1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË ______________________________________________________________________ Tezë doktorature PROFILI KRIJUES E STUDIMOR I REXHEP QOSJES (Në studimet kritike dhe të historiografisë letrare) Punoi Udhëheqës shkencor Msc. Edlira GUGU Prof. Floresha DADO Tiranë 2017
258
Embed
Tezë doktorature PROFILI KRIJUES E STUDIMOR I REXHEP QOSJES · shqipe Rexhep Qosjes, duke u përqendruar në shtatë vepra, në të cilat spikat profili i tij si kritik, letrar e
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
2. Objekti i trajtesave dhe i sprovave ........................................................................................... 64
3. Marrëdhënia me objektin e trajtesave dhe sprovave ................................................................. 67 4. Ese, trajtesë apo sprovë (Tipologji të formës ).................................................................... 69
3.1. Shndërrimet e poetikës Asdreni/ Naimi ............................................................................... 107
3.2 Tipologji të ndikimeve .......................................................................................................... 108 3.2.1. Asdreni .............................................................................................................................................109
3.2.2. Ndikimet e Naimit ............................................................................................................................112
3.2.3.Çështja e ndikimeve ..........................................................................................................................115
KAPITULLI II ............................................................................................................................ 118
1.3 Pse hulumton vetëm romantizmin? ....................................................................................... 155
2. Struktura, kriteret e ndërtimit ................................................................................................. 156
2.1 Konteksti ............................................................................................................................... 158 2.1.1 Konteksti i zhvillimit të gjinive letrare .............................................................................................164
2.1.2.Kontekst krahasues i zhvillimit të romantizmit evropian dhe atij shqiptar ......................................165
1.1 Tipologji të miteve (universalizmi i romantikes) ................................................................ 179
1.2 Tipologji të gjinive .............................................................................................................. 182
1.3 Tipologji të trajtave të ligjërimit ........................................................................................... 189 1.3.1 Konteksti dhe faktorët .......................................................................................................................190
1.4. Tipologji të strukturave të figurave ..................................................................................... 193
4
1.5 Tipologji të strukturës së vargut .......................................................................................... 196 1.5.1. Konceptet për strukturën dhe praktika e ndjekur ............................................................................196
1.5.2. Specifika të tipologjive të vargjeve ..................................................................................................198
2. Raporti i romantizmit shqiptar me atë evropian ..................................................................... 201
KAPITULLI III ........................................................................................................................... 205
Historia e letërsisë shqipe- Romantizmi, II-III ........................................................................... 205
1. Autori ...................................................................................................................................... 205
1.1 Konteksti dhe ndikimet ....................................................................................................... 206
Postmoderne, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2011; Krijimtaria shkencore dhe letrare e Rexhep
Qosjes”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 2007;Musliu Bashkim, Art dhe erudicion:
Krijimtaria letrare e Rexhep Qosjes: proza dhe drama, Instituti Albanologjik, 2010. 3 U referohemi veprave të botuara në Kosovë dhe Maqedoni: Krosi Sami, Mëkatet filozofike dhe
shkencore të Rexhep Qosjes së ri; Sulejman Aliu, Filozofia e krrokamës, Grand Prind, 2009; Baliu
Begzad, Vareni kryengritësin e shenjtëruar (Qosja, Nobeli, Kadare), Instituti Albanologjik, Prishtinë,
2010. Në këto studime vepra e Qosjes studiohet për qëllime të ndryshme nga ato të studimit tonë. Sami
Krosi në veprën “Mëkatet filozofike dhe shkencore të Rexhep Qosjes së ri”e studion me qëllimin e
evidentimit të të metave të punës së Qosjes duke mos u marrë me një studim të tërësishëm e koherent të
veprës së tij, për të evidentuar konceptet e metodologjinë e përdorur, por duke u mbështetur në kuptime
kontekstuale të frazave të caktuara të shkëputura nga veprat e Qosjes. Kjo vepër është shkruar si
kundërpërgjigje e librit të R. Qosjes “Morfologjia e një fushate”. Po kështu edhe Filozofia e krrokamës
trajton figurën intelektuale të Qosjes duke mos pasur si synim të drejtpërdrejtë studimet e tij, por
veprimtarinë e tij si intelektual. Ndërsa libri tjetër i sipërpërmendur ka në fokus diskutimet e lindura
mbi çmimin Nobel, për të cilin shkrimtari Ismail Kadare ka disa vite që nominohet për t‟u vlerësuar.
4 Ajo mund të jetë meta-letërsi, d.m.th., një letërsi objekt studimi i së cilës është vetë letërsia.Valery,
Albert Thibaudet, NRF, Korrik, 1936, f. 6. 5 Në rastin e Qosjes këtu mund të përfshijmë edhe kritikën akademike, e cila pavarësisht natyrës së saj
të trajtimit të çështjeve nga një këndvështrim më profesional, mbart brenda vetes elemente të
origjinalitetit dhe të karakterit krijues duke marrë në konsideratë në këtë mënyrë të gjitha funksionet e
aktivitetit kritik, të cilat shpjegohen qartë në veprën e Zherar Zhenet-it “Figura”: Funksioni kritik në
kuptimin e plotë të termit, i cili konsiston në gjykimin dhe vlerësimin e veprave të botuara rishtas për ta
ndriçuar zgjedhjen e publikut (funksioni i lidhur me institucionin gazetaresk); funksioni shkencor
thelbësisht i lidhur me institucionin universitar, i cili konsiston në një studim pozitiv me të vetmin
qëllim që të njihen kushtet e ekzistencës së një vepre letrare (materialiteti i tekstit, burimet, gjeneza,
psikologjike ose historike etj.); funksioni letrar - një libër kritike është pos të tjerash libër, e autori i saj
është në mënyrën e tij dhe, së paku, në atë shkallë ajo që Rolan Barti e quan shkrimtar... nëse
shkrimtari hulumton universin, kritiku hulumton letërsinë d.m.th. universin e shenjave. Ajo që është
shenjë te shkrimtari (vepra), bëhet kuptim tek kritiku (meqë është objekt i ligjëratës kritike) dhe në
anën tjetër ç‟është kuptim te shkrimtari (vizioni i tij për botën), bëhet shenjë te kritiku, si temë dhe
simbol i njëfarë natyre letrare. Kështu thotë Claude Lévi - Strauss për mendimin mitik… Kjo përzierje
e vazhdueshme, ky inversion i përjetshëm i shenjës dhe i kuptimit tregon qartë funksionin e dyfishtë të
punës kritike, qëllimi i së cilës është të nxjerrë kuptime nga veprat e të tjerëve, por edhe të bëjë vepër të
vetën me këtë kuptim. Nëse ekziston një “poezi kritike”, ajo është kuptimi për të cilin Lévi-Strauss flet
si për një “poezi të imtë”: ashtu siç flet punëtori i rëndomtë, me ndihmën e sendeve, kritiku flet me
kuptimin e fortë të fjalës, d.m.th. i flet vetes me ndihmën e librave dhe kështu ta parafrazojmë për herë
të fundit Lévi-Strausin duke thënë: “pa e plotësuar kurrë projektin e vet, (ai-kritiku) fut në të gjithmonë
diçka nga vetvetja”. Gennete Gerard, Figura, Rilindja, Prishtinë, 1985, përkthyer nga Sabri Hamiti,
Binak Kelmendi, f. 5-9. 6 Kritika letrare flet me gjuhën e objektit të vet; ajo është një metagjuhë, ligjëratë mbi ligjëratën; -
Barthes Roland, Essais critique, f. 255.
8
Nga kjo pikëpamje, mund të shtojmë se titulli profili krijues e studimor i Rexhep
Qosjes (në studimet e kritikës dhe historiografisë letrare) fokuson vëmendjen e
lexuesit në një prej linjave më të rëndësishme të punës të tij shkencore (u referohemi
veprave me karakter kritik dhe të historiografisë letrare të shkruara nga Rexhep
Qosja), e cila ka shërbyer si një shkollë më vete për të gjithë studiuesit e letërsisë
shqipe dhe meriton të vështrohet në mënyrë të plotë.
Për shkak të profilit të tij, studimi është konceptuar në tri pjesë themelore:
Pjesa e parë, Rexhep Qosja – Kritik letrar; Pjesa e dytë, Çështje teoriko-letrare;
Pjesa e tretë, Rexhep Qosja – Historian i letërsisë.
Në pjesën e parë, hulumtimi është mbështetur në veprën e Qosjes “Dialogje
me shkrimtarë”, pasi profili i kritikut letrar shfaqet i plotë. Në të janë marrë në
studim shtatë shkrimtarë shqiptarë, të cilët u përkasin periudhave të ndryshme
letrare. Mbështetur në praktikën e studiuesit, kjo pjesë është konceptuar në dy kapituj
kryesorë, që u përkasin qasjeve të jashtme dhe të brendshme të studiuesit, të
aplikuara në vepër. Ndërtimi i profilit të Qosjes si studiues nuk do të ishte i plotë pa
një panoramë të zhvillimit të kritikës letrare në Shqipëri dhe Kosovë. Prandaj u
vlerësua si i nevojshëm që kapitulli i parë i kësaj pjese të paraprihej nga një kontekst i
tillë.
Në pjesën e dytë, është marrë në konsideratë vepra “Vazhdimësi”, ku
trajtohen probleme të ndryshme me karakter teorik dhe studiuesi shfaq profilin e tij si
teoricien i letërsisë. Zgjedhja origjinale e studiuesit për të diskutuar mbi çështje të
natyrës teorike përmes formës së esesë dhe trajtesës, na ka vënë sërish përpara një
vështirësie tjetër, të përcaktimit të saktë nëse kemi të bëjmë me shkrime me karakter
teorik dhe që i përkasin mirëfilli teorisë së letërsisë, apo kemi të bëjmë me ese,
formati i së cilës anon më shumë nga kritika letrare. Kompleksiteti i çështjes nuk na
krijon shumë hapësirë për të realizuar përcaktime të prera, pasi vetë natyra e
shkrimeve shfaqet e ndërmjetme. Për këtë arsye kemi tipologjizuar në drejtim të
përmbajtjes, dukuritë dhe çështjet e trajtuara, të cilat i përkasin teorisë së letërsisë,
ndërkaq edhe tipologjizmi i formës dhe strukturës mbeten brenda këtij shqyrtimi
pavarësisht se i përkasin kritikës letrare. Prandaj kjo pjesë e studimit është
konceptuar në tre kapituj që analizojnë dhe tipologjizojnë aspektin përmbajtësor,
ndërtimor të eseve dhe llojin e ligjërimit të tyre.
Në pjesën e tretë, vëmendja drejtohet te profili i Qosjes si historian i letërsisë.
Kjo pjesë ka prioritet më të madh, pasi edhe profili i tij në këtë drejtim është më i
plotë dhe kontributi është më i gjerë. Ajo ndahet në dy nënpjesë më të vogla:
- nënpjesa e parë trajton veprat monografike “Asdreni dhe jeta e tij”,
kushtuar krijimtarisë së Asdrenit, dhe “Porosia e madhe”, kushtuar krijimtarisë së
Naim Frashërit.
- nënpjesa e dytë, trajton veprat që i përkasin historisë së letërsisë
përkatësisht “Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I, II, III”.
Dy monografitë janë vendosur në plane krahasuese, duke qenë se u përkasin
dy periudhave të ndryshme të krijimtarisë së studiuesit, tipologjizimi dhe qasja
krahasimtare vë në dukje zhvillimin e tij si historian dhe të koncepteve të tij
shkencore.
9
Vepra“Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi”, e përbërë prej tri vëllimesh,
zbërthehet në tre kapituj të studimit. Në një kapitull trajtohet vepra e parë, që i përket
Poetikës së Romantizmit, në të cilën analizohet ndërtimi i saj në bazë të tipologjisë së
ndjekur nga vetë studiuesi. Në të synohet të shpjegohen konceptet e Qosjes për
historinë e letërsisë dhe të mënyrës si është ndërtuar vepra. Gjejnë shpjegim pyetjet:
Pse është i nevojshëm konteksti?, Pse hulumton vetëm romantizmin?. A i heton
ndërtimin tipologjik të gjinive letrare dhe funksionin e tyre? etj. Në dy pjesët e tjera
është ndjekur një tipologjizim i bazuar në teorinë e komunikimit të Jakobsonit dhe
vëmendja përqendrohet tek autori, mesazhi, gjuha, lexuesi dhe konteksti, duke synuar
të sjellë një kuptim të plotë të Qosjes mbi ta dhe mënyrën si e trajton secilin prej tyre.
Në fund, nga e gjithë kjo, synohet të argumentohet dhe të kuptohet veçantia që
e karakterizon si studiues Qosjen. Një punim i kësaj natyre, pra, i fushës së
metakritikës, është sistematik e sistematizues dhe synon të përshkruajë, të evidentojë
dhe të vlerësojë probleme, çështje e kategori që studion në veprën e tij të gjerë
studimore. Meqë formimi i tij shkencor bazohet në teoritë letrare moderne, ne kemi
synuar gjurmimin e specifikës së metodës së analizës.
10
Falënderime
Dëshiroj të falënderoj Departamentin e Letërsisë që më dha këtë mundësi dhe në
mënyrë të veçantë udhëheqësen time, Prof. Floresha Dado, e cila më ndoqi dhe më
mbështeti në shtjellimin dhe realizimin e këtij punimi. Një falënderim shkon dhe për të
gjithë profesorët e mi, të cilëve u detyrohem për formimin tim dhe për mbështetjen.
Mirënjohje për familjen time, për motivimin dhe përkrahjen e paçmuar që më kanë
dhënë.
11
Biografi e shkurtër e Rexhep Qosjes
Rexhep Qosja lindi më 25.06.1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të
fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën
Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë
Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967
pranohet asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967-68
specializohet në shkencën e letërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin
Filologjik të Universitetit të Beogradit. Më 1969 zgjidhet bashkëpunëtor shkencor i
Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi
jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Në vitin 1972 u zgjodh bashkëpunëtor i lartë e, më
vonë, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor në Fakultetin
Filozofik të Prishtinës. Nga viti 1972 deri më 1981 ka mbajtur detyrën e drejtorit të
Institutit Albanologjik të Prishtinës si dhe për shumë vite pozicion drejtues në Degën
e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik. Gatë viteve 1974-1975, ka
drejtuar si kryeredaktor i jashtëm revistën letrare Jeta e Re.
Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë
artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar
shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e
letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë
letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të huaja.
Për krijimtarinë shkencore e letrare është vlerësuar me: Shpërblimin e qytetit të
Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy
shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të
Serbisë - 7 Korriku, më 1975. Në vitin 2010 ka fituar çmimin “Pjetër Bogdani”, për
romanin “Bijt e askujt” etj. Gjithashtu R. Qosja është marrë edhe me veprimtari
politike. Në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 u
nderua me çmimin “Nderi i Kombit”.
12
PJESA I
REXHEP QOSJA - KRITIK LETRAR
DIALOGJE ME SHKRIMTARË
13
Konteksti i zhvillimit të kritikës bashkëkohore letrare shqipe
Kritika letrare bashkëkohore, 7 në hapat e parë të saj u konstituua në kuadër të një
konteksti dhe të pikëpamjeve socioideologjike të shoqërisë. Pavarësisht këtij
konteksti, e vështruar në procesin historik të zhvillimit të saj, rezulton se në fazat e
mëvonshme forcon autonominë e vet si në planin orientues, ashtu edhe në planin
teorik.
Ajo u zhvillua në dy kontekste të ndryshme sociopolitike e sociokulturore: në
Shqipëri, e lidhur ngushtë dhe e mbështetur në teorinë e filozofinë e realizmit
socialist, dhe në Jugosllavi fillimisht e mbështetur kalimthi në këtë teori e më vonë në
teori të ndryshme estetike e letrare, madje edhe filozofike. Në realizimin e këtyre
tendencave paraqiten rrugë të ndryshme. Në Shqipëri kërkohet dhe synohet një
perfeksionim më i madh teorik e metodologjik i kritikës në kuadër të metodës dhe të
teorisë së realizmit socialist. Në Jugosllavi, kërkohet e më vonë synohet një pluralitet
i teorive dhe i pikëpamjeve letrare e estetike, që konsiderohet si aftësim dhe pasurim i
vetë kritikës. Këto tendenca paraqiten si nevojë e brendshme, në rrugën e evoluimit të
kritikës bashkëkohëse shqiptare në përgjithësi.
Për sa i përket kontekstit social, mund të themi që kritika shqiptare bashkëkohore,
lidhet me idenë e progresit social në Shqipëri duke synuar fillimisht edukimin e
masave të gjera popullore, e më tej në gërshetimin e elementeve sociale e kombëtare
me ato artistike. Në Jugosllavi nuk ndodh e njëjta gjë. Kritika shqiptare si dhe letërsia
i ndërlidhin këta dy faktorë me artistiken, sepse shqiptarët që jetonin në këto troje,
nuk kishin kaluar në të njëjtat faza historike (është fjala për Rilindjen Kombëtare), pra
produkti shpirtëror, letërsia nisej aktivisht nga baza e kontekstit social e kombëtar.
Edhe për sa i përket kritikës dhe numrit të lëvruesve të saj, të cilët ndoqën traditën e
formuar gjatë viteve „30 si vijimësi e letërsisë sociale, (duhet thënë që letërsia
shqiptare thuajse startonte nga fillimi në formë më aktive dhe kjo ndërlidhje me
traditën ishte mjaft e copëzuar deri nga fundi i viteve ‟60) mund të thuhet që u
konsolidua gradualisht, bashkë me letërsinë dhe forcoi stabilitetin dhe perspektivën e
zhvillimit të vet normal. Kjo kritikë ishte mjaft aktive në drejtime të shumanshme,
zotëronte vetëdije në ngritje e sipër për funksionin e vet dhe për funksionin polivalent
të letërsisë.
Në kohën e pasluftës kritika letrare në Shqipëri pati një zhvillim të dukshëm.
Ndryshimi i raporteve shoqërore, ndryshoi edhe raportet kulturore. Zhvillimi kulturor,
7 Sipas I. Rugovës kritika bashkëkohore shqiptare është kritika që krijohet brenda periudhës mbas
Luftës së Dytë Botërore, brendapërfshirë kritika që krijohet në Shqipëri, kritika shqiptare që krijohet në
Kosovë dhe kritika e arbëreshëve të Italisë. Rugova Ibrahim, Kahe dhe premisa të kritikës letrare
shqipe 1504-1983, Eurorilindja, Prishtinë, 1996, f. 203.
14
arsimimi i përgjithshëm i shoqërisë, themelimi i institucioneve kulturore e shkencore
(që nuk ekzitonin më parë) ishin fokusi kryesor i atëhershëm8.
Kritika u zhvillua dukshëm si disiplinë me format e saj. Duhet thënë që në ato fillesa
shtrohet çështja e zbatimit të metodës së realizimit socialist, si metodë e shkrimit të
letërsisë edhe në praktikën kritike, e cila më vonë kërkoi të konsolidohej e të
kodifikohej në vitet ‟50. Si përfaqësues të saj mund të përmendim A. Varfi, A. Çaçi
dhe Dh. Shuteriqi, M. Domi, Z. Kodra, K.Bihiku, V. Bala. Në vitet ‟60 numri i
kritikëve aktivë ishte shumë i pakët. Në këtë kohë marrin vëmendjen e tyre edhe
studimet historiko-letrare. Në fushën e kritikës kryesisht u botuan tekste të huaja për
realizmin socialist dhe më pak të autorëve shqiptarë, deri në fillim të viteve ‟60, kur
fillojnë të merren me kritikë letrare edhe R. Brahimi, K. Velça, D.Shapllo, J. Bulo, Gj.
Zheji, A. Uçi. Mund të themi që në këto vite mund të bëhet fjalë për zhvillim të mirë
të kritikës e kemi veprat e para kritike9. Po ashtu kemi edhe tekstet e para historiko-
letrare të pasluftës si Historia e letërsisë shqipe, për shkolla të mesme (1955) nga Dh.
Shuteriqi dhe teksti universitar Historia letërsisë shqipe I, II (1959). Në vitet „70 do të
botohet edhe Historia e letërsisë shqiptare si maket (1976) e më tej si vëllim i plotë
(1983) dhe po ashtu Historia e letërsisë shqiptare e realizmit socialist (maket 1978).
Ndër çështjet më shumë të diskutuara të kohës ishin pranimi dhe zbatimi i metodës së
realizimit socialist, e cila në Shqipëri pranohet më lehtë si rezultat i kontekstit social-
historik dhe nga konteksti letrar (e paraprirë nga letërsia sociale e viteve ‟30 dhe
kritika me koncepte për një letërsi realiste të kësaj kohe, që ishte më e gjerë dhe
mbështetej në koncepte më të çliruara, të cilat vareshin nga përcaktimi individual i
botëkuptimeve të shkrimtarëve dhe nga ideologjia shoqërore gjithashtu. Bazë merrej
edhe letërsia e krijuar gjatë Luftës, si letërsi mobilizuese dhe deklarative).
Mendime të ndryshme janë shprehur rreth shfaqjes dhe konsolidimit të kësaj metode, 10
e cila nga vitet 1945-1960 zbatohet në mënyrë të ngjashme me teorinë sovjetike11
.
Duhet theksuar që në të shfaqeshin edhe tendenca të kritikës së viteve ‟30, e cila
angazhohej për progresin social dhe për idenë e humanizmit të njeriut. Këto tendenca
hasen më së shumti në shkrime të Dh. Shuteriqit, S. Spasses etj.12
8 U referohemi këtu themelimit të institucioneve të para të larta shkollore, universitare e shkencore, që
nuk ekzistonin më parë, Lidhja e shkrimtarëve të Shqipërisë (1945). Në atë kohë zhvillim të dukshëm
pati edhe shtypi e publikimet e ndryshme kulturore e shkencore. Revista letrare shoqërore “Bota e re”
(1945), e cila më vonë do të titullohet “Literatura jonë”, “Nëntori”. Në vitet ‟50 botohen gazetat
kulturore “Drita”, revista “Buletini i shkencave shoqërore”, i cili më vonë degëzohet në revistat
“Studime filologjike” dhe “Studime Historike”. Po kështu në Shkodër botohet revista me karakter
shoqëror, kulturor e shkencor “Shkodra” si dhe “Buletini” i Institutit Pedagogjik etj. 9 Kemi parasysh veprat e R. Brahimit, K. Velçës, D. Shapllos etj.
10 Mbizotëronin dy mendime rreth shfaqjes dhe konsolidimit të metodës realiste: 1- trajtimi i letërsisë si
vazhdim i çështjeve të viteve ‟30; 2- trajtimi i letërsisë së realizmit socialist, si tip letërsie që filloi gjatë
Luftës dhe u konsolidua më tej në ndërtimin e socializmit. Shih Historia e letërsisë shqiptare të
realizmit socialist, vep. e cit, f. 27-83. 11
Në këto kohë kryesisht botoheshin tekste sovjetike, po i kushtohej kujdes aplikimit të plotë të kësaj
metode në praktikën letrare. Po aty. 12
Rugova Ibrahim, Kahe dhe premisa…, f. 210.
15
Ndër çështjet më të diskutueshme të kësaj metode ishin funksioni social i letërsisë,
probleme të novatorizmit, raportet mes artit-realitetit-pasqyrimit, raporti formë-
përmbajtje, raportet traditë-novatorizëm, karakteri kombëtar i letërsisë etj.
Ndër individualitetet kritike shquhen disa studiues më në zë të kohës, të cilët me
shkrimet e tyre sapo kishin filluar të shënonin kontributet e tyre të para e të veçanta
apo kishin dhënë kontribute të vyera në fusha të tjera përveç letërsisë13
:
Dhimitër Shuteriqi, i cili edhe pse e nis praktikën e tij si shkrimtar, dha kontribut të
rëndësishëm (për kohën në të cilën zhvilloi veprimtarinë e tij studimore dhe brenda
kontekstit të zhvillimit të kritikës së asaj kohe) në fushën e studimeve historike të
letërsisë së traditës, duke zbatuar metodën e realizmit socialist. Në veprat e tij, ndalet
kryesisht në karakterin popullor të letërsisë dhe të funksionit të saj në historinë e
popullit. Gjithashtu shkroi mbi krijimtarinë e shkrimtarëve të traditës, si Naimi,
Çajupi, Kristoforidhi, mbi shkrimtarët e e letërsisë së vjetër: Barleti dhe humanistët
shqiptarë etj.
Razi Brahimi zbatoi në mënyrë besnike metodën e realizmit socialist në vitet ‟50,
duke vëzhguar funksionin social në të gjitha hallkat e saj. Edhe pse synoi aspekte të
novatorizmit, nuk solli aspekte të reja të kësaj metode.
Kudret Velça është pjesë e kritikëve të viteve ‟60, i cili gjithashtu zbatoi metodën e
realizmit socialist, duke u fokusuar më së shumti në analiza sociologjike sesa
vlerësime artistike të veprave.14
Edhe në kritikën letrare dhe historiografinë e letërsisë
u fokusua në elementet sociologjike me qëllim që veprat letrare të shiheshin si
fenomene sociologjike e jo në raportin e thjeshtë letërsia-shoqëria.15
13
U referohemi këtu: Mahir Domit me studimet e tij për letërsinë e vjetër në tekstin Histori e letërsisë
(1959), Osman Myderrizit me studimin për letërsinë e bejtexhinjve. Punimet e Myderrizit në BISH –
shkencat shoqërore, Tiranë, 1951; nr.1, 1954, nr.4. BUSHT për shkencat shoqërore, 1957, nr. 1, në të
cilat u referohet M. Çamit, H.Z.Kamberit, N. Frakullës mbi letërsinë shqipe me alfabet arab; Mark
Gurakuqit kryesisht me monografinë e tij për Mjedën. (Gurakuqi Mark “Autorë dhe probleme të viteve
„30”, Tiranë, 1979, Prishtinë, 1982); Vehbi Balës me tekstet e tij për historinë e letërsisë ku merret
kryesisht me letërsinë e periudhës 1912-1939 (Bala Vehbi, Jeta dhe vepra e Fan.S.Nolit, Tiranë, 1972;
Vaso Pasha, Tiranë, 1979; Historia e letërsisë 3, Tiranë, 1976); Koço Bihikut, i cili trajton letërsinë
bashkëkohore dhe fokusohet bindshëm në metodën e realizmit socialist, në Bihiku Koço, Probleme
letrare, Tiranë, 1973, teksti maket Historia e letërsisë shqipe e realizmit socialist, Tiranë, 1978. Po në
këtë vazhdë mund të përmendim Ali Xhikun, me hartimin e kapitujve për letrërsinë e vjetër në
Historinë e letërsisë dhe me studimin e tij “Romantizmi arbëresh” (1979), Nasho Jorgaqin me
kontributin e tij mbi mendimin estetik shqiptar të traditës “Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-
1544”, 1976; Klara Kodra studion kryesisht letërsinë arbëreshe, monografia “Vepra poetike e
Serembes”, 1975, Floresha Dado (Haxhiaj) kontribuon me studimet e saj për Çajupin, “A.Z. Çajupi –
jeta dhe vepra” (1983) dhe me disa studime ku spikat përpjekja për të realizuar një përkufizim sa më të
plotë të termit “realizëm”; Xhevat Lloshi, Vasil Melo, Jakup Mato e më vonë edhe emra të tjerë të
njohur që shquhen për kontributin e tyre të madh si A. Kallulli, D. Dilaveri, Th, Gjika, N. Lezha, B.
Kuçyku, D. Çuli etj. 14
Është fjala për shkrimet e tij për romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur (I. Kadare), Lumi i vdekur (J.
Xoxa)në veprën e tij Vëzhgime letrare, Tiranë, 1968, f. 37-62, f. 62-89, f. 241-252. 15
Rugova Ibrahim, Kahe e premisa…, vep. e cituar, f. 255.
16
Dalan Shapllo trajtoi çështje të poezisë bashkëkohore16
duke iu referuar më shumë
krijimtarisë së autorëve (të asaj kohe) sesa në plan teorik.
Ndërsa Gjergj Zheji, i cili u afirmua në kritikën letrare rreth viteve ‟60, i kushtoi
vëmendje të veçantë aspektit teorik të letërsisë, aspektit formal të poezisë ku vlen të
theksohen vështrimet mbi vargun shqiptar.17
Jorgo Bulo u fokusua në studimet e tij, kryesisht për letërsinë e traditës dhe ato mbi
romanet e I. Kadaresë në të cilat spikasin vështrimet mbi vlerat artistike dhe
procedeun letrar.18
Në Kosovë përpos tendencave për të krijuar një traditë të mendimit kritik, 19
duhet
thënë që vetë konteksti social-historik nuk krijoi mundësi të zhvillimit të mëtejshëm të
kritikës.20
Ajo do të zhvillohet mbas luftës, kur nis të gjallërohet më tej jeta sociale-
kulturore, funksionon shtypi, 21
krijohen institucionet e para në gjuhën shqipe,
zhvillohet letërsia dhe kritika letrare. Me botimin e këtyre revistave, bie në sy
tendenca për trajtimin e çështjeve me theks teorik mbi karakterin e letërsisë,
funksionin e saj në shoqërinë e re, flitet për shkrimtarë të letërsisë botërore, letërsisë
shqipe (kryesisht të Rilindjes e më pak për shkrimtarët e tjerë) dhe të letërsisë
bashkëkohore gjatë viteve ‟50. Nisin të merren me kritikë V. Shita, H. Mekuli, R.
Kelmendi, H. Agani. Në vitet ‟60 veprimtaria e kritikës shtohet edhe përmes botimit
të revistave të reja (“Fjala”, 1968). Në këtë kohë kritika merret gjerësisht me letërsinë
e traditës dhe me letërsinë bashkëkohore, e cila zhvillohej si brenda kufijve, ashtu dhe
jashtë saj. Në vitet ‟70 në saje të bashkëpunimeve të ndryshme edhe me institucionet
në Shqipëri krijohet ndërgjegjësimi dhe vetëdija e plotë përmes botimit të studimeve
monografike për autorë të veçantë të letërsisë së traditës dhe asaj bashkëkohore. Në
këtë hulli merr kuptim edhe interesimi i kritikëve për procede, metoda të ndryshme të
qasjes së tyre etj.
16
U referohemi shkrimeve të studiuesit për poezinë e I. Kadaresë, D. Agollit, në të cilat heton elemente
që kanë të bëjnë me lirizmin e refleksivitetin, të patrajtuara më parë në kritikën letrare shqipe. (Shapllo
Dalan, Letërsia dhe realiteti ynë, Tiranë, 1968, f. 152-179.) 17
Është fjala për vlerësimet mbi romanet e Kadaresë dhe vështrimet mbi to të Velçës dhe Shapllos, në
Zheji Gjergj, Artisti dhe jeta, Tiranë, 1973, f. 52-65; f. 74-82. Gjithashtu i referohemi Zheji Gjergj,
Vëzhgime metrike, Tiranë, 1979, Prishtinë, 1981, në të cilin studiuesi sjell elemente të reja të vështrimit
të vargut në shqip, nisur nga letërsia gojore, autorët e njohur të traditës, ata bashkëkohorë etj. 18
Bulo Jorgo, Historia e letërsisë shqiptare e realizmit socialist, vep. e cituar, f. 289-297. 19
Kemi parasysh këtu kryesisht K. Maloki, i cili ka statusin e një kritiku të mirëfilltë letrar. 20
Studiuesi I. Rugova në studimin e tij “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare” pohon: “në
periudhën mes dy Luftrave në Kosovë, kombësisë shqiptare përveç ekszistencës historike e kulturore i
mohohej edhe ajo fizike: ishte ndaluar shkrimi i gjuhës shqipe në çdo fushë të jetës”. Rugova I, Kahe
dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Eurorilindja, Prishtinë, 1996, f. 261. 21
Kjo periudhë është e mbushur me aktivitetin e shumë gazetave dhe revistave të kohës si: “Rilindja”
(1945), “Zani i rinisë shqiptare”, “Përparimi”, “Jeta e re” (1949) etj.
17
Ndër çështjet për të cilat interesohet më së shumti kritika e kësaj kohe janë: roli
shoqëror i letërsisë22
dhe funksionin e theksuar të stimulimit të krijimtarisë letrare;
angazhimi i letërsisë në planin social23
, jetësor, artistik; kërkesat për diferencim të
këndvështrimeve për kuptimin dhe interpretimin e letërsisë.24
Lëvrimi i zhanreve të ndryshme të kritikës, vetëdijesimi për letërsinë dhe funksionin e
saj si art, prirja për ta parë atë në kuadër të angazhimit, synimi për ta trajtuar letërsinë
shqipe të zhvilluar në Kosovë si pjesë përbërëse e letërsisë shqiptare në tërësi, i japin
kritikës letrare një status të veçantë edhe pse ajo shpesh përshkohej nga nota të
patosit, i cili karakterizonte në përgjithësi letërsinë dhe kritikën e asaj kohe.
Ndër kritikët më përfaqësues të kohës shquhen:
A. Aliu, në studimet kritike ai fokusohet kryesisht në krijimtarinë e shkrimtarëve
bashkëkohorë25
(F. Gunga, Rr. Dedaj, A. Shkreli, I. Kadare, F. Arapi, D. Agolli), ku,
përveç premisës teorike të angazhimit, 26
heton elemente të simbolikës, metaforizmit e
paradoksit poetik, si dukuri të reja të ndërtuara më shumë si refleksione, duke
shpalosur në këtë mënyrë konceptet e tij për kritikën krijuese. Gjithashtu në vëmendje
të tij janë edhe çështje të letërsisë së Rilindjes dhe viteve ‟30. Lëvron kryesisht
kritikën me karakter analitik dhe monografik.
A. Jasiqi shfaqet aktiv në vitet ‟60-‟70, duke u marrë fillimisht me kritikën
publicistike e më tej me vështrime të dukurive të ndryshme letrare27
, ka në fokus
angazhimin e autorit dhe të veprës.28
Ai e sheh kritikën si ndërmjetësuese mes veprës
22
Referuar kësaj çështjeje Rugova pohon: “ajo shtrohej në nivel të kërkesave aktuale, kërkohej
kryesisht realizimi i raportit arti-shoqëria në bazë të pikëpamjes ideologjike bota e re-bota e vjetër,
problemi i modernes dhe modernizmit, të dekadencës në art etj… baza teorike e këtyre kërkesave nuk
ishte ngritur sa duhet në planin sociologjik, por më shumë në botëkuptimin tradicional dhe social për
letërsinë” (Rugova Ibrahim Kahe dhe premisa të kritikës letrare…” f. 267). 23
Për Rugovën kjo çështje trajtohet kryesisht si në letërsinë e traditës, ashtu edhe në atë bashkëkohore
(të Shqipërisë) duke kristalizuar, thelluar dhe profilizuar edhe botëkuptimin dhe kuptimin e vetë
kritikëve për letërsinë, ndihet impenjimi për të trajtuar në aspektin shoqëror të letërsisë probleme të
përgjithshme të njeriut dhe ekzistencës së tij, kritika formon një kredo më të gjerë – çështjen e
angazhimit në planine përgjithshëm të njeriut si qenie kombëtare dhe sociale. Për këtë arsye kjo kritikë
përcaktohet nga Rugova si kritikë e angazhimit letrar, sepse pos angazhimit social (që ishte primar),
kërkohet angazhim më i përgjithshëm si dhe angazhim artistik e human i shkrimtarit dhe veprës së tij,
në aspektin teorik kritika bazohej në teorinë e Sartrit mbi studiminLetërsi e angazhuar, botuar në
Prishtinë më 1960. Po aty, f. 278. 24
Sipas I. Rugovës në Kahe e premisa… Studiuesit, të cilët trajtojnë çështje të tilla janë V. Shita, H.
Mekuli, A. Aliu, R. Qosja, H. Hoxha, A. Jasiqi, M. Raifi, R. Ismajli, S. Hamiti. 25
Kemi parasysh këtu veprat Kërkime, botuar në Prishtinë, 1971; Shqyrtime, “Rilindja”, Prishtinë,
1974; Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1977 etj., të botuara në fillesat e punës së tij kritike-
studimore. 26
Rugova Ibrahim, Kahe dhe premisa…, vep. e cituar, f. 282. 27
U referohemi studimeve kritike në fillesat e tij: Josip V. Rela “ – ”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1968,
“Pesha e fjalës”, Rilindja, Prishtinë, 1971; “Shfletime”, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1972; “Shenjë në
lis”, Rilindja, Prishtinë, 1974, dhe Naim Frashëri, Tiranë, 1980; “Premtime dhe realizime”, Rilindja,
Prishtinë, 1976. 28
Për Jasiqin çështja e angazhimit shihet sa në kuadër të aktualitetit, aq edhe në një kuptim të gjerë, ku
trajton probleme të mjedisit, transformimit të jetës, idealeve shoqërore dhe angazhimit artistik të
shkrimtarit.
18
dhe kontekstit shoqëror, u referohet raporteve të letërsisë me rrethanat shoqërore dhe
marrëdhëniet shoqërore-ekonomike.
H. Hoxha është aktiv në përcjelljen e problemeve të letërsisë bashkëkohore, kryesisht
të shkrimtarëve që ngjallin interesin si shfaqje të elementeve moderne, për nga aspekti
i formës poetike dhe figuracionit letrar.29
Këmbëngul në ligjësimin e metodave
moderne (surrealizmi, ekspresionizmi, simbolizmi) duke u inkuadruar në diskutimet e
shumta që u zhvilluan në fillim të viteve ‟70 për modernizmin e formalizmin.30
Në
studimin metrik të vargut aplikon metodën statistikore të analizës në strukturën e
vargut, në të cilën evidenton tendencat metrike të vargut shqiptar.31
Po në kuadër të
çështjeve teorike, i kushton vëmendje edhe periodizimit të letërsisë shqipe dhe
kritereve mbi të cilat duhet të mbështetet ai.
Në zhvillimin e tërësishëm të kritikës letrare në fillim të viteve „70 në Kosovë, vlen të
theksohet tendenca për të rishqyrtuar çështje të karakterit metodologjik, ku një pjesë e
kritikëve kërkonin që letërsia të vështrohej si ligjërim nga perspektiva e teorisë
strukturaliste e semiotike, të vlerësohej duke u bazuar në vetë veprën dhe jo aspekte
jashtëletrare, të rishikoheshin raportet e vazhdimësisë mes traditës dhe letërsisë
bashkëkohore, të vështrohej letërsia si polivalente, polifonike e shumë shtresore e të
lëvrohej edhe kritika e kritikës.
Ndër studiuesit më në zë mund të përmenden I. Rugova, M. Raifi, R. Ismajli,
S.Hamiti, të cilët veçanërisht sjellin një kontribut të veçantë në aplikimin e metodave
të reja për trajtimin e çështjeve të sipërpërmendura.
I.Rugova si studiues sjell në fund të viteve ‟60, përpjekjen për sistematizimin e
kritikës letrare. Në studimet e tij i kushton vëmendje të madhe trajtimit të teorive
moderne.32
I njeh kritikës si elemente të saj shqyrtimin, vështrimin, argumentimin,
vlerësimin, qëndrimin. Solli një kontribut të madh me veprën e tij “Kahe dhe premisa
të kritikës letrare shqiptare 1504-1983”.
M. Raifi në veprat e tij të para trajton çështje të karakterit zhanror33
duke iu
përmbajtur pikëpamjes se kriteret në raport me objektin e vështrimit kanë karakter
dinamik. Ai niset nga premisat artistike të veprës, duke i afirmuar ato.34
Ndërsa në
studimet për Nolin dhe Migjenin niset nga premisat e metodës psikanalitike dhe
29
Marrim në konsideratë shkrimet e tij për Lasgushin, ku trajton idenë simbolike dhe metaforikën
plastike në poezinë e tij. Hoxha Hysni, studimet për Migjenin dhe shprehjen e tij poetike apo mbi
metaforën autentiketë Kadaresë (Kritika, Prishtinë, 1977, f. 7-75). 30
Vep. e cit., f. 201-206. 31
Hoxha Hysni, Struktura e vargut shqip, Rilindja, Prishtinë, 1973. 32
U referohemi veprave të Rugovës, Kah teoria, Strategjia e kuptimit, (1980), Vepra e Bogdanit 1675-
1685, (1982), Refuzimi estetik (1987) etj. 33
Është fjala për veprat e M. Raifit, Mbi poezinë bashkëkohëse shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1977, dhe
Mbi prozën bashkëkohëse shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1978. 34
u referohemi studimeve mbi poezitë e Kadaresë, S. Hamitit, M. Ramadanit, E. Bashës, A. Pashkut, A.
ngarkesën(shton) emocionale dhe mendore të vargut të tij.” Si rezultat të ndërtimit të
729
Nëpërmjet saj poeti realizon unin e tij, dhe njëkohësisht kërkon t‟i tërheqë vërejtjen unit tjetër për ato
që ngjajnë në skenën e jetës, pra është komunikim intensiv mes dy vetave (unë dhe ti) pra është nevojë
për komunikim (dialog) me të tjerët, nënkupton dëshirën që të dëgjojë njeri ty sesa të dëgjosh ti atë (e
sheh si një formë rrëfimi të subjektit lirik me zë të lartë dhe atij i nevojitet opinioni gjallëruar që do ta
dëgjojë me kujdes zërin e tij. Realizohet në rrafshe të ndryshme të ligjërimit poetik dhe trumbeton
forma të ndryshme të ndjenjës. 730
Shënim. E ilustron këtë ide duke iu referuar shembujve të shkëputur nga poezi të N.Frashërit,
N.Mjedës etj., f. 319. 731
Dialogu përcaktohet nga Qosja si pyetje e unit që s‟ka një ti në anën tjetër. Romantikët shqiptarë e
ndërtojnë vargun me anë të pyetjes që nënkupton bashkëbiseduesin veprues të pyetjes që merr
përgjigjen, duke krijuar kështu vargje dialoge. Po aty. 732
Shënim. Pyetjen retorike, dialogun, habinë, i sheh si mjete stilistike përmes të cilave përmbajtësohet
imagjinata e nderë e poetit, ndjenja e ngarkuar.
196
këtillë, sheh patetikën e ndjenjës dhe retorikën e thënies, të cilat i lidh me kontekstin
historik.733
Në fund të hetimit vjen në përfundimin që: këto figura me tipat, format, dhe
pozicionet e tyre përcaktojnë kështu strukturën patetike-retorike të vargut romantik
siç e përcakton aspekti ligjërimor i vargut etj. Me anë të këtyre mjeteve poeti
romantik ngjyros stilistikisht thënien, përcakton figurshmërinë e saj dhe shpreh
qëndrimin e tij ndaj shoqërisë, jetës, natyrës, historisë etj. Figurat janë elementet
themelore që ndërtojnë poetikën e romantizmit shqiptar si formacion stilistik.734
1.5 Tipologji të strukturës së vargut
1.5.1 Konceptet për strukturën dhe praktika e ndjekur
Qosja trajton si strukturë më vete dhe pjesë të makrostrukturës vargun romantik, duke
u shprehur që “vargu romantik me tipat e ndryshëm të strukturave të tij rrokjesore dhe
ritmike, ka një rëndësi të veçantë në ndërtimin e poetikës së romantizmit shqiptar si
dhe në evolucionin e vargut shqip në përgjithësi”.
Duke synuar tipologjinë e kësaj strukture, përveçse vë në dukje dominanten, realizon
edhe një tipologji të saj duke përshkruar karakteristika të shfaqjes dhe të përdorimit, të
raporteve të saj me traditën(vargun popullor të traditës) dhe me tendencat e reja,
raporteve të kuptimit të vargut me këto struktura ritmike. Ndër tipologjitë
mbizotëruese klasifikon:
- ritmet e strukturave të shkurtra rrokjesore;
- ritmet e strukturave të mesme rrokjesore;
- ritmet e strukturave të gjata rrokjesore;
- strukturat rrokjesore dhe ritmet e mangëta.
Për të krijuar një panoramë të plotë mbi tipologjitë e sipërpërmendura studiuesi:
- përcakton parimet735
mbi të cilat është ndërtuar ky varg, i bazuar në traditën
pararendëse dhe përvojat e reja, që përfshijnë forma vargjesh në pikëpamje
strukturore rrokjesore dhe ritmike, të cilat nuk njiheshin në poezinë
paraardhëse. Këto forma pasurojnë përvojën e vjershërimit në gjuhën shqipe,
733
Shënim. Qosja është i mendimit që këto elemente janë në përputhje me prirjen themelore të historisë
dhe të kulturës kombëtare: me rilindjen imagjinare të lirisë së shkuar me qëllim të rilindjes së idealeve
të përparimit kombëtar. F. 334. 734
Po aty. 735
Vargu në romantizëm është ndërtuar duke pasur për bazë parimet themelore fonetike dhe
gramatikore të gjuhës shqipe.
197
hapin mundësitë e krijimit të tipave të rinj rrokjesorë dhe ritmikë të vargut në
gjuhën shqipe;
- ndërton një kontekst historik e letrar736
duke pohuar që me një traditë
relativisht premtuese, vargu romantik do të jetë varg historikisht vendimtar për
zhvillimin e mëtejmë, për zgjerimin dhe pasurimin e lirisë së vjershërimit të
gjuhës shqipe;
- heton mënyrat e krijimit të strukturave të reja, të ndërtuara mbi parimet e
forcuara themelore të vargut shqip dhe përcakton zhvillimin e mëtejshëm mbi
bazat e veçorive gramatikore të shqipes dhe të strukturës rrokjesore e ritmike
të vargut popullor;
- evidenton vazhdimin dhe thellimin e përdorimit të vargut popullor të bazuar
në ndryshimet e kuptueshme që sjell evolucioni i gjuhës737
, prirjet krijuese,
konceptet e reja si rezultat i kontekstit të ri historik. 738
Hetimi i dominantes strukturore të vargut romantik në rrafsh diakronik dhe sinkronik
si dukuri historike739
i krijon mundësi Qosjes të shquajë këto veçori dhe të marrë këto
rezultate:
- ndryshimet me karakter sinkronik të cilat u detyrohen në radhë të parë
ndryshimeve gjuhësore me karakter diakronik;
- ndryshimet themelore ndërmjet vargut të poezisë së vjetër dhe të poezisë
romantike u detyrohen ndryshimeve në strukturën ritmike të ndikuara nga
evolucioni i theksit të fjalës në gjuhën shqipe. Ato kanë pasojat e veta edhe në
evolucionin e rolit të theksit në strukturën rrokjesore dhe ritmike të vargut, në
mënyrat e përpunimit të vargut për ta bërë vargun më kumbues, shprehës, në
lëvizjen ritmike e melodike dhe ato kuptimore;
- edhe leksiku për Qosen ka pjesën e vet të ndikimit në ndryshimin e traditës së
krijimit të vargjeve.740
Zhvillimi i gjuhës në plan sinkronik pasohet nga zhvillimi i vargut po në këtë
rrafsh,741
evolucion i cili i vështruar në diakroni, bashkëngjit ndryshimet e përftuara
736
Shënim. Qosja u referohet elementeve të traditës. Në qoftë se tradita e gjinive, e llojeve dhe e tipave
lirikë në letërsinë shqipe ishte relativisht modeste, tradita e tipave në vargje ishte pak a shumë më e
pasur dhe pak a shumë më premtuese për poetët e romantizmit: vargjet e Lekë Matrëngës, të Pjetër
Budit, të Pjetër Bogdanit, të Nikollë Filjes, të Nezim Frakullës, të Sulejman Naibit, të Jul Varibobës, të
Thoma Barbaçit, të Hasan Zyko Kamberit, të Muhamet Kuçukut, të Dalip Frashërit, … dëshmojnë
qartë se tradita në të cilën ata bazoheshin nuk ishte e varfër siç nuk mund të pandehet në shikim të parë
dhe nuk ishte e varfër posaçërisht në pikëpamje të strukturave rrokjesore dhe ritmike të vargut, që do të
jenë më të shpeshta edhe në poezinë romantike, siç është tetërrokëshi trokaik. 737
Këto ndryshime i përcakton si fonetike, leksikore dhe gramatikore. 738
Shënim. Këto ndryshime Qosja i pranon si pjesë e natyrshme e që gjatë shekujve janë bërë në gjuhën
shqipe e si rezultat edhe në veçoritë e vjershërimit, f.337. 739
Studiuesi e heton këtë dominante duke e krahasuar me dominanten e vargut të poezisë së vjetër. 740
Po aty, f. 339. 741
Shënim. Qosja e hulumton si dukuri të vargut në të folmet e ndryshme, të cilët romantikët përpiqen
t‟i tejkalojnë. Për këtë arsye pranon që ndryshimet mes strukturës ritmike të vargut romantik toskërisht
dhe atij gegërisht tingëllojnë fillimisht si ndryshime fonetike, e më tej më pak të natyrës gramatikore,
morfologjike dhe sintaksore. Për këtë arsye është i mendimit që lidhorja dhe rotacizmi i toskërishtes në
198
në strukturën ritmike të vargjeve të romantizmit arbëresh me të gjitha ndryshimet e
tyre gjuhësore dhe poetike që kanë në krahasim me vargun e romantizmit në atdhe. E
njëjta praktikë ndiqet edhe në ndryshimet gjuhësore dhe ritmike që vëren, ndërmjet
vargut të shkruar në toskërisht apo në gegërisht.742
Ndërkohë që kontaktet me tri kultura dhe tri letërsi: letërsinë klasike greke dhe
romake, me letërsinë aktuale italiane dhe më vonë franceze, gjithashtu në pozita më
inferiore edhe nga letërsitë arabe, turke, persiane, sjellin evoluimin e gjuhës dhe
rrjedhimisht të strukturës ritmike të vargut poetik në përgjithësi.
2.5.2. Specifika të tipologjive të vargjeve
Tipologjitë e strukturat mbizotëruese rrokjesore të vargjeve që shquan të përdorura
kryesisht në etapën e dytë të romantizmit janë:
- Tipa të vargjeve sipas metrit
- Tipa të vargjeve sipas ritmit
Për tipin e strukturave të shkurtra rrokjesore743
përdorimin e tyre e lidh në mënyrë të
ngushtë me temat, motivet e poezive të cilat qëndrojnë në raporte të varësisë së
ndërsjellë me to.744
Gjithashtu Qosja bën një panoramë të shkrimtarëve që e përdorin
më së shumti këtë lloj vargu, duke klasifikuar edhe llojin e poezisë që përdorin
rëndom.
Në kuadër të analizës së strukturës ritmike të këtyre poezive arrin në përfundimin se
kanë një ritëm të rrallë, që është ritmi i shpejtuar të spikatur me rënie apo ngritje të
fare të prera, karakteristike për ritmin e fjalëve të urta etj. Shërbejnë më së shumti
rima mashkullore, të cilat në raste të caktuara këmbehen me rima femërore. Në to
njërën anë dhe paskajorja e nazalizmi i gegërishtes në anën tjetër objektivisht janë shkaku pse sot mund
të konstatohen ndryshime të dukshme në strukturën e vargut romantik, f. 340. 742
Studiuesi është i mendimit që këto ndryshime janë aq të dukshme, kanë një shtrirje strukturore aq të
hetueshme saqë të mos ishin zotërueset e rrafsheve të tjera ideoemocionale, tematike dhe stilistike do të
mund flitej për vargje të dy epokave të ndryshme, madje të largëta të letërsisë shqipe, f. 341. 743
Studiuesi është i mendimit që: megjithëse repertori i tipave të vargjeve sipas metrit dhe i tipave të
vargjeve sipas ritmit është i pasur dhe mjaft i gjerë, dallojmë këto zotëruese: pesë dhe gjashtërrokëshi -
si vargje të skemave të gjata rrokjesore, tetërrokëshi- si varg i skemës së mesme rrokjesore dhe dhjetë e
njëmbëdhjetërrokëshi - si vargje të skemave të gjata rrokjesore. Këto struktura përcaktojnë
konfiguracionin ritmik të vargut dhe të vjershës në tërësi. Përjashtim bën për Qosen në këtë kategori
poezia arbëreshe e skemave të shkurtra rrokjesore e cila përdoret njësoj që në fillim të romantizmit e
deri në fund të shekullit, f. 344. 744
Shënim. Qosja është i mendimit që vargjet e një strukture rrokjesore përdoren më shpesh në trajtimin
e disa temave apo të disa motiveve. Romantikët krijojnë lloje të ndryshme vargjesh … Megjithëse
repertori i tipave të vargjeve sipas metrit dhe i tipave të vargjeve sipas ritmit është i larmishëm,
zotërojnë: pesë dhe gjashtërrokëshi si vargje të skemës së shkurtër rrokjesore, tetërrokëshi si varg i
skemës së mesme rrokjesore dhe dhjetë e njëmbëdhjetë rrokëshi si vargje të skemave të gjata
rrokjesore.….pesë dhe gjashtërrokëshin i shquan një ritëm i shpejtuar lirik, vargun e strukturës
mesatare rrokjesore tetërrokëshin e shquan një ritëm kryesisht retorik dhe heroik, dhe shpesh edhe një
ritëm i butë lirik; vargjet e strukturës së gjatë rrokjesore dhjetë dhe njëmbëdhjetërrokëshin i shquan një
ritëm kryesisht tregimtar apo solemn, në raste të caktuara lirik e dramatik.
199
shquhet forcimi i tensionit lirik në strukturën poetike, kurse në disa raste si në poezitë
humoristiko-satirike e shquajnë depërtimin e elementit realist. Poetët në romantizëm
mundohen të harmonizojnë idenë dhe ritmin e saj.
Duke marrë shembuj të ndryshëm Qosja shpjegon procesin artistik të harmonizimit
nga ana e shkrimtarit të idesë dhe ndjenjën e poetit, të shprehura përmes vargjeve të
tilla strukturore me qëllim për të tërhequr vëmendjen e lexuesit.745
Nga shembujt e sjellë arrin në përfundimin që repertori i temave me struktura
rrokjesore të shkurtra është më i kufizuar se repertori i temave dhe motiveve që
romantikët trajtojnë me vargje të strukturave të mesme apo të gjata rrokjesore. Këto
elemente i lidh me disponimet e veçanta të tilla si disponimi i shqetësuar lirik,
moralizues etj.
Për tipin e strukturave të mesme rrokjesore Qosja njeh si mbizotëruese të tyre
vargun tetërrokësh për arsye se është vargu më i shpeshtë dhe qendror në tërësinë e
romantizmit shqiptar.746
Nga analiza e detajuar konstaton që prej tij derivojnë forma
të reja të shkurtra apo të gjata si rezultat i një sërë faktorësh e ndikimesh.747
Edhe për tetërrokëshin popullor Qosja sheh të arsyeshme të pohojë që, për shkak të
disa kushteve të caktuara, romantikët e kanë drejtuar më vonë vëmendjen e tyre drejt
tij duke e lidhur edhe këtë fakt me kontekstin historik.748
Në një klasifikim të mënyrës si e përvetësojnë tetërrokëshin popullor romantikët
shqiptar ai njeh:
- një grup shkrimtarësh, të cilët nuk shfaqin prirje të veçanta krijuese, por
përvetësojnë mekanikisht strukturën ritmike të tij;
- në një grup të dytë hyjnë ata krijues, të cilët krijojnë tipa të rinj vargjesh të reja të
bazuara në ligjësoritë metrike dhe ritmike të poezisë popullore shqipe.
Këto praktika ndiqen nga dallime mes formave të tetërrokëshit të përdorur nga këto
grupe krijuesish.749
Në tipat e strukturave të gjata rrokjesore thekson si më të rëndësishmet dhjetë dhe
njëmbëdhjetërrokëshin sistruktura që trajtojnë temat dhe motivet patriotike, mitet
745
Shih f. 349. 746
Shënim. Është i mendimit që gjendet rëndom në tërësinë e poezisë romantike, pavarësisht tematikës
që ajo trajton. Njëkohësisht ky varg në romantizëm paraqitet i larmishëm edhe në pikëpamje të
strukturave ritmike. Qosja shquan forma të ndryshme ritmike, të zbritjeve të forta ritmike, të rrjedhës së
qetë apo të ashpër, të tonit të lartë apo të butë. E sheh të rëndësishëm si mjet parësor të romantizmit
edhe për faktin që është dëshmitar i traditës, pavarësisht ndryshimeve thelbësore që Qosja dallon mes
tetërrokëshit tradicional popullor dhe tetërrokëshit romantik. F. 352. 747
I sheh si forma të evoluimit të gjuhës shqipe tetërrokëshin e bejtexhinjve dhe më tej atë romantik,
duke shquar që ky i pari (tetërrokëshi i bejtexhinjve) për shkak të ndikimit nga letërsitë orientale, arabe,
persiane, turke etj., sjell veçori të cilat për mendimin e Qosjes e largojnë nga tingëllimi i gjuhës shqipe.
Prandaj arrin në përfundimin se tetërrokëshi i bejtexhinjve nuk mund të ishte mbështetje e tetërrokëshit
të poezisë së romantizmit. 748
Shënim.Shih për më tepër f. 355-356, ku Qosja i bën një analizë të hollësishme llojit të tetërrokëshit,
shkrimtarëve që e përdorin dhe karakteristikave të tij. 749
Qosja veçon tetërrokëshin e poetëve që ndaj vjershërimit janë më krijues e theksi i togfjalëshit është
më shumë vendimtar: nën ndikimin e tij bëhet organizimi kuptimor dhe ritmik i gjymtyrëve të vargut,
madje i vargut në tërësi.
200
romantike, sepse krijojnë shtrim të mendimit, seriozitet të lartë ideo-emocional të
autorit, të pozicionit meditativ të subjektit lirik mbi natyrën, shoqërinë, të kaluarën etj.
Mes tipave të ndryshëm të dhjetërrokëshit750
shquan ngjashmëri me tetërrokëshin në
drejtim të evolucionit ritmik si pasojë e kontekstit historik, ku në hapat e parë të
romantizmit ai shfaqet në pozita imituese e më tej në harqe kohore më të vona do të
bëhej pjesë e integruar natyrshëm në letërsinë romantike.751
Kurse
njëmbëdhjetërrokëshi përdoret si varg karakteristik i tingëllimës, me motive për të
cilat romantikët dëshmojnë ndjenjë të veçantë adhurimi: të temës së atdheut,
dashurisë, motiveve të heroizmit e përkushtimit kombëtar.
Tipat e strukturave rrokjesore me ritme të mangëta i sheh të përftuara si rezultat i
ndikimit nga kultura dhe shkrimtarë të huaj dhe të paintegruara natyrshëm në gjuhën
shqipe, pasi i mungojnë shumë elemente të rëndësishme (lehtësia, bukurtingëllimi,
toni, intonacioni i vargut shqip etj., ritmi e rrjedha e tyre sikur na mundojnë752
.)Për të
bërë të kuptueshme shmangien nga integrimi natyral i tipave të vargjeve Qosja i
referohet parimit themelor të vjershërimit shqip sipas të cilit vargu varet prej tingullit,
ngjyrës, vijës melodike, tërësive gjymtyrore ritmike brenda vargut që doemos duhet të
jenë edhe tërësi sintaksore dhe theksore. Po u thye ky parim, po u ndanë elementet
prej njësisë, po u shkoqën prej fushës kuptimore të bërthamës sintaksore-theksore,
vargu - thekson ai - mund të jetë i rregullt sipas metrikës shkollore, por i
papranueshëm, sepse cenimi i varësisë theks-kuptim doemos cenon edhe ritmin e
natyrshëm të vargut etj. 753
Në kuadër të të gjitha elementeve përbërëse të sipërpërmendura, Qosja përcakton
kuptimin e vargut dhe të strukturave ritmike fillimisht të lidhur ngushtë me
kontekstin, qëllimin përse krijojnë dhe çfarë krijojnë romantikët, me tërësinë e
ndjenjave që shprehin, figuracionin që përdorin, si i tillë ai e përcakton këtë varg si
bartës të emocionit, disponimit dhe të mendimit të shkrimtarit romantik. Ai pohon që
në këto lloje vargjesh funksioni i ritmit dhe kuptimi i vargut qëndrojnë në raporte
dialektike: kuptimi i vargut e kushtëzon rrjedhën e ritmit, kurse ritmi me cilësinë e
strukturës së tij ndikon në qartësinë dhe në efektin e kuptimit të vargut. Ritmi
gjithashtu është përbërës i barasvlershëm kuptimor dhe estetik i ndjenjës e i
shprehësisë romantike.754
Për sa u përket përfundimeve të zhvillimit të tërësishëm të strukturës së vargut, në
perspektivën historike studiuesi, duke i parë vargjet si gërshetuese të përvojave të
poezisë së vjetër dhe poezisë popullore, e njëkohësisht të ndikimeve nga përvojat e
huaja rrokjesore dhe ritmike (të cilat asimilohen e përvetësohen duke iu nënshtruar
ligjësive të vjershërimit dhe të gjuhës shqipe) konstaton që në momente të caktuara
750
Shënim. Qosja njeh si tipa të dhjetërrokëshit që i përgjigjen natyrës së gjuhës shqipe, që shprehin
ligjësitë e vjershërimit të saj dhe tipa ritmikë të vjershërimit që nuk tingëllojnë shqip pavarësisht pse
respektojnë të gjitha rregullat e vjershërimit 751
Për më shumë shih shembujt që shquan Qosja në f. 366-368. 752
F. 370-371. 753
Po aty. 754
F. 374.
201
secili prej tyre shpreh epërsinë e vet. Gërshetimi i këtyre përvojave si dhe përdorimi i
strukturave të ndryshme rrokjesore në disa raste; duke ia nënshtruar strukturën
metrike intonacionit të vargut – në disa raste të tjera, duke bërë melodinë zotëruese
apo duke ngritur ritmin gjymtyror mbi parimin rrokjesor të vargut si njësi e mbyllur
ritmike romantikët krijojnë mundësinë e evolucionit të vargut shqip. Ky varg është në
përputhje të plotë me qenësinë e gjuhës shqipe -pohon Qosja -sepse gjuha e mitizuar e
imagjinatës romantike, praktikisht bëhet gjuhë e çliruar e vargut poetik, rrafshi
gramatikor dhe ai shqiptimor strukturohen plotësisht në pajtim me qenësinë e poezisë
që gjuhën e zhvillon. Në këtë mënyrë mbi përvojën kombëtare, mbi parimet e gjuhës
shqipe, vargu romantik fillon procesin e evropeizimit të vargut shqip.755
3. Raporti i romantizmit shqiptar me atë evropian
Raportet mes romantizmit shqiptar dhe atij evropian, të trajtuara përmes qasjes
krahasimtare, studiuesi i heton në një kapitull më vete, si çështje e cila plotëson në
mënyrë të tërësishme poetikën e romantizmit shqiptar. Nga njëra anë duke synuar
studimin shkencor të periudhës mbi të cilën ndërton historinë e letërsisë, kjo metodë
për studiuesin sjell rezultatet e kërkuara, pasi është “më e arsyeshme dhe shkencërisht
më e drejtë që të hiqet një krahasim ndërmjet romantizmit shqiptar dhe atij evropian,
në radhë të parë të popujve të Evropës Perëndimore...e më pas të bëhet përgjithësimi
që do ta arsyetonte krahasimin e vënë, domethënë metodën e zbatuar
krahasimtare”.756
Nga ana tjetër këtë përpjekje Qosja e quan të arsyeshme edhe në kuadër të
marrëdhënieve që kanë ekzistuar mes popullit shqiptar e atyre europianë, të cilat kanë
lënë gjurmët e tyre edhe në letërsi757
.
Gjithashtu kjo qasje bën të mundur evidentimin e ngjashmërive dhe ndryshimeve
ideore, tematike, stilistike, strukturore, formale etj ndërmjet romantizmit evropian dhe
atij shqiptar, duke u dhënë përgjigjet e tij në lidhje me dy pikëpamjet e mëposhtme:
- Romantizmi shqiptar ishte plotësisht autokton;
- Romantizmi shqiptar ishte një rrymë e importuar prej letërsive romantike të
popujve të mëdhenj të Evropës.
Për studiuesin asnjë nga këto pikëpamje nuk është plotësisht e qëndrueshme, sepse:
- e para - argumenton ai- e veçon letërsinë romantike nga konteksti letrar
evropian prej të cilit nuk mund të veçohet;
- e dyta sjell hetimin tradicional të ndikimeve, në vend të ngjashmërive dhe të
ndryshimeve, që është fryt i përvojës moderne në studimet krahasuese.758
755
Po aty, f. 379. 756
Po aty, 383. 757
Madje mes tyre Qosja shton që marrëdhëniet kulturore, veçmas ato letrare dhe artistike përgjithësisht
ekzistojnë edhe atëherë kur lidhjet e tjera mes popujve janë të vështirësuara apo të ndërprera plotësisht.
Mendimet, idetë, motivet, teknikat, modelet stilistike dhe artistike nuk njohin kurrfarë kufijsh dhe është
në të mirën e popujve pse nuk i njohin.
202
Duke iu referuar përkufizimit të studiuesve bashkëkohorë për romantizmin:
romantizmi ishte një fenomen i përbashkët i shfaqur në letërsitë e popujve evropianë
pak a shumë në të njëjtën kohë dhe përpos karakteristikave që e dallojnë romantizmin
e një vendi të një gjuhe tjetër, ekzistojnë edhe karakteristikat që e afrojnë, 759
ai i
vëzhgon ndryshimet dhe ngjashmëritë disa plane:
- në kontekstin historik e kulturor;
- në parimet krijuese dhe karakteristikat specifike që shfaqin;
- në gjinitë dhe llojet më të lëvruara.
Të gjitha këto rrafshe shihen në raporte ndërvepruese me njëri-tjetrin pasi janë
kontribuues funksionalë në formësimin e tërësishëm të drejtimit letrar.
Vështrimi i kontekstit historik kulturor760
shërben në përcaktimin e veçorive tematike
përmbajtësore dhe stilistike, të cilat në letërsinë shqipe nuk shfaqen në të njëjtat
përmasa si në letërsitë e vendeve evropiane. Për këtë arsye ngjashmëritë Qosja i sheh
kryesisht me popujt e Ballkanit dhe Evropën Lindore sesa me atë Perëndimore.
Referuar ngjashmërive Qosja shquan:
- ngjashmëri mes letërsive romantike shqiptare me atë evropiane në pikëpamjet
etike mbi njeriun dhe njerëzimin;
- ngjashmëritë në pikëpamje të mënyrës së shtjellimit artistik të ngjarjes;761
- ngjashmëri në praninë e elementeve të mbinatyrshme;
- ngjashmëri në kultivimin e gjinive të ndryshme letrare.762
Duke qenë se konstaton që romantizmi është dukuri e përgjithshme evropiane dhe
dukuri e veçantë letrare kombëtare përsa i përket ndryshimeve shquan:
1. në funksionin që luan romantizmi si dukuri; 763
758
Po aty. 759
F. 382. 760
Shënim. Vlen të theksohet se këto dy kontekste shihen paralelisht nga Qosja si dy procese të lidhura
ngushtë me njëri-tjetrin. 761
Romantizmi evropian shfaqet si reagim i krijuesve ndaj rregullave të ngurta, ndaj dogmave teorike,
temave, motiveve gjithnjë të zgjedhura, ndaj stilit të lartë të klasicizmit etj. E këtu, thekson Qosja,
romantikët evropianë sjellin revolucionarizim jo vetëm në tematikë, por edhe në procede artistike. Këtë
dukuri e evidenton si të pranishme edhe në romantizmin shqiptar..., f. 404. 762
Përsa u përket gjinive dhe llojeve letrare Qosja thekson se në romantizëm kultivohen përgjithësisht
të gjitha gjinitë dhe llojet letrare; vendin kryesor e zë poezia lirike si sasi e cilësi. Kjo është dukuri edhe
e romantizmit shqiptar. Kultivohet shumë lirika patriotike, e dashurisë, sjell marrëdhënie të reja
ndërmjet llojeve dhe gjinive në romantizëm. Karakteristik është lloji i ndërmjetëm, poema epiko-lirike.
Sado që është prezent objektivizmi, subjektivizmi nuk mund të shmanget për shkak të faktit që rrëfimi
më shumë paraqitet si mozaik përshtypjesh subjektive përmes një fabule të fragmentarizuar.
Përbashkësia e llojeve ndikon në ngjashmërinë e stileve, kështu që stili poetik depërton dukshëm në
prozën publicistike dhe shkencore, kurse letrarizimi do të jetë procedim i poezisë romantike. Kjo
përbashkësi stilesh shihet si dukuri e gjerë, sepse nënkupton takimin e disa periudhave dhe epokave
stilistike si në romantizimin shqiptar dhe në atë evropian. Më vonë zë e kultivohet edhe drama, tregimi,
romani dhe kritika, po atëherë fillon depërtimi i elementeve realiste në prozë e poezi dhe i elementeve
simboliste në poezi. Lirizmi 763
Qosja konstaton qëromantizmi anglez, gjerman, francez është përmbushje përkatëse e imagjinatës së
lirë, formën e së cilës e përcaktojnë kërkesat estetike, romantizmi shqiptar është ideologji kombëtare,
idealet e së cilës i përcakton pozita historike e kombit. E sheh romantizmin shqiptar si aktivitet qendror
mendor të kulturës shqiptare në të cilin shprehet drama e tejkalimit të robërisë shumëshekullore në
njërën anë, kurse e formimit të vetëdijes së re historike kombëtare, e ndjenjave dhe idealeve të reja
203
2. në karakteristikat që shfaq si rrymë.
Në këto të fundit ndryshimi shquhet kryesisht në aspektin përmbajtësor, në drejtim të
procedesë krijuese dhe në drejtim të stilit referuar:
- në trajtimin e motiveve të ndryshme: motivi i dhembjes, 764
temat historike765
(kthimi pas tek e kaluara), kulti i natyrës766
etj.
- me raportet individualizëm/ subjektivizëm, ku ndryshimi kryesor, i cili
kushtëzon edhe ndryshimet e tjera, qëndron te heroi individ dhe mënyra si e
përcjell botën e tij brenda veprës letrare; 767
- në identifikimin e autorit, unit të tij me personazhet;768
- në trajtimin e fatit dhe fatalizmit në sistemin e motivacionit të veprimeve, të
ndjenjave dhe mendimeve të personazheve;769
kombëtare, në anën tjetër. Duke e pohuar që romantizmi shqiptar krijohet në një kontekst të posaçëm
kulturor, e sheh të ngarkuar me funksion specifik. 764
Dhembja te romantikët shqiptarë ndryshon nga ajo e romantikëve evropianë (te të parët është mall, nostalgji,
ndjenjë sentimentale që nxitet prej shkaqeve tërësisht të ndryshme nga ato që nxitin dhembjen te romantikët
evropianë. Te shqiptarët është dhembje e njerëzve që e duan atdheun e tyre (shpjegon në mënyrë të detajuar
shfaqjen e dukurive të ndryshme nga njëri kah i romantizmit te tjetri. ) 765
Në lidhje me këtë motiv e veçanta qëndron te shqiptarët, sepse ata i kthehen periudhës më të
lavdishme të historisë kombëtare. Ndërsa për sa i përket rolit fetar dallimi qëndron në faktin se
romantikët evropianë e theksojnë rolin e fesë jo vetëm në jetën vetjake, por edhe në atë kombëtare.
Romantikët shqiptarë rolin e fesë e trajtojnë si rol antikombëtar. E kaluara për romantikët evropianë
është një lloj utopie e dëshirave dhe e ëndërrimeve të tyre, për romantikët shqiptarë është një mundësi e
krahasimeve midis madhështisë së dikurshme dhe mjerimit aktual të shqiptarëve. Historia për
shqiptarët është etikë kombëtare e për romantikët evropianë është përmbajtje ekzotike, f. 390. 766
Romantikët evropianë e bëjnë natyrën objekt të meditimeve të tyre metafizike, e mistifikojnë atë,
ndërkohë që ata shqiptarë edhe pse e realizojnë lirinë imagjinare përmes hiperbolizimit të emocional të
pamjeve, përsëri nuk i bëjnë të çuditshme dukuritë e rëndomta të jetës reale. Romantikët shqiptarë edhe
pse shfaqin prirje për përsiatjet metafizike, ata përsëri nuk i shmangen racionalizmit, shpallin mendjen
të vetmen fuqi të njeriut me të cilën ai njeh realitetin, të vërtetën, dhe veten. Për këtë arsye natyra në
letërsinë e romantizmit bëhet më tepër përmbajtje e poezisë patriotike sesa e poezisë meditative.
Romantikët shqiptarë krijojnë fragmente visoresh për të rritur atdhedashurinë. Për sa i përket kultit të
natyrës Qosja vëzhgon disa pikëpamje të përbashkëta mes dy letërsive romantike. Ai thekson në këtë
kuadër pikëpamjet filozofike të Naim Frashërit, f. 396. 767
Në romantizmin evropian individi në rastet më të shpeshta nuk pranon obligime shoqërore si krijues,
kërkon rehatinë shpirtërore në vetmi dhe imagjinatë; në romantizmin shqiptar individi kërkon me të
gjitha mundësitë t‟i shquajë obligimet e tilla dhe të ndikojnë në rrjedhat historike kombëtare. Shquan subjektivizmin dhe individualizmin si veçori kryesore qenësore, botëkuptim jetësor dhe si
mënyrë e sjelljes në shoqëri. Filozofia e tij është e ndërtuar mbi idealizmin subjektiv. I ngrenë kult
individit, botës së tij të brendshme, imagjinatës së tij etj. Të drejtuar në këtë mënyrë drejt individuales,
Qosja pohon që janë apatikë kundrejt problematikave shoqërore dhe historike.
Romantikët shqiptarë janë të prirë që t‟i përkushtohen mendërisht dhe fizikisht kombit e në këtë rast
bëhen prijës dhe ideologë të tij (luajnë rol të ri, ndërtojnë historinë e re, njëjtësojnë interesat individualë
me ata kolektivë kombëtarë, ndikojnë në ndryshimin e fizionomisë morale të popullit).
Individualizmi i shtyn heronjtë evropianë të ndërmarrin udhëtime në vende të ndryshme. Bien në
dëshpërim etj. Romantikët shqiptarë letërsinë e shohin si mjet të luftës sesa krijimtari e lirë artistike.
Romantikët shqiptarë afirmojnë unin kolektiv. 768
Edhe këtu Qosja shquan dallim mes dy shfaqjeve të romantizmit: tek ai evropian kemi identifikim të
personazhit me unin e autorit, te romantizmi shqiptar personazhet ngarkohen me hallet e atdheut te
tyre, f. 406. 769
Qosja e shquan si veçori të romantizmit evropian dhe të atij shqiptar njëkohësisht. E ndien të
arsyeshme të sqarojë funksionin e fatalizmit. Në kuadër të romantizmit evropian e shpjegon si pasojë e
tronditjeve të Revolucionit Francez ku njeriu i nënshtrohet fatit në mënyrë të verbër. Thekson që
fatalizmi në romantizmin evropian është qëndrim i mendimit, kurse në romantizmin shqiptar është
204
- në lëvrimin e figurave artistike dhe funksionin që mbartin;770
- në përpunimin e shprehjes artistike dhe theksimin e nëntekstit;771
Për sa më lart mund të themi që evidentimi i tërësishëm i ngjashmërive dhe
ndryshimeve mes romantizmit evropian dhe atij shqiptar –për studiuesin– janë aq të
mjaftueshme saqë justifikojnë plotësisht studimin krahasimtar. Ky është një proces i
përgjithshëm letrar të cilit i nënshtrohen të gjitha letërsitë e popujve të Evropës, në të
cilin një pjesë e ndryshimeve përveç të përbashkëtave, i atribuohen specifikave të
jetës historike dhe kombëtare. Ky krahasim sjell përfundime të rëndësishme të lidhur
specifikën e romantizmit shqiptar në kushtet në të cilat ai u zhvillua dhe lidhjet e
përhershme të letërsisë shqipe me letërsitë evropiane, të cilat dëshmojnë se
pavarësisht kontekstit historik ai ishte pjesë e letërsisë evropiane.
qëndrim i veprimit. Kjo dukuri dëshmon sa lidhjet mes dy letërsive romantike dhe nga ana tjetër
dëshmon inkuadrimin më të shpeshtë të fatalizmit në romantizmin arbëresh. Specifikon natyrësinë në të
cilën bazohen veprimet e personazheve në romantizmin shqiptar, ku në rastet më të shpeshta ato
veprojnë, ndiejnë, mendojnë të shtyrë prej motivesh më të larta (kombëtare), kurse cilësinë e këtyre
veprimeve, ndjenjave, mendimeve e përcakton jo fatalizmi, po qëllimet historike, kombëtare. 770
Në botën fantastike të romantizmit një rol të veçantë luan personifikimi, shpirtëzimi i sendeve apo
dukurive të natyrës. Qosja bën dallim në këtë dukuri te funksioni i personifikimit. Në romantizmin
evropian ai ka funksion fantastik, tek ai shqiptar funksion rëndomësues, erotik, patriotik, humanizues
etj. 771
Nëntekstin e dallon si veçori të romantizmit. Thellimi asociativ i ndjenjës dhe i mendimit me anën e
nëntekstit për romantikët bëhet parim krijues. Shprehja sugjestive që përmban dukshëm më tepër
ç‟tregon bëhet procedim i vetëdijshëm i artistit. Kjo veçori është e pranishme edhe në romantizmin
shqiptar me një ndryshim: udhëhiqen nga parimi i qartësisë. Qëllimi i tyre kryesor është komunikimi
me lexuesin, prandaj edhe thënien poetike kujdesen ta qartësojnë dhe ta emocionalizojnë sa më
dukshëm duke e përdorur shpesh aspektin vlerësues ligjërimor, epitetin e caktuar, paralelizmat dhe
përsëritjet...stili i romantizmit shqiptar bazohet në metodën e gjuhës emocionale, e cila realizon një
qartësi klasike në pjesën më të madhe të rasteve. Thënia e drejtpërdrejtë është veçori e tij. Këtë dallim
Qosja e lidh me funksionet e ndryshme që u ngarkohen në jetën historike dhe shoqërore te romantizmi
shqiptar dhe ai evropian, të cilët doemos sjellin theksa të ndryshëm në thënien gjuhësore: nëntekstin
apo qartësinë e saj.F. 410-411.
205
KAPITULLI III
Historia e letërsisë shqipe- Romantizmi, II-III
Dy vëllimet e tjera të veprës janë të konceptuara në formën e monografive, në të cilat
trajtohet gjerësisht krijimtaria e shkrimtarëve të përzgjedhur. Përzgjedhja e tyre është
realizuar në bazë të krijimtarisë së tyre letrare, e cila shquhet për rëndësinë e saj
artistike dhe historiko-letrare. Këto vëllime përfaqësojnë për studiuesin sintezën e
poetikave të krijuesve të ndryshëm në veçanti.
Referuar trajtimit të Qosjes për secilin prej tyre i kemi klasifikuar në dy grupe:
1. Në grupin e parë janë klasifikuar shkrimtarët vepra e të cilëve nuk mbart
vlera të mirëfillta estetike: Naum Veqilharxhi, Thimi Mitko, Jani Vreto,
Kostandin Kristoforidhi, Ndue Bytyçi, Sami Frashëri.
2. Në grupin e dytë janë klasifikuar shkrimtarët vepra e të cilëve i përkasin
letërsisë së mirëfilltë dhe shquhen për vlera artistike dhe estetike: De Rada,
Frangjisk Anton Santori, Pashko Vasa, Gavril Dara i Riu, Zef Serembe,
Naim Frashëri, Filip Shiroka, Zef Skiroi, Ndre Mjeda.
Ndërtimi i veprës në trajtën e monografive për secilin autor, i krijon mundësi Qosjes
të vërë në dukje aspekte të ndryshme të krijimtarisë së shkrimtarëve, kryesisht stilin
individual, vlerën estetike të tyre, të lidhura ngushtë me: autorin, mesazhin, gjuhën
dhe lexuesin.
1. Autori
Për sa i përket autorit duhet thënë që, pavarësisht krijimtarisë së shkrimtarëve, Qosja
e synon autorin, parimet dhe procedenë e tij krijuese. Duke u shprehur se klasifikimi i
tyre realizohet brenda drejtimit të romantizmit Qosja, është mbështetur në rendin
kronologjik të bazuar në kohën në të cilën ka jetuar secili prej tyre. Klasifikimin për ta
e nis nën këtë këndvështrim – në trajtimin e tyre si romantikë, të cilët kontributin e
tyre e kanë dhënë jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe në fusha e drejtime të tjera.
Justifikimin për klasifikimin e tyre studiuesi e mbështet në përkufizimin që i bën
drejtimit letrar dhe konceptit të letërsisë për kohën në të cilën shkrimtarët kanë jetuar.
Në shkrimtarë të të dy grupeve theksohen elementet në të cilët përqendrohet vëmendja
e studiuesit në drejtim të autorit siç janë: konteksti, parimet krijuese dhe procedeu
krijues.
206
1.1 Konteksti dhe ndikimet
Duke qenë se Qosja e sheh letërsinë, veprat letrare dhe krijimtarinë e shkrimtarëve në
raport me serinë letrare dhe traditën si në letërsinë shqipe dhe atë botërore,
konstatojmë se konteksti është një pjesë e rëndësishme e vëzhgimeve të tij, si element
i cili demonstron krijimin e kushteve të përshtatshme për shfaqjen e një dukurie
letrare të caktuar.
Njohja e rrethanave të krijimit të tyre e bën historianin e letërsisë t‟i kuptojë ato në atë
mënyrë si u kuptuan në kohën e tyre. Ky proces interpretues e përfshin brenda vetes
konceptimin historik të letërsisë pa rënë në interpretimin e veprës letrare si dokument
historik. Qosja i kushton vëmendje kontekstit social-historik, letrar dhe jetësor të
shkrimtarëve, për të vënë në dukje formimin e tyre të plotë individual. Shpeshherë ai
është i lidhur ngushtë me faktorë të jashtëm dhe të brendshëm.
Në shkrimtarët, vepra e të cilëve nuk mbart vlera të mirëfillta artistike, konteksti
historiko-shoqëror është mbizotërues, kundrejt atij letrar. Duhet thënë që ky kontekst
është më tepër i pranishëm si shpjegues i dukurive shoqërore, të cilat çuan në
zhvillimin dhe emancipimin intelektual të nevojshëm për lindjen dhe zhvillimin e një
letërsie të mirëfilltë kombëtare. Në fakt duke i vendosur në marrëdhënie shkakësie
këto dukuri, studiuesi modifikon evolucionin në sistemin letrar burimi i të cilit nuk
vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vetë letërsia.772
Gjithsesi duke parë nga një
këndvështrim i përgjithshëm në veprën e Qosjes këtë dukuri dhe të gjitha dukuritë e
tjera, të cilat janë të lidhura me konceptin e evolucionit në historinë e letërsisë shqipe,
jemi të mendimit që studiuesi i sheh veprat e shkrimtarëve të kësaj periudhe në
hierarkinë e vlerave të momentit përkatës duke pranuar vlerën e kontekstit dhe risisë
që sjellin veprat të mbetet aty ku shfaqet.773
Te Naum Veqilharxhi studiuesi qëndron gjatë te konteksti, duke u përqendruar në
çështje me karakter social-historik si në drejtim rrethanave kombëtare dhe
ndërkombëtare të veprimtarisë së tij. Qosja e parashtron kontekstin social-historik për
dy arsye:
- si paraqitje e faktorëve që ndikuan në formimin e mendimit intelektual të
kohës;774
772
Cituar sipas Floresha Dados, në Sfida teorike të historiografisë letrare, Bota shqiptare, Tiranë, 2009,
f. 274. 773
Po aty, f. 275. 774
Qosja evidentonrrethanat evropiane të veprimtarisë së N.Veqilharxhit dhe rrethanat kombëtare të
veprimtarisë së tij. Argumentet që sjell në lidhje më këtë çështje janë të lidhura ngushtë me kontekstin
historik kur lind edhe Romantizmi në Shqipëri. Kështu Qosja rendit një sërë faktorësh historikë, si:
fillimi i Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare në planin historik, arsimor, kulturor e ideor. Në shkrimet e tij
për herë të parë në krijimtarinë e gjuhës shqipe, formulohen në formën programatike idetë themelore të
Rilindjes, prej të cilave do të mbështetet letërsia e romantizmit shqiptar deri në fund të shek XIX. Për
Qosen, N.Veqilharxhi bëhet ideolog i Rilindjes Kombëtare, dhe i letërsisë romantike me format e veta
të të shkruarit, sepse në to përmbledh prirjet arsimore, shkencore, publicistike dhe poetike të kohës. Në
këtë mënyrë parashtron lindjen e veprimtarisë intelektuale në shërbim të kombit, ndërgjegjësimin e tyre
207
- si argument mbështetës për tipologjinë dhe natyrën e veprave të Veqilhaxhit,
pasi veprat e shkruara prej tij, kanë karakter gjuhësor, por me vlerë historike
për Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe me rëndësi për historinë e letërsisë:
për historinë e romantizmit.
Po në këtë kuadër studiuesi interpreton kontekstin në studimet për autorët e veçantë si
Thimi Mitko, Jani Vreto, Kostandin Kristoforidhin, Ndue Bytyçin, Sami Frashërin.
Studiuesi merr në konsideratë aspekte të ndryshme jetësore të tyre, të cilat kanë
ndikuar në formimin me pikëpamje të plota historike, politike dhe kulturore, sepse
janë autorë me vetëdije plotësisht të formuar kombëtare. Në këtë mënyrë argumenton
pse i sheh si shkrimtarë të tillë duke iu referuar kontekstit historik, politik, shoqëror
dhe kulturor edhe pse veprat e tyre nuk i përkasin mirëfilli letërsisë.
Për Jani Vreton ndërtimi i kontekstit përkon me nevojën për të sqaruar klasifikimin e
krijimtarisë së tij mes veprave të letërsisë romantike që i përkasin Historisë së
Letërsisë Shqipe. Studiuesi mbështetet në kontekstin historik të Rilindjes Kombëtare
(si lëvizje poetike, kulturore dhe letrare) dhe jep argumentin se koncepti i atëhershëm
për letërsinë është dukshëm shumë më i gjerë se koncepti për letërsinë sot. Për këtë
argument Qosja u referohet edhe eksperiencave nga kultura të tjera që nga Antikiteti, i
një vargu autorësh krijimtaria e të cilëve është mes kufijve të letërsisë dhe filozofisë,
shkencës, etikës, pedagogjisë dhe oratorisë775
.
Një nga synimet e Qosjes mbi kontekstin historik në të cilin kanë jetuar shkrimtarët,
formimit dhe veprimtarive të shumta që kanë kryer lidhet me interesin e tij mbi
elemente të procedesë modeste artistike, si dhe kontribute të veçanta të shkrimtarëve
në zhvillimin e gjuhës shqipe, emancipimin dhe rritjen e shkallës intelektuale të
lexuesve. Prandaj për këtë arsye thekson:
- përkthimin e librave të shenjtë, duke theksuar se me anë të tyre i është dhënë
një zhvillim gjuhës shqipe dhe traditave pararendëse;776
- prirjen krijuese të shkrimtarit Ndue Bytyçit, për poezinë fetare, e cila zë
vendin qendror në krijimtarinë e tij, duke u specifikuar nga Qosja si veçori e
tij, kundrejt tendencës së përgjithshme të filozofisë iluministe dhe aspekteve
kulturore të romantizmit;
- tek studimi për Sami Frashërin, Qosja i referohet si kontekstit social-historik,
ashtu edhe atij kulturor e letrar. Kryesisht studiuesi thekson kontekstin letrar-
kulturor, në të cilin autori ka sjellë kontributin e tij, duke e parë atë në
marrëdhënie me gjuhën e letërsinë turke dhe atë shqipe. Ai nuk lë jashtë
vëmendjes së tij edhe formimin e shkrimtarit nën ndikimin, kultivimin e
për mënyrat si duhet të përgatitej çfarë ishte e nevojshme për të realizuar qëllimet e intelektualëve,
ndikimet nga ky kontekst dhe kontributin e dhënë të N.Veqilharxhit. F. 13-20. 775
Shënim. Qosja këtu u referohet Platonit, Senekës, Ciceronit, Erazmit, Frensis Bekonit, Mishel
Montenjit, La Brielit, Bosies, Emersonit, Migel de Unamunos etj. Dhe eksperiencave të kulturave dhe
letërsive evropiane dhe amerikane në fillimet në të cilave ekzistojnë shkrime me karakter didaktiko-
shkollor, filozofik dhe etik. F. 300. 776
Këtë element Qosja e shquan në veprimtarinë e Jani Vretos.
208
njohjen e letërsisë dhe kulturës turke, franceze etj., të cilat ndikuan
drejtpërdrejtë në aktivitetin krijues të Frashërit në gjuhën turke (Dashuria e
Talatit dhe e Fitnetes) dhe në gjuhën shqipe (drama Besa etj.), në përkthimin
e veprave klasike të letërsisë botërore, lëvrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të
gjuhës shqipe. Kjo e fundit lind si nevojë e autorit pas veprimtarisë dhe
përvojës së tij për zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës turke. Përpos përpjekjeve
intelektuale për zhvillimin kulturor, Qosja thekson se krijimtaria letrare e
Frashërit në kontekstin e romantizmit letrar shqiptar mbetet në pozita më
inferiore kundrejt veprimtarisë së tij intelektuale e diturore.
Në grupin e dytë të shkrimtarëve konteksti merr po kaq vëmendje të studiuesit në një
format tjetër. Ai i kushton kryesisht vëmendje kontekstit kulturor-letrar, i cili ka sjellë
në mënyrë organike zhvillimin e procedesë krijuese të tyre. Si elemente të këtij
konteksti vë në dukje: ndikimet dhe kontaktet, të cilët vijnë si rezultat i konteksteve të
caktuara të përjetuara nga shkrimtarët.
Kështu teDe Rada, Qosja vendos në fokus shkrimtarin dhe mënyrën si zhvillon
procedenë e tij krijuese. Ky element duket që në titullin hyrës “Evolucioni krijues”,
duke e vëzhguar krijimtarinë e tij të ndarë në faza, si dhe duke specifikuar
karakteristikat në lidhje me zhvillimin, kontekstin dhe praksisin krijues për secilën
prej tyre.
- Si rezultat i kontekstit letrar dhe ndikimit nga letërsia italiane, studiuesi
thekson krijimet në gjuhën italiane gjatë fazës së parë të krijimtarisë, edhe pse
kishte një traditë të shkrimit shqip.
- Shquan ndikimin e De Radës nga poezia popullore, duke e cilësuar si njohësi
më i mirë më i themeltë i traditës kulturore dhe historike shqiptare. Rendit
disa arsye të interesimit të autorit për poezinë popullore, si: De Rada kupton
herët rëndësinë e artistike dhe historike të letërsisë popullore për afirmimin
kulturor të popullit shqiptar. Nën ndikimin e pikëpamjeve romantike mbi
traditat kombëtare, ai çmon letërsinë popullore si monument historik dhe
artistik. Përkushtimin e De Radës në lidhje me poezinë popullore, Qosja e
vlerëson si element themelor të krijimtarisë së tij në fazën e dytë dhe pranon
që më dukshëm e dëshmon këtë ndikim në fazat III dhe IV. Njëkohësisht
shquan ngjashmëri mes këngëve popullore dhe poemave të tij777
, në formë778
,
në ndërtim kohor779
, në varg me strukturën e tij metriko-ritmike, përbërësish
stilistikë (figurat letrare), koret, këngët e vallet që ai fut në poemat e tij etj (të
personazheve, kryepersonazheve me shokë e shoqe etj.), të cilat zgjerojnë dhe
777
Shënim. Qosja pohon që: …duke filluar prej poemës Këngë të Milosaos…. e deri te version i fundit i
këngëve për Serafina Topinë, Një pasqyrë e jetës njerëzore, De Rada do të kujdeset që edhe me
kompozicionin e këngëve – në veçanti të poemave…të dëshmojë lidhjet e poezisë së tij me poezinë
popullore, në të vërtetë do të përpiqet të dëshmojë se këngë të veçanta të poemave të veçanta, në të cilat
këndohet jeta e disa personazheve të shquara, janë rapsodi të ripërtëritura shqiptare të shekullit XV, f.
53. 778
Në kompozicion, duke pranuar që De Rada imiton formën e rapsodive popullore. 779
Me ndërtim kohor Qosja ka parasysh se as rapsoditë popullore, as poezia e De Radës nuk është
poezi për të sotmen, por për të kaluarën e largët, f. 54.
209
thellojnë kontekstin historik kulturor dhe atë kuptimor si komponentë që
nxisin traditën popullore.
Gjithashtu Qosja heq vija paralele mes krijimtarisë së De Radës dhe letërsisë antike
greke. Sheh forma të ndryshme të ndikimeve të saj780
: u përmbahet fillimisht në
krijimtarinë e tij parimeve krijuese të antikitetit gjerësisht të afirmuara; krijimtaria e
tij tregon afri të dukshme me estetikën dhe etikën antike greke dhe romake.
Studiuesi heton, që në poezinë e shkrimtarit shfaqen:
- asociacione, përsiatje, përfytyrime fetare karakteristike për letërsinë dhe artin
mesjetar, 781
etimologjia e emrave prezente që shpesh janë të huazuar nga
fondi i antroponimeve të popullit të tij apo të popujve të tjerë, emra me vlerë
tingëlluese, origjinarë etj.;
- ndikime nga letërsia e Rilindjesevropiane. Ky ndikim vjen në veprën e De
Radës nëpërmjet përmendjes së emrave të së shkrimtarëve të njohur të kësaj
periudhe, si dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në krijimtari, në stil: përdorimi i
vargut njëmbëdhjetërrokësh të bardhë, tercina danteske etj.;
- ndikimet prej Letërsisë romantike të cilat Qosja i shquan si më të dukshme
dhe vendimtare në krijimtarinë e De Radës. Kjo për faktin se autori e pranon
vetvetiu botën e tyre si strukturë ideoemocionale dhe estetike të veprës së vet
si rezultat i kontekstit kulturor e social-historik në të cilin jetonte. Studiuesi
sjell shembuj të hetimit të ndikimit të tilla si: P.sh.Këngët e Milosaos...., do ta
shkruajë nën modelin e poezisë franceze ndikimin e plotë të De Radës,
ndikime nga Lamartini dhe Bajroni, duke iu referuar origjinalitetit dhe
madhështisë së figurave;
- ndikime nga Letërsia e Lindjes. Qosja shquan si ndikime emrat orientalë të
personazheve të përdorura nga autori782
etj.
Studiuesi është i mendimit se krijimtaria e De Radës shfaq karakteristika të tilla si
rezultat i atmosferës së përgjithshme në të cilën ka jetuar, interesimet e tij për
letërsinë popullore, traditat, për letërsinë antike greke dhe romake, letërsinë mesjetare,
780
Shënim. Qosja pranon si ndikim përmendjen e poetëve antikë: Homeri, Pindari, Anakreonti etj.
Filozofë të antikitetit: Sokrati, Platoni, Aristoteli etj. Historian të antikitetit: Plutarku, Herodoti etj.,
emra të mitologjisë: Zeusi, Apoloni, Muza, Akili etj., f. 59. 781
Shënim. Qosja sheh si të tilla p.sh., devotshmërinë e personazheve gra në lidhje me librat e shenjtë,
stili letrar fetar i përdorur, leksiku mbi ceremonitë e krishtera dhe skenat biblike janë pjesë e kulturës
fetare të De Radës, nuk mund të mos vihet re se në krijimtarinë e tij ato depërtojnë nën ndikimin e
letërsisë, të artit mesjetar dhe të fillimeve të Rilindjes Evropiane. 782
Shënim. Qosja është i mendimit se këtu nis interesimi i De Radës për letërsinë e Lindjes, e pikërisht
për atë indiane. Ndër emrat është interesante forma e tyre, sepse ngjashmëria tingëllore e tyre shfaqet
edhe në forma pak a shumë të ndryshuara të këtyre emrave. (Vantisana në Skënderbeu i pafan, në
Savanasena në poetit indian......, skena kur Maria Kominante e këqyr një pikturë përmes pasqyrës është
shëmbëllyese me një skenë të tillë në dramën Sakuntala të Kalidasë, emrat e dy personazheve të tjera të
poemës Skënderbeu i pafan, Almazore dhe Algazile të përkujtojnë Romanseron e Sidit të Spanjës
mesjetare, kur ishte më i fortë ndikimi kulturës orientale, arabe sado të përkujtojnë Sidin e Kornejt.
Personazhet kryesore të tij i sheh si (Rina, Milosao) me strukturë psikologjike dhe emocionale
romantike (aristokratë me mendje dhe virtyte, emotivë, shquhen për cilësi, sjellje, veprime që nuk
kushtëzohen nga zakonet dhe mentaliteti i mjedisit konkret, universalë, enigmatikë, të pakënaqur me
botën, përcjellin fatkeqësi tragjike që i karakterizojnë jetën e tyre etj).
210
letërsinë e Rilindjes evropiane, atë orientale, romantike, dëshmojnë për një formim
kulturor të plotë, duke rendur drejt një pjekurie artistike, si rezultat i një eksperience
kaq të gjerë, me një emërues të përbashkët prej gjithë këtyre ndikimeve.
Tek Anton Santori Qosja realizon një praktikë të re, në të cilën konteksti kulturor
lidhet me ndikimet. Ai heton ndikimet e shkrimtarit nga krijimtaria e De Radës dhe
vendos në plane krahasuese krijimtarinë e tyre. Kjo procedurë e ndjekur prej tij në
mënyrë të natyrshme evidenton edhe ndryshimin. Duke e parë këtë marrëdhënie të
veçantë të krijimtarisë së Santorit me De Radën, studiuesi shquan ngjashmëritë dhe
ndryshimet si në tematikë dhe në veçoritë ideostilistike. Pranon që kjo krijimtari
ndikon në përmasa mbizotëruese tek Santori dhe prej saj mëson me një disponim të ri
ta përjetojë traditën kulturore, gjuhën dhe përgjithësisht historinë e popullit të vet.
Njëkohësisht e sheh si shkrimtar me vetëdije të theksuar kombëtare (Sofia
Kominiate), të njëjtën jehonë idesh e ndjenjash që përshkruajnë edhe veprën e De
Radës.783
Po në këtë kuadër shquan ndikimet nga folklori dhe interesimet që tregon
shkrimtari ndaj gjuhës shqipe dhe letërsisë popullore784
duke evidentuar ndryshimin
mes veprave të tyre jo vetëm në përkatësinë e zhanrit, por edhe si ndërtim tematik,
strukturor e kompozicional. Gjithashtu sheh si ndryshim mes tyre faktin që dy
shkrimtarët tregojnë interes në gjini dhe lloje të ndryshme.
Te Gavril Dara i Riu studiuesi fokusohet kryesisht në aspektin sasior të krijimtarisë së
tij duke hetuar origjinën e formimit të tij në lidhje me kontekstin kulturor e letrar, kur
pohon që:nuk ka dyshim se idetë shoqërore dhe politike të vjershave të kësaj
përmbledhjeje e dëshmojnë formimin e tij nën ndikimin e prirjeve patriotike aq qartë
të shfaqura në krijimtarinë e Vitorio Alfierit, të Ugo Foskolos dhe të Alesandro
Manconit, si prijatarë shpirtërorë të lëvizjes politike, shoqërore dhe kulturore për
çlirimin dhe bashkimin e Italisë së ndarë në disa shtete, që do të gjejnë përmbushjen
në veprimtarinë politike dhe kulturore të Xhuzepe Macinit dhe Vincenco Gjobertit.785
.
Ndërkohë që konteksti social-historik i shërben studiuesit për të hetuar origjinën e
ideve të veprave të tij, si dhe ndikimin nga shkrimtarë italianë në krijimtarinë e tij.
Për Pashko Vason, Qosja përveç vënies në dukje të profilit të tij, e sheh si romantik sa
të ngjashëm, aq edhe të ndryshëm kundrejt romantikëve të tjerë për shkak të mjedisit
dhe kushteve në të cilat jetonte, rezultat i të cilit ishte krijimtaria e tij që në pjesën më
të madhe ishte shkruar në gjuhë të huaj. Studiuesi e sheh këtë praktikë si përpjekje të
Pashko Vasos për të bërë të mundur që kultura dhe krijimtaria shqiptare të njihej edhe
në kultura të tjera (pra njihet si nevojë e realizimit të idealeve të Rilindjes). Duke
783
Shënim.Sheh ngjashmëritë me De Radën: në shkrimin e libritGramatika e gjuhës shqipe; njësoj si
De Rada shkruan vjersha lirike, poema dhe drama etj. Në ndryshim prej tij, pas poemës lirike të
dashurisë, do të shkruajë poema politike dhe poemën fetare, tragjedi, komedi, tragji-komedi,
melodrama, të cilat do t‟i shkruajë në vargje dhe prozë etj., f. 208. 784
Shënim. Mbledhja e një numri të konsiderueshëm këngësh popullore, si dhe interesi që tregon ai ndaj
zakoneve, riteve e traditave kulturore të popullit, duke i përshkruar ato në veprat e tij, duke i dhënë
veprës së tij në këtë mënyrë karakter të theksuar etnografik dhe folklorik në krahasim me shkrimtarët e
tjerë arbëreshë. 785
F. 393.
211
trajtuar prozën historiko-publicistike, të cilën e emërton prozë jetëshkrimore artistike,
Qosja evidenton elemente të romantizmit, të lidhura si me temën historike që
trajtohet, ashtu edhe me gjuhën, stilin, patosin e tij, 786
prandaj ai shprehet: “romantike
në të është pikënisja jetëshkrimore e autorit, qëndrimet ndaj luftës, ndaj së bukurës,
ndaj virtyteve të njeriut;janë mjetet gjuhësore, shpesh poetike me të cilat bën
përshkrimin e etj.”
Njëkohësisht e përqendron vëmendjen tek individualiteti i shkrimtarit dhe formimi i
tij, në fazat jetësore që ka kaluar, për të dalë më tej te prirja krijuese si autor, te tërësia
e shkrimeve të tij të botuara e të pabotuara, si dhe te të gjitha versionet apo variantet e
krijimtarisë së tij.
Për Zef Seremben, konteksti jetësor, shoqëror dhe kulturor i shërben Qosjes jo vetëm
për të evidentuar parimet dhe procedenë krijuese, por për të vënë në dukje faktorët që
nxitën natyrën e veçantë të krijimtarisë së tij. Duke e vënë theksin në mënyrë të
drejtpërdrejtë në aspektet jetësore, ai lidh fatin e krijimtarisë së shkrimtarit me to, siç
ndodh rëndom te shkrimtarët romantikë. Specifika e tij si shkrimtar qëndron në
mosgjetjen e një ideali për të çuar misionin jetësor deri në fund, ideal të cilin
romantikët bashkëkohës të tij e gjetën si baraspeshimtë vuajtjeve jetësore. E si rezultat
i dhimbjes me përmasa të tilla, studiuesi motivon krijimin e poezisë së tij me nota të
theksuara dhembjeje dhe lirizmi. Gjithashtu të lidhur me kontekstin individual jetësor,
Qosja sheh edhe fatin e gjithë krijimtarisë dhe të dorëshkrimeve të Serembes, të cilat
fatkeqësisht për arsye të ndryshme kanë humbur.787
Qosja i kushton vëmendje edhe
ndikimit dhe përkimeve të krijimtarisë së Serembes me poezinë evropiane.788
Për sa i përket figurës së Naim Frashërit, si figura qendrore e romantizmit shqiptar,
studiuesi vendos në kontekst historik, kohën kur ka jetuar Naimi, veprimtarinë e tij
dhe botimet e para në gjuhë të huaja. Klasifikimi i krijimtarinë së Naimit në katër
faza, i shërben studiuesit për të vënë në dukje zhvillimin e të gjithë procesit krijues të
Naimit, duke evidentuar prirjet mbizotëruese për secilën fazë në saje të kontekstit
social-historik dhe atij kulturor-letrar. Po ashtu studiuesi justifikon krijimtarinë në
gjuhë të huaj dhe atë në gjuhën shqipe, shquan vepra789
të caktuara të tij si
786
Duhet thënë që objekt i vëzhgimit të Qosjes nuk është teksti, as lloji i dhe gjinia e tij, objekt i tij
është prova të cilat i nevojiten Qosjes për të dëshmuar që formimi i Pashko Vasës është romantik. Për
këtë arsye ai merr në konsideratë si kontekstin në të cilin jetoi, frymën e përgjithshme mes
intelektualëve, ndikimet nga kultura europiane etj., f. 349. 787
Qosja Rexhep, Historia e letërsisë shqipe II- Romantizmi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010, f.
7-18. 788
Shënim. Argumentet që sjell në këtë kontekst lidhen me kontaktet me letërsinë italiane të poetit, të
cilat do të bëjnë të mundur krijimin e shijes estetike dhe zhvillimin e prirjeve krijuese. Ndikimet do të
duken në trajtimin e tematikave të ngjashme, në idealizimine figurës së gruas e dashurisë ndaj saj, në
dhembjen, lëvrimin e vargjeve tipike. Po kështu Qosja vë re ndikimet nga letërsia franceze, nga
romantizmi anglez etj., kryesisht në fazën e dytë të krijimtarisë; evidenton ndikime nga Xhakomo
Leopardi, Tomaso Grosi, Alfons de Lamartini, Alfred de Myse, Xhorxh Bajroni. F. 61-62. 789
Ëndërrime është vepra më e rëndësishme e Naimit në gjuhë të huaja për njohjen e kërshërisë letrare,
të procedimit krijues dhe botëkuptimit të tij. Gjithashtu është i mendimit se përmban disa nga temat,
212
parashtruese e interesimeve, botëkuptimit prirjeve dhe procedesë krijuese dhe zbulon
qëllimet për të cilat veprat janë shkruar.790
Ndërtimi i kontekstit dhe njohja e plotë e krijimtarisë së shkrimtarit janë të
rëndësishme për studiuesin, sepse përmes tyre realizon sintezën e kalimit të dukurive
nga plani individual në plan të përgjithshëm; lidh me to njohjen e zanafillës së tyre,
(në plan diakronik dhe sinkronik), të cilat i sheh në ndikimet e pësuara nga letërsi të
ndryshme, si p.sh.: letërsia popullore, Antikiteti greko-romak, letërsia e Rilindjes
evropiane, Klasicizmi dhe Iluminizmi francez, Romantizmi dhe Letërsia
bashkëkohore; sepse i japin mundësi të kuptojë dhe përimtojë krijimtarinë në tërësi; të
caktojë drejt vendin e veprave të veçanta poetike dhe krijimtarisë së Naimitnë traditën
shqipe, të hulumtojë mundësitë që kjo krijimtari ia ka hapur letërsisë shqipe të pas
asaj kohe.
Për secilën nga fazat e krijimtarisë së Naimit studiuesi gjithashtu shquan lidhjet dhe
ndikimet të cilat i justifikon me kontekstin letrar-kulturor e në raste të caktuara edhe
historik.
Kështu:
- ndikimet nga krijimtaria popullore, që i shquan më shumë në fushë të mjeteve
stilistike, në fushë të strukturës rrokjesore e të ndërtimit të vargjeve, si dhe në
fushë të botëpërjetimit, ai i sheh si dëshmi të origjinalitetit, si nxitëse të
aftësisë krijuese;
- ndikimin e Naimit nga bejtexhinjtë, edhe pse shtrirja e ndikimit e tij është e
kufizuar, e lidh me kontekstin social në të cilin ka jetuar;791
- ndikimet nga tradita letrare botërore, i shehsi kontakte të para gjatë
shkollimit;792
- ndikime nga letërsia e Rilindjes Evropiane me Danten, Petrarkën793
etj.;
idetë, motivet, situatat, simbolet, të cilat do t‟i jenë pjesë e krijimtarisë së tij në përmbledhjet e shkruara
në gjuhën shqipe 790
Shënim. Qosja pohon: Poemën Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve, e shkruan me qëllim që të njohë
opinionin grek me luftën e popullit shqiptar për liri, poemën tjetër Dashuria do ta shkruajë për të
treguar sa rëndësi kishte kultura greke në jetën e tij. 791
(i njeh këto poezi nga fëmijëria etj.). Disa prej temave, motiveve, situatave etj. të poezisë së Naimit
dhe asaj të bejtexhinjve kanë burim poezinë persiane, arabe etj. P.sh., e këndon dashurinë prej një
largese përsiatëse prej së cilës këndohet edhe në poezinë e bejtexhinjve, pamjen e gruas së kënduar nuk
e përcakton, nuk e gjallëron sikundër ngjet në poezinë evropiane të romantizmit, bukurinë e këndon si
një ide, siç këndohet edhe në vjershat e bejtexhinjve. 792
Qosja i sheh këto ndikime nga antikiteti greko-romak: në përdorimin e figurave, të cilat janë pjesë e
zbukurimeve; epizmi, idealet dhe figurat heroike, heroizmi i tyre, cilësitë dhe karakteristikat, himnizimi
i trimërisë, mençurisë, si virtyte të larta njerëzore, shtresa e lartë shoqërore, mjediset ku gjenden,
përdorimi i epiteteve dyshe për personazhet, janë ndikime nga kjo letërsi (Homerit), nga Hesiodi
ndikimi duket te prirja tematike, por dallohen në trajtesat e tyre, sepse, nëse Hesiodi i këndon natyrës
në përgjithësi, Naimi i këndon natyrës shqiptare. Argumenton ndaj patosit atdhetar që shndërrohet te
Naimi si nevojë. Janë të dukshme ndikimet te poemat lirike si nga Virgjili, ashtu dhe nga poetë të tjerë,
ndihet ngjashmëria me to në figura personazhesh, ide, pamje, përshkrime, ngjashmëri edhe në elemente
të procedeut krijues: ëndrra, e cila luan rolin e përforcimit ndijor, në poezinë romantike përgjithësisht
në poemat heroike të Naimit i shërben kallëzimit, ashtu si edhe në poezinë e poetëve të mëdhenj të
kohëve të përparme, f. 120-122. 793
kryesisht rreth kultit të së bukurës, duke njëjtësuar të bukurën si kategori estetike me bukurinë e
gruas, me tiparet fizike, virtytet shpirtërore, të cilat përfaqësojnë idealin e së bukurës, përkushtimi ndaj
213
- ndikime nga iluminizmi francez kryesisht pikëpamjet dhe idetë filozofike,
botëkuptimit, fushë të ndjenjës, qëndrimit kritik ndaj fesë si rezultat i
pikëpamjeve e të kulturës racionaliste e iluministe që përshkruajnë veprat e tij
që nga fillimi(interesime ndaj fabulave të La Fontenit) e deri në poezitë
meditative (Volteri, Zhan Zhak Rusoi etj.);
- ndikimi dhe lidhja me romantizmin evropian, për të cilin konstaton se është
një nga letërsitë që Naimi nuk e njeh mirë794
;
- ndikimi dhe lidhja me letërsinë e Lindjes, për të cilin konstaton se është më e
ngushtë, sepse edhe kontaktet me të kanë qenë të tilla795
;
- përsa i përket krijimtarisë në prozë dhe poezi për fëmijë, Qosja ndien të
nevojshme të ndërtojë kontekstin social e historik si domosdoshmëri e të cilit
lind nevoja e shkrimit dhe e kultivimit të krijimtarisë në prozë dhe poezi për
fëmijë.
Te Zef Skiroi studiuesi fillimisht do të vëzhgojë kushtet e formimit të tij, të ndikimit
dhe modeleve që do të ndjekë. Gjithashtu i kushton vëmendje krijimtarisë tërësore të
Skiroit796
, botimeve të tij të plota në gjuhën shqipe dhe atë italiane. Në vazhdën e
traditës dhe krijimtarisë popullore shquan krijime të cilat i shëmbëllejnë tërësisht
poezisë popullore apo edhe modeleve të poezive dhe këngëve të krijuara nga De
Rada.
Te Mjeda procedimi i tij nuk i shpëton elementeve rëndom të hetuara mbi poetin,
krijimtarinë e veprimtarinë e tij, kontekstin social dhe letrar në të cilin është formuar,
përvojat krijuese me të cilat ka pasur kontakt për të formuar profilin e tij krijues.
Shquan shkrimtarët e mëdhenj të letërsisë italiane, të cilët kanë pasur impakt dhe
ndikim të fortë në krijimtarinë e tij797
. Edhe pse ndikimet në krijimtarinë e Mjedës
janë të dukshme, për Qosjen e veçanta qëndron në faktin se studiuesi ndryshe nga
shkrimtarët pararendës, njeh si elemente mbizotëruese prirjet dhe përvojën e
shkrimtarit në letërsisë shqipe, sepse ai njeh mirë parimet e vjershërimit shqip dhe
këto njohuri i gërsheton me përvojën e fituar nga leximi i letërsisë evropiane dhe
njohja e poezisë popullore.
së cilës doemos sjell dashuri të papërmbajtur, himnizimi i dashurisë në poemën lirike Bukurija, Naimi
shpreh këtë përvojë poetike të hasur te veprat e Dantes e Petrarkës, f. 119-126. 794
Për këtë arsye parimet krijuese të romantizmit gjejnë shfaqje në aspektin përmbajtësor. Kulti i
natyrës, himnizimi i saj, ikja e subjektit lirik prej realitetit, e madhërishmja, panteizmi, zmadhimet,
zvogëlimet, përshkrimi i situatave në të cilat ballafaqohen të kundërtat, subjektivizmi, dhembja,
përzierja e llojeve poetike (mes të cilave Qosja i sheh në një zhvillim të natyrshëm diakronik, evoluimi
i formave si kërkesë e nevojave të kohës) janë disa nga karakteristikat krijuese të cilat Qosja e
evidenton si pjesë e procedesë artistike të Naimit, kryesisht në planin përmbajtësor. 795
(njohja e gjuhëve i mundësonte kontakte më të lehta me to) ato kanë gjetur një shprehje të gjerë në
poezinë e Naimit të drejtpërdrejta në poezi të caktuara795
. Ngjashmëritë kapin përmbajtje, ide, pamje,
situata, përshkrime, prapakujtime, mite, simbole etj.; dukuria e metempsikozës, panteizmi etj. janë
rezultat i lidhjeve të ngushta me poezinë dhe kulturën e Lindjes (f. 141). 796
Shënim. Qosja evidenton krijimtarinë e Skiroit…. 797
Shënim. është fjala për poetët Lukreci, Marciali, Dante Aligeri, Xhozue Karduçi, Ugo Foskolos,
Alesandro Manxoni, Xhovani Paskoli etj. Po ashtu ndikimi nga shkrimtarët gjermanë: Shiler, Gëte,
214
1.2 Parimet krijuese
Parimet dhe prirjet krijuese janë një tjetër element të cilit studiuesi i kushton
vëmendje. E rëndësishme për të është të evidentojë faktorët që kanë nxitur formimin e
parimeve krijuese të shkrimtarëve.
Duke iu përmbajtur klasifikimit që kemi bërë në pararendje mbi shkrimtarët mund të
themi që:
- Në shkrimtarët e grupit të parë studiuesi nuk parashtron parime krijuese të
shkrimtarëve për shkak të natyrës së krijimtarisë së tyre, e cila nuk është
ndërtuar nën parime estetike të caktuara, por kanë ardhur si rezultat i intuitës
dhe ndikimit e motivimit nga faktorëve jashtëletrarë.
- Në shkrimtarët e grupit të dytë, studiuesi fokusohet në evidentimin e
parimeve krijuese të cilat nuk mbështeten mirëfilli në një program siç ka
ndodhur rëndom në lindjen e drejtimeve letrare në letërsinë botërore, të cilat
përpunuan një program dhe tërësi normash e parimesh estetike.
Gërshetimi i kontekstit kulturor, formimit të shkrimtarëve dhe elementeve të tyre
jetësore mbështet pikërisht pikëpamjen e studiuesit që drejtimi romantik pavarësisht
se vjen pas programit të një lëvizjeje me karakter kulturor-politik siç ishte Rilindja
Kombëtare, nuk përpunoi parime të mirëfillta, por ato u mbështetën në përvojën e
letërsisë europiane, intuitës krijuese të shkrimtarëve, përshtatur me kushtet dhe
kërkesat në të cilat lind letërsia romantike dhe më tej ajo kombëtare.
Në këtë mënyrë studiuesi heton parimet krijuese të shkrimtarëve duke vënë theksin në
origjinalitetin e tyre dhe në mundësitë e reja krijuese të letërsisë shqipe si pasojë e
këtyre kushteve të veçanta.
Në studimin për De Radën, Qosja vëzhgon prirjet krijuese të cilat shfaqen në
krijimtarinë e tij. Në konceptin e studiuesit prirja konceptohet si tendencë për të
vëzhguar realitetin jetësor të cilin studiuesi në rastet më të shpeshta e emërton
disponim dhe në praktikë për të shprehur përjetimin dhe perceptimin në lidhje me të.
Referuar këtij konceptimi për De Radën është studiuesi evidenton:
- prirje për të hetuar dramat jetësore, të cilat i trajton me një disponim të ngrysur;
- prirja për të hetuar temën patriotike që e trajtojë me një disponim heroik.
Qosja ndjek disponimet mbizotëruese798
së De Radës, të përcaktuara në faza799
të
ndryshme të krijimtarisë, ndërsa është i mendimit që krijimtarinë e fazës së parë të
798
të cilat dëshmojnë se imagjinata e tij poetike në fillimet krijuese është e sunduar prej normave të
poetikës klasike dhe klasiciste dhe në këto fillime mund të hetohen disa prej karakteristikave të
procedimit të mëvonshëm krijues me të gjithë komponentët kryesorë me prirjet e mëvonshme tematike
dhe me prirjet e mëvonshme formale. Po kështu elementet e dramaticitetit i heton në tingëllimën E
verbëra(subjekti lirik zhvillon dialog me diellin duke paralajmëruar përbërësin dramatik të poemave të
tij të mëvonshme), f. 41. 799
Përsa i përket fazës së dytë Qosja pranon që De Rada formon plotësisht prirjet në radhë të parë
romantike, të cilat do të përcaktojnë si tematikën, ashtu edhe llojet e poezisë së tij. Shquan temat që
mbizotërojnë: tema e dashurisë, patriotike, të cilat për Qosen hyjnë në grupin e temave të përgjithshme
215
shkruar në italisht paralajmërohen prirjet mbizotëruese të krijimtarisë së tij të
mëvonshme kryesisht të fazës së dytë në tri rrafshe: tematik, formal dhe të zanafillës.
Ndërsa te poemat800
identifikon tri parimet krijuese: parimi epik, lirik, dramatik.
Ndërkohë që epizmi si parim krijues, shfaqet më dukshëm në poemën Këngë të
Serafinës, Skënderbeu i pafan, studiuesi evidenton që dy parimet e tjera: parimi lirik
dhe ai dramatik shpesh vihen në shërbim të parimit epik801
.
TeSantori, Qosja evidenton parimet krijuese të tij duke i vendosur në plan krahasues
me De Radën duke pranuar edhe pse vepra e Santorit është ndikuar dukshëm prej De
Radës prirja e tij krijuese në veprat e pjekurisë së tij si shkrimtar është mjaft e
ndryshme dhe origjinale. 802
Te Pashko Vasa shquan si tendencë kryesisht gërshetimin e prirjeve të tij për
interesimet historike-publicistike dhe ato letrare të parashtruara në poezinë e
jetëshkrimore Burgu im. Përmes kësaj poezie Qosja heton tendencën për dokumentim
të dëshmive historike të përcjella dhe të plotësuara nga ndjenja poetike mbi dukuri të
veçanta e të përgjithshme jetësore. Kjo tendencë e poetit shquhet si prirje romantike e
cila përkon me romantizmin në disa drejtime.803
Te Gavril Dara, Qosja përveç prirjeve tipike romantike, heton tendencën e tij për të
ndërfutjen e kujtesës folklorike dhe asaj historike si elemente të natyrshme në
strukturën e poemës.804
Ndërkohë që parim bazë krijues shquan fragmentarizmin si
dukuri e shfaqur rëndom në romantizmin evropian e më tej edhe në atë arbëresh, e më
si rezultat i ndikimit nga letërsitë romantike të Evropës Perëndimore, dhe njëkohësisht sepse vetëdija e
tij historike ende nuk është shquar deri në masën sa të ndikojë përfundimisht në prirjet e tij tematike.
Pjekurinë e plotë të poetit e sheh në trajtimin e tematikës historike, e cila është pasqyrim i vetëdijes
historike të shkrimtarit, kjo e pasqyruar gjithashtu në krijimtarinë e tij shkencore dhe shkrimet
publicistike. Në këtë fazë gjithashtu shkrimtari tregon interesim për letërsinë popullore, tipike për një
romantik të profilizuar tashmë në procedeun e tij artistik, ku mbizotëron patosi patriotik.
Në fazën e tretë, këndvështrimi historicist në letërsi i bashkëngjitet edhe në shkrimet e tij shkencore, në
interesimet për publikimin e këngëve popullore, apo në veprën e tij teorike-estetike “Parime të
estetikës”, e cila dëshmon interesimin e tij veçanërisht edhe për çështje të estetikës dhe teorisë së artit.
Kjo është fazë e pjekurisë kur poeti boton veprën e tij të madhe duke përmbledhur të gjitha ambiciet e
tij poetike dhe historike.
Faza e katërt shihet nga Qosja si faza përmbyllëse e krijimtarisë së tij, e formave të veprave në të cilat
ai kërkon të arrijë, pavarësisht nëse i realizon apo jo (është fjala për versionet e përfunduara të
poemave), f. 42-49. 800
Është fjala për Këngët e Milosaos, Serafina Topia etj. 801
Qosja është i mendimit që poema e fundit, Skënderbeku i pafan, është poema në të cilën epizmi,
praktikisht është bërë parim në shpjegimin e jetës dhe të historisë: domethënë botëkuptim i J.De Radës.
Me këtë poemë ai synon të shkruajë historinë poetike të shekullit XV sikundër shkruajnë grekët,
romakët, Volteri, Gëte epopetë e tyre të njohura. 802
Qosja pohon se Santori tregon një shkallë të vërtetë të prirjes së tij, pikërisht në gjinitë dhe në llojet
për të cilat De Rada nuk tregon interesime të veçanta e madje nuk ka as talent në lëvrimin e poemës
politike, të dramës, të novelës dhe të romanit. Gjinitë dhe llojet që nuk u përgjigjen interesimeve të De
Radës, janë gjini dhe lloje të cilat i përgjigjen më së miri Santorit, me të cilat bëhet i merituar në
historinë e romantizmit dhe të letërsisë shqipe në tërësi. Po aty, f. 211. 803
Qosja shquan si të tilla: pikënisjen jetëshkrimore të autorit, qëndrimet ndaj luftës, ndaj së bukurës,
natyrës, ndaj virtyteve të njeriut, ndjenjat patetike, mjetet gjuhësore etj., f. 349. 804
Është fjala për poemën Kënka e sprasme e Balës e Gavril Darës, ku këto elemente ndërfuten
natyrshëm në rrafshin syzhetor, motivor, figurativ dhe gjuhësor. Po aty, f. 398.
216
tej edhe si qëndrim edhe ndaj krijimtarisë popullore, trashëgimia e të cilës për shkaqe
objektive e mbart fragmentarizmin. Ky parim, pranon Qosja, i shfrytëzuar edhe nga
romantikë të tjerë, praktikohet për shkak efekteve poetike duke plotësuar aspekte të
ndryshme të veprës.
Te Kostandin Kristoforidhi, shquan disa prirje ideostilistike dhe disa lloje me
elemente simbolike në njërën anë, e trajta tradicionale në anën tjetër. Në të janë
përvetësuar estetikisht trajtat artistike popullore të krijuara në periudhat paraletrare të
kulturës shqiptare, sikundër janë kallëzimi, rrëfimi dialogjik, kënga, gojëdhëna,
përralla, miti. Te Zef Serembe heton gjatë gjithë krijimtarisë së tij lëvrimin e poezisë
lirike, si prirje e theksuar e tij dhe disponim mbizotërues. Qosja është i mendimit se
krijimtaria lirike e tij është shprehje e ndjenjave dhe botës së pasur shpirtërore të tij.
Ndjenja mbizotëruese është dhimbja e cila e ka zanafillën në përjetimet dhe vuajtjet e
fatkeqësitë personale të poetit.
Te Naim Frashëri prirjet krijuese shfaqen karakteristike në bazë të fazave të
krijimtarisë së shkrimtarit. Mbizotëruese të këtyre fazave përcakton: prirjen filozofike
dhe moralizuese, 805
prirja epike në poemat heroike, prirjen lirike, prirjen
simbolizuese të paraqitjes së personazhit, situatave etj., parimit tematik mbizotërues
në poemën Bagëti e Bujqësi. Studiuesi është i mendimit që në dyja poemat heroike
janë përmbledhur idetë, ndjenjat, përsiatjet atdhetare, fetare etj., të cilat përcakton si
vepra përgjithësuese në rrafshin e ideve, të ndjenjave, temave dhe në atë të stilit
poetik.
Te Filip Shiroka vë në dukje prirjen stilistike për t‟u vetërrëfyer, si prirje romantike,
lëvrimi i trajtave të ndryshme ligjërimore, trajtave të vargjeve të ndryshme të cilat
përkojnë me prirjet të stilit klasicist etj.806
Te Zef Skiroi, Qosja i zbulon parimet krijuese duke i diskutuar ato në plan ideor dhe
strukturor (ndërtimi i vargjeve, llojet e tyre, ndjenja që bart. Studiuesi është i
mendimit që përdorimi i tyre krijon baraspeshën mes mendimit dhe ndjenjës, idesë
dhe shprehjes). Në varësi të elementit mbizotërues, i klasifikon në poema ku
mbizotëron lirizmi, ku mbizotëron epizmi apo edhe në poema heroike ku mbizotëron
elementi heroik.
805
Është fjala kryesisht për fazën e tretë të krijimtarisë së Naimit, por mund të themi që gjatëfazës së
dytë të krijimtarisë së tij, i takojnë shkrimet në gjuhën shqipe, të cilat i ka krijuar për një periudhë të
gjatë kohe. E emërton fazë didaktiko-shkollore. Faza e tretë, në të cilën i kushtohet krijimtarisë poetike,
Naimi do të shprehë mes të tjerash edhe prirjen filozofike dhe moralizuese. Më tej konstaton se këtë
prirje do ta përmbushë edhe në krijimet në prozë. Do të spikasë në mënyrë të veçantë lirizmi i theksuar,
i përshkuar prej përsiatjeve, moralizimeve. Në këtë fazë krijimtarisë së tij, pohon Qosja, të do të
shquhet plotësisht struktura poetike. Në fazën e tretë do të shquhet edhe prirja epike e krijimtarisë së tij,
me poemën heroike atdhetare Istori e Skënderbeut, dhe poemën heroike fetare Qerbelaja. 806
Qosja Rexhep, Historia e letërsisë shqipe-Romantizmi III, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010, f.
403.
217
Edhe pse ndikimet në krijimtarinë e Mjedës janë të dukshme, Qosja është i mendimit
që në krijimtarinë e tij në radhë të parë shprehen prirjet dhe përvoja e letërsisë shqipe.
Ai njeh mirë parimet e vjershërimit shqip dhe këto njohuri i gërsheton me përvojën e
fituar nga leximi i letërsisë evropiane dhe njohja e poezisë popullore.
1.3 Procedeu krijues
Procedeun krijues të grupi të dytë të shkrimtarëve Qosja e heton në mënyra të
ndryshme.
Te De Rada procedeu krijues hetohet në dy mënyra:
a. përmes hulumtimit të varianteve dhe versioneve të krijimtarisë së tij(kryesisht
poemave);
b. përmes hulumtimit të karakteristikave që shfaqin veprat.
Për sa i përket çështjes së parë duhet thënë që ekzistencën e varianteve të veprave të
De Radës, Qosja e sheh si praktikë pune të shkrimtarëve ambiciozë për të përsosur
cilësinë artistike të veprës letrare. Hulumtimi nis nga një bilanc i hollësishëm mbi
versionet e poemave, ribotimeve për secilën prej tyre si dhe me sasinë dhe me cilësinë
e ndryshimeve(përkatësisht në tematikë, kalimin nga epizmi në lirizëm, në fabul, në
strukturën kompozicionale, në sistemin e personazheve, pozitën e tregimtarit, gjuhën,
stilin, ritmin, figurat, në planin përmbajtësor dhe morfologjik të tërësisë, në
leksiketj.). E sheh këtë tendencë të shkrimtarit në formë të konstatimit mbi elementet,
të cilat janë ndryshuar, pa arritur të marrë në konsideratë vlerat reale të veprës së
brendshmi, të hyjë në brendësi të veprës dhe të trajtojë në plan vlerësues e krahasues
ndryshimet e veprave në nivel kuptimor (qenësinë e tyre), e më pas të arrijë në
përfundime nëse këto versione kanë përmirësuar realisht cilësinë e veprës, kanë sjellë
në tërësi një zhvillim të procedeut artistik të shkrimtarit, apo janë thjesht periudha
rënieje ku shkrimtari s‟del dot nga suaza e tij, nuk sjell asgjë të re, e veç përsërit
vetveten.807
Përmes evidentimit të shkaqeve të versioneve studiuesi shquan qëllimin e
poetit në këtë praktikë pune ku mes arsyeve të shumta që sjell, veçon funksionin
estetik, si rezultat i zhvillimit të përvojës së tij krijuese, ndikimit të përvojave dhe
metodave të reja, ndikimit të kritikës dhe receptimit të lexuesve dhe të ndryshimeve të
situatave historiko-shoqërore. Hulumtimi i njësive tërësore të ndryshuara, kontekstit
në të cilat kanë ndryshuar e sjell në përfundim studiuesin mbi zhvillimin e
padiskutueshëm të procedeut krijues të shkrimtarit si rezultat i kësaj përvoje në
përmasa praktike dhe teorike.808
Ai thekson se të gjitha ndryshimet janë realizuar në
bazë të parimeve krijuese të poetit dhe nuk shënojnë lëkundje të ndjeshme në poetikën
në thelb romantike duke synuar forcimin e ndikimit te lexuesi dhe ngritjen e vlerës
estetike.
807
Po aty, f. 80. 808
Qosja është i mendimit se përmes ndryshimeve shkrimtari ka arritur të realizojë forcimin e rrëfimit,
të dramatizimit dhe të epizmit të tyre.
218
Mënyra e dytë, hulumtimi i karakteristikave që shfaqin veprat, është e pranishme në të
tria poemat më të rëndësishme të krijimtarisë së De Radës:
- përcaktimi i tri parimeve krijuese;
- burimet e epizmit809
;
- lirizmi i poemave (si karakteristikë që përshkon të gjitha poemat e De Radës);
- pozita lirik e subjektit poetik;
- lirizmi dhe marrëdhëniet mes personazheve, natyrës, trajtave gjuhësore etj.;
- dramatizmi si përftesë e epizmit dhe e lirizmit(elemente përbërës të tij:
dialogu dhe llojet e tij; këngët e personazheve etj.);
- elemente kompozicionale, si: fragmentarizmi dhe raportet e tij me teorinë
klasike/ moderne; kompozicioni dhe hapësira; kompozicioni dhe koha etj.
Në kuptim të përgjithshëm studiuesi është i mendimit që të gjithë përbërësit e
sipërpërmendur dëshmojnë përpjekjen e De Radës për të bërë sintezën e gjinive
themelore në poezinë shqipe, të traditës kombëtare shqiptare e përmes tyre i jep
karakter të enciklopedisë kombëtare të veprës së tij.810
Hulumtimi i procedesë krijuese realizohet në poemën Këngëtorja shqipe, në plan
krahasues me krijimtarinë e De Radës prej të cilit ka pasur ndikime të shumta. Në
dramën Emira, ndër elementet e procedesë krijuese studiuesi:
- shquan tendencën e tij si shkrimtar për të zgjedhur hapësira të lira;811
- hulumton ndërtimin e personazheve si prirje e autorit për t‟i zbuluar përmes
veprimeve konkrete, mendimeve, ideve, bindjeve fetare, morale, si bartës të
zakoneve dhe traditave kulturore etj.;
- heton shprehjen e dramaticitetin përmes dialogut dhe monologut;
- justifikon semiotikën e valles si modë e romantizmit arbëresh; si element i
procedesë krijuese, të cilën e sheh si element të strukturës kompozicionale,
me format dhe ligjërimin e saj, me ritmin dhe figurat; si strukturë artistikisht
kuptimplote e përgjithësuese, kuptimisht dhe artistikisht më universale, si
element i rëndësishëm i dëshmisë së karakterit popullor të krijimtarisë së tij, i
historisë etj.
Nga çfarë u tha, është e dukshme që Qosja i sheh dukuritë dhe elementet e procesit
krijues të shkrimtarit në marrëdhënie të ngushtë ndërvarësie dhe justifikon qëllimin e
përdorimit të tyre.
Te Pashko Vasa, veçon këto elemente të procedesë krijuese në poezi:
- karakterizohet nga imagjinata e trazuar romantike;
- ka tri motive mbizotëruese;812
809
Qosja përcakton si të tilla: historinë shqiptare, letërsinë popullore, kulturën e gjerë letrare të
shkrimtarit. F. 105. 810
Po aty, f. 154. 811
nga ana tjetër kjo është edhe një e metë për Qosjen, sepse nuk lejon të shihet njeriu në thellësi,
d.m.th. nuk mund të shihet vertikalisht siç mund të shihet në hapësira të mbyllura. Argumenton se
përdorimi i tyre është rezultat i modeleve jetësore që i janë ofruar shkrimtarit, të cilat kushtëzojnë
strukturën kompozicionale të saj. Romantizmi... -II, f. 245. 812
Është fjala për motivet: fatkeqësitë familjare, jeta në vend të huaj, vetmia, f. 360.
219
- ka poezi me karakter autobiografik shpeshherë meditativ, rrëfim intim dhe,
- përdor vargun shqip, i cili mbështetet në përvojat e vargut popullor shqip dhe
atij botëror.
Në prozë, konkretisht për romanin Bardha e Temalit, studiuesi thekson:
- fabulën si normë letrare të iluzionit jetësor;
- ngjarjet që ndërtojnë syzheun qëndrojnë në marrëdhënie shkak-pasojë;
- struktura kompozicionale mjaft e degëzuar, i jep mundësi Qosjes ta
klasifikojë si roman dramatik i veprimit;
- koha historike e romanit mbizotërohet nga koha e rrëfimit të autorit;
- përmasa e ngjarjes është e lidhur ngushtë me hapësirën;813
- evidenton rolin e tregimtarit.814
Te Gavril Dara i Riu si elemente të veçanta të procedesë artistike veçon:
- rolin e tregimtarit në poemë, i cili luan dy funksione815
duke e interpretuar si
veçori të romantizmit, 816
- ndërtimin tematik: dy tema me peshë të njëjtë, të cilat gërshetohen në
strukturën e poemës, duke ndërtuar syzheun e poemës. Zbulon lidhjen
kuptimore të motiveve duke u nisur nga titujt e deri në aspektin strukturor të
poemës, dhe njëkohësisht funksionin e tyre kundrejt sistemit të motivacionit
të ndjenjave, mendimeve dhe të veprimit të personazheve
- i kushton vëmendje rolit të hapësirës në strukturën e poemës, duke pretenduar
se ajo ndikon në të (hapësira fizike, reale, imagjinare ndikon në hapësirën
artistike të poemës). Evidenton që ka një gërshetim mes elementit real
historik, gjeografik dhe atij të trilluar. Shpesh ndërthurja e tyre realizohet mes
kapërcimesh të natyrshme sa në realitete historike, aq edhe në realitete
imagjinare. Këtë element Qosja e interpreton si tendencë për të përfshirë
aspektet jetësore në një plan të gjerë, i mbështetur sa në traditën folklorike,
ashtu edhe në konceptet romantike dhe prirjet krijuese të shkrimtarit, për të
krijuar hapësirën e hapur artistike.817
813
Qosja është i mendimit që ato janë të varura prej hapësirës, pasi bota e perceptuar, e menduar, e
ndier është e parë prej aspektit të hapësirës, luan rol thelbësisht kuptimor e kompozicional. Po aty, f.
373. 814
Tregimtari rrëfen ngjarjen, përshkruan personazhet, pra është rrëfimtar i gjithëdijshëm. Ka raste kur
ai thyen rrëfimin dhe vë në plan të parë interesimet historike, politike dhe zakonore kombëtare. Gjatë
rrëfimit rrëfimtari autor vë në dukje qëndrimet e veta ndaj dukurive të ndryshme në roman, duke bërë
një zgjedhje të papërshtatshme që të motivojë artistikisht dhe historikisht këtë rrafsh (publicistik-
deklarativ) etj. 815
(rolin faktik historik- pjesëmarrës i ngjarjeve të rrëfyera, dhe rolin e këngëtarit popullor, sepse është
kujtesë e tyre, personazh imagjinar dhe personazh historik). Gjithashtu përfaqëson edhe zërin e autorit
(është zëvendësim i tij në planin ndërtimor dhe përmbushje e tij në planin psikologjik). Këtë element
Qosja e justifikon si synim të autorit (tregimtari bashkon ndjenjën me mendimin e njeriut të vetmuar, i
cili kujton ditët e rinisë së tij, ndihet i vetmuar nga bota dhe mund të gjejë ngushëllim vetëm në
kujtimet e tij. 816
duke u bërë kështu bartës i meditimit dhe i ndjeshmërisë së krijuesit romantik, brendapërfshin në
këtë figurë kujtesën historike, folklorike, karakteristikat e psikologjike të krijuesit të tij duke bërë të
mundur gërshetimin e temave të ndryshme në poemë. 817
Shënim. Studiuesi trajton me detaje motivet, lidhjen mes tyre me elementet hapësinore, të cilat i
krijojnë mundësi shkrimtarit për kalimin sa nga një realitet në tjetrin duke lidhur në mënyrë të
natyrshme relievet dhe larminë hapësinore me ngjarjet dhe karakteret e personazheve, f.407-409.
220
- koha gjithashtu merr vëmendjen e studiuesit si element i rëndësishëm në
strukturën e poemës. Dallon në të kohën historike(koha e tregimtarit) dhe
(koha e autorit, e treguar) si tregues me rëndësi kombëtare për kontekstin
historik të shek. XIX, dhe në kontekstin romantik letrar gjithashtu. Madje
Qosja analizon me detaje si e realizon Gavril Dara këtë aspekt818
.
- praktikë të njohur prej romantikëve përcakton edhe fragmentarizmin.
Te Kostandin Kristoforidhi, elemente të veçanta të procedesë krijuese i shquan te
proza Gjahu i malësorëve, duke u nisur nga përcaktimi dhe klasifikimi llojor
kallëzim- si prozë të shkurtër me domethënie për shkak të përmbajtjes dhe
veçorive tipësore të trajtës së tij, me strukturë interesante të papërsëritur në
letërsinë shqipe.
Si elemente të procedesë artistike të veçanta te Kostandin Kristoforidhi do të
shquajë:
- mungesën e ngjarjes, fabulës, tekstit tregimtar dhe tekstit përshkrues ndërmjet
dialogëve. Me anë të dialogëve vazhdohet veprimi i dialogëzuar. Përdorimi i
tyre synon spikatjen e mundësive shprehëse të gjuhës shqipe, kuptimore,
semiotike të trajtave të dialogut në gjuhën popullore;
- temën simbolike, rrëfimi simbolik, dhe përbërësit e strukturës janë simbolikë,
trajta e dialogëve është simbolike duke synuar me anë të kësaj drejt forcimit
të vetëdijes kombëtare(i bën interpretim ideologjik).
Te Zef Serembe duke qenë se Qosja e ka trajtuar edhe në vepra të tjera krijimtarinë
dhe procedenë krijuese të tij, 819
në tipologjinë tematike ai veçon:
- si motive mbizotëruese në poezinë e tij lirike, motivin e dashurisë, atë
atdhetar dhe mediativ, 820
që lidhen me ndjenjën e dashurisë ndaj gruas dhe
818
(duke shkurtuar largësinë mes vetes dhe historisë.) dhe e përdor historicizmin me vetëdijen e
romantikut, i cili i referohet së shkuarës në kontekstin e së tashmes duke synuar të ardhmen. (Kohë e
romantikut që e ka të fortë vetëdijen e së shkuarës, duke i dhënë kështu kohës elemente të
subjektivizmit që është karakteristikë e tërësishme e romantizmit si formacion stilistik në përgjithësi, e
cila është kohë e përjetuar me tendosje emocionale dramatike, ndërprerë rrallë nga ndërhyrjet
meditative. Lidh në këtë mënyrë lëvizjen e natyrshme të rrafsheve hapësinore dhe kohore në vepër. Me
anë të subjektivizmit të kohës historike shpjegon Qosja, autori realizon kohën artistike të veprës. Të
gjitha këto elemente: karakteristikat e kohës artistike dhe karakteristikat e strukturës së hapësirës
artistike ndikojnë në kompozicionin dhe përcaktimin tipologjik të veprës dhe i sheh si shprehje të
procedimit krijues të autorit.F. 414. 819
I referohem trajtimit që kemi bërë për Seremben te vepra e Qosjes Dialogje me shkrimtarë. Vlen të
theksojmë që studimi i tij përveç elementeve të njohura dhe të trajtuara nga ana jonë, sjell si risi
trajtimin në mënyrë të plotë të krijimtarisë së Serembes përfshirë edhe krijimtarinë në gjuhën italiane.
Në këtë mënyrë përveç elementeve tipike të procedesë krijuese të vëzhguar sipas klasifikimit tematik të
realizuar edhe më parë nga Qosja: si poezia atdhetare, poezi e dashurisë, poezi filozofike, poezi sociale,
studiuesi fokusohet edhe në poezinë e shkruar në gjuhë të huaj. Prandaj për të shmangur përsëritjet në
këtë punim do të fokusohemi kryesisht në procedenë krijuese të poezive në gjuhën italiane. 820
Në çështjen vjershat lirike Qosja pohon se pothuajse gjatë gjithë krijimtarisë së tij Serembja është
marrë kryesisht me të, si prirje e theksuar e tij dhe disponim mbizotërues. Qosja është i mendimit se
krijimtaria lirike e tij është shprehje e ndjenjave dhe e botës së pasur shpirtërore të tij. Ndjenja
mbizotëruese është dhimbja e cila e ka zanafillën në përjetimet dhe vuajtjet e fatkeqësitë personale të
poetit.Qosja gjen tipare të ngjashme me krijimtarinë popullore si: truphollë, kur ecën shkon si zogë, me
221
ndaj atdheut, të gërshetuara me elemente të huazuara nga tradita popullore e
me cilësi të poezisë së lexuar romantike.
- poezia atdhetare vjen ndryshe nga bashkëkohësit e tij, 821
sepse sjell shikime
të reja.822
duke parë evoluimin në konceptim, ide, në prirje dhe disponim
krijues;823
- poezia filozofike e krijuar në një fazë tjetër referuar motiveve mbizotëruese të
kësaj poezie, ai e përcakton si një tip i ndryshëm i cili në vend të përsiatjes
mbi çështje të përgjithshme të jetës së njeriut, përsiatet kuptimi tragjik i jetës
vetjake, 824
të nxitura nga një sërë faktorësh të jashtëm dhe të brendshëm.825
Vlerëson Elegjinë si poezinë më të përmbushur filozofike të Serembes;826
- vëzhgimi i poezive të shkruara në gjuhën italiane spikat për shkak të
përpjekjes së studiuesit për të tipologjizuar llojin e tyre, p.sh. poemë
tingëllimore për shkak të cilësive të ngjashme me tingëllimën.827
Ndërkohë që
pjesa më e madhe e këtyre poezive shfaqin mungesa thelbësore të
karakteristikave për të siguruar vlerën estetike;828
ballin e lartë, gërsheta të zeza, sytë që shkëlqejnë si hënë, buzët merxhan, faqet si mollë etj. Qosja,
Rexhep, Historia e letërsisë III Romantizmi, f. 24. 821
Qosja evidenton figurat të cilat i kushtohen poezitë e Serembes në këtë kategori të krijimtarisë së tij:
ua kushton figurave historike si Ali Pashë Tepelena, Elena Gjika, Domeniko Mauri etj. të ngjashme në
motive (motivi i trimërisë), në llojin e vargut, (tetërrokëshi popullor, ndërtimi ritmik i vargut, renditja e
tyre AA, BB, CC f. 25-26. 822
Është fjala për poezinë për Elena Gjikën, dhe Ali Pashë Tepelenën. Kjo e fundit spikat për Qosjen
pasi ai e veçon si poezinë e parë të romantizmit shqiptar në të cilën ironizohet një figurë e historisë
kombëtare. F. 28. 823
Qosja i referohet poezisë Flamuri shqiptar, e cila sjell ide të reja, disponim të ri (I ngrysur) të cilin e
lidh me kontekstin historik të kohës, f. 30. 824
Po aty. F. 31. 825
Qosja sheh si të tillë: vuajtjet që ai ndien për shkak të dashurisë së pafat, ndërtimi i tij mendor, i
përcaktuar si tërësi nga botëkuptimi romantik, jeta dhe kushtet e mërgimeve të shuara të arbëreshëve
nga Italia në Amerikë. Qosja përcakton vetminë si gjendje sociale dhe psikologjike dhe mendore të Zef
Serembes e përjetuar realisht, e cilat është nxitëse e përsiatjeve poetike, e kthyer në lajtmotiv të poezisë
së tij, e ndikuar nga perceptimi i përgjithshëm dhe botëkuptimi i romantikëve, të cilën Qosja e quan
sëmundja e shekullit, f. 32. 826
Sipas Qosjes poezia Elegjia është vjershë e lirisë mendore dhe emocionale... si vjershë jostrofike e
përbërë prej vargjesh të pëlqyera sipas modelit më të thjeshtë AABB edhe me trajtën e saj lehtëson
shpërthimin e ndjenjave dhe lirinë e thënies. Ndjenja e dhembjes dhe thënia që e bart, këtu kanë gjetur
ritmin përkatës, qoftë vargun në veçanti, qoftë vjershën në përgjithësi. E sheh si poezi të liruar prej
censurës. 827
I referohet poemës Ushtari i kthyer, Po aty. 828
Shënim. Qosja diskuton ndërtimin nga Serembja të një lloji të tillë të poemës, në të cilën prirja e tij
mbizotëruese është prirja lirike, duke mos demonstruar (zotëruar) kërkesat themelore që i shtrohen çdo
krijuesi të trajtës së madhe. Është i mendimit se është një poet me prirje krijuese lirike dhe si i tillë, ai
nuk di të përcaktojë përmasat e ngjarjes kryesore, rolin e nënngjarjeve, nuk ndërton tematikisht si duhet
poemën, as nuk rrëfen bindshëm, lirik që më parë se të kallëzojë për botën duhet t‟i kallëzohet vetë
botës, ai nuk arrin që në botën e paraqitur të krijojë marrëdhënie të shkakut dhe pasojës, pra është një
nga veprat që pasqyron dobësitë (nuk vënë dukje letraritetin e tekstin as të shprehjes), konfuz në
përcaktimin e llojit sepse më tej e quan poemën baladë lirike???. Gjithashtu rënien e tij si poet Qosja e
sheh në poezitë e lëna dorëshkrim të cilat sipas tij, as me temat as me idetë, as me disponimin që sjellin
nuk dallojnë shumë prej poezive të shkruara arbërisht).Për pjesën tjetër të poemave dorëshkrim Qosja
thekson rënien e krijimtarisë dhe si rezultat i saj përsëritjen e motive, pamjeve, ideve kjo vjen për shkak
rënies së tij shpirtërore si njeri, rënia e talentit e kushtëzon edhe gjuha italiane, të cilën nuk e zotëronte
sa duhej etj., f. 40-48.
222
- kultivon më së shumti disa trajta poetike që i quan këngë, elegji, tingëllima,
himne, ode, vjershë-rrëfim(rrëfehet për atë që do), vjershë-bashkëbisedim,
vjershë-portret, në të cilat evidentohet nevoja për shprehur botën e brendshme
emocionale, për të komunikuar, për të rrëfyer elemente të jetës qoftë edhe
personale. Qosja është i mendimit se në të gjitha format e lëvruara shfaqen
përshtypjet dhe pamjet, të cilat i shmangen retorizmit dhe patatetizmit.
- huazon nga folklori notat e lirizmit, përdorimin e figuracionit artistik.
Te Naim Frashëri, studiuesi, për shkak të gjerësisë së krijimtarisë së tij, e vëzhgon
procedenë krijuese në bazë të klasifikimit gjinor e tematik dhe vë në dukje një sërë
elementesh që lidhen me:
- tematikën që trajton – poezi filozofike, poezi e dashurisë, poezi atdhetare etj;
estetike të veprës përmes gjuhës Qosja sheh funksionalizimin e mjeteve figurative
(figurave, ritmit, aspektit tingëllor), që përdor poeti me qëllim evidentimin e prirjes
dhe të pasurisë kuptimore dhe emocionale të vargut të tij.
Te N.Bytyçi studimi i gjuhës nuk i përmbahet tërësisht procedurës që ndjek me
shkrimtarët pararendës, ajo zbret në nivele të tjera. Studiuesi heton në një shkallë më
të zhvilluar tipologjinë e vargjeve të përdorura prej autorit dhe ndërtimin rrokjesor
dhe ritmik të tyre si gërshetim mes skemave të vargëzimit në gjuhë të huaja me ato
shqiptare, element me anë të të cilit realizohet fuqia shprehëse. Kjo praktikë, edhe pse
e kufizuar, demonstron nga ana e tij një njohje të mirë të përbërjes së vargut të
Bytyçit.849
Për sa i përket lidhjes së krijimtarisë së Serembes me gjuhën, Qosja vë në dukje
tendencën për të përdorur një gjuhë të pastër, pa fjalë të huaja, përdorimin e dy
dialekteve dhe të fjalëve të reja, si dhe afrimin e gjuhës arbëreshe me gjuhën shqipe
(të të folmeve) si një nga elementet me rëndësi historiko-letrare dhe kulturore të
poezisë së Serembes. Ndërkohë që në përftimin e vlerës artistike të poezive të tij,
Qosja identifikon përbërësin melodik si mjetin më të rëndësishëm.850
Te Mjeda bën një analizë të detajuar të vargjeve e llojeve të tyre. Vlera artistike e
poezive dhe e poemave të tij qëndron në lëvizjet rrokjesore dhe ritmike të
vargjeve.851
Ndërsa si veçori specifike, Qosja dallon prirjen për të këmbyer vargjet
trokaike me ato jambike duke shpjeguar që nëpërmjet kësaj tendence të re për
veprimet dhe episodet nuk i nënshtrohen integrimit të fortë klasik. Në këtë mënyrë Qosja e sheh
ligjërimin lirik (lirizmin) si përbërës të domosdoshëm të realizimit artistik të përmbajtjes së poemave të
De Radës. 848
Është marrë në analizë dhe është argumentuar përdorimi i veçantë i vargjeve, duke gjetur në to
ngjashmëri të përdorimit të tyre me poezinë e kultivuar evropiane, të ngjashme me poezinë popullore,
të cilat i përdor për të krijuar pamje dhe kontekste të reja, f. 232. 849
Studiuesi vëzhgon ndërtimin sipas skemave të vjetra, klasike dhe klasiciste, që të lënë përshtypjen e
vargjeve të huaja e nuk tingëllojnë njësoj si vargjet shqip. Ndërkohë ato që krijohen sipas parimeve të
vjershërimit shqip, Qosja është i mendimit se rrjedhin më lehtë. Përdorimi i kësaj larmishmërie
vargjesh për Qosjen ka rëndësi, sepse pasuron lëvizjet rrokjesore dhe ritmike të vargut shqip. Përsëritja
tingullore është një tjetër element i veçantë i procedesë krijuese të Ndue Bytyçit, i vlerësuar nga Qosja,
edhe pse poezitë e tij me këtë element janë më të pakta. Qosja shpjegon formën e ndërtimit të këtyre
elementeve, f. 321-326. 850
Roli i këtij përbërësi në ndërtimin rrokjesor e ritmik është i tillë, saqë gjuhën e shkruar të poezive
Qosja, e quan gjuhë të kënduar, duke paraprirë në këtë formë prirjen e krijimit të poezive për t‟u
kënduar, e cila si traditë e huazuar nga folklori do të ketë vazhdimësi të mëtejshme nga krijues të tjerë
të letërsisë shqipe Asdreni, Hilë Mosi, f. 54-56. 851
Këmbimi i tyre realizohet për të sjellë gjallërinë e vargut. Përdor lloje të ndryshme të tetërrokëshit,
dhe në varësi të ritmit apo rimës e theksit që përdor ai siguron një ritëm të thekshëm rrëfimi, apo një
ritëm të qetë përshkrimi. (tetërrokëshi tregimtar, tetërrokëshi përshkrues, tetërrokëshi lirik është ai lloj
vargu që ndërtohet me fjalë një-dy-rrokëshe, me përdorimin e ndryshuar të theksave ritmikë dhe
kryesisht me rima fundore). Për secilin nga rastet e përdorimit të llojeve të caktuara të vargjeve Qosja
sjell si argument se përbërja e tyre përcaktohet prej veçorive të përmbajtjes dhe prej qëllimit që synohet
në të, thellësia e mendimit etj., ndërtimi rrokjesor dhe ritmik i vargut vihet plotësisht në shërbim të
përmbajtjes së tij ideo-emocionale
228
romantizmin të synojë shprehësinë e vargjeve852
si dhe mundësitë të gjuhës shqipe të
pashfrytëzuara më parë për të krijuar rima të reja853
.
Përdorimi i gjuhës në llojin e prozës hetohet nga studiuesi në krijimtarinë e
shkrimtarëve, të cilët e kanë zbatuar atë.
Te Pashko Vasa përmes fokusimit në gjuhën e romanit, vë në dukje larmishmërinë në
forma dhe shprehësinë emocionale të realizuara përmes mjeteve stilistike dhe mjeteve
standarde gjuhësore të procedimit në romanit romantik.
Te Kostandin Kristoforidhi në tregimin “Gjahu i Malësorëve”, Qosja shquan veçori
gjuhësore të tilla, si:
- përpunimin gjuhësor të tekstit e sheh si shprehje të përvojës gjuhësore të
autorit;
- përdorimi i dialogëve, frazeologjive, në gërshetimin e rrëfimit me përshkrimin,
si dhe versionet gjuhësore në të cilat është shkruar teksti, janë dëshmi të
mundësive leksikore dhe estetike të gjuhës shqipe. Ky element vjen përmes
shembujve konkretë të procedimit të shkrimtarit dhe vlerës së shprehjes së
përdorur prej tij.854
- Stili i kallëzimit spikat përmes përsëritjeve sintaksore, simetrive stilistike,
nënrenditjes së fjalive, të cilat duke mbuluar me ndërtime të reja sintaksore,
ide dhe kuptime, tema, motive krijojnë zgjerim kuptimor e simbolik të fjalisë.
Vlerën dhe rëndësinë e krijimtarisë së Kristoforidhit Qosja ia atribuon pikërisht
përsosjes e estetikës së gjuhës në përgjithësi dhe stilit të rrëfimit në veçanti. Dialogu
si mjet unik është shprehje e përvojës së madhe gjuhësore të autorit, i cili hulumton
mënyra të ndryshme të shfrytëzimit të materialit gjuhësor.
Te Naimi, elementi gjuhësor përcillet në dy pamje: si në aspektin e zhvillimit të
gjuhës si element identifikues i kombi855
, dhe si element përmes të cilit shkrimtari
realizon vlerën artistike të krijimtarisë. Të dyja këto elemente janë të lidhura
organikisht dhe janë në funksion të njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë është e kuptueshme
që Qosja zhvillimin e gjuhës e sheh në një fazë të parë në lëvrimin e gjuhës diturore, e
më tej në gjuhën poetike. Zhvillimi hetohet nga studiuesi në nivele të ndryshme të
gjuhës përmes fjalëve të reja, të cilat i studion në raport me fjalorin e vjetruar
brendapërfshirë krahinorizmat, fjalët në kuptim të zgjeruar, larmisë së renditjes së
852
Studiuesi vë në dukje synimin e përpjekjen për të zëvendësuar melodizmin (në kuptimin romantik
tradicional) prej theksit bisedor duke sjellë një tip të ri melodie. Gjithashtu edhe bartja është element
dallues në vjershërimin e Mjedës (bartje e vargut brenda strofës, bartje e mendimit etj.). 853
Për Qosjen Mjeda i kushton rimës kujdes të madh, sepse hyn në rolin e përbërësit kuptimor. Rima
përmbush tri role: në drejtim të ritmit, bukurtingëllimit dhe kuptimit. Rima dhe ritmi përdoren në
funksion të ndërtimit ideo-emocional, f. 519-522. 854
Qosja i sheh këto elemente të sjella përmes përdorimit të frazeologjisë, të ndërtuar sipas parimit
metaforizues, me anë të të cilit shtohet forca kuptimore, simbolike dhe emocionale e tekstit e
mbështetur në përvojën e krijimtarisë popullore. Po aty, f. 467. 855
Historia e letërsisë shqipe III..., f. 283.
229
fjalëve e grupeve të fjalëve në fjali, larmisë të tipave të gjymtyrëve, të përbërjeve
sintaksore etj.
Përsa i përket vlerës estetike, gjithashtu e sheh te trajtat e reja gjuhësore, të cilat vijnë
si kërkesë e përmbajtjeve të reja jetësore, mendimeve dhe kuptimeve të reja duke bërë
të mundur përftesën e shprehive të reja, thellimin e kuptimit dhe rolit të fjalës,
përshtatjen me këto shprehi elementin e ndërtimit strukturor e ritmik të vargut duke
sjellë forma të reja të tij etj.856
Duke e parë zhvillimin e gjuhës si prirje të Naimit,
Qosja është i mendimit që krijimtaria e tij përveçse është sintezë e prirjeve tematike,
ideore, shoqërore dhe historike të letërsisë së romantizmit shqiptar, është njëkohësisht
sintezë e madhe gjuhësore.857
Përveç vështrimit të zhvillimit të gjuhës në kuptim të përgjithshëm, studiuesi vështron
aspektet gjuhësore të veprave të caktuara në funksion të vlerës së tyre estetike.
Ndryshe nga vështrimi i përgjithshëm i zhvillimit të gjuhës dhe funksioni shoqëror i
saj, në këto vëzhgime gjuha e veprës letrare studiohet si mjet komunikimi me
funksion të veçantë, si ligjërim dhe si ideolekt i autorit. Nëse këto rezultate i përkasin
në tërësi veprës së Naimit, për vepra të caktuara, 858
ku studiuesi heton trajtat
ligjërimore, ai dallon këto mjete për përftimin e vlerës estetike:
- me anë të këmbimit të trajtave të ligjërimit;859
- dialogu gjithashtu luan një rol të veçantë si pjesë e trajtave ligjërimore;
- figurat stilistike luajnë rol në përforcimin emocional të poemës;860
- Me anë të përbërjes ritmike e vargut.861
Si përfundim mund të themi që mes dy formave të trajtimit dhe të studimit të gjuhës,
referuar kontekstit në të cilin studiuesi analizon letërsinë romantike, ekziston një
lidhje e natyrshme, si dukuri që janë në marrëdhënie varësie me njëra-tjetrën.
856
Qosja demonstron në mënyrë praktike përftesën e shprehjes artistike në poezi të ndryshme të
Naimit.
Po aty, f. 302. 857
Po aty, f. 312. 858
Është fjala për poemën Bagëti e Bujqësi të Naim Frashërit. 859
Qosja shpjegon mënyrën e procedimit: prej trajtës që ndërtohet sipas parimit të mendjes, kalon në
trajtën që ndërtohet sipas parimit të ndjenjës, kjo gjë ndodh edhe në krijime të trajtës së vogël (poezia
lirike, meditative-filozofike) këmbimet e këtilla të trajtave ligjërimore ndonjëherë sjellin edhe daljen
nga tema të motivit të shtjelluar dhe kalimin në tema a motive, të cilat shpesh nuk kanë lidhje me to).
Spikasin dy trajta ligjërimi: ligjërimi i treguar (tregimi) dhe ligjërimi në vetën I (vetërrëfimi). Në
këmbimin e këtyre dy trajtave mbështetet fort sa gjallëria emocionale aq dhe larmia e gjuhës poetike,
realizohet përforcimi emocional i poemës, f. 207. 860
Në çështjen Apostrofimi i natyrës, është i mendimit që e gjithë poezia mund të merret si apostrofë e
natyrës së atdheut, fuqia e saj emocionale është e varur në qëndrimin e subjektit poetik ndaj natyrës në
të, është qëndrim veprues, gjallërues. Zmadhimet hyjnë në mjetet me të cilat realizohet himnizimi,
paraqitja në një shkallë sipërore për të dhënë përsosmërinë në të gjitha pikëpamjet. 861
Qosja pohon që kjo poemë dallohet për njësinë e tregimit dhe njësinë e ritmit. Ritmi i vargut është
në pajtim të plotë me ritmin e poemës (pra me paraqitjen e botës në tërësi). Vargu
gjashtëmbëdhjetërrokësh, paraqet sa tensionin emocional aq edhe në mundësitë e gjera tregimtare, të
cilat i kërkon tema e poemës (varg i tregimit përshkrues, varg i ndjenjave të ndera të autorit. Ky varg i
krijon mundësi krijuesi të ketë shikime të qarta në shumë drejtime, f. 213).
230
3. Mesazhi
Në çdo akt komunikimi mesazhi mund të ketë funksione të ndryshme që u përgjigjen
faktorëve862
të domosdoshëm që marrin pjesë në të. E nëse me autorin, kontekstin,
gjuhën, si pjesë të një strukture të sistemit në të cilën shenjuesi dhe i shenjuari
drejtohen nga një kompleks marrëdhëniesh, u morën në pararendje dhe evidentuam
fokusimin e studiuesit në to, lind pyetja: A e synon studiuesi mesazhin/ tekstin? Si
realizohet hetimi për të?
Formalistët e më tej strukturalistët ishin të mendimit: kur funksioni poetik është
mbizotërues, atëherë mesazhi/ teksti mund të përshkruhet si poetik, estetik, letrar apo
artistik. Kjo ndodh duke ndjekur parimin formalist të tjetërsimit, kur ekzistenca
gjuhësore ose praktika letrare, është thyer në një nivel të strukturës së një teksti, e
cila më pas bëhet mbizotëruese.863
Nëse marrim në konsideratë praktikën e Qosjes në
veprën e tij, mund të themi që ai e organizon punën e tij në këtë drejtim, e synon
vlerën estetike të letërsisë romantike. Për këtë arsye si në konceptim makrostrukturor,
ashtu edhe mikrostrukturor,864
fokusohet në elemente të skemës së komunikimit nën
të njëjtat parime, që do të thotë hetimi i autorit, kontekstit, gjuhës, mesazhit, lexuesit
realizohet me synimin e funksionit poetik, pasi secili prej tyre ka rëndësinë e tij në
këtë marrëdhënie komplekse.
Në këtë kuadër pyetjen duhet ta shtrojmë ndryshe: A e synon studiuesi kuptimin/
domethënien e tekstit/veprës?
Nëse vlera estetike vihet në dukje, duke marrë në analizë lloje të veçanta të shenjave
strukturore të veprës, të cilat mund të kuptohen vetëm brenda një kornize të
përgjithshme të tyre, domethënia/ kuptimi i veprës, analizohet në termat e saj si një
kompozim semantik dhe jo si një refleksion i faktorëve të jashtëm. Kjo domethënie
është e lidhur me botën reale sipas principit formalist të tjetërsimit, duke e
përqendruar vëmendjen te shenjat në vetvete të cilat nga mënyra si pranëvendosen
pranë njëra-tjetrës prodhojnë kuptimin.865
862
I referohemi këtu: dërguesit, marrësit, kontekstit, kodit, domethënies së kontaktit, mesazhit, të cilët
përkatësisht i referohen: autorit, lexuesit, veprës, kontekstit të saj (situate reale e jashtme në të cilën
rrjedh mesazhi), gjuhës. Të trajtuara në “Teoritë letrare moderne”, Ann Jefferson, David Robey, Albas,
Tiranë, 2006, f. 79. 863
Po aty, f. 80. 864
Kemi parasysh praktikën që ndjek Qosja në hartimin e poetikës së romantizmit, ku pjesë e
vështrimit të tij janë të gjitha elementet e sipërpërmendura, (pra autori, konteksti, veprat (tekstet),
gjuha), të cilat i koncepton si struktura të letërsisë si një e tërë dhe dominanten e secilës e sheh në
funksion të evidentimit të vlerës estetike. Kuptohet që rëndësi të veçantë i kushton gjuhës si element që
prodhon tekstin, dhe teknikave me të cilat realizohet tjetërsimi, mjeteve që ajo përdor etj. Nëse në
poetikë zbulon parimet dhe strukturat me të cilat është realizuar në plan të tërësishëm letërsia
romantike, në vëllimin II dhe III, studiuesi e ndjek në miniaturë të njëjtën praktikë, për secilin
shkrimtar, ku synimi i tij është funksioni poetik dhe vlera estetike e krijimtarisë, e hetuar kryesisht
përmes parimeve krijuese, procedesë artistike dhe strukturave të tyre përbërëse. 865
Teoria letrare moderne…, f. 81.
231
E parë në këtë kontekst mund të themi që Qosja në plan operacional veçon blloqe,
struktura, mënyrat e realizimit të teknikave etj., ku mbizotërues është kriteri vlerësues
i tyre në nivel të funksionit estetik. Ai identifikon shmangiet nga praktika gjuhësore
pararendëse, që ndodhin në nivel të tekstit866
duke lidhur p.sh. strukturën e nivelit
përmbajtësor me ato të nivelit ritmik e metrik, 867
për të përcaktuar strukturën e plotë
të tekstit. Këto praktika më shumë janë shpjegime teknike për përftimin e vlerës
estetike sesa shpjegime të plota për interpretim të të kuptuarit të tekstit. Në rastet kur
ai merret me përmbajtjen, interpretimi i saj realizohet nga pikëvështrimi i autorit 868
dhe jo nga prodhimi i kuptimit që mundësohet nga teksti. Të pakta janë rastet kur ai
fokusohet në tekst dhe merret me prodhimin e kuptimit. Për të bërë më konkrete këtë
pikëpamje kemi përzgjedhur disa nga vëzhgimet e Qosjes, që janë më të dukshme.
- Te De Rada studiuesi fokusohet te poemat dhe procedetë krijuese të tyre, ku
thekson variantet e poemave, sasinë dhe cilësinë e ndryshimeve në pikëpamje
përmbajtësore strukturore, por jo kuptimore, shkaqet e versioneve869
, parimet
krijuese në të cilat krijohen, ndërtimi kompozicional, mjetet e përftimit të
epizmit apo lirizmit, trajtat gjuhësore të tyre etj.
- Te Pashko Vasapër poezinë Moj Shqypni e mjera Shqypni edhe pse studiuesi
merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me tekstin, nuk synon kuptimin e
domethënien, por fokusohet në një analizë me karakter të përgjithshëm të
strukturës metrike të vargjeve, ritmit dhe melodisë, përbërësit tingullor, si
strukturë artistike e poezisë përmes të cilave evidenton vlerën estetike të saj870
.
- Te Naimi qëndron në disa prej poemthave, siç është Dëshir‟ e vërtetë e
shqiptarëve, duke u fokusuar kryesisht në aspektin ideor përmbajtësor, nisur
nga pozitat e autorit, pa u marrë me kuptimin e domethënien që prodhon teksti
dhe me mënyrën e realizimit të vlerës estetike.871
Te poezia Për se? evidenton
realizmin e saj në varg pesërrokësh në funksion të shprehjes së ndjenjës. Te
poezia Shkëndijë e diellit ndaj manushaqes, e shquan për vlerën e saj artistike
– poezi alegorike duke shpjeguar rolin e simboleve në aspektin ideor dhe
vlerën estetike të përftuar përmes domethënies dhe kuptimit të veçantë të
marrë. Te poezia filozofike e Naimit, studiuesi merret me elemente të
përmbajtjes së hetuara në tekst, duke u mbështetur në pikëpamjet filozofike të
shkrimtarit dhe jo në prodhimin e kuptimit, mbështetur në shenjat e tekstit.872
866
Kjo praktikë është e zakonshme te Qosja, mund t‟i referohemi në këtë kontekst procedesë te Naimi,
të cilën e trajton gjerësisht, ku merret me marrëdhëniet sintaksore estetike të fjalëve të reja, rolin e tyre
në ndërtimin ritmik të vargut etj. 867
Rima dhe metri për Qosjen janë forma të barasvlefshmërisë, të cilat dallojnë kryesisht poezinë (sipas
koncepteve të Jakobsonit, Teoria letrare moderne..., f. 88). 868
E dukshme kjo praktikë është te poezia dhe drama e Santorit, në poezitë e Serembes, në poemat e
G.Darës, në krijimtarinë e Naimit etj. 869
Këto shkaqe i përcakton kryesisht për faktorë të jashtëm. 870
Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi..., f.. 358-390. 871
e sheh edhe në aspekt artistik, po kjo përmasë është më e vogël, Qosja vë në dukje që poema është
përkthyer në një varg klasik, të rëndë, të cilit i mungon gjallëria ritmike dhe emocionale e vargjeve të
tij, të shkruara shqip.) 872
Kemi parasysh poezitë filozofike të klasifikuara sipas tematikës p.sh.: Mbi dashurinë, Mbi të
bukurën, Mbi lëvizjen rrethore, Mbi gëzimet dhe dhembjet e jetës etj. f. 216-245.
232
Përjashtim bëjnë në këtë kontekst poezia Vasha nazemadhe dhe me të ecur
këndshëm dhe poemthi Bukurija, nëtë cilat studiuesi ecën nëpër shenja të
tekstit, në ndërtimin strukturor duke e gërshetuar komentin e tij me pikëpamjet
e autorit (Naimit).873
- Te Mjeda dhe kryesisht në poemat Vaji i Bylbylit, Andrra e jetës, I tretuni
praktika e studiuesit organizohet në një format të ndryshëm. Përcaktimi i
shenjave të tekstit ecën paralelisht me elemente të procedesë krijuese.874
Tek
Vaji i Bylbylit studiuesi operon në gërshetimin e përmbajtjes dhe përcaktimit
të pjesëve përbërëse e shenjave simbolike të poemës. Me elementet e veçantë
të saj (temën e trajtuar dhe tipat e ndryshëm të vargjeve)studiuesi identifikon
prirjet themelore ideostilistike, që shkrimtari do të ndjekë më vonë në
krijimtarinë e tij dhe është i mendimit që ky gërshetim i elementeve i jep një
domethënie të gjerë poezisë. Duhet thënë që në këtë analizë, Qosja lë të hapur
dilemat mbi domethënien, shtron disa variante kuptimore të saj, duke mos
marrë përsipër t‟i interpretojë plotësisht ato. Në fund të saj ai kthehet te poeti
dhe disponimi i tij ndjesor, për të mbërritur në përfundimin që Mjeda si poet
shkruan dhe e tregon botën përmes dhimbjes.
- Te poema I tretuni interpretimi i tekstit nis nga titulli shpjegues prej të cilit,
studiuesi synon të prekë rrafshin tematik të poemës, duke proceduar gati në të
njëjtën mënyrë si në poemën Vaji i bylbylit.875
Elementi që bën ndryshimin
mes vëzhgimit të dy poemave është plani krahasimtar mes tyre, i cili synon të
vërë në dukje origjinalitetin dhe risinë ideore në procedenë artistike të
shkrimtarit. Gjithashtu studiuesi analizon poemën nga një kuptim dhe
këndvështrim i përgjithshëm, pa iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tekstit.
- Në poemën Andrra e jetës veç karakteristikave të tjera tipike që evidenton,
Qosja rëndom, shquan shenja të tekstit dhe mjetin e parapëlqyer të poetit me të
cilin thellon kuptimin e poemës në pikëpamje psikologjike (psikanalitike)
873
Qosja I referohet rrafshit të ligjërimit mbi të bukurën dhe rrafshit të ligjërimit mbi dashurinë, ku
poeti ndërton poemën si përsiatje mbi të bukurën e qenies mishërimin e së cilës e përfaqëson njeriu, në
këtë mes gruaja…e bukura paraqitet përmes mjeteve poetike me prejardhje të botës hyjnore. 874
. Analizon aspektin kompozicional dhe evidenton përbërjen në katër pjesë të cilat qëndrojnë të
pavarura. Dallon brenda saj disa motive. Në pjesën e parë identifikon trajtën e bashkëbisedimit mes
poetit dhe bilbilit, e analizon në aspektin përmbajtësor dhe ideor dhe strukturor të vargjeve. Evidenton
elementët simbolikë: bilbil dhe kafaz dhe sjell komentet e tij rreth tyre duke synuar në një paraqitje të
kalimit në këngët e ardhshme nga e veçanta drejt planit të përgjithshëm. I përcakton përsiatjet rreth tij
me natyrë filozofike. Në analizën që i bën aspektit përmbajtësor dhe atij kompozicional arrin në
përfundimin që poema është ndërtuar sipas parimit të përforcimit dhe zgjerimit shkallëzor kuptimor.
Shtrirjet ritmike dhe kuptimore janë të lidhura me njëra-tjetrën lloji i vargut është në funksion të asaj që
shpreh. Në këtë mënyrë këmbimi i vargjeve dhe ritmeve të tyre lidhet sipas Qosjes me disponimin
shpirtëror dhe, po në këtë funksion paraqitet edhe këmbimi i intonacionit ligjërimor. Pranon që të gjithë
elementët në poemë janë në pjesë e unitetit kompozicional të veprës. Simboli i bilbilit dhe këmbimi i
vargjeve shmang patosin dhe retorizmin. 875
I vendos në plane krahasuese ku evidenton ndryshimet mes dy poemave të tij. Bën një analizë të
llojit të vargut me të cilën është shkruar poema. Në ndryshim nga dy poemat e tjera, kësaj poeme i
mungon uniteti kompozicional, e përcakton nga tematika dhe kompozicioni si poemë karakteristike
romantike. Personazhi i saj është i ngjashëm me personazhe tragjike të poemave të romantikëve të
mëdhenj evropianë. Edhe në këtë poemë Mjeda i vë ndjenjat në shërbim të mendimit duke shquar
domethënien e saj përgjithësuese. F. 477-480.
233
ëndrrën, 876
si dhe shenja të mjedisit, të personazheve dhe marrëdhënieve mes
tyre, strukturën, mjetet stilistike etj.877
Interpretimit të studiuesit i shtohet
leximi si poemë e simbolikës së numrit të personazheve, numrit të vjershave,
simbolikës së përmbajtjes së poezive etj. Ndërkohë që shtrirja simbolike e
shtresave dhe e përbërësve të tjerë të poemës lidhet me nëntekstin dhe të gjitha
hapësirat e boshe të tekstit, të krijuara prej heshtjes artistike si teknikë që i
krijon lexuesit mundësi të jetë veprues, në drejtim të domethënies kuptimore.
Nga sa më sipër, është e rëndësishme të theksojmë që kjo praktikë e studiuesit ka si
synim vlerën estetike të përftuar përmes procedesë krijuese dhe mjeteve me të cilët
realizohet ajo, duke iu përmbajtur parimit të formalistëve që, nëse mesazhi është i
konceptuar, por jo kuptimin e tekstit. Studiuesi është i bindur që konceptimi i veprës
si njësi strukturore dhe i letërsisë gjithashtu si njësi strukturore, mjafton për të vënë në
dukje vlerën estetike.878
Ky vëzhgim i cili kryesisht shfaq më shumë tipare të një
praktike teknikisht të domosdoshme nuk ofron në mënyrë të plotë funksionin e
letërsisë, pjesë e rëndësishme e së cilës është edhe prodhimi i kuptimit si elementi
bazë që realizon komunikimin mes autorit dhe lexuesit. Edhe pse nuk është pjesë e
qëllimeve të tij, 879
studiuesi duhet të kishte realizuar lidhjen e sekuencave semantike
me strukturat gjuhësore, për të mos mbetur peng i studimit të njëanshëm gjuhësor të
veprës, të mos mbështetej vetëm në pikëpamjet e poetit për të realizuar aspektin
përmbajtësor e ideor të veprave, si dhe në faktorët e jashtëm, të cilët kanë nxitur
krijimin e tyre, por të fokusohej edhe në kuptimin që prodhon vetë teksti, 880
si
rezultat i marrëdhënies komplekse të elementeve të sipërpërmendur.
876
Të dyja personazhet kryesore kanë ëndrra të ndryshme. 877
Studiuesi evidenton elementet realiste dhe simbolike që plotësojnë gjendjen e paraqitur. Prej
ndërtimit tematik pohon që është poemë me një rrëfim të dendur e me ngjyresa sociale të jetës në
Malësinë shqiptare. Është i mendimit që në pikënisje poeti nuk ka synuar të ndërtojë një poemë
realiste, sepse elementet që përdor, hollësitë të cilave u kushton kujdes dhe ëndrrat përfaqësojnë një
mjet dallues të procedimit krijues romantik. Dhe vetëm në saje të hollësive të tilla marrin aty për aty
kuptim simbolik, duke arritur të bëjë përgjithësime kuptimore. Personazhet e saj janë personazhe
simbol në fatin e tyre, që përfaqësojnë tri prirje të jetës njerëzore. Është e kuptueshme që edhe struktura
kompozicionale, përbërja e këngëve, gjatësia apo shkurtësia e tyre është në funksion të domethënies
kuptimore. F. 480-490. 878
Koncept ky i formalistëve dhe strukturalistëve, i cituar edhe më lart prej nesh. Metoda strukturaliste
konstituohet si e tillë në momentin kur gjendet mesazhi në kod, i nxjerrë nga analiza e strukturave të
brendshme (imanente) e jo i imponuar nga jashtë me anë paragjykimesh ideologjike, sepse ekzistenca e
shenjës në të gjitha nivelet qëndron në lidhshmërinë e formës dhe të kuptimit. Ambicia e strukturalizmit
nuk kufizohet me llogaritjen e këmbëve ose në zbulimin e fonemave, por duhet të merret me fenomenet
semantike, që përbëjnë esencialen e gjuhës poetike (Malarme). Strukturalizmi si metodë është
themeluar për t‟i studiuar strukturat ku t‟i ndeshë. Ai është tendencë e përgjithshme mendimi (Gerard
Genette, Figura, Rilindja, Prishtinë, 1985, f. 14-16.) 879
Në parathënien e vëllimit të parë të veprës Historia e letërsisë shqipe- Romantizmi, studiuesi
përcakton si praktikë të tij hetimin e zhvillimit të brendshëm të strukturës letrare që përcillet me
hetimin e marrëdhënieve të saj jashtëtekstore. Qosja Rexhep, Historia e letërsisë shqipe- Romantizmi-
I, f. 7. 880
I bazuar ky koncept në poetikat moderne të veprës së hapur që mbështeten në parimin se ekziston
një raport specifik midis veprës dhe lexuesit, të cilit i jepet e drejta të interpretojë tekstin në mënyrën e
vet, duke bërë të mundur që krahas strukturës së qëndrueshme të autorit të ndërtohet edhe struktura e
lexuesit. Thelbi i kësaj poetike që një vepër të mund të quhet letrare, nëse gjeneron brenda vetes, nëse
234
4. Lexuesi- Horizonti i pritjes
Horizonti i pritjes së lexuesit, që është një nga dimensionet esenciale të veprës, 881
i
shërben studiuesit të historisë së letërsisë për të përcaktuar suksesin e veprave të
shkrimtarit, bazuar në vlerën e tyre estetike dhe shijen e lexuesit. Meqenëse çdo tekst
letrar shkruhet duke iu referuar një publiku potencial lexuesish dhe horizonti i pritjeve
është ndërsubjektiv882
e i dallueshëm përmes komponentëve të tekstit, 883
që
konfirmojnë, modifikojnë, përmbysin ose ironizojnë shpresat e lexuesit, Qosja
vëzhgon shkrimtarë të caktuar, veprat e të cilëve janë mirëpritur ose jo pikërisht nga
këta komponentë. Për të përcaktuar horizontin e pritjes, studiuesi është mbështetur
kryesisht në: vlerësimin e veprës nga lexues të ndryshëm, në ndikimin që ka pasur në
shijen e lexuesit, në zhvillimin e horizontit të pritjes të kushtëzuar nga faktorë të
ndryshëm. Në pjesën më të madhe të monografive, ky përcaktim është realizuar në
rastet kur krijimtaria e shkrimtarëve është e gjerë dhe impakti i tyre ishte i dukshëm.
Ndër to mund të veçojmë çështjet e mëposhtme:
4.1 Trajtime të zgjeruara te horizontit te pritjes
Në këto trajtime studiuesi merr në konsideratë faza të caktuara si të kontekstit të
horizontit të pritjes, ashtu edhe faktorët që kanë ndikuar në të.
Referuar autorëve te të cilët studiuesi e vëzhgon horizontin e pritjes mund të themi:
Te De Rada heton marrëdhënie të caktuara receptimi në kontekste të ndryshme, si:
- vepra e De Radës në kontekstin arbëresh;
- vepra e De Radës në kritikët e huaj;
- vepra e De Radës në atdhe dhe kolonitë shqiptare;
- vepra e De Radës dhe horizonti bashkëkohor i pritjes.
Ndër këto vëzhgime shquan faktorë dhe ndikime të klasifikuara, si:
- risi të poezisë fetare e lëvruar më parë, në drejtim të ligjërimit, tematikës së
kufizuar, dhe kushteve të caktuara të kontekstit historiko-shoqëror;
- ndikon fuqishëm në letërsinë arbëreshe, 884
si rezultat i disa përbërësve
vendimtarë për disponimin e horizontit të pritjes: a. historizmi i krijimtarisë së
hap, zbulon formë-kuptimin e vet mbi një lexues vazhdimisht të ri. Dado Floresha, Teoria e veprës
letrare - Poetika, SHBLU, Tiranë, 1999, f. 41. 881
Cituar sipas Eagleton Terry-t, “Fenomenologjia, Hermeneutika, Teoria e receptimit”, në Hyrje në
teorinë e letërsisë, përkthyer nga Gilman Bakalli, i referohet esesë së Çfarë është letërsia? e Zhan Pol
Sartrit, f. 69. 882
I referohemi Teorisë së pritjes: lexuesit dhe komunitetet e leximit. Hans-Robert Jauss, cituar në
Jefferson Ann, Robey David, Teoria letrare modern- Një paraqitje krahasuese, Tiranë, Albas, përktheu
Floresha Dado, f. 200. 883
Zhanri, aluzioni letrar, natyra e trillimit dhe e gjuhës poetike. 884
Veprat e tij do të ndikojë në letërsinë arbëreshe për shkak të prekjes së horizontit të pritjes, ndikimit
te shkrimtarët e rinjetj. De Rada ndikon përmes elementeve të shumta, si – me shtresën folklorike, me
historizmin, me pozitën e tregimtarit, me sistemin figurativ, me etikën e personazheve, me situatat
235
tij, shtresat folklorike dhe mitologjike që sheh në traditën kulturore, heroika e
ligjërimit të tij, struktura figurative, idetë liridashëse;
- ndikon në formësimin e shijes së lexuesit në përgjithësi;
- ndikon në formësimin dhe zhvillimin e institucionit të kritikës letrare shqipe
duke dhënë kontribut me anë të veprës së tij;885
- për shkak të gjuhës së huaj në të cilën është shkruar një pjesë e krijimtarisë,
duke bërë
të mundur që të vlerësohet dhe shfrytëzohet për qëllime të ndryshme nga
kritika e huaj;886
- mungesa njohjes së plotë të veprës së De Radës nga kolonitë shqiptare në
kushte të ndryshme social-kulturore;
aspekte të ndryshme që lidhen me vlerësimin e veprës, si:
- zhvillimi dhe ndryshimi i horizontit të pritjes për shkak të zhvillimit dhe
ndryshimit të kontekstit letrar dhe letërsisë shqipe në fillim të shek. XX, 887
si
dhe njëkohësisht zhvillimi i mëtejshëm i horizontit bashkëkohor të pritjes, i
cili solli qëndrime dhe vlerësime të reja ndaj veprës së De Radës;
- vlera estetike e saj.
Në analizën që i bën këtij horizonti Qosja është i mendimit që:inkuadrimi një
funksional i veprës poetike të Jeronim de Radës, nuk mund të quhet inkuadrim i
natyrshëm dhe përkatës, sepse kushtëzohet nga kritika e saj e nxitur nga faktorë
jashtëletrarë... Në këtë mënyrë format e konkretizimit të poezisë së De Radës në
letërsi, në jetën letrare e kulturore dëshmojnë qartë se pranimi i shenjave të veçanta
të veprës letrare- si sistem i shenjave, nuk varet gjithmonë prej përputhjes së tyre me
pritshmërinë e horizontit të pritjes, por edhe prej kritikës që do të heshtë apo do ta
shquajë këtë apo atë shenjë të saj.888
Te vlerësimi i horizontit për poezinë së Mjedës studiuesi përcakton:
- kontekstin e horizontit të pritjes;
- faktorët e zhvillimit të tij;
- kategoritë e lexuesve, të cilët do të pranojnë ose jo krijimtarinë e tij;
- elementet e procedesë artistike, të cilët janë vlerësuar nga lexuesit;
- botimin e veprës së Mjedës, në aspektin kohor dhe sasior të saj.
- ndryshimin e këndvështrimit të receptimit në faza të ndryshme kohore.889
karakteristike, me pamjet heroike, gjuhën, tiparet themelore të kompozicionit, mitin e origjinës
pellazgjike, skemat fabulare, sistemi metriko-ritmik i vargjeve te shkrimtarët e ndikuar prej tij, – Anton
Santori, Zef Serembe, Davril Dara, Zef Skiroi etj. F. 188-190. 885
I referohet veprës së De Radës, Parime të estetikës. 886
Qosja i referohet La Martinit, Aleksandër Dyma, Kurt Hasert, që japin vlerësimet e tyre mbi veprën
e De Radës dhe Gustav Majer-it, Ogyst Dozonit, Demetrio de Gracias, Lui Benlevit; Maksimilian
Lambercitetj., të cilët e shfrytëzojnë veprën e De Radës si lëndë të studimeve të tyre gjuhësore a
folklorike. 887
Evidenton mospërputhje të horizontit të pritjes me shenjat e krijimtarisë së De Radës, duke sjellë
vlerësime të paqëndrueshme. 888
Qosja Rexhep, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi II, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010, f.
204-205. 889
Duke e ndarë në periudha të ndryshme receptimin e veprës së Mjedës, Qosja shprehet: Në qoftë se
krijimtaria e tij poetike, përpara lufte kryesisht shikohej prej këndit filologjik, tani do të shikohet prej
236
Si faktorë kushtëzues të receptimit sheh shkallën e zhvillimit kulturor të lexuesve dhe
kritikës, kundrejt tyre edhe shkallën e zhvillimit dhe krijimtarisë së autorit.890
Duke
marrë në konsideratë tërësinë e vlerësimeve dhe faktorët, të cilët kanë ndikuar në to,
studiuesi pranon që përveç vlerësimeve pozitive ka pasur edhe qëndrime mohuese. Në
vlerësimet e poezisë së tij kanë spikatur më shumë qëndrimet dhe vlerësimet kundrejt
mjeteve të shprehjes, ndërtimit formal dhe përsosjen teknike, për përngjasimin me
poezinë klasiciste dhe mjeshtërinë e ndërtimit klasik të poezive të tij që përdor sesa
domethënies së tyre, apo kundrejt rolit që kishte vepra për letërsinë shqipe891
.
4.2Trajtime sipërfaqësore të horizontit të pritjes
Për Anton Santorin, studiuesi e sheh horizontin e pritjes kryesisht në rrethet kulturore
arbëreshe; në vlerësimet që i bëhen krijimtarisë së tij prej shkrimtarëve892
, studiuesve
dhe kritikëve arbëreshë- mbi faktin sa e njohur është ajo.
Për Thimi Mitkon horizonti i pritjes hetohet në dy drejtime: në kontekst historik
evropian duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh që sollën ndryshim dhe
interesim kundrejt drejtimeve letrare të caktuara; në kontekstin kulturor shqiptar,
interesave dhe shijeve të lexuesve shqiptarë të lidhura kushtet e veçanta në të cilat
zhvillohet romantizmi dhe letërsia shqipe.
Horizonti i pritjes së Zef Serembes vëzhgohet në dy faza kohore, pas vdekjes dhe në
ditët e sotme. Në to është vënë në dukje gjerësia e përmbajtjes, lirizmi i theksuar si
dhe fakti që praktikisht kjo poezi nuk është studiuar e plotë. Në ditët e sotme Qosja
pranon që poezisë së tij i njihen kufizime si: ngushtësia e temave të trajtuara, veçoria
jetëshkrimore e theksuar në një pjesë të poezive, sentimentalizmi i herëpashershëm,
retorizmi dhe patetizmi i disa prej poezive të tij. Spikasin kryesisht veçori të
përmbajtjes, ndjenjës, mendimit e stilit me të cilat është i afërt me lexuesi i kohës.
këndit ideor dhe artistik. Në një pjesë të madhe të shkrimeve kritike, eseistike dhe historiko-letrare do
të hetohen idetë shoqërore të veprës së tij, kurse në një pjesë tjetër, kryesisht më të vogël, do të hetohen
mjetet artistike dhe veçoritë e stilit të saj. Qosja Rexhep, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi III,
Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010, f. 538. 890
Qosja pohon: prej këtyre gazetave dhe revistave, prej lajmeve për botimin e përmbledhjes apo të
poemave, prej vështrimeve apo prej letrave të shkruara rreth poezisë së tij, mund të shihet se Ndre
Mjeda hyn në radhën e atyre romantikëve shqiptarë për të cilët, kryesisht, është shkruar mjaft, madje,
edhe përpara Luftës së Dytë Botërore, kur kritika shqipe as përafërsisht nuk mund të quhej e zhvilluar
sikundër do të jetë më vonë. Intelektual i pavarur ndjek zërin e ndërgjegjes së vet, që nuk u nënshtrohet
interesave të partive politike a të grupeve kulturore, që pranon vetëm një interes lartësor- interesin e
atdheut të vet. Qosja Rexhep, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi III, Instituti Albanologjik,
Prishtinë, 2010, f. 534. 891
Shënim. Këto vlerësime studiuesi i konstaton në faza të ndryshme si gjatë Luftës së Dytë Botërore
etj. Në qoftë se krijimtaria e tij para Lufte do të shihej në planin filologjik, pas Lufte ajo do të shihet në
planin ideor dhe artistik etj. 892
Qosja u referohet vlerësimeve të J. De Radës, Elena Gjikës, Zef Serembes, Mikele Markianosetj.
237
Për horizontin e pritjes mbi veprën e Filip Shirokës studiuesi konstaton qënuk ka
marrë ndonjë vëmendje të posaçme nga studiuesit e kritikët e kohës, sepse poezia e tij
e botuar me vonesë nuk arriti të tërhiqte vëmendjen e lexuesit sa duhej.
Nga sa u vu re në pararendje mund të themi që horizonti i pritjes, është qasje e
rëndësishme i praksisit të Qosjes si historian i letërsisë. Ajo e ndihmon të përcaktojë
elemente të vlerës artistike të krijimtarisë së shkrimtarëve, leximin historik të veprës
të lidhur shpesh me faktorë jashtëletrarë, vendin e shkrimtarëve në letërsinë shqipe,
por jo kuptimin dhe domethënien e saj.
Gati në të gjitha vëzhgimet elementet thelbësorë të receptivit, si: procesi i të kuptuarit
të veprës, domethënia e saj, zhvillimi i receptimit në lidhje me to nuk trajtohet. Kjo
për të vetmen arsye sepse studiuesi e heton procesin e receptimit të lidhur pikërisht në
aspekte jashtëtekstore të krijimtarisë: procedenë krijuese, analizë sasiore të botime
etj., të cilat nuk dëshmojnë forma të zhvilluara të të kuptuarit të veprës, për arsye të
zhvillimit të shpejtë të lexuesit. Edhe në ato raste kur evidenton elemente të aspektit
përmbajtësor, këto mbeten thjesht në këtë nivel pa e analizuar hollësishëm në formë të
detajuar elemente kuptimore dhe ato estetike të cilët përbëjnë qenësinë e veprës.
5. Ndryshimi dhe evolucioni krijues
Pasgjithë problematikave të trajtuara mbetet një çështje e fundit, e cila ka të bëjë me
evolucionin letrar. Për këtë natyrshëm lind pyetja: A e trajton Qosja evolucionin e
letrar? Në ç‟forma paraqitet ndryshimi?
R. Wellek dhe A. Warren në veprën e tyre Teoria e letërsisë shprehen: “Një nga
detyrat e historianit të letërsisë është të përshkruajë këtë proces. Detyra tjetër është të
hetojë zhvillimin e veprave në përbërjen e grupeve të mëdha e të vogla, të
përzgjedhura sipas ndonjë treguesi të përbashkët(autorësia e përbashkët, zhanri, tipi
stilistikor, tradita gjuhësore) ose në analizë të fundit në përbërje të një sistemi të
letërsisë së përbotshme. Ndonëse zbulimi dhe përcaktimi i lidhjeve letrare midis
autorëve nuk është ende histori letërsie, në kuptimin e ngushtë është e qartë se ato
janë një etapë përgatitore me rëndësi për të shkruar histori letërsie893
” Përpos këtyre
detyrave, studiuesja Floresha Dado në veprën e saj “Sfida teorike të historiografisë
letrare” shton edhe një problem tjetër, e cila gjithashtu është trajtuar nga Wellek-u,
kriter thelbësor i hartimit të historisë së letërsisë në ditët e sotme është ai evolucioni
letrar.
Referuar citimeve të mësipërme mund të themi që Qosja historian, realizon
përshkrimin e procesit, hetimin e zhvillimit të veprave, të cilat i lidh autorësia,
përkatësia gjinore dhe e drejtimit letrar. Brenda gjithë tij me anë të qasjeve të
ndryshme përshkruese e krahasuese, vë në dukje ndryshimin, e përmes tij edhe
893
Wellek. R &Warren.A, Teoria e letërsisë, ShBE, Tiranë, 1993, f. 241-244.
238
evolucionin letrar. Duke qenë se karakteristikë e punës së tij është vështrimi i
dukurive në një proces zinxhir dhe strukturor nga origjinat, (prodhimi, shkakësia,
themelimi), te zhvillimi (përhapja, ruajtja, regjistrimi, seleksionimi) e përvetësimi
(përsëritja, pasqyrimi, kryerja)894
, studiuesi përgjithësisht e heton kategorinë e
ndryshimit në të gjitha hallkat. Përmes dukurisë së ndikimeve e pranishme në disa
prej përbërësve895
strukturorë të studimit, ai përcjell ndryshimin e dukurive të
ndryshme letrare, të marra në rend kronologjik, të vendosura në plan krahasimtar me
pararendësit me qëllim që të evidentojë risinë.
Të gjithë këto hapa ndiqen nga një parim thelbësor, i gjithë procesi historik realizohet
duke marrë si pikë referimi vlerën estetike. Gjithashtu historiani përmes tipologjisë
gjinore e synon dominanten artistike dhe funksionin e saj, duke e konstatuar dhe
përshkruar në tipare karakteristike. A e analizon thelbësisht ndryshimin? Kjo çështje
ka tërhequr vëmendjen tonë gjatë gjithë procesit të hulumtimit, duke provuar që
historiani në rrugëtimin e tij ndjek dy mënyra të analizës së ndryshimit:
- në nivele konstatuese të dukurive, vetë natyra e punës dhe studimi i
shkrimtarit në mënyrë kronologjike, u jep mundësi të identifikojnë dhe
konstatojnë, e më tej të përshkruajë. Përshkrimi në raste e shkrimtarë të
caktuar ndiqet nga momente reflektimi duke evidentuar risitë, përparësitë apo
të metat, e në raste të tjera mbetet vetëm në nivele të thjeshta përshkruese.
- në nivele reflektimi ndaj ndryshimit me anë të të cilave përcakton shkallën e
evolucionit letrar. Kjo praktikë është më e dukshme në pjesën e parë të veprës,
në të cilën studiuesi merret me hulumtimin e poetikës së romantizmit dhe
analiza e ndryshimit shtrohet në plan diakronik dhe sinkronik Në këtë kontekst
mund të rendisim disa nga llojet e ndryshimit, si:
- Ndryshime të kontekstit të zhvillimit
Ndryshimi i kontekstit të romantizmit nga njëra koloni te tjetra, i cili shihet nga
studiuesi si një nga faktorët që ka ndikuar në orientimin e procedesë artistike të
shkrimtarëve në drejtime të ndryshme. Ndër to shquan ndryshimet që lidhen me
veçori: të rrafshit tematik, të rrafshit stilistik dhe të llojeve letrare. Gjithashtu
evidenton veçori individuale të tilla si: ngjyresa, visoret, temat dhe motivet; më
rrallë personazhet historike apo të imagjinuara me emra joshqiptarë, simbolet,
mitet, kurse më rrallë strukturën ritmike të vargut të vendit të traditës ku është
krijuar kolonia. Megjithatë i nënshtrohen thelbit ideor dhe stilistik të romantizmit
shqiptar si formacion stilistik e madje si ideologji kombëtare.
894
Moisan Klement, Littératures Modernes, Press Univ. De France, 1987, f. 98-119. 895
Kryesisht gjendet në krijimin e kontekstit, ndikimeve dhe lidhjeve me kultura të tjera.
239
- Ndryshime në tërësi të krijimtarisë së shkrimtarëve
Te Santori ndryshimi896
vjen prej planit krahasues me krijimtarinë e De Radës duke
konstatuar origjinalitetin dhe risinë në motive dhe në formë. Studiuesi evidenton
ndryshimin mes veprave të tyre jo vetëm në përkatësinë e zhanrit, por edhe atë
tematik, strukturor e kompozicional. Qosjes duke i interesuar krijuesi vëzhgon prirjet
krijuese si të njërit, ashtu edhe të tjetrit shkrimtar duke pranuar edhe pse vepra e
Santorit është ndikuar dukshëm prej De Radës prirja e tij krijuese në veprat e
pjekurisë së tij si shkrimtar është mjaft e ndryshme.
Për të bërë konkrete format e ndryshimit merr në konsideratë poemën “Këngëtorja
shqipe” në të cilën evidenton shëmbëllimin e saj me Këngët e Milosaos si
përmbledhje këngësh lirike dhe në lidhjen e saj me folklorin, në konceptin krijues në
tërësi e në veçanti në vepër. Përveç të tjerash vë në dukje ndryshimet si pjesë
individualitetit krijues:
- Në numrin e vargjeve, në kompozicionin e jashtëm, personazhi i Santorit e vë
në lëvizje vetëm dashuria për vashën(ndjenja për të), te Santori mbizotëron
lirizmi (te De Rada ka edhe përbërës epikë e dramatikë), edhe personazhi
ndryshon në përjetimin e ndjenjës si ndjenjë e parealizuar (subjekti poetik
karshi botës) për konstatimin e ndryshimeve Qosja konsultohet me tekstin dhe
identifikon vargjet.
- Ndryshimi i gjuhës
- Ndryshimi dhe evolucioni i gjuhës hetohet në dy plane:
si gjuhë-mjet komunikimi;
si ligjërim(thënie) e mjet me anë të të cilit realizon vlerën artistike të
veprës.
Te De Rada, Qosja e vë në dukje ndryshimin duke e analizuar me detaje në
disa shkallë: të ardhur nga faktorë të brendshëm, pasojë e shndërrimeve që
pëson vetë gjuha në saje të zhvillimit të saj dhe nga faktorë të jashtëm që
lidhen me ndikimet nga kultura dhe letërsi të ndryshme, të cilat kanë pasur
ndikim në forma të shprehjes së vargut në letërsinë romantike. Si rezultat
Qosja pranon që vargu i romantizmit në pikëpamje të strukturës rrokjesore dhe
ritmike shfaq karakteristika që e dallojnë prej vargut pararendës të letërsisë së
vjetër dhe prej vargut të mëvonshëm të letërsisë së pjesës së parë të shekullit
tonë. Mbështetja në vargun popullor është faktori i cili ndikon më shumë në
vendosjen e këtyre elementeve zotëruese (ritmike dhe rrokjesore), sepse tipat
ritmikë të tij, i ngre në nivel të modelit kombëtar.
896
Si pjesë të ndryshimit Qosja evidenton: në sasi të vargjeve, në kompozicion, në motive që nxisin
personazhet, mbizotëron lirizmi, në pikëpamje të llojit, në qëndrimin e subjektit lirik, në strukturën
kompozicionale, në strukturën figurative të vargut etj.
240
- Ndryshime brenda krijimtarisë së një shkrimtari
Qosja e shquan ndryshimin brenda krijimtarisë së shkrimtarëve përgjithësisht,
por te krijimtaria e Naimit kjo dukuri është e dukshme për dy arsye:
a. për shkak të vëmendjes që i kushton studiuesi gjithë krijimtarisë së Naimit;
b. për shkak të gjerësisë dhe larmishmërisë dhe mundësive që i ofron
studiuesit krijimtaria e tij.
Ndryshimi te Naimi shfaqet në disa drejtime:
- mes poezive të së njëjtës përmbledhje, të cilat zhvillojnë pak a shumë të njëjtën ide,
të sjella nga këndvështrime të ndryshme dhe të shkruara në gjuhë të ndryshme;897
- mes poemave heroike dhe eposeve të antikitetit greko-romak të vështruara si në
nivel të domethënies (si ndryshimi thelbësor, të cilin e lidh me kohën, rrethanat
historike-shoqërore, kulturore dhe qëllimeve për të cilat i këndojnë heroizmit secila
prej tyre etj.), ashtu në nivel të shprehjes artistike, të llojit të vargjeve dhe vlerës
estetike të përftuar;
- mes elementeve të procedesë artistike të secilës prej tyre, si p.sh.:
mënyrës së ndërtimit të personazheve etj.;898
koha e zhvillimit të ngjarjes në të dyja poemat është e ndryshme, mjetet899
që përdorin për të realizuar hapësira të caktuara të ngjarjes, apo edhe
qëllimet për të cilat janë ndërtuar poemat;
rrëfimit dhe trajtave të ndryshme ligjërimore;900
nga përbërja rrokjesore dhe ritmike(hekzametri, varg i ndërtimit të gjatë
rrokjesor)
përkundrejt tetërrokëshit popullor (varg i ndërtimit të mesëm rrokjesor).
- Këto ndryshime konceptuale-ndërtimore për Qosjen sjellin edhe ndryshime
strukturore-kompozicionale.901
897
Te përmbledhja në gjuhën persiane, bën ndryshimin mes poezisë Atdheu dhe poemthit Shqipëria, të
cilët janë shkruar përafërsisht në të njëjtën kohë, janë shkruar me synimin për të ndikuar në ndërgjegjen
e shqiptarëve dhe u bëjnë jehonë ngjarje të atëhershme kohore. Po kështu evidenton ndryshimin mes
poemthit Shqipëria dhe poemën të cilën e boton në gjuhën greke Dëshir‟ e vërtetë e shqiptarëve, e cila
trajton po të njëjtën ide, por e parë nga një këndvështrim i ndryshëm, f. 190. 898
Qosja thekson mënyrat e ndërtimit të personazheve të letërsisë botërore dhe Istoris së Skënderbeut
të Frashërit duke theksuar një prej specifikave të ndryshimit: qëndrimit statik të personazheve, ato nuk
jepen personazhe në zhvillim, f. 270. 899
U referohem këtu mjeteve që shquan si të tilla për plotësimin e kohës së zbrazët, pa ngjarje dhe pa
veprime të paraqitura në poemën Istori e Skënderbeut, të cilat i emërton ndërhyrje tregimtare, f. 260. 900
U referohem trajtave të cilat evidenton Qosja. Ligjërimi lirik, ligjërimi këshillues, ligjërimi
përgjithësues, ligjërimi vlerësues etj. 901
22 këngë, të ndërtuara në rend kronologjik, rrëfehen ngjarje e luftëra, nuk ka subjekt, siç kanë
epopetë e Homerit, Virgjilit, nuk ka një ngjarje kryesore që do të krijonte një subjekt siç kanë ato. Në
vend të subjektit qëndron figura e Skënderbeut si personazh historik kryesor, rreth të cilit këndohen
shumë ngjarje që përbëjnë historinë e tij. Për shkak të mënyrës se si i rrëfen ngjarjet Qosja hedh
hipotezën që poemën mund ta quajë edhe histori të vjershëruar, sepse historia qëndron te vargu, kurse
historia në të dhënat, f. 259.
241
- Ndryshime në aspektin përmbajtësor dhe në disponim
Trajtimi i ndryshimit në aspektin përmbajtësor prek disa nga shkrimtarët:
- Në poezi të Filip Shirokës trajtimi nga një larmi pikëvështrimesh të ideve të
caktuara, p.sh., “Si po prishet gjuha shqipe?”, të cilën e çmon për vlerën e
rëndësishme në pikëpamje historiko-letrare qoftë për shkak të çështjes që në të
trajtohet, qoftë për shkak të mënyrës së trajtimit të saj kur shprehet...ajo
ndryshon si për nga këndi prej të cilit shihet çështja e gjuhës, ashtu edhe për
nga disponimi që krijohet në të. Vjersha është plotësisht e liruar prej tendosjes
emocionale që cilëson vjershat e temës së gjuhës në letërsinë e romantizmit
tonë. Ajo është vjersha pothuaj e parë romantike në të cilën nuk shprehet
brengosje pse gjuha shqipe nuk po mësohej në shkolla... ajo është vjershë në të
cilën po shfaqej një brengosje tjetër...gjatë të folurit të përditshëm po
përdoreshin mjaft fjalë të huaja...humori është përbërësi themelor artistik i
vjershës, që e bartin fjalët e huaja, kumbuese, të përditshme dhe vargu i tretë i
çdo strofe treshe që është varg qëllimisht i ndërtuar në një mënyrë prozaike.902
ndryshim brenda të njëjtit motiv duke marrë në konsideratë mënyrën si
trajtohet nga shkrimtarë të ndryshëm. Poezia meditative e Shirokës ndryshon
prej poezisë së paraardhësve të tij, sidomos të Naim Frashërit.903
Filip Shiroka
përsiat për çështje më të afërta – tokësore, kryesisht në krijimtarinë letrare të
moralit, për vjershëtorin, për jetën e njeriut, për pleqërinë, për varfërinë etj.
ndryshim në trajtimin e një motivi në faza të ndryshme të krijimtarisë së një
shkrimtari. Si shembull të tillë merr lëvrimin e motivit atdhetar në poezi të
Serembes904
, në periudha të ndryshme ku dallon veçori të poezive atdhetare
në fazës së parë të krijimtarisë ndaj fazës së fundit. Studiuesi shquan
evoluimin në konceptim, ide, në prirje dhe disponim krijues.905
Ndërsa
rëndësinë e tyre historike-letrare dhe artistike e sheh tek idetë, pamjet, dhe
shprehjet e reja, të cilat zgjerojnë dhe pasurojnë poezinë atdhetare shqipe.
Poemat e Ndre Mjedës ndryshojnë nga poemat e De Radës dhe Naim
Frashërit906
në përmbajtje, në shtrirjen kuptimore, ndërtimin tematik e
kompozicional907
dhe disponimi themelor që shprehin.908
Mes të tjerash, Qosja
902
Po aty, f. 395-396. 903
Poezia e Naimit përsiat për disa prej çështjeve të gjithmonshme të filozofisë, sikundër janë gjithësia,
vendi i njeriut në të, njohja e botës, jeta dhe vdekja, qenia dhe zoti, e bukura, e mira dhe e keqja etj., f.
397. 904
Qosja evidenton figurat të cilave u kushtohen poezitë e Serembes në këtë kategori të krijimtarisë së
tij, si: figura historike e Ali Pashë Tepelenës, Elena Gjikës, Domeniko Maurit etj., të ngjashme në
motive (motivi i trimërisë), në llojin e vargut, (tetërrokëshi popullor, ndërtimi ritmik i vargut, renditja e
tyre AABBCC, f. 25-26. 905
Qosja i referohet poezisë Flamuri shqiptar e cila sjell ide të reja, disponim të ri (I ngrysur) të cilin e
lidh me kontekstin historik të kohës, f. 30. 906
Qosja dallon veçori të tilla: Poema Vaji i bylbylit karakterizohet nga disponimi elegjiak dhe
disponimi optimist janë të liruara prej epizmit, heroizmit që janë veçori dalluese e poemave drama të
De Radës dhe e poemave epope të Naim Frashërit. Personazhet e Mjedës i nënshtrohen plotësisht
domethënies së përgjithshme ose shprehësisë përshkruese, f. 469-477. 907
Zhvillimi kuptimor dhe zhvillimi ritmik i temës tregojnë se ajo është e ndërtuar sipas parimit të
përforcimit dhe të zgjerimit shkallëzor kuptimor. Shtrirja ritmike dhe shtrirja kuptimore janë të lidhura
me njëra-tjetrën.
242
shquan si element të veçantë të ndryshimit, përdorimin e simbolit (bilbilit), i cili ka
zgjeruar shtrirjen kuptimore të lëvruar nga shkrimtar të tjerë letërsisë botërore, duke
përftuar një kuptim të ri.
Te poemat tingëllimore Lirija, Lissus, Scodra ndryshimi shquhet në plan të
përmbajtjes nga përdorimi i elementeve historike, mitologjike e gojëdhënore, 909
ku
secili prej tyre është mbizotërues në varësi të qëllimit të poetit. Për këtë arsye këto
poema përfaqësojnë njëfarë kthese në krijimtarinë poetike të Ndre Mjedës.
- Ndryshime në strukturën metrike- ritmike të vargut romantik.
Në trajtimin e vargut romantik si strukturë më vete dhe pjesë e makrostrukturës,
studiuesi fokusohet në tipat e ndryshëm të strukturave të tij rrokjesore dhe ritmike, si
hallkë me një rëndësi të veçantë në evolucionin e vargut shqip. Të ndërtuara duke
pasur për bazë parimet themelore fonetike dhe gramatikore të gjuhës shqipe, ai
konstaton që shkrimtarët romantikë kanë sjellë forma të reja vargjesh në pikëpamje
strukturore rrokjesore dhe ritmike, të cilat nuk njiheshin në poezinë paraardhëse. Kjo
praktikë ka pasuruar përvojën e vjershërimit, ka hapur mundësitë e krijimit të tipave të
rinj rrokjesorë dhe ritmikë të vargut në gjuhën shqipe. Krijimi i strukturave të reja për
studiuesin, ka sjellë forcimin e parimeve themelore të vargut dhe ka përcaktuar
zhvillimin e mëtejshëm të vjershërimit të gjuhës shqipe nën ndikimin e disa faktorëve:
- Vargu romantik shihet prej tij si vazhdim dhe thellim i vargut popullor
(tradita), i bazuar në ndryshimet e kuptueshme që sjell vetë evolucioni i gjuhës
gjatë shekujsh, në ndryshimet që sjellin prirjet dhe mundësitë e reja krijuese,
në ndryshimet që sjellin konceptet e reja si rezultat i kontekstit të ri historik.
- Ndryshimet konceptuale gjuhësore, Qosja i lidh me: ndryshimet fonetike,
leksikore dhe gramatikore, 910
të konstatuara në rastin e hetimit të zotërueses
strukturore të vargut romantik, në krahasim me zotërueset e vargut të poezisë
së vjetër. Për këtë arsye është i mendimit që ndryshimet me karakter sinkronik
u detyrohen në radhë të parë ndryshimeve gjuhësore me karakter diakronik.911
- Ndryshimet themelore ndërmjet vargut të poezisë së vjetër dhe të poezisë
romantike u detyrohen disa ndryshimeve në strukturën ritmike që janë bërë
908
Qosja shpjegon këtë proces të ndërtimit ku në funksion të kuptimit janë vendosur përbërësit e tjerë,
bashkëbisedimi ndërmjet bilbilit e poetit, pjesët e poemës veçohen nga ndërtimi rrokjesor, për nga
nëntemat dhe disponimi duken si akte të veçanta të një drame. Të gjitha këto çojnë veprimin, e më tej
kuptimin drejt përfundimit duke e plotësuar, zgjeruar e përforcuar. Shpjegimi i simbolit të bylbylit dhe
funksionit të tij gjithashtu është pjesë e ndryshimit kundrejt romantikëve të tjerë si e shprehin vetminë,
mallin e mërgimtarit etj. Në këtë mënyrë i shmanget patosit, retorizmit dhe ndjenjës së tendosur
atdhetare të poezisë së romantikëve të tjerë, f. 476. 909
Është fjala për poemat Lisuss dhe Scodra, ndryshimin e vëren edhe në mënyrën sesi përdor elementet
mitologjike dhe ato historike. P.sh., në poemën Scodra të dhënat historike kanë rol dytësor, sepse rol
parësor kanë ato mitologjike, f. 494. 910
Shënim. Këto ndryshime Qosja i pranon i si pjesë e natyrshme që janë bërë gjatë shekujve në gjuhën
shqipe e si rezultat edhe në veçoritë e vjershërimit. F. 337. 911
Qosja evidenton këtu ndryshimet e vargjeve të shkruara në të folmet e ndryshme- në toskërisht e
gegërisht, në të cilat shquhen ndryshimet gjuhësore kryesore mes dialekteve (gramatikore,
morfologjike dhe sintaksore) të përcaktuara si shkak kryesor i ndryshimeve të dukshme në strukturën
ritmike të vargut romantik. F. 339.
243
nën ndikimin e evolucionit të theksit të fjalës në gjuhën shqipe, i cili ka pasojat
e veta në rolin e theksit në strukturën rrokjesore dhe ritmike të vargut.912
- Mënyrat e përpunimit të vargut shihen prej studiuesit, si përpjekje e
shkrimtarëve për ta bërë vargun më kumbues, shprehës, me lëvizje ritmike,
melodike në rrezatimet kuptimore.
- Edhe leksiku për Qosjen ka pjesën e vet të ndikimit në ndryshimin e traditës së
krijimit të vargjeve, përmes përdorimit të huazimit të fjalëve të huaja.
- Ndikimi nga letërsitë evropiane, gjithashtu sjell zhvillimin e gjuhës dhe të
vargut e strukturës së tij.913
- Si rezultat “ky varg është në përputhje të plotë me qenësinë e gjuhës shqipe-
pohon Qosja- sepse gjuha e mitizuar e imagjinatës romantike, praktikisht
bëhet gjuhë e çliruar e vargut poetik, rrafshi gramatikor dhe ai shqiptimor
strukturohen plotësisht në pajtim me qenësinë e poezisë që gjuhën e zhvillon.
Në këtë mënyrë mbi përvojën kombëtare, mbi parimet e gjuhës shqipe, vargu
romantik fillon procesin e evropeizmit të vargut shqip.914
Vargu që ndërton kjo periudhë(romantizmi) për Qosen është i ndryshëm nga ai i
pararendësit dhe pasrendësit gjithashtu. Sintetizon tendencat më të forta të vargut të
letërsisë së vjetër shqipe e njëkohësisht inkuadrohet edhe me formacionin tjetër vijues
stilistik, ndryshimet në parimet e përdorimit të figurës shfaqen përmes kalimesh të
buta, që vërehen më tepër në fillimet e më pak në fundin e romantizmit.
Në hetimin që i bën përvojave mbi ndryshimet që kanë sjellë shkrimtarët në lidhje me
ndërtimin dhe strukturën ritmike të vargjeve, studiuesi veçon:
- praktikën e Santorit i cili me anë të ndryshimeve që bën në strukturën ritmike
të vargut në krahasim me strukturën ritmike të poezisë popullore shtrihen në
dy drejtime: në drejtim të afrimit të tij me gjuhën bisedore dhe me poetizimin
me të fortë të rimës së zgjedhur. Gërsheton larminë rrokjesore ritmike me
larminë tingëllore e figurative, duke pasuruar kuptimisht emocionalisht dhe
duke zgjeruar mundësitë shprehëse të vargjeve;
- praktikën e Naimit në të cilën krijimi i fjalëve të reja të përbëra915
kushtëzon
ndërtimin ritmik të vargjeve, përcaktojnë theksimin ritmik të tyre. Gjithashtu
këtë procedim e realizon edhe përmes kuptimeve të reja që marrin si pasojë e
këtij përdorimi, vendosjen e tyre në fund të vargut, thyerjen e vargjeve,
912
Qosja shquan në këto ndryshime strukturash mbizotëruese rrokjesore dhe ritmike: ritmet e
strukturave të shkurtra rrokjesore, të mesme dhe të gjata, strukturat rrokjesore dhe ritmet e mangëta,
strukturat ritmike dhe kuptimi i vargut, strukturat ritmike dhe rrjedhimet gjuhësore. 913
Qosja shprehet: “kështu fjala vjen, poetët e Veriut, ata të cilët shkruajnë në gegërisht, sjellin disa
skema rrokjesore, ritmike prej letërsisë klasike romake, letërsisë italiane apo ata që shkruajnë toskërisht
sjellin skema të letërsisë orientale etj....duke sjellë vargje strukturash rrokjesore dhe ritmike të letërsive
huaja, të cilat nuk janë karakteristike të për vjershërimin e gjuhës shqipe, ata njëkohësisht sjellin
modele të panjohura, duke e pasuruar në përbërje rrokjesore dhe ritmike poezinë shqipe, por
njëkohësisht e vështirësojnë epërsinë e strukturave që do të shquanin vargun romantik e njësinë e
poetikës romantike në përgjithësi”. F. 342. 914
Po aty, f. 378-379. 915
U referohemi fjalëve të përbëra si p.sh.: fjalë-bukur, shpirt-dashur, mendje-ndritur etj., f. 304.
244
bukurtingëllimin e tyre që sjellin krijimin e rimave të reja dhe bartjen e
ndjenjës;916
- praktikën e Shirokës në të cilën gërshetimin e vargjeve të masës klasiciste me
ato romantike, nuk i përdor në trajtën burimore siç ndodh rëndom në
shkrimtarë të tjerë, por sipas natyrës së vjershërimit shqip;917
- praktikën e Skiroit në të cilën vë në dukje ndërtimin ritmik të
vargjeve(pavarësisht pse të parimuara) dhe shpërndarjen e theksave ritmikë të
tyre, që sjellin tonorësi, krijojnë pamje dhe paraqesin pikëpamjet e letërsisë
arbëreshe si shprehje të një ndërgjegjeje të re;
- përvojën e Mjedës në të cilën stilizimi i vargjeve realizohet edhe me anë të
strukturës ritmike, duke zgjedhur fjalët, duke krijuar lidhje sintaksore që nuk
janë aq të zakonshme, duke ndërruar vendet e tyre, përmes afrimit të gjuhës së
poezisë me gjuhën bisedore si pararendje e praktikave të cilat do të bëhen
mbizotëruese në poezinë e mëvonshme.918
- Ndryshime në aspektin strukturor- kompozicional dhe në procedenë
krijuese
Tendenca e studiuesit për të hetuar në mënyrë të plotë procesin e ndryshimit, është e
dukshme edhe në elemente të strukturës dhe kompozicionit të krijimtarisë romantike.
Ky proces ka ardhur gradualisht i ndikuar edhe nga faktorë të brendshëm, siç është
stili i shkrimtarit, të jashtëm, siç është zhvillimi i tërësishëm i letërsisë dhe i kërkesave
që lindin nga ky zhvillim. Duke e zhvilluar krijimtarinë e tij në fund të periudhës së
romantizmit, Mjeda praktikon teknika të cilat zgjerojnë ndërtimin kompozicional në
funksion të aspektit tematik te poemat lirike, 919
apo mungesën e unitetit
kompozicional po në këtë funksion, në përdorimin e vetave të ndryshme të subjektit
rrëfyes, shumëllojshmëria e ndërtimit të vargjeve, duke sjellë në këtë mënyrë
ndryshimin konceptual të procedesë krijuese.
- Ndryshime të versioneve
Ndryshimin si dukuri studiuesi e heton edhe në versionet e së njëjtës vepër. E
dukshme është kjo praktikë në versionet e krijimtarisë së De Radës ku kryesisht në
këtë procede shquan:
916
F. 305-306. 917
Qosja shquan në poezinë Një lules së vyshkun, të shkruar në strofa safike, por me një prirje të
theksuar të vargut romantik, kurse vjersha Nji andër, ndërtohet prej strofash të ndryshme 4, 6, 14
vargjesh me gjatësi të ndryshme rrokjesore me prirje të ndryshme trokaike dhe jambike ritmike. F. 403. 918
Qosja Rexhep, Romantizmi... III, f. 527-528. 919
Është fjala për poemat Andrra e jetës dhe I tretuni, në të cilat është e dukshme kjo praktikë p.sh., të
gjitha nëntemat e poemthit Vaji i Bylbylit mblidhen rreth temës bylbyli në kafaz etj.
245
- ndryshime të versioneve të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm: estetikë,
moralë, etikë, kombëtarë, historikë etj., të cilët vijnë si rezultat i rritjes së tij si
poet, intelektual patriot920
etj.
Nga ndryshimet që vëren, Qosja është i mendimit segjatë ripunimevetë poemave, De
Rada përmirëson ose dobëson elemente të procedesë krijuese dhe teknika të saj pa
pasur shmangie të thella në poetikën e tij.921
Rëndësia e tyre për studiuesin qëndron në
faktin që pavarësisht nëse përmirësohen a dëmtohen artistikisht veprat nga ripunimet,
versionet e ndryshme të poemave të De Radës, me vetë aktin e botimit bëhen fakte të
reja, që kanë vlerën e tyre artistike, që janë lexuar e do të lexohen. Në këtë mënyrë i
sheh si sisteme të pavarura shenjash estetike dhe historiko-letrare, të cilat kanë
poetikën dhe duhet të kenë edhe semiotikën e tyre e që mund të studiohen edhe në
krahasime të ndërsjella.
920
Shënim. studiuesi këtu fokusohet te shkrimtari, procesi krijues, përvoja, pikëpamjet e tij, por jo të
vepra (mesazhi në mënyrë të drejtpërdrejtë), si rezultat i rritjes së gjithanshme, eksperiencës së tij
pëson ndryshime edhe vetë vepra. Ndryshimet dhe zhvillimi i individit i referohen edhe kontekstit
historik në të cilin jeton si individ e më tej si shkrimtar. Më tej ky ndikim duket në atmosferën që
përcjell vepra, forcimi i historicizmit, brendapërfshin këtu ndryshimet që vijnë si rezultat i kritikës dhe
opinionit të lexuesit etj., f. 92-95. 921
Këto ndryshimeforcojnë njësinë e ngjarjes dhe anën kompozicionale, eleminimin e fragmentarizmit
dhe paqartësisë në tërësi. Ato kthehen në parim krijues të punës së shkrimtarit dhe sjellin forcimin e
rrëfimit, të dramatizimit dhe të epizmit të tyre. Evolucionin e tij krijues në, përpos praktikës poetike e
dëshmon për Qosen edhe përvoja teorike.Në të gjitha ndryshimet që vëren studiuesi është i mendimit
që të gjitha ripunimet e bëra qëndrojnë brenda suazës, e nuk shënojnë lëkundje të mëdha në poetikën e
tij. Këto ripunime i pranon vetë struktura kompozicionale e veprave të tij. Pranon që këto ripunime
ngrenë vlerën estetike të poemave të tij dhe i sheh si përpjekje e hapur për t‟i shpëtuar imagjinatës
kaotike të poetit.
246
PËRFUNDIME
Paraqitja e profilit krijues e studimor të Rexhep Qosjes përmes punimit tonë përbën
një aspekt të rëndësishëm për shkencën letrare shqiptare, sepse demonstron një
tendencë tjetër orientimi, të ndryshme nga përvoja e metodës së zbatuar më së shumti.
Studimi edhe pse nuk ka karakter shterues për shkak të përmasës së gjerë të
krijimtarisë së studiuesit, krijon një pamje të plotë të tij dhe hap rrugë për studime dhe
hulumtime të mëtejshme në këtë drejtim.
Në përfundim të shfletimit të disa prej veprave më domethënëse studimore mund të
themi se Qosja e ka nisur aktivitetin e tij si kritik letrar, por në të shquhet dukshëm
prirja e historianit të letërsisë. Fokus i punës së tij është letërsia shqipe e traditës
(kryesisht romantizmit) dhe ajo bashkëkohore, probleme të zhvillimit të saj, probleme
të kritikës letrare dhe historisë së letërsisë etj. Gërshetimi i profileve i ka shërbyer
studiuesit t‟i afrohet letërsisë në tri qasje, për të sjellë një pamje sa më të plotë.
Në përfundim të këtij punimi mund të ndërtojmë disa reflektime, që do t‟i artikulojmë
në dy boshte themelore: si kritik dhe si historian i letërsisë.
Qosja kritik
Karakteristikë e Qosjes kritik është aplikimi i kritikës akademike dhe e
studimit të gjerë, i cili realizohet në plan diakronik dhe sinkronik, me
tendencën për të parë zhvillimin e letërsisë në aspektin historik.
Qasja e kritikut orientohet drejt autorit dhe krijimtarisë së tij, për studimin
e së cilës zbaton një sërë metodash e teorish kritike: psikanalitike e
psikobiografike, hermeneutike dhe fenomenologjike, tematike – stilistike me
të cilat heton: autorin, procedenë krijuese, veprën, gjuhën etj. Herë-herë
kritiku i aplikon këto metoda të integruara në varësi të synimit të tij.
Fokusimi në jetën dhe të dhënat psikobiografike të autorit, duke lidhur
ngushtë elementet jetësore, evidenton zbatimin e metodës sociologjike dhe
vëmendjen që i kushtohet angazhimit të shkrimtarit të shprehur në forma të
ndryshme me veprën e tij. Funksioni shoqëror i letërsisë trajtohet po brenda
këtij kuadri, madje në rastet kur poezia nuk transmeton përmbajtje të lartë,
pavarësisht vlerës estetike, për studiuesin kjo përbën të metë të veprës.
Procedenë dhe prirjet krijuese të shkrimtarëve bashkë me nxitësit e
frymëzimit, format e përpunimit të stilit, i heton në kuadër të kontekstit social-
historik e letrar. Nxitësit e frymëzimit shpesh i gjen tek elementet jetësore,
botëkuptimi dhe pikëpamjet, konteksti letrar e ndikimet, si rezultat i kësaj
marrëdhënie nuk janë të pakta rastet kur brenda poezisë identifikon elemente
të traditës letrare dhe të poezisë së angazhuar. Trajtimi i këtyre elementeve
është tregues i shkollës kulturore-historike së cilës i përket studiuesi.
Qasja tematike është metoda kryesore të cilën e aplikon gjerësisht. Ajo nuk
është vetëm kriter tipologjizues, por edhe orientues i mënyrës si kritiku heton
krijimtarinë e shkrimtarëve dhe e kupton atë. Klasifikimi tematik vë në dukje
motivet e përbashkëta dhe zhvillimin konceptual të tyre në aspektin e
vështrimit historik të letërsisë. Përpos tyre procedon edhe me elemente të
247
qasjes psikanalitike (për të gjetur origjinën e veprës letrare), fenomenologjike
dhe hermeneutike (për të përshkruar përjetimin e autorit mbi krijimin artistik).
Gjuha, mesazhi dhe qenësia e veprës nuk janë synim i drejtpërdrejtë i
kritikut. Ato hetohen si pjesë e stilit dhe e individualitetit të shkrimtarëve,
trajtohen brenda procedesë krijuese pa u kthyer qëllim në vetvete të studimit.
Po kështu edhe forma e poezisë me të gjitha elementet e saj, e cila shihet dhe
analizohet në funksion të përmbajtjes.
Në përfundim mund të themi: Qosja kritik është i hapur ndaj metodave
moderne të studimit të letërsisë dhe synon të përpunojë një metodë të vetën
për studimin shkencor të saj. Vështrimi së jashtmi dhe së brendshmi justifikon
aplikimin e tyre për të studiuar krijimtarinë e shkrimtarit nga një vështrim i
përgjithshëm. Përpos vlerave të sipërpërmendura, gërshetimi i metodave
moderne nuk e shpëton plotësisht studiuesin nga sociologjia e letërsisë edhe
pse ai operon mjaft mirë me elemente të tyre. Fokusimi në mënyrë të zgjeruar
tek elementet psikobiografikë, zhveshja e kuptimit të tekstit nga ligjësitë e
brendshme në të cilat prodhohet ai (përpunimi i gjuhës, vlera estetike e
përftuar si rezultat i saj, prodhimi i kuptimit nga lexuesi), i sjellin Qosjes një
rrezik të tillë edhe pse brenda tyre merr kuptim vështrimi në plan historik i
letërsisë.
Tendenca për të kodifikuar dijet teorike shfaqet në një mënyrë komplekse
dhe origjinale te Qosja. Kjo duket në dy aspekte: në drejtim të përmbajtjes dhe
në drejtim të formës.
Në drejtim të përmbajtjes trajton dukuri, çështje, problematika që lidhen
me letërsinë, kritikën letrare dhe historinë e letërsisë. Trajtimi i tyre vjen
përmes prirjes së studiuesit për të kaluar nga kritika me karakter interpretues e
vlerësues, objekt i së cilës është letërsia, te shkrimet me karakter sistematizues
të njohurive të teorisë dhe historisë së letërsisë, duke iu referuar kontekstit të
letërsisë shqipe. Kjo ndërmarrje e veprës është pjesë e qëllimit afatgjatë të
Qosjes për hartimin e një historie të letërsisë, sepse pa sistemim teorik të
njohurive, pa kodifikim të dijes teorike nuk mund të ketë histori të letërsisë.
Forma më e lëvruar është eseja/ trajtesa, zgjedhja e së cilës nuk është e
rastësishme, por lidhet me përcjelljen e ligjësorive të sistemit letrar përmes
konceptimit dhe përfytyrimit të studiuesit dhe të tendencës për të transmetuar
te lexuesi në mënyrë të natyrshme të elementeve teorike.
Qasja mbizotëruese është tipologjia dhe krahasimi, sepse përmes tyre
organizon hulumtimin, sistemon e kodifikon ligjësoritë përmbajtësore e
strukturore të poetikës në letërsisë shqipe me synimin për të rrokur vëmendjen
e lexuesit, por edhe si përpjekje për të rikonfiguruar sistemin letrar të letërsisë
shqipe. Për këtë arsye, studiuesi i mëshon fort rigorozitetit shkencor, kapërcen
në një masë të caktuar interesimin individual e raportin refleksiv ndaj
çështjeve që trajton dhe i jep më shumë vlerë sintetizimit të dijes së
përgjithshme mbi shkencën për letërsisë.
Praktikon ligjërimin shkencor të gërshetuar me atë eseistik, sepse përmes
tyre i afrohet çështjeve që diskuton, por edhe llojit të teksteve që ai ndërton.
Ky lloj ligjërimi është i kontekstualizuar në kushtet e nevojës dhe kërkesës për
studime më të thelluara të shkencës për letërsinë, në realitetin shqiptar. Ai ka
karakter referencial, paraqitës, informativ-njohës, përshkrues, interpretues,
argumentues, brenda dhe jashtë letrar dhe rëndom përdor lloje të caktuara
termash formale. Përmes tij jo vetëm orienton lexuesin drejt qëllimit të tij (të
informojë rreth dukurive të ndryshme që lidhen me shkencën për letërsinë),
248
por edhe ndikon mbi të, synon bashkëveprimin e tij, për ta bërë aktiv që të
shfrytëzojë tërësinë e njohurive që zotëron, të kontekstualizuara në kulturën e
letërsinë shqipe.
Qosja historian i letërsisë
Qosja historian letërsie dëshmon evoluimin e tij si studiues në mënyrën e
konceptimit e të studimit të letërsisë në tërësi dhe të historisë së letërsisë në
veçanti. Puna tij tashmë e krahasuar me veprën e parë Dialogje me shkrimtarë
nuk shoqërohet nga konfuzioni i koncepteve dhe i trajtimit të dukurive letrare.
Ajo karakterizohet nga qartësia dhe përpunimi serioz e thelbësor i metodës.
Veprimtarinë si historian i letërsisë e përcjell përmes dy formave të
studimit: monografive dhe historisë së letërsisë.
Për sa i përket ndërtimit të monografive, që u hetuan të vendosura në plan
krahasimtar, vihet re se, përmes qasjeve të jashtme dhe të brendshme te veprat
“Asdreni dhe jeta e tij” dhe “Porosia e madhe”, studiuesi ndjek praktika të
ndryshme, të cilat shquajnë evoluimin konceptual të Qosjes si historian i
letërsisë.
Përvijimi i individualitetit dhe i veprimtarisë jetësore të shkrimtarëve
përcillet me anë të metodës kulturoro-historike (Asdreni) dhe përmes qasjes
hermeneutike e psikoanalitike (te Naimi studiuesi aplikon këto qasje duke
shmangur këndvështrimin sociologjik). Studiuesi mbërrin te krijimtaria duke
shfaqur interes kryesisht: për procedenë krijuese, për të përshkruar shkallën e
përjetimit të poetit, vetëdijen e nënvetëdijen, të cilat e kanë çuar në prodhimin
e një krijimtarie me natyrë specifike. Heton zhvillimin e perceptimit,
botëkuptimit, ndjeshmërisë ndaj realitetit, të cilin e përdor si material për
frymëzimin e tij. Njëkohësisht për të zbuluar origjinën e krijimit, Qosjes i
hyjnë në punë ndikimet, ndërtekstorësia, apo përmes qasjes krahasimtare vë në
dukje specifika të zhvillimit të procedesë krijuese.
Qasja e brendshme, e bazuar në klasifikimin tematik, ka natyrë
konstatuese. Studiuesi e përdor si njësi orientimi, ku më shumë vëmendje i
kushton zhvillimit tematik e motivor, se sa ndryshimit dhe përpunimit të tyre.
Tipologjia tematike shoqërohet me përshkrimin e evoluimit të përvojës
krijuese, të cilën, studiuesi e sheh në karakterin meditativ të poezisë dhe në
përkushtimin ndaj larmishmërisë së formave, figurave, vargjeve, ritmeve,
rimave, përpunimit gjuhësor dhe artistik të shprehjes etj. Çdo formë krijuese
dhe risi e sjellë, vjen e motivuar prej Qosjes në plan të konceptimit artistik të
shtyrë së brendshmi dhe së jashtmi nga faktorë të ndryshëm.
Qasja strukturaliste tentohet të zbatohet në të dyja monografitë. Por ka një
ndryshim mes tyre: ndërsa tek Asdreni organizimi strukturor ciklik shihet si
parim krijues i poetit dhe merr vëmendjen maksimale të vlerësimit, si përvojë
e re sjellë në letërsinë shqipe e ndikuar nga përvojat letrare të huaja, te Naimi,
me anë të analizës strukturore, përveç botëkuptimit filozofik dhe kulturës së
tij, theksohet roli i rëndësishëm i formës gjuhësore, si element për përftimin e
vlerës estetike. Kjo justifikon vështrimin e thelluar të studiuesit në aspektet
gjuhësore, si: trajtat e ligjërimit, figuracioni artistik, fjalori poetik, vjershërimi
dhe ndërtimi rrokjesor i vargjeve, ndërtimi ritmik i vargjeve etj.
Qasjet e receptimit dhe horizonti i pritjes është një qasje e re e studiuesit, e
aplikuar për veprën e Naimit në ndryshim nga monografia e Asdrenit. Kjo
249
qasje, edhe pse nuk i bën një prerje tërthore leximit kritik të kohës, për të vënë
në dukje pozicionin e veprës së Naimit në sistemin e letërsisë shqipe, përsëri i
shërben për të kuptuar dhe vlerësuar veprën e shkrimtarit nga këndvështrimi i
përgjithshëm receptues. Distanca mes horizontit të pritjes dhe veprës nuk
bëhet shumë e shqueshme, pasi i gjithë receptimi karakterizohet nga një
përputhje mes lexuesit e vlerësimit pozitiv të veprës. Përgjithësisht Qosja nuk i
kushton vëmendje formave të ndryshme të leximit nga shija dominante, të cilat
vënë në dukje vlerën e vërtetë të veprës.
Së fundmi të gjitha proceset e vëzhgimit të veprave së poetëve kalojnë
përmes diakronisë dhe sinkronisë, si pjesë e së tërës e njëkohësisht si pjesë e
individualitetit. Këto parime mbizotëruese të historisë së letërsisë e ndihmojnë
Qosjen të mbërrijë në rezultate të rëndësishme për krijimtarinë, procedenë
krijuese të shkrimtarëve ashtu si mbi rolin dhe vendin e tyre në kuadër të
sistemit letrar në tërësi. Duhet theksuar se mesazhi, prodhimi i kuptimit e
domethënia nuk janë synime në vetvete të studiuesit.
Në Historinë e letërsisë shqipe - Romantizmi, procedimi i studiuesit vjen
kompleks, i përshtatur me natyrën e veprës. Ajo (vepra) është hartuar në lidhje
të ngushtë me konceptet e Qosjes për letërsinë dhe historinë e letërsisë, në të
cilat i përmbahet mendimit historicist, që e sheh letërsinë si proces të
kushtëzuar nga faktorë të brendshëm e të jashtëm. Thelbi i konceptimit të
veprës është struktura, në bazë të së cilës ndërton idenë e funksionimit të
letërsisë si makrostrukturë dhe si mikrostrukturë. Hetimi i dukurive, në plan
diakronik dhe sinkronik, është prirje e studiuesit për të gjykuar mbi proceset
letrare si zhvillime historike, e njëkohësisht për të përcaktuar vlerën estetike të
shpërfaqur në një periudhë të veçantë historike. Përmes tyre vë në dukje
paraqitjen e evolucionit letrar të poetikës së Romantizmit në drejtime të
ndryshme. Zbatimi i metodës integrale, (gërshetimi i një sërë metodash
njëkohësisht si kulturoro-historike, elemente strukturaliste, formaliste-
stilistike, fenomenologjike-hermeneutike, receptuese), me anë të së cilës
synon thelbin e letërsisë, është përzgjedhur për të shmangur studimin e
njëanshëm të saj. I pajisur me përvojën që ofronte historia e zhvillimit të
shkencës letrare, i vetëdijshëm për mungesën e rezultateve të mirëfillta
shkencore, si pasojë e praktikave të ndjekura të kohës, mungesën e vështrimit
të tërësishëm të dukurive, evidentimin e funksionimit të marrëdhënieve mes
tyre në krijimin e sistemit dhe tërësisë, si dhe me nevojën për orientimin e saj
drejt praktikave me bazë të gjerë shkencore, Qosja përmes praktikës së vet
studimore provoi që sistemet e ndryshme të njohjes letrare, si: ai estetik,
artistik, historik; jo vetëm nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin, por edhe elementet e
këtyre sistemeve në vetvete, bartin potenciale të mëdha konvergimi ndërmjet
tyre, për pasojë hyjnë në marrëdhënie të parimit dialogjik. Si rezultat, ky
sistem i ngritur prej tij është në përputhje me ligjësoritë e brendshme të
kërkesave njohëse letrare, si dhe me logjikën e ligjësorive zhvillimore të vetë
prodhimit letrar.
Në vëllimin e parë Poetika, tipologjia është parim organizues, ku realizon
disa lloje të saj, si: tipologji të miteve, tipologji të gjinive, tipologji të trajtave
të ligjërimit, tipologji strukturës figurative dhe strukturës rrokjesore e ritmike
të vargut. Përmes tyre hedh dritë në mënyrat e krijimit, dominanten letrare,
llojet, hierarkinë, funksionet dhe vlerën estetike si pjesë e zhvillimit të
brendshëm, duke synuar thelbin e letërsisë dhe qenësinë e saj.
250
Në vëllimin e dytë dhe të tretë të konceptuar në formën e monografive për
secilin autor, studiuesi vë në dukje aspekte të ndryshme të krijimtarisë së
shkrimtarëve, kryesisht stilin individual, vlerën estetike të tyre. Për të
evidentuar specifikën e qasjes së Qosjes ndaj tyre, ne jemi fokusuar në ato
aspekte të vështrimit që kanë të bëjnë me: autorin, mesazhin, gjuhën dhe
lexuesin, ku kemi konstatuar se prirja e tij është për t‟u përqendruar më shumë
tek qasja e jashtme (autori, parimet krijuese, procedeja krijuese, konteksti),
sesa tek ajo e brendshme, që mbetet e njëjtë.
Hulumtimi i gjuhës realizohet në dy aspekte, si: si gjuhë (prodhim nga të
folurit) dhe si ligjërim artistik (mjet i të folurit). Kjo formë e qasjes i referohet
kontekstit në të cilin studiuesi trajton letërsinë romantike, ku kalimi nga
zhvillimi i gjuhës si prodhim nga të folurit në mjet të të folurit është një proces
i natyrshëm në marrëdhënie varësie.
Fokusimi në përftimin e vlerës estetike është qëllimin në vetvete i
studiuesit. Kjo praktikë është e kuptueshme, pasi si në konceptim
makrostrukturor dhe mikrostrukturor, studiuesi i heton të gjitha elementet e
skemës së komunikimit (autorit, kontekstit, gjuhës, mesazhit), të vendosura në
marrëdhënie komplekse, referuar kësaj vlere. Duhet shtuar se ky synim
realizohet vetëm teknikisht, ku studiuesi merret me format e përftimit të vlerës
dhe funksionit estetik (në plan operacional, veçon blloqe, struktura, mënyrat e
realizimit të teknikave, identifikon shmangiet nga praktika gjuhësore
pararendëse, që ndodhin në nivel të tekstit duke lidhur p.sh., strukturën e
nivelit përmbajtësor me ato të nivelit ritmik e metrik etj.). Ndërsa prodhimi i
kuptimit dhe interpretimi i të të kuptuarit të tij nga teksti. nuk janë qëllim i
studiuesit.
Horizonti i pritjes, është qasje e rëndësishme për Qosjen si historian i
letërsisë. Ajo e ndihmon të përcaktojë elemente të vlerës artistike të
krijimtarisë së shkrimtarëve, leximin historik të veprës, të lidhur shpesh me
faktorë jashtëletrarë, vendin e shkrimtarëve në letërsinë shqipe, por jo
kuptimin dhe domethënien e saj. Por duhet shtuar se gati në të gjitha
vëzhgimet elementet thelbësore të receptimit, si: procesi i të kuptuarit të
veprës, domethënia e saj, zhvillimi i receptimit në lidhje me to nuk trajtohet,
sepse studiuesi e heton procesin e receptimit në aspekte jashtëtekstore të
krijimtarisë: procedenë krijuese, analizë sasiore të botime etj., të cilat nuk
dëshmojnë forma të zhvillimit të të kuptuarit të veprës, e për këtë arsye as
forma të zhvillimit të shpejtë të lexuesit e të shijeve të tij. Edhe në ato raste,
kur evidenton elemente të aspektit përmbajtësor, këto mbeten thjesht në këtë
nivel pa analizuar hollësishëm në formë të detajuar elementet kuptimore dhe
ato estetike të cilat përbëjnë qenësinë e veprës.
Vendosja në plan krahasimtar i romantizmit shqiptar dhe atij evropian për
evidentimin e tërësishëm të ngjashmërive dhe ndryshimeve mes tyre, është një
proces i përgjithshëm letrar, të cilit i nënshtrohen të gjitha letërsitë e popujve
të Evropës, prandaj studimi i Qosjes nuk do të kishte kuptim pa këtë formë të
qasjes. Ky krahasim i sjell studiuesit përfundime të rëndësishme për të lidhur
specifikën e romantizmit shqiptar, kushtet në të cilat ai u zhvillua dhe lidhjet e
përhershme të letërsisë shqipe me letërsitë evropiane, që dëshmojnë se
pavarësisht kontekstit historik ai ishte pjesë e letërsisë evropiane.
Në përfundim mund të themi që profili krijues e studimor i Rexhep Qosjes
përbën një hallkë me rëndësi në shkencën letrare shqiptare, kjo falë kontributit të tij të
251
shumanshëm. Gërshetimi i profileve dhe evoluimi si kritik dhe historian i letërsisë
është e veçanta e tij si studiues. Gjatë punës së tij ai karakterizohet nga rigoroziteti
shkencor, dija e thellë dhe profesionalizmi. Afeksioni që ka ndaj letërsisë shqipe dhe
identifikimit të saj si element përfaqësues i kombit, nuk ndikojnë në deformimin e
fakteve letrare dhe në mungesën e koherencës, por përkundrazi e drejtojnë drejt
sintezave dhe sistematizimit të njohurive mbi letërsinë shqipe. Element i veçantë i
praktikës së tij është se, asnjëherë nuk e ndërton punën e tij mbi përshkrime e
shpjegime të thjeshta të teorive moderne. Përvetësimi i tyre demonstrohet në analizat
konkrete të zhvilluara mbi dukuri të letërsisë shqipe, në të cilat i zbaton këto njohuri.
Për sa i përket metodës së analizës mund themi që ajo shfaqet komplekse, sepse i tillë
është objekti i saj i kërkimit.
Nëse një pjesë e leximeve të tij shoqërohen me elemente të ideologjisë, kjo
vjen sepse ai, si të gjithë ne, është produkt i kohës në të cilën jeton. Vepra e tij do
lexuar në mënyrën e vet të transmetimit, për aq kohë sa ajo është pjesë e gjithë
traditës, për të cilën ne dhe epoka në të cilën jetojmë kemi interes objektiv e përmes
saj duam të kuptojmë vetveten. Është e rëndësishme të kuptohet se pavarësisht
luhatjeve të caktuara, të cilat lidhen me qenësinë dhe thelbin e letërsisë (nuk mund të
mos përmendim këtu se konceptet e sotme mbi qenësinë dhe thelbin e letërsisë, që
zotërojmë ne si lexues, kanë ardhur si rezultat i zhvillimit, përpunimit dhe përthithjes
të teorive dhe ligjësive të tyre me kalimin e kohës), vepra e tij ka hedhur baza të
rëndësishme të historiografisë letrare. Prandaj si detyrë e studiuesve të sotëm del
studimi i mëtejshëm i kësaj krijimtarie, shfrytëzimi i bazës shkencore (zhveshja nga
elementet ideologjike) për të zhvilluar më tej këtë punë të nisur, në ndërtimin e një
historie të mirëfilltë të letërsisë shqipe.
252
BIBLIOGRAFI E PLOTË E VEPRËS SË REXHEP QOSJES Vepra në gjuhën shqipe:
Episode letrare, Rilindja, Prishtinë, 1967.
Dialogje me shkrimtarët, Rilindja, Prishtinë, 1968.
Kritika letrare, Rilindja, Prishtinë, 1969.
Antologjia e lirikës shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1970.
Kontinuitete, Rilindja, Prishtinë, 1972.
Asdreni – jeta dhe vepra e tij, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1972.
Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1973.
Vdekja më vjen prej syve të tillë, Rilindja, Prishtinë, 1974.
Shkrimtarët dhe periudha, Instituti Albanologjik, Prishitnë, 1975.
Anatomia e kulturës, Rilindja, Prishtinë, 1976.
Mite të zhveshura, Rilindja, Prishtinë, 1978.
Prej tipologjisë deri te periodizimi, ASHAK, Prishtinë, 1979.
Morfologjia e një fushate, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1980.
Nocione të reja albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1983.
Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I-II-III, Rilindja, Prishtinë, 1984-1985.
Antologjia historike e letërsisë shqipe. Poezia dhe Proza, Enti i Teksteve dhe i
Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1985.
Porosia e madhe, Prishtinë, 1986.
Populli i ndaluar, Prishtinë, 1990.
Fjalori demokratik, Prishtinë, 1997.
Çështja shqiptare, Historia dhe politika, Prishtinë, 1998.
Ligjërime paravajtëse, Prishtinë, 1998.
Strategjia e bashkimit kombëtar, Prishtinë, 1998.
Paqja e përgjakshme, Konferenca ndërkombëtare për Kosovën, Prishtinë, 1999.
Tronditja e shekullit I, Tiranë, 2001.
Tronditja e shekullit II, Tiranë, 2001.
Një dashuri dhe shtatë faje, roman, Toena, Tiranë, 2001.
I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, 2002.
Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne – Shkrimtarë dhe periudha, Instituti
Albanologjik, Prishtinë, 2006.
Ideologjia e shpërbërjes, trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme
shqiptare, Toena, Tiranë, 2006.
Realiteti i shpërfillur, Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për
identitetin shqiptar, Toena, Tiranë, 2006.
Të vërtetat e vonuara: përgjigje e dytë në polemikat e Ismail Kadaresë dhe të
bashkëmendimtarëve te tij, Toena, Tiranë, 2006.
Rilindja e dytë, Toena, Tiranë, 2007.
Nata është dita jonë, Toena, Tiranë, 2007
Bijtë e askujt, I dhe II, Valdoli, 2010
253
Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29
vëllime, i cili në pesë cikle përmban këto vepra:
I - Veprat historiko-letrare:
1. Vazhdimësi, 2. Panteoni i rralluar, 3. Asdreni – jeta dhe vepra, 4. Prej letërsisë
romantike deri te letërsia moderne, 5. Anatomia e kulturës, 6. Nocione të reja
albanologjike, 7. Historia e letërsisë shqipe - Romantizmi 1, Historia e letërsisë shqipe
– Romantizmi 2, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 3, 8. Porosia e madhe, 9.
Tri mënyra të shkrimit shqip, 10. Semantika e ndryshimeve historiko-letrare.
II- Veprat letrare:
11. Antologjia e lirikës shqipe, 12. I ringjalluri i penduar, 13. Mite të zhveshura, 14.
Vdekja më vjen prej syve të tillë, 15. Një dashuri dhe shtatë faje, 16. Nata është dita
jonë, 17. Bijtë e askujt 1. Bijtë e askujt 2
III- Veprat historike dhe historiko-dokumentare: 18. Çështja shqiptare – historia dhe
politika, 19. Programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, 20. Paqja e përgjakshme,
21. Tronditja e shekullit 1, Tronditja e shekullit 2, 22. Rilindja e dytë.
IV- Veprat publicistike:
23. Populli i ndaluar, 24. Strategjia e bashkimit shqiptar, 25. Ligjërime paravajtëse,
26. Fjalor demokratik, 27. Demokracia e shpërdorur, 28. Intelektualët, etika dhe
politika.
V- Veprat polemike:
29. Morfologjia e një fushate, Ideologjia e shpërbërjes, Realiteti i shpërfillur, Të
vërtetat e vonuara.
Vepra të përkthyera në gjuhë të tjera:
Živa sfinga, Jedinstvo, Priština, 1976.
Smrt vreba iz očiju, Narodna knjiga, Beograd, 1976.
Književnost i kritika, Prosveta, Beograd, Jedinstvo, Priština, 1979.
Smrt preži v očeg, Mladinska knjiga, Ljubljana, 1979.
Smrta mi ide ot takiva oči, Hristo Danov, Plovdiv, 1982.
Beselam pse më flijojnë (arabisht), Kuvajt, 1983.
La mort me vient de ces yeux là, Gallimard, Paris, 1994.
La question Alabanaise, Fayard, Paris, 1995.
In solchen Augen lieg der Tod, Hayman Verlag, Innsbruck, 1995.
Die ogen en de dood, Van Genep, Amsterdam, 1996.
254
Bibliografia shkencore
Aristoteli. Poetika, Çabej, Tiranë, 2006.
Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Letërsia si e tillë,
Probleme të vlerësimit të trashëgimit të trashëgimisë sonë letrare, Toena, Tiranë,
1996.
ADAM, J.M. (2002), Cohérence, connecteurs, séquences në Dictionnaire d‟analyse
du discours, në P. Charaudeau et D. Mainguenau (sous direc.), Paris, Edition du Seuil. Aliu, Sulejman. Filozofia e krrokamës: Rexhep Qosja në pasqyrë, Grand Prind,
Tiranë, 2009.
Bakhtin, M. Esthétique et théorie du roman, Paris, Gallimard, 1978.
B. Ejchenbuam, La teoria del metodo formale, në I formalisti russi…