UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: “REFLEKTIMI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË FORMIMIN GJUHËSOR TE FËMIJËT PARASHKOLLOR” Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr.Ragip Gjoshi Teutë Rudi Gjakovë, 2019
32
Embed
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...formimin e një personaliteti emocionalisht të qëndrueshëm, të socializuar dhe kreativ. Ndërkaq në aspektin shoqëror dhe emocional,
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA:
“REFLEKTIMI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË FORMIMIN GJUHËSOR TE
FËMIJËT PARASHKOLLOR”
Mentori: Kandidatja:
Prof.Ass.Dr.Ragip Gjoshi Teutë Rudi
Gjakovë, 2019
2
Ky punim diplome u mbajt me datë ________________ para Komisionit Vlerësues në përbërje:
1. ________________________ Kryetar
2. ________________________ Anëtar
3. ________________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën ( ) ________
Quhem Teutë Rudi studente e rregullt pranë Universitetit “Fehmi Agani”, përkatësisht Fakulteti i
Edukimit, programi parashkollor. Me një përgjegjësi të madhe deklaroj se punimin me titull:
“Reflektimi i lojërave gjuhësore në formimin gjuhësor te fëmijët parashkollor” e kam realizuar në
mënyrë të pavarur dhe se ai është tërësisht punimi im autorial duke respektuar rregullat etike të
punës sipas parimeve të Universitetit në fjalë. Gjithashtu deklaroj se punimi nuk është i publikuar
e as i përdorur për qëllime të kryerjes së obligimeve mësimore në këte apo ndonjë institucion tjetër
të shkollimit.
Me tutje dua të potencoj se në shkrimin e punimit kam respektuar përdorimin e literaturës së
autorëve vendas duke cituar përmes fusnotave secilin material të përdorur.
Gjakovë, korrik, 2019.
Falenderime
E gjendur para një paneli vlerësues, ndihem me fat që isha studente e Fakultetit të Edukimit në
Gjakovë ku përgjatë studimeve mësova shumë gjëra të cilat natyrshëm do ti kontribojnë profesionit
tim si edukatore të cilin sot po e kurorëzoj përmes diplomimit zyrtar.
Duke ju falenderuar për mundësinë dhe kohën tuaj me kënaqësi shprehi mirënjohjen time për të
gjithë pedagogët dhe profesorët e Fakultetit të Edukimit të cilët nuk kursyen asnjë çast sygjerimet,
përkushtimin, idetë dhe njohuritë për të gjitha ato që unë ndihesha e pasigurtë por që vazhdimisht
kërkoja nga vetja profesionalizëm.
Fillimisht falenderoj dhe i jam shumë mirënjohëse Prof.Ass.Dr.Ragip Gjoshi njiherit mentorin e
punimit ku fal angazhimit dhe konkluzave të vazhdueshme sot e kemi të gatshëm punimin me
synimin që ky material tu shërbej gjeneratave të reja. Krahas mentorit falenderoj edhe anëtarët e
komisionit vlerësues të cilët pas studimit të hollësishëm të punimit i’a dhanë dritën jeshile punimit
tim.
6
HYRJE
Edukimi në fëmijërinë e hershme dallon dukshëm prej edukimit formal në ciklet tjera shkollore
dhe kjo duhet të jetë evidente edhe në institucionet shkollore të cilat veprojnë kudo në Kosovë.
Dizajnimi i një Kurrikule të re Bërthamë për klasat përgatitore parashkollore i bazuar në një plan
strategjik dhe praktik ndikon relativisht mirë në rritjen e cilësisë në këtë fazë të mësimit. Krijimi i
një planprogrami të integruar me një filozofi ku fëmijët mësojnë duke luajtur është zgjidhja e
vetme dhe ndoshta më ideale për moshën e tyre duke arritur të investohet drejtpërsëdrejti në
zhvillimin e tyre përmes metodologjive të integruara në lojë.
Në përfundim të studimeve themelore së bashku me Prof.Ass.Dr. Ragip Gjoshi jemi dakorduar që
për temë diplome të trajtojmë punimin me titull: “Reflektimi i lojërave gjuhësore në formimin
gjuhësor te fëmijët parashkollor” të cilin e kemi ndarë në tre kapituj. Për realizimin e këtij punimi
jemi përpjekur të përdorim metodën teorike dhe hulumtuese duke u mbështetur në autorë të cilët
kanë trajtuar shumë qështje të cilat i përgjigjen temës sonë.
Në kapitullin e parë kemi trajtuar një vështrim teorik rreth asaj se si duhet të funksionojë sistemi
i edukimit parashkollor në Kosovë, faktorët që ndikojnë në edukimin e mirë të moshës
parashkollore si dhe sa është duke u punuar për përmirësimin e cilësisë në qendrat e edukimit për
fëmijërinë e hershme.
Në kapitullin e dytë jemi përpjekur të trajtojmë rolin e lojërave në edukimin parashkollor më
konkretisht rëndësinë e tyre në klasat parashkollore dhe tendencen për të inkorporuar sa më shumë
metodologji të reja të cilat në fokus kanë të mësuarit përmes lojërave.
Ndërkaq në kapitullin e tretë kemi prezantuar hulumtimin tonë të bërë në tri klasa parashkollore
të cilat veprojnë sipas planprogrameve të MAShT. Përmes një pyetësori online të realizuar me 30
respodentë (prindër, nxënës dhe edukatore) si dhe përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë në
kohëzgjatje një javore në tri grupe parashkollore me gjithsej 38 respodentë. Puna jonë hulumtuese
ka qenë e orientuar në Institucionin Parashkollor privat “Dielli”, në një klasë parashkollore në
SHF.Gjergj Fishta në Bishtazhin si dhe një paralele tjetër parashkollore në Institucionin
Parashkollor “Ganimete Terbeshi|” në Gjakovë.
7
Objektivat e punimit:
Të ofrojë njohuri të përgjithshme mbi zhvillimin e personalitetit të edukatorit dhe të
fëmijës.
Të prezantojë rëndësinë e bashkëpunimit të studentit dhe fëmijëve, si dhe për zbatimin e
këtyre në praktikë.
Të krijojë mundësi për zhvillimin sa më të mire të procesit “mëso përmes lojës”.
8
KAPITULLI-I-
1.1 Edukimi parashkollor
Edukimi parashkollor është faza më e rëndësishme e edukimit. Në moshën pesë-gjashtë vjeç,
zhvillimi trupor i fëmijës është më i fuqishëm, vazhdon procesi i zhvillimit të trurit, vazhdon
zhvillimi i sistemit të muskulaturës dhe të eshtrave, zhvillimi i perceptimeve, i kujtesës, i
imagjinatës, të menduarit kalon nga ai veprues, në të menduar konkret figurativ.1 Fëmijët, në këtë
moshë, janë më kureshtarë, kanë fjalor më të pasur, zhvillohet edhe më shumë bota emocionale e
tyre, thellohen ndjenjat estetike, morale, etj. Edukimi në institucionet parashkollore, duhet të
realizojë motivimin e fëmijëve për të mësuar dhe të nxisë kuriozitetin për dije. Institucionet
parashkollore-parafillore, duhet të realizojnë një nivel të caktuar kërkesash që t’i përgjigjen rritjes
së aftësive të fëmijës dhe përmbushjes së nevojave dhe interesave të fëmijëve.2
Figura 1. Paraqet disa nga elementet kryesore në të cilat duhet të jetë i orientuar edukimi
parashkollor
1 Lleshi Xhevahir (2003). “Shenteria e tij-fëmija”, Shtëpia Botuese “Eugen”, Tiranë, fq.107. 2 Po aty, fq.108.
Zhvillim i gjithëanshëm i personalitetit
Autonomi Reformim me kërkesat e kohës
Profesionalizëm dhe përgjegjësi
Mundësi të barabarta E drejta për të qenë ndryshe
Gjithëpërfshirje
Barazi Demokraci
9
Gjithëpërfshirje
1.2. Edukimi në fëmijërinë e hershme
Kosova ka zhvilluar një qasje të integruar ndaj edukimit në fëmijërinë e hershme, në të cilën
kombinohen shumë natyrshëm procesi i edukimit, i kujdesit shëndetësor, i arsimimit, lojës së
fëmijëve dhe kujdesit profesional ndaj zhvillimit të tyre. Studimet më të përparuara psikologjike e
pedagogjike vërtetojnë se gjashtë vitet e para të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në krijimin
e personalitetit të njeriut. Qëllimi i përgjithshëm i edukimit të fëmijëve parashkollor është zhvillimi
i gjithanshëm i personalitetit të njeriut. 3 Qëllimi i edukatës kërkon që fëmijët të zhvillohen si qenie
njerëzore përkatësisht që arsimi dhe edukimi në entin parashkollor të afirmojnë edukatën si veti
gjenerike të njeriut.4 Zhvillimi i fëmijërisë së hershme është një koncept shumëdimensional që
mbulon periudhën e hershme të fëmijërisë prej lindjes deri në gjashtë vjeç dhe përfshinë një sërë
shërbimesh të koordinuara për fëmijët e vegjël dhe familjet.5
Në këtë kohë fëmijët mësojnë të kujdesen më shumë për veten e tyre, fillojnë të zhvillojnë më tej
konceptin për veten, për identitetin gjinor dhe për shumë qështje tjera që kanë të bëjnë me botën e
tyre.6 Qasja ndaj të mësuarit është një fushë e veçantë e zhvillimit të fëmijës sepse përfshinë në
vetvete aftësitë specifike që tashmë janë mësuar në fushat e tjera të zhvillimit. Integrimi dhe
vëmendja e fëmijëve ndaj të mësuarit i referohet natyrës së fëmijëve, gatishmërisë dhe stileve,
tipave të të mësuarit, i referohet asaj se si fëmijët janë të orientuar dhe si e drejtojnë ata veten në
procesin e të mësuarit, por gjithashtu i referohet edhe motivimit, sjelljeve dhe modeleve njohëse
që shprehin fëmijët kur mësojnë diçka të re dhe çdoherë në një situatë të re apo të ndryshme.7
Sipas Montesorit, edukimi është vetëedukim. Lidhur me këtë ajo shkruante: “Çdo ndihmë e
padobishme është pengesë për zhvillim. Fëmija duhet të jetë autonom në aktivitete dhe të gjejë
interes në punën e vet të pandërprerë... mësuesja ka për detyrë vetëm të krijojë kushte të
përshtatshme për zhvillimin e lirë të fëmijës, t’i vëzhgojë fëmijët dhe t’i këshillojë ata”.
3 Brada Riza (2013), Pedagogjia Parashkollore, Universiteti AAB, Prishtinë, fq.52. 4 Po aty, fq.53. 5 MASHT, Standardet e Zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0-6 vjet, tetor 2011, fq. 46. 6 Po aty, fq.47. 7 Lleshi Xhevahir (2003). “Shenteria e tij-fëmija”, Shtëpia Botuese “Eugen”, Tiranë, fq.124
10
1.3. Rëndësia e lojës në edukim
Historikisht, loja shfaqet me paraqitjen e punës njerëzore dhe të formave më primitive të artit. Loja
e fëmijës paraqitet njëkohësisht me paraqitjen e nevojës për edukatë të posaçme të fëmijës. Pra
loja dhe edukata që në fillimin e tyre paraqiten bashkarisht dhe paralelisht me njëra tjetren. 8
Loja në përgjithësi si koncept mësohet se është një aktivitet natyror i njeriut i bazuar në një
marrëveshje e cila synon të përcjellë idetë, ndjenjat dhe dëshirat e që qëllim kryesor ka argëtimin
dhe kënaqësinë. Studimet tregojnë se loja në përgjithësi konsiderohet si konteksti edukativ më i
rëndësishëm ngase fëmija përmes lojës mëson, zhvillohet, zbulon vetën dhe botën që e rrethon
duke u përpjekur që të eksprimentojë vazhdimisht në materiale të ndryshme për të afirmuar
aktivitetin vetanak.9
Loja e fëmijëve përgjatë gjithë rritjes së tyre konsiderohet si një mjet efikas dhe shumë i dobishëm
për realizimin e detyrave morale si dhe për kultivimin dhe zhvillimin e ndjenjave morale. Fëmijët
që luajnë gjatë gjithë kohës mësojnë të dallojnë humanizmin, të vërtetën kundër gënjeshtrës,
aprovimin e të mirës dhe gjykimin e të keqes, të qenunit i drejtë në lojë dhe të qenit i hapur kundër
fshehjeve apo marrjes së objekteve që si përkasin pa pyetur si dhe për zhvillimin e shprehive e të
sjelljeve të mira. Një lojë e organizuar mirë dhe e orientuar për të realizuar detyrat e edukimit
moral kontribon dukshëm për zhvillimin e ndjenjave morale
1.4. Loja dhe parashkollorët
Lojërat të cilat organizohen nga ana e edukatorëve në klasat e grupeve të fëmijëve parashkollor
konsiderohen si pjesë shumë favorizuese për këtë grupmoshë ngase përmes tyre fëmija mëson,
ushtrohet dhe ndërton të tjera realitete në mendje e cila njëkohësisht i mundëson edhe favorizime
të tjera me lidhjet shoqërore duke krijuar një raport të mirë me të tjerët dhe shkëmbim të ideve me
Përmes lojës fëmijët fitojnë mjeshtëri për mënyrën se si funksionon trupi i tyre në raport me
kërkesat e aktiviteteve dhe mjediseve, për të fituar njohuri për botën që i rrethon.
Jo vetëm që ata të mësojnë atë që ata janë në gjendje të bëjnë, ata mësojnë se si të bëhen gjërat dhe
se si funksionojnë gjërat. Kompetenca e zhvilluar përmes lojës u mundëson fëmijëve që të ndjehen
të sigurt në lidhje me atë që ata mund dhe nuk mund të bëjnë, të sigurt për të përfituar nga
mundësitë e ngjashme në të ardhmen.
Përmes lojës, fëmijët mësojnë në lidhje me rolet profesionale dhe sjelljet, dhe si të ndërveprojnë
në mënyrë të sigurtë dhe në mënyrë të përshtatshme në mjedisin e tyre. Për shembull, fëmijët
angazhohen në interaktiv e pretendojnë të luajnë me bashkëmoshatarët, duke imituar role të
ndryshme brenda skenarëve të njohur, të tilla si duke pretenduar për të gatuar, ushqyer një kukull,
ose duke luajtur zjarrfikës dhe policinë. Këto planifikime të bazuara në skenare lejojnë që ata të
eksplorojnë sjelljet rolet, duke ndihmuar për të definuar kuptimin e botës së tyre dhe në të njejtën
kohë të mësojnë të zgjidhin problemin. Loja ndikon në zhvillimin e kompetencave sociale dhe
marrëdhëniet me të rriturit dhe bashkëmoshatarët.
2.2. Funksionet dhe klasifikimi i lojërave
Loja mund të definohet si vullnetare ose në rastet e shumta aktivitet spontane, që është në
shërbimin e zhvillimit jo vetëm fizik por edhe psikik të fëmijës duke u përpjekur të përcjellë
mesazhin se nuk është qëllimi vetëm përmbushja e nevojave ekzistenciale por është edhe
rekreacioni, mësimi dhe çlirimi nga energjia e tepërme.20
20 Karaj Theodhori (2005), Psikologjia e Zhvillimit të Fëmijës, Tiranë, fq.47.
16
Gjatë viteve parashkollore fëmijët fitojnë sensin e pavarësisë dhe kapacitetet për bashkëpunim.
Ata arrijnë të përdorin gjuhën më mirë, të jenë të vetëdijshëm për veten e tyre, të shikojnë nga
perspektiva e të tjerëve dhe të tregojnë aftësi për të ndërvepruar me të tjerët.
Gjatë kësaj moshe fëmijët kalojnë nga loja paralele (kur fëmijët luajnë afër njëri tjetrit por nuk
ndërveprojnë në mes veti) në lojën me nivele më të larta të ashtëquajturën lojë bashkëpunuese.
Loja lidhet zakonisht me të qeshurën dhe zbavitjen dhe konsiderohet si një aktivitet që jep
kënaqësi. Fëmijët mund të thithen totalisht nga një aktivitet i cili u intereson me të vërtetë. Kjo
teori mbështetet mbi faktin që loja e fëmijëve parashkollor është një gjendje e mendjes dhe buron
nga thithja prej një aktiviteti të pëlqyeshëm.
Si funksione më kryesore të lojës së parashkollorëve janë: 21
Loja ndikon në zhvillimin e aftësive fizike dhe psikike të fëmijës
Loja shërben për njohjen e fëmijës
Loja shërben për qëllime terapeutike
Në literaturën pedagogjike dhe psikologjike hasen klasifikime të ndryshme mbi lojërat e fëmijëve
parashkollorë. Psikologu Shterni lojërat e fëmijëve parashkollorë i klasifikon në dy grupe të
mëdha:22
a. Grupi i lojërave të fëmijës në vetmi
b. Grupi i lojërave shoqërore
Lojërat në grup: konsiderohen si mundësi ideale dhe shumë praktike për fëmijët parashkollorë
sepse zhvillojnë aftësitë e tyre sociale. Në të shumtën e rasteve lojërat në fjalë nga ana e
edukatorëve zhvillohen në bazë të disa rregullave të cilat parashkollorët duhet tu përmbahen duke
krijuar respektim të njëri-tjetrit, ndarje të pervojave individuale dhe elemente të tjera shtesë.
Njiherit këto lojëra duhet ti kenë edhe kufizimet ku fëmijve nuk ju lejohet fyerje të
bashkëmoshatarëve, goditje apo diqka të ngjajshme.
Lojërat sociodramatike: janë lojërat kur fëmijët parashkollorë angazhohen në një situatë
dramatike dhe imagjinare “bëje sikur” duke arritur të demostrojnë situata të ndryshme sociale të
21 Brada Riza (2013), Pedagogjia Parashkollore, Universiteti AAB, Prishtinë, fq.197. 22 Brada Riza (2013), Pedagogjia Parashkollore, Universiteti AAB, Prishtinë, fq.199.
17
cilat kërkojnë edhe paraqitjen e sjelljeve të caktuara sociale nga ana e tyre. Në të njejtën kohë ata
arrijnë të bashkëpunojnë dhe ndërveprojnë në mes vete për të zgjidhur situata dhe konflike të
ndryshme.
Lojërat sociale janë një tip loje të cilat përfshijnë ndërveprimin e dy ose më shumë fëmijëve. Si
loja praktike ashtu edhe ajo imagjinare mund të jenë sociale nëse në to përfshihen më shumë se
një fëmijë.23
Lojërat e nxënësve në edukimin parashkollor klasifikohen kryesisht sipas kësaj rënditje:
Loja e pa angazhuar-fëmija nuk është i angazhuar në lojë, por qëndron i ulur në një vend,
sheh përreth klasës ose kryen lëvizje rastësore që duket se nuk kanë ndonjë qëllim.
Loja vetëm-fëmija loz i vetëm dhe në mënyrë të pavarur nga ajo që ndodh përreth. Duket
mirë me atë që bën dhe nuk shqetësohet fare.
Spektatori pasiv- fëmija vëzhgon fëmijët e tjerë që lozin. Mund të flasë më ta ose t’i pyes,
t’u jap këshilla, por nuk merr pjesë në lojë.
Loja paralele- fëmija në këtë loj luan sipas dëshirës së vet, por me lodra që janë të
ngjajshme me ato të fëmijëve të tjerë në një mënyrë të tillë që imiton lojën e shokëve të tij
por nuk ndërvepron dhe nuk përdorë ndonjë rregull që e kanë pranuar bashkarisht.
Loja associative- fëmijët përfshihen në aktivitete loje të ngjajshme me ato të fëmijëve tjerë.
Megjithatë ata duken se janë më të interesuar të jenë të shoqëruar me njëri tjetrin, sesa në
detyrat e lojës në të cilën janë të përfshirë. Marrja borgj e lojërave dhe materialeve tjera,
ose ndjekja dhe pasimi i njëri tjetrit në radhë janë shembujt e kësaj loje.
Loja bashkëpunuese- Kjo është forma më e avancuar e lojës sociale sepse këtu ka një
ndërveprim social. Ka një identitet për grupin dhe aktivitetin i cili është i organizuar.
Fëmijët e përfshirë në lojën bashkëpunuese ndihmojnë njëri tjetrin në aktivitete që synojnë
gjëra të përbashkëta dhe ndoshta edhe ndarje rolesh.24
23 Karaj Theodhori (2005), Psikologjia e Zhvillimit të Fëmijës, Tiranë, fq.254. 24 Karaj Theodhori (2005), Psikologjia e Zhvillimit të Fëmijës, Tiranë, fq.266.
18
2.3. Teoritë mbi lojën
Loja e ka rolin e pazëvendësueshëm për zhvillimin e fëmijës e cila vazhdimisht ndikon në
përmirësimin dhe zhvillimin e shumë aftësive tek fëmiu.
Teoria e mësimit
Nëpërmjet lojës zotërohet lënda e mësimit dhe përvetësohen operacione të llojllojshme shkollore.
Në këtë periudhë është zhvilluar truri i madh tek fëmija që i mundëson mësimin, zotërimin,
përvetësimin dhe aftësitë e përshtatjes, dhe kjo periudhë pothuajse do të zgjasë gjatë shkollimit
ose mësimit. Mësimi zhvillohet në dy binare paralel: në situatën reale dhe atë të stimulimit. Me
fjalë të tjera situata reale është për t’i kënaqur nevojat biologjike ndërsa tek situata e stimulimit,
motivimi është i vogël.25
Teoria e lojës që shpjegon qëllimin
Përmes lojës fëmija arrin të çlirohet nga energjia e tepërme apo e akumulluar si një energji e cila
akumullohet në organizmin e njeriut. Vet fakti tregon se nuk luajnë vetëm të shëndoshurit, por
edhe të sëmuarit, të shterurit, të uriturit dhe në raste të shumta loja e ka edhe qëllimin terapeutik
shërues.26
Teoria psikoanalitike
Kjo teori shpjegon që përmes lojës zgjidhen konfliktet e llojllojshme. Në këtë rast është simbolika
përmes së cilës luhet loja dhe zgjedhja simbolike e lehtëson situatën në të cilën luhet ajo.
2.4. Lojërat në edukimin intelektual, estetik dhe fizik tek parashkollorët
Fëmijët parashkollorë mësojnë me shpejtësi gjatë lojës. Në lojën e tyre zë një vend të rëndësishëm
edhe arsyetimi sepse nëpërmjet lojës ata mësojnë të numërojnë, të flasin, të shijojnë, të prekin dhe
të shohin. Me edukimin intelektual nënkuptohet fitimi i një sasie diturish dhe në saje të tyre
formimi i botëkuptimit shkencor mbi botën, zhvillimin e aftësive mendore (formimi dhe pasurimi
i fjalorit, të gjykuarit e pavarur logjik, konkludimi, zgjerimi i horizontit, dhe njohja e së vertetes
25 Selmani Lefteri, Zizi Aurela (2006), Konceptimi dhe organizimi i veprimtarisë mësimore-edukative në arsimin
parashkollor, Tiranë, fq.185. 26 Selmani Lefteri, Zizi Aurela (2006), Konceptimi dhe organizimi I veprimtarisë mësimore-edukative në arsimin
parashkollor, Tiranë, fq.256
19
objektive), edukimi i kërshërisë dhe formimi i kulturës së punës.27 Për edukimin intelektual të
fëmijëve parashkollor rol të rëndësishëm në procesin e tyre të nxënies luajnë:
Lojërat dhe rregullat
Kashelashet
Lojërat imituese
Lojërat për njohjen e ambientit
Në rrethin ku jeton fëmiu parashkollor vazhdimit bie në kontakt me sende, gjëra dhe objekte nga
më të ndryshmet. Përmes tyre ai krijon natyrshëm ndarje, manipulime, krijime, tërësi duke arritur
të sintetizoj në objekte të ndryshme. Përmes këtyre objekteve në klasat parashkollore krijohen
kuptime mbi të bukuren, të keqen, lumturinë dhe shumçka tjetër në botën që i rrethon duke krijuar
artin e së bukures në aspektin estetik.28 Një organizim i mirë i aktiviteteve në institucionet
parashkollore siç janë lojërat e shkathtësive, lojërat e qëndrueshmërisë e të tjera natyrshëm
ndikojnë edhe në zhvillimin fizik të fëmijëve sepse secila lojë ua angazhon atyre fuqitë fizike duke
ndikuar në zhvillimin trupor të tyre.29 Kreativiteti i fëmijës parashkollor është i mundur të nxitet
me anën e lojërave të llojllojshme, e sidomos nëpërmjet këtyre lojërave:
Loja me role
Loja e të kënduarit
Loja me instrumente të ndryshme
Loja me vjersha
Lojërat vallëzuese
Lojërat me leximin e ilustrimeve dhe
të librave për fëmijë
Vallet popullore
Teatri i kukullave.
Ndonjëherë loja duket se është më e rëndësishme se të ngrënit dhe gjumi, ndonjëherë është e lehtë
dhe zbavitëse, ndonjëherë është përpjekje e madhe për të fituar. Loja është “punë” dhe detyrim”
për fëmijët. Gjatë lojës ata kryejnë punë, eksplorojnë mjedisin rreth tyre, mësojnë duke punuar dhe
krijojnë lidhje me të.30
27 Veseli Abdylaziz (2005), Pedagogjia Parashkollore, Gjilan, fq.187. 28 Gashi, M. A. (2011). Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në Kosovë. In N. Çoçaj, Kërkime pedagogjike
2: Përmbledhje punimesh (Vol. 2, pp. 274-293). Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës. 29 Veseli Abdylaziz (2005), Pedagogjia Parashkollore, Gjilan, fq.188. 30 Deva Zuna, A. (2003). Edukimi i Parashkollorit në Familje. Prishtinë: DinOr & M.G, fq.74.
20
KAPITULLI –III-
3.1. Puna hulumtuese
Me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të punimit me titull “Reflektimi i lojërave gjuhësore
në formimin gjuhësor tek fëmijët parashkollor”, kemi realizuar edhe një punë hulumtuese e cila
gjithsesi ka plotësuar anën teorike të punimit. Gjatë punës sonë në teren jemi përpjekur që të
sigurojmë sa më shumë informacione si nga nxënësit ashtu edhe nga mësimdhënësit të cilët i
takojnë fushës që ne kemi shtjelluar. Bashkëpunëtorë potencial në këtë punim kanë qenë edhe
prindërit të cilët nuk kanë nguruar të shprehin brengën e tyre lidhur me përfshirjen e drejtë të
fëmijëve të tyre në lojëra gjatë procesit mësimorë. Përmes disa pyetësorëve online dhe fizik ne
kemi arritur të sigurojmë disa informata se sa janë të zbatueshme planprogramet në klasat
parashkollore, sa realizohen aktivitete me temen e të nxënit përmes lojës dhe sa janë të kënaqur
prindërit me angazhimin e fëmijëve të tyre nga ana e edukatorëve. Në tërësi duket se gjendja nuk
është krejtësisht në nivelin e duhur sepse akoma ka edukatore të cilat nuk janë të gatshme të
krijojnë gjithëpërfshirje në klasat e tyre parashkollore. Nga ana tjetër ka edhe karaktere të caktuara
të fëmijëve të cilët ngurojnë të angazhohen në lojërat e përbashkëta gjatë procesit të të nxënit
Vëzhgim gjatë periudhës 17-21.06.2019
Institucioni
parashkollor
“Ganimete Terbeshi”
Klasa
Parashkollore
“Gjergj Fishta”-
Bishtazhin
Institucioni
Parashkollor
Privat
“Dielli”
Pyetësorë Online
Prindër-10
Edukatore-6
Fëmijë-10
Gjyshe-kujdestare -4
2 edukatore
16 nxënës
1 edukatore
8 nxënës
1 edukatore
10 nxënës
Gjithsej: 30 pjesëmarrës
Gjithsej: 38 pjesëmarrës
21
3.2. Analizimi i rezultateve
Grafiku 1: Rezultatet e të anketuarëve dëshmojnë se vajzat në ciklin parashkollor janë më të
kënaqura me aktivitetet e lojërave, ndërkaq djemtë kërkojnë akoma më shumë.
0
5
10
15
20
25
30
pak shumë nganjëherë
Sa luajnë fëmijët në klasat parashkollore
vajzat djemtë prinërit
22
Grafiku 2. Sipas këtij grafiku del se edukatoret vazhdimisht bëjnë përpjekje për gjithëpërfshirje
në aktivitete, janë prindërit ata të cilët nga bisedat e fëmijëve edhe mund të kenë dyshime në një
gjithëpërfshirje të saktë.
Grafikoni 3: Përkundër faktit që parashkollorët moshën mund ta kenë të njejtë, dëshirat për lojë
edhe mund ti kenë të ndryshme, varësisht nga gjinia që i takojnë
0
5
10
15
20
25
30
po jo me raste vendos edukatorja
A ka gjithëpërfshirje në lojërat e parashkollorëve
parashkollorët edukatoret prindërit
39%
61%
Lojërat i duan më shumë vajzat apo djemtë
vajzat djemtë
23
Grafikoni 4: Edukatoret dhe prindërit përpiqen të jenë të saktë në mendimin e tyre, janë fëmijët
ata të cilët shpesh edhe mund të kenë mendime të vërteta, siç ndodh në rezultatet tona ku vajzat
shpesh gjatë lojës ndihen të ngacmuara nga bashkëmoshatarët e tyre.
Grafikoni 5: Bazuar në studimet tona, lojërat në grupe dalin të jenë lojërat më të pëlqyera nga ana
e parashkollorëve, sepse aty e gjejnë vetën më mirë dhe të njejtat ndikojnë shumë në zhvillimin e
shumë aftësive intelektuale.
53%
27%
15%5%
A ju ngacmojnë gjatë lojës
vajzat djemtë edukatorët prindërit
0 2 4 6 8 10 12 14
parashkollorët
edukatoret
prindërit
Cilat lojëra i preferojnë më shumë fëmijët?
lojërat sociodramatike lojërar në grupe lojëra imagjinare
24
Grafikoni 6: Sipas gjetjeve tona del që djemtë e moshës 5 vjeçare ndihen më të ndrojtur në
shprehjen e mendimeve në raport me vajzat e të njejtës moshë.