Top Banner
AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT TEZA ME PERGJIGJET KONTABILITETI, RAPORTIMI FINANCIAR DHE ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE I. KONTABILITETI I PERGJITHSHEM FINANCIAR (70 PIKE) Ushtrimi 1 ( 5 pike) Njesia ekonomike Drini sh.p.k. do te jape me qira nje automjet me vlere tregu 2,000,000 leke. Afati i qirase eshte 10 vjet, jeta e dobishme e mbetur eshte 10 vjet, pagesa e qirase per 10 vjet do te jete 1,500,000 leke (duke perfshire dhe interesin 2% ne vit), ndersa çmimi i shitjes se automjetit i rene dakord ne daten e lidhjes se kontrates se qirase eshte 2,000,000 leke. Parapagimi i kerkuar nga qiramarresi eshte 200,000 leke, garancia e kontrates nga shoqeria e sigurimit eshte 50,000 leke . 1. Sa do te jete vlera minimale e qirase ? 2. Sa do te jete kesti i pageses se qirase qe qiramarresi duhet te paguaje ne vitin e pare ? Pergjigja: 1. Kontrata e qirase nenshkruar nga shoqeria Drini sh.p.k. nuk ploteson kushtet e qirase financiare pasi shoqeria nuk ka transferuar rreziqet dhe perfitimet ne lidhje me mjetin tek qiramarresi pasi: 1) cmimi i blerjes se automjetit ne fund te periudhes se qirase eshte i larte dhe si rrjedhim kjo do ta bente qiramarresin te painteresuar per te ushtruar opsionin e blerjes se mjetit ne perfundim te kontrates se qirase. 2) Gjithashtu, afati i qirase eshte 50% e totalit te 1
32

Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Nov 01, 2014

Download

Documents

Lorena Balla

kontabilitet
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMITTEZA ME PERGJIGJET

KONTABILITETI, RAPORTIMI FINANCIAR DHE ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE

I. KONTABILITETI I PERGJITHSHEM FINANCIAR (70 PIKE)

Ushtrimi 1 ( 5 pike)

Njesia ekonomike Drini sh.p.k. do te jape me qira nje automjet me vlere tregu 2,000,000 leke. Afati i qirase eshte 10 vjet, jeta e dobishme e mbetur eshte 10 vjet, pagesa e qirase per 10 vjet do te jete 1,500,000 leke (duke perfshire dhe interesin 2% ne vit), ndersa çmimi i shitjes se automjetit i rene dakord ne daten e lidhjes se kontrates se qirase eshte 2,000,000 leke. Parapagimi i kerkuar nga qiramarresi eshte 200,000 leke, garancia e kontrates nga shoqeria e sigurimit eshte 50,000 leke .

1. Sa do te jete vlera minimale e qirase ?2. Sa do te jete kesti i pageses se qirase qe qiramarresi duhet te paguaje ne vitin e pare ?

Pergjigja:

1. Kontrata e qirase nenshkruar nga shoqeria Drini sh.p.k. nuk ploteson kushtet e qirase financiare pasi shoqeria nuk ka transferuar rreziqet dhe perfitimet ne lidhje me mjetin tek qiramarresi pasi: 1) cmimi i blerjes se automjetit ne fund te periudhes se qirase eshte i larte dhe si rrjedhim kjo do ta bente qiramarresin te painteresuar per te ushtruar opsionin e blerjes se mjetit ne perfundim te kontrates se qirase. 2) Gjithashtu, afati i qirase eshte 50% e totalit te jetes se dobishme te mjetit (10 vjet + 10 vjet = 20 vjet). 3) Vlera aktuale e kesteve te qirase perfshire edhe parapagimin eshte ndjeshem me e vogel se vlera e drejte e mjetit ne momentin e fillimit te qirase.

2. Kesti i pageses se qirase nga qiramarresi eshte: (1,500,000 leke – 200,000 leke) / 10 vjet = 130,000. Shuma e parapaguar prej 200,000 leke, do te regjistrohet si shpenzim i shtyre dhe do te kaloje cdo vit si shpenzim ne shumen: 200,000 / 10 vjet = 20,000 leke. Shpenzimi i qirase qe do te ngarkohet ne PASH cdo vit do te jete: 130,000 leke + 20,000 leke = 150,000 leke. Kosto e kontrates se garancise eshte kosto per shoqerine Drini sh.p.k.

Ne rastet kur qiraja e mesiperme eshte trajtuar si qira financiare, pergjigja do te merret parasysh nese ne te jepet llogjika e veprimeve dhe argumentohet trajtimi si qira financiare.

1

Page 2: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Ushtrimi 2 ( 5 pike)

Nje njesi ekonomike leshon garanci per produktet e saj deri ne nje vit. Pervoja e shkuar ka treguar qe 90% e produkteve nuk kane defekte, 9% kane defekte te vogla dhe 1 % kane defekte serioze. Riparimi i defekteve te vogla do te kushtoje 10% e cmimit te shitjes dhe riparimi i defekteve serioze rreth 80% te çmimit te shitjeve. Vitin e kaluar shitjet neto te njesise ishin 100 milion leke, ndersa njesia ka shpenzuar 500 000 leke per riparimin e defekteve te produkteve te shitura vitin e kaluar. Te llogaritet vlera e provizionit te garancise qe do te njihet ne daten e mbylljes se ushtrimit.

Pergjigja:

Kostot qe lidhen me garancine per riparimin e produkteve jane:(0.09 x 100,000,000 x 0.1) + (100,000,000 x 0.8) = 900,000 +800,000 = 1,700,000 leke

Provizioni per garancine = 1,700,000 – 500,000 = 1,200,000 leke

Ushtrimi 3 ( 8 pike)

Shoqeria WP ka 4 punonjes te perhershem si dhe 2 konsulente qe punojne me kohe te pjesshme kur ajo ka nevoje. Informacioni per llogaritjen e pagave te muajit shtator jepet si me poshte :

Nr Emer Mbiemer Funksioni

Paga Baze

Shtesa Fuksioni Dieta

1 A Administrator 90,000 5% -

2 B Financiere 45,000 -

  -

3 C Punetore 20,000  -

  -

4 D Shofer 35,000 - 5,000

Ne muajin shtator vetem njeri nga konsulentet i sherbeu kompanise kundrejt nje pagese 50,000 leke. Gjithashtu financierja e shoqerise eshte e punesuar ne nje subject tjeter me orar te shkurtuar ne te cilen paguhet me nje page mujore 25,000 leke. Kerkohet :1. Hartoni listepagesen per muajin shtator (duke llogaritur kontributin e detyruar per sigurimet shoqerore te punemarresit 11.2%, te punedhenesit 16.7%, dhe TAP sipas ligjit) dhe kontabilizoni pagat e punonjesve. 2. Sqaroni nese financierja e shoqerise duhet te paguaje dhe sa sigurime shoqerore ne kete dypunesim.

2

Page 3: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Pergjigja:

Punonjesi APaga bruto, bashke me shtesen e funksionit, eshte 94,500 leke TAP = 9,450 leke.Paga neto (94,500 – 9,450 – 9,822 = 75,228 leke)Paga per efekt sigurime shoqerore 87,700 lekeSigurime shoqerore (punedhenes – 87,700 * 16.7% =14,646 leke; punemarres – 87,700*11.2% = 9,822 leke, totali = 24,468 leke)

Punonjesi BPaga bruto 45,000 leke TAP = 4,500 leke Paga neto = ( 45,000 – 4,500 – 5,040 =35,460 leke)Paga per efekt sigurime shoqerore 45,000 leke Sigurime shoqerore (punedhenes = 7,515 leke: punemarres = 5,040 leke, totali = 12,555 leke)

Punonjesi CPaga bruto 20,000 leke TAP = 1,000 leke Paga neto (20,000 – 1,000 – 2,240 = 16,760 leke)Paga per efekt sigurime shoqerore 20,000 leke Sigurime shoqerore (punedhenes = 3,340 leke: punemarres = 2,240 leke, totali = 5,580 leke)

Punonjesi DPaga bruto 35 000 leke +5 000 diete TAP = 3,500 leke (Paga neto = 35,000 – 3,500 – 3,920 = 27,580 leke + 5,000 leke diete)Paga per efekt sigurime shoqerore 35,000 leke Sigurime shoqerore (punedhenes = 5,845 leke: punemarres = 3,920 leke , totali = 9,765 leke)

Kontabilizimi i pagave :Debi 641: (94,500 + 45,000 + 20,000 + 35,000) = 194,500 leke Debi 644: (14,646 + 7,515 + 3,340 + 5,845) = 31,346 leke Debi 625: 5,000 leke Kredi 431: (24,468 + 12,555 + 5,580 + 9,765) = 52,368 leke Kredi 442: (9,450 + 4,500 + 1,000 + 3,500) = 18,450 lekeKredi 421: (75,228 + 35,460 + 16,760+ 27,580 leke + 5,000) = 160,028 leke

Paga e konsulentit :Debi 621: 50,000 leke Kredi 442: 5,000 lekeKredi 421: 45,000 leke

3

Page 4: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Financierja duhet te paguaje sigurime shoqerore pasi paga bruto qe ajo perfiton nga dypunesimi (45,000 + 25,000 = 70,000 leke) eshte me e vogel se paga maksimale e njohur nga legjislacioni shqiptar 87,700 leke. Ajo paguan sigurime shoqerore per punen dytesore (25,000 * 11.2% = 2,800 leke )

Ushtrimi 4 (5 pike)

Ne 31.12.2008 eshte bere rivleresimi i nje ndertese dhe ka rezultuar ulje ne vlere prej 300,000 leke. Ne 31.12.2009 behet perseri rivleresimi i nderteses dhe rezulton me nje rritje ne vlere prej 360,000 leke. Per shkak te luhatjeve te konsiderueshme ne vleren e tregut drejtuesit vendosin qe edhe ne 31.12.2010 te behet rivleresimi i nderteses i cili rezultoi me nje ulje ne vlere prej 100,000 leke. Kerkohet: Te pasqyrohen veprimet e mesiperme kontabel ne ditar per vitet 2008, 2009, 2010

Pergjigja:

Per vitin 2008 Debi: Humbje nga rivleresimi i nderteses 300,000Kredi: Aktive afatgjate (ndertesa) 300,000

Per vitin 2009Debi: Aktive afatgjate (ndertesa) 360,000Kredi: Te ardhura nga rivleresimi i AAGj 300,000Kredi: Rezerva pozitive nga rivleresimi 60,000

Per vitin 2010Debi: Rezerva positive nga rivleresimi i AAGJ 60,000Debi: Humbje nga rivleresimi i AAGJ 40,000Kredi: Aktive afatgjate (ndertesa) 100,000

Ushtrimi 5 (1 pike)

Perparesia e permbajtjes se informacionit kontabel mbi formen juridike te saj eshte pjese e: a) Krahasueshmeriseb) Besueshmerisec) Vijimesised) Rendesise

Pergjigja:

b) BesueshmeriseUshtrimi 6 (1 pike)

4

Page 5: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Cila prej pasqyrave te meposhtme financiare nuk ndertohet mbi bazen e kontabilitetit rrites: a) Pasqyra e pozicionit financiarb) Pasqyra e performancesc) Pasqyra e levizjeve te mjeteve monetared) Shenimet shpjeguese

Pergjigja:

c) Pasqyra e levizjeve te mjeteve monetare

Ushtrimi 7 (2 pike)

Shoqeria BEKO ka filluar te zbatoje SKK qe nga viti 2008. Ne fund te vitit 2011 ajo ndryshon praktiken e amortizimit te ndertesave dhe objekteve te tjera me natyre ndertimore duke kaluar nga metoda lineare tek metoda e vleres se mbetur.

Tregoni: Cfare perfaqeson ndryshimi i metodave te llogaritjes se amortizimit. Cilat jane veprimet qe do te ndermerrte shoqeria ne lidhje me ndryshimet dhe efektet e tyre ne Pasqyrat Financiare.

Pergjigja:

Ndryshimi i metodes se amortizimit eshte nje ndryshim ne vleresim kontabel (çmuarje). Një ndryshim në vlerësimin kontabël është një rregullim i vlerës kontabël të një aktivi ose detyrimi, ose vlerës së konsumimit periodik të një aktivi, që rezulton nga vlerësimi i gjendjes aktuale të, dhe përfitimet e ardhshme ekonomike dhe detyrimet e lidhura me aktivet dhe detyrimet. Ndryshimet në vlerësimin kontabël rezultojnë nga informacioni i ri ose zhvillimet e reja dhe, sipas kësaj, nuk janë korrigjime të gabimeve. Efektet e ndryshimeve në vlerësimet kontabël paraqiten në periudhën kur bëhen këto ndryshime dhe në vazhdim pra ne kete rast shoqeria Beko per vitin 2011 e ne vazhdim do te llogarise kuoten (shpenzimet) e amortizimit me metoden e re te llogaritjes duke kaluar nga ajo lineare ne metoden e vleres se mbetur. Kjo do te ndikoje ne uljen e shpenzimeve te amortizimit dhe te vleres kontabel neto te ndertesave ne periudhat ne vazhdim.

Ushtrimi 8 (2 pike)

ATK nuk ka njohur ne 31 dhjetor 2009 nje provizion per nje ceshtje gjyqi ne proces ende te paperfunduar. Ne daten 20 shkurt ajo ka marre njoftimin per vendimin gjyqesor qe cakton nje detyrim perfundimtar prej 180,000 lekesh. Pasqyrat Financiare ende nuk jane paraqitur ne Bordin e Drejtimit.

5

Page 6: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Kerkohet: Cili do te jete trajtimi kontabel per kete ngjarje? Te behet regjistrimi kontabel.

Pergjigja:

Meqenese Pasqyrat Financiare nuk jane miratuar deri ne daten 20 shkurt atehere kjo eshte nje ngjarje pas dates se bilancit e cila siguron evidence per ekzistencen e saj para dates se bilancit (quhet ngjarje rregulluese) dhe per kete arsye duhet te korrigjohen pasqyrat financiare duke krijuar nje provizion (detyrim) per shumen 180,000 leke

Debi: Shpenzime sipas natyres 180,000Kredi: (Provizione) Detyrime sipas natyres 180,000

Ushtrimi 9 (10 pike)

Shoqeria ALBES sh.p.k. eshte krijuar ne maj 2011 dhe aktiviteti i saj kryesor do te jete tregtimi i materialeve te ndertimit. Gjate vitit 2011, per produktin çimento, ajo ka realizuar blerjet dhe shitjet e meposhtme. Transporti ne blerje kushton 100 leke/kg dhe eshte i perfshire ne çmimin e blerjes, kurse transporti ne shitje kushton 150 leke/kg dhe paguhet nga shoqeria Albes

Muaji Blerjet Shitjet

Sasia (kg)Cmimi (leke)

Sasia (kg)Cmimi (leke)

Maj 100 7,500 Qershor 60 8,000Korrik 200 8,000 Gusht 400 8,100 Shtator 120 8,500Tetor 180 8,400Nentor 300 8,200 Dhjetor

Kerkohet: a) Te llogaritet vlera kontabel e inventarit per kete produkt ne daten 31 dhjetor 2011 duke perdorur metoden FIFO dhe metoden e mesatares se ponderuar (metoda e inventarizimit te vazhdueshem)b) Neqoftese çmimi i shitjes se çimentos ne ditet e fundit te vitit 2011 peson nje renie ne 8,300 leke/kg, sa duhet te jete vlera kontabel e inventarit ne 31 dhjetor 2011?c) Te regjistrohen veprimet e mesiperme ne kontabilitet (ditar ose llogari). Te gjitha blerjet dhe shitjet te regjistrohen ne nje artikull te vetem kontabel.

Pergjigja:

6

Page 7: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

a) Sipas metodes FiFo kartela do te jete si me poshte:

Hyrje Dalje Gjendje

sasi cmim vlere sasi cmim vlere sasi cmim vlere 1

00 7,5

00 750,00

0       10

0 7,5

00 750,00

0      

60 7,5

00 450,00

0

40 7,5

00 300,00

0 2

00 8,0

00 1,600,00

0      

40 7,5

00  

            200

8,000

1,900,000

400

8,100

3,240,000

      40

7,500

 

            200

8,000

 

            400

8,100

5,140,000

      40

7,500

  120

8,000

 

      80

8,000

940,000

400

8,100

4,200,000

      120

8,000

       

      60

8,100

1,446,000

340

8,100

2,754,000

300

8,200

2,460,000

      340

8,100

 

            300

8,200

5,214,000

1,000

  8,050,000

360

  2,836,000

640

  5,214,000

Sipas metodes FiFo gjendja e inventarit ne fund do te jete 5,214,000 lek.

7

Page 8: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Sipas metodes mesatare e ponderuar kartela do te jete si me poshte:

Hyrje Dalje Gjendje

sasi cmim vlere sasi cmim vlere sasi cmim vlere 1

00 7,5

00 750,00

0       10

0 7,5

00 750,00

0      

60 7,5

00 450,00

0

40 7,5

00 300,00

0 2

00 8,0

00 1,600,00

0       24

0 7,9

17 1,900,00

0 4

00 8,1

00 3,240,00

0       64

0 8,0

31 5,140,00

0       12

0 8,0

31 963,75

0 52

0 8,0

31 4,176,25

0       18

0 8,0

31 1,445,62

5 34

0 8,0

31 2,730,62

5 3

00 8,2

00 2,460,00

0       64

0 8,1

10 5,190,62

5 1,0

00   8,050,00

0 36

0   2,859,37

5 64

0 8,110  5,190,62

5

Sipas metodes mesatare e ponderuar gjendja e inventarit ne fund do te jete 5,190,625 leke

b) Inventari ne bilanc paraqitet me vleren meto vogel midis kostos dhe vleres neto te realizueshme. Ne kete rast VNR 8,300 (cmimi i shitjes) – 150 (transporti per shitje) = 8,150 lek. Krahasuar me koston 8,110 del se inventari do te vleresohet me koston, sipas vlerave te gjetura ne piken (a) dhe nuk ka nevoje te zhvleresohet.

Krahasuar me koston e llogaritur me metoden FIFO, per 340 njesi me kosto 8,100 leke/kg nuk ka nevoje per zhvleresim, ndersa per 300 njesi me kosto 8,200 leke/kg duhet bere zhvleresim per 300 njesi x (8,200 leke – 8,150 leke) = 15,000 leke.

c) Artikulli kontabel i blerjeve:Debi: Mallra 8,050,000Kredi: Llogari e pagueshme 8,050,000

Artikulli kontabel i daljes se mallrave per shitje: Debi: Kosto e mallrave te shitura 2,836,000 (2,859,375)Kredi: Mallra 2,836,000 (2,859,375)

Artikulli kontabel i shitjeve: Debi: Llogari e arketueshme 3,012,000Kredi: Te ardhura nga shitja 3,012,000(60 x 8,000) + (120 x 8,500) + (180 x 8,400) = 3,012,000 lek

8

Page 9: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Ushtrimi 10 (11 pike)Ne qershor te vitit 2004 nje njesi ekonomike blen nje pajisje me çmim 100 milione leke, kosto e transportit 600 mije leke, gjate transportit shoferi ka paguar nje gjobe prej 2 mije leke. Kosto e montimit te pajisjes eshte 5 mije leke ndersa marrja e patentes per perdoruesin e saj ka kushtuar 35 mije leke. Vlera e rikuperueshme 1 milion leke dhe afat perdorimi 20 vjet. Ne fund te vitit 2007 njesia e vlereson kete pajisje per 92 milione leke. Ne fillim te vitit 2011 njesia vlereson se ne treg qarkullojne pajisje me parametra teknologjike me cilesore dhe çmon se vlera e kesaj pajisje eshte 52 milion leke dhe afati i perdorimit te saj nuk mund te jete me shume se 4 vjet pasi do te jete e nevojshme zevendesimi i saj pas ketij afati.Kerkohet: Regjistroni ne ditar veprimet ne lidhje me kete pajisje nga data e blerjes se saj, çdo vit dhe deri ne daten e nxjerrjes nga perdorimi.

Pergjigja:

Kosto e pajisjes eshte:Cmimi i blerjes 100,000,000Transporti 600,000Montimi 5,000

100,605,000

Qershor 2004, blerja e pajisjes:Debi: Pajisje 100,605,000Kredi: Llogari e pagueshme 100,605,000

Dhjetor 2004, amortizimi i vitit:Debi: shpenzimi amortizimi 2,490,125Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 2,490,125(100,605,000 – 1,000,000) / 20 = 4,980,250 / 2 = 2,490,125

Dhjetor 2005, amortizimi i vititDebi: shpenzimi amortizimi 4,980,250Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 4,980,250

Dhjetor 2006, amortizimi i vititDebi: shpenzimi amortizimi 4,980,250Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 4,980,250

Dhjetor 2007, amortizimi i vititDebi: shpenzimi amortizimi 4,980,250Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 4,980,250

Ne fund te vitit 2007 per pajisjen jane keto te dhena: VKN = 100,605,000 – (2,490,125 + 4,980,250 x 3)= 100,605,000 - 17,430,875 = 83,174,125 Vlera e re 92,000,000 Plusvlera 8,825,875

9

Page 10: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Dhjetor 2007, rivleresimi i pajisje me metoden netoDebi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 17,430,875Kredi: pajisje 17,430,875

Debi: pajisje 8,825,875Kredi: teprica nga rivleresimi 8,825,875

Dhjetor 2008, amortizimi i vitit:Debi: shpenzimi amortizimi 5,575,758Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 5,575,75892,000,000 / 16.5 vite te mbetura = 5,575,758

Dhjetor 2009, amortizimi i vitit:Debi: shpenzimi amortizimi 5,575,758Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 5,575,758

Dhjetor 2010, amortizimi i vitit:Debi: shpenzimi amortizimi 5,575,758Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 5,575,758

Ne fillim te vitit 2011 per pajisjen jane keto te dhena: VKN = 92,000,000 – 5,575,758 x 3 )= 92,000,000 - 16,727,273 = 75,272,727 Vlera e re 52,000,000 Ulja e vleres 23,272,727

Dhjetor 2010, rivleresimi i pajisje me metoden neto:Debi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 16,727,273 Kredi: pajisje 16,727,273

Debi: teprica nga rivleresimi 8,825,875Debi: Humbje nga zhvleresimi i pajisjes 14,446,852 Kredi:pajisje 23,272,727

Dhjetor 2011, amortizimi i vitit:Debi: shpenzimi amortizimi 13,000,000Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 13,000,00052 mil / 4 vite sepsendryshimi i jetes sedobishme eshte cmuarje kontabel dhe do te zbatohet ne prospektive = 13 milion leke

Dhjetor 2012, amortizimi i vititDebi: shpenzimi amortizimi 13,000,000Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 13,000,000

Dhjetor 2013, amortizimi i vititDebi: shpenzimi amortizimi 13,000,000Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 13,000,000

10

Page 11: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Dhjetor 2014, amortizimi i vititDebi: shpenzimi amortizimi 13,000,000Kredi: amortizimi i akumuluar i pajisjes 13,000,000

Ne fund te vititi 2014 vlera e pajisjes do te jete 0 dhe ajo nuk do te pasqyrohet ne pasqyrat financiare.

Ushtrimi 11 (2 pike)

Nje provizion eshte: a) Nje detyrim i sigurt per kohen dhe shumen e tij te pagueshmeb) Nje detyrim i mundshem si rezultat i nje ngjarje te kaluar per cilin ka pasiguri ne kohe dhe ne

shumen e tij te pagueshmec) Nje korrigjim i vleres se mbartur kontabel te nje aktivi (si pasoje e nje ulje vlere apo

pamundesie per t’u arketuar)d) Asnje nga te mesipermet

Pergjigja:

b) Nje detyrim i mundshem si rezultat i nje ngjarje te kaluar per cilin ka pasiguri ne kohe dhe ne shumen e tij te pagueshme

Ushtrimi 12 (3 pike)

Njesia A eshte paditur ne vitin 2011 per shkelje te te drejtave te autorit. Avokatet e shoqerise kane vleresuar qe ka nje mundesi prej 30% qe gjykata te mbylle çeshtjen dhe njesia te mos jete e detyruar te paguaje asgje. Megjithate nese gjykata vendos ne favor te paditesit, ka 20% shanse qe njesia do te duhet te paguaje nje shume prej 200 mije leke (shuma qe kerkohet nga paditesi) dhe nje mundesi prej 80% qe njesise t’i kerkohet te paguaje 100 mije leke (shume e kerkuar ne raste te ngjashme). Parashikohet qe nuk ka mundesi daljesh te tjera. Procesi gjyqesor mendohet te perfundoje ne janar 2012. Nuk ka informacion qe paditesi do te heqe dore nga padia. Llogaritet nje norme skontimi 10% e cila perfshin edhe korrigjimin e riskut me fluksin mesatar te pritshem te mjeteve monetare per te reflektuar pasigurite ne vleresimin e flukseve monetare. Me daten 31.12.2011 njesia do te njohe nje provizion prej:

a. 0 lekeb. 100,000 lekec. 84,000 leked. 89,880 lekee. 81,709 leke

11

Page 12: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Pergjigja:

c) 84,000 leke

Ushtrimi 13 (10 pike)

Percaktoni kushtet e njohjes se te ardhurave nga shitja dhe nga kontratat e ndertimit afatgjata sipas SKK 8, dhe tregoni momentin e njohjes dhe vleren e te ardhurave qe do te njihen ne vitin 2011 ne situatat e meposhtme:

a) Shoqeria Edil AL ka arketuar ne gusht te vitit 2011 nje shume prej 2,000,000 lekesh per abonimin 1 vjecar ne platformen Tring. 70% e klenteve e kane aktivizur platformen menjehere dhe 30% e kane aktivizuar ate pas nje muaji (1 pike)

b) VOLVO ka shitur nje makineri prodhimi ne fillim te vitit 2011. Kontrata parashikon qe vlera totale prej 21 milion leke do te perfshije vleren e makinerise si dhe montimin dhe instalimin e saj prej furnizuesit. Parate do te arketohen me keste te barabarta prej 7,000,000 leke per 3 vjet. Makineria do te levrohet dy muaj, pas lidhjes se kontrates, montimi dhe instalimi do te perfundoje nje muaj me vone. (2 pike)

c) Shoqeria Besa ka investuar duke blere aksione te shoqerise Tirana sh.a. Drejtimi i shoqerise Tirana sh.a. propozoi shperndarjen e fitimit ne raportin vjetor te dorezuar ne Asamble ne daten 25 mars 2012. Asambleja e aksionereve ka deklaruar ne 31 mars 2012 se do te shperndaje dividende ne 1 prill 2012, nderkohe qe shperndarja u be ne 2 prill 2012 dhe tatimi ne burim per individet investitore u pagua ne 20 prill 2012 (2 pike)

d) Shoqeria Alba ka shitur ne daten 1 janar 2011 te drejten e perdorimit te nje siperfaqe toke bujqesore per 4 vjet, duke arketuar menjehere 100,000 leke dhe ne fund te cdo viti 10% te vleres se produkteve bujqesore te shitura. (2 pike)

e) Shoqeria Tako sh.p.k. shet mallra te ndryshme me shumice. Ajo i ka dhene ne tetor 2011 pa pagese shoqerise Lura nje sasi mallrash prej 200 cope me cmim per njesi prej 1,000 leke/copa me te drejte kthimi pas 3 muajsh. Ne fund te vitit 2011 drejtimi i Tako vlereson qe shoqeria Lura patjeter do t’i shese keto mallra pasi ka lidhur disa kontrata dhe ne fillim te vitit 2012 do te paguaje shoqerine Tako per vleren e shitjeve. (2 pike)

f) Nje firme sigurimi ne tetor 2011 ka lidhur nje kontrate shitje te nje sistemi alarmi perfshire instalimin dhe sherbimin e mirembajtjes per nje periudhe 3 vjecare pas dates se instalimit dhe sherbimin e dergimit menjehere te rojeve te armatosura me renien e alarmit. Klienti duhet te paguaje 150,000 leke pas instalimit dhe 100,000 leke pas tre vjetesh. (1 pike)

12

Page 13: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Pergjigja:

Të ardhurat nga shitja do të njihen nëse plotësohen njekohësisht kushtet e mëposhtme:

a) Shitësi ka transferuar te blerësi rreziqet kryesore dhe përfitimet që lidhen me pronësinë; b) Shitësi ka hequr dorë nga drejtimi dhe kontrolli faktik mbi mallrat; c) Kostot e ndodhura ose që mund të ndodhin mund të vlerësohen në mënyrë të besueshme;d) Është e mundshme që përfitime të ardhshme ekonomike të lidhura me të ardhurat do të kalojnë tek blerësi;e) Të ardhurat kanë një vlerë që mund të vlerësohet në mënyrë të besueshme.

Te ardhurat nga kontratat afatgjata te ndërtimit do të njihen duke iu referuar shkallës së përfundimit të transaksionit kur plotësohen kushtet e mëposhtme:a) Shuma e të ardhurave mund të vlerësohet në mënyrë të besueshme;b) Fluksi i përfitimeve ekonomike drejt njësisë ekonomike është i mundshëm;c) Shkalla e përfundimit në fund të periudhës mund të vlerësohet në mënyrë të besueshme; dhe d) Kostot e ndodhura deri në datën e bilancit dhe kostot deri në përfundim të kontratës së ndërtimit mund të vlerësohen në mënyrë të besueshme.

Sipas situatave te ardhurat do te njihen dhe do vleresohen ne kete menyre:a) Te ardhurat nga shoqeria Edil Al do te njihen linearisht pergjate gjithe periudhes se

shfrytezimet te platformes dixhitale duke filluar nga momenti qe klientet e aktivizojne platformen, pra per vitin 2011 do te njihen 1,400,000 * 5 muaj/12 + 600,000 *4 muaj/12 = 583,333 + 200,000 = 783,333 leke

b) Kemi te bejme me nje kontrate shitje me kusht pra te ardhurat nga shitja do te njihen jo ne momentin e levrimit por ne momentin e plotesimit te kushtit te montimit dhe instalimit. Vleresimi i tyre do te behet me vleren e drejte te shumes se arketuar plus vleren e drejte (aktuale) te skontuar te shumes se pritshme per tu arketuar.

c) Te ardhurat nga investimet (dividendet) do te njihen atehere kur asambleja e aksionareve te shoqerise Tirana sh.a.ka deklaruar shperndarjen e dividendeve ne perputhje me pjesen e kapitalit te investuar (nr. e aksioneve te zoteruara), pra ne 31 mars 2012, keshtu qe te keto te ardhura do te njihen ne vitin 2012 dhe jo ne vitin 2011.

d) Te ardhurat nga shitja e te drejtave do te njihen ne menyre lineare sipas kontabilitetit rrjedhes gjate kohes se shfrytezimit te tyre nga te tretet, pra per vitin 2011 te ardhurat do te jene 25,000 leke nga te drejtat dhe 10% e vleres se produkteve bujqesore te vjela dhe te shitura nga perdoruesit e tokes gjate 2011.

e) Ne kete rast kemi te bejme me nje kontrate shitje me kushtin e te drejtes se kthimit te mallrave mbrapsht nga shoqeria Lura brenda 3 muajve, por meqenese gjate kesaj

13

Page 14: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

periudhe shoqeria Tako ka siguri te arsyeshme se shoqeria Lura do ti shese te gjitha mallrat dhe do ti arketoje keto te ardhura nga shitja nga shoqeria Lura, atehere shoqeria Tako do ti njohe te ardhurat nga shitja prej 200,000 leke ne vitin 2011.

f) Kemi te bejme me nje kontrate shume elementeshe (shitje dhe sherbimi afatgjate), te ardhurat duhet te ndahen sipas peshes qe ze vlera e secilit element ne totalin e kontrates (250,000 leke), te ardhurat nga shitja e sistemit te alarmit duhet te njihen menjehere pas instalimit, kurse te ardhurat nga sherbimi i mirembajtjes (te skontuara) duhet te njihen gjate 3 vjeteve ne perputhje me alokimin e shpenzimeve per mirembajtje.

Ushtrimi 14 (5 pike)Shoqeria Max vendos te hape nje fabrike te re ne nje zone me papunesi te larte. Per kete kjo shoqeri aplikon per dy grante me keto kushte:

a. Granti i pare per shumen 500,000 leke per blerjen e makinerive te prodhimit qe do te perdoren ne fabrike. Ky grant i nenshtrohet kushteve te meposhtme: makineria duhet te perdoret vetem per prodhim ne fabriken e re; prodhimi duhet te vazhdoje per te pakten dy vjet nga hapja e fabrikes;b. Granti i dyte per shumen 35,000 leke qe jepen njeheresh per trainimin e punonjesve te rinj me kusht qe punonjesit e trainuar te punojne ne kete fabrike per te pakten pese vjet nga hapja e fabrikes.

Nese kushtet e mesiperme nuk mund te plotesohen shoqeria duhet te ktheje 75% te granteve te marra.

Ne shkurt 200X njesia blen nje makineri te re prodhimi per 1,300,000 Leke dhe punesoi shtate punetore. Punetoret e rinj u trajnuan per perdorimin e makinerise ne mars 200X dhe ne prill 200X fabrika filloi prodhimin. Njesia e mori grantin nga qeveria ne qershor 200X. Jeta e dobishme e parashikuar e makinerise eshte pese vjet. Ne fillim te vitit 200X+2 njesia vendosi te mbylle fabriken per shkak te disa ndryshimeve te papritura te tregut.

Kerkohet te shpjegoni trajtimin kontabel dhe pasqyrimin ne bilancin dhe pasqyren e te ardhurave dhe shpenzimeve te veprimeve te mesiperme per vitet qe mbyllen ne 31 dhjetor 200X, 200X+1 dhe 200X+2 ne perputhje me SKK 10.

Pergjigja:

Granti për blerjen e makinerive prodhuese dhe per mbulimin e shpenzimeve te trajnimit do te njihet nga shoqeria atehere kur ajo ka siguri te arsyeshme qe granti do te merret dhe kur ajo te permbushe kushtet per marrjen e grantit.

14

Page 15: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Granti për aktivet rregjistrohet si e ardhur e shtyrë dhe kalohet në të ardhura gjatë periudhes kur shoqeria permbush kushtet: makineria duhet te perdoret vetem per prodhim ne fabriken e re; dhe prodhimi duhet te vazhdoje per te pakten dy vjet nga hapja e fabrikes;Granti per mbulimin e shpenzimeve te trajnimit rregjistrohet si e ardhur e shtyrë dhe kalohet në të ardhura ose pakesim i shpenzimeve te trajnimit gjatë periudhes kur shoqeria permbush kushtin qe punonjesit e trainuar te punojne ne kete fabrike per te pakten pese vjet nga hapja e fabrikes.

Viti 200X

Ne bilanc do te kemi makinerine me kosto 1,300,000 leke minus amortizimin e llogaritur qe nga momenti i blerjes. (Amortizimi vjetor 260,000)Grante te ardhura te shtyra per aktivin do te njihen fillimisht per 500,000 leke dhe ne fund te cdo viti nese plotesohen kushtet kjo shume do te kaloje ne te ardhura pergjate periudhes dy vjecare qe nga momenti i hapjes se fabrikes e rregulluar per muajt qe nga momenti i hapjesEdhe granti per mbulimin e shpenzimeve te trajnimit do te njihet fillimisht ne te ardhura te shtyra dhe do te kaloje ne te ardhura me plotesimin e kushteve per 5 vjet qe nga momenti i hapjes se fabrikes e rregulluar per muajt qe nga momenti i hapjesNese supozojme se fabrika hapet ne prill (fillon aktivitetin ne prill) atehere 500,000 *1/2 * 9/12 = 187,500 do te jene te ardhurat nga granti i pare dhe 35,000 *1/5 *9/12 = 5,250 leke te ardhura nga granti i dyte, Grante te ardhura te shtyra ne bilanc = 342,250 leke

Viti 200x+1Ne bilanc do te kemi makinerine me kosto 1,300,000 leke minus amortizimin e llogaritur qe nga momenti i blerjes. (Amortizimi vjetor 260,000)Te ardhurat nga granti i pare do te jene 250,000 leke dhe nga granti i dyte 7,000 lekeGrante te ardhura te shtyra ne bilanc = 85,250Ne vitin 200x+1 dhe 200x+2 ne pasqyren e te ardhurave dhe shpenzimeve do te paraqiten edhe shpenzime trajnimi per shumen e shpenzuar sipas kontabilitetit rrjedhesMeqenese ne fillim te vitit 200X+2 shoqeria mbyll fabriken atehere ajo duhet te ktheje 75% te grantit pra 401,250 leke (535,000 * 75%)Shoqeria duhet te njohe nje detyrim 401,250 leke duke njohur per vitin 200X+2 shpenzime 316,000 leke te njohur me pare ne te ardhura nga granti

Do merret ne konsiderate edhe nese granti 35,000 leke konsiderohet i dhene per cdo punonjes.

15

Page 16: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

II. KONTABILITETI I KOSTOS DHE DREJTIMIT (15 PIKE)

Ushtrimi 15 (3 pike)

Zgjidhni alternativen e sakte, dhe shkruajeni ate ne fletore

1. Materialet e konsumuara gjate procesit te prodhimit te nje porosie te caktuar ne prodhimin individual regjstrohen ne debi te:a) Shpenzime prodhimi porosiab) Materiale direkte (llogari inventariale)c) Produkte te gatshme (llogari inventariale)d) Shpenzime te pergjithshme

Pergjigja:

1/a) Shpenzime prodhimi porosia

2. Llogaria „Shpenzime te pergjithshme te prodhimit“ debitohet kur:a) ndodhin elementet e shpenzimeve te pergjithshme te prodhimitb) mbyllet llogariac) regjistrohen shpenzimet e pergjithshme te prodhimit te llogaritura d) parashikohen shpenzimet e pergjithshme te prodhimit

Pergjigja:

2/a) ndodhin elementet e shpenzimeve te pergjithshme te prodhimit

3. Koeficienti i rendimit te shpenzimeve te pergjithshme llogaritet duke pjestuar:a) Shpenzimet e pergjithshme te industriale te buxhetuara me shpenzimet e pergjthshme industriale te llogariturab) Shpenzimet e pergjithshme te industriale te buxhetuara me koston e punes direkte faktikec) Shpenzimet e pergjithshme te industriale te buxhetuara me koston e punes direkte te buxhetuard) Koston e punes direkte te buxhetuar me shpenzimet e pergjithshme te industriale te buxhetuara

Pergjigja:

3/c) Shpenzimet e pergjithshme te industriale te buxhetuara me koston e punes direkte te buxhetuar

16

Page 17: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Ushtrimi 16 (2 pike)

Sqaro dhe shkruaj ne fletore nese eshte e vertete apo e gabuar shprehja:

1. Kosto e punes direkte perfshin pagen dhe perfitimet e cdo personi qe punon ne repartin e prodhimit, duke perfshire edhe pagen e pergjegjesit te repartit te prodhimit dhe e trupes se sigurise fizike. 2. Diferenca midis cmimit dhe kostos fikse totale eshte marzhi i kontributit.3. Dallimi kryesor midis metodes se kostos se plote dhe metodes se kostos variable lidhet me shpenzimet fikse. 4. Kostot indirekte te prodhimit jane akumuluar ne llogarine Shpenzime te Pergjithshme te Prodhimit.

Pergjigja:

1. E gabuar2. E gabuar3. E vertete4. E vertete

Ushtrimi 17 (10 pike)

Kompania PC prodhon vetem nje lloj produkti per te cilin disponon informacionin e meposhtem:

Cmimi i shitjes........................................... 165 lekeInventari ne fillim ne njesi......................... 100 copeNjesi te prodhuara...................................... 4,500 copeNjesi te shitura........................................... 4,300 copeInventari ne fund ne njesi........................... 300 copeKosto Variable per njesi:

Materialet Direkte................................... 28 leke Puna Direkte........................................... 49 leke SHPP Variable........................................ 7 leke Shpenzimet e shitjes dhe administrativeVariable 7 leke

Kostot Fikse:ShPP Fikse.............................................. 175,500 leke Shpenzimet e shitjes dhe administrative Fikse 81,700 leke

Kerkohet:

17

Page 18: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

1. Llogarisni koston e prodhimit per produktet e prodhuara dhe koston totale te produkteve te

shitura sipas metodes se kostos se plote (3 pike)

2. Llogarisni koston e prodhimit per produktet e prodhuara dhe koston totale te produkteve te

shitura sipas metodes se kostos variable (3 pike)

3. Llogarisni sa eshte marzhi i kontributit? (1 pike)

4. Llogarisni sa njesi duhet te shesi firma ne piken e ekuilibrit? (3 pike)

Pergjigja:

Pika 1. Kosto e prodhimit te produkteve = 4,500 x (28+49+7) +175,500 = 378,000+175,500 =

553,500 leke

Kosto e totale e produkteve te shitura = 4,300 x (553,500 x /4,500) + (4,300 x 7 + 81,700) =

4,300 x 123 + 30,100 + 81,700 = 528,900+ 111,800 = 640,700 leke

Pika 2. Kosto e prodhimit te produkteve= 4,500 x (28+49+7)= 378,000 leke

Kosto totale e produkteve te shitura = 4,300 x (28 + 49 + 7 + 7) + 175,500 + 81,700 = 4,300 x

91 + 175,500 + 81,700 = 648,500 leke.

Diferencat ne vleren e kostove te perllogaritura lidhet me marrjen ne konsiderate te

shpenzimeve te pergjithshme fikse si kosto e periudhes sipas metodes se kostos variabel.

Sipas kesaj metode produktet e gatshme magazinohen te vleresuar me koston variabel te

prodhimit (pra pa ShPP fikse).

Pika 3. Marzhi i kontributit = (165 - 91) x 4,300 = 74 x 4,300 = 312,200 leke (mund te

llogaritet edhe vetem per njesi)

Pika 4. Njesi ne piken e ekulibrit = (175,500 + 81,700)/74 = 257,200/74 = 3,475.7 njesi

produkti.

III. ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE (15 pike)

Ushtrimi 18 (4 pike)

1. Raporti i qarkullimit te aktiveve totale:

a. Krahason detyrimet totale me aktivet totale dhe vlereson qarkullimin e ketyre te fundit.b. Krahason te ardhurat nga shitjet me aktivet totale dhe vlereson qarkullimin e ketyre te

fundit.

18

Page 19: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

c. Krahason aktivet totale me koston e mallrave te shitura dhe vlereson shpejtesine e konvertimit te tyre ne para.

d. Asnje nga te mesipermet.

Pergjigja:

1/ b Qarkullimi i aktiveve = Shitje / Aktive totale mesatare

2. Kthimi mbi aktivet totale mund te detajohet ne treguesit e meposhtem:

a. Marzhi i fitimit dhe qarkullimi i kerkesave te arketueshme.b. Kthimi mbi kapitalin dhe raporti i leves financiare.c. Raporti korrent dhe treguesi i aftesise paguese.d. Marzhi i fitimit dhe qarkullimi i aktiveve totale.

Pergjigja:

2/ d Kthimi mbi aktivet totale = Marzhi i fitimit & qarkullimi i aktiveve totale

3. Fluksi operativ i parase kundrejt fitimit te ushtrimit:

a. Eshte me lehtesisht i manipulueshem sesa fitimi i ushtrimit.b. Eshte me pak i prekshem ndaj manipulimeve nga ana e drejtuesve.c. Mat me mire aftesine e shoqerise per te gjeneruar para nga investimet.d. Duhet te zevendesoje aktivet afatshkurtra ne vleresimin e raportit korrent.

Pergjigja:

3/ b pasi fluksi i parase eshte tregues qe bazohet ne flukse paraje reale (arketime apo pagesa).

4. Nese raporti i borxhit total eshte me i larte se 50% atehere:

a. Kjo nenkupton se shoqeria nuk do mund ta perballoje barren e detyrimeve te saj dhe do falimentoje shume shpejt.

b. Ky eshte nje nivel fare i parrezikshem per strukturen financiare te shoqerise. Rreziku fillon kur ky raport kapercen nivelin 100%.

c. Treguesi varet shume nga sektori ku operon shoqeria ndaj fillimisht do kerkojme informacion per kete.

d. Rritja e raportit akoma me shume do te ishte nje vendim i mire per shoqerine.

Pergjigja:

4/ c pasi ka edhe sektore ku nje norme shume me e larte se 50% gjykohet normale si p.sh. sektori i institucioneve financiare.

19

Page 20: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Ushtrimi 19 (4 pike)

Per shoqerine Alban-Tirana jepen veprimet ekonomike te meposhtme. Vleresoni ndikimin qe keto veprime (ne menyre te pavarur njeri nga tjetri):1. Blerja e inventarit tregtar me pagese te mevonshme ne vleren 350,000 leke.2. Llogariten dhe paguhen pagat e punonjesve, totali 400,000 leke.3. Caktohet dividendi per t’u shperndare 320,000 leke nga fitimi i periudhes.4. Llogaritet amortizimi i aktiveve afatgjata materiale ne fund te periudhes.do te kene perkatesisht ne:

a) Raportin e shpejte te saj (testin acid)b) Raportin e borxhit total dhe c) Qarkullimin e aktiveve totale.

Pergjigja:

1. Blerja e inventarit me pagese te mevonshme shkakton rritjen e aktiveve afatshkurtra (n.p.m. zerit inventare) si edhe rritjen e detyrimeve afatshkurtra (n.p.m. zerit llogari te pagueshme) keshtu qe:

raporti a) do te zvogelohet; raporti b) do te rritet; raporti c) do te zvogelohet.

2. Pagesa e pagave te punonjesve shkakton zvogelim te gjendjes se likuiditeteve pra edhe aktivet afatshkurtra zvogelohen (nga ana tjeter e bilancit ulet kapitali pasi zvogelohet fitimi sepse pagat jane shpenzime)

raporti a) do te zvogelohet; raporti b) do te rritetraporti c) do te rritet.

3. Caktimi (deklarimi) i dividendit shkakton zvogelimin e kapitalit dhe rritjen e detyrimeve afatshkurtra (n.p.m. zerit dividend i pagueshem).

raporti a) do te zvogelohet; raporti b) do te rritet; raporti c) nuk do te ndryshoje.

4. Llogaritja e amortizimit do te rrise shpenzimet (pra pakeson fitimin) dhe do pakesoje vleren e aktiveve, pra:

20

Page 21: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

raporti a) nuk do te ndryshoje; raporti b) do te rritet; raporti c) do te rritet.

Ushtrimi 20 (7 pike)

Nga pasqyrat financiare te shoqerise Trimaks (e cila i kryen te gjitha shitjet dhe blerjet me kredi) jane shkeputur te dhena si me poshte:

Kerkesat e arketueshme neto me 31 dhjetor 2010 900,000 lekeQarkullimi i llogarive te arketueshme per vitin 2011 5 hereKerkesat e arketueshme neto me 31 dhjetor 2011 1,000,000 lekeInventari me 31 dhjetor 2010 1,100,000 lekeQarkullimi i inventarit per vitin ushtrimor 2011 4 hereInventari me 31 dhjetor 2011 1,200,000 leke

1. Sa ka qene fitimi bruto i shoqerise Trimaks per vitin 2011?2. Per vitin 2011 llogarisni periudhen mesatare te arketimit si edhe periudhen mesatare te

mbajtjes se inventarit. Komentoni keto tregues! 1. Llogarisni ciklin operativ te shoqerise Trimaks per vitin 2011. Cfare kuptimi ka ky tregues?

Pergjigja:

Pika 1. Fitimi bruto = Te ardhura nga shitja – Kosto e materialeve te konsumuara (KMSH)

Te ardhurat nga shitja = Qarkullimi i kerkesave te arketueshme * Kerkesa te arketimeve mesatareTe ardhurat nga shitja = 5 here * [(900,000 + 1,000,000) / 2] = 5 * 950,000 = 4,750,000 leke

KMSH = Qarkullimi i inventarit * Inventari mesatarKMSH = 4 here * [(1,100,000 + 1,200,000) / 2] = 4 * 1,150,000 = 4,600,000 leke

Pra fitimi bruto = Shitje – Kosto e materialeve te konsumuara4,750,000 – 4,600,000 = 150,000 leke

Pika 2. Periudha mesatare e arketimit tregon se sa dite mesatarisht duhen per te arketuar te drejtat nga klientet e shoqerise dhe llogaritet si me poshte:

Periudha mesatare e arketimit = 365 dite / here qarkullimi te llogarive te arketueshme= 365 / 5 = 73 dite

Kurse periudha mesatare e inventarit tregon kohezgjatjen mesatare qe inventaret qendrojne ne magazine para se te shiten dhe llogaritet si me poshte:

Periudha mesatare e mbajtjes se inventarit = 365 / here qarkullimi te inventarit= 365 / 4 = 91 dite (me perafersi)

21

Page 22: Teza 2012 Zgjidhje Provimi 28 Prill 2012

Pika 3. Cikli operativ eshte shuma e diteve qe inventari qendron i pashitur plus numrin e diteve qe nevojiten per te arketuar aparate nga klientet e shoqerise, pra llogaritet si me poshte:

Cikli operativ = Periudha mesatare e inventarit + periudha mesatare e arketimit = 91 + 73 = 164 dite.

Cikli operativ tregon kohezgjatjen qe likuiditetet e shoqerise jane materializuar ne trajten e investimeve ne zera te tille si inventar apo kerkesa te arketueshme, pra sa dite i duhen firmes qe te rimare perseri likuiditetet e saj. Per kete periudhe kohe, firma ka nevoje per financim per aktivitetin e saj afatshkurter.

22