Top Banner
Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior Raporti i studimit online Komponenti 4. Aktiviteti 4.3 Datë: 19/06/2018 Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike
21

Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

Sep 08, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior

Raporti i studimit online

Komponenti 4. Aktiviteti 4.3

Datë: 19/06/2018

Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike

Page 2: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

INDEKSI

1 Objektivat 1

2 Metodologjia 1

2.1 Parametrat e mostrës 2

3 Konkluzionet e përgjithshme 5

4 Analiza e rezultateve 6

4.1 Zbatimi i LPPA-së 6

4.2 Njohuria për LPPA-në 10

4.3 Nevojat për trajnim 12

5 Shtojca 1 – Pyetësori 16

Page 3: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

1

1 Objektivat

Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së

Administratës Publike”. Qëllimi kryesor i këtij komponenti të Projektit është që të mbështes

zbatimin e vlerësimit të nevojave për trajnim për kompetencat e PA-së së Kosovës në

përmirësimin e mëtejshëm të një administrate publike të besueshme, të hapur, transparente

dhe të orientuar drejt klientit si pjesë përbërëse e një ambienti efikas të punës që i kontribuon

sigurimit të një standardit më të mirë për të gjithë qytetarët.

Qëllimi specifik i Projektit është që të sigurojë kapacitete të qëndrueshme dhe profesionale për

zbatimin efikas të Ligji të ri për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA) në të gjitha

nivelet e administratës publike.

Në veçanti, hulumtimi sasior i ilustruar në këtë raport i referohet Aktivitetit 4.3 të Komponentit 4.

Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të trajnimit për LPPA, i cili mëton të jetë studim preliminar për

Vlerësimin e Nevojave për Trajnim (VNT)

Pas hulumtimit cilësor preliminar rreth perceptimit dhe zbatimit të LPPA-së në AP-në e Kosovës, ky studim paraqet analizën sasiore për VNT.

Hulumtimi i ka përcaktuar këto objektiva:

të hetojë zbatimin dhe perceptimin për LPPA-në

të identifikojë kushtet për zbatimin e LPPA-së

t’i qaset të kuptuarit të parimeve të LPPA-së së ri

t’i qaset nevojave specifike të trajnimit

të identifikojë temat specifike të trajnimit.

2 Metodologjia

Studimi u zhvillua përmes intervistave online, duke përdorur një platformë të dedikuar të internetit.

Grupet e synuara u ftuan me ftesa përmes emailit. Çdo dy javë u dërguan dy emaila përkujtues.

Mbledhja e të dhënave të studimit u bë ndërmjet 20 prillit dhe 30 majit 2018.

Vegëzat e studimit në versionin në gjuhën shqipe dhe serbe iu dërguan të gjithë nëpunësve civilë

në strukturën e administratës publike. Është bërë një regjistrimi i përgjithshëm për shkak të

mundësisë për të arritur te tërë popullata. Fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kishim parametrat e

popullsisë për ta përdorur për vlerësimin e të dhënave.

Mostra përfaqëson 3.85% të popullsisë së përgjithshme (rreth 19.500 punonjës) të përfshirë në hulumtim.

Page 4: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

2

2.1 Parametrat e mostrës

Mostra prej 251 nëpunësish civilë ka këto karakteristika:

Institucioni:

Ministri 44,13%

Komunë/ Pushtet lokal 35,22%

Agjenci e pavarur 6,88%

Agjenci ekzekutive 6,48%

Ofrues i shërbimit publik 1,62%

Të tjera 5,67%

N/A 1,72%

Fusha administrative:

Administratë e përgjithshme 16,87%

Financa 10,04%

Shërbime ligjore 9,24%

Burimet njerëzore 7,63%

Ndërtimtari 6,83%

Arsim 4,82%

Komunikim 4,42%

Çështje ekonomike 4,42%

Shëndetësi 3,21%

Punë të brendshme 3,21%

Teknologji e informacionit 2,81%

Ofrues i shërbimit publik 2,81%

Shërbime komunale/shërbime publike 2,01%

Mirëqenie sociale 2,01%

Mbrojtja e mjedisit: 1,61%

Qendër kontakti me klientë/Zyre e regjistrimit 1,20%

Të tjera 16,47%

N/A 6,37%

Page 5: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

3

Përvoja e punës:

më pak se 5 vjet 18,55%

prej 5 deri 10 vjet 31,45%

prej 11 deri 20 vjet 41,94%

prej 21 deri 30 vjet 5,24%

më shumë se 30 vjet 2,82%

N/A 1,19%

Gjinia:

Mashkull 69,48%

Femër 30,52%

N/A 0,8%

Grup mosha:

18 - 24 vjeç 1,98

25 - 34 vjeç 26,59

35 - 44 vjeç 33,33

45 - 54 vjeç 22,22

55 - 64 vjeç 15,87

N/A 0%

Niveli i shkollimit:

Shkolla e mesme 2,41%

Kolegji dyvjeçar/ Diplomë e shkollës së lartë 2,41%

Diplomë universitare (Universitet/ Akademi) 51,81%

Shkalla e Tretë 41,37%

Doktoratura (Ph.D./D.Sc) 2,01%

N/A 0,8%

Page 6: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

4

Zona gjeografike:

Prishtinë 65,18%

Mitrovicë 8,91%

Pejë 8,10%

Gjilan 5,67%

Prizren 5,26%

Gjakovë 3,64%

Ferizaj 3,24%

N/A 1,59%

Page 7: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

5

3 Konkluzionet e përgjithshme

Rezultatet e studimit përshkruajnë ndikimin që ka aplikimi i LPPA-së në zbatimin e procedurës

administrative në AP në Kosovë. Nga përgjigjet mund të shohim kontekstin në të cilin LPPA

zbatohet si ligj primar në 52% të rasteve, dhe si ligj subsidiar në 31%. 81% e mostrës e konsideron

të mundshëm zbatimin e LPPA-së pa e ndryshuar ligjin e veçantë të cilin janë duke e zbatuar,

gjysma e tyre (39%) mendojnë se zbatimi mund të arrihet që tani, dhe vetëm 11% të nëpunësve

civile të intervistuar mendojnë se është e nevojshme të ndryshohen ligjet e veçanta në mënyrë që

të zbatohet si duhet LPPA-ja. Kundërshtimi i zbatimit të ligjit është shumë i ulët, vetëm 7% e

mostrës mendojnë se ai duhet të ndryshohet.

Niveli i njohurive për LPPA: vetëm një pakicë e të intervistuarve (19%) e njohin mirë ligjin. Ata e

kuptojnë se ky ligj është ligj i përgjithshëm dhe se ligjet e veçanta duhet të jenë në përputhje me

parimet e përgjithshme të këtij ligji, dhe nuk mund të ulin nivelin e mbrojtjes së të drejtave dhe

interesave ligjore të palëve. Dy të tretat e mostrës theksojnë se kanë nevojë për këshilla nga

kolegët ose organi i shkallës së dytë për të vendosur a të zbatojnë LPPA-në apo jo, përderisa 11%

vazhdojnë të zbatojnë ligjin e veçantë. Këto të dhëna tregojnë se ka një paqartësi të përgjithshme

rreth kontekstit në të cilin duhet të zbatohet LPPA.

Për më tepër, të intervistuarit nuk janë në gjendje të specifikojnë mospërputhjet ndërmjet ligjit të

veçantë dhe që ata janë duke e zbatuar dhe LPPA-së. 51% nuk e dinë se si t’i përgjigjen kësaj

pyetjeje dhe 21% theksojnë se nuk kanë pasur ndonjë problem i cili është i pamundshëm për tu

zgjidhur.

Nevoja për mbështetje në zbatimin e ligjit është e qartë. Për të zbatuar LPPA-në, pothuaj gjysma

(46%) e të intervistuarve do të donin të kishin udhëzime dhe dokumente të tjera metodologjike për

LPPA, përfshirë edhe shembuj dhe praktikat më të mira. 38% e të intervistuarve shprehën nevojën

për një komentar të mirë të ligjit dhe një e treta e mostrës do të donin të kishin në dispozicion një

trup këshillues për tu dhënë atyre këshilla për zbatimin e ligjit. Ka nevojë për vegla/instrumente që

ndihmojnë në zbatimin e ligjit.

Pjesa e fundit e studimit heton nevojat e të intervistuarve për trajnim. Duket se LPPA është kuptuar

shumë pak; nevoja për trajnim del si prioritet për nëpunësit civilë të intervistuar. Vështirësia e tyre

që të përshkruajnë trajnimin ideal dhe për të treguar temat për të cilat do të donin të mësonin më

shumë pasqyron nevojën për të organizuar një program të trajnimit të përgjithshëm ku do

pasqyrohej qëllimi dhe fushëveprimi i LPPA-së, përfshirë edhe një qasje praktike me shembuj dhe

përshkrim hap pas hapi të procedurave administrative, analiza të pikave ku LPPA dhe ligjet e

veçanta përkojnë me njëri tjetrin, dhe shqyrtimi i praktikave më të mira.

Vetëm 17% e mostrës kanë marrë pjesë në informimin ose takimin për LPPA-në. 94% e të

intervistuarve janë të gatshëm të marrin pjesë në trajnimet e ardhshme për LPPA-në. Kjo përqindje

është shumë e lartë dhe tregon nevojën për të mbushur mangësitë e nëpunësve civil me informata

dhe njohuri në këtë fushë.

Pothuaj gjysma e të intervistuarve (45%) nuk e dinë saktësisht se cilat janë nevojat e tyre për

trajnim dhe nuk janë në gjendje të përshkruajnë një trajnim ideal. Të gjitha opsionet e cekura në

Page 8: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

6

pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për

analizën e pikave të përputhjes në mes të LPPA-së dhe ligjeve të veçanta. Tre nga dhjetë të

intervistuar kërkuan shqyrtimin e praktikave më të mira, përderisa 2 nga 10 do të donin të kishin

një sqarim të përgjithshëm për LPPA-në dhe një përshkrim të hapave të procedurës administrative.

Përgjigjet lidhur me temat për të thelluar programin janë shumë të shpërndara dhe mbulojnë një

gamë të gjerë argumentesh. Kjo nënkupton se ata nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për nevojat e

tyre për trajnim. Temat më të cituara janë harmonizimi i procedurave të veçanta administrative me

LPPA-në, mjetet juridike, aktet administrative dhe procesi ankimor. Në përgjithësi përgjigjet në këtë

pyetje tregojnë nevojën për të pasur një trajnim shumë gjithëpërfshirës, i cili do të mbulonte

pothuaj të gjitha risitë që ka sjell LPPA.

4 Analiza e rezultateve

4.1 Zbatimi i LPPA-së

Pjesa më e madhe e mostrës (52%) e zbaton LPPA-në si ligj primar, përderisa 17% e përdorin atë si ligj sekondar. Në segmentin e parë të të intervistuarve nga komunat (63%), dhe nëpunësit më të vjetër (45-64 vjeç, 60%) janë në numër më të madh se mesatarja. Pothuaj një e treta e të intervistuarve janë përgjigjur se nuk e zbatojnë LPPA-në. Në këtë segment kategoritë më të përfaqësuara janë të intervistuarit e rinj (25-34 vjeç) dhe nëpunësit civilë të punësuar në ministri (47%).

52.19%

16.73%

31.08%

A e aplikoni Ligjin për Procedurën Administrative (LPPA), Ligji Nr. 05/L-031 të hyrë në fuqi me 22 qershor 2017, në

punën tuaj?

Yes, I apply LGAP as a primary law

Yes, I apply LGAP as a subsidiary law

No, I don’t apply LGAP

Page 9: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

7

Janë përgjigjur: 251

Të intervistuarit e mostrës sonë janë të shpërndarë mirë duke marrë parasysh fushën e punës.

Janë cituar 48 ligje të veçanta dhe kjo tregon se kemi një grup përfaqësues të nëpunësve civilë.

Cilin ligj specifik e zbatoni në punën tuaj?

Ligjin për Nëpunësit Civilë 15

Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale 12

Ligjin për Shërbimin Civil 7

Ligjin e Punës 5

Ligjin për Prokurimin Publik 5

Ligjin për Kadastrën 4

Ligjin për Auditimin e Brendshëm 4

Ligjin për Qasjen në Dokumentet Publike 3

Ligjin për Ndërtim 3

Ligjin për Shëndetësi 3

Ligjin për Ekzekutimin e Ndëshkimeve Penale 3

Ligjin për Pyjet 3

Ligjin për Planifikimin Hapësinor 3

Ligjin për Tatimin në Pronë 3

Ligjin për Produkte Medicinale dhe Pajisje Mjekësore 2

Ligjin për Procedurën Kontestimore 2

Ligjin për Skemat Pensionale 2

Ligjin për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ligji Nr. 03/L-045 2

Ligjin për Arsimin Parauniversitar 2

Ligjin për Mjedisin, Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave 2

Ligjin për Shërbime Sociale dhe të Familjes 1

Ligjin për Shkencën 1

Ligjin për Inspektimin Sanitar 1

Ligjin për Transportin Rrugor 1

Ligjin për Arkivin Shtetëror 1

LVL, Ligjin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, Ligjin për përdorimin e gjuhëve zyrtare, Ligjin kundër diskriminimit, Ligjin për barazi gjinore, Rregulloren e GRK 13/2017 për Rintegrimin e PR dhe menaxhimin e programit të riintegrimit, të kthyerve dhe personave të zhvendosur, etj. 1

Rregulloren (GRK) Nr. 13/2017 për Reintegrimin e personave të riatdhesuar 1

Page 10: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

8

Rregulloret për bashkëpunimin ndërkomunal 1

Ligjin për familjen 1

Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural dhe ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji 1

Ligjin për Etikën 1

Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës komunale 1

Ligjin për statistikat zyrtare në Republikën e Kosovës, Ligjin për shërbimin civil, Ligjin për menaxhimin e financave publike, etj. 1

Ligjin për pjesëmarrjen dhe fuqizimin e të rinjve 1

Ligjin për shërbimet postare 1

Ligjin për mbrojtjen kundër diskriminimit 1

Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë 1

Ligjin për regjistrimin e të drejtave për pronën e paluajtshme në regjistrin e pronave të paluajtshme 1

Ligjin për të drejtat e punëtorëve 1

Ligjin për markat tregtare, patentat 1

Ligjin për sigurinë në trafik 1

Legjislacioni për reintegrim 1

Ligjin për përdorimin e gjuhëve 1

Ligjin për gjendjen civile 1

Ligjin nr. 04/L-027 për mbrojtjen kundër fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. 1

Ligjin nr. 04/l-031. Për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale 1

Ligjin për ekzekutimin e ndëshkimeve penale 1

Janë përgjigjur: 169

N/A 33,13%

Pyetjet me shumë përgjigje

81% e mostrës e konsideron të mundshëm zbatimin e LPPA-së pa e ndryshuar ligjin e veçantë të cilin janë duke e zbatuar, gjysma e tyre (39%) mendojnë se zbatimi mund të arrihet që tani, dhe gjysma tjetër (42%) mendojnë se nevojiten udhëzime të mëtejshme për zbatimin e duhur. Vetëm 11% e nëpunësve civile të intervistuar mendojnë se nevojitet të ndryshohen ligjet e veçanta për të zbatuar si duhet LPPA-në. Pjesa tjetër prej 7% shprehin kundërshtimin e tyre ndaj LPPA-së dhe mendojnë se ai duhet të ndryshohet.

Page 11: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

9

Janë përgjigjur: 175

Gjatë zbatimit të procedurave administrative mund të keni identifikuar ndonjë mospërputhje

ndërmjet ligjit të veçantë që jeni duke e zbatuar në fushën tuaj dhe LPPA-së. Ju lutem a mund të

shënoni tri mospërputhjet me të zakonshme:

nuk kam pasur problem 50,74

nuk e di 20,59

afatet 9,56

ligji nuk zbatohet, zbatohen ligjet kryesore 2,21

vendimi përfundimtar 2,21

tjetër 14,71

Janë përgjigjur: 161

N/A 19,87%

Pyetjet me shumë përgjigje

Katër nga dhjetë të intervistuar e zbatojnë LPPA-në gjatë zbatimit të procedurës së tyre të

zakonshme administrative (40%), përderisa 2 nga 10 e bëjnë këtë në të gjitha procedurat që nuk

janë të rregulluara me ligj të veçantë. Një pakicë tjetër e mostrës e përdorin LPPA-në në rastet e

shqyrtimit të ankesave (9,6%) ose në marrjen e vendimeve ose dhënien e përgjigjeve (8,1%).

Në çfarë procedurash administrative e zbatoni LPPA-në në punën tuaj?

39.43%

11.43%

41.71%

7.43%

A mund të zbatohet LPPA në fushën tuaj administrative pa ndryshimin e ligjit të veçantë që rregullon procedurën administrative që jeni duke e

zbatuar?

Yes

No

In general yes, but furtherinstructions are needed

It is better to change the LGAP

Page 12: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

10

në procedurat e rregullta 39,71

në të gjitha procedurat që nuk janë rregulluar me ligjin e veçantë 19,85

në rastet e shqyrtimit të ankesave 9,56

në vendime/ përgjigje 8,09

gjatë procedurës së komunikimit me palët/publikun 3,68

në afatet për kërkesa/ ankesa 2,94

në rast të lëshimeve teknike 2,21

për kërkesa 2,21

për zgjidhjen e kontesteve 1,47

tjetër 10,29

Janë përgjigjur: 164 N/A 9,93%

4.2 Njohuria për LPPA-në

Një pakicë e të intervistuarve (19%) theksojnë se e njohin mirë LPPA-në. Ata e kuptojnë se ky ligj

është ligj i përgjithshëm dhe se ligjet e veçanta duhet të jenë në përputhje me parimet e

përgjithshme të këtij ligji, dhe nuk mund të ulin nivelin e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave

ligjore të palëve.

Dy të tretat e mostrës theksojnë se kanë nevojë për këshilla nga kolegët ose organi i shkallës së

dytë për të vendosur a të zbatojnë LPPA-në apo jo, përderisa 11% vazhdojnë të zbatojnë ligjin e

veçantë. Këto të dhëna tregojnë se ka një paqartësi të përgjithshme rreth kontekstit në të cilin

duhet të zbatohet LPPA.

Page 13: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

11

Janë përgjigjur: 167

Për të zbatuar LPPA-në, pothuaj gjysma (46%) e të intervistuarve do të donin të kishin udhëzime

dhe dokumente të tjera metodologjike për LPPA, përfshirë edhe shembuj dhe praktikat më të mira.

38% e të intervistuarve shprehën nevojën për një komentar të mirë të ligjit dhe një e treta e

mostrës do të donin të kishin në dispozicion një trup këshillues për tu dhënë atyre këshilla për

zbatimin e ligjit. Në përgjithësi ka nevojë për vegla/instrumente për të ndihmuar në zbatimin e ligjit.

Janë përgjigjur: 170

Pyetjet me shumë përgjigje

65.87%

19.16%

10.78%4.19%

Paramendoni një procedurë administrative me të cilën jeni duke u marrë dhe nuk jnei të sigurt

nëse duhet të zbatoni LPPA-në apo ligjin e veçantë. Çka do të bëni:

Ask for advice (colleagues,second instance body,..)

Implement LGAP

Implement the specific law

Other

7.06%

34.12%

38.24%

45.88%

Other

An advisory body you could ask for advice

A good commentary of the new LGAP

Guidelines and other methodologicaldocuments on LGAP, including examples andbest practices

Çka do të donit të keni në mënyrë që të zbatoni LPPA-në më me sukses?

Page 14: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

12

4.3 Nevojat e trajnimit

Vetëm 17% e mostrës kanë marrë pjesë në takimin informues për LPPA-në. Në këtë segment, të

intervistuarit nga komunat (21%), dhe nëpunësit civilë nga rajoni i Prishtinës (24%) janë në numër

më të madh se sa mesatarja.

Janë përgjigjur: 168

94% e të intervistuarve janë të gatshëm të marrin pjesë në trajnimet e ardhshme për LPPA-në. Kjo

përqindje është shumë e lartë dhe tregon nevojën për të mbushur mangësitë e nëpunësve civil me

informata dhe njohuri në këtë fushë. Një pakicë e mostrës (6,5%) nuk janë të gatshëm të marrin

pjesë në trajnime për shkak të problemeve logjistike ose kohës.

17.26%

82.74%

A keni marrë pjesë në informime/ngjarje për ngritjen e vetëdijes/takime/trajnime për

LPPA-në?

Yes

No

Page 15: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

13

Janë përgjigjur: 170

Pothuaj gjysma e të intervistuarve (45%) nuk e dinë saktësisht se cilat janë nevojat e tyre për

trajnim dhe nuk janë në gjendje të përshkruajnë një trajnim ideal. Të gjitha opsionet e cekura në

pyetje janë të mira për ta dhe ata do të donin të kishin një vështrim të përgjithshëm të analizës së

pikave të përputhjes ndërmjet LPPA-së dhe ligjeve të veçanta, një shqyrtim të praktikave më të

mira, një sqarim të përgjithshëm të LPPA-së dhe një përshkrim të hapave të procedurës

administrative.

Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën e pikave të përputhjes në

mes të LPPA-së dhe ligjeve të veçanta. Tre nga dhjetë të intervistuar kërkuan shqyrtimin e

praktikave më të mira, përderisa 2 nga 10 do të donin të kishin një sqarim të përgjithshëm për

LPPA-në dhe një përshkrim të hapave të procedurës administrative.

93.53%

6.47%

A jeni të gatshëm të merrni pjesë në trajnimet e ardhshme për LPPA?

Yes

No

Page 16: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

14

Janë përgjigjur: 169

Pyetjet me shumë përgjigje

Përgjigjet lidhur me temat për të thelluar programin janë shumë të shpërndara dhe mbulojnë një

gamë të gjerë argumentesh. Temat më të cituara janë harmonizimi i procedurave të veçanta

administrative me LPPA-në, mjetet juridike, aktet administrative dhe procesi ankimor. Në

përgjithësi përgjigjet në këtë pyetje tregojnë nevojën për të pasur një trajnim shumë

gjithëpërfshirës, i cili do të mbulonte pothuaj të gjitha risitë që ka sjell LPPA.

4.57%

18.29%

19.43%

29.71%

33.14%

45.14%

Other

Description of the stepsof the administrative…

Deeper explanation ofthe LGAP concept,…

Review of best practices

Analysis of the crosspoints between LGAP…

All of the above

CIli do të ishte programi ideal i trajnimit për LPPA-në e ri:

Page 17: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

15

Janë përgjigjur: 169

Pyetjet me shumë përgjigje

5.33%

25.44%

30.18%

30.77%

31.95%

31.95%

31.95%

34.91%

34.91%

35.50%

37.28%

39.64%

43.20%

45.56%

49.70%

56.21%

Other

Principle of information and active assistance

Initiation of administrative procedure

Deadlines for requests

Notification to the party

Deadlines for complains

Real administrative acts

Administative silence

New principles of administrative proceedings

Reopening of the proceeding

Administative complaint

Administrative contract

Appeal process

Administative acts

Legal remedies

Harmonization of special administrative procedureswith LGAP

Në çfarë temash do të donit të thellonit njohuritë?

Page 18: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

16

5 Shtojca 1 – Pyetësori

1. A e zbatoni në punën tuaj Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA), Ligjin Nr. 05/L-031 që ka hyrë në fuqi me 22 qershor 2017?

Po, e zbatoj LPPA-në si ligj parësor

Po, e zbatoj LPPA-në si ligj dytësor

Jo, nuk e zbatoj LPPA-në (shko në pyetjen 12)

2. Cilin ligj specifik e zbatoni në punën tuaj?

3. Në çfarë procedurash administrative e zbatoni LPPA-në në punën tuaj?

4. A mund të zbatohet LPPA në fushën tuaj administrative pa ndryshuar ligjin e veçantë që rregullon procedurën administrative që jeni duke e zbatuar ju?

Po

Jo

Në përgjithësi po, por duhen udhëzime shtesë

Është më mirë të ndryshohet LPPA

5. Gjatë zbatimit të procedurave administrative mund të keni identifikuar ndonjë mospërputhje ndërmjet ligjit të veçantë që jeni duke e zbatuar në fushën tuaj dhe LPPA-së. Ju lutem a mund të shënoni tri mospërputhjet me të shpeshta:

______________________________________

______________________________________

______________________________________

6. Paramendoni një procedurë administrative me të cilën jeni duke u marrë dhe nuk jeni të sigurt se si ta zbatoni LPPA-në ose ligjin specifik. Çka do të bëni:

Do të kërkoni këshillë (nga kolegët, organi i shkallës së dytë,..)

Do të zbatoni LPPA-në

Do të zbatoni ligjin specifik

Tjetër (JU LUTEM SPECIFIKONI _________)

7. Çka do të donit të kishit në mënyrë që të zbatoni LPPA-në e ri më me sukses?

Një organ këshillues të cilit mund t’i kërkoni këshillë

Udhëzime dhe dokumente të tjera metodologjike për LPPA, përfshirë shembuj dhe praktikat më të mira

Page 19: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

17

Një komentar të mirë për LPPA-në e ri

Tjetër (Ju lutem specifikoni ____________________________

8. A keni marrë pjesë në ndonjë ngjarje/takim/trajnim informues/vetëdijesues për LPPA-në?

Po

Jo

9. A jeni të gatshëm të merrni pjesë në trajnimin e ardhshëm për LPPA-në?

Po

Jo

9.a (Nëse Jo) Pse?

10. Cili do të ishte programi ideal i trajnimit për LPPA-në e ri

Shqyrtimi i praktikave më të mira

Analiza e pikave të përbashkëta ndërmjet LPPA-së dhe ligjeve të veçanta (për fushën administrative)

Sqarimi më i thellë i konceptit, qëllimit, parimeve dhe instituteve të tjera ligjore të LPPA-së,

Përshkrimi i hapave të procedurës administrative

Të gjitha më lartë

Tjetër (JU LUTEM SPECIFIKONI _________)

11. Në çfarë temash do të dëshironit të thellonit njohuritë?

Procesi ankimor

Mjetet juridike

Njoftimi i palës

Kontrata administrative

Parimi i informimit dhe ndihmës aktive

Rihapja e procedurës

Kundërshtimi (ankesa) administrativ

Heshtja administrative

Afatet për parashtrimin e kërkesave

Afatet për parashtrimin e ankesave

Aktet administrative

Parimet e reja të procedurës administrative

aktet administrative reale

Inicimi i procedurës administrative

Harmonizimi i procedurave të veçanta administrative me LPPA-në

Tjetër (Ju lutem specifikoni ____________________________

12. Ju punoni për:

Page 20: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

18

Ministri

Komunë/Pushtet lokal

Agjenci ekzekutive

Agjenci të pavarur

Ofrues të shërbimit publik

Tjetër (JU LUTEM SPECIFIKONI _________)

13. Sa vjet keni gjithsej që punoni në shërbimin publik?

më pak se 5 vjet

prej 5 deri 10 vjet

prej 11 deri 20 vjet

prej 21 deri 30 vjet

mbi 30 vjet

14. Në cilën fushë punoni?

Ndërtimtari

Financa

Burime njerëzore

Shërbime ligjore

Çështje ekonomike

Komunikim

Administratë të përgjithshme

Teknologji të informacionit

Shërbime komunale/shërbime publike

Shëndetësi

Arsim

Qendër të kontaktit me klientë/Zyrë të regjistrimit

Ofrues të shërbimit publik

Punë të brendshme

Mbrojtje të mjedisit:

Mirëqenie sociale

Tjetër (Specifikoni _________________)

15. Në cilën rajon gjeografik punoni?

Prishtinë

Pejë

Gjakovë

Mitrovicë

Prizren

Ferizaj

Gjilan

16. Cilës grupmoshë i takoni?

Page 21: Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior · 6 pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën

19

18 - 24 vjeç

25 - 34 vjeç

35 - 44 vjeç

45 - 54 vjeç

55 - 64 vjeç

55 - 64 vjeç

17. Cila është gjinia juaj?

Mashkull

Femër

18. Cili është niveli më i lartë i shkollimit që e keni përfunduar?

Shkolla fillore

Shkolla e mesme

Kolegji dyvjeçar/ Diplomë e shkollës së lartë

Studimet (Universitetin/Akademinë)

Shkalla e Tretë

Doktoratura (Ph.D./D.Sc)

Faleminderit për pjesëmarrje!