Top Banner
6 Ushqimi si Mbrotj ës i Shëndetit Koncepti i shëndetit Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës njerëzore. Madje, në mënyrë disi filozofike, shpeshherë njerëzit i referohen konceptit të shëndetit si “një qëllim më vete i ekzistencës”. Në njëfarë mënyre, shëndeti ose, mungesa e tij, janë terma të pranishëm pothuajse në të gjitha kontekstet apo dimensionet e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Kjo është veçanërisht e vërtetë për “mirëqenien fizike” të organizmit, së cilës njerëzit i referohen pothuajse çdo ditë në biseda me njëri-tjetrin. Diskutimet rreth komponentëve të tjerë të shëndetit, siç është p.sh. “mirëqenia shpirtërore” apo, “emocionale”, janë më shumë të kufizuara në mjedise intime, apo në grupe të një besimi fetar të caktuar. Problemet e shëndetit mendor janë akoma edhe më shumë të kufizuara në mjedise tepër intime, për vetë karakterin sensitiv të sëmundjeve apo çrregullimeve që lidhen me sferën psiko-emocionale. Sidoqoftë, gjatë jetës së përditshme njerëzit i referohen herë pas here një apo disa komponentëve të shëndetit të tyre në situata dhe në kontekste të ndryshme, duke e konsideruar atë (shëndetin) si kapitalin më të çmuar në jetë. shendeti dhe sjellja jane gjeja me e rendesishme per cdo njre apo jo o njerez.
16

Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

Nov 29, 2014

Download

Documents

Ensar Kaproli
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

Ushqimi si Mbrotj ës i Shëndetit

Koncepti i shëndetit

Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës njerëzore. Madje, në mënyrë disi filozofike, shpeshherë njerëzit i referohen konceptit të shëndetit si “një qëllim më vete i ekzistencës”.

Në njëfarë mënyre, shëndeti ose, mungesa e tij, janë terma të pranishëm pothuajse në të gjitha kontekstet apo dimensionet e ekzistencës së shoqërisë njerëzore.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për “mirëqenien fizike” të organizmit, së cilës njerëzit i referohen pothuajse çdo ditë në biseda me njëri-tjetrin.

Diskutimet rreth komponentëve të tjerë të shëndetit, siç është p.sh. “mirëqenia shpirtërore” apo, “emocionale”, janë më shumë të kufizuara në mjedise intime, apo në grupe të një besimi fetar të caktuar.

Problemet e shëndetit mendor janë akoma edhe më shumë të kufizuara në mjedise tepër intime, për vetë karakterin sensitiv të sëmundjeve apo çrregullimeve që lidhen me sferën psiko-emocionale.

Sidoqoftë, gjatë jetës së përditshme njerëzit i referohen herë pas here një apo disa komponentëve të shëndetit të tyre në situata dhe në kontekste të ndryshme, duke e konsideruar atë (shëndetin) si kapitalin më të çmuar në jetë. shendeti dhe sjellja jane gjeja me e rendesishme per cdo njre apo jo o njerez.

1

Page 2: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

Shëndeti Piramidës

Dhjete ushqime per t’u mbrojturDietologu David Grotto nga Cikago, ne botimin e tij me te fundit ka permbledhur 101 ushqime te dobishme per shendetin. Balkanweb, ne baze te librit te Grottos, rekomandon 10 produkte dhe ushqime qe jane te njohura per efekte.

1.Hudhra

Pavaresisht aromes se keqe hudhra eshte shume e shendetshme per organizmin, pasi ajo permban fitokimikate te cilat vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojne kancerin. 

2. Kerpudhat

Kerpudhat, permbajne beta-glukane, te cilat mund te perforcojne aftesine tuaj per te luftuar gripin dhe te ftohurin. Sipas studimeve te bera ka rezultuar se kerpudhat forcojne sistemin mbrojtes dhe shkaterrojne qelizat qe shkaktojne semundje. 

3. Caji

Ne te vertete caji eshte i njohur nga te gjithe, per efektet e tij kunder gripit dhe te ftohurit, pasi ai eshte i pasur ne kalori. Caji permban polifenole, kurse ato antioksidante mbrojtes. E rendesishme eshte te njihet menyra dhe masa e duhur per pergatitjen e tij, per te marre rezultatin e deshiruar.

2

Page 3: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

4. Tershera

Tershera eshte e pasur ne fibra, ajo permban vitaminat E dhe B, si dhe nje numer mineralesh dhe beta-glukanesh, te cilat forcojne sistemin imunitar te njeriut.

5. Manaferra

Per ekspertet e Mjekise Popullore kjo frute eshte e pasur me vitamina dhe mineralet baze per organizmin e njeriut. Manaferrat bejne te mundur uljen e kolesterolit ne organizem si dhe kontrollon nivelin e yndyres ne gjak. Kjo frute lufton gripin dhe te ftohurit.

6. Lakra

Jo pak, por 22 kalori mund te perftoje gjithsecili nga ne nese konsumon qofte edhe 30 grame laker te gatuar. Lakra permban perberes qe stimulojne prodhimin e enzimave ne organizem, te cilat reduktojne simptomat gripale. 

7. Mjalti

Mjalti ka aftesi kuruese per vete vitaminen B qe permban. Mjalti permban veti dizinfektuese per plage, gervishtje te lekures dhe triumfon mbi 7 lloje te ndryshme bakteresh. Pervec sherimit te jashtem, mjalti ka edhe veti kuruese te brendshme, si ne qetesimin e stomakut. Keshtu do ishte e rekomandueshme 2 luge caji mjalte ne dite.

8. Proteina e hirres

Proteina e hirres eshte nje zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon ne perteritjen e muskujve dhe zhvillimin e tyre. Studimet kane treguar gjithashtu qe ato mund te risin sistemin imunitar, neutralizojne efektet rrenjesore. 

9. Elbi

Nje tjeter burim i fibrave dhe beta-glukozeve, elbi ka treguar qe permireson imunitetin, aq mire sa kolesteroli i ulet. Antioksiduesit qe jane gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojne qelizat nga demtimi. Elbi mund te shtohet lehtesisht tek supat, mishi i zier dhe sallatat. 

3

Page 4: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

10. Patatja e embel

Patatet e embla jane perplot me fibra dhe imunizojne sistemin, rrisin betakarotinen.  Shikoni per patate me lekure te erret, te cilat permbajne nje sasi te madhe betakarotine.

Por mos u shqetësoni: gjëra të tilla mund të ndodhin. Ju duhet të bëni kujdes që të shmangni rreziqet e mëdha (në ndonjë rast ato vdekjeprurëse). Për t’i bërë ballë të keqes duhet të dini se cilat janë normat që mund të ndiqni. Ja më të rëndësishmet.

Para se të blini diçkaUshqimet duhet të jenë të sigurta, të mbyllura hermetikisht, të pa ekspozuara në diell, të kenë të shënuar datën e prodhimit dhe skadencës, përbërësit, kushtet e ruajtjes dhe mënyrën e përdorimit. Zakonisht zgjidhni ushqimet që tregojnë edhe vlerat ushqyese. Asnjëherë mos i konsumoni ushqimet e ndenjura, sepse mund të helmoheni menjëherë.

Ruajtja me kujdesUshqimet e përgatitura në shtëpi duhet të ruhen të mbuluara në një temperaturë më të ulët se 10°C, por jo më shumë se tri ditë. Ushqimet e thata duhet të ruhen të ndara nga ato që konsumojmë përditë. Produktet e ngrira që mbahen në një temperaturë më të ulët se -18°C duhet të konsumohen brenda 24 orëve pas shkrirjes.

4

Sekreti fshihet në mënyrën se si i ruajmë, lajmë dhe gatuajmë ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Disa rregulla që duhet të ndiqen me shumë kujdesUshqimet e ndenjura mund të shkaktojnë një sërë simptomash: temperaturë, dhimbje barku, dhimbje stomaku, të vjella, shqetësime të ndryshme intestinale. Në fakt, janë shenjat klasike të helmimit nga ushqimet, që fillimisht shkaktohen nga prania e toksinave në ushqim, e më pas nga bakteret përgjegjëse.

Page 5: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

HigjienaPara dhe pasi të keni ngrënë ushqim është e detyrueshme të lani duart. Për sa i përket ushqimit, është e rëndësishme që frutat dhe zarzavatet të lahen me shumë kujdes, duke i lënë për 30 minuta në ujë të rrjedhshëm. Edhe kuzhina ka rëndësinë e saj: duhet të jetë e pastruar mirë. Gjithashtu, para se të uleni për të ngrënë pjatat duhet të jenë të lara me kujdes dhe asnjëherë nuk duhet të përdorni enë të palara.

ZierjaKur bëhet fjalë për helmime, mishi dhe peshku (në veçanti pula) janë ushqimet më të rrezikshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme, që si në shtëpi ashtu edhe restorant, të kontrolloni me kujdes nëse mënyra dhe koha e zierjes është e duhura.Ushqimet që të japin energji pozitive

ParmixhanoI thërrmuar për t’u shoqëruar me makarona ose me copa si antipastë, ky lloj djathi është më pak i yndyrshëm se të tjerët, megjithatë stazhionimi i tij i gjatë e bën lehtësisht të tretshëm nga organizmi. Shija bëhet më e mirë kur shoqërohet me një kokërr mollë. Edhe ky fryt është i ushqyeshëm për personat që duhet të përballojnë sforco fizike ose mendore. Ka shumë kalori që mund të digjen lehtësisht, por edhe veti dezintoksikuese dhe qetësuese.

Frutat e thataArrat, lajthitë, bajamet janë burim i pashtershëm i vitaminës E. Kjo e fundit është shumë e nevojshme për të mbajtur në formë trurin; acidet yndyrore omega 3 të arrave lehtësojnë aktivitetin e membranave qelizore cerebrale.

KafejaKafeja, natyrisht duke mos e tepruar me numrin e filxhanëve, është e domosdoshme për të na ndihmuar që të fillojmë të zgjohemi herët në mëngjes, ndërsa kafeina na bën të jemi më të përqendruar. Kështu e kemi më të lehtë që të përballojmë angazhimet e ndryshme.

Veza Ky produkt natyror e ndihmon trupin tonë të shpëtojë nga toksina dhe të forcohet falë vitaminave. E pasur me proteina, veza ka veti anti-oksiduese dhe parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës, që shkaktohet nga stresi.

5

Page 6: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

Çokollata

Nuk ju këshillojmë t’i futeni me kokë çokollatave, por një copë e vogël në ditë (flasim për çokollatën e zezë) na ndihmon të rikuperojmë me shpejtësi humorin e mirë, sepse përmban serotoninë, një substancë që çliron endorfinën në trupin tonë, duke rritur humorin. Të gjitha këto ushqime kanë të përbashkët një masë të lartë yndyrash ose kalorish, elementët kryesorë që na nevojiten për të përballuar ditën. Në të njëjtën kohë, janë edhe shumë të rrezikshme në rast se nuk kryejmë asnjë lloj aktiviteti, kështu që bëni kujdes!!!

Shtate Menyra Si Te Permiresojme ShendetinNëse po pyet vetën se si dhe nga të ja fillosh të përmirësosh shëndetin tuaj, fillo me këta shtatë hapa të thjeshtë në këtë artikull.

Të gjithë e dimë se për të përmirësuar shëndetin ne duhet të pimë shumë ujë, të hamë më shumë pemë dhe perime dhe të ushtrojmë, por përveç kësaj pak thuhet më tutje. Shembull sa ujë duhet pirë? Sa fruta duhet te hame? Sa perime duhet servuar në një pjatë dhe sa duhet ushtruar? Nëse tash po pyet se ku ti ja fillosh të përmirësosh shëndetit tuaj, atëherë vazhdo lexo që të fillosh me këta shtatë hapa.

Pi ujë më shumë se 8 gota në ditë.

Njerëzit kanë nevojë për shumë më shumë ujë se a që ata në realitet pinë. Nëse peshon më shumë se sa 60 kilogram apo ushtron rregullisht (nga dy orë e gjysmë në javë) juve ju duhet më shumë se sa 8 gota ujë në ditë. Për të gjetur sasinë e mjaftueshme të ujit që ju duhet pirë atëherë formula është kjo (pesha juaj : 30.5 = sasia e litrave te ujit ë ditë). OK, të themi se peshoni 90 kilogram, kur pjesëtojmë 90 me 30.5 atëherë del se duhet pirë 3.27 litra ujë në ditë (rrumbullak 3.3). Duke marrë parasysh se një gotë mesatarisht nxë 0.3 litra (300 mililitra) ujë atëherë del se personi i cili ka 90 kilogram duhet pirë 11 gota ujë në ditë.

Mundohu të Hash Dy Filxhan Pemë dhe 2.5 Filxhan Me Perime Në Ditë

Sigurisht se ke dëgjuar edhe për këtë se duhet të hani pemë dhe perime që të jeni më të shëndetshëm, por sa? Në botën e shërbimit gjysmë filxhani shërbim (shërbesë) me pemë është e barabartë me një mollë të plotë, ose banane, portokall, pjeshkë, domate e kështu me radhë (Gjysmë filxhani=një mollë). Kur themi se duhet të hani dy filxhan atëherë kjo përkthehet shembull në dy mollë dhe dy banane. Ky ishte vetëm shembull sepse ju mund të zgjidhni shembull dy portokaj dhe një mollë e një banane. Kurse një shërbesë me lëng peme apo perime është e barabartë me 0.11 litra (110 mililitra).

Nuk Ke Nevojë Të Blesh Vetëm Prodhimi Organike.

Pesticidet nuk mund të penetrojnë (depërtojnë) lëkurën e trashë të disa pemëve dhe perimeve. Sipas Grupit Punues Ambiental, 12 frutat dhe perimet në vijim më së shumti të kontaminuar me pesticide: pjeshkat, mollët, specat zile, selino, nektarin, dredhëzat, qershitë, lakra jeshile,

6

Page 7: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

marule, rrushi (i importuar), karotat dhe dardhat. Këto mund ti kërkoni të jenë organike kurse tjerat mund ti blini edhe si jo organike.

Gjej Një Sasi Konsumimi Të Kalorive Që Është e Lehtë për Të Mbajt Për Ty

Sigurisht se ju mund të filloni të konsumoni 1200 kalori në ditë për disa muaj dhe kështu të humbni peshë, por porsa të filloni të shtoni sasinë, themi 1600 kalori në ditë, ju do të filloni të shtoni peshë. Që kjo të mos ndodh atëherë imagjino peshën që dëshiron të kesh dhe shumëzo atë me 22. Themi se dëshiron të kesh dhe mbash peshën e 75 kilogramëve, shumëzo 75kg*22 atëherë del se ju për të mbajtur këtë peshë duhet të konsumoni 1738 (1750) kalori në ditë. Ki parasysh se nëse ushtroni atëherë mund të konsumoni edhe pak më shumë për ato që djeg gjatë ushtrimeve.

Rëndësi Ka Si Ushtron E Jo Sa herë Shkon Në Palestër

Departamenti Amerikan Për Shëndet dhe Shërbime Njerëzore rekomandon që njeriu të bëj në javë së paku dy orë e 30 minuta ushtrime aerobike (si ecje të shpejtë apo notim) ose një orë e 15 minuta të aktivitetit aerobik të vështirë (si vrapimi apo çiklizmi), dhe mundësisht këto orë të shpërndahen gjatë javës. Mundohu të bësh 30 minuta aktivitet çdo ditë, por nëse nuk ia del, atëherë mjafton një orë ushtrime kardio (si vrapimi) dhe dy sesione të trajnimit me pesha dy herë në javë. Gjithashtu mos harro se kur ushtroni ju nuk po ushtroni që vetëm të mbani peshën e dëshiruar por gjithashtu që të shmangni sëmundjet. Mundi juaj mund të ju shpërblej që të mos keni kancer, diabet dhe sëmundje zemre.

Pi Qumësht me Çokollatë Pas Ushtrimeve Të Rënda

Jo, nuk po themi që të pini menjëherë pas ushtrimeve. Prit deri sa të pushon stomaku e më pas e pini. Dhe tash ju tregoj pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas ushtrimeve: uji që pini gjatë ushtrimeve zëvendëson djersën që derdhni kurse qumështi me çokollatë ofron karbohidrate, proteina, kalcium dhe pak krip dhe sheqer, të cilat në mënyrë të përsosur plotësojnë muskujt e lodhur pas një vrapimi të gjatë e të mundimshëm, pas një noti ose çiklizmi. Me fjalë tjera çokollata me qumësht është ujë e shumë më shumë.

12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

Si pjes e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajn role te rendesishem duke i ndihmuar trupit tone qe te funksionojne ne menyre optimale. Ka me

mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por disa prej tyre ne kete liste bejne me shume se sa thjeshte te dhurojne vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojne te sherohemi. Ne fakt, secili ushqim ne kete list mbart ne vete

nje liste te shumte te efekteve sheruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogelimi i kolesterines, mbrojtja ndaj semundjes se zemres dhe

keshtu me radhe. Ha keto ushqimet e shendetshme dhe fillo te ndjehesh me i shendetshem.

7

Page 8: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

Kivi

Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjitashtpërplot me vitamin C (dyfish sasin e portokallit), ka më shumë fiber se sa mollat, dhe mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Perzirja unike e vitaminave dhe mineraleve qe gjenden në kivi ndihmon kunder sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzirjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADNs por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Qershit

Kur flasim për ushqimet me te shendetshme aty kemi edhe qershit. Qershit mburren me nje list te gjate te fuqive sheruese. Qershit jane të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumorëve e gjihashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershit, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

8

Page 9: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

Gujava (Guava)

Gujava është një frut i vogël tropiak që mund të jet i rrumbullakët, oval apo në formë dardhe. Nuk janë edhe aq të zakonshëm kështu që është vështirë të gjenden, varësisht se ku jeton. Por nëse i gjen atëherë ia vlen mundin. Gujava përmbajnë më shumë lisofene, antioksidant që lufon kancerin, se sa cilido frut apo perime tjetër. Guavat përmbajnë lisofene gati për 20 përqind më shumë se domatet. Trupi jonë nuk mund të procesoj shumë nga lisofene që gjenden në domate nëse ato nuk përgaditen. Procesimi ndihmon në thyerjen e mureve e fortave të qelizave. Por, struktura qelizore e këti fruti lejon që antioksidanti të absorbohet pa marr parasysh nëse fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si është natyral. E përveç tjerash ky frut ofron vlerat ushqyese pa sodium që i shtohet produkteve të procesuara të domateve. Kështu që nëse i gjen… e din çfar duhet të bësh?

Fasulet

Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjakë dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fiber, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që te trijat në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në listën Ushqimet Me Te Shendetshme.

Lakerishtet

Jo vetëm që janë tepër të pasura me materie ushqyese, por gjithashtu është ushqim pa kalori. Kalori për kalori, ofron katër herë kalcium më shumë se sa qumështi 2

9

Page 10: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

përqind. Gram për gram ofron vitamin C sa një portokall dhe hekur më shumë se spinaqi. Është përplot me vitamin A dhe me shumë sasi të Vitaminës K, e gjithashtu ka shumë lloje të antioksidanteve karotenoid dhe fitokemikale mbrojtese.

Spinaqi

Ju veçmë e dini që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e keni dit se sa është i mirë? Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të pamurit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit te prostates, zorreve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundes së zemrës, goditjes në tru (pika ne tru), dhe dementis (çmenduris); zvogelon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitamines K, kalcium, vitamin A, vitamin C, folat, magnez dhe hekur.

Qepet

Qepet kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjes e trupi ky qepa ka efekt. Qepet përmbajnë enzime të fuqishme që lufojnë kancerin; konsumimi i qepes ka treguar të ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostates dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterines (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

10

Page 11: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

Karrotat

Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidanteve potent të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikezes se urines, zverkut, prostates, zorres, laringut dhe ezofagut.Në anën tjetër dietat me pak karotenoid janë asociur me sëmundje kronike duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancer të ndryshëm. Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karote në ditë do të zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive. Karotat gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe vezoreve. Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karrota ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrah shëndetin e veshëve dhe syve.

 

Lakera

Lakera është një shtëpi përplot me vitamin K dhe C. Vetëm një grusht me laker ofron 91 përqind të sasis së rekomandur të vitaminë K, 50 përqind të vtaminës C, sasi të mirë të fibrës, dhe një mori të mira tjera si magnez, vitamin B6, folate e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto të mira i keni së bashku me jo më shumë se 33 kalori. Kalori për kalori lakera ofron 11 përqind më shumë vitamina C se sa portokallet.

11

Page 12: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

Brokoli

Vështirë se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral që ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filgjan) me brokoli të ziera ofron 200 përqind të vitaminës C të rekomanduar (prap më shumë se portokalli), gati ka po aq vitamin K, dhe rreth përgjysmë të sasis së rekomanduar ditore të Vitamines A, së bashku me folate, fiber, sulfur, hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për kalori brokoli përmbanë gati dy herë më shumë sasi të proteinave se sa bifteku – e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës. Po kërkon ushqimet më të shëndetshme, ja ku ke brokoli!

Lakera Jeshile (para)

Lakera Jeshile është tejet ushqyese, ka antioksidant të fuqishëm dhe është anti-inflamatore. Një filgjan me laker jeshile te ziera përmbajnë 1328 përqind të sasis së rekomandar ditore të vitaminës K (edhe 1228% më shumë!), 192 përqind të sasis së

12

Page 13: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

rekomanduar të vitaminës A, dhe deri 90 përqind të vitaminës C. E përveç tjerash është gjithashtu edhe burim i mirë i kalciumit dhe hekurit.

Luleradhiqet (Pipirit)

Po i njëjti bar i cili është i njohur për prishjen e oborrit të shtëpive ka gjithashtu histori të gjatë të përdorimit si bar shërues në kultura të ndryshme rreth globit. Një filgjan me flet të luleradhiqeve ofron 535 përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K dhe 112 përqind të sasis së rekomanduar të vitaminës A. Fletët e Luleradhiqeve, apo pipirit ashtu si i quajmë ne në Kosovë, janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës C, kalciumit, hekurit, fibres dhe potases. Nga të gjitha ushqimet është nga më të pasurit me vitamin A, në mesin e jeshileve (perimeve jeshile) është burimi më i mirë me beta-karotene. Nëse deri më tani nuk e keni ditur që konsumohen, tash kur e din që është nga ushqimet e shendetshme shëruese, a do të ndryshosh, a do fillosh ta konsumosh?

13

Page 14: Ushqimi si Mbrotjës i Shëndetit

14