Top Banner
Nr. 145 | 2015 Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri S’ka më kohë për të luajtur...! Në thellësi do të gjeni: K a ta str o fa t n a ty r o r e si p o liti k ë d h e (p a) drejtë si sociale! P a ra n d ali m i i katastr o fav e n aty r o re - një m isio n i m undur K o m u nitete të forta e të b eg ata p ërgjatë lu m e n jve n d ërko m b ëtarë E m e rgje nc at Civile në S hqip ëri: ... m es k a p a cite te v e të kufizu ara...
20

S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Jan 05, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Nr. 145 | 2015Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

S’ka më kohë për të luajtur...!Në thellësi do të gjeni:

Katastrofat natyrore si politikë dhe (pa) drejtësi sociale!

Parandalimi i katastrofave natyrore - një mision i mundur

Komunitete të forta e të begata përgjatë lumenjve ndërkombëtarëEmergjencat Civile në Shqipëri: ... mes kapaciteteve të kufizuara...

Page 2: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

MJEDISI SOTështë një botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Zyra në Shqipëri. Në këtë botim periodik do të gjeni informacion për probleme mjedisore, lajme të përzgjedhura, opinione e komente për çështje të mjedisit nga vendi dhe rajoni, informacione për aktivitete për mjedisin nga vendi dhe bota etj. Versionin elektronik të kësaj reviste mund ta gjeni në faqet: http://albania.rec.org dhe www.mjedisisot.info

Për të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshme elektronike, me postë elektronike apo revistën “MJEDISI SOT” (botim periodik), dërgoni emrin dhe adresën tuaj pranë REC Shqipëri, në:[email protected] • www.mjedisisot.info, ose telefononi në Tel/Faks: 04 223 29 28.

është një organizatë ndërkombëtare jopar-tizane, joavokate, jofitimprurëse me mision mbështetjen për zgjidhjen e problemeve mje-disore në Europën Qendrore e Lindore (EQL). Qendra e përmbush misionin e saj duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave joqeveri-tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publi-kut në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në 1990 nga Shtetet e Bashkuara, Komisioni Europian dhe Hungaria. Sot REC bazohet ligjërisht në Kartën e REC, nënshkruar nga 29 vende dhe Komisioni Euro-pian dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 17 vendeve përfituese, të cilat janë: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroa-cia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, RIJ e Maqedonisë, Polonia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Sllovakia, Sllovenia dhe Turqia. Donatorët më të fundit janë Komisioni Evropian dhe qeveritë e Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bosnje-Hercegovinës, Kanadasë, Kroacisë, Re-publikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Japonisë, Leton-isë, Lituanisë, RIJ të Maqedonisë, Hollandës, Norvegjisë, Polonisë, Serbi-Malit të Zi, Sllo-venisë, Suedisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe organizata të tjera ndërqeveritare dhe institucione private.

Numër 145 | 2015

Kanë kontribuar për këtë numër:

Shemsi Premçi • Miranda Deda Polikron Horeshka • Fatos Xhengo Besnik Baka • Agron DeliuMikaela Mahilaj • Eduart CaniDaniela Ruçi • Genta Hoxha

Stafi Editorial

Mihallaq Qirjo • Eduart Cani Besnik Baka • Daniela RuçiGenta Hoxha • Rezart Kapedani

EDITORIAL 3Katastrofat natyrore si politikë dhe (pa) drejtësi sociale!

NGA VENDI 4 Shkatërrohen strehimet e paligjshme të gjuetisë

në Rezervatin Natyror të Velipojës

Krijohet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

AKTUALITET 5 Erërat e pakëndshme, një problem që duhet adresuar

AKTIVITETE REC 6-7Menaxhimi i mbetjeve një mundësi për mjedis dhe

turizëm të shëndetshëm në jugun e Shqipërisë

Mirëmenaxhimi i mbetjeve fillon nga shkolla

Komunitete të forta e të begata përgjatë lumenjve ndërkombëtarë

TEMA E NUMRIT 9-16Emergjencat Civile në Shqipëri: ... mes kapaciteteve të

kufizuara dhe mungesës së ndërgjegjësimit

Raport i shpejtë vlerësimi pas përmbytjes së shkaktuar

nga lumi Vjosë

Parandalimi i katastrofave natyrore - një mision i mundur

Kërcënimet industriale në Shqipëri: Rreziku i padukshëm!

Komuniteti dhe Shteti si aktorë në parandalimin e

katastrofave natyrore

Katastrofat natyrore dhe ndikimi i tyre në sigurinë kombëtare

PROFIL PROJEKTI 17ACHIEVE: Shoqëria Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian

NGA BOTA 18-19“Ora e Tokës 2015”: Ndrysho ndryshimet e klimës

Impiant energjie diellore në formë zemre

Zvicra, vendi i parë që paraqet angazhimin në kuadër të

marrëveshjes së Parisit për klimën

Në këtë Numër

Mbështetur nga: në kuadër të programit

Opinionet e shprehura në shkrimet e kësaj reviste nuk paraqesin domosdoshmërisht opinionet e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC)

apo të Qeverisë Suedeze

Page 3: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 3

Edito

rial

Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare Kërkimore mbi Epidemiologjinë e Katastrofave,

në vitin 2013 ndodhën një total prej 330 katastrofash të nxitura natyralisht, duke lënë pas më shumë se 21.610 viktima.

Edhe pse, sot, bota mund të jetë më e sofistikuar se kurrë përsa i përket teknologjisë, duket se përsëri mbetemi “peng” i forcave të natyrës. Ndaj, katastrofat natyrore shpesh perceptohen si ngjarje fatale të pashmangshme. Kemi tendencë që këto ngjarje t´i lidhim me tre supozime kryesore: E para, ndodhin natyrshëm si vullnet i Zotit. E dyta, nuk diskriminojnë askënd - nëse vende të zhvilluara si Zelanda e Re apo Japonia preken nga katastrofat natyrore, atëhere çdo vend apo grup njerëzish mund të preken. Dhe e treta, në veçanti për vendet e pazhvilluara,

kur njerëzit e ekspozojnë veten ndaj këtyre kërcënimeve ose injorojnë paralajmërimet konsiderohet kombi-nim i fatalizmit me injorancën e tyre. Megjithatë, nuk është pikërisht kështu.

Studimet dëshmojnë se më shumë se gjysma e viktimave të katastrofave natyrore dhe shumica e dëmeve ekonomike janë pasojë e përmbytjeve, e zjarreve lokale, e rrëshqitjeve të dherave në zona të caktuara, apo e motit të nxehtë dhe tërmeteve të vogla, që në të shumtën e kohës nuk raportohen: kryesisht tragjedi të vogla në komunitete të vogla.

Për të qenë realist, përmbytjet, tërmetet, madje dhe cunamet janë kërcënime natyrore. Ato do të ndodhin edhe në mungesë të njeriut. Por, vetëm kur këto ngjarje përfshijnë njerëzit, duke u shoqëruar me humbjen e jetëve apo të aseteve, ato

Katastrofat natyrore si politikë dhe (pa) drejtësi sociale!

kthehen në “katastrofa natyrore”. Në këtë moment, kur një kërcënim lidhet me njeriun, atëhere ky kërcënim pushon së qeni thjesht natyral. Kjo sepse këta njerëz, përveç se përballen me katastrofat natyrore, (bashkë)jetojnë për një kohë të gjatë nën kërcënimin e tyre, pa mundur të çlirohen.

Ndaj, një kërcënim bëhet katastrofë kur mjedisi dhe proceset sociale, politike dhe ekonomike i bëjnë njerëzit vulnerabël, duke ekspozuar komunitetet në veçanti ndaj këtyre kërcënimeve.

Kërcënimi mund të jetë natyror, por katastrofat shkojnë përtej natyrës. Ato janë më së shumti politike e duhet të njohin faktorët që ekspozojnë komunitetet vulnerabile ndaj këtyre rreziqeve, si varfëria, papunësia, edukimi, padrejtësitë sociale etj.

qy

teti

i s

hk

od

s p

ar

Ë n

ga

liq

en

i - f

oto

de

nik

ulq

ini

Page 4: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 4

Nga Vendi

Krijohet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Me Vendim të Këshillit të Ministrave, është krijuar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Sipas drejtoreshës së Biodiversitetit në Ministrinë e Mjedisit, Odeta Çato, kjo agjenci do të ndikojë në mbrojtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, si dhe menaxhimin e mbetjeve në vendin tonë.

Përmes shërbimeve të agjencisë do të mund të sigurohen të ardhura për zonat e mbrojtura, të cilat vizitohen nga të huajt dhe vendasit.

Agjencia ka detyrë funksionale menaxhimin e rrjetit të zonave të mbrojtura dhe të rrjeteve të tjera natyrore si Natyra 2000, sipas planeve të menaxhimit të hartuara, monitorimin dhe inventarizimin e florës dhe faunës në këto zona. Në këtë mënyrë, edhe Shqipëria bëhet pjesë e vendeve të Ballkanit, të cilat operojnë me këtë strukturë.

Shoqata Për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë po kryhen aktualisht monitorimin e zbatimit të ndalimit të gjuetisë në 7 zona të mbrojtura dhe me rëndësi për shpendët (lagunat kryesore) në Shqipëri. Pjesë e këtij procesi është dhe raportimin pranë autoriteteve ligjzbatuese të rasteve të gjuetisë së paligjshme. Në fokus të vrojtimeve në terren kanë qenë edhe objektet që përdoren për gjuetinë e paligjshme të tilla si rrethime, streha të fshehta apo të quajtura “fushënjeza”. Si rezultat i vrojtimeve në terren, në rezervatin e Velipojës janë evidentuar dhe shënuar nëpër harta dy fushënjeza. Këto konstatime janë adresuar zyrtarisht pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Shkodër, i cili ka reaguar menjëherë duke kryer edhe prishjen e tyre më 25 shkurt 2015.

Shkatërrohen strehimet e paligjshme të gjuetisë në Rezervatin Natyror të Velipojës

Mikaela MahilajShoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë

Veprime të tilla po planifikohen të ndërmerren edhe në disa zona të tjera të mbrojtura, ku janë evidentuar maskime të paligjshme që favorizojnë gjuetinë. Këto masa synojnë të prishin infrastrukturën që lehtëson gjuetinë e paligjshme dhe rrjedhimisht të rrisin shkallën e mbrojtes së biodiversitetit. Të tilla aktivitete ndihmojnë, gjithashtu, në forcimin e bashkëpunimit të organizatave në mbrojtje të natyrës dhe autoriteteve përgjegjëse për forcimin e ligjit.

Monitorimi kryhet në kuadër të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”, mbështetur nga Critical Ecosystems Partnership Fund (CEPF), në partneritet me disa shoqata të tjera mjedisore në qytete të ndryshme të vendit.

re

zer

vati

nat

yr

or

i v

eli

po

jËs

- fo

to w

eb

ha

rta

e z

on

ave

mb

ro

jtu

ra

sh

qip

Ër

i

Page 5: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 5

Aktualitet

Erërat e pakëndshme në ajër janë një problem i cilësisë së ajrit, në mjaft raste, edhe në Shqipëri. Era e peshkut, e stallave të lopëve, e fushave të mbetjeve urbane etj., njihet tradicionalisht, por me rritjen e mirëqënies së përgjithshme po konsiderohet e ”pakëndshme” dhe ”ofensive” për njerëzit. Legjislacioni evropian i trajton erërat, tashmë, në terma cilësorë dhe sasiorë, duke vendosur kufij të lejuar të përmbajtjes së tyre në ajrin atmosferik e duke bërë monitorime të vazhdueshme.

Deri më sot ende nuk kanë dalë aktet nënligjore të cilave i referohet pika 2 e nenit 39, si rrjedhim ligji është praktikisht i pazbatueshëm tek ne. Erërat e pakëndshme nuk maten me metoda standarde ndërkombëtare, sidoqoftë, në raste të veçanta bëhen përpjekje për vlerësimin e tyre bazuar në komponime të veçantë, si amoniaku NH3, etj.

Nga ana tjetër, ankesat nga publiku për erëra të pakëndshme vijnë duke u shtuar. Ato lidhen kryesisht me erërat nga stallat e derrave, pularitë, dyqanet

Erërat e pakëndshme, një problem që duhet adresuar

Agron Deliu, kimist toksikolog, Instituti i Studimeve Ambjentale, Tiranë

sta

lla

e d

er

rav

e n

Ë b

us

hat

, sh

ko

r -

foto

a.g

ro

n d

eli

u

Në Shqipëri, ligjërisht, trajtimi i këtij problemi ka filluar me daljen e Ligjit Nr. 10431, datë 9.6.2011 ”Për Mbrojtjen e Mjedisit”. Në nenin 39 të këtij ligji, shprehimisht, thuhet:

“1. Mbrojtja nga erërat e pakëndshme përfshin masa mbrojtëse ndaj shkarkimit të substancave me erë të pakëndshme ose potencialisht të pakëndshme nga veprimtaritë që i gjenerojnë ato dhe ndaj të cilave ekspozohen njerëz.

2. Masat për mbrojtjen ndaj erërave të pakëndshme dhe kriteret e vlerësimit për veprimtaritë e reja dhe ekzistuese me shkarkime me erë të pakëndshme ose potencialisht të pakëndshme apo për burimet e këtyre erërave, miratohen nga Këshilli i Ministrave.”

e peshkut, fushat e mbetjeve urbane, etj. Për shembull, një ndër rastet tipike është ai i një stalle derrash në Bushat të Shkodrës. Nga ana jonë u kryen matje të përmbajtjes së disa ndotësve të ajrit, brenda mjedisit të stallës dhe në një distancë rreth 300 metra prej saj - në shtëpitë e banimit nga ku vinte ankesa për erë të pakëndshme.

Me legjislacionin ekzistues, vlerat e matura të komponimeve që kanë erë të pakëndshme (amoniak dhe sulfur

hidrogjeni) janë brenda normave të lejuara për ajrin e jashtëm, pavarësisht se kufiri i nuhatjes së tyre është më i ulët se normat e lejuara respektive. Pra, gjendemi në fazën fillestare të trajtimit të këtij problemi.

Në praktikën e vendeve të BE-së e në SHBA, problemi trajtohet në aspektin monitorues dhe atë të zgjidhjes teknike, sepse kur ankesat për erë të pakëndshme janë reale, nga publiku kërkohet ndërhyrje ligjore e teknike.

Për çdo erë ekziston një përqëndrim në ajër, nën të cilin nuk mund të detektohet ndonjë ndijim prej një vëzhguese. Detektimi ose kufiri i ndijimit i referohet përqëndrimit minimal të komponimit përkatës, që prodhon një reagim ose ndijim olfaktor.

Matja e erërave në vendet e BE-së bëhet me metodën standarde olfaktometrike CEN EN 13725 të vitit 2003, e cila bazohet në aromën e n-butanolit. Është parimisht një farë ”hunde elektronike”. Kjo është mjaft e kushtueshme financiarisht dhe jo e thjeshtë teknikisht.

Ndërsa, në Shqipëri, aktualisht kontrolli dhe trajtimi i erërave të pakëndshme është në fillimet e veta.

Page 6: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 6

Aktivitete REC

“E kërkojmë mjedisin, ëndërrojmë gjithë kohës për bukurinë dhe dobinë e tij në vende të veçanta apo në reklama televizive plot ngjyra dhe harrojmë që mjedisin e kemi këtu, sapo hapim derën e shtëpisë. Është e thjeshtë të kujdesesh për të, mjaft të hedhësh qesen e plehrave në

Saranda, Himara, Delvina dhe të gjitha njësitë vendore në zonën jug-perëndimore e kanë tashmë një fushë-depozitimi të mbetjeve, moderne dhe gati për të pranuar e trajtuar si duhet mbetjet e zonës. Kjo fushë është ndërtuar nga Qeveria Shqiptare, nëpërmjet projektit ICZMCP, pranë fshatit Bajkaj të komunës Vergo dhe do të menaxhohet nga Këshilli i Qarkut të Vlorës.

Si çdo investim në shërbimet publike, komuniteti duhet të ketë të gjithë informacionin e duhur, sa më të qartë dhe sa më të plotë, në mënyrë që një vend-depozitim të funksionojë si duhet dhe të kthehet në të mirë të zhvillimit të zonës. Njësitë vendore duhet të kuptojnë drejt detyrimet që kanë për ta kthyer këtë investim në efikas, të dobishëm dhe sa më pak të kushtueshëm.

Këto elemente të funksionimit ishin pjesë e takimit në terren, mbajtur nga ekipi i konsulencës për ndërgjegjësimin

Menaxhimi i mbetjeve një mundësi për mjedis dhe turizëm të shëndetshëm në jugun e Shqipërisë

Eduart CaniQendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

e komunitetit më 26 shkurt 2015, me praninë e të gjitha njësive vendore në zonën e shërbimit dhe nën drejtimin e Këshillit të Qarku Vlorë.

Drejtimin teknik të takimit e mbajti z. Eduart Cani, specialist pranë REC Shqipëri për çështjet e mbetjeve dhe pjesë e ekipit teknik të konsulencës, i cili bëri një përditësim të plotë të gjendjes dhe të detyrave në menaxhimin e mbetjeve, si dhe të ciklit

të menaxhimit bazuar në sistemin e kësaj zone. Fokus i diskutimeve ishin çështjet e kostove dhe të tarifave, për të dhënë një kuptim më të qartë mbi ndikimet e çdo elementi menaxherial dhe financiar në politikat për menaxhimin e mbetjeve.

Ekipi teknik, ndërkohë, vijon punën në ndihmë të ndërmarrjes dhe pajisjen e fushës me tabela informative dhe sinjalizuese.

Mirëmenaxhimi i mbetjeve fillon nga shkollaDaniela RuçiQendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

koshin më të afërt”, do të shprehej mësuese Vasilika Kreku, nga shkolla “Adem Sheme” në Sarandë, gjatë trajnimit të organizuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në kuadër të Programit të Ndërgjegjësimit të Publikut në mbështetje të Menaxhimit të Mbetjeve dhe fillimit të punës së landfillit Bajkaj–Palavli.

Trajnimi u zhvillua në datat 25-27 shkurt 2015, në bashkëpunim me Zyrat Arsimore Rajonale të Sarandës dhe të Delvinës, me objektiv kryesor ngritjen e ndërgjegjes qytetare lidhur me administrimin e mbetjeve urbane.

“Shkolla është një institucion shumë i rëndësishëm nëse dëshiron të kesh një proces të suksesshëm të menaxhimit të mbetjeve”, ishte mesazhi që përcollën tek pjesëmarrësit ekspertët e REC Shqipëri. “Realizimi i edukimit mjedisor në shkollë apo zbatimi i projekteve të riciklimit si projekte vjetore në shkollë, janë veprimtari konkrete që ofrojnë një përvojë të mësuari duke përfshirë të gjithë grupet, nga nxënësi tek mësuesi dhe vetë prindi.”

ng

a ta

kim

i i p

un

Ës

fu

sh

Ë-d

ep

ozi

tim

- fo

to e

du

ar

t c

an

i

ng

a tr

ajn

imi m

e m

Ës

ue

sit

e s

ar

an

s -

foto

da

nie

la r

i

Page 7: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 7

Aktivitete REC

“Një burim ujor është një pasuri e padiskutueshme, burim i jetës dhe zhvillim për njerëzit. Kësisoj ai duhet trajtuar si i tillë, të respektohet dhe të trajtohet me kujdes, në mënyrë që të vazhdojë të jetë burim i jetës dhe për brezat në vijim. Ne të gjithë bashkë, pavarësisht kufijve të shteteve, bashkohemi nën të njëjtin qëndrim: uji do të menaxhohet në dobi të të gjitha palëve, natyra dhe cilësia e tij nuk preken as tjetërsohen!”

– kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Dibrës së Madhe, z. Ruzhdi Lata, në takimin ndërkombëtar të mbajtur në Shkodër, më 9-10 mars 2015, në kuadër të programit CRESSIDA.

Të njëjtin qëndrim dhe angazhim ndanë dhe dy zëvëndës Ministrat e Mjedisit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, znj. Oliana Ifti dhe z. Stevo Temelkovski. Ata paraqitën një panoramë të gjerë të përpjekjeve të vendeve respektive dhe të marrëdhënive dypalëshe, të cilat sot, më shumë se kurrë, janë nën vëmendjen dhe interesin për t’u ngritur në nivel më bashkëkohor.

Në veprimtarinë e organizuar në Shkodër, u mblodhën së bashku rreth 60 përfaqësues nga niveli kombëtar dhe vendor nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, për të diskutuar mbi sfidat lokale dhe mundësitë për menaxhimin e drejtë të burimeve ujore, për përkthimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në nivel të vendeve që shtrihen përgjatë lumit Drin. Ky aktivitet erdhi si vijim i Akademisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Venecias 2014, me qëllim mbështetjen më tej të bashkëpunimit midis komuniteteve vendore, si një element i rëndësishëm i programit.

Komunitete të forta e të begata përgjatë lumenjve ndërkombëtarë

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

Veprimtaria u bashkërendua në ndarje mendimesh dhe ballafaqim sfidash nga bashkitë e tre shteteve që shtrihen përgjatë lumit Drin - bashkitë e Ohrit, Debarcës, Dibrës, Peshkopisë, Kukësit, Shkodrës, Istogut, Gjakovës dhe Rahovecit, të cilat janë dhe përfituese të programit CRESSIDA në 5 vitet në vijim.

“Një rrugëtim qindra kilometërsh, nis me një hap të vetëm” - në këtë proverb të lashtë kinez, e bazoi fjalën dhe këshillat e tij z. Lek Kadeli, Zëvendës Administrator në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të SHBA-së (USEPA) Zyra e Kërkimit dhe Zhvillimit. Ai i nxiti komunitetet të jenë proaktive dhe të fokusohen në çështjet kyçe të zhvillimit vendor, duke përdorur sa më shumë përvojat dhe mjetet që janë në dispozicion.

Bazuar në nevojat e bashkive, një set modern mjetesh praktike pune për zyrtarët që menaxhojnë burimet ujore u soll nga përvoja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej kërkuesve shkencorë të USEPA-s, të cilët e ndjekin me shumë angazhim projektin dhe qëndrojnë të gatshëm të furnizojnë

komunitetet vendore me mjete të cilat nuk mund t’i sigurojnë vetë.

Zyrtarët e njësive vendore identifikuan një sërë çështjesh të cilat i ndajnë nën të njëjtin shqetësim dhe që e kanë fokusin në planet e menaxhimit të ujit, të cilat duhet të jenë në koherencë ndërmjet tyre, pavarësisht njësisë dhe shtetit, si dhe në unifikimin e të dhënave shkencore, të cilat do të ndihmojnë në hartimin e strategjive të sakta dhe dobiprurëse.

Ky aktivitet vijoi më tej dhe në Sarajevë, ku përfaqësues përgjatë lumit Drina u ulën së bashku për të diskutuar sfidat e gjetur zgjidhje të shëndosha për komunitetet e tyre.

Programi CRESSIDA “Forcimi i elasticitetit / përballueshmërisë së komuniteteve vendore për zhvillim të qëndrueshëm në pellgjet ndërkombëtare ujëmbledhëse të lumenjve Drin dhe Drina”, zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) për Evropën Qendrore dhe Lindore, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit (USPEA).

ng

a ta

kim

i nd

Ër

ko

mb

Ëta

r n

Ë s

hk

od

Ër

- fo

to e

du

ar

t c

an

i

Page 8: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Tjetërsimi fizik i pyllit të pishave të Gjirit të Lalëzit. Katër fshatra turistikë në ndërtim e sipër, si dhe një numër i madh objektesh të tjera prej betoni.

Investime me leje, por pa dashuri për natyrën

Page 9: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 9

tema e Numrit

“”

Cilat janë rreziqet kryesore natyrore me të cilat përballet Shqipëria?

Në pikëpamje të emergjencave civile, Shqipëria është një ndër vendet më të ekspozuara, kjo e shprehur së fundmi edhe në raportin e Kombeve të Bashkuara, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e parë në raport me Evropën, përsa i përket fatkeqësive që i kanosen, por edhe duke vlerësuar indeksin e mundësive të shtetit shqiptar për të reaguar ndaj fatkeqësive. Ndërsa në rang botëror, Shqipëria llogaritet në vendin e 37-të, në raport me 171 shtetet që përfshihen në raportin e OKB-së. Përsa i përket ndjeshmërisë ndaj tërmetit, vendi ynë renditet i 43-ti në botë, në raport me 171 shtete.

Në këtë kontekst, Shqipëria mbart risk përsa i përket përmbytjeve, sidomos në rajonin veri-perëndimor: rajoni i Shkodrës, i Lezhës, zona e Durrësit, zona e Fierit në lumin Seman dhe zona e Vlorës. Nga harta dixhitale e hartuar për territorin e Shqipërisë, një numër i konsiderueshëm rajonesh janë caktuar si të rrezikshme, për shkak të rrëshqitjeve të tokës, ku ka patur fenomene rrëshqitjesh deri në zhdukjen e 15 apo 20 banesave, siç ka ndodhur në zonën e Ballshit, në zonën e Burrelit, në zonën e Tepelenës, në zonën e Mallakastrës dhe të Librazhdit.

Shqipëria është e ndjeshme edhe ndaj tërmeteve. Në harkun kohor të pesë viteve ndodh një tërmet që le pasoja. Në Shqipëri dëgjohen, pothuajse çdo natë, 2 deri në 5 lëkundje tërmeti 2.3-4.2 të shkallës Rihter, por që janë pa pasoja.

Shqipëria, po ashtu, në 1/3 e territorit të saj dëmtohet dhe kërcënohet gjatë periudhës së dimrit, nga dëbora e akulli, siç ndodhi me

Emergjencat Civile në Shqipëri: … mes kapaciteteve të kufizuara dhe mungesës së ndërgjegjësimit

Intervistë me z. Shemsi PremçiDrejtoria e Përgjithshme e Emergjencave CivileMinistria e Brendshme

ngjarjet e fundit të vitit 2014 dhe fillimit të 2015-ës, në rajonin nga Prrenjasi në Ersekë, në vijën kufitare me Maqedoninë dhe Greqinë, apo dhe në gjithë territorin e rajonit të Librazhdit, Dibrës, Bulqizës, Tropojës, Kukësit, Hasit dhe mbi-Shkodrës.

Me kalimin e viteve janë parandaluar apo janë shtuar këto rreziqe?

Për shkak të ngrohjes globale, rreziqet kanë filluar të bëhen më evidente. Shqipëria, në vitet 2010-2011 u kërcënua nga një përmbytje shumë e madhe, veçanërisht në rajonin e Shkodrës, me rreth 40 mijë shtëpi nën ujë e një sipërfaqe mbi 100 mijë hektarë tokë, duke përbërë kërcënim edhe për qytetin e Shkodrës. Po kështu, dhe zona e kënetës në Durrës apo pjesa perëndimore e Fierit. Situatat kanë ardhur duke u shpeshtuar, ndërsa shkalla e rrezikut është konstante në varësi dhe nga situata, nga intensiteti i rreshjeve të shiut apo nga kohështrirja e rreshjeve. Sa herë që ka intensitet të lartë të rreshjeve dhe të gjata në kohë, kjo shoqërohet më përmbytje. Një problem shqetësues është fakti se komuniteti nuk është i ndërgjegjësuar për rrezikun që i kanoset nga natyra. Pra, emergjencat civile të shkaktuara nga natyra duhen marrë në konsideratë, dhe jo vetëm nga komuniteti, por edhe

nga strukturat shtetërore, komunat, prefekturat, qarqet, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Ministria e Bujqësisë, etj., të cilët duhet të bëjnë në kohë aktivitete për të sensibilizuar opinionin publik lidhur me ekspozimin ndaj kësaj fatkeqësie natyrore, e në veçanti përmbytjeve.

Çfarë është bërë për të sensibilizuar komunitetin mbi rreziqet natyrore dhe përballimin e tyre?

Shqipëria ka patur një sistem ekzistues të kanalizimeve dhe kullimeve, të ndarë në nivele parësore, dytësore, kanale të ujërave të larta, kolektorë kryesorë të shkarkimit dhe një sistem të hidrovoreve. Problemi qëndron që, në aspektin e parapërgatitjes për një emergjencë duhet kontributi i të gjithëve. Është e pamundur që shteti, komuna apo bashkia, Drejtoria e Emergjencave Civile apo strukturat shtetërore të pastrojnë çdo kanal që kufizon parcelën e individit. Sot, më shumë se kurrë, kur ne jemi të ekspozuar ndaj fenomenit të përmbytjeve si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, erozioni që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë për shkak të shpyllëzimeve pa kriter apo të ndërtimeve pa kriter, të bllokimit të kolektorëve apo të bllokimit e shfrytëzimit të shtratit të

Shqipëria renditet në vendin e parë në raport me Evropën, përsa i

përket fatkeqësive që i kanosen

Page 10: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 10

tema e Numrit

lumenjve, etj., është i padiskutueshëm dhe nuk mund të mendohet ndryshe. Në këtë kontekst, qytetari duhet të jetë i pari që duhet të marrë masa për pastrimin e kanaleve apo të kolektorëve në afërsi të banesave, në mënyrë që ujërat ta kenë rrugën e hapur deri te kolektorët kryesorë. Por kultura qytetare është e ulët. Gjithë mbetjet që dalin nga aktiviteti bujqësor, si kashta apo ferrat që presin, i hedhin në kanal. Janë vetë ata që e stimulojnë përmbytjen në zona të caktuara, në pronën private apo parcelën private të banesës. Pa vënë në diskutim që edhe strukturat shtetërore, sidomos bordi i kullimit, bën shumë pak për pastrimin e kolektorëve kryesorë. Është e rëndësishme zbatimi i detyrave që rrjedhin nga funksioni, çka do të thotë që, duke filluar nga qytetari deri te bordet e kullimit, pas vjeljeve dhe të korrave të vjeshtës, duhet të pastrojnë deri në muajin nëntor të gjithë sistemin kullues të parcelave, sidomos në rajone të kërcënuara nga përmbytja.

Cilat janë masat e ndërmarra dhe gatishmëria e strukturave përkatëse, në kohë paqeje dhe në kohë emergjencash?

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, çdo vit, në bashkëpunim me të gjithë perfekturat, pasi grumbullon informacionin rreth problematikave që ka secili rajon në raport me emergjencat që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, përgatit dhe harton planin kombëtar të emergjencave civile dhe e paraqet për miratim në Kryeministri. Më pas, plani kombëtar i Emergjencave Civile dërgohet për zbatim në të gjitha prefekturat dhe ministritë, sipas drejtimeve që u përkasin. Drejtoria e Emergjencave Civile e inspekton territorin në raport me rrezikun që i kanoset rajonit, përgatit raportet periodike dhe ngre shqetësimin në prefektura, në mënyrë që çdo prefekturë të mbledhë çdo muaj shtabin e emergjencave dhe të verë theksin tek emergjencat e sezonit. Në këto kushte, çdo prefekturë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe ministritë, merr masa dhe parapërgatitet për të përballuar

emergjencat e stinës. Ne kemi patur probleme, justifikime për mungesë fondesh, mungesë kapacitetesh teknike për të reaguar, për të pastruar kolektorët dhe kanalet e sistemeve të ndryshme. Po kështu, kompanitë private, të kontraktuara nga Enti Kombëtar i Rrugëve, nuk përmbushin detyrimet kontraktore, siç ishte rasti në dhjetor 2014 - janar 2015 ku të gjitha kompanitë që kishin lidhur kontratë me Entin Kombëtar të Rrugëve për të mirëmbajtur rrugët dhe për të mënjanuar situatën emergjente nga rënia e rreshjeve të dëborës, nuk kishin depozituar në segmente kritike asnjë rezervë kripe. Kjo krijoi një situatë “black out” për 3-4 ditë në qarkullim, përfshirë dhe rrugët kryesore kombëtare.

Cilat janë kapacitetet dhe burimet që kanë emergjencat civile në dispozicion, sipas rasteve?

Emergjencat Civile në Shqipëri aktualisht janë një drejtori koordinative, e cila merr informacion lidhur me problemet dhe situatat kritike nga specialistët në zona dhe vë në lëvizje strukturat operacionale të shtetit dhe ato private. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile nuk disponon forca apo struktura operacionale, por vetëm një pjesë të kapaciteteve teknike, ku kemi disa mjete borëpastruese, disa fadroma, një numër të konsiderueshëm mjetesh lundruese për rastet e përmbytjeve (50-60 gomone, motoskafe e motobarka) për të ndërhyrë në fazën e parë të rasteve emergjente. Struktura të tjera operacionale që kryejnë detyrat e Emergjencave Civile janë strukturat e Policisë së Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat speciale, forcat e ushtrisë, repartet e kërkim-shpëtimit të minierave, bordet e kullimit në Ministrinë e Bujqësisë. Pra, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile është drejtori koordinative, që luan rolin kryesor për shkak të sensibilizimit dhe njoftimit në kohë se cili nga institucionet duhet të ndërhyjë.

Me miratimin e ligjit të ri, emergjencat civile nuk do të jenë më një drejtori koordinative, por një agjenci kombëtare administrative. Në rolin e ri si agjenci do të disponojmë

kapacitete njerëzore dhe teknike për të ndërhyrë në zonat kritike, pavarësisht rolit që do të luajnë strukturat ndihmëse. Ne synojmë që të përafrohemi me standardet e BE-së, në mënyrë që të jemi proaktivë në momentet e para të një emergjence dhe jo të kërkojmë ndihmë nga strukturat operacionale. Ky do të jetë një ndryshim shumë i madh, thelbësor, në raport me rolin që do të luajmë në menaxhimin e situatave krtike.

Në planin rajonal, cilat janë ndërlikimet që paraqesin fatkeqësitë natyrore?

Në fushën e bashkëpunimit për emergjencat civile, Shqipëria ka marrëdhënie bilaterale, trilaterale dhe multilaterale. Kemi marrëveshje bilaterale me Maqedoninë, Kosovën, Bosnje-Herzegovinën, Malin e Zi, Turqinë, Greqinë dhe Italinë. Kemi marrëveshje trilaterale Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, për pellgun e Drinit të Zi dhe pasojat që vijnë për shkak të emergjencave civile. Po kështu, Shqipëria është e anëtarësuar në memorandumin e bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglinore, për bashkëpunimin, trajnimin, përgatitjen e emergjencave civile për gjithë shtetet e rajonit, ku bëjnë pjesë 11 shtete. Në kuadër të vendeve anëtare të kartës së Adriatikut A5, jemi duke zhvilluar një stërvitje me nismën e SHBA-ve, nën drejtimin dhe financimin e komandës amerikane për Evropën. Stërvitja ka të bëjë me parapërgatitjen e vendeve të rajonit në një rast fatkeqësie që mund të ndodhë në një nga vendet e rajonit dhe kontributi që duhet të luajë secili vend në një rast fatkeqësie. Kjo stërvitje do t’i shërbejë më së miri kompaktësimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore për të reaguar bashkërisht ndaj një fatkeqësie, pavarësisht se ku ndodh fatkeqësia, në kufirin Shqipëri-Maqedoni, në zemër a në jug të Shqipërisë apo në Mal të Zi. Stërvitja synon konsolidimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, për t’u parapërgatitur dhe për të reaguar në rastin e një fatkeqësie, ku rrezikohen shumë jetë njerëzish dhe që shoqërohet me shumë fenomene.

Page 11: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 11

tema e Numrit

Në periudhën 31 janar – 5 shkurt 2015, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut (>200 mm shi për 24 orë), lumenjtë në pjesën jug-perëndimore të vendit dolën nga shtretërit e tyre duke shkaktuar përmbytje masive në Qarkun e Fierit, të Vlorës dhe të Beratit. Përmbytjet ishin më të theksuara në zonën fushore dhe në deltën e lumit Vjosë, ku mbi 17.000 ha tokë u mbulua nga uji në një lartësi që në disa vende shkonte deri në 3 metra. Kjo ngjarje shënoi nivelin më të lartë historik të nivelit të ujit në Vjosë në 900 cm pranë Përmetit.

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, duke marrë shkas nga kjo përmbytje, ndërmorri nismën e hartimit të një raporti të shpejtë vlerësues të gjendjes.

Raporti kishte si qëllim të identifikojë, në mënyrë të shpejtë, disa nga pasojat e përmbytjes, reagimin qytetar dhe çështjet që çuan në shtrirjen e përmbytjes në shkallën që ajo ndodhi. Në këtë raport jepen disa të dhëna historike, të cilat do mund të shërbejnë për të krahasuar ndodhitë e ndryshme, shkaqet dhe ndryshueshmërinë në pasojat që kanë shkaktuar.

Raport i shpejtë vlerësimi pas përmbytjes së shkaktuar nga lumi Vjosë

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

hartË me pikat e marrjes sË zhavorreve nË njË segment tË lumit vjosË. raporti paraqet momente nga humbja e tokËs nga erozioni i fortË lumor.

Raporti nuk shërben si një studim shkencor, por më shumë si një dokument profesional për të interesuarit të cilët dëshirojnë të thellohen më tej në vlerësimin e gjendjes dhe të masave që duhen marrë në të ardhmen.

Për përgatitjen e këtij raporti u angazhuan ekspertët Molnar Kolaneci dhe Xhemal Mato, me ndihmën e Eduart Cani, në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”.

Puna u përqëndrua në dy drejtime: puna në terren që konsistoi në hetimin e zonës së përmbytur në bazë të dokumentacionit vizual dhe audiovizual; dhe puna në zyrë, e fokusuar në interpretimin e fakteve dhe të imazheve, në hartimin e raportit dhe në ndërtimin e materialeve informative fakt-nxjerrëse.

Disa nga përfundimet e vlerësimit janë: (i) Sistemi modern i monitorimit të lumit Vjosë nuk funksiononte rregullisht, ndërkohë që janë zbatuar projekte për plotësimin e kësaj nevoje dhe janë instaluar pajisjet; (ii) Sistemi mbrojtës i lumenjve në përgjithësi dhe në veçanti i lumit

Vjosë, duhej të mirëmbahej dhe duhet t’i nënshtrohet ose më mirë duhej t’i ishte nënshtruar një rishqyrtimi të kushteve teknike, në kuadrin e ngjarjeve që po ndodhin shpesh në lumenjtë tanë; (iii) Parametrat teknikë të dy autostradave që rrethojnë lumin Vjosë, Levan-Tepelenë dhe Levan-Vlorë, nuk kanë marrë parasysh zonën ku ato janë vendosur; (iv) Në pothuaj të gjithë gjatësinë e lumit Vjosë, në pjesën fushore, ka patur një aktivitet shumë të madh të marrjes së zhavorreve nga lumi, të cilat e kanë tjetërsuar thelbësisht shtratin, brigjet dhe rrjedhën normale të tij; (v) Përmbytjet rrezikojnë të ndotin ujrat nëntokësore, të cilat në të gjithë ultësirën përdoren për qëllime të ndryshme përfshi pirjen. Për këtë arsye një monitorim i gjendjes së basenit nën ujor që përdoret nga fshtarta është e nevojshmë të ndërmerret me urgjence; (vi) Në të gjithë zonën është rritur dukshëm shkalla e rrezikut që shkakton përmbytja. Lëvizjet e banorëve dhe aktiviteti ekonomik afër lumit dhe në zonat pronë të ujit, është shtuar dukshëm, ndaj dhe pasojat janë shumëfishuar në asete dhe bagëti.

Një kopje të këtij raporti dhe të videos që e shoqëron e gjeni në faqen albania.rec.org.

Page 12: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 12

tema e Numrit

Nëse flasim për parandalim të katastro-fave mjedisore, çfarë kuptojmë me këtë term?

Parandalimi i katastrofave mjedisore përfshin gjithë masat që mund të ndërmerren për të minimizuar efektin që një katastrofë apo ngjarje natyrore mund të ketë. Shqipëria është një vend që kërcënohet nga shumë rreziqe. Në këtë kontekst, parandalimi ka të bëjë me një sërë masash dhe etapash që ky proces duhet të kalojë nga pikëpamja institucionale

Natyrisht, Drejtoria e Emergjencave Civile luan një rol kyç si në aspektin koordinues dhe atë ndërveprues, përmes një sërë aktorësh ndërshtetërorë në përballimin e situatave emergjente.

Parandalimi ka të bëjë së pari me parashikimin sa të aftë jemi ne të përdorim teknologjinë dhe informacionin për të bërë të mundur parashikimin në kohë të një ngjarjeje natyrore. Ndaj, Qendra Kombëtare e Parashikimeve të Rreziqeve Natyrore mund të cilësohet hallka e parë e këtij sistemi.

Elementi i dytë në parandalim është përgatitja, ose e thënë ndryshe sa ky parashikim merret në konsideratë e çfarë masash mund të ndërmerren në veçanti në hotspotet apo vende të rrezikuara nga një ngjarje natyrore. Kjo është një fazë shumë e rëndësishme dhe komplekse njëkohësisht, sepse kërkon ndërthurjen e të gjithë mekanizmave shtetërorë dhe të shoqërisë civile. Kjo sjell edhe minimizimin e ndikimit dhe të pasojave që ka ajo tek njerëzit apo në mjedis.

Si realizohet parashikimi i katastrofave natyrore në vendin tonë?

Rrjeti i parashikimit dhe i reagimit ndaj katastrofave natyrore ka nisur të zhvillohet që nga viti 2010-të, pas përmbytjeve të shkaktuara në Lezhë dhe në Shkodër, me themelimin e një sistemi “Early Warning - Paralajmërimi i Hershëm”. Qeveria Italiane, nëpërmjet drejtorisë së saj të Mbrotjes Civile, ka mbështetur Shqipërinë në zhvillimin e një infrastrukture bazë të parashikimit të katastrofave të mundshme natyrore.

Si rrjedhojë, u krijuan dy qendra të mëdha kombëtare: Qendra Kombëtare e Parashikimit të Rreziqeve Natyrore, e cila ndodhet brenda Institutit të Gjeoshkencës, për vetë faktin pasi, me ligj, ky është institucioni kombëtar përgjegjës për parashikimet metorologjike dhe hidrologjike. Ndërkohë është edhe Qendra Operacionale

Parandalimi i katastrofave natyrore - një mision i mundur

Intervistë me Dr. Miranda Deda“Rrjeti i monitorimit të rreziqeve natyrore”Qendra Kombëtare e Parashikimit të Rreziqeve NatyroreInstituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

në varësi të Ministrisë së Brendshme, e cila zbaton sinjalet dhe menaxhon situatën në terren. Më tej, janë Qendrat Operacionale Lokale në Shkodër dhe në Lezhë, të cilat zbatojnë detyrat në rast të njoftimeve apo parashikimeve për situata të emergjencave natyrore.

Qendra Kombëtare e Parashikimit të Rreziqeve Natyrore komunikon me strukturat përkatëse nëpërmjet buletineve, të cilat fokusohen në rreziqet e përmbytjeve dhe të zjarreve në periudhat përkatëse. Buletini dërgohet me postë elektronike në të gjitha ministritë e linjës, si dhe në të gjitha prefekturat.

Buletini përmban informacionin e analizuar që vjen nga qendrat e monitorimit dhe jep të dhëna të sakta se sa shi pritet të bjerë në nivel prefekture, cilat janë zonat

ha

rta

ng

a s

iste

mi n

Ë t

es

tim

, de

we

tra

mo

nio

trim

dh

e m

bik

qy

rje

nd

aj

rr

ezi

qe

ve

nat

yr

or

e

Page 13: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 13

tema e Numrit

më të prekura, cilët janë lumenjtë që mund të dalin nga shtrati etj. Analiza është e detajuar, për të mundësuar një panoramë të qartë të asaj çka mund të ndodhë. Buletini përfshin edhe informacion nga KESH mbi nivelin e digave dhe shkarkimet, si dhe Buletinin e Emergjencave Civile i cili paraqet situatën e emergjencave në Shqipëri. Informacioni që del nga kjo qendër i paraqitet Drejtorisë së Emergjencave Civile, në Qendrën Operacionale, për të marrë masat e nevojshme. Të dhënat janë të aksesueshme nga të gjitha strukturat nëpërmjet një platforme online.

Në të ardhmen mund të lindë nevoja për një harmonizim më të mirë ligjor të këtyre strukturave.

Si paraqitet bashkëpu-nimi dhe koordinimi mes strukturave?

Në këtë kuadër, Drejtoria e Emergjencave Civile është institucioni përgjegjës për marrjen e masave paraprake në nivel lokal, duke bërë informimin dhe angazhimin e Prefekturës. Në nivel

institucional ekziston një shkëmbim i mirë informacioni mbi perceptimin e rreziqeve të mundshme natyrore. Ndërkohë, perceptimi i publikut rreth kërcënimeve natyrore është shpesh i mangët, pasi mungon informacioni por edhe ndërgjegjësimi i duhur mbi rreziqet e mundshme natyrore që i kanosen. Këtu, një rol të madh luan edhe media, e cila bën informimin e publikut. Shpesh media i referohet burimeve të paautorizuara mbi parashikimin e motit ose nuk i jep rëndësi përgatitjes, por fokusohet vetëm tek ngjarjet dhe emergjencat kur ato ndodhin.

Nëse flasim për Shqipëri-në, si paraqitet harta e kërcënimeve natyrore?

Shqipëria ka realizuar Databazën Kombëtare të Humbjeve dhe jemi ndër vendet e para në Evropë që kemi një shpërndarje gjeografike të shkallës së rreziqeve të ndryshme natyrore, si përmbytjet, dëbora, tërmetet etj. Databaza analizon dhe përmban të dhëna që nga viti 1950-të mbi tërmetet, përmbytjet, zjarret

etj. Kjo më pas analizon dhe dëmin që i është shkaktuar një shteti nga përballimi i këtyre situatave.

Kur flasim për katastrofa natyrore, flasim për një kohë kthimi, cikli i saj për t´u rikthyer -nëse ndodh një herë në 50 apo 100 vjet- dhe forca që do të ketë. Por kjo, natyrisht, është probabilitet. Marrim rastin e Shkodrës, që sipas studimeve ka një kohë kthimi 1 herë në 100 vjet. Por, realisht, ndodhi 2 herë në 1 vit. Ndaj, është bërë e vështirë t´i referohemi të dhënave historike dhe parashikimit të trendeve.

Shteti shqiptar, bazuar në ligj, është i angazhuar t´i paguajë qytetarit plotësisht ose pjesërisht dëmin e shkaktuar nga një emergjencë natyrore. Vetëm në përmbytjet e vitit 2010 në Shkodër, llogaritet një dëm prej 33 milionë eurosh. Pra, përballimi i katastrofave ka një faturë të lartë për buxhetin e shtetit. Kjo shifër, në bazë të llogaritjeve, shkon rreth 0.15 e PBB-së të Shqipërisë. Kjo tregon qartë se përse duhet të investohet për shmangien dhe minimizimin e pasojave të këtyre rreziqeve natyrore.

qe

nd

ra

ko

mb

Ëta

re

e p

ar

as

hik

imit

rr

ezi

qe

ve

nat

yr

or

e -

igje

um

Page 14: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 14

tema e Numrit

Kërcënimet me karakter industrial, ndryshe nga ato natyrore, janë më të rralla në Shqipëri, megjithatë me një potencial të madh të pasojave që mund të shkaktojnë. Kujtojmë këtu shpërthimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, e cila la pas 26 të vrarë, qindra të plagosur e një fshat të tërë të shkatërruar, si dhe një mjedis të ndotur.

Sipas ekspertëve, një aksident industrial konsiderohet madhor nëse shkakton dëme të përhershme apo afat-gjata në një element të veçantë, unik, të rrallë dhe me vlera për mjedisin e krijuar apo atë natyror. Në këtë kontekst, aksidentet industriale përfshijnë edhe situatat ku ekzistojnë humbje mjedisore, ndotje apo dëme të përhapura gjerësisht.

Efekti i një aksidenti në mjedisin natyror mund të jetë i drejtpërdrejtë apo jo i drejtpërdrejtë, i menjëhershëm apo i vonuar, i përkohshëm apo i vazhdueshëm. Për këtë arsye, efektet jo të drejtpërdrejta të një aksidenti duhet të merren në konsideratë për të shmangur apo për të parandaluar rrezikun e katastrofave, si rezultat i të cilave mund të preken rrjeti i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ushqimi apo bujqësia.

Aktualisht Shqipëria nuk ka rrezik apo të konsiderohet vend i rrezikuar nga aksidentet industriale, ndaj dhe rreziku pontencial nga aksidentet industriale është i ulët. Mbështetur edhe nga monitorimi në terren nga Inspektoriati i Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në vendin tonë nuk janë ndërtuar impiante të mëdha, të cilët mund të përdorin kimikate dhe substanca të rrezikshme për përdorimin e tyre.

Me ligj, ndërtimi i një impianti industrial duhet të ndjekë një proces informimi dhe analizimi mbi përballimin e rreziqeve të mundshme që aktiviteti i tyre mund të ketë në

Kërcënimet industriale në Shqipëri: Rreziku i padukshëm!

Polikron HoreshkaSektori i mbetjeve dhe aksidenteve industrialeMinistria e Mjedisit

mjedis. Për këtë, fillimisht nevojitet pëlqimi dhe miratimi i komunitetit, si dhe miratimi nga organet e pushtetit vendor e qendror. Më tej vijohet me Hartimin e Raportit të Sigurisë nga operatori i ndërmarrjes për të ndërtuar Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë, nëpërmjet përfshirjes së një personeli të kualifikuar. Të gjithë subjektet industriale janë të detyruar të njoftojnë autoritetet në rast aksidenti, si dhe të bëjnë afishimin e tabelave njoftuese dhe paralajmëruese. Operatorët duhet të kenë kryer një vlerësim të detajuar të rrezikut mjedisor, si pjesë e Raportit të tyre të Sigurisë. Ky informacion mund të përdoret për të ndihmuar hartimin e Planeve të Brendshme dhe të Jashtme të Emergjencës. Qëllimi i vlerësimit të rrezikut është të tregojë se cilat ngjarje dhe dukuri ndikojnë në rreziqet ndaj mjedisit si pasojë e një aksidenti të mundshëm në ndërmarrje. Kjo do të lejonte vendosjen e përparësive në përpjekjet për të menaxhuar këto rreziqe, teksa niveli i masave dhe detajet për çdo veprim duhet të jenë në raport me rrrezikun e paraqitur nga ndërmarrja.

Analiza e vlerësimit të rrezikut mundëson edhe një plan masash

për parandalimin/minimizimin e pasojave në shëndetin e njeriut dhe në mjedis, si dhe veprimet emergjente që do të ndërmerren në rast katastrofash. Megjithatë, nuk ka të dhëna nëse operatorët industrialë respektojnë në mënyrë rigoroze këto procedura dhe zbatojnë planin e masave për parandalimin e katastrofave të mundshme industriale.

Shqipëria ofron një kuadër ligjor dhe një strukturë institucionale, ku Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) është përgjegjëse për kryerjen e procedurave dhe shqyrtimin e dokumentacionit të kërkuar nga ligji ndaj subjekteve industriale, me qëllim parandalimin e aksidenteve madhore që shkaktohen nga substancat e rrezikshme. AKM-ja bashkëpunon dhe bashkërendon punën sipas rastit, me një ose disa nga ministritë e linjës, si Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, ajo e Energjitikës, e Transporteve, dhe e Bujqësisë etj.

Ndërsa autoriteti i inspektimit realizohet nga Inspektoriati përgjegjës për mjedisin, i cili për kryejrjen e procedurave të këtij ligji, bashkëpunon, sipas rastit, me strukturat përkatëse në Ministritë e linjës.

ng

a n

gja

rja

rd

ec

200

8 - f

oto

we

b

Page 15: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 15

tema e Numrit

Katastrofat mjedisore në vendin tonë lidhen ngushtë me fenomene natyrore si tërmetet; shirat e shumta që mund të shkaktojnë përmbytje në zona të caktuara; ngricat dhe dëbora gjatë dimrit apo valët e të nxehtit gjatë verës. Në veçanti dimri i ashpër dhe vera e nxehtë ushtrojnë ndikim në krijimin e emergjencave kombëtare.

Ndikimi apo niveli i kërcënimeve natyrore në Shqipëri bëhet më i madh, duke patur parasysh vulnerabilitetin e infrastrukturës, mundësitë e limituara për marrjen e masave parandaluese dhe forcën reaguese ndaj këtyre katastrofave. Ndërthurja e kushteve ekstreme klimatike me infrastrukturën e dobët, sidomos në zonat e thella rurale, vështirëson jetën e komuniteteve në këto zona. Ndërtimi i një sistemi të lajmërimit në kohë të kërcënimeve natyrore luan një rol të rëndësishëm në përballjen e tyre.

Kryqi i Kuq Shqiptar, prej më shumë se 20 vjetësh në vendin tonë, punon për përmirësimin e jetës dhe të

Komuniteti dhe Shteti si aktorë në parandalimin e katastrofave natyrore

Fatos XhengoProgrami i përgatitjes dhe i përgjigjes në raste katastrofashKryqi i Kuq Shqiptar

dinjitetit të njerëzve në nevojë,  duke u fokusuar drejtëpërdrejtë tek katastrofat natyrore.

Reagimi ndaj katastrofave mjedisore në këndvështrimin e Kryqit të Kuq

Reagimi ndaj katastrofave mjedisore duhet të jetë në disa nivele. Së pari, janë masat konkrete për ta parandaluar një katastrofë, siç janë ndërhyrjet për ndërtimin e digave, të kanaleve kulluese apo pyllëzimet e duhura. Gjithashtu, janë edhe aktivitetet të natyrës përgatitore, trajnuese. Kjo nënkupton punën që duhet bërë në kohë të qetë ndaj rreziqeve natyrore, si sensibilizimi i komunitetit për ndikimin që ai vetë ka në mjedis dhe sa i ekspozuar është ai ndaj rreziqeve natyrore. Ndërkohë, janë dhe masat e ndërhyrjet e parashikuara në kohë emergjencash kombëtare, për të reduktuar ndikimin në njerëz apo në mjedis në rastet kur katastrofat natyrore ndodhin.

Përballimi i katastrofave kërkon në rradhë të parë ndërgjegjësim mbi rreziqet që mund t´i kanosen komuniteteve nga dukuritë natyrore.

Të gjitha këto masa kushtëzojnë probabilitetin që një katastrofë të ndodhë. Probabiliteti reflekton aftësitë e individit dhe të strukturave shtetërore për t’iu përgjigjur këtyre rreziqeve në të gjitha fushat e shoqërisë, si në infrastrukturë, arsimim, ekonomi e politika zhvillimi. Në veçanti, vlen puna që bëhet për t´i paraprirë katastrofave, duke shmangur një kosto të madhe financiare apo mjedisore në të ardhmen.

Kuadri ligjor dhe institucional për parandalimin dhe përba-llimin e katastrofave natyrore

Shqipëria ka një bazë të mirë ligjore për katastrofat natyrore. Ka miratuar një Plan të Emergjencave Natyrore, ku përfshihen të gjithë aktorët, përfshirë edhe Kryqin e Kuq, me detyra të përcaktuara në kohë të qetë apo emergjencash. Ndërkohë, po rishikohet Ligji i Emergjencave Civile për t´u kthyer në Ligjin e Mbrojtjes Civile, kjo për t’ju përshtatur më mirë sfidave me të cilat përballet Shqipëria dhe eksperiencës ndërkombëtare. Aktualisht, është hartuar dhe pritet të miratohet Strategjia për Minimizimin e Rreziqeve. Këto do të reflektohen edhe në Planin Kombëtar që përfshin strukturat e pushtetit qendror e vendor, nën drejtimin e Drejtorisë së Emergjencave Civile.

Natyrisht që ligji mund të jetë shumë i mirë në letër, por jo në zbatim, dhe kultura e zbatimit të ligjit për të parandaluar apo minimizuar kërcënimin ndaj katastrofave natyrore është mjaft e ulët në Shqipëri.

mo

me

nte

pu

ne

kr

yq

it t

Ë k

uq

- fo

to k

ry

qi i

ku

q

Page 16: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 16

Katastrofat natyrore për një kohë të gjatë janë konsideruar një kërcënim për sigurinë, mirëqënien dhe zhvillimin e vendit. Nëse i referohemi dy dokumenteve kryesore të vlerësimit të nivelit të sigurisë në vend - Strategjisë Kombëtare të Sigurisë 2004 dhe asaj 2014, i kushtohet një fokus i veçantë faktorëve natyrorë dhe mjedisorë. Strategjia Kombëtare e Sigurisë 2014, e miratuar vetëm pak muaj më parë, përpiqet të adresojë çështje kyçe që kanë të bëjnë si me fenomenet natyrore të pashmangshme siç janë tërmetet apo shirat e rrëmbyeshëm, edhe me rreziqet që vijnë nga aktiviteti njerëzor.

Klasifikimi i rreziqeve bëhet duke shqyrtuar dy parametra kryesorë: gjasat e shfaqjes së rrezikut dhe pasojat që mund të sjellë për sigurinë kombëtare. Në bazë të kombinimit të këtyre dy parametrave, rreziqet janë klasifikuar në tre nivele: Në nivelin e parë grupohen rreziqet që kanë gjasa të larta shfaqjeje dhe pasoja të larta në rast se materializohen. Në nivelin e dytë grupohen rreziqet të cilat ndërthurin gjasa të ulëta dhe pasoja të larta. Ndërsa në nivelin e tretë grupohen rreziqet që kanë gjasa të ulëta shfaqjeje dhe pasoja e ndikim më të kufizuar.

Duke iu referuar Strategjisë Kombëtarë të Sigurisë 2014, degradimi mjedisor dhe fatkeqësitë natyrore, shkatërrimi i mjedisit, shpyllëzimi, ndotja e lumenjve dhe fatkeqësitë natyrore industriale apo të shkaktuara nga ndikimi i njeriut, rradhiten në nivelin e parë të kërcënimeve edhe pse të fundit në listë, pas kërcënimeve kibernetike. Kjo strategji identifikon qartë kërcënimet natyrore dhe mjedisore, duke treguar se vendi ynë është i ekspozuar ndaj rreziqeve me origjinë natyrore të karakterit gjeologjik, hidrologjik, atmosferik dhe biofizik, si dhe atyre me origjinë njerëzore, teknologjike dhe industriale.

Sipas këtij burimi, Shqipëria, në rang botëror, renditet

ndër vendet me pasoja të larta ekonomike nga fatkeqësitë natyrore. Rreth 86% e territorit, ku gjenerohet afërsisht 88.5% e PBB-së, është i ekspozuar ndaj dy ose më shumë rreziqeve natyrore. Ndërkohë, sistemi i mbrojtjes civile mbetet i pamjaftueshëm për të menaxhuar numrin në rritje të emergjencave dhe rehabilitimin e shpejtë të gjendjes së shkaktuar prej tyre.

Strategjia e rishikuar e vitit 2014, jo vetëm ka realizuar një rivlerësim të kërcënimeve mjedisore krahasuar me strategjinë e vjetër (2004), e cila i referohet e fundit kërcënimeve mjedisore dhe natyrore si koncept, por i ka shtrirë ato në planin afatgjatë dhe afatmesëm përsa i përket objektivave të sigurisë. Por, të dy dokumentet vlerësojnë se faktori mjedisor luan një rol kyç në sigurinë e vendit dhe, si rrjedhojë, duhet të shoqërohet me ndërhyrje e masa konkrete për mbrojtjen dhe rigjenerimin e natyrës shqiptare, çka mund të sigurojë një mjedis ekologjik e kushte të favorshme jetese për qytetarët dhe shoqërinë. Mes të tjerave, Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare veçon se interesat kombëtare kërkojnë marrjen e masave për shfrytëzimin racional të burimeve të natyrës, nëpërmjet zhvillimit të një strategjie të balancuar sektoriale për mbrojtjen e mjedisit natyror në interes të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë.

Megjithatë, zbatimi i strategjisë në realitet lë shumë për të dëshiruar. Në këtë kontekst, për të realizuar parandalimin e degradimit mjedisor dhe minimizimin e fatkeqësive natyrore, nevojitet bashkërendimi dhe përgjegjshmëria e një sërë strukturash dhe institucionesh si Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, Ministria e Zhvillimit Urban, apo Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me shoqërinë civile, grupet e interesit dhe komunitetin e zonave të prekura.

Katastrofat natyrore dhe ndikimi i tyre në sigurinë kombëtare

Besnik BakaQendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

ng

a p

Ër

mb

ytj

et

ju

g t

Ë s

hq

ipË

ris

Ë 2

015

- fo

to w

eb

Page 17: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 17

Profil Projekti

Kohëzgjatja: 30 muaj (2015-2017)

Objektivi i përgjithshëm: Nxitja e pjesëmarrjes active të shoqërisë civile në hartimin e politikave dhe kontributi për realizimin e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në Bashkimin Evropian

Objektivi specifik: Riforcimi i Organizatave të Shoqërisë Civile të afta për të punuar në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme, për të adresuar –në bashkëpunim dhe me organizatat e tjera dhe aktorët përkatës të qeverisë- çështjet e mjedisit dhe në nivel politik

Grupi i synuar: Organizatat e shoqërisë civile për mjedisin, Organizatat me bazë komunitare, Aktorët shtetërorë, Studentët

Aktivitetet kryesore:Aktivitetet e parashikuara në kuadër të këtij projekti, janë të ndara në 5 paketa pune, si më poshtë:

1. PROMOviMi dhE ARRitjA tE PuBliku i PROjEktit

2. RRitjE E kAPACitEtEvE të SEktORit të ShOqëRiSë CivilE Në çëShtjE të vEçANtA lidhuR ME lEgjiSlACiONiN ShqiPtAR dhE PëRShtAtjEN E tij ME Eu ACquiS

3. OShC-të MjEdiSORE, të gRuPuARA SiPAS tEMAtikAvE të vEçANtA, dO të PuNOjNë Në NivEl kOMBëtARE dhE Në NivEl vENdOR, PëR të PëRMiRëSuAR fORCiMiN E ligjit, PëR të luftuAR kORRuPSiONiN dhE PëR të REduktuAR NdOtjEN E MjEdiSit

4. PëRfShiRjE AktivE E OShC-vE Në çëShtjEt dhE REfORMAt ligjORE Në MBëShtEtjE të PROCESit të PëRAfRiMit ME BAShkiMiN EvROPiAN

5. PëRfShiRjA E OShC-vE MjEdiSORE Në PROMOviMiN E vlERAvE të BAShkiMit EvROPiAN dhE të NiSMAvE RAjONAlE MjEdiSORE

ACHIEVEShoqëria Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian

Page 18: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 18

#EARTH HOUR 28 MARCH 8:30PM

CHANGE CLIM TE CHANGEUSE #YOURPOWER AT EARTHHOUR.ORG

“Ora e Tokës 2015” Ndrysho ndryshimet e klimës

Nisma “Ora e Tokës” e WWF këtë vit merr përsipër sfidën më të madhe të ndërmarrë ndonjëherë, duke e drejtuar fokusin në sfidën më të madhe botërore sot – ndryshimet klimatike. Meqenëse mundësia për veprime lidhur me ndryshimet klimatike kulmon në 2015-ën, organizata më e madhe në baotë me bazë komunitetin, do të ngreje zërin e saj për të ndryshuar ndryshimet klimatike.

Edicioni i nëntë i Orës së Tokës do të celebrohet në 20:30 me orën lokale, ditën e shtunën, 28 mars 2015, vetëm disa muaj përpara se të arrihet marrëveshja e re globale për ndryshimet klimatike. Ora e Tokës do të përshkojë të gjashtë kontinentet, duke unifikuar komunitetin global të bashkuar nga veprime individuale lidhur me klimën.

Vendet më të njohura të botës do të fikin dritat, edhe një herë, gjatë Orës së Tokës 2015, dhe mbështetësit në mbarë botën do të përdorin Orën e Tokës për të promovuar zgjidhjet për ndryshimet klimatike. Nga “Ora e Tokës për Kreditë” që mbështet instalimin e energjisë diellore tek “Ora e Tokës për Pyjet” që ka për qëllim të luftojë shpyllëzimin, Ora e Tokës është në qendër të përpjekjeve globale me bazë komunitetin që mbështetin energjinë e rinovueshme, legjislacionin miqësor me klimën, edukimin dhe praktikat e bizneseve të përgjegjshme ndaj mjedisit.

Që nga viti 2007, Ora e Tokës ka mobilizuar biznese, organizata, qeveri dhe qindra miliona njerëz në më shumë se 7,000 qytete dhe 162 vende të botës, për të vepruar për një të ardhme të qëndrueshme. Shqipëria merr pjesë për herë të 7-të në “Ora e Tokës 2015”. Kjo nismë në Shqipëri koordinohet nga ANEP - Shoqata për Politika të Reja të Mjedisit, me vullnetarët e saj dhe me mbështetjen morale të “Ambasadorëve të Orës së Tokës në Shqipëri. Në 28 mars 2015 do të organizohen një sërë aktivitetesh në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Pogradec, Kamëz, Bulqizë, Korçë etj.

lexoni në http://wwf.panda.org

Page 19: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

Mjedisi SOT 145 | 2015 | 19

#EARTH HOUR 28 MARCH 8:30PM

CHANGE CLIM TE CHANGEUSE #YOURPOWER AT EARTHHOUR.ORG

Nga Bota

Të gjitha impiantet diellore janë të bukur, por kjo është më e veçanta. Ajo përbëhet nga 7.888 panele, të cilët formojnë një zemër 1.6 ha të madhe, të dukshme vetëm nga lart, në Grand Terre-ishullin më të madh të arkipelagut Kaledonia e re, në Paqësorin jugor.

Kjo “zemër” do të pompojë dy megavat enegji të prodhurar nga dielli përmes arterieve të rrjetit elektrik të Kaledonias së re, çka do të thotë se ata nuk do të kenë nevojë të djegin aq shumë gaz, vaj dhe qymyr, të cilat janë burimet kryesore të lëndëve djegëse në këtë territor, për të mbajtur dritat ndezur.

Skicimi pasqyron një formë zemre, e konturuar nga një brez i kositur rizoforesh të egra, e quajtur “Coeur de Voh” pasi është bërë e famshme nga fotografitë e aktivistit francez Yann Arthus-Bertrand.

www.grist.org

Zvicra është vendi i parë i cili ka komunikuar zyrtarisht kontributin e saj në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike: reduktimi me 50% i shkarkimeve të gazeve serë në nivelet e vitit 1990, kjo deri në vitin 2030.

Qeveria Zvicerane thotë se 30% e këtyre reduktimeve do të arrihet brenda vendit, ndërsa diferenca prej 20% përmes tregjeve të karbonit ose forma të tjera të kompensimit.

Impiant energjie diellore në formë zemre

“Ky objektiv prej 50% reduktimi të shkarkimeve reflekton përgjegjshmërinë e Zvicrës për ngrohjen globale dhe kostot e mundshme të reduktimit të shkarkimeve në Zvicër dhe jashtë saj gjatë periudhës 2020 – 2030,” thuhet në deklaratën zyrtare të qeverisë zvicerane.

“Zvicra, e cila është përgjegjëse për 0.1% të shkarkimeve të gazeve serë sot në botë, bazuar në strukturën

Zvicra, vendi i parë që paraqet angazhimin në kuadër të marrëveshjes së Parisit për klimën

www.theguardian.com

e ekonomisë së saj, ka një nivel të ulët të shkarkimeve (6.4 ton për frymë në vit), do të përdorë masa për reduktimin e shkarkimeve jashtë vendit për të ulur koston e masave për reduktimin e shkarkimeve gjatë periudhës 2020-2030 . “

Sipas deklaratës, objektivi është “i përputhshëm” me përpjekjet për të ulur ngrohjen e temperaturës nën 2°C përpara niveleve të periudhës para-industriale. Qeveria, gjithashtu, po diskuton për një objektiv më afatgjatë, për reduktimin e shkarkimeve me 70 - 85% deri në 2050-ën, krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Të gjitha ekonomitë e mëdha të botës iu është kërkuar të paraqesin Kontributet e tyre të synuara në shkallë kombëtare përpara 1 tetorit të këtij viti, periudhë kur Kombet e Bashkuara do të vlerësojnë nëse bota është në rrugën e duhur për të shmangur nivelet e rrezikshme të ngrohjes.

Page 20: S’ka më kohë për të luajtur! - REC Publicationsdocuments.rec.org/offices/news/275_mjedisisot145-small.pdfnë Rezervatin Natyror të Velipojës Krijohet Agjencia Kombëtare e

e gjeni në http://albania.rec.org