Top Banner
44

Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

Mar 07, 2021

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime
Page 2: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

1

Tabela e përmbajtjes 1.Hyrje ........................................................................................................................................... 3

1.1 Përmbledhje Ekzekutive ....................................................................................................... 3 2. Njohja me projektin “Bashki të Forta” dhe Konkursin e Praktikave të Mira ................................. 9

2.1 Konkursi i Praktikave të Mira (KPM) ..................................................................................... 9 2.2 Objektivat e KPM 2020 ....................................................................................................... 10 2.4 KPM 2020: Kategoritë ......................................................................................................... 11 2.5 KPM 2020: Fushat e Aplikimeve ......................................................................................... 11

3. Administrimi dhe Menaxhimi i Arsimit Parashkollor..................................................................12

3.1 Kuadri Ligjor dhe Politik ...................................................................................................... 12 3.2 KPM 2020: Aplikimet e Bashkive ........................................................................................ 16

4. Administrimi dhe Menaxhimi i Mbetjeve Urbane (Mjedisi) ...................................................... 19

4.1 Kuadri Ligjor dhe Politik ...................................................................................................... 19 4.2 KPM 2020: Aplikimet e Bashkive ........................................................................................ 21

5. Administrimi dhe Menaxhimi i Mbrojtjes Civile ........................................................................ 24

5.1 Kuadri ligjor dhe politik ...................................................................................................... 24 5.2 KPM 2020: Aplikimet e Bashkive ........................................................................................ 28

6. Veprimtaria Përfaqësuese dhe Mbikëqyrëse e Këshillit Bashkia ................................................ 34

6.1 Kuadri Ligjor dhe Politik ...................................................................................................... 34 6.2 KPM 2020: Aplikimet e Bashkive ........................................................................................ 36

7. Komente dhe rekomandime nga anëtarët e Jurive të KPM 2020 …………………………………….40 8. Paketa e KPM 2020 .................................................................................................................. 42

9. Bibliografia ............................................................................................................................... 43

Page 3: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

2

SHKURTIMET

AMVV Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore

ASPA Shkolla Shqiptare e Administratës Publike

BE Bashkimi Evropian

GP Grupi i Punës KE Komisioni Evropian

KK Këshilli Konsultativ për Vetëqeverisjen Vendore

MASR Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

MB Ministria e Brendshme

MFP Menaxhimi Financiar Publik

MIE Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë

MIM Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve

MZSH Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi

MTM Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

NJA Njësi Administrative

NJQV Njësi e Qeverisjes Vendore

OSHC Organizatat e Shoqërisë Civile

PAK Persona me Aftësi të Kufizuara

PBA Programi i Buxhetit Afatmesëm

PPV Plani i Përgjithshëm Vendor

PV Plani i Veprimit

PVIPRE Plani Vendor për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane

PVMM Plani Vendor i Menaxhimit të Mbetjeve

RAT Reforma Administrative dhe Territoriale

SKNDQV Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2015-2020

SZHAPU Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020

Page 4: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

3

1. Hyrje

KPM-ja është një instrument që mundëson shkëmbimin e informacionit nga bashkitë mbi praktikat dhe nismat e tyre në fusha të ndryshme të administrimit dhe menaxhimit të funksioneve të vetëqeverisjes vendore në kuadrin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (SKNDQV) dhe politikave sektoriale. KPM 2020 është eventi i dytë që drejtohet nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) dhe mbështetet nga “Bashki të Forta” (BtF) - një projekt i financuar nga SDC-ja dhe i zbatuar nga Helvetas-i. KPM 2020 zbatohet gjatë periudhës qershor - dhjetor 2020.

1.1 Përmbledhje Ekzekutive

Në eventin KPM 2020, kanë marrë pjesë 38 bashki me 64 aplikime në katër kategoritë e veprimtarisë: (i) administrimi i arsimit parashkollor (kopshtet), (ii) administrimi i menaxhimit të mbetjeve urbane, (iii) administrimi dhe menaxhimi i mbrojtjes civile, (iv) demokracia vendore - veprimtaria dhe roli mbikëqyrës i organit përfaqësues të NJVQV-së (Këshilli bashkiak).

Grafiku 1

Burimi: AMVV http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/

Administrimi i arsimit parashkollor (kopshtet)

Shqipëria vazhdon të harmonizojë legjislacionin e saj me kërkesat e BE-së në një numër fushash, duke rritur aftësinë e saj për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit. Vendi është relativisht i përgatitur në shumë fusha, të tilla si kontrolli financiar, arsimi dhe kultura, si edhe statistikat1.

Në nivel kombëtar, legjislacioni për sektorin e arsimit parauniversitar dhe arsimin parashkollor u zhvillua më tej me një ndikim në arsimin parashkollor dhe fëmijët/nxënësit nga kategoritë e margjinalizuara, duke përfshirë (i) Hartimin e programit mësimor të anglishtes për klasat përgatitore i cili po pilotohet në vitin shkollor 2020-2021; (ii) Miratimin e programit mësimor të anglishtes për klasat përgatitore; (iii) Përcaktimin e standardeve të zhvillimit dhe të të nxënit për grupmoshën 0-3 vjeç2; standardet janë shpërndarë në të gjitha bashkitë.

Progres është bërë në drejtim të zbatimit të masave të Planit të Veprimit (PV) të SKNDQV-së, veçanërisht në përgatitjen e Udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për Normat e

1 Burimi: Raporti për Shqipërinë 2020 (Raporti i Progresit i KE-së) 2 Burimi: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

18

10

23

13

0

5

10

15

20

25

Kategoria 1 - ArsimiParashkollor

Kategoria 2 - Menaxhimi Imbetjeve urbane

Kategoria 3 - Mbrojtja Civile Kategoria 4 - Aktivitetilegjislativ (KB)

Praktikat e Mira sipas Kategorive

Page 5: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

4

Punës Mësimore3, si edhe Udhëzimet4 për Procedurat e Pranimit të Emërimit të mësuesve, edukatoreve ( kopshte) në një vend të lirë pune. PV C.1.11 - Konsiderimi i mundësisë të financimit të një programi universal / kombëtar për ofrimin e ushqimit në arsimin parashkollor për të përmirësuar cilësinë dhe aksesin në kopshte, për të zbutur varfërinë dhe për të rritur përfshirjen dhe kohezionin social; PV C.1.11, pika e - Planet për Arsimin Parashkollor; Ligji Nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019” për fondin e pagave për edukatoret.

Bashkitë pjesëmarrëse, në KPM 2020, nëpërmjet aplikimeve të tyre (18 gjithsej ), treguan progres drejt zbatimit të disa masave të PV të SKNDQV, të lidhura veçanërisht me:

Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime për infrastrukturën arsimore, duke përfshirë rindërtimin/ rikonstruksionin e kopshteve dhe mbështetjen e gjithëpërfshirjes si një çështje kryesore e politikës në ndjekjen e qëllimeve kombëtare (ref. C.1.11, pika5). Efikasiteti i shërbimit parashkollor është rritur (më shumë fëmijë të grupmoshës 3-5 vjeç të regjistruar në kopshte).

Ekzistojnë politikat vendore për zhvillimin e shërbimeve publike rreth nevojave të përdoruesve (Planet e Përgjithshme Territoriale, Planet Vendore të Investimeve, Plani Vendor për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane). Nuk ka informacion të disponueshëm nëse Plani Vendor për Menaxhimin e Arsimit Parashkollor ekziston ose është në proces hartimi (C.1.1. Pika e – Hartimi i Planeve për Menaxhimin e Arsimit Parashkollor).

Bashkitë i kanë kushtuar vëmendje përmirësimit të infrastrukturës së kopshteve sipas standardeve kombëtare dhe rritjes së aksesit të fëmijëve me aftësi të kufizuara (PV C.1.11 - standardet).

Janë futur instrumente inovative në administrimin e sistemit parashkollor, të tilla si dixhitalizimi dhe hartëzimi i ndërtesave parashkollore, mësimdhënia online, shërbimet në internet të ofruara nga psikologët në situatën pandemike. Objektivat e programeve mësimore janë arritur përmes mësimdhënies online; edukatoret e kopshteve hapën skedarë "virtualë" për secilin fëmijë dhe kanë monitoruar rregullisht progresin e tyre (PV C.1.11 – Rritja e efiçiencës të shërbimit /përmirësimi i efektivitetit të shërbimit.

Përmirësimi i standardeve të shërbimit: Forcimi i kapaciteteve administrative të bashkive duke ngritur struktura të reja të dedikuara për sektorin e arsimit parashkollor, rritje të numrit të mësuesve mbështetës dhe psikologëve (standard i shërbimit), trajnim i rregullt për mësuesit e sistemit parashkollor (PV C.1.11 – Rritja e efiçiencës të shërbimit /përmirësimi i efektivitetit të shërbimit, rritja e cilësisë kundrejt standarteve të edukimit (reference objektivi i SZHAPU)).

Arsimi gjithëpërfshirës: Shërbimet sociale janë ofruar nga qendra të komunitetit për familjet në nevojë dhe familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara. Praktikat e ofruara nga bashkitë kanë treguar një mundësi të shtuar të shërbimeve dhe efektivitet në marrjen e rezultateve më të mira në ofrimin e shërbimeve në përgjithësi dhe në veçanti për pakicat kombëtare sipas ligjit dhe fëmijët me aftësi ndryshe.

Përmirësimi i sistemit të raportimit – shkëmbimi i të dhënave midis Bashkive, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë/ Institucionit Arsimor Vendor dhe NJVQV-ve, për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkolla (PV C.1.11, pika b - Krijimi i një sistemi të

3 Udhëzimi i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 30, datë 12.9.2018 “Për Normat e Punës Mësimore” 4 Udhëzimi i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 13, datë 22.5.2019 "Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit "Mësues për Shqipërinë" 5 Duke marrë parasysh mundësinë e financimit të një programi universal / kombëtar për ofrimin e ushqimit në arsimin parashkollor për të përmirësuar cilësinë dhe aksesin në kopshte, zbutjen e varfërisë dhe rritjen e përfshirjes dhe kohezionit social

Page 6: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

5

ndërsjellë shkëmbimi të dhënash midis MASR/Institucioni Arsimor Vendor, MFE dhe NJVV-ve, mbi regjistrimin dhe frekuentimin e fëmijëve në kopshte e nxënësve në shkolla).

Futja e instrumenteve inovative për ofrimin e shërbimeve duke mundësuar sigurimin e programeve arsimore në internet gjatë situatës pandemike (C1.11 Rritja e efiçencës për ofrimin e shërbimeve në fushën e arsimit).

Progresi më i vogël është arritur në aspekte të tjera, të tilla si niveli i financimit të sektorit (si % e PBB-së), zhvillimi i mëtejshëm i programeve të edukimit në fëmijërinë e hershme për të arritur objektivat e përcaktuara në SZHAPU dhe SKZHI II, 2014-2020, dhe përmirësimi i aspekteve cilësore të arsimit6.

Grafiku 2: KPM 2020 – Aplikimet e Bashkive për kategorinë e arsimit parashkollor

Burimi: AMVV

http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/

Administrimi dhe Menaxhimi i Mbetjeve (Mjedisi)

Qeveria e Shqipërisë ka hartuar dhe miratuar dokumentin strategjik "Për Planin Kombëtar Sektorial të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve"7 (2020) në lidhje me ndërtimin e infrastrukturës, për përcaktimin e menaxhimit rajonal të mbetjeve, përcaktimin e zonave të integruara të menaxhimit të mbetjeve, si dhe përcaktimin e kostove të investimit dhe kostove operacionale; dokumenti strategjik përcakton 10 zona për menaxhimin e integruar të mbetjeve (ZMM). Dy studime të fizibilitetit për ZMM në Kukës dhe Berat kanë përfunduar dhe pritet të financohet ndërtimi i tyre. Që nga viti 2018, është ngritur Agjencia e Ujësjellësit, Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Ndër detyrat e tjera, kjo Agjenci siguron mbështetje dhe asistencë teknike për bashkitë në lidhje me përmirësimin e funksionit të menaxhimit të mbetjeve urbane.

Megjithëse ekziston njëfarë niveli i përgatitjes për harmonizimin e politikave dhe legjislacionit me acquis, ende duhen bërë përpjekje të rëndësishme për zbatimin dhe kontrollin e zbatueshmërisë së legjislacionit kombëtar veçanërisht për menaxhimin e mbetjeve urbane, cilësinë e ujit dhe ajrit dhe ndryshimin e klimës8.

6 Burim: Raporti “Vlerësimi i Strategjisë së Arsimit Parauniversitar, 2014-2020” UNICEF, MASR (2020). Autorë: Mike Ëort, Dukagjin Pupovci, Ermelinda Ikonomi 7 Vendim i KKT-së, nr. 1 datë 13.01.2020 8 Burim: Raporti i Progresit të KE për Shqipërinë

0 1 2 3 4 5 6 7 8

Forcimi i kapaciteteve administrative (struktura të reja,rregullore)

Arsimi gjithëpërfshirës

Përmirësimi i standarteve (infrastruktura arsimore)

Përmirësimi i standarteve (kurrikula)

Mjete inovative të aplikuara

Page 7: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

6

Aplikimet për praktikat e mira nga 10 bashki, në kuadrin e edicionit KPM 2020, treguan progres drejt arritjes së objektivit specifik (C1.4) 9 dhe masave të Planit të Veprimit 2020-2022 të SKNDQV-së:

Hartimi dhe miratimi i planeve vendore për menaxhimin e mbetjeve në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. PVMM-të janë hartuar me mbështetjen e institucioneve qëndrore dhe projekteve të financuara nga donatorët. PVMM-të miratohen me vendim të Këshillave Bashkiakë. (progresi lidhur me PV C.1.4- Rritja e cilësisë dhe eficiencës së shërbimit të menaxhimit të integruar të mbetjeve, pika b-Hartimi i studimeve / planeve me qëllim zbatimin e objektivave të përcaktuar në dokumentat strategjike në fushën e mbetjeve)

Është përmirësuar depozitimi i mbetjeve në landfill; grumbullimi i diferencuar i mbetjeve në burim pilotohet në disa zona të pilot sipas PVMM-ve. (PV C1.4, pika dh10)

Qeverisja e mirë në nivel vendor: Janë organizuar konsultime me qytetarët dhe grupet e interesit përfshirë komunitetin e biznesit, shoqërinë civile, grupet vulnerabël në lidhje me objektivat për shërbimin e mbetjeve urbane, tarifën e re të shërbimit dhe ndryshimin progresiv të saj për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane kundrejt standardeve të përballueshme; PVMM-të publikohen në faqen zyrtare të bashkive (ëebsite). Pavarësisht progresit të bërë për përmirësimin e administrimit të të ardhurave nga tarifa e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve, mbetet ende një sfidë rritja e buxhetit vendor për shërbimin dhe e tarifës së shërbimit me 2.5 herë deri në vitin 2030 për mbulimin e kostos dhe cilësisë së shërbimit.

Rikualifikimi i depozitimeve të paautorizuara të mbetjeve dhe kthimi në një hapësirë të gjelbër. (C1.4, pika d- Vlerësim dhe shqyrtim i planeve të përmirësimit nga institucionet përgjegjës të përcaktuar në VKM nr. 452, datë 11.7.2012, "Për lendfillet e mbetjeve", i ndryshuar)

Është përmirësuar kapaciteti administrativ dhe monitorues për shërbimin e mbetjeve urbane (PV C.1.4- Rritja e cilësisë dhe eficiencës së shërbimit të menaxhimit të integruar të mbetjeve):

o Mbulimi me shërbimin e menaxhimit të mbetjeve është rritur nga rreth 70% në vitin 2018 në 90% në vitin 2020.

o Është rritur administrimi i të ardhurave nga mbledhja e tarifave.

o Është përmirësuar kapaciteti i monitorimit dhe raportimi nga Bashkitë mbi shërbimin dhe zbatimin e kontratave të shërbimeve të lidhura me subjektet private të kontraktuara (shërbimi i nënkontraktuar) 11.

