Top Banner
i DISERTACION Për marrjen e gradës shkencore ―Doktor‖ Tema: Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në Liqenin e Ohrit dhe pellgun e tij ujëmbledhës Disertante: MSc. Ing. Monika Hoxhaj Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Ilir Alliu Tiranë, 2016
113

Size: 3.59 MB

Jan 29, 2017

Download

Documents

dokiet
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Size: 3.59 MB

i

DISERTACION

Për marrjen e gradës shkencore ―Doktor‖

Tema: Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës

dhe Pojskës në Liqenin e Ohrit dhe pellgun e tij

ujëmbledhës

Disertante: MSc. Ing. Monika Hoxhaj

Udhëheqës shkencor:

Prof. Dr. Ilir Alliu

Tiranë, 2016

Page 2: Size: 3.59 MB

ii

Disertacion i përgatitur nga: MSc. Ing. Monika Hoxhaj

Për marrjen e gradës shkencore: DOKTOR

Tema: Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës

dhe Pojskës në Liqenin e Ohrit dhe pellgun e tij

ujëmbledhës.

Mbrojtur më datë 04 prill 2016 para Jurisë:

1. Prof. Dr. Përparim Hoxha Kryetar

2. Prof. Dr. Ilirjan Malollari Anëtar (Oponent)

3. Prof. Dr. Arjan Beqiraj Anëtar (Oponent)

4. Prof. Dr. Vladimir Peza Anëtar

5. Prof. Dr. Çerçiz Durmishi Anëtar

Tiranë, 2016

Page 3: Size: 3.59 MB

iii

Parathënie

Liqeni i Ohrit, është një trup ujor ndërkufitar, shtrihet në pjesën lindore të Republikës së

Shqipërisë dhe pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë. Ky liqen, nga më të vjetrit

në Europë dhe pellgu i tij, ka vlera të veçanta natyrore dhe kulturore (pjesë e trashëgimisë

botërore të mbrojtura nga programi UNESCO i OKB-s) dhe një potencial të

konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në tërësi.

Në pjesën perëndimore të pellgut të liqenit të Ohrit, që në vitin 1958 e më pas, është

ushtruar aktiviteti minerar i shfrytëzimit të minierave të hekur-nikelit (Fe-Ni), kromit (Cr)

dhe qymyrgurit. Megjithëse në vite aktiviteti minerar ka ndryshuar, disa miniera janë

mbyllur, përsëri disa nga minierat e hekur-nikelit (Fe-Ni) dhe kromit (Cr) janë ende aktive.

Ky studim është një punë kërkimore disa vjeçare ku janë përfshirë shumë aktorë. Ai është

në vijim të disa studimeve të kryera nga shkencëtarë vendas dhe të huaj.

Në dallim nga punimet e mëparshme të kryera në vendin tonë, qasja jonë për ndikimet që

pësojnë mjedisi abiotik dhe biotik në liqen dhe pellgun e tij, është jo vetëm funksion i

mineralogjisë dhe përbërjes kimike të xeherorëve që shfrytëzohen në pellg, por dhe i

proçeseve të transportit dhe transformimit që varen nga faktorët hidrometeorologjik, rrjeti

hidrografik, rreshjet, temperaturat, era, topografia e terrenit dhe tekstura dhe grimcometria

e materialit që transporton rrjeti hidrografik si dhe i hidrodinamikës së liqenit të Ohrit.

Për realizimin e këtij studimi janë ndërthurur: modeli konceptual Burimet ndotëse-

Transport dhe transformim – Kapësit e tyre (ndikimet e pësuara nw mjedisin abiotik dhe

biotik), kampionime dhe analizë e tyre, vëzhgime në terren, përqasje teorike, të kombinuara

me monitorimin.

Rezultaret e studimit tregojnë që sasia e ndotësve që transportohet në liqenin e Ohrit është

maksimale, kur dhe sasia e rreshjeve në zonë është maksimale. Sasia e ndotësve të tretur në

ujë është shumë herë më e vogël se ajo në sedimente. Sedimentet e ndotur, shpërndahen në

liqen sipas dy skenarëve kryesor.

Sipas skenarit të parë, periudha kur temperaturat e ajrit janë më të larta se ato të liqenit,

sedimentet janë pezull deri në thellësinë e shtresës së përzier mirë prej shtjellave, valëve dhe

rrymave që i shtyjnë në thellësi të liqenit dhe depozitohen në thellësi më të mëdha se shtresa

e përzier mirë.

Ndërsa sipas skenarit të dytë, periudha kur temperaturat e ajrit janë më të ulta se ato të ujit,

sedimentet jane kryesisht pezull. Sedimentet që sjellim tributarët janë të bllokuar pranë

bregut të liqenin nga pengesa termike që ju bëjnë ujrat e liqenit. Në mjedisin biotik flora

bentike është më e dëmtuara.

Përfundimet dhe rekomandimet e këtij studimi mund të shërbejnë për studime të mëtejshme

dhe të gjitha studimet bashkë mund të kontribuojnë në menaxhimin efektiv të liqenit të

liqenit të Ohrit dhe pellgut të tij dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Page 4: Size: 3.59 MB

iv

Mirënjohje

Realizimi i këtij studimi është një ëndërr e hershme dhe një dedikim për familjen time.

Ky studim është realizuar falë ndihmës së pakursyer të udheheqësit shkencor, kolegëve të

departamentit, gjithë institucioneve që kanë pjesë të punës së tyre mbrojtjen e mjedisit, si

Ministria e Mjedisit, Bashkia e qytetit të Pogradecit, IGJEUM, ISHP, AKBN si dhe gjithë

bashkëpunëtorëve. Ju falemnderit të gjithëve!

Page 5: Size: 3.59 MB

v

Përmbledhje

Mbrojtja e cilësisë së ujrave të liqenit është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e cilësisë së

jetës që zhvillohet në të, por kjo mbrojtje është edhe më e rëndesishme kur ka veçori

ekologjike siç është Liqeni i Ohrit.

Liqeni i Ohrit (41o41’N, 20

o43’E) shtrihet në pjesën lindore të Republikës së Shqiperisë

dhe pjesën jug-perëndimore të Republikës së Maqedonisë. Ai është një nga liqenet më të

vjetër në Europë, krijuar 2-3 milion vjet më parë, gjatë periudhës Terciare. Për shkak se

liqeni është relativisht i izoluar, rrethuar nga kodra dhe male, është zhvilluar një koleksion

unik bimësh dhe kafshësh. Disa prej bimëve dhe kafshëve kanë qënë specie shumë të

zakonshme miliona vjet më parë, por tani konsiderohen relike ose fosile të gjalla. Shumë

prej specieve janë endemike (rreth 200), pra që janë gjetur vetëm në këtë liqen, siç janë

shumë kërmij të liqenit, krimba dhe sfungjer dhe 17 specie peshqish.

Liqeni i Ohrit përbën një vlerë botërore për endemizmin, sistemin hidrologjik, kulturën dhe

historinë e popujve që e kanë banuar pellgun e tij. Pjesa maqedonase e liqenit dhe pellgut që

prej vitit 1979 renditet në listën e vendeve me vlera të veçanta natyrore dhe kulturore,

mbrohet nga programi i OKB-s, UNESCO. Së fundmi edhe pjesa shqiptare është pjesë e

kësaj liste të trashëgimisë botërore për vlera të veçanta natyrore dhe kulturore.

Në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit, që prej viteve 1958, është zhvilluar një aktivitet

minerar, i cili megjithë uljet dhe ngritjet e tij, gjithnjë ka qënë trysni për liqenin dhe pellgun

e tij. Vetëm pas vitit 2003, subjektet që shfrytëzonin minierat kishin leje mjedisore me

kushte për mbrojtjen e mjedisit, por që gjithnjë kanë probleme në zbatueshmërinë e tyre dhe

me vet proçeset e dhënies së lejeve mjedisore. Gjithsesi çdo vlerësim mjedisor sado i saktë

të jetë duhet të ndiqet nga monitorime e vlerësime mjedisore periodike apo të herë pas

herëshme, për të kuptuar më mirë dinamikën e proçeseve dhe faktorëve të shumtë që

përcaktojnë gjëndjen e mjedisit abiotik dhe biotik.

Aktiviteti minerar, nga pikpamja ekonomike ka qënë i leverdisshëm, por natyrisht ka

ndikuar negativisht në komponentët bio-fizik të mjedisit. Vlerësimi i ndikimit të këtyre

minierave në pellg dhe në trupin ujor të liqenit merr vlerë te veçantë kur mjedisi që ndikohet

paraqet vlerat të veçanta.

Qëllimi i përgjithshëm i tij është të vlerësoj ndikimin në liqenin e Ohrit dhe pellgun e tij

ujëmbledhës, të minerave të hekur-nikelit (Fe-Ni) dhe kromit (Cr), duke u bazuar jo vetëm

në përbërjen mineralogjike dhe kimike të xeherorëve, por edhe në hidrodinamikën e tij dhe

kushtet hidro-meteorologjike të zonës.

Page 6: Size: 3.59 MB

vi

Objektiva të këtij studimi janë:

-të vlerësojë shkallën e erozionit dhe sasinë e sedimenteve që vjen në liqen prej pjesës së

pellgut ku ushtrohet aktivitet minerar,

- të vlerësoj përqëndrimet e treguesve të ndotjes (ndikimeve) në ujë dhe sedimente, si dhe të

vlerësoj, faktorët e riskut ekologjik, (faktorë -shkallë ndotjeje)

- të zbulojë shpërndarjen hapësinore të ndotësve në trupin ujor të liqenit.

- të evidentojë fakte të ndikimeve të aktivitetit minerar në mjedisin biotik të liqenit të Ohrit

dhe pellgut të pellgut të tij ujëmbledhës.

Objekt i punës kërkimore janë minierat e Fe-Ni të Çervenakës, Mëmëlishtit (Cr), Gurit të

Kuq (Fe-Ni) dhe ajo e Pojskës (Cr) që gjenden brënda rrezes prej 2.5 km nga bregu i liqenit

Metodologjia e studimit përfshin, modelin konceptual burim ndotje - transport -

transformim- receptori (kapësi i ndotjes). Vëzhgime në terren, kampionime dhe analiza

kimike, përqasje teorike e kombinuar me monitorimin në studimin e proçeseve fiziko-

kimike që ndodhin në liqen dhe që janë përgjegjës për transportin e ndotësve nga burimet

pikësore apo të shpërndarë. Ky studim është në vazhdën e shumë studimeve të kryera për

liqenin e Ohrit, por synon të jetë plotësues, për nga përqasjet.

E reja e këtij studimi është që krahas përqasjeve të mëparshme këtu është përdorur

përqasja teorike-matematike,) e analizimit dhe llogaritjes së parametrave të hidrodinamikës

së liqenit dhe parametrave hidro-meteorologjik të zonës, që kushtëzojnë ndikimet e mjedisit

abiotik dhe biotik.

Konkretisht janë mineralet e hekur –nikelit ( Fe-Ni) dhe mineralet e kromit Cr burimet e

ndotjes. Ndërsa transportuesit kryesor të këtyre ndotjeve në ujrat e liqenit janë rrjedhat

ujore sipërfaqsore (tributarët). Sigurisht tributarët nuk janë transportuesit e vetëm të

ndotjeve në ujrat e liqenit, por janë kryesorët. Transportuesit e tjerë, era dhe ujrat

nëntokësor nuk janë objekt i këtij studimi. Kapësi apo marrësi i ndotjeve është trupi ujor i

liqenit të Ohrit. Natyrisht edhe pellgu pëson ndryshime në topografi dhe në përdorimin e

tokës për shkak të aktivitetit minerar që zhvillohet, ndryshime që pasohen me ndryshime të

mjedisit biotic. si në trupin ujor edhe në pellg.

Së pari janë analizuar burimet e ndotjes, xeherorët e mineraleve, mineralogjia dhe përbërja

kimike e tyre. Më tej janë analizuar proçeset e transportit dhe transformimet kimike të

xeherorëve në mjedisin ujor të rrjedhave ujore sipërfaqsore para se ato të mbërrijnë në liqen.

Është kryer llogaritja e prurjeve të këtyre rrjedhave ujore sipërfaqsore (tributarëve) duke u

bazuar në të dhënat shumë vjeçare për rreshjet që bien në zonën në studim dhe të dhënat për

gjatësinë dhe pjerrësinë e shpateve përgjatë bregut perëndimor të liqenit, ku zhvillohet

aktiviteti minerar

Së dyti është bërë një vlerësim i shkallës së erozionit në zonë dhe i zonave me shkallë më të

lartë të erozionit, që janë pikërisht sipërfaqet ku janë depozituar materiali steril shkëmbor

Page 7: Size: 3.59 MB

vii

dhe xeherorët e nxjerrë nga galeritë, sipërfaqet e karrierave dhe rrugët e hapura për të bërë

transportin e mineraleve në destinacione të ndryshme. Ky vlerësim është bërë duke u bazuar

në ekuacionin universal të erozionit sipërfaqsor. Në këtë ekuacion faktorët kryesor janë:

regjimi dhe sasia e rrjeshjeve, indeksi i erozivitetit, erodibilitetit, pjerrësia dhe gjatësia e

shpateve dhe përdorimi i tokës.

Së treti janë bërë kampionime, vendi, sasia dhe koha e kryerjes së tyre është përcaktuar

duke u bazuar:- në studime të mëparshme; në vëzhgimet në terren; në analizat e burimeve të

ndotjeve dhe të shkallës së erozionit; në fondin dhe mjetet në dispozicion. Kështu janë

marrë kampione në tributarët që mbartin metale të tretur, metale të ngurtë pezull apo metale

në sedimentet në shtratin e tributarëve. Prurjet e tributarëve, pjerrësia e terrenit dhe

granulometria e sedimenteve garantojnë futjen e tyre në ujrat e liqenit. Në çdo tributarë janë

marrë nga tre kampione pranë grykderdhjeve të tyre dhe në ujrat e liqenit nga tre kampione

pranë çdo tributari. Koha e marrjes së kampioneve është zgjedhur fillimi i nëntorit (3 nëntor

2014). Në të gjitha studimet e mëparshme koha e marrjes së kampioneve është zgjedhur

fundi i tetorit ose fillimi i nëntorit, kështu mund të bëjmë krahasime dhe të kuptojmë

ndryshimet e ndodhura. Në këtë periudhë fillojnë rreshjet e para pas periudhës së verës,

gjatë së cilës sasia e rreshjeve është shumë e vogël ndërsa rreshjet e para të mëdha sjellin në

tributarë pikërisht metalet që tresin apo të ngurtë në sedimentet, që vijnë prej materialit

shkëmbor steril, xeherorëve të mineraleve dhe mbetjeve teknologjike të pasurimit të

depozituara në pellg.

Këto kampione janë marrë, ruajtur dhe analizuar sipas standarteve të pranuara nga

legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e mjedisit. (në asistencën e specialistëve kimist) dhe

janë kryer në laboratorin kimik të IGJEUM-t.

Së katërti, me të dhënat e fituara është bërë paraqitja grafike dhe janë njëhsuar faktorët e

riskut ekologjik, faktor-shkallë ndotjeje. Për të njohur shpërndarjen hapësinore të metaleve

(të tretur apo ngurte, sediment) në ujrat e liqenit, janë analizuar variacionet e parametrave

meteorologjike dhe hidrodinamik, gjatë gjithë vitit dhe janë llogaritur paramentrat

hidrologjik të prurjeve të tributarëve në periudhën e lagët, parametrat e thellësisë së shtresës

së përzier mirë, të thellësisë dhe largësisë së fillimit të depozitimit të sedimenteve. Këto

variacione dhe parametra kushtëzojnë edhe shpërndarjen hapsinore të metaleve në ujrat e

liqenit dhe çojnë në ekzistencen e dy skenarëve kryesor të shpërndarjes. Në studim janë

paraqitur të dy skenarët.

Së pesti, janë mbledhur fakte nga studime të ndryshmë për ndikimet në mjedisin biotic, në

liqen dhe pellgun e tij ujëmbledhës. Këto fakte tregojnë që flora bentike pranë bregut është

më e ndikuara nga aktiviteti minerar. Sedimentet në breg janë gjithashtu edhe shtrati ku

vënë vezët disa lloje peshqish. Dëmtimi i këtyre shtretërve natyrisht që ka reduktuar edhe

sasinë e peshkut dhe ka ndikuar në rritjen e largësisë nga bregu të kapjes së peshkut.

Aktiviteti minerar nuk është i vetmi, por është një faktor i rëndësishëm në uljen e sasisë së

peshkut. Flora dhe fauna e pellgut rezulton gjithashtu e dëmtuar, për shkak të dëmtimit të

habitateve, zhurmave dhe pluhurave.

Page 8: Size: 3.59 MB

viii

Së fundmi, janë dhënë edhe disa rekomandime lidhur me: trajtimin e ujrave sipërfaqsor me

metoda të thjeshta, në basene të vegjël, do të reduktonte sasinë e metaleve që shkojnë në

liqen. Marrja e masave për reduktimin e erozionit, duke shtuar gjelbërimin me bimë

autoktone dhe bërë një menaxhim më të mirë të stoqeve të sterileve dhe xeherorëve, do të

ulte sasinë e sedimenteve që përfundojnë në liqen. Largimi sa më parë i dampave të

mbetjeve teknologjike të pasurimit të hekur –nikelit sipas projekteve që tashmë ekzistojnë

dhe rehabilitimi i tyre sa më parë me metoda biologjike. Rehabilitimi i pejsazhit të pellgut.

Mbajtja nën kontroll, monitorimi i aktivitetit minerar ekzistues. Reduktimi i aktivitetit të

peshkimit.

Miniera e kromit në Pojskë, që rezulton e shfrytëzuar në masën mbi 2/3 e rezervave të saj.

Bazuar dhe në përvoja të vendeve të tjera dhe në një studim të posaçëm, mund të

shndërrohet në një zonë turistike, duke eliminuar ndikimet negative të aktivitetit minerar në

këtë pjesë të pellgut dhe duke ofruar një mundësi për turizëm gjithë vitin, duke mbështëtur

zhvillimin e qëndrueshëm të liqenit dhe pellgut të tij.

Page 9: Size: 3.59 MB

ix

Përmbajtja

Parathënie

Mirënjohje

Përmbledhje

Përmbajtja

Listë figurash

Listë tabelash

Kapitulli 1. Hyrje

1.1 Informacioni bazë

1.2 E Shkuara dhe e tashmja e aktivitetit minerar në pellgun pranë bregut të liqenit të Ohrit

1.3 Shtrimi i problemit

1.4 Rëndësia e studimit

1.5 Qëllimi dhe objektivat

Kapitulli 2. Të dhëna për zonën në studim

2.1 Përshkrimi gjeografik

2.2 Klima

2.3 Gjeologjia

2.4 Hidrologjia-hidrogjeologjia

2.5 Gjeomorfologjia

Kapitulli 3. Metodologjia e studimit

3.1 Modeli konceptual, burim ndotës—transport-transformimi ndotjes- kapësi i ndotjes.

3.2 Përqasje teorike, vëzhgime në terren, kampionime, analiza kimike dhe monitorime

Page 10: Size: 3.59 MB

x

Kapitulli 4 Analizë e burimeve ndotëse dhe e transport-transformimit të

tyre

4.1 Analizë e burimeve ndotëse

4.1.a Shkalla e erozionit në pjesën perëndimore të pellgut të liqenit të Ohrit.

4.1.b Sasia mesatare vjetore e sedimenteve në pjesën e pellgut ku janë minierat

4.1.c Xeherorët (Lateritet) e Fe-Ni, mineralogjia dhe përbërja kimike e tyre.

4.1.d Mbetjet teknologjike të fabrikës së pasurimit te Fe-Ni në Gur të Kuq

4.1.e Xeherorët e Kromit, mineralogjia dhe përbërja kimike e tyre

4.1.f Rezultate dhe diskutim

4.2 Analizë e transport-transformimit ndotësve

4.2.a Transporti i ndotësve me rrjedhat e ujrave sipërfaqsore, tributarë në liqen

4.2.b Transformimet kimike të ndotësve gjatë transportit të tyre në tributarë

4.2.c Rezultate dhe diskutime

Kapitulli 5 Vlerësimi i ndotjes me metale i ujrave të liqenit të Ohrit.

5.1 Analizat kimike të ndotjes me metale

5.1.a Vendmatjet, kampionimi dhe analizimi i kampionëve

5.1.b Rezultatet e matjeve dhe faktorët e riskut ekologjik, faktor-shkallë ndotjeje

5.1.c Diskutime

5.2 Shpërndarja hapësinore e ndotësve në ujrat e liqenit.

5.2.1 Faktorët hidro-meteorologjik dhe hidrodinamika e liqenit gjatë një viti.

5.2.2 Shpërndarja hapësinore sipas dy skenarëve, nga tetori në mars dhe nga marsi

në tetor

Page 11: Size: 3.59 MB

xi

5.3 Fakte të ndikimit të aktivitetit minerar në mjedisin biotik të zonës në studim

5.3.1 Fakte të ndikimit të aktivitetit minerar në mjedisin biotik të liqenit të Ohrit

5.3.2 Fakte të ndikimit të aktivitetit minerar në florën dhe faunën e pellgut

ujëmbledhës të liqenit të Ohrit

Kapitulli 6. Përfundimet dhe Rekomandimet

6.1 Përfundimet

6.2 Rekomandimet

REFERENCA

Page 12: Size: 3.59 MB

xii

Listë figurash

Fig 1.2 Harta e lejeve minerare të dhëna pas vitit 2002 (Burimi, AKBN)

Fig 1.3.1 Foto nga aktiviteti minerar në minierën e Cr në Pojskë dhe Cr në Mëmëlisht

(M. Hoxhaj, 2014

Fig 1.3.2 Foto të Fabrika e pasurimit të Fe-Ni në Gur të Kuq dhe Dampa e mbetjeve

teknologjike të Fe-Ni në Polje, Hudënisht (M.Hoxhaj 2014)

Fig. 2.1 Harta e pellgut të liqenit, zona në studim (nga Watzin M, Univ. Vermont)

Fig. 2.2.1 Reshjet mesatare mujore shumëvjecare në stacionin meteorologjik të Pogradecit

(IGJEUM 2014)

Fig. 2.2.2 Shpërndarja vjetore e rrezatimit diellor dhe orëve me diell në stacionin

meteorologjik të Pogradecit (1990-2012, IGJEUM)

Fig. 2.2.3 Variacioni shumëvjecar i temperatures së ajrit në stacionin meteorologjik të

Pogradecit (1990 – 2012)

Fig. 2.2.4 Trëndafili i erës në stacionin meteorologjik të Pogradecit (1990-2012, IGJEUM)

Fig 2.3.1 Harta gjeologjike e pellgut të liqenit të Ohrit, elementët strukutor kryesor. Njësitë

stratigrafike (Dumurdzanov dhe Ivanovski 1977, Premti dhe Dobi 1994)

Fig 2.3.2 Harta gjeologjike e zonës në studim (IGJEUM, 2014)

Fig. 2.4.1 Harta e tipeve të tokës që lagen nga liqeni i Ohrit (sipas FAO, 2006)

Fig. 2.5.1 Burimet e Shën Naumit (Lake Ohrid Conservation Project 2002)

Fig 2.5.3 Harta hidrografike e liqenit të Ohrit dhe batimetria e tij ( burimi:Smithsonian

Instit, USA dhe Hydrobiological Institut, Ohrid 1975)

Fig 3.1 Paraqitja skematike e modelit konceptual: Burim-Shteg-Receptor (Holdgate, 1979)

Fig 4.1.a/1 Harta topografike e zonës në studim (IGJEUM 2014)

Fig 4.1.a/2 Harta e përdorimit të tokës në zonën në studim (Burimi: IGJEUM 2014)

Fig 4.1.a/3 Shpërndarja hapësinore e vlerave të erozionit aktual në zonën në studim

(CORINE 2010)

Fig. 2.5.2 Luhatjet afatgjata te nivelit te liqenit Ohrit (stacioni meteorologjik i Pogradecit,

IGJEUM)

Page 13: Size: 3.59 MB

xiii

Fig 4.1.c Kollonat e vendburimeve te Hekur-Nikelit Gur të Kuq dhe Çervenakë

(Sipas F.Arkaxhiu, 2008)

Fig 4.1.d Paraqitja skematike e procesit të ndarjes së ngurtë-lëng, fraksionit të imët (Burimi

projekti ―Ndikimi i aktivitetit minerar në zonën e liqenit të Ohrit dhe masat për minimizimin

e efekteve negative‖, FGJM 1995-97)

Fig 4.2.2 Klasifikimi i elementëve që formojne komplekse (ansamble) në tretësirat ujore

(Burimi: Geochemistry W.White 2007)

Fig 4.2.3 Paraqitja skematike e transportit të ndotësve prej rrjedhave ujore sipërfaqsore

Fig 5.1.b/1 Paraqitja grafike e përqwndrimeve të Ni në sedimente

Fig 5.1.b/2 Paraqitja grafike e përqëndrimeve të Cr në sedimente

Fig 5.1.b/3 Paraqitja grafike e përqëndrimeve të Fe në sedimente

Fig 5.1.b/4 Paraqitja grafike e përqëndrimeve të Co në sedimente

Fig 5.1.b/5 Paraqitja grafike e përqëndrimeve të Fe në ujë në mg/l

Fig Fig 5.2.1/1 Paraqitja skematike e fillimit të procesit të shtresëzimit termik

(Benoit Cushman-Roisin, 2011)

Fig 5.2.1/2 Paraqitja grafike e shtresëzimit termik të ujit të liqenit gjatë një viti.

(Sipas stacionit meteorologjik të Ohrit, 1999-2000)

Fig 5.2.1/3 Qarkullimi Langmuir (Ficher. H 1979)

Fig 5.2.1/4 Paraqitja skematike e zonës së përzjer mirë (llogaritur maksimum rreth 19m)

Fig 5.2.1 /5 Paraqitja skematike e efektit Ekman (Benoit Cushman-Roisin, 1994)

Fig. 5.2.1/6 Profilet e matjeve të shpejtësive të masave ujore me teknikën Doppler

(qershor 2012)

Fig 5.2.1/7 Shpërndarja e shpejtësive të masave ujore në profilin BA (matur, qershor 2012)

Fig. 5.2.1/8 Madhësia e shpejtësive në seksionin BC (matur, qershor 2012)

Fig. 5.2.1/9 (Majtas) Shpejtesite vektoriale te mases ujore, (Djathtas) Profili temperaturës

në pikën B (matur, qershor 2012)

Fig. 5.2.1/10 Luhatjet e vlerave absolute të shpejtësive për pikën B (matur, qershor 2012)

Fig 5.2.2/1 Paraqitja skematike e fillimit të konveksionit penetrues dhe prishjes së

shtresëzimit termik (Benoit Cushman-Roisin, 1994)

Fig 5.2.2/2 Paraqitja skematike e konveksionit fund - krye (Benoit Cushman-Roisin, 1994)

Page 14: Size: 3.59 MB

xiv

Fig 5.2.2/3 Skema e bllokimit termik të ujrave të tributarëve në ujrat bregliqenore

Fig 5.3/1 Ohritospogia rotunda (sfungjer endemik) (M.Watzin, V.Puka,T.Naumoski, 2002)

Fig 5.3/2 Salmo Letnica (Koran) (M.Watzin, V.Puka,T.Naumoski, 2002)

Fig 5.3/3 Zhytësi i zi (Fulica) (M.Watzin, V.Puka,T.Naumoski, 2002)

Page 15: Size: 3.59 MB

xv

Listë tabelash

Tabela 4.1.a/1 Vlerat reference të shkallës së erozionit bazuar në teksturën e dheut

(Burimi: CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/2 Vlerat e indeksit të teksturës dhe erozionit për zonën në studim

(Burimi:CORINE 2010)

Tabela. 4.1.a/3 Indeksi i erozivitetit dhe ndjeshmëria ndaj erozionit (Projekti CORINE

2010)

Tabela 4.1.a/4 Vlerat e indeksit erozivitetit për zonën në studim (CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/5 Vlerat e indeksit të Bagnouls-Gaussen për vendmatjet e zonës në studimit

(Burimi:CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/6 Vlerat e indeksit të pjerrësisë për zonën në studim (Burimi: CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/7 Vlerat reference të indeksit të pjerresise në raport me erozionin

(Burimi: CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/8 Mbulesa bimore e vlerësuar sipas ndjeshmërisë ndaj erozionit

(Burimi: CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/9 Tabela përmbledhëse e shkallës së erozionit në zonën në studim

(Burimi: CORINE 2010)

Tab 5.1.b/1 Rezultatet e matjeve të kryera në sedimente. Përqëndrimet e metaleve në

sedimente

Tab 5.1.b/2 Vlerat e faktorit dhe shkallës së ndotjes për metalet ne sedimente

Tab.5.1.b/3 Rezultatet e matjeve të kryera në ujë. Përqëndrimet e metaleve të tretur

Tab. 5.1/b/4 Vlerat e faktorit dhe shkallës së ndotjes për metalet në ujë

Page 16: Size: 3.59 MB

xvi

Page 17: Size: 3.59 MB

1

Kapitulli 1 Hyrje

1.1 Informacioni bazë

Në vendin tonë, para viteve 1990, meqënëse sistemi shoqëror dhe ai ekonomik, bazoheshin

në filizofine e mbështetjes në forcat e veta, u bë një shfrytëzim intensiv i burimeve natyrore

të vendit dhe u ndërtua dhe një industri e rëndë nxjerrëse dhe përpunuese, të cilat

ekonomikisht rezultuan jo efiçente dhe me pasoja të rënda jo vetëm socio-ekonomike, por

edhe mjedisore.

Gjatë bregut shqiptar të Liqenit të Ohrit është zhvilluar dhe zhvillohet një aktivitet minerar i

konsiderueshëm për nga ndikimi në ekonominë rajonale por edhe për nga ndikimi në

ekologjinë e liqenit dhe pellgut të tij ujëmbledhës.

Nga pikëpamja ekonomike, aktiviteti minerar ka rritur treguesit ekonomik të zhvillimit të

zonës, por janë përkeqësuar treguesit e integritetit të komponentes bio-fizike të mjedisit.

Kështu, janë shkatërruar sipërfaqe me pyje, është dëmtuar flora dhe fauna në pellg, janë

ndotur rrjedhat ujore që derdhen në liqen, është cënuar cilësia e ujrave të liqenit dhe jeta që

zhvillohet në to.

Pas viteve 1990, ndryshimet e sistemit shoqëror-ekonomik, natyrisht sollën ndryshime në

politikat, planet, programet dhe projektet e zhvillimit, të cilat tashmë i referohen zhvillimit

të qëndrueshëm. Ky zhvillim siguron plotësimin e nevojave aktuale pa kompromentuar

aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar edhe ata nevojat e tyre. Baza ligjore, e cila

është në zhvillim e sipër, në përafrim me atë europiane, nuk lejon zbatimin e asnjë politike,

plani, programi dhe projekti në kundërshtim me mbrojtjen e mjedisit.

Por shumë industri të mbyllura, uzina, fabrika dhe miniera vazhdojnë të mbeten burime të

konsiderueshme ndotjeje. Të tilla janë edhe dampat e sterileve të ish fabrikës së pasurimit të

Fe-Ni, (renditet në listën e hot spoteve në Raportet për Gjendjen e Mjedisit të çdo viti)

aktiviteti minerar pranë liqenit te Ohrit, si ajo miniera e kromit në Pojskë, minierat e Fe-Ni

në Çervenakë dhe minierat qymyrgurore në pjesën jugore të liqenit. Këto miniera janë

shkak për kontaminimin apo ndotjen e tokës, të ujrave sipërfaqësor dhe nëntokësor, të cilët

ndrenojnë në liqenin e Ohrit. Risku ekologjik i këtyre ndotësve rritet duke patur parasysh

ndjeshmërinë e lartë të liqenit të Ohrid, i cili numëron rreth 200 specie endemike, relike dhe

ku mund të ―lexohet‖ evolucioni i jetës për miliona vjet.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 18: Size: 3.59 MB

2

Trysnitë që ushtron aktiviteti minerar në ekologjinë e liqenit dhe pellgut, përmblidhen si më

poshtë:

- Sterilet që dalin nga minierat. Këto sterile dalin si nga punimet përgatitore ashtu

edhe nga prodhimi i mineraleve, sasia e tyre varet nga kushtet e hapjes, formacioni i

punimit, sistemi i shrytëzimit dhe vlera e mineralit, sasia e tyre ndryshon shumë

sipas minierave dhe lëviz nga 30% e sasisë së prodhimit deri në 100%.

- Sterilet (mbetjet teknologjike) e ish fabrikës së pasurimit të Fe-Ni në Gur të Kuq, të

depozituara pranë ish fabrikës, shumë afër liqenit si dhe të depozituara në Polje të

Hudënishtit.

- Stoqet e xeherorëve të Cr dhe Fe-Ni të hedhur pranë galerive në pritje për tu

transportuar.

- Ujrat që dalin nga minierat dhe ujrat e reshjeve që shpëlajnë stoqet e materialit steril

dhe të xeherorëve, të cilët përfundojnë në rrjedhat ujore hyrëse në liqen (tributarët).

- Hapja e rrugëve automobilistike

- Ndërtimi i shesheve industriale, magazinave dhe ndërtesave.

- Makineritë e rënda, ngarkim-shkarkimi dhe përpunimi i mineralit dhe i sterileve

shkaktojnë pluhura dhe zhurma të vazhdueshme ose periodike.

Mineralet që janë shfrytëzuar nga minierat (filluar që në 1958) në pellgun e liqenit të Orhit

janë: minierat e hekur-nikelit Fe-Ni, kromit dhe qymyrit. Por studimi ka në fokus minierat

që janë më pranë liqenit dhe që punojnë ende dhe sot, ato të Fe-Ni dhe të Cr.

Trupat minerar të Fe-Ni kanë një tektonikë të zhvilluar dhe gjenden në tavan të shkëmbinjve

ultrabazik dhe mbi ta janë vendosur depozitimet karbonatike të gelqerorëve. Trupat minerar

të kromit gjenden në shkëmbinjtë ultrabazik të serpentizuar dhe në ta takohen tektonika

shkëputëse të pasmineralizimit që shërbejnë si kolektor të rreshjeve atmosferike.

Pas vitit 2002- në vazhdim, sipas AKBN-s, aktiviteti minierar që ushtron trysni në mjedis

përfshin:

-Minierën e kromit në Pojskë

- Dampën e mbetjeve të sterileve të pasurimit të Fe-Ni në Polje-Hudënisht

-Minierën e Fe-Ni në Gradishtë, Hudënisht

- Miniera e Fe-Ni Çervenakë

- Miniera Fe-Ni në Gur të Kuq

- Ish fabrika e pasurimit të Fe-Ni dhe dampa e sterileve në Gur të Kuq

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 19: Size: 3.59 MB

3

- Miniera e kromit Mëmëlisht (Perroi i Çervenakës)

Aktiviteti minerar në pellgun e liqenit megjithë ulje-ngritjet në kapacitetin e shfrytëzimit, ka

qënë i pranishëm dhe ka ushtruar një trysni të vazhdueshme prej fillimit e deri tani.

Ndikimet që pësojnë mjedisi abiotik dhe biotik ndikojnë në uljen e qëndrueshmërisë

ekologjike dhe ekonomike të liqenit dhe pellgut të tij.

1.2 E Shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e aktivitetit minerar në pellgun e liqenit të

Ohrit

Shqipëria konsiderohet një vend i pasur me minerale dhe si rrjedhojë, kërkimi, zbulimi,

shfrytëzimi dhe përpunimi i mineraleve të ndryshme ka përfaqësuar dhe përfaqëson një

aktivitet të rëndësishëm ekonomik për vendin. Zhvillimi i aktivitetit minerar në Shqipëri

mund të ndahet në tre etapa kryesore:

a. Etapa e parë para viti 1944, fillon me hartimin, në vitin 1922, të hartës gjeologjike të

Shqipërisë, e cila ishte e para e këtij lloji në Ballkan. Hartimin dhe miratimin, në

vitin 1929, të ligjit minerar të Mbretërisë Shqiptare, i cili i hapi rrugën fillimit të

proçesit të kërkimit, zbulimit dhe shfrytëzimit të mineraleve dhe pranisë në Shqipëri

të shoqërive të huaja, kryesisht italiane dhe austriake

b. Etapa e dytë, vitet 1944-1994. Gjatë kësaj faze aktiviteti minerar ka qenë organizuar

në formën e ndërmarrjeve shtetërore, ndërmarrje të organizuara me bazë rajoni apo

dege.

c. Etapa e tretë pas 1994. Proçesi i reformimit të industrisë minerare nga ndërmarrje

shtetërore në subjekte private dhe krijimi i një baze ligjore e administrative të bazuar

në parimet e ekonomisë së tregut (Ligji Minerar Shqiptar 1994, 2010), mbi bazën e

të cilit do të bëhej:

-Liberalizimi i liçensimit të shfrytëzimit të pasurive minerare

-Konçesionimi mbi asetet e industrisë minerare

-Mbyllja e minierave joefektive dhe monitorimi i tyre

Ligji për minierat është aprovuar në 1994, është amenduar në vitet 2001, 2006, 2010. Ky

ligj ka për qëllim rregullimin e aktivitetit minerar sipas kushteve ekonomike të vendit.

Minierat në Shqipëri kanë të ardhme. Në vend kanë filluar të vijnë edhe kompani serioze

shumë të mëdha, por ajo që e ka penguar rritjen e këtij sektori në ato nivele që të gjithë e

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 20: Size: 3.59 MB

4

presim, përveç faktit që është një sektor që është vulnerabël nga bursa dhe nga çmimet

ndërkombëtare të mineraleve, janë edhe problemet e korrupsionit.

Problemet mjedisore, nga ushtrimi i aktivitetit minerar janë më së shumti nga aktviteti i

para viteve 1990. Kështu ne trashëguam shumë miniera të braktisura apo të mbyllura, stoqe

me minerale dhe me material steril shkëmbor, mbetje teknologjike nga industria e pasurimit

të mineraleve, të cilat janë të shpërndara në të gjithë territorin e vendit dhe nuk kanë një

përgjegjës për rehabilitimin e tyre.

Por institucionet shtetërore shqiptare, të ndihmuar kryesisht nga Banka Botërore, nëpërmjet

projekteve të ndryshme ka realizuar rehabilitimin e disa dampave në vend. Për aktivitete

minerare që ushtrohen pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri minerar, problemet e mjedisit të

shkaktuara nga aktiviteti minerar, zgjidhen më së miri, nëse ligjet do të zbatohen.

Shfrytëzimi i vendburimit të Fe-Ni në Çervenakë, në Çervenakën perëndimore,

Lindore dhe në Gur të Kuq (Mëmëlisht)

Punimet gjeologo-zbuluese në pjesën veriore të Çervenakës Perëndimore kanë filluar në

vitin 1956. Këto punime zgjatën rreth tre vjet. Gjatë kohës së përpilimit të raportit

gjeologjik për vendburimin e Çervenakës, kryheshin punimet paraprake të zbulimit në

pjesën veri-lindore të vendburimit të Gurit të Kuq.

Në vitin 1959 kishte filluar prodhimi i xeherorit të Fe-Ni në Çervenakën Lindore (prodhimi

eksportohej në Republikën Çeke). Në vitin 1963, filloi shfrytëzimi i minierës së

Çervenakës, ndërsa vazhdonin punimet për zbulimin, llogaritjen e rezervave dhe

shfrytëzimin e vendburimit të Gurit të Kuq. Fabrika e pasurimit të Fe-Ni kishte filluar të

ndërtohej në të njëjtën kohë me hapjen e minierës në Guri I Kuq, në vitin 1974. Kjo minierë

shfrytëzonte xeherorët e Fe-Ni në formë karriere pasi trupi xeheror dilte në sipërfaqe. Deri

në vitin 1978 kur përfundoi Fabrika e Pasurimit, xeherori i prodhuar eksportohej në

Republikën e Kinës, për t’u përdorur si prove teknologjike për projektimin e uzinës hidro-

metalurgjike në Elbasan. Ni 1.1% (sipas Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore,

AKBN)

Sipas AKBN janë:

Leje nr 655/2002 Pojskë Mineral Cr sip 1.000 km2

Leje nr 859/2005 Gur i kuq Fe-Ni sip 1.188 km2

Leje nr 981/2006 dampa Polje Hudënisht Fe-Ni sip 0.099 km2

Leje nr 1022/2007 Çervenakë Fe-Ni sip 0.1748 km2

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 21: Size: 3.59 MB

5

Leje nr 1114/2007 Çervenakë juglindore Fe-Ni sip 0.65 km2

Leje nr 1357/2009 Çervenakë lindore Fe-Ni sip 0.085 km2

Leje nr 1530/2010 dampa vjetër Gur i kuq Fe-Ni sip 8.934 km2

Fig 1.2 Harta e lejeve minerare të dhëna pas vitit 2002 (Burimi, AKBN)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 22: Size: 3.59 MB

6

Fotografitë më poshtë janë realizuar gjatë vëzhgimeve në terren në vitin 2014.Aktiviteti

minerar në pellgun e liqenit të Ohrit

Fig 1.2.1 Foto nga miniera e Cr në Pojskë dhe miniera e Cr në Mëmëlisht (M. Hoxhaj,

2014)

1.3 Shtrimi i problemit

Aktiviteti minerar në zonën në studim, siç është shkruar më lartë, është rreth 60 vjeçar,

ndërkohë që ligjet për mbrojtjen e mjedisit janë shumë më të reja. Gjurmët e aktivitetit

minerar të mbyllur janë të pranishme ende. Kemi dy dampat e sterileve, mbetjeve

teknologjike te pasurimit të Fe-Ni në Gur të Kuq, njërën pranë fabrikës së pasurimit pak

metra nga bregu i liqenit dhe tjetra në Polje të Hudënishtit, të cilat janë me përmbajtje

relativisht të lartë të metaleve dhe me një teksturë dhe granulometri që i bën ato lehtësisht të

transportueshme nga rrjedhat ujore sipërfaqësore, pra me potencial të lartë ndotës. Këto dy

dampa janë marrë nga subjekte private për tu shfrytëzuar që në vitin 2013, por kanë

probleme dhe ende vazhdojnë të jene si më parë. Perveç këtyre dampave, gjenden në zonë

edhe stoqe me material steril nga galeritë dhe stoqe me xeherorë, nga minierat e mbyllura,

të cilat gjithashtu kanë potencial ndotës. Sipas statistikave të Agjensisë Kombëtare të

Burimeve Natyrore, janë disa subjekte që janë pajisur me leje shrytëzimi për mineralet Fe-

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 23: Size: 3.59 MB

7

Ni dhe Cr, me galeri dhe karrierë, të cilat shfrytëzohen në pajtueshmëri me Ligjin minerar

dhe ligjet për mbrojtjen e mjedisit.

Duke patur parasysh, problemet gjatë punës dhe problemet me zbatueshmërinë e ligjeve

mjedisore, është e nevojshme të bëhen monitorime të parametrave të ndryshëm, të kryhen

vlerësime të gjendjes së mjedisit dhe vlerësime të ndikimit të minierave në liqen dhe

pellgun e tij. Vetëm kështu do të minimizojmë dhe mbajmë nën kontroll ndikimet negative

të aktivitetit minerar në veçanti dhe të aktivitetit antropogjen në përgjithësi.

Fotografitë më poshtë tregojnë pasojat e aktivitetit minerar të ushtruar në zonë para hartimit

të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit, prania e tyre vazhdon të jetë një burim ndotës edhe pas

mbylljes prej vitesh të aktivitetit të fabrikës së pasurimit.

Fig 1.3 Foto tek Fabrika e pasurimit të Fe-Ni në Gur të Kuq dhe Dampa e mbetjeve

teknologjike të Fe-Ni në Polje, Hudënisht (M.Hoxhaj 2014)

Gjurmët e aktivitetit minerar të mbyllur, që vazhdojnë të prodhojnë ndotje për mjedisin,

dampat e mbetjeve teknologjike te industrise se pasurimit te Fe-Ni, stoqet e sterileve,

pasiguria në proceset e vlerësimit të ndikimit në mjedis, aksidententet gjatë punës,

problemet me zbatueshmërinë e ligjeve mjedisore bëjnë që “konflikti” aktivitet

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 24: Size: 3.59 MB

8

antropogjen-mjedis bio-fizik të mbetet i hapur. Zgjidhja e tij kërkon: a. Monitorime-

kontroll të standarteve mjedisor; b. Vlerësime mjedisore.

1.4 Rëndësia e studimit

Rëndësia e studimit konsiston nw sjelljen e njw pwqasjeje tw re nw vlerwsimin e ndikimit

tw liqenit tw Ohrit dhe pellgut tw tij, bazuar nw analizimin e faktorwve tw hidrodinamikws

sw liqenit dhe kushteve hidrologjike-meteorologjike. Kjo optike na jep mundwsi tw

kuptojmw mw mirw shpwrndarjen hapwsinore tw ndotwsve nw trupin ujor tw liqenit tw

Ohrit dhe si - kur pjesa e pellgut ku ushtrohet aktiviteti minerar sjell maksimumin e

ndotwsve nw liqen.

Rezultatet dhe rekomandimet e kwtij studimi mund tw ndihmojnw nw ruajtjen e

endemizmit tw liqenit tw Ohrit dhe vlerave natyrore nw twrwsi, qw janw njw bazw edhe

pwr zhvillimin e ekonomisw sw turizmit dhe zhvillimin e qwndrueshwm tw rajonit.

1.5 Qëllimi

Qëllimi i studimit është: Vlerësimi i ndikimit të aktivitetit minerar në liqen dhe pellg në

mjedisin abiotik dhe biotik.

Objektivat:

- Vlerësimi i shkallës së erozionit dhe i sasisë së sedimenteve që transportohen nga rrjedhat

ujore (tributarët) në zonën ku ndodhen minierat.

- Njohja e sasisë së metaleve të transportuara në liqen, të tretura në ujë dhe në sedimente.

- Vlerësimi i faktorit dhe i shkallës së ndotjes me metale të ujit dhe sedimenteve

- Njohja e shpërndarjes hapësinore të metaleve në ujrat e liqenit.

- Evidentimi i efekteve të ndotjes në mjedisin biotik.

--Qëllimi i përgjithshëm: konkluzionet e këtij studimi të mbështesin vendim marrjet për

menaxhimin e liqenit të Ohrid dhe pellgut të tij në vazhdim.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 25: Size: 3.59 MB

9

Kapitulli 2 Të dhëna për zonën në studim

2.1 Gjeografia

Liqeni i Ohrit (41o41’N, 20

o43’E) shtrihet në pjesën lindore të Republikës së Shqipërisë dhe

pjesën jug-perëndimore të Republikës së Maqedonisë

Sipërfaqja e liqenit të Ohrit është 358 km2, ku 249 km

2 i takojnë Maqedonisë dhe 109 km

2 i

takojnë Shqipërisë. Gjendet rreth 600 m mbi nivelin e detit.

Gjatësia maksimale e liqenit është rreth 30 km dhe gjerësia varion nga 11.2 në 14,5 km.

Thellësia maksimale është 289m dhe thellësia mesatare është 164 m. Liqeni është i rrethuar

nga male, malet e Mokrës, të Galicicës, Mali i Thate, mali Jabllanicës. Vija bregore e liqenit

është 87.5 km e gjatë, prej të cilave 56 km i takojnë Maqedonisë dhe 31,5 km i takojnë

Shqipërisë.

Zona në studim përfshin pjesën

shqiptare të trupit ujor të liqenit

dhe pjesen e pellgut ku ndodhen

minierat e Fe-Ni dhe Cr, që

shtrihet brënda rrezes prej 2.5

km nga vija bregore e liqenit të

Ohrit (nga Lini në Drilon)

Fig. 2.1 Harta e pellgut të liqenit, zona në studim (nga Watzin M, Univ. Vermont)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 26: Size: 3.59 MB

10

2.2 Klima

Klima e zonës në studim, për shkak të pozicionit gjeografik, afërsisë me detin Adriatik dhe i

rrethimit nga male, reflekton influencat e klimës Mesdhetare dhe asaj kontinentale.

Karakteristikat klimatike të zonës mund të kuptohen nëpërmjet studimit afat-gjatë të të

dhënave të regjistruara. Këto regjistrime përfshijnë stacionet kryesore të motit në Ohër, ku

të dhënat janë të regjistruara për një periudhë 24 orëshe nga vëzhgues profesionistë si edhe

tre stacione klimatologjike (në Strugë, Pogradec, Sheqeras) dhe dy stacione termometrike

(Liqenas, Prenjas). Rreshjet maten në stacionet e Shën Naumit, Pestani Meseista, Radolista,

Velçani, Slivovo dhe Gorricë e madhe, Stravaj dhe Llengë. Por në këtë studim i jemi

referuar të dhënave nga stacioni i Pogradecit.

- Rreshjet janë një element kryesor që përcakton regjimin e klimës së rajonit. Informacioni

për totalin e rreshjeve dhe variacionin e tij është një nga elementët kryesor që përdoret në

zhvillimin e balancës ujore për liqenin dhe pellgun e tij ujëmbledhës.

Duke marrë në konsideratë shpërndarjen e rreshjeve, ky regjim i takon regjimit mesdhetar

pluviometrik.

Fig. 2.2.1 Reshjet mesatare mujore shumëvjeçare në stacionin e Pogradecit

(Burimi:IGJEUM )

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe pellgun

e tij ujëmbledhës

Page 27: Size: 3.59 MB

11

Rrezatimi diellor

-rrezatimi diellor -orët me diell

Fig. 2.2.2 Shpërndarja vjetore e rrezatimit diellor dhe orëve me diell

në stacionin e Pogradecit (1990-2012, IGJEUM)

- Radiacioni diellor dhe kohëzgjatja e diellëzimit (i kohës me diell). Një nga komponentet e

bilancit termal të rajonit është radiacioni diellor global.

Në afat-gjatë regjistrimet e kohëzgjatjes diellore për stacionin e Pogradecit, duke përdorur

analizat statistikore të radiacionit dhe kohëzgjatjes së diellezimit.

Sasitë e diellëzimit në Pogradec janë mesatarisht 2373orë me diell për vit. Vranësira është e

kundërta e ndiçimit diellor. Maksimumi i vranësisë është në dhjetor dhe minimumi në

korrik.

-Temperatura e ajrit. Regjimi i temperaturës shpreh ndërveprimin midis mjedisit gjeografik,

masës së ajrit dhe qëndrës barike që lëviz mbi pellgun ujëmbledhës. Adveksioni i masës

ajrore luan një rol të rëndësishëm në mesataren dhe ekstremumet e temperaturës së ajrit

pavarësisht influences së relievit.

Variacionet e temperatures së ajrit luajnë një rol të rëndësishëm në proçeset fizike që

zhvillohen në trupin ujor të liqenit dhe rrjedhimisht në shpërndarjen hapësinore të ndotësve

që hyjnë në liqen.

Rrezatimi diellor (wh/m2)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 28: Size: 3.59 MB

12

Fig. 2.2.3 Variacioni shumëvjecar i temperaturës së ajrit në stacionin e Pogradecit

(1990 – 2012)

- Era, regjimi i erës në pellgun ujëmbledhës të liqenit të Ohrit kushtëzohet nga prania e

liqenit. Veç orientimit të erërave si rezultat i qarkullimit atmosferik, erërat lokale

shkaktohen nga disproporcionet e ngrohjes së tokës dhe ujit. Për shkak të formës së liqenit

dhe luginës së tij, rrymat dominante të erës janë me drejtim veri-jug.

(a) (b)

Fig. 2.2.4 Trëndafili i erës në stacionin meteorologjik te Pogradecit (a) Tetor 2014

(b) (1990-2012, IGJEUM)

Temperature (°C)

Muajt

muajt

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

V

VL

L

JL

J

JP

P

VP

Page 29: Size: 3.59 MB

13

2.3. Gjeologjia

Pellgu ujëmbledhës i liqenit të Ohrit është një strukturë graben i lokalizuar në kontaktin

midis Zonës së Ofioliteve të Mirditës, një prej zonave të brendshme të Albanideve dhe

Zonës së Korabit të pjesës perëndimore të Zonës Maqedonase.

Në rajonin e liqenit, Zona e Ofioliteve të Mirditës (e Jurasikut) është ngjeshur mbi njësitë e

Zonës së Korabit gjatë Terciarit të hershëm-mesëm. Kontakti midis dy zonave mund të

observohet në jug në gadishullin e Linit në bregun perëndimor të liqenit.

Gëlqerorët e karstifikuar të moshës së Triasit, janë të ekspozuar gjatë bregut veri-

perëndimor në anën shqiptare të liqenit, në lindje dhe jug –lindje në anën maqedonase.

Shkëmbinjtë ultramafik që përmbajnë mineralizime të Cr, Fe-Ni (që i takojnë moshës së

Jurasik-Kretakut), dalin në sipërfaqe gjatë bregut jug-perëndimor dhe perëndimor (Dilek et.

al., 2007). Depozitimet fluviale të Kuaternarit zënë fushat në veri dhe në jug të liqenit të

Ohrit. (Watzin et al., 2002)

Forcat tektonike formuan pjesën më të madhe të terrenit në pellgun ujëmbledhës të liqenit të

Ohrit. Në një fazë më të vonshme të orogenezës u formuan grabenat e Ohrit, Prespës dhe

Debarcës.

Forma e liqenit dhe e bregut të tij (e thjeshtë dhe vijëdrejtë) është kushtëzuar nga lëvizjet

neotektonike përgjatë rrafsheve të shkarjeve që mbeten aktive edhe sot. Levizja përgjatë

këtyre shkarjeve shoqërohet me tërmete me intensitete të ndryshme.

Rajoni Lin-Drilon karakterizohet nga përhapja e madhe e masivit ultrabazik të Shebenik-

Pogradecit, që bën pjesë në brezin lindor të ofioliteve të Shqipërisë. Ky masiv përfaqësohet

nga shkëmbinjtë ultrabazik, harcburgite e dunite të freskëta si dhe të serpenitizuara në

shkallë të ndryshme.

