Top Banner
SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për NATO-n
36

SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë....

Jan 30, 2018

Download

Documents

truongdieu
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

SË BASHKU PËR SIGURINËNjë përshkrim i shkurtër për NATO-n

Page 2: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.
Page 3: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

SË BASHKU PËR SIGURINËNjë përshkrim i shkurtër për NATO-n

P04 | Përshkrim i shkurtërP06 | Në përgjigje të ndryshimitP14 | Një aktor i rëndësishëm në situata krizashP22 | Zgjerimi i partneriteteveP28 | Ndjekja e një politike të dyerve të hapuraP30 | Aftësi të reja për kërcënime të rejaP32 | Dinamika e OrganizatësP35 | Në të ardhmen

Page 4: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

P04 | Përshkrim i shkurtër

Në ecurinë mbi gjysmëshekullore të ekzistencës, si Aleanca dhe bota në tërësi, janë zhvilluar në drejtime që themeluesit e NATO-s nuk do të kishin mundur t’i parashikonin.

Ndërkohë që mjedisi strategjik vijon të zhvillohet, hapat e transformimit të NATO-s po shpejtohen. NATO po shqyrton një spektër më të gjerë sfidash të sigurisë në krahasim me të kaluarën dhe duhet të mbrojë popullatat e veta si brenda dhe jashtë saj. Kërcënime të tilla si përhapja e armëve të dëmtimit në masë dhe terrorizmi nuk njohin kufij, çka nënkupton që NATO duhet të jetë e aftë edhe për të grupuar, edhe për të mbajtur forca në largësi të mëdha, si në Afganistan. Paralelisht, ajo po zhvillon mjetet dhe aftësitë e nevojshme për t’iu

përgjigjur më mirë këtyre kërkesave të reja dhe po mbështet përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e këtyre sfidave të shumta.

Megjithëqë po ndryshon natyra e kërcënimeve me të cilat përballen shtetet anëtare dhe mënyra se si duhet t’i trajtojë NATO ato, rregullat themelore të bashkëpunimit brenda Aleancës mbeten në përputhje të plotë me parimet e Traktatit të Uashingtonit. Parimi i mbrojtjes së përbashkët është zemra e traktatit themelues. Ai mbetet një parim i veçantë dhe i qëndrueshëm që i mban anëtarët të bashkuar, duke i angazhuar ata për mbrojtjen e njëri-tjetrit.

SË BASHKU PËR SIGURINËNjë përshkrim i shkurtër për NATO-n

Për administrimin e sfidave të sigurisë, NATO siguron kuadrin politiko-ushtarak, që lidh interesat e qëllimet europiane dhe amerikano-veriore për ndërtimin e një sistemi sigurie të mbështetur mbi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në dobi të brezave të ardhshëm.

Aleanca e Atlantikut të Veriut

Page 5: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Përshkrim i shkurtër | P05

Referimet në këtë botim për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë janë paraqitur me një yllth (*) që lidhet me shënimin pasues: “Turqia e njeh Republikën e Maqedonisë me emrin e vet kushtetues.”

Page 6: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Në përgjigje të ndryshimit

P06 | Në përgjigje të ndryshimit

Më 1949, kur kundërshtitë ideologjike midis Lindjes dhe Perëndimit ishin duke u thelluar, 12 vende nga të dy anët e Atlantikut formuan Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Qëllimi kryesor ishte krijimi i një pakti të ndihmës së ndërsjellë për të kundërvepruar ndaj rrezikut që paraqiste Bashkimi Sovjetik me synimin për zgjerimin e kontrollit të Europës Lindore edhe në pjesë të tjera të kontinentit.

Zanafilla e Aleancës

1961

R

ënia

e M

uri

t të

Ber

linit

1949

Nën

shkr

imi i

Tra

ktat

it t

ë U

ash

ingt

on

it m

ë 4

pri

ll

Page 7: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Në përgjigje të ndryshimit | P07

Në atë kohë, Europa ishte ende në fazën e rimëkëmbjes prej shkatërrimit të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, në periudhën midis viteve 1947 dhe 1952, Plani Marshall, i financuar nga SHB-ja, siguroi mjetet për stabilizimin e ekonomive të Europës Perëndimore. Duke u prirur nga parimi i mbrojtjes së përbashkët, NATO e përplotësoi këtë rol duke ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për zhvillimin e demokracisë dhe rritjen ekonomike. Sipas fjalëve të Presidentit të atëhershëm të SHB-së, Harri S. Truman, Plani Marshall dhe NATO ishin “dy gjysma të së njëjtës arrë”.

“ Nëpërmjet Aleancës, Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut arritën një nivel të paparë të stabilitetit ”

Në fillim të viteve 1950, zhvillimet ndërkombëtare, që arritën pikën kulmore me shpërthimin e Luftës së Koresë, u dukën që po përligjnin frikën e perëndimorëve për ambiciet ekspansioniste të Bashkimit Sovjetik. Në këto rrethana, shtetet anëtare të NATO-s i shtuan përpjekjet e tyre për zhvillimin e strukturave ushtarake dhe civile të nevojshme për të përmbushur zotimin e tyre ndaj mbrojtjes së përbashkët. Prania e forcave të Amerikës Veriore në tokën europiane, me kërkesën e qeverive europiane, ndihmoi në shkurajimin e agresionit të Bashkimit Sovjetik. Për më tepër, me kalimin e kohës, më shumë shtete u bënë aleatë.

Nëpërmjet Aleancës, Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut arritën një nivel të paparë të stabilitetit, duke vendosur themelet për bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin europian. Në fillim të viteve 1990, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Aleanca ndihmoi fuqimisht për kapërcimin e ndarjes së vjetër Lindje-Perëndim të Europës nëpërmjet zgjatjes së dorës armiqve të mëparshëm dhe ndjekjes së një rruge bashkëpunimi për sigurinë.

Page 8: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

P08 | Në përgjigje të ndryshimit

Gjatë Luftës së Ftohtë, roli dhe qëllimi i NATO-s ishin përcaktuar qartë nga ekzistenca e kërcënimit që paraqiste Bashkimi Sovjetik. Në fillim të viteve 1990, Pakti i Varshavës ishte shpërndarë dhe Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë. Me zhdukjen e kundërshtarëve të vet tradicionalë, disa komentues besuan se edhe NATO nuk ishte më e nevojshme dhe se shpenzimet e investimet e ardhshme për mbrojtjen në forcat e armatosura mund të uleshin ndjeshëm.

Përfundimi i Luftës së Ftohtë

1989

Rën

ia e

Mu

rit

të B

erlin

it

Page 9: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Në përgjigje të ndryshimit | P09

Shumë aleatë të NATO-s filluan shkurtimin e shpenzimeve të mbrojtjes, disa prej të cilëve deri në 25 përqind. Mirëpo, shpejt u bë e qartë se megjithëqë përfundimi i Luftës së Ftohtë mund ta kishte mënjanuar kërcënimin e pushtimit ushtarak, paqëndrushmëria në disa pjesë të Europës ishte rritur. Një numër konfliktesh rajonale, shpesh të shkaktuara nga tensionet etnike, shpërthyen në ish-Jugosllavi dhe në pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik, duke përmbajtur në vetvete rrezikun e përhapjes.

“ për të ruajtur paqen e stabilitetin në Europë dhe për të parandaluar përhapjen e konflikteve rajonale ”

Tashmë kërkoheshin forma të reja të bashkëpunimit politik dhe ushtarak për të ruajtur paqen e stabilitetin në Europë dhe për të parandaluar përhapjen e konflikteve rajonale. Në të vërtetë, NATO u angazhua në marrëdhënie institucionale me kundërshtarët e mëparshëm, duke krijuar mekanizma të rinj për bashkëpunim. Përveç sigurimit të aftësisë së vijueshme të anëtarëve për plotësimin e detyrave të tyre themelore për mbrojtjen, ajo ndërmori edhe reforma të brendshme rrënjësore për përshtatjen e strukturave dhe aftësive ushtarake në funksion të përgatitjes së tyre për detyra të reja, të tilla si administrimi i krizave, operacionet paqeruajtëse dhe paqembështetëse. Në përgjigje të këtyre sfidave të sigurisë, NATO jo vetëm që mbeti një Aleancë e mirëorganizuar që përgjigjet për mbrojtjen e përbashkët, por u bë gjithashtu edhe vatër e partneritetit të vendeve me kultura të shumëllojshme që bashkëpunojnë ngushtësisht në fushën e sigurisë e më gjerë.

1995

NA

TO

an

gazh

oh

et n

ë o

per

acio

nin

e p

arë

adm

inis

trim

it t

ë kr

izav

e

© M

OD

UK

Page 10: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

9/11

P10 | Në përgjigje të ndryshimit

Koncepti Strategjik i miratuar në Takimin e Uashingtonit më 1999 i përshkruante kërcënimet e ardhshme si “shumëdrejtimëshe dhe shpesh të vështira për t’u parashikuar” dhe i kushtonte vëmendje të veçantë kërcënimit që mbart përhapja e armëve të dëmtimit në masë dhe mjetet e tyre të shpërndarjes. Aty gjithashtu bëhej e qartë se interesat e sigurisë së Aleancës mund të cenoheshin nga rreziqe të tjera të një natyre më të gjerë, të tilla si aktet e terrorizmit, sabotazhi, krimi i organizuar, si dhe shkatërrimi i rrjedhës së burimeve jetësore.

Ngjarjet qartësuan shpejt se sa parashikues kishin qenë aleatët. Më 11 shtator 2001, terroristët përdorën linjat ajrore të pasagjerëve si armë të dëmtimit në masë kundër objektivave në Shtetet e Bashkuara. Egërsia e papërshkrueshme e goditjeve dhe mjetet e përdorura për kryerjen e tyre treguan cenueshmërinë e shoqërive të hapura e demokratike ndaj një forme të re të luftës asimetrike. Ditën e nesërme, me një akt solidariteti, aleatët iu drejtuan Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, klauzolës së mbrojtjes së përbashkët të NATO-s, duke shpallur në këtë mënyrë se një sulm kundër njërit ose disave do të përbënte një sulm kundër të gjithëve.

11 shtator

NATO i drejtohet Nenit 5 për

herë të parë në historinë e saj

2001

Go

dit

je t

erro

rist

e n

ë sh

kallë

gjer

ë m

bi N

ju J

ork

dh

e U

ash

ingt

on

D.C

.

Page 11: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Në përgjigje të ndryshimit | P11

Më pas Aleanca mori masa në mbështetje të Shteteve të Bashkuara. Ajo veproi me shpejtësi, duke përqendruar anijet në Mesdheun Lindor që në ditët e para të tetorit për të kontrolluar e kërkuar anijet e dyshimta për veprimtari terroriste. Ky përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun. Gjithashtu, ndër masat e marra, ishte edhe grupimi i forcave në Afganistan nga aleatë të veçantë në mbështetje të operacionit të drejtuar nga SHB-ja kundër Al-Kaidës – grupi terrorist përgjegjës për goditjet e 11 shtatorit – dhe Talibanit – regjimi që e fsheh atë. Qysh prej gushtit 2003, Aleanca ka drejtuar në vijimësi misionin paqeruajtës, Forca Ndihmëse e Sigurisë Ndërkombëtare.

Goditjet e 11 shtatorit u pasuan nga të tjera mbi territorin e Aleancës, më pak tronditëse në përmasa por njëlloj të mbrapshta në natyrë. Këto incidente dhe të tjera gjetkë kanë vërtetuar për udhëheqësit e NATO-s rëndësinë e disa realizimeve me ndikim afatgjatë.

Palët pajtohen se një sulm i armatosur kundër njërës ose më shumë prej tyre, në Europë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm kundër të gjitha Palëve. Për rrjedhojë, ato pajtohen që, nëse ndodh një sulm i tillë i armatosur, secila prej Palëve, në ushtrimin e së drejtës të vetëmbrojtjes vetjake ose të përbashkët të njohur nga Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojnë Palën ose Palët ashtu të sulmuara, duke ndërmarrë menjëherë, veç e veç dhe në bashkërendim me Palët e tjera, një veprim të atillë që

gjykohet si i nevojshëm, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe për të ruajtur sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut.

Çdo sulm i tillë i armatosur dhe të gjitha masat e marra për pasojë së andejmi do të raportohen menjëherë në Këshillin e Sigurimit. Masa të tilla do të përfundojnë kur Këshilli i Sigurimit të ketë marrë masat e nevojshme për të rivendosur dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Neni 5

Page 12: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

P12 | Në përgjigje të ndryshimit

“ ndihmojë në zhvillimin e zgjidhjeve gjithëpërfshirëse politike, ekonomike dhe ushtarake ”

Njëkohësisht, NATO ka ndjekur edhe rrugën e integrimit Euro-Atlantik nëpërmjet ofrimit të ftesave për anëtarësim në Aleancë dhe në programet e partneritetit të saj, duke rritur kësisoj përfitimet ndaj sigurisë për një numër të madh vendesh.

Së pari, kërcënimet ndaj bashkësisë transatlantike në shekullin 21 do të jenë të një natyre asimetrike gjithnjë në rritje dhe të financuara më tepër nga grupe ndërshtetërore se sa nga ushtritë e rregullta të shteteve kombe. Për të kundërvepruar ndaj tyre, ushtritë aleate duhet të jenë më të rigrupueshme, të lëvizshme dhe të efektshme.

Së dyti, këto kërcënime të reja mund të zënë fill jashtë zonës Euro-Atlantike. Për atë arsye, NATO duhet të bëhet një Aleancë me partnerë globalë, që merr parasysh se rreziqet duhet të përballohen ngado që të vijnë.

Së fundi, NATO nuk mund të ballafaqohet e vetme me këto rreziqe. Aleanca transatlantike duhet të ndihmojë në zhvillimin e zgjidhjeve gjithëpërfshirëse politike, ekonomike dhe ushtarake, duke punuar

së bashku me organizata jo qeveritare dhe ndërkombëtare të tilla si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë. Vetëm një qëndrim i tillë do të zbulojë rrënjët ekonomike, politike dhe ideologjike të konfliktit.

Duke mbajtur parasysh këta faktorë, udhëheqësit e NATO-s filluan rishikimin e veprimtarive

dhe procedurave të punës së Aleancës. Kjo ka çuar në një varg nismash që përfshijnë:

Krijimin e Forcës Kundërvepruese të NATO-s – një forcë e përparuar teknologjikisht, elastike, e lëvizshme, ndërvepruese dhe e qëndrueshme, me elemente përbërëse të forcave tokësore, detare dhe ajrore

Përshtatjen e Orientimeve Politike Gjithëpërfshirëse me synimin për të siguruar kuadrin për përparësitë strategjike të Aleancës për dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vite të ardhshme

Zgjerimin e operacioneve në Afganistan për të mbuluar gjithë vendin si dhe asistencë nëpërmjet trajnimit të forcave të sigurisë dhe punës rindërtuese

Mbështetjen e Qeverisë së Irakut nëpërmjet përgatitjes së forcave të sigurisë së saj, si dhe mbështetjen e Bashkimit Afrikan dhe nisjen e veprimtarive kundra piraterisë

Angazhimin në marrëdhënie institucionale me vendet e Lindjes së Mesme të përfshira në Nismën e Bashkëpunimit të Stambollit

Thjeshtimin e strukturës së komandës ushtarake

Përmirësimin e aftësive në fusha tepër të rëndësishme të operacioneve ushtarake bashkëkohore të tilla si transportimi strategjik dhe vrojtimi ajër-tokë

Page 13: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Në përgjigje të ndryshimit | P13

Sist

emi i

Vro

jtim

it, i

Par

alaj

mër

imit

dh

e i D

rejt

imit

A

jro

r të

NA

TO

-s (

AWA

CS)

sig

uro

n z

bu

lim m

e vr

ojt

im

ajro

r p

ër n

gjar

je m

adh

ore

dh

e si

tuat

a kr

izas

h

© B

oein

g

Page 14: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Një aktor i rëndësishëm në situata krizash

P14 | Një aktor i rëndësishëm në situata krizash

Në kundërpërgjigje të menjëhershme ndaj goditjeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara nisën një operacion kundërterrorist në Afganistan, Operacionin Liria e Qëndrueshme, që rrëzoi regjimin shtypës të Talibanit. Ndërkohë lindi shqetësimi se forcat e sigurisë afgane nuk do të mundnin ta stabilizonin vendin mëvetësisht. Për këtë arsye, në dhjetor 2001, u organizua Konferenca e Bonit, e cila kërkonte nga Kombet e Bashkuara (KB) miratimin e një force që do të ndihmonte në formimin dhe përgatitjen e forcave të sigurisë. Rezoluta 1386 e Këshillit të Sigurimit të KB-së e 20 dhjetorit 2001, përcaktonte me ligj krijimin e një Force Ndihmëse të Sigurisë Ndërkombëtare (FNSN) dhe vendosjen e saj në Kabul dhe rrethinat e tij. Në janar 2002, FNSN-ja dhe Autoriteti i Përkohshëm Afgan – pararendësi i qeverisë kombëtare afgane – nënshkruan një Marrëveshje Ushtarake Teknike që përcaktonte në mënyrë të hollësishme detyrat e FNSN-së.

Afganistan2003

NA

TO

mer

r p

ërgj

egjë

sin

ë e

dre

jtim

it t

ë FN

SN-s

ë n

ë A

fgan

ista

n

© M

OD

Can

ada

Page 15: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Një aktor i rëndësishëm në situata krizash | P15

Fillimisht, FNSN-ja nuk ishte forcë as e NATO-s, as e KB-së, por një koalicion i vullnetmirëve që u grupua nën autoritetin e Këshillit të Sigurimit të KB-së. Vendet vullnetare e drejtuan FNSN-në mbi bazën e një rrethqarkullimi gjashtëmujor (fillimisht Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Gjermania dhe Holanda). Ndërkohë që u shënuan përparime nga këto misione, u krijuan edhe vështirësi nga mungesa e vijimësisë derisa, më në fund, në gusht 2003, Aleanca mori përsipër komandimin, drejtimin dhe bashkëveprimin e misionit, duke i hapur rrugën krijimit të një shtabi të përhershëm të FNSN-së në Kabul.

“ FNSN-ja bashkëvepron ngushtësisht me qeverinë kombëtare afgane ”

Në fillim, mandati i FNSN-së ishte i kufizuar vetëm për kryeqytetin e Kabulit dhe rrethinat e tij, por u zgjerua në mënyrë të përshkallëzuar për të mbuluar Afganistanin në tërësinë e vet. Fillimisht u zgjerua në veri, në perëndim, mandej në jug dhe në fund në lindje të vendit – rajoni më i rrezikshëm dhe i paqëndrueshëm i Afganistanit.

Roli parësor i FNSN-së është të përkrahë qeverinë afgane për shtrirjen e autoritetit të saj në të gjithë vendin dhe për krijimin e një mjedisi të sigurt. Për të arritur këtë, ajo ndihmon në zhvillimin e forcave të sigurisë nëpërmjet përgatitjes së trupave të ushtrisë e të policisë, përcakton nevojat për rindërtimin e objekteve civile, përkrah qeverinë në çarmatosjen e grupeve të armatosura në mënyrë të

paligjshme, angazhohet në luftën kundër lëndëve narkotike dhe mbështet veprimtaritë e ndihmës humanitare.

Gjithashtu ajo po përpiqet për të rritur ndërveprimin ndërmjet subjekteve civile dhe ushtarake dhe po përpunon një konceptim më të plotë për bashkëveprimin në terren. Për të sqaruar këtë, disa nga Ekipet e Rindërtimit Krahinor - grupe të vogla të përbëra nga personel civil dhe ushtarak ndërkombëtar nën vartësinë e FNSN-së - po punojnë nëpër gjithë vendin në projekte civile të tilla si ndërtimi i shkollave dhe jetimoreve, riparimi i rrugëve, nxjerrja nga përdorimi i armatimeve, çminimi dhe të tjera të ngjashme me këto.

FNSN-ja bashkëvepron ngushtësisht me qeverinë kombëtare afgane. Për

shembull, nga dhjetori 2003 deri në janar 2004, ajo ndihmoi autoritetet afgane në ruajtjen e sigurisë gjatë punimeve nga Lloja Xhirga, një këshill i lartë, i cili miratoi kushtetutën afgane. Në shtator 2006, NATO dhe Afganistani publikuan “Kuadri për një Bashkëpunim të Qëndrueshëm në Partneritet”, që përqendrohet në shtysën që duhet t’i jepet reformës së mbrojtjes, ngritjes së institucioneve të mbrojtjes dhe ndërveprimit ndërmjet Ushtrisë Kombëtare Afgane dhe anëtarëve të NATO-s. Përveç kësaj, një Përfaqësues i Lartë Civil nga NATO parashtron objektivat politikë dhe ushtarakë të Aleancës, duke punuar drejtpërdrejt me qeverinë afgane dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe duke mbajtur kontakte me vendet fqinje.

Page 16: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

P16 | Një aktor i rëndësishëm në situata krizash

Menjëherë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, NATO ndërhyri ushtarakisht për të ndalur ose për të shmangur konfliktin në Bosnjë dhe Hercegovinë më 1995, në Kosovë më 1999 dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (*) më 2001.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë muajve gusht dhe shtator 1995, aleatët e NATO-s drejtuan operacionet ajrore kundër serbëve të Bosnjës. Ky veprim ndihmoi për ndryshimin e ekuilibrit të forcave ndërmjet palëve në terren dhe për të bindur udhëheqjen e serbëve të Bosnjës që të pranonte marrëveshjen e paqes, e cila u përfundua në Dejton, Ohajo. Në dhjetor I995, paqeruajtësit e NATO-s arritën në Bosnjë dhe Hercegovinë nën komandën e Forcës Zbatuese (IFOR). IFOR-i u zëvendësua nga Forca Stabilizuese (SFOR), e cila përfundoi me sukses dhjetë vite më vonë, në dhjetor 2005. Më pas, mandati paqeruajtës iu dorëzua Bashkimit Europian.

Ballkani

NATO drejtoi një operacion paqeruajtës dhjetëvjeçar

në Bosnjë dhe Hercegovinë

© B

elgi

an M

OD

Page 17: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Një aktor i rëndësishëm në situata krizash | P17

“ për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës ”

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë u krye pas një periudhe mbi njëvjeçare dhune në rritje dhe shkeljeve të përsëritura nga Beogradi të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së, që bënin thirrje për dhënien fund të shtypjes së popullsisë shqiptare të Kosovës. Në mars 1999, Aleanca vendosi të fillonte fushatën ajrore kundër strukturave ushtarake dhe paramilitariste të qeverisë jugosllave, si përgjegjëse për shtypjen. Vendimi u mor pasi të gjitha rrugëzgjidhjet e parashtruara nuk ishin pranuar dhe bisedimet për paqe kishin dështuar përsëri para kryeneçësisë së Beogradit.

Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe solli si pasojë përfundimin e të gjitha veprimeve ushtarake të palëve në konflikt; tërheqjen nga Kosova të Ushtrisë Jugosllave, të forcave policore dhe paramilitariste serbe; marrëveshjen për vendosjen në Kosovë të një pranie ushtarake ndërkombëtare; marrëveshjen për kthimin e sigurt e pa kushte të refugjatëve dhë njerëzve të shpërngulur dhe zotimin për shfaqjen e gatishmërisë nga të gjitha anët për të punuar në drejtim të një marrëveshjeje politike për Kosovën.

Mandati i Forcës së Kosovës të drejtuar nga NATO buron njëherësh nga Marrëveshja Ushtarake Teknike, e nënshkruar

prej komandantëve të NATO-s dhe atyre jugosllavë dhe nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB-së, të dyja të qershorit 1999. KFOR-it iu ngarkua përgjegjësia që të pengonte rindezjen e armiqësive, të krijonte një mjedis të sigurt dhe të kryente çarmatimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veç këtyre, KFOR-i mbështet përpjekjet humanitare ndërkombëtare dhe punon së bashku me praninë civile ndërkombëtare dhe Misionin e KB-së për Administrimin e Përkohshëm në Kosovë (UNMIK) për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës.

Pas deklaratës së pavarësisë të 17 shkurtit 2008, NATO ripohoi se KFOR-i do të mbetet në Kosovë mbi bazën e Rezolutës 1244 të KSKB-së, vetëm nëse Këshilli i Sigurimit vendos ndryshe. Ky qëndrim u ripërsërit nga udhëheqësit e NATO-s në Takimin e Strasburgut/Kehlit në prill 2009. Ata gjithashtu theksuan se Aleanca mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj vendosjes së strukturave të sigurisë multi-etnike në Kosovë sipas marrëveshjes. Ata mirëpritën dërgimin e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe progresin e bërë deri më tani me implementimin e përkushtimeve në standarde, veçanërisht atyre të lidhura me sundimin

e ligjit, mbrojtjen e pakicave etnike e vendeve me vlera historike e fetare, dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit.

Page 18: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

P18 | Një aktor i rëndësishëm në situata krizash

Në gusht 2001, presidenti i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (*) kërkoi mbështetjen e NATO-s për të çarmatosur grupet etnike shqiptare që mund të destabilizonin vendin. NATO pranoi me kusht që qeveria të rivendoste disa të drejta për minoritetin. Përfaqësuesit e bashkësisë etnike shqiptare dhe të qeverisë së vendit arritën një marrëveshje politike, e cila u ndërmor prej të dërguarve të posaçëm nga organizata të ndryshme qeveritare, përfshirë NATO-n, si dhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo i hapi rrugën NATO-s që të përqendronte rreth 3 500 trupa, me një mision 30-ditor, për të çarmatosur shqiptarët etnikë mbi baza vullnetare.

Me kërkesën e Shkupit, trupat e NATO-s mbetën në vend për të siguruar mbrojtjen e vëzhguesve ndërkombëtarë nga Bashkimi Europian dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë deri në fund të marsit 2003, kur misionin e mori në ngarkim Bashkimi Europian. Këto nisma ndihmuan në shmangien e konfliktit civil dhe përgatitën truallin për ripajtim dhe rindërtim në vend.

KFOR-i ka mbetur tani i vetmi përqendrim i madh i forcave aleate në Ballkan, ndonëse NATO vazhdon të mbajë shtabe në Sarajevë dhe në Shkup për të ndihmuar qeveritë mike në reformën e mbrojtjes.

Me qëllim që të përforcojë stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, NATO po përpiqet të integrojë vendet e rajonit në strukturat Euro-Atlantike. Kroacia dhe Shqipëria hynë në Nato me 1 prill 2009; ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (*) është kandidate për anëtarësim në NATO dhe Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia u bënë partnerë të NATO-s më 14 dhjetor 2006.

“ Me qëllim që të përforcojë stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, NATO po përpiqet të integrojë vendet e rajonit në strukturat Euro-Atlantike ”

Page 19: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Një aktor i rëndësishëm në situata krizash | P19

Operacioni Përpjekja e Fuqishme, që filloi menjëherë pas goditjeve të 11 shtatorit, është një operacion zbulimi detar dhe drejtohet nga forcat detare të NATO-s për të siguruar zbulimin, parandalimin dhe mbrojtjen kundër veprimtarisë terroriste në Mesdhe. Qysh më 6 tetor 2001, anijet e NATO-s u përqendruan në Mesdheun Lindor dhe filluan patrullimin e zonës. Duke pasur parasysh suksesin, në fillim të vitit 2003, u zgjerua për të mbuluar Ngushticën e Gjibraltarit dhe, një vit më pas, në mars 2004, gjithë Mesdheun.

Ndonëse operacioni është i kufizuar në veprimtaritë që lidhen me terrorizmin, ai ka ndikime pozitive në sigurinë e përgjithshme të Mesdheut përsa i përket tregtisë dhe veprimtarisë ekonomike.

Mesdheu

Gjiri i AdenitPirateria në rritje në Gjirin e Adenit dhe Bririn e Afrikës po kanoset të shkatërrojë përpjekjet ndërkombëtare humanitare në Afrikë dhe, më përgjithësisht, të çrregullojë linja të rëndësishme detare me interes komunikues dhe ekonomik në zonë.

NATO po ndihmon aktivisht në rritjen e sigurisë duke zhvilluar operacione kundra piraterisë në zonë: Operacioni Siguruesi Aleat (2008), Operacioni Mbrojtësi Aleat (2009) dhe Operacioni Mburoja Oqeanike (i vazhdueshëm). Po konsideron një rol të mundshëm afatgjatë kundër piraterisë, tërësisht në përplotësim me Rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe me veprime kundër piraterisë nga aktorë të tjerë, përfshirë këtu dhe Bashkimin Evropian.

Page 20: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

P20 | Një aktor i rëndësishëm në situata krizash

© E

U

Refugjatë të Darfurit

I pari nga misionet e NATO-s në kontinentin afrikan ishte përkrahja e misionit të Bashkimit Afrikan në Sudan (AMIS).

Që prej vitit 2003, banorët e krahinës së Darfurit të Sudanit kanë qenë viktima të një lufte të ashpër civile. Konflikti shkaktoi një krizë humanitare që çoi në vrasjen e dhjetëra mijërave dhe shpërnguljen e milionave. Prej korrikut 2005, sipas kërkesës së Bashkimit Afrikan (BA), NATO filloi të siguronte mbështetjen për AMIS-in deri në përfundimin e këtij misioni më 31 dhjetor 2007. Në janar 2008, kur ky mision u bë një mision i përzier KB-BA, NATO shfaqi gatishmërinë për të marrë në shqyrtim ndonjë kërkesë plotësuese për mbështetje.

Në qershor 2007, NATO pranoi një kërkesë të Bashkimit Afrikan për të mbështetur me transportim ajror përqendrimin e trupave të tij për një mision në Somali (MIASOM). Qysh prej vitit 1991, vendi nuk ka pasur një qeveri të efektshme dhe ka vuajtur nga luftimet disavjeçare ndërmjet prijësve ushtarakë kundërshtarë, si dhe nga uria e sëmundjet.

NATO gjithashtu është duke mbështetur krijimin e aftësive për detyrat paqeruajtëse të BA-së, veçanërisht për Forcën e Gatshme Afrikane, po ashtu sipas kërkesës së BA-së.

Për të siguruar një bashkëpunim dhe frytshmëri të lartë, ndihmesa e NATO-s është e lidhur dhe e bashkërenduar ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, kryesisht me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, si dhe me partnerë mbi baza dypalëshe.

Mbështetja për Bashkimin Afrikan

NATO ka një interes strategjik jetësor për sigurimin e qëndrueshmërisë në Irak dhe, qysh prej vitit 2004, ka mbështetur Qeverinë e Irakut nëpërmjet Misionit Stërvitor të NATO-s në Irak (MSNI). Gjithashtu, NATO dhe Iraku kanë rënë në marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin për një periudhë afatgjatë dhe e kanë zyrtarizuar këtë me miratimin e propozimeve për Platformën e Bashkëpunimit të Organizuar.

NATO po ndihmon vendin për të realizuar sigurinë e vet nëpërmjet stërvitjes së personelit ushtarak iraken si brenda dhe jashtë Irakut, po mbështet zhvillimin e institucioneve të sigurisë së vendit, po bashkërendon shpërndarjen e pajisjeve të dhuruara nga vende të veçanta të NATO-s dhe, më përgjithësisht, po siguron mbështetjen për reformën e mbrojtjes në Irak.

Bashkëpunimi me Irakun është kryer në përputhje me Rezolutën 1546 të Këshillit të Sigurimit të KB-së, e cila kërkonte mbështetje nga organizatat ndërkombëtare dhe rajonale për plotësimin e nevojave të popullit iraken në drejtim të sigurisë e stabilitetit, si dhe sipas kërkesave të mëpasshme të Qeverisë së Irakut.

Ndihmesa ndaj Irakut

Page 21: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Një aktor i rëndësishëm në situata krizash | P21

Veprimtaritë e NATO-s me shtrirje të gjerë“ shumica e punës së Aleancës kryhet larg vëmendjes zhbiruese të publicitetit ”

Mbulimi i NATO-s nga media, në mënyrë të pashmangshme, përqendrohet në diplomacinë e nivelit të lartë, në takimet e Aleancës dhe në fushatat ushtarake. Megjithatë, pjasa më e madhe e punës së Aleancës kryhet larg vëmendjes zhbiruese të publicitetit. Në praktikën e përditshme të punës së saj, NATO është e përfshirë në një varg projektesh që ndihmojnë në përmirësimin e mjedisit të sigurisë së Europës. Këto përfshijnë ndihmën për reformimin e ushtrive të Europës Lindore, hartimin e programeve të rikualifikimit të ish-oficerëve për në jetën civile dhe dhënien e ndihmesës për çminimin dhe asgjësimin e rezervave të municioneve të vjetëruara.

Për më tepër, NATO është aktive në bashkërendimin e përpjekjeve humanitare. Më 1999, ajo hapi Qendrën Euro-Atlantike të Bashkërendimit të Masave ndaj Fatkeqësive (QEABMF), me anë të së cilës bashkërendon ndihmën humanitare dhe atë në situata të jashtëzakonshme nga NATO dhe vendet partnere në të dy rastet, si të fatkeqësive

të shkaktuara nga njerëzit, ashtu dhe të atyre natyrore. Për shembull, fill pas Furtunës Katrina në Shtetet e Bashkuara, në shtator 2005, NATO dha ndihmesën e vet për viktimat e përmbytjes. Një muaj më vonë, si pasojë e një tërmeti shkatërrimtar në Pakistan, mbetën të vdekur rreth 73 000 njerëz dhe katër milion të pastrehë. Këshilli i Atlantikut të Veriut pranoi të jepte ndihmesë nëpërmjet QEABMF-së. Në shumë raste, QEABMF-ja ka mobilizuar burimet për të ndihmuar vendet në zonën Euro-Atlantike, të cilat janë dëmtuar nga përmbytjet, zjarret në pyje apo tërmetet.

NATO ka një program shkencor që financon bashkëpunimin praktik për çështjet që lidhen me sigurinë në fushat e shkencës civile, mjedisit dhe teknologjisë. Programi i NATO-s Shkenca për Paqen dhe Sigurinë (SHPS) përpiqet të parashtrojë rekomandime dhe zgjidhje konkrete për një varg problemesh, ndërkohë që synon t’i përgjigjet edhe nevojave të veçanta të pjesëmarrësve. Në këto veprimtari marrin

pjesë shkencëtarë nga vendet anëtare, partnere dhe të Dialogut Mesdhetar të NATO-s. Nëpërmjet tyre jepet një ndihmë e frytshme për sigurinë e përgjithshme dhe lehtësohet puna në drejtim të bashkëveprimit, rrjetit të bashkëpunimit dhe rritjes së nivelit të aftësive.

Page 22: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Zgjerimi i partneriteteve

P22 | Zgjerimi i partneriteteve

Partnerët e NATO-s

Që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO ka marrë një sërë nismash për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin nëpërmjet formimit të institucioneve për bashkëbisedim, mirëbesim dhe bashkëpunim. Ajo ka vendosur marrëdhënie me kundërshtarët e mëparshëm, si dhe me shtete të tjera europiane, vende fqinje në rajonin e Mesdheut e më gjerë dhe me vende në Lindjen e Mesme.

Si hap i parë në këtë drejtim ishte krijimi, më 1991, i Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut. Qëkurse u riemërtua Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik, ky është bërë forumi kryesor për këshillim dhe bashkëpunim ndërmjet NATO-s dhe vendeve jo anëtare në zonën e Atlantikut të Veriut.

Më 1994, NATO paraqiti një nismë të njohur si Partneriteti për Paqe (PpP). Ky është një program i paracaktuar për

të ndihmuar vendet pjesëmarrëse në reformimin e forcave të tyre të armatosura me qëllim që t’i aftësojnë ato për të luajtur rolin e duhur në një shoqëri demokratike dhe për të marrë pjesë në operacionet paqembështetëse të drejtuara nga NATO. Ai ofron mundësi për bashkëpunim praktik në shumë fusha të ndryshme dhe u lejon vendeve individuale partnere të përcaktojnë pjesëmarrjen e tyre në përshtatje me nevojat dhe interesat e veçanta të sigurisë së tyre. Gjerësia dhe gama e veprimtarive është tepër e madhe dhe mbulon fusha të tilla si reforma e mbrojtjes, administrimi i krizës, planëzimi i çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme, bashkëpunimi në fushën e shkencës, stërvitja e edukimi dhe shkatërrimi i sigurt i municioneve dhe i armëve të vogla e armatimeve të lehta.

“ formimi i institucioneve për bashkëbisedim, mirëbesim dhe bashkëpunim ”

Page 23: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Zgjerimi i partneriteteve | P23

“ Rusia dhe Ukraina ishin ndër ato vende që u përfshinë prej ditës së parë në veprimtaritë e partneritetit me NATO-n ”Rusia dhe Ukraina ishin ndër ato vende që u përfshinë prej ditës së parë në veprimtaritë e partneritetit me NATO-n. Më 1997, me nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe, bashkëpunimi ndërmjet këtyre vendeve dhe NATO-s u vendos mbi baza më zyrtare. Për të lehtësuar këshillimet dhe diskutimet e rregullta për çështjet e sigurisë dhe për të zhvilluar bashkëpunimin praktik në një gamë të gjerë fushash, u krijua Këshilli i Përbashkët i Përhershëm NATO-Rusi dhe Komisioni NATO-Ukrainë.

Që atëherë, por veçanërisht pas goditjeve të 11 shtatorit, të cilat nxorën në pah domosdoshmërinë e një veprimi të bashkërenduar ndërkombëtar për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja ndaj sigurisë, aleatët dhe Rusia kanë krijuar marrëdhënie më të ngushta dhe më të qëndrueshme. Më 2002, ata krijuan Këshillin NATO-Rusi (KNR), që kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm, në të cilin të gjitha vendet e KNR-së marrin pjesë si të barabartë dhe vendimet merren me konsensus, duke zëvendësuar Këshillin e Përbashkët të Përhershëm dypaësh NATO-Rusi. KNR-ja ka përcaktuar si fusha kryesore të bashkëpunimit luftën kundër terrorizmit, administrimin e krizave dhe mospërhapjen e armëve të dëmtimit në masë.

Gjatë këtyre viteve, marrëdhëniet NATO-Ukrainë janë zhvilluar në mënyrë progresive. Një aspekt i rëndësishëm është mbështetja e dhënë nga NATO dhe aleatë të veçantë për përpjekjet e vijueshme reformuese të Ukrainës, veçanërisht për reformën në sektorët e mbrojtjes e të sigurisë. Këto reforma janë jetësore për zhvillimin demokratik të vendit.

Marrëdhëniet me Rusinë dhe Ukrainën

Page 24: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

P24 | Zgjerimi i partneriteteve

Më 1995, nisma e PpP-së u përplotësua me krijimin e Dialogut Mesdhetar me gjashtë vende - Egjipti, Izraeli, Jordania, Mauritania, Maroku dhe Tunizia - me shtrirje të gjerë në rajonin e Mesdheut. Programi, në të cilin u përfshi dhe Algjeria më 2000, synon krijimin e marrëdhënieve të mira dhe përmirësimin e mirëkuptimit të ndërsjellë me vendet e rajonit të Mesdheut, si dhe rritjen e stabilitetit e të sigurisë rajonale. Më 2004, Dialogu u ngrit më lart drejt një partneriteti të mirëfilltë për t’i dhënë një shtysë më të madhe

bashkëpunimit praktik nëpërmjet ndihmës për reformën e mbrojtjes, bashkëveprimit në fushën e sigurimit të kufirit, masave të përsosjes së ndërveprimit e të tjera të ngjashme. Gjithashtu, ky partneritet në rritje përqendrohet edhe në luftën kundër terrorizmit. Disa vende të Dialogut kanë ndihmuar me trupa në operacionet paqembështetëse të drejtuara nga NATO në Ballkan dhe po marrin pjesë në Operacionin Përpjekja e Fuqishme.

Dialogu Mesdhetar“ për krijimin e marrëdhënieve të mira dhe përmirësimin e mirëkuptimit të ndërsjellë me vendet e rajonit të Mesdheut ”

Bashkëveprimi me vendet e Dialogut Mesdhetar gjatë

stërvitjeve të NATO-s

Page 25: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Zgjerimi i partneriteteve | P25

“ Nisma synon nxitjen e bashkëpunimit praktik dypalësh me vendet e interesuara të rajonit ”

Nisma e Bashkëpunimit të Stambollit

Nisma e Bashkëpunimit të Stambollit (NBS), e filluar më 2004, tregoi vullnetin e mirë të Aleancës për t’u shtrirë drejt vendeve të Lindjes së Mesme që nuk janë përfshirë në Dialogun Mesdhetar. Nisma synon nxitjen e bashkëpunimit praktik dypalësh me vendet e interesuara të rajonit në fusha të tilla si lufta kundër terrorizmit, administrimi i krizave, planëzimi i çështjeve civile në situata të jashtëzakonshme dhe kontrolli i kufirit. Aktualisht, në të janë përfshirë Bahreini, Katari, Kuvaiti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Page 26: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

P26 | Zgjerimi i partneriteteve

Ndërkohë që kërcënimet ndaj sigurisë po bëhen më të paparashikueshme për nga natyra, përhapja dhe zanafilla, NATO e ka zgjeruar shtrirjen e partneriteteve të saj. Ajo u ka bërë thirrje partnerëve në shkallë botërore për të ndihmuar në kundërvënien ndaj kërcënimeve të përgjithshme që janë shfaqur që prej ndërrimit të shekullit. Në këto të ashtuquajtura “vende të kontaktit”, të cilat nuk janë as anëtarë, as partnerë të Aleancës, hyjnë vende të tilla si Japonia, Zelanda e Re, Australia dhe Korea e Jugut.

NATO është e angazhuar gjithashtu me organizata të tjera ndërkombëtare që kanë një rol përplotësues në forcimin e paqes dhe të sigurisë. Në kontekstin e operacioneve të administrimit të krizave, NATO punon me organizata që kanë mjetet për të sigururar një paqe të qëndrueshme nëpërmjet zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqëror. Në to përfshihen Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë dhe institucione të tjera si EUROKONTROLLI dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Puna me partnerë globalë dhe organizata të tjera ndërkombëtare

Një numër i të ashtuquajturave vende kontakti, si Zelanda e Re, japin ndihmesë

për FNSN-në

Page 27: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Zgjerimi i partneriteteve | P27

“ një rol përplotësues në forcimin e paqes dhe të sigurisë ”Veçmas këtyre lidhjeve institucionale, marrëdhëniet transatlantike ndërmjet anëtarëve europianë të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, i bëjnë më të dallueshme marrëdhëniet e Aleancës me Bashkimin Europian. Ashtu si çdo marrëdhënie konstruktive, ato janë zhvilluar në përgjigje të ndryshimit të kushteve të jashtme. Pa hyrë thellë në historinë e marrëdhënieve transatlantike që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, është e rëndësishme të theksohet se, në periudhën fillestare të pasluftës, anëtarët europianë të NATO-s ishin tepër të varur nga Shtetet e Bashkuara në lidhje, si me sigurinë, ashtu dhe me rritjen ekonomike. Në vitet që kaluan, Europa është forcuar dhe bashkuar më shumë. Në fillim të viteve 1990, Bashkimi Europian filloi të zhvillonte një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe, në mënyrë të përshkallëzuar, po i paracakton Europës vendin e një aktori më të shquar

në çështjet ndërkombëtare. Në dhjetor 1999, Bashkimi Europian vendosi të zhvillonte aftësitë e veta për të marrë përsipër detyra të administrimit të krizave dhe ndërmori hapa për krijimin e strukturave politike dhe ushtarake të nevojshme. Kjo i hapi rrugën Bashkimit Europian për të marrë në dorëzim, pak vite më vonë, dy nga misionet e NATO-s në Ballkan.

Ky proces u lehtësua nga marrëveshjet “Berlin Plus”, të cilat e lejojnë Bashkimin Europian që të shfytëzojë mjetet dhe aftësitë e NATO-s për operacionet e drejtuara nga BE-ja, kur vetë NATO nuk është përfshirë si një e tërë. Tashmë ai përbën themelin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Europian e NATO-s dhe ka çuar në dorëzimin e misionit të NATO-s në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (*) në fund të marsit 2003 dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë në dhjetor 2004.

Page 28: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

P28 | Ndjekja e një politike të dyerve të hapura

Në një fazë relativisht të hershme, anëtarët themelues të Aleancës - Belgjika, Danimarka, Franca, Holanda, Islanda, Italia, Kanadaja, Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara - e zgjeruan anëtarësimin në Organizatë me përfshirjen e Greqisë dhe Turqisë (1952) dhe të Gjermanisë (1955). Disa dhjetëvjeçarë më vonë, më 1982, u bashkua dhe Spanja.

Cikli tjetër i zgjerimit u krye pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kur një numër vendesh të Europës Qendrore vendosën që interesat e sigurisë së ardhshme të tyre mund të plotësoheshin më mirë me hyrjen në NATO dhe shprehën qëllimin e tyre në kërkimin e anëtarësimit. Tre ish-vende partnere - Republika e Çekisë, Hungaria dhe Polonia – u bënë anëtarë në mars 1999, duke e

çuar numrin e vendeve anëtare në 19. Në fund të marsit 2004, në atë që ishte vala më e madhe e zgjerimit të NATO-s, shtatë vende të tjera – Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia – u përfshinë në Aleancë. Kohët e fundit, në prill 2009, Kroacia dhe Shqipëria u anëtarësuan. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (*) do të jetë e ftuar gjithashtu për të hyrë në Organizatë sapo të jetë zgjidhur çështja e emrit të vendit.

Dera e NATO-s mbetet e hapur për çdo vend që ka kushtet për të marrë përsipër përkushtimet dhe detyrimet e anëtarësimit dhe të kontribuojë për sigurinë në zonën euro-atlantike.

Një proces i vazhdueshëm

Ndjekja e një politike të dyerve të hapura

Page 29: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Ndjekja e një politike të dyerve të hapura | P29

Shtatë anëtarët që u futën në NATO më 2004 dhe ata që i pasuan më vonë, kanë përfituar nga Plani i Veprimit për Anëtarësim, që u vu në zbatim më 1999 për të ndihmuar vendet partnere të interesuara në përgatitjen për anëtarësim. Plani u ofron anëtarëve mëtues këshilla praktike dhe ndihmë të përzgjedhur. Nga ana tjetër, anëtarët mëtues duhet që të plotësojnë disa kushte kryesore si funksionimi i një sistemi politik demokratik të bazuar në ekonominë e tregut, trajtimi i barabartë i popullatave të minoriteteve, zotimi për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve me fqinjët, aftësia dhe gatishmëria për të ndihmuar ushtarakisht Aleancën dhe angazhimi ndaj kontrollit demokratik mbi forcat e tyre të armatosura. Pjesëmarrja në plan nuk ofron ndonjë garanci për anëtarësim të ardhshëm, por ajo i ndihmon vendet për të përshtatur forcat e tyre të armatosura dhe për t’u përgatitur për detyrimet dhe përgjegjësitë që do të kërkonte anëtarësimi në Aleancë.

Detyra e NATO-s nuk është që të rekrutojë anëtarë të rinj, por aleatët janë të përkushtuar për të shqyrtuar kërkesat për anëtarësim të vendeve demokratike, të cilat respektojnë vlerat e aleatëve dhe mund të mbështesin qëllimet themelore të Aleancës. Qeveritë e vendeve të NATO-s e kanë bërë të qartë se zgjerimi i Aleancës nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet për të zgjeruar më tej sigurinë e NATO-s dhe për ta bërë Europën në tërësi më të qëndrueshme. Procesi i zgjerimit ndihmon për shmangien e konflikteve, sepse vetë perspektiva e anëtarësimit shërben si një nxitje ndaj vendeve mëtuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët e tyre dhe për çuarjen përpara të reformave dhe demokratizimit. Për më tepër, anëtarët e rinj nuk duhet që vetëm të përfitojnë nga anëtarësimi. Ata duhet të jenë në gjendje që edhe të ndihmojnë për sigurinë e përgjithshme të të gjitha vendeve anëtare. Me fjalë të tjera, është e nevojshme që ata të jenë njëherësh sigurues dhe konsumues të sigurisë.

Plani i Veprimit për Anëtarësim“ të jenë njëherësh sigurues dhe konsumues të sigurisë ”

Page 30: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

P30 | Aftësi të reja për kërcënime të reja

Sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria e sotme, kërkojnë forca që të jenë të pajisura dhe të reformuara mirë për të përballuar kërcënime të tilla si terrorizmi, përhapja e armëve të dëmtimit në masë dhe paqëndrueshmëria e shkaktuar nga shtete të shpërbëra ose në shpërbërje e sipër.

Në fillim të viteve 1990, NATO kishte filluar të rishikonte aftësitë e veta ushtarake, me synimin për të kaluar nga formacionet pozicionale të Luftës së Ftohtë në forca më të lëvizshme që nevojiten për operacionet e administrimit të krizave. Ngjarjet e 11 shtatorit e përshpejtuan këtë proces. Në Takimin e Pragës, mbajtur më 2002, udhëheqësit e NATO-s paraqitën reforma madhore për të riformuar krejtësisht mjetet ushtarake të NATO-s. Në përpjekje për të rritur aftësitë kundërvepruese ndaj kërcënimeve të ndryshme për sigurinë, si brenda dhe jashtë zonës Euro-Atlantike, ata përcaktuan fushat e veçanta për përmirësim, krijuan Forcën Kundërvepruese të NATO-s dhe thjeshtuan strukturën e komandës ushtarake.

“ udhëheqësit e NATO-s paraqitën reforma madhore për të riformuar krejtësisht mjetet ushtarake të NATO-s ”

Aftësi të reja për kërcënime të reja

Page 31: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Aftësi të reja për kërcënime të reja | P31

Në Pragë u përcaktuan tetë fusha të veçanta ku kërkohej një ndërhyrje tepër e ngutshme për mënjanimin e mangësive. Ato përfshinin fusha të tilla si transportimi strategjik ajror dhe detar; mbrojtja kimike, biologjike, radiologjike e bërhamore dhe vrojtimi ajër-tokë. Aleatët janë të vendosur për sigurimin e këtyre aftësive, të cilat janë me rëndësi themelore për të mundësuar kundërveprimin e Aleancës ndaj kërcënimeve të reja. Pas Takimit të Pragës, NATO ka përcaktuar drejtime të tjera ku kërkohet modernizimi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes kundër terrorizmit.

Qëllimi i Forcës Kundërvepruese të NATO-s (FKN) është që të jetë e aftë për t’iu përgjigjur me shpejtësi llojeve të ndryshme të situatave të krizave në gjithë botën, duke vepruar si një forcë e përparuar, që mund të përforcohet me trupa të tjera plotësuese në një fazë të mëvonshme. E mbështetur mbi një bërthamë që mund të zgjerohet sipas nevojave, ajo është një forcë shumëkombëshe që përmbledh përbërës të forcave tokësore, ajrore, detare dhe speciale. Pas lajmërimit, ajo mund të fillojë rigrupimin brenda një kohe të shkurtër prej pesë ditësh dhe të ruajë aftësinë e veprimeve luftarake për 30 ditë ose më gjatë nëse rifurnizohet.

Elemente përbërëse të FKN-së janë përqendruar në shtator 2005 në Shtetet e Bashkuara pas dëmtimeve të shkaktuara në Nju Orlins dhe rrethinat e tij nga Furtuna Katrina dhe në Pakistan pas tërmetit shkatërrimtar të 8 tetorit 2005.

Përveç aftësive rigrupuese dhe gatishmërisë së lartë luftarake, FKN-ja është faktikisht forca e përparuar e NATO-s në përpjekjet e saj transformuese. Ajo e përgatit personelin si të kryejë detyrat në një mjedis tepër kritik, duke shfrytëzuar teknologjitë e dukurive të reja në një kontekst shumëkombësh. Kjo përgatitje cilësore është një përvojë që e fitojnë të gjithë pjesëmarrësit pa përjashtim dhe vepron si katalizator për ndryshim brenda forcave kombëtare, por edhe brenda formacioneve shumëkombëshe.

Modernizimi i aftësive ushtarake

Forca Kundërvepruese e NATO-s

Racionalizimi i strukturës së komandësDuke iu përshtatur mjedisit të sigurisë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO rishikoi strukturën e komandës ushtarake për të mbështetur krijimin e forcave më të vogla, më të zhdërvjellëta e më të lëvizshme. Ajo e pakësoi dukshëm numrin e shtabeve dhe, në mënyrë mjaft kuptimplote, rolin drejtues në përpjekjet për transformimin e NATO-s ia ngarkoi komandës strategjike me bazim në SHB, Komandës së Forcave Aleate për Transformimin (ish-Komanda e Forcave Aleate në Atlantik). Komandës strategjike me bazim në Europë iu ngarkua përgjegjësia për të gjitha operacionet e NATO-s dhe tani njihet si Komanda e Forcave Aleate për Operacionet.

Thjeshtimi i strukturës së komandës ushtarake është një proces në vazhdim, të cilin NATO e rishikon rregullisht.

Page 32: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Dinamika e Organizatës

P32 | Dinamika e Organizatës

Një nga tiparet dalluese të jetëgjatësisë së Aleancës është procesi vendimmarrës i mbështetur në konsensus. Kjo nënkupton që për të gjitha vendimet duhet të ketë miratim të njëzëshëm. Për rrjedhojë, shpesh kërkohen këshillime dhe diskutime të zgjatura para marrjes së një vendimi të rëndësishëm. Ndonëse ky proces mund të duket i ngadaltë dhe i ngathët për një vëzhgues të jashtëm, ai ka dy epërsi të mëdha. Së pari, respektohet sovraniteti dhe pavarësia e secilit vend anëtar. Së dyti, kur merret vendimi, ai ka mbështetjen e plotë të të gjitha vendeve anëtare dhe zotimin e tyre për zbatimin e tij.

Në disa raste ka mospërputhje, si në pranverë 2003, kur kishte ndryshime në vlerësimet e vendeve për kërcënimin që paraqiste regjimi i Sadam Huseinit në Irak. Megjithëse ndryshimi në qëndrimet kombëtare nënkupton që aleatët nuk do të puqen gjithmonë në mendim për veprimet që duhet të ndërmerren, qëllimi i NATO-s është që të lehtësojë këshillimet dhe diskutimet ndërmjet tyre për të arritur konsensusin kurdoherë që të jetë e mundur.

Marrja e vendimit me konsensus

Page 33: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Dinamika e Organizatës | P33

Aktorët kryesorë

Aktorët më të rëndësishëm në NATO janë vetë vendet anëtare që, si të tilla, formojnë Organizatën. Ato përfaqësohen në të gjitha nivelet e komiteteve. Për këtë qëllim, brenda selisë së NATO-s në Bruksel, çdo vend ka një përfaqësues të përgjithshëm në rangun e ambasadorit. Ai mbështetet nga një delegacion kombëtar, që përbëhet nga personel diplomatik dhe këshilltarë për mbrojtjen, të cilët ndjekin vetë mbledhjet e komiteteve ose sigurojnë pjesëmarrjen e ekspertëve kombëtarë në to.

Organi kryesor politik vendimmarrës në NATO është Këshilli i Atlantikut të Veriut, që mblidhet në nivel ambasadorësh të paktën një herë në javë. Gjithashtu, mbledhje të rregullta të Këshillit kryhen në nivelin e ministrave të jashtëm, ministrave të mbrojtjes dhe, herë pas here, të kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Këshilli i Atlantikut të Veriut, së bashku me dy organe të lidhura me mbrojtjen – Komiteti i Planëzimit të Mbrojtjes dhe Grupi i Planëzimit Bërthamor – janë në krye të një sistemi të ndërlikuar komitetesh. Brenda këtij sistemi, Komiteti Ushtarak përgjigjet për këshillat ushtarake që duhet të përgatisë për këto tre organe kryesore dhe jep udhëzime për komandat strategjike në lidhje me çështjet ushtarake. Si i tillë, ai ka një status të veçantë si autoriteti ushtarak më i lartë në NATO.

NATO ka një Sekretar të Përgjithshëm që emërohet për një periudhë përafërsisht prej katër vitesh. Ai ose ajo është një shtetar i shquar në shkallë ndërkombëtare prej njërit nga vendet anëtare. Sekretari i Përgjithshëm kryeson mbledhjet e Këshillit të Atlantikut të Veriut e të organeve të tjera të rëndësishme të NATO-s dhe ndihmon në arritjen e konsensusit ndërmjet anëtarëve. Gjatë drejtimit të veprimtarive të përditshme të Aleancës, ai ose ajo mbështetet nga një shtab ndërkombëtar me zyrtarë dhe ekspertë nga të gjitha vendet e NATO-s.

NATO nuk ka forca të armatosura të vetat. Pjesa më e madhe e forcave që vihen në dispozicion të NATO-s, mbeten nën vartësinë e plotë kombëtare komanduese e drejtuese për aq kohë sa janë caktuar nga vendet anëtare për të kryer detyra, duke filluar nga mbrojtja e përbashkët e deri në misione të reja të tilla si paqeruajtja. Shkurtimisht, NATO është një forum që bashkon vende që janë të përgatitura për të integruar forcat e tyre dhe për të marrë pjesë në veprimtari shumëkombëshe gjatë një periudhe të caktuar. Strukturat politike dhe ushtarake të saj sigurojnë në kohë planëzimin e kërkuar për t’u mundësuar forcave kombëtare zbatimin e detyrave, si dhe parapërgatitjet organizative të nevojshme për komandimin, drejtimin, përgatitjen dhe stërvitjen e tyre të përbashkët.

“ Organi kryesor politik vendimmarrës në NATO është Këshilli i Atlantikut të Veriut ”

Page 34: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.
Page 35: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Në të ardhmenNga një krijesë e Luftës së Ftohtë në fillimet e saj, pas zhdukjes së ndarjes së Europës, Aleanca ka marrë përsipër detyra të reja dhe themelore. Ajo është hapur ndaj Europës Lindore, duke mirëpritur anëtarë të rinj dhe duke krijuar një rrjet partneritetesh me shtrirje të largët deri në Azinë Qendrore. Ajo është përfshirë gjithashtu në operacione të administrimit të krizave për t’i dhënë fund dhunës së shkaktuar nga konfliktet etnike dhe rajonale në Europë dhe, kohët e fundit, jashtë zonës Euro-Atlantike.

Bota e pas Luftës së Ftohtë ka dëshmuar se është një mjedis sigurie më i ndërlikuar - një prirje që duket qartë se do të vazhdojë në shekullin 21. Koncepti Strategjik i Aleancës, i miratuar më 1999, parashikoi shumë nga kërcënimet dhe sfidat e mjedisit të ri të sigurisë.

Që prej goditjeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Aleanca i ka përqendruar përpjekjet e saj në përshtatjen ndaj realitetit të kërcënimeve asimetrike. Ajo po formulon një këndvështrim më të gjerë e më ambicioz për sigurinë nëpërmjet thellimit e zgjerimit të partneriteteve të veta, modernizimit të forcave dhe sigurimit të ndihmesës për rajonet e krizave tashmë të reja për Organizatën. Si përfundim, ajo po përshpejton procesin e transformimit të saj për të zhvilluar marrëdhënie të reja politike dhe aftësi operative më të fuqishme, në mënyrë që t’i përgjigjet një bote gjithnjë e më tepër të globalizuar e më sfiduese, në dobi të mbrojtjes, paqes e sigurisë së anëtarëve të saj.

Në të ardhmen | P35

Page 36: SË BASHKU PËR SIGURINË Një përshkrim i shkurtër për · PDF fileKy përqendrim vazhdon edhe sot si Operacioni Përpjekja e Fuqishme, i cili tanimë përfshin të gjithë Mesdheun.

Dega e Diplomacisë Publike e NATO-s1110 Bruksel - BelgjikëFaqja e internetit: www.nato.intPosta elektronike: [email protected]

NATO Public Diplomacy Division1110 Brussels - BelgiumWebsite: www.nato.intEmail: [email protected]

SË BASHKU PËR SIGURINË

07/2

010

- ALB