-
Cyan magenta yellow black
Greqia do kthejë zemrën KarelitZbulohet enigma. Familjarët
pritet të zhvarrosin trupin e të ndjerit
VRASJA NË BURG FAQE 12
Zbulimi i Brukselit: Papunësia në Shqipëri arrin rekord
17%Bilanci nanciar i tre muajve të fundit nuk është aspak i mirë.
FMN: Shqipëria rritja më e ulët në rajon
RAPORTI I KE FAQE 2-3
FAQE 4-5
LEKË 30 VITI IV - NR. 81 - E MËRKURË - 09-04-2014
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave
publikon tri skema tipike të riciklimit. Tirana e Fieri më
problematikët
KOMISIONIPESHËNGRITJE DOSSIER
URIMStrazimiri mbledh policët e “PD” i jep direktivat për
raportim
Erkand Qerimaj në majë të Evropës Kryeministri përulet para
tij
Mbretëresha Geraldinë rrëfen tmerrin e luftës
FAQE 8 FAQE 22 FAQE 18-19
DOKUMENTIHETOHEN 7 POLITIKANË
NGA ARBEN DUKA
NGA ARBEN GJALPI*)
Satirë politike
Opinion
Problemet e 20viteve s’zgjidhenpër një vit!..
Edhe dy fjalë për romët në Shqipëri!
vijon në faqen 20bashkë me rubrikën Vipa dhe Rripa
vijon në faqen 16
Kur ka ngelur vetëm një vit nga për-fundimi i ‘‘Dekadës së
Romëve 2005 -2015’’, periudhë gjatë së cilës Shqipëria do duhej të
kish bërë hapa konkretë në sistemimin dhe integrimin e komunitetit
Rom, kjo çështje mbetet ende një objektiv i parealizuar në disa
drejtime që mbart jetesa e këtij komuniteti.Komuniteti Rom në mbarë
botën është një grup njerëzish të organizuar në mënyrën e tyre të
jetesës, ata janë ud-hëzues të mirë të një kulture ndryshe nga
pjesa tjetër e shoqërisë, dhe dinë ta mbrojnë rigorozisht ...
(Pjesa e dytë)
URIMSta i gazetës Shqiptarja.com
uron kolegun Altin Aliaj dhe Kozetën për lindjen e vajzës së
tyre Katalea
:
A
JA SI FIRMAT SHQIPTARE PASTROJNE PARATE E PISTA
-
2 E mërkurë, 9 prill 2014Ekonomi
RAPORTI Direktorati i Përgjithshëm Ekonomiko-Financiar i KE
publikon vlerësimin për shifrat e ekonomisë shqiptare
NDËRKOMBËTARËT
Zbulimi i Brukselit: Papunësia në Shqipëri arrin rekord
17%“Bujqësia vijon ende të ofrojë më shumë vende pune”
Si na vlerësojnë të
huajt?
SITUATA
GENC KONDIBRUKSEL
Financat shesin 113 milionë euro bonoTIRANE
Borxhi
Banka e Shqipërisë ka shitur dje për llogari të qeverisë 15.8
miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 6 dhe 12 mujore, një
pjesë e të cilave pritet të shkojë për shlyerjen e de-tyrimeve të
prapambetura të biznesit. Në këtë ankand vijoi tendenca e rënies së
normës së interesit, në të njëjtën linjë me politikën monetare
lehtësuese të Bankës së Sh-qipërisë dhe duke i lehtësuar Financat
nga barra e marrë përsipër që të vazhdojnë me shlyerjen e
detyrimeve të prapambetura të biznesit, përpara lëvrimit të këstit
të parë të FMN-së.
Për bonot me afat 12 mu-
jor, shuma e shpallur për shitje ishte 10.2 miliardë lekë, nga
të cilat 1.5 miliardë lekë i takonin Bankës së Sh-qipërisë. Shuma e
kërkuar
Destinacioni bazë, pagesa e faturaveishte 13.1 miliardë lekë dhe
interesi zbriti në 3.56%. Në ankandin fundit me të njëjtin
maturitet, ai ishte në 3.64%. Për bonot 6 mujore, shuma e shpallur
për shitje është 5.6 miliardë lekë, nga të cilat 3.9 miliardë lekë
i takojnë Bankës së Shqipërisë. Kërke-sa arriti në 6.2 miliardë
lekë dhe interesi zbriti në 3.32%. Në ankandin e fundit me të
njëjtin maturitet, interesi sërish kishte zbritur në 3.4%.
Ministria e Financave po përdor nancimin në tregun e brendshëm
të për shlyer detyrimete prapambetura ndaj biznesit (deri në fund
të
marsit ishin shlyer rreth 120 milionë dollarë), teksa huaja e
FMN-së nuk ka mbërri-tur akoma. Sipas ministrit të Financave,
Shklëqim Cani, është rënë dakord me FMN-në që do të ecet me
shlyerjen e borxhit duke parë dhe si do të re ektojë ekonomia.
Në rast se do të shohim se do të ketë psh rritje të ko-stos së
borxhit atëhere do të frenohet shlyerja me fondet e tregut, tha
Cani. Qeveria është angazhuar për të shlyer 72 miliardë lekë
detyrime të prapambetura, gjysma e të cilave pritet të paguhet
brenda këtij viti.
Sipas Komisionit Ev-ropian, papunësia në vendin tonë ka ar-ritur
në 17 për qind. Shifrat e papunësisë
nuk publikohen sipas tremu-jorëve, por shifrat më të fundit për
tremujorin e katërt të vitit 2013 treguan se, ndryshe nga të dhënat
administrative, por në linjë me kushtet e dukshme ekonomike,
papunësia është rritur nga 14.4 për qind në nivelin e 17
përqindëve. Ky vlerësim bëhet në raportin e fundit tremujor të
Direktoratit të Përgjithshëm Ekonomiko-Financiar të KE lidhur me
zhvillimet në vendet kandidate dhe që pretendojnë të hyjnë në BE.
Pas disa rritjesh të vogla në tremujorët e kaluar, numri i
personave të punësuar shënoi ulje me 4.5 për qind në raport me një
vit më parë, duke u ndikuar nga një rënie prej 15 përqindësh në
punësimin e vlerësuar në sektorin e bujqë-sisë. Ndërkohë, ky sektor
vijon të mbetet punëdhënësi më i madh për shqiptarët, thekson
raporti.
Sipas KE, gjatë tremujorit të katërt rritja ekonomike e
Shqipërisë ishte në nivelin 1,1 për qind krahasuar me të njejtën
periudhë të një viti më parë, duke e marrë veten pas një rënieje
2.5 për qind në tremujorin e kaluar.
Sa u përket bilanceve fi-nancoarë të vendit, vihet në dukje se
në tre muajt e fundit të vitit 2013 deficiti i lloga-risë korente u
rrit me 37% në bazë vjetore. Deficiti tregtar u përkeqësua me 7 për
qind, pasi rritja e eksporteeve pësoi frenim ndërkohë që importi u
rrit 8.5 për qind, pasi ishte ulur në tremujorët e mëparshëm. De
citi i bilancit të pagesave pësoi një goditje të fuqishme nga rania
e prurjeve valutore të emigrantëve, që u pakësuan në masën 26 për
qind, duke qenë aktualisht gati sa gjysma e atyre që shqiptarët
sillnin nga jashtë në atdhe në vitin 2007. Ndërkohë, investimet e
huaja direkte ishin 39 për qind më të larta në fund të vitit 2013.
Kjo erdhi si pasojë e shitjes së 4 HEC-eve kompanisë turke
Kurum.
Lidhur me zërat e buxhetit, në raport vihet në dukje se të
ardhurat nga TVSH dhe ak-cizat pësuan rritje në fund të vitit të
kaluar, duke pasqyruar paraprakishit reagimin e bi-znesit ndaj
masave të paketës
fiskale. Deficiti buxhetor në fund të 2013-ës ishte 4.8% e
PBB-së, duke e kaluar objek-tivin e mëparshëm prej 3.5
përqindësh. Të ardhurat në total ishin 0.5 për qind më të ulta
se një vit më parë dhe 8.9 për qind më të ulta se sa ishte
VLERËSIMI NGA INSTAT
Rritja ekonomike, një hap larg stanjacionit
— Shifrat e zhvillimit ekonomik të vendit, të publikuara dy ditë
më parë nga INSTAT, trego-jnë se ekonomia shqip-tare vitin e kaluar
ishte në buzë të stanjacionit. Parashikimi prej 0.7% i Fondit
Monetar rezultoi optimist, pasi rritja vje-tore u kufizua në
nivelin e 0.44 përqindëve. Eko-nomia shqiptare nuk regjistronte një
perfor-mancë kaq të dobët që nga viti i vështirë 1997, kur u tkurr
me afro 11 për qind në 12 muaj. Vitet e fundit , kr iza
botërore po nxjerr qartë në dukje dobësitë dhe problemet
strukturore të ekonomisë shqiptare. Javën e kaluar BERZH arriti në
konkluzionin se ekonomitë e Europës Ju-gore dhe Lindore, përfshi në
Shqipërinë, kanë nge-cur në tranzicion. Shkaku kryesor është
mungesa e reformave. Shqipëria ka bërë pak përparime qoftë edhe në
çështjet më urgjente, si lufta ndaj korrupsionit, problemet e
pronësisë, apo zbatimi i ligjit dhe funksionimi i sistemit të
drejtësisë.
plani kuar. Raporti i tyre me PBB ka rënë nga 26.6% në vitin
2010 në 24.2%.
Ndërkohë, në dy muajt e parë të vitit në vazhdim të ardhurat në
total u rritën 4.9 për qind në bazë vjetore, të ndi-kuara nga një
rritje e fuqishme e TVSH-së në masën 17.5 për qind, pjesërisht si
pasojë e faktit që është rritur baza e
taksueshme. Shpenzimet në total janë
9% më të ulta se një vit më parë, ndërkohë që 71.9 për qind më
të ulta janë shpen-zimet buxhetore.
Në tremujorin e fundit të vi-tit 2013 borxhi publik arriti në
65.2 për qind, por pa llogaritur këtu detyrimet e papaguara të
shtetit ndaj biznesit.
— Pse shifra e pa-punësisë ka pësuar këtë rritje të
men-jëhershme?
— Kjo varet nga matjet që bën një administratë apo një t je tër
. Der i tani, jemi mësuar me shi f ra papunës ie që nuk e kalonin
13 apo 14 përqindëshin, por me sa duket qeveria e re po kërkon të
jetë më realiste se e kaluara. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm që
niveli i papunësisë ishte më i lartë se ai që raportohej dhe këtë e
pranojnë edhe të huajt në Bruksel.
— Si vlerësohet poli-tika e qeverisë aktu-ale nga KE?
— Raporti përmend si fakt pozitiv rritjen e të ardhurave dhe
uljen e shpenzimeve buxhetore në dy muajt e parë të këtij viti.
Por, shihet me shqetësim fakti i rritjes së borxhit publik, në 65.2
për qind, pa llogaritur faturat e papaguara.
— Çfarë vlerësohet më shumë?
— Rritja më se 17 për qind e të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën
e Shtuar.
Vlerësimi i KE lidhur me shifrat e ndryshimit të Prodhimit të
Brendshëm Bruto dhe de citit buxhetor më 2013
-
3E mërkurë, 9 prill 2014 Ekonomi
ÇMIMET NË TREG
In acioni hyn sërish në normë,
tani 2.2%
Në muajin mars 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të
konsumit është 2,2%, njoftoi dje INSTAT. Një vit më parë, ky
ndryshim ishte 2,4%, por më pas vendi duket se po rrëshqiste drejt
de acionit, duke shënuar nivele nën kuotën më të ulët të preferuar
nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përqindësh.
Krahasuar me muajin mars 2013, rritja më e madhe e çmi-meve
vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 11%, pasuar
nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,8%, “Ushqime dhe pije
joalkoolike” me 2,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7%, etj.
Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe
këpucë” me 3,2%, pasuar nga grupi “Komunikimi” me 2,8%, “Shëndeti”
me 1,4% etj.
Rritja vjetore në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi
”Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 pikë për qind. Në këtë grup
çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 15,2% dhe nëngrupit
“zar-zavate” me 13,6%. Ndërsa çmimet e nëngrupit “sheqer e
ëmbëlsira” u ulën me 4,8%, “vajra dhe yndyrna” 4,0% pas-uar nga
nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 1,7%, “qumësht, djath e vezë” me
1,2% etj.
Në mars 2014 ndryshimi mujor i indeksit është 0,5%. Rritja
mujore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi ”Ushqime dhe
pije joalkoolike me 0,44 pikë përqindjeje. Çmimet e zarzavateve u
rritën me 4,6% dhe çmimi i frutave me 4%. Çmimet e grupit “Pije
alkoolike dhe duhan” ndikuan me 0,2 pikë përqind në ndryshimin
mujor. Në këtë grup çmimet e pijeve alkoolike u rriten me 0,6% dhe
çmimi i duhanit me 0,3%.
Çmimi i naftës u ul me me 0,3% dhe i benzinës me 0,4% krahasuar
me një muaj më parë.
RrezikuVendi duket se shpëtoi nga situata, kur po rrëshqiste
drejt de acionit, duke shënuar nivele të ndryshimit të çmimeve nën
kuotën më të ulët të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2%
Vetëm Kroacia më keq se ne: Pati recesion me -1.1%
Publikohet raporti vjetor i ekonomisë. Shifra më të mira se
INSTAT
FMN: Në 2013 Shqipëria rritja më e ulët në rajon
GENC KONDITIRANE
Në 2013-n Sh-q i p ë r i a k a shënuar rritjen më të ulët
ekono-mike në rajon,
me përjashtim të Kroacisë. Maqedonia dhe Mali i Zi u zgjeruan
mbi 3%. Këto konsid-erata përfshihen në një publikim tjetër, të
bërë dje nga ndërkombëtarët. Fondi Monetar Ndërkombëtare ka
publikuar të mar-tën raportin e ri për pasqyrën ekono-mike globale
me titull “Rimëkëm-bja fuqizohet, por dobësitë mbeten”. Sipas
raportit, rri-tja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë në
vitin 2014 pritet t ë g j a l l ë r o h e t në 2.1%, pas një
zgjerimi prej vetëm 0.7% në 2013. Kjo shifër duket se nuk pasqyron
vlerësimin e fundit të vetë INSTAT-it shqiptar, prej 0.44%.
Ndërkohë, parashikime më optimiste vijnë për të ardhmen. Eko-nomia
shqiptare pritet të gjallëro-het në 2015-n, me një rritje prej
3.3%, parashikon raporti.
Gjithsesi, per-formanca e ekono-misë vendase, që në 2013-n kaloi
vitin e saj më të keq në një dekadë, pritet të mbetet gjithnjë
poshtë nivelit prej gati 8 përqindësh që u arrit në 2008-n. Sipas
raportit të FMN-së, edhe në vitin 2019, rritja ekonomike e
Shqipërisë parashikohet të jetë 4.7%.
Në 2013-n, Shqipëria u rrit shumë më pak se mesatarja e Europës
në zhvillim prej 2.8%. Nga vendet e rajonit, në 2013-n ekonomia e
saj ka shënuar rritjen më të ulët në rajon, me përjashtim të
Kroacisë, që u tkurr me 1.1%. Vetëm në afatin e gjatë pritet që
vendi ynë të zgjerohet më shpejt se mesa-tarja e Europës në
zhvillim.
Raporti i prillit i Fondit Monetar Ndërkombëtare para-shikon që
rritja globale të jetë 3.6% këtë vit dhe 3.9% vitin
e ardhshëm, nga 3% vitin e kaluar. “Rimëkëmbja që lloi të
shfaqet në tetor, po bëhet jo vetëm më e fortë, por edhe më e
gjerë”, tha në një konfer-encë për shtyp në Uashington Olivier
Blanchard, këshilltari ekonomik i FMN-së dhe drej-tor i
Departamentit të Kërki-meve. “Pengesat e ndryshme që dëmtuan
rritjen po zvogëlo-
hen gradualisht. Konsolidimi fiskal po ngadalësohen dhe
investitorët janë m ë pak të shqetësuar rreth qëndruesh-mërisë së
borxhit. Bankat po bëhen gradualisht më të forta. Megjithëse jemi
larg një rimëkëmbjeje të plotë, nor-malizimi i politikës monetare,
është tani në axhendë”, tha Blanchard.
LIGJI I RI
Do vendoset kamatë për pagesat që vonohen
— Qeveria Rama duket se e ka marrë seriozisht pagesën e
detyrimeve të prambetura, aq sa është e vendosur të penalizo-jë
edhe veten, në rast të shkeljes së afateve. Nëse shteti apo
kompanitë private nuk do të pagua-jnë në kohë detyrimet për punë të
ndryshme do të kenë kamatvonesa mbi shumën, si dhe penaliete. Ky
projektligj është dis-kutuar dje në Komision e Ekonomisë dhe
Financave. Ministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ky ligj ka
ard-hur me kërkesën e FMN-së dhe synon moskrijimin e borxheve të
reja në të ardhmen. “Këto klauzola e detyrojnë qeverinë që ditën që
shkel kontratën të marrë parasysh kon-sekuencat, jo si deri më sot
që nuk është numëruar asnjë kamat vonesë dhe shteti nuk merr
përsipër absolutisht asnjë detyrim
dëmi. E detyron me një afat kohor të përcaktuar që të paguajë
një kamat vonesë edhe autoriteti i zbatimit të ligjit. Në nale
është gjykata dhe janë in-stitucionet e përparimit sigurisht.
Tenderimi pa u alokuar 70% e fondit total, pra nuk do të ketë më
asnjë proçes tenderimi me 10% të fondit, nuk japim autori-zim për
çeshtje fondesh” u shpreh Ahmetaj. Pro-jektligji është përkrahuar
edhe prej opozitës dhe ka kaluar në parim me votat e të dyja
palëve.
Për QindRritja e PBB të Shqipërisë në vitin 2014 pritet të
gjallërohet në 2.1%, pas një zgjerimi prej vetëm 0.7% në 2013. Kjo
shifër duket se nuk pasqyron vlerësimin e fundit të INSTAT-it
shqiptar: 0.44%
0.7
Raportet e Komisionit Evropian dhe Fondit Monetar
Ndërkombëtar
PerspektivaSipas raportit të FMN-së,
edhe në vitin 2019, me parashikimin më optimist
nga ekspertët e Fondit Monetar për vendin
tonë, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet
të jetë 4.7%
-
4 E mërkurë, 9 prill 2014Ekonomi
SKEMA 1 SKEMA 2
— Shtetasi ‘D’ që prej vitit 2006, kishte qenë i punësuar në
funksione drejtuese në tre institucione të ndryshme dhe më pas ka
dhënë dorëheqjen për t’u shpërngulur jashtë vendit. Ai ka
transferuar një shumë të konsider-ueshme nga llogaria e tij në
Shqipëri në një llogari jashtë vendit. Burim i deklaruar ishte
huaja e marrë nga një shoqëri në vendin tonë (shoqëria ‘M’).
Shtetasi ‘D’ kishte nënshkruar një kontratë huaje me shtetasin ‘S’
sipas të cilës i merrte hua shumën 500 000 EUR për 12 vjet dhe
mënyra e kthimit të huasë do të ishte nga timet e reali-zuara nga
shoqëria ‘M’. Përveç këtyre nga investigimi -nanciar rezultoi se
kishte transferuar edhe 300 000 EUR të tjera drejt llogarisë së tij
personale jashtë vendit, të cilat i ishin transferuar nga shtetasi
‘S’ si përfaqësues i sho-qërisë ‘M’. Për shtetasin ‘S’ nuk
rezultonte të dispononte apo të kishte disponuar këto shuma të
larta apo të kishte ndonjë burim tjetër të ardhurash në këto vlera.
Shoqëria ‘M’ e krijuar llimisht nga bashkëshortet e shtetasve ‘D’
dhe ‘S’, më pas ka kaluar në pronësinë 100% të shtetasit ‘D’.
Gjithashtu ka pasur administrator shtetasin ‘S’ djalin e tij.
Lidhur me shoqërinë ‘M’ rezultoi se timet që prej krijimit të saj
nuk justi konin transfertat e sipër përmen-dura, duke qenë në total
rreth 60 000 EUR.
— Subjekti tregtar X, me administrator dhe ortak shtetasin A,
kryente transaksione në vlera të larta për të cilat paraqiste
dokumente të pazakonta si edhe nuk justi konte burimin e pasurisë.
Shtetasi A kishte krijuar biznesin X, në Maj të vitit 2009 dhe në
shtator të vitit 2012 e kishte shitur këtë shoqëri te shtetasja B.
Shtetasi A në prill të vitit 2011 kishte regjistruar edhe një
tjetër biznes Y me objekt të veprimtarisë të njëjtë me shoqërinë e
parë X. Shtetasi A (administrator i X dhe Y) kryente depozitime në
vlera të larta llogari të sho-qërisë X të cilat po në të njëjtën
ditë i transferonte në favor të Y, Z dhe për likuidim të blerjeve,
shuma të cilat po në të njëjtën ditë tërhiqeshin nga shtetasi A,nga
llogaritë e shoqërive Y, Z në veprime të renditura njëra pas
tjetrës. Shoqëritë D, E, F, etj. kryenin transferta në favor të
shoqërisë X apo edhe Y, shuma të cilat shtetasi A i tërhiqte po në
të njëjtën ditë madje po në atë ditë depozitoheshin në llogaritë e
shoqërive D, E, F, etj. në lidhje me shoqëritë X, Y dhe Z. Këto
shoqëri, kishin adresa të rreme, nuk kishin të punësuar dhe nuk
kishin kryer asnjëherë aktivitet të mirë lltë tregtar.
GJEOGRAFIA Tirana mban rekordin për dyshimet lidhur me
veprimtari të pastrimit të parave të pista, ndërsa pas saj vjen
rajoni i Fierit
RAPORTI
Paratë “e pista”, hetohen 7 politikanëDrejtori Gazheli në
Komisionin e Sigurisë
GENC KONDITIRANE
DEBATET
Opozita, e interesuar për emrat e personave nën hetim —
Deputetja e Partisë
Demokratike, Mesila Doda, në fjalën e saj, tha se ra-porti i
ngjan një historiku të shkruar nga organizata jo timprurëse, ndërsa
pyeti Gazhelin lidhur me hallkat që shkaktojnë problema-tikën më të
madhe në pu-nën e përditshme të institu-cionit që ai drejton. Doda
e pyeti Gazhelin lidhur me politikanët nën hetim dhe gjithashtu e
pyeti edhe në lidhje me terrorizmin, nëse gjatë hetimeve ka pasur
ras-te të lidhjeve direkte ose jo me pastrimin e parave. Kreu i
Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho në
fjalën e tij e pyeti Gazhelin lidhur me mard-hëniet me agjencitë
homo-loge. “Si janë marrëdhëniet
me agjencitë homologe në botë, shkëmbeni informa-cion? Po,
legjislacioni ku mbështetet puna juaj është i plotë apo ka nevojë
për ndryshime?”, pyeti Braho. Gazheli bëri të ditur se mardhëniet
me agjencitë e huaja janë të shkëlqyera. “Ne bashkëpunojmë dhe
shkëmbejmë informacion me mbi 100 agjenci homo-loge në të gjithë
botën dhe kjo na ndihmon në rritjen e efikasitetit. Sa i takon
legjislacionit duhet thënë se ndryshimet e fundit janë kryer në
tetor të 2014-ës, pra me nisjen e punës nga qeveria e re, prandaj
mund të them së është kryer një punë e mirë dhe legjisla-cioni
është i plotë”, theksoi Gazheli.
Shtatë politikanë janë duke u hetuar për pastrim parash, tha dje
në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të
Kuvendit Genti Gazheli, Drej-tor i Drejtorisë së Përgjithshme të
Parandalimit të Pastrimit të Parave. Gazheli, i pranishëm në një
seancë dëgjimore në Komision për të raportuar mbi punën e kryer nga
institucioni i drejtuar prej tij në për periud-hën janar 2013 –
dhjetor 2013, theksoi se ka edhe politikanë nën hetim, ndërsa shtoi
se problematika kryesore mbetet ngadalësia e punës së Proku-rorisë,
që çon në pushimin e shumë çështjeve.
AKTIVITETI“Kemi një rritje të numrit të
dyshuarve, sidomos nga muaji nëntor e më tej. Viti 2013 është
karakterizuar nga një e kasitet i ulët; po të shohim shifrat gjatë
vitit 2012, kemi pasur 22 raste të denoncuara, në vitin 2013 kemi
pasur 23 raste të denon-cuara dhe vetëm në tre muajt e parë të
2014-ës kemi pasur 20 raste të denoncuara. Kjo tregon se brenda tre
muajve të parë të këtij viti është kryer një sasi e pune e
barazvlefshme me gjithë vitin 2013”, nënvizoi ai.
BASHKËVEPRIMIKreu i Drejtorisë së Paran-
dalimit të Pastrimit të Parave, institucion pranë Ministrisë së
Financave, vuri në dukje se, pavarësisht vullnetit të mirë që mund
të kenë drejtuesit e tij, ecuria e mëtejshme e hetimeve nga
Prokuroria mbetet një hallkë problematike. “Gjatë 2013-ës puna nuk
ka qenë jo e kase dhe numri i personave të referuar në Prokurori ka
qenë me rritje shumë të ulët, por ajo që është më prob-
lematike se nga Prokuroria në Gjykatë numri i çështjeve të
referuara është shumë më i vogël, ç’ka përbën një pengesë për punën
tonë”, theksoi Gaz-heli.
