Top Banner
24

Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Jan 28, 2017

Download

Documents

vuongdiep
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë
Page 2: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

MARRËVESHJE NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE

QEVERISË SË MBRETËRISË SË NORVEGJISË MBI RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR

PALËT KONTRAKTUESE TË LARTËCEKURA,

QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS,

dhe

QEVERIA E MBRETËRISË SË NORVEGJISË

Të vendosura për forcimin e bashkëpunimit të tyre në mënyrë që të luftojnë kundër emigrimit ilegal në mënyrë më efektive.

Duke dëshiruar të përcaktojnë, me anë të kësaj marrëveshjeje dhe në bazë të reciprocitetit, procedura të shpejta dhe efektive për identifikimin dhe kthimin e sigurt dhe të rregullt të personave të cilët nuk përmbushin, apo nuk përmbushin më tej, kushtet për hyrje në, dhe të qëndrojnë në territoret e Kosovës ose Norvegjisë, dhe që në frymën e bashkëpunimit dëshirojnë të lehtësojnë kalimin transit të personave të tillë.

Duke pasur parasysh se, në raste të përshtatshme, Kosova dhe Norvegjia duhet të bëjnë përpjekje më të mira për të dërguar shtetasit e vendit të tretë dhe personat pa shtetësi që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territoret e tyre përkatëse, mbrapa në shtetet e prejardhjes ose të vend-qëndrimit të përhershëm.

Duke pranuar domosdoshmërinë e zbatimit të drejtave dhe lirive të njeriut dhe duke

theksuar se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me të drejtat dhe detyrimet e Kosovës dhe Norvegjisë, që dalin nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e datës 10 dhjetor 1948 dhe nga e drejta ndërkombëtare, në veçanti jo nga Konventa Evropiane e datës 4 nëntor 1950 për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Konventa e datës 28 korrik 1951 dhe Protokolli i datës 31 janar 1967 mbi statusin e refugjatëve, të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike të 16 dhjetor-it 1966 dhe instrumentet ndërkombëtare mbi ekstradimin.

Duke marrë parasysh se është në interes të përbashkët të Norvegjisë e Kosovës të bashkëpunojnë në fushën e ripranimit dhe të lehtësimit të udhëtimit reciprok

JANË DAKORDUAR SI NË VIJIM:

Page 3: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Neni 1

Përkufizimet Për qëllime të kësaj marrëveshjeje:

(a) “Palë kontraktuese” nënkuptojnë Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë.

(b) “Shtetas i Republikës së Kosovës” nënkupton çdo person i cili është shtetas i Republikës së Kosovës.

(c) “Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë” nënkupton çdo person i cili është shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë .

(d) “Shtetas i vendit të tretë”’ nënkupton çdo person i cili është shtetas i ndonjë shteti tjetër përveçse Kosovës apo Norvegjisë.

(e) “Person pa shtetësi” nënkupton çdo person i cili nuk ka asnjë shtetësi.

(f) “Leje qëndrimi” nënkupton cilindo lloj vërtetimi me shkrim të lëshuar nga ana e Kosovës apo Norvegjisë, që i jep të drejtë personit të qëndrojë në territorin e saj. Kjo nuk ka të bëjë me lejet për qëndrimin e përkohshëm në territor në lidhje me procedimin e aplikacionit të azilit ose aplikacionit për autorizim qëndrimi.

(g) “Vizë” nënkupton lejen e lëshuar apo një vendim të marrë nga Kosova ose Norvegjia që është e domosdoshme gjatë hyrjes ose kalimit transit përmes territorit të saj. Kjo nuk përfshin vizat transite të aeroportit.

(h) “Shteti kërkues” nënkupton shtetin (Kosova ose Norvegjia) që e dorëzon aplikacionin për ripranim në pajtim me Nenin 5 apo aplikacionin për kalim transit në pajtim me Nenin 11 të kësaj marrëveshjeje.

(i) “Shteti që i kërkohet” nënkupton shtetin (Kosova ose Norvegjia) të cilit i adresohet aplikacioni për ripranim në pajtim me nenin 5 apo aplikacioni për kalim transit në pajtim me nenin 11 të kësaj marrëveshjeje.

(j) “Autoritet kompetent” nënkupton cilindo autoritet kombëtar të Kosovës ose Norvegjisë, të cilit i besohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje në pajtim me nenin 16 të kësaj.

PJESA I. OBLIGIMET E RIPRANIMIT

Neni 2 Ripranimi i shtetasve të vet

(1) Shteti të cilit i kërkohet me kërkesën nga shteti kërkues pa formalitete të tjera, përveç atyre të përmendura në këtë marrëveshje do të kthejë dhe ripranojë në territorin e vetë çdo person që nuk plotëson ose nuk plotëson më tej kushtet ligjore në fuqi për hyrjen në apo qëndrimin në territorin e shtetit kërkues, me kusht që në lidhje me Nenin 6. të kësaj marrëveshjeje mund të dokumentohet se personi i cekur është shtetas i shtetit që i kërkohet.

Page 4: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

(2) Kur pranohet kërkesa për rikthim shteti që i kërkohet, sipas nevojës dhe pa vonesë, do t’i lëshojë personit që kthehet dokumentin e udhëtimit, për një periudhë të vlefshmërisë së pakti prej 1 muajsh. Kjo do të kryhet pavarësisht nga vullneti i personit që do të ripranohet apo jo. Nëse, për arsye ligjore ose faktike, personi në fjalë nuk mund të transferohet brenda periudhës së vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit për kthim, shteti që i kërkohet, brenda 10 ditëve kalendarike, do ta zgjasë vlefshmërinë e dokumentit të udhëtimit për kthim ose, kur është e nevojshme, të lëshojë dokument të ri të udhëtimit për kthim me të njëjtën periudhë të vlefshmërisë. Në qoftë se shteti prej të cilit kërkohet, brenda 10 ditëve kalendarike, nuk e lëshon dokumentin e udhëtimit për kthim, ose nuk e vazhdon vlefshmërinë e saj, ose kur është e nevojshme, nuk e ka ripërtërirë, atëherë shteti kërkues do ta lëshojë dokumentin e udhëtimit për kthimin e të huajit.

Neni 3

Ripranimi i shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi

(1) Shteti prej të cilit kërkohet me kërkesë të shtetit kërkues dhe pa formalitete të tjera, përveç atyre të përmendura në këtë marrëveshje, do të pranojë në territorin e saj të gjithë shtetasit e vendeve të treta apo personat pa shtetësi të cilët nuk përmbushin apo nuk përmbushin më tej kushtet ligjore në fuqi për hyrjen apo qëndrimin në territorin e shtetit kërkues me kusht që dëshmitë janë siguruar, në pajtim me nenin 7 të kësaj marrëveshjeje, dhe që persona të tillë: (a) në mënyrë të paligjshme kanë hyrë në territorin e Norvegjisë duke ardhur drejtpërdrejt nëpër rrugë ajrore nga territori i Kosovës, apo në mënyrë të paligjshme kanë hyrë në territorin e Kosovës që kanë ardhur drejtpërdrejt nëpër rrugë ajrore nga Norvegjia; ose (b) në kohën e hyrjes kanë poseduar leje qëndrimi të vlefshme të lëshuar nga shteti që i kërkohet;

ose

(c) në kohën e hyrjes kanë poseduar vizë të vlefshme të lëshuar nga shteti që i kërkohet dhe kanë hyrë në territorin e shtetit kërkues duke ardhur drejtpërdrejt nëpër rrugë ajrore nga territori i shtetit që i kërkohet.

(2) Detyrimi për ripranim i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni nuk do të zbatohet nëse: a) shtetasi i vendit të tretë ose personi pa shtetësi ka qenë vetëm transit ajror përmes

një Aeroporti Ndërkombëtar të shtetit që i kërkohet; ose b) Shteti kërkues ia ka lëshuar një shtetasi të vendit të tretë ose personit pa shtetësi

vizën apo lejen e qëndrimit para ose pas hyrjes në territorin e saj, përveç nëse: - ai person posedon vizë apo leje qëndrimi, të lëshuar nga shteti që i kërkohet,

e cila ka periudhë më të gjatë vlefshmërie; ose - viza ose leja e qëndrimit e lëshuar nga shteti kërkues është marrë duke

shfrytëzuar dokumente të rrejshme apo të falsifikuara.

Page 5: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

(3) Pasi që shteti që i kërkohet të ketë dhënë përgjigje pozitive për kërkesën për ripranim, shteti kërkues ia lëshon personit të cilit i është pranuar ripranimi, dokumentin e udhëtimit për kthim, që pranohet nga shteti që i kërkohet. Nëse shteti që i kërkohet, është Kosova ky dokument udhëtimi është fletudhëtim për kthim për të huajt i Kosovës (Shtojca 7). Nëse shteti kërkues është Norvegjia ky dokument udhëtimi është leje kalimi Norvegjez / Norwegian laissez-passer/ (Shtojca 8).

Neni 4

Ripranimi i gabuar

Shteti kërkues do të marrë prapa çdo person të ripranuar nga shteti që i është kërkuar nëse konstatohet, brenda një periudhe tre (3) mujore pas transferimit të personit në fjalë, që kushtet e parashtruara në nenet 2 apo në 3 të kësaj marrëveshje nuk janë përmbushur.

Në raste të tilla, dispozitat procedurale të kësaj marrëveshje do të aplikohen “mutatis mutandis” dhe shteti që i kërkohet do të njoftojë të gjitha informatat në dispozicion lidhur me identitetin dhe shtetësinë aktuale të personit që do të kthehet mbrapsht.

PJESA II PROCEDURA PËR RIPRANIM

Neni 5

Kërkesa për ripranim (1) Sipas paragrafit 2 të këtij neni, për çdo transferim të personit që do të ripranohet mbi bazën e një prej detyrimeve të përfshira në nenet 2 dhe 3, do të duhet të dorëzohet një kërkesë për ripranim në organin kompetent të shtetit që i është kërkuar.

(2) Nëse personi që do të ripranohet është në posedim të një dokumenti të udhëtimit ose kartele të identitetit të vlefshme,dhe në rast të një shtetasi të vendeve të treta ose personi pa shtetësi, të një vize të vlefshme ose leje qëndrimi të vlefshme të shtetit që i është kërkuar, transferimi i personit të tillë mund të bëhet pa pasur nevojë që shteti kërkues të paraqesë një kërkesë për ripranim apo komunikatë me shkrim organit kompetent të shtetit që i është kërkuar. (3) Kërkesa për ripranim duhet të përmbajë të dhënat si në vijim:

a) të dhënat personale të personit që do të ripranohet (p.sh. emrat, mbiemrat, datën dhe vendin e lindjes, gjininë dhe vendbanimin e fundit);

b) mënyrat e dëshmimit lidhur me shtetësinë, kushtet për ripranim të shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi.

(4) Kur është e nevojshme, kërkesa për ripranim duhet të përmbajë gjithashtu informatat në vijim: a) një deklaratë që tregon se personi që do të transferohet ka nevojë për ndihmë apo

përkujdesje, me kusht që personi në fjalë shprehimisht është pajtuar me deklaratën; b) çfarëdo mase tjetër mbrojtjeje apo sigurie që mund të jetë e nevojshëm në raste të

transferimit individual.

Page 6: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

(5) Forma e përbashkët që do të përdoret për kërkesat për ripranim është e bashkangjitur si shtojcë 5 e kësaj marrëveshje.

Neni 6 Mjetet e dëshmisë në lidhje me shtetësinë

(1) Shtetësia e shtetit që i është kërkuar në pajtim me nenin 2(1) të kësaj marrëveshjeje mund të:

a) dëshmohet përmes dokumenteve të renditura në listën në shtojcën 1 të kësaj marrëveshje, qoftë edhe nëse periudha e tyre e vleshmërisë ka skaduar. Nëse dokumentet e tilla paraqiten, shteti prej të cilit kërkohet, do të pranojë shtetësinë pa bërë hetime të mëtejme të nevojshme. Dëshmia për shtetësi nuk mund të bëhet përmes dokumenteve të rrejshme apo të falsifikuara.

b) argumentohet duke u bazuar në cilindo dokument të renditur në listën në shtojcën 2 të kësaj marrëveshjeje, edhe nëse periudha e vleshmërisë së tyre ka skaduar. Nëse dokumentet e tilla paraqiten, shteti prej të cilit kërkohet, do të konsiderojë se shtetësia është përcaktuar, përveç nëse ata mund të dëshmojnë ndryshe duke u bazuar në një hetim me pjesëmarrjen e autoriteteve kompetente të shtetit kërkues. Shtetësia nuk mund të përcaktohet përmes dokumenteve të rrejshme apo të falsifikuara.

(2) Nëse asnjëra nga dokumentet e renditura në shtojcat 1 apo 2, nuk mund të paraqitet, përfaqësuesi kompetent diplomatik i shtetit prej të cilit kërkohet, do të bëjë intervistimin e personit që do të ripranohet, brenda 14 ditëve kalendarik, në mënyrë që të merren informatat për përcaktimin e shtetësisë së tij apo të saj. Ky limit kohor fillon me datën e pranimit të kërkesës për ripranim.

Neni 7 Mjetet e dëshmisë në lidhje me shtetasit e vendeve të treta dhe personave pa shtetësi

(1) Kushtet për ripranimin e shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi në bazë të nenit 3 (1) (a) të kësaj marrëveshjeje mund të:

a) dëshmohen me anë të cilitdo dokument të renditur në shtojcën 3a të kësaj marrëveshjeje. Dokumentet e tilla nuk mund të jenë të rrejshme apo të falsifikuara. Shteti që i është kërkuar do të kryejë një hetim dhe do të jap përgjigje brenda 28 ditësh kalendarike. Në rast të një përgjigje pozitive ose kur nuk është dhënë përgjigje brenda afatit kohor të përcaktuar, shteti që i është kërkuar konsiderohet se e njeh hyrjen e paligjshme nga territori i tij në territorin e shtetit kërkues.

b) përcaktohen në bazë të cilitdo dokument të listuar në shtojcën 3b të kësaj marrëveshjeje. Dokumentet e tilla nuk mund të jenë të rrejshme apo të falsifikuara. Shteti që i është kërkuar do të kryejë një hetim dhe do të jap përgjigje brenda 28 ditësh kalendarike. Në rast të një përgjigje pozitive ose kur nuk është dhënë përgjigje brenda afatit kohor të përcaktuar, shteti që i është kërkuar konsiderohet se e njeh hyrjen e paligjshme nga territori i tij në territorin e shtetit kërkues.

(2) Hyrja e paligjshme në territorin e shtetit kërkues në pajtim me nenin 3(1) (a) të kësaj marrëveshjeje do të përcaktohet me anë të dokumenteve të udhëtimit të personit në fjalë në të cilat mungon viza e nevojshme ose lejeqëndrimi për territorin e shtetit kërkues. Një

Page 7: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

deklaratë e shtetit kërkues që personi në fjalë është gjetur pa dokumentet e nevojshme të udhëtimit, vizë apo lejeqëndrimi do të paraqet gjithashtu dëshminë “prima facie” të hyrjes, apo qëndrimit të paligjshëm.

(3) Kushtet për ripranimin e shtetasve të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi në pajtim me nenin 3 (1) (b) dhe (c) të kësaj marrëveshjeje mund të:

a) dëshmohen me anë të cilitdo dokumenti të përmendur në shtojcën 4a të kësaj marrëveshjeje. Nëse dokumentet e tilla janë paraqitur, shteti prej të cilit kërkohet, do të njoh qëndrimin e personave të tillë në territorin e tij pa bërë hetime të mëtejme.

b) përcaktohen në bazë të cilitdo dokument të renditur në shtojcën 4b të kësaj marrëveshjeje. Dokumentet e tilla nuk mund të jenë të rrejshme apo të falsifikuara. Nëse dorëzohen dokumenta të tilla, shteti prej të cilit kërkohet do të kryejë një hetim dhe do të jap përgjigje brenda 28 ditësh kalendarike. Në rast të një përgjigje pozitive ose kur nuk është dhënë përgjigje brenda afatit kohor të përcaktuar, do të konsiderohet se shteti prej të cilit kërkohet do të njoh hyrjen e paligjshme nga territori i tij në territorin e shtetit kërkues.

Neni 8 Afatet kohore

(1) Kërkesa për ripranim duhet t’i dorëzohet autoritetit kompetent të shtetit që i kërkohet brenda një viti pasi që autoriteti kompetent i shtetit kërkues ka marrë informacione se një shtetas i vendit të tretë ose person pa shtetësi, nuk i përmbush ose nuk i përmbush më tej kushtet në fuqi për hyrje ose qëndrim të ligjshëm.

Obligimi për ripranim nuk mund të bëhet në qoftë se kërkesa për ripranim në lidhje me personat e tillë është dorëzuar pas kalimit të afatit të përmendur. Kur ka pengesa ligjore ose faktike që kërkesa të paraqitet me kohë, afati kohor, me kërkesë mund të shtyhet, por vetëm derisa pengesat të mos egzistojnë më.

(2) Shteti prej të cilit kërkohet duhet t‘i përgjigjet kërkesës për ripranim pa vonesa të panevojshme, dhe në çdo rast brenda 28 ditëve kalendarike pas datës së marrjes së kërkesës së tillë. Kur ekzistojnë pengesa ligjore ose faktike që përgjigja ndaj kërkesës të jepet me kohë, ky afat kohor, në bazë të një kërkese të arsyetuar si duhet, do të zgjatë edhe për 15 ditë kalendarike. Nëse brenda këtij afatit kohor nuk ka përgjigje, do të konsiderohet se është dakorduar për transferimin e personit. (3) Shtetit kërkues duhet t’i jepen arsyet për refuzimin e kërkesës për ripranim. (4) Pasi që është marrë pëlqimi, ose, kur është e nevojshme, pas skadimit të afatit kohor të parashtruar në paragrafin 2, personi në fjalë do të transferohet pa vonesë, dhe e shumta brenda 3 muajsh. Mbi bazën e kërkesës së shtetit kërkues, ky afat kohor mund të zgjatet për aq kohë që nevojitet për të kaluar pengesat ligjore apo praktike të transferimit.

Page 8: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Neni 9 Modalitetet e transferimit dhe mënyrat e transportit

(1) Para kthimit të personit, autoritetet kompetente të shtetit kërkues dhe shtetit që i kërkohet do të pajtohen me shkrim paraprakisht lidhur me datën e transferimit, pikën hyrëse, përcjelljet e mundshme dhe informacione tjera relevante për transferim.

(2) Të gjitha mjetet e transportit, qoftë përmes ajrit, tokës apo detit, janë të lejuara. Transferi përmes ajrit nuk do ketë kufizime për përdorimin e transportuesve ajror kombëtar të shtetit kërkues dhe shtetit që i kërkohet dhe mund të bëhet duke përdorur fluturime të planifikuara (të rregullta) si dhe fluturime çarter (vajtje-ardhje). Në rastin e kthimeve të shoqëruara, këta shoqërues nuk kufizohen vetëm në persona të autorizuar të shtetit kërkues, me kusht që ata të jenë persona të autorizuar nga Kosova ose Norvegjia.

PJESA III.

OPERACIONET TRANSITE

Neni 10 Parimet

(1) Kosova dhe Norvegjia do të kufizojnë kalimin transit të shtetasve të vendit të tretë apo personave pa shtetësi, në rastet kur këta persona nuk mund të kthehen direkt në shtetin e destinacionit.

(2) Shteti prej të cilit kërkohet, do të lejojë kalimin transit të shtetasve të vendeve të treta apo personave pa shtetësi nëse transportimi i mëtejmë i personave të tillë në shtetet tjera të mundshme të transitit dhe ripranimi nga shteti i destinacionit është i garantuar.

(3) Transiti i shtetasve të vendit të tretë ose personave pa shtetësi duhet të kryhet me shoqërim, nëse kështu kërkohet nga shteti që i kërkohet. Detajet procedurale për operacionet transite me përcjellje mund të përcaktohen me protokollet për implementim në përputhje me nenin 16. (4) Transiti mund të refuzohet nga shteti që i kërkohet: a) nëse shtetasi i vendit të tretë ose personi pa shtetësi është në rrezik real për t’iu

nënshtruar torturës, trajtimit, dënimit jo-njerëzor apo degradues apo dënimit me vdekje ose persekutimit për shkak të racës, religjionit, kombësisë, anëtarësisë në një grup të veçantë social apo bindjeve politike të tij/saj në shtetin e destinacionit apo një shteti tjetër ku do të kalojë transit; ose

b) nëse shtetasi i vendit të tretë ose personit pa shtetësi do t’i nënshtrohet ndjekjes ose sanksioneve penale në shtetin që i është kërkuar, ose në një shtet tjetër të transitit; ose

c) për arsye të shëndetit publik, sigurisë së brendshme, rendit publik ose interesave të tjera kombëtare të shtetit që i është kërkuar.

(5) Shteti që i është kërkuar mund të anulojë çdo leje të dhënë nëse më vonë lindin ose dalin në dritë rrethanat e përcaktuara në paragrafin 4 të këtij neni, të cilat bëhen pengesë për operacionet e transitit, ose nëse udhëtimi i mëtejshëm në shtetet e mundshme transite ose ripranimi nga ana e shtetit të destinacionit nuk sigurohen më. Në këtë rast shteti kërkues e

Page 9: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

merr pas shtetasin e vendit të tretë ose personin pa shtetesi sipas nevojes dhe pa asnjë vonesë.

Neni 11

Procedura e transitit

(1) Kërkesa me shkrim për operacione transite duhet t’i paraqitet autoritetit kompetent të shtetit që i kërkohet me shkrim dhe duhet të përmbajnë informatat në vijim: a) llojin e transitit (me rrugë përmes ajroreit, tokësore apo detareit), linjën e transitit,

shtetet e tjera të mundshme për transit, nëse ekzistojnë, dhe shteti i destinacionit përfundimtar;

b) Të dhënat e personit në fjalë (p.sh. emrin, mbiemrin, mbiemri i vajzërisë, emrat tjerë të përdorur/me të cilat njihet ose nofkën, datën e lindjes, gjininë dhe ku është e mundshme – vendin e lindjes, kombësinë, gjuhën, llojin dhe numrin e dokumentit të udhëtimit);

c) vendi i parashikuar i hyrjes, koha e transferimit dhe përdorimi i mundshëm i shoqëruesve;

d) deklaratën që sipas mendimit të shtetit kërkues, kushtet në pajtim me nenin 10 (2) janë përmbushur dhe se nuk ka njohuri për asnjë arsye për refuzim në pajtim me nenin 10 (4).

Një formular i përbashkët që do të përdoret si kërkesë për transitin është bashkangjitur si shtojcë 6 e kësaj marrëveshjeje.

(2) Shteti që i kërkohet do të njoftojë brenda 10 ditëve kalendarike dhe me shkrim, shtetin kërkues për pëlqimin e saj për operacionin e transitit, duke konfirmuar vendin e hyrjes dhe kohën e parashikuar të pranimit ose e informon për refuzimin e transitit dhe për arsyet e refuzimit të tillë.

(3) Nëse operacioni i transitit kryhet në rrugë ajrore, personi që do të ripranohet dhe shoqëruesit e mundshëm do të përjashtohen nga detyrimi për t’u pajisur me vizë transiti aeroportuale .

(4) Autoritetet kompetent të shtetit që i kërkohet, pas konsultimeve reciproke, do të ndihmojnë në operacionet e transitit, në veçanti nëpërmjet mbikëqyrjes së personave në fjalë dhe sigurimit të pajisjeve të përshtatshme për këtë qëllim.

PJESA IV KOSTOT

Neni 12

Kostot e transportit dhe të transitit

Të gjitha kostot e transportit që dalin në lidhje me operacionet për ripranimin dhe transitin në pajtim me këtë marrëveshje deri në kufirin e shtetit të destinacionit final do të barten nga shteti kërkues, si dhe kostot e transportit dhe të mirëmbajtjes së shtetit që i është kërkuar që kanë të bëjnë me kthimin e personave në përputhje me nenin 4 të kësaj marrëveshjeje.

Page 10: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

PJESA V

MBROJTJA E TË DHËNAVE DHE KLAUZOLA E MOSNDIKIMT

Neni 13 Mbrojtja e të dhënave

Komunikimi i të dhënave personale do të bëhet vetëm nëse komunikimi i tillë është i domosdoshëm për zbatimin e kësaj marrëveshje nga autoritetet kompetente të Kosovës dhe Norvegjisë, në raste të ndryshme. Në rast të komunikimit, procesimit dhe trajtimit të të dhënave personale, në rast të veçantë, autoritetet kompetente të Kosovës do t’iu nënshtrohen legjislacionit përkatës të Kosovës, dhe autoritetet kompetente të Norvegjisë do t’iu nënshtrohen legjislacionit përkatës të Norvegjisë.

Si shtesë, parimet në vijim do të aplikohen:

(a) të dhënat personale duhet të transmetohen në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;

(b) të dhënat personale duhet të mblidhen për qëllime të specifikuara, të qarta dhe të ligjshme për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dhe nuk duhet të përpunohen më tej qoftë nga autoriteti komunikues qoftë nga autoriteti pranues e që nuk është në përputhje me atë qëllim;

(c) të dhënat personale duhet të jetë adekuate, relevante dhe jo të tepruara në lidhje me qëllim për të cilin ato mblidhen dhe/ose procedohet më tutje; në veçanti, të dhënat personale të njoftuara mund të jenë vetëm si në vijim: – detajet e personit që transferohet (emri, mbiemrat, emra të tjerë të përdorur,

gjegjësisht nofkat, gjinia, gjendja civile, data dhe vendi i lindjes, shtetësia aktuale dhe e mëparshme;

– pasaportës, letërnjoftimit apo patentë shoferit dhe dokumente të tjera të identifikimit apo të udhëtimit (numri, periudha e vlefshmërisë, data e lëshimit, autoriteti i lëshimit, vendi i lëshimit);

– ndalesat dhe itinerarin; – informacione tjera të nevojshme për identifikimin e personit që do të transferohet ose

për të shqyrtuar kërkesën e ripranimit në pajtim me këtë marrëveshje;

(d) të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe aty ku është e mundur të përditësuara;

(e) të dhënat personale duhet të ruhen në një formë që lejon identifikimin e subjektit të të dhënave, për jo më shumë se sa është e nevojshme me qëllimin që këto të dhëna janë mbledhur ose për të cilin ato përpunohen më tej ;

(f) si autoriteti komunikues ashtu edhe autoriteti marrës i të dhënave, do të ndërmarrin çdo hap të arsyeshëm për të bërë saktësimin, eliminimin ose bllokimin e duhur të të dhënave personale, në rastin kur komunikimi i tyre nuk përputhet me dispozitat e këtij neni, në mënyrë të veçantë nëse ato të dhëna nuk janë të përshtatshme, nuk janë përkatëse, janë të pasakta, ose e tejkalojnë qëllimin për të cilin janë komunikuar. Kjo përfshinë njoftimin e çdo korrigjimi, zhdukjeje apo bllokimi nga pala tjetër konktraktuese.;

(g) autoriteti marrës për kërkesën do të njoftojë autoritetin dërgues, mbi përdorimin e të dhënave të komunikuara dhe për rezultatet e përfituara prej tyre

Page 11: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

(h) të dhënat personale mund t’ju komunikohen vetëm autoriteteve kompetente. Përcjellja e mëtejshme në organe të tjera kërkon pëlqimin paraprak nga autoriteti komunikues;

(i) autoriteti dërgues dhe marrës i të dhënave janë të detyruar të mbajnë evidencë me shkrim për komunikimin dhe pranimin e të dhënave personale.

Neni 14 Klauzola e mosndikimit

(1) Kjo marrëveshje nuk përjashton të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e Kosovës dhe Norvegjisë që dalin nga e Drejta Ndërkombëtare dhe në veçanti nga çdo Konventë Ndërkombëtare apo marrëveshje në të cilën ata janë palë kontraktuese, përfshirë ato të cilat janë referuar në Preambulë.

(2) Asgjë në këtë marrëveshje nuk ndalon kthimin e personit sipas marrëveshjeve tjera formale apo joformale.

PJESA VI REALIZIMI DHE ZBATIMI

Neni 15

Grupi i përbashkët i ekspertëve

(1) Palët kontraktuese do të themelojnë një grup të përbashkët të ekspertëve (këtu e tutje referohen si “Grupi i Ekspertëve”) i cili në veçanti do të ketë për detyrë

(a) të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje; (b) të propozojë amandamente të kësaj marrëveshje dhe shtojcave të saj kur

është e nevojshme; (2) Grupi i Ekspertëve do të mblidhet sa herë të jetë e nevojshme me kërkesën e njërës prej palëve kontraktuese.

Neni 16

Protokollet për zbatim Palët kontraktuese mund të përpilojnë protokolle për zbatim që do të përfshijnë rregullat mbi: a) caktimin e autoriteteve kompetente; b) pikat e kalimeve kufitare për transferimin e personave; c) mekanizmin për komunikim në mes të autoriteteve kompetente; d) kushtet për kthimet me përcjellje të personave, përfshirë kalimin transit të shtetasve

të vendeve të treta dhe personave pa shtetësi me përcjellje; e) mënyrat dhe dokumentet shtesë të nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshje; f) mënyrat dhe procedurat për rikthimin e kostove në lidhje me zbatimin e nenit 12 të

kësaj marrëveshjeje.

Page 12: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

PJESA VII. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 17

Ndryshimet në marrëveshje

Kjo marrëveshje mund të ndryshohet dhe të plotësohet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve kontraktuese. Ndryshimet dhe plotësimet do të hartohen në formën e protokolleve të veçanta, të cilat do të jenë pjesë përbërëse të kësaj marrëveshje, dhe hyjnë në fuqi në përputhje me procedurat e përcaktuara në nenin 18 të kësaj marrëveshjeje.

Neni 18 Regjistrimi i marrëveshjes

Porosia për regjistrimin e kësaj marrëveshjeje tek Sekretariati i Kombeve të Bashkuara sipas nenit 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, jepet menjëherë pas hyrjes së saj në fuqi nga Qeveria e Mbretërisë Norvegjeze. Pala tjetër kontraktuese do të njoftohet duke i komunikuar asaj numrin e regjistrimit të OKB-së, kur ky numër është konfirmuar nga Sekretariati i Kombeve të Bashkuara.

Neni 19

Hyrja në fuqi, kohëzgjatja dhe përfundimi (1) Kjo marrëveshje do të ratifikohet apo miratohet nga palët kontraktuese në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar.

(2) Duke iu nënshtruar paragrafit 3 të këtij neni, kjo marrëveshje hyn në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë pas datës në të cilën palët kontraktuese njoftojnë njëra tjetrën që procedurat e referuara në paragrafin e parë janë kompletuar.

(3) Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë kohore të pacaktuar.

Secila palë kontraktuese mund të prish këtë marrëveshje duke njoftuar në mënyrë zyrtare palën kontraktuese tjetër. Kjo marrëveshje do të pushon së zbatuari gjashtë (6) muaj pas datës së pranimit të njoftimit të tillë.

Neni 20 Shtojcat

Shtojcat 1 deri në 8 do të jenë pjesë përbërëse të kësaj marrëveshje. E përpiluar në ............... më....................të vitit............ në dy kopje në gjuhën shqipe, angleze, norvegjeze dhe serbe duke qenë secila prej këtyre teksteve në mënyrë të barabartë autentike. Në rast të dallimeve, versioni i gjuhës angleze do të mbizotërojë.

Page 13: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Shtojca 1

LISTA E PËRBASHKËT E DOKUMENTEVE PARAQITJA E TË CILAVE KONSIDEROHET SI DËSHMI E QARTË PËR SHTETËSINË

(NENI 6 (1) PIKA. A)) Për Norvegjinë: - pasaportat e të gjitha llojeve (pasaportat kombëtare, pasaportat diplomatike,

pasaportat e shërbimit, pasaportat kolektive dhe pasaportat surrogate përfshirë pasaportat e fëmijëve);

- letërnjoftimi kombëtar (duke përfshirë ato të përkohshme dhe me kusht);

- librezë të shërbimit ushtarak dhe kartelat ushtarake të identitetit;

- libri i regjistrimit të detarëve, kartelat e shërbimit të kapitenit dhe pasaportat e detarëve;

- certifikatat e nënshtetësisë dhe dokumentet tjera zyrtare që përmendin ose qartë tregojnë shtetësinë.

Për Kosovën: - certifikata e shtetësisë dhe dokumentet tjera zyrtare që përcaktojnë ose qartë

tregojnë shtetësinë;

- certifikata e lindjes;

- letërnjoftimi;

- pasaportat e çdo lloji (pasaporta, pasaporta diplomatike dhe pasaporta zyrtare);

Page 14: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Shtojca 2

LISTA E DOKUMENTEVE QË ARGUMENTON SHTËTESINË (NENI 6 (1) LIT. B))

Për Norvegjinë: - fotokopje të çdo dokumenti të listuar në shtojcën 1 të kësaj marrëveshjeje;

- patentë shoferi apo fotokopja e saj;

- certifikatat e lindjes apo fotokopjet e saj;

- kartela e identifikimit të kompanisë apo fotokopjet e saj;

- deklaratat nga dëshmitarët;

- deklaratat e dhëna nga personi në fjalë dhe gjuha e folur prej tij ose saj, duke përfshirë rezultatet e çdo testi zyrtar i kryer për të përcaktuar shtetësinë (kombësinë) e personit. Për qëllime të kësaj shtojce, termi ' test zyrtar' definohet si provë e autorizuar ose i kryer nga ana e autoriteteve të shtetit kërkues dhe që është vërtetuar nga ana e shtetit që i kërkohet;

- çdo dokument tjetër i cili mund të ndihmojë në përcaktimin e shtetësisë (kombësisë) së personit në fjalë.

Për Republikën e Kosovës:

- fotokopje të çdo dokumenti të listuar në shtojcën 1 të kësaj marrëveshjeje;

- patentë shoferi apo fotokopja e saj;

- çertifikatat e lindjes apo fotokopjet e saj;

- kartela e identifikimit të kompanisë apo fotokopjet e saj;

- deklaratat nga dëshmitarët;

- deklaratat e dhëna nga personi në fjalë dhe gjuha e folur prej tij ose saj, duke përfshirë rezultatet e çdo testi zyrtar i kryer për të përcaktuar shtetësinë e personit. Për qëllime të kësaj shtojce, termi ' test zyrtar' definohet si provë e autorizuar ose i kryer nga ana e autoriteteve të shtetit kërkues dhe i vërtetuar nga ana e shtetit që i kërkohet;

- çdo dokument tjetër i cili mund të ndihmojë në përcaktimin e shtetësisë së personit në fjalë.

Page 15: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Shtojca 3

LISTA E PËRBASHKËT E DOKUMENTEVE LIDHUR ME SHTETASIT E VENDEVE TË TRETA DHE PERSONAVE PA SHTETËSI

(NENI 7 (1)) PJESA A - Biletat me emër të aeroplanit, trenit, autobusit apo kalimeve me anije të cilat

dëshmojnë prezencën dhe itinerarin e personit në fjalë nga territori i shtetit që i kërkohet drejtpërdrejt në territorin e shtetit kërkues;

- Lista e udhëtarëve të aeroplanit, trenit, autobusit apo kalimeve me anije të cilat dëshmojnë prezencën dhe itinerarin e personit në fjalë nga territori i shtetit që i kërkohet drejtpërdrejt në territorin e shtetit kërkues.

PJESA B

- Deklaratat zyrtare të bëra, në veçanti, nga stafi i autoritetit kufitar i shtetit kërkues dhe dëshmitarë të tjerë të cilët mund të dëshmojnë se personi në fjalë ka kaluar kufirin;

- Dokumentet, certifikatat dhe faturat e çfarëdo lloji (psh. llogaritë e hotelit, kartelat e takimeve për doktorët/dentistët, kartelat hyrëse të institucioneve publike/private, marrëveshjeve për marrje me qira të veturës, dëftesave të kartelave të kreditit, etj) të cilat qartë tregojnë se personi në fjalë ka qëndruar në territorin e shtetit që i kërkohet;

- Informatat që tregojnë se personi në fjalë ka përdorur shërbimet postare apo të një agjensie transporti apo udhëtimesh;

- Deklaratat zyrtare nga personi në fjalë në procedurat gjyqësore apo administrative.

Page 16: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

-

Shtojca 4

LISTA E PËRBASHKËT E DOKUMENTEVE LIDHUR ME SHTETASIT E VENDEVE TË TRETA DHE PERSONAVE PA SHTETËSI

(NENI 7 (3)) PJESA A - Vizë dhe/ose autorizim valid qëndrimi të lëshuar nga shteti kërkues;

- Vula hyrëse/e nisjes apo nënshkrimet e ngjashme në dokumentin e udhëtimit të personit në fjalë apo dëshmi tjetër për hyrje/nisje.

PJESA B

- Fotokopjet e çfarëdo dokumenti të listuar në pjesën A.

Page 17: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Shtojca 5 [Emblema e ……….]

..............................................................……………

................................................................… .................................................................……..……

(Vendi dhe data) (Emërimi i autor ite t i t kompetent të

sh te t i t k ërkues)

Referenca: .............................................…

Për ................................................................… .......................................................…….…. ................................................................…. (Emërimi i autoritetit kompetent të shtetit që i është

kërkuar)

KËRKESË PËR RIPRANIM

Sipas nenit 5 të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë

për ripranim e personave që qëndrojnë pa autorizim

A. DETAJET PERSONALE

1. Emri i plotë (nënvizo mbiemrin): ...........................................................………………………………

2. Mbiemri i vajzërisë: ...........................................................………………………………

3. Data dhe vend i lindjes: ...........................................................………………………………

Fotografia

4. Adresa e vendbanimit në shtetin e origjinës ose vendbanimi i përhershëm ...........................................................................................................................................................................................

5. Shtetësia dhe gjuha: ...........................................................................................................................………....................…………………...

6. Statusi civil: � i/e martur � beqar � i/e divorcuar � i/e ve Nëse është i martuar :emrin e bashkëshorit ...........................................................................................................……… Emrat dhe moshën e fëmijëve (nëse ka) ...........................................................................…………….. ...........................................................................…………….. ………………………………………………………………..

Page 18: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

...........................................................................……………..]

7. Gjinia dhe përshkrimi fizik (gjatësia, ngjyra e syve, shenja dalluese etj.): …………………………………………………………………………………………...................………………….

8. Gjithashtu i/e njohur si (emra të mëhershëm, emra të tjerë të përdorur/me anë të të cilëve është njohur ose pseudonime):........................................................................................................................................................................... Nëse është i martuar :emrin e bashkëshorit ..........................................................................................................……… Emrat dhe moshën e fëmijëve (nëse ka) ...........................................................................…………….. ...........................................................................…………….. ……………………………………………………………….. ........................................................................................

9. Adresa e fundit në shtetin kërkues: ............................................................................................................................………....................…………………

B. MJETET E DËSHMISË TË BASHKËNGJITURA 1. .................................................................…………….

(Nr. i pasaportës) ......................................................................…………….

(data dhe vendi i lëshimit) ..................................................................…………….

(autoriteti që e ka lëshuar) ......................................................................…………….

(data e skadimit)

2. .................................................................……………. (Nr. i letërnjoftimit)

......................................................................……………. (data dhe vendi i lëshimit)

..................................................................……………. (autoriteti që e ka lëshuar)

......................................................................……………. (data e skadimit)

3. .................................................................……………. (Nr. i patent shoferit.)

......................................................................……………. (data dhe vendi i lëshimit)

..................................................................……………. (autoriteti që e ka lëshuar)

......................................................................……………. (data e skadimit)

4. .................................................................……………. (Nr. i ndonjë dokumenti tjetër zyrtar)

......................................................................……………. (data dhe vendi i lëshimit)

..................................................................……………. (autoriteti që e ka lëshuar)

......................................................................……………. (data e skadimit)

C. RRETHANAT SPECIALE QË KANË TË BËJNË ME TË TRANSFERUARIN

1. Gjendja shëndetësore (p.sh. referimi i mundshëm për kujdes special mjekësor; emri në gjuhën latine i sëmundjes): ............................................................................................................................................…………………………

2. Shënim për persona të rrezikshëm në mënyrë të veçantë (p.sh. i dyshuar për shkelje serioze; sjellje agresive): ............................................................................................................................................…………………………

D. VËREJTJE ....................................................................................................................................................................……………… ....................................................................................................................................................................……………… ……………………………………………………………………………………………………………………………..

Page 19: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

................................................... (Nënshkrimi i autoritetit kompetent të shtetit kërkues)

Page 20: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Shtojca 6 [Emblema e

....................]

..............................................................……………

................................................................… .................................................................……..……

(Vendi dhe data)

(Emërimi i autoritet it kompetent të shtetit kërkues)

Referenca: .............................................…………… Për ................................................................… .......................................................…….…. ................................................................…. (Emërimi i autoritetit kompetent të shtetit që i është

kërkuar)

APLIKACIONI I TRANZITIT

Në pajtim me nenin 11 të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë

për ripranim e personave që qëndrojnë pa autorizim

A. DETAJET PERSONALE 1. Emri i plotë (nënvizo mbiemrin):

.............................................................

2. Mbiemri i vajzërisë: .............................................................

3. Data dhe vendi i lindjes: .............................................................

Fotografia

4. Gjinia dhe përshkrimi fizik (gjatësia, ngjyra e syve, shenja dalluese etj.): …………………………………………………………………………………………....

5. Gjithashtu i/e njohur si (emra të mëhershëm, emra të tjerë të përdorur/me anë të të cilëve është njohur ose pseudonime):

..........................................................................................................................……....

6. Kombësia dhe gjuha:

Page 21: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

.............................................................................................................................…......

B. OPERACIONI TRANSIT 1. Lloji i transitit

� ajror � detar � tokësorë

2. Shteti i destinacionit final …………………………………………………………………………………………

3. Shtetet tjera të mundshme të transitit ……………………………………………………………………………………………....

4. Pikëkalimi kufitar i propozuar, data, koha e transferit dhe përcjelljet e mundshme ……………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………

5. Pranimi garantohet në cilindo shtet tjetër transit dhe në shtetin e destinacionit final (Neni 10 paragrafi 2)

� po � jo

6. Njohuri për çfarëdo arsye për refuzim të transitit (Neni 10 paragrafi 4)

� po � jo C. VËREJTJE ............................................................................................................................................ ............................................................................................................................................. .............................................................................................................................................. .....................................................................................................………………………… ................................................... (Nënshkrimi i autoritetit kërkues) (plumbimi/vula)

Page 22: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Shtojca 7

Fletudhëtimi për të huajt, i Kosovës

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government Ministria e Punëve te Brendshme-Ministarstvo Unutasnjih Poslova-Ministry of Internal Affairs

FLETEUDHETIMI PER TE HUAJT/TRAVEL DOCUMENT FOR FOREIGNERS/PUTNA ISPRAVA ZA STRANCE

______________________________________________ Arsyet e lëshimit te fletudhëtimit për te Huaj Reasons for issuance of your Travel Document Razlozi izdavanja putne isprave za strance ______________________________________________ Destinacioni i udhëtimit Travel destination Odredište putovanja ______________________________________________ Emri dhe Mbiemri (mbiemri i vajzërisë) Name and Surname (maiden name) Ime i prezime (devojačko prezime) ______________________________________________ Vendi dhe data e lindjes Place and date of birth Mesto i datum rođenja ______________________________________________ Shtetësia Citizenship Državljanstvo Për fëmijët nën moshën 16 vjeçare/For children under 16/serbisht/ Za decu ispod 16 godina/shqip/anglisht/serbisht: EMRI DHE MBIEMRI VENDI DHE DATA E LINDJES NAME AND SURNAME PLACE AND DATE OF BIRTH IME I PREZIME MESTO I DATUM ROĐENJA __________________________________________ ________________________________________________ __________________________________________ ________________________________________________ __________________________________________ ________________________________________________ Data e lëshimit dhe skadimit te fletudhëtimi për te huaj. __________________________________________________ Date of issuance and expiry date of your Travel Document Datum izdavanja i isteka roka putne isprave za strance Organi Kompetent për Lëshim _______________________________________________________________________ Competent issuing authority Nadležni organ za izdavanje Me dt/on/dana: __/__/____;

_____________________________________ Vula dhe nënshkrimi i personit zyrtar

Stamp and Signature of the Official Pečat i potpis službenog lica

NO. SERIK

Page 23: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Shtojca 8 Dokumenti i udhëtimit Norvegjez për qëllime të dëbimit

National Police Immigration Service

Norway

Laissez-Passer

STAT/STATE Norge/Norway/Norvège Reg.nr Registration no./Nº d´enregistrement

Gyldig for en reise fra: Norge/Norway/Norvège Valid for one journey from/Valable pour un seul voyage de

Til: to/á

Etternavn: Name/Nom

Fornavn: Given name/Prénom

Fødselsdato: Date of birth/Date de naissance

FOTO Photo/Photo

Høyde: Height/Taille

Spesielle kjennetegn: Distinguishing marks/Signes particuliers

Nasjonalitet: Nationality/Nationalité

Adresse i hjemlandet (dersom denne er kjent): Address in home country (if known)/Adresse dans le pays d´origine (si connue)

Utstedende myndighet: Politiets Utlendingsenhet/National Police Immigration Service Issuing authority/Autorité de délivrance

Utstedt i: Issued at/Lieu de délivrance

Utstedt den: Issued on/Date de délivrance

Stempel Seal/Stamp Sceau/Cachet

Underskrift: …………………………………………………………………………….. Signature/Signature

Merknader/Remarks/Observations:

Utstedt i henhold til Utlendingsforskriften § 73 a / Issued according to the Immigration regulations § 73. Harmonised with EU Council Recommendation concerning adoption of a standard document for the expulsion

of third-country nationals.

Page 24: Shtetas i Mbretërisë së Norvegjisë

Deklarata e përbashkët lidhur me nenin 2 (1) "Palët e kontraktuese e kanë parasysh se, në bazë të ligjeve kombëtare të Republikës së Kosovës dhe të Mbretërisë së Norvegjisë, nuk është e mundur për një qytetar të Kosovës ose Norvegjez, të privohet nga shtetësia e tij ose të saj, pa e marrë një tjetër shtetësi. Palët kontraktuese bien dakord të konsultohen me njëra-tjetrën në kohën e duhur në qoftë se ndryshon kjo situatë ligjore."