Operatorët turistik Një pjesë e madhe e turave të verës mund të eksplorohen në www.kosovoguide.com. Këto kryesisht ofrohen nga opera- torë të mbrendshëm dhe nga shumë agjenci tjera nëpër Kosovë. Për më shumë informata drejtohuni tek të posht- shenuarit: KosovoGuide, Prishtinë, Tel +381 (0) 38 544 299; Mob +386 (0) 49 115 803; [email protected]; www.kosovoguide.com Intours & Travel, Prishtinë, Tel/Fax: + 381 (0) 38 552 103; Mob: +377 (0) 44 938 708; [email protected]; www.intoursandtravel.com Fibula Travel, Prishtinë, Tel +381 (0) 38 24 25 26; Mob +377 (0) 44 111 071; info@fibula-ks.com, www@fibula-ks.com Sharr Travel, Prishtinë, Tel: + 381 (0) 38 610 016; Mob: +377 (0) 44 148 228; [email protected]; www.sharrtravel.com Veneta Travel, Prishtinë, Tel: +381 (0) 38 610 701; Mob: +377 44 141 282; [email protected]; [email protected] Vector Travel, Prizren, Tel: +381 (0) 29 242 804; Mob +377 (0) 44 119 284; [email protected]; www.vectortours.com Rugova Experience, Pejë, Tel +381 (0) 39432352; Mob +377 (0) 4413773, +386 (0) 49685793; [email protected]; www.rugovaexperience.org Qendra e Informacionit Turistik Rahovec Për detaje të Rahovecit dhe regjionit, qasuni në www.tourismrahovec.com apo kontaktoni direkt me telefon: +386 43 752657 www.rahovectourism.com Qendra e Informacionit Turistik Rahovec Adresa: Rr. Xhevat Kasapi - Rahovec Qendër, Park Hotel Plaza Tel: +386 43 752657 E-mail: [email protected] www.tourismrahovec.com PRISHTINË RAHOVEC Qendra e Informa Rahovec PRISHTINË RAHOVEC REGJIONI I VERËS RAH OV E C Rahoveci I ngulitur mu në qendër të Kosovës, Rahoveci është ndër vendet më të përshtatshme të tërë regjionit, ku edhe humbja e kohës ka vlerën e vet... Plot legjenda dhe mite të lashta që presin të zbulohen, pejsazhe mahnitëse, vreshta të pafund, vera cilësore për t’i shijuar dhe sidomos vendasit që mezi presin t’ia shpalosin secilit vizitor xhevahirët e fshehur të qytetit. Me garancë, do t¨ktheheni në shtëpi me kujtime që do t’Ju zgjasin për tërë jetën. Njerëzit dhe kultura Kultura e Rahovecit mund të përcillet me mijëvjeçarë mbrapa, e formësuar me kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës qysh nga kohët romake. Secili rahovecian gurgullon me pasion për muzikë, art, e natyrisht edhe muhabet, dhe sapo bëhen bashkë më shumë se dy vetë duke shijuar verë dhe raki, hapet rruga që të mblidhen më shumë dashamirë dhe ndeja të bëhet aheng i vërtetë. Mbërritja në Rahovec I vendosur në një pozitë tejet strategjike, qasja në qytet është krejtësisht e lehtë nga të gjitha drejtimet. Rahoveci ka katër hyrje kryesore: nga kryeqyteti Prishtina (60km-90minuta me linjat e rregullta të autobusëve), nga qyteti historik i Prizrenit (28km –40minuta), nga qyteti me traditë, Gjakova (22km – 30minuta) si dhe nga Theranda (20km -30minuta). Aerporti ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari” është vetëm 50km –60minuta larg. Pikat për t’i vizituar Sahat Kulla: ndërtesa daton nga shekulli 13 (1206), dhe duket të ketë qenë fortifikatë e vogël, që është rindërtuar në vitin1791. Sot ka vetëm funksionin e sahat kullës së qytetit. Teqja - e Sheh Sylejmanit, është një monument që rrezaton lashtësinë e qytetit, si një muze i gjetjeve arkeologjike. Bodrumi Stone Castle, më i madhi në Ballkan ruan përmbi 50 milion litra verë në ambientet e veta nëntokësore dhe është pronar i rreth 30% të vreshtave të Rahovecit. Bodrumi i Vjetër, është bodrumi më i vjetër industrial (1953) dhe gjendet në qendër të qytetit. Prodhon një varietet të gjerë të verave që ruhen në fuçi të mëdha, nga të cilat edhe mund të shijohen verat. Veraria e Familjes Daka, prodhon verë dhe raki me një traditë prej dekadash, me krenari mbajnë portretin e t’atit në etiketat e prodhimeve të tyre. Janë shembull i mikëpritjes dhe mbase prodhuesi më i vizituar i qytetit. Hoça e Madhe/Velika Hoça, është njëri nga katundet më interesante të komunës së Rahovecit. Hoça është e njohur si për prodhimin e verës ashtu edhe për një koleksion të madh të kishave dhe monumenteve kishtare mesjetare të shekullit 12 e 14. Manastiri i Shën Gjonit (Sv. Jovan) vazhdon traditën e prodhimit të verës edhe sot e kësaj dite. Kanjoni i Drinit: Drini i bardhë ka një rrjedhë prej rreth 122km nëpër Kosovë. Drini mbledh ujërat e katër lumenjve kryesor të jugut që nga Lumbardhi i Pejës, i Deçanit, dhe i Prizrenit si dhe nga Ereniku i Gjakovës. Ura e Fshejt, është ndërtuar në shekullin 18, por mbështillet nga legjenda atavike e tre vëllezërve, që ndërtojnë ditën dhe ura u prishet natën. Shëtitje me degustim verash: Ushqim dhe Verë të Rahovecit, nga KosovoGuide.com Informatat kyçe: Kohëzgjatja: 1-2 Ditë Madhësia e grupit: 10-15 persona Destinacionet: Kosovë, Rahovec Kategoria e specialiteteve: Ushqim dhe Verë, Shtegtim kulturor Stina: Gusht-Tetor Mundësia për përshtatje: PO Verat e zgjedhura: Cabernet Sauvignon, Merlot, Pinot Noire, Vranç, Game, Verë e kuqe kosovare, Chardonnay, Riesling Italian, Riesling Rhine, Verë roze, dhe Semignon. Gjithashtu edhe verak dhe raki rrushi. Rahoveci, qyteti simpatik në qendër të Kosovës, shpalos një pejsazh të pasur kulinar. Shumë i ngjashëm me fqinjtë ballkanik dhe mesdhetar, Rahoveci ofron ushqim tejet të shijshëm, verë cilësore dhe traditë të ruajtur me shekuj, madje edhe nga kohët romake. Në këtë qytet të vogël mund të shijohen reçeta familjare me produkte të freskëta të servuara me dashuri. Itinerari i vizitës: Fillon me transferin nga akomodimi i përzgjedhur “Hoteli Çarshia e Jupave” në Gjakovë duke vazhduar drejtë për Rahovec. Kohëzgjatja e rrugës nga aeroporti është përafërsisht 60-90 minuta. Mysafirët do të shijojnë vaietete të ndryshme të verave të bardha dhe atyre të kuqe qysh para uljes në hapësirën e degustimit në mbrendësi të bodrumit më të madh në Europën Juglindore, që gjendet në verarinë “Stone Castle” . Aty, do të mirëpriten nga udhërrëfyesi jonë. Do të vazhdojmë drejtë qytetit dhe të ndalemi në Qendrën e Informacionit Turistik në Hotelin Park Plaza (mbrenda të cilit gjendet zyrja). Pastaj vazhdojmë në këmbë rrugëve të qytetit të vjetër deri te Teqja e Sheh Sylejmanit e shek. 18 , te Xhamia e Çarshisë dhe Kulla Isha ku ka kaluar fëmijërinë Bilbili i Kosovës Nexhmije Pagarusha. Vazhdojmë te Sahat Kulla e shekullit 13 dhe te Kisha Ortodokse në lagjen Serbe . Vazhdojmë shtegtimin në pjesën e vjetët të qytetit përpjetë kodrës, ku do të na shpaloset një pamje impozante e vreshtave rretherrotull qytetit. Më pas do të ndalemi për drekë te Familja Daka e cila tashmë ka një traditë prej disa dekadash të kultivimit të vreshtave. Pas drekës vazhdojmë shtegtimin te bodrumi më i vjetër në regjion, “Bodrumi i Vjetër” me pamje të një kështjelle të vjetër të rindërtuar që gjendet në qendër të qytetit. Shtegtimi mëpas vazhdon për Hoçë të Madhe, një fshat i banuar me serbë, me traditë shekullore të prodhimit të verës dhe me pejsazh të jashtë- zakonshëm dhe me disa monumente kishtare mesjetare. Vera e Hoçës dikur mbërrinte deri te kryeqytetet kryesore të Europës. Mysafirët që kanë dëshirë të shijojnë më shumë nga Rahoveci dhe regjioni mund të kontaktojnë Qendrën e Informacionit Turistik për të marrë vesh për ofertat Wine & Bike, Wine & Hike si dhe për ofertat tjera rreth e rrotull Kosovës. ” . ë d j 1 ë nda 12 , i ë B 1 V hd 13 sovë i 9 hat K e . 8 ndër , n 13 qytet a ë 3 ” m d 2 REGJIONI I VERËS REGJIONI I VERËS