Top Banner
100

Revista Mapo

Mar 24, 2016

Download

Documents

Gazeta Mapo

E permuajshme, Jo vetem politike, Intervista, Reportazhe, Eskluzive, Histori, Dokumente, Dosje, Letersi
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Revista Mapo
Page 2: Revista Mapo

2

MEDIA

ABONOHU SOT

www.mapo.al

Revista Mapo ( E përmuajshme) Revista Madame Mapo ( E përmuajshme)

TEL: 068 20 55 440

AGJENCIA E ABONIMIT TË SHTYPIT (ARBEN TRENOVA) : 04 223 52 05 CEL : 068 20 47 825POSTA SHQIPTARE: 04 237 5598 CEL: 068 50 24 159AGJENCIA E ABONIMIT ADRION: 04 224 0018 CEL: 069 20 36 768AGJENCIA E ABONIMIT, DURRËS (AGIM MEKO) CEL: 069 23 72850

Page 3: Revista Mapo

3

Page 4: Revista Mapo

4

COVER STORYALEANCA KUQ E ZI DHE LIDHJET TURKEPse u mbajt ‘në terr’ vizita në Washington e Kreshnik Spahiut dhe kush e mundësoi atë? Kush është ndërmjetësi mes Kreshnik Spahiut dhe interesave turke në Shqipëri? A janë të interesuar amerikanët për një rimëkëmbje të Perandorisë së dikurshme Osmane?

AGRON GJEKMARKAJNEO-OTOMANIZMI? STREHA E TË FRUSTRUARVENë trajtën e tij “shqiptare” neo-otomanizmi shfaqet më shumë si një peng i disa përfaqësuesve, kryesisht anësorë, të cilët në pamundësi për të përballuar frymën e stuhishme europiane, që po dominon vendin pas rënies së komunizmit, duket se kanë gjetur te

neo-otomanizmi një përgjigje dhe një strehë për frustrimin e tyre kulturor, politik dhe shpirtëror. Një dukuri që lidhet qysh herët me renegatizmin me Hamza Kastriotin dhe Ballaban Pashën.

EDA DERHEMITURQIA NUK KA PSE SHIHET SI SHTETI QË LUAN MË KEQNë Shqipëri grupe të ndryshme besimtarësh a nacional-istësh me marrakotje pan-apo anti-helene, si edhe pan-apo anti-turke do ketë gjithnjë, por unë nuk besoj se do ose mund të kthehen ndonjëherë në forca qendrore politike. Prapë këmbëngul që të heqim vëmendjen nga “neo-oto-manizmi” si një prej formave të simptomave të shumta të sëmundjes ballkanase, dhe të merremi me shërimin e sëmundjes.

10

14

18

Page 5: Revista Mapo

5

ENIS SULSTAROVAQARKULLIMI I ‘ORIENTIT’ SI EFEKT POLITIKIslami është një fe e shqiptarëve, jo më pak se krishterimi. Ne duhet të ruhemi që të mos mbillet mes shqiptarëve fara e urrejtjes fetare, jo vetëm nga turqit, por nga të gjithë ata të huaj që nuk duan që shqiptarët të bëhen bashkë si subjekt politik, por të mbeten të përçarë nën flamujt e fesë, krahinës, kreut etj.

DORESHKRIMISI TA PAJTOJMË ISMAIL QEMALIN ME ESAT PASHË TOPTANIN?nga Arben PutoKur jemi në vitin e 100-të të shtetit të pavarur shqiptar duket se ‘emergjencat’ politike nuk kanë ndryshuar dhe aq. Në këtë kapitull të shkëputur nga libri ‘Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha (1912-1914)’ i historianit Arben Puto, që MAPO ofron si dorëshkrim, dhe që do të hidhet në treg së afërmi nga shtëpia botuese ‘Toena’, do të gjeni situata familjare ose njëfarë deja vu-je të aktualitetit.

NOSTALGJIA E ZOGAJTKOHA E KATËRT E DON KISHOTIT TË MANÇËSLeximi i romanit “Don Kishoti i Mançës” në vitet e mia të rinisë ka qenë një diadë midis leximit dhe përjetimit. Kur lexoja, qeshja me bëmat e kalorësit, me vegimet e tij, me marrëzinë e tij të pashërueshme, me të folurën e tij të fryrë, me letrat në adresë të së vluarës së tij kimerike, Dylqinjës së Tobozës, me komizmin e keqkuptimeve të shumta të Sanços…

PYETËSORI 33/Artan FugaJAM I LIRË NGA SKLLAVËRIA SEPSE E KUPTOJ QË JAM SKLLAVKjo intervistë shpreh njëfarë ‘gërdie filozofike’. Është një ndër ato raste kur i pyeturi identifikon kureshtinë e pyetësit me habinë filozofike të masës, kur vendos ta ‘vrasë’ lajmëtarin.

DESHMIAPËR HERONJTË DHE POLITIKANË TË TJERË nga Suadela BalliuNjerëzimi ka pasur gjithnjë nevojë për heronj; për luftërat, për padrejtësitë, për lirinë, për të drejtat, për fjalën.... për një prijës që i udhëhiqte e fitonte në luftën ndaj së keqes. Kur historisë i mungonin, popujt i krijonin, për ta mbajtur shpresën se ishte dikush, që qëndronte në hije dhe dilte sa herë lypej për të shpëtuar ditën.

LEXIMENJË ISH-DREJTOR I KAPUR ROBnga Iva TiçoNga pasioni për bujqësinë që e ka shpërngulur në fshat. Por mbi të gjitha, nga ethet për të ngjitur lartësitë që po e shpien drejt Everestit. Gjergji Bojaxhi rrëfen se e bren ndërgjegjja për kohën e pakët të leximeve. Ndryshe nga njëherë e një kohë kur...

SIKUR TE ISHA KRYEMINISTERTONIN GJURAJRektori i Universitetit Europian të Tiranës, ish-ambasador i Shqipërisë në Izrael, është akademik më shumë se diplomatik në përgjigjet e tij për revistën.

88

78

22 64

72

56

97

Page 6: Revista Mapo

6

Editor Vladimir Karaj

Editor i fotografisëArmand Sallabanda

Design & LayoutFlorenc Elezi

Gazetarë që bashkëpunuanIva TiçoFjolla SpancaSuadela BalliuVladimir KarajRuben Avxhiu

Korrektore letrareBruna MenoLila Plasari

Bashkëpunëtorë të posaçëm:Fotot dhe materiale nga AQSH: Ortenc MeçaniFotot e muajit: LSA

Columns

Ardian Civicieconomicus

Ardian Ndrecakodra mbas bregut

Albert Nikollaju flet tirana

Alfred Lelahomo albanicus

Belina Budinimedialand

Gilman Bakalliim(press)

Henri Çilicampus

Iva Tiço karusel

Mark Markuditari i rastësive

Preç Zogajzgjedhja e zogajt

Sokol Balla20/20

Shkëlzen Maliqikontraste

MarketingVera Perleka

Tel: 06820 55 [email protected]

ShpërndarjaRobert Mane

Tel: 06820 55 440

Adresa

Universiteti Europian i Tiranës,

Bulevardi Gjergj Fishta

Nd. 70, Tirana, Albania

Lexuesit

Mund të na kontakojnë me ide e sugjerime në adresën e-mail

[email protected]

Ose na vizitoni në www.mapo.al

Kryeredaktor: Alfred Lela

Botimi i gazeta MAPO

E përmuajshme

Politike dhe kulturore

Çmimi 300 lekë

mars 2012

Viti VII botimit

Nr. 3 (250)Email: [email protected]

Rruga Sali Butka

Universiteti Europian i Tiranës

Bulevardi Gjergj Fishta

Harta

www.mapo.al

Gjithsecili që e meriton dhe kalon këtë proces dhe merr votat siç e kërkon Kushtetuta, mund të jetë president. Pse jo edhe Nano. Është një person që i ka dhënë politikës shqiptare dhe është një njeri që duke dalë mbi palët, është një ndër kandidaturat që mund të hyjë në këtë proces. -Mimi Kodheli

Rama, një herë pro dhe një herë kundër Kodit Penal, nuk e di kujt po i shërben, Shqipërisë apo Serbisë. Rama u angazhua dje se do të votojë gjithçka për statusin, por para 10 ditësh nuk donte të votonte. -Sali Berisha

Një qeveri që vetëm i kërkon llogari opozitës, pasi vetëm shpif ndaj saj, është fytyra e rrënimit. Çarja në tresh e PD-së flet vetë për rrënimin. -Edi Rama

Kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga viti 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëherë thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe një herë për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurt se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë. -Bamir Topi.

Koalicion me PD-në në 2013? Do ta vendosin anëtarët e LSI-së.- Vangjel Tavo

Kush bërtet për një president konsensual, kërkon në fakt një president sensual. -Genc Ruli

Page 7: Revista Mapo

7

Page 8: Revista Mapo

8

Alfred Lela

Historia politike e këtyre 20 viteve pluralizëm është e mbushur me raste skizmash, çarje partish të mëdha, prej nga kanë dalë parti të vogla. Në shumicë ato kanë qenë përpjekje të pakënaqurish: jo të pakënaqurish me staus quo-në, apo mbrapshtinë a mbrothësinë e punëve, por me hisen e munguar në tortën e pushtetit, a të aksesit te pushteti. Akronime dy e tre germëshe ka sa të duash, por përmendja e tyre do të ishte aq e kotë, saç ka rezultuar i bjerrë edhe besimi i cave që, naivisht, e kanë parë projektin e tyre ideologjik të reflektuar te këto forca lindur pakënaqësish e hatërmbetjesh të mëdha.

Pas një projekti perëndimor për futjen e një pyke, në formën e Mjaft e G99, në digën e madhe politike që simbolizohet nga PD e PS, mbërrin, po prej jashtë, një tjetër imperializëm politik. Kësaj radhe pyka quhet Aleanca Kuq e Zi dhe vjen në trotuaret e politikës

shqiptare trafikuar nëpërmjet Rrugës së Bakllavasë, andej prej nga vijnë zakonisht mallrat e lira të Tregut Çam e kolegjet e serta, ku elitat shqiptare shkollojnë fëmijët e tyre: nga Turqia.

Të kuptohemi: turqit, ashtu si amerikanët, francezët, britanikët, gjermanët a të tjerë, brenda konceptit të botës si fshat global, janë në të drejtën e tyre për të emëtuar soft power-in (fuqinë e butë) e kulturës së tyre. Dilemat dhe sfidat u mbeten elitave shqiptare: a janë të gatshme ato të ngrenë mekanizmat e nevojshëm që shqiptarët të zgjedhin mes alternativave? Apo, secili për asprat e veta, është gati ta shesë rolin e amortizatorit mes shoqërisë dhe informacionit?

Kreshnik Spahiu, pjesë e këtyre elitave, por edhe të tjerë, në media, botën akademike e politikë, me sa duket e kanë marrë pozicionin e tyre. Në mos pastë shpëtim tjetër, të paktën një ngushëllim e ka: të thirrurit e gjërave me emrin e tyre; në këtë rast: la trahison des élites.

Tradhtia e elitave

EDIT

ORIA

L

Page 9: Revista Mapo

9

Page 10: Revista Mapo

10

Alfred Lela / Fotot: Armand Sallabanda

MBRETI NË HIJE

Intervista / Princi Leka flet për amanetin e të atit dhe për dëshirën që të jetë i pari në Dinastinë Zogu që do të bëhet gjysh. Lidhjen e tij me Mbretëreshën Geraldinë dhe kujtimi i Mbretit Zog.

Page 11: Revista Mapo

11

ALEANCA KUQ E ZI

Kush e mundësoi vizitën në Washington të Kreshnik Spahiut? Kush është ndërmjetësi mes kreut të AKZ dhe interesave turke në Shqipëri? A janë të

interesuar amerikanët për një rimëkëmbje të Perandorisë së dikurshme Osmane? FORUM/Eda Derhemi, Piro Misha, Enis Sulstarova, Ahmet Davu-

toglu dhe Agron Gjekmarkaj shpjegojnë neo-otomanizmin.

Alfred Lela

DHE LIDHJET

Page 12: Revista Mapo

12

Kur javë më parë, një panel gazetarësh, të ftuar në studion e Top Story të So-kol Ballës, ngulmonte te pyetja se ‘si i siguronte paratë për të mbuluar shpenzimet e aktiv -

iteteve të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nxirrte diçka nga xhepi i brendshëm i xha-ketës. “Asi nën mëngë’ ishin kartat e anëtarësimit, një prej të cilave, sipas shefit të AKZ, kushtonte 10 euro. Spahiu, duke nënvi-zuar atë që ai quante ‘sukses të madh të Ale-ancës’, përmendi Durrësin dhe sesi, sipas tij, vetëm në këtë qytet, vetëm në një ditë, kishte pasur mbi 1 mijë anëtarësime. Duke luajtur me një shifër që një prej gazetarëve të ftuar ia quajti ‘hiperbolë’, ai i shtyu dhe më tej kartat, duke u shprehur se Aleanca Kuq e Zi synon një anëtarësi prej 1 milionë vetësh. “Bëjeni vetë llogarinë, sa bëjnë 1 milion herë 10 euro”, i sfi-doi gazetarët Spahiu, duke i dhënë kështu publikut një përgjigje të vagullt, por edhe të pasaktë mbi financimin e lëvizjes së tij, të sa-poshpallur parti.

Një milion anëtarë herë 10 euro, bëjnë plot 10 milionë euro, duhet të ketë menduar një publik pasiv, i humbur para retorikës naciona-liste të shefit të Aleancës, që ka premtuar ‘shfronësimin e sulltanëve’, mandate të kufi-zuara, heqjen e imuniteteve bashkë me nxjer-rjen jashtë skenës politike të PD-së e PS-së, të dyja këtyre ‘partive bolshevike’, dhe zëvendësimin e tyre me forcën e parë, që njërit prej gazetarëve të ftuar sërish iu duk hiperbolike, e që do të ishte pikërisht forma-cioni që ai kryeson, tashmë zyrtarisht, Alean-ca Kuq e Zi. Që pas intervistës në Top Story, revista MAPO ka kryer një hetim duke hulum-tuar mbi burimet e mundshme të financave të Aleancës Kuq e zi.

Misteri i një vizite dhe lidhja turkeNë botën e ndërlikuar të politikës, financi-

met vijnë bashkë me sponsorizimet apo lobi-met. Këto të fundit janë edhe më të shtrenjta se financimet e drejtpërdrejta në formën e donacioneve apo blerjeve të kartave të anëtarësimit. Një sponsorizim i tillë politik mund të konsiderohet vizita në Amerikë e

Kreshnik Spahiut. Ky tur u krye me sta-tusin e sapomarrë të shefit të Ale-

ancës Kuq e Zi dhe jo në atë të nënkryetarit të Këshillit të

Lartë të Drejtësisë. Një viz-itë në një status të tillë, z. Spahiu e pat kryer në vitin

2008. Vizita në Washington e kreut të Ale-ancës Kuq e Zi është hapur e mbyllur me mis-ter. I vetmi akt transparence ka qenë një in-tervistë e Kreshnik Spahiut për radion Zëri i Amerikës, seksioni shqip, ku është folur me terma të përgjithshëm. Edhe vetë pyetjet e gazetares nuk kanë sqaruar shumë për nive-lin, shtrirjen apo qëllimin e vizitës në Washing-ton të kreut të Aleancës. Një prej tyre ka fillu-ar me ‘sipas një zyrtari amerikan’. Arsyet se pse vizita ka lëvizur brenda një axhende të pasqaruar dhe gjysmë sekrete kanë të bëjnë me atë se ajo ka qenë një investim privat, më saktë një lobing individësh pranë zyrtarëve amerikanë. Lobimi është një industri më vete në rrethet politike e diplomatike në Washing-ton, ku grupet e interesit, shtetet, aleancat ra-jonale, kompanitë e mëdha apo edhe individët kërkojnë mbështetje nga Kongresi apo Shtë-pia e Bardhë për axhendat e tyre. Sipas përl-logaritjeve, miliarda dollarë çdo vit ndërrojnë duart si derivat i drejtpërdrejtë ose anësor i përpjekjeve të firmave apo individëve lobues. Burime diplomatike, me kushtin e anonimatit, i thanë revistës MAPO se vizita e Kreshnik Spahiut në Amerikë është mundësuar në sajë të ndërmjetësimit të një shtetasi turk, Nuh Tokçelik.

Tokçelik dhe elitat shqiptareTokçelik, në fakt, nuk është vetëm qytetar

turk: ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare pas një vendimi të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me dekret nr.6924 të datës 15 mars 2011. Nuh Murat Tokçelik është i njëzeti, në një listë me 24 emra gjithsej, të cilëve presidenti Topi ka vendosur t’u japë nën-shtetësinë shqiptare. Nuh Tokçelik drejton Qendrën e dialogut “Prizmi”, i cili paraqitet në publik si një fondacion kulturor që kontribuon në dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor. Kjo qendër ka botuar pjesën më të madhe të ve-prave të  mendimtarit bashkëkohor turk Fet-ullah Gylen. Më saktë, Nuh Tokçelik është për-faqësues i Fetullah Gylenit në Shqipëri. Gjatë vitit të shkuar, të gjitha gazetat shqiptare u përmbytën nga shkrime promocioanle apo ko-mente rreth Fetullah Gylenit dhe rolit të tij si dishepulli i paqes ndërfetare e ndërkulturore.

Viti 2011 ka qenë gjithashtu një vit i ngje-shur me simpoziume e veprimtari të tjera, të cilat kanë pasur si qëllim përhapjen në Shq-ipëri të ideve të Gylenit. Sipas gazetës ‘Start’, e cila është një botim online i universitetit ‘Epoka’, gjithashtu një qendër e përhapjes së kulturës turke, në një simpozium me temë ide-të e Gylenit, të 11 tetorit 2011, kanë marrë pjesë

emra të njohur të botës akademike shqiptare. Ndër të tjerë, Gjergj Sinani, Zyhdi Dervishi, Adriatik Kallulli, Agron Tufa. Programin, vazh-don gazeta ‘Start’, e ka përshëndetur drejtori i shtëpisë botuese “Prizmi”, Nuh Tokçelik. Të pranishëm, sipas ‘Start’, ishin zv.ministri i Ar-simit, Halit Shamata; zv.ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia; ish-prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi; kryetari i “Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve”, Besnik Mustafaj; si dhe studiues e akademikë, artistë, shkrimtarë e të tjerë.

Përveç rrafshit akademik, Tokçelik ka vi-juar kontaktet edhe me botën fetare, përkatë-sisht atë muslimane. Të enjten e 24 qershorit 2010, sipas sajtit online të Myftinisë së Shko-drës, ai ka bërë një vizitë në këtë institucion fetar, ku është pritur nga imami Muhamed Sy-tari. Tokçeik ka mundësuar edhe një vizitë në Turqi në nëntor 2007 të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Kryegjyshi është shoqëruar gjatë gjithë vizitës nga përfaqësuesi i PRIZMIT në Shqipëri, Nuh Tokçelik.

Një tjetër simpozium për përhapjen e ideve të Fetyllah Gylenit, organizuar nga Universite-ti i Tiranës, Universiteti ‘Fatih’ në Turqi dhe qendra e Dialogut ‘Prizmi’, mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, është organizuar në mars të vitit të shkuar. Në takim kanë marrë pjesë 36 akademikë të shquar, sipas lajmërim-it zyrtar për aktivitetin, ‘nga Shtetet e Bash-kuara, Australia, Anglia, Franca, Turqia, Koso-va, Bullgaria, Gjermania dhe sigurisht edhe nga Shqipëria.’

Të enjten e 15 marsit, ‘Epoka’, një univer-sitet turk, organizoi një Forum me temë ‘Par-titë e reja dhe risitë që do të sjellin në konfig-urimin e politikës shqiptare’. I ftuar për të mo-deruar Forumin ishte gazetari Blendi Fevziu, autori i emisionit që mbahet si me ndikimin më të gjerë politik në vend. Pak kohë më parë, siç vërente publicisti Mark Marku në një shkrim për gazetën Mapo, në një ‘nder’ që u bëhet vetëm politikanëve të kalibrit Berisha e Rama, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi ishte i ftu-ar në një përballje me gazetarët në studion e Top Story të Sokol Ballës, një tjetër gazetar me ndikim në Shqipëri. Balla, pak ditë më pas, botoi një koment po në gazetën ‘Mapo’ me titull ‘Kreshniku, rreziku që vjen nga Greqia’. Në të, gazetari i njohur mundohej të vinte një shenjë barazimi mes AKZ së Spahiut dhe ‘ma-muthëve’ të politikës shqiptare PD e PS, duke projektuar njëfarë force të kërkuar përmes numrave. Sokol Balla ishte, në fakt, i pari nga gazetarët e rëndësishëm që i mëshonte idesë

Page 13: Revista Mapo

13

se me ‘Aleancën’ kishte ardhur një aktor i dorës së parë në politikën shqiptare.

Aleanca Kuq e zi si outpost i neo-otomanizmitAleanca Kuq e Zi ka hyrë në skenën politike

shqiptare si lëvizje populiste, e cila në fillim u mor për një sofistikim të Tifozave Kuq e zi, një grup ultrasish të kombëtares shqiptare të fut-bollit. Tifozat Kuq e zi ishin të organizuar me karta anëtarësie, të cilat për një shumë prej 10 dollarësh u lejonte tifozëve udhëtime të orga-nizuara kur luante kombëtarja dhe bileta au-tobusi, avioni, stadiumi apo hotele me çmime të ulura. Përveç emrit Kuq e zi, Alenca mori nga Tifozat edhe idenë e kartës së anëtarësimit. Tubimet dhe retorika e Aleancës në fillim u ng-janin pikë për pikë atyre të tifozave të një skuadre futbolli: një grusht njerëzish, krye-sisht të rinj të zemëruar mbuluar me flamuj e shenja të tjera të regalias shqiptare, zaptonin sheshe të vogla dhe aty, herë dal vivo e herë me megafona, bënin të njohur idetë apo kauzën e tyre. Një pikë tjetër ku Aleanca i ng-jante Tifozave ishte edhe identifikimi i të dy-jave me një ndjenjë të fortë anti-greke. Kjo e fundit erdh e u bë modë e organizuar, sidomos pas ndeshjeve të dy kombëtareve, Shqipërisë e Greqisë. (Nuk ka një kufi të saktë ndarës mes asaj nëse janë Tifozat Kuq e zi që lindën anti-greqizmin nëpër stadiumet shqiptare, apo është antigreqizmi që lindi Tifozat Kuq e zi.) Paralel me tubimet, pa ndonjë valencë shoqërore e politike, u shfaq në skenë edhe Kreshnik Spahiu, nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Diskursi i tij ishte gjithash-tu nacionalist me nota të theksuara antihe-lene. Temat janë të njohura: varret e ushtarëve grekë, arrestimi i një dhunuesi shqiptar të tyre nga Tepelena, tubimet nacionaliste para Komisariatit të këtij qyteti. Për të ardhur te klimaksi që e katapultoi Spahiun në skenën e madhe: ndërrimi kombësisë. Kreshnik Spahiu, shpejt e shpejt, u bë një ‘kalorës’ kundër ndër-rimit të kombësisë, për të cilin individë të ndryshëm, për interesa financiare, kryesisht në Jug të vendit dhe me prejardhje ortodokse, ishin gati të shkelnin edhe ligjin. Aksioni i Spa-hiut, brenda rolit të tij si funksionar i sistemit të drejtësisë, rezonoi jo vetëm me popullatën, por edhe me një pjesë të mediave. Prej këtu kurba e retorikës së Spahiut filloi të rritej, ndërsa aktiviteti i tij të zgjerohej. Aleanca Kuq e zi dhe Kreshnik Spahiu filluan të identifiko-heshin me njëra-tjetrën. Pa kaluar shumë, Spa-hiu u bë Aleanca Kuq e zi, gjë që binte ndesh me ‘kultin e individit’ në partitë e tjera, të cilat ai mëtonte të zëvendësonte. Si gjithmonë, re-

torika mbetej nacionaliste dhe në qendër të saj ishin grekët, një ‘armik’ të cilit më vonë iu shtuan edhe serbët, kur Spahiu hapi një front tjetër: atë për zëvendësimin e toponimeve greke e sllave me emra shqiptarë. Një burim i revistës, shumë i afërt me eksponentët e AKZ, thotë se financuesit turq të Spahiut e kuptuan se një Lëvizje që i mëshon pafund spastrimit të peizazhit shqiptar nga greqizmat e sllaviz-mat, pa përmendur turqizmat, shumë shpejt do të vetëzbulohej. Spahiu ‘e pasuroi’ shpejt e shpejt menunë e retorikës së tij duke futur në ‘listën e spastrimeve’ edhe toponimet turke. Më vonë, për ta anuar edhe më bindshëm pe-shoren, Spahiu i shtoi gjellës nacionaliste të AKZ edhe “sulltanët e politikës”.

Lidhja Spahiu-Tokçelik-Gylen dhe AmerikaA shkon lidhja Spahiu-Tokçelik-Gylen

përtej interesave politiko-financiare, dhe sa vend ka ndikimi amerikan në këtë raport? Trekëndëshi është, së pari, një bashkim inte-resash politiko-socialo-financiarë. Gylen është një teoricien i mundësisë për dialog e paqtim mes feve e kulturave dhe një nismë e tillë ka, sigurisht, valencë dhe mbështetje glo-bale. Në rastin e Shqipërisë ky trekëndësh lëviz brenda një gjeometrie tjetër. Është tash-më një doktrinë politike e pranuar edhe nga ministri i Jashtëm turk, njëherësh teoricien i saj, ideja për rikthimin e ndikimit turk në Ball-kan, në zonat dikur të pushtuara nga otoma-nët. Shtrirja e një rrjeti të fuqishëm biznesesh turke në Shqipëri, shoqëruar edhe me institu-cione arsimore, si kolegje, medrese e univer-sitete ka kaluar tani, me sa duket, në një fazë dhe ekzigjencë të re e më kërkuese: përfaqësi-mi politik. Nëse interesat greke në Shqipëri, tradicionalisht, janë parë si të përfaqësuara nga Partia Socialiste, ato turke janë identifi-kuar me Partinë Demokratike. Me sa duket, diçka ka lëvizur në zemberekun e këtij raporti dhe bartësit e doktrinës neo-otomane duan ta shohin ndikimin e tyre përtej një raporti Ber-isha-Erdogan. Marrëdhëniet shqiptaro-greke gjithashtu, që nga viti 2005 kur e djathta është rikthyer në pushtet, kanë qenë të mira dhe nuk kanë njohur asnjë prej lëkundjeve të forta të fillimviteve ’90, kur PD-ja ishte në pushtet si rishtare politike e gjeostrategjike. Berisha, në raport me frymën turke, nuk ndihmohet as nga fjali të llojit “do t’ia bëj Edi Ramës më keq se Skënderbeu turqve”. Turqia është një vend që kërkon ekspansion ose rikthim te sfera e di-kurshme e influencës, ku pjesë të Ballkanit dhe bota arabe ishin nën zotërimin e saj. Kjo ka ar-dhur edhe si pasojë e refuzimit të vazh-

dueshëm europian ndaj kërkesës së Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkmit Europian. Për një rastësi apo fat gjeopolitik, Turqia, një aleat i vjetër i amerikanëve, ka edhe mbështetjen e Washington-it. Amerikës i shkon për shtat një sferë influence turke brenda së cilës rrinë Shq-ipëria, Kosova e Bosnja, kjo sepse Washington-i do ta përdorë si pasqyrë të ‘botës së mirë muslimane’. Kjo do t’i përgjigjej më së miri dilemës ngacmuese e kundërthënëse ‘a janë kompatibël Islami dhe Demokracia?’ Po, janë! - do të ishte përgjigjja dhe Turqia me satelitët e saj e dëshmojnë këtë. Pax Americana mund të gjejë një përgjigje, të paktën të pjesshme, te ky realitet i cili mundësohet edhe përmes neo-otomanizmit. Amerika dhe Perëndimi ja-në duke u marrë ende me fuçinë e barutit që shpërtheu pas shpërbërjes së Perandorisë Os-mane. David Fromkin, një historian amerikan, ka shkruar një libër voluminoz me këtë temë dhe ndoshta titulli e përkufizon më mirë paktin ose paqen e britanikëve me otomanët, që çoi në shpërbërjen e Perandorisë Osmane dhe krijimin e një harte të re e të trazuar në Lindjen e Mesme: Paqja që i dha fund të gjitha paqeve.

Një simpozium për përhapjen e ideve të Fetyllah Gylen, organizuar nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Fatih në Turqi dhe qendra e Dialogut ‘Prizmi’, mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës është organizuar në mars të vitit të shkuar...

Page 14: Revista Mapo

14

Në trajtën e tij “shqiptare” neo-otomanizmi shfaqet më shumë si një peng i disa përfaqësuesve, kryesisht anësorë, të cilët në pamundësi për të përballuar frymën e stuhishme europiane, që po dominon vendin pas rënies së komunizmit, duket se kanë gjetur te neo-otomanizmi një përgjigje dhe një strehë për frustrimin e tyre kulturor, politik dhe shpirtëror. Një dukuri që lidhet qysh herët me renegatizmin me Hamza Kastriotin dhe Ballaban Pashën.

AGRON GJEKMARKAJ

Neo-otomanizmi? Streha e të frustruarve

Page 15: Revista Mapo

15

Neo-otomanizmi si mendim, si rrymë, si frymë, por edhe si shqetësim ngre krye herë pas here në shtypin e shkru-ar, interpretuar kryesisht nga histori-anë apo analistë? Pse mendoni se ka një herë zhurme e një herë heshtje rreth kësaj ‘shfaqjeje’?

Neo-otomanizmi është më shumë se-sa një mendim, një rrymë apo një frymë që shfaqet ndër ne. Në thelbin e tij neo-otomanizmi është shumë më tepër se kaq; ai është një doktrinë politike, e cila është ideuar nga Turgut Ozal, dhe formu-luar në trajtë të plotë nga Ahmet Davutoğlu, i cili aktualisht është edhe ministër i Jashtëm i Turqisë.

Neo-otomanizmi në trajtën e tij të mirëfilltë, pra atë politike, është një për-pjekje për t’i rikthyer Turqisë një fuqi të cilën e ka humbur pothuajse prej një shekulli, përmes tentativës për krijimin e raporteve të reja gjeostrategjike, që synojnë vendosjen e Turqisë së sotme në një rol udhëheqës dhe në qendër të një hapësire të gjerë, që përputhet me ter-ritoret e vjetra të Perandorisë Otomane.

Në trajtën e tij “shqiptare” neo-oto-manizmi shfaqet më shumë si një peng i disa përfaqësuesve, kryesisht anësorë, të cilët në pamundësi për të përballuar frymën e stuhishme europiane, që po dominon vendin pas rënies së komu-nizmit, duket se kanë gjetur te neo-oto-manizmi një përgjigje dhe një strehë për frustrimin e tyre kulturor, politik dhe shpirtëror. Një dukuri që lidhet qysh herët me renegatizmin me Hamza Kas-triotin dhe Ballaban Pashën.

Përfaqësues të kësaj kategorie shq-iptarësh janë bartës të një deformimi

konstant historik, të cilët, pas humbjes fillestare të identitetit fetar në ballafaq-imin e parë me otomanizmin, kanë hum-bur pothuajse çdo ndjenjë identiteti, përfshirë edhe atë kombëtar. Shfaqje e këtij çorientimi të pafre kanë qenë si për-pjekjet për të mbytur që në lindje shtetin e ri shqiptar në fillim të shekullit të kalu-ar, ashtu dhe gatishmëria perverse për të bashkëpunuar me cilindo armik të rad-hës, që këtij vendi i është avitur periodik-isht.

Është po kjo frymë antihistorike dhe antikombëtare që priti me entuziazëm si fashizmin ashtu dhe komunizmin, që shkatërroi fenë me të njëjtin entuziazëm me të cilin përqafoi revolucionin (anti)kulturor kinez dhe që sot duket se ka zbu-luar te neo-otomanizmi një tjetër model që përligj sjelljen konstante joshqiptare.

Zhurma që krijohet në Shqipëri rreth kësaj teme ka lidhje me faktin se neo-otomanizmi tenton të depërtojë në shumë rrugë dhe i mbështetur nga disa struktura, duke ndeshur në të njëjtën ko-hë me një dimension krejtësisht të natyr-shëm të masës së shoqërisë, e cila e për-jeton atë si një shqetësim regresiv dhe për rrjedhojë reagon në forma të ndry-shme ndaj tij.

A ekziston një përpjekje, e dirigjuar ose jo, për rikthimin e hapësirës shqip-tare në Ballkan te njëfarë ‘perandorie e rilindur osmane’, apo është veç një gogol? Duke mos harruar sigurisht se Davutogllu, një teoricien i rikthimit të neo-otomanizmit, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Turqisë, e ka pran-uar publikisht në Bosnje këtë ekzigjen-cë turke?

Në rastin e ‘neo-otomanizmit’ nuk bëhet fjalë për një gogol, por për një dok-trinë të plotë politike, e cila synon rilind-jen e Perandorisë Otomane përmes për-dorimit të asaj që edhe Davutogllu e quan “fuqi e butë”, gjë që nënkupton një rrugë tjetër ekspansioni nga ajo që ndo-qën gjyshërit e tij osmanë në shekullin e 15-të. Fakti që Davutogllu është ministër i Jashtëm i Turqisë, ose fakti se ai u bë ministër i Jashtëm pikërisht për shkak të autorësisë së tij për konceptin e ‘neo-otomanizmit’ është një tregues më tepër për ta shqyrtuar me seriozitet këtë prur-je të re nga orienti.

Neo-otomanizmi ka ardhur edhe si njëfarë reaksioni antikemalist. Ky fakt i jep atij qartazi patentën e një formule të re antieuropiane. Është pikërisht ky ori-entim antieuropian i ‘neo-osmanizmit’ që e bën atë një shqetësim potencial ndaj të cilit vetëm indiferenca nuk ndihmon.

A ekzistojnë predispozitat politike, sociale e kulturore që hapësira shqip-tare në Ballkan ‘t’i rikthehet’ neo-oto-manizmit?

Ballkani është një mjedis kompleks dhe heterogjen, në të cilin nuk vlejnë për-caktimet përgjithësuese. Pra, edhe neo-otomanizmi përballet me realitete të ndryshme në Ballkan, realitete të cilat fil-lojnë që nga kundërshtimet ekstreme dhe mbërrijnë te nënshtrimet e neverit-shme.

Në Ballkan Neotomanizmi duket se më shumë nga gjurmët e vjetra të Peran-dorisë Otomane po kërkon gjurmët e sh-trirjes së popullsive muslimane në rajon. Në këtë kontekst Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria duket

Neo-otomanizmi në trajtën e tij të mirëfilltë, është një përpjekje për t’i rikthyer Turqisë një fuqi të

cilën e ka humbur pothuajse prej një shekulli

Page 16: Revista Mapo

16

se përbëjnë targetin më interesant për të. Invazioni “i butë” neo-otoman i tij tentohet përmes rrugëve të tilla si: stimulimi i nostalgjive otomane, trys-nia ndaj masave të varfra e të paar-simuara me mjete të lira, si telenovela banale, muzikë tallava dhe mallra de-mode, duke e bërë atë si alternativën më të lirë në treg i jep njëfarë shansi për sukses afatshkurtër në një mjedis ende të varfër dhe i lidhur ende me za-kone të formësuara gjatë pushtimit otoman.

Nëse flasim për predispozita, mund të themi se, në radhë të parë, ato janë të karakterit kulturor, në trajtën e rudi-menteve të një periudhe 500-vjeçare pushtimi. Por rudimentet kulturore nuk e tregojnë të gjithë të vërtetën. Karak-teri ende rural i vendit, niveli i arsimim-it, niveli i zhvillimit ekonomik dhe, për më tepër, një shoqëri ende e pa eman-cipuar në thellësinë e saj, një shoqëri me një kuptim ende të pa plotë dhe shpesh herë të deformuar për lirinë, një shoqëri që prodhon një politikë shumë të ndryshme me politikën europiane, paraqesin një terren interesant për neo-otomanizmin.

Përgjithësisht mungesa e lirisë in-dividuale dhe perceptimi i mangët për dinjitetin njerëzor paraqesin një shtrat optimal për rilindjen e otomanizmit, i cili mbështetej te vlera krejt të kundër-ta me këto. Prej disa shekujsh kauza e madhe e popujve europianë është liria dhe në epokën e modernitetit të dre-jtat e njeriut dhe demokracia, ndërsa Otomanizmi kishte në themel dhunën, sundimin, konvertimin dhe nënshtrim-in. Të jesh Neo i një doktrine do të thotë si pikë referimi të kesh vetë doktrinën. Ju sjell një ndodhi historike, e cila lidhet më së miri me trashëgiminë otomane: Gjatë pushtimit italian, At Gjon Shllaku, personalitet i kulturës shqiptare, i shkon për vizitë kryeministrit Mustafa Kruja dhe ndër të tjera i ankohet për nivelin e shtypjes dhe nënshtrimit të fshatarësisë fusharake nga bejlerët dhe për ilustrim i tregon një ngjarje të freskët: “Një fshatar në Lushnjë, mjaft i shqetësuar nga heshtja me të cilën është ndeshur kur ka takuar beun e fshatit thotë: Allahile çka ka beu që nuk po më rrah sot, a thue i ka ngelë kund

hatri?” Për pak Pader Gjoni rrezikoi të arrestohej si prokomunist, ndërsa pak vjet më vonë do të pushkatohej si an-tikomunist.

Përplasje më e zëshme për oksi-dentalen dhe orientalen te shqip-tarët ka qenë ajo mes Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes. Duhet ta keni ndjekur këtë debat dhe do doja të di-ja mendimin tuaj, jo vetëm për deba-tin, por edhe për temën e tij.

Më shumë sesa për debatin, unë dëshiroj të flas për temën e tij. Ajo është një temë e madhe, e cila duket se përbën temën qendrore rreth së cilës zhvillohen fatet e ardhshme të kombit shqiptar. Pas një endjeje prej më shumë se 500-vjeçare nëpër histori, shqip-tarët janë sot përpara një vendimi jetik për të ardhmen e tyre. Pas vendimesh herë të gabuara, herë të paqarta dhe herë të pakuptueshme, shqiptarët duhet që tashmë të jenë të qartë. Dhe sa herë merren vendime të mëdha, po aq herë përplasen edhe interesa të mëdha, po aq herë kemi edhe konflikte të mëdha interesash. Kadareja dhe Qosja në njëfarë mënyre janë zëdhënës të dy orientimeve të ndryshme ose dhe të interesave të ndryshme. Kadare paraqitet si eminencë e Perëndimit dhe i thelbit të tij doktrinar në këso për-balljesh, ndërsa Qosja si zë i anës tjetër.

Në optikën time Kadareja është jo vetëm zëdhënës, por dhe një ndër për-faqësuesit më në zë të kulturës euro-piane e botërore dhe kështu ai paraq-itet si një pengesë shqetësuese për përhapjen e neo-otomanizmit ndër shqiptarë e bash për këtë ai edhe sul-mohet egërsisht. Letërsia e tij promo-von vizione europiane si projektim i lir-isë kundër tiranisë, ndaj si e tillë dhe e ngulitur thellë në mendjet shqiptare është padyshim një ledh ideologjik ndaj neo-otomanizmit. Prurjet e Kadaresë për këtë temë, si “Identiteti Europian i Shqiptarëve” dhe “Mosmarrëveshja”, janë gjithashtu dy libra ideologjikë të mirëfilltë që shprehin thelbin e këtij ballafaqimi sa të vjetër aq edhe të ri dhe njëkohësisht dy vepra doktrinare për një Shqipëri europiane.

Dihen përpjekjet e vendeve të mëdha për të përhapur kulturën e tyre dhe për të zgjeruar sferën e in-

fluencës. Amerikanët, gjermanët, francezët, britanikët e bëjnë këtë në shumicën e vendeve të botës. Në rrafsh ballkanik mundohen edhe grekët. Pse ka njëfarë padurimi ndaj përpjekjeve turke për të zgjeruar sferën e tyre të influencës? A nuk është normale që edhe ata të lobojnë për përhapjen e kulturës së tyre? A është ky kundërshtim i sinqertë apo janë konjuktura politike?

Gjithë përgjigjja varet nga kuptimi ynë për nocionin kulturë. Sigurisht që ky është një term i gjerë, sigurisht që ka kultura të ndryshme, sigurisht që në kohë e në vende të ndryshme kuptimi për kulturën ndryshon. Në rastin e Shq-ipërisë të gjithë pranojnë faktin se ke-mi të bëjmë me një areal europian. Në një vend europian është më se e natyr-shme të flitet për kulturë europiane, kulturë e cila, për definicion, është një kulturë e mbështetur te rrënjë judaiko-greko-romano-kristiane. Në zhvillimin e saj të natyrshëm historik kjo kulturë sot paraqitet në trajtën e një kulture të mbështetur te liria, humanizmi dhe din-jitetit njerëzor.

Në rastin e Shqipërisë, në të cilin ende duket se çështjet e orientimit themelor kulturor janë në diskutim, ka mjaft tentativa nga brenda dhe nga jashtë për t’i dhënë vendit dhe shoqërisë një profil të qartë kulturor. E në këtë kontekst edhe përpjekjet e jashtme për influenca duket se janë legjitime. Pra, janë krejtësisht normale edhe përpjekjet turke për influencë. Por disi jonormale dhe kontradiktore duken përpjekjet të disa përfaqë-suesve të brendshëm, të cilët mundo-hen të “martojnë” gjëra që shpeshherë janë të papajtueshme mes tyre. Neo-otomanizmi është përpjekje për të ringjallur një perandori të vdekur pa lavdi, në një kohë kur dihet se kanë vdekur të gjitha perandoritë, bile edhe ato të lavdishmet. Të gjitha kanë për-jetuar ciklin e tyre historik, ku vdekja ka qenë një stacion i pashmangshëm. Kështu kanë vdekur perandori shumë të mëdha e shumë të rëndësishme, ka-në vdekur perandori edhe shumë të il-uminuara dhe askush nga përfaqë-suesit e arsyes dhe racionalizmit nuk është kujtuar të evokojë rilindjen e

Page 17: Revista Mapo

17

tyre, për arsyen e thjeshtë se rilindja është e papërsëritshme. Ka pasur vetëm një ringjallje ose rilindje se vdekurish.

Në rastin e Shqipërisë që synon nga rrënjët e saj një rikthim në familjen e saj natyrore, që është Europa, duket se për-pjekjet për një influencë otomane, apo neo-otomane, janë jo vetëm antihistor-ike po edhe aq të panatyrshme e madje antishqiptare.

A mos ekziston frika se turqit bash-kë me kulturën do të sjellin edhe fenë? A mos vazhdon, si në kohën e Skënder-beut, lufta mes kryqit e gjysmëhënës? A është pra ky një dyluftim fetar?

Raporti mes kulturës dhe fesë ka gje-tur prej shekujsh një zgjidhje në Europë, prej së cilës ka rezultuar Europa mod-erne si një hapësirë e lirisë dhe e sekular-izmit. Sigurisht që parë nga këndvështri-mi europian çështja e një “dyluftimi fe-tar”, nëse do t’i referohem më korrektë-sisht pyetjes suaj, nuk ka përse të shtro-het. Por nëse e shohim problemin nga këndvështrimi neo-otomanist, kjo çështje meriton vëmendje për faktin se neo-otomanizmi, që në njëfarë mënyrë është edhe antikemalizëm, është një doktrinë antisekulariste. Si e tillë kjo

doktrinë e kërkon edhe ballafaqimin fe-tar, gjë që i jep asaj edhe një potencial të konsiderueshëm rreziku. Zhvillimet në Turqi shkojnë në këtë drejtim.

Duke kërkuar edhe hapjen e një fronti fetar, duket se neo-otomanët kanë iden-tifikuar edhe një target historik. Duke sulmuar Skënderbeun pas më shumë se një shekull “armëpushimi”, neo-otomanët kërkojnë, ndër të tjera, edhe një kompo-nente fetare për fushatën e tyre. Por është fatkeqe përpjekja, sepse Gjergj Kastrioti nuk është vetëm një hero shq-iptar, por edhe hero europian dhe në sfond pas tij është Europa. Sigurisht që edhe kjo tendencë duket antihistorike, nëse mbajmë në konsideratë faktin se te ne bëhet fjalë për një hapësirë të ilumin-uar europiane, ku raportet fetare janë prej kohësh raporte individuale, janë ra-porte të individit me besimin e tij, të cilat vështirë se mund të instrumentalizohen lehtësisht. Shqipëria e pavarur ka lindur, sipas formulës së Gurakuqit, “Besime të lira në shtet të lirë”, pra një shtet me la-icizmin në themelin e tij, formulë kjo në vetvete anti-otomane. Në thelbin e saj përpjekja neo-otomane për të rishtruar çështje fetare në një vend deri diku të

emancipuar, të arsimuar, të orientuar his-torikisht kah Europa dhe për më tepër me një konfiguracion fetar heterogjen dhe harmonik, duket se është anakroni-ke, e deri diku absurde. Nëse praktika të ngjashme kanë rezultuar deri diku të suk-sesshme në hapësirat e Anadollit apo të Afganistanit, në kushte të shtresave të tëra analfabete dhe të mjeruara, kjo nuk do të thotë se ato mund të kenë sukses edhe në Shqipërinë europiane.

A e shihni neo-otomanizmim si të përfaqësueshëm nga ndonjë prej partive politike në Shqipëri? Te cili for-macion politik shihni ndonjë qasje ndaj neo-otomanes?

Nëse pranojmë se neo-otomanizmi është një doktrinë antihistorike dhe të paktën jo europiane, për të mos thënë krejt të vërtetën, pra antieuropiane, ai mund të identifikohet relativisht lehtë te sjellja politike e gjithkujt që shfaq qën-drime antihistorike apo jo europiane.

Në këtë mënyrë, për aq sa ekziston, neo-otomanizmi është një fenomen trans-versal, i cili shfaqet si ligjërim, si mënyrë sjelljeje apo dhe si qëndrim politik.

*Pedagog i Historisë së qytetërime-ve, në fakultetin Histori-Filologji, UT.

Page 18: Revista Mapo

18

Në Shqipëri grupe të ndryshme besimtarësh a nacionalistësh me marrakotje pan-apo anti-helene, si edhe pan-apo anti-turke do ketë gjithnjë, por unë nuk besoj se do ose mund të kthehen ndonjëherë në forca qendrore politike. Prapë këmbëngul që të heqim vëmendjen nga “neo-otomanizmi” si një prej formave të simptomave të shumta të sëmundjes ballkanase, dhe të merremi me shërimin e sëmundjes.

EDA DERHEMI

Turqia nuk ka pse shihet si shteti që luan më keq

Page 19: Revista Mapo

19

Neo-otomanizmi si mendim, si rrymë, si frymë, por edhe si shqetësim, ngre krye, herë pas here, në shtypin e shk-ruar, interpretuar kryesisht nga his-torianë apo analistë. Pse mendoni se ka një herë zhurme e një herë heshtje rreth kësaj ‘shfaqjeje’?

Për neo-otomanizmin ka herë zhur-më dhe herë heshtje si për të gjitha çështjet mediatike që nuk kafshojnë di-rekt në çfarë dhemb; edhe kur paraqiten si të lidhura ngushtë me ndërgjegjen to-në si grup, ato, në fakt, zenë vend eg-lendisshëm nëpër hapësirat publike, kryesisht sepse janë në modë, ose sepse përbëjnë “buzz” ballkanik a euro-pian. Dhe ne, si europianë pararojë që jemi, duhet detyrimisht t’u bëjmë jeho-në. Besoj është më akut diskutimi i tyre në Greqi, ku unë do prisja me shpresë, intelektualë grekë të merrnin në pyetje kritikshëm doktrinat nacionaliste të greqizimit sa herë institucionet atje fokusohen tek imperializmi e dominan-ca turke në Ballkan (por kjo atje nuk po ndodh ende); do ta prisja edhe më shumë në hapësira ballkanike ku musli-manizmi praktikohet më fort dhe është më radikal sesa në Shqipëri. Pa dyshim diskutimi i marrëdhënieve tona me Turqinë si shtet, kulturë, popull, histori etj. duhet të jenë qendrorë për shumë arsye, por termi neo-otomanizëm është i ngarkuar, dhe kur e përdorim mund të përforcojmë diskurse që termi aktivon, pa dashur e pa pasur qëllim që të bëjmë kështu.

Për fat të keq, politikat e jashtme në kohën tonë nuk janë objekte për t’u ad-miruar, thuajse nga asnjë shtet, sidomos

shtete të fuqishme sot, ose që s’duan të pranojnë se fuqia e dikurshme u ka ikur: ato kanë dhëmbë, janë mashkullore, agresive, kanë synime që bartin ide-ologji që mund t’i kishin hije Mesjetës; shpesh përçojnë ide grupesh të brend-shme elektorale, reaksionare e manipu-luese më shumë sesa grupesh pro-gresive. Diplomacia moderne fort nuk ka ndryshuar prej asaj konservative të shekullit të XIX e fillimit të të XX, sido që fjalësimi e formësimi i sotëm ndjek rregullat strikte të diskurseve të shek-ullit XXI. Pikërisht në këtë kuadër, është foshnjore dhe hipokrite të fokusohesh në politikat imperialiste të Turqisë dhëmbë-thyer (që s’ka arsye pse të mendohet se nuk ekzistojnë), kur ka di-nosaurë dhëmbë-mprehtë që nuk i vëmë re, a bëjmë sikur s’i vemë re. Për mendimin tim, ridimensionimi i politika-ve turke në raport me Ballkanin, Azinë

dhe Lindjen e Mesme janë kryesisht re-agime të dëshpërimit zyrtar turk (po, për hir të së vërtetës le ta themi, të kr-yera me forma pozitive e ndërtuese shpesh për t’u marrë shembull, sidomos në lidhje me ashpërsimin e marrëd-hënieve me vendet arabe, Iranin, Afgan-istanin etj.) ndaj shpërfilljes e fyerjes dukshëm e të qëllimshme që Evropa kristiane u ka bërë dëshirave e kërke-save të vazhdueshme turke për t’u bërë pjesë e saj. Neglizhimi, edhe sot e kësaj dite, i l iberalizimit të vizave për qytetarët turq, është një akt i turpshëm i institucioneve europiane. Qëndrimet s h u m ë - s t a n d a r d ë s h e l i d h u r m e Kosovën e Serbinë janë po të tilla. Është për të qeshur të vëresh se si përsëriten politikat apo miqësitë e armiqësitë e para 100 a më shumë viteve të shkuara, në diplomacitë e sotme të botës. Turq-ia, pak a shumë, është lojtari i po kësaj loje që thotë “unë ka kohë që luaj, di të luaj, kam fuqi të luaj, dhe s’dua të jem kundërshtari yt; por i kam edhe fuqitë të jem kundër, po qe se më detyron”. Turqia nuk ka pse të shihet si shteti që luan më keq se të tjerët lojën e domi-nancës kulturore, sepse në fakt bën lo-jën që bëjnë gjithë të tjerët në zonat e veta të përcaktuara sipas kriteresh e oreksesh të ndryshme.

Në kuadrin e kësaj sa thashë më sipër, unë personalisht besoj se qën-drueshmëria vjen nga nga marrëdhënie mes grupesh njerëzore, ‘shtetërisht’ të painstitucionalizuara, të popullsive të ndryshme, si lidhje shkencore, artistike, akademike, të biznesit (pra në frymën ideologjike Fulbright-iste të kuptimit e

Frikërat nga nacionalizmi rampant i Turqisë, vijnë nga grupe me frymëzime nacionaliste po të tilla. Ideja e “neo-otomanizmit” është instrumentale

Turqia, pak a shumë, është lojtari i po kësaj loje që

thotë “unë ka kohë që luaj, di të luaj, kam fuqi të luaj,

dhe s’dua të jem kundërshtari yt; por i kam edhe fuqitë të jem kundër,

po qe se më detyron”. Turqia nuk ka pse të shihet si shteti që luan më keq se

të tjerët lojën e dominancës kulturore...

Page 20: Revista Mapo

20

shkëmbimit). Shoh shpresë në to, më shumë se sa në politikën e jashtme dhe diplomacinë zyrtare ndërkom-bëtare. Kështu edhe me Turqinë: Ball-kani dhe, për interesin e kësaj interv-iste, Shqipëria, janë shumë të lidhura kulturalisht me kulturën turke. Ndaj edhe marrëdhëniet e mira dhe ndërve-primi aktiv mes njerëzve nuk ka pse, e nuk duhen parë me dyshim, për aq sa nuk rrezokojnë pavarësinë e njësive në fjalë. Këtu unë do përfshija edhe ato mes popullsive greke e turke që ja-në po aq të ngjashme sa ato mes pop-ullsive shqiptare e turke. Është qe-sharake, them unë, të mohojmë se ne hamë, pimë, këndojmë e mendojmë ngjashëm, pavarësisht nga ndryshi-met mes feve që na thonë se kemi.

A ekziston një përpjekje, e di-rigjuar ose jo, për rikthimin e hapë-sirës shqiptare në Ballkan te njëfarë ‘perandorie e rilindur osmane’, apo është veç një gogol? Duke mos har-ruar sigurisht se Davutogllu, një teo-ricien i rikthimit të neo-otoman-izmit, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Turqisë, e ka pranuar pub-likisht në Bosnje këtë ekzigjencë turke.

Duke mos qenë politikane, e kam shumë të thjeshtë të them tamam se çfarë mendoj lidhur me këtë pyetje.

Për mua nuk ka e nuk do ketë në të ar-dhmen a parapashme, perandori të ril-indur osmane, veçse në ëndrra ma-tufësh ose njerëzish të pandershëm. Frikërat nga nacionalizmi rampant i Turqisë, vijnë nga grupe me frymëzime nacionaliste po të tilla. Ideja e “neo-otomanizmit” është instrumentale, si kur vjen nga brenda Turqisë, ashtu ed-he kur vjen prej jashtë saj, dhe duhet përdorur gjithnjë me antenat kritike ngritur. Nëse Turqia fut hundët ose paratë atje ku s’duhet ose më shumë se duhet, ne duhet të kemi një shtet me parashikime kushtetuese e aftësi teknike që të kontrollojë profesional-isht një aktivitet të tillë, pa e politizuar çështjen për interesa votash, dhe pa u bërë, me dashje apo pa dashje, mashë ideologjike. E keqja e kësaj ide-je si edhe e asaj të greqizimit tonë të forcuar nga jashtë, është e keqja e të gjitha prirjeve nacionaliste. Për fat të keq në vende të varfëra, pa publik të pavarur dhe pa kulturë demokratike siç janë vendet ballkanike, ne vrapo-jmë si delet: po na dominojnë majtas, atëherë le të hidhemi djathtas! Në fakt mbrojtja më e mirë nga dominime reale e të imagjinuara prej politikash të jashtme apo të brendshme, na vjen nga mbarësimi në edukimin dhe shkol-limin tonë masiv.

A ekzistojnë predispozitat poli-tike, sociale e kulturure që hapësira shqiptare në Ballkan ‘t’i rikthehet’ neo-otomanizmit?

Aspak: as sot, as mot. Siç thashë, mendoj se koncepti i “neo-otoman-izmit” është pjellë shoqërisht e ndër-tuar interesash në dukje kundërshtare me të, por që ndajnë të njëjtën ide-ologji me konceptin vetë. Tingëllon mirë: melodramatik, tërheqës, mend-jehollë, intrigues. Në fakt, është thjesht term dhe ideologji mash-truese. Lugetërit janë gjithnjë të mirëpritur ndër populistët e gjithë botës. - A përpiqet Turqia të ushtrojë ndikim e dominancë në zonë? Pa dys-him që po. Pse, kush nuk përpiqet? - A mund të shfrytëzojë ajo përbashkësi kulturore që lidhen me të shkuarën? Pa dyshim. Kush nuk i shfrytëzon? - A do çonte përpjekja turke në turqizim apo otomanizim (çfarëdo qofshin kë-to terma hedhur e pritur kështu)? Pa dyshim që jo. Jetojmë një tjetër epokë. Ndryshimet në kulturën e në prirjet to-na, drejt regresit apo progresit, vijnë në varësi të aftësive tona për të ndër-tuar (apo mos-ndërtuar) një shoqëri kompakte e të ligjshme, relativisht të shëndëtshme ekonomike, politike e kulturore. Ne duhet të merremi me çfarë nuk shkon e çfarë shkon në poli-

Page 21: Revista Mapo

21

tikat tona në procesin e ndërtimit të kësaj shoqërie, më shumë se me neo-otomanizmin e politikanëve turq.

Përplasje më e zëshme për oksiden-talen dhe orientalen te shqiptarët ka qenë ajo mes Ismail Kadaresë dhe Rex-hep Qosjes. Duhet ta keni ndjekur këtë debat dhe do doja të dija mendimin tu-aj, jo vetëm për debatin, por edhe për temën e tij.

Nuk e shoh kështu përplasjen e tyre. Nuk i kam lidhur apo identifikuar kurrë me grupe kontrastive apo në mënyra të thjeshtëzuara. Unë respektoj çka i kanë dhënë këto dy figura kulturës shqiptare. Po të varej prej meje, përplasjen mes tyre, unë do ta injoroja krejt. Edhe prod-himi i tyre, edhe shoqëria, do përfitonin njëlloj sikur kjo pjesë t’u injorohej. Pastaj unë edhe ndarjen e tillë teorike mes ori-entales dhe oksidentales i shoh si sajesë; lëre pastaj ndarjen e dy hapësir-ave brenda këtyre autorëve. Kjo ndarje e kundërvënie është jo-ekzistuese.

Dihen përpjekjet e vendeve të mëd-ha për të përhapur kulturën e tyre dhe zgjeruar sferën e influencës. Amerika-nët, gjermanët, francezët, britanikët e bëjnë këtë në shumicën e vendeve të botës. Në rrafsh ballkanik mundohen edhe grekët. Pse ka njëfarë padurimi

ndaj përpjekjeve turke për të zgjeruar sferën e tyre të influencës? A nuk është normale që edhe ata të lobojnë për përhapjen e kulturës së tyre? A është ky kundërshtim i sinqertë apo janë konjuktura politike?

Besoj se këtyre pyetjeve u jam përgjigjur në pyetjet paraardhëse.

A mos ekziston frika se turqit bash-kë me kulturën do të sjellin edhe fenë? A mos vazhdon, si në kohën e Skënder-beut, lufta mes kryqit e gjysmëhënës? A është pra ky një dyluftim fetar?

Ka njerëz që thonë se racizmi në veri të Italisë lindi sepse u shtuan emi-grantët; apo vendet nordike po bëhen raciste e të djathta sot, sepse tani kanë shoqëri shumëfarëshe e më parë nuk kishin. Racizmi nuk të vjen nga jashtë; as kultura tolerante e të sjellët paqësor; as respektimi i idesë së kundërt me tën-den; as të qenët fetar, musliman, orto-doks a katolik, në Shqipëri sot nuk do detyrohen nga jashtë. Unë prapë them se, nëse një grup i caktuar të interesu-arish paguan një shqiptar të varfër dhe ky i fundit e greqizon emrin apo i vë shami në krye vajzës, arsyeja për këtë nuk është tek ndërhyrja nga jashtë, por tek boshllëku brendapërbrenda. Të luftosh me ndërhyrjen e pamoralshme

nga jashtë, është donkishoteske në ras-tin më të mirë dhe e fëlliqur në rastin më të keq. Në të kundërt, duhet të përqen-drohemi tek problemet tona brenda, nga të cilat duan të na heqin vëmendjen të gjithë “neo-otomanizmat” e sotëm.

A e shihni neo-otomanizmim si të përfaqësueshëm nga ndonjë prej partive politike në Shqipëri? Te cili for-macion politik shihni ndonjë qasje ndaj neo-otomanes?

Jo nuk e shoh këtë. Në Shqipëri grupe të ndryshme besimtarësh a na-cionalistësh me marrakotje pan-apo anti-helene, si edhe pan-apo anti-turke do ketë gjithnjë, por unë nuk besoj se do ose mund të kthehen ndonjëherë në forca qendrore politike. Prapë këm-bëngul që të heqim vëmendjen nga “neo-otomanizmi” si një prej formave të simptomave të shumta të së-mundjes ballkanase, dhe të merremi me shërimin e sëmundjes.

*Eda Derhemi (PhD) jep Gjuhësi në Departamentin e Italishtes, dhe Komu-nikim Propagandistik në Media në De-partamentin e Studimeve për Media dhe Kinema të Universitetit të Illinois-it në U-C.

Page 22: Revista Mapo

22

Islami është një fe e shqiptarëve, jo më pak se krishterimi. Ne duhet të ruhemi që të mos mbillet mes shqiptarëve fara e urrejtjes fetare, jo vetëm nga turqit, por nga të gjithë ata të huaj që nuk duan që shqiptarët të bëhen bashkë si subjekt politik, por të mbeten të përçarë nën flamujt e fesë, krahinës, kreut etj.

ENIS SULSTAROVA

Qarkullimi i ‘Orientit’ si efekt politik

Page 23: Revista Mapo

23

Neo-otomanizmi si mendim, si rrymë, si frymë, por edhe si shqetësim ngre krye herë pas here në shtypin e shkru-ar, interpretuar kryesisht nga histori-anë apo analistë. Pse mendoni se ka një herë zhurmë e një herë heshtje rreth kësaj ‘shfaqjeje’?

Nuk e di se çfarë kuptoni në këtë rast me “neo-otomanizëm”, sepse në shtypin tonë ka një pështjellim terminologjik, ed-he pse shumë më pak mendim të mirë-filltë. Për vete, fantazmën e rikthimit të Perandorisë Osmane, atë që Kadareja dhe të tjerë e quajnë “haxhiqamilizëm”, e kam konsideruar si një variant të ligjërim-it të orientalizmit. Orientalizmi ka për subjekt folësin “evropian” që etiketon Orientin si burimin e fatkeqësisë për shqiptarët. Sigurisht që kemi të bëjmë me një thjeshtim dhe esencializim, me një “Orient” joreal dhe mitik, që ekziston vetëm në konstrukte të tilla binare Perëndim-Lindje, të cilat në filozofinë dhe shkencat shoqërore bashkëkohore quhen të tejkaluara dhe që vazhdojnë të qarkullojnë për hir të efekteve të tyre politike.

A ekziston një përpjekje, e dirigjuar ose jo, për rikthimin e hapësirës shqip-tare në Ballkan te njëfarë ‘perandorie e rilindur osmane’, apo është veç një go-gol? Duke mos harruar sigurisht se Da-vutogllu, një teoricien i rikthimit të neo-otomanizmit, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Turqisë, e ka pranuar publiki-sht në Bosnjë këtë ekzigjencë turke.

Ka një përpjekje të Turqisë për t’u kthyer në një fuqi rajonale dhe për të ush-truar ndikimin e saj në atë hapësirë ku di-kur shtrihej Perandoria Osmane. Kjo

është normale për sjelljen e shteteve në politikën e jashtme dhe Shqipëria duhet të përpunojnë sjelljen e saj në fushën e shahut të marrëdhënieve ndërkom-bëtare. Nuk ka të bëjë me rikthimin e os-manëve, sepse historia nuk përsëritet. Mendoj se Davutollu ka qenë shumë en-tuziast kur e ka quajtur doktrinën e tij “neo-osmane” dhe ka treguar mosnjohje të qëndrimeve të popujve ballkanikë ndaj historisë së osmanëve. Nuk pritet që, bie fjala, në Serbi, Bosnjë, Maqedoni, Greqi, apo Shqipëri, përmendja e osmanëve të ngjallë të njëjtat emocione si në Turqi.

Madje edhe në Turqi, qëndrimet ndaj periudhës osmane janë të larmishme në shtresa të ndryshme të popullsisë dhe elitave politike e kulturore. Në fund të fundit, doktrina “neo-osmane” e politikës së jashtme turke do të matet më shumë nga efektet e saj reale sesa nga emërti-mi. Po të matej nga emërtimi, do ta quaja të dështuar qysh në nisje.

A ekzistojnë predispozitat politike, sociale e kulturore që hapësira shqip-tare në Ballkan ‘t’i rikthehet’ neo-oto-manizmit?

Çfarë do të thoni me këtë, që do të bëjmë pjesë në një perandori të re me në qendër Turqinë? Kjo më duket pa kuptim. Këtë mund ta besojnë vetëm disa intele-ktualë e publicistë që i bien alarmit të kthimit të shqiptarëve në Orient e që shenja të kësaj qasjeje “kundërevropi-ane” mund t’i shohin te dalldia pas per-sonazheve të telenovelave turke dhe ca më shumë te ringjallja e islamit në Shq-ipëri. Unë do të doja që ajo që ju e cilëso-ni si “hapësira shqiptare në Ballkan” të sillej më shumë si subjekti shqiptar në Ballkan dhe jo si hapësirë ku subjekte politike janë të tjerët.

Përplasje më e zëshme për oksiden-talen dhe orientalen te shqiptarët ka qenë ajo mes Ismail Kadaresë dhe Rex-hep Qosjes. Duhet ta keni ndjekur këtë debat dhe do të doja të dija mendimin tuaj, jo vetëm për debatin, por edhe për temën e tij.

Mendimin tim e kam shprehur te bot-imi i dytë i librit tim “Arratisje nga Lindja”. Ndryshe nga shumë komentues të de-batit, që kanë mbështetur Kadarenë apo Qosen kundër tjetrit, unë kam qenë i

...fantazmën e rikthimit të Perandorisë Osmane, atë që Kadareja dhe të tjerë e quajnë “haxhiqamilizëm”, e kam konsideruar si një variant të ligjërimit të orientalizmit.

Nuk ka të bëjë me rikthimin e osmanëve,

sepse historia nuk përsëritet. Mendoj se

Davutollu ka qenë shumë entuziast kur

e ka quajtur doktrinën e tij “neo-

osmane” dhe ka treguar mosnjohje të

qëndrimeve të popujve ballkanikë

ndaj historisë së osmanëve

Page 24: Revista Mapo

24

prirë të gjurmoj të përbashkëtat e mendimeve të tyre. Në thelb nuk shoh ndonjë dallim të madh midis tyre, sepse si Kadareja, po ashtu edhe Qos-ja, veprojnë brenda ligjërimit oriental-ist shqiptar, i cili ka disa parime orga-nizuese. Së pari, parimi se ka dy njësi të ndara dhe të vetëmjaftueshme që emërtohen Perëndim dhe Lindje, apo Evropë dhe Azi. Parimi i dytë, se ka një kundërshti themelore, apo një “për-plasje qytetërimesh”, midis këtyre dy njësive. Parimi i tretë, se Perëndimi është E Mira dhe Lindja është E Keqja. Parimi i katërt, se kombi shqiptar është perëndimor në thelb, por se me anë të robërisë turke dhe më pas regjimit ko-munist është shkëputur me dhunë nga Perëndimi dhe është dërguar në Azi. Kadareja dhe më pak Qosja duket se ndajnë të njëjtat parime kur gjykojnë mbi historinë dhe të tashmen e shqip-tarëve.  

Dihen përpjekjet e vendeve të mëdha për të përhapur kulturën e tyre dhe zgjeruar sferën e influencës. Amerikanët, gjermanët, francezët,

britanikët e bëjnë këtë në shumicën e vendeve të botës. Në rrafsh ballkan-ik mundohen edhe grekët. Pse ka një-farë padurimi ndaj përpjekjeve turke për të zgjeruar sferën e tyre të influ-encës? A nuk është normale që edhe ata të lobojnë për përhapjen e kul-turës së tyre? A është ky kundërsh-tim i sinqertë apo janë konjuktura politike?

Mendoj se turqit paragjykohen për shkakun se jemi mësuar t’i gjykojmë si barbarët nga Azia që na shkëputën nga Evropa. Në këtë aspekt mendoj se është një kundërshtim deri diku i sin-qertë nga disa që me këtë frymë kundërturke janë rritur e formuar. Në krahun tjetër, nuk përjashtoj as konjuk-turat politike, sepse, meqë përmendët grekët, kam përshtypjen që është in-vestuar shumë në Shqipëri për të kri-juar mitin e dy “popujve miq” që nuk paskan bërë asnjëherë luftë me njëri-tjetrin, siç përmendet nganjëherë dhe qëllimisht heshtet për ligjin e luftës, çështjen çame, varret ushtarëve grekë të rënë për “Vorio-Epirin”, pretendimet e tyre për jugun e Shqipërisë e së fundi edhe për hapësirën detare etj. Ndon-jëherë më ngjan me atë shprehjen po-pullore “Kujdes nga ujku, por pas kur-rizit çakalli po bën kërdinë!”

A mos ekziston frika se turqit bashkë me kulturën do të sjellin edhe

fenë? A mos vazhdon, si në kohën e Skënderbeut, lufta mes kryqit e gjysmëhënës? A është pra ky një dyluftim fetar?

Sugjeroj që të pyesim veten se përse ne shqiptarët bëjmë të tilla py-etje, sikur asgjë nuk ka ndryshuar për ne që nga koha e Skënderbeut? As atëherë lufta nuk ishte vetëm për kry-qin apo gjysmëhënën, por ndërlid-heshin dhe çështje të tjera. Islami është një fe e shqiptarëve, jo më pak se krishterimi. Ne duhet të ruhemi që të mos mbillet mes shqiptarëve fara e ur-rejtjes fetare, jo vetëm nga turqit, por nga të gjithë ata të huaj që nuk duan që shqiptarët të bëhen bashkë si subjekt politik, por të mbeten të përçarë nën flamujt e fesë, krahinës, kreut etj.

A e shihni neo-otomanizmim si të përfaqësueshëm nga ndonjë prej partive politike në Shqipëri? Te cili formacion politik shihni ndonjë qasje ndaj neo-otomanes?

Besoj se e bëra të qartë më sipër, nuk e marr neo-osmanizmin si një rrymë politike shqiptare dhe prandaj nuk kam se përse ta kërkoj që të për-faqësohet në Shqipëri nga ndonjë forcë politike.

* Pedagog në Univeristetin e Tiranës

Ndryshe nga shumë komentues të debatit, që

kanë mbështetur Kadarenë apo Qosen kundër tjetrit,

unë kam qenë i prirë të gjurmoj të përbashkëtat e

mendimeve të tyre. Në thelb nuk shoh ndonjë

dallim të madh midis tyre, sepse si Kadareja, po ashtu

edhe Qosja, veprojnë brenda ligjërimit orientalist

shqiptar, i cili ka disa parime organizuese

Page 25: Revista Mapo

25

Page 26: Revista Mapo

26

Page 27: Revista Mapo

27

Karakterisitka e dytë është ajo gjeo-ekonomike. Ballkani ka qenë një ra-jon transaksioni në kuptimin gjeo-ekonomik. Që prej kohës së

qytetërimit Grek, kohët e lashta e deri në ditët e sotme, Ballkani ka qenë rajon i trans-aksionit ekonomik nga deti në tokë, në kor-ridoret e tokës së Europës Lindore, nga Lind-ja në Perëndim. Ka qenë dhe mbetet sot një transaksion në fushën gjeo-ekonomike.

 Karakteristika e tretë është se Ballkani është një rajon i ndërveprimit gjeo-kulturor. Në këtë mënyrë, kultura të ndryshme kanë ndërvepruar në Ballkan. Valët e migrimit, shumë popullsi erdhën dhe u përzien me njëri-tjetrin. Një rajon me këto tre karakter-istika, një zonë e ndërmjetme gjeo-politike, me ndërveprim gjeo-kulturor dhe transak-sion gjeo-ekonomik, ka dy fate alternative në histori. Njëri fat është që bëhesh qendra e

politikës botërore, ose bëhesh viktima e konkurrencës botërore, që do të thotë se duhet të bëhesh periferia e një pushteti tjetër. Prandaj historia e Ballkanit është ose histori suksesi ose histori dështimesh dhe viktimizim i konkurrencës. Sot, për shembull, kur ne flasim për Ballkanin, zakonisht men-dojmë që Ballkani është periferia e Europës, jo qendra e Europës, por periferia e Europës. Është kështu? Është vërtet periferi rajoni i Ballkanit?Jo. Në fakt, Ballkani është një nga qendrat strategjike të Afro-Euro-Azisë. Pse është kthyer kështu? Pse e kemi këtë per-ceptim të periferisë? Nëse ju pyesni për sh-embull Mehmed-pasha Sokoloviç, ai nuk do të thoshte se Sarajeva apo Selaniku është një periferi e shtetit Otoman ose një periferi e Europës. Ai do të mendonte që kjo do të ishte pikërisht qendra e gjithçkaje,si historia e Nastradin Hoxhës. Por ishte e vërtetë.

Pozicioni gjeografik dhe lidhjet e tij historike me këtë gjeografi janë një karakteristikë dalluese e Ballkanit. Mund te identifikojmë tre karakteristika të Ballkanit. E para është se rajoni i Ballkanit është një zonë e ndërmjetme në kuptimin gjeopolitik. Zakonisht shihet si një zonë e ndërmjetme tranziti nga Europa në Azi, nga Azia në Europë, nga Balltiku në Mesdhe, madje dhe në Afrike, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim është një zonë e ndërmjetme gjeopolitike. Do e shpjegoj çfarë kuptimi ka, pse është kaq e rëndësishme dhe pse kjo karakteristikë ka patur ndikim në historinë e Ballkanit.

Trashëgimia Otomane dhe Komunitetet Myslimane të Ballkanit sot

AHMET DAVUTOGLU

Page 28: Revista Mapo

28

Ndaj le ti hedhim një sy historisë. Shteti i parë i madh, shteti perandorak që u shfaq në Ballkan ishte Perandoria e Aleksandrisë. Lin-di nga Ballkani edhe pse qendra e Peran-dorisë së Aleksandrisë nuk ishte Ballkani. Nuk kishte polici të Aleksandrisë në Ballkan. Të gjitha qytetet e mëdha të Perandorisë së Aleksandrisë ishin në Anadoll, në Egjipt, në Iran, në Afganistan. Ajo Perandori lindi në Ballkan por qendra e asaj Perandorie nuk ishte Ballkani. Në Perandorinë Romake, si në atë Lindore dhe në atë Perëndimore, Ballkani ishte periferi. Perandorët Romakë e zinin në gojë Ballkanin vetëm kur vendosnin të për-gatiteshin ushtarakisht në drejtim të Azisë. Kështu, ata nuk e shihnin Ballkanin si qendër. i vetmi përjashtim përgjatë historisë, një për-jashtim pozitiv, është Shteti Otoman. Gjatë Shtetit Otoman, Ballkani u bë qendra e poli-tikës botërore në shekullin e 16-të. Kjo është koha e artë e Ballkanit. Nuk e them këtë sepse ne mbartëm trashëgiminë otomane, por se ky është një fakt historik. Kush e dre-jtoi politikën botërore në shekullin e 16-të? –Paraardhësit tuaj. Ata nuk ishin të gjithë Turq, disa ishin me origjinë Sllave, disa me origjinë Shqiptare, disa madje ishin dhe të konvertuar në origjinë Greke, por ata drejtu-an politikën botërore. Kështu, Mehmed-pa-sha Sokolovic është një shembull i mirë. Nëse nuk do të kishte Shtet Otoman, Mehmed pa-sha do të ishte një serb i varfër i cili jetonte sa për të patur një fermë të vogël, apo çfarë-do kishte. Por në sajë të Shtetit Otoman, ai u shndërrua në një lider të politikës botërore. Ndaj historia Otomane është një histori e Ballkanit, një histori e karakterit qendror të Ballkanit në politikën botërore. Asokohe, të gjitha rrugët kryesore të tregtisë ishin në Ballkan. Selaniku u bë qendra e aktivitetit ekonomik. Më pare, Selaniku ishte veç një qytet i vogël. Po gjatë periudhës Otomane, Selaniku u kthye në qendrën kryesore të tregtisë ekonomike. E tërë tregtia e Mesd-heut bëhej përmes Selanikut.

Nëse ndiqni migrimin e Hebrenjve, mund te kuptoni lëvizjen e parasë. Përse u bë Sela-niku komuniteti më i madh i Hebrenjve prej shekulli të 16-të deri në shekullin e 19, madje

dhe përgjatë shekullit të 19? Një pjesë e madhe e popullsisë së Selani-

kut ishin Hebrenj. Çfarë bënin ata aty? Ata monitoronin dhe

bënin të gjithë tregtinë nga Selaniku drejt Veriut, drejt Euro-Azisë. Ekonomia e

Mesdheut drejt Euro-Azisë, administrohej nëpërmjet Selanikut dhe Stambollit. Kraha-simisht, Beogradi ishte një fshat, ose një qytezë në shekullin e 14-të. Gjatë shtetit Ot-toman, Beogradi u bë një qytet qendror, një qytet kyç i Danubit dhe i Europës Qendrore, si në pikëvështrimin ekonomik dhe atë kul-turor. Kishte me qindra kisha e xhamia. Sara-jeva është një mrekulli, si një miniaturë e kësaj trashëgimie. Nëse mund të kuptosh Sa-rajevën, mund të kuptosh gjithë historinë Otomane. Sepse është, sic thotë shprehja, nëse kupton një njeri mund të kuptosh atë shekull. Si Hegeli, nëse kupton Hegelin, ke kuptuar mentalitetin Gjerman të shekullit të 19. Është prototipi i atij mentaliteti. Ngjash-mërisht, Sarajeva është prototipi i civilizim-

it

Otoman. Sarajeva është prototipi i shkëlq-imit të Ballkanit.

Po ashtu në shekullin e 19-të ishte Mehm-et Ali Pasha. Ai ishte një Shqiptar, por ai u bë jo vetëm një figurë udhëheqëse e shtetit Oto-man, por dhe themeluesi i Egjiptit modern. Po të mos kishte pasur një traditë Ottomane, Egjiptianët nuk do kishin parë asnjë Shqiptar në gjithë jetën e tyre. Mehmet Ali Pasha, do kish qenë shumë-shumë Mehmet Ali Bej, një njeri i zgjuar që jetonte diku në Ballkan. Pra, figurat udhëheqëse janë prototipet e një qytetërimi. Ç’mund të mësojmë prej kësaj? Rajoni i Ballkanit ka një fat si rrjedhojë e kara-kteristikave gjeo-politike, gjeo-kulturore dhe gjeo-ekonomike. Rajoni i Ballkanit, ose do të jetë qendra e gjithçkaje, ose do të jetë viktima e gjithçkaje.

Pse ka qenë Ballkani i ndarë që prej shek-ullit të 19-të e deri në ditët e sotme? Sa herë që ne flasim për Ballkanin, flasim për ndarje, përplasje, përplasje etnike, jo civilizim. Mungesa e ndërveprimit gjeo-kulturor do të thotë përplasje kulturore. Mungesa e trans-aksionit gjeo-ekonomik do të thotë stanja-cion ekonomik. Mungesa e autoritetit politik do të thotë shndërrim në një zonë të ndërm-jetme e të gjitha konflikteve. Tashmë është koha ti vëmë bashkë të gjitha këto. Dhe pastaj do të zbulojmë shpirtin e Ballkanit.

Ç’lloj politike duhet zbatuar për të rritur këtë? Së pari, në mënyrë që të parandalohet një karakter i “tamponit gjeopolitik” për Ball-kanin, çka e bën Ballkanin viktimë të konflik-teve, na duhet të krijojmë një kuptim të ri uniteti në rajon. Na duhet të forcojmë ndjesi-në e përkatësisë në rajon dhe të nxisim një kuptim të përbashkët. Nëse shohim histori-në, ne jemi qenie njerëzore dhe nuk jetojmë në parajsë. Qeniet njerëzore janë gri sikurse historia, apo historia është gri ashtu si qeni-et njerëzore. Ne nuk jemi engjëj por nuk jemi as kafshë. Na takon ne të vendosim të bëjmë diçka. Në mënyrë të ngjashme, historia paraqitet gri. Varet se cilën pjesë të historisë po përzgjidhni për ta komentuar sot. Histo-ria e Ballkanit nuk është vetëm një histori konfliktesh. Përgjatë shekujve, nga i 15-i te i 19-i, historia e Ballkani ka qenë një histori suksesi. Ne mund ta rikrijojmë këtë sukses. Mund ta rivendosim atë përmes krijimit të një sensi origjinal të përkatësisë, duke krijuar një bashkekzistencë të re shumëkulturëshe dhe duke përcaktuar një zonë të re eko-nomike.

Bashkekzistenca shumëkulturëshe është

Pse ka qenë Ballkani i ndarë që prej shekullit të

19-të e deri në ditët e sotme? Sa herë që ne flasim për Ballkanin,

flasim për ndarje, përplasje, përplasje

etnike, jo civilizim. Mungesa e ndërveprimit gjeo-kulturor do të thotë

përplasje kulturore. Mungesa e transaksionit

gjeo-ekonomik do të thotë stanjacion

ekonomik. Mungesa e autoritetit politik do të thotë shndërrim në një

zonë të ndërmjetme e të gjitha konflikteve. Tashmë

është koha ti vëmë bashkë të gjitha këto. Dhe

pastaj do të zbulojmë shpirtin e Ballkanit.

Page 29: Revista Mapo

29

shumë e rëndësishme sepse zhvillimi i një civ-ilizimi mundet vetëm të kuptohet duke anal-izuar strukturat e qyteteve dhe jetën kul-turore në këto qytete. Nëse një qytet është uniform, do të thotë se civilizimi nuk është i shumëllojshëm. Është një lloj këndvështrimi i përmbysur ndaj shoqërisë. Fillimisht, qyte-ti i Romës banohej vetëm nga romakë. Por, më pas, me krijimin e Perandorisë Romake, qyteti i Romës u bë një qytet kozmopolitan. Në mënyrë të ngjashme me Romën, më vonë edhe qytete si Stambolli dhe të tjera qytete ballkanike ishin shumëkulturore. Ne jetonim bashkë dhe si rrjedhojë e kësaj pasurie të fortë kulturore pati një rritje të bashkëvep-rimit. Prapambetja lidhet me spastrimet, siç ndodhi gjatë viteve ’90. Ata që organizuan masakrat në Srebrenicë, në Bosnjën Lindore, janë njerëz barbarë të cilët nuk donin të toleronin dallimet kulturore. Shpirti i Sara-jevës është shpirti i bashkekzistencës, shpir-ti i të jetuarit bashkë. Dhe si paraqitet roli i Turqisë në Ballkan? Ne duam të kemi një ra-jon të ri të Ballkanit, të bazuar mbi dialogun politik, mbi ndërvarësinë dhe bashkëpunimin

ekonomik, mbi integrimin dhe harmoninë kul-turore dhe tolerancën.

Ky ishte Ballkani Otoman. Ne do ta rindër-tojmë atë Ballkan. Njerëzit më quajnë neo-otoman, ndaj unë nuk dua t’i referohem shtetit otoman si një çështje e politikës së jashtme. Çka po nënvizoj është trashëgimia otomane. Shekujt otomanë në Ballkan ishin histori suksesi. Tani na duhet ta rikrijojmë këtë. Përse erdha në Bosnjë në më pak se 24 orë? Sepse Bosnja është në një fazë shumë të rëndësishme transformimi këto ditë. Dua të tregoj solidaritet me Bosnjë-Hercegovi-nën (BiH). Dua të tregoj se jemi këtu. Ne jemi me boshnjakët dhe do të vazhdojmë të jemi me boshnjakët. Përse është i rëndësishëm ky tranzicion? Sepse integriteti territorial dhe uniteti politik i BiH duhet mbrojtur me qëllim që të ketë siguri në rajon. Nëse BiH nuk është e sigurt dhe e qëndrueshme nuk mund të kemi siguri dhe stabilitet në Ballkan. Per-spektiva turke në rajon është të ndërtojë një Ballkan të ri i cili mbështetet në këtë kuptim të dialogut politik, të intensifikimit të mar-rëdhënieve ekonomike dhe bashkëjetesës

Ky ishte Ballkani Otoman. Ne do ta rindërtojmë atë Ballkan. Njerëzit më quajnë neo-otoman, ndaj unë nuk dua t’i referohem shtetit otoman si një çështje e politikës së jashtme. Çka po nënvizoj është trashëgimia otomane. Shekujt otomanë në Ballkan ishin histori suksesi

Page 30: Revista Mapo

30

kulturore dhe harmonisë.Gjatë viteve ’90 u përballëm me vështirësi

të shumta në BiH, Kosovë dhe Maqedoni. Kur këto vështirësi ndodhën, nga i kthyen sytë boshnjakët, shqiptarët, turqit, Maqedonia dhe Kosova? Nga Turqia. Është një marrëdhënie historike. Më lejoni t’ju jap një shembull për ta bërë analogjinë që nga fillimi. Kjo zonë gjeop-olitike me karakter zbutësi të ndërmjetëm, bashkëveprimi kulturor dhe transaksionet ekonomike, janë të njëjtat karakteristika të Irakut dhe Afganistanit. Përse kemi probleme në Jugosllavi, BiH, në Irak dhe Afganistan? Sepse këto shtete janë modele në miniaturë të rajoneve përkatëse. Bosnja është një Ball-kan i vogël. Kemi muslimanë, katolikë, orto-doksë, serbë dhe kroatë që jetojnë bashkë si një miniaturë e Ballkanit. Në mënyrë të ng-jashme, Iraku është një Lindje e Mesme e vogël: arabë, kurdë, turq, shiitë dhe suni. Af-ganistani është një subkontinent i vogël në Azinë Qendrore me taxhikë, pashtunë dhe hazaras. Kështu që këto vende janë vende kri-tike. Nëse i menaxhon ato siç duhet, mund të menaxhosh rajonet. Nëse nuk mundesh t’i menaxhosh këto vende siç duhet, do të kesh një krizë rajonale. Ç’është Turqia? Turqia është një Ballkan i vogël, një Lindje e Mesme e vogël, një kaukaz i vogël. Më shumë boshnjakë jeto-jnë në Turqi sesa në Bosnjë. Më shumë shqip-tarë jetojnë në Turqi sesa në Shqipëri, më shumë çeçenë sesa në Çeçeni, më shumë ab-kazë se në Abkazi. Dhe kemi kurdë, arabë dhe turq bashkë. Pse është e gjitha kjo? Për arsye të trashëgimisë otomane. Për të gjitha këto kombësi myslimane në këto rajone, Turqia është një parajsë e sigurt. Dhe në fakt, ju jeni më se të mirëpritur sepse Turqia ju përket ed-he juve vëllezër dhe motra boshnjake, ashtu si Sarajeva është e jona. Por a është më mirë të vini në Turqi për të qenë të sigurt apo ta bëni Bosnjën të sigurt? Ndaj na duhet të kujdesemi për situatën. Ç’ndodh në BiH është përgjegjë-sia ynë. Në një takim me një diplomat, emrin e të cilit nuk po e them këtu, unë theksova rëndësinë që ka angazhimi në Bosnjë. Kur ta-kova Hillari Klintonin mbi çështjen armene në Zyrih, ngrita sërish çështjen e Bosnjës dhe dis-kutuam më shumë mbi Bosnjën sesa mbi Ar-

meninë. Kur Presidenti Haris Silajdžić erdhi në Ankara javën e shkuar,

ai mori pjesë në një sërë ak-tivitetesh. Unë ndryshova axhendën time. Vendosa të vija në Sarajevë dhe më pas

do të shkoj në Armeni.Një diplomat perëndimor pyeti se përse

unë papritur po e hidhja këtë çështje si me parashutë. Përgjigja ime ishte: “Ne nuk shkuam në Bosnjë me parashutë. Shkuam në kalë dhe qëndruam atje me boshnjakët duke ndarë të njëjtin fat!”

Po, çfarëdo ndodh në Ballkan, në Kaukaz, në Lindje të Mesme, është çështje e jona. Një ditë do të jem në Irak, një ditë tjetër në Azer-bajxhan, një tjetër në Bosnjë si ministër i Pu-nëve të Jashtme. Çfarëdo që ndodh është në axhendën tonë të politikës së jashtme. Sër-ish me sekretaren Klinton patëm një ndodhi në Qershor. Vizatova një rreth prej 1000 kilo-metrash rreth zyrës sime në Ankara. Bëhet fjalë për 23 vende. Të gjithë ata janë të afër-mit tanë dhe presin diçka prej nesh. Më pas vizatova një rreth tjetër prej 3000 kilo-metrash, ku përfshiheshin 72 vende dhe çdo ditë në ministrinë tonë vijnë lajme prej këtyre vendeve që na ndryshojnë axhendën e punës. Ky është borxhi ynë historik. Ndaj kur unë flas për borxh strategjik, i referohem në fakt, këtij borxhi historik.

Po në qershor, shkova në Afganistan në zonat e Mazari-Sharif, Balkh dhe Jouzjan. Viz-ituam gjashtë qytete dhe zakonisht diplo-matët e huaj vizitojnë Kabulin dhe marrin avi-onin mbrapsht për t’u kthyer nga kanë ardhur. Vetëm ministrat turq mund të vizitojnë g j a s h t ë q y t e t e a f g a n e p a ku r r fa r ë vështirësie. Unë nuk ndihem i huaj në Afgan-istan. Kur ishim në Mazari-Sharif, guverna-tori i Balehut u ul pranë meje dhe më tha: “Z. Ministër, na duhet një shkollë, një spital dhe një park”. Thirra koordinatorin e TIKA-s dhe i thashë të merrte shënim. Gazetarët tanë u çuditën dhe më thanë: “Ai po e bënte kërkesën sikur ju të ishit ministër i Afganistanit”. Po, në fakt ai ishte shumë i qetë. Ai mendonte se unë e kisha për detyrë diçka të tillë. Për atë, Turqia është madhështore dhe një ministër turk ka kapacitete të pakufizuara dhe duhet t’i përmbushë nevojat që i parashtrohen. Është një falje historike.

Dy javë më pas shkova në Sandzak në No-vi Pazar me një delegacion. Atje ndodhi e njëj-ta histori. Njerëzit po thonin na duhen shkol-la, një spital etj. etj. Ata mendojnë që po, turq-it kanë përgjegjësinë për t’i bërë të gjitha kë-to. Të shkretët turq! Unë nuk di se çfarë mund të bëjmë, por na duhet ta bëjmë ama. Ata ka-në të drejtë. Në sytë e tyre, Turqia është qen-dra. Për ta Turqia është një vend ku mund të shkojnë për të gjetur strehim. Janë turqit ata

që duhet të gjejnë një zgjidhje. Sipas kënd-vështrimit të tyre, ne nuk mund të kemi ndon-jë dobësi. Ndaj, politika jonë e jashtme, duhet të jetë proaktive. Nuk mund të injorojmë çfarë ndodh. Njerëz nga vende të ndryshme, janë shumë larg gjeografikisht nga njëri-tje-tri, por në Turqi ata jetojnë në të njëjtën shtë-pi si rrjedhojë e kësaj lidhjeje historike.  Ndaj dhe politika jonë e jashtme synon të vendosë rregull në të gjitha rajonet që na rre-thojnë, në Ballkan, në Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme. Sepse nëse nuk ka rregull, ne do të paguajmë një çmim. Për një perëndimor apo diplomat nga ndonjë pjesë tjetër e botës, çështja boshnjake është një çështje teknike me të cilën duhet të merremi, në nivel të një procesi teknik diplomatik. Për ne është një çështje për jetë a vdekje. Është tejet e rëndë-sishme.

Integriteti territorial i BiH është për ne po aq i rëndësishëm sa integriteti territorial i Turqisë. Siguria dhe prosperiteti i Sarajevës janë po aq të rëndësishme sa siguria dhe prosperiteti i Stambollit. Kjo nuk është thjesht vetëm ndjesia apo përgjegjësia e një burri shteti. Kjo është ndjenja apo emocioni që ndan çdo turk kudo në Turqi. Dhe sot po u tregoja udhëheqësve tanë këtu se kishte pa-sur dy demonstrata të mëdha spontane në Turqi. Njëra më kujtohet që ishte në 1993, kur në radio u njoftua se serbët kishin përdorur armë kimike në Gorazhde. Për dy orë, jo mi-jëra por qindra mijë njerëz u mblodhën në mënyrë spontane. Nëse do u ishte thënë të niseshin për në Bosnjë atë natë, ata nuk do mendonin të ktheheshin në shtëpi. Do fillo-nin të ecnin drejt Bosnjës. Kjo është se si ne jemi lidhur me njëri-tjetrin. E thënë shkurt, historia jonë është e njëjta, fati ynë është i njëjti dhe e ardhmja jonë do të jetë e njëjta. Ashtu si në shekullin XVI, ku ndodhi ngritja e Ballkanit Otoman në qendrën e politikës botërore, ne do ta bëjmë Ballkanin, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme bashkë me Turqinë, qendrën e politikës botërore në të ardhmen. Ky është objektivi i politikës së jashtme turke dhe ne do ta realizojmë këtë. Ne do të riinte-grojmë rajonin e Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Kaukazit, mbi parimin e paqes rajonale dhe botërore në të ardhmen. Jo për ne të gjithë, po për të gjithë njerëzimin.

*Fjalimi i Ahmet Davutoglu në ceremoni-në e hapjes së konferencës “Trashëgimia Otomane dhe Komunitetet Myslimane të Ballkanit sot” mbajtur në Sarajevë më 16 Tetor 2009. Osmani, themeluesi i dinastisë

së Osmanëve duke predikuar besimin Muhamedan

Page 31: Revista Mapo

31

Osmani, themeluesi i dinastisë së Osmanëve duke predikuar besimin Muhamedan

Page 32: Revista Mapo

32

Page 33: Revista Mapo

33

Në fund të vitit që shkoi, me rastin e ceremonisë së hapjes së konfer-encës “Trashëgimia osmane dhe

bashkësitë muslimane në Ballkan sot’, minis-tri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, mbajti në Sarajevë një fjalim që ngjalli jo pak debate. Debatet kësaj here s’kishin të bënin me çështje të tilla të nxehta të politikës ndërkombëtare siç janë lufta në Irak, qëndri-mi ndaj Iranit, Sirisë, Hamasit apo dhe Suda-nit, ku tashmë pozicionet e Ankarasë ndry-shojnë dukshëm nga ato të Perëndimit. Ato kësaj here kishin të bënin me atë që mjaft analistë e kanë quajtur frymëzimi ‘neo-oto-man’ apo neo-imperial (sipas revistës së njo-hur amerikane ‘Forbes’) i politikës së jashtme turke. Sepse për herë të parë në Sarajevë ministri i jashtëm turk konfirmoi dyshimin që, ç’është e vërteta, kish kohë që qarkullonte, se ambicja e Turqisë për t’u bërë fuqi globale

nënkupton krijimin e një zone të ndikimit (apo të hegjemonisë) turk, e cila nis në Afganistan-in e largët e përfundon në brigjet e Adriati-kut. Pra, pikërisht në territoret ku dikur sun-donin osmanët.

Duke qënë në Sarajevë, kuptohet që në qëndër të fjalës së ministrit të jashtëm turk ishte para së gjithash Ballkan. Ftesa që Da-vutoglu i dërgoi që aty rajonit ishte krejt e qartë: Ballkani, sipas tij, sot s’është veçse një periferi e shpërfillur e Europës, viktimë e konkurencës botërore. Ndërkohë që i ka të gjitha mundësitë të bëhet një qëndër e vër-tetë e politikës botërore, nëse vendos të kthehet sërish në rolin e vet të natyrshëm si një qëndër strategjike e Afro-Euro-Azisë, siç paskesh qënë gjatë shekujve të sundimit os-man që, gjithnjë sipas Davutoglusë, përbëjnë ‘epokën e artë të Ballkanit.’ Pra, sipas Davu-toglusë, e ardhmja e rajonit është në të

Teksa lexon fjalën e Davutoglusë në Sarajevë të bie në sy dhe një fakt tjetër. Në të Bashkimi Europian s’përmendet as edhe një herë të vetme, ndonëse bëhet fjalë për një rajon që thuajse në tërësinë e tij është pjesë apo aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Arsyen e kësaj heshtjeje s’është e vështirë ta marrësh me mend: Në vizionin e ri gjeopolitik turk prania e shtuar europiane në Ballkan përbën një konkurencë të padëshiruar. Një gjë të tillë Davutoglu e lë të kuptohet dhe në një editorial që ka shkruar për të përditshmen e Beogradit, ‘Politika’, të titulluar ‘Turqia dhe Serbia, dy vendet kyç të Ballkanit”, ku ankohej se, si rezultat i zgjerimit të BE-së në rajon, dinamika e politikës turke në Ballkan gjatë dekadës së fundit qe ngadalësuar.

Neo-otomanizmi dhe Shqipëria

PIRO MISHA

Page 34: Revista Mapo

34

shkuarën e tij. “The Ottoman era in the Bal-kans is a success story. Noë it needs to come back…Noë is the time for reunification.” kumtoi ai.

Sigurisht që do ishte e udhës të disku-tonim gjatë për variantin Davutoglu të histo-risë, por le të mjaftohemi duke thënë se, së paku ndër qarqet akademike të rajonit, zor se mund të gjesh ndokënd që të ndajë të njëj-tin mendim me të. Por, për hir të së vërtetës, duhet thënë se fjala e ministrit të jashtëm turk në Sarajevë s’kish të bënte thjesht me Ballkanin. Sepse, në fakt, rajoni ynë s’është veçse një pjesë e vogël e strategjisë së re gjeopolitike turke. Ambicja turke është e madhe: ‘Janë 23 vende, - shpalli Davutoglu, - që janë të afërmit tanë dhe presin diçka prej nesh. . .. Në sytë e tyre, Turqia është qendra. …E thënë shkurt, historia jonë është e njëjta, fati ynë është i njëjti dhe e ardhmja jonë do të jetë e njëjta. Ashtu si në shekullin XVI, ku ndodhi ngritja e Ballkanit Otoman në qen-drën e politikës botërore, ne do ta bëjmë Ballkanin, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme, bashkë me Turqinë, qendrën e politikës botërore në të ardhmen. Ky është objektivi i politikës së jashtme turke dhe ne do ta real-izojmë këtë. Ne do të riintegrojmë rajonin e Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Kaukazit …”.

Teksa lexon fjalën e Davutoglusë në Sa-rajevë të bie në sy dhe një fakt tjetër. Në të Bashkimi Europian s’përmendet as edhe një herë të vetme, ndonëse bëhet fjalë për një rajon që thuajse në tërësinë e tij është pjesë apo aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Arsyen e kësaj heshtjeje s’është e vështirë ta mar-rësh me mend: Në vizionin e ri gjeopolitik turk prania e shtuar europiane në Ballkan përbën një konkurencë të padëshiruar. Një gjë të til-lë Davutoglu e lë të kuptohet dhe në një edi-torial që ka shkruar për të përditshmen e Beogradit, ‘Politika’, të titulluar ‘Turqia dhe Serbia, dy vendet kyç të Ballkanit”, ku anko-hej se, si rezultat i zgjerimit të BE-së në rajon, dinamika e politikës turke në Ballkan gjatë dekadës së fundit qe ngadalësuar.

Në të njëjtin shkrim më tërhoqi vëmënd-jen dhe një tjetër pasazh. “Edhe sot, - shkru-ante Davutoglu, - kultura e Ballkanit përbën

një element të rëndësishëm të kul-turës turke në sajë të atyre mil-

iona turqve që emigruan që aty, kur Perandoria osmane

nisi gradualisht tërheqjen nga Ballkani.”

Përse e ka fjalën? Për

atë që njeh historinë e Ballkanit s’është fakt i panjohur se bashkë me ushtritë dhe admin-istratën osmane, që aty u larguan apo u dëbuan dhe mjaft turq etnikë. Por njëkohë-sisht di dhe se s’bëhet fjalë kurrsesi për mil-iona. Ata mund të bëhen miliona vetëm nëse konsiderohen turq dhe ata dhjetra e qindra mijëra shqiptarë (boshnjakë etj) që u dëbuan nga trojet e veta në Greqi e Jugosllavi. Dhe ç’është e vërteta, asokohe ata vërtet u kon-sideruan të tillë dhe jo vetëm nga grekët e serbët, por së pari nga vetë qeveria turke. S’duhet harruar se deri në fund të sundimit të tyre, osmanët s’pranuan se ekzistonte një komb shqiptar, duke këmbëngulur se shqip-tarët e besimit musliman ishin thjesht turq, ndërsa ata ortodoksë grekë. Shqiptarët ishin

të vetmit në Ballkan të cilëve s’iu lejua të për-dornin gjuhën e tyre amtare, as atëhere kur kjo e drejtë iu dha gjithë popujve të tjerë. Dhe se ç’pasoja të rënda solli një politike e tillë (në akord të plotë me nacionalistët fqinjë) tash-më dihet. Siç dihet dhe se ky qëndrim turk në thelb s’ndryshoi as pas krijimit të republikës turke, gjë që e dëshmon dhe traktati greko-turk i Lozanës i vitit 1923, për shkëmbimin e popullësisë, një nen i veçantë i të cilit i kon-sideronte turq gjithë muslimanët që banonin në Greqi, duke ligjëruar kësisoj dëbimin e parë masiv të popullsisë çame.

Marrëveshje të ngjashme që shërbyen për të ligjëruar dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, Turqia lidhi dhe me Jugosllavinë, mad-je deri vonë në kohën e Titos. Në ndonjë rast ajo i përdori këto marrëveshje dhe për të nxjerrë përfitime të tjera, siç qe zëvëndësimi i gjuhës shqipe me turqishten në Kosovë. Po ashtu, s’duhet harruar se qindra mijëra mu-haxhirët shqiptarë apo boshnjakë që s’dinin asnjë fjalë turqisht, me të mbërritur në Turqi i nënshtroheshin një politike intensive asi-milimi, në zbatim të një prej parimeve bazë mbi të cilët ngrihej (dhe vazhdon të ngrihet) shteti turk: në Turqi ka vetëm turq. Por, ç’është më e rëndësishmja, këta njerëz, për të cilët në Beograd z.Davutoglu thotë se janë turq, ndërsa në Tiranë a Sarajevë i quan shq-iptarë e boshnjakë, sot janë njimend qytetarë turq, të cilëve s’u ka mbetur veçse një kujtim i zbehtë i prejardhjes së gjyshërve apo stërgjyshërve të tyre, të ardhur kohë më parë nga Kosova, Maqedonia, Sanxhaku e gjetkë. U zgjata disi në këtë pikë jo pa arsye. Tashmë kuptohet se përmendja vend e pavend e të ashtuquajturve shqiptarë të Turqisë s’është e rastit. Në fakt në Sarajevë, Davutoglu e bëri të qartë se legjitimiteti i pretendimeve gjeo-politike turke ndaj një sërë zonash të Ballka-nit e gjetkë, mbështetej dhe në faktin se ak-tualisht në Turqi banokan më shumë shqip-tarë, bosnjakë, çeçenë e abkazë, sesa në vetë vendet e tyre respektive. Kohët e fundit këtë pretendim e gjen të përmendet gjithnjë e më shpesh dhe në shtypin ndërkombëtar. Vetiu kur dëgjon deklarime të tilla, të vijnë në majë të gjuhës disa pyetje. P.sh: Nga vallë e kanë një informacion të tillë, pra që në Turqi qënkeshin 5 milion shqiptarë, kur dihet që aty s’është bërë asnjëherë ndonjë census i kësaj natyre?! Po, mirë, derisa pranohet se paska kaq shumë shqiptarë, a kanë ata vallë mundë-si të ushtrojnë ndonjë prej të drejtave që uni-versalisht u njihen pakicave?

Në dhjetor të vitit që shkoi, presidenti turk,

Abdullah Gul, e çoi dhe më tej këtë spekullim kur,

gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, në një ceremoni të organizuar në shkollën

turke Turgut Ozal, deklaroi: “Me lejoni të them, të gjithë ne së

bashku jemi pjesë e një kombi të madh.”

Të ç’kombi? Sepse, sipas çdo përkufizimi të

pranuar botërisht të konceptit komb (nation), shqiptarë e turq s’mund të jenë i njëjti komb, veç

në rast se konceptin modern të kombit e

zëvëndësojmë me atë të miletit të kohës së

osmanëve...

Page 35: Revista Mapo

35

Në dhjetor të vitit që shkoi, presidenti turk, Abdullah Gul, e çoi dhe më tej këtë spe-kullim kur, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tira-në, në një ceremoni të organizuar në shkollën turke Turgut Ozal, deklaroi: “Me lejoni të them, të gjithë ne së bashku jemi pjesë e një kombi të madh.”

Të ç’kombi? Sepse, sipas çdo përkufizimi të pranuar botërisht të konceptit komb (na-tion), shqiptarë e turq s’mund të jenë i njëjti komb, veç në rast se konceptin modern të kombit e zëvëndësojmë me atë të miletit të kohës së osmanëve, kur banorët e Peran-dorisë ndaheshin jo në bazë të etnisë, por si-pas përkatësisë fetare, duke i futur shqip-tarët e besimit musliman në të njëjtin milet me turqit, çeçenët, arabët etj, ndërsa ata të besimit ortodoks, në miletin rom, së bashku me grekët, serbët, bullgarët e kështu me rad-hë.

Sidoqoftë, të gjitha këto sa u thanë, duke përfshirë dhe vetë fjalën e Davutoglusë, në fund të fundit, do merreshin si një retorikë patëkeq, sikur prej disa vitesh qarqe të cak-tuara turke të mos punonin në terren sipas të njëjtës logjikë.

Në ju kujtohet, i pari shqetësimin për këtë e ngriti Arbër Xhaferi që para tre vjetësh. Në shtator 2007, në shkrimin ‘Pasojat e akra-ballëkut’, ai tërhiqte vëmëndjen për faktin se segmente të caktuara të shoqërisë apo shtetit turk, nën petkun e veprimtarive fe-tare, po organizonin e financonin manifes-time, qëllimi i vërtetë i të cilave dukej se ishte të tregonin se shqiptarët janë pjesë e pash-këputur e qytetërimit osman. Si ilustrim ai përmendte një ngjarje të ndodhur në Li-brazhd, ‘ku autoritetet fetare të kësaj ane, së bashku me segmente të caktuara turke, or-ganizuan synetimin kolektiv të mëse 200 fëmijëve shqiptarë, sipas traditës turke. Ka-mara e Top Channel-it, - vazhdonte Xhaferi, - na ofroi pamje nga kjo ngjarje bizarre ku fëmijë të veshur me rroba prej sateni të bard-hë, me kapuçë në trajtë të fesit ku shkruhej ‘Mashallah’, valëvitnin herë flamuj të shtetit turk dhe herë ato shqiptarë... Ç’është e vër-teta, - vazhdonte ai, - ngjarje të tilla politiko-fetare s’janë aksidentale….Kohë më parë në muajin e Ramazanit, struktura të tilla orga-nizonin iftare kolektive në sheshet e qyteteve që dikur ishin të sunduara nga Perandoria Os-

mane. Këto projekte që kontrabandohen nëpërmes petkut fetar krijojnë një varg prob-lemesh brenda për brenda komunitetit shq-iptar, por dhe në raportet shtetërore e kom-bëtare të shqiptarëve në kontekstin europi-an.” paralajmëronte ai, duke shtruar pyetjen: “Ç’do ndodhte sikur dhe grekët apo serbët të bënin të njëjtën gjë. Pra të organizonin dhe ata ceremoni të tilla për të pagëzuar fëmijtë ortodoksë shqiptarë duke u vënë të valëvis-nin në duar flamuj grek apo serb?” Mund të sillen mjaft shembuj të tjerë të ng-jashëm. A ju kujtohen polemikat në Tetovë kur festimi i iftarit në qëndër të qytetit u shfrytëzua për të glorifikuar Perandorinë Osmane? Shumëkush vjet në Tiranë u habit kur Bashkia e Stambollit e shfrytëzoi festi-min e iftarit për ta mbushur sheshin Skënder-bej plot me flamuj turq. Sivjet e njëjta gjë u përsërit në Shkodër. Dhe, për çudi, askush s’u kujtua se flamuri turk është thjesht flamuri kombëtar i një shteti tjetër që s’ka asnjë ar-sye përse të përdoret në një veprimtari me karakter fetar të organizuar në Shqipëri. Të gjitha këto gjer dje mendoheshin si nisma qarqesh të caktuara. Fjala që ministri i

Page 36: Revista Mapo

36

jashtëm turk mbajti në Sarajevë u jep atyre një tjetër domethënie.

Në fakt, s’është e vështirë të dallosh se gjithë ngrehina gjeopolitike e Ahmet Davu-toglusë mbështetet kryesisht në dy ele-mentë politiko-kulturor: te feja islame dhe tek historia, ose më konkretisht, e ashtuqua-jtura trashëgimi osmane. Të dy këta ele-mentë përdoren për të krijuar atë lidhje të shkurtër, trashëgimi osmane- fe Islame- Turqi, që do bënte të mundur suksesin e strategjisë së re turke. Janë të njëjtët ele-mentë ku fokusohet veprimtaria e qarqeve që përmend Arbër Xhaferi.

Ç’është e vërteta, po ashtu s’është shumë e vështirë që pas fasadës fjalëshumë të disa prej të ashtuquajturve debate për historinë apo identitetin e shqiptarit të viteve të fun-dit, të dallosh se ajo që është në të vërtetë në lojë s’është e shkuara por e ardhmja jonë. Duke këmbëngulur për një rivlerësim tërë-sor të vendit që zë trashëgimia e periudhës osmane dhe, për pasojë, komponenti krye-sor që lidhet me të, feja islame, në vetiden-tifikimin kolektiv, në kulturën dhe, më në përgjithësi, në qenien shqiptar, ajo që kërkohet të arrihet s’është as më shumë e as më pak, por një ripërkufizim i vetpërcaktimin historik të shqiptarëve dhe rrjedhimisht, i vendit të tyre në botën moderne. Sigurisht, vetë projekti ‘Europë’, për shkak të populla-ritetit të madh që ka, rallë herë ndodh të sul-mohet ballazi. Këtë e bëjnë vetëm ca grupe krejt të margjinalizuara e pa ndonjë ndikim real në shoqëri. Por ideja e hedhur herë pas here për një Shqipëri as Lindje e as Perën-dim, sipas të cilës për shkak të historisë si dhe të besimit të supozuar musliman të pjesës më të madhe të shqiptarëve, pozicio-ni ynë gjeopolitik më i natyrshëm do të ishte ai i një ure lidhëse, me rolin e ndërmjetësit të përhershëm mes Azisë dhe Europës, Lindjes dhe Perëndimit, të djeshmes e së ardhmes, s’është larg vizionit të Davutolgusë. Duhet shtuar se ky lloj ligjërimi më së shumti paraq-itet nën një petk nacionalist, ku një vend të rëndësishëm e zë amplifikimi i stereotipave dhe dyshimeve ekzistuese ndaj fqinjëve ta-në të krishterë, si armiqtë tanë historikë, nga

kërcënimi i të cilëve na paska mbroj-tur historikisht pikërisht Turqia

dhe besimi ynë musliman. ‘Ka ardhur koha të mos injo-

rohet identiteti aktual i shq-iptarëve, - revoltohet shkrimtari dhe ish-politi-

kani kosovar Milazim Krasniqi, një ndër zëd-hësit kryesorë të atyre që mund të përkufizo-hen sot si neo-otomanistët shqiptarë, duke u ankuar se: ‘fëmijët tanë ende mësojnë se armiqtë historikë të shqiptarëve dalin si ale-atë të shqiptarëve dhe aleatët e vërtetë të shqiptarëve, ende paraqiten si armiq…Kra-has identitetit kastriotik, - shton ai,- dhe prodhimit të tij në historinë dhe kulturën kombëtare, duhet të pranohet dhe ajo sh-tresë e identitetit kulturor me prejardhje otomane, e cila në fakt u bë tharmi i ide-ologjisë kombëtare të shqiptarëve.’ Të kuptohemi, kur flas për trashëgiminë os-mane, s’e kam aspak fjalën tek nevoja e një rishqyrtimi kritik e serioz të kësaj pjese të trashëgimisë sonë historike, si pjesë e rilex-imit të mbarë historisë, duke iu shmangur skematizimit me frymëzim romantik nacio-nalist që ka karakterizuar përgjithësisht de-ri më sot trajtimin e kësaj periudhe. Kjo, sig-urisht, është diçka që duhet bërë, sa më shpejt e sa më mirë. Fjala është tek përpjek-jet që po bëhen për të rehabilituar e riaktu-alizuar trashëgiminë (e nostalgjinë) e Peran-dorisë Osmane, të cilat në të vërtetë, s’kanë asnjë lidhje me interesat akademikë, pavarë-sisht se jo rrallë mundohet të paraqitet nën një petk të tillë. Në këtë kontekst, është mirë të sqarohet, për të mos krijuar ekuivoke, se s’ka asnjë dyshim se bashkëjetesa jonë e gjatë në gjirin e Perandorisë Otomane ka ndi-kuar në të gjitha fushat e jetës sonë, në mendësitë, shprehitë e deri tek mënyra e sjelljes dhe e jetesës. Trashëgimia osmane është pjesë përbërëse e gjithë trashëgimisë historike e kulturore të popujve të Ballkanit të sotëm, pavarësisht se ky ndikim diku vëre-het më shumë e diku më pak në varësi nga një sërë faktorësh, por para së gjithash nga ko-hëzgjatja e këtij sundimi e koha që ka kaluar që nga ndarja me Perandorinë Osmane. Por, s’është ky problemi. Pyetja që shtrohet pasi ke lexuar tekstin e Davutoglusë është kjo: A përbën ndikimi i kësaj të shkuare një realitet të tillë social e kulturor sa të përbëjë një ar-sye serioze për të riparë gjithë përfytyrimet që kemi për veten, apo për shoqërinë në të cilën jetojmë, e për pasojë, dhe vetë idenë që kemi për vendin tonë në botë e në histori? Në të vërtetë, ndonëse trashëgimia osmane vazhdon të jetë e pranishme, ndikimi i saj ka kohë që është në një proces të vazhdueshëm bjerrjeje, i cili nis që atëherë kur nisi të merrte fund sundimi osman dhe gjithë popujt e gadi-shullit i drejtuan sytë drejt Europës, duke

parë oksidentalizimin si të vetmen mundësi për të dalë nga prapambetja e thellë e trashëguar. Fakti është që duke nisur nga fundi i shek. XIX e fillimi i atij të XX, në gjithë rajonin tonë kemi një ndërprerje drastike të ndikimit aktiv të kësaj trashëgimie pothua-jse në të gjitha sferat e jetës, për t’ia lënë ven-din një sërë ndikimesh të reja, kryesisht nga Europa, ndikimi i së cilës gjatë shekullit të XX pa asnjë ngurrim mund të thuhet se bëhet do-minues. E gjithë kjo sa thamë, vlen padyshim dhe për ne. Madje, dhe për vetë turqit, të cilët, siç dihet, e ngritën republikën e tyre moderne nën udhëheqjen e Ataturkut, pikër-isht duke iu kundërvënë me ashpërsi trashëgi-misë politike, sociale e kulturore të Peran-dorisë, e cila shihej si një pengesë në rrugën e zhvillimit dhe europianizimit të vendit.

Është fjala pra, për një proces kompleks, i cili nis me përpjekjet për emancipim kom-bëtar të shekullit të XIX e përfundon me in-tegrimin e vendeve ballkanike në BE e NATO. Dhe këtu më lejoni të shtoj se arsyeja pse për elitat shqiptare europianodashëse integrimi në BE e në NATO ka një rëndësi të tillë histo-rike, lidhet jo vetëm me motive që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik apo sigurinë, por edhe sepse ky integrim e bën faktikisht të pakthyeshëm udhëtimin tonë drejt Eu-ropës, duke shmangur kësisoj njëherë e mirë frikën e shkarjes sërish drejt së shkuarës. Ndaj dhe çdo hap më tej në këtë rrugë, është një hap më larg ndikimit të trashëgimisë os-mane, njëlloj siç po i largohemi përvit e më shumë ndikimit që vazhdon të ketë periudha, gjithsesi mjaft më e shkurtër, e Enver Hox-hës. Pikërisht vetëdija se shpejt procesi ynë i europianizimit do mbërrijë në pikën e tij të pakthyeshmërisë, shpjegon reagimin e shtu-ar të Milazimëve me shokë.

Dhe le ta mbyllim duke kujtuar atë që shk-ruan studjuesja Maria Todorova: “Trashëgim-itë nuk janë të përhershme, - shkruan ajo, - e aq më pak parësore, …me gjithë ndikimin e tyre të tejzgjatur dhe të thellë, ato janë fenomene historike me terminum post quem dhe ante quem të tyren. Çdo fetishizim i kara-kteristikave të tyre sipas vijash ndarëse të palëvizshme e të pandryshueshme të qytetërimeve mund të jetë, natyrisht, objekt propagande ideologjike ose i një praktike të sipërfaqshme të shkencave politike, por nuk mund të jetë legjitim si hipotezë pune për his-torinë.”

* * *Sigurisht që pasi u thanë të gjitha këto, të

Page 37: Revista Mapo

37

lind vetiu pyetja: a ka arsye për t’u shqetësu-ar? A ka diçka të vërtetë në atë që shkruante një lexues në rubrikën e komenteve që shoqëronin botimin në gazetën Shekulli të shkrimit të fundit të Arbër Xhaferit, ‘Sfida Osmane’, që merrej pikërisht me fjalën e Sa-rajevës të Davutoglusë: ‘Edhe një here Turq-ia po përpiqet të na ndajë nga Europa. Kësaj here kërkon të minojë gjithë procesin e inte-grimit të Shqipërisë në Europë dhe të na kthejë në ‘vathën osmane’ dhe pjesë të plane-ve të saj ndoshta për një ‘betejë’ tjetër me Eu-ropën për Ballkanin. Shqiptarët e rrëzuan ko-munizmin për një Shqipëri europiane dhe jo ‘osmane’.

” A ekziston vërtet një rrezik i tillë? Në shi-kim të parë mund të thuhet jo, përderisa pje-sa dërrmuese e shqiptarëve tashmë e ka bërë zgjedhjen e saj. Ndaj dhe çdo propozim që na shmang nga rruga europiane s’do të ishte realist dhe as i pranueshëm. Natyrisht që do duhej që liderët tanë politikë t’ua bënin atyre të qartë e pa asnjë ambiguitet zyr-tarëve turq se Shqipëria e vlerëson mjaft zh-villimin e marrëdhënieve me një vend mik si Turqia, por se kjo miqësi s’mund të bazohet në teza si ato të Davutoglusë, pra as në nos-tagjinë osmane e as në solidaritetin fetar! Po ashtu, ata duhet të bëjnë të qartë se kësaj miqësie tashmë të konsoliduar s’i shërbejnë veprimet e disa qarqeve të caktuara, aq më tepër kur dihet se shqiptarët janë tepër të ndjeshëm kur dyshojnë se dikush përpiqet ta përdorë fenë për qëllime të tjera me pasoja përçarëse. Shpresoj që nëse s’e kanë bërë, do ta bëjnë në rastin më të parë. Sidoqoftë, më lejoni të bëj një parantezë për shijen jo të mirë që të lë ndonjë zyrtar i shtetit shqiptar, kur nxiton t’i mbajë ison tezave të Davuto-glusë. Njërin syresh duket e kish rrëmbyer aq shumë entuziazmi, sa duke shkruar me pseudonim, e quante strategjinë e re gjeop-olitike turke si gjeniale, ndërsa vetë arkitek-tin e saj, z.Davutoglu, një personalitet të jashtëzakonshëm, i kalibrit të një Kisingeri! Natyrisht që çdo qytetar i lirë ka të drejtë të shprehë mendimin e vet, por kur bëhet fjalë për një zyrtar, s’ka si të mos shtrohet pyetja: a përputhet kjo me politikën zyrtare të shtetit apo të dikasterit që përfaqëson? Një tjetër zyrtar edhe më i lartë në rang, doli në televizon dhe pas një tirade të gjatë për miqësinë tradicionale shqiptaro-turke, nisi të fliste për një ndër mitet e hedhur jo pa suk-ses vitet e fundit në qarkullim, si pjesë e ofen-sivës së sipërpërmendur propagandistike:

për të ashtuquajturin rol të privilegjuar që paskeshin patur shqiptarët në Perandori. Dhe teksa po e dëgjoja, padashje më erdhën ndërmend ajo që shkruante Faik Konica që në vitin 1903, duke iu kundërvënë propagan-dës së disa qarqeve turkoshake të kohës kundër lëvizjes sonë kombëtare. “Çuditem si u perhap ky gomarllëk (se shqiptarët koman-dojnë në Perandorinë Turke), - shkruante ai tek ‘Albania’- Shqiptarët janë një e katërm-bëdhjeta pjesë e Turqisë (llogariten dy mil-ion). Në Turqi ka 80 vilajete. Vetëm Abedin pasha është vali shqiptar sot për sot. Mutas-arifë nga 250 që qeverisin Turqinë, ka vetëm 7 shqiptarë…Gjeneralë në 3-4 qind, janë nja dhjetë shqiptarë. Në diplomaci përveç një kryeshkronjtor. Gjithë vendet e mira janë për turq, për grekër e armenë… Mua nuk më vjen keq fare, për kundrë më pëlqen t’i dëbojë Sull-tani të gjithë shqiptarët pak nga pakë, se

atëherë do të zënë të mësojnë ment…Pse nuk njohin se në ka shume shqiptarë në punë të qeverisë, janë për vëndet e ulta, zaptien, çaushë etj, vende ku s’mundin të “zotërojnë” një mbretëri?….”

Natyrisht që Turqia është një vend i madh që mund të aspirojë fare mirë për t’u bërë një fuqi globale, duke ndërmarrë për këtë qëllim dhe nismat e duhura politike, propagandis-tike etj. Nga ana tjetër, shqiptarët i kanë të gjitha arsyet ta shohin me simpati rritjen të pranisë politike e ekonomike turke në rajon, si dhe në vendin tonë ku, siç dihet, vitet e fun-dit vërehet një rritje e ndjeshme e kësaj pra-nie, sidomos në ekonomi. Vlen të përmendet gjithashtu, rrjeti i gjërë i institucioneve arsi-more turke në Shqipëri, me mbi 7.000 frekue-ntues (3860 aktualisht dhe 3260 që janë diplomuar) dhe 612 mësues e staf adminis-trativ. Institucionet arsimore turke sot mbu-lojnë në Shqipëri thuajse gjithë ciklin arsimor, që nga kopshti deri tek universiteti, duke që-në padyshim dhe një faktor i rëndësishëm i promovimit të gjuhës dhe të kulturës turke. Ndër të tjera, kjo shpjegohet dhe me reputa-cionin e mirë që ato përgjithësisht gëzojnë,

si për cilësinë, ashtu dhe për displinën që ofrojnë. Por, këtu ka dhe një por…. Që ka të bëjë me trasparencën. Sepse mendoj se do të ishte normale që opinioni publik shqiptar të ishte më mirë i informuar për “Lëvizjen Gu-len”, që ka në pronësi këto shkolla, ç’përfaqëson ajo, e pse jo, edhe për polemi-kat që ka pasur herë pas here në Turqi për të dhe themeluesin e drejtuesin e kësaj lëvizje-je, Fetullah Gulen. Sepse vërtet shumëkush, jo vetëm në Turqi, por dhe në botë, e vlerëson lart kontributin që kjo lëvizje jep për të pro-movuar tolerancën, dialogun mes feve dhe qytetërimeve, si përfaqësuese e një islami të moderuar, që i kundërvihet rrymave radi-kale. Por, po aq e vërtetë është se ka të tjerë që e shohin atë me dyshim, si një lëvizje në thelb politike, që ka si objektiv të krijojë një elitë të aftë për të realizuar islamizimin e shtetit e shoqërisë turke. Si është e vërteta?

Këtë unë s’di ta them. Por në Ballkan sa më shumë transparencë, s’bën asnjëherë keq. Si përfundim: S’ka dyshim se teza si ato të Davutoglusë përbëjnë një sfidë, e cila bëhet edhe më e madhe, nëse vërtet pas tyre qën-dron një shtet i fuqishëm, siç është Turqia. Por është një sfidë e cila mund të përballo-het, pa dëmtuar aspak marrëdhëniet mjaft të mira që kemi me Turqinë, përsa kohë që udhëheqësit tanë do ta kenë të qartë se cili është vërtet interesi ynë kombëtar dhe do të jenë zëdhënës të pjesës dërrmuese të shq-iptarëve, që mendojnë njëlloj si Kadareje, se ‘…ky Perëndim ashtu siç është, problematik, arrogant, më shumë mospranues se pranues, ky Perëndim që ashtu si demokracia, ashtu si vetë liria nuk qënkish aq i bukur e as aq i përsosur siç e kishim përfytyruar në kohën e fatkeqësisë sonë, ky Perëndim mbetet zgjedhja jonë e vetme.”

*Shkrimi i z. Piro Misha dhe fjala e minis-trit të Jashtëm turk janë botuar në numrat e mëparshëm të revistës MAPO, kur ajo ishte e përjavëshme. Redaksia i sjell për ta bërë më të plotë e përfaqësues debatin për neo-otomanizmin.

Dhe le ta mbyllim duke kujtuar atë që shkruan studjuesja Maria Todorova: “Trashëgimitë nuk janë të përhershme, - shkruan ajo, - e aq më pak parësore, …me gjithë ndikimin e tyre të tejzgjatur dhe të thellë, ato janë fenomene historike me terminum post quem dhe ante quem të tyren...

Page 38: Revista Mapo

38

1-Ambasadori amerikan dhe i dërguari ynë në Vjenë; Arvizu takohet me Fatos Nanon në një restorant të Tiranës. 2-Dy gjysmat e mollës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë; Kreshnik Spahiu shpall dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD. 3-Frëngjia e borës; një shtëpi e bllokuar në verilindje.

4-Na bashkoi Ibrahim Rugova; krerë politikë nga Tirana e Prishtina në përurimin e rrugës me emrin e Presidentit të parë të Kosovës. 5-Duart e Elisës dhe të Gramozit; ‘Kupola’ në një takim me të rinjtë socialistë. 6-The Voice of Albania; këngëtarja kosovare Rina Bilurdagu fiton konkursin e talenteve të TCh.

1 2

3

4 6

5

Page 39: Revista Mapo

39

7-Marketing; bora ka mbuluar rrugën, por jo tabelën për në Bulqizë dhe reklamën e një taksisti lokal. 8-Edi dhe shokët e tij; kryetari i PS viziton zonat e bllokuara nga bora. 9-Sakrifica e parë e NATO-s; nga ceremonia e varrimit të Feti Voglit. 10-Fjalë veshi; çiftet Berisha e Basha komunikojnë gjatë një ceremonie zyrtare.

11-Të votoj për Sajmirin a Ilirin; Edi Rama gjatë votimeve për kreun e PS së Tiranës. 12-Gjithçka te duart; gjatë protestës së invalidëve para kryeministrisë. 13-New Tirana; kryebashkiaku i shpjegon kryeministrit projektet e reja. 14-Vizitë pa ciceron në muzen e komunizmit. 15-Miss Integrimi; ministrja Bregu gjatë një tryeze për integrimin. 16-Sy e veshë; nga tryeza për kulturën e Partisë Socialiste.

7 9

10

11

13

12

14

1615

8

Page 40: Revista Mapo

40

E përmuajshmeNr. 20, Viti II botimitmars 2012Çmimi 300 Lekë

“Dancing with the Stars”, rikthimi në ekran dhe ndryshimet në familje

“Dancing with the Stars”,

Ornela BreguNjë mami në garë

DOSSIERKTHIM NE NATYREUshqimet bioGuidë dhe idePërsonazhe që hanë shëndetshëm

TE FTUAREnada Hoxha

Gjergj BojaxhiBiljana Nikolic

Diana ÇuliBlendi Salaj

Mirela Bogdani

Dashuri me shikim të dytë.

Këshilla për të forcuar imunitetin

Libra, dekor

KUOTAT ROZEPro dhe kundër ambasadorësh

TENDENCATGrimi dhe ngjyrat

Pranverë minimaliste

Ilva TarePërtej ekranit

Alfred LelaFiona McIlwham

“E bukura dhe e majta”

EXTRA

Nr. 2

0, V

iti II

bot

imit

mar

s 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

NË TREG NUMRI I RI I MADAME MAPO

WWW.MAPO.AL

Page 41: Revista Mapo

41

JU F

LET

TIRA

NA

“EMERGJENCË” BORE DHE POLITIKE!Harresa është diçka e rëndësishme pasi, siç thotë gazetari italian Giovanni de Mauro, gazetarët vlerësohen më shumë për atë që injorojnë sesa për atë që botojnë. Mirë u dëgjofshim herën tjetër!

ALBERT P. NIKOLLA

Të dashur dëgjues mirëmbrëma! Radio Tirana ka ndjekur më vëmendje dhe ju

ka përcjellë problemet e fundit të emergjencës së borës. Disa dëgjues na kanë telefonuar, pasi nuk kuptonin fjalën “emergjencë”. Në fakt, mos të habitemi, ata kanë një farë të drejte. Fjala emergjen-cë vjen prej latinishtes, që në shqip do të thotë: “me dalë prej zhytjes në sipërfaqe të ujit”! Deri këtu punët shkojnë mirë dhe kjo fjalë mund të ketë kuptim pozitiv, por punët ngatërrohen kur jemi të zhytur në borë dhe nuk kemi si dalim në sipërfaqe: në borë ndalohet pluskimi!

- E trishtueshme është situata që për-jetojnë shqiptarët në raste emergjen-cash. Duket sikur gjithçka i lihet në dorë Zotit. Duket se kemi një braktisje të përgjithshme e të pa shpresë në mëshirë të fatit, në mëshirë të së përditshmes pas asnjë lloj programi apo pune paraprake. Flasim në përgjithësi për të gjitha struk-turat publike dhe private dhe njerëzit e prekur nga emergjenca e borës. Duket se fataliteti nuk na lë shteg. Fatalitet histo-rik, kulturor, moral e për rrjedhojë fa-talitet në çdo vështirësi që hasim: “Hajt, se e bën Zoti mirë!” Amen!

- Jo më pak emergjente paraqitet situ-

ata edhe në politikën shqiptare. Kryet-arë partish të reja, të ngjashëm me hard-hucat, janë shumë të zemëruar me par-titë e mëdha. Mendohet se burimi zanafillor i zemërimit të tyre qëndron në faktin se para syve të kryetarëve të partive të vogla, kryetarët e partive të mëdha duken si krokodilë. Në redaksinë e Radio Tiranës, ngaqë ndër vite kanë punuar shumë gjirokastritë, qarkullonte një batutë: “Hardhuca është një krokodil i rritur në Gjirokastër”. Biologjia na më-son se krokodili e mbron mirë me pasion dhe forcë habitatin e vet, ndërkohë që hardhuca, po të sulmohet, të lë bishtin në dorë!

Partitë e reja që duken në sfondin e politikës shqiptare nuk kanë asgjë të “re” përveç moshës. Mirëpo dihet se një par-ti politike sjell risì, sjell politikë të re, jo për faktin se është me moshë të re, por sepse ka një përmbajtje të re ideologjike dhe figura morale të pacenueshme të themeluesve të saj. Jemi të bindur se partitë e reja të shfaqura së fundi, janë të vjetra që në nisje. Një parti vërtetë e re në skenën politike shqiptare do të vijë kur të jetë pjekur edhe një komunitet moral që e kërkon diçka të tillë. Partitë e të pakënaqurve mbeten skllevër të një pasioni imediat për pushtet dhe janë pa vizion për të mirën e përbashkët.

Njëra nga partitë e reja ka gjetur “çelësin magjik”: tifozllëkun. Dihet se misioni themelor i tifozëve në stadium është klithma. Tifozët kuq e zi do të kor-rin fitore duke mundur politikën greke në Shqipëri. “Gol Spahiu” (kujdes, jo gogol!) tingëllon bukur në veshët e tyre dhe ata janë gati të veshin edhe brekët me vija të kuqe e të zeza, me kusht që “Gol Spahiu”, lojtari i tyre i preferuar, të vendosë dre-jtësi në fushën e lojës. Nuk ka problem se jashtë saj ai ka bërë kërdinë, e rëndë-sishme është drejtësia në stadium për tifozët.

- Në Greqi, më 12 shkurt, kishte një lloj tjetër emergjence: zjarr. Jo zjarr veror që shpërthen prej vapës, por prej zjarrit të shpirtit të popullit grek të trishtuar sa s’ka me politikanët e papërgjegjshëm. Zjarri ka mbuluar ndërtesa pranë Parla-mentit dhe dukej sikur flakët po përpinin qiellin. Shumë besimtarë të krishterë i zuri një ndjesi frike pasi Ungjilli thotë se kupa e zemërimit të Zotit do të bëjë të shpërthejnë vetëtima! Lukas Papadhi-mos duket si engjëlli i shtatë ndër 7 engjëjt e Zotit për kupat e zemërimit,

duke thënë “U krye” (Zb.16,17), krizës po i vjen fundi. Ndoshta një sens më i fortë i krishterë do të duhej të ngacmonte pak zemrat e europianëve që të mos e brak-tisin Greqinë! Kjo është njëra anë e medaljes: ana tjetër do të ishte një thirrje e ndërgjegjes së grekëve që të mos bëj-në arrogantin me fqinjët e tyre më të veg-jël!

- Kriza siriane duket sikur është përqendruar në një qytet që tashmë është shndërruar në simbol: Homs. Aty kundërshtarët e regjimit janë të paepur. Ajo që na shkakton dhimbje qëndron në faktin se, edhe në këtë konflikt të brend-shëm të Sirisë, ata që vdesin më shpesh nuk janë ushtarët por civilët e pafajshëm e sidomos gratë e fëmijët. Një e dhënë shumë interesante dhe inkurajuese që regjimit po i vjen fundi qëndron në faktin se thirrjes së fundit të ushtrisë, që u është bërë rezervistëve, vetëm një e tre-ta i është përgjigjur pozitivisht. (Inter-nazionale. 17/23 febbraio. 2012. Pag. 24).

Dëgjues të dashur, nuk e dimë nëse na ka shpëtuar ndonjë gjë e rëndësishme për emergjencat në Shqipëri e botë, por sidoqoftë këtu do jemi muajin e ardh-shëm. Harresa është diçka e rëndë-sishme pasi, siç thotë gazetari italian Giovanni de Mauro, gazetarët vlerëso-hen më shumë për atë që injorojnë sesa për atë që botojnë. Mirë u dëgjofshim herën tjetër!

Partitë e të pakënaqurve mbeten skllevër të një pasioni imediat për pushtet dhe janë pa vizion për të mirën e përbashkët.

Page 42: Revista Mapo

42

Duke pritur hyrjen e shqiptarëve në politikën

amerikane

Page 43: Revista Mapo

43

Page 44: Revista Mapo

44

Zgjedhjet e këtij viti, në Con-necticut, për Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund t’i tërheqin shqiptarët për dy arsye. Së pari, sepse një nga politikanët

më të njohur për ta në Capitol Hill, Senatori Joe Lieberman po mbyll karrierën e tij poli-tike dhe së dyti sepse mes kandidatëve që duan ta zëvendësojnë është rreshtuar edhe një shqiptaro-amerikan. Për fat të keq, lajmi i trishtueshëm i largimit të senatorit Lieber-man nuk drejtpeshohet nga lajmi për kandi-dimin për në Senat të z. Pjerin Lumaj, për fak-tin e thjeshtë se jo vetëm që ai ka shanse min-imale për t’u zgjedhur, por edhe se ilustron një nga ato raste që rrezikojnë të dëmtojnë hyrjen e shumëpritur të shqiptarëve në poli-tikën amerikane.

Para se të shpjegohet situata me avoka-tin Lumaj, ia vlen të ndalesh pak te njeriu që po lë bosh karriken e senatorit në Washing-ton dhe vendit që zuri në historinë politike të Shteteve të Bashkuara në dy dekadat e fun-dit.

Lieberman, një senator i pazakonshëmJoseph Lieberman u zgjodh senator në vi-

tin 1988 dhe pastaj u rizgjodh në 1994 dhe 2000, si kandidat i Partisë Demokratike. Ai u bë një emër i shquar për shqiptarët kur në vi-tin 1999 u bashkua në Senat, me kolegun e tij republikan John McCain për t’i kërkuar Pres-identit Bill Clinton që NATO-ja të hynte me trupa tokësore në Kosovë, sepse fushata e bombardimeve po zgjatej shumë dhe Kosova duhej çliruar me çdo kusht.

Lieberman ka mbështetur rregullisht shq-iptarët në Senat, por bëri një dallim në pran-

verën e vitit 2003, pas rrëmujave të dhun-shme në Kosovë, ku u dogjën dhjetëra kisha serbe dhe u dëbuan 4,000 civilë serbë, duke nënshkruar një deklaratë që i kërkonte Shtëpisë së Bardhë që të kujdesej për paki-cën serbe në Kosovë.

Në vitin 2000, Al Gore që kandidoi për President në emër të Partisë Demokratike zgjodhi Senatorin Joe Lieberman për Zëvendës-President të Shteteve të Bash-kuara. Por, zgjedhjet u fituan nga George W. Bush dhe Lieberman nuk mundi të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Në vitin 2004, Lieberman provoi që të

kandidonte vetë për President, duke u bërë kështu i pari hebre që kandidon për president në historinë e Amerikës. Mirëpo, njeriu që e ngriti katër vjet më parë, Al Gore refuzoi që ta mbështeste në këtë garë dhe përkrahu ri-valin e senatorit, ish-guvernatorin Howard Dean. Në fund, Partia Demokratike nuk zgjo-dhi asnjë prej tyre, por ia besoi betejën finale Senatorit John Kerry nga Massachusetts.

Në vitin 2006, për shkak të mbështetjes të tepruar që i dha Presidentit Bush për ndërhyrjen në Irak, kundërshtimi ndaj Sena-torit Lieberman në radhët e Partisë De-mokratike u rrit shumë sa që një numër i madh të rinjsh demokratë në Connecticut fil-luan të thonin hapur se nuk e ndjenin më veten të përfaqësuar në Washington nga Li-eberman. Shpresat e tyre u kristalizuan kur një biznemen i ri, Ted Lamont, me një me-sazhe kundër luftës në Irak hyri në garë bren-da Partisë Demokratike.

Garat brenda partive janë të rralla dhe jo interesante në SHBA kur në fuqi është një pjesëtar i partisë. Zakonisht partia preferon të shkojë në zgjedhje me ligjvënësin apo zyr-tarin në fuqi. Mirëpo, në këtë rast, figurat kryesore të Partisë Demokratike duke vënë re rritjen e aktivizmit kundër luftës morën anën e “rebelit” Lamont. Lieberman u shpreh i zhgënjyer nga “tradhëtia” e kolegëve të tij të vjetër. Vetëm pak vjet më parë ai ishte një nga figurat vendimtare të partisë, ndërsa tani po hidhej jashtë saj. Në fund, të votime-ve në mbarë shtetin, Demokratët kishin zgjedhur ndryshimin. Ted Lamont do të ishte kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet për Senat.

Dukej se karriera politike e zotit Lieber-

Ikja e pro-shqiptarit Joe Lieberman dhe pse kandidatura e Pjerin Lumajt për Senatin Amerikan në Connecticut mund t’i dëmtojë më shumë se t’i ndihmojë shqiptarët

Pjerin Lumaj

Page 45: Revista Mapo

45

Joe Lieberman

Page 46: Revista Mapo

46

man kishte mbaruar, por nuk ishte ashtu. Ai vendosi të kandidojë si i pavarur në një shtet ku Demokratët janë zakonisht shumë më të fortë se Republikanët. Fushata e tij si i pa-varur dhe i moderuar në një kohë kur retorika ndërpartiake në SHBA ishte ashpërsuar shumë, tërhoqi votuesit.

Në nëntor të vitit 2006, Connecticut zg-jodhi përsëri Joe Lieberman-in për të katërtën herë si përfaqësues në Senatin Amerikan. Formula fituese ishte një bashkim Demokratësh dhe Republikanësh centristë.

Ndonëse tani nuk i kishte më borxh Par-tisë Demokratike për shkak të tradhëtisë në kutinë votimit, Lieberman ka mbajtur rregullisht anën e Demokratëve me votën e tij në Senat për çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, çështje sociale apo lidhur me procedurat ligjore në Kongres. Nga ana tjetër, ai ka bashkëpunuar më shumë me Re-publikanët për çështje të politikës së jasht-me dhe sidomos në ato të sigurisë së vendit.

Në vitin 2008, Lieberman themeloi orga-nizatën “Qytetarët për John McCain” dhe mbështeti hapur mikun e tij të vjetër dhe kan-

didatin republikan për President. Lieberman u përpoq që të kalonte në anën e Senatorit McCain Demokratët që ishin të pakënaqur nga humbja e Senatores Hillary Clinton duke sugjeruar se McCain ishte më mirë se Obama edhe për Demokratët e moderuar.

Në atë kohë u spekullua se McCain do të merrte Lieberman-in si Zv-President, duke formuar një dyshe dypartiake që do të fiton-te në nëntor. Mirëpo, në fund, duke besuar se votuesit e pavarur i kishte me vete, McCain zgjodhi guvernatoren e Alaskës, Sarah Palin si zëvendësen e tij. Në fund, Barack Obama fitoi.

Plot një vit më parë, në janar 2011, ai dekla-roi se nuk do të kandidonte më për në Senat, duke mbyllur 24 vjet veprimtari në dhomën e lartë të legjislativit amerikan.

Duke pritur politikanët shqiptaro-amerikanëPër shqiptarët që humbin një njeri të

rëndësishëm në Senatin amerikan dëshira që ta zëvendësojnë me dikë që e njohin është e madhe. Aq më tepër nëse ky do të ishte shq-iptaro-amerikan kjo do të ishte ideale.

Shqiptarët në Amerikë, ashtu si shumë komunitete të tjera ëndërrojnë që të shohin djemtë dhe vajzat e tyre edhe në postet më të larta të politikës amerikane. Mirëpo, ndërkohë që shqiptarët janë shquar në shumë profesione e fusha të jetës, këtu në SHBA, kur vjen puna te politika, pjesëmarrja e tyre ka qenë modeste.

Megjithatë, në vitet e fundit, janë dalluar një numër shqiptarësh që po bëjnë provat e para për t’u futur në politikë, sidomos në New York dhe në Michigan ku ka edhe përqen-drime të mëdha shqiptaro-amerikanësh.

Në fund, të viteve ‘80, një kongresist i ri republikan, Joe Dioguardi, deklaroi se kishte prejardhje arbëreshe nga njëra anë e familjes dhe konsiderohet nga shumica e shqiptarëve si i vetmi kongresist me prejardhje shqiptare në historinë e Amerikës. Dy vjet më parë, ai provoi të kthehej në politikë për t’u zgjedhur Senator. Ndonëse nuk u përkrah nga kryesia e Partisë Republikane ai ngulmoi me një fush-atë të suksesshme dhe u bë kandidat i par-tisë së tij në nëntor 2010. Ky ishte një vit i mirë zgjedhor për Republikanët, mirëpo në ndry-

Ken Biberaj

Page 47: Revista Mapo

47

shim nga pjesa më e madhe e vendit, New York-u nuk lëshoi pe dhe Senatorja Kristen Gillibrand u zgjodh me një diferencë të mad-he votash.

A mund të nxjerrë Connecticut një senator republikan?Demokratët e kanë më të lehtë në Con-

necticut sesa Republikanët. Ndërkohë që ka një numër zonash që prodhojnë vota repub-likane, ky shtet ka më shumë ngjyrë blu. De-mokratët kanë fituar në të pesë zgjedhjet e fundit presidenciale, që nga 1996, kur Bill Clinton mundi Presidentin George H. Bush e deri te fitorja e jashtëzakonshme me 61% e Barack Obama-s në 2008. Përpara vitit 1992, Connecticut ishte “tokë republikane”. A mund të ketë kthim?

Anketimet tregojnë se Presidenti Barack Obama mund të fitojë lehtësisht në këtë shtet kundër çdo kandidati republikan përveç Mitt Romney-t. Edhe ndaj këtij është më mirë në anketime, mirëpo me diferencë 2-3% që mund të përmbyset lehtë nga ish-guvernatori.

Të dy senatorët e Shteteve të Bashkuara

nga Connecticut janë zgjedhur fillimisht nga Partia Demokratike. Mirëpo fakti që Lieber-man ia doli mbanë të qendrojë në Senat nga një gërshetim i votave të pavarurve me ato të Republikanëve (ndoshta edhe të disa De-mokratëve besnikë personalisht të tij), u jep zemër sot Republikanëve se mbase është e mundshme që të fitohet përsëri kundër De-mokratëve në zgjedhjet e nëntorit.

Problemi është se fitorja, gjashtë vjet më parë, u arrit nga një Lieberman në pozitën e të pavarurit. Që të përsëritet ajo fitore, kësaj here nga një Republikan, ai më së paku duhet të jetë i moderuar, pra dikush që të mundë të bëjë votuesin e pavarur që të anojë nga ai e jo nga Republikanët.

Media është kryesisht e përqendruar te dy rivalë: Linda McMahon dhe ish-kongresis-ti Christopher Shays. Ky i fundit është më shumë i njohur për shqiptarët që kanë orga-nizuar një numër veprimtarish fondembled-hëse kur ai ishte në Kongres.

Tre kandidatët e tjerë, që shihen si më pak të mundshëm në garë janë që të tre avokatë: shqiptaro-amerikani Pjerin Lumaj, nga Fair-

field, Brian K. Hill nga Hartford, Kie Westby nga Southbury. (Mund të ketë edhe të tjerë por ende nuk janë në radarin e medias dhe mund të mos hyjnë kurrë.)

McMahon dhe Shays tërheqin më shumë vëmendje për shkak se nuk janë të rinj në poli-tikë. McMahon ishte kandidate për Senat në 2009 dhe humbi. Kjo është hera e dytë që kërkon votën e Republikanëve. Shays ka qe-në kongresist dhe ka lidhje të forta mes Re-publikanëve.

Kjo nuk do të thotë se të tjerët nuk kanë asnjë shpresë. McMahon në fund të fundit, ishte fare e panjohur kur u fitoi zemrën Re-publikanëve në 2009.

Lumaj tepër konservator për në ConnecticutNjë problem serioz që ka fushata dhe re-

torika e Pjerin Lumajt është pozicioni tepër konservator dhe pak praktik që ka ndëmarrë ai. Lumaj nuk është duke kandiduar në Kan-sas. Analiza e mësipërme tregon se vetëm një Republikan i moderuar mund t’ua marrë Demokratëve vendin e dytë në Senat që ka në dispozicion shteti Connecticut.

Lumaj flet për parime konservatore, për

Page 48: Revista Mapo

48

qëndrime patriotike dhe për tema që i vlejnë publikut amerikan në tërësi, por që flasin pak për problemet konkrete që ka shteti të cilin kërkon ta përfaqësojë në Senat.

Motoja e fushatës së tij se nuk kërkon ndjesë që është patriot e që nuk i vjen turp që është konservator janë parrulla të bukura për një miting konservatorësh, por u thonë pak votuesve të moderuar e me alergji ndaj demagogjisë, si ata në Connecticut. Pikër-isht, këtë alergji përdori Joe Lieberman për t’u rizgjedhur senator pavarësisht se partia e tij e braktisi. Lieberman nuk fliste gjuhën e ideologjisë politike, por atë të pragmatizmit. Dhe Lieberman ishte njeri parimesh të forta.

Ndoshta Lumaj mendon se po të arrijë të fitojë brenda Partisë Republikane do të ketë kohë që të moderojë tonin. Mirëpop proble-mi është që kjo fitore kërkon vëmendjen e medias dhe vëmendjen e financuesve të fuq-ishëm dhe që të dy këto forca vendimtare nuk janë impresionuar deri tani me kandida-tin shqiptaro-amerikan. Është ndoshta koha që ai të rishikojë strategjinë e tij.

Pjerin Lumaj ende jashtë radarit të me-dias amerikane

Mjafton një kërkim i shpejtë në internet për të zbuluar se gara republikane në Con-necticut është ende një duel ndërmjet Shays dhe McMahon. Pjerin Lumaj dhe kandidatët e tjerë përmenden vetëm shkarazi në sfon-din e lajmeve kushtuar dy kandidatëve të tjerë. Edhe në faqen e fushatës së tij në in-ternet, në kohën kur u shkrua ky artikull, cit-imi i fundit i Pjerin Lumaj nga media, është i datës 22 dhjetor. Kishte kaluar një muaj e gjysëm që atëhere. Praktikisht për median amerikane, Pjerin Lumaj nuk është në garë.

Në SHBA çdokush mund të kandidojë, madje edhe për President të Shteteve të Bashkuara. Mjafton dëshira, guximi apo kokëkrisja për t’u regjistruar. Mirëpo, ka një ndryshim ndërmjet kandidimit në letër dhe kandidimit real.

Nëse nuk ke mbështetje të fuqishme fi-nanciare, nëse nuk ke mbështetje nga figura politike, mundësinë për të mbledhur turma të mëdha njerëzish apo për të ngjallur kurioz-itetin e medias, atëhere kandidon vetëm sa për formalitet. Pa këto karakteristika, je i dis-kriminuar dhe i shmangur dhe nuk është çudi nëse nuk merr as 1% të votave.

Çfarë duhet të bëjë Lumaj?Në javët dhe muajt që vijnë, Lumaj duhet

të dëshmojë se është faktor në garë. Duhet të tërheqë financues të rëndësishëm për fushatën. Duhet të tërheqë vëmendjen e me-dias dhe të angazhojë dy kandidatët krye-sorë në debat. Shays dhe McMahon në mënyrë domethënëse përplasen vetëm me njëri-tjetrin. Tani po debatojnë se sa debate televizive duhet të bëjnë me njëri-tjetrin në TV. Nuk po bien dakord për numrin. Ata sillen sikur askush tjetër nuk po i rivalizon dhe është një mënyrë e zgjuar e eliminimit të ri-valëve të tjerë nëpërmjet injorimit. Lumaj dhe kandidatët e tjerë duhet të gjejnë mënyrën për të hyrë në debatin publik, përn-dryshe kandidatura e tyre do të ketë vlerë vetëm në rezume.

Javët e fundit, Pjerin Lumaj u prit shumë ngrohtësisht nga një numër shqiptarësh në Michigan, të cilët mblodhën 15,000 dollarë për kandidaturën e tij. Një takim i ngjashëm, me shumë entuziazëm u bë edhe nga shqip-tarët në Bronx. Këto sigurisht e ka ndihmuar atë, por Lumaj duhet të dalë përtej komu-nitetit nëse kërkon të konkurrojë seriozisht.

Posteri elektoral i Pjerin Lumajt

Page 49: Revista Mapo

49

Vetëm gjatë tremujorit të fundit, Linda McMahon ka mbledhur mbi 320,000 dollarë. Chris Shays ka mbi 422,00 dollarë. Dhe këto as që krahasohen me dy rivalët e tyre De-mokratë. Sidomos Chris Murphy, i cili ka mbledhur 720,000 dollarë vetëm në tremu-jorin e fundit duke e çuar në 3,2 milionë dol-larë thesarin e fushatës së tij. Këto janë shi-fra tmerruese që dëshmojnë se gara politike në këtë nivel është shumë e vështirë.

Lumaj thotë se ka mbledhur 100,000 dol-larë. Nuk e di nëse e ka deklaruar në mënyrë zyrtare siç bëjnë rregullisht kandidatët poli-tikë në SHBA. Po edhe sikur të jetë reale, kjo është një shumë e pamjaftueshme për të konkurruar me dy kandidatët e tjerë krye-sorë republikanë.

Anketimet e kryera nga media dhe insti-tucione të ndryshme deri tani masin vetëm peshën në elektorat të McMahon dhe Shays. Për tre të tjerët, përfshi edhe Lumajn, thjesht nuk ka interes.

Mbështetja partiakeDuke qenë se bëhet fjalë për zgjedhje

brenda Partisë Republikane, ka dy elementë që luajnë rol në këtë garë: mbështetja e kry-

etarëve të organizatave lokale republikane dhe zyrtarët e pushtetit lokal që janë repub-likanë ose konservatorë si dhe e dyta, mbështetja nga baza republikane, anëtarët e thjeshtë dhe konservatorët.

Ndërsa McMahon dhe Shays janë vënë në garë duke rreshtuar emrat e njohur të poli-tikës lokale të shtetit Connecticut dhe qyteteve dhe qytezave të tij që po ua përkra-hin publikisht kandidaturat, lista e kandidatit Lumaj është ende e bardhë.

Kjo vjen ngaqë ai nuk ka një të kaluar par-tiake. Ka hyrë në këtë garë pa një bash-këbisedim paraprak me emra të njohur lokalë të partisë. Duket më shumë si një projekt per-sonal që vështirë se do ta çojë kund, sepse është ndërmarrë pa testuar simpatitë repub-likane lokale, pra duke injoruar tërësisht partinë dhe udhëheqësit konservatorë që pretendon të përfaqësojë.

Ka raste që kandidati ia del të zgjidhet pa ndihmën e kryesisë lokale të partisë. Rasti më i njohur për shqiptarët duhet të jetë ai i ish-kongresistit DioGuardi që megjithëse kryesia e Partisë Republikane njujorkeze u përpoq ta hiqte nga gara ai rihyri në të me

peticion në sajë të ndihmës së Republika-nëve të thjeshtë, madje arriti edhe që ta fito-jë në fund garën brenda partisë.

Por DioGuardi ndonëse nuk kishte mirat-imin e partisë, kishte gjithësesi një listë të gjatë kryetarësh më të vegjël e më lokalë që e përkrahnin dhe e ndihmuan që të sfidonte kryesinë e partisë së tij. Lumaj nuk ka asnjë gozhdë në murin republikan ku mund ta varë xhaketën e kandidatit.

Ai mund të ishte një senator shumë më i mirë sesa Shays apo McMahon, mirëpo, kjo ka pak rëndësi nëse ai nuk ka aftësinë për të rivalizuar me ta. Aq më pak pastaj për të ri-valizuar me kandidatin që do të dalë nga Par-tia Demokratike.

Në faqen e internetit të fushatës së tij shohim ndonjë video nga një takim i zbehtë në një qytezë në Connecticut (e vetmja ng-jarje e janarit). Shkurti nuk kishte ardhur de-ri vonë në këtë website dhe nëse Lumaj nuk figuron dot as në faqen e fushatës së tij, e aq më pak në median amerikane, atëhere si po kandidon ai?

Kundër Sali Berishës në mënyrën e gabuar

Page 50: Revista Mapo

50

Problemi me Lumajn është se ai as votën e shqiptarëve nuk e ka në xhep. Duke filluar që nga viti 2008, Pjerin Lumaj është i vetmi shqiptaro-amerikan që mund të konkurojë me Gary Kokalarin për nga ashpërsia dhe këmbëngulja e sulmeve publike kundër kry-eministrit shqiptar Sali Berisha.

Të jesh kundër Berishës nuk është ndonjë gjë anormale. Në fund të fundit, gati gjysma e popullsisë së Shqipërië është me opozitën. Berisha është në pushtet në sajë të votave të një partie të vogël rebele socialiste, aq e barabartë është ndarja e dy krahëve të elek-toratit në Shqipëri.

Lumaj është qytar i lirë në një vend të lirë dhe ka të drejtë të marrë pozicione kritike ndaj Berishës e kujtdo.

Mirëpo, problemi me sulmet e tij është se ato më shumë se Berishën dëmtojnë Shq-ipërinë dhe shqiptarët. Nëse këto sulme vë-në në dyshim pozicionet ndërkombëtare të shqiptarëve, të cilët janë pro-amerikanë dhe kundër terrorizmit pavarësisht se cila parti është në pushtet, nëse këto sulme vënë në dyshim harmoninë ndërfetare shqiptare, atëhere ato nuk ndihmojnë as çështjen kom-bëtare e as zhvillimin e demokracisë në Shq-ipëri.

A vazhdon të mendojë zoti Lumaj se Shqipëria po i hap Iranit dyert e Europës?

Përpara se të pretendojë ndihmën e plotë të shqiptarëve, Pjerin Lumaj duhet të sqaro-jë pikëpamjet e tij lidhur me atdheun e shq-iptarëve, Shqipërinë.

Për shembull, Lumaj ka shkruar se Shq-ipëria i ka krijuar mundësinë Iranit që të vërë këmbë në Ballkan dhe e këshillon Shqipërinë që të mos marrë anën e Iranit por të Amerikës dhe Izraelit.

Ndonëse Shqipëria është një vend model për harmoninë ndërfetare dhe Sali Berisha e Partia e tij Demokratike kanë një mbështetje të jashtëzakonshme mes komu-nitetit katolik në Shqipëri, Lumaj duket se ka informacion tjetër.

Lumaj është nisur nga fjalët e një autori të vetëpërshkruar si ekspert i rrjetit të sig-urimit iranian, duke përmendur hapjen e një shkolle iraniane në Tiranë për mësimin e Kuranit dhe prania e disa shoqatave dhe fir-mave iraniane që sipas tij janë vetëm maskë për shërbimin e sigurimit dhe planeve terror-iste iraniane.

Lumaj kritikon Shqipërinë që në takime me diplomatët iranianë nuk u la kërkuar kë-tyre të fundit të ndryshojnë pozicion ndaj

Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Opinionisti shqiptaro-amerikan që kandi-

don për në Senat nuk është i vetmi që ka de-noncuar Shqipërinë se po i hap vend Iranit në Ballkan. Këtë e ka bërë edhe Julia Gorin, e ci-la pas një dështimit si humoriste merret ekskluzivisht me përbaltjen e figurës së shq-iptarëve dhe veçanërisht paraqitjen e ser-bëve si viktima të “terrorizmit islamik” shq-iptar në Kosovë.

Nuk dihet ende nëse Lumaj vazhdon të ketë këto pikëpamje të shprehura rreth dy vjet më parë. Ndonëse në atë kohë, Irani ishte shprehur fuqimisht kundër pavarësisë së Kosovës, madje duke dërguar avokatët më të mirë të tij në Hagë për të argumentuar pse kosovarët nuk e meritojnë pavarësinë. Ndo-nëse ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç u prit me qilim të kuq si një yll kinemaje në Te-heran. Ndonëse Serbia votoi në mënyrë të paturpshme kundër rezolutës në OKB që dënonte shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran. Ndonëse dihet se është gjithnjë dora e Rusisë mbas anti-amerikanizmit. Ndonëse Sali Berisha dhe delegacioni i Shqipërisë ishin të parët që u çuan pas diplomatëve amerikanë dhe dolën nga salla në shenjë pro-teste kur Ahmedinexhad filloi të fyente Shtetet e Bashkuara, nga foltorja, në sesio-nin e fundit të Asamblesë së Përgjithshme në OKB. Ndonëse në vizitën e tij para pak ja-vësh në Izrael, Berisha denoncoi klikën dre-jtuese të Iranit si “nazistët e kohës sonë”, ende nuk kam parë ndonjë shenjë justifikimi, kërkese ndjese, ndryshim mendimi apo çfarëdo reagimi nga Pjerin Lumaj.

Ndonëse është e qartë për këdo që ndjek sado pak zhvillimet ndërkombëtare se këm-ba e Iranit në Europë është vendosur në Ser-bi e jo në Shqipëri, çdo kërkim në internet me emrin Pjerin Lumaj do të prodhojë vetëm këtë denoncim të turpshëm të atdheut nga ka ardhur. Ndoshta, për shkak të informa-cionit të gabuar nga miqtë e tij pseudo-de-mokristianë në Shqipëri, ndoshta nga ndon-jë lloj mërie ndaj Sali Berishës, apo ndoshta nga ndonjë dyshim apo paragjykim fetar që janë një normalitet në të djathtën fetare amerikane. Sidoqë të jetë, Lumaj u detyro-het një shpjegim shqiptaro-amerikanëve përpara se të kërkojë votën, paratë dhe mbështetjen e tyre për kandidimin e tij në Senat. Ne kemi nevojë që në vend të Senato-rit Lieberman të kemi në Senat një mik që na kupton e jo një që na denoncon e na i vesh ne mëkatet e kundërshtarëve tanë.

Denoncimi i Shqipërisë në lidhje me Iran-it është dyfish negativ se ai çliron Serbinë nga akuza e merituar, se për hir të Kosovës është lidhur me të gjitha forcat negative të globit, që nga Çavezi në Venezuelë, që nga Ahmedinexhadi në Iran e deri te diktatorët hajdutë të Afrikës. Dhe i shkon për shtat Ser-bisë që ndërkohë që i denoncon shqiptarët si pro-amerikanë te ekstremistët fetarë në Lindjen e Mesme, në SHBA të bëjë të kundërtën t’i denoncojë si ekstremistë fe-tarë të amerikanët. Shqiptarët dalin të sharë në të dy krahët e serbët engjëj.

Ben Laden në Shqipëri!Çfarë i bëjnë shqiptarët njëri-tjetrit, nuk

ua bën dot armiku. Për vite me radhë, Serbia ia doli mbanë që të sabotonte mbështetjen perëndimore për Kosovën, duke i trembur me “gogolin islamik”. Një nga ish-krerët e shër-bimit sekret shqiptar “zbuloi” vizitën në Shq-ipëri të Ben Laden-it, ndonëse serbët këm-bëngulën se kishte qenë në fakt në Kosovë.

Ben Laden që nuk la temë pa përmendur në kasetat e tij propagandistike nuk e lodhi ndonjë herë gojën për Kosovën. E vetmja gjë në jetën e tij të 20 viteve të fundit për të cilën jam i kënaqur. E megjithatë, serbët, maqedo-nasit, e të gjithë ata që “na e duan të mirën”, përfshi edhe shqiptarët mendjengushtë nuk reshtën së këmbënguluri se kreu shpirtëror dhe operativ i Al-Kaidës kishte qenë në Shq-ipëri dhe kishte me shumicë njerëz të tij në trojet shqiptare.

Pjerin Lumaj në shkrimet e tij reflekton të njëjtën akuzë. Ai e lidh atë me vendimin (si-pas tij personal të Sali Berishës për ta futur Shqipërinë në Organizatën e Konferëncës Is-lamike, madje përmend edhe akuzën e pavër-tetuar se familja Berisha merrka një milion dollarë në vit në shkëmëbim të lejimit të or-ganizatave të skajshme islamike që të vepro-jnë lirisht në Shqipëri.)

Ai përmend me shqetësim që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli “është dërguar nga Berisha” (siç përkthehet nga Lumaj, ajo që për të tjerët mund të jetë vizitë normale pro-tokollare e kreut të legjislativit) në Arabinë Saudite për t’i kërkuar këtij të fundit më shumë investime në Shqipëri.

Nuk e di se pse nuk përmendet në shkri-min e Lumajt se Jozefina Topalli është kato-like, madje shumë krenare për përkatësinë e saj fetare. Ajo është zyrtarja e dytë e fesë katolike në historinë e Shqipërisë që vendo-set nga Partia Demokratike në krye të legjis-lativit shqiptar dhe është një nga bashkëpu-

Page 51: Revista Mapo

51Joseph DioGuardi

Page 52: Revista Mapo

52

nëtoret më të ngushta të Sali Berishës.Shqipëria, sigurisht ka marrëdhënie të

mira me Arabinë Saudite, por krahasuar për shembull me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që veç të tjerash po i shesin mbretërisë së njohur të Lindjes së Mesme, armë të teknologjisë moderne dhe që kanë baza ushtarake në këtë vend për ta mbrojtur nga Iraku dikur e nga Irani tani, këto lidhje të Shqipërisë duken shumë të zbehta.

Nëse dëgjon se çfarë thonë ata të paktë që vërtet e simpatizojnë Ben Laden-in në Shqipëri, zbulon një tjetër figurë të Berishës. Ai akuzohet se ka dorëzuar të dyshuar për terrorizëm, pa i hetuar vetë nëse janë fajtorë, pavarësisht se kanë pasur pasaportë shqip-tare dhe dorëzimi i tyre mund të ketë qenë shkelje e ligjit. Ata gjithashtu ankohen se në Shqipëri janë në fakt myslimanët që diskrim-inohen dhe se vendi luan një politikë të hapur, ndonëse jozyrtare, në favor të ndërrimit të fesë, sidomos në katolicizëm.

E vërteta është që anëtarësimi i Shq-ipërisë në Organizatën e Konferencës Is-lamike, mund të ketë qenë një dëshirë ameri-kane për të pasur aty një votë, një zë dhe një vesh. Anëtarësimi nuk sjell me vete ndonjë detyrim konkret. Depërtimi i organizatave fetare në Shqipëri nuk është ndihmuar nga ky anëtarësim. Depërtimi do të ndodhte në mënyrë të pashmangshme bashkë me de-mokratizimin e Shqipërisë dhe hapjen e ku-fijve të saj.

Sigurisht shumë shqiptarë, të krishterë e myslimanë e kundërshtuan anëtarësimin dhe është e vërtetë se në Kuvend nuk u shtrua kurrë për miratim. Kundërshtimi i tyre është i kuptueshëm, legjitim dhe deri diku i drejtë. Çështja është komplekse dhe meriton ku-jdes. Nga një anë, është mirë që shqiptarët të përfitojnë nga larmia e tyre fetare duke e parë atë si pasuri e jo si kërcënim. Nga ana tjetër, anëtarësimi në organizata fetare e lin-dore duket sikur bie në kundërshtim me in-tegrimin në Perëndimin laik e jozyrtarisht të krishterë. E megjithatë, marrëdhëniet e Shq-ipërisë me vendet islamike përsëri janë fare të zbehta nëse i krahason me ato të shumë prej vendeve të BE-së, përfshi edhe Britani-në pro-amerikane, Italinë e Vatikanit apo e Greqinë ultraortodokse.

Jam kurioz se çfarë mendimi ka zoti Lumaj që “proiraniani islamist Berisha” është shpre-hur kundër deklaratës së njëanshme të pa-varësisë nga Palestina.

Shqiptarët kanë punuar gjatë historisë që

në Washington politikanët të mësojnë të vër-tetën për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të mos ndikohen nga propaganda anti-shqip-tare e fqinjëve tanë. Do të jetë ironike që në dekadën e dytë të shekullit 21, të kemi prob-leme në Washington nga një politikan shqip-tar.

Nuk është çudi që pikëpamjet e zotit Lumaj mund të kenë qenë të ndikuara nga opozitarë të Berishës në Shqipëri dhe ai të ketë shkruar i bazuar në informacion të pam-jaftueshëm. Mirëpo, nëse ai kërkon mbështetjen e shqiptarëve për kandidaturën e tij si senator, ai duhet të sqarojë se cilat ja-në pikëpamjet e tij sot.

Fjalët zënë vend dhe nuk ka si të mos jetë shqetësuese që një numër aktivistësh të ko-munitetit të njohur për mbështetjen e tyre për Berishën kanë vrapuar që ta mbështesin kan-didaturën e Lumjt pa i kërkuar më parë që të bëjë një distancim apo sqarim ndaj shkrimeve të tij të mëparshme. Në tubimin ku ai u prezan-tua si kandidat në SHBA, ai u përkrah nga kon-sulli i Shqipërisë në New York, pavarësisht se Lumaj ka vënë në dyshim legjitimitetin e push-tetit të partisë që e ka vendosur në atë post diplomatik, duke e akuzur për vjedhje votash në zgjedhjet e qershorit 2009 dhe duke mbështetur demonstruesit që sulmuan kry-eministrin në 21 janar 2011.

Madje një shkrim i tij i fundit, në të cilën Berishës trajtohet si autor i skemave piram-idale të vitit 1997 është botuar jo vetëm nga gazetat opozitare në Shqipëri por edhe nga një gazetë pro-berishiane në SHBA.

Një kandidaturë që dëmton hyrjen e shqiptarëve në politikën amerikane?

Kandidatët shqiptaro-amerikanë sigur-isht që do të mbështeten te komuniteti ynë, mirëpo, kjo nuk mjafton për të fituar zgjed-hje. Sidomos jo në rangje të tilla si ai i sena-torit. Aty duhet që apeli dhe mesazhi të jetë ndërkomunitar, të shtrihet në të gjitha komu-nitetet dhe shtresat shoqërore. Lumaj nuk është i vetmi shqiptaro-amerikan që kandi-don në letër, por mbetet praktikisht i parëndësishëm jashtë komunitetit, aq sa të shtyn të mendosh se mos këta njerëz kandi-dojnë jo për të fituar por për të habitur bash-katdhetarët e tyre nga Shqipëria.

Lumaj është peshë e lehtë me vetëm 100,000 dollarë dhe pa mbështetje nga Par-tia Republikane. Po sikur të ishte duke konkurruar për një anëtar asambleje apo

anëtar këshilli qyteti e bashkie, kjo shumë do të ishte një thesar i jashtëzakonshme lufte elektorale.

Po Lumaj ndoshta e quan ulje të kandido-jë për një post “kaq të ulët”. Po nëse është kështu,atëhere pse nuk kandidon për presi-dent të Shteteve të Bashkuara. Lista e kan-didatëve çdo katër vjet është e mbushur me emra që nuk marrin as 200 vota. Problemi duhet të jetë se Lumaj nuk ka lindur në SHBA. Kjo është arsyeja mbase që ai po pranon pos-tin e “thjeshtë” të senatorit.

Lumaj duket se ka thënë diku se edhe nëse nuk fiton do t’u hapë rrugën shqiptarëve të tjerë në politikën amerikane.

Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Shem-buj si ky i Lumajt dhe i të tjerëve përpara tij që nuk po i përmend janë dëmtues. Duke i mobi-lizuar shqiptarët për një kauzë të humbur, ata vetëm sa do të djegin entuziazmin e tyre kur kandidatët e vërtetë të dalin në histori.

Kjo ka ndodhur në shumë fusha. Pseudo-artistë, pseudo-autorë librash e pseudo-ak-tivistë kanë mjelur burime të vyera të komu-nitetit në momente të caktuara të dy-tre dekadave të fundit, duke rritur me të drejtë dyshimin dhe mosbesimin e shumë biznes-menëve bujarë shqiptarë që më vonë kanë dyshuar dhe ngurruar kur heronjtë e vërtetë të profesioneve të ndryshme shqiptare kanë dalë në pah.

Sot, shqiptarët që janë seriozë për të hyrë në politikën amerikane, e nisin me modesti por me largpamësi nga nivele më të ulëta e më realiste. Shqiptarët nuk do të zgjedhin kurrë një senator, nëse nuk kanë përfaqë-suesit e tyre së paku në lagjet ku janë me shu-micë. Nëse nuk kanë njerëzit e tyre në këshillat e qytetit, në asambletë e senatet shtetërore, në pozita të pushtetit lokal e de-ri në Dhomën e Ulët të Kongresit.

Prandaj ata që janë sot duke ia hapur dy-ert shqiptarëve edhe nëse nuk fitojnë nuk ja-në Lumaj me shokë, por janë ata si Ken Bib-eraj që po kandidon për Këshillin Bashkiak të New York-ut, janë ata si Mark Gjonaj që syn-on Asamblenë e New York-ut e kështu me radhë. Këta janë njerëzit që kanë nevojë për dollarin e fituar me mund dhe djersë të shq-iptaro-amerikanëve, që paratë do t’i përdo-rin për fushata reale e jo për turizëm politik. Këto fitore të vogla do të sjellin hyrjen më në fund të edhe shqiptarëve në politikën ameri-kane.

*Autori është kryeredaktor i gazetës “Illyria” në New York.

Page 53: Revista Mapo

53

IM(P

RESS

)

NË KURTHIN E SHKAKËSISË

Sapo natyra e ka tejkaluar atë dozën ideale që do të donte qeveria për ta mbajtur tokën të njomë apo liqenet të mbushura aq sa duhet, sapo dëmet e para në njerëz, shtëpi e bagëti kanë filluar të shfaqen, fillon edhe loja me shkakësinë, tundimi njerëzor për të gjetur fajtorët

GILMAN BAKALLI

Edhe këtë dimër, si në dimrin e kaluar, moti në qiejt shqiptarë nuk ishte në

anën e qeverisë shqiptare. Ashtu si në dimrin e vitit të kaluar, kur reshjet e shiut e kaluan masën që u kishte caktuar qeve-ria dhe u derdhën furishëm duke përmby-tur fushat dhe shtëpitë Shkodrës, edhe në mbarim të këtij dimri, dëbora, butë-sisht e pa u ndjerë, bllokoi rrugë e shtëpi, në jug e në veri. Kësisoj, edhe këtë dimër shqiptarët patën sërish arsye për të be-suar se as shiu nuk është për të vaditur fushat e djerra dhe as bora për të mbulu-ar malet me plehra të Shqipërisë, por thjesht për të vënë në provë gatishmëri-në e shtetit ndaj emergjencave dhe për të evidentuar paaftësinë e tij për t’u përbal-lur me situata ekstreme. Edhe këtë dimër, bora, si çdo fenomen tjetër meteo-rologjik, nxori në pah me të njëjtën forcë tragjikomike morfologjinë e politikës so-në, e cila reduktohet në sekuencën aksio-matike: nëse ndodh diçka e keqe, kërko shkaqet e fajtorët dhe mos u merr me zgjidhjet.

Vit për vit, skenari është i njëjtë. Sapo natyra e ka tejkaluar atë dozën ideale që do të donte qeveria për ta mbajtur tokën të njomë apo liqenet të mbushura aq sa

duhet, sapo dëmet e para në njerëz, shtë-pi e bagëti kanë filluar të shfaqen, fillon edhe loja me shkakësinë, tundimi njerëzor për të gjetur fajtorët. E njohim këtë skenar, jo vetëm se është i përvit-shëm, por sepse na kujton motivet e për-rallave të moçme: një fatkeqësi pllakos fshatin, dikush – kuçedra, dragoi a shtriga – i ka tharë përrenjtë dhe ka lënë fshatin pa ujë. Del heroi vullnetar, i cili nis rrugën plot aventura, nuk dihet nëse kthehet gjallë! Lufton me kuçedrën! E mbyt, por edhe vetë ka marrë plagë të panumërta! Mund dhe të vdesë, por s’ka problem! Heroi është hero pikërisht sepse vdes, në fund, për të mirën e përbashkët.

Skenari i përvitshëm dimëror shqip-tar nuk është kaq heroik. Është i thatë e prozaik. I mungon tensioni i aventurës, sepse gjithçka është krejt e parashikue-shme. Njëlloj si në përrallat popullore, pas fatkeqësive natyrore kërkohen shkaktarët, kërkohen shkaqet. Njëlloj si në përralla, heronjtë e qeverisë, që zakon-isht jetojnë shumë larg vendeve ku ndod-hin fatkeqësitë, nisen për rrugë të gjatë. Por jo për të luftuar me të keqen, por thjesht për të na treguar se nga erdhi gjë-ma! Ndryshe nga heronjtë e përrallave, që ose e vrisnin të keqen ose vdisnin në përleshje me të, heronjtë tanë qeveritarë nuk janë për luftë! Janë për të folur! Sido-mos për të gjetur shkaqet e fatkeqësisë dhe për të nëmur fajtorët. Heronjtë tanë kanë marrë rrugën thjesht për të na thë-në p.sh. se “komuna të tëra në veri e në jug të vendit janë izoluar për shkak të dëborës së rënë”. Ose: “helikopterët me ndihma nuk kanë si të ulen, për shkak të erës së fortë” apo “për shkak të terrenit të thyer”. Ose: “rrugët janë të bllokuara, për arsye sepse mungojnë borëpastrue-set” (vini re përdorimin e njëpasnjëshëm të dy lidhëzave shkakore!) e të tjera broçkulla. Asgjë më shumë se kaq!

Po sikur, para se të na zinte gjumi duke dëgjuar përrallat e tyre, t’i pyesnim pak heronjtë tanë për shkaqet “e vërteta” të emergjencave? Si për shembull: ishte dëbora shkaku i izolimit apo paaftësia e dyfishtë e shtetit, fillimisht për të para-shikuar situata të motit ekstrem dhe pastaj për ta menaxhuar atë me profe-sionalizëm? Apo ishte apatia e banorëve që nuk dolën vullnetarisht për të hapur rrugët e pastruar çatitë e shtëpive? Po shkaku i apatisë, cili ishte? Po shkaku i paaftësisë së qeverisë për të parashi-kuar dhe menaxhuar, cili ishte? Po shkaku

i kësaj dëbore të çmendur? Po shkaku i atyre shirave që bien një herë në 100 vjet, cili ishte? Me të vërtetë një lëmsh i ngatërruar i shkaqeve të shkaqeve të shkaqeve! A e kuptojnë heronjtë tanë me-diatikë se në ç’kurth futen kur kërkojnë shkaqet e krizave natyrore apo sociale...?

Zyrtarisht kemi hyrë në pranverë dhe heronjtë qeveritarë janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre të ngrohta, pasi i janë lu-tur së keqes të ikë vetë, por ne nuk e kemi marrë vesh akoma se kush i mbyti disa herë me radhë shkodranët vitin e kaluar dhe kush i izoloi sivjet banorët e komu-nave të veriut dhe të jugut: shiu e bora apo shteti? Po ç’na duhet vallë shkaktari i vër-tetë? Le t’u kërkojmë pra, heronjve tanë të rremë t’i çlirojnë përrallat e tyre nga shkaqet e pafundme, duke i dhënë të dre-jtë Betrand Russell-it, i cili, fiks para një shekulli, shkruante se fjala “shkak” duhet hequr nga fjalori i filozofisë, sepse shkak-ton kaq shumë asociacione çorientuese e mashtruese.

Është shenjë e keqe për një komb kur rishfaqet nostalgjia për heronjtë e për-rallave të moçme, të cilët përballeshin me të keqen pa pyetur nga erdhi ajo. Sepse siç thotë Brecht: një shoqëri që nuk ka nevojë për heronj është më e mirë se një shoqëri me heronj (të rremë).

A e kuptojnë heronjtë tanë mediatikë se në ç’kurth futen kur kërkojnë shkaqet e krizave natyrore apo sociale...?

Page 54: Revista Mapo

54

Karsten Ankjær Jensen, Ambasadori Danez në Tiranë, beson se kjo është koha më e përshtatshme për Shqipërinë dhe Kosoven që të inspirohen nga kurajo e “Carlsberg”. Gjatë prezantimit zyrtar të birrës së famshme nderkombetare, ne 2 Shkurt ne Hotel Sheraton, Shkëlqesia e Tij vërejti:

- Që të dyja vendet janë në një fazë kritike të historisë, ku zgjedhjet që do të bëjnë, do të vendosin per fatin e tyre.

Para një dileme të tillë u gjend mbase edhe J. C. Jacobsen, i cili ne vitin 1847 themeloi “Carlsberg” në Kopenhagen, Danimarke. Ai mund të kishte ndërmarrë rrugën më të lehtë, duke ndjekur hapat e prodhuesve te tjere te birres, por ai zgjodhi të ndiqte udhën e vet. Ndaj sot, 165 vjet më vonë, birra Carlsberg është një shembull cilësie, trashëgimie dhe karakteri.

Prej fillimit përpjekja e tij kryesore ishte të permiresonte procesin e prodhimit dhe cilesise se birrës. Ndaj edhe inkurajoi një kërkim të përkushtuar shkencor, drejt përsosmërisë. Kjo solli zbulimin e majasë së pastër, per here te pare ne bote, e cila edhe sot mban emrin që nderon kompaninë “Saccharomyces Carlsbergensis“. Por kuraja e Z. Jacobsen shkoi përtej zbulimit, kur ai vendosi të mos e mbante për vete sekretin e birrës së mirë, por ta ndante me gjithë botën majane e paster – falas.

Duke ndarë me prodhuesit e tjere te birres, ne gjithe boten, zbulimin e majasë së pastër, Z. Jacobsen, krijoi bazën e birrave moderne te diteve te sotme dhe siguroi që ne çdo birrë të kete nga pak “Carlsberg” në të. Dhe kurajo për të eksploruar e për të ndarë me të tjerët, u bë edhe motivi udhëheqës i kompanisë, duke bërë që asnjë vend të mos i bënte dot ballë shpirtit pozitiv të birrës së famshme daneze.

Një nga arsyet e tjera, pa dyshim eshte edhe pasioni për të zbuluar mundësi të reja, të cilat mund të përmirësojnë ne menyre te vazhdueshme edhe nje birre të cilësisë së lartë si “Carlsberg”. Ky përkushtim ndaj përmirësimit te cilesise ishte një ndër tiparet më të forta të Z. Jacobsen dhe ai u sigurua që të mbetej e tillë edhe në kulturën e kompanisë së tij, për brezat që do të vinin. Pak rëndësi ka se çfarë ndodh me ekonominë botërore, pavarësisht turbullirave të saj, njerëzit që drejtojnë

Shkëlqesia e tij, Ambasadori danez Karsten Ankjær Jensen gjatë ceremonisë së

prezantimit zyrtar të “Carlsberg” në Tiranë

FILLON UDHËTIMIN E TIJ KURAJOZ NË SHQIPËRI

“CARLSBERG“

J. C. Jacobsen, i cili themeloi “Carlsberg” më 1847 në Kopenhagen, mund të kishte zgjedhur rrugën më të thjeshtë, duke ndjekur hapat e prodhuesve të tjerë të birrës, por ai zgjodhi të ndiqte udhën e vet. Ndaj sot, 165 vjet më vonë, birra Carlsberg është një shembull cilësie, trashëgimie dhe karakteri. Dhe kjo është tamam ajo që duan prej saj ndjekësit e birrës Premium “Carlsberg”, e cila së fundmi u prezantua zyrtarisht edhe në tregun shqiptar.

Page 55: Revista Mapo

55

kompaninë daneze, nuk do të bëjnë kurrë kompromise me katër përbërësit që mishërojnë një «Carlsberg» – përbërësit natyrorë, 100 % malt, lupolo unike dhe elbin me te mire.

Një prej aspekteve të shumta ku “Carlsberg” jep mbështetjen e tij më të madhe, është natyrisht sporti dhe më saktë, futbolli. Carlsberg ka nje trashegimi te madhe ne futbollin nderkombetar. Kompania ka mbeshtetur Liverpool FC dhe Arsenal dhe prej vitit 1988 është sponsori zyrtar i Kampionatit Evropian te Futbollit. Kjo do të thotë që “Carlsberg” do të jetë birra e zgjedhur në Poloni,Ukrainë, Shqiperi dhe gjithe boten gjatë UEFA Euro 2012.

Ambasadori mbarëbotëror i Carlsberg, ne Euro 2012 eshte portieri i famshëm i kombëtares daneze dhe Manchester United, Peter Schmeichel. Legjenda e Manchester United do të përfshihet aktivisht në shumë aspekte të programit të grupit “Carlsberg”, si dhe ne ndërveprimin me fansat nëpërmjet faqes ne Facebook “Carlsberg”, ku edhe tifozët shqiptarë mund të bëhen pjesë e lojës “Fan Challenge”. Kjo lojë ofron mundësinë për të marrë pjesë në UEFA EURO 2012™ dhe çka është më e rëndësishmja, çon edhe drejt ëndrrës së madhe: Prezantimit të fituesit të çmimit ”Carlsberg Man of the Match”, i cili do te takoj yjet e futbollit evropian.

Profesionistët më të mirë të futbollit që do të synojnë trofeun këtë verë, kanë një gjë të përbashkët me “Carlsberg”: kurajën. Ata deri tani kanë treguar se janë kurajoz, kanë besim

në vetvete dhe tek fakti se një ndër gjërat më të rëndësishme në jetë – për të mos thënë më e rëndësishmja – është të besh gjene e duhur. Kjo kurajo e frymëzuar nga Z. Jacobsen që në zanafillë të ”Carlsberg , mund të çojë edhe tifozët shqiptarë në EURO 2012. Mjafton vetëm të tregojne kurajë dhe të marrin pjesë në lojë, në faqen e fansave të “Carlsberg”: www.facebook.com/Carlsberg. Bashkë me Schmeichel tifozët dhe fansat kete vit do të guxojnë të bëjnë gjene e duhur dhe do te shpërblehen me ”Carlsberg”.

Carlsberg Group eshte nje nder prodhuesit e birres me te medhenj ne bote me dy markat Carlsberg dhe Tuborg. Marka Carlsberg eshte ”perla e protofolit” dhe shitet ne mbi 140 shtete. “Carlsberg” i shtohet portofolit të birrave cilësore që importon kompania “United Albanian Breweries”. “UAB” pas suksesit me birrën “Tuborg”, vendosi të sjellë ne Shqiperi Carlsberg, i cili në vitin 1904 mori licencën për të furnizuar me birre Familjen Mbretërore Daneze.

Pra, pas gjithë hulumtimit interesant që bëmë për “Carslberg”, nuk mund të themi më shumë nga sa tha ambasadori danez Shkëlqesia e tij Karsten Ankjær Jensen, në mbylljen e fjalimit të tij, gjatë prezantimit të markës në Tiranë:

- Zgjedhjet më të mira që kam bërë në jetën time kërkonin kurajë. Nuk po flas për guximin e një ushtari por për kurajën, që kërkon ndërmarrja e një rreziku, kurajën që duhet për të bërë gjënë e duhur, kurajën që duhet për të dhënë e jo vetëm për të marrë. Dhe ky është shpirti i “Carlsberg”.

Ambasadori mbarëbotëror i “Carlsberg” në Euro 2012, portieri i famshëm i kombëtares daneze dhe Manchester United, Peter Schmeichel

Page 56: Revista Mapo

56

DËSHMIA

Suadela Balliu / Fotot: Armand Sallabanda

SIKUR POPULLI TË KISH SULMUAR BLLOKUNNjerëzimi ka pasur gjithnjë nevojë për heronj; për luftërat, për padrejtësitë, për lirinë, për të drejtat, për fjalën.... për një prijës që i udhëhiqte e fitonte në luftën ndaj së keqes. Kur historisë i mungonin, popujt i krijonin, për ta mbajtur shpresën se ishte dikush, që qëndronte në hije dhe dilte sa herë lypej për të shpëtuar ditën.

Page 57: Revista Mapo

57

Page 58: Revista Mapo

58

Një lloj heroi e pagëzuan edhe politikanin Neritan Ceka, kur hipur mbi “Aro”-n e tij iu kthente shpinën tankeve dhe gjoksin mijëra vetëve, me një foshnjë në shenjë

bese për të ndaluar një katastrofë në zemër të Tiranës, në Bllokun e 21 shkurtit të vitit 1991- të banuar ende nga klika komuniste e duke sprapsur dhjetë mijë shqiptarë të re-voltuar që zienin nën një hakmarrje gjysmë shekullore. Një deux ex machina që zgjidh sit-uatën në dukje pa krye?!

A ishte ai vërtet heroi që e kërkonte ven-di, për të shpëtuar nga një luftë civile në që priste të ndodhte?!

Në intervistën e pas plot 21 vitesh, Neri-tan Ceka në zyrën e tij si Këshilltar i Kryemi-nistrit rrëfen me detaje çfarë ndodhi atë ditë dhe si u shndërrua në hero... Çfarë do të kishte ngjarë në Tiranë nëse ai nuk do ndod-hej atje për ta ndalur?

Gjithçka dukej se po niste e qetë pas një të djeshmeje të vetëdijshme se po hynte në histori. Tirana po gdhihej pa bustin hijerëndë të diktatorit gjysmëshekullor që zvetënoi një popull të tërë. Teoritë e konspiracionit e duan se kapitullimi ishte firmosur më parë, me dëshirën e të mëdhenjve të politikës botërore. Shqiptarëve u mbetej simbolika: Rrëzimi i një busti- që po ato teori komploti e duan- të zhvidhosur gjatë natës për t’u sh-embur gjatë ditës nga ajo masë 100 mijë emo-cionesh që vërshonin nga të katër anët e kryeqytetit për t’u mbledhur në zemër të tij, duke çliruar nga vargonjtë gjitha energjitë e

liga, e linçuan simbolikën e murrme si në një gjueti shtrigash. Tempulli pagan i një idhulli komunist po pastrohej me kamxhikët e nev-erisë, urrejtjes, frikës e kurajës së shtypur e në formë histerie oshëtinte: “Te sheshi, te sheshi, e hodhëm qelbësirën!”, “Te sheshi, te sheshi, e hodhëm qelbësirën”. Shtypësi tani po shtypej me të njëjtën pamëshirshmëri; ai që kishte hequr zvarrë shqiptarët tani zvar-ritej dhe përdhosej në format më të paimagjinueshme...Tempulli tani i takonte sërish sovranit!

Nuk pritej më të ndodhte asgjë me rëndë-si atë ditë, të gjithë u ishin kthyer veprim-tarive rutinë. Madje edhe politikanët e rinj të pluralizmit, mëngjesi i gjente në postet e pu-nës të regjimit të vjetër.

Anëtari i hershëm i Partisë Demokratike, qyshe u formua më dhjetor të ’90-ës , Neri-tan Ceka gjendej në Sheshin “Nënë Tereza”, ku e ndante ditën si Drejtor i Institutit të Arkeologjisë, kur pa me sytë e tij se pa u sh-uar krisma e thatë e një arme atypari, Bule-vardi nisi të mësyhej me tanke e blinda.

Ç’kishte ngjarë tjetër në shkurtin e asaj Ti-rane të mbushur plot ngjarje?!

“Diku aty rreth orës nëntë të mëngjesit shkuam të pinim një kafe me miqtë e mi, Namik Bodinakun dhe Myzafer Kërkurtin. Kur po ktheheshim për të hyrë në derën e Insti-tutit- nga rruga që të çon te Garda- dolën di-sa tanke dhe një numër i madh ushtarësh që u drejtuan nga Bulevardi. Një dalje kaq e pa-pritur më vuri në dilemë”, tregon ai duke u rrekur të kujtojë me saktësinë e ngjarjeve, pas 21 vitesh.

Instinkti, kureshtja, vetëdija politike apo qytetare e shtynë të hetonte më tej...

“Mora makinën dhe u nisa drejt rrugës së Kavajës, ku ndodhej selia e Partisë Demokra-tike. Bulevardi ishte i bllokuar nga ushtarët e Gardës që kishin marrë pozicione luftimi. Mora rrugën paralele që të çon te Drejtoria e Policisë Tiranë dhe aty vura re përqendrim njerëzish dhe policësh. Në atë çast ktheva makinën në drejtim të urës së Bulevardit dhe kur u afrova, pashë që nga një krah ishin ven-dosur tanket dhe Garda dhe në vijë para tyre një repart i ndërhyrjes së shpejtë “326”, kurse nga ana tjetër e Lanës ishin të grumbulluar disa mijëra vetë.

Në vijën e parë të turmës gjendeshin edhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike e in-telektualë, të cilët e kishin marrë lajmin që kishte marrë dhenë menjëherë dhe mundo-heshin të përmbanin turmën e ekzaltuar.

“Pyeta dhe më thanë se ishte bërë grusht shteti. Ishte vrarë presidenti Ramiz Alia dhe forcën e ka marrë Sigurimi i Shtetit me në kr-ye Sulo Gradecin- një nga rojet e Enver Hox-hës”.

Sesi ishte përhapur me aq shpejtësi lajmi, askush nuk dinte të thoshte, por ky kishte qe-në motivi i cili i kishte shtyrë edhe një ditë tjetër njerëzit - ndoshta edhe më të frikësu-ar e inatosur se një ditë më parë kur shembej përmendorja e diktatorit - për të mos e lënë diktaturën të ngjallej në hirin e saj.

Ashtu si në gjuetinë e shtrigave të mes-jetës, populli nuk shihte rrugëzgjidhje vetëm se shfarosjen e një lloji...

“U vura edhe unë bashkë me ata që donin të frenonin turmën, në një përplasje që do të kishte qenë katastrofë”, është i bindur edhe sot e kësaj dite z. Ceka.

Nga njëra anë qëndronin dogmatikët, të tensionuar në kufi pas rënies së bustit, dhe nga ana tjetër një popull që nuk mund të pra-nonte vendosjen e një diktature pasi kishte rrëzuar njërën, të paktën në mënyrë simbo-like.

“Kur po rrija me kolegët e Partisë De-mokratike nga ana tjetër e Lanës, m’u afrua një person që vinte nga ‘fronti’ tjetër - kom-andanti i Forcave Speciale, Sejdo Ibrahimi dhe më thotë: “Jemi në pozitë shumë të vështirë, sepse pas kemi Gardën dhe po të kthehemi do të na vrasin ushtarët, ndërsa përpara kemi popullin dhe nuk duam përplas-je”. Ishin të paarmatosur, vetëm me skafan-dra. E pyeta ç’kishte ngjarë dhe më siguroi: “Asgjë! Ka pasur vetëm një përplasje të vogël,

Page 59: Revista Mapo

59

ku një djalë i ri ka hyrë me motor në Bllok, si për ta sfiduar Gardën. U shti në ajër nga një ushtar dhe kjo mjaftoi të alarmonte Gardën, duke menduar se ka pasur një futje masive të njerëzve në Bllok”.

A ishte i besueshëm mjaft ky version për ta bindur popullin të kthehej e të hiqte dorë nga misioni i ndërmarrë?!

“Nuk munda ta besoja, por i kërkova mega-fonin dhe i thashë se do ta konfirmoja atë çka më referoi. Hipa mbi makinën e punës me të cilën kisha lëvizur dhe i bëra një thirrje popul-lit të qetësohej”. Pa e ditur edhe vetë se çfarë kish ngjarë brenda rrethimeve të Bllokut, nëse vërtet kanosej një rrezik kaq i madh për vendin, Neritan Ceka mori përsipër pa treguar asnjë mëdyshje të shndërrohej në liderin karizmatik, me fuqi bindëse për ta kthyer atë masë njerëzish në kornizat e protestuesve paqësorë diku në shesh. Agron Çika dhe Bash-kim Sala kishin misionin e vëzhguesit për të parë nga afër situatën e vërtetë.

“Ndërsa dy anëtarët e PD-së po niseshin për të depërtuar në bllok i pyeta edhe njëherë njerëzit nëse kishin ndonjë kërkesë tjetër”, përgjigja e atij populli të etur për demokraci që tani dukeshin të paepur për ta mbrojtur me çdo kusht ishte groteske aq dhe e trishtë. Kërkuan njëzëri që Piramida të kthehej në Diskotekë, duke dashur të shijonin atë që vetëm populli mund të prekte nga liria dhe de-mokracia. Ca të ndaluara si këto kënaqësi të vogla. Ndoshta kryeqyteti i tyre do të ngjante më perëndimor dhe demokrat me “shfaqjet e huaja”.

Të tjerat?! Të tjerat i kishin në dorë politi-kanët e demokracisë së re.

“U kthyen pasi kaluan jo më shumë se dh-jetë minuta. E kishin takuar Ramiz Alinë. His-toria e grushtit të shtetit nuk qe e vërtetë. Alia, madje u kishte premtuar edhe kthimin e Piramidës në diskotekë. Pas asaj që kishte ng-jarë me rrëzimin e statujës, natyrisht që kishte frikë të madhe te drejtuesit e Partisë së Punës”.

Kishte vërtet frikë? ! A nuk ishin dorëzuar

komunistët e fundit para faktit se Shqipëria po ndërronte regjim? Komplotistët sërish e duan që ky ndërrim erdhi nga vetë klika ko-muniste, e cili i lëvizi gurët në mënyrë të padukshme për të pasur të tijtë edhe në regj-imin e ri.

Po pse Blloku ishte i zbrazur atë ditë? Përse familjet e bllokmenëve ishin strehuar në vilat e Dajtit?

“Edhe ata e kishin parashikuar një acarim të popullit”, thotë Ceka.

Ai vijoi të ngulmonte për ta bindur turmën të kthehej, të vendosej te Sheshi për të demonstrim paqësor, megjithëse në ax-hendën e tyre nuk ishte parashikuar një mit-ing, nga ata të përditshmit. Por shpesh ata im-provizoheshin. Shqiptarët nga të gjithë cepat e vendit, si në pelegrinazh mblidheshin te Sheshi për të festuar Lirinë, Demokracinë.

“Ne e kishim të fituar- jo me armë por me vota-dhe e ardhmja i takonte demokracisë”.

Afro dhjetë mijë vete u bindën për t’u kthy-er pas.

“Më kujtohet që pati një provokim-jam i sigurt që kanë qenë njerëz të Sigurimit të shtetit që hodhën disa gurë. Ishin veshur tamam siç visheshin ata, me pardesy blu prej fëshfësheje. Dikush mori dy-tre gurë nga bu-levardi dhe ia hodhi policisë. Natyrisht pop-ulli e kuptoi dhe e ndoqi. Kjo për të kuptuar që populli nuk donte të sulmonte për çdo rast. Do të sulmonte nëse vërtet do të kishte një motiv, nëse vërtet kishte një grusht shteti, ndryshe nuk ishin të acaruar për t’u ndeshur me policinë dhe Gardën”.

Nëse populli i paarmatosur nuk kishte ndërmend të sulmonte, pse Neritan Ceka ngulmoi kaq shumë?! Duke u kthyer për tri herë me radhë në vendin ku ndahej blloku nga populli? Pse u jepte besën shqiptarëve me një foshnjë në krahë përpara tankeve?

“U kthyem në shesh, aty ku një ditë më parë ndodhej monumenti i Enver Hoxhës, organi-zuam një miting të rastit duke i folur nga mega-foni që ua kisha marrë policisë dhe ndërkohë më thanë se një pjesë e njerëzve kishin shkuar

“Diku aty rreth orës nëntë të mëngjesit shkuam të pinim një kafe me miqtë e mi, Namik Bodinakun dhe Myzafer Kërkurtin. Kur po ktheheshim për të

hyrë në derën e Institutit- nga rruga që të çon te Garda- dolën disa tanke dhe një numër i madh

ushtarësh që u drejtuan nga Bulevardi...

Page 60: Revista Mapo

60

sërish atje dhe garda ishte në rrezik përplas-jeje me ta. I hipa makinës dhe shkova, lashë anëtarët e tjerë të vazhdonin fjalimet, por pa megafon se e mora vetë dhe shkova përsëri dhe i tërhoqa duke i bindur. Kishte njerëz që nuk e besonin. Në atë kohë kishte ardhur edhe gruaja ime, bashkë me djalin e vogël Redonin dy vjeç, të cilin e kishte marrë nga çerdhja për ta çuar në shtëpi. I thashë të më jepte djalin, e mora në krahë-ishte një akt pak teatral- por pati efektin e vet.

“U thashë: nëse doni dëshmorë, po iki unë i pari, ky është fëmija im, por ne nuk kemi nevojë për dëshmorë, ne kemi nevojë për logjikë se e ardhmja i takonte demokracisë”.

Bulevardi u zbraz, por tanket dhe rojet mbetën. Pas takimit me kryeministrin Fatos Nano, gjendja e luftës u spraps. Të nesërmen njerëzit shëtisnin normalisht.

Neritan Ceka kishte qenë me meritë heroi i asaj dite. Kishte shpëtuar popullin nga një katastrofë, e cila do të kishte qenë zanafilla e një urrejtjeje që nuk do të shuhej kurrë.

Pse ishte vetëm ai? Pse e mori këtë rol në mënyrë kaq instiktive? Me një insistim hu-man?

“Natyrisht ka një moment disi teatral, kur dikush kryen një akt shpëtimtar. Por përpara meje ishin anëtarët të tjerë të Partisë De-mokratike-së dhe intelektualë që kishin bërë të njëjtën gjë. Nuk është se shkova unë dhe i vetëm i binda të kthehen. Por autoriteti im ishte më i madh, të themi. Isha person publik, arkeolog i njohur nga TV dhe shkrimet e mia , kisha mbajtur një fjalim në mitingun e parë PD-së në sheshin “Demokracia”, të tjerët nuk e kishin këtë autoritet”, rrëfen ai duke e zh-veshur veten nga çdo tipar ‘heroi’. Ajo që ndi-hmoi, si në filmat hollivudianë, kur njeriu i za-konshëm kthehet rastësisht në shpëtimtar, ishte edhe ndodhja në kohën e duhur në ven-din e duhur ku njohjet e duhura jepnin garan-ci.

“Kur i thashë çfarë garancie më jep që nuk ka ndodhur gjë, m’u përgjigj se ne kishim vetëm një mik të përbashkët; Faik Dino nga Mallakastra, mësues që kishte ardhur në ekspeditat e mia dhe ai ishte mik i ngushtë i tij. Kjo ishte e vetmja besë shqiptari që nuk po më gënjente”.

Populli ishte i përmbajtur dhe me vetëdi-jen se komunizmin e kishin përmbysur më 8 dhjetor dhe kështjella kishte rënë, këto që kishin mbetur ishin vetëm bastione,

“Në bulevard nuk ishte vetëm Tirana. Ishin mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria, për të

gëzuar, jo për të sulmuar. Ka shpesh disku-time nëse bëri mirë apo jo Neritan Ceka që i tërhoqi. Por këto ishin çështje që ishin zgjid-hur përpara, nuk kishin mbetur të zgjidheshin atje”.

A do të kishte hyrë populli bë Bllok nëse Neritan Ceka nuk do i ndalte? Çfarë mund të ndodhte atje brenda? Kush do të humbte e kush do të fitonte? Nga cili kah do të pesho-nin të rënët?

“Nuk mendoj se populli do të hynte në Bllok dhe ata që mendojnë kështu fantazoj-në. Aty ishte Garda, ishin tanket, ishin të ar-matosur me të gjitha llojet e armëve”. Por rreziku që i druheshin ata që bashkë me Cekën mbajtën popullin, ishte se masakra do të kishte bilanc të rëndë në popullin e paar-matosur.

Po aq sa ishin të etur për demokraci shq-iptarët, aq të doktrinuar deri në akte terror-izmi ishin një pjesë.

Edhe 22 shkurti nuk do të kalonte qetë, duke shënuar ngjarje edhe më të rënda. Ofi-cerë të dogmatizuar dhe skënderbegas, bashkë me përfaqësues të reparteve ushta-rake rreth Tiranës, disa mijëra vetë në numër, ishin grumbulluar në oborrin e Akademisë Ushtarake për të rrëmbyer statujën e Enver Hoxhës e për ta zëvendësuar me atë që ishte rrëzuar në qendër të Tiranës.

“Natyrisht populli doli menjëherë nëpër rrugë. U prenë pemët te rruga Dibrës. U bënë barrikada. Ndërkohë unë u nisa në një mbled-hje të Partisë Demokratike, mora udhëzimet e kryetarit, Sali Berisha për ta bllokuar këtë akt. Kur mbërrita, ngjarjet kishin avancuar. Kishin krijuar një lloj qeverie, e cila donte të merrte në dorë televizionin, stacionin e tre-nit, presidencën, ministrinë e mbrojtjes. Kishte të gjithë karakteristikat e një puçi ush-tarak”.

Sërish Neritan Ceka u gjend në ballë të ng-jarjeve. Bashkë me dy kolegë - Agron Çipa dhe Abdi Baleta - mbajtën qëndrim të prerë dhe akuzuan se do i çonin të gjithë në gjyq ushtarak.

“Kërkova të çarmatosnin studentët dhe t’i largonin nga Shkolla e Bashkuar ata që nuk ishin studentë dhe t’i nënshtroheshin disipli-nës ushtarake”.

Atë natë pati të shtëna e shkëmbime zjar-ri.

“U fol për armë në duart e popullit, por nuk kishin asgjë veç vendosmërisë për të mos lejuar rikthimin në diktaturë”

Pati një të vrarë dhe një fëmijë mbeti i

paralizuar. Të nesërmen, pas tratativave nga

anëtarët e PD-së u vendos qetësia. “Këta ka-në qenë dy momente që shënonin pragun e luftës civile”.

Ky ishte një përshkallëzim i atmosferës shumë të rënduar që karakterizoi gjithë mu-ajin shkurt. “Muaji ishte i mbushur nga anti-mitingje. PD-ja për të thyer frikën kishte or-ganizuar qindra mitingje, ku pati përplasje, ndërhyrje të policisë. Na mbyllnin sallat, ço-nin provokatorë, na kanë hedhur shashka. Ishte një luftë e egër”. Në Vlorë hidheshin shashka e parulla, në Tropojë sulmohej me fotografitë e Enver Hoxhës, në Ballsh vendo-seshin postblloqe duke detyruar çdo kalim-tar ta puthte foton e diktatorit.

“I gjithë shkurti ka qenë periudhë ku kemi qenë vazhdimisht në cak të luftës civile. Por në të gjitha rastet Partia Demokratike kishte dhënë udhëzime të qarta; asnjë rënie pre e provokimeve”.

Këta besnikë të Partisë së Punës, të ver-bër ndaj ndryshimeve që po ndodhnin në vend, ishin gati të vriteshin dhe të vrisnin kë-do që përqafonte demokracinë e re.

“Tek ura e Lanës e kam ndjerë vetën shumë komod se isha brenda 10 mijë vetëve që ishin të mitë, por tek Shkolla e Bashkuar me vetëm tre vetë dhe një makinë ‘Aro’ ishte si të hyje në fole grerëzash. Ishin mbledhur në oborr dhe këndonin këngë për Enver Hox-hën me histeri të vërtetë. Kur dola, Fadil Cani drejtori i policisë së shtetit pasi dëgjoi që ajo çka u thashë ushtarakëve ngjalli reaksion, kuptoi rrezikun dhe solli një makinë të blin-duar policie te dalja. Kishin vendosur që të më copëtonin. Pasi hymë në makinë një grup ushtarësh nisën të gjuanin me qytat e au-tomatikëve”. Rrezikun për jetën, thotë se e ka marrë parasysh që kur hyri në Partinë De-mokratike, ku njerëzit luftonin për vdekje a liri!

“Në momentin që liria ishte ngritur nuk do të pranonim në asnjë mënyrë të na e shkelnin prapë me këmbë”. Jeta ishte pjesë e çmimit.

“Nuk kam pasur kurrë frikë dhe nuk kam pasur kurrë badigardë. Në orët e vona kur mbaronin mbledhjet nga rruga e Kavajës kthehesha në këmbë dhe i bija përmes par-kut Rinia. Të bëhej ç’të bëhej! As armë nuk ki-sha! Vjen një kohë që njeriu mendon se bëhet i paprekshëm për një arsye a tjetër”. Ndoshta një vetëdije heronjsh, të paprekshëm nga e keqja, por gati për të shpëtuar të tjerët nga e keqja.

Page 61: Revista Mapo

61

Page 62: Revista Mapo

62

Page 63: Revista Mapo

63

KODR

A M

BAS

BREG

UT

GJERGJ NDRECA: “O SI NUK KAM NJI GRUSHT TË FUQISHËM!”Do të dëshiroja madje me gjetë nji epitaf për nji klasë të tanë politike, për nji kohë që s’kalon kurrë, e megjithatë vijoj si shumë të tjerë me u marrë me epitete, të cilat të interesuemve nuk u bajnë ma asnji përshtypje

ARDIAN NDRECA

Shkurti kaloi si kalë çalë, tue lanë mbas vetes nji mori me ngjarje.

* * *Ka disa politikanë shqiptarë për të

cilët nuk do të kërkoja nji epitet por nji epi-taf. Do të dëshiroja madje me gjetë nji epi-taf për nji klasë të tanë politike, për nji ko-hë që s’kalon kurrë, e megjithatë vijoj si shumë të tjerë me u marrë me epitete, të cilat të interesuemve nuk u bajnë ma as-nji përshtypje.

* * *Në shkurt, për karnavale, PS-ja dha nji

lajm për me qeshë: Fatos Nanoja asht kthye dhe asht caktue me punue me so-cialistat e njësisë 10 në Tiranë. Lum si një-sia nr.10 e kryeqytetit të cilën e ka marrë në patronazh Nanoja! Shanset me fitue janë konkrete... kuptohet, jo zgjedhjet, por ndonji ndeshje pokeri.

* * *Problemi ma i fundit i partisë në push-

tet quhet Kreshnik Spahiu. Mjafton kjo gja për me pa sesa e dobët asht PD-ja. Spa-hiu nuk gjeti asnji rast si nënkryetar i KLD me tregue ndonji farë talenti. Kur paguhej për me krye nji detyrë shumë të rëndë-sishme, u mor me punë tjera. Ndërsa sot, mton me udhëheq nji parti nacionaliste të

tipit të Erdoganit, por s’ka ide të mirfillta, s’ka program të artikuluem dhe ende s’na ka tregue se te cila figura e së kaluemes f r y m zo h e t d h e ku s h e f i n a n c o n . Megjithatë, edhe kështu ai mbërrin me ia fut frikën PD-së.

Ndërkaq Gazmend Oketa, figura ma gjenuine e së djathtës, me elegancë dhe vendosmëni i la lamtumirën Berishës; njikohsisht edhe Mark Marku doli haptas me kritika ndaj mënyrës me të cilën Ber-isha drejton partinë. PD-ja asht në krizë të thellë e të pakthyeshme, e Berishën s’mund ta ndihmojnë në ketë pikë figura të pakuptimta si Kadilli apo ndonji kukull tjetër plastelinet që reciton pjesën e cak-tueme.

Njerzit që gjallojnë rrotull Berishës ja-në si trekandsha të ngjashëm, edhe pse shuma e kandeve të tyne ndryshon nga viti në vit në funksion të ministrive dhe posteve që mbajnë. Mes tyne s’ka asnji Sokrat, por gjithsesi prej plandsit që tun-din në erë duken se janë të kënaqun.

Berishës vetë i kanë shterrë forcat dhe idetë. Tashma volumi i veprave që ka ba dhe vijon me ba e ka vu në teposhte. Suksese në ekonomi, suksese në poli-tikën e jashtme, në integrimin e vendit, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit... mund të themi se në nji farë mënyre Ber-isha asht nji hero që punon për vitin 2025. Gjynah me e lanë me punue kaq gjatë!

Më prekën pa masë fjalët e tij, në pritjen e ambasadorin të ri të Katarit z. Yossef Bin Hassan Bin Yousef Al Saai, kundër diktatorit sirian Bashar al-Asad, i cili po vritka qytetarë të pafajshëm siria-në! Çka meriton nji diktator që vret qytetarë të pafajshëm? Tash për tash meriton me pa përnatë të njejten andërr: sikur po udhton vetëm nepër shkretinë tue ndjekë Gedafin dhe Bashar al-Asadin!

* * *Kryeministri i ka shpenzue të gjithë

zholat: “Shqipëria një euro”, arroret, bo-ronicoret... e për mos me ndejtë shumë pa folë, mbasi ka frikë se shqiptarët mërziten, propozoi mësimin e gjuhës ki-neze.

Kinezishtja pra gjuhë e dytë për shq-iptarët. Tue pa sesa shumë kemi ecë me gjuhën amtare, më duket me vend që ki-nezishtja të mësohet, madje me detyrim, në shkollat tona. Edhe dokumentet zyr-tare duhet të shkruhen në gjuhën e Maos, edhe fjalimet në Parlament duhet të mba-hen po në atë gjuhë. Kjo gja do të ishte nji lehtësim i madh për ata shqiptarë që kup-

tojnë ende lehjet e politikanëve shqiptarë dhe neveriten prej tyne.

* * *“O si nuk kam nji grusht të fuqishëm!”...

këndonte dikur Millosh Gjergj Nikolla. Njeriu që ma shumë se askush tjetër e

ka ba të vetin ketë varg tragjik asht ish-i burgosuni politik Gjergj Ndreca. Ai asht kthye në nji fenomen dhe ka ngjall shumë debate e mjaft simpati mes shqiptarëve. Besoj se mund të kandidohet pa frikë në zgjedhjet e ardhshme, pse i ka të gjitha shanset me fitue nji vend në Parlament. Nji grusht Rusmajlit, nji grusht nji ish-het-uesi të kthyem në avokat dhe premtimi se do të vijojë me surpriza të ngjashme, kanë ba që nji pjesë e madhe e shqiptarëve ta shohin me shpresë ketë njeri deri dje të panjohun. Mendoni se çfarë vnerit kanë shqiptarët: të lodhun prej arrogancës, lig-shtisë dhe korrupsionit të politikës, sa me mbërrijtë me u entuziazmue prej nji grushti të vetëm që nuk zgjidh asgja. Ndreca ka premtue se do të vijojë me sul-met e tij. Gojët e liga shenjuen si objektiv të ardhshëm ministrin Pollo. Edhe në qoftë se grushti i ish-të burgosunit politik do t’i afrohet fytyrës së Pollos, nuk besoj se askush mbrenda maxhorancës do të trishtohet për ketë gja. Qeverisja ka mbërrijtë me e kthye në nji qenje pa kup-tim Pollon dhe shumë të tjerë; ky asht efekti i “pushtetit me çdo kusht”.

A do të vijojë me këndue Gjergj Ndre-ca “recitalin e malsorit”? S’e dijmë. Nji gja të vetme e kemi marrë vesht: ish-të përndjekunit politikë janë përdorë pa sk-rupull në këto dy dekada për qëllime të ulta politike, dinjiteti i tyne asht shkelë e nepërkambë keqas, e sot u shkon për shtat vargu i Migjenit:

“Po un, kur? heu! Kur kam për t’u qeshë?

Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?”.

Page 64: Revista Mapo

64

Kjo intervistë shpreh njëfarë ‘gërdie filozofike’. Është një ndër ato raste kur i pyeturi identifikon kureshtinë e pyetësit me habinë filozofike të masës, kur vendos ta ‘vrasë’ lajmëtarin. Pyetjet në fakt janë gjenerike, që do të thotë, janë një pyetësor i ngulitur: të njëjtat pyetje u bëhen të gjithë të ftuarve të MAPO-s dhe janë ndërtuar të tilla për të kryer një prej roleve të gazetarisë: ndërmjetës-imin e palëve. Në këtë rast, lexuesin me njerëzit më të mençur. Pyetjet nuk janë, domosdoshmërisht, opinione të kureshtjes së gazetarit, ato janë mostra që ai mbledh nga leximi i opinionit, kontaktet e përditshme me thjesht copa të ligjërimit publik. Fuga e di këtë dhe, kur bën dekon-

struksionin e pyetjeve, ai është duke (zh)bërë opinionin publik. Është, në fakt, një rast i rrallë dhe fatlum, kur dikush, në rastin tonë një filozof, merr ta zhbëjë këtë opinion. Të tjerët, pothuajse të gjithë, duan t’i bëhen aleatë opinionit, nuk duan t’i shkojnë kundër e ta tëhuajëzojnë masën. Dele e zezë askush nuk do të jetë. Është jashtë mode. Një vetmim i rrezikshëm, në fund të fundit. ‘Pyetësori 33’ me anë të pyetjeve ‘të dekonstruk-tueshme’ ia ka arritur synimit: ai ka marrë, nëpërmjet Fugës, një ‘opinion publik paralel’. Sigurisht, një të tillë iluzor. Një të tillë jo perfekt. Sepse pyetjet ndërtohen, ndër të tjera me ‘apo’. Kurrë me ‘ose’.

PYETSORI

JAM I LIRË NGA SKLLAVËRIA SEPSE E KUPTOJ QË JAM SKLLAV

ARTAN FUGA

Page 65: Revista Mapo

65

Page 66: Revista Mapo

66

1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 nëntori?As njëra, as tjetra. Nuk ka përse futemi në këtë opozicion militant, por që nuk ka të bëjë as me shkencën e historisë, as me kuptimin ceremonial dhe ritual të kuptimit të festave përkujtimore. Më së pari, dita e çlirimit në periudhën e fundit të Luftës së Dytë Botërore, duke qenë një ditë shumë e madhe, sot megjithatë nuk ka atë rëndësi që kishte në periudhën komuniste. Atëherë ajo kishte më shumë kuptimin e fshehur të datës themeltare të shtetit komunist, pra merrte vlerë ceremoniale politike. Kurse tani që ajo etapë ka kaluar, r ë n d ë s i a e d a t ë s n ë h i s t o r i n ë shumëshekullore të kombit ridimen-sionohet. Bashkëkohësit e një ngjarje-je i japin asaj rëndësi shumë të madhe, por më pas historia “ftohet” dhe brezat i shohin datat me një logjikë shumë më afatgjatë. Për shembull largimin e ro-

makëve, bullgarëve, grekëve, përse nuk i shpallim festa zyrtare? Nga ana tjetër, një datë historike, sikurse është mbar-imi i një lufte, nuk bëhet sikurse hyri në mënyrë absurde diskutimi te ne: Kur iku gjermani i fundit? Është absurde, askush nuk e gjen këtë. Data e përfun-dimit të një lufte është një akt formal, nënshkrim i një kapitullimi, nënshkrim i një armëpushimi etj. Nëse të tilla nuk ka, atëherë problemi mbetet i papër-caktuar. Dhe më në fund, nuk duhet thë-në 29 apo 28 nëntori, por 28 ose 29 nën-tori 1944. Pra, unë jam për caktimin e një date konsensuale, të përcaktuar ar-tificialisht, institucionalisht, dhe në këtë kuptim e mira është që të mos mblidhen të gjitha festat në një ditë. Nuk është punë e historianëve, por e politikanëve. Ne festojmë çlirimin e vendit nga pushtuesit, kjo ka rëndësi, jo kur iku gjermani i fundit. E çfarë rëndësie ka kjo? Kur iku romaku i fun-

dit nga Jerusalemi?2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare?Këtej kanë kaluar fenicienë, grekë, ro-makë, hebrenj të konvertuar, sllavë, vi-sigotë, turq etj., përzierë me shekuj me popullsi ilire. Si të themi tani? Pushtuesit romakë, grekë, hebrenj, vi-sigotë etj? Do të ishte pa kuptim. Të gjithë kanë lënë gjurmë. Në çdo periud-hë zakonet, mendësitë, gjuha, ritet, ka-në ndryshuar shumë. Përzierje të mëd-ha. Nuk ka “raca” të pastra. Ka popuj të përzierë e në ndryshim. Ilirët dhe shq-iptarët nuk janë me identitet të njëjtë, sikurse italianët me romakët, sikur grekët dhe helenët, sikurse francezët me goluazët e dikurshëm etj. Janë vazhdimësi homogjene të përfytyru-ara, të krijuara nga dëshira e të gjithë popujve për t’i gjetur rrënjët e tyre të

pandryshuara në shekuj. Me një fjalë, do të ishte njësoj sikur të më pyesje: Klima e ditës së sotme, nga cilat rretha-na planetare përcaktohet? Dhe unë, për t’u hequr si i ditur, të thosha, dita e sotme ka lidhje me erërat që fryjnë në Adriatik!!! 3-Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim?Vendbanime shqiptare? Për cilat e ke fjalën? Shumë vendbanime të lashta nuk mund të thuhet se ishin vetëm ilire, apo të atyre që më vonë u quajtën shq-iptarë, kishte përzierje. