-
26
Maj 2016
Ky dokument është hartuar për t’u rishikuar nga Agjencia për
Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara.
Është përgatitur nga:
Qendra Kosovare për Përkrahje të Biznesit (QKPB)
në partneritet me:
Qendra e Hulumtimeve për Energji, Burime Natyrore dhe
Bujqësi
(ENRA) për
Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i
Projektit EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, Kosovë
STUDIM I ZINXHIRIT TË FURNIZIMIT PËR RICIKLIM TË QELQIT
-
1
Përmbajtja
1 Abstrakti
................................................................................................................................................
2
2 Hyrje
.....................................................................................................................................................
3
3 Literatura
përkatëse............................................................................................................................
4
3.1 Kostoja e riciklimit të qelqit
..........................................................................................................
5
3.2 Ndikimi ekonomik dhe mjedisor
...................................................................................................
5
3.3 Sfidat e riciklimit të qelqit
.............................................................................................................
6
3.4 Strategjitë e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit
........................................................................
7
3.5 Menaxhimi i mbeturinave në Kosovë
...........................................................................................
8
3.5.1 Përgjegjësitë rregullatore
...................................................................................................
10
3.5.2 Riciklimi i qelqit në praktikë
................................................................................................
11
4 Përshkrimi i rastit për studim
..........................................................................................................
12
5 Metodologjia e zinxhirit të furnizimit
..............................................................................................
12
6 Mbledhja e të dhënave
......................................................................................................................
13
7 Statistikat përshkruese
.....................................................................................................................
14
7.1 Sasitë e mbeturinave të qelqit
....................................................................................................
15
7.2 Gatishmëria për furnizim
............................................................................................................
17
8 Analiza e rezultateve
.........................................................................................................................
19
8.1 Kostoja e mbledhjes
....................................................................................................................
19
8.1 Sasia
............................................................................................................................................
20
9 Analiza e ndjeshmërisë
.....................................................................................................................
21
10 Përfundim
......................................................................................................................................
22
11 Bibliografia
.....................................................................................................................................
24
-
2
1 Abstrakti
Sipas gjetjeve të këtij studimi, zinxhiri i furnizimit për
riciklimin e mbeturinave të qelqit në
qytetet të cilat kanë qenë subjekt i anketës mund ose nuk mund
të jetë i realizueshëm në
aspektin ekonomik. Qytetet e përfshira në studim ishin Deçani,
Drenasi, Ferizaj, Fushë Kosova,
Gjakova, Gjilani, Istogu, Kaçaniku, Klina, Lipjani, Mitrovica,
Peja, Podujeva, Prishtina, Prizreni,
Vitia dhe Vushtrria. Në bazë të analizës sasiore të realizuar,
sasia e gjithëmbarshme e xhamit të
sheshtë që mund të mblidhet gjatë një viti në Kosovë është 1,909
tonë. Bizneset të cilat merren
me riciklimin e qelqit kanë deklaruar se ato përpunojnë
kryesisht xham të tejdukshëm. Si
rrjedhojë, në qoftë se supozohet që 85% e xhamit të sheshtë
është i tejdukshëm, atëherë për
çdo vit mund të mblidhen 1,623 tonë të këtij lloj xhami. Për ta
vënë në shfrytëzim të plotë
kapacitetin prodhues, kompania e riciklimit mund të mbledhë 120
tonë të xhamit të
tejdukshëm çdo muaj me një kosto fillestare prej € 28,628, ose
afërsisht €0.238 për kg. Në këtë
shumë përfshihen dhe shpenzimet për konteinerët të cilët
kompania do të duhet t’i blejë. Meqë
konteinerët do të blihen vetëm njëherë dhe do të përdoren në
vazhdimësi, në muajt pasues
shpenzimet do të bien në €828, duke supozuar që kompania e
riciklimit nuk do ta ndryshojë
rrugën e furnizimit. Gjithashtu, duhet vënë në dukje që sasia e
gjithëmbarshme e shisheve të
qelqit që distribuohen aktualisht në treg nga ana e bizneseve të
anketuara arrin në afro 122
tonë në muaj.
Tabela 1. Përmbledhje e gjetjeve
Ulja e shkarkimit të dioksidit të karbonit nëse në procesin
e
prodhimit përdoren 6 tonë qelq të ricikluar në vend të lëndës
së
parë të qelqit
1 ton
Furnizimi mujor me xham të sheshtë në zonën e anketuar, duke
supozuar që 85% e xhamit është i tejdukshëm
124.85 tonë
Tonelata të shisheve të qelqit që distribuohen çdo muaj në treg
nga ana e bizneseve të anketuara
121.98 tonë
-
3
2 Hyrje
Ky studim paraqet vlerësimin e zinxhirit të furnizimit për
riciklim të qelqit në Kosovë. Orient
Mosaic Kosovo është një fabrikë e re që prodhon pllaka xhami dhe
që është në kërkim të
burimeve vendore për furnizim kryesor për riciklim të xhamit të
sheshtë. Qëllimi i këtij studimi
është vlerësimi dhe analizimi i funksionimit të zinxhirit të
furnizimit për riciklim të qelqit në
tregun kosovar. Ndonëse analiza përqendrohet kryesisht në xhamin
e sheshtë e të tejdukshëm,
janë mbledhur informata po ashtu edhe sa i përket furnizimit të
mundshëm me shishe të qelqit
nga bizneset që veprojnë në industrinë e prodhimit të pijeve.
Qytetet që janë përfshirë në
suazat e këtij studimi janë Deçani, Drenasi, Ferizaj, Fushë
Kosova, Gjakova, Gjilani, Istogu,
Kaçaniku, Klina, Lipjani, Mitrovica, Peja, Podujeva, Prishtina,
Prizreni, Vitia dhe Vushtrria. Në
këto komuna janë identifikuar dhe intervistuar bizneset që e
përdorin qelqin për arsye të
ndryshme. Ndër bizneset e vizituara përfshihen xhamaprerës,
prodhues dyersh e dritaresh,
tregtues xhami dhe bizneset në industrinë e pijeve. Informata e
përftuara nga intervistat me
këto biznese janë analizuar dhe modeluar me qëllim të ndërtimit
të një zinxhiri të furnizimit me
efektshmëri të kostos.
Qelqi konsiderohet të jetë një ndër lëndët e pakta të çmuara që
i ruan të gjitha cilësitë e
tij natyrore pavarësisht sa herë riciklohet apo përpunohet1. Për
shkak të kësaj cilësie që ka
qelqi, riciklimi i tij kontribuon në kursim të energjisë, krijim
të vendeve të punës dhe mbrojtjen
e mjedisit. Në kuptimin e kursimit të energjisë, qelqi përbëhet
nga një përzierje e lëndëve të
para që gjenden me bollëk në natyrë dhe nuk kushtojnë shtrenjtë,
siç janë rëra, substancat
gëlqerore dhe karbonati i natriumit. Procesi i shkrirjes së
këtyre lëndëve të para në furrnalta
kërkon sasi tepër të mëdha të energjisë. Kështu, me riciklim të
qelqit kursehet energjia që lipset
për t’i përftuar këto lëndë të para ose, thënë ndryshe, për
prodhimin e qelqit zeroja. Për
rrjedhojë, ulet dhe shkarkimi i dioksidit të karbonit në ajër.
Në një vend sikurse Kosova, ku
dioksidi i karbonit përbën 80% të gjithë shkarkimit të gazrave
serrë, orvatjet për të ulur shkallën
e shkarkimeve të tilla në ajër kanë rol vendimtar2 Në kuptim të
punësimit, si skemat e
mbledhjes së mbeturinave të qelqit ashtu edhe kompanitë e
riciklimit që prodhojnë produkte
1 recyclenow.com, “Glass Bottles and Jars.” 2 Agjencia Evropiane
e Mjedisit, “Kosova.”
-
4
nga xhami i ricikluar krijojnë vende të reja punë në lokalitetet
ku veprojnë. Për çdo ton të
mbeturinave të qelqit që shkrihen në furrnalta kursehen 1.2 tonë
lëndë të para. Pra, riciklimi i
qelqit kontribuon në ruajtjen e burimeve natyrore, dhe njëherësh
në pakësimin e mbeturinave
nëpër deponi, duke u ndihmuar në mënyrë të tërthortë
komuniteteve që t’i shmangin kostot e
larta të shkatërrimit të mbeturinave3.
Shikuar nga këndvështrimi afarist, procesi i riciklimit të
qelqit pakëson po ashtu dhe
koston e gjithëmbarshme të prodhimit për shkak të konsumit
minimal të lëndës së parë,
kërkesës më të vogël për energji, dhe të jetëgjatësisë së shtuar
të furrnaltave e pajisjeve. Në
fund, procesi i riciklimit të qelqit bazohet në sistemin e
“qarkut të mbyllur” gjatë të cilit nuk
prodhohet asnjë mbetje apo nënprodukt4.
3 Literatura përkatëse
Për ta modeluar sektorin e riciklimit të krijuar rishtas në
Kosovë do të përdoren shembuj nga
vendet e tjera. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti i
Kalifornisë miratoi Ligjin për
riciklimin dhe pakësimin e mbetjeve të konteinerëve të pijeve në
vitin 1986, duke u bërë kështu
shteti i parë në Shtetet e Bashkuara që shtoi dhe një vend për
depozitimin e qelqit përveç
pikave për letër, metale, spango dhe gomë që tashmë ekzistonin
në shtete tjera atëbotë5.
Ndërkohë, në po të njëjtin vit Rhode Island u bë shteti i parë
që miratoi legjislacion që e bënte
të detyrueshëm riciklimin e shisheve të qelqit e plastikës,
kanaçeve të aluminit e çelikut, si dhe
të gazetave6. Që atëherë, janë bërë 30 vjet qëkurse qelqi është
shndërruar në pjesë të
përhershme të programeve të riciklimit, ku xhami i ricikluar
gjen përdorim kryesisht në
industrinë e prodhimit të konteinerëve, grimcave abrazive nën
shtypje, asfaltit për rrugë,
filtrimin e ujit,7 dhe izolimin e shtëpive në formën e leshit të
qelqit8. Këto tregje fundore
ndikojnë në sasinë, cilësinë dhe kërkesën për produktin e
ricikluar, duke qenë se vetë këta
sektorë ndikohen nga faktorë të tjerë dhe kështu kërkesa për
qelq përcillet me luhatje.
3 Glass Recycling UK, “Arsyet për riciklim.” 4 Po aty. 5 Motor
City Free Geek, “Një histori e shkurtër e riciklimit.” 6 Shteti i
Kalifornisw, “What Are States Doing: School Diversion Resource
Guide.” 7 Let’s Recycle, “Glass - Letsrecycle.com.” 8
recyclenow.com, “Glass Bottles and Jars.”
-
5
3.1 Kostoja e riciklimit të qelqit
Duke qenë se qelqi ka qenë gjithmonë një mall me vlerë më të
ulët, sot menaxherët e riciklimit
përballen me trysni të reja sa i përket furnizimit me qelq,
pjesërisht për shkak të rënies së
çmimeve në tregjet e tyre fundore9. Sipas Steve Shannon, një
ekolog dhe menaxher i
shërbimeve komunale pranë “Balcones Resources”, ajo çfarë ia
shton vlerën një lënde që do
riciklohet është rrallësia e përbërësve të saj10. Prandaj,
arsyeja për çmimin më të ulët të qelqit
në treg në krahasim me materialet e tjera të riciklueshme është
që qelqi përbëhet nga rëra, e
rëra është shumë më e përhapur se përbërësit e shumicës se
materialeve tjera të riciklueshme.
Përpunimi i një ton qelqi kushton prej $70 deri $90 (€63 deri
€81), që më pas shitet për afro $10
(€9) për ton11. Në Mbretërinë e Bashkuar, në shkurt të vitit
2016 një ton i shisheve bojëkafe u
shitej përpunuesve të qelqit me çmimin prej £7 deri £14 (€9 deri
€18); një ton shishe të
tejdukshme prej £10 deri £25 (€12.9 deri €32.3); një ton shishe
të gjelbra prej £0 deri £14 (€0
deri €18); një ton shishesh të përziera prej £0 deri £13 (€0
deri €16.8); ndërsa përpunuesit e
qelqit paguhen prej £10 deri £31 (€12.9 deri €40) për qelqin FRM
(të përzier)12, siç është
paraqitur në Tabelën 2.
Tabela 3. Çmimet e tregut për qelqin në Mbretërinë e
Bashkuar
2016: €/ton Janar Shkurt
Shishe bojëkafe 9 - 18 9 - 18
Shishe të tejdukshme 12.9 - 32.3 12.9 - 32.3
Shishe të gjelbra 0 - 18 0 - 18
Shishe të përziera 0 - 16.8 0 - 16.8
Qelq FRM -12.9 - -38.7 -12.9 - -40
Burimi: “Glass,” letsrecycle.com, 2016
3.2 Ndikimi ekonomik dhe mjedisor
Praktika e riciklimit të qelqit kursen energjinë, pakëson
shkarkimet e dioksidit të karbonit në
ajër dhe shfrytëzimin e tepërt të burimeve natyrore, si dhe
rritë jetëgjatësinë e furrnaltave dhe
pajisjeve tjera të fabrikave. Qelqi i ricikluar mund të
zëvendësojë në mënyrë të sigurt 95% të
9 Will Flower, “Focusing on the Economics of Glass Recycling.”
10 Brandon Janes, “Is Recycling Glass Worth the Cost?” 11 Ibid. 12
letsrecycle, “Glass.”
-
6
lëndëve të para në procesin e prodhimit të qelqit, duke e
pakësuar nevojën për lëndë të parë
dhe ujin që përdoret për ekstraktimin e tyre. Në praktikë,
shfrytëzimi i një toni mbeturinash
qelqi (qelq i grimcuar në copëza), eliminon nevojën për 1.2 tonë
lëndë të parë. Veç kësaj, për
shkrirjen e mbeturinave të qelqit lipsen 25-30% më pak energji
krahasuar me lëndët e virgjëra.
Në kuptimin e gjurmëve të karbonit, për çdo 6 tonë qelq të
ricikluar që përdoret në procesin e
prodhimit në vend të lëndëve të para, kemi një pakësim prej 1
ton të dioksidit të karbonit.
Kështu, një praktikë e këtillë jo vetëm që ulë koston e operimit
të prodhuesve, por është
njëherësh dhe e dobishme për mjedisin13.
Markat botërore sikurse Coca Cola po e kuptojnë çdo ditë e më
shumë vlerën e procesit
të riciklimit në “qark të mbyllur” dhe po e zvogëlojnë peshën e
shishes së produktit të tyre duke
përdorur materiale peshëlehta. Investimet e vazhdueshme në
teknologjinë e dizajnit kanë bërë
të mundur që pesha e shisheve 330 ml të prodhuara në linjën e
prodhimit të konteinerëve
produkteve të tyre të bie për herë të parë në 190 gramë14.
Përveç të qenurit projekt inovativ
për sa i përket qëndrueshmërisë, kjo praktikë e re po e pakëson
energjinë e nevojshme për
prodhimin e produktit dhe shkarkimin e dioksidit të karbonit në
ajër. Për shembull, Coca Cola
ka vlerësuar se me mbushjen e produkteve të tyre në këto shishe
peshëlehta të qelqit do ta ulë
shkarkimit e dioksidit të karbonit për 2,400 tonë në vjet15.
3.3 Sfidat e riciklimit të qelqit
Sfidë e konsiderueshme e riciklimit të qelqit është procesi i
kushtueshëm i mbledhjes, ngaqë
qelqi peshon shumë dhe thyhet gjatë transportit, dhe transporti
në distanca të mëdha mund të
jetë goxha sprovues16. Në programet e riciklimit pa diferencim
të mbeturinave, xhami i
grimcuar në copëza përzihet bashkë me materialet e tjera të
riciklueshme dhe shkakton
probleme dhe kosto të lidhura me sortimin. Ndërsa, tek programet
e diferencimit të
mbeturinave në dy kategori ose në qendrat e dorëzimit ku
mbeturinat mblidhen në mënyrë të
diferencuar, qelqi është dëshmuar të jetë po ashtu problematik
për shkak të dëmit që u
13 Strategic Materials, “Containers.” 14 Canadian Packaging,
“Glass Bottle Goes Lightweight below the Magic 200g Mark.” 15
Kiernan, “Coke to Cut 2,400 Tonnes of CO2 with Lightweight Glass
Bottle | Packaging News.” 16 Serena Ng, “High Costs Put Cracks in
Glass-Recycling Programs.”
-
7
shkakton pajisjeve17. Tani, në shumë shtete të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës qytetarëve u
duhet të paguajnë çmim më të lartë për hedhjen e qelqit, duke e
dyfishuar kështu koston e
tatimpaguesve për riciklim të qelqit18. Qelqi mund të ndikojë në
pastërtinë e produkteve të
padiferencuara të riciklimit dhe, duke qenë se fabrikat e
kartonit dhe letrës po bëhen gjithherë
e më rigoroze sa i përket cilësisë, blerësit e fibrave të
përdorura paguajnë më pak për lëndët që
përmbajnë qelq të thërrmuar. Në dritën e ndryshimeve të tregut,
shkallës së lartë të
kontaminimit, numrit të vogël të pikave të shitjes dhe tregjeve
për qelqin e ricikluar, industria e
riciklimit të qelqit po e konsideron sërish apo po e eliminon
tërësisht qelqin nga programet e
riciklimit19.
Sidoqoftë, bizneset që merren me riciklimin e qelqit janë duke
iu përshtatur
ndryshimeve që i ka pësuar tregu i riciklimit gjatë dekadës së
fundit. Duke adresuar çështjen e
cilësisë së qelqit, kompanitë sikurse Resource Management
Company (RMC) and Rumpke
Consolidated Company Inc. në SHBA kanë dizajnuar ose bërë
investime në sisteme të
përpunimit për nxjerrjen efektive të qelqit nga programet e
mbledhjes së mbeturinave pa
sortim. Duke ditur sa abraziv është qelqi, operuesit e fabrikave
të riciklimit të mbeturinave
(FRM) po investojnë në pajisje të përpunimit që e izolojnë
lëndën e qelqit që në fazat hershme
me qëllim të adresimit të problemit të mbledhjes së
padiferencuar të mbeturinave. Këto pajisje
ngërthejnë detektimin e metaleve, sortues optik, filtra shtesë,
dhe numër të shtuar të pikave të
kontrollit manual të cilësisë. Udhëheqësit e këtyre kompanive të
riciklimit janë të mendimit se
ky investim është i nevojshëm, i mençur dhe i mirë për biznesin
20.
3.4 Strategjitë e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit
Për t’u përcaktuar për një strategji efikase të mbledhjes së
mbeturinave, është me rëndësi që së
pari të bëhet një analizë e mirëfilltë e tregut. Ka shembuj të
ndryshëm nga vendet tjera që
mund të merren në konsideratë gjatë ndërtimit të një zinxhiri
ekonomik dhe të shpejtë të
furnizimit.
17 Will Flower, “Focusing on the Economics of Glass Recycling.”
18 Keeler, “Mauldin’s Glass Recycling Is Set to End on March 21.”
19 Will Flower, “Focusing on the Economics of Glass Recycling.” 20
Stoklosa, “New Life for Glass.”
-
8
Një nga programet më efektive të mbledhjes së mbeturinave të
qelqit gjendet në Maltë.
Në këtë vend, në vitin 2013 u nis një fushatë e mbledhjes së
mbeturinave të qelqit derë më
derë21. Në Gozo të Maltës, shërbimi i mbledhjes së mbeturinave
shkon për çdo muaj shtëpi më
shtëpi për të mbledhur mbeturinat e qelqit. Ky program u iniciua
për shkak të shqetësimeve
gjithnjë e në rritje për pasojat mjedisore që i shkaktojnë këto
lloj mbeturinash22. Kjo metodë e
mbledhjes është dëshmuar si tejet efektive ngaqë në vitin 2014 u
raportua mbledhje rekord i
më se 514 tonelatash të mbeturinave të qelqit, duke i ndihmuar
kështu Maltës të arrijë cakun e
riciklimit të caktuar nga BE-ja23. Kjo sasi përbën një rritje
prej 114% krahasuar me sasinë e
mbeturinave të qelqit të mbledhur në vitin 2013.
Në Hempshajr të Anglisë, pushteti lokal i atjeshëm ka zbatuar
një plan të mbledhjes së
mbeturinave të qelqit për ekonomitë shtëpiake. Është përpiluar
një doracak shumë i
hollësishëm, duke përfshirë kalendarin dhe udhëzime rreth
llojeve të qelqit që janë të
përshtatshme për riciklim dhe ripërpunim. Në këtë kalendar,
pushteti lokal cakton datat e
mbledhjes së mbeturinave për çdo shtëpi për tërë vitin. Mbledhja
realizohet çdo katër javë në
të ashtuquajturat “kuti të zeza”, që janë kuti të mbushura me
qelq e të vendosura në skaj të
pronës për t’u mbledhur24. Veç kësaj, në Mbretërinë e Bashkuar
ekzistojnë dhe ndërmarrje
private sikurse “Grundon” që ofrojnë shërbime të mbledhjes së
mbeturinave të qelqit për
bizneset25. Kjo kompani ofron alternativa ekologjike për hedhjen
e mbeturinave të qelqit.
Bizneseve u jepet një konteiner i cili zbrazet shpesh, ndërsa
mbeturinat e qelqit që mblidhen
riciklohen në përbërës që gjejnë përdorim në ndërtim të lartë
dhe të ulët26.
3.5 Menaxhimi i mbeturinave në Kosovë
Sipas Strategjisë së Republikës së Kosovës për menaxhimin e
mbeturinave 2012-2021, “ndotja e
mjedisit nga menaxhimi jo i drejtë i mbeturinave është ndër
problemet më të mëdha në kuadër
të mbrojtjes së mjedisit në Kosovë”27. Raporti për mbeturinat
dhe kimikatet, që e boton
21 “Door-to-Door Glass Collection Service Launched by Green Pak
- Timesofmalta.com.” 22 Po aty. 23 “Record Increase in Glass
Collection - Timesofmalta.com.” 24 “Glass Collection.” 25 “Glass
Waste Recycling | Glass Waste Collection Services.” 26 Po aty 27
Ambasada e Finlandës ne Prishtinë, “Ambasada përkrahë Kosovën në
menaxhimin e mbeturinave.”
-
9
Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM), shpalosë që
në vitin 2012 janë mbledhur
rreth 606 mijë tonë mbeturina nga ekonomitë shtëpiake28. Nga
sasia e gjithëmbarshme e
mbeturinave të mbledhura në tërë Kosovën, 6% janë kategorizuar
si mbeturina qelqi.
Ngjashëm, në punëtorinë rajonale mbi riciklimin të mbajtur në
vitin 2011 në Tiranë është
raportuar se në Kosovë për çdo vit gjenerohen 100,000 tonë të
mbeturinave të qelqit29.
Qelqi që përfundon në deponitë e mbeturinave në Kosovë sjell
pasoja të rënda për
mjedisin dhe kontribuon në mbushjen më të shpejtë të deponive.
Probleme tjera të mëdha janë
menaxhimi jo i drejtë i mbeturinave dhe deponitë ilegale. Janë
raportuar gjithsej 686 deponi
ilegale, në komunën e Gjakovës30 dhe 175 në komunën e
Prishtinës31, ndërsa numri i deponive
ilegale për pjesën tjetër të Kosovës nuk dihet. Bazuar në këto
statistika, shkalla e dëmtimit të
mjedisit nga mbeturinat e qelqit duket të jetë brengosëse. Është
tejet e rëndësishme që të
krijohet një sistem i mbledhjes së mirëfilltë të mbeturinave të
qelqit, por në aspektin ekonomik
për një gjë të tillë lipset që të ketë përdorues fundorë.
Kosova nuk ka sistem të organizuar të menaxhimit të mbeturinave.
Mbeturinat vetëm
transportohen në deponi dhe vendet tjera të caktuara për hedhjen
e tyre pa iu nënshtruar
procesit të sortimit, trajtimit apo përpunimit32. Megjithëse
janë identifikuar tridhjetë e gjashtë
kompani që merren me menaxhimin e mbeturinave dhe eksportimin e
mbetjeve, nuk dihet
numri i saktë i kompanive apo impianteve që ekzistojnë dhe
veprojnë në këtë sektor33. Kështu,
të dhënat e fundit të besueshme që datojnë nga viti 2011 kanë
shpalosur se 50% të tërë
popullsisë së Kosovës nuk i ofrohet shërbim i organizuar i
menaxhimit të mbeturinave34. Në
zonat urbane, me shërbime të mbledhjes së mbeturinave mbulohet
90% e popullatës, gjersa në
ato rurale vetëm 10% e popullatës ka qasje në shërbime të tilla
zyrtare35. Në vendet rurale,
28 Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, “Raport për
mbeturinat dhe kimikatet.” 29 Berisha dhe Veselaj, “Punëtoria
rajonale mbi riciklimin.” 30 “Exposing Illegal Dumping Areas in
Kosovo | European Public Sector Information Platform.” 31 “Komuna e
Prishtinës pastron 100 deponi ilegale - Nacional - KosovaPress.” 32
GIZ, “Developing Sustainable Municipal Waste Services.” 33
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, “Strategjia e
Republikës së Kosovës për menaxhimin e mbeturinave.” 34 .A.S.A.
International Environmental Services, “Pre-Feasibility Study for
the Implementation of an Integrated Waste Management System
Including Collection, Transport, Treatment and Landfilling in the
Peja Region,” 35 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
“Strategjia e Republikës së Kosovës për menaxhimin e
mbeturinave.”
-
10
shpesh nuk ekzistojnë fare sisteme të hedhjes së mbeturinave dhe
nuk ka të dhëna të
besueshme rreth sasisë të mbeturinave që krijohen për çdo
muaj36.
3.5.1 Përgjegjësitë rregullatore
Pakësimi dhe mbledhja e mbeturinave në burim, si dhe sortimi i
tyre, konsiderohet të jetë
karakteristikë e menaxhimit të mirë37. Në këtë kuptim, dy nga
qëllimet kryesore të vendosura
nga Qeveria e Kosovës janë zvogëlimi i sasisë së krijimit të
mbeturinave në burim si dhe zhvillimi
i infrastrukturës për ngritjen e sistemit të integruar në
menaxhimin e mbeturinave. Synimi i
Strategjisë së Republikës së Kosovës për menaxhimin e
mbeturinave është zvogëlimi i sasisë së
mbeturinave që duhet të deponohen në deponi të zvogëlohet për
40% në vjet deri në vitin
2020. Gjithashtu, Strategjia mëton që deri në vitin 2021 të
arrihet një normë mbledhjeje e
qelqit dhe shisheve të qelqit prej 20%. Ca prej metodave që
planifikohet të përdoren për
përmbushjen e caqeve të tilla përfshijnë ndarjen e mbeturinave
sipas llojit në burim,
ripërdorimin e mbeturinave të ndryshme, ngritjen e kapaciteteve
për menaxhim të
mbeturinave, dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë
të BE-së. Plani parasheh
ngritjen e përpunimit të mbeturinave deri në 90% në komunat e
Kosovës deri në vitin 202038.
Ligji i Kosovës për mbeturina nuk parasheh hapa për t’u
ndërmarrë nga bizneset apo
ekonomitë shtëpiake për sa u përket mbeturinave të qelqit.
Megjithatë, në janar të vitit 2016,
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nxjerrë një
udhëzim administrativ për
ndëshkime me gjoba mandatore për hedhjen e mbeturinave në
hapësira publike, i cili ka hyrë
tashmë në fuqi. Gjobat sillen prej €5 to €100, varësisht nga
dëmi që i është shkaktuar mjedisit,
ku gjobat më të larta shqiptohen për hedhjen e çfarëdolloj
mbeturinave në rrjedha ujore,
lumenj, liqene apo sipërfaqe tjera ujore39.
Megjithatë, duke ditur që Kosova synon anëtarësimin në Bashkimin
Evropian, si pikë
referimi mund të përdoren kushtet e vendosura nga BE-ja për
shtetet anëtare të saj. Direktiva
36 GIZ, “Developing Sustainable Municipal Waste Services.” 37
Luxottica, “Reducing Waste at the Source.” 38 Ministria e Mjedisit
dhe Planifikimit Hapësinor, “Strategjia e Republikës së Kosovës për
menaxhimin e mbeturinave.” 39 “Gjoba, 5 Deri Në 100 Euro, Për
Hedhësit E Mbeturinave Në Vende Publike.”
-
11
2008/98/KE e BE-së i obligon shtetet anëtare që të promovojnë
ripërdorimin e produkteve dhe
të përgatitin infrastrukturën për aktivitete të këtilla. Neni 11
i obligon shtetet e BE-së që t’i
bëjnë përgatitjet për ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve
sikurse qelqi, plastika dhe letra nga
ekonomitë shtëpiake. Ky nen sugjeron që deri në 2021 shkalla e
aktiviteteve të
sipërpërmendura të ngrihet për të paktën 50% të peshës totale.
Kushtet tjera të përcaktuara
me këtë direktivë përfshijnë veprimtarinë e hedhjes së
mbeturinave, që duhet të jetë e sigurt
dhe të mos rrezikojë shëndetin e njerëzve apo mjedisin40.
3.5.2 Riciklimi i qelqit në praktikë
Në Kosovë nuk ka sistem kombëtar të organizuar të riciklimit për
shkak të mungesës së një
sistemi funksional të menaxhimit të mbeturinave dhe
pamjaftueshmërisë së infrastrukturës
ekzistuese41. Megjithatë, ekzistojnë ca nisma të vogla të
riciklimit në shkolla dhe institucione,
aktivitete të OJQ-ve dhe biznese vendore që ofrojnë shërbime të
mbledhjes së mbeturinave me
qëllim të riciklimit të tyre42. Mirëpo, këto përpjekje për
mbledhje dhe riciklim nuk përfshijnë
mbeturinat e qelqit. Në përgjithësi, mbeturinat e qelqit hidhen
jashtë deponive apo vendeve të
caktuara për hedhjen e mbeturinave, gjë që kontribuon më masë të
madhe në degradimin e
mjedisit.
Analiza në terren ka shpalosur që disa nga bizneset e
xhamaprerësve ose të prodhuesve
të dyerve e dritareve i hedhin mbetjet e qelqit në mënyrë
vetanake, pa ndihmën e kompanive
rajonale për menaxhim të mbeturinave. Kompanitë e intervistuar
që veprojnë në industrinë e
prodhimit të pijeve, siç janë Stone Castle dhe Frutomania, nuk
kanë sistem të tyrin të mbledhjes
së shisheve. Si rrjedhojë, shishet e qelqit me të cilat ata e
distribuojnë produktin e tyre hidhen
nga përdoruesi fundor. Por, Fabrikës së birrës Peja i kthehet
një pjesë të madhe të shisheve të
tyre të qelqit (50%) nga konsumatorët afarist43. Këto shishe
pastrohen dhe u hiqen etiketat në
mënyrë që të mund të përdoren sërish. Qelqi i thyer dhe ato
shishe të cilat nuk mund të
40 EUR-Lex, Direktiva kornizë 2008/98/KE mbi mbeturinat.” 41
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, “Strategjia e
Republikës së Kosovës për menaxhimin e mbeturinave.” 42 Berisha dhe
Veselaj, “Punëtoria rajonale mbi riciklimin.” 43 Po aty.
-
12
ripërdoren magazinohen në fabrikë, me planin që të fillohet me
riciklimin dhe ripërdorimin e
tyre pasi të jetë blerë makina bluarëse.
4 Përshkrimi i rastit për studim
Orient Mosaic është një kompani turke e qelqit që ka hapur një
fabrikë në Mitrovicë të Kosovës
në fillim të vitit 2016. Kompania riciklon xhamin e sheshtë për
të prodhuar pllaka të qelqit që
mund të përdoren për mure dhe dysheme të banjave dhe kuzhinave.
Riciklimi bëhet në
makinerinë dhe pajisjet që ndodhen në fabrikë, ndërkaq për
procesin e prodhimit të pllakave
lipset puna e dorës së 17 punonjësve të tyre të kualifikuar.
Numri i punëtorëve pritet që të
rritet në 40 gjatë dy muajve të ardhshëm. Norma e përpunimit për
qëllime prodhimi e kësaj
fabrike është 5 tonë qelq në ditë, ndërsa kapaciteti maksimal i
përpunimit është 120 tonë në
muaj. Kapaciteti i magazinimit është afërsisht 1,500 m2.
5 Metodologjia e zinxhirit të furnizimit
Për studimin e tregut dhe zinxhirit optimal të furnizimit për
riciklim të qelqit janë përdorur
metoda të optimizimit dinamik. Për qëllime të kësaj analize
është supozuar se biznesi do të
dëshirojë që të veprojë me leverdi dhe të menaxhojë kapacitetin
e stoqeve dhe përpunimit të
qelqit. Një ndër synimet kryesore të kompanisë është ta zgjerojë
veprimtarinë e vet në tërë
vendin dhe të kontribuojë në ngadalësimin e degradimit të
mjedisit që shkaktohet nga
mbeturinat e qelqit. Për të gjetur zgjidhje për problematikat e
shtjelluara më sipër, si faktorë
kryesorë për t’u marrë parasysh janë kostoja e prodhimit dhe
transportit, përfshirë këtu dhe
kohën si parakusht për organizimin e një rruge efektive të
furnizimit.
Për të krijuar një zinxhir efikas të furnizimit, është me
rëndësi që të minimizohen kostot
e mbledhjes së mbeturinave. Ekuacioni i ndërtuar mbi këtë bazë i
përmban katër vështirësi. Në
radhë të parë, komponentë kryesorë të këtij ekuacioni janë sasia
e produkteve (𝑥𝑚) që
përpunohen dhe kostoja (𝑐𝑥) e ndërlidhur me këtë proces. Pjesë
të ekuacionit janë po ashtu
kostoja e magazinimit (𝑐𝑠) për ruajtjen e qelqit (𝑥𝐼), përfshirë
koston e mbledhjes (𝑐𝑐). Është
me rëndësi të ceket që gjithë këto vështirësi janë një funksion
i kohës (t).
-
13
𝑚𝑖𝑛𝐶 = 𝑐𝑥𝑥𝑚 (𝑡) + 𝑐𝑠𝑥𝐼(𝑡) + 𝑐𝑐 (𝑡) (1)
Vështirësia e parë që duhet të merret në konsideratë gjatë
analizimit të zinxhirit të
furnizimit është kapaciteti i stoqeve(𝑥𝑡) të kompanisë. Sasia e
stokut të fabrikës është llogaritur
si funksion i sasisë së qelqit në stok në periudhën e
mëparshme(𝑥𝑡−1), sasisë së qelqit që është
mbledhur(𝑥2), dhe sasisë së qelqit që fabrika e ka përpunuar dhe
shitur(𝑥𝑚).
𝑥𝑡 = 𝑥𝑡−1 + 𝑥2 − 𝑥𝑚 (2)
Gjatë periudhës kohore që është subjekt i optimizimit, kompania
e riciklimit duhet të
mbledhë sasi të mjaftueshme të qelqit për të plotësuar kërkesën
për stoqe. Për shembull, meqë
Orient Mosaic ka nevojë për minimum 120 tonë, modeli është
optimizuar për mbledhjen e
kësaj sasie gjatë katër javëve. Si rrjedhojë, sasia shtesë e
qelqit që duhet të mblidhet për një
javë i është shtuar sasisë fillestare.
x′(t) = −Σ𝑎𝑡{𝑥𝑎𝑡 ∗ (𝑝𝑎 + 𝐷𝑎 + 𝑣)} (3)
Hapi i tretë përfshin përshtatjen e kohës së procesit të
mbledhjes së qelqit, me qëllim të
përcaktimit të zinxhirit optimal të furnizimit (ekuacioni 3).
Optimumi i tillë ngërthen
shfrytëzimin e kapaciteteve të përpunimit të qelqit të kompanisë
dhe aspektin e shpenzimeve
përkatëse të lidhura me rrugën e transportit deri tek secila
pikë e furnizimit.
6 Mbledhja e të dhënave
Gjatë analizimit të zinxhirit të furnizimit për riciklim të
qelqit në Kosovë, informatat rreth
furnizuesve të mundshëm të qelqit janë përftuar përmes anketave.
Janë realizuar gjithsej
gjashtëdhjetë e nëntë anketa në të gjitha komunat e mëdha të
Kosovës. Siç tregohet në
Tabelën 4, është identifikuar dhe anketuar të paktën nga një
biznes në Deçan, Drenas, Ferizaj,
Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan,
Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë,
Prizren, Viti dhe Vushtrri.
Bizneset e anketuara janë xhamaprerës, prodhues të dyerve e
dritareve, tregtues të
qelqit dhe kompani të prodhimit të pijeve. Identifikimi i këtyre
respondentëve është bërë me
-
14
metodën e rastit. Përmes anketave janë vlerësuar kapacitetet e
këtyre bizneseve për mbledhjen
e mbeturinave të qelqit dhe gatishmëria e tyre për ta bërë një
gjë të tillë në kuadër të një rrjeti
mbledhje-furnizim. Shumica e bizneseve të anketuara ndodheshin
nëpër zona urbane kryesisht
për shkak të kërkesës për qelq në këto zona. Bizneset ndodheshin
në pjesë të ndryshme të
qytetit, kryesisht larg qendrës. Versionet në gjuhën shqipe dhe
atë angleze të pyetësorit që
është përdorur janë të bashkëlidhur si Shtojcë.
Tabela 5. Anketat e realizuara në Kosovë
Komuna Nr Komuna Nr
Deçan 1 Lipjan 1
Drenas 8 Mitrovicë 3
Ferizaj 4 Pejë 1
Fushë Kosovë 1 Podujevë 8
Gjakovë 1 Prishtinë 9
Gjilan 9 Prizren 5
Istog 2 Viti 3
Kaçanik 3 Vushtrri 5
Klinë 5
Në fillim të anketës, bizneset u informuan se pjesëmarrja në
anketë është në baza
vullnetare dhe se mund të refuzojnë që t’i përgjigjen ndonjë
pyetje për të cilën ose nuk e dinë
përgjigjen ose nuk dëshirojnë ta japin. Këto pyetje u koduan
qoftë me “Nuk e di“ (888), “Nuk
vlen” (777) ose “Dallon nga rasti në rast” (4444), për të
siguruar që mospërgjigjet e tilla të mos
kodohen si zero.
Fabrika e Orient Mosaic Kosovë ndodhet në qytetin e Mitrovicës.
Duke i përdorur
koordinatat e GPS-it për vendndodhjen e fabrikës (42.888014,
20.881823), është bërë vlerësimi
i distancës mes të gjitha bizneseve të anketuara dhe fabrikës.
Lista e bizneseve bashkë me
largësitë përkatëse të llogaritura gjendet në Shtojcë.
7 Statistikat përshkruese
-
15
Qëllim i këtij studimi ka qenë identifikimi i sasisë së xhamit
të sheshtë që është në dispozicion
për riciklim në vend. Shumica e bizneseve të anketuara (n=39)
ishin prodhues të dyerve dhe
dritareve, në përputhje me qëllimin. Gjithashtu, 25 sosh kishin
shërbime të xhamprerjes, 2
merreshin me tregtim të xhamit, 3 me prodhimin e pijeve, dhe
njëri ishte restorant. Bizneset
janë kategorizuar sipas llojit të qelqit të mbledhur në secilin
vend dhe kështu janë identifikuar
65 biznese me të cilat mund të bashkëpunohet për xhamin e
sheshtë dhe 4 sosh për shishe
qelqi.
7.1 Sasitë e mbeturinave të qelqit
Njëri nga bizneset e anketuara i ka ndarë me anketuesit
llogaritjet e tyre të mbeturinave
të xhamit të sheshtë që krijohet gjatë prodhimit të dyerve e
dritareve. Sipas vlerësimeve të
tyre, gjatë prodhimit të një dritareje standarde me dy xhama
(0.8m x 1.4m) krijohen gjithsej 15
kg mbeturina qelqi, përkatësisht 20 kg nëse prodhohet dritare me
tre xhama me të njëjtat
dimensione. Ndërsa në rastin e dyerve, gjatë prodhimit të një
dere me dy xhama (0.8m x
2.4m),krijohen 25 kg mbeturina qelqi, përkatësisht 38 kg gjatë
prodhimit të një dere me tre
xhama me dimensionet e njëjta. Këto mund të përdoren si vlera të
përafërta gjatë llogaritjes së
ndikimit të rritjes së numrit të dritareve efikase që blihen ose
shiten Brenda vendit.
Për të përcaktuar sasinë specifike të qelqit që mund të
mblidhet, janë bërë tri pyetje të
ndryshme. Bizneset janë pyetur për sasinë e përafërt të
mbeturinave të qelqit që e prodhojnë
në javë dhe për muaj. Shumica e bizneseve (n=36) prodhojnë prej
0 deri 1 ton mbeturina qelqi
në muaj, siç është paraqitur në Figura 1. Katërmbëdhjetë
respondentë mblidhnin 1 deri 3 tonë,
ndërsa katër të tjerë prodhonin më se 10 tonë mbeturina të
xhamit të sheshtë në muaj. Nëse
supozohet se të paktën 85% e xhamit në fjalë është i tejdukshëm,
sasia totale e xhamit të
sheshtë që mund të mblidhet është 124.85 ton.
Katër nga bizneset e anketuara janë deklaruar se nuk punojnë me
xham të sheshtë,
porse me shishe qelqi. Çdo muaj këto biznese shpërndajnë në treg
121.98 tonë shishe qelqi.
Kontribuuesi më i madh në kuptim të numrit të shisheve të qelqit
në industrinë e prodhimit të
pijeve, Fabrika e birrës Peja, e mbledh sërish një pjesë të
shisheve të veta të zbrazëta dhe i
ripërdorë ato. Ato shishe që nuk mund të ripërdoren ruhen në
hapësirat e fabrikës. Këto të
-
16
fundit, bashkë me shishet që thyhen gjatë mbushjes dhe proceseve
të brendshme të riciklimit,
kapin shifrën prej 84 tonë shishe qelqi kryesisht bojëkafe që
kompania do të mund t’i
destinonte për riciklim çdo muaj. Bizneset e tjera që operojnë
me shishe nuk kanë ngritur
ndonjë sistem të tillë akoma, kështu që sasia e qelqit që do të
mund të mblidhej në fabrikat e
tyre është e vogël.
Figura 1. Mbeturinat e qelqit në tonelata për muaj
Bizneset janë pyetur se sa ditë u duhen për ta mbushur një
konteiner me kapacitet prej
1 tonelate. Pjesa më e madhe e kompanive (n=33) kanë deklaruar
se atom und ta mbushin një
konteiner të tillë brenda 30 ditëve. Ndërkaq, 18 respondentë
kanë thënë se do t’u duheshin 70
ditë e më tepër që të gjenerojnë 1 ton mbeturina qelqi (Figura
2).
0
5
10
15
20
25
30
35
40
0-1 ton 1-3 tons 3-6 tons 6-10 tons >10tons
Nu
mb
er
of
Bu
sin
ess
es
Tons of Glass Waste
-
17
Figura 3 Numri i ditëve që nevojitën për ta mbushur një
konteiner 1-tonësh
7.2 Gatishmëria për furnizim
Kur u është bërë pyetja “Çfarë bëni zakonisht me mbetjet e
qelqit?” - 63 kompani, ose 91.3% e
mostrës, janë përgjigjur se e flakin tutje. Gjashtë kompani janë
përgjigjur se ua japin
individëve/kompanive të paspecifikuara, dhe vetëm 1 ia shet
mbetjet një tregtuesi të
paidentifikuar me një çmim prej €0.15 për kg (Figura 4).
Megjithatë, vlen të përmendet që të 32
bizneset të cilat kanë deklaruar se i hedhin mbetjet e qelqit
paguajnë për shërbimit e largimit të
mbetjeve të tyre të qelqit. Supozimi i përgjithshëm është se
pjesa e mbetur e kompanive mbas
gjase nuk i largon mbeturinat në mënyrën e duhur, marrë parasysh
gjendjen e tanishme të
sortimit të mbeturinave, dhe kështu po kontribuojnë në
degradimin e mjedisit.
0
2
4
6
8
10
12
14
16
18
20
1-3 Days 4-7 Days 8-14 Days 15-30 Days 31-60 Days More than60
Days
Nu
mb
er
of
Bu
sin
ess
es
Number of Days
-
18
Figura 5. Çfarë bëhet me mbeturinat e qelqit?
Me qëllim të vlerësimit të potencialit që zinxhiri i furnizimit
për riciklim të qelqit ka, këto
kompani janë pyetur nëse janë të gatshme që të bëjnë furnizimin
me mbeturina qelqi, dhe
vetëm një syresh ka refuzuar të bashkëpunojë. Gjithë
respondentët e tjerë (n=68) janë
deklaruar se mund t’i japin mbetjet e qelqit për riciklim. Tri
prej kompanive u deklaruan se janë
të gatshme që të bëhen pjesë e këtij zinxhiri të furnizimit në
këmbim të një kompensimi
financiar, gjersa të tjerat janë të gatshme që ta japin atë
falas.
Sa i përket ngjyrës së mbeturinave të qelqit, 97.1% e mostrës
(n=67) ka deklaruar se
mbetjet e tyre të qelqit janë të tejdukshme. Kompania e
riciklimit parapëlqen xhamin e sheshtë
të tejdukshëm, për shkak të pastërtisë së tij dhe lehtësisë për
të punuar me të. Ngjyra e gjelbër
(n=31) dhe kafe (n=23) kanë rezultuar si ngjyra më të
popullarizuara si për xhamin e sheshtë
ashtu edhe shishet, ndërkaq ngjyra e kaltër (n=23), zezë (n=18)
dhe e bardhë (n=8) janë ngjyrat
me të cilat punojnë vetëm bizneset që merren me xham të sheshtë.
Ngjashëm, 18 biznese kanë
deklaruar se punojnë me xhamat e të gjitha ngjyrave që gjenden
në treg, siç është paraqitur në
figurën 6.
63
60 10
10
20
30
40
50
60
70
Throw it Away Give it Away Recycle/Reprocess it Sell it
Nu
mb
er o
f B
usi
nes
ses
"What do you usually do with the glass waste?"
-
19
Figura 7. Ngjyrat e mbeturinave të qelqit
8 Analiza e rezultateve
8.1 Kostoja e mbledhjes
Për të krijuar një zinxhir ekonomik të furnizimit është me
rëndësi të së pari të identifikohen
kostot e ndërlidhura me procesin e mbledhjes. Shpenzimet me të
cilat përballet kompania për
mbledhjen e qelqit përfshijnë koston e transportit dhe të fuqisë
punëtore, si dhe për furnizim të
konteinerëve ku do të mblidhen mbeturinat. Supozimet që janë
përdorur gjatë vlerësimit të
këtyre kostove janë dhënë në vijim.
Shpenzimet e transportit që duhet të merren në konsideratë varën
nga largësia e pikës
së mbledhjes (vajtje-ardhje) dhe çmimi i derivateve. Për
përllogaritjen e kostos për km, është
supozuar që kamionët shpenzojnë 25 litra naftë për 100 km.
Bazuar në çmimet e derivateve që
përditësohet për çdo ditë në Fuel Prices Europe, çmimi i naftës
për litër është €0.8844.
Gjithashtu, është supozuar se shpenzimet e transportit do të
përpjesëtohen për një kamion të
mbushur plotësisht, që bartë 10 ton qelq. Në bazë të këtyre
llogaritjeve, kamioni do të
44 “Fuel-Prices-Europe.info - Current Fuel Prices in
Europe.”
67
3123 23 18 18
70
10
20
30
40
50
60
70
80
Nu
mb
er o
f B
usi
nes
ses
Glass Waste Colors
-
20
shpenzojë €2.2 për derivate për çdo 100 km të kaluara për 10
tonë qelq, ose €0.022 për
km/ton për njësi të kostos.
Duke mbajtur parasysh që kompania me gjasë nuk do të ketë nevojë
të paguajë për
qelqin, kosto tjetër e ndërlidhur me furnizimin sipas gjasës
janë pagat e punëtorëve. Për ta
llogaritur koston për ton janë bërë disa supozime. Në radhë të
parë, është supozuar që
kompania ka të punësuar një shofer i cili merret me procesin e
mbledhjes. Në radhë të dytë,
është supozuar që shoferi merr një pagë mujore fikse prej €500,
e që i bie €25 në ditë për 20
ditë pune në muaj.
Shpenzimet e tjera të ndryshueshme që do t’i krijojë kompania do
të jenë për
konteinerët për mbledhjen e qelqit. Për qëllime të kësaj
analize, është supozuar se kostoja e një
konteineri është €200, duke u bazuar në shumën që kompania ka të
ngjarë që ta shpenzojë për
këtë gjë. Duhet vënë në dukje se kompania e riciklimit do t’i
ketë këto shpenzime vetëm në
fillim, meqë konteinerët do të blihen një herë dhe mund të
përdoren vazhdimisht. Prandaj,
varësisht nga numri i bizneseve, sasia e mbeturinave në secilën
pikë të mbledhjes dhe
shpeshtësia e mbledhjes së qelqit nga konteinerët do të kenë
ndikim në numrin e konteinerëve
që do të nevojiten.
8.1 Sasia
Synim kryesor i kompanisë është të mbledhë sasi të mjaftueshme
të qelqit ashtu që të mund t’i
vë në shfrytëzim kapacitetet e saja të prodhimit. Në bazë të
informatave që janë marrë nga
bizneset, sasia maksimale e xhamit të sheshtë që mund të
mblidhet brenda një viti në Kosovë
është 1,909 tonë. Megjithatë, bizneset të cilat merren me qelq
kanë thënë se shumica
dërrmuese e qelqit të cilin e përpunojnë është i tejdukshëm.
Kështu, nëse supozohet se 85% e
qelqit që përpunohet nga këto bizneseve është i tejdukshëm,
atëherë sasia e këtij lloj qelqi që
mund të mblidhet për çdo vit 1,623 tonë.
Kompania e riciklimit të qelqit mund t’i përpunojë 120 tonë në
muaj, andaj, duke i
përdorur të dhënat që janë në dispozicion, janë minimizuar
kostot në mënyrë që kompanisë të
mund t’i sigurohet një sasi e tillë e mbetjeve të qelqit të
tejdukshëm. Sipas analizës së bërë,
-
21
kompania mund të mbledhë 120 tonë qelq të tejdukshëm në muaj për
një kosto prej €28,628
ose rreth €0.238 për kg. Megjithatë, duhet të nënvizohet se në
këtë kosto janë paraparë edhe
shpenzimet të cilat do të duhet t’i bëjë kompania për blerjen e
numrit të mjaftueshëm të
konteinerëve të dedikuar për mbledhjen e sasisë së
sipërpërmendur të qelqit. Kështu, në
muajin pasues kostoja e paraparë për blerjen e konteinerët do të
zbritet dhe shpenzimet totale
për furnizim me mbeturina të qelqit do të bien në masë të
konsiderueshme gjer në €828, nëse
supozohet se ata nuk fillojnë të furnizohen dhe nga ndonjë
biznes tjetër dhe se furnizimet në
cilëndo vendndodhje nuk rriten.
9 Analiza e ndjeshmërisë
Për ta përcaktuar skenarin më të realizueshëm, është me rëndësi
që të analizohen dhe
alternativat tjera. Një alternativë e mundshme e cila mund t’i
duket më tërheqëse kompanisë
së riciklimit është që të mbledhë mbeturinat e qelqit të
tejdukshëm nga të gjitha bizneset e
anketuara. Në një skenar të tillë, kostoja nuk do të përbëjë
vështirësi dhe, për rrjedhojë, nuk do
minimizohet, porse do të rritet në maksimum sasia e mbeturinave
të qelqit të sheshtë të
mbledhur.
Nëse kompania e riciklimit vendosë që t’i përfshijë të gjitha
bizneset, sasia totale e
mbeturinave të qelqit të tejdukshëm që do të mblidhet brenda një
viti është 1,623 tonë.
Ndërsa, në baza mujore, kompania do të mbledhë 125 tonë të këtij
lloj qelqi. Në këtë rast,
kostoja do të ngrihej në €33,092 për muajin e parë, ose
afërsisht €0.265 për kg. Siç është
shtjelluar më herët, kostoja e tillë do të bie pas muajit të
parë të punës ngaqë kompania nuk do
të ketë më nevojë të blejë konteinerë. Si rrjedhojë, shpenzimet
mujore që do të duhet t’i
përballojë biznesi për mbledhjen e mbeturinave të qelqit do të
hipin në €892, në qoftë se
supozohet se rruga e furnizimit do të mbetet e njëjta.
Dallimi ndërmjet skenarit me koston minimale për mbledhjen e 120
tonëve dhe
alternativës me koston maksimale në kuptimin e sasisë së qelqit
është vetëm diku rreth 5 tonë.
Për ta mbledhur këtë sa sit ë shtesë të qelqit, shpenzimet e
kompanisë së riciklimit do të rriten
për €4,464 në muajin e parë, ose për afro €0.93 për kg, derisa
në muaj në vijim kostoja mujore
-
22
e operimit të biznesit do të rritet për vetëm €64. Si rezultat,
shpenzimet vjetore do të ngrihen
për €768, duke e përjashtuar koston fillestare.
Në bazë të Studimit të CENR-it mbi konsumin e lëndës djegëse të
drurit në ekonomitë
shtëpiake në Kosovë45, 520 nga 1,160 respondentë kanë deklaruar
se nuk kanë dritare me dy
palë xhama në shtëpitë e tyre. Në qoftë se supozohet se deri në
vitin 2018 efiçienca e energjisë
në këto ekonomi shtëpiake do të rritet për 30% për shkak të
vetëdijesimit dhe
disponueshmërisë së mjeteve, del që do të montohen dritare me dy
palë xhama në 348
ekonomi familjare në këtë zonë. Nëse konsiderohet që një shtëpi
kosovare ka rëndom 10
dritare të madhësisë standarde (0.8m x 1.4m),46 i bie që gjer
atëherë do të zëvendësohen
3,480 dritare. Duke supozuar që gjatë prodhimit të çdo dritareje
me madhësi standard do të
krijohen 15 kg mbeturina qelqi, sasia kjo e raportuar nga njëri
prej bizneseve të anketuara,
atëherë do të krijohen 52.2 tonë mbeturinash qelqi vetëm në
zonën rurale të anketuar të
Kosovës për shkak të zëvendësimit të dritareve. Kështu, nxitja e
efiçiencës së energjisë në këto
ekonomi shtëpiake në veçanti do të përkthehet në shtim të
furnizimit të kompanisë së riciklimit
me mbeturina të qelqit.
10 Përfundim
Kjo analizë e tregut shpalosë se furnizimi me mbeturina të
xhamit të sheshtë në Kosovë është
mjaftueshëm i madh për kompaninë e riciklimit, Orient Mosaic
Kosovo, që ta shpie në
maksimum kapacitetin e saj të prodhimit. Sasia maksimale e
mbeturinave të qelqit të
tejdukshëm që mund të mblidhen brenda një viti në rajonet e
anketuara të Kosovës është
1623.11 tonë, ndërsa mund të mblidhen gjithsej 124.85 tonë në
muaj. Duke mbajtur parasysh
se 91.3% e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se i hedhin
mbeturinat e tyre të qelqit,
riciklimi i qelqit mund të sjellë dobi të mëdha ekonomike dhe
mjedisore.
Veç kësaj, potenciali që kompania ka për riciklimin e shisheve
të qelqit qëndron në
sasinë e madhe të shisheve të qelqit që i distribuojnë në treg
katër kompanitë e anketuara që
45 UNFAO and CENR, “Wood Fuel Consumption in Kosovo Households.”
46 English et al., “Energy Consumption and Potentials for Energy
Efficiency Implementation: Analyzing Low Income, Low Service Areas
of Kosovo.”
-
23
veprojnë në industrinë e prodhimit të pijeve në Kosovë (121.98
tonë), kur vetëm njëri nga këto
biznese është në gjendje të furnizojë një sasi mujore prej 37.5
tonë shishesh qelqi. Zgjerimi i
operimit të tyre për t’i përfshirë edhe shishet e qelqit në
procesin e riciklimit mund të jetë në
dobi të kompanisë së riciklimit në kuptimin që tashmë veç ka
furnizim të konsiderueshëm të
shisheve të qelqit në treg. Përveç dobive për mjedisin, praktika
e tillë do të jetë edhe në dobi të
qytetarëve të Kosovës, duke mbajtur parasysh që një zgjerim i
tillë i biznesit do të krijojë vende
të reja pune në këtë sektor.
-
24
11 Bibliografia
.A.S.A. International Environmental Services. “Pre-Feasibility
Study for the Implementation of an Integrated Ëaste Management
System Including Collection, Transport, Treatment and Landfilling
in the Peja Region,” 2011.
http://www.oekb.at/en/osn/DoënloadCenter/project-and-client-analysis/NS53-Zusammenfassung-Waste-Management-System-in-the-Peja-region.pdf.
Berisha, Afrim, and Tafe Veselaj. “Regional Workshop on
Recycling.” 2011.
https://www.google.com/search?q=lack+of+legislation+in+recycling+in+kosovo&ie=utf-8&oe=utf-8.
Brandon Janes. “Is Recycling Glass Worth the Cost?,” June 2013.
http://kdhnews.com/neës/is-recycling-glass-worth-the-cost/article_8e2dd0e6-d956-11e2-ab95-0019bb30f31a.html.
Canadian Packaging. “Glass Bottle Goes Lightweight below the
Magic 200g Mark,” shkurt 2014.
http://ëëë.canadianpackaging.com/packpress/glass-bottle-goes-lightëeight-beloë-the-magic-200g-mark/.
“Door-to-Door Glass Collection Service Launched by Green Pak -
Timesofmalta.com.” Qasur më 27 shkurt 2016.
http://www.timesofmalta.com/articles/vieë/20130609/business-neës/Door-to-door-glass-collection-service-launched-by-Green-Pak.473145.
Ambasada e Finlandës, Prishtinë. “Ambasada përkrahë Kosovën në
menaxhimin e mbeturinave,” 2015.
http://finlandkosovo.org/public/default.aspx?contentid=326355&nodeid=42563&culture=en-US.
English, Alicia, Anila Qehaja, Flamur Breznica, and Jim Myers.
“Energy Consumption and Potentials for Energy Efficiency
Implementation: Analyzing Low Income, Low Service Areas of Kosovo,”
2015.
EUR-Lex. “Waste Framework Directive 2008/98/EC,” 2008.
http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX:32008L0098.
European Environment Agency. “Kosovo.” Briefing, February 2015.
http://www.eea.europa.eu/soer-2015/countries/kosovo.
“Exposing Illegal Dumping Areas in Kosovo | European Public
Sector Information Platform.” Accessed March 1, 2016.
http://ëëë.epsiplatform.eu/content/exposing-illegal-dumping-areas-kosovo.
“Fuel-Prices-Europe.info - Current Fuel Prices in Europe.” Qasur
më 1 mars 2016. http://www.fuel-prices-europe.info/.
GIZ. “Developing Sustainable Municipal Waste Services.” Qasur më
29 shkurt 2016. https://www.giz.de/en/ëorldëide/21121.html.
“Gjoba, 5 Deri Në 100 Euro, Për Hedhësit E Mbeturinave Në Vende
Publike,” 2016.
http://www.telegrafi.com/gjoba-5-deri-ne-100-euro-per-hedhesit-e-mbeturinave-ne-vende-publike/.
“Glass Collection.” Accessed February 27, 2016.
http://www.newforest.gov.uk/glass. Glass Recycling UK. “Reasons For
Recycling.” Qasur më 15 mars 2016.
http://www.glassrecycle.co.uk/Reasons-For-Recycling/. “Glass
Waste Recycling | Glass Waste Collection Services.” Qasur më 27
shkurt 2016.
http://www.grundon.com/Glass-Ëaste-Recycling.
-
25
Keeler, Scott. “Mauldin’s Glass Recycling Is Set to End on March
21,” mars 2016.
http://www.greenvilleonline.com/story/neës/local/golden-strip/2016/03/14/mauldins-glass-recycling-set-end-march-21/81758546/.
Kiernan, Steven. “Coke to Cut 2,400 Tonnes of CO2 with
Lightweight Glass Bottle | Packaging News,” 2007.
http://www.packagingnews.co.uk/news/coke-to-cut-2400-tonnes-of-co2-with-lightweight-glass-bottle-04-12-2007.
“Kosova S’është E Fundit Në Ballkan Për Nga Paga Mesatare •
KOHA.” Qasur më 7 dhjetor 2015.
http://koha.net/?id=27&l=60674.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. “Raport për
mbeturinat dhe kimikatet,” 2014.
http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Raport_Waste_and_Chemicals_2014.pdf.
letsrecycle. “Glass,” 2016.
http://wwwletsrecycle.com/prices/glass/. Let’s Recycle. “Glass -
Letsrecycle.com,” 2014. http://www.letsrecycle.com/prices/glass/.
Luxottica. “Reducing Waste at the Source.” Accessed March 1,
2016.
http://www.luxottica.com/en/company/our-way/environment/reducing-waste-source.
Ministria e Medisit dhe Planifikimit Hapësinor. “Strategjia e
Republikës së Kosovës për
menaxhimin e mbeturinave,” 2013.
http://mmph-rks.org/repository/docs/Strategy_fo__Republic_Kosova_for_ËM_2013-2022__eng._945753.pdf.
Motor City Free Geek. “A Brief History Of Recycling.” Qasur më
14 mars 2016.
http://www.motorcityfreegeek.net/index.php?option=com_content&vieë=article&id=69&Itemid=78.
“Komuna e Prishtinës pastron 100 deponi ilegale - Nacional -
KosovaPress,” 2015.
http://www.kosovapress.com/en/nacional/komuna-e-prishtines-pastron-100-deponi-ilegale-45950/.
“Record Increase in Glass Collection - Timesofmalta.com.” Qasur
më 27 shkurt 2016.
http://www.timesofmalta.com/articles/vieë/20150118/business-neës/Record-increase-in-glass-collection.552349.
recyclenoë.com. “Glass Bottles and Jars.” Qasur më 15 mars 2016.
http://www.recyclenow.com/facts-figures/hoë-it-recycled/glass-bottles.
Serena Ng. “High Costs Put Cracks in Glass-Recycling Programs,”
prilll 2015.
http://www.wsj.com/articles/high-costs-put-cracks-in-glass-recycling-programs-1429695003.
State of California. “What Are States Doing: School Diversion
Resource Guide,” 2015.
http://www.calrecycle.ca.gov/ReduceWaste/Schools/StatesDoing.htm.
Stoklosa, Kelley. “New Life for Glass,” 2012.
https://www.recyclingtoday.com/article/rt0112-processing-glass-recycling.
Strategic Materials. “Containers.” Qasur më 16 mars 2016.
http://www.strategicmaterials.com/containers/.
UNFAO, United Nations Food and Agriculture Organization, and
Center for Energy and Natural Resources CENR. “Wood Fuel
Consumption in Kosovo Households,” In Press.
Wll Flower. “Focusing on the Economics of Glass Recycling,”
tetor 2015.
http://waste360.com/glass/focusing-economics-glass-recycling.