STUDIMET PASDIPLOMIKE - CIKLI I DYTË TEZË MASTERI “ZBATIMI I TEKNIKAVE TË KONTABILITETIT MENAXHERIAL: RASTI I KOMPANIVE NË RAJONIN E TETOVËS” KANDIDATI: MENTORI: FLORIM SELAMI PROF. DR. RUFI OSMANI Tetovë , shkurt , 2020 UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE SOUTH-EAST EUROPEAN UNIVERSITY УНИВЕРЗИТЕТ НА ЈУГОИСТОЧНА ЕВРОПА FAKULTETI I BIZNESIT DHE EKONOMISË FACULTY OF BUSINESS AND ECONOMY ФАКУЛТЕТ ЗА БИЗНИС И ЕКОНОМИЈА
82
Embed
STUDIMET PASDIPLOMIKE - CIKLI I DYTË TEZË MASTERI ......bazë tek ato të avancuara në kontabilitet menaxherial, etj. Për dallim nga kontabiliteti financiar, kontabilitetit menaxherial
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
STUDIMET PASDIPLOMIKE - CIKLI I DYTË
TEZË MASTERI
“ZBATIMI I TEKNIKAVE TË KONTABILITETIT MENAXHERIAL:
RASTI I KOMPANIVE NË RAJONIN E TETOVËS”
KANDIDATI: MENTORI:
FLORIM SELAMI PROF. DR. RUFI OSMANI
Tetovë , shkurt , 2020
UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE SOUTH-EAST EUROPEAN UNIVERSITY УНИВЕРЗИТЕТ НА ЈУГОИСТОЧНА ЕВРОПА
FAKULTETI I BIZNESIT DHE EKONOMISË FACULTY OF BUSINESS AND ECONOMY ФАКУЛТЕТ ЗА БИЗНИС И ЕКОНОМИЈА
2
Deklarata e origjinalitetit
Unë, Florim Selami, me përgjegjësinë time më të lartë deklaroj që ky punim me titull
“Zbatimi i teknikave të kontabilitetit menaxherial: Rasti i kompanive në rajonin e Tetovës’’
përfaqëson punimin tim origjinal, është shkruar prej meje, përveç rasteve të citateve dhe
referencave të tjera. Ky punim nuk është përdorur më parë në këtë Universitet dhe nuk është
prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim.
Florim Selami
Tetovë, 2020
3
4
Mirënjohje dhe falënderime
Unë do të doja të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia mentorit tim Prof. Dr. Rufi
Osmani që më ka këshilluar, udhëzuar, motivuar dhe që më ka mbështetur gjatë gjithë kohës së
këtij hulumtimi të masterit.
Gjithashtu, do të doja të falënderoj anëtarët e komisionit të tezës: Prof. Asoc. Dr. Jeton
Mazllamin dhe Prof. Asoc. Dr. Hyrije Abazi-Alilin për këshillat dhe sugjerimet e dhëna.
5
Abstrakti
Në ndryshimet e shpejta të mjedisit të biznesit në plan kombëtar dhe ndërkombëtar i
detyrojnë kompanitë që të përmirësojnë performancën e tyre në mënyrë permanente për të
përballuar me sukses konkurrencën në rritje në vend dhe ne tregjet e huaja.
Kontabiliteti menaxherial si pjesë integrale e sistemit të informacionit të kompanisë ka
ndikim në rritje në procesin e vendimmarrjes në funksion të miratimit të vendimeve të drejta
biznesore. Kostot dhe të ardhurat si informacion i rëndësishëm i prodhuar nga kontabiliteti
menaxherial kanë rëndësi të madhe për miratimin e vendimeve menaxheriale. Kostot dhe të
ardhurat që nuk ndikojnë në vendime trajtohen si informacione të parëndësishme dhe nuk
merren në konsideratë në procesin e vendimit.
Studimi ka në fokus një numër të caktuar të kompanive (49) në rajonin e Tetovës të
veprimtarive të ndryshme biznesore, kryesisht kompani të vogla dhe një numër simbolik i
kompanive të mesme. Bazuar në hipotezat e parashtruara, hulumtimi argumenton hipotezat e
e parashtruara në rastin e kompanive të analizuara (49) në rajonin e Tetovës dhe verifikon se
këto kompani kryesisht nuk i zbatojnë teknikat tradicionale dhe moderne të kontabilitetit
menaxherial. Ky moszbatim i teknikave të kontabilitetit menaxherial është kryesisht pasojë e
mungesës së kuadrit profesional dhe për pasojë mosnjohje e teknikave në fjalë.
Hulumtimi zbulon se ndërmarrjet e rajonit të Pollogut duhet të bashkëpunojnë
intensivisht me institucionet arsimore dhe me odën ekonomike në mënyrë që të sigurohen
burime njerëzore cilësore si një parakusht i efektshëm i zbatimit të teknikave të kontabilitetit
menaxherial. Gjetjet e autorit të këtij studimi janë në përputhje me gjetjet e studiuesve lokal
dhe të huaj nga kjo lëmi.
Fjalët kyçe: Teknikat e Kontabilitetit Menaxherial, Vendimmarrja biznesore,
Performanca e kompanive, Rajoni i Tetovës.
6
Abstract
The rapid changes in the business environment nationally and internationally oblige
companies to improve their performance permanently to successfully cope in growing
competition in the country and in foreign markets.
Managerial accounting as an integral part of a company's information system has an
increasing impact on the decision-making process as a function of adopting the right business
decisions. Costs and revenues as important information produced by managerial accounting are
of great importance for the adoption of managerial decisions. Costs and revenues that do not
affect decisions are treated as irrelevant information and are not considered in the decision
process.
The study focuses on a number of companies (49) in the Tetovo region of various
business activities, mainly small companies and a symbolic number of medium-sized
companies. Based on the hypotheses presented, the research argues the hypotheses put
forward in the case of analyzed companies (49) in the Tetovo region and verifies that these
companies largely do not apply traditional and modern managerial accounting techniques. This
failure to apply managerial accounting techniques is mainly due to the lack of professional staff
and consequently lack of knowledge of the techniques in question.
The research reveals that companies in the Polog region must collaborate intensively
with educational institutions and the chamber of commerce in order to provide quality human
resources as an effective precondition for the application of managerial accounting techniques.
The findings of the author of this study are in line with the findings of local and foreign
researchers in this field.
Key words: Managerial accounting techniques, Business decision making, Companies
performance, Tetovo region.
7
Абстракт
Брзите промени во деловното опкружување на национално и меѓународно ниво ги
принудуваат компаниите да ги подобрат своите перформанси трајно за успешно да се
справат со растечката конкуренција во земјата и странските пазари.
Менаџерското сметководство како составен дел на информативниот систем на
компанијата има поголемо влијание врз процесот на донесување одлуки како функција на
донесување на правилни деловни одлуки. Трошоците и приходите како важни
информации произведени од раководното сметководство се од големо значење за
донесување на менаџерски решенија. Трошоците и приходите кои не влијаат на одлуките
се третираат како небитни информации и не се земени предвид во процесот на
одлучување.
Студијата се фокусира на голем број компании (49) во тетовскиот регион на разни
деловни активности, главно мали компании и симболичен број на средни компании. Врз
основа на презентираните хипотези, истражувањето ги аргументира хипотезите изнесени
во случајот на анализираните компании (49) во тетовскиот регион и потврдува дека овие
компании во голема мерка не применуваат традиционални и современи менаџерски
техники за сметководство. Овој неуспех за примена на менаџерски техники за
сметководство главно се должи на недостаток на стручен персонал и, следствено на тоа,
непознавање на односните техники.
Истражувањето открива дека компаниите во Полошкиот регион мораат интензивно
да соработуваат со образовните институции и трговската комора со цел да се обезбедат
квалитетни човечки ресурси како ефикасен предуслов за примена на менаџерски техники
за сметководство. Наодите на авторот на оваа студија се во согласност со наодите на
Menaxherial “Si proces i sigurimit të informacioneve financiare (si p.sh., informacionet mbi
koston e prodhimit të produktit, koston e shpërndarjes së shërbimit dhe koston e një aktiviteti
ose procesi biznesor), dhe informacioneve jofinanciare (si p.sh,informacione mbi kënaqësinë
dhe besnikërinë e klientit, cilësinë e procesit dhe afatin kohor, inovacionin dhe motivimin e
punonjësve), gjë e cila ndihmon menaxhmentin e ndërmarrjes për marrjen e vendimeve,
shpërndarjen e burimeve, monitorimin, dhe vlerësimin e performancës”.
Instituti i Kontabilistëve Menaxherial në SHBA (IMA, 2008) e ka përkufizuar
Kontabilitetin e Menaxherial si: fushë e dijes që ndihmon procesin e vendimmarrjes,
planifikimin, zbatimin e sistemeve të menaxhimit të performancës dhe rritjen e aftësive lidhur
me raportimin financiar dhe kontrollin. Sipas (IMA), komponent thelbësor i Kontabilitetit
Menaxherial është formulimi dhe zbatimi i strategjisë për të ndihmuar kompani të ketë sukses.
Instituti i Kontabilistëve të Çertifikuar të Menaxhimit në Britaninë e Madhe (CIMA, 2009)
e ka përkufizuar Kontabilitetin e Menaxherial si ,,Sistem i brendshëm që ofron të dhëna për
planifikimin dhe kontrollimin e aktiviteteve që janë të rëndësishme për marrjen e vendimeve”.
Sipas, CIMA, kontabiliteti menaxherial është ai lloj i kontabilitetit që i ndihmon entitetet të
operojnë në mënyrë më efikase.
Kontabiliteti financiar, kryesisht jep informacione për transaksionet financiare që kanë
ndodhur në të kaluarën, ndërsa Kontabiliteti Menaxherial jep informacione financiare dhe
jofinanciare, të cilat ndikojnë në marrjen e vendimeve në të ardhmen.
15
Kontabiliteti Menaxherial nuk është i detyruar nga rregullat e raportimit të imponuara
nga jashtë (p.sh. Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar). Ai i siguron biznesit
informacione më të hollësishme sesa Kontabiliteti Financiar dhe është më multidisiplinar (ka
marrëdhënie me disiplina tjera ekonomike).
Tabela 1: Krahasimi midis Kontabilitetit Financiar dhe Kontabiliteti Menaxherial
Baza për krahasim
Kontabiliteti Financiar Kontabiliteti i Menaxhmentit
Definicioni Kontabiliteti financiar është ajo pjesë e sistemit të kontabilitetit që merret me matjen dhe raportimin e gjendjes financiare dhe të rezultatit të biznesit në një periudhe të caktuar sipas SNK (Ahmeti, 2008)
Kontabiliteti Menaxherial është sistem i kontabilitetit i cili siguron informata për menaxherët për të bërë politika, plane dhe strategji për drejtimin efektiv të biznesit. (Surbhi, 2014).
A është i detyrueshëm
PO JO
Informacioni Vetëm informacion monetar Informacion monetar dhe jo-monetar
Objektivat Për të siguruar informacion financiar kryesisht për palët e interesuara jashtë ndërmarrjes : (Investitorët, kreditoret, partneret afarist, sindikatat, organet shtetërore).
Të ndihmojë menaxhmentin në procesin e planifikimit dhe vendim-marrjes duke ofruar informacion të detajuar..
Liria e zgjedhjes së raportimit
Kufizohet në parimet e përgjithshme të pranuara të kontabilitetit dhe në standarde.
Nuk ka kufizime të tjera, përveç shpenzimeve dhe dobishmërisë prej informatave për menaxhim
Fokusi Kohor dhe Periudha Raportuese
I orientuar nga e kaluara; Raportet financiare përgatiten në fund të periudhës kontabël-mund të përgatiten edhe në aspekt kuartal.
I drejtuar nga e ardhmja Raportet përgatiten sipas nevojës dhe kërkesave të organizatës.
Ndikimi i informatave në marrjen vendimeve
I kushton vëmendje të duhur vlerësimit të dukurive ekonomike. Ndikimi i tyre në marrjen e vendimeve është dytësor.
I kushton vëmendje të duhur vlerësimit dhe raportimit të cilat ndikojnë në marrjen e vendimeve nga ana e menaxherit.
Karakteri i raporteve
Raporte përmbledhëse rreth pozicionit financiar të ndërmarrjes
Raporte të plota dhe të detajuara me informacione të ndryshme.
Publikimi dhe auditimi i raporteve
Kërkohet të publikohen dhe të auditohet nga auditorë ligjorë
Nuk publikohen as nuk audituohen nga auditorë ligjorë.
Burimi: (Asllanaj, 2010 dhe Surbhi 2014)
16
2.2. Ndërvarësia midis Kontabilitetit Financiar dhe Kontabilitetit Menaxherial
Kontabiliteti Menaxherial dhe Kontabiliteti Financiar janë pjesë e sistemit të
përgjithshëm të informacionit të kontabilitetit (Hansen dhe Mowen, 2005). Megjithëse,
Kontabiliteti financiar dhe Kontabiliteti Menaxherial përbëjnë dy fusha të ndryshme të studimit,
ato nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën.
Që të dyja fushat ofrojnë informacione të dobishme: Kontabiliteti Financiar ndihmon në
regjistrimin e duhur të transaksioneve të panumërta dhe ndihmon në krahasimin e
performancës së një njësie ekonomike midis dy apo më shumë periudhave (ose krahasimin e
performancës midis dy njësive ekonomike), ndërsa Kontabiliteti Menaxherial ndihmon në
analizimin dhe vlerësimin e performancës dhe me këtë analizë menaxhmenti bën një gjykim
efektiv për krijimin e strategjisë, planeve dhe politikave për të ardhmen (Surbhi, 2014).
Tabela 2: Ndërvarësia midis Kontabilitetit Financiar dhe Kontabiliteti Menaxherial
Ndërvarësia midis Kontabilitetit Financiar dhe Kontabiliteti Menaxherial 1 Të dyja janë pjesë e sistemit të përgjithshëm të informacionit të kontabilitetit. 2 Të dyja grumbullojnë dhe i klasifikojnë informacionet kontabile për përgatitjen e raporteve
financiare. 3. Të dyja merren me pasqyrat financiare, të ardhurat, shpenzimet, pasuritë, detyrimet, flukset e
mjeteve monetare. 4. Raportet e përgatitura në të dyja sistemet: kontabilitetin e menaxhmentit dhe në kontabilitetin
financiar regjistrohen në të njëjtën bazë të të dhënave, të krijuara fillimisht për të përmbushur kërkesat e kontabilitetit, dhe raportimit financiar. Kjo është arsyeja që kur sistemi i kontabilitetit në një organizatë mbledh dhe klasifikon informacionin, ai e bën këtë në një mënyrë dhe format që mund të jetë i përshtatshme për të dyja sistemet e kontabilitetit.
5. Të dyja përcaktojnë dhe masin kostot për periudha të ndryshme kontabël. Të njëjtat parime dhe koncepte kontabël përdoren për akumulimin dhe alokimin e kostove.
Burimi: (Botes 2009, Surbhi 2014 dhe Sharma 2016)
Kontabiliteti Menaxherial gjeneron dhe ofron informata për planifikim dhe kontroll.
Ç’farë do të thotë se kompania në fillim përmes informatës nga kontabiliteti menaxherial
planifikon një vendim (për shembull, rritja e prodhimit, ndryshimi në çmim, etj) dhe pastaj nga
transaksionet e realizuara konstaton dhe bën kontrollin. Kështu do të evidenton ku ishin
devijimet qofshin pozitive apo negative. Në anën tjetër, kontabiliteti financiar ofron informata
përmes raporteve-bilanceve financiare, informata të cilat janë të përgjithshme.
17
Pra, kontabiliteti menaxherial do të ofron informacione të cilat nuk janë vetëm për
qëllime kontrolli (siç është rasti i kontabilitetit financiar) por edhe për qëllime planifikimi të tilla
si: vendosja e % të synuara të shitjes, marzhës së fitimit, apo shitjet/kostot sipas
departamenteve apo pikave të shitjes, etj. Kontabiliteti menaxherial ofron informata për
përdorim të brendshëm dhe jo standard apo në periudha të caktuara kohore por sipas nevojës
së kompanisë që të ndihmon buxhetimin, të mundësojë një kontroll më të mirë si dhe të
ndihmon në marrjen e vendimeve afariste.
Në anën tjetër, kontabiliteti financiar jep informacione të strukturuara dhe të
standardizuara për të treguar rezultatin financiar të asaj periudhe. Pra, qenka edhe qëllimi i
informacionit ai që bënë dallimin në mes kontabilitetit menaxherial dhe atij financiar.
Padyshim, që menaxhimi modern i financave të kompanisë do të thotë që informacioni duhet
të buxhetohet së pari dhe më pastaj të kontrollohet. Andaj, nuk është i mjaftueshëm vetëm
kontabiliteti financiar. Ka shumë rëndësi që informacioni i gjeneruar ose përpiluar kujt i
adresohet apo ofrohet për shfrytëzim. Shfrytëzuesit e informacionit menaxherial janë palët
brenda kompanisë siç janë drejtorët,menaxherët, udhëheqësit, punëtorët. Ndërsa,
shfrytëzuesit e informacionit financiar janë palët jashtë kompanisë siç janë: aksionarët,
kreditorët, huadhënësit, bankat, qeveria.
Andaj, përderisa fokusi i kontabiliteti menaxherial do të ishte përdoruesi apo
shfrytëzuesi i brendshëm i informacionit kontabël, kontabiliteti financiar ka fokus të kënaq
kërkesat e përdoruesve të jashtëm. Është pikërisht ky problem i shumë bizneseve në vendin
tonë që e perceptojnë kontabilitetin financiar vetëm për qëllime të kontrollit apo revizionit nga
Drejtoria për të Ardhura Publike, etj. dhe jo në funksion të vendimmarrjes afariste.
Perspektiva mbi kompaninë tek kontabiliteti financiar është agregate (sintetike), ndërsa
te kontabiliteti menaxherial e hollësishme (analitike). Për shembull, në kontabilitet financiar –
bilanci i gjendjes tregon shumën sintetike të blerësve, kur kontabiliteti menaxherial tregon dhe
klasifikon blerësit sipas më shumë kërkesave që menaxhmenti i kompanisë mund të ketë. Një
ndarje e tillë mund të jetë, klasifikimi i blerësve sipas rajoneve-pikave të shitjes, periudhës apo
grup moshave. Edhe shumë zëra të tjera bilancor mund të dallonin parë nga perspektiva që
kontabiliteti financiar dhe menaxherial që ofrojnë për perspektivën e kompanisë.
18
2.3. Teknikat e kontabilitetit menaxherial
Bazuar në literaturën e gjerë të Kontabilitetit Menaxherial shumë studiues kanë
rekomanduar teknika të ndryshme të Kontabilitetit Menaxherial që ndihmojnë në procesin e
vendimmarrjes. Disa nga teknikat e Kontabilitetit Menaxherial janë të rëndësishme për zbatimin
e strategjisë për investime të tjera përqendrohen në procesin e vazhdueshëm të përmirësimit
të aktivitet ekonomik në një ambient shumë të pasigurt biznesi (Datar dhe Rajan, 2018).
Evolucioni i Kontabilitetit Menaxherial i përshkruar në katër faza nga Federata
Ndërkombëtare e Kontabilitetit IFAC (1998) bazuar në studimet e i përket periudhës prej vitit
1760-1950, Kontabilitetit Menaxherial është përdorur në bazë të një përqasjeje teknike dhe se
qasja e tij, kryesisht pëllogariste kostot e kompanive. Gjatë periudhës 1950-1985 fokus i
Kontabilitetit Menaxherial ishte që të siguronte informacione për planifikim dhe kontroll dhe
kështu është shtuar qasja që ndikon në sjelljen e menaxhereve që janë përgjegjës për resurset e
kompanive (Almasan 2014).
Si pasojë e kompleksitetin në marrjen e vendimeve dhe menaxhimin modern që kërkon
qasje të reja të Kontabilitetit Menaxherial gjatë periudhës 1985-2018, Kontabilitetit të
menaxhmentit iu shtuan shumë teknika, të cilat i ndihmojnë menaxherët në zbatimin e
analizave strategjike në kompanitë e tyre.
Në vitet e fundit, shumë kompani përjetojnë ndryshime drastike në strukturën e tyre
organizative, konkurrencën dhe teknologjinë e informacionit (Burns dhe Vaivio, 2001). Pas
kritikave të Johnson dhe Kaplan (1987) që Kontabilitetit Menaxherial e kishte “humbur
rëndësinë” e tij, shumë teknika të reja të të ashtuquajtura “teknikat e avancuara të
Kontabilitetit Menaxherial janë zhvilluar.
Ajo që vlen për tu përmendur është fakti se teknikat tradicionale sot po përdoren
njëherësh me teknikat bashkëkohore të Kontabilitetit Menaxherial siç janë buxhetet
(parashikimet) rrotulluese, kosto e bazuar në aktivitete dhe BSC (Burns and Vaivio 2001).
Krahas hulumtimeve teorike autorë të caktuar kan bërë edhe hulumtime emiprike pë zbatimin
e teknikave të Kontabilitetit Menaxherial. Autorët Sulaiman et al. (2004) kanë analizuar
përdorimin e teknikave tradicionale dhe bashkëkohore të Kontabilitetit Menaxherial në katër
shtete Aziatike (Singapor, Malajzi, Kinë dhe Indi).
19
Në përgjithësi gjetjet e tyre konsistojnë në faktin se teknikat moderne të Kontabilitetit
Menaxherial mungojnë në këto katër shtete dhe se përdorimi i teknikave tradicionale të
Kontabilitetit Menaxherial ngel i fort.
Rëndom teknikat tradicionale që zakonisht përdoren në Kontabilitetit Menaxherial dhe
më të përhapura janë: analiza kosto-vëllim-fitim (CVP), kosto standarde (standard costing),
kthimi nga investimi dhe buxhetimi tradicional. Por, arsyet e moszbatimit të metodave
bashkëkohore të Kontabilitetit Menaxherial mund të jenë nga më të ndryshmet si, për
shembull: përfitimet nga teknikat tradicionale mund të konsiderohen të pranueshme dhe se
zbatimi i teknikave bashkëkohore rritë kostot e biznesit; mungesa e njohurive rreth teknikave të
reja dhe se ç’farë realisht mund të përfitonte biznesi nga zbatimi i tyre; mungesa e ekspertëve –
kuadri profesional i fushës së kontabilitetit për të zbatuar teknikat moderne të Kontabilitetit
Menaxherial; etj.
Osmani (2017) në studimin e tij ,,Informatat Relevante si mjet i kontabilitetit
menaxherial për rastin e kompanive në rajonin e Pollogut,, erdhi në përfundim se zbatimi i të
njëjtave është në varësi të drejtpërdrejt me madhësinë e kompanive, nivelin dhe cilësin e
resurseve humane dhe aktiviteteve të kompanive sipas sektorëve. Nga Osmani (2017)
rekomandohet që kompanitë në rajonin e Pollogut duhet më intensivisht të bashkëpunojnë me
institucionet hulumtuese dhe të fushës së edukimit ekonomik me qëllim të përgatitjes dhe
punësimit të kuadrove profesionale cilësore si parakusht i zbatimit të teknikave të kontabilitetit
menaxherial.
Autorët (Hatif AlMaryani dhe Sadik, 2004) analizuan teknikat e Kontabilitetit
Menaxherial Strategjik dhe rolin e tyre në shërbim – funksion të objektivave të menaxhimit
strategjik bashkëkohorë në rastin e kompanive të Rumanisë. Autorët në fjalë përdoren një
mostër të kompanive rumune duke shpërndarë një pyetësor hulumtues. Nga studimi i tyre
arritën në konkluzionin se aplikimi i teknikave të kontabilitetit menaxherial do të ndihmon
kompaninë në vendimmarrjen strategjike për arritjen e qëllimeve të organizatës, si dhe do ti
ndihmon që të mbijetojnë dhe të rriten në tregun ku veprojnë.
Pra, padyshim që Kontabilitetit Menaxherial shfrytëzon disa teknika apo metoda të cilët
ndihmojnë dhe plotësojnë nevojat specifike që kompanitë kanë në aktivitetin biznesor.
20
2.3.1. Dallimi midis teknikave tradicionale dhe moderne të Kontabilitetit Menaxherial
Ndryshimet që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit në mjedisin biznesor i kanë
detyruar kompanitë që t’i përgjigjen me qasje të reja dhe më të mira menaxhimit të biznesit të
tyre (Kumar 2011). Koha e kompjuterizimit ka revolucionuar të gjithë botën e biznesit, shpikjet
e reja zëvendësuan produktet tradicionale, avancimet teknologjik kanë treguar ndikim
shkatërrues në operacionet e ndërmarrjeve të themeluara dhe industrive tradicionale, sepse
norma tradicionale e operacioneve të biznesit nuk mund të mbijetonte përballë këtyre sfidave.
Cikli i jetës së produktit, i cili është më i shkurtër në krahasim me të kaluarën, rritja e
konkurrencës, ashtu si konsumatorët u bënë më pak besnikë, e po ashtu pësoi ndryshime edhe
roli Kontabilitetit të menaxhmentit si pjesë përbërëse e jetës biznesore të ndërmarrjeve.
Figura 2: Evoluimi i Kontabilitetit të menaxhmentit.
Burimi: (Jones et al. 2012)
Wickramasinghe dhe Alawattage (2007) theksojnë se ndryshimet në Kontabilitetin e
menaxhmentit mund të pasqyrohen në zhvillimet e fundit në tri fusha kryesore: menaxhimi i
kostos, menaxhimi strategjik dhe Kontabiliteti i menaxhmentit në organizatat e reja.
Po ashtu ata i kanë paraqitur ndryshimet në Kontabilitetin e menaxhmentit në tri
pikëpamje kryesore: pikëpamja teknike; praktike-interpretuese dhe kritike-socio-ekonomik,
“duke e shikuar ndryshimin e Kontabilitetit të menaxhmentit nga qasja mekanike në
postmekanike” (Zoubi 2011: 48).
21
Tabela 3: Dallimet kryesore midis sistemit tradicional dhe modern të Kontabiliteti Menaxherial
KM Dallimet
Kontabiliteti Menaxherial Tradicional Kontabiliteti Menaxherial Modern
1 Historik Perspektivë 2 Në një njësi të vetme Relative 3 Introspektiv/ Të brendshëm I drejtuar jashtë 4 Përqendrim në prodhim Përqendrim në konkurrencë 5 Aktivitetet ekzistuese Mundësit 6 Reaktiv Proaktiv 7 Programuar Paprogramuar 8 Orientim i të dhënave Orientuar nga informacioni 9 Bazohet ne sisteme ekzistuese Nuk kufizohet nga sistemet ekzistuese 10 E ndërtuar mbi traditë Injoron traditat
Burimi: Përpunimi i autorit sipas sipas Wilson dhe Chua (1993)
Sistemi tradicional i Kontabiliteti Menaxherial siguron pak informacione dobiprurëse
rreth asaj qe ka rendësi për klientët e kompanisë. Te sistemi tradicional faktorët të tillë si cilësia
dhe shërbimi janë jashtë objektivit të këtij sistemi. Ato raportojnë vetëm informacion financiar
si niveli kostove si total dhe për njësi, raporti i kostove variabile dhe fikse , raportet e kthimit
mbi investimet dhe fitimit dhe në kuadër të qendrave të përgjegjësisë. Ky sistem nuk ofron
informacion që lidhet me zinxhirin e vlerës dhe hendekun e vlerës dhe informacioni jo-financiar
qe përfshin raportet e defekteve për çdo aktivitet, çdo produkt dhe çdo njësi organizative.
2.3.2. Metodat për matjen-vlerësimin e kostove (Teknikat tradicionale dhe moderne)
Termi kosto në literaturë përdoret në mënyrë heterogjene dhe ka kuptime të
shumëfishta, duke bërë kështu të vështirë që të kuptohet qartë nga lexuesit, të cilët nuk kanë
shumë njohuri në fushën ekonomike (Razzouk 2017).
Në përgjithësi, kosto është vlera e resurseve të përdorura për të prodhuar një të mirë
ose një shërbim (Horngren et al. 2000, 2005).
Megjithatë, përkufizimi i kostos imponon nevojën për të dalluar midis "kostove të
kontabilitetit" dhe "kostove ekonomike” (Razzouk 2017). Kostot e kontabilitetit janë të lidhura
drejtpërdrejt me koston monetare të të gjitha inputeve të përdorura për prodhimin e një malli
apo shërbimi. Zakonisht, çmimi i blerjes së një produkti përdoret për kostot e kontabilitetit.
22
Ndërsa, kostot ekonomike janë të lidhura me kostot oportune (Razzouk 2017) pra kemi
ballafaqimin e një zgjedhjeje midis dy alternativave. Në literaturën e kontabilitetit Menaxherial
(Horngren et al. 2015) gjejmë edhe një dallim sa i përket termit kosto dhe termit shpenzim.
Kostoja nënkupton vlerën e resurseve të përdorura ose për t’u përdorur për sigurimin e
mjeteve të tjera, ndërsa shpenzimi përfaqëson vlerën e mjeteve të përdorura për të siguruar të
ardhura.
Faktikisht, shumica e kostove shndërrohen në shpenzime. Disa prej tyre shndërrohen në
shpenzime në të njëjtën kohë kur ato ndodhin. Kur ndodh një gjë e tillë termet kosto dhe
shpenzime identifikohen dhe përdoren në mënyrë të ndërsjellë (Lamani 2009).
Kostot përherë kanë qenë një ndër komponentët kryesorë të afarizmit të kompanive ,
ato pa dyshim janë një ndër faktorët më të me rëndësishëm në të cilët bazohet menaxhmenti i
kompanisë (Ahmeti 2008). Të gjitha llojet e kompanive si ato prodhuese, tregtare, shërbyese,
fitimprurëse dhe jo fitimprurëse për realizimin e veprimtarisë së tyre, patjetër që ballafaqohen
me kostot, ndërsa lloji i kostos dhe mënyra se si ato klasifikohen varet nga tipi i kompanive
(Lamani 2009).
Figura 3: Llojet e kostove për ndërmarrjet prodhuese.
Burimi: (Lamani 2009).
23
Kuptimi i mirë i kostove është i dobishëm për përcaktimin e mënyrave për të reduktuar
kostot. Shumë kontabilistë dhe menaxherë financiarë, në kompani të ndryshme, përpiqen
gjithnjë e më shumë për ta arritur këtë.
Sipas Accountancy Age (2007) të cilët kanë realizuar një sondazh në Mbretërinë e
Bashkuar argumentojnë se 19% e departamenteve të financave shpenzojnë shumicën e kohës,
duke kërkuar mënyra për uljen e kostos.
2.3.3. Kontabiliteti i Kostos
Kontabiliteti i Kostos njeh tre metodat kryesore që zbatohen për matjen dhe regjistrimin
e kostove sipas (Osmani 2011):
1. Kostoja e bazuar në punën e porositur (Job Order Costing – JOC),
2. Kostoja e procesit (Process Costing – PC) dhe
3. Kostoja e bazuar në aktivitet (Activity Based Costing – ABC).
Kostoja e bazuar në punën e porositur (JOC) është metodë që përdoret në rastet kur
kompania ka kërkesë speciale nga blerësi, duke u bazuar në koston e punës së porositur edhe
atë duke matur: koston e punës direkt, materialeve direkt dhe kostot indirekte. Pra, metoda në
këtë rast fokusohet në matjen e trinomit në fjalë dhe që në fund duhet të rezulton apo
raportohet kostoja e përgjithshme e porosisë speciale nga ku edhe rezulton emri i metodës.
Figura 3 : Pasqyrimi grafik i metodës së kostos së punë së porositur
Burimi: Përpunimi i autorit bazuar në Osmani (2011)
24
Përllogaritja e këtyre tre variablave (kosto e punës direkte, materiale direkte dhe kosto
indirekte) do të na japë koston totale (të përgjithshme) të punës së porositur, ndërsa kompania
është e interesuar të dijë koston për një njësi të produktit (duke pjesëtuar koston gjithsej me
numrin e porosive). Gjatë realizimit të kësaj metode evidentimi i kostove bëhet në llogari të
veçanta për çdo material të harxhuar duke u rrumbullakuar me librat kryesor në të gjitha fazat e
realizimit të punës dhe i shoqëruar nga bilanci i kostos së punës.
Sipas (Osmani 2011) aplikimi i metodës “JOC” apo “KBPP” nënkupton respektimin e
gjashtë hapave gjatë evidentimit të kostove sipas punëve të porositura edhe atë:
Hapi i parë: identifikimi i punës që është zgjedhur si objekt i kostos,
Hapi i dytë: identifikimi i kostove direkte të punës së porositur,
Hapi i tretë: identifikimi i kostove indirekte të punës së porositur,
Hapi i katërt: zgjidhja e bazës së alokimit të kostove të kostove indirekte,
Hapi i pestë: krijimin e normës për alokimin e kostove indirekte mbi punën e
porositur, dhe
Hapi i gjashtë: alokimin (ngarkimin) e të gjitha kostove (kosto direkte dhe indirekte)
mbi objektin e kostos (punën e porositur).
Metoda e bazuar në punën e porositur (JOC) bazohet në logjikën dhe parimin se kostot
duhet të evidentohen dhe udhëhiqen në bazë të porosisë. Porosia, qoftë produkt apo shërbim,
është në funksion dhe varet nga kërkesa e tregut-blerësi. Blerësi është ai/ajo që me kërkesat e
parashtruara tek kompania definon specifikat sipas preferencave që ka. Për shembull, ngjyra e
produktit, kërkesat teknike, qëndrueshmëria e produktit, shpejtësia, etj.
Është pikërisht JOC që mban në konsideratë kërkesat e blerësve dhe organizon
evidentimin e tillë të kostove që në fund të procesit të raporton koston e saktë të çdo porosie.
Ekzistojnë mjaft kompani që nuk ofrojnë produkte apo shërbime standarde-uniforme, prandaj
menaxhmenti i kompanisë duhet të vendosë nëse porosia pranohet apo refuzohet duke
krahasuar koston me përfitimet (të hyrat nga shitja). Padyshim, që evidentimi kontabël i kostos
bëhet më kompleks kur kompania shet produkte ose ofron shërbime të ndryshme sesa kur ajo
operon (ka) me një produkt të vetëm sipas (Ray Garrison, Eric Noreen 2006).
25
Kostot direkte siç janë puna direkte dhe materialet direkte kuptohet që janë të
evidentuara në bilancin e kostos për çdo punë në veçanti dhe është më lehtë evidentimi i tyre
në krahasim me kostot indirekte. Ndërsa kostot indirekte janë të evidentuara në nivel të
kompanisë (pra janë në nivel të përgjithshëm) dhe pasi të kryhen punët, atëherë bëhet alokimi
apo shpërndarje e kostove indirekte (njihen edhe shpesh si kosto të përbashkëta) për secilën
punë veçmas. Kështu që mund të përllogarisim koston gjithsej për njësi pasi të jetë evidentuar
trinomi i plotë i kostos.
Evidentimi sipas metodës së kostos së procesit (PC) siç tregohet në figurën e
mëposhtme kostot i shpërndan sipas reparteve ose departamenteve prodhuese. Natyra e
punës dhe sistemi te PC do të thotë se prodhimtaria në vijim kalon nga njëri repart tek tjetri
deri në finalizim përfundimtar. Pasi prodhimtari të përfundon-kompletohet, produkti shitet dhe
evidentohet kostoja e produktit të shitur apo KMSH. Për dallim nga JOC, PC bën evidentimin e
kostove sipas reparteve prodhuese, për shembull, nga reparti A tek B dhe kështu me radhë.
Figura 4: Rrjedha e kostove – Kostoja e prodhimit (PC)
Burimi: Përpunuar nga autori bazuar në Osmani (2011)
Trinomi i kostove: materiale direkte, punë direkte dhe kosto indirekte fillimisht
shpërndahen në prodhimtarinë në vijim, pra është kombinimi i tre elementëve të kostove në
kuadër të procesit të prodhimit. Pas kësaj faze, kur puna të ketë përfunduar një pjesë e tyre
shiten dhe një pjesë ngel në magazinë si produkt i pa-shitur (që pret shitjen e mëtejshme).
Produkti i dërguar blerësit pas shitjes evidentohet në kontabilitet menaxherial sipas metodës në
fjalë me koston e produkteve të shitur, apo mallrave tregtar si kosto e mallrave të shitur.
Materiale direkte
Puna direkte Kosto
indirekte
Prodhimtaria në vijim Reparti A
Prodhimtaria në vijim
Reparti B
Prodhimtaria në vijim
Reparti C
Inventari i produkteve të përfunduara
Kostoja e produkteve të shitura (KMSH)
26
Kostoja e procesit të prodhimit përdoret nga kompanitë të cilat prodhojnë prodhime
identike dhe në sasi të mëdha siç janë: kompanitë e prodhimit të vajit, sheqerit, pllakave,
tullave, celularëve, kompjuterëve etj. Ato janë kompani të cilat nuk kanë fleksibilitet në linjat e
tyre të prodhimit, pra produktet e tyre në përgjithësi ju adresohen konsumit masiv. Kostoja e
procesit të prodhimit përdoret për dy qëllime nga kompanitë e prodhimit sipas (Jack Smith,
Robert Keith 2006):
- Së pari, kjo metodë bën matjen e kostove të produkteve të prodhuara paralelisht edhe
në bazë totale edhe për njësi të prodhuara. Këto informata përdoren për vlerësimin e
inventarëve të prodhimtarisë në vijim dhe prodhimtarisë së gatshme dhe gjatë
evidentimit të kostos së mallrave të shitur.
- Së dyti, kjo metodë furnizon menaxhmentin e kompanisë me informata në lidhje me
koston për njësi gjatë realizimit të çdo hapi në procesin e prodhimit.
Pavarësisht nga fakti se kompanitë shpesh përdorin një kombinim të një sistemi të
kostos për prodhimin e vazhdueshëm dhe një sistem të kostos bazuar në punën e porositur, ky
sistem i përzier është i ngjashëm me sistemin e kostos për prodhimin e vazhdueshëm në
supozimin se përdoren metoda të standardizuara për prodhimin e produktit.
Tabela 4: Dallimet midis dy teknikave tradicionale të kostos
Karakteristikat Teknika e kostos e bazuar në punën e porositur
Teknika e kostos për prodhimin e vazhdueshëm
Puna në proces Një punë në proces Shume punë në proces
Dokumentet e përdorura
Bilanci i kostos së punës Raporti për kostot e prodhimit
Përcaktimi i kostove totale të prodhimit
Secilën punë Secilën periudhë
Llograritja e kostos për njësi
Kostot e secilës punë / njësitë e prodhimit për secilën punë
Kosto totale e prodhimit/ njësitë e prodhuara gjatë periudhës
Burimi: (Weygandt, Kimmel dhe Kieso 2012)
Tabela e mësipërm pasqyron në mënyrë të sintetizuar dallimet esenciale në mes të dy metodave tradicional te kostos bazuar në autorët (Weygandt, Kimmel, Kieso 2012).
27
Teknika kosto e bazuar në aktivitet (ABC)
Për dallim nga dy sistemet e para që konsiderohen sisteme tradicionale për llogaritjen e
kostos, sistemi ABC konsiderohet teknikë e avancuar në fushën e kontabilitetit Menaxherial.
ABC është koncept bashkëkohorë dhe përdoret nga kompani me qasje moderne. Teknika kosto
e bazuar në aktivitete (ABC) përqendrohet kryesisht tek aktivitetet. Identifikimi i aktiviteteve
është hapi i parë i modelimit sipas teknikës ABC. Prandaj, procesi i cili së pari i përcakton kostot
e aktiviteteve për t’i përcaktuar pastaj kostot e produkteve dhe shërbimeve quhet kosto e
bazuar në aktivitete. Teknika ABC është e ngjashme me teknikat tradicionale të përcaktimit të
kostos në llogaritjen e materialit direkt dhe punës direkte, por ndryshon në llogaritje të kostove
indirekte (Hilton dhe Platt 2014; Lamani 2009).
Sipas autorëve (H.Perčević, M. Hladika 2013) sistemi ABC është menduar dhe dizajnuar
që të korrigjon të metat apo defektet e sistemeve tradicionale të kostingut. Qëllimi në fillim ka
qenë që sistemi ABC të ofron shpërndarje të drejtë dhe saktë të kostove dhe kështu edhe
vlerësim të profitabilitetit të produktit. Sistemi ABC fokusohet në kostot indirekte prodhuese
dhe qëllimi është të definon rrugën më të duhur për shpërndarjen e kostove indirekte
prodhuese në objektet e kostove.
Ekziston një debat jo vetëm akademik dhe shkencor por edhe praktik lidhur me atë se
kurë një teknikë është më e përshtatshme të përdoret. Variacioni i përgjigjeve buron nga
faktorët e analizuar apo trajtuar në studime të ndryshme apo duke u ndalur në krahasimin dhe
diskutimin për përparësitë dhe mangësitë e çdo sistemi të kostos.
Autorët Mohammed Al-Omiri dhe Colin Drury (2007) në studimin e tyre analizuan
influencën faktorëve e potencial në karakteristikat e sistemeve të kostingut të produktit.
Autorët në fjalë erdhën në përfundim se nivelet më të larta të sistemit të sofistikuar të
kostingut janë pozitiv të lidhur me rëndësinë e informacionit të kostos, zgjerimin e përdorimit
të teknikave tjera inovative të kontabilitetit menaxherial, intensifikimit të ambientit konkurrues,
madhësisë, zgjerimit të përdorimit të teknikave prodhuese JIT dhe llojit të sektorit biznesor.
Autorët nuk arritën të gjejnë lidhje në mes nivelit të sofistikuar të sistemit të kostos dhe
strukturës së kostos, diversivitetin e produktit dhe kualitetin e teknologjisë së informacionit.
28
Përderisa njëri orientim është në përdorimin e metodave dhe teknikave tradicionale,
orientimi bashkëkohorë rekomandon apo sugjeron në përdorimin e teknikave dhe qasjeve më
të avancuara në funksion të evidentimit, matjes dhe dhënies së informacionit kontabël sa më të
plotë si mjet për mbijetesë të bizneseve në një ekonomi me shumë sfida, konkurrencë gjithnjë
në rritje dhe në një ambient sa më shumë globalë.
Figura 4: Hapat në aplikimin e ABC metodës :
Burimi: (Horngren et al. 2010; Osmani 2011)
Kuptohet, debati akademik përmes studimeve empirike dhe hulumtimeve të ndryshme
gjithsesi dha efektet e veta në sferën praktike duke zhvilluar qasje, metoda, sisteme dhe teknika
më të avancuara të evidentimit të kostos kundrejt atyre tradicionale që sot njihen si:
menaxhimi i cilësisë totale (TQM), kosto të targetuara, ABC, analiza e zinxhirit të vlerës, drejtë
në kohë (JIT), etj.
Sipas teknikës ABC, kostoja e një produkti është e barabartë me shumën e kostove të të
gjitha aktiviteteve të kryera për ta prodhuar atë. ABC-ja e arsyeton këtë me faktin se për të
pasur të dhëna të sakta dhe të kuptueshme të kostos, është e nevojshme më shumë se një bazë
për ndarjen e kostove të aktivitetit për produktet.
29
Në përzgjedhjen e bazës së shpërndarjes, ABC-ja kërkon të identifikojë faktorët kauzalë
të kostos (shtytësit e kostos) që masin aktivitetet e kryera në produkt. Një faktor kauzal mund
të jetë çdo faktor ose aktivitet që ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë shkak-pasojë me
resurset e konsumuara (Weygandt, Kimmel, and Kieso 2012), dhe përkufizohet si aktivitete ose
transaksione, të cilat janë të rëndësishme në përcaktimin e kostos (Lucey 2000).
Tabela 5: Shembuj të resurseve dhe aktiviteteve të kostos në një sistem ABC Qendrat e
kostos Shtytësit e kostos së
resurseve Aktivitetet Shtytësit e kostos së
aktiviteteve Objekti i kostos
Pagat fikse
Orët e punës direkte; nr. i punëtorëve
Porositja e lëndëve të para
Orët e porosisë; numri i porosive
Produkti 1 Produkti 2 ,
Pagat Orët e punës direkte; nr. i punëtorëve
Pranimi i lëndëve të para
Orët e pranimit; numri i dërgesave
Produkti 1 etj.
Puna jashtë orarit
Orët e punës direkte; nr. i punëtorëve
Lëvizja (bartja) e materialeve
Numri i kërkesave; pesha e materialeve;
Produkti 1 etj.
Shpenzimet për sig.social
Orët e punës direkte; nr. i punëtorëve
Projektimi i prodhimit
Numri i porosive Produkti 1 etj.
Mirëmbajtja Orët e punës direkte Konfigurimi i makinës
Orët e konfigurimit; numri i konfigurime
Produkti 1 etj.
Kostot e administrimit
Të caktuara në mënyrë të barabartë
Operimi makinë (fabrikimi,montimi),
Orët e makinës Produkti 1 etj.
Inspektimet e kontrollit të cilësisë
Numri i inspektimeve
Produkti 1 etj.
Mbikëqyrja e fabrikës
Numri i të punësuarve
Produkti 1 etj.
Burimi: Përpunimi i autorit i bazuar në Horngren et al. 2015
Qasja më e mirë është identifikimi i resurseve që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme
të kostove të produktit dhe përcaktimin e sjelljes së kostos së tyre. Nëse disa janë kosto
afatgjata variabila, atëherë duhet të merret në konsideratë sistemi i kostos bazuar në
transaksione. Horngren et al. (2015) japin një shembull, duke supozuar që një menaxher i një
ndërmarrjeje prodhuese të produkteve elektronike duhet të vendosë nëse faktori shtytës i
kostos për lëvizjen e materialeve të kompanisë , është numri i ngarkesave të lëvizura apo pesha
e tyre.
30
Për t’u përgjigjur këto autor nëpërmjet shembullit theksojnë se menaxheri duhet të
mbledhë të dhëna mbi kostot e lëvizjes së materialeve dhe mbi sasitë e të dy faktorëve të
mundshëm të kostos për një periudhë kohore relativisht të gjatë.
Ndaj shtrohet pyetja: Përse për një periudhë të gjatë? Sepse, në afatin e shkurtër,
kostot e materialit mund të jenë fikse dhe për këtë arsye nuk do të ndryshojnë me ndryshimin e
nivelit të faktorit të kostos. Në afatin e gjatë, ka një lidhje të qartë shkak - pasojë midis kostove
të lëvizjes së materialeve dhe faktorit të kostos.
Supozoni se faktori i kostos është numri i ngarkesave të lëvizura. Shtimi i numrit të
ngarkesave të lëvizura, do të kërkojë më shumë punë dhe pajisje për lëvizjen e materialeve;
pakësimi i numrit të ngarkesave të lëvizura çon në shitjen e disa pajisjeve dhe ricaktimin e
fuqisë punëtore në detyra të tjera (Horngren et al. 2015).
Sistemi ABC ka një numër dhe larmi faktorësh shtytës të kostos dhe të qendrave të
kostove. Kjo do të thotë se ky sistem kërkon që të vlerësohet shumë lidhja midis kostove. Kur
vlerësohet funksioni i kostove për çdo qendër kostoje, menaxherët duhet t’i kushtojnë
vëmendje hierarkisë së kostove (Horngren et al. 2015).
Autorët Mahmoud Al-Sayed dhe David Dugdale (2016) definuan Inovacionet e Bazuara
në Aktivitet (ABI) si “praktikë e menaxhimit kontabël që përdor konceptin e “aktiviteteve” si
bërthamë bazë” dhe ekzaminuan atë në rastin e njësive biznesore prodhuese në Mbretërinë e
Bashkuar. Studimi i autorëve në fjalë tregoi se 32% e respondentëve janë përdorues serioz të
ABI. Më tej, studimi tregoi se gati 72% e njësive biznesore të marrë në mostër kanë pasur
përvojë ose interes në ABI.
Autorët John Innes, Falconer Mitchell dhe Donald Sinclair (2000) analizuan dhe studiuan
adoptimin e teknikave bashkëkohore të kontabilitetit të menaxhmentit në rastin e kompanive
më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar për periudhën 1994 – 1999.
Autorët në fjalë gjetën se 18.5% e kompanive të mëdha në përdorin metodën ABC,
mirëpo vetëm 6.2% i kanë zëvendësuar teknikat tradicionale të kontabilitetit të menaxhmentit
ndërsa pjesa tjetër 11.3% përdorin paralelisht edhe teknikën tradicionale edhe teknikën ABC.
Më tej studimi në fjalë tregon se në krahasimin e rezultateve që nga viti 1987 deri në vitin 1994
ka pasur një rritje të konsiderueshme prej 20% në adoptimin e teknikës ABC.
31
2.3.4. Informata të rëndësishme në funksion të miratimit të vendimeve afatshkurta
Njëra nga analizat më të vlefshme për përdorim gjatë miratimit të vendimeve
afatshkurta nga ana e menaxherëve padyshim se janë teknikat e Kontabilitetit Menaxherial që
identifikohen me Pikën Kritike të Rentabilitetit, Informatat Relevante Politik-bërja e Çmimeve
ose ndryshe e njohur si analiza e kostove dhe profitit në nivele të ndryshme të aktivitetit
(Osmani 2011). Nëpërmjet analizave afatshkurta të aktivitetit ekonomik menaxherët mund të
kuptojnë sjelljet e kostove, të ardhurave dhe profitit si rezultat i ndryshimit të nivelit të
aktivitetit ekonomik të kompanisë nën ndikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm.
Pika Kritike e Rentabilitetit (PKR)
Pika kritike e rentabilitetit është një tjetër matës dhe teknikë që zbatohet dhe trajtohet
nga kontabiliteti menaxherial dhe që nuk është karakteristikë dhe objekt hulumtimi nga
kontabiliteti financiar. PKR si një matës tregon momentin në të cilin të hyrat nga shitjet e
produkteve, shërbimeve barazohen me të dalat (kostot) nga aktiviteti afarist. PKR si një analizë
mbi kostot dhe të hyrat e ndihmon menaxhmentin e kompanisë në vendimmarrjen afatshkurta,
gjithashtu menaxherët mund të kuptojnë sjelljet e kostove, të ardhurave dhe profitit si rezultat i
ndryshimit të nivelit të aktivitetit ekonomik të kompanisë dhe kështu mund të bëjnë një
buxhetim më të mirë. Sipas Osmani (2011) zbatimi i teknikave të PKR-së ndihmon menaxherët
të kenë të qartë lëvizjen e pesë elementeve: Çmimeve të produkteve, vëllimin ose nivelin e
aktivitetit, kostot variabile për njësi, kostot totale fikse dhe shitjet e produkteve mikse.
Me ndihmën e pesë variablave të lartpërmendur të cilët njëkosisht paraqesin edhe
variablat (ndryshoret) kryesorë nga të cilët do të varen aktivitet e ardhshme biznesore,
vendimmarrja menaxheriale në afat të shkurtë kohorë mund të llogarit profitin për nivele të
ndryshme të vëllimit të shitjes. Kompanitë gjithashtu mund të manipulojnë me çmimet shitëse
duke e përllogaritur sasinë e nevojshme që kompania mos të operojë me humbje dhe shumë
informata të tjera. Në anën tjetër, për shembull, menaxherët janë të interesuar për nivelin e
kostove fikse sepse rritja e tyre do të thotë një probabilitet shtesë që kompania të përkeqëson
gjendjen financiare dhe si rezultante madje edhe të bankroton.
32
Sipas autorëve Jack Smith, Robert Keith dhe Wiliam Stephens (2012) PKR si instrument i
rëndësishëm analitik afatshkurtër përdoret nga menaxherët për tu dhënë përgjigje dilemave
menaxheriale vijuese:
- Në nivele të ndryshme të shitjes, cila do të jetë e ardhura, profiti dhe humbja e
kompanisë?,
- Cilën sasi të njësive të prodhuara duhet kompania ta shesë me synim të realizimit të
një shume të projektuar të profitit?,
- Deri në cilin nivel mund të ulet shitja e produkteve dhe shërbimeve para se kompania
të fillon të afaron me humbje dhe para se të fillon të humb kapitalin e themeluesve?,
- Cilin nivel i shitjeve duhet të realizohet që të përmbushen shpenzimet shtese të një
kampanje afatshkurtre?,
- Duhet ti paguajmë të punësuarit tonë në shitje në bazë të rrogave fikse ose në bazë të
kontributit në shitje dhe çështje tjera me interes për biznesin.
Informata relevante në funksion të vendimmarrjes afariste
Njohja dhe zbatimi i informatës relevante është i një rëndësie të veçantë në
vendimmarrjen biznesore dhe vendimmarrja në këtë rast është zgjedhja midis më shumë
alternativave në menaxhmentit të kompanisë.
Kostot dhe të ardhurat relevante janë informacioni kyç në konceptin e relevancës
biznesore në funksion të vendimmarrjes biznesore afatshkurtre. Kostot dhe të ardhurat të cilat
nuk ndikojnë në vendimmarrje do të trajtohen si informata jo të rëndësishme për miratimin e
vendimit biznesor në afat të shkurtër.
Vendimet e miratuara nga menaxhmenti i kompanisë ndikojnë në masë të madhe në
profitabilitetin e kompanisë. Rezultatet e arritura si profit ose humbje e kompanisë reflektojnë
në masë të konsiderueshme vendimmarrjen e drejtë ose të gabuar të menaxhmentit të
kompanisë. Vendimet që menaxherët i miratojnë sot efektuojnë jo vetëm profitin e këtij viti por
potencialisht edhe profitin e viteve të mëvonshme. Për pasojë të këtij ndikimi zinxhiror nevoja e
analizës së vendimmarrjes afatshkurte si pjesë integrale e vendimmarrjes afatgjate është e një
rëndësie parësore.
33
Sipas Colin Drury (2005) menaxhmenti i kompanisë gjatë vendimmarrjes afatshkurte
ballafaqohet me dilema të shumta:
- Nën cilat kushte të kontraktuara dhe çmime të pranohet porosia speciale?,
- Kur të ndërpritet një linjë joprofitabile prodhuese ose tregtare?,
- Cila linjë është më profitabile në kuadër të një tregu elastik?,
- Kur duhet të investohet në një pajim të ri profitabil dhe të ngjashme.
Të gjitha këto situata kur duhet të miratohen vendimet afatshkurta detyrojnë
menaxhmentin të zgjedh ndërmjet më tepër alternativave për të ndërmarr aksione biznesore.
Vendimmarrja afashkurte në masë të konsiderueshme lehtësohet nëse menaxherët të
asistuar nga financierët dhe kontabilistët zbatojnë konceptin e relevancës (Osmani 2011) .
Zakonisht, informacioni relevantë kërkon që së paku të shqyrtohen dy alternativa. Për
shembull, të financohet biznesi nga Banka Ekonomike ose nga Banka Komerciale, të blihet ose
prodhohet vetë produkti/shërbimi, etj.
Politika e çmimeve
Përveç evidentimit të kostos së produktit ose shërbimit, një rëndësi të veçantë paraqet
kalkulimi i çmimit në kontabilitet. Kalkulimi i çmimit nuk paraqet vetëm një proces statistikor
dhe numerikë dhe si i tillë nuk është akti final, por në fakt është një politikë e veçantë që
rregullon problemin e çmimeve. Politika e çmimeve duhet të reflekton më shumë sesa kalkulimi
kontabël sepse kompanitë janë të vetëdijshme se nuk janë të vetëm në treg dhe konkurrenca
është prezentë, madje ajo rritet nga dita në ditë.
Pra, politika e çmimeve është mjaft komplekse dhe nuk është një veprim standard
financiar. Vështirësia vinë jo vetëm në përcaktimin e kostos së saktë të produktit për të cilën u
diskutua edhe në pjesët paraprake, por edhe në vendosjen e çmimit final shitës i cili përmban
edhe një përqindje të caktuar të fitimit. Varësisht prej vendit disa mallrave/shërbimeve u
shtohet edhe Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH), etj.
34
Megjithatë, këtu nuk kemi të bëjmë me një metodë apo rast të vetëm, por me një sërë
metodash të cilat përcaktojnë çmimin shitës. Sipas Osmanit (2011) trajton disa situata dhe
elaborohen disa metoda të përcaktimit të çmimit, për shembull:
- Përcaktimi i çmimit optimal,
- Miratimi i vendimeve për çmimet e produkteve në bazë të informatave të kostos,
- Përcaktimi i çmimit nëpërmjet vendimit afatshkurtë,
- Përcaktimi i çmimit nëpërmjet vendimit afatgjatë,
- Përcaktimi i çmimeve për produktet e porositura,
- Përcaktimi i çmimeve për produktet jo të porositura (të rëndomta),
- Përcaktimi i çmimeve për produktet e porositura,
- Përcaktimi i çmimeve të produkteve sipas kostos së targetuar,
- Vendimet afatshkurte mbi çmimet për produkte të përziera,
- Vendimet afatgjata mbi çmimet për produkte të përziera,
- Përcaktimi i çmimit me metodën kosto-plus,
- Metoda e kostos së plotë-plus,
- Metoda e kostos së prodhimit plus, etj.
Në fakt, çmimet paraqesin një element të rëndësishëm të vendimmarrjes strategjike
dhe ato kryesisht vendosen në bazë të informacionit mbi koston e realizuar për prodhimin ose
furnizimin e të mirave material. Megjithatë, vendimi mbi çmimet mund të jetë afatgjatë (më i
gjatë se një vit) ose afatshkurtë (deri në një vit). Janë jo pakë raste që kompanitë kanë qenë të
detyruar të ndryshojnë apo adaptojnë çmimet shitëse në treg si pasojë e më shumë faktorëve
ose ndryshimeve që kanë ndodhur papritur dhe jo të planifikuar.
Autorët Lindita Lati dhe Manjolla Naço (2003) janë të mendimit se kompanitë kryesisht
zbatojnë tre politika të çmim-vënies:
- Politika e çmim-vënies së lartë,
- Politika të çmim-vënies së ulët dhe
- Politika e çmim-vënies në varshmëri nga cikli jetësor i produktit.
Autori Colin Drury (2005) procesin e vendimmarrjes në lidhje me çmimet parë nga
horizonti kohorë klasifikon katër situate të ndryshme:
35
- Përcaktimi i çmimit nëpërmjet vendimit afatshkurtë,
- Përcaktimi i çmimit nëpërmjet vendimit afatgjatë,
- Përcaktimi i çmimit nëpërmjet vendimit afatshkurtë për produkte të përziera dhe
- Përcaktimi i çmimit nëpërmjet vendimit afatgjatë për produkte të përziera.
Në rastin e kompanive që shesin produkte shumë të diferencuara ose që janë
udhëheqës të tregut vendimmarrja mbi çmimet e produkteve kryesisht bazohet në koston
gjithsej të produktit, në krahasim me kompanitë që tregtojnë produkte standarde ku kryesisht
tregu i ofertës dhe kërkesës përcakton çmimet shitëse (rasti i konkurrencës).
Sidoqoftë, informacioni mbi koston është i rëndësishëm për arsye të përcaktimit të
marzhit të fitimit për çdo produkt në veçanti, në mënyrë që kompania kapacitetin e saj ta
orientojë në promocionin e produkteve të cilat sjellin fitim më të latë dhe pikërisht këtu vinë në
shprehje informata relevante (gjetja e produktit/departamentit më profitabilë). Në vazhdim,
kompanitë sjellin vendime përkatëse duke: (1) i pranuar çmimet e tregut (që përcaktohen nga
oferta dhe kërkesa në treg – në këto raste kompanitë nuk kanë ndikim mbi çmimin e
produkteve), ose (2) vendosur (përcaktuar apo rregulluar) çmimet e tyre për
produktet/shërbimet që ofrojnë në treg.
Literatura në gjuhën angleze të parët i njehë si price takers dhe të dytët si price setters.
Në rastin e parë, meqenëse ekziston një treg i madh dhe ka shumë prodhues (kompani) që
ofrojnë produkte të cila realisht janë pak të diferencuar nga njëri tjetri, atëherë çmimet
përcaktohen nga udhëheqësit e tregut. Sigurisht një kompani për disa artikuj (mallra/
produkte/shërbime) mund të jenë përcaktues i çmimit, ndërsa për disa të tjerë pasues i çmimit.
Procesi i buxhetimit te kompanitë biznesore
Në kuadër të çdo aktiviteti biznesor në të njëjtën kohë realizohen një numër i gjerë i
aktiviteteve siç janë prodhimtaria, shitja, blerja, shpërndarja dhe financimi i veprimtarisë së
kompanisë. Të gjitha aktivitetet e përmendura janë në masë të madhe të ndërlidhura dhe
reciprokisht mjaftë të varura. Procesi i vendimmarrjes efektive parakupton një koordinim të
mirëfilltë në mes të funksioneve kryesore biznesore në funksion të realizimit të projeksioneve
biznesore.
36
Në situatat kur nuk ka një koordinimin dinamik në mes të funksionit të furnizimit, të
pagesës dhe arkëtimit, të prodhimit dhe marketingut, realizimi i objektivave të paparapara
bëhet vështirë i realizueshëm ose realizohet me shmangie negative të konsiderueshme (Osmani
2011).
Në funksion të evitimit të shmangieve në mënyrë të pashmangshme paraqitet nevoja
për një koordinim funksional të të gjitha aktiviteteve në kuadër të kompanisë me synim
realizimin e suksesshëm të objektivave të përcaktuara biznesore. Atëherë kur menaxherët
përcaktojnë synimet që kompania duhet ti realizon, kontabilistët luajnë një rol shumë aktiv në
procesin e furnizimit të menaxherëve me informatat e nevojshme në funksion të miratimit të
vendimeve të drejta afariste.
Kontabilistët e kanë për obligim tu asistojnë menaxherëve në procesin e planifikimit
dhe kontrollit të biznesit nëpërmjet transformimit të objektivave menaxheriale në të dhëna
konkrete financiare dhe në ato suaza në informata të sakta të kostos dhe të të ardhurave.
Kontabilistët e realizojnë këtë detyrë duke përpiluar buxhetin si instrument financiar. Sipas
autorëve Ray H.Garrison, Eric W. Noreen, Willie Seal (2010) buxheti është një plan i detaljizuar
për aktivitetet e ndërmarra dhe përdorimin e resurseve financiare dhe resurseve të tjera në një
periudhë të përcaktuar kohore.
Buxheti është një pasqyrë kuantitative e planeve të ardhshme biznesore. Akti i
përpilimit të buxhetit është emëruar si proces i buxhetimit. Përdorimi i buxheteve për procesin
e kontrollit është emërtuar si kontrolli buxhetor. Buxhetet mund të kenë forma dhe përmbajtje
të ndryshme që në mënyrë më të detajizuar do të jen objekt i shtjellimit në kuadër të kësaj
teme. Buxheti mund të shfrytëzohet për më shumë qëllime siç janë: parashikimi i nivelit të të
ardhurave nga shitja dhe kostove, parashikimi i nivelit të profitit dhe të shitjes, parashikimi i
nivelit të arkëtimeve dhe pagesave dhe parametrave të tjerë të rëndësishëm për realizimin e
projeksioneve biznesore.
Buxhetimi si proces i planifikimit të operacioneve të kompanisë në të ardhëmen gjen
një përdorim mjaftë të gjerë në praktikat e bizneseve. Buxheti pasqyrohet në terma financiar
dhe jofinanciar në varshmëri nga lloji i veprimtarisë dhe objektivat biznesore të kompanisë.
37
Procesi i prodhimit mundet të buxheton numrin e orëve të punës direkte, numrin e
njësive që duhet të prodhohen, numrin e defekteve prodhuese ose sasinë e materialeve që
duhet të konsumohen në procesin e prodhimit dhe parametra të tjera të rëndësishme për
kompaninë prodhuese.
Buxheti mundet të përgatitet për çdo periudhë kohore me qëllim të plotësimit të
nevojave të menaxhmentit të kompanisë. Buxheti mundet të përpilohet në nivel javor,mujor,vit
ose edhe afat më të gjatë kohor. Buxheti mundet të përgatitet para fillimit të periudhës së
aktivitetit ekonomik ose pas fillimit të aktivitetit ekonomik të kompanisë. Sipas autorëve Ray
H.Garrison, Eric W. Noreen dhe Willie Seal (2010) buxheti u shërben më tepër qëllimeve
dobiprurëse të kompanisë. Disa nga ato i përmendim në vijim:
a) planifikimi i operacioneve vjetore,
b) koordinimin e aktiviteteve të pjesëve të ndryshme të kompanisë me synim
funksionim harmonik të pjesëve dhe kompanisë si tërësi,
c) motivimin pozitiv i menaxherëve dhe të punësuarve,
ç) komunikimin e planeve të ndryshme të menaxherëve të qendrave të përgjegjësive,
d) kontrollin e aktiviteteve të kompanisë,
e) vlerësimin e performansës së menaxherëve
Në kuadër të realizimit të funksionit të koordinimin realizimi i objektivave te mësipërme
buxhetore u mundëson menaxherëve të hulumtojnë relacionet e departamentit të tyre me
departamentet tjera, të identifikojnë mosmarrëveshjet dhe konfliktet dhe të rekomandojnë
zgjedhje me synim harmonizimin në nivel të kompanisë.
Procesi i kontrollit biznesor
Kontrolli definohet si proces i cili do të siguroj që objektivat e kompanisë do të
realizohen në harmoni me projeksionet e planifikuara. Sipas Colin Drury (2010) nëpërmjet
procesit të kontrollit ofrohen informacione të nevojshme dhe kritere të standardizuara në
funksion të ndërmarrjes së masave për realizimin e objektivave të përcaktuara dhe eliminimin e
shmangieve të paraqitura.
38
Në kompani të ndryshme prodhuese, shërbyese dhe tregtare aplikohen mekanizma
kontrolli nga më të ndryshmet në funksion të kontrollit të menaxherëve dhe të të punësuarve
në procesin e realizimit të objektivave të përcaktuara biznesore në varshmëri nga specifika
kompanive dhe veprimtaria e kompanisë.
Kontrolli aplikohet në nivel të ndryshme kompanive. Merchant (1998) bën dallimin në
mes të kontrollit strategjik dhe kontrollit menaxherial. Kontrolli strategjik i adresohet kryesisht
analizës dhe ndikimit të faktorëve të jashtëm në kuptim të krahasimit të përparësive dhe
mangësive të kompanisë në kuadër të një ambienti konkurrues me kompani të tjera.
Kontrolli menaxherial ka kryesisht objektivat e brendshme në funksion të krijimit të
mekanizmave adekuat kontrollues që të gjithë faktorët me rëndësi në kompani të japin
kontributin e tyre në realizimin e objektivave të përcaktuara (Osmani 2011). Kontrolli i
rezultateve të arritura nënkupton grumbullimin dhe raportimin e informatave në lidhje me të
arriturat e kompanisë.
Sistemi i menaxhimit të kontrollit nëpërmjet të dhënave të kontabilitetit kryesisht synon
të realizon kontrollin e rezultateve të arritura duke i krahasuar këto rezultate me projeksionet
buxhetore. Kontrolli i rezultateve të arritura në aspekt financiar i adresohet matjes së të
ardhurave, kostove, fitimit dhe kthimit të investimeve.
Kontrolli i rezultateve të arritura krahas parametrave financiar kontabël përfshin edhe
parametra jo financiar siç mund të jenë numri i porosive të refuzuara, sasia e pashpërndarë e
mallrave, produktet me defekte, mosshfrytëzimi i kapaciteteve të lira, mosrealizimi i
servisimeve dhe shërbimeve teknike të ofruara me shitjen e produkteve etj. Sipas autorëve Jack
Smith, Robert Keith, Wiliam Stephens (2010) kontrolli i rezultateve të arritura përfshin disa faza:
1. Vendosjen e masave për matjen e rezultateve që minimizojnë sjelljen e padëshiruar,
2. Vendosjen e targetëve të performansës,
3. Matjen e performancës, dhe
4. Aplikimi i shpërblimeve dhe penalizimeve.
Fazat e kontrollit të rezultateve në nivele të ndryshme të kierakisë të kompanive
përcjellin objektivat e përcaktuara dhe performansën që kanë në dispozicion të punësuarit.
39
Zbatimi i tre fazave të para të kontrollit në të gjitha nivelet e kompanive nëpërmjet fazës
së fundit synon që të motivon dhe ndëshkon të punësuarit me qëllim të realizimit sa më efektiv
të objektivit bazë të kompanisë. Në kuadër të të gjitha formave të kontrollit, kontrolli i bazuar
në të dhënat e Kontabilitetit Menaxherial është i rëndësisë parësore për më tepër arsye.
Kontrolli i kryer në bazë të dhënave të Kontabilitetit Menxherial sipas Colin Drury (2011)
llogaritet si më i rëndësishmi për më shumë arsye:
- Të gjitha kompanitë kanë nevojë të prezantojnë rezultatet e arritura në një
llojllojshmëri të gjerë për aktivitete të ndryshme duke shfrytëzuar një masë të përbashkët
financiare,
- Profitabiliteti dhe likuiditeti janë esenciale për realizimin e suksesit të kompanisë dhe
janë çështjet kyçe me interes për aksionarët. Matja e këtyre parametrave në aspekt financiar
mundësohet nëpërmjet të dhënave financiare,
- Masat financiare mundësojnë definimin e rregullave të unifikuara financiare për të
gjithë menaxherët pavarësisht nga niveli i përgjegjësisë dhe nivelit të aksionit,
- Duke i matur rezultatet nëpërmjet termave financiare u mundësohet menaxherëve të
kenë më tepër autonomi në zbatimin e vendimeve të miratuara, dhe
- Prodhimi i i shprehur në terma financiar është më efektiv në kuadër të një ambienti të
pasigurisë dhe mundësojnë të krijohen mekanizëm nëpërmjet të cilave do të matet
dobishmëria e aksioneve të ndërmarra.
Matja e performancës financiare dhe jo financiare
Performanca e biznesit është e një rëndësie të veçantë si për përdoruesit e brendshëm
ashtu edhe për ato të jashtëm të informacionit kontabël. Janë për shembull, pikërisht pronarët
apo aksionarët e kompanisë ato që dëshirojnë të dinë për ecurinë e biznesit dhe kështu edhe të
performancës, qoftë financiare ose jo-financiare. Në anën tjetër, kreditorët apo investitorët do
të analizonin performancës e kompanisë në lidhje me vendimmarrjen përkatëse afariste.
40
Në ekonomi dhe financa dihet qartë se qëllimi më i rëndësishëm i kompanisë është
maksimizimi i fitim, andaj me të drejtë sipas pikëpamjes së teknikave për matjen e
performancës financiare është pikërisht fitimi një tregues i mirë për matjen e përformancës.
Teknikat në fjalë gërshetohen duke i klasifikuar treguesit financiarë në treguesit e:
(1) Profitabiltetit,
(2) Likuiditetit dhe
(3) Solventitit.
Andaj, rëndësia e analizës së performancës financiare është e padiskutueshme, por
debati që zhvillohet së fundmi është në lidhje me treguesit apo matësit e performancës. Debati
më tej zhvillohet nëse duhet gjykuar vetëm performanca financiare apo edhe ajo jo-financiare.
Parë në aspektin historik dhe tradicionalë, kompanitë suksesin ose jo suksesin e biznesit e kanë
vlerësuar dhe matur në terma financiarë duke u bazuar në të dhënat e kontabilitetit-financës,
respektivisht nga llogaritë përfundimtare kontabël ose tregu përgjithësisht.
Të tillë tregues janë të njohur dhe përdorur historikisht nga përdoruesit e informacionit
kontabël si: fitimi neto, kthimi nga investimet (NKI), kthimi nga kapitali (NKK), fitimi për aksion.
Megjithatë, përderisa për dekada të caktuara fokusi ka qenë në matjen e performancës
bazuar në tregues apo matës financiarë, studimet bashkëkohore janë përqendruar në të ashtu
quajtur matës jo financiarë, madje disa autorë vendojnë theksin në çështjet e balancimit të
matësve financiarë dhe jo financiarë të performancës, për shembull tabela e rezultateve të
balancuara (e njohur si balanced scorecard). Autorë të caktuar kanë kritikuar matësit e
performancës financiare duke apostrofuar se të njëjtët mund të zgjidhin probleme në termin
afatshkurtër.
Autori Paul M. Collier (2003) argumenton se vetëm matësit e performancës financiare
nuk janë matës të mirë, sepse nuk e konsiderojnë (marrinë në shqyrtim) investimin e biznesit
dhe sesa fitimet afatgjata mund të ndikohen nga vendimet afatshkurtra të tilla si: reduktimi apo
zvogëlimi i shpenzimeve të kërkimit, mirëmbajtjes dhe reklamimit.
Autori në fjalë më tej shtonë se këto vendime përmirësojnë fitimet e raportuara në vitin
rrjedhës, por zakonisht kanë ndikim të dëmshëm afatgjatë.
41
Në anën tjetër, treguesit apo matësit e performancës mund të jenë cilësorë ose sasiore
(kualitativë ose kuantitativë) dhe ato mund të kombinohen dhe interpretohen bashkë në
funksion të analizës së performancës jo-financiare, kundrejt asaj financiare. Autorët Charles
Davis dhe Elizabeth Davis (2014) kanë bërë kategorizimin e disa matëseve në tre kategori bazë,
edhe atë:
Matësit operativ të brendshëm (të tillë si: vëllimi i prodhimit, produktiviteti i punës,
cikli i kohës së prodhimit, niveli i inventarit, defektet e produktit, prezantimi i
produktit të ri, efikasiteti i dizajnit të produktit të ri);
Matësit orientuar kah punëtorët (kënaqësia e punëtorëve, aftësia e punëtorëve,
fuqizimi i punëtorëve, trajnimi i punëtorëve, qarkullimi i punëtorëve, mungesat e
punëtorëve);
Matësit orientuar kah konsumatorët (koha për përmbushjen e porosisë,
performanca e shpërndarjes, koha e përgjigjes rreth problemeve të konsumatorëve,
kënaqësia e konsumatorëve, kërkesat e konsumatorëve, qëndrueshmëria e
konsumatorëve).
Ashtu siç prezantohet më lartë, janë mjaftë tregues apo matës të cilët jo domosdo të
shprehen në terma financiarë por që paraqesin një rëndësi të veçantë. Për shembull, koha për
përmbushjen e porosisë do të tregonte krahas treguesve të tjerë edhe aftësinë e kompanisë për
të ju përgjigjur më shpejt ose më ngadalë kërkesës së konsumatorit.
E cila më vonë mund të kthehet në rritje ose ulje të shitjeve nëse kompania dështon ti
përmbahet kontratës ose është poshtë nivelit të konkurrentëve (për shembull, 10 ditë në
krahasim me konkurrentët 7 ditë).
Apo në anën tjetër, kënaqësia e punëtorëve padyshim që do të reflektonte edhe
performancën e biznesit. Një staf i motivuar në punë do të jetë më produktiv dhe përmbush
kërkesat/obligimet në kohë dhe cilësi, që kështu ndikon edhe në nivelin e shitjeve.
Ose matësit operativë të brendshëm, për shembull, defektet e produktit, përkthehen
në ndërprerje të procesit të prodhimit, mos shpërndarje në kohë të tij tek konsumatorët,
vonesa dhe jo seriozitet, staf të de-motivuar por edhe mos shfrytëzim të tij, etj.
42
Tabela 6: Matja e performancës tradicionale kundrejt asaj moderne
Teknikat tradicionale Teknikat moderne
Të bazuara në kostot/efikasitet Të bazuara në vlerë
Shkëmbimi midis performancës Përputhje me performancën
Të orientuara kah fitimi Të orientuar kah konsumatori
Orientimi afatshkurtër Orientim afatgjatë
Mbizotëron matja individuale Mbizotëron matja e tërë ekipit
Synojnë vlerësimin Synojnë vlerësimin dhe përmasimin
Burimi: Sipas De Toni A dhe Tonchia S (2001) Tabela e mësipërme prezanton një pasqyrë krahasimore sipas pikëpamjes tradicionale
dhe asaj moderne në matjen e perfomancës së kompanisë që synon rritjen e profitabilitetit të
kompanisë. Dallimet janë të shumta, për shembull, teknikat tradicionale do të orientonin
matjen kah fitimi apo në afat të shkurtë kohë, kurse teknikat moderne kah konsumatori dhe në
afat të gjatë. Teknikat tradicionale kanë për bazë matjen individuale dhe vlerësimin, kurse ato
moderne përqendrohen tek ekipi si tërësi dhe krahas vlerësimit ndalen në atë si të
përmirësohen lëshimet/gabimet e evidentuara duke përmirësuar edhe kështu performancën e
biznesit.
43
44
KREU 3. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT
Metodologjia e hulumtimit të përdorur në kuadër të këtij punimi master në vete
ngërthen teknikat, metodat dhe qasjet e përdorura me qëllim të mbledhjes, përpunimit,
analizës, sintezës, rezultateve dhe implikimeve afariste.
Pasi në pjesët paraprake të këtij punimi masteri u trajtuan teknikat e analizës dhe
evidentimit të kostove, respektivisht të kontabilitetit menaxherial në funksion të
vendimmarrjes biznesore në aspektin teorik, në vazhdim tregohet analiza empirike – zbatimi i
këtyre teknikave nga perspektiva e bizneseve në rajonin e Tetovës sipas mostrës së analizuar.
Metodologjia e përdorur në këtë punim të masterit është ajo që niset nga e
përgjithshmja tek rezultatet, pra konkretja. Fillimisht, në këtë punim janë përcaktuar dhe
prezantuar objektivat dhe qëllimet studimore që mendohet të arrihen, metodat dhe teknikat që
do të përdoren, të dhënat kontabël dhe të tjera, analiza e tyre si dhe në fund interpretimi i
rezultateve duke mos pretenduar përgjithësimin e tyre. Pra, rezultatet ngelin të vlefshme në
kuadër të mostrës dhe këtij rasti konkret.
Të dhënat bazë do të merren nga pyetësori që realizohet me vendimmarrësit
menaxherial. Do të shfrytëzohet në punim analiza e të dhënave, sintetizimi, lidhja në mes
teorisë dhe praktikës (kryesisht të dhënat nga llogaritë përfundimtare). Prezantimi i rezultateve
bëhet përmes tabelave dhe figurave, kurse interpretimi i gjetjeve do të jetë në harmoni me
përgjigjet e përfituara nga pyetësori.
Në punim jepet një pasqyrë e përgjithshme për të dhënat kontabël-ekonomik lidhur me
kompanitë që janë observuar, përkatësisht nga është nxjerri informacioni i pyetësorit. Për më
shumë lidhur me metodologjinë do të flitet në pjesën kur shpalosen të dhënat e kompanive.
3.1. Burimet e të dhënave dhe përshkrimi
Rasti studimor përfshinë kompanitë në rajonin e Tetovës. Analiza praktike në radhë të
parë ka për fokus të nxjerrë rezultate se a zbatohen dhe si teknikat e kontabilitetit menaxherial
në vendimmarrjen biznesore. Andaj, në këtë pjesë konsiderohet e rëndësishme të jepet një
pasqyrë e përgjithshme për strukturën dhe disa karakteristika të kompanive të analizuara.
45
Të dhënat e kompanive janë nxjerrë nga llogaritë vjetore të vitit 2018. Pra, janë të
dhënat e fundit meqenëse viti 2019 është viti aktual fiskal dhe rrjedhës. Për këtë qëllim janë
intervistuar, respektivisht është kërkuar mendim nga 65 të punësuar në kompanitë në rajonin e
Tetovës. Të anketuarit janë kryesisht përdorues të brendshëm të informacionit kontabël.
Mostra e të intervistuarve përmes pyetësorit (formularit) nuk pretendon të përgjithëson
rezultatet më tej, por vetëm të nxjerrë të dhëna që do të reflektonin në të ardhmen në procesin
vendimmarrës biznesor. Në vazhdim, analiza ngërthen gjithsej 49 biznese apo kompani.
Tabela 7: Klasifikimi i subjekteve të analizuara sipas madhësisë
Klasifikimi i subjekteve Përqindja (%)
Mikro 69,39
Të vogla 22,45
Të mesme 8,16
Gjithsej 100,00
Burimi: Përpunimi i autorit
Struktura tabelare nr. 7 nxjerrë në sipërfaqe një mostër me performancë ekonomike të
dobët si pasojë e faktit që 69,39% e kompanive janë mikro, 22,45% janë kompani të vogla dhe
vetëm 8,16% janë kompani të mesme.
Bazuar në këtë kriterium që merr parasysh numrin e të punësuarve , qarkullimin e
përgjithshëm në nivel vjetor dhe vlerën e aktivës dhe të kapitalit është e pritshme që këto
biznese nuk kanë potenciale minimale të burimeve njerëzore për të zbatuar teknikat standarde
të Kontabilitet Menaxherial sepse kryesisht evidenca kontabël i adresohet Kontabilitetit
Financiar si evidencë obligative ligjore.
Tabela nr. 8 pasqyron strukturën pronësore të kompanive të analizuara bazuar në ligjin
për shoqata tregtare te vendit .Pjesa më e madhe e kompanive është e formës SHPKSHA (34
kompani ose 70%) , SHPK ose shoqata me përgjegjësi të kufizuar janë 4 kompani ose 8% , OPSH
në sektorin e shëndetësisë janë 4 kompani ose 8% dhe kompanitë e organizuar në formën e
tregtarit individual janë 7 kompani ose 14% nga totali prej 49 kompanive.
46
Tabela 8: Struktura e mostrës sipas formës së organizimit
Forma e organizimit Numri Përqindja (%) Kumulativ SHPK 4 8,16 8,16
SHPK - SHA 34 69,39 77,55 OPSH 4 8,16 85,71
TI 7 14,29 100,00 Gjithsej 49 100,00 100,00
Burimi: Përpunuar nga autori.
Kompanitë e përzgjedhura dhe të analizuara në këtë punim kan status juridik nga më të
ndryshmet nga : SHPK (shoqata me përgjegjesi të kufizuar , 8,16%), SHPK-SHA (shoqata me
Sharma, Vikash. (2016). “Management Accounting and Financial Accounting (6 Similarities)”.
V. Lale, M.Angelkovic. (2014). “Validity of Accounting Infromation for management in the
process of decision making”, Ekonomika, Vol. 60.
Weygandt, Jerry, Paul D Kimmel dhe Donald E Kieso. (2012). “Accounting Principles”, USA: John
Wiley & Sons, Inc.
72
Wickramasinghe, Danture dhe Chandana Alawattage. (2007). “Management Accounting
Change”, London: Routledge Taylor & Francis Group.
Wilson, Richard M.S. dhe Wai Fong Chua. (1993). “Managerial Accounting: Method and
Meaning”, London: Chapman & Hall.
Xhafa, Halit. (2005). “Analiza e pasqyrave financiare”, Tiranë.
Zoubi, Akram. (2011). “The Processes of Management Accounting Change in Libyan Privatised
Companies: An Institutional Perspective”, Durham University.
73
SHTOJCAT
PYETËSORI – PJESA HYRËSE:
PYETJET – STRUKTURA:
74
75
76
77
78
79
80
81
SHTOJCA – Lista e kompanive të analizuara në radhitjen alfabetike
Numër rendor Emri i kompanisë 1 Ajkune 2 Albavet-veri 3 Antilop Mobel 4 Antilop-Kompani 5 Apeks International 6 Ardi Kop 7 Auloni Lbb 8 Baftiari 9 Be-Fix Ag Tre
10 Begu Farm 11 Bfm Kompani 12 Ble-Kont 13 Braho Komerc 14 Bruneri 15 D-R Nadi 16 Duli-Ag 17 Elektro Dini 18 Enko Term 19 Euro sprint 20 EuroTerm Windows 21 Extra-Holding 22 Fa-Sel Kompani 23 Fa-Sel Trans 24 Flori Trans 25 Foto Studio Fokus 26 Goldi-Sv 27 Harxhi 28 Inter Konstruktion Kompani 29 Iris Optika 30 Kabshi 31 Ka-Term 32 Kompani Fam 33 Mahagon Benaj 34 Mali Sport 35 Medartis 36 Mi-Sa 37 Proal-dekor 38 Pzu Natura Medika 39 Pzu Roni Dent
82
40 Rialto Food 41 Rilindja 42 Shar Travel 43 Tailoring 44 Tantra Bistro 45 Tini Arming 46 Toni Park 47 Tre Prom 48 Vb Clean 49 Vievv