Top Banner
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI FILOLOGJIK PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE KONTRIBUTI I RILINDËSVE Mentor: Kandidati: Prof. ass. dr. Muharrem Gashi Drilon Nuza Gjakovë, 2019
32

STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

Jan 07, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

PROGRAMI: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE

KONTRIBUTI I RILINDËSVE

Mentor: Kandidati:

Prof. ass. dr. Muharrem Gashi Drilon Nuza

Gjakovë, 2019

Page 2: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

2

DEKLARATA E KANDIDATIT

Unë, Drilon Nuza, deklaroj se kjo temë e Diplomës e titulluar: “STANDARDIZIMI I GJUHËS

SHQIPE DHE KONTRIBUTI I RILINDASVE”, e llojit të studimit: Rishikim i literaturës, është

punim origjinal i imi dhe është përgatitur nga unë.

E gjithë literatura dhe burimet tjera që janë shfrytëzuar gjatë këtij punimit janë të renditura në

referenca dhe plotësisht të cituara, në bazë të autorit dhe të punimit të caktuar.

Tërë ky punim është përgatitur duke respektuar rregulloren dhe duke u mbështetur në

këshillat për përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuara nga ana e Universitetit “Fehmi

Agani” në Gjakovë.

Page 3: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

3

FALËNDERIMET

Falënderim të posaçëm i shpreh udhëheqësit të këtij punimi, Prof. ass. dr.

Muharrem Gashi, Profesor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, i cili,

me korrektësi maksimale, në çdo kohë, ka qenë i gatshëm për të më dhënë

këshilla, sugjerime dhe mendime për realizimin dhe përfundimin e këtij punimi.

U jam mirënjohës të gjithëve që, në çfarëdo mënyre, kontribuuan në

kryerjen dhe përfundimin e këtij punimi e sidomos:

Profesorëve, asistenteve dhe gjithë personelit të Universitetit “Fehmi

Agani”, të cilët në mënyrën më të mirë të mundshme u munduan që dijen

e tyre ta transmetojnë edhe tek ne studentët.

Në fund, por jo edhe në vendin e fundit, falënderoj familjen time, e cila

më mbështeti drejt rrugëtimit tim në përfundimin e këtij synimi.

Pa ndihmën dhe përkrahjen e tyre nuk do të mund të realizoja synimet e

mija, për çka për jetë u jam mirënjohëse dhe falënderuese.

Page 4: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

4

PËRMBAJTJA

Abstrakt--------------------------------------------------------------------------------------------- 5

Metodologjia e punimit------------------------------------------------------------------------ 6

1. HYRJE----------------------------------------------------------------------------------- 7

1.1. Kongresi i Manastirit – një ngjarje e rëndësishme për një gjuhë

të përbashkët shqipe------------------------------------------------------------- 10

1.2. Komisia letrare shqipe e Shkodrës (1916-17)------------------------------ 12

1.3. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968)------------------------------------- 13

1.4. Kongresi i Drejtshkrimit, standardizimi i shqipes-------------------------- 14

1.5. Baza dialektore e standardit--------------------------------------------------- 16

2. PËRPJEKJET E RILINDËSVE PËR SHQIPEN STANDARD------------------- 21

2.1. Vështrim panoramik----------------------------------------------------------- 23

2.2. Mësimi i gjuhës shqipe në Kosovë, 1878-1918----------------------------- 25

2.3. Shqipja standarde dhe realiteti gjuhësor në Kosovë--------------------- 30

Literatura----------------------------------------------------------------------------------------- 32

Page 5: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

5

Abstrakt

Punimi i diplomës synon për një karakter sa më integral dhe ka shoqëruar padyshim vlera

njohëse. Gjithashtu synon të japë një panoramë gjithëpërfshirëse të krijimtarisë së

standardizimit dhe kontributi i rilindasve për gjuhën shqipe, jo – specifike, lëvruar gjatë

periudhës së Rilindjes dhe prek pothuaj gjithë portretet e krijuesve që bënë emër, jo vetëm me

veprimtarinë atdhetare dhe diturake, por edhe me veprën e tyre letrare.

Shqipja standarde sot është një varietet që përdoret në të gjitha veprimtaritë si: administrata,

mediet, sistemi arsimor, por edhe në këto drejtime ajo përdoret kryesisht në situata formale si

një varietet “i lartë”. Në familje, në shoqëri, e në situata joformale, përdoren edhe varietetet e

ndryshme lokale, që konkretisht janë vernakularët e dialektit gegë apo varietet “i ulët”.

Që prej rilindësve deri në kohët e sotme ka përpjekje të vazhdueshme për ta pastruar gjuhën

shqipe, duke filluar me orientalizmat e asaj periudhe, e deri tek autorët e sotëm, të cilët

mëtojnë ta fusin purizmin si pjesë e domosdoshme për një shqipe të pastër standarde.

Janë bërë përpjekje të trajtohen shkrimtarë rilindas të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në

gjini të ndryshme letrare për lexuesit e moshave të njoma, duke theksuar më shumë anën

estetike të krijimeve letrare dhe njohjen e veçorive psikologjike të fëmijëve.

Page 6: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

6

Metodologjia e punimit

Metodat e kërkimit për këtë punim diplome, kanë qenë një ndër pikësynimet kryesore për të

bërë një trajtim hulumtues, e kërkues dhe analizues në fushën e standardizimit të gjuhës

shqipe:

Themi përpjekje, sepse çdo punë hulumtuese shkencore ka kërkesat dhe vështirësitë e saj.

Edhe në këtë studim duke patur parasysh hapësirën e madhe të problemeve që i përkasin

kësaj fushe, natyrisht jemi munduar të hulumtojmë në literaturat më të fundit për të sjellë

profile shkrimtarësh dhe kontributin e tyre në këtë fushë.

Themi kërkues, për shkak të specifikës që ka standardizimi i shqipes. Meriton vëmendje dhe

kujdes duke u bazuar në kërkimin e vlerave më të mira. Kemi parasysh analizën e veprave të

veçanta të autorëve të marrë në studim, duke nxjerrë në pah krijimin Rilindas që kanë bërë

autorë dhe që i përgjigjen kërkesave që ka kjo fushë.

Themi analizues, pasi ky punim vjen si studim në fushën e gjuhës shqipe, dhe, si e tillë, jemi

munduar e përpjekur që të pasqyrojmë e të analizojmë rolin e padiskutueshëm të atyre

rilindasve, figurave, personaliteteve që jo vetëm krijuan kontribut të mirëfilltë gjuhësor për

shqipen, por dhanë edhe komente, interpretime apo vlerësime të pjesshme të kësaj fushe,

ashtu sikundër kjo parullë apo moto do të shërbejë në platformën krijuese, që me përkushtim,

pasion e dashuri e kthyen në art të mëvetsishëm duke sjellë perla në letërsinë tonë magjike.

Page 7: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

7

1. HYRJE

I tërë procesi i standardizimit të gjuhës shqipe ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë historike, për

afër një shekull. Kur flasim për historinë e gjuhës standarde të shqipes dhe sipas literaturës

gjuhësore shqiptare është krijuar shpesh mendimi se gjuha shqipe është standardizuar në

Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të mbajtur në Tiranë më 19721, ose pas botimit

të Rregullave të Drejtshkrimit (që ka qenë projekt asokohe) të 1967-s dhe vendimeve të

Konsultës Gjuhësore, e cila ka pasur një rëndësi shumë të madhe, mbajtur në Prishtinë më

1968. Të gjitha këto kanë ndikuar në mënyrë kronologjike gjatë një rrugëtimi mjaft të

vështirë historik, deri në standardizimin e gjuhës shqipe.

Duke e pasur parasysh në një vështrim pak më të gjerë dhe më kompleks sesa ajo që shpesh

është paraqitur në literaturën gjuhësore shqiptare do të mundohemi që të përshkruajmë rrugën

(historikun) e formimit të shqipes standarde nën ndikimin e mjaft faktorëve të ndryshëm

historikë, politikë, shoqërorë dhe kulturorë, që njihen në historinë e popullit shqiptar. Këta

faktorë kanë ndikuar në formimin e një shteti të përbashkët, cili do të kishte me kalimin e

kohës edhe më një gjuhë standarde të përbashkët. Është e drejtë të mendojmë se “e gjithë

veprimtaria në zhvillimin e shkrimit dhe të gjuhës shqipe, prandaj edhe në fushën e

standardizimit dhe të planifikimit gjuhësor, do parë në kuadër të një tërësie të vetme të

kulturës shqiptare, natyrisht me manifestime të shpeshta të organizimit specifik policentrik,

qoftë për shkak të ndarjeve brenda vetë trupit kulturor, apo për arsye të imponimeve nga

jashtë”.2

Në mënyrë kronologjike gjatë zhvillimit historik të shqipes standarde, ky zhvillim lidhet

ngushtë me përpjekjet për njësimin e alfabetit qysh me “Shoqërinë e të shtypurit shkronjëza

shqip” të Stambollit (1879) dhe vijon me tubimin e shoqërisë ”Bashkimi” të Shkodrës (1899)

prej nga dolën tri alfabete të rëndësishme: ai i Stambollit, i arbëreshëve (1895 dhe 1897) dhe i

“Bashkimit” të Shkodrës.3

Të gjitha këto përpjekje kolektive qenë finalizuar në fazën e dytë të kësaj etape: në Kongresin

e Manastirit (1908) prej nga doli alfabeti i sotëm, i cili do të vihet në bazën e standardizimit

të gjuhës shqipe në Komisinë Letrare të Shkodrës (1916-1917) dhe më pas në Kongresin e

Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe më 1972.

1 Instituti Albanologjik, “Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, Prishtinë, 1974, f. 95. 2 Rexhep Ismajli, ”Në gjuhë” dhe “për gjuhë”, Dukagjini, Pejë, 1998, f. 15-18. 3 Alfabeti i shoqërisë ”Agimi” të Shkodrës, është rezultat i punës individuale të Ndre Mjedës.

Page 8: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

8

Njësimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, i planifikuar në Kongresin e Manastirit arriti të

realizohej fillimisht në periudhën e Luftës së Parë Botërore, në Komisinë Letrare Shqipe të

Shkodrës më 1916-17. Në këtë ngjarje të rëndësishme lindi për herë të parë në historinë e

popullit shqiptar gjuha e standardizuar shqipe, e normëzuar mbi bazën e elbasanishtes, e cila

funksionoi për disa dhjetëvjetësha me radhë. Kjo gjuhë e standardizuar pati një drejtshkrim të

mirëfilltë të botuar, i cili shërbeu me mjaft sukses për të gjithë ata që dëshironin ta

respektonin në trajtën e shkruar dhe të folur.

Duhet të përmendim se ky variant letrar është përdorur pas Luftës II Botërore edhe në

Kosovë dhe Maqedoni si normë e vetme e folur dhe e shkruar e gjuhës letrare shqipe, gjer në

Kongresin e Drejtshkrimit (1972), por gjithashtu, ka pasur një bazë pak më të gjerë dhe

përfshinte elemente gjuhësore edhe të të folmeve të tjera të gegërishtes (sidomos të

kosovarëve dhe të dibranasve etj.).

Dyzet vjet më parë, në referatin e Kongresit të Drejtshkrimit (’72) për Komisinë Letrare të

Shkodrës, thuhej: “Vendimet e Komisisë Letrare të Shkodrës i afruan mjaft të dy variantet

letrare në shkrim dhe pasi u miratuan nga Kongresi Arsimor i Lushnjës më 1920, u bënë bazë

e drejtshkrimit të shqipes në vitet ’20-’40 të shekullit tonë. Të dy variantet krijuan një traditë

të qëndrueshme për disa ortograme të rëndësishme, ku variantet letrare dialektore

dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një

gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim të vetëm i mbeti epokës sonë”.4

Gjuha e standardizuar në Komisinë Letrare të Shkodrës nuk u përhap në tërë truallin gjuhësor

të shqipes. Në pjesën jugore të Shqipërisë edhe më tej funksionoj varianti i toskërishtes

letrare. Ndoshta, shkak i kësaj mund të ishte se pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve të Komisisë

Letrare të Shkodrës ishin shkodranë. Edhe përfaqësuesit e Shkodrës nuk e zbatuan normën e

gjuhës standarde të Komisisë Letrare Shqipe të Shkodrës, sepse në praktikën e përditshme

mbajtën variantin e shkodranishtes letrare.

Shumica e gjuhëve letrare në fazat e hershme të zhvillimit historik të tyre kanë pasur variante

letrare.5 Por në rastet e gjuhës letrare kur brenda saj ka variante që nuk kanë pasur dallime në

mes vete, kanë përfunduar në një formë të vetme të gjuhës standarde. Kjo mund të ndodhë te

gjuhët standarde homogjene, të cilat fliten dhe shkruhen nga kombet homogjene.

4 Androkli Kostallari, “Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj”,

(materiale të konferencës shkencore të mbajtur në Tiranë më 7-8 dhjetor 1984), Tiranë, 1988, f. 50. 5 Dalibor Brozović, “Standardni jezik”, Matica hrvatska, Zagreb, 1970, f. 41.

Page 9: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

9

Mirëpo, kur flasim për dialektet e shkruara të gjuhës shqipe, ato shfaqen që në dokumentet e

para të shkruara të kësaj gjuhe, si: ”Formula e pagëzimit” (1462) dhe Fjalori i Von Harfit

(1497), të cilat janë të variantit letrar të gegërishtes, ndërsa “Ungjilli i Pashkëve” i Shën

Matheut, që i takon fundit të shek. XV, del në variantin letrar të toskërishtes. Megjithëkëtë,

dallimet më të qarta dhe më të plota të varianteve letrare të shqipes dalin në gjysmën e dytë të

shekullit XVI. Buzuku e shkroi “Mesharin” e tij në variantin e gegërishtes letrare, ndërsa

vepra e Lekë Matrëngës, “E mbësuame e krështerë”, është shkruar në variantin e toskërishtes

letrare.

Më vonë, në shekujt XIX e XX mbi bazën e këtij varianti letrar do të formohet një variant

tjetër. Me përhapje më pak të gjerë funksionoi varianti letrar i mbështetur në të folmen e

Elbasanit, i cili është i njohur si variant i gegërishtes së mesme. U zgjodh kjo trajtë, ngase u

munduan të gjenin një të mesme për të dyja dialektet ekzistuese në tërë territorin shqipfolës,

kushte që i kënaqte ‘letrarishtja’ e Elbasanit.

Dihet se e folmja e Elbasanit me rregullat ortografike të saj parashihte ruajtjen e zanores ë të

patheksuar në të gjitha pozitat e fjalës, mu ashtu siç dilte edhe në variantin letrar të

toskërishtes. Në periudhën e qeverisë së Ahmet Zogut u pranua dhe u shpall gjuhë zyrtare e

Shqipërisë me dekret në Fletoren Zyrtare të 1923-s, pasi që më parë e kishte pranuar edhe

Kongresi Arsimor i Lushnjës, duke marrë përfundimisht vulën e gjuhës së standardizuar.6

Mirëpo, qeveria shqiptare e pasçlirimit e injoroi këtë plotësisht, duke dërguar urdhëresa nga

organet e larta të saj që në shkollat e gjithë Shqipërisë të përdorej abetarja e variantit të

toskërishtes letrare.7

Është i njohur fakti se varianti verior i gegërishtes letrare ose shkodranishtja letrare ka një

histori pak më të hershme se sa variantet e tjera, duke e dalluar që nga “Meshari”, (këtë e

përmend Bahri Beci në kumtesën “Për përkatësinë dialektore të “Mesharit”, Seminari XVIII,

f. 393), tek autorët e tjerë të asaj kohe. Po ashtu, u përcoll shkodranishtja si variant letrar edhe

në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në veprat e Gjergj Fishtës, të Filip Shirokës, të

Ndre Mjedës, e të shkrimtarëve të tjerë shkodranë.

Këto karakteristika të shkodranishtes letrare mund të kërkohen në tekstet gjuhësore dhe në

shkrimet e tjera të Anton Xanonit, të Justin Rrotës, në Fjalorin e “Bashkimit” të Shkodrës etj.

6 Fadil Raka, “Historia e shqipes letrare”, Grafikos Gjilan , Prishtinë, 2005, f. 182. 7 Bahri Beci, “Gjuha letrare shqipe dhe baza e saj dialektore”, Seminari XVII Ndërkombëtar për Gjuhën,

Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Toena, Tiranë, 1995, f. 202.

Page 10: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

10

Pas mbarimit të Luftës së II Botërore, ka filluar të zbehet përdorimi dhe vlera e variantit të

shkodranishtes, sidomos kur u bë standardizimi i shqipes letrare. E dimë se të dy varietetet e

paraqitura, si ai i shkodranishtes dhe ai i elbasanishtes, në aspektin historiko-shoqëror kanë

qenë e kushtëzuar nga lëvizja e përgjithshme bashkëvepruese në baza të thella popullore me

synimin për t’i shërbyer bashkimit kombëtar, që më shumë ka të bëjë me idealizmin dhe

patriotizmin shqiptar të asaj kohe.

Megjithatë, ish-variantet e shqipes, sikurse edhe dialektet e tyre, mbesin gjithnjë si thesar i

çmueshëm për pasurimin e gjuhës standarde shqipe.8

Siç do të shtjellohet në vijim, në aspektin gjuhësor burimin e kësaj dukurie e gjejmë në faktin

se të dy variantet letrare të shqipes bazoheshin mbi gjuhën dhe gurrën popullore e të folurën

dialektore shqipe.

1.1. Kongresi i Manastirit – një ngjarje e rëndësishme për një gjuhë të përbashkët

shqipe

Vetëdijesimi i shqiptarëve të kësaj periudhe vazhdoi të rritej edhe më shumë. Ngjarjet e

ndryshme politike në Perandorinë Osmane, ndikuan edhe më shumë në zhvillimin e

veprimtarive patriotike për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Një detyrë me rëndësi të

madhe kombëtare, shkencore dhe politike ishte edhe çështja e formimit të alfabetit të

përbashkët, e cila në këtë periudhë mori një hov shumë të lartë.

Përpjekjet për të organizuar një kongres në nivel kombëtar për të parë dhe arritur në një

përfundim të unifikuar të çështjes së alfabetit në interes të mbarë shqiptarëve po bëheshin të

shumta. Iniciativën e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, i cili në mbledhjen e 23 gushtit të

vitit 1908 vendosi të organizonte një kongres me qëllim “që t’i japim mbarim kësaj të

madheje nevojë për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një abe”.9 Në këtë kongres morën

pjesë mjaft përfaqësues nga të gjitha vendet ku jetonin shqiptarët, ishin gjithsej 50 delegatë,

përfaqësuesit e 23 shoqërive të klubeve shqiptare, ndërsa e drejta e votës iu pranua vetëm 32

vetëve. Morën pjesë drejtorë gazetash, shkrimtarë e gjuhëtarë, veteranë të Rilindjes

8 Miço Samara, “Roli i dialekteve të shqipes për zhvillimin e normës letrare në fushë të leksikut”, Shtëpia

botuese Alb 2, Tiranë, 2002, f. 333. 9 Shezai Rrokaj, “Çështje të gjuhës shqipe 2”, botues Shkronjë pas shkronje, Tiranë, 2009, f. 66. Kongresi i

Manastirit, “Liria”, Selanik 8 Vjeshtë e tretë 1908, Mot i parë, nr. 15, f. 1-3, cit. nga Fadil Raka, Historia e

shqipes letrare, Grafikos Gjilan, Prishtinë 2005, f. 186.

Page 11: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

11

Kombëtare, si dhe të deleguar nga qytetet e ndryshme ku jetonin shqiptarët.10 Këto punime

zgjatën nëntë ditë, ndërsa interesimi ishte mjaft i madh, ku në seancën plenare morën pjesë

afro 400 veta. Përmes diskutimeve u arritën qëndrime unike për alfabetin kombëtar për të

gjithë shqiptarët. Po ashtu, në këto seanca plenare u aprovuan vendime të rëndësishme, siç

ishin:

a) U përkrah mendimi që baza e alfabetit të ardhshëm të gjuhës shqipe të ishte ekskluzivisht

alfabeti latin;

b) Kongresi zgjodhi një Komitet apo Komision prej 11 anëtarësh,11 i cili do të vendoste për

alfabetin e shqipes, ndërsa pjesëmarrësit e Kongresit qenë betuar se do t’i pranonin vendimet

e Komitetit të Kongresit.12

Kongresi do t’i shikonte shkronjat latine për alfabetin e gjuhës shqipe, sepse ato tri alfabete

që ishin në qarkullim kishin ndryshime të vogla grafike të tingujve, të cilat nuk i ka gjuha

latine, po që dilnin në gjuhën shqipe. Komiteti do të zgjidhte njërën ndër këto tri mundësitë

ekzistuese:

1. Të merrte njërin nga të tri alfabetet që ishin më të përhapura të Stambollit, të

“Bashkimit” ose të “Agimit” të Shkodrës me ndonjë ndryshim ose pa ndryshim, ashtu

siç dilnin gjer atëherë;

2. Të krijonte një alfabet me elementet e të tri sistemeve, duke shkrirë të tri alfabetet në

një të vetëm;

3. Të krijonte një alfabet të ri, pa marrë parasysh alfabetet që ekzistonin dhe që ishin

përdorur gjer atëherë.13

Komisioni vendosi të krijonte një alfabet të ri, pra iu përmbajt pikës së tretë. Diskutimet ishin

të shumta sidomos për shkronjat që nuk i kishte latinishtja ( dh, gj, nj, ll, rr, ë, y, sh, th etj).14

Pas nëntë ditësh pune Kongresi i Manastirit i përfundoi punimet me sukses më 22 nëntor

1908 dhe hyri në historinë e kulturës shqiptare si Kongresi që vendosi për unifikimin e

10 Mahir Domi, “Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit”, Libër me studime, materiale, dokumente

nga Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë, Shtypur në NISH të

Shtypshkronjave "Mihal Duri" – Tiranë, 1972, f. 7. 11 Fadil Raka, “Historia e shqipes letrare”, Grafikos Gjilan, Prishtinë, 2005. 12 Fadil Raka, “Historia e shqipes letrare”, Grafikos Gjilan, Prishtinë, 2005, f. 187. 13 Selman Riza, “Tri monografina albanologjike”, Abeceja-Drejtëshkrimi, AQSH, Tiranë 1944, f. 52 14 Selman Riza, “Tri monografina albanologjike”, Abeceja-Drejtëshkrimi, AQSH, Tiranë 1944, f. 52

Page 12: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

12

alfabetit të gjuhës shqipe. Ishte një fitore e një rëndësie të veçantë për mbarë popullin

shqiptar, që nga periudha e Rilindjes Kombëtare shqiptare e gjer më sot, duke ndihmuar për

formimin e gjuhës së përbashkët letrare shqipe. Siç thotë me të drejtë dhe prof. Rrokaj, që ky

Kongres i dha përfundimisht shqiptarëve alfabetin latin duke i kthyer nga Perëndimi, ku i

largoi ata prej kthetrave të turqve dhe lakmive territoriale të fqinjëve. Gjuha dhe gjaku ky

binom i ADN-së së kombit tonë.15

1.2. Komisia letrare shqipe e Shkodrës (1916-17)

Pas Kongresit të Manastirit për caktimin e alfabetit latin u mendua që të mbahej edhe një

kongres tjetër, por kësaj radhe t’i kushtohej drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Mirëpo, pas shumë ngjarjeve që rrodhën në atë periudhë, si çlirimi nga Perandoria Osmane,

Lufta e Parë Botërore, si dhe duke pasur parasysh pushtimin e viseve të Shqipërisë Veriore

dhe të Mesme nga Austro-Hungaria, për të mos i indinjuar edhe më shumë shqiptarët,

vendosën që t’iu japin disa të drejta shqiptarëve për çështjen e tyre kombëtare. Në kuadër të

këtyre të drejtave pushtuesi austrohungarez u mundua kinse të zgjidhte çështjen e gjuhës së

përbashkët mbarëkombëtare shqiptare, prandaj dërguan kuadro shkencore nga Akademia e

Shkencave të Vjenës dhe u organizua Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës, të cilën e drejtoi

linguisti shqiptar dr. Gjergj Pekmezi. Në Komisinë Letrare Shqipe të Shkodrës pati luftëtarë

të shquar e punonjës të njohur të kulturës shqiptare, ku morën pjesë: Luigj Gurakuqi, Ndre

Mjeda, Aleksandër Xhuvani, Mati Logoreci, Sotir Peci, Hilë Mosi, Gjergj Fishta, At Ambroz

Marlaskaj, Anton Paluca e të tjerë. Po ashtu morën pjesë edhe dy albanologë të huaj: Rajko

Nahtigal e Maksimilian Lamberc, i pari nga Graci i Austrisë dhe i dyti nga Vjena.16

Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës, e cila punoi një vit me ndërprerje të kohëpaskohshme,

arriti që më 3 janar 1917 t’i shpallte vendimet e saj në Shkodër. Ortografia e kësaj Komisie

shënonte një hap të rëndësishëm për strukturën e fjalës, duke i ruajtur në maksimum

varietetet letrare të shqipes. Kur jemi te varietetet, pra sa i përket bazës dialektore ku do të

mbështetej ortografia, u ruajt varianti i gegërishtes së mesme. Këtë propozim e paraqiti

kryetari i komisionit të Komisisë Letrare Shqipe të Shkodrës z. Luigj Gurakuqi. Duhej të

15 Shaban Demiraj, Kristaq Prifti, “Kongresi i Manastirit”, Botimi i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 1978, f.

79. 16 Jup Kastrati, “Për historinë e ortografisë shqipe”, Përparimi, Prishtinë, 1971, nr. 7, f. 607. Franc Jakopin,

Kontributi i R. Nahtigalit shkencës së albanologjisë, Gja VII-1978, f. 221-228. Vilfrid Fidler, Maksimilian

Lambertz, Gja 1965, 2, f. 331-340. cit. nga Fadil Raka, Historia e shqipes letrare, Grafikos Gjilan, Prishtinë,

2005, f. 192.

Page 13: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

13

mbështetej në këtë variant të gegërishtes së mesme, sepse ky variant letrar ka edhe elemente

gjuhësore të toskërishtes letrare. Ky propozim i Luigj Gurakuqit gjeti miratim të plotë në

Komisinë Letrare Shqipe të Shkodrës. Në këto vendime të kësaj Komisie parimi fonetik pati

rëndësi të madhe për ortografinë e mëvonshme, pasi u arrit në një zgjidhje të drejtë gjuhësore.

- U përmendën konkretisht fusha e vokalizmit të ruajtjes së –ë-së së patheksuar, kur përdorej

në trup të fjalës sipas pozicionit paratheksor (shtëpi, shëndet etj.); në pozicionin fundor tek

emrat e gjinisë femërore (mollë, lugë, punë), tek shumësi i emrave të gjinisë mashkullore

(punëtorë, fshatarë, qytetarë etj.) Po ashtu, edhe tek veta e parë dhe e tretë e dëftores së

tashme (lexojmë, punojmë, rrëfejmë, shkojmë etj. dhe lexojnë, punojnë, rrëfejnë, shkojnë etj.)

Ruajtja e ë-së në pozicionin fundor ishte edhe një arritje e përafrimit të gegërishtes letrare me

atë të toskërishtes letrare.

- Çështja e ruajtjes së dy varianteve letrare shqipe sipas afrimit të trajtave të shkruara, si dhe

ruajtjes së strukturës së plotë u miratua edhe për përdorimin e grupeve të zanoreve të tipit ie,

ue, ye (diell, miell, mësue, punue, lye, fyell) etj.

- Ruajtja e shenjës grafike (^) vetëm në dy raste zâ, âsht, pê, frê etj.

- Po ashtu grupet e bashkëtingëlloreve të ruhen të plota (mb, nd, ng, ngj etj.)

Drejtshkrimi i Komisisë Letrare Shqipe të Shkodrës ka rëndësi të madhe për drejtshkrimin e

parë në historinë tonë në një tubim shkencor; përafrimin e dy trajtave të shkruara të

varieteteve letrare të shqipes; dhe mund të themi se gjuha letrare shqipe për herë të parë u

normëzua. Ky normizim u aprovua edhe në aktet zyrtare të qeverisë së Ahmet Zogut më

1923.

Edhe pse nuk vazhdoi të jetë plotësisht triumfues deri më sot, standardizimi i Komisisë

Letrare Shqipe të Shkodrës ishte një hap shumë i rëndësishëm për historinë e shqipes letrare.

1.3. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968)

Në dallim nga të gjitha ngjarjet që u zhvilluan për një standardizim të gjuhës shqipe të

organizuara në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës që u organizua nga Instituti Albanologjik

dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës më 27-28

prill 1968 me 150 pjesëmarrës, të gjithë autorët, shkrimtarët, politikanët, rilindësit e kësaj

periudhe ishin nga Shqipëria etnike. Konsultën Gjuhësore të Prishtinës e hapi drejtori i këtij

Page 14: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

14

Instituti, Fehmi Agani. Ky takim kishte për qëllim të arrinte një qëndrim për gjuhën shqipe në

Kosovë dhe në ato vise ku jetonin shqiptarët në ish-Jugosllavi. Qëllimi ishte të caktohej njëra

nga dy mundësitë ekzistuese që kishin dalë në projektin e 1967, pra nëse do të pranohej

ortografia e gjuhës shqipe (1967), që nënkuptonte përfshirjen shqipes së përbashkët e

shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera etnike, ose të vazhdohej rruga ekzistuese e shqipes

letrare e viseve ku jetonin shqiptarët dhe të përdorej varianti i gegërishtes letrare. Të 150

pjesëmarrësit që morën pjesë në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës ’68, vendosën të zgjedhin

variantin e parë që është rrugë më e drejtë, njësimi dhe unifikimi i gjuhës letrare shqipe.

Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ’68, pati po ashtu një rëndësi të madhe, ku vërehet

këmbëngulja e mbarë shqiptarëve për standardizimin e gjuhës shqipe; që ishte pa dyshim një

hap i rëndësishëm në Kosovë dhe në mbarë trevat shqiptare. Kjo Konsultë Gjuhësore ishte

rruga që i parapriu përgatitjes së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe më 1972. Sipas

anëtarit të kësaj Konsulte Gjuhësore prof. Idriz Ajetit, theksohet më së miri rëndësia e këtij

takimi: “Edhe pse në atë kohë nuk shifnim mundësinë e përhapjes së shpejtë të gjuhës së

njësuar letrare shqipe, ngulmi me të cilin u shtrua çështja e saj nga ekspertët dhe nga

përfaqësuesit e tjerë të pranishëm në këtë Konsultë, disponimi i pa rezervë i tyre të përdorin

gjuhën e përbashkët letrare shqipe na jepte shpresa më të mëdha se me t’u miratuar ajo, do të

përhapej shpejt në shkollë, në botime dhe në programet e radios dhe të televizionit”.17

1.4. Kongresi i Drejtshkrimit, standardizimi i shqipes

Siç e përshkruam pak më lart rrugëtimin historik të gjuhës standarde shqipe, vihet re se

shumica dërrmuese e shkrimeve, takimeve, kongreseve, kanë pasur për qëllim të arrijnë në

një përcaktim të plotë të standardit të gjuhës shqipe në tërë territorin shqipfolës. Janë

përcaktuar parime të ndryshme për një përvetësim adekuat të shqipes së shkruar, duke filluar

nga parimi fonetik, parimi morfologjik dhe sintaksor (ku trajta e folur e gjuhës shqipe të ishte

në afërsi të drejtpërdrejtë me gjuhën e folur të popullit).

Standardizimi përfundimtar i gjuhës shqipe në tërë territorin shqipfolës ishte i një

domosdoshmëri historike dhe aktuale për njësimin kombëtar. Kjo gjë filloi në vitin 1972 me

mbajtjen e Kongresit të Drejtshkrimit që u mbajt në Tiranë, i cili duhet thënë pa mëdyshje se

ishte si rezultat i përpjekjeve të shumta të tërë intelektualëve dhe të atdhetarëve të shquar për

të cilët folëm më lart. Duhet theksuar se kjo koine erdhi si një rezultat mbarëkombëtar, si një

17 Idriz Ajeti, “Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare në Kosovë”, KDGJSH, IAK, Prishtinë, 1974, f. 37.

Page 15: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

15

gjuhë e imponuar që edhe shqiptarët më në fund do ta kenë një gjuhë të përbashkët dhe do të

jenë më në fund një komb më organik e më i njësuar se më parë.

Që nga koha e standardizimit përfundimtar të ’72, kanë kaluar afro 40 vjet që po i

përmbahemi me mjaft korrektësi mbrojtjes së standardizimit, gjithmonë duke pasur parasysh

sfidat politike që kaloi populli i Kosovës. Mund ta themi tashmë se kjo gjuhë u ka qëndruar

dhe po vazhdon t’u qëndrojë sfidave të kohës.

“Kongresi i Drejtshkrimit i drejtohet në radhë të parë shkollës shqiptare si vatra themelore e

formimit gjuhësor të brezave të rinj... që ajo ta vlerësojë përvetësimin e normave të njësuara

të gjuhës letrare e të drejtshkrimit të miratuar nga Kongresi si detyrë themelore dhe të

zbatojë plotësisht rregullat e reja të drejtshkrimit, duke filluar nga viti 1973-74”.18

Prandaj, ishte e një rëndësie të veçantë që të mësohet drejt dhe sistematikisht formimi

gjuhësor, duke filluar që nga 8-vjeçarët e asaj kohe të shkollave tona. Për ta përvetësuar drejt

normën e gjuhës shqipe, rëndësi të madhe ka zbatimi i plotë i rregullave drejtshkrimore

sidomos në tekstet shkollore.

Në Kosovë, dihet se në një përqindje të lartë të literaturës shkollore ishte në gjuhën sllave

(serbokroatisht), dhe ajo literaturë filloi të përkthehej në gjuhën shqipe, ku dalloheshin mjaft

shkelje të normës, sidomos në fushën e sintaksës. Siç do të flitet në krerët vijues, këto shkelje

i dallojmë edhe sot e kësaj dite, po tanimë jo aq në të shkruar sesa në trajtën e folur në

Kosovë.

Në Kongresin e Drejtshkrimit ‘72, u paraqit kodi i sanksionuar normativ i shqipes: “Struktura

e sotme e gjuhës letrare është e hapët dhe do të mbetet e tillë”. Përndryshe zhvillimi i gjuhës

letrare do të ndërpritej. Prandaj, “kristalizimi përfundimtar i normës” në të vërtetë nuk është

kurrë përfundimtar, i përjetshëm, statik, por që zhvillohet dhe përsoset vazhdimisht.19 Në

përvetësimin e normës letrare sipas Kongresit të Drejtshkrimit të ’72-shit, kosovarët u

munduan në maksimum t’i përmbahen standardizimit që të mos ketë sllavizma dhe përkthime

joorigjinale dhe shpeshherë dilnin edhe me kuptime të ndryshme në tekstet e ndryshme

shkollore. Kjo gjë u përforcua edhe me shkollimin e kosovarëve brenda Kosovës në

Universitetin e Prishtinës, ku studiohej gjuha shqipe, duke mos pasur nevojë që të

18 “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, ASHRPSH, Instituti i gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1973, f. 25. Cit. nga

Fadil Raka në Studime rreth shqipes standarde, Grafikos Gjilan, Prishtinë, 2007, f. 25. 19 Gazeta “Koha ditore”, “Dymbëdhjetë propozime për pasurimin e standardit të shqipes”, e diel, 19 dhjetor,

2011.

Page 16: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

16

arsimoheshin në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë, ku medoemos ndikonte gjuha

serbokroate. Po ashtu, në integrimin arsimor e kulturor ndikoi edhe ndryshimi e situatës

politike në Kosovë, ndihmesat e mëdha të literaturës nga Shqipëria në përpilimin e teksteve

jo vetëm të gjuhës, por edhe në lëndët e tjera, ku rëndësia ishte e shumëfishtë dhe me një dobi

shumë të madhe në përvetësimin e standardit. Është për t’u theksuar se zhvillimi i gjuhës

standarde shqipe, kishte një mbështetje mbarëshqiptare, deri edhe tek arbëreshët e Italisë,

duke sjellë një zhdërvjelltësi në vetë zhvillimin e mëtejshëm të vetë strukturës së gjuhës

shqipe.

Sipas profesor Fadil Rakës,20 procesi i standardizimit të gjuhës shqipe ndahet në dy periudha

kohore: “e para, e viteve 1972-90 dhe, e dyta, nga viti 1990 deri në ditët e sotme”.

Mendojmë që një etapë e veçantë zhvillimi duhet trajtuar periudha e pas luftës në Kosovë pra,

pas 1999. Për të trajtuar këtë çështje, duhet vëzhguar edhe roli i disa prej faktorëve të

rëndësishëm jashtëgjuhësorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në të folmen e kosovarëve, duke

marrë parasysh rrethanat, kontekstet gjeopolitike, kontaktet e ndryshme ndërgjuhësore etj.

Nëpërmjet verifikimeve në strukturën e ligjërimit kemi arritur në disa përfundime teorike

lidhur me mjaft dukuri sociolinguistike që kanë ndodhur aty. Këto dukuri do t’i vëzhgojmë në

krerët e mëposhtëm, pasi kanë të bëjnë me zhvillime të gjuhës standarde shqipe në aspektet e

ndryshme gramatikore.

1.5. Baza dialektore e

standardit

Lidhur me paraqitjen grafike

të shqipes së standardizuar,

mund ta shikojmë nga

këndvështrimi i dominimit

të dy dialekteve kryesore të

saj.

20 Fadil Raka, “Studime rreth shqipes standarde”, Prishtinë, 2007, f. 35.

Page 17: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

17

Dihet se të dyja dialektet kanë format e tyre specifike fonetike, morfologjike dhe sintaksore.

Duke e parë nga këndvështrimi i zhvillimit të bazës dialektore të shqipes standarde, do të

vërejmë disa tipare që janë të përbashkëta, por që kanë edhe dallime në mes të tyre. Do të

mundohemi që t’i paraqesim këto dallime në rrafshin fonetik, morfologjik, leksiko-semantik

si dhe atë fjalë që nuk është marrë parasysh në shqipen standarde shqipe.

Nga paraqitja kronologjike e zhvillimit të standardizimit të gjuhës shqipe, vumë re se

sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare por, edhe më vonë, gjatë viteve gjer nga fundi i shekullit

20, shqiptarët kanë pasur mjet komunikimi të dyja variantet (si në të folur ashtu edhe në të

shkruar).

Shqiptarët punuan dhe vepruan që të kenë një gjuhë të përbashkët mbarëkombëtare, e cila

arriti përfundimisht të konfigurohet në Kongresin e Drejtshkrimit në vitin 1972. Në

strukturën e gjuhës standarde shqipe, vihen re ato elemente gjuhësore të përbashkëta që janë

përfshirë në sistemin gramatikor të standardit të gjuhës shqipe, si:

- emrat: mal-i, thes-i, mur-i,

- mbiemrat: i ri, i vjetër, bukurosh,

- përemrat vetorë: unë, ti ai/ajo, ne, ju ata/ato, përemrat pyetës: cili, kush, - numërorët: dy, tre,

pesë,

- foljet ndihmëse: kam, ke, ka, kemi, keni, kanë,

- ndajfoljet: atje, këtej, bukur, tepër, kur, në, sa etj.

Pra, si për nga aspekti i strukturës fonetike ashtu edhe në trajtat gramatore e fjalëformuese,

janë të njëjta në të dyja variantet e dialekteve dhe në gjuhën standarde shqipe.

Siç dihet tashmë, gjuha shqipe i ka 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore, të cilat dalin në të dyja

variantet e letrare të shqipes si dhe sipas vernakularëve të tyre. Për dallim nga dialekti i

gegërishtes, që e ka sistemin e zanoreve hundore, dihet gjithashtu se ky sistem ka mbetur

jashtë standardit të gjuhës shqipe. Grupet vokalike ie, ye janë të përhapura në të dyja dialektet

tona, po që kanë përfunduar si zanore më të thjeshta (i, y), apo që njihen në veçanti në

ndonjërin prej këtyre dialekteve.

Page 18: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

18

Ndër tiparet e përbashkëta të dy dialekteve kemi shquarsinë dhe pashquarsinë e emrave,

sistemi i mbiemrave, shumica e trajtave të sistemit përemëror, mënyrat e kohët e foljeve etj.

Po ashtu, kemi rastet në leksikun e shqipes, ku bëjnë pjesë ndërkombëtarizmat, të cilat kanë

hyrë në leksikun tonë dhe që janë bërë pjesë e pandashme e leksikut sidomos këto kohët e

fundit me zhvillimet përkatëse në fusha të ndryshme. Kemi dallimet e sistemit fonetik,

konkretisht përbërjen strukturore të zanores ë- të theksuar, që e zëvendëson â-hundore që

është karakteristike e gegërishtes dhe të ish variantit të saj. Edhe fjalët jetë-a, punë-a, si dhe

fjalët e tjera që e kanë -ë fundore të patheksuar janë marrë nga ish variantet letrare të shqipes,

të cilat janë karakteristike në të folmen e toskërishtes. E dimë që e folura e gegërishtes e ka

hequr zanoren -ë fundore dhe i është dhënë një përforcim më të theksuar zanores fqinje (je:t,

pu:n etj). Me rëndësi është edhe procesi i rotacizmit, si: emër, rërë, bëri etj. që është marrë

nga e folura e toskërishtes, mirëpo nuk duhet harruar edhe njësitë gjuhësore të cilat i kemi të

futura në standardizim sipas së folmes së gegërishtes p.sh. ranishte, rini, zanore etj.

Sidoqoftë, mbetet fakti që grupi i izoglosave të vjetra, domethënëse e relativisht kompakte,

kufiri verior i të cilave (rotacizmi e zhvillimi i *uo në ue në [Gegë] apo në ua në [Toskë] në

rrokje që mbarojnë me një tingëlluese) është përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, e brezi

jugor i të cilave shtyhet pak a shumë dhjetë deri njëzet kilometra në drejtim të jugut (me

ndërrimin e *vo->va- me pozicion në mes), paraqesin një moment përcaktues në historinë e

gjuhës shqipe, ndryshe nga gjuhët e tjera të cilat dallohen prej shqipes prej kontaktit që kanë

pasur me latinishten. Njëjtë e kemi rastin tek togu zanor i gegërishtes ue që nuk është jashtë

normës së shqipes standarde, që gjendet tek emrat e tipit, mësues, punues, lexues, botues etj.

Gjithashtu, kjo dukuri vërehet edhe tek mbiemrat e prejardhur të formuar me prapashtesën

produktive: –shëm, p.sh. i lexueshëm, i punueshëm etj. Si dhe foljet me mbështetje të ish-

variantit të gegërishtes të vetës së parë të mënyrës dëftore së kohës së tashme me –j (puno-j,

mëso-j, lexo-j etj), po që në të pakryerën e dëftores janë futur në normën e gjuhës shqipe

sipas mbaresave vetore, si: -ja, -je, -nte (që është e njëjtë me mbaresën e gegërishtes), -nim, -

nit, -nin (punoja, punoje, punonte, punonim, punonit, punonin), ku janë lënë anash nga ish

varianti i gegërishtes:- jsha, -jshe,-nte, -jshim, -jshit, -jshin, (punojsha, punojshe, punonte,

punojshim, punojshit, punojshin), si dhe është lënë anash standardit -nja, -nje, -nte, - njim, -

njit, - njin (punonja, punonje, punonte, punjonim, punonjit, punonjin).

Një dukuri tjetër e rëndësishme është paskajorja e gegërishtes, e cila është e formuar nga

pjesëza parafjalore dhe pjesorja gege (me shkue), që është hequr nga standardi i gjuhës

Page 19: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

19

shqipe, ndërkaq është futur në standard sipas tipit të mënyrës lidhore me pjesoren: për të

lexuar, për të punuar etj. Lidhur me paskajoren, e cila është edhe koha e hershme e historisë

së gjuhës shqipe pra, paskajorja me «me» e të pakryerës. Tiparet fonologjike kryesore janë në

të njëjtën kohë emblematike, por edhe të datueshme. Fakti që ndarja mes dy dialekteve

datohet mbas kontakteve me latinishten, është i qartë pasi huazimet latine pësojnë zhvillimet

përkatëse në këto dy dialekte, psh orphanus > vorfën/varfër, (h)arēnus > ranë/rërë. Gjithashtu,

është e sigurt që këto ndryshime kanë ndodhur përpara emigrimeve mesjetare të arvanitasve e

të arbëreshëve, të cilat janë pa dyshim toske. Sidoqoftë, mes terminus ad quem e terminus a

quo, shtrihet një periudhë prej shtatë ose tetë shekujsh gjatë së cilës ndodhi një ngjarje tjetër

me rëndësi për historinë e shqipes: dyndjet e sllavëve. Rasti i pjesores së gjuhës standarde

shqipe është futur në normë sipas mbështetjes së variantit të ish toskërishtes: lexuar, punuar,

kënduar etj.

Për sa i përket ndarjes mes gegërishtes dhe toskërishtes, ka tri mendime kryesore lidhur me

kronologjinë e ndarjes së këtyre dy dialekteve:

1. ka qenë e kryer para kontaktit me gjuhët sllave;21

2. ka filluar përpara, por ka vazhduar edhe gjatë kontaktit me gjuhët sllave;22 dhe

3. ka filluar mbas kontaktit me gjuhët sllave.23

Ka gjithashtu edhe një debat tjetër të hapur nëse dy tiparet kryesore, si për shembull,

rotacizmi e dalja e schëa-së së theksuar (në fonetikë schëa quhet zanorja «ë». A duhen

konsideruar si pjesë të një procesi të vetëm çhundorëzues?!. Pa hyrë këtu në detaje të këtij

debati, mund të themi se huazimet sllave për kronologjinë e ndarjes mes gegërishtes e

toskërishtes janë aq të pakta e komplekse.

Për të caktuar bazën dialektore të gjuhës standarde shqipe, puna e parë që është bërë është

normëzimi i dukurive plotësisht të ngjashme në të dyja variantet e dialekteve pra, që

përputhen në tërësinë e sistemit gjuhësor. Edhe pse shumica mendojnë që dialekti i

toskërishtes është dialekti bazë i gjuhës standarde shqipe, kjo mund të vërehet edhe sipas

përqindjes së shqipfolësve dhe përvetësimit të standardit. 21 Jorgji Gjinari, “Dialektet e gjuhës shqipe”, Tiranë 1989, Akademia e Shkencave a RPS të Shqipërisë, 22 Eric Hamp, “Albanian. The Encyclopedia of Language and Linguistics”, fq. 1994. R.E. Asher (ed.), f. 65-67.

Oxford: Pergamon Press. 23 Janson Bernd, “Etymologische und chronologische Unterzuchungen zu den Bedingungen des Rhotacizmus im

Albanischen”. Frankfurt am Main: Pater Lang, 1986.

Page 20: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

20

Mirëpo, folësit gegë kanë disa vështirësi gjuhësore në të folur, që do t’i shohim edhe sipas

përgjigjeve të anketuarëve dhe atyre që janë incizuar. Prandaj, edhe takime te shumta

shkencore, simpoziume, konferenca e kongrese të nivelit shkencor, po shihet sërish mundësia

e fleksibilitetit që duhet të ketë gjuha standarde, duke u zgjeruar drejt gjithëpërfshirjeve të

ndryshme gjuhësore, të cilat gjejnë vend brenda sistemeve gramatikore në rrafshet fonetike,

morfologjike, sintaksore, të leksikut e të fjalëformimit.

Për të folmet e ndryshme në Kosovë, janë bërë shumë hulumtime dhe studime të trevave të

ndryshme të viseve të Kosovës. Duke filluar nga Idriz Ajeti, i cili ka bërë një punim të

rëndësishëm për ligjërimin shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX.24 Gjithashtu, lidhur

me një vështrim historik të ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX si dhe

Gjuha e “Divanit” të sheh Maliqit, Hilmi Agani na jep disa të dhëna me rëndësi dhe me mjaft

interes në studimin e tij “Fjalori i Ljubomir Kujunxhicit në dritën e shqipes së Rahovecit e të

Gjakovës” (1981). Nga ana tjetër, lidhur me “Të folmen e Shalës së Bajgores” kemi një

studim të Latif Mulakut (2005) si dhe Ragip Mulaku ka bërë një studim monografik “Për të

folmen e Vuçitërnës e të fshatrave përreth” (2005). Studime me vlerë mund të citohen:

Mehmet Halimi “Për të folmen e Karadakut” (1978); Imri Badallaj “Për të folmen e Hasit”

(2001); Zijadin Munishi “Për të folmen e Gollakut” (1979); Zihni Osmanit “Për të folmen e

disa fshatrave të Manastirit” (1979); Remzi Nesimi “Për të folmen e Pollogut” (1989); Fadil

Sylejmanit “Për të folmen e Malësisë së Tetovës” (1989); Qemal Murati “Për të folmen e

Tuhinit të Kërçovës (1980); Bahtiar Kryeziu “Për të folmen e Hashanisë” (1989); Naser

Pajaziti “Për të folmen e Opojës” (2005); Bajram Mehmeti “Për të folmen e Deçanit me

rrethinë” (2006); Fadil Rraka “Për të folmen e Kaçanikut” (1984); Adem Hajdaraj “Për të

folmen e Rugovës” (1996).

Kemi edhe disa skica dialektologjike për të folmet në vijim: E folmja e lokalitetit të Klinës

nga Shaqir Berani; Disa veçori morfologjike të së folmes së lokalitetit të Turiçevcit nga

Hasan Mujaj; Vëzhgime mbi të folmen e e fshatrave të Lugut të Drinit të Bardhë nga Abdulla

Zymberaj; Sistemi foljor i së folmes së Balincës nga Tafil Kelmendi; Isuf Musliu “Për të

folmen e Petreshticës” (2010).

24 Idriz Ajeti, “Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX”, Rilindja, Prishtinë,

1960, f. 66

Page 21: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

21

2. PËRPJEKJET E RILINDËSVE PËR SHQIPEN STANDARDE

Një nga tiparet e tjera të kësaj tradite gjuhësore, është se rilindësit tanë treguan që kultivimi i

gjuhës ishte një mision i madh e i rëndësishëm shoqëror, pedagogjik, artistik dhe kombëtar,

gjuha e cila duhej lëvruar për të zhvilluar dhe qytetëruar brezin e ri të shqiptarisë.

Trajtimi i shqipes standarde filloi që nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që daton

nga gjysma e dytë e shek. XIX. Interesimi për shkrimin e shqipes letrare filloi me artikuj të

ndryshëm të botuar në revistat e asaj kohe. Filloi të ngrihej ndërgjegjja kombëtare për një

gjuhë të shkruar shqipe, me propagandën që të mos shkruajnë për interesat e shteteve të huaja

të Stambollit, Athinës, Vatikanit dhe qendrave të ndryshme të Ballkanit, të cilat mundoheshin

të mbizotëronin në vendin tonë përmes gjuhës dhe shkrimeve të tyre.

As ndalimet e autoriteteve osmane, të cilat nuk lejonin të botoheshin revista dhe gazeta në

gjuhën shqipe, as propaganda e shfrenuar antishqiptare e shteteve fqinje nuk i shkurajuan

rilindësit tanë, ndaj ata i vazhduan përpjekjet për lëvrimin e mëtejmë të gjuhës letrare shqipe.

Filluan të botoheshin revista dhe gazeta të ndryshme në vendet e tjera evropiane, si në

Rumani, Bullgari, Itali etj. Gjatë Rilindjes u botuan mjaft revista të ndryshme në gjuhën

shqipe dhe në gjuhët e tjera evropiane, madje edhe në arabisht,25 të drejtuara nga shoqëritë

patriotike, persona privatë, organizatat politike fetare etj.

Gazetat e para shqiptare janë të një rëndësie të veçantë, pasi paraqesin çështjen kombëtare për

mbrojtjen e gjuhës letrare kombëtare shqipe, në të cilat trajtoheshin çështje dhe tema të

ndryshme të kësaj fushe. Gazeta e parë shqiptare është “Shqiptari i Italisë” (L’albanese

d’Italia), të cilën e drejtoi De Rada më 1848, gazeta “Pellazgu” 1860 nga arbëreshi grek

Anastas Byku, gazeta “Prizren” në vitin 1871-74 në Prizren, si dhe gazeta “Kosova” në

Prishtinë më 1877- 88 në Prishtinë (të dyja këto u botuan në turqisht dhe serbisht).26 Me pas,

u botuan edhe gazeta të tjera, të cilat i kushtonin një rëndësi të posaçme mbrojtjes dhe

zhvillimit të gjuhës letrare shqipe, si: “Fjamuri i Arbërit” (1883-1887) dhe “Drita-Dituria”

(1884).

Gazeta e Anastas Kulluriotit ishte e tëra në shërbim të shqiptarëve për të mbrojtur dhe

zhvilluar gjuhën letrare shqipe. Kjo gazetë iu kundërvu propagandës antishqiptare të qarqeve

greke, sipas së cilës “Gjuha shqipe nuk ishte e aftë për t’u shkruar e për t’i shërbyer idesë

25 Fadil Raka, “Historia e shqipes letrare”, Grafikos Gjilan, Prishtinë, 2005, f. 175 26 Po aty, f. 173

Page 22: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

22

kombëtare për liri.”27 Gazeta iu kundërvua me mjaft mjeshtëri kësaj propagande. Në të

mbrohej me shumë dashuri dhe atdhetarizëm çështja e gjuhës dhe e arsimit shqiptar. Po ashtu,

doli edhe revista “Albania”, e cila botohej në Bruksel dhe në Londër, gjatë viteve 1897-1909,

të cilën e udhëhiqte njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, Faik

Konica. Kjo revistë kishte si synim të posaçëm pastërtinë e gjuhës letrare shqipe nga

elementet e huaja që mbizotëronin në atë kohë. U trajtuan edhe problemet e njësimit të

alfabetit të shqipes, të drejtshkrimit të shqipes letrare, të trajtimit teorik të ortografisë shqipe

nga mjaft autorë të njohur të kësaj periudhe si: Konica, Gurakuqi, Xhuvani, Logoreci e të

tjerë.28 Siç u vu re më lart, vendet e tjera evropiane ku botoheshin revistat dhe gazetat e

Rilindjes Kombëtare, ishin Rumania dhe Bullgaria. Në Bukuresht doli gazeta “Shqipëria” më

1897-99,29 ku luajti rol mjaft të rëndësishëm për arsimin dhe ngritjen e ndërgjegjes kombëtare

të shqiptarëve. Gjithashtu, ajo dha kontribut edhe për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Duhet përmendur se ishte gazeta e cila vazhdimisht e përdori alfabetin latin gjatë gjithë kohës

së botimit të saj. Çështja e shqipes së përbashkët letrare u paraqit edhe në organin “ Dituria”

që doli në Selanik më 1909. Mund të thuhet se gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare u arrit një

vetëdijesim më i lartë i shqiptarëve që të shikohet përshpejtimi i çlirimit të trojeve shqiptare

nga osmanët, grekët etj., si dhe çështja e një rëndësie mjaft të çmueshme që mund të

mburremi me këtë periudhë zhvillimi të njësimit të gjuhës letrare shqipe. Ndër burimet e para

dhe të vjetra të dialektit të shqiptarëve në Kosovë që janë shkruar dhe botuar për herë të parë

në ligjërimin e tyre, ka qenë vepra e Pjetër Bogdanit e shkruar në Padova të Italisë në vitin

1685. Pra, që nga ajo kohë janë të ruajtura gjurmët e të folmes së vjetër të kosovarëve

sidomos në aspektin fonetik (pra ndërrimi i togut bashkëtingëllor kl, gl në k e g, cilësi kjo që

tregon dhe vërteton vjetërsinë e një dukurie të të folmeve shqipe në Kosovë. Po ashtu një

kohë jo shumë të gjatë pas Bogdanit, në gjuhësinë shqiptare është edhe shkrimi i gjakovarit

Nikollë Kazazit, i cili më 1743 botoi në Romë “Doktrinën e krishtene”, për të cilën në

mungesë të materialit të plotë është gjetur një copëz e shkurtër, ku përveç trajtës së diftongut

uo që e ndeshim rëndom edhe ue, nuk ka ndonjë vlerë të madhe për gjuhësinë shqiptare. Me

vdekjen e Kazazit merr fund veprimtaria letrare e autorëve te vjetër shqiptarë ku ka pasur një

pauzë të gjatë shkrimi të dialektit gegë. Në fillim të shekullit XX, prifti i Gjakovës,

27 Po aty, f. 172 28 Murat Blaku, “Rreth trajtimit të gjuhës letrare në organet e shtypit të Rilindjes”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.

183. 29 Ismet Dermaku, “Rilindja Kombëtare dhe kolonitë shqiptare të mërgimit”, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve

Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë 1983, f. 183.

Page 23: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

23

Kujunxhiq, botoi në Beograd më 1902, një fjalorth me titullin Srpsko-arnautski reçnik (Fjalor

Serbisht-shqip)28. Ky Fjalor e paraqet dialektin e Gjakovës për qëllime praktike, që t’u

mundësonte bashkëkombësve të vet të Serbisë së Jugut që të mësojnë mbi të folmet

dialektore në viset e ndryshme të Kosovës, konkretisht të Gjakovës. Duhet theksuar se

shkrimet e gjetura mbi të folmet dialektore gege, janë gjetur me alfabetin arabo-turk, dhe kjo

lloj letërsie u bë një material i rëndësishëm dialektologjik, e cila filloi të shfaqej në krahinat e

ndryshme që ishin të pushtuara prej turqve. Pra, janë gjetur vepra të shkruara me alfabetin

arab, por në gjuhën shqipe, që janë dëshmi e gjallë e një rëndësie të veçantë për shkrimet për

gjuhën shqipe. Vendin e parë për nga lashtësia e zë Vehbija e Tahir Efendi Gjakovës, që

është shkruar më 1835, e botuar në Stamboll. Gjithmonë me po këtë alfabet arabo-turk, kah

mbarimi i qindvjetshit (1900), u shkrua edhe një mevlud me autor Tahir Efendi Popova (prej

Popovës së Vushtrrisë). Më vonë pastaj u zbulua në lëmin e letërsisë po me këtë alfabet, sheh

Maliqi i Rahovecit.

2.1. Vështrim i shkurtër

Ashtu si romantikët evropianë edhe rilindësit tanë bënë kujdes të veçantë që të mbledhin e të

botojnë traditën e gjuhës shqipe aq të pasur e aq të çmuar në aspektin artistik dhe argëtuese.

Nën shembullin e prozatorëve anglezë e poetëve gjermanë dhe francezë; (anglezi Xhejms

Markferson (1765), Gëtja në Gjermani, Shatrobrijani dhe Lamartin në Francë) edhe poetë,

shkrimtarë rilindës gjetën në letërsinë popullore një pasuri të vyer të artit poetik. Pas

romantikut të madh Bajroni një interesim të madh për traditën tonë folklorike pati anglezi

Sharl Didie edhe më pas, gjermani Herman Kester të cilët tërhoqën vëmendjen e mendimit

kritik dhe letrar në Europë për mjaft përralla, këngë e legjenda arbëreshe.

Një punë të thelluar bëri shkencëtari gjerman Hahn, në veprën e të cilit qysh në shek. XIX u

përfshinë mjaft përralla, gjëegjëza, fjalë të urta e këngë, lodra të botës shqiptare. Më tej këtë

punë e çoi albanologu tjetër gjerman Rajnhald, i cili, nëpërmjet këngëve të djepit, fjalëve të

urta, përcjell natyrshëm një kulturë të thellë artistike, mençurinë popullore dhe lodrat e

fëmijëve.

Interesimi i romantikëve evropianë në fund të shek. XIX bëhet gjithnjë e më i madh sidomos

nga shkencëtari August Dozon i cili me botimin e këngëve, përrallave dhe proverbave

Page 24: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

24

dëshmonte interesimin e madh të vatrës familjare shqiptare për edukimin dhe argëtimin e

fëmijëve si dhe ushqimin artistik dhe estetik të tyre.

Këtë gjë e pohon me të drejtë edhe shkencëtari tjetër Holger De Pedersen i cili në vitin 1876

përmblodhi në botimin e vet fabula e anekdota si dhe krijime të tjera folklorike shqiptare

duke vënë shënimin në disa prej tyre, se këndoheshin nga të vegjëlit,gratë apo pleqtë. Kjo

botë e madhe poetike e letërsisë popullore tërhoqi, me të drejtë, vëmendjen e studiuesve dhe

dijetarëve evropiane, pasi në to përfshihen tradita dhe zakone, rituale, këngë djepi e trimërie,

gojëdhëna e legjenda, të cilat nëpër breza kishin ushqyer moralin dhe fantazinë e fëmijëve

shqiptarë.

Një pasuri e madhe e kulturës sonë popullore për fëmijë dhe të rinj, gjëndej edhe në

arbëreshët e Italisë. Mjaft prej poetëve dhe shkrimtarëve të njohur,në shembullin e

romantizmit evropian, nisën të botojnë përmbledhjet e tyre. I tillë ishte Viçens

Dorsa.Veçanërisht romantiku ynë i madh Jeronim De Rada, i cili, në përmbledhjen e vet

“Rapsodi të një poeme shqiptare”, na jep mjaft variante autentike,që tregojnë për kujdesin e

arbëreshëve dhe për frymëzimin e fëmijëve të tyre nga bëmat, trimërite, por edhe nga je ta

zakonore e stërgjyshërve të tyre të ikur nga dheu mëmë.

Periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nis në vitin ’30-40 të shekullit XIX dhe vazhdon

deri në shpalljen e Pavarësisë. Është një lëvizje e tërë politike, ideologjike, kulturore dhe

letrare e popullit tonë për çlirim nga zgjedha osmane.

Atdhetarët shqiptare zhvilluan një veprimtari të gjerë brenda e jashtë vendit tonë, dhe krijuan

klube e shoqëri patriotike. E tillë qe Shoqëria e Stambollit më 1879, me kryetar Sami

Frashërin. Degë të saj u ngritën në Bukuresht (Drita e pastaj Dituria), në Sofje (Dëshira), në

Egjipt e në Amerikë etj. Edhe brenda në Shqipëri u formuan shoqëritë kulturore Bashkimi,

Agimi, Përparimi etj. Ato botuan shumë gazeta, revista e libra shqip duke propaganduar idetë

kombëtare.

Rëndësi të veçantë patriotët shqiptarë i kushtuan arsimit, shkollës dhe gjuhës shqipe. Më

1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë shqipe; më 1908 në Manastir u mblodh Kongresi që

miratoi alfabetin e gjuhës shqipe, këtë që përdorimin edhe sot e kësajdite, kurse më 1909 në

Elbasan hapi dyert shkolla e parë e mesme – Normalja, që do të përgatiste mësues për

shkollat tona.

Page 25: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

25

Rilindasit i dhanë rëndësi zgjimit të ndërgjegjes kombëtare, edukimit të dashurisë e të

krenarisë për vendin e për kombin tonë. Rilindasit i kënduan plot dashuri gjuhës amtare,

historisë së lavdishme, veçanërisht kohës e bëmave të Skënderbeut, virtyteve të çmuara të

popullit tonë, si: besës, trimërisë, shpirtit të pamposhtur liridashës, urrejtjes ndaj pushtuesve.

Studimet në këtë fushë na bëjnë me dije se, krahas subjekteve e motiveve, rilindësit tanë dhe

autorët më pas kanë sjellë edhe frymën e përgjithshme,detajet poetike, fabulat, fjalët e

mençura e urtësinë popullore, shprehjet filozofike por edhe ritmin dhe rimën, duke krijuar një

muzikalitet të gjallë në përjetimet e fëmijëve. Në këtë këndvështrim edhe përvetësimi i

përrallave dhe anekdotave,përshtatja dhe kultivimi i tyre është bërë me mjeshtëri të madhe,

duke sjellë vlera të reja në letërsinë tonë.30

2.2. Mësimi i gjuhës shqipe në Kosovë, 1878-1918

Për t’i arritur qëllimet tejet të rëndësishme të programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e

cila lindi nga vrulli patriotik i masave, inteligjenca shqiptare e përqendroi aktivitetin e saj në

dy drejtime: në planin e gjuhës shqipe dhe në fushën e çeljes së shkollave kombëtare. Ishte

kjo një periudhë kur në Vilajetin e Kosovës qe zhvilluar një aktivitet i pasur që u shndërrua

në një lëvizje gjithëshqiptare, e njohur në historinë e shkollave dhe të arsimit tonë kombëtar

si Lëvizje për shkollën dhe arsimin shqip. Kjo lëvizje e fuqishme kombëtare arriti që të

finalizojë me sukses objektivat më të rëndësishme kombëtare “alfabeti-gjuha-shtypi-shkolla-

libri-lufta”.31 Kjo lëvizje qe shtrirë në gjithë trojet shqiptare, e në veçanti në Kosovë, sidomos

gjatë viteve 1883, 1909, 1910, 1911 kur u shtrua me forcë çështja e shkollave dhe e arsimit

shqip.32 Dokumentacioni arkivor i kësaj periudhe, ofron të dhëna për aktivitetin e zhvilluar në

këtë fushë, që për rrethanat e Vilajetit të Kosovës kishte specifikat e tyre karakteristike, ku

ishte arritur një vetëdije e lartë kombëtare. Idetë e rilindasve në këto anë ishin përqafuar

bashkë me porositë që dolën nga Lidhja e Prizrenit. Është e dokumentuar se gjatë kësaj

periudhe kullat, teqet, vakëfet dhe xhamitë ishin prijetare të përhapjes së mësimit të gjuhës

shqipe. Këtë aktivitet e sforconte e plotësonte kënga dhe lahuta e çiftelia e rapsodëve që ka

dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e popullatës shqiptare në Kosovë.

Ja, si e përshkruan gjeniu ynë popullor fazën e përpjekjeve për krijimin e shtetit shqiptar:

30 Bedri Dede, “Probleme të historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë” , Revista MESUESI,1999. 31 Zenun Gjocaj, “Roli i mësuesit dhe i shkollës shqipe në kohën e Rilindjes Kombëtare”, në “100 vjetori i

shkollës shqipe të vashave në Prizren’’, Simpozium shkencor i mbajtur në Prishtinë më 13 nëntor, 1992, f.97. 32 Arkivi Kombëtar i Tiranës, Fondi, Ministria e Arsimit, Materiale e dokumente, ç’thanë të tjerët për Lidhjen

Shqiptare të Prizrenit.

Page 26: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

26

“…Hot e Grudë na janë betue, Vin në Shkodër me da dert; Pa gjak malet mos me i lshue;

Jena nisë me u ba milet...”33 Rilindasit kishin projektuar vënien e gjuhës amtare në themel të

përmbajtjes së të mësuarit, që ishte kërkesa themelore e kësaj lëvizje. Një pjesë qendrore të

programit të Rilindjes Kombëtare, zinte vend mësimi e lëvrimi i gjuhës amtare dhe përpjekjet

për pasurimin e pastrimin e saj nga fjalët e huaja dhe ato të panevojshme. Rëndësia e mësimit

të gjuhës amtare lidhej me faktin se ajo siguronte për shqiptarët:

• Ruajtjen e qenies e të identitetit kombëtar.

• Bashkimin kombëtar për çlirim dhe ecjen drejt pavarësisë.

• Futjen në rrugën e progresit.

Këto ishin arsyet pse rilindësit tanë, pa përjashtim, iu kushtuan drejtpërdrejt çështjes së

madhe e jetike për kohën: shkrimit e mësimit të gjuhës shqipe, hapjes së shkollave shqipe dhe

organizimit të arsimit kombëtar shqiptar. Realisht, gjuha shqipe mësohej edhe shumë kohë

para 7 Marsit 1887 në shkollat në gjuhë të huaja, e forma të tjera ilegale edhe në Kosovë.

Madje, edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) i dha një impuls të madh lëvizjes për

shkollën kombëtare. Në programin kombëtar të Lidhjes kërkohej njohja zyrtare e gjuhës

shqipe, përdorimi i saj në administratën dhe në shkollat e Shqipërisë si dhe përdorimi i një

pjese të të ardhurave të vendit për zhvillimin e arsimit.34 Sami Frashëri u drejtohej të gjithë

shqiptarëve me një sërë pyetjesh “Me se mbahetë kombësi e një kombi? Më parë me gjuhë të

ti. Gjuha është m’e par’ e m’e madhe shënj’ e një kombërije. Gjuha me se mbahet? Me

shkronja. Një gjuh’ e pashkruar s’mund të qëndrojë shumë kohë e paprishurë... Kombi

shqiptar s’është komb për të pasurë turp prej tij: të qënët e një njeriu nga një komb kaqë trim

e kaq i zgjuarë, s’është turp, po nder i math. Në ka mbeturë pas kombi ynë, s’është faj’ i ti, po

faji ynë; në ka mbeturë gjuha shqip e pashkruarë, s’ka mbeturë se është gjuhë e ligë e e metë,

po vetëm se s’jemi kujdesurë na ta shkruajmë. S’na ka faj gjuha, faji ësht’ yni.”35 Është ky

një pasqyrim i rëndësisë së mësimit të gjuhës amtare që lidhej me ruajtjen e qenies e të

identitetit kombëtar, bashkimin kombëtar për çlirim dhe ecjen drejt pavarësisë. Rilindësit

tanë, ishin të përkushtuar për shkrimin e mësimin e gjuhës shqipe, hapjes së shkollave shqipe

dhe organizimit të arsimit kombëtar shqiptar të pandarë në gjithë territoret ku flitej gjuha

33 Xhafer Belegu, “Lidhja e Prizrenit”, Veprat e Sajë 1878-1881, Tiranë,1939, f.100. 34 http://www.home.no/dukagjin/Lidhja%20Prizrenit%20II.html. 35 Enciklopedisti, Sami Frashëri, ideologu e patrioti i spikatur për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit

shqiptar. Ai ishte ndër oganizatorët kryesorë të “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë

shqiptare” dhe me themelimin e “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip” (1879), u zgjodh kryetar i saj. Drejtoi

revistat e para në gjuhën shqipe dhe hartoi disa libra shkollor. Libri "Shqipëria ç'ka qenë, ç’është e ç’do të

bëhet”, 1899, u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare.

Page 27: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

27

shqipe. Barrën e rëndë të përhapjes së gjuhës shqipe, si dhe të çlirimit kombëtar e morën këta

ideologë, duke hartuar tekste shkollore, vepra shkencore e letrare, me synimin që me punën e

tyre të shtonin dashurinë për atdheun dhe gjuhën amtare. Gjatë Rilindjes Kombëtare u arrit të

përpilohen variante të ndryshme alfabetesh, u punua për një alfabet të njësuar, u hartuan

abetare e libra këndimi si dhe tekste të ndryshme shkollore, u hapën shkolla, ku dhanë mësim

edhe vetë rilindësit.

Në këtë periudhë populli i trevës së Kosovës, ishte i mobilizuar edhe në çështjen e përhapjes

së arsimit në gjuhën shqipe. “Popujt dhe kur nuk kanë një ndërgjegje kombëtare të themeluar

mbi kulturë, shtytja e rrojtjes i bën që të lëvizin në kohën e rrezikut të madhë”,36 e kjo e

ilustron veprimtarinë drejt përphapjes së mësimit të shqipes.

Ky aktivitet mund të ndahet në tri faza: mësimi i gjuhës shqipe përmes formave individuale,

pastaj futja me përpjekje të shumta me ngulm e shqipes në shkollat e huaja që punonin në

Kosovë dhe, faza e tretë, çelja e shkollave shqipe, tërësisht të pavarura nga shkollat e huaja.

Shkolla jonë kombëtare në trevën e Kosovës u ndihmua edhe nga klubet shqiptare që

vepronin në Shqipëri, Kosovë dhe në diasporë. Kryesisht, ky aktivitet ishte i përqendruar në

sigurimin e ndihmave materiale për të gjetur dhe mbajtur mësuesit e shqipes, për të ngritur

kurse për mësimin e gjuhës amtare dhe për të siguruar librat e nevojshëm arkivor, të cilat

dëshmojnë se pjesa më e madhe e këtyre klubeve ishin shndërruar në qendra shkollore. Sipas

shkrimeve që i gjejmë si dëshmi në revistën “Kalendari Kombëtar” të Sofjes, bëhet e ditur se

në Prizren, Pejë, Gjakovë, Shkup shkollat shqipe për djem janë hapur që në vitet 1848.

Ndërsa, në krahinën e Zymit, afër Prizrenit, e njohur nga historianët e arsimit shqip si trevë

arsimdashëse, hapet shkolla shqipe në vitin 1864, e cila duket se ka funksionuar që më parë.

Popullsia e krishterë katolike, nën ndikimin e madh të kulturës arsimore të Vatikanit, e cila

dërgonte herë pas here priftërinj, kryesisht nga Shkodra, që të organizonin mësime me fëmijët

e kësaj treve. Ndër kontribouesit e veçantë, në territorin e Republikës së Kosovës, si

mësimdhënës të gjuhës shqipe janë patriotë të mëdhenj, si: Atë Shtjefën Gjeçovi, Atë Lekë

Filaj e të tjerë. Ndonëse këto shkolla ishin të orientuara në mësimin e fesë, duke pasur për

bazë faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit (priftërinjtë) kryesisht ishin shqiptarë dhe kështu

ata ndihmuan në përhapjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe dhe kulturës arsimore. E kësaj

kohe është dhe Abetarja e Zymit e vitit 1900, një libër shqip që përveç vlerave kombëtare

paraqet dhe një risi në lëmë të profesionit për të mësuarit e asaj kohe. Kjo abetare është

36 Xhafer Belegu, “Lidhja e Prizrenit”, Veprat e Sajë 1878-1881, Tiranë, 1939, f.10.

Page 28: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

28

ruajtur në Arkivat Qendrore të Shtetit në Tiranë.37 Ajo nuk ka emrat e autorëve, por për nga

përmbajtja i ngjason shumë punës së Lazër Lumnezit, ndërsa, nga metodika Mati Logorecit,

që dallohej në atë kohë për përgatitjen e teksteve shkollore.38 Për këtë gjendje shkruante, edhe

gazeta ”Shqipëria” e Bukureshtit,39 se “Nga të tëra anët e Shqipërisë na vijnë letra, të cilat

dëftojnë flakën dhe dashurinë e popullit për të ndriçuar fatnë e atdheut. Po e liga është që nuk

kemi një qendër, një udhë të përbashkët, të tërë, nuk dijmë se nga vemi. Duam të bëjmë të

mira në ndë vent, po nuk e dijmë qysh të punojmë, që të arrijmë ndë këtë qëllim, nuk kemi

një qeveri, e cila të na e udhërojnë dhe të na ndritojnë mendjen”.40 Është kontributi dhe

koordinimi i veprimtarisë së këtyre klubeve, që në vitin 1908, në Manastir tuboi elitën e të

gjitha klubeve shqiptare dhe u përgatit Kongresi i Alfabetit. Është kjo periudhë e kthesave

dhe vendimeve të mëdha, sepse “....tani në radhët e këtyre klubeve vërehet një aktivitet më i

organizuar, më i dendur dhe shumë më frytdhënës.”41 Patriotët dhe luftëtarët e shquar për

shkollën kombëtare shqiptare, si: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Bajram Curri dhe të tjerë të

Kosovës hapën klube të reja, si: në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe

dëget e tyre në Ferizaj, Kaçanik, Podujevë, Drenicë etj.

Me daljen në dritë të abetareve të kësaj kohe ato shumë shpejt u gjenden në Kosovë. Udhën e

shkronjave të para shqipe nga këto abetare i mësuan mjaft klerikë shqiptarë, të fesë

myslimane e katolike. Kështu ata përmbushën një detyrë të shenjtë ndaj vendilindjes së

tyre.42 Mulla Haxhi Zeka pati bërë thirrje për shërbim mësuesie në Kosovë Thirrjes iu

përgjigjën patrioti, Andre Logoreci, i cili vendosi t’i dërgonte në Kosovë të dy nipat e tij,

Matinë në Prizren dhe Pashkon në Gjakovë. “...Ishin këta mësuesit e parë profesionistë që

hapën në Kosovë shkollat e para shqipe, në të cilat futën shpirtin kombëtar të edukatës.”43

Është kjo kohë që njihet për rritjen e numrit të mësuesve që punuan e vepruan në Kosovë,

ndër të cilët vlen të veçohen: Ivan Berisha, Pashk Prelaj, Lazër Lumezi, Qamil Dula, Pal

Quqiaj, Marjan Prelaj, Ndue Lezhja, Frano Lufi, Mikel Tarabulluzi, Luigj Kroniqi, Mëhill

Kurti, Ndue Bytyqi, Engjëll Ndocaj, Gjergj Gjinaj, Gaspër Gjugjaj dhe të tjerë, që me punën

37 “Abetarja e Zymit”, autor Nikollë Kërhanaj, Zym-Priziren. 38 Robert Gjedia, “Arsimi në Shqipëri në vitet 1925-1939” (Mund të veçohet puna e jashtëzakonshme dhënë nga

Shoqëria shqiptare” e Bukureshtit, ajo e Sofjes, klubi “Bashkimi” i Manastirit dhe Klubi “Arsimi”i Shkupit. Për

aktivitetet që zhvilluan këto klube shkroi gazeta “Kombi”e 1 janarit të vitit 1909, se “...në tërë shkollat shqipe të

qeverisë në Shqipëri po përgatiten që të vejnë mësonjës për të mësuar djemt gjuhën e tyre”.) 39 Gazeta”Shqipëria”, e Bukureshtit, më 30 gusht 1897. 40 Sherif Hoxha, “Halit Berzeshta”, Tiranë, 1988, f.55. 41 Po aty. 42 AKT, “Figura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.(Sot në këtë arkiv ruhen 130 dosje për veprimtarinë politike,

publicistike, kulturore dhe arsimore të Jashar Erebarës.) 43 Musa Kraja, “Mati Logoreci”, Tiranë, 1987, f.6.

Page 29: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

29

e tyrë vetëmohuese i vonë gurëthemelet e arsimit kombëtar në Kosovë.44 Ardhja e tyre në

Kosovë bëri të mundshme që në mjedise të ndryshme të Vilajetit të Kosovës të hapen një

numër i kufizuar shkollash. Kështu shkollës së Prizrenit dhe të Gjakovës iu shtuan edhe disa

shkolla të tjera, si ajo e Pejës, e Janjevës, e Zymit, e Ferizajit, Letnicës, Stubllës, Pozharanit

dhe e Gjilanit. Këtij aktiviteti iu kishte bashkuar edhe Shtjefën Gjeçovi, i cili dha një

kontribut të jashtëzakonshëm.45 Shquhet për vënien e bazave teorike të mësimdhënies Mati

Logoreci, Lazër Lumezit të Shtjëfën Gjeçovit, etj., si përpjekje që shquhen nga një frymë e

thellë kombëtare.46 Puna që bëhej në hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, si

kundërpërgjigje, vinin lejet nga Porta e Lartë leje për hapjen e shkollave serbe në Kosovë e

kjo vështirësonte çasjen shqiptare, sepse ato shkolla serbe ndërronin misionin dhe

shndërroheshin në vatra të propagandës sllave në Kosovë.47 Këto çështje do t’i shtronte

Kuvendi i thirrur nga H.Zeka, ku u shtruan kryesisht problemet që ishin të natyrës arsimore.

Në rend të parë “... mirret vendimi për futjen e shqipes në shkollat ekzistuese si dhe vet

shkollat të merreshin në duart e shqiptarëve. Por,asnjëra nga këto synime nuk u realizua,

sepse Porta e Lartë e shtypi Lidhjen e Pejës, për ç’shkak të mësuarit e shqipes sërish iu kthye

formës ilegale”.48 Nevojë e ngutshme u shtrua çështja rihapjes së kurseve për mësimin e

gjuhës shqipe.49 Burimet arkivore të kësaj periudhe, në Vilajetin e Kosovës dokumentojnë se

ishin përfshirë 5000 fëmijë të fillores dhe 13.000 burra të moshave të ndryshme.50

44 Jashar Rexhepagiq, “Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor të kombësisë shqiptare në territorin e

Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918”, Prishtinë, 1970, f.234. 45 Gjetja e Abetares së Zymit pa autor, e shtypur në shaptilograf në vitin 1900, është dëshmi më vete se mësuesit

dhe pedagogët kosovarë, krahas hapjes së shkollave shqipe, kishin bërë përpjekje edhe për sigurimin e teksteve

mësimore për mësuesit dhe pedagogët kosovarë, krahas hapjes së shkollave shqipe, kishin bërë përpjekje edhe

për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit e këtyre anëve. 46 Instituti Pedagogjik, “Historia e Arsimit Shqiptar I”, Tiranë 1990,f.101 47 Kjo atmosferë u pasqyrua në Premomorjen e majit të vitit 1896. Meqë kjo promemorje nuk solli atë që pritej,

kryetari i Lidhjes shqipatre të Pejës, Mulla Haxhi Zeka, në prill të vitit 1899 thirri Kuvendin e përgjithsmëm “ku

të përcaktohej në mënyrë e përbashkët veprimi në interes të Atdheut”. 48 Shukri Rahimi, Vilajeti i Kosovës, Prishtinë, 1969, f.44. (Kuvendi i mbajtur në shkurt të vitit 1901 në Fushë të

Kosovës, ku Mulla Haxhi Zeka shtroi çështjen e shkollave shqipe në këtë Vilajet, krijoi një platformë të re për

realizimin e synimeve të kësaj lëvizjeje). 49 Në një mënyrë më të organizuar këto kurse datojnë që nga viti 1908, kur filloi gjerësisht të mësohej gjuha

shqipe. Atëherë në Kosovë qenë organizuar tri lloj kursesh: kurse për fëmijë që nuk dinin shkrim- lexim

fillestar, kurse për të rritur të cilët nuk konsideroheshin analfabetë, meqë kishin mbaruar shkolla të huaja, por që

dëshironin ta mësonin shqipen, si dhe kurse për të rriturit, që nuk e zotëronin fare shkrim-leximin fillestar.

Mbështetur në të dhënat statistikore: kursin për të rritur në Gjilan e vojonin 63 vijues, prej të cilëve 21 ishin

hoxhollarë. 50 A.K.T., Materiale dhe dokumente për organizimin e kurseve në Kosovë pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Page 30: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

30

2.3. Shqipja standarde dhe realiteti gjuhësor në Kosovë

Sot, 43 vjet pas Kongresit të Drejtshkrimit, shqipja standarde gjendet në mes të një realiteti

dualist me jo pak probleme në rrafshin e përvetësimit e të zotërimit të saj si gjuhë me prestigj,

duke u ndeshur me një ambient gjuhësor, në të cilin gjuha e folur dukshëm dallon nga ajo e

shkruar. Ky zhvillim i ndarë dhe paralel, çdo ditë e më shumë, po e thellon hendekun e

krijuar ndërmjet standardit dhe varieteteve gjuhësore, duke krijuar jo rrallë edhe ndjenjë

inferoriteti ndërmjet vetë folësve. Këtë realitet, pohon sociologu Besnik Pula,51 nuk mund ta

mohojnë as linguistët kosovarë, të cilët jetojnë në universin e strukturuar dhe logjik të gjuhës

letrare vetëm në tekst dhe në konstruksione letrare, por jashtë kësaj bote të imagjinuar nuk

ndjehen të ngushtuar që në gjuhën letrare të komunikojnë me nënën, vëllanë ose kushëririn.

Në Kosovë, gjuha letrare, si gjuhë e dokumenteve administrative, e gazetarisë dhe e letërsisë,

e politikanëve dhe e njerëzve të dijes, luan rolin e një gjuhe të kumtit apo të shpalljes, e një

gjuhe të autoritetit (politik, moral, shkencor). Në një intervistë të saj, albanologia Shefkije

Islamaj52 radhit si faktorë që përcaktojnë sot zhvillimin e shqipes standarde dhe, rrjedhimisht,

edhe problemet që shfaqen në këtë rrafsh, cilësinë e shkollës shqipe, sidomos në Kosovë,

duke përfshirë këtu procesin e mësimdhënies, përgatitjen e kuadrove, cilësinë e teksteve

mësimore; statusin e shqipes në hapësirën shqiptare brenda dhe jashtë kufijve, në trojet

shqiptare e në diasporë; përpjekjen për copëzimin e hapësirës gjuhësore a variantizimin e saj;

përpjekjet për ndryshimin e standardit; globalizimin; zotërimin e mangët të normës

gjuhësore; shkallën e ulët të kulturës gjuhësore; imponimin e gjuhës së mediave dhe të gjuhës

bisedore si stile kryesore funksionale; rënien e disiplinës dhe të përgjegjësisë në institucionet

arsimore, institucionet publike dhe në media; vulgarizimin e gjuhës së mediave, teatrove,

filmit, letërsisë, si edhe të gjuhës së përditshme; depërtimin e madh të fjalëve të huaja,

sidomos të anglicizmave në shqipen; zvogëlimin e kuadrit, mungesën e një ligji për

përdorimin e gjuhës standarde në institucionet publike etj. Ndërsa Rrahman Paçarizi,53 teksa

flet për shkaqet e mospërhapjes së kënaqshme të standardit të folur të shqipes së normuar nga

folësit nativë, veçanërisht ata gegë në Kosovë, saktëson se shqipja e folur në Kosovë dallonte

nga ajo në Shqipëri për faktin se e folura standarde në Shqipëri për bazë kishte marrë

51 Besnik Pula, “Gjuha letrare dhe sfera publike në Kosovë”, 24 janar 2003, në ëëë. vetevendosje.org.; 52 Shefkije Islamaj, “Kush shkruan për shqipen standarde si për një projekt të dështuar, nuk është serioz:shqipja

standarde apo modernizim”, Sot Nesës, 5 dhjetor, 2010, f.22 53 Rrahman Paçarizi, “Rruga e zhvillimit të shqipes standarde në raport me nevojat e komunikimit”, QSA,

Tiranë, 2011, f.97, (cituar këtu sipas: Haki Hysenaj, Shqipja e folur 40 vjet pas standardizimit të gjuhës, Tiranë,

2012).

Page 31: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

31

"modelin vokal të toskërishtes", ndërsa e folura standarde në Kosovë u mbështet mbi të

folurën e vernakularit të Prishtinës, i cili ndonjëherë kishte edhe karakteristika të stërkequra

të modelit vokal të Kosovës. Ai54 e sheh shtrirjen e gjuhës standarde të përqendruar kryesisht

në shkollë, në një pjesë të letërsisë dhe në medie, duke e cilësuar pranimin e saj nga qarqet

intelektuale në Kosovë si nevojë identitare e jo si një proces të natyrshëm standardizimi,55 i

cili do të garantonte funksionalitetin dhe pranueshmërinë e gjerë në domenet përkatëse të

përdorimit.

54 Rrahman Paçarizi, “Gjuha shqipe”, Thesis Kosova, nr.1, AAB, Prishtinë, 2008, f. 108. 55 Richard A. Hudson, “Sociolinguistika”, Dituria, Tiranë, 2001, f. 43.

Page 32: STANDARDIZIMI I GJUHËS SHQIPE DHE …...dalloheshin. Këto ortograme i kemi edhe në drejtshkrimin e sotëm. Detyra për të krijuar një gjuhë letrare të njësuar e një drejtshkrim

32

Literatura

1. Bahri Beci, “Gjuha letrare shqipe dhe baza e saj dialektore”, Seminari XVII Ndërkombëtar për Gjuhën,

Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Toena, Tiranë, 1995, f. 202.

2. Bedri Dede, “Probleme të historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë” , Revista MESUESI,1999.

3. Besnik Pula, “Gjuha letrare dhe sfera publike në Kosovë”, 24 janar 2003, në ëëë. vetevendosje.org.;

4. Dalibor Brozović, “Standardni jezik”, Matica hrvatska, Zagreb, 1970, f. 41.

5. “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, ASHRPSH, Instituti i gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1973, f. 25. Cit.

nga Fadil Raka në Studime rreth shqipes standarde, Grafikos Gjilan, Prishtinë, 2007, f. 25.

6. Fadil Raka, “Historia e shqipes letrare”, Grafikos Gjilan , Prishtinë, 2005,

7. Fadil Raka, “Studime rreth shqipes standarde”, Prishtinë, 2007, f. 35.

8. Gazeta “Koha ditore”, Dymbëdhjetë propozime për pasurimin e standardit të shqipes, e diel, 19 dhjetor,

2011.

9. Gazeta”Shqipëria”, e Bukureshtit, më 30 gusht 1897.

10. http://www.home.no/dukagjin/Lidhja%20Prizrenit%20II.html.

11. Idriz Ajeti, “Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX”, Rilindja,

Prishtinë, 1960, f. 66

12. Idriz Ajeti, “Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare në Kosovë”, KDGJSH, IAK, Prishtinë, 1974, f. 37.

13. Instituti Albanologjik, “Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”, Prishtinë, 1974, f. 95.

14. Instituti Pedagogjik, “Historia e Arsimit Shqiptar I”, Tiranë 1990,f.101

15. Ismet Dermaku, “Rilindja Kombëtare dhe kolonitë shqiptare të mërgimit”, Enti i Teksteve dhe i

Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë 1983, f. 183.

16. Jashar Rexhepagiq, “Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor të kombësisë shqiptare në territorin e

Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918”, Prishtinë, 1970, f.234.

17. Jorgji Gjinari, “Dialektet e gjuhës shqipe”, Tiranë 1989, Akademia e Shkencave a RPS të Shqipërisë,

18. Jup Kastrati, “Për historinë e ortografisë shqipe”, Përparimi, Prishtinë, 1971, nr. 7, f. 607.

19. Mahir Domi, “Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit”, Libër me studime, materiale,

dokumente nga Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë, Shtypur në

NISH të Shtypshkronjave "Mihal Duri" – Tiranë, 1972, f. 7.

20. Miço Samara, “Roli i dialekteve të shqipes për zhvillimin e normës letrare në fushë të leksikut”, Sh.B.

Alb 2, Tiranë, 2002, f. 333.

21. Murat Blaku, “Rreth trajtimit të gjuhës letrare në organet e shtypit të Rilindjes”, Rilindja, Prishtinë,

1980, f. 183.

22. Musa Kraja, “Mati Logoreci”, Tiranë, 1987, f.6.

23. Rexhep Ismajli, ”Në gjuhë” dhe “për gjuhë”, Dukagjini, Pejë, 1998, f. 15-18.

24. Richard A. Hudson, “Sociolinguistika”, Dituria, Tiranë, 2001, f. 43.

25. Rrahman Paçarizi, “Gjuha shqipe, Thesis Kosova”, nr.1, AAB, Prishtinë, 2008, f. 108.

26. Rrahman Paçarizi, “Rruga e zhvillimit të shqipes standarde në raport me nevojat e komunikimit”, QSA,

Tiranë, 2011, f.97, (cituar këtu sipas: Haki Hysenaj, Shqipja e folur 40 vjet pas standardizimit të

gjuhës, Tiranë, 2012).

27. Selman Riza, “Tri monografina albanologjike”, Abeceja-Drejtëshkrimi, AQSH, Tiranë 1944, f. 52

28. Shaban Demiraj, Kristaq Prifti, “Kongresi i Manastirit”, Botimi i Akademisë së Shkencave, Tiranë,

1978, f. 79.

29. Shefkije Islamaj, “Kush shkruan për shqipen standarde si për një projekt të dështuar, nuk është

serioz:shqipja standarde apo modernizim”, Sot Nesës, 5 dhjetor, 2010, f.22

30. Sherif Hoxha, “Halit Berzeshta”, Tiranë, 1988, f.55.

31. Shezai Rrokaj, “Çështje të gjuhës shqipe 2”, botues Shkronjë pas shkronje, Tiranë, 2009, f. 66.

32. Shukri Rahimi, “Vilajeti i Kosovës”, Prishtinë, 1969, f.44.

33. Xhafer Belegu, “Lidhja e Prizrenit”, Veprat e Sajë 1878-1881, Tiranë,1939, f.100.

34. Zenun Gjocaj, “Roli i mësuesit dhe i shkollës shqipe në kohën e Rilindjes Kombëtare” , në “100 vjetori

i shkollës shqipe të vashave në Prizren’’, Simpozium shkencor i mbajtur në Prishtinë më 13 nëntor,

1992, f.97.