Harcburgitet, në përbërjen minerale të tyre marrin pjesë: olivina, pirokseni rombik, kromiti

aksesor dhe si minerale të tjerë serpentina e më rrallë magnetit, etj.

Depozitimet e Kretakut të sipërm Cr2 takohen në pjesën perëndimore të Liqenit të Ohrit nga

Pogradeci në Pojskë në trajtë mbetjesh erozionale, të zgjatura sipas drejtimit VP-JL.

Vendosen mbi ultrabazik në përgjithësi nëpërmjet produkteve të kores së prishjes së këtyre

të fundit në të cilët lokalizohen vendburime të rëndësishme hekur-nikel, si: Guri i Kuq,

Çervenakë, etj

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 30: Size: 3.59 MB

14

Fig 2.3.2 Harta gjeologjike e zonës në studim (IGJEUM, 2014)

Fig 2.3.1 Harta gjeologjike e pellgut të liqenit të Ohrit, elementët strukutor kryesor. Njësitë

stratigrafike (Dumurdzanov dhe Ivanovski 1977, Premti dhe Dobi 1994)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 31: Size: 3.59 MB

15

2.4 Gjeomorfologjia

Karakteristikat e relievit. Malet e lartë dhe mesatarisht të lartë janë një karakteristikë e

liqenit të Ohrit. Në të vertetë liqeni është i rrethuar nga male. Malet e lartë përfshijnë ato me

maja më të larta se 2000m. Malet mesatarisht të lartë janë ato me maja më të ulta se 2000

m. Malet e këtyre dy grupeve përfshijnë malin Pelister (2601m), Galicicë (Magaro 2252m),

Stogovo (2242m), Karaorman (2145), Jabllanica (2257m), Ilinska (1909m), Plakenska

(1999m) dhe Bigla (1933m).

Shtrirja jugore e pellgut të liqenit nga Tushemishti drejt Korçës, ka qënë një kënetë e ulët e

madhe, që është tharë për ta shndërruar në tokë bujqësore 60-70 vjet më parë. Format

fluviale erozive dhe akumulative të relievit shfaqen në luginat e lumenjve, të cilat kanë si

karakteristikë grykat e thella që janë rezultat i karakterit malor të terrenit përreth.

Niveli i ujit të liqenit të Ohrit është zvogëluar gradualisht me kalimin e kohës. Tregues i

kësaj ulje janë tarracat gjatë bregliqenit. Janë 2-3 tarraca në bregliqen që reflektojnë nivelet

e mëparshme

të liqenit. Tarracat gjatë liqenit përfaqësojnë disa prej fushave më produktive për agrikulturë

(Buçimas, Lin, Strugë, Ohër). Fusha e Linit ka ruajtur qartë origjinën e saj prej liqenit

(tabani i lagët dhe ngjyra e errët e aluvioneve).

Bregliqeni është i ndarë në dy tipe kryesore: a) ana e lartë me shkëmbinj; b) ana e ulët me

plazhe. Bregu shkëmbor dominon anën shqiptare të liqenit. Ndonjëherë, relievi bie në formë

shkallore. Lumenjtë që rrjedhin në liqenin e Ohrit kanë krijuar kone të thjeshtë të

sedimenteve mbi depozitimet e liqenit.

Veçoritë e dheut.Veçoritë e dheut në pellgun ujëmbledhës të liqenit të Ohrit janë të

ndryshme në varësi të kushteve klimatike, përbërjes gjeologjike të terrenit, rritjes së

bimësisë dhe faktorë të tjerë.

Zona në studim shtrihet në jug të krahinës malore qendrore. Këtu dallohen këto njësi

morfologjike:

-Malet e Shebenik-Pogradecit të cilët shtrihen në trajtën e një kurrizi paralel me vijën e

liqenit të Ohrit dhe zhyten në drejtim të liqenit. Këto male ulen gradualisht drejt lindjes si

pasojë e fundosjes së Grabenit të Ohrit. Kreshta dhe shpati lindor është i pyllëzuar.

-Depresioni i Ohrit, nga pikpamja gjenetike bën pjesë në zinxhirin e depresioneve tektonike

që ndërpresin tërthor strukturat më të vjetra.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 32: Size: 3.59 MB

16

Sipërfaqja e liqenit ka qënë shumë më e madhe se sot, nga tërheqja e tij janë formuar disa

nivele taracash dhe fusha liqenore si ajo e Linit dhe e Strugës, ndërsa ishulli i Linit është

kthyer në gadishuj.

2.5 Hidrologjia dhe hidrogjeologjia

Karakteristikat hidrografike të liqenit të Ohrit dhe pellgut të tij ujëmbledhës. Sistemi ujor i

liqenit të Ohrit është kompleks për shkak të lidhjeve të nëndheshme me liqenin e Prespës.

Liqeni i Prespës shtrihet në pjesën jugore të liqenit të Ohrit në një lartësi prej 845 m rreth

150 m më lartë se liqeni i Ohrit.

Rreth 50% e ujit të burimeve të Shën Naumit dhe Tushemishtit në bregun jugor të liqenit të

Ohrit është prej liqenit të Prespës. Malet karstike, si Mali i Thatë në Shqipëri dhe mali i

Galicicës në Maqedoni, janë shumë poroz, me kapacitet të lartë për transportin e ujit.

Për shkak të porozitetit të lartë dhe përbërjes së ujit, shkëmbinjtë e zonës së Prespa-Ohër

janë klasifikuar si akuiferë karstik poroz.Karakteristikë e karstit sipërfaqësor është

përqëndrimi i lartë i zgavrave të thella, luginat e shtrira dhe pllajat karstike.

Pllajat karstike shtrihen mbi massivet gëlqerorë të zonës dhe janë shumë të dallueshëm nga

sipërfaqja e erozionit. Ata zakonisht tregojnë karstifikimin e avancuar në vet formimin e

shkëmbinjve. Shembujt përfshijnë pllajat e larta të Malit të Thatë (1700-1800 m).

Zgavrat e thella janë konsideruar si fenomeni karstik më i spikatur që lidh ujin sipërfaqësor

dhe atë nëntokësor.

Liqeni i Ohrit merr ujin e tij prej rrymave hyrëse të ujit sipërfaqësor dhe rrjedhjeve të

nëndheshme prej liqenit të Prespës. Të dy liqenet e Prespës, të cilët janë të lidhur bashkë me

anë të një isthmus, dhe përbëjnë sistemin ujor të liqenit të Prespës dhe Ohrit.

- Tributarët kryesorë në liqenin e Ohrit. Masat kryesore të ujit që hyjnë në liqenin e Ohrit

nga ana Maqedonase janë burimet që dalin nga Mali i Galicicës dhe uji sipërfaqësor që hyn

në liqen nga tributarët e tij.

*Burimet e Shën Naumit ndodhen në bregun jugor të liqenit pranë kufirit Maqedoni-

Shqiperi. Uji i këtyre burimeve, që vjen prej vargmalit të Galicicës bart precipitimet dhe

ujrat e liqenit të Prespës.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 33: Size: 3.59 MB

17

Këto burime janë vëzhguar që nga viti 1940/50 nga stacioni hidrologjik ku është matur

vazhdimisht niveli i ujit. Matjet kanë treguar që prurjet prej burimeve të Shën Naumit

variojnë nga 4.0-12,0 m3/

sek me prurje mesatare 7.5 m3/s. Prurja maksimale arrihet në

periudhën midis Maj-Qershor dhe minimumi në muajt e dimrit, Shkurt-Mars.

*Burimet Biljana ndodhen në fundin e maleve Galicica në afërsi të Institutit

Hidrobiologjik në Ohër. Vëzhgimet nga ekspertët maqedonas tregojnë që origjina e

burimeve të Biljanës është precipitimi, jo uji i liqenit të Prespës. Monitorimi i Institutit

Hidrobiologjik në Ohër për të karakterizuar prurjen në këto burime ka filluar që në vitin

1977 dhe sipas këtyre vëzhgimeve, prurja mesatare vjetore e burimeve është 0.26m3/s.

*Lumi i Koselskës është formuar në jug të shpatit të malit të Plakenskës. Drejtimi i

rrjedhës është jug-veri duke filluar prej burimeve të tij drejt liqenit të Ohrit. Në fshatin

Kosel, është stacioni hidrologjik i cili ka bërë monitorimin e parametrave hidrologjik që prej

vitit 1950. Prurja mesatare në matjet afat gjatë është 1.3m3/s.

* Lumi Sateska, devijimi i këtij lumi nga kursi i tij natyror në lumin Drin i Zi dhe

shkarkimi në liqen, ka rritur prurjen në liqen nga 25-30%. Ky lum ka rritur gjithashtu edhe

sedimentet në liqenin e Ohrit.

Fig. 2.5.1 Burimet e Shën-Naumit

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 34: Size: 3.59 MB

18

Grykderdhja e këtij lumi në liqen ka formën e një fani. Malet e Karaorman dhe Stogovos në

perëndim dhe malet Ilinska dhe Plakenska në jug mbyllin pellgun ujëmbledhës të këtij lumi.

Prurjet mesatare të lumit të Sateskës në afatgjatë vlerësohen 2.5 m3/sek dhe përbëjnë 17% të

prurjeve totale në liqenin e Ohrit.

Në anën shqiptare prurjet hyrëse në liqenin e Ohrit janë burimet e Tushemishtit, lumi

Çërravës, lumi i Pogradecit dhe lumi Vërdovës.

*Burimet e Tushemishtit janë pjesë e burimeve nënujore të vargmalit të Galicicës –

Malit të Thatë, të cilët drenojne në liqenin e Ohrit. Studimet e deritanishme të kryera nga

studiues shqiptar dhe të huaj, kanë vlerësuar se rreth 48-52% e prurjeve totale të këtyre

burimeve vijnë prej sistemit të liqenit të Prespes.

Matjet hidrologjike në burimet e Tushemishtit kanë filluar në vitin 1971. Në afat

gjatë prurjet mesatare vlerësohen 2.5m3/s. Një tjetër sasi e panjohur uji derdhet direkt në

liqen gjatë bregliqenit prej Shën Naumit në burimet e Tushemishtit (burimet nënujore).

*Lumi i Çërravës është lumi më i madh nga ana shqiptare që derdhet në liqenin e

Ohrit. Ai është i lokalizuar gjatë pjesës jugore të liqenit dhe buron prej disa burimesh në

zonën malore të Gurit të Kamjes, në lartësi 1538 m mbi nivelin e detit. Përgjithësisht

rrjedha drejtohet drejt jugut të fshatit Çërrava dhe me pas drejt veriut pranë fshatit

Lubanishte në anën Maqedonase. Nga matjet e kryera në periudhë të gjatë kohore, prurjet

mesatare vlerësohen 1.5m3/s.

*Lumi i Pogradecit është rrëke e vogël, e cila rrjedh përmes qytetit të Pogradecit.

Pellgu i këtij lumi është 10.6 km2 dhe origjina e tij është në malet rreth qytetit. Pjerrësia e

shtratit të tij është 0.92%. Kjo pjerrësi përbën kërcënim për qytetin e Pogradecit gjatë

rrebesheve të fuqishëm. Për të mbrojtur qytetin nga përmbytjet shtrati i këtij lumi është

bonifikuar në të gjithë zonën urbane. Të dhënat për këtë lum janë që nga viti 1974 dhe

tregojnë që prurja mesatare vjetore është 0.25m3/s.

*Lumi i Vërdovës është gjithashtu një rrëke e vogël, i cili derdhet në pjesën

jugperëndimore të liqenit të Ohrit. Pellgu i tij është 8,4 km2

gjatësia 8 km dhe pjerrësia e tij

është 0.45%.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 35: Size: 3.59 MB

19

Rrjedhat ujore që derdhen në liqen në zonën në studim, me prurje të vogla minimale 2

lit/sek në periudhë të thatë dhe prurje maksimale deri 50 lit/sek në periudhë të lagët, janë:

- Përroi i Qershisë

- Përroi i Mullezës

- Përroi i Kollovozës

- Përroi i Çervenakës

- Përroi i Mëmëlishtit

- Përroi i Saselishtës

Si dhe rrëke të vogla sezonale

*I vetmi lum që del nga liqeni i Ohrit është lumi i Drinit të Zi, i cili derdhet në detin

Adriatik. Mbi këtë lum është ndërtuar një hidrocentral, liqeni i të cilit ndihmon në mbajtjen

e nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit në nivel të kontrolluar. Parametrat hidrologjik të lumit të

Drinit të Zi, janë matur nga stacioni hidrologjik i Strugës, i ngritur që në vitin 1923, si dhe

nga stacioni hidrologjik i Lozanit që prej vitit 1979. Sipas matjeve afat-gjatë sasitë mesatare

të ujit që dalin nga liqeni i Ohrit janë dominuar nga kjo shifër: Q=22,0 m3/s.

*Regjimi i nivelit të ujit. Ekziston një variabilitet i vogël në nivelin e ujit në liqenin e

Ohrit. Luhatjet e nivelit të ujit janë vëzhguar nga tre stacione hidrologjike në anën

maqedonase të bregliqenit të Ohrit, në Ohër, Pestan dhe Shën Naum.

Prej 20 vitesh punon edhe një stacion tjetër në Kaliste. Në anën shqiptare është

stacioni i Pogradecit i cili punon që prej 1948. Niveli maksimal i liqenit të Ohrit është

regjistruar në pranverën e vonë, maj-qershor dhe minimum në tetor. Ky fenomen shfaq

ndikimin e shkrirjes së borës. Në kushte normale, amplituda varion prej 30-80 cm.

Variacionet në nivelin e ujit në liqen nuk ndjekin regjimin natyror. Niveli i ujit në liqenin e

Ohrit mbahet në intervalin midis 693-691, 65m mbi nivelin e detit. Porta e lumit të Drinit të

Zi kontrollon shkarkimin e ujit prej liqenit të Ohrit, në funksion të efiçencës së

hidrocentralit, jo të mbrojtjes së sistemit ekologjik të liqenit të Ohrit.

Nivelet e ujit në liqenin e Prespës janë më variabël dhe në përgjithësi ka një rënie të nivelit

të liqenit në vitet e fundit. Gjatë një periudhe prej 60 vjetësh observim, niveli ka rënë rreth

8.09 m.

Shkaqet e kësaj rënie janë të panjohura, por mund të thuhet se ndryshimet klimatike globale

kanë rritur nevojën për përdorimin e ujit për vaditje dhe aktivitete humane ose mund të jenë

ndryshimet në rrjedhjet nëntokësore karstike të sistemit ujor

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 36: Size: 3.59 MB

20

*Koha e qëndrimit të ujit. Liqeni i Ohrit ka një mesatare të gjatë të kohës së qëndrimit të

ujit. Bazuar në të dhënat e rrjedhjeve në lumin e Drinit të Zi, në tributarët e tjerë dhe

burimet, koha e qëndrimit të ujit në liqen është vlerësuar të jetë rreth 70-80 vjet, ndërsa në

liqenin e Prespës kjo kohë është 10-12 vjet. Koha e qëndrimit llogaritet me formulën:

T=V/q ku: V është volumi i liqenit në m3

Q është prurja totale në m3/sek

*Bilanci ujor. Ky bilanc kërkon llogaritjen e vlerave mesatare për një periudhë të

gjatë kohore dhe një ekuilibër midis prurjeve që hyjnë dhe dalin nga liqeni i Ohrit.

Prurjet hyrëse përfshijnë këto komponente:

1. Burimet ujore

1.1 prurjet sipërfaqësore (ujëmbledhësit dhe lumenjt-përrenjte shkarkues në liqen)

1.2 prurjet nënujore të burimeve nënujore.

2. Rreshjet mbi sipërfaqen e liqenit (precipitimet)

Problemi më i vështirë është llogaritja e prurjeve nga burimet nënujore, të cilët hyjnë në

sektorin Tushemisht-Shën Naum të liqenit, si dhe në zona të tjera që nuk përfshihen në

lumenj.

1965 1975 1985 1995 2005

Mes

Mak

Min

0 grafikut 692.13m mbi nivelin e detit

Fig. 2.5.2 Luhatjet afatgjata të nivelit të liqenit Ohrit (stacioni Pogradecit IGJEUM)

(cm)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

…. Mak

-----Min ___ Mes

Mes.

Page 37: Size: 3.59 MB

21

Për të llogaritur sasinë e rreshjeve që bien mbi sipërfaqen e liqenit, të dhënat janë marrë nga

stacionet përgjatë bregliqenit.

Duke ditur që sipërfaqja e liqenit të Ohrit është 358 km2, sasia e ujit që bie direkt në Liqen

si precipitime është rreth 276.6 *10 6m

3 në vit.

Komponentët kryesorë të rrjedhjeve ujore që dalin nga liqeni janë:

1. Rrjedhjet ujore, i vetmi ujë që rrjedh prej liqenit të Ohrit është lumi Drinit të Zi me

një mesatare shkarkimi prej 22 m3/s. Në këtë rast është e lehtë të llogaritet sasia e

ujit që del prej liqenit të Ohrit, që i korrespondon 693.8 * 106m

3 në vit.

2. Avullimi nga sipërfaqja e liqenit, llogaritet me ekuacionin e Penman kombinuar me

Metoden e transferimit të masës dhe përafrimi i balancës së energjisë si më poshtë:

Eo =C/L *[ ]] ]

ku : Eo - avullimi i ujit të hapur (mm d-1

)

C - konstante për të konvertuar njësitë (kg.m

-2.s

-1 ne mm.d

-1)

RN – rrezatimi në siperfaqe të tokës (ë m-2

)

L – nxehtësia latent e avullimit (L=2.45*106 J kg

-1)

s – pjerrësia e kurbës temperature-shtypje e avullit të ngopur (kPa K-1

)

cp - nxehtësia specifike e ajrit në shtypje konstante (cp = 1013 J kg-1

K-1

)

ρa -dendësia e ajrit

ed -shtypja avullit të ujit në lartësi 2m

ea - shtypja avullit të ujit të ngopur në lartësi 2m

ra -rezistenca aerodinamike (s m-1

)

γ – konstante psihometrike (në nivelin e detit γ = 0.067 kPa K-1

)

s RN +cp ρa (ea – ed)/ra

S + γ

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 38: Size: 3.59 MB

22

Të dhënat e duhura për formulën e Penman janë si më poshtë: gjerësia, lartësia, kohëzgjatja

e ditëve me diell, lagështia relative, temperaturat minimale dhe maksimale e ajrit, shpejtësia

e erës.

Një llogaritje e kryer në stacionin meteorologjik të Pogradecit, rezulton në një avullim

vjetor prej 1146 mm. Kjo përkthehet në një sasi uji të avulluar prej liqenit të Ohrit prej

408*106m

3 në vit.

Fig 2.5.3 Harta hidrografike e liqenit të Ohrit dhe batimetria e tij, burimi: Smithsonian

institution, USA, hydrobiological Instit. Ohrit 1975

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 39: Size: 3.59 MB

23

Nga pikpamja hidrogjeologjike dallohen këto komplekse ujëmbajtëse:

1.Kompleksi ujëmbajtës i gëlqerorëve të Triasikut të sipërm-Jurasikut të poshtëm (T3-J1)

2.Kompleksi ujëmbajtës i shkëmbinjve ultrabazik të Jurasikut (J)

3.Kompleksi ujëmbajtës i konglomerateve të series Çërrava të Neogjenit (N2p)

4.Kompleksi ujëmbajtës i Kuaternarit (Q4)

Kompleksi i parë është i shtrirë në pjesën lindore të liqenit të Ohrit, është shumë i pasur me

ujëra nëntokësor, rrjedhojë e zhvillimit intensiv të proçesit të karstit. Është proçesi i karstit

dhe disniveli (prej 155m) me liqenin e Prespës shkak për kalimin e ujit prej liqenit të

Prespës në atë të Ohrit. Burimet e Tushemisht- Gurasit (dhjetra të tillë) dhe ato të Shën

Naumit, janë burime të tipit karstik dhe ushqyesit kryesorë të liqenit të Ohrit. Karsti

sipërfaqësor i kombinuar me atë nëntokësor, bën që

këto ujëra të jenë të ekspozuar ndaj ndotësve, si: mbetjet urbane solide dhe të lëngëta, stoqet

e ndryshme të sterileve nga aktiviteti minerar, rreshjet që shpëlajnë ndotje të ndryshme

sipërfaqësore nga aktivitete të ndryshme në zonë.

Kompleksi i tretë me dalje sipërfaqësore në zonën e Cërravës dhe që në fushën e Torovës

mbulohet nga ai Kuaternar, ka një (kapacitet) ujëmbajtjeje të vogël dhe rrjedhimisht ka një

ndikim të pakonsiderueshëm në ndotjen e ujit të liqenit

Kompleksi i depozitimeve Kuaternare që përhapet nga Tushemishti-Starovë deri në qytet

(Enkelana), përbëhet nga argjila, suargjila, rërë, surëra, zhavorre, alevrolite dhe torfa. Ky

kompleks përmban ujëra nëntokësor me nivel të lirë, më në thellësi ato fitojnë një lloj

presioni (ka disa puse arteziane në fshatin Starovë). Niveli nëntokësor i këtyre ujërave

shkon nga 1.5 m – 3-6 në fushën e Starovës dhe 10-15 në fshatrat Remenj e Gështenjas. Në

përgjithësi këto ujëra janë nën ndikimin e ndotjeve sipërfaqësore, nga aktiviteti bujqësor

(pesticite, fertilizues), kimikate nga aktivite të ndryshme në zonë si prodhimet e plastikave

dhe nikelimet dhe ndikimi i tyre në ndotjen e liqenit është e konsiderueshme.

- Kompleksi i dytë, që është edhe më i rëndësishmi nga potenciali ndotës, shtrihet në

pjesën perëndimore të liqenit të Ohrit duke filluar nga Guri i kuq deri në Qaf-Thanë.

Nga pikpamja gjeologjike, ky kompleks përbëhet nga shkëmbinj ultrabazik, mbi të

cilët vendosen vende-vende gëlqerorët e Kretakut si në Çervenakë, Gur të Kuq, të

cilët pengojnë shkarkimin në rrugë nëntokësore të ujrave të Ohrit në luginën fqinje

të lumit Shkumbin, që ndodhet në kuote më të ulët.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 40: Size: 3.59 MB

24

Nga ky kompleks dalin burime nëntokësore me derdhje direkt në liqen. Në përgjithësi prurja

e tyre është e vogël dhe nuk influencohet nga ndotja sipërfaqësore, sepse

ujëpërshkueshmëria e shkëmbinjve ultrabazik është shumë e vogël. Përjashtim bëjnë disa

burime në zonën e minierës së Fe-Ni në Gur të Kuq dhe minierës së Cr në Pojskë, të cilat

ndikohen nga mineralet që nxirren në këto miniera.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 41: Size: 3.59 MB

25

Kapitulli 3. Metodologjia e studimit

3.1 Modeli konceptual, burim ndotës—transport-transformimi ndotjes- kapësi i

ndotjes.

Problemet mjedisore në shkallë globale, kanë treguar që aktiviteti industrial nuk mund t’i

konsiderojë më burimet natyrore të pashtershme dhe kapacitetin e komponentes bio-fizike

të mjedisit të pafund për të absorbuar ndikimet e industrisë. Zhvillimi industrial duhet të

shqetësohet po aq sa për përfitimet ekonomike edhe për modifikimin që pëson mjedisi bio-

fizik.

Një mënyrë e përshtatshme për të shtruar një problem mjedisor që rezulton nga një proçes

industrial është modeli konceptual (Holdgate 1979)

Burim –shteg –receptor.

Fig 3.1 Paraqitja skematike e modelit konceptual: Burim-Shteg-Receptor (Holdgate 1979)

-Ndotja ka një shkak rrënjë, një burim nga e cili ndotësit lëshohen në mënyrë të parashikuar

dhe aksidentale. Transporti, tregon mënyrën si këta ndotësa udhëtojnë në ujë, në ajër, për të

ndikuar kapës të ndryshëm, trupa ujor, tokë, ajër, mjedisin biotik, që në rastin tonë është

liqeni i Ohrit dhe pellgu i tij

Gjatë transportit, ndotësit mund të hollohen, duke u shndërruar në më pak të dëmshëm, ose

mund të ndodhë që ndotësit të kenë veti sinergjetike, pra të pësojnë tranformime që i

shndërrojnë ato në më të dëmshëm se në burim.

Menaxhimi mjedisor, mund të kërkoj ndërhyje në të tre hallkat e modelit për të siguruar një

mbrojtje tërësore të mjedisit.

Burimet e ndotjes:

-materiali shkëmbor

steril

-xeherorët e

mineraleve

-sterilet e pasurimit

-ujrat e minierave

Transport-transformimi i

ndotësve

Kapësi i ndotjes:

-përqëndrimet e ndotësve

në mjedisin abiotik

-efektet reale në mjedisin

biotik

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 42: Size: 3.59 MB

26

3.2 Pëqrqasje teorike, vezhgime në terren, kampionime, analiza kimike dhe

monitorime

Përveç modelit konceptual të lartpërmendur, studimi kërkon edhe përqasje teorike

shkencore, vëzhgime në terren, kampionime, analiza kimike të treguesve të ndryshëm,

përpunim statistikor të tyre, analizë të shpërndarjes hapësinore të ndotësve në mënyrë që

edhe ndërhyrjet për menaxhimin e ndikimeve të jenë sa më efektive. Kështu përqasja

teorike e kombinuar me monitorimin në studimin e proçeseve fiziko-kimike që ndodhin në

liqen dhe që janë përgjegjës për transportin e ndotësve nga burimet pikësore. Ky studim

është në vazhdën e shumë studimeve të kryera për liqenin e Ohrit, por synon të jetë

plotësues, për nga përqasjet.

E reja e këtij studimi është përqasja teorike kombinuar me monitorime, analizimi dhe

llogaritja e parametrve të hidrodinamikës së liqenit dhe parametrve hidrologjik-

meteorologjik, të cilët kushtëzojnë ndikimet e aktivitetit minerar, si në mjedisin abiotik dhe

në atë biotik.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 43: Size: 3.59 MB

27

Kapitulli 4 Analizë e burimeve ndotëse dhe e transport-transformimit të

tyre

4.1 Analizë e burimeve ndotëse

4.1.a Sedimentet në pellgun liqenor.

Vlerësimi i shkallës së erozionit (në terma cilësor) në pjesën e pellgut ku

ushtrohet aktiviteti minerar

Proçeset e sedimentimit, që janë proçese të transportit të materialit të ngurtë, në gjëndje

pezull ose në shtrat të rrjedhave ujore sipërfaqësore, në një pellg liqenor, dihet që ndikojnë

në ndotjet e mundshme që sjellin por edhe në jetëgjatësinë e liqenit.

Këto proçese janë të lidhur ngushtë me dheun, me faktorët hidro-meteorologjik, pra me

sasinë e rreshjeve, rrjetin hidrografik dhe përdorimin e tokës. Sa më e madhe të jetë sasia e

dheut dhe shkëmbinjve të grimcuar që largohet nga sipërfaqja e tokës, aq më e madhe do të

jetë edhe sasia e sedimenteve që do të transportohen në rrjedhat ujore.

Natyrisht, proçeset e sedimentimit ndikohen nga aktiviteti minerar në zonë, pasi sipërfaqja e

zbuluar e tokës dhe e ekspozuar ndaj faktorëve atmosferik rritet duke rritur kështu edhe

shkallën e erozionit dhe sasinë e sedimenteve që rrjedhat ujore sipërfaqësore transportojnë

në liqen.

Analizë e erozionit sipërfaqësor aktual të zonës në studim

Erozioni është proçesi gjatë të cilit dheu dhe shkëmbinjtë largohen nga sipërfaqja e tokës

nga proçese ekzogjene si era ose rrjedhjet ujore e më pas transportohen dhe depozitohen në

hapësira të tjera. Erozioni është një proçes natyror, por aktiviteti njerëzor e ka rritur me 10 –

40 herë shkallën me të cilën erozioni po ndodh në shkallë globale. Bujqësia e bazuar në

teknologjinë e pesticideve, aktiviteti minerar, shpyllëzimi, ndërtimi i rrugëve të reja,

ndryshimet klimatike dhe zgjerimet urbane janë mes faktorëve më spikatës të këtij aktiviteti

që favorizon erozionin.

Përdorimi i tokës në Shqipëri vazhdon të jetë në mënyrë intensive, (sipas Gjoka F., et al

2012). 44% e saj shfrytëzohet për qëllime bujqësore duke përfshire kullotat dhe 22.3% e saj

është tokë e punueshme. Toka bujqësore është në limitin fizik maksimal dhe zgjerimi i këtij

limiti në të ardhmen e afërt duket i pamundur. Po sipas këtij autori afro 20% e tokës ka

pjerrësi mbi 25% duke formuar vatra të rrezikshme erozioni. Ndërsa (Lushaj Sh., et al.

2005), përllogaritjet tregojnë se nga erozioni humbjet e tokës shkojnë nga 20 deri 80

ton/ha/vit dhe në raste të veçanta 100 ton/ha/vit. Në këto

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 44: Size: 3.59 MB

28

kushte tokës shqiptare i largohen mesatarisht 2 deri në 5 mm shtresë toke dhe e vlerësuar

ekonomikisht me një dëm prej disa miliona dollarë në vit.

Tipet e erozionit

Sipas studimit ―Monitorimi i tokës dhe i ujërave që përdoren në Shqipëri― (Lushaj. Sh. et

al., 2005) realizuar nga një grup autorësh erozioni klasifikohet si gjeologjik (natyror) ose i

pandikuar nga njeriu dhe i përshpejtuar (antropogjen) ku krahas faktorëve natyrorë ndikojnë

dhe ato të shtuar nga aktiviteti ekonomik dhe shoqëror i njeriut.

Format më të dukshme të erozionit natyror janë:

- Shpëlarja, e cila në varësi nga natyra e formacioneve tokësore dhe kushteve

klimatike ndikon në lëvizjen e materialeve të tretshme nëpërmjet ujërave

nëntokësore dhe sipërfaqësore.

- Erozioni sipërfaqësor që ndikon në gërryerjen e tokës kryesisht nga masivët

kodrinor dhe malor si dhe depozitimin e këtij materiali në vendet përreth me kuota

më të ulta. Ky është dhe lloji i erozionit të cilit i referohen të dhënat në tabëlen nr 1.

- Erozioni në formë shkarje dhe shembje. Në tokat e pjerrëta ky fenomen provokohet

nga gërmimet që bëhen për qëllime të ndryshme

Format e erozionit antropogjen janë:

- Erozion shtresor ku gërryerja e tokës është e njëtrajtshme dhe varet nga sasia dhe

intensiteti i reshjeve.

- Erozion linear i cili karakterizohet nga krijimi i vijave, rrëkeve, shtretërve të

lumenjve dhe përrenjve. Kjo formë është vazhdim i erozionit të sheshtë dhe fillon

shfaqet në tokat me reliev të pjerrët.

Në zonën në studin janë të pranishme të gjitha format e erozionit.

Erozioni sipërfaqësor

Ka disa modele të vlerësimit të erozionit sipërfaqsor, por më i përdoruri është ekuacioni

universal i humbjes tokës (EUHT) (Wischmeier & Smith, 1978), i cili kombinon të gjithë

faktorët që ndikojnë erozionin sipërfaqsor në një ujëmbledhës, si karakteristikat e reshjeve,

veçoritë e tokës, pjerrësinë e sipërfaqes tokësore, gjatësinë e shpateve dhe përdorimin e

saj. (të cilat përfaqsohen nga konstantet empirike në këtë metodë).

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 45: Size: 3.59 MB

29

Modeli i ofruar (Wischmeier & Smith, 1978), është në përdorim të shpeshtë në shumë pjesë

të botës (Bogardi et al, 1986. Julien & Tanago, 1991; Kothyari et al, 1994, 1996). Këto

fakte tregojnë seEUHT jep një vlerësim të mirë të erozionit sipërfaqësor. Kur pellgu

ujëmbledhës është heterogjen, pra faktorët e EUHT janë të ndryshëm, pellgu ndahet në

pjesë me karakterstika të njëjta dhe në çdo pjesë aplikohet ekuacioni universal i humbjes së

tokës. Ndersa sasia e sedimenteve në të gjithë pellgun është shumë e sasive në çdo pjese të

pellgut ujëmbledhës.

Erozionin sipërfaqësor e shprehin me ekuacionin universal të humbjes së tokës, pra si

produkt i këtyre faktorëve:

Erozion sipërfaq. = erodibilitet * erozivitet * pjerrësi e shpateve * përdorimi i tokës (4.1.a)

Erodibiliteti i tokës

Erodibiliteti i tokës lidhet me aftësinë e saj për t’i rezistuar proçesit të erozionit, në sajë të

karakteristikave fizike të përbërësve të saj.Tekstura është karakteristika kryesore që ndikon

tek erodibiliteti, por edhe struktura, përbërja organike dhe përshkueshmëria ndikojnë

gjithashtu. Përgjithësisht tokat me një shkallë të lartë infiltrimi, nivele të larta të përbërjes

organike dhe një strukturë toke të përmirësuar kanë një rezistencë të lartë ndaj erozionit.

Tokat ranore, ranoro-lymore dhe lymore tentojnë të jenë më pak të erodueshme se ato të

shkrifta dhe argjilore.

Lëvrimi i tokës dhe kultivimi i saj i zvogëlojnë nivelet e përbërjes organike, krijojnë një

strukturë toke të varfër duke rritur kështu shanset për erodibilitet. Edhe erozioni i mbartur

nga e kaluara ka efekt në erodibilitetin aktual të tokës. Shumë shtresa nënsipërfaqësore të

tokës në zona të eroduara kanë tendencën për të qenë më shumë të erodueshme se sa tokat e

origjinës si rezultat i strukturës së tyre më të varfër dhe përbërjes organike më të ulët.

Indeksi i erodibilitetit të tokës

Erodibiliteti i tokës i referohet ndjeshmërisë së tokës ndaj erozionit. Elementët pedologjike

të cilët merren në konsideratë për të vlerësuar erodibilitetin e tokës janë:

a) Tekstura e tokës

b) Thellësia e tokës

c) Përmbajtja e gurëve në shtresën sipërfaqësore

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 46: Size: 3.59 MB

30

Tabela 4.1.a/1 Vlerat referencë të indeksit të teksturës (Burimi: CORINE 2010)

Erozioni Tekstura

I ulët = 1

C(Clay),SC (SandClay),Zc(SiltClay)

I mesëm = 3 SCL(SandClayLoam),CL(ClayLoam),ZCl(SiltClayL

oam),LS(LoamSand),S(Sand)

I lartë = 5 L(Loam),Zl9SiltLoam),Z(Silt),SL(SiltLoam)

Në tabelën më poshtë, duke ju referuar të dhenave për zonën në studim, të marra nga Projekti

CORINE 2010, kemi këto vlera të indeksit të teksturës.

Tabela 4.1.a/2 Vlerat e indeksit të teksturës për zonën në studim (Burimi:CORINE 2010)

Indeksi i erozivitetit të tokës ―Eroziviteti‖, është kryesisht rezultat i kushteve klimatike dhe

produkt i faktorëve:

Vendndodhja

Tekstura/Erozioni

Thellësia e

tokës (cm)

Prania e

gurëve (%)

Çervenakë 1 (Clay) 35 12

Hudënisht 1(Clay) 26 10

Pojskë 3(ClayLoam) 27 8

Guri i Kuq 3(ClayLoam) 20 5

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 47: Size: 3.59 MB

31

Tabela 4.1.a/3 vlerat e indeksit Fournier (Projekti CORINE 2010)

Kështu indeksi i erozivitetit = Indeksi Fournier x Indeksi Bagnouls-Gaussen

Indeksi FI që varet nga intensiteti i reshjeve është konsideruar si përcaktuesi kryesor i

erozivitetit. FI jepet me formulën:

(4.1.a/2)

Ekuacioni Universal i Humbjes së Tokës e përcakton erozivitetin mbi bazën e maksimumit

30 minutësh të intesintetit të reshjeve. Ky përcaktim gjithsesi varet nga shumë të dhëna dhe

në shumicën e rasteve nuk është e mundur të kryhet. Për këtë arsye, FAO-UNEP-UNESCO

(1987) përdorin indeksin Fournier për të matur riskun e erozivitetit të tokës. Kështu indeksi

i erozivitetit = Indeksi Fournier x Indeksi Bagnouls-Gaussen

Indeksi Fournier (FI) në vetvete është analizë e reshjeve totale mujore dhe mesatare vjetore.

Ai shprehet në formulën e mëposhtme:

ku pi2 = reshjet totale të muajit i dhe P reshjet mesatare vjetore.

FI

Vlera

Përshkrimi:

Ndjeshmëria ndaj erozionit

<60 shumë e ulët

60 - 90 e ulët

90 - 120 mesatare

120 - 160 e lartë

>160 Shumë e lartë

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 48: Size: 3.59 MB

32

Për vlerësimin e indeksit Fournier (FI) është e nevojshme përpunimi i treguesve të

pasqyruar në formulën e mësipërme.

Rezultati i përftuar përfshihet në njërin nga kufijtë e përcaktuar në tabelën e mëposhtme:

Tab 4.1.a/4 Vlerat e indeksit erozivitetit për zonën në studim (CORINE 2010)

Ndërkohë që indeksi Fournier siguron një matje të gjerë të përqëndrimit të reshjeve, i vetëm

ai nuk konsiderohet i kënaqshëm për matjen e erozivitetit. Veçanërisht në vendet e

Mesdheut mund të diskutohet fakti që thatësira ka tendencë të inkurajojë erozionin duke

zvogëluar mbulesën bimore dhe ekspozuar kështu sipërfaqen e tokës ndaj pikave të shiut

(splash erozion).

Si rrjedhojë, për te forcuar vlerësimin për erozivitetin përdoret dhe indeksi i thatësirës

Bagnouls-Gaussen (BGI) i cili merr në konsideratë jo vetëm reshjet por edhe temperaturat

mesatare të çdo muaji, Ky indeks shprehet në formulën si vijon:

(4.1.a/3)

ku ti = temperatura në muajin i në 0C, pi = reshjet totale në muajin i, ki = proporcioni i

muajit i për të cilin 2ti – pi = 0. Vlerat e indeksit te Bagnouls-Gaussen në zonën në studim

variojnë si në tabelën e mëposhtme:

Vendndodhja

FI

Çervenakë 95

Udënisht 70

Pojskë 80

Guri i Zi 75

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

Page 49: Size: 3.59 MB

33

Tabela 4.1.a/5 Vlerat e indeksit të Bagnouls-Gaussen për zonën në studim

(Burimi:CORINE 2010)

Pjerrësia e shpateve

Sa më i pjerrët dhe më i gjatë të jetë shpati aq më i lartë është risku i erozionit. Kështu

erozioni i krijuar nga uji rritet në proporcion të drejtë me gjatësinë e shpatit si rezultat i

akumulimit të ujërave të reshjeve.

Fig 4.1.a/1 Harta topografike e zonës në studim (IGJEUM 2014)

Vendndodhja

BGI

Çervenakë 97

Hudënisht 100

Pojskë 110

Guri i Kuq 170

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 50: Size: 3.59 MB

34

Njëkohësisht rreziku i erozionit rritet edhe si rezultat i rritjes së shpejtësisë me të cilën uji

rrjedh në një shpat të pjerrët duke krijuar kështu një shkallë të madhe gërryeshmërie.

Tabela 4.1.a/6 Vlerat e indeksit të pjerrësisë për zonën në studim

(Burimi: CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/7 Vlerat referencë të indeksit të pjerrësise në raport me erozionin

(Burimi CORINE 2010)

Vlerësimi për erozionin Indeksi i këndit te pjerrësisë ne %

Shumë i butë <5%

I butë 5 deri 15%

I fortë >15 deri 30%

Shumë i fortë >30%

Kultivimi i tokave dhe niveli i bimësisë

Risku potencial i erozionit rritet në se toka ka pak ose aspak mbulesë bimore. Bimësia e

mbron tokën nga ndikimi i pikave të shiut dhe shpëlarja dhe njëkohësisht ul intensitetin e

rrjedhjeve sipërfaqësore dhe mundëson infiltrimin e ujit. Ky efekt frenues i bimësisë ndaj

erozionit varet nga lloji dhe shtrirja në hapësirë e mbulesës bimore. Kur kjo mbulesë bimore

është e dendur dhe mbulon plotësisht hapësirën duke u bërë pengesë për reshjet atëherë kjo

sipërfaqe është më efiçentja në kontrollin e erozionit. Sipërfaqe të tilla përfaqësohen nga

pyjet apo kullotat.

Vendndodhja Këndi i pjerrësisë në

%

Çervenakë 15

Hudënisht 8

Pojskë 12

Guri i kuq 7

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 51: Size: 3.59 MB

35

Efektiviteti i mbrojtjes së një sipërfaqeje nga erozioni varet gjithashtu edhe nga fakti se sa

shumë prezent ka qënë kjo mbrojtje gjatë periudhave të ndryshme të vitit në krahasim me

sasinë e reshjeve që kanë rënë gjatë këtyre periudhave. Të mbjellat të cilat sigurojnë një

mbrojtje të plotë në pjesën më të madhe të vitit e reduktojnë erozionin më shumë se ato të

mbjella të cilat e lënë tokën të zhveshur për një kohë të gjatë, veçanërisht gjatë vjeshtës dhe

pranverës kur shirat janë më të dendur.

Indeksi i mbulimit të tokës

Faktori i mbulesës tokësore është elementi i katërt për përcaktimin e rrezikut potencial dhe

aktual të erozionit. Ai mund të konsiderohet si një nga elementët më thelbësorë në

modelimin e erozionit pasi është i vetmi faktor tek i cili njeriu ka ndikim duke paraqitur

kështu të vetmin faktor ku njeriu ka ndikim.

Si bazë për përcaktimin e mbulesës bimore për territorin shqiptar gjatë periudhës 2010-2013

ka shërbyer puna për riklasifikimin dhe verifikimin e hartës së mbulesës bimore me

metodën CORINE 2006 nëpërmjet:

- Përpunimit të imazheve satelitore 2010 dhe krahasimi me hartën e mbulimit të tokës

CORINE Land Cover 2006 marrë nga projekti CORINE 2006

- Verifikimi i të dhënave mbi mbulesën bimore nga punimet në terren për të

përditësuar hartën e mbulimit të tokës për vitin 2013.

Tabela e mëposhtme pasqyron raportin e mbulesës tokësore dhe erozionit, raport i cili është

përdorur në metodologjinë e projektit sipas indeksit përkatës.

Tabela 4.1.a/8 Mbulesa bimore e vlerësuar sipas ndjeshmërisë ndaj erozionit

Indeksi Erozioni

Tipi i mbulesës bimore

1 Mbrojtje e plotë Pyll, kullotë, shkurre e dendur

2 I pa mbrojtur Tokë e kultivuar, tokë ë zhveshur

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 52: Size: 3.59 MB

36

Fig 4.1.a/2 Harta e përdorimit të tokës në zonën në studim (Burimi: IGJEUM 2014)

Pjesa e pellgut në zonën në studim rezulton e përfshirë kryesisht në kategorinë 1 dhe 2, pra i

ulët dhe i mesëm, të indeksit të erozionit, përjashtim bëjnë sipërfaqet ku ushtrohet aktivitet

minerar.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 53: Size: 3.59 MB

37

Tabela e mëposhtme përmbledh karakteristikat e erozionit sipërfaqësor aktual në zonën e

studimit.

Tab.4.1.a/9 Tabela përmbledhëse e shkallës së erozionit në zonën në studim

Erozioni aktual siperfaqesor

Shkalla e

erozionit

1(ulet)

2 (mesem)

3(i lart))

Faktorët natyrorë

Faktorë

njerzor

Erodibiliteti

Eroziviteti

Pjerrësi

shpatit Tekstura thellësa e

tokës

prania e

gurëve

Indeksi

Fournier

Indeksi

Bag.-Gauss.

përdorim i

tokës

Shkalla 2

C,SC,ZC >75cm >10% <90 0 <10% mbrojtje

pjesshme

Në zonën në studim, përveç sipërfaqeve që janë mirë të treguara në hartën e përdorimit të

tokës, kemi dhe aktivitetin minerar, i cili ka shtuar sipërfaqet e zhveshura, materiali i

ekspozuar ndaj faktorëvë atmosferik ka një granulometri të ndryshme nga dheu në zonë pasi

është material i nxjerrë me shpërthim dhe sasinë e lëndës organike e ka shumë më të ulët,

rrjedhimisht erozioni vetëm në sipërfaqet ku zhvillohet aktiviteti minerar rezulton midis

shkallës 2-3, pra i mesëm i lartë.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 54: Size: 3.59 MB

38

Fig 4.1.a/3 Shpërndarja hapësinore e vlerave të erozionit aktual në zonën në studim

(CORINE 2010)

4.1.b Llogaritja e sasisë së sedimenteve (terma sasior) gjeneruar në pjesën e

pellgut ku ndodhen minerar

Llogaritja e sasisë së sedimenteve që gjenerohet nga sipërfaqja e pellgut ku ndodhen

minierat të mbyllura apo aktive, është bazuar në ekuacionin universal të erozionit

sipërfaqësor. (Wischmeier, W. H. & Smith, D. D. 1978).

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 55: Size: 3.59 MB

39

Ky ekuacion është zbatuar në pjesën e pellgut, me kufij, në veri nën pellgun e përroit të

Qershisë në Pojskë, në jug nën pellgun e përroin të Saselishtës, në perëndim kreshtat

ujëndarëse dhe në lindje vijën bregore të liqenit Ohrit, rreth 12 km2

Ekuacioni universal i erozionit sipërfaqësor: A=R*K*L*S*C*P (4.1.b/1)

ku A- sasia e dheut që erodohet (ton/ha)

R- indeksi erozivitetit i reshjeve

K- indeksi erodibilitetit të dheut

L -faktori që lidhet me gjatësinë e shpatit

S- faktori që lidhet me pjerrësinë shpatit

C- faktori që lidhet me vegjetacionin e tokës

P- faktori njerëzor i minimizimit të erozionit

Llogaritja e faktorëve në ekuacionin universal të erozionit është një punë kërkimore më

vete, por në mënyrë të përafruar (sipas të dhënave nga projekti CORINE 2010) ato do të

ishin si më poshtë, duke ju referuar të dhënave të tabelave të mësipërme:

Tabela. 4.1.a/3 Indeksi i erozivitetit dhe ndjeshmëria ndaj erozionit (Burimi: CORINE

2010)

Tabela 4.1.a/4 Vlerat e indeksit erozivitetit për zonën në studim (Burimi: CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/5 Vlerat e indeksit të Bagnouls-Gaussen për vendmatjet e zones ne studimit

(Burimi:CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/6 Vlerat e indeksit të pjerrësisë për zonën në studim (Burimi: CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/7 Vlerat reference të indeksit të pjerresise në raport me erozionin

(Burimi: CORINE 2010)

Tabela 4.1.a/8 Mbulesa bimore e vlerësuar sipas ndjeshmërisë ndaj erozionit (Burimi:

CORINE 2010)

R = 80*100, K = 407, LS = 12, C = 0.15, P = 0.6

A = 8000*407*12*0.15*0.6 =293 ton/12 km2/vit

Pjesë e këtyre sedimenteve janë dhe shplarjet e:

- Materialit steril shkëmbor,

- Xeherorëve të Fe-Ni dhe Cr,

- Mbetjeve teknologjike të pasurimit të Fe-Ni

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 56: Size: 3.59 MB

40

Pjesa më e madhe e kësaj sasie sedimentesh, përfundon në liqen nëpërmjet tributarëve, të

cilët janë burimet ndotëse të ujërave të liqenit.

Transporti sedimenteve realizohet kryesisht nëpërmjet 7 (shtatë) tributarëve të vegjël që

shkarkojnë ujërat e tyre në liqen. Një mënyrë e tillë diktohet dhe nga infrastruktura rrugore

bregliqenore e kësaj zone, e cila lejon shkarkimin e ujërave në liqen vetëm të këtyre

rrjedhjeve nëpërmjet urave të vogla. (tubino)

Sasia e sedimenteve të transportuara varet nga sasia e ujit që rrjedh nga tributarët për në

liqen. Dhe e faktorëve të tjerë të analizuar më lartë.

Llogaritja e prurjeve të tributarëve që transportojnë sedimentet nga pjesa e pellgut ku

ndodhen minierat:

Llogaritja e prurjeve të tributarëve që transportojnë sedimentet nga pjesa e pellgut ku

ndodhen minierat, bazuar në rreshjet e regjistruara në nënpellgun ujëmbledhës të tyre dhe

karakteristikat e tjera hidroklimatike të zonës. Llogaritja e sasisë së ujit është kryer sipas

modelit rreshje-rrjedhje (D.A. Kraijenhoff van de Leur, 1973) ( rainfall-runoff)

R = Cp* P * S (4.1.b/2)

ku R – prurja, P – reshjet mesatare për muajin Nëntor 2014 (125 mm, e matur ) dhe

Cp koefiçeni i rrjedhjes (0.7), S – sipërfaqja pellgut (afërsisht 12 km2

),

Meqë temperaturat shumëvjeçare të ajrit në zonë luhaten në vlerat Tmin = (-0.2 – 5.6) ˚C

dhe Tmax = (10.8 – 14.7) ˚C evotranspiracioni është i vogël. Duke pasur në konsideratë dhe

veçoritë e strukturës së dheut të zonës (sipas CORINE 2010), koefiçenti i rrjedhjes merret

Cp =0.7

R = 125 *10-3

m * 0. 7 * 13 * 106 m

2 /2843750 sek = 0.4 m

3/s =400 l/s

dhe çdo tributar ka pasur afërsisht 50 l/s

Duhet theksuar se kjo periudhë matjesh me këto sasi reshjesh të rëna në nënpellgjet e

tributarëve, përfaqëson një periudhë shumë të lagët.

Shpejtësitë e këtyre rrjedhave, janë matur dhe rezultojnë të variojnë 2-3-4 m/sek, për një

periudhë shumë të lagët dhe të lagët.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 57: Size: 3.59 MB

41

4.1.c Xeherorët (Lateritet) e Fe-Ni, mineralogjia dhe përbërja kimike e tyre.

Një pjesë e sedimenteve që vijnë nga pjesa e pellgut ku janë minierat sigurisht që janë edhe

xeherorët e Fe-Ni dhe të Cr, të cilët nxirren nga nëntoka dhe ndikojnë cilësinë e dherave,

ujrave sipërfaqësor dhe nëntokësor, florën dhe faunën.

Këta xeherorë nga disa autorë si dhe Prof. E.Pumo , Prof. F.Arkaxhiu, 2008 konsiderohen si

produkte të kores së prishjes së shkëmbinjve magmatik ultrabazik, që përmbajnë minerale

ferro-magnezial. Këta shkëmbinj janë:

- dunite (kryesisht të përbërë nga një mineral olivinë),

- perodotite (olivinë, pyroxene),

- piroxenite ( i përbërë kryesisht nga orthopiroxene piroksen pa Ca)

-serpentinite (kryesisht serpentine 2H4Mg3Si2O9). Serpentina është produkti i tjetërsimit

hidrotermal i olivinës në prani të ujit në temperaturë 200-500oC. Proçesi i serpentinizimit

ndodh pa ndryshime të rëndësishme në volum dhe shoqërohët me largimin e një sasie

relativisht të ndjeshme të magnezit dhe silicit Si. Gjatë këtij proçesi një sasi Ni lëviz në

tretësirën ujore dhe një sasi mbetet në serpentinë.

Për formimin e këtyre vendburimeve duhet të plotësohen disa kushte, si : përbërje

petrografike e shkëmbinjve mëmë, klima tropikale, koha gjeologjike, çarshmëria, tektonika,

proçeset bio-kimike. Pikërisht këto kushte kanë ekzistuar në këtë rajon.

Në periudhën e Jurës dhe në atë të Kretës së Poshtme, shkëmbinjtë ultrabazik i janë

nënshtruar një proçesi intensiv erozioni ( tjetërsimi fizik), i cili mund të konsiderohet si faza

e parë e periudhës së prishjeve.

Si rezultat i këtij erozioni intensiv ka qënë formuar një sipërfaqe pothuaj e rrafshët me

pjerrësi të vogël nga jug-perëndimi. Në kushtet e rrafshimit, shkëmbinjtë mëmë ju kanë

qenë nënshtruar proçeseve kimike e biologjike, si rezultat i të cilave është formuar korja e

plotë e prishjeve lateritike, pra janë krijuar lateritet e Fe-Ni.

Në zonën Guri i Kuq- Çervenakë janë dy tipe vendburimesh të kores së prishjes:-

vendburime të kores së prishjes të mbetura në vend si ai i Çervnakës;- vendburime të kores

së prishjes të zhvendosur si ai i Gurit të Kuq. Midis këtyre vendburimeve takohet një zonë

kalimtare, në një pjesë të së cilës trupi xeheror është i shpëlarë. Xeherori në këtë zonë

paraqitet me përmbajtje të ulët të Fe dhe me përmbajtje shumë të lartë SiO2.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 58: Size: 3.59 MB

42

Tabani i trupave xeheror në vendburimet Guri i Kuq – Çervenakë, përbëhet prej

shkëmbinjve ultrabazik të serpentizuar që bien në thellësi në drejtim të perëndimit.

Makroskopikisht këta shkëmbinj dallohen nga ngjyra jeshile e errët dhe përbëhen kryesisht

nga olivine dhe piroksen, me sasi të pakta kromiti. Petrografia e tyre tregon se serpentinitet

rrjedhin kryesisht nga harcburgite dhe dunitet.

Mikroskopikisht janë konstatuar serpentinite të hekurizuara dhe të silicifikuara. Një

përhapje të vogël në vendburimet e lartëpërmendura zë edhe korja e prishjes e cila është e

pasur me Ni silikat.

Profili i kores së prishjes nga lart –poshtë është si më poshtë:

- Produkte të kores së prishjes me pamje dheu të pasura okside të Fe-Ni.

- Shkëmbinj ultrabazik të serpentizuar në shkallë të ndryshme

- Shkëmbinjtë ultrabazik të freskët.

Në tavanin e trupave xeheror gjenden kryesisht gëlqerorët e Kretës së sipërme. Gëlqerorët

janë të tipeve të ndryshëm, gjë që reflekohet edhe në ngjyrën e tyre. Ata janë me ngjyrë të

bardhe, kafe, gri, të murme apo laraman. Këta gëlqeror nuk janë të shpërndarë uniformisht

në vendburimet e lartëpërmendura dhe kalimi midis tipeve është gradual.

4.1.c/1Përbërja mineralogjike e xeherorëve të Fe-Ni

Në xeherorët e Fe-Ni gjenden këto minerale:

- Hematit, getit, hidrogetit ( hidroksidet dhe oksidet e hekurit)

- Serpentinit, smectite, bemit, montmorillonit.

- Minerale të tjerë shoqërues: kromit, kalcit, kuarc, pirit.

Hematiti është njëmineralësh në formën e oksidit Fe2O3, Geotite FeO (OH) hidroksoksid,

Hidrogeotit Fe O (OH) nH2O

Serpentinite:

Olivine + ujë + acid karbonik Serpentinë+hematite+magnezit+silic

(Fe, Mg)2SiO4 + n H2O + CO2 Mg3Si2O5(OH)4+Fe3O4+M gCO3+SiO2

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 59: Size: 3.59 MB

43

Montmorilloniti është më strukturë mikrokristaline, kimikisht është hidrat sodium, kalcium,

alumin, silikat hidroksid (Na, Ca)03(Al,Mg)2(Si4O10)(OH)2n H2O

Oksidet dhe hidroksidet e Fe takohen në të gjithë tipet e xeherorëve. Hematiti përbën masën

kryesore të xeherorëve oolitik (45%) dhe më të ulët në xeherorët kokrrizor, pelitik dhe

laraman. Getiti është i imët dhe i përzier me argjila dhe serpentinë. Karakteristikë e

xeherorit të Fe-Ni të tipit laterit është përmbajtja e lartë e mineraleve të serpentinës dhe

mineraleve argjilor. Serpentina përbën 33.34% të xeherorit laraman, 31% të tipit pelitik, 5%

të tipit oolotik.

Montmorilloniti është minerali kryesor argjilor me kokrriza nën 0.002 m/m që i çimenton të

gjitha llojet e mineraleve të tjerë.

Mineralet e Ni mund të jenë të shpërndara në trajtë mikrodisperse ose koloidale në masën e

mineraleve të tjerë. Mundet, gjithashtu që Ni të përmbahet izomorfikisht në mineralet e Fe

dhe hidrosilikatet. Pra Ni duhet të jetë i pranishëm tek serpentina dhe montmorilloniti. Në

mineralet që përmbajnë okside dhe hidrokside të Fe, Ni është i vendosur në strukturën e

tyre.

Në koren e prishjes së shkëmbinjve ultrabazik ka shumë lloje mineralesh të formuar në kohë

e mënyra të ndryshme që kanë Ni. Më e pranuar është ideja se Ni është i lidhur në formë

izomorfike në mineralet e Fe. Po kështu edhe Co.

Lateritet e Ni përbëjnë 44% të prodhimit botëror të Ni dhe zënë 73% të burimeve

kontinentale. Në të ardhmen e afërt ato do të zënë vendin e parë edhe në prodhin (AKNB

2013). Një tjetër tip i mineraleve të Ni është formuar në shumë depozita. Ky quhet minerali

i Ni silikate dhe konsiston kryesisht në tjetërsimin e serpentinës. Nuk është i pranishëm në

vendburimet që shfrytëzohen në zonë. Xeherorët që shfrytëzohen në Cervenakë dhe Gurë të

kuq i takojnë tipit lateritik dhe jo silikat.

4.1.c/2 Përbërja kimike e lateriteve të Fe-Ni

Xeherori i Fe-Ni është një përzierje heterogjene hidratesh, hidroksidesh dhe oksidesh të Fe.

Komponimi kryesor është Fe2O3, i cili gjendet në masën 46,3-72,9%. Përmbajtja Ni luhatet

0.75-1.42%. Përbërja kimike varet nga lloji i xeherorit, se nga cili mineral dominohet

xeherori, pra:

- Fe2O3 lidhet me praninë e getitit, hematitit, hidrogetitit

- MgO me serpentinën,

- SiO2 me kuarcin e mineralet argjilore

- CaO me kalcitin

-

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 60: Size: 3.59 MB

44

- NiO dhe CoO me mineralet e Fe,ose janë minerale më vete në materialin argjilor.

Kobalti Co është në raport të drejtë me Ni, pra sa më e lartë të jetë përmbajtja e Ni po

kështu është dhe përmbajtja e Co. Përmbajtja e Fe bie në drejtim të tabanit. Në pjesë të

ndryshme të vendburimit takohen zona me përmbajtje të lartë të Ni.

Çervenakë-Hudënisht

Fig 4.1.c Kollonat e vendburimeve te Hekur-Nikelit Gur të Kuq dhe Çervenakë

(Sipas F.Arkaxhiu, 2008)

4.1.d Ish fabrika e pasurimit në Gur të Kuq

Teknologjia e pasurimit të hekur-nikelit (Fabrika e Pasurimit) dhe dampa e vjetër e shlamit

teknologjik në Gur të kuq

Fabrika e pasurimit të hekur-nikelit ―Guri i Kuq‖, ndodhet pranë bregut të liqenit dhe kishte

për qëllim: thërmimin e xeherorit të nxjerrë nga miniera dhe largimin e sterileve që përzihen

me mineralin si rezultat i mënyrës së shfrytëzimit.

Lënda e parë vinte me vagona direkt nga miniera dhe shkarkohej në dy bunkerat e pranimit.

Fabrika përbëhej nga tre reparte kryesore: ai i thërmimit, i gravitacionit dhe ai i ç’ujëzimit.

Thërmimi i xeherorit me përmasa fillestare deri 500 mm, ishte parashikuar të kryhej në tre

shkallë.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 61: Size: 3.59 MB

45

Shkalla e tretë e thërmimit bëhej në cikël të mbyllur me sitisje, kontrolli për të përftuar një

produkt përfundimtar nën 12 mm. I gjithë xeherori i thërmuar nën 12 mm depozitohej në

bunkera.

Në repartin e gravitacionit pajisja kryesore pasuruese ishte makina e sedimentimit.

Paraprakisht materiali klasifikohej në sita vibruese për të përftuar tre klasa të ngushta

kokrrizore, pikërisht 6-12 mm, 3-6 mm dhe 0-3 mm. Grimcat e imëta nën 0.3 mm

veçoheshin me klasifikim përpara se të futeshin në sedimentim, klasa nën 3 mm.

Produktet e përftuara pas pasurimit në makina sedimentimi për secilën klasë kokrrizore,

koncetratet dhe sterilet respektive, kalonin në proçeset e ç’ujëzimit. Për secilën nga klasat

kokrrizore kryheshin të njëjtat proçese:

koncentratet e ç’ujëzuara në klasifikatorë spirale, transportoheshin për në depon e

koncentratit;

sterilet e ç’ujëzuara me të njëjtën mënyrë, transportoheshin për në depon e sterileve;

kapërderdhjet e fituara nga proçesi i ç’ujëzimit të koncentratit shkonin në dekantatorin e

koncentratit nëpërmjet transportit me pompa;

në mënyrë identike veprohej me kapërderdhjet e ç’ujëzimit të sterileve që dërgoheshin

në dekantatorin e sterileve;

Ç’ujëzimi i mëtejshëm i produkteve të përftuara, realizohej nëpërmjet proçeseve të

dekantimit dhe filtrimit. Nga dekantatori i koncentratit dilte produkti i ntrashur, i cili

kalonte në filtrim, si dhe kapërderdhja e cila riciklohej. Nga dekantimi i sterileve përftohej

uji, i cili bashkohej me kapërderdhjen e dekantatorit të koncentratit për tu ricikluar, si dhe

sterilet e imta të cilat bashkoheshin me shllamet e deshllamimit.

Proçesi i filtrimit të koncentratit kryhej në vakum-filtra me sipërfaqe të brendëshme filtrimi.

Nga ky proçes përftohet koncentrati i ç’ujëzuar që bashkohej me koncentratet e tjera si dhe

filtrati që rikthehej në dekantatorin e ç’ujëzimit të koncentratit.

Koncentrati përfundimtar i prodhuar nga fabrika e pasurimit ka patur këtë përbërje kimike

mesatare: 41- 42% Fe, 0.91% Ni, 14%SiO2, lagështi 12%. Koncentrati transportohej me

rrugë hekurudhore prej stacionit të trenit që ndodhet në afërsi të liqenit, drejt

konsumatorëve.

Fabrika e pasurimit të Fe-Ni ka qenë një burim ndotjeje me potencial shumë të lartë. Në

liqen janë derdhur sistematikisht gjatë viteve të punës së fabrikës ujërat e saj, të cilat kanë

qenë 44 000 m 3/24 orë me 300-500 mg masë të ngurtë për litër. Mosfunksionimet e

dampës (çarjet e mureve anësore, prishja e dritares që e lidhte me shlamin teknologjik të

fabrikës) , ndërprerjet e rrymës elektrike, avaritë e ndryshme në proçesin teknologjik, kanë

bërë që mesatarisht sasia e të ngurtit në ujrat që

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 62: Size: 3.59 MB

46

shkarkoheshin nga dampa të ishte 4- 12 herë më e madhe se norma e atëhershme e

shkarkimeve (25 mg/l), sasitë e kapërderdhjeve nga dekantorët e koncentratit kanë arritur

edhe vlerën e 1000 mg/l (40 herë më shumë se norma). Dekantimi i koncentratit të imët, që

përmbante 15-20% grimca të imëta, në dimensionet e grimcave koloidale, për shkaqe që u

përmendën edhe më lartë ka rezultuar i vështirë dhe ka çuar në sasi të mëdha të të ngurtit.

Po kështu shumë probleme ka patur edhe proçesi i filtrimit.

Sipas projektit pastrimi i ujit, pra ndarja e fraksioneve te ngurta të imta, bëhej në impiantin e

pastrimit duke përdorur edhe reagentet: Al2(SO4)3 + NaOH + H2SO4 si koagulantë. Sasia e

këtyre koagulanteve nuk ka qenë striktisht e kontrolluar.

Për të shmangur problemet që shkaktonte dampa e vjetër pranë fabrikës së pasurimit, u

ndërtua, në vitin 1983, dampa definitive në Polje Hudënisht. Kjo dampë është rreth 7 km në

vijë paralele me dekantatorin, por edhe kjo dampë ka patur probleme. I gjithë informacioni

për fabrikën e pasurimit, është marrë në studimin e kryer nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe

Minierave në vitet 1995-1997 në kuadër të Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillim-

Studimit për Mjedisin.

Fig 4.1.d Paraqitja skematike e proçesit të ndarjes së ngurtë-lëng, fraksionit të imët (Burimi : projekti “Ndikimi i aktivitetit minerar në zonën e liqenit të Ohrit dhe masat për

minimizimin e efekteve negative”, FGJM 1995-97).

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 63: Size: 3.59 MB

47

Sipas projektit pastrimi i ujit, pra ndarja e fraksioneve te ngurta të imta, bëhej në

impiantin e pastrimit duke përdorur edhe

reagentet: Al2(SO4)3 + NaOH + H2SO4 si koagulantë.

Sasia e këtyre koagulanteve nuk ka qenë striktisht e kontrolluar.

4.1.d/1 - Dampat e sterileve të fabrikës së pasurimit te Fe-Ni në Gur të Kuq dhe në

Polje, Hudënisht.

Dampat e mbetjeve teknologjike (shllamit teknologjik) të fabrikës së pasurimit të Fe-Ni në

Gur të Kuq dhe në Polje-Hudënisht, kanë qenë çdo vit në listën e hot spoteve të raportuara

në Raportin e përvitshëm të MM, për Gjendjen e Mjedisit në RSH. Këto dampa përbëjnë

burime ndotjeje, që duhen vlerësuar.

Pozicioni dhe relievi dampës: mbetjet teknologjike janë të hedhura në pjesën e sipërme të

luginës së Poljes, në një zonë, e cila ka një pjesë fushore dhe një pjesë kodrinore, pjerrësia e

së cilës vjen duke u rritur deri në 1300 m mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e zonës

është rreth 760 m dhe largësia nga bregu i liqenit është rreth 850 m. Në anët perëndimore,

veriore dhe jugore dampa rrethohet nga terren malor me pjerrësi të shpateve të

konsiderueshme.

Ujërat sipërfaqësor që përshkojnë zonën janë:

Nga ana perëndimore e luginës (ku ndodhet dampa) përshkohet nga Përroi i Mullezës i cili

derdhet në Liqenin e Ohrit.

Ujrat nëntokësor mbi të cilët është e vendosur dampa është ai i kompleksit ujëmbajtës i

shkëmbinjve ultrabazik, i cili përhapet nga Saselishta në jug për të vazhduar në veri në

Mëmëlisht, Hudënisht e deri në Lin. Ky kompleks ka ujëmbajtje të vogël deri në mesatare.

Përmbajnë ujëra çarjesh, meqë zona ka tektonikë të zhvilluar (shumë thyerje). Nga ky

kompleks dalin një sërë burimesh me prurje 0.06-0.3 l/sek.

Ndërtimi gjeologjik i zonës ku ndodhet dampa e përshkruar nga poshtë –lartë: Formacionet

Jurasike (J), përfaqësohen nga shkëmbinjtë ultrabazik që ndodhen në jug, perëndim dhe

veri të dampës.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 64: Size: 3.59 MB

48

Dampa ndodhet mbi depozitimet deluvialo-proluviale me trashësi disa metra, të cilët

ndodhen mbi depozitimet (J), ultrabazik të serpentizuar. Depozitimet Kretake, përfaqësohen

nga gëlqerorë të vendosur mbi shkëmbinjtë ultrabazik,

Përbërja kimike e materialit të dampave në Polje Hudënisht dhe Gur të Kuq

Sipas Raportit gjeologo-minerar mbi vlerësimin sasior dhe cilësor të rezervave të mbetjeve

teknologjike, të fabrikës së pasurimit të Fe-Ni në Gur të Kuq, depozituar në dampën

definitive në Polje –Hudënisht, Pogradec, të Ndërmarrjes së Minierës së Fe-Ni në Gur të

Kuq, i vitit 2006 rezulton: -Kampionimi i materialit sipas skemës rrjetë sistematike,

meqenëse materiali (Shllami teknologjik i Fabrikës së Fe-Ni) është me përbërje uniforme.

Nga analizat e kryera rezulton kjo përmbajtje kimike:

Fe2O3 26,85%

Ni 1.064 %

Co 0,056%

K2O 0.021 %

Na2O 0.035%

CaO 2.72%

MgO 0.091%

Fraksionet e tjera janë argjila me përmasa më të vogla se 0.002 mm, (silt) dhera me

përmasa 0.002 – 0.06 mm, rërë me përmasa 0.06-2 mm, zhavorre me përmasa nga 2-

10 mm.

Tabani i dampës përfaqësohet pjesërisht nga depozitime deluvialo-proluviale të Kuaternarit,

të pa rrumbullakosura ultrabazikësh me përmasa nga disa centimetra në dhjetëra cm të

përziera me material argjilor, argjilor-rëra deri në zhavorre me zaje.

Mbi këtë taban janë hedhur mbetjet teknologjike të fabrikës së pasurimit të cilat janë me

trashësi nga disa dhjetëra cm anash deri në 5.3 m në qendër të dampës.

Dampa është e shtresëzuar si rrjedhojë e sedimentimit të tretësirave koloidale të ardhura në

dampë në vite. Trashësia e këtyre shtresave është nga disa mm deri në disa cm. Për shkak të

këtij

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 65: Size: 3.59 MB

49

mikroshtresëzimi të imët tekstura e përgjithshme e shtresës së shllamit është e ngjashme më

shistet argjilor

4.1.e Xeherorët e Kromit, mineralogjia dhe përbërja kimike e tyre

Në buzë të rrugës nacionale Tiranë- Pogradec, gjendet vendburimi i Cr në Pojskë. Ky

vendburim ndodhet në pjesën jugore të masivit ultrabazik të Shebenik- Pogradecit është

zbuluar në vitin 1988

Në xeherorët e kromit gjenden këto minerale:

-Ferrokrom FeCr grupi kromshpineliteve (Mg, Fe)(Cr,Al, FeO2)O4, ku dallohen:

-Kromiti (FeCr2O4)

-Aluminokromiti Fe (CrAl)2O4

-Krompikotit: (Mg, Fe)(CrAl)O4

Përbërja kimike: Cr2O3 = 58,92%; Fe2O3 = 4,0 %; Al2O3 = 11,7 %; FeO = 10,80 %; MgO =

15,27 %, etj. (Dhima K. 1986).

4.1.f Rezultate dhe diskutime

Rrjedhat ujore sipërfaqsore që gërryejnë dhe transportojnë sedimentet nga pjesa e pellgut ku

ushtrohet aktivitet minerar, janë dy llojesh; a. sezonale; b. me prurje nga burimet

nëntokësore në periudhën e thatë të vitit. Kjo tregon që në periudhën e lagët të vitit kemi

dhe sasinë maksimale të sedimenteve dhe të ndotësve të shpëlarë prej rrjetit hidrografik i

cili ka gjithashtu prurjet maksimale.

Sasia e sedimenteve prej 293 ton/vit/12 km2

e llogaritur me ekuacionin universal të

humbjeve të tokës, (Wischmeier, W. H. & Smith D. D. 1978), për sipërfaqen ku janë

minierat e matur (12 km2), përmban sasinë maksimale të ndotësve, shplarje të xeherorëve, të

materialit steril shkëmbor, të mbetjeve teknologjike të pasurimit si dhe ujrat minierave, të

transportuar në ujrat e liqenit të Ohrit kryesisht nëpërmjet rrjedhave sipërfaqsore.

Prurjet maksimale të rrjedhave sipërfaqsore, të llogaritura sipas modelit hidrologjik, (D.A.

Kraijenhoff Van de Leur, 1973) rreshje –rrjedhje janë rreth 50 l/sek për periudhën e lagët

të vitit dhe shpejtësitë tyre maksimale 5 m/sek.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 66: Size: 3.59 MB

50

Për periudhën e thatë të vitit, rrjedhat sipërfaqsore disa prej tyre, nuk kanë prurje fare,

ndërsa përrenjtë Mëmëlisht, Mullez, Kollovozë, Çervenakë, Saselishtë, përroi i Kishës dhe

Varreve kanë prurje 1-2-3 l/sek prej ujrave nëntokësor, të cilët janë të pastër dhe nuk kanë

fare material të shplarë rishtas. Rrjedhimisht sasia e ndotësve është minimale, mbetje të

ndotësve nga periudha e lagët dhe pak ujra që dalin nga minierat.

4.2 Analizë e transport-transformimit ndotësve

4.2.1 Transporti i ndotësve me rrjedhat e ujore sipërfaqësore, tributarë në liqen

Xeherorët e Fe_Ni dhe të Kromit Cr dalin nga galeritë apo janë në sipërfaqe kur shfrytëzimi

është me karrier, pasi janë copëtuar me shpërthime nga trupi minerar. Madhësitë e copave

janë të formave dhe madhësive të ndryshme, kanë granulometri dhe teksturë të ndryshme.

Transportimi i tyre në trupin ujor të liqenit mund të bëhet nëpërmjet rrjedhave ujore hyrëse

në liqen, nëpërmjet ujërave nëntokësor dhe nëpërmjet erës. Transporti nwpwrmjet erws dhe

ujrave nwntokwsor nuk wshtw objekt i kwtij studimi.

Rrjedhat ujore hyrëse në liqen janë transportuesit kryesor të ndotësve prej aktivitetit

minerar. Në pjesën e pellgut tw liqenit tw Ohrit ku ushtrohet aktivitet minerar, gjenden këto

rrjedha ujore që hyjnë në liqen (tributarë):

1- Përroi i Qershisë, i cili derdhet në liqen dhe mbledh prurjet e të gjithë rrëkeve të

vogla gjatë periudhës së rreshjeve, duke transportuar sasi të xeherorëve dhe

materialit shterp dhe ujrave që dalin nga miniera e Cr në Pojskë. Kjo miniere është

hapur në vitin 1988, shfrytëzimi i trupit minerar ka filluar në kuotën 905 m mbi nvd

dhe duke zbritur në kuota më të ulta deri në 780 m mbi nvd. Miniera ndodhet nga

0.5 km deri në 1.5 km larg liqenit.

2- Përroi Mullezës ose Tre Boshtet, derdhet në liqen dhe ka prurje shumë të vogla në

verë por që rriten në periudhën e rreshjeve duke arritur deri në 1-40 l/sek (llogaritur

në bazë të të dhënave për rreshjet në periudhën më të lagët (sipas IGjEUM 2014).

Ky përrua transporton në liqen mbetje të sterileve të pasurimit të Fe-Ni në Gur të

Kuq, që u vendosën në Polje-Hudënisht pasi dampa pranë Fabrikës së Pasurimit u

mbush. Megjithëse kjo dampë i është dhënë për shfrytëzim një subjekti privat qe në

vitin 2013, puna nuk ka vazhduar dhe mbetjet janë ende aty.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 67: Size: 3.59 MB

51

3- Përroi i Kollovozës ose i Hudënishtit, derdhet në liqen dhe ka prurje shumë të vogla

në verë por që i rriten në periudhën e rreshjeve. Ky përrua mbledh të gjitha rrëketë e

vogla dhe shpëlarjet e materialit shterp që dalin nga galeritë (të cilat janë aktualisht

të mbyllura) por edhe të xeherorëve të Fe-Ni nga shfrytëzimi me karrier.

4- Përroi i Çervenakës ose lumi i Kalovës, derdhet në liqen ka prurje të vogla në verë

por që rriten në periudhën e rreshjeve Ky përrua transporton në liqen shpëlarjet e

materialit steril të galerive (gjenden katër galeri dhe një karrier) dhe të xeherorëve të

minirës së Fe-Ni në Çervenakë si dhë shpëlarje të xeherorëve dhe materialit steril

nga miniera (dy galeri) e Cr në Mëmëlisht. Kësaj rrjedhe ujore i bashkohen edhe

ujërat nëntokësor që dalin në sipërfaqe dhe që gjenden nën trupin minerar të Fe-Ni

dhe mbi trupin minerar të Cr.

5- Përroi i Mëmëlishtit ose lumi i Turbullt, derdhet në liqen ka prurje të vogla por që në

periudhën e rreshjeve rriten. Ky përrua transporton në liqen shpëlarjet e materialit

steril nga miniera e Fe-Ni në Gur të Kuq, dhe merr me vete edhe ujërat nëntokësor

që dalin të paster nga galleria (natyrisht ndoten në sipërfaqe). Ky përrua pranë

grykderdhjes kalon në të majtë të dampës së vjetër të Fe-Ni në Gur të Kuq.

6- Lumi i Kishës që është i ngjashëm me rrjedhat ujore të përshkruara më lart,

transporton shpëlarjet e materialit steril të minierës së Fe-Ni në Gur të Kuq (galeri të

tjera jo ato që shpëlahen në lumin e Turbullt). Kjo rrjedhë ujore kalon në të djathtë

të dampës së Fe-Ni dhe para fabrikës së pasurimit. Edhe kjo rrjedhë merr ujërat

nëntokësor që dalin në këto galeri dhe që përdoren për ujë të pijshëm. Edhe kjo

minierë është marrë nga një shfrytëzues por nuk punon normalisht.

7- Përroi Varreve gjithashtu derdhet në liqen dhe është i ngjashëm më rrjedhat ujore të

mësipërme. Kjo rrjedh transporton shpëlarjet e materialit steril të minierës së Fe-Ni

në Gur të Kuq (galeri tjetër) merr me vete ujërat nëntokësor dhe kalon në të djathtë

të fabrikës së pasurimit.

8- Lumi i Terhanit ose përroi i Sasëlishtës derdhet në liqen, është i ngjashëm më

rrjedhat e përshkruara më lart, transporton në liqen shpëlarjet e materialit steril të

minierës së mbyllur prej gati 25 vjetësh.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 68: Size: 3.59 MB

52

Të gjitha minierat e përshkruara më lartë kanë shfrytëzuar apo shfrytëzojnë mbi nivelin 750

m mbi n.d i cili quhet edhe niveli bazë dhe ku grumbullohet xeherori dhe transportohet në

sipërfaqe, dikur në fabrikën e pasurimit, ndërsa tani për t’u shitur.

Ujërat nëntokësor në zonën në studim janë të pandikueshëm nga aktiviteti minerar në

sipërfaqe, pasi gjenden nën shkëmbinjtë kompakt (ultrabazik), ata kur dalin në sipërfaqe

ngarkohen me shpëlarjet të ndryshme të materialit steril apo xeherorëve.

Potenciali ndotës i burimeve të ndotjes varet nga:

- Mineralogjia dhe përbërja kimike e xeherorëve dhe materialit steril shkëmbor të

stoqeve

- Granulometria dhe tekstura e xeherorëve dhe materialit steril shkëmbor të stoqeve

- Përbërja kimike e ujërave transportues (që është funksion i dherave dhe shkembinjve

që përshkojnë) të ndotjes dhe e ujërave të rreshjeve

- Kushtet atmosferike (regjimi i reshjeve)

- Gjeomorfologjia

4.2.2 Transformimet kimike të ndotësve të mundshëm, gjatë transportit dhe trajta

e tyre në tributarët

Transformimet që pësojnë shpëlarjet e materialit steril dhe të xëherorëve në rrjedhat ujore

sipërfaqësore gjatë transportit të tyre për në liqen, ujërat që dalin nga galeritë, rreshjet apo

ujërat sipërfaqësor të rrjedhave sipërfaqësore, ndikojnë mekanikisht dhe kimisht materialet

që shpëlajnë. Këto ujëra bashkëveprojnë me sipërfaqet e materialit që transpotojnë dhe i

transformojnë ato. Transformimet që pësojnë varen nga këto reaksione kimike si më poshtë:

a.reaksioni Acid-bazë c.tretje-precipitim

b.lidhje komplekse d. adsobimi/absorbimi

1.Reaksionet acid-bazë,

Janë reaksionet e lëshimit dhe kapjes së protoneve. (sipas Arrhenius, një bazë është një

substancë që lëshon jone hidrokside OH-, ndërsa një acid është një substancë që lëshon

protone të lira ose sipas Bronstead acidet dhe bazat janë respektivisht lëshuesit dhe kapësit e

protoneve në një tretësirë). Për të karakterizuar gjëndjen në një tretësirë ujore, p.sh sa

metale do të treten, sa lidhje komplekse të joneve të metaleve do të krijohen, ose sa

precipitat do të krijohet, duhet më parë të përcëktojmë pH.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 69: Size: 3.59 MB

53

Ujërat e shiut, ujërat e rrjedhave ujore (të matura gjatë vitit 2014) dhe pH i ujrave të liqenit

të Ohrit, nga monitorimet e bëra periodikisht nga programi kombetar i monitorimit, ka

vlerat nga 7- 8.3. pra janë lehtësisht bazik dhe nuk kanë kapacitet të lartë për të tretur

metale në xeherorët, materialin steril shkëmbor, mbetjet teknologjike të pasurimit të Fe-Ni.

2.Lidhjet komplekse

Janë specie të reja kimike që krijohen në tretësirat ujore. Kompleksi përshkruhet si një jon

qëndror i një metali dhe joneve apo molekulave që e rrethojnë atë, që quhen ligand. Në

tretesirat ujore të tributarëve dhe në ujërat, formohen komplekse, zakonisht midis metaleve

dhe ujit (aqua komplex), por edhe midis metaleve dhe molekulave jone të tjerë që gjenden

në ujëra. Krijimi i komplekseve ka rëndësi sepse ndikojnë tretshmërinë dhe reaktivitetin e

joneve. Kështu jone stabël, mund të krijojnë komplekse me jone te tretshëm duke rritur

tretshmërinë e të dy joneve, qendër dhe ligand.

Krijimi i komplekseve është një hap i ndërmjetëm drejt proçesit të precipitimit. Kështu kur

koncentrimi i joneve të metaleve të tretura rritet shumë, formohen specie kimike polimere që

çojnë në krijimin e koloideve dhe më pas në precipitat. (Burimi: Geochemistry, W.White.

2007)

Fig 4.2.2 Klasifikimi i elementëve që formojnë komplekse (ansamble) në tretësirat ujore

(Burimi: Geochemistry, W.White. 2007)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Metale

Kalimtar Metalet -A Metalet -B Ligand formues

Page 70: Size: 3.59 MB

54

Në këtë figurë metalet e grupit A, formojnë komplekse pothuaj të patretshme. Ndërsa

elementët e grupeve B, metalet dhe metalet kalimtar, formojnë komplekse me tretshmëri të

përafërt. Në grupin e metaleve kalimtar stabiliteti (e kundërta e tretshmërise) që janë pjesë e

sterileve që janë në studim formojnë komplekse me tretshmëri të ndryshme, por të përafërt

sipas kësaj radhe Mn2+

<Fe2+

<Co2+

<Ni2+

<Cu2+

>Zn2+

, e njohur si seria e Irving-William.

Dallime të dukshme në stabilitet (tretshmëri) kanë komplekset të formojnë grupi i metaleve

dhe metaleve transit B, me ligand organik.

Tretshmëria e tyre rritet në këtë rast, por mbetet e ngjashme, pra elementet e grupit B edhe

me ligand organik paraqesin tretshmëri të ngjashme mes tyre, por më të lartë se me ligand

jo-organik.

3.Reaksionet e tretje-precipitimit

Hidroksi është forma me tretshmëri të ulët e shumë metaleve në ujërat natyrore. Tretshmëria

e tyre varet nga pH dhe valenca e tyre. Kur specia dominante është e ngarkuar pozitivisht si

psh Al3+

tretshmëria rritet me rënien e pH. (Sipas Stumm dhe Morgan 1981)

4.Adsobimi/absorbimi

Argjilat janë fraksioni i imët i sedimenteve dhe dherave. Në mineralet argjilor janë prezente

okside dhe hidrokside me granulometri të imët. Argjilat luajnë një rol të rëndësishëm në

kontrollin e përbërjes së fluidëve ujore, për shkak të reaksioneve kimike që i formojnë ato

dhe kapaciteteve sorbtiv dhe jonokëmbyes.

Reaksionet midis tretësirave dhe solidëve përfshijnë proçeset ndërsipërfaqësore, të cilat

çojnë në ekuilibrin midis tretësirave dhe solidëve.

Argjilat dhe copëzat e sedimenteve janë shumë të vogla, sipërfaqet e bashkëveprimit janë të

mëdha.

Përqëndrimet e shumë elementëve gjurmë, veçanërisht metalet transit, të tretur në

përrenjtë, rrëketë apo lumenjtë janë të kontrolluara jo nga precipitiomi dhe tretja, por më

tepër nga adsorbimi dhe desorbimi prej mineraleve argjilor dhe sipërfaqeve organike.

Reaksionet që zhvillohen në sipërfaqe mbajnë përqëndrimet e këtyre elementëve në dete nën

nivelin e ngopjes.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 71: Size: 3.59 MB

55

Si përfundim, rrjedhat ujorë sipërfaqsore, tributarë në liqenin e Ohrit do të transportojne

ndotësit e përshkruar më lart, të gjeneruar nga aktiviteti minerar në këto gjendje:

1. Të tretur;

2. Pezulli;

3 Precipitat

që transportohen me ujin nëpërmjet proçeseve të konveksioni, difuzionit dhe turbulencave.

Fig 4.2.3 Paraqitja skematike e transportit të ndotësve prej rrjedhave ujore sipërfaqsore

4.2.c Rezultate dhe diskutime

Nga analiza e transport-transformimit të ndotësve na rezulton që sasia e metaleve të tretur

në ujrat që shpëlajnë xeheroret, materialin steril shkëmbor dhe mbetjet teknologjike të

pasurimit të Fe-Ni, të jetë më shumë në gjendje të ngurtë, si precipitat apo pezulli (i patretur

apo i adsorbuar absorbuar nga minerali argjilor), se sa në gjendje të tretur.

Nga ky fakt kuptojmë që ndotjen reale nuk e tregojnë sasitë e metaleve të tretur në ujra, por

sasitë e metaleve në sedimente.

Ndotës të tretur

Pezulli

Precipitat

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 72: Size: 3.59 MB

56

Kapitulli 5 Vlerësimi i ndotjes me metale i ujrave të liqenit të Ohrit.

5.1 Analizat kimike të ndotjes me metale

5.1.a Vendmatjet, kampionimi dhe analizimi i kampionëve

Vëzhgimet në terren, vlerësimi i shkallës së erozionit, analizimi i proçeseve kimike gjatë

transportit, na tregojnë se sasia e metaleve të tretur, pezulli, precipitat (bad load), që

tributarët sjellin në liqenin e Ohrit, varet si nga përbërja mineralogjike-kimike e

xeherorëve-sterileve, format e terrenit, ashtu edhe nga faktorët meteorologjik, sasia e

rreshjeve të shiut dhe pH Ii këtyre ujrave.

Analiza e transport-transformimeve, na tregoi që metalet janë më pak të tretur dhe më

shumë të ngurtë, të adsorbuar dhe absorbuar nga argjilat dhe në sedimente. pra kampionet,

për t’u analizuar, duhen marrë në sedimente, ku presim që përqëndrimet e metaleve të jenë

të larta.

Duke njohur prurjet e tributarëve (maksimalisht 50 l/sek), shpejtësitë e tyre (maksimalisht 4

m/sek), si dhe teksturën dhe granulometrin e sedimenteve (nga projekti CORINE dhe

analiza e mbetjeve teknologjike të pasurimit të Fe-Ni), jemi të sigurt që këto sedimente

hyjnë në liqen. Kështu për të njohur sasinë e metaleve që mbërrijnë në liqen duhen marrë

kampione me sedimente në tributarë pranë grykderdhjeve të tyre dhe në ujë (metalet e

tretur), në liqen pranë grykderdhjeve të tributarëve.

Këto kampione duhen marrë menjeherë pas rreshjeve maksimale të para pas periudhës së

qetësisë së verës, pasi në këtë kohë kemi sasinë maksimale të sedimenteve dhe ndotësve që

ata kanë, të shpëlarë prej rrjetit hidrografik. Për vitin 2014, muaji tetor (sipas të dhënave

historike të stacionit meteorologjik të Pogradecit dhe parashikimeve afat shkurtët të

IGJEUM) ishte muaji me rreshje maksimale. Kështu që matjet janë kryer në 3 nëntor 2014,

menjëherë pas reshjeve maksimale.

Rrjedhat ujore, tributarë në liqen janë renditur më poshtë:

1.Rrjedha ujore përroi Qershizës, që mbart metale prej minierës së Pojskës

2. Përroi i Mullezës, mbart metale prej dampës se Fe-Ni, Polje, Hudënisht

3. Përroi i Kollovozes, mbart metale prej minierës së Fe-Ni, Gradisht

4.Përroi Çervenakës, (lumi Kalovës) mbart metale nga miniera e Fe-Ni në Çervenake dhe

miniera e Cr Mëmëlisht

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 73: Size: 3.59 MB

57

5. Lumi Turbullt, ose përroi i Mëmëlishtit, mbart metale prej minierës se Fe-Ni, në Gur të

Kuq

6.Lumi i Kishës, mbart metale nga miniera e Fe-Ni në Gur të Kuq, kalon para fabrikës dhe

pranë dampës Fe-Ni

7 Përroi Varreve, mbart metale nga miniera e Fe-Ni në Gur të Kuq (pas Fabrikës së

pasurimit të Fe-Ni)

Kampionet në ujë janë marrë në sipërfaqe të ujit në liqen, deri në 10-20 cm thellë, në shishe

plastike të sterilizuara paraprakisht, pranë çdo grykderdhje janë marrë nga tre kampione në

një sipërfaqe prej 20-30 m 2

.

Kampionet në sedimente janë marrë pranë grykderdhjeve të tributarëve me lopata të vogla

dhe janë mbledhur në shishe plastike gjithashtu të sterilizuara. Edhe në sedimente janë

marrë nga tre kampione për çdo tributarë në distancë të ndryshme. Kampionet janë ruajtur

në termus frigorifer dhe analizat janë bërë në IGJEUM.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 74: Size: 3.59 MB

58

5.1.b Rezultatet e matjeve dhe faktorët e riskut ekologjik, faktor-shkallë ndotjeje

Në tabelën më poshtë, jepen koordinatat e vendmatjeve, përshkrimi i tyre si dhe vlerat e

përqëndrimeve të metaleve në sedimente. Këto vlera janë krahasuar me përqëndrimet e

mundshme për të dhënë efekt (P.M.E) sipas standartit Mc Donald et.al 2000, i përdorur

edhe në vendet e BE-s, si dhe sipas standarti Jaagumagi 1992, pasi standarti vendas për

sasitë e lejuara të metaleve në sedimente, mungon.

Tabela 5.1.b/1

Faktori i ndotjes (F.N) së sedimenteve dhe ujit me metale, shprehet si raporti: P.m.k/P. ref

ku: P.m.k janë përqëndrimet e çdo metali në kampion dhe P. ref është përqëndrimi referencë

i tij.

Kur: F.N˂1 ndotja e ulët

1˂ F.N ˂ 3 ndotje e moderuar

F.N˃ 3 ndotje e konsiderueshme

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 75: Size: 3.59 MB

59

Shkalla e ndotjes, Sh.N, të çdo vendmatjeje është shuma e F.N-ve për çdo metal në çdo

vendmatje

Kur ShN ˂ 1 shkalla është e ulët

Kur 1 ˂ShN ˂ 20 shkalla është e mesme

Kur 20 ˂ ShN shkalla është e madhe

Tab 5.1.b/2 Vlerat e faktorëve të ndotjes së sedimenteve me metale dhe i shkallës së ndotjes

Në tabele me ngjyrë të kuqe janë treguar vlerat e larta të faktorëve dhe shkallës së ndotjes së

sedimenteve me metale, ndërsa me të gjelbër vlerat e ulta. Siç duket nga tabela, faktori i

ndotjes për Ni dhe Cr rezulton i lartë në çdo vendmatje, ndërsa për Fe përjashtim bën

vendmatja në Përroin e Saselishtës. Për Co vetëm vendmatjet në Përroin e Kishës, të

Varreve dhe të saselishtës rezultojnë të ulët, vendmatjet e tjera janë me faktor të lartë

ndotjeje me Co, duke ju referuar gjithnjë sandardit Mc Donald et.al 2000.

Shkalla e ndotjes, rezulton për të gjitha vendmatjet e larte dhe për vendmatjen e Hudënishtit

rezulton shumë e lartë. Vetëm vendmatja e saselishtës rezulton me shkallë të ulët ndotjeje.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 76: Size: 3.59 MB

60

Tab 5.1.b/3 Përqëndrimet e metaleve të tretur në ujin e liqenit, vlerat e faktorit të ndotjes të

ujërave me metale

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 77: Size: 3.59 MB

61

Paraqitja grafike e rezultateve të matjeve

Fig 5.1.b/1 Paraqitja grafike e përqwndrimeve të Ni në sedimente

Fig 5.1.b/2 Paraqitja grafike e përqëndrimeve të Cr në sedimente

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 78: Size: 3.59 MB

62

Fig 5.1.b/3 Paraqitja grafike e përqëndrimeve të Fe në sedimente

Fig 5.1.b/4 Paraqitja grafike e përqëndrimeve të Co në sedimente

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 79: Size: 3.59 MB

63

Paraqitja grafike e përqëndrimeve të Fe në ujë në mg/l

Fig 5.1.b/5 Paraqitja grafike e përqëndrimeve të Fe në ujë në mg/l

5.1.c Diskutime

Nga analiza kimike e kampioneve të marra në sedimente dhe ujë na rezultuan, ashtu edhe

siç pritej nga analiza e transport-transformimeve, që përqëndrimet e metaleve në sedimente

janë shumë herë më të mëdha se PME sipas standartit Mc Donald 2000 dhe faktorët e

ndotjes për metalet Fe, Ni, Cr, Co dalin shumë të lartë, me përjashtim të faktorit të ndotjes

së sedimenteve me Co për tre vendmatjet e fundit, përroin e Kishës, së Varreve dhe të

Saselishtës dhe të faktorit të ndotjes së sedimenteve me Fe në vendmatjen në përroin e

saselishtës.

Shkalla e ndotjes së sedimenteve me metalet Fe, Ni, Cr, Co del shumë e lartë për

vendmatjen në përroin e Mullezës, (dampa e mbetjeve teknologjike të Fe-Ni, në Polje,

Hudënisht), në përroin e Çervenakës dhe Mëmëlishtit dhe në gjithë vendmatjet e tjera del e

lartë me përjashtim të vendmatjes në përroin e Saselishtës.

Ndërsa për metalet e tretur janë kapur vlera të matjshme për elementët Ni dhe Cr, por më të

ulta se standardi belg VLAREM 2010, për metalet në ujrat sipërfaqsor. Vetëm përqëndrimet

e elementit Fe të tretur në ujë dalin mbi vlerat e lejuara sipas standartit të lartëpërmendur.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe pellgun e tij

ujëmbledhës

Page 80: Size: 3.59 MB

64

5.2 Shpërndarja hapësinore e ndotësve në ujrat e liqenit.

5.2.1 Faktorët hidro-meteorologjik dhe hidrodinamika e liqenit gjatë një viti.

Proçeset që ndodhin në liqen dhe sidomos ato pranë bregut, janë përgjegjëse për

shpërndarjen hapësinore të ndotjes në të dhe rrjedhimisht për shëndetin e jetës që zhvillohet

në liqen. Transporti i ndotjes dhe cilësia e ujit në brendësi të liqenit janë të lidhura drejt për

drejt me hidrodinamikën e ujrave të liqenit.

Liqeni i Ohrit është një liqen i thellë dhe hidrodinamika e tij është tepër komplekse. Për këtë

arsye liqenet e thellë janë quajtur edhe ―dete të vegjël‖. Liqenet e thellë, siç është liqeni i

Ohrit, një karakteristikë e rëndësishme është koha e qëndrimit të ujit, e cila përcaktohet

T=V/q.(Sipas

Fischer, List, Koh, Imberger & Brooks, 1979). Kur kjo kohë qëndrimi është më e madhe se një

vit, kjo do të thotë që variacionet sezonale, variacionet termike (ngrohja në verë dhe ftohja

në dimër) mund të kontrollojnë dinamikat e liqenit.

Bashkëveprimet midis atmospheres dhe sipërfaqes ujore të liqenit, ndikojnë respektivisht në

qarkullimin atmosferik dhe klimën e rajonit, ashtu sikurse edhe faktorët atmosferike

rezultojnë të ndikojnë shumë në strukturën termike në veçanti, në hidrodinamikën e tij në

përgjithësi dhe veçanërisht në nivelin e turbulences dhe kapacitetin për të përzier ndotësat

që hyjnë në liqen prej burimeve pikësore apo të shpërndarë.

Për të kuptuar proçeset fizike në liqenin e Ohrit, shohim variabilitetin vjetor të temperaturës

(T) së ujit. Me ardhjen e pranverës, fund i muajit mars, kur temperaturat e ajrit janë në rritje

dhe më të larta se temperatura e ujit të liqenit, kemi transmetim të nxehtësisë nga ajri në ujë

duke ngrohur gradualisht shtresat sipërfaqësore të ujit të liqenit.

Masat ujore pranë sipërfaqes dhe në cekëti, që ngrohen nga dielli, nga gjendja me

temperatura T0 dhe densitet ρo që kishin, kalojnë në gjendjen me temperaturë T më të lartë

se T0 dhe densitet ρ më të vogël se ρo, ( J.Boussinesq (1897). Varësia midis temperaturave

dhe densiteteve jepet më poshtë:

(5.2.1/1)

ku: α është koefiçienti i ekspansionit termik që për ujërat e ëmbël në interval të caktuar të

temperaturës ka vlera të caktuara.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 81: Size: 3.59 MB

65

Për shkak të diferencës së densitetit, lindin forcat e flotimit pra që e mbajnë pezull masën

ujore me densitet më të vogël.

Fig 5.2.1/1 Paraqitja skematike e fillimit të procesit të shtresëzimit termik

(Benoit Cushman-Roisin, 2011)

Kështu fillon shtresëzimi termik ose ndarje e ujit në tre zona; epilimnion, hipolimnion dhe

metalimnion, të cilat fillojnë të krijohen me rritjen e temperaturës së ajrit dhe janë më të

shprehura, të ndara mirë kur tëmperatura e ajrit arrin vlerat maksimale. Kur temperaturat e

ajrit fillojnë të bien por vazhdojnë të jenë më të larta se ato të ujit, shtresezimi fillon të

prishet.

Fig 5.2.1/2 Variacionet e temperaturës me thellësinë për muajt Janar, Maj, Korrik dhe

Dhjetor (stacioni meteorologjik i Ohrit, 1999 – 2000)

Forca e flotimit

Pesha

Jan Maj Korr Dhje

Thellesia

(m)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 82: Size: 3.59 MB

66

Shtresëzimi termik eksizton për aq kohë sa temperaturat e ajrit janë më të larta se të ujit të

liqenit, pra nga fundi i marsit deri mes të muajit tetor.

Le ta quajmë këtë skenarin 1 dhe të analizojmë shpërndarjen hapësinore të ndotësve që

sjellin tributarët. Nga monitorimet shumë vjeçare të temperaturave të ujrave të tributarëve,

ato rezultojnë në këtë periudhë më të ulta se Tu t ‹ T u.liq ato të ujrave të liqenit. Pra ujrat e

tributarëve janë më të dendur se ujrat e liqenit dhe penetrojnë lehtë në ujrat e liqenit. Në

këtë periudhë si u përshkrua më lartë, ujrat e liqenit janë të shtresëzuar termikisht, në

epilimnion, metalimnion dhe hipolimnion.

Epilimnioni është shtresa e sipërme e ujit të liqenit. Hipolimnioni është shtresa me ujë të

ftohtë në pjesën e fundit të liqenit. Metalimnion, e njohur gjithashtu si termokline është

zonë tranzit midis epilimnionit dhe hipolimnionit. Kjo zonë tranzite është në përgjithësi

hapësira ku ndodhin ndryshimet e shpejta të temperaturës (rreth 05 0C/m).

Ujërat e ngrohtë në zonën epilimnion kanë pothuaj temperaturë të njëjtë dhe më të lartë se

shtresa tjetër. Ujërat e kësaj shtrese janë nën veprimin mekanik të erës, e cila gjatë verës

është e lehtë, por që arrin të krijojë lëvizje turbulente dhe qarkulluese. Pra masat ujore të

epilimionit përzihen për shkak të proçesit fizik të dispersionit turbulente dhe rrymave

qarkulluese, duke bërë që temperatura në epilimnion të jetë pothuaj uniforme dhe ndotësit të

përzier mirë.

- Qarkullimi Langmuir (1939). Ky lloj qarkullimi gjenerohet nga një erë e vazhdueshme (2

– 7 m/s) që fryn mbi liqen, i cili ndodhet në një gjendje krejtësisht të qetë. Për pasojë, kemi

masa ujore që rrotullohen duke formuar banda në të cilat masa ujore konvergjon (zhytet në

thellësi) ose divergjon (ngrihet në sipërfaqe). Qarkullimi Langmuir mund të formohet

shumë shpejt dhe mund të zgjasë nga disa minuta në disa orë. Ai lokalizohet në zona nga

disa metra në disa kilometra dhe nuk e kalon thellësinë prej 6 m.

Fig.5.2.1/3 Qarkullimi Langmuir (Ficher. H, 1979)

brez brez

Era

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 83: Size: 3.59 MB

67

Valët e shkaktuara nga era bëjnë të mundur lëvizjen e sedimenteve për në thellësi të masave

ujore dhe sa më e fortë era aq më e madhe do të jetë madhësia e grimcave të sedimenteve të

transportuara.

Era indukton një energji kinetike të caktuar në ujrat sipërfaqsore të liqenit nëpërmjet forcës

së erës τo [N/m2

]. Meqë kjo madhësi është vështirë të matet ajo zakonisht parametrizohet në

funksion të shpejtësisë së erës.

Perveç eres një tjetër faktor i rëndësishëm në përzjerjen e ujërave është edhe turbulencë

konvektive (convective turbulence). Rëndësia e erës kundrejt turbulencës konvektive

ndryshon me thellësinë. Në thellësi te vogla sikurse është edhe zona afër vijës liqenore era

është faktori kryesor që influencon proçesin e përzierjes së masave ujore të liqenit.

Valët sipërfaqësore të shkaktuara nga era e kanë energjinë të lokalizuar afër shtresës

sipërfaqësore, thellësia e së cilës është afërsisht sa gjysma e gjatësisë së valës. (Ralph Nelson

Elliott, 1920) Kjo shtresë njihet si ―shtresa e përzjer nga vala‖. Kur kjo shtresë bashkëvepron

me shtratin e liqenit shkakton ngritjen pezull të grimcave të sedimenteve.

Ky proçes resuspension është i rëndësishëm për liqene të mëdha si liqeni Ohrit, pasi valët

janë të mëdha e për pasojë me energji të madhe duke krijuar kështu shtresa të thella që janë

të përziera nga valët.

Sipas teorisë së valëve (Ralph Nelson Elliott, 1920), për liqenet e mëdha dhe të thellë si liqeni

i Ohrit, thellësia e shtresës së përzjerë nga valët Zc (m) është funksion i shpejtësisë

maksimale të erës V dhe rendjes efektive të erës Fe (m), mbi sipërfaqe të liqenit. Sipas

(Smith & Sinclair, 1972)

Z c = 0.0062 Fe0.56

V 0.88

(5.2.1/2)

ku V është shpejtësia maksimale e erës (m s-1

) e matur mbi sipërfaqen e liqenit.

Fe (m) rendja efektive e erës (është gjatësia e rrugës së lirë ku era mund të rend), mbi

sipërfaqe të liqenit. Për zonën në studim Fe = 14 km, pasi liqeni pothuaj është vijëdrejte në

gjithë pjesën perëndimore të tij.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 84: Size: 3.59 MB

68

Në periudhën (tetor 2014) e matjeve era mesatare kishte vlerën

V mes = 8 m/s dhe era maksimale e regjistruar V max = 21 m/s.

Duke zëvendesuar kemi:

Zc mes= 8.1m dhe Zc max = 19 m

Pra rreth 19 m është thellësia maksimale e shtresës së përzier mirë nga vala sipërfaqsore

Fig 5.2.1/4 Paraqitja skematike e zonës së përzier mirë (llogaritur max rreth 19m)

Zona bregliqenore kuptohet që është pjesë e shtresës së ujërave të liqenit të mirë përzjer

pasi thellësitë janë të vogla. Sikurse kemi llogaritur më lartë, kjo shtresë varion nga 6 m

deri ne 19-20 m. Vlerat minimale janë për kushte të mungesës së erës ose vlera të vogla të

shpejtësisë së saj. Në këtë rast kjo shtresë është rezultat i konveksionit turbulent, pra

përzierja ndodh për shkak të

Profili temperatures

Zonë e shtresëzuar

Forca e erës

Sipërfaqja

Zona e përzieries

T

Tabani

Z

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 85: Size: 3.59 MB

69

konveksionit turbulent, i cili është një proçes në varësi të bilanicit termik ujë-ajër të liqenit.

Në kushtet kur kësaj situate i mbivendoset edhe një regjim ere shtresa e përzjerë mirë arrin

vlera maksimale.

Energjia kinetike e lëvizjes turbulente të masave ujore afër bregut të liqenit që vlerësohet

mbi bazën e forcës së erës dhe profilit të temperaturës së ujit, ka raste që arrin vlera të

mjaftueshme për të prishur shtresëzimin e masave ujore dhe për ta rritur thellësinë e shtresës

së përzjerë mirë.

Nën efektin e erës shkaktohen rryma përgjatë bregut të liqenit me shpejtësi të vogla 5-10

cm/s të matura këto me mulinelen elektronike SD6000. Kjo ndodh pasi drejtimi dominant i

erës është pothuaj përgjatë bregut për zonën në fjalë. Gjithashtu, era shkakton edhe efektin

Ekman perpendikular me drejtimin e saj, i cili çon në rryma të dobëta deri në 15 cm/s. Ky

efekt është në balancë me efektin e Coriolis duke e kundërshtuar atë

Fig 5.2.1/5 Paraqitja skematike e efektit Ekman(Benoit Cushman-Roisin, 1994)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 86: Size: 3.59 MB

70

Në rezultante, influenca e këtyre faktorëve meteorologjike dhe hidrodinamike prodhon një

tendencë të lëvizjes për t’ju larguar bregut, e stimuluar kjo dhe nga rritja e thellësisë.

Era gjithashtu shkakton rryma në liqen të cilat luajnë rol të rëndësishëm për ngritjen

pezull të sedimenteve. Këto rryma shkaktojnë resuspension poshtë shtresës së përzjerë nga

valët dhe janë të rëndësishme për transportin e sedimenteve për në thellësi të liqenit të

Ohrit.

Shpejtësia e rrymave të shkaktuara nga era në thellësinë z(m) llogaritet me formulën (Smith,

2008)

U z = Us e (- kz)

(5.2.1/3)

ku shpejtësia e rrymës në sipërfaqe ,Us (m s-1

), vlerësohet të jetë 3% e shpejtësisë së erës

V (ms-1

)

ku k=6/V1.84

është koefiçenti i shuarjes në invers proporcion me shpejtesinë e erës.

Për rastet e mësipërme të erës mesatare dhe maksimale kemi:

kmes = 0.13 dhe kmax = 0.024

dhe

Us mes = 0.24 (kz mes = 0.13*8.1 = 1.05 ) Us max = 0.63 (kz max = 0.024*19 =0.45 )

Për V mes : exp (- kz ) =0.35 Për V max: exp (-kz)= 0.64

Uz mes = 0.24 * 0.35 = 0.084 m/s Uz max = 0.24 * 0.64 = 0.15 m/s

Matjet e realizuara në qershor 2012 me aparatura të teknologjisë së lartë Doppler për

vlerësimin e shpejtësive të masave ujore të liqenit evidentojnë pikërisht kompleksitetin e

dinamikës së liqenit.

Profilet e matjeve të shpejtësive të masave ujore janë paraqitur më poshtë si dhe grafikët e

vlerave të shpejtësive në thellësi të ndryshme.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 87: Size: 3.59 MB

71

Fig. 5.2.1/6 Profilet e matjeve të shpejtësive të masave ujore me teknikën Doppler (qershor

2012)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 88: Size: 3.59 MB

72

Shpejtësitë e matura me pajisjen Acoustic Doppler Current Profiler - ADCP për seksionet

AB dhe BC jepen si më poshtë:

Fig 5.2.1/7 Shpërndarja e shpejtësive të masave ujore në profilin BA (matur qershor 2012)

Shpejtësitë negative janë vektorë pingul me figurën me kahe për në brendësi të figurës dhe e

kundërta, shpejtësitë positive janë vektorët e shpejtësive më kahe nga vështruesit e figurës.

Kështu në grafik duket që shpejtësitë e masave ujore rrotull-poshtë pikës A janë me kahe

për nga veriu dhe rrotull-poshtë pikës B dhe në masat ujore midis pikave A dhe B janë

shpejtësi, pra rryma me kahe për nga jugu.

Thellësia (m)

Shpejtësia (mm/s)

Thellësia (m) Shpejtësia (mm/s)

Fig. 5.2.1/8 Madhësia e shpejtësive në seksionin BC (matur qershor 2012)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 89: Size: 3.59 MB

73

Përveç kësaj, duke përdorur pajisjen MiniSeaSofr-12, një kombinim i Current meter me

sensorët e temperaturës dhe konduktivitetit, është gjurmuar trajektorja e paketës ujore në

thellësinë 15m nëpërmjet vektorit të shpejtësisë të llogaritur brenda një intervali kohor

5min.

Grafika që jep instrumenti konfirmon sërish natyrën e nderlikuar të proçeseve fizike që

shoqërojnë hidrodinamiken e liqenit të Ohrit. Një profil temperature i marrë me këtë paisje

për piken B jepet gjithashtu në figurën më poshtë:

Fig. 5.2.1/9 (majtas) Shpejtësite vektoriale të masës ujore, (djathtas) Profili temperaturës në

pikën B (matur, qershor 2012)

Nën efektin e erës shkaktohen rryma përgjatë bregut të liqenit me shpejtësi të vogla 5-15

cm/s të matura këto me pajisjen mulinelë elektronike SD6000.

Kjo ndodh pasi drejtimi dominant i erës është pothuaj përgjatë bregut. Gjithashtu, era

shkakton edhe efektin Ekman pingul me drejtimin e saj, i cili çon në krijimin e rrymave të

dobëta deri në 15 cm/s. Ky efekt është në balanë me efektin e Coriolis duke e kundërshtuar

atë.

Në liqenin e Ohrit si liqen i thellë me përmasa jo të vogla kanë ndikim efekte të tilla si ai

nga forca e Coriolis dhe efekti Langumir. Efekti i Coriolis kundërshton atë Ekman dhe është

më i vogël në liqen duke shkaktuar rryma deri në 5-6 cm/s. Rrymat Ekman dominojnë

rrymat e Koriolisit duke i shtyrë sedimentet në thellësi.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 90: Size: 3.59 MB

74

Fig. 5.2.1/10 Luhatjet e vlerave absolute të shpejtësive për piken B (matur qershor 2012)

Përsa i takon rrymave të shkaktuara nga era ato janë sipërfaqësore dhe i binden mirë teorisë

Ekman.

Por shkaktarë të krijimit të rrymave ujore në liqen janë edhe lëvizjet e masave ujore për të

ruajtur implusin e masës.

Duke supozuar ujin e liqenit te pangjeshshëm dhe duke aplikuar përafrimin J.Boussinesq

(1897), ekuacioni i ruajtjes së masës është:

(5.2.1/4)

ku u, v dhe w janë komponentët e shpejtësisë përkatësisht sipas x, y dhe z

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 91: Size: 3.59 MB

75

Ekuacionet e ruajtjes së impulsit të masës:

(5.2.1/5)

ku f parametri Coriolis i supozuar konstant për zona të kësaj madhësie

ku u, v dhe w janë komponentët e shpejtësisë përkatësisht sipas x, y dhe z

Kz dhe Kh janë përkatësisht koeficentët e vizkozitetit vertikal dhe horizontal

ρo = 1000 kg/m3 dhe ρ’ shmangia e densitetit nga ρo

Ekuacioni i transportit të ndotjes me përqëndrim C:

(5.2.1/6)

Ku Dz dhe Dh janë respektivisht koefiçentët e difuzionit vertikal dhe horizontal

Wz është një shpejtësi prag (konstante)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 92: Size: 3.59 MB

76

Pjesë e ekuacioneve të transportit, në varësi edhe të dy karakteristikave të turbulences, k –

energjisë kinetike të turbulencës dhe ε –ritmi i zvogëlimit të energjisë kinetike të

turbulencës

(5.2.1/7)

ku P, B, σk , σε janë konstante

Ndërsa ekuacioni që përshkruan transportin e nxehtësisë:

(5.2.1/8)

ku T –temperatura e ujit

Për periudhën vjetore tetor-mars, pra kur temperaturat e ajrit janë më të larta se ato të

ujërave të liqenit, për shkak të dinamikës të përshkruara më lartë, proçesi i ringritjes së

sedimenteve pezull (resuspension) dhe i transportit të tyre ka tendencë të jetë më i fortë afër

sipërfaqes së ujit dhe të vij duke u dobësuar me rritjen e thellësisë.

Për pasojë, edhe nën ndikimin e faktorëve meteorologjikë (era dominante përgjatë vijës

bregliqenore) dhe hidrodinamike (valët, rrymat, etj) sedimentet tentojnë të transportohen për

në thellësi më të mëdha.

Në këtë menyrë, zona bregliqenore është zona e ngritjes pezull te sedimenteve dhe e

transportit tyre në brendësi të liqenit dhe zona e ujit më të thellë është zonë e akumulimit

(Håkanson & Jansson, 2003; Blais & Kalff, 2012).

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 93: Size: 3.59 MB

77

Shtrirja hapësinore e këtyre zonave është në varësi të faktorëve që lidhen me madhësinë dhe

thellësinë e liqenit, batimetrinë, faktorë të cilët përcaktojnë proçese të tilla fizike si valët,

rrymat, efektin gravitacional etj, nga të cilat varet proçesi ngritjes pezull të sedimenteve dhe

transporti i tyre.

Tre janë faktorët që përcaktojnë largësinë e zonës ku fillon akumulimi: thellësia e ujërave të

përzjerë mirë (deri 20 m), rrymat ujore poshtë kësaj zone (deri 2-3 cm/s ) dhe pjerrësia e

batimetrisë ( e vogël rreth 7.5%). Në rastet kur pjerrësia ka një gradient <4%, këto proçese

prodhojnë një levizje shumë të ngadaltë të sedimenteve, ndërsa për pjerrësi >14%

(Håkanson, 1982)) rezulton një akumulim i vogël.

Llogaritja e kufirit ( thellësisë ) ku fillon depozitimi i sedimenteve të imëta:

Tre jane faktorët që përcaktojnë largësinë e zonës ku fillon akumulimi:

1.Thellësia e ujërave të përzjerë mirë (deri 19 m),

2. Rrymat ujore poshtë kësaj zone (deri 2-3 cm/s )

3. Pjerrësia e batimetrisë ( rreth 7.5 % )

Kufiri (thellësia) ku fillon depozitimi i sedimenteve të imta (D) që ishin pezull, njehsohet

sipas ekuacionit: ( Rowan et al 1992)

Log D (m) = -0.107 + 0.742 log F (km) + 0.0653 * P (%) (5.2.1/9)

Ku: Fe = 14 km (rendja e erës ) dhe P pjerrësia e tabanit të liqenit në % (7.5 %)

log D (m)= 1.3

D=20 m thellësi distanca nga bregu e kufirit të depozitimit, duke ju referuar

batimetrisë, luhatet nga 330- 400 m

Sedimentet që vijnë nga shpatet e vijës bregore të liqenit, pjesë e të cilëve janë edhe

sedimentet nga sipërfaqet ku zhvillohet aktiviteti minerar, hyjnë në liqen nga tributarët dhe

lëvizin për në thellësi të liqenit duke qëndruar në shtresën e përzjerë mirë të ujit për sa kohë

kjo shtresë është e barabartë me thellësinë e liqenit. Kur liqeni bëhet më i thellë se shtresa e

përzjerë mirë fillon dhe akumulimi në tabanin e liqenit i kësaj ndotje.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 94: Size: 3.59 MB

78

5.2.2 Skenari dytë (S2), i referohet periudhës kur temperaturat e ajrit janë më të ulta

se ato të ujërave të liqenit, tetor- mars.

Në vjeshtë dhe dimër, kur temperatura e ajrit bie, ujërat sipërfaqësore bëhen më të ftohtë.

Densiteti i masës ujore në krye bëhet më i madh se i shtresës më poshtë, duke bërë që

shtresa me densitet më të madh të zbresë nën atë me densitet më të ulët, pra lind proçesi

fizik i konveksioni penetrues nga sipërfaqja drejt fundit të liqenit. Ky proçes fillon të erodojë

shtresëzimin termik dhe zgjat derisa të jetë ftohur e gjithë kolona ujore në liqen duke e

zhdukur shtresëzimin termik. (kurbat jeshile blu në grafik e shtresëzimit termik).

Megjithate sasia e madhe e ujit në liqen bën që ndryshimi i temperaturës së ujit të jetë i

ngadaltë. Shtresëzimi termik në liqen zhduket në muajt janar dhe shkurt. Kur konveksioni

penetrues ka mbërritur në fundin e liqenit nën veprimin e erës, fillon konveksioni krye-fund

Në kushtet e dimrit shumë të ashpër me erëra shumë të forta, kemi një përzierje totale të ujit

të liqenit në gjithë kolonën e tij. Ky proçes përsëritet çdo 6-7 vjet.

Fig 5.2.2/1 Paraqitja skematike e fillimit të konveksionit penetrues dhe prishjes së

shtresëzimit termik (Benoit Cushman-Roisin, 1994)

Sipërfaqja

Zona e fillimit të

konveksionit penetrues

Fluksi

nxehtësisë

Profil i temperaturës

Zonë e shtresëzuar

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Tabani

T

Z

Z

Page 95: Size: 3.59 MB

79

Fig 5.2.2/2 Paraqitja skematike e konveksionit fund-krye (Benoit Cushman-Roisin, 1994)

Gjatë vjeshtës dhe dimrit, ndotësit që janë në liqen, për shkak të: proçesit fizik të

konveksionit penetrues, konveksionit krye-fund, përzierjes totale, janë të përzier mirë dhe

përqendrimet e tyre në thellësi të ndryshme janë pothuaj të njejta dhe sidomos kur ndodh

përzjerja totale e ujërave të liqenit.

Por në periudhën vjeshtë-dimër (tetor – shkurt) përgjatë bregut të liqenit vihet re edhe

fenomeni i ashtuquajtur ―bllokim termik‖ i ujërave të tributarëve që hyjnë në liqen, dhe që

sjellin edhe ngarkesën maksimale me ndotësit si sedimente ashtu edhe të tretur, sepse

prurjet e tyre, siç janë llogaritur shumëfishohen nga 1-2 l/s gjatë periudhës së thatë në mes

57 l/s gjatë periudhës së lagët. Fenomeni i bllokimit termik ndodh për shkak diferencës së

temperaturave të ujërave të tributarëve me temperaturën e ujërave të liqenit.

Në tabelën më poshtë jepen vlerat mesatare shumëvjeçare për muajin nëntor (1995-2010) ku

tributarët rezultojnë në dy grupe temperaturash. (IGJEUM, 1995-2010)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Tabani

Sipërfaqja Fluksi i nxehtësisë

Page 96: Size: 3.59 MB

80

Tab. 5.2.2/1 Temperaturat mesatare shumëvjeçare për muajin nëntor për ujrat e liqenit dhe

të tributareve (IGJEUM, 1995-2010)

Nga kjo diferencë në temperatura kemi dhe një diferencë në densitetin e ujërave,

respektivisht ujërat me temperaturë më të ulët kanë densitet më të lartë pra ujërat e liqenit

janë më të dendur

të cilat ―bllokojnë‖ në një lloj kuptimi depërtimin për në thellësi të ujërave të tributarëve, të

cilët kanë tendencë të grumbullohen afër të liqenit.

Fig 5.2.2/2 Skema e bllokimit termik të ujërave të tributarëve në ujërat bregliqenore

Temperatura ujit

(°C)

Liqeni Ohrit

Tributari – gr 1

Tributari –gr 2

Mesatare

shumëvjeçare – I

11.1 10.0 11.3

Mesatare

shumëvjeçare – II

8.9 10.7 11.5

Mesatare

shumëvjeçare – III

8 10.8 11.5

Mesatare 9.3 10.5 11.5

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 97: Size: 3.59 MB

81

Zona e bllokimit termik të plymave të tributarëve, është e lokalizuar shumë pranë bregut

(deri 15-20 m), (është e dukshme dhe sy), ndërkohë kemi veprimin e erës me drejtim veri-

jug me kahe nga veriu (karakteristik për këtë periudhë), e cila i sposton plymat lehtësisht

drejt veriut sipas drejtimit të erës dominante.

Pikërisht bllokimi termik i bën rezistencë proçeseve të konveksionit, të inicuara nga

bashkëveprimi i ujrave të liqenit me atmosferën dhe përzierja është e mirë kur unifikohen

temperaturat e ujrave të tributarëve me ato të ujrave të liqenit. Nga përzierja, përqëndrimet e

ndotësve ulen, ata hollohen, ndërsa sedimentet janë kryesisht në gjëndje pezull.

Sipas këtij skenari (S2) ndotja me metale që sjellin tributarë, të cilët janë me përqëndrime

më të larta në sedimente, është e lokalizuar përgjatë bregut të liqenit dhe nën efektet

meteorologjike (faktori erë) dhe hidrodinamike (proçeseve të transportit) ajo qarkullon afër

vijës së bregut të liqenit të zonës ne studim, ndërsa sedimentet që ishin në liqen janë në

gjendje pezull. Kur barazohen temperaturat e ujrave të tributarëve dhe ujrave të liqenit kemi

një përzierje totale dhe gjendje pezull të sedimenteve.

Pra deri tani kemi analizuar shpërndarjen hapësinore të ndotësve që transportojnë tributarët

në ujërat e liqenit gjatë një viti. Këta ndotës janë të tretur dhe të ngurtë në sedimente.

5.3 Rezultate dhe diskutime

Gjatë një viti, nga monitorimi i vlerave të temperaturave të ajrit dhe të ujit të liqenit të

Ohrit, kemi dalluar dy periudha kryesore (skenarë), e para (mars-tetor) kur temperaturat e

ajrit janë më të larta se ato të ujit të liqenit dhe e kundërta (tetor-mars) kur temperaturat e

ujit të liqenit të Ohrit janë më të larta se ato të ajrit. Gjatë këtyre periudhave kemi zhvillimin

e proceseve të ndryshme në ujrat e liqenit dhe rrjedhimisht shpërndarje hapësinore të

ndryshme të ndotëve në liqen.

Gjatë skenarit të parë, kemi shtresëzimmin termik të liqenit të Ohrit dhe nje regjim ere të

lehtë dhe të moderuar (e monitoruar), rrjedhimisht zhvillimmin e proceseve të dispersionit

turbulent dhe difuzionit. Shtjellat dhe qarkullimi Langmuir krijojnë një shtresë të përzier

mirë.

Procesi i ngritjes së sedimenteve pezull (suspension), (Smith & Sinclair, 1972) zona e

përzier mirë thellësinë e së cilës e llogaritëm (maksimumi rreth 19 m) dhe i transportit të

tyre ka tendencë të jetë më i fortë në cekëti dhe afër sipërfaqës së ujit dhe të vij duke u

dobësuar me rritjen e thellësisë. Për pasojë edhe nën ndikimin e faktorëve meteorologjike

(era dominante përgjatë vijës bregliqenore) dhe rrymat Ekman i transportojnë sedimentet

në thellësi më të mëdha.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 98: Size: 3.59 MB

82

- Në këtë mënyrë, zona bregliqenore është zona e ngritjes pezull të sedimenteve, zona e

përzier mirë dhe e transportit tyre dhe zona e ujit më të thellë është zonë e akumulimit

(Håkanson & Jansson, 2003; Blais & Kalff, 2012). Kufiri i fillimit të depozitimit të

sedimeneteve të imta e llogaritëm maksimumi 20 m thellësi ose duke patur parasysh

batimetrinë e liqenit të Ohrit në pjesën ku shkarkohen edhe tributarët ndotës, 330-400 m

larg vijës bregore.

Gjatë skenarit të dyte, diferencat e temperaturave të ajrit me ato të ujrave të liqenit të Ohrit,

bëjnë që në liqen të zhvillohen proceset e konveksionit penetrues (vertikal) dhe fund e krye.

Këto procese bëjnë që sedimentet e imta të jenë në gjendje pezull.

Këto procese zhvillohen me vështirësi në kontaktin e plymave të tributarëve më ujrat e

liqenit, pasi këta të fundit, nga të dhënat shumëvjecare na rezultojnë me temperatura më të

ulta se ato të ujrave të tributarëve. Barriera termike e ujrave të liqenit të Ohrit (që në këtë

periudhë janë më të dendur), i lokalizon plymat e tributarëve pranë bregut të liqenit (15-

20m) dhe era dominante gjatë bregut i sposton disi përgjatë bregut.

5.3 Fakte të ndikimit të aktivitetit minerar në mjedisin biotik të zonës në studi

5.3.1 Fakte të ndikimit të aktivitetit minerar në mjedisin biotik të liqenit të Ohrit

Organizmat e gjalla që banojnë në liqen mund të shërbejnë si disa nga treguesit më të mirë

të shkallës së ndotjes dhe të shëndetit të ekosistemit te liqenit. Siç analizuam në kapitullin e

shpërndarjes hapësinore të ndotësve në liqen, ndotësit e tretur janë me përqëndrime të

vogla, përjashto hekurin (Fe) i cili rezulton mbi vlerat kufi të standartit belg VLAREM

2010, ndërsa ata në sedimente janë shumë here më të larta, por këta të fundit depozitohen

dhe qarkullojnë më vështirësi, duke e bërë shumë të vështirë rikuperimin e kësaj ndotjeje

edhe sikur burimet ndotëse të ndërpriten. Fabrika e pasurimit ka sjellë një ndryshim të

konsiderueshëm (gati dramatik) në mjedisin biotik dhe këtij ndikimi i janë shtuar ndotjet që

kanë sjellë në mënyrë të vazhdueshme tributarët e liqenit.

Duke ju referuar një raporti për gjëndjen e mjedisit të liqenit dhe pellgut të tij, të kryer nën

kujdesin e dy ministrive të mjedisit, asaj Shqiptare dhe asaj Maqedonase, në vitin 2002,

(M.Watzin, V.Puka, T.Naumoski, 2002), janë inventarizuar edhe shpërndarjet e bimëve të

larta ujore ose makrofitet, në zonën litorale në të dy anët e liqenit.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 99: Size: 3.59 MB

83

Në anën shqiptare, të dhënat janë mbledhur në gjashtë vende, Lin, Buqezë, Hudënisht,

Mëmëlisht, Pogradec dhe Drilon.

Prej këtyre inventarëve rezulton një florë me vegjetacion të pasur, rreth 125 specie të

bimëve vaskulare, tokësore dhe akuatike.

Vendet më të pasura nga floristika janë Buqeza dhe Driloni. Speciet më të zakonshme janë

Phragmites Australis, Potamogeton Spp, Chara pp, Ceratophyllum spp, Myriophyllum spp.

Po në zonën e Hudënishtit, Mëmëlishtit dhe Guri i kuq, ku ndikimi i aktivitetit minerar është

dominues, bollëku i bimëve të ujit është reduktuar.

Njohim 2 periudha kryesore të lëshimit të vezëve nga peshqit:

- 1. Në dimër kur kryesisht troftat lëshojnë vezët në fundin shkëmbor ose ranor në

zonën e litoralit dhe grykëderdhjet e tributarëve

- 2.Në verë kur peshqit kuprinid lëshojnë vezët, (gjuhëzat dhe krapi) në baltrat në

shtretërit e makrofiteve.

Të dy këto mjedise të lëshimit të vezeve janë të reduktuara dhe të ndotura nga sedimentet,

rrjedhimisht sipas të njëjtit studim, popullatat e krapit dhe troftave rezultojnë të

reduktuar.

Ndryshimet në popullatat e specieve të ndryshme ndikojnë njëra-tjetrën edhe në rrjetën

ushqimore, pra kemi një ndërlikim të konsiderueshëm i cili duhet studiuar për të kuptuar

efektet.

Mostrat e dy specie bimësh, Phragmites australis dhe chara spp, të mbledhura pranë

qytetit të Pogradecit, në thellwsi 5, 10, 15, 20 m dhe në distancë të ndryshme nga bregu,

tregojnë përqëndrimin e metaleve në to. Specia e kallamishteve Phragmites australis e

mbledhur në pjesën perëndimore të liqenit rezulton të ketë të akumuluar Ni, Co, Cr më

tepër se ato të mbledhura pranë qytetit te Pogradecit. (Springer Science, 2011)

Bimët makrofite luajnë një rol të rëndësishëm në riciklimin e lëndëve në zonën e litoralit të

liqenit të Ohrit. Ato janë prodhues të rëndësishëm të oksigjenit dhe furnizojnë fundin e

liqenit dhe ujin përreth me lëndë organike gjatë dhe pas periudhës vegjetative.

Bimët makrofite shërbejnë si filtra mekanik dhe biologjik, duke reduktuar përqëndrimet e

ndotësve organik dhe inorganik. Ato gjithashtu pengojnë erozionin me ankorimin e rrënjëve

të tyre dhe stabilizojnë sedimentet.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 100: Size: 3.59 MB

84

Makrofitet shërbejnë gjithashtu si habitate për një numër të madh organizmash të liqenit

(alga, invertebror, peshq etj) po ashtu si vende çerdhe dhe ushqyerje për disa zogj ujor,

përfshi këtu Ardea cinerea, Ardea puprurea, Botarus stellaris, Plegadis fascinelus, Anas

plathyrhyncha, Anas crecca, Anas clypeata dhe te tjere. Shtretërit makrofit janë vende

mbarështimi për shumë specie peshqish, që përfshijnë gjuhëzat (Alburnus alborela),

buburrecat (Rutilus rubilio ochridanus) etj, të cilët luajnë një rol të madh në mbrojtjen e

peshqve nga predatorët e tyre. (M.Watzin, V.Puka, T.Naumoski, 2002)

Edhe kallamishtet, Phragmites communis, të cilat janë pjesë e rëndësishme e vegjetacionit

të liqenit të Ohrit shërbejnë si habitate për një numër të madh organizmash në zonën litorale

të liqenit dhe vend mbarështimi për shumë specie peshqish dhe zogjsh.

Zonat me kallamishte gjatë liqenit në pjesën perëndimore, është reduktuar. Edhe ndërtimi i

rrugës Lin –Pogradec i dëmtoi përsëri ato. Një tjetër dëmtim i tyre është edhe fragmentimi.

Disa specie bimësh, veçanërisht ato me gjethe pluskuese (Nuphar luteum dhe Polygonum

amphibium), të cilat në vitet më parë kanë qenë shumë prezente, janë tashmë të rralla dhe

në rrezik zhdukjeje.

Fauna bentike e liqenit të Ohrit karakterizohet nga një nivel i lartë i diversitetit (90% e

specieve të faunës bentike janë specie endemike). (M.Watzin, V.Puka, T.Naumoski, 2002)

Në të gjenden forma të shumta arkaike, endemike dhe relikte me originë prej periudhës së

Terciar. Sfungjeri rrumbullak Ochridospongia rotunda është një formë e mirënjohur

endemo-relikte që është gjendur vetëm në liqenin e Ohrit. (një formë e ngjashme e këtij

sfungjeri gjendet në liqenin e Baikalit, një tjetër liqen tektonik i formuar miliona vjet më

parë).

Diversiteti i lartë dhe në përqindje të lartë e endemizmit janë prezente në klasën

Gastropoda, rreth 86 % e 50 specieve të njohura të gastropodeve janë endemike.

Klasa të tjera me shkallë të lartë endemizmi përfshijnë Tricladida (80.5), Oligochaeta

(47.2%), Hirudinea (52.4%), Ostracoda (71.4%), Amphipoda (60%) dhe Isopoda (75%).

Fig 5.3.1/1 Ohritospogia rotunda (sfungjer endemic)

spongia rotundademic Lake

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 101: Size: 3.59 MB

85

Kolonitë e sfungjerëve Spongilla Stankovici janë të zakonshëm në shtretërit e guackave në

shkëmbinjt në fundin e liqenit në thellësi nga 2-50 m. Gastropodët janë shumë të

zakonshëm në bimësinë makrofite si në rërë dhe në guackat në fund të liqenit.

Fauna bentike invertebrore, si makrofite dhe komponente të tjerë biotik të liqenit të Ohrit,

janë një pjesë e rëndësishme e ekosistemit e të këtij liqeni.

Diversiteti i makroinvertebrorëve i viteve 1999/2000 ishte shumë më i ulët se ai i viteve

1963/72. Këto ndryshime janë striktisht në zonën e litoralit, ku influenca e aktivitetit

human është e madhe, pjesë e të cilit është edhe aktiviteti minerar. (M.Watzin, V.Puka,

T.Naumoski, 2002)

Për shkak se fauna bentike është pre e zogjve dhe peshqve të ndryshëm , studime për

nderlikime të rrjetës ushqimore të ndryshimeve në bollëket e specieve do të duhej të

bëheshin për të kuptuar më mirë efektin e reduktimit të bollëkut të faunës bentike.

Peshqit në liqenin e Ohrit. Fauna e peshqve të liqenit të Ohrit përfshin 17 specie native

dhe 60% e të cilave janë endemike. Më e famshmja e këtyre trofta e liqenit të Ohrit (Salmo

letnica) përfshin katër forma. Të tjerë peshq me rëndësi tregëtare janë gjuhëza (Alburnus

alborela), krapi (cyprinus carpio), ngjala (Anguilla Anguilla) dhe (Rutilus rubilio

Ohritanus). (M.Watzin, V.Puka, T.Naumoski, 2002)

Vlerat cilësore dhe ekonomike të popullatave të peshqve të këtij liqeni janë shumë të larta

krahasuar me liqenet e tjerë të Ballkanit. Sipas statistikave të peshkimit, liqeni i Ohrit është

karakterizuar si liqen troftash. Në dekada të ndryshme, disa peshq jo-native janë paraqitur

në liqen përfshi këtu troftën ylber (Onchorinchus mykiss), Gambusia Affinis, Lepomis

Gibbosus, Carassius Auratus, Rhodeus Sericeus Amarus, Alosa Fallax Nilotica,

Pseudorasbora Parva.

Fig 5.3.1/2 Salmo Letnica (Koran)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 102: Size: 3.59 MB

86

Megjithëse 11 specie peshqish kanë rëndësi tregëtare, më të rëndësishmit janë trofta e

liqenit (korani i famshëm), ngjala, krapi dhe gjuhëza. Gjuhëza është më pak e rëndësishme

nga pikpamja tregëtare.

Për shkak të ndërveprimeve grabitqare dhe konkurencës për ushqim kur trofta është me

bollëk, gjuhëza është më e pakët dhe e kundërta.

Akumulimi i metaleve tek peshqit: Që prej vitit 1990 janë testuar 11 specie peshqish për

të parë nivelin e pesticideve dhe të metaleve gjurmë në muskujt dhe mëlcitë e tyre. (Instituti

veterinary i Skopjes), për elementët Cu, Zn, Fe, Cr, As, Mg, Pb, Cd. Sasitë e këtyre

metaleve gjurmë kanë rezultuar të moderuar ndërkohë që mungojnë të dhënat për riskun në

shëndetin human shkaktuar nga konsumimi i këtyre peshqve. Këta element janë në

përdorim në aktivitete te ndryshme humane, kryesisht në bujqësi dhe aktiviteti minerar (Fe,

Cr).(M.Watzin, V.Puka, T.Naumoski, Lake,2002)

Peshkimi në Liqenin e Ohrit. Në pjesën perëndimore të liqenit, përballë pjesës së pellgut

ujëmbledhës ku është ushtruar dhe ushtrohet aktivteti minerar, peshkatarët i largohen

shumë bregut të liqenit në drejtim të zonës pelagjike, për të peshkuar. Të dy grupet e

peshqve, kuprinid dhe ciprinid rezultojnë të reduktuar në vitet e fundit, sidomos specia

endemike e koranit, është e kërcënuar. (R.Sh. Ministri e Mjedisit, Plani Kombëtar i

Menaxhimit të Peshkimit, 2007-2013)

5.3.2 Fakte të ndikimit të aktivitetit minerar në florën dhe faunën e pellgut

ujëmbledhës të liqenit të Ohrit

Sigurisht që janë te ndikuara nga aktiviteti minerar flora dhe fauna prej Linit në drejtim të

Tushemishtit nga vija bregore e liqenit deri në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit, ku është

zhvilluar dhe zhvillohet aktivitet minerar.

Sipas strukturës, fizionomisë dhe vendit ku ato zhvillohen, komunitetet e bimëve tokësore

mund të ndahen në disa kategori, por kategoria nën trysninë e aktivitetit minerar është

pikërisht kategoria e pyjeve gjethor dhe pyjeve gjetherënës. (M.Watzin, V.Puka,

T.Naumoski, 2002)

1. Pyjet gjethor dhe me gjelbërim të përhershëm të lartësive të ulta, të cilat ndodhen

në rajonin e bregut të pellgut ujëmbledhës deri në lartësinë rreth 1000 m mbi nivelin

e detit.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 103: Size: 3.59 MB

87

Kjo kategori përfshin pjesën më të madhe të basenit nga Lini në veri, gjatë bregut deri në

Tushemisht (kodrat e Alarup, përgjatë këmbës së Malit të Thatë). Sipas kompozicionit të

tyre, këto pyje mund të ndahen në kategoritë si më poshtë;

a) Pyll gjetherënës (Carpinus oriental dhe Ostria carpinifolia, Quercusn pubescens dhe

Acer campestre).

b) Pyll gjethegjelbër të Janip në Maqedoni, (Juniperos Foetidissima, Carpinus

Orientalis, Quercus, Trofana, etj).

c) Formacionet e shkurreve gjethegjelbër, Buxus Semprevirens, Juniperus Oxycedrus,

Prunus spinosa, Pyrus amygdaliformis, Quercus pubescens, Fraxinus ornus.

2. Pyjet gjetherënës të dushkut të cilët ndodhen në zonën midis 900 dhe 1300 m lartësi

(Guri Kamjes, Leshnice, Rezhan, Mali i Thatë, Selcë e Sipërme, mali i Mokrës.) sipas

përbërjes ndahen:

a) Pyjet gjethe gjërë të dushkut që e duan ngrohtësinë (termofil), dominuar nga lisat

(Quercus frainetto) me përhapje të rregullt të Acer monspessulanum, A platanoides,

Fraxinus ornus, në pjesët më të ulta dhe më të ngrohta të pyllit të dushkut.

b) Pyjet me specie dushqesh që duan freskinë dhe të ftohtin, sic janë Quercus petraea

dhe Qcerris, të cilat janë të shoqëruara me Sorbus torminalis, acer obtusatum,

Fraxinus excelsior dhe me përhapje në pjesët e poshtme dhe të mesme të pyjeve të

dushqeve.

Në shkëmbinjtë serpentine në lartësinë rreth 900m mbi nivelin e detit në Gurin e Kamjes

gjendet një specie endemike e veçantë bime e quajtur Alyssum markgrafi.

Ministria e Bujqësisë ka hartuar Strategjinë për zhvillimin e Pylltarisë 2010-2020 dhe

priten përmirësime të ndjeshme në pyje.

Herpetofauna reptile dhe amfibet ose herpetofauna e zonës së Ohrit përmban rreth 15

specie në pellgun ujëmbledhës të liqenit të Ohrit. Dallohen dy zona klimatike në pellg:

zona me klimë para-malore mesdhetare dhe zona klimatike malore, e cila është tërësisht e

ftohtë dhe jo shumë e përshtatshme për këto grupe kafshësh.

Gjenden pesë specie amfibësh (Triturus cristatus, Triturus vulgaris, Bombina variegate,

Rana balcanica, Rana graeca) dhe dy specie reptilesht (Emys orbicularis, Natrix natrix), të

cilat janë të lidhura me mjedisin ujor. Bretkosa ballkanike është më e përhapura nga të

gjitha speciet në liqenin e Ohrit, ajo i kalon të gjitha fazat e jetës në mjedisin ujor.

(M.Watzin, V.Puka, T.Naumoski, 2002)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 104: Size: 3.59 MB

88

Janë edhe pesë specie të tjera amfibësh (Salamandra salamandra, Bufo bufo, Bufo viridis,

Hyla arborea dhe Rana dalmatina shtegëtojnë në mjediset ujore për riprodhim.

Këto bretkosa riprodhohen në pranverën e hershme. Afati i lëshimit të vezëve në rajonet e

Ohrit dhe Prespës fillon në fund të marsit dhe fillim i prillit.

Shumë nga këto bretkosa janë të mirënjohura nga njerëzit e pellgut ujembledhës të liqenit të

Ohrit, por ka shumë keqkonceptime rreth biologjisë dhe rolit të tyre në ekosistem.

Shumë prej këtyre specieve janë të kërcënuara. Ato vuajnë shkatërrimin e habitateve

të tyre, si zona e kallamishteve pranë liqenit, gëmushat dhe drurët. (R.Sh.Ministria e

Bujqësisë,Strategji për zhvillimin e Pylltarisë 2010-2020)

Ne përmendëm edhe më lart që kallamishtet janë të reduktuar po kështu edhe drurët

janë reduktuar për shkak të hapjes së rrugëve, hapjes së galerive dhe hedhjes së

materialeve të aktivitetit minerar. Po kështu Zogjtë janë speciet të trysnuara nga

aktiviteti minerar në pellg.

Specia e ujit më e zakonshme është zhytësi i zi (Fulica Atra).

Fig 5.3.1/3 Zhytësi i zi (Fulica

Atra) Atra)

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 105: Size: 3.59 MB

89

Më shumë se 85% e individëve që dimërojnë në liqenin e Ohrit i takojnë kësaj specie. Rosat

zhytëse janë grupi më me bollëk, veçanërisht Pochard, Netta rufina dhe rosa Tufa-Tufa

Aythya fuligula. Grebes janë gjithashtu numeroze, veçanërisht ato qafë-zeza Podicepes

Nigricollis dhe Tachybaptus Ruficollis.

Megjithëse të dhënat janë jo të plota, zogjtë e pellgut të liqenit të Ohrit mund të përbëjnë 40

specie të ruajtuara në Europë. Midis tyre janë edhe katër specie të rrezikuara në shkallë

globale, Pygmy cormorant, Phalacorcorax pygmaeus, pelikani Dalmatian (Pelicanus

crispus) si dhe 36 specie rajonale tëe kërcënuara. (M.Watzin, V.Puka, T.Naumoski, 2002)

Humbja e habitateve dhe degradimi i tyre kanë shkaktuar dobësimin e këtyre

specieve.

Speciet e mamalëve janë të mirënjohur në pellgun e Liqenit të Ohrit. janë rreth 26 specie të

mamalëve në anën shqiptare të liqenit, që përfshijnë 9 lakuriq, 2 insektngrënës, 8 urith, 6

mishngrënës dhe 1 lepur. (M.Watzin, V.Puka, T.Naumoski,2002). Midis shkaqeve të

reduktimmit të këtyre specieve janë humbja e habitateve, fragmentimi dhe niveli i

lartë i shqetësimit nga aktiviteti human.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 106: Size: 3.59 MB

90

Kapitulli 6. Përfundimet dhe Rekomandimet

6.1 Përfundimet

1. Nga analiza e burimeve ndotëse, njohim:

a. Shkallën e erozionit në pjesën e pellgut ku ndodhen edhe minierat e Fe-Ni dhe te

Cr. Kjo shkallë, sipas shkallës vlerësuese 1. E lehte, 2. E moderuar, 3. E lartë,

rezulton Shkalla 2, e moderuar, por në Gur të Kuq, sidomos pas fillimit të

punës së guroreve pas vitit 2002, ka probleme të mëdha të erozionit dhe

rrëshqitje, rruga ku transportohen mineralet e Cr Mëmëlisht dhe gurët nga

gurorja më lartë është e dëmtuar rëndë.

b. Sasinë e sedimenteve që gjeneron pjesa e pellgut, prej 12 km2

ku ushtrohet

aktiviteti minerar, që përfshin nënpellgjet ujore të trubutarëve që transportojnë

material steril

shkëmbor, xeheror, apo ujërat që dalin nga minierat. Kjo sasi në vlera të

mesatarizuara rezulton 293ton/vit/12 km2

c. Këto sedimente transportohen në liqen prej 8 tributarëve kryesor, prurjet e të

cilëve janë llogaritur sipas modelit hidrologjik rreshje-rrjedhje (rainfall-runoff)

dhe rezultojnë nga 1-2-3 l/sek në periudhën e thatë të vitit, prurjet e të cilëve

vijnë nga burimet nëntokësore deri në 50 l/sek në periudhën e lagët të vitit.

2. Nga analiza e ndikimeve, të mjedisit abiotik, ujë dhe sedimente rezultojnë:

a. Nga analizat kimike që ju janë bërë kampioneve të marrë në sedimente pranë

grykëderdhjeve të tributarëve rezultojnë sasi të larta të metaleve, Fe, Ni, Cr, Co

krahasuar me standartin Mc Donald 2000 për sasinë e metaleve në sedimente,

standart ky i përdorur edhe në vendet e BE. Faktori i ndotjes për metalet Fe,

Ni,Cr rezulton i lartë në të gjitha vendmatjet, ndërsa faktori i ndotjes me Co

rezulton i lartë në pesë vendmatjete e para, me përjashtim të vendmatjeve në

Përroin e Varreve dhe të Saselishtës.

b. Shkalla e ndotjes, që është shuma e faktorëve të ndotjes për çdo metal në një

vendmatje rezulton të jetë më e lartë në tributarin e Mullezës që sjell ndotjen nga

dampa e Fe-Ni në Polje të Hudënishtit dhë në atë të Çervenakës, Pojskë,

Mëmëlisht.

Vlerësimi i dikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 107: Size: 3.59 MB

91

c. Faktori i ndotjes për metalet në ujë, (Ni dhe Cr kanë vlera të matshme, por nën

standardin belg VLAREM 2010), për Fe rezulton i lartë për të gjitha vendmatjet

(në ujin e liqenit pranë grykderdhjeve) dhe më i lartë pranë tributarit të

Mullezës-Hudënisht.

3. Nga analiza e shpërndarjes hapësinore të ndotësve ( të tretur apo të ngurtë) në ujrat e

liqenit të Ohrit, në varësi të faktorëve: temperaturë ajër-ujë, erë, pjerrësi e tabanit të

liqenit (batimetri), rezultojnë dy skenare:

Skenari 1: periudha mars-tetor, liqeni i shtresëzuar, shpërndarja hapësinore ndodh

për shkak të shtjellave, valëve, qarkullimit Langmuir, rrymave Ekman, të

gjeneruara nga era. Thellësia e shtresës së përzier mirë, (e llogaritur) rezulton

nga mesatare 8 m deri ne maksimumi 19 m, për vlerat mesatare dhe maksimale të

erës (të monitoruara).

Në këtë shtresë sedimentet janë pezull aty ku liqeni është po kaq i thellë dhe aty

ku liqeni është më i thellë se shtresa e përzier mire fillon depozitimi i

sedimenteve të imta. Kufiri maksimal ku fillon depozitimi është 20 m thellë dhe

330-400 m larg nga bregu nga bregu i liqenit të Ohrit.

Skenari 2: periudha nga tetor – mars, liqeni është nën veprimin e proceseve të

konveksionit penetrues dhe konveksionit fund-krye (miksimi total). Këto procese

bëjnë kryesisht transportin vertikal të ndotësve dhe ngrejnë pezull sedimentet e

imta.

Por këto procese në kontaktin e plymave të tributarëve me ujrat më të ftohtë dhe më

të dendur të liqenit, zhvillohen më ngadalë. Shkak është barriera termike që ujrat e

liqenit ju bëjnë plymave të tributarëve, rrjedhimisht ndotësit të tretur dhe në

sedimente, që sjellin tributarët lokalizohen nga 10-20 m nga bregu i liqenit. Për

shkak të pranisë së erës dominante përgjatë bregut, plymat lëvizin përgjatë bregut

gjithashtu.

Fakteve të ndikimeve në mjedisin biotik.

- Në zonën e Hudënishtit, Mëmëlishtit dhe Gurit të kuq, ku ndikimi i aktivitetit

minerar është dominues, bollëku i bimëve të ujit është reduktuar. - Mjediset e lëshimit të vezëve të krapit dhe troftës, janë të reduktuara dhe të ndotur

nga metalet, rrjedhimisht popullatat e krapit dhe troftave janë të reduktuar.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 108: Size: 3.59 MB

92

Periudha e lëshimit të vezëve:

1. Në dime, kryesisht troftat lëshojnë vezët në fundin shkëmbor ose ranor në

zonën e litoralit dhe grykëderdhjet e tributarëve

2.Në verë, peshqit kuprinid lëshojnë vezët, (gjuhëzat dhe krapi) në baltrat në

shtretërit e makrofiteve.

-Disa specie bimësh, veçanërisht ato me gjethe pluskuese (Nuphar luteum dhe Polygonum

amphibium), të cilat në vitet më parë kanë qënë shumë prezente, janë tashmë të rralla dhe

në rrezik zhdukjeje.

Fauna bentike e liqenit të Ohrit Diversiteti i makroinvertebrorëve i viteve 1999/2000

ishte shumë më i ulët se ai i viteve 1963/72. Këto ndryshime janë striktisht në zonën e

litoralit.

Peshqit në liqenin e Ohrit. Fauna e peshqve të liqenit të Ohrit përfshin 17 specie native

dhe 60% e të cilave janë endemike. Më e famshmja e këtyre trofta e liqenit të Ohrit (Salmo

letnica) përfshin katër forma. Vlerat cilësore dhe ekonomike të popullatave të peshqve të

këtij liqeni janë shumë të larta krahasuar me liqenet e tjerë të Ballkanit.

Në pjesën perëndimore të liqenit është rritur shumë distanca e zënies së peshkut, kështu

pëshkatarët duhet ti afrohen zonës pelagjike për të zënë peshk.

Akumulimi i metaleve në peshqit: Cu, Zn, Fe, Cr, As, Mg, Pb, Cd. kanë rezultuar të

moderuar ndërkohë që mungojnë të dhënat për riskun në shëndetin human shkaktuar nga

konsumimi i këtyre peshqve. Këta element janë në përdorim në aktivitete të ndryshme

humane, kryesisht në bujqësi dhe aktivitetin minerar (Fe, Cr).

Flora dhe fauna në pellgun pranë liqenit

-Janë më të ndikuara nga aktiviteti minerar flora dhe fauna prej Linit në drejtim të

Tushemishtit nga vija bregore e liqenit deri në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit, ku

kategoria nën trysninë e aktivitetit minerar është pikërsht kategoria e pyjeve gjethor

dhe pyjeve gjetherënës.

Shumë prej specieve të reptilëve dhe amfibeve janë të kërcënuara. Ato vuajnë

shkatërrimin e habitateve të tyre, si zona e kallamishteve pranë liqenit, gëmushat dhe

drurët.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 109: Size: 3.59 MB

93

- Zogjtë janë speciet të trysnuara nga aktiviteti minerar në pellg. zogjtë e pellgut të

liqenit të Ohrit mund të përbëjnë 40 specie të ruajtuara në Europë. Midis tyre janë edhe

katër specie të rrezikuara në shkallë globale, Pygmy cormorant, Phalacorcorax pygmaeus,

pelikani Dalmatian (Pelicanus crispus) si dhe 36 specie rajonale të kërcënuara.

-Speciet e mamalëve janë të reduktuara, për shkak të reduktimit të habitateve,

fragmentimit dhe niveli i lartë i shqetësimit nga aktiviteti human dhe ai minerar në

pellg.\

-ndryshimet e pësuara në topografi dhe humbjet e vegjetacionit, për shkak të hapjes së

rrugëve, galerive, apo karrierave kanë dëmtuar pamjen, pejsazhin por edhe kanë

rritur shumë shkallën e erozionit në zonë

6.2 Rekomandimet

1- Largimi i dampave të mbetjeve teknologjike të fabrikës së pasurimit në Polje të

Hudënishtit dhe në Gur të Kuq sipas projekteve ekzistuese.

2- Rehabilitimi i stoqeve me material steril shkëmbor, mbjellja e pemëve autoktone,

për të reduktuar erozionin në zonë.

3- Reduktimi i trysnisë së peshkimit, për t’i dhënë mundësi peshqve të kompensojnë

reduktimin e pësuar. Duke e rregulluar sektorin e peshkimit dhe grupin e njerëzve që

merren me këtë aktivitet me politika mbeshtetëse.

4- Kryerja e studimeve të mëtejshme për të parë ndërlikimet në zinxhirin ushqimor të

gjallesave në liqen nga reduktimi dhe dëmtimi i florës bentike apo të makrofiteve, për të

gjetur ndonjë mënyrë për të zbutur ndikimet.

5- Rikuperimi i pejsazhit duke adaptuar për qëllime të tjera, objektet që janë jashtë

funksionit dhe që kanë efekt negativ visual, si fabrika e pasurimit, apo dhe disa objekte

të tjerë që gjenden në këtë zonë.

6 Për të gjithë aktivitetin minerar në zonë të bëhet një analizë kosto-përfitim, ku si pjesë

e kostove të merren edhe kostot mjedisore. Ndërsa për minierën e Cr në Pojskë, meqë

rezulton me rezerva të shfrytëzuara më shumë se 2/3, të ndiqen praktikat botërore të

shndërrimit gradual të kësaj zone në zonë turistike, dimëror dhe veror (sipas një plani).

Kjo zonë është me pamje nga liqeni dhe një terren më variacion.

Vlerësimi i ndikimit të minierave të Çervenakës dhe Pojskës në liqenin e Ohrit dhe

pellgun e tij ujëmbledhës

Page 110: Size: 3.59 MB

94

LITERATURA

Asrari, E. Heavy metal contamination of water and soil,

Apple Academic Press, New Jersey, USA, 2014.

Cushman-Roisin B., Deep lakes and reservoirs, Thayer School of Engineering, Dartmouth University, New

Hampshire, USA, 2011

Cushman-Roisin B., Difusion, chapter 2, Thayer School of Engineering, Dartmouth University, New

Hampshire, USA, 2011

Cushman-Roisin B., Dispersion and Mixing, chapter 3, Thayer School of Engineering, Dartmouth University,

New Hampshire, USA, 2011

Cushman-Roisin, Benoit (1994). "Chapter 5 - The Ekman Layer". Introduction to Geophysical Fluid

Dynamics (1st ed.). Prentice Hall. pp. 76–77

Christos G. Karydas 1, Ourania Tzoraki 2 and Panos Panagos A New Spatiotemporal Risk Index for Heavy

Metals: Application in Cyprus (2015)

D.A. Kraijenhoff van de Leur, 1973. Rainfall-runoff relations and computational models. In: Drainage

Principle and Applications, Vol. II, Chapter 16, Theories of field drainage and watershed runoff. p 245-320.

Publication 16, International Institute for Land Reclamation and Improvement (ILRI), Wageningen, The

Netherlands

Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL), 2014

Fet’hi Arkaxhiu, Hekuri dhe Nikeli në Shqipëri, 2008

Fischer, List, Koh, Imberger & Brooks, 1979, Limniology and Oceanography, 1982

Ficher,. et al, 1979 Mixing in Lakes and Reservoirs

Guo, L. 2007. Ecology - Doing battle with the green monster of Taihu Lake. Science 317: 1166.

Gjoka. F,. et.al 2012, Buletini i shkencave Gjeologjike

Hoxhaj M. The Impact of Water Level and Shoreline Changes in the Sustainable Development of the

Watershed of Ohrid Lake on Albanian side ( 2014)

J.W. de Zeeuw, 1973. Hydrograph analysis for areas with mainly groundwater runoff. In: Drainage Principle

and Applications, Vol. II, Chapter 16, Theories of field drainage and watershed runoff. p 321-358. Publication

16, International Institute for Land Reclamation and Improvement (ILRI), Wageningen, The Netherlands.

Julien. P.Y & Tanago. M.G.D. (1991) Spatially varied soil erosion under different climates Hydrol.Sct. J 36

(6)

Joseph Boussinesq, Mass and heat Conservation, 1897

J. M. Blaiss, J Kalff The influence of lake morphometry on sediment focusing, 1995

Page 111: Size: 3.59 MB

95

Jaagumagi R (1993) Development of the Ontario provincial sediment quality guidelines for arsenic, cadmium,

chromium,copper, iron,lead, manganese, mercury, nickel, and zinc. Water resources branch, Ministry of the

Environment, Ontario

Kostoski G, C. Albrecht, S Trajanovski and T Wilke, A freshwater biodiversity hotspot under preassure-

assessing threats and identifying conservation needs for ancient Lake Ohrit, 2010.

Kothyari, U. C, Tiwari, A. K. & Singh, R. (1994) Prediction of sediment yield, J. Irrg. & Drain. Engng Div.

ASCE 120 (6), 1123-1131

Kothyari, U. C, Tiwari, A. K. & Singh, R. (1994) Prediction of sediment yield, J. Irrg. & Drain. Engng Div.

ASCE 1(4) 169-176

Lars H kanson , Mats Jansson Principles of lake sedimentology, Berlin, 1983

(R.Sh.Ministria e Bujqësisë, Strategji për zhvillimin e Pylltarisë 2010-2020)

M.Watzin, V.Puka, T.Naumoski, Lake Ohrid Conservation Project, 2002

MacDonald DD, Ingersoll CG, Berger TA (2000) Development and evaluation of consensus-based sediment

quality guidelines for freshwater ecosystems. Arch Environ ContamToxicol 39:20–31

Renard, K. G., Foster, G. R., Weesies, G. A. & Porter, J. P. (1991) RUSLE, Revised Universal Soil Loss

Equation. /. Soil and water conserve. January-February, 30-33

Rowan et al., 1995 Mud deposition boundary depth (mud DBD)

Raulinaitis, M. and Oškinis V. Assessment of heavy metal contamination in Lake Babrukas,

Ekology. 2012. Vol. 58. No. 1. P. 33–43.

Republika e Shqipërisë, Ministri Mjedisit, Plani Kombëtar i Menaxhimit të Peshkimit, 2007- 2013

Republika e Shqipërisë, Ministri e Bujqësisë, Plani Kombëtar për zhvillimi i pylltarisë, 2010- 2020

Republika e Shqiperise, Ministria e Mjedisit, Raport per gjendjen e mjedisit 1999-2002.

Permbledhje ekzekutive, Tirane Janar 2005

Republika e Shqiperise, MMPAU, Raport mbi gjendjen e mjedisit , Tirane 2007

Republika e Shqiperise, MMPAU, Raport mbi gjendjen e mjedisit, Tirane 2009

Republika e Shqiperise, MMPAU, Raport mbi gjendjen e mjedisit, Tirane 2010

Republika e Shqiperise, MMPAU, Raport mbi gjendjen e mjedisit, Tirane 2013

Republika e Shqiperise, MMPAU, Strategjia ndersektoriale e mjedisit, (Strategjia Kombëtare për

Zhvillim dhe Integrim), Tiranë, Nëntor 2007

Sinclair I.R. and Smith I.J. 1972. Deep water waves in lakes.

Schmid, M. The physical structure and dynamics of a deep lake,

Kluwer Academic Publishers, the Netherlands, 2011

Schleiss A.J., Mai S. and Boillat J.L. Field measurements and numerical modeling of lakes,

Ralph Nelson Elliott, Elliott Wave Theory, 1920

Sh. Lushaj, V. Kovaci, P. Laze, S.Belalla Programi ―Monitorimi ndotjes së tokës, ujit për ujitje , erozionit dhe

pjellorisë se tokës në të gjithë vendin, 1998-2005.

Tashko A. Gjeokimia. Ligjësi dhe zbatime., Shblu, Tiranë, 2006

Page 112: Size: 3.59 MB

96

Umesh C. Kothyari & Sanjayk. Jain Sediment yield estimation using GIS

Department of Civil Engineering, University ofRoorkee, Roorkee 247 667, UP, India

National Institute of Hydrology, Roorkee 247667, India 1997

Vogel H., M. Wessels, C. Albrecht, H.-B. Stich and B.Wagner, Spatial variability of recent sedimentation in

Lake Ohrit (Albania/Macedonia) - a complex interplay of natyral and antropogenic factors and their possible

impact on biodiversity patterns, 2010.

Wilhelm, S., and R. Adrian. 2008. Impact of summer ëarming on the thermal characteristics of a polymictic

lake and consequences for oxygen, nutrients and phytoplankton. Freshëater Biology 53: 226-237.

Wüest, A., and Lorke, A. 2003. Small-scale hydrodynamics in lakes. Annual Review of Fluid Mechanics

35:373–412.

Wang, Y., Hutter, K.and Bauerle, E. Barotropic response in a lake to ëind-forcing,

Annales Geophysicae (2001) 19: 367–388 c European Geophysical Society 2001

Williams, J. R. (1978) A sediment graph model based on instantaneous unit sediment graph. Wat. Resour. Res.

14(4)

Williams, R. & Berndt, H.D (1972) Sediment yeld computed with universal equation. J. Hydraul. Engng Div.

ASCE 98 (HY12) 2087-2098

Wischmeier, W. H. & Smith, D. D. (1978) Predicting Rainfall Erosion Losses. Agriculture Handbook no. 537,

USDA, Science and Education Administration. 58

Xhulaj D., Bode A., Cakalli A., ―Gjendja e ujrave te Liqenit te Ohrit nga aktiviteti minerar ne

vite‖, Buletini i Shkencave Natyrore (UT), Nr 8, INFBotues, Viti 2009.

Page 113: Size: 3.59 MB

97