Bashkitë kanë zbatuar regjimin e ndëshkimit për gjobitjen e banorëve dhe bizneseve që krijojnë probleme mjedisore dhe nuk respektojnë rregullat.

Në disa bashki është zbatuar një qasje e re: grumbullimi i mbetjeve kryhet derë më derë për të gjitha bizneset në periudhën dhe zonën turistike.

Administrimi dhe menaxhimi i mbrojtjes civile në nivel vendor

Është bërë progres lidhur me objektivin PV C1.9 - Mbështetje për NJVQV-të për të ushtruar funksionin në lidhje me sigurinë publike, pika a. Programi për mbështetjen e MZSH në nivel vendor,

9 C1.4 Rritja e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimit të integruar të menaxhimit të mbetjeve 10 Asistenca teknike dhe financiare për NJVQV-të për të ofruar shërbime sipas standardeve, përfshirë mbledhjen dhe riciklimin e diferencuar Burimi: MIE: buxheti vendor dhe tarifa e shërbimit pritet të rriten me 2.5 deri në vitin 2030 për të mbuluar koston e shërbimit në nivelin 75% 11 Burimi: MIE: buxheti vendor dhe tarifa e shërbimit pritet të rriten me 2.5 deri në vitin 2030 për të mbuluar koston e shërbimit në nivelin 75%

Page 8: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

7

dhe pika b. Qartësimi i rregullimit të funksionit MZSH vendore: (i) Është përmirësuar baza rregullatore për klasifikimin e objekteve sipas rrezikut nga zjarri, procedurat që duhet të zbatohen nga NJVQV-të për rishikimin dhe miratimin e mbrojtjes nga zjarri dhe lëshimin e çertifikate të sigurisë nga zjarri (Urdhër i Ministrit të Brendshëm, Nr. 81, datë 6.03.2020 ); është hartuar dhe miratuar formulari i vlerësimit për projektin për mbrojtjen nga zjarri, (ii) Modeli tip i kërkesës për Çertifikatë për mbrojtje nga zjarri, (iii) Procedura e përcaktuar para se Bashkia të marrë në zotërim një objekt., (iv) Modeli (projekti) i përgatitur nga MZSH12 duke përcaktuar (1) Sistemet dhe pajisjet e diktimit dhe sinjalizimit të zjarrit, (2) mjetet dhe pajisjet, (3) Skema e evakuimit të detyrueshëm të punonjësve në rast zjarri, dhe (v) Modeli tip i raportit teknik për NJVQV-të që përcaktojnë nivelin e rrezikut, shkallën e rezistencës ndaj zjarrit të ndërtesës, normat e kërkuara për diktimin e zjarrit, sinjalizimin, evakuimin.

Sa i takon masës të PV C.3.2-Hartimi dhe përditësimi i standardeve minimale kombëtare për Emergjencat Civile, parashikohet se aktet nënligjore të Ligjit 45/2019 "Për Mbrojtjen Civile" do të hartohen dhe miratohen në vitin 2021. Aktet n.ligjore dhe rregulloret e reja do të sigurojnë standardet e këtij funksioni në nivel qëndror, rajonal dhe vendor, duke përfshirë modelin tip dhe kërkesat për dokumentin e vlerësimit të rrezikut, planin e emergjencës në nivel vendor, modelin organizativ të komunitetit dhe grupet vullnetare13 si edhe standarde të tjera.

Pavarësisht se standardet dhe aktet nënligjore të Ligjit 45/2019 "Për Mbrojtjen Civile" mungojnë, bashkitë kanë bërë përpjekje për të përditësuar Planin Vendor për Emergjencat Civile pas RAT-it; këto plane vendore janë harmonizuar me Planin Kombëtar ekzistues. Janë arritur rezultatet e mëposhtme:

Planet për Mbrojtjen Civile në nivel qendror, rajonal dhe vendor janë harmonizuar me Planin Kombëtar të vitit 2004.

Rreth 38%14 e bashkive kanë planin e përditësuar vendor të emergjencave për territorin e tyre të ri pas Reformës Administrative dhe Territoriale, ndërsa bashkitë e tjera po punojnë për planin e ri (të përditësuar) të emergjencave vendore.

Ndërtimi i kapaciteteve është mundësuar për punonjësit në nivel vendor, rajonal dhe qendror në zbatimin e Planeve të Mbrojtjes Civile15:

o Zhvillimi i trajnimeve për punonjësit vendorë në fushën e Mbrojtjes Civile.

o Zhvillimi i veprimtarive për informim dhe ndërgjegjësim mbi rreziqet dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.

Përgatitja e hartave të rrezikut në nivel vendor, rajonal dhe qendror dhe shkëmbimi i informacionit16.

89% e bashkive kanë ngritur strukturën për mbrojtjen civile të përbërë nga policia bashkiake, shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe njësia e mbrojtjes civile.

49% e bashkive kanë krijuar strukturën komunitare për situata emergjente.

Grafiku 3: KPM 2020 – Praktikat e mira për administrimin e funksionit të mbrojtjes civile

12 Mbrojtja dhe Shpëtimi nga Zjarri 13 Burimi: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile 14 Burimi: Raporti Sintetik për Mbrojtjen Civile (2020), SHAV, me mbështetje të BtF, Helvetas (SDC) 15 Burimi: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile 16 Burimi: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Page 9: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

8

Burimi: AMVV

http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/

Veprimtaria Vendimmarrëse dhe Mbikëqyrëse e Këshillit Bashkiak

Praktikat e mira treguan progres në disa fusha të veprimtarisë legjislative të Këshillit Bashkiak në lidhje me zbatimin e PV 2020-2022 për SKNDQV-në, duke iu referuar posaçërisht forcimit të kapaciteteve vendimmarrëse dhe monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, përmirësimit të kuadrit rregullator për veprimtarinë legjislative dhe politikëbërjen e KB-ve (miratimi i rregulloreve të KB-ve), dhe qeverisjes së hapur, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në konsultimet publike dhe qeverisjes elektronike në nivel vendor.

Grafiku 4: Praktikat e Mira të KPM-së në rolin përfaqësues dhe mbikëqyrës të KB-ve

Burimi: AMVV

http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/

0 1 2 3 4 5 6 7

Zhvillimi i kuadrit rregullator të KB për vendimmarrjen

Zhvillimi i kuadrit rregullator të KB: publikun /mediat

Forcimi i strukturave të KB (sekretariati, komisionet)

Roli mbikqyrës në zbatimin e politikave sociale

Iniciativa për fuqizimin ekonomik të grave

Iniciativa për kryerjen e vëzhgimeve të qytetarëve

Përdorimi i teknologjisë informacionit

Iniciativa për promovimin e vlerave historike

Trajtimi i peticioneve të qytetarëve

Page 10: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

9

Duke iu referuar masave të PV-së për reformën e decentralizimit dhe qeverisjes vendore (SKNDQV), u bë progres në:

Përmirësimin e kuadrit rregullator për veprimtarinë legjislative dhe politikëbërëse të Këshillit Bashkiak (PV A.1.2: Forcimi i kapaciteteve vendimmarrëse dhe monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore pika d - Hartimi i rregulloreve për Këshillat Bashkiakë): 6 rregullore miratohen nga KB-ja.

Është përmirësuar roli mbikëqyrës i KB-së në zbatimin e politikave sociale në nivel vendor. KB-të kanë inicuar krijimin e një grupi me pjesëmarrjen e komisionit të barazisë gjinore për të siguruar një rol mbikëqyrës dhe monitorimin e politikave sociale, specifikisht (i) monitorimin e planit vendor social, forcimin e kapacitetit administrativ të strukturës për mirëqenien sociale (plotësimi i vendeve vakante, caktimi i koordinatorëve vendorë kundër dhunës në familje, ngritja e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, kryerja e vizitave në terren në familje ekonomikisht të pafavorizuara, prioriteti i punësimit të grave viktima të dhunës në familje, ndërtimi i shtëpive sociale dhe masa të tjera, ofrimi i ndihmës për familjet dhe grupet më të cenueshme gjatë situatës pandemike (Covid -19), lidhur me zbatimin e PV A.1.2: Forcimi i kapaciteteve vendimmarrëse dhe monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Janë futur metoda të reja dhe instrumente inovative për të rritur efektivitetin e veprimtarisë së KB-së në organizimin e dëgjesave publike për planifikimin dhe zbatimin e buxhetit përmes platformës në internet, përdorimin e mediave sociale dhe faqen zyrtare të bashkis ëpër njoftimet publike dhe vendimmarrjen e KB, zhvillimi i platformës TIK (aplikacione online) për organizimin e mbledhjeve të KB-së gjatë situatës pandemike (PV D1.2- Përgatitja e një programi për rritjen e mundësimit të aksesit efektiv të qytetarëve në vendimmarrjen vendore dhe aktet normative vendore përmes botimit proaktiv dhe përdorimit të TIK , D1.3- Mbështetja e qeverisjes vendore për përdorimin e platformave të informacionit publik) .

Përmirësimi i metodologjisë dhe praktikave për format e konsultimit publik për aspektet e financave publike dhe qeverisjes, duke përfshirë konsultimin publik për buxhetin afatmesëm dhe buxhetin vjetor (PV D1.4)

2. Njohja me projektin “Bashki të Forta” dhe Konkursin e Praktikave të Mira

2.1 Konkursi i Praktikave të Mira (KPM)

KPM-ja është një instrument që mundëson shkëmbimin e informacionit nga bashkitë mbi praktikat dhe nismat e tyre në fusha të ndryshme të administrimit dhe menaxhimit të funksioneve të vetëqeverisjes vendore në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (SKNDQV) dhe politikave sektoriale.

Fillimisht, KPM-ja u organizua në bazë të disa qarqeve me mbështetjen e programit dldp (një program i financuar nga SDC-ja) dhe i zbatuar nga Helvetas, ndërsa edicionet e KPM-së të viteve 2016, 2017 dhe 2018 janë organizuar në nivel kombëtar me përfshirjen e të gjitha bashkive.

Edicioni KPM 2018 u organizua për herë të parë me përfshirjen dhe mbështetjen e Zëvendësministrit të Brendshëm për Vetëqeverisjen Vendore; veprimtaria u administrua dhe zbatua nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), çka shënoi një hap drejt institucionalizimit të kësaj

Page 11: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

10

praktike. Gjithashtu, edicioni KPM 2020 drejtohet nga Ministria e Brendshme dhe AMMV-ja me mbështetjen e projektit BtF të SDC-së (Helvetas17)

Grafiku 5: Aplikimet nga bashkitë në KPM, 2017 – 2020

Burimi: AMVV

http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/

2.2 Objektivat e KPM 2020

Të njohë dhe vlerësojë praktikën më të mirë të bashkisë në nivel ekzekutiv dhe legjislativ në kategoritë e përzgjedhura të edicionit KPM 2020;

Të promovojë inovacionin në fusha të ndryshme;

Të inkurajojë ndërveprimin në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar me institucione të ndryshme, aktorë dhe grupe interesi, duke përfshirë shoqërinë civile dhe sektorin privat;

Shkëmbimi i informacionit praktik dhe të dhënave të dobishme në zbatimin e përpjekjeve të reformës së decentralizimit dhe qeverisjes së mirë në nivel vendor përmes një qasjeje nga poshtë-lart.

2.3 KPM 2020: Procesi (udhërrëfyesi)

17 Një projekt i financuar nga SDC-ja dhe i zbatuar nga Helvetas-i, BtF

38 41

64

0

10

20

30

40

50

60

70

KPM 2017 KPM 2018 KPM 2019

KPM - Numri i Aplikimeve të Bashkive, 2017 - 2020

Page 12: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

11

2.4 KPM 2020: Kategoritë

2.5 KPM 2020: Fushat e Aplikimeve

Fushat e aplikimeve nga bashkitë duhet të jenë brenda katër kategorive të përcaktuara të KPM-së. Janë dhënë disa informacione treguese por lista nuk është shteruese:

Praktika të mira që synojnë përmirësimin e planifikimit të shërbimit dhe monitorimin e performancës;

Vendosja e standardeve vendore të përballueshme dhe respektimi i standardeve kombëtare; Praktikat që sigurojnë qëndrueshmërinë financiare të shërbimit publik në kohë; Praktikat e mira të ofruara me të njëjtën cilësi dhe standarde në të gjithë territorin e bashkisë; Praktikat e lidhura me ngritjen e sistemeve të menaxhimit të performancës dhe raportimin; Përmirësimi i transparencës në ofrimin e shërbimeve për qytetarët (sigurimi i llogaridhënies

ndaj qytetarëve); Rritja e ndërveprimit me aktorë të tjerë, siç janë organizatat e shoqërisë civile, komuniteti i

biznesit dhe aktorë të tjerë për të gjetur zgjidhje praktike dhe funksionale; Praktika që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë përfaqësuese dhe procedurat e

vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak (KB); Praktikat që kanë të bëjnë me procesin e konsultimit të politikave publike vendore, duke

mbështetur nismat/peticionet qytetare;

Planifikimi dhe institucionalizimi (qershor 2020)

Përgatitja e Udhëzimeve

dhe modelit tip të aplikimit

Lançimi i KPM-së (16 korrik 2020) - MB,

AMVV

4 seanca informuese me bashkitë (gusht

2020)

2 seanca trajnimi për komunikimin

me bashkitë(shtator 2020)

Afati i fundit për aplikimet -

9 tetor2020

Strategjia e komunikimit,

platforma e KPM-së funksionale, ngritja e

jurive (tetor 2020)

4 veprimtari Kombëtare

sipas Kategorive (24-27 nëntor 2020)

Veprimtaria përfundimtare(dhjetor 2020)

Kategoria 1: Administrimi dhe Menaxhimi i Arsimit Parashkollor

Kategoria 2: Administrimi dhe Menaxhimi i Mbetjeve Urbane

Kategoria 3: Administrimi dhe Menaxhimi i Mbrojtjes Civile

Kategoria 4: Vepimtaria Përfaqësuese dhe Mbikëqyrëse e Këshillit Bashkiak

Page 13: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

12

Praktikat që demonstrojnë inovacion (p.sh. përdorimi i teknologjisë së informacionit, mediave sociale dhe mjeteve të tjera inovative) në ushtrimin e funksioneve të KB-së.

3. Administrimi dhe Menaxhimi i Arsimit Parashkollor

3.1 Kuadri Ligjor dhe Politik

Ligjet kryesore që përcaktojnë rolin institucional dhe detyrat specifike të bashkive në lidhje me administrimin dhe menaxhimin e arsimit parashkollor (kopshtet) janë: (i) Ligji Nr. 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore", neni 23, pika 12, për administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor duke përfshirë infrastrukturën arsimore (çerdhe dhe kopshte), (ii) Ligji Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM të ndryshme dhe urdhrat e Ministrit.

Përgjegjësitë e NjVQV-ve për Administrimin e Arsimit Parashkollor përcaktohen në fushën e sigurimit të (i) materialeve mësimore dhe didaktike, (ii) ndërtimit dhe mirëmbajtjes së kopshteve dhe ndërtesave të shkollës, (iii) ofrimit të ushqimit dhe transportit, (iv) trajtimit të kujdesshëm për sigurimin e regjistrimit të fëmijëve që vijnë nga familje të cenueshme ose familje në rrezik, (v) sigurimin e aksesit në kopshte për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Dokumenti kryesor politik që përcakton objektivat strategjike dhe specifike të shoqëruara me masat si pjesë e planit të zbatimit është Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar (SZHAPU), 2014-202018.

Objektivi Strategjik: Përmirësimi i cilësisë së arsimit për të gjithë është një nga tri prioritetet strategjike të Strategjisë së Arsimit Parauniversitar 2014-2020

Qëllimi Strategjik: Decentralizimi dhe reforma e qeverisjes vendore

Plani i Zbatimit 2020 - 2022: (C1.11) Rritja e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve në arsim

18 VKM Nr.11 dt. 11.01.2016

Kutia 1: Parimet e Këshillit të Evropës për Qeverisjen e Mirë në Nivel Vendor

1. Pjesëmarrja, përfaqësimi, Mbajtja e Zgjedhjeve të Ndershme 2. Reagueshmëria 3. Efikasiteti dhe efektiviteti 4. Hapja dhe transparenca 5. Sundimi i Ligjit 6. Sjellja etike 7. Kompetenca dhe kapaciteti 8. Inovacioni dhe Hapja ndaj Ndryshimit 9. Qëndrueshmëria dhe orientimi afatgjatë 10. Menaxhimi i shëndoshë financiar 11. Të drejtat e njeriut, diversiteti kulturor dhe kohezioni social 12. Llogaridhënia

Page 14: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

13

Kutia 2: Qëllimi i politikave: Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm vendor: Plani i veprimit 2020-202219 i strategjisë e vë theksin te masat në mbështetje të NJVQV-ve për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve, në mënyrë specifike lidhur me (i) Sqarimin e kompetencave administrative të NJVQV-ve në administrimin e arsimit parashkollor; (ii) Krijimin e sistemit të shkëmbimit të ndërsjellë të të dhënave midis MASR / Institucionit Arsimor Vendor, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe NJVQV-ve, për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkolla; (iii) Rregullimin e sigurimit të transportit të fëmijëve dhe mësuesve përmes NJVQV-ve; (iv) Krijimin e skemës së financimit të mirëmbajtjes dhe investimeve të vazhdueshme në sistemin parashkollor nga buxheti i shtetit, në përputhje me parimet e autonomisë vendore; (v) Ngritjen e një skeme financimi për pajisjen e kopshteve me materiale didaktike për fëmijët; (vi) Marrjen në konsideratë të mundësisë së financimit të një programi universal / kombëtar për ofrimin e ushqimit në arsimin parashkollor për të përmirësuar cilësinë dhe aksesin në kopshte, zbutjen e varfërisë dhe rritjen e përfshirjes dhe kohezionit social.

Gjatë dy viteve të fundit, 2019-2020, kuadri ligjor për sektorin u zgjerua më tej duke përfshirë ligjet dhe aktet nënligjore të miratuara në fushën e arsimit parauniversitar të cilat i ngarkojnë NJVQV-të me përgjegjësi dhe detyra: VKM Nr. 666/2019 "Për kuotat financiare të ushqimit në mensa dhe konvikte, dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike20”; Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për Normat e Punës Mësimore21, dhe Udhëzimi22 për Procedurat e Pranimit të Emërimit të mësuesve në një vend të lirë pune duke përfshirë edukatoret e arsimit parashkollor (kopshtet).

Në arsimin parashkollor, u miratua ligji nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019” për fondin e pagave për edukatoret e kopshteve; buxheti alokohet kryesisht duke u bazuar në numrin e fëmijëve: 60% e fondeve për pagat e edukatoreve përcaktohet në bazë të numrit të fëmijëve (të moshës 3-6 vjeç) dhe 40% në bazë të numrit të edukatoreve. Reforma qeveritare synon një alokim më të përshtatshëm të fondeve, duke u bazuar në numrin e fëmijëve që marrin shërbimin e arsimit parashkollor, por gjithashtu siguron një tranzicion gradual që minimizon kostot, duke ruajtur ndërkohë 40% të sistemit aktual23.

Decentralizimi ka potencial për të rritur efikasitetin dhe llogaridhënien në menaxhimin dhe qeverisjen e Sistemit Arsimor shqiptar, me kusht që të zhvillohen dhe promovohen praktikat e shkëmbimit të informacionit, komunikimit dhe transparencës midis niveleve kombëtare, rajonale dhe vendore të arsimit në të gjithë vendin. Është bërë progres në fushën e aksesit në shkolla dhe në rritjen e investimeve në mbështetjen e gjithëpërfshirjes si një çështje kryesore e politikës në ndjekjen e qëllimeve kombëtare.

Progresi është i kufizuar në aspekte të tjera të sektorit, të tilla si nivele të pakënaqshme të financimit që ndikojnë negativisht në produktin e sektorit të arsimit në Shqipëri (si % e PBB-së), zhvillimi më tej i programeve të edukimit të fëmijërisë së hershme për të arritur objektivat e përcaktuara në SZHAPU dhe SKZHI II , dhe përmirësimin e aspekteve cilësore të arsimit24.

19 Referenca: Plani i Veprimit i SKNDQV-së (C.1.11) 20 Burimi: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Vendimi pritet të ketë ndikim te 8.000 nxënës të arsimit parauniversitar dhe për herë të parë nxënës, fëmijë të familjeve në nevojë, përfshirë këtu një ndikim në uljen e nivelit të "braktisjes së shkollës"; këta fëmijë janë regjistruar në arsimin bazë, por për shkak të paaftësisë financiare nuk e ndjekin arsimin bazë; gjithashtu u futën kriteret e "rezultateve të arritura" për përfitimin e bursës nga nxënësit që ndjekin arsimin profesional. 21 Udhëzimi i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 30, datë 12.9.2018 “Për Normat e Punës Mësimore”. 22 Udhëzimi i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 13, datë 22.5.2019 "Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit "Mësues për Shqipërinë" 23 Burimi: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, 2020. 24 Raporti Përfundimtar “Vlerësimi i Strategjisë së Arsimit Parauniversitar, 2014-2020.

Page 15: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

14

Shqipëria është relativisht e përgatitur në fushën e arsimit dhe kulturës. Është bërë njëfarë progresi në zbatimin e rekomandimeve të raportit të mëparshëm në këtë fushë, veçanërisht në krijimin e një kuadri politik për arsimin parashkollor. Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të hartojë veçanërisht strategjinë e re për arsimin, duke mbuluar të gjitha nivelet25.

Në nivel kombëtar, legjislacioni për sektorin e arsimit parauniversitar u zhvillua më tej me një ndikim në arsimin parashkollor dhe fëmijët/ dhe nxënësit nga kategoritë e margjinalizuara26.

Hartimi i programit mësimor të anglishtes për klasat përgatitore i cili po pilotohet në vitin shkollor, 2020-2021 (Urdhër i MASR nr,120, datë 21.5.2020).

Miratimi i programit mësimor të anglishtes për klasat përgatitore (Urdhër i MASR nr. 288, datë 15.09.2020).

Hartimi i standardeve të zhvillimit dhe të të nxënit për grupmoshën 0-3 vjeç27; standardet janë shpërndarë në të gjitha bashkitë.

Kurrikulat e programeve të arsimit parashkollor dhe arsimit parauniversitar të rishikuara janë më të ndërlidhura duke lehtësuar kalimin nga parashkollori në klasën e parë dhe duke formësuar më mirë aftësitë e nxënësve.

Progres është vërejtur në regjistrimin në klasat përgatitore (parashkollorin) për 5-6 vjeçarët -

vetëm 10% e djemve dhe 11% e vajzave në të gjithë vendin, nuk janë regjistruar ende në arsimin zyrtar.

Norma e regjistrimit në arsimin dhe kujdesi i fëmijërisë së hershme për 3-4 vjeçarët arriti në 73%, në vitin shkollor 2017-2018, krahasuar me 55% në vitin 2008. Kjo gjithashtu shënon një rritje të pjesëmarrjes së fëmijëve nga familje me risk për përjashtim social (66% në 2018 kundrejt 26% në vitin 2017). 28

Është rritur pjesëmarrja e përfaqësimit të bashkive në bordet e shkollave.

Grafiku 6: Përfaqësuesi i bashkisë në bordin e shkollës, 2017-19

Burimi: Projekti i BE-së “Bashkitë në Procesin e Integrimit Evropian”

25 Burimi: Raporti i Progresit i KE-së për Shqipërinë, 2020; https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/albania_report_2020.pdf; 26 Ligje, akte nënligjore dhe urdhra të tjerë përfshijnë: Udhëzimi i MASR-it (nr. 21, datë 08.08.2014) "Për rritjen e ndjekjes së arsimit parashkollor nga fëmijët romë”. VKM nr. 87, datë 3.2.2016 "Për miratimin e dokumentit politik për përfshirjen sociale 2016-2020". VKM nr. 1072, datë 23.12.2015 "Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për integrimin e romëve dhe egjiptianëve, 2016-2020". • Ligji nr. 18/2017, "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. • Urdhër i MASR-it nr. 9303/1, datë 20.09.2018 për “Miratimin e Standardeve Profesionale për aftësimin e përgjithshëm të mësuesve të arsmit parashkollor”. 27 Burimi: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë 28 Raporti i Progresit i KE-së për Shqipërinë, 2020; https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/albania_report_2020.pdf

44%

80%90%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

2017 2018 2019

Page 16: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

15

Janë miratuar standardet për arsimin parashkollor në fusha të ndryshme të zhvillimit të fëmijëve 29:

shëndeti, mirëqenia dhe zhvillimi motorik;

zhvillimi shoqëror dhe emocional;

zhvillimi gjuhësor, leximi dhe shkrimi, zhvillimi njohës dhe njohuritë e përgjithshme;

qasjet ndaj të nxënit.

Janë hartuar nga MASR-i treguesit specifikë për grupmoshat e fëmijëve30.

Rezultatet e pajtueshmërisë me standardet: Në vitin 2019, u realizua një anketim kombëtar31 në të gjitha bashkitë për dhjetë standardet më të rëndësishme të shërbimit parashkollor.

Vetëm për standardin e Portalit “Mësues për Shqipërinë”, gati të gjitha bashkitë i përmbahen

standardit kombëtar; në fusha të tjera, disa ose shumica e bashkive nuk ishin në përputhje me standardet kombëtare.

Duke iu referuar standardeve "udhëzimit për numrin e fëmijëve për grup", vetëm 41 bashki (ose 67%) janë në përputhje me standardin.

24 bashki (39%) nuk kanë një punonjës social për fëmijët në arsimin parashkollor; në disa bashki të tjera, ka 1 psikolog për rreth 63 deri në 2.085 fëmijë.

Duke iu referuar standardit "Sipërfaqja e brendshme e kopshtit" prej 2.5m2 për fëmijë, rreth 20 bashki (ose 32.8%) nuk janë në përputhje me standardin. Aksesi për fëmijët me aftësi të kufizuara sigurohet në shkallë të plotë vetëm nga 6 bashki (më pak se 10% e tyre) 32.

Grafiku 7 Harta 1

Burimi: Anketimi Kombëtar për Arsimin Parashkollor në Bashkitë Shqiptare (2019-2020) u mbështet nga BtF (Helvetas), SDC

Është përmirësuar regjistrimi i fëmijëve nga 3-5 vjeç në arsimin parashkollor në nivel kombëtar.

U përdorën më shumë fonde nga buxheti vendor për rikonstruksionin e kopshteve ekzistuese dhe ndërtimin e kopshteve të reja - mesatarisht 6.73% e buxhetit vendor u përdor në 2019 (+3.83 p.p. krahasuar me 2018). Mesatarisht, rreth 1.62% e buxhetit vendor ishte

29 Standardet e miratuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në vitin 2017 30 Grupmoshat 3-4, 4-5 dhe 5-6 vjeç 31 Burimi: Raportet për Anketimin Kombëtar për Arsimin Parashkollor në Bashkitë Shqiptare (2019-2020) u mbështetën nga BtF (Helvetas), SDC (2019-2020). 32 Burimi: Anketimi Kombëtar për Arsimin Parashkollor në Bashkitë Shqiptare (2019-2020)

Page 17: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

16

alokuar për regjistrimin në shkollë dhe frekuentimin nga fëmijët që i përkisnin grupeve të margjinalizuara (+1.2 p.p. sesa në 2018) 33.

3.2 KPM 2020: Aplikimet e Bashkive

Përmbledhje e gjetjeve të progresit të bërë në arsimin parashkollor:

Është rritur efikasiteti i shërbimit të arsimit parashkollor (më shumë fëmijë të grupmoshës 3-5 vjeç të regjistruar në kopshte).

Ekzistojnë politika vendore për hartimin e shërbimeve publike rreth nevojave të përdoruesve (Planet e Përgjithshme Territoriale, Planet Vendore të Investimeve, Plani Vendor për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane). Janë futur instrumente të reja inovative për dëgjesat publike dhe konsultat për trajtimin e çështjeve shqetësuese në kopshte (FB, Instagram, aplikacione në internet).

Bashkitë i kanë kushtuar vëmendje përmirësimit të infrastrukturës së kopshteve sipas standardeve kombëtare dhe për rritjen e aksesit të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Janë futur instrumente inovative në administrimin e sistemit parashkollor, të tilla si dixhitalizimi dhe hartëzimi i ndërtesave të sistemit të arsimit parashkollor, mësimdhënia online, shërbimet në internet të ofruara nga psikologët në situatën e pandemisë (Covid-19). Objektivat e programeve mësimore janë arritur përmes mësimdhënies online; edukatoret e kopshteve hapën skedarë "virtualë" për secilin fëmijë dhe kanë monitoruar rregullisht progresin e tyre.

Është ngritur grupi i punës në nivel vendor i udhëhequr nga shërbimet e bashkisë dhe specialistët e arsimit (bordi i prindërve ka qenë funksional).

Raportimi institucional: Është përmirësuar sistemi i shkëmbimit të të dhënave midis NJVQV-ve, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Zyrës Rajonale Arsimore dhe ZVA-së, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkolla.

Konsolidimi i mëtejshëm i Shkollës së Drejtorëve dhe Portalit të Mësuesve.

Shërbimi i komunitetit social u është ofruar familjeve në nevojë dhe familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara. Praktikat e ofruara nga bashkitë kanë dëshmuar një mundësi të shtuar të shërbimeve dhe efektivitetin në marrjen e rezultateve më të mira në ofrimin e shërbimeve në përgjithësi dhe në veçanti për komunitetet në nevojë, pakicat etnike dhe familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuar (është rritur kohezioni shoqëror).

Disa praktika kanë rritur aftësinë e romëve dhe egjiptianëve për të marrë pjesë në konsultime për zhvillimin e politikave vendore dhe përfshirjeje më aktive të tyre me autoritetet e qeverisjes vendore.

Struktura e re është krijuar nga disa bashki për të përmirësuar administrimin e sistemit parashkollor në bashkitë e tyre.

Janë futur tema të reja në kurrikulën për edukimin e hershëm mjedisor të fëmijës.

33 Burimi: Projekti “Bashkitë në Procesin e Integrimit Evropian”

Page 18: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

17

Disa bashki kanë bashkëpunuar me partnerë të ndryshëm (bankat, projektet e financuara nga donatorët, shoqatat dhe aktorët civilë për përmirësimin e cilësisë së arsimit parashkollor në territorin e tyre.

Bashkitë kanë siguruar qëndrueshmëri të praktikave të tyre njerëzore dhe financiare përmes planifikimit të kujdesshëm të burimeve financiare në planet e tyre buxhetore afatmesme.

Grafiku 8: Aplikimet e Bashkive për kategorinë 1 (arsimi parashkollor)

Burimi: AMVV http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/

Vlerësimi i përpjekjeve të NJVQV-ve në administrimin e funksionit në drejtim të objektivave dhe masave të Planit të Veprimit të SKNDQV

Tabela 1: Praktikat e mira të bashkive

Nr. i ref. i PV-së

Plani i veprimit i SKNDQV-së

Masa Rezultatet

Nr. i Praktikave

Qëllimi i politikës: Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm vendor

Objektivi specifik: Rritja e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve në arsim

C1.11, pika dh

Krijimi i mundësisë së financimit të një programi universal/ kombëtar për ofrimin e ushqimit në arsimin parashkollor për të përmirësuar cilësinë dhe aksesin në kopshte, zbutjen e varfërisë dhe rritjen e përfshirjes dhe kohezionit social

-Ofrimi i shërbimit në internet nga psikologët (Njësia Psiko-Sociale e ZVAP Durrës); -Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit; - Planifikuar ngritja e njësisë psiko-sociale (4 persona - 1 për 700 fëmijë sipas legjislacionit) -3.600 fëmijë në 56 kopshte;

1

C1.11, pika dh

Krijimi i mundësisë së financimit të një programi universal / kombëtar për ofrimin e ushqimit në arsimin parashkollor për të përmirësuar cilësinë dhe aksesin në kopshte,

-Është përmirësuar infrastruktura e kopshteve të fëmijëve; - Është përmirësuar trajnimi i edukatoreve; - Është rritur numri i fëmijëve të regjistruar në kopsht; - Është ngritur një model i ri i një qendre që integron arsimin, argëtimin, sportet në një

4

1

0 1 2 3 4 5 6 7 8

Forcimi i kapaciteteve administrative (struktura të reja,rregullore)

Arsimi gjithëpërfshirës

Përmirësimi i standarteve (infrastruktura arsimore)

Përmirësimi i standarteve (kurrikula)

Mjete inovative të aplikuara

Page 19: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

18

zbutjen e varfërisë dhe rritjen e përfshirjes dhe kohezionit social

hapësirë bashkëkohore kushtuar vetëm fëmijëve (3.476 m2 lejon organizimin e veprimtarive të ndryshme për fëmijët).

C1.11, pika dh

Krijimi i mundësisë së financimit të një programi universal/ kombëtar për ofrimin e ushqimit në arsimin parashkollor për të përmirësuar cilësinë dhe aksesin në kopshte, zbutjen e varfërisë dhe rritjen e përfshirjes dhe kohezionit social

-Shërbimi social i komunitetit ka ofruar shërbim në familje;

-82 fëmijë me aftësi të kufizuara kanë marrë shërbim të specializuar.

1

C1.11

Përmirësimi i standardeve të infrastrukturës arsimore (kopshtet)

- Është përmirësuar infrastruktura në zonën ku jetojnë një numër me i madh i komuniteteve etnike (Bashkia Berat); -Integrimi i fëmijëve romë dhe egjiptianë në arsimin parashkollor dhe ofrimi i ushqimit; - 120 fëmijë dhe 1.600 banorë nga pakica etnike përfitues të drejtpërdrejtë

-3 ndërtesa të reja në përputhje me standardet kombëtare (Bashkia Kamez);

-Janë hartuar udhëzime të reja për mësimdhënien online (22 kopshte)

-Kopsht i ri i rikonstruktuar; janë organizuar dy dëgjesa publike, është caktuar psikologu dhe punonjësi social në kopsht (Bashkia Kuçovë) - përfitues 70 fëmijë nga 3 deri në 6 vjeç.

1

1

1

C.1.11, pika e

Rritja e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve në arsim Planet për Menaxhimin e Arsimit Parashkollor / Përmirësimi i kapacitetit të administrimit të NJVQV-së për shërbimet e arsimit parashkollor

-Ngritja e një strukture të re (sektori) për arsimin parashkollor (VKM 108/2019), 6 punonjës

-Qendra komunitare funksionale për fëmijët me aftësi të kufizuara;

-2.366 fëmijë të sistemit kanë përfituar (20 kopshte)

-trajtim falas me ushqim i 18 fëmijëve nga familje në nevojë për një periudhë 10 mujore.

1

C.1.11 Rritja e efikasitetit të administrimit të shërbimit (masa (Jo/V)

- Administrimi dixhital i ndërtesave të sistemit parashkollor;

-1.573 fëmijë, 97 edukatore në sistem;

-Konsiderohen zgjidhje të reja dhe efikase për problemet nga bashkia duke përfituar nga zgjidhja e re për administrimin më mirë të shërbimit;

- Është instaluar dhe funksionon sistemi i ri i sigurisë (qendra monitoruese e kamerave të instaluara në kopshte e vendosur në bashki); është instaluar sistemi i kamerave për monitorimin e 3 kopshteve dhe 2 çerdheve.

1

1

C.1.11 Janë futur instrumente të reja për të rritur efektivitetin e shërbimit në situatën pandemike (masa Jo/V)

- Edukimi në distancë përmes përdorimit të platformës online;

- sigurimi i materialeve dhe bazës operacionale;

4

Page 20: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

19

-mbështetje për Qendrën Komunitare për fëmijë me AK;

-22 kopshte kanë përfituar.

C.1.11 Përmirësimi i cilësisë së kurrikulës - Programet mësimore të përmirësuara për edukimin e hershëm të fëmijëve për mbrojtjen e mjedisit.

1

4. Administrimi dhe Menaxhimi i Mbetjeve Urbane (Mjedisi)

4.1 Kuadri Ligjor dhe Politik

Menaxhimi i mbetjeve është një funksion i qeverisjes vendore. Duke pasur parasysh faktin se nevojat financiare për të përmbushur këtë detyrim janë shumë domethënëse për buxhetet vendore të bashkive, qeveria qendrore, në përputhje me politikat e saj të sektorit të zhvillimit, po mbështet ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme kryesore (landfill, stacione transferimi, incenerator). Që nga viti 2018, është krijuar Agjencia e Ujësjellësit, Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Ndër detyrat e tjera, kjo Agjenci ofron mbështetje dhe asistencë teknike për bashkitë në lidhje me përmirësimin e funksionit të menaxhimit të mbetjeve urbane.

Qeveria e Shqipërisë ka hartuar dhe miratuar dokumentin strategjik "Për Planin Kombëtar Sektorial të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve"34 në lidhje me ndërtimin e infrastrukturës, për përcaktimin e menaxhimit rajonal të mbetjeve, përcaktimin e zonave të integruara të menaxhimit të mbetjeve (ZMM), si dhe përcaktimin e kostove për investime dhe kosto operacione; dokumenti strategjik përcakton 10 fusha për menaxhimin e integruar të mbetjeve35.

Deri më sot, katër lendfille rajonale janë ndërtuar në Bushat, Maliq, Bajkaj, Sharrë dhe ndërtimi i lendfillit të Vlorës është në proces; Inceneratori i Elbasanit u ndërtua me koncesion (PPP) dhe dy të tjerë janë në ndërtim e sipër (në Fier dhe Tiranë).

Kanë përfunduar dy studime fizibiliteti për ZMM-të Kukës dhe Berat (ZMM-ja Kukës parashikohet të ndërtohet me fondet e BE-së).

Objektivi specifik i politikës nën promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm vendor të SKNDQV-së dhe PV-së së saj, 2020-2022 është rritja e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimit të menaxhimit të integruar të mbetjeve (C1.4)

Kutia 3: Plani i Veprimit 2020-202236 i SKNDQV-së përcakton masat për mbështetjen e NJVQV-ve për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve të mbetjeve, veçanërisht për: a. Asistencën teknike për NjVQV-të për zbatimin e VKM-së nr. 319, datë 31.5.2018 "Për miratimin e masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve"; b. Hartimin e studimeve/planeve me qëllim zbatimin e objektivave, të përcaktuara në dokumentet strategjike në fushën e mbetjeve urbane; c. Asistencën teknike për sqarimin dhe negocimin e marrëdhënieve kontraktuale të NJVQV-ve me qeverinë qendrore dhe impiantet e trajtimit të mbetjeve; d. Vlerësimin dhe rishikimin e planeve të përmirësimit të shërbimit nga institucionet përgjegjëse të përcaktuara në VKM Nr. 452, datë 11.7.2012, "Për lendfillet e mbetjeve", i ndryshuar; dh. Asistencën teknike dhe financiare për

34 Vendim i KKT-së, nr. 1, datë 13.01.2020 35 ZMM-të Shkodër-Lezhë, Kukës, Dibër, Tiranë-Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë Veri, (Sherishtë), Vlorë Jug-Gjirokastër 36 Referenca: Plani i Veprimit i SKNDQV-së (C.1.11)

Page 21: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

20

NJVQV-të për të ofruar shërbime sipas standardeve, përfshirë grumbullimin e diferencuar dhe riciklimin e mbetjeve urbane; e. Përcaktimin e standardeve minimale kombëtare dhe asistencën për arritjen e tyre.

Përgjegjësitë e NjVQV-së në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe mbrojtjen e mjedisit dhe sipas Strategjisë Kombëtare të Mjedisit, 2018-2030, kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve për (i) menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe reduktimin e ndotjes së mbetjeve industriale; (ii) mbrojtjen e ajrit , cilësinë e tokës dhe ujit nga ndotja; (iii) sigurimin e masave për mbrojtjen nga ndotja akustike; (iv) zhvillimin e veprimtarive edukuese dhe promovuese për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës.

Në vitin 2019, u administruan rreth 1.08 milion ton mbetje urbane, duke shënuar një rënie prej rreth 18%, krahasuar me 2018. Në të gjithë vendin, sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për frymë, ishte 381 kg / banor në 2019, nga 462 kg / banor që ishte në vitin e kaluar (2018) 37.

Grafiku 9: Shkalla e mbulimit të popullsisë me shërbimet e menaxhimit të mbetjeve, 2013 – 2019

Burimi: INSTAT-it “Raport për Menaxhimin e Mbetjeve”

Shkalla e mbulimit të popullsisë me shërbimet e menaxhimit të mbetjeve është përmirësuar në 87.9% në 2019 krahasuar me 50.7% në 2013.

Grafiku 10: Mbetjet e menaxhuara (me blu) kundrejt mbetjeve të pamenaxhuara (me të kuqe), 2013 - 2019

Burimi: INSTAT-it “Raport për Menaxhimin e Mbetjeve”

Bashkitë kanë organizuar më shumë fushata ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit dhe minimizimin e ndotjes në bashkëveprim me aktorët e tjerë vendorë dhe OSHC-të, në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018 - 332 fushata gjithsej, ose mesatarisht 5.93 (N = 56 nga 61).

Grafiku 11: Fushatat për ndërgjegjësimin e publikut të organizuara nga bashkitë për mbrojtjen e mjedisit, 2017-2019

37 Burimi: Raporti i INSTAT-it për Menaxhimin e Mbetjeve; http://ëëë.instat.gov.al/al/temat/mjedisi-dhe-energjia/mjedisi/publikimet/2020/mbetjet-e-ngurta-urbane-2019/

Page 22: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

21

Burimi: Projekti i BE-së “Bashkitë në procesin e integrimit Evropian”

Rreth 88 punonjës vendorë u trajnuan për legjislacionin sektorial dhe zbatimin e masave të politikës qendrore në fushën e mjedisit, ose mesatarish 1.47 (N = 60); 77% e bashkive kanë marrë pjesë në trajnime në vitin 2019 për çështjet e mjedisit.

Plani Vendor për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane (PVMM) është hartuar/miratuar nga 46% e bashkive38.

65.6% e bashkive raportuan se grumbullimi dhe depozitimi i mbetjeve në lendfillet e miratuara është kryer në përputhje me PVMM-në e tyre.

Mbetjet e riciklueshme depozitohen sipas objektivave të PVMM-së nga vetëm 16.39% e bashkive në 2019, ose +8 p.p. krahasuar me vitin 2018.

3 bashki (ose 4.9%) kanë raportuar se ato bëjnë ndarjen e mbetjeve në burim në 2 kazanë sipas legjislacionit.

Duke iu referuar Raportit të Progresit të KE-së për Shqipërinë (2020), ”... Shqipëria tregon njëfarë niveli të përgatitjes në këtë fushë. Është bërë progres i kufizuar në harmonizimin e mëtejshëm të politikave dhe legjislacionit me acquis, në fusha të tilla si menaxhimi i mbetjeve dhe ujit, krimi mjedisor dhe mbrojtja civile. Sidoqoftë, përpjekje të rëndësishme janë ende të nevojshme për zbatimin e masave, veçanërisht në menaxhimin e mbetjeve, cilësinë e ujit dhe ajrit dhe ndryshimin e klimës"39.

4.2 KPM 2020: Aplikimet e Bashkive

Përmbledhje e gjetjeve nga aplikimet e bashkive dhe lidhjen me PV-në e SKNDQV-së: Aplikimet e paraqitura nga 10 bashki në praktikat e tyre të mira për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve identifikojnë progres në drejtim të:

Hartimit dhe miratimit të planeve vendore për menaxhimin e mbetjeve në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. PVMM-të janë hartuar me mbështetjen e institucioneve qendrore dhe projekteve të financuara nga donatorët. PVMM-të miratohen me vendim të Këshillave Bashkiakë. (progresi i evidentuar lidhur me PV C.1.4, pika b40)

Është përmirësuar depozitimi i mbetjeve në lendfill; grumbullimi i diferencuar i mbetjeve në burim është pilotuar në disa zona të synuara sipas PVMM-ve. (AP C1.4, pika dh41)

38 Burimi: Projekti i BE-së “Bashkitë në Procesin e Integrimit në BE në Shqipëri” (Raporti i Performancës, 2020) 39 Burimi: Projekti i BE-së “Bashkitë në Procesin e Integrimit në BE në Shqipëri” (Raporti i Performancës, 2020) 40 Hartimi i studimeve/planeve për zbatimin e objektivave, të përcaktuara në dokumentet strategjike në fushën e mbetjeve 41 Asistencë teknike dhe financiare për NJVQV-të për ofrimin e shërbimeve sipas standardeve, duke përfshirë grumbullimin e diferencuar dhe riciklimin e mbetjeve

29

256

332

0

50

100

150

200

250

300

350

2017 2018 2019

Page 23: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

22

Është rritur vëmendja dhe ndjeshmëria e Kryetarëve të Bashkive dhe Këshillave Bashkiakë për të siguruar administrim të mirë të funksionit të menaxhimit të mbetjeve urbane.

Qeverisja e mirë në nivel vendor: Konsultimet me qytetarët dhe grupet e interesit (komuniteti i biznesit, shoqëria civile, komunitetet e cenueshme) janë organizuar në lidhje me objektivat për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve, tarifën e re të shërbimit dhe ndryshimin progresiv të tij për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve kundrejt standardeve të përballueshme; PVMM-të publikohen në faqen e bashkive në internet.

Rikualifikimi i depozitimeve të paautorizuara të mbetjeve nga bashkia dhe shndërrimi i zonës në një hapësirë të gjelbër. (C1.4, pika d) 42

Është përmirësuar kapaciteti administrativ dhe monitorues i Bashkive për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane:

o Mbulimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane është rritur nga rreth 70% në 2018 në 90% në 2020.

o Është rritur administrimi i të ardhurave vendore nga mbledhja e tarifave43.

o Kapaciteti i monitorimit dhe raportimi është përmirësuar në drejtim të sigurimit të cilësisë së shërbimit dhe zbatimit të kushteve të kontratave me subjektet private të kontraktuara (shërbim i nënkontraktuar).

Bashkitë kanë zbatuar regjimin e ndëshkimit për gjobitjen e banorëve dhe bizneseve që krijojnë probleme mjedisore dhe nuk respektojnë rregullat.

Në disa bashki është zbatuar një qasje e re: grumbullimi i mbetjeve kryhet derë më derë për të gjitha bizneset në zonën turistike.

Është caktuar orari për grumbullimin e mbetjeve në zonën urbane dhe turistike dhe zonën rurale.

Disa bashki përdorin Zyrat me Një Ndalesë për dërgimin çdo ditë të raporteve për shërbimin e menaxhimit mbetjeve urbane te të gjitha njësitë administrative të bashkisë44.

Është organizuar nga disa bashki anketimi për kënaqësinë e qytetarëve në lidhje me shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane45.

Grafiku 12: Praktikat e mira për administrimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve sipas PVMM-ve

42 d. Vlerësimi dhe rishikimi i planeve të përmirësimit të shërbimit nga institucionet përgjegjëse të përcaktuara në VKM nr.452, datë 11.7.2012, "Për lendfillet e mbetjeve", i ndryshuar 43 Burimi: MIE: buxheti vendor dhe tarifa e shërbimit pritet të rriten me 2.5 deri në vitin 2030 për të mbuluar koston e shërbimit në nivelin 75% 44 Referenca: Bashkia Shkodër, Bashkia Kukës 45 Rezultatet e anketimit në Bashkinë e Shkodrës (2020) zbuluan se 63% e qytetarëve që plotësojnë pyetësorin janë shumë të kënaqur / ose të kënaqur me rezultatet e shërbimit, ndërsa 10% - të pakënaqur, 23% - asnjanës.

Page 24: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

23

Burimi: AMVV

http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/

Vlerësimi i përpjekjeve të NJQV-ve në administrimin e funksionit drejt objektivave dhe masave të Planit të Veprimit të SKNDQV-së

Tabela 2: Praktikat e mira të bashkive

Nr. i ref. masës së PV-së

Plani i veprimit i SKNDQV-së

Masa Rezultatet

Nr. i Praktikave

Qëllimi i politikës: Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm vendor Objektivi specifik: Rritja e cilësisë dhe efikasitetit së shërbimit të menaxhimit të integruar të mbetjeve

C.1.4 pika b Hartimi i studimeve / planeve me

qëllim zbatimin e objektivave, të përcaktuara në dokumentet strategjike në fushën e mbetjeve

- 2 PVMM të hartuara në bazë të strategjisë kombëtare për MIM (2019-2020) -Konsultime me qytetarët, -Bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi me komunitetin e biznesit dhe familjet në zonën rurale,

2

C1.4 pika dh. Asistencë teknike dhe financiare

për NJVQV-të për të ofruar shërbime sipas standardeve, përfshirë grumbullimin e diferencuar dhe riciklimin e mbetjeve

-grumbullimi i diferencuar i mbetjeve në burim pilotohet në disa zona të synuara,

- Reduktimi i mbetjeve për trajtimin në incenerator.

3

2

C.1.4 pika b Hartimi i studimeve / planeve me

qëllim zbatimin e objektivave, të përcaktuara në dokumentet strategjike në fushën e mbetjeve

-Rikualifikimi i zonës (depozitimi i paautorizuar i mbetjeve) dhe shndërrimi në një hapësirë të gjelbër.

1

C.1.4 Rritja e efektivitetit të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve

-Shërbimet e mbetjeve të ofruara sipas PVMM-së, - Skema e administrimit të shërbimit është përmirësuar,

4

2

4

1 1 1 1

HARTIMI I PVMM MENAXHIMI I MBETJEVE URBANE

SIPAS PVMM

REDUKTIMI I DEPOZITIMIT TË

MBETJEVE URBANE NË VENDDEPOZITIME TË

PAAUTORIZUARA

PASTRIMI I MBETJEVE NGA LUMENJTË &

MBROJTJA E DEPOZIMIT TË TYRE

NË LIQEN

PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË

MONITORIMIT E RAPORTIMIT

REKUALIFIKIMI I ZONAVE TË

DEPOZITIMIT TË MBETJEVE

Page 25: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

24

-Është miratuar rregullorja e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve, -Përmirësimi i cilësisë së ofrimit të shërbimit dhe mbulimit të territorit, -Ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe nxënësve sigurohet nga shoqëria private e kontraktuar, - rreth 75% e popullsisë marrin shërbimin, - Zgjerimi i skemave të kompostimit në të gjitha njësitë administrative me karakter rural, -Është ngritur komisioni i dedikuar përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve urbane.

C1.4.pika ç Rritja e efektivitetit të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve Ndërtimi i impianteve të trajtimit të mbetjeve në përputhje me masterplanin kombëtar

Përpjekjet e NJVQV-ve për të siguruar bashkëpunim të bashkërenduar midis tri vendeve (Kosovë, Republika e Maqedonisë Veriore dhe Shqipëria) për të zvogëluar ndotjen e lumit Drin dhe Liqenit të Fierzës nga mbetjet, materialet plastike, ujërat e ndotura, ndotja spitalore dhe ndotja kimike.

Studimi parashikohet të ndërtojë një lendfill, një dekantues të ujërave të ndotura, një sistem pengesash për materialet plastike që derdhen në liqen.

1

5. Administrimi dhe Menaxhimi i Mbrojtjes Civile

5.1 Kuadri ligjor dhe politik

Katër rreziqet kryesore që prekin vendin janë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e tokës. Baza e të dhënave ndërkombëtare e fatkeqësive (EM-DAT) tregon se, gjatë periudhës 1979-2019, përmbytjet përbënin pjesën më të madhe të fatkeqësive natyrore (38%), pasuar nga tërmetet (15%). Sipas Raportit Vjetor të Rreziqeve Botërore, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 180 vende bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, cënueshmërinë, si edhe aftësitë për të përballuar dhe përshtatur, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe e 61-ta në botë.

Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues. Qeveria e Shqipërisë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme për fatkeqësi natyrore, pas tërmetit në nëntor 2019. Për shkak të situatës pandemike, gjendja e jashtëzakonshme u zgjat nga marsi deri në qershor 2020.

Pavarësisht nga sfidat e përballimit të situatës emergjente, autoritetet shqiptare kanë pasur një angazhim politik të vazhdueshëm, të fortë për qëllimin strategjik të vendit për integrimin evropian. Në Mars 2020, qeveria reagoi me shpejtësi ndaj pandemisë COVID-19 dhe mori masa të rrepta duke

Page 26: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

25

menaxhuar kësisoj krizën me humbje të kufizuara njerëzore dhe financiare. Ajo nxori një seri vendimesh46 të miratuara më pas nga Parlamenti47.

Pas tërmetit të nëntorit 2019, Qeveria e Shqipërisë ka siguruar (i) Asistencë financiare përmes bonuseve të qirasë dhe ndihmë ushqimore, (ii) Kompensim në terma monetarë sipas DS1, DS2 dhe DS3, (iii) rindërtimin sipas DS4, DS5 të institucioneve publike (kopshte, shkolla, spitale), (iv) Planin e rindërtimit të lagjeve të reja në Thumanë, Durrës, Tiranë dhe zona të tjera.

Kuadri ligjor: Ligji nr. 139/2015 "Për Vetëqeverisjen Vendore", Ligji Nr. 45/2019 "Për Mbrojtjen Civile", Ligji 152/2015 "Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin" përcaktojnë rolin dhe kërkesat për institucionet qendrore dhe bashkitë në lidhje me forcimin e sistemit të mbrojtjes civile dhe rregullojnë funksionimin e këtij sistemi, përcaktojnë përgjegjësitë e institucioneve dhe strukturave, të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve dhe subjekteve private, trajnimin dhe inspektimin. Ligji 45/201948 "Për Mbrojtjen Civile" përcakton qartë kompetencat, detyrat dhe marrëdhëniet midis institucionit të Prefektit49 dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe institucioneve të qeverisjes vendore për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe administrimin efektiv të situatave të emergjencës. Bashkive gjithashtu u kërkohet nga ligji të rritin ndërgjegjësimin e qytetarëve vendas dhe të sigurojnë në kohë reale informacion në lidhje me rreziqet e mundshme të fatkeqësive natyrore50. Mbrojtja Civile është një funksion i NJVQV-ve51. Funksioni i mbrojtjes nga zjarri dhe i shpëtimit u transferua tek NJVQV-të në janar 2016, duke përfshirë rreth 1.100 zjarrfikës profesionistë dhe pajisje.

Kuadri ligjor për mbrojtjen civile thekson hartimin dhe miratimin e planit vendor të emergjencave me masa të bazuara në vlerësimin e rrezikut, alokimin e burimeve për parandalimin e fatkeqësive dhe reduktimin e rreziqeve. Plani vendor i emergjencave duhet të mbulojë territorin e bashkisë dhe të vendosë prioritete për trajtimin e fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara, komuniteteve të cënueshme dhe grave. Plani i ri i emergjencave pritet të hartohet dhe miratohet në nivelin qendror, në nivel qarku dhe në nivel vendor.

Planet për Mbrojtjen Civile në nivel qendror, rajonal dhe vendor janë harmonizuar me Planin Kombëtar të vitit 2004.

Rreth 38%52 e bashkive kanë planin e përditësuar vendor të emergjencave për territorin e tyre të ri pas Reformës Administrative dhe Territoriale, ndërsa bashkitë e tjera po punojnë për planin e ri (të përditësuar) të emergjencave civile.

Grafiku 13: Plani i emergjencave civile në nivel vendor

Burimi: Anketimi i bashkive për mbrojtjen civile nga SHAV-i, i mbështetur nga BtF, Helvetas (2020)

46 VKM Nr. 243 datë 24.03.2020 "Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore", VKM Nr. 236 datë 19.03.2020 “Për marrjen e masave për ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga Covid-19 47 Burimi: Raporti i Progresit i KE (2020) 48 Ligji Nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile” 49 Ligji Nr. 107/2016 “Për Prefektin” 50 Ligji Nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit" 51Ligji Nr 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Ligji Nr. 152/2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” 52 Burimi: Raporti Sintetik për Mbrojtjen Civile (2020), SHAV, BtF, Helvetas

0% 5% 10% 15% 20% 25% 30% 35% 40%

Në proces

Jo

Po

Page 27: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

26

Ngritja e kapaciteteve për punonjësit në nivel vendor, rajonal dhe qendror në zbatimin e Planeve të Mbrojtjes Civile:

o Janë realizuar trajnime për punonjësit vendorë në fushën e Mbrojtjes Civile.

Mesatarisht, 3.7 anëtarë të stafit u trajnuan nga struktura e mbrojtjes civile në vitin 201953, por është e nevojshme ngritja e mëtejshme e kapaciteteve për punonjësit e MC-së në nivel vendor mbi kuadrin ligjor, metodologjinë evropiane për ndërhyrje të shpejtë në rast të fatkeqësive natyrore, trajnim për ndërhyrje shpëtimi në një situatë tërmeti dhe përdorimin e pajisjeve teknike54.

o Janë zhvilluar veprimtari për informim dhe ndërgjegjësim në lidhje me rreziqet dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.

o Janë krijuar grupe vullnetare.

Përgatitja e hartave të rrezikut në nivel vendor, rajonal dhe qendror dhe shkëmbimi i informacionit.

Rreth 75% e bashkive kanë krijuar një bazë të të dhënave për koston e ndikimit të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

89% e bashkive kanë ngritur strukturën për mbrojtjen civile të përbërë nga policia bashkiake, shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe njësia e mbrojtjes civile.

49% e bashkive kanë krijuar strukturën komunitare për situata emergjente.

Pavarësisht përmirësimit të menaxhimit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit në 3 vitet e fundit, mangësitë ende ekzistojnë në drejtim të kualifikimit të personelit, mungesës së pajisjeve dhe materialeve të tjera.

Në nivel qarku, Prefekti ngriti task forcën për menaxhimin efektiv të një situate emergjente në rastet kur NJVQV përbërëse nuk mund ta menaxhojë situatën me burimet e veta ose në rast se një situatë e fatkeqësisë natyrore shtrihet në disa bashki. Disa sfida përballen nga bashkitë në lidhje me funksionimin e Task Forcës, siç janë fondet e pamjaftueshme për TF-të e alokuara për bashkinë dhe mungesa e kapaciteteteve teknike dhe profesionale në nivel vendor.

Grafiku 14: Sfidat në funksionimin e Task Forcës në nivel qarku me pjesëmarrjen e bashkive

Burimi: Anketimi për mbrojtjen civile në nivel vendor SHAV, mbështetur nga BtF, Helvetas (2020)

53 Burimi: Raporti Sintetik për Mbrojtjen Civile (2020), SHAV, BtF, Helvetas 54 Burimi: Anketimi i bashkive për mbrojtjen civile (2020), SHAV mbështetur nga BtF, Helvetas

0% 5% 10% 15% 20% 25% 30% 35%

Kuadri ligjor

Vështirësi në koordinim

Mungesa e kapaciteteve teknike në bashki

Mjete financiare të pamjaftueshme të bashkisë si pjesë e TF

Interpretime jo të sakta nga KB

Kufizime ligjore në vendimmarrje të organeve të Bashkive

Të tjera

Page 28: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

27

Qëllimi Strategjik: Reforma e decentralizimit dhe qeverisjes vendore

Kutia 4: Qëllimi i politikës: Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm vendor: Plani i veprimit 2020-2022 i Strategjisë së Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore thekson masat për mbështetjen e NJVQV-ve për të ushtruar funksionin në lidhje me sigurinë publike (ref. C1.9 - Mbështetje për NJVQV-të për të ushtruar funksione që lidhen me sigurinë publike) me fokus në sqarimin e rregullores së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, hartimin dhe përditësimin e standardeve minimale kombëtare, dhe C.3.2 - Hartimin / përditësimin e standardeve minimale kombëtare për Emergjencat Civile.

Tabela 3: Progresi në zbatimin e masave të PV-së 2020-2022 të SKNDQV-së

Nr. i ref. masës së PV-së

Plani i veprimit i SKNDQV-së

Masa Rezultatet

C1.9 Mbështetje për NJVQV-të për ushtrimin e funksioneve që lidhen me sigurinë publike PV C.1.9, pika b Sqarimi i rregullimit të funksionit

lokal të MZSH - Baza rregullatore e përmirësuar për klasifikimin e objekteve sipas rrezikut nga zjarri, procedurat që duhen ndjekur për rishikimin dhe miratimin e mbrojtjes nga zjarri dhe lëshimin e certifikatës së sigurisë nga zjarri (Urdhër i Ministrit të Brendshëm, Nr. 81, datë 6.03.2020)

-Është hartuar dhe miratuar formulari i vlerësimit për projektin për mbrojtjen nga zjarri.

-Modeli tip për kërkesë për Çertifikatë për mbrojtje nga zjarri i hartuar.

-Procedura e përcaktuar para se Bashkia të marrë në zotërim një objekt.

-Modeli (projekti) i zhvilluar nga MSHZ55 duke përcaktuar (i) Sistemet dhe pajisjet e diktimit dhe sinjalizimit të zjarrit, (ii) mjetet dhe pajisjet, (iii) Skema e evakuimit të detyrueshëm të punonjësve në rast zjarri.

- Modeli tip i hartuar i raportit teknik për NJVQV-të që përcaktojnë nivelin e rrezikut, shkallën e rezistencës ndaj zjarrit të ndërtesës, normat e kërkuara për diktimin e zjarrit, sinjalizimin, evakuimin.

C 3.2 Hartimi / përditësimi i standardeve minimale kombëtare për Emergjencat Civile.

- Standardet minimale kombëtare për Emergjencat Civile, parashikohen të përcaktohen në vitin 2021 përmes akteve nënligjore të Ligjit 45/2019 "Për Mbrojtjen Civile". Aktet nënligjore do të parashikojnë standardet e shërbimit për mbrojtjen civile në

55 Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi

Page 29: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

28

nivelin qendror, rajonal dhe vendor, duke përfshirë modelin tip dhe kërkesat për dokumentin e vlerësimit të rrezikut, planin e emergjencave civile në nivel vendor dhe modelin organizativ të komunitetit dhe grupeve vullnetare56.

5.2 KPM 2020: Aplikimet e Bashkive

Në KPM 2020, kategoria e mbrojtjes civile kishte numrin më të lartë të praktikave të mira, 23 gjithsej. Një numër i konsiderueshëm i praktikave të mira u përqendrua në menaxhimin e emergjencave civile të shkaktuara për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe situatës pandemike në vitin 2020.

Grafiku 15: Aplikimet sipas fushës së funksionit

Burimi: AMVV

http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/

Tabela 4: Praktikat e Mira për administrimin e funksionit të mbrojtjes civile

Fushat e Aplikimeve (23 gjithsej) Procesi dhe treguesit e produkteve

Politika e ofrimit të shërbimeve promovon standardet kombëtare aty ku këto janë të disponueshme

Sigurimi i shërbimeve sociale për grupet në risk dhe familjet në nevojë në situatën pandemike; lufta

Komuna e Cërrikut: ngritja e grupeve të patronazhit; identifikimi i grupeve dhe familjeve më të cenueshme, grave të abuzuara dhe grave kryefamiljare; sigurimi i paketës thelbësore (ushqim, pako

56 Burimi: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Page 30: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

29

kundër dhunës në familje në situata emergjente.

higjieno-sanitare, ilaçe dhe pagesa të Ndihmës Ekonomike dhe pagesa për personat me aftësi të kufizuara); ndërgjegjësimi kundër dhunës në familje me mbështetjen e shoqërisë civile dhe partnerëve57 dhe të rinjve (broshurë e përgatitur dhe shpërndarë).

3.000 familje dhe persona që mbështeten;

1.000 persona të moshës së tretë të mbështetur;

Partnerë vendas: 8 subjekte biznesi dhe 7 organizata të shoqërisë civile;

30 të rinj të trajnuar në luftën kundër dhunës në familje.

Menaxhimi i situatës pandemike Bashkia Delvinë: planifikimi i masave për të siguruar ndihmë për familjet në nevojë; Pastrimi dhe dezinfektimi i mjediseve publike; rishikimi i buxhetit vendor për të rritur mbështetjen për shëndetin publik dhe mbrojtjen e qytetarëve;

Përdorimi i sistemeve të TIK-ut/FB që mundësojnë komunikimin dhe vendimmarrjen në distancë; duke siguruar bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Bashkiak.

498 familje të mbështetura;

105 persona të moshës së tretë të mbështetur;

Forcimi i kapacitetit administrues të bashkisë

Bashkia Dropull: Krijimi i një strukture të dedikuar në bashki për bashkërendimin e politikave të jashtme dhe integrimin në BE.

Shtatë (7) marrëveshje binjakëzimi të nënshkruara me Bashkinë e Janinës, Artës (Karaistaqis), Trikalasë, Ilionit (Athinë), Selanikit, Zikos, Pogonit, Shoqatën e Emigrantëve, Shoqatat e Ndihmës Humanitare; fondi vendor i miratuar (1.000.000 lekë në mbështetje të familjeve në nevojë.

Tregu i lëvizshëm në qytetin e Fierit Bashkia Fier: Identifikimi i zonave shqetësuese me kushtet të këqija higjieno-sanitare, duke eliminuar tregtarët që shesin në trotuare.

Organizimi i një tregu të lëvizshëm në përputhje me standardet e tregut publik dhe sipas orarit të përcaktuar/ zbatimit të tarifave publike; KB-ja miratoi vendimin për funksionimin e tregut të lëvizshëm; numri i tregtarëve vendas është rritur; ndikim i përmirësuar ekonomik, social dhe mjedisor.

Menaxhimi i situatës emergjente për shkak të situatës së rrëshqitjes së dheut

Bashkia Gjirokastër: ndërmarrja e të gjitha masave të nevojshme për reagim të shpejtë bazuar në planin vendor të Emergjencave; bashkëpunim i mirë i institucioneve vendore dhe shtetërore për trajtimin e situatës nga Këshilli Bashkiak, Prefekti i Qarkut, Këshilli i Qarkut, Spitali Rajonal, Drejtoria e Emergjencave Civile (MB), Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Policia e Shtetit dhe Departamenti i Zjarrfikëses ;

Dëgjesa publike me familjet e prekura.

Menaxhimi i zjarreve në pyje Bashkia Has: bashkëpunim i shërbimit të bashkisë me 32 kryepleq të fshatrave, grupe vullnetare (8-10 persona)/ për grup

57 USAID, FLAG, ACA, UNFPA, Kryqi i Kuq Shqiptar

Page 31: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

30

Trajnimi i grupeve vullnetare nga Qendra për Shpëtim dhe Mbrojtje nga Zjarri për parandalimin e rrezikut dhe minimizimin e dëmit dhe ndërgjegjësimin e të rinjve.

Ndjekja e udhëzimeve dhe rregulloreve të shërbimeve të Ministrisë së Brendshme.

Përdorimi i rrjeteve sociale.

Menaxhimi i situatës së tërmetit Bashkia Kolonjë: 286 shtëpi private dhe ndërtesa publike të dëmtuara, 4 infrastrukturë arsimore, 8 kabina elektrike.

Vlerësimi i dëmeve teknike; transparenca përmes përditësimit të situatës së pas tërmetit në mediat vendore dhe në faqen e internetit të Bashkisë; Plani vendor i emergjencave civile i miratuar nga KB-ja në bashkëpunim me institucionin e prefektit dhe grupet e tjera vendore të interesit. Bashkëpunim i mirë me institucionet vendore, rajonale dhe shtetërore, donatorët, OJQ-të vendore, bizneset.

Modele të qëndrueshme të vullnetarizmit për të kapërcyer situatat emergjente

Bashkia Kukës: ngritja dhe trajnimi i grupeve vullnetare për menaxhimin e zjarreve në ndërtesat e banimit, bagëtinë, pyjet (menaxhimi i 5 rasteve të zjarreve në ndërtesat e banimit dhe 51 rasteve për zjarret në pyje dhe kullota. Plani i emergjencës (miratuar me vendimin nr. 573 / 2020).

Menaxhimi i situatës së shkaktuar nga Covid-19: Mbështetje për familjet në nevojë (pako familjare) për 357 persona të moshuar, mbështetje për 5.990 familje (23,960 persona të prekur).

Shërbimi zjarrfikës për menaxhimin e situatave të ndryshme të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore

Bashkia Lezhë: menaxhimi i pasojave për shkak të përmbytjeve të shpeshta nga lumenjtë Drin dhe Mat, rrëshqitjet e dheut, rrëshqitjet e shkëmbinjve, zjarret dhe tërmetet dhe situata pandemike.

Struktura Operacionale e Emergjencave Civile (nivel drejtorie) po funksionon bazuar në Planin e Emergjencave Civile të Bashkisë Lezhë.

Është ngritur Komisioni për Mbrojtjen Civile58 për përballimin dhe reduktimin e dëmeve të tërmetit të vitit 2019 dhe Komisioni për Planifikimin dhe Përballimin e Mbrojtjes Civile dhe Krizave59. Urdhrat përcaktojnë rregullimin dhe mënyrën e bashkëpunimit me institucione të ndryshme shtetërore, rajonalë dhe vendore, OJQ-të, bizneset.

Qëndrueshmëria financiare e siguruar (buxheti i parashikuar në PBA).

Rivitalizimi i Pyllit të Fazanëve Bashkia Maliq mbështetur nga programi IPA II CBC 2014-2020 Greqi - Shqipëri për ruajtjen e biodiversitetit dhe kapitalizimin e qëndrueshëm të zonës pyjore; rehabilitimin e rrugës për në pyll; rritjen e aksesit në pyll nga qytetarët, familjet dhe fëmijët në situatën e covid-19 mbështetur nga partneri Ëorld Vision; Krijimi i mjediseve sportive argëtuese (një kënd lojërash), përdorimi i ndërtesës qendrore, tërheqja e turistëve

Njoftime në mediat vendore.

Platforma online Bashkia Memaliaj: Menaxhimi i situatës pandemike – 1.068 familje në nevojë të mbështetura; shpërndarë 1.820 pako ndihmëse; shërbimi social i ofruar 1.386 personave; masat vendore të

58 Urdhër i Kryetarit të Bashkisë nr. 614, 26.11.2019 59 Urdhër i Kryetarit të Bashkisë nr. 656, 09.09.2020

Page 32: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

31

trajtuara në bazë të Planit të Veprimit të Prefektit për masat në menaxhimin e situatës Covid-19.

Bashkia është pjesë e Komisionit të Mbrojtjes Civile të ngritur nga Prefekti i Gjirokastrës. Është ngritur Komisioni për Mbrojtjen Civile nga bashkia; rishikimi i buxhetit vendor për mbulimin e kostos së pakove të ndihmës.

Platforma online funksionale gjatë periudhës. Informimi i qytetarëve vendas përmes rrjeteve sociale dhe TV vendore dhe mundësimi i ofrimit të shërbimeve online nga shërbimet e bashkisë.

Gjithmonë bashkë Bashkia Mirditë: Përmirësimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet autoriteteve vendore, rajonale dhe qendrore, 5 OSHC, komunitetit të biznesit dhe aktorëve të tjerë për t'iu përgjigjur më mirë emergjencave civile (2.000 familje në nevojë të mbështetura).

Rreth 300 familje u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019; është siguruar bashkërendim efektiv me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes (pakot e ndihmave të shpërndara në rreth 800 familje në nevojë). Përdorimi i postës elektronike, FB, Ëhatsapp, Instagram, e-banking. Plani Social Vendor është në proces hartimi.

Asnjëherë nuk do të jesh vetëm Bashkia Përmet: 20 persona nga bashkia u angazhuan të mbështetnin 200 persona të moshës së tretë - vullnetarë të rinj të qytetit të Përmetit zgjodhën të japin kontributin e tyre për nismën e Bashkisë "5 minuta me gjyshen"

Pankarta me mbishkrime që falënderojnë mjekët dhe oficerët e policisë për kontributin e tyre gjatë situatës pandemike.

Praktika e ndjekur për masat e Planit Vendor të Emergjencës Civile e miratuar nga KB.

Momenti kur biznesi dhe Drejtoria e Taksave Vendore bëhen miq

Bashkia Pogradec: përfitues 1.420 biznese

Pandemia globale dhe menaxhimi vendor

Bashkia Pukë: -forcimi i strukturës për mbrojtjen civile, hartimi i planit të emergjencave civile; ngritja e grupit vendor të punës; -identifikimi i kategorive më të cenueshme (familjet, personat e moshuar, personat me aftësi të kufizuara, familjet e pastreha; -ngritja e grupeve të patronazhit në 5 NjA; 800 familje të mbështetura dhe 200 të moshuar të moshës së tretë; ndërgjegjësimi i publikut përmes mediave, posterave, mediave sociale;

-shpërndarja e pakove ushqimore dhe mjeteve të ndihmës nga Fondi i Emergjencave, donacione nga subjekte private (biznese), qytetarë, qeveri, OJQ, fondacione / shoqata. Në PBA 2020-2022, 1.7% e transfertës dhe të ardhurave vendore janë planifikuar për fondin e emergjencave.

Forcimi i kapaciteteve njerëzore përmes trajnimit dhe përmirësimit të burimeve financiare të MZSH-së.

Bashkia Pustec: menaxhimi i zjarreve. Bashkia përballej me vështirësi për shkak të mungesës së një automjeti zjarrfikës, terrenit të vështirë malor dhe mungesës së infrastrukturës rrugore në zonat malore.

Çështjet janë trajtuar në planin e ri të emergjencave dhe planin vendor operacional të zhvillimit. Bashkia i ka pajisur zjarrfikësit me një automjet të ri për shuarjen e zjarrit, me pajisje dhe uniforma; punonjësit e shërbimit u trajnuan.

Page 33: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

32

Së bashku me komunitetin për të qenë më të sigurt (menaxhimi i situatës pandemike)

Bashkia Roskovec: Mbledhje e Strukturës së Emergjencave Civile; Prioritetet për të mbajtur protokollet e sigurisë të përcaktuara me vendim të Qeverisë së Shqipërisë, lehtësimi i situatës për familjet në vështirësi ekonomike, ndërgjegjësimi i qytetarëve, sigurimi i transparencës për qytetarët.

Hartimi i një formulari në internet për të identifikuar familjet më në nevojë; Këshilli Bashkiak miratoi formularin dhe kriteret për familjet përfituese dhe fondin vendor për ndihmën ushqimore; numër i ri i telefonit u vendos në dispozicion për thirrje publike; Bashkëpunim me rrjetin e vullnetarëve për të lehtësuar identifikimin e familjeve dhe personave në nevojë në 14 fshatrat e Bashkisë Roskovec (800 familje të mbështetura); Fushata ndërgjegjësuese e Bordit Rinor për të ruajtur masat e sigurisë në tregun publik të Roskovecit.

Menaxhimi i fatkeqësisë natyrore të tërmetit të 26 nëntorit 2019

Bashkia Shijak: menaxhimi i stituatës së tërmetit të Nentor 2019. Përfitues të drejtpërdrejtë-1.299 familje (rindërtimi/rikonstruksioni i shtëpive), 1.174 ndërtesa për t’u riparuar duke përfshirë NjA Xhafzotaj, NjA Maminas, NjA Gjepalaj.

Sistemimi i banorëve të prekur pas tërmetit në hotele dhe 2 mjedise publike, ngritja e 25 grupeve të punës të përbëra nga anëtarë të stafit, vlerësimi i rreth 5.000 objekteve të dëmtuara. Bashkia u asistua nga profesionistë të huaj; baza e të dhënave e ngritur me informacion mbi dëmet dhe informacion shtesë teknik.

U krijuar Platforma për aplikimin online "Shtëpia ime" për programin e rindërtimit (në dispozicion 28 sportele), gjithsej 2.691 aplikime. Është siguruar një bashkëpunim i efektshëm institucional me Prefektin dhe aktorë të tjerë shtetërorë dhe vendorë; hartëzimi i zonës së prekur, vlerësimi i dëmeve në ndërtesat publike dhe private.

Situata aktuale: Është hartuar Plani Vendor i rindërtimit; prishja dhe evakuimi i mbetjeve të 30 ndërtesave disa katëshe; prishja e 500 shtëpive individuale dhe ka filluar ndërtimi i tyre; 850 familje trajtohen me bonus qiraje nga bashkia; ka filluar rikonstruksioni i 4 shkollave, 2 kopshteve dhe çerdheve; 1.174 shtëpi private dhe 27 ndërtesa shumëkatëshe janë në rikonstruksion.

Menaxhimi i situatës pandemike COVID-19

Bashkia Shkodër: 5.500 përfitues. Krijimi i një sistemi të integruar të menaxhimit dhe krijimi i një baze të dhënash inovative (ËEB "Airtable") - aplikacioni lejon që specialisti i bashkisë të ketë akses online në shërbimet e kryera dhe marrjen e informacionit nga qendrat komunitare. Grupet e punës të përbëra nga psikologë dhe punonjës socialë vunë në dispozicion dy numra telefoni për vlerësimin në internet të individit dhe familjeve në nevojë.

Është siguruar bashkëpunim i mirë me struktura të ndryshme si qendrat komunitare në 5 lagje të qytetit dhe në njësitë administrative, administratorët socialë, inspektorët e lagjeve, kryepleqtë e fshatrave, OJQ-të; mbështetje me pako ushqimore nga disa burime përfshirë rezervat ushqimore të bashkisë; rishpërndarja e fondit të mbrojtjes civile të bashkisë (1.670 pako ushqimore për familjet në nevojë). Transparenca e procesit ndaj qytetarëve dhe institucioneve arrihet përmes raportimit ditor te Prefektit të Qarkut Shkodër.

Adopto një Gjyshe, Adopto një Gjysh

Bashkia Tiranë: 800 vullnetarë të rinj në qytetin e Tiranës në 27 NJA për t'iu përgjigjur më mirë nevojës së kategorive të ndryshme të familjeve dhe qytetarëve në nevoje përveç strukturave vendore të

Page 34: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

33

shërbimit social në situatën pandemike; 3.654 persona të moshuar dhe të vetmuar të identifikuar për kujdesin social dhe përkujdesje të tjera (kujdesin në shtëpi); janë ofruar pako ushqimore dhe shërbim catering-u; baza e të dhënave e ngritur për regjistrimin e vullnetarëve.

Është zhvilluar plani i ndërhyrjes; Numri i gjelbër 0800 0888, email [email protected], Platforma e Bashkëqeverisjes, aplikacioni My Tirana, Posta dhe Posta e Kryetarit të Bashkisë, rrjetet sociale, Policia Bashkiake, OJQ-të, qytetarët e angazhuar.

Bashkëpunimi me komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile ka qenë një vlerë e shtuar për këtë nismë. Transparenca në deklarimin e numrit të të moshuarve të asistuar gjatë gjithë kohës, si dhe renditjen e shërbimeve specifike të ofruara sipas nevojës. Transparenca për shërbimet sigurohet përmes informacionit publik për personat e mbështetur dhe listës së shërbimeve të ofruara për qytetarët e mbështetur.

Menaxhimi i situatës pandemike COVID-19 / Mesazhi i jetës

Bashkia Tropojë: përfitues të drejtpërdrejtë 4.000 familje. Janë ofruar trajnime të grupeve vullnetare mbi masat mbrojtëse nga Covid-19, mbrojtja nga zjarri, përmbytjet; identifikimi i familjeve më të cenueshme në të gjitha NjA; u kryer rialokimi i fondit të emergjencave. U shpërndanë rreth 4.000 pako dhe 1.850 thasë miell. Kryetari i Bashkisë bëri një thirrje publike për mbledhjen e ndihmave humanitare për personat dhe familjet e prekur nga COVID-19.

Grupet vullnetare janë ngritur në çdo Njësi Administrative dhe funksionojnë sipas një skeme të mirë-organizuar për mbrojtjen nga zjarret. Praktika është monitoruar nga Këshilli Bashkiak, Komisioni Vendor i Emergjencave Civile, shoqëria civile dhe aktorë të tjerë. Struktura e mbrojtjes civile po punon për hartimin e dokumentit të vlerësimit të rrezikut; numri i rasteve të zjarreve në pyje dhe kullota u zvogëlua me 20% gjatë 2019-2020. Bashkia ka mbjellë 2.800 fidanë të rinj në aksin rrugor Tropojë- Bajram Curri, 2.700 vazo lulesh dhe 300 parcela me trëndafila në qytetin e Bajram Curri.

Administrimi i Mbrojtjes Civile (menaxhimi i pasojave nga tërmeti)

Bashkia Vau i Dejës: përfitues të drejtpërdrejtë 6.179 familje. Praktika u bazua në planin vendor të emergjencave.

2 grupe pune në terren të ngritura nga bashkia për të verifikuar rastet e dëmeve të tërmetit në shtëpi dhe objekte publike dhe për të përgatitur praktika për ofrimin e ndihmës së menjëhershme financiare për familjet e prekura dhe komunitetet e cenueshme; grupe pune të ngritura në çdo NjA me pjesëmarrjen e stafit të bashkisë (sektori i ndihmës ekonomike, kryepleqtë e fshatrave, OSHC-të, bizneset, sektori i emergjencave civile, policia bashkiake; ndihma financiare për 14 familjet më të prekura e barasvlershme me 5.656.291 lekë dhe 6.932.400 lekë për blerjen e pakove të ushqimit dhe detergjenteve; baza e të dhënave e ngritur. U hartua një plan për shpërndarjen e pakove në secilin fshat të prekur.

Bashkia rishikoi buxhetin vendor dhe rriti fondin për emergjencat civile me 2.3% të buxhetit të bashkisë 2020. Është siguruar bashkëpunim i mirë me institucionin e prefektit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe disa projekte / shoqata të financuara nga donatorë dhe me aktorë të tjerë.

Page 35: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

34

6. Veprimtaria Vendimmarrëse dhe Mbikëqyrëse e Këshillit Bashkiak

6.1 Kuadri Ligjor dhe Politik

Këshilli Bashkiak (KB) është organi përfaqësues i bashkisë. Anëtarët e tij zgjidhen në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Organi ekzekutiv i bashkisë është Kryetari i Bashkisë. Këshilli Bashkiak mund të ndërmarrë nisma me interes publik vendor në territorin e juridiksionit të tij për çdo çështje që nuk është e ndaluar me ligj ose që nuk i është dhënë ekskluzivisht me ligj një organi tjetër shtetëror. Këshilli Bashkiak i ushtron kompetencat e tij përmes vendimeve, urdhëresave dhe urdhrave60.

Marrëdhëniet ndërmjet organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të qeverisjes qendrore bazohen në parimet e subsidiaritetit, konsultimit dhe bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët. Mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë publike dhe janë të aksesueshme për qytetarët dhe mediat vendore. Programet e transparencës janë funksionale në bashki.

Transparenca dhe llogaridhënia e vendimmarrjes vendore (të dhënat e raportuara nga bashkitë për vitin 2019) .61

Norma e publikimit të akteve normative të miratuara nga organi vendimmarrës në bashki kundrejt numrit të përgjithshëm të akteve të miratuara ishte 64.75% mesatarisht, ose +8.75 p.p. krahasuar me vitin 2018.

Në vitin 2019, rreth 93.4% e bashkive hartuan buxhetin e tyre me metodën pjesëmarrëse; treguesi është rritur me 1.4 p.p. krahasuar me vitin 2018.

Është përmirësuar trajtimi i kërkesave të qytetarëve për informacion ose i ankesave të tyre: Norma mesatare e përgjigjeve të administratës vendore ndaj kërkesave të qytetarëve ishte 92.59% në 2019, që është +10.59 p.p. se 2018.

Përfaqësimi i grave në KB është rritur. Gratë këshilltare kanë krijuar më shumë aleanca me kontributin e Bashkëpunimit Zviceran përmes programit dldp dhe aktualisht me mbështetjen e projektit BtF.

Mesatarisht, përfaqësimi i grave në KB është rritur në nivelin 41.02% në 2019 krahasuar me 34.8% në zgjedhjet vendore të 2015.

Grafiku 16: Shkalla e përfaqësimit të grave në Këshillat Bashkiakë, 2019

Burimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

60 Ligji nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 8 dhe 9 61 Burimi: Projekti I BE “Bashkitë në procesin e Integrimi Evropian”

0%10%20%30%40%50%60%70%

BELS

HBE

RAT

BULQ

IZË

CËRR

IKDE

LVIN

ËDE

VOLL

DIBË

RDI

VJAK

ËDR

OPU

LLDU

RRËS

ELBA

SAN

FIER

FIN

IQFU

SHË-

ARRË

ZG

JIRO

KAST

ËRG

RAM

SH HAS

HIM

ARË

KAM

ËZKA

VAJË

KËLC

YRË

KLO

SKO

LON

JËKO

NIS

POL

KORÇ

ËKR

UJË

KUÇO

VËKU

KËS

KURB

INLE

ZHË

LIBO

HOVË

LIBR

AZHD

LUSH

NJE

MAL

ËSI E

MAD

HEM

ALIQ

MAL

LAKA

STËR

MAT

MEM

ALIA

JM

IRDI

TËPA

TOS

PEQ

INPË

RMET

POG

RADE

CPO

LIÇA

NPR

REN

JAS

PUKË

PUST

ECRO

SKO

VEC

RRO

GOZH

INË

SARA

NDË

SELE

NIC

ËSH

IJAK

SHKO

DËR

SKRA

PAR

TEPE

LEN

ËTI

RAN

ËTR

OPO

JËU

RA V

AJG

URO

REVA

U I

DEJË

SVL

ORË

VORË

% e Femrave ne Keshillat Bashkiake Mesatarja

Page 36: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

35

Decentralizimi dhe Reforma e Qeverisjes Vendore Qëllimi i politikës: Forcimi i qeverisjes së mirë në nivel vendor

Kutia 4: Objektivi Specifik: Konsolidimi i kapaciteteve strategjike dhe operacionale për njësitë e vetëqeverisjes vendore

Forcimi i kapaciteteve vendimmarrëse dhe monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore (A1.2)

Plani i veprimit 2020-2022 i SKNDQV-së përcakton masat për a. ofrimin e programit të Lidershipit për këshillat bashkiakë; b. sekretarët e këshillave bashkiakë; c. vlerësimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve të këshillave vendorë; ç. planin e trajnimit të përshtatur për nevojat specifike të këshillave bashkiake dhe sekretarët e këshillave; d. Hartimin e Rregullores për Këshillat Bashkiakë.

Objektivi specifik: Sigurimi i qeverisjes së hapur, rritja e transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes elektronike më të madhe në nivel vendor (ref. D1)

Përgatitja e një programi për të rritur mundësinë e aksesit efektiv të qytetarëve në vendimmarrjen vendore dhe aktet normative vendore përmes publikimit proaktiv dhe përdorimit të masave të TIK-ut (D.1.1); Mbështetje e qeverisë vendore për përdorimin e platformave të informacionit publik (D.1.3); Përdorimi i informacionit dhe formave të konsultimit publik për aspektet e financave publike dhe qeverisjes, duke përfshirë konsultimet publike për buxhetin afatmesëm dhe buxhetin vjetor (D1.4); Konsultimet publike me qytetarët, taksapaguesit familjarë dhe komunitetet e biznesit për taksat dhe tarifat vendore; Publikimi i udhëzimeve praktike për taksat dhe buxhetet vendore për qytetarët dhe bizneset.

Në vitin 2019, u bënë përpjekje për të përmirësuar procesin e bashkërendimit dhe konsultimit të projektligjeve, dhe projekt-akteve midis qeverisë së nivelit qendror dhe vetëqeverisjes vendore që ka një ndikim në ushtrimin e funksioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore, përmes funksionimit efektiv të Këshillit Konsultativ (KK). U konsolidua institucionalizimi i procesit të konsultimit midis Qeverisë Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, gjë që është e dukshme në vëllimin më të madh të akteve të miratuara në KK (40% më shumë se në 2018). Këshilli Konsultativ bashkëkryesohet nga kryetari i Shoqatës së Qarqeve duke forcuar përfaqësimin e qeverisë vendore në Këshillin Konsultativ.

Qeveria e Shqipërisë mbeti e përkushtuar në procesin e integrimit në BE dhe bëri përpjekje të mira për të çuar përpara reformat themelore62.

Administrata Publike: Shqipëria është relativisht e përgatitur për reformën e administratës së saj publike. Përpjekjet vazhduan në disa fusha të lidhura, duke rezultuar në progres në zhvillimin e paketës legjislative në lidhje me planifikimin e politikave, në rritjen e numrit të shërbimeve elektronike dhe përmirësimin e transparencës në mbledhjen e të dhënave dhe menaxhimin e burimeve njerëzore midis nivelit qendror dhe vendor. KB-të duhet të luajnë një rol mbikëqyrës në zbatimin e reformës së administratës publike në nivel vendor dhe praktikave në zbatimin e Ligjit për Nëpunësin Civil.

Transparenca e buxhetit mbetet e kënaqshme me publikimin e të gjitha dokumenteve kryesore buxhetore. Buxheti vjetor, buxheti i qytetarëve dhe lista e investimeve publike janë publikuar. Sidoqoftë, kuadri kohor i raporteve të ekzekutimit të buxhetit, në veçanti raportimi i detyrimeve të prapambetura, duhet të përmirësohet. Gjithashtu, informacioni mbi pasuritë shtetërore të përfshira në këtë raport nuk lejon një krahasim të plotë me buxhetin fillestar. Pjesëmarrja e publikut në procesin e buxhetimit duhet të forcohet më tej63. Në vitin 2019,

62 Burimi: Raporti i Progresit i KE-së për Shqipërinë (2020) 63 Burimi: Raporti i Progresit i KE-së për Shqipërinë (2020)

Page 37: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

36

rreth 32.895 qytetarë vendas kanë marrë pjesë në dëgjesat publike për përgatitjen e buxhetit 2020 dhe investimet vendore duke përfshirë investimet në të gjithë sektorët. Në të gjithë vendin, u organizuan 382 dëgjesa publike në procesin e hartimit dhe konsultimit të PBA-së me pjesëmarrjen e anëtarëve të KB-ve ose 6.6 dëgjesa mesatarisht (N = 58 nga 6164).

Nga të dhënat e gjeneruara nga një Anketim i Opinionit Publik (IDM)65: Besimi te Qeverisja në konsultimin publik - rreth 24.6% e qytetarëve morën pjesë në një takim konsultimi në nivel vendor.

Grafiku 17: Pjesëmarrja në konsultime publike (2019)

Burim: IDM “Besimi në Qeverisje” (2019) https://idmalbania.org/trust-in-governance/

Numri i kurseve të trajnimit të ASPA-s është rritur. Ndonëse nëpunësit civilë të nivelit vendor u trajnuan më shumë, kapaciteti profesional administrativ në këtë nivel duhet të forcohet më tej.

Llogaridhënia e administratës publike66: Shumica e qytetarëve shqiptarë e perceptojnë qeverinë qendrore dhe vendore si jo transparente dhe të përgjegjshme. Midis 2016 dhe 2019, rënia e perceptuar e transparencës është 7 p.p. për qeverisjen vendore67.

6.2 KPM 2020: Aplikimet e Bashkive

Gjithsej, janë dorëzuar 13 aplikime nga bashkitë në kategorinë 4 - Roli Përfaqësues dhe Mbikëqyrës i Këshillit Bashkiak.

Praktikat e mira treguan progres në disa fusha të veprimtarisë legjislative të Këshillit Bashkiak për zbatimin e PV-së së SKNDQV, duke iu referuar veçanërisht forcimit të kapaciteteve vendimmarrëse dhe monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore (PV A.1.2 ), sigurimit të qeverisjes së hapur, rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes më të madhe elektronike në nivel vendor (ref. D1), konkretisht në:

Përmirësimin e kuadrit rregullator për veprimtarinë legjislative dhe politikëbërëse të Këshillit Bashkiak (PV A.1.2, pika d).

64 Burimi: Bashkitë në Procesin e Integrimit në BE në Shqipëri (Raporti i Përformancës, 2020) 65 Burimi: Raporti i IDM-së: https://idmalbania.org/trust-in-governance/ 66 Raporti i Progresit i KE-së për Shqipërinë (2020) 67 Burimi: Raporti i IDM-së: https://idmalbania.org/trust-in-governance/

Page 38: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

37

Garantimi i aksesit sa më të madh të mundshëm të qytetarëve për të paraqitur ankesat, kërkesat/dhe peticionet e tyre në organet e NJVQV-ve, 6 dokumente të miratuar "Rregullore për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave, kërkesave, peticioneve dhe nismave të qytetarëve " janë hartuar, konsultuar dhe miratuara nga KB-të. Dokumenti "Rregullorja e KB-së" parashikon një sistem rregullash, përgjegjësish dhe procedurash për t'u mundësuar qytetarëve dhe të gjithë aktorëve të marrin pjesë në mënyrë aktive në proceset e hartimit të politikave vendore dhe përmirësimin e procesit të shqyrtimit në bazë të ankesave drejtuar Këshillit Bashkiak.

Përmirësimin e kuadrit rregullator për Këshillin Bashkiak për marrëdhëniet e tij me publikun dhe mediat (procesi i konsultimit)

o Rregullorja e KB e miratuar për marrëdhëniet e KB me publikun dhe median (procesi i konsultimit).

Forcimin e rolit mbikëqyrës të KB në zbatimin e politikës sociale në nivel vendor dhe forcimi i kapacitetit administrativ të sektorit social të Bashkisë:

o Vëmendje prioritare për punësimin e të gjitha pozicioneve të lira në sektorin social, caktimi i koordinatorëve vendorë kundër dhunës në familje, ngritja e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve.

o Monitorimi i Planit Vendor Social.

o Vizita në terren në familje ekonomikisht të pafavorizuara, prioritet punësimi për gratë viktima të dhunës në familje dhe familje në nevojë nga grupe të përbashkëta me pjesëmarrjen e anëtarëve të këshillit Bashkiak dhe punonjësve socialë;

o Praktika për reduktimin e dhunës në familje - përmirësimi i rolit bashkërendues midis institucioneve të ndryshme vendore dhe shtetërore; rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve në shkolla dhe komunitetet vendore.

o Vëmendje prioritare për miratimin e masave për të mbështetur komunitetet më të cënueshme për ndërtimin e shtëpive sociale.

o Mbështetje e familjeve dhe grupeve më të cënueshme gjatë situatës pandemike (Covid -19).

o Ndërmarrja e veprimeve për të kapërcyer efektet nga fatkeqësitë natyrore.

Janë futur metoda të reja dhe instrumente inovative për të rritur efektivitetin e veprimtarisë së KB-së dhe për të rritur mundësinë e aksesit efektiv të qytetarëve në vendimmarrjen vendore dhe aktet normative vendore përmes publikimit proaktiv dhe përdorimit të masave të TIK-ut:

o Organizimi i dëgjesave publike për projektbuxhetin vendor dhe ekzekutimin e buxhetit përmes platformës TIK online.

o Përdorimi i mediave sociale për njoftimet publike dhe transparencën e mbledhjeve të KB-së (media vendore, media sociale (FB / Instagram).

o Përdorimi i platformës TIK (aplikacione online) për organizimin e mbledhjeve të KB-së gjatë situatës pandemike.

Organizimi i anketimit të qytetarëve nga bashkitë për performancën e bashkisë gjatë vitit të kaluar.

Grafiku 18 : Praktikat e Mira në kategorinë për Këshillin Bashkiak

Page 39: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

38

Burimi: AMVV

http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/

Tabela 5: Praktikat e mira dhe lidhja me masat e planit të veprimit të reformës së decentralizimit dhe qeverisjes vendore

Nr. Ref. PV

Plani i Veprimit i SKNDQV-së

Masa Rezultatet

Nr i praktikav

Objektivat e politikës: Forcimi i kapaciteteve vendimmarrëse dhe monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore (PV, A1.2)

Objektivat e politikës: Forcimi i Qeverisjes së Mirë/ Sigurimi i qeverisjes së hapur, rritja e transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes elektronike në nivel vendor (AP, D1)

A.1.2, pika d

Hartimi i Rregullores për Këshillat Bashkiakë

-Kuadri rregullator i KB i përmirësuar

-6 projekt rregullore për legjislacionin dhe vendimmarrjen e politikave

6

A.1.2, pika d

Hartimi i Rregullores për Këshillat Bashkiakë

3 projekt rregullore të miratuara nga Këshilli Bashkiak për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve dhe marrëdhëniet me mediat

3

A.1.2, pika b

Forcimi i strukturës së KB-së/ Sekretarët e KB-së

- Ngritja e Sekretarisë së KM-së

-Krijimi i Komisionit për Barazi Gjinore dhe Përfshirje Sociale (rritja e numrit të grave në KB në 8 për herë të parë nga 3 në zgjedhjet e mëparshme vendore); i përgatitur buxheti me ndjeshmëri gjinore, ngritja e kapaciteteve për barazinë gjinore dhe pjesëmarrja në procesin e vendimmarrjes vendore;

-Krijimi i grupeve të punës në Njësitë Administrative me pjesëmarrjen e anëtarëve të KB për përmirësimin e dëgjesave publike. Synimet kanë qenë specifike bazuar në nevojat e problemeve vendore në NjA të ndryshme.

2

A1.2. Forcimi i kapaciteteve vendimmarrëse dhe

Roli mbikëqyrës i KB për zbatimin e politikës sociale në nivel vendor:

1

0 1 2 3 4 5 6 7

Zhvillimi i kuadrit rregullator të KB për vendimmarrjenZhvillimi i kuadrit rregullator të KB: publikun /mediatForcimi i strukturave të KB (sekretariati, komisionet)

Roli mbikqyrës në zbatimin e politikave socialeIniciativa për fuqizimin ekonomik të grave

Iniciativa për kryerjen e vëzhgimeve të qytetarëvePërdorimi i teknologjisë informacionit

Iniciativa për promovimin e vlerave historikeTrajtimi i peticioneve të qytetarëve

Page 40: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

39

monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore

-Forcimi i sektorit social (punësimi i të gjitha pozicioneve të lira), caktimi i koordinatorëve vendorë kundër dhunës në familje, ngritja e njësisë për mbrojtjen e fëmijëve -Monitorimi i Planit Vendor Social; Vizita në terren në 87 familje ekonomikisht të pafavorizuara, kryesisht gra kryefamiljare me pjesëmarrjen e këshilltarëve të KB-së, punonjësve socialë vendas, OJQ-ve vendore; - vëmendje prioritare për sigurimin e prioritetit së punësimit për gratë viktima të dhunës në familje dhe familjeve në nevojë.

A1.2 Forcimi i kapaciteteve vendimmarrëse dhe monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore

Roli mbikëqyrës i KB-së për zbatimin e politikës sociale në nivel vendor: - Monitorimi i Planit Vendor Social me përfshirjen e Komisionit për Barazinë Gjinore - Krijimi i bazës së të dhënave për gratë me nevoja të veçanta sociale për kujdes prioritar në lidhje me statusin e të pastrehëve, Ndihmës Ekonomike, punësimit, paketës ushqimore -Rrjeti i Grave për barazi në vendimmarrje mbikëqyr punën e KB-së -Mbështetje për familjet dhe grupet më të cenueshme gjatë situatës pandemike (Covid -19). -Nisma për ndërtimin e shtëpive sociale -KB-ja përdori fondin e saj për mbështetjen e 40 grave që kanë raportuar raste të dhunës në familje përveç alokimit të buxhetit vendor për sektorin social.

2

D1.1.

D1.3 i PV-së

Hartimi i programit për të rritur mundësinë e aksesit efektiv të qytetarëve në vendimmarrjen vendore dhe aktet normative vendore përmes publikimit proaktiv dhe përdorimit të masave të TIK-ut; Mbështetja e qeverisë vendore për përdorimin e platformave të informimit publik

-Inovacioni: aplikacion i ri online nëpërmjet TIK-ut për dëgjesat/dhe konsultimet publike, njoftimet publike (FB / instagram)

-Ngritja e Z1N-ve të integruara për ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët vendas.

- Rikonstruksioni i një salle bashkëkohore për mbledhjet e KB dhe instalimi i platformës së TIK-ut për takimet online të KB.

6

A1.2 Forcimi i kapaciteteve vendimmarrëse dhe monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore

Fuqizimi ekonomik i grave: Ngritja e 20 tendave uniforme në qytetin e Pogradecit dhe në fshatin turistik Tushemisht me pjesëmarrjen e grave viktima të dhunës në familje dhe ekonomikisht të cënueshme (nisma filloi me mbështetjen financiare të KB-së).

1

D1.4 i PV-së

Përdorimi i informimit dhe formave të konsultimit publik për aspektet e financave publike dhe qeverisjes, duke përfshirë konsultimet publike për buxhetin afatmesëm dhe vjetor

Dëgjesa publike për buxhetin me pjesëmarrje, PBA 2020-2022 (dëgjesa efektive publike me pjesëmarrjen e ekspertëve, qytetarëve, OJQ-ve, Këshillit Bashkiak dhe zyrtarëve publikë vendorë).

-Organizimi i dëgjesave publike online dhe një video informuese për rritjen e aksesit të publikut; një nivel i lartë i reagimeve/ rekomandimeve nga

1

Page 41: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

40

OJQ-të, qytetarët, bizneset, grupet e tjera të interesit pasqyrohen në dokumentin e buxhetit.

- Është miratuar rregullorja e KB për konsultimin publik.

-Përdorimi i faqes në internet i Bashkisë dhe FB; Seanca dëgjimore publike ndikoi në përfshirjen në buxhet për një mbështetjeje më të madhe për personat me aftësi të kufizuar.

- Vendosja e gjobave për personat që zënë parkimin të dedikuar për personat me aftësi të kufizuar.

N/A Nisma e KB-së për kulturën dhe vlerën historike

Nisma "Për propozimin për shpalljen e datës 21 Janar që është Kongresi Kombëtar i Lushnjës" - një festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë; propozimi paraqitet dhe diskutohet në Parlamentin Shqiptar (rreth 11.000 nënshkrime u mblodhën nga 20.000 që kërkohen nga ligji).

1

A1.2. Forcimi i kapaciteteve vendimmarrëse dhe monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore

U hartua një pyetësor, i cili u shpërnda për informim te qytetarët dhe marrjen e feedback-ut për performancën e bashkisë gjatë vitit të kaluar (2.050 persona morën pjesë, 55% -F, 45%-M) Pyetësori në internet për marrjen e feedback-ut të qytetarëve: 2.300 pyetësorë të plotësuar

2

A1.2 Forcimi i kapaciteteve vendimmarrëse dhe monitoruese të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore

-Trajtimi dhe adresimi i peticionit të qytetarëve për mbylljen e një guroreje,

- Trajtimi i një kërkese të banorëve vendas për rritjen e sipërfaqes për ndërtimin e shtëpive private në aplikimet e tyre,

-Trajtimi i peticionit të qytetarëve për rikualifikimin e një zone urbane.

1

1

1

Partnerë të përbashkët: Kompania ISP NetSysCom, projekti BtF, Shoqata e Grave Artizane në Pogradec, OJQ Vendore në Shkodër, Aleanca e Grave Këshilltare (Bashkia e Tropojës), partnerë të tjerë zhvillimi, Kryqi i Kuq Shqiptar.

7. Komente dhe rekomandime nga anëtarët e Jurive të KPM 2020 Komente

Në cilësinë si anëtare e jurisë, vlerësova faktin se më shumë se 50% e bashkive kanë realizuar shërbimet e integruara në arsim (parashkollor) dhe shërbimet sociale. MSHMS-ja dhe MASR-i kanë mbështetje buxhetore nga IPA dhe bashkitë mund të aplikojnë me projekte për të siguruar zhvillimin e shërbimit të kujdesit gjithëpërfshirës.

Si anëtar i shoqërisë civile, jam fokusuar tek aspektet mjedisore dhe shëndetësore të aplikimit, por të gjitha kriteret janë të rëndësishme; qëndrueshmëria financiare është po ashtu një

Page 42: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

41

kriter i rëndësishëm. Vëmendje i kam kushtuar standardeve higjieno-sanitare dhe buxhetit duke pasur parasysh se 50% e buxheteve në praktikat e paraqitura janë alokuar për pagat.

Eksperienca si anetar i jurisë në KPM, më ndihmoi që të zgjeroj njohuritë e mia në fushën e arsimit.

Ishte një eksperiencë e veçantë për vlerësimin e praktikave të mira. Çdo bashki ka bërë diçka të mirë. Të gjitha kriteret kanë rendësi dhe në mënyrë specifike kriteri i replikueshmërisë, inovacioni dhe qëndrueshmëria e praktikës.

Bashkitë i kanë dhënë rëndësi dhe përparësi ngritjes së strukturave për mbrojtjen civile, duke rritur efikasitetin e shërbimit dhe llogaridhënien. Sistemi i monitorimit sigurohet përmes bashkërendimit dhe raportimit nga shteti dhe institucionet vendore. Modernizimi i strukturave për mbrojtjen civile është i objektiv i rëndësishëm.

Shumica e praktikave lidhen me menaxhimin e situatave pandemike, të cilat përbëjnë rolin dhe veprimtarinë e tyre. Kam vlerësuar dy bashki të vogla - e para që ka të bëjë me menaxhimin e zjarrit (mbrojtja e pyjeve), ngritjen e një sistemi vullnetarizmi dhe ndërgjegjësimin e publikut, dhe së dyti praktikën për ndërtimin e një platforme të mirë të menaxhimit të krizave.

Rekomandime

Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit duhet të bëjnë Hartën e Gjelbër të Shqipërisë. Katalogu i praktikave të mira duhet të promovohet dhe publikohet.

Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit duhet të ndërmarrin një nismë për organizimin e një konference vjetore mbi mjedisin dhe klimën në Shqipëri.

Pavarësisht progresit të bërë kohët e fundit në administrimin më të mirë të funksionit të mbrojtjes civile dhe shërbimit për shpëtimin dhe mbrojtjen nga zjarri, mbetet sfidë forcimi i strukturave për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin dhe ngritja e kapaciteteve të stafit nga Ministria e Brendshme dhe Bashkitë.

Një praktikë e mirë vjen nga Bashkia e Tiranës me mbështetjen e personave të moshës së tretë - një nismë e mrekullueshme që tingëllon më shumë si një projekt social dhe jashtë kontekstit të emergjencës. Kjo mbështetje duhet të ketë edhe qëndrueshmëri në një situatë normale. Në bashkitë tona jetojnë shumë persona të vetmuar të moshës së tretë që kanë më shumë nevoja sociale dhe komunikimi (jo vetëm nevoja ekonomike).

Praktikat më të mira do të promovohen në të gjitha bashkitë për replikimin dhe kapitalizimin e tyre.

Përdorimi i aspekteve (elementeve) inovative ka qenë i kufizuar në praktikat e mira të paraqitura në kategorinë e mbrojtjes civile. Plotësimi i mëtejshëm i Ligjit 45/2019 për mbrojtjen civile me akte nën.ligjore do të sigurojë standarde të cilat janë të nevojshme për të siguruar zbatimin efektiv dhe mekanizmat e duhur për bashkitë për menaxhimin e situatës emergjente.

Page 43: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

42

8. KPM 2020 Paketa

1. Udhëzimet e KPM 2020 2. Modeli tip i Aplikimit 3. Rregullat për jurinë 4. Rregullat për jurinë për votimin online 5. Tabela e vlerësimit të jurisë për secilën kategori 6. Ftesë për bashkitë pjesëmarrëse në Event, Programi i eventit

Page 44: Tabela e përmbajtjes - KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË …praktikatemira.bashkiteforta.al/wp-content/uploads/2020/... · 2020. 12. 8. · Rritjen e aksesit në shkolla dhe investime

43

9. Bibliografia

1.Plani i Veprimit, 2020-2022 - Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore

2.Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, 2014-2020

3. Raporti i Progresit të KE-së për Shqipërinë, 2020; https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/albania_report_2020.pdf

4. Raporti “Vlerësimi i Strategjisë së Arsimit Parauniversitar, 2014-2020 ” UNICEF, MASR (2020). Autorë: Mike Ëort, Dukagjin Pupovci, Ermelinda Ikonomi.

5. Anketimi Kombëtar për Arsimin Parashkollor në Bashkitë Shqiptare (Gjetjet), 2020; Autorë: Ivonne Hegele, Achim Lang

6. Raporti i Vlerësimit “Bashkitë në Procesin e Integrimit në BE të Shqipërisë” (2020) - një projekt i financuar nga BE; https://amvv.qeverisjavendore.gov.al/dokumenta/; ëëë.bpe.al

7. INSTAT: Raporti për Menaxhimin e Mbetjeve (2020)

8. Sondazhi i Opinionit Publik (2019): Besimi te Qeverisja (IDN); https://idmalbania.org/trust-in-governance/

9. Burimi i të dhënave: Konkursi i Praktikave të Mira, 2020 (Bashki te Forta); http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/