FAKULTETI JURIDIK ПРАВЕН ФАКУЛТЕТ LAW FACULTY STUDIME PASDIPLOMIKE - CIKLI I DYTË PROGRAMI- E DREJTA CIVILE TEMA “SHPËRNDARJA E MASËS FALIMENTUESE SIPAS LEGJISLACIONIT POZITIV NE REPUBLIKEN E MAQEDONISE SE VERIUT” MENTORI: KANDIDATI: Prof.Dr Adnan JASHARI Naxhije ZEQIRI
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
4. Fondeve pensionale ose ofrueseve te skemave pensionale;
5. Ndërmarrjet shoqërore nen administrimin e AKP; dhe 6. Ndërmarrjeve publike.
Përfaqësuesi i pasurisë falimentuese Në dy rastet:
1. Në procedurë të likuidim, Administratori i falimentimit do të jetë përfaqësuesi i pasurisë
falimentuese; dhe
2. Në procedurë të riorganizimit, debitori është përfaqësuesi i pasurisë falimentuese kur vepron si
debitori në posedim.
Në rastet kur gjykata e emëron një Administrator të falimentimit, Administratori duhet të jetë
përfaqësuesi i pasurisë falimentuese në riorganizim.Juridiksioni dhe ankesatProcedura e
16 R. Leshner „‟The new threat to Intrernotional Comercial Transactions; cross- Border Insolvency and its impact on the Stanble letter of credit
regime‟‟ www.natlaw./pubs/spack I htm
17 Zakonot za steçaj, prinudno likvidiranje i likvidacija; nr 174/95, 17/96, 44/2006; 126/2006, 84/2007
25
falimentimit është kompetente gjykata themelore e Shkupit dep. i ceshtjeve ekonomike. Rastet e
falimentimit gjykohen nga një gjyqtar i vetëm. 18
Ankesat- mundë të ushtrohet ne gjykatën e apelit ne dep. e njëjte ne një afat prej 7 ditësh për
secilin raste që është marrë vendimi, (Neni 8) thotë- vendimet përfundimtare të gjykatës që janë
thelbësore për administrimin e rastit i nënshtrohen ankesës, mirëpo nuk e ndalon administrimin e
rastit.19 Mjetet e jashtëzakonshme juridike nuk lejohen.Inicimi i procedures për falimentimit
Rasti konsiderohet I hapur kur; Kur debitori paraqet kerkese vullnetar te riorganizimit apo
likudimit; Është paraqititur një kërkesë jo vullnetare kundër debitorit, gjykata ka mbajtur seancën
dëgjimore dhe ka nxjerr aktvendim per pranim të kërkesës.
Inicimi vullnetar i rastit nga debitori:
1. Debitori paraqet kërkese vullnetare për riorganizim dhe likuidim;
2. Debitori nuk duhet të jeteë situata të paaftësis e për të paguese;
3. Nësë kërkesa e paraqitur ka elemente të mashtrimit, atëher gjykata mund të i shqiptoj gjobë
ekipit menaxhues.20
Debitori paraqet kërkese me qellim mashtrimi apo shkaktim demit kreditoreve, konsiderohet; Në
kërkesë nuk jepet emri i saktë; Nuk jep emra përmes te cilit është përfshire në afarizëm; Nuk ka
liste te kreditoreve, nuk nuk pranon njoftimin per inicim procedurës; Ofron infomata te rrejshme
dhe tenton te manipulon procedurën; Gjykata shqipton gjobe nga 500 deri 10,000E, qe paguhen
buxhet Maqedonisë.Rastet jo vullnetare të inicuar nga kreditoret a. Debitori nuk e paguan
borxhin ndaj kreditorit ( kreditorëve) i ka kaluar afati së paku (90) ditë; b. Shuma e detyrimit
është të paktën në vlere prej tre mijë (3000) €; c. borxhi nuk është i kushtëzua as nuk varet nga
kontesti në mirëbesim; dhe d. debitori në përgjithësi nuk i paguan borxhet e tij në afatin e
paraparë, ku borxhi i përgjithshëm e ka tejkaluar 5000 €.
2.3 Trajtimi juridik i falimentimit në Maqedoni
Ligji për Falimentimin ka edhe një qëllim tjetër publik që gjendet në shumë sisteme moderne të
falimentimit, që është i kundërt me qëllimin tradicional të përshkruar më sipër, (domethënë
grumbullimi sistematik dhe likuidimi i aktiveve të debitorit në gjendje paaftësie paguese dhe
shpërndarja e të ardhurave që rrjedhin prej tyre ndërmjet kreditorëve të debitorit). Ky qëllim, nga
18 Selman Selamanaj-Globalizimi dhe Tranzicioni- Prishtinë, 2006
19 Selman Selamanaj-Globalizimi dhe Tranzicioni- Prishtinë, 2006
20 Selman Selamanaj-Globalizimi dhe Tranzicioni- Prishtinë, 2006
26
pikëpamja e politikave publike, është më i qëndrueshëm me përqasjen “fillim i ri” që zbatohet
për individët. Ky aspekt i Ligjit për Falimentimin siguron një sistem sipas të cilit shmanget
likuidimi i aktiveve të debitorit në gjendje paaftësie paguese dhe debitorit i jepet mundësia të
vazhdojë të ekzistojë dhe përfshihet në veprimtari ekonomike sipas një marrëveshjeje të pranuar
bashkërisht nga kreditorët e tij. Ka shumë përfitime që mund të realizohen nga ruajtja e debitorit
të mbingarkuar me borxhe i cili ka një potencial të arsyeshëm për t’u rimëkëmbur
ekonomikisht.21 Në shumicën e rasteve, kreditorët do të përfitonin shuma më të mëdha nga ato
që debitori i’u detyrohet atyre, nëse debitori do të vazhdonte biznesin e tij në vend të asaj që do
të përfitonin në qoftë se aktivet e tij do të likuidoheshin dhe veprimtaria do të mbyllej. Ruajtja e
veprimtarisë do të ishte në interes të punëmarrësve, shumë nga të cilët do të ruanin vendin e tyre
të punës. Debitori do të vazhdonte të paguante taksa dhe zotëronte të mira dhe shërbime në
zonën ku ushtron aktivitetin duke mbështetur kështu shërbimet sociale dhe bizneset e tjera. Nga
analiza e kornizës ligjore për falimentim në Republikën e Maqedonisë mund të konkludojmë se
ekziston kornizë ligjore për falimentimin ndërkufitar, me ç'rast e njëjta është plotësisht e
harmonizuar me 5 Urdhëresën e Bashkimit Evropian.
Ligji i Falimentimit luan një rol të rëndësishëm në të gjitha shtetet që kanë ekonomi shumë të
zhvilluara. Si kreditorët, ashtu edhe debitorët e shikojnë atë si një mekanizëm ligjor të
rëndësishëm për të adresuar prishjen e marrëdhënieve debitor-kreditor. Fakti nëse ai do të ketë të
njëjtin efekt edhe Maqedoni varet nga një sërë faktorësh. Kreditorët dhe këshilluesit e tyre ligjorë
duhet te vihen në dijeni mbi dobitë që ai ofron. Gjyqtarët duhet të kenë një perceptim të qartë të
politikave publike që mishërohen në legjislacion dhe duhet të kërkojnë që t’i zbatojnë këto
politika nëpërmjet interpretimit përparues e informues, si dhe zbatimit të dispozitave të tij. Ata
duhet të kenë një perceptim të drejtë të pikës kritike të takimit ndërmjet Ligjit të Falimentimit
dhe ligjeve të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet debitorkreditor si p.sh. Kodi Civil dhe Ligji
21 Në ndërtimin dhe zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare insolvente punuan më shumë institucione në mesin e të cilëve edhe Këshilli i Evropës
në kuadër të të cilëve u miratua Konventa Evropiane për Aspekte të Caktuara Ndërkombëtare të Falimentimit nga data 09.06.1990. Këtë
Konventë e nënshkroi Belgjika, Gjermania, Franca, Greqia, Italia, Luksemburgu dhe Qipro. Kjo Konventë u ratifikua vetëm nga Qipro dhe nuk
ka hyrë në fuqi. Në vitin 1995, pesëmbëdhjetë vende-anëtare të BE e nënshkruan tekstin e Konventës Evropiane për Procedura Insolvente e cila
asnjëherë nuk hyri në fuqi. Pastaj, Fondi Ndërkombëtar Monetar edhe atë Njësia e tij juridike në vitin 1999 hartoi një dokument të quajtur
Orderly and Effective Insolvency Procedures. Banka Botërore në vitin 2001 e hartoi Principles and Guidelines for Effective Insolvency and
Creditor Right Systems i cili u dedikua vendeve në zhvillim si ndihmë gjatë përpilimit të legjislacionit të tyre të falimentimit dhe sistemit bankar.
Në vitin 2005 u hartua drafti i reviduar. Në vitin 1988 seksioni për të drejtën ekonomike pranë Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve
International Bar Association hartoi Model International Insolvency Cooperation Act (MIICA) shoqata e njëjtë e hartoi edhe Cross-Border
Insolvency Concordat. American Laë Institute në vitin 2000 e hartoi dokumentin Principles of Cooperation in Transnational Insolvency Cases
Among the Members of the North American Free Trade Agreement. Ky dokument përmban rekomandime të cilat nuk janë detyrimore për një
bashkëpunim më të afërt të shteteve të NAFTA të cilat e përfaqësojnë SHBA, Kanadanë dhe Meksikon në fushën e të drejtës ndërkombëtare të
falimentimit.
27
për Barrët Siguruese. Roli i administratorit duhet të kryhet nga persona të aftë dhe kompetentë.
Mbi të gjitha, publiku duhet të ketë besim në drejtësinë dhe efektshmërinë e sistemit. Drejtori
falimentues për të ushtruar kompetencat e veta duhet të ketë licencë-çertifikatë për drejtor të
autorizuar falimentues, që duhet të ripërtrihet (certifikata) në çdo 3-vite për ripërtrirjen e diturive
nga fusha e likuidimit. Krahas të drejtave, autorizimeve janë rritur edhe përgjegjesitë e drejtorit
falimentues për shkak të dëmeve që mund të sjell çdo pjesëmarrës në procedurën falimentuese
me çrast përgjigjet në mënyrë të pakufizuar me tërrë pasurinë e tij, ai gjithashtu është i detyruar
të paraqes informatë për masën falimentuese. Ndryshime ka edhe në lidhje me emërimin e
drejtorit falimentues dhe ndryshime tjera pozitive. Ky ligj është i harmonizuar me ligjet e
institucioneve të lartëpërmendura dhe Unionit Europian.
2.4 Shpërndarja e masës falimentuese
Pas hapjes së procedures falimentuese bëhet shpërndarja e masës falimentuese. Ligji për
falimentim rregullon qëllimet dhe kushtet për hapjen e një procedure falimentimi, rregullon
organte e procedurës së falimentimit, administrim dhe asgjësimin e pasyrisë, realizon shlyerjen e
kreditorëve në në procedurën e falimentimit; pasojat juridike të hapjes së procedurës së
falimentimit; plani i riorganizimit; menaxhimi personal; përjashtimi nga detyrimet e tjera; lloje të
veçanta të procedurave të falimentimit për individë me status tregtar; procedurat e falimentimit
me një element të huaj dhe çështje të tjera të falimentimit. Sipas Ligjit për Falimentim në
Republikën Veriore të Maqedonisë neni 170-a shëndërrimi i pronës të masës falimentuese në
para bëhet nëpërmjet shitjes me shpallje publike për grumbullimin e ofertave në ankand public
ose me marrëveshje direkte, në alinen e dytë të këtij neni kemi se shitja e pronës nga masa
falimentuese përmes shpalljes publike për pranimin e ofertave ose me ankad public shpallet së
paku dy gazeta ditore ndërsa sipas nevojsë edhe në gazët të huaj. Sipas ligjit për falimentim
tëMaqedonisë22 ky ligj rregullon dhe përcakton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me
falimentimin dhe josolvencën e shoqërive tregtare, dispozitat për mbrojtjen, likuidimin dhe
shpërndarjen e aseteve të debitorit falimentues te kreditorët dhe dispozita për riorganizimin dhe
lirimin nga borxhi për shoqëritë tregtare Ky ligj përcakton kushtet dhe dispozitat për:
2.1. Inicimin dhe hapjen e procedurës së falimentimit ndaj debitorit në falimentim;
2.2. Procedurën e falimentimit dhe zhvillimin e procedurës së falimentimit;
22 Ligji nr.05/L-083
28
2.3. Pasojat juridike të hapjes dhe përmbylljes së procedurës së falimentimit;
2.4. Riorganizimin e debitorit në vështirësi financiare, kur ekziston mundësia që debitori të vijë
në gjendje falimentimi;
2.5. Pasojat e lirimit nga borxhi të debitorit pas përfundimit të suksesshëm të riorganizimit dhe
likuidimit sipas këtij ligji.
Përveç në rastet kur gjykata vendos ndryshe, përfaqësuesi i pasurisë falimentuese mund të marrë
kredi të pasiguruar dhe të krijojë detyrime të pasiguruara gjatë rrjedhës normale të afarizimit të
tij, e cila është e lejueshme si shpenzim administrativ. Gjykata autorizon përfaqësuesin e pasurisë
falimentuese për të marr kredi të pasiguruar ose krijuar detyrime të pasiguruara shtesë ndaj atyre
të lejura në paragrafin 1 të këtij neni, e cila gjithashtu është e lejueshme si shpenzim
administrativ. Kontratat e papërmbushura të cilave ju referohet ky nen janë ato kontrata të
debitorit të cilat në momentin e hapjes së rastit nuk janë përmbushur nga të dy palët, debitori dhe
jo-debitori dhe se mospërmbushja e të cilave do të konsiderohej shkelje sipas ligjeve të
aplikueshme në Maqedoni. Përfaqësuesi i pasurisë së falimentimit ka kompetencë të kthejë
përmes veprimit ose të kërkojë dhe pranojë kthimin e cilësdo pronë, pjesë e pasurisë së
falimentimit e cila është duke u mbajtur nga një entitet tjetër nga debitori në momentin e fillimit
të procedurës së falimentimit.
a) Procedura e shpërndarjes Masa falimentuese përfshinë pasurinë e përgjithshme të debitorit në ditën e hapjes së procedurës
falimentuese, si dhe pasurinë që ai do ta fitojë gjatë procedurës falimentuese.23 Pasuria që nuk
hynë na masën falimentuese në momentin kur drejtori falimentues e formon masën falimentuese
janë: veshjet, këpucët, dhe pajisje tjera për nevoja personale, enë të ndryshme, mbulesa, mobilje,
shporet, frigorifer dhe pajisje tjera që shërbejnë për plotësimin e nevojave të amvisërisë, nëse i
nevojiten borxhliut apo anëtarëve të familjes së ngushtë, ushqim, ngrohje për nevojat e borxhliut
dhe anëtarëve të familjes së ngushtë për tre muaj, makina bujqësore dhe pajisje tjera për punë,
farëra, ushqimet e kafshëve, pajime tjera që i nevojiten borxhlit për kryerjen e veprimtaris
bujqësore apo zejtarisë, në atë masë që duhet të siguroi ekzistencën minimale për mbatjen e vetës
dhe anëtarëve të familjes së ngushtë. jë procedurë falimentimi e hapur në një vend çfarëdo, është
shumë e vështirë t’i shtrijë efektet e saj brenda kufijve të një vendi të vetëm si përsa i përket
subjekteve të përfshirë në të, ashtu edhe për sa i përket vendodhjes së pasurive të debitorit të
23 Ligji për Falimentim i RM-së Neni 74
29
falimentuar. Kështu, në cilësinë e kreditorëve të falimentimit mund të jenë subjekte persona
fizikë që nuk janë shtetas të vendit ku hapet procedura e falimentimit, apo subjekte persona
juridikë të huaj për vendin ku është hapur procedura e falimentimit.
Gjithashtu, një situatë e vështirë mund të krijohet edhe në se vetë debitori i falimentuar e shtrin
aktivitetin e tij ekonomik në më shumë se një vend të vetëm, duke shtruar kështu problemin se
ku do të hapet procedura e falimentimit. Po kështu, një tjetër problem del kur pasuritë e debitorit
gjenden në më shumë se një shtet të vetëm. Ekzistenca e këtyre elementëve të huaj në një
procedurë falimentimi nuk është një fenomen i ri, për të mos thënë qëështë një fenomen qëi ka
shoqëruar gjithnjë marrëdhëniet tregtare, por përpjekjet për tu dhënë zgjidhje elementëve të tillë
nëaspektin ndërkombëtar sa vijnë e intensifikohen, sepse edhe vetë problematikat rriten dhe
kërkojnë zgjidhje sa më të shpejta, por mbi të gjitha efikase. Përpjekjet në këtë drejtim kanëmë
shumë se një shekull që zhvillohen, por shpesh zgjidhjet janë gjetur kryesisht në marrëveshje të
ngushta dy palëshe. Janë bërë në vazhdimësi përpjekje për t’i shtrirë këto zgjidhje më gjerë, në
formën e traktateve apo konventave, por këto përpjekje nuk kanë patur rezultatet e pritshme,
duke mbetur shpesh thjesht në kuadrin e përpjekjeve.Administratori është përgjegjës për
shpërndarjen(t) e masës së falimentimit. Fillimi i shpërndarjes së masës së falimentimit mund të
fillojë vetëm pas mbledhjes verifikuese të kreditorëve, ku merret vendimi përfundimtar për
përcaktimin e vlefshmërisë së çdo pretendimi të paraqitur.
a) Shpërndarja e masës midis kreditorëve falimentues Pavarësisht se pretendimet ndaj masës së falimentimit duhet t’i paraqiten dhe të regjistrohen nga
administratori (nenet 141-142), ai/ajo luan vetëm një rol suplementar në vlerësimin e
vlefshmërisë së këtyre pretendimeve. Vendimi për të përcaktuar nëse një pretendim është
verifikuar ose jo bëhet nga mbledhja e kreditorëve në një seancë verifikimi (neni 143), ose nga
Gjykata e Falimentimit (nenet 147- 148). Megjithatë, administratori ka përgjegjësinë të vlerësojë
pretendimet dhe të tregojë se cilat duhet të pranohen e cilat të refuzohen (nenet 143-144).
30
Kreditorët të cilët i kanë dhënë kredi administratorit paguhen nga masa e falimentimit para
pretendimeve të kreditorëve të falimentimit (neni 36).
Detyrimet e klasifikuara në këtë kategori kreditorësh përfshihen në përgjithësi në kategorinë e
shpenzimeve administrative, të përcaktuara në nenin 38 si më poshtë vijon:
• Detyrimet që lindin si pasojë e veprimtarisë së administratorit të falimentimit ose në çdo
mënyrë tjetër gjatë administrimit, disponimit dhe shpërndarjes së masës së falimentimit, por që
nuk janë pjesë e shpenzimeve të procedurës së falimentimit;
• Detyrimet sipas kontratave që pretendohet se duhet të paguhen në favor të masës së
falimentimit ose që duhet të paguhen pas hapjes së procedurës se falimentimit;
• Detyrimet për kthimin e shumave në të holla në rastin e begatimit pa shkak të masës së
falimentimit;
• Detyrimet që lindin si pasojë e veprimtarisë së administratorit të përkohshëm të falimentimit
nëse ai, me miratimin e seksionit tregtar të gjykatës së rrethit gjyqësor, u ka dhënë përparësi në
pagesë. Në shumicën e rasteve, pretendimet e kreditorëve të masës së falimentimit ngrihen jashtë
procedurës dhe sistemit të falimentimit. Kreditorët e masës së falimentimit nuk janë të përfshirë
në llogaritjen e pretendimeve të kreditorëve dhe nuk marrin pjesë në shpërndarje. Ata nuk kanë
nevojë të depozitojnë pretendimet e tyre me qëllim përfitimin e pagesës (neni 141).
Mosmarrëveshjet midis kreditorit të masës së falimentimit dhe administratorit duhet të zgjidhen
duke ndjekur procedurat e përgjithshme gjyqësore, jashtë sistemit të falimentimit (neni 36 pika
2).
b) Përcaktimi i lartësisë së masës falimentuese Masa e falimentimit shërben për t’u paguar kreditorëve pretendimet pasurore që ata kanë ndaj
debitorit në datën e hapjes së procedurës së falimentimit dhe që, në kuptim të këtij ligji, quhen
kreditorë të falimentimit. Kreditorët e falimentimit mund të ekzekutojnë pretendimet e tyre, sipas
dispozitave të procedurës së falimentimit. Ata duhet të paraqesin pretendimet e tyre për
verifikim, sipas neneve 141 dhe në vazhdim të këtij ligji, si dhe të marrin pjesë në shpërndarje,
sipas neneve 150 e në vazhdim të këtij ligji. ë procedurën e falimentimit, kreditori që ka
pretendime ndaj disa personave me përgjegjësi solidare mund të paraqesë një pretendim në
shumën e plotë kundër secilit prej debitorëve derisa të realizojë plotësisht pretendimin në të
njëjtën mënyrë, sikur të kishte pretendim për shumën e plotë në datën e hapjes së procedurës së
falimentimit.
31
c) Përfundimi i procedurës për shpërndarje të masës falimentuese Vendimi i gjykatës me te larte qe ne baze te ankimit te veçante ka vendosur prishjen e vendimi te
seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për hapjen e procedurës se falimentimit dhe pushimin e
çështjes duhet te shpallet publikisht. Përfundimi i procedurës se falimentimit, sipas pikës 1 te
këtij neni, nuk cenon pasojat juridike të veprimeve te kryera nga administratori i falimentimit ose
palët e treta. Sapo te jete kryer shpërndarja përfundimtare, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit
bën mbylljen e procedurës se falimentimit. Vendimi dhe shkaku i mbylljes shpallen publikisht.
Pas mbylljes se procedurës se falimentimit, kreditoret e falimentimit mund te kërkojnë pa
kufizim plotësimin e pretendimeve te mbetura ndaj debitorit. Kreditoret e falimentimit, qe kane
ngritur pretendime te vërtetuara, te cilat nuk janë kundërshtuar nga debitori gjate mbledhjes se
verifikimit, mund te përmbushin këto pretendime ndaj debitorit me rruge ekzekutimi ligjor, duke
u bazuar ne regjistrimin ne tabele, qe ka te njëjtën vlere si një vendin ekzekutueshëm. Pretendimi
i pakundershtuar barazohet me një pretendim ndaj te cilit kundërshtimi është hedhur poshtë.
d) Riinicimi i procedurës për masën Falimentuese të pa shpërndarë Procedura e falimentimit ka qellim te shlyeje, ne mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit
nëpërmjet likuidimit te te gjitha pasurive te tij dhe shpërndarjes se te ardhurave, ose, ne rastin e
një plani riorganizimi, nëpërmjet arritjes se një marrëveshjeje tjetër, me synim kryesor ruajtjen e
veprimtarisë se tij . Falimentimi i njësive ekonomike24 nuk është një fenomen i ri në botën e
biznesit. Për sa kohë që ka lindje të njësive të reja, të cilat shoqërohen me risqe të ndryshme gjatë
aktivitetit të tyre, ka dhe zhdukje të tyre nga tregu. Sipas nenin 91 Të Ligjit për falimentim,
kreditori, kërkesa e të cilit është kontestuar nga drejtori i falimentimit ka të drejtë të ngritë
orocedurë për konfimrimin e kërkesës së kontestuar në afat 8 ditë.
g) Përfundimi dhe përdorimi i mjeteve juridike Përfundimi i procedurës së falimentimit, sipas pikës 1 të këtij neni, nuk cenon pasojat juridike të
veprimeve të kryera nga administratori i falimentimit ose palët e treta. Menjëherë pasi të jetë
kryer shpërndarja përfundimtare, Gjykata e Falimentimit duhet të mbyllë procedurën. Vendimi i
24 Sipas Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit në Maqedoni, bizneset emërtohen me termin njësi ekonomike, prandaj gjatë studimit përdoret ky
term.
32
Gjykatës së Falimentimit shpallet publikisht (neni 163). Me përjashtim të rasteve kur debitorit i
është dhënë e drejta të shkarkohet nga detyrimet e mbetura (Pjesa e nëntë), ose në rastet kur
debitori është një person juridik që është prishur si rezultat i procedurës së falimentimit, mbyllja
e procedurës së falimentimit, nuk kufizon plotësimin e atyre pretendimeve të kreditorëve që nuk
janë shlyer gjatë shpërndarjes. Një pretendim i tillë që nuk është kundërshtuar nga debitori në
mbledhjen e verifikimit konsiderohet si një titull ekzekutiv i detyrueshëm në gjykatën e rrethit
gjyqësor (neni 164).
3. STUDIMI I MASËS SË FALIMENTIMIT Qëllimi i këtij projektligji është të caktojë rregulla të detyrueshme, të njëjta dhe të barabarta, si
dhe të lehtësojë zgjidhjen dhe shlyerjen e detyrimeve të debitorit brenda dhe/ose jashtë
procedurës së falimentimit. Ligji ekzistues mbi falimentimin është vlerësuar si tepër kompleks
dhe i vështirë për t`u zbatuar. Kjo gjeneron përshtypjen se sistemi aktual ligjor mbi procedurat e
falimentimit përbën një mjet të pamjaftueshëm për shpëtimin e biznesit. Për pasojë, sistemi
aktual nuk është përdorur gjerësisht, dhe në ato raste kur është përdorur, ka patur pak mundësi
për të shpëtuar vlerën. Ligji është tepër i gjatë, i vështirë për t`u interpretuar dhe relativisht i
huaj për skistemin ligjor shqiptar. Ligji për Falimentimin ka edhe një qëllim tjetër publik që
gjendet në shumë sisteme moderne të falimentimit, që është i kundërt me qëllimin tradicional të
përshkruar më sipër, (domethënë grumbullimi sistematik dhe likuidimi i aktiveve të debitorit në
gjendje paaftësie paguese dhe shpërndarja e të ardhurave që rrjedhin prej tyre ndërmjet
kreditorëve të debitorit). Ky qëllim, nga pikëpamja e politikave publike, është më i qëndrueshëm
me përqasjen “fillim i ri” që zbatohet për individët.25 Ky aspekt i Ligjit për Falimentimin siguron
një sistem sipas të cilit shmanget likuidimi i aktiveve të debitorit në gjendje paaftësie paguese
dhe debitorit i jepet mundësia të vazhdojë të ekzistojë dhe përfshihet në veprimtari ekonomike
sipas një marrëveshjeje të pranuar bashkërisht nga kreditorët e tij. Ka shumë përfitime që mund
të realizohen nga ruajtja e debitorit të mbingarkuar me borxhe i cili ka një potencial të arsyeshëm
për t’u rimëkëmbur ekonomikisht. Në shumicën e rasteve, kreditorët do të përfitonin shuma më
të mëdha nga ato që debitori i’u detyrohet atyre, nëse debitori do të vazhdonte biznesin e tij në
vend të asaj që do të përfitonin në qoftë se aktivet e tij do të likuidoheshin dhe veprimtaria do të
25Elezi I, E drejta penale (Pjesa e Posaçme), Tiranë 2009
33
mbyllej. Ruajtja e veprimtarisë do të ishte në interes të punëmarrësve, shumë nga të cilët do të
ruanin vendin e tyre të punës.
Debitori do të vazhdonte të paguante taksa dhe zotëronte të mira dhe shërbime në zonën ku
ushtron aktivitetin duke mbështetur kështu shërbimet sociale dhe bizneset e tjera. Marrëveshja
sipas së cilës debitori në gjendje paaftësie paguese shmang likuidimin mund të përfshijë
reduktimin e borxheve, investime të reja, pagesa të vonuara, shkëmbim të borxhit me kapital ose
ndonjë kombinim të këtyre me masa të tjera. Roli i ligjit të falimentimit në këtë kontekst është që
të krijojë një strukturë ligjore nëpërmjet së cilës debitori në gjendje paaftësie paguese të mund të
hartojë një propozim që i paraqitet kreditorëve të tij. Një tipar thelbësor i kësaj strukture është
pezullimi i përkohshëm i të drejtave të kreditorëve, përfshi këtu dhe kreditorët e siguruar, për të
realizuar pretendimet e tyre nëpërmjet procedurave të zakonshme të ekzekutimit apo të
likuidimit. Ky pezullim është i nevojshëm për t’i dhënë kohë debitorit në gjendje paaftësie
paguese që të hartojë propozimin e tij, si dhe për t’u dhënë kohë kreditorëve që ta vlerësojnë atë
dhe të vendosin për ta pranuar ose jo. Një procedurë në dukje e ngjashme vihet në dispozicion të
individëve kundër të cilëve është bërë kërkesë për hapjen e procedurave të falimentimit.
Sidoqoftë, në këtë rast, procedura është shumë më e thjeshtë.
Megjithëse Ligji për Falimentimin u modelua në pjesën kryesore sipas ligjit Gjerman të
falimentimit, ai është proceduralisht dhe thelbësisht më i ngjashëm me ligjin e gjendjes së
paaftësisë paguese dhe falimentimit të shumë juridiksioneve të Evropës Perëndimore dhe
Amerikës Veriore. Me anë të Ligjit për Shoqëri tregtare rregullohet/rregullohen: tregtari (sipas
veprimtarisë, formës, natyrës dhe vëllimit të veprimtarisë, regjistrimit); tregtariindivid; kryegjëja
bazë; pjesët dhe aksionet; marrëveshja për shoqërinë; përkatësisht statuti i shoqërisë; para
shoqëria; kohëzgjatja e shoqërisë; cilësia e personit juridik të shoqërisë (subjektiviteti juridik);
filijalat; përgjegjësia për obligimet e shoqërisë; përgjegjësia e veçantë e bashkëpronarëve,
përkatësisht aksionarëve; personat të cilët munden, përkatësisht personat të cilët nuk munden të
themelojnë shoqëri; kushtet me të cilat personi i huaj mund të bëhet bashkëpronar, përkatësisht
aksionar; të drejtat e personave të huaj; shuarja e shoqërisë; depozitimet (monetare dhe
jomonetare); ndalesa për lirimin nga obligimi i pagesës, përkatësisht futjes së depozitimit;
pjesëmarrja në fitim, e drejta për informimin e bashkëpronarit, përkatësisht aksionarit; regjimi
juridik i pronës së shoqërisë; mbrojtja e të drejtave të bashkëpronarëve, përkatësisht të
aksionarëve para gjyqit; vlerësimi i ligjshmërisë; shenjat e shoqërisë tregtare (firma, selia, lënda
34
e punës); përfaqësimi (përfaqësuesi ligjor, përfaqësuesi me autorizim dhe i autorizuari me
punësim); i autorizuari tregtar; agjenti tregtar; regjistri tregtar; regjistrimet në regjistrin tregtar
dhe shpallja e tyre; kushtet e themelimit, administrimit, mbikëqyrjes; zvogëlimit dhe zmadhimit
të kryegjësë bazë; raportet ndërmjet bashkëpronarëve, përkatësisht aksionarëve; dhe çështje të
tjera me rëndësi për format e ndryshme të shoqërive tregtareshoqëria publike tregtare, shoqëria
komanditore, shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, shoqëria aksionare dhe shoqëria komanditore
me aksione; punët e mëdha dhe punët e shoqërisë me palën e interesuar; librat tregtar; llogaritë
vjetore dhe raportet financiare dhe shoqëria me palën e interesuar; librat tregtar; llogaritë vjetore
dhe raportet financiare dhe revizioni i tyre; dividenta; pjesëmarrja në shoqëri të tjera tregtare
(shoqëri të lidhura); llogaritë vjetore të konsoliduara dhe raportet financiare të konsoliduara;
transformimi i shoqërisë nga njëra në formë tjetër të shoqërisë; bashkëngjitja, bashkimi dhe
ndarja e shoqërisë; likuidimi i shoqërisë; bashkësia e interesit afarist; shoqëria e fshehtë, shoqëria
tregtare e huaj dhe tregtariindivid i huaj; filijalat e shoqërisë së huaj, përkatësisht të tregtarit-
individ të huaj dhe përfaqësitë e filialeve të huaja; kontrollin dhe mbikëqyrjen; dispozitat
ndëshkuese si dhe të regjimit kalimtar për zbatimin e këtij ligji.
a) Krijimi i masës falimentuese Falimentimi nënkupton rastin kur debitori ka më shumë detyrime sesa ka të hyra, pra me
kërkesën e kreditorëve kërkohet të bëhet shitja e pasurisë së debitorit në procedurën e
falimentimit dhe nga masa pasurore e fituar nga procedura e falimentimit të përmbushen kërkesat
e tyre për aq sa është e mundur.Sipas nenit 34 të Ligjit për falimentim: Krijimi i masës
falimentuese është prona e debitorit që është lëndë e procedurës së falimentimit. Procedura e
falimentimit është procedura kolektive të cilën e udhëheq gjykata kompetente për riorganizimi
ose likuidim të falimentimit. Masa e falimentimit përfshin të gjithë pasurinë dhe të drejtat e
debitorit në datën e hapjes së procedurës së falimentimit, si dhe pasurinë e që ai fiton gjatë
zbatimit të procedurës së falimentimit, me përjashtim të sendeve që përjashtohen nga ekzekutimi
i detyrueshëm. Pasuria e debitorit e konfiskuar nga përmbaruesi gjyqësor dhe shumat e fituara
nga shitja e pasurive duhet ti dorëzohen administratorit të falimentimit, nëse plani i zyrës së
përmbarimit për ndarjen e të ardhurave, siç parashikohet në Kodin e Procedurës Civile nuk ka
marrë formë përfundimtare përpara hapjes së procedurës së falimentimit.
35
b) Përbërja e masës falimentuese Masa falimentuese përbëhet prej, sëndeve të paluajtshme, sendet e luajtshme. Procedura e
falimentimit zbatohet mbi masën e falimentimit që përfshin të gjithë pasurinë dhetë drejtat e
debitorit në datën e hapjes së procedurës së falimentimit dhe pasurinë që ai fiton gjatëzbatimit të
kësaj procedure falimentimi. Sendet që përjashtohen nga ekzekutimi i detyrueshëm, sipas
dispozitave të Kodit të ProcedurësCivile, nuk përfshihen në masën e falimentimit. Për
mosmarrëveshjet ndërmjet debitorit dhe administratorit të falimentimit, për faktin nëse njësend i
përket masës së falimentimit, vendos seksioni tregtar i gjykatës së rrethit. Në procedurën e
falimentimit zbatohen kushtet e parashikuara në nenet 34 dhe 35 të këtij ligji,për sendet në
pronësi të personave të tjerë ose sendet e ngarkuara me barrë siguruese.
b.1) Sendet e paluajthsme si pjesë e masës falimentuese Vendimi për hapjen e procedurës së falimentimit regjistrohet në Regjistrin e Pasurive të
Paluajtshme, duke bërë shënimet përkatëse:
a) Mbi çdo pasuri të paluajtshme, ku debitori është regjistruar si pronar;
b) Mbi të gjitha tëdrejtat e tjera të regjistruara të debitorit mbi pasuri të paluajtshme ose të drejta
të tjera të regjistruara nëse këto të drejta, për nga lloji dhe rrethanat, nëse nuk do të shënoheshin,
mund të çonin në dyshime se kreditori i përfshirë në procedurën e falimentimit do të vendosej në
disavantazh.
Nëse gjykata e falimentimit vihet në dijeni për pasuri të paluajtshme, ku debitori është pronar ose
gëzon të drejta të tjera të regjistrueshme, gjykata urdhëron administratorin të kërkojë këtë
regjistrim në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme. Procedurat e parashikuara në këtë nen
zbatohen, sipas rastit, edhe për regjistrimin e vendimit të hapjes së procedurës së falimentimit
dhe vendosjen e shënimeve përkatëse në regjistrat e tjerë, të mbajtur, sipas ligjit, nga autoritete të
tjera publike, të ngarkuara me regjistrimin e pronësisë ose të të drejtave të tjera të debitorit mbi
sende që bëjnë pjesë në masën e falimentimit. Toka dhe ndërtea përfaqësojnë pjesën më të
madhe dhe më tëvlefshme të pasurisë së një vendi. Sendet janë objekt i së drejtës reale. Sendi
është ajo pjese e natyrës materiale që i plotëson dy kushte: kushti i parë është ai fizik, çka do të
thotë se kjo pjese duhet t’i nënshtrohet pushtetit te njerëzve dhe se dyti është kushti shoqëror, që
kjo pjese e natyrës njëkohësisht duhet të jetë edhe mall, të mund të shkëmbehet dhe të dalë në
36
qarkullim ekonomik.26 “Sendet janë të luajtshme dhe të paluajtshme. Janë sende te paluajtshme
toka, burimet e rrjedhjet e ujërave, drurët, ndërtesat, ndërtimet e tjera notuese te lidhura me
tokën, dhe çdo gjë që është e trupëzuar në mënyrë të 30 qëndrueshme dhe të vazhdueshme me
tokën ose ndërtesën. Të gjitha sendet e tjera, duke përfshirë dhe çdo energji tjetër natyrore janë
sende të luajtshme”.27 Sendet e paluajtshme janë sendet e palëvizshme, të cilat nuk e ndërrojnë
pozicionin e tyre dhe kryesisht janë ato sende që janë të lidhura në mënyrë të qëndrueshme dhe
te vazhdueshme me tokën dhe me ndërtesën. Në këtë grup sendesh vendin kryesor e zë toka, e
cila pasohet me ndërtesat, pyjet, burimet, rrjedhjet e ujërave, ndërtimet notuese të lidhura me
tokën si dhe çdo gjë tjetër, e cila është trupëzuar dhe lidhur në mënyrë të qëndrueshme me tokën.
Koncepti për sendet e paluajtshme vjen që nga e drejta romake, (Superficies solo cedit) që
nënkupton faktin se çdo gjë që është e lidhur me tokën, i takon pronarit të tokës. Në të drejtën
romake nuk ekzistonte ndarja e pronësisë në toka dhe ndërtesa. Lidhur me sendet e paluajtshme,
Kodi Civil shqiptar në nenin 142 të tij ka bërë këtë përcaktim:”janë sende të paluajtshme, toka,
burimet dhe rrjedha e ujit, drurët, ndërtesat, ndërtimet e tjera notuese, të lidhura me tokën dhe
çdo gjë tjetër që është trupëzuar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose
ndërtesën…28
Materialiteti pasuria e paluajtshme nuk mund të jetë e tillë, në qoftë se nuk është e trupëzuar dhe
nuk mund të jetë lehtësisht e perceptueshme nga shqisat njerëzore;
Dobia ekonomike, që do të thotë që, pavarësisht se si materializohet pasuria e paluajtshme, në
formën e një shtëpie, trualli, livadhi apo tokë bujqësore ajo mund të përkthehet në vlerë
monetare;
Një send që gëzon tri cilësitë e mësipërme, fiton statusin e pasurisë së paluajtshme, vetëm pasi të
jetë regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
26 Besnik Maho (2013) ”Fitimi i pronesise mbi pasurite e paluajteshme ‘’ UETPRESS
27 Po aty
28 Nga përmbajtja e dispozitës të mësipërme dallojmë dy kategori kryesore të sendeve të paluajtshme
37
b.2) Sendet e luajtshme si pjesë të masës falimentuese E drejta civile 29rregullon vetëm ato marrëdhënie juridike civile, të cilat kanë si objekt sendet (të
mirat materiale) në kuptimin juridik; sendet që sjellin përfitime ekonomike dhe që janë të lira në
qarkullimin civil dhe ekonomik. Sendet e luajtshme janë të gjithë sendet e lëvizshme të cilat e
ndërrojnë pozicionin e tyre, pa e ndryshuar natyrën dhe funksionalitetin e tyre, p.sh: veglat e
punës, pajisjet elektroshtepiake, kafshët, materialet e ndërtimit, veshjet, etj. sendet e luajtshme do
të konsiderohen të tilla për sa kohë ato nuk e kanë humbur këtë aftësi dhe nuk janë bashkuar me
sende të paluajtshme, e cila sjell dhe pasojën e ndryshimit të destinacionit të tyre. Mënyra e
fitimit të pronësisë së sendeve të luajtshme është juridikisht joformale (nuk kërkohet nga ligji
domosdoshmërisht një formë e caktuar), ndërsa për të fituar në mënyrë të ligjshme sendin e
paluajtshëm, mënyra e fitimit të pronësisë duhet të materializohet domosdoshmërisht në një
formë të caktuar me ligj, ndryshe veprimi juridik konsiderohet i pavlefshëm. Forma e shprehur e
përcaktuar me ligj është forma me shkrim dhe me akt noterial.
c) Të drejtat si pjesëe masës falimentuese Procedura e falimentimit synon të shlyejë në mënyrë kolektive detyrimet e debitorit përmes
riorganizimit të aktivitetit ose përmes likuidimit të të gjitha pasurive të debitorit dhe shpërndarjes
të të ardhurave. Masë e falimentimit" është tërësia e pasurive dhe të drejtave të debitorit në datën
e fillimit të procedurës së falimentimit, si dhe pasurive dhe të drejtave të fituara gjatë kësaj
procedure, brenda territorit të Republikës së Maqedonisë ose jashtë tij, përveç pasurive që janë të
përjashtuara nga ekzekutimi i detyrueshëm, siç parashikohet në Kodin e Procedurës
Civile.Efektet mbi të drejtat e debitorëve në administrimin dhe disponimin e pasurive të
falimentuara
1. Kur procedura e falimentimit nis me kërkesë të debitorit, automatikisht të drejtat e
administrimit e të disponimit të masës së falimentimit do të vazhdojnë të jenë nën autoritetin e
debitorit me kufizimet e mëposhtme:
a) Të drejtat e debitorit do të jenë të kufizuara në veprime të administrimit të zakonshëm dhe
janë objekt i kontrollit të përgjithshëm nga administratori mbikëqyrës;
b) Administratori mbikëqyrës autorizon paraprakisht të gjitha veprimet e disponimit që janë
jashtë fushës së veprimtarisë së zakonshme të biznesit ose që nuk përbëjnë vepra të ruajtjes së
29 Semini, Marjana., “E drejta civile”, Pjesa e Përgjithshme
38
thjeshtë të pasurisë. Çdo posedim i pasurive, që janë objekt i të drejtave të siguruara,
konsiderohet si një veprim jashtë veprimtarisë së zakonshme të aktivitetit të debitorit;
c) Debitori nuk mund të kryejë veprime që janë brenda veprimtarisë normale të biznesit, të cilat
në mënyrë të qartë janë kundërshtuar nga administratori mbikëqyrës;
ç) Administratori mbikëqyrës ose çdo kreditor mund të kërkojë në çdo kohë nga gjykata e
falimentimit heqjen tërësisht ose pjesërisht të të drejtave të administrimit e të disponimit të
debitorit. Kjo kërkesë duhet të justifikohet sipas rregullave dhe të bazohet në ekzistencën e
rrezikut ndaj pasurisë dhe interesit të kreditorëve.
2. Kur procedura e falimentimit nis me kërkesë të kreditorit, automatikisht të drejtat e debitorit
për të menaxhuar dhe disponuar pasuritë e tij do të jenë nën autoritetin e administratorit të
falimentimit.
3. Në vendimin për fillimin e procedurës së falimentimit dhe sipas vlerësimit të rrethanave,
gjykata e falimentimit mund të ndryshojë efektin e të drejtave të debitorit që vijnë automatikisht
nga identiteti i kërkuesit siç është parashikuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni.
3.1 Subjektet e falimentimit
Në Republikën e Maqedonisë me zhvillimin e ekonimisë së tregut dhe ndërlidhjes së
marrëdhënieve ekonomike gjithnjë e më të shumta në treg, jo vetëm të brëndshmin, por edhe në
atë ndërkombëtar, bën që analizimi i strukturës post - shoqërore që karakterizohet nga falimenti,
si proçes natyral në rastet kur subjektët që ushtrojnë aktivitet ekonomik nuk mund të plotësojnë
kushtet për mbajtjen aktive të veprimtarisë tregtare, integron një multidimension efekt - pasojash,
të cilat në raste specifike mund të çojnë në kryerjen e veprave penale të parashikuara nga Kodi
Penal.Kështu, në Kreun III të Kodit Penal, të titulluar “Veprat penale kundër pasurisë dhe në
sferën ekonomike”, si edhe në Seksionin IX, të emërtuar “Veprat penale në fushën e
falimentimit” gjejmë të përcaktuara nën hartimin teknik katër nene referente të veprës penale të
kryer nga persona juridik në fushën falimentare.Në ekonominë e një shteti, hapja e proçedurave
falimentare nga ana civilistike sjell përherë një dizekuilibër social, me pasoja shpesh-herë jo të
vogla për subjektet pjesmarrëse, si edhe në rang republike, në rastin e shoqërive tregtare që
kryejnë aktivitete ekonomike parësore, ku numri i të punësuarve, raporti me kreditorët dhe
ndërlidhjet me strukturat shtetërore me rëndësie të spikatur, prodhojnë pasoja të rënda për
shoqërinë në tërësinë e saj.
39
Struktura ndërlidhëse midis ligjit për “Tregtarët dhe shoqëritë tregtare” (Ligj nr. 9901, datë
14.04.2008, i ndryshuar me Ligj nr. 10475, datë 27.10.2011 dhe me Ligj nr. 129/2014), ligjit
“Për Falimentin” (Ligj nr. 110/2016) dhe normativa e parashikuar në Kodin Penal dhe atë Civil,
bëjnë që rëndësia analitike e falimentit të jetë parësore në kuadrin e zhvillimit të Shtetit dhe
aktiviteteve ekonomike në përgjithësi.Paranteza e zhvillimit të këtij fenomeni (falimenti) bazohet
si në shtrirje horizontale, në lidhje me ligjet e posaçme që e regullojnë këtë disiplinë, ashtu edhe
në shtrirje vertikale, ku nyjëzimi ndërveprues mes së drejtës penale dhe aspekteve ndëshkuese që
ajo mbart bëhet thelbësore, me qëllim evitimin e fakorit “abuzim dhe shpërdorim” i së drejtës së
iniciativës së lirë private në dëm të të tretëve.Ligji nr. 110/2016 “Për falimentimin” përcakton në
nenin 2 të tij, se: “Procedura e falimentimit synon të shlyejë në mënyrë kolektive detyrimet e
debitorit përmes riorganizimit të aktivitetit, ose përmes likuidimit të të gjitha pasurive të
debitorit dhe shpërndarjes së të ardhurave”.
Që në përcaktimin e parë të dhënë nga ligjvënësi për falimentimin vihen re dy fenomene:
a) shlyerjen e detyrimeve të debitorit, me anë të dy proçedurave të paracaktuara në ligj;
b) aplikimin e principit të falimentimit pasuror, si element thelbësor karakterizues i
proçedurës falimentare.
Në lidhje me formën e felimentimit, atij pasuror në kuptim të gjerë, ndërhyrja mes sistemit
penal dhe atij privatist në tërësi është thelbësore, pasi në këtë kontekst mund të krijohet edhe
linja e interpretimit të ngushtë të fenomenit të falimentimit, kur ai është i provokuar dhe, si
pasojë, vepër penale e parashikuar në Kodin Penal.Në strukturën organike ligjore “Ligji për
Falimentimin” është i lidhur në mënyrë simbiotike me ligjin për “Tregtarët dhe shoqëritë
tregtare”, sepse në këtë të fundit gjënden edhe përcaktimet terminologjike dhe funksionale që
lejojnë më parë përcaktimin e nocionit subjekt juridik (tregëtar, shoqëri tregtare dhe format e saj)
dhe më pas fenomenin falimentim, si përfundimi i jetës së subjektit juridik.Nën këtë profil kemi
një interpretim sistematik midisi nenit 2 dhe 3 të Ligj nr. 9901/2008, i ndryshuar dhe nenit 7 të
ligj nr. 110/2016.
Le të ndalemi më poshtë në mënyrë më specifike.Në nenin 2, pika 1, 4, 6, 7 të Ligj nr.
9901/2008, i ndryshuar, lexohet: “Tregtari është personi fizik, sipas kuptimit të Kodit Civil, i cili
ushtron veprimtari ekonomike të pavarur, që kërkon një organizim tregtar të zakonshëm. …
Personi fizik, veprimtaria ekonomike e të cilit, për shkak të vëllimit të tij, nuk kërkon një
organizim të zakonshëm tregtar (tregtar i vogël), nuk vlerësohet tregtar e nuk i nënshtrohet këtij
40
ligji. Ministri i Financave dhe ministri përgjegjës për ekonominë, me urdhër të përbashkët,
miratojnë pragjet e vëllimit të veprimtarisë, në bazë të të cilave lind detyrimi i regjistrimit si
tregtar. Tregtari, për detyrimet që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara, përgjigjet personalisht
me të gjithë pasurinë e të drejtat e tij të tashme dhe të ardhshme, përfshirë pasuritë e luajtshme e
të paluajtshme, pronësitë industriale e intelektuale, kreditë ndaj të tretëve e çdo të drejtë apo
pasuri tjetër, vlera e të cilave mund të shprehet në para. Tregtari e humbet statusin e tij kur
pushon ushtrimin e veprimtarisë ose kur është i detyruar ta pushojë atë”.Në nenin 3, pikat 1 dhe
3, të Ligjit nr. 9901/2008, i ndryshuar, lexohet: “Shoqëritë tregtare themelohen nga dy ose më
shumë persona fizikë dhe/ose juridikë, që bien dakord për arritjen e objektivave ekonomikë të
përbashkët, duke dhënë kontribute në shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e saj. …….
Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare mund të themelohen edhe vetëm
nga një person fizik dhe/ose juridik (shoqëritë me ortak apo aksionar të vetëm) … Shoqëritë
përgjigjen me të gjitha aktivet e tyre për detyrimet, që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara”.
Në nenin 7, të Ligj nr 110/2016 lexohet: “Procedura e falimentimit mund të fillojë ndaj çdo
debitori si person fizik ose juridik. 2. Procedura e falimentimit mund të fillojë edhe pas prishjes
së personit juridik që ende nuk është likuiduar. 3. Procedura e falimentimit nuk mund të fillojë
ndaj subjekteve publike, objekt i së drejtës administrative. Shoqëritë me kapital publik ose
shtetëror, të organizuara si person juridik privat, janë objekt i këtij ligji. 4. Ligji nuk zbatohet
për shoqëritë e sigurimit, bankat, fondet e pensioneve, fondet e investimeve të letrave me vlerë
dhe institucione të tjera që grumbullojnë depozita nga publiku ose institucione të tjera
financiare, për të cilat procedura e falimentimit rregullohet në një ligj të posaçëm. Ky ligj
zbatohet për institucionet jobankare, sipas parashikimeve të legjislacionit për bankat në
Republikën e Maqedonisë……..”
Nga sa vërehet në tre nenet e lartpërmëndur, fenomeni që bie në sy është fakti se për ligjin
shqipëtar, si personi fizik, ashtu dhe ai juridik janë subjekte që i nënshtrohen proçedurës
falimentare.Shprehimisht, në anën tjetër, ligji për falimentin ndalon kategorikisht hapjen e
proçedurës falimentare për subjekte të cilët janë të lidhur me sistemin bankar, në kuptim të nenit
7, pika 4, të Ligjit nr. 110/2016, ku proçedura falimentare specifike për ‘to është e rregulluar me
ligj të posaçem dhe me dinamika të ruajtjes së sistemit financiar të ndryshëm nga ai i sektorit të
parashikuar nga ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare në përgjithësi.Dilema juridike në lidhje
me aspektin interpretues të ngushtë civilist dhe, më pas, efektet juridike penale në rast
41
falimentimi të provokuar dhe derivateve normative të tjera të parashikuara në Kodin Penal,
mbetet në lidhje me tregtarët e vegjël.Për këta të fundit, ku vëllimi i aktivitetit të tyre është i
përcaktuar me Urdhër nga ministritë kompetente, dhe në bazë të interpretimit favorizues të
personave fizik që nuk kanë detyrim të regjistrohen me statusin “Tregtar”, automatikisht mendim
i kujt shkruan është që këto subjekte pa status efektiv të njohur nga ligji për tregtarët dhe
shoqëritë tregëtare të mund të përjashtohen nga proçedura falimentare.Sakaq, panvarsisht faktit
se në një interpretim të ngushtë të nenit 7, pika 1, të Ligjit nr. 110/2016 lexohet: “Procedura e
falimentimit mund të fillojë ndaj çdo debitori si person fizik ose juridik”, me një kombinimi
normativ midis nenit 2, pika 4, të Ligjit nr. 9901/2008, i ndryshuar, si edhe nenit 7, pika 1, të
Ligjit nr. 110/2016, mendohet që proçedura falimentare ndaj këtyre subjektëve, të cilët për vet
faktin se nuk marrin statusin “Tregtar”, edhe pse ushtrojnë veprimtari ekonomike, të mos jetë e
aplikueshme.Kjo edhe për arsye se në ligjin për falimentimin nuk gjëndet asnjë referencë
pasurore “çati” në lidhje me kërkesën për hapjen e proçedurës falimentare karshi subjektëve si
persona fizik, ashtu edhe persona juridik.Element tjetër i kombinuar midis ligjit për Falimentimin
dhe ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare është edhe përgjegjësia pasurore që subjektët si
fizik, ashtu dhe juridik kanë karshi kreditorëve të tyre në rast falimenti.
Në këtë prizëm, me interes është sa lexohet në nenin 2, pikat 6 dhe 7, të Ligjit nr. 9901/2008, i
ndryshuar: “Tregtari, për detyrimet që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara, përgjigjet
personalisht me të gjithë pasurinë e të drejtat e tij të tashme dhe të ardhshme, përfshirë pasuritë
e luajtshme e të paluajtshme, pronësitë industriale e intelektuale, kreditë ndaj të tretëve e çdo të
drejtë apo pasuri tjetër, vlera e të cilave mund të shprehet në para. Tregtari e humbet statusin e
tij kur pushon ushtrimin e veprimtarisë ose kur është i detyruar ta pushojë atë”.
Në këtë nen vihet re shprehimisht, se “Tregtari” përgjigjet karshi të tretëve me të gjithë pasurinë
e tij, qoftë kjo materiale e tashme e ardhme dhe me pasurinë jomateriale (pronësia industriale,
etj.), qoftë e luajtshme apo e paluajtshme edhe në rastet, kur “është i detyruar ta pushojë atë
(aktvitetin tregtar)”, me këtë të fundit, “detyrim” duhet të kuptohet falimenti.
Përsa i përket shoqërive tregtare, në nenin 3, pika 3, të Ligjit nr. 9901/2008, i
ndryshuar “Shoqëritë përgjigjen me të gjitha aktivet e tyre për detyrimet, që rrjedhin nga
veprimtaritë e ushtruara”. Në kombinim me ligjin për falimentin dhe specifikisht në lidhje me
nenin 14 të Ligjit nr. 110/2016, kur personi juridik (debitor – shoqëri tregtare) parashtron
kërkesën për hapjen e proçedurës së falimentimit, si pasojë e paaftësisë paguese ekzistuese, ose
42
për shkak të paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt, do të bazojë kërkesën e vet jo vetëm
mbi “aktivet”, që do të hynë në masën e falimentit dhe gjithshka tjetër e parashikuar në nenin 14,
por edhe (më problematikja në aspektin penal) me pasivet,30ga ku raporti përgjegjës karshi të
tretëve nuk do të jetë më vetëm në lidhje me “aktivet e shoqërisë për detyrimet”, por do të jetë
përgjegjëse edhe me pasivet.
Gjithashtu, në bazë të formës juridike të shoqërisë (sh.a., sh.p.k., sh. akom, etj), kjo e fundit do të
përgjigjet, në rastin e falimentimit në specifike, si me masën “aktive” shoqërore, ashtu edhe atë
personale të ortakëve, në rastet e parashikuara nga Ligji nr. 9901/2008 dhe Ligji nr. 110/2016
(neni 64). Nga ana penale, falimentimi është vepër penale personale,31ë kryhet nga “Tregtari”
apo Shoqëria Tregtare. Në këtë prizëm, falimentimi personal shihet në figurën e tregtarit dhe të
shoqrisë tregtare, në varësi të formave që kjo e fundit merr. Konkretisht, në rastin e shoqërive
tregtare përgjegjës për falimentinin janë të gjithë ortakët; kur kemi të bëjmë me shoqëri
kolektive, shoqëri aksionare dhe me shoqëritë komandite, në kuptim të Ligjit nr. 9901/2008, i
ndryshuar.
Përcaktimi normativ mbi falimentin nga ana penale jepet në nenin 193 të K.P., ku
lexohet: “Çuarja me dashje e personit juridik në gjëndjen e falimentit dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet”. Nga sa lexohet në këtë nen, elementi i parë objektiv është ai i
përcaktimit të falimentimit, pra çuarjen e personit juridik, që sa ësahtë përcaktuar në pikën 2
përfshin edhe personat fizik me status “Tregtar”, subjekte që marrin status juridik në gjeografinë
e sistemit ligjor.
Nga këtu mund të themi që, për të çuar drejt falimentit personin juridik (apo fizik), kryerja e
veprimeve apo mos veprimeve duhet të bierë ndesh me elementet e paracaktuara si në Ligjin nr.
9901/2008, i ndryshuar, ashtu edhe sa është përcaktuar në Ligjin nr. 110/2016.
Falimentimi është vepër penale në fushën ekonomike32ku barra bie mbi pasurinë e subjektit
juridik, përgjegjës aktiv për konfigurimin e veprës penale (krim).
Në mënyrë të thjeshtëzuar mund të themi që çuarja drejt falimentimit bëhet nga subjekti juridik
me qëllim “sulmin” ndaj pasurisë personale të shoqërisë apo personit fizik (Tregtar)33Ҫuarja në
gjëndjen e falimentimit, siç është e përcaktuar në nenin 193 K.P., ka një formulim të
30Mungesa e pasurisë në kuptim të nenit 20, të Ligjit nr. 110/2016
31Gjykata e Lartë Italiane – Cass. Civ. 5, 04.10.2006, n. 37038, koment Massimiliano, në Ced Cass., rev., 235023
32Delitalia, L’oggetto della tutela nel reato di bancarotta, në Studime Longhi, Romë, 1935, fq. 284
33Soana, I reati Fallimentari, Milano 2012, fq. 96
43
përgjithshëm ku më tepër se elemente penal, në të vërehen elemente administrativ të kryerjes së
formalizmave buorkratikë, të afta për të mbajtur të pa prekur në kontekst penal strukturën e
subjektit juridik.
E thënë ndryshe, subjekti juridik veprues tek kërkon hapjen e proçedurës falimentare në
respketim të kritereve të përcaktuara në nenin 14 të Ligjit nr. 110/2016, më parë kryen veprime
apo mos veprime, të cilat dëmtojnë aktivitetin e subjektit juridik karshi kreditorëve, duke
manipuluar me anë të instrumenteve juridik, si për shembull, nënshkrimin e kontratave të
shërbimi34me çmim më të ulët se sa është parashikuar nga tregu, ose modifikimin e bilanceve në
mënyrë që të rezultojnë më shumë debi sesa fitim.
Në rastin e kësaj tipologjie vepre penale është e shpeshtë edhe kryerja e veprave penale të tjera,
duke patur kështu bashkëpunim material midis veprash penale35Për shembull, zhdukje e
dokumenteve fiskale të vitit të tretë para se të shpallte falimentimin (bilanceve) me anë të
artificeve ligjore, ose falsifikimi i letrave me vlerë (184), duke u krijuar kreditorëve iluzionin se
subjekti juridik është në gjëndje ekonomike të pamundur për të shlyer detyrimet e veta (pra
çuarje me dashje ne falimentim).
Gjithsesi, në rastin e pasjes së bashkëpunimit material midis veprash penale duhet që subjekti
juridik të ketë nisur realizimin e tyre me aksione të ndryshe të tipizuara (pra, të parashikuara
shprehimisht nga Kodi Penal) dhe të ndara midis tyre si në profilin ontologjik, ashtu edhe
psikologjik dhe funksional. Element ndërlidhës i bashkëpunimit material të veprave penale duhet
të jetë ai “kohor”, ku çdo vepër të jetë kryer si qëllim në vetvete dhe, më pas, për efekt të kohës
t’i ketë shërbyer çuarjes drejt falimentimit.ga analiza e ndërlidhur multidisiplinore mund të themi
që hapësirat ligjore të koordinuara midis Ligjit nr. 9901/2008, i ndryshuar, Ligjit nr. 110/2016
dhe Kodit Penal, Kreu III, Seksioni IX, në pjesën penale duket të mos jenë të një fryme. Nga sa
është parashtruar mbetet fryt i interpretimit doktrinar të kombinuar, me qëllim përshtatjen dhe
dhënien e një këndvështrimi me koncpete penaliste problematikave të shumta, që e drejta
falimentare penale has në veçanti.
Si pasojë, e domosdoshme do të ishte ndërhyrja nga ana e ligjvënësit për të harmonizuar dhe
strukturuar në mënyrë më specifike dhe të detajuar në kuptishmërinë normative të të gjithë
Seksionin IX të Kreut III të Kodit Penal. Kjo ndërhyrje do të duhej si në aspektin përcaktues të
34Santoriello, Il nuovo diritto penale delle società, Torino 2000
35Gjykata e Lartë Italiane – Cass. Civ. 5, 22.06.2010, n. 30932, koment Poli, në Ced Cass., rev., 247970
44
kohëve që lidhen me parashkrimin e veprës penale në fushën falimentare, ashtu edhe në
identifikimin e rasteve konkrete dhe të tipizuara në Kod të aktivitetit efektiv që personat juridik
vënë në jetë në lidhje me proçedurën falimentuese penale.Riorganizimi është procesi që synon
fuqizimin e gjëndjes financiare dhe qëndrueshmërinë e biznesit të debitorit në mënyrë që të
mund të vazhdojë të operojë në vijimësi. Likuidimi është procesi i mbledhjes dhe shitjes së
aseteve të një debitori të paaftë të paguajë dhe me mbingarkesë borxhesh, në mënyrë që të
shpërndajë të ardhurat kreditorëve të saj. Likuidimi mund të përfshijë një shitje graduale të
aseteve të debitorit, apo shitjes së gjithckaje, ose shumicës së aseteve. Procedurat e riorganizimit
dhe likuidimit ndryshojnë në 3 mënyra kryesore: shkallën në të cilën ato lejojnë kreditorët e
siguruar të mbulojnë borxhin e tyre, gjasat që një biznes i vlefshëm do të vazhdojë vijimësinë e
operimit në treg pas procedurave të falimentimit dhe masës në të cilën adresohen shqetësimet e
kreditorëve të pasiguruar. Riorganizimi ka avantazhin e adresimit të shlyerjes së borxheve ndaj të
gjithë kreditorëve, të siguruar dhe të pasiguruar, si dhe lejon bizneset e qëndrueshme për të
vazhduar operimin në treg. Likuidimi gjithashtu adreson shqetësimet e të gjithë kreditorëve
kolektivisht, edhe pse bizneset mbyllen zakonisht pas përfundimit të procedurës. Sipas Doing
Business, reformat më të larta të rimëkëmbjes janë rregjistruar në ekonomitë ku riorganizimi
është procedura e falimentimit më e zakonshme.
Qeveria Italiane, ka ristrukturuar procedurat e falimentit duke i bërë ato më të aksesueshme dhe
fleksibël. Debitorët mund të përfitojnë nga një moratorium mbi veprimet e mbledhjes së
kreditorit për t’i lejuar kohë të mjaftueshme për të negociuar dhe për të zhvilluar një plan
ristrukturimi. Para këtij ndryshimi, debitorët që aplikonin për procedurat e ristrukturimit, duhej të
propozonin një plan riorganizimi në kohën e fillimit të procedurës së falimentit, e cila
dekurajonte shumë nga kërkuesit e ristrukturimit duke bërë që ata që të ndiqnin likuidimin si
procedurë, në vend të riorganizimit. Si rezultat i reformës, bizneset e qëndrueshme kanë një
shans më të mirë që vjen përmes ristrukturimit dhe vazhdimit të operimit në treg. Shtete të tjera
gjithashtu si: Kroacia, Ukraina apo Republika Çeke, kanë paraqitur ndryshime në sistemet e
falimentit, me qëllim lehtësimin, shkurtimin e kohës dhe rritjen e efikasitetit për shqyrtimin e
rasteve për riorganizim apo likuidim biznesesh. Konkretisht, Kroacia ka themeluar një procedurë
për zgjidhje paraprake me ndërmjetësim, ndërsa Ukraina lejon kreditorët të paraqesin
pretendimet e tyre edhe pas afateve të përcaktuara duke u dhënë kreditorëve të siguruar edhe të
drejtën e vetos për planet e propozuara të ristrukturimit.
45
Një ligj i ri falimentimi hyri në fuqi në vitin 2008 në Republikën Çeke, ku riorganizimi
deklarohet si metoda më e preferuar për zgjidhjen e falimentimit. Fokusi qëndron në procedura të
efektshme likuidimi dhe riorganizimi, duke vazhduar me rritjen e ndërgjegjësimit në shkolla për
cështjet e paaftësisë paguese të bizneseve duke u bërë subjekt i arsimit, përvec mbikëqyrjes më të
rreptë të procesit nga ana e qeverisë. Qeveria shqiptare, së fundmi ka kërkuar ndihmën e Bankës
Botërore për të lehtësuar procedurat e falimentit dhe riorganizimin e bizneseve në vështirësi
financiare. Por treguesi më problematik është se thuajse të gjitha bizneset në vështirësi financiare
përfundojnë në likuidim edhe në rastet kur mund të shpëtohen.
Karakteristikat e përbashkëta të reformave të falimentimit në 5 (pesë) vitet e fundit përfshijnë
miratimin e ligjeve të reja të falimentimit, duke eliminuar formalitetet, forcimin e afateve kohore
të procedurave të paaftësisë paguese dhe rregullimin e profesionit të administratorëve të
falimentimit. Kur një kuadër ligjor i dobët falimentimi nuk parashikon mekanizma efektiv
formalë edhe për zgjidhje jashtë-gjykatës, për të adresuar problemet financiare, më shumë
borxhe mbeten të pashlyera e më shumë kompani përkeqësohen, me humbje e me më pak asete
në dispozicion për kreditorët e tyre dhe më pak shanse për fitime ka. Një sistem falimenti që
lejon debitorët dhe kreditorët për të gjetur zgjidhje të shpejta, të lira, me procedura transparente,
mund të lehtësojnë kthimin e borxhit, të inkurajojnë kreditimin dhe të çojë në një normë më të
lartë të mbijetesës për bizneset e qëndrueshme.
Në përvojën e afërt të Maqedonisë është vënë re shpesh-herë, se proçedurat falimentare
ezaurohen ekskluzivisht në fushën civiliste, duke lënë hapësira të panumërta në kontekstin penal.
Sa kaq, në eksperiencën konkrete kjo ka sjellë edhe mungesë vendimesh penale që lidhen me
fushën e falimentit në të gjitha elementet interpretuese dhe, mbi të gjitha, një varfërim ndërlidhës
midis veprave penale të parashikuara në Kodin Penal të vitit 1995 dhe Ligjit për Falimentinin të
vitit 2016.Në këtë prizëm do të ishte e domosdoshme ndërhyrja e ligjvënësit në rishikimin e
nenve të Kodit Penal, më ekzaktësisht të neneve nga 193 deri në 196 të tij.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe me falimentim kuptohet “ mbyllja e tregtores, sipërmarrjes ose
bankës, etj, për shkak të pamundësisë së pagesës së borxheve ose për shkak të pamundësisë të
përballimit të shpenzimeve të prodhimit” .Subjektit të së drejtës që ushtrojnë veprimtari tregtare,
kur i shpallet falimentimi,;
– i ndalohet ushtrimi i punëve udhëheqëse,
– i ndalohet ushtrimi i Punëve drejtuese
46
përkatësisht administruese që kanë të bëjnë me veprimtarin e tij.
Projektligji parashikon zgjerimin e rrethit të entiteteve, të prekura nga falimentimi, përshirë:
personat natyrorë (si psh. individë, konsumatorë apo persona fizik tregtarë); persona juridikë (si
psh. persona juridik, privat dhe publik, fitimprurës dhe jo-fitimprurës); sikurse edhe njësi
vendore administrative. Në lidhje me rrethin e aktiviteteve me interes për publikun, projektligji
parashikon që këto entitete do t’i nënshtrohen rregullave të përgjithshme të falimentimit kur
falimentimi rregullohet nga ligje të veçanta, duke mbetur në këtë pikë brenda kuadrit të
parashikuar në ligjin ekzistues. Ndërsa projektligji parashikon që kjo rregullore prek entitete që
operojnë vetëm në interesin publik për aq kohë sa ata janë të liçencuar për të kryer aktivitete të
tilla. Paraqitet gjithashtu si risi në projektligj, që nëse ligje të veçanta që rregullojnë sektorin
publik apo strategjik nuk parashikojnë rregulla falimentimi, atëhere çdo subjekt sipas paragrafit
të parë të këtij neni ka të drejtë të kërkojë hapjen e proçedurave të falimentimit, vetëm pas
marrjes së lejes nga autoriteti përkatës rregullator. Gjithashtu, projektligji parashikon që si
anëtarë të komitetit të kreditorëve mund të emërohen gjithashtu njerëz që nuk janë kreditorë, por
përfaqësues të një autoriteti rregullator në raste kur debitori kryen aktivitete në sektorin e
interesit publik i cili kontrollohet prej tij. Lidhur me kompetencën e gjykatës, janë sqaruar fuqitë
vendimmarrëse dhe proçedurat e gjykatës, duke e bërë ndërhyrjen e gjykatës nëpërmjet
vendimeve apo urdhërave të saj më fleksibël dhe të shpejtë vetëm nëpërmjet konsultimeve të
bazuara në akte, pa pasur nevojën për një seancë të detyrueshme dëgjimore.
Sipas mendimit tim Koncepti i falimentimit (falimentimit) të personit juridik nuk është
thashetheme njohur për nëpunësit civilë, sipërmarrësit, profesionistët dhe studentët e
profesioneve ekonomike dhe ligjore. Dikush nga colliding me bileta termi shtudiruet para
provimit, dikush shkruan një kurs ose kërkimore letër. Në periudhën e mëvonshme dhe të
vështirë të jetës fenomeni gjenden në gjykata, organet e pushtetit, duke hyrë në komisione të
ndryshme ose - në të keqe - si pronar i kompanisë falimentuar. Më shumë detaje do të zbulojë
veçoritë e falimentimit (falimentimit) të personave juridikë. Nëse marrim parasysh termin në
formën e zakonshme, vlera e tij - e falimentimit. Situata të tilla lindin kur një kompani apo një
individ nuk mund të paguajnë detyrimet e tyre ndaj bankave, autoriteteve tatimore, furnizuesit
dhe kategoritë e tjera të kreditorëve. Megjithatë, nganjëherë në gjuhën e folur e quajtur një njeri i
falimentuar papunë që përfundoi jetesën e tyre. Karakteristikat e përgjithshme të falimentimit
(falimentimit) e entitetit dhe stereotipeve ligjor falimentimit kanë shumë të përbashkëta. Përtej
47
marrëdhënieve ekonomike dhe ligjore, kur një person nuk ka para apo jo mjaft prej tyre për të dal
nga borxhi, siç është thënë, ajo quhet falimentimit. aktet rregullative ligjore të japë më shumë
informacion. Mbi të - edhe më tej. Përfundimisht me vitin 2017 kemi rritje për 3.2 për qind të
firmave që kanë bankrotuar apo mbi 2500 firma kanë pushuar së funksionari gjatë vitit të kaluar.
Kështu rezulton Raporti për stabilitetin financiar në Maqedoni i Bankës Popullore të Maqedonisë
për vitin 2017, sipas të cilit, krahasuar me vitin 2016, vjet shkalla e bankrotimit të firmave u rrit
për 2.1 për qind, shkruan gazeta KOHA.36
“Në vitin 2017, shkalla e firmave që kanë bankrotuar gjatë këtij viti është rritur për 3.2 për qind,
ndërkaq në vitin 2016 kjo shkalle ishte 2.1 për qind. Subjektet ekonomike ekzistuese gjatë vitit
2017 shumë pak kanë pasur aktivitete punuese në tregun e Maqedonisë, gjë që ka çuar deri në
rritjen e numrit të subjekteve afariste që të hapin proces falimentimi, gjegjësisht 3.2 për qind nga
numri i përgjithshëm i subjekteve afariste të regjistruar në Regjistrin qendror kanë bankrotuar”,
thuhet në Raportin e BPM-së.37
Në ndërkohë, të dhënat e Regjistrit Qendror të Maqedonisë thonë se deri në fund të vitit 2017,
numri i përgjithshëm i personave juridik jo financiar ka qenë 111.307, ndërsa në vitin 2016, ky
numër ishte 113.978 apo 2. 671 firma më pak se viti paraprak. Ndërkaq, nga aspekti formalo-
juridik, do të thotë firmat ekzistuese, raporte vjetore financiare deri të Regjistri Qendror për vitin
2017 kanë dorëzuar vetëm 60 mijë firma. Arsyet se kemi kaq numër të firmave që mbyllen
brenda një viti, sipas ekspertëve ekonomik, në radhë të parë është kriza e gjatë politike disa
vjeçare që zotëroi në Maqedoni dhe e njëjta kontribuoi që shumë firma private të futen në
borxhet të mëdha dhe në pamundësi për të kthyer borxhet e vjetra, morën vendimin më të
dhimbshëm duke u vendosur drynin firmave të tyre. Profesori i ekonomisë pranë Kolegjit
Amerikan në Shkup, Marjan Petreski, shprehet se edhe përkundër rritjes së numrit të firmave që
kanë bankrotuar vitin e kaluar, kjo nuk paraqet sinjal serioz se në Maqedoni po përkeqësohen
kushtet për të bërë biznes të suksesshëm. “Megjithatë, nuk mund të anashkalojmë faktin se viti
2017 ishte një vit shumë i rëndë për të bërë biznes sidomos në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti.
Me formimin e Qeverisë së re në qershor të vitit 2017, segmenti i të bërit biznes filloi të
përmirësohet falë rritjes së optimizmit të firmave e jo si pasojë e zbatimit të masave reale nga
Qeveria aktuale”, thotë Petreski.38 Sipas Petreskit, i gjithë viti 2017 u mbyll nën ndikimin e
36 Gazeta “Koha” lajm Për një vit mbyllen 2500 kompani në Maqedoni, shpërndare me 6 shtator 2018, qasur me datë 27/11/2019.
37 Gazeta “Koha” lajm Për një vit mbyllen 2500 kompani në Maqedoni, shpërndare me 6 shtator 2018, qasur me datë 27/11/2019.
38 Gazeta “Koha” lajm Për një vit mbyllen 2500 kompani në Maqedoni, shpërndare me 6 shtator 2018, qasur me datë 27/11/2019.
48
krizës politike dhe pamundësisë që Qeveria aktuale të merr hapa konkrete të politikave
ekonomike.“E gjithë kjo u vërtetua me rritjen ekonomike prej 0 për qind në kuartalin e parë të
vitit 2017. Kështu që në këtë kontekst, nuk është për tu habitur që numri i firmave të bankrotuara
ka shënuar rritje. Mirëpo, ajo që është tepër brengosëse për momentin janë paralajmërimet e
Qeverisë aktuale për marrjen e masave restriktive të cilat gjenerojnë efekte negative për sektorin
biznesit, sidomos në sferat e tatimeve fiskale. Në qoftë se tatimi progresiv fillon të zbatohet nga
janari i vitit 2019, atëherë kjo do të thotë humbje e madhe për firmat vendore, pse jo dhe shumë
firma të marrin vendime që kapitalin e tyre ta dislokojnë në ndonjë shtet tjetër fqinjë”, thotë
Petreski.
Analisti ekonomik Fatmir Bytyqi thotë për KOHA se shkalla e rritjes së firmave të bankrotuara
prej 3.2 për qind gjatë vitit të kaluar nuk është dhe aq e vogël kur kemi parasysh se Maqedonia
është shtet i vogël dhe se nuk ka dilema se kondicioni i firmave në Maqedoni nuk është dhe aq i
mirë, porse mirë do të ishte të zbulohen arsyet se pse rritet numri i firmave që bankrotojnë
brenda një viti.“Duhet të dihet mirë se shkalla e rritjes ë firmave që bankrotojnë janë për shkak të
vendosjes së taksave të reja fiskale nga ana e shtetit. Nëse kjo është arsyeja e vetme, atëherë kjo
nuk është dhe aq tragjike. Mirëpo nëse bankroti është shpallur për shkak të gjendjes së rëndë
financiare, atëherë kemi një situatë shumë të keqe. Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira
për të bërë biznes për shkak të gjitha gjërave që ndodhën gjatë 10 viteve të fundit. Patëm një
ekonomi të stagnuar, e cila në mënyre direkte ndikoi në mos funksionim të rregullt të firmave.Të
shpresojmë se gjatë gjysmë vjetorit të dytë të këtij viti, të kemi rezultate të mira sa i përket
aktivitete punuese të firmave dhe se kjo të parandalonte që shumë firma që janë në gjendje të
rëndë financiare, të mos marrin vendime për bankrot”, thotë Bytyqi.39 Kohët e fundit, një rritje e
konsiderueshme e numrit të rasteve në gjykata në lidhje me falimentimin. Disa ndërmarrjeve dhe
qytetarët janë me të vërtetë në një gjendje shumë të vështirë dhe për këtë arsye ata janë duke
marrë këtë hap. Personat e tjerë të nisur procedurat e falimentimit të ‘sanitize’ e tyre të biznesit.
Si rezultat, ata shkruajnë jashtë pothuajse të gjitha fajet e tyre. Ndërkohë, kontrollin e strukturave
të tregojnë interes në rritje në këto çështje. Legjislacioni ofron disa organizative dhe ligjore të
llojeve të ndërmarrjes.Kjo formë është konsideruar nga shumë themeluesit si më e përshtatshme,
pasi që ata besojnë se të gjitha risqet janë kufizuar me madhësinë e kapitalit aksioner.
Megjithatë, në rast të njohjes së falimentimit të firmës, kjo nuk është gjithmonë rasti. Në çdo
39 Gazeta “Koha” lajm Për një vit mbyllen 2500 kompani në Maqedoni, shpërndare me 6 shtator 2018, qasur me datë 27/11/2019.
49
organizatë, nuk janë subjekte që mund të jetë i ngarkuar subjektit të ri me përgjegjësi në
falimentim. Ata janë individuale ekzekutive të strukturave të patundur që të ketë autoritet të
nxjerrë udhëzime të detyrueshme. Këto organe janë klasifikuar si ‘kontrolluar. Për ta, nuk është
një prezumimi i fajit. Në qoftë se ka disa të tillë të subjekteve, subjektit të ri përgjegjësia për të
falimentimit të personit juridik shtrihet për ato në solidaritet. Subjektit të ri me përgjegjësi në
falimentim do të thotë ‘shtesë’. Ajo është caktuar për tema të caktuara, në qoftë se kompania
është pronë është e pamjaftueshme për të përmbushur të gjitha kërkesat. Subjektit të ri
përgjegjësi në falimentimi i debitorit përfshin grumbullimin në formë personale e vlerave
materiale e themeluesve, menaxherë, etj.
3.2 Fushëveprimi i Ligjit
Në këtë pjëse të punimit do të flasim për fushëveprimet e ligjeve të falimentimit në Republikën e
Maqedonisë së Veriut, në Kosovë dhe Shqipëri. Fushëveprimi i ligjit në Maqedoni është
realizuar nëpërmjet tre ligjeve:
1. Ligji për falimentim prej 199740
2. Ligji për falimentim prej 200641 me ndryshime dhe plotësime te shpallur me fletën
zyrtare të R.M. nr 126/2006, 84/2007, 47/2011, 79/2013, 164/2013, 29/2014, 98/2015
dhe 192/2015
3. Ligji për barazim të dhunshëm, falimentim ose likuidim.42
Çdo ndërmarrje mund të bëhet likuidimin. Kjo është për shkak të rrethana të ndryshme. Për
shembull, kjo situatë mund të jetë shkaktuar nga pasaktë vendimet e menaxhmentit, fshehja e
qëllimshme e shlyerjes së detyrimeve, etj. Themeluesit dhe menaxhimit duhet të kuptojnë se në
raste të tilla nuk mund të ndodhin në të subjektit të ri me përgjegjësi. Në falimentimin shpesh
ndodh që kompania e pronës nuk është e mjaftueshme. Kjo është gjithashtu e kushtëzuar nga
rrethana të ndryshme. Megjithatë, ata nuk do të jenë të rëndësishme në përmbushjen e
pretendimeve të kreditorëve. Subjektit të ri me përgjegjësi në të falimentimit është mundësia e
mbledhjes së jashtëzakonshme të shumë prej një nga shtesë subjektet, nëse kryesore askush nuk
është në gjendje për të kënaqur të kreditorëve pretendimet e të pavarur. Siç është e qartë nga sa
më sipër, ato përfshijnë themeluesit dhe udhëheqësit. Ajo është mbi ta, e para, pas të
40 Shpallur në F.zyrtare të R.M. nr. 34/06
41 Shpallur në F.zyrtare të R.M. nr. 34/06
42 Shpallur në F. Zyrtare të R.M. nr 84/89
50
menjëhershëm debitorit, përgjegjësi shtesë i është besuar. Ligji për falimentimin zë një pozicion
të veçantë në ligjet e një shteti. Nga njëra anë, ai nuk mund të jetë një kod gjithëpërfshirës që
trajton të gjitha çështjet materiale që lindin në procedurat e falimentimit. Ai duhet të veprojë në
kontekstin e ligjit civil dhe tregtar në përgjithësi, sipas të cilëve krijohen dhe rregullohen të
drejtat pasurore dhe kontraktore. Nga nevoja, ai duhet të njohë dhe trajtojë të drejtat pasurore dhe
kontraktore të personave të tjerë që kanë marrëdhënie ligjore me debitorin në gjendje paaftësie
paguese ose që kanë marrë pasuri prej tij/saj.
Ai, gjithashtu, duhet të njohë preferenca dhe prioritete të veçanta që vendos ligji i përgjithshëm
mbi të gjitha procedurat për shlyerjen e borxhit. Raste të veçantë të këtyre tipareve të Ligjit për
Falimentimin renditen në paragrafët e mëposhtëm. Ky ligj është i zbatueshëm ndaj të gjitha
Shoqërive Tregtare të rregulluara me Ligjin për Shoqëritë Tregtare ose me një ligj pasardhës.N
ga një vlerësim i legjislacionit aktual mbi falimentin, krahasuar me ligje të tjera të brendshme
dhe me legjislacionet e huaja, që trajtojnë këtë fushë, ekspertët konsiderojnë se pozitat e debitorit
në një procedurë falimenti, janë në një gjendje diskriminuese, kjo për shkak se fryma, që ligji
ekzistues përcjell, është e orientuar drejt zbatimit të procedurave të likuidimit, duke mos i lënë
hapësirën e duhur biznesit për të shfrytëzuar mundësinë tjetër të njohur nga ligji, atë të
riorganizimit, që si qëllim kryesor ka ruajtjen e aktivitetit.Kjo ndodh pasi dispozitat e ligjit
ekzistues fokusohen më tepër në sqarimin e dispozitave që parashikojnë likuidimin e një biznesi,
duke lënë të paqartë procesin e riorganizimit të një biznesi.Sipas tyre, ligji aktual nuk përcakton
saktë se për çfarë mund të aplikohet në fazën fillestare të nisjes së procedurave të falimentit.Pra,
nuk përcakton mundësi alternative nëse një procedurë aplikimi mund të jetë për ndjekjen e
procedurës së likuidimit, të riorganizimit, apo për ristrukturim borxhi me të ardhura të
rregullta.Ndërkohë që legjislacioni ynë paraqet këtë mangësi, legjislacionet e vendeve më të
zhvilluara i kushtojnë rëndësi detajimit, që prej fillimit të aplikimit për procedurë falimenti, duke
e sqaruar atë që në momentin e aplikimit, çka i orienton më shpejt dhe saktë palët se cilat do të
jenë hapat e mëtejshëm në realizimin e procedurës.Legjislacioni aktual nuk i sanksionon saktë
detyrat dhe përgjegjësitë e administratorit të falimentit, apo detyrat e mbikëqyrjes në një
procedurë falimenti.Ekspertët thonë se duke mos u specifikuar qartë detyrat e administratorit,
ekziston rreziku: i shpërbërjes së masës së falimentit, i dështimit të të gjithë procesit, i shmang
nga përgjegjësia ligjore.Ligji aktual sanksionon në mënyrë të përgjithshme se çfarë është masa e
falimentit,por nuk përcakton konkretisht sendet dhe pasuritë që përfshihendhe deri ku shtrihet
51
masa e falimentit.Nga zbatimi në praktikë është konstatuar mosrealizimi i një procedure, për
shkak të keqinterpretimeve nga gjykata të ndryshme në forma të ndryshme, se çfarë do të quhet
masë apo pasuri e debitorit e cila i nënshtrohet një procedurefalimenti.Ata thonë se ka mangësi
në përcaktimin e qartë të të drejtave dhe detyrimeve që kanë palët: në një proces likuidimi,
riorganizimi,apo ristrukturimi borxhi.Nga evidentimi në zbatim të procedurave në praktikë është
konstatuar zbatim i gabuar i detyrave që ka secili në procedurë.
Ekspertët thonë gjithashtu senuk parashikohet asgjë në lidhje me mashtrimet në procesin e
falimentit, ndërkohë që legjislacionet e vendeve të zhvilluarai kanë të përcaktuara:llojet e
mashtrimeve në faliment,si dhe masën dhe mënyrat e vendosjes së sanksioneve penale apo
administrative në rast të konstatimit të tyre.Ligji aktual kufizon mënyrën e funksionimit dhe
përgjegjësitë e organit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit, duke sqaruar rolin dhe
përgjegjësitë e këtij organi vetëm në 7 nene të këtij ligji.Ai kufizohet kryesisht në të drejtën e
këtij organi, për licencimin e subjekteve:që mund të ushtrojnë detyrën e Administratorit të
Falimentit,kontrollin e veprimtarisë së tyredhe analizat statistikore mbi ecurinë e këtyre
procedurave.
3.3 Çështje të juridiksionit
Në këtë punim do të përshkruhe në mënyre të detajuar veçoritë e Ligjit për Falimentimin në
lidhje me efektet e tyre tek pjesëmarrësit e ndryshëm në fazën e paraqitjes së kërkesës për hapjen
e procedurës së falimentimit dhe administrimin e një procedurë falimentimi, përfshirë shlyerjen e
detyrimeve të një debitori duke likuiduar masën e falimentimit. Objektivi kryesor i kësaj pjese të
Manualit është që të shpjegojë rolin e secilit prej pjesëmarrësve, si dhe të drejtat e detyrimet e tij
sipas Ligjit për Falimentimin.Ekzistojnë pikëpamje të ndryshme mbi efektet e problemeve
organizative që kalojnë kompanitë në prag të falimentit. Literatura organizative ndahet në dy
shkolla mendimi, të cilat e shohin rënien e organizatës si faktor nxitës për adapatimin dhe
inovacionin e kompanisë apo në të kundërt, si një faktor frenues të zhvillimit organizativ
(McKinley, Latham et al. 2013).
Duke u shkëputur nga pikëpamja organizative, falimentimi ka qenë objekt i fushave të ndryshme
të kërkimit. Altman (1997) është një nga studiesit e parë që mundohet të krijoj një metrikë
matëse të riskut të falimentimit, për të parashikuar efektin e vorbullës financiare në vijim.
Studiuesit e analizave financiare të falimentimit, janë përqëndruar në zhvillimin e indekseve
lajmërues të riskut të falimentimit duke u nisur gjithmonë nga një pikëpamje negative e
52
falimentit dhe për të ndezur të gjithë stimujt organizativë rigjenerues të situatës (Lee, Hart et al.
1996, Hillegeist, Keating et al. 2004, Ooghe and Prijcker 2008, Platt and Platt 2012, Robinson,
Robinson et al. 2012, Tsai and Hsu 2013).
Rezultatet e këtyre studimeve tregojnë sesi modelet e qeverisjes ndikojnë ndjeshëm në ecurinë e
kompanive pre dhe post falimentit. Në fakt, mirë-qeverisja e kompanive ndikon jo vetëm në
uljen e rasteve të regjistrimit për falimentim, por edhe në zgjerimin e rasteve të cilat aplikojnë
për rioganizim dhe jo likuidim (Daily and Dalton 1994, Parker, Peters et al. 2002) dhe
(Davidson, Worrell et al. 1993, Latham and Braun 2008, Chen and Hambrick 2012, Leverty and
Grace 2012). Disa studiues janë përqëndruar në faktorë të tjerë, të cilët ndikojnë mbi riskun e
falimentit të kompanive, duke e parë nga një pikëpamje qeverisjeje (Daily and Dalton 1994,
Gales and Kesner 1994, Daily 1996, Daily, Dalton et al. 2003, Fich and Slezak 2007). Studiues
të tjerë i lidhin arsyet dhe efektet e falimentimit më shumë me menaxhimin e kompanive.
Ndryshimi i CEO (Davidson, Worrell et al. 1993, Chen and Hambrick 2012), risku i
menaxherëve në momentet e krizës (Latham and Braun 2008), aftësitë e stafit menaxherial
(Leverty and Grace 2012) janë faktor determinues në hyrjen, përballjen dhe dalje nga kriza
organizative.
Gjithashtu, vëmendja e menaxhimit kundrejt krizës dhe përballja objektive me faktet e
ndryshimeve negative organizative është një temë e analizuar gjërësisht në literaturën strategjike
(D'Aveni 1989, D'Aveni 1990, Barker and Barr 2002, Lohrke, Bedeian et al. 2004). Menaxhimi i
vëmendshëm kundrejt situatave të krizës dëshmon një proaktivitet strategjik që shtyn në
shumicën e rasteve adoptimin e strategjive riorganizative, duke shfrytëzuar falimentimin si
mënyrë për të dalë nga kriza (Lohrke, Bedeian et al. 2004). Një sistem i mirë falimenti
diferencon kompanitë që janë në vështirësi financiare, por ekonomikisht të shëndetshme
krahasuar me kompanitë inefiçente që mund të likudohen. Shumë reforma të kohëve të fundit të
ligjeve mbi falimentin kanë për qëllim dhënien e ndihmesës së këtyre bizneseve për të mbijetuar,
pasi një aspekt kyç i një sistemi efikas të falimentimit është aftësia e tij për të nxitur
riorganizimin e firmave të shëndetshme dhe likuidimin e atyre të paqëndrueshme. Kjo kërkon një
ekuilibër delikat.
Neni 1 i Ligjit për Falimentim43 rregullon qëllimet dhe kushtet për hapjen e procedurës së
falimentimit, organet e procedurës së falimentimit, administrimi dhe dispozicion me pronën e
43 Ligji për Falimentim i RM-së Neni 69, 71
53
hyrë në masën e falimentimit. Procedura e falimentimit ka për qëllim përmbushjen kolektive të
kreditorëve të debitorit të falimentimit (në tekstin e mëtejmë: debitori) me shndërrimin në para të
pronës së debitorit dhe shpërndarjen e mjeteve të realizuara (të ardhurat) të kreditorëve ose në
lidhjen e marrëveshjes së veçantë për barazim të kërkesave të përcaktuara me planin për riorganizim
që është drejtuar drejt mbajtjes së mëtejmë të përfshirjes