Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Vlerësimi Tremujor i … · 2020. 10. 1. · Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
Performanca e sektorit mikrofinanciar -------------------------------------------------------------------------- 20
Tregu i letrave me vlerë --------------------------------------------------------------------------------------------- 22
GRAFIKËT DHE TABELAT
Figura 1. Vlera e aseteve të sistemit financiar të Kosovës ------------------------------------------------------------- 06
Figura 2. Ndryshimi tremujor në asete të sektorëve përbërës të sistemit financiar ------------------------------ 06
Figura 3. Struktura e aseteve të sektorit bankar në tremujorët perkatës -------------------------------------------- 07
Figura 4. Ndryshimi tremujor në stokun e kredive ------------------------------------------------------------------------ 07
Figura 5. Struktura e kredive sipas veprimtarie ekonomike ------------------------------------------------------------ 08
Figura 6. Kreditë e reja për korporatat jo financiare dhe ekonomitë familjare ------------------------------------- 08
Figura 7. Struktura e detyrimeve dhe burimeve vetanake -------------------------------------------------------------- 09
Figura 8. Vlera e gjithsej depozitave dhe kategorive kryesore -------------------------------------------------------- 10
Figura 9. Struktura e depozita sipas kategorive kryesore --------------------------------------------------------------- 10
Figura 10. Norma e interesit në kredi dhe depozita ---------------------------------------------------------------------- 11
Figura 11. Norma e interesit në kreditë ndaj korporatave --------------------------------------------------------------- 11
Figura 12. Norma e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare ---------------------------------------------------- 11
Figura 13. Norma e interesit në depozita ----------------------------------------------------------------------------------- 12
Figura 14. Norma e interesit në depozitat e korporatave jofinanciare ----------------------------------------------- 12
Figura 15. Norma e interesit në depozitat e ekonomive familjare ----------------------------------------------------- 12
Figura 16. Profiti dhe treguesit e profitabilitetit të sektorit bankar ----------------------------------------------------- 13
Figura 17. Treguesit e cilësisë së portofolios kreditore dhe norma e rritjes së KJP-ve ------------------------- 13
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
3
Figura 18. Treguesit e solvencës --------------------------------------------------------------------------------------------- 14
Figura 19. Treguesit e likuiditetit ---------------------------------------------------------------------------------------------- 14
Figura 20. Asetet e sektorit pensional --------------------------------------------------------------------------------------- 14
Figura 21. Struktura e aseteve të FKPK-së -------------------------------------------------------------------------------- 15
Figura 22. Struktura e aseteve të FSKP-së -------------------------------------------------------------------------------- 16
Figura 23. Kthimi në investime dhe performanca e FKPK-së ---------------------------------------------------------- 16
Figura 24. Asetet e sektorit të sigurimeve ---------------------------------------------------------------------------------- 16
Figura 25. Primet e shkruara dhe dëmet e paguara ---------------------------------------------------------------------- 18
Figura 26. Asetet e sektorit mikrofinanciar ---------------------------------------------------------------------------------- 18
Figura 27. Vlera e kredive ndaj ekonomive familjare dhe korporatave jofinanciare ------------------------------ 19
Figura 28. Vlera e kredive ndaj korporatave jofinanciare, sipas sektorëve ekonomik --------------------------- 20
Figura 29. Vlera e lizingjeve të sektorit mikrofinanciar ------------------------------------------------------------------- 20
Figura 30. Norma mesatare e interesit në kredi të sektorit mikrofinanciar ------------------------------------------ 20
Figura 31. Norma mesatare e interesit në kredi për ndërmarrje, sipas sektorëve ekonomik ------------------ 20
Figura 32. Të hyrat dhe shpenzimet e sektorit mikrofinanciar --------------------------------------------------------- 21
Figura 33. Treguesit e profitabilitetit të sektorit mikrofinanciar --------------------------------------------------------- 22
Figura 34. Treguesit e kualitetit të portofolios kreditore ----------------------------------------------------------------- 22
Figura 35. Shuma e borxhit të emetuar -------------------------------------------------------------------------------------- 22
Figura 36. Shuma e ofruar dhe e emetuar ---------------------------------------------------------------------------------- 23
Figura 37. Struktura e letrave me vlerë të Qeverisë ---------------------------------------------------------------------- 23
Tabela 1. Treguesit e zgjedhur makroekonomik -------------------------------------------------------------------------- 23
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
4
SHKURTESAT:
APR Asetet e Peshuara ndaj Rrezikut
ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës
BPV Bruto Produkti Vendor
BQK Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
CHF Franku Zviceran
EJL Evropa Juglindore
EUR Valuta Euro
FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar
GBP Poundi Britanik
IHD Investimet Huaja Direkte
KJP Kreditë Jopërformuese
KMA Kthimi Mesatar në Asete
KMK Kthimi Mesatar në Kapital
MF Ministria e Financave e Republikës së Kosovës
NRER Norma Reale Efektive e Këmbimit
TMK Treguesi i Mjaftueshmërisë së Kapitalit
USD Dollari Amerikan
WEO World Economic Outlook
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
5
Zhvillimet Makroekonomike1
Bazuar në vlerësimet e Agjencisë së Statistikave të
Kosovës (ASK), BPV-ja reale në TM1 2020 shënoi rritje
të ngadalësuar prej 1.3 përqind. Dinamikat e
zhvillimeve makroekonomike ndryshuan kahje
diametralisht në muajt vijues Prill dhe Maj, me
shpalljen e gjendjes pandemike dhe ndërmarrjen e
masave kufizuese nga Qeveria për të penguar
përhapjen e virusit. Sipas ASK-së, aktiviteti ekonomik
është karakterizuar me rënie prej 9.3 përqind në TM2
2020. Me rënie janë karakterizuar kryesisht kreditë e
reja, eksporti i shërbimeve por edhe shpenzimeve
kapitale të qeverisë, ndërsa pavarësisht krizës së
pandemisë, remitencat, IHD-të por edhe eksporti i
mallrave kanë shënuar rritje.
Çmimet e konsumit shënuan rritje të ngadalësuar prej
0.6 përqind deri në qershor 2020, kryesisht si rezultat
i rënies së çmimeve të transportit, rekreacionit,
veshmbathjes, por edhe ngadalësimit të rritjes së
çmimeve të ushqimit. Inflacioni bazë shënoi rënie prej
0.2 përqind.
Sektori fiskal deri qershor 2020 u karakterizua me
rënie të të hyrave buxhetore prej 10.9 përqind dhe
rritje të shpenzimeve buxhetore prej 2.2 përqind.
Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi deficit
primar buxhetor prej 111.5 milionë euro. Borxhi publik
ka arritur në 1.3 miliardë euro, që është për 16.2
përqind më i lartë krahasuar me TM2 2020. Si
përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 18.2
përqind, nga 16.5 përqind sa ishte në TM2 2019.
1
Për më shumë informata rreth zhvillimeve makroekonomike referojuni
publikimit: Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike (TM2 2020) i
publikuar në faqen e internetit të BQK-së.
Sektori i jashtëm është karakterizuar me zvogëlim të
deficitit të llogarisë rrjedhëse për 19.0 përqind, që
kryesisht i atribuohet zvogëlimit të deficitit të
mallrave si dhe rritjes së bilancit pozitiv të të
ardhurave parësore dhe të ardhurave dytësore. Në
anën tjetër, bilanci pozitiv i shërbimeve ishte dukshëm
më i ulët. Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat
shënuan rritje vjetore prej 7.2 përqind, ndërsa IHD-të
shënuan rritje prej 48.7 përqind deri në qershor 2020.
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
6
Sistemi Financiar
Përkundër krizës shëndetësore dhe ekonomike të
shkaktuar nga Covid-19, sistemi financiar në
vend ruajti ritmin e rritjes së periudhës
paraprake. Asetet e sistemit financiar të Kosovës
në fund të qershorit 2020 arritën vlerën në 7.41
miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej
11.2 përqind (figura 1).
Zgjerimi i aseteve të sistemit financiar kundrejt
periudhës paraprake (qershor 2019), erdhi si rezultat i
rritjes së aktivitetit të sektorit bankar (kryesisht
mbështetur nga depozitat e arkëtuara) dhe atij
pensional (prej kontributeve të arkëtuara dhe kthimit
në investime).
Në baza tremujore, asetet e sistemit financiar u
zgjeruan për 238.2 milionë euro, kryesisht ndikuar nga
asetet e sektorit bankar (+127.1 milionë euro) dhe
sektorit pensional (+93.9 milionë euro), dhe në masë
më të ulët nga sektorët tjerë (+17.2 milionë euro)
(figura 2).
Zgjerimi i aktivitetit të sektorit bankar erdhi kryesisht
si rezultat i nivelit të lartë të depozitave të
arkëtuara në këtë tremujor, pas rënies që pësuan në
TM1 2020 të ndikuar kryesisht nga efektet e
pandemisë Covid-19. Kurse, zgjerimi i sektorit
pensional erdhi si rrjedhojë e kontributeve të
arkëtuara dhe kthimit nga investimet gjatë kësaj
periudhe. Pra, sektori pensional rikuperoi në masë të
madhe humbjet prej investimeve të shkaktuara gjatë
TM1 2020, si rrjedhojë e efekteve të shkaktuara në
tregjet e jashtme nga përhapja e pandemisë Covid-19.
Sektori Bankar
Në kuadër të aseteve të sektorit bankar, kreditë u
karakterizuan me rritje më të ngadalshme këtë
tremujor, përderisa investimet në letra me vlerë u
rimëkëmbën. Depozitat, si burimi kryesor i
financimit të aktivitetit bankar, u rritën në këtë
tremujor, pasuar nga ekuiteti i bankave dhe
huazimeve të marra nga sektori i jashtëm.
Përkundër rreziqeve të rritura si rezultat i krizës
ekonomike e sociale të nxitur nga pandemia
Covid-19, sektori bankar vazhdoi të jetë i
qëndrueshëm, me cilësi të lartë të portfolios
kreditore, nivel të kënaqshëm të likuiditetit dhe
mirë i kapitalizuar.
9.7%
7.7%
11.2%11.2%
0%
2%
4%
6%
8%
10%
12%
14%
0
1,000
2,000
3,000
4,000
5,000
6,000
7,000
8,000
Qershor 2017 Qershor 2018 Qershor 2019 Qershor 2020
Në m
ilio
në
eu
ro
Bankat Komerciale Fondet pensionale
Kompanitë e sigurimeve Institucionet mikrofinanciare
Ndihmësit financiar Rritja vjetore (boshti i djathtë)
Figura 1. Vlera e aseteve të sistemit financiar tëKosovës
Shënim: Të dhënat e paraqitura janë me gjendjen në fund të tremujorit të cekur
Burimi: BQK (2020)
1.418.7
74.2
127.1
38.8
51.2
51.9
93.9
12.1
19.6
17.2
5.5
-30
0
30
60
90
120
150
180
210
240
270
TM2 2017 TM2 2018 TM2 2019 TM2 2020
Në
milio
në
eu
ro
Bankat Komerciale Fondet pensionale Kompanitë e sigurimeve
Institucionet mikrofinanciare Ndihmësit financiar
Figura 2. Ndryshimi tremujor në asete të sektorëve përbërës të sistemit financiar
Burimi: BQK (2020)
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
7
Asetet
Vlera e gjithsej aseteve të sektorit bankar në fund të
TM2 2020 arriti në 4.85 miliardë euro, që paraqet një
rritje vjetore prej 12.7 përqind. Kurse, në baza
tremujore, asetet e sektorit bankar vetëm gjatë TM2
2020 u zgjeruan për 127.1 milionë euro. Si rezultat i
përhapjes së pandemisë Covid-19, aktiviteti kreditues
i sektorit bankar (që zë peshën më të madhe në kuadër
të aseteve të sektorit me pjesëmarrje prej 64.5 përqind)
është ngadalësuar (figura 3). Në mungesë të plasimit
të mjeteve në formë të kredive, bankat kanë
diversifikuar mjetet në zërat tjerë bilancor siç janë
depozitat në banka tjera, paraja e gatshme dhe bilanci
në BQK, si dhe investimet në letrat me vlerë. Kategoria
e bilancit me bankat komerciale shënoi rritje të
konsiderueshme, prej 40.9 milionë euro në këtë
tremujor, kryesisht si rezultat i afatizimit të mjeteve
të deponuara në bankat jashtë vendit. Me rritje u
karakterizua edhe kategoria e parasë së gatshme dhe
bilancit me BQK (për 11.6 milionë euro), që u ndikua
edhe nga rritja e depozitave në këtë tremujor.
Në këtë tremujor, investimet në letrat me vlerë, u
rritën për 3.9 milionë euro krahasuar rënies prej 16.5
milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kreditë
Vlera e gjithsej kredive aktive në fund të TM2 2020
arriti në 3.13 miliardë euro, që paraqet një rritje
vjetore prej 6.4 përqind (rritje prej 10.5 përqind në fund
të TM2 2019). Për herë të parë në katër vitet e fundit,
aktiviteti kreditues u karakterizua me ngadalësim të
dinamikës së rritjes nga një rritje dyshifrore në
njëshifrore. Kjo dinamikë e rritjes dyshifrore të
kreditimit u ndërpre që nga muaji mars 2020, kur edhe
filluan masat e para të marra për të luftuar pandeminë
Covid-19. Kreditë ndaj korporatave jofinanciare, që
përbëjnë 63.6 përqind të gjithsej kredive, shënuan
rritje vjetore prej 6.3 përqind (10.7 përqind në
periudhën paraprake). Ngjashëm, kreditë ndaj
ekonomive familjare pothuajse përgjysmuan ritmin e
rritjes së kreditimit krahasuar me periudhën
paraprake, prej 6.8 përqind (rritje vjetore prej 10.3
përqind në fund të TM2 2019).
-14.1-51.2
1.2 11.6
-56.8
-33.0
-29.8
40.9
-31.8-25.9
-16.5
3.995.6127.0 115.9
44.2
26.5
-160
-120
-80
-40
0
40
80
120
160
TM2 2017 TM2 2018 TM2 2019 TM2 2020
Në m
ilio
në
eu
ro
Burimi: BQK (2020)
Paraja e gatshme dhe bilanci me BQK Bilanci me bankat tjeraInvestimet në letra me vlerë Kreditë bruto dhe lizinguAsetet (fikse dhe të tjera)
Figura 3. Struktura e aseteve të sektorit bankar në trejmujorët përkatës
54.3
85.072.5
39.7
42.1
41.2
42.5
5.1
0
20
40
60
80
100
120
140
-20
0
20
40
60
80
100
120
140
TM2 2017 TM2 2018 TM2 2019 TM2 2020
Në m
ilio
në
eu
ro
Burimi: BQK (2020)
Korporatat jofinanciare Ekonomitë FamiljareTë tjera Gjithsej kreditë (boshti i djathtë)
Figura 4. Ndryshimi tremujor në stokun e kredive
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
8
Në ngadalësimin e theksuar të kreditimit ndikoi rënia
e kredive të reja.
Në TM2 2020, gjithsej kreditë u rritën për 44.2 milionë
euro, kundrejt rritjes prej 115.9 milionë euro në TM2
2019. Kreditë ndaj ekonomive familjare shënuan
ngadalësim më të theksuar të rritjes, prej vetëm 5.1
milionë euro (37.4 milionë euro më pak se në TM2
2019). Kurse, kreditë ndaj korporatave jofinanciare në
TM2 2020 u rritën për 39.7 milionë euro, apo për 32.8
milionë euro më pak krahasuar me TM2 2019. (figura
4).
Në aspekt të veprimtarive ekonomike, në baza
tremujore, vetëm kreditimi ndaj sektorit të tregtisë
shënoi rritje krahas tremujorit paraprak, duke arritur
vlerën prej 35.9 milionë euro (19.1 milionë euro në TM2
2019). Rritja e kreditimit ndaj sektorit të tregtisë,
ndërlidhet me faktin se tregtia ishte sektori më pak i
prekur nga masat kufizuese ndaj përhapjes së Covid-
19 (figura 5). Kreditimi ndaj sektorit të ndërtimtarisë,
shërbimeve financiare, dhe shërbimeve tjera shënoi
rritje më të ngadalësuar vjetore. Ndërsa, kreditimi
ndaj sektorit të bujqësisë dhe prodhimtarisë, në TM2
2020 u zvogëlua për 16.9 dhe 8.0 milionë euro,
përkatësisht, krahasuar rritjes prej 0.8 dhe 10.0
milionë euro, përkatësisht në TM2 2019.
Kreditë e reja në TM2 2020 shënuan vlerën prej 209.4
milionë euro, që paraqet pothuajse përgjysmim (rënie
vjetore prej 47.8 përqind) krahasuar me TM2 2019.
Rënia e kredive të reja ishte më e theksuar në muajin
prill dhe maj, kurse muaji qershor tregoi shenja të
mundshme të rikuperimit të kreditimit. Kreditë e reja
ndaj korporatave jofinanciare në TM2 2020 shënuan
vlerën prej 134.2 milionë euro, që paraqet rënie vjetore
prej 44.2 përqind (figura 6). Rënie më të theksuar
vjetore shënuan kreditë me qëllime joinvestuese, prej
63.1 përqind, vlera e të cilave në TM2 2020 ishte 36.1
milionë euro. Kurse, kreditë e reja me qëllime
investuese në TM2 2020 shënuan vlerën prej 95.3
milionë euro, një rënie vjetore prej 31.8 përqind
krahasuar me TM2 2019. Në aspekt sektorial, i vetmi
sektor që u karakterizua me rritje vjetore ishte sektori
i bujqësisë, kreditë e reja të së cilit në TM2 2020 u
rritën për 1.6 përqind, përkatësisht për 5.4 milionë
euro. Kurse, me rënie të theksuar u karakterizuan
kreditë e reja ndaj sektorit të industrisë dhe
shërbimeve, të cilat u tkurrën për 49.6 dhe 48.6 milionë
-30
-20
-10
0
10
20
30
40
50
60
TM2 2017 TM2 2018 TM2 2019 TM2 2020
Në
milio
në
eu
ro
Burimi: BQK (2020)
Bujqësi Prodhim Ndërtimtari
Industri tjetër Tregti Shërbime financiare
Shërbimet tjera
Figura 5. Struktura e kredive sipas veprimtarisë ekonomike
0
50
100
150
200
250
300
TM2 2017 TM2 2018 TM2 2019 TM2 2020
Në
mil
ion
ë e
uro
Burimi: BQK (2020)
Kreditë e reja për korporatat jofinanciare Kreditë e reja për ekonomitë familjare
Figura 6. Kreditë e reja për korporatat jo financiare dhe ekonomitë familjare në TM2
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
9
euro, përkatësisht, duke shënuar vlerën prej 36.3 dhe
81.7 milionë euro, përkatësisht në TM2 2020.
Me rënie të theksuar u karakterizuan edhe kreditë e
reja ndaj ekonomive familjare. Vlera e gjithsej kredive
të reja ishte për 85.5 milionë euro më e ulët kundrejt
TM2 2019, duke shënuar vlerën prej 75.2 milionë euro
në TM2 2020. Prej tyre, kreditë e reja me qëllim
konsumi shënuan tkurrjen më të theksuar, prej 71.7
milionë euro krahasuar me TM2 2019, dhe shënuan
vlerën prej 49.2 milionë në TM2 2020. Kreditë e reja
hipotekare u zvogëluan për 6.3 milionë euro krahasuar
me TM2 2019, dhe shënuan vlerën prej 21.3 milionë
euro në fund të TM2 2020.
Detyrimet dhe burimet vetanake
Struktura e detyrimeve dhe burimeve vetanake
përbëhet kryesisht prej depozitave (80.5 përqind),
stoku i të cilave në fund të muajit qershor 2020 arriti
në 3.90 miliardë euro dhe shënoi një rritje vjetore prej
14.0 përqind. Po ashtu, edhe në baza kuartale, gjatë
TM2 2020 gjithsej depozitat u zgjeruan për 57.8
milionë euro (figura 7). Kategoria e burimeve vetanake
të sektorit u rrit për 28.1 milionë euro në TM2 2020 (-
11.8 milionë euro në TM2 2019), si rrjedhojë e fitimit të
realizuar gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, dhe mos
shpërndarjes së dividendës, sikur kishte ndodhur gjatë
TM2 2019. Mos ndarja e dividendëve është një nga
masat preventive të marra nga BQK-ja që sektori
bankar të jetë sa më mirë i kapitalizuar në këtë kohë
kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë Covid-
19. Në fund të muajit qershor 2020, stoku i gjithsej
ekuitetit arriti vlerën prej 570.0 milionë euro, që
paraqet një rritje vjetore prej 12.6 përqind. Në kuadër
të kategorive tjera të detyrimeve, borxhi i ndërvarur u
zvogëlua për 1.1 milionë euro (+26.9 milionë euro në
TM2 2019), kurse huazimet nga bankat komerciale u
rritën për 27.0 milionë euro (+17.4 milionë euro në
TM2 2019).
Depozitat
Stoku i depozitave në qershor 2020 shënoi rritje vjetore
prej 14.0 përqind, e që paraqet rritjen më të lartë
vjetore në dhjetë vitet e fundit. Kjo rritje erdhi
kryesisht si rezultat i rritjes së nivelit të depozitave të
arkëtuara prej ekonomive familjare dhe korporatave
tjera financiare (kryesisht fondeve pensionale). Rritje
të theksuar gjatë kësaj periudhe shënuan edhe
depozitat e arkëtuara prej korporatave publike.
Ndërsa, depozitat e arkëtuara prej korporatave
jofinanciare, edhe pse kishin kontribut pozitiv,
shënuan rritje më të ngadalësuar vjetore.
Krahasuar me ecurinë e depozitave në tremujorin
paraprak (TM1 2020), kur ato u karakterizuan me
rënie të theksuar (-62.7 milionë euro), në këtë tremujor
depozitat shënuan rritje të konsiderueshme. Gjatë
TM2 2020, gjithsej depozitat u rritën për 57.8 milionë
euro, krahasuar me rritjen prej 41.6 milionë euro në
TM2 2019. Depozitat e ekonomive familjare shënuan
rritje për 44.5 milionë euro në TM2 2020, duke arritur
21.8 22.9 17.4 27.0
-22.1
11.941.6
57.8
26.9
-13.4
16.2
15.2
-3.2-11.8
28.1
-60
-40
-20
0
20
40
60
80
100
120
140
TM2 2017 TM2 2018 TM2 2019 TM2 2020
Në m
ilio
në
eu
ro
Burimi: BQK (2020)
Bilanci nga bankat komerciale DepozitatHuazime tjera Borxhi i ndërvarurObligime tjera Burimet vetanake
Figura 7. Struktura e detyrimeve dhe burimeve vetanake, ndryshimi tremujor
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
10
vlerën prej 2.65 miliardë euro në fund të periudhës
(qershor 2020) (figura 8). Kurse, depozitat e
korporatave jofinanciare u zvogëluan gjatë kësaj
periudhe, për 8.9 milionë euro në TM2 2020, duke
shënuar vlerën prej 650.2 milionë euro në fund të
periudhës (qershor 2020). Sipas kategorive të
depozitave, depozitat e transferueshme shënuan
rritjen më të theksuar, në vlerë prej 29.3 milionë euro
(3.6 milionë euro në TM2 2019) në baza tremujore,
kurse stoku i tyre arriti vlerën prej 2.34 miliardë euro
në fund të periudhës (qershor 2020) (figura 9).
Ndërsa, depozitat e afatizuara dhe ato të kursimit u
zgjeruan gjatë këtij tremujori, ndonëse krahas
periudhës së njëjtë të vitit paraprak, ato ishin më të
ulëta Vlera e depozitave të afatizuara në baza
tremujore u zgjerua për 16.2 milionë euro ndërsa ajo e
depozitave të kursimit për 12.4 milionë euro (33.2
milionë euro dhe 4.9 milionë euro përkatësisht në
periudhën paraprake). Depozitat e transferueshme
vazhdojnë të kenë pjesëmarrjen më të lartë në gjithsej
depozitat e sektorit (60.0 përqind), pasuar nga
2
Kalkulimi i normave të interesit: mesatarja tremujore e normave të interesit në
kredi, gjegjësisht në depozita. Në tekst ju referohemi si ‘normë e interesit’.
depozitat e afatizuara (26.8 përqind) dhe të kursimit
(13.2 përqind).
Vlera e depozitave të reja të arkëtuara gjatë TM2 2020
ishte 67.8 milionë euro, prej të cilave 18.4 milionë euro
ishin depozita të arkëtuara nga korporatave
jofinanciare, ndërsa 49.3 milionë euro depozita të
arkëtuara nga ekonomitë familjare. Kurse, krahasuar
me TM2 2019, kemi rënie të theksuar si për ekonomitë
familjare (-24.0 milionë euro) ashtu edhe për
korporatat jofinanciare (-22.0 milionë euro).
Normat e Interesit2
Norma mesatare e interesit në kredi në TM2 2020 ishte
6.2 përqind, apo 0.3 pikë përqindje më e ulët kundrejt
periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Ndërsa, norma
mesatare e interesit në depozita mbeti në nivel të
ngjashëm me periudhën paraprake, në 1.5 përqind në
TM2 2020. Rrjedhimisht, margjina në mes të normës
së interesit në kredi dhe asaj në depozita qëndroi në 4.7
pikë përqindje (figura 10).
-16.5
7.7 16.0
-8.9
10.0
24.244.5
-0.9
4.8
12.824.5
0.8-10.0 -10.5
-5.2
-40
-20
0
20
40
60
80
-40
-20
0
20
40
60
80
TM2 2017 TM2 2018 TM2 2019 TM2 2020
Në m
ilio
në
eu
ro
Burimi: BQK (2020)
Depozitat tjera Qeveritë qendrore dhe lokaleKorporatat tjera financiare Ekonomitë familjareKorporatat jofinanciare Gjithsejtë depozitat (boshti i djathtë)
Figura 8. Vlera e gjithsej depozitave dhe kategorive kryesore gjatë TM2
0.310.3
3.6
29.3
-10.1
10.933.2
16.2
-12.3
-9.3
4.9
12.4
-30.0
-20.0
-10.0
0.0
10.0
20.0
30.0
40.0
50.0
60.0
70.0
TM2 2017 TM2 2018 TM2 2019 TM2 2020
Depozitat e transferueshme Depozitat e afatizuara Depozitat e kursimit
Figura 9. Struktura e depozitave sipas kategorive kryesore, ndryshimi tremujor
Burimi: BQK (2020)
Në
mil
ion
ë e
uro
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
11
Normat e interesit në kredi
Norma mesatare e interesit në kredi gjatë TM2 2020
për korporatat jofinanciare ishte 5.9 përqind, apo 0.5
pikë përqindje më e ulët se në vitin paraprak (figura
11).
Në bazë të kategorive të kredive, norma e interesit për
kreditë investive ishte më e ulët (5.7 përqind)
krahasuar me normën e interesit për kreditë jo-
investive (6.1 përqind). Krahas periudhës së njëjtë të
vitit paraprak, vërehet rënie më e theksuar në normën
e interesit për kreditë investive (për 0.5 pikë përqindje)
krahasuar me rënien për kreditë joinvestive (për 0.3
pikë përqindje).
Në aspekt sektorial, norma e interesit në kreditë
bujqësore shënoi rritje për 0.1 pikë përqindje, dhe arriti
në mesataren prej 7.7 përqind. Norma e interesit në
kreditë industriale dhe shërbyese shënoi rënie prej 0.5
pikë përqindje, duke arritur në mesataren prej 5.8
përqind, përkatësisht 5.9 përqind.
Tek ekonomitë familjare, norma mesatare e interesit
në kredi qëndroi në 6.7 përqind, që paraqet një rritje
për 0.1 pikë përqindje krahasuar me TM2 2019. Norma
më e lartë e interesit ishte për kreditë konsumuese (7.0
përqind), e cila shënoi rritje për 0.3 pikë përqindje
krahasuar me TM2 2019. Për më shumë, edhe norma e
interesit në kreditë hipotekare shënoi rritje gjatë këtij
tremujori (prej 5.7 përqind në TM2 2019 në 6.0 përqind
në TM2 2020) (figura 12).
Normat e interesit në depozita
Norma mesatare e interesit në depozita qëndroi në
nivel të ngjashëm krahasuar me periudhën paraprake,
në 1.5 përqind (figura 13).
0%
1%
2%
3%
4%
5%
6%
7%
8%
9%
10%
TM
1
TM
2
TM
3
TM
4
TM
1
TM
2
TM
3
TM
4
TM
1
TM
2
TM
3
TM
4
TM
1
TM
2
TM
3
TM
4
TM
1
TM
2
TM
3
TM
4
TM
1
TM
2
2015 2016 2017 2018 2019 2020
Burimi: BQK (2020)
Normat e interesit në depozita Normat e interesit në kredi
Dallimi kredi-depozita
Figura 10. Norma e interesit në kredi dhe depozita
91 ditë 182 ditë 364 ditë 2 vite 3 vite 5 vite 7 vite 10 vite
Figura 37. Struktura e letrave me vlerë të Qeverisë, në përqindje
Burimi: Ministria e Financave (2020)
Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, Tremujori II/2020
24
Citimi i sugjeruar i këtij publikimi:
BQK (2020): Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar Nr. 31, TM2 2020, Banka Qendrore e Republikës së
Kosovës, Prishtinë
Referencat:
BQK (2020):
a) Buletini Mujor Statistikor: http://bqk-kos.org/?id=97
b) Statistikat zyrtare të BQK-së, Seritë kohore: https://bqk-kos.org/?id=55
ASK (2020):
a) Indeksi i çmimeve të konsumit: http://esk.rks-gov.net/publikimet/cat_view/98-cmimet/15-indeksi-i-cmimeve-te-konsumit-
b) Indeksi i çmimeve të prodhimit: http://esk.rks-gov.net/publikimet/cat_view/98-cmimet/79-indeksi-i-cmimeve-te-prodhimit-
c) Indeksi i çmimeve të importit: http://esk.rks-gov.net/publikimet/cat_view/98-cmimet/80-indeksi-i-cmimeve-te-importit-
d) Reportori Statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike: http://esk.rks-gov.net/regjistri-statistikor-i-bizneseve/publikimet
e) Statistikat e tregtisë së jashtme: http://esk.rks-gov.net/tregtia-e-jashtme/publikimet
f) Buletini Tremujor
Të tjera (2020):
a) Shpalljet dhe Rezultatet e ankandeve për letra me vlerë të qeverisë: https://mf.rks-gov.net/page.aspx?id=1,46 b) Fondi Kosovar për Garanci Kreditore: http://www.fondikgk.org/
c) Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës; Raporte tremujore: http://www.trusti.org/sq/per-ne/raporte/835-2/
Bloomberg (2020): Metal Prices database.
FAOUN (2018): World Food Prices, Food and Agriculture Organization of United Nations: http://www.fao.org/worldfoodsituation/foodpricesindex/en/