Page 1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”
Udhëheqësja shkencore: Studentja:
Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Merita Komani
Gjakovë, 2019
Page 2
2
Aprovuar prej komisionit:
1. _______________________________ Mentor
2. _______________________________ Anëtar
3. _______________________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën __________
Data e aprovimit: _______________________________
Page 3
3
Abstrakti
Tema “Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”, është punim me interes në
këtë fushë, ngaqë është një temë jo shumë e trajtuar deri më tani.
Qëllimi i këtij punimi është që të hulumtojë nivelin e normës së folur të shqipes tek fëmijët
në institucionet parashkollore, duke i vënë në pah disa elemente të cilat e orientuan këtë
studim. Ato janë: niveli i zotërimit të normës së folur nga mësueset tek fëmijët e
parashkollorit, përdorimi i dialektit, përdorimi i standardes, faktorët përgjegjës për zbatimin e
ulët të kësaj norme.
Në këtë punim kemi vëzhguar se sa është i kapshëm zotërimi i gjuhës standarte nga mësuesit
dhe rezultatet që dalin në atë fushë duke bërë analiza të mëtejme.
Fjalët kyçe: normë, dialekt, standard, gjuhë, fëmijë, etj.
Page 4
4
Të dashur të respektuar dhe të nderuar
Sot është një ditë e veçantë për mua, ngaqë më kujton rrugëtimin tim katërvjeçar studimi, ku
sot do ta kurorëzoj me titullin “Edukatore”.
Rrugëtimi im dhe i familjes sime është dhe suksesi im.
Sot është një nder dhe përgjegjësi përsonale për mua, t’ju falenderoj për gjithë punën e
ndershme, me vlerë dhe të palodhshme për gjatë këtyre viteve, në veçanti mentoren e temës
Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu për mbështetjen e vazhdueshme gjatë kohës së
përgatitjes së punimit.
Përvojat nëpër të cilat kemi kaluar, kanë bërë që ne të formësohemi si individ dhe si
profesionistë, shembulli juaj duhet të shërbejë për gjeneratat në vazhdim ku jetojmë dhe
punojmë.
Sinqerisht faleminderit për angazhimin, këshillat, kritikat, rekomandimet dhe sygjerimet
tuaja, do t’i ruaj si një xhevahir të çmuar për rrugën tutje. Ju premtoj që do të vazhdoj me
sukses dhe të ardhme të ndritur.
FAMILJE: “Faleminderit është pak, gjithçka që kam është meritë e juaja”
Mirënjohje dhe përultësi gjatë gjithë jetës
Me respekt:
Merita Komani
Page 5
5
Përmbajtja
Abstrakti………………………………………………………………………………… 3
Falenderimet…………………………………………………………………………… 4
KAPITULLI I…………………………………………………………………… 7
1.1 Hyrje………………………………………………………………………………… 7
KAPITULLI II…………………………………………………………………. 8
2.1 Dialekti…………………………………………………………………………….. 8
2.2 Karakteristikat………………………………………………………………………. 9
2.3 Standartizimi i gjuhës shqipe……………………………………………………….. 10
2.4 Thjeshtësia e gjuhës………………………………………………………………… 10
2.5 Pastërtia e gjuhës……………………………………………………………………. 11
KAPITULLI III……………………………………………………………….. 12
Metodologjia e punimit……………………………………………………………..…. 12
3.1 Objekti i studimit…………………………………………………………………….. 12
3.2 Qëllimi i hulumtimit…………………………………………………………………. 12
3.3 Rëndësia e studimit…………………………………………………………………... 12
3.4 Realizimi i hulumtimit………………………………………………………………. 13
3.5 Metodat e hulumtimit………………………………………………………………… 13
KAPITULLI IV…………………………………………………………………. 14
4.1 ANALIZAT NË TË DY SHKOLLAT E KOMUNËS SË GJAKOVËS…………. 14
4.2 Emri…………………………………………………………………………………… 15
4.3 Mbiemri……………………………………………………………………………….. 17
4.4 Folja…………………………………………………………………………………… 19
4.5 Ndajfolja………………………………………………………………………………. 22
4.6 Përemrat……………………………………………………………………………….. 24
4.7 Pjesorja-Lidhorja……………………………………………………………………… 26
4.8 Numërori……………………………………………………………………………… 26
KAPITULLI V………………………………………………………………….. 28
Page 6
6
5.1 ETIMOLOGJIA E FJALËVE NË TË DY SHKOLLAT DOL DHE
GJAKOVË………………………………………………………………………………... 28
KAPITULLI VI………………………………………………………………… 29
LEKSIKU I TË FOLMEVE TË GJAKOVËS TË FESË MUSLIMANE KATOLIKE…
……………………………………………………………………………..…………….. 29
6.1 Fjalët e shprehjeve në turqizma……………………………………………………… 29
6.2 Përdorimi i disa shprehjeve të muslimanëve………………………………………… 30
6.3 Përdorimi i disa shprehjeve të katolikëve…………………………………………… 30
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME……………………………………………. 32
INDEKSI I EMRAVE…………………………………………………………………… 33
BIBLIOGRAFIA……………………………………………………………………….. 34
Page 7
7
KAPITULLI I
Hyrja
Tema e këtij punimi të diolpmës është: ”Përdorimi i dialekteve në institucionet
parashkollore”. Shkolla “Anton Qeta” nga fashti Dol i Komunës së Gjakovës dhe shkolla “
Ganimete Tërbeshi”- Deva 1, poashtu i Komunës së Gjakovës.
Studimi ka për qëllim të hulumtojë nivelin e zotërimit të normës së folur të shqipes nga
edukatorët e parashkollorit, duke i vënë në pah disa elemente të cilat do të orientojnë objektin
e studimit. Ato janë: niveli i zotërimit të normës së folur nga edukatorët, shmangjet më të
shpeshta të gjuhës standarde, faktorët përgjegjës për zbatimin e ulët të kësaj norme.
Nga gjithë studimet edhe ato më të hershmet kanë treguar se përdorimi i dialekteve në
institucionet parashkollore, varet nga vet edukatori qe luajnë rol kyç në të shprehurit gjuhësor
të fëmijëve.
Në kapitullin e dytë është trajtuar tema kyçe e shqyrtimit të literaturës së dialektit dhe gjuhës
standarde të shqipes së sotme.
Në kuadër të kapitullit të tretë, u’a kemi kushtuar pikëpamjeve metodologjike të strukturës së
punimit.
Përmes kapitullit të katërt rëndësi u kemi vënë, shqyrtimit të literaturës të autorëve shqiptarë
dhe të huaj, të shprehurit e edukatorëve dhe fëmijëve, duke i shpalosur secilën fjalë veq e
veq. Në këtë kapitull kemi pasur qëllim t’i shohim qëndrimet dhe njohuritë subjektive për
standardin e gjuhës shqipe.
Në kapitullin e pestë dhe të fundit do të bëhen analiza të normës së folur në dy institucionet
parashkollore.
Page 8
8
KAPITULLI II
Sfondi teorik
2.1 Dialekti
Fjala dialekt si term i studimeve gjuhësore, ka një histori të gjatë por përkufizimi i dialektit
deri më sot nuk ka qenë gjithnjë i qartë dhe i sigurtë.
J.Gjinari në tekstin “ Dialektologjia shqiptare” (1988): “Dialekti është një variant i një
gjuhe, i cili shërben si mjet komunikimi për një kolektiv pak a shumë të vogël njerzish,
përfaqësuesit e të cilit kanë mardhënie të drejtpërdrejta një një teritor të caktuar.”
Gjuha shqipe ka vetëm dy dialekte: gegërishten (veriu) dhe toskërishten (jugu).
Kufiri ndarës ndërmjet dy dialekteve të shqipes është lumi i Shkumbimit: në të djathtë të
këtij lumi shtrihet - gegërishtja dhe në krah të majtë të tij, shtrihet- toskërishtja.
Janë gëgë shqiptarët e Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë Veripërëndimore dhe gjithashtu
arbneshët e Zarës duke ruajtur të folmen e moqme, të ngjashme me të folmen që na është
fiksuar nga “ Meshari i Gjon Buzukut”.
Gjuha dialektore është një tërësi e ndërlikuar, që përbëhet nga sisteme të ndryshme me tipare
të përbashkëta dalluese me teritoret ku shtrihet. (Gjinari J,Shkurtaj,Gj, 2003, pp. 28,29)
Dallimet dialektore prekin edhe strukturën gramatikore, edhe fondin kryesorë të fjalëve, por
jo në atë masë që të qojnë në një sistem krejt më vete, sepse po të ishte kështu, atëherë
dialektet do të ishin gjuhë të veçanta.
Për disa shkeuj me radhë edhe pas Buzukut, Matrangës, Budit , Bardhit, Bogdanit e të tjerë,
gjuha shqpie mbeti një gjuhë jo zyrtare, e shkruar mbi baza dialektore: a) të gegërishtes duke
u karakterizuar me shkrimtarët të përmendur më lartë, dhe b) të toskërishtes, një traditë që
fillon më vonë se ajo gegë por që u fuqizua pas Rilindjes Kombëtare (më 1908 në Kongresin
e Manastirit). (Gjinari J,Shkurtaj,Gj, 2003, pp. 34, 35).
Page 9
9
Edhe pas shpalljes së Pavarësisë (1912) deri më 1939, u bënë disa hapa përpara në lëmin e
gjuhës së shkruar, porse nuk u arrit njësimi i shqipes.
Veprimtaria e Komisisë Letrare e Shkodrës, u përpoqën për ta shpënë drejt një zgjidhjeje sa
më shkencore problemin e gjuhës së njësuar shqipe. Komisia Letrare e Shkodrës, frymëzohej
nga ide të mëdha kombëtare dhe atdhetare, poashtu mbështetej në një njohje të thellë
shkencore, të gjuhës shqipe e të dialekteve të saja.
2.2 Karakteristikat
Karakteristikë themelore e dialekteve është paskajorja që i përfshinë të dy tiparet, si në
gegërishte ashtu në toskërishte, në formë variantesh. Ato nuk janë të njejta për nga struktura e
tyre.
Tipi i paskajorës së gjuhës letrare (kupto standarde), i përbërë nga pjesëza parafoljore për dhe
emri foljor asnjanës i pashquar (për të punuar), egziston si tip i vetëm në gjithë toskërishten.
Ndërsa në të folmet e gegërishtes është tipike paskajorja e formuar nga pjesëza përemrore
me dhe nga pjesorja e foljes (me punue).
Në gegërishte kjo paskajore kryen edhe shumë funksione të lidhores. (Gjinari J,Shkurtaj,Gj,
2003, p. 240)
Kjo paskajore ka shtrirje të gjerë në gjithë gegërishten. Më pak del e përdorur në të folmen e
Elbasanit dhe në ato kalimtare. Krahas kësaj forme, që është dominuese në gegërishte, në
këtë nëndialekt ekziston edhe një variant tjetër. Forma për me punue, si variant tjetër, del më
pak i përdorshëm.
Forma e paskajores gege e tipit me punue, është një prej formave më të vjetra të
dokumentuara në gramatologjinë shqiptare. Ajo del e dokumentuar qysh në veprat e Budit,
Bardhit dhe të Bogdanit. Kjo formë e pashtjelluar foljore është përdorur gjithashtu prej
shkrimtarëve klasikë shqiptarë të shekullit IX dhe gjysmës së parë të shekullit XX (p.sh. tek
Fishta, Mjeda, Migjeni, Pashko Vasa, Koliqi, Shiroka etj.) dhe po vazhdon me autorë të rinj
në fillimshekullin XX-të. Forma me punue është karakteristika kryesore e gegërishtes. Mbi
bazë të përdorimit të saj edhe sot e gjithë ditën, madje edhe në ligjërimet formale, mund të
përcaktohet fare lehtë përkatësia dialektore e cilido shqipfolës. (Kolgjini, M, 2011, pp. 2017,
2019)
Page 10
10
2.3 Standartizimi i gjuhës shqipe
Fillimisht sa i përket konceptit normë në përdorimin e saj, vlen të theksohet se normë nuk
duhet kuptuar vetëm trajtat, fjalët, ndërtimet dhe gjedhet fjalëformuese e sintaksore më të
përhapura që shpallen si të detyrueshme për t’u përdorur nga të gjithë folësit e një gjuhe, por
edhe tërësia e rregullave për përdorimin e tyre.
Në këtë kuptim të dytë norma përbën një kod.Të tilla kode janë: “Drejtshkrimi i Gjuhës
shqipe“ dhe “Rregullat e pikësimit në gjuën letrare shqipe “. (Munishi, Sh, 2013, f. 47)
Sipas Bardh Rugovës, proceset e planifikimit të shqipes janë të hershme e komplekse, ndërsa
hapat vendimtarë drejt standardizimit janë bërë pas luftës së Dytë Botërore, në atë kohë
hapësirat shqiptare dominohen nga tipi dirigjist i organizimit shoqëror dhe me shkallë të lartë
të analfabetizmit. (Rugova, B, 2009, f. 69)
Çështja e themelimit të gjuhës letrare është një nevojë e rëndësishme. Nëse shqipëtarëve u
nevojitet për të shërbyer kombin, atëherë forma më e mirë e shërbesës është themelimi i një
gjuhe të pastër letrare.
Nga historia e gjuhësisë mësojmë se gjuha e çdo kombi, cilado qoftë ajo, nuk është krijuar
nga trazirat e dialekteve të vendit por duke i shuar dialektet e tjera e duke dalë një dialekt
nga shkaqet historike.
2.4 Thjeshtësia e gjuhës
Një gjë quhet e thjeshtë kur nuk ka asgjë tjetër brenda veç natyrës së vet të vërtetë.
Mbasi elementet prej të cilave mblidhet gjuha janë fjalët, atëherë një gjuhë cilësohet e
thjeshtë d.m. th.: e pastër, atëherë kur fjalët e saj janë brumi i vet, pra nuk janë fjalë të huaja.
Kuptohet se çiltërsia dhe thjeshtësia e gjuhës qëndron në përdorim të atyre fjalëve e
konstrukteve të cilat janë të përdorura e të gjalla në gojë të popullit, e që përdoren prej
letrarëve e gjuhëtarëve të përmendur.
Gjuha është mëndesha jonë mendore, (Xhuvani, A, 1968, p. 15) marrja frymë e mendjes dhe
e shpirtit, qëllimi më i gjallë nuk është të jemi vetëm një komb por të kemi vlera gjuhe.
Page 11
11
2.5 Pastërtia e gjuhës
Çështjet që bisedohen më së shumti në standardizimin e gjuhës (Xhuvani, A, 1968, p. 15)
letrarët e shkrimtarët e shqipes, përpiqen dhe janë përpjekur që gjuha e tyre të jetë sa më e
pastër nga elemente të huaja.
Nuk duhet të hamendësojmë se kjo orvajtje e pastrimit të gjuhës është gjë e re në jetën tonë si
popull, sepse ky interesim i ka rrënjët e vjetra që nga shkrimtarët e hershëm si: Budi e
Bogdani, që në fill të veprave të tyre.
Më 1935 estabilishmenti i atëhershëm kulturor e shkencor, e kishte ftuar A. Xhuvanin me të
tjerë që të merrej me hartimin e drejtshkrimit të shqipes.
Më 1947 e më tej deri në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972, ai ishte pa ndërprerë në punët e
hartimit të drejtshkrimit të shqipes apo të mjeteve të tjera të nevojshme për standardizim.
Lidhur me projektin e përcaktimit të një gjuhe unike letrare e kombëtare shqipe Eqrem Çabej
i cili ishte dhe kryesori në punën e këtij hartimi, më 1952 kishte kërkuar të bëheshin dy gjëra
themelore:
1. Të mblidhej materiali gjuhësor në teren.
2. Të studiohet mirë ai material.
Kjo ishte mënyra përmes së cilës të mund të arrihej një zgjidhje për çështjen e madhe.
(Xhuvani, A, 1968, p. 32)
Page 12
12
KAPITULLI III
METODOLOGJIA E PUNIMIT
3.1 Objekti i studimit
Ky punim diplome për objekt studimi ka përdorimin e dialekteve në institucionet
parashkollore në komunën e Gjakovës:
Dialektet në institucionet parashkollore përdoret më shumë se gjuha standarde
Përzierja e variatetit ghuhësor ë të folur
Ndikimi i folsit të standardes
3.2Qëllimi i hulumtimit
Qëllimi i hulumtimit është që ti nxjerrë në pah shkeljet e normës së folur në këto pika:
Të shohim konkretisht se cilën nga dialektet e zotërojnë mësimdhënësit
Sa e përdorin gjuhën standarde
Faktorët që kanë ndikuar në nivelin e të shprehurit gjuhësor dhe të zgjidhim
dilemat rreth kompetencave të mësimdhënësve.
3.3 Rëndësia e studimit
Kjo temë mendojmë se do të jetë e rëndësishme për t`u trajtuar,për faktin se:
1. Është temë më pak e studiuar deri më tani;
2. Nuk i mungon aktualiteti;
3. Është me interes si në aspektin shkencor ashtu edhe në atë shoqëror;
4. Përfundimet të cilat do t`i nxjerrim nga ky punim do të mund t`i shërbejnë;
DKA-së; MASHT-it dhe mësimdhënësve të gjuhës shqipe për të parë nivelin e
zotërimit të normës së shkruar shqipe.
Page 13
13
3.4 Realizimi i hulumtimit
Hulumtimi ynë do të realizohet përmes këtyre hapave:
Mbledhja dhe vlerësimi i literaturës;
Nxjerrja e rezultateve përfundimtare dhe interpretimi i tyre;
Analizimi i të dhënave.
3.5 Metodat e hulumtimit
Metodat të cilat i kemi përdorur gjatë hulumtimit tonë janë:
Analiza teorike;
Metoda e vëzhgimit;
Metoda hulumtuese;
Metoda e përshkrimit.
Page 14
14
KAPITULLI IV
4.1 ANALIZAT NË TË DY SHKOLLAT E KOMUNËS SË GJAKOVËS
Për ta hetuar shkallën e zbatimit të normës së shqipes së folur dhe për të krijuar një pasqyrë
më të qartë për zotërimin e saj nga edukatorët në Komunën e Gjakovës, e kemi parë të
nevojshme fillimisht të hulumtojmë dhe pastaj të analizojmë atë, prej së cilës do të
mundohemi t’i nxjerrim në pah edhe shkaktarët e zotërimit në shkallë të ulët të saj.
Fillimisht kemi bërë një vëzhgim të punës së tyre.
Për këtë vëzhgim ne i kemi marrë të paktën nga disa orë vëzhgimi të secilës edukatore, pastaj
kemi parë pikëpamjet dhe njohuritë e tyre për standardin e shqipes, përmes programit
edukativ të realizuar me fëmijët.
Në hulumtimin tonë kemi bërë kryesisht orë edukative, duke e konsideruar këtë si formën më
të përshtatshme për të parë zotërimin e normës së shqipes së folur.
Më poshtë kemi paraqitur disa tabela që zotërojnë normën e shqipes së folur në shkollat e
Komunës së Gjakovës.
Page 15
15
4.2EMRI
Emër quhet ajo fjalë emërtuese, që emërton qenje të gjalla, gjëra konkrete dhe abstrakte. Emri
ka kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit (njëjës dhe shumës), të rasës (emërore) dhe
trajtës (shquar dhe të pashquar).
Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe të përveqëm, emra konkret dhe abstrakt.
Emri ka tri gjini: mashkullore, femërore dhe asnjenëse. Emri i ka dy trajta: trajtën e shquar
dhe të pashquar. Si kriter për klasifikimin e emrave në tipa të lakimit zakonisht merret emri
në trajtën e shquar të numrit njejës në rasën emrore. (Nushi, M, 2003, pp. 74, 75, 77)
Shkolla “ Ganimete Tërbeshi” - Gjakovë
Emrat
Përdorimi
Dialekti Standardi
Berki Barki Barku
Kervet Shtrat Krevat
Vet Unë Unë
Fjela Fjala Fjala
Derti Halli Brenga
Poterë Zhurma Zhurma
Durt Duart Duart
Qaj Ai Ai
Menja Menja Mendja
Vakti Vakti Koha
Kingji Kingji Qengji
Jastyku Jasteki Jastaku
Kapuqi Kapela Kapela
Kryt Kryet Koka
Page 16
16
Shkolla “Anton Qeta “ – Dol
Emrat
Përdorimi
Dialekti Standardi
Shpija Shpija Shtëpia
Muji Muji Muaji
Moti Moti Koha
Emni Emni Emri
Njana Njana Njëra
Menja Menja Mendja
Senet Gjanat Gjërat
Hana Hana Hëna
Page 17
17
4.3 MBIEMRI
I takon klasës së fjalëve të ndryshueshme, që emërton tiparet e mardhëniet e qenjeve të gjalla
e të sendeve. Edhe mbiemri ka kategorine gramatikore të gjinisë, të numrit e të rasës, dallohet
nga emri sepse nuk e ka kategorine gramatikore të trajtës por ka kategorinë gramatikore të
shkallës.
Në kuptimin leksikor të tyre i ndajme në: mbiemra cilësorë (të mirëfillt) p.sh.: i bardhë, të
cilët kanë kategorinë gramatikore ta shkallës dhe të përbëra. Mardhënjorë (jo të mirëfillt),
janë të prejardhur, p.sh.: e drunjët.
Sipas strukturës i ndajmë në: mbiemra të nyjshëm dhe të panyjshëm. Gjinia e mbiemrit është
e varur nga gjinia e emrit. Kjo do të thot se cilën gjini e ka emri, duhet ta ketë e varur edhe
mbiemri, p.sh.: nënës i mirë. Mbiemri në gjuhën shqipe ka tri shkallë:
Shkalla pohore - e cila emërton një cilësi të sendit jasht krahasimit, p. sh.: i mirë , i bukur, etj.
Shkalla krahasore – kur cilësia e dhënë krahasohet me të njëjtën cilsi te senet e ndryshme, p.
sh.: më e dashur se e motra etj. (Nushi, M, 2003, pp. 104, 107, 109)
Shkolla “ Anton Qeta”- Dol dhe ” Ganimete Tërbeshi – Gjakovë”
Mbiemrat
Përdorimi
Dialekti Standardi
I vocërr I vogël I vogël
I shtirë I fshtirë I vështirë
I zhdërvjelltë I shkatht I shkathët
Page 19
19
4.4 FOLJE
Folja është fjalë emërtuese, pjesë e ligjëratës qe emëtron një veprim dhe ka kategorinë
gramatikore: të vetës, të numrit, të mënyrës, të kohës dhe të diatezës. Foljet sipas kuptimit
dhe shërbimit që kryejnë në fjali, mund të jenë: folje themelore, ndihmëse dhe
gjysmëndihmëse. Foljet gjysmëndihmëse ndahen në: këpujore, modale dhe foljet që shprehin
mënyrën e veprimit. Të gjitha foljet ndahen në: foljet kalimtare dhe në folje jokalimtare.
(Nushi, M, 2003, pp. 152, 153)
Shkolla “ Anton Qeta”- Dol
Foljet
përdorimi
Dialekti Standardi
Thanë Thanë Thënë
Bo Ba Bërë
Qu Qohu Ngritu
Kena Kena Kemi
Kqyrni Kqyrni Shikoni
Kini Keni Keni
U ba U Ba U bë
Qite Fute Vendose
S’kena S’kena S’kemi
Mani Mani Mbani
Smu Smurë Sëmurë
Knoni Knoni Këndoni
Thuni Thuajani Thuani
Page 20
20
Shkolla “ Ganimete Tërbeshi” - Gjakovë
Foljet
Përdorimi
Dialekti Standardi
Përmen Përmen Përmend
Shtri Shtri Shtri
Lypi Lypi Kërkoj
Hup Hup Humb
Kemi bo Kemi ba Kemi bërë
Majt Majt Mbajt
Jap Jap Dhënë
Mshel M’yll Mbyllë
Kena Kena Kemi
Qu Ngritu Ngrihu
Kcy Kcy Kërcyer
Ki Ki Ke
Hajdi Hade Eja
U bo U ba U bë
Kqyrni Shikoni Shiqoni
Jini Jeni Jeni
Gjuni Hedhni Hudhni
Hongër Hangër Ngrënë
Boll Boll Mjaft
Ngjehi Njehi Numëro
Kqyre Shife Shikoje
Kena Kena Kemi
Qohu Qohu Ngrihu
Me konë Me kanë Me qenë
Ungji Uli Uluni
Celli Silli Rrotullohuni
Dava Ndava Ndaj
Morra Mora Mora
Jap Japa Dhash
Vjen Vjen Vjen
Mani Mani Mbani
Me punu Me punu Për të punuar
Hajdi Hajde Ejani
Page 22
22
4.5 NDAJFOLJET
Ndajfolja si pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, plotëson kuptimin e foljes, duke emërtuar
rrethanën, cilësinë e veprimit dhe tregon shkallën e cilësisë së mbiemrit.
Ndajfolja dallohet nga pjesët e tjera të pandryshueshme të ligjëratës, sepse në fjali përdoret si
gjymtyrë më vete. Ndajfoljet në bazë të kuptimeve që shprehin dhe shërbimit që bëjnë në
fjali, klasifikohen në dy drupe: ndajfolje përcaktore dhe ndajfolje rrethanore. (Nushi, M,
2003, pp. 192, 193)
Shkolla “ Ganimete Tërbeshi” - Gjakovë
Shkolla “ Anton Qeta” - Dol
Ndajfoljet
Përdorimi
Dialekti Standardi
Qysh Si Si
Qtash Tashti Tani
Duhet Duhet Duhet
Tu pa Tuj (pa) Duke (parë)
Em duket Mdoket Më duket
En Në Në
Qaq Qaq Aq
Masnej Mandej Pastaj
Tungji Krejt Të tërën
Qera Tjera Të tjera
Ndajfoljet
Përdorimi
Dialekti Standardi
Tu ( pa) Tuj pa Duke parë
Duhi Duhet Duhet
Knej Ktej Këndej
Page 24
24
4.6 PËREMRAT
Përemri është fjalë treguese,pjesë e ligjëratës që tregon në mënyrë të përgjithshme frymorë,
sende, tipare ose sasi të pacaktuar frymorësh.
Me disa përjashtime përemrat kanë kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit dhe të rasës.
Përemrat vetorë dhe pronorë kanë edhe katagoritë gramatikore të vetës, që përkon me
kuptimin leksikor të këtyre përemrave.
Përemrat vetorë, si pjesë e ndryshueshme të ligjeratës, kanë kategorinë gramatikore të rasës,
d. m. th. lakohen.(Nushi, M, 2003, pp. 122, 123)
Shkolla “Ganimete Tërbeshi”- Gjakovë
Shkolla “ Anton Qeta “- Dol
Përemrat
Përdorimi
Dialekti Standardi
Qto Kto Këto
Shka Shka Çka
Qta Kta Këtë
Qysh Qysh Si
Përemrat
Përdorimi
Dialekti Standardi
I joti I yti I juaji
Qysh Shka Si
Kan Kënd Cilin
Shka Qka Çfarë
Qaj Ai Ai
Qajo Ajo Ajo
Page 26
26
4.7 PJESORJA - LIDHORJA
Pjesëza i takon klasësë së fjalëve të pandryshueshme, përdoret për të shprehur ngjyrime
kuptimore plotësuese të një fjale të veçantë, të një fjale apo togfjalëshi, të një fjale të tërë,
përkatësisht anën emocionale të të folurit, për të ndërtuar forma gramatikore.
P.sh.: Keshu pra etj.
Sipas strukutrës pjesëzat ndahen në: pjesëzat fjalë të thjeshta, të përngjitura, lokucionet.
Sipas kuptimit pjesëzat i ndjamë në katër grupe: pjesëzat që shprehin ngjyrime të ndryshme
kuptimore, pjesëzat dëftuese, pjesëzat përsaktësuese, pjesëzat përforcuese.
Lidhëzat- i takon klasës së fjalëve të pandryshueshme, përdoret për të lidhur dy njësi
saktësore, përkatësisht dy gjymtyrë të fjalisë.
Veçoria themelore e tyre është funksioni lidhës, ato ngjajnë më përemrat lidhorë, mirpo
dallohen nga lidhorët.
Nga pikëpamja lidhore, lidhëzat i ndajmë në dy grupe: lidhëza të parme, të tilla janë: e, dhe,
edhe etj. Jo të parme janë: lidhëza janë ato që kanë dalë nga pjesë të ndryshme të ligjëratës
me konversion. P.sh.: nga ndajfoljet, përemrat pyetës, foljet, përemri lidhor dhe nga pjesëza
pyetëse.(Nushi, M, 2003, pp. 214, 216, 223)
Lidhorja Pjesorja
Përdorimi Dialekti Standardi
Me (shkru) Me (shkru) Për të shkruar
Me (punu) Me (punu) Për të punuar
Me (lidhë) Me (lidhë) Për të lidhur
Page 27
27
4.8 NUMËRORI
Numërori është fjalë numëruese, pjesë e ligjëratës që tregon numra abstrakt ose sasi të
caktuara frymorësh ose sendesh të një lloji.
Numërorët e parë quhen numërorët themelorë, ndërsa të dytët thyesa. Numërorët themelor (të
mirëfillt), paraqesin njësi të plota, elemente të sistemit të numrimit: një, dy,tre, etj.
Numërorët themelorë janë fjalë të parme, të përngjitura, të përbëra dhe lukucione. Janë fjalë
të parme numërorët themelor: nga zero deri te dhjeta.
Të përngjitura - janë nga njëmbëdhjeta deri te nëntëmbëdhjeta
Të përbëra - janë numërorët si: pesëdhjetë, tetëdhjetë, dyqind etj.
Lokucionet - janë numërorët themeolr si: njëzet e dy, njëqind e pesëdhjetë e pesë etj. (Nushi,
M, 2003, pp. 118, 119)
Shkolla “ Anton Qeta”- Dol dhe “Ganimete Tërbeshi” - Gjakovë
Numërori
Përdorimi
Dialekti Standardi
I (herë) Nji (herë) Një herë
Njo Nji Një
Page 28
28
KAPITULLI V
5.1 ETIMOLOGJIA E FJALËVE NË TË DY SHKOLLAT DOL DHE
GJAKOVË
https://archive.org/details/Memoria_201806
Fjalët
Prejardhja
Ai Nga gjuhët indoevropiane
Mbyllë Nga gjuhët latine
Ngritu Nga turqishtja e vjetër
Kcy Nga turqishtja e vjetër
Hade Nga turqishtja e vjetër
Boll Nga turqishtja e vjetër
Qohu Nga turqishtja e vjetër
Shife Nga gjuha sllave
Njehi Nga gjuha sllave
Silli Nga gjuha sllave
Ndaj Nga gjuha italiane
Me punu Nga gjuhët indoevropiane
Me kanë Nga gjuhët indoevropiane
Me lidhë Nga gjuhët indoevropiane
Hana Nga gjuhët latine
Muji Nga gjuhët turke
Jap Nga gjuhët greke
Vjen Nga gjuhët greke
Hajde Nga gjuhët turke
Fute Nga ghuhët neolitane
Krevet Nga gjuhët rumune
Shtrat Nga gjuhët rumune
Page 29
29
KAPITULLI VI
LEKSIKU I TË FOLMEVETË GJAKOVËS TË FESË MUSLIMANE
DHE KATOLIKE
Meqenëse tema jonë ka të bëjë me ndryshimin e dy shkollave të Komunës së Gjakovës,
duke marrë parasysh që hulumtimi ynë në shkollën “ Ganimete Tërbeshi” ishin më shumë të
fesë myslimane dhe shkolla “ Anton Qeta” në fshatin Dol, përfaqësonin më shumë fëmijët e
fesë katolike, e pame të arsyeshme t’i nxjerrim disa të dhëna në lidhje me të folmen dhe
ndryshimet e këtyre dy shkollave.
6.1 FJALË E SHPREHJE NË TURQIZMA
Leksiku i të folmes së Gjakovës, e folmja e Gjakovës me fshatrat përreth, korpusi leksikor,
nga pikëpamja dialektologjike dhe fetare paraqet mjaft ndikime ndërgjuhësore të burimeve të
ndryshme.
Në komunën e Gjakovës, banorët e saj i përkasin fesë myslimane dhe katolike.
Një tipar i përbashkët që i shquan gjuhët e Ballkanit nga gjuhët e tjera indoevropiane të
kontinentit, është edhe prania e një shtrese fjalësh të ardhura nga turqishtja, të cilat disa
studiues i quajnë thjesht turqizma e disa orientalizma, meqë një pjesë e mirë e tyre janë me
burim nga arabishtja e nga persishtja dhe turqishtja ka qenë vetëm gjuha ndërmjetëse.
Si në gjithë gjuhën shqipe standard e jostandard edhe në të folmen e Gjakovës, ndeshim
mjaft turqizma e serbizma, të cilat janë më të dukshme në të folmen e myslimanëve. Këto
dallime që i kemi hasur, janë të lidhura ngushtë me traditat dhe padashur është bërë ndarja
shoqërore .
-Agë-a, em. turq. Zoti i shtëpisë, por që përdoret edhe për moshën e vjetër si formë nderimi. -
akraba, em. tur. fis - aman, pasth. turq. të lutem! - allahile, pasth. arab. pashë Zotin! -
angllatisë, folje. turq. Përshtat. - arushan, mb. ariu (kur duan të shajnë ndonjë si i madh dhe
i pa ditur). - asajde, ndajf. andej, asaj ane (përdoret në fshatrat e Gjakovës). - ashqihone, em.
turq. aneks kuzhine. - atijne/atina, përem. atij. - axha, em. xhaxhai (vëllai i babait). - avitem,
folje, afrohem. - baballëk, em. turq. vjehrri i dhëndrit ose Babai i gruas. - bacë/baca, em,
vëllai i madh. - baticë, em. serb. zonjë shtëpie, gruaja që e shikon mbarëvajtjen e shtëpisë. -
Page 30
30
badihava, ndajf. turq. kot, kot së koti. - bahce, em. turq. kopsht. - bajrak, em. turq. flamur. -
bardak, em. turq. gotë.
6.2 Përdorimi i disa shprehjeve tek muslimanët
1. All-llahu Ekber (لال كأ ه Allahu (Zoti ) është më i Madhi) - رب
2. Ajet (Kur’anor), varg, fjalë, fjali, periudhë (Kur’anor-e).
3. Azraili, ëngjëlli i vdekjes, që u merr njerëzve shpirtin, kuptohet me lejen e Zotit.
4. Abdesi, është një lloj pastrimi që duhet bërë para se dikush të falet apo të lexojë
Kuranin.
5. Agjërim, kur një mysliman gjatë muajit të Ramazanit ose ndonjë herë tjetër rri pa
ngrënë dhe pirë nga syfyri deri në aksham.
6. Akide, besim
7. Aksetizëm, kur një mysliman i jep përparësi Ahiretit përpara kësaj bote.
8. Aulemee (لع .njerëzit e ditur në Islam ,(njëjësi: alim), (ءام
9. Aurf (رع .traditë), ف
1ç. Aiid (ع fjala “Eid” është fjalë arabe, që do të thotë kremtim, festim, lumturi periodike), دي
dhe gosti. Në Islam janë dy Eid-e, që do të thotë festa e Ramadanit (Eid el-Fitr) dhe festa e
Sakrificës (Eid el Edhahii).
11. Aiid ul-Edhahii (ع ال دي ضأ ع) Festa e Kurban Bajramit. 12. Aiid ul-Fitr) - ىح فال دي - رط
(Festa e Fiter Bajramit (pas Ramazanit).
6.3 Përdorimet e disa shprehjeve te katolikët
1. Amen, fjalë hebraike, rrënja e së cilës nënkupton shumë domethënie: qëndrueshmëri,
shpresë, e vërteta. Fjala amen do të thotë se ajo që është thënë konsiderohet si e vërtetë.
Përkthimi “ashtu qoftë” shpreh një dëshirë, por nuk shpreh kuptimin e saktë të fjalës.
2. apostujt, nga greqishtja ‘apostolos’, i dërguari, përfaqësues zyrtarë. Në kuptimin e ngushtë
të fjalës, apostujt janë dymbëdhjetë nxënësit që Jezusi i zgjodhi për shokë të tij të afërt, për
dëshmitarë të tij para botës dhe për predikues të ungjillit të tij. Ndërsa në kuptimin e gjerë të
Page 31
31
fjalës “apostull” tregon atë që mbart mesazhin e ungjillit apo, më gjerësisht, atë që mbron një
ide ose lufton për një gjë të mirë.
3. acik ndajf. veçmas, ndaras.
4. adalet-i (hadalet), em. (turq) gja adalet, gjë e hatashme, e përbindshme, shëmtim, rrënim,
p.sh., e bani adalet, bani adelet n’tà.
5. aht-i, em. (turq.) e drejta që i përket dikujt, drejtësia, haku, jam n’aht tan, jam përgjegjës
ndaj teje, e ndjej veten fajtor ndaj teje, të kam hyrë ne hak.
6. amanet-i, em. (turq.) pasuri ose ndonjë gjësend që i lihet dikujt në besim, ja lash amanet, ia
lash në besim që ta ruajë dhe të kujdeset për të.
7. apet (opet) ndajf. (sërb.) përsëri, prapë
8. allahile pasth. pashë Zotin!
9. akllagi-ja (më drejtë okllagi-ja) turq. petës, hollonjës, tëhollës, tëhollës.
10. azgan em. (turq.) trim; djalë azgan.1
1http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/03/Doktoratura-Sindorela-Doli-Kryeziu-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Gjuhesise.pdf
Page 32
32
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Çështja e nivelit të zotërimit të shqipes standarde e veqanarisht normës së folur nga
edukatorët e Komunës së Gjakovës, është temë më pak e trjatuar deri më tani.
Padyshim se shkolla ka ndikim të madh tek fëmijët për mësimin e gjuhës së folur, por përveq
shkollës rol të madh luan edhe rrethi ku jeton, duke mos harruar që edhe mediumet bartin pas
vetes një barrë të konsiderueshme të përgjegjësisë.
Hipoteza jonë (e paraqitur në hyrje të punimit), se niveli i përdorimit të dialektit në Komunën
e Gjakovës është i lartë dhe kjo u vërtetua nga shembujt të cilët i kemi nxjerrë dhe i kemi
demonstruar në punim.
Përmes vështrimit që kemi bërë, kemi vërejtur se aty dëshmohet: a. mosnjohja e rregullave
gjuhësore në të folur, b. mosrrespektimi i normës së folur në disa raste.
Përfitimi i njohurive të fëmijëve nga ky grup i edukatoreve është i vogël, ngaqë disa nga
edukatoret i ikin përgjegjësisë së punës. Faktë tjetër i mospërfilljes se standardit është se,
këto edukatore pjesën më të madhe të kohës flasin dialektin gegë, çka do të thotë që edhe më
shumë e vështirëson nxënjen e standardit të shqipes.
Duke parë se niveli i shqipes së folur nuk është i kënaqshëm, duhet të bëjmë më shumë
ndryshime për këtë gjendje. Shtimi i fondit të orëve i të folmes së gjuhës standarde në
shkollat tona, sidomos në shkollimin parafillor, do t’i kontribuonte sado pak përmirësimit të
gjendjes së tanishme.
Page 33
33
INDEKSI I EMRAVE
GJ
Gjinari, 7, 8
I
Instituti, 8
M
Munishi, 9
N
Nushi, 14, 16, 18, 21,23, 25
R
Rugova, 9
Xh
Xhuvani, 9, 10
Page 34
34
Bibliografia
Gjinari J,Shkurtaj,Gj. (2003). Dialektologji.Tiranë
Instituti i ghuhësisë. (2011). Shqipja në etapën e sotme.Tiranë.
Munishi, Sh. (2013). Problemet e shqipes standarde në Kosovë.Prishtinë
Nushi, M. (2003). Ghuha e sotme shqipe.Prishtinë
Rugova, B. (2009). Gjuha e gazetave. Prishtinë
Xhuvani, A. (1968). Drejtshkrimet e gjuhës shqipe.Tiranë
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/03/Doktoratura-Sindorela-Doli-
Kryeziu-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Gjuhesise.pdf 11. 07. 2019
https://archive.org/details/Memoria_201806 10. 07. 2019
Page 35
35
Unë, Lindita Tuqi-Lekaj me përgatitje profesionale: Master i Shkencave të Filologjisë, nën
përgjegjësinë morale më datë: 18.07.2019, jap këtë:
DEKLARATË
Unë, Lindita Tuqi-Lekaj, deklaroj që kam lekturuar punimin e: Merita Komani, me temë
“Përdorimi i dialekteve në institucionet parashkollore”.
Gjakovë, 18.07.2019
Tel: 045-966-337 Lektor i/e ______________
E-mail: [email protected] Nënshkrimi ____________