Më tej, ai bëri të ditur rrugëtimin e tij në krye të këtij
institucioni dhe disa prej mar-rëveshjeve të bashkëpunimit të
nënshkruara prej tij. Sipas Gazhelit, gjatë gjashtë muajve të
fundit janë kryer trajnime të
personelit në të gjithë vendin. Janë nënshkruar marrëveshje
bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, me Bankat e Nive-lit të
parë dhe të dytë, me noterët, me të cilët Drejtoria e Përgjithshme
e Parandalimit të Pastrimit të Parave shkëm-ben online informacin,
ashtu si edhe me drejtorinë e tatim taksave.
FLAGRANCAKjo nënvizoi Gazheli “ka
rritur ndjeshëm efikasite-tin e punës së drejtorisë sonë dhe për
herë të parë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kemi mundësuar
ar-restimin në agrancë të një të dyshuari, që më tej me ven-dim
gjykate, ai ka marrë masë sigurie arrest me burg, çka tregon se
provat e furnizuara nga ne kanë qenë të vlefshme dhe puna e
kase”.
Dyshime për për tim nga korrupsioni
Produkte të siguruara nga fshehja e të ardhurave
PoliciaPër herë të parë, në Drejtoria, në bashkëpunim me
Policinë e Shtetit, ka bërë të mundur arrestimin në agrancë të një
të dyshuari, që me vendim gjykate, ka marrë masë sigurie arrest me
burg
Genti Gazheli dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare
-
5E mërkurë, 9 prill 2014 Ekonomi
SKEMA 3
— Shtetasi shqiptar A, me nënshtetësi të një vendi europian,
gjatë një viti, ka deklaruar në dalje të Shqipërisë, shuma të larta
në vlerë totale prej 250 000 USD. Qëllimi i deklarimit të këtyre
shumave është ‘blerje automjeti’ dhe ‘biznes’. Ky shtetas në
sistemin bankar në vend ka qarkulluar prej vitit 2010, shuma të
larta kryesisht me para në dorë, ku burimi të ardhurave janë
deklaruar, ‘kursimet’, ‘emigracioni’, ‘marrja borxh’ dhe ‘biznesi”.
Shtetasi A është i përfshirë në disa biznese në vendin tonë. Ka
regjistruar në 2008 subjektin ‘ ’ shpk, me objekt: ‘Blerja,
zhvillimi, shitja dhe dhënia me qira e pasurive të paluajtshme,
etj’. Kjo shoqëri është ortake me 50% në shoqërinë ‘£’ shpk
regjistruar në 2009 me të njëjtin objekt veprimtarie. Ortaku tjetër
i shoqërisë ‘£’ është shoqëria ‘ ’ me përfaqësues një shtetas të
huaj. Shoqëria ‘ ’ ka ortak të vetëm shoqërinë ‘®’ e cila është e
regjis-
truar në shtetin Europian ku nënshtetës-inë e të cilit mban
shtetasi A. Nga burime të hapura rezultoi se ky shtetas përveç se
është i përfshirë në biznese në vendin tonë është i përfshirë dhe
në dy biznese në shtetin e sipër përmendur Europian.
KonkluzioniBazuar në konkluzionet e analizës nanciare dhe
dyshimeve për ushtrim të aktivitet ktiv, FIU dërgoi
informacionin e plotë për investigim të mëtejshëm
pranë organeve ligjzbatuese
Fenomeni dhe përhapja në
Shqipëri
HETIMET
— A mund të quhet Shqipëria vend ku pastrohen paratë e
pista?
— Në raportet ndërkombëtare konsiderohemi si një vend ku janë
marrë masa pozitive në drejtim të luftës ndaj këtij fenomeni, si
dhe ka ligje e institucione. Sidoqoftë, fenomeni nuk mund të
mendohet se është zhdukur.
— Kush e mban gjallë këtë fenomen?
— Aktivitetet e paligjshme, që në Shqipëri janë të shumta, duke
nisur nga droga, etj, janë burim shumë i fuqishëm për pastrim
parash
Ja si rmat shqiptare pastrojnë paratë e pista
Publikohen tri skema tipike të riciklimit të tyre
Lojrat e fatitAjo që të bën përshtypje
në këtë raport për pastrimin e parave, për veprimtarinë gjatë
vitit 2013, është edhe fakti që vetëm 2 raste janë
dyshuar në aktivitetin e lojrave të fatit
OrigjinaNga 283 raste të dyshuara për pastrim parash, pjesa më e
madhe, 196 të tilla,
kanë mbetur pa gjetur lidhjen me origjinën e
veprimtarisë kriminale që ka gjeneruar këto para
të pista
Terrorizmi“aksioni i kryer nga policia pak javë më parë kundër
terrorizmit erdhi falë një bashkëpunimi të gjithë institucioneve
ligjzbatuese përfshirë edhe ne”
PenalitetetShifrat e sekuestrove janë relativisht të ulta për
një vit kalendarik, duke përfshirë 202 mijë euro, 15 mijë dollarë
dhe 29 milionë lekë. Janë arkëtuar më se 16 milionë lekë gjoba
N
ë tre raste, të r e f e r u a r a s i tipologji në ra-port, që
riprod-hohen më poshtë,
tregohet se si, pas dyshimeve, është arritur në konkluzionin se
ishte fjala për pastrime par-ash të pista.
Në rastin e parë, lindën dys-hime nga përshkrimi i mënyrës së
kthimit të huasë, nga timet e realizuara nga shoqëria ‘M’, ku
huamarrësi zotëronte 100% të kuotave, pra time ende të papër tuara
dhe ende të par-ealizuara dhe për rrjedhojë nuk dihej burimi i
vërtetë i këtyre fondeve. Në rastin e dytë, u arrit në konkluzionin
se ishte fjala për ushtrim të aktivitet ktiv. Ndërkohë, në rastin
e
tretë transportimi i shumave të larta jashtë ku rit, përdorimi i
dyshimtë i kredisë, përdorimin e shpeshtë të parasë në dorë, çoi në
konkluzionin se kishim të bënim me pastrim parash.
Ndërkohë, ajo që të bën përshtypje në këtë raport, për
veprimtarinë gjatë vitit 2013,
GENC KONDITIRANE
është edhe fakti që vetëm 2 raste janë dyshuar në aktivite-tin e
lojrave të fatit.
Nga ana tjetër, në Shqipëri u zbulua vetëm së fundi veprim-taria
e disa grupeve terroriste ndërkombëtare, që rekrutonin, edhe në
sajë të financimeve nga jashtë vendit, besimtarë fanatikë për t’i
dërguar të luftonin për “xhihad” në Siri. Megjithatë, organeve të
Paran-
dalimit të Pastrimit të Parave, madje edhe Prokurorisë nuk u ka
rënë gati fare në sy asgjë e dyshimtë, megjithëse një nga detyrat e
tyre funskaionale është pikërisht monitorimi dhe zbulimi i kalimit
të dyshimtë të parave edhe për nancimin e terrorizmit. Në raportin
e paraqitur dje në Kuvend nga ana e kreut të Drejtorisë së
Përgjithshme të Parandalimit
të Pastrimit të Parave Genti Gazheli thuhet se vetëm në një rast
është dyshuar për nan-cim të terrorizmit. Ky dyshim ka lindur duke
hetuar origjinën e veprimtarisë së personit apo personave që kanë
patur lidhje me nancime të ndryshme, por edhe kjo ka ardhur nga
puna e Drejtorisë në fjalë dhe jo nga organi i Akuzës.
Nga 283 raste të dyshuara
për pastrim parash, pjesa më e madhe, 196 të tilla, kanë mbe-tur
pa gjetur lidhjen me origji-nën e veprimtarisë kriminale që ka
gjeneruar këto para të pista. Dyshimi më i lartë me 28 raste ka
patur lidhje me veprat mëmë të evazionit tatimor, 18 raste të tjera
kanë patur lidhje me aktivitetin e personave që merren me tra kim
të lëndëve narkotike dhe 12 raste të tjera lidhen me veprën penale
të mashtrimit, sipas raportit të Gazhelit.
Janë 108 raste të raportuara si të dyshimta, që e vendosin
rajonin e kryeqytetit në “Ol-impin” e pastrimit të parave të pista,
pasuar nga Fieri me 25 dhe menjëherë pas tij nga Vlora me 24 të
tilla.
Nxjerrje shumash të mëdha jashtë vendit
Në vitin 2013 A, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ka
deklaruar shumën prej 500 000 USD, me qëllim ‘blerje shtëpie’
jashtë vendit. Ky shtetas pak kohë më parë, kishte marrë një kredi
në këtë shumë dhe e ka shlyer pak ditë më pas.
-
6 E mërkurë, 9 prill 2014Politikë
Pranë Studio Ligjore të Përmbaruesit Gjyqësor Eduard Allamani,
me adresë: Lagja: 2, Rruga. “A. Goga”, Durres, shitet ankand
pasuria tokë arre me sipërfaqe 4500 m2, Nr. pas 3/10, vol.5,
zk.2255, Durres, pronë e familjes bujqësore Sherif Asllan Domi
etj,
Ankandi është më datë 21 prill 2014, nga ora 08:oo-16:oo, dhe do
të llojë me vlerën 2,720,000 leke:
Për sqarime mund të kontaktoni në: 052224866
SHPALLJE ANKANDIS J
MINISTRI i Jashtëm ka marrë mbështetjen gjermane për statusin
gjatë vizitës në Berlin. Ministrja e Integrimit në Athinë për
integrimin në BE.
INTEGRIMI TAKIMI I PPE
NISHANI:
PE, Kukan: Mbështetje
të plotëShqipërisë
Po i merrenkompetencat
Presidentit,të refuzohet
— “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vetëm një hap larg BE dhe
nuk duhen lënë prapa apo izoluar. Ne jemi të përgatitur t’i
ndi-hmojmë dhe t’u ofro-jmë mbështetje këtyre vende në këtë rrugë”,
tha dje Eduard Kukan, shef i delegacionit të PE-së për Shqipërinë,
Bosnjën, Hercegovi-nën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Duke folur
në emër të PE-së, ai tha se: “Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë
mbështetjen tonë të madhe në aspira-tat e tyre integruese”.
Deklaratën e tij ai e ka bërë gjatë një konfer-ence të organizuar
në PE nga PPE, ku merr pjesë edhe kryetari i Par-tisë Demokratike i
Sh-qipërisë, Lulzim Basha.
— Presidenti Nishani në TV Klan tha se është njohur para pak
ditësh me ndryshimet në ligj. “Përmes këtij p/ligji ndërhyhet në
ato kom-petenca dhe të drejta kushtetuese të Presi-dentit si
Komandant i Përgjithshëm i FA-së, duke i hequr të drejtën e
emërimit e lirimit nga detyra të ushtarakëve të lartë me gradën e
gjen-eralit, këputet zinxhiri i hierarkisë komanduese në kohë
paqeje. Ky p/ligj bën një çbalancim të harmonisë kushtetuese të
pushteteve të koman-dimit të FA-së, pra të Kuvendit, të Presidentit
e të Qeverisë, çka de-monton një standard të detyrueshëm për një
vend anëtar të NATO”, tha Nishani. Që kërkon mosmiratim nga
Ku-vendi.
Mbrojtja: Nuk janë prekur kompetencat e PresidentitTIRANE
Reagimi
Ministria e Mbro-jtjes reagon pas debatit në media dhe
deklaratës së presidentit Bujar Nishani në lidhje me çështjet
kryesore që janë tra-jtuar në ligjin për pushtetet e autoritetet e
komandimit, lidhur me kompetencat e Presidentit. Duke këmbën-gulur
se s’është prekur asnjë kompetencë e kreut të shtetit në ligj,
ministrja sqaron el-ementët që janë saktësuar në këtë ndryshim në
p/ligj që pritet të kalojë në mbled-
“30 ditë afat për t’u shprehur për emërimet e shkarkimet”hjen e
qeverisë. “Nuk është prekur kompetenca për të miratuar planin e
vendosjes e përhapjes, si dhe struk-turën organizative të FA-së, me
propozimin e ministrit të Mbrojtjes. Nuk është prekur kompetenca
për të graduar të gjithë gjeneralët. Në këtë grup të gjeneralëve, i
është lënë emërimi, shkarkimi në detyrë, si dhe nxjerrja në rezervë
e lirim e tre koman-
dantëve të forcave dhe e she t të shtabit. Emërimet, shkarkimet,
nxjerrjet në rez-ervë e lirim të gjeneralëve të tjerë (komandantët
e struk-turave mbështetese, apo për-faqësues të lartë ushtarakë në
NATO etj...), i janë kaluar kryeministrit me propozimin e ministrit
të Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Min-istrisë së Mbrojtjes.
Ndërsa vihet afat në lidhje me shpre-hjen për emërimet, shkarkimet
dhe motivimin e kandidaturës. “Presidentit i është vënë afat për
t’u shprehur për emërimet e shkarkimet që ka në kompe-tencë, 30
ditë nga propozimi i ministrit të Mbrojtjes, si dhe i është vënë
detyrimi të motivojë refuzimin e kandidaturës, kur nuk e miraton
atë”, thuhet në deklaratë. Ndërsa PD aku-zon kryeministrin Rama për
zaptimin e institucioneve të pavarura dhe zaptimin e kom-petencave
të presidentit. Demokratët nënvizojnë se Rama kërkon t’i marrë 11
kompetenca presidentit të Republikës, përsa i përket drejtimit dhe
menaxhimit të Forcave të Armatosura.
Bushati-Gjosha, lobimnë Gjermani dhe Greqi
Mbështetja“Marrja e statusit të vendit kandidat në BE nga
Shqipëria në muajin qershor është një prej prioriteteve të
Presidencës së Greqisë në BE, gjë që është kon rmuar edhe nga
Venizelos”.
JAKIN MARENATIRANE
Dy ministrat e qeverisë, Bushati e Gjosha, kanë realizuar një
tur të sukseshëm
takimesh në Gjermani dhe Greqi, në përpjekje për të bindur
përfundimisht jo vetëm këto dy vende, por dhe vendet skeptike që të
votojnë në qershor dhënien e statusit të vendit kandidat për
Sh-qipërinë. She i diplomacisë shqiptare ka marrë jo vetëm
mbështetjen e Gjermanisë, por indirekt dhe të vendeve të tjera
anëtare të BE-së që kanë shfaqur kundërshti në dhjetor, vende që
shohin te Gjermania liderin e Evropës. Gjatë vizitës në Gjermani,
Ditmir Bushati bisedoi me homologun gjerman Frank-Walter
Steinmeier. Në vijim të vizitës së kryeministrit Edi Rama javën e
kaluar ku u takua me kancelaren Merkel, të dy ministrat biseduan
mbi mënyrat e përforcimit dhe thellimit të bashkëpunimit politik e
ekonomik midis Sh-qipërisë e Gjermanisë, si në rrafshin dypalësh
dhe atë ra-jonal. Ata ndanë shqetësimin mbi zhvillimet më të fundit
në Ukrainë, pasojat e mundshme në arkitekturën e sigurisë së
kontinentit evropian dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s. Bushati
e informoi homologun gjerman mbi avancimin e agjendës evropi-ane të
Shqipërisë, rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat, si
dhe politikën dinamike dhe konstruktive të Shqipërisë në rajon.
Ndërsa ministri gjerman Steinmeier vlerësoi progresin e
deritan-ishëm të Shqipërisë në pro-cesin e integrimit, duke kon-
rmuar mbështetjen e Gjer-
manisë në rrugën drejt BE. “Bashkëpunimi i Gjermanisë me
Ballkanin Perëndimor përmban vlera reformuese dhe transformuese, që
do ndihmojnë ankorimin e shpe-jtë të rajonit në rrjedhat
euro-atlantike”, tha Bushati. Ata ndanë pikëpamje lidhur me
projektet e përbashkëta, që konsiderohen nga Shqipëria me rëndësi
për rajonin e Ballkanit dhe që i shërbejnë më së miri shteteve të
veçanta ashtu si dhe BE-së. Në kuadër të kësaj vizite pune në
Berlin, Bushati zhvilloi takime dhe me përfaqësues të partive
kryesore në komisionin e politikes së jashtme të parla-mentit
gjerman, me kryetarin e komisionit të çështjeve ev-ropiane të
Bundestagut si dhe me këshilltarët për çështjet e sigurisë dhe ato
evropiane në zyrën e Kancelares gjermane Merkel. Ai ka shprehur
para zyrtarëve gjermanë ato që ai i cilësoi si baza të shëndosha të
arritjeve të Shqipërisë
përballë vendimit të qer-shorit për statusin. Sipas tij,
progresi i arritur në luftën kundër koprrupsionit, krimit të
organizuar si dhe hapat e ndërmarra në fushën e drejtësisë kanë
krijuar ter-renin e duhur për të marrë
përgjigje pozitive në qershor për statusin në BE.
GJOSHA NË ATHINËMinistrja e Integrimit Ev-
ropian, Klajda Gjosha dje është takuar me kreun e Komitetit
Parlamentar për
Çështjet Evropiane Ioannis Tragakis. Gjatë takimit Tra-gakis
mbështeti Shqipërinë në procesin e integrimit të BE. Gjosha theksoi
se për vendin tonë është me rëndësi roli i presidencës greke të
BE-së. Ajo tha se qeveria mbetet
e vendosur për avancimin në axhendën evropiane. Minis-trja
Gjosha, ka në axhendë dhe takimin me zv.ministrin e Jashtëm grek,
Dimitris Kourkoulas. Greqia është vendi që mban presidencën e BE-së
në gjysmën e parë të 2014, para dorëzimit të presidencës së BE-së
tek Italia më 1 korrik 2014, dhe ka garantuar mbështetje për
Shqipërinë. Kjo është hera e pestë që Greqia mban presi-dencën e
BE-së që prej pra-nimit të saj në Komunitetin Europian në vitin
1981.
Kryediplomati: Bazë të shëndoshë për ‘Qershorin’
Mimi Kodheli
Ditmir Bushati gjatë takimit me ministrin e Jashtëm gjerman
Frank-Walter Steinmeier
Eduard Kukan
-
7E mërkurë, 9 prill 2014 Aktualitet
SHPALLJE E ANKANDIT TË PARË
Përshkrimi i pasurisë:Objekti: Arë+Truall+Ndërtesë me sipërfaqe
totale 1000 m2, nga kjo 300 m2 Truall, Ndërtesë 50 m2, me volum 1,
faqe 238, me numër pasurie 195, në zonën kadastrale 2933, me adresë
Peshqesh, Mirditë, regjistruar në emër të Edi Mark CUPI.
Çmimi fillestar: 2.800.000 Lekë (dymilion e tetëqind mijë)
Lekë.Data e shpalljes: 01.04.2014 Data e zhvillimit: 15.04.2014
deri në orën 16.00
Ankandi zhvillohet në ambjentet e STUDIOS PËRMBARIMORE L.D.C.,
Përmbarues Gjyqësore Left er CANAJ të ndodhur në adresën: Rruga
“Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tiranë.
Ofertuesit të drejtohen pranë STUDIO PËRMBARIMORE L.D.C., ose të
kontaktojnë nëpërmjet numrit të tel: 0682026575 dhe e-mailit left
[email protected] ose [email protected]
NGA STUDIO PËRMBARIMORE L.D.C.SHPALLJE E ANKANDIT II
Përshkrimi i pasurisë:Objekti: “Ndërtesë 2-katëshe dhe truall”,
me sipërfaqe trualli 200 m2, nga të cilat 120 m2 janë sipërfaqe
ndërtese, me numër pasurie Nr. 318/9, e ndodhur në Zonën Kadastrale
1646, e regjistruar në regjistrin hipotekor Mat, me vol. 1, fq.
174, me adresë në: Lagja “31 Korriku”, Mat, e kufi zuar nga veriu
me pasurinë nr. 318/3, nga jugu me pasurinë nr. 318/3, nga lindja
me pasurinë nr. 318/3 dhe nga perëndimi me pasurinë nr. 318/3,
regjistruar në emër të Mexhit Hasan BUNA.Çmimi fillestar: 2.508.000
(dy milion e pesëqind e tetë mijë) Lekë.Data e çeljes:
07.04.2014.Data e mbarimit: 21.04.2014 deri në orën 16.00
Ankandi zhvillohet në ambjentet e STUDIOS PËRMBARIMORE L.D.C.,
Përmbarues Gjyqësore Left er CANAJ të ndodhur në adresën: Rruga
“Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tiranë.
Ofertuesit të drejtohen pranë STUDIO PËRMBARIMORE L.D.C., ose të
kontaktojnë nëpërmjet numrit të tel: 0682026575 dhe e-mailit left
[email protected] ose [email protected]
NGA STUDIO PËRMBARIMORE L.D.C.
“STRASBURGU”
Qeveria jep2.03 mln €
për të paguarish-pronarët
— Qeveria ka vendo-sur para disa ditësh vendimet për
ekze-kutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për dëmshpërblim të
familjeve që kanë fituar gjyqin në Strasburg ndaj qeverisë
shqiptare. Në total shuma që ajo do paguajë për të dëmsh-përblyer
familjet shqip-tare arrin shumën e 2.03 milionë eurove. Kështu
dëmshpërblen familjen Delvina me shumën 2 022 900 euro, familjen
Themeli në vlerën 3900 euro, familjen Tushaj në vlerën 1300 euro.
Këto vendime do hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të paguhen nga
bux-heti i shtetit.
SEANCA e djeshme shtyu sërish procedurat për zëvendësimet në
AMA, u zgjodhën vetëm dy relatorët e çështjes, Alfred Peza dhe
Luçjano Boçi
MEDIA
Kalon formula e bordit të RTSH, një palë zgjedh
anëtarët e tjetrësOpozita do të zgjedh 5 anëtarët e
mazhorancës
dhe mazhoranca 5 anëtarët e opozitës
ERVIN KOÇITIRANE
Komisioni i Medias pas shumë orë debatesh miratoi formulën për
përzgjedhjen e kandi-daturave për bordin
drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Ashtu siç ka ndod-hur
në dy mbledhjet e fundit, opozita dhe mazhoranca kanë dalë në
komision me dy formula të veçanta. Opozita nga ana e saj kërkoi që
nga 57 kandidaturat e dala, të përzgjidhen 10 për secilin krah,
opozitë-mazhorancë, dhe më pas të përzgjidhen nga 5 kandidatura që
të krijohet bordi drejtues me 10 anëtarë. Por këtë propozim
mazhoran-ca nuk e pranoi duke miratuar formulën e tyre që nga 57
kandi-datura të përzgjidhen 40, ku secila palë poli-tike të ketë 20
emra. Më pas do të hidhet shorti dhe secila palë do të përzgjedhë
nga 5 kandidatura për përcaktimin e bordit drejtues të RTSH-së.
SKEMAFormula e miratuar nga
ana e mazhorancës përcakton se opozita do të përzgjedhë 20
kandidatura dhe mazhoranca
20 të tjera nga 57 që janë në total. Nga këto 20 kandidatura të
opozitës, mazhoranca do të përzgjedhë 5 që do të jenë pjesë
e bordit drejtues të RTSH-së. E njëjta është edhe për 20 emrat e
mazhorancës ku kompetencën për përzgjedhjen e 5 anëtarëve
përfundimtar do ta ketë opoz-ita. Pra secila palë do të zgjedh
anëtarët e bordit të palës tjetër. Kjo formulë e miratuar nga ana e
mazhorancës nuk është pritur mirë nga opozita. Kjo pasi PD-ja në
vetvete kërkonte që të të miratohej formula e saj për shkak se
kursen më shumë kohë si edhe minimizon edhe më shumë debatin
politik ndërmjet deputetëve. Gjë kjo që pritet që të sjell edhe
mbledhje të tjera të Komisionit të Me-
dias të cilat do të përfshihen nga debate të ashpra përsa i
përket borit drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
MBLEDHJANë mbledhjen e djeshme të
Komisionit të Medias u miratua edhe rezoluta për veprimtarinë
njëvjeçare të RTSH-së. Dy rela-torët, Musa Ulqini dhe Myqerem Tafaj
kishin parashtruar në ra-portet e tyre vërejtje për TVSH-në ku më e
theksuara ishte fakti se që prej 3 vjetësh ky institucion po
ushtron aktivitetin e saj pa një bord drejtues të ligjshëm pasi të
gjithë anëtarëve i ka mbaruar
mandati. Krahas kësaj, një tjetër pikë që u miratua dje ishte
edhe përcaktimi i relatorëve përsa i përket vakancës në Autoritetin
e Mediave Audiovizuale. Kur pritej që të nisnin procedurat për
zëvendësimin e Bushatit, procedurat u shtynë sërish dhe dje u
miratuan vetëm relatorët e çështjes, të cilët ishin Alfred Peza nga
mazhoranca dhe
Luçjano Boçi nga opozita. Pas kësaj, pritet që dy relatorët të
paraqesin raportet e tyre për AMA-n ku sipas të gjitha gjasave do
të ketë një përplasje të fortë përsa i përket vakancës në
institucion. Opozita nga ana e saj pretendon se janë vetëm 3 vende
bosh ndërsa mazhoranca 4 ku përfshinë edhe Endira Bushatin.
KandidatëtDeputetët nuk pranuan që të llonin shortin për
përzgjedhjen e kandidatëve për bordin drejtues të RTSH-së për
shkak se nuk ishin përgatitur ende.
