VENDIM Nr.147, datë 18.3.2004 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR SIGURINË E DIGAVE DHE TË DAMBAVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4,9 shkronja “b” e 13 të ligjit nr.8681, datë 2.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullores për sigurinë e digave dhe të dambave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Ministritë dhe institucionet, që mbulojnë fushën e ndërtimit të digave dhe të dambave, ndërmarrjet shtetërore, pronarët dhe shfrytëzuesit, që ushtrojnë veprimtari studimi, projektimi, ndërtimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtjeje të digave/dambave në Republikën e Shqipërisë, si dhe organet shtetërore të kontrollit të marrin masa për zbatimin e detyrave, që përcaktohen në këtë rregullore. 3. Vendimi nr.349, datë 20.9.1989 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores për sigurimin e digave dhe dambave”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano RREGULLORE PËR SIGURINË E DIGAVE DHE TË DAMBAVE KREU I ASPEKTE TË PËRGJITHSHME Neni 1 Fusha e veprimit “Rregullorja për sigurimin e digave dhe të dambave” është e detyrueshme të zbatohet në digat/dambat që plotësojnë kushtet e nenit 3 të ligjit nr.8681, datë 2.11.2000 “Për projektimin,