-
Përveç rikthimit të debatit politik, shtatori ka sjellë edhe
rikthimin e procesit të vetingut. Ditën e djeshme Kolegji i Posaçëm
i Apelimit mbajti seancën e dytë gjyqësore, si pjesë të ankimit të
Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit për konfirmimin...
CMYK
Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172,
E-mail: [email protected]
E Shtunë 7 Shtator 2019
Çmimi 20 lekë
&KOMENT ANALIZEF. 15-17
Nga Sevo Tarifa
Nga Ylli Meçe
“Fjalët janë gjethe, veprat janë fruta”
Ti, që i zoti për asgjë nuk je, mbamë mbi
kurriz, se mirë më ke!
A fshihen zyrtarë të lartë të Fondit Besa pas skemës me
mashtrimin e kredive? Një prej të arrestuarave hedh hije
dyshimi
Amerikanët zbardhin detajet, ja si Berisha theu embargon e
naftës
me Jugosllavinë, dërgoheshin deri në 7 milionë litra karburant
në javë
Faqe 4
Shitjet, blerjet apo dhe shkrirjet e bankave në vend duket se
nuk kanë kaluar pa kosto. Gazeta prej javësh ka denoncuar me fakte
se si me qindra kredimarrës po përballen me rrezikun e sekuestrimit
të kolateraleve, ndërsa me qindra punonjës u hodhën në rrugë...
Dalin shifrat, ja si Sejko ka lejuar shkarkimin e qindra
punonjësve në vit nga shit-
blerja e bankave, konfirmohet batërdia me “Veneto Banka”
Debati për raportin final të OSBE-ODIHR ka vijuar edhe ditën e
djeshme. Kjo nuk është hera e parë që interpretimet që i bëjnë
palët janë të ndrys-hme. Edhe më herët mazhoranca dhe opozita e
kanë parë raportin me sy ndryshe. Këtë herë palët u bashkuan sa i
përket një pike...
Mazhoranca i ka dhënë një tjetër goditje presidentit Ilir Meta.
Ditën e djeshme u mblodh Komisioni i Ligjeve, ku shqyrtoi dy
dekretet që kreu i shtetit kthehu mbrapsht për rishqyrtim. Me tre
vota kundër, atë të deputetëve të opozitës Adriatik Alimadhi, Andi
Përmeti dhe Elda Hoti...
Vijon debati, PS vlerëson raportin e ODIHR dhe hap derën e
dialogut, opozita
akuza mazhorancës për 30 qershorin
Reforma në drejtësi, riverifikim pronave të Artur Malajt,
kontradikta me pasurinë e deklaruar nga Zhaklin Peto
Mazhoranca rrëzon sërish Metën, refuzohen 2 dekrete
të tjera, Bashkim Fino dhe Braho përplasen me këshilltarin e
presidentit
Çështja “Hajdari” ju fut të dridhurat gjyqtarëve, shtyjnë
përballjen e Izet Haxhisë me Sali Berishën, ja lufta
e ashpër që po bëhet në prapaskenë
Faqe 10
Protestat, ja si zyrtari i DASH detyroi Bashën të braktisë
skenarët destabilizues të Metës e
Berishës, LSI presion të refuzohet një 17 maj i dytë
Ja si do shkohet te sekuestrimi i pasurisë së pushtetarëve të
korruptuar, drejtori e posaçme
në SPAK për të gjurmuar llogaritë bankare
Rriten dyshimet se pas skemës së mashtrimeve në Fondin Besa
fshihen njerëz më të pushtetshëm se ata që janë arrestuar. 7
punonjëse të një filiali përfunduan në pranga, pasi përmes një
skeme mashtrimi...
Amerikanët kanë zbardhur detaje se si qeveria e Sali Berishës
theu embargon e naftës ndaj ish-Jugosllavisë. Dihet tashmë se
Shqipëria doli kundër OKB dhe Berisha lejoi që të furnizoheshin me
naftë...
Faqe 3
Fa
qe
2
Aksioni opozitar duket se ka marrë një kthesë 180 gradë.
Pavarësisht paralajmërimeve se në shtator do të riktheheshin
protestat e
fuqishme, Partia Demokratike ka bërë një hap pas. Mbrëmjen e të
enjtes kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me aleatët
e tij në
selinë blu, ku në fokus të diskutimit ishte aksioni opozitar.
Por kur të gjithë prisnin që në këtë mbledhje të vendosej edhe data
se...
Faqe 7
Faqe 6
Faqe 8
Nga Pirro Prifti
Ilir Meta, është humane të
japësh dorëheqjenFaqe 5
Faqe 9Faqe 14
Gramoz Ruçi qetëson gjakrat mes PS dhe LSI, merr pjesë në
15-vjetorin e partisë së Kryemadhit, shenja “pazaresh” në
horizont
-
GAZETA SOT2 E Shtunë 7 Shtator 2019
2,4,5,6,9
p o l i t i k e www.sot.com.al
Ja si do shkohet te sekuestrimi i pasurisë së pushtetarëve të
korruptuar, drejtori e posaçme
në SPAK për të gjurmuar llogaritë bankare
Sektori i Hetimit Financiar kryen hetime paralele për pasurinë e
një zyrtari nën hetim
Drejtoria e Pastrimit të Parave e detyruar të raportojë te SPAK,
dorëzon të dhënat për transaksionet e bëra nga personat e
dyshuar
Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të “vjelë” informacione
për zyrtarët e vënë nën hetim nga të gjitha autoritetet vendase
ligjz-batuese. Ndër institucionet që është detyruar me ligj të
raportojë tek SPAK është Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të
Pastrimit të Parave. Sipas ligjit “Për organizimin dhe funksionimin
e institucioneve për luftuar ko-rrupsionin dhe krimin e
organizuar”, DPPPP duhet të dorëzojë tek Prokuroria e Posaçme çdo
informacion a lëvizje të dyshimtë që vë re
tek pasuritë e pushtetarëve. “Drejtoria e Përg-jithshme e
Parandalimit të Pastrimit të Parave, nëse ekziston dyshim për
pastrimin e produk-teve të veprës penale të referuara në nenin 75/a
të Kodit të Procedurës Penale: informon Prokurorinë e Posaçme për
mjete financiare, të ardhura ose pasuri, për të cilat ka marrë
dijeni në çfarëdo mënyre kur këto janë fituar përmes kryerjes së
një vepre penale të parashikuar në nenin 75/a të Kodit të
Procedurës Penale; kërkon që subjektet e detyruara për zbatimin
e masave kundër pastrimit të produkteve të veprës penale të
japin të gjitha të dhënat lidhur me transaksionet e bëra nga
personat e dysh-uar dhe t’ia dërgojnë menjëherë këto të dhëna
Prokurorisë së Posaçme. Me kërkesë të Proku-rorisë së Posaçme,
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave vë
në dispozicion të gjitha të dhënat që disponon mbi transaksionet e
personave të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe
kryen kontrollet e nevojshme për të vërtetuar
ekzistencën e këtyre transaksioneve”, thuhet në ligj. Po ashtu,
inspektorët që merren me sekuestrimin e pasurive janë të detyruar
të dorëzojnë në SPAK një listë të detajuar me të dhënat respektive.
“Inspektorët shtetërorë të autorizuar për sekuestrimin e përkohshëm
të objekteve, instrumenteve ose pasurive të dy-shuara i dorëzojnë
Prokurorisë së Posaçme, së bashku me njoftimin, një raport mbi
veprimet e kryera dhe transkriptin e vendimit për kon-fiskim apo
sekuestrim”, thuhet në ligj.
Mimoza IBRA
Hetimet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion për pushtetarët e
korruptuar do të finalizohen edhe me sekuestrime pasurish.
Gjithmonë është ngritur si shqetësim që në Shqipëri ka shumë
politikanë dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët nuk e
justifikojnë dot pasurinë e tyre. Po ashtu, shqetësim është edhe
fshehja e të ardhurave të tyre jashtë vendit, në parajsat fiskale.
Por duket se me ngritjen e SPAK këto probleme do të marrin fund.
Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e in-stitucioneve për të
luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” përcakton sesi me
ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion do të krijohet
edhe një drejtori e posaçme vetëm për hetimin dhe sekuestrimin e
pasurive të pushte-tarëve. Kjo drejtori do të quhet Sektori i
Hetimit Financiar dhe punonjësit e tij do të kryejnë hetime
paralele edhe për pasurinë e një zyrtari i cili është vënë nën
hetim. Thënë më shkoqur, nëse Struktura e Posaçme Antikorrupsion
nis hetimet për një pushtetar për një vepër penale të kryer nga ai,
atëherë Sektori i Hetimit Financiar nis në të njëjtën kohë hetime
për pasurinë e pushtetarit në fjalë. Punonjësit e dre-jtorisë së
posaçme hetojnë dhe ana-lizojnë ligjshmërinë e pasurisë së një
zyrtari, gjurmojnë llogaritë bankare dhe paratë e fshehura jashtë
vendit. Në momentin që konstatohen pasaktësi, nis sekuestrimi i
pasurive. “Sektori i Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme
verifikon mjetet financiare dhe pasuritë e personave nën hetim dhe
raporton rezultatet te prokurori i posaçëm kompetent. Punonjësit e
këtij sektori janë të diplomuar në drejtësi, financë apo në fusha
të tjera përkatëse. Punonjësit e këtij sektori duhet të kenë një
eksperiencë pune jo më pak se dy vjet si oficerë të Policisë
Gjyqësore”, thuhet në ligj. Pra, pushtetarët e përf-shirë në afera
nuk do t’ia hedhin dot paq dhe nuk do ta gëzojnë dot pasurinë e
tyre të vënë në mënyrë të paligjshme.
Bashkëpunimi ndërkombëtarNjë tjetër sektor me mjaft rëndësi
që do të ngrihet me ngritjen e SPAK është edhe ai për
bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkë-ta. Punonjësit e
kësaj njësie të posaçme do të bashkëpunojnë me autoritetet e huaja
për të finalizuar hetime të përbashkëta. Po ashtu, përmes këtij
sektori pritet që hetuesit shqiptarë të SPAK të marrin ndihmë
edhe nga au-toritetet e huaja për të rënë në gjurmët e parave të
pista të zyrtarëve të lartë. Edhe vetë të ngarkuarit me punë të
SHBA-BE në vendin tonë kanë kërkuar sekuestrime pasurish, çka do të
thotë se ndërkombëtarët do të asistojnë punën e SPAK në këtë
drejtim. “Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e
Përbashkëta: bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të
tjera dhe organizatave ndërkombëtare
në përputhje me marrëveshjet ndërkom-bëtare; cakton anëtarë në
strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një
marrëveshjeje ndërkom-bëtare ose në bazë të një marrëveshje për një
rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin
në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të
Procedurës Pe-nale, në Republikën e Shqipërisë, në një ose më shumë
shtete të tjera; mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit
të Republikës së Shqipërisë, zbatimin
e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit
të Republikës së Shqipërisë; informon në lidhje me problemet e
identifikuara apo çësht-jet e debatuara, të cilat nuk mund të
zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti
tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtuesin e
Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon
mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente”, vijojnë më tej
përcaktimet ligjore.
Ja disa nga drejtoritë e posaçme që do të
ngrihen në SPAK Sektori i Hetimit Financiar
në Prokurorinë e Posaçme verifikon mjetet financiare dhe
pasuritë e personave nën hetim dhe raporton rezultatet te prokurori
i posaçëm kom-petent. Punonjësit e këtij sektori janë të diplomuar
në drejtësi, financë apo në fusha të tjera përkatëse. Punonjësit e
këtij sektori duhet të kenë një eks-periencë pune jo më pak se dy
vjet si oficerë të Policisë Gjyqësore.
Sektori i Dokumentacionit në Prokurorinë e Posaçme kryen këto
detyra: mbledh në mënyrë sistematike të dhëna për rastet e
korrupsionit dhe krimit të organizuar; krijon dhe mban një bazë të
dhënash që shërben si burim informacioni në procedimet për vepra
penale, të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës
Penale; i përcjell Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të
Lartë të Prokurorisë të dhëna statistikore sipas kompeten-cave të
tyre; kryen detyra të tjera të nevojshme për punën e zyrës. Sektori
i Dokumentacionit në Prokurorinë e Posaçme bashkëpunon me Arkivin
Shtetëror për ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e
dokumentacionit të Prokurorisë së Posaçme, i cili i nënsht-rohet
procedurës së arkivimit.
Sektori i Ekspertizës: Proku-roria e Posaçme ka personel
ekspertë që ndihmojnë në hetime dhe mund të dëshmojnë në gjyq.
Ekspertët duhet të jenë të specializuar në fusha të ndrys-hme për
të ndihmuar Prokurorinë e Posaçme në ushtrimin e funksioneve të
saj. Prokuroria ka të paktën një ekspert kontabël dhe një ekspert
të teknolog-jisë së informacionit. Ekspertët duhet minimalisht të
kenë përfunduar studi-met në nivelin “Master i shkencave” në fushën
e tyre të ekspertizës. Ekspertët duhet të kenë të paktën pesë vjet
përvo-jë në fushën e tyre të ekspertizës.
Sektori për Asistencën për Individët me Status të Posaçëm:
Prokuroria e Posaçme ka një sektor që ofron shërbime për individët
me status të posaçëm, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës
Penale, përfshirë viktimat e krimeve, të cilët janë brenda
kompetencave të kësaj prokurorie, si dhe për dëshmitarët në hetimet
dhe çështjet e ndjekura nga kjo prokurori, në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla
Moses-Ones dha ultimatum pak kohë më parë që arrestimet e
pushtetarëve të shoqërohen edhe me sekuestrime pasurish. “Duhet të
dërgojmë një mesazh të qartë se Shqipëria nuk është dhe nuk do të
jetë kurrë një mjedis që lejon veprimtari të paligjshme kriminale.
Ulja e prodhimit dhe bërja e ar-restimeve duhet të pasohet nga
sekuestrim
pasurish dhe dënime të përshtatshme për parandalimin e tyre.
Pakësimi i prodhimit të kanabisit është një fillim i shkëlqyer për
të trajtuar rolin më të madh të Shqipërisë në trafikimin e
narkotikëve, por sulmimi i pastrimit të parave dhe të të ardhurave
monetare përftuar nga trafikimi i heroinës dhe i kokainës në
Evropën Perëndimore, është hapi tjetër i rëndësishëm”, tha Leyla
Moses-Ones para pak ditësh.
LEYLA MOSES: ARRESTIMET TË SHOQËROHEN ME SEKUESTRIME
PASURISH
Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz
Calavera deklaroi para disa ditësh se pasuritë e vëna nga krimi
duhet të sekuestrohen. “Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin,
ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të
shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në
burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi
mjaftueshëm fakte/pro-va, jo vetëm ligje, për të demonstruar që
sistemi është i konsoliduar. Vetëm mund të shpresoj që në Shqipëri,
kur sistemi po tronditet, të gjithë politikanët ta kuptojnë vlerën
që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme”, deklaroi ajo.
GENOVEVA CALAVERA: ASETET E KRIMIT TË SEKUESTROHEN
-
2,4,5,6,9GAZETA SOT E Shtunë 7 Shtator 2019 3
p o l i t i k e www.sot.com.al
Çështja “Hajdari” ju fut të dridhurat gjyqtarëve, shtyjnë
përballjen e Izet Haxhisë me Sali
Berishën, ja lufta që po bëhet në prapaskenë
Idajet Beqiri: Treshja gjykuese u zgjodh nga mikja e Argita
Berishës
Përplasje në KPK mbi vendimin për Regleta Panajotin, Lulzim
Hamitaj: Konfirmimi i saj në detyrë nuk është i drejtë
Vendimi i dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për
gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti, e cila është
edhe kandidate për Gjykatën Kushtetuese, ka shkaktuar përplasje
brenda trupës gjykuese. Anëtari Lulzim Hamitaj ka dalë kundër
konfirmimit të saj në detyrë, duke e cilësuar këtë vendim
padrejtësi. Sipas Hamitajt, Panajoti ka probleme me pasurinë sepse
nuk ka deklaruar kursimet kesh në banesë. “Nga viti 2003 dhe deri
në momentin e blerjes së pasurisë nr. 2 (2.10.2007), subjekti nuk
ka deklaruar kursime cash në banesë; gjendja e llogarive bankare
në
datën 31.12.2006 rezulton të ketë qenë 834.136 lekë –pra, shuma
në fjalë nuk mund të gjendej si likuiditet në depozita apo llogari
bankare. Faktet dhe rrethanat pasqyrojnë ekzistencën e një
konfuz-ioni kontradiktor midis deklarimeve të subjektit, mbi
saktësinë sasiore të shumave të përfituara nga shitja e truallit në
Korçë, si dhe mbi destin-imin apo përdorimin e tyre për të krijuar
pasuri të tjera. Subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarime të
pamjaftueshme që pasjellin aplikimin e pikës 3, të nenit 61, të
ligjit nr. 84/2016, për sa kohë nuk ka përshkruar, në deklarimet
vjetore të pasurisë,
disponimin e gjendjeve kesh dhe ndryshimeve të tyre ndër vite,
duke mos e përmbushur këtë detyrim ligjor, përkatësisht nga viti
2003 deri në vitin 2016 – kur ka kryer deklarimin e parë të
gjendjes kesh”, thuhet në vendimin e KPK. Sipas Hamitajt, gjyqtarja
nuk të bind për ligjshmërinë e pasurisë së saj dhe prandaj duhej
shkarkuar. “Unë, si anëtar në pakicë, vlerësoj se vendimi i
shumicës së trupit gjykues, që ka konfirmuar në detyrë subjektin e
rivlerësimit, znj. Regleta Panajoti, nuk është i drejtë, pasi nuk i
ka përmbushur të tria kushtet e pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr.
84/2016, por vetëm dy prej tyre (“b”
dhe “c”), duke munguar, sipas pakicës, plotësimin e kushtit të
parashikuar në germën “a” të po kësaj pike. Për arsyet e
sipërcituara, sipas parashikimeve të nenit D, të Aneksit të
Kushtetutës, si dhe pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016, në
lidhje me kriterin e pasurisë, bazuar në provat që disponon
Komisioni dhe në deklarimet e bëra në seancën dëgjimore, subjekti i
rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për vlerësimin e pasurisë
dhe, për rrjedhojë, krijoj bindjen se shumica nuk duhet të kishte
dispon-uar konfirmimin në detyrë të këtij subjekti, por shkarkimin
e saj nga detyra”, citohet në vendim.
Mimoza IBRA
Gjyqtarët duket se janë të ter-rorizuar nga dosja e vrasjes së
Azem Hajdarit. Kjo dosje qe “varrosur” deri në datën 8 maj të vitit
2018, kur Izet Haxhia i tronditi të gjithë duke u ekstraduar në
Shqipëri me qëllim zbardhjen e të vërtetës. Ish-truproja e
ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzohet si një nga au-torët e
ekzekutimit të Hajdarit dhe për këtëështë dënuar me 25 vjet burg
këtu. Por ardhja e Haxhisë në Tiranë jo vetëm që e prishi këtë
vendim, por nisi edhe një proces tëri gjyqësor, përmes të cilit ai
synon të vërë para drejtësisë autorët e vërtetë. Vazhdimisht Izet
Haxhia ka akuzuar Sali Berishën si planifikuesin e vrasjes së
Hajdarit dhe ka kërkuar që të ketë një përballje mes tyre në gjyq
për të ballafaquar të vërtetat. Por gjyqtarët duket se po bëhen
pengesë e kësaj përballjeje. Ditën e djeshme ishte planifikuar të
mbahej seanca e radhës për Izet Haxhinë në Gjykatën e Shkallës së
Parë të Tiranës, por kjo seancë dështoi. Ajo u shty sepse një nga
anëtarët e treshes gjykuese nuk ishte paraqitur në punë me
justifikimin se ishte sëmurë. I çuditshëm është fakti se dje nuk u
mbajt një seancë normale gjyqësore ku të njoftohej për shtyrjen dhe
datën tjetër të seancës. Kjo tregon se gjyqtarët po ten-tojnë ta
zvarrisin këtë proces gjyqësor dhe të shmangin sa të jetë e mundur
përballjen mes Izet Haxhisë dhe Sali Berishës. Seanca e djeshme
ishte shumë e rëndësishme sepse gjatë saj pritej që të vendosej për
thirrjen e dëshmitarëve dhe për paraqitjen e provave të reja.
Ish-truproja e Berishës ka hartuar një listë me 42 emra të njohur
që kërkon të shkojnë në gjyq për të dëshmuar për vrasjen e Azem
Hajdarit. I pari në listë qëndron Sali Berisha. Për këtë të fundit
Haxhia ka paralajmëruar se zotëron edhe prova, që tregojnë se
Berisha ka gisht në ekzekutimin e ish-deputetit demokrat. Por me
shtyrjen që po i bëhet procesit gjyqësor nga ana e gjyqtarëve dhe
pengesave që po nxjerrin ata, për-ballja Haxhia-Berisha duket e
largët. Lufta që po bëhet në prapaskenë
Në fakt, e djeshmja nuk ishte hera e parë qënjë seancë gjyqësore
për Izet Haxhinë dështon. Edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor në
Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku u vendos prishja e dënimit me 25
vjet burg dhe rihapja e dosjes “Hajdari”, u kaluan një sërë
peripecish. Si fillim,
pati nga ata gjyqtarë që nuk e pranonin çështjen e Haxhisë me
argumentin se kishin konflikt interesi pasi ishin kolegë me Fatmira
Hajdarin, bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari. Më pas, gjyqtarë
të tjerë u akuzuan si të ndikuar nga politika dhe të kapur nga Sali
Ber-isha. Faktikisht, kjo është edhe lufta e
madhe që po bëhet në prapaskenë. Izet Haxhia gjithmonë ka patur
dyshime dhe ka hedhur akuza se pjesa më e madhe e gjyqtarëve janë
të blerë nga Berisha, sepse këtij të fundit nuk i intereson dalja
në pah e të vërtetës. Këtij grupi duket se i është bashkuar edhe
treshja momentale që ka në dorë dosjen e Izet Haxhisë e që
KLGJ hap garën për specialist, ja kushtet që duhen plotësuar
Këshilli i Lartë Gjyqësor hapi dje garën për specialist në
sektorin e burimeve njerëzore dhe trajnimeve për administratën.
Sipas njoftimit të KLGJ, kandidatët duhet të jenë nëpunës civilë të
konfirmuar, bren-da së njëjtës kategori; Të mos kenë masë
disiplinore në fuqi; Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë”
apo “shumë mirë”; Të zotërojnë diplomë Master Shkencor/Profesional;
Të kenë përvojë pune jo më pak se një vit. Në njoftim janë
specifikuar edhe detyrat që duhet të bëjë një specialist. “Ndjek
procedurën e rekrutimeve në shërbimin civil gjyqësor në gjykata.
Publikon shpalljen e konkurrimit të hapur për vendet e lira në
shërbimin civil gjyqësor, si dhe fillimin e pro-cedurave për
ngritjen në detyrë dhe lëvizjen paralele. Menaxhon listën e
kandidatëve fitues për pozicionet në shërbimin civil gjyqësor”,
thuhet në njoftim. Të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet e
tyre brenda datës 16 shtator.
KPK vendos të hënën për fatin e
kryeprokurorit të MatitKryetari i Prokurorisë së Matit,
Hysni Vata do të njihet ditën e hënë me vendimin përfundimtar të
Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese do të
mblidhet për të vendosur nëse Vata do të vijojë të jetë pjesë e
sistemit të drejtësisë apo do të lërë karrigen bosh. Gjatë seancës
dëgjimore të mbajtur të mërkurën, Vatës iu gjetën probleme në të 3
kriteret. Për pastërtinë e figurës, Drejtoria e Sigurimit të
In-formacionit të Klasifikuar, DSIK, e konsideron prokurorin Hysni
Vata si të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Relatori Lulzim
Hamitaj u shpreh se Komisoni po kryen verifikime autonome dhe do të
japë vlerësimin e tij para marrjes së vendimit përfundimtar. Lidhur
me profesionalizimin, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka
konstatuar se prokurori Vata nuk ka kryer shkelje të rënda gjatë
ushtrimit të detyrës. Ndërkohë, nuk ka rezultuar që të ketë pasur
masa disiplinore.
Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, në një prej
seancave gjyqësore, nxori faktet që tregojnë sesi Sali Berisha ka
kapur gjyqësorin. Bëhet fjalë për seancën e fundit të mbajtur në
Gjykatën e Apelit të Tiranës, e cila duhet të shprehet për ankimim
që Haxhia ka bërë kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për të mos
pranuar kërkesën për lehtësim mase. “E para, bashkëshortja
juaj ka punuar në Studion Ligjore të Argita Berishës, vajzës së
Sali Berishës. E dyta, ju e keni gjini shumë të afërt Al-bana
Vokshin, “beniaminin” e mirënjohur të Sali Berishës. Këto dy arsye
e bëjnë të dyshimtë pjesëmarrjen tuaj në këtë gjykim. Nga ana
tjetër, ju e keni kolege bashkëshorten e të ndjerit Azem Ha-jdari.
Ajo është në këtë gjykatë gjyqtare, së bashku me ju”, deklaroi
Idajet Beqiri.
AVOKATI NXJERR FAKTET SI GJYQTARËT JANË TË NDIKUAR NGA
BERISHA
shtyu dje seancën. Akuzat i hodhi dje avokati mbrojtës i Izet
Haxhisë, Idajet Beqiri. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Beqiri
deklaroi se ata janë të politizuar dhe të ndikuar nga Berisha. Për
këtë arsye, ai theksoi se do të kërko-jnë largimin e tyre dhe
gjykimin nga gjyqtarë që kanë kaluar vetingun. “Kjo treshe
gjyqtarësh është caktuar nga ish kryetarja e gjykatës, znj. Hajro.
Ajo është mikja më e ngushtë e Argita Berishës dhe i zgjodhi me
kokrra të tre këta gjyqtarë. Janë të politizuar këta gjyqtarë dhe
të interesuar për të mbrojtur bash-këpunëtorin në këtë krim, Sali
Berisha. Ata e duan ende të fshehur të vërtetën. Ne i provuam ata
për të revokuar masën e arrestit. Vendimmarrja e tyre ishte e
paragjykuar dhe e politizuar. Gjykimi i çështjes “Hajdari” kërkon
gjyqtarë me integritet të lartë profesional, moral dhe me “zemër”
mbi të gjitha. Por të kenë kaluar edhe procesin e vetingut
gjithashtu”, tha Idajet Beqiri.
Izet Haxhia ka akuzuar edhe më parë gjyqtarët e çështjes së tij
si të blerë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Akuzat e fundit ishin
në seancën e mbajtur në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku u vendos
për të mos ia le-htësuar masën e sigurimit. “Më vjen shumë keq për
këtë vendim tuajin sepse para një viti kur mora vesh lajmin për
ekstradimin tim besova se drejtësia shqiptare po ndryshon dhe
po futet në binarë. Por shoh që refor-ma në drejtësi nuk e ka
dhënë akoma efektin e saj. Tentakulat e Sali Berishës dhe Ilir
Metës janë akoma të shtrira. Ju jeni nën urdhrat dhe nën shërbimin
e Sali Berishës. Unë kërkoj përjash-timin e tuaj sepse edhe
zgjedhja juaj me short politike. Ju u zgjodhët nga ish-kryetarja e
Gjykatës së Tiranës që është mike me Argita Berishën”, tha Idajet
Beqiri pak ditë më parë.
IZET HAXHIA: DREJTËSIA E KAPUR NGA META DHE BERISHA
-
GAZETA SOT4 E Shtunë 7 Shtator 2019
2,4,5,6,9
“
p o l i t i k e www.sot.com.al
Mazhoranca rrëzon sërish Ilir Metën, refuzohen 2 dekrete të
tjera, Bashkim Fino dhe Braho përplasen me këshilltarin e
presidentit
Braho kërkon “llogari”: Sa dekrete ka kthyer mbrapsht
presidenti
Spartak Ngjela: Rama dhe Basha po pengojnë ndryshimin e sistemit
zgjedhor, qeveria ti shtrijë dorën e dialogut opozitës
parlamentare
Avokati Spartak Ngjela komentoi aktualitetin politik në vend, ku
foli edhe për rëndësinë e ndry-shimit të sistemit zgjedhor. Përmes
një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se
kryeministri Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha po punojnë së
bashku kundër nderimit të sistemit, duke shtuar se qeveria duhet ti
shtrijë dorën e dialogut opozitës brenda Parlamentit dhe jo atyre
që e bojkotuan. “Politika amerikane po kërkon lista të hapura. Dje
e tha hapur këtë drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në
Departamentin e Shtetit, David Konstelancik. Ndërrimin e
sistemit zgjedhor sot po e kërkon me ngulm edhe opozita
parlamentare. Që të ndërrojë sistemi duhet ndryshuar kushtetuta.
Por Rama tani e ka të pamundur të gënjejë ndërkombëtarët me
pretekstin se nuk do Partia Demokratike, sepse ajo nuk është më në
Parlament. Prandaj Rama po flet në jerm. Madje, kjo është arsyeja
që Rama po e kërkon Bashën me çdo kusht, madje "me dorë të
shtrirë", sepse nuk ka aftësi intekektive që të kuptojë procedurën.
Janë votat në Parlament
mor Ramë ziu, ato që dominojnë situatën! Dhe asgjë tjetër. Nuk
kanë më asnjë vlerë në parla-ment opozitarët jashtë Parlamentit”,
tha Ngjela. Sipas avokatit, plani i Ramës dhe Bashës për të penguar
ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk do të realizohet, pasi sipas tij
nuk do ta lejojë politika amerikane. “Tani, pas vizitës së
amerikanit David Konstelancik, Rama dhe Basha janë katandisur me
gojë të tharë. Ata, bashkë të dy, nuk e ndalojnë dot, as Reformën
në Drejtësi, dhe as ndërrimin e sis-temit zgjedhor. Ta dy këta
ingredientë të zhvillimit
shqiptar janë forca demokratike që mu sikur janë ngritur kundër
tyre. E gjithë kjo situatë e re, për të dy këta mund të quhet
realisht: the end - fundi i tyre. Rama sigurisht që do të përpiqet
të gënjejë amer-ikanët duke iu thënë se: vetëm po të mos prekim
sistemin zgjedhor, ne mund të afrojmë Bashën në bashkëpunim për të
dalë nga kriza. Sepse, kupto-het që edhe Basha, edhe Berisha lënë
gjithçka për të mos lejuar ndërrimin e sistemit zgjedhor. Por, siç
do të shihet, nuk do të arrijnë dot asgjë”, u shpreh avokat Spartak
Ngjela.
Elisjeda KIKO
Mazhoranca i ka dhënë një tjetër goditje presidentit Ilir Meta.
Ditën e djeshme u mblodh Komisioni i Ligjeve, ku shqyrtoi dy
dekretet që kreu i shtetit kthehu mbrapsht për rishqyrtim. Me tre
vota kundër, atë të deputetëve të opozitës Adriatik Ali-madhi, Andi
Përmeti dhe Elda Hoti, “Ligjet” rrëzuan dekretin e Metës për
“Vetëqeverisjen vendore” dhe me dy vota kundër, atë të Adriatik
Alimadhit dhe Elda Hotit rrëzuan dekretin për “Ndryshimet në Kodin
Penal”. I pran-ishëm në Komisionin e Ligjeve ishte këshilltari
ligjor i presidentit Bledar Dervishaj, i cili argumentoi arsyet e
kthimeve të dekreteve për rishqyrtim. Dervishaj u shpreh se me
ndryshimet në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, i krijohet një
kompetence e re e au-toriteteve vendore. Sipas tij, presidenti
sipas ligjit është pjesë e proceseve parlamentare dhe si rrjedhim
reko-mandimet e tij duhet të pranohen nga Kuvendi. "Presidenti
është pjesë e pro-cesit parlamentar dhe rekomandimet pozitive për
përmirësimin e normës duhet të pranohen nga Kuvendi", u shpreh
këshilltari ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj.
Fino përplaset me këshilltarin e presidentit
Por rrëzimi i dy dekreteve të kthy-era mbrapsht nga presidenti
nuk kaloi pa debate. Deputeti socialist Bash-kim Fino, i cili ishte
edhe relatori i ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, u përplas me
këshilltarin ligjor të presidentit, Bledar Dervishaj, duke u
shprehur se mënyra se si është ndër-tuar relacioni i kthimit në
Parlament të ligjit, është ndërtuar krejtësisht kundër tij. "Më
vjen keq se në të gjithë relacionin po vërej me keqardhje se i
gjithë relacioni është drejtuar kundër relatorit. Mesa duket
presidenti e pas-ka personale. Nëse ju e keni personale më thoni që
kam relator kushtetues. Presidenti i nderuar ka qenë 4 vjet kryetar
kuvendi dhe i di shumë mirë procedurat se si veprohet kur një ligj
vjen në seancë plenare. Në komision ka një relator. Edhe komisioni
dhe re-latori bëjnë ndryshimet e nevojshme. Këtë praktikë e ka
ndjekur Meta, po e ndjek dhe unë. Unë jam relator kushtetues. Nuk e
humbet të drejtën e pronësisë bashkia. Njësitë vendore
janë tërësisht autonome. Duhet ta rrëzojmë dekretin e
presidentit për këto nene", tha Fino.Spaho debat me Bledar
Dervishaj
Por edhe deputeti socialist Spartak Braho u përplas me
këshilltarin ligjor të presidentit, duke i kërkuar të dhëna se sa
ligje ka kthyer mbrapsht Ilir Meta në dy vite në krye të
Presidencës dhe pse nuk i ka depozituar këto ligje në Gjykatën
Kushtetuese kur ka argu-mentuar se ka gjetur shkelje
antikus-htetuese. “Zoti Bledar ju mbuloni një po-zicion shumë
fisnik, shumë dinjitoz dhe
unë ju vlerësoj si jurist. Gjatë periudhës që ju kini qenë
këshilltari i presidentit, sa dekrete janë kthyer mbrapsht? Sa nga
këto dekrete të kthyera ju i kini dërguar dhe i kini paditur në
Gjykatën Kushtetuese? Për dy dekretet e sotme, sa probleme
kushtetuese kini ngritur ju për ligjet e propozuara? Sepse të
merresh me shprehjet abstrakte nuk është në dinjitetin e dekreteve
që kthen presidenti”, u shpreh Braho. Por pas përgjigjes së
këshilltarit të Metës, i cili deklaroi se në dy vite janë kthyer
mbrapsht 19 dekrete, Spaho e akuzoi se
Raporti i OSBE, Tabaku akuza të forta Edi Ramës
Ish deputetja e PD Jorida Tabaku komentoi ditën e djeshme
raportin e OSBE. Gjatë një interviste televizive, ajo akuzoi
kryeministrin Edi Rama se ka ngritur një sistem kriminal për të
vjedhur votat. “Që nga 2013 nuk kemi pasur asnjë tentativë për të
bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor nga kjo qeveri. Për këtë qeveri
është më e thjeshtë për të bërë zgjedhje nëse ka paqartësi. Të
gjitha ndryshimet në këto kohë u lanë në harresë. Kujtojmë se 6
muaj para zgjedhjeve lokale u aktivizua qeveria dhe u kujtua që
duhet të kishte reformë zgjedhore. Ne kemi qenë të parët që kemi
kërkuar ndryshime, por duhet edhe vullneti politik. Në 2009 edhe
sipas raportit të OSBE-ODHIR kishim 90 për qind zgjedhje të lira
dhe të ndershme. Që nga viti 2013 kemi rritjen e rekoman-dimeve të
OSBE-ODHIRIT. Kryemi-nistri mund ta shtrijë dorën për shumë gjëra,
por kur përfshin kriminel si në këto zgjedhje ku nuk kishte nevojë,
dhe ku i përfshiu, është e kotë që të bisedojmë për ndryshime
zgjedhore”, tha Tabaku.
Gjoni: PS-PD nuk duan ndryshimin
e sistemit zgjedhorDeputeti i opozitës Ralf Gjo-
ni komentoi aktualitetin politik në vend. Gjatë një interviste
televizive, ai deklaroi se raporti përfundimtar i OSBE është një
pasqyrim i drejtë i situatës në vend, duke theksuar se as PS dhe as
PD nuk duan të ndryshojnë sistemin zgjedhor në vend. “OSBE thjesht
raporton dhe raportimi tre-gon se këtu ka probleme serioze me
zgjedhjet. Prandaj beteja jonë ka qenë sistemi zgjedhor. PS nuk ka
dëshirë që të ndryshojë sistemin, as PD-ja. Së bashku ata gatuan
masakrën në vitin 2008, prej të cilës jemi këtu sot. Por, ky sistem
me lista të mbyllura, ku qytetari nuk e di se cili është deputeti i
tij në Parlament, do të ndryshojë, do apo nuk do mazhoranca. Edhe
reformën në drejtësi nuk e donin, por në 2020 do të zgjohen me SPAK
dhe BKH. E dyta është reforma zgjedhore, pasi ka disa muaj që po
marrim mbështetje amerikane përsa i përket angazhimit tonë
parlamentar përsa i përket kësaj reforme”, tha Gjoni.
Presidenca do të mbajë përgjegjësi nëse ka konstatuar shkelje të
Kushtetutës dhe nuk ka reaguar. “Është e rëndë që konstatoni
shkelje kushtetuese në ligjet që miraton Kuvendi dhe nuk i
depozi-toni në Gjykatën Kushtetuese. Pra ju kini depozituar vetëm
një ligj, atë për teatrin. Shikojini me kujdes, sepse ash-tu siç
mban përgjegjësi ministria dhe Kuvendi, mbani edhe ju përgjegjësi
që konstatoni shkelje të Kushtetutës dhe nuk reagoni”, u shpreh
Spartak Braho.
1. “Kodit Penal”2. “Për koncesionet dhe partneritetin publik
privat”, të ndryshuar”3. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren4.
Koncesioni i rrugës Orikum-Llogara5. “Për vetëqeverisjen
vendore”
JA LIGJET QË MAZHORANCA I
RRËZOI PRESIDENTIT
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e pranishme në Komisionin e
Ligjeve, ku u diskutua dekreti i presidentit për ligjin e “Kodit
Penal”, u shpreh se këto ndryshime të miratuara kanë për qëllim
luftën ndaj kriminal-itetit. “Ndryshimet që janë propozuar në Kodin
Penal kanë pasur si qëllim luftën pa kompromis ndaj kriminal-
itetit. Duke pasur në konsideratë që ka pasur mungesë të
instrumenteve për të luftuar forma të reja të krimit, janë sjellë
këto ndryshime. Ky projektligj ka një rëndësi të veçantë.
Ashpërsimi i veprës penale nuk është e vetmja rrugë, por nga nevoja
e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, u sollën këto ndryshime",
tha Gjonaj.
GJONAJ: NDRYSHIMET NË KODIN PENAL LUFTOJNË KRIMINALITETIN
Gjatë periudhës që ju kini qenë këshilltari i presidentit, sa
dekrete janë kthyer mbrapsht?
Sa nga këto dekrete të kthyera ju i kini dërguar dhe i kini
paditur në Gjykatën Kushtetuese? Për dy dekretet e sotme, sa
probleme kushtetuese
kini ngritur ju për ligjet e propozuara?
-
2,4,5,6,9GAZETA SOT E Shtunë 7 Shtator 2019 5
p o l i t i k e www.sot.com.al
Protestat, ja si zyrtari i DASH detyroi Bashën të braktisë
skenarët destabilizues të Metës e
Berishës, LSI presion të refuzohet një 17 maj i dytë
Opozita tërhiqet nga protestat, ja dilemat mes demokratëve
Mediu kundër Bashës: Të ngrihet grup negociator për reformën
zgjedhore mes shumicës dhe pakicës, opozita jo kushte për
dialogun
Kryetari i Partisë Republikane ka komen-tuar ditën e djeshme
situatën politike në vend. Gjatë një prononcimi për mediat, Mediu
kërkoi që opozita të mos humbë kohë, por të ulet me mazhorancën për
të dhënë idetë e saj për re-formën zgjedhore dhe atë në drejtësi.
Në këtë kontekst, Mediu zbuloi edhe kërkesat e aleatëve sa i takon
reformës zgjedhore, duke theksuar se opozita të mos presë kur bëhet
fjalë për reforma të rëndësishme si ajo zgjedhore, por sipas tij,
të ngrejë një grup negociator dhe të ulet në tryezë me shumicën.
“Ka disa elementë që opozita nuk duhet të presë apo t’i lërë pre të
aventurave që
mund të bëjë kryeministri Edi Rama me të ashtu quajturin
Parlament me deputetët e opozitës së re, që e ka kthyer Kuvendin në
tragji-komedi. Dhe në qoftë se ka vullnet nga palët që të
negociohet ajo që është e rëndësishme, sikundër është refor-ma
zgjedhore ne mund të ofrojmë çdo lloje bash-këpunimi përmes
Parlamentit”, deklaroi ai. Më tej, Mediu komentoi edhe platformën
për daljen nga kriza që opozita prezantoi dy ditë më parë, duke
shprehur bindjen se mund të jetë edhe ura e parë e komunikimit mes
mazhorancës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës. “Platforma mund të
jetë një trampolinë për komunikimin mes pozitës dhe
opozitës”, u shpreh ai. Ndërkohë, Mediu bëri me dije se
tentativat e ndërkombëtarëve nuk kanë munguar dhe nuk do të
mungojnë, por sipas tij, ata më parë duan të shohin vullnetin e
shqiptarëve për t’u ulur në tryezë për zgjidhjen e krizës. “Ka një
tendencë nga ndërkombëtarët që të ulin palët në dialog. Këtë nevojë
e ka shtruar OSBE, e cila ka kërkuar që palët të ulen në tryezë, në
mënyrë që t’i jepet fund krizës. Edhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës kanë një interes që të negociojnë zgjidhjen e krizës.
Kështu, që ka ardhur koha që opozita të ulet në dialog pa kushte”,
nënvizoi ai. Sakaq, leximin që kryeministri Rama i bën rapor-
tit të ODIHR për kreun e republikanëve është de-lirant, madje
kur bëhet fjalë për delir, Mediu nuk kursehet duke bërë një
krahasim me Hitlerin. Sa i takon vendimit për të dalë nga
Parlamenti, Mediu ia lë historisë gjykimin mbi vendimin e opozitës
për djegien e mandateve, por duke bërë një reflektim për atë që
ndodhi 7 muaj më parë thekson se Parlamenti është vendi ku duhen
kryer vendimmarrjet e rëndësishme. Ndërkaq, dokumenti përfundimtar
i OSBE/ODIHR mbi skanimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas
Me-diut duhet të jetë dosja e prezantimit të opozitës në çdo takim
me ndërkombëtarët.
Rigels SELIMAN
Aksioni opozitar duket se ka marrë një kthesë 180 gradë.
Pavarësisht parala-jmërimeve se në shtator do të riktheheshin
protestat e fuqishme, Partia Demokratike ka bërë një hap pas.
Mbrëmjen e të enjtes kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një
mbledhje me aleatët e tij në selinë blu, ku në fokus të diskutimit
ishte aksioni opozitar. Por kur të gjithë prisnin që në këtë
mbledhje të vendosej edhe data se kur do të zhvil-lohej protesta,
nuk ka ndodhur aspak kështu. Gjatë një prononcimi për mediat, pas
mbledhjes, Basha deklaroi se nuk ka ende një datë se kur opozita do
të thërrasë qytetarët në protestë. Mirëpo, gazeta mësoi disa nga
arsyet që detyru-an liderin e opozitës, që të mos marrë asnjë
vendim, sa i takon nisjes së protes-tave. Sipas informacioneve nga
selia blu, kanë qenë amerikanët, ata të cilët kanë detyruar Bashën
që të tërhiqet për momentin nga protestat. Shkak kanë qenë
informacionet që ata dispononin se ndaj Bashës kishin nisur
presionet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presi-denti Ilir
Meta, të cilët i kërkonin protesta të fuqishme dhe një datë fikse
se kur do ta rrëzonte qeverinë. Kështu që, të ndodhur përpara kësaj
situate, ameri-kanët përmes zyrtarit të Departamentit Amerikan të
Shtetit, David Kostelancik, i cili vizitoi Tiranën gjatë kësaj
jave, i vunë ultimatum kryedemokratit që të refuzojë skenarët
destabilizues. Burime nga selia blu, pohuan për gazetën se gjatë
takimit që zoti Kostelancik zhvilloi me shefin e selisë blu ia ka
bërë të qartë Bashës se SHBA mbështet tubimet demokratike, por nuk
i toleron protestat e dhunshme dhe mos bindjen civili. Pra, Basha
është tërhequr për momentin nga protesta, duke u prishur kështu
planet edhe Ber-ishës dhe Metës. Ndërkohë, në takimin që pati me
Bashën, zoti Kostelancik ia bëri të qartë atij se 30 qershori është
çështje e mbyllur dhe se për amerikanët ato janë zgjedhje
legjitime.
Dilema në PD për rikthimin e protestave
Por tërheqja e kryedemokrati Lulzim Basha nga protestat dhe
ske-narët destabilizues, duket se kanë futur në dilemë edhe vetë
Partinë Demokra-tike. Gazeta kontaktoi disa krerë degësh të PD, të
cilët pohuan se opozita nuk është gati për protesta dhe se presin
që
lideri demokrat t’i thërrasë në takim, në mënyrë që t’i
informojë ata, sa i takon aksionit opozitar dhe të vendosin edhe
datën se kur do të nisin protestat. Megjithatë, në kushtet kur
strategjia e ndjekur deri më tani e opozitës kundër qeverisë nuk po
jep efekt, mësohet se Basha ka vendosur që protestat t’i kalojë në
plan të dytë. Sipas informa-cioneve, mësohet se fokusi kryesor i
demokratëve do të jetë bërja publike e një platforme
gjithëpërfshirëse, të cilën Basha do ta shpalosë gjatë një turi
takimesh që pritet të ketë në gjithë Shqipërinë me qytetarët. Pra,
përmes kësaj strategjie Basha po tenton që të fitojë zemrat e
qyetarëve dhe t’i bindë ata se kjo qeveri nuk vlen.
LSI rrit presionet ndaj BashësPërveç Presidenti Ilir Meta
dhe
mediave pranë tij, presionet ndaj Bashës janë rritur edhe nga
zyrtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shkak është bërë
sinjali që dha kryedemokrati dy ditë më parë për t’u ulur në tryezë
me
Balliu: Shënjestra e qytetarëve do jetë Edi Rama
Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Klevis Balliu ka shpërthyer
dje në akuza në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Balliu shprehu bindje se
qytetarët janë lodhur nga qeveria dhe se zemërimi i tyre ka si
shënjestër kryeministrin Rama. “Shënjestra është Rama. Në llumin e
ngritur nga korrupsioni masiv, mega vjedhjet, inkriminimi i
institucioneve të shtetit, vjedhja e votës, shkatërrimi i
zgjedhjeve, varfërimi i qytetarëve është një krim i madh me pasoja
të rënda. I pari që e di shumë mirë dhe e kupton këtë është Edi
Rama, i cili kërkon të shpërndajë zjarrin për ti vënë flakën
gjithkujt, me qëllim që të shpëtojë vetë kur të vijë ora e
drejtësisë, e cila tashmë është në prag. Për shembull, të gjithë e
dimë që Rama i ka kapur institucionet e shtetit dhe që e shkel
ligjin dhe Kushtetutën sa herë i nev-ojitet”, deklaroi ish-deputeti
i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
Malaj: Për LSI integrimi dhe qytetarët janë të parët
Ish-deputetja e Lëvizjes Social-iste për Integrim, Nora Malaj
deklaroi dje se partia, në të cilën ajo bën pjesë është një faktor
i rëndësishëm në jetën politike të vendit e njohur dhe respektuar
nga të gjithë, përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar. Gjatë një
prononcimi për mediat, Malaj shprehu bindjen se LSI është parti e
qyetarëve. “ Objektivi i LSI si parti e qendrës së majtë e cila në
thelb kishte procesin e integrimit, ishte integrimi i vendit jo
vetëm në BE, por edhe integrimin në vetvete për politika reale dhe
të zbatoheshin mirë për t’iu dhënë shansin të gjithëve që duke
shfrytëzuar resurset dhe ngritjen e mirëqenies së popullatës.
Gjithashtu kemi propozuar edhe politika për të rinjtë për t’ju
dhënë shansin të gjithëve. Objektivi ynë ka qenë mbështetja mbi
familjen, gruan dhe mbi unitetin e besimit fetar gjë që e bën LSI
me gjithë kalvarin e zhvillimeve”, deklaroi ish-deputetja e LSI,
Nora Malaj.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi dy ditë më
parë një takim me aleatët e tij. Por ky takim nuk prodhoi një datë
konkrete për protestat, sikundër kryedemokrati Lulzim Basha kishte
paralajmëruar. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat,
deklaroi se nuk kanë vendosur ende një datë për protestën, ndërsa
hodhi akuza në adresë
të kryeministrit Edi Rama. “Ne kemi diskutuar për përgjegjësitë
tona karshi shqiptarëve. Në respekt të këtyre përgjegjësive sikur
kemi hedhur disa hapa, jemi gati të ofrojmë edhe një propozim apo
platformë kombëtare për daljen e vendit, hapat që duhet të hidhen
për daljen nga kriza. Datën e protestës do ta vendosin në ditët në
vijim”, deklaroi Basha.
BASHA: NUK E KEMI VENDOSUR ENDE DATËN E PROTESTËS
kryeministrin Rama, ndërsa foli për një platformë kombëtare mes
palëve për zgjidhjen e krizës politike që pritet të nisë me
reformën zgjedhore. Ka qenë ish-deputeti Edmond Panariti, i cili
gjatë një prononcimi për mediat dje i bëri thirrje Bashës se LSI
nuk do të pranojë tryezë dialogu vetëm PS-PD si në rastin e dy
viteve më parë, që u arrit pakti i 2017. Panariti thotë se Lulzim
Basha
ka nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi natën e 17 majit, prandaj në
negociata opozita sipas tij, duhet të përfaqësohet si grup.
“Dialogu do të jetë si grup opozitar, përfaqësim të integruar të
opozitës në bisedën me qeverinë për të gjetur një zgjidhje nga kjo
krizë, në fakt jo me qeverinë, por me PS. Por do të jetë dia-logu
që do të prevalojë për të gjetur një zgjidhje”, deklaroi
Panariti.
Ish-kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë gjatë një
deklarate për mediat bëri thirrje për revolta, ndërsa e konsideroi
30 qershorin si “groposje të vlerave të demokracisë”. Në këtë
kontekst, Berisha theksoi se është jetike që opozita të qëndrojë
besnike e vlerave, duke kërkuar që të vijohet me kryengritjen
popullore, ndërsa i dërgoi edhe një mesazh Bashës se e vetmja rrugë
që i ka mbetur opozitës për t’u përballur me qeverinë është
Berisha thumbon Bashën, kërkon kryengritjemosbindja civile.
“Shporrjen e mostrës së pluralizmit Edvin Ramës, narkoshtetit dhe
kakistrokacisë. Kjo është një betejë që merr karakter të shenjtë.
Vlerat e Demokracisë të groposur me 30 qershor në farsën moniste do
të fundosen një minutë e më parë. Kjo ishte thirrja ime. Të
vazhdojnë betejën deri në fitimin e plotë. Kryengritja popullore në
51 format e mos-bindjes civile”, deklaroi Berisha.
-
GAZETA SOT6 E Shtunë 7 Shtator 2019
2,4,5,6,9
p o l i t i k e www.sot.com.al
Vijon debati, PS vlerëson raportin e ODIHR dhe hap derën e
dialogut, opozita
akuza mazhorancës për 30 qershorin
Opozita fajëson PS për raportin negativ të OSBE
Ngrihen dy komisione për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në
Shkodër, ja hapi i radhës i PS pas largimit të Valdrin
PjetritPartia Socialiste, pas largimit të Valdrin Pjetrit
nga Bashkia e Shkodrës, ka ngritur dje dy komi-sione për
zgjedhjet e drejtorëve të rinj në këtë qytet. Mësohet se njëri prej
dy komisioneve do të jetë partiak dhe do të përbëhet nga 4 anëtarë,
Senida Mesi, Luan Harusha, Arben Pëllumbi dhe Musa Ulqini. Ndërsa
sa i përket komisionit tjetër ai do të jetë qytetar dhe do të ketë
13 anëtarë, em-rat e të cilëve nuk janë bërë ende publik. Ngritja e
këtyre dy komisioneve vjen pas largimit të Valdrin Pjetrit, i cili
u largua pasi u akuzua nga
Partia Demokratike për lidhje kriminale në Itali dhe mosdeklarim
të tyre. Dy komisionet që do të ngrihen do të merren me emërimin e
drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Kujtojmë se pak kohë më
parë kryeministri i vendit, Edi Rama dha urd-hër për të gjithë
drejtorët e qarkut të Shkodrës që të jepnin dorëheqjen. Pas këtij
urdhri, deri më tani kanë dhënë dorëheqjen nëntë drejtorë. Ndërkohë
bëhet me dije se në ditët në vijim do të dorëhiqen edhe drejtorët e
drejtorive të tjera në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë, emrat e
drejtorëve që kanë
dhënën dorëheqjen janë: Kadri Ymeri, Mustaf Kraja, Luan Heta,
Fuat Alibali, Edmond Emini, Agim Dardha, Astrit Beci dhe Agim
Shimaj. Ndër-kohë, Edmond Emini është edhe kryetar i PS-së në
Shkodër, ndërsa Astrit Beci është një nga emrat që mund të
zëvendësonte Valdrin Pjetrin. Në media u publikua më herët letra e
dorëheqjes së Agim Dard-hës. Ai thoshte se arsyet ishin objektive,
por shkak për dorëheqjen e tij dhe të shumë drejtorëve të tjerë u
bë urdhri që dha Rama. Dardha ishte drejtori i Administratës së
Zonave të Mbrojtura dhe inxhinier
prej 25 vitesh. Ndërkohë në Shkodër ka 33 drejtorë dhe gjysma
janë të gjinisë mashkullore. Kujtojmë se urdhri që dha kryeministri
Rama ishte vetëm për gjininë mashkullore, ndërsa për gjininë
femërorë tha se të gjitha drejtoreshave do t’i rishikohet posti.
Sipas deklaratës së Ramës, kjo gjë u bë që të krijohet një imazh i
ri i Partisë Socialistë në Shkodër. Por ky urdhër pati reagime të
tepërta edhe nga ana e opozitës, të cilët sulmuan Ramën duke thënë
se ai është duke i përdorur gratë për të pastruar imazhin e Partisë
Socialiste pasi e ka mbushur me kriminelë.
Arbjona ÇIBUKU
Debati për raportin final të OSBE-ODIHR ka vijuar edhe ditën e
djeshme. Kjo nuk është hera e parë që interpretimet që i bëjnë
palët janë të ndryshme. Edhe më herët mazhoranca dhe opozita e kanë
parë raportin me sy ndryshe. Këtë herë palët u bashkuan sa i përket
një pike, reformës zgjedhore, ku mazhoranca hapi dyert për dialog
dhe opozita u shpreh se e kanë prioritet këtë reformë e nuk do
hezitonin të uleshin në dialog. Edhe ditën e djeshme ka pasur
reagime të shumta sa i përket raportit final të OSBE. Dy zëra nga
Partia So-cialiste që e komentuan ishin, ministri për Punët e
Jashtme Gent Cakaj dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me
Parlamentin Elisa Spiropali. Dje Spiropali ka thënë se mazhoranca
është e hapur për dialog me Lulzim Bashën dhe opozitën, për të
reformuar sistemin zgjedhor. “Ndërkohë, po, jemi gati të ulemi për
reformën zgjedhore dhe të kthejmë në ligj rekomandimet e raporteve
të fundit të OSBE/ODIHR. As më shumë dhe as më pak. Është e drejta
e kryetarit të PD-së të ëndërrojë përmbysje të bazës ligjore së
zgjedhjeve, por kjo do të mbetet ëndërr në sirtar. Ne nuk kemi kohë
për të humbur me fan-tazitë e atyre që duan të bëjnë çorap çdo gjë.
Sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet. Por kemi gjithë predispozitën të
hapim një dialog konstruktiv dhe të bashkëpuno-jmë me të gjithë
përfshirë edhe Lulzim Bashën për të reformuar bazën ligjore të
zgjedhjeve. Viti 2021 nuk është larg prandaj le të shpresojmë që
Lulzim Ba-sha dhe PD do ta lënë të shkuarën për tu marrë me të
ardhmen”, ka deklaruar dje Spiropali me anë të një video-mesazhi.
Ndërkohë në fjalën e saj ajo nuk ka lënë pa akuzuar opozitën se kjo
e fundit nuk fiton dot zgjedhjet, dhe bëjnë çorap çdo gjë. Ndërkohë
një tjetër zë nga qeveria ka qenë edhe Cakaj, sipas të cilit
raporti ka konfirmuar se zgjedhjet ishin legji-time dhe të
rregullta. Ndërkohë as Cakaj nuk ka lënë pa akuzuar opozitën, ku ka
theksuar se këta të fundit janë munduar të ndikojnë negativisht tek
zgjedhjet lokale. “Në këtë kuptim më 30 qershor Shqipëria ka pasur
shumë më shumë se zgjedhje vendore pasi është përballur me sfidën e
ruajtjes së rendit. Një ditë pas zgjedhjeve ka qenë detyrë e jona.
Është absurde të thuash se unë nuk marr pjesë në zgjedhje dhe ato
nuk quhen.
Jemi përballur me dhunë sistematike të opozitës, dhe ketë e
konstaton raporti i ODHIR. Po ashtu kemi pasur një dëm-tim për
hapjen e negociatave. ODHIR e quajti dhunën e opozitës vandaliste.
Procesi ka qenë i rregullt, demokratik dhe i njohur
ndërkombëtarisht”, ka thënë dje Cakaj.
Reagon opozitaPartia Demokratike dhe Lëvizja
Socialistë për Integrim kanë reaguar po ashtu ditën e djeshme sa
i përket raportit të OSBE-ODIHR, duke sul-muar mazhorancën për
zgjedhjet e 30 qershorit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend
Bardhi, ka reaguar dje pas deklaratës se ministrit Cakaj, duke iu
kundërpërgjigjur për akuzat që hodhi ai. Sipas Bardhit, ka qenë
mazhoranca ajo që ka ndikuar në raportin negativ të OSBE për
zgjedhjet e 30 qershorit. “Për herë të parë në historinë e
vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR nuk speci-fikohet që
zgjedhjet ishin demokratike. Për herë të parë specifikohet se
veprime dhe sjellje të qeverisë, institucioneve të tjera përfshi
gjykatën dhe prokurorinë,
Rudina Hajdari thirrje Bashës: Jep dorëheqjen
Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka sulmuar sërish
kreun e Partisë Demokratike ditën e djeshme pas deklaratave të tij
ku thoshte se kemi nevojë për një platformë kom-bëtare për të dalë
nga kriza. Me anë të një statusi në Facebook, Hajdari shkruan se
Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen. Ndër të tjera Ha-jdari ka
ironizuar, duke shkruar se politikanët shqiptarë kanë nevojë për
një shkollë politike mbi ndryshimin e sistemit, në mënyrë që të
bien me këmbë në tokë. "Duhet një “shkollë politike” për kryetarët
e partive krye-sore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien
me këmbë në tokë. Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën
joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të
kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që
kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” do jetë e
treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi
Ramën, të pavdekshëm”, ka shkruar dje Hajdari.
Vokshi sulmon qeverinë: Rama i lidhur me krimin
Ish-deputetja e PD, Albana Vok-shi ka sulmuar ditën e djeshme
qeverinë, veçanërisht dy emra, atë të kryeministrit Edi Rama dhe
minis-tres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa
Spiropali. Sipas Vokshit, Elisa Spiropali më drejtësi të pavarur
përfundon në burg dhe për këtë arsye shton ajo Rama bën propagandë.
Ndër të tjera, Vokshi thekson se nuk mund të ketë zg-jedhje të lira
në vend pasi Rama është i lidhur me krimin. “Shpifjet dhe
propaganda antiopozitare nuk ndryshojnë dot të vërtetën se
OSBE/ODIHR konfirmoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje demokratike.
Rastet e kriminelëve në bashkitë e Shkodrës dhe të Vorës, Valdrin
Pjetri dhe Agim Kajmaku, treguan se Edi Rama e ka lidhur
pazgjidhshmërisht fatin e tij politik me krimin. E vërteta është se
Spiropali e di se me një drejtësi të pavarur hajdutja e 5 milion
eurove në dogana, përfundon në burg”, ka thënë dje Vokshi. Ajo ka
listuar disa të vërteta, që sipas saj propaganda e Ramës nuk i
fsheh dot.
kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin. Për këtë nuk mund
të jetë përgjegjëse opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse
KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor
kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës
u shantazhuan dhe kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin
privat që ka ndërtuar Edi Rama”, ka deklaruar dje Bardhi.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar po ashtu duke thënë se
raporti cilësonte qartë problematikat që kishte sjellë opozita me
bojkotimin e zgjedh-
jeve. Për Vasilin ky raport nxirrte në pah faktin se qeveria po
shkatërron shtetin. “Raporti i OSBE për votimet moniste të 30
qershorit është autopsia e kufomës shtet, që krijoi Edi Rama dhe
rilindja anti-shtet. Të gjitha pushtetet në Shqipëri janë pushtuar
nga kapja, degradimi dhe korruptimi i tyre prej rilindjes
antishtet. OSBE-ODIHR i vuri vulën që është vetëm Gjykata
Kushtetuese që mund të shqyrtojë dekretet e presidentit. Dekretet
janë në fuqi. 30 qershori i paligjshëm, zero dhe inekzistent. Data
e vetme e ligjshme është 13 tetori 2019”, ka deklaruar Vasili.
“Jo platformës ekzistuese mbi të cilën po ngri-het sistemi i ri
që rrit përditë lepurin në barkun e opozitës. Asgjë nuk duket se ka
kuptuar e ka mësuar kryetari i PD-së nga humbja katastrofike dhe
rrënimi dramatik që i solli partisë më të madhe të opozitës me
verbërinë dhe mendjelehtësinë e tij. Le të shpreso-jmë që drita e
arsyes do të ngrihet edhe në kokën e
tij dhe së paku në grupin udhëheqës të asaj partie, për të mirën
e të gjithëve. Ne nuk bëjmë asnjë hap pas, dhe nuk luajmë asnjë
platformë alternative për reformën në drejtësi, do të jetë mund i
harxhuar kot ajo platformë se do të mbetet në sirtarin e ëndrrave
me sytë hapur të Lulzim Bashës”, u shpreh dje me anë të një
video-mesazhi Spiropali.
SPIROPALI: I THEMI JO PLATFORMËS EKZISTUESE
Nënkryetari i LSI ka reaguar ditën e djeshme sërish për raportin
e OSBE ku shprehet se ky raport i ka vendosur vulën shkatërrimit të
shtetit rilindës.“Ka rënë pushteti gjyqësor me prokurori e gjykata
dhe ato janë kthyer në zgjatime të neveritshme dhe të
telekomanduara të rilindjes antishtet që çimentojnë pandësh-
kueshmërinë, duke mos ndëshkuar krimin zgjedhor. Qeveria është
kthyer thjesht në një sekt, zgjatim të krimit, që vjedh kërcënon
dhe shantazhon të gjithë qytetarët, nëpunësit, bizneset në funksion
të gjallimit të saj si an-tishtet. Kërcënon edhe me vendin e punës
deri edhe me ndihmën sociale”, ka shkruar dje Vasili.
Vasili: Pushteti gjyqësor i kapur dhe i rënë
-
2,4,5,6,9GAZETA SOT E Shtunë 7 Shtator 2019 7
“
p o l i t i k e www.sot.com.al
Gramoz Ruçi qetëson gjakrat mes PS dhe LSI, merr pjesë në
15-vjetorin e partisë së Kryemadhit, shenja "pazaresh" në
horizont
Nga PD, i pranishëm Edmond Spaho, mungon Meta
Rama të premten para deputetëve të CDU/CSU, grupet për Ballkanin
e BE të Bundestagut do të diskutojnë për Shqipërinë
Gjatë shtatorit në Gjermani, CDU/CSU do të përcaktojnë
pozicionin lidhur me procesin e nego-ciatave BE-Shqipëri. Gjatë
javës që pason në Berlin do të ketë konsultime ku pritet që
kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm dhe të “testohet” nga
CDU/CSU. Sipas “Deutsche Welle” në Berlin, qarqet e CDU/CSU-së
bëjnë me dije se javën e ardhshme deputetët e grupit parlamentar do
t’i kushtojnë një rëndësi të madhe çështjes së negociatave mes
Shqipërisë dhe BE. Ata do të merren intensivisht me Shqipërinë dhe
do të jenë në kërkim të një qën-
drimi për hapjen e negociatave. Në diskutim pritet të përfshihen
deputetët kristiandemokratë dhe ata kristiansocialë të grupit të
punës së Ballkanit Perëndimor. Ky grup drejtohet nga nënkryetari
Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së Johann Da-vid Wadephul. Java që
pason pritet të sjellë lajme pasi përfaqësues të qeverisë gjermane,
por edhe kryeministri i vendit Edi Rama pritet të takohen. Të
premten e ardhshme, respektivisht me datë 13 shtator pritet që të
mbahet takimi. Sinjalet janë se Shqipëria mund të bëjë një hap para
drejt rrugës
pozitive për hapjen e negociatave. Kjo pasi pritet që një pjesë
e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së t’i japin një “po” me kushte
Shqipërisë. Ndërkohë nga ana tjetër ka edhe një pakicë e cila
mendon që të mos ia japë një mundësi Shqipërisë pasi mendojnë se
nuk i përmbush kushtet. Kushteve të formuluara deri më tani ku mund
të përmendim reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit,
krimit të or-ganizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet që
t’i shtohen edhe disa kushte të tjera si sqarimi i ligjshmërisë së
zgjedhjeve lokale të qershorit 2019,
si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona.
Kushtet e reja janë shtuar si pasojë e zhvillimeve politike që ka
pasur në Shqipëri, siç është raporti final i OSBE-ODHIR për
zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë CDU/CSU pritet të marrë vendimin
përfundimtar me datë 24 shtator. Qën-drimi i CDU/CSU-së duhet të
jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të
koalicionit SPD. Nëse arrihet që palët t'i unifikojnë qëndrimet e
tyre, pritet që në 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën
plenare të Bundestagut.
Kliti TOPALLI
Lëvizja Socialiste për Integrim ka festuar dje 15 vjetorin e
krijimit si forcë politike. Përveç themeluesve dhe zyrtarëve të
saj, të ftuar në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të Partisë
Demokratike dhe Partisë Socialiste. Por edhe pse kemi një “luftë”
mes LSI dhe PS, dje nuk është dukur kështu. Kreu i Kuvendit Gramoz
Ruçi ka marrë pjesë në aktivitet. Fillim-isht u mbajt një fjalë nga
Kryemadhi në Pallatin e Kongreseve, më pas pati pije dhe ushqim për
të pranishmit. Në sy ra prania e Ruçit, i cili është parë në
shoqërinë e Kryemadhit dhe të Luan Ramës. Pra duket se Ruçi po
qetëson ujërat mes PS e LSI, apo dhe Ramës dhe Metës. Ruçi dhe
Kryemadhi flisnin lirshëm dhe nuk kishte distancë mes tyre, çka
tregon se akujt mes LSI dhe PS po shkrihen. Vizita e Ruçit vjen në
një kohë kur përplasjet mes PS dhe presidentit janë rritur. Të
hënën Meta do jetë në komisionin hetimor të ngritur për shkarkimin
e tij. A ishte vizita e Ruçit një sinjal për pazare për të shpëtuar
Metën? Mbetet të shihet në ditët në vijim. Ndërkohë, nga PD ra në
sy pjesëmarrja e Edmond Spahos. Nga PS, ftesë kishin marrë dhe Niko
Peleshi, Pandeli Majko apo Ditmir Bushati, por që nuk u panë aty.
Po ashtu nuk ishte i pranishëm as presidenti Ilir Meta.
Sulmet e KryemadhitKryetarja e LSI, Monika Kryema-
dhi e shfrytëzoi festën e partisë për të sulmuar dhe akuzuar
publikisht kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, LSI u mbijetoi
planeve për ta shkrirë si forcë politike. “Të nderuar miq, situata
është e paprecedent. Vendin e ka mbërthyer një krize totale e
qeverisjes, ekono-misë dhe shoqërisë. Në kohën kur më shumë se
kurrë kërkohet mobilizim social e intelektual, pjellë e Rilindjes
është polarizimi i tejskajshëm, nxitja e përçarjes së shoqërisë në
‘ne’ dhe ‘ata’. Në kohën kur kërkohet mobilizimi i gjithë energjive
e kapaciteteve kom-bëtare për integrimin e vendit, kemi
shkatërrimin e administratës publike, dhe injorim të institucioneve
të pavar-ura dhe akademike. Gënjeshtra është kozmetika e përditshme
e fytyrës së qeverisë dhe bojës së kryeministrit. Që edhe pse
investon miliona para të pista prapë duket se ka nisur t’i mbarojë
vaji”, tha ajo. Sipas Kryemadhit, makineria e propagandës ka
filluar të kërcasë e nuk
mbulon dot më zullumet e pafund që Rilindja ka prodhuar. “Sepse
shqiptarët nuk janë të verbër, ata shohin dhe kup-tojnë. Ata shohin
se Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji, e aq më
pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më
e madhe e së majtës shqiptare. Ajo ka
shkelur pa mëshirë vlerat saj themelore: shtetin demokratik e
social, mundësitë e barabarta dhe shpërndarjen e drejtë të të
mirave”, deklaroi Kryemadhi.
Sfidat Kryemadhi theksoi se në 15 vitet
sfidat me të cilat është përballur LSI kanë qenë të shumta e të
jashtëzakonshme,
Raporti i OSBE, reagon Ministria e JashtmeMinistria e Punëve të
Jashtme
reagoi ditën e djeshme mbi raportin përfundimtar të OSBE.
Zv.ministri Etjen Xhafaj, gjatë një interviste televizive tha se
opozita po keqin-terpreton raportin e publikuar nga OSBE/ODIHR-i
për zgjedhjet e 30 qershorit, duke shtuar se procesi zgjedhor ishte
legjitim. “Arsyeja përse jemi në këtë pikë sot është kriza politike
e cila vijon të sjellë një përçarje të skajshme mes dy krahëve.
Kemi dëgjuar edhe sot deklarata nga opozita në lidhje me raportin
për zgjedhjet e 30 qershorit dhe kemi parë se ka pasur
inter-pretime shpesh herë dhe tërësisht jashtë fjalëve dhe
përmbajtjes së raportit, i cili është teknik në pjesën më të madhe
dhe nuk bën përku-fizime si, zgjedhje moniste. Unë besoj se ka dy
përfundime të cilat janë, le të themi të përgjithshme në raport. I
pari, është që zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë zgjedhje të
vlefshme”, u shpreh zv.ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj.
Konstituohet këshilli i qarkut Lezhë, reagon Lleshaj
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte i pranishëm ditën e
djeshme gjatë konstituimit të këshil-lit të qarkut Lezhë, ku
shprehu rëndësinë e madhe që ka zgjedhja e personaliteteve me peshë
të mirëfilltë përfaqësuese, për të gjithë qytetarët. Lleshaj u
shpreh se qëllimi është vendosja e standardeve të reja për
qeverisjen vendore, duke shtuar se qytetarët do të gjejnë vetveten
tek të zgjedhurit e rinj. “Përfaqësuesit tanë duhet të na ngjajnë
ne. Ata duhet të jenë si ne në nder, në vlera, në qytet-ari, në
profesionalizëm, në devocion ndaj detyrës dhe qytetarëve, etj.
Qyte-tarët duhet të gjejnë një shëmbëllim të vlerave të veta tek
drejtuesit që zgjedhin për të prirë. Unë dua të besoj fort, se tek
drejtuesit e rinj të qarkut, qytetarët e Kurbinit, Lezhës dhe
Mirditës shohin një pjesë të mirë të vetes së tyre. Ky është një
hap i vogël, por i rëndësishëm për vendosjen e standardeve të reja
në qeverisjen ven-dore”, u shpreh ministri i Brendshëm Sandër
Lleshaj.
“Ne u rezistuam goditjeve të paprincipta që syn-onin eliminimin
tonë, prej makinacioneve me sistemin zgjedhor, deri tek makineria
mediatike e shpifjeve dhe akuzave në shërbim të interesave
kryeministrore. Ngadhënjyem sepse jemi me të drejtën, me moralin
dhe virtytin, fituam sepse jemi bashkë dhe kemi dashurinë
e madhe për vendin dhe të ardhmen e tij. Nuk ka forcë që na ndal
në përmbushjen e misionit tonë. Busulla jonë është Integrimi në BE,
jeta më e mirë për çdo qyte-tar, pavarësisht bindjeve të tij
politike. Për ne mbetet parësore kthimi i besimit tek Shqipëria si
shtëpia jonë e përbashkët”, deklaroi Kryemadhi.
KRYEMADHI: TENTUAN TË NA ELIMINOJNË
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e saj të mbajtur
në 15-vjetorin e themelimit të saj prezantoi një platformë, e cila
sipas saj, do ta shpëtojë ekonominë shqiptare nga uzurpimi që i ka
bërë sot oligarkia. “Të çlirojmë ekonominë nga oligarkia, t’i japim
frymë biznesit të vogël e te mesëm, t’i kthejmë besimin që te
investojnë e punësojnë sa më shumë njerëz. Ne jemi angazhuar
dhe do te vazhdojmë ti qëndrojmë aspiratave tona për ulje
taksash dhe dhënie fryme ekonomisë shqiptare. Ven-dosje e taksës së
sheshtë në 10%; TVSH 0 për prodhimet bujqësore; TVSH 6% për
produktet e shportës; Heqjen e taksës se TVSH në doganë e shumë
propozime të tjera të cilat ne vazhdojmë tu qëndrojmë dhe nuk do të
rreshtim për të realizuar angazhimet tona ndaj qytetarëve”, tha
ajo.
LSI PREZANTON PROGRAMIN EKONOMIK
ndërsa shtoi se busulla jonë është integ-rimi në BE, jeta më e
mirë për çdo qyte-tar, pavarësisht bindjeve të tij politike. “15
vjet më parë lindi Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike
që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit,
energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor. Në historinë
politike të pluralizmit, partitë zakonisht u janë bashkuar
mazhorancave. LSI, në themelimin e saj, u shkëput nga mazhoranca e
pushtetit duke vendosur një standard të ri morali politik, qe e
konsideron mirëqeverisjen, më të rëndë-sishme se pushteti. Këtë
moral politik ka ndjekur LSI, dhe mbi këtë parim është ndërtuar i
gjithë aksioni politik i LSI-së”, tha ajo.
Në sy ra prania e Ruçit, i cili është parë në sho-qërinë e
Kryemadhit dhe të Luan Ramës. Pra
duket se Ruçi po qetëson ujërat mes PS e LSI, apo dhe Ramës dhe
Metës. Ruçi dhe Kryemadhi flisnin lirshëm dhe nuk kishte distancë
mes tyre, çka tre-
gon se akujt mes LSI dhe PS po shkrihen...
-
GAZETA SOT8 E Shtunë 7 Shtator 2019
2,4,5,6,9
“
p o l i t i k e www.sot.com.al
Reforma në drejtësi, riverifikim pronave të Artur Malajt,
kontradikta me pasurinë e deklaruar nga Zhaklin Peto
Kreu i Gjykatës Administrative të Korçës kalon vetingun
Kodheli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, shpresojmë për
përgjigje pozitive për negociatat me BE në tetor
Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli dhe
kryetarja e Komisionit të Sig-urisë, Ermonela Felaj morën dje pjesë
në Konfer-encën Ndërparlamentare për Politikën e Jashtme dhe
Sigurinë e Mbrojtjen e Përbashkët Europiane që po zhvillohet në
Helsinki. Në ditën e parë të punimeve konferencën e përshëndeti
Presidenti i Finlandës, i cili foli për domosdoshmërinë e të qenit
të bashkuar në të gjitha vendimet e Bash-kimit Europian. Ndërkohë,
e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica
Mogherini, e
cila gjatë fjalës së saj rikujtoi rëndësinë e unionit në
vetvete. Ajo tha se unioni do të vijojë të mbajë an-gazhimet e tij
ushtarake në të gjitha vendet ku sot vepron. Por pjesë e panelit
ishte edhe ish-ministrja Kodheli, e cila në ndërhyrjen e saj tha se
Shqipëria nuk e ka humbur entuziazmin për të qenë pjesë e Bashkimit
Europian, duke theksuar se shpreson në një përgjigje pozitive në
tetor. “Komisioni Europian ka rekomanduar dy herë hapjen e
negociatave me vendin tonë, ndërkohë që puna për realizimin e
reformave të kërkuara vijon. Ne nuk jemi stepur nga
shtyrja e vendimit dhe shpresojmë për një përgjigje pozitive në
tetor”, deklaroi kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme,
Mimi Kodheli. Nga ana tjetër, në konferencë një vëmendje e veçantë
iu kushtua temës së integrimit të Ballkanit Perëndi-mor në familjen
europiane. Parlamentarët patën mundësinë të shkëmbenin ide dhe të
paraqisnin qëndrimet e vendeve të tyre në lidhje me këtë temë.
“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është një provë e
madhe për vetë BE, madje aq i rëndësishëm sa konsiderohet si një
ribashkim”, tha
Wigermark, kryetar i Delegacionit të BE-së në
Bosn-jë-Hercegovinë. Ndërkohë, konferenca riafirmoi se perspektiva
e të qenit anëtarë të unionit është një e drejtë e popujve dhe
vendeve jo anëtare, sikundër edhe një detyrim i të zgjedhurve të
tyre në Parla-ment e qeveri, për të performuar me përgjegjësi dhe
tolerancë në favor të çështjeve me interes të përbashkët. Meqenëse
Kroacia merr Presidencën BE gjashtëmujorin e parë të vitit që vjen,
konferen-ca ndërparlamentare e radhës është parashikuar të mbahet
në muajin mars në Zagreb.
Rigels SELIMAN
Përveç rikthimit të debatit poli-tik, shtatori ka sjellë edhe
rikthimin e procesit të vetin-gut. Ditën e djeshme Kolegji i
Posaçëm i Apelimit mbajti seancën e dytë gjyqësore, si pjesë të
ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të
Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të
Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj, njëherazi kandidat
për Inspektor i Lartë të Drejtësisë. Trupa e Kolegjit përbëhej nga
gjyqtarja Rezarta Schuetz si kryesuese, Sokol Çomo relator dhe Ina
Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci anëtarë. Në hapje të seancës
gjyqësore, kryesuesja e trupës gjykuese, Rezarta Schuetz njoftoi se
sipas kërkesës së Kolegjit të bërë gjatë seancës së shkuar,
Komisioneri Publik kishte dorëzuar analizën financiare së cilës i
është referuar në ankim, një kopje e të cilës i është dorëzuar dhe
subjektit të rivlerësimit. Më tej, fjala iu dha subjektit, i cili
paraqiti kundërshtimet e tij ndaj ankimit të Komisionerit Publik,
Malaj gjatë fjalës së tij kërkoi hapjen e hetimit gjyqësor,
ndërkohë që paraqiti në KPK disa prova të reja.
Riverifikim pronave të Artur MalajtNë këtë kontekst, gjyqtari
nënvizoi
se ankimi i Komisionerit Publik kundër konfirmimit të tij në
detyrë ishte bërë vetëm për kriterin e pasurisë dhe përqendrohej në
4 pika kryesore; ana-lizën financiare sipas të cilës ai kishte një
bilanc negativ financiar për vitet 2007, 2008, 2009 dhe 2011,
ligjshmërinë e burimeve për blerjen e një apartamenti në Tiranë,
pasurinë e personave të tjerë të lidhur dhe dyshimet se subjekti ka
fshehur pronësinë e një vile tre katëshe në Vlorë. Gjyqtari
gjithashtu kundër-shtoi gjetjen e Komisionerit Publik se ai nuk
kishte pasur mundësi financiare për të paguar këstin e parë prej 15
mijë euro të apartamentit në Tiranë në vitin 2005, bazuar në
kontratën e sipërmarrjes, duke pretenduar se kjo kontratë ishte
anuluar pas 1 muaji dhe pagesa nuk ishte bërë kurrë. Nga ana
tjetër, Malaj kundërshtoi kërkesën e Komisionerit Publik për
cilësimin nga Kolegji i Posaçëm i Apelimi i motrës, kunatit dhe
nipit si persona të tjerë të lidhur me subjektin, duke pretenduar
se marrëdhënia e tij me tre të afërmit nuk ishte e llojit për të
cilën ligji i rivlerësimit
kalimtar parashikonte cilësimin si per-sona të tjerë të lidhur.
Ndërkohë, pasi dëgjoi pretendimet e gjyqtarit, Kolegji u tërhoq në
dhomë këshillimi, ndërsa doli me vendim për hapjen e hetimit
gjyqësor ndaj subjektit, bërjen e një analize të plotë financiare,
Po ashtu, Kolegji pranoi provat e paraqitura nga subjekti. Seanca e
radhës në KPA ndaj gjyqtarit Artur Malaj do të mbahet me datë 25
shator, ora 10:00.
Kontradikta me pasurinë e deklaruar nga Peto
Por përveç Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vëmendja dje ka qenë
edhe tek Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Caka: LSI, do çlirojë vendin nga krimi dhe korrupsioni
Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar edhe ditën e djeshme
me akuzat dhe sulmet në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi
Rama. Edhe pse dje ishte një ditë ju-bilare për këtë parti,
zyrtarët e kësaj force politike nuk janë penguar që të reagojnë në
media dhe rrjetet sociale, sa i takon krizës politike që ka kapluar
vendin prej 8 muajsh. Ka qene ish-deputetja e LSI, Silva Caka, ajo
e cila përmes një status në rrjetet sociale deklaroi se misioni i
LSI është të çlirojë vendin nga krimi, ku e ka zhytur PS. “Misioni
i integrimit euro-pian të Shqipërisë, vazhdon të mbetet në themelet
e Lëvizjes Socialiste për Integrim; Misioni i fuqizimit të të
rinjve shqiptarë, vazhdon të mbetet në themelet e LSI; Politika e
përgjeg-jshme vazhdon të mbetet në themelet e LSI; Shkëputja
përfundimtare e Shqipërisë nga kthetrat e krimit, do të jetë fokusi
i çdo simpatizanti dhe veprimtarie të LSI”, deklaroi ish-de-putetja
e LSI, Silva Caka.
Gjata: Rama nuk qeveris, por sundon përmes krimit
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim
Gjata ka hedhur dje akuza na adresë të qeverisë dhe kryeministrit
Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjata akuzoi Ramën
se ai nuk qeveris vendin, por sipas tij, po sundon përmes krimit
dhe korrupsionit. “Problemi është te një person, një grup i ngushtë
rreth këtij personi që është Edi Rama. Nuk qeveris, por thjesht
sundon, vjedh dhe blen zgjedhje dhe bash-këpunon me krimin e
organizuar, jep mbështetje dhe merr përfitime nga krimi i
organizuar, pastron paratë me oligarkët. Ky është prob-lemi i madh,
çfarë Gent Cakaj? Janë kot, figurina që i vendos Edi Rama që as
vetë nuk e dinë që u gdhinë një ditë të bukur edhe ministra, edhe
jo ministra”, deklaroi ai. Më tej, Gjata i është përgjigjur
ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, pasi ky i fundit akuzoi
opozitën për problemet e evidentuara në raportin e OSBE-ODIHR për
30 qershorin, duke e etiketuar atë si qesharak.
Ky organ prej ditësh ka qenë në qendër te debatit, sa i takon
rastit të pedagoges së Fakultetit Juridik, Zhaklin Peto. Kjo e
fundit u përfshi në garën për Gjykatën Kushtetuese dhe ka rritur
shanset për nisjen nga funksionimi të këtij institucio-ni brenda
pak javësh. KED vendosi rifillimin e procedurës së kandidimit për
Peton, ndërkohë që raporti i ILDKPI për pasurinë e saj rezultoi se
ishte i pasaktë dhe kontradiktor. Në teorinë e vlerësimit të
kandidatëve, KED, kryen hetimin e vet dhe me raportin këshillues të
ILDKPKI del në vendim. Në rastin e raportit mbi
pasurinë e Petos u paraqitën dy argu-mente që kundërshtonin
njëri tjetrin. Raporti i dërguar nga, ILDKPI, në 5 pikën, paraqet
përplasje e argument-eve pasi thuhet: “Ka mos deklarime të pasurive
dhe vlerave të tyre” por më pas shtohet se “nuk ka kryer deklarim
të rre-më”. Kështu që, i ndodhur përballë kësaj situate Këshilli i
Emërimeve në drejtësi ka vendosur të thërrasë ekspert profesionist
për të vendosur nëse problemet qëndro-jnë ose jo. Tashmë KED do të
vijojë me renditjen e emrave që do të kalojnë më pas për të marrë
votimin e Parlamentit.
Kryetari i Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibi u
konfirmua dje në detyrë, pas hetimit administrativ për të tre
kriteret e rivlerësimit. Vendimi u shpall nga kryesuesi i trupës së
KPK-së, Olsi Komici. Gjatë seancës dëgjimore, relatorja e çështjes,
Xhensila Pine evidentoi hetimin e kryer për një sipërfaqe trualli
dhe një shtëpi të zotëruar nga gjyqtari në
fshatin Çërravë të Pogradecit, kursimet e tij bankare para se të
emërohej gjyqtar si dhe të ardhurat nga bujqësia të kr-ijuara deri
në vitin 2006. Gjyqtari Ibi mori një raport pozitiv nga DSIK për
pastërtinë e figurës, ndërkohë që në seancën dëgjimore u ngritën
probleme me afatet e shqyrtimit të disa çështjeve, për të cilat
subjekti dha shpjegime.
KREU I GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË KORÇËS KALON VETINGUN
Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit i hapi dritën jeshile
kar-rierës së mëtejshme të Enkel Pezës, kandidat për magjistrat dhe
ndihmës ligjore në Gjykatën Administrative të Tiranës. Trupa
gjyqësore e kryesuar nga Suela Zhegu shpalli dje konfirmimin në
detyrë të Pezës, pas hetimit të kry-er në të tre kriteret e
rivlerësimit. Juristi Peza mori vlerësim pozitiv nga Inspektoriati
i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Vetë Komisioni
evidentoi disa mospërputhje në deklarimet e të ardhurave dhe ngriti
dyshime për çmimin e blerjes së disa au-toveturave, por arriti në
fund në përfundimin se subjekti dhe babai i tij kishin të ardhura
të ligjshme për blerjen e tyre. Si DSIK, ashtu edhe Komisioni i
Pavarur i Kualifikimit nuk kanë konstatuar probleme për pastërtinë
e figurës. Edhe për aspektin profesional nuk u eviden-tuan
problematika.
KONFIRMOHET KANDIDATI PËR MAGJISTRAT, ENKEL PEZA
Përveç Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vëmendja dje ka qenë
edhe tek Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi. Ky organ prej ditësh ka
qenë në qendër te debatit, sa i takon rastit të peda-
goges së Fakultetit Juridik, Zhaklin Peto...
-
2,4,5,6,9GAZETA SOT E Shtunë 7 Shtator 2019 9
p o l i t i k e www.sot.com.al
A fshihen zyrtarë të lartë të Fondit Besa pas skemës me
mashtrimin e kredive? Një
prej të arrestuarave hedh hije dyshimi
Orkida Driza: Ata që janë përfshirë në skemën e mashtrimit janë
jashtë, do nxjerr emrat
Ministria e Bujqësisë rrëzon Markun: Shkresa e firmosur nga
Peleshi nuk është urdhër, “Silicon Mix” s’është i dëmshëm
Ministria e Bujqësisë ka reaguar mbi kërk-esën e kryeprokurores
Arta Marku, për të hapur një hetim ndaj ish-ministrit Niko Peleshi,
për lëshimin e urdhrit të përdorimit të pesiticidit “Silicon Mix”.
Përmes një deklarate të bërë nga Arjan Jaupllari, drejtori i
Përgjithshëm i MBZHR, ministria sqaron publikun për efektet e këtij
silikoni duke parashtruar se ai jo vetëm që nuk është i dëmshëm,
por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të
bujqësisë organike. “Nisur nga lajmet e ditëve të fundit, të cilat
kanë qarkulluar në disa media, MBZHR në funksion të informimit të
publikut sqaron si më poshtë: Duke u referuar doku-mentacionit të
vënë në dispoizion nga AKU,
produkti “Silikon mix” është pleh gjethor me emërtimin EC
fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi. Referuar
legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të
Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të
qarkullojnë lirisht në Shqipëri. Efekti i këtij plehu i përdorur
sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm, por dobia e tij
është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë
organike. Në Bashkimin Evropian këto kombinime njihen ndryshe edhe
si smart fertiliser, në shqip “plehra të zgjuar”. Silikon mix, apo
formulime të tjera intelegjente qa-rkullojnë sot në Evropë, SHBA
dhe në gjithë botën si plehra EC fertilizer, ku përqendrimi i
silicit shkon deri në 20%, kurse alternativa me emërtimin
“silicon mix” ka në përbërjen e tij 2% silic”, thuhet në deklaratë.
Sipas drejtorit, prak-tika, nga ana administrative ka kaluar të
gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës, e cila në
fund firmoset nga ministri. Sipas tij, shkresa e përhapur në media
me firmën e ish ministrit Peleshi nuk është urdhër, por është një
shkresë e zakonshme korrespondence mes dy institucioneve e cila
udhëzon zbatimin e ligjit. “Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij
produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga
legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa
asnjë efekt nega-tiv për shëndetin e njeriut. Siguria ushqimore
është siguri kombëtare! Nëse deri para pak vitesh ky ishte një
slogan, ai u bë kryefjala e punës së ministrisë dhe vazhdon të jetë
akoma me më shumë forcë. Angazhimi i Qeverisë dhe Kryeministrit
Rama për garantimin e sigurisë ushqimore në vend është absolut.
Thënë kjo, i bëj thirrje të gjithë aktorëve të informimit të
publikut në vend të jenë të kujdesshëm në trajtimin e rasteve që
kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore pasi padashur mund të krijojnë
alarme të pavërteta në publik. Nga ana tjeter, MBZHR dhe AKU fton
të gjithë mediat dhe qytetarët t’i bashkohen me forcë sfidës tonë
të përbashkët për të garantuar siguri në ushqimet tona”, tha
ai.
Kliti TOPALLI
Rriten dyshimet se pas skemës së mashtrimeve në Fondin Besa
fshihen njerëz më të pushtetshëm se ata që janë arrestuar. 7
punonjëse të një filiali përfunduan në pranga, pasi përmes një
skeme mashtrimi përfituan 3.7 milionë euro. Disa u liruan nga
Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa disa të tjerë janë liruar dje në
Apel. Dje u mbajt seanca në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku Albana
Imami, drejtoresha e filialit të fondit mbeti në burg. Gjykata e
Apelit refuzoi kërkesën e Imamit për ta liru-ar, ndërsa nga arrest
me burg masa u kthye në arrest shtëpie për dy vartëset e Imamit,
Esmaralda Vaso dhe Bertina Kananin. Ndërkohë, me kërkesën që ta
lejonin të kthehej tek fëmijët njëra nga të dyshuarat për skemë
mash-truese dhe piramidale hodhi akuza për çështjen e Fondit
“Besa”. “Të gjithë ata që vodhën janë jashtë”, tha mes lotëve
Orkida Driza, e cila edhe pse u tregua e gatshme të tregonte emrat
e mash-truesve, ajo u la nën masën arrest me burg. Pas pikëpyetjeve
që ngritën vetë të akuzuarit që këmbëngulin se janë mashtruar,
ishte radha e familjarëve që shpërthyen në hyrje të gjykatës. Pra
nga 6 të arrestuar, vetëm 3 janë në parabur-gim. Por deklarata e
Orkida Drizës ka ngjallur dyshime. Ajo ka deklaruar se ata që kanë
qenë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi janë jashtë dhe ata që po
hetohen dhe mbahen në qeli janë të fundit e zinxhirit. Pyetja që
shtrohet është: A ka emra të rëndësishëm të përfshirë në këtë
skemë? A ka zyrtarë të lartë të Fondit Besa dhe të afërm
politikanësh që janë bërë pjesë e lojës? I takon prokurorisë të
tregojë, por duket qartë se nuk mund të vidhen 3.7 milionë euro pa
një dorë të fortë. Në reagimin që policia dhe prokuroria dërguan
për mediat kur plasi skandali, u kujdesën të specifikonin se nuk ka
zyrtarë të lartë, por gazeta ka treguar se si Fondi Besa ka
mbështetje të fortë politike. Që kur u themelua e deri më tani
është mbështe-tur nga të gjitha qeveritë.
Krijimi i Fondit BesaNë fillim të vitit 1999 George So-
ros krijoi Fondacionin Besa, i cili do të operonte si një
entitet juridik që vepron
si organizatorë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse,
në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni “BESA” filloi
aktivitetin e tij në Maj 1999 me V.K.M, Nr.207 datë 28.04.1999 kur
projekti i Mikrokredisë Urbane (fillu-ar që prej vitit 1994) u
transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fon-
“Silicon Mix”, bien pretendimet e prokurorisë
Një shkresë e ish – ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, nxjerr
bllof Prokurorinë e Përgjithshme në kërk-esën që ajo i drejton
Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar një urdhër, që sipas saj,
ish – ministri ka dhënë për të zhbllokuar një sasi prej 4.600
kilo-gramësh pleh kimik, Silicon Mix – EC Fertilizer. Alketa Zifla,
shefe e kabinet-it të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, i
kërkon Prokurorisë së Tiranës që të verifikojë urdhrin, me dyshimin
se bëhet fjalë për abuzim të detyrës. Në fakt, nuk bëhet fjalë për
asnjë urdhër për lirimin e plehut kimik, por për një shkresë që
Niko Pe-leshi i drejtonte më 16 maj të vitit 2018 drejtorit të
atëhershëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismailit, në
të cilën i kërkohet te zbatohet ligji në fuqi dhe i sqarohet se
plehu Silicon Mix –EC Fertilizer mund të futet lirisht në vendin
tonë, sepse kështu e thotë ligji. “Referuar legjislacionit në fuqi
për plehrat që përdoren në bimësi, rezulton se bllokimi i Silicon
Mix nuk është bërë konform legjislacionit në fuqi për importimin
dhe vendosjen në treg”, thuhet aty.
Rama inspekton punimet në rrugën e lumit të Vlorës
Rruga e lumit të Vlorës, ku ka mbaruar segmenti i parë dhe ka
nisur i dyti, po sjell një transformim rrënjësor, jo vetëm të
infrastrukturës, por edhe të hapësirës urbane dhe turistike. Rruga
e lumit të Vlorës është një prej investimeve strategjike me impakt
të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e social për të gjithë
zonën. Kryeminis-tri Edi Rama ishte dje në Vlorë, ku dhe inspektoi
ecurinë e punimeve, si dhe u takua me banorë të zonave përreth.
“Është një super rrugë. Një ëndërr që kur isha unë fëmijë dhe sot
jam 50 vjeç, gjithashtu ëndërr dhe nga gjyshërit e mi dhe prindërit
e mi po ashtu”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
Rruga me gjatësi thuajse 100 km do të lidhë “Bypassin” e Vlorës me
Qeparoin duke kaluar nëpërmjet Urës së Peshkëpisë-Urës së Laskos-
Kuç-it dhe një sërë fshatrash të tjerë.
dacionin “SOROS”. Ky fondacion ka operuar si një institucion
kredidhënës, duke shpërndarë kredi në biznese të ndryshme, të cilat
kanë marrë me për-qindje të lartë kredi nga ky fondacion, i cili
kushtin kryesor në nenin 4 të statutit të tij ka qëllim
jofitimprurës. Në fakt fit-imi vjetor i këtij fondacioni në
fillimet e veta ishte 24 për qind për çdo kredi. Por ky fondacion u
kthye më pas në fond dhe kjo falë ish-guvernatorit Ardian Fullani.
Lincecimi i fondit është bërë në mënyrë shumë mistike. Fillimisht
BSH deklaroi se Fondi “Besa” ka aplikuar, por nuk ka marrë licencë
dhe befas njoftoi licencimin, ndërkohë që në atë datë nuk kishte
asnjë mbledhje të Kë