Top Banner
36 KULTURE N uk duhet të trembemi nga emri i teatrit të ri, ose më saktë me emër të ri, që ngri- het ngjitur me atë Kombëtar dhe që qysh prej javës së shkuar për drejtor ka regjisorin Kiço Londo. I thonë vërtet Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, por Londo siguron se asgjë e jashtëzakonshme, ose e llojit “e vështirë për t’u kuptuar”, nuk do të ndodhë në të. Madje madje, drejtori i ri, që jo shumë vite të shkuara drejtoi dhe restauroi nga themelet edhe Teatrin Kombëtar e më pas ngriti Qendrën “Metropol”, thotë se kjo duhet parë si një shenjë që paralajmëron t’i japë fund krizës së teatrit, që nuk duket të jetë edhe kaq e re në moshë. E thënë me fjalë më të thjeshta, eksperi- mental do të thotë t’i konsiderosh artistët gjithnjë e më shumë krijues, t’u japësh liri në interpretim duke mundësuar në të njëjtën kohë edhe ndryshimin ose rindër- timin e vetë teatrit. Për të mos folur pastaj për planet që Kiço Londo ka përfshirë në platformën që ka nisur ta aplikojë ndërkaq dhe që, siç thotë në këtë intervistë, shumë shpejt do të fillojnë t’i shihen rezultatet. Do të ketë shfaqje për fëmijë, adoleshentë dhe jo të tillë, por sidomos në atë që prej pak muajsh quhet Teatri Eksperimental, drejtori planifikon të ngrejë një Akademi. Do të ketë shfaqje, por edhe do të mësohet. Punë dhe shkollë në të njëjtën kohë. Përvojat më të mira të Universitetit të Arteve të Tiranës dhe atij të Prishtinës, Londo do t’i bashkojë në teatrin e tij. Pjesa tjetër nuk ka shumë surpriza: Punë me kontratë për artistët (por edhe për vetë drejtorin), dhe më shumë se dhjetë pre- miera në vit. Të përkthyera në të paktën 150 shfaqje në vit. Në të cilat do të ketë vend edhe për dramën, aq të përfolur si të pasuksesshme, shqipe. Sepse, siç thotë Londo për Klan, “ndryshimi mes Teatrit të Komedisë dhe atij Eksperimental është i madh dhe ju do ta ndjeni me kalimin e kohës se vendimi për krijimin e një teatri të ri eksperimental ishte ai i duhuri”. -Z. Londo ishte gati surprizë emri juaj në listën e kandidatëve për drej- tor të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Drejtimi dhe reformimi i teatrove dukej një eksperiencë e përmbushur tashmë për ju. Për ta thënë më ndryshe, a nuk është pak kjo për ju në këtë stad? Këto ditë e kam dëgjuar shpesh të ma thonë këtë gjë. Nuk mund të them se egoizmi im nuk është ndjerë i përkëdhelur kur e dëgjon këtë, por nga ana tjetër më vjen keq se nuk kuptohet se ç’do të thotë t’i japin mundësinë një krijuesi të realizojë ëndërrat e tij të lëna përgjysmë. Për mua kur më hoqën nga TEATRI EKSPERIMENTAL, PROJEKTET DHE E ARDHMJA Hera e tretë Kiço Londo merr sërish në dorë rindërtimin e një teatri, në karri- erën e tij. Planet për Teatrin Eksperimental, platforma që e shpalli fitues dhe ambicja për të dhënë një mësim sesi teatri duhet bërë NGA ALIDA CENAJ
3

Teatrit Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", projektet dhe e ardhmja

Apr 01, 2016

Download

Documents

 
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Teatrit Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli",  projektet dhe e ardhmja

36

kulture

Nuk duhet të trembemi nga emri i teatrit të ri, ose më saktë me emër të ri, që ngri-het ngjitur me atë Kombëtar

dhe që qysh prej javës së shkuar për drejtor ka regjisorin Kiço Londo. I thonë vërtet Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, por Londo siguron se asgjë e jashtëzakonshme, ose e llojit “e vështirë për t’u kuptuar”, nuk do të ndodhë në të. Madje madje, drejtori i ri, që jo shumë vite të shkuara drejtoi dhe restauroi nga themelet edhe Teatrin Kombëtar e më pas ngriti Qendrën “Metropol”, thotë se kjo duhet parë si një shenjë që paralajmëron t’i japë fund krizës së teatrit, që nuk duket të jetë edhe kaq e re në moshë. E thënë me fjalë më të thjeshta, eksperi-mental do të thotë t’i konsiderosh artistët gjithnjë e më shumë krijues, t’u japësh

liri në interpretim duke mundësuar në të njëjtën kohë edhe ndryshimin ose rindër-timin e vetë teatrit. Për të mos folur pastaj për planet që Kiço Londo ka përfshirë në platformën që ka nisur ta aplikojë ndërkaq dhe që, siç thotë në këtë intervistë, shumë shpejt do të fillojnë t’i shihen rezultatet. Do të ketë shfaqje për fëmijë, adoleshentë dhe jo të tillë, por sidomos në atë që prej pak muajsh quhet Teatri Eksperimental, drejtori

planifikon të ngrejë një Akademi. Do të ketë shfaqje, por edhe do të mësohet. Punë dhe shkollë në të njëjtën kohë. Përvojat më të mira të Universitetit të Arteve të Tiranës dhe atij të Prishtinës, Londo do t’i bashkojë në teatrin e tij.

Pjesa tjetër nuk ka shumë surpriza: Punë me kontratë për artistët (por edhe për vetë drejtorin), dhe më shumë se dhjetë pre-miera në vit. Të përkthyera në të paktën 150 shfaqje në vit. Në të cilat do të ketë vend edhe për dramën, aq të përfolur si të pasuksesshme, shqipe. Sepse, siç thotë Londo për Klan, “ndryshimi mes Teatrit të Komedisë dhe atij Eksperimental është i madh dhe ju do ta ndjeni me kalimin e kohës se vendimi për krijimin e një teatri të ri eksperimental ishte ai i duhuri”.

-Z. Londo ishte gati surprizë emri juaj në listën e kandidatëve për drej-tor të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Drejtimi dhe reformimi i teatrove dukej një eksperiencë e përmbushur tashmë për ju. Për ta thënë më ndryshe, a nuk është pak kjo për ju në këtë stad?

Këto ditë e kam dëgjuar shpesh të ma thonë këtë gjë. Nuk mund të them se egoizmi im nuk është ndjerë i përkëdhelur kur e dëgjon këtë, por nga ana tjetër më vjen keq se nuk kuptohet se ç’do të thotë t’i japin mundësinë një krijuesi të realizojë ëndërrat

e tij të lëna përgjysmë. Për mua kur më hoqën nga

TeaTri eksperimenTal, projekTeT dhe e ardhmja

Hera e tretëKiço Londo merr sërish në dorë rindërtimin e një teatri, në karri-erën e tij. Planet për Teatrin Eksperimental, platforma që e shpalli fitues dhe ambicja për të dhënë një mësim sesi teatri duhet bërë

nga alida Cenaj

Page 2: Teatrit Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli",  projektet dhe e ardhmja

373 korrik 2014

kreu i Teatrit Kombëtar në vitin 2005-së, kur sapo kisha përfunduar së ndërtuari godinën e këtij teatri, ma lanë punën në mes. Kjo është një mundësi e dytë që jo të gjithëve ju jepet, sepse njeriut i ndodh që një herë të ketë gotën, një herë të ketë verën. Rrallë ndodh t’i kesh të dyja. Dhe kjo nuk është pak, është jashtëzakonisht shumë.

-Kandidonin edhe tre të tjerë për këtë post. Pse mendoni se fitoi plat-forma juaj?

Mendoj se platforma ime ka fituar sepse unë jam ideatori dhe krijuesi i këtij teatri. Kjo është pika ime më e fortë.

-E meqë keni qenë ju ai që e keni propozuar këtë teatër, çfarë para-shikon platforma juaj për të? Diçka ndoshta të veçantë që nuk e kishin të tjerët?

Platforma ime mbështetet mbi katër shtylla: Krijimi i Teatrit Eksperimental për fëmijë; krijimi i Teatrit Eksperimental për Adoleshentët; krijimi i Teatrit Eksperimen-tal për të rriturt; krijimi i Akademisë së Teatrit Eksperimental. Akademia do të jetë një shkollë në të cilën do të mësohet duke punuar. Akademia e Teatrit Eksperimental do të mbështetet fort në përvojën më të mirë të Universitetit të Arteve dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të. Madje çdo tentativë eksperimentale e Universitetit të Arteve të Tiranës dhe Prishtinës do të bëhet menjëherë pjesë e Tearit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

-Kur u ndryshua emri i Teatrit Kombëtar të Komedisë, fjala “eksperi-mental” hapi debat. Ç’do të thotë për ju teatër eksperimental?

Teatr i eksper imental i inkurajon regjisorët për të krijuar shoqërinë ose së paku audiencë, për të ndryshuar qëndrimet e tyre, vlerat, pikëpamjet mbi një problem a çështje dhe për të bërë diçka për to. Tradi-cionalisht ekziston një metodë hierarkike e krijimit të teatrit, një shkrimtar shkruan një skenar, regjisori e krijon për ta interpre-tuar në skenë, interpretuesit performojnë. Teatri eksperimental e ndryshon këtë gjë

dhe i konsideron interpretuesit si artistë gjithmonë e më shumë krijues. Kjo u jep atyre gjithmonë e më shumë liri në inter-pretim dhe kështu teatri ndryshon dhe po rindërtohet sërish.

-Megjithatë termi “eksperimental” sikur i tremb njerëzit. Krijohet ideja e atij lloj arti që jo të gjithë e kuptojnë, jo të gjithë e duan ose e ndjekin...

Sepse tek ne eksperiment konsiderohet çdo tralala. Teatri Kombëtar Eksperimental nuk do ta ngrejë kurrë traun për tralala. Ai do të jenë një teatër serioz i hapur dhe me shumë risi.

-Meqë drama shqipe është një pikë e dobët e teatrit tonë, sa do të eksperi-mentojë me të Teatri Eksperimental?

Patjetër, ndjej dëshpërim që nuk kupto-het që kemi afro 40 vite që nuk po krijohen drama shqipe që t’i rezistojnë kohës. Kriza e dramës shqipe është e lidhur me krizën e teatrit dhe me krizën e njerëzve që shkrua-jnë drama shqipe. Vetëm kapërcimi i krizës së teatrit do të sjellë kapërcimin e krizës së dramës shqipe.

-Një krizë që sot po i zënë frymën teatrit shqiptar. Kur sipas jush nisi kjo krizë dhe pse?

Teatri ynë profesionist është vetëm

Aktori Arqile Lipe, në komedinë “Jo vetëm shtrirë, bëj diçka”, të regjisorit Kiço Londo (në faqen tjetër), në Akademinë e Arteve.Majtas, “Shtëpia e Bernarda Albës”, me regji të Kiço Londos, në sallën “Shekspir” në Teatrin e Metropolit.

Teatri Kombëtar Eksperimental nuk do ta ngrejë kurrë traun për tralala. Ai do të jenë një teatër serioz, i hapur dhe me shumë risi

Page 3: Teatrit Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli",  projektet dhe e ardhmja

38

kulture

70 vjeç. 15 vitet e para (1945-1960) ai u formësua. 15 vite të tjera (1960-1974) ai njohu arritje shumë të mira, por pas pleni-umit për artin dhe kulturën në 1974 teatri shqiptar u fut në një krizë nga e cila nuk po del dot as sot. Shpresoj që Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” të jetë teatri i së ardhmes. Puna dhe funksionimi i të cilit duhet dhe do të bëhet shembull për të gjithë teatrot e tjerë të Shqipërisë.

-Ambicje e madhe kjo... Por si parashikoni të punojnë artistët në Teatrin Eksperimental? A do të funk-sionojë me kontrata edhe ai, siç para-shikohen të punojnë edhe dy teatrot e tjerë kombëtarë?

Padyshim, të gjithë do të jenë me kon-tratë, madje edhe unë kam një kontratë me Ministrinë e Kulturës, e cila do të verifiko-het çdo vit. Mosrealizimi i kontratës sime me MK-në, do të më largonte menjëherë nga drejtimi. Nuk bëhet më fjalë për dy premiera apo 50-60 shfaqje në vit. Bëhet fjalë për më shumë se 10 premiera në vit në të treja nivelet e teatrove dhe për më shumë se 150 shfaqje në vit.

-Në fillimet e veta çdo drejtor flet për shfaqje dhe suksese. E thotë edhe kur largohet. Edhe ish drejtori i Teatrit të Komedisë, Kastriot Çipi, protestoi kur u ndryshua emri i teatrit që ai drejtori që nga dita e krijimit duke thënë se teatri ishte i suksesshëm. Në thelb, cili do të jetë ndryshimi mes Teatrit Kombëtar të Komedisë dhe Teatrit Eksperimental?

Teatri i Komedisë ishte nje teatër i ngri-

tur me sforcim të madh dhe që funksionoi në mënyrë tradicionale. Unë i duartrokas krijuesit e tij, por vetëm kaq. Ky teatër nuk solli asnjë risi. Mbështetësit e Teatrit të Ko-medisë le të mos mërziten për mbylljen e tij dhe le të shohin se si ky teatër u transferua drejt parlamentit shqiptar. Ndryshimi mes TKK dhe TKE është i madh dhe ju do ta ndjeni me kalimin e kohës se vendimi për krijimin e një teatri të ri eksperimental ishte ai i duhuri.

-Në këto dhjetë vjet të karrierës tuaj e keni shprehur (dhe bërë) përkrahjen për artistët e rinj. A vazhdojnë ata të jenë prioritet për ju?

Sigurisht, sepse më pëlqen që të hap porta. Nëse kam mundësi t’ua shtroj rrugën dhe t’ua ndriçoj atë, t’u jap dorën të mba-hen tek unë dhe të ngjisin shkallët ngadalë, siç dikur i kam ngjitur unë, dhe jo t’i ngjisin me ashensor, do ta bëj. Ashensori siç të ngjit lehtë ashtu edhe të ul lehtë. Të rinjtë janë ata që e ndjejnë të parët atë që vjen dhe na lajmërojnë, na hapin horizonte.

-Por ndërkohë edhe një teatër tjetër që duket se ka nevojë për ju. Çfarë do të ndodhë tani me Teatrin Shëtitës?

Teatri Shëtitës është nisur për një udhë-tim të gjatë, tre vite më parë dhe nuk ndalon më. Është një tren që kushdo që dëshiron mund të hypë dhe të shkojë atje ku do.

-Po shkaktojnë zhurmë teatrot këto kohë: U krijua Teatri Eksperimental, por ndërkohë pak metra më tutje, re-forma e paralajmëruar nga Ministria e Kulturës në Teatrin e Operas nuk po shkon edhe aq qetësisht. Ju, si e

gjykoni këtë reformë?Tashmë drejtuesit e të gjitha

institucioneve kombëtare në vend janë ndryshuar. Drejtuesit e rinj kanë filluar të tentojnë të ndry-shojnë gjendjen. Do të ishte gabim i rëndë nëse do të ushqehej iluzioni se me ndërrimin e drejtuesve do të ndryshojë edhe gjendja në të cilën ndodhet krijimtaria dhe kultura shqiptare. Kulturës dhe krijimtarisë nuk i pikon çatia, por i janë shtrem-bëruar themelet, çka do të thotë se duhen ndryshime rrënjësore. Le të

shpresojmë se ato do të ndodhin. Gjithashtu nuk mendoj që kontratat dhe largimi i të paaftëve nga institucionet do të jenë çelësi i suksesit të ndryshimeve. Edhe kontratat individuale duhen lidhur, edhe të paaftët duhen larguar, problem është se si do të veprohet me të aftët.

-Edhe ju jeni pjesë tashmë e listës së drejtorëve të emëruar të rinj. Vetëm se me një veçanti: ndërrimi i push-teteve politike gjithmonë ka ndikuar në lëvizjet tuaja nga puna si drejtor. Pse kështu?

Njerëz si unë gjithmonë shkojnë diku, lënë gjurmën e tyre dhe gjithmonë i heqin “para kohe”. Por, në fakt, mua gjithmonë më kanë hequr në momentin e duhur. Nuk më vjen keq që nuk i përkas asaj rrace që rrinë pafundësisht, gjatë në një vend dhe askush nuk i heq. Diçka nuk shkon, ose në karakterin e tyre, ose në timin.

-Nuk është e lehtë, thonë, jeta në komunitetin e artistëve të teatrit. Vlen për artistët vetë kjo. Sa e ndjeni ju, sa ju ka plagosur bota e teatrit?

Jo, nuk mund ta them këtë. Antagonizmi i shumëpërfolur në oborrin e teatrit është një mit. Ai oborr është si një kënd lojrash për fëmijë, ku aty zihemi, aty pajtohemi, aty qeshim, diku na ngelet qejfi, aty përqafo-hemi, aty duhemi. Në fund të fundit nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin.

-Ju jeni në variantin “Bëhem ai që dua të bëhem”

Po besoj dhe kjo është e vërtetë. Por më shumë besoj tek një shprehje angleze që thotë: “Bëji gjërat të ndodhin për ty”.

Komedia “Kur njihesh në internet”, me regji të Kiço Londos, e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar