INFORMACIONE LIGJORE Copyright © 2013 ZTE Corporation. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të shpërndahet, riprodhohet apo përdoret në çfarëdo lloj forme apo me çfarëdo lloj mjeti, elektronik ose mekanik, duke përfshirë fotokopjimin dhe filmimin, pa lejen paraprake me shkrim të ZTE Corporation. Manuali është botuar nga ZTE Corporation. Ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime në gabime të shtypura ose në ndryshim specifikimesh pa njoftim paraprak. Udhëzues i Shpejtë Parathënie MF190 ZTE është një modem USB multi-funksional, i cili punon në rrjetet HSDPA / HSUPA WCDMA / EDGE / GPRS / GSM. Me ndërfaqe USB për të lidhur një kompjuter portativ ose një PC desktop, ai integron funksion- alitetin e një modemi dhe një telefoni celular (SMS), dhe kombinon komunikimin celular me internet të përkryer. Ai mbështet të dhënat dhe shërbimet SMS nëpërmjet rrjetit të telefonisë mobile, duke bërë të mundur që ju të komunikoni në çdo kohë dhe kudo. Specifikimet Tabela me poshtë tregon specifikimet e paisjes. Lloji i Ndërfaqes USB 2.0 HIGH SPEED Sistemet që mbështet Mbështet shumicën e llojeve të laptopëve dhe PC Sistemet Operative me të cilat funksionon Windows XP (SP3 and above), Vista, Windows 7 MAC 10.4.11 dhe më të ri. Funksionet Shërbimin SMS, Shërbimin Data, Menaxhimin e aplikacioneve, pranon microSD kartë, etj. Standartet e Rjetit HSPA+/HSUPA/HSDPA/ËCDMA/EDGE/GPRS/GSM Shpejtësia e Transmetitmit (Max) HSUPA: 5.76Mbps UL HSDPA: 7.2Mbps DL Temperatura Pajisja: -20 °C ~ +70 °C Në përdorim :-10 °C ~ +60 °C Përmasat 76mm×26mm×11mm (Pa kapakun e USB) Pesha Rreth 28 g Njihuni me paisjen tuaj. Figura në vijim tregon pamjen e MF190. Kjo është vetëm për referencën tuaj. Produkti aktual mund të jetë i ndryshëm. 1. Indikatori 2. Kapaku i përparmë 3. Kapaku i modemit 4. Folejae kartës SIM/USIM 5. Konektori USB Instalimi i paisjes 1. Vendosni gishtin në pjesën e çarë të modemit dhe tërhiqeni pjesën e përparme të kapakut në mënyrë që ta hapni atë . Shënim: Mos e hapni kapakun e përparmë me forcë në mënyre që të shmangni dëmtimin e tij. 2. Futja e kartës SIM/USIM në fole. Futeni kartën SIM/USIM në fole në mënyrë që pjesa metalike të qën- drojë poshtë dhe më pas shtyjeni përbrenda sa të mundeni, sikurse tregohet edhe në figurën më poshtë. 3. Mbylleni kapakun sic tregohet në figurë. MF190 USB Modem Manual Përdorimi 4. Lidhja e modemit me laptop-in ose PC. Futeni konektorin e USB-së tuaj në portën USB të kompjuterit dhe sigurohuni që është e vendosu në rregull. Në mënyrë automatike Sistemi Operativ evidenton kycjen e një paisje të re, dhe nis instalimin e saj . Instalimi Software Guide Në sisteme të ndryshme operative, procedurat e instalimit mund të jenë të ndryshme. Ndiqni hapat gjatë opera- cionit. Për Windows OS Sistemi juaj do të fillojë procesin e konfigurimit të programit automatikisht kur të lidhni saktë modemin tuaj në kompjuter . Ndiqni komandat për të përfunduar instalimin e programit. Shënim: Nëse sistemi juaj nuk e fillon procedurën automatikisht, ju mund ta filloni atë duke klikuar në My Computer > ZTEMODEM. Për Mac OS Sistemi do t’ju shfaqë automatikisht në ekran ikonën ZTEMODEM CD-ROM kur ju të lidhni modemin me kompjuterin tuaj. Klikoni dy herë mbi paketën e shfaqur të instalimit ZTEMODEM dhe ndiqni hapat e sistemit për të përfunduar instalimin e programit. C’kycja e sigurtë nga sistemi Ju lutem mbyllni programin dhe më pas mund ta hiqni modemin tuaj në mënyrë të sigurtë. Si ta përdorni modemin tuaj Janë prezantuar disa nga ikonat për të bërë një prezantim të funksioneve të tyre si më poshtë: Lidhu Lidhja me internet. SMS Klikoni butonin New, dhe hyni në listën e numrave dhe të kontentit më pas Send për të dërguar një mesazh të ri. Libri i kontakteve Klikoni New për të regjistruar një kontakt të ri dhe info shtesë për një person. Rregullime Rregullimet për modemin tuaj USB. Regjistrim i të dhënave Tregon informacione mbi lidhjen tuaj . Paralajmërime dhe e Drejta e Përdoruesit • Disa paisje elektronike janë të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve elektromagnetike të dërguara nga modemi nëse është i painstaluar mirë, të tilla si sistemi elektronik i automjeteve. Ju lutem konsultohuni me prodhuesin e paisjes para se të përdorni modem-in nëse është e nevojshme. • Funksionimi i modemit mund të ndërhyjë në paisje mjekësore si, aparate dëgjimi dhe stimulues kardiak. Ju lutemi t’i mbani gjithmonë ata më shumë se 20 centimetra larg këtyre paisjeve mjekësore, kur ata janë të ndezur. Fikeni modemin nëse është e nevojshme. Konsultohuni me një mjek apo me fabrikuesin e paisjes mjekësore para se të përdorni modem-in. • Jini të vetëdijshëm për kufizimin e përdorimit, në vende të tilla si depo të naftës apo fabrika kimike, ku kanë gaze eksplozivë ose produkte eksplozive duke u përpunuar. Fikeni modemin tuaj nëse ju kërkohet. • Përdorimi i paisjeve elektronike të transmetimit është i ndaluar në avion, në stacionet e benzinës dhe në spitale. Ju lutemi të respektoni dhe të zbatoni të gjitha shenjat paralajmëruese dhe të fikni modemin tuaj në këto rrethana. • Mos e prekni zonën e brendshme të antenës në qoftë se nuk është e nevojshme. Përndryshe ajo do të ndikojë në punën e modemit tuaj. • Mbajeni modemin larg fëmijëve të vegjël. Modemi mund të shkaktojë lëndim nëse përdoret si një lodër. • Mos i prekni pjesët metalike të modemit në mënyrë që të shmangni djegie kur modemi është duke punuar. Përdorimi i modemit tuaj USB • Ju lutemi përdorni pajise origjinale ose pajise që janë të autorizuara. Përdorimi i ndonjë paisje të paautori- zuar mund të ndikojë në punën e modemit tuaj, dhe të shkelë rregullat përkatëse kombëtare rreth termina- leve të telekomunikacionit. • Shmangni përdorimin e modemit pranë ose brenda strukturave metalike apo institucioneve që mund të lëshojnë valë elektromagnetike. Në të kundërt kjo mund të shkaktojë ndërprerjen e sinjalit. • Modemi nuk është i papërshkueshëm nga uji. Ju lutemi, ta mbani atë të thatë dhe ta ruani në një vend të er- rët dhe të ftohtë. • Mos e përdorni modemin menjëherë pas një ndryshimi të papritur të temperaturës. Në raste të tilla, modemi do të vishet me vesë brenda dhe jashtë, kështu që nuk duhet ta përdorni atë derisa të thahet. • Mbajeni modemin me kujdes. Nuk duhet të bjerë, përthyhet, etj. Përndryshe modemi do të dëmtohet. • Nuk lejohet çmontimi nga jo-profesionistë. Vetëm teknikë të kualifikuar mund të ndërmarrin procesin e ri- parimit. • Temperatura e operimit -10 °C ~ 60 °C dhe lagështia prej 5% ~ 95% janë të rekomanduara. Kufizimi i Garancisë • Kjo garanci nuk aplikohet për defektet apo gabimet e shkaktuara nga: i. Përdorimi i paarsyeshëm. ii. Dështimi i përdoruesit fundor për të ndjekur operacionin e instalimit, instruksionet e mirëmbajtjes ose procedurat. iii. Keqpërdorimi nga përdoruesi fundor, neglizhenca ose instalimi i parregullt apo mungesa e njohurisë së operacioneve të Produktit. iv. Modifikimet ose riparimet të bëra jo nga ZTE ose nga një person i çertifikuar . v. Defekte nga energjia elektrike, zjarri, përmbytja, aksidentet, veprimet e palëve të treta ose ngjarje të tjera jashtë kontrollit të arsyeshëm të ZTE-së. vi. Përdorimi i produktit nga palë të treta, ose rastet kur defekti i shkaktuar vjen si pasojë e ndërveprimit dhe shfrytëzimit të kombinuar me produktin e palës së tretë. vii. Ndonjë shkak tjetër përtej natyrës së përdorimit normal të destinuar për Produktin. Përdoruesi fundor nuk ka të drejtë të refuzojë ose kthejë produktin apo të marrë një rimbursim për produktin nga ZTE për arsyet dhe situatat e lartpërmendura. • Kjo garanci është kompensimi i vetëm për përdoruesit fundor dhe përgjegjësia e vetme ZTE-së për sendet e dëmtuara ose jo të konfirmuara, dhe zëvendëson të gjitha garancitë e tjera, të shprehura ose të nënkup- tuara statutore, duke përfshirë por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtimit dhe përshtatsh- mërisë për një qëllim të veçantë, përveç se nëse kërkohet ndryshe në bazë të dispozitave urdhëruese të ligjit. Kufizimi i Përgjegjësisë ZTE nuk do të jetë përgjegjëse për humbjen e të ardhurave ose dëmtime jo të drejtëpërdrejta, specifike, aksi- dentale apo rrjedhimore që rezultojnë, shkaktohen apo kanë lidhje me përdorimin e këtij produkti, si në rastet kur ZTE është këshilluar ose jo, ka patur dijeni ose duhet të ketë patur dijeni për mundësinë e dëmeve të tilla, duke përfshirë, por pa u kufizuar në humbjen e të ardhurave, ndërprerjen e biznesit, koston e kapitalit, koston e produkteve apo objekteve zëvendësuese, ose çdo kosto joproduktive. Si të merrni ndihmë Ju mund të merrni ndihmë: • Duke klikuar Ndihmë (HELP) në program. • Duke dërguar e-mail në [email protected] • Duke vizituar http://www.zte.com.cn • Duke telefonuar Shërbimin Hotline: +86-755-26779999 8 1 9 2 10 3 11 4 12 5 13 6 14 7