UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE FAKULTET PËR GJUHË, KULTURË DHE KOMUNIKIME QENDRA E EDUKIMIT, TESTIMIT DHE CERTIFIKIMIT (QETEC) DORACAK për organizimin e kurseve, testimeve dhe marrjen e certifikatës nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/dytë. Tetovë, 2012
21
Embed
Universiteti i Evropës Juglindore - seeu.edu.mk · Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë. 3. Bën ndarjen e certifikatave për
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE
FAKULTET PËR GJUHË, KULTURË DHE KOMUNIKIME
QENDRA E EDUKIMIT, TESTIMIT DHE CERTIFIKIMIT (QETEC)
DORACAK
për organizimin e kurseve, testimeve dhe marrjen e certifikatës nga gjuha
shqipe si gjuhë të huaj/dytë.
Tetovë, 2012
PËR NE
Përgatiti:
Prof.dr. Mustafa Ibrahimi
Ekipi projektues:
Prof.dr. Mustafa Ibrahimi
Prof.dr. Vebi Bexheti
Prof.dr. Hamit Xhaferi
Prof.dr. Zeqir Kadriu
Mr. Bllagojka Zdravkovska-Adamova
Recensent:
Henri Dikson
Emil Lafe
Realizimi teknik:
Prof.dr. Vlladimir Radevski
QENDRA E EDUKIMIT, TESTIMIT DHE CERTIFIKIMIT
(QETEC)
Qendra e Edukimit, Testimit dhe Certifikimit (QETEC) në gjuhën shqipe si gjuhë të huaj/dytë
është formuar në vitin 2009, në kuadër të projektit me titull “Përcaktimi i niveleve gjuhësore të gjuhës
shqipe dhe maqedonase sipas programit ALTE të EU”, e mbështetur nga Komiteti për hulumtime
shkencore të UEJL – Tetovë dhe nga programi i Senatit për formimin e Qendrës së Edukimit, Testimit
dhe Certifikimit në gjuhën shqipe.
QETEC paraqet qendër e vetme të llojit të tillë në Republikën e Maqedonisë, e cila kryen testim
dhe ndanë certifikatë për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë të huaj / dytë sipas standardeve
ndërkombëtare.
QETEC paraqet njësi organizative të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në
UEJL me seli në Shkup, ndërsa baza e saj ligjore është përcaktuar me rregulla të veçanta të procedurës,
e miratuar nga këshilli akademike-shkencor të fakultetit.
QETEC në gjuhën shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë ofron këto aktivitete:
1. Bën organizimin dhe realizimin e kurseve përgatitore nga gjuha shqipe për marrjen e
certifikatave në tre nivele gjuhësore (nivel fillestar, të mesëm dhe të lartë).
2. Bën organizimin dhe realizimin e testimeve nga gjuha shqipe si gjuhë të huaj/ të dytë.
3. Bën ndarjen e certifikatave për njohjen e gjuhës shqipe sipas nivelit të caktuar.
Qendra është e pajisur me literaturë të përshtatshme të cilën kandidatët do ta shfrytëzojnë për
testimet në tre nivelet gjuhësore.
PËR PROJEKTIN
Testet në gjuhën shqipe si gjuhë e huaj/dytë është rezultat i projektit dyvjeçar në UEJL, me
qëllim krijimi i standardeve për përcaktimin e niveleve të gjuhës shqipe. Ai u është caktuar folësve të
cilët gjuhën shqipe e kanë si gjuhë të huaj/dytë, dhe të cilët dëshirojnë të fitojnë një certifikim zyrtar
për njohjen e gjuhës shqipe sipas niveleve përkatëse, si gjuhë e huaj/e dytë.
Projekti i tillë ishte realizuar në pajtim me standardet e paraqitura në kornizën e përbashkët të
Europës, sipas programit ALTE të caktuar nga Këshillli i Evropës në vitin 2001. Të dhënët e këtij testi i
mundëson kandidatit të marrë një dokument të rëdësishëm i cili përcakton nivelin e njohurisë gjuhësore
dhe e vërtetuar zyrtarisht.
Mënyra dhe kriteret për kryerjen e testimit janë të përshkruara në rregullore të veçantë për punë,
të miratuara nga Këshilli akademik shkencor të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në
UEJL dhe senatit të UEJL.
Me këtë program është paraparë testim për njohuri të gjuhëve të përgjithshme për katër aftësitë
gjuhësore edhe atë:
• dëgjim (të kuptuarit e tekstit gojor),
• lexim (të kuptuarit e tekstit të shkruar)
• shkrim
• të folurit
Q në gjuhën shqipe si gjuhë të huaj/dytë ofron testim për të tre nivelet.
TESTET
TEST PËR PËRCAKTIMIN E KOMPETENCËS THEMELORE
Niveli i kompetencës bazike A2
Kompetenca e gjuhës së kandidatit në këtë nivel korrespondon me kompetencën gjuhësore të
ALTE A2, sipas (CEFR).
Dëgjimi
Kandidati duhet të ketë aftësi të identifikoj dhe të kuptoj fjalë të caktuara dhe njësi më të mëdha
leksikore, të interpretojë drejtë intonacionin gjatë dëgjimit të teksteve të shkurtra ose dialogëve të
vogla, t’i lidh informacionet me paraqitjen e tyre grafike, të nxjerr informacione specifike nga tekste
më të mëdha.
Leximi
Kandidati duhet të ketë aftësi të kuptoj shënime të përgjithshme, letra personale, përshkrime dhe
thënie, ta nxjerr informacionin e nevojshëm nga tekstet.
Shkrimi
Kandidati të ketë aftësi të shkruaj lajmërime të thjeshta dhe shënime, të përshkruaj njerëz, vende,
ngjarje dhe sende dhe të shkruaj letra.
Bashkëbisedimi
Kandidati duhet të ketë aftësi të merr pjesë në bisedime lidhur me situatat e përditshme dhe të bëj
bisedime me situate të dhëna. Ai duhet të kuptoj dhe të parashtroj pyetje në dialogë.
Provim ne ore
Tekst/ lloj detyre
Koha e
realizimit
Notimi
(pikë)
(pikë)
minimale
Dëgjimi
5 detyra:
Të dëgjohen: lajmërime dhe
dialogë te shkurtra dhe të
zgjidhen dhe të nënvizohen
përgjigjet e sakta; ndiqen
shënime
Tipat e teksteve
Lajmërime me numra, krijime që
kërkojnë përgjigje spontane të
kandidatit; krijime për
parafrazimin e tekstit i cili
përmban informacione për disa
persona, dialog situate
40 min
55
28
Leximi
2 detyra
Te lexohen: tekste dhe të
zgjidhen dhe të nënvizohen
përgjigjet e sakta te pyetjeve nga
teksti.
Tipat e teksteve
Tekste të shkurtë bisedor (të
adaptuar); tregim i shkurt;
lajmërime reklamuese dhe
mbishkrime, shënime.
30 min
35
18
Shkrimi
6 detyra
Detyra për: plotësimin e vendeve
të zbrazëta; formimi i dialogëve;
të shprehin pyetje; parafjalë; fjalë
urdhëruese; shkrimi i teksteve;
përshkrimi; dialog; paragrafë
90 min
135
68
Bashkëbisedimi
Detyra
Intervistë e përgjithshme: 5-10
pyetje për identifikim personal;
dialogë situatash për tema të
përditshme; monolog në të cilët
shprehet mendimi personal dhe
jepet përshkrim.;
20 min
60
30
Gjithsej 180 min. 285 144
Test për përcaktimin e kompetencës mesatare
Niveli i kompetencës bazike B2
Kompetenca e gjuhës së kandidatit në këtë nivel korrespondon me kompetencën gjuhësore të
ALTE B2, sipas (CEFR).
Dëgjimi Në kët nivel kandidati mund të kuptojë idetë kryesore të një fjalimi kopleks gjuhësor mbi tema konkrete
dhe abstrakte të thëna në gjuhë standarde, duke përfshirë diskutime teknike të fushës sime të specializimit. Mund
t’i ndërlidhin ngjarjet dhe situatat nga tekstet më të mëdha, dhe mund të përgjigjen pyetjeve të cilat në mënyrë
semantike janë të njëjta, mirëpo formalisht ndryshojnë.
Leximi
Në këtë nivel kandidati pa vështirësi mund të lexoj dhe të kuptoj artikuj dhe raporte rreth problemeve
aktuale në të cilat shkrimtarët shprehin synime dhe pikëpamje të veçanta, përmbajtjen dhe kritikat e temave
kulturore ( filma, shfaqje, libra, koncerte) të shkruara me stil të thjeshtë
Shkrimi
Kandidati ka aftësi të shkruaj tekste të thjeshta por më të gjata, dialogje të gjata, të përshkruajnë
person, vend, ngjarje. Nëse paraqiten gabime gramatikore nuk duhet të ndikojnë në thelbin e tekstit.
Bashkëbisedimi
Kandidati duhet të ketë aftësi të merr pjesë në bisedime lidhur me situatat e përditshme dhe të bëj
bisedime me situate të dhëna. Ai duhet të kuptoj dhe të parashtroj pyetje në dialogë.
Bashkëbisedimi
Mund të filloj, vazhdoj dhe të përfundoj lehtësisht një bashkëbisedim pa përgatitje paraprake, mund të
zhvillojnë bisedime për tema të përgjithshme nga jeta e përditshme, si p.sh. ushqim, veshje, dalje gjatë ditës dhe
natës, udhëtime, studime/ punë, aktivitete të zakonshme. Mund të marrë pjesë në bisedime të gjata mbi shumë
tema të përgjithshme, të parashtrojnë pyetje dhe të japin përgjigje nga pyetjet e parashtruara, të japim mendime
të veta etj.
Provim ne ore
Tekst/ lloj detyre
Koha e
realizimit
Notimi
(pikë)
(pikë)
minimale
Dëgjimi
4 detyra:
Të dëgjohen: lajmërime dhe
dialogë te shkurtra dhe të
zgjidhen dhe të nënvizohen
përgjigjet e sakta; ndiqen
shënime
Tipat e teksteve
Lajmërime me numra, krijime që
kërkojnë përgjigje spontane të
kandidatit; krijime për
parafrazimin e tekstit i cili
përmban informacione për disa
persona, dialog situate
40 min
55
28
Leximi
6 detyra
Te lexohen: tekste dhe të
zgjidhen dhe të nënvizohen
përgjigjet e sakta te pyetjeve nga
teksti.
Tipat e teksteve
Tekste të shkurtë bisedor (të
adaptuar); tregim i shkurt;
lajmërime reklamuese dhe
mbishkrime, shënime.
40 min
60
30
Shkrimi
4 detyra
Detyra për: plotësimin e vendeve
të zbrazëta; formimi i dialogëve;
të shprehin pyetje; parafjalë; fjalë
urdhëruese; shkrimi i teksteve;
përshkrimi; dialog; paragrafë
80 min
125
63
Bashkëbisedimi
3 detyra
Intervistë e përgjithshme: 5-10
pyetje për identifikim personal;
dialogë situatash për tema të
përditshme; monolog në të cilët
shprehet mendimi personal dhe
jepet përshkrim.;
20 min
60
35
Gjithsej 180 min. 300 156
Test për përcaktimin e kompetencës së lartë
Niveli i kompetencës së lartë C1
Kompetenca gjuhësore e kandidatit përputhet me ALTEC1 sipas kornizës së përgjithshme
evropiane (CEFR)
Të dëgjuarit
Kandidatit duhet të ketë aftësi të kuptojë lloje të ndryshme të fjalive dëftore, t’i parafrazon dhe të
mban shënime.
Të lexuarit
Kandidati duhet të ketë aftësi të kuptojë tekste, të fushave të ndryshme, të diskutojë tema të
ndryshme, ta kuptojë thelbin në tekstin e shkruar (bashkangjitur edhe atë profesional) dhe të nxjerr
informata relevante.
Të shkruarit
Kandidati duhet të ketë aftësi të hartojë tekste të strukturuara mirë, duke përdorur mjete të
ndryshme shprehëse.
Të folurit
Kandidati duhet të ketë aftësi të diskutojë lirshëm në tema të ndryshme, ta shpreh drejtë
mendimin e tij.
Pjesa e provimit Tekst / Lloj detyre Kohë për
realizim
Notim
(Pikë)
Minimum
(Pikë)
Dëgjimi
3 Detyra
Të dëgjohen: shprehje të ngjashme fonetike dhe të
zgjidhet përgjigjja e sakta; të mbahen shënime për
tekstet.
Llojet e teksteve
Dialogë dhe tekste, mënyra dëftore, pyetëore dhe
urdhërore dhe shprehje idiomatike.
40 min 55 28
Leximi
3 Detyra
Të lexohen: tekste të pasura me informata dhe të
zgjidhen përgjigjet e sakta; tekste të shkurtra dhe
të kuptohen shprehjet frazeologjike
Llojet e teksteve
Tekste të pasura me informata (autentike);
40 min 60 30
Shkrimi
6 Detyra
Të shkruhen: 5 tekste të shkurtra; vazhdim të
rrëfimit; ese
85 min 125 63
Bashkëbisedimi
3 Detyra
Intervistë e përgjithshme: pyetje për identifikim të
përgjithshëm; dialogë me situata për tema të
përditshme dhe profesionale; komentimi i
ndodhive aktuale.
15 min 60 35
Gjithsej 180 min 300 156
SHEMBUJ NGA TESTET
DËGJIMI (5 detyra)
1/5
1 Shtypni pullën dhe dëgjoni: Cilën nga frazat e dhëna e dëgjuat dy here? Shtypni pullën A, B, C dhe D.
50 minuta
5 minuta
15 minuta
55 minuta
Leksiku dhe konteksti (5 detyra)
1/5
1 Plotësoni vendin e zbrazët në tekstin. Teuta nesër do të shkojë në ditëlindjen e shoqes. Në ditëlindjen do të jenë edhe Agroni dhe
Besniku.Tani janë në Qendrën tregtare dhe blejnë dhuratë. Në Qendrën tregtare ka shitore
për çanta, për tesha, për këpuca, por ka edhe librari. Do te blejnë dhuratë nga libraria. Dhurata do te jetë __________________.
Shtypni pullën A, B, C dhe D.
Çantë e madhe kafe
Bluzë e bardhë e të shtrenjte
Libër i bukur e interesant
Këpucë të zeza e të lira
Situata 1:
Ju keni provim dhe jeni vonuar 10 minuta.
Si do t’i kërkoni falje profesorit për vonesën. Për çfarë arsye u vonuat.
Shkruani përgjigjen në gjuhën shqipe në fushën e bardhë
Përgjigje 1
Lexoni situatën.
Një burrë i ri që quhet Ardit takon një vajzë e re para kafenesë të universitetit. Bisedojnë 10
minuta. Pastaj Arditi hy në kafene, ndërsa gruaja shkon kah zyra.
1. Sipas jush:
Çfarë janë burri dhe gruaja ( kolegë, shokë, të panjohur, student dhe profesoreshë, të dashuruar, vëlla e motër, e tjera)?
Si quhet gruaja? Jepni emër.
Shkruani përgjigjen në gjuhën shqipe në fushën e bardhë
Përgjigje 1
Zgjidhni një nga temat e propozuara. Si të kalon dita? Ambienti jot (shtëpi, banese,
apartament). Shtëpia jote (banesë, shtëpi, apartament etj). Profesioni yt i ardhshëm. Ku
do të udhëtosh.
Shkruani në gjuhën shqipe dëshirat tuaja në fushën e bardhë Replika:
MËSIMI
Për momentin mësimi në Universitetin Evropës Juglindore zbatohet në objektin e Tetovës dhe në
objektet e Shkupit. Sipas programit të këtij Universiteti, mësimi në lëndën e gjuhës shqipe dhe
maqedonase për fillestarë mbahet në dy semestra, dy orë në javë. Kjo është hera e parë të mbahen
kurse jashtë mësimit të rregullt, për të cilin, pas rezultatit të suksesshëm të testeve, kandidatët do të
marrin certifikatë. Pas mbarimit të çdo kursi kandidatët do të plotësojnë listë evoluimi të cilën do ta
rishikoj komisioni. Vërejtjet eventuale të këtyre listave do të shfrytëzohen për ta përmirësuar cilësinë e
mësimit.
PERIUDHA DHE MËNYRA E PARAQITJES NË KURSE
Paraqitja për stërvitje të kandidatëve për marrjen e certifikatës do të bëhet gjatë muajit shtator
dhe shkurt. Mësimi do të fillojë më 1 tetor dhe 1 mars (shiko formular)..
Periudha dhe mënyra e testimit për marrjen e certifikatës
Kandidatët mund të aplikojnë në çfarëdo kohe për marrjen e certifikimit, ndërsa komisioni në
mënyrë plotësuese do t’i informojë për terminin e caktuar (shih formular).
KRITERE (ZGJEDHJE TË KANDIDATËVE)
Për pjesëmarrje në kurset dhe për marrjen e diplomës mund të paraqiten të gjithë kandidatët e
interesuar të cilët i kanë mbushur 15 vjet.
KURSET (KOHËZGJATJA, MADHËSIA E GRUPIT)
Kurset do të organizohen dy herë në javë, gjatë tre muajve. Terminët do të caktohen sipas
marrëveshjes. Grupet do të jenë të përbëra nga dhjetë kandidatë. Gjithashtu do të organizohen edhe
mësim individual dhe mësim për dy kandidatë.
STËRVITËSIT
Për mësimin në gjuhën shqipe do të jetë përgjegjës prof. dr Mustafa Ibrahimi