Top Banner
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT Dega: Programi Parashkollor PUNIM DIPLOME TEMA: TË DREJTAT E FËMIJËVE DHE ETIKA PROFESIONALE E MËSIMDHËNIES Mentori: Studenti: Prof.Asoc.Dr.Ilir Kelmendi Kysmete Tetaj Gjakovë, 2018
33

UNIVERSITETI I GJAKOVËS · e pasanksionueshme (e pa dënueshme), e pranueshme për të gjithë njerëzit me të cilën sigurohet ... kodi i procedurës penale dhe kodi i drejtësisë

May 25, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS

    “FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I EDUKIMIT

    Dega: Programi Parashkollor

    PUNIM DIPLOME

    TEMA:

    TË DREJTAT E FËMIJËVE DHE ETIKA PROFESIONALE E

    MËSIMDHËNIES

    Mentori: Studenti:

    Prof.Asoc.Dr.Ilir Kelmendi Kysmete Tetaj

    Gjakovë, 2018

  • PËRMBAJTJA

    ABSTRAKTI ................................................................................................................................ 4

    FALËNDERIME .......................................................................................................................... 5

    HYRJA .......................................................................................................................................... 6

    1 Të drejtat ............................................................................................................................... 8

    1.1.Përkufizime për të drejtat .................................................................................................... 8

    1.1.1 Nocioni e drejtë ..................................................................................................... 8

    2 Të drejtat e fëmijëv ............................................................................................................. 10

    2.1 Përkufizimi i fëmijës ................................................................................................... 10

    2.2 Shkolla dhe të drejtat e fëmijëve ................................................................................. 10

    2.2.1 Parimet udhëheqëse në edukim ........................................................................... 11

    2.3 Përkufizime rreth të drejtave të fëmijëve .................................................................... 13

    2.3.1 E drejta në jetë zhvillim dhe integritet personal .................................................. 13

    2.3.2 E drejta për identitet dhe nënshtetësi ................................................................... 13

    2.3.3 E drejta për arsimim ............................................................................................ 13

    2.4 Konventa për të drejtat e fëmijëve .............................................................................. 14

    2.4.1 Monitorimi i zbatimit të konventës ..................................................................... 14

    2.5 Përgjegjësitë e fëmijëve ndaj shoqërisë ....................................................................... 16

    2.6 Sukseset dhe sfidat në fushën e të drejtave të fëmijës ................................................. 16

    2.6.1 Sukseset në fushën e të drejtave të fëmijëve ....................................................... 16

    2.6.2 Sfidat në fushën e të drejtave të fëmijëve ............................................................ 17

    2.7 Të drejtat e fëmijëve në Kosovë .................................................................................. 18

    2.8 Strategjitë e mësimdhënies për të drejtat e fëmijëve ................................................... 19

    2.8.1 Të nxënit, mësimdhënia dhe të drejtat fëmijës .................................................... 19

    2.8.2 Të nxënit ndërveprues dhe të menduarit kritik .................................................... 20

    2.8.3 Planifikimi i mësimit për të drejtat e fëmijës ...................................................... 20

    2.8.4 Teknika të mësimdhënies .................................................................................... 23

    2.8.5 Brainstorming ...................................................................................................... 24

    2.8.6 Insert .................................................................................................................... 24

    3 Etika e mësimdhënies .......................................................................................................... 26

    3.1 Të drejtat e fëmijëve dhe etika e mësimdhënies .......................................................... 26

    3.2 Etika – Kuptimi dhe rëndësia ...................................................................................... 27

  • 3

    3.3 Analiza Etike ............................................................................................................... 28

    3.4 Etikat postmoderne ...................................................................................................... 28

    3.5 Përgjegjësitë ndaj profesionit ...................................................................................... 29

    3.6 Kodi i etikës ................................................................................................................ 30

    PËRFUNDIMI ............................................................................................................................ 31

    LITERATURA ............................................................................................................................ 33

  • 4

    ABSTRAKTI

    Nëpërmjet këtij punimi synohet që të ofrohen informacione në lidhje me të drejtat në përgjithësi

    dhe të drejtat e fëmijëve në veçanti, i është kushtuar rëndësi të veçantë përkufizimit të fëmijës,

    shkollave dhe të drejtave të fëmijëve. Është hulumtuar në lidhje me parimet udhëheqëse në

    edukim. Poashtu duke u nisur nga vetë natyra e punimit është dashur që të hulumtohet në lidhje

    me konventa të ndryshme për fëmijët dhe të drejtat e tyre, si dhe monitoriminit e këtyre

    konventave.

    Rëndësi të veçantë në këtë punim i është kushtuar përgjegjësive të cilat i kanë fëmijët ndaj

    shoqërisë, sukseset dhe sfidat me të cilat është përballur shoqëria drejt hartimit dhe krijimit të të

    drejtave të fëmijëve.

    Gjatë trajtimit të këtyre koncepteve është hulumtuar në lidhje me këto çështje se në çfarë gjendje

    janë në vendin tonë.

    Në lidhje me këtë aspekt është hulumtuar për të drejtat e fëmijëve në Kosovë, strategjitë dhe

    nivelin e arsimit në të cilin gjendet vendi ynë.

    Gjithashtu në lidhje me këtë temë e rëndësishme është edhe etika e mësimdhënësit nga i cili varet

    edhe edukimi i gjeneratave të reja, kështu që secili mësimdhënës dhe edukatorë duhet të ketë

    njohuri të shumta në lidhje me etikën.

    Fjalët kyçe: e drejta, shkolla, strategjitë e mësimdhënies, etika etj.

  • 5

    FALËNDERIME

    Gjatë këtyre viteve të kaluara në studime kanë ndodhur shumë gjëra të cilat vështirë do të largohen

    nga kujtesa, përgjatë këtyre viteve dua të falënderoj disa persona, pa përkrahjen e të cilëve do të

    ishte pothuajse e pamundur që të arrija këtu ku jam sot.

    Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë profesorët e këtij universiteti, të cilët u përkushtuan

    që të bartin njohuritë e tyre drejt studentëve në mënyrë që ne të jemi të gatshëm të ushtrojmë

    profesionin tonë kur të diplomojmë.

    Falënderoj të gjithë miqtë e mi të cilët më kanë mbështetur në çdo moment në situata të ndryshme

    me të cilat jam përballur gjatë këtyre katër viteve.

    Dëshiroj, në fund, të shpreh një mirënjohje të thellë për familjen timë së cilës i detyrohem shumë

    për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij rrugëtimi.

  • 6

    HYRJA

    Në mënyrë që të kuptohen të drejtat e fëmijëve duhet së pari që të ofrohen disa nocione në lidhje

    me atë se çka konsiderohet e drejtë, ekzistojnë shumë përkufizime në lidhje me të drejtën si

    nocion.

    Të drejtat janë fenomene të cilat evoluojnë çdo ditë, në shoqërinë tonë njihen disa lloje të të

    drejtave të njeriut, p.sh. e drejta e fëmijëve, e drejta e gruas etj. këto kanë rëndësi të veçantë sepse

    e drejta konsiderohet si diçka të cilën e gëzon çdo individ dhe në këtë mënyrë ato mbrohen me

    ligje dhe konventa të ndryshme të cilat janë hartuar me kujdes të madh në mënyrë që të mos

    diskriminohen asnjë kategori e njerëzve.

    Të drejtat e njerëzve jo çdo herë respektohen dhe kjo ndryshon në secilin vend të botës, në disa

    vende më të zhvilluar shoqëria i respekton më shumë të drejtat e individëve në përgjithësi dhe të

    fëmijëve në veçanti.

    Ekzistojnë shkolla të ndryshme gjithandej botës të cilat iu ofrojnë njerëzve informacione në lidhje

    me të drejtat e fëmijëve dhe mundohen që të krijojnë një shoqëri të barabartë për të gjitha

    kategoritë. Shkolla konsiderohet si një institucion i cili përfaqëson epiqendrën e komunitetit të

    caktuar shoqëror. Në këtë mënyrë shkollat përpiqen dhe synojnë që të ndërtojnë ura lidhëse në

    mes të familjes, shtëpisë dhe institucioneve tjera të komunitetit.

    Shkolla si institucion udhëhiqet nga parime të shumta në bazë të të cilave synohet edukimi i

    shoqërisë dhe mësimi drejt asaj se çka konsiderohet e drejtë dhe çka gabim. Në bazë të kurrikulave

    të ndryshme hartohen metoda dhe teknika të mësimdhënies të cilat janë shumë të rëndësishme në

    funksionimin e sistemit arsimor.

    Në mënyrë që të drejtat e fëmijëve të zbatohen sa më shumë janë krijuar konventa të shumta, si

    dhe organizata të shumta të cilat e kontrollojnë zbatimin e këtyre konventave dhe organizojnë

    seminare e gjëra të tjera të ngjajshme në vetëdijësimin e individëve në lidhje me respektimin e të

    drejtave të fëmijëve.

    Ekzisojnë suksese dhe sfida të shumta të cilat ndodhin gjatë monitorimit dhe përpjekjeve për të

    respektuar të drejtat e fëmijëve.

    Në Kosovë viteve të fundit janë shënuar suksese të shumta në këtë aspekt sa i përket respektimit

    të të drejtave të fëmijëve dhe etikës së mësimdhënësit

    Ekzistojnë strategji të shumëta të cilat i përdorin mësimdhënësit për të drejtat e fëmijëve, këto

    strategji zakonisht kanë të bëjnë me të nxënit, mësimdhënien dhe të drejtat e fëmijës, të nxënit

    ndërveprues dhe mënyra e të menduarit kritik, planifikimin e mësimit për të drejtat e fëmijës.

    Janë hartuar teknika të shumëta në mënyrë që mësimdhënësve t’iu lehtësohet puna e tyre dhe

    fëmijët të jenë në gjendje që të mësojnë sa më shumë dhe të marrin sa më shumë informacione që

    të jetë e mundshme.

    Etika zakonisht ka të bëjë me atë se duhet të veprohet ajo çka konsiderohet e drejtë. Etika e

    mësimdhënies ka rëndësi të madhe, sepse mësimdhënësi ka një punë të ndjeshme dhe duhet të

    tregoj kujdes të madh ndaj fëmijëve dhe ndaj mësimdhënësve të tjerë.

    Si edukatorë dhe mësimdhënës duhet t’i kushtohet rëndësi të madhe të drejtës për zhvillim në

    kuadër të së cilës hyjnë detyra të tjera parësore si e drejtë e fëmijëve për arsim, kohë të lirë,

    informim etj.

  • 7

    Si në çdo profesion edhe profesioni i mësimdhënësit i ka përgjegjësitë e veta, mësimdhënësi duhet

    të pranojë që do të përkushtohet në kryerjen e detyrave të tij të cilat caktohen nga institucionet

    relevante përkatëse, në këtë mënyrë ai duhet që gjatë gjithë kohës të përpiqet që të jap kontribut

    të vazhdueshëm në përmirësimin e metodave të mësimdhënies dhe të jetë i përshtatshëm për të

    gjithë fëmijët të cilët i janë caktuar që t’iu jap mësim.

  • 8

    1 Të drejtat

    1.1 1.1.Përkufizime për të drejtat

    Të drejtat e fëmijëve, të drejtat e gruas, të drejtat e njeriut në përgjithësi janë fenomene që

    evoluojnë çdo ditë.

    Ato kanë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse ato kalojnë nga individi si i veçantë te

    individët e tjerë duke mos njohur kufij dhe si fenomene të tilla ato bëhen çështje që i përkasin çdo

    njeriu të botës së qytetëruar.

    Zhvillimet e mëdha teknike, teknologjike, ekonomike, politike etj. që sot ndodhin, janë si rezultat

    i përpjekjeve njerëzore dhe bëjnë që ato të kenë diferenca nga shteti në shtet, mirëpo në botën e

    civilizuar nuk vlerësohen me ato potenciale por vlerësohen se si dhe sa i respektojnë të drejtat e

    qytetarëve.

    Të drejtat sikurse të gjitha fenomenet e tjera i kanë karakteristikat e veta. Prandaj ato ndahen në

    disa lloje të të drejtave:

    Të drejtat universale

    Të drejtat konkrete

    Të drejtat e pandashme

    Të drejtat e patjetërsueshme

    Ato gërshetojnë në vetvete vlerat që ndërlidhen me dinjitetin e njeriut duke sublimuar në brendësi:

    mirëqenien, sigurinë, barazin, drejtësinë dhe lirinë e tij.1

    1.1.1 Nocioni e drejtë

    Lidhur me nocionin e drejtë ekzistojnë përcaktime të shumta.

    Nocioni e drejtë e ka kuptimin e asaj që është e lejueshme të bëhet, të thuhet, të kryhet, që është

    e pasanksionueshme (e pa dënueshme), e pranueshme për të gjithë njerëzit me të cilën sigurohet

    baza e përbashkët, e barabartë, që është e vlefshme, e mirë dhe e dobishme për të gjithë e me të

    cilën nuk cenohet askush, nuk pëson askush kurfar dëmi.

    Nocioni e drejtë po ashtu nënkupton një veprim a një sjellje me të cilën fitojnë të gjithë individët,

    njerëzit pa marrë parasysh moshën, gjininë, përkatësinë kombëtare, gjuhësore, ekonomike etj.

    Lidhur me përkufizimin e të drejtës ekzistojnë pikëpamje të ndryshme, konsiderohet se të drejtat

    burojnë nga nevoja të ndryshme të cilat i kanë qeniet njerëzore si p.sh.

    Nevojat fizike

    Nevojat për përkujdesje (strehim, veshje, higjienë, shërbim shëndetësor)

    Nevoja për të jetuar në shoqëri

    Nevoja për ambient të pastër

    Nevoja për arsimim etj.

    1 Zabeli, Naser: Metodologjia e edukimit dhe e mësimdhënies për të drejtat e fëmijës,f.34.Prisshtinë.

  • 9

    Nga përcaktimet e tilla shihet se lidhur me të drejtat në përgjithësi ekzistojnë përkufizime të

    shumta. Konsiderohet e më i pranuari është ai që jepet nga Organizat e Kombeve të Bashkuara, i

    cili është si vijon:

    Të drejtat e njeriut mund të përcaktohen si ideale, parime bazë të shoqërisë njerëzore, që janë të

    qenësishme në natyrën e njeriut dhe pa të cilat, nuk mund të jetohet si qenie njerëzore.

    Të drejtat dhe liritë e njeriut japin mundësinë të zhvillohen dhe të përdoren tërësisht cilësitë

    njerëzore, intelegjenca, talenti e vetëdija si dhe të kënaqen kërkesat shpirtërore të njeriut dhe

    nevoja të tjera të tij.

    Ato janë themelore për kërkesat gjithnjë e më në rritje të njerëzimit, për një jetë, që të respektojë

    dhe të mbrojë dinjtetin dhe veprat e çdo qenieje njerëzore.

    Nga ky përkufizim mund të nxirren disa elementoe themelore se të drejtat janë:

    Ideale, parime bazë të shoqërisë

    Elemente pa të cilat nuk mund të jetohet pa to si qenie njerëzore

    Kënaqie e kërkesave shpirtërore

    Plotësim i nevojave të njeriut

    Mbrojtje e dinjitetit dhe veprave të qenies njerëzore

    Më tej ato janë si:

    Mburojë që mbrojnë

    Rregulla që të flasin se si duhet të sillesh

    Ligje që mund të thirresh në to

    Emocione që u takojnë të gjithëve

    Natyra, sepse mund të cenohen

    Shpirt që mund të shkatërrohet

    Kohë që na trajton njësoj të gjithëve (të pasurit dhe të varfrit, të moshuarit dhe të rinjtë, të zinjtë dhe të bardhët, të gjatët dhe të shkurtët)

    Respekt dhe obligim reciprok2

    2 Zabeli, Naser: Metodologjia e edukimit dhe e mësimdhënies për të drejtat e fëmijës,f23.Prishtinë.2005.

  • 10

    2 Të drejtat e fëmijëve

    2.1 Përkufizimi i fëmijës

    Kodi penal, kodi i procedurës penale dhe kodi i drejtësisë për të rritur përcaktojnë se ‘’fëmijë’’

    konsiderohet çdo person nën moshën 18 vjeçare.3

    Çdo person nga momenti i lindjes deri në momentin e pjekjes kalon nëpër disa faza të cilat njhen

    si fazat e fëmijërisë, këto faza janë të ndryshme në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të

    Amerikës.

    Në Evropë faza e fëmijërisë është si vijon: të porsalindur 0 deri në 28 ditë, faza foshnjore 28 ditë

    deri në 2 vjet, fëmijë 2 deri në 6 vjet, faza e fëmijërisë 6 deri në 12 vjet.

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës termi fëmijë zbatohet për individët 3 deri në 7 vjet, 8-13 vite

    konsiderohen si para-adoleshentë, ky ndryshim përdoret nganjëherë edhe në Evropë.

    2.2 Shkolla dhe të drejtat e fëmijëve

    Shkolla është një institucion që përfaqëson epiqendrën e komunitetit të caktuar shoqëror. Si

    institucione të veçanta nga pjesa tjetër e shoqërisë, shkollat duhet të kontrollojnë lidhjen me

    komunitetin.

    Në kohë të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme, shkollat kanë synuar të ndërtojnë ose të mbajnë

    ura me familjen, shtëpinë dhe institucionet e tjera të komunitetit.

    Ajo është një instutucion i cili duhet të funksionalizojë të ashtuquajturat ‘’strategji yjore të qiellit

    të Pedagogjisë’’ të cilat sipas disa pedagogëve përshkruhen me 10 germa kapitale:

    Fjala numër 1: Edukim, arsimim, formim

    Fjala numër 2: Zhvillim

    Fjala numër 3: Interesi

    Fjala numër 4: Loja

    Fjala numër 5: Diversiteti

    Fjala numër 6: Pavarësia

    Fjala numër 7: Krijimtaria

    Fjala numër 8: Trupësia

    Fjala numër 9: Afektiviteti

    Fjala numër 10: Socializimi.

    Po të hyhet në thellësi të këtyre fjalëve secila nga ato të bën të mendosh për fjalë të tjera që

    ndërlidhen me fusha të ndryshme të jetës së fëmijëve dhe të rriturit në përgjithësi.

    Ato pra gjenerojnë fjalë të tjera që kanë kuptim me vlerat njerëzore në shoqërinë në të cilën

    jetojmë.

    Të gjitha fjalët e sipërshënuara dhe pafundësia e fjalëve të tjera që ndërlidhen me to sendërtohen

    nga faktorët shoqërorë si ndikues në formimin e personalitetit dhe pa dyshim një pjesë e madhe e

    përgjegjësisëi bie faktorit shkollë, i cili në kuadër të një kurrikuli paraparë i sendërton përmes

    përmbajtjeve nga fusha të ndryshme të edukimit.

    3 Ligji për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.Prishtinë.2003.

  • 11

    Duke iu referuar filozofisë së shkollës bashkëkohore, ajo është e ndërtuar nga disa fusha të

    përmbajtjes së edukimit, të cilat konsiderohen si të domosdoshme për qytetarin i cili do të jetë në

    gjendje të përballojë sfidat e së ardhmes duke vepruar në mënyrë të pavarur, në mënyrë kritike e

    krijuese dhe i cili do të jetë në gjendje të përdorë njohuritë dhe vlerat në shërbim të shoqërisë.

    Fushat e përmbajtjes së edukimit në shoqërinë bashkëkohore vlerësohen të jenë:

    Edukimi për t’u zhvilluar

    Edukimi për të drejtat e njeriut

    Edukimi mjedisor

    Edukimi shëndetësorë

    Edukimi për paqen

    Edukimi për barazinë e racave dhe gjinisë

    Edukimi ndërkulturor.

    Të gjitha këto fusha i japin kuptim jetës së individit në shoqërinë përkatëse dhe bëjnë që ai të

    respektojë vlerat dhe dinjitetin njerëzorë në mënyrë reciproke.

    Por do të ishte e pakuptimtë të mendohet se këto mund të realizohen pa parimet udhëheqëse në

    edukim të cilat mund të konsiderohen si çelës të suksesit dhe të realizlimt të përmbajtjeve të

    përmendura.

    2.2.1 Parimet udhëheqëse në edukim

    Decentralizimi dhe Fleksibiliteti

    Decentralizimi dhe fleksibiliteti si parime udhëheqëse në edukim shprehin funksionin e një

    sistemi edukimi për çdo tip shkolle.

    Këto kontribuojnë për zhvillimin e kurrikulave të arsyeshme dhe të përshtatshme me natyrën dhe

    llojin e shkollave duke inkurajuar një të nxënë më të suksesshme të nxënësve dhe duke ndikuar

    gradualisht në reduktimin e stresit të tyre.

    Në anën tjetër duke respektuar këto parime shkolla është e drejtuar më shumë në marrjet në

    konsideratë të nevojave të nxënësve se sa në statusion që kanë lëndët e ndryshme.

    Kjo determinon nevojën që shkolla të përshkruajë në planin e vetë mësimor përfshirjen e lëndëve

    opcionale për nxënësit, me qëllim afrimin me kërkesat e të nxënit të tyre individual.

    Duke u bazuar në këto parime shkolla nënkuptohet si elirë në përcaktimin e përmbajtjeve, të

    standardeve të arritjes, të mënyrës së planifikimit vjetor e javor , të lëndëve opcionale, të numrit

    të orëve dhe të përdorimit të caktuar të metodologjive të mësimdhënies.

    Decentralizimi dhe fleksibiliteti në nivel të shkollës, do të krijonte mundësi më të mëdha në futjen

    e përmbajtjeve nga të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijës si dhe në mënyrën, kohën dhe format

    e strategjisë në përgjithësi.

    Krahasueshmëria e arsimit me cilësinë e standardeve evropiane

    Sistemi i arsimit duhet të zhvillohet në atë mënyrë që të jetë në gjendje t’i shërbejë rendit të ri

    shoqërorë, t’i përgjigjet nevojave kombëtare, t’i përgjigjet realiteteve të reja, proceseve

    integruese.

  • 12

    Por për t’u përfshirë në struktura evropiane kërkohet të bëhen të krahasueshmearritjet me cilësinë

    e standardeve evropiane të arsimit.

    Në këtë mënyrë kurrikuli kombëtar duhet të jetë i krahasueshëm me kërkesat e jetës në një shoqëri

    demokratike në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi, dhe tregun e punës në një Evropë

    dhe botë të pavarur globale.

    Zgjedhja dhe përshkallëzimi kulturor

    Ky parimnënkupton vendosjen në lëndë dhe sistematizimin e njohurive në fusha të përshtatshme

    kurrikulare. Ky lloj përshkallëzimi ka një numër përparësish:

    Ndërlidhje lëndore

    Ekuilibrin midis fushave në lëndët shkollore

    Lidhje me teoritë bashkëkohore

    Njohurinë e stileve dhe teorive të të nxënit etj.

    Parimet e seleksionimit, hierarkisë apo përshkallëzimit kulturor synojnë:

    Ekuilibrimin e personalitetit të çdo nxënësi

    Arritjen dhe shprehjen e interesace sipas afiniteteve

    Përfaqësimin adekuat të vlerave që kanë tëbëjnë me ndërtimin e shoqërisë demokratike.

    Funksionaliteti

    Parimi i funksionalitetit nënkupton ndërlidhjen lëndore brenda fushave të përshtatshme

    kurrikulare të bazuara në moshën psiko-fizike të nxënësve, në lidhjen midis zhvillimit psikologjik

    dhe strukturën e kurrikulit dhe në ndryshueshmërinë e fushave të njohjes dhe veprimtarisë

    njerëzore.

    Kjo bën të mundshme një kalim të natyrshëm nga një nivel shkollimi në nivelin tjetër.

    Parimi i funksionalitetit mundëson respektimin e integrimit ndërlëndor për vetëm atëherë kur

    zbatohen strategjitë ndërvepruese të mësimdhënies të cilat e fuqizojnë ndërlidhjen lëndore.

    Parimët e sipërshënuara nuk janë të vetmet. Ato janë disa nga shumë parime udhëheqëse në

    edukim si:

    Lidhja me temat sociale

    Përqendrim ndaj të gjithë nxënësve

    Përqendrim në të mësyarit e integruar

    Përqendrim në bashkëpunim

    Përqendrim në të nxënit gjatë gjithë ditës etj.

    Udhëhqeja me këto parime në edukim, mundëson realizimin me sukses të fushave lëndore

    bashkëkohore, ku njëra ndër të rëndësishmet vlerësohet se duhet të jetë: të drejtat e njeriut në

    kuadër të së cilëns hyjnë të drejtat e gruas, të drejtat e fëmijëve dhe kategori të tjera të shoqërisë

    sonë.4

    4 Zabeli, Naser: Metodologjia e edukimit dhe e mësimdhënies për të drejtat e fëmijës.f,85.Prishtinë

  • 13

    2.3 Përkufizime rreth të drejtave të fëmijëve

    2.3.1 E drejta në jetë zhvillim dhe integritet personal

    Neni 6 i konventës për të drejtat e fëmijëve në Kosovë njeh se ‘’çdo fëmijë ka të drejtën e

    pamohueshme për të jetuar dhe detyrimin e shteteve për të siguruar në masën maksimale të

    mundshme mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës’’.

    E drejta në jetë imponon që të dy ddertrimet për shtetin negative (mohuese) dhe ato pozitive.

    Detyrimi negativ është që të mos e marrë jetën e një fëmije.

    Kjo nuk është një e drejtë absolute. Komiteti për të drejtat e fëmijës i është referuar kësaj si e

    drejta për të mos u privuar nga jeta në mënyrë arbitrare.

    Detyrimi pozitiv është miratimi i masave që mbrojnë jetën nga rreziqet natyrore apo sociale, siç

    janë sëmundjet, uria, aksidentet, konfliktet e armatosura dhe vrasjet. Kjo në një kuptim mund të

    vështrohet si e drejta për mbijetesë.5

    2.3.2 E drejta për identitet dhe nënshtetësi

    Neni 8 i konventës për të drejtat e fëmijëve njeh të drejtën për identitet dhe e përkufizon atë me

    këto fjalë:

    Shtetet palë marrin përsipër të respektojnë të drejtën e fëmijës për të ruajtur identitetin e tij/saj,

    përfshirë këtu nënshtetësinë, emrin dhe marrëdhëniet familjare, sipas ligjit, pa ndërhyrje të

    paligjshme.

    Neni 7 i kësaj konvente shton:

    Fëmija duhet të regjistrohet menjëherë sapo lind dhe qysh atëherë ka të drejtën të ketë një emër,

    të drejtën për të fituar një nënshtetësi dhe brenda mundësive të drejtën pr të njohur (prindërit e

    vetë) dhe të ketë kujdesin e prindërve të tij apo saj.

    Konventa i detyron shtetet në mënyrë specifike për të dhënë nënshtetësinë bazuar në njërin nga

    këto dy kushte, vendin e lindjes dhe kombësinë.6

    2.3.3 E drejta për arsimim

    Neni 28 i konventës për të drejtat e fëmijëve njeh të drejtën për arsimim si dhe detyrimet e

    mëposhtme të shtetit:

    Të bëjë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas.

    Të ofroj qasje për çdo fëmijë në arsimimin e mesëm, duke përfshirë arsimin e përgjithshëm dhe profesional.

    Të vërë në dispozicion ndihmën financiare pr arsimin e mesëm për nxënësit që kanë nevojë për të.

    Të vërë në dispozicion informatat dhe udhëzimet shkollore dhe profesionale për të gjithë fëmijët

    Të inkurajoj vijimin në shkollë dhe të ulë normat e largimit nga shkolla.

    5Konventa e të drejtave të fëmijës,Miratur nga asamblea e Përgjitshme e Organizatës së Kombeve të

    Bashkuara më 20 nëntor 1989

  • 14

    Ta bëjë të mundshëm arsimin e lartë për të gjithë në bazë të aftësisë.7

    Neni 29 i konventës për të drejtat e fëmijëve parasheh që shkollimi i fëmijëve do të drejtohet për

    qëllime të caktuara dhe atë:

    Zhvillimin e personalitetit, talenteve dhe aftësive mendora e fizike të fëmijës, në potencialin e tyre të plotë.

    Zhvillimin e respektit për të drejtat dhe liritë e njeriut.

    Zhvillimin e respektit për mjedisin natyror.

    Zhvillimin e respektit për prindërit e fëmijës, për identitetin kulturor, gjuhën dhe vlerat, si dhe vlerat kombëtare të vendit ku jeton fëmija, vendin e origjinës së fëmijës dhe të

    qytetërimeve të tjera.

    Përgatitjen e fëmijës për jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe të miqësisë midis të gjithë popujve,

    grupeve etnike, kombëtare dhe fetare.

    Neni 29 gjithashtu njeh lirinë e individëve dhe organeve për të krijuar dhe drejtuar shkollat, me

    kusht që ato t’u shërbejnë qëllimeve të përmendura më lart dhe të përmbushin të githa standardet

    minimale të përcaktuara nga autoritetet përkatëse.8

    2.4 Konventa për të drejtat e fëmijëve

    Për të arritur deri në dokumentet dhe mekanizmat e sotme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës,

    njerëzimit i është dashur të përshkojë një rrugë të gjatë e tepër të vështirë.

    Lufta dhe përpjekja për mbrojtjen e fëmijëve nuk është fenomen që karakterizon vetëm kohën e

    sotme. Në forma e intensitete të ndryshme ajo e ka shoqëruar njerëzimin në rrugën e tij gjatë

    gjithë historisë. Lufta për mbrojtjen e ineteresave të fëmijëve në kohën tonë zhvillohem mbi një

    bazë të re, me objektiva të reja, që të çojnë sa më pranë realitetit e zhvillimit të gjithanshëm të

    tyre.

    ‘’Janë fëmijët ata që paguajnë çmimin më të lartë për shkak të politikave tona të verbra

    ekonomike, të gabimeve tona trashanike në politikë, të luftërave tona’’ me këto fjalë filloi

    fushatën e saj për mbrojtjen e fëmijëve britanikja Eglantyne Jebb, rreth 80 vite më parë. Në këtë

    periudhë, një lëvizje e re mori jetë, ajo për shpëtimin e fëmijëve, e cila u shoqërua me dokumentin

    e parë për mbrojtjen e tyre, me Deklaratën e Gjenevës, që u miratua nga Asambleja e Lidhjes së

    Kombeve në vitin 1924. Poashtu në vitin 1948, Asambleja e Përgjithshme miratoi deklaratën e

    dytë për të drejtat e fëmijëve, një deklaratë e shkurtër e cila mbështetej në deklaratën e parë.

    2.4.1 Monitorimi i zbatimit të konventës

    Në qendër të procesit për monitorimin e zbatimit të konventës nga ana e shteteve është Komiteti

    për të drejtat e fëmijës, i themeluar në vitin 1991 në përputhje me nenin 43 të konventës dhe i

    zgjedhuar nga ekspertë ndërkombëtarë.

    7 Gruda, Zejnullah (2001): Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Prishtinë 2002,f,78 8 Konventa e të drejtave të fëmijës,Miratur nga asamblea e Përgjitshme e Organizatës së Kombeve të

    Bashkuara më 20 nëntor 1989

  • 15

    Ky komitet përbëhet nga 10 anëtarë, nga vende të ndryshme të cilët përfaqësojnë qeveritë e

    vendeve të tyre.

    Komiteti raporton për aktivitetet e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

    nëpërmes Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara. Ky komitet ka për qëllim të

    shqyrtojë raportet brenda një viti që nga koha e marrjes.

    Çdo qeveri që është anëtare e konventës duhet të paraqesë raportin e saj për të parë dy vite pas

    ratifikimit dhe më pas çdo 5 vite. Në mënyrë që të bëhen krahasime të zbatimit të kësaj konvente.

    Procesi i monitorimit dhe i zbatimit të konventës së të drejtave përbëhet nga faza të ndryshme të

    cilat janë:9

    Përgaditja e raportit fillestar

    Mbledhja e grupit punues para seancës kryesore

    Përgjigje e qeverisë në listën e çështjeve

    Seanca plenare

    Vazhdimi drejt vëzhgimeve përfundimtare

    Kërkesat për informata shtesë

    Raportimi periodik

    Temat për të cilat duhet të raportohet janë:

    Masat e përgjithshme për implementim

    Definimi i fëmijës

    Parimet udhëzuese

    Të drejtat dhe liritë qytetare

    Mjedisi familjar dhe kujdesi alternativ

    Shëndeti bazik dhe mirëqenia

    Arsimi, koha e lirë dhe aktivitetet kulturore

    Masat e veçanta të mbrojtjes

    9 Council of Europe (2001): Konventa e Evropës për të drejtat e njeriut.ILO.2005

  • 16

    2.5 Përgjegjësitë e fëmijëve ndaj shoqërisë

    Kur flitet për të drejtat e fëmijëve nuk mund të mos përmendim përgjegjësitë pasi që ato në të

    vërtetë përbëjnë thelbin e të drejtave.

    Pra, të drejtat nuk mund të qëndrojnë të ndara nga përgjegjësitë, sepse repsktimi i të drejtave të

    fëmijëve nënkupton edhe përgjegjësitë e fëmijëve ndaj shoqërisë, ndaj të tjerëve dhe ndaj

    vetes.Përmbushja e të drejtave është e shoqëruar me realizimin e përgjegjësive.

    Të gjithë fëmijët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që nuk do të cenojnë të drejtat e të tjerëve. Kështu

    p.sh. e drejta në shkollim nënkupton një varg përgjegjësish si:

    Vijimi i rregulltë në mësim.

    Respekti dhe qëndrimi i drejtë ndaj mësimdhënësve dhe personelit tjetër shkollor.

    Respekti ndaj shokëve të klasës.

    Respektimi i disiplinës dhe rregullave të klasës dhe të shkollës.

    Kryerja e detyrave të shtëpisë.

    Angazhimi dhe përkushtimi për përvetësimin e programit mësimor – kurrikulës etj.

    E drejta në informacion nënkupton përgjegjësi të ndryshme për fëmijët të cilat janë:

    Përgjegjësia për lexim, kërkim dhe verifikim të informacionit.

    Komunikim.

    Dëgjim të vëmendshëm.10

    2.6 Sukseset dhe sfidat në fushën e të drejtave të fëmijës

    Progresi më i madh në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve është bërë më tepër në

    dekadën pas pranimit të Konventës për të drejtat e fëmijës, se sa në çfarëdo periudhe krahasuese

    tjetër në historinë e njerëzimit.

    Të drejtat e fëmijëve janë më lartë në agjendat publike dhe politike se kurrë ndonjëherë më parë.

    Ratifikimi pothuajse universal i Konventës për të drejtat e fëmijës ka inkurajuar ratifikimin nga

    shtetet dhe instrumentet e tjera fundamentale për të drejtat e njeriut dhe gjithnjë e më shumë shtete

    janë të përkushtuara për jetësimin e agjendave për të drejtat e njeriut përmes ndërtimit të planit

    kombëtar të veprimit.

    2.6.1 Sukseset në fushën e të drejtave të fëmijëve

    Arritjet kryesore në fushën e të drejtave të njeriut të fëmijës janë si vijon:

    Institucionet, strukturat, agjendat dhe masat e veçanta në interes të avancimit të të drejtave të fëmijës janë bërë çështje emergjente në të gjitha këndet e globut. OJQ-të dhe akterët e

    tjerë në shoqërinë civile kanë ngritur fuqishëm zërat për të drejtat e fëmijëve.

    Reforma legjislative në favor të të drejtave të fëmijës

    Vetëdija botërore mbi të drejtat e fëmijëve, indinjata publike rreth shkeljeve të shumëllojshme të këtyre të drejtave dhe pasqyrimi i tyre në media.

    Mbi 80% e fëmijëve të botës vaksinohen kundër sëmundjeve, siç është paralizafëmijëve.

    10 Të drejtat e fëmijës dhe etika e mësimdhënësit(2006): Linda Salihu, Naser Zabeli, Demë Hoti.Prishtinë,f,45

  • 17

    Shtete kanë filluar t’ju përgjigjen dhunës ndaj shfrytëzimit të skajshëm, keqpërdorimit dhe neglizhencës.

    Për shkak të parimit të Konventës për mosdiskriminim, shtetet kanë lëvizur në drejtim të realizimit dhe mbrojtjes në të mirë të të drejtave të fëmijëve.

    Shtetet kanë marrë përsipër që të sigurojnë që përkufizimet e tyre për fëmijërinë të përputhen me standardet e përcaktuar në Konventën për të drejtat e fëmijëve.

    Shtetet kanë zhvilluar sisteme të dalluara të drejtësisë së të rinjëve që fokusohen në ri-integerimin në shoqëri dhe mënjanojnë, kurdo që është e mundur, kriminalizimin e

    fëmijëve dhe privimin e tyre nga liria.

    Përparim është bërë në sigurimin që pikëpamjet e fëmijëve po dëgjohen, respektohen dhe po merren parasysh, në familje, në komunitet dhe në shtete që ndërmerren veprimet,

    formësohen politikat dhe vlerësohen rezultatet.11

    2.6.2 Sfidat në fushën e të drejtave të fëmijëve

    Përkundër arritejve në avancimin e të drejtave të fëmijëve, shumëçka mbetet për të bërë. Progresi

    nuk ka qenë i njëjtë në të gjitha vendet, ka ende vende të cilat kanë mbetur shumë prapa në dhënien

    e të drejtave të fëmijëve.

    Rreth 12 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare çdo vit, më s shumti nga shkaqet që mund të parandalohen lehtë, si diarreja, kallja e mushkërive, malarja,dhe fruthi. Në disa vende

    të varfa vdes çdo i pesti fëmijë para se t’i mbushë 5 vjet.

    Rreth 160 milionë janë të dobët dhe të sëmurë në shkallë të rëndë apo të moderuar për shkak të ushqimit të pa mjaftuar ose jo cilësor, pamundësisë për përkujdesje shëndetësore

    e cila do t’iu mundësonte një zhvillim të shëndoshë.

    Më se 130 milionë fëmijë në vendet në zhvillim nuk janë ë shkollë fillore dy e treta e tyre janë vajza.

    Më se 1.4 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.7 miliardë të popullatës në botë i mungon higjiena sanitare adekuate.

    Disa shtete janë duke lëvizuar drejt ngritjes së sistemeve ndëshkimore të drejtësisë për të miturit, me fëmijët e rrahur dhe të mbajtur nën arrest në mënyrë arbitrare nga policia dhe

    të shtrënguar të ndajnë burgjet me të rriturit në kushte johumane.

    Shumë fëmijë të padëshiruar që jetojnë në jetimore ose në institucione tjera, u refuzohet arsimimi dhe kujdesi adekuat shëndetësor. Këta fëmijë shpesh janë fizikisht të

    keqtrajtuar.

    Konfliktet e armatosura në rruzullin tokësor vazhdojnë të shkurtojnë dhe të shkatërrojnë jetët e miliona fëmijëve.

    Në shumë shtete nuk mungojnë ligjet përkatëse, por megjithatë të drejtat e fëmijëve nuk

    përfillen, për shkak të mungesës së vullnetit apo të aftësisë së shtetit për të ndihmuar në

    zbatimin e ligjeve të tij.

    Përvoja ka treguar se kur ekziston vullneti politik është e mundur edhe gjetja e zgjidhjeve

    kreative dhe të suksesshme. Fëmijët e botës nuk mund të presin më shumë. Ata kanë të drejta

    të cilat duhet zbatuar në çdo kohë dhe në çdo vend.12

    11 Të drejtat e fëmijës dhe etika e mësimdhënësit(2006): Linda Salihu, Naser Zabeli, Demë Hoti.Prishtinë,f.56 12 Po,aty,f.12

  • 18

    2.7 Të drejtat e fëmijëve në Kosovë

    Në Kosovë, rreth numrit të fëmijëve dihet se mungojnë të dhënat e sakta. Sipas statistikave

    konsiderohet se në Kosovë jetojnë mbi 700 mijë fëmijë të moshës deri 18 vjeçare.

    Një numër i konsdierueshëm i fëmijëve nga shifra totale në shkallë botërore vlerësohet të jenë të

    abuzuar në forma të ndryshme, që në ndonjë mënyrë nuk respektohen apo thjeshtë shkilen të

    drejtat e tyre. Fati i njëjtë fatkeqësisht i përcjell edhe fëmijët kosovarë.13

    Edhe pse përpjekjet edhe në fushën e të drejtave të fëmijëve në Kosovë janë evidente, nuk mund

    të themi se është bërë shumë.

    Tashmë, në Kosovë, mbahen konferenca, seminare e gjëra të ngjajshme, për të drejtat e fëmijës,

    por jo në nivel të dëshirueshëm, së paku aq sa meritojnë fëmijët në mënyrë që të ngritet

    vetëdijësimi i njerëzve për të drejtat të cilat i gëzojnë të gjithë individët në përgjithësi dhe fëmijët

    në veçanti.

    Sipas konventës për të drejtat e fëmijës, fëmijët (duhet të) gëzojnë të drejta si: të drejtën për

    identitet, për mbrojtje nga diskriminimi, për intimitet, për informim, mbrojtje nga dhuna, nga

    abuzimi, për përkujdesje shëndetësore, për arsimim, për përdorim të gjuhës amtare, mbrojtje nga

    çdo lloj shfrytëzimi etj.

    Në lidhje me një hulumtim që është bërë në këtë aspekt i cili i adresohet fëmijëve në shkollën

    kosovare, përgjigjet e nxjerra janë dëshpëruese.

    Është konstatuar nëpërkëmbja e shumë të drejtave të fëmijëve nga ana e mësimdhënësve dhe në

    masë të konsiderueshme të të gjitha grupmoshave të shkollës fillore nga klasa e parë deri në klasën

    e shtatë dhe atë pa dallim për të dy gjinitë dhe nacionalitetet e ndryshme.

    Nga hulumtimi i sipër përmendur është konstatuar se, gjendja e të drejtave të fëmijës në

    përgjithësi dhe në arsim në veçanti, ende është shumë larg nga ajo që dëshirtohet.

    Në shqyrtimet përfundimtare është konstatuar se:

    Numri i madh i fëmijëve që jetojnë në varfëri, janë pa përkujdesje pa dashuri.

    Arsimi nuk i plotëson të gjitha nevojat e fëmijëve

    Nxënësit kanë vështirësi në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit.

    Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve punojnë ende me metoda të vjetra, pa përgaditje të duhur profesionale.

    Akoma ekziston një përqindje e caktuar e fëmijëve të ngacmuar dhe të keqtrajtuar seksualisht

    Në Kosovë nxënësit nuk kanë liri të mjaftueshme në disa rajone

    Ekziston mos toleranca etnike, sidomos mes fëmijëve shqiptarë dhe serbë.

    Pozita e nxënësve rom ende është jo e mirë.

    Liria e shprehjes dhe e marrjes së informacionit në disa vende akoma është e kufizuar, kështu që fëmijët ende nuk kanë qasje sa duhet në informacion për atë që ndodhë në

    shkollë.14

    13 Zabeli, Naser: Metodologjia e edukimit dhe e mësimdhënies për të drejtat e fëmijës 14Grup Autorësh: Të drejtat e fëmijëve në sytë e nxënësve kosovarë.Prishtinë.2006,f,63

  • 19

    2.8 Strategjitë e mësimdhënies për të drejtat e fëmijëve

    2.8.1 Të nxënit, mësimdhënia dhe të drejtat fëmijës

    Të nxënit e nxënësve sendërtohet duke u bazuar në njohuritë, shprehitë dhe vlerat që ofron një

    kurrikul i caktuar dhe në përvojat që sjellin nxënësit nga mjediset e caktuara nga ata vijnë.

    Në këtë kuptim, mësimdhënia duhet të jetë e bazuar në një vështrim të jetës si një tërësi e pandarë

    në të cilën njerëzit, gjërat, ngjarjet, proceset dhe idetë janë në marrëdhënie të vazhdueshme midis

    tyre.

    Mësimdhënësi është ai i cili duhet të njohë njëkohësisht edhe të krijojë një sërë strategjish për

    mësimdhënie për t’iu përgjigjur nevojave, interesimeve, motiveve, qëndrimeve, përvojave dhe

    kërkesave të nxënësve në klasë.

    Në procesin e mësimdhënies është e reëndësishme që mësimdhënësitë ketë besim në aftësitë dhe

    potencialet e nxënësve.

    Nxënësit mësojnë më lehtë e më mirë kur ata janë të inkurajuar, kur atyre u vlerësohet niveli i

    aftësive të të nxënit të tyre. Në këtë mënyrë nxënësit do të jenë më të motivuar për të krijuar

    standarda, aspirata reale dhe të marrin përgjegjësi të larta për mënyrën, stilin dhe mundësitë e tyre

    për të nxënë.

    Është shumë e rëndësishme që mësimdhënia të bazohet në parimin e ndërlidhjes së punës së

    shkollës me jetën e përditshme.

    Kjo nënkupton vendosjen e nxënësit në kontekstin real jetësor, ku dijet e tij do të gjejnë realizim

    në situara problematike dhe reale jetësore.

    Lidhur me metodologjinë e edukimit për të drejtat në përgjithësi dhe të drejtat e fëmijës në veçanti,

    është e rëndësishme të merren parasysh disa premisa:

    E para duhet pasur parasysh se nuk ka asnjë metodë, asnjë strategji e cila do t’u përshtatej në të njëjtën kohë, në të njëjtën masë të gjithë individëve, të gjithë nxënësve, të gjitha

    grupeve.

    E dyta është dëshmuar se, forma e pranuar si e suksesshme në fushën e edukimit në përgjithësi është ai grup i metodave që e vendosin nxënësin në qendër, ato metoda që

    epsketojnë nevojat, dëshirat, aftësitë e çdo personi dhe e çdo grupi.

    E treta se rendimenti i punës së nxënësve përcaktohet sa nga koeficiente psikologjike aq edhe nga faktorë socialë, sa nga konteksti në të cilin jeton nxënësi, aq edhe nga stili dhe

    shprehitë e punës së mësimdhënësit. Kjo nënkupton se edukimi për të drejtat, sikurse edhe

    për çdo fushë tjetër edukimi, sendërtohet duke përvijuar realitetin social, psikologjik dhe

    metodik.

    Bazuar në strategjitë bashkëkohore të mësimdhënies është konstatuar se tipari thelbësor i suksesit

    të të nxënit të nxënësve është pikërisht ‘’ partneriteti nëdrmjet mësuesit dhe nxënësit që gjen veten

    të realizuar në metodat dhe teknikat e shumta ndërvepruese që përbëjnë përmbajtjen e saj ku një

    prej programeve që promovon bashkëveprimin është Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe

    shkrimit.15

    15 Markja, Albana Gjedia, Robert dhe Sina, Edlira (2004): Puna e fëmijëve, Manual trajnimi për mësuesit, Tiranë,f,34.

  • 20

    2.8.2 Të nxënit ndërveprues dhe të menduarit kritik

    Mësimdhënia e drejtpërdrejt apo siç jemi mësuar ta quajmë më shpesh mësimdhënia tradicionale,

    është tashmë praktikë e njohur, është model i mësimdhënies ku mësimdhënësi është në qendrë të

    vëmendjes, ai është autoriteti i klasës që nxënësve u drejtohet përmes ligjëratës, leximit apo

    demonstrimit të përmbajtjeve, me një fjalë është ai që shpenzon shumicën e kohës në orën

    mësimore dhe ku nxënësit në të shumtën e rasteve janë spektatorë që dëgjojnë dhe rrallë flasin.

    Në mësimdhënien bashkëkohore subjekti kryesor në klasë janë nxënësit. Një klasë e orientuar me

    në qendër nxënësin i jep shumë hapësira mësimdhënësit për të organizuar mësimdhënien në punë

    në grupe, në dyshe, në punë individuale, në aktivitete tjera të larmishme, interesante e tërheqëse,

    të cilat bëjnë që nxënësit të bashkëpunojnë me njëri tjetrin të ndërveprojnë meshumë burime

    informacioni.

    Të nxënit ndërveprues nënkupton veprimtarinë e individit (nxënësit) në drejtim të përvetësimit të

    njohurive, shprehive e shkathtësive dhe të veprimeve e sjelljeve të nduardurta. Ai pra, është proces

    i ndërveprimit të njëhershëm të të gjithë faktorëve pjesëmarrës në të. Gjatë përpjekjeve për të

    ardhur te njohuritë etj.

    Nxënia ndërvepruese shpie drejt zhvillimit të të menduarit kritik i cili përfshin ‘’thithjen e ideve’’

    gjatë procesit të vazhdueshëm të njohjes, veprimit dhe ndërveprimit të nxënësit-studentit për të

    reflektuar dhe ndërtuar përvojën personale.

    Ai është një pikë në procesin e të menduarit me anë të të cilit secili njeri mendon në mënyrë të

    natyrshme, ndërvepron me idetë dhe informacuonin.

    Ai është një proces aktiv që kërkohet të zhvillohet ose ndodh rastësisht, i cili në mënyrë të

    qëndrueshme e bën nxënësin të kontrollojë informacionin dhe kështu ai mund të përballojë një

    sfide, të përfshijë, të përshtatë apo të përhapë informacionin.16

    Në shkollën bashkëkohore, zbatohen jo një, por një varg i metodologjive të mësimdhënies, e

    përbashkëta e të cilave është vendosja e nxënësit në qendër. Nga metodologji të tilla do të

    veçonim:

    Mësimdhënia dhe të nxënit përmes projekteve

    Mësimdhënia dhe të nxënit e programuar

    Mësimdhënia dhe të nxënit duke zbuluar

    Mësimdhënia dhe të nxënit duke zgjidhur problemet

    Mësimdhënia dhe të nxënit aktiv etj.

    Në shkollën kosovare në rrjedhën e reformave të viteve të fundit, përmes aplikimit të

    programeve trajnuese me mësimdhënës të të gjitha niveleve të shkollimit gradualisht po kalohet

    nga mësimdhënia e drejtpërdrejt tradicionale në mësimdhënen bashkëkohore, duke vendosur

    kështu nxënësin në qendër të vëmendjes.

    Aplikimi i këtyre strategjive, do të promovonte në masë të madhe të drejtat e fëmijëve, duke

    bërë që në realitet ato jo vetëm të mësohen por edhe të ndjehen.

    2.8.3 Planifikimi i mësimit për të drejtat e fëmijës

    Planifiikimi është një aktivitet i lartë intelektuar në kuadër të cilit mësimdhënësi parasheh

    elementet kryesore për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

    16 Modele të mësimdhënies të suksesshme, Edualba, Tiranë,f,29.

  • 21

    Planifikimi është një proces sistematik për të vendosuar se sa dhe si do të nxë nxënësi. Planifikimi

    është një proces, ndërsa është gjendje – rezultat i planifikimit.

    Mësimdhënësi projekton lloje të ndryshme të planifikimeve, ato janë:

    Vjetor

    Semestër (gjysmëvjetor)

    Mujor

    Javor

    Ditor

    Të një ore mësimore.

    Elementet dhe funksionet kryesore të planifikimit janë:

    Njohuritë për studentin – nxënësin

    Qëllimet dhe objektivat

    Njohuritë për lëndën

    Strukturën, format, metodat mësimore

    Burimet, materialet etj.

    Funksionaliteti i planifikimit:

    Planifikimi e ndihmon mësimdhënësin të përcaktojë qartë tipin e të nxënit.

    Ndihmon mësimdhënësin të përcaktojë strukturën dhe përmbajtjen e mësimit.

    Zvogëlon kohën për të menduar për ecurinë e mësimit.

    Çon në përgaditjen e të gjitha materialeve, burimeve, paisjeve që nevojiten.

    Siguron orientim për planifikim të mëvonshëm.

    Planifikimi është i rëndësishëm sepse ndihmon mësimdhënësin në arritjen e objektivave të tij

    mësimore, objektivat janë pohime të gjera të asaj që duhet të jetë në gjendje të bëjë nxënësi si

    rezultat i mësimdhënies.

    Preferohet të fillojë me një folje që përshkruan një kategori të sjelljes së nxënësit, si p.sh. të njohë,

    të kuptojë, të formulojë, të vlerësojë etj.

    Në kuadër të procesit të planifikimit të punës mësimore, është e rëndësishme të sqarohen nocionet

    themelore: synimet, qëllimet dhe objektivat. Kjo për arsye se këto nocione shpeshherë nuk

    kuptohen, apo më qartë, ato ngatërrohen njëra me tjetrën e nganjëherë edhe konsiderohen si

    sinonime të njëra tjetrës. Kjo më tej bënë që edhe planifkimi i punës mësimore të mos konceptohet

    dhe realizohet si duhet. Duke i ngatërruar këto elemente kryesore të planifikimit, bënë që edhe

    mbarëvajtja e punës mësimore të shkojë në kahe të padëshirueshme.

    Synimet

    Synimet janë aspirata më afatgjata. Ato janë shprehje të përgjithshme të vlerave që orientojnë

    qëllimin në një shoqëri të caktuar. Shembull – Kosova është një shoqëri demokratike e integruar

    në hapësirën evropiane dhe botërore, ku vlerat njerëzore janë parime themelore dhe pikënisje për

    një zhvillim të gjithëmbarshëm kombëtar e njerëzor. Synimet nuk përcaktohen nga

    mësimdhënësi, por nga institucione të larta shtetërore, por ato duhet gjithsesi të korespondojnë

    me qëllimet dhe objektivat të cilat duhet të jenë të orientuara drejt synimit të përbashkët.

    Qëllimet

    Qëllimet arsimore janë aspirata të përgjithshme, afatgjata, të cilat synojmë t’i arrijmë në të

    ardhmen, diçka drejt të cilës duhet të ecim. P.sh. çfarë do të arrijmë në mësimin e lëndës së caktuar

  • 22

    për vitin e caktuar, ose më konkretisht, çfarë do të arrijmë në mësimin e të drejtave të fëmijës në

    shkollën fillore. Kjo do të thotë se me atë përcaktohet një veprimtari tërësore e një procesi të

    caktuar.

    Objektivat

    Objektivat janë aspirata më afatshkurtëra dhe më konkrete se qëllimet. Ato paraqesin themelin

    mbi të cilin ngritet plani i veprimit të mësimdhënësit. Përmes tyre mësimdhënësi do të përcaktojë:

    Çfarë do të arrihet.

    Ku do të arrihet.

    Si do të arrihet.

    Si do të arrijmë të kuptojmë se është arritur.

    Ekzistojnë lloje të ndryshme të objektivave të cilat mësimdhënësi mund t’i arrijë e këto janë:

    Të përgjithshme dhe specifike.

    Të programit mësimor (vjetor, semestrit).

    Të kapitullit.

    Të temave (grup).

    Të njësisë mësimore.

    Të gjitha këto planifikime mësimdhënësi i bën me qëllim të arritjes së objektivave të

    lartëcekura e të cilat janë të rëndësishme për nxënësit.

    Me këtë mësimdhënësi përpiqet që të aftësojë nxënësit në mënyrë që ata të jenë në gjendje

    që të vazhdojnë më tutje në fazat e tjera të shkollimit.17

    Objektivat e përgjithshme janë pohime të gjëra të asaj që duhet të jetë në gjendje të bëjë

    nxënësi si rezultt e mësimdhënies.

    Preferohet të fillojë me një folje që përshkruan një kategori të sjelljes së nxënësit, si: të

    njohë, të kuptojë, të formulojë, të vlerësojë etj.

    Objektivat e veçanta janë pohime mbi të atë se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë nxënësi

    në kushte të caktuara dhe në shkallë të caktuara.

    Këto përcaktohen përmes foljeve vepruese si: përkufizoj, tregoj, ilustroj, klasifikoj,

    analizoj, dalloj, përgjithësoj, krijoj, organizoj, arsyetoj, verifikoj etj. përderisa objektivat

    e përgjithshme duhet të japin përgjigje në pyetjet: çfarë dëshirojmë të arrihet, objektivat

    specifikë duhet të japin përgjigje në pyetjen çfarë mund të bëhet konkretisht18

    17 Petrit Muka (1997): Të mësuarit me objektiva ,Tiranë,f.56 18 Po,aty,f,26

  • 23

    2.8.4 Teknika të mësimdhënies

    Teknikat e mësimdhënies të cilat do t’i prezantojmë në vazhdim, janë ca strategji që vënë në plan

    të parë nxënësin dhe japin mundësi për përfshirje aktive të të gjithë nxënësve në mësim. Ato janë

    një strukturë organizative përmes të cilave cyten parakushtet e mësimit të të drejtave të fëmijës.

    Strategjitë të cilat do të paraqiten në vazhdim janë të pleksuara kryesisht në programin

    ‘’Zhvilllimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit’’ dhe janë të bazuara në strukturën

    ERR(Evokim, Realizim i kuptimit, Reflektim) të orës mësimore.

    Gjatë fazës së revokimit, nxënësit duhet të përfshihen në veprimtari aktive të rikujtimit të

    çështjeve që i dinë rreth temës, në realizimin e kuptimit forceohen përpjekjet për të njohur të

    panjohurën, për të kontrolluar të kuptuarit individualisht apo në bashkëpunim, ndërsa në fazën e

    reflektimit, nxënësit duhet të konsolidojnë informacionet e reja dh në mënyrë aktive ristrukturojnë

    skemën e tyre mbi çështje të caktuara.

    Teknikat bashkëkohore, apo siç quhen ndryshe të tërthorta-indirekte, janë veprimtari që përfshijnë

    nxënësit në atë që quhet të nxënë në bashkëpunim përmes të cilit krijohet një klimë më e

    natyrshme e të nxënit dhe arritjet e tyre janë më afatgjatë.

    Në kuadër të të nxënit në bashkëpunim, i cili realizohet përmes një orkestrimit profesional të

    mësimdhënësit, zhvillohen veprimtari të larmishme ndërvepruese të cilat sigurojnë:

    Formimin e njohurive, shprehive dhe shkathtësive të nxënësve për të drejtat e tyre dhe të drejtat në përgjithësi.

    Formimin e vlerave dhe qëndrimeve të reja

    Formimin e sjelljeve të favorshme prosociale dhe njerëzore në përgjithësi

    Krijimin e pikëpamjeve dhe modeleve alternative për të drejtat dhe të ardhmen e tyre në përgjithësi

    Pranimin e mendimeve të ndryshme dhe respektiimin e tyre

    Realizimin e procesit të lartë të të menduarit

    Lidhjen midis fjalës e qëndrimit dhe argumentimin e tyre etj.

    Teknikat e të nxënit ndërveprues, inkurajojnë bashkëpunim, por qëllimi përfundimtar është

    zhvillimi i mendimit të pavarur.

    Në vend të të nxënit klasik vetëm përmes librit apo dëgjimit të mësimdhënësit, tani kjo realizohet

    përmes:

    Ndërveprimi midis mësimdhënësit dhe nxënësit

    Ndërveprimit nxënës – nxënës në çifte apo në grup

    Ndërveprimit nxënës – libër apo burime tjera të informacionit

    Ndërveprimit me vetveten, me njohurit, me qëndrimet paraprake dhe informacionet e reja si rezultat e informacioneve të përpunuara në shumë mënyra.

    Zbatimi i teknikave të të menduarit kritik, të cilat favorizojnë të nxënit ndërveprues, në shkollën

    kosovare, në të gjitha nivelet e arsimit dhe në lëndët e ndryshme mësimore, është konstatuar se

    krahas ca vështirësive më tepër të natyrës teknike, në krahasim me teknikat e drejtpërdrejta

    (tradicionale), ka shumë përparësi:

    Motivim më i madh i nxënësve në mësim

    Angazhim i të gjithë nxënësve në mësim

    Shprehje e lirë e mendimit

    Respektim i mendimit të tjetrit

    Qëndrime më të argumentuara

  • 24

    Përgjegjësi më të larta brenda grupit

    Shoqërizim midis nxënësve, dëshirë më e madhe për të punuar bashkërisht

    Të nxënë jo mekanik, por logjik, i përmbajtjeve mësimore etj.19

    2.8.5 Brainstorming

    Stuhia e mendimeve apo Brainstorming është një teknikë përmes së cilës nxënësve iu kërkohet të

    tregojnë gjithçka që dinë rreth një teme ose një ideje të veçantë.

    Nxënësit japin mendimet e veta në bazë të rikujtimit të atyre njohurive që kanë paraprakisht në

    lidhje me çështjen e caktuar. Në mënyrë që nxënësit të shprehen sa më lirshëm që në fillim u

    sugjerohet që të mos brengosen nëse idetë që u vijnë në mendje janë të drejta apo të gabuara. Kjo

    teknikë zakonisht fillon përmes një pyetje të përgjithshme lidhur me temën përkatëse. Nxënësve

    u jepet kohë e mjaftueshme për të menduar dhe më pas thonë mendimet të cilat ata i kanë në

    mendje.

    Pyetja iu shtrohet në atë mënyrë që nxënësit mund të punojnë në mëyrë individuale, ose në çift

    apo në grupe.

    Idetë më pas mund të shkëmbehen me shokun/shoqen ose anëtarët e tjerë të grupit. Mësimdhënësi

    i shënon idetë në tabelë dhe në ndërkohë mund të merr edhe mendime të tjera të cilat në ndërkohë

    nxënësve mund t’i kujtohen dhe kështu i shtohen informacione të reja.

    kjo teknikë i mundëson mësimdhënësit të shoh se çfarë njohurish kanë nxënësit dhe mbi bazën e

    atyre njohurive të zhvillojë njësinë e re.

    Zakonisht është një veprimtari shumë e mirë për fillimin e mësimit që do të thotë se gjen zbatim

    kryesisht në fazën e evokimit. Është teknikë e përshtatshme për të gjitha klasat, moshat e

    nxënësve.20

    2.8.6 Insert

    Insert është një metodë – teknikë e cila ofron mundësi që nxënësi të kontrollojë në mënyrë të

    pavarur e të suksesshme shkallën e të kuptuarit gjatë leximit. Nëpërmjet kësaj teknike sigurohet

    pjesëmarrje e qëndrueshme e fëmijëve në mësim, përkatësisht i fut thellë në procesin e të lexuarit.

    Kjo realizohet përmes disa shenjave të cilat mundësojnë kontrollimin e njohurive të nxënësve si

    dhe krahasimin e informacioneve paraprake dhe të fituara gjatë leximit të vëmendshëm.

    Shembull

    Vendoset shenja ‘’+’’ nëse informacioni që lexoni është i ri për ju.

    Vendoset shenja ‘’-‘’ nëse një apo më shumë informacione që ju lexoni janë të ndryshme nga

    informacionet që ju keni pasur më parë.

    Vendoset shenja ‘’?’’ nëse ka informacion që është i paqartë për ju, ose dëshironi të dini më

    shumë rreth çështjes së caktuar.

    Kjo teknikë zakonisht përdoret në fazën e realizimit të kuptimit. Zbatimi i saj varet nga vëllimi i

    materialit për lexim dhe zgjatë rreth 20-25 minuta.

    19 Petrit Muka (1997): Të mësuarit me objektiva,Tiranë,f.29 20 Po,aty,f,99.

  • 25

    Kjo teknikë përdoret në çdo lëndë dhe është teknikë e përshtatshme për të gjitha moshat. Për

    nxënësit e klasave të ulëta zakonisht preferohet përdorimi i dy shenjave, p.sh, shenja ‘’+’’ e di,

    shenja ‘’-‘’ nuk e di.

  • 26

    3 Etika e mësimdhënies

    Kodi etik paraqet një sistem të caktuar vlerash, obligimesh e përgjegjësish me mbështetje ligjore,

    të renditura dhe saktësisht të operacionalizuaa, të cilat pas miratimit në bazë të gjerë, bëhen të

    obligueshme për punonjës e kategori konkrete veprimtarish, mosrespektimi i të cilave

    sanksionohet me ligj.21

    3.1 Të drejtat e fëmijëve dhe etika e mësimdhënies

    Të drejtat e njeriut janë ato të drejta që i takojnë çdo qytetari pa marrë parasysh gjuhën, gjininë,

    kombinë, racën, pikërisht për faktin se ai është para së gjithash njeri dhe si i tillë e ka integritetin

    personal dhe dinjitetin vetjak.

    Jetësimi i të drejtave të njeriut , rëndom nisë nga interesat dhe nevojat konkrete të qytetarit.

    Nevojat dhe interesat, qytetarin e shtyjnë për të mbijetuar në një mjedis të caktuar, për ta zhvilluar

    personalitetin e tij apo për të ruajtur dinjitetin e tij si një qytetar i një shoqërie demokratike.22

    Konventa për të drejtat e fëmijëve është jetësuar në vitin 1989. Me konventë, të drejtat e fëmijëve

    mbarështohen në katër kategori më gjithëpërfshirëse:

    Të drejtat e mbijetesës

    Të drejtat për zhvillim

    Të drejtat e mbrojtjes

    Të drejtat e pjesëmarrjes.

    Si edukatorë dhe mësimdhënës, duhet të përqendrohet në kategorinë e dytë të drejtat për zhvillim,

    në kuadër të së cilës renditen detyrat parësore si e drejtë e fëmijëve për:

    Arsim

    Veprimtari kulturore

    Kohë të lirë e zbavitje

    Informim

    Liri e shprehjes, e mendimit, e ndërgjegjes dhe e besimit fetar.23

    Shkolla shpesh herë në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj mundëson kultivimin dhe

    zhvillimin e një klime të volitshme për realizimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të

    drejtave të fëmijëve në veçanti.

    Në kuadër të detyrave të veta, shkolla synon që përmes edukimit për të drejtat e fëmijëve, të arrijë

    të kultivojë raport të tillë ndërmjet faktorëve në mësim në të cilin të drejtat e fëmijëve dhe

    diversiteti ndërmjet tyre, do të kuptohet si pasuri e cila duhet mbrojtur e zhvilluar vijimisht.

    21 Hoti, Demë: Kodi i mësimdhënësit.Prishtine,f,55. 22 Muka, P, Harasani, Zh, Dharmo M, Axhemi S: Edukimi ndërkulturor dhe i të drejtave të njeriut në

    shkollë, Tiranë,2003.f,88 23 Po,aty,f,22

  • 27

    3.2 Etika – Kuptimi dhe rëndësia

    Për të definuar nocionin e etikës dhe për të dhënë një përkufizim për etikën, doemos duhet nisur

    nga domethënia e shprehjes etikë.

    Në pikëmpamje etimologjike fjala ‘’etikë’’ vjen nga fjala greke ‘’ethikos’’ që d.m.th. shprehi,

    zakon, domethënie, karakter etj. fjalë ekuivalente ishte poashtu fjala latine ‘’mos’’-‘’mores’’ që

    d.m.th. shprehitë.

    Shkencëtarët i bashkuan këto shprehje për të definuar se si individët përcaktojnë kritere, zgjedhin

    rrugë e mënyra të përshtatshme për të ndërvepruar me njëri-tjetrin, përkatësisht për të përcaktuar

    një sjellje e cila përputhet me disa norma.24

    Në këtë aspekt ‘’etika është shkenca mbi moralin, filozofia e moralit’’.25

    Ndërkaq në filozofi, etika ka kuptim shumë më të gjerë. Sipas kuptimit filozofik, etika është

    disiplinë e filozofisë e cila studion përmbajtjet, motivet, normat e veprimit moral dhe të gjykimit.

    Në etikë dallohen më shumë aspekte të qasjes të individit ndaj normave etike:

    Aspekti autonom – i cili nënkupton qasjen sipas të cilës, vetë njeriu konsiderohet burim i moralit dhe i normave etike.

    Aspekti heteronom – sipas të cilit resurset morale gjenden të spostuara jashtë individit.

    Etika kantiane e vetpërcaktimit të vullnetshëm në detyrat sipas një imperativi kategorik, të pavarur nga rrethanart dhe motivet konkrete empirike etj.

    Etika e të mirave – sipas të cilit aspekt qëllimi final i veprimit moral konsiderohet arritja e disa vlerave të veçanta si: fati, disponimi, përfitimi personal, përkryerja etj.26

    Ndërkaq në filozofi etika ka kuptim shumë më të gjerë. Sipas kuptimit filozofik etika është

    diciplinë e filozofisë e cila studion përmbajtjet, motivet, normat e veprimit moral dhe të gjykimit.

    Në kuptimin më të përgjithshëm, me nocionin etikë zakonisht definohet ajo që është e mirë për

    individ dhe për shoqëri dhe përcakton natyrën e detyrave të cilat njerëzit i kanë si obligim ndaj

    vetvetes dhe ndaj njëri tjetrit.

    Në etikë dallohen më shumë aspekte të qasjes së individit ndaj normave etike:

    Aspekti autonom, i cili nënkupton qasjen sipas të cilës, vetë njeriu konsiderohet burim i moralit dhe i normave etike.

    Aspekti heteronom sipas të cilit resurset morale gjenden të spostuara jashtë individit.

    Etika e të mirave sipas të cilit aspekt qëllim final i veprimit moral konsiderohet arritja e disa vlerave të veçanta si: fati, disponimi, përfitimi personal, përkryerja etj.

    Etika kantiane e vetpërcaktimit të vullnetshëm në detyra sipas një imperativi kategorit, të apvarur nga rrethanat dhe motivet konkrete.

    Kontribut më të madh në etikën dhe zhvillimin kritik kanë dhënë filozofët si: Sokrati, Platoni,

    Aristoteli, Hjumi, Rusoi, Kanti etj.

    Parimet etika paraqesin rregulla të normuara saktë me qëllim të promovimit të vlerave të

    pranueshme shoqërore.

    24 Marinesku, Aurelia (2002): Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot, fq.8 25 Mavriqi, Ramush: Zhvillimi i nocionit të punës prej Aristotelit deri te Hegeli, Pejë, 2005, fq.395. 26 Boss, A. Judith(1999): Analyzing Moral Issues, fq.5

  • 28

    Përcaktimi i saktë i parimeve etike dhe publikimi i tyre në kohën e duhur shërben si udhërrëfyes

    për ndërtimin e normave të qëndrueshme morale në një shoqëri të civilizuar.

    Në këtë aspekt parimet etike duhet kuptuar si parandalues të infiltrimit të vlerave të dyshimta dhe

    të pseudo vlerave. Parimet etike mundësojnë që të promovohen vlera të qëndrueshme etike në një

    shoqëri që mëton të jetë demokratike.

    3.3 Analiza Etike

    Procesi i analizës morale fillon me aktin e preokopimit dhe të angazhimit intelektual për të gjykuar

    për vlerat etike. Preukopimi i vazhdueshëm i subjektit për cilësitë e vlerave etike përgjithësisht,

    apo vetëm për një vlerë etike si të veçuar nga të tjerët i kontribuon analizës së vlerave etike.

    Analiza etike mundëson heqjen e dilemave dhe krijon parakushtet për përcaktim të lirshëm të

    subjektit.

    Në këtë aspekt, rezultati i të menduarit tonë rezulton me dhënien e vlerësimit ‘’për ose kundër’’.

    Vetë procesi i analizës nuk është proces i lehtë. Me analizë etike në esencë nënkuptohet respektimi

    rigoroz i një tërësie të veprimeve sipas rendit të përcaktuar hierarkik.

    Në vijim tërësia e veprimeve përbëhet nga hapa konkret:

    Fillimisht identifikohen vlerat etike

    Analizohen hollësisht ato nëse janë në konflikt me normat ekzistuese dhe me rregullat etike.

    Krahasohen me të tjera vlera etike të ngjajshme

    Peshohen mirë gjetjet

    Në mbështetje të tyre nxirren konkludime.

    3.4 Etikat postmoderne

    Është vështirë të konstatohet saktësisht se kur filloi të zbatohet shprehja ‘’etika postmoderne’’.

    Duket se shprehia e mendimit ndryshe ka ekzistuar gjithnjë, por në praktikë kjo nuk është

    shprehur gjithnjë ose të paktën nuk është shprehur hapur.

    Mungesa e guximit qytetar për shumë kohë ka bërë që ideja si ide të ekzistojë, por ka munguar

    zbatimi në përditshmëri.

    Etika postmoderne krahas arsyes për identifikimin e vlerave të vërteta etike, fillimisht ndërmarrin

    një analizë të hollësishme për të përcaktuar saktë vlerat dhe parimet etike universale në shoqërinë

    moderne.

    Kjo bëhet për t’i përcaktuar ato nëpër kategori dhe për të kalkuluar saktësisht koston e investimeve

    dhe mundësinë e përfitimeve. Vetëm pas një analize të mirëfilltë të vlerave dhe të parimeve etike

    jepen në formë të rekomandimeve të dhënat orientuese për vlerat etike universale me mundësi të

    përcaktueshmërisë të individëve sipas dëshirës.

    Me këtë rast me aktin e përcaktimit për vlera etike të qëndrueshme individi e gëzon mundësinë e

    zgjedhjes dhe përcakimit të lirshëm të tij.

    Me aktin e lirisë së zgjedhjes individi shpreh sensin e tij etik, dhe atë jo vetëm për shkak të asja

    çfarë ai mendon se e vlen të përcaktohet për edhe për atë çfarë ai është i disponuar të bëjë. Esenca

  • 29

    pra nuk qëndron në idenë, por çështja qëndron në aktin e bërjes ose në veprimin që personi

    ndërmerr.

    Postmodernistët shkojnë edhe më tej në përpjekje për të sqaruar aktin e bërjes ose të veprimit, siç

    e quajnë ata. Në këtë aspekt ata argumentojnë ë në vetë individin qëndron nxitja ose impulsi për

    të vepruar nmë mënyrë etike ose morale.

    Lidhur me këtë, bauman shprehet ‘’impulsi moral dhe përgjegjësia morale inicojnë pikën fillestare

    mbi të cilën ndërtohet morali i bashkëjetesës njerëzore. 27

    3.5 Përgjegjësitë ndaj profesionit

    Si anëtarë i një profesioni të rëndësishëm unë përkushtohem:

    Të zbatoj standardet e praktikës profesionale për mësimdhënës

    Të përmirësoj arsimimin e nxënësve duke krijuar mirëbesim të ndërsjelltë të komunitetit, prindërve dhe mësimdhënësve.

    Kodi i mirësjelljes profesionale për studentët edukatorë

    Ky kod i mirësjelljes profesionale për studentët edukatorë kërkon standarde të sjelljes

    profesionale që priten nga studenti edukator.

    Në lidhje me fëmijët

    Studenti edukatorë mëson dhe bashkëvepron me fëmijët në një mënyrë që respekton dinjtetin dhe të drejtat e të gjithë njerëzve pa paragjykime për racën, religjionin, ngjyrën,

    gjininë karakteristikat fizike, moshën, origjinën ose vendin nga kanë ardhur.

    Studenti edukator mund të mos e zbulojë informatën për fëmijët që e ka marrë në besim ose në rrjedhë të detyrave profesionale, vetëm nëse kërkohet nga ligji ose në konsultim

    me drejtorin e shkollës, institucioni parashkollor apo mbikqyrësit të fakultetit që ka të

    bëjë këtë për interes të fëmijës.

    Në lidhje me autoritetet e shkollës – entit parashkollor

    Studenti edukaorë respekton autoritetet e shkollës – entit parashkollor dhe i bën ë gjitha bashkëveprimet në mënyrë që të cilësohet si person profesionist.

    Studenti edukator u përmbahet të gjitha marrëveshjeve të negociuara në emër të studentit nga ana e fakultetit të edukimit.

    Studenti edukator nuk e prish besueshmërinë e studentëve tjerë edukatorë, fëmijëve ose prindërve ndaj autoriteteve të shkollës – entit parashkollor.

    Në lidhje me studentët e tjerë edukatorë

    Studenti edukator bashkëvepron me studentët e tjerë edukatorë në një mënyrë që respekton dinjitetin dhe të drejtat e të gjithëve pa paragjykime për racën, religjionin,

    ngjyën, gjininë, karakteristikat fizike, moshën, prejardhjen, ose origjinën e vendit.

    Studenti edukator nuk e prish besimin e edukatorëve mentorë ose fëmijëve në studentët e tjerë edukatorë.

    27 Po,aty,f,45.

  • 30

    Studenti edukatorë diskuton punën dhe zotësinë e studentëve tjerë edukatorë vetëm nëse ka pajtim të dyanshëm për qëllimin e vlerësimit kolegial dhe të nxënies së

    përbashkët.28

    3.6 Kodi i etikës

    Kodi i etikës thekson rregullat e përgjithshme për të gjithë anëtarët e federatës së mësimdhënësve

    të Kolumbisë Britaneze për të mbajtur standardet e larta të shërbimit dhe sjelljes profesionale ndaj

    nxënësve, kolegëve dhe unionit profesional.

    Mësimdhënësi flet dhe vepron ndaj nxënësve me respekt dhe dinjitet dhe merret me ta me kujdes, gjithmonë duke pasur parasysh të drejtat dhe ndjeshmërinë e tyre.

    Mësimdhënësi respekton natyrën konfidenciale të informacioneve në lidhje me nxënësit dhe mund t’ua japë vetëm personave ose agjencioneve të autorizuar që kanë të bëjnë

    drejtpërdrejtë me mirëqenien e tye.

    Mësimdhënësi njeh se ekziston një marrëdhënie e privilegjuar me nxënësit dhe i shmanget prishjes së atyre marrëdhënieve për ndonjë interes material, ideologjik apo

    ndonjë tjetër.

    Mësimdhënësi është i vullnetshëm për të rishikuar me kolegët, nxënësit dhe prindërit/kujdestarët e tyre cilësinë e shërbimit të ofruar nga mësimdhënësi dhe praktikat

    e përdorura për të kryer detyrat profesionale.

    Mësimdhënësi i drejton privatisht kolegut të vetë kritikat në lidhje me punën e kolegut në fjalë dhe vetëm pasi ta ketë njoftuar me shkrim kolegun se ka për qëllim të bëjë një gjë të

    tillë atëherë mund të drejtojë informacionet individëve të duhur të cilët janë në gjendje të

    ofrojnë këshillë dhe ndihmë.

    Mësimdhënësi njeh autoritetin dhe përgjegjësitë e federatës së mësimdhënësve të Kolumbisë Britaneze dhe i plotëson obligimet që dalin nga anëtarësimi në unionin e vet

    profesional.

    Mësimdhënësi i respekton kërkesat e marrëveshjes kolektive.

    Mësimdhënësi vepron në një mënyrë që nuk është paragjykues ndaj veprimeve të punës ose strategjive të tjera kolektive të unionit të tij/saj.

    Mësimdhënësi as nuk aplikon e as nuk pranon një pozitë që është e përfshirë në deklaratën e implikimeve të federatës.

    Mësimdhënësi si individ ose si anëtar i një grupi të mësimdhënësve, nuk bën ndonjë përfaqësim të paautorizuar në trupat e jashtëm në emër të federatës.29

    28 Hoti, Demë: Kodi i mësimdhënësit,Prishtinë.2004,f,33

  • 31

    PËRFUNDIMI

    Konkluzionet kanë rëndësi të veçantë në një punim. Nga ky punim mund të nxjerren konkluzione

    të shumta. Disa nga konkluzionet të cilat janë nxjerrur janë:

    E drejta e fëmijëve poashtu si të drejtat e tjera duhet të respektohen në mënyrë që të kemi një

    shoqëri të shëndoshë dhe të barabartë.

    Secili individ ka të drejtë dhe nevoja të ndryshme kështu që ato duhet të sigurohen nga

    institucionet e atij vendi i cili duhet të gjejë zgjidhje dhe të përmirësojë gjendjen e individëve të

    atij vendi, vendet të cilat janë më pak të zhvilluara duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha në

    mënyrë që të përmirësojnë zbatimin e të drejtave të fëmijëve, ato vende duhet që të miratojnë

    konventa të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë individëve në përgjithësi si dhe të drejtat e fëmijëve

    në veçanti.

    Institucionet duhet të sigurojnë nevojat kryesore të njerëzve siç janë: nevojat fizike, për

    përkujdesje, për të jetuar në shoqëri, për ambient të pastër për arsimim etj.

    Mësimdhënësit gjithashtu duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme në mënyrë që të përmirësojnë

    mësimdhënien e tyre. Ekzistojnë parime të shumta udhëheqëse në edukim andaj mësimdhënësit

    duhet të përpiqen që t’iu përmbahen atyre parimeve.

    Sistemi i arsimit duhet të zhvillohet në atë mënyrë që të mund të bëhen krahasime me vendet e

    tjera për të parë nëse ka pasur ndonjë zhvillim apo ngecje në procesin e arsimimit të nxënësve

    gjatë një periudhe të caktuar.

    Kjo bëhet gjithashtu për të parë se ku ka stagnuar ky proces dhe të bëhen intervenime në mënyrë

    që të përmirësohet gjendja në sistemin arsimor të atij vendi. Zgjidhjet duhet të bëhen në mënyrë

    që të ketë zhvillime të vazhdueshme.

    Sistemi i arsimit gjithashtu duhet të jetë funksional kjo është mjaft e rëndësishme për secilin vend.

    Fëmijëve duhet t’iu ofrohet edukim në fusha të ndryshme të cilat kanë lidhje me temat sociale

    dhe të cilat e tërheqin vëmendjen e të gjithë nxënësve.

    Gjithashtu edhe fëmijët kanë përgjegjësi të shumta ndaj shoqërisë ata duhet të vijojnë mësimin në

    mënyrë të rregullt, të respektojnë dhe të qëndrojnë në mënyrë të drejtë krahas mësimdhënësve, të

    respektojnë shokët e klasës etj.

    Nga hulumtimet e bëra mund të thuhet gjithashtu se në secilin vend përballen me suksese dhe

    sfida të shumëta, mirëpo çdoherë duhet të bëhen përpjekje drejt përmirësimit të gjendjes së arsimit

    sepse arsimi është baza e shoqërisë.

    Në Kosovë ende nuk respektohen aq sa duhet të drejtat e fëmijëve mirëpo viteve të fundit vërehen

    përpjekje të shumëta në këtë aspekt nga organizata të ndryshme të cilat organizojnë ngjarje të

    ndryshme, seminare etj. në mënyrë që të vetëdijësojnë shoqërinë në lidhje me të drejtat e fëmijëve.

    Gjithashtu secili vend bën përpjekje të vazhdueshme në hartimin e strategjive të përshtatshme

    duke u bazuar në shprehitë, vlerat dhe gjërat e tjera të cilat i ka një shoqëri, në mënyrë që të arrihet

    sukses në aspektin e mësimdhënies dhe të ketë sistem arsimor sa më cilësor. Gjithashtu nga

    hulumtimet e bëra është kuptuar që mësimdhënia duhet të planifikohet dhe në bazë të synimeve

    të përcaktohen objektivat me anë të të cilave arrihen qëllimet të cilat përcaktohen nga institucionet

    më të larta shtetërore.

    Nga hulumtimet e bëra mund të arrijmë në përfundim se etika e mësimdhënies është shumë e

    rëndësishme kjo për arsye se kodi etik iu tregon mësimdhënësve rrugën të cilën ata duhet ndjekur,

  • 32

    në bazë të konventave të ndryshme është e përcaktuar se ku duhet të fokusohen mësimdhënësit

    në mënyrë që të kryjnë detyrat e tyre parësore si e drejtë e fëmijëve e të cilat janë arsimimi,

    veprimtaria kulturore, koha e lirë, informimi, liria e shprehjes etj.

    Mësimdhënësit gjithashtu i kanë edhe përgjegjësitë ndaj profesionit të tyre të cilat kanë të bëjnë

    me zbatimin e praktikës profesionale, përmirësimin e arsimimit të nxënësve duke krijuar

    mirëbesim të ndërsjelltë në komunitet etj.

  • 33

    LITERATURA

    1. Zabeli, Naser: Metodologjia e edukimit dhe e mësimdhënies për të drejtat e fëmijës

    2. Gruda, Zejnullah (2001): Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Prishtinë

    3. Të drejtat e fëmijës dhe etika e mësimdhënësit(2006): Linda Salihu, Naser Zabeli, Demë

    Hoti

    4. Markja, Albana Gjedia, Robert dhe Sina, Edlira (2004): Puna e fëmijëve, Manual trajnimi

    për mësuesit, Tiranë

    5. Muka, P, Harasani, Zh, Dharmo M, Axhemi S:Edukimi ndërkulturor dhe i të drejtave të

    njeriut në shkollë, Tiranë,2003.

    6. Mavriqi, Ramush: Zhvillimi i nocionit të punës prej Aristotelit deri te Hegeli, Pejë, 2005

    7. Boss, A. Judith(1999): Analyzing Moral Issues

    8. Bauman: Postmodern Ethics, 2001.

    9. Marinesku, Aurelia (2002): Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot

    10. Petrit Muka (1997): Të mësuarit me objektiva

    11. Hoti, Demë: Kodi i mësimdhënësit

    12. Council of Europe (2001): Konventa e Evropës për të drejtat e njeriut

    13. Grup Autorësh: Të drejtat e fëmijëve në sytë e nxënësve kosovarë

    14. Ligji për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore

    15. Konventa për të drejtat e fëmijëve

    16. Modele të mësimdhënies të suksesshme, Edualba, Tiranë