Top Banner
C E N T R U M 12 219 Qebir Avziu, PhD 1 Afrim Osmani, PhD 2 UDC: 342.72/.73:343.125-05]:341.24 342.72/.73:343.125-05]:351.74 TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË PROCEDURAVE POLICORE ПРАВАТА НА ЛИШЕНИТЕ ЛИЦА ОД СЛОБОДА ВО ТЕКОТ НА ПОЛИЦИСКИТЕ ПОСТАПКИ THE RIGHTS OF THE ARRESTED PERSONS DURING POLICE PROCEDURES ABSTRACT Today, human rights and freedoms are one of the basic issue of the rule of law and the very important issue of the democratic system. Therefore, deprived from freedom, during the police procedure is one of the most complex and subtle issues of law in general. According to this, human rights and freedoms, as well as their limitation during police procedure and criminal proceedings, have found and continue to be reflected in a range of documents, be they national, regional or inter- national in nature. In the following we will present in more detail some of the rights of persons deprived of their liberty, according to inter- national standards. The International standards who guaranteeing the rights of persons deprived of their liberty, are presented as international instruments and mechanisms that have the function of protecting the suspect from possible abuses during the conduct of police and criminal proceedings. 1 Faculty of law - University of Tetovo. 2 Faculty of law - University of Tetovo
18

TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

Mar 09, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

219

Qebir Avziu, PhD1 Afrim Osmani, PhD2

UDC: 342.72/.73:343.125-05]:341.24 342.72/.73:343.125-05]:351.74

TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË PROCEDURAVE POLICORE

ПРАВАТА НА ЛИШЕНИТЕ ЛИЦА ОД СЛОБОДА ВО ТЕКОТ

НА ПОЛИЦИСКИТЕ ПОСТАПКИ

THE RIGHTS OF THE ARRESTED PERSONS DURING POLICE PROCEDURES

ABSTRACT

Today, human rights and freedoms are one of the basic issue of

the rule of law and the very important issue of the democratic system.

Therefore, deprived from freedom, during the police procedure is one

of the most complex and subtle issues of law in general. According to

this, human rights and freedoms, as well as their limitation during police

procedure and criminal proceedings, have found and continue to be

reflected in a range of documents, be they national, regional or inter-

national in nature. In the following we will present in more detail some

of the rights of persons deprived of their liberty, according to inter-

national standards. The International standards who guaranteeing the

rights of persons deprived of their liberty, are presented as international

instruments and mechanisms that have the function of protecting the

suspect from possible abuses during the conduct of police and criminal

proceedings.

1 Faculty of law - University of Tetovo. 2 Faculty of law - University of Tetovo

Page 2: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

220

Keywords: rights, arrested person, suspect person, police

procedures, …

HYRJE

Liritë dhe të drejtat e njeriut, sot përbëjnë një ndër shtyllat bazë të

shtetit juridik dhe vetë thelbin e sistemit demokratik. Prandaj, kufizimi i

tyre gjatë zhvillimit të procedurës policore është një ndër çështjet më

komplekse dhe më subtile për të drejtën në përgjithësi. Nisur nga kjo, të

drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe kufizimi i tyre gjatë procedurës policore

dhe asaj penale, kanë gjetur dhe vazhdojnë të gjejnë pasqyrim në një varg

dokumentesh, qofshin ato të natyrës nacionale, rajonale apo ndërkom-

bëtare. Ne jetojmë në një kohë, kur në mënyrë radikale ndryshojnë botë-

kuptimet mbi parimin e legalitetit dhe të drejtat e njeriut, sidomos kufi-

zimi i tyre. Kjo është kështu mbasi këto vlera janë të etabluara si kategori

universale, ato njëherit janë nën monitorimin e bashkësisë ndërkombë-

tare, respektivisht, pushojnë të jenë çështje ekskluzive e sferës së brend-

shme të shteteve nacionale. Në vijim do të paraqesim në mënyrë më të

detajuar, disa nga të drejtat e personave të privuar nga liria, sipas standar-

deve ndërkombëtare. Standardet ndërkombëtare që garantojnë të drejtat

e personave të privuar nga liria, paraqiten si instrumente dhe mekanizma

ndërkombëtarë që kanë funksionin e mbrojtjes së të dyshuarit nga abuzi-

met e mundshme gjatë zhvillimit të procedurës policore dhe asaj penale.

Në këtë drejtim, dallojmë dy lloje të të drejtave:

1. Të drejtat para gjykimit dhe

2. Të drejtat gjatë gjykimit

Fillimisht rëndësi do t’u kushtojmë të drejtave para gjykimit, që

janë të ndërlidhura me procedurat paraprake apo me procedurat polico-

re. Mirëpo edhe këto për shkak të pamundësisë që në mënyrë të hollë-

sishme të flitet për të gjitha të drejtat e personave të privuar dhe mbajtjes

së tyre gjatë procedurave policore, në pika të shkurtra do të përmendim

disa nga këto, për të cilat mendojmë se kanë vlerë kapitale dhe që

njëherësh njihen edhe si parime universale. Në vijim do të numërojmë

këto të drejta:

- E drejta e heshtjes;

- E drejta e mbrojtjes;

- E drejta e informimit mbi shkaqet e privimit;

Page 3: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

221

- E drejta e të privuarit që pa shtyrje të shoqërohet para organit

kompetent që vendos për ligjshmërinë e privimit;

- E drejta e izolimit në objekte të ligjshme dhe ndalimi i torturës; - E drejta për të pasur kontakt me mjekun - E drejta e ankesës etj.

1. E DREJTA E HESHTJES

E drejta e heshtjes, vjen në shprehje menjëherë pas arrestit dhe

për nga renditja zë vendin e parë të të drejtave me të cilën detyrimisht

duhet të njoftohet i arrestuari. Kjo e drejtë për dallim nga disa të drejta

tjera, është e drejtë absolute dhe nuk mund të kufizohet në asnjë mëny-

rë, pavarësisht peshës së veprës penale për të cilën ngarkohet i dyshuari

si dhe rrethanat në të cilën e ka kryer veprën penale.3 Asnjë rrethanë

nuk mund të jetë e justifikueshme për të suspenduar të drejtën e hesht-

jes. Çdo veprim i dhunshëm është i ndaluar dhe ndalohet çdo lloj i tortu-

rës. E drejta e heshtjes është paraparë si e drejtë e garantuar me standar-

det ndërkombëtare, që në rastet e privimit të lirisë, i dyshuari të heshtë

dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje të autoriteteve shtetërore. Nga ana

tjetër, zyrtarët e ligjit, kanë obligim ligjor që të detyrimisht të njoftojnë

të dyshuarin me të drejtën e heshtjes. Në praktikë, kjo e drejtë vërtet

shkakton revoltë të madhe tek zyrtarët policorë, pasi ata mendojnë se

kjo e drejtë tej mase i favorizon kriminelët.4 Mirëpo standardet dhe ligji

që garanton këtë të drejtë, nisen nga fakti se askush nuk është i obliguar

të inkriminojë vetveten. Pra, askush nuk është i obliguar të jap të dhëna

me të cilat do ta rëndonte pozitën e tij. Kështu, mund të ndodhë që nga

mosdija apo nga tronditjet psikike që dalin nga arresti, i dyshuari të japë

të dhëna kundër vetes. Gjykata Evropiane, është e mendimit se në rastet

kur nga autoritetet e shtetit, të privuarit i sugjerohet se pritja e avokatit

mund të sjellë deri në ngadalësimin dhe zvarritjen e procedurës, apo t’i

thuhet të privuarit, se ai që nuk është fajtor, nuk ka se çfarë të fshehë, e

as që frikohet të thotë të vërtetën, kjo mënyrë e formulimi të pyetjeve

është e ndaluar dhe mund të sjellë në lajthim të arrestuarin.5 I dyshuari

duke dashur që sa më shpejtë të largohet nga zyrtarët policorë, mund të

3 Kështu edhe për vepra penale më të rënda të terrorizmit, nuk mund të mohohet kjo e

drejtë, pa mare parasysh pasojën që mund të shkaktohet në rastin konkret nga heshtja e tij. 4 Звонимир Јанкуловски, Полициските Овластувања и Човековите Права,

Shkup, 1999, f. 65. 5 Amnesty International, Firs Trials Manual, Tiranë 1998, fq-42. (përkthim shqip).

Page 4: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

222

nxitet të deklarojë kundër vetes dhe të tregoj p.sh.: vendin se ku gjenden

provat. Një sugjerim i këtillë është në kundërshtim me Konventën Evro-

piane, për shkak të influencës së mundshme që mundet të arrihet mbi të

privuarin duke pasur parasysh pozitën e tij. Sigurisht që autoritetet

policore që zhvillojnë hetimet paraprake, janë shumë të interesuar të

zhvillojnë bisedë me të dyshuarin, sepse kuptohet më mirë se ai askush

nuk i dinë detajet nga vepra penale dhe vendi ku gjenden provat, por

nëse ai nuk dëshiron të bisedojë, atëherë hetuesve u mbetet që vetë të

zbulojnë vendin e provave. Një raport i dhënë nga policia angleze, tre-

gon qartë se të drejtën e heshtjes, në praktikë më së shumti e shfrytë-

zojnë kriminelët që kanë karrierë të gjatë dhe si zakonisht janë recidivis-

të. Sipas këtij raporti, kjo e drejtë u mundësonte kriminelëve me përvojë

të bëjnë obstruksione të ndryshme gjatë zhvillimit të procedurës para-

prake, gjë që vështirësonte mbledhjen e provave në këtë fazë. Pavarë-

sisht këtyre raporteve, e drejta e heshtjes është absolute dhe duhet të

respektohet sidomos gjatë procedurave policore. Në SHBA, është i

njohur rasti Miranda, që ndërlidhet me të drejtën e heshtjes gjatë proce-

durave policore. Ernesto Miranda një emigrant Meksikan, i njohur për

policinë e shtetit të Arizonës, për një numër të madh të veprave penale

të vjedhjeve, grabitjeve, trafikimit me substanca narkotike etj. Në rastin

kur ai u akuzua për vepër penale të përdhunimit, zyrtarët policorë e

kishin arrestuar dhe pastaj për 2 orë kishin zhvilluar biseda me të. Pas

dy orë bisedash informative, Miranda kishte pranuar veprën penale, për

të cilën parashihej 20 vjet burg. Por më vonë avokati i tij, mësoi që

Mirandës gjatë zhvillimit të procedurës policore nuk i ishte dhënë e

drejta e heshtjes dhe nuk ishte njoftuar as me të drejtën e avokatit. Nga

ana tjetër zyrtarët policorë, pohonin se Mirandës i ishin dhënë të gjitha

të drejtat dhe se posedonin tërë dokumentacioni përkatës (formularët),

nga ku mund të shihej se Miranda ishte nënshkruar dhe se kishte refu-

zuar të drejtën e heshtjes dhe mbrojtjes. Ky rast përfundoi tek gjykata

supreme e SHBA-së, e cila pas shoshitjes së provave, vendosi që

Mirandës nuk i ishte dhënë e drejta e heshtjes dhe as e drejta e mbrojtjes.

Këtë konstatim gjykata e mbështeti në atë që edhe pse formalisht,

Miranda kishte firmosur dokumentet për të drejtat e tij, përsëri ai nuk

ka qenë plotësisht i vetëdijshëm dhe nuk ka pasur kuptim real se çfarë

është duke nënshkruar. Këtë konstatim gjykata e ka nxjerrë duhet pasur

parasysh niveli intelektual dhe shkollimin e ulët të Mirandës. Me këtë

rast gjykata supreme e SHBA-së, vendosi rregulla të reja, që hetuesit

policorë para se të fillojnë me bisedën informative, janë të obliguar që

Page 5: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

223

në mënyrë të qartë dhe me zë të lartë (që sigurt të dëgjojë), të informojnë

të arrestuarin për të drejtat e tij, sidomos për të drejtën e heshtjes dhe

drejtën e mbrojtjes. Kjo rregull sot njihet si rregullat e Mirandës dhe

janë të vlefshme në SHBA, por edhe në vendet tjera demokratike.6

2. E DREJTA E MBROJTJES

E drejta e mbrojtjes apo e drejta e avokatit, është e drejtë theme-

lore dhe njëherit paraqet garanci të fuqishme për gjykim të drejtë si dhe

mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, gjatë procedurave paraheti-

more dhe penale. Kjo e drejtë është kusht i rëndësishëm në zhvillimin e

gjykimit të paanshëm, andaj jo rastësisht i kushtohet kujdes i posaçëm

me standardet ndërkombëtare. Sipas standardeve ndërkombëtare autori-

tetet e shtetit janë të detyruara që të dyshuarit jo vetëm t’i bëjnë me dije

në mënyrë provizore se ka të drejtën e avokatit, por ato janë të detyruar

në krijimin e kushteve dhe lehtësive të nevojshme për realizimin e kësaj

të drejte. Qëllimi i këtyre standardeve, është që kjo e drejtë të realizohet

pa pengesa të shumta procedurale. Kështu p.sh: autoriteti policor është

i detyruar që të dyshuarit të arrestuar, pa shtyrje t’ia ofrojë listën e

avokatëve si dhe telefonat e tyre që menjëherë të bëjë kontakt me ta,

kurse i arrestuari do të zgjedhë avokatin sipas dëshirës së tij. E drejta e

mbrojtjes parashihet gati në të gjitha standardet ndërkombëtare. Sipas

këtyre standardeve, kushdo që është i ndaluar për një akuzë penale ka

të drejtë për ndihmë nga avokati, për të përgatitur mbrojtjen sipas zgje-

dhjes së tij. Standardet Ndërkombëtare (PNDCP-ja, Konventa Evropia-

ne, Konventa Amerikane, Karta Afrikane) nuk precizojnë kohën për të

drejtën e avokatit, mirëpo, sipas interpretimeve të bëra nga Komiteti për

të Drejtat e Njeriut (KDNJ-ja), si dhe Gjykatës Evropiane për të drejtat

e njeriut7, gjykimi i drejtë kërkon të respektohet e drejta e të privuarit

për të pasur asistencë nga avokati që nga fazat e para të hetimeve polico-

re. KDNJ-ja është shprehur se avokati duhet të jetë person i kualifikuar

dhe të mos mungojë efikasiteti i tij gjatë zhvillimit të procedurës penale.

Komisioni Evropian është i mendimit se shtetet nacionale jo vetëm që

duhet t’ia mundësojnë të akuzuarit të drejtën e avokatit, por ato në qoftë

se është e nevojshme edhe të mbikëqyrin dhe ta shtynë avokatin që në

6 www.google.com, Miranda v. Arizona, (Miranda warning case law). 05.12.2019. 7 Gjykata Evropiane ka pohuar se mosangazhimi i shteteve që të zëvendësojë avokatin

joefikas, përbën shkelje të drejtës që i akuzuari të mbrohet në mënyrë efikase. Rasti

Kamasinski, aktgjykimi i Gjykatës Evropiane, nr.168, 19.12.1989.

Page 6: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

224

mënyrë efikase ta mbrojë të dyshuarin.8 Gjykata Evropiane ka pohuar

se mosangazhimi i shteteve që të zëvendësojë avokatin joefikas, përbën

shkelje të drejtës që i akuzuari të mbrohet në mënyrë efikase. PNDCP-

ja, në n.14(3)(b) parasheh që “çdo i akuzuar ka të drejtë që në përga-

titjen e mbrojtjes të ketë lehtësi dhe kohë të mjaftueshme të komunikojë

pa mbikëqyrje me avokatin e zgjedhur në bazë të vullnetit të tij. Neni

6(3) i Konventës Evropiane, po ashtu parasheh të drejtën e mbrojtjes

personalisht apo përmes avokatit, e në rastet kur i dyshuari nuk mund

të përballojë shpenzimet e avokatit, pagesën e kryejnë autoritetet e

shtetit. Neni 6 i Konventës nuk e garanton shprehimisht të drejtën e

komunikimit konfidencial me avokatin, mirëpo nga interpretimet e

Komisionit Evropian shihet se kjo e drejtë vetvetiu është e kuptueshme

dhe lind nga fryma e kësaj Konvente. Kjo ka kuptimin e asaj se kur një

personi i kufizohet liria, iluzore është të mendohet se ai është palë e

barabartë me prokurorin publik, i cili në mbledhjen e provave dhe në

përgatitjen e akuzës ka njohuri profesionale dhe si organ shtetëror ka

edhe kompetenca të tjera ligjore. Pastaj në anën e prokurorit, qëndrojnë

një numër i madh i institucioneve shtetërore (policia, hetues, shërbime

tjera, ekspertë etj.) kurse nga ana tjetër, i dyshuari është vet, eventua-

lisht mbrojtësi i tij. Andaj shikuar nga kjo prizëm, vështirë mund të

bisedohet për palë të barabarta gjatë gjykimit. Por, megjithatë, të dy-

shuarit i garantohet e drejta për avokat dhe komunikim konfidencial me

të. Andaj të dyshuarit i garantohet jo vetëm e drejta e avokatit, por edhe

kohë e mjaftueshme si dhe lehtësi tjera të nevojshme për të përgatitur

mbrojtjen. Sipas Parimeve Bazë për rolin e Avokatëve, secili person i

arrestuar apo vetëm i ndaluar, pa marrë parasysh se kundër tij është

ngritur akuza apo jo, ka të drejtën e avokatit. Në këto parime (parimi

nr.1), parasheh të drejtën e çdo personi të privuar që menjëherë të ketë

asistencën e avokatit sipas zgjedhjes së tij, gjatë procedurave paraprake

si dhe në të gjitha fazat e procedurës penale. Ndërsa sipas parimit tjetër,

(parimi nr.6) parasheh se “të gjithë personave që u është kufizuar liria,

e që nuk kanë të siguruar avokat, një gjë e tillë duhet bërë nga autoritetet

8 Amnesty International, Firs Trials Manual, Tiranë 1998, fq-44. Komisioni Evropian,

nuk u gjeti shkelje të kësaj të drejte, kur një personit iu kufizua e drejta e zgjedhjes së

avokatit sipas vullnetit të tij, për shkak se i njëjti dyshohej të ishte bashkëkryerës në

veprën penale për të cilën zhvillohej procedura. Kjo nënkupton se e drejta e zgjedhjes

së lirë të avokatit në raste të caktuar mund edhe të kufizohet, posaçërisht kur shpenzimet

shkojnë në buxhet të shtetit. Mirëpo, përsëri roli i avokatit është i pamohueshëm dhe

është në funksion jo vetëm të mbrojtjes së klientit të tij, por edhe në mbrojtje të së drejtës.

Page 7: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

225

e drejtësisë konform natyrës së veprës penale për të cilën akuzohet, me

qëllim që të sigurohet asistencë efektive, e në qoftë se i privuari nuk ka

mjete financiare, pagesën e bëjnë autoritetet e shtetit. Është interesant

se në praktikë, policia thuajse asnjëherë nuk e njofton avokatin e të

dyshuarit me materialin provues që ka grumbulluar në favor të kallëzi-

mit penal dhe nuk i jep qasje në dosjen e të dyshuarit. Por parimi nr.8 i

këtij standardi ndërkombëtar mbi rolin e avokatit, kërkon nga shtetet

nacionale që të arrestuarve t’u jepet kohë, mundësi dhe lehtësi të nevoj-

shme për të përgatitur mbrojtjen si dhe lehtësi të përshtatshme për të

komunikuar dhe këshilluar me avokatin në mënyrë konfidenciale. Mun-

dësia dhe lehtësia për të përgatitur mbrojtjen në mënyrë efikase nënkup-

ton të drejtën e avokatit të njihet me informacionet rreth akuzës si dhe

materialin provues që të mund ta këshillojë klientin e tij, “Autoritetet e

shtetit janë të detyruara të krijojnë mundësi të menjëhershme, që avoka-

tëve t’u jepen informacione të përshtatshme si dhe për të pasur dosje,

dokumente në zotërim, në një kohë të mjaftueshme me qëllim të

përgatitjes së mbrojtjes efikase. Megjithatë Komisioni Evropian ka

pohuar se e drejta për lehtësi të mjaftueshme nënkupton që i akuzuari

dhe avokati tij, kanë të drejtë për t’i parë dosjet në mënyrë të arsyeshme,

që d.m.th. se në raste kur nuk është e arsyeshme, kjo e drejtë mund të

kufizohet.9 E drejta e avokatit parashihet edhe në Rregullat Evropiane

të Burgut, (rregulli 93) ku thuhet se “personave të pagjykuar, duhet t’u

lejohet të zgjedhin përfaqësuesin ligjor sa po ju kufizohet liria e tyre ose

t’ju mundësohet të kërkojnë ndihmë ligjore falas në përgatitjen e

mbrojtjes, ata kanë të drejtë që të presin vizita nga këshilltari ligjor dhe

në mënyrë konfidenciale të këshillohen me të...” Sipas tërësisë së

parimeve (parimi 18), komunikimi mes avokatit dhe të arrestuarit mund

të mbikëqyren nga organet e shtetit, por pa u dëgjuar, kurse dëshmitë e

marra nga ky kontakt, nuk mund të ketë vlerën e një prove në procedu-

rën penale. Kjo rregull vlen tek të gjitha rastet, kështu nëse organi shte-

tëror i autorizuar për luftimin e kriminalitetit, siguron provat në mënyrë

joligjore, atëherë ata prova edhe pse janë prova, përsëri nuk mund të

përdoren si të tilla në gjykatë dhe as që aktgjykimi mund të mbështetet

mbi këto prova. Në SHBA njihet teoria mbi “frutat nga pema e hel-

muar” që ka të bëje me ligjshmërinë e burimit të provës. Kështu nëse

pema është helmuar, atëherë edhe frutat e saj janë të helmuara, pavarë-

sisht se janë fruta ata nuk mund të përdoren. Por nga ana tjetër, në

9 Shih X-kundër Austrisë, nr.7138/75 vendimet e komisionit, përmbledhja 9, fq-50.

Page 8: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

226

fushën e drejtësisë, kjo lindën shumë situata konfuze në praktik, pasi

mund të ndodhë që një prove që është siguruar në mënyrë joligjore, të

shërbejnë si fakt relevant në ndriçimin e veprave penale (p.sh.: prova të

siguruara në mënyrë joligjore, por që zbardhojnë vrasjen, krimin e orga-

nizuar, terrorizmin etj.). Sidoqoftë gjykata është kompetente të vlerësoj

për çdo rast konkret, ligjshmërinë e sigurimit të provave. Kështu avoka-

tët e ish-kryeministrit Gruevski, pohonin se provat që janë siguruar me

anë të përgjimit, nuk mund të përdoren kundër klientit të tyre, sepse

ishin të siguruara në mënyrë të paligjshme dhe duhet të merrej parasysh

teoria e pemës së helmuar, por përsëri gjykata, nisur nga interesi

përgjithshëm, lejoi përdorimin e tyre.

3. E DREJTA E INFORMIMIT MBI SHKAQET E

PRIVIMIT

E drejta për t’u informuar mbi shkaqet e privimit, është e drejtë e

garantuar me standardet ndërkombëtare, që i dyshuari me rastin e

privimit të njoftohet me shkaqet e arrestit dhe akuzën kundër tij. Nga

ana tjetër, kjo e drejtë obligon zyrtarët përgjegjës për zbatimin e ligjit,

që detyrimisht duhet të njoftojnë të arrestuarin, me shkaqet se pse është

i privuar nga liria. Mirëpo, në praktikë paraqiten probleme dhe dilema,

lidhur me momentin apo periudhën kohore se kur zyrtari policor duhet

ta njoftojë të dyshuarin, me shkaqet se pse po arrestohet? Sipas

Konventës Evropiane i privuari menjëherë duhet të njoftohet me

shkaqet e arrestit dhe akuzën kundër tij. Në n.6., p.3 të kësaj konvente,

thuhet se i akuzuari menjëherë ka të drejtë të njoftohet me shkaqet dhe

natyrën e akuzës kundër tij. Sipas Komisionit Evropian për të drejtat e

njeriut, informimi duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme që do t’i

mundësojnë të dyshuarit të përgatisë mbrojtjen. Kjo nënkupton se i

dyshuari, posa të arrestohet, menjëherë (aty për aty, në rrugë) duhet të

njoftohet me shkaqet e privimit nga liria. Mirëpo, shpeshherë kjo në

praktikë nuk është e mundur, duke pasur parasysh natyrën e punës

operative, situata kritike që krijohet gjatë arrestit, si dhe kohën e

nevojshme. Prandaj, më e arsyeshme është që i arrestuari, me këtë të

drejtë të njoftohet posa të hyjë në zyrat e stacionit policor apo para sa

të fillohet biseda informative me të. Kjo e drejtë sipas natyrës së saj, ka

dy qëllime: a) të njoftohet i dyshuari me shkaqet e privimit dhe b) t’i

jepet mundësi dhe kohë e nevojshme për të filluar të përgatisë

mbrojtjen. Pakti Ndërkombëtar për të drejtat civile e politike, (PNDCP-

Page 9: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

227

ja),10 kërkon që i dyshuari të njoftohet në momentin e arrestimit, për

arsyet e privimit dhe pastaj, pa vonesë, të njoftohet edhe me çdo akuzë

kundër tij. Kurse sipas Konventës Evropiane i privuari menjëherë duhet

të njoftohet me shkaqet e arrestit dhe akuzën kundër tij. Në n.6., p.3

thuhet se i akuzuari menjëherë ka të drejtë të njoftohet me shkaqet dhe

natyrën e akuzës kundër tij. Ndërsa sipas Komisionit Evropian për të

drejtat e njeriut, informimi i të arrestuarit, duhet të përmbajë të dhëna

që do t’i mundësojnë të dyshuarit të përgatisë mbrojtjen. Sipas

standardit, tërësia e parimeve, në parimin 10, 11, dhe 13 parashihet që:

çdo person i privuar nga liria apo menjëherë pas saj, ka të drejtë që nga

autoritetet e shtetit të marrë informacione rreth akuzës si dhe shpjegime

për të drejtat e tij. Në vazhdim (parimi 14) parashihet që në rastet kur i

privuari nuk kupton gjuhën zyrtare në të cilën zhvillohet procedura

penale, menjëherë organet shtetërore duhet t’i sigurohet përkthyes pa

pagesë. Gjatë kësaj kohe autoritetet e shtetit janë të obliguara që ta

njoftojnë të dyshuarin edhe me të drejtat tjera e posaçërisht me të

drejtën e heshtjes. Nga kjo që u tha më lartë, shihet se këtë të drejtë e

parashohin të gjitha standardet ndërkombëtare dhe kjo aspak nuk është

kontestuese, mbetet diskutabile vetëm periudha kohore se kur zyrtarët

policorë duhet të informojnë të arrestuarin me shkaqet e arrestit. Në këtë

drejtim, praktika ka unifikuar mendimin se kjo e drejtë i takon të

arrestuarit pasi që shoqërohet në lokalet policore.

4. E DREJTA E TË PRIVUARIT QË PA SHTYRJE TË

SHOQËROHET PARA ORGANIT KOMPETENT QË

VENDOS PËR LIGJSHMËRINË E PRIVIMIT

Kjo e drejtë, logjikisht më së shumti vjen në shprehje gjatë

procedurës paraprake, kur i arrestuari mbahet para organeve policore.

Praktika ka vërtetuar se në të shumtën e rasteve shkeljet më të rënda të

të drejtave dhe lirive të njeriut, bëhen gjatë procedurave policore. Në

rend të parë kjo e drejtë ka për qëllim të kufizojë veprimet abuzive dhe

vullnetin arbitrar të autoriteteve të shtetit, ngase mundëson që e tërë

veprimtaria paraprake t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor. Nëse analizo-

het mirë kjo e drejtë, do të shihet se brenda saj vetvetiu përmbahen edhe

tri lloje të të drejtave. Së pari personi i privuar të shoqërohet, pa vonesë,

10 Neni 9.2 i PNDCP.

Page 10: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

228

para organit kompetent, (limitimi strikt i kohës), së dyti organi kompe-

tent menjëherë të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së kufizimit të lirisë

(gjykatësi i procedurës paraprake) dhe së treti të bëjë vlerësimin e

nevojës paraburgimit, nëse kjo masë propozohet nga prokurori publik.

E drejta që i privuari të shoqërohet pa shtyrje para gjykatës, për të

dyshuarin, paraqet mundësinë dhe shansin e parë të fitojë lirinë e

humbur. Prandaj nuk duhet ngatërruar me të drejtën e gjykimit brenda

një kohe të arsyeshme. PNDCP-ja parasheh që i dyshuari, të cilit i është

kufizuar liria e lëvizjes mbi akuzën se është kryes i veprës penale, duhet

që në afat të shkurtër të nxirret para gjykatës apo organit tjetër kom-

petent. Sipas KDNJ-së, gjykata me këtë rast duhet të vlerësojë se: 1) a

ekzistojnë arsyet e mjaftueshme mbi të cilën pjesëtarët e policisë kanë

kufizuar lirinë personale të dyshuarit, 2) duhet të konstatohet nëse gjatë

kësaj kohe, janë shkelur të drejtat e të dyshuarit (e drejta e heshtjes, e

drejta e mbrojtjes, e drejta që të mos keqtrajtohet, të mos fyhet perso-

naliteti i tij, respektimi i dinjitetit njerëzor, njoftimi i familjes etj.) dhe

3) a janë respektuar afatet ligjore për mbajtjen e tij nga organet parapra-

ke. Interpretimet e bëra nga KDNJ-ja, lidhur për kohën që i privuari

kalon prej momentit të arrestimit e deri tek shoqërimi i tij para organeve

gjyqësore, nuk mund të jetë më shumë se disa ditë. Në një rast kur një i

dyshuar i privuar nga liria, ishte mbajtur një muaj pa u nxjerr para gjy-

katës kompetente, nuk ishte në pajtueshmëri me të drejtën që i arrestuar

të nxirret në një “kohë sa më të shkurtër” para autoriteteve kompetente.

KDNJ-ja bile sa është e mendimit se mbajtja e një personit prej 48-orësh

pa kontrollin gjyqësor është periudhë e gjatë, për shkak të mundësisë së

përdorimit të mjeteve të paligjshme. Prandaj u bën thirrje të gjitha

shteteve, që ta zvogëlojnë këtë periudhë në 24-orë. Sipas këtyre standar-

deve, e tërë veprimtaria paraprake domosdo duhet t’i nënshtrohet

kontrollit nga një autoritet gjyqësor. Ekspertët e të drejtës së procedurës

penale, kanë dhënë propozimin që i arrestuari të mbahet në stacionet

policore vetëm aq sa është e nevojshme, (p.sh.: 4, 5, 6 orë dhe jo të jetë

praktik mbajtja 24 orë apo edhe më tepër). Afati prej 24 orëve, duhet të

kuptohet si maksimumi ligjor, por fatkeqësisht tek ne, praktika tregon

se është zakon të gjithë personat e privuar në stacionet policore mbahen

24 orë.11 Por tani sipas LPP-së, autoritetet policore kanë obligim që më

së voni 6 orë, pas arrestit të njoftojnë prokurorin publik. Përveç tjerash,

kjo e drejtë i jep mundësi të privuarit që të bisedojë me gjyqtarin e

11 Mrševiċ Zorica, Ljudska Prava i Pritvor, Beograd, 2000, f. 76.

Page 11: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

229

procedurës paraprake. Rëndësia e saj qëndron në atë se gjatë pyetjes së

të privuarit, ai mund (me gojë) të paraqesë ankesën para tij, lidhur me

shkeljet gjatë procedurave policore dhe të kërkojë të mbrohen e të

respektohen të drejtat që garanton ligji. Kështu, gjykatësi nëpërmes

bisedës, eventualisht njoftohet me veprimet e paligjshme. Komisioni

Ndër-Amerikan ka theksuar se në qoftë se gjykata nuk është zyrtarisht

e informuar apo informohet me vonesë të konsiderueshme për arresti-

min, në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave dhe

lirive të njeriut, por vetëm për shkeljen e tyre. Një veprim i këtillë do të

ndikonte dukshëm në uljen e autoritetit të gjykatës, kurse e gjithë kjo

ka kuptimin e institucionalizmit të paligjshëm. Sipas këtij komisioni, i

arrestuari duhet të dërgohet para gjykatës “sa më shpejt që është e mun-

dshme, çdo vonesë është e papranueshme.” Gjykata Evropiane, është

shprehur se mbajtja e një personi nga autoritetet policore për 4 ditë e 6

orë, përbënte shkeljen e të drejtës që i privuari të shoqërohet “menjë-

herë” para autoriteteve kompetente, e drejtë e garantuar me n.5(3) të

Konventës Evropiane. Standardet ndërkombëtare nuk caktojnë ndonjë

kohë të pa tolerueshme lidhur për orët apo ditët që mund të mbahet i

arrestuari d.m.th nuk ka ndonjë kufizim strikt, por kërkohet që kjo kohë

të jetë sa më e shkurtër, të mos kalojnë p.sh.: mbi 2 ditë.

5. E DREJTA E IZOLIMIT NË OBJEKTE TË LIGJSHME

DHE NDALIMI I TORTURËS

Të arrestuarit dhe të paraburgosurit janë persona të cilëve në bazë

të ligjit u është kufizuar liria personale. Edhe pse kjo është kështu,

përsëri atyre u mbetet një fond i gjerë i të drejtave, sidomos ata që janë

të lidhura me mbrojtjen e dinjitetin njerëzor. Në standardet ndërkom-

bëtare, parashihet që të gjithë personat e kufizuar në lirinë personale,

kanë të drejtë që të trajtohen si qenie njerëzore, të respektohet dinjiteti

i tyre njerëzor dhe gjatë kësaj periudhe detyrimisht duhet të mbahen në

vende përkatëse për këtë qëllim. Gjatë qëndrimit të të dyshuarit në

arrest, me standardet ndërkombëtare parashihet që objektet e qelisë

duhet të plotësojnë disa kushte të nevojshme. Ato duhet të mbahen në

vende humane të rregulluara për mbrojtjen e shëndetit, ndërkohë që

duhet t’u sigurohet ushqim adekuat, ujë i pijshëm, strehë, veshmbathje,

shërbim mjekësor dhe mjete të higjienës. Sipas KDNJ-së, objektet në të

cilat mbahen të arrestuarit dhe të paraburgosurit, duhet të kenë kushte

të përshtatshme për nevojat normale të njeriut, siç janë: ushqimi, larja,

Page 12: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

230

higjiena, kushtet sanitare, mbulesat e shtratit, drita natyrore, uji i pij-

shëm, lehtësi për kryerjen e obligimeve fetare, për lexim etj. Komiteti

gjeti shkelje të nenit 10(1) të PNDCP-së në një rast kur disa të para-

burgosur ishin vendosur në një objekt të vjetër 500 vjeçar, që ishte i

mbushur plot me minj, mora dhe insekte të tjera. Në këtë objekt në një

qeli qëndronin mbi 30 veta të moshave dhe gjinive të ndryshme. Ata

çdo ditë ju ekspozoheshin erërave të ftohta si dhe kushteve tjera të jash-

tëzakonshme. Këtu uji i detit përdorej si për pije ashtu edhe për larje,

kurse dyshekët dhe mbulesat ishin të qullura nga urina. Si rezultat i

kushteve të rënda këtu kishte një numër të madh të vetëvrasjeve, vetë-

gjymtimeve, grindjeve dhe rrahjeve.12 Me rastin e caktimit të arrestit

dhe paraburgimit, organet shtetërore marrin obligim të kujdesen për të

privuarin. I dyshuari ka të drejtë të mbahet në vend të njohur apo në

objekte të ligjshme të cilat janë të dizajnuara vetëm për këtë qëllim. Kjo

e drejtë përveç tjerash mbron të paraburgosurin nga zhdukjet, torturat,

me fjalë tjera, kjo nënkupton se i dyshuari, nuk mund të mbahet në

objekte të panjohura, por vetëm në vende zyrtare, mundësisht afër vend-

banimit të tij. Ndalohet mbajta e personit të privuar në vende të panjo-

hura të quajtura Incommunicado.13 Këto janë vende pa adresë, banesa

të fshehta të shërbimeve policore sekrete, që kryesisht përdoren për

tortura larg syve të avokatëve, familjarëve dhe publikut në përgjithësi.

Ndalimi i përdorimit të torturës është paraparë me nenin 5 të Deklaratës

Universale në të cilën thuhet “askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës,

apo trajtimeve të egra çnjerëzore e degraduese”. Neni 7 i PNDCP thuaj-

se në mënyrë identike e parasheh ndalimin e torturës apo trajtimeve

çnjerëzore dhe degraduese. Parimi 6 i tërësisë së parimeve nuk parasheh

asnjë rrethanë të justifikueshme për përdorimin e torturës. Konventa

evropiane, neni 3, po ashtu parasheh se “askush nuk mund t’i nënshtro-

het torturës, veprimeve të egra degradues e çnjerëzore”. Me rregullat

evropiane të burgut, kërkohet që objektet e paraburgimit, të kenë dhoma

me një hapësirë prej 7m për një person, nuk është e lejueshme, që në

këtë dhomë me kaq hapësirë të qëndrojnë 2 persona ose do të ishte e

papranueshme që në dhomë me hapësirë prej 10m të qëndrojnë 3 perso-

na etj. Asnjë i arrestuar nuk mund të jetë subjekt i torturimit ose trajtimit

a dënimit të vrazhdë, jonjerëzor apo degradues. Konventa mbi Torturën,

në nenin 1 të saj, qartë definon se çka kuptohet me termin torturë. Në të

12 Më shumë shih dokumentet e KDNJ-së, /C/57/1 prej 23.08.1996. 13 Komentar i përgjithshëm i KDNJ-së, Izolimi i plotë ka kuptimin e mbajtjes së një

personi në vend të panjohur për anëtarët e familjes, avokatin etj.

Page 13: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

231

thuhet: “Çdo veprim i njeriut me të cilin tjetrit qëllimisht i shkaktohet

dhimbje e fortë ose vuajtje fizike apo psikike, me tendencë që nga ai të

nxirren informacione apo pohimi për veprën penale ose të frikësohet

për të njëjtën vepër”. Nga kjo mund të shihet se Tortura në vete përmban

3 elemente themelore:

a) veprimi i njeriut me të cilën shkaktohen dhimbje fizike apo

psikike

b) dhimbjet shkaktohen qëllimisht

c) motivi i këtyre veprimeve është marrja e informacionit

Me dhimbje fizike nënkuptohet çdo veprim i njeriut, me të cilën

tjetrit i shkakton dhimbje të mëdha dhe vuajtje enorme. Tek format më

mizore mund të vijë deri tek gjymtimi, deformimi ose lëndimi i përher-

shëm. Metodat e torturës të cilat më së shpeshti përdoren janë: rrahje

ma kamxhik, mjete të metalit, gurë, kabllo, shkopinj, shqelma, goditje

për muri, metoda e ashtuquajtur fallaka ose “fallanzh” (rrahje e ashpër

e viktimës në shputat e këmbëve). Po ashtu përdorim të gjerë ka edhe

metoda e elektroshokut, mbytje në ujë, djegie me cigare etj. Me torturë

psikike apo ndryshe e njohur si “presion fizik i moderuar”, personi

fizikisht apo direkt nuk goditet, por këtu vuajtjeve shkaktohen si rezul-

tat i disa veprimeve tjera, që shkaktojnë vuajtje shpirtërore. Në fakt kjo

torturë përfshinë teknika të privimit dhe mundimit, siç është privimi nga

ushqimi, uji, gjumi.14 Në vazhdim do të japim disa shembuj të torturës

psikike, p.sh: mbulimi i kokës, kërcënimet e ndryshme me vdekje me

zë të lartë, vendosja në objekt në të cilin mbretërojnë kushte shumë të

rënda,(mi, mora, insekte), lëshimi i muzikës me zë të lartë i njohur si

ultrazë, privimi nga gjumi, lëshimi i pikave të ujit mbi kokë, ekspozimi

i viktimës në temperatura ekstreme të ulëta apo të larta. Vendosja në

vend të ngushtë, 1m, ku personi nuk mund të as të ulët e as të rrotullohet,

vendosja në vende me tavan të ulët, ku personi nuk mund të ngrihet në

këmbë, vendosja e dinamitit afër të arrestuarit i cili vazhdimisht kërcë-

nohet se do hidhet në erë. Këtu hetuesi mban shkrepësen në dorë, duke

dhënë përshtypjen se është gati në çdo moment ta ndezë fitilin, që

shkakton stres dhe ankth tek i arrestuari. Metoda e hapjes së varrit,

përdoret në dy forma: e para, personi dërgohet para një varri të hapur,

ku ai drejtpërdrejt e sheh varrin e tij, duke bërë kështu improvizimin e

vrasjes së tij dhe e dyta kur i arrestuari detyrohet që vetë të hap varrin e 14 Aisling Reidy, Ndalesa për torturë, udhërrëfyes për implementimin e nenit 1.3 të

Konventës mbi ndalimin e torturës.

Page 14: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

232

tij, ku mendonte se do varrosej, etj. Të gjitha këto llogariten si veprime

që bëjnë pjesë në torturës psikike. Me termin trajtim çnjerëzor nën-

kuptohen veprimet e njeriut me të cilat shkaktohen vuajtje të ashpra të

cilat në rastin konkret nuk mund të arsyetohen. Këtu kemi të bëjmë me

rrahjen e personit të privuar, por jo për shkak të informacionit, thjeshtë

nga motive tjera nacionaliste, shoviniste, religjioze etj. P.sh: pjesëtarët

e dehur të policisë, kanë rrahur të arrestuarin për shkak të përkatësisë

nacionale apo religjioze, ata fare nuk e kanë ditur se pse personi është i

arrestuar. Veprim nënçmues e degradues është ai veprim i cili tek vikti-

ma provokon ndjenjën e frikës, dhimbjes dhe të inferioritetit, të cilat

kanë për qëllim thyerjen e rezistencës morale dhe fizike me tendencë

që viktima të reagojë në kundërshtim me vullnetin e tij. I arrestuari

detyrohet të shajë vetveten, prindërit, kombin, religjionin etj. Pastaj

detyrohet të fshijë me gjuhë kundrat e zyrtarit, patosin dhe veprime tjera

poshtëruese, etj. Tek të gjitha rastet e torturës, është shumë e rëndësish-

me të përcaktohet sa kanë zgjatur ato. Nuk është njëjtë të torturohesh

për 1 orë, 1 ditë apo 1 javë. Zgjatja e vuajtjeve sigurisht që ndikon në

ashpërsimin e sanksionit ndaj fajtorit. Vuajtjet që dalin nga qëndrimi i

personit në arrest apo paraburgim, apo vuajtjet që dalin nga sanksioni i

ligjshëm nuk kanë kuptimin e torturës. Neni 2(1) i kësaj Konvente i

detyron të gjitha shtetet të sjellin mekanizma ligjorë për ndalimin e

torturës. Kurse n.2(2) përjashton çdo rrethanë të jashtëzakonshme për

përdorimin e torturës. Neni 15 i Konventës, parasheh se deklarata e ma-

rrë nga i dyshuari me torturë, nuk mund të ketë vlerën e provës në proce-

durën penale. Konventa kundër torturës, kujdes të posaçëm u kushton

përdorimit të mjeteve fizike apo psikike për marrjen e deklaratës nga i

dyshuari. Komiteti i bëri thirrje shtetit të Izraelit, që autoritetet e siguri-

mit (shërbimet sekrete), menjëherë të ndërpresin metodat e këtilla gjatë

marrjes në pyetje. Këto metoda për fat të keq janë përdorur edhe nga

shërbimet sekrete të SHBA-së në burgun e Guantanamo dhe Abu

Ghraib. Standardet ndërkombëtare po ashtu rregullojnë edhe përdori-

min e shtrëngimeve (prangave), kështu sipas tyre, prangat, zinxhirët,

xhaketat e ngushta nuk mund të përdoren si ndëshkim, kurse shtrëngue-

sit nuk duhet të përdoren më gjatë se sa është e nevojshme. Komisioni

Ndër-Amerikan është shprehur se izolimi i plotë, nuk mund të jetë në

harmoni me normat që rregullojnë fushën e të drejtave dhe lirive të nje-

riut. Ky Komision gjeti shkelje të nenit 5(2) të Konventës Amerikane,

kur një person kishte qëndruar 36 ditë në izolim të plotë. Raportuesi i

posaçëm i OKB-së ka bërë thirrje deri tek ato shtete që aplikojnë dhe

Page 15: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

233

njohin këtë mënyrë të heqjes së plotë të lirisë, që pa vonesë të nxjerrin

jashtë ligjeve të shteteve të tyre, nga se jep mundësi për përdorimin e

torturës, izolimi i plotë ndikon që të ndëshkohet jo vetëm i dyshuari,

por edhe familja e tij. Prandaj, e drejta për të njoftuar familjen dhe për

të pasur vizita, shprehimisht parashihet në parimin 19 të tërësisë së

parimeve, sipas së cilës avokati dhe familja, kanë të drejtë që menjëherë

të marrin informacione për vendin se ku ndodhet i dyshuari, e në qoftë

se brenda kohës transferohet prej një objekti në një objekt tjetër, familja

rishtazi duhet njoftuar. Çdo arrest, domosdo duhet evidentuar në

regjistër ku hollësisht jepen shënime lidhur me shkakun e arrestit, kohën

e arrestit, kohën kur shoqërohet para autoriteteve gjyqësore, identiteti i

oficerëve të policisë, informacione të sakta mbi vendin e paraburgimit

dhe hollësi tjera mbi marrjen në pyetje. Rregullat dhe standardet

minimale, kërkojnë që informacioni për vendin ku ndodhet i dyshuari

të jepet menjëherë, atyre duhet t’u lejohet që menjëherë ta informojnë

familjen për kufizimin e lirisë.

6. E DREJTA PËR TË PASUR KONTAKT ME MJEKUN

Sipas standardeve ndërkombëtare të dyshuarit të paraburgosur i

garantohet edhe e drejta për të pasur kontakt me mjekun. E drejta për të

pasur kontakt me mjekun, në rend të parë, ka kuptimin e asaj që edhe

në këto objekte detyrimisht duhet mbrojtur shëndeti i të dyshuarit. Kjo

ka edhe një kuptim tjetër, të sigurohet i dyshuari, ndaj keqtrajtimeve

eventuale. Kështu, i dyshuari para se të izolohet në objektet e paraburgi-

mit, do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe në qoftë se vërehen lën-

dime trupore, ato do të shënohen në regjistrin e mjekut dhe pastaj i njëjti

do të japë mendim për llojin e lëndimeve, mjetin me të cilët janë shka-

ktuar, koha kur janë shkaktuar, etj. Rregulli 25 i standardeve minimale

dhe rregulli 30(1) i rregullave evropiane të burgut, kërkojnë nga perso-

neli mjekësor që ndihma mjekësore për këta persona të jepet sa herë që

ata ankohen për sëmundje apo lëndime të tjera. Parimi 1 i parimeve të

etikës mjekësore, parasheh se personeli mjekësor është i obligueshëm

të sigurojë të njëjtat cilësi dhe standarde si për personat me të drejta të

kufizuara ashtu edhe për ata që janë në liri. Parimi 5,6 caktojnë rastet e

shkeljes së kësaj etike:

a) kur personeli mjekësor merr pjesë në torturë ose sjellja e tij

është johumane me një trajtim të egër çnjerëzor e degradues;

Page 16: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

234

b) kur personeli mjekësor përdor mjete dhe metoda që janë në

kundërshtim me standardet ndërkombëtare, për marrjen e deklaratës

nga i dyshuari… etj.

Për të paraburgosurit, me standardet ndërkombëtare parashihen

edhe garanci shtesë siç janë: e drejta që këto persona të mbahen veçmas

nga të gjykuarit dhe të kenë trajtim të posaçëm, ato do të trajtohen si të

pafajshëm në pajtim me parimin e prezumimit të pafajësisë. (standardet

minimale, rregulli 84 (2);

E drejta e përdorimit të rrobave të veta ose rrobave të burgut që

dallojnë nga ato që bartin të gjykuarit apo të veshin rroba civile në

gjendje të mirë kur paraqitet para trupit gjykues; E drejta e ushqimit

privat, blerja e librave, gazetave… etj.

Në rastet kur femrat janë të paraburgosura, stafi kontrollues duhet

të jetë i përbërë prej gjinisë së njëjtë, ato duhet të mbahen në ambiente

të veçanta. Gjatë marrjes në pyetje, stafi femëror gjithsesi duhet të jetë

i pranishëm, nuk është e lejueshme që stafi mashkullor të hyj në këtë

pjesë të objektit. Kujdes i posaçëm i kushtohet kur gratë në paraburgim

janë me barrë, gjatë lindjes apo pas saj, në këto raste kërkohet që ato të

vendosen nëpër spitale jashtë këtyre institucioneve.

7. E DREJTA E ANKESËS

Përkundër garancive të shumta procedurale, që parashihen me

standardet ndërkombëtare, përsëri nuk përjashtohet mundësia që orga-

net e ndjekjes gjatë kësaj kohe të ndërmarrin veprime me të cilat shke-

len të drejtat dhe liritë e njeriut. Prandaj, parashihet mundësia që çdo

veprim i këtyre organeve t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor apo organ

tjetër kompetent me rastin e paraqitjes së ankesës nga i privuari. Kjo e

drejtë është e garantuar në të gjitha rastet kur të dyshuari i janë shkelur

të drejtat e tij, gjatë arrestimit apo gjatë caktimit të paraburgimit.

Ankesa mund të kuptohet edhe si mjet që mundëson korrigjimin e

shkeljeve eventuale nga një instancë më e lartë në pajtueshmëri me

parimin devolutiv. Si mjet i rregullt juridik, ankesa paraqitet si ndaj

aktvendimeve, ashtu edhe ndaj aktgjykimeve që nuk kanë marrë formën

e prerë, mirëpo ne do të marrim parasysh vetëm ankesën kundër aktven-

dimeve me të cilën caktohet arresti policor dhe paraburgimi, e cila si

zakonisht nuk ka karakterin suspenziv, por mundëson që ligjshmëria e

privimit të vlerësohet edhe nga një organ i një instance më të lartë. Me

këto standarde parashihet që çdo i privuar gëzon të drejtën që të ankohet

Page 17: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

235

kundër ligjshmërisë së privimit, e po ashtu kërkohet që procedura për

paraqitjen e saj të jetë sa më e thjeshtë, pa pengesa të shumta proce-

durale si dhe pa mjete financiare, me qëllim që organi i instancës më të

lartë menjëherë të vendosë për ligjshmërinë e kufizimit të lirisë. Kjo e

drejtë garantohet në mënyrë universale për të gjithë personat e privuar

nga liria, kurse nga organet kompetente (gjykata) kërkohet që gjatë

shqyrtimit të ankesës të veprojë me një shpejtësi të duhur. Në qoftë se

gjatë shqyrtimit të ankesës, organi gjen se ka pasur shkelje të të drejtave

dhe lirive të njeriut, menjëherë duhet të urdhërojë lirimin e tij në

pajtueshmëri me rregullat e Habeas Corpus Akt dhe Amparo. Parimi 32

i tërësisë së parimeve parasheh si të domosdoshme që organet shtetërore

të njoftojnë dhe t’i japin mundësi të dyshuarit apo avokatit të tij të

paraqesë ankesën para një organi kompetent. Organ kompetent për

shqyrtimin e ankesave sipas KDNJ është gjykata, kurse procedura në të

cilën ankesa shqyrtohet nga prokurori publik nuk është në pajtim me

nenin 9(3) të PNDCP-së. Komiteti kërkon që në intervale kohore të

arsyeshme, përsëri të mundësohet e drejta e paraqitjes së ankesës.

Komisioni Afrikan ka pohuar se kufizimi i të drejtës së ankesës, para

një organi kompetent nga një personalitet i njohur, si figurë e rëndësish-

me politike, që prej 12-viteve të mbahej në paraburgim pa akuzë, ishte

në kundërshtim me nenin 7(1)/a të Kartës Afrikane. E drejta e ankesës

parashihet edhe në PNDCP edhe në konventën evropiane me atë që

ndërmjet tyre ekzistojnë dallime qenësore. PNDCP-ja parasheh mun-

dësinë e paraqitjes së ankesës para një gjykata ndërkombëtare vetëm

nga autoritetet e shtetit, kurse konventa evropiane parasheh mundësinë

që ankesa të paraqitet jo vetëm nga shtetet nënshkruese të kësaj kon-

vente, por edhe nga individët të cilëve u janë shkelur të drejtat dhe liritë

e garantuara nga kjo Konventë.

CONCLUSION

The rights of persons deprived of their liberty represent a strong

guarantee for the rule of law and their security that during this period,

while deprived of their liberty, they shall be treated humanely. These

rights are at the same time a guarantee for the law enforcement officials

themselves. Every citizen today knows that pre-trial rights can be

violated by the police officers. This time period, though short, is still

very sensitive and scary. Therefore, respecting the rights during this

time, until the person is deprived, is also presented as a barometer in the

Page 18: TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA GJATË …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-13.pdf · 2019-12-31 · 2. E DREJTA E MBROJTJES E drejta e mbrojtjes apo e drejta

C E N T R U M 12

236

legal state. Police everywhere in the world are the symbol and the head

of state. In terms of its function, it is always in the spotlight and

arguably the most visible state body. It cannot be denied that, in contrast

to the past, significant improvements have been made, and today the

police are no longer a taboo that cannot be talked about and criticized.

Then, today we can freely express the opinion that we are dissatisfied

with the work of the police, because often we are saddened by the lack

of respect for human rights and freedoms. Of course, police and pre-

trial procedures remain more controversial and more dangerous for the

violation of the rights and freedoms of suspected and deprived persons.

Recensentë:

Prof. dr. Vllado Kambovski

Prof. dr. Nikolla Tupanqevski

LITERATURA

• Aleksić, Ž., (1994), Kriminalistika, Beograd

Alderson, J., (1995), Ljudska prava i policija, Rijeka

• Ačimović, M., (1978), Psihologija sudenja i zlocina, Beograd

• Aлексоски С., (2005), Психологија со криминалистичка

психологија, Shkup

• Ангелески, М., (2007), Вовед во криминалистика, Shkup

• Aнгелески, M., (2007), Криминалистичка тактика, Shkup

• Avziu, Qebir (2019), Hyrje në Kriminalistikë, Tetovë.

• Bayley, D., (1995), Police for the Future, Oxford University

Press, New York.

• Barry, A. F.- David, R.F., (2012), Crime scene invstigation, Los

Angeles.

• Barry, M. B.,(2006), Becoming a Police Officer, Shkup.