TIRANEPenalizimi Strasburgu ndëshkon Shqipërinë
10 vendime me vlerë 8 mln euroPuto: Ekzekutimi, brenda afatit
3-mujor nga zbardhja e tyreGjykata Europiane e të Drejtave të
Njeriut ka zbardhur dje dhjetë
vendime që e penalizojnë shtetin shqiptar për çështjen e pronave
me tetë milione euro. Sipas vendimeve të hedhura në faqen e
Gjykatës së Stras-burgut, bëhet fjalë për kthimin dhe kompensimin e
pronave për familjet Karagjozi, Koço, Shehu, Dvorani, Sallabanda,
Gogo, Tartari, Okaj dhe Budina të cilët i janë drejtuar ndër vite
gjykatës europiane, duke padi-tur shtetin shqiptar. Avokati për
çështjet e Strasburgut, Sokol Puto i cili përfaqëson disa nga këto
familje, shpjegon procedurat që do të ndjekë pala fituese.
“Ankuesit duhet t’i drejtohen Avokaturës së Shtet-it dhe Ministrisë
së Financave për të ndjekur procedurën për ekzekutimin e vendimit
dhe procedura që ndiqet në të tilla raste është një vendim i
qever-isë për çështjet konkrete dhe ekzekutimi i të tilla vendimeve
përgjithësisht bëhet nga Fondi Rezervë i qeverisë”, sqaron Sokol
Puto, avokat i çështjeve në Strasburg. Por sa kohë ka në
dispozicion shteti shqiptar për të paguar detyrimin e vendosur
nga Gjykata e Strasburgut. “Vendimet e gjykatës në rastin
konkret duhet të ekzekutohen brenda një afati 3-mujor nga zbardhja
e tyre, përndryshe, nëse ky afat kalohet, nisin të llogariten edhe
penalitete të tjera ose interesa”, thotë Puto. Aktualisht me të
njëjtin kazus ndodhen në Strasburg edhe gati 379 çështje të
tjera
të shtetasve të ndryshëm kundër shtetit, ndërkohë që 60 çështje
të tjera Gjykata e të Drejtave të Njeriut i ka dhënë kohë
Shqipërisë që të gjejë zgjidhje. Dhe që me kalimin e afatit ato
hyjnë në fuqi automatikisht duke penalizuar rëndë buxhetin e
shtetit. Pasi nga 413 padi të pronarëve shqiptarë në
Strasburg vetëm për 8 syresh shteti duhet të dëmshpërblejë deri
në qershor pronarët me shumën prej 37 milionë euro. Sipas
ish-pronarëve çështjet e tuara deri tani në Strasburg
nga pronarët e Shqipërisë, mund të kenë një kosto nan-ciare prej
150 milionë Euro e deri në qershor kjo Gjykatë do shqyrtojë “en
block” 60 dosje.
Mbledhje qeverie
Gjykata e Strasburgut
Komisioni i Medias
-
8 E mërkurë, 9 prill 2014Politikë
LAJMEshkurt
TIRANEFenomeni Xhafaj kundër ekzekutivit:
Nuk jemi mazhorancë fi ktivePërplasje brenda PS-së, Komisionit
rezerva për draftin e qeverisëFatmir Xhafaj jep rezerva ndaj
Ministrisë së Fi-nancave. Në mbledhjen
e djeshme të Komisionit të Ligjeve u miratua në parim
projektligji për pagesën e de-tyrimeve të prapambetura, ku kryetari
i Komisionit Fatmir Xhafaj theksoi se ky draft do të hasi
kundërshti nga ana e deputetëve pasi nuk është i hartuar saktësisht
në mënyrë ligjore.
MBLEDHJAPavarësisht se mbledhja
u zhvillua me një interes të pakët nga ana e deputetëve të dy
kampeve, mazhorancë-minorancë, debati ndërmjet përfaqësuesve të
ekzekutivit dhe deputetëve nuk mungoi. I pari që hapi këtë debat
ishte deputeti Armando Subashi, i cili theksoi se drafti i
pa-raqitur nga qeveria binte ndesh me Kodin e Proce-durave Civile.
Sipas Subashit, e keqja më e vogël që mund
të bënte ekzekutivi, ishte të mbivendoste ligjin, pasi mund të
bëheshin amendamente teknike, ndërsa projektligji i propozuar ishte
tërësisht në kundërshtim me Kodin e Pro-cedurave Civile. “Si
mendoni,
si është ky ligj në raport me Kodin Civil, pasi në nenet e
mëposhtme kemi përplasje me Kodin Civil. E keqja më e vogël që mund
të bënit ishte të mbivendosnit ligjin, por ju e keni sjell në
përplasje
me të”,- tha Subashi. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i
Komisionit të Ligjeve, i cili në mbyllje të mbledhjes i tërhoqi
vëmendje përfaqësuesve të Ministrisë së Financave duke theksuar se
mazhoranca që ata
përfaqësojnë nuk është fi ktive që të miratojë ligje siç vijnë.
“Është një ligj delikat dhe nuk do të kalojë shpejt në seancë
plenare. Mos ecni me idenë se jemi të mazhorancës. Ne nuk jemi
mazhorancë fiktive. Ka
shumë nene që krijojnë për-plasje dhe për këtë do të ketë
përplasje”,- tha Xhafaj
Por vërejtjet e deputetëve të mazhorancës nuk ishin vetëm për
përfaqësuesit e ekzekutivit, por edhe për Konferencën e
Kryetarëve. Duke qenë se Komi-sioni i Ligjeve nuk është
komisioni përgjegjës për këtë draft, deputeti Ar-mando Subashi e
cilësoi si një gabim të Konferencës së Kryetarëve që nuk e kanë
përcaktuar
një gjë të tillë. Sipas tij, prob-lematika që lind nga mënyra se
si është bërë artikulimi i ligjit është shumë i madh dhe për këtë,
duhet që të ishte Komi-sioni i Ligjeve kompetent për të bërë
ndryshimet e nevojshme.v
DRAFTILigji parashikonte përcaktimin
e një dispozite e cila do të detyrojë palën që nuk paguan
detyrimet në kohë, që të paguajë edhe kamat vonesën
Hoxhaj: Shkarkimi im politik. Balla: Je falsifi kator — NDREU:
Nëse ka
diçka që zoti Didi ka bërë gabim është vënia në dis-kutim e
gradës së Rrum-bullakut
— S T R A Z I M I R I :Prandaj jemi këtu se janë bërë 478
gabime, për këtë jemi mbledh këtu
— HOXHAJ: Jam liruar për shkurtim organike, në shkelje fl
agrante të ligjit, me 20 vjet karrierë dhe ende s’e di pse jam
hequr nga puna. Në Tiranë kam arritur të sekuestroj deri në 11
milionë euro asete gjatë kohës që kam drejtuar Krimin Ekonomik.
— RISTANI: A jeni ju ai që keni hetuar babain e ministrit?
— HOXHAJ: Jo unë, po struktura që unë drej-toja. Ai ka qenë
operacion i suksesshëm. Por, Ta-hiri më tha se po morëm pushtetin,
do të të heqim. Këta na liruan të gjithë pa të drejtë, 7 vetë të
sek-sionit të Krimit Ekonomik. Unë kam ankimuar në gjykatë
shkarkimin tim dhe po pres gjykimin.
— BALLA: A e keni ju z.Hoxhaj, diplomën e Aka-
demisë? — HOXHAJ: Po, e kam! — BALLA: A jeni në di-
jeni z.Hoxhaj që e keni falsifi kuar diplomën?
— HOXHAJ: Kjo është shpifje, do të ngre padi për shpifje.
— BALLA: Nga doku-mentet zyrtare rezulton që ju keni diplomë të
falsifi -kuar dhe jeni objekt hetimi.
— HOXHAJ: Akademi-në e kam bërë në rregull, për këtë ju
garantoj.
— HALIMI: Ky komision po shkel Kushtetutën, po ngre akuza me
shpifje.
— BALLA: Kjo nuk është për procedurë, po ndërhyni kot z.Halimi.
Z.Hoxhaj, e keni mbaruar Akademinë në ’99-ën apo jo?
— HOXHAJ: Po, dhe mbaj përgjegjësi për këtë përgjigje!
— STRAZIMIRI: Faji i Hoxhajt është vetëm ar-restimi i babait të
gabuar.
— LUTAJ: Hoxhaj ata-koi Ministrin e Brendshëm, ndërkohë që është
mash-trues, falsifi kator. Hoxhaj duhet të dalë jashtë kësaj salle
si falsifi kator.
PD: Tahiri akuzon gjyqtarin që e ka dënuarParta Demokratike
akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin se po hakmerret ndaj
gjyqtarit që e ka dënuar atë më parë për shpifje. Në një deklaratë
për shtyp deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi theksoi se: “Por sot
zbulohet se z.Tahiri po shfrytëzon karrigen që ka, postin që mban
për t’u hakmarrë ndaj gjyqtarëve që e kanë dënuar atë më parë për
shpifje. Konkretisht, z.Tahiri qorton në letrën e tij publike, dhe
i kërkonPresidentit të marrë masa ndaj gjyqtarit Edmond Gogo.
Gjyqtari Edmond Gogo ishte pjesë e trupit gjykues të Apelit, në
fund të vitit 2012, kur vendosi të lërë në fuqi, vendimin e
Gjykatës së Tiranës që e dënonte Saimir Tahirin me 10 milionë lekë
gjobë për shpifje”
Leskaj anëtare e monitorimit në APKiEKryetarja e delegacionit të
Kuvendit të Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të
Evropës (APKiE), znj. Valentina Leskaj, zgjidhet anëtare e
Komitetit për Monitorimin e Detyrimeve dhe Angazhimeve të Vendeve
Anëtare të kësaj organizate. Kandidatura e zonjës Leskaj u propozua
nga Grupi Socialist dhe u miratua në mbledhjen e Byrosë së
Asamblesë. Si një ndër komitetet më të rëndësishme të APKiE,
aktualisht në të po diskutohet për situatën në Ukrainë. Nga data
7-11 prill 2014, delegacioni i Shqipërisë merr pjesë në punimet e
sesionit të dytë vjetor të Asamblesë Parlamentare të KiE.
Strazimiri mbledh policët e “PD” i jep direktivat për
raportimDeputeti demokrat udhëzon Hoxhajn, Breçanin dhe Kuliçajn.
Ndreu kundër Didit
ERVIN KOÇITIRANE
Pas 8 orë debatesh, Komisioni Hetimor përmbylli seancat
dëgjimore me disa prej funksionarëve
më të lartë të Policisë së shtetit si edhe me ato që janë
larguar nga strukturat e policisë. Që në fi llim të saj rreth orës
11.30 deputetët u përfshinë në akuza të forta ndërmjet tyre, si
edhe ndërm-jet zyrtarëve të policisë që ishin thirrur për të
dëshmuar në Komisionin Hetimor.
MBLEDHJAPas mbylljes së pjesës së
parë të seancave dëgjimore, deputetët kërkuan një pushim
përshkak të lodhjes dhe vazh-doi me pjesën e dytë ku pjesë e
dëshmitarëve ishin krerët e policisë të larguar. Ajo që ra në sy
ishte fakti se deputeti
i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i kishte mbledhur të
larguarit nga policia jashtë sallë së Byrosë së Kuvendit, ku
zhvillohej komisioni duke i dhënë këshilla se si të fl isnin gjatë
raportimit. Ndër këto të larguar ishin Erzen Breçani, Agron
Kuliçaj, Arjan Hoxhaj ku ky i fundit zhvilloi edhe debatin më shumë
politik me
deputetët e mazhorancës. Në debatin me deputetët, Hoxhaj u akuza
nga Taulant Balla se ka falsifikuar diplomën, deklaratë kjo që
solli edhe reagimin e ashpër të ish-funksionarit të policisë i cili
deklaroi se këtë çështje do ta çojë përpara drejtësisë.
Në pjesën e parë të komi-sionit raportuan Sokol Bizh-gaj,
zëvendësdrejtori i Poli-cisë së Shtetit si edhe Mu-hamet
Rrumbullaku, ish-zëv-endësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së
Shtetit. Bizhgaj u vendos në qendër të akuzave nga ana e
demokratëve ku ndër to ishte edhe çështja e tritolit. Bizhgaj u
pyet për faktin se Ndriçim Gjokona, personi që spiunoi rrjetin e
tritolit në vend nuk u përfi ll nga policia. Por kjo akuzë e
demokratëve nuk u pranua nga Bixhgaj, i cili theksoi se është e
pavërtetë dhe se policia ka marrë në mbro-jtje Gjokonajn së
bashku
me familjen e tij. Edhe në momentin kur për raportim shkoi
Muhamet Rrumbul-laku, mbledhja u përfshi sërish nga debatet. Por
ajo që ra në sy ishte fakti se de-puteti i mazhoracës, Pjerin
Ndreu, hodhi akuza ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit, Artan Didi i cili dy ditë më parë kishte
deklaruar se Rrumbullaku ka marrë gradën në mënyrë të
jashtëligjshme. “Nëse ka diçka që zoti Didi ka bërë ga-bim është
vënia në diskutim e gradës së Rrumbullakut”,- tha Ndreu.
Komisioni i Ligjeve
Valentina Leskaj
Oerd Bylykbashi
Komisioni Hetimor
-
9E mërkurë, 9 prill 2014 Ekonomi
LAJMEshkurt
GENC KONDITIRANE
Gazsjellësi
SITUATA ENERGJETIKE
Gjiknuri: Kërkohet ndihma e donatorëve
— Ministri i Energje-t ikës , Damian Gj ik-nuri, është shprehur
se, situata energjitike apo gjendja financiare e sektorit nuk është
e mirë. Ai ka kërkuar ndë-rhyrjen e qeverisë dhe ndërkombëtarëve,
pasi deficiti që mbart është mjaft i madh, si pasojë e borxheve të
mëdha të akumuluara. Këto deklarata Gjiknuri i ka bërë në një
tryezë me donatorët, e organizuar për sektorin energjetik, ku u
adresuan problemet kryesore të këtij sistemi, si dhe u hodhën idetë
për reforma, të cilat do mund të sigurojnë energji më çmim më të
ulët, duke shmangur abuzimet me të. “Banka Botërore do japë
mbështetje financi-are edhe për këtë sektor, por mund të mos jetë e
sigurt rimëkëmbja e tij, nëse nuk shoqërohet me reforma të tjera.
Është shumë e rëndësishme pasja e një strategjie, që rezultatet të
jenë të dukshme. Do ketë një ligj të ri për energjinë, i cili
krijon mundësinë e hap-jes së tregut të energjisë, pra
liberalizimin, një 20% treg do jetë jashtë tregut të rregulluar të
energjisë, pra iu jep mundësi prodhuesve të pavarur të energjisë.
Do gjendet një zgjidhje për shpërndarjen e energjisë. Të investojmë
në këtë sektor, përveç abuzimit ka edhe mungesë inves-timesh.
Shpresojmë për një zgjidhje miqësore, por CEZ Shpërndarje do
kthehet në administrim të plotë shtetëror, që të bëjmë të mundur
inves-timet nga donatorët”, tha Gjiknuri.
Ja vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit
Hapet rruga për llimin e ndërtimit të linjës së gazit azer
TAP siguron lejen zhvillimore nga KKT
Rriten kreditë e këqia, 24.2% në shkurt
TIRANEStatistikat
Rikthehet tendenca negative për bankat
Kreditë që bizneset dhe individët nuk u kthe-jnë bankave në
kohën e duhur kanë vijuar të rriten për të dytin muaj radhazi, pasi
kishin ndalur këtë tendencë në dhjetor. Të dhënat e Shoqatës
Shqiptare të Bankave bëjnë të ditur se huatë e pakthyera në afat
arritën në 24.2% të totalit në shkurt, nga 24.1% që ishin në janar
dhe 23.22% që u mbyll viti 2013. Bankat, në përpjekje për të
mbyllur me tim 2013-n, duket se kanë shtyrë klasi- kimin e kredive
me probleme
për në llim të vitit tjetër, çka u re ektua në zgjerimin e këtij
treguesi në janar.
Një tjetër faktor që ka ndi-kuar ka qenë dhe tkurrja e kre-disë
në dy muajt e parë të vitit. Sipas statistikave të Bankës së
Shqipërisë, stoku i kredisë për ekonominë në fund të muajit shkurt
ishte 540.7 miliardë lekë, duke rënë me 0.7% në
krahasim me janarin e po këtij viti. Në raport me fundin e
2013-s, kredia për ekonominë ka rënë me 1.3%. Bankierët kishin
shpresuar se 2013 do të shënonte dhe fundin e rritjes së kredive me
problem, por
dy muajt e parë të vitit po tregojnë se sistemi do ta ketë të
vështirë të frenojë zgjer-imin e këtij treguesi, që është bërë një
problem shqetësues dhe po ndikon ndjeshëm në frenimin e huadhënies
për ekonominë, teksa bankat janë përqendruar në mbledhjen e kredive
të pakthyera në afat. Kjo, megjithë masat që janë marrë edhe nga
politika, e cila ka ndryshuar madje edhe klauzola të tëra të Kodit
Civil, vetëm për të favorizuar grum-bullimin nga ana e bankave të
detyrimeve të pakthyera.
RritjaNjë tjetër faktor që ka ndikuar ka qenë
dhe tkurrja e kredisë në dy muajt e parë të vitit në vazhdim,
janar
dhe shkurt
AktivitetiAktivitetet e ndërtimit do të nisin me rehabilitimin
dhe ndërtimin e rrugëve dytësore dhe urave në Shqipëri, duke nisur
nga viti 2015
Nën drejtimin e Kryeminis tr i t Rama u mblodh dje Këshilli
Kom-bëtar i Territorit,
që miratoi Lejen Zhvillimore Komplekse – Faza 1 për TAP
(Gazsjellësin Trans Adriatik), propozuar nga Ministria e Ekonomisë
dhe Energjitikës. Aprovimi nga KKT është një prej lejeve më të
rëndësishme që i jepet TAP AG, përmes të cilës kompania llon
aktivitetet e ndërtimit për Gazsjellësin Trans Adriatik. Ky aprovim
do të ndiqet nga një fazë e dytë gjatë së cilës pritet të bëhet
aprovimi i Lejes Komplekse Zhvillimore nga Ministria e Energjisë
dhe Industrisë në pjesë, sipas të gjitha seksioneve dhe fazave të
zhvillimit të sistemit të gazs-jellësit TAP.
Aktivitetet e ndërtimit do të nisin me rehabilitimin dhe
ndërtimin e rrugëve dytësore dhe urave në Shqipëri, duke nisur nga
viti 2015. Kjo fazë do të ndiqet nga shtrimi i tubacionit të
gazsjellësit dhe ndërtimi i faciliteteve të tjera lidhur me
infrastrukturën e transportit të gazit.
KKT miratoi edhe nismën e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe
Turizmit për hartimin e Planit të Integruar Ndërsektori-al për
Zonën Ekonomike Tiranë-
Durrës”. Ky plan do të trajtojë prespektivën e këtij rajoni në
rrafshin e një plani kimi të qën-drueshëm që i jep një dimension
strategjik ekonomik kësaj zone, jo vetëm në nivel kombëtar por edhe
në një kontekst më të gjerë,
atë Ballkanik.Këshillit Kombëtar i Ter-
ritorit miratoi Lejen për për ndërtimin e Rrjetit të Furnizimit
me Ujë dhe Shërbime Sanitare në Orikum,Vlorë. KKT i hapi rrugën
llimit të punimeve për
ndërtimin e Kompleksit Indus-trial për Prodhim Artizanal të
Këpucëve, Showroom dhe Zyra në Durrës si dhe ndërtimin e Kolegji
“Platon”,në Komunën Drenovë, të Qarkut Korçë. Një tjetër vendim i
rëndësishëm propozuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
ishte leja për ndërtimin e një Qendre Sociale për Fëmijët Je-time,
në komunën Kashar. KKT miratoi edhe lejen për ndër-timin e Linjës
së Transmetimit të Energjisë Elektrike 110 KV Ersekë-Përmet.
Vendime të tjera të KKT-së janë miratimi i lejeve për ndër-timin
e disa hidrocentraleve në vend.
Gjermeni hap konkursin për promoviminMinistrja Eglantina
Gjermeni ka shpallur zyrtarisht çeljen e konkursit ndërkombëtar për
logon, sloganin dhe strategjinë e re për të promovuar Shqipërinë.
Nisma e inicuar nga tre Ministri, ajo e Zhvillimit Urban dhe
Turizmit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipëmarrjes
dhe Ministria e Punëve të Jashtme gjeti mbështetjen e Kryeministrit
Rama dhe qeverisë shqiptare.
Ndalohen kamionët e rëndë të kromitPrej dites së martë,
transporti i kromit me kamionet e rëndë nuk lejohet më përgjatë
rrugës nga Burreli. Shkak eshte nje urdher i Ministrisë së
Transporteve për shkak se ura në hyrje të qytetit të Burrelit
rrezikohet të shembet nga pesha e madhe e kamioneve që në disa
raste shkojnë deri në 100 ton. Policia rrugore ka njoftuar një dite
më parë kamionistët.
Albpetrol dyfishon prodhimin e naftësKompania shtetërore e
naftës Albpetrol ka dy shuar prodhimin e naftës dhe ka rritur
detyrimet e derdhura në shtet. Ajo ka zhvilluar këto ditë analizën
e punës së tremujorit të parë të vitit 2014, ku rezulton se vetëm
gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2014 Albpetrol sh.a ka shtuar
prodhimin e naftës nga puset në administrim të vetë shoqërisë.
Bankers Petroleum, me rezultate pozitive Prodhimi mesatar në
vendburimin e Patos-Marinzës për 3-mujorin e parë ishte 19,911 fuçi
në ditë, ose 3.2% më shumë krahasuar me tremujorin e 4-t të vitit
2013. Çmimi mesatar i shitjes së naftës së Patos-Marinzës për
3-mujorin ishte afërsisht 87.35 USD për fuçi, krahasuar me çmimin
mesatar të tremujorit të fundit 2013 prej 85.71 USD për fuçi.
Damian Gjiknuri
-
10 E mërkurë, 9 prill 2014Aktualitet
LAJMEshkurt
Tenderi 3.9 mld lekë hetim vendimit të Lul Bashës
Vendimi i ministrit, për ngritjen e grupit të punës
Basha rmosi hapjen etenderit për 220 kameraELTON QYNO
TIRANE
Hetimet
NGJARJA NË SHKODËR
Vrau 18-vjeçarin, bie në pranga Marjan Lepuri
— Marjan Lepuri au-tori i vrasjes me thikë të 18-vjeçari,
Kristian Kacaj, dhe plagosjes së kush-ëririt tij Mirash Kacajt,
është prangosur pasditën e djeshme gjatë një ak-sioni nga uniformat
blu të Shkodrës. Burime nga policia e qytetit verior kanë bërë të
ditur se, autori i dyshuar i këtij krimi u ar-restuar në afërsi të
banësës tij në fshatin Bajzë të Malë-sisë së Madhë. Një natë më
parë Marjan Lepuri pas një konflikti verbal, “se pse e shikonin
shtrem-bër” qëlloi me thikë në drejtim të dy kushërijnve Kaçaj.
18-vjeçari Kristian Kaçaj nuk mundi ti mbi-jetojë plagëve të marra,
teksa humbi jetën në spi-talin e Shkodrës. Mes dy të dëmtuarve dhe
autorëve të krimit ka nisur një debat me fjalë dhe më pas
situ-atata është përkeqësuar në përdorimin e grushtave
dhe thikave. “Pse më shef”-kjo ka qënë fjala që Marjan Lepuri i
ka thënë 18-vjeçarit Kristian Kaçaj. Ky i fundit i është
kundër-përgjigjur me të njëjtën formë, duke bërë që palët të
përfshihen në kon ikt. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00
në fshatin Bajzë të komunës Kastrat, kur dy të afërmit kanë qënë
duke u futur brenda një lokali, në ato momente 18-vjeçari Marjan
Lepuri u është afruar dhe kanë nisur të debatojnë njëri me
tjetrin.Në këtë mo-ment mes tyre ka lluar një përplasje zike, ku
Lepuri ka nxjerë një thikë dhe ka qëlluar dy kushërinjtë.
Kompanitë telefonike ende nuk i janë përgjigjur kërkesës së
prokurorisë së Tiranës, për caktimin e vendodhjes së shoferit të
Sokol Olldashit, deputetit Igli Cara dhe disa prej dëshmitarëve të
tjerë të kësaj dosje. Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës,
hetimi për këtë çështje ka mbetur në qartësimin e vendodhjes së
disa personave, në momentin kur është rapor-tuar se i ndjeri Sokol
Olldashi, kishte pësuar aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
Bur-imet shtojnë se ka përfunduar plotësisht procesi i marrjes së
deklarimeve të personave
Dosja ‘Olldashi’, hetimi ‘peng’ i kompaniveEnde nuk kanë dalë
konkluzjonet e
lokalizimit me antena të dëshmitarëve
që kanë dijeni për ngjarjen, ndërkohë janë në pritje të një
analize teknike, që kryhet nga kompanitë telefonike, të cilat
përdorin valët e antenave, për nxjerjen e vendodhjes së disa
dëshmitarëve në datën 20 nëntor 2013. Deputeti Sokol Olldashi, në
momentin e aksi-
dentin ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Benz” me një dorë, pasi
me dorën tjetër mbante aparatin celular, me të cilin ishte duke
komunikuar me shoferin e tij personal, të qua-jtur Blendi.
Pikërisht në këtë moment, automjeti i Olldashit ka hyrë në kthesën
e fortë dhe si pasojë deputeti i Partisë Demokratike nuk ka mundur
të kontrollojë shpejtësinë e au-tomjetit, i cili ka vijuar lëvizjen
drejt, duke dalë nga korsia e rrugës dhe rënë 14 metra poshtë.
Britmat e Olldashit janë dëgjuar nga shoferi i tij, Blendi, i cili
më pas ka njoftuar deputetin Igli Cara dhe sallën operative të
policisë. Sipas specialistëve të aksidenteve rrugore, të cilët janë
ngarkuar nga policia dhe prokuroria për përpilimin e aktit të
ekspertimit të këtij rasti, mjeti ka bërë vetëm 1 rrutullim dhe se
ka pësuar dëmtime në pjesën e tavanit të kabinës dhe në pjesën
anësore.
TIRANEAksidenti
Tenderi prej 3.9 mil-iard lekësh të vjetra për instalimin e
kamerave në rrugët e Tiranës, ka marrë
spunto nga një vendim i rmo-sur prej ish-ministrit të Brend-shëm
Lulzim Basha, sot kreu i Partisë Demokratike. Burime pranë njësisë
hetimore pranë prokurorisë së Tiranës thanë se ky urdhër ka qënë
pjesë e materialit të kallëzimit penal të dorëzuar pak ditë më parë
nga ministria e Brendshme. Duke ju referuar këtyre burimeve,
mesohet se ish-ministri Basha me vendimin e marrë në vitin 2010, ka
autorizuar ngritjen e një komisioni për vlerësimin e ofertave të
një tenderi, që është zhvilluar në mënyrë sekrete, por pa
argumentuar pse është përdorur kjo taktikë e tillë. Burimet
shprehen se pas këtij vendimi është krijuar grupi i punës me
specialistë inxhinjerikë, oficerë policie dhe zyrtarë të tjerë të
minis-trisë dhe Policisë së Shtetit. Momentalisht dosja e blerjes
dhe instalimit të kamerave në rrugët e Tiranës me një vlerë prej
3.9 miliard lekësh,i është deleguar Shërbimit të Kontrol-lit të
Brendshëm, me qëllim plotësimin e saj me dokumenta
shtesë, që tregojnë praktikën e këtij tenderi. I gjithë tenderi
et për instalimin e 220 kam-
erave.
20 PERSONA NË PYETJE
Njësia hetimore Task-Forcë, pritet të marrë në py-etje rreth 20
persona, të cilët janë të kallëzuar për akuzën e “Shpërdorimit të
detyrës”. Një proces i tillë sipas akuzës do të ndodhë pas veri
kimit me de-taje të gjithë dokumentacionit që et për tenderin 3.9
miliard
që ndodhet në dosjen e pro-cedimit penal të rregjistruar me
numër 2046 të vitit 2014 të datës 28 mas 2014, ku thuhet se: “Në të
gjitha procedurat e prokurimit është përdorur referenca e nenit 6
të Ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, i cili bën fjalë
për kontratat sekrete, kontratat që kërkojnë masa të veçanta
sigurie dhe kontratat që dikto-hen nga interesa thelbësorë të
shtetit. Grupi i auditimit arrin në konkluzion se këto kon-trata
nuk duhet të quheshin
si të tilla, pasi për ketë projekt punimet kanë qenë në terren
të hapur, vendosja e kamerave është bërë në rrugë dhe sheshe ku
shikohen nga të gjithë, dhe nga hartuesit dhe nënshkruesit e
kontratave nuk ka një analizë për cilësimin e këtij projekti si
sekret”. Në raport thuhet dhe se në të gjitha kontratat e lid-hura
për shumën 389.348.000 lekë, midis autoritetit kontrak-tor dhe
sipërmarrësve për pun-ime civile, instalime e montim kamerash, nuk
është caktuar mbikëqyrës punimesh.
lekë dhe lidhjen e një kontrate sekrete me kompanisë italiane që
kishte fituar të drejtën e vendosjes së kamerave. Mes personave të
kallëzuar janë shtetasit Hysni Burgaj, ish-drejtor i policisë së
Shtetit, dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Rasim Borishi, Dashamir Maçi dhe ish-she n e TI Arbër Hysi.
SEKRETI I HAPUR“A1Report” dhe gazeta “Sh-
qiptarja.com” kanë siguruar raportin e auditit me 39 faqe,
Tiranë, aksidentohet 61-vjeçariNjë aksident me pasojë plagosjen
e një 61-vjeçari ndodhi pasditen e djeshme në kryeqytet, kur 2
motorra u përplasën me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi pranë një
qendre tregtare afër TVSH-së, kur 2 motorra u përplasën me
njëri-tjetrin, teksa ishin duke ecur me shpejtësi të madhe. Kjo
mendohet të ketë qenë edhe arsyeja e këtij aksidenti, ndërsa
policia nuk përjashton edhe humbjen e kontrollit. Një i ri rreth 20
vjeç po drejtonte motorrin blu, kur u përplas, ndërsa 61-vjeçari
ishte drejtuesi i motorrit të bardhë. Ky i fundit u dërgua me
urgjencë në qendrën spitalore Nënë Tereza, ku mësohet se ndodhet
jashtë rrezikut për jetën.
Kapet droga me vlerë 2.3 mln euroTë paktën 2 milion e 365 mijë
euro llogaritet vlera e drogës së sekuestruar natën e kaluar në
Portin Detar të Durrësit. Policia ka arrestuar drejtuesin e
kamionit, shtetasin maqedonas Aco Nikolovski, 41 vjeç, me banim në
Shkup, ndërsa ka deklaruar se droga e sekuestruar në kamionin
maqedonas që po kalonte tranzit nëpër Shqipëri me një ngarkesë
divanësh është në sasinë 2 ton e 365 kilogramë. Ngarkesa e ndaluar
kishte si destinacion Italinë, në tregun me shumicë të së cilës 1
kg kanabis sativa, sipas burimeve policore, kap vlerën e 1 mijë
eurove.
Fushatë antidrogë e duhan në shkollaDrejtori i Policisë së
Tiranës Ardian Çipa dhe Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Mimoza
Kuqi, kanë zhvilluar një orë mësimi të hapur me nxënës të klasave
të gjashtë të shkollës “Edit Durham”. Aktiviteti kryhet në kuadër
të fushatës sensibilizuese kundër përdorimit të duhanit, alkoolit
dhe drogave nga nxënësit e shkollave. Prej vitesh në Tiranë
zbatohet Programi i Partneritetit midis Shqipërisë dhe Shtetit të
Neë Jersey-it me bashkëpunimin e Gardës Kombëtare të Neë Jersey- it
dhe ambasadën Amerikane.
Marjan Kaçaj
Sokol Olldashi
Lulzim Basha
-
11E mërkurë, 9 prill 2014 Aktualitet
M.MUSTAFAJ: Dy djemtë më keqtrajtojnë. I vogli, me akuzoi se i
hëngra pjesën e byrekut, më pas më rrahu sa më ra të fi ktë.
DHUNA LAJMEshkurt
ELTON QYNOTIRANE
I hëngri byrekun, djali rrehbabain derisa i bie të fi këtNgjarja
në Farkë, 24-vjeçari dëbohet 1 vit nga shtëpia
Një 62-vjeçar në T i r a n ë ë s h t ë keqtrajtuar nga djali i
tij 24-vjeçar derisa të mosh-
uarit i ka rënë të fi kët. Ngjarja e rëndë është regjistruar nga
komisariati nr.1, në zonën e Farkës ku shkak i këtij sherri në
familje ka qenë se i mosh-uari i kishte ngrenë pjesën e byrekut të
djalit të tij. Rasti i paprecedentë ka ndodhur në familjen
Mustafaj, ku shtetasi M. Mustafaj si pasojë e këtij “gabimi” është
keqtrajtuar nga djali i tij A. Mustafaj, derisa të moshuarit i ka
rënë të fi kët. Pasi e ka rimarë veten, mëso-het se M.Mustafaj ka
shkuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas i
është drejtuar me një kallëzim komisariatit nr.1 në Tiranë, duke
kërkuar mbrojtjen e uni-formave blu. Lidhur me këtë ngjarje, dy
ditë më parë gjykata e Tiranës ka marrë një vendim për lëshimin e
urdhërit të mbrojtjes për të moshuarin M.Mustafaj, duke urdhëruar
që djali i tij A. Mustafaj, të mos ushtrojë më dhunë mbi
62-vjeçarin.
I HËNGRI BYREKUNSipas rrëfimit në gjykatë
të të dëmtuarit, shkak i keqtrajtimit të rëndë është bërë
byreku! I biri pretend-onte se i ati i kishte ngrënë pjesën e
byrekut. Sipas M.
Mustafaj, edhe djali tjetër i tij e keqtrajton, por me të ai
kishte mundur të siguronte një urdhër mbrojtje nga gjykata,
ndërkohë djali i dytë vijonte ta rrihte, megjithëse e kishte
denoncuar disa herë në polici. Sipas vendimit të marrë në 7 prill
nga gjyqtarja Elona Gjoka, pala paditëse u shpreh për-para gjykatës
se: “…Unë kam 2 djem, që janë ndarë nga unë me letra. I pari ka
shtëpinë 3
katëshe të mbarume. As nuk e suvaton, as nuk e rregul-lon. Me të
parin kam urdhër mbrojtje. Me të dytin A…, kam problem të
vazhdueshme. Më datën 18 mars 2014, nusja e djalit të madh ka bërë
byrek. Ai u çua në mëngjes më tha: “…Më ke ngrënë fl iten e
byre-kut….” Natën tjetër ka ardhur në 11:30 të darkës ka thyer
derën. Më rrahu me shkelma, me grushta. Më ka lënë pa ndjenja.
Pastaj lajmërova po-licinë. Kjo është hera e fundit, por ka edhe
raste të tjera….”.
1 VIT LARG SHTËPISËNë vendimin e saj, gjyqtar-
ja Elona Gjoka, ka vendosur të ndalojë të birin e 62-vjeçarit,
që të mos hyjë në banesën e babait të tij, për një periudhë 1
vjeçare. Më tej në vendim thuhet që i biri të mos i afrohet të
moshuarit në një distancë prej 200 metra larg. Sipas vendimit
gjyqësor,
Rrëfi mi“…Më rrahu me
shkelma, me grushta. Më ka lënë pa ndjenja.
Pastaj lajmërova policinë. Kjo është
hera e fundit, por ka edhe raste të tjera….
Trupi i Alizotitgjendet nga banorët
TIRANEAksidenti
U zbulua 20 m më poshtë vendit të rrëzimit
Gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit Erjon Ali-zoti,
ekskursionisti i cili prej 10 ditësh kërkohej në kanionet e
Erzenit, pasi u rrëzua aksidentalisht në lumë, i zhdukur prej 30
mar-sit. Trupi i 18-vjeçarit Erjon Alizoti u gjet nga banorët e
fshatit në një guvë rreth 20 metra larg vendit ku ai u rrëzua dhe
gjatë ditës së djeshme i është nënshtruar ekspertizës në morgun e
Tiranës. I riu bashkë me grupin mbi 50 veta ishin organizuar në
rrjetin social “Facebook”, nga “Rrjeti i
Vullnetarëve Shqiptarë”. Erjoni u rrëzua bashkë me një djalë
tjetër, i cili fatmirë-sisht arriti të shpëtohej nga pjesëtarët e
tjerë të grupit. Policia procedoi penalisht organizatorët e këtij
ek-skursioni për mos krijimin e kushteve të sigurisë të grupit të
të rinjve. Në kërkimet për gjetjen e Erjonit, u përfshinë dhe
familjarë, miq, shokë
dhe vetë personi që ka qënë dëshmitari kryesor, i shpë-tuari nga
mbytja, i cili prej tre ditësh ka qenë së bashku me policinë, ku i
ka orien-tuar rreth kërkimeve duke kërkuar dhe vetë, për të gje-tur
trupin e pajetë të shokut të tij. Rreth 10 polumbarë të policisë
dhe ushtrisë, prej 7 ditësh kanë kërkuar në guvat shkëmbore, por
nuk kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë të 18-vjeçarit. Një prej
organizatorëve të ek-skursionit, Ilia Gërdupi, i cili pas ngjarjes
dha dëshminë e tij në polici, rrëfeu në “A1 Report” itinerarin dhe
mo-mentin kur u vu re mungesa e Erjonit. Grupi ishte nisur prej
mëngjesit të 30 marsit nga Rruga e Elbasanit me dy autobusë deri në
komunën e Bërzhitës, me qëllim kryer-jen e një vizite tek “Shpella
e Pëllumbasit”.
Grabiti 5 dyqane, arrestohet DhelpraGrabiti me armë 5 dyqane
rrobash në Tiranë, arrestohet Emilent Dhelpra, 35 vjeç. Burime nga
policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, ai është vënë në
pranga në rrugën “Jordan Misja”, pasditen e djeshme. Operacioni për
arrestimin e tij është bërë pasditen e djeshme nga efektivët e tre
komisariatëve të Policisë së Tiranës.
Greqi, kapet një shqiptar për vrasjeNjë shqiptar me shumë emra
dhe shumë datëlindje është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga
skuadra kundër-terrorizmit (EDA), në një fshat në rrethin
Famagusta. Shqiptari kërkohej nga autoritetet greke për vrasje me
paramendim, tentativë vrasjeje, grabitje, vjedhje dhe një mori
veprash të tjera. Nga informacioni i dhënë nuk është i qartë as
emri i tij i vërtetë dhe as data e saktë e lindjes. Astrit Athani
është emri paraprak që ai ka dhënë, por njihet edhe si Giorgio
Thathani. Ai ka 4 datëlindje ose 1983 ose 1984 ose 1985 ose 1986.
Shqiptari mori pjesë në një vrasje më 2 qershor, 2012 në Kessariani
ku kishte vrarë një 30 vjeçar dhe plagosi vëllain 32- vjeçar.
kl-ërmë
A.Mustafaj të mos lejohet të hyjë në banesën e babait, pa marrë
autorizim nga gjykata e Tiranës. Ky nuk është rasti i vetëm kur
gjykatat shqiptare marrin vendime të tilla, pasi
disa ditë më parë Gjykata Penale e Tiranës, dënoi një person për
dhunë në familje, pasi ky i fundit kishte keqtraj-tuar gruan e tij
sepse ajo nuk i kishte blerë birrë.
NJOFTIM PUNËSIMI
Lidhuni me ne ne Facebook UNIPRESS ALBANIA
Ë
Kompania “Unipress shpk” që realizon:
Ju mirëpresim!
Kandidatët duhet të kenë eksperiencë të suksesshme në shtypin e
shkruar dhe të diplomuar për gazetari, me kërkesat si më
poshtë:
Faksimile e vendimi të Gjykatës së Tiranës
Erjon Alizoti
-
12 E mërkurë, 9 prill 2014Aktualitet
TIRANEDeklarata Lazarati, Edi Rama në Rai1:
Herët për të legalizuar kanabisin“Nuk mjafton policia, Lazarati
s`duhet sulmuar por shëruar”E
misioni i njohur Porta a Porta i gazetarit italian Bruno Vespa
ka trajtuar mbrëmjen
e djeshme problemin e drogës së Lazaratit që vërshon drejt
Italisë dhe Europës, kryesisht përmes kanalit të Otrantos. Gazetari
i dërguar në Shqipëri ka zhvilluar intervista me kryeministrin Edi
Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri në lidhje me gjendjen
e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali nëpërmjet
kanalit të Otrantos. Rama nuk ka preferuar ta shtjellojë këtë temë,
duke u shpre-hur se Shqipëria nuk është gati për legalizimin e
mari-juanës, në kohën kur as vende më të zhvilluara se ne, nuk e
aplikojnë një gjë të tillë. “Ju e dini se ka shumë punë për të bërë
në nivelin europian për Mesdheun nga Europa pasi vijnë shumë
emigrantë nga të gjitha anët dhe siguria e deteve është e lidhur me
një fakt shumë të thjeshtë,
KërkesaEkspertët i janë drejtuar
prokurorisë së Fierit, ku i kanë kërkuar kësaj të fundit
të kërkonin zyrtarisht tek autoritet helene, zemrën e
Kudret Kumes
Greqia vendos të dërgojë brenda javës në Shqipëri zemrën e I l
ia Karelit (Kudret
Kume), pas disa ditë qën-drimi në një laborator të mjekësisë
ligjore në Selanik. Zemra e shqiptarit të vrarë në burgjet greke
dhe disa inde të tij, janë hequr nga ekspertët e mjekësisë ligjore,
me qëllim kryerjen e disa ekzamini-meve, por në fakt nuk është
argumentuar se pse ky organ nuk është vendosur sërisht në trupin e
Kudret Kume, kur arkivoli është tërhequr për tu transportuar në
Shqipëri. Lajmi për dërgimin e zemrës në Shqipëri konfi rmohet dhe
nga konsullata shqiptare në Selanik, e cila ka marrë një faks nga
autoritetet helene, që të paraqiteshin në labo-ratorin e
Mjekësisë-Ligjore, për tërheqjen e këtij organi. Alarmi për
mungesën e zem-rës dhe disa indeve trupore, është dhënë nga
mjekësia ligjore Shqiptare, nga kqyrja e brendshme e trupit të
Kumes ka konstatuar mungesën e këtyre organeve. Menjëherë ekspertët
i janë drejtuar prokurorisë së Fierit, ku i kanë kërkuar kësaj të
fundit të kërkonin zyrtarisht tek autoritet helene, zemrën e Kudret
Kumes.
ZHVARRIMISjellja në shqipëri e zem-
rës së Ilia Karelit, duket se do detyrojë familjen e tij për të
kryer zhvarimin e personit
Familjarët pritet të zhvarosin trupin e viktimës
Grekët eksperimente histopatologjike me zemrën e shqiptarit
Zemra e Karelit brenda1 jave vjen në Shqipëri
që u torturua për vdekje nga gardianët e burgut. Famil-jarët e
Kumes kanë deklaru-ar se nëse Greqia i kishte hequr organet e
brendshme
do mbante përgjegjësi të dyfishtë. Pritet që brenda kësaj jave
zemra e Kumes të vijë në Shqipëri, ku pas ekzaminimeve ajo do i
dorë-
zohet familjarëve në Zhupan të Fierit. Duket se këta të fun-dit,
do marrin vendimin për zhvarosjen e trupit të Kumes, me qëllim
varrosjen e zemrës
së bashku me trupin e tij.
EKSPERIMENTEPyetjes së përse special-
istët tanë të mjekësisë-ligjore mendojnë dhe janë thuajse
tërësisht të bindur që zemra e Karelit ndodhet në morgun e
Selanikut, burimet i janë përgj igjur se gj i thçka i shërben
drejtësisë dhe më së mirës për vetë nderin e viktimës ashtu edhe të
familjarëve. Më konkretisht, eksperti mjeko-ligjor, po in-stiston
në disa eksperimente histopatologjike të zemrës, që konsistojnë në
dëmtimet që ajo ka pësuar prej elek-troshokut, pasi nga hetimet
paraprake kishte rezultuar se shqiptarit iu gjetën shenja djegieje
në gishta, çka tregon-te se ai ishte torturuar me rrymë elektrike
apo i ishte nënshtruar elektroshokut. “Për këtë shkak, dyshojmë se
homologu ynë e ka mbajtur të gjithë zemrën”-shprehen burimet, duke
shtuar se “ndo-nëse mjaftojnë disa kampionë për analiza, mjeku ka
dashur
NJOFTIM PUNËSIMI
Lidhuni me ne ne Facebook UNIPRESS ALBANIA
Ë
Detyrat dhe përgjegjësitë: -të sjellë klientë të rinj dhe të
mbaj kontakt me klientët aktualë të kompanisë -të pregatisë raporte
të herëpashershme mbi ecurinë e shitjeve, ku të perfshihen:
kontaktet e marra, shitjet e realizuara, kontaktet pas shitjeve dhe
shkalla e realizimit të objektivave. -të ndjekë mundësitë e reja
dhe referencat që mbledh në terren. -të vendosë dhe të ruaj raporte
të mira dhe afatgjata me klientët ekzistues dhe ata potencialë.
Kompania “Unipress shpk” që realizon:Gazeta Shekulli, Gazeta e
Sportit , Botimet Max, Revista “Bota Në Vitin 2014” kërkon
menaxherë shitjesh reklame.
Të interesuarit të dërgojnë cv e tyre në adresën e e-mail
burimetnjerë[email protected] ose te paraqiten në adresën Rr
Ismail Qemali, ish Blloku tek pall Abissnet. Tel. : 044312894 Ju
mirëpresim!
Kandidatët duhet të përmbushin kërkesat si më poshtë:
Aftësitë dhe kualifikimet:
pozicione të ngjashme për më shumë se 1 vit.
komunikuese dhe të punojë në grup
duhet të shkojmë përtej atyre gjërave që jemi mësuar të bëjmë
pasi, Europa e gjitha ecën me hap të ngadaltë, problemet rriten me
shpe-jtësi”, ka theksuar kryemin-
istri Rama për Porta a Porta. I pyetur se çfarë kërkon nga
Italia, Rama thotë se, duhet “një bashkëpunim më i afërt i policive
dhe strukturave të rendit publik por dhe të atyre sociale për të
luftuar krimin e organizuar”. Më pas gazetari italian i ka kërkuar
kryemin-
istrit shqiptar një mendim për legalizimin e marijua-nës.
“Legalizimi i mari-juanës është një diskutim të cilin do të
preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më
tutje, të
marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të
marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të
zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të të përqën-druar
tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të
organizuar dhe çdo lloj trafi ku. Ndërkaq, ministri i Brendshëm,
Sajmir Tahiri ka deklaruar se, Lazarati nuk duhet luftuar por
shpëtuar.
Sipas tij, një operacion policor nuk mjafton pasi duhet men-duar
edhe për të nesërmen. Ai shtoi se e rëndësishme është gjetja e
mjetjeve për
zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. “Lazarati nuk duhet luftuar
por shpëtuar. Një op-eracion policor nuk mjafton pasi problemi
duhet meduar
edhe për të nesërmen. Është e rëndësishme gjetja e meteve të
zhvillimit ekonomik dhe shoqëror”,ka thënë ai për emisionin e Rai
1.
ELTON QYNOMARIGLEN MULLAI
TIRANE KOIÇIDENCA
Ekspertiza nga mjeku
që ekzaminoi Flamur Pislin
— Ekzaminimet mje-ko-ligjore i ka marrë përsipër i njëjti mjek
që kreu ekspertizën e një shqiptari tjetër që bëri jehonë botërore
me aktin e tij. Më konk-retisht bëhet fjalë për Flamur Pislin,
shqip-tarin që në vitin 1999 mori peng një autobus me pasagjerë
grekë dhe u vra në Qafë-Krrabë. Doktori ishte personi që kreu
ekspertizën në vendin tonë për llogari të grekëve dhe u tha
shqiptarëve se Pislin e vrau RENEA jonë dhe jo policët grekë.
të sigurohet plotësisht që zemra është dëmtuar nga
ele-ktriciteti, pasi mbetet i vetmi organ jetësor që përcakton
qartë edhe kohën apo sasinë e korentit që ka përshkruar trupin e
tij”.
Kryeministri Edi Rama
Ilia Kareli
Dhoma ku tregohet Ilia Kareli në momentet e fundit të jetës
Flamur Pisli
-
13E mërkurë, 9 prill 2014 Sociale
Vendosja e çmimit të biletës
për urbanët kalon te pushteti vendor
Opozita kundër, drafti kalohet nga mazhoranca. Bozdo: S’dimë sa
do jetë fatura
JUXHIN MUSTAFARAJTIRANE
Vendosja e çmim-it të biletës për transportin ur-ban që nga dita
e djeshme është
kompetencë e pushtetit ven-dor. Komisioni i Ekonomisë ka
miratuar vetëm me votat e mazhorancës nismën e qever-isë, e cila ja
delegon të drejtën e vendosjes së çmimit të biletës pushtetit
vendor. Zv/ministri i Transporteve Ylli Manjani e
ka argumentuar delegimin e kësaj kompetence tek pushteti vendor
me përgjegjësinë që ky pushtet ka për të lidhur kontratat me
kompanitë e transportit. “Nga njëra anë kemi një kompetencë
substan-ciale të pushtetit vendor për të lidhur kontratë shërbimi
për këtë çështje, nga ana tjetër një element tjetër i kësaj
kontrate që ishte tarifa, që nuk e kishte në dorë autoriteti
vendor, por i ishte lënë formalisht Qeverisë. Ne menduam, u
konsultuam, arritëm në një proces, në një
konkluzion që edhe këtë ele-ment të kontratës së shërbimit ta
ketë në dorë Bashkia”, tha Manjani. Deputetët e opozitës të cilët
votuan kundër draftit të propozuar nga mazhoranca kanë deklaruar se
nga vep-rimet e nxituara që sjellin konfl ikte mes palëve, qeveria
kërkon të përfi tojë në kurriz të qytetarëve. “Në asnjë nga ven-det
e rajonit kjo kompetencë nuk ishte e pushtetit lokal, nëse nuk
ekzistonte një ent rregul-lator, për t’u siguruar që kjo e mirë dhe
ky shërbim publik
i ofrohej qytetarëve ashtu siç duhej. Eshtë e pamun-dur që
Bashkia të luajë rolin rregullator dhe të përcatojë çmimet në
treg”, ka argumen-tuar deputetja e PD-së Jorida Tabaku. Edhe
nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo, ka kundërshtuar më
parë draftin duke sqaruar se nuk mund t’i kalohet një përgjegjsi e
tillë Bashkisë në një kohë që nuk dihet ende sa do të jetë fatura
fi nanciare që qeveria ka për subvencio-net. “Panorama ime ka
dy
anë, e para është ana rregul-latore, qeveria nuk mund të
delegojë funksione rregulla-torë të çmimit pa deleguar më parë edhe
fondin përkatës, por edhe mundësinë për të ndërhyrë, në mënyrë
që