-
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA FIER
Adresa: L. “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410 650 ëebsite:bashkiafier.gov.al
SPECIFIKIME TEKNIK
Objekti : Rikonstruksioni shkolles 9-vjecare “Anastas Laska”,
Fshati Libofsh, Fier
-
SPECIFIKIME TEKNIKE PER PUNIME NDERTIMORE SEKSION 1 SPECIFIKIME
TË PËRGJITHSHME
1.1 Specifikime të përgjithshme
1.1.1 Njësitë matëse
Në përgjithësi njësitë matëse kur lidhen me Kontratat janë njësi
metrike në mm, cm, m, m², m³, Km, N (Njuton), Mg (1000 kg) dhe
gradë celcius. Pikat dhjetore janë të shkruara si “. “.
1.1.2 Grafiku i punimeve
Kontraktuesi duhet t’i japë supervizorit një program të plotë
duke i treguar rendin, proçedurën dhe metodën sipas së cilave, ai
propozon të punohet në ndërtim deri në mbarim të punës.
Informacioni që mban supervizori duhet të përfshijë: vizatime që
tregojnë rregullimin gjeneral të ambienteve të godinës dhe të
ndonjë ndërtimi apo strukture tjetër të përkohshme, të cilat ai i
propozon për përdorim; detaje të vendosjes konstruksionale dhe
punëve të përkohshme; plane të tjera që ai propozon t’i adaptojë
për ndërtim dhe përfundimin e të gjitha punëve, si dhe në vijim,
detaje të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe jo të kualifikuar si
dhe supervizionin e punimeve. Mënyra dhe rregulli që janë propozuar
për të ekzekutuar këto punime permanente është temë për t’u
rregulluar dhe aprovuar nga supervizori, dhe çmimi i kontratës
duhet të jetë i tillë që të përfshijë çdo rregullim të nevojshëm,
të kërkuar nga supervizori gjatë zbatimit të punimeve.
1.1.3 Punime të gabuara
Çdo punë, që nuk është në përputhje me këto specifikime, duhet
refuzuar dhe kontraktuesi duhet të riparojë çdo defekt me
shpenzimet e veta, sipas projektit.
1.1.4 Tabelat njoftuese, etj.
Asnjë tabelë njoftuese nuk duhet vendosur, përveç: Kontraktori
do të ndërtojë dy tabela, që përmbajnë informacion të dhënë nga
Supervizori dhe vendosen në vendet e caktuara nga ai. Fjalët duhen
shkruar në mënyrë të tillë, që të jenë të lexueshme nga një
distancë prej 50 m. Gjuha e shkruar duhet të jetë në anglisht dhe
shqip.
1.2 Dorëzimet te Supervizori
1.2.1 Autorizimet me shkrim
“Rregullat me shkrim ” do t’i referohen çdo dokumenti dhe letre
të nënshkruar nga Supervizori të dërguara kontraktuesit që
përmbajnë instruksione, udhëzime ose orientime për kontraktorin në
mënyrë që ai të realizojë ekzekutimin e kontrates. Fjalët e
aprovuara, të drejtuara, të autorizuara, të kërkuara, të lejuara,
të urdhëruara, të instruktuara, të emëruara, të konsideruara të
nevojshme, urdhëresa ose jo (duke përfshirë emra, folje, mbiemra,
dhe ndajfolje) të një rëndësie, do të kuptohet që aprovimet e
shkruara, drejtimet, autorizimet, kërkesat, lejet, rregullat
instruksionet, emërimet, urdhëresat e Supervizorit do të përdoren
deri në daljen e një plani tjetër pune.
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
1.2.2 Dorëzimet tek supervizori Kontraktori duhet t’i dorëzojë
Supervizorit për çdo punim shtesë, një vizatim të detajuar dhe puna
duhet të fillojë vetëm pas aprovimit nga Supervizori. Kontraktori
duhet të nënshkruajë propozime, detaje, skica, llogaritje,
informacione, materiale, çertifikata testi, kurdo që të kërkohen
nga Supervizori. Supervizori do të pranojë çdo dorëzim dhe nëse
janë të përshtatshme do t’i përgjigjet kontraktorit në përputhje me
çdo klauzolë përkatëse të kushteve të kontratës. Çdo pranim duhet
bërë me data në marrëveshje me Supervizorin dhe duke iu referuar
programit të aprovuar dhe kohës së nevojshme që i duhet
Supervizorit për të bërë këto pranime.
1.2.3 Mostrat
Kontraktori duhet të sigurojë mostra, të etiketuara sipas të
gjitha përshtatjeve, aksesorëve dhe tema të tjera që mund të
kërkohen me të drejtë nga Supervizori për inspektim. Mostrat duhen
dorëzuar në zyrën e Supervizorit. Vizatimet e punimeve të zbatuara
dhe libreza e masave Kontraktori do t’i përgatisë dhe dorëzojë
Supervizorit tre grupe të dokumentacioneve të punimeve sipas
projektit. Ky material duhet të përmbajë një komplet të vizatimeve
të projektit të zbatuar, vizatimet shtesë të bëra gjatë zbatimit të
punimeve të aprovuara nga Supervizori, si dhe librezat e masave për
çdo volum pune.
SEKSION 2 PUNIME PRISHJEJE DHE PASTRIMI 2.1. Pastrimi i
kantierit
2.1.1. Pastrimi i kantierit
Në fillim të kontratës, për sa kohë që ajo nuk ka ndryshuar,
kontraktori duhet të heqë nga territori i punimeve të gjitha
materialet organike vegjetare dhe ndërtuese, dhe të djegë të gjitha
pirgjet e mbeturinave të tjera.
2.1.2 Skarifikimi
Largime të mëdha me ekskavatorë dhe skarifikime, të kryera me
dorë ose makinë nga terrene, nga çfarëdo lloj toke, qoftë edhe e
ngurtë (terrene të ngurtë, rërë, zhavori, shkëmborë) duke përfshirë
lëvizjen e rrënjëve, trungjeve, shkëmbinjve dhe materialeve me
përmasa që nuk kalojnë 0,30 m3, duke përfshirë mbrojtjen e
strukturave të nëndheshme si kanalizime uji, naftë ose gazi etj dhe
duke përfshirë vendin e depozitimit të materialeve brenda në
kantier ose largimin e tyre në rast nevoje.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
2.1.3 Prishja e godinave, gardheve dhe strukturave
Kontraktori duhet të heqë me kujdes vetëm ato ndërtime, gardhe,
ose struktura të tjera të drejtuara nga Supervizori. Komponentët
duhen çmontuar, pastruar dhe ndarë në grumbuj. Komponentët të cilët
sipas Supervizorit nuk janë të përshtatshëm për ripërdorim, duhen
larguar, punë kjo që kryhet nga kontraktuesi. Materialet që janë të
ripërdorshme do të mbeten në pronësi të investitorit dhe do të
ruhen në vende të veçanta nga kontraktori, derisa të lëvizen prej
tij deri në përfundim të kontratës. Kontraktori, duhet të paguajë
çdo dëmtim të bërë gjatë transportit të materialeve me vlerë, të
rrethimeve dhe struktuarave të tjera dhe nëse është e nevojshme
duhet të paguajë kompensim.
2.1.4 Mbrojtja e godinave, rrethimeve dhe strukturave.
Gjatë kryerjes të punimeve prishëse, kontraktuesi duhet të marrë
masa që të mbrojë godinat, gardhet, muret rrethues dhe strukturat
që gjenden në afërsi të objektit, ku po kryhen këto punime
prishëse. Për këtë, duhen evituar mbingarkesat nga të gjitha anët e
strukturave nga grumbuj dhe materiale. Kur grumbujt dhe materialet
duhen zbritur poshtë, duhet pasur kujdes që të parandalohet
shpërndarja ose rënia e materialeve, ose të projektohet në mënyrë
të tillë, që mos të përbëjë rrezik për njerëzit, strukturat
rrethuese dhe pronat publike të çdo lloji. Kur përdoren mekanizmat
për prishje si: vinç, ekskavatorë hidraulik dhe thyes shkëmbinjsh
të bëhet kujdes, që pjesë të tyre të mos kenë kontakt me kabllo
telefonik ose elektrik. Kontraktori duhet të informojë në fillim të
punës autoritetet përkatëse, në mënyrë që, ato të marrin masa për
lëvizjen e kabllove.
2.1.5 Mbrojtja e vendit të pastruar
Kontraktori duhet të ngrejë rrjete të përshtatshme, barriera
mbrojtëse, në mënyrë që, të parandalojë aksidentime të personave
ose dëmtime të godinave rrethuese nga materialët që bien, si dhe të
mbajë nën kontroll territorin, ku do të kryhen punimet.
2.2 PUNIME PRISHJEJE
2.2.1 Skeleritë
Çdo skeleri e kërkuar duhet skicuar në përshtatje me KTZ dhe
STASH. Një skelator kompetent dhe me eksperiencë, duhet të marrë
përsipër ngritjen e skelerive që duhet të çdo tipi. Kontraktori
duhet të sigurojë, që të gjitha rregullimet e nevojshme, që i janë
kërkuar skelatorit të sigurojnë stabilitetin gjatë kryerjes së
punës. Kujdes duhet treguar
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
që ngarkesa e copërave të mbledhura mbi një skeleri, të mos
kalojë ngarkesën për të cilën ato janë projektuar. Duhen marrë të
gjitha masat e nevojshme që të parandalohet rënia e materialeve nga
platforma e skelës. Skeleritë duhen të jenë gjatë kohës së
përdorimit të përshtatshme për qëllimin për të cilin do përdoren
dhe duhet të jenë konform të gjitha kushteve teknike.
Në rastet e kryerjes së punimeve në anë të rrugës ku ka kalim si
të kalimtarëve, ashtu edhe të makinave, duhet të merren masa që të
bëhet një rrethim I objektit, si dhe veshja e të gjithë skelerisë
me rrjete mbrojtëse për të eleminuar rënien e materialeve dhe duke
përfshirë shenjat sinjalizuese sipas kushteve të sigurimit
teknik.
Skeleri çeliku të tipit këmbalec, konform KTZ dhe STASH, duke
përfshirë ndihmën për transport, mirëmbajtje, montim, ankorim,
çmontime etj. Në një lartësi mbi 12 m, elementët horizontalë duhet
të kenë parmakë vertikalë, më lartësi min.15 cm si dhe mbrojtjen me
rrjetë. Skeleri çeliku në kornizë dhe e lidhur , konform KTZ dhe
STASH, duke përfshirë ndihmën për transport, mirëmbajtje, montim,
ankorim, çmontime etj. Në një lartësi mbi 12 m, elementët
horizontalë duhet të kenë parmakë vertikalë, me lartësi min.15 cm
si dhe mbrojtjen me rrjetë.
2.2.2 Supervizioni Kontraktori duhet të ngarkojë një person
kompetent dhe me eksperiencë, të trajnuar në llojin e punës për
ngritjen e skelerive dhe të mbikëqyrë punën për ngritjen e skelave
në kantier.
2.2.3 Metoda e prishjes Puna për prishje do të fillojë vetëm
pasi të jenë stakuar energjia elektrike dhe rrjete të tjera të
instalimeve ekzistuese të objektit. Metodat e prishjes së pjesshme,
duhet të jenë të tilla që pjesa e strukturës që ka mbetur të
sigurojë qëndrueshmërinë e ndërtesës dhe të pjesëve që mbeten. Kur
prishja e ndërtesës ose e elementeve të saj nuk mund të bëhet pa
probleme e ndarë nga pjesa e strukturës do të përdoret një metodë
pune e përshtatshme. Elementë çeliku dhe struktura betoni të
forcuara do të ulen në tokë ose do të prihen për së gjati sipas
gjerësisë dhe përmasave ne menyre qe te mos bien. Elementët e
drurit mund të hidhen nga lart, vetëm kur ato nuk paraqesin rrezik
për pjesën tjetër të stukturës. Kur prishen elementët, duhen marrë
masa për të mos rrezikuar elementët e tjerë konstruktive mbajtës,
si dhe mos dëmtohen elementët e tjerë. Në përgjithësi, puna e
shkatërrimit duhet të fillojë duke hequr sa më shumë ngarkesa të
panevojshme, pa ndërhyrë në elementët bazë struktural. Punë të
kujdesshme do të
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
bëhen për të hequr ngarkesat kryesore nën kushtet më të
vështira. Seksionet të tjera që do të prishen do të transportohen
nga ashensorë, pastaj do të ndahen dhe do të ulen në tokë nën
kontroll.
2.2.4 Siguria në punë Kontraktori duhet të sigurohet se vendi
dhe pajisjet janë :
a) Të një tipi dhe standarti të përshtatshëm duke iu referuar
vendit dhe llojit të punës që do të kryhet
b) Të siguruar nga një teknik kompetent dhe me ekperiencë
b) Të ruajtura në kushte të mira pune gjatë përdorimit Gjatë
punës prishëse të gjithë punëtorët duhet të vishen me veshje të
përshtatshme mbrojtëse ose mjete mbrojtëse si: helmeta, syze,
mbrojtëse, mbrojtëse veshësh, dhe bombola frymëmarrjeje.
2.3 Prishja e elementëve të godinës
2.3.1 Prishja e mureve të tullës
Prishje e muraturës me tulla të plota ose me vrima, e çfarëdo
lloji dhe dimensioni, edhe e suvatuar ose e veshur me majolikë, që
realizohet me çfarëdolloj mjeti dhe e çfarëdo lartësie ose
thellësie, përfshirë skelën e shërbimit ose skelerinë, armaturat e
mundshme për të mbështetur ose mbrojtur strukturat ose ndërtesat
përreth, riparimi për dëmet e shkaktuara ndaj të tretëve për
ndërprerjet dhe restaurimin normal të tubacioneve publike dhe
private (kanalet e ujrave të zeza, ujin, dritat etj..), si dhe
vënien mënjanë dhe pastrimin e gurëve për përdorim, duke bërë
sistemimin brenda ambientit të kantierit. Gjithashtu, edhe çdo
detyrim tjetër që siguron plotësisht prishjen.
2.3.2 Prishja e dyshemeve
Prishja e dyshemeve të çfarëdo lloji dhe spostimin e
materialeve, jashtë ambientit të kantierit
2.3.3 Prishja e veshjeve me pllaka të mureve
Prishje e veshjeve të çfarëdo lloji dhe prishje e Llaçit që
ndodhet poshtë, pastrim, larje, duke përfshirë largimin e
materialeve jashtë ambientit të kantierit, si dhe çdo detyrim
tjetër.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
2.3.4 Heqja e dyerve dhe dritareve
Heqje dyersh dhe dritaresh, që realizohet para prishjes së
murit, duke përfshirë kasën, telajot, etj Sistemimin e materialit
që ekziston brenda ambientit të kantiërit. dhe grumbullimin në një
vend të caktuar në kantier për ripërdorim.
2.3.5 Heqja e zgarave metalike
Heqja e zgarave të hekurit dhe sistemimin e materialit që
rezulton, brenda ambientit të kantiërit, duke përfshirë
përzgjedhjen e mundshme (të përcaktuar nga D.P.) dhe vënien mënjanë
në një vend të caktuar të kantierit për ripërdorim.
SEKSIONI 3 PUNIME DHEU, GËRMIME DHE THEMELET
3.1 Punime dheu
3.1.1 Përgatitja e formacioneve
Përgatitja e formacioneve përfshin këto punë:
• Njohja dhe saktësimi I rrjeteve të instalimeve nën tokë si
p.sh.: tuba të furnizimit të ujësjellësit, tuba të shkarkimit,
kabllo elektrike e telefonie etj
• Matja e terrenit dhe marrja e provave të dheut • Shpyllëzimi
dhe heqja e rrënjëve prej terrenit • Heqja e dheut me humus dhe
transportimi apo ripërdorimi i saj • Hapja e gropave të themeleve
deri në thellësinë e nevojshme
3.1.2 Përpunimi i pjerrësive
Në rastet e terrenit me pjerrësi veprohet sipas tre mënyrave të
mëposhtme:
• Nivelimi i pjerrësisë sipas pikës më të ulët të terrenit •
Mbushja e terrenit me material ekstra, deri në nivelin e pikës më
të lartë të terrenit • Gërmime dhe mbushje sipas pikës mesatare
Secila nga këto raste do të përdoret në varësi të llojit të
dheut, të aftësisë mbajtëse të truallit dhe të ngarkesave të
objektit që do të ndërtohet në atë truall.
3.1.4 Mbrojtja e punimeve të dheut
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Tek punimet me dheun duhet nga njëra anë të mbrohen njerëzit, të
cilët nuk janë të përfshirë në ndërtimin e projektit, e nga ana
tjetër duhet të mbrohen njerëzit e inkuadruar në realizimin e
projektit. Gjithashtu, duhet mbrojtur gropa e hapur për themelet.
Mbrojtja e njerëzve të painkuadruar duhet bërë në atë mënyrë që të
bëhet rrethimi (me gardh, rrjetë gabiant etj.) i cili nuk i lejon
ata (sidomos fëmijët) të rrezikohen. Gjithashtu, duhet vendosur
tabela paralajmëruese me të cilën ndalohet kalimi i rrethimit nga
persona që nuk punojnë në projekt.
3.1.5 Punimet e dheut gjatë periudhave të ngricave
Punimet e dheut mund të kryhen edhe gjatë periudhës së dimrit,
ku temperaturat janë nën zero gradë celcius.
3.2 Gërmime per baza dhe themele 3.2.1 Gërmime
Gërmim dheu për themele ose për punime nëntokësore, deri në
thellësine 1,5 m nga rrafshi i tokës, në truall të çfarëdo natyre
dhe konsistence, të tharë ose të lagur (argjilë edhe n.q.s. është
kompakte, rërë, zhavorr, gurë etj,) duke përfshirë prerjen dhe
heqjen e rrënjëve, trungjeve, gurëve, dhe pjesëve me volum deri në
0.30 m3, plotësimin e detyrimeve në lidhje me ndërtimet e
nëndheshme si kanalet e ujrave të zeza, tubacionet në përgjithësi
etj..
3.2.2 Mbushjet
Shtresë me gurë dhe copa tulle të zgjedhura, në shtresa të
ngjeshura mirë, të pastruara nga pluhuri, suvaja dhe materialet
organike, që rezultojne nga prishjet e përshkruara në artikujt e
mësipërm. Të gjitha materialet që rezultojnë nga prishjet, do të
kontrollohen më parë nga Supervizori dhe ripërdorimi i tyre do të
autorizohet nga ai.
3.2.3 Përdorimi i materialit të gërmuar
Materiali i përshtatshëm dhe materiali i rimbushur nga punë të
përkohshme do të përdorën për rimbushje. Çdo material i tepërt do
të jetë në dipspozicion të mungesave të materialeve të
kërkuara.
3.2.4 Mbushja rreth strukturave
Materiali duhet vendosur në mënyrë simultane në të dyja anët e
mbajtëses mur apo shtyllë. Mbushjet e mëvonshme të nxirren nga një
material i aprovuar nga Supervizori, duke hedhur me shtresa me
trashësi 150 mm me ngjeshje.
3.2 Themele standarte
3.3.1 Themele betoni
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Themelet të kryera prej betoni Marka 100 të dozuar për m3 dhe të
pastruar në shtresa të trasha të vibruar mirë, me dimensione dhe
formë të treguar në vizatimet përkatëse, duke përfshirë kallëpet,
formën e punës, mbështetjen dhe të gjitha kërkesat për të
kompletuar punën me cilësi.
3.3.2 Themele me mur guri dhe beton
Themele dhe bazamente ndërtesash prej butobetoni, i formuar me
beton dhe gurë gëlqeror më e vogël se 20 cm në raporte për m3:
beton M 100, 0.77 m3 dhe gurë 0.37 m3, me dozim të betonit për m3
si tek betonët, duke përfshirë kallëpet, përforcimet dhe çdo gjë
tjetër të nevojshme për mbarimin e themeleve dhe realizimin e
tyre.
SEKSIONI 4 PUNIME BETONI ARMIMI DHE HEKURI 4.1 Betoni i derdhur
në vend
4.1.1 Kërkesa të përgjithshme për betonet
Betoni është një përzierje e çimentos, inerte të fraksionuara të
rërës, inerte të fraksionuara të zhavorit dhe ujit dhe solucioneve
të ndryshme për fortësinë, përshkueshmërinë e ujit dhe për të bërë
të mundur që të punohet edhe në temperatura të ulëta sipas
kërkesave dhe nevojave teknike të projektit.
4.1.2 Materialet
• Përbërësit e Betonit
Përbërësit e betonit duhet të përmbajnë rërë të larë ose granil,
ose përzierje të të dyjave si dhe gurë të thyer. Të gjithë
agregatët duhet të jenë pastruar nga mbeturinat organike si dhe nga
dheu. Pjesa kryesore e agregateve duhet të jetë me formë këndore
dhe jo të rrumbullakët. Përbërësit e betonit duhet të kenë
çertifikatën që vërteton vendin ku janë marrë ato.
• Çimento
Kontraktuesi është i detyruar që për çdo ngarkesë çimentoje të
prurë në objekt, të paraqesë faturën e blerjes e cila të përmbajë:
sasinë, emrin e prodhuesit si dhe çertifikatën e prodhuesit dhe
shërben për të treguar që çimentoja e secilës ngarkesë është e
kontrolluar dhe me analiza sipas standarteve. Për më shumë detaje
në lidhje me markën e çimentos që duhet përdorur në prodhimin e
betoneve, shiko në pikën 4.1.4, pasi për marka betoni të ndryshme
duhen përdorur marka çimento të ndryshme.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
• Uji për beton
Uji që do të përdoret në prodhimin e betonit duhet të jetë I
pastër nga substancat që dëmtojnë atë si: acidet, alkalidet,
argila, vajra si dhe substanca të tjera organike. Në përgjithësi,
uji i tubacioneve të furnizimit të popullsisë (uji i pijshëm)
rekomandohet për përdorim në prodhimin e betonit.
4.1.3 Depozitimi i materialeve
Depozitimi i materialeve që do të përdoren për prodhimin e
betonit duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
• Çimentoja dhe përbërësit duhet të depozitohen në atë mënyrë që
të
ruhen nga përzierja më materiale të tjera, të cilat nuk janë të
përshtatshme për prodhimin e betonit dhe e dëmtojnë cilësinë e
tij.
• Çimentoja duhet të depozitohet në ambiente pa lagështirë dhe
që nuk lejojnë lagien e saj nga uji dhe shirat.
4.1.4 Klasifikimi i betoneve
4.1.4.1 Beton marka 100, me zhavor natyror: Çimento marka 300,
240 kg; zhavorr 1,05 m³;
ujë 0,19 m³. 4.1.4.2 Beton marka 100 me inerte, konsistencë 3 –
5 cm, granil deri në 20 mm, rërë e larë me modul
2,6: Çimento marka 300, 240 kg; rërë e larë 0,45 m³; granil 0,70
m³; ujë 0,19 m³. Beton marka 150 me inerte, konsistencë 3 – 5 cm,
granil deri në 20 mm, rërë e larë me modul 2,6: Çimento marka 400,
260 kg, rërë e larë 0,44 m³, granil 0,70 m³, ujë 0,18 m³.
4.1.4.3 Beton marka 200 me inerte, konsistencë 3 – 5 cm, granil
deri në 20 mm, rërë e larë me modul
2,6: Çimento marka 400, 300 kg, rërë e larë 0,43 m³, granil 0,69
m³, ujë 0,18 m³.
4.1.4.4 Beton marka 250 me inerte, konsistencë 3 – 5 cm, granil
deri në 20 mm, rërë e larë me
modul 2,6: Çimento marka 400, 370 kg, rërë e larë 0,43 m³,
granil 0,69 m³, ujë 0,18 m³. 4.1.5 Prodhimi i betonit
Betoni duhet të përgatitet për markën e përcaktuar nga
projektuesi dhe receptura e përzierjes së materialeve sipas saj në
mbështetje të rregullave që jepen në KTZ 37 – 75 “ Projektim i
betoneve”. Gjatë përgatitjes së betonit të zbatohen rregullat që
jepen në kapitullin 6 “Pergatitja e betonit” të KTZ 10/1-78,
paragrafët 6.2, 6.3 dhe 6.4.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
4.1.6 Hedhja e betonit
Hedhja e betonit të prodhuar në vend bëhet sipas mundësive dhe
kushteve ku ai do të hidhet. E rëndësishme në proçesin e hedhjes së
betonit në vepër është koha nga prodhimi në hedhje, e cila duhet të
jetë sa më e shkurtër. Gjithashtu, një rëndësi të veçantë në
hedhjen e betonit ka edhe vibrimi sa më mirë gjatë këtij
proçesi.
4.1.7 Mbrojtja
Betoni i freskët duhet mbrojtur nga këto ndikime:
• Shiu si dhe lagështi të tjera duke e mbuluar sipërfaqen e
betonuar me plastmas dhe materiale të padepërtueshme nga uji
• Ngricat (duke i futur gjatë proçesit të prodhimit solucione
kundra temperaturave të ulta mundet të betonohet deri në
temperatura afër zeros.
• Temperatura të larta. Betoni mbrohet ndaj temperaturave të
larta duke e lagur vazhdimisht atë me ujë, në mënyrë të tillë që të
mos krijohen plasaritje.
4.1.8 Betoni në kushte të vështira atmosferike
Rekomandohet që prodhimi dhe hedhja e betonit në objekt të mos
realizohet në kushte të vështira atmosferike. Ndalohet prodhimi dhe
hedhja e betonit në rast se bie shi i rrëmbyeshëm, pasi nga sasia e
madhe e ujit që i futet betonit largohet çimentoja dhe kështu që
betoni e humb markën që kërkohet. Në rastet e temperaturave të ulta
nën 4 ºC rekomandohet të mos kryhet betonimi, por n.q.s kjo
është e domosdoshme, atëherë duhet të merren masa që gjatë
proçesit të prodhimit të betonit, atij t’i shtohet solucioni ndaj
ngricave në masën e nevojshme që rekomandohet nga prodhuesi i këtij
solucioni. Prodhimi dhe përpunimi i betonit në temperatura të larta
mund të ndikojë negativisht në reagimin kimik të çimentos me pjesët
e tjera të betonit. Për këtë arsye ai duhet ruajtur kundër
temperaturave të larta. Mënyra e ruajtjes nga temperatura e lartë
mund të bëhet në atë mënyrë, që betoni I freskët të mbrohet nga
dielli duke e mbuluar me plasmas, tallash dhe duke e stërkatur me
ujë. Një ndihmë tjetër për përpunimin e betonit në temperatura të
larta është të ngjyrosësh mbajtësit e ujit me ngjyrë të bardhë dhe
të sigurojë spërkatje të vazhdueshme me ujë.
4.1.9 Provat e betonit
Pasi është prodhuar betoni, ai duhet kontrolluar nëse i plotëson
kriteret sipas kërkesave të projektit. Mbasi të prodhohet ai dhe
para hedhjes së tij, duhet marrë një kampion betoni për të bërë
testime në laborator dhe rezultatet e laboratorit duhet të
dorëzohen tek Supervizori.
4.2 Elemente dhe nën- elemente betoni
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
4.2.1 Arkitrare të derdhur në vend
Arkitrarët realizohen në të gjithë gjerësinë e muraturës me
mbështetje min. 25 cm mbi shpatullat anësore, me lartësi të ndyshme
në varësi të hapësirës së dritës, të armuar në mënyrë të rregullt
dhe sipas udhëzimeve në projekt, të përgatitur nga beton M 200 dhe
M 250, duke përfshirë skelat e shërbimit, kallëpet, përforcimet,
hekurin e armaturës dhe çdo përforcim tjetër për mbarimin e
punës.
4.2.2 Themel butobetoni
Themel I murit rrethues dhe I rampes, realizuar në mënyrë të
rregullt sipas udhëzimeve në projekt, me butobeton, të hedhur në
vepër në shtresa të holla dhe të vibruara mirë, me dozim sipas
betonit me M 150 me inert, duke përfshirë kallëpet, përforcimet, si
dhe çdo detyrim tjetër dhe mjeshtëri për mbarimin e punës.
4.2.3 Trarë të derdhur
Trarë betoni; të armuar në mënyrë të rregullt dhe sipas
udhëzimeve në projekt, deri në lartësinë 4 m, i realizuar me
betonin të dhënë në vepër, i shtuar në shtresa të holla të vibruara
mirë, betoni m-200 me dozim sipas betonit marka 200 me inerte, duke
përfshirë skelat e shërbimit, kallëpet përforcimet, hekurin e
armaturës si dhe çdo detyrim tjetër për mbarimin e punës.
4.2.4 Kolona Kollona betoni, të armuara në mënyrë të rregullt
dhe sipas udhëzimeve në projekt, deri në lartësinë 4 m i realizuar
me betonin të dhënë në vepër, i shtruar në shtresa të holla të
vibruara mirë, betoni, betoni m-200 me dozim sipas betonit marka
200 me inerte dhe siç tregohet në vizatime, duke përfshirë skelat e
shërbimit, kallëpet, përforcimet, hekurin e armaturës, si dhe çdo
detyrim tjetër për mbarimin e punës.
4.2.5 Breza betoni
Realizimi i brezit, në të gjithë gjerësinë e murit rrethues
lart, me lartësi prej 15 cm, i armuar sipas KTZ dhe STASH, i
realizuar me betonin të prodhuar në vepër, i shtuar në shtresa të
holla të vibruara mirë, beton M 200 me inerte dhe siç tregohet në
vizatime, duke përfshirë kallëpet, përforcimet, hekurin e
armaturës, skelat e shërbimit ose skelerinë, si dhe çdo detyrim
tjetër për mbarimin e punës.
4.3 Kallëpet dhe finiturat e betonit
4.3.1 Përgatitja e kallëpeve
Kallëpët prëgatitën prëj druri osë prëj mëtali dhe janë të
gatshme ose përgatiten në objekt.Sipërfaqet e kallëpeve që do të
jenë në kontakt me betonin, do të trajtohen në mënyrë të tillë, që
të sigurojnë shqitje të lehtë dhe mosngjitjen e betonit në kallëp
gjatë
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
heqjes.Përpara ripërdorimit, të gjitha kallëpet dhe sipërfaqet e
tyre që do të jenë në kontakt me betonin, duhen pastruar me kujdes
pa shkaktuar ndonjë dëmtim në sipërfaqen e kallëpit.
4.3.2 Depozitimi në kantier
Kallëpi nuk duhet hequr përpara se betoni të ketë krijuar
fortësinë e duhur, që të mbajë masën e tij dhe të durojë ngarkesa
të tjera, që mund të ushtrohen mbi të. Ky kusht do të merret
parasysh në mënyrë që kallëpi të mbetet në vend pas heqjes së
betonit, për një periudhë të përshtatshme minimale kohore treguar
në tabelën ë mëposhtme nëse kontraktori mund t’i provojë
supervizorit, që kjo punë mund të kryhet dhe në një peruidhë më të
vogël kohore.
Për periudha të ftohta duhet të rritet nga gjysëm dite për çdo
ditë, kur temperatura bie ndërmjet 7°C dhe 2°C dhe një ditë shtesë
për çdo ditë, kur temperatura bie nën 2°C. Kallëpi duhet hequr me
kujdes, në mënyrë që të shmangen dëmtime të betonit.
4.4 Hekuri 4.4.1 Materialet
Përgatitja e çelikut për të gjitha strukturat e betonit dhe
komponentët e metalit, që duhen prodhuar në kantier, duke
konsideruar çelikun që plotëson të gjitha kërkesat e projektit dhe
pa prezencën e ndryshkut, në format dhe përmasat sipas vizatimeve
dhe standarteve tekniko- legale për bashkimin, lidhjen dhe duke e
shoqëruar me çertifikatën e prodhuesit për të verifikuar që çeliku
plotëson kushtet e kërkuara që nevojiten për punë të tilla dhe duke
përfshirë të gjitha kërkesat e tjera jo të specifikuara.
4.4.2 Depozitimi në kantier
Depozitimi i hekurit në kantier duhet të bëhet i tillë, që të
mos dëmtohet (shtrëmbërohet, pasi kjo gjë do të shtonte proçesin e
punës së paranderjes) si dhe të mos pengojë punimet ose materialet
e tjera të ndërtimit
4.4.3 Kthimi i hekurit
a) Hekurat duhen kthyer sipas dimensioneve të treguara në
projekt.
b) Përveç pjesës së lejuar më poshtë, të gjitha shufrat duhen
kthyer dhe
kthimi duhet bërë ngadalë, drejt dhe pa ushtrim force. Bashkimet
e nxehta nuk lejohen.
c) Prerja me oksigjen e shufrave shumë të tendosshme do të
lejohet
vetëm me aprovimin e Supervizorit. Shufrat e amballazhimit nuk
mund të drejtohen dhe të përdoren.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
4.4.4 Vendosja dhe fiksimi
Hekurat do të pozicionohen siç janë paraqitur në projekt dhe do
të ruajnë këtë pozicion edhe gjatë betonimeve. Për të siguruar
pozicionin e projektit ata lidhen me tel 1,25 mm ose kapëse të
përshtatshme.
4.4.5 Mbulimi I hekurit
Termi mbulimi në këtë rast do të thotë minimumin e pastër të
shtresës mbrojtëse ndërmjet sipërfaqes së hekurave dhe faqes së
betonit. Mbulimi minimal do të bëhet sipas normave të KTZ.
4.4.6 Drejtimi i hekurit
Një pjesë e hekurit (me diametër më të vogël se 8 mm)
transportohet në formë rrotullash. Për këtë, duhet që ai të
drejtohet në kantierin e ndërtimit. Drejtimi i tij kryhet me metoda
praktike si psh. Lidhja e njërës anë në një pikë fikse dhe tërheqja
e anës tjetër me mekanizma të ndryshme. Gjithashtu në poligonë
realizohet edhe pararendja për elemente të ndryshme, sipas
kërkesave të projektit. Ky proçes pune duhet të kryhet me kujdes
dhe nën vëzhgimin e drejtuesit të punimeve.
4.5. Struktura metalike
4.5.1. Të dhëna të përgjithshme Në projektimin e konstruksioneve
prej çeliku, duhen marrë parasysh kërkesat që pasqyrojnë veçoritë e
punës së këtyre konstruksioneve, më anë të udhëzimeve përkatëse në
mbështetje të këtyre kushteve teknike. Soliditeti dhe
qëndrueshmëria e konstruksioneve prej çeliku duhet të garantohet si
gjatë proçesit të shfrytëzimit, ashtu edhe gjatë transportimit dhe
montimit. 4.5.2. Prodhimi Prodhimi i çelikut duhet të jetë bërë nga
kompani të liçensuara dhe ata duhet të garantojnë për cilësinë si
dhë të dhënat (përbërja kimike, karakteristikat e forcës/bajtëse,
etj) e çelikut. Çeliku që përdoret për konstruksionet mbajtëse,
duhet t‘u përgjigjet kërkësave të standarteve dhe kushteve teknike
përkatëse dhe të ketë garanci përsa i përket kufirit të
rrjedhshmërisë dhe përmbajtjes max. të squfurit dhe fosforit; kurse
për konstruksionet e salduara, edhe për përmbajtjen max. të
karbonit. Prerja, saldimi si dhe lidhja e elementeve prej çeliku
bëhet në kantierin e firmës kontraktuese dhe ata transportohen në
kantier ose këto punime mund të bëhen në vëndin e punës (në
objekt). Sidoqoftë, duhet që punimet para montimit të elementeve të
kontrollohen nga Supervizori dhe duhet të protokollohen.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
4.5.3.Saldimi
Përgatitja për saldim përfshin atë që detajet para se të
saldohen, të kenë marrë formën e tyre përfundimtare. Po ashtu,
buzët dhe sipërfaqet e pjesëvë që do të saldohen duhet të
përgatiten sipas kërkesave të proçedurës së saldimit dhe formave që
jepen në pasqyrat 6,7,8 te K.T.Z. 206-80 ose në ndonjë tjetër
normë/standart evropian.
Pas saldimit, detajet duhet të trajtohen termikisht për të
zvogëluar ndarjet e brendshme, për të mënjanuar të plasurat dhe për
të përmisuar vetitë fiziko-mekanike.
Gjatë zbatimit të punimeve për saldimin e çeliqeve duhet të
mbahet dokumentacioni teknik më të dhëna për çertifikatën e
materialeve të përdorura, ditarin e punimeve, etj.
4.5.4.Lidhja me bulona
Elementët prej çeliku mund të lidhen/bashkohen edhe më anë të
bulonave.
Lidhja me bulona duhet t‘u përgjigjet normave dhe standarteve
bashkëkohore (EC 3 ose ndonjë norme të ngjashme).
Kualiteti i bulonave luan një rol të rëndësishëm dhe këto të
fundit po ashtu, duhet t’u përgjigjen normave dhe standarteve të
lartpërmendura. Më shumë rëndësi është që ata t’i plotësojnë
kushtet e rezistencës së llogaritjes të bashkimeve me bulona. Lloji
i gjendjes së tensionuar dhe grupi i bashkimit, të cilat duhet të
përmbushin kushtet e nevojshme/kërkuara nga normat/standartet janë
këto:
• Tërheqja • Prerja • Shtypja
Gjatë zbatimit të punimeve për lidhjen me bulona të çeliqeve
duhet të mbahet dokumentacioni teknik më të dhëna për çertifikatën
e materialeve të përdorura, ditarin e punimeve, etj.
Se ç‘mënyrë bashkimi (saldimi apo bulonat) do të përdoret, kjo
duhet vendosur nga inxhinieri konstruktor sipas nevojës.
4.5.5.Ngritja
Ngritja e elementeve prej çeliku bëhet sipas planeve të
përgatitura nga arkitekti/inxhinieri. Inxhinieri duhet të
supervizojë punën e ngritjes. Punonjësit që do të merren me këtë
punë duhet të kenë eksperiencë në ngritjen e elementeve prej
çeliku.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
4.5.6.Mbrojtja nga agjentët atmosferikë
Mbrojtja e çelikut bëhet në dy mënyra:
• Duke e lyer çelikun me disa shtresa, të cilat e mbrojnë
çelikun prej korrosionit. Ajo bëhet duke e lyer, zhytur ose duke e
spërkatur me shtresa. Njëra shtresë është baza, kurse shtresa
tjetër përdoret edhe si dekorim i elementit dhe mund të ketë ngjyrë
të ndryshme.
Materiali në të cilin do të vendosen shtresat duhet më parë të
përpunohet dhe të jetë i lirë nga pluhuri, vaji si dhe nga
ndryshku.
• Shtresë prej metali: kjo mbrojtje është e përhershme. Çeliku
duhet zhytur në zink të nxehtë (450 °C) dhe sipërfaqja e tij të
jetë e lirë prej pluhurit, vajit si dhe prej ndryshkut. Përmbi atë,
mund të vendoset ndonjë shtresë tjetër si dekorim i elementit prej
çeliku (si psh. bojë).
Ndalohet rreptësisht lyerja e çeliqeve për betonim me vajra.
SEKSIONI 5 STRUKTURA E NDËRTIMIT
5.2.3 Ulluqet vertikale dhe horizontale
• Ulluqet horizontale
Realizohen me pjerrësi prej 1% për largimin e ujrave. Ulluqet
horizontale do te jene llamarinë xingato. Ulluku me llamarinë prej
çeliku të xinguar me trashësi jo më të vogël se 0,8 mm, i formuar
nga pjesë të modeluara me mbivendosje minimale 5 cm, të salduara në
mënyrë të rregullt me kallaj, me bord të jashtëm 2 cm më të ulët se
bordi i brendshëm, të kompletuara me pjesë speciale për grykën e
hyrjes. Ulluku horizontal, i modeluar sipas udhëzimeve në projekt,
duhet të jetë i lidhur me tel xingato me hallka të forta të vëna
maksimumi në 70 cm. Ulluket e vendosura ndërmjet çatise dhe
parapetit do të jenë prej llamarine të xinguar, sipas detajeve të
vizatimit.
• Ulluqet vertikale
Janë për shkarkimin e ujrave të çative dhe taracave, dhe kur
janë në gjendje jo të mirë duhet të çmontohen dhe të zëvendësohen
me ullukë të rinj. Ulluqet vertikale për shkarkimin e ujrave të
çative dhe tarracave që përgatiten me llamarinë prej çeliku të
xinguar, duhet të kenë trashësi jo më të vogël se 0.6 mm dhe
diametër 10 cm, kurse ulluqet vertikale prej PVC kanë dimensione
nga 8 deri në 12 cm dhe mbulojnë një sipërfaqe çatie nga 30 deri në
60 m².
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Në çdo ulluk duhet të mblidhen ujrat e një sipërfaqe çatie ose
tarace jo më të madhe se 60 m².
Ullukët duhet të vendosen në pjesën e jashtme të ndërtesës, me
anë të qaforeve përkatëse prej çeliku të xinguar, të fiksuar çdo 2
m. Ujrat e taracës që do të kalojnë në tubat vertikale duhet të
mblidhen nëpërmjet një pjate prej llamarine të xinguar, i riveshur
me guainë të vendosur në flakë, me trashësi 3 mm, të vendosur në
mënyrë të tërthortë, ndërmjet muraturës dhe parapetit, me pjerrësi
1%, e cila lidhet me kasetën e shkarkimit sipas udhëzimeve në
projekt. Pjesa fundore e ulluqeve, për lartësinë 2 m, duhet të jetë
PVC dhe e mbërthyer fort me ganxha hekuri si dhe poshtë duhet të
kthehet me bërryl 90 gradë.
SEKSIONI 6 RIFINITURAT
6.1 Rifiniturat e mureve
Pas përfundimit të punimeve të taracës njëkohësisht dhe me
instalimet elektrike dhe ato hidrosanitare do të vazhdojnë
suvatimet e brendëshme dhe ato të jashtme.
6.1.1 Suvatim i brendshem / i jashtëm
Fillimisht siperfaqet e mureve duhet të pastrohen nga
papastertitë dhe pluhurat. Stukim dhe sistemim i siperfaqeve ku
është e nevojshme, për suvatime për nivelimet e parregulisive, me
anë të mbushjes me llaçi bastard me më shumë shtresa dhe copa
tullash n.q.s është e nevojshme, edhe për zonat e vogla si dhe cdo
detaj tjetër për ta përfunduar plotësisht stukimin. Përpara se të
hidhet sprucimi duhet që siperfaqja që do të suvatohet të laget
mire me ujë. Sprucim i mureve dhe strehave, me llaç çimentoje të
lëngët për përmirësimin e ngjitjes së suvasë dhe riforcimin e
sipërfaqeve të muraturës, duke përfshirë skelat e shërbimit dhe çdo
detyrim tjetër për ta përfunduar plotësisht sprucimin. Suvatim i
realizuar nga një shtresë me trashësi 2 cm llaçi bastard m-25 me
dozim për m²: rërë e larë 0,005 m³; llaç bastard 0.03 m³; çimento
400, 7.7 kg; ujë, i aplikuar me paravendosje të drejtuesve në mure
(shirtit me llaç me trashësi 15 cm çdo 1 deri në 1,5 m ), dhe e
lëmuar me mistri e bërdaf, duke përfshirë skelat e shërbimit si dhe
çdo detyrim tjetër për ta përfunduar plotësisht suvatimin.
6.1.2 Lyerje me bojë hidroplastike importi cilesi e pare
Përpara fillimit të punimeve, kontraktori duhet t’i paraqesë për
aprovim Supervizorit, markën, cilësinë dhe katalogun e nuancave të
ngjyrave të bojës, që ai mendon të përdorë. Të gjitha bojrat që do
të përdoren duhet të zgjidhen nga një prodhues që ka eksperiencë në
këtë fushë. Nuk lejohet përzierja e dy llojevë të ndryshme markash
boje gjatë proçesit të punës. Hollimi i bojës duhet të bëhet vetëm
sipas udhëzimeve të prodhuesit dhe aprovimit të Supervizorit.
Furçat, kovat dhe enët e tjera ku mbahet boja duhet të jenë të
pastra. Ato duhet të pastrohen shumë mirë
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
përpara çdo përdorimi sidomos kur duhet të punohet me një ngjyrë
tjetër. Gjithashtu, duhet të pastrohen kur mbaron lyerja në çdo
ditë. Personeli që do të kryejë lyerjen, duhet të jetë me
eksperiencë në këtë fushë dhe duhet të zbatojë të gjitha kushtet
teknike të lyerjes sipas KTZ dhe STASH. Lyerja me bojë
hidroplastike importi cilesi e pare e sipërfaqes Para lyerjes duhet
të bëhet mbrojtja e sipërfaqeve që nuk do të lyhen (dyer, dritare,
etj) me anë të vendosjes së letrave mbrojtëse. Në fillim të
proçesit të lyerjes bëhet paralyerja e sipërfaqeve të pastruara
mirë me gëlqere të holluar (astari). Në fillim bëhet përgatitja e
astarit duke përzier 1 kg gëlqere me 1 litër ujë. Me përzierjen e
përgatitur bëhet paralyerja e sipërfaqes vetëm me një dorë. Norma e
përdorimit është 1 litër gëlqere e holluar duhet të përdoret për 2
m2 sipërfaqe. Në raste të vecanta përgatitet një dorë solucion
lidhës e formuar me rrëshirë të hollë me 50 % ujë dhe e zbatuar me
penel ose rulon mbi mure. Më pas vazhdohet me lyerjen me bojë.
Lyerja bëhet me dy duar me boje në një distance kohe të nevojshme
për tharje të dorës së parë. Sipërfaqja të jetë uniforme dhe pa
njolla. Ngjyra dhe ndërthurja e tyre do të përcaktohet nga një
konsulencë me specialiste, e cila do te miratohet nga Investitori.
Theksojmë se ngjyra duhet të jetë ngjyrë e celët që të mos krijohen
temperatura shumë të larta në fasadë. Në analizë është përfshirë
edhe skeleria. Matjet janë në m².
6.1.3 Veshja e mureve me pllaka etj.
Muri ne pjesen e lavamanit ne kuzhine si dhe muret e tualeteve
do te vishen me pllaka. Përsa i takon ngjitjes të pllakave të
tipeve të ndryshme me llaç, duhet që punimet t’u permbahen këtyre
kushteve: Baza në të cilën ngjiten pllakat e tipeve të ndryshme,
duhet të jetë e pastër nga pluhuri dhe të jetë e qëndrueshme.
Përbërja e llaçit është e njëjta siç është e përshkruar më lart në
pikën 6.2.1. Trashësia e llaçit duhet të jetë jo më pak se 15 mm.
Ngjitja e pllakave me kollë, bëhet kur sipërfaqja e bazës mbajtëse
është e drejtë. Kolli vendoset sipas nevojës me një trashësi prej 3
mm deri në 15 mm. Të gjitha kriteret e lartpërmendura, të cilat
duhet t’i plotësojë llaçi, vlejne edhe për kollin. Mbasi të thahet
llaçi ose kolli, duhet që fugat e planifikuara, të mbushen me një
material të posaçëm (bojak). Fugat nëpër qoshe dhe lidhje të mureve
duhet të mbushen me ndonjë masë elastike (si psh silikon). Për
secilën sipërfaqe 30 m² të veshur me pllaka të ndryshme, është e
nevojshme vendosja e fugave lëvizëse.
6.2 Tavanet
6.2.1 Tavan i patinuar dhe i veshur me rrjete mbojtese
Fugaturat ne tavan cdo 60 cm ndermjet soletinave, gjate gjithe
gjatesise se tyre, do te stukohen e patinohen. Pas stukimit do te
vendoset nje rrjete me gjeresi 20cm e kapur me gozhda betoni ne
perimeter te cilat lidhen kryq me tel bari per te mbajtur rrjeten.
Gjatë patinimit rrjeta, gozhdet dhe teli I barit mbulohen. Jane
parashikuar skelat e shërbimit, si dhe çdo detyrim tjetër për të
bëre plotesisht patinimin me cilësi të mire.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
6.2.2 Tavan i suvatuar dhe i lyer me bojë Te përgjithshme
Te gjitha sipërfaqet që do të suvatohen do të lagen më parë me
ujë. Aty ku është e nevojshme ujit do ti shtohen materiale te
tjera, në menyrë që të garantohet realizimi i suvatimit më së miri.
Në çdo rast kontraktori është përgjegjës i vetëm për realizimin
përfundimtar të punimevë të suvatimit. Materialet e përdorura: Llaç
bastard marka-25 sipas pikës 5.1.1 Llaç bastard marka 1:2 sipas
pikës 5.1.1. Bojë hidroplastike e cilesise se pare. Përshkrimi i
punës:
Sprucim i tavaneve, me llaç çimentoje të lëngët për përmiresimin
e ngjitjes së suvasë dhe riforcimin e sipërfaqes të muraturës duke
përfshirë skelat e shërbimit dhe çdo detyrim tjetër për të bërë
plotësisht sprucimin. Suvatim i realizuar nga një shtresë me
trashësi 2 cm llaç bastard marka-25 me dozim per m2, rërë e larë
0,005m3, llaç bastard (marka 1:2) 0,03m3, çimento (marka 400), 6,6
kg, uje I aplikuar në bazë të udhëzimevë të përgatitura në mure e
tavane dhe e lëmuar me mistri e berdaf, duke perfshirë skelat e
shërbimit, si dhe çdo detyrim tjetër për të bëre plotesisht
suvatimin me cilësi të mirë. Lyerje dhe lemim i sipërfaqës së
suvatuar të tavanit, bëhet mbas tharjes së llaçit, për tu lyer me
vonë. Lyerje e sipërfaqes me bojë hidroplastike e cilesise se pare,
minimumi me dy shtresa. Ngjyra duhet të jetë e bardhë dhe duhet
aprovuar nga Supervizori.
6.3 Dyshemetë
6.3.1 Dysheme me pllaka gresporcelanat jo lucido
Klasifikimi i pllakave bëhet sipas këtyre kritereve:
• Mënyra e dhënies së formës të pllakës • Marrja e ujit •
Dimensionet e pllakave • Vetitë e sipërfaqes • Veçoritë kimike •
Veçoritë fizike • Siguria kundër ngricës • Pesha/ngarkesa e
sipërfaqes • Koefiçienti i rrëshqitjes
Tabelat e mëposhtme përshkruajnë disa prej këtyre kritereve.
Klasat e kërkesave/ngarkimit Klasa Ngarkesa Zona e përdorimit,
psh I shumë
l htë Dhoma fjetëse, Banjo
II e lehtë Dhoma banuese përveç
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Marrja e Ujit në % të masës së pllakës Klasa Marrja e ujit (E) I
E < 3 % II a 3 % < E < 6 % II b 6 % < E < 10 % III E
> 10 %
Pllakat duhen zgjedhur për secilin ambient, duke marrë parasysh
nevojat dhe kriteret, që ato duhet t‘i përmbushin. Kriteret dhe
tabelat e lartpërmendura mund të ndihmojnë në zgjedhjen e tyre. Ato
do te zgjidhen nga arkitekti si per sa i perket permasave ashtu
edhe dizajnit. Për zyrat duhet që pllakat të jenë të Klasës IV , me
sipërfaqe të ashpër, në mënyrë që të sigurojnë një ecje të sigurtë
pa rrëshqitje. Në ambientet me lagështirë (WC, banjo e dushe) duhet
të vendosen pllaka të klasës I, që e kanë koefiçientin e marrjes së
ujit < 3 %. Për këtë duhet që përpara fillimit të punës,
kontraktori të paraqesë tek Supervizori dhe arkitekti disa shembuj
pllakash, së bashku me çertifikatën e tyre të prodhimit dhe vetëm
pas aprovimit nga ana e tij për shtrimin e tyre, sipas kushteve
teknike dhe rekomandimeve të dhëna nga prodhuesi. 6.3.2 Bordurat
vertikale dhe aksesorë të tjerë
Bordurat vertikale (plintusat) sipas llojit të shtrimit të
dyshemesë i kemi: • Me gres porcelanat, për dysheme me pllaka gres
porcelanat. Ato do te jene
me të njëjtën ngjyre dhe material si pllaka që është shtruar
dyshemeja, me lartësi 8 cm dhe trashësi 1.5 cm, i vendosur në vepër
me llaç ose me kollë. Llaçi për plintuesat duhet të jetë me dozim
për m² : rërë e larë 0.005 m³; çimento 400, 4 kg dhe ujë duke
përfshirë stukimin, pastrimin si dhe çdo detyrim tjetër për
mbarimin e plotë të punës në mënyrë të përkryer.
6.4 Rifiniturat e shkallëve
6.4.1 Shkallë betoni veshur me mermer
Për veshjen e shkallëve të betonit me mermer duhet të
parashikohen këto punë: Në fillim duhet që shkallët e betonit të
pastrohen mirë si dhe të rrafshohet vendi. Pastaj duhet që shkalla
prej betoni të lyhet me qumësht çimentoje, i cili e lehtëson
ngjitjen e pllakave të mermerit. Ngjitja e pllakave të mermerit
bëhet ose duke përdorur llaç ose në rast se shkallët e betonit janë
të rrafshta, atëherë mundet që këto të ngjiten edhe me kollë.
Ngjitja e pllakave të mermerit nuk ndryshon nga ngjitja e pllakave
në mur, pikë e cila është përshkruar gjerësisht në 6.1.14. Mermeri
i perdorur per shkallet do te jete me trashesi 3 cm. Mund te
perdoret travertine e luciduar, mermer Aleksandros, Pigon ose
Trani.
III e mesme Dhoma banuese, ballkone, banjo hotelesh
IV rëndë Zyra, paradhoma, d V shumë
e
Gastronomi, ndërtesa
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
6.4.2 Bordurat vertikale dhe aksesorë të tjerë
Bordurat vertikale (plintuesat) sipas llojit të shtrimit të
shkallëve i kemi: • Me mermer, për shkalle me mermer. Plintuesi i
mermerit duhet të jetë 8 cm e lartë dhe 2 cm e trashë dhe vendoset
në vepër me llaç çimento 1 : 2 ose me kollë.
6.4.3 Korimanot metalike
Korimanot në ndërtime kanë funksione të ndryshme për të
plotësuar. Ata duhet të ofrojnë mbrojtje dhe siguri gjatë të ecurit
në shkallë. Po ashtu, korimanot luajnë një rol të veçantë në pamjen
dhe bukurinë arkitektonike të një ndërtimi.
Duhet që korimanot të jenë të larta 100 cm. Në raste kur
gjatësia e shkallëve është më e madhe se 12 m korimonat duhet të
jenë 110 cm të larta. Masa prej 100/110 cm varet edhe prej
siperfaqes të sheshpushimit. Korimanot montohen në shkallë ose
anash shkallëvë, të fiksuara mirë që të garantohet stabiliteti dhe
qëndrueshmëria e tyre. Korimanot ose duhen mbuluar me elemente
druri mund të sigurohen me ristela prej druri ose metali. Listelat
ndërmjet tyre duhet të jenë më pak se 12 cm.
Në rastet kur shkallët janë më të gjëra se 100 cm, atëherë duhet
që përveç korimaneve, vendosen në muret e anës tjetër të shkallëve,
parmakë për të siguruar një ecje të sigurt. Parmakët nëpër shkallë
nuk duhet të jenë më të ulëta se 75 cm dhe jo më të larta se 110
cm. Kur flitet për shkollë ata të vendosen në një lartësi prej 80
cm. Parmakët duhen larguar nga muret min. 4 cm. Parmakët,
preferohet të vendosen prej një materiali dhe forme të tillë, që
prekja e tyre të jetë e lehtë dhe pa dëmtime. Preferohet që
parmakët të prodhohen prej druri, sepse parmakët prej çeliku të
lenë një përshtypje të ftohtë.
6.5 Dyer dhe dritare 6.5.1 Dritaret/informacion i
përgjithshëm/kërkesat
Dritaret janë pjesë e rëndësishme arkitektonike dhe funksionale
e ndërteses. Ato sigurojnë ndriçimin për pjesët e sipërfaqes së
brendshme të tyre. Madhësia (kupto dimensionet) e tyre variojnë,
varet nga kompozimi arkitektonik, nga madhësia e sipërfaqes së
brendshme dhe kërkesat e tjera të projektuesit. Dritaret duhet të
jenë në kuotë 90 cm mbi nivelin e dyshemesë. Dritaret do të jenë të
prodhuara me duralumin. Pjesët kryesore të dritareve janë: Kasa e
dritares që fiksohet në mur me elemente prej hekuri përpara
suvatimit. Korniza e dritares do të vidhoset me kasën e saj mbas
suvatimit dhe bojatisjes. Në bazë të vizatimit të dritares së
treguar në vizatimin teknik, korniza do të pajiset në kasë me
mentesha dhe bllokues të tipeve të ndryshme të instaluara në te.
Kanate me xhama të hapshëm, të pajisur me mentesha, doreza të
fiksuara dhe me ngjitës transparent silikoni, si dhe me kanata
fikse.
6.5.2 Komponentët
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Dritaret e përbëra me profil duralumini i kemi me Hapje
horizontale dhe janë të përbëra nga: Korniza e fiksuar e aluminit
(me përmasa 61-90mm) do të jetë e fiksuar në mur me telajo hekuri
të montuara përpara suvatimit. Dritaret janë të pajisura me
elemente, që shërbejnë për ankorimin dhe fiksimin e tyre në mur si
dhe pjesët e dala, që shërbejne për rrëshqitjen e kanatit të
dritares. Kanati i dritares do të vidhoset në kornizën e dritares
mbas punimeve të suvatimit dhe bojatisjes. Paneli me xham të
hapshem do të fiksohet në kornizat metalike nga listela alumini dhe
ngjitës transparent silikoni. Ne rast se kemi dritare me dopio xham
do te kemi dy xhama 4mm dhe 10 mm hapsire ajri.
6.5.3 Pragjet e dritareve mermeri
Pragjet e dritareve janë dy llojesh: pragje të brendshme dhe të
jashtme. Ato do të jenë mermer me trashesi 3cm dhe me pikë kullim
uji, sipas vizatimit teknik ose udhezimeve të supervizorit. Pragjet
do të kenë kënde të mprehta dhe çdo detyrim tjetër për përfundimin
e punës.
6.5.4 Dritare PVC Furnizimi dhe vendosja e dritareve siç
përshkruhet në specifikimet teknike me dimensione të dhëna nga
kontraktori, përbëhen nga material PVC profilet e të cilit janë
sipas standarteve Europiane ISO EN 9002. Ngjyra e dritares do të
jetë sipas kërkesës së investitorit. Dritaret rrëshqitëse të PVC
duhet të sigurojnë izolim meanë të një gome dhe adaptues në lidhje
me kornizën. Seleksionimi I hapësirave të ndryshme lejon përdorim
xhami tek ose dopio. Boshllëku brenda xhamit dopio duhet të jetë
20-24mm. Sistemet e dritareve PVC duhet të sigurojnë në mënyrë
perfekte izolimin nga ajri dhe uji. Ato duhet të sigurojnë një
rezistence nga uji nën 500Pa (të barazvlefshme me shpejtësinë e
erës prej 150km/orë). Testet për këtë duhet të jenë në përputhje me
DIN 18055. Koefiçenti I konduktivitetit termal duhet të jetë 2.0W
(m2K) e cila konfirmon Standartet Europiane. Në lidhje me izolimin
e zërit, dritaret prej PVC duhet të sigurojnë izolim ndaj tingujve
deri në shkallën 4 (>40dB). Korniza fikse e dritares (ndarjet)
do të ketë një dimension 74-116mm. Ato janë të siguruar me
elemente, që shërbejne për vendosjen dhe ankorimin në strukturat e
murit si dhe pjesët e dala që shërbejnë për rrëshqitjen e skeletit
të dritares. Forma e profilit është tubolare me qëllim që të
mbledhë gjithë aksesorët e saj. Profili i skeletit të dritares do
të jetë me përmasën 25 mm e cila do të mbulohet nga profili kryesor
qe do të fiksohet në mur. Të dyja korniza fikse ose të lëvizshme
janë projektuar dhe janë ndërtuar me fugë ajri që shërben si
thyerje termike. Ato duhet të ofrojnë zbatim të Standarteve
Europiane të vendosjes së xhamit (Xham tek 4-6mm, xham dopio
20-24mm, xham tresh 24-28
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
mm), me kullues uji me mbledhës uji, me inklinim 2 gradë për të
siguruar kullim uji perfekt, mbyllje perfekte nga mbyllësit
qëndror, trashësi muri që arrin EN (t-3.1mm), izolim për erën dhe
shiun ulluk unik I projektuar për të ndihmuar instalimin e
materialeve të gomuar, që shërbejnë për këtë qëllim.
Karakteristikat e ngjitësit kundër agjentëve atmosferike duhet të
jenë të provuar nga një testim i çertifikuar i bërë, nga prodhuesit
e kornizës së dritares ose nga prodhuesit e profileve. Panelet e
xhamit (4mm të trasha kur xhami është transparent dhe 6 mm të
trasha kur janë të përforcuara me rrjet teli). Sipas kërkesës së
investitorit, dritaret prej PVC mund të jenë me xham dopio
(20-24mm) ose xham tresh (24-28mm).
Të gjitha punët e lidhura me muraturën dhe të gjitha kërkesat e
tjera për kompletimi e punës duhet të bëhen me kujdes. Një model i
materialeve të propozuara do të shqyrtohet nga supervizori për një
aprovim paraprak.
6.5.5 Dyert - informacion i përgjithshëm
Dyert janë një pjesë e rëndësishme e ndërtesave. Ato duhet të
sigurojnë hyrjen në pjesët e brendshme të tyre. Në varësi të
funksionit që kanë, dyert mund të jenë të brendshme ose të jashtme.
Madhësite (kupto dimensionet) e tyre janë të ndryshme në varësi të
kompozimit arkitektonik, kërkesave të projektit dhe të
Investitorit. Dyert mund të jenë të prodhuara me dru, , metalike,
duralumini, etj. Pjesët kryesore të dyerve janë: 1.Kasa e derës e
fiksuar në mur dhe e kapur nga ganxhat, vidat prej hekuri përpara
suvatimit (materialet e dritares mund të jenë metalike, duralumini
ose prej druri të fortë të stazhionuar); 2.Korniza e derës e cila
lidhet me kasën me anë të vidave përkatese pas suvatimit dhe
bojatisjes; 3.Kanati i derës i cili mund të jetë prej druri,
metalike, alumin ose PVC te përforcuara sipas materialit përkates,
si dhe aksesoret e derës, ku futen menteshat, dorezat, çelezat,
vidat shtrënguese, etj.
6.5.6 Dyert e brendshme prej duralumini do te përbëhen nga:
• Kasa fikse në formë profilesh tubolare prej duralumini me
thellësi 61-90
mm, të cilat sigurohen me elemente të posaçëm për fiksimin dhe
mbërthimin në strukturat e mureve. Profilet fikse të kasës do të
jenë me një mbulesë jo më e vogel 25 mm larg murit.
• Kanata lëvizëse në formë profili duralumini me një thellësi
prej 32 mm dhe një lartësi prej 75 mm i rrafshët ose me zgjidhje
ornamentale. Profili duhet të jetë me një hapësirë qëndrore që
nevojitet për futjen e bashkuesve të qosheve (me hapësirë prej 18
mm për vendosjen e xhamit) dhe rrulat për rrëshqitjet e tyre.
• Një bravë metalike dhe tre kopje çelësash tip sekret, doreza
dyersh dhe dorezë shtytëse të derës duhet të vendosen si pjesë
përbërëse e derës.
6.5.7 Dyert - Vendosja në vepër
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Vendosja e dyerve në vepër duhet të bëhet sipas kushteve teknike
për montimin e tyre të dhëna në standartet shtetërore. Mënyra e
vendosjes së tyre është në varësi te llojit të derës dhe materialit
që përdoret për prodhimin e tyre. Për seicilin prej llojeve të
dyerve vendosja në vepër duhet të bëhet si më poshtë:
6.5.8 Instalimi i Dyerve të brendshme prej duralumini ne nyjet
h/sanitare:
Instalimi i dyerve të brendshme prej duralumini te dhëna në
Vizatimet Teknike, dimensionet e të cilave jepen nga Porositesi, do
të bëhen me anë të montimit të profileve të duralimini (korniza
fikse dhe korniza lëvizëse) sipas standartit dhe të lyer, kur të
jenë përfunduar suvatimet e shpatullave. Të dyja pjesët (fikse dhe
lëvizëse) duhet të jenë të projektuara për të bërë dyer që thyejnë
nxehtësinë dhe të jenë me dy profile duralumini, të cilat bashkohen
me një tjetër me anë të dy shiritave hidroizolues gome ose me
material plastik. Një kasë solide duhet të fiksohet me kujdes me
anë të vidave të hekurit në mur dhe në brendësi të llaçit të
çimentos. Fiksimi duhet të ketë një distancë prej qosheve jo më
tepër se 150 mm dhe ndërmjet pjesëve fiksuese jo më tepër se 800
mm. Kasat fikse të dyerve do të bashkohen me kornizat pasi të ketë
përfunduar suvatimi dhe lyerja. Mbushja e boshllëqeve bëhet me
material plastiko elastik dhe pastaj bëhet patinimi i tyre duke
përdorur fino patinimi. Gjithashtu do të vendosen edhe bravat dhe
dorezat metalike ose duralumini. Mbushja ndërmjet kasës dhe murit
të ndërtesës do të bëhet duke përdorur material plastiko-elastik
pasi të jetë mbushur me materialin e duhur hidroizolues. Ndërmjet
mbështetjes së kasës të brendshme dhe pjesës së jashtme prej
duralumini është e preferushme të mbahet një tolerance e instalimit
prej 6 mm, duke e konsideruar hapësirën e fiksimit rreth 2 mm.
6.6 Dyer të brendshme
6.6.1 Dyer të brendshme me profile duralumini ne nyjet
h/sanitare
Furnizimi dhe instalimi i dyerve të brendshme prej duralumini të
dhëna në Vizatimet Teknike, dimensionet e të cilave jepen nga
Porositësi, do të bëhen nga profile duralimini sipas standartit
Europian EN 573 - 3 dhe te lyer më parë. Ngjyra do të jetë sipas
kërkesës së Investitorit. Profilet e kornizave fikse do të kenë
përmasa 61-90 mm. Ato sigurohen me elemente te posaçëm për fiksimin
dhe mberthimin në strukturat e mureve mure të përshtatshme për këto
mbërthime duke lejuar rrëshqitjen e këtyre pjesëve. Profili është
tubolar me qëllim që të mbledhë të gjithë aksesorët e duhur.
Profilet e kasës do të jenë me një mbulesë që është 25 mm në mur.
Profili lëvizes i kasës ka një thellësi prej 32 mm dhe një lartësi
prej 75 mm i rrafshët ose me zgjidhje ornamentale. Të dyja pjesët
(fikse dhe levizëse) duhet të jenë të projektuara për të bërë dyer
që thyejnë nxehtësinë dhe të jenë me dy profile duralumini të cilat
bashkohën me një tjetër me anë të dy shiritave hidroizolues të bërë
me materiale plastik. Thyerja e nxehtësisë bëhet me anë të futjes
së shiritave poliamidi me trashësi 2mm dhe gjatësi 15 mm të
përforcuar me fibër xhami.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Mbushja e boshllëqeve bëhet me furçë duke përdorur fino
patinimi. Profilet e duraluminit duhet të lyhen gjatë një proçesi
me pjekje. Temeratura e pjekjes nuk duhet të jetë më tepër se 180
gradë celsius, koha e pjekjes jo më pak se 15 minuta. Trashësia e
shtresës së lyer duhet të jetë të paktën 45 mu. Boja e përdorur
duhet të jetë e përbërë nga rezine akrilike me cilësi ose poliester
lineare. Një kasë solide duhet të fiksohet me kujdes me anë të
vidave të hekurit në mur dhe në brendësi te llaçit të çimentos.
Fiksimi duhet të ketë një distance prej qosheve jo me tepër se 150
mm dhe ndërmjet pjesëve fiksuese jo më tepër se 800 mm. Kasat fikse
të dyerve do të bashkohen me kornizat pasi të ketë përfunduar
suvatimi dhe lyerja. Gjithashtu do të vendosen edhe bravat dhe
dorezat. Mbushja ndërmjet kasës dhe murit të ndërteses do të bëhet
duke përdorur material plastiko-elastik, pasi të jetë mbushur me
materialin e duhur hidroizolues. Ndërmjet mbështetjes të kasës së
brendshme prej hekuri dhe pjesës së jashtme prej duralumini, është
e preferueshme të mbahet një tolerancë e instalimit prej 6 mm, duke
e konsideruar hapësirën e fiksimit rreth 2 mm. Toleranca e
trashësisë duhet të jetë sipas EN 755 - 9 Dyert hapëse bëhen me
profile standart duralumini dhe me pjesë të brendshme prej druri të
laminuar me trashësi minimale prej 100 mm. Një bravë metalike dhe
tre kopje çelesash tip sekrete, doreza dyersh dhe doreze shtytëse
të derës duhet të vendosen si pjesë përbërëse e derës. Një model të
zërave të mësipërm të propozuar, duhet ti jepet Supervizorit për
aprovim paraprak.
6.6.2 Dyer të brendshme druri me ½ xham (palce ndricuese)
Furnizimi dhe instalimi i dyerve të brendshme prej druri Pishe me
"Palcë ndriçuese", dimensionet e të cilave jepen nga Porositësi,
përbëhet nga:
• një kasë e bërë me dru pishe të stazhionuar (me trashësi 4 cm)
e trajtuar me
një mbulesë mbrojtëse të drunjtë, e dimensionuar sipas gjerësisë
së murit, (duke marrë parasysh edhe rritjen prej mbulesës së murit)
mbërthehet fuqishëm në mur me vida hekuri (çdo një metër) dhe me
llaç çimento;
• Një kornizë e kasës së drurit që fiksohet, tek kasa e drurit e
dhënë me sipër, pas suvatimit dhe lyerjes. Për dyert e dhëna në
Vizatimet Teknike, korniza do të sigurohet me mentesha dhe ankerat
e çelësit për të gjitha llojet e dyerve (Dyer me kasë, dyer pa
kasë, me dritë në pjesën e sipërme, etj).
• Kanatet hapëse të dyerve të bëra me melamine të laminuar dhe
shirita ndërmjet druri të fortë të siguruar nga një bravë sigurie.
Dy panelet e melamisë do të jenë 8 mm të trasha dhe të gjitha
kufijtë e derës do të mbrohen nga një shirit druri i fortë.
Trashësia totale e dyerve do të jetë 4,5 cm minimalisht.
• Një bravë metalike dhe tre kopje çelesash tip sekrete, doreza
dyersh dhe doreze shtytëse të derës
• Mbyllja bëhet me shirita solide druri, të cilat vendosen
përreth perimetrit të derës me anë të thumbave, pune që duhet të
bëhet me cilësi, sipas të gjitha kërkesave të duhura teknike që
duhen për kompletimin e kësaj pune.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Furnizimi dhe instalimi i dyerve të brendshme "me palcë
ndriçuese" me panel xhami është njëlloj si me sipër dhe sipas
përshkrimeve të dhëna në Vizatimet Teknike por me ndryshimin se në
vend të paneleve të drunjta vendosen panele xhami. Panelet e xhamit
mund të jenë transparente (4 mm trashësia minimale) dhe me rrjetë
të përforcuar (6 mm trashësia minimale). Kanatet e xhamit do të
instalohen pas lyerjes së derës me bojë të emaluar dhe vendosjes së
tyre.
Furnizimi dhe instalimi i dyerve të brendshme "me palcë
ndriçuese" me pjesët e kondicionerit është njelloj si më sipër, por
me ndryshimin se në pjesën e poshtme të panelit vendoset një pjesë
duralumini, sipas kërkesave të punës të sistemit të
kondicionimit.
Furnizimi dhe instalimi i dyerve të brendshme të mësipërme, por
me dritë në lartësi ka ndryshimin se në vend të paneleve të
mësiperme në pjesën e sipërme të derës, sipas Vizatimit Teknik,
vendosen pjesë xhami me hapje dhe me xham me rrjetë të
përforcuar.
Një shembull i zërave të mësipërm të propozuar duhet ti jepet
Supervizorit për aprovim paraprak
6.6.3 Dyer të brendshme me dru të fortë Furnizimi dhe instalimi
i dyerve të brendshme prej druri Pishe dhe të trajtuara me mbulesë
mbrojtëse të drunjtë, dimensionet e të cilave jepen nga Porositesi,
përbëhet nga:
- një kasë e bërë me dru pishe të stazhionuar (me trashësi 4 cm)
e trajtuar me një
mbulesë mbrojtëse të drunjtë, e dimensionuar sipas gjerësisë së
murit, (duke marrë parasysh edhe rritjen prej mbulesës së murit)
mbërthehet fuqishëm në mur me vida hekuri dhe me llaç çimento
- Një kornizë e kasës së drurit që fiksohet tek kasa e drurit e
dhënë më sipër pas suvatimit dhe lyerjes. Për dyert e dhëna në
Vizatimet Teknike, korniza do të sigurohet me mentesha dhe ankerat
e çelësit për të gjitha llojet e dyerve (Dyer me kasë, dyer pa
kasë, me dritë ne pjesën e sipërme, etj).
- Pjesët hapëse të dyereve I kemi disa tipe: tamburate dhe me
dru masiv. Ato me tamburato kanë kornize druri të fortë (me përmasa
minimalisht 10 x 4 cm), pjesë të vendosura horizontalisht dhe
vertikalisht me të njëjtin seksion çdo 40 cm. Në pjesën e poshtme,
paneli më i ulët horizontal do të jetë në një lartësi 20 cm nga
fundi. Pjesët me dru masiv pishe të stazhionuar (me trashësi 3 cm)
dhe e trajtuar me mbulesë mbrojtëse të drunjtë dhe të përforcuar në
pjesët e brendshme me struktura druri, të cilat duhet të sigurohen
të paktën nga 3 mentësha me gjatësi minimale prej 16 cm.
- Një bravë metalike dhe tre kopje çelësash tip sekrete, doreza
dyersh dhe dorezë shtytëse të derës
- Mbyllja bëhet me shirita solide druri, të cilat vendosen
përreth perimetrit të derës me anë të thumbave, pune që duhet të
bëhet më cilësi, sipas të gjitha kërkesave të duhura teknike që
duhen për kompletimin e kësaj pune.
6.6.4 Dyer te brendshme druri - metalike do të instalohen në
përputhje me kërkesat e standartit shtetëror për montimin e tyre si
më poshtë:
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
• një kasë metalike fiksohet ne mur me anë të ganxhave të
çelikut ose me anë
të betonimit në mur përpara suvatimit. Kasa metalike duhet të
lyhet me bojë metalike kundra korrozionit para se të montohet në
objekt. Madhësia e saj është në varësi të trashësisë së murit ku do
të vendoset. Trashësia e fletëve të çelikut të kasës duhet të jetë
minimalisht 1,5 mm. Gjerësia e pjesëve anësore të kasës duhet të
jetë minimalisht 10 cm kurse gjerësia e pjesës qëndrore është në
varësi të gjerësisë së murit dhe llojit të derës. Fletët e çelikut
të kasës duhet të kthehen ose të saldohen sipas Kushteve Teknike te
Zbatimit
• Kanati i derës së blinduar fiksohet tek kasa pas suvatimit dhe
lyerjes. Kanati
do të sigurohet me mentesha dhe ankerat e çelësit gjatë
instalimit të pjesëve hapëse të derës. Në këtë kanat do të vendosen
elementet e sigurisë si dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm të
saj.
• Kanati I derës ka në brendësi (ndërmjet fletëve të llamarinës)
shufrat metalike
të sigurisë me diametër minimal prej 16 mm të cilat vendosen në
distance midis tyre minimalisht 30 cm. Ato duhet të saldohen në
kornizën metalike kanatit të derës së blinduar.
• Ndërmjet shufrave vendosen materiale mbrojtëset termoizoluese
polisteroli me
trashësi minimale t = 3 cm. Vendosja e termoizoluesit duhet të
bëhet pas saldimit të shufrave metalike dhe përfundimit të punimeve
të prodhimit të kornizës metalike të derës.
• Dera me kostruksion metalik do të jetë veshur me mbulesa të
drunjta me
trashësi 2-3 mm (një nga çdo anë).
• Bravat e sigurisë së lartë së bashku me çelësat sekret
montohen në kornizën e derës me anë të vidave prej çeliku
Kasa e derës duhet te lyhet me bojë të emaluar, transparente
përpara fiksimit të derës. Kur është veshur me flete druri mbyllja
bëhet me shirita solide druri të cilat vendosen përreth perimetrit
të derës, punë e cila duhet të bëhet me cilësi të lartë sipas të
gjitha kërkesave. - Të gjitha punët e lidhura me instalimin dhe
vendosjen e dyerve në objekt duhet të
bëhen sipas kërkesave teknike.
6.6.4 Bravat
Furnizimi dhe fiksimi i bravave të çelikut tip sekret, sipas
përshkrimeve në Vizatimet Teknike. Pjesët kryesore përbërëse të
tyre janë:
• Mbulesa mbrojtëse • Fisheku i kyçjes dhe vidat e tij • Shasia
prej çeliku
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
• Çelësat • Dorezat.
Në se Kontraktori do të instalojë brava me leve tip Tubolare
(Ato janë veçanërisht të përdorshme për femijët dhe handikapet), të
dhënat teknike të tyre duhet të jenë si më poshtë:
• Shasia prej çeliku dhe kasa e fishekut të kyçjes të vëndosur
në një pjesë të
zinguar për mbrojtje nga korrozioni. • Garancia e Braves mbi 150
000 cikle jete • Gjuza duhet të jetë prej zinku me mbrojtje
katodike ose bronx solid. • Bravat duhet të jenë te kyçshme me një
vidë të posaçme për të rritur
sigurimin e derës, • Bravat duhet të jenë te kyçshme në një
kombinim të thjeshtë dhe perdorim të
lehtë, • Bravat duhet të jenë të lehta për tu instaluar. •
Trashësia e mbulesës mbrojtëse duhet të jetë 1 mm dhe diamteri i
saj duhet
të jetë 67 mm, • Thellësia e fishekut të kyçjes duhet të jetë 60
- 70 mm, • Dorezat duhet të jenë plotesisht të kthyeshme nga ana e
djathte e derës, • Trashësia e derës duhet të jetë 35 mm - 50 mm
sipas standartit • Të zbatueshme për çelesat tip Yale sipas
standartit por mund të jenë të
zbatueshme edhe për mundësi të tjera të çelësave. • Pjesa e
kthyeshme duhet të jetë e përshtatshme deri në 60 -70 mm.
Bravat me levë tip Tubolare mund të përdoren për dyert hyrëse,
dyert e banjove ose për dyert që nuk kanë nevojë për kyçje. Për
dyert hyrëse do të kemi:
• Fishek kyçës për kyçje të posaçme • Çelësi ose doreza me thumb
të kyçë dhe të çkyçe brenda dhe jashtë gjuzën
e bravës • Kthim nga brenda i thumbit kyçës ose çelësi do të
mbylle gjuzën. Kthimi në
drejtim të kundërt do të çkyçë gjuzën.
Për dyert e banjove apo të tjera : • Gjuzat e jashtme dhe të
brendshme veprojnë me vidën e posaçme për kyçje
kur bëhet kyçja nga kthimi i thumbit të futur. • Një pjesë
metalike e futur dhe e kthyer për rastet e emergjencës do të
çkyçë
derën nga jashtë.
Për dyert që nuk kanë nevojë per kyçje do të kemi: • Gjuzat e
jashtme dhe të brendshme veprojnë me fishekun e kyçjes gjatë të
gjithë kohës. • I përshtatshëm për përdorim në dhomat e ndenjes,
guzhinat apo dhomat e
fjetjes së fëmijëve
6.6.5 Menteshat
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Furnizimi dhe fiksimi i menteshave të bëra me material çeliku
inoks ose të veshur me shtresë bronxi, sipas përshkrimeve të dhëna
në Vizatimet Teknike, do të bëhet sipas standartit dhe cilësisë.
Materiali i çelikut duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e lartë të
menteshave, mos thyeshmërinë e tyre ndaj goditjeve mekanike,
elasticitetin e duhur të menteshave, jetëgjatësinë prej 180 000
cikle jete gjatë punës, etj.
Menteshat duhet të jenë të përbëra prej:
• Kunji prej çeliku të veshur me shtresë bronxi, me fileto, tip
mashkull; • Kunji prej çeliku të veshur me shtresë bronxi, tip
femër; • Katër vidat e çelikut që përdoren për mberthimin e tyre në
objekt.
Forma dhe përmasat e pjesëve përbërëse jepen në Vizatimet
teknike. Të dy kunjat e mësipërm duhet të levizin lirshëm tek njëri
tjetri duke bërë të mundur një lëvizje sa më të lehtë të kornizës
së derës ose të dritares kundrejt kasës së tyre. Gjatë montimit si
dhe gjatë shfrytëzimit këto kunja mund të lyhen me vaj për të
eliminuar zhurmat që mund të bëhen gjatë punës së tyre. Menteshat
që përdoren për dyert përbëhen prej dy kunjave të mësipërm dhe 4
vidave metalike për mbërthimin e tyre. Kunjat me fileto tip
mashkull duhet të jenë me diametër d=14-16 mm. Gjatësia e kunjit
tip mashkull është L1 = 60 mm kurse gjatësia e filetos së tij duhet
të jetë të paktën L2 = 40 mm. Ky kunj filetohet në kornizën e derës
sipas përshkrimit të dhënë në Vizatimet Teknike. Koka e kunjit
duhet të jetë në formën e kokës të gurit të shahut. Kunji metalik
tip femër mbërthehet me anë të katër vidave metalike në pjesën
tjetër të derës. Menteshat e poshtme që vendosen në derë duhet të
jetë jo më shume se 25 cm mbi pjesën e poshtme të kornizës së
derës. Menteshat që përdoren për dritaret përbëhen prej dy kunjave
të mësipërm dhe 4 vidave metalike për mbërthimin e tyre. Kunjat me
fileto tip mashkull duhet të jenë me diametër d=12-13 mm. Gjatësia
e kunjit tip mashkull duhet të jetë L1 = 50 mm kurse gjatësia e
filetos së tij duhet të jetë të pakten L2 = 30 mm. Koka e kunjit
duhet të jetë në forme të rrumbullaket. Ky kunj filetohet në
kornizën e dritares sipas përshkrimit të dhënë në Vizatimet
Teknike. Kunji metalik tip femër mbërthehet më anë të katër vidave
metalike në pjesën tjetër të dritares. Menteshat e poshtme që
vendoset në dritare duhet të jetë jo me shumë se 15 cm mbi pjesën e
poshtme të kornizës së dritares. Gjatë montimit të dyerve duhet të
vendosen të paktën 3 mentesha në tre pika ankorimi në largësi
minimale prej njëra tjetrës Lmin = 50 cm dhe për dritaret 2
mentesha në largësi minimale prej njëra tjetres me L'min = 30 cm.
Lloji i menteshave që do të vendosen janë të përcaktuara në
projekt. Ato janë në varësi të llojit dhe madhësise së dyerve dhe
dritareve. Të gjitha punët e lidhura me instalimin dhe vendosjen e
tyre në objekt duhet të bëhen sipas kërkesave teknike të
supervizorit dhe të projektit. Një model i menteshës, së bashku me
çertifikatën e cilësisë dhe të origjinës së mallit, duhet ti jepet
për shqyrtim supervizorit për aprovim para se të vendoset në
objekt.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
6.6.6 Dorezat
Të përgjithshme
Dorezat e dyereve / dritareve duhet të jenë të njejta në të
gjitha ambientet e cerdhes. Në mënyrë që të plotësohet ky kusht
duhet që këto doreza të jenë të tilla, që mund të përdoren si në
ambientet e thata ashtu edhe në ato me lagështirë.
Kriteret që duhet të plotësojnë
Dorezat e dyereve dhe të dritareve duhet të jenë:
6.6.6.1 Të kenë shkallë të lartë sigurie në përdorim
(jetëgjatësi gjatë përdorimit të shpeshtë);
Jetëgjatësia e dorezave varet kryesisht nga materialet me të
cilat janë prodhuar ato, si dhe nga mënyra e lidhjes së dorezës me
elementët e tjerë (cilindrit, bravës etj.) Për këtë sugjerohet që
të zgjidhen doreza, të cilat janë prodhuar me material të fortë dhe
rezistentë psh. Çelik jo i ndryshkshëm
6.6.6.2 Të garantojnë rezistencë momentale ndaj ngarkesave (të
sigurojë qëndrueshmëri në rastet e keqpërdorimit: varjet, goditjet,
përplasjet etj);
Duke patur parasysh përdoruesit e këtyre dorezave, duhet që ato
të kenë koefiçentë të lartë qëndrueshmërie në ngarkesë, pra duhet
ti rezistojnë peshës së fëmijëve tek doreza. Sipas normave
Evropiane (DIN) ekzistojnë dy klasa qëndrueshmërie. Tabela e
mëposhtme paraqet ngarkesat për këto dy klasa nga të cilat për
rastin tonë do të sugjeronim klasën ES2.
6.6.6.3 Të mos shkaktojnë dëmtime fizike gjatë përdorimit.
Përsa i takon kësaj pike duhet të themi se meqënëse keto doreza
do të montohen në dyert dhe dritaret e cerdhes, pra do të përdoren
nga fëmije, duhet që dorezat të zgjidhen të tilla, që të mos
shkaktojnë dëme fizike tek fëmijët. Në rast modeli i dorezës i
paraqitur në tabelën e mëposhtme i plotëson të gjitha kushtet,
meqënëse ajo përdoret më shumë në ambientet e brendshme dhe është
më e sigurtë, për rastet e largimit të emergjencës, pasi është në
formë rrethore.
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Montimi
Përpara se të bëhet montimi i dorezave ato duhet ti tregohen
supervizorit dhe vetëm pas miratimit të tij të bëhet montimi.
Montimi i dorezave duhet të bëhet i tillë që të plotesojë kriteret
e lartpërmendura. Në momtimin e dorezës duhet të zbatohen me
korrektësi të plotë udhezimet e dhëna nga ana e prodhuesit të
saj.
6.7 Gardhi dhe portat 6.7.1 Gardh (rrethimi) me mur dhe
kangjella
Gardhi përbëhet prej 3 elementeve: Muri : Gërmime seksion të
caktuar për themele deri në thellësinë 60 cm nga rrafshi i tokës,
në terren të çfarëdolloj natyre dhe konsistence, të lagur ose të
thatë duke përfshirë prerjen dhe heqjen e rrënjëve, trungjeve,
gurëve dhe pjesëve me volum deri në 0,3 m³, plotësimin etj.
Përforcimin e çfarëdolloj marke dhe rezistence, mbushjen e pjesëve
të mbetura bosh pas realizimit të themeleve, me materialin e
gërmimit me dore, duke përfshirë zhvendosjen brenda ambientit të
kantierit. Muri i themeleve mund të realizohet me butobeton, me
blloqe çimentoje ose me gurë duke përfshirë çdo mjeshtëri për
dhëmbët e lidhjes si dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për mbarimin e
muraturës dhe realizimin e saj më së miri. Xokolatura duhet të
behët në lartësi deri 60 cm prej sipërfaqes të dheut ose rrugës.
Lartësia e mureve pa kangjella shkon deri në 1,8 m me kangjella
shkon deri në 80 cm. Kolonat: Në distancën maksimale prej 3 m duhet
të vendosen kolona prej metali në dimensionet me gjerësi sa muret.
Ata duhet në majë të mbulohen duke salduar pllaka metalike me
dimensionet e njëjta si kolonat. Kolonat duhet ankoruar mirë në
murin e ndërtuar më parë. Në vend të kolonave metalike mund të
vendosen kolona prej betoni ose prej materiali si i murit. Ato
duhet të jenë të trasha sa është muri mbi të cilën vendosen ata, me
gjerësi minimale 30 cm, që realizojne qëndrueshmëri statike. Në
raste se shtyllat bëhen prej guri, betoni, ose materiali tjetër, ai
duhet te suvatohet me një shtresë me trashësi prej 2 cm me Llac
bsatard m-25. Muri i lartëpermendur duhet po ashtu të suvatohet me
të njëjtën mënyrë si kolonat. Kangjellat:
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
Kangjellat duhet të jenë të bëra prej metali dhe të
saldohen/ngjiten mirë me kolonat. Ata duhet të lyhen të paktën dy
herë me bojë kundër korosionit. Format dhe pamja e kangjellave do
të vendoset së bashku me arkitektin/inxhinierin dhe klientin.
Hapësirat e kangjellave nuk duhet të jenë më shumë se 12 cm, që të
mos mundet të kalojë njeri ndërmjet atyre. Lartësia minimale e
gardhit duhet të jetë 1.8 m. (muri +kangjellat).
6.8. Dysheme me parket për sallat e edukimit fizik Specifikimet
dhe kërkesat për parketin: Dyshemeja duhet të plotësojë normat për
lehtësi sportive dhe gjimnastikore. Sipërfaqja e dyshemesë duhet të
shtrohet me parket me dru të fortë psh, me ah ose ndonjë të
ngjashëm. Kjo shtrese është fiksuar mbi pllaka tallashi të presuar
(1x1m dhe 15mm I trashë). Shtresa për çdo pllakë parketi nuk duhet
të kalojë përmasën 1x1m. Sipërfaqja duhet të jetë e ashpër dhe mbi
të duhet të hidhen një ose dy shtresa llaku. Të gjitha kanalet dhe
të dalat e pllakës së tallashit duhen ngjitur mirë me njëra –
tjetrën, në mënyrë që të mos krijojnë sipërfaqe të dala në shtresën
e parketit. Përpara hedhjes së dorës së fundit të llakut sipërfaqja
duhet të jetë e lëmuar, e llustruar dhe pastaj e pastruar.
Sipërfaqes së shtruar I duhet hedhur dy herë llak smalti dhe duhet
trajtuar. Ndryshimi në nivelimin e sipërfaqes duhet të jetë
maksimumi 2 mm për 10 m gjatësi. ushtet e nën – strukturave:
• Shtresa e fundit e betonit të paktën 15 cm e fortë (B200) •
Hidro- izolimi (të paktën me dy shtresa bitumi) • Termo- izolimi
(pllakë polisteroli 5 cm) • PVC plastmas (të paktën 0.02 mm e
fortë) • Përbërja e dyshemesë (të paktën 5 cm e fortë)
Ndërtimi i bazamentit të lëkundshëm
• Pjesët e bazamentit të lëkundshëm: gjerësia= 4-10cm; lartësia
= 20-40 mm; distanca =afërsisht 30 cm.
• Bordurat e pjesës së poshtme të tokës së luhatshme bëhen prej
dërrasave me trashësi 18-23 mm, gjerësia= 10-14 cm, lartësia
18-23mm, distanca= afër.30 cm.
• Bordurat e pjesës së sipërme së tokës së lëkundshme bëhen prej
kornizave të dërrasave të tokës së lëkundshme 18-23 mm, dërrasa me
gjerësi 10-14 cm; trashësia 18-23 mm, distanca= afër. 30 cm.
• Dërrasa bazë për dyshemenë (gjerësia = 10-15 cm; trashësia=
18-23 mm; distanca= max. 5 cm distancë ndërmjet dyshemesë prej
druri.
• Furnizimi dhe vendosja e dyshemesë me dru të fortë, trashësia
= 12mm; gjerësia = 30 cm; gjerësia e dyshemesë = 5 cm mbi dyshemenë
ekzistuese
http://www.bashkiafier.gov.al/
-
Adresa: Lagjja “Kastriot”; Rruga “Ramiz Aranitasi”; Nr.15 Fier -
SHQIPËRI Tel. + 355 34 410650, www.bashkiafier.gov.al
ngjitet sipërfaqja (të lidhura dhe fiksuara në kanale me vida
çeliku) është jo e rrëshqitshme dhe e shtruar dy herë me llak
smaltues.
Vizatimi
Ndërtimi i shtreses me parket për dyshemenë perbehet nga: •
Shtresa e siperme e parketit e cili mbeshtet mbi • Binare pishe
50x50. • Kornize e stazhionuar ne gjithe perimetrin e palestres •
Gozha • Llak, do te lyet e gjithe siperfaqja e shtreses me
parket.
Siguria ne pune Kontraktori duhet të sigurohet se vendi dhe
pajisjet jan