumë gazetarë amerikano-veriorë, punonjës humanitarë dhe këshilltarë të industrisë së naftës në vend. Por ata ishin ose të monitoruar gjatë të gjithë kohës, ose të njohur mirë prej au-toriteteve. Departamenti i Shtetit mendoi që ata do të maskoheshin si mësues të papunë, deri kur dikush tha se shkollat anglishtfolëse në vend ishin mbyllur. Kur qeveria kanadeze sugjeroi që të mas-koheshin si bujq që inspektonin të korrat, Mendez-i e hodhi poshtë idenë si qesharake: “A keni qenë në Teheran në janar? Toka është e mbuluar nga dëbora. Dhe nuk ka bujqësi”.

Kishte ngecur. Për pothuajse një javë, askush në Uashington apo në Otava nuk mund të sa-jonte një arsye për çdokënd që të ndodhej në Teheran. Pastaj, Mendez-it i shkrepi në kokë një plan i pazakontë, por çuditërisht i besueshëm: ai do të shndërrohej në Kevin Costa Harkinsin, një producent filmash irlandez, i cili udhëhiqte grupin e tij të xhirimit në Iran për të gjetur një vend për xhirimin e një filmi të madh epik të Hollivudit. Mendezi kishte kontakte në Hollivud nga bashkëpunimet e mëparshëm. (Në fund të fundit, ishin të gjithë në biznesin e krijimitë të identiteteve falsë). Dhe nuk do të ishte e habit-shme, mendoi Mendezi, që një grup njerëzish të çuditshëm nga Tinseltaun të ishin të pavëmend-

shëm ndaj situatës politike në Iranin revolucio-nar. Qeveria iraniane po përpiqej të inkurajonte biznesin ndërkombëtar që të afrohej. Ata kishin nevojë për para të thata, dhe një produksion filmi mund të përkthehej në miliona dollarë.

Mendez-i u dha eprorëve një plan veprimi, me një analizë të qëllimit, misionit dhe logjistikës. Detyra ishte kaq e vështirë saqë shefat e tij kishin thënë që do të miratonin vetëm një su-perplan të menduar mirë. Por ky propozim ishte mjaftueshëm i detajuar për t’u aprovuar prej tyre dhe prej Shtëpisë së Bardhë.

Për të ndërtuar sa më mirë skemën e maskimit, Mendezi mori një valixhe me 10 mijë dollarë dhe u nis për në Los Angeles. I telefonoi mikut të tij, John Chambersit, një artist veteran i makijazhit, i cili në vitin 1969 kish fituar një çmim “Academy Awards” për filmin “Planeti i majmunëve” dhe njëkohësisht një prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të Mendezit. Chambers mori me vete një specialist të efekteve specialë, Bob Sidellin. Ata u takuan në mes të janarit dhe Mendezi i infor-moi për situatën dhe skemën e tij. Chambersi dhe Sidelli menduan për pengjet që shihnin çdo ditë në lajme në televizor dhe pranuan menjëherë.

Mendezi e dinte që duhej të planifikonin deri në hollësinë më të vogël. “Nëse dikush kontrol-lon”, tha ai, “duhet patjetër që të kemi hedhur themelin”. Nëse zbuloheshin, mund të fusnin në telash qeverinë, të kompromentonin agjencinë dhe të vinin në rrezik jetët e tyre, si dhe ato të pengjeve në ambasadë. Militantët e kishin thë-në që në fillim se çdo përpjekje për t’i shpëtuar do të shkaktonte ekzekutime.

Brenda vetëm katër ditëve, Mendezi, Cham-bersi dhe Sidelli krijuan një kompani produksioni false në Hollivud. Ata sajuan kartëvizita dhe shpikën identitete për të gjashtët. Zyrat e kom-panisë së produksionit do të ishin në një suitë të studiove “Sunset Gower”, në një vend që ishte lënë bosh prej Michael Douglasit, pasi kishte përfunduar xhirimet e filmit “Sindroma e Kinës”.

Tani u nevojitej një film. Chambersi kishte skenarin e përsosur. Disa muaj më herët, atij i kishte telefonuar një aspirant për producent me emrin Barry Geller. Gelleri kishte blerë të drejtat për romanin shkencor të Roger Zelaznyt, “Zoti i Dritës”, e kishte përshtatur, kishte mbledhur disa miliona dollarë si kapital fillestar nga investitorë të pasur, dhe kish punësuar Jack Kirbyn, artistin e famshëm të librave me figura për të realizuar vizatimet që përmbanin konceptin e filmit. Gjatë gjithë kohës, Gelleri kishte imagjinuar një park në Kolorado që do të quhej “Science Fiction Land”. Do të kishte shumë robotë. Gelleri e kishte shpal-lur planin e tij të madh në nëntor gjatë një konfer-ence për shtyp ku kishte marrë pjesë edhe Jack Kirby, ish ylli i futbollit amerikan Rosey Grier, që parashikohej të luante në film, si dhe disa perso-na që ishin veshur si vizitorë nga e ardhmja. Pak kohë më vonë, zëvendësi i Gellerit ishte arrestuar për përvetësim të fondeve të produksionit, dhe kështu avulloi edhe projekti i filmit “Zoti i Dritës”.

Duke qenë se Chambersi ishte punësuar prej Gellerit për të kryer gjithë pjesën e makijazhit në film, ai kishte ende skenarin dhe vizatimet në shtëpinë e tij. Ngjarjet e filmit ndodhnin në një planet të kolonizuar. Kishte vende në Iran që

Page 16: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

16 E hënë 25 shkurt 2013 •

« Bota

ofronin sfondin e përsosur për shumë nga skenat e parashikuara në skenar. Një Pazar i famshëm në Teheran ishte i përsosur për një prej skenave. “Është perfekte”, tha Mendezi. Ai grisi kapakun dhe i vuri një emër të ri, Argo, si anija e përdorur nga Jasoni gjatë udhëtimit të tij të guximshëm nëpër botë për të rigjetur Cohën e Artë.

Kompania e re e produksionit e pajisi zyrën me linja telefonike, makina shkrimi, postera fil-mash dhe kuti, si dhe një shenjë tek dera: “Stu-dio Six Productions”. Sidelli lexoi skenarin dhe hartoi një plan për një muaj xhirime. Mendezi dhe Chambersi krijuan një reklamë një faqe për filmin dhe paguan një faqe tek “Variety” dhe “The Hollywood Reporter”. Një natë para se Mendez-i të kthehej në Uashington, “Studio Six” organizoi një festë ku ngritën dolli për “produk-sionin” e tyre. Menjëherë pas kësaj, reklamat e filmit Argo u shfaqën në revista, bashkë me shpalljen se xhirimet do të nisnin në mars. Titulli i filmit ishte shkruar me gërma të forta, në një sfond të zi. Në krah ishte një vrimë plumbi. Më poshtë, ishte shkruar “Një zjarr i madh kozmik”.

Mendezi u fut në Iran më 25 janar 1980, pasi mori një telegram nga drejtori i CIA-s që i për-cillte miratimin personal të presidentit Carter, ku shkruhej “Mund të vazhdoni. Paçi fat”! Ai fluturoi nga Evropa, ku kishte siguruar një vizë në konsullatën iraniane në Bon. “Kam një takim biznesi me ortakët e kompanisë sime”, u shpje-goi ai autoriteteve iranianë në Gjermani. “Ata do të fluturojnë që nga Hong Kongu nesër dhe po më presin”. Mendezit i kishin shpërthyer djersë të ftohta në aeroport (edhe profesionistët kanë momentet e tyre të dobësisë), por e dinte që në këtë pikë, nuk kishte kthim pas. Besonte shumë në forcën e historisë që kishte sajuar.

Si specialist në falsifikime, Mendezi mbër-riti bashkë me pajisjet e tij të bojërave të ujit. Por pjesa tjetër e mjeteve që do të nevojiteshin ishin dërguar më parë nëpërmjet rrugëve diplo-matike dhe e prisnin në ambasadën kanadeze. Mendezi përfshiu gjithçka që mund të nevo-jitej: karta të kujdesit shëndetësor dhe patenta shoferësh, fatura nga restorante në Toronto dhe Montreal, kartëvizitat e “Studio Six”, një aparat për kinematografin, si dhe materialet e produksionit të Argos. Gjashtë pasaportat ishin ajo çfarë Mendezi e quante “false të vërteta”: dokumente që qeveria kanadeze kishte përgati-tur, të porositura nga CIA. Marrja e atyre pasa-portave kish qenë një goditje e befasishme në fakt. Ligjet kanadeze e ndalojnë një falsifikim të tillë, por Parlamenti i këtij vendi ishte mbledhur në një seancë të fshehtë, e para që nga Lufta e Dytë Botërore, për të bërë një përjashtim. Mendezi u takua me ambasadorin Ken Taylor në zyrën e tij, mori pasaportat kanadeze dhe u vendosi atyre viza iraniane. Pjata e bojës i ishte tharë prej udhëtimit, por ai e lagu me pak uiski nga i ambasadorit dhe vendosi me kujdes datat që tregonin se gjashtë pjesëtarët e produksionit kishin mbërritur në Iran një ditë më parë.

Atë natë, Staffordët, Lijeksët, Schatzët dhe Andersët darkuan me ambasadorët e Danima-rkës dhe Zelandës së Re, bashkë me një pjesë të stafit, në rezidencën e Sheardownit. Amerikanët kishin ndezur zjarrin dhe po pinin, kur Taylori mbërriti bashkë me një mysafir surprizë.

“Ne jemi përgatitur për arratinë juaj”, u tha Mendezi gjatë darkës. Më tej, ai u shpjegoi his-torinë e maskimit dhe u paraqiti vizatimet e Kir-byt, skenarin, reklamën në revistën “Variety”, si dhe numrin e telefonit të “Studio Six” në Sun-set Boulevard. Mendezi u dorëzoi kartëvizitat dhe pasaportat. Cora Lijek do të shndërrohej në Teresa Harris, shkrimtarja. Marku ishte koordina-tori i transportit. Kathy Staffordi ishte stilistja.

Joe Staffordi ishte një ndihmës producent. An-dersi ishte drejtori. Schatzi, kameramani, mori kamerën, si dhe hollësitë se si të përdorte një kamera tip Panaflex. Mark Lijeku vërejti se Men-dezi mbante veshur një xhakjetë sportive “Brit-ish Harris”, duke i qëndruar pra besnik identitetit të tij si një producent irlandez filmash.

“Po kontrollet në aeroport”, pyeti Joe Stafford.Ishte një pyetje me vend. Mendezi e dinte që

nuk kishte operacione pa pika të dobëta dhe ky mund të ngecte diku. Autoritetet iranianë të imi-grimit përdornin një kompje të dyfishtë të formu-larit të mbërritjes/largimit. Ishin dy fletë, njëra e verdhë, tjetra e bardhë. Sapo hyje në Iran, zyra e imigrimit mbante kopjen e bardhë, e cila duhej të krahasohej me kopjen e verdhë kur dikush largo-hej. Një kontakt i CIA-s në aeroportin “Mehrabad” kishte siguruar formularët, dhe Mendezi nuk e kish pasur aspak problem të falsifikonte kopjet e verdha. Informacionet më të fundit tregonin se agjentët e zyrës së Imigrimit as nuk e merrnin mundimin që të krahasonin dy formularët.

Amerikanët në fillim ishin nervozë për pla-nin. “Më lejoni t’ju tregoj se si funksionon ky lloj operacioni”, tha Mendezi, duke marrë dy tapa nga shishet e shumta të verës që po konsumo-heshin. I vendosi midis dy gishtave të mëdhenj në dy forma D-je që bashkoheshin. “Këta janë të këqinjtë”, tha ai, duke treguar që nuk mund të ndaheshin, “dhe këta jemi ne”. Me një lëvizje të shpejtë të dorës, i ndau.

Çuditërisht, kjo i qetësoi. Të gjashtët ndjenë se kishin një udhëheqës kompetent. “Kaq e lehtë do të jetë”, tha Mendezi, duke nuhatur rritjen e besimit tek të pranishmit. “Do t’ua hedhim”.

Në Amerikë, edhe “Studio Six” ishte e zënë me punë. Bob Sidelli dhe bashkëshortja e tij, Andi, po plotësonin me staf zyrat e produksionit. Kishin tre linja telefonike. Njëri ishte një numër jo i bërë publik që e dinte vetëm CIA. Nëse ajo zile do të binte, kjo do të thosh se Mendezi dhe pjesa tjetër e stafit të ARGO ose ishin në telash të madh, ose kishin mbërritur në shtëpi, të lirë. Andi u përgjigjej dy telefonave të tjerë, të cilët binin vazhdimisht.

Kur u shfaqën reklamat, gazetarët e “Hollywood Reporter” dhe “Variety” nisën të telefononin, duke shkruar artikuj të vegjël në secilën gazetë. “Dy artistë të njohur të makijazhit në Hollivud, thoshte një prej lajmeve, janë bërë producentë”. “Filmi i tyre i parë quhet Argo, një film fantastiko-shkencor, me skenar të Teresa Har-ris. Filmimet do të fillojnë në jug të Francës dhe më pas do të zhvendos-en në Lindjen e Mesme... në varësi të klimës politike”. Mbulimi mediatik shkaktoi menjëherë shumë interes për këtë film të Hollivudit që do të kryente xhirimet në Lindjen e Mesme.

Sidelli që kishte punuar për 25 vite në Hollivud kish thënë gjithmo-në se i gjithë qyteti vihej në lëvizje prej “broçkul-lave”, por edhe ai vetë ishte i befasuar se sa me lehtësi universi i sajuar i “Studio Six” dominonte tani mbi realitetin. Nuk kaloi shumë kohë dhe kjo zyrë e CIA-s e gjeti veten të zhytur thellë në bi-znesin e kinematografisë.

Ata ishin gjithnjë në ankth se mos dëgjonin të binte zilja e telefonit të tretë, por çdo telefonatë deri tani kish lidhje vetëm me filmin. Miqtë panë emrin e Sidellit në reklama dhe nisën ta pyesin për punën. “A e ke gati një ekip?” donin të dinin. “Kur fillon paraproduksioni”? Brenda pak javësh, “Studio Six” u mbush me skenarë dhe kërkesa producentësh. “Nuk do të xhirojmë edhe për disa muaj”, u thosh ai. “Flasim prapë pas disa javësh”.

Shumë njerëz u paraqitën tek “Studio Six” me projekte në dukje të mirë, kështu që Sidelli or-ganizoi disa takime me ta. Një shkrimtar donte të përshtaste një tregim horor të Artur Conan Doyle, që bënte fjalë për një mumje të ringjallur. Sidelli u interesua madje për informacione nga prona e Doyle – gjithë kohës duke e ditur gjithësesi që, një ditë, “Studio Six” do të zhdukej nga qarkullimi.

Të gjithë ishin të veshur me kostume në mëngjesin e 28 janarit 1980. Cora Lijeku i rreg-ulloii flokët dhe mori një pamje si Shirley Tem-ple. Iu fut edhe një herë skenarit, teksa rrinin në pritje. Kathy Staffordi vuri syze të mëdha, tip bo-heme, i kapi flokët dhe mori të mbante në duar një dosje me vizatimet e Kirbyt. Mjekrën e ver-dhë të Mark Lijekut e kishin lyer me bojë të zezë. Andersi e mendoi arratinë e tyre si një aventurë dhe u zhyt i tëri në rolin e regjisorit pompoz: Doli me një këmishë dy numra më të vogël, të kop-situr deri në gjysmën e gjoksit leshator për të nxjerrë në pah një medaljon të argjentë, gjysmë të improvizuar. Vuri syze dielli, i krehu flokët prapa veshëve dhe veprimet nisi t’i bëjë pak si femërorë. Gjatë dy ditëve të fundit, ata kishin bërë shumë prova, me një prej pjesëtarëve të ambasadës që njihte gjuhën farsi që vishej me uniformë dhe bënte gjoja sikur i merrte në py-etje, në kërkim të të çarave në historinë e tyre të maskimit. Kishin mësuar historinë e filmit dhe atë të personazheve dhe tani ishin në pritje për t’u nisur. Deri në orën 4 të mëngjesit kishin bërë gati gjithçka, falënderuan të zotët e “shtëpisë” dhe u nisën drejt aeroportit Mehrabad.

Në makinë, Cora kontrolloi edhe një herë xhepat për t’u siguruar që nuk kishte asgjë që do të zbulonte emrin e saj të vërtetë. Ajo dhe të tjerët nisën të futen në rolin e ri, edhe gjatë komunikimit me njëri-tjetrin. I vetmi përjashtim ishte Joe Staffordi, i cili e kish me mëdyshje që të linte kolegët pas në ambasadë. Nuk ishte as-pak entuziast për planin dhe kishte refuzuar të ndryshonte pamjen. Dhe më e keqja, ai dukej që

ishte nervoz.Mendezi ishte nisur para. Zyra e tij kishte tes-

tuar Mehrabadin, kish dërguar agjentë të hynin dhe dilnin nga vendi, duke kontrolluar sigurinë atje. Por ai preferonte t’i shihte gjërat me sytë e tij. Ashtu si një grabitës bankash që “mat me sy” prenë e radhës, Mendezi do ta kuptonte men-jëherë nëse gjërat ishin në rregull. Ai do të vlerë-sonte zyrat e doganës dhe të imigrimit, për shem-bull, sa i kujdesshëm ishte stafi? Më shqetësues se sa profesionistët ishin ata të komitehut dhe Gardës Revolucionare që qëndronin pas tyre. Të armatosur dhe të paparashikueshëm, ata e bënin aeroportin me të vërtetë të rrezikshëm.

Por ai mëngjes dukej i qetë. Kishte pjesëtarë

të komitehut tek dogana, por vëmendja e tyre ishte e përqëndruar tek vendasit që përpiqeshin të nxirrnin sixhade dhe flori në mënyrë kontra-bandë jashtë vendit. Mendezi kishte zgjedhur mëngjesin herët për arsye se deri në orën 10, Mehrabadi do të shndërrohej në një nyjë tipike të rrëmujshme tranziti, me radhë të çrregullta njerëzish, rrëmujë, që thërrisnin dhe shtyheshin. Në këtë moment do të shfaqej Garda Revolu-cionare për të vënë rregull.

Kur Mendezi vuri re se kishte pak prani usht-arake, ai sinjalizoi të tjerët që të viheshin në lëvizje. Gjithë ankth, amerikanët hynë në aero-port. Kishte 80 ditë që nuk kishin dalë në vende publikë. Shumica e të arratisurve kishin punuar në konsullatë, dhe të gjithë e dinin se çfarë do të thoshte të kontrolloje me kujdes dokumente, në kërkim të të metave. Tre prej tyre kishin punuar në zyrën e vizave. Që do të thotë se i kishin parë me mijëra iranianë, shumë prej të cilëve kishin ndierë zemërim kur u ishte refuzuar viza.

Të gjithë morën frymë lirisht kur kontrolli tek sportelet e Swissair kaloi pa probleme. Grupi fliste shumë pak teksa Schatzi iu afrua zyrës së Imigrimit, paraqiti pasaportën dhe mori vulën. Amerikanët u ndienë të tmerruar kur oficeri u largua bashkë me pasaportat e pjesës tjetër të grupit. Por ai, pa e pasur hiç mendjen, u kthye prapë në vendin e tij me një gotë çaj në dorë dhe i bëri me shenjë grupit të shkonin tek salla e ni-sjes, pa e vrarë shumë mendjen për formularët e verdhë e të bardhë.

Pritja ishte sfilitëse. Të gjithë e mbanin kokën poshtë. Joe Staffordi mori një gazetë vendase, por në një moment u kujtua se një kanadez që merrej me filma nuk mund ta dinte gjuhën. Gjithashtu, ai vazhdoi të thërrasë të tjerët me emrat e tyre realë, duke u shkaktuar të dridhura. Po bëhej vonë. Aeroporti po mbushej me njerëz. Ata e dinin që nuk kishin një plan rez-ervë. Mendezi nuk mbante as armë, dhe Garda Revolucionare ishte duke ardhur, duke u vërd-

allosur nëpër aeroport dhe duke ngacmuar njerëzit. Shikojini në sy, i kish porositur Mendezi të gjashtët, në rast se merrnin ndokënd në py-etje. Shfaquni me vetëbesim, por të pafajshëm. Por ai e dinte nga infor-macionet e agjencisë se pjesëtarët e Gardës mund të ishin të ashpër. Një problem mekanik shkaktoi një vonesë, dhe pjesëtarët e Gardës Revolucionare nisën të kthejnë vë-mendjen nga pasagjerët e huaj.

Mendezi u zhduk. Ai kishte një kontakt në aeroport dhe shkoi të pyesë për situatën e fluturimit të tyre. As nuk kish marrë ende përgjigjen se vonesa do të ishte e shkurtër, kur të gjithë dëgjuan lajmërimin: “Swissair, fluturimi 363, gati për nisje të men-jëhershme”. Teksa hipën në avion, An-dersi vërejti fjalën AARGAU në pjesën

e pasme të avionit – emri i rajonit zviceran ku e kish origjinën avioni ishte çuditërisht i ngjashëm me historinë e tyre. E goditi lehtë Mendezin në krah dhe i tha: “Ju përgatisni gjithçka, apo jo”?

Mendezi buzëqeshi. Pasi avioni nisi të ngrihet në ajër, Mendezi e dinte se sapo kishte realizuar operacionin më të suksesshëm të të gjithë kar-rierës së tij. Bari u hap sapo lanë pas hapësirën ajrore iraniane, dhe të gjithë porositën “Bloody Mary”. Mendezi ktheu kokën nga grupi dhe ngriti një dolli: “Jemi të gjithë në shtëpi, të lirë”.

Pak orë më vonë, tek “Studio Six” ra për herë të parë zilja e telefonit të tretë. I tmerruar, Andi ngriti receptorin. “Mbaroi”, tha një zë i paidenti-fikuar. “Ia dolën”.

Page 17: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

17• E hënë 25 shkurt 2013

»Bota

pak para zgjedhjeve mbi Romë ndodhen shumë re, prej të cilave

nga koha në kohë mund të bjerë edhe shi. Era është e freskët. Për romanët mot i pakëndshëm dimri. Moti i përshtatet humorit të popullit. “Shumë njerëzve u vjen keq, sepse ata janë të zhgënjyer nga politika”, thotë Laura Bernaschi, një produ-cente televizive, që jeton së bashku me dentistin Marco Solazzo. Çifti ka dy fëmijë të vegjël, jeton në katin e dytë të një ndërtese të stilit të vjetër me tavan të lartë dhe parket, që ndodhet shumë afër Vatikanit. Në kuzhinën moderne ne jemi ulur rreth tavolinës me xham të kuq.

Kriza ekonomike e ka kapur mirë Italinë. Sipas parashikimeve të fundit nga Komisioni i BE-së, Italia do ta kalojë pak recesionin në vitin 2014. Papunësia do të rritet edhe më shumë duke arritur mbi 12 për qind. “Kriza është vetëm maja e problemit, që kemi ne me politikanët tanë që prej 60 vjetësh”, mendon dentisti 45-vjeçari, që mban një vath dhe një piercing në vetull. Për reformat është folur shumë, por është bërë pak, me përjashtim të ngritjes së taksave. “Kriza ndikon tani si orë me zile për shumë njerëz, që kanë men-duar vetëm sot për nesër. Tani ata e kuptojnë se duhet të mendojnë edhe për të pasnesërmen dhe për të ard-hmen”, thotë Marco Solazzo. Edhe familja e tij është e prekur nga kriza ekonomike: “Unë e ndiej këtë krizë. Që prej vitit 2008 rroga ime është përgjysmuar. Sepse kjo krizë prek një vend që nuk është i gatshëm të merret me krizën. Vitet e ardhshme do bëhet edhe më e vështirë. Viti 2013 është viti i kthesës mendoj unë”.

Pa koncepteAnalizën e konfirmon edhe

studiuesi i shkencave politike, Lutz Klinkhammer. Klinkham-mer është ekspert i Italisë, jeton që prej 13 vjetësh dhe punon në Institutin Gjerman të Historisë, që ndodhet në skajet e një parku të madh në juglindje të Romës, në rrugën e vjetër romake “Via Aure-lia”. Premtimet në fushatën elektorale, që politika e shtetit për të bërë kursime duhet të zbutet, dëgjohen me dëshirë nga zgjedhësit që janë goditur nga kriza, thotë Klinkhammer. “Shumë italianë mendojnë kështu, sepse kanë parasysh edhe Greqinë. Ata besojnë se po të vazhdojë kështu, atëherë Italia do të përfundojë si Greqia”. Jo vetëm ish-kry-eministri Silvio Berlusconi, por edhe ylli mediatik i fushatës zgjedhore, ish-komiku Beppo

Kriza ekonomike e ka kapur mirë Italinë. Sipas parashikimeve të fundit nga Komisioni i BE-së, Italia do ta kalojë pak recesionin në vitin 2014. Papunësia do të rritet edhe më shumë duke arritur mbi 12 për qind. “Kriza është vetëm maja e problemit, që kemi ne me politikanët tanë që prej 60-vjetësh”

Kriza, askush nuk e ka

“recetën”Grillo, dhe disa politikanë të majtë duan të anulojnë taksa dhe të zbutin kursimet.

Edhe në një pikë tjetër përputhen pikëpamjet e çiftit italian Marco dhe Laura me atë të studiuesit gjerman: asnjë nga partitë nuk ka ndonjë kon-cept bindës, as ato të qëndrës së majtë as ato të qendrës së djathtë. “Është e sigurt që shumica e partive që konkur-rojnë nuk prezantojnë ndonjë koncept se si duhet vazhduar me politikën ekonomike”, thotë Lutz Klinkhammer. Vetëm Kry-eministri që dha dorëheqjen Mario Monti ka sinjalizuar se duhet vazhduar me të njëjtën mënyrë si deri tani. “Të gjitha partitë flasin për punësimin, por asnjë nuk ka ndonjë program për masat e kursimit. Sepse kjo është pika ku mund të ndikosh. Rritja e taksave nuk është recetë patentë”, thotë Lutz Klinkhammer.

Marco Solazzo është i zhgënjyer nga partitë sepse rritja e ulët ekonomike dhjetë vitet e fundit e ka ngarkuar shumë rëndë Italinë, rritje

që u vendosën nga Silvio Berluskoni. Çfarë pret ai nga qeveria që do të vendoset prej Parlamentit që do të zgjidhet ditën e shtunë dhe të diel? “Kjo është më e thjeshtë se sa duket: Për shembull sinqeritet. Shumë politikanë pasurohen në biznesin politik, prandaj neve na duhen njerëz seriozë, s`ka rëndësi nga vijnë nga e djathta apo nga e majta”.

Dhe si është puna me borxhet e shumta? Italia është duke shkuar në një borxh shtetëror prej 130 për qind, krahasuar me veprim-tarinë ekonomike vjetore. Por me përqindjet për bonot italiane të thesarit? Një kurs prej gjashtë përqindshit shkaktoi 14 muaj më parë një krizë të rëndë në zonën e euros. Sot, e ashtuquajtura “spread” ndodhet tek katër përqindshi. “Il Spread”, një fjalë e re italiane, që nuk tremb më kërkënd, mendon Lutz Klinkhammer. Konserva-torit Berluskoni iu desh të jepte dorëheqjen në nëntor të 2011, për shkak të rritjes

së përqindjeve dhe mendon se “Spread” dhe përqindjet e larta janë zbulime gjermane. “Italianët janë të deziluzi-onuar, besojnë më shumë tek manipulimi i kurseve dhe makinacioneve të bankave dhe gjera të ngjashme si këto. Me argumentin e spread-it Berluskoni nuk do të pen-gohet që të marrë edhe një herë pushtet, thotë politologu Klinkhammer.

Italianët shkuan dje në qendrat e votimit për të zgjedhur parlamentin e ri, ndërsa vendi përpiqet të dalë nga recesioni. Të gjitha vendet e eurozonëse po ndjekin nga afër zgjedhjet, që zhvillohen sot dhe nesër, në ekonominë e tretë më të madhe të këtij blloku. Anketat e fundit të opinionit tregojnë se Partia Demokratike dhe udhëheqësi i saj Pier Luigi Bersani gëzojnë një epërsi të vogël, megjithatë mund të mos sigurojnë shu-micën e nevojshme në Parla-ment për të zbatuar reformat e domosdoshme ekonomike.

Silvio Berlusconi, i cili po

përpiqet të rikthe-het në jetën poli-tike të Italisë, pasi u detyrua të largohej si pasojë e krizës së borxheve të vendit, hodhi sot votën për në zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje tepër të rëndësishme mund të ndryshojnë të ardhmen e një prej ekonomive më të mëdha të Evropës.

Ato po ndiqen nga afër prej vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa vendimet që Italia do të marrë gjatë muajve në vazhdim duket se do të

kenë një ndikim të madh tek perspektivat e Evropës për të kapërcyer krizën financiare. Në

krye të kandidatëve është ish-komunisti Pier Luigi

Bersani, i cili është treguar pragmatik

në mbështetje të reformave të ashpra ekono-mike, të filluara nga kryeminis-tri aktual, Mario Monti. Zoti Monti e shpëtoi Italinë nga

katastrofa finan-ciare, megjithatë

mbështetja për të ka rënë ndjeshëm

për shkak të masave të ashpra ekonomike, që

ai vuri në zbatim.Edhe kome-

diani i kthyer në politikan, Beppe Grillo, ka tërhequr mijëra njerëz në manifestimet e zhvilluara në mbarë Italinë

me lëvizjen e tij kundër klasës

politike tradicionale. Por jo shumë mbrapa

ish-komunistit Bersani është ish-kryeministri

Berlusconi. Kur ai dha dorëheqjen në nën-

tor të vitit 2011, gazetat shkruan me bindje fun-din e karierës së tij politike, por 76-vjeçari Berlusconi, për më shumëm se 20 vjet, ka

provuar herë pas here se ai nuk

duhet shpërfillur.Strategjia e

fushatës, që i ka bërë atij të mundur të konkur-

rojë në këto zgjedhje është e thjeshtë: kënaqi masat duke derdhur kesh.

Zoti Berlusconi ka prem-tuar të eleminojë një taksë jopopullore mbi pasurinë, të vendosur nga Kryeministri Monti, pjesë e masave të ash-pra ekonomike. Anketat më të fundit të opinionit tregojnë se zoti Bersani gëzon mbështetje më të madhe me 33 për qind, i pasuar nga koalicioni i zotit Berlusconi dhe Lëvizja Veriore populiste me 28 për qind.

itALi

Page 18: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

18 E hënë 25 shkurt 2013 •

« dossier

në fillim të viteve 1960-1961 u prishëm me “revizionistët”. Vëllezër sovjetik, por njëkohësisht filloi ngjizja e një dashurie

të re me moton e madhe, Kinën, që zgjati vetëm 10 vjet. “Divorci” i kësaj bashkëjetese u bë në gjyqin tjetër ideologjik të viteve 1971-1973, kur edhe Kina, sipas marksistë-leninistëve tanë kalorësiakë kishte devijuar nga stalinizmi dhe maocedunideja. Kokat e prera në Shqipëri në këto kthesa historike tashmë njihen mirë. Sh-qipëria u bë një vetëmburrje, duke u vetëquaj-tur “qendra e botës”, ndërsa revolucionet prole-tare-fshatare do të ndriçoheshin nga ky fener pa dritë për vete, por që shkëlqente të tjerët. Logjika e absurdit zgjodhi si rrugë shpëtimi, tregtinë me doktrinën marksiste-leniniste për interesa ekonomike, sepse populli shqiptar po shkonte vërtetë për të ngrënë edhe bar. Kina e Mao Ce Dunit, nga ana tjetër, e donte këtë pikë autoriteti të Mao Ce Dunit shqiptar për nevoja pragmatike të pushteti ideologjik revolucionar. Kjo i ndërvari interesat ideologjike, pavarësisht se në kontekstin e mësipërm kemi të bëjmë me konceptimin antik të autoritetit, dhe një lloj per-ceptimesh pa arsyetimin e duhur mendor. Kon-fuci dhe maocedunideja u bënë ideale si vlerë e antivlerë universale për ekzistencë në atë kohë. Vetë kjo siguri u ndje në tërë formimin e brend-shëm unik të kolektivit shqiptar për kalimin e rreshtit nga sllavizmi në kinezëri. Le ta prekim këtë stoicizëm historik si një lloj hulumtimi të një akti ndaj së vërtetës për dëshirat, ëndërrt, gabimet e mëkatet, për gjendjen e dëshmuar në këtë farsë-modeli shpëtimi që rezervoi ajo kohë. Në Arkivin Qendror të Ushtrisë, fondi i sekretari-atit, dosja 180, viti 1968 janë 20 faqe material që përmbajnë fjalimet e datës 27 mars 1968 të Çu En Lait (kryeministër), Çen Po Ta, Kan Shen (udhëheqës kryesorë të Partisë Komuniste të Kinës) dhe Çian Çin I (gruaja e Mao Çe Dunit). Atasheu ynë ushtarak në Kinë, Avni Hakani i dërgon ministrisë së Mbrojtjes Popullore me numër 13 datë 19 prill 1968, këtë informacion: “ Bashkëngjitur iu dërgojmë fjalimet e shokëve Çu En Lai, Çe Po Ta, Kan Shen dhe Çian Çin të mbajtur në mitingun e organizuar në stadiumin “Punëtori”të Pekinit më 27 mars 1968, Mitingu u organizua për të dënuar veprimtarinë e Jan Çen U, që kryente funksionin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Y Li Çin, komisar politik i for-cave ushtarake ajrore dhe Fu Xun Pi komandat i garnizonit të Pekinit, të cilët, me prapaskena janë përpjekur të shtien në dorë komitetin rev-olucionar të Pekinit, të goditnin grupin e rev-olucionit kulturor pranë Komitetit Qendror të Partisë, të rehabilitonin të goditurit e kundër rrymës të shkurtit 1967 të merrnin pushtetin me forcat ushtarake-ajrore dhe më në fund të rehabilitonin të gjithë të goditurit në revolu-cionin kulturor. Ata janë cilësuar si Qehallarët të Liu –Ten-Taos (Liu Shao Çi, Ten Çiao Pin dhe Tao Xhu). Fjalimet nuk janë botuar në shtypin qen-dror dhe as nuk janë transmetuar me radio, ato u botuan vetëm në gazetat e gardistëve të kuq. E quajta të arsyeshme tua dërgoja këto fjalime duke qenë se kanë të bëjnë me ushtrinë”.

Këto fjalime fillim e mbarim janë një mbështetje totale për Mao Çe Dunin dhe rev-olucionin kulturor nga njëra anë, por dhe de-maskimin publik e dënimin e tyre juridik për të shtypur çdo prirje që nuk shkon me vijën marksiste-leniniste. Megjithëse në përmba-jtjen e tyre krijohet koncepti i qartë për kul-mimin e miqësisë Shqipëri-Kinë, e cila ka pikë takimi në ekstazën e vijës staliniste të idesë revolucionare nëpër botë dhe mbi të gjitha të udhëheqjes “madhore” marksiste leniniste të Mao Ce Dunit dhe Enver Hoxhës. Këto vite tregojnë më së miri se si u shfrytëzuan nga udhëheqësit marksistë -leninistë shqiptarë

për të marrë ndihma ekonomike pa asnjë rez-ervë, në veçanti për ushtrinë me vlera kolosale, thjesht në këmbim të një mbështetje totale të maocedunidesë. Kështu p.sh në fondin arkivor të A.Q.U-së, sekretariati dosja 179, viti 1968 jepet biseda e parë e delegacionit të PPSH-së të kryesuar nga Beqir Balluku, Rita Marko, Adil Çarçani, Koço Theodhosi dhe Vasil Natha-naili me Mao Ce Dunin. Ky bisedim u zhvillua më datën 5 tetor 1968 nga ora 19-20:30. Në këtë takim merrnin pjesë nga pala kineze: Çu En Lai, Çen Pota, Kan Shen, Çian Çin, Xhan Çun Çiao, Jao Huen Yen, dhe Huan Jun Shen. Nga ky bashkëbisedim shkëpusim këto fraza:

“Shoku Beqir Balluku - Më lejoni, shoku Mao Çe Dun, t’ju shpreh përshëndetjet më të përzemërta të shokut Enver Hoxha, të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe të Byrosë Politike, për sukseset e mëdha që ka korrur revolucioni i madh proletar në vendin tuaj, i shpërthyer dhe i udhëhequr personalisht nga ju, i cili po marshon gjithnjë përpara, i ndriçuar nga idetë tuaja të mëdha marksiste-leniniste.

Shoku Mao Ce Dun - Ju falerminderit! Klasat që kanë pësuar disfatë do të bëjnë përpëlitjet e fundit në agoninë e vdekjes, për të rezistuar. Prandaj ne nuk mund të themi se kemi arritur fitoren përfundim-tare. Nuk mund të humbasim vigjilencën e të heqim kontrollin mbi klasat e përmbysu-ra… Nuk di nëse në udhëheqjen e Kombi-natit të Trikotazheve që keni vizituar, a ka pasur elementë të këqij, që kishin marrë pushtetin në duart e tyre?

Shoku Ritra Marko - Po, ka pasur ele-mentë të tillë. Aty ne mësuam, se ish shefi i sigurimit ishte bir kulaku. Por tani këtë punëtorët e kishin spastruar.

Shoku Mao Ce Dun - Vetëm një element të tillë keqbërës ka pasur në këtë kombi-nat?

Shoku Rita Marko - Punën për spas-trimin e elementëve të këqij, ata po e vazhdojnë. Ne aty pamë edhe njerëz, të cilët kishin gabuar, por me punën që ishte bërë i kanë kuptuar gabimet e tyre dhe po korrigjohen. Kështu, p.sh., ish-drejtori i këtij kombinati, i cili megjithëse rridhte nga origjinë punëtore, kishte gabuar. Në fillim ky nuk i kuptonte gabimet, por më

vonë i kuptoi dhe u ndreq.Shoku Mao Ce Dun - Prandaj ka rëndësi puna

ideologjike që duhet bërë me këta njerëz, që kanë bërë gabime… Ekzistojnë dy lloj kontradit-ktash. E para, kontradiktat midis armiqve dhe nesh, dhe e dyta kontradikta në gjirin e popul-lit. Prandaj gjatë revolucionit kulturor proletar, është bërë një punë e madhe dhe duhet thënë se ky revolucion ishte shumë më i vështirë sesa lufta që kemi bërë për çlirimin e vendit.

Shoku Adil Çarçan - Po, ata kanë fshehur origjinën e tyre dhe janë maskuar duke punuar në ndërmarrje të ndryshme si punëtorë.

Shoku Mao Ce Dun - Një portier, në një uzinë të qytetit Si An, kishte mundur të maskohej. Ky, në të kaluarën, gjatë kohës së Gomindanit, kishte qenë komandant garnizoni i po këtij qyteti, ndër-sa tani e zuri spastrimi. Ky, si portier, ka qën-druar gjatë 18 viteve të çlirimit dhe asnjë nuk e

dinte se qe i tillë. Në Shangai, p.sh., ka pasur el-ementë të tillë, si gomindanistë e kapitalistë, të cilët ishin futur në uzinat tona, në institucione, shkolla e gjetkë… Në Shangai është qendra e katërt e madhe vendit tonë. Në Shangai punë-torët e industrisë dhe të transportit përbëjnë 1 milionë e 200 mijë veta, këtu nuk përfshihen punonjësit që punojnë në sektorët e tjerë si p.sh në atë të artizanatit, në shërbimet social-kultu-rore, në tregti, dhe as pjesëtarë e familjeve të punëtorëve të sektorit të industrisë, por vetëm punëtorët efektivë në industri e transport. Pe-kini, ka 800 mijë punëtorë të tillë etj. Akoma nuk kemi bërë, në mënyrë rrënjësore, spastrimin e radhëve megjithëse kemi bërë disa herë spas-trime, por këto nuk kanë qenë të plota. Me rastin e festës së 1 tetorit, festës sonë kombëtare, në Pekin, kësaj radhe, ftuam përfaqësues vetëm nga klasa punëtore, nga të gjithë provincat dhe qytetet e Kinës, gjithsej 10000 veta, të cilët janë përfaqësues të klasës punëtore të një vendi. P.sh., nga 1 milion e 200 mijë punëtorë të industrisë së Shangait, ftuam vetëm 700 veta, ndërsa nga provincat e tjera sipas madhësisë, 500-100 veta, bile nga diabeti ftuam vetëm 20

punëtorë. Trazira më të shumta u shfaqën në kohën kur ishit juve, vjet në vendin tonë, d.m.th në shkurt- mars të vitit 1967. Konfuzioni ka qenë i madh, për arsye, se gjatë kësaj kohe janë zhvilluar shumë për-leshje, të cilat ne i quajmë “përleshje me armë”. Ne nuk jemi për një luftë të tillë, por jemi për luftën me penë dhe me fjalë, por ka edhe njerëz që janë për luftën me armë. Me fjalën luftë me armë, nënkupto-jmë rrëmujën dhe përleshjen. Në fakt, janë grumbulluar 1-2 milionë armë duke përf-shirë edhe pushkët, të cilat u janë marrë këtyre njerëzve. Kanë ekzistuar grupe të ndryshme dhe kanë luftuar kundër njëri-tjetrit. Ka bile edhe raste të tilla që në një familje pjesëtarët e saj janë 2 ose 3 grupe të ndryshme. P.sh babai përkrah njërin grup, nëna një grup tjetër dhe djali një grup tjetër. Por mjafton të nxirren në shesh njerëzit e këqij që të sigurohet paqja dhe themelohet Komiteti Revolucionar. Ju mund të thoni, se ky revolucion nuk është i nevojshëm, po unë them se është plotë-sisht i nevojshëm.

Shoku Rita Marko - Po është shumë i nevojshëm, sepse ky është një shoshitje e mirë, një shoshë që i nxjerr të gjithë njerëzit në shesh.

Shoku Mao Ce Dun - Po, ashtu është. Vetëm nga provinca Seçuan u mblodhën

VëLLAzëRimi ideOLOgjiK - mOdeLi i VetëShPëtimit të diKtAtURëS

si adaptoheshin udhëheqësit komunistë me revolucionin kinez

dhe porositë e mao ce dunit

Page 19: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

19• E hënë 25 shkurt 2013

»dossier

360 mijë copë armë, të cilat i kishte rrëmbyer ose ishin shpërndarë njerëzve të ndryshëm.

Shoku Beqir Balluku - Kaq njerëz të armato-sur do të ketë Shqipëria në një rast mobilizimi të përgjithshëm.

Shoqja Çian Çin - Provinca Se Çu An ka 70 mil-ionë banorë, d.m.th sa është e gjithë popullsia e Gjermanisë...”

Kjo bisedë e kësaj natyre është marrë me stenogram nga Aneta Vreto dhe përmban 32 faqe dhe mund të çuditesh nga ca metoda të përdorura për eliminimin apo spastrimin, siç e quanin njerëzit revolucionin kulturor të kundërshtarëve siç ishte metoda e famshme e quajtur, e reaktivit, së cilës, vështirë se mund t’i rezistoje. Me famë ishte në veçanti korpusi 38, i cili bashkë me kuadrot ushtarake të Pe-kinit e kryen me shumë dhunë këtë revolucion kulturor. Në veçanti, kjo bisedë midis aleatëve shqiptaro-kinezë të rangut të lartë u morën me gjithë partitë revolucionare marksiste-leniniste në botë, se si do të përgatisnin dhe udhëhiqnin për të kryer revolucionin botëror. Udhëheqësit shqiptarë ishin shumë entuziastë dhe solidarë me maocedunidenë. Ky fjalim ka mbetur i pap-ublikuar deri më sot.

Mbas këtyre takimeve dhe vizitave të mëdha e miqësore, erdhën me duar plot, pothuajse të gjithë delegacionet shqiptare. Duke iu referuar dokumenteve protokollare, vetëm për ushtrinë mund të kuptojmë fare mirë, se çfarë përfitimi kolosal në vitet ’67-’70, kemi pasur. Në doku-mentin me titull “Rakordim financiar mbi ndih-mën ushtarake pa shpërblim të dhënë nga ana e RPK-së qeverisë së RPSH-së në vitin 1967”, e firmosur prej përfaqësuesit të ministrisë Mbro-jtjes Popullore Avni Hakani dhe përfaqësuesit të ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, shkruhet kështu: “Duke u udhëhequr nga fryma: Pavarë-sisht nga çfarëdo që të ndodhë në botë, dy par-titë dhe popujt tanë me siguri do të qëndrojnë së bashku, do të luftojnë së bashku dhe do të fitojnë së bashku, duke u nisur nga parimi inter-nacionalist i ndihmës dhe përkrahjes reciproke për zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të interesit midis dy vendeve, dy partive dhe dy ushtrive, për forcimin e fuqisë së mbrojtjes kom-bëtare të Shqipërisë, për shkatërrimin e kërcëni-meve dhe agresionit nga ana e imperializmit dhe revizionizmit, sipas kërkesës së RPSH, RPK u ra dakord në “Protokollin” e nënshkruar më datën 25 dhjetor 1967, që të kryejë tri vjet para afatit detyrën e caktuar në “kontratën mbi ndihmën pa shpërblim me armatim dhe pajisje ushtarake që RPK i jep RPSH-së gjatë viteve 1967-1971, të nënshkruar nga të dy palët më datën 4 të

shkurtit të vitit 1967 në Pekin. Duke u bazuar në objektet e caktuara në protokoll, shpenzimet e materialeve për armatimin e pajisjen ushta-rake të dorëzuar RPSH-së nga ana e RPK-së në vitin 1967 (sasia e përgjithshme dërguar) dhe shpenzimet për riparimin e nëndetëseve dhe për transportimin, duke u korrigjuar nga të dy palët pa gabim, llogariten me monedhë kineze 84. 035.226, 30 juanë. Ndër të tjera: Vlera e materialeve për armatim dhe pajisjeve ushta-rake llogaritën sipas çmimeve kineze 79. 890. 539, 91 juan. Vlera e shpenzimeve për riparimin e nëndetëseve të “Brigadës NO.40” e llogaritur sipas pagimeve reale është 144.951,69 juanë. Vlera e shpenzimeve për ambalazhim e trans-portimin brenda kufijve të Kinës, e llogaritur sipas pagimeve reale, plus vlera e gjysmës së shpenzimeve për transportimin nga Porti Ki-nez në Portin shqiptar që mban pala kineze, përbëjnë 3.999.734.70 juan. Objektet krye-

sore të llogaritjes së sipër përmendur paraqiten në listën e bashkangjitur. Kjo listë është pjesë përbërëse e këtij dokumenti. Rakordimi finan-ciar nënshkruhet në datën 30 dhjetor 1968. Ka gjithsej dy kopje. Çdo kopje e shkruar në gjuhën kineze dhe në gjuhën shqipe. Që të dy kopjet kanë të njëjtin efekt”.

Në dokumentin e llogaritjes së financës mbi ndihmën ushtarake të dhënë falas qeverisë së RPSH-së nga qeveria e RPK-së në vitin 1968 shkruhet: “Në bazë të protokollit të qeverisë së RPK-së dhe qeverisë së RPSH-së mbi ndihmën e dhënë falas qeverisë së Shqipërisë nga qeveria e Kinës për materialet dhe pajisjet ushtarake gjatë viteve 1967-1971, të objekteve të caktuara në letër sëmbimi dërguar qeverisë së Shqipërisë nga qeveria e Kinës më 15 dhjetor 1969 dhe ma-terialeve, pajisjeve ushtarake etj., për nevojën e prodhimit ushtarak të objektit 65 (uzinës e mu-nicionit të armëve të lehta) të dorëzuar qeverisë

shqiptare nga qeveria kineze në vitin 1968, pasi u kontrollua nga të dy palët, llogaritja doli në rregull. Shuma e përgjithshme e llogaritjes, sipas monedhës kineze është 272587415 juanë 3 Gjio 3 Fen. Shpenzimet për materiale prodhim ushtarak “të objektit 65” janë 236 0748 juanë 2 Gjio; shpenzimet për riparimin e nëndetëseve të “objektit 40” (sipas harxhimeve reale janë 217 74 30 juanë 9 Gjio 7 Fen; shpenzimet për paketimin, transportimin etj., brenda territorit ki-nez dhe shpenzimet nga porti kinez deri në por-tin shqiptar, që mban përgjegjësinë pala kineze, janë 128 766 68 juanë 7 Gjio; synimet e hollë-sishme të llogaritjes së mësipërme janë shkruar në listën e bashkëngjitur. Kjo listë e bahkëngji-tur është pjesë përbërëse e këtij dokumenti. Ky dokument është nënshkruar më 29.12 1969 në Pekin, ka dy ekzemplarë, secili është shkruar në gjuhën kineze e shqipe. Të dy ekzemplarët kanë fuqi të barabartë. Në dokumentin që Ambasada ë RPSH, Pekin me numër 41 prot. sekret, dër-guar ministrisë së Mbrojtjes Popullore më 28.12 1968, atasheu ushtarak Avni Hakani, dërgon do-kumentet e materialeve që janë nisur për në Sh-qipëri të objekteve NN 50, 50-7, 65, 4020 dhe 4021, ndërsa ambasadori RPSHsë në RP të Ki-nës, shoku Vasil Nathanaili, zv.ministri i Tregtisë së Jashtme të RPK-së Li Çiani shkruan se: “Anijet e ndërmarrjet e transportit oqeanik të Kinës, Çian, më 5.11.1966, Jau Hau 5.1 1968 Ymen më 14.2.1968 dhe Ji Li Nin më 9.5.1965 kanë ngarkuar në Portin Xhian Çian pajisje e materi-ale të ndihmës ushtarake për Shqipërinë gjith-sej 19 122, 578 ton, për të cilat duhen paguar gjithsej 457 2921 sterlina 17 shilinga dhe 4 pens. Në bazë të marrëveshjes së të dy palëve që për transportin e pajisjeve, armatimeve dhe materialeve ushtarake që i jep ndihmë qeveria e RPK-s së qeverisë së RPSH-së, të dy palët duhet të paguajnë nga 50% të shumës të shpenzi-meve të transportit, prandaj palës shqiptare i takon të paguajë 114 322 stërvina 19 shilinga e 6 pens që janë baras me 537 271 30 juan. Bashkangjitur ju dërgojmë dokumentet e këtyre anijeve. Veç kësaj anija e Sinofraktit Çimena më 29.6.1968 nga porti i Tiençinit transportoi pajisje e materiale të ndihmës ushtarake për Shqipërinë gjithsej 18 mijë ton për të cilat u pa-guan 1.398 sterlina, 16 shilinga dhe 11 pens, po sipas marrëveshjes të të dy palëve, pala shqip-tare duhet të paguajë 6984 stërvina 13 shilinga dhe 5 pens. Po ju dërgojmë dhe dokumentet e kësaj anijeje. Ju lutem që dokumentet e këtyre 5 anijeve t’ua transmetoni institucioneve për-katëse dhe shpenzimet e transportit për të cilat flitet më sipër, lutemi ti dërgohen Ndërmarrjes së Përgjithshme të Fraktimit të anijeve të Kinës në Pekin. Me nderime revolucionare. Li Çian”.

Të kësaj natyre janë të gjitha praktikat e ndihmës të dhënë falas nga RPK për RPSH. Të tilla janë: AQU, fondi i sekretariatit dosja 105 vitit 1969 me titull “Mbi kërkesën e pjesëve të këmbimit nga RPK, të cilat paraqesin lista të detajuara, kërkesa nga të gjithë drejtoritë e ministrisë së Mbrojtjes për ministrin Beqir Bal-luku dhe Kinës” për çdo material ushtarak që nevojitet. Dokumentacionin e këtij fondi, dosja 144 1169, saktëson në detaje zërat konkrete të të gjithë armatimit kinez për Shqipërinë, të cilat janë marramendëse, duke filluar që nga aeroplanë, nëndetëse, katera silurues, raketa e deri tek pajisjet sportive të ushtrisë. Janë me qindra mijëra zëra, të cilat janë dhënë falas, por që në fillim të viteve 1971 fillojnë të ndërpriten, sepse shqiptarët “kokëfortë”po prisheshin edhe me Kinën. Në vitet 1981 bëhen botime për tu mbrojtur nga Kina duke njohur tashmë devi-jimin e vijës marksiste-leniniste kineze. Kështu p.sh, është relacioni me 24 faqe që Mehmet By-lykbashi dërgon nga Pekini më 20 prill 1922 me titull “Disa probleme mbi ushtrinë kineze”. Ndër-sa në dokumentin me numër 1874, Drejtoria I e Ministrisë së Punëve të Jashtme, zv.ministri përkatës Muhamet Kapllani i dërgon ministrisë së Mbrojtjes më 8 gusht 1984 informacionin me titull “Mbi reformat në ushtrinë kineze dhe reali-zimin e tyre në jetë”. Gjithsej 10 faqe të firmo-sura nga ambasada jonë në Pekin, Roland Bimo.

Përfundimisht ndihmat e Kinës ishin aq mad-hore sa kur mbaruan ato në fund të viteve ‘89, nuk kishte mbetur asnjë rezervë për të përfaqësuar atë megalomani të ushtrisë shqiptare. Bile është qesharake që Mehmet Shehu në diskutimin e tij të bërë më kuadrot kryesore të ushtrisë më 15.6.1973 e pohon këtë vakum me fjalën e tij me kuadrot kryesore të ushtrisë. Ndërsa Uzina Trak-tori nuk arriti të prodhojë traktorë në seri, sepse u ndërprenë ndihmat nga Kina në vitin 1971.

Page 20: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

20 E hënë 25 shkurt 2013 •

« Librari“i humburi” i Kongolit në spanjisht“Bolero në vilën e pleqve”, së shpejti në frëngjisht

Ka dolë në qarkullim, në Spanjë, romani “I humburi” i shkrimtarit Fatos Kongoli. Pas romaneve “Lëkura e qenit”, “Jetë në një kuti shkrepësesh” dhe “Bolero në vilën e pleqve”, ky është libri i katërt radhazi i këtij autori në harkun kohor të katër vjetëve, publikuar nga e njëjta shtëpi botuese “Siruela”, në Madrid. “I humburi” është përkthyer në gjuhën spanjolle nga përkthyesi i mirënjohur, i ndjeri Ramon Sançes dhe bashkëshortja e tij Maria Roces, e cila i është përkushtuar me të njëjtin pasion përkthimeve nga gjuha shqipe. Qysh para se të vihej në qarkullim, ky libër, i vlerësuar si një nga veprat më të mira të autorit brenda dhe jashtë vendit, pati jehonë në shtypin spanjoll. Një nga gazetat më të mëdha në Spanjë, “El Pais”, në një paraqitje për botimet e vitit 2013, e rendiste romanin “I humburi” të Kongolit ndër veprat e përkthyera më të re-komanduara për t’u lexuar gjatë këtij viti. Vitin e kaluar, me rastin e botimit të romanit “Bolero në vilën e pleqve”, i cili pati një pritje mjaft të mirë në shtypin spanjoll, me jehonë në disa gazeta dhe revista, në një shkrim në faqet e revistës “Revista de letras”, Kongoli cilësohej si “një nga shkrimtarët e sotëm më të mirë evropianë”. E njëjta shtëpi botuese “Siruela”, vitin e ar-dhshëm do të botojë romanin “Ëndrra e Damokleut” të Kon-golit, tashmë i përkthyer nga znj. Maria Roces. Ndërkohë, së shpejti në Francë do të dalë edhe romani “Bolero në vilën e pleqve”, përkthyer në gjuhën frënge nga përkthyesi i mirën-johur Edmond Tupja. Ky libër, i teti në vargun e romaneve të Kongolit, të botuar nga e njëjta shtëpi botuese “Rivages” në Paris, tashmë ndodhet në proces shtypi.

KRISTO FRASHËRI

Mbi historinë e Ballit KombëtarVështrim kritik

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Evropës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konfer-encën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qe-veritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifash-ist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes. Përkundrazi, qeveritë që u rreshtuan përkrah bllokut hitlerian u thirrën në Konferencën e Paqes për të dhënë llogari për veprimtarinë e tyre armiqësore. Ndryshe nga qeveritë e Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, Finlandës - qeveria kuislinge e Tiranës shpëtoi pa dhënë llogari në Konferencën e Paqes falë pjesëmarrjes së Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar në Luftën e Dytë Botërore përkrah Koalicionit të Madh Antifash-ist. Dëshmi është fakti se në Konferencën e Paqes, në bankën e fitimtarëve u thirr qeveria shqiptare e kryesuar nga komu-nisti Enver Hoxha. Përkundrazi, as qeveria kuislinge e Tiranës, as ish mbreti Zog, i cili pretendonte se përfaqësonte Legalite-tin e përmbysur nga okupatorët fashistë, as Mit’hat Frashëri, kryetari i Ballit Kombëtar, të cilin ballistët e trumbetonin si flamurtarin e madh të pavarësisë dhe të demokracisë shqip-tare - nuk u ftuan qoftë edhe si dëshmitarë në Konferencën e Paqes. Kjo për arsye se me qëndrimin e mbrapshtë që të tre këta faktorë politikë shqiptarë mbajtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndihmuan jo parimet e Kampit të Madh Antifashist, por veprimet ushtarake të bllokut agressor hitlerian.

historia e Zvicrës në shqipVetëm pak ditë më parë, kolanës së botimeve historike, me

titull ‘Historia e popujve dhe e shteteve’, i është shtuar një tjetër libër. Pas botimeve “Lindja e Europës”, “Historia e Italisë”, “Historia e Francës”, “Historia e Spanjës” dhe “Historia e krishterimit” vjen historia e pasur e një tjetër vendi europian - Historia e Zvicrës. Shkruar nga Thomas Maissen, historiani i njohur zviceran dhe profesori i Universitetit Ruprecht-Karl të Heidelbergut, dhe nën përkthimin mjeshtëror të Genc Lafes, ky tekst kompakt i Histor-isë së Zvicrës sjell paraqitjen e re të përgjithshme të pritur prej kohësh. Bazuar në përfundimet më të reja kërkimore, me një gjuhë të kuptueshme dhe stil të rrjedhshëm, libri jep një tablo të plotë të Konfederatës Zvicerane, që në rrënjët e veta historike.

ELISABETH BORCHERSTë krijosh të pamundurën

RicaRda HUcHWo hast du all die Schönheit hergenommen

Wo hast du all die Schönheit hergenommen,Du Liebesangesicht, du Wohlgestalt!Um dich ist alle Welt zu kurz gekommen.Weil du die Jugend hast, wird alles alt,Weil du das Leben hast, muß alles sterben,Weil du die Kraft hast, ist die Welt kein Hort,Weil du vollkommen bist, ist sie ein Scherben,Weil du der Himmel bist, gibts keinen dort!

RicaRda HUcHKush ta fali bukurinë!

Kush ta fali bukurinë,Fytyrë e dashur, formë plot hijeshi!Gjithë bota rreth teje bart mangësinë.Ti ke rininë, ndaj gjithçka bëhet gri,Ti ke jetën, gjithçka duhet të vdesë,Ke fuqinë, ndaj bota nuk është strehëJe e përkryer, dhe bota veç një pendesëSe ti je qielli, tjetër s’mund të ketë atje.

Përktheu nga gjermanishtja Arjana Kadiu

ricarda Huch u lind në 1864-ën. Në vitin 1907, kur ajo ishte në atë kohë

43 vjeç - u publikuan “Poezitë e reja” të saj, të cilat në vitin 1913 u ribotuan me titullin “Poezi dashurie” - si vëllimi i 22 - të i bibliotekës - Ishulli. Gjashtëdhjetë poezi; shumë poezi për shumë dashuri. Ç’është e vërteta vëllimi nuk përmban një epilog, që ai brez dhe brezat e ardhshëm të mund të zbulonin. Për shem-bull, sa vjeç ishte poetja, kur krijimtaria e saj shpërtheu kë-sisoj, për sa kohë zgjati vala e krijimtarisë, si dhe nëse ishte gjithmonë i njëjti, ai për të ci-lin ne, ishim gati të besonim të gjitha përvojat pavarësisht nga diçka. Në të vërtete kureshtja e lartpërmendur është pa peshë. Ndoshta kërkimet do të kishin sukses, në fund të fundit. Megjithatë, poezia jonë na jep mjaftueshëm mundësi.

Është më modernja nga të gjitha, me një modernizëm të tillë, sa ne nuk do të kishim asgjë për të kundërshtuar, do të dilte në gazetë si një festim dashurie e kohës. Në një peri-udhë kur autorja punonte ende me frymë që lëshonte zjarr, duke shkruar mbi dashurinë, në këtë poezi gjuha si të themi dobësohet, e rrethuar nga zotër dhe demonë, për të pasqyruar vetveten, me forcën e ndërthurjes së thjeshtë. Çfarë përcjell një idhull, një perëndi greke, një i përkëdhe-lur i fatit, i ndodhur përkundrejt fytyrës së dashur. Gjepurat e kota që thonë se nga vështrimi i fytyrës së të dashurit druhen dhe largohen prapa skenës nuk duhen besuar.

Ricarda Huch nuk mund të ketë qenë krejt e re kur shkroi poezi. Sipas mendimit të rinisë, një i ri nuk është i përshtat-shëm për poezinë në vijim. Për pasion që të zë frymën, as që bëhet fjalë. Këtu shihet me përvojën e atij që takon bukurinë, rininë dhe forcën jo për herë të parë. Këtu objekti i mrekullisë provon një vlerësim objektiv - nga larg, nga rritja e vlerave të kësaj arritjeje të pa-mundur. Nga ngjitje në ngjitje, deri tek e fundit, dhe pa e ngri-tur zërin, përkundrazi, përsëri për çudinë që bëhet gjithmonë e më e madhe, duket sikur zëri bëhet më i qetë.

Kush e kupton, se çfarë ha-mendësohet këtu, atij i jepet çdo mundësi, që të jetë i dësh-përuar.

Të parrezikshëm akoma janë dy rreshtat e parë në shqetësimin e tyre ledhatues, paksa të çuditshëm. Hapi tjetër bëhet më i guximshëm. Fytyra e dashur vihet mbi të gjithë botën. Në mes të bukurive ajo del në krye, ose bukuria zapto-het kaq shumë nga ajo, saqë pjesa tjetër e botës mbetet prapa e varfër dhe e mjeruar.

Jo vetëm bukuria, por edhe dhe rinia i jepet asj, vetem asaj, dhe gjithë pjesës tjetër të botës i mohohet. Jo vetëm bukuria dhe rinia, por edhe jeta; dhe gjithçka tjetër duhet të vdesë. Pra, atje dhe vetem atje, mbidhet, fuqia; ajo që

mbetet është një vend ku nuk ia vlen më të banosh.

Meqenëse e gjithë për-sosmëria është përqëndruar në një ekzistencë të vetme, grumbulluar dhe formëzuar në të, bota shkatërrohet (të men-dosh vetëm: të gjithë konti-nentet dhe malet, oqeanet dhe shtetet). Dhe më në fund hapi i fundit i pamundur i njerëzve, guximi i fundit i marrë prej tyre: heqja dorë nga të gjithë jetëdhënësit (si dielli, hëna dhe yjet, për të heshtur para asaj çka është në majë);

Se ti je qielli, tjetër s’mund të ketë atje.

Një proces mizor. Deri në shkatërrimin e ylberit të mrekullueshëm, i cili nuk mund të copëtohet. Për çfarë u vlen pasanikëve bukuria dhe rinia krahasuar me ngritjen, që ndodh atje lart, ku vërtet përje-tohet; dhe jo atje ku ajo merret me mend. Ajo çfarë merret me mend, përse është e dobishme vallë! Ajo e cila thotë këtë, ka arritur të pamundurën.

Page 21: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

21• E hënë 25 shkurt 2013

»Librari

SENADIN MUSABEGOVICHitchcock

Në shtëpinë e madhe të fshatit dëgjova zhurmëne makinës tënde, fërkimin e gomave qëkalonin mbi gurët e mprehtë të rrugicës së humburU tremba,m’u bë sikur dëgjova një zhurmë tjetër,ndoshta përplasjen e zogut teksa puplati ngatërrohen me degët,në ata sy të kaftë humbet peizazhi;ndoshta lëvizja e putrave të maces mes gjetheshqë teksa gjuan në heshtjenxjerr thonjtë jashtë,ose ndoshta zhurmën e asgjëje dëgjova.Me makinën që nuk ekzistonte,vazhdove të më afrohesh,kalove pranë dritareve,dhe i bëre të dridhen,i tunde perdet e rrëmujshme mbi të cilat xhuxhmaxhuxhetverdhacukë të pluhurit kanë filluar të hedhin valle,duke u sjellë rrotull në ajëre duke u puthur.Me këpucën e kuqe,që nuk kishte formën e këmbës satedole nga makina dhe preke asfaltinme rrëmbim.Teksa afroheshe drejt shtëpisëgjithçka ngushtohej.U ngjite përmes shkallëve të gurtaMe zhurmën e një somnambule.Kur preke dorezën e hekurttë dhomës sime,flaka në oxhaku shkëlqeu.Macja e zezë u shtriq nën vezullimete qimeve të saj.Vijat mbi poltron u larguan,gëlltitën njëra-tjetrënu varën mbi mua dhe më zunë frymënsi gjarpërinj.Fytyrat në pikturat e vajitkërcëllonin, gulçonin.Dhe unë pata frikëse s’do më thoje një fjalë të ëmbël,se do ia zbehje flakën zjarrit.

MjaullimaNjë mace plakë vdes në dhomën ngjitur.Mbi të u përkuledhe the e ngratai ledhatove qimen,që i është rralluarnën brinjët e rreshkura.Në qoshen e errët të dhomës,dha frymëne fundit,u skërmit ndaj nesh,i nxoridhe

i mblodhi sërisht thonjtë.Po atë mbrëmje teksa fjetëm bashkë,ti fole mbështjellë në krahët e mithe se të merrej frymamë gërrvishe me thonj,fryma t’u përplas pas brinjëveku hapësirat ndërlidheshin me lëkurën e vijëzuar.Ditën tjetërmacen plakë e varrosënnë kopështinpranë portës.Pasi hëngrëm mëngjes bëmë dashuri.Kotelja e zezë e maces kërceu mbi nena përkëdheli me qimet e saj,dhe u shdrodh si ijet e tua.Xheloze,ti i gërthite fortdhe e shtyve tej me gishtat e këmbës.Unë qesha dhe më zuri gjumi menjëherë.Ëndërrova sikur isha shtrirë pranë portës së kopështitdhe rropullitë e mia rrëshkisnin përgjatë luginës.Majat e gishtrinjve të këmbëve ishin zhvoshkur si dyplepalakuriq.Mëlçia iu përul kërcellit të një zambaku dëbore.Sytë mugullonin në dy gëmusha të vetmuara, ku shihninvetëm njëri-tjetrin.Dhëmbët binin mbi një gur të mprehtë që do t’i kishteçarë këmbët e tua.Qimet e maces dukeshin si të rëna nga vetullatsi flokët e porsaprerëtë tim birinë mitrën tënde.Sapo hapa sytë, më quajte të ngathët.Përplase dyert.Diçka e zymtë më sëmbontedikunë gjoks.Në muzgerrësira kishte pushtuar cepat e dhomësaty ku vetmiasi një mace e zezëstrukej.

Në cep të qerpikut Teksa ti fleshohpluhurin të të bjerë mbi qerpikë.Dikur me ato i masjedistancat e trupit tim.Tani në pulitjet e tyre dalloj lëvizjete tua në ëndërr.Frymëmarrja në gjoksin tënd ndryshon sipas gjërave.Në fillim i afrohet, i sillet përqarksi mace siameze që gërrhetnë ëndrrën tënde.Më pas kalon mes tyre si një klithmë qëndalon mbi trupin tëndnë ëndrrën tënde.Tërhiqet papritmas si një dorë mashkulloreqë të gjymtonnë ëndrrën tënde.Shpërhapemnë grimca pluhurime të cilat bie mbi qerpikët e tuduke shndërruar këtu,në cep të syrit tëndimazhin e botësnë ëndrrën tënde.

Mbishkrimi prej rëre në vesh Gishtrinjtë e muzgutndërthuren në flokët e tuMë prekin sytëNga lot të rëndëRrëshkasinTeksa bien vërsulen në kraharorin tëndnë majat e qimeve të tua nën sqetulle mbi togjithë botavizatuar si në pasqyrë të vogël,më fort se në një shpërthimshkatërrohet.Poshtë neshdetinë thellësinë e tijgjithë kaltërsia e pasioni timshuhetdhenën këmbët tonapërhumbenpsherëtimat e tij të funditvalët rrëzëllitëse.- FrikacakU rrotullova.Eci përgjatë kopshtijeve

këmbët më dalin prej shapkave të rrëshqitshme.eshtrat më kërcasinnuk janë në vete.Hëna,në vend të vështrimit tëndpërmes lëkurës transparentendriçonte.Mendova,atëherënë varrkur dheu i zi të më futetmes dhëmbëve,vetëm atëherë do të duket skuqja e puthjeveqë kam lënë në qafën tënde.Kur boshllëku i zi të zërë vend në kafkën timevetëm atëherë vetmia e mendimit timdo të të krijojë.Kur syri im të shndërrohet në pluhurvetëm atëherëdo të shfaqet gjurmae imazhit tënd që lëvizte fshehurazinë cep të bebëzave të mia.Vetëm atëherëpasioni im për tyqë më kacopëtuardo të jetë i vërtetë.Kur rëratë futet në vrimat e veshëve të mi,vetëm atëherë do të ndjehetfrymëmarrja e frikës sate që tek unësi një embrion në mitërshungullonte.

Aroma e pyllit në letër Mbrëmë,pashë në ëndërrsikur me vështriminlart në tavan,shtrirë mbi divanin e kaftëdhe me bërë buzët mavi,tharë si një i vdekur,fjalën tënde e përdorja si në lutje.Pranë meje dergjej sozia ime,gjallëdhe me laps të kuq të shkruante një letër.Letra e bardhë rrudhosej si lëkura joteqë nën buzëte mia,si nën dy teheklithte.Nën majën e lapsit gjithçka thërrmohej në pikëza të bardha,si rrahjet e zemrës sate,që nën gishtat e miqetësoheshin.Bardhësia e letrës na bëri për vete,siç vështrimi yt i kaltërhorizontin e detit bashkon.Forca e lapsit të drunjtë,që kundërmonte aromë pylli,përshkonte letrën e bardhësi një gjymtyrë,që duke vjedhur imazhin timpërmes djersës,gjen strehë tek tidhe porsi soziatharë mbi divanmë shqyen lëkurën,teksa qafën ma përshkon me vështrim.Kur u zgjovagjithçka kishte ngrirënë temperaturën - 20°.Akulli vërsulej drejt vaskës së banjës në formën e trupitnjerëzor;tek enët e mëdha,dorezat e së cilave janë mveshur prej duarve të lyrosura;tek dushi, i cili para luftës punonte rrjedhshëm,në gjakun tim të ngrirë që,mbi divanin e kaftëështë kthyer drejt teje.Babai pranë meje,gjallë,i shkruante nënësse nuk do të shihen më.Lapsi i kuq u shpërbë nënvështrimin e bardhë mëmësor të letrës,në të cilën e gjithë vuajtja, shtypurme gërma të zeza dhe të spërdredhura,të ndërprera dhe të copëtuara,si një libër i pafund, që përballë sajshtillet,teksa veç me lutjen,larg prej lëndinave të gjelbërta të ëndrrës së shprishur,thërret.

Përktheu: silvana Leka

Page 22: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

22 E hënë 25 shkurt 2013 •

«zodiak

horoskopijavordashi

Jeta juaj në çift do përballet me disa probleme gjate kësaj jave. Mundohuni të mos bini në dësh-përim dhe të dorëzoheni. Gjithçka mund të kalojë shpejt nëse e ruani komunikimin në çift. Beqarët do jenë sharmantë dhe do kenë fat me shumicë në dashuri. Mund të bëni zgjedhjen që dëshironi. Në planin financiar më në fund do arrini t’i kaloni vështirësitë dhe të shpenzoni paksa më tepër. Shëndeti do jetë i mirë në përgjithësi, por duhet të tregoheni shumë të matur me ushqimin që do kon-sumoni. Në punë do jeni plot forcë dhe energji. Pak nga pak do arrini majën e suksesit dhe do ndiheni si mbi re. Jeta familjare do ketë prioritet të madh.

demiPeriudhë e kënaqshme për të dashuruarit. Do

përjetoni emocione të veçanta dhe mund të bëni çmenduri të vogla në çift. Nga mesi i javës përgati-tuni për një surprizë të madhe. Beqarët, të secilit seks qofshin, do kenë takime pa fund. Disa mund të krijojnë edhe një lidhje serioze. Në planin finan-ciar situata do jetë mjaft delikate. Mos u tregoni të pamatur dhe të bëni shpenzime stratosferike sepse do keni tronditje të mëdha dhe nuk do dini çfarë të bëni. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Merrni masat e nevojshme sa më shpejt që të mundni. Me ndihmën e Jupiterit do hidhni hapa shumë përpara në punë. Mund të filloni një projekt të rëndësishëm dhe fitimprurës. Në familje do jetë një jave e qetë dhe pa probleme.

BinjakëtEdhe pse mund të keni ndonjë debat të vogël

në jetën në çift gjatë kësaj dite, mos i dramatizo-ni gjërat. Me pak kurajë dhe durim mund të arrini ta qetësoni situatën. Beqarët do kenë mundësi për të krijuar një lidhje, por do kenë frikë dhe druajtje të tentojnë. Në planin financiar do ka-loni një periudhë pa probleme dhe ankth. Do keni mundësi të blini edhe disa gjëra të vogla që iu kanë mbetur fiksim prej kohësh. Shëndeti do jetë paksa delikat. Mund të keni probleme me frymëmarrjen prandaj kujdesuni dhe mbrohuni nga të ftohtit. Në punë do merrni iniciativa dhe do afroheni shumë pranë objektivit final. Mar-rëdhënia me familjarët do jetë harmonike.

gaforrjaMundohuni të mos e konsideroni si një hero

partnerin tuaj gjatë kësaj jave sepse në fakt ai do iu zhgënjejë shumë shpejt. Jeta nuk është as tel-enovelë dhe ngjarjet në përditshmëri nuk rrjedhin si në një roman me fund të lumtur. Dashuriçkat e beqarëve do jenë premtuese. Shfrytëzojeni çdo mundësi që do iu jepet. Intuita do ju ndihmojë të bëni lëvizjet e duhura në planin financiar. Situata do jetë e mirë. Shëndeti mund të ketë përmirësime nëse ushqeheni mirë dhe merreni me pak sport. Hëna do jetë aleatja juaj më e mirë në jetën profesionale. Dëgjojini me kujdes ato që do ju thonë shefat që të mos gaboni. Jeta famil-jare do jetë më e mirë sesa e mendonit.

luaniÇështjet e dashurisë nuk do shkojnë dhe aq

mirë gjatë kësaj jave. Nuk do i kushtoni vëmend-jen e duhur personit që keni në krah dhe ai mund të shohë dike tjetër. Bëni kujdes edhe me xheloz-inë! Beqarët do pëlqejnë shumë dikë më të madh në moshë sepse do ju duket si më i sigurt dhe i pjekur. Merrini gjërat shtruar. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos rrezikoni shumë. Nuk është koha e duhur për investime të jashtëzakon-shme. Shëndeti do jetë i paqëndrueshëm. Mbro-huni nga viroza e stinës, pini sa më shumë çaj dhe qëndroni nëpër ambiente të ngrohta. Në punë do jeni më të qartë dhe më të kthjellët për ato që dëshironi të arrini. Familja shumë mirë.

VirgjëreshaJeta në çift do influencohet pozitivisht

nga planetët gjatë kësaj jave. Jo vetëm që do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet, por do tre-goheni tolerantë dhe të kuptueshëm me part-nerin. Beqarët do vazhdojnë te kenë të njëjtin status edhe pse takimet nuk do mungojnë. Në planin financiar do keni fat dhe do arrini të kryeni transaksionet e duhura. Gjendja shënde-tësore nuk do jetë e keqe, megjithatë lodhja do bëjë të veten. Flini mjaftueshëm dhe bëni pak yoga nëse mundeni. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer. Do arrini gjithçka që kishit planifikuar dhe dëshiruar prej kohësh. Bravo për këmbën-guljen! Në familje do mbizotërojë qetësia.

peshorjaGjate kësaj jave do keni mundësi t’ia dësh-

moni njëherë e mire dashurinë dhe përkujdesjen atij që keni në krah. Priten ditë të bukura dhe të mbushura me gëzim. Beqarët do kenë flirtime të shumta, por asgjë më tepër sesa kaq. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa kërkuar shumë. Në planin fi-nanciar ambienti do jetë më i qetë. Saturni do jetë në anën tuaj dhe do iu ndihmojë të kryeni hapat e duhura. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Jo vetëm që lodhja do japë pasojat e veta, por disa mund të marrin edhe ndonjë lloj infeksioni. Muskujt gjithashtu do ju dhembin gjithë kohës. Në punë do merrni një lajm të rëndësishëm të cilin e keni pritur prej kohësh. Familja pa probleme.

akrepiGjatë kësaj javë, marrëdhënia juaj me part-

nerin do përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni për të kërkuar falje, por edhe për te diskutuar për tema delikate. Beqarët do kenë vështirësi ta gjejnë personin e përshtatshëm. Me miqtë do bënit mirë të mos mendonit diçka më tepër. Fi-nancat do jenë delikatë. Merrni kurajën të përbal-leni sa më shpejt me problemet. Shëndeti nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Nëse keni probleme me qarkullimin e gjakut apo variçet, konsumoni sa më shumë portokaj. Nëse keni bërë plane në punë mendoni t’i realizoni një nga një sepse pe-riudha do jetë e përshtatshme. Marrëdhënia me familjaret do jetë më e mirë sesa e mendonit.

shigjetariPartneri do bëjë gjithçka që t’ua plotësojë

dëshirat gjatë kësaj dite, por ju nuk duhet të përfitoni nga kjo dhe të kërkoni gjithmonë e më tepër. Për beqarët nuk është momenti i duhur për të nisur histori dashurie. Mundësitë do ekzistojnë, por do vuanit shumë më pas. Për të qenë më të qetë në planin financiar shlyeni borxhet dhe paguani faturat e muajit. Shëndeti do jetë i mirë. Vazhdoni të njëjtën dietë ushqi-more dhe bëni pak më tepër aktivitet fizik. Nga i ftohti duhet të ruheni sa më tepër. Në punë do hidhni hapa titaneske vetëm e vetëm për të arritur objektivat. Do ia dilni mbanë me sukses. Familja do ketë disa probleme të vogla.

BricjapiKjo javë do jetë e mrekullueshme për të

dashuruarit. Shpeshherë do ju duket sikur jeni në ëndërr dhe nuk do dëshironi të zgjoheni. Be-qarët do njihen me persona të shumtë, por afër duhet të mbajnë vetëm atë qe iu përshtatet më tepër. Financat do jenë delikate. Shmangni sa më shumë investimet e mëdha. Rezistenca fizike do jetë më mirë se një javë më parë, megjithatë do keni pak kollë dhe hundë. Pini gjëra të ngrohta dhe mos qëndroni nëpër ambiente të ftohta. Në punë do iu përgëzojnë për ato që keni arritur deri më sot dhe kjo do iu shtyjë të vazhdoni më tej. Pritet një javë e suksesshme. Familja do ju bëjë të ndiheni më mirë dhe më të lumtur.

ujoriGjithçka do shkojë më së miri këtë javë në

jetën tuaj në çift. Do këtë darka romantike dhe pasion të pashtershëm. Disa mund të mendo-jnë edhe për një fejesë. Takimet për beqarët do jenë të shumta dhe mundësitë për lidhje serioze gjithashtu. Ka shumë gjasa të ndryshoni status. Financat duan një menaxhim më të mirë dhe më tepër seriozitet. Shëndeti nuk do përbëjë as problemin më të vogël. Vazhdoni të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme me merrni vitamina sa të mundni. Në punë do iu buzëqeshë fati. Di-kush do ju bëjë një propozim të rëndësishëm i cili mund t’ua ndryshojë përgjithmonë rrjedhën e gjërave. Me familjarët do keni debate.

peshqitJeta në çift nuk do ketë tronditje të mëdha

gjatë kësaj jave. Venusi do ju ndihmoje ta për-forconi bashkëpunimin dhe të kaloni momente të këndshme me atë që keni në krah. Beqarët do kenë takime pa fund, por pa asnjë të ardhme. Nuk do e gjeni këtë jave personin e duhur. Financat nuk do jenë ashtu si duhet, por nuk duhet të men-doni vetëm gjëra të këqija dhe ta lëshoni veten. Shëndeti mund të përballet me të papritura. Disa mund të kenë ënjtje këmbësh dhe do ndihen shumë të fryrë. Në punë do jenë plot energji dhe do e keni më të lehtë të arrini atje ku dëshironi. Të gjitha përpjekjet që keni bërë do japin frytet e veta. Në familje nuk do ndodhë asgjë e veçantë.

Page 23: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

23• E hënë 25 shkurt 2013

»sPOrt

s t a f f

kryeredaktorBrahiM ShiMa

zv/kryeredaktor: arMand Maho

Mariglen Mulla

politika: oli Xhilaga ekonomia: Brikena derviShaj sociale: ervin koçi rrethet: Blerina Spaho kronika: Mariglen Mulla kultura: Blerina goce design&layout: daniel prifti, gëziM duzha

marketing: eligerta dyrMiShi

cel: 067 20 62 200

adreSa: rr. dull keta, nr. 5. (rr. e diBrëS), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Derbi i Madoninës nuk nxori fitues. Interi dhe Milani kanë barazuar 1-1

në një ndeshje, që edhe pse u dominua nga kuqezinjtë, në fund ka lënë më të kënaqur zikaltrit. Milani e ka filluar më mirë ndeshjen. Kuqezin-jtë kanë qenë më agresivë në minutat e para, ndërsa zikaltrit e kanë pasur vëmendjen më shumë në fazën mbrojtëse. Stramaçioni e kishte vendosur Interin të tërhequr pas, duke u përpjekur që me anë të topave të gjatë dhe shpërthimeve të Kasanos e Pacinit të godasë, por ky plan ka qenë pak efikas. Mbrojtja e Milanit nuk ka pasur problem të neutralizojë dy sul-muesit e Interit, që kanë qenë të shkëputur nga mesfusha e tërhequr. Ndërsa, Milani me një lojë agresive në mesfushë ka furnizuar dendur Balotelin e El Sharauin. Dhe kjo mënyrë loje e kuqezinjve nuk vonoi të jepte frytet e saj. Pas disa rasteve të humbura në minutën e 21-të El Sharaui, i ndodhur përballë Handanoviçit ka goditur saktë dhe 1-0. Edhe në minutat në vazhdim Milani ka vazhduar të ketë epërsi dhe ka pasur disa raste për shënim, por këtë herë Baloteli nuk ka pasur fatin e ndeshjeve të para. Në minutën e 27-të Super-Mario ka godi-tur me kokë, pas një goditje këndi, por Handanoviç ka bërë një mrekulli duke grushtuar dhe më pas ka pasur fat, pasi topi është përplasur në tokë, brenda vijës fatele dhe i ka

Bylisi frenon skënderbeun në fushë, i hap rrugë në tavolinëNë prani të shumë tifozëve korçarë kampionët nuk kanë shkuar

më shumë se një barazim 2-2 me ballshiotët në Korçë, duke hum-bur shansin për të rritur diferencën nga Teuta e vendit të dytë. Vendimtar goli i Izuçukut në minutat e fundit të ndeshjes. Por, kjo i përket asaj që u luajt në fushë, sepse nga lëvizjet jashtë saj kanë dalë sërish të fituar korçarët. Një “lajthitje” e stafit teknik të Bylisit që ka përdorur një të huaj më shumë se sa e lejon rregul-lorja i dhuron fitoren në tavolinë Skënderbeut. Sipas rregullores së miratuar nga FSHF-ja çdo skuadër nuk mund të ketë në fushë gjatë ndeshjes më shumë se 5 lojtarë të huaj, ndërsa Bylisi pati pas ndërrimeve 6 të tillë. Xhon, Piter, Bola, Adebajo, Izuçuku dhe Ristevski ishin gjashtë lojtarët e huaj të Bylisit. Pra, pasi korçarët ta dërgojnë çështjen në FSHF, pritet që ndeshja t’i jepet si fitore në tavolinë. Gjithsesi, përsa i përket asaj që dha fusha dje në Kor-çë, në një ndeshje të luftuar fort, Bylisi ka surprizuar Skënderbeun duke shënuar i pari dhe i fundit, aq sa i është dashur për të marrë pikën e barazimit në Korçë, aty ku rrallëkush e ka arritur. Izuçuku për Bylisin ka shënuar i pari në minutën e 10-të, duke i shtangur kuqebardhët, që detyrohen ta nisin lojën nga qendra sërish në pak kohë. Gjithsesi, nuk kalon shumë, por vetëm 8 minuta lojë, që rezultati të barazohej. Ka qenë një goditje dënimi e ekzeku-tuar mjeshtërisht nga Pejiç, në minutën e 18-të, e cila ka lënë të shtangur portierin Frashëri. Bie në sy Bylisi, që përmes daljeve të shpejta në kundërsulm, sidomos nga krahët, e vë në pozitë të vështirë prapavijën e kampionëve. Në dy raste bëhet shpëtimtar portieri Shehi. Skënderbeu është përpjekur që të realizojë përm-bysjen që në këtë pjesë, por trajneri Shensoji e ka rreshtuar mjaft mirë Bylisin e tij, duke mos lënë hapësira për manovrat sulmuese të vendasve. Kështu në 45 minutat e para nuk ka më gol tjetër. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me barazimin 1-1. Në pjesën e dytë, edhe me ndryshimet e bëra, Skënderbeu arrin të marrë në duar frenat e lojës. Korçarët, të shtyrë edhe nga tifoze-ria e zjarrtë, që pavarësisht motit të keq, ka mbushur shkallët e sta-diumit “Skënderbeu”, e kanë zhvendosur lojën në mesfushën mike dhe kanë arritur të gjejë avantazhin me Ditmar Bicin. Në minutën e 57-të, pas një goditje dënimi nga e djathta e sulmit korçar, harkohet topi në zonën e vogël , ku Bici godet saktë dhe e kalon Skënder-beun përpara. U duk sikur tashmë gjërat ishin kthyer në normalitet pas përmbysjes së rezultatit nga kampionët, por miqtë nga Ballshi nuk pajtohen humbjen. Bylisi reagon duke kërkuar golin e barazimit dhe përmes sulmuesit të ri nigerian, Piter, bëhet mjaft shqetësues për mbrojtjen vendase. Rastet për të barazuar nuk u mungojnë lo-jtarëve ballshiotë, por ata gabojnë shumë në finalizimin e aksioneve. Por në minutën e 81-të Izuçuku ka shënjestruar saktë. Nigeriani i Bylisit ka shënuar golin e tij të dytë në këtë ndeshje, duke u kthyer në faktor vendimtar për rezultatin. Në minutat e mbetura lojtarët e Skënderbeut kanë kërkuar me dëshpërim golin e fitores, por Bylisi nuk e la pikën e barazimit që t’i ikte nga duart. Kështu Skënderbeu është ndalur në fushë në rrugën e arratisjes në krye të Superiores, por gjasat janë që nga tavolina ta realizojë atë.

Besa nuk thyen dot shkumbininKavajasit nuk e kanë shfrytëzuar në maksimum faktorin

fushë, as rikthimin para tifozëve të vet në javën e 16-të, sepse barazimi 1-1 nuk u shkon shumë për shtat. Ai duket të ketë lënë më të kënaqur bardhekaltrit peqinas, të cilët kanë treguar një futboll vërtet të kthjellët taktik dhe kanë luajtur si të barabartë në këtë transfertë delikate. Sidoqoftë, kemi pasur të bëjmë me shpërdorime të shumta para portave respektive nga sulmuesit e të dyja skuadrave, veçanërisht nga Mile për miqtë dhe Berisha për kavajasit. Ai gol i bukur, i shënuar nga Bajaziti në minutën e 12-të me goditje dënimi, është barazpeshuar në pjesën e dytë nga penalltia prej Llucës në minutën e 63-të. Ky i fundit ka qenë i saktë nga pika e bardhë e 11-metrave, duke kthyer në gol mun-din dhe djersën e Vangjel Miles. Beratasi, djali i trajnerit të Shkum-binit, deri në atë moment njeriu i rasteve të humbura në pozita të pafalshme, ndalet në mënyrë të parregullt nga Hoxha dhe kryesori Pashaj nuk ka hezitim, tregon dorën nga penalltia. Pak kontestime edhe të kavajasve, sepse rasti ishte i qartë dhe vendimi i gjyqtarit plotësisht i drejtë, në bazë të pamjeve filmike. Loja në përgjithësi ka qenë e fortë, me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat, që janë munduar të sfidojnë veç të tjerash edhe erën e fortë dhe shiun e lehtë që binte tërë ndeshjes. Kjo finale mbijetese i lë skuadrat në të njëjtat pozicione që kishin, pa iu larguar dot sa duhet fundit të ftohtë të klasifikimit, por më të kënaqur duhet të jenë peqinasit që luanin jashtë fushe. Nis kështu me një gjysmëhapi rikthimi i Përparim Daiut në drejtimin e Besës, pas dorëheqjes së Ilir Dajës. Referuar renditjes aktuale, Besa e sheh veten në kuotën e 17 pikëve, duke pasur si hije nga pas Shkumbinin, me një pikë më pak. Kjo pikë e marrë në Kavajë ka shumë vlera për peqinasit, që me pikët që po grumbullojnë tashmë shohin shumë dritë në fund të tunelit.

Skuadra kryesuese e Serisë A, Juventusi, nuk ka lënë vend për histori në ndeshjen e djeshme ndaj Sienës, duke fituar pastër 3:0. Kështu, Juventusi ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Sienës me rezultat 3-0, për të vazhduar në mënyrë të qetë kryesimin në tabelën e Serie A. Gjysmë ore mjaftuan për Stefan Lishteiner që të kalonte në epërsi ekipin vendas, i cili e dominoi sfidën plotësisht. Me rezultatin minimal 1-0 përfundoi pjesa e parë dhe në pjesën e dytë u formalizua fitorja. Sebastian Xhovinko dyfishoi gjithçka duke e çuar rezultatin në 2-0. Atëherë kur mendohej se shifrat përfundimtare të takimit do të ishin këto,

u shfaq edhe njëherë tjetër, Pogba, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 89-të të takimit. Me këtë fitore, Juventus shkon në kuotën e 58 pikëve në krye të tabelës, 7 më shumë se Napoli, i cili do të luajë të hënën ndaj Udinezes. Ndërkaq, në përfundim të ndeshjes, në konferencën pas saj, trajneri i Juventusit, Antonio Konte, i ka bërë një thirrje tifozëve të Juventusit që të ndalo-jnë fërshëllimat ndaj Xhovinkos, pasi ky i fundit nuk e meriton një gjë të tillë. “Kjo nuk është normale. Boll me zhurma në stadium sa herë që ai kap topin. Duhet të ndodhi e kundërta, ai duhet duartrokitur sa herë kap topin”,- u shpreh Konte.

Juventusi fiton pastër, kërkon shkëputjen

Derbi, paqe dhe spektakëlDerbi i Madoninës nuk nxori fitues. Interi dhe Milani kanë barazuar 1-1 në një ndeshje,

që edhe pse u dominua nga kuqezinjtë, në fund ka lënë më të kënaqur zikaltrit

ardhur në dorë. Dy minuta më pas sërish portieri i Interit del fitimtar në duel me Balotelin, por këtë herë ka qenë sulmuesi i Milanit që ka gabuar. Pas një krosimi të De Shilios, Baloteli në planzhon, vetëm një metër para portës, e ka devijuar topin në qendër aty ku Handanoviç nuk e ka pasur problem ta pres. Dominimi i kuqezinjve ka vazh-duar deri në fund të pjesës së parë, por pa mundur të gjejnë dot golin e dytë. Pjesa e dytë sjell një Inter të ndryshuar. Zi-kaltrit luftojnë më fort në mes-fushë dhe fitojnë metra, duke u shfaqur më agresivë e me më shumë forca në fazën sul-muese. Një goditje e fuqishme e Guarin në 54’ e grushtuar me vështirësi nga Abiati, është sinjali i parë. Milani luan më i

tërhequr dhe përpiqet të me-naxhojë lojën, çka e arrin deri diku, por rezultati minimal nuk jep asnjë siguri. Minutat kalo-jnë dhe Stramaçioni vendos të bëjë ndërrimin e parë që ka rezultuar shumë fatsjellës. Skeloto hidhet në fushë në minutën e 69-të në vend të Kambiasos dhe vetëm dy minuta më pas, argjentinasi ka shënuar golin e barazimit. Në 71’ Nagatomo ka harkuar nga krahu i djathtë, Mekses nuk ar-rin të largojë topin dhe Skeloto me kokë ka shënuar. Pas bara-zimit, loja ka qenë më e hapur, pasi Milani ka rritur lojën sulm, ndërsa Interi këtë herë nuk është tërhequr shumë, por ka vijuar të mbrojë lart në mes-fushë dhe të shqetësojë, edhe pse me pak forca mbrojtjen e

kuqezinjve. Gjithsesi deri në fund të takimit asnjë palë nuk arriti të shënonte dhe kështu ky derbi u mbyll pa fitues. Një rezultat që për mënyrën se si rrodhi ndeshja ka lënë më të kënaqur interistët. Milani ka pasur më shumë raste dhe ka krijuar më shumë volum loje, por mungesa e finali-zimit në pjesën e parë dhe mungesa e freskisë fizike në pjesën e dytë, i kanë kush-tuar skuadrës së Alegrit. Ndërsa, Interi, pavarësisht se sërish ka shfaqur prob-leme në mënyrën e lojës e sidomos në mbrojtje, pasi ka shpëtuar nga mrekullitë e portierit Handanoviç, ka ditur që të shfrytëzojë me efikasitet një nga pak rastet që krijoi për të dalë më kokën lart nga derbi.

Page 24: Vritet shefi komisariatit, rama ftese berishes

24 E hënë 25 shkurt 2013 •

« reklamë