[Type text] Albania GazetaFalenderime per sponsoratPunoi dhe redaktoi: Sabrina Begaj Muaji Shkurt, Botimi I Pare Te rejat nga teknologjiafq 17 Falenderime per sponsorat Festimet e 100-vjetorit ne shkollen “Faik Konica” fq 4Si ka ndryshuar leku deri me sot fq 9Johnny Depp qe nuk njihni fq 11Si ka ndryshuar leku deri me sot fq 151 24 Krijimet e nxenesve per 100 vjetorin e pavaresise fq 8 Në njëqint vjet, në vafshin si vemi, do të jemi aq poshtë sa dhe sot.fq 3 Shkrimi I Faik Konices 100 vjet me pare ne Gazet en Albania me 24 nentor 1912. Fq 5
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Faik Konica nje njeri shume i mencur dhe i zoti, i cili donte ndryshimin e Shqiperise, duket
se ka parashikuar dhe 100 vjetet me pas.
“Duké parë dhé duké dëgjhuar, bota mësojnë ment dhé ndërtohén. Ne Shqipëtarët s’marim dot mësimé; malét të
tundén dhé të rrëkëléhén, né nuk këmbéjmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në ňjëqint vjét, në
vafshin si vémi, do të jémi aqë poshtë sa dhé sot.Gréqia u-rrëkëllyé dhé u-shua për jétë: ne, né vent që të marrim
mësimé, dhé duké kërkuar shkakét é rrëkëllimit të Gréqisë, të hapim sytë mos na ngjase dhé né një shojtjé é
përjetshme, bëjmë ato që humbën grekun.Shqipëria është një vent i mjérë dhé i érrët, pa bukë, pa gjuhë, pa
qytétari, pa njérëz të shquar, pa njérëz që njohin të mirën dhé përpiqén t’a arrijnë. O është detyra é atyré të
pakëvé Shqipëtarë që kanë në kokë ca fara, dhé në zembërë një cikë dashuri për mëmëdhénë?
Detyra é tyré është të përpiqen të këndohét dhé të shkruhét gjuha shqip, të hapén ca shkolla, të shëndoshét dhé
të rritét mendimi kombiar, të çahén dhé udhëra të mira édhé të shumta nëpër tërë Shqipëri që të ngjallét trégëtia
dhe bujqësia të cilat janë të ngordhura në dhé tonë. Po këto punëra s’bëhén pa vojtjé; duhet, për ti mbaruar, ňjë
durim, ňjë mjeshtri qe ‘mëmëdhetarët é vërtétë’ s’janë të zotërit t’i kénë. Andaj, ç’bëjnë? Bëjnë ňjë punë shumë
më të léhtë: politikë.Të lëshojë Turqinë ňjériu dhe të dalë jashtë kufisë, të shkruajë ditë për ditë mémoranda, të
këndoňjë gazétat, të lëvdoňjë Shqipërinë përpara të huajvé, é të tjéra, janë lodra për të cilat s’duhét as dituri é
madhé as mundim i shumë. Pa të përpiqét ňjériu të ngulë nat’é ditë, mé ç’do mënyrë, mendimin kombiar në trutë Shqipëtarëvé ndofta është ca m’é rëndë. Të vésh t’u thuash ‘mëmëdhetarévé të vërtétë’ éjani të punojmë për
gjuhën shqip dhé për mendimin kombiar, do të lodhésh kot: Ata s’duan mundimé, po lodra, duan si Grékërit të
vénë nëpër kaféra, dhe, me fjalë për të qéshur, të këmbejnë kartën e Ballkanikut. Ashtu bënin Grékërit, andaj u-
shuan. Po, sič é thamë, s’jemi të zotërit të héqim mësimé nga vojtjet é botës. Në vent që të vémi të rrëmihim
kopshten dhé të mbjéllim, na është me udob të bëjmë gati shportat për të mblédhur pémë që s’kanë zen’ as
rrëëňjë. Atyrévé cilëvé u pëlqén, le t’i vénë politikës pas; kémi shprésë që do të bëjnë punëra të mbëdha. Po
Shqipëtarët e riňj, në shpirt të cilëvé zjen dashuria é mëmëdhéut, ditë për ditë po mblidhén rréth é rrotull flamurit
tonë, dhé lëftojnë né atë luftën é mirë dhé pa gjak nga é cila do të dalë i fortë dhé i math Kombi Shqipëtar.”
A duket se kete shkrim I te madhit Faik Konica, eshte ne fuqi akoma edhe pas 100 vjetesh? Te luftojme pr ate
gjithe se bashku me aq sa kemi mundesi. Sic tha dhe vete Faik Konica, nuk duhet te rrime neper kafe e kembe mbi
kembe. Por ti rrisim rendesine gjuhes sone shqipe, te e kendohet gjuha shqipe, te hapen shkolle, te shendoshet
dhe te rritet mendimi kombetar. Te hapen rruge te reja, qe shteti yne te zhvillohet ekonomia.
Nostradamusit” eshte “Centurieset propheties” (1555) sepse
permban 10 kapituj me nga 100
vargje secili
“Komedia Hyjnore” e shkruar
nga Dante Aligeri eshte e bere
nga tre pjese: Ferri, Purgatori dhe
Parajsa dhe secila prej tyre eshte
e perbere nga 33 kenge ne total
99 kenge plus nje kenge hyrjese
= 100 kenge.
100 edhe ne Kine!
Nga nje studim i vitit 1987 u zbulua se 100 ishin mbiemrat me te
perhapur ne Kine. 85% e popullsise kishte nje te tille. Ne vitin
1990, mbiemri me i perhapur ishte LI. Ate e mbanin mbi 100
milion persona: me shume se popullsia e Gjermanise apo Italise.
“Veza 100 vjecare” ne Kine eshte nje metode tradicionale per te
konservuar vezen, nje specialitet i guzhines Kineze. Sipas kesaj
tradite, vezet e pates duhet te lihen te fermentohen afersisht tre
muaj, ne nje perzjerje me uje kripe karbon dhe oksid kalciumi.
Fermentimi ben te mundur qe e bardha e vezes te kthehet ne nje
mase xhelatinoze, ndersa e verdha e vezes merr nje ngjyre
jeshile.
Traditat nuk ndalojne kurre se cudituri. Ti mund ti vendosesh
emrin nje kelyshi te vogel panda vetem pasi ai te ket bere 100
dite e jo me pare.
Alfred Ibrahimi
Administrator I Shoqerise “Ed-Konstruksion”
Shoqeria “Ed-konstruksion” Shpk, eshte shoqeri me pergjegjesi te kufizuar e themeluar ne vitin 2004.
Veprimtaria e shoqerise eshte e perqendruar ne fushen e ndertimeve, rikonstruksioneve te objekteve
industriale dhe civile. Gjate viteve te veprimtarise se saj Shoqeria “Ed-konstruksion” Shpk ka realizuar shume
objekte civile(pallate, vila) si edhe objekte sociale(rruge, shkolla, diga, azile pleqesh) te nje cilesie te larte.
Cfare menduat te beheshit ne moshen e adoleshences dhe a e realizuat kete gje?
Ne moshen e adoleshences(gjate gjimnazit) deshiroja te behesha matematikan ose inxhinier pasi me pelqente
matematika dhe fizika, ndersa prinderit deshironin qe te behesha doktor…….
Cfare ju shtyu te vazhdonit kete profesion?
Sot profesioni im eshte zhvillues( investitor ne fushen e ndertimit) dhe jam menaxher i nje kompanie
ndertimi. Kete profesion e zgjodha si pershtatje ndaj kushteve te reja qe solli zhvillimi ekonomik i kesaj
industrie ne vendin tone si edhe i kerkeses sime per te pasur me shume te ardhura. Duke pasur parasysh edhe
normen e fitimit qe ishte shume e larte ne raport me industri te tjera, dhe mundesite qe ofronte tregu
Shqiptar.
Cilat kane qene hapat per fillimin e karieres?
Ne fillim hapa nje dyqan te vogel dhe merresha me tregtim kondicioneresh pastaj me kompjutera dhe me
vone me ndertim.
Eshte pasion apo thjesht profesion?
Eshte pasioni per te bere gjerat ne menyren me te mire te mundshme, cfare do lloj gjeje qe mund te besh ta
besh ne menyren me te mire te mundshme. Eshte pjese e karakterit te cdo njeriu qe te ndjeje kenaqesi nga
puna qe ben, nga arritjet dhe sukseset qe mund te arrije. Eshte njelloj loje qe deshiron te dalesh gjithmonefitues, dhe nese nje pune e ben mire dhe i perkushtohesh atehere rezultati do te jete pozitiv si ne aspektin
ekonomik ashtu edhe moral. Ne profesionin tim kenaqesia eshte edhe me e madhe pasi un ndertoj
objekte(pallate, vila, shkolla, azile pleqesh) rruge etjs. Jane vepra qe ngelen dhe mund ti shohesh edhe me
kalimin e kohes, kjo eshte edhe kenaqesia qe te jep ky profesion.
Cili ka qene momenti me kritik i karieres suaj?
Momenti me kritik i karieres sime ka qene kur kam marre persiper te zgjidhe nje konflik prronesie midis dy
pale pronaresh trrualli. Sic dihet legjislacioni Shqiptar nuk eshte shume i sakte ne kete pike. Ne fillim dukej si
nje problem i pa zgjidhshem por me qetesi dhe kembengulje kam arritur qe ta zgjidhe kete konflikt.
Si ndikon ndryshimi i kohrave ne karieren tuaj?
Ndryshimi i koherave ndikon ne menyre pozitive ose negative sipas pozites se kompanise qe une drejtoj. Pasi
karriera ime eshte e lidhur ngushte me kompanine qe une drejtoj. Nese kompania ka nje trend pozitiv dhe
eshte e pozicionuar mire ne treg atehere karriera ime do jete poztive dhe nese eshte e kunderta atere edhe
per karrieren time eshte e njejta gje.
A jeni te kenaqur me te ardhurat?
Nuk jam i kenaqur me te ardhurat pasi pretendoj me shume te ardhura, duke konfrontuar investimin ne kohe
dhe ne leke qe un bej per kompanine qe une drejtoj.
A ka ndikuar shkolla ne karieren tuaj?
Besoj se shkolla eshte nje faktor kyc. Por nuk do thosha qe vetem shkolla, sepse njerezit mund te mesojne
edhe pa shkuar ne shkolla pra te jene autodidaktit. Mjafton qe ta deshirojne nje gje te tille. Te gjithe ne e
dime se sa te zotet jemi, cfare te mire apo te mete kemi dhe mundohemi qe ta korrigjojme apo permiresojme
ate duke lexuar ose mesuar nga arritjet ose gabimet e te tjereve.
Si mendoni, cili eshte celsi i suksesit?
Me saktesi nuk e di se cili eshte celesi i suksesit, sepse po te ishte vetem nje do e dinin te gjithe por do te
them disa motive qe mendoj se te cojne drejt suksesit:
Shume pune, pa u lodhur kurre.Vullneti dhe karakteri i vendosur. Dashuria ose deshira per ate pune qe ben.
Te menduarit ne menyre pozitive, duke i dhene vetes energji pozitive etj.
A ndieni te realizua profesionalisht?
Akoma jo, sepse jeta eshte nje shkolle pa fund dhe un kerkoj gjithmone te persos vetveten dhe gjithmone
kerkoj me shume nga vetja. Do me duhet edhe shume pune akoma.215
Ne qytetet e Shqiperise, me 28 Nentor u zhvilluan aktivitete te medha kulturore ne te cilat kryesonte ngjyra kuqe e
zi, me flamurin dy krenar. Kjo sepse populli shqipetar eshte nje popull atdhetar dhe mjaft patriot. Por ashtu si ne
cdo vend tjeter te botes, ka njerez te cilet emigrojne per te jetuar neper vende te tjera te botes per arsye te
ndryshme si ekonomike, politike etj. Por edhe pse jane larguar nga Shqiperia, ata nuk e kane harruar vendlindjen etyre. E kane valvitur flamurin kombetar ne te katert anet e botes, ne te 7 kontinentet e rruzullit tokesor. Ne foto
jane paraqitur festime te Pavarsise ne vende te ndryshme te botes. Ne foton e pare tregohen mjaft qarte
organizime te femijeve shqipetar te cilet jetojne ne SHBA dhe jane
duke festuar e kenduar kenge shqip. Ne foton tjeter eshte flamuri
shqipetar i vendosur ne Moldava. Me posht kemi foto te flamurit kuq
e zi te vendosura neper dritaret e banesave te shtetasve shqipetare
ne Bullgari. Dhe ne foton pasuese, flamuri shqipetar ne Afriken e
Jugut. Ne dy pamjet e tjera jane kremtime te shqipetareve ne Turqi
dhe ne Gjermani. Dhe pse nje popull mjaft i vogel, ne kemi rendesine
tone ne bote ashtu si cdo vend tjeter. Dhe ashtu si keta atdhetare ne
mbare boten, ashtu duhet te jemi dhe ne krenar per vendin tone, per
flamurin tone perfaqesues, duke luftuar per te dhe duke kontribuar
me dije dhe edukaten tone qytetare, per ta rritur kete shtet cdo dite
e me shume.
Sfera ngjyrë lejla në mes të
shkretëtirës
Banorët e Tuskonit në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës mbetën të habitur nga zbulimi i dhjetra
sferave ngjyrë lejla në mes të shkretëtirës. Zbulimi u
bë nga Geradine Vargas dhe bashkëshorti i saj të cilët
ndodheshin në zonë për të shkrepur disa foto, kur
krejt papritur hasën sferat e rralla.“Ishim duke bërë
foto, kur papritur pamë sferat. Si mund të na humbte
dicka e tillë? Për në ishte si një rrufe në qiell të
hapur.Nuk është dicka që të ndodh përditë”, tha
Vargas për mediat amerikane. Kureshtja dhe habia e
tyre përfshiu edhe banorët e tjerë të Tuskonit. Disa
prej sferave janë transparente, të tjera janë me
ngjyra më të theksuara. Shumë kanë ngritur pyetjet,
çfarë janë dhe kush i solli ato në mes të shkretëtirës.
Për momentin askush nuk di të shpjegojë me saktësi
nëse sferat janë produkt i një procesi natyror apo
dicka tjetër.
850 vjet Notre Dame, "vihet dore" per
ditelindje
Paris - Katedraleja e famshme e "Notre Dame"
mirëpret 8 këmbana të reja të cilat nën vëmendjen e
qindra kuriozëve u transportuan në rrugët e
kryeqytetit francez. Të realizuara në Normandi,
këmbanat u transportuan me kamionë përmes
Champs Elysees, e u mirëpritën me duartrokitje nga
turma e etur për të parë simbolet e reja të asaj që
njihet dhe si pikë referimi në Paris. Katër këmbana të
katedrales të instaluara më 1850 u gjykuan si të
papërshtatshme, e në vitin 2012 startoi një projektpër t'i zëvendësuar ato në kuadër të festimeve për
ditëlindjen e 850 të katedrales.Për turmat që
asistuan në udhëtimin unik të këmbanave drejt
katedrales bëhej fjalë për një moment historik edhe
sepse në kuadër të 850 vjetorit Katedralja pëson një
ndryshim tërësor që përfshin edhe ndriçimin e saj.
Ndotja, miliarderi kinez shet miliona
kanaçe me ajër të pastër
Kanaçe me ajër të pastër vijojnë të shiten në Kinë,
ndërsa një miliarder duket se ka shtuar pasurinë e tij
vetëm në dy javë. Chen Guangbiao, i cili ka ngritur
pasurinë e tij nga biznesi i riciklimit dhe që njihet si
një filantropist i madh, po shet kanaçe me ajër, I
shtyrë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit ë shumë
zona të Kinës.Ai ka thënë se 10 milionë kanaçe janë
shitur në 10 ditët e fundit, ndërsa ndotja ka shënuar
rekorde të reja. "Dua t'u them të gjithë
kryebashkiakëve, kryetarëve të shteteve dhe krerëve
të kompanive të mëdha të mos shkojnë pas rritjes së
GDP, të mos rendin pas rritjes së përfitimeve në
kurriz të fëmijëve dhe nipërve tanë dhe me kosto
sakrifikimin e mjedisit ekologjik"- tha miliarderi
Sateliti amerikan bie në oqean...
Një pajisje hapësinore ruso-ukrainase që
transportonte një satelit komunikimi amerikan i
lëshuar në hapësirë nga platforma e shoqërisë Sea
Launch në Paqësor, u rrëzua në oqean. Agjencia
Interfax bën me dije lajmin, duke cituar një burim të
industrisë hapësinore ruse.Në këtë linjë thuhet seincidenti cilësohet i nivelit të parë, pasi mjeti mori
drejtimin e gabuar menjëherë pas lëshimit nga
platforma. Gjithsesi nuk dihet ende fati i satelitit.
Studimet e fundit tregojne se nje amerikano-verior fle mesatarisht deri ne 7 ore cdo nate. Sa i rendesishem
eshte gjumi? Kur fleme, cdo 60 – 90 minuta gjate nates kalojme ne disa faza gjumi qe quhen gjume me levizje
te shpejta te syve. Gjate ketyre fazave, truri shte me aktiv dhe studiuesit besojne se kryen nje process
vetperteritjeje. Disa eksperte then se kur cikli i gjumit nderpritet dhe zgjohesh, kjo pak nga pak ndikon per keq
te trupi yne. Ndikon edhe ne funksionimin e trurit, dhe kjo na bene me pak te efekteshem ne aktivitetet tona
dhe me te prirur ndaj shume semundjeve fizike
Mos i kufizo sfidat, sfidoi kufijte.
Mos thuaj qe nuk ke kohe, ti ke saktesisht numrin
e njejte cdo dite sa paten edhe Helen Keller,
Pasteri, Mikelanxhelo, Nene Tereza, Da Vinci,
Tomas Xheferson dhe Anjshtanj. – H. Jackson
Brown JR.
E urreja cdo minute te ushtrimeve, por i thoja
vetes: Mos hiq dore! Vuaj tani dhe jetoje pjesen
tjeter te jetes si nje KAMPION.-Muhammad Ali
Deshtim nuk do te thote te rrezohesh, por te
refuzosh te ngrihesh.
Disa substanca, si kafeina, mund te bllokojne per pak kohe
perberesit kimik qe sinjalizojne nevojen per te fjetur.
Megjthate, truri yne ka nje mekanizem qe na ve ne gjume kur
nuk kemi fjetur mjaftueshem, duke shkaktuar ato qe jane
quajtur microsleeps (per humbje te shkurtra.). Sipas gazetes
The Toronto Star, “pavarsisht se cfare je duke bere, truri i
pangopur me gjume do te hyje periodikisht ne fazen e pare e
gjumit qe mund te zgjase nga 10 s deri ne 1 min
.” Imagjinoni sikur jeni duke ngare makinen me 50 km ne ore dhe perhumbeni per 10 sek. Gjate kesaj kohe
mund te keni pershkuar nje distance me te gjate se nje fushe footballi. Gjithashtu, mungesa e gjumit te
nevojshem mund te dobesoje sistemin imunitar, sepse pikerisht gjate gjumit trupi prodhon limfocitet T qeluftojne pantogjenet. Gjate procesit te gjumit, trupi prodhon leptinen, nje hormone qe ndihmon per te
rregulluar oreksin. Po, trupi ka nevoje per gjume, aq s aka nevoje per ushtrimet e ushqimin e duhur.
A po ju vjedh interneti i tepert kohen e gjumit, qe eshte aq i domozdoshem? Po ankthi dhe shqehtesimi per te
ardhmen? Ka ardhur koha te qehtesoheni, ti merrni me lehte situatat dhe te mexhanoni kohen, qe te beni nje
jete sa me te lumtur dhe te shendeteshme duke plotesuar oret e gjumit.
Z Z z
Tinga tinga na tregon se si ta shohim boten me
shpirtin femijenor brenda nesh. Eshte nje art
gazmor, zbavits dhe shumengjyresh. Ky art
pasqyron afriken, boten e kafsheve dhe kulturen e
saj, vecanerisht ate te Tanzanise, djepit te ketij arti.
Stili Tingatinga e ka marre emrin nga ideatori i saj,
Eduard Said Tingatinga, lindur ne vitin 1932. Gjate
femijerise, peizazhi dhe kafshet e egra rreth fshatitte tij ne jug te Tanzanise, me sa duket i ka lene
mbresa te thelle. Gjate mbremjeve ai e shprehte
taletin artistic duke luajtur muzike dhe duke
kercyer. Ne vitin 1968 shenoi nje pike kthese ne
jeten e tij. Ai filloi nje pune si roje pavjoni ne nje
spital shteteror. Atje gjeti kohe ti shprehte kujtimet
e gjalla dhe mbresat e femijerise ne nje stil artistic
te vetin. Keshtu lindi arti Tingatinga. Eduardi nuk
kishte mundesi te blinte penela, bojra, pigmented
he mjete te pershtateshme per te pikturar. Keshtu
qe perdori mjete qe cdokush mund ti gjeje ne
material ndertimi. Per shembull per bje perdori
smaltin qe lyeshin bicikletat dhe per kanavace perdori copa kommpensate qe nga njera ane ishin
te lemuara dhe me lluster, te perkryera per te
pikturuar imazhe vezulluese.
Stili i piktures se Eduardit ishte i thjeshte. Perdorte
nje ose dy ngjyra per sfondin dhe me pas e mushte
kuadrin vetem me nje figure – nje kfshe afrikane
me ngjyra te ndezura dhe si njefare karikature. Nuk
i shtote asgje tjeter ne sfond.
Eduardi lejonte ta shihnin te pikturonte vetem pak
miq e te aferm
Shpejt disa prej tyre u bene sit e thuash student te
tij dhe stili i piktures qw krijoi filloi te perhapej.
Qe nga vepra e pare, arti Tingatinga ka perdorur
ngjyra te forta dhe figura te thjeshta qe te bien ne sy.
Megjithate me kalimin e viteve ky stil eshte
perpunuar, duke shtuar elemente e figura te tjera ne
ccdo veper.ne fakt disa njerez i mbushin pikturat me
njerez, kafshe dhe lloj lloj objektesh.
Arti Tingatinga ka nje burim te pashtershem
frymezimi – faunen dhe floren e larmishme afrikane: