U binjakëzua shkolla fillore,,Ilaz Thaçi’’-Hani
i Elezit me shkollën fillore,,Besëlidhja e
Malësisë’’-të qytetit të Bajram Currit
Me 6 maj të vitit 2006,delegacioni i arsimtarëve të shkollës
fillore ,,Ilaz Thaçi’’ nga Hani i Elezit,në përbërje të drejtorit
z. Nazim Laçit dhe mësimdhënësve: Selman Currit,Sahit
Shytit,Mendu Reçit,Safet Bushit, Akif Shkretës,Burhan Kalisit dhe
Basri Dernjani,në qytetin e Bajram Currit-Shqipëri u takuan me
stafin udhëheqës të shkollës fillore ,,Besëlidhja e Malësisë’’të
qytetit të Bajram Currit, të cilin delegacion e udhëheqte drejtori i
,,Beslidhjes...’’ Agron Zenelaj dhe zëvendës drejtorët Zyra
Berisha,Can Kucaj dhe Rivë Qerimaj dhe pas njoftimeve
reciproke,këto dy shkolla fillore u binjakëzuan ku siç u tha për
shkëmbim përvojash në mes dy shkollave në procesin edukativo-
arsimor,duke plotësuar kështu një vakum të madhë,që armiku
shekullor i shqiptarëve,pushtuesi serb, e kishte ndërprerë qe një
shekull.
Delegacionet e këtyre dy shkollave në zyret e shkollës
,,Besëlidhja e Malësisë’’,biseduan një kohë të gjatë ngrohtësisht dhe
udhëheqësit e shkollave Nazim Laçi dhe Agron Zenelaj secili foli
për numrin e nxënësve,arsimtarëve,kualitetin arsimor dhe
ballafaqimet e tyre me problemet e procesit edukativ.
vetë,madje inkurajojnë që këto iniciativa t`i marrin edhe shumë
shkolla tjera të Kosovës dhe institucione të ndryshme.
Sh.f."Besëlidhja e Malësisë"-Bajram Curri
Shkolla fillore "Ilaz Thaçi" Hani i Elezit
Shkolla jonë punën edukative-arsimore e filloi menjëherë pas
LDB në vitin 1946 ,
në një objekt të vjetër dhe në kushte mjaft të vështira , por me dëshirë
të madhe për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja. Në
fillim kishte pak nxënës , por numri i tyre rritej çdo vit. Kështu sot
shkolla numron 1197 nxënës me 65 puntor. Në kuadër të saj janë
edhe tri paralele fizike : e Burimit,Kryenikut dhe Puseve të Nikës.
Duhet cekur se nga ky vit shkollor (2005/06) nga shkolla jonë
janë pavarësuar Gurana dhe Paldenica. ILAZ THAÇI
U lind në fshatin Kryenik më 11.02.1969 . Shkollën fillore
katër klasëshe e kreu në vendlindje, kurse tetëvjeqaren e plotë e
përfundoi në Guranë.Shkollimin e mesëm e vazhdoi në gjimnazin “
Skenderbeu” në Kaçanik ku e kreu me sukses.Pas kryerjes së
gjimnazit u regjistrua në SHLP në Gjakovë në degën Biologji-Kimi.
Për shkak se arsimin shqip viteve të 90-ta e kaploi një krizë
kuadrash për rrethanat e kohës, Ilazi ndërpreu studimet dhe nisi
punën si mësimdhënës në fshatin e vetë .Me mbylljen e shkollës
Ilazi ishte ndër arsimtarët e parë të kësaj shkolle që pa hamendje
rroku pushkën dhe ju bashkangjit UÇK-ës me të vetmin qëllim që
njëherë e përgjithmonë pushtuesin serb ta largoj nga këto
troje.Lufta përfundoi me sukses , okupatori serb u largua dhe Ilazi
përsëri ju këthye punës me ditar.Mirëpo fati i popullit ton ishte i
tillë .Filloi lufta e vëllazërve tonë në Maqedoni .Ilazi pa u
hamendur iu bashkangjit radhëve të Ushtrisë Çlirimtare
Kombtare.Ishte i pa lodhur ,sepse tërë natën ishte në vijën e frontit
,ndërsa ditën me ditar në dorë pranë nxënësve të tij të dashur .29
marsi i vitit 2001 ishte një ditë e kobshme jo vetëm për fshatin
Kryenik ,por për tërë popullin shqiptar. Këtë ditë ushtria sllavo-
maqedonase në pamundësi për ti thyer ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare
Kombtare filloi granatimin e fshatit Kryenik.Mësuesi Ilaz duke
pare rrezikun,shpejt e shpejtë largoi nxënësit nga Shkolla ,ndërsa
vetë ndalet në oborrin e shkollës duke biseduar me gazetarin anglez
Karen Llavton.Në at moment një granatë bie shumë afër duke marr
jetën mësuesit Ilaz, gazetarit anglez Lavton si dhe bashkluftarve të
Ilazit, Baki Krasniqit dhe Arif Thaqit.
Shkolla jonë e feston 29 MARSIN si ditë e shkollës.
Shk.fill."Ilaz Thaçi"-Hani i Elezit
Mikëpritësi u dëshiron mirëseardhje mysafirve.
Pas binjakëzimit:drejtori Nazim Laçi i dorëzon Agron Zenelajt një dhuratë modeste me foton e Hanit të Elezit
Drejtori Agron Zenelaj,falënderon për dhuratën e marrë
Foto në zyrën e drejtorit
Foto e përbashkët në korridorin e shkollës
Dashamirët e lëndës së fizikës:foto në muret e shkollës
Foto pranë objektit shkollor,,Besëlidhja e Malësisë’’
Se e ardhja iu takon brezave që vijnë pas,në foto është edhe Abedin Curri parafillor me delegacionin e shkollës "Ilaz Thaçi"
Kujtime që nuk bënë të harrohen
Shkolla fillore ,,Besëlidhja e Malësisë’’- Bajram Curr
Pas binjakëzimit: Një foto pranë heroit Bajram Curri,
emrin e të cilit e mban edhe qyteti
O Bajram, bajrak i gjallë...
Se kjo ditë vërtetë ishte një ditë e shënuar dhe e begatshme
kombëtare,tregon edhe fakti se pas binjakëzimit të shkollave shqipe,Shoqëria
Kulturore Artistike ,,Sharri’’ nga Hani i Elezit,në orën 17,00 të kësaj dite,në
shtëpinë e kulturës së qytetit të Bajram Currit, organizoi një koncert festiv,ku
pos strukurave arsimore dhe qytetarëve të shumtë,mori pjesë edhe kryetari i
Bashkisë së Bajram Currit, zotëri Isa Memija.Koncertit të SHKA,,Sharri’’
iu bashkangjitën edhe antarët e ansamblit ,,Dardania’’ të Bajram Currit.
SHKA "Sharri" duke shfaq program
Delegacionet e dy shkollave bashkë me kryetarin e bashkisë së Tropojës z.Isa
Memia dhe kryetarin e SHKA " Sharri" z. Mehmet Ballazhi përcjellin
programin
Drejtorët e dy shkollave Z.Deli Metalija iniciator i binjakëzimit
bashk me z.Shaban Çupi , gazetar