1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME KONCEPTI PEDAGOGJIK I ORGANIZIMIT TË FORMËS SË PUNËS NË GRUPE PËR FËMIJË NË INTITUCIONET PARASHKOLLORE Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Ermire Imami Gjakovë, 2019
38
Embed
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”...Mirëpo pa ndonjë planifikim paraprak, të drejtë dhe të kujdesshëm, puna në grup do të bëhet mjaft e vështirë, bile edhe mund
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: FILLOR
PUNIM DIPLOME
KONCEPTI PEDAGOGJIK I ORGANIZIMIT TË FORMËS SË PUNËS NË GRUPEPËR FËMIJË NË INTITUCIONET PARASHKOLLORE
LEKTYRIMI........................................................................................................................................... III
3.2 Përshkrimi i diskutimit me në qendër fëmijën ..................................................................................22
3.3 Diskutimi me gjithë klasën ...........................................................................................................23
3.4 Diskutimi për zgjidhjen e problemit .............................................................................................23
3.5 Teknikat e punës në grupe ................................................................................................................23
3.6 Loja me role ......................................................................................................................................24
3.7 Forma e kubëzës ...............................................................................................................................25
5
3.8 Aplikimi I punës në grupe të vogla parashkollore ............................................................................26
3.9 Roli I edukatores gjatë punës në grupe .............................................................................................28
Fëmijët janë një botë e veçantë dhe të punosh me ta nuk është e lehtë, sidomos kur është në
pyetje edukimi i tyre. Por është shumë me rëndësi që mënyra e edukimit dhe arsimimit të jetë i
shumëllojshëm dhe i pranueshëm për fëmijë. Prandaj në këtë punim do të përpiqemi të
shtjellojmë format dhe metodat e punës me fëmijë, në veçanti për formën e punës grupore me
fëmijët e moshës parashkollore.
Është dëshmuar se puna bashkëpunuese në grup mundëson që fëmijët të paraqesin me lehtësi
aftësitë, shkathtësitë dhe perceptimet e tyre individuale para të tjerëve. Prandaj njëra prej
formave mësimore më te pranueshme për fëmijët është forma grupore, e cila është një formë
mjaft efektive mësimore që aplikohet në dekadat e fundit.
Kjo formë është mjaft motivuese për fëmijë jo vetëm të moshës parashkollore por edhe të nivelit
fillor, sepse nxit të mësuarit aktiv, zhvillon të menduarit kritik të fëmijët dhe zhvillon aftësitë e
tij komunikuese dhe aftësitë tjera të vendim-marrjes.
Mirëpo pa ndonjë planifikim paraprak, të drejtë dhe të kujdesshëm, puna në grup do të bëhet
mjaft e vështirë, bile edhe mund të jetë pengesë për fëmijët dhe edukatorët në realizimin e
kuptimit të mësimeve.
Ndryshe puna në grupe ju mundëson fëmijëve që të mësojnë, komunikojnë dhe bashkëpunojnë
me të tjerët, të punojnë me shokët dhe shoqet e tyre, të punojnë me rrethin e tyre, me prindërit
dhe anëtarët tjerë të familjes. Mësimi në grup i mundëson fëmijëve që duke punuar me shokët
tjerë të grupit, të pajtohen me mendimet e tyre dhe ti pranojë ata si miq. Puna në grup mundëson
gjithashtu që fëmijët të njihen dhe bashkëpunojnë me shokë dhe shoqe që kanë prejardhje të
ndryshme, kultura të ndryshme dhe gjendje të ndryshme sociale.
Fjalët kyçe: Edukimi parashkollor, Puna në grupe.
7
Lektyrimi
Unë Flamur Rexhbogaj me profesion Lektor, nën përgjegjësi morale dhe materiale, me datë20.10.2019 jap këtë:
DEKLARATË
Më të cilën deklaroj se kam lekturuar temën e Bachelor-it me titull: Koncepti pedagogjik iorganizimit të formës së punës në grupe për fëmijë në institucionet parashkollore, të kandidatesErmire Imami
LEKTORE
Gjakovë, 20.10.2019 EMRI DHE MBIEMRI
Flamur Rexhbogaj
NËNSHKRIMI
___________
Nr i telefonit:049 627 383
8
HYRJE
Çdo edukator që punon në sistemin e arsimit parashkollorë sjellë një diversitet të caktuar të
shkathtësive dhe aftësive të tij gjatë punës me fëmijë të kësaj moshe. Është shumë e rëndësishme
që edukatorja e fëmijëve parashkollorë të reflektojë duke përdorë metodat e avancuara të punës
edukativo-arsimore. Kjo për shkak se përdorimi i metodave efikase në mësimdhënie ndikon në
rritjen e cilësisë, jo vetëm të parashkollorët, por edhe në të gjitha nivelet e arsimit.
Prandaj për tu siguruar se çdo fëmijë që vijon mësimet parashkollore do të jetë i suksesshëm dhe
do të përparojë, atëherë në shkollë duhet të zbatohen forma të ndryshme dhe sa më bashkëkohore
të mësimdhënies. Si forma më kryesore të mësimdhënies që aplikohen sot në procesin mësimor
janë : forma individuale , në dyshe ( në çifte ), forma grupore dhe forma frontale e punës.
Mirëpo procesi mësimor me fëmijë të moshës parashkollore është mjaft specifik, për shkak të
moshës shumë të re të fëmijëve dhe ndjeshmërisë që duhet të kemi në raport me këta fëmijë.
Prandaj në këtë punim jemi përpjekur që të analizojmë në aspektin shkencor punën në grupe me
fëmijë, posaçërisht me ata të moshës parashkollore.
Në kushtet e sotme të zhvillimit të vrullshëm të shoqërisë shqiptare dhe rritjes me ritme të
shpejta të informacionit , metodat tradicionale të mësimdhënies me në qendër mësuesin nuk
mund t’i përgjigjeshin më zhvillimeve të reja. Prandaj sot, në të gjitha ciklet e shkollimit, po
aplikohet mësimdhënia e re, e cila vendos në qendër të mësimit fëmijën, kurse mësuesi është
organizuesi i mësimit dhe udhëheqësi që udhëzon fëmijën për të kërkuar në mënyrë të pavarur
informacionin dhe zgjidhjen e çdo problem.
Mësimdhënia më në qendër fëmijën po zë një vend gjithmonë e më të gjerë, sepse i kushton më
tepër rëndësi mësimdhënies dhe mësim nxënies në bashkëveprim. Metodat e diskutimit dhe të
punës në grupe:
Mundësojnë pjesë marrje aktive të fëmijëve në procesin mësimor,
Mundësojnë bashkëpunim efektiv në mes të fëmijëve,
Nxisin të menduarit e tyre për zgjidhjen e problemeve në situate të caktuara,
Përmirësojnë cilësinë e rezultateve të punës së përbashkët,
Krijojnë klimë të punës me njëri tjetrin,
Zhvillon mendimin e përbashkët duke anashkaluar vendimet individuale etj.
9
Puna grupore ose puna në çifte është një metodologji e punës edukativo-arsimore e cila ka gjetur
një zbatim mjaft të gjerë në procesin e edukimit dhe nga kjo metodë fëmijët arrijnë përfitime të
mëdha. Përmes kësaj metode të punës grupore, fëmijët mësojnë gjëra të ndryshme nga fëmijët
tjerë si dhe nga njëri tjetri, në mes veti. Ata mësojnë të qartësojnë dhe të konsolidojnë idetë e
tyre,si dhe të gjenerojnë ide të reja përmes punës grupore. Fëmijët dëgjojnë idetë dhe mendimet e
tjerëve , duke qenë të ekspozuar ndaj perceptimeve të ndryshme, problemeve e situatave të
ndryshme.
Puna në grupe ju ndihmon fëmijëve që të zhvillojnë gjuhën e tyre të komunikimit dhe të
zhvillojnë aftësitë e shkathtësitë tjera të nevojshme. Kjo formë mësimore mund të jetë e
dobishme veçanërisht për kategorinë e fëmijëve të cilat janë më të tërhequr, më të strukur në vete
dhe të cilët përmes kësaj forme të mësimit mund të kyçen në komunikim dhe të bëhen pjesë e
punës së përbashkët edukative në klasë duke kontribuar në procesin mësimor.
Pjesëmarrja në grupe gjithashtu ju ndihmon fëmijëve që të zhvillojnë aftësitë e tyre personale
dhe sociale e kulturore. Kur fëmijët janë duke punuar në grupe, ata/ato janë duke bashkëpunuar
në mes veti. Të mësuarit bashkëpunues është një lloj i të mësuarit të përbashkët të fëmijëve, ku
grupet e fëmijëve punojnë së bashku për të zmadhuar njohuritë e tyre personale ose të
përbashkëta. Prandaj te mësimi bashkëpunues, zhvillimi i shkathtësive sociale është mjaft i
rëndësishëm për fëmijët.
Krijimi i grupeve i nënshtrohet rregullave të caktuara të strukturimit të tyre, ku çdo fëmijë në
grup i jepet roli i caktuar. Pra mund të thuhet se në mësimin e përbashkët, fëmijët punojnë në një
grup, përderisa në mësimin bashkëpunues ata punojnë si një grup. Përfitimet e mësimit
bashkëpunues mund të përmblidhen si në vijim:
Mësimi bashkëpunues ndihmon për të rritur suksesin e të gjithë fëmijëve në grup,
Ky lloj mësimi ndihmon fëmijët të ndërtojnë relacione pozitive në mes tyre, duke
krijuar një komunitet të mësuarit, ku diversitet i vlerave është për tu vlerësuar,
Ky i jep fëmijëve një eksperiencë të nevojshme për shëndetin e tyre social, psikologjik
dhe zhvillimin e procesit të njohjes përkatësisht të dijës (Johson dhe Holubec, 1994).
Mirëpo mësonjëtoret në Kosovë janë të mbipopulluara, prandaj duke qenë se ka shumë fëmijë,
në klasë duhet të formohen shumë grupe dhe mësuesi e ka të vështirë që t’i vëzhgoj me kujdes të
gjithë fëmijët që të japin kontributin e tyre në punën me grup, prandaj kjo metodë nuk ka gjetur
edhe aq aplikim të gjerë në nivelin e shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë.
10
Në anën tjetër, edukatorët parashkollorë pohojnë se metodën e punës me grupe e realizojnë në të
shumtën e kohës, sepse kjo është forma më e përshtatshme për punë me fëmijë të kësaj moshe.
Sigurisht që edukatorët e bëjnë një gjë të tillë edhe për shkakun se numri i fëmijëve nëpër
mësonjëtoret parashkollore nuk mund të kalojë numrin prej 20 fëmijëve.1
Duhet theksuar se në rrethet pedagogjike, gjithmonë është diskutuar për gjetjen e formave më të
avancuara të mësimdhënies në mënyrë që të arrihet një efekt më i lartë në mësimdhënie, duke
qenë se mësimdhënia është një proces që duhet të mendohet, analizohet dhe planifikohet drejt.
Metodat e diskutimit dhe të punës me grupe krijojnë një mjedis mësimor në të cilin mbështetet të
nxënit aktiv, prandaj ne në vazhdim do të analizojmë në tërësi këtë formë të punës me theks të
veçantë për fëmijët e institucioneve parashkollore.
Ndryshimet e vazhdueshme në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, por edhe aplikimi
permanent i formës frontale të organizimit të punës mësimore, e cila tashmë është e demoduar
dhe nuk po sjellë rezultate në procesin mësimor, kanë imponuar ndryshime edhe në mënyrën e
organizimit të procesit të mësimdhënies, ndryshime këto të cilat e transformuan këtë proces nga
mësimdhënia tradicionale në mësimdhënie bashkëkohore që ka në qendër të vëmendjes nxënësin
Për të realizuar si duhet këtë punim të diplomës unë kam përdorë literature bashkëkohore të
llojllojshme që ka të bëjë me format e mësimdhënies të cilën e kam siguruar edhe manualisht dhe
online përmes internetit. Ndërkohë kam grumbulluar material të ndryshme si dhe jam konsultuar
edhe me pedagogë, arsimtarë të ndryshëm të cilët kanë përvojë në fushën e edukimit dhe
aplikojnë formën grupore me fëmijët e tyre.
Në veçanti kam marrë këshilla të nevojshme nga disa pedagogë që punojnë me fëmijët
parashkollorë që punojnë në regjionin e Deçanit me rrethinë. Mendimet dhe sugjerimet e tyre i
kam studiuar me mjaft kujdes, duke i klasifikuar dhe nxjerrë përfundime të përshtatshme dhe të
nevojshme për këtë punim. Kam intervistuar edhe disa prindër, por edhe fëmijë për efektin e
kësaj metode në mësimdhënie dhe mësim nxënie.
Ndërkohë jam përpjekur të bëj edhe një trajtim të plotë teorik të çështjes, të cilin e kam përcjellë
me një analize të efekteve të formës grupore në rezultatin e mësimdhënies dhe mësim nxënies.
Kështu që për të parashtruar dhe realizuar drejtë këtë temë unë kam përdorur këto metoda
studimore: vëzhgimin në shkollë, diskutimin me stafin shkollorë, konsultime dhe biseda të lira me
protagonist të fushës.
1.2 Karakteristikat e punës në grup
1.3 Të mësuarit bashkëpunues në grup
Është vërtetuar se kjo formë e mësimit i jep mundësi fëmijëve dhe posaçërisht fëmijëve të
moshës parashkollore që të marrin pjesë aktive në procesin e mësimit dhe të bashkëpunojnë
shumë ngushtë me njëri tjetrin në arritjen e rezultateve të larta në mësim nxënie. Një ashtu kjo
formë e të mësuarit garanton që të gjithë fëmijët janë të barabartë dhe e ndjejnë veten të tillë
gjatë përdorimit të kësaj metode mësimore.
Duhet theksuar se forma e punës në grupe është një metodë mjaft aktive e procesit mësimor, ecila është mjaft provokues sidomos për fëmijët parashkollorë, sepse ajo nxit kureshtjen e tyre tëpërbashkët apo grupore në zgjidhjen e problemeve të ndryshme që parashtrohen nga
12
edukatori apo edukatorja. Bie pyetja se cilat janë ato aktivitete që nxiten tek fëmijët, atëherë
përgjigjja është kjo:
E para janë aktivitetet rutinë që nuk e angazhojnë tërë personalitetin e fëmijës por që
janë aktivitete mekanike apo biologjike të fëmijës të cilat nuk janë objektiva të parapara
por janë më shumë veprime praktike që përcillen me gjeste.
E dyta janë aktivitetet e kushtëzuara nga jashtë nga kushtet e mjedisit dhe nga prania e të
rriturve, siç janë edukatorët ose prindërit që janë organizatorë të procesit të edukimit të
tyre.
E treta janë aktivitetet autentike, të cilat përfshijnë të gjitha forcat e gjalla krijuese të
fëmijës e që ai i vë në zbatim për të përmirësuar formimin e tij, përkatësisht suksesin e
tij/saj në mësim.
Në këtë aspekt duhet të themi se bashkëpunimi është veprimi kryesor që duhet të promovohet te
fëmijët në kuadër të mësimit grupor. Fëmijët mund të bashkëpunojnë në çifte ose në grup
Mësimi në klasë do të jetë efektiv aq sa është efektiv bashkëpunimi në mes të mësuesit
(pedagogut) dhe fëmijët, përkatësisht fëmijës. Prandaj për të nxitur bashkëpunimin në mes të
fëmijëve, për shembull edukatorja duhet të jetë mjaft aktive në proces, të përdorë humorin e saj,
duhet të përdorë gjuhë të pastër dhe të jetë mjaft praktike, duke ju mundësuar fëmijëve që të
zgjedhin vetë mësimin apo veprimin edukativ që duan ta realizojnë. Mësuesi profesionist njeh të
gjithë fëmijët dhe mundohet t’u krijojë hapësira kohore për kontakte personale të gjithë fëmijëve
të tij.2
Çdo edukatore e cila punon me fëmijë parashkollorë, që në fillim të vitit kur merr përgjegjësinë e
edukimit të një grupi fëmijësh të kësaj kategorie, duhet të ju tregoj fëmijëve për rëndësinë dhe
për domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe të punës së tyre në grup me njëri tjetrin. Pra
bashkëpunimi është kriteri kryesor për suksesin e fëmijëve në shkollë. Ndihma që i japin fëmijët
njëri- tjetrit, po ashtu është një kriter i rëndësishëm për sukses. Prandaj karakteristikat bazë të “
të mësuarit “ në bashkëpunim grupor janë:
Krijohen makro grupe, apo grupe të vogla prej tre ose katër fëmijëve, në varësi nga
Fëmijët përqendrohen bashkërisht në kryerjen e detyrave të dhëna, ku secili prej fëmijëve
kontribuon në zgjidhjen e problemit, duke mësuar nga tjerët pjesën e panjohur të detyrës,
përkatësisht problemit.
Edukatorja kërkon bashkëpunim dhe komunikim të grupit në mes veti, duke kërkuar
njëkohësisht edhe përgjegjësi individuale për rezultatin që kërkohet të dihet.
Të mësuarit bashkëpunues rrit aftësitë drejtuese dhe sociale mësimore të fëmijëve dhe fëmijëve
në përgjithësi. Mësim nxënia bashkëpunuese ofron shumë përfitime të fëmijët: ajo përmirëson të
nxënit e njohurive dhe shprehitë sociale të fëmijëve; ndërsa te mësuesit ajo është një ndihmë në
drejtimin dhe udhëzimit dhe drejtimit të punës në klasë. Mësimi bashkëpunues rrit dukshëm
dëshirën, vullnetin dhe entuziazmin e fëmijëve për të mësuar dhe vendos s’mërin e tyre për të
arritur suksese në mësime.
Të gjithë edukatorët që aplikojnë metodën grupore të mësimit, duhet të jenë të vëmendshëm dhe
të ju japin më shumë kohë fëmijëve për të zgjidhë një problem, duke zvogëluar kështu stresin
dhe ngarkesën e tyre për të nxjerrë rezultat. Edukatorja duhet të këshillojë fëmijët që të jenë sa
më bashkëpunues, duke ndihmuar njëri-tjetrin në zgjidhjen e detyrës së parashtruar në grup dhe
njëkohësisht ( herë pas here) të kontrollojë përparimin e tyre nga puna grupore. Nga mësimi
bashkëpunues ka shumë përfitime disa prej të cilave janë këto:
Bashkëpunimi në grup përmirëson të kuptuarit e problemeve të ndryshme,
Rritë vetëbesimin te fëmijët dhe vetëvlerësimin e tyre,
Ritë përgjegjësinë e fëmijës,
Përforcon shprehitë sociale,
Nxitë vendimmarrjen e fëmijës,
Mundëson gjithë përfshirjen e fëmijëve,
Krijon një mjedis aktiv të punës mësimore dhe
Për qëndrohet në suksesin e secilit fëmijë veç e veç
Sipas profesorëve të mirënjohur amerikan në fushën e edukimit ( David W. Johnson dhe Roger
T.Johnson, nga Universiteti Minnesota),3 veçoritë kryesore të mësimit bashkëpunues në grup
janë:
Varshmëria pozitive,
3 http://www.co-operation.org/rogeranddavid
14
Komunikimi i drejtpërdrejtë,
Përgjegjësia individuale dhe
Zhvillimi i shprehive sociale
Mësimi tradicional ka treguar se konkurrenca në mes të fëmijëve është shumë e shprehur
nëpër klasa dhe kjo bën që disa fëmijë të ekspozohen më tepër e mandej tjerët mbesin prapa
dhe tërhiqen nga mësimi i drejtë për drejtë. Mirëpo në mësimin grupor, konkurrenca i nxit
më shumë fëmijët duke bërë që të reagojnë si grup e jo si individ. Varshmëria pozitive i
mëson fëmijë se jeta në shkollë për gjithë secili prej tyre përmirësohet shumë, kur të gjithë
korrin sukses dhe jo vetëm individi i caktuar.
Mësim nxënia bashkëpunuese ka treguar se fëmijët komunikojnë drejtë për drejtë duke
ndihmuar njëri-tjetrin me detyra për të mësuar, si dhe nxisin suksesin e njëri-tjetrit. Njësitë në
grupe të vogla i detyrojnë fëmijët të punojnë drejtë për drejtë me njëri-tjetrin, të këmbejmë
ide dhe mendime, të arrijnë mirëkuptim të përbashkët dhe të punojnë si një skuadër.
Tipar tjetër i të nxënit bashkëpunues është edhe përgjegjësia individuale, ku çdo fëmijë mban
përgjegjësi për progresin mësimor dhe kryerjen e detyrave të tij, me përjashtim të detyrave të
grupit, si një tërësi. Fëmija mban përgjegjësi për suksesin e vetë, bile edhe të grupit të tij
nëpërmjet notave të bazuara në arritje në lëndët mësimore, por edhe nëpërmjet vlerësimeve të
bëra nga vetë pedagogu, shokët dhe shoqet e klasës.
Mësim nxënia bashkëpunuese ju ofron fëmijëve mundësi për të zhvilluar shprehitë sociale
dhe vetitë tjera vetjake që nevojiten për të arritur suksese në shkollë dhe brenda komunitetit,
si janë: komunikimi efektiv, kuptimi dhe vlerësimi i të tjerëve, vendim marrja, zgjidhja e
problemeve, zgjidhja e konfliktit dhe kompromisi etj. Mësuesi është ai që shpjegon dhe vë në
përdorim në mënyrë aktive shprehitë sociale të fëmijëve.
15
Kapitulli II
2.1 Format e punës edukativo - arsimore
Ndonëse në përgjithësi procesi i mësimdhënësit zhvillohet duke përdorur sisteme, mjete dhe
metoda e teknika mësimore, atëherë për të sajuar dhe formësuar këtë proces përdoren dhe forma
të ndryshme të punës mësimore. Sipas kriterit të numrit të fëmijëve ose raporteve sociale janë të
njohura këto forma të punës mësimore:
1. forma frontale të punës mësimore ( të gjithë fëmijët)
2. forma në grupe e punës mësimore ( disa fëmijë)
3. forma dyshe ose tandemë e punës mësimore ( dy fëmijë)
4. forma individuale e punës mësimore ( një fëmijë)
Zbatimi i cilës do formë të punës mësimore krijon raporte të mirëfillta ndërmjet edukatores dhe
fëmijës, fëmijës me tjetër dhe fëmijës me detyrat e tij dhe aktivitetet mësimore. Prandaj çdo
formë ka organizimin e saj të brendshëm, dinamikën e zbatimit dhe ecurinë e punës së saj.
Me format e punës mësimore nënkuptojmë format e organizimit dhe të angazhimit të fëmijëve në
procesin e përvetësimit të diturive i cili duke qenë një proces operues dhe krijues kurorëzohet me
sukses nëse përmbajtja mësimore trajtohet si problem i formës së përshtatur kolektive të grupit
ose të klasës.
Përdorimi i metodave të përshtatshme pedagogjike dhe metodologjike ndikojnë në
mësimdhënien efektive dhe në të mësuarit efektiv. Disa njerëz mendojnë se “ nga mësimdhënia
tradicionale dhe shpjegimi pandërprerë , fëmijëve ju trashet koka ose disa fjeti në gjumë gjatë
mësimit duke mos shprehë kurrfarë interesimi për mësim”. Ndërkaq ka shumë ithtarë të kësaj
metode që thonë se kjo formë e mësimit është e pazëvendësueshme, duke thënë se avantazhet e
saj nuk mund të mohohen lehtë.
Metodat dhe teknikat e diskutimit dhe punës me grupe kanë rëndësi të veçantë dhe kanë për
qëllim që t’u mësojnë fëmijëve shprehitë e të nxënit afatgjatë, zhvillojnë të menduarit kritik,
ndikim të madh ka në mënyrën se si fëmijët përpunojnë informacionin, dhe si i zgjidhin
problemet me të tjerët.
Puna bashkëpunuese në grup është një metodë mjaft interesante e bashkëpunimit në mes tëfëmijëve, ku ata/ato duhet të punojnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin për të arritur një synim tëpërbashkët. Gjëja e pare që duhet të dijë një fëmijë parashkollorë kur bëhet fjalë për punën
16
bashkëpunuese në grup është njohja e mirë e gjuhës amtare dhe komunikimi i qartë. Nëse një
mesazh i dhënë nga edukatorja ose ndonjë pedagog tjetër së pari nuk kuptohet nga fëmija,
atëherë natyrisht se përgjigjja nuk mund të kthehet dhe detyra nuk mund të realizohet. Mirëpo
fëmija duhet të jetë në gjendje të komunikojë apo te dialog, gjithnjë derisa të kuptojë pyetjen dhe
ta ketë atë të qartë.
Njëri prej hapave më të rëndësishëm të procesit të punës mësimore në grup është edhe krijimi
ose ndërtimi i grupeve të punës. Kur edukatorja krijon grupet e fëmijëve, ajo duhet së pari të këtë
parasysh disa karakteristika: veçoritë e personalitetit të fëmijëve, shprehitë e tyre shoqërore,
nivelin e aftësive të tyre dhe interesin e vetë si edukatore.
Pra grupet formohen prej fëmijëve të niveleve të ndryshme, duke mos i bërë grupet vetëm me
fëmijë të mire në një anë dhe me fëmijë më të dobët në anën tjetër! Kombinimi më i mire i grupit
do të ishte përzierje e fëmijëve të dalluar me ata më pak të angazhuar.
Formimi i grupit mund të bazohet edhe në zgjedhjen e bërë nga vetë fëmijët duke marrë shokë
me të cilët atyre u pëlqejnë të punojnë ose të luajnë. Mirëpo duhet të kemi kujdes që pjesëmarrja
për një kohë të gjatë e fëmijëve në të njëjtin grup mund të krijojë problem. Prandaj nuk duhet të
lejojmë që grupet të jenë të njëjta për një kohë të gjatë, por duhet të bëjmë kombinimin e tyre të
kohë pas kobshëm.
Efikasiteti i grupeve mësimore të fëmijëve varet shumë jo nga numri i fëmijëve në grup, sa nga
cilësia e grupit. Dikur edhe shkenca bëhej nga shkencëtarë individual, mirëpo sot gjërat kanë
ndryshuar dhe çdo punë e madhe bëhet me bashkëpunim. Kjo duhet të ndodhë që nga bankat e
edukimit parashkollorë me fëmijët e kësaj shkolle, e deri te institucionet e larta të arsimit,
kolegjet dhe korporatat të cilat faktikisht aplikojnë bashkëpunimin grupor për të arritur rezultatet
e nevojshme në punë. Edukimi në grup zhvillon disa aftësi të fëmijët siç janë:
Aftësia për të planifikuar detyrën,
Aftësia kërkimore për gjetjen e zgjidhjes,
Aftësia për gjetjen e materialeve të përshtatshme për punë,
Aftësia për të mbajte mend ose për të marrë shënim zgjidhjen e problemit,
Aftësia për të raportuar rezultatin para edukatores ose pedagogut, etj
Nëse me formën e punës në grup kemi zhvilluar së paku një pjesë të këtyre aftësive, atëherë
themi se kemi arritur qëllimin e mësimdhënies por edhe të mësim nxënies. Për nivelin e edukimit
parashkollorë zhvillimi i aftësisë së parë dhe të tretë është posaçërisht mjaft i rëndësishëm.
17
2.2 Organizimi i grupeve në klasë
Krijimi i grupeve në klasë ka një rëndësi të veçantë kur bëhet fjalë për organizimin e tyre në
aspektin numerik dhe përmbajtës. Kështu dy profesorë të mirënjohur në fushën kërkimore të
edukimit, ( Maurice Galton 1980 dhe Neville Bennett 1976), kanë evidentuar se: “ Nëse krijohen
grupe prej katër fëmijë, dhe atyre u jepet një punë që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve, por ata
nuk koordinohen mire me njëri-tjetrin për shkak se në grup ka fëmijë që kontribuojnë pak ose
aspak në punën e grupit, atëherë grupi nuk do të funksionojë dhe fëmijët nuk mund të kryejnë
detyrën e tyre”.
Për këtë arsye edukatoret duhet të angazhohen në organizimin e duhur të grupit dhe të sigurohen
mirë që kanë bërë një ndarje të drejtë të grupeve me fëmijë. Grupet duhet të angazhohen dhe
krijohen në mënyrë të alternuar dhe grupi duhet të ketë fëmijë me aftësi të ndryshme e jo të
grupohen të mirët në një grup dhe të dobëtin në një grup tjetër.
Përveç kësaj organizimi dhe ndarja e grupeve ka të bëjë jo vetëm me ndarjen e fëmijëve por edhe
të vendosjes së duhur të bankave në klasë. Klasa duhet të jetë e organizuar në mënyrë të
këndshme, bankat e rregulluara me një simetri të mire dhe mundësisht jo përherë të njejë, ashtu
që fëmijët të jenë kureshtarë me mënyrën e strukturimit të tyre dhe të kënaqen se po punojnë më
një ambient të tillë.
Bankat nuk duhet të renditen si përherë në mënyrë tradicionale, por ato shpesh mund të jenë të
shformuara, në formë harku, në formë rrethi,në formë katrori, apo forma tjera të vendosjes së
fëmijëve përballë njëri-tjetrit.
2.3 Organizimi i rrethit në klasë
Me ketë mënyrë organizimi edukatorja i vendos fëmijët në formë rrethi, fëmijët duhet të shohin
njëri-tjetrin në sy kur bisedojnë me njëri tjetrin. Gjatë këtij organizimi, fëmijët mund të bisedojnë
me njëri-tjetrin , të dëgjojnë se si flasin dhe përgjigjen shokët dhe shoqet e tyre si dhe të kenë
kontakt sy me sy me njëri-tjetrin4
Ndërkohë roli i edukatores në këtë mes është i rëndësishëm në dhënien e obligimeve, por që ajo e
ka më të lehtë të jap sqarimet e duhura për punën e tyre, sepse të gjithë janë në grup dhe e kanë
Mësuesit kanë qenë gjithmonë figurat më të rëndësishme te edukimit në institucionet arsimore.
Këta kanë për detyrë ti ndihmojnë fëmijët dhe të tjerët të mësojnë dhe ti shikojnë gjërat më
ndryshe. Megjithatë ne zakonisht e përdorim termin mësues për ata njerëz, detyra kryesore
funksionale apo profesionale e të cilëve është ti ndihmojë të tjerët të mësojnë dhe të përvetësojnë
shprehi e mënyra të reja të sjelljes.
Mësueset apo edukatoret12 ndikojnë në jetën e fëmijëve me anë të vendimeve që marrin duke
filluar që nga mënyra të folmes së tyre, e vendosjes së bankave në klasë e deri tek mënyra e
zhvillimit të veprimtarive dhe aktiviteteve tjera në klasë. Edukatoret kanë një ndikim kryesor të
fëmijët edhe kur ata janë duke punuar në grupe, ku vendimet e saj janë themel i punës dhe
aktiviteteve mësimore, pra edukatorja siguron materialet mësimore, bën ndarjen në grupe dhe
llogarit kohën për aktivitete të ndryshme etj.
Sot roli i edukatoreve në procesin mësimor ka ndryshuar shumë, për shkak të metodave
bashkëkohore që përdoren në institucionet parashkollore, për shkak të zhvillimit të teknologjisë
konkretizuese, etj. Dikur mësimi ishte i mërzitshëm përkundër angazhimit të madh të
edukatoreve, kurse sot teknologjia ekzistuese po e bën të mundur jo vetëm mësimin relaksues
por edhe po nxit mësimin kërkues nëpër shkollat dhe institucionet tona arsimore.
Në lidhje me këtë po citojmë shprehjen e profesorit të mirënjohur shqiptar në fushën e edukimit
Bardhyl Musai i cili thotë: “ Roli i mësuesit në diktaturën modern mund të krahasohet me atë të
dirigjenti të mire të orkestrës, ku ai vetë nuk i bie instrumenteve, por bën që të dale një muzikë e
këndshme”. Është i përshtatshëm edhe citati tjetër kinez për mësimdhënien, që thotë : “ Mësoni
fëmijën që të zë peshkun e jo vetëm të hajë atë të gatshëm”.
Edukatoret parashkollore e kanë mjaft vështirë të përqendrojnë vëmendjen e gjithë fëmijëve në
procesin e tyre mësimor apo në aktivitetet që ato zhvillojnë me këta fëmijë. Ato nuk mund të
presin që tërë fëmijët të jenë të koncentruar dhe të vëmendshëm gjatë tërë orës mësimore. Të
jesh i vëmendshëm dhe i përqendruar tërë orën 40 ose 45 minuta është e zorshme dhe monotone
12 Po përdorë gjithmonë termin e edukatores në gjininë femërore për shkak se shumica e edukatorëveparashkollore që punojnë në këto institucione janë femra dhe shumë rrallë meshkuj.
29
edhe për fëmijë më të rritur se le më për fëmijët parashkollorë. Kjo për disa fëmijë është më e
lodhshme se të “ cash dru me sëpatë”.
Në këtë kontest ekziston shprehja e përshtatshme për mësimin e fëmijëve parashkollorë “ Mund
të flasësh para tyre për çdo gjë por jo më shumë se 10 minuta “!. Fëmijët parashkollorë pëlqejnë
më shumë aktivitetet zbavitëse se fjalët, që shpeshherë për ta janë zhurma boshe.
Puna në grup është mjaft e pëlqyeshme nga fëmijët parashkollorë, kurse roli i edukatores në këtë
mes është që të organizoj me kujdes këto grupe, si
Organizues i aktiviteteve me fëmijë,
Motivues i mësimit
Drejtues i procesit mësimor
Këshillues i grupeve
Vlerësues i tyre dhe
Partner në komunikim dhe ndërveprim në klasë
Roli i edukatores si organizuese e aktiviteteve mësimore në klasë është një ndër rolet kryesore të
procesit mësimor me fëmijë parashkollorë gjatë punës në grupe, edukatorja duhet të mësojë
fëmijët që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në realizimin e
aktiviteteve të përbashkëta.
Edukatorja e organizon punën në grupe në klasë duke i kombinuar fëmijët në varësi të arritjeve ë
tyre, pra të bëj një ndërthurje apo një kombinim të tyre për shembull: fëmijët me rezultate të mira
dhe që janë më të zhdërvjelltë, ti kombinojnë me fëmijë mesatar dhe e kundërta, ata mesatar me
tjerët që angazhohen më tepër. Pra duhet të bëhet një gjithë përfshirje e fëmijëve në procesin
mësimor.
Roli nxitës ose motivues po ashtu është i padiskutueshëm gjatë punës së fëmijëve në grup. Një
përkufizim i përgjithshëm për motivimin është: motivimi drejton sjelljen, përmes të cilit fillon
sjellja e më pas orientohet drejt një qëllimi të caktuar. Pra një nga rolet kryesore të edukatores
është të jetë motivuese për fëmijët në procesin mësimor. Nëse fëmijëve ju mungon motivimi për
punë dhe aktivitete mësimore atëherë është e kotë të mendohet për rezultate të punës mësimore.
Edukatorja ka edhe rolin drejtues të procesit mësimor i cili është mjaft i rëndësishëm për punën
me fëmijë. Ky rol zgjatë gjatë tërë orës mësimore, deri në fund të saj dhe ndihmon në vendosjen
e rregullave të aktiviteteve mësimore. Edukatorja i drejton fëmijët drejt thelbit të punës
30
mësimore dhe aktiviteteve tjera me fëmijë. Edukatorja drejton çdo veprimtari dhe aktivitet që
zhvillohet në klasë.
Nëse edukatorja nuk di të drejtojë apo të menaxhojë si duhet orën mësimore, atëherë fëmijët do
të ç’orientohen dhe ora mësimore përkatësisht aktiviteti i organizuar me fëmijë do të dështojë,
klasa do të kthehet në kaos të vërtetë, nuk do të realizohen objektivat mësimore si dhe nuk do të
ketë ndonjë sukses procesi mësimor.
Roli i edukatores si këshilluese është shumë i rëndësishëm për fëmijët në përgjithësi, por edhe
për prindërit në veçanti se si duhet të komunikojnë me fëmijët pas procesit mësimor në shkollë.
Edukatorja duhet të mjaft miqësore kur ndërmerr hapin për të dhënë ndonjë këshillë për fëmijët
parashkollorë. Kur edukatorja vëren se një fëmijë apo një grup i caktuar fëmijësh kanë një
vështirësi në kuptimin e ndonjë çështje të caktuar, apo nuk kanë diçka të qartë ajo ndërhyn me
anë të këshillave dhe ndihmon fëmijët në zgjidhjen e problemeve të caktuara.
Procesi më i vështirë është vlerësimi i punës dhe aktiviteteve të fëmijëve, por nëse kjo bëhet me
kujdes dhe dashuri nga edukatorja, rezultatet nuk mungojnë. Nuk duhet të vlerësohet vetëm puna
individuale e fëmijëve por edhe puna grupore e tyre. Edukatorja nuk bën të vlerësojë vetëm një
aftësi të fëmijës por mundësisht të gjitha që posedon fëmija. Edukatorja duhet të vlerësojë
mënyrën e komunikimit të fëmijëve, si flasin ata , shpejt apo ngadalë, pastër apo me defekte.
Duhet të vlerësoj ndërveprimin dhe bashkëpunimin e tyre, qëndrimet që mbajnë në mes
vete,sjelljet e tyre në grup, organizimin e tyre në grup, mënyrën se si diskutojnë me njeri-tjetrin,
mënyrën e zgjidhjes së një problem, ndihmën që i japin njëri-tjetrit etj.
Përfundimisht duhet të themi se roli i edukatores gjatë punës dhe aktiviteteve me fëmijë
parashkollorë është i pazëvendësueshëm. Edukatorja është zotëruesja e klasës dhe drejtuesja e të
gjitha aktiviteteve mësimore gjatë punës grupore me fëmijë. Ajo duhet të shfrytëzojë të gjitha
kapacitetet dhe mundësitë që ka në mënyrë që të garantohet suksesi i punës me fëmijë të kësaj
moshe.
Ajo duhet ti bëjë fëmijët të jenë aktorë gjatë orës mësimore, ti bëjë ata të ndihmojnë njëri-tjetrin
gjatë aktiviteteve të tyre, të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të
mësojnë bashkë. Në anën tjetër edukatorja duhet të përdorë të gjitha teknikat e nevojshme
mësimore ashtu që fëmijët të mos mërziten gjatë mësimit. Të zbatojë metoda të ndryshme
mësimore, të praktikojë aktivitete të llojllojshme dhe të përdorë mjete nga më të ndryshmet për
realizimin e mësimit.
31
Përfundimisht edukatorja duhet të jetë në gjendje edhe të vërejë dhe dallojë të metat dhe të
ndërhyjë në përmirësimin e tyre, por nëse vërteton se ndonjë fëmijë ka aftësi të veçanta të punojë
me të që ato aftësi të barten edhe të shokët dhe shoqet e tij të grupit.
32
4 Përfundimi
Gjatë shkrimit të këtij punimi kam studiuar çështjen e formave të punës me grupe që po
aplikohen gjerësisht në mësimdhënien e sotme, në veçanti në edukimin e fëmijëve parashkollorë.
Puna në grup me fëmijë kërkon jo vetëm përgatitje të kujdesshme por edhe angazhim maksimal
të edukatoreve parashkollore në këtë proces.
Prandaj ky punim fokusohet tek karakteristikat dhe format e punës grupore me në qendër fëmijët,
duke u nisur nga fakti se : përdorimi i metodave dhe teknikave të ndryshme në mësimdhënie
është shumë i rëndësishëm në mënyrën sesi fëmija mëson. Në këtë punim kam përmendur se
përdorimi i gjerë i këtyre metodave dhe formave mësimore, mundëson që fëmijët të jenë përherë
aktiv dhe të lire në shprehjen e ideve të tyre gjatë aktiviteteve të tyre të ndryshme në klasë.
Dihet se format e të mësuarit janë: rrugët, mënyrat, ecuritë, dhe procedurat metodike që
edukatorët i përdorin gjatë procesit mësimor dhe jashtë tij. Është e njohur po ashtu se metodat
mësimore kanë evoluar gjatë historie në edukimin njerëzor, ato kanë ndryshuar janë përsosur e
modernizuar në përputhje me zhvillimit shoqërore, ekonomike dhe politike.
Ndërsa në ditët e sotme kur shoqëria jonë po zhvillohet me ritme të shpejta, format tradicionale
të mësimdhënies dhe mësim nxënies sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë parashkollorë, nuk mund
ti përgjigjen këtyre trendëve zhvillimore. Prandaj sot në të gjitha ciklet e shkollimit po aplikohet
mësimdhënia e re, e cila vendos në qendër të mësimit fëmijën, kurse mësuesi është udhëheqësi
dhe organizuesi i mësimit.
Mësimdhënia bashkëkohore e posaçërisht mësimi në grup lejon që fëmijët të marrin pjesë në një
shumëllojshmëri aktivitetesh, shpesh në çifte apo grupe të vogla, ku ata mund të mësojnë nga
njëri-tjetri. Metodat dhe teknikat e diskutimit dhe punës në grupe të vogla kanë rëndësi të
veçantë dhe kanë për qëllim që t’u mësojnë fëmijëve shprehitë e të mësuarit afatgjatë,
bashkëpunimin me të tjerët dhe përgatitjen për jetë dhe punë në të ardhmen.
33
Rekomandimet
Për prindër:
Ti kushtojnë vëmendje fëmijëve në gjërat që ata duan Ti ushtrojnë detyrat e shtëpisë së bashku me fëmijët
Të ndihmojnë fëmijët të marrin përgjegjësinë e të mësuarit Ti japin kohë fëmijëve , vend dhe mundësi për të luajtur
Ti këshillojnë fëmijët, dhe ti mësojnë të jenë bashkëpunues me shokët/shoqet
Për edukator/e:
Të jetë i/e afërt me nxënësit
Ti këshillojë prindërit për problemet e fëmijëve, si dhe ti këshillojë fëmijët Të sillet njësoj me të gjithë fëmijët
Të zhvillojë aktivitete dhe lojëra të ndryshme me ta T’ju mësojë fëmijëve bashkëpunimin me njëri-tjetrin në klasë
Për DKA:
Të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë me MASHT-in Të nxisë bashkëpunimin në raport me nxënësit dhe prindërit
Të sigurojë rregullimit e objekteve shkollore Të sigurojë disa rregulla për sjellje të nxënësve dhe probleme të ndryshme
Të kenë kujdes në përzgjedhjen e stafit akademitë e veçanërisht të edukatoreve
34
Literatura
Bardhyl Musai, Metodologjia e Mësimdhënies, Tiranë, 2003.
Bardhyl Musai, Psikologji Edukimi, Tiranë 1999.
Teknika dhe metoda të të mësuarit me në qendër fëmijën, Tiranë, dhjetor, 2005.
Brada, R. (2007). “Didaktika”. Prishtinë.
Galina Stele, The small-group approach in the teaching process, Old Columbia Pike, USA.
Approaches to Small Group Learning and Teaching, University of Glasgow, UK.
Fullan, M. (2001). “Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim”, Edualba, Tiranë.
Linda M.Espinosa, High-Quality Preschool, 2002 USA.
Muka. P, (2001). “Edukimi ndërkulturor dhe i të drejtave të njeriut në shkollë” UNESCO, ISP,
Tiranë.
Dominic Gullo, Teaching and Learning in the Kindegarden Year, Worksheet.
Paul Sungenor, Large & Small Group Teaching, 2010 Ireland.
Muka, P. (1995). “Të mësuarit në objektiva”, Tiranë.
Zylfiu, N. (1997). “Didaktika”, Prishtinë.
Musai, B. (2003). “Psikologji edukimi”. Tiranë.
Zylfiu, N. (2005). “Didaktika (Teoria e mësimit dhe mësimdhënies). Prishtinë.
Tahiraj. E, (2008), Fëmijët në Shqipëri, botimi i Qendrës “Fëmijët Sot”.
Musai Gary D. Borich - Përkthyer nga Bardhyl Metodologji e Mësimdhënies. - Tiranë :ALBGRAF, 2003. - Vol. III.
Marigona [Online] // Mësimdhënia dhe mësimnxënia efektive. - Scribd, Mars 11, 2016. - 1.0. -Maj 10, 2017.
Musai, Bardhyl: Metodologji e mësimdhënies, botimi i dytë, Tiranë, 2014
Kraja, Musa: Pedagogjia, Tiranë, 1998
35
36
Figure 2 Përshkrimi i diskutimit me në qendër fëmijën
Figure 1 Organizimi i grupeve të fëmijëve në klasë
37
Figure 3 Aplikimi i punës në grupe të vogla
Figure 4 Roli i edukatores gjatës punës në grupe
38
Figure 5 Roli i edukatores gjatë aktiviteteve në klasë