Page 1
1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
KRYETARI _____________________________________________________________________________________________________________
Adresa: Blv“Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë; E-mail: klsh.org.al; Web-site: www.klsh.org.al
Nr. 737/12 Prot. Tiranë, më 27/12/2017
V E N D I M
Nr. 195 , Datë 27.12.2017
PËR
AUDITIMIN E USHTRUAR NË “UJËSJELLËS KANALIZIME SHKODËR” SHA.
MBI AUDITIMIN E LIGJSHMËRISË SË VEPRIMTARISË EKONOMIKO-
FINANCIARE
për periudhën nga data 01.07.2015 deri më datën 30.06.2017
Nga auditimi i ushtruar në “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. rezultoi që ka devijime nga
kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi. Anomalitë e konstatuara në pasqyrat financiare janë të
përhapura e materiale. Problematikat thelbësore qëndrojnë në: Riorganizimi i shoqërisë nuk
është kryer sipas ndarjes së re administrativo-territoriale, niveli i humbjeve në prodhim dhe
sasia e ujit të pa arkëtuar nga faturimi është i lartë, nuk janë zbatuar aktet ligjore e nënligjore
të përcaktuara për këtë proces.
Pasi u njoha me Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Projektvendimin e paraqitur nga
Grupi i Auditimit të Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike, shpjegimet e dhëna nga
subjekti i audituar, si dhe vlerësimet mbi objektivitetin dhe cilësinë e auditimit nga Drejtori i
Departamentit të mësipërm, Drejtori i Departamentit Juridik dhe Kontrollit të Zbatimit të
Standardeve të Auditimit dhe Etikës, si dhe Drejtori i Përgjithshëm, në mbështetje të neneve
10, 15, 25 dhe 30, të ligjit nr. 154/2014 miratuar në datën 27.11.2014 “Për Organizimin dhe
Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.
VENDOSA
I. Të miratoj Raportin Përfundimtar të Auditimit “Për ligjshmërinë dhe rregullshmërinë e
veprimtarisë ekonomiko-financiare të ushtruar në “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA sipas
programit të auditimit nr. 737/1 prot., datë 12.07.2017 për veprimtarinë nga data 01.07.2015,
deri më datën 25.09.2017.
II. Të miratoj rekomandimet për përmirësimin e gjendjes dhe të kërkoj marrjen e masave sa
vijon;
Page 2
2
A. MASA ORGANIZATIVE
1. Gjetje nga auditimi :
Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA është bashkimi i 100% të aksioneve të ish
“Ujësjellës Kanalizime” SHA. Qytet Shkodër dhe 56.6 % të aksioneve të ish ”Ujësjellës
Fshat” Shkodër SHA. Nga auditimi u konstatua se procesi i bashkimit të dy shoqërive nuk ka
përfunduar ende, ndonëse afati i përcaktuar ka qenë 31 dhjetor 2016.
-Moszbatim i procesit të riorganizimit dhe mungesa e bashkëpunimit midis dy shoqërive ka
hasur mangësi që kanë ndikuar negativisht në funksionimin e “Ujësjellës Kanalizime
Shkodër” SHA., pasi nuk janë zbatuar më përpikëri aktet ligjore e nënligjore sipas ndarjes
administrativo-territoriale për identifikimin dhe zbatimin /përfundimin e riorganizimit pasi
nuk është vepruar në zbatim të:
a. Ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”,
që përcakton organizimi dhe funksionimi i njësive të qeverisjes vendore në Republikën e
Shqipërisë, si dhe funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre dhe të organeve
përkatëse.
b. Ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit
në njësitë e qeverisjes vendore” ku përcaktohet që: “Transferimi i UK SHA, realizohet (në
zbatim të germës “e”, neni 3. i)
c. Ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore
në Republikën e Shqipërisë”.
d. Ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”- Pjesa V, që
përcakton: Themelimin, regjistrimin dhe administrimin e shoqërive aksionare, të drejtat dhe
detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionarëve, riorganizimin dhe likuidimin e tyre.
e. VKM nr. 510, datë 10.6.2015 “Për miratimin e procedurave për transferimin e të drejtave
dhe detyrimeve, personelit, aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara, të arkivave dhe çdo
dokumentacioni tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi
administrativo-territoriale”, përcakton procedurat që duhen zbatuar për transferimin e
aseteve sipas ndarjes administrativo-territoriale paracaktohen në
ë. Riorganizimin e të gjitha shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit,
largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura në Republikën e Shqipërisë, sipas ndarjes së re
administrativo-territoriale, në përputhje me ligjin nr. 115/2014, duhej të realizohej sipas
përcaktimeve të VKM nr. 63, datë 27.1.2016 “Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë
shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të
ndotura”
Shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve SHA organizohen në përputhje me statutin tip, sipas
lidhjes 1, bashkëlidhur VKM nr. 63, datë 27.1.2016.
Procesi i organizimit të “UK Shkodër” SHA. jo vetëm që nuk është zbatuar por është kuptuar
i “cunguar” nga ish administratorët e këtyre ish shoqërive dhe etapat për implementimin e
organizimit në një shoqëri aksionare të re janë kapërcyer duke mos respektuar afatet kohore
dhe kuadrin ligjor, për pasojë vazhdimin e aktivitetit të pa mbështetur në ligj për ish-
administratorët e shoqërive. Domosdoshmëria e inventarizimit të aseteve/aksioneve është
kuptuar/zbatuar si vazhdim i aktiviteti ekonomiko-financiar dhe jo si dorëzim detyre e ish-
administratorëve të ish-shoqërive.
-Nuk është realizuar identifikimi, vlerësimi, regjistrimi, raportimi dhe transferimi i aseteve,
detyrimeve dhe kapitaleve, pasojë e mos paraqitjes së plotë të dokumentacionit justifikues.
Asetet dhe kapitalet janë transferuar për shumën totale të të gjithë zonave që përbëjnë ish-
“Ujësjellësin Fshat” SHA dhe jo spefikisht të detajuara për asetet dhe kapitalet e çdo zone.
Page 3
3
-Nuk është realizuar identifikimi i kapitalit human për ish-të punësuarit pranë ish-“Ujësjellësit
Fshat” SHA, pasojë e mungesës së strukturës së miratuar si dhe mungesës së listë pagesave,
listë prezencave, kontratave të punës, librezave të punës.
-Ish-“Ujësjellësi Fshat” SHA ka vazhduar aktivitetin e saj si një shoqëri aksionare në
kundërshtim me Ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”. Ish-
Administratori i shoqërisë ka vazhduar aktivitetin pa aksionar/pronarë kur aktiviteti i një
shoqërie aksionare përfshin hartimin, pasqyrimin miratimin dhe certifikimin e pasqyrave
financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë, shpërndarjen e fitimeve vjetore
dhe mbulimin e humbjeve, investime, vendimet për riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë.
(Më hollësisht trajtuar në Raportin Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
1.1 Nga Administratori i Shoqërisë, Bashkia Shkodër (aksionari i vetëm i shoqërisë) dhe
Këshilli Administrativ të merren masa të menjëhershme për të zbatuar të gjitha procedurat
administrativo-ligjore për përfundimin e procesit të transferimit të aseteve duke marrë në
dorëzim aktivet dhe të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor të kërkuar dhe të nevojitur për
vazhdimin e aktivitetit normal të shoqërisë “UK Shkodër” SHA.
1.2 Nga Bashkia Shkodër, Këshilli Administrativ, Administratori dhe sektori i financës, të
merren masa dhe të ngrihen grupe pune për identifikimin e saktë dhe të plotë të aseteve dhe
inventarëve duke identifikuar specifikisht e ndarë asetet nëpërmjet procesit të inventarizimit
fizik.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
2. Nga auditimi u konstatua se në raportin e datës 18.07.2017 të Mbikëqyrësit të Punimeve
“E....S....de I....” në lidhje me punimet e përfunduara në objektin: “Impiantit të Përpunimit të
Ujërave të Ndotura në Velipojë” Faza III, mungojnë makineri dhe pajisje që janë pjesë e këtij
investimi në vlerën 537,600 Euro.
Transferimi i pajisjeve dhe makinerive të destinuara për Impiantin e Velipojës janë
transferuar në “Ujësjellësin Malësi e Madhe” SHA., në rrugë joligjore.
Nga donatori (BE) Delegacioni i BE, Koordinator i Projekteve me Fondet IPA, Agjencia
Kombëtare e UK, Sektori i Monitorimit dhe Vlerësimit të Asistencës së BE-së
, Drejtoria e
Programimit dhe Monitorimit të Asistencës së BE-së
, Ministria e Integrimit Evropian, Drejtor
i Përgjithshëm i APUK (Ish DPUK) e Bashkia Shkodër janë formuluar kërkesa të
vazhdueshme për dërgimin e makinerive të përfituar nga projekti i ndërtimit të sistemit të
kanalizimeve dhe impiantit të Velipojës Bashkisë Shkodër (Ndërmarrjes “UK Shkodër”
SHA.).
(Më hollësisht trajtuar në pikën 13 faqe 106-112 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
2.1 Nga Administratori i “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA, dhe Bashkia Shkodër të
shqyrtohet dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për marrjen në dorëzim dhe inventarizimin e
pajisjeve dhe makinerive të destinuara për objektin:”Impiantin e Përpunimit të Ujërave të
Ndotura Velipojë” dhe që janë transferuar parregullsish në “Ujësjellësin Malësi e Madhe”
SHA.
Brenda datës 31.02.2018
3. Gjetje nga auditimi:
Në tre procedura prokurimi: “Blerje pajisje dhe makineri profesionale”, “Blerje prodhime
betoni” dhe “Blerje karburanti” në përllogaritjen e vlerës të kontratës, nuk janë
harmonizuar metodat e vendosura në aktet ligjore e nënligjore të prokurimeve, si dhe çmimet
e botuara nga INSTAT-i, çmime të tjera zyrtare, të njohura nga institucionet përkatëse. Në
përllogaritjen e vlerës limit të kontratës, është mbështetur në studimin e tregut dhe sigurimin e
Page 4
4
ofertave për të njohur nivelin aktual të tregut, por nuk është dokumentuar nëse nga AK, janë
kryer analizat e kostos së mallrave që do të prokurohen, duke krahasuar elementët e mësipërm
me specifikimet teknike, në kundërshtim me VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Rregullat e
Prokurimit", neni 59 "Përllogaritja e vlerës limit të kontratës".
-Në procedurën e prokurimi me objekt “Blerje pajisje dhe makineri profesionale” datë
29.12.2016 me fond limit 1,187,884 lekë, specifikimet teknike nuk janë hartuar plotësisht në
përputhje me nenin 23 të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, pasi ato nuk duhet të kenë asnjë kërkesë apo referencë të ndonjë marke apo emri të
veçantë, patente, vizatimi ose tipi, origjinë specifike, prodhuesi ose sipërmarrje shërbimi,
përveç rasteve kur nuk ekziston një mënyrë e mjaftueshme, e saktë apo e kuptueshme, e
përshkrimit të kërkesave, me kusht që fjalët “ose ekuivalent” të përfshihen detyrimisht në
këto specifikime.
-Në procedurën e prokurimi me objekt “Blerje prodhime betoni” datë 19.12.2016 me fond
limit 3,953,279 lekë, specifikimet teknike nuk janë hartuar plotësisht në përputhje me nenin
23 të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, Njësia e
Prokurimit përpara marrjes së ofertave duhej më parë t‟i referohej çmimeve të manualeve
përkatëse miratuar me VKM nr. 629, datë 15.7.2015 “Për miratimin e manualeve teknike të
çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre‟‟
-Në procedurën e prokurimit me objekt “Blerje karburanti” datë 20.11.2016 me fond limit
1,056,000 lekë pa TVSH, specifikimet teknike nuk janë hartuar nga Njësia e Prokurimit për
përcaktimin e fondit limit për këtë procedurë, nuk ka të dokumentuar procedurën e ndjekur,
referuar mënyrës së përllogaritjes së fondit limit duke u mbështetur në çmimin e bursës, sipas
Reuters, lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri, i cili dërgohet për publikim, çdo javë, në
Buletinin e Njoftimeve Publike dhe duke i shtuar elementet fiskale, përfshi akcizën, taksë
karboni dhe marzhin mesatar të fitimit të realizuara në kontratat e karburantit pasi prokurimi i
karburanteve është shumë specifik dhe mënyra e përllogaritjes së çmimit dhe vlerës së
kontratës është e caktuar në VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Rregullat e Prokurimit"
-Në tre raste, grupet e marrjes në dorëzim të mallrave të prokuruar, për procedurat e
prokurimit; “Blerje pajisje dhe makineri profesionale”, “Blerje materiale hidraulike”
dhe “Blerje prodhime betoni”, nuk kanë ndjekur procedurat ligjore për verifikimin e
kryerjes së shërbimit por as ato të kolaudimit. Aktet e marrjes në dorëzim të shërbimeve apo
mallrave, edhe pse nuk përmbushin specifikimet teknike janë kolauduar dhe marrë në
dorëzim nga grupet përkatës duke lënë mundësinë e abuzimit nga operatorët ekonomik në
kundërshtim me kontratat përkatëse.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.1 faqe 63-65, pikën 9.2 faqe 65-67, pikën 9.3 faqe 67-70 ,
dhe pikën 9.4/1 faqe 73-77 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
3.1 “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA., përpara përcaktimit të sasive të nevojshme për
prokurim dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, të kryejë një analizë të mirёfilltё dhe të
gjithanshme për rritjen e efektivitetit, eficiencёs dhe ekonomicitetit nё mirë administrimin e
fondeve publike.
3.2 Autoriteti Kontraktor, në vijim duhet të hartojë kërkesa të veçanta për kualifikim, që të
sigurojë konkurrencën e nevojshme, si një nga parimet bazë të prokurimit në blerjen e
mallrave, shërbimeve dhe punëve civile, për të arritur rezultate të dëshirueshme në
efektivitetin e përdorimit të fondeve. Ky rekomandim mbështetet në frymën e ligjit për
prokurimin publik si dhe në rregullat e prokurimit publik.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
Page 5
5
4. Gjetje nga auditimi:
Në tre procedura tenderimi, “Rikonstruksion i qendrës së kujdesit të klientit,” datë
05.01.2017 “Blerje prodhime betoni” datë 05.01.2017 dhe “Blerje karburanti” datë
28.06.2016 dhe 20.11.2016, kualifikimi i operatorëve ekonomik nga KVO dhe shpallja fitues
nga autoriteti kontraktor si dhe lidhja e kontratave, është kryer në mënyrë të padrejtë, veprim
në kundërshtim me nenet 1, 2, 53 e 54 të ligjit nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin
Publik”, i ndryshuar, VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për rregullat e prokurimit publik”, i
ndryshuar, Kreu VII, Neni 65 si dhe dokumenteve standarde të tenderit.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.3 faqe 67-70, pikën 9.4 dhe 9.4/1 faqe 73-77 dhe pikën 9.5
faqe 77-79 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
4.1 Nga shoqëria t`i kushtohet vëmendje e duhur institucionale procesit të shqyrtimit dhe
vlerësimit nga komisionet e vlerësimit të ofertave, i dokumentacionit ligjor dhe administrativ i
operatorëve ekonomik dhe ofertave të ofertuesve, me qëllim shmangien e vlerësimeve e
shqyrtimeve jo korrekte.
4.2 Komisioni i vlerësimit të ofertave të vlerësojë drejtë kërkesat për kualifikim dhe
specifikimet teknike të miratuara në dokumentet e tenderit, duke u mbështetur në dokumente
zyrtare dhe fletë analiza të lëshuara nga organet kompetente.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
5. Gjetje nga auditimi:
Për periudhën objekt auditimi, për procedurat e prokurimit me objekt: “Shërbimi i ruajtjes
së objekteve me roje private ” datë 20.07.2016, “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike të
tre objekteve dhe personelit të “UK Shkodër” SHA. sigurimi dhe shoqërimi i vlerave
monetare gjatë transportit”, datë 15.04.2015 dhe “Shërbim Roje Private” datë
28.12.2016, nuk është hartuar procesverbali për të përcaktuar dhe vendosur kriteret për
kualifikim, në kundërshtim me paragrafin e dytë të nenit 61, të VKM nr. 914, datë 29.12.2014
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.6 faqe 79-81, pikën 9.7 faqe 81-83 dhe pikën 9.8 faqe 83-86
të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
5.1 Nga Njësia e Prokurimit e ngritur në “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. apo njësi e
veçantë që ngarkohet për hartimin e dokumenteve të tenderit, në çdo rast hartimi i kritereve
për kualifikim dhe specifikimet teknike duhet të argumentohen dhe të dokumentohen në një
procesverbal të mbajtur nga personat e ngarkuar për përgatitjen e tyre.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
6. Gjetje nga auditimi:
Në të gjitha procedura e prokurimit të audituara “Formulari i Ofertës” i operatorit ekonomik
të shpallur fitues, nuk është e firmosur në pjesën e pasme nga anëtarët e KVO-së
, në përputhje
me paragrafin e dytë të pikës 4, të nenit 64 “Hapja e ofertave” të VKM nr. 914, datë
29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit” i ndryshuar.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9 faqe 63-101 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
6.1 Nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, me dorëzimin e dosjes së
dokumentacionit të operatorit ekonomik të shpallur fitues, oferta ekonomike të nënshkruhet
në pjesën e pasme të fletës nga të gjithë anëtarët e komisionit.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
Page 6
6
7. Gjetje nga auditimi:
Në të gjitha procedurat e prokurimit të audituara, Komisioni i Zbatimit të Kontratës është
mjaftuar në formulimin/nënshkrimin e një procesverbali tip për realizimin e
shërbimeve/mallrave. Nuk ka raporte mbi monitorimin e zbatimit të kontratës sipas
specifikimeve teknike, sasitë, shërbimet e kryera etj., në kundërshtim me DT, kushtet e
kontratës së lidhur në kundërshtim me Udhëzimin nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e
aktiveve në njësitë e sektorit publik” i ndryshuar, dhe me VKM nr. 914, 29.12.2014 “Për
miratimin e rregullave të prokurimit publik”, kreu IX, “Ekzekutimi dhe mbikëqyrja e
kontratës” neni 77. Gjithashtu në përfundim të kontratës autoriteti kontraktor nuk ka
përgatitur një raport përmbledhës për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës, në
kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit
publik”, kreu IX neni 77, pika 1.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9 faqe 63-101 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
7.1 Komisioni i Zbatimit të Kontratës, gjatë kryerjes së monitorimit të realizimit të kontratës
në zbatim të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
duhet të mbikëqyrë veprimtarinë e kontraktorit, sipas kërkesave të përcaktuara në dokumentet
e tenderit dhe legjislacionin në fuqi.
7.2 Për t’u siguruar nëse cilësia e punëve, shërbimeve ose e mallrave është e njëjtë me
cilësinë për të cilën është shpallur fitues operatori, autoriteti kontraktor të monitorojë
zbatimin e kontratës dhe në rast të shkeljes së kushteve të kërkuara të zbatojë penalitetet e
parashikuara në kontratë. Autoriteti kontraktor, gjatë kryerjes së kontrolleve duhet të mbajë
procesverbal me shkrim në prani të kontraktorit.
7.3 Në përfundim të kontratës, autoriteti kontraktor të përgatisë një raport përmbledhës për
korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
8. Gjetje nga auditimi:
Për procedurën e prokurimit shtesë kontrate me objekt “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë
fizike të tre objekteve dhe personelit të “UK Shkodër” SHA. sigurimi dhe shoqërimi i
vlerave monetare gjatë transportit”, me nr. 759 prot., datë 18.05.2016 me vlerë 1,990,173
lekë pa TVSH (2,388,207 lekë me TVSH) është konstatuar se shtesa e kontratës është
nënshkruar nga titullari i autoritetit kontraktor pa realizuar procedurën e prokurimit “Me
negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit” në kundërshtim me pikën 5/a të nenit 33 të LPP
dhe nenit 36 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit
publik”, i ndryshuar.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.7 faqe 81-83 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
8.1 Autoriteti kontraktor në të ardhmen të marrë masa për shmangien e përdorimit të
procedurës së prokurimit me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për
rastet që nuk plotësojnë përcaktimet e parashikuara në LPP dhe VKM nr. 914, datë
29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik.
8.2 Autoriteti kontraktor të përdorë dokumentet standarde të procedurës me negocim me
shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për sa është e mundur.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
9. Gjetje nga auditimi:
Në tenderin me objekt: “Marrje me qira 3 automjete për një afat 5 vjeçar”, datë
04.11.2016 me fond limit 17,400,000 lekë pa TVSH, autoriteti kontraktor ka përcaktuar afatin
e realizimit të kontratës 5 vjeçar, veprim ky në kundërshtim me VKM nr. 914, datë
Page 7
7
29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, neni 76
“Kohëzgjatja e kontratës”. Autoriteti kontraktor duhet të prokurojë dhe financojë kontratat për
një periudhë deri në mbylljen e vitit ushtrimor, përveç rasteve kur lidhen kontrata shtesë, në
përputhje me shkronjën “b”, të pikave 3 e 5, të nenit 33 të LPP.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.9 faqe 86-88 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
9.1 Autoriteti kontraktor të marrë masa me qëllim shmangien e prokurimit/lidhjes së
kontratave shumëvjeçare për punë, mallra ose shërbime, për të cilat mund të bëhen
planifikime dhe përdorime vjetore e që gjenden lehtësisht në treg e mund të prokurohen
normalisht.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
10. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i zbatimit të strukturës organizative, marrëdhënieve të punës dhe pagave është
konstatuar se:
-Baza ligjore e përdorur për “Miratimin e strukturës organizative dhe nivelit të pagave të
personelit të shoqërisë” për vitin 2015-2016 nuk korrespondon me natyrën e institucionit.
Baza ligjore e përdorur për nivelet referuese të pagave janë Ligjet dhe VKM për institucionet
buxhetore dhe jo ligjet për shoqëritë tregtare.
-Institucioni nuk ka përcaktuar nivelet referuese të pagave, bazën ligjore në të cilën është
mbështetur për përcaktimin e niveleve të pagave.
-Struktura dhe niveli i pagave për vitet 2015-2017, paraqitet pozicion më pozicion për çdo të
punësuar dhe është një fotografim paraprak i pozicionit të punës së çdo punonjësi. Struktura
nuk paraqitet e përmbledhur për pozicione pune të ngjashme dhe nuk shënohen të gjithë
elementët përbërës të pagës në strukturë. Ky veprim ka sjellë si pasojë diskriminim për
pozicione pune të ngjashme. Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me Kodin e Punës,
Neni 115, “Barazia në shpërblim”
-Këshilli Administrativ nuk ka marrë parasysh relacionet e pagave të hartuara nga grupet
përkatëse të punës të ngritura nga Administratori të cilat kanë kryer studimin e niveleve
referuese të pagave në referencë të Kodit të Punës.
-Në kontratat individuale të punës të përzgjedhura në mënyrë rastësore rezulton se për të
gjithë personat e punësuar pranë “UK Shkodër” SHA. nuk përcaktohen të gjithë elementet e
pagës të detajuara në kundërshtim me Ligjin nr. 791, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës”, Forma
e Kontratës së Punës.
-Janë konstatuar mangësi në organizimin e dokumentacioni për secilin punonjës në
kundërshtim me VKM nr. 355, datë 7.7.2000 “Për organizimin e dosjes dhe regjistrit të
personelit”.
-Nga 11 dosje të audituara, në 6 raste mungon përditësimi i pozicionit të punës në librezën e
punës
-“UK Shkodër” SHA. ka shtuar numrin e punonjësve me 92 persona dhe shtesë fondi për
pagat 26,157,389 lekë gjatë vitit 2016 dhe me 54 persona dhe shtesë fondi për pagat
15,927,512 lekë gjatë vitit 2017. “UK Shkodër” SHA. nuk ka kryer një studim të detajuar për
domosdoshmërinë e rritjes së numrit të punonjësve në shoqëri dhe argumenti i vetëm që
justifikon shtimin e numrit të punonjësve është si pasojë e rritjes së popullsisë dhe e
bashkimit me ish-“Ujësjellësin Fshat” SHA.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 4 faqe 36-43 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
10.1 Në çdo rast, të merren masa që punonjësit të cilët kryejnë punë të ngjashme të paguhen
me të njëjtin nivel referues page për të eliminuar diskriminimin në punë dhe punësimi i tyre të
Page 8
8
kryhet konform strukturës së miratuar me të gjithë elementët përkatës të pagës sipas Kodit të
Punës.
10.2 Nga Sektori i Financës të “UK Shkodër”SHA. të merren masa që të rishikohet niveli i
pagave duke mbajtur në konsideratë eksperiencën e punës në mënyrë të shkallëzuar.
10.3 Nga Sektori i Financës të “UK Shkodër”SHA. të merren masa që të ri-strukturohet
mënyra e përllogaritjes së pagave për çdo të punësuar “UK Shkodër”SHA. duke rritur
transparencën në afrimin e informacionit përkatës për të gjithë komponentët e pagës sipas
Kodit të Punës, duke shënuar pozicionin e punës sipas emërimit përkatës të gjithsecilit, pagën
e grupit sipas arsimimit përkatës të gjithsecilit, vjetёrsinё nё punë, mënyrën e llogaritjes së
orëve shtesë dhe të gjitha shtesave dhe ndalesave të cilat duhet të paraqiten në listë pagesë,
duke qenë në përputhshmëri të plotë me hartimin dhe deklarimin e listë pagesave në sistemin
tatimor të Republikës së Shqipërisë.
10.4 Të merren masa që të bëhet azhurnimi i regjistrit të punonjësve si dhe librezave të punës
me lëvizjet përkatëse dhe periudhat përkatëse për çdo të punësuar si edhe plotësimi i dosjeve
për çdo të punësuar sipas inventarit të dosjes.
Menjëherë dhe vazhdimisht
11. Gjetje nga auditimi:
“UK Shkodër” SHA. nuk ka zbatuar shkronjën “b” të nenit 1 të ligjit nr. 7598, datë
01.09.1992 “Për krijimin e fondit të veçantë monetar për ish-të dënuarit e të përndjekurit
politikë” dhe VKM nr. 392, datë 12.08.1999 “Për administrimin e fondit të veçantë monetar,
të krijuar sipas ligjit nr. 7598, datë 01.09.1992 “Për krijimin e fondit të veçantë monetar për
ish-të dënuarit e të përndjekurit politikë”, derdhur në Institutin e Integrimit të ish-të
Përndjekurve Politikë për të arkëtuar për llogari të Institutit të Integrimit të ish-të
Përndjekurve Politikë shumën 1% të fondit të pagave për vitin 2015-2017, në vlerë totale
3,907,442 lekë.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 4 faqe 36-43 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
11.1 Nga Administrimi i “UK Shkodër” SHA. të merren masa çdo fillim viti “Për krijimin e
fondit të veçantë monetar për ish-të dënuarit e të përndjekurit politikë” dhe të kryhet
raportimi i saktë në pasqyrat financiare, në përputhje me standardet dhe politikat kontabël të
miratuara nga vetë institucioni.
11.2 Nga Administrimi i “UK Shkodër” SHA. dhe sektori i financës të merren masa që shuma
e identifikuar të mund të paguhet me këste sipas një skeduli të detajuar për llogari të Institutit
të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë.
Menjëherë dhe vazhdimisht
12. Gjetje nga auditimi: Nga auditimi mbi mbajtjen e evidencës kontabile, saktësinë, vërtetësinë dhe plotësinë e
pasqyrave financiare rezulton se për vitet 2015 dhe 2016, amortizimi është llogaritur dhe
pasqyruar gabim si dhe aplikimi i normave të amortizimit nuk është kryer i saktë në
kundërshtim me Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi
të ardhurat” i ndryshuar, Pika 3.7 Amortizimi. Llogaritja e amortizimit për vitin 2016 ka
krijuar diferencë në shumën 22,992,962 lekë, vlerë e cila ndikon në ndryshimin e rezultatit
financiar të pasqyruar në pasqyrën e performancës të vitit 2016.
-Kontabilizimi i detyrimeve fiskale në pasqyrën e pozicionit financiar të vitit 2016, paraqitet i
pasaktë në vlerën 110,162,426 lekë. Ndërkohë, nga verifikimi i sistemit tatimor rezulton se
detyrimi paraqitet në shumën 164,634,547 lekë sipas Librit të Përgjithshëm të Llogarive të
sistemit tatimor ku seksioni “Shuma e papaguar” reflekton detyrimet e prapambetura. “UK
Shkodër” SHA. nuk ka kontabilizuar dhe nuk ka paraqitur në pasqyrat financiare, detyrimet
për gjoba të vendosura nga organet tatimore, për mos-pagesën e plotë ose në kohë të
Page 9
9
detyrimeve tatimore. Në çdo kohë, “UK Shkodër” SHA. reflekton dhe paguan vetëm
detyrimin kryesor, veprim i cili është në kundërshtim me Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004
“Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” si dhe Udhëzimin nr. 5, të MF datë 30.01.2006
“Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 5 faqe 43-49 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
12.1 Nga sektori i financës, të merren masa që të bëhet identifikimi, vlerësimi dhe raportimi i
saktë i detyrimeve dhe shpenzimeve të krijuara sipas standardeve kombëtare kontabël dhe në
përputhje me politikat kontabël të miratuara nga vetë institucioni.
Menjëherë dhe vazhdimisht
13. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i ushtruar “Mbi evidentimin, ndjekjen dhe pasqyrimin e debitorëve dhe
kreditorëve, masat e marra si dhe analizimin e tyre nga organet drejtuese, detajimi i treguesve
për prodhimin, shitjen e ujit etj” rezulton se:
Gjendja debitore në “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. në datë 31.12.2016 paraqitet nё
vlerën 1,051,157 mijë lekë. Të ardhurat e pa arkëtuara nga faturimi i ujit të pijshëm, janë në
masën 955,597 mijë lekë, kësaj gjendjeje debitore, i shtohen edhe kamatëvonesat në zbatim të
legjislacionit për operimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm në shumën 95,559 mijë lekë,
duke krijuar/shkaktuar të ardhura të munguara për shoqërinë në shumën totale 1,051,157 mijë
lekë.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 7 faqe 54-60 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
13.1 Nga Administratori i Shoqërisë dhe Sektori i Financës të bëhet një analizë e shumës
debitore 1,051,157 mijë lekë dhe të paraqitet te aksionari i vetëm i shoqërisë Bashkia
Shkodër, Këshilli Administrativ me qëllim që të merren masa për analizimin e shumës
debitore, nё zbatim të legjislacionit për operimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm, si dhe të
merret vendimi përkatës për arkëtimin dhe sistemimin e kësaj vlere, e cila përbën të ardhur të
munguar për shoqërinë.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
14. Gjetje nga auditimi:
Për periudhën objekt auditimi, tarifat fikse të faturimit për këtë ujësjellës kanë mbetur të pa
ndryshuara duke operuar me tarifat e miratuara me vendimin nr. 37 datë 19.12.2011 “Për
miratimin e tarifave të ujit të pijshëm për “UK Shkodër” SHA. të ERRU, edhe pas kërkesave
të “UK Shkodër” SHA. për rritje të tarifave nisur nga kosto e prodhimit dhe rritja e çmimit të
energjisë elektrike, ERRU i cili është enti që bën miratimin e tarifave nuk ka marrë asnjë
vendim për “UK Shkodër” SHA.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 7 faqe 54-60 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
14.1 Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Shkodër”SHA. të bëjë një analizë gjithëpërfshirëse të
kostove të prodhimit dhe operative për të identifikuar mundësitë për rritjen e efikasitetit dhe
përmirësimin e kualitetit të shërbimeve, duke ulur humbjet në prodhim dhe ta paraqesë te
ERRU për miratim tarifash të reja për faturimin e ujit të pijshëm dhe largimin e ujërave të
ndotura.
Në vazhdimësi
Page 10
10
15. Gjetje nga auditimi:
Nga analiza e treguesve të prodhimit, faturimit dhe arkëtimit të ujit, rezulton se për periudhën
objekt auditimi, treguesit pothuajse kanë mbetur të pa ndryshueshëm për sa i përket nivelit të
arkëtimit në përputhje me nivelin e faturimit. Konkretisht:
-Për vitin 2015 “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. ka prodhuar 12,908,091 m3 ujë të
pijshëm dhe ka faturuar 3,491,243 m3
ose 226,926,914 lekë nga të cilat janë arkëtuar
182,090,582 lekë ose 80 % e totalit të faturimit. Humbja në prodhim për vitin 2015 është 73%
ose 9,416,847 m3, sasia e ujit të pa arkëtuar është 20% ose 44,836,332 lekë. Performanca e
institucionit në prodhimin, shitjen dhe arkëtimin e faturave të ujit të pijshëm është në nivelet e
21%, nivele performance këto shumë të ulta.
-Për vitin 2016 “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. ka prodhuar 11,758,742 m3 ujë të
pijshëm dhe ka faturuar 3,626,854 m3 ose 232,926,914 lekë nga të cilat janë arkëtuar
176,649,492 lekë ose 75.9% e totalit të faturimit. Humbja në prodhim për vitin 2016 është
69.1% ose 8,131,888 m3, sasia e ujit të pa arkëtuar është 24.1% ose 56,021,186 lekë.
Performanca e institucionit në prodhimin, shitjen dhe arkëtimin e faturave të ujit të pijshëm
është në nivelet e 23.4%, nivele performance këto shumë të ulta.
Viti 2016 rezulton viti me performancën më të dobët për sa i përket arkëtimit të faturave të
ujit të pijshëm krahasimisht me vitin e mëparshëm nga 80% masë arkëtimi, ku ndonëse është
rritur faturimi, niveli i arkëtimeve ka rënë me 4.1% duke zbritur në 75.9% total arkëtimi.
-Për 5 mujorin e vitit 2017 “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. ka prodhuar 4,896,684 m3
ujë të pijshëm dhe ka faturuar 1,982,261 m3 ose 149,084,233 lekë nga të cilat janë arkëtuar
108,867,949 lekë ose 78% e totalit të faturimit. Humbja në prodhim për këtë 6 mujor është
60% ose 2,914,423 m3, sasia e ujit të pa arkëtuar është 22% ose 40,212,284 lekë.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 7 faqe 54-60 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
15.1 Asambleja e Aksionarëve dhe Këshilli Administrativ, të analizojnë shkaqet dhe faktorët
që ndikojnë në humbjet e kësaj shoqërie, si dhe të marrin masat e nevojshme për të
mundësuar drejtimin e shoqërisë, drejt rezultateve pozitive.
15.2 Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. të hartojë planin strategjik për
zvogëlimin e humbjeve të ujit për periudhën 2017-2020. Ky plan të përmbajë objektiva dhe
masa konkrete që duhet të ndërmerren nga shoqëria për eliminimin e humbjeve të ujit, plan i
cili duhet të realizohet deri në fund të vitit 2020.
15.3 “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. për vitet në vijim, të marrë masa që të bëjë
bilancin e ujit (analizën e humbjeve teknike dhe ekonomike (menaxheriale). Të identifikojë
segmentet e magjistraleve kryesore në të cilat ka ndërhyrje të paligjshme si dhe të ndjekë të
gjitha procedurat administrative dhe ligjore për eliminimin dhe parandalimin e tyre.
15.4 Të merren masa për rritjen e faturimit të ujit të prodhuar si dhe rritjen e arkëtimeve nga
faturimi, duke marrë në konsideratë faktin se, gjatë dy viteve të fundit nuk ka përmirësim në
këtë drejtim.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
16. Gjetje nga auditimi:
Nga analizimi i numrit tё abonentëve dhe ndryshimeve të tyre nga viti nё vit shoqëria
“Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. nuk ka bashkëpunuar me Njësitë Vendore, Gjendjet
Civile, OSHEE-në, Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave Shkodër, për të përditësuar të
dhënat për numrin e familjeve, enteve private, enteve shtetërore dhe industrisë, në juridiksion
të Shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. dhe mbi bazën e këtyre të dhënave të
bënte programimin e faturimit dhe arkëtimit të ujit për vitet 2015- 2017.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 7 faqe 54-60 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Page 11
11
Për sa më sipër rekomandojmë:
16.1 Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. të bashkëpunojë me Njësitë Vendore,
Gjendjet Civile, OSHEE-në
, Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave Shkodër, për të përditësuar
të dhënat për numrin e familjeve, enteve private, enteve shtetërore dhe industrisë, në
juridiksion të Shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. dhe mbi bazën e këtyre të
dhënave të lidhen kontratat e reja dhe të ri-programohet faturimi dhe arkëtimi i ujit për të
ardhmen.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
17. Gjetje nga auditimi:
Për periudhën objekt auditimi Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. ka filluar
procedurat gjyqësore për një numër të pa përfillshëm abonentësh debitorë, kjo dhe për koston
që ka ndjekja e procedurave gjyqësore, por nuk ka bërë evidentimin, klasifikimin dhe
ndjekjen në mënyrë të vazhdueshme të debitorëve, duke koordinuar punën me sektorët
përkatës. Për debitorët që nuk likuidojnë detyrimet përkatëse nuk operohet në zbatim të Ligjit
nr. 8975 datë 21.11.2002 “Për trajtimin e faturave të ujit të pijshëm si titull ekzekutiv”, i
ndryshuar.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 7 faqe 54-60 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
17.1 “UK Shkodër” SHA. të marrë masa për evidentimin, klasifikimin dhe ndjekjen në
mënyrë të vazhdueshme të gjithë debitorëve, duke bashkëpunuar me të gjitha sektorët, me
qëllim arkëtimin e të gjitha detyrimeve të prapambetura.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
18. Gjetje nga auditimi: Nga auditimi i ushtruar mbi zbatimin e ligjshmërisë për menaxhimin e aktiveve materiale,
rezulton se “UK Shkodër” SHA. nuk ka një regjistër të aktiveve, të evidentuar numrin e saktë
të aseteve, në përputhje me Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat
financiare”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të Udhëzimit nr. 30, datë 27.12.2011 “Për
menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
-Në dy raste në vitet 2015 dhe 2016, për nxjerrje jashtë përdorimi të mjeteve, është urdhëruar
kryerja e një procedure prokurimi me vlerë të vogël për shërbimin “Vlerësim teknik i aktiveve
të identifikuara për nxjerrje jashtë përdorimi nga “UK Shkodër” SHA. Në fakt ky vlerësim,
në zbatim të Udhëzimit nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin
publik” Pika 106, duhet dhe është detyrë që të kryhet në çdo rast nga grupi i punës i ngritur
pranë institucionit i cili harton relacionin e vlerësimit. Në asnjë rast, procedura e shërbimit të
vlerësimit për riaftësim të aktiveve nuk mund të prokurohet, ashtu si është vepruar nga “UK
Shkodër” SHA. veprim i cili është në kundërshtim me Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011.
-Në periudhën Korrik-Dhjetor 2015, janë zbatuar dy procedura për nxjerrjen jashtë përdorimi
të një liste asetesh pjesë përbërëse të inventarit ekonomik me vlerë 465,745 lekë. Nuk janë
ndjekur të gjitha hapat e nxjerrjes jashtë përdorimi. Nuk është ngritur komisioni i vlerësimit
dhe i inventarizimit të aktiveve si dhe komisioni për nxjerrjen jashtë përdorimi të këtyre
aktiveve i cili duhet të hartojë një relacion të saktë për arsyet e nxjerrjes jashtë përdorimi dhe
“UK Shkodër” SHA. është mjaftuar vetëm me ngritjen e komisionit të asgjësimit të këtyre
aktiveve. Në dosjet e këtyre aseteve nuk figurojnë faturat e blerjes dhe llogaritja e amortizimit
të akumuluar në vite.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 8 faqe 60-62 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Page 12
12
Për sa më sipër rekomandojmë:
18.1 Nga sektori i financës, të merren masa që të hartohet dhe të disponohet në çdo rast kopje
fizike e regjistrit të aktiveve bashkë me përditësimet për çdo aktiv në përputhje me Udhëzimin
nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
18.2 Nga Administrimi i “UK Shkodër” SHA. të merren masa që të eliminohen praktikat
formale të realizmit të daljeve jashtë përdorimit, duke mos zbatuar praktikën e blerjeve me
vlera të vogla, pasi ky veprim është në kundërshtim me Udhëzimin nr. 30 të Ministrisë së
Financave.
18.3 Nga Administrimi i “UK Shkodër” SHA., sektori i financës, si dhe nga grupi i punës i
cili ngrihet në çdo rast për vlerësimin dhe nxjerrjen jashtë përdorimi të aktiveve të merren
masa për hartimin e detajuar të relacioneve me të dhëna të sakta informuese dhe justifikuese
për plotësimin e kushteve tekniko-ekonomike.
Menjëherë dhe vazhdimisht
19. Gjetje nga auditimi :
Në procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me objekt “Blerje goma dhe bateri
makinash” datë 22.02.2016 me fond limit 657,666 lekë është konstatuar se juristja Znj. K SH
dhe Administratori Z. M M në hartimin e kritereve të pranimit për kualifikim nuk kanë
përcaktuar dy nga kriteret e përgjithshme të DT për pranim/kualifikim në procedurën e
prokurimit. Ky veprim krijon hapësirë për abuzime e mos përmbushje të objektit të prokuruar.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 10 faqe 101-103 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
19.1 Nga Njësia e Prokurimit (Sektori Juridik) dhe Administratori i “UKSH” SHA të merren
masa për hartimin e kritereve të pranimit për kualifikim, kritereve të përgjithshme të DT për
pranim/kualifikim në procedurën e prokurimit dhe t’i aplikojnë në çdo procedurë prokurimi
të “UKSH” SHA.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
20. Gjetje nga auditimi :
Nga auditimi janë konstatuar mangësi në rastet e riparimit të auto veturave, mjeteve të
transportit, ekskavator etj. Në asnjë rast, Dega e teknikës nuk ka mbajtur kartela për mjetet
dhe për shërbimet e kryera.
Gjithashtu shpenzimet për riparimin e automjeteve nuk janë të justifikuara, pasi nuk ka asnjë
raport teknik mbi defektet e konstatuara, hartimin e situacionit teknik, parashikimin e
shërbimit që do të kryhet, si dhe kryerjen e një analize ekonomike, për të parë nëse vlera e
riparimit është e justifikuar dhe ekonomike.
Për sa i përket shpenzimeve për karburantin është konstatuar se matja e orarit të punës të
makinerive të rënda nuk evidentohet me regjistrues (takometër), por me regjistër manual nga
punonjësit e shoqërisë, duke krijuar mundësinë e abuzimeve. Për mjetet e vogla, nuk është
vendosur taksimetri për regjistrimin e kilometrave të përshkruar. Mos regjistrimi për çdo ditë
i orëve të punës në bazë të “takometrit”, si dhe mos regjistrimi kilometrave të përshkuara në
bazë të regjistrimit të kilometrave sipas kilometrazhit, me fillimin dhe mbarimin e punës,
krijon mundësi abuzimi dhe rritje të pajustifikuar të shpenzimeve.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 11 faqe 103-105 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
20.1 UKSH SHA. të marrë masa për vendosjen e Takometrit në makineritë e rënda për të
qenë sa më transparent në pasqyrimin e orëve të punës të këtyre makinerive, si dhe vendosjen
e një taksimetri ose sistemit GPS për automjetet në mënyrë që të jetë lehtësisht e
Page 13
13
verifikueshme distanca e përshkuar nga secili automjet, me qëllim minimizimin e shpenzimeve
të karburantit.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
21. Gjetje nga auditimi:
Nga “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. nuk janë zbatuar rekomandimet për arkëtimin e
dëmeve ekonomike të konstatuara nga auditimi i KLSH-së, të miratuar nga Kryetari i
Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të përcjella me shkresën nr. 439 prot., datë 07.04.2015.
“Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA., nuk ka hartuar program specifik për t‟i raportuar
KLSH për zbatimin e rekomandimeve të auditit.
Janë rekomanduar 8 masa disiplinore të cilat janë zbatuar 100%, për të cilët janë nxjerrë
urdhrat e brendshëm 08.01.2015.
Janë rekomanduar 13 masa organizative nga auditi pararendës i KLSH, ndër të cilat 9 masa
janë zbatuar plotësisht dhe 4 janë zbatuar pjesërisht.
Janë rekomanduar 9 masa për shpërblim dëmi me vlerë totale 3,413,377 lekë , ndër të cilat 5
masa janë zbatuar me vlerë totale 2,866,020 lekë, ndërsa 4 masat e tjera në shumën 547,357
lekë, nuk janë zbatuar.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 1 faqe 25-28 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
21.1 Këshilli Administrativ dhe Administratori i Shoqërisë, të marrin masa për zbatimin dhe
realizimin e plotë të rekomandimeve të dhëna nga auditimi i mëparshëm i KLSH-së, të cilat
nga auditimi rezultuan të pazbatuara, si dhe t’i ndjekë me vëmendje të posaçme dhe me
prioritet të lartë.
21.2 Të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme
administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerave 547,375 lekë, specifikisht:
-131,097.19
lekë, nga operatori ekonomik “G...” Shpk, si penalitet për lëvrimin e vonuar të
mallit, në kundërshtim me kushtet e kontratës.
-280,080 lekë nga operatori ekonomik “I.....A....” Shpk, për punime të pakryera në lyerje dhe
pastrim të ambienteve të brendshme, në kundërshtim me Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004
“Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”, neni 6, Udhëzimin nr. 1, datë
02.04.2012,”Për blerjet me vlera të vogla” i ndryshuar, Ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998
“Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” dhe Udhëzimin e Këshillit të
Ministrave nr. 1, datë 16.06.2011 “Për disa ndryshime në Udhëzimin nr. 3, datë 15.02.2001
të Këshillit të Ministrave “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”.
-101,180 lekë, si përfitim në kundërshtim me Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për
Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”, përkatësisht nga z. DB vlera 31,200 lekë dhe z. S L
vlera 69,980 lekë.
-35,000 lekë, nga Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë (SHUKALB), si përfitim në
kundërshtim me Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat
Financiare”, neni 6, dhe Udhëzimin nr. 1, datë 02.04.2012,”Për blerjet me vlera të vogla” i
ndryshuar.
21.3 Në rast moszbatimi të këtij rekomandimi, KLSH do të evidentojnë përgjegjësinë ligjore
dhe ekonomike të personave zyrtarë të përfshirë në këtë proces, që me veprimet dhe mos
veprimet e tyre në zbatim të kompetencave që ju jep ligji, kanë kryer përmbushjen ose jo të
rregullt të detyrës, me pasojë prekjen e interesave ligjshme të Shoqërisë “Ujësjellës
Kanalizime Shkodër” SHA.
Menjëherë dhe vazhdimisht
Page 14
14
B. MASA PËR SHPËRBLIM DËMI
1. Gjetje nga auditimi:
Në procedurën e prokurimi me objekt: “Blerje pajisje dhe makineri profesionale” datë
29.12.2016 me fond limit 1,187,884 lekë, nga zbatimi i kontratës së nënshkruar mes palëve si
dhe deklaratës së hartuar nga vetë operatori ekonomik “T... T... C...”, nga ky operator janë
ofruar mallra në mospërputhje me specifikimet teknike dhe kushtet e kërkuara nga Autoriteti
Kontraktor e për rrjedhojë vlera prej 208,000 lekë me TVSH e pajisjes “Trapan me goditje” e
cila nuk përmbush specifikimet teknike konsiderohet dëm ekonomik.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.1 faqe 63-65 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
1.1 Të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme
administrative, si edhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës 208,000 lekë, nga
operatori ekonomik “T... T...C...”, për shkeljet e konstatuara në zbatimin e kontratës me
objekt “Blerje pajisje dhe makineri profesionale”.
Brenda datës 31.01.2018
2. Gjetje nga auditimi:
Në procedurën e prokurimit me objekt “Blerje Materiale Hidraulike” datë 09.01.2017 me
fond limit 5,808,196 lekë, nga zbatimi i kontratës së nënshkruar mes palëve si dhe deklaratës
së hartuar nga vetë operatori ekonomik “M...P...” shpk, nga ky operator janë ofruar mallra në
mospërputhje me specifikimet teknike dhe kushtet e kërkuara nga Autoriteti Kontraktor e për
rrjedhojë vlera prej 595,836 lekë me TVSH e 22 artikujve të cilat nuk përmbushin
specifikimet teknike konsiderohet dëm ekonomik.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.2 faqe 65-67 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
2.1 Të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme
administrative, si edhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës 595,836 lekë me TVSH,
nga operatori ekonomik “M...P...” shpk, për shkeljet e konstatuara në zbatimin e kontratës
me objekt “Blerje materiale Hidraulike”.
Brenda datës 31.01.2018
3. Gjetje nga auditimi:
Në procedurën e prokurimit me objekt: “Marrje me qira 3 automjete për një afat 5 vjeçar”
me fond limit 17,400,000 lekë, nga zbatimi i kontratës Qira/Leasing mes palëve si dhe
deklaratës të hartuar nga vetë operatori ekonomik “M.... M...” shpk, ky operator ka ofruar
automjetin Mitsubish-Pajero, (në zëvendësim të Land Rover sipas kontratës) që nuk është në
përputhje me vlerën e tregut, specifikimet teknike dhe kushtet e kërkuara nga Autoriteti
Kontraktor e për rrjedhojë vlera prej 447,426 lekë me TVSH që është diferenca midis vlerës
së Land Roverit me Mitsubish-Pajero e cila nuk përmbush specifikimet teknike konsiderohet
dëm ekonomik.
Në rast se vazhdohet në këto kushte, dëmi potencial i mundshëm i zbatimit të kontratës:
Qiraje/Leasing operacional me nr. 136 prot., datë 06.02.2017, lidhur nga “Ujësjellës
Kanalizime Shkodër” SHA. dhe operatorit ekonomik “M.... M....” shpk, është në shumën
5,279,626 lekë me TVSH.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.9 faqe 86-88 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
3.1 Të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme
administrative, si edhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës 447,426 lekë me TVSH ,
Page 15
15
nga operatori ekonomik “M... M...” shpk, për shkeljet e konstatuara në zbatimin e kontratës
me objekt “Marrje me qira 3 automjete për një afat 5 vjeçar”.
3.2 Nga Administratori i “UKSH” SHA. të merren masa e duhura ligjore për zëvendësimin e
mjetit sipas kushteve të DT, pasi në rast të vazhdimit me këto kushte, do ishte e lartë
përgjegjësia e titullari të autoritetit, për dëmin potencial të mundshëm në të ardhmen në
vlerën 5,279,626.80
lekë, për 5 vitet e tjera të kontratës.
Brenda datës 31.01.2018
4. Gjetje nga auditimi: Nga auditimi i ushtruar mbi përllogaritjen, njohjen, pagesën dhe
regjistrimin e detyrimeve fiskale dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore rezulton se nga
22 raste të marrë në studim aktualisht të punësuar pranë “UK Shkodër” SHA dhe ish të
punësuar pranë ish-“Ujësjellësit Fshat” SHA. Shkodër:
-Për 19 punonjës nuk janë derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore edhe
pse kanë qenë të punësuar pranë ish-“Ujësjellës Fshat” SHA, 18 raste janë në vitin 2015 dhe 1
rast në vitin 2016. Ky veprim është në kundërshtim me Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995
“Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Neni 117, Zbritjet nga paga, Ligjin Nr.
7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar
-Për 9 punonjës ish-“Ujësjellës Fshat” SHA ka paguar pagë dhe kontribute edhe pse ai është
larguar nga vendi i punës, 1 rast është në vitin 2015, 7 raste janë në vitin 2016 dhe 1 rast është
në vitin 2017.
-Për 8 punonjës gjatë procesit së transferimit janë paguar 2 herë për të njëjtët muaj edhe nga
ish-“Ujësjellës Fshat” SHA. edhe nga “UK Shkodër” SHA. Këto veprime janë në
kundërshtim me Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i
ndryshuar.
Për 22 praktika punësimi objekt auditimi, vlera totale e dëmit ekonomik është 679,000 lekë,
ndër të cilat vlera 275,000 lekë i përket vitit 2015 dhe është dëm i krijuar para bashkimit të
“UK Shkodër” SHA. me ish-“Ujësjellësin Fshat” SHA. dhe pjesa tjetër prej 404,000 lekë
është dëm i krijuar pas miratimit të VKM nr. 63 datë 27.01.2016.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 6 faqe 49-54 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
-Nga Administrimi i “UK Shkodër” SHA. dhe sektori i financës të merren masa dhe të
kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative, si
edhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës 404,000 lekë për problematikat e
konstatuara për përfitim të pagave në mënyrë të padrejtë nga punonjës të “UK Shkodër”
SHA.
Menjëherë
C. MASA PËR ELIMIMIN E EFEKTEVE NEGATIVE TË KONSTATUARA NË
ADMINISTRIMIN E FONDEVE PUBLIKE DHE PËR MENAXHIMIN ME
EKONOMICITET, EFICENCE DHE EFEKTIVITET TË FONDEVE PUBLIKE.
1. Gjetje nga auditimi:
Në zbatimin e punimeve të kontratë së punimeve nr. 05 prot., datë 02.11.2015 me objekt:
“Ndërtimi i linjës së ujësjellësit nga rezervuari i Baksit deri në rezervuarin e Recit,
punime mbrojtëse në linjën e tubit Ø 560 mm, në fshatin Baks, automatizimi i Stacionit
të Trushit, linja elektrike”, me vlerë 63,779,671 lekë pa TVSH, me sipërmarrës BOE
“A...K...” shpk & “A...” shpk & “E... C....” shpk, afati i realizimit të punimeve 90 ditë
kalendarike. Titullari i autoritetit kontraktor, ka miratuar në një ditë dy akte për shtyrje e
afatit/tej-zgjatjen (katërfishim) e përfundimit të punimeve (me procesverbal-75 ditë; me
amendament-270 ditë kalendarike) janë nul, pasi janë në kundërshtim me pikën 38.1 të nenit
Page 16
16
38 të kontratës dhe DT). Miratimi i tej-zgjatjes së afatit kohor për përfundimin e punimeve
janë pa kërkesë zyrtare nga mbikëqyrësi i punimeve, nuk vijnë nga shkaqe të
paparashikueshme në kundërshtim me Udhëzimin nr. 2, datë 13.05.2005“Për zbatimin e
punimeve të ndërtimit”, dhe ka ndikuar dukshëm në pjesëmarrjen dhe kushtet që përbëjnë
bazën e përzgjedhjes të operatorëve ekonomik.
Shuma 18,103,630 lekë me TVSH, është efekt negativ financiar për shoqërinë “UK
Shkodër” SHA si pasojë e nënshkrimit të kontratës dhe shtesës të kontratës në kundërshtim
me aktet ligjore në fuqi, i llogaritur si penalitet për vonesën në mbarimin e punimeve, në
përputhje me penalitetetet e vendosura për moszbatimin brenda afateve kohore, të punimeve
të kontratës nr. 05 prot., datë 06.01.2015.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.9 faqe 86-88 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
1.1 Nga Këshilli Administrativ, Administratori i “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. dhe
Bashkia Shkodër të shqyrtohen dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për marrjen në dorëzim
dhe inventarizimin e dokumentacionit ligjor të investimit dhe zbatimit të kontratave nga Ish–
“Ujësjellësi Fshat”SHA. Të analizohet shuma 18,103,630 lekë me TVSH dhe efekti negativ
financiar në buxhetin e “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA.
Brenda datës 31.05.2018
2. Gjetje nga auditimi:
Në zbatimin e punimeve të kontratës së punimeve nr. 735 prot., datë 07.12.2016 me objekt:
“Punime në nënstacionin elektrik, punime në stacionin e pompimit Trush si dhe
ndërtimi i rrjetit kryesor për furnizimin me ujë të pushuesve në fshatin Velipojë”, me
fond limit 54,407,342 lekë dhe vlerë kontrate 53,915,090 lekë pa TVSH (62,407,666 lekë me
TVSH), afati i realizimit të punimeve është 20 ditë kalendarike.
U konstatua që alokimi i fondit në vlerën 65,288,810 lekë me TVSH, për procedurën e
prokurimit me objekt “Punime në nënstacionin elektrik, punime në stacionin e pompimit
Trush si dhe ndërtimi i rrjetit kryesor për furnizimin me ujë të pushuesve në Fshatin
Velipojë”, është realizuar në kohën kur shoqëria ligjërisht nuk duhet të ekzistonte më si një
shoqëri aksionare. Përdorimi i buxhetit të institucionit qendror drejtues AKUK është orientuar
në angazhime të cilat ky institucion nuk duhej t‟i lëvronte për ish-„”Ujësjellësin Fshat” SHA.
Shkodër, në kundërshtim me UMF nr. 7 ,datë 11.02.2015“Për procedurat standarde të
përcaktimit dhe zbatimit të limiteve të angazhimit”, Ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008“Për
tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, Ligjin nr. 115/2014, “Për ndarjen administrative-
territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
-Titullari i Autoritetit Kontraktor, ka miratuar dy akte për shtyrjen e afatit/tej-zgjatjen
(katërfishim) e përfundimit të punimeve (45 ditë dhe 31 ditë kalendarike) të cilat janë nul,
pasi bien në kundërshtim me pikën 38.1 të nenit 38 të kontratës dhe DT. Miratimi i tej-
zgjatjes së afati kohor për përfundimin e punimeve janë pa kërkesë zyrtare nga mbikëqyrësi i
punimeve, nuk vijnë nga shkaqe të paparashikueshme dhe janë në kundërshtim me
Udhëzimin nr. 2, datë 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”,duke ndikuar
dukshëm në pjesëmarrjen dhe kushtet që përbëjnë bazën e përzgjedhjes së operatorëve
ekonomik.
Shuma 15,601,915.78
lekë me TVSH, është efekti negativ financiar i shkaktuar për
shoqërinë “UK Shkodër” SHA si pasojë e nënshkrimit të kontratës dhe shtesës të kontratës në
kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, i llogaritur si penalitet për vonesën në mbarimin e
punimeve, në përputhje me penalitetetet e vendosura për moszbatimin brenda afateve kohore,
të punimeve të kontratës nr. 735 prot., datë 07.12.2016.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.11 faqe 94-101 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Page 17
17
Për sa më sipër rekomandojmë:
2.1 Nga Këshilli Administrativ, Administratori i “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA. dhe
Bashkia Shkodër të shqyrtohen dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për marrjen në dorëzim
dhe inventarizimin e dokumentacionit ligjor të investimit dhe zbatimit të kontratave nga Ish–
“Ujësjellësi Fshat” SHA. Të analizohet shuma 15,601,915.78
lekë me TVSH dhe efekti
negativ financiar në buxhetin e “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA.
Brenda datës 31.05.2018
Shënim: Pas përfundimit të procesit të bashkimit të dy shoqërive aksionare dhe pas dorëzimit
të plotë të dokumentacionit të ish-“Ujësjellës Fshat” SHA pranë UK Shkodër SHA, nga auditi
i brendshëm të merren masa dhe të auditohet procedura e prokurimit dhe dosja e zbatimit të
punimeve të kontratës me objekt “Punime në nënstacionin elektrik, punime në stacionin e
pompimit Trush si dhe ndërtimi i rrjetit kryesor për furnizimin me ujë të pushuesve në fshatin
Velipojë”.
3. Gjetje nga auditimi:
Në dy procedura prokurimi me objekt “Blerje karburanti”, datë 28.06.2016 dhe 20.11.2016
me fond limit 6,488,229 lekë, nga mos ndjekja e procedurave ligjore në përllogaritjen e vlerës
së kontratës, fondi limit për këto dy procedura prokurimi është rritur në mënyrë të pa
justifikuar me 251,315 lekë, vlerë e cila përbën efekt financiar negativ për shoqërinë “UK
Shkodër” SHA.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.4 dhe 9.4/1 faqe 70-77 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
3.1 “Ujësjellës Kanalizime Shkodër”SHA., përpara përcaktimit të sasive të nevojshme për
prokurim dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, të kryejë një analizë të mirёfilltё dhe të
gjithanshme për rritjen e efektivitetit, eficiensёs dhe ekonomicitetit nё mirë administrimin e
fondeve publike.
3.2 Nga zyra, ose personat e ngarkuar nga Administratori i Shoqërisë, përllogaritja e vlerës
së kontratës, të bëhet duke analizuar koston e mallrave që do të prokurohen duke respektuar
mënyrën dhe kushtet e miratuara.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
4. Gjetje nga auditimi:
Në procedurën e prokurimi me objekt “Blerje prodhime betoni” datë 05.01.2017 me fond
limit 3,953,279 lekë, nga përllogaritjen e gabuar e fondit limit duke anashkaluar VKM nr. 629
datë 15.7.2015, është shkaktuar një diferencë negative mes fondit të përllogaritur dhe atij të
kontraktuar nga “K... K....”. Vlera prej 977,445 lekë përbën efekt negativ financiar për
shoqërinë “UK Shkodër” SHA.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 9.3 faqe 67-70 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
4.1 Administratori i autoritetit kontraktor të shqyrtojë vlerën 977,445 lekë dhe të eliminojë
vendosjen e kushteve diskriminuese në DT që pengojnë përmbushjen me sukses të kontratave.
4.2 Të evidentohen përgjegjësitë dhe të merren vendimet përkatëse, vlerë e cila për shoqërinë
“UK Shkodër” SHA përbën efekt financiar negativ.
Menjëherë dhe në vazhdimësi
Page 18
18
5. Gjetje nga auditimi:
Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me objekt “Blerje pjesë këmbimi” datë
29.12.2015 me fond limit 362,900 lekë, anëtarët e KVO-së
kanë kualifikuar dhe shpallur fitues
operatorin ekonomik “E....” shpk edhe pse ky operator nuk plotësonte një nga kriteret e
pranimit për kualifikim, veprime këto në kundërshtim me nenet 1,2 e 20 të ligjit nr. 9463,
datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”. Diferenca midis operatorit ekonomik shpallur
padrejtësisht fitues “E....” sh.p.k me ofertë 359,750 lekë pa TVSH dhe operatorit ekonomik i
cili ka paraqitur ofertën më të ulët “A... A...” sh.p.k me vlerë 319.000 lekë pa TVSH është
40,750 lekë dhe përbën efekt negativ financiar për shoqërinë “UK Shkodër” SHA.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 10 faqe 101-103 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
5.1 Titullari i autoritetit kontraktor të shqyrtojë vlerën 40,750 lekë dhe të eliminojë vendosjen
e kushteve diskriminuese në DT që pengojnë përmbushjen me sukses të kontratave.
5.2 Të evidentohen përgjegjësitë dhe të merren vendimet përkatëse, vlerë e cila për “UK
Shkodër” SHA. përbën efekt financiar negativ. Menjëherë dhe në vazhdimësi
6. Gjetje nga auditimi:
Me datë 21.12.2016 është kryer procedura e prokurimit me vlerë të vogël për shërbimin
“Vlerësim i aktiveve të identifikuara për nxjerrje jashtë përdorimi” me vlerë 33.333 lekë, me
operator fitues “A...” shpk. Vlerësimi për riaftësimin e aktiveve të vlerësuara për t‟u nxjerrë
jashtë përdorimi kryhet nga vetë komisioni i vlerësimit i ngritur nga titullari i institucionit dhe
është një shërbim i cili nuk mund të prokurohet. Ky veprim është në kundërshtim me
Udhëzimin Nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik”. E gjithë
vlera e kontratës prej 33,333 lekë përbën efekt negativ financiar për shoqërinë “UK
Shkodër” SHA.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 10 faqe 101-103 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
6.1 Nga ana e stafit të “UKSH” SHA. të shqyrtohet vlera 33,333 lekë në raste të “Vlerësimit
për riaftësimin e aktiveve të vlerësuara për t’u nxjerrë jashtë përdorimi” në mënyrë që
procedura të kryhet vetëm nga komisioni i vlerësimit i institucionit.
6.2 Të evidentohen përgjegjësitë dhe të merren vendimet përkatëse, vlerë e cila për “UK
Shkodër” SHA. përbën efekt financiar negativ
Menjëherë dhe në vazhdimësi
7. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi mbi zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi në zbatimin e strukturës organizative,
në marrëdhëniet e punës dhe në dhënien e pagave dhe shpërblimeve është konstatuar se:
-Punonjësit e larguar nga puna kanë hapur procese gjyqësore ligjore për të cilat është marrë 1
vendim i formës së prerë në vitin 2016 me vlerë të efektit negativ financiar në shumën
480,930 lekë. Ndërkohë, janë ende 4 procedura në proces gjyqësor për të cilat pretendohen 54
paga dëmshpërblim në vlerë totale 2,148,000 lekë të cilat janë potencial i mundshëm në të
ardhmen për efekt negativ financiar për “UK Shkodër” SHA.
-Janë dhënë bonuse për 292 punonjësit e “UK Shkodër” SHA, pa referencë të saktë dhe të
plotë ligjore. Vlera prej 1,460,000 lekë përbën efekt financiar negativ për “UK Shkodër”
SHA. (Më hollësisht trajtuar në pikën 4 faqe 36-43 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Page 19
19
Për sa më sipër rekomandojmë: 7.1 Nga Administrimi i “UK Shkodër” SHA. dhe sektori i financës të merren masa për
shqyrtimin e efektit financiar në vlerën totale 1,940,930 lekë, të ardhur si pasojë e mos-
ndjekjes së procedurave ligjore në largimin e punonjësve nga puna dhe shpërndarjes së
shpërblimit në kushtet e vështirësisë financiare, të evidentohen përgjegjësitë e të merret
vendimi përkatës, si dhe nga Sektori Juridik të merren masa për ndjekjen e të gjitha çështjeve
gjyqësore, në të gjitha shkallët e gjykimit për shmangien e kostove shtese nga proceset
gjyqësore në proces të cilat mbartin risk të lartë për efekt negative financiar në vlerën
2,148,000 lekë për shoqërinë “UK Shkodër” SHA.
7.2 Nga Administrimi i “UK Shkodër” SHA dhe Këshilli Administrativ, të analizohen në
mënyrë të detajuar rastet e largimit nga puna, si dhe krijimi i detyrimeve të shtuara
përmbarimore, duke evidentuar përgjegjësitë individuale, humbje të cilat janë në vlera të
konsiderueshme për shoqërinë.
Menjëherë dhe vazhdimisht
8. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi mbi mbajtjen e evidencës kontabile dhe të kontratave të energjisë elektrike
rezulton se “UK Shkodër” SHA. nuk paguan një prej kontratave të energjisë elektrike në
principal 103,893,889 lekë dhe kamatëvonesë 38,202,950 lekë. Gjithashtu, “UK Shkodër”
SHA. nuk paguan 17 kontrata të ish-“Ujësjellësit Fshat”SHA. me vlerë totale principali
24,822,015 lekë, dhe vlerë totale kamatëvonese 9,154,972 lekë. Kamatëvonesat e krijuara nga
mos-pagesa e detyrimeve të energjisë elektrike janë në vlerë totale 47,357,922 lekë dhe
përbëjnë efekt negativ financiar për shoqërinë “UK Shkodër” SHA.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 5 faqe 43-49 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
8.1 Nga sektori juridik dhe sektori i financës së “UK Shkodër” SHA. të merren masa që të
identifikohen dhe të raportohen saktë dhe në kohë të gjitha detyrimet kontraktuale të
energjisë elektrike qofshin këto të përhershme apo të përkohshme dhe të kryhet rakordimi me
OSHEE për të shmangur penalitetet dhe kamatëvonesat që rrjedhin nga mosrespektimi i
penaliteteve për uljen e kostove shtesë të shoqërisë.
Menjëherë dhe vazhdimisht
9. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i ushtruar mbi pagesën dhe regjistrimin e detyrimeve fiskale rezulton se gjobat
dhe interesat e regjistruara të institucionit deri në datë 06.10.2016 janë praktikisht në vlerë
totale 77,373,942 lekë të cilat përbëjnë efekt negativ financiar për shoqërinë “UK Shkodër”
SHA. në kundërshtim me Ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 5 faqe 43-49 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
9.1 Nga Administrimi dhe sektori i Financës të merren masa që të kryhen rakordime të
vazhdueshme me Drejtorinë Tatimore për të siguruar menaxhim më të mirë financiar për
shoqërinë “UK Shkodër” SHA. duke shikuar mundësinë e shlyerjes së gjobave dhe
kamatëvonesave me këste, sipas një skeduli të miratuar nga palët.
Menjëherë dhe vazhdimisht
10. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i ushtruar mbi përllogaritjen, njohjen, pagesën dhe regjistrimin e detyrimeve
fiskale dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore rezulton se nga 22 praktika punësimi për
punonjës aktualisht të punësuar pranë “UK Shkodër” SHA. dhe ish të punësuar pranë ish-
“Ujësjellësit Fshat” SHA. Shkodër:
Page 20
20
-Kontributet e paguara tepër për vitin 2015 janë në vlerën 29,075 lekë dhe në vlerën 133,191
lekë për vitet 2016-2017 dhe përbëjnë efekt negativ financiar për shoqërinë “UK Shkodër”
SHA.
-Vlera e munguar e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në total është
166,118 lekë, ndër të cilat 120,248 lekë i përkasin vitit 2015 dhe 45,870 lekë i përkasin vitit
2016 në kundërshtim me Ligjin nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së
Shqipërisë” i ndryshuar, Neni 117, Zbritjet nga paga.
(Më hollësisht trajtuar në pikën 6 faqe 49-54 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)
Për sa më sipër rekomandojmë:
10.1 Nga Administrimi dhe sektori i financës të merren masa që të kryhen rakordime të
vazhdueshme me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtorinë Tatimore në kohë reale,
për verifikimin e pagesave të pagave, të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore për çdo të punësuar i cili ka qenë ish- i punësuar i ish-“Ujësjellësit Fshat”
SHA. Shkodër. dhe për punonjës të tjerë të cilët do të transferohen në vazhdimësi pranë “UK
Shkodër” SHA.
Menjëherë dhe vazhdimisht
D. MASA DISIPLINORE
I. Bazuar e në referim të Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”
dhe Statutit të miratuar të shoqërisë aksionare me Vendimin nr. 36 datë 29.03.2013 si dhe
Vendimit nr. 8 datë 01.06.2016 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e statutit të shoqërisë
aksionare Ujësjellës-Kanalizime Shkodër”, Bashkia Shkodër dhe Këshilli i Administrimit i
“UK Shkodër” SHA. të analizojë përgjegjësinë dhe të fillojë procedurat për dhënien e masës
disiplinore “Largim nga detyra” për:
1. Z. M.M, me detyrë Administrator: -Për mos përfundimin e procesit të bashkimit me ish-“Ujësjellësin Fshat” SHA. në
kundërshtim me Ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008“Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”,
Ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore
në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr. 510, datë 10.6.2015 “Për miratimin e procedurave
për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktivet të trupëzuara dhe të pa
trupëzuara, të arkivave dhe çdo dokumentacioni tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore,
të prekura nga riorganizimi administrativo-territorial”, VKM nr. 63, datë 27.1.2016 “Për
riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë ë pijshëm,
grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura”
-Për moszbatimin e shkronjën “b” të nenit 1 të ligjit nr. 7598, datë 01.09.1992 “Për krijimin e
fondit të veçantë monetar për ish-të dënuarit e të përndjekurit politikë” dhe VKM nr. 392,
datë 12.08.1999 “Për administrimin e fondit të veçantë monetar, të krijuar sipas ligjit nr.
7598, datë 01.09.1992 “Për krijimin e fondit të veçantë monetar për ish-të dënuarit e të
përndjekurit politikë” për të arkëtuar për llogari të Institutit të Integrimit të ish-të
Përndjekurve Politikë shumën 1 % të fondit të pagave për vitin 2015-2017 në vlerë totale
3,907,442 lekë.
-Për shpërndarje bonusi (shpërblimi) në vlerën 1,460,000 lekë pa u mbyllur viti ushtrimor
2016 në kundërshtim me Kodin e Punës, Nenin 114.
-Për mosveprimet dhe mos likuidimet e detyrimeve dhe kamatëvonesave për 17 kontrata të
ish-“Ujësjellësit Fshat” SHA., për të cilat detyrimi deri në 31.03.2017 është në shumën
24,822,015 lekë dhe kamatëvonesat janë në shumën 9,154,972 lekë.
Page 21
21
-Për menaxhim të keq financiar dhe mosveprim në lidhje me procedurën e transferimit të
punonjësve në bazë të VKM nr. 63 datë 27.01.2016.
-Për nxjerrjen e urdhrit të kryerjes së procedurës së prokurimit me vlerë të vogël nr. 33 nr. 72
prot., datë 21.12.2016 për shërbimin “Vlerësim i aktiveve të identifikuara për nxjerrje
jashtë përdorimi”, procedurë e cila nuk mund të prokurohet në kundërshtim me Udhëzimin
nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik”.
-Për mos ndarje të detyrave të zyrtarëve/nëpunësve të përfshirë në hartimin e dokumenteve të
tenderit dhe të zyrtarëve të përfshirë në vlerësimin dhe përzgjedhjen e fituesit, për dy
procedura prokurimi “Shërbimi i ruajtjes së objekteve me roje private ” datë 20.07.2016
dhe “Shërbim Roje Private”,[për 2 objekte të Njësisë Administrative Velipojë-Stacioni i
Ujësjellësit dhe Impianti i Ujërave të Zeza] datë 23.12.2016, veprime këto në kundërshtim me
nenin 56 (paragrafi i parë) të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”, i ndryshuar.
-Për lidhjen e shtesës së kontratës me objekt “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike të 3
(tre) objekteve dhe personelit të “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” SHA., sigurimi dhe
shoqërimi i vlerave monetare gjatë transportit” datë 18.05.2016, pa realizuar procedurën e
prokurimit “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit” në kundërshtim me pikën 5/a të
nenit 33 të LPP dhe nenit 36 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”, i ndryshuar.
-Për realizimin e procedurës së prokurimit “Marrje me qira 3 automjete për një afat 5
vjeçar”, datë 04.11.2016, në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin
e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, neni 76 “Kohëzgjatja e kontratës”.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 4 faqe 36-43, pikën 5 faqe 43-49, pikën 6 faqe 49-54, pikën 8
faqe 60-62, pikën 9.6 datë 79-81, pikën 9.7 faqe 81-83, pikën 9.8 faqe 83-86, pikën 9.9 faqe
86-88)
II. Bazuar e në referim të nenit nr. 37 të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, miratuar
me Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, i ndryshuar, Administratori i “UK Shkodër” SHA. të
analizojë përgjegjësinë dhe të fillojë procedurat për dhënien e masave disiplinore nga
“Vërejtje” deri në “Largim nga puna”, sipas shkeljeve të konstatuara në Raportin
Përfundimtar të Auditimit për:
1. Z. F. T, me detyrë Drejtor i Degës Juridike,:
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për hartimin dhe miratimin DT dhe specifikimeve teknike
në kundërshtim me ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar neni
23 “Specifikimet teknike” si dhe në kundërshtim me VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Për
miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni Kreu III neni 27, në procedurën e
prokurimit “Blerje pajisje dhe makineri profesionale” datë 29.12.2016.
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
266,107 lekë në procedurën e prokurimit “Blerje materiale hidraulike” datë 09.01.2017
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
977,445 lekë, në procedurën e prokurimit “Blerje prodhim betoni” datë 05.01.2017
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
170,270 lekë, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 28.06.2016
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
81,045 lekë, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 20.11.2016
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për procedurën e prokurimit “Shërbimi i ruajtjes së
objekteve me roje private ” datë 20.07.2016, dhe “Shërbim roje private”,[për 2 objekte të
Njësisë Administrative Velipojë-Stacioni i Ujësjellësit dhe Impianti i Ujërave të Zeza] datë
23.12.2016, nuk janë përcaktuar dhe vendosur kriteret për kualifikim, në kundërshtim me
Page 22
22
paragrafin e dytë të nenit 61, të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”, i ndryshuar.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.1 faqe 63-65, pikën 9.2 faqe 65-67, pikën 9.3 faqe 67-70,
pikën 9.4 faqe 70-73, pikën 9.4/1 faqe 73-77, pikën 9.6 faqe 79-81, pikën 9.8 faqe 83-86)
2. Znj. S .B me detyrë Përgjegjëse e Financës
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për hartimin dhe miratimin DT dhe specifikimeve teknike
në kundërshtim me ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar neni
23 “Specifikimet teknike” si dhe në kundërshtim me VKM 914 datë 29.12.2014 “Për
miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni Kreu III neni 27, në procedurën e
prokurimit “Blerje pajisje dhe makineri profesionale” datë 29.12.2016
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
266,107 lekë në procedurën e prokurimit “Blerje materiale hidraulike” datë 09.01.2017
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
977,445 lekë, në procedurën e prokurimit “Blerje prodhim betoni” datë 05.01.2017
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
170,270 lekë, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 28.06.2016
-Për mos reflektimin e plotë dhe të saktë të detyrimit tatimor në kundërshtim me Ligjin nr.
9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për procedurën e prokurimit “Shërbimi i ruajtjes së
objekteve me roje private ” datë 20.07.2016, dhe “Shërbim roje private”, [për 2 objekte të
Njësisë Administrative Velipojë-Stacioni i Ujësjellësit dhe Impianti i Ujërave të Zeza] datë
23.12.2016, nuk janë përcaktuar dhe vendosur kriteret për kualifikim, në kundërshtim me
paragrafin e dytë të nenit 61, të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”, i ndryshuar.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.1 faqe 63-65, pikën 9.2 faqe 65-67, pikën 9.3 faqe 67-70,
pikën 9.4 faqe 70-73, pikën 5 faqe 43-49, pikën 9.6 faqe 79-81, pikën 9.8 faqe 83-86)
3. Z. A. C, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Mekanik
-Për kolaudimin dhe marrjen në dorëzim të mallit jo në përputhje me specifikimet teknike, në
procedurën e prokurimit “Blerje pajisje dhe makineri profesionale” datë 29.12.2016.
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
170,270 lekë, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 28.06.2016
-Si anëtar i KVO-së
, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 20.11.2016 për
shpalljen fitues të operatorit “K...shpk” në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014
“Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, Kreu VII, Neni 65
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për procedurën e prokurimit “Shërbimi i ruajtjes së
objekteve me roje private ” datë 20.07.2016, nuk janë përcaktuar dhe vendosur kriteret për
kualifikim, në kundërshtim me paragrafin e dytë të nenit 61, të VKM nr. 914, datë 29.12.2014
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.1 faqe 63-65, pikën 9.4 faqe 70-73, pika 9.4/1 faqe 73-77,
pikën 9.6 faqe 79-81)
4. Z. D.S, me detyrë Jurist
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për hartimin dhe miratimin e DST dhe specifikimeve
teknike në kundërshtim me ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i
ndryshuar neni 23 “Specifikimet teknike” si dhe në kundërshtim me VKM nr. 914 datë
29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni Kreu III neni 27, në
procedurën e prokurimit “Blerje pajisje dhe makineri profesionale” datë 29.12.2016
Page 23
23
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
266,107 lekë në procedurën e prokurimit “Blerje materiale hidraulike” datë 09.01.2017
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
977,445 lekë, në procedurën e prokurimit “Blerje prodhim betoni” datë 05.01.2017
-Si anëtar i KVO-së
, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 28.06.2016, për
shpalljen fitues të operatorit “K...shpk” në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014
“Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, Kreu VII, Neni 65
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
81,045 lekë, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 20.11.2016
-Si anëtar i KVO-së
, për procedurën e prokurimit “Shërbimi i ruajtjes së objekteve me roje
private ” datë 20.07.2016, lekë me TVSH), shtojca 1 “Formulari i Ofertës” i datës
20.07.2016 e operatorit ekonomik “M...” shpk nuk është e firmosur në pjesën e pasme nga
anëtarët e KVO-së
, në mos përputhje me paragrafin e dytë të pikës 4 të nenit 64 “Hapja e
ofertave” të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit” i
ndryshuar.
-Si anëtar i njësisë së prokurimit, për procedurën e prokurimit “Shërbim Roje Private”,[për
2 objekte të Njësisë Administrative Velipojë-Stacioni i Ujësjellësit dhe Impianti i Ujërave të
Zeza] datë 23.12.2016, nuk janë përcaktuar dhe vendosur kriteret për kualifikim, në
kundërshtim me paragrafin e dytë të nenit 61, të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për
miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.1 faqe 63-65, pikën 9.2 faqe 65-67, pikën 9.3 faqe 67-70,
pikën 9.4 faqe 70-73, pikën 9.4/1 faqe 73-77, pikën 9.6 faqe 79-81, pikën 9.8 faqe 83-86)
5. Z. L.P me detyrë Drejtor Teknik
-Si anëtar i KVO-së
në procedurën e prokurimit “Blerje materiale hidraulike”, datë
09.01.2017, për shpalljen fitues të operatorit “M...-P....” shpk e cila është në kundërshtim me
VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni 27 pika
5,c.
-Si anëtar i KVO-së
në procedurën e prokurimit“Blerje prodhime betoni” datë 05.01.2017,
për kualifikimin fitues të operatorit ekonomik “K.... K...” shpk, në kundërshtim me ligjin nr.
9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar nenet 46 e 53 si dhe VKM nr. 914
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni 27 pika 3.
-Si anëtar i KVO-së
, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 28.06.2016, për
shpalljen fitues të operatorit “K... shpk” në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014
“Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, Kreu VII, Neni 65.
-Si anëtar i KVO-së
, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 20.11.2016 për
shpalljen fitues të operatorit “K... shpk” në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014
“Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, Kreu VII, Neni 65.
-Si anëtar i KVO-së
, në procedurën e prokurimit “Rikonstruksion i qendrës së kujdesit të
Klientit” datë 05.01.2017 për shpalljen fitues operatorit ekonomik “E....A....” shpk është në
kundërshtim me ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar nenet 46
e 53 si dhe VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
neni 27 pika 5,c.
-Si anëtar i KVO-së
, për procedurën e prokurimit “Shërbimi i ruajtjes së objekteve me roje
private” datë 20.07.2016, lekë me TVSH), shtojca 1 “Formulari i Ofertës” i datës 20.07.2016
e operatorit ekonomik “M...” shpk nuk është e firmosur në pjesën e pasme nga anëtarët e
KVO-së, në mos përputhje me paragrafin e dytë të pikës 4 të nenit 64 ”Hapja e ofertave” të
VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit” i ndryshuar.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.2 faqe 65-67, pikën 9.3 faqe 67-70, pikën 9.4 faqe 70-73,
pika 9.4/1 faqe 73-77, pika 9.5 faqe 77-79, pikën 9.6 faqe 79-81)
Page 24
24
6. Z. B.D, me detyrë Topograf
-Si anëtar i KVO-së
, në procedurën e prokurimit “Rikonstruksion i qendrës së kujdesit të
Klientit” datë 05.01.2017 për shpalljen fitues të operatorit ekonomik “E...-A...” shpk në
kundërshtim me ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar nenet 46
e 53 si dhe VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
neni 27 pika 5,c
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.5 faqe 77-79)
7. Znj. A.M, me detyrë Specialiste Ekonomie
-Si anëtar i KVO-së
, në procedurën e prokurimit “Rikonstruksion i qendrës së kujdesit të
Klientit” datë 05.01.2017 për shpalljen fitues të operatorit ekonomik “E...-A...” shpk në
kundërshtim me ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar nenet 46
e 53 si dhe VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
neni 27 pika 5,c.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.5 faqe 77-79)
8. Znj. A.T, me detyrë Specialiste Ekonomie
-Si anëtar i KVO-së
, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 28.06.2016, për
shpalljen fitues të operatorit “K...shpk” në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014
“Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, Kreu VII, Neni 65.
- Si anëtar i njësisë së prokurimit, për rritjen në mënyrë të pajustifikuar të fondit limit me
81,045 lekë, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 20.11.2016.
-Si anëtar i KVO-së
, për procedurën e prokurimit “Shërbimi i ruajtjes së objekteve me roje
private ” datë 20.07.2016, lekë me TVSH, shtojca 1 “Formulari i Ofertës” i datës 20.07.2016
e operatorit ekonomik “M...” shpk nuk është e firmosur në pjesën e pasme nga anëtarët e
KVO-së, në mos përputhje me paragrafin e dytë të pikës 4 të nenit 64 ”Hapja e ofertave” të
VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit” i ndryshuar.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.4 faqe 70-73, 9.4/1 faqe 73-77, pikën 9.6 faqe 79-81)
9. Znj. SH.K, me detyrë Përgjegjëse e Sektorit Ujësjellës:
-Si anëtar i KVO-së
në procedurën e prokurimit “Blerje materiale hidraulike”, datë
09.01.2017, për shpalljen fitues të operatorit “M...-P...” shpk, në kundërshtim me VKM nr.
914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni 27 pika 5,c.
-Për kolaudimin dhe marrjen në dorëzim të mallit jo në përputhje me specifikimet teknike në
procedurën e prokurimit “Blerje materiale hidraulike”, datë 09.01.2017.
-Si anëtare e KVO-së
, për procedurën e prokurimit “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike
të tre objekteve dhe personelit të “UK Shkodër” SHA., sigurimi dhe shoqërimi i vlerave
monetare gjatë transportit”, datë 15.04.2015, shtojca 1 “Formulari i Ofertës” i datës
20.04.2015 e operatorit ekonomik “M...” shpk nuk është e firmosur nga anëtarët e KVO-së
në
mos përputhje me paragrafin e dytë të pikës 4 të nenit 64 “Hapja e ofertave” të VKM nr. 914,
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit” i ndryshuar.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.2 faqe 65-67, pikën 9.7 faqe 81-83)
10. Znj. E.M, me detyrë Juriste
-Si anëtar i KVO-së
në procedurën e prokurimit “Blerje materiale hidraulike”, datë
09.01.2017, për shpalljen fitues të operatorit “M...-P....” në kundërshtim me VKM nr. 914
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni 27 pika 5,c.
Page 25
25
-Si anëtar i KVO-së
, në procedurën e prokurimit “Blerje karburanti” datë 20.11.2016 për
shpalljen fitues të operatorit “K...shpk” në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014
“Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, Kreu VII, Neni 65.
-Si anëtar i KVO-së
në procedurën e prokurimit “Blerje prodhime betoni” datë 05.01.2017,
për kualifikimin fitues të operatorit ekonomik “K...” shpk, në kundërshtim me ligjin nr. 9643
datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar nenet 46 e 53 si dhe VKM nr. 914 datë
29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni 27 pika 3.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.2 faqe 65-67, pikën 9.3 faqe 67-70, pikën 9.4/1 faqe 73-77)
11. Z. F. SH me detyrë K/Mekanik
-Për kolaudimin dhe marrjen në dorëzim të mallit jo në përputhje me specifikimet teknike, në
procedurën e prokurimit “Blerje pajisje dhe makineri profesionale” datë 29.12.2016.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.1 faqe 63-65)
12. Znj. B. B me detyrë Specialiste Administrate
-Për kolaudimin dhe marrjen në dorëzim të mallit jo në përputhje me specifikimet teknike, në
procedurën e prokurimit “Blerje pajisje dhe makineri profesionale” datë 29.12.2016.
-Si anëtar i KVO-së
në procedurën e prokurimit“Blerje Prodhime Betoni” datë 05.01.2017,
për kualifikimin fitues të operatorit ekonomik “K... K...” shpk, në kundërshtim me ligjin nr.
9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar nenet 46 e 53 si dhe VKM nr. 914
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni 27 pika 3.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.1 faqe 63-65, pikën 9.3 faqe 67-70)
13. Z. N. D me detyrë Teknik
-Për kolaudimin dhe marrjen në dorëzim të mallit jo në përputhje me specifikimet teknike në
procedurën e prokurimit “Blerje materiale hidraulike”, datë 09.01.2017
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.2 faqe 65-67)
14. Z. P.P me detyrë Teknik i Rrjetit Ujësjellësit
-Për kolaudimin dhe marrjen në dorëzim të mallit jo në përputhje me specifikimet teknike në
procedurën e prokurimit “Blerje materiale hidraulike”, datë 09.01.2017
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.2 faqe 65-67)
15. Znj. E.K me detyrë Drejtore Ekonomike
-Si anëtare e KVO-së
, për procedurën e prokurimit “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike
të tre objekteve dhe personelit të “UK Shkodër” SHA., sigurimi dhe shoqërimi i vlerave
monetare gjatë transportit”, datë 15.04.2015, shtojca 1 “Formulari i Ofertës” i datës
20.04.2015 e operatorit ekonomik “M...” shpk nuk është e firmosur nga anëtarët e KVO-së
në
mos përputhje me paragrafin e dytë të pikës 4 të nenit 64 “Hapja e ofertave” të VKM nr. 914,
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.7 faqe 81-83)
16. Z. D.A me detyrë Përgjegjës Grupi Taks Forcë
-Për procedurën e prokurimit “Marrje me qira 3 automjete për një afat 5 vjeçar” datë
29.12.2016, për mospërputhjen e karakteristikave teknike të mjeteve të marra në dorëzim me
karakteristikat e paraqitura në Dokumentet e Tenderit.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.9/1 faqe 88-89)
17. Z. E.Z me detyrë Përgjegjës Grupi Taks Forcë
Page 26
26
-Për procedurën e prokurimit “Marrje me qira 3 automjete për një afat 5 vjeçar” datë
29.12.2016, për mospërputhjen e karakteristikave teknike të mjeteve të marra në dorëzim me
karakteristikat e paraqitura në Dokumentet e Tenderit.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.9/1 faqe 88-89)
18. Z. I.H me detyrë Shofer
-Për procedurën e prokurimit “Marrje me qira 3 automjete për një afat 5 vjeçar” datë
29.12.2016, për mospërputhjen e karakteristikave teknike të mjeteve të marra në dorëzim me
karakteristikat e paraqitura në Dokumentet e Tenderit
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.9/1 faqe 88-89)
E. PËR PUNONJËSIT E LARGUAR.
Për ish punonjësit e mëposhtëm nuk rekomandojmë masa disiplinore edhe sepse shkeljet e
natyrës administrative të konstatuara, pavarësisht se ekzistojnë nuk mund të ezaurohen si të
tilla, pasi personat nuk janë në marrëdhënie pune në “UK Shkodër” SHA. dhe nuk ka
adresim institucional për dhënien e zbatimin e tyre. Masa disiplinore quhet e ezauruar.
1. Z. M.N
-Si anëtare e KVO-së
, për procedurën e prokurimit “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike
të tre objekteve dhe personelit të “UK Shkodër” SHA., sigurimi dhe shoqërimi i vlerave
monetare gjatë transportit”, datë 15.04.2015, Shtojca 1 “Formulari i Ofertës” i datës
20.04.2015 i operatorit ekonomik “M...” shpk nuk është e firmosur nga anëtarët e KVO-së
në
mos përputhje me paragrafin e dytë të pikës 4 të nenit 64 “Hapja e ofertave” të VKM nr. 914,
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar.
(Trajtuar më hollësisht në pikën 9.7 faqe 81-83).
Me ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të detyrave dhe masave të përcaktuara në këtë vendim
ngarkohet Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike.
Bujar LESKAJ
K R Y E T A R