Top Banner
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT - GJAKOVË PROGRAMI: PARASHKOLLOR Punim diplome Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI I TYRE NË TË NXËNË Mentor: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Ragip Gjoshi Djellza Buçaj Gjakovë, Tetor 2018
37

Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

Sep 02, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT - GJAKOVË

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

Punim diplome

Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E

MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI I TYRE

NË TË NXËNË

Mentor: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Ragip Gjoshi Djellza Buçaj

Gjakovë, Tetor 2018

Page 2: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

2

Përmbajtja:

FALENDERIME DHE MIRËNJOHJE ................................................................................. 4

ABSTRAKT ........................................................................................................................... 5

HYRJE .................................................................................................................................... 6

KAPITULLI I ......................................................................................................................... 7

1.1 LOJA DHE ROLI I SAJ NË EDUKIMIN PARASHKOLLOR ...................................... 7

1.1.1 Fëmijët dhe parashkollorja ......................................................................................... 7

1.1.2 Loja në parashkollor .................................................................................................. 8

1.2 LLOJET E LOJËRAVE ................................................................................................. 10

1.2.1 Menaxhimi i vendeve punuese dhe qendrave .......................................................... 12

1.2.2 Aktivitete të ndryshme për t’i zhvilluar ................................................................... 13

1.2.3 Disa lloje të vendeve punuese .................................................................................. 14

1.3 VLERA E LOJËS ........................................................................................................... 15

KAPITULLI II ...................................................................................................................... 18

2.1 RËNDËSIA DHE ROLI I EDUKATORES NË LOJË .................................................. 18

2.2 MATEMATIKA NË PARASHKOLLOR ..................................................................... 20

2.3 SHKRIM-LEXIMI NË PARASHKOLLOR .................................................................. 21

2.3.1 Të lexuarit efektiv ........................................................................................................ 23

2.4. EDUKIMI I VEÇANTË NË PARASHKOLLOR ........................................................ 23

2.5 MIRËSJELLJA, MBËSHTETJA DHE DISIPLINA ..................................................... 24

KAPITULLI III .................................................................................................................... 26

3.1 METODA DHE TEKNIKA TË NDRYSHME TË MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI I

TYRE NË TË NXËNË ......................................................................................................... 26

3.1.1 Metoda përmes lojës ................................................................................................ 27

3.1.2 Metoda Waldorf ....................................................................................................... 27

3.1.3 Metoda Montesori .................................................................................................... 27

3.1.4 Teknika “Votimi me pika” ....................................................................................... 28

3.1.5 Teknikat “Drama” .................................................................................................... 28

3.1.6 Teknika ‘Ndryshimi i roleve” .................................................................................. 28

Page 3: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

3

3.2 TË MËSUARIT AKTIV ................................................................................................ 29

3.3 VLERËSIMI NË KLASAT PARASHKOLLORE ........................................................ 31

PËRFUNDIM ....................................................................................................................... 34

Autobiografia ........................................................................................................................ 35

Literatura: ............................................................................................................................. 36

Page 4: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

4

FALENDERIME DHE MIRËNJOHJE

Për realizimin e temës së diplomës kam gjetur mbështetje nga njerëz shumë të veçantë për

mua, të cilëve dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen time të përzemërt.

Dua të shpreh falenderime të veçanta për Prof. Ass. Dr. Ragip Gjoshi, i cili me udhëzimet,

këshillat, përkushtimin e tij dhe me mbështetje profesionale dhe morale më ka ndihmuar për

realizimin e saktë të punimit të diplomës duke ma lehtësuar peshën e punës.

Dua t’i falenderoj anëtarët e komisionit që gjetën kohën e tyre të jenë pranë meje sot në këtë

ditë të rëndësishme, si dhe falenderim i veçantë i takon familjes sime që më përkrahu në çdo

hap të jetës dhe ishin shtylla e suksesit tim.

Po ashtu, një falenderim i ngrohtë i dedikohet shokut tim të jetës tek i cili kisha mbeshtetjën

gjatë gjithë kohës.

Page 5: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

5

ABSTRAKT

Edukimi parashkollor i fëmijëve paraqet rëndësi domethënëse në zhvillimin e tyre në të

gjitha aspektet shoqërore dhe akademike zhvillimore. Ky punim diplome shtjellon këtë

rëndësi duke u fokusuar në të gjitha fushat e zhvillimit të fëmijës: zhvillimin psikologjik,

social, emocional dhe zhvillimin kognitiv.

Përparimi që është arritur përmes studimeve dhe analizave se cilat janë metodat dhe teknikat

më të mira për zhvillim efikas të fëmijës, tregon që loja është aktiviteti kryesor përmes të

cilit fëmiu mëson më së miri dhe zhvillohet më së shumti. Gjithashtu edhe angazhimi sa më

i shpeshtë i fëmijëve në aktivitete grupore nga edukatoret në shkollë, si dhe nga ana tjetër

nga prindërit në shtëpi, rrit aftësitë ndërvepruese si dhe aftësitë e tyre që në të ardhmen të

dijnë të dalin të suksesshëm në situata të ndryshme jetësore.

Fjalët kyçe:

1. Metodë,

2. Teknikë,

3. Lojë,

4. Ndikim,

5. Zhvillim.

Page 6: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

6

HYRJE

Institucioni parashkollor është parësor për sukses në të ardhmen e fëmiut. Vitet e zhvillimit

të hershmëm e stablizojnë atë në bazën e zhvillimit emocional, shoqëror, fizik dhe intelektual.

Kjo temë e diplomës ka për qëllim të ofrojë studimet e realizuara mbi metodat dhe teknikat

efikase të mësidhënies në arsimin parashkollor dhe të japë sugjerime të tjera si dhe teknika

praktike për t’i zhvilluar në klasë me fëmijët dhe në këtë mënyrë të arrihet një tranzicion i

suksesshëm i tyre në shkollën fillore. Kjo temë i vë në pah metodat dhe teknikat që e

ndihmojnë edukatoren t’iu ofrojë fëmijëve përvoja pozitive, të qasshme dhe efektive.

Teknikat dhe metodat që duhen zbatuar me fëmijët janë fokusi i temës. Është shkalla e

zhvillimit të tyre, nevojat dhe interesat që duhet të jenë çelësi i mësimnxënies së fëmijëve.

Fëmijët kanë nevojë të ndiejnë që shkolla është shtëpia e tyre e dytë dhe ajo duhet t’iu ofrojë

përvoja të atilla që përmbajnë ngrohtësi, afërsi dhe edukim efektiv.

Fëmijët mësojnë përmes lojës. Loja iu mundëson një mënyrë të të mësuarit pa stres dhe

mësuesit parashkollor mund të ofrojnë përvoja të pasura duke inkurajuar zhvillimin e aftësive

të shkrim-leximit dhe aftësive të hershme matematikore, përmes lojës.

Të gjithë fëmijët janë unikë dhe kanë nevoja të ndryshme. Ky punim diplome shfaq metoda

dhe teknika të avancuara të njohura në planprogramet mësimore të nivelit parashkollor si dhe

sugjeron disa teknika të tjera të cilat kanë pasur rezultat pozitiv në praktikë.

Page 7: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

7

KAPITULLI I

1.1 LOJA DHE ROLI I SAJ NË EDUKIMIN

PARASHKOLLOR

1.1.1 Fëmijët dhe parashkollorja

Fëmijëria e hershme është një periudhë shumë e rëndësishme e zhvillimit njerëzor.

Pavarësimi, vendimmarrja, kreativiteti, aftësia për t’u lidhur me të tjerët, dhe ndjenja e vlerës

së vetvetes; të gjitha fillojnë në fëmijërinë e hershme. Atë çka fëmijët e mësojnë në këtë fazë

do të ketë ndikim të madh në përvojat e suksesshme të mësimit në shkollë dhe në zhvillimin

personal.

Programi i nivelit parashkollor jo vetëm që ndihmon përgatitjen e fëmijëve për përvojat e

suksesshme në shkollë, por gjithashtu krijon një bazë për sukses të mëvonshëm. Qëllimi i

edukimit të nivelit parashkollor është ofrimi i përvojave të të mësuarit të cilat janë të duhura

në kuptimin e zhvillimit për t’i plotësuar nevojat e fëmijëve dhe për të inkurajuar një mendim

pozitiv që të mësojnë gjatë gjithë jetës.

Një fëmijë i moshës 4 vjeçare është energjik, i shqetësuar, kërkon vëmendje dhe dëshiron të

bëjë diçka që të ndihmojë. Ai dëshiron t’i bëjë ato gjëra që vetëm ai di t’i bëjë. Ai ka nevojë

për afërsi dhe lëvdata.1 Programi i nivelit parashkollor duhet të zhvillohet në atë mënyrë që

t’i mbështesë dhe t’i inkurajojë cilësitë unike të secilit fëmijë në klasë.

Fëmijët fillojnë të mësojnë në ambiente të ndryshme para se të hyjnë në shkollë: ata mësojnë

në shtëpitë e tyre, me fëmijët e tjerë, në komunitetin e tyre të lagjes, etj. Ata vijnë në

parashkollor me histori dhe përjetime të ndryshme jetësore.

1 Agne, K.J., Greenwood, G.E., & Miller, L.D., “Between teacher belief system and teacher effectiveness”, Fast

Affairs, North Carolina, 1994, f. 35

Page 8: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

8

Disa fëmijë i kanë të zhvilluara disa fusha të njohurisë të cilat ipen në parashkollor.2 Një

pjesë e madhe e fëmijëve do të arrijnë t’i mësojnë ato fusha në vitet parashkollore, përderisa

të tjerët do të vazhdojnë t’i zhvillojnë ato gjatë shkollës fillore. Fëmijët e vegjël përfitojnë

nga programet që iu ndihmojnë atyre ta eksplorojnë botën rreth tyre dhe t’i udhëzojnë ata

përgjatë tranzicionit nga shtëpia në shkollë.

1.1.2 Loja në parashkollor

Në dekadën e kaluar, loja ka dëshmuar një rritje në dy trende të cilat janë dukshëm

kontradiktore. E para, hulumtimet tregojnë dukshëm që loja përshpejton një sërë lloj

përmirësimesh në aspektin social, përceptues, motorik dhe gjuhësor.3 Loja sociale u

mundëson fëmijëve që të bëhen me kreativ dhe të adaptohen me shumë për ta shprehur veten

më kuptueshëm verbalisht, i bën me të suksesshëm për të punuar me sistemet që përmbajnë

simbole dhe iu mundëson të kenë me shumë vetbesim kur eksperimentojnë me aktivitete të

reja.

Në aspektin shkollor, edukatoret në mënyrë të butë udhëzojnë si të luhet një lojë, duke

përdorur aktivitete të bazuara nga korrikula, përderisa në të njëjtën kohë i mbajnë aspektet

kritike të lojës – motivimin e brendshëm të fëmijëve për të qenë të angazhuar në lojë. Qofshin

të lirë apo të udhëzuar që të luajnë, loja brenda në klasë ndikon në përmirësime në lëndë të

ndryshme siç është matematika, gjuha, shkrim-leximi i hershëm dhe aftësitë socio-

emocionale, dhe kjo ndikon tek të gjithë fëmijët.

Përveç ndikimit që ka loja në shtimin e aftësive për këto lëndë, hulumtuesit tregojnë një

rezultat tjetër shumë të madh; që loja iu ndihmon fëmijëve të mësojnë të bashkëpunojnë me

të tjerët, të angazhohen në aktivitete të duhura dhe të kenë sjellje të mirëfillta në shoqëri.4

Këto aftësi shoqërore zhvillohen përmes zhvillimit të lojërave në baza ditore.

2 Banet, Bernard, “Toward a Developmentally Valid Preschool Curriculum”, High/Scope Press, Colorado,

1976, f. 72

3 Eberle, S., “How Play Helps them Grow”, American Journal of Play, 2011, f. 51

4 Bodrova, E., & Leong D., “Play and Self-Regulation”, American Journal of Play, 2013, f. 111

Page 9: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

9

Për shkak se përfitimet nga loja janë kaq të mëdha, loja vlerësohet si një aktivitet i

rëndësishëm revolucional dhe zhvillimor, e cila shërben si qëllim serioz për arritjen e

asftësive dhe përvojave të nevojshme në moshë madhore. Si rrjedhojë, loja duhet të shihet si

një aktivitet i vlefshëm në klasë i cili iu mundëson fëmijëve që t’i zhvillojnë një varg të gjerë

aftësish sociale dhe edukative.

Së dyti, pavarësisht nga përfitimet të cilat i sjell loja, viteve të fundit është vërejtur një rënie

e dukshme në kohën që fëmijët e kalojnë duke luajtur në parashkollor.5 Tani fëmijët kalojnë

shumë me shumë kohë duke mësuar dhe duke u testuar në aftësitë për shkrim-lexim dhe

matematikë sesa që kalojnë kohë duke mësuar përmes lojës dhe eksplorimit, duke bërë

ushtrime fizike dhe duke e përdorur imagjinatën e tyre. Kjo praktikë nuk ndikon aq

pozitivisht kur flasim për krijimin e parimeve në periudhën afatgjatë të zhvillimit të fëmijëve

dhe mësuesinë e mirë.

Loja ndërton përgjegjësi personale në shumë fusha. Fëmijët e vegjël, kur luajnë, i

përkushtohen shumë lojës. Ata shpikin skenare dhe tregime, zgjidhin probleme dhe

negociojnë sipas mënyrës së tyre bashkë me shokët. Për arsye se motivimi u vjen nga brenda,

ata e mësojnë mësimin e rëndësishëm të ndjekjes së ideve të tyre drejtë përfundimit të

suksesshëm.6

Hulumtimet tregojnë që fëmijët të cilët angazhohen në forma komplekse të lojërave socio-

dramatike kanë aftësi me të mëdha gjuhësore sesa fëmijët që nuk luajnë, pra ata kanë aftësi

sociale me të mira, kanë më shumë ndjeshmëri, imagjinatë, dhe më shumë kapacitet të

kuptojnë se çfarë duan të thonë të tjerët. Ata janë më pak agresivë, tregojnë me shumë vetë-

kontroll dhe nivele me të larta të të menduarit.

5 Bateson, P., “Biological Approaches to the Study of Behavioral Development.” International Journal of

Behavioral Development, 1987, Filadelfia, f. 22.

6 Charles, C., “Building Classroom Discipline: From models to practice”, Merrill, Ohio, 2008, f. 86

Page 10: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

10

1.2 LLOJET E LOJËRAVE

Llojet e lojërave do t’i ndajmë në dy grupe dhe do t’i quajmë me këta emra: vende të punës

dhe qendra edukative. Vendet e punës iu lejojnë fëmijëve të jenë të përfshirë në mënyrë aktive

në llojllojshmëri aktivitetesh që i praktikojnë dhe i aplikojnë konceptet të cilat mësuesit ua

kanë mësuar.7

Qendrat edukative janë fusha të dizajnuara ku fëmijët janë të përfshirë në lojëra të

rëndësishme sipas zgjedhjes së tyre, p.sh. lojë dramë, kubëza, tavolina me ujë, etj.

Vendet punuese në parashkollor

Qendrat edukative

7 Charles, C., “Building Classroom Discipline: From models to practice”, Merrill, Ohio, 2008, f. 105

Page 11: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

11

Rëndësia e vendeve punuese dhe qendrave qëndron në atë se:8

Iu japin edukatoreve me shumë kohë për t’i mësuar fëmijët si individualisht poashtu

edhe në grupe të vogla

Iu mundësojnë edukatoreve të përfshijnë kurrikula të ndryshme në plane mësimore

Janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të përdorur materiale konkrete që janë të duhura

për nivelin zhvillimor të fëmijës

Fëmijëve u ipet mundësi zgjedhjesh për ta realizuar mënyrën e tyre të të mësuarit si

dhe për t’i realizuar ineresat e tyre

Fëmijët mësojnë të punojnë vetëm dhe në grup

Ndër pyetjet të cilat duhet të shtrohen me rastin e realizimit të një vendi pune apo një plani

të klasës janë:9

1. Sa kohë do t’i marrë mësuesit për t’i rregulluar qendrat dhe vendet punuese?

2. A iu mundëson qendra/vendi punues fëmijëve t’i praktikojnë dhe t’i aplikojnë aftësitë

të cilat i kanë mësuar?

3. Si do t’i qasen fëmijët qendrave/vendeve punuese në të cilat marrin pjesë?

4. A janë materialet dhe burimet në dispozicion për aktivitetet në qendër dhe ne

vendpunim? Çka duhet të sigurohet/të blihet?

5. Ku duhet të vendosen qendrat/vendet punuese në klasë dhe ku duhet të ruhen

materialet?

6. Sa fëmijë do të punojnë në secilin aktivitet dhe si do t’ju komunikohet kjo gjë atyre?

7. A i plotësojnë aktivitetet të gjitha nevojat e fëmijëve në klasë?

8. A mund t’i përfundojnë fëmijët deyrat në mënyrë të pavarur në mënyrë që edukatoret

të mund të punojnë me të tjerët?

9. A ndërtojnë aktivitet përvoja familjare tek fëmijët?

10. A janë qendrat dhe vendet e punës aktivitetete argëtuese dhe interesante për fëmijët e

kësaj moshe?

8 Charles, C., “Building Classroom Discipline: From models to practice”, Merrill, Ohio, 2008, f. 130

9 Po aty,

Page 12: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

12

1.2.1 Menaxhimi i vendeve punuese dhe qendrave

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të të menaxhuarit të qendrave.10 Ja disa prej tyre:

1. Sistemi rrotullues

Edukatorja duhet t’i stabilizojë grupet e qendrave dhe vendeve punuese. Fëmijët

lëvizin sistematikisht nëpërmes qendrave dhe vendeve punuese dhe edukatorja ka

kontroll mbi atë se kur dhe ku fëmijët punojnë. Të gjithë fëmijëve u ipet mundësia e

njëjtë për të punuar në qendra, me të njëjtën gjatësi kohore. Letrat rrotulluese mund

të kodohen me ngjyra dhe të vendosen në një grafikon duke përdorur magnetë, ngjitës

dhe kapëse. Qendrat dhe vendet punuese dhe emrat mund të përdoren dhe t’iu

bashkangjiten në anën e kundërt të letrave të grupit. Atëherë, edukatorja lehtë mund

t’i rrotullojë fëmijët nëpërmes qendrave dhe vendeve punuese duke i lëvizur letrat e

grupit të tyre sipas një cikli rrotullues (poshtë-lartë, majtas-djathtas).

2. Rrota rrotulluese

Një gomë mund të përdoret për të treguar rotacionin. Përdoren dy rrathë dhe ndahen

në seksione për secilin grup. Rrethi i jashtëm përmbanë emrat dhe figurat e qendrës.

Goma e jashtme përmbanë emrat e grupit, numrat apo ngjyrat. Edukatorja e ndryshon

drejtimin e rrethit të brendshëm për t’i rrotulluar grupet.

3. Hameri qendror

Përdoret një hamer ose poster për ta shfaqur pikturën qendrore dhe emrat e grupeve,

ngjyrat ose numrat. Grupet janë të ngjitura në grafikon dhe figurat qëndrore

rrotullohen nga e majta në të djathtë.

4. Organizuesi i sirtareve

Përdoren sirtarë të vegjël librarie apo pliko të prerë përgjysëm për secilën qendër dhe

ngjiten në hamer apo poster. Sirtarëve iu vihet etiketa me emrat e qendrës dhe për t’i

rrotulluar mund të përdoren shkopinjë të krijuar nga kartoni. Për grupet, mund të

përdoren shkopinjë kartoni të ngjyrosur ose mund të shkruhen emrat e fëmijëve në

ata shkopinjë nëse fëmijët lëvizin individualisht nga secila qendër. Edukatorja mund

10 Dalton, Joanne, “State of Affairs Report of Clayton Thinkers”, The Clayton Foundation, Philadelphia, 1991,

f. 221

Page 13: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

13

t’i lëvizë me lehtësi shkopinjtë e kartonit tek një sirtar i ri secilën ditë dhe në sirtar

mund të vendoset më shumë se vetëm një shkop.

5. Qendrat dhe vendet punuese të vet-zgjedhra

Edukatorja ofron një listë të klasës, apo një fletë me fotografitë e fëmijëve të ngjitura

në të. Kjo listë ngjitet në secilën qendër dhe kur fëmijët ta kenë përfunduar qendrën,

ata i shënojnë me “x” emrin e tyre apo e largojnë fotografinë. Kjo ia mundëson

edukatores ta përcaktojë me një shikim se kush nuk e ka përfunduar qendrën. Kjo

teknikë iu jep fëmijëve më shumë aftësi dhe përgjegjësi për t’i përfunduar qendrat.

1.2.2 Aktivitete të ndryshme për t’i zhvilluar

Disa qendra dhe vende punuese mund të zhvillohen gjatë tërë vitit parashkollor, varësisht

nga hapësira, interesat dhe aftësitë e nxënësve. Disa qendra mund të ndryshohen sipas rutinës,

siç janë qendrat e shkrim-leximit, vendet punuese për matematikë, shkencë dhe teknologji,

qendrat e punimeve artistike, etj..11 Qendrat dhe vendet punuese të cilat mund të zhvillohen

gjatë tërë vitit mund të jenë:

Lojërat alfabetike

Lojërat matematikore

Qendra e shkrimit

Shtëpia

Blloqet

Kutia me rërë

Tavolina me ujë

Leximi

Qendra e muzikës/dëgjimit

Puzzle-et12

11 Charles, C., “Building Classroom Discipline: From models to practice”, Merrill, Ohio, 2008, f. 167

12 Bodrova, E., & Leong D., “Play and Self-Regulation”, American Journal of Play, 2013, f. 528

Page 14: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

14

Këto qendra mund të zhvillohen nga fëmijët në mënyrë të pavarur, përderisa vendet punuese

kanë nevojë për një nivel të udhëzimit dhe moderimit nga edukatorja.

1.2.3 Disa lloje të vendeve punuese

Shumë nga vendet punuese kanë fokus brenda vetës shkrim-leximin. Më poshtë paraqiten

disa lloje të vendeve punuese të cilat mund të zhvillohen në klasë me fëmijët.13

Gazeta ABC – fëmijët rrumbullakësojnë shkronja të caktuara, numra apo fjalë në një copë

gazete.

Kutizat e fjalëve – shkruhet një shkronjë e madhe e shtypit në gjysmën e një kutize të vogël

(lodër plastike në formë të vezës) dhe një shkronjë e vogël e shtypit në gjysmën tjetër të

plastikës. Brenda tyre mund të zgjedhet të vendosen edhe fjalë që rimojnë, tog fjalësh, etj.

Lojërat në tavolinë – përdoren kuti të mbushura me kripë ose rërë, fleta të bardha, ngjyrë,

shkumësa me ngjyrë për të shkruar shkronja dhe fjalë.

Qendra e dëgjimit – në radio apo kompjuter, fëmijëve u lëshohet ndonjë këngë ose ndonjë

libër i incizuar që ta dëgjojnë.

Shkrimi rebus – fëmijët mund të shkruajnë tregime me kuptim të koduar duke përdorur

fotografi të gatshme apo duke i vizatuar ato.

Pyetësori - një letër vendoset në qendër të klasës. Fëmijët mund ta mbajnë atë në duar duke

bërë gjoja se po i pyesin fëmijët e tjerë. Edukatorja mund ta krijojë një pyetje dhe ta shkruajë

në fletë kinse është për pyetësorin.14

Qendra e leximit – edukatorja mund t’i krijojë disa kuti për ti vendosur librat të radhitura

sipas niveleve, autorëve, temave, etj. që fëmijët t’i lexojnë. Për qendrën e leximit është

argëtuese që të sigurohen maska të ndryshme si kurora, mustaqe, maska që mbulojnë sytë

13 Agne, K.J., Greenwood, G.E., & Miller, L.D., “Between teacher belief system and teacher effectiveness”,

Fast Affairs, North Carolina, 1994, f. 81

14 Bicard, D.F., “Using classroom rules to construct behavior”, New Tree, London, 2000, f. 116

Page 15: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

15

apo tërë fytyrën, syze leximi dhe kapele, në mënyrë që leximi të bëhet sa më interesant.

Gjithashtu është e rëndësishme që ambienti të jetë i rehatshëm.

1.3 VLERA E LOJËS

Loja është një koncept sfidues për t’u definuar sepse ka shumë anë kuptimore. Mbase

definicioni më i mirë është se ajo është një aktivitet spontan i fëmijëve. Hulumtuesit janë

pajtuar për karakteristat e caktuara të sjelljes në lojë, që ndryshe do të thuhej se është: një

ndjesi e motivuar nga brenda personit dhe e vet-inicijuar, është një proces, është jo-bukfale,

jep kënaqësi, dhe është eksploruese dhe aktive15.

Përveç kësaj, nuk ka dyshim rreth vlerës që ka loja për fëmijët. Ajo është e njohur instiktivisht

prej mësuesve dhe nga mbështetja në studime të panumërta gjejmë se loja është një

komponent i nevojshëm për zhvillimin fizik të fëmijës, zhvillimin social dhe emocional si

dhe zhvillimin e sistemit nervor kognitiv ose njohës. Për fëmijët, loja është mënyrë e të

mësuarit, është jeta e tyre.

Prandaj, loja ka një rol legjitim dhe të rëndësishëm që të luhet në parashkollor. Loja u ofron

mundësinë edukatoreve të zhvillojnë një kuptim se si fëmijët mësojnë përmes saj dhe në këtë

mënyrë u lejon atyre të planifikojnë aktivitete lojërash produktive të cilat kanë qëllime të

caktuara të të mësuarit dhe ofrojnë burime të përshtatshme stimuluese për mësim.

Bazuar në hulumtimin e Mildred Parten nga vitet 1930-ta, i cili përdoret edhe sot, loja mund

të grupohet në gjashtë kategori kryesore të cilat pasqyrojnë zhvillimin social të fëmijëve.

Këto kategori janë:16

15 Kohlberg, Lawrence, and Rochelle Mayer, “Development as the Aim of Education” White Dot, New York,

1972, f. 159

16 Bicard, D.F., “Using classroom rules to construct behavior”, New Tree, London, 2000, f. 206

Page 16: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

16

Lojë e pa angazhuar – në këtë lojë fëmiu nuk është i angazhuar në lojë por mund të

jetë duke i shikuar të tjerët

Lojë solidarizuese (e pavarur) – fëmiu luan ndaras nga të tjerët, pa ndonjë referencë

se çka janë duke bërë të tjerët

Sjellja e shikuar – ku fëmiu do t’i shikojë të tjerët dhe mund t’iu flas por nuk iu

bashkohet

Lojë paralele – fëmiu mund të luajë me lodra të ngjajshme si të tjerët, afër tyre, por

faktikisht jo bashkë me ta

Lojë e shoqërueshme – ku fëmijët luajnë me të tjerët pa organizimin e ndonjë loje të

caktuar

Lojë bashkëpunuese – ku fëmijët i koordinojnë sjelljet e tyre me të tjerët, përfshirë

edhe të rriturit, dhe komunikojnë brenda grupit

Është e preferueshme që klasa të organizohet në atë mënyrë që të inkurajohet loja në grupe

të vogla. Është e rëndësishme të dihet se fëmijët e moshës së përaftërt mund të ndryshojnë

në mënyrë të konsiderueshme në kuptimin se si ndërveprojnë brenda shoqërisë.

Llojet e lojërave të fëmijëve mund të jenë të llojllojshme por mund të përmblidhen në disa

kategori të përgjithësuara dhe ndërlidhen edhe me materialet të cilat duhet të posedohen.

Gjithashtu lojërat varen edhe nga natyra e aktivitetit. Disa kategori përfshijnë:17

Loja e qetë – ky lloj i lojës mund të inkurajohet nga librat me figura, ngjyrosja,

puzzle-t, vërja e rruazave në pe, etj.

Loja aktive/fizike – ky lloj i lojës kërkon hapësirë dhe mund të inkurajohet me topa,

litarë, muzikë, topoganë rrëshqitës, lisharëse, etj.

Loja kreative/shprehëse – kjo është kur fëmijët mund të krijojnë dhe ta përdorin

imagjinatën e tyre – mund të inkurajohet përmes vizatimeve, argjilës, muzikës,

puzzle-it

17 Agne, K.J., Greenwood, G.E., & Miller, L.D., “Between teacher belief system and teacher effectiveness”,

Fast Affairs, North Carolina, 1994, f. 38

Page 17: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

17

Loja bashkëpunuese/shoqërore – kjo është kur fëmijët luajnë së bashku dhe mund të

përfshijë lojërat me topa, kokafshehtas, gara, etiketime, kukulla

Loja dramatike/imagjinative – kjo është lojë rolesh, ku fëmijët mund të vishen me

rroba të ndryshme dhe të bëhen sikur janë dikush tjetër

Loja e ndryshimeve – kjo e zhvillon koordinimin dhe mund të përfshijë pikturën,

prerjen, lojën me kuba, puzzle-in

Page 18: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

18

KAPITULLI II

2.1 RËNDËSIA DHE ROLI I EDUKATORES NË LOJË

Përfitimet nga loja janë me të mëdha atëherë kur edukatorja e lehtëson lojën, përndryshe

mësimi i nxjerrur nga ajo lojë mbetet i kufizuar. Intevenimet e edukatores gjatë lojës

përfshjnë veprime të ndryshme duke filluar nga zgjidhja e problemeve, bërja e pyetjeve,

korrigjimi i sjelljeve të padëshiruara si dhe joshja e fëmijëve për të luajtur lojëra me tema të

ndryshme. Edukatoret gjithashtu duhet ti mësojnë të praktikojnë lojëra me aftësi të ndryshme

atyre fëmijëve të cilët kanë vështirësi në luajtjen e dramave apo skenareve.18

Duke iu ndihmuar fëmijëve në planifikimin e roleve të lojërave, duke inkurajuar fëmijët për

të folur me shokët e tyre, duke bërë pyetje dhe duke u përfshirë në lojë, edukatorja e zgjeron

dhe rritë të mësuarit. Për shembull, një prej roleve të edukatores është zhvillimi i të kuptuarit

të disa aftësive dhe njohurive të caktuara të cilat fëmijët duhet t’i zhvillojnë. Me të filluar

loja, lehtësimi në të komunikuar si dhe asistimi i fëmijëve duke iu bashkuar lojës është një

rol të cilin edukatorja duhet ta plotësojë. Duke qenë e pranishme dhe në sy të fëmijëve gjatë

lojës, ndërveprimet e edukatores e rrisin itensitetin, kohëzgjatjen dhe ndërlikueshmërinë e

lojës së fëmijëve me nivele me të larta gjuhësore dhe aftësi kognitive.

Kur planifikohet një lojë, edukatoret mund të përcaktojnë objektiva të caktuara dhe rezultate

të cilat duan që fëmijët t’i arrijnë gjatë zhvillimit të lojës. Edukatoret duhet gjithashtu ti

përcaktojnë rolet e lojës duke pasur parasysh nivelin aktual të zhvillimit kognitiv, fizik,

social, emocional dhe gjuhësor.19 Për shembull, edukatoret mund ta kenë qëllim rritjen e

nivelit të shprehjeve gjuhësore që një fëmijë përdorë gjatë ditës. Edukatorja mund ta ftojë një

fëmijë në pjesën ku zhvillohet loja me një fëmijë tjetër i cili flet lirshëm dhe i cili angazhohet

pa problem në luajtjen e dramave.

18 http://www.ttacnews.vcu.edu/2014/02/what-is-the-teachers-role-in-supporting-play-in-early-childhood-

classrooms/

19 Po aty,

Page 19: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

19

Edukatoret të cilat punojnë me efikasitet, e ndërtojnë kurrikulën e tyre në bazë të asaj se çfarë

fëmijët tashmë dinë. Ato ofrojnë përvoja të lojërave në ato fusha të cilat fëmijët i njohin pak

a shumë dhe në të cilat kanë njohuri dhe përvojë paraprake. Nëse fëmiu nuk ka pasur përvojë

me një skenar loje të caktuar, ai nuk do të jetë në gjendje të zgjerohet në rol gjatë luajtjes së

lojës.

Një proces i rolit të edukatores gjatë zhvillimit të lojës mund të jetë si në vazhdim:

Loja inicohet nga fëmiu dhe edukatorja mund të ftohet që të luajë

Edukatorja e moderon lojën dhe e inkurajon fëmiun që të luajë

Edukatorja e zgjatë lojën

Edukatorja e inskenon mësimin për të luajtur

Përderisa edukatoret i mbikqyrin nxënësit e tyre, ato do të krijojnë një profil të pikave të forta

të nxënësit, dhe një profil të pikave që duhen zhvilluar, dhe ato mund të ndihmojnë duke

ofruar mundësi për lojë që do t’i përmirësojnë këto pika.20 Është e rëndësishme të theksohet

se e gjithë loja nuk duhet të strukturohet nga edukatorja por fëmijët duhet të jenë nganjëherë

të lirë që të shpikin ndonjë aktivitet të vetin.

Edukatoret mund ta lehtësojnë lojën duke e siguruar materialin e lojës dhe pastaj t’i lejojnë

nxënësit të vendosin se si do të punojnë me të. Ato gjithashtu mund të sugjerojnë alternativa

në të cilat qasen lehtë. Sugjerime të tilla mund të përfshijnë:21

Përdorimi i lodrave “hape-mbylle”, siç është argjila dhe kubëzat

Relaksimi i kontrollit – zvogëlo përfshirjen tënde (përderisa je i/e vetëdijshme për

shqetësimet rreth sigurisë)

Pranimi i opsioneve të tjera – inkurajo inovacionin dhe idetë unike

Inkurajo këmbënguljen – Nxit nxënësit t’i kryejnë detyrat vetë

Përfshijë stimulime pamore dhe dëgjimore në klasë

20 http://www.ttacnews.vcu.edu/2014/02/what-is-the-teachers-role-in-supporting-play-in-early-childhood-

classrooms/

21 Bodrova, E., & Leong D., “Play and Self-Regulation”, American Journal of Play, 2013, f. 302

Page 20: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

20

Ofro mundësi lojërash të duhura, të planifikuara dhe të zhvillueshme në ambient të

jashtëm

Ndrysho lodrat që përdoren me qëllim që fëmijët të mos mërziten

Inkurajo lojëra ku luhen role të personazheve të ndryshme

Aktroni tregimet që i keni lexuar në klasë

Inkurajo lëvizjet kreative gjatë edukatës fizike

Vlerëso lojën e fëmijës dhe tregoja atij këtë gjë

2.2 MATEMATIKA NË PARASHKOLLOR

Fëmijët e vegjël shfaqin një interes normal për matematikën dhe poashtu shfaqin edhe

kënaqësi kur e praktikojnë atë. Të dhënat e hulumtuesve tregojnë se shumë me herët para se

të fillojnë të shkojnë në parashkollor, fëmijët spontanisht eksplorojnë dhe përdorin

matematikën – të paktën në baza intuitive – dhe njohuria e tyre matematikore mund të jetë

mjaftë komplekse dhe e sofistikuar.22 Në lojë dhe në aktivitete të tjera ditore, fëmijët shpesh

eksplorojnë ide dhe procese matematikore; p.sh., ata ndajnë gjësende dhe i klasifikojnë,

krahasojnë sasi, dhe vërejnë forma dhe struktura.

Matematika iu ndihmon fëmijëve t’i kuptojnë botërat fizike dhe shoqërore që ekzistojnë rreth

tyre, dhe fëmijët në mënyrë të natyrshme janë të prirur ta përdorin matematikën në këtë

formë (p.sh. shprehjet e tyre: “Ai ka me shumë se unë”, “Ai vend nuk do ta zë atë-është

shumë i madh”).23 Duke i shfrytëzuar këto raste dhe duke planifikuar me kujdes llojllojshmëri

përvojash me ide matematikore në mendje, edukatoret mund ta kultivojnë dhe ta zgjerojnë

sensin dhe interesin matematikor të fëmijëve.

Është shumë e rëndësishme për fëmijët që të zhvillojnë një besim tek aftësia e tyre për ta

kuptuar dhe për ta përdorur matematikën, sepse, përvojat pozitive në përdorimin e

22 Bodrova, E., & Leong D., “Play and Self-Regulation”, American Journal of Play, 2013, f. 267

23 Bicard, D.F., “Using classroom rules to construct behavior”, New Tree, London, 2000, f. 143

Page 21: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

21

matematikës për zgjidhjen e problemeve iu ndihmon të zhvillojnë karakteristika personale

siç është kërshëria, imagjinata, fleksibiliteti, aftësia për të shpikur ide të reja, si dhe

këmbëngulja; të gjitha këto cilësi të cilat ndikojnë në suksesin e tyre në të ardhmen, brenda

dhe jashtë shkollës.24

2.3 SHKRIM-LEXIMI NË PARASHKOLLOR

Për t’u bërë një lexues është një proces i vazhdueshëm i cili fillon me zhvillimin e aftësive

gjuhësore dhe shpien, përgjatë kohës, në pavarësi të të lexuarit. Gjuha e folur – aftësia për të

folur dhe për të dëgjuar – është bazë themelore për suksesin në të lexuar. Përderisa zhvillimi

i gjuhës së folur është një proces natyror, të mësuarit për të lexuar nuk është. Fëmijëve duhet

mësuar që t’i kuptojnë, t’i interpretojnë dhe t’i shprehin simbolet e shtypura të gjuhës së

shkruar. Kjo është një detyrë thelbësore e viteve të para të shkollës.

Procesi i leximit është bazik për arritje përgjatë viteve të shkollës. Ekziston një fazë kritike e

mësimit për të lexuar nga mosha 4-7 vjeç.25 Fëmijët të cilët me sukses mësojnë të lexojnë në

vitet e para të shkolllës, janë më mirë të përgatitur për të lexuar për mësim si dhe për të lexuar

për kënaqësi në të ardhmen.

Dy fazat e para të leximit emërohen dhe përshkruhen në mënyra të ndryshme nga specialistë

të ndryshëm leximi, por në thelb janë të njëjta:

Në fazën e hershme, para-leximit, fëmijët e mimikojnë procesin e leximit pa lexuar

në të vërtetë. Ata fillojnë ta kuptojnë çka do të thotë të lexuarit dhe si fuknsionon ai.

Ata mësojnë se çka mund të flitet mund të shkruhet dhe të lexohet nga dikush tjetër.

Në fazën fillestare të leximit, fëmijët mësojnë t’i kushtojnë vëmendje detajeve të

shtypit dhe mënyrës se si shkronjat e shtypura dhe fjalët përfaqësojnë tingujt dhe fjalët

24 Flavel, John H., “The Developmental Psychology of J. Piaget”, D. Van Nostrand Comp., Dallas, 1963, f. 20

25 Eberle, S., “How Play Helps them Grow”, American Journal of Play, 2011, f. 156

Page 22: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

22

e gjuhës së folur. Ata kanë nevojë të kuptojnë se si tingujt e gjuhës shenjohen në

shkronja.26

Shumica e fëmijëve kërkojnë udhëzime të qarta, të planifikuara për ta kuptuar kodin e

komplikuar të gjuhës së shkruar dhe të bëhen të rrjedhshëm në lexim sikurse janë në të

folur.

Udhëzimi efikas i aktivizon shqisat pamore, të dëgjuarit apo shqisat kinestetike të

fëmijëve dhe e bën leximin një përvojë të këndshme.

Në vitet e hershme – qoftë në shtëpi apo në parashkollor – fëmijët kanë një përparësi të

caktuar kur iu ipen mundësitë që të përfshihen në aktivitete me gjuhë të folur. Këto

aktivitete përfshijnë:27

Vrojtimi i të tjerëve tek lexojnë

Kënaqësia e të diskutuarit të librave të llojllojshëm që janë lexuar me zë nga të

tjerët

Duke qenë prezent dhe duke pretenduar të lexojë libra të njohur, libra me alfabet,

poezi, rima etj.

Duke aktruar tregime, duke i ritreguar tregimet e njohura dhe duke kënduar këngë

Duke i ndarë përvojat me të rriturit dhe duke folur për ato përvoja

Duke shikuar me vëmendje shtypin dhe duke e lidhur atë me fjalët e folura dhe

me kuptimin e tyre

Të kuptuarit e procesit të librit dhe konceptet e printimit (p.sh. që libri ka

kopertinën me faqen e parë, se si duket, dhe faqen e fundit)

Të kuptuarit se fjalët janë të formuara nga tingujt, të manovrohet me ata tinguj

përmes lojërave me rima, lojërave me tinguj zëvendësues, aliteracioneve etj.

Krijimi i fjalëve të reja përmes librave, përvojave dhe ndërveprimeve

26 Dalton, Joanne, “State of Affairs Report of Clayton Thinkers”, The Clayton Foundation, Philadelphia, 1991,

f. 293

27 Charles, C., “Building Classroom Discipline: From models to practice”, Merrill, Ohio, 2008, f. 225

Page 23: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

23

2.3.1 Të lexuarit efektiv

Baza për lexim të mirë është e njëjtë për të gjithë fëmijët, pavarësisht gjinisë së tyre, përvojës

jetësore apo nevojave të specifike të leximit. Të gjithë fëmijët përdorin proceset e njëjta për

të mësuar të lexojnë. Që të tre përbërësit e gjuhës – komunikimi verbal dhe vizuel, të shkruarit

dhe të lexuarit – janë të ndërthurur në mes vete. Ata duhet të integrohen në secilën lëndë dhe

fëmijët duhet të inkurajohen që t’i përdorin ato në çdo mundësi që u ipet.28

Njohuritë dhe aftësitë që fëmijët duhet t’i kenë që të mësojnë të lexojnë janë:

Të dijnë ta flasin gjuhën

Të kenë njohuri dhe përvojë paraprake të shkronjave

Ta kenë të njohur konceptin e shtypit (që p.sh. të lexuarit bëhet nga e majta në të

djathtë dhe nga lartë poshtë, ta bëjnë dallimin në mes të shkronjave dhe fjalëve, etj.)

Të kenë njohuri për ekzistimin e fonetikës (se shkronjat janë të krijuara nga tingujt)

Ta dijnë konceptin e lidhjes fjalë - tingull

Ta kenë një fjalor fjalësh që ta përdorin për lexim

2.4. EDUKIMI I VEÇANTË NË PARASHKOLLOR

Një fëmijë i vogël me nevoja të veçanta, në një klasë normale shpesh e sheh veten si të vetmin

“problem” në klasë; duke pasur gjithmonë nevojë për një lloj të veçantë ndihme. Por, këta

fëmijë nuk do të thotë se nuk janë të mençur, të talentuar apo të aftë. Ata thjeshtë kanë sfida

të caktuara me të cilat një fëmijë tipik nuk ballafaqohet.29

28 Kohlberg, Lawrence, and Rochelle Mayer, “Development as the Aim of Education” White Dot, New York,

1972, f. 301

29 https://www.schoolsearchsolutions.com/services/special-needs-kindergarten/

Page 24: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

24

Edukatoret në parashkollor duhet të krijojnë një ambient pune dhe argëtimi gjithëpërfshirës

në klasë, duke mos i veçuar fëmijët me nevoja të veçanta, në ato raste kur kanë fëmijë të tillë.

Gjithashtu, ato duhet të kenë një bashkëpunim me të shpeshtë me prindërit tyre për të parë se

në cilat fusha po zhvillohen apo po ngecin më shumë. Në programin parashkollor, në rastet

kur ekzistojnë fëmijë me nevoja të veçanta, programet arsimore duhet të:30

Sigurojnë programe të nivelit të lartë edukativ dhe terapeutik për ata fëmijë

Të kujdesen dhe ta trajtojnë secilin fëmijë sipas nivelit të tij në të gjitha fushat

zhvillimore dhe në kurrikulë

Të formojnë tek secili nxënës imazhin pozitiv ndaj vetvetes si dhe dëshirën për të

mësuar

Të zhvillojnë vetë-konceptin për ta lehtësuar mendimin “unë mundem”

Ta lehtësojnë zhvillimin e vetive të karakterit siç janë durimi, mëshira si dhe pranimi

i ndryshimeve dhe ngjashmërive njerëzore

T’i mbështesin prindërit gjatë fazës së zhvillimit për t’i kuptuar nevojat dhe aftësitë

e fëmijëve të tyre si dhe dëshirën që ata kanë për të krijuar një ambient më të mirë ku

të mësojnë fëmijët e tyre

2.5 MIRËSJELLJA, MBËSHTETJA DHE DISIPLINA

Edukatorja në klasë duhet të krijojë një klimë e cila e bën të mundur disiplinën, duke dhënë

një model adekuat të qëndrimit dhe sjelljejes, duke i shpjeguar qartë pritjet e tyre nga fëmijët

dhe duke i theksuar pasojat që mund të ndodhin. Kjo detyrë realizohet më lehtë kur motivimi

i fëmijëve është i lartë, dhe bëhet vazhdimisht e vështirë kur fëmijët kanë motiv të dobët.31

30 https://www.schoolsearchsolutions.com/services/special-needs-kindergarten/

31 Charles, C., “Building Classroom Discipline: From models to practice”, Merrill, Ohio, 2008, f. 197

Page 25: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

25

Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që edukatorja të përdorë burime shumë të lehta për

t’i përdorur në mënyrë që ta mbajë lartë motivimin e fëmijëve, dhe t’i mbajë fëmijët të

interesuar për pjesëmarrje në aktivitete në klasë. Koha më e mirë për ta rritur motivimin është

ora e parë e ditës së parë në parashkollor, sepse atë ditë motivi i fëmiut më së shumti varet

nga:32

organizimi dhe planifikimi i kujdesshëm i edukatores

menaxhimi i orëve në atë mënyrë që cakton pritje të qarta për bashkëpunim dhe vet-

disiplinë

duke krijuar një atmosferë e cila është e bazuar mbi respekt përmes inkurajimit të

sjelljeve pozitive

Disa fëmijë do ta testojnë edukatoren në fillim të gjysmëvjetorit për të parë se sa pak

punë do të pranojë edukatorja, apo sa “biseda” do të tolerojë ajo. Është e rëndësishme që

edukatorja t’i caktojë parametrat kufizues që në fillim. Me kalimin e gjysmëvjetorit, nëse

edukatorja vazhdon të ketë pritje të larta dhe fëmijët e shohin që puna dhe sjellja e tyre

po mbikqyret me efikasitet, dhe që pasoja për punë të dobët apo sjellje jo të mirë është e

qartë dhe e vazhdueshme, shumica e fëmijëve do të vazhdojnë të provojnë t’i arrijnë

pritjet e edukatores dhe problemet disiplinore do të jenë minimale.

Disiplina efektive përfshinë aftësi të cilat çdo edukatore mund t’i mësojë, por është e

rëndësishme të kuptohet që menaxhimi i mirë është një proces i cili të mëson përgjegjësi

dhe jo një produkt final.33

32 Kohlberg, Lawrence, and Rochelle Mayer, “Development as the Aim of Education” White Dot, New York,

1972, f. 203

33 Charles, C., “Building Classroom Discipline: From models to practice”, Merrill, Ohio, 2008, f. 199

Page 26: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

26

KAPITULLI III

3.1 METODA DHE TEKNIKA TË NDRYSHME TË

MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI I TYRE NË TË NXËNË

Edukimi në parashkollor nuk është vetëm kryerja e detyrave në mënyrë të zakonshme. Ai

përfshinë edhe shumë përpjekje subjektive të edukatoreve dhe kërkohet shumë mund që të

punohet me secilin fëmijë dhe të kuptohet se si një fëmijë zhvillohet. Si rezultat i këtij

subjektiviteti, edukimi/mësimdhënia në parashkollor në mbarë botën ka zhvilluar metoda të

ndryshme të mësimdhënies të cilat implementohen në shkolla të ndryshme por të cilat mund

të aplikohen në secilën shkollë dhe të cilat metoda na mundësojnë të kuptojmë lloje të

ndryshme të stilit së edukimit.34

Për metodat më të mira që mund të përdoren në edukimin parashkollor me qëllim që

mësimnxënia të jetë efikase, edukatorja duhet të përkujdeset t’i zbatojë këto pika:35

1. Ta mbajë lartë motivimin e brendshëm të fëmijëve

2. Të kërkojë nga fëmijët t’i përshkruajnë apo t’i ndajnë me të tjerët njohuritë e tyre

rregullisht

3. Ta mbajë në mend se fëmijët duhet të jenë aktivë

4. Të jetë e ndjeshme ndaj nevojave të fëmijëve

Atmosfera brenda në klasë duhet të jetë e ngrohtë dhe mikpritëse. Për disa fëmijë, klasa është

njëri nga vendet e pakta ku mendimet dhe idetë iu dëgjohen dhe iu vlerësohen.

Metoda dhe teknika të tjera të mësimdhënies në arsimin parashkollor do të paraqiten në

vazhdim.

34 https://www.bachpanglobal.com/blog/different-preschool-teaching-methods-techniques-used-worldwide/

35 http://www.kindergarten-lessons.com/best-teaching-methods-kindergarten/

Page 27: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

27

3.1.1 Metoda përmes lojës

Zbatohet shumë në edukimin parashkollor dhe është mjaftë e njohur. Kjo metodë mendohet

të jetë mënyra me e mirë e të mësuarit të fëmijës përmes zhvillimit të aktiviteteve. Varësisht

prej programeve parashkollore të institucioneve të ndryshme që t’i mësojnë fëmijët, kjo

metodë kryesisht përfshinë aktivitete të tilla si luajtja e roleve, lojërat virtuale, të kënduarit e

të tjera. Qëllimi i kësaj metode është që ta lërë fëmijën të lirë ta shprehë veten përmes

aktiviteteve të ndryshme.

Fokusi është plotësisht tek nevojat e fëmijës dhe aktivitetet zhvillohen për t’i përmbushur

këto nevoja. Kjo metodë është parë që përdoret me së shumti me fëmijët e moshës 3-5 vjeç.

Është e lehtë që fëmijët të angazhohen në aktivitete të kësaj metode dhe nuk përmbanë detyra

të cilat do të ishin të vështira që ata t’i kryejnë.

3.1.2 Metoda Waldorf

Kjo metodë fillet i ka në Gjermani. Fokusohet në dhënien e mundësisë fëmijës që të rritet

përmes të menduarit dhe imagjinatës. Fëmiu duhet ta përdorë imagjinatën e tij dhe të krijojë

gjëra të ndryshme, varësisht nga detyra. Përveç kësaj, kjo metodë përfshinë edhe aktivitete

të tjera si tregimin e përrallave, nxjerrjen e fëmijëve për shëtitje, luajtja e lojërave dhe krijimi

i lodrave nga materialet që i kanë në dispozicion.36

3.1.3 Metoda Montesori

Qëllimi i kësaj metode është zhvillimi i personalitetit të fëmijës përmes të mësuarit ndijor i

cili përfshinë të prekurit, të nuhaturit, të pamurit, të shijuarit dhe fokusohet më pak në lexim.

Aktivitetet janë të bazuara më shumë në punë sesa në lojë me qëllimin që të evitohen gabimet

sa me shumë që të jetë e mundur dhe të stimulohet aftësia e koncetrimit tek fëmijët.

36https://www.bachpanglobal.com/blog/different-preschool-teaching-methods-techniques-used-worldwide/

Page 28: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

28

Gjithashtu, pasi që qëllimi i kësaj metode është përmirësimi i aftësive të koncentrimit, klasa

dhe materialet e punës duhet të jenë të dizajnuara asi soji që t’ua japin fëmijëve ndjesinë e

shtëpisë.

3.1.4 Teknika “Votimi me pika”37

Aftësitë të cilat synohen që të arrihen përmes kësaj teknike janë të menduarit dhe

vendimmarrja. Kjo teknikë është një metodë e shpejtë dhe e përdorshme e cila mund të vë në

prioritet një varg idesh apo mendimesh. Për ta zbatuar këtë teknikë, fëmijët duhet ta kenë një

hamer në krye të klasës. Në hamer shkruhet një pyetje dhe po aty shkruhen një varg

mendimesh apo idesh si përgjigje ndaj asaj pyetjeje. Fëmijët marrin nga tri letra ngjitëse në

formë të pikës dhe ato i vendosin tek idetë apo mendimet të cilat ata mendojnë se janë me të

rëndësishmet. Ata mund të përdorin pika me ngjyra të ndryshme për të dalluar se cila ide apo

mendim është më shumë dhe cila më pak e rëndësishme për ta (p.sh. e kuqe = më së paku e

rëndësishme, e gjelbër = më e rëndësishmja).

3.1.5 Teknikat “Drama”

Luajtja e dramave ka për qëllim zhvillimin e aftësisë së të menduarit, mendimit kreativ si dhe

bashkëpunimin me të tjerët. Mekanizmat të cilët përdoren në këtë teknikë mund të jenë të

dobishëm për eksplorime të mëtutjeshme të ndonjë teme apo çështjeje të caktuar.38 Për ta

zbatuar këtë teknikë fëmijëve u ipet diçka për të hulumtuar, si p.sh. një çështje tipike apo

artefakt, me qëllimin që fëmiu të bëhet ekspert në të. Pastaj fëmijët duhet ta marrin rolin e

ekspertit dhe të dalin përpara shokëve të tyre, ku këta të fundit i bëjnë pyetje si një “specialist”

që është.

3.1.6 Teknika ‘Ndryshimi i roleve”

37 Charles, C., “Building Classroom Discipline: From models to practice”, Merrill, Ohio, 2008, f. 406

38 Po aty, f. 407

Page 29: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

29

Një grup tregon se si ai mendon se grupi tjetër mund të veprojë apo reagojë për një situatë të

caktuar.

3.2 TË MËSUARIT AKTIV

Të mësuarit aktiv – ndërveprimi i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm me objektet, njerëzit,

idetë dhe ngjarjet – është një kusht i domosdoshëm për konstruktimin kognitiv dhe për më

tepër, për zhvillimin e fëmijës. Por, fëmijët e vegjël i mësojnë konceptet nga idetë, dhe i

krijojnë simbolet e tyre ose abstraksionet përmes aktivitetit të vetë-inicijuar – duke lëvizur,

duke dëgjuar, duke kërkuar, duke ndjerë, dhe duke e ndryshuar gjendjen momentale.39

Aktivitete të tilla, të kryera brenda kontekstit social në të cilin është pjesëmarrës-mbikqyrës

një i rritur i ndjeshëm, i mundëson fëmijës të jetë i përfshirë në ngjarje interesante të cilat

mund të prodhojnë përfundime kontradiktore dhe si rrjedhojë riorganizim në mënyrën se si

fëmiu e kupton botën e tij/saj.

Të mësuarit aktiv është një proces kompleks fizik dhe mendor. Procesi i të mësuarit shikohet

si një ndërveprim në mes të veprimeve që janë të drejtuara drejt qëllimeve të nxënësit dhe

realiteteve ambientale që ndikojnë tek ato veprime.40 Fëmijët i krijojnë modelet e tyre

personale të realitetit, i cili realitet zhvillohet me kalimin e kohës si përgjigje ndaj

eksperiencave të reja dhe ekspozimeve të pikëpamjeve tjera.

Të mësuarit aktiv qëndron mbi katër elemente kritike:

1. Veprim i drejtpërdrejtë mbi objekte

2. Reflektim mbi vprimet

3. Motivimi i brendshëm, shpikjet, ndjenja për kujdesin ndaj të tjerëve

4. Zgjidhja e problemeve

39 Eberle, S., “How Play Helps them Grow”, American Journal of Play, 2011, f. 324

40 Charles, C., “Building Classroom Discipline: From models to practice”, Merrill, Ohio, 2008, f. 358

Page 30: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

30

Fëmijët janë agjentë aktivë të cilët i konstruktojnë njohuritë e tyre për botën kur i

transfojmojnë idetë dhe ndërveprimet e tyre në sekuenca logjike dhe intuitive të mendimeve

dhe veprimeve, punojnë me materiale të ndryshme për të krijuar përvoja dhe rezultate

personale kuptimplota, dhe flasin për përvojat e tyre me fjalët e tyre.

Një karakteristikë që përcakton se fëmijët me të vërtetë janë të angazhuar në mësim aktiv

është fokusimi i tyre në veprimet dhe mendimet e veta.

Nxënësit aktivë gjejnë shumë gjëra për të bërë dhe shpesh flasin për atë se çka kanë për qëllim

të bëjnë. Në shikim të parë, edukatoret, të cilat presin të shohin grupe të qeta të fëmijëve duke

bërë gjënë e njëjtë, në të njëjtën kohë mund të shohin një mjedis mësimi aktiv të bërë rrëmujë.

Por, edukatoret të cilat e dinë rëndësinë e përkrahjes te nxënësit aktivë, e kuptojnë që

motivimi i brendshëm i fëmijës krijon një forcë efikase organizative, si brenda tij, poashtu

edhe në klasë.41

Për shembull, nëse një fëmiut i duhet ngjyrë e gjelbër, fletë e bardhë, një kubëz tjetër, apo

një shok që t’i ndihmojë, ai apo ajo zakonisht do ta plotësojë atë nevojë i/e pavarur sepse një

ambient mësimi aktiv e mbështetë këtë lloj të vendimmarrjes.

Për arsye se fëmijët në një mjedis të të mësuarit aktiv bëjnë zgjedhje të bazuara në interesat

dhe pyetjet e tyre, dhe pastaj kanë kohë t’i ndjekin ato sipas planit të tyre. Ata intensivisht

janë të përfshirë me njerëz dhe me material dhe lirshëm i ndajnë idetë e tyre, të gjeturat dhe

vërejtjet. Me përkrahjen e duhur të edukatoreve, në këtë mënyrë ata më parë bëhen agjentë

aktivë të mësimit të tyre sesa pranues pasiv të mësimdhënies direkte të edukatores.42

41 Bodrova, E., & Leong D., “Play and Self-Regulation”, American Journal of Play, 2013, f. 573

42 Eberle, S., “How Play Helps them Grow”, American Journal of Play, 2011, f. 428

Page 31: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

31

3.3 VLERËSIMI NË KLASAT PARASHKOLLORE

Fëmijët e vegjël e shfaqin të kuptuarit e tyre përmes bërjes së gjërave, përmes shfaqjes së

tyre dhe duke treguar me fjalë. Strategjitë e vlerësimit duhet ta përfshijnë këtë bërje, këtë të

shfaqur dhe të treguarit e tyre duke shikuar, dëgjuar dhe duke vëzhguar.43 Për më tepër,

vrojtimi është një pjesë integruese e të gjitha strategjive të vlerësimit. Edukatoret duhet të

përdorin strategji të atilla vlerësimi që mundësojnë një përshkrim të të arriturave dhe sjelljeve

të fëmijës sa me komplete që të jetë e mundur.

Vrojtimi është pothuajse metoda me e rëndësishme për të fituar informacione vlerësimi për

fëmijët e vegjël kur ata punojnë dhe luajnë (ndërveprojnë) në klasë. Vrojtimi është themeli

prej të cilit edukatoret marrin vendime për progresin dhe nevojat e planifikimit për secilin

fëmijë. Ai duhet të jetë një proces i vazhdueshëm i cili përcillet vazhdimit për të indentifikuar

interesat, përparësitë dhe nevojat e të mësuarit të secilit fëmijë.

Edukatorja duhet të jetë e aftës për të bërë vrojtime të vlefshm edhe për të mbajtur shënime

të duhura. Edukatoret duhet t’i vrojtojnë situatat e ndryshme të secilit fëmijë gjatë një

periudhe të caktuar kohore. Faktorët siç është ambienti (përdorimi i hapësirës nga fëmiu,

koha dhe materialet), vetja e tij (aspektet zhvillimore kognitive, emocionale dhe fizike) dhe

43 Bodrova, E., & Leong D., “Play and Self-Regulation”, American Journal of Play, 2013, f. 575

Page 32: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

32

të tjera (marrëdhëniet me të rriturit dhe shokët) i ndihmojnë edukatoret për ta drejtuar

vrojtimin e fëmiut drejt shumë këndvështrimeve.

Vrojtimet efikase mundësojnë sigurimin e informacioneve të vazhdueshme rreth rritjes dhe

zhvillimit të secilit fëmijë. Mbajtja shënim e këtyre informacioneve u ndihmon edukatoreve

të formojnë një pasqyrë me të kompletuar me qëllim që ta përpilojnë programin në mënyrë

me efektive. Vrojtimet e qëllimshme ndodhin kur u kushtohet vëmendje pikave në vazhdim:44

44 Eberle, S., “How Play Helps them Grow”, American Journal of Play, 2011, f. 503

Page 33: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

33

Marrja parasysh e zhvillimit në tërësi të fëmijës:

- Zhvillimi fizik

- Zhvillimi intelektual

- Zhvillimi social

- Zhvillimi emocional

Vrojtimi në baza të rregullta, sistematike dhe të shpeshta

- Përdorimi i pajisjeve për vrojtim

- Plane për vrojtim në baza ditore, javore dhe afat-gjata

- Mundësi për të vrojtuar

- Koha e siguruar për të vrojtuar shembujt e mbledhur nga puna e fëmiut

Të jetë objektive dhe jo gjykuese

- Mundësi për të vrojtuar në shumë situata të ndryshme

- Marrja e shënimeve duke përdorur gjuhën personale të fëmiut

- Vëmendje e fokusuar në sjelljen e vrojtuar

- Dallimi në mes të asaj se çka është vrojtuar dhe çka nxjerr në përfundim

edukatorja nga vrojtimi

Të përdorë mënyrën si spektatore dhe si pjesëmarrëse

- Në rolin e spektatorit edukatorja shikon, dëgjon dhe merr shënime pa biseduar me

fëmijën

- Në rolin e pjesëmarrësitit edukatorja shikon, dëgjon dhe merr shënime duke

ndërvepruar me fëmijën

T’i përdorë të dhënat e mbledhura nga vrojtimet

- Të bëjë programe për t’i plotësuar nevojat e fëmijëve

- Të bisedojë me fëmijët

- Të raportojë tek prindërit

Është e rëndësishme të kuptohet që vrojtimi është një pjesë integruese e të gjithë procesit

mësidhënie – mësimnxënie. Vrojtimi i vazhdueshëm është bazë për marrjen e vendimeve

udhëzuese të përpilimit të programit nga edukatorja.

Page 34: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

34

PËRFUNDIM

Nga puna hulumtuese dhe teoria që u paraqit në këtë temë të diplomës mund të arrijmë në

përfundim se metodat dhe teknikat të cilat përdoren në arsimin parashkollor kanë rol të

rëndësishëm jetësor për zhvillimin e personalitetit dhe aftësive në jetën e fëmiut. Është shumë

e rëndësishme që edukatoret të hulumtojnë dhe të praktikojnë metoda dhe teknika të atilla që

më së shumti kanë ndikim poziv tek zhvillimi kognitiv, emocional, shoqëror dhe intelektual

i tij.

Fëmijët e vegjël janë të aftë të kuptojnë dhe në mënyrë aktive të ndërtojnë njohuri, dhe janë

shumë të prirur për ta bërë këtë gjë. Përderisa ekzistojnë kufizime zhvillimore në

kompetencat e fëmijëve, këto kufizime shërbejnë si strehë nën të cilën ka hapësirë të madhe

për ndryshime në rritje, përvetësim të aftësive dhe mirëkuptim.

Mësimdhënia dhe mësimnxënia do të jetë më së shumti efikase nëse edukatoret angazhohen

dhe ndërtojnë njohuri të reja mbi njohuritë ekzistuese të fëmijëve. Konceptet kyçe në secilën

fushë të mësimnxënies në parashkollor (sistemi edukativ në shkrim-leximin e hershëm,

koncepti i volumit në lëndën e matematikës) duhet të shkojnë hap pas hapi me informacionet

e reja dhe me përvetësimin e aftësive nga ana e fëmijëve.

Aftësitë e tjera, përtej atyre kognitive, iu mundësojnë fëmijëve që t’i zgjedhin problemet në

mënyrë më efikase. Kurrikulat që inkurajojnë fëmijët të reflektojnë, të parashohin, të pyesin

dhe të bëjnë hipoteza i vënë ata në drejtimin e duhur të të mësuarit dhe angazhimit efikas.

Page 35: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

35

Autobiografia

Quhem Djellza Buçaj, e lindur me 25.03.1994, në Pejë.

Shkollën fillore e kam përfunduar në Shkollën Fillore të

Mesme të Ulët “Vaso Pashë Shkodrani” – Pejë. Atë të

mesme në Shkollën e Mesme të Arteve Aplikative

“Odhise Paskali” – Pejë. Studimeti i kam filluar në vitin

akademik 2014/2015 në Universitetin e Gjakovës,

Fakulteti i Edukimit, përkatësisht programi: Parashkollor.

Gjatë studimeve jam angazhuar edhe në tregun e punës. Ndër to, vlenë të përmendet puna

dyvjeçare në një pastiçeri amerikane.

Tashmë që një kohë kemi themeluar një biznes familjar, “BUÇAJ - Cake Shop”, i cili merret

me prodhimin e ëmbëlsirave dhe tortave të ndryshme, ku jam e angazhuar në prodhim dhe

shitje.

Sot, para jush po e mbroj Temën e Diplomës me titull “Metodat dhe teknikat e mësimdhënies

dhe ndikimi i tyre në të nxënë ”, ku edhe me këtë përfudoj studimet Bachelor pranë këtij

fakulteti.

Page 36: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

36

Literatura:

1. Banet, Bernard, “Toward a Developmentally Valid Preschool Curriculum”,

High/Scope Press, Colorado, 1976

2. Dalton, Joanne, “State of Affairs Report of Clayton Thinkers”, The Clayton

Foundation, Philadelphia, 1991

3. Kohlberg, Lawrence, and Rochelle Mayer, “Development as the Aim of Education”

White Dot, New York, 1972

4. Agne, K.J., Greenwood, G.E., & Miller, L.D., “Between teacher belief system and

teacher effectiveness”, Fast Affairs, North Carolina, 1994

5. Bicard, D.F., “Using classroom rules to construct behavior”, New Tree, London, 2000

6. Charles, C., “Building Classroom Discipline: From models to practice”, Merrill,

Ohio, 2008

7. Eberle, S., “How Play Helps them Grow”, American Journal of Play, 2011

8. Bodrova, E., & Leong D., “Play and Self-Regulation”, American Journal of Play,

2013

9. Bateson, P., “Biological Approaches to the Study of Behavioral Development.”

International Journal of Behavioral Development, Philadephia, 1987

10. Flavel, John H., “The Developmental Psychology of Jean Piaget”, D. Van Nostrand

Company, Dallas, 1963

Page 37: Tema: METODAT DHE TEKNIKAT E MËSIMDHËNIES DHE NDIKIMI … BUQAJ.pdf · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit - gjakovË programi: parashkollor punim diplome

37

Të tjera nga interneti:

1. http://www.ttacnews.vcu.edu/2014/02/what-is-the-teachers-role-in-supporting-

play-in-early-childhood-classrooms/

2. https://www.schoolsearchsolutions.com/services/special-needs-kindergarten/

3. https://www.bachpanglobal.com/blog/different-preschool-teaching-methods-

techniques-used-worldwide/

4. http://www.kindergarten-lessons.com/best-teaching-methods-kindergarten/