Top Banner
42

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Jan 21, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Udhëheqës shkencor: Punoi:

Prof. Msc.Violeta Zanaj Elona Gjoka

Durrës, 2014

Tema: Kanceri i kolonit, trajtimi kirurgjikal

dhe kujdesi infermieror

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

DEPARTAMENTI MJEKËSI

MASTER PROFESIONAL “INFERMIERI KIRURGJIKALE”

Page 2: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

1

Elona Gjoka

Kanceri I kolonit, trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

Qëllimi:

a) Njohja me historin natyrale të kancerit të kolonit.

b) Njohja me mënyrat e trajtimit të kancerit të kolonit.

c) Roli infermieror në pacientë me kancer të kolonit.

d) Menaxhimi I kujdesit infermieror në pacientë me kancer të kolonit.

Objektivat:

1. Të identifikohen shkaqet dhe faktorët rriskues të kancerit të kolonit

2.Të evidentohet mënyra e përhapjes së kancerit në organizëm

3. Identifikimi i fazave të kancerit të kolonit

4. Identifikimi dhe listimi i testeve diagnostikuese të kancerit të kolonit

5. Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer

6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë të pacientëve me kancer të koloni

Page 3: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

2

Elona Gjoka

Falenderime

Së pari do doja të falenderoja stafin e fakultetit qe na përgatiti me dije

teorioko-praktike dhe na aftësoi për përgatitjen e këtij punimi.

Falenderoj drejtuesen petagoge Violeta Zanaj për orientimin dhe

mbështetjen për këtë studim.

Falenderoj familjen time për mbështetjen e vazhdueshme morale dhe

financiare.

Page 4: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

3

Elona Gjoka

Përmbajtja

Kapitulli I. HYRJE

Ceshte koloni…………………………………………………………7

Ceshte kanceri………………………………………………………..7

Epidemiologjia ……………………………………………………….8

Faktoret e rriskut………………………………………………………9

Fizpatologjia ………………………………………………………….12

Kapitulli II. FAZAT DHE STADET E KANCERIT

Fazat e kancerit……………………..……………………....…14

Stadet e kancerit………………………………………..…17

Kapitulli III. KLINIKA

Simptomat jospecifike………………………………..………18

Simptomat specifike ……………………………………..18

Kapitulli V.

Komplikacionet ………………………………………………19

Ekzaminimet …………………………………………………19

Parandalimi …………………………………………………..20

Trajtimi kirurgjikal……………………………………………23

Kapitulli VI. KUJDESI INFERMIEROR

Kujdesi infermieror……………………………………………27

Diagnozat infermierore………………………………………..28

Planifikimi i nderhyrjeve infermierore……………………..…30

Zbatimi i nderhyrjeve infermierore……………………………32

Perfundimet …………………………………………..…42

Page 5: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

4

Elona Gjoka

Abstrakti

Studimi i kësaj teme është bërë për shkak të incidences së lartë që ka kanceri i koloinit

në popullatë. Në këtë project janë marrë në studim një numër i konsiderueshëm

pacientësh të prekur nga ky kancer. Në bazë të ketij studimi është arritur në përfundimin

se grupmoshat më të prekura nga kanceri i kolonit janë kryesisht grupmoshat e treta.

Diagnostifikimi i hershem është mënyra më efikase për parandalimin e këtij kanceri. Ka

shum rëndësi vëzhgimi i pacientëve, këshillimi i tyre në lidhje me kujdesin në

vazhdimësi.

Fjalët kyce

Kancer => Është emërtimi i përgjithshëm i tumoreve malinj, të cilët shfaqen në

organizëm dhe qelizat e tyre rriten në mënyrë të pakontrollueshme.

Koloni => Koloni është pjes e sistemit të tretjes, është zorra me gjatësi 1.5-2 m e cila

vjen pas zorrës së hollë.

Polip => Tumoret beninje të zorrës së trashë janë quajtur polip.

Metastaza => Përhapja e qelizave kanceroze në organet e tjera të organizmit.

Page 6: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

5

Elona Gjoka

Hyrje

Cfarë është koloni?

Në aparatin tretës zorra me gjatësi 1.5-2 m e cila vjen pas zorrës së holle quhet kolon ose

zorra e trashë. Zorra e trashë është pjesa e fundit e tubit digjestiv e vendosur nga valvula

ileocekale deri në anus. Përbehet nga këto pjesë:

1. Cekumi

2. Kolon ascendens (zorra ngjitëse)

3. Kolon transverses (zorra transversal)

4. Kolon descendens (zorra zbritëse)

5. Kolon sigmoideum (në formën e gërmës S)

6. Rectum (zorra e drejtë)

Figura 1. Anatomia e kolonit.

Page 7: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

6

Elona Gjoka

Cfarë është kanceri?

Kanceri është sëmundje që prek të gjitha indet dhe organet e organizmit. Kanceri

ndodh atëhere kur qelizat e organizmit ndahen në mënyrë të pa kontrolluar. Rritja e

numrit të qelizave bëhet në mënyrë spontane dhe pa një qëllim të caktuar duke formuar

kështu një masë indi ose e quajtur ndryshe TUMOR. Tumoret mund të jenë beninj ose

malinj. Tumoret beninje janë jo kanceroze,rriten ngadalë dhe nuk përhapen tek pjesët e

tjera të trupit.Tumoret malinje janë kanceroze ,rriten me shpejtësi,në formën e masave

të crregullta dhe indi tumoral depërton në thellësi të indeve fqinje në formën e rrënjëve.

Epidemiologjia:

Kanceri i kolonit mbetet shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekshmërisë vecanërisht në

botën perëndimore. Ndaj mjekët gjithmonë rekomandojnë ekzaminimin dhe parandalimin

e kësaj sëmundjeje. Heqja e polipeve të kolonit ndihmon në parandalimin e kancerit të

kolonit. Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një

shërim dhe mbijetesë për presonin e prekur nga kjo sëmundje. Për sëmundjet e

avancuara trajtimi mbetet i pakënaqur, por mjeksia vazhdon të kryeje kërkime mbi këtë

fushë dhe trajtime të reja vazhdojnë të shfaqen. Tumoret e kolonit dhe rektumit janë në

rritje dhe dalin nga muret e brendshme të kolonit. Tumoret beninje të zorrës së trashë

janë quajtur polip, kurse tumoret malinje të zorrës së trashë janë quajtur tumor. Polipet

beninje përhapen në pjesë të tjera të trupit, mund të hiqen lehtësisht gjatë kolonoskopisë

dhe nuk janë të rrezikshem për jetën. Nëse polipet beninje nuk hiqen nga zorra e madhe,

ato mund te kthehen ne malinje (kanceroze), me kalimin e kohës. Kanceri I kolonit dhe

rektumit (referuar edhe si kancer kolorektal) mund të pushtoje dhe të dëmtoje indet dhe

organet ngjitur. Qelizat e kancerit mund të shkëputen dhe të përhapen në pjesë të tjera të

Page 8: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

7

Elona Gjoka

trupit (të tille si: mëlcia dhe mushkria). Përhapja e kancerit të kolonit te organet e largeta

quhet ’metastaze’ e kancerit te kolonit.

Shpeshtësia e kancerit kolorektal ndryshon në të gjithë botën. Është e zakonshme në

botën perëndimore dhe është e rrallë ne Azi dhe Afrikë. Në vendet ku njerëzit kanë

adoptuar dietat perëndimore, incidenca e kancerit kolorektal është në rritje.

Faktorët e riskut

Cdo gjë që rrit mundësinë e një sëmundje quhet faktor rrisku. Por duke pasur një faktor

rrisku nuk do të thotë se patjetër individi do te sëmuret më kancer.

Faktorët e rriskut përfshijnë:

Mosha

Mosha është një faktor rriskues në zhvillimin ose shfaqjen e kancerit kolorektal dhe më

te rriskuar janë pacientët mbi 50 vjec.

Herediteti

Një person me sfond gjenetik është një faktor I rëndësishëm, faktor rrisk në kancerin e

kolonit. Përafërsisht 20 % e kancereve janë të lidhur me një histori familjare të kancerit të

kolonit. Dhe 5% e kancereve të kolonit janë për shkak të trashëgimit të sindromës së

kancerit të kolonit.

Sëmundjet e zorrës:

- Polipe në kolon. Polipet e kolonit zhvillohen kur dëmtimet e

kromozomeve përsëriten në qelizat e shtresës së brëndshme të kolonit.

Normalisht, kromozomet e shëndetshme kontrollojnë rritjen e qelizave në

Page 9: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

8

Elona Gjoka

një mënyrë të rregullt. Kur kromozomet dëmtohen, rritja e qelizës bëhet e

pakontrollueshme dhe rezulton në mase të indit (polipet). Polipet e kolonit

janë fillimisht beninje. Pas disa viteve polipet e kolonit mund të dëmtojnë

kromozomet dhe të bëhen kancerogene.

- Kolit ulceroz: Koliti kronik ulceroz shkakton inflamacion të shtrësës së

brëndshme të kolonit dhe rreziku për kancer beninje është rritur. Rreziku

për shfaqen e kancerit tek një pacient me kolit ulceroz gjithashtu është I

lidhur te pozicionimi dhe te shtrirja e semundjes se tij apo saj.

- Ca te kolonit, rektumit. Kanceri I kolonit është një komplikacion I njohur

I kolitit kronik ulcerativ.

- Duhani I perdorur ne me shum se 35 vite.

Figura 2

- Dieta (përdorimi i tepruar i mishit shtazor)

Dieta e lartë me yndyrna dhe e ulët me fibra dhe kalcium predispozon në

Ca kolorektal. Prej kohësh është vënë re se disa lloje të Ca janë të shpeshta

në disa vende dhe popuj apo kontinente të caktuara dhe të rralla në disa të

tjera. Në shtetet me perqindje të lartë të Ca kolorektal, konsumi I yndyrës

nga popullata është shumë më I lartë se sa në shtetet me përqindje të ulët

Page 10: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

9

Elona Gjoka

të kancerit. Kanceri kolorektal p.sh. është shumë më I shpeshtë në

SH.B.A, Kanada dhe vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore.

Përkundrazi, ky lloj kanceri është shumë më I rrallë në vendë si: Japoni,

Kili, Portugalia, Izraeli apo disa fise të Afrikës Jugore. Nga ana tjetër

studimet epidemiologjike kanë provuar se kur banorët e këtyre vendeve të

fundit emigrojnë në Amerikë ose në Evropë dhe I përshtaten mënyrës

perëndimore të jetesës dhe të ushqyerjes ato sëmuren nga Ca kolorektal

pak a shume me të njejtën shpeshtësi sikurse popullata tjetër vendase. Kjo

provon se arsyeja e ndryshimit në shpeshtësinë e kancerit nuk lidhet me

faktorët gjenetikë apo të trashëguar, por me menyrën e jetesës dhe të

ushqyerjes.

Figura 3

Dieta e lartë me perime dhe ushqimet me fibra si: ushqimi I thatë prej

drithërash mund të clirojë në zorrë këto kancerogjene dhe ndihmon në

reduktimin e rezikut për Ca. Pra, dieta me përmbajtje të lartë kalorike, e

pasur me produkte të mishit dhe yndyrna shtazore dhe e varfër në fibra

(oriz, drithëra, bizele, barbunja, etj.) favorizon zhvillimin e Ca kolorektal

- konsumimi I alkolit: Alkoli është nje substancë e dëmshme për

organizmin.

Page 11: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

10

Elona Gjoka

Fizpatologjia

Fillimisht këto qeliza shfaqen si qeliza jo kancerogjene dhe që quhen polipe, të cilët me

kalimin e kohës mund të kthehen ne qeliza kancerogjene. Nëse nuk trajtohet apo nuk

hiqet një polip mund të jetë kërcënues per jeten, pasi kanceri i kolonit mund të metastazoj

dhe të dëmtojë organet përrreth.

Figura 4

Page 12: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

11

Elona Gjoka

Tre mënyrat e përhapjes së kancerit në organizëm.

Nëpërmjet indit.

Nëpërmjet sistemit limfatik.

Nëpërmjet gjakut.

Kur qelizat e kancerit largohen nga një tumor primar (origjinal) dhe udhëtojnë përmes

limfës së gjakut në vendet e tjera të trupit, formojnë një tumor tjetër (të mesëm), ky

proces quhet metastazë. Tumori i mesëm është njëlloj si kanceri primar.

Janë zbuluar gjithashtu edhe dy faktorë të rëndësishëm që mund të jenë shkak I tumoreve.

a. Sëmundja Crohn

b. Koliti ulceroz

Faktorë të tjerë janë dy sëmundje gjenetike:

a. Sindromi Lynch që prek zonën rektale

b. Polipozis edematoz familjar

Page 13: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

12

Elona Gjoka

Fazat dhe stadet e kancerit

Fazat e kancerit

Pasi kanceri I kolonit është diagnostikuar, ekzaminimet janë bërë për të gjetur nëse

qelizat e kancerit janë përhapur brenda kolonit ose në pjese të tjera të trupit. Procesi i

përdorur për të gjetur nëse kanceri është përhapur brenda kolonit ose në pjese të tjera të

trupit quhet skemë. Informacioni I mbledhur nga procesi përcakton fazën e sëmundjes.

Është e rëndësishme të dimë fazën në mënyre që të planifikojmë trajtimin.

Fazat e mëposhtme janë përdorur për kancerin e kolonit.

Faza 0 ( tumor në situ)

Kanceri gjendet vetëm në shtresën më të brendshme mbështjellëse të kolonit ose rektumit.

Karcinoma “in situ”, është një emër tjetër për kancerin kolorektal të fazes 0.

Page 14: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

13

Elona Gjoka

Faza 1

Tumori është zhvilluar në murin e brendshëm të kolonit ose rektumit. Tumori nuk ka kaluar

përmes murit.

Page 15: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

14

Elona Gjoka

Faza 2

Tumori është zgjeruar edhe më thellë në ose përmes murit të kolonit ose rektumit. Ajo mund të

ketë pushtuar indin në afërsi, por qelizat e kancerit nuk janë shpërndarë në nyjat limfatike.

Faza 3

Kanceri është shpërndarë në nyjat limfatik në afërsi, por jo në pjesët tjera të organizmit

Page 16: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

15

Elona Gjoka

Faza 4

Kanceri është shpërndarë në pjesët tjera të organizmit, si mëlçi ose mushkëri.

Stadet e kancerit

Klasifikimi i stadeve mbështetet në sistemin ndërkombëtar

TNM. Me këtë rast gjykohet mbi zgjerimin e tumorit

(T), invadimin e nyjave limfatike (N) dhe eventualisht

metastazat e pranishme (M).

Kanceri i zorrëve klasifikohet : T0, T1, T2, T3, T4, N0, N1, N2, M0, M1.

T0 S’ka prezencë tumori

Page 17: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

16

Elona Gjoka

T1 Tumori është i kufizuar në shtresën më të brendshme

të murit të zorrës

T2 Tumori është përhapur deri në shtresën muskulore

të murit të zorrës

T3 Tumori është përhapur nëpër të gjitha shtresat

e murit të zorrës

T4 Tumori ka depërtuar në indet fqinje

N0 Nuk ka nyja limfatike të invaduara

N1 Tumori ka invaduar një deri tre nyja fqinje limfatike

N2 Tumori ka invaduar katër ose më shumë nyja

fqinje limfatike

M0 Nuk ka metastaza

M1 Metastaza në organe të tjera

Page 18: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

17

Elona Gjoka

KLINIKA

Siptomat e kancerit te kolonit

Kanceri i Kolonit mund të shfaqet disa vite më parë se të shfaqen simptomat. Fillimisht

pacientët mund të kenë shfaqen e disa shenjave dhe simptomave te pergjithshme ose

ndryshe jospecifike, kohë me vonë pacientit i shfaqen simptomat tipike të kancerit.

Simptomat jospecifike :

- lodhje - anoreksi

- humbje ne peshe - dhimbje barku

- vështirësi në frymemarrje - diarre ose kostipacion

Simptomat tipike :

- crregullim i tanzitit intenstinal - ndjenja e mosboshatisjes së zorrës

- Dhimbje të forta abdominale - të vjella

- fece me përmbajtje gjaku - hemoragji rektale

-Konstipacion - tenezma

- dhimbje të shpeshta të zorrëve, kërcitje apo dhimbje barku

- Fryrje barku kryesisht në zonën rreth umbelikulit.

Page 19: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

18

Elona Gjoka

Komplikacionet :

Disa nga komplikacionet e Kancerit të Kolonit janë :

- Peritoniti akut i cili shfaqet si rezultat i shpimit të zorrës nga tumori

- Hemorrragjia rektale vjen si rezultat i invadimit te tumorit ne enet e

gjakut

- Bllokim te zorrë

- Shtypje të organeve fqinje si : uretra, fshikëza urinare si rezultat i rritjes së

masës tumorale, duke shfaqur kshu hernien inguinale.

Ekzaminimet :

Në ekzaminimet kryesore të Kancerit të Kolonit përmendim :

Tushe rektal : ky ekzaminim kryhet duke futur gishtin në rektum për të parë nëse

është e pranishme ndonjë masë tumorale apo polip.

Biopsia : ky ekzaminim konsiston në marrjen e disa qelizave nga masa tumorale

për ti ber studimin ne laburator nga patologu.

Irrigografia ose irrigoskopia-klizma me barium: është një ekzaminim shum i

saktë që bëhet për te zbuluar anomalitë e ndryshme të zorrës.

Page 20: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

19

Elona Gjoka

Sigmoidoscopia : kjo procedure shërben për të parë pamjen brenda te rektumit

per kancer.

Kolonoskopia: Është një procedurë që shërben për të parë pamje brenda rektumit

dhe kolonit për polipe, zona jonormale ose kancer. Kolonoskopi është një tub I

hollë I imët,I shndritshëm me një lente për të parë gjithë traktin e kolonit që futet

përmes rektumit brenda në kolon. Ai gjithashtu mund të ketë një mjet për të hequr

polipë ose një ind të thjeshtë . Kjo metodë mund të diagnostikojë kanceret e

kolonit potencialisht të kurueshëm që u kanë shpëtuar teknikave të tjera

diagnostikuese.

Rezonanca magnetike nukleare (RMN) : Është një procedurë që përdor kampione

magnetike ,radium dhe një kompjuter për të përpunuar pamje të detajuara të

strukturave të brendshme të kolonit.

Radiografia e toraksit: Është një radiografi e organeve dhe e kockave që gjenden

në toraks. Rrezet-x janë në gjendje të përshkojnë trupin dhe të fiksohen në një

shtresë duke shfaqur në këtë mënyrë pamje të strukturave të organizmit.

Analiza gjak komplet:Me kete analizë gjaku vlerësojmë:

o Numrin e eritrociteve,leukociteve dhe trombociteve

o Nivelin e Hb(hemoglobinës,proteinë që transporton O2 në eritrocite)

o Ht (hematokriti ,përqindjen e eritrociteve në gjak

Page 21: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

20

Elona Gjoka

DIAGNOZA

Për vendosjen e diagnozes mund te perdorim testet dhe procedurat e mëposhtme:

1. Irrigografi

2. Kolonoskopi

3. a. CEA

b. CA- 19

4. Biopsia e nyjeve limfatike.

5. CT skan (CAT skan )

6. Laparotomi ( kirurgji)

Page 22: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

21

Elona Gjoka

Parandalimi I kancerit të kolonit

Fatkeqësisht kanceri I kolonit mund të jetë plotësisht I përhapur përpara se ai të jetë

zbuluar. Shërbimi më I mirë për parandalimin e kancerit të kolonit është zbulimi herët

dhe heqja e polipeve prekanceroze përpara se ata të kthehen në kanceroze. Madje në

rastet ku kanceri është I zhvilluar ,zbulumi herët përmirëson ose rrit mundësinë e kurimit

me heqje kirurgjikale përpara se semundja të përhapet në organet e tjera të trupit.

Disa rregulla të thjeshta të vendosura nga Instituti Nacional I Kancerit për

parandalimin e këtij tumori:

- Redukto konsumin e yndyrnave shtazore në 30% nga kaloritë totale.

- Konsumo vazhdimisht fruta dhe perime.

- Kufizo alkoolin në një gotë vere në ngrënie.

- Dobësohu nëse je obez,të evitohet dhjamosja.

- Të rrisë përdorimin e fibrave.

- Kufizo në maksimum konsumin e ushqimeve me konservantë ose të tymosura.

Page 23: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

22

Elona Gjoka

TRAJTIMI DHE EFEKTET ANESORE

Zgjidhjet e trajtimit në rastin e kancerit kolorektal varen nga vendndodhja e tumorit

(kolon ose rektum) dhe nga shkalla e sëmundjes. Trajtimi për kancer kolorektal mund të

përfshijë operacionin, kimioterapinë, terapinë biologjike ose terapinë rrezatuese. Disa

njerëz kanë trajtim të kombinuar.

Trajtimi i kancerit mund të jetë lokal ose sistemik.

Terapia lokale: Operacioni kirurgjik dhe terapia e rrezatimit janë terapi lokale.

Ata largojnë ose shkatërrojnë kancerin në ose afër kolonit dhe rektumit. Kur

kanceri kolorektal shpërndahet në pjesë të tjera të organizmit, terapia lokale mund

të përdoret për të kontrolluar sëmundjes në këto zona specifike.

Terapia sistemike: Kimioterapia dhe terapia biologjike janë terapi

sistemike. Barnat futen në qarkullimin e gjakut dhe e shkatërrojnë ose

kontrollojnë kancerin përmes organizmit.

Page 24: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

23

Elona Gjoka

Terapite lokale :

Kirurgji: Operacioni kirurgjik është trajtimi më i shpeshtë te kanceri kolorektal.

Ekzistojnë disa mënyra të ndërhyrjes kirurgjike:

Kolonoskopia: Përmes kësaj metode mund të largohet ndonjë polip i vogël

malinj nga koloni ose pjesa e sipërme e rektumit. Disa tumore të vogla në pjesën e

poshtme të rektumit po ashtu mund të largohen përmes anusit tuaj pa kolonoskop.

Laparoskopia: Fazat e hershme të kancerit të kolonit mund të largohen me

ndihmën e një gypi të hollë të ndriçuar (laparoskop). Gypi futet në kolon përmes

disa prerjeve që bëhen në abdomen. Përveç tumorit mjeku largon edhe një pjesë të

shëndetshme përreth tumorit. Nyjat limfatike në afërsi mund po ashtu të largohen.

Kirurgu kontrollon edhe pjesën tjetër të zorrës dhe mëlçinë tuaj për të parë nëse

kanceri është shpërndarë edhe ty.

Operacioni i hapur: Kirurgu krijon një prerje të madhe në abdomenin tuaj për

të larguar tumorit dhe një pjesë të afërt të shëndetshme të kolonit dhe rektumit.

Disa nyje limfatike në afërsi po ashtu largohen. Kirurgu do të kontrollojë edhe

pjesën e mbetur të zorrës dhe mëlçisë për të parë nëse kanceri është shpërndarë.

Rrezatim: Terapia rrezatuese përdor rreze me energji të lartë për të shkatërruar

qelizat kanceroze. Ajo prek qelizat në të gjithë zonën e trajtuar.

Rrezatimi i eksternal (i jashtëm): Rrezatimi vjen nga një makinë e

madhe jashtë trupit. Lloji më shpeshtë i makinës së përdorur për terapi

rrezatuese quhet akcelerator linear. Shumica e pacientëve duhet të shkojnë

Page 25: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

24

Elona Gjoka

në spital ose klinikë për këtë lloj trajtimi. Trajtimi zakonisht zgjatë pesë

ditë çdo javë për katër ose gjashtë javë.

Rrezatimi internal ose i brendshëm (rrezatim i implantuar ose

brankioterapi): Rrezatimi te ky test vjen nga materiali radioaktiv i cili

mbush gypa të hollë të cilët vendosen drejtpërdrejt ose në afërsi të tumorit.

Pacienti qëndron në spital dhe impiantet në përgjithësi qëndrojnë aty për

disa ditë. Ato -zakonisht largohen pasi pacienti të shkojë në shtëpi.

Terapia e rrezatimit intraoperativ: Në disa raste rrezatimi jepet

edhe gjatë ndërhyrjes kirurgjike.

Terapia sistemike:

1. Trajtim hormonal: Këto barna përdoren për të parandaluar rritjen e qelizave

të kancerit, pra duke parandaluar qelizat për marrjen e sinjaleve të nevojshme për

rrrtjen e tyre të vazhdueshme.

2. Terapia në shenjester: Kjo klase e barnve është relativishte e re në trajtimin

e kancerit

3. Antitrupat: Ky trajtim përfshin përdorimin e antitrupave për të sulmuar qelizat

e kancerit. Antitrupat janë proteina natyrale në trupin tonë, antitrupat që përdoren

për trajtimin e kancerit janë prodhuar për përdorim si droga. Antitrupat mund të

punojnë nga mekanizma të ndryshëm psh. duke shkaktuar vdekjen e drejtpërdrejtë

të qelizave. Për shkak të vecantisë së tyre, antitrupat mund të mendohen si një lloj

i vecantë frenues.

4. Vaksinat: Qëllimi i vaksinave është te stimulojnë mbrojtjen e trupit kundër

kancerit. Vaksinat zakonisht përmbajnë proteina, trajtimi synon te rrisë reagimin e

trupit kundër qelizave të kancerit

Page 26: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

25

Elona Gjoka

Efektet anesore

Meqë trajtimi i kancerit shpesh dëmton edhe qelizat dhe indet e shëndetshme, efektet

anësore janë të shpeshta. Efektet anësore varen kryesisht nga lloji dhe kohëzgjatja e

trajtimit. Efektet anësore mund të mos jenë të njëjta për çdo person dhe ata mund të

ndryshojnë nga një seancë në tjetrën.

Efektet anësore të radioterapisë:

- nauze - të vjella

- djegie dhe irritim në zonën e semurë - lodhje

- urinim i shpesht - vështirësi ne urinim

Efektet e radioterapise kur bëhet për një kohë të gjatë:

- urinim i shpeshtë - prezenca e gjakut në urinë dhe fece

- infertilitet dhe impotencë

Page 27: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

26

Elona Gjoka

KUJDESI INFERMIEROR

Kujdesi infermieror në kancerin i kolonit

Vlersimi i të dhënave.

1. intervista me pacientin

Infermierja interviston pacientin dhe pyet për përshkrimin e simptomave që kërkojnë

kujdes infermieror. Nëse pacienti ka dhimbje abdominale,pyetet për karakteristikat e

saj,shkallën e dhimbjes dhe nëse ajo është e lidhur me marrjen e ushqimit ose aktivitetet.

Pyetet pacienti nëse ka ndryshim në zakonet personale nëse ka,ku është ndryshimi

ekzaktësisht ,a ka vërejtur prani të gjakut ose mukusit në fece? Pyetet nëse ka humbje në

peshë dhe nëse po, sa shumë ka rënë në peshë dhe për sa kohë ka ndodhur kjo rënie

Pyetet pacienti për ushqimin që konsumon cdo ditë (sasinë dhe përbërjen e ushqimeve).

Pyetet pacienti nëse ka pasur lodhje të tepërta kohët e fundit, a ka dremitje gjatë ditës dhe

a është I aftë të flejë mirë gjatë natës.

Pacienti pyetet edhe për sëmundje të kolonit si: koliti ulceroz, Morbus Crohn.

Nga te dhënat e marra infermierja nxjerr një histori të pacientit rreth stilit të tij të jetës:

Pi duhan

Konsumon alkool

Kryen ushtrime

Preferencën e tij ushqimore. Janë frutat dhe perimet pjesë e dietës së tij të

përditshme, sa shpesh e konsumon mishin me yndyrë, produktet e bylmetit

(gjalpë,djathë,akullore) dhe “ushqimet e gatshme” (patate chips, cokollata)?

Përballimin e situatatave stresante.

Page 28: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

27

Elona Gjoka

Pyetet pacienti nëse dikush nga familja ka vuajtur nga sëmundje kanceroze kryesisht nga

kancer I kolonit.

2. Ekzaminimi fizik

Gjatë ekzaminimit fizik infermierja:

Shikon konturet e barkut, vëren për ndonjë fryerje ose asimetri.

Palpon abdomenin për zona të tendosura, për ndonjë masë, për butësinë ose fortësinë.

Perkuson abdomenin në të gjitha kuadratet për të vërejtur ndonjë tingull të dobët ose të

fortë që mund të indikojë praninë e një mase në një zonë të gjerë.

Auskulton për zhurma në zorrë dhe shënon frekuencën dhe karakteristikat e tyre.

Ekzaminon fecet për paraqitjen dhe prezencën e gjakut në fece.

Diagnozat infermierore

Bazuar në vlerësimin e të dhënave, diagnozat infermierore për pacientin mund të

përfshijnë:

Periudha preoperative:

Ankth lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale dhe diagnozën e kancerit.

Alterime të komfortit, dhimbje lidhur me komprimimin e shtresës sekondare nga

obstruksioni.

Alternime në ushqyerje, marrje më pak se sa nevojat lidhur me nauzet dhe

anoreksine.

Rrezik per deficit lengjesh lidhur me te vjellat dhe dehidrimin.

Periudha postoperative :

Rrezik per infeksion lidhur me kontaminimin e mundshem te kavitetit abdominal

gjate procedurave kirurgjikale.

Page 29: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

28

Elona Gjoka

Mungese njohurish rreth diagnozes, procedures kirurgjikale dhe vetekujdesjes pas

daljes nga spitali.

Demtim I integritetit te lekures lidhur me incizionin kirurgjikal(abdominal dhe

perianal) dhe formimin e nje stome.

Planifikimi I nderhyrjeve

1. Reduktimi I ankthit

2. Reduktimi I dhimbjes

3. Mbajtja e nje niveli te kenaqshem te ushqyerjes

4. Mbajtja e balances hidroelektrolitike

5. Parandalimi I infeksionit

6. Rritja e nivelit te njohurive te pacientit rreth diagnozes,procedures kirurgjikale

dhe vetekujdesjes pas daljes nga spitali

7. Mbajtja e nje indi te shendetshem rreth stomes

Zbatimi I nderhyrjeve

Reduktimi I ankthit

Identifikohet niveli I ankthit tek pacienti (I lehte, I moderuar, I ashper). Sigurohet

mbështetje gjatë eforteve. Përcaktohet koha e privatësise për pacientin nëse

dëshiron për meditim, relaksim, ushtrime. Percaktohet ndarja e kohës, kur të

qendrojë me pacientin që ai të shprehet ose të bëjë pyetje duke I siguruar

mbështetje emocionale.

Sigurohet kontakt me nje pjesëtare të familjes nëse ai/ajo dëshiron, duke caktuar

një kohe për familjen. Vendoset një takim me mjekun dhe infermiern nëse

pacienti ka dëshire të diskutojë me ta në lidhje me trajtimin/prognozën. Sigurohet

besim dhe mirëkuptim gjatë bisedës. Ndërmeret një pozicion relaksues dhe I

Page 30: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

29

Elona Gjoka

rehatshëm. I shpjegohen testet dhe procedura trajtuese në nje nivel që pacienti të

kuptoje qartë. Vlerësohen nevojat e pacientit, njohuritë që ka dhe sa ka nevojë të

dijë.

Reduktimi I dhimbjes

Administron analgjezik sipas pershkrimit te mjekut. Krijon nje mjedis te

pershtatshem per relaksim me nje ndricim te ulur. Ul zerin e televizorit ose radios,

kufizohen vizitoret ose telefonatat. Propozon masa te pershtatshme per komfortin

si: ndryshim te pozicionit, ferkim I shpines, largim I vemendjes dhe teknikat

relaksuese.

Mbajtja e nje niveli te kenaqshem te ushqyerjes

Nëse gjendja e pacientit lejon një dietë të lartë në kalori, proteina dhe

karbohidrate, para ndërhyrjes operatore ajo duhet te ulet per shtate dite ne menyre

qe te ulet peristaltika e tepert dhe te minimizohen krampet. Nje diete e pasur me

lengje mund te pershkruhet 24 ore para nderhyrjes. Ushqyerja totale parenterale

udhezohet per disa paciente ne menyre qe te meren te gjitha lendet ushqyese,

vitaminat dhe mineralet. Mbahet shenim pesha cdo dite dhe njoftohet mjeku nese

pacienti vazhdon te bjere ne peshe, nderkohe qe ushqehet ne rruge parenterale.

Parandalimi I infeksionit

Administrohen antibiotikë sipas përshkrimit,të tille si:

Kanamycin,sulfate,eritromicin dhe neomycin sulfat për të reduktuar bakteret

intestinale ,në përgatitje për ndërhyrje të zorrës. Këto medikamentë jepen nga

goja,në menyrë që të reduktojë perqindjen bakteriale të kolonit. Si shtesë zona

mund të jetë pastruar nga laksativët,klizma ose irrigimi I kolonit.

Page 31: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

30

Elona Gjoka

Kujdesi për plagën

Ekzaminohet shpesh plaga abdominale gjatë 24 orëve të para,duke u siguruar që

ajo është e shëruar pa komplikacionet e mëposhtme:

Infeksion

Hapje e plagës

Hemoragji

Edema të dukshme

Ndryshohen garzat sipas nevojes per te parandaluar infeksionin. Mesohet pacienti si te

ruaje plagen gjate kollitjes dhe frymemarjes se thelle,per te minimizuar presionin ne

buzet e incizionit. Monitorohen shenjat vitale per rritje te tyre si:temperature,

pulsi,respiracioni,pasi mund te tregojne per prani te infeksionit. Nje temperature me e

larte se 38.3oC duhet raportuar tek mjeku.

Ekzaminohet stoma per :

Edema

Ngjyren

Rrjedhjen

Hemorragji

Pastrohet lekura peristomale me lehtesi,thahet me delikatese dhe kujdesemi qe te

parandalojme irritimin.

Page 32: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

31

Elona Gjoka

Rezultatet e pritshme:

a) ulja e ankthit te pacienti

b) lehtësimi i dhimbjes

c) rregullimi i balancës hidrike

d) një nivel optimal ushqyerje

e) shmang infeksionin

Page 33: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

32

Elona Gjoka

Statistiksa te kancerit te kolonit

--Studimi është kryer në një periudhë kohore Dhjetor 2013-Mars 2014. Këtu u përfshinë

22 pacientë të hospitalizuar pranë shërbimit të kirurgjisë,QSUT. Punimi u mbeshte në

kartelat klinike, në të dhënat infermierore dhe të dhënat amnestike mbi faktorët e riskut.

Në studim u morën pacientë që rezultonin me diagnozë klinike, irrigografi, kolonoskopi.

-- Pacientet u ndanë në bazë të seksit, moshës, profesionit, faktorët e riskut, rezultateve

laboratorike.

--Të dhënat janë paraqitur në tabela dhe grafike sipas kritereve te përcaktuara më lart.

Page 34: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

33

Elona Gjoka

Grafiku Nr.1 Ndikimi I gjinisë në incidencën e kancerit të kolonit.

Meshkujt janë më të predispozuar për kancer të kolonit se femrat.

Page 35: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

34

Elona Gjoka

Tabela Nr.1 Ndikimi i moshës në incidencën e kancerit të kolonit.

Grafiku Nr. 2 Paraqitja grafike e ndikimin të moshës në incidencën e

kancerit të kolonit.

Mosha 40-49 50-59 60-69 70-80 Totali

Nr.pacientëve 2 ( 9.1%) 3 (13.6%) 6 (27.3%) 11 (50%) 22 ( 100 %)

Page 36: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

35

Elona Gjoka

Tabela Nr.2 Incidenca e kancerit të kolonit sipas gjinisë dhe diagnozës.

Numri I pacienteve sipas llojit të kancerit

Diagnoza Femra Meshkuj Total %

Koloni sigmoid 2 4 6 27.30%

Koloni deshedent 0 1 1 4.50%

Koloni transversal 0 0 0 0%

Koloni ashedent 1 1 2 9.10%

Kanceri kolorektal 2 9 11 50%

Kanceri anorektal 1 1 2 9.10%

Total 6 16 22 100%

Page 37: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

36

Elona Gjoka

Tabela Nr.3 Simptomat që kanë shfaqur pacientët e hospitalizuar.

SIMPTOMAT % E SHFAQJES

Dhimbje barku 78%

Diarre 78%

Konstipacion 63%

Anemi 55%

Renie ne peshe 50%

Gjak ne fece 48%

Nauze / te vjella 10%

Page 38: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

37

Elona Gjoka

Grafiku Nr.3 Paraqitja grafike e siptomave.

Page 39: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

38

Elona Gjoka

Grafiku Nr. 1

Në studimin tonë u përfshinë 22 pacientë me kancer të kolonit.

Sic shihet nga grafiku në këtë punim, seksi mashkull zë një vend predominues

ngaj atij femer.

E shprehur kjo në përqindje M (72.7 5) e F (27.3 %).

Tabela Nr.1

Sic shihet nga tabela sëmundja e kancerit të kolonit prek kryesisht grup moshat

mbi 70 vjec, përkatësisht 50 % , gjithashtu dhe grup moshat 60-69 vjec

përkatësisht 27.3 % te tyre, me një total për këto grup mosha me 77.3 % të

rasteve.

Tabela Nr. 2

Në tabelën nr.2 shihet se numri I rasteve ishte më i larte në kancerin rectal. Nga

22 raste totale 50 % e pacienteve janë të prekur nga kancerit kolorectal dhe 27.3

% të pacienteve janë të prekur nga koloni sigmod.

Page 40: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

39

Elona Gjoka

Tabela Nr.3

Po ti hedhim një vështrim tabelës nr.3 do të vëme re siptomat më të shpeshta që

pacientët kanë shfaqur janë: dhimbja e barkut dhe diarra zënë përqindjen më të

madhe të simptomave, përkatësisht 78 % .

Simptomat e tjera janë : kostipacioni 63 %, anemi 55 %, rënie në peshë 50 %,

gjak në fece 48 %, dhe nauze e të vjella 10 %.

Page 41: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

40

Elona Gjoka

PËRFUNDIME

Në bazë të rezultateve të studimit mund të mxirren përfundime të rëndësishme si:

I. Kanceri I kolonit është sëmundje shumë e shpeshtë që është vërejtur më shumë

në femra se në meshkuj.

II. Gjatë kujdesit infermieror ka shumë rëndësi aplikimi I terapisë dhe kujdesi ndaj

plagës dhe në vecanti ndaj kolostomisë kur ajo është prezente.

III. Si detyre e spitalit duhet të ekzistojnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme për Ca

e kolonit në menyrë që të bëhët diagnostikimi në kohë I tij nepermjet

bashkepunimit mjek-infermier-pacient.

IV. Nga te dhenat e mesiperme nxjerrim ne konkluzion qe diagnostikimi I hershem

eshte menyra me efikase per parandalimin e Ca te kolonit.

V. Eshte shumë e rëndësishme që të bëhet ndjekja në vazhdimësi e pacientëve dhe

t’u jepen këshilla në lidhje me kujdesin në vazhdimësi.

Page 42: UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I … · 2018-10-07 · Zbulimi i hershëm i kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe mbijetesë

Kanceri i kolonit,trajtimi kirurgjikal dhe kujdesi infermieror.

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

41

Elona Gjoka

Bibliografia

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

Giovanni Neri, “Genetica umana e medica” Milano, 2010

3. Robbins e Cotran, “Le basi patologiche delle malattie” Torino, Milano,

2008

Mariuzzi, “Anatomia patologica e correlazione anatomo-cliniche” Padova

2006

4. Harrison, “Principi di Medicina Interna” Neë York-Milano, 2006

5.Giogio Cittadini, “Diagnostica per immagini e radioterapia” 2008

6. Dionigi “Basi teorichi e Chirurgia generale-Chirurgia specialistica”

Padova 2006

7. Brunton, Laco, Parker, Libro “Goodman & Gilman”, “Le basi

farmacologiche delle terapia” 2006

8. Bertram G “Farmakologia generale e clinica”, Padova 2006