Page 1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT - GJAKOVË
DREJTIMI: PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
NIVELI BACHELOR
Tema: Integrimi i fëmijëve më autizëm në institucione
shkollore, aspekti pedagogjik, rehabilitues
Udhëheqës shkencor: Kandidatja:
Prof. Dr. Shefqet Mulliqi Arjetë Demaj
GJAKOVË, 2019
Page 2
2
Mbrohet më dt_____/_____/2019 para Komisionit vlerësues në përbërje nga:
1. _____________________ Kryetar
2. _____________________ Anëtar
3. _____________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________
Page 3
3
MIRËNJOHJE
Së pari, falenderoj Zotin i cili me dha shëndetin, forcën dhe dijen që t’i përfundoj studimet
Bachelor ne Fushën e Edukimit Programi PARASHKOLLOR dhe i lutem atij prapë që të
vazhdoj të punoj në profesionin e edukatorës, punë kjo që është më tepër mision.
Falenderoj dhe i jam mirënjohëse udhëheqësit të punimit Prof. Dr. SHEFQET MULLIQI, i cili
me idetë dhe mbështetjen e veçantë ndihmoi në realizimin me sukses të gjithë punimit, kritikat e
sugjerimet në përpilimin e kësaj teme, ai ishte një mentor shumë i mirë, pedagog i vërtetë dhe i
gatshëm përgjatë gjithë punimit.
Falenderoj të gjithë prindërit e fëmijëve me autizëm të cilët me dëshirë u bënë pjesë e hulumtimit
dhe ndanë me mua përjetimet dhe përvojat e tyre personale, pa të cilat realizimi i këtij hulumtimi
nuk do të ishte i mundur.
Falenderoj të gjithë profesionistët, ofrues të shërbimeve, të cilët ishin pjesë e hulumtimit dhe
ndanë përvojat dhe këndvështrimet e tyre nga puna me fëmijët me autizëm dhe familjarët e tyre.
Në përfundim, një falenderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për familjen time, e cila më është
gjendur gjithmonë pranë, si dhe më ka mbështetur në çdo moment gjatë tërë kohës sa isha në
studime si dhe deri sot në diplomim.
Diploma ime i'u dedikohet dy prindërve të mi.
Përjetësisht mirënjohëse!
Page 4
4
Abstrakt
Autizem do të thotë përpjekje për të gjetur një mënyrë për të mbijetuar në botën e lodhshmë dhe
konfuze. Autizmi, është një sfidë e re e shoqërisë kosovare ku mungojnë metodat e çasjes për
këtë çrregullim.
Ky, punim do të trajtojë në thelb, integrimin e fëmijëve autik në institucione shkollore dhe OJQ.
Integrimi i fëmijëve më autizem, aspekti pedagogjik, rehabilitues janë pikat kryesore që nëse një
profesionit adekuat i zbaton të gjitha shkallë shkallë, atëherë pa dyshim që aty vërtet do të jetë
një punë efektive dhe rezultat pozitiv.
Fëmijët më autizem, fillojnë të ndryshojnë dhe të integrohen në ente shkollore, atëherë kur
pranohen si të tillë nga mjedisi në të cilin rrethohen dhe profesionalizmi në punë kur nuk
mungon. Përkundrejt sfidave dhe përvojave të rënda që prindërit dhe mësimdhënësit e këtyre
fëmijëve ballafaqohen përgjatë punës edukative me këta fëmijë, përdorimi i planeve individuale
arsimore në punë edukative është një ndihmesë e madhe në arritjen e objektivave efektive
pozitive.
Por, nëse integrimi paraqet “shtim” në diçka që është ekzistuese në një tërësi, qasja integruese
në sistemin arsimor e sheh fëmijën si një problem dhe nga ai kërkon që të përshtatet në mjedisin
shkollor, të ndryshojë dhe të adaptohet në shkollë. Dhe, e gjithë kjo arrihet kur profesionalizmi
nuk mungon.
Fjalët kyçe: autizem, integrim, fëmijë, arsimor, profesionalizmi.
Page 5
5
Përmbajtja
Hyrje………………………………………………………………………………...…………….7
Lista e shkurtesave……………………………………………………...…………………………8
KAPITULLI I. Metodologji e hulumtimit…………………………...………..9
1.1. Qellimi i hulumtimit…………………………………………………………..………….9
1.2. Objektivat e hulumtimit…………………………………………………………...……..9
1.3. Hipotezat…………………………………………………………………………………9
1.4. Metodat hulumtuese……………………………………………………...………………9
1.5. Popullata dhe mostra e hulumtimit………………………….………………………..…10
1.6. Analiza dhe paraqitja e të dhënave……………………………………………...………11
1.7. Etika e hulumtimit………………………………………………………………………19
KAPITULLI II. Integrimi i fëmijëve më autizëm në institucione shkollore..20
2.1. Edukimi inkluziv……………………………………………………………………….…..20
2.2. Autizmi, sëmundje apo dukuri e veçantë?...........................................................................20
2.3. Çka është autizmi?...............................................................................................................20
2.4. Vetitë e autizmit………………………………………………………………………….…21
2.5. Sjelljet e çuditshme të një fëmijë autik…………………………………………..…………21
2.6. Instrumentet diagnostifikuese për autizmin………………..………………………...……..21
2.7. Qëndrimet dhe sfidat e para të pranimit të nxënësit me autizëm nga mësuesit në klasë..….21
2.8. Ndërhyrja dhe trajtimi i autizmit………………………………………………………....…22
2.9. Roli i përforcuesëve për ta bërë një aktivitet më fëmijën sa më aktiv dhe sjelljen e tij sa më
të
përshtatshme……………………..………………………………………………………………22
2.2.1. Si ta nxisim një fëmijë autik të luajë?..............................................................................23
2.2.2. E ardhmja e fëmijëve me autizëm……………………………………………….……….23
KAPITULLI III. Pjesa pedagogjike e punës më fëmijë më autizëm……….24
3.1. Plani individual arsimor (PIA)…………………………………..………………..……..24
3.2. Çka përcakton PIA?........................................................................................................25
3.3. Kush duhet ta ketë një PIA?...........................................................................................25
3.4. Kush e harton një PIA…………………………………………………………...………25
Page 6
6
3.5. Struktura e Planit individual arsimor………………………………………..……….26
3.5.1. Pjesa administrative………………………………………………………..………27
3.5.2.Pjesa pedagogjike…………………………………………………………….…….27
3.5.3. Pjesa rehabilituese……………………………………………………………...….27
KAPITULLI IV. Pjesa rehabilituese e fëmijëve më autizëm…………….29
4.1. Terapi rehabilituese………………………………………………………………….30
4.2. Shërbimet terapeutike………………………………………………………..………30
4.3. Vendi ku ofrohen shërbimet rehabilituese…………………………………………..30
KAPITULLI V. Përfundimi dhe rekomandime…………………………31
5.1. PËRFUNDIMI…………………………………………………………………...…….31
5.2. REKOMANDIME PËR MËSIMDHËNËS…………………………………………32
5.3. REKOMANDIME PËR PRINDËR………………………………………………….32
5.4. LITERATURA………………………………………………………………………..33
5.5. SHTOJCA………………………………………………………………………….….34
Page 7
7
Hyrje
Është e nevojshme që fëmija autik të jetojë në marrëdhënie me bashkëmoshatarët, të cilët kanë
një nivel normal të inteligjencës. Kështu, fëmija autik mund të ketë një mundësi pothuajse unike
jo vetëm për të kërkuar të mësuarit funksional, por edhe për të kuptuar më mirë botën dhe
rregullat e saj, nganjëherë në mënyrë të errët dhe të palogjikshme për nxënësit me autizëm. Për
një person me autizëm marrëdhënia me kolegët normalë është mundësi e veçantë jo vetëm për të
kërkuar të mësuarit funksional, por edhe për të kuptuar më mirë botën dhe rregullat e saj. Detyra
e edukatorit, përveç asaj për të ilustruar fillimisht përmbajtjen dhe për të përshkruar
metodologjinë e punës, është të inkurajojë punën në grup për të verifikuar rolet e caktuara për
anëtarët e grupeve.Objektivi është për të treguar konkretisht organizimin e kurseve të caktuara të
edukimit special të kryera në mjediset e integruara dhe si këto projekte të mund të jenë të
dobishme për studentët e tjerë në klasë, pa ngadalësuar të mësuarit e tyre. Sipas studiuesve
përjetimet e prindërve nga diagnostikimi i fëmijës me autizëm janë të vështira (Ariel & Naseef,
2006; Chaëarska et al., 2008; Fein & Dunn, 2007; Poëers, 2000; Siegel, 1996). Në të vërtetë,
shumë pak gjëra janë më të hidhura se sa marrja e lajmit që fëmija ka autizëm (Poëers, 2000). Në
vitet e para shumë prindër përpiqen t’i gjejnë një kuptim autizmit të fëmijës së tyre, “Pse na
ndodhi neve?” (Poëers, 2000) dhe “Pse fëmijës tim?” (Siegel, 2003). Pranimi i diagnozës për
shumë prindër dhe familje është proces gradual dhe i vazhdueshëm (Siegel, 1996).. Ndërsa
lodhja dhe pagjumësia janë problemet më të shpeshta të shëndetit fizik. Intergrimi i fëmijëve në
klasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e
edukimit special prapë se prapë mbetet ende sfidë, sepse shumë faktor ndikojnë direkt në
mësimnxënie efektive.
Page 8
8
Lista e shkurtesave
ÇSA - Çrregullimet e Spektrit të Autizmit [ASD - Autism Spectrum Disorders].
DKA – Drejtoria komunale e arsimit.
MASHT - Ministria e arsimit shkencës dhe teknologjisë.
PIA – Plani individual arsimor.
ABA – Analiza e sjelljes së aplikuar.
PECS - Sistemi i komunikimit të shkëmbimit të fotografive.
TEACCH - Treatamentand Education of Autistik and related Communication Children.
PEI – Plani edukativ individual.
PDP – Plani didaktik i personalizuar.
Page 9
9
I. Metodologji e hulumtimit
1.1. Qellimi i hulumtimit
Hulumtimi ka për qëllim të eksplorojë nevojat kryesore që kanë fëmijët me autizem për t‟ u
integruar dhe përfshirë në sistemin arsimor si dhe të evidentojë faktorët që do ta bënin këtë
proces më të suksesshëm, bazuar në këndvështrimin e aspektit pedagogjik tek profesionistët
që ofrojnë shërbime terapeutike.
1.2. Objektivat e hulumtimit
Hulumtimi synon të nxjerr në pah këto objektiva:
Njohurit, qendrimet dhe modelet e profesionistëve adekuat që punojnë më fëmijë më ÇSA
lidhur më integrimin e tyre në Institucione shkollore.
Vështirësit që hasin prindërit në procesin e përfshirjes së fëmijëve të tyre në klasa të rregullta
arsimore.
PIA, si plan program individual sa po tregon rezultat pozitiv në zbatueshmeri gjatë procesit
mësimor në aspektin rehabilitees tek fëmijët më ÇSA.
1.3. Hipotezat
H 1: Supozojmë që qasja ndaj fëmijëve më ÇSA në, Institucione Arsimore Edukative
relevante nuk është në nivelin e duhur.
H 2: Supozojmë që prindërit e fëmijëve më ÇSA, nuk kanë përkrahje profesionale nga
Institucionet shtetërore për fëmijët e tyre.
1.4. Metodat hulumtuese
Metoda sasiore: për mbledhjen e të dhënave si: implementimi i pyetësorve.
Metoda statistikore: Kjo metodë në hulumtimin tim zë një të rëndësishëm, me
ndihmën e së cilës u punuan dhe u fituan të dhënat gjatë hulumtimit.
Metoda përshkruese: Këtë metodë e kamë përdorur për arsye të përshkrimit dhe
rrjedhave gjatë hulumtimit.
Dhe, shfletimin e shumë literaturë përkatëse.
Page 10
10
1.5. Popullata dhe mostra e hulumtimit
Në hulumtim kanë marrë pjesë gjithsej 30 respodentë, ku prej tyre 15 ishin prind dhe 15
mësimdhënës.
SHFMU “Bajram Curri” Istog, klasë e bashkëangjitur – 1 mësimdhënës, 1 prind
SHMFU "Trepça" në Banjë të Pejës, klasë e bashkëangjitur – 1 mësimdhënës, 1 prind
SHFMU “Yll Morina” Gjakovë, klasë e bashkëangjitur – 2 mësimdhënës, 2 prindër.
OJQ “Qendra për jetë të pavarur” në Vitomeric në komunen e Pejës – 5 mësimdhënës, 5 prindër.
OJQ "DUART PLOT MËSHIRË" në Vitomiric në komunen e Pejës - 3 mësimdhënës, 1 prind.
Qendra për Edukim Special dhe Rehabilitim "Dayschool Kids" në Prishtinë – 1 mësimdhënës, 3
prindër.
Qendra Burimore- Përparimi”, në Prishtinë – 2 mësimdhënës, 2 prindër.
Page 11
11
1.6. Analiza dhe paraqitja e të dhënave
Tabela me të gjitha pyetjet për grupin e prindërve.
Tabela.1.
PO MESATARISHT JO
Numri % Numri % Numri %
A, është i vlerësuar fëmija juaj nga ekipi
adekuat profesional?
14 93.3% 1 6.7% 0 0.0%
A, mban fëmija juaj seancë terapeutike
profesionale?
7 46.7% 1 6.7% 7 46.7%
A, keni përdor ndonjë burim informacioni për
të mësuar, më tepër rreth diagnozës që ka
fëmija juaj?
14 93.3% 1 6.7% 0 0.0%
A, jeni të përfshirë në zbatimin e vlerësimit të
objektivave gjatë integrimit të fëmijës tuaj në
shkollë?
13 86.7% 2 13.3% 0 0.0%
A, po ndikon pozitiv programi mësimor në
integrimin e fëmijës tuaj në klasë?
7 46.7% 7 46.7% 1 6.7%
A, jeni të kënaqur nga përkrahja që ofron
DKA-ja dhe stafi professional për fëmijën
tuaj?
7 46.7% 7 46.7% 1 6.7%
A, mendon që fëmija juaj integrohet, në të
gjitha aktivitetet e shkollës?
2 13.3% 12 80.0% 1 6.7%
A sigurohet buxheti nga DKA-ja për
transportin e fëmijës tuaj?
0 0.0% 2 13.3% 13 86.7%
Në bazë të rezultateve të mësipërme shohim se tek pyetja e parë rreth vlerësimit të fëmijëve nga
ekipi profesional kemi 93.3% të prindërve të cilët janë përgjigjur pozitivisht në këtë pyetje, 6.7%
mesatarisht dhe 0% negativisht.
Në pyetjen e dytë rreth mbajtjes së seancave terapeutike nga fëmijët janë 46.7% që janë
përgjigjur Po, 6.7% Mesatarisht dhe 46.7% Jo.
Në pyetjen e tretë për burimet e informacionit për sëmundjen e fëmijës janë 93.3% Po, 6.7%
Mesatarisht dhe 0% Jo.
Në pyetjen e katërt rreth përfshirjes në zbatimin e vlerësimit të objektivave janë 86.7% Po,
13.3% Mesatarisht dhe 0% Jo.
Në pyetjen e pestë rreth ndikimit të programit në integrimin e fëmijëve janë përgjigjur 46.7% Po,
46.7% Mesatarisht dhe 6.7% Jo.
Page 12
12
Pastaj në pyetjen e gjashtë rreth kënaqshmërisë për përkrahjen nga DKA-ja janë 46.7% Po,
46.7% Mesatarisht dhe 6.7% Jo.
Në pyetjen e shtatë rreth integrimit të fëmijëve në aktivitetet shkollore, janë 13.3% që janë
përgjigjur Po, 80 % Mesatarisht dhe 6.7% Jo.
Dhe në pyetjen nëse sigurohet buxheti nga DKA për transportin e fëmijëve, shohim se 0% janë
përgjigjur Po, 13.3% Mesatarisht dhe 86.7% Jo.
Tabela e pyetjeve për grupin e mësimdhënësve
Tabela.2.
Në pyetjen e parë nëse kanë përvojë me ÇSA, 46.7% të mësimdhënësve janë përgjigjur Po,
53.3% mesatarisht dhe 0% Jo.
Shohim se 86.7% përdorin PEI për këta fëmijë, 6.7% mesatarisht dhe 6.7% nuk e përdorin.
Shohim se 26.7% janë reagime nga prindërit për integrimin e fëmijëve në klasa të rregullta,
13.3% mesatarisht dhe 60% nuk kanë reagime.
PO MESATARISHT JO
Numri % Numri % Numri %
A keni përvojë me ÇSA ? 7 46.7% 8 53.3% 0 0.0%
A përdorni PEI, me këta fëmijë ? 13 86.7% 1 6.7% 1 6.7%
A keni reagime nga prindërit për
integrimin e këtyre fëmijëve në klasë të
rregullt ?
4 26.7% 2 13.3% 9 60.0%
A janë të pajisur të gjithë fëmijët me
diagnozë të caktuar nga stafi profesional ?
8 53.3% 3 20.0% 4 26.7%
A keni qenë pjesë e hartimit të PEI, në
rastet kur nxënësi ka pas nevoj për një të
tillë ?
6 40.0% 3 20.0% 6 40.0%
A përdorni metoda për integrimin e
fëmijëve me ÇSA, mbrenda klasës ?
14 93.3% 0 0.0% 1 6.7%
A e mendoni si sfidë integrimin e fëmijëve
me ÇSA?
5 33.3% 7 46.7% 3 20.0%
A ju mjafton përkrahja nga Institucioni dhe
DKA-ka për realizimin e punës me këta
fëmijë ?
3 20.0% 9 60.0% 3 20.0%
Page 13
13
53.3% të mësimdhënësve janë përgjigjur se fëmijët janë të pajisur me këtë diagnozë, 20% thonë
mesatarisht dhe 26.7% jo.
Shohim se 40% e mësimdhënesve kanë qenë pjesë e hartimit të PEI, 20% mesatarisht dhe 40%
nuk kanë qenë pjesë e këtij plani.
93.3% të mësimdhënësve janë përgjigjur se përdorin metoda për integrimin e fëmijëve me ÇSA
dhe 6.7% janë përgjigjur Jo.
33.3% e shohin si sfidë, 46.7% si sfidë mesatare dhe 20% thonë se nuk është sfidë ballafaqimi
me fëmijë me diagnozë ÇSA.
Në fund shohim se 20% të mësimdhënësve janë përgjigjur se mjafton kjo përkrahje aktuale e
DKA-s, 60% thonë se është mesatarisht e mjaftueshme dhe 20 % thonë se nuk mjafton.
VËRTETIMI I HIPOTEZAVE
H1. Qasja ndaj fëmijëve me ÇSA në Institucionet Edukative relevante nuk është në nivelin
e duhur.
Për të vërtetuar hipotezën e mësipërme kam realizuar testin faktorial apo analizën faktoriale. Siq
mund të shohim edhe më poshtë, kam paraqitur tabelën e KMO and Bartlett’s Test ku shohim se
ndryshoret të cilat janë përdorur në këtë hulumtim janë të vlefshme për analizën faktoriale.
Në bazë të rezultateve të mësipërme shohim se testi i Barttletit është 44.907 dhe signifikancë prej
.023 <.05 , pra themi se statistikisht ndryshoret janë të vlefshme për analizën faktoriale.
KMO and Bartlett's Test
Kaiser-Meyer-Olkin Measure of Sampling
Adequacy.
.390
Bartlett's Test of
Sphericity
Approx. Chi-Square 44.807
Df 28
Sig. .023
Page 14
14
Total Variance Explained
Compone
nt
Initial Eigenvalues
Extraction Sums of
Squared Loadings
Rotation Sums of Squared
Loadings
Tota
l
% of
Varianc
e
Cumulativ
e %
Tota
l
% of
Varianc
e
Cumulativ
e %
Tota
l
% of
Varianc
e
Cumulativ
e %
1 2.52
6
31.573 31.573 2.52
6
31.573 31.573 2.47
9
30.983 30.983
2 1.91
3
23.911 55.484 1.91
3
23.911 55.484 1.76
4
22.047 53.030
3 1.52
3
19.035 74.519 1.52
3
19.035 74.519 1.71
9
21.489 74.519
4 .889 11.107 85.626
5 .572 7.151 92.778
6 .369 4.611 97.389
7 .132 1.648 99.037
8 .077 .963 100.000
Extraction Method: Principal Component Analysis.
Në bazë të rezultateve shohim se kemi variancat prej 30.983 % deri në 74.519 % të ndarë në tre
komponente. Këtë mund të vërejmë edhe tek grafiku i Scree Plot, të paraqitur më poshtë.
Page 15
15
Rotate matrix
Component
1 2 3
A keni përvojë me ÇSA
?
.565 .597 -.134
A përdorni PEI, me
këta fëmijë ?
.134 .822 .154
A keni reagime nga
prindërit për integrimin
e këtyre fëmijëve në
klasë të rregullt ?
.920 -.149 .092
A janë të pajisur të
gjithë fëmijët me
diagnozë të caktuar nga
stafi profesional ?
.008 -.116 .947
A keni qenë pjesë e
hartimit të PEI, në
rastet kur nxënësi ka
pas nevoj për një të tillë
?
.792 .141 .130
A përdorni metoda për
integrimin e fëmijëve
me ÇSA, mbrenda
klasës ?
.253 .335 .595
A e mendoni si sfidë
integrimin e fëmijëve
me ÇSA?
-.671 .068 .633
A ju mjafton përkrahja
nga Institucioni dhe
DKA-ka për realizimin
e punës me këta fëmijë
?
-.392 .748 -.015
Extraction Method: Principal Component Analysis.
Rotation Method: Varimax ëith Kaiser Normalization.
a. Rotation converged in 4 iterations.
Tek analiza e R. C. M. shohim se janë të ndara në tre komponente. Në komponentin e parë kemi
reagimin e prindërve. Në komponentin e dytë është përdorimi I PEI për fëmijët me ÇSA. Në
komponentën e tretë është pajisja e fëmijëve me diagnozë të caktuar nga stafi profesional. Në
bazë të kësaj, ne mund të klasifikojmë në tre faktorë kryesorë qasjen relevante të I.E si mungesa
e kënaqshmërisë me përkrahjen dhe vlerësimin e fëmijëve me ÇSA. Përfshirja e prindërve në
vlerësimin e objektivave. Këto pra janë tri shtyllat kryesore të qasjes relevante të ISH ndaj
fëmijëve me ÇSA .Kurse ndryshoret të cilat masin qasjen relevante tregojnë se kanë vlerësim
negativ nga ana e prindërve dhe si e tillë ne pranojmë hipotezën se: Qasja ndaj fëmijëve me
ÇSA në Institucionet Edukative relevante nuk është në nivelin e duhur.
Page 16
16
H2. Pindërit e fëmijëve me ÇSA nuk kanë përkrahje profesionale nga Institucionet
Shtetësore për fëmijët e tyre. Për të vërtetuar hipotezën e mësipërme kam realizuar testin faktorial apo analizën faktoriale. Siq
mund të shohim edhe më poshtë, kam paraqitur tabelën e KMO and Bartlett’s Test ku shohim se
ndryshoret të cilat janë përdorur në këtë hulumtim janë të vlefshme për analizën faktoriale.
KMO and Bartlett's Test
Kaiser-Meyer-Olkin Measure of Sampling
Adequacy.
.246
Bartlett's Test of
Sphericity
Approx. Chi-Square 53.289
Df 28
Sig. .003
Në bazë të rezultateve të mësipërme shohim se testi i Barttletit është 53.289 dhe signifikancë prej
.003 <.05 , pra themi se statistikisht ndryshoret janë të vlefshme për analizën faktoriale.
Total Variance Explained
Compone
nt
Initial Eigenvalues
Extraction Sums of
Squared Loadings
Rotation Sums of Squared
Loadings
Tota
l
% of
Varianc
e
Cumulativ
e %
Tota
l
% of
Varianc
e
Cumulativ
e %
Tota
l
% of
Varianc
e
Cumulativ
e %
1 2.37
9
29.739 29.739 2.37
9
29.739 29.739 2.31
7
28.968 28.968
2 1.87
9
23.489 53.227 1.87
9
23.489 53.227 1.79
5
22.437 51.406
3 1.66
1
20.768 73.996 1.66
1
20.768 73.996 1.60
0
20.002 71.408
4 1.10
0
13.749 87.744 1.10
0
13.749 87.744 1.30
7
16.336 87.744
5 .560 6.998 94.742
6 .222 2.775 97.517
7 .160 2.003 99.520
8 .038 .480 100.000
Extraction Method: Principal Component Analysis.
Page 17
17
Në bazë të rezultateve shohim se kemi variancat prej 28.96% deri në 87.74% të ndarë në katër
komponente. Këtë mund të vërejmë edhe tek grafiku I Scree Plot, të paraqitur më poshtë.
Component Matrixa
Component
1 2 3 4
A, është i vlerësuar
fëmija juaj nga ekipi
adekuat profesional?
.865 .119 -.003 .100
A, mban fëmija juaj
seancë terapeutike
profesionale?
.228 .473 .343 .747
A, keni përdor ndonjë
burim informacioni për
të mësuar, më tepër
rreth diagnozës që ka
fëmija juaj?
-.025 .886 -.094 -.201
A, jeni të përfshirë në
zbatimin e vlerësimit të
objektivave gjatë
integrimit të fëmijës
tuaj në shkollë?
-.344 .818 -.149 -.284
Page 18
18
A, po ndikon pozitiv
programi mësimor në
integrimin e fëmijës
tuaj në klasë?
.096 .283 -.834 .371
A, jeni të kënaqur nga
përkrahja që ofron
DKA-ja dhe stafi
professional për
fëmijën tuaj?
.796 .109 .002 -.522
A, mendon që fëmija
juaj integrohet, në të
gjitha aktivitetet e
shkollës?
.903 -.040 -.107 .023
A sigurohet buxheti nga
DKA-ja për transportin
e fëmijës tuaj?
.051 .306 .898 -.005
Extraction Method: Principal Component Analysis.
a. 4 components extracted.
Tek analiza e R. C. M shohim se ndryshoret janë të ndara në katër komponte. Në komponentin e
parë kemi ndryshoret si kënaqshmëria e me DKA-n, Integrimi I fëmijëve dhe vlerësimii fëmijës
nga ekipet adekuate. Në komponentin e dytë janë dy ndryshore të cilat kanë ndikim si përfshirja
në zbatimin e vlerësimit të objektivave dhe përdorimi I burimeve të informacionit për diagnozën
e fëmijëve. Në komponentën e tretë është ndryshorja ndikimi pozitiv I programeve mësimore,
dhe në komponentën e katërt kemi ndryshoren e mbajtjes së seancave terapeutike profesionale
për fëmijët.
Në bazë të kësaj, ne mund të klasifikojmë në katër faktorë kryesorë qasjen relevante të
Institucioneve Edukative si mungesa e kënaqshmërisë me përkrahjen dhe vlerësimin e fëmijëve
me ÇSA, Përfshirja e prindërve në vlerësimin e objektivave, Qasja ndaj programeve mësimore
për integrimin e fëmijëve dhe seancat terapeutike. Këto pra janë katër shtyllat kryesore të
ndikojnë në qasjen profesionale të Institucioneve Shtetërore ndaj fëmijëve me ÇSA.
Gjithashtu edhe ne kete rast ne pranojmë hipotezën se: prindërit e fëmijëve me ÇSA nuk kanë
përkrahje profesionale nga Institucionet Shtetërore për fëmijët e tyre.
Page 19
19
1.7. Etika e hulumtimit
Organizimi dhe rrjedha e hulumtimit kërkon menaxhim dhe janë përdor të gjitha veçoritë që
hulumtimi të jetë sa më i përpiktë. Kështu, si fillim është siguruar një vërtetim nga ana e
dekanit të Fakultetit si deshmi që hulumtimi është punë për diplomë.
Mandej është siguruar leje nga bordi drejtues i shkollave dhe qendrave duke ua shpjeguar
arsyen e hulumtimit. Administrimi organizativ kërkonte që pyetësorët të shpërndahen në
mënyrë individuale, të gjithë pjesëmarrësve.
Në fillim, të gjithë pjesëmarrësit janë informuar për arsyen e plotësimit të pyetësorëve, janë
sqaruar të gjitha pyetjet, dhe është bërë shpërndarja e tyre. Pjesëmarrja në hulumtim për të
gjithë ka qenë vullnetare dhe të gjitha të dhënat personale kanë mbetur anonime.
Koha për plotësimin e pyetësorëve, ka lëvizur mes 10-15 min. Koha e grumbullimit të të
dhënave është bërë në periudhën maj – qershor. Shpërndarja dhe grumbullimi i pyetësorëve
pasi janë plotësuar është bërë personalisht nga hulumtuesi.
Page 20
20
II. Integrimi i fëmijëve më autizëm në institucione shkollore
2.1. Edukimi inkluziv
Edukim inkluziv do te thotë arsimim i të gjithë fëmijëve në një shkollë, pavarësisht nga anët e
forta dhe dobësitë e tyre në qdo fushë, bëhët pjesë e komunitetit të shkollës. Ata janë të përfshirë
në ndjenjën se i përkasin mesit të nxënësve të tjerë, mësimdhënësve dhe personelit ndihmës.
Inkluzioni nenkupton shkollën që i përgjigjet të gjithë nxënësve duke e marr parasyshë dhe duke
i rikonstrukturuar organizimet e saj në planprogram dhe në dispozita dhe duke i ndarë burimet
për të zgjeruar barabartësinë e mundësisë.
Edukimi inkluziv ndodhë kur të gjithë fëmijët pa dallim marrin pjesë dhe mësojnë së bashku në
të njejtën klasë, (Zabeli, 2010).
2.2. Autizmi, sëmundje apo dukuri e veçantë?
Sipas kërkimeve shkencore në botë prej 10000 fëmijëve 4 ose 5 vuajnë nga çrregullimi i rëndë
zhvillimor i njohur me mërtimin ÇSA. Atë së pari e ka përshkruar Leo Kanner në vitin 1943.
Çrregullimin e quajti autizëm i fëmijëve (infantil), për shkak të simptomave dhe fazes në të cilën
shfaqen. Deri tani, nuk janë konstatuar shkaqet e shfaqjes së çrregullimit të quajtur autizëm. Ai
shfaqet në fëmijërinë e hershme dhe zgjatë gjithë jetën. Fëmijët më autizëm: shikojnë, dëgjojnë,
prekin…por më vështirësi mund t'i bashkojë ato ndjesi në tërësi më kuptim. Për këtë arsye,
tërhiqen në botën e vet në të cilën gjejnë sigurinë, (Rexhepi, 2014).
2.3. Çka është autizmi?
Autizmi është pasojë e çrregullimit biologjik të trurit, i cili e dëmton komunikimin dhe
shkathtësitë shoqërore. Ai e përfshinë një spektër të gjerë të çrregullimeve, që kanë shkallë të
ulët e deri të ajo e lartë. Autistët përshkruhen si persona që jetojnë ''në botën e vet ''. Shumë
autistë, që funksionojnë mire i përshkruajnë dy botë: në "botën e vet" dhe në "botën e jashtme",
(Rexhepi, 2014).
Page 21
21
2..4. Vetitë e autizmit
Autizmin e karakterizojnë këto veti:
mungesa ose shtytja e përdorimit të gjuhës dhe të folurit,
përseritja e fjalëve (ekolalia), në vend të komunikimit normal verbal,
prekja më dorë dhe tërheqja, në vend të kërkesës verbale,
mungesa e komunikimit verbal (gojor), (Rexhepi, 2014).
2.5. Sjelljet e çuditshme të një fëmijë autik:
argëtimi më vetvete,
qeshje e pazakontë,
lidhshmëria e pazakonshme më gjësende,
përseritja e lojës së çuditshme,
insistimi për rutinë dhe për të mos ndryshuar asnjë send,
mundësia e lendimit të vetvetës, (Rexhepi, 2014).
2.6. Instrumentet diagnostifikuese për autizmin:
I. Intervista diagnostike për autizëm e plotësuar (angl. ADI-R), intervista e semistrukturuar e
prindërve,
II. Shkalla diagnostike observuese për autizëm (angl. ADOS) përdoret duke vëzhguar dhe
ndërvepruar më fëmijën, (Rexhepi, 2014).
2.7. Qëndrimet dhe sfidat e para të pranimit të nxënësit me autizëm nga mësuesit në klasë
Çelësi i suksesit të punës me nxënës me AK është kur mësuesi e merr me dëshirë në klasën e tij
dhe pranon angazhimin e tij dhe impenjimin e vazhdueshëm për kujdes dhe ngrohtësi për këtë
fëmijë. Krijimi i një klime të ngrohtë brenda klasës fillon me pranimin nga ana e mësuesit e një
nxënësi të ri me aftësi ndryshe në klasë i cili ka nevojë për mbështetje dhe përkushtim më të
madh se nxënësit e tjerë.
Page 22
22
2.1.1. Ndërhyrja dhe trajtimi i autizmit
Ndërhyrje dëshiroj ta quaj të fëmijët pa mbushur tre vjeç, pasi më shumë ka teknikat e saj, të
cilat janë gjithëpërfshirëse dhe e fokusojnë punën si të fëmija, por pak më shumë të prindërit apo
strukturimi familjar, si dhe të çerdhja e kopshti ku fëmija duhet të shkojë sa më parë. Trajtimi
pastaj vërtet kërkon punë të kualifikuar dhe të veçantë për secilin fëmijë si dhe specialist të
formuar. Hershmëria në moshë e bën ndërhyrjen më të lehtë dhe nuk lejojnë sjelljet autike të
bëhen mënyrë jetesë. Ndërhyrjen, psikoedukatori e fillon që në seancën e vlerësimit. Në bisedën
më prindin, ajo synon të kuptuarit e situatës, gjendjen konkrete të fëmijës, ndryshimin e disa
mënyrave të gabuara të qendrimit ndaj tij, sjellje kategorike, çerdhe, apo kopsht sipas rastit dhe
terapi individuale nëse është e nevojshme. Gjithashtu,vlerësimi i tij së bashku më atë të
psikologut, psikomotricientit, terapistës së zhvillimit, janë themelet e ndërtimit të një program
individual, i cili edhe ky, sipas rastit tregon së në ç'fushë të zhvillimit do të synojë më shumë
terapia, (Saqellari, 2017).
2.2.1. Roli i përforcuesëve për ta bërë një aktivitet më fëmijën sa më aktiv dhe sjelljen e tij sa më
të përshtatëshme
Ç'kuptojmë më përforcues?
Përforcuesi është një moment i rëndësishëm në aktivitetin më fëmijën pasi ai nëpërmjet tij
shpërblehet, motivohet materialisht, moralisht apo duke bërë diqka që ka dëshirë, në mënyrë që
pjesëmarrja dhe sjellja e tij përgjatë aktivitetit të jenë sa më të mira: si dhe të lindë tek ai dëshira
për ta provuar e riprovuar një aktivitet. Gjithashtu përdorimi i tyre më vend, rrënjos dalëngadalë
tek fëmija se gjërat që do mund të fitohen edhe duke falur kënaqësi tek tjetri dhe jo vetëm më
britma, dhunë e agresivitet.
Secilit përforcuesit e tij.
Te respektojmë më saktësi etapat e një aktiviteti.
Përdorimi i përforcuesëve.
Përforcuesit duhet të përforcojnë.
Përforcimi duhet të motivojë dhe të përdoret në momentin kur duhet.
Përdorni një larmi përforcuesish.
Vazhdimësia kërkon përforcues të rinj.
Çdo moshë përforcuesit e vet.
Përforcuesi duhet të bëhet mënjëherë pas kryerjes së aktivitetit.
Mos e zgjasni shumë kohën e shuarjes së përforcuesit, ( Saqellari, 2017).
Page 23
23
2.3.1. Si ta nxisim një fëmijë autik të luajë?
Vëzhgojeni më kujdes çfarë lëvizjesh dhe tingujsh është i aftë të bëjë e të thotë fëmija juaj.
Nxiteni atë t'i ribëjë e t'i rithotë ato. Jepini të kuptojë që ky lloj aktiviteti (loja) i jep kënaqësi. Ju
mund ta nxisni fëmijën tuaj me mimikë, apo duke i folur dhe qeshur bashkë më të. Mund ta
nxisni, gjithashtu, duke e përkedhelur dhe duke e marrë hopa në krahë. Kur doni t'i mësoni një
veprim të ri, tregojeni se çfarë duhet të bëjë. Tregojeni atij më gjeste dhe folni çka duhet të bëjë.
Vëzhgojeni më kujdes nëse ia del dot ta bëj atë që ju dëshironi. Nëse nuk e bën dot apo bën një
pjesë të tij, ndihmojeni t'ia dal mbanë. Tregojini më kujdes çfarë duhet të bëjë. Vendosini duart
tuaja mbi të tijat dhe veproni bashkë më të. Përshkruajeni gjihmonë më fjalë atë qfarë jeni duke
bërë. Zhvillojeni të njejtin veprim shumë herë më të. Vëzhgojeni çfarë është në gjendje të bëjë
vetë. Lëreni të jap maksimumin në këtë veprim, pastaj ndihmojeni dhe ju t'ia dal mbanë.
Zhvillojeni një veprim shumë herë, derisa fëmija ta bëjë vetë, pa ndihmë. Kur i'a del mbanë, apo
ia del pjesërisht mbanë, jepini të kuptojë që ju jeni krenar për të. Si t'ia tregoni këtë kënaqësi?
Ashtu siç thamë më lart. Duke i qeshur, duke e marrë hopa, duke i thënë "bravo", duartrokitur
dhe treguar më fjalë se sa krenarë jeni për të. Vetëm kështu ai do të nxitet ta bëj përsëri,
(Saqellari, 2017).
Mos e lejoni nxënësin që t'ju shpërfillë!
Mos e thërrisni nxënësin me emër në mënyrë të përseritur. Nëse ai nuk reagon pas herës së parë
që e thërrisni me emër, ndërpriteni pavarësisht se ç'është duke bërë, përseritjani emrin një herë
dhe ofrojini shtysë për një reagim të përshtatshëm, (Brenan, 2010).
2.4.1. E ardhmja e fëmijëve me autizëm!?
Eshtë e pamundur të përcaktosh si do të jetë e ardhmja e fëmijëve me autizëm. Jetesa plotësisht e
pavarur dhe pavarësia ekonomike janë të mundshme vetëm në pak raste. Në shumicën e rasteve
një i rritur me autizëm do të ketë gjithnjë nevojë për një mbikqyrje. Fëmijët e prekur më rëndë
nga autizmi kanë një të ardhme më pak të pavarur, (Poëers, 2000). Megjithëse diagnoza mund të
pësojë ndryshime në kohë, shumica e fëmijëve të diagnostikuar me çrregullimet e spektrit të
autizmit e mbajnë diagnozën, (Richman, 2001). Megjithatë sipas Poëers (2000) tani për fëmijët
me autizëm ekzistojnë më shumë mundësi dhe alternativa se sa kanë pas ekzistuar më parë. Kjo
bën që të theksosh se një numër gjithmonë e në rritje i këtyre fëmijëve do të rriten me më pak
Page 24
24
probleme paaftësie. Ndërhyrjet e hershme intensive ofrojnë një prognozë shumë të mirë për
fëmijët me autizëm, (Teitelbaum & Teitelbaum, 2008). Sidoqoftë e ardhmja do të jetë më e mirë
dhe mundësitë për zhvillim dhe arritje do të shtohen. Kjo është pasojë e ndërgjegjësimit më të
madh të shoqërisë, familjes, profesionistëve, si dhe shtimit të shërbimeve mjekësore, sociale dhe
arsimore.
Jeta nuk është asnjëherë monotone më një fëmijë autik, (Poëers.D, 2000)
III. Pjesa pedagogjike e punës më fëmijë më autizëm
Plani edukativ individual (PEI) është tërësia e instrumenteve vepruese, materialeve,
metodologjive, aktiviteteve didaktike dhe hapave funksionalë të cilët përdoren në rastet e
nxënësve të diagnostifikuar më çrregullime dhe handikape të ndryshme. Ndërsa plani didaktik i
personalizuar (PDP) është e njejta strategji, por për nxënësit me çrregullime në të nxënë, (Garuli,
2018).
3.1. Plani individual arsimor (PIA)
Plani Individual i Arsimit (PIA) është dokument zyrtar pedagogjik, i cili hartohet për fëmijët me
nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues komunal apo edhe ekipi në nivel
institucioni ka marrë vendim për arsim me nevoja të veçanta arsimore. Plani Individual i Arsimit
shërben për planifkimin sistematik të nxënies, mësimdhënies, për mbështetjen dhe ndjekjen e
përparimit individual të fëmijës. Plani individual i arsimit duhet të zhvillohet përmes një procesi
bashkëpunues, duke përfshirë shkollën, prindërit, fëmijët (kur është e përshtatshme) dhe
personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm (konfdencial) dhe informatat për
të mund t’u jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve. Ai i referohet përshtatjes së kurrikulës
dhe fokusohet në nevojat me prioritet të nxënësit, (MASHT, 2017).
Plani individual i edukimit është një plan i shkruar për programin arsimor individual të nxënësit,
i cili është i përgatitur sipas nevojave mësimore unike të tij, specifikon qëllimet përkatëse dhe
procedurat për nxënësin me nevoja të veçanta përmes këshillimeve në mes prindit, mësuesit dhe
nxënësit nëse është e mundur, (Cermjani, 2003).
Page 25
25
3.2. Çka përcakton PIA?
Qëllimet edukative, arsimore të fëmijës për periudhën që zgjat plani individual.
Objektivat mësimore të fëmijës përmes të cilave realizohet qëllimi i vendosur.
Metodat e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese.
Burimet e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese.
Përmbajtjen e lëndëve mësimore të idividualizuara ose fushave të aktiviteteve.
Format e vlerësimit të fëmijës.
Personat përgjegjës për hartimin e PIA-së dhe
Procesin e monitorimit dhe rishikimit të tij, (MASHT, 2017).
3.3. Kush duhet ta ketë një PIA?
PIA hartohet për të gjithë fëmijët që, nga ekipi vlerësues komunal apo ekipi i shkollës,
vlerësohen se kanë nevojë për mbështetje arsimore përmes planifkimit të PIA-s. Vendimi për
arsimin me nevoja të veçanta merret për një periudhë të kufzuar kohore (së paku 2 vjet) Pas
periudhës së caktuar kohore, ekipi vlerësues komunal rivlerëson nevojat e fëmijës për
mbështetje dhe pastaj merr vendim nëse duhet të vazhdohet apo të ndërpritet vendimi për
arsim me nevoja të veçanta arsimore. Në rastet kur shihet se fëmija ka ndryshime të
dukshme, mund të bëhet rivlerësimi edhe më herët dhe ekipi brenda shkollës të rekomandojë
që të rishikohet vendimi për arsim me nevoja të veçanta, (MASHT, 2017).
3.4. Kush e harton një PIA
Në takimet për hartimin e PIA-s marrin pjesë: edukatori-mësimdhënësi i klasës, prindi apo
kujdestari, mësimdhënësi mbështetës, mësuesi udhëtues, mësimdhënësi lëndor, ofruesit e
tjerë të shërbimeve profesionale në shkollë (psikologu, pedagogu, logopedi).
Drejtori, i shkollës duhet të jetë i informuar për procesin e PIA-s dhe të sigurojë mbarëvajtjen
e procesit, (MASHT, 2017).
Page 26
26
3.5. Struktura e Planit individual arsimor
3 .5.1. Pjesa administrative
Pjesa administrative e PIA-s ka për qëllim të mbledhë të dhënat kryesore të fëmijës për të cilat
paraprakisht është pajtuar prindi ose kujdestari i tij. Pjesa administrative përbëhet prej pesë (5)
pikave, të cilat synojnë të mbledhin informata themelore për fëmijën për të cilin krijohet PIA.
Pikat e pjesës administrative të PIA-s janë të radhitura si më poshtë: 1. Të dhënat për fëmijë. 2.
Historiku i shkollimit paraprak. 3. Gjendja shëndetësore paraprake dhe aktuale. 4. Institucioni
arsimor ku fëmija do të vijojë mësimin. 5. Shërbimet brenda dhe jashtë institucioneve
edukativo-arsimore, (MASHT, 2017).
3.5.2. Pjesa pedagogjike
Pjesa pedagogjike është pjesa më e rëndësishme e PIA-s. Në këtë pjesë duhet të ketë
informata për gjendjen aktuale të fëmijës, d.m.th. aftësitë, shkathtësitë, prirjet dhe nevojat.
Duhet të përshkruhen qartë qëllimet dhe rezultatet e të nxënit, metodat e punës, përshtatjet,
materialet e nevojshme didaktike për punë dhe mënyrat e vlerësimit të fëmijës. Në vazhdim
do te shpjegohen procedurat dhe mënyra si duhet të plotësohet pjesa pedagogjike e PIA-s.
Niveli i gjendjes aktuale të fëmijës.
Që të mund t’i caktojmë qëllimet dhe rezultatet e të nxënit të fëmijës, duhet të jemi të njohur
me gjendjen e përgjithshme të tij; aftësitë, shkathtësitë dhe nevojat e fëmijës në fusha të
ndryshme. Këtu përshkruajmë aftësitë, shkathtësitë, prirjet dhe nevojat e fëmijës, bazuar në
informatat që merren nga personat që punojnë me fëmijën(referojuni raportit të ekipit
vlerësues komunal) dhe nga familja. Këtu duhet të shënohet edhe data kur është bërë
përshkrimi i gjendjes aktuale të fëmijës.
Qëllimi
Qëllimi kryesor i PIA-s është që fëmija maksimalisht të përfitojë nga procesi mësimor,
bazuar në nevojat, mundësitë dhe potencialin e tij/saj. Për të arritur rezultatet e synuara,
duhet të përcaktohen qëllime të qarta dhe të arritshme për fëmijën, bazuar në potencialet e
tij/saj.
Page 27
27
Lëndët e individualizuara
Aplikimi i PIA-s në lëndë të caktuara mund të bëhet atëherë kur fëmija ka vështirësi të
theksuara për të kuptuar përmbajtjet e një lënde dhe nuk është në gjendje të arrijë rezultatet e
pritura minimale në atë lëndë, edhe pasi të jenë bërë përpjekje serioze në këtë drejtim. Pas
kësaj, ajo lëndë mund të individualizohet. Rezultatet e pritshme për lëndë caktohen sipas
nevojave dhe mundësive të fëmijës, jo duke u bazuar në nivelin e klasës, përfshirë edhe
vlerësimin i cili bëhet në bazë të realizimit të rezultateve të pritshme.
Forma e punës pedagogjike sipas fushave të aktiviteteve
Mësimdhënia për fëmijët e moshës parashkollore mund të organizohet përmes fushave të
aktiviteteve: • Fusha e zhvillimit të gjuhës dhe komunikimi • Fusha e zhvillimit fzik dhe
motorik • Fusha e zhvillimit social-emocional • Fusha njohëse dhe njohuritë e përgjithshme •
Fusha e shkathtësive të jetës së përditshme
Vlerësimi pedagogjik brenda qendrës burimore
Ekipi vlerësues pedagogjik në qendra burimore përbëhet nga njerëz të kualifkuar, të cilët
duhet të vlerësojnë fëmijët në të gjitha fushat, nëse ka dilema se mund të ndikojë aftësia e
kufzuar. Nga qendrat burimore për mësim dhe këshillim, të mbështetur dhe nga mësuesit
udhëtues, vlerësimi pedagogjik për nxënësit realizohet dy herë në vit
3.5.3. Pjesa rehabilituese
Përveç pjesës pedagogjike, disa fëmijë kanë nevojë edhe për trajtime rehabilituese, të cilat
kryesisht ofrohen jashtë institucioneve edukativo-arsimore. Përveç qendrave burimore, të
cilat mund të ofrojnë disa shërbime, shërbimet e tjera janë në domenin e institucioneve
shëndetësore. Kjo pjesë duhet të plotësohet vetëm në rastet kur fëmija merr shërbimet
rehabilituese.
Page 28
28
Shkalla e ndryshimit të modifikimit të autizmit të fëmijërisë së hershme (M-CHAT) është një
shkallë e shqyrtimit e zhvilluar për të zbuluar simptomat e autizmit tek fëmijët e moshës 18-30-
36 muaj. M-CHAT përbëhet nga një total prej 23 artikujsh dhe zgjat rreth 10-15 minuta për të
aplikuar. M-CHAT tregon vetëm nëse fëmija juaj dyshohet për autizëm.
Emri dhe mbiemri______________________ /// Datëlindja_________________________ ///
Data e plotësimit__________
Ju lutem lexoni secilën nga pyetjet dhe rrethoni një numër nga 1 ose 2 i cili tregon se sa shumë
pyetja ose pohimi ka qenë apo është prezent. Nuk ka përgjigje të saktë apo të gabuar
Shkallët e vlerësimit:
1. Po 2. Jo
1 A gëzohet fëmija juaj kur perkedhelet, etj 1 2
2 A interesohet fëmija juaj për fëmijët e tjerë? 1 2
3 A ngjitet fëmija juaj në objekte, siç janë shkallët? 1 2
4 A gëzohet fëmija juaj duke luajtur, kërcyer , fshehur? 1 2
5 A pretendon ndonjehere fëmija juaj sikur po flete në telefon ose sikur po
kujdeset për një kukull apo gjera gjera tjera?
1 2
6 A përdor fëmija juaj gishtin e tij tregues për të kërkuar diçka? 1 2
7 A e perdor fëmija juaj ndonjëherë gishtin e tij për të treguar, apo interesuar
për diçka?
1 2
8 A mundet fëmija juaj të luajë siç duhet me lodra të vogla (p.sh. makina apo
blloqe, kuba ) pa i rrezuar ato?
1 2
9 A ju sjellë ndonjëherë fëmija juaj gjera për t'ju treguar diçka? 1 2
10 A të shikon fëmija juaj në sy për më shumë se dy sekonda? 1 2
11 A imiton fëmija juaj? (p.sh., bëni një fytyrë - a do ta imitojë fëmija juaj?) 1 2
12 A i përgjigjet fëmija juaj emrit të tij / saj kur ju telefononi? 1 2
13 A te duket se fëmija juaj ndonjëherë është tepër i ndjeshëm ndaj zhurmës
(p.sh. mbyll veshëve)?
1 2
14 A buzëqesh fëmija juaj si përgjigje ndaj fytyrës ose buzëqeshjes suaj? 1 2
15 Nëse ju e sillni verdall një lodër në të gjithë dhomën, a e shikon fëmija juaj
atë?
1 2
16 A ec fëmija juaj? 1 2
17 A i shikon fëmija juaj gjërat që po shikoni ju? 1 2
18 A ka fëmija juaj lëvizje të pazakontë të gishtit pranë fytyrës së tij / saj? 1 2
19 A përpiqet fëmija juaj të tërheqë vëmendjen tuaj në aktivitetin e tij / saj? 1 2
20 A keni menduar ndonjëherë nëse fëmija juaj është i shurdhër? 1 2
21 A e kupton fëmija juaj atë që thonë njerëzit? 1 2
22 A mundohet ndonjëherë fëmija juaj të ngulmojë pa arsye apo të endet/leviz pa
qëllim?
1 2
23 A ju shikon fëmija juaj në fytyrë për të kontrolluar reagimin tuaj kur
ballafaqohet me diçka te panjohur?
1 2
Page 29
29
IV. PJESA REHABILITUESE E FËMIJËVE MË AUTIZËM
Përmbledhje e shkurtër e metodave rehabilituese më të përdorura në botë
3.1. Terapi rehabilituese
TEACCH
TEACCH është një nga metodat më të përhapura sot në botë.
Objektivi i saj është aftësimi i fëmijës për t'u bërë zot i vetës.
Për këtë metodë, autonomi do të thotë të jesh i pavarur.
I madhi e ndihmon shumë fillimisht fëmijën dhe dalëngadalë me rritjen e aftësive të tij e
zvogëlon këtë ndihmë. Aktivitete synojnë rritjen e aftësive të vetë fëmijës dhe jo t'I shpallin
luftë autizmit. Kjo metod fut në lojë prindërit, edukatorët dhe pothuajse gjithë rrethin e
njerëzve rrotull fëmijës, organizon, strukturon dhe modifikon mjedisin e aktivitetet që kryhen
aty, emëson fëmijën të orjentohet në hapësirë, e ta vendosë atë në funksion të lojës që
zhvillon si dhe përdor koncepte funksionale për të nxënë konceptë të së përditëshmes.
Gjithashtu përdor mekanizma për përmirësimin e komunikimit. Më anë, të figurave,
përshkrimit të tyre, i jep fëmijës strategji komunikimi, në mënyrë që ai të kuptoj sa më mirë
botën që e rrethon dhe gjithashtu të kuptohet nga ajo. Si metod gjithëpërfshirëse, zvogëlon
stresin e prindërve dhe nuk është shumë e kushtueshme. Integrimi në shkolla është qellimi i
saj. Mund të përdoret së pari individualisht dhe pastaj në grup, (SAQELLARI, 2017)
PECS
PECS bën mirë dallimin midis të folurit dhe komunikimit, duke i dhënë përparësi këtij të
fundit nëpërmjet shkëmbimit të imazheve dhe vetë sendeve konkrete, përdor shumë foto të
sendeve, kafshëve, objekte shtëpie, veshje, ushqime etj. Fillimisht kjo metodë kërkon praninë
e dy terapistëve me një fëmijë. Më anë të manovrimit gjatë seancës, pra kur fëmija kërkon
një send, një nga terapistët e shtyn atë të marrë imazhin e tij dhe tjetri e nxit t'ia japë. PECS
është një metodë që në shumë raste arrin të nxitë dhe aftësitë e të folurit, pasi gjithmonë
terapisti qdo veprim e shoqëron më fjalë.
Është metodë që kalon nëpër disa faza, dhe si e tillë kërkon formim të veçantë.
Page 30
30
ABA
Metoda ABA është e njohur ndryshe edhe si IBI ( Intensive behavior Intervention ) apo
metoda Lovas. Baza e ndërhyrjes së saj është ndryshimi i sjelljes më anë të të nxënit të
ushtruar shumë herë, intensivisht dhe me motivim. Programi që ajo sot përdor është miratuar
më 1987. Një ndër qellimet parësore që ka është integrimi i femijës në çerdhe.
Si objektiv ka të mësuarit e të nxënit, duke synuar rritjen e aftësive përqendruese, ato të
vemëndjes, imitimit, të kuptuarit dhe të shprehurit të gjuhës si dhe shkathtësimin në
elementet fillestare të diturisë dhe vetëshërbimit. Si metodë mbështetet në tri elemente, dmth
çdo aktivitet kalon në tri etapa:
mbështetja, ndihma me anë të udhëzimeve që i jepen fëmijës për të kryer aktivitetin, i
cili mund të jetë i qfarëdoshëm,
përgjigja dhe sjellja e fëmijës gjatë kryerjes së këtij aktiviteti, të cilat mund të jenë të
mira, të kënaqshme apo mungojnë fare,
reagimi i terapistit ndaj kësaj përgjigjeje dhe kësaj lloj sjelljeje.
Si metodë, më gjithë koston e lartë që e ka dhe intensitetin në kohë (30-40 orë në javë) ajo po
përhapet në shumë vende dhe po jep rezultate pozitive. Kjo metodë tregon se sa e
rëndësishme është për këta fëmijë terapia individuale dhe motivimi i tyre. Ngulmon në
përseritje deri në përvetësimin e plotë të aktivitetit dhe rrit aftësitë përqendruese të fëmijës e
ato verbale, (SAQELLARI, 2017).
3.2. Shërbimet terapeutike
Edukimi dhe këshillimi i familjes më një program të veçantë.
ABA (Aplied Behavior Analisys).
Terapi speciale për komunikim (logoterapi).
Occupational Therapy (terapi për muskujt e lehtë të duarve apo gishtërinjëve).
Physical Therapy ( terapi fizike me muskujt e rendë).
Shërbime psikologjike kur është e nevojshme, (Kurti, 2010).
3.3. Vendi ku ofrohen shërbimet rehabilituese:
1. Shkolla. 2. Qendrat burimore 3. OJQ-të. 4. Qendrat e mjekësisë familjare. 5. Spitalet
rajonale dhe QKMF-të, (MASHT, 2017).
Page 31
31
PËRFUNDIM
Bazuar në këtë studim dhe hulumtimin e bërë në kuadër të tij, mund të përfundojmë se hipotezat
e ngritura në kuadër të integrimit të fëmijëve me autizëm, ndikon pozitivisht në përmirësimin e
parametrave psikosocialë dhe edukativ, mirëpo mungon pjesa rehabilituese.
Profesionistët adekuat, duhet të fokusohen më tepër në mënyren sesi ndërhyjnë në terapi
individuale tëk fëmijët. Hulumtimi nxjerrë në pah që raporti në mes terapistit dhë prindërve
duhet të jetë shumë i ngushtë dhe të funksionojë në mënyrë të pandërprerë.
Por, prindërit kanë një rol shumë të rëndësishëm, për të bërë sa më të kuptueshme sjelljet e
fëmijës për specialistët dhe personat e përfshirë në trajtim. Prindi ka shumë informacion lidhur
me sjellje specifike të shfaqura nga fëmija dhe frekuencat e shfaqjes së tyre. Në mënyrë që të
sigurohet një pasqyrë e plotë e sjelljes së fëmijës, prindërve mund t’u kërkohet të vëzhgojnë dhe
të ruajnë informacionin lidhur me sjelljet e fëmijës, ashtu sikurse ato shfaqen në kontekstin e
shtëpisë apo në mjedis. Këto vëzhgime të bëra nga prindërit do të mund të jepnin një ndihmë
shumë të madhe në ndërhyrjet e parashikuara nga specialistët, dhe do të krijonin një plan më të
saktë ndërhyrjesh. Prindërit duhet të trajnohen në përdorimin e këtyre strategjive, për të
menaxhuar në mënyrë më efektive aspekte të ndryshme të sjelljes së fëmijës. Fatmirësisht
hulumtimi nxjerrë të dhëna që prindërit kanë bërë përpjekje që të informohen, sa më shumë rreth
spektrit të autizmit dhe menyrave të cilat dërgojnë deri tek përmirësimi për këtë çrregullim.
Duhet parë me pozitivitet fakti që, sot i është kushtuar shumë rëndësi të kuptuarit dhe trajtimit të
çrregullimeve të spektrit të autizmit. Ka shumë shpresa në zbulimet e reja, të cilat mund të
rezultojnë në trajtime më efektive që do të ndihmojnë këta fëmijë të jetojnë të lumtuar dhe të
jenë produktiv në jetë. Andaj, hulumtimi është fokusuar më tepër në atë sesa këta fëmijë po
integrohen në entë shkollore dhe sesi po rehabilitohen.
Page 32
32
REKOMANDIME
Rekomandim për MASHT: Që të ofrojnë sa më shumë trajnime në fushën e edukimit special në
menyrë që të avansohen me metoda të punës dhe strategji të çasjes më fëmijë më Çrregullime të
spektrit të autizmit.
Rekomandim për DKA: Që të bëjë mbikqyrjen e punës së edukatoreve duke ndihmuar dhe
korigjuar punën e tyre, duke i pajisë më mjete të punës për aktivitete të ndryshme të cilat
ndihmojnë mësimnxënien tek fëmijët më Çrregullime të spektrit të autizmit.
Rekomandim për Edukatore: Eduaktoret të kenë një bashkpunim sa më të ngushtë që të kenë
mundësi të shkëmbejnë, ide në mes vete.
Rekomandime për Prindër:
të hulumtojnë sa më shumë rreth çrregullimit të autizmit prej momentit kur fëmija i tyre
diagnostifikohet,
ta pranojnë si të tillë në familje, mjedis,
të kenë durim dhe vullnet për trajtim më tutje për fëmijën e tyre.
të kërkojnë ndihmë nga profesionistët e fushës përkatëse,
të kërkojnë trajtim profesional për fëmijën e tyre,
të kërkojnë nga mësimdhënësi integrim në klasë dhe në aktivitete gjithëpërfshirëse, dhe
të kërkojnë të jenë pjesëmarrës në hartimin e planeve individuale arsimore.
Page 33
33
LITERATURA
Ariel, C. N., & Naseef, R. A. (2006). Voices from the Spectrum: Parents, Grandparents, Siblings, People
ëith Autism, and Professionals share their Ëisdom. London: Jessica Kingsley Publishers.
Cërmjani, M. (2003). EDUKIMI SPECIAL NË KOSOVË. Prishtinë.
Chaëarska, K., Klin, A., & Volkmar, F. R. (2008). Autism Spectrum Disorders in Infants and Toddlers.
Neë York: The Guilford Press.
Fein, D., & Dunn, M. A. (2007). Autizmi në klasën tuaj: Udhëzues i përgjithshëm i mësuesit për nxënësit
me çrregullime të spektrit të autizmit. Bethesda: Ëoodbine House.
Groos, D, P. (2006). Thë Goldën Bridgë. Unitëd Statëd of Amërica.
Kurti, V. (2010). Autism. Tiranë.
Musai.B.,(2003), Metodologji e mësimdhëniës, Tiranë
Musai B. (1999) Psikologji edukimi, Tiranë
Mulliqi, S. (2008). “ Fëmijët më nëvoja të vëçanta në institucionët parashkollorë dhë në klasat ë rrëgullta
në shkollat fillorë. Prishtinë.
Poëers, D, M. (2000). Fëmijët më autizëm. Tiranë.
Poëers, M. D. (2000). Fëmijët me autizëm: Udhëzues për prindërit. (Botimi i dytë). Bethesda: Ëoodbine
House.
Rexhepi, Z. (2014). AUTIZMI-INFORMATA&KËSHILLA. Prishtinë.
Richman, S. (2001). Raising a Child ëith Autism. London: Jessica Kinsley Publishers.
Saqellari, S. (2011). Autizmi në këndvështrimin psikoëdukativ. Tiranë.
Saqellari, S.(2017). Autizmi. Tiranë.
Siegel, B. (2003). Helping Children ëith Autism Learn: Treatment Approaches for Parents and
Professionals. NY: Oxford University Press.
Siegel, B. (1996). The Ëorld of the Autistic Child : Understanding and Treating Autistic Spectrum
Disorders. Oxford: Oxford University Press.
Teitelbaum, O., & Teitelbaum, P. (2008). Does your baby have autism?: dedecting earliest signs
of autism. Neë York: Square One Publishers.
Ulaj, Ë. (2013). Edukimi i fëmijëvë më dëmtimë në të parë. Pejë. Zabëli, N. (2001). Nxënësit më
nevoja të veçantë. Prishtinë.
Page 35
35
TEMA: Integrimi i fëmijëve me Çrregullime të spektrit të autizmit, aspekti pedagogjik,
rehabilitues. Kërkuese e hulumtimit: Arjetë Demaj – Studente në Universitetin e Gjakovës –
Fakulteti i Edukimit – Parashkollor – viti IV.
UDHËHEQËS I TEMËS – PROF,DR, SHEFQET MULLIQI
Tё dhёnat e studimit do tё ruhen. Emri juaj nuk do të shkruhet në asnjë vend. Nёse tё dhёnat e kёtij studimi
publikohen, asnjё informacion identifikimi personal nuk do tё bёhet i ditur. Do tё ruajmё fshehtёsinё e pjesёmarrjes
nё kёtё studim deri nё kufirin e lejueshёm me ligj. PJESËMARRJA ËSHTË VULLNETARE
Data e plotësimit____________________
Gjinia: ___________________________
Mosha: ___________________________
Sa vite pune keni më fëmijët më ÇSA ? _____________________________
Ju lutem, rrethojeni vetëm njëren përgjigje!
1. A keni përvoj punë më fëmijë më ÇSA?
Po Mesatarisht Jo
2. A përdorni PEI, më këta fëmijë?
Po Mesatarisht Jo
3. A, keni reagime nga prindërit për integrimin e këtyre fëmijëve në klasë të rregullt?
Po Mesatarisht Jo
4. A janë të pajisur të gjithë fëmijët më diagnozë të caktuar nga stafi profesional?
Po Mesatarisht Jo
5. A keni qenë pjesë e hartimit të PEI, në rastet kur nxënësi ka pas nevoj për një të tillë?
Po Mesatarisht Jo
6. A përdorni metoda për integrimin e fëmijëve më ÇSA, mbrenda klasës?
Po Mesatarisht Jo
7. A, e mendoni si sfidë integrimin e fëmijëve më ÇSA?
Po Mesatarisht Jo
8. A ju mjafton përkrahja nga Institucioni dhe DKA-ja për realizimin e punës më këta fëmijë?
Po Mesatarisht Jo
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Page 36
36
TEMA: Integrimi i fëmijëve me Çrregullime të spektrit të autizmit, aspekti pedagogjik,
rehabilitues. Kërkuese e hulumtimit: Arjetë Demaj – Studente në Universitetin e Gjakovës –
Fakulteti i Edukimit – Parashkollor – viti IV.
UDHËHEQËS I TEMËS – PROF,DR, SHEFQET MULLIQI
Tё dhёnat e studimit do tё ruhen. Emri juaj nuk do të shkruhet në asnjë vend. Nёse tё dhёnat e kёtij studimi
publikohen, asnjё informacion identifikimi personal nuk do tё bёhet i ditur. Do tё ruajmё fshehtёsinё e pjesёmarrjes
nё kёtё studim deri nё kufirin e lejueshёm me ligj. PJESËMARRJA ËSHTË VULLNETARE
Data e plotësimit____________________
Gjinia: ___________________________
Mosha: ___________________________
Koha që nga diagnoza ? _____________________________
Ju lutem, rrethojeni vetëm njëren përgjigje!
1 .A, është i vlerësuar fëmija juaj nga ekipi adekuat profesional?
Po Mesatarisht Jo
2. A, mban fëmija juaj seancë terapeutike profesionale?
Po Mesatarisht Jo
3. A, keni përdor ndonjë burim informacioni për të mësuar, më tepër rreth diagnozës që ka fëmija juaj?
Po Mesatarisht Jo
4. A, jeni të përfshirë në zbatimin e vlerësimit të objektivave gjatë integrimit të fëmijës tuaj në shkollë?
Po Mesatarisht Jo
5. A, po ndikon pozitiv programi mësimor në integrimin e fëmijës tuaj në klasë?
Po Mesatarisht Jo
6. A, jeni të kënaqur nga përkrahja që ofron DKA-ja dhe stafi professional për fëmijën tuaj?
Po Mesatarisht Jo
7. A, mendon që fëmija juaj integrohet, në të gjitha aktivitetet e shkollës?
Po Mesatarisht Jo
8. A sigurohet buxheti nga DKA-ja për transportin e fëmijës tuaj?
Po Mesatarisht Jo
Ju faleminderit për bashkëpunimin!