Top Banner
VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës SHQIPËRI Nëntor 2016 1
32

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

Aug 29, 2019

Download

Documents

trinhminh
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës SHQIPËRI

Nëntor 2016

1

Page 2: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës(Shqipëri)

AUTORËT: SHKELZEN MARKUTOM PREKUSABAH DJALOSHI

NËNTOR 2016

Kujtesë: Ky dokument është përgatitur nga AgroPuka në bashkëpunim me Fondacionin Partneritet për Zhvillim(PfD) me mbështetje nga We-Effect. Opinionet e shprehura në këtë dokument janë opinionet eekspertëve dhe të kontribuesve të ndryshëm dhe nuk shprehin domosdoshmërisht pikëpamjet apopolitikat e AgroPuka, PfD apo We-Effect. Për pasojë, AgroPuka, PfD apo We-Effect nuk mund tëmbahen përgjegjës për çfardo lloj përdorimi që mund ti bëhet informacionit të gjendur në këtëdokument.

Të gjitha kërkesat duhet të dërgohen në adresën: Agropuka, Lagjja e Re, Pukë, ShqipëriCopyright: © 2016 AGROPUKA

PROFILI I ZONËS SË PUKËS

Sipërfaqja: 1045,95 kilometër katrorë

Popullësia: 28,487 banorë (rreth 27,24 banorë/km2)

Njësitë administrative: Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz, me 76 fshatra gjithsejt.

Pozicioni Gjeografik: Zona e Pukës shtrihet në pjesën qëndrore të Veriut të Shqipërisë, në të djathtë të Shkodrës. Në veri dhe verilindje rrethohet nga rrether Tropojë dhe Has, në jug nga rrethi i Mirditës, në jugperëndim nga rrethi i Lezhës dhe në perëndim nga rrethi i Shkodrës.

Klima: Puka ka një klimë sub-kontinentale me dimër relativisht të ftohtë (më e ulta nga -3 në -10 °C), reshjetë shumta (afërsisht 2020 mm/vit), dëborë që mund tëzgjasë deri në Prill, dhe një verë të freskët dhe të shkurtër (zakonisht ndërmjet 20-22 °C dhe më e larta arrin ndonjëherë deri në afërsisht + 39 °C).

2

Page 3: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Mirënjohje

Ky studim është mbështur, në forma dhe madhësi të ndryshme kontributesh, nga një numër i madh

personash dhe pavarësisht pamundësisë për t’i përmendur të gjithë emrat, ne u jemi shumë

mirënjohës për kontributin dhe mbështetjen e tyre në realizimin e këtij studimi.

Autorët deshirojnë të falenderojnë veçanërisht individët e mëposhtëm që ndanë me ne ekspertizën,

eksperiencën, njohuritë dhe sugjerimet e tyre: Përparim Laçi, Xhimi Begeja, Astrit Kuçi, Vaid Lluka,

Dritan Frroku, Mirjana Pashkaj, Jetmir Qafa, Tonin Bala, Dodë Marinaj, Gezim Vata, Lin Marku, Petrit

Dobi, Saimir Muslia.

Një falenderim i veçantë shkon për Kryetarin e Bashkisë Pukë, Z. Gjon Gjoni dhe Kryetarin e Bashkisë

Fushë-Arrëz, Z. Fran Tuci, që na vonë në dispozicion kohën e tyre dhe ndanë me ne vizionet, planet

dhe dijet e tyre për zhvillimin e sektorit të turizmit në territoret administrative përkatëse.

Së fundmi, i jemi shumë mirënjohës stafit të AgroPuka, veçanërisht Besmira Aliaj dhe Mary Lou Surgi,

për mbështjetjen e tyre në kordinimin e punës tonë në terren si dhe për ndarjen me ne të njohurive

dhe sugjerimeve të tyre profesionale.

3

Page 4: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Përmbajtja

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE..............................................................................................................6

1. HYRJA...........................................................................................................................................8

1.1. Historiku – Shoqata AgroPuka.................................................................................................8

1.2. Qëllimi dhe Metodologjia e Studimit.......................................................................................8

2. TURIZMI NË EKONOMINË SHQIPTARE...........................................................................................9

3. ZINXHIRI I VLERËS SË TURIZMIT NË PUKË....................................................................................11

3.1. Turizmi në zonën e Pukës......................................................................................................11

3.2. Kërkesa dhe Oferta Turistike..................................................................................................13

3.3. Informacioni mbi Destinacionet............................................................................................14

3.4. Transporti dhe Infrastuktura..................................................................................................15

3.5. Akomodimi dhe Ushqimi.......................................................................................................16

3.6. Aktivitetet dhe Argëtimi........................................................................................................17

3.7. Dyqanet e Turistëve...............................................................................................................19

3.8. Shërbimet për Turistët...........................................................................................................19

4. FORCIMI I ZINXHIRIT TË VLERËS DHE IMPAKTIT TË TIJ NË KOMUNITET........................................20

4.1. Analiza SWOT........................................................................................................................20

4.2. Ndërgjegjësimi dhe Njohuritë Lokale....................................................................................21

4.3. Informacioni, Promovimi dhe Marketimi...............................................................................22

4.4. Zhvillimi i Produktit................................................................................................................22

4.5. Zhvillimi i Burimeve Njerëzore...............................................................................................23

4.6. Qeverisja dhe Koordimi.........................................................................................................23

4.7. Infrastruktura dhe Shërbimet................................................................................................24

4.8. Lidhjet dhe Ndërlidhjet..........................................................................................................24

5. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME...........................................................................................26

BIBLIOGRAFIA.................................................................................................................................31

4

Page 5: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Lista e Figurave

Figura 1. Skema e hakllave dhe aktorëve të zinxhirit të vlerës së turizmit...........................................12

Figura 2. Pikat kryesore të futjes së turistëve në zonë.........................................................................15

Figura 3. Shpërndarja gjeografike e faciliteteve të akomodimit për turistët........................................16

Figura 4. Rezultatet e analizës SWOT në zinxhirin e vlerës së turizmit................................................21

Akronime

ALL Monedha Shqiptare – Lek

BE Bashkimi Europian

EUR Monedha e BE – Euro

PBB Prodhimi i Brëndshëm Bruto

NMVM Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme

MZHUT Ministrua e Zhvillimit Urban dhe Turizimit

PfD Fondacioni Partneritet për Zhvillim

SCC Qëndra Suedeze e Koperativave

UK Mbretëria e Bashkuar

USD Dollar i Shteteve të Bashkuara

WTTC Komiteti Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit

5

Page 6: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Përmbledhje Ekzekutive

AgroPuka, një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001, ka zbatuar një sërë projektesh dhe

ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për zhvillimin e zonës nëpërmjet një game mjaft të gjërë

ndërhyrjesh. Ky studim u zhvillua në kontekstin e projektit të AgroPuka “Të Kontribojmë për një

Përmirësim të Qëndrueshëm të Mirëqënies së Njerëzve në Zonat Rurale të Pukës”, financuar nga We-

Effect (ish-SCC). Studimi ka për qëllim të vlerësojë situatën aktuale të zinxhirit të vlerës së turizmit në

zonën e Pukës, të identifikojë mangësitë dhe ndërhyrjet e mundshme për zhvillimin e aktiviteteve

turistike në këtë territor. Kjo analizë e zhinxhirit të vlerës mbulon të githë territorin e Pukës, përfshirë

Bashkinë Pukë dhe Bashkinë Fushë-Arrëz. Studimi bazohet kryesisht në rishikimin e dokumentave të

disponueshëm, vizitat e ekspertëve në terren, si dhe intervista, takime dhe diskutime me aktorët

kryesorë të zinxhirit të vlerës. Për shkak të karakteristikave të studimit (madhësia e vogël dhe numëri

i kufizuar i aktorëve të disponueshëm, mungesa e të dhënave dhe statistikave zyrtare, gjeografia e

zonës, etj.) konsulentët kanë përzgjedhur qasjen e vlerësimit të shpejtë të zinxhirit të vlerës duke u

bazuar në analizën empirike dhe deskriptive.

Studim është i organzuar në pesë pjesë kryesorë. Pjesa e parë prezanton medotologjinë e

përgjithshme të studimit si dhe konceptet e përdorura. Pjesa e dytë paraqet rëndësinë e turizmit për

ekonominë Shqiptare, një hyrje në turizmin malor në Shqipëri, dhe më pas një hyrje mbi zhvillimit e

turizmit në zonën e Pukës dhe rëndësinë e tij në zhvillimin e ekonomisë lokale. Pjesa e tretë futet më

në detaje në analizimin e gjendjes së zhvillimit të zinxhirit të vlerës së turizmit në zonën e Pukës,

duke e ndarë atë dhe analizuar progresin e bërë në secilën prej hallkave të ndryshme. Pjesa e katërt

fokusohet në analizimin e aspekteve të ndërvarura dhe horizontale të zhvillimit të zinxhirit të vlerës

dhe propozon një listë me ndërhyrje të mundshme, që janë të nevojshme për të përshpejtuar një

strukturim më të mirë dhe forcim të zinxhirit të vlerës dhe impaktit të tij në komunitetin lokal. Pjesa

e pestë dhe e fundit paraqet një përmbledhje të gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve për ndërhyrje

zhvillimore.

Ndërhyrjet kryesore të propozuara zhvillimin e zinxhirit të vlerës fokusohen në shtatë pikat e

mëposhtme (shih pjesën 5 për një listë më të detajuar të rekomandimeve afat-shkurtra, afat-mesme

dhe afat-gjata):

Përmirësim i njohurive dhe ndërgjegjësimit të aktorëve pjesëmarrës në zinxhirin e vlerës për

burimet dhe atraksionet turistike, si dhe dijet e tyre mbi mënyrat sesi të kthehen këto burime

dhe atraksione në mundësi reale për zhvillimin e turizmit.

Përmirësim i informacionit për turistët, promovimit dhe marketingut të produkteve dhe

destinacioneve të zonës së Pukës, përfshirë këtu dizenjimin dhe realizimin e një mesazhi, marke

dhe një fushate marketingu të thjeshtë, por kuptimplotë, bazuar veçanërisht në platformat

online.

Përmirësim i zhvillimit të produkteve, cilësisë së produkteve dhe krijimi i një portofoli të

diversifikuar me produkte të ndryshme turistike për të rritur tërheqjen dhe shitshmërinë e

destinaconit tek një gamë më të gjerë klientësh.

Page 7: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Përmirësim i burimeve njerëzore, rritje e aftësive dhe profesionalizmit të aktorëve të zinxhirit të

vlerës në mënyrë që të mundësojnë ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe menaxhim më të mirë

të produkteve, si dhe përmirësimin të aftësive dhe kapaciteteve të stafeve të qeverisjes vendore

që janë përgjegjës për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit të turizmit.

Përmirësim të qeverisjes dhe kordinimit. Përgatitja e një “plani afat-mesëm të zhvillimit të

turizmit” për të dy bashkitë dhe ngritja e një strukture menxhuese të destinacioneve, e përbërë

nga aktorë publik dhe privatë, që të ketë një vështrim më të gjërë mbi rajonin dhe rrisë

kordinimin dhe bashkëpunimin mes aktorëve.

Përmirësim i infrastrukturës dhe shërbimeve për ta bërë Pukën më tërheqëse jo vetëm për

turistët por gjithashtu edhe për investitorët në sektorin e turizmit.

Mbështetja e zhvillimit të lidhjeve dhe ndërveprimeve me aktorët e tjerë, përfshirë: krijimin e

lidhjeve me organizatorët e tour-eve dhe aventurave turistike në nivel lokal, kombëtar dhe

ndërkombëtar; krijimin e disa dyqaneve suveniresh për të rritur ofertën e produkteve për

turistët; mbështetjen e fermerëve dhe përpunuesve të vegjël për të përmbushur rregullat e

sigurisë ushqimore dhe përmirësuar kapacitetet e prodhuesve për përpunimin, paketimin dhe

marketingun e produkteve me vlerë të shtuar.

Page 8: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

1. Hyrja

1.1. Historiku – Shoqata AgroPuka

AgroPuka është një shoqatë prodhuesish e themeluar në Gusht 2001 si një shoqatë jo fitim prurëse.

Ajo ka më shumë se 300 anëtarë përfshirë prodhues, fermerë, këshillues dhe individë të tjerë

interesuar. Misioni i AgroPuka është të kontribojë në zhvillimin e integruar të zonës rurale të Pukës

duke inkurajuar dhe promovuar zhvillimin rural ekonomik, ndërhyrket për xhvillimin e komunitetit

dhe iniciativat për përmirësimin e mirëqenies së anëtarëve të AgroPuka si dhe komunitetit të zonave

rurale rë Pukës. Për të përmbushur këtë mission, AgroPuka fokusohet në dy drejtime kryesore: (i)

modelet e prodhimit bujqësor, marketingut dhe bashkëpunimit, përfshirë informacione dhe analiza

mbi tregjet, bujqësia e qëndrushme, lehtësimi i hyrjes në treg dhe shitjeve, praktikat miqësore ndaj

mjedist me bujqësi, mbrojtje e mjediseve kulturore; etj.; dhe (ii) promovimi i demokracisë lokale dhe

përfshirjes sociale, përfshirë mundësi të barabarta per femrat dhe meshkujt, mbështetja dhe zhvillimi

i të rinjve, qeverisja dhe bashkëpunimi local, fuqizimi i shoqërisë civile, etj. Që në vitin 2001,

AgroPuka ka zbatuar shumë projekte dhe ka ofruar një mbështetje të konsiderueshme për zhvillimin

e zonës nëpërmjet nje sërë ndërhyrjesh. Duke filluar që nga Nëntori i vitit 2011, AgroPuka po zbaton

projektin “Të Kontribojmë për një Përmirësim të Qëndrueshëm të Mirëqënies së Njerëzve në Zonat

Rurale të Pukës”, financuar nga We-Effect (ish-SCC), i cili është tani në fazën e dytë (2014-2016).

AgroPuka ka identifikuar turizmin si një nga sektorët me potencial të lartë për zhvillim në zonën e

Pukës dhe ka realizuar këtë studim në mënyrë që të vlerësojë situatën aktuale dhe të identifikojë

ndërhyrjet potenciale në mbështetje të zhvillimit të aktiviteteve turistike në këtë territor.

1.2. Qëllimi dhe Metodologjia e Studimit

Objektivi i këtij studimi është të identifikojë dhe të japë një përshkrim të përgjithshëm mbi gjendjen

aktuale të zinxhirit të vlerës së turizmit në këtë rajon, përfshirë oportunitetet, mangësitë dhe nevojat

në mënyrë që të prioritizohen dhe përzgjidhen ndërhyrjet e mëpasme me më shumë potencial për të

prodhuar impakt pozitiv në zhvillimin e komunitetit dhe sidomos të varfërve në këtë zonë. Studimi

identifikon dhe rekomandon ndërhyrjet më të nevojshme për të përshpejtuar zhvillimin e sektorit të

turizmit brënda territorit. Kjo analizë e zinxhirit të vlerës mbulon të githë territorin e Pukës, përfshirë

bashkitë Pukës dhe Fushë-Arrëz. Pjesa më e madhe e studimit është bazuar mbi rishikimin e

dokumentave të disponueshme, të dhënat e grumbulluar në terren, vizitat në terren, intervistat,

takimet dhe diskutimet me aktorët kryesorë të zinxhirit të vlerës.

Për shkak të karakteristikave të studimit (madhësia e vogël dhe numëri i kufizuar i aktorëve të

disponueshëm, mungesa e të dhënave dhe statistikave zyrtare, gjeografia e zonës, etj.) konsulentët

kanë përzgjedhur qasjen empirike dhe deskriptive për grumbullimin dhe analizën e të dhënave ndaj

asaj më statistikore. Si e tillë, ndonëse studimi rreket të mbulojë një gamë të gjërë të çështjeve të

zinxhirit të vlerës, numrat e dhënë në këtë dokument duhet të merren me rezerva, dhe vetëm si

orientues të çështjes respektive në konsidatë.

Page 9: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Gjithashtu, siç është e provuar gjërësisht në shtete të tjera, strukturat publike qeverisëse e

influencojnë zinxhirin e vlerës, por ato nuk mund të riformojnë një produkt ose treg me anë të

vendimeve. Si rrjedhojë, studimi është fokusuar më shumë në identifikimin e ndërhyrjeve të bazuara

mbi tregun, që përfshijnë sektorin privat dhe që i mundësojnë tregut të funksionojë në mënyrë më

efektive dhe të prodhojë impakt më positiv në zhvillimin e komunitetit dhe të varfërve të zonës.

Përveç kësaj, rishikimi dhe analiza e informacionit të mbledhur është bazuar në një set konceptesh

dhe përkufizimesh të mirënjohura dhe praktike që mundësojnë identifikimin më të qartë të

bashkëveprimeve mes aktorëve si dhe veprimeve potenciale të nevojshme për tu ndërmarrë për

përmirësimin e situatës.

2. Turizmi në Ekonominë Shqiptare

Shqipëria ka potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit. Numri i mardh aseteve të saj

turistike ofron një sërë eksperiencash të ndryshme për vizitorët - nga 470 km bregdet Mesdhetar me

plazhe të mrekullueshme deri tek zonat malore dhe liqenet si dhe një trashëgimi kulturore e pasur

dhe e shumëllojshme dhe histori të shquar. Vëndet më të vizituara të Shqipërisë përfshin kryeqytetin

Tirana, si një portë hyrjeje në Shqipëri dhe për arsye biznesi; pjesa bregdetare qëndrore dhe jugore;

qëndrat arkeologjike të Butrintit dhe Apollonisë, dhe; qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës. Në

juglindje, zona e Korçës është e njohur për kulturën dhe historinë e saj, për liqenet (Ohri dhe Prespa),

si dhe për fshatrat historike dhe malet e saj. Pjesa veriore e vëndit ofron peisazhe të ashpra malore

dhe mundësi të mrekullueshme turizmi ekologjik dhe adventuror. Gjatë viteve të fundit, Shqipëria

është vizituar nga një numër në rritje turistësh nga vendet e Europës Perëndimore dhe Lindore.

Në vitet e fundit, shumë gazeta dhe media ndërkombëtare për turizmin (p.sh. Lonely Planet, The

New York Times, etj.) e kanë përmendur Shqipërinë si një nga destinacionet prioritare kryesore për

t’u vizituar. Megjithatë, shumica e turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë mbeten akoma

shqipëtarët etnik nga vendet fqinje si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe Greqia si dhe më tej

nga Diaspora Shqiptare. Shumica e turistëve të huaj (jo-shqiptar) zakonisht vijnë nga Europa Qëndore

dhe Lindore, veçanërisht nga Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Çekia. Një numër në rritje turistësh

kanë filluar të vijnë gjithashtu dhe nga shtete si Gjermania, Belgjika, Hollanda, Franca, Mbretëria e

Bashkuar, vendet Skandinave si dhe nga Amerika, Turqia dhe vendet Aziatike.

Kontributi total i Udhtime & Turizëm në PBB (përfshirë efektet e gjëra nga investimet, zinxhirin e

vlerës dhe impaktet indirekte të të ardhurave) ishte 306.2 billion ALL në 2015 (21.1% e PBB, nga e cila

6% si kontribut direkt) dhe pritet të rritet me 5.4% në 322.7 billion ALL (21.5% e PBB) në 2016. Në

vitin 2026, ai parashikohet të rritet me 5.3% për vit ose 540.3 billion ALL (27.2% e PBB, ku kontributi

direkt pritet te shkojë në 7.9% e PBB). Kontributi total i Udhtim & Turizëm në punësimin (përfshirë

efektet e gjëra nga investimet, zinxhirin e vlerës dhe impaktet indirekte të të ardhurave) ishte

180,000 vënde pune në 2015 (19.3% e punësimit total) nga të cilat 51,000 vënde pune direkte (5.5%

e punësimit total). Kjo parashikohet të rritet me 3.1% në 2016 me 185,500 vënde pune (19.7% e

punësimit total). Deri në 2026, Udhtime & Turizëm parashikohet të krijojë 265,000 vënde pune

(25.4% e punësimit total), një rritje prej 3.6% për këtë periudhë. Paratë e shpenzuara nga vizitorët e

huaj në Shqipëri (ose eksportet e vizitorëve) në 2015 arriti në rreth 204.2 bilion ALL. Në 2016, kjo

Page 10: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

shifër pritet të rritet me 5.7%, dhe vendi pritet të tërheqë rreth 3,809,000 turistë të huaj. Në vitin

2026, ardhjet e turistëve të huaj parashikohet të arrijnë në rreth 5,789,000, duke gjeneruar afërsisht

369.2 billion ALL shpenzime në vend, ose një rritje prej 5.5% për vit. (WTTC, 2016)1

Këto numra reflektojnë kryesisht aktivitetin e konsiderueshëm ekonomik të gjeneruar nga bizneset e

turizmit si hotelet, agensitë turistike, linjat ajrore dhe shërbimet e tjera transportit të pasagjerëve, si

dhe kontributin e rëndësishëm të turizmit në ekonominë e Shqipëtare. Përfitimet ekonomike nga

turizmi janë reflektuar në bilancet e pagesave të bizneseve, rritjen e punësimit, rritjen e të ardhurave

dhe rritjen e aktiviteteve sipërmarrëse në Shqipëri. Argumenti më i dukshëm në favor të turizmit

është efekti i tij shumëfishues. Në këtë mënyrë, turizmi mund të gjenerojë të ardhura dhe gjithashtu

dhe të veprojë si një shtysë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, duke mbështetur një numër të

madh biznesesh vendore apo kombëtare që luajnë rolin e furnizuesve ose ofruesve të shërbimeve

për restorantet, hotelet, transportin dhe guidat turistike në të gjithë vëndin.

Si një industri shërbimesh, turizmi ofron një gamë të gjërë mundësish profesionale të ndryshme,

duke filluar nga punët me aftësi të ulta profesionale deri tek ato me aftësi të larta, që janë

vecanërisht të përshtatshme për femrat dhe të rinjtë. Femrat dhe të rinjtë veçanërisht përbëjnë një

pjesë të madhe të fuqisë punëtore në turizëm. Ky është një faktorët që e bën sektorin e turizmit

(sidomos turizmin rural dhe agro/eco-turizmin) shumë të rëndësishëm për punësimin e tyre, ku

pothuajse gjysma e popullsisë së varfër në Shqipëri janë nën moshën 21 vjeç, më shumë se gjysma e

popullsisë jeton në zonat rurale dhe rreth 57% e tyre janë femra. Gjithashtu, familjet e mëdha dhe

ato rural kanë një tendencë të jenë më të varfër dhe rreth 50% e familjeve me 7 ose më shumë

anëtarë jetojnë poshtë nivelit të varfërisë. 2

Qeveria ka vendosur së fundmi një fokus më të madh në drejtim të rritjes së turizmit në zonat malore

dhe rurale. Strategjia për përmirësimin e industrisë së turizmit në vënd përfshin tani gjithashtu

fshatrat rurale që shërbejnë si vënde kryesore për tërheqjen e turistëve. Me më shumë se 1,300

fshatra të shtrira në të gjithë zonën malore të vendit, Shqipëria mund të kthehet në një destinacion

të preferuar të turistëve duke i nxjerrë më mirë në pah këto fshatra dhe komunitete të vegjël.

Strategjia inkurajon dhe mbështet “krijimin e stukturave tradicionale të mikpritjes në zonat rurale,

veçanërisht në zonat e thella malore, dhe orientimin e investimeve drejt përmirësimit të

infrastrukturës në këto zona”.(MZHUT, 2014)3

Alpet Veriore të Shqipërisë, një zgjatim i sistemit malor Dinarik, mbulojnë pjesën veriore të vëndit.

Kjo pjesë e Shqipërisë, me lartësi që i afrohen 2,700 metrave – pjesa më thyer e vëndit, është e

njohur për pejsazhin malor alpin, bjeshket e mbrojtura, territoret historike, rezervuaret e mëdha

hidroelektrike, hanet tradicionale dhe zonat e kampingut, dhe aty ku ndodhen pjesa më e madhe e

akullnajave të Europës jugore. Kjo është një zonë me pyje të dendura dhe një popullsi të rrallë dhe të

shpërndarë dhe ku jetesa e shumicë së popullsisë është e lidhur kryesisht me pylltarinë ose me

mbarështimin e blegtorisë. Në kontrast me Alpet, pjesa më qëndrore dhe jugore e zonës malore, që

shtrihet nga veriu në jug nga lumi Drin deri tek lumi Devoll në qëndër dhe pjesa e poshtme e lumit

1WTTC, Travel& Tourism: Economic Impact 2016, Albania, www.wttc.org

2 Rural Poverty Portal; Rural poverty in Albania; http://www.ruralpovertyportal.org/country/home/tags/albania

3 Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit: Draft Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014-2020

Page 11: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Osum, ka një popullësi më të dendur dhe një terren më të zbutur. Në pjesën më lindore të vendit,

ndodhet blloku prej gipsi i malit më të lartë të Shqipërisë, Mali i Korabit, që arrin deri në 2,753 metra.

Kjo zonë ka një depozitë të konsiderueshme mineralesh si kromi, hekur-nikeli dhe bakri. Aktivitetet

kryesore ekonomike janë pylltaria, mbarështimi i blegtorisë, puna në minierë dhe bujqësia. Në

pjesën jugore të maleve qëndrore ndodhet një sërë vargmalesh te orirnetuara drej veri-perëndimimit

dhe jug-perëndimit, me lartësi që arrin deri në rreth 2,500 metra. Të përbëra nga shkëmbinjë

gëlqeror, vargmalet ndahen nga lugina të gjëra. Ndryshe nga Alpet dhe zonat qëndrore të cilat janë të

mbuluara me pyje të dendur, malet e kësaj zone janë ose të zhveshura ose kanë vetëm një mbulesë

të hollë me shkurre Medhetare, dushk dhe pisha Mesdhetare.

Për shkak të diversitetit të klimës dhe pamjeve të mrekullueshme, Shqipëria ka një shumëllojshmëri

të madh bimësh dhe një gamë të gjërë zogjsh dhe kafshësh si ujqër, dhelpra, arinjë, drerë, dhi, mace,

etj. Pyjet shqipëtare janë gjithashtu shtëpia e një numëri të madh zogjsh dhe kafshësh që janë

zhdukur ose janë në zhdukje në rajon. Flora e Shqipërisë është e pasur me më shumë se 3,221 lloje

bimësh. Rreth 489 bimë janë specifike për Gadishullin Ballkanik dhe 40 prej tyre ndodhen vetëm në

Shqipëri. Pyjet e lisit janë tipike dhe përbëjnë 20% të pyjeve të vendit. Në zona të tjera, vizitorët

mund të gjejnë shkurre mediterreane deri në lartësinë 800m mbi nivelin e detit si dhe eucalipt, fiq të

egër dhe dafina.

3. Zinxhiri i Vlerës së Turizmit në Pukë

3.1. Turizmi në zonën e Pukës

Sipërfaqja e Pukës mbulon bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz, me një sipërfaqje prej 1,045.95 km2, me

28,487 banorë ose një desitet prej 27,24 banorë/km2 (në krahasim me 59.000 banorë në fillim të

viteve 90’) dhe është e ndarë në 76 fshatra dhe 2 qytete të vogla (Bashkia Pukë me sipërfaqje 505,53

km2 dhe 16,836 banorë dhe Bashkia Fushë-Arrëz me sipërfaqje 540.42 km2 dhe 11,651 banorë). Zona

e Pukës ndodhet në pjesën qëndrore të Veriut të Shqipërisë, në anën e djathtë të rrethit të Shkodrës.

Në veri dhe verilindje, Puka rrethohet nga rrethet Tropojë dhe Has, në juglindje nga Mirdita, në

jugperëndim nga Lezha dhe në perëndim nga Shkodra. Puka ka një klimë sub-kontinentale me dimër

relativisht të ftohtë (minimumi -3 deri në -10 °C), reshje të shumta (afërsisht 2020 mm/vit), me

dëborë në disa nga malet e larta që zgjat afërsisht deri në Prill, dhe verë të shkurtër dhe të freskët

(zakonisht ndërmjet 20-22 °C dhe më e larta arrin ndonjëherë deri në afërsisht + 39 °C).

Puka ka një terren të ashpër me lugina të thella dhe male të larta si Mali i Krrabit që arrin deri në

1680 metra mbi nivelin e detit dhe Mali i Munellës me lartësi deri në 1991 metra mbi nivelin e detit.

Malet janë të pasura me pyje, kullota të gjelbërta, lëndina, të përshkuara me përrenj dhe lumejnë të

shumtë, me ujë të patër, të ushqyer nga bora, dhe që zgjasin deri heret në pranverë. Vegjetacioni

pyjor mbulon rreth 80% të zonës së Pukës duke e bërë një nga vëndet më të ndjekura në Shqipëri.

Pylli ka qenë dhe vazhdon të mbetet një simbol për Pukën. Vegjetacioni pyjor është i pasur dhe i

shumëllojshëm, me afërsisht 160 specie drurësh, ndër të cilat më të përhapurat janë shkurret

Page 12: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Mesdhetare, dushku, ahu, pisha e zeza, bredhi i bardhë, shkoza, etj. Gjithashtu, pyjet e Pukës kanë

një faunë të pasur me kafshë të ndryshme si ujku, dhelpra gri dhe dhepra e kuqe, lepuri, vjetulla,

derri i egër, dhia e egër, macja e egër, ariu i murrmë, dreri, kunadhja, rrëqebulli Ballkanik, lepuri,

qelbësi European, iriqi, dhe shumë zogjë të tillë si shqiponja, thëllënza, pëllumbi i egër, etj.

Pavarësisht, burimeve natyrore të përmendura më sipër, zona e Pukës është një nga më të varfërat

në Shqipëri, me më shumë se 2/3 e popullësisë që jetojnë në varfëri dhe më shumë se 45% që

mbështeten me asistencë nga shteti. Kjo vjen për shkak të shumë faktorëve - mungesa e

infrastukturës, largësia dhe izolimi, madhësi ae vogël e fermës, tokat e varfëra, mundësitë e kufizuara

të punësimit, etj. Vështirësitë e aksesit në tregje për fermat e vogla, të shperndara dhe të izoluara, si

dhe niveli i kufizuar i dijeve rreth cilësisë dhe prodhimit të orientuar nga tregu nga njëra anë, dhe

inefiçienca e organizimit të tregjeve nga ana tjetër, mbeten arsyet kryesore për kapacitetet e ulta të

gjenerimit të të ardhurat nga bujqësia. Përveç bujësisë dhe mbarështimit të blegtorisë, të sjellin të

ardhurat bazë për rreth dy të tretat e popullësisë në zonat rurale, burime të tjera me rëndësi janë

edhe shërbimet publike, transporti, tregtia, ndërtimi, pylltaria dhe përpunimi i drurit. Papunësia në

zonë vlerësohet të jetë mbi 20%, sidomos tek femrat dhe të rinjtë, ndërsa nën-punësimi vlerësohet

të jetë mbi 50%. Ky nivel i lartë papunësie, i shoqëruar me mundësi ekonomike dhe punësimi të

kufizuara, ka shkaktuar një emigracion masiv drejt zonave urbane në Shqipëri dhe jashtë saj. Kjo lë

mbrapa një popullsi përditë e më të moshuar dhe fshatra të braktisura. Në këtë situatë kompleke,

shto këtu dhe mungesën e mjedisit favorizues për biznesin, bëhet akoma më e vështirë për migrantët

që kthehen nga Europa të shohin dhe zhvillojnë mundësitë e biznesit në Shqipëri.

Figura 1. Skema e hakllave dhe aktorëve të zinxhirit të vlerës së turizmit

Informacioni& organzimi i

udhe mit

Transpor &infrastruktura

Accommodimdhe ushqim

Ac vitete dhearge m Dyqane

Online & individe

Agjensiudh mesh

Operatore turesh

Transpor ajror

Makina vetjake &makina me qira

Sherbime te tjeratranspor

Hotele & buj na

Hane & vendekampingu

Restorante &bar-kafe, etj.

Eskursione &ak vitete te tjera

Guida turis kelokale

Shitje me pakice

Ferma lokale

Qendra ar zana

sherbime

Siguria (policia)

Qendratshendetesore

Sherbimetfinanciare

Asetet natyrore ne des nacionet turis ke(i.e. flora, fauna, mjedisi, vendndodhjet historike, grupet e iden te t, aventurat, sportet, etj.)

Vete-organizuar,ture, sh gje, etj.

Source: Përshtatur nga Spescha & Reutimann (2013)

Edhe pse zhvillimi i mëtejshëm i bujqësisë mbetet sfidues për shkak të kushteve stukturore dhe agro-

ekologjike, zona ka potenciale për të ndërlidhur më të mira trashëgiminë natyrore dhe kulturore me

“turizmin rural/malor”, dhe sidomos me “turizmin agro/ekologjik”. Shtimi i shërbimeve turistike

përmes organizimit dhe transformimit të aktiveteve, vendeve dhe atraktisioneve të zonës në

“eksperienca turistike” dhe përmes rritjes së madhësinë e tregut për produktet lokale ushqimore dhe

naturore do të sjellë mundësi të reja për më shumë punësim dhe gjenerim të ardhurash.

Page 13: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Skema mësipërme prezanton një gamë të gjërë aktivitetesh dhe aktorësh, që ndërveprojnë me njëri-

tjetrin brënda zinxhirit të vlerës për krijimin e një experiencë të veçantë për turistët dhe gjenerimin e

të ardhurave dhe mundësive të punësimit për komunitetin dhe bizneset lokale.

Ndonëse aktivitete të tilla po zhvillohen me shpejtësi në pjesën më veriore të Shqipërisë (p.sh. Theth,

Vermosh dhe Valbonë), ato janë akoma mjaft të kufizuara në territorin e Pukës. Megjithatë, zona e

Pukës ka shumë monumente naturore që mund ti shfrytëzojë më mirë, si akacia e Migjenit, pyjet e

pishës në Dardhë, guri i Shenjtë, pyjet e gështenjave të Kokëdodës, sofra e Lekës, ujëvara e Kryeziut,

akacia e Kabashit, lisi i Lekës, kështjella e Micoit, burimi i zanave, shpella e Kaurrit si dhe shumë

shpella të tjera, etj. AgroPuka dhe grupet e grave dhe fermerëve që ajo ka mbështetur kanë krijuar

qëndra përpunimi dhe një markë që njihet për cilësinë e saj të lartë si dhe për produktet lokale të

paketuara që shiten në të gjithë Shqipërinë. Rritja e profilit të këtyre produkteve me paketime dhe

maketing të përmirësuar në Tiranë dhe destinaione të tjera turistike do ta forcinte profilin dhe brand-

in e cilësisë natyrore nga territori i Pukës.

3.2. Kërkesa dhe Oferta Turistike

Gjetja e statistikave mbi arrdhjet e turistëve dhe matja e kërkesës turistike është një mision

pothuajse i pamundur jo vetëm në Pukë por në të gjithë Shqipërinë. Pavarësisht disa statistikave

lidhur me numrin e vizitorëve të huaj në Shqipëri, që mbledhura nga zyrat kufitare, Shqipëria nuk

është akoma e aftë të masë saktësisht fluksin e turistëve. Puka e ka akoma më të vështirë në këtë

aspekt, për shkak të mungesës së strukturave dhe sistemeve të përshtatshme, si në nivel të

qeverisjes vendore ashtu dhe në nivel të aktorëve akomodues. Për më tepër, niveli i lartë i

informalitetit e bën akoma më të vështirë mbledhjen e këtyre të dhënave, sidomos në zona si Puka.

Në këto kushte, ne mund ti referohemi vetëm shifrave anektodike të mbledhura përmes intervistave

të kryera me aktorë të ndryshëm të përfshirë në zinxhirin e vlerës.

Bazuar në intervistat e kryera me aktorët kryesorë, vlerësohet se rreth 5,700 vizitorë (afërsisht 2,700

të huaj dhe rreth 3,000 shqiptarë) kanë vizituar Pukën në 2015, dhe këto të dhëna duken të jenë në

rritje gjatë 2016 si për vizitorët e huajt ashtu dhe për ata shqiptarë. Shumica e këtyre turistëve mund

të kategorizohen në tre segmente: (i) ata që vizitojnë të afërmit dhe shoqërinë (shumica janë

persona me origjinë nga Puka që vijnë të vizitojnë familjen, duke qëndruar zakonisht nga 1-3 netë);

(ii) ata që vijnë për relaksim (familjet ose grupet shoqërore që vizitojnë zonën brënda një ditë ose

mksimumi deri në 2 ditë) dhe; (iii) ata që adhurojnë natyrën, aventurat dhe dashamirësit e sportit, ku

përfshihen shumica e vizitorëve të huaj dhe disa sportistë shqiptarë të cilët vijnë në grupe të

organizuara dhe që shumicenën a rasteve kanë një itinerar dhe axhendë aktivitetesh të paracaktuar

që duhet të ndjekin (p.sh çiklizëm dhe moto-ciklizëm, rally, ture të studimit të mjedisit, etj.)

Edhe pse anekdotike, këto shifra janë të rëndësishme sepse, kur i krahasojmë me rreth 350 vende të

disponueshme (që nënkupojnë një total prej rreth 127 mijë krevatë/netë ose vënde fletje

potencialisht të lira në vit), ato tregojnë përafërsisht një nivel shfrytëzimi të përgjithshëm shumë të

ulët - maksimumi vetëm 6-8%. Megjithate, ky nivel i përgjigjshëm fsheh karakteristikën shumë

sezonale, me shifra zënje/shfrytëzimi shumë të ulta gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës dhe

Page 14: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

pothuajse kapacitet të plotë në një periudhë të shkurtë të sezonit të veres.

Pjesa më e madhe e turizmit në zonën e Pukës është gjeografikisht e përqëndruar kryesisht rreth dy

qyteteve, në tre hotele kryesore që ndodhen në qytetin e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe në fshatin e

Dardhës dhe në shumë pak bujtina që ndodhen në akset Pukë, Fushë-Arrëz, Qafë Mali, Kryezi,

Dardhë, Iballë dhe Munellë. Sezonaliteti është një karakteristikë e rëndësishme e turizmit në Pukë

dhe faktor qëndror që spjegoj nivelin e ulët të zënjes/shfrytëzimit të vendeve të akomodimit.

Aktivitetet e destimacioneve “verore” janë të fokusuara në një periudhë të shkurtër zakonisht nga

Maj deri në Shtator dhe vuajnë nga një periudhë e gjatë “boshlleku dimror” në kërkesë turistike që

shkon zakonisht nga Tetori në Prill. Ky sezonalitet i lartë ndikon negativisht në shfrytëzimin oprimal të

aseteve fikse (si hotelet dhe bujtinat) si dhe afekton ata që varen nga të ardhurat nga turizmi,

sidomos më të varfërit që marrin pjesë në zinxhirin e vlerës.

3.3. Informacioni mbi Destinacionet

Hapi i parë i çdo turisti është të vendosë se ku të shkojë. Kjo përfshin kërkime, marrjen dhe rishikimin

e informacioneve mbi alternativat e ndryshme dhe më pas zgjedhjen e destinacionit. Ndonëse

fushatat e rajonale dhe kombëtare të promovimit janë të rëndësishme për të promovuar

oportunitetet e zonës, ato zakonisht vetëm rrisin dëshirën për të kërkuar më shumë informacion mbi

destinacionin përmes një ose më shumë kanaleve të mësipërme. Hapi tjetër është kërkimi i më

shumë detajeve mbi destinacionin e zgjedhur me anë të kanaleve të disponueshme. Tre janë kanalet

kryesore ku turistët e gjejnë një infromacion të tillë: (i) kontaktet me shoqërinë dhe familarët të cilët

mund të kenë pasur eksperienca të mëparshme; (ii) kontaktet me agjensitë turistike, operatorët e

tureve ose organizimet individuale të udhëtimeve, dhe; (iii) kërkimet në platformat e ndryshme

online.

Për destinacionet e Pukës, kanali më i rëndësishëm i informacionit mbetet “familja dhe shoqëria”,

përfshirë këtu edhe kontaktet personale ose “fjalë-pas-fjale”. Turistët vëndas përdorin kryesisht

kanalet jo-formale dhe rekomandimet personale për të zgjedhur një hotel ose restorant. Kur kërkon

informacion për Pukën si destinacion turistik, dallohet qartë mungesa e madhe e të dhënave nga të

gjitha kanalet e tjera. Shumë pak nga agjensitë turistike e përmëndin dhe/ose të ofrojë Pukën si një

destinacion, madje edhe ato që e përmendin/ofrojnë atë, zakonisht e ofrojnë si një udhtim

“kalimtar” për dikund tjetër. Gjithashtu, zonës së Pukës nuk i kushtohet fare ose vetëm shumë pak

vëmëndje në broshurat dhe guidat lokale. Shpeshherë, në rastet që përmendet, thjeshtë është

emërtuar në hartë ose është konsideruar si një pikë kalimi për turistët dhe vetëm një numër shumë i

vogël ofrojnë një historik fare të shkurtër të zonës dhe qytetit të Pukës.

Pavarësisht se përdorimi i internetit është perhapur masivisht në Shqipëri, gjetja e një informacioni

të plotë dhe të saktë në platformat online për destinacionet e Pukës është akoma i vështirë, dhe

pothuajse e pamundur të krahasosh çmimet dhe të organizosh transportin ose aktivitete të tjera me

anë të internetit. Prezenca online e hoteleve dhe bujtinave është shumë e kufizuar, me një cilësi të

dobët dhe jo të përditësuar siç duhet. Shumica e aktorëve të zinxhirit të vlerës kanë një presencë më

të madhe dhe ofrojnë më shumë infomacione në rrjetet sociale sesa në websitet përkatëse.

Megjithatë, ko formë promovimi zakonisht nuk arrin të prezantojë një produkt të mirëorganizuar dhe

Page 15: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

është i fokusuar kryesish drejt turistëve vendas, dhe jo drejt turistëve të huaj të cilët kanë një fuqi

blerëse më të madh.

3.4. Transporti dhe Infrastuktura

Shumica e turistëve (rreth 80%) udhëtojnë drejt Pukës me mjetet e tyre, përfshirë me makinat

personale dhe mjete të perbashkëta, biçikletat ose motoçikletat, ndërsa pjesa tjetër përdorin

transportin e ofruar nga agjensit turistike dhe një numër shumë i vogël përdorin transportin publik,

taksitë ose makinat me qera. Pikat kryesore të hyrjes në zonën e Pukës mbetet rruga e Vaut të Dejës

drejt Pukës (që përdoret nga rreth dy e treta e vizitorëve) dhe rruga Fierzë -Pukë (shih skemën

mëposhtë, ku shigjetat tregojnë rrugët kryesore të hyrjes).

Figura 2. Pikat kryesore të futjes së turistëve në zonë

Infrastruktua rrugore është përmirësuar shumë në vitet e fundit, përfshrë dhe rikonstuktimin e

rrugës Kryezi - Iballë që kanë ka hapur mundësi të reja për zhvillimin e tureve turistike në këtë zonë.

Gjithsësi, intervistat dhe vizitat në terren kanë treguar që disa rrugë kryesore (p.sh. rruga Reps –

Gjegjan – Fushe-Arrëz) dhe veçanërisht ato që lidhin fshatërat më të thella, janë akoma në gjendje të

dobët. Përveç cilësisë së rrugës, aktivitetet turistike vazhdojnë të vuajnë nga ndërprerje e shpeshta

të energjisë, furnizimi problematik me ujë, ndriçimi i zonave publike, vendosje jo të mirë të shënjave

orientuese përgjatë destinacioneve, si dhe menaxhim të dobët të mbetjeve. Pavarësisht se turistët

nuk paguajnë në mënyrë direkte për këto shërbime, mungesa ose cilësia e dobët e infrastukturës

mund të jetë përcaktuese nëse turistët do ta zgjasin apo shkurtojnë kohën e qëndrimit të tyre në

ketë zonë, ose nëse do të kthehen përsëri herë tjetër në këtë zone apo jo.

Page 16: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

3.5. Akomodimi dhe Ushqimi

Puka mbetet akoma një destinacion i kufizuar turistik dhe i pazhvilluar mirë, me një numër total prej

më pak se 350 krevatë në të tre hotelet dhe dhjetë bujtinat. Përveçse gjeografikisht i shpërndarë,

aktiviteti turistik është i fokusuar kryesisht në një numër të vogël të hoteleve më të mëdha. Bazuar

në intervistat tona, pothuajse 90% e akomodimit të disponueshëm të turistëve gjendet në tre hotelet

e Pukës, Fushë-Arrëz dhe Dardhë dhe në një nga bujtinat në Pukë, – ku pothuajse tre të katërtat e

numrit total të krevatëve gjenden në qytetin e Pukës. Pjesa tjetër e krevatëve tëe disponueshëm

gjenden në nëntë bujtinat e tjera që variojnë në madhësi nga rreth 6 deri në 9 krevatë secila.

Pavarësisht se individualisht çdo hotel/bujtinë duket se shfrytëzohet nën kapacitetin e saj, pjesa më e

madhe e tyre janë larg njëra-tjetrës duke e bërë të vështirë akomodimin e grupeve të mëdha prej më

shumë se 10 turistë që ndalojnë në zonë dhe kërkojnë akomodim të rastësishëm, sidomos në zonat

jashtë qyteteve Pukë dhe Fushë-Arrëz.

Figura 3. Shpërndarja gjeografike e faciliteteve të akomodimit për turistët

Hotelet kryesore

Buj na

Rruge kryesore

Rruge dytesore

Rruge anashkaluese

Ndonëse të tre hotelet dhe një pjesë e bujtinave kanë një cilësi të pranueshme, pjesa tjetër e

dhomave të dispoueshme në zonë është me cilësi të ndryshme dhe përgjithësisht modeste. Deri tani

nuk ka akoma një system kombëtar klasifkimi, kështu që operatorët turistikë bëjnë vetë një vlerësim

të cilësisë së kushteve të akomodimit. Kjo do të thotë, gjithashtu, se nuk ka ndonjë garanci që

standarti i cilësisë së akomodimit në Pukë të jetë i njëjtë me ato të destinacioneve të tjera. Gjatë

viteve të fundit, ka pasur disa iniciativa të mira dhe investime private në zhvillimin e produkteve, në

përmirësimin e kushteve të hoteleve dhe ngritjen e disa bujtinave të reja. Shumica e restauranteve

dhe shërbimeve të tjera të ushqimit në Pukë ofrojnë zakonisht ushqime tradicionale dhe të

shëndetshmë. Më shumë investime nevojiten sidomos në llojshmërinë e ushqimeve, cilësisnë e

shërbimit, dhe jo vetëm nëpër fshatra. Megjithatë, disa nga të intervistuarit deklaruan që për shkak

të nivelit të ulët të turistëve dhe çmimeve të ulta, të ardhurat nga akomodimi (sidomos në zonat larg

Pukës dhe Fushë-Arrëzit) janë të pakta dhë të pamjaftueshmë për të mirëmbajtur numrin ekzistues

Page 17: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

te krevatëve – dhe jo më për të përmirësuar cilësinë dhe për të zgjeruar më tej numrin e tyre.

Gjithashtu, shprëndarja e madhe gjeografike dhe niveli i ulët i sinergjise mes aktorëve të zinxhirit të

vlerës mbeten faktorë të rëndësishëm kufizues de ndokojnë negativisht në përfshirjen e komunitetit

dhe impaktin e turizmit tek më të varfërit.

Intervistat treguan një diferencë të madhe në çmimet e dhomave, ku hotelet dhe disa bujtina me

cilësi më të lartë aplikojnë çmime mes €15-25 për dhomë/natë (përfshirë mëngjësin) dhe bujtinat në

zonat e thella aplikojnë çmime nga €5-15 për dhomë/natët. Ndonëse dhomat e kontraktuara nga

operatorët turistikë mund të jenë më të ulta sesa sesa ato të paguara nga vizitorët e pavarur, këto

shifra duhet të shikohen në një kontekst më të gjërë. Së pari, të dhënat në vendet e tjera turistike në

veri (Theth, Valbonë dhe Vermosh) tregojnë të njëjtat tarifa nga €5 deri në €10 në kohën kur ato sapo

e kishin nisur aktivitetin e tyre turistik dhe kishin pothuajse të njëjtën cilësi akomodimi, dhe i rriten

më pas deri në €15 deri në €25 me rritjne e aktivitetit turistik dhe cilësisë së kushteve të akomodimit.

Bazuar në intervistat tona dhe në një vlerësim të përgjithshmë, të ardhurat mesatare për hotelet dhe

bujtinat me cilësi të lartë afër qytetit të Pukës dhe Fushë-Arrëz variojnë ndërmjet €500 dhe €750 për

krevat në vit (përjashtuar të ardhurat nga ushqimi i drekës dhe darkës), ndërkohë në bujtinat e tjera

më te vogla dhe me cilësi më të ulët variojnë midis €200 deri në 350 për krevat në vit (ose një xhiro

prej €1200 – 2100 për një bujtinë me 6 krevatë të dispueshëm). Kjo nënkupton një të marzhë bruto

rreth 60% për akomodim (përfshirë mëngjesin) ose një nivel punësimi që varion nga rreth 3.5 deri në

6 muaj ekujvalent punësim me kohë të plotë në një bujtinë me 6 krevatë. Këto shifra do të jenë

akoma më të larta nëse përfshijmë këtu dhe të ardhurat e gjeneruara nga shitja e ushqimit të vakteve

të tjera gjatë ditës (drekë dhe darkë).

Mungesa e aksesit në kapitale – e ilustruar shumë qartë nga individët më të pasur që kanë në

zotërim hotelet, bujtinat dhe restorantet – është një vështirësi mëse e dukshme për zhvillim e pjesës

më të madhe të popullësisë qe ka më pak asete financiare. Kjo bën një kontrast të dukshëm në

krahasim zonat e tjera turistike veriore (Thethi, Vermoshi dhe Valbona), ku shumica e bujtinave janë

ndërtuar përgjithësisht nga pjesëtarë të zakonshëm të komunitetit që u janë përgjigjur nxitjeve të

investimeve, ku shumë prej tyre janë mbështetur financiarisht dhe teknikisht edhe nga projekte të

ndryshme zhvillimi.

3.6. Aktivitetet dhe Argëtimi

Aktivitetet dhe argëtimi i turistëve përfshin një gamë të gjërë veçorish të ambjentit natyror dhe atij të

krijuar nga dora e njeriut që janë me interes për turistët, dhe që përbëjnë arsyet bazë pse turistet

kanë ardhur në këtë zonë. Këto vaçori përfshijnë vendodhjet historike dhe natyrore, muzeumet,

festivalet, sportet dhe aktivitetet kulturore, aktivitetet e biznesit (p.sh. konferencat, seminaret, vizitat

studimore, etj.), pjesmarrjet në aktivitet fizike në natyrë, etj.

Falë mjedisit natyror impresionues dhe shumëllojshmërisë se atraksioneve, Puka ofron mundësi për

shumë lloje aktivitetesh turistike, përfshirë turet në natyrë, ngjitjet në male, çiklizmin dhe shumë

aktivitete të tjera në kuadër të turizmit rural dhe malor, turizmit sportev dhe adventuresk, etj. Në

zonë gjenden vendodhje historike, shtige nëpër pyje, thesare botanike, shpella të paeksploruara,

Page 18: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

muzeume, shkolla dhe kisha që duhet të jenë “në hartën” e turistëve që kalojnë. Por ka shumë pak

informacion, si të shkruar apo online, në anglisht apo në gjuhë të tjera, mbi vëndet dhe objektet që

janë shumë afër në distancë me ato që janë më të njohura për turistët.

Megjithëse ofertat ekzistuese turistike në Pukë (paketat dhe itineraret) mbeten akoma shumë të

kufizuara, disa shembuj të mirë kanë filluar të zhvillohen gjatë viteve të fundit dhe të paraqesin

provat e interesit dhe tërheqjes së turistëve për këtë zonë. Për shëmbull, mund të përmëndin rrugët

malore nga Puka në Koman ose nga Iballa në Fushë-Arrëz që kanë fillua të tërheqin ciklistët nga

Ballkani dhe vënde të tjera, rrugët për rrally/motociklim nga Fushë-Arrëz - Kryezi – Iballë - Fierzë dhe

nga Pukë – Kabash – mali i Krrabit, si dhe lundirmin në liqenin Koman i cili është një aventurë që

“duhet bërë” për gjithë vizitorët e zonës së Shkodrës.

Përvec vendodhjeve kuturore dhe natyrore, disa aktivitete lokale rajonale kanë filluar të zhvillohen

në Pukë të cilat mund të kontribojnë në një tërheqje më të madhe të turistëvë, si: Dita Kulturore e

Pukës (9 Qershor), Dita e Trashëgimisë Kulturore (10 Shtator), Sofra Pukjane (E djela e parë e

Nëntorit), Festivali i Ndërkombëtar i Fëmijës (E Djela e tretë e Majit), dhe Dita Shën Palit (28

Qershor). Aktivitete të tjera të ngjashme priten të krijohen dhe/ose të transformohen në aktivitete

turistike në të ardhmen (p.sh. dita e emigrantëve, etj.).

Pavarësisht përmirësimit gjatë viteve të fundit, oferta turistike nuk e plotëson potencialin që ka zona

dhe çfarë është më e rëndësishme, produktet dhe paketat e ofruara janë akoma të pazhvilluara mirë

si në cilësi ashtu dhe në sasi. Ndonëse kërkesa turistike në Pukë ka filluar të rritet, ajo vazhdon të jetë

akoma më e ulët seç duhet për të nxitur mjaftueshëm zhvillimin dhe diversifikimin e mëtejshëm të

ofertës, përfshirë përmirësimin e itenerareve, krijimin e shërbimeve komplementare, organizimin e

më shumë aktiviteteve argëtuese, përmirësimin e produkteve lokale, etj. Arsye të tjera përfshijnë

mungesën e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit ndërmjet aktorëve privatë lokalë si dhe kapacitetet

të kufizuara të institucioneve lokale për të marrë në dorë rolin drejtues të zhvillimit të sektorit.

Guidat turistike janë një nga aktorët e rinjë që i janë shtuar kohët e fundit sektorit të turizmit lokal.

Deri pak kohë mëparë, guidat turistike nuk konsideroheshin si një profesion i mirëfilltë në Pukë,

kështu që guidat ekzistuese e praktikonin këtë aktivitet pa pasur ndonjë trajnim formal apo çertifikim

të njohur. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka filluar kohët e fundit të ofrojnë trajnime, ku

grupi i parë i guidave turistike prej 20 vetash janë çertifikuar në fillim të verës dhe një grup tjetër me

po 20 pjesmarrës kanë filluar trajninim fill mëpas. Gjithsesi, për shkak të arsyeve të ndryshme, vetëm

disa prej tyre (më pak se 10) vazhdojnë të jenë aktivë në treg deri tani. Përmirësimi i këtij funksioni

është veçanërisht i rëndësishëm pasi guidat turistike kanë fuqinë të krijojnë të rëndësishëm në

kënaqësinë dhe perceptimine turistëve mbi cilësinë e produkteve vëndëse turistike në zonë. Si

pasojë, kjo ndikon shumë në numrin e turistëve që mund të rikthehen përsëri ose ta rekomandojnë

këtë specifik destinacion tek personat e tjerë.

3.7. Dyqanet e Turistëve

Siç përmedëm mëparë sektori i turizmit është i ndërlidhur me shumë sektorë të tjera, por më shumë

me bizneset e artizanatit dhe agro-ushqmit. Të dyja këto sektorë kanë një ndikim të madh në krijimin

Page 19: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

e një përceptimi më të mirë tek turistët për zonën dhe dëshirën e tyre për të zgjatur kohën e

qëndrimit, për tu kthyer dhe/ose për t’ua rekomanduar këtë destinacion të tjerëve. Edhe pse disa

iniciativa janë marrë këto vitet e fundit, gjendja e përgjithshme e produkteve artizanale dhe

ushqimore të disponueshme për turistët janë akoma pak të zhvilluara (si në cilësi dhe në sasi).

Numri i vëndtregtimeve ku ofrohen produkte artizanale për turistët turistët janë shumë të pakta, dhe

këto produkte janë të disponueshme pothuajse vetëm qytetet Pukë e Fushë-Arrëz. Edhe produktet

ushqimore që shkojnë për sektorin e turizmit janë gjithashtu të lufizuara. Përveç produkteve qe

blihen nga fermerët prej hoteleve, bujtinave dhe restaurantëve dhe që më pas u ofrohen turistëve si

një produkt i përfunduar, sasia e produkteve lokale që u ofrohen në mënyrë direkte turistëve duket

se është shumë e vogël.

Disa produkte lokale të mbështetura dhe të zhvilluara nga njësia e marketingut pranë AgroPuka janë

një shembull i mirë se si këto lloj produktesh mund të përdoren për të promovuar territorin lokal me

gjithë burimet e tij. Shumë persona të intervistuar në Tiranë që kishin vizituar Pukën, kur u pyetën se

cilat janë dy cilësitë e para që u vijnë në mendje rreth visitës në Pukë, përmendën “natyra e

këndshme” dhe “produktet e AgroPukës” (p.sh. frutat e thara, mjalti, reçeli, etj.). Si bujqësia ashtu

dhe produktet e përpunuara në fermat e vogla familjare kanë një potencial të madh për sa u përket

llojeve të produkteve që mund të vendosen në dispozicion të turistëve si për shëmbull, frutat e thata,

reçeli, kompostot, djathii i dhisë, etj. Zhvillimi i suvenireve dhe produkteve të tjera për tregun turistik

do të ndihmonte jo vetëm në përmirësimin e perceptimit mbi produktin turistik por gjithashtu do të

kontributojë dhe në zhvillimin ekonomik lokal përmes gjenerimit të të ardhurave shtesë për familjet

vëndase.

3.8. Shërbimet për Turistët

Aktualisht pjesa më e kërkesës turstike vjen kryesisht ngaata që “vizitojnë familjen dhe miqtë” dhe

“turistët adventurierë/sportistë që ndjehen rehat në terrenet malore” - ose si pasojë e njohurive

personale dhe lidhjeve me zonën, ose se janë tipa aventuresk. Për të tërhequr një gamë më të gjërë

turistësh nevojiten përmirësime të dukshme në cilësinë e shërbimeve. Ndër këto shërbime, shumë të

rëndësishme janë ato të lidhura me sigurinë personale dhe shërbimet e kujdesit mjeksor. Ndonëse

siguria personale është përmirësuar në mënyrë dukshme në vitet e fundit në të gjithë territorin e

Pukës, përfshirë dhe fshatet e thella, shumë pak është bërë për të përmirësuar imazhin dhe për të

ndryshuar perceptimin e turistëve më të orientuar drejt shmangjes së riskut. Ajo cfarë është

shqetësuese është situata e shërbimit shëndetësor. Në shumë fshatra këto qendra mungojnë por

edhe aty ku janë prezente, përvec spitalit në qytetin e Pukës, nuk kanë pajisjet dhe kapacitetin e

nevojshëm për të dhënë shërbimet minimale për turistët. Gjendja e sigurisë shëndetësore është

akoma më shqetësuese. Qëndrat shëndetësore në shumicën e fshatrave mungojnë dhe edhe ku

ekzistojnë, përveç ndoshta në sipalin e qytetit të Pukës, nuk kanë pajisjet dhe kapacitetet për të

ofruar minimumin e shërbimit shëndetësit të përshtatshëm për turistët. Cilësia e dobët e shërbimeve

shëndetësore, ndikon shumë tek oferta turistike në Shqipëri në përgjithësi dhe akoma më shumë ne

zonat malore. Kjo është gjithashtu një nga arsyet kryesore pse shumë turistë vëndas, si familjet me

fëmijë të vegjël, zgjedhin destinacione të tjera, më të sigurta (p.sh. jashtë vëndit) ose zgjedhin të

udhëtojnë në zonat rurale dhe malore për maksimumi një ditë të vetme.

Page 20: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Gjithashtu, edhe pse shumica e turistëve që vizitojnë Pukën për “më gjatë se një ditë”, tentojnë të

jenë disi turistë aventurierë, siguria e ushqimeve, transportit, tureve, etj., është një element i

rëndësishëm në zgjedhjen e destinacioneve. Duke qënëse turizmi adventuresk pritet të rritet më

shpejt në Pukë sesa llojet e tjera të turizmit, guidat turistike individuale dhe operatorët e tureve që

ofrojnë aktivitete turistike duhet të marrin më shumë masa sigurie dhe të bëjnë të mundur që këto

masa të jenë sa më të dukshme për turistët.

Shërbimet financiare për turistët në Pukë vazhdojnë të jenë të pazhvilluara, dhe të gjitha pagesat

kryhen me para në dorë. Shërbimet financiare online si rezervimet dhe sistemet e pagesave të

shpenzimeve në vënd (me karta krediti/debiti) akoma nuk janë futur në zonën e Pukës. Pothuajse të

gjithë turistët, që nuk vijnë në Pukë përmes operatorëve të tureve, i bëjnë rezervimet ose duke

kontaktuar direkt me vëndet e akomodimit të tyre të preferuar ose përmes kontakteve personale.

Pavarësisht se kudo që të shkojnë, turistët mund të paguajnë akomodimin me cilëndo nga valutat më

të përdorua (sidomos në EUR dhe USD), ata duhet të mbajnë më vete një shumë të caktuar lekësh që

të paguajnë shpenzimet e ndryshme gjatë rrugës. Duke qënë se shërbimet e këmbimit valuator

ndodhen vetëm në dy qytetet e zonës, mbajtja e një shume të tillë parash kontrobon gjithashtu në

rritjen e ndjenjës së pasigurisë personale gjatë udhtimit në destinacionet e thella malore.

4. Forcimi i Zinxhirit të Vlerës dhe

Impaktit të tij në Komunitet

4.1. Analiza SWOT

Figura e më poshtë preznaton një përmbledhje të pikave të forta, dobësive, mundësive dhe

kërcënimeve të sektorit të turizmit në zonë e Pukës, bazur në rezultatet e vizitave në terren

dhe intervistave me aktorët e zinxhirit të vlerës. Pjesa e mëpasme shpjegon më në detaje

elementët më shqetësues dhe propozon disa ndërhyrje që mund të ndërmerren për të

përmirësuar situatën.

Figura 4. Rezultatet e analizës SWOT në zinxhirin e vlerës së turizmit

Page 21: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

4.2. Ndërgjegjësimi dhe Njohuritë Lokale

Niveli i ndërgjegjësimit dhë të njohurive të aktorëve te zinxhirit të vleres, dhe sidomos ndër grupet

komunitare, mbi burimet turistike të zonës dhe si mund të kthehen ato në mundësi vazhdojnë të

jenë akoma të kufizuara. Ndonëse, një listë e gjërë resursesh të turizmit janë përmëndur nga aktorët

të ndryshëm të zinxhirit të vlerës gjate intervistave, niveli i dijeve të tyre si për ato kulturore ashtu

dhe natyrore, dukej mjaft sipërfaqësor.

Ka shumë pak dokumentim dhe pothuajse s’ka asnjë vlerësim të saktë të burimeve turistike në këtë

zonë dhë kontributi i aktorëve që marrin pjesë në zinxhirin e vlerës në dokumentimin e tyre mbetet

minimal. Një nohje dhe dije e mirë e burimeve të ndryshëm dhe karakteristikave të tyre përkatëse

është një kusht shumë i rëndësishmë për disenjimin dhe zhvillimin e produkteve turistike.

Ndërhyrjet kryesore të propozuara për përmirësimin e gjendjes përfshijnë: (i) përmirësimin e

identifikimit dhe dokumentimit i burimeve të disponueshme të turizmit; (ii) përmirësimin e dijeve

dhe ndërgjegjësimit mbi mundësitë dhe burimet turistike të Pukës, si tek komuniteti lokal ashtu dhe

tek vizitorët e mundshëm; (iii) përfshirja e përfaqësuesve të grupeve të komunitetit lokal në

PIKAT E FORTAPasuri e mjedisit natyror dhe vëndeve të atraksionit për turistike.Lehtësi hyrjeje në zonë përmes rrugëve Shkodër – Vau i Dejës – Pukë dhe Tropojë – Fierzë – Fushë-Arrëz.Cilësi disi e mirë e rrugëve kryesore: nga Vau i Dejës – Pukë – Fushë-Arrëz - Fierzë; dhe nga rruga Kryezi – Iballë që sjellin hapjen e destinacioneve të reja për turistët.

PIKAT E FORTAPasuri e mjedisit natyror dhe vëndeve të atraksionit për turistike.Lehtësi hyrjeje në zonë përmes rrugëve Shkodër – Vau i Dejës – Pukë dhe Tropojë – Fierzë – Fushë-Arrëz.Cilësi disi e mirë e rrugëve kryesore: nga Vau i Dejës – Pukë – Fushë-Arrëz - Fierzë; dhe nga rruga Kryezi – Iballë që sjellin hapjen e destinacioneve të reja për turistët.

PIKAT E DOBËTAMungesë e vizionit strategjik, drejtim, bashkëpunimin dhe kordinimin. Numër i kufizuar dhe i pazhvilluar produktesh turistike (itinerare, paketa turistike).Infromacion dhe promovim i pamjaftueshëm i burimeve turistike dhe aktiviteteve aventureske të Pukës, veçanërisht online.Infrastukturë e dobët dhe cilësi shërbimesh e dobët, sidomos në zonat rurale

PIKAT E DOBËTAMungesë e vizionit strategjik, drejtim, bashkëpunimin dhe kordinimin. Numër i kufizuar dhe i pazhvilluar produktesh turistike (itinerare, paketa turistike).Infromacion dhe promovim i pamjaftueshëm i burimeve turistike dhe aktiviteteve aventureske të Pukës, veçanërisht online.Infrastukturë e dobët dhe cilësi shërbimesh e dobët, sidomos në zonat rurale

MUNDESITERritje e numrit të turistëve aventuresk të interesuar për zonat malore të Shqipërisë.Disa itinerare ekzistuese, edhe pse të reja, tregojnë atraksion dhe potencial për promovin e Pukës si destinacion turistik malore.Afërsi me Shkodrën dhe liqenin e Komanit.Sinergji potenciale për tu zhvilluar me itineratet dhe vendet turistike të zonave fqinje.

MUNDESITERritje e numrit të turistëve aventuresk të interesuar për zonat malore të Shqipërisë.Disa itinerare ekzistuese, edhe pse të reja, tregojnë atraksion dhe potencial për promovin e Pukës si destinacion turistik malore.Afërsi me Shkodrën dhe liqenin e Komanit.Sinergji potenciale për tu zhvilluar me itineratet dhe vendet turistike të zonave fqinje.

KERCENIMETTuristët që kalojnë në autostradën Rubik-Kukës dhe anashkalojnë zonën e Pukës.Turistët që udhëtojnë me tragetin e Komanit dhe anashkalojnë zonën e Pukës.Gatishmëri e lartë e të rinjve për tu larguar nga zona, duke reduktuar forcën e punës në turizëm.Konkurrencë e lartë nga zonat malore fqinje si Thethi, Vermoshi and Valbona.

KERCENIMETTuristët që kalojnë në autostradën Rubik-Kukës dhe anashkalojnë zonën e Pukës.Turistët që udhëtojnë me tragetin e Komanit dhe anashkalojnë zonën e Pukës.Gatishmëri e lartë e të rinjve për tu larguar nga zona, duke reduktuar forcën e punës në turizëm.Konkurrencë e lartë nga zonat malore fqinje si Thethi, Vermoshi and Valbona.

Page 22: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

identifikimin dhe dokumentimin e burimeve turistike; (iv) përgatitja e një vlerësimi të detajuar të

burimeve turistike që mund të përdoren për të zhvillimin e produkteve të reja; dhe, (v) përgatitja e

një plani renovimi/rehabilitimi specifik dhe zhvillimi për paketat/turet turistike kryesore, duke

përfshirë të gjitha burimet që janë të lidhura me paketat/turet specifike.

4.3. Informacioni, Promovimi dhe Marketimi

Zona e Pukës ka një mjedis natyror madhështor dhe një shume atraksione që ofrojnë lloje të

ndryshmë aktivitetesh turistike. Megjithatë, këto burime janë të shpërndara përgjatë gjithë zonës

dhe ka pak informacion të disponueshëm për turistët, online ose të printuar, në anglisht ose në gjuhë

të tjera, edhe për vendet dhe objektet që janë në distancë të afërt me vendet/objektet më shumë

atraktive. Kanalet jo-formale, kontaktet personale ose “fjala-pas-fjale” janë shumë të rëndësishme në

zonën e Pukës, sidomos për turistët e vëndas. Informacioni online për bizneset turistike pothuajse

mungon dhe vizibiliteti online i destinacioneve ekzistuese është akoma shumë i dobët. Shumica e

aktorëve në zinxhirin e vlerës mbështeten kkryesisht në mediat sociale, ndonëse ky lloj promovimi

nuk është efiçent në prezantimin e një produkti të mirëorganizuar dhe u drejtohet më shumë

turistëve që dinë shqip, duke lënë pas dore tregun e madh potential të turisteve të huaj.

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) përmirësimin e

ndërgjegjësimit të aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi rëndësinë e informimit, promovimit dhe

marketingut përmes internetit; (ii) ndërtimi i një faqe webi per shfaqjen e oportuniteteve, burimeve

dhe aktiviteteve turistike, me kapacitet për të ofruar mundësi kontakti direkt me ofruesit e

shërbimeve; (iii) dizenjimi dhe realizimi i një mesazhi, marke dhe një fushate marketingu të thjeshtë

por kuptimplotë, për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi produktet dhe destinacionet turistike; (iv)

përmirësimi i prezencës së produkteve dhe produkteve turistike të Pukës në forma të ndryshme të

mediave; (v) përmirësimi i aftësive të guidave turistike lokale dhe i njohurive të tyre më të thelluara

mbi elementet e ndryshme të produkteve dhe paketave turistike, përfshirë vendodhjet historike,

kulturore dhe natyrore; dhe, (vi) përmirësimi i aftësive të përdorimit të gjuhëve të huaja tek aktorët e

zinxhitit të vlerës, veçanërisht ndër stafet e ofruesve kryesorë të shërbime në zonë.

4.4. Zhvillimi i Produktit

Në përgjithësi, ofertat dhe produktet turistike (paketat, aktivitete, iteneraret) të Pukës mund të

konsiderohen akoma si të pazhvilluara, si në cilësi, organizim dhe menaxhim ashtu edhe përsa i

përket numrit të tyre të limituar. Veç kësaj, paketat, iteneraret dhe aktivitetet ekzistuese kanë nevojë

për më shumë përmirësim për t’u quajtur autentike/unike apo të bazuara në disa tradita dhe dhe

vlera të veçanta. Krijimi i një shporte të diversifikuar produktesh të ndryshme turistike mund të rrisë

dhe të përmirësojë tërheqjen dhe tregtueshmërinë e destinacionit tek grupe më të gjëra klientësh

dhe mjund të kontribojë në rriejn e numrit të vizitorëve. Një cilësi e ulët e produkteve mund të sjellë

një publicitet negativ i cili mund të shkaktojë një dëm afat-gjatë në reputacionin e destinaconit. Si

rrjedhojë, është e nevojshme të përmirësohet dukshëm cilësia e produkteve në mënyrë që të

mbahet dhe të rritet tërheqja e Pukës si destinacion turistik. Përmirësimi i cilësisë së produkteve dhe

shërbimeve do të sjellë gjithashtu rritjen e shpenzimeve për blerjen e tyre si dhe rritjene ndikimit

Page 23: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

pozitiv të turizmit në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) përmirësimin e nivelit

të njohurive dhe kuptimit të sktorëve të zinxhirit të vlerës mbi ciklin e produktit turistik dhe rolet e

përgjegjësitë e palëve të interesuara për te garantuar se produkti shtet; (ii) rritja e nivelit të

ndërgjegjësimit të aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi nevojën e bahkëpunimit për krijimin e

përbashkët të produkteve dhe paketave të reja dhe më të mira; (iii) përmirësimin e ofertave të

produkteve turistike, përfshirë përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe paketa ekzistuese si dhe

disenjimin dhe krijimin e produkteve të reja; (iv) identifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve festive në

territor që do të mund të perdoren për tërheqjen e më shumë vizitorëve; dhe, (v) përmirësimin e

cilësisë së mallrave dhe shërbimeve qe janë të lidhura me aktivitetet turistike.

4.5. Zhvillimi i Burimeve Njerëzore

Zhvillimi i burimeve njerësore në nivele të ndryshme të zinxhirit të vlerës konsiderohet si

domosdoshmi për zhvillimin e turizmit në zonë (duke qenë se turizmi është në vetvehte një industri

shërbimesh). Megjithëse shpeshkerë lavdrohen aftësitë ndër-personale dhe ngrohtësia e mikpritjes,

ka akoma shumë për tu përmirësuar përsa i përket sjelljes dhe aftësive të stafeve që punojnë në këtë

sektor (aftësitë e kuzhinierëve, guidave turistike, shërbimit ndaj klientit, menaxheriale, etj.). Per të

arritur pritjet e vizitorëve dhe standartet e kërkuara nga sektori, nevojitet të ndërmerret seriozisht

një gamë e gjërë trajnimesh profesionale.

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) dizenjimin dhe zbatimin

e një programi që ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve më të lartë të stafeve të qeverisjes vendore

që janë përgjegjës për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit të turizmit; (ii) dizenjimin dhe ofrimin e

një program trajnues për stafin në sektorin e shërbimeve mikëpritëse turistike në mënyrë që të

ndërtohet kapacitete të qëndrueshme.

4.6. Qeverisja dhe Koordimi

Sektori i turizmit në Pukë është akoma në fazat fillestare dhe vuan nga mungesa e vizionit, drejtimit,

dhe trupat koordinuese, që do të mund të mbajë një vështrim më të gjërë mbi rajonin, të krijojë një

mjedis të qëndrushëm për zhvillimin e turizmit, si dhe të nxisë bashkëpunimin mes aktorëve lokalë

duke u bazuar në asetet e rajonit. Menaxhimi i destinacioneve kërkon një kordinim dhe integrim të të

gjithë elementeve përbërës të destinacionit në një zonë gjeografike të caktuar, bazuar në një strategi

dhe plan turistik të mirëpërcaktuar. Ligji i ri i turizmit dhe ligji i ri i planifikimit territorial, së bashku

me strategjinë e turizmit 2014-2020 (pavarësisht se është akoma në fazë draft që në 2014), fusin

elementë të rinjë që e shtujnë qeverisjen vendore të marrë një rol më të rëndësishëm në zhvillimin e

turizmit, si për shëmbull: organizim më të mirë vendor dhe rajonal, planifikim të zhvillimit,

përgjegjësi në zbatimin e këtyre planeve, bashkëpunim vertikal dhe horizontal, partneritet publik-

privat, standartizim i strukturave të turizmit, etj. Megjithatë, dy administratat e qeverisjes vendore

(bashkitë), të krijuara nga reforma e re territorial, janë akoma të dobëta dhe nuk i kanë akoma

kapacitetet për ti ndërmarrë këto funksione të rëndësishme. Nga ana tjetër, akoma vazhdon të ketë

një nivel të ulët bashkëpunimi mes bizneseve që lidhura me sektorin e turizmit në rajon.

Page 24: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) ngritja e një strukture

për menaxhimin e destinacioneve, e përbërë nga aktorë të sektorët publik dhe privatë, që të

shërbejë si një mekanizëm për kordinimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të zinxhirit të

vlerës, si dhe të ushqejë ndërgjegjen kolektive mbi rëndësinë e turizmit për zhvillimin ekonomik dhe

social të zonës; dhe (ii) përgatitja e një “plani veprimi afat-mesëm për zhvillim e turizmit”, të

përbashkët për të dy bashkitë (Pukë dhe Fushë-Arrëz) ku zhvillimi i destinacioneve turistike janë të

ndërlidhura dhe ndërvarura.

4.7. Infrastruktura dhe Shërbimet

Niveli i dobët i infrastruktures dhe shërbimeve si, rrugët, energjia, shërbimet parësor shëndetësor,

etj., pengon zhvillimin e turizmit dhe ebën arritjen dhe mbajtjen e standarteve në turizëm më të

vështirë e më të kushtueshëm. Turizmi në Pukë bazohet në një cilësi dhe numër modest mundësish

akomodimi dhe në produkte turistike verore. Sektori aktual i turizmit mund të bëhet një bërthamë e

zhvillimit të shpejtë e të qëndrueshëm, i cili mund të ndohmojë gjithashtu zhvillimin e tregjet tjera

lokale dhe të përmirësojë mirëqenien në zonë. Një element esencial për suksesin blerjeve lokale dhe

forcimin e lidhjeve ndërsektoriale është ekzistenca e një infrastrukture të përshtatshme. Kjo

infrastrukturë e nevojshme përfshin transportin, sistemin e ujit të pijshëm dhe atë të ujitës,

magazinimin e produkteve, akses në farëra dhe tregje, dhe trajnime të përshtatshme për aktorët.

Krijimi i një mjedisi mundësues, përmes përmirësimit të infrastrukturës, lehtësimi i lëvizjes, sistemet

financiare, etj., mund ta bëjë një zonë më tërheqëse nga investitorët, sidomos për individët e me

gjëndje më të mirë ekonomike me origjinë nga Puka dhe që jetojnë në Tiranë ose jashtë vëndit.

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) mbështetjen e krijimit

të bujtinave të vogla e kampingjeve dhe zgjerimi i rrjetit të mundësive akomoduese; (ii) përmirësimi i

infrastrukturës rrugore, veçanërisht në zonat rurale për ta bërë më të lehtë hyrjën e turistëve në

destinacioner e përzgjedhura; (iii) përmirësimi i shërbimit parësor shëndetësor në zonat rurale dhe

sigurimi i aksesit dhe vizibilitetit të këtyre qëndrave dhe shërbimeve, në mënyrë që turistët të jenë të

informuar që mund të marrin ndihmën e shpejtë në qoftë se kanë nevojë; dhe (iv) rehabilitimi dhe

rritja e aksesibilitetit për eksplorimin e vendodhjeve kulturore dhe natyrore (vendodhjet historike,

kishat, xhamitë, ujëvarat, shpellat, urat, etj.).

4.8. Lidhjet dhe Ndërlidhjet

Impakti më i drejtpërdrejtë në komunitetet e zonave si Puka vjen përmes forcimit të lidhjeve midis

bujqësisë dhe turizmit, pasi shpenzimet e bëra në ushqime dhe pije janë deri më sot shpenzimet më

të mëdha që bëhen nga turistët – që vlerësohen të jenë rreth gjysma e të gjithë shpenzimeve të

xhepit që turistët bëjne gjatë qëndrimit të tyre në një destinacion.

Ndërhyrjet krysesore të propozuar për përmirësimin e situatës përfshijnë: (i) krijimi i dyqaneve të

suvenireve për të rritur ofertën e mallrave për turistët, përfshirë këtu produktet e artizanatit; (ii)

mbështetja e fermerëve dhe prodhuesve të vegjël për tu përshtatur me regullat e sigurisë ushqimore

dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe paketuese të prodhuesit të produkteve me vlerë të lartë

Page 25: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

të shtuar dhe rritjen e aktivitetit ekonomik në zonë; dhe (iii) vendosjen e lidhjeve ndërmjet

operatorëve turistikë në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Page 26: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

5. Konkluzione dhe Rekomandime

Turizmi malor në Shqipëri (përfshirë të gjitha format, p.sh. agro-, eko-, turizmi adventuresk, etj.) ka

potencial të konsiderueshem ndihmjë në mirëmbajën dhe zhvillimin e komuniteteve të vogla lokale.

Ky lloj turizmi, me ndërlidhjet e tij me sektorët e tjerë (si ushqimi dhe bujqësia, artizanati ose

transporti) ka potencial për të ofruar më shumë të ardhura për fshatrat rurale dhe mund të ndihmojë

në ruajtjen e vendodhjeve natyrore turistike. Zona e Pukës, përfshirë këtu dy bashkitë (Pukë dhe

Fushë-Arrëz), ka një mjedis natyror impresionues dhe një variacion atraksionesh, të cilët ofrojnë një

sërë oportunitetesh për aktivitetesh të ndryshme turistike, si turet natyrore, ngjitjen e maleve,

çiklizmin, etj. Gjithashtu, përgjatë zonës ka mjaft vendodhje historike, shtigje nëpër pyje, shpella të

paeksploruara, thesare botanike, muzeume, shkolla dhe kisha, etj. Megjithëse ofertat ekzistuese

turistike në Pukë (paketat dhe itineraret) akoma vazhdojnë të jenë shumë të pakta, disa shembuj të

mirë kanë filluar të krijohen, duke treguar prova se interesi dhe tërheqja turistike ekziston de duke

bërë hapao e para në vendosjen e Pukës “në hartën” e turizmit malor dhe aventuror në Shqipëri.

Megjithatë, pavarësht zhvillimive positive në vitet e fundit, industria e turizmit në Pukë vazhdon të

jetë akoma e pazhvilluar dhe vuan nga mangësi të rëndësishme: njohuri dhe ndërgjegjësim i kufizuar

i aktorëve pjesëmarrës në zinxhirin e vlerës mbi pasurinë e burimeve lokale të disponueshme;

informacion dhe promovim i kufizuar i straksioneve dhe mundësive turistike të dispueshme në zonë;

mangësi në vision, udhëheqje, dhe kordinim midis aktorëve lokalë për të kapitalizuar në asetet e

rajonit që cilët janë akoma mjaft të pazhvilluara; mungesë e produkteve turistike të mirëpërcaktuara

si, itenerare/paketa, aktivitete dhe eksperienca me bazë natyrën, që janë oe mund të përmirësohen

shumë lehtë dhe të bëhen tërheqëse dhe të përshtatshme për turistët që kalojnë; mungesë e

informacioneve lehtësisht të aksesueshme mbi vendodhjet tërheqëse, shërbimet dhe aktivitetet e

disponueshme, para dhe pas mbërritjes në zonë, etj. Këto dobësi u shtohen atyre që shqetësojnë

vëndin në tërësi, si: infrastrukture e dobët, investime të pakta, dhe një mjedis i vështirë i të bërit

biznes, sidomos për bizneset mikro, të voglat dhe të mesme.

Turizmi malor në zonat fqinje (Theth, Vermosh, Valbonë, etj.) është duke u zhvilluar me shpejtësi në

vitet e fundit dhe aktorët e interesuar në zhvillimin e turizmit të Pukës mund të mësojnë shumë nga

këta shëmbuj. Pavarësisht se këto zona janë më të dukshmë në hartën e turizmit malor dhe janë

konkurentë të fortë, ka mundësi të mira bashkëpunimi dhe sinergjish me ta, të cilat mund të sjellin

më shumë përfitime sesa konkurrencë për zhvillimin e zinxhirit të vlerës së turizmit në zonën e

Pukës.

Më poste jepet një listë më e plotë e ndërhyrjeve kryesore të rekomanduara për tu ndërmarrë në

afat të shkurtër, afat-mesëm dhe afat-gjatë sipas çështjeve më të rëndësishmte të identifikuara në

zinxhirin e vlerës.

1. Njohuritë dhe ndërgjegjësimi lokal :

Përmirësimi i njohurive dhe ndërgjegjësimi i aktorëve pjesëmarrës në zinxhirin e vlerës dhe

veçanërisht për pjesën më të madhe të grupeve të komunitetit, mbi burimet e turizmit, vendodhjet

Page 27: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

turistike, si dhe të kuptuarit dhe dijet e tyre mbi mënyrat se si këto burime dhe atraksione mund të

kthehen në oportunitete turistike.

Afat-shkurtër:

o Përmirësim i identifikimit, dokumentacionit dhe vlerësimit të resurseve turistike të

disponueshme, si dhe rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit mbi mundësitë dhe burimet

turistike në Pukë, si për komunitetin lokal ashru dhe për vizitorët e mundshëm.

o Përfshirja e përfaqësuesve të grupeve të komunitetit lokal (sidomos femrat dhe të rinjtë)

në identifikim dhe dokumentimin e busimeve turistike (kulturore dhe natyrore,

aktivitete, etj.), jo vetëm për përmirësimin e dijeve dhe ndërgjegjësimit të tyre por edhe

për të rritur përfshirjen e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të produkteve ekzistuese dhe të

reja në sektorin e turizmit.

Afat-mesëm:

o Përgatitja e një vlerësimi të detajuar të burimeve turistike që mund të përdoren për të

zhvilluar produkte të reja (rrugë/itenerare, paketa, aktivitete), si: (i) shtigje për ecje në

natyrë; vizita në muzeume ku tregohet përdorimi tradicional i bimëve mjekësore, bimëve

aromatike dhe kopështve botanikë; (ii) vizita në vendodhjet historike dhe me

domethënie kulturore, vendodhjet arkeologjike, kishat/xhamitë e vjetra, etj.; (iii)

aventura, vizita në shpellat, ngjitje nëpër male, ciklizëm, ngjitje në shkëmbinjë; (iv)

aktivitete eksperimentale të agro-turizmit, bërja e djathit, tregimi i jetës në fshat dhe

gatimeve e produkteve tradicionale, etj.

o Përgatitja e planeve për renovimin/rehabilitimin dhe zhvillimin e paketave/rrugeve

kryesore të turizmit duke përfshirë gjithë burimet e lidhura me paketat/rrugët,

identifikimin e roleve dhe përgjegjësive, që do të shërbejnë si një guidë për ndërhyrjet e

mundshme të çdo paketë/rrugë turistike në të ardhmen.

2. Infomacioni turistik, promovimi dhe marketimi:

Përmirësim i informacionit të disponueshëm për turistët. Dizenjimi dhe realizimi i një mesazhi, marke

dhe fushate marketimi për produktet dhe destinacionet turistike në zonën e Pukës, duke u bazuar

sidomos në përdorimin e platformave online. Gjithashtu, përfshira e zonës në media dhe materiale të

ndryshme të printuara të përzgjedhura (p.sh. guidat turistike) është shumë e rëndësishme.

Afat-shkurtër:

o Përmirësim i ndërgjegjësimit të aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi informacionet online,

promovimi dhe marketimi i shërbimeve dhe aftësive të tyre në mirëmbajtjen dhe

përditësimin e vazhdueshme të informacionit.

o Ndërtimi i një faqje Web për të treguar mundësitë, burimet dhe aktivitetet turistike me

kapacitet për të mundësuar kontaktet direte me ofruesit e shërbimeve.

o Dizenjimi dhe implementimi i një mesazhi, një marke dhe një fushatë marketimi, të

thjeshtë por kuptimplotë, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi produktet dhe

destinacionet tursitike, përfshirë: përgatitjen dhe ndarjen e gjërë të materialeve

promocionale që tregojnë “gjëra për të bërë” në Pukë; pjesëmarrje në aktivitetet e

promovimit të turizmin në nile lokal, kombëtar dhe rajonal; dhe, vendosja e kontakteve

me shkrimtarët për turizmin, librat e guidave, revistat, etj, për të promovuar Pukën si një

destinacion i mirë turistik.

Afat-mesëm:

Page 28: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

o Përmirësim i prezencës së produkteve dhe paketave turistike të Pukës në mediat e

ndryshme, që ndihmon në tërheqjen e jo vetëm turistëve të huaj por edhe turistëve të

vëndit në destinacione që nuk njiheshin shumë më parë prej tyre.

o Përmirësim i dijeve të aktorët të zinxhirit të vlerës, mbi gjuhët e huaja, sidomos për

stafet e ofruesve kryesorë të sherbimeve turistike në zonë.

o Përmirësim i aftësive të guidave turistike dhe njohurive të tyre për elementët e

ndryshëm të produkteve dhe paketave tursitike, përfshirë vendndhjet historike, natyrore

dhe kulturore.

3. Zhvillimi i Produktit :

Përmirësim i cilësisë së produkteve turistike dhe krijim i një shporte të diversifikuar me produkte të

ndryshme për të përmirësuar tërheqjen dhe shitshmërinë e destinacionit tek një gamë më e gjërë

klientele si dhe rritjen e numrit të klientëve potencialë.

Afat-shkurtër:

o Përmirësim i të kuptuarit dhe dijeve të aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi fazat e

ndryshme të ciklit të produktit, fazave të ndryshme që një biznes duhët të kalojë që të

ketë një produkt të suksesshëm, dhe rolet e përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm për të

siguuar që ky produkt shitet.

o Rritja e nivelit të ndergjegjësimit të aktorëve të zinxhirit të vlerës mbi nevojën e

bashkëpunimit për një produkt/paketë turistike të përbashkët.

Afat-mesëm:

o Përmirësim i ofertave të produkteve turistike, përfshirë vlerësimin e cilësisë së

produkteve dhe paketave ekzistuese dhe kryerja e përmirësimeve të nevojshmë, si dhe

dizenjimi dhe zhvillimi i produkteve të reja, përmirësimi i shenjave orientimit/drejtuese,

etj.

o Identifikimi dhe zhvillimi i aktiviteteve festive ne territor (bazuar në kulturën/traditën

dhe natyrën, etj.) që mund të përdoren per tërheqjen e vizitorëve.

o Përmirësimi i cilësisë së produkteve dhe shërbimeve që janë të lidhura me aktivitetet

turistike; nga produktet në dyqanet e lokale të artizanatit, tek cilësia e stafit të hoteleve

dhe guidave turistike, tek produketet ago-ushqimore, që të gjitha i shtojnë vlerën

produktit turistik, si dhe ndihmojnë popullsinë lokale të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe

të gjenerojnë të ardhura.

4. Burimet njerëzore :

Përmirësimi i aftësive dhe profesionalizmit të aktorëve të zinxhirit të vlerës për të bërë të mundur një

cilësi më të lartë shërbimi dhe menaxhim më të mirë të produkteve.

Afat-shkurtër: Zbatimi i programeve për ngritjen e kapaciteteve të stafit të qeverisë vëndore që

janë përgjegjës për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit të turizmit, në çështje si mbledhja e të

dhënave, vlerësimi dhe priorizimi i aseteve lokale për të rritur eksperiencat e vizitorëve në rajon,

si dhe planifikimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve për zhvillimin e turizmit.

Afat-mesëm:

o Nxitja e krijimit të shërbimeve publike dhe/apo private për sektorin e turizmit, si p.sh.

kurse anglishtje për punonjësit në sektorin e turizmit; kurse se si të drejtosh një bujtinë,

etj, që mund të ofrohen nga zyrat e shërbimit të punës/profesionale ose apo

Page 29: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

shkollat/kurset private.

o Dizenjimi dhe realizimi i programeve të trajnimit për stafet e ofruesve të shërbimeve

turistike (përfshirë guidat turistike, bujtinat, restorantet, muzeumet, hotelet, etj.) për të

ndërtuar kapacitete të qëndrushme në ofrimin e shërbimeve mikëpritjes dhe turistike.

5. Qeverisja dhe kordinimi :

Përmirësim i panifikimit strategjik, udhëheqjes, dhe kordinimit mes aktorëve, si dhe menaxhimit të

destinacioneve dhe zhvillimit të funksioneve brënda zinxhirit të vlerës.

Afat-shkurtër: Krijimi i një strukture për menaxhimin e destinacioneve, e kompozuar nga aktorët

e sektorit privat dhe publik (një strukturë e tipit a Grup i Veprimit Lokal, e ndërtuar bazuar në

përqasjen e programit Leader+), për të patur një këndvështrim më të gjerë për rajonit, për të

nxitur një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e turizmit, dhe për të shërbyer si një mekanizëm

kordinimi dhe bashkëpunimi mes gjithë aktorëve dhe të interesuarve në zinxhirin e vlerës së

turizmit, dhe të shërbejë gjithashtu dhe si një nxitës i ndërgjegjes kolektive mbi rëndësinë e

sektorit të turizmit për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.

Afat-mesëm: Përgatitja e një “plani veprimi afat-mesëm për zhvillimin e turizmit” të përbashkët

për të dy bashkitë (Pukë dhe Fushë-Arrëz) ku zhvillimi i destinacioneve turistike është i ndërlidhur

dhe i ndërvarur.

6. Infrastruktura dhe shërbimet :

Përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor, ngritja e

qëndrave/pikave të kontaktit dhe informacionit për turistët, etj., për ta bërë Pukën më tërheqëse jo

vetëm për turistët por edhe per investitorët në sketorin e turizmit në zonë.

Afat-mesëm: Mbështetja e krijimit të bujtinave të vogla dhe kampingjeve dhe zgjerimin rrjetin e

faciliteteve akomoduese, duke filluar kryesisht nga destinacionet ekzistuese më të mëdha.

Afat-gjatë:

o Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, sidomos rrugët rurale, për të lëhtësuar aksesin në

destinacione për turistët që udhtojnë me makina jo-4X4WD, hapja e mundësive të

aksesit në destinacion për një kohë më të gjatë përgjatë vitit per rritjen e sezonit turistik.

o Përmirësim i shërbimeve bazike të kujdesit shëndetësor në zonat rurale dhe sigurimi i

vizibilitetit për këto qendra dhe shërbime, për të siguruar turistët se mund të marrin të

paktën shërbimin mjeksor bazë nëse j’u nevojitet.

o Rehabilitimi dhe rritja e alsesibilitetit në vendodhjet kulturore dhe natyrore të

paekploruara (vendodhjet historike, kishat, xhamitë, ujëvarat, shpellat, urat, etj.)

7. Lidhjet dhe ndërrlidhjet:

Lehtësimi dhe mbështetja e zhvillimit të lidhjeve dhe ndërlidhjeve të forta me sektorët e tjerë,

veçanërisht me bujqësinë që ka potencialin të sjellë impaktin më direkt mbi komunitetin e zonave si

Pukës, duke qënë se shpenzimet në ushqime dhe pije janë komponentët ku turistët shpenzojnë

shumat më të mëdha – që arrijnë zakonisht deri në pothujase gjysmën e shpenzimeve te xhepit gjatë

qëndrimit në një zonë.

Afat-mesëm:

o Mbështetja e krijimit të dyqaneve të suvenireve për të rritur oferten në produkte për

turistët, përfshirë produktet artizanale dhe shumë produkte ushqimore të pershtatshme

Page 30: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

për tutistët, sidomos për turistët vëndas.

o Mbështetja e fermerëve dhe prodhuesve të vegjël për të përmbushur me regullave mbi

sigurinë ushqimore dhe për të përditësimin e kapaciteteve përpunuese dhe paketues

(pajisjet dhe trajnimet) të prodhuesve të produkteve me cilësi dhe vlerë të lartë të

shtuar, duke rritur kështu dhe aktivitetet ekonomike në zonë.

o Vendosja e lidhjeve me operatorët e tureve dhe organizuesit e aktivitete aventureske

turistike në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.

Page 31: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Bibliografia

Ashley, C., & Mitchell, J, (2007). Assessing how tourism revenues reach the poor. Overseas

Development Institute Briefing Paper 21, June.

Kruja, D., Lufi, M., &Kruja, I. (2012). The Role of Tourism in Developing Countries. The Case of

Albania. European Scientific Journal, 8(19).

Lonely Planet. (2016). Top 10 countries for 2011: Europe’s got the goods. Retrieved from:

https://www.lonelyplanet.com/travel-tips-and-articles/76164

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. (2014). Draft Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014-

2020

Mitchell, J & Ashley, C (2007) Can tourism offer pro-poor pathways to prosperity? Examining

evidence of the impact of tourism on poverty. ODI Briefing Paper 22, June.

Mitchell, J &Faal, J, (2006). The Gambian Tourist Value Chain and Prospects for Pro-Poor Tourism.

Report submitted to the Commonwealth Secretariat.

Outdoor Albania. (2016). http://www.outdooralbania.com/

Overseas Development Institute. 2009.Value chain analysis and poverty reduction at scale.

Evidence from tourism is shifting mindsets. Briefing Paper No.49. March.

Population and Housing Census in Albania. (2011). Institute of Statistics. Retrieved from:

http://census.al/Resources/Data/Census2011/Instat_print%20.pdf

Puka Municipality and Communes ofRrape, Gjegjan and Luf-Qerret. 2008. Puka Area Tourism

Action Plan.

Puka Municipality. 2008. Strategic Development Plan Of Puka Municipality – Short Version.

RisiAlbania. 2014. Market System Analysisin Tourism sector in Albania and business constraints to

growth.

Rural Poverty Portal; Rural poverty in Albania.

http://www.ruralpovertyportal.org/country/home/tags/albania

Saskia, M. (2011). Community-based & Pro-Poor Tourism. International Trade Forum (2), 22.

Tourist Guide of Puka, Albania. http://www.slideshare.net/hoteleritourismalbania/tourist-guide-

of-puka-albania

TravelMagazine. (2016). Puka General Info. http://albaniantravel.info/GeneralInfo5-Puka.htm

Wiegman, E., Merrill, L., Freed, M., Hickey, T. 2013. Community Based Tourism at Pellumbas

Village, Albania. Worcester Polytechnic Institute, Worcester, MA

WTTC, Travel & Tourism: Economic Impact 2016, Albania, www.wttc.org

Page 32: Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së ... · VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES Mirënjohje Ky studim është

VLERESIM I SHPEJTE T ZHVILLIMIT TE ZINXHIRIT TE VLERES SE TURIZMIT NE ZONEN E PUKES

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit

në Zonën e Pukës

SHQIPËRI

Nëntor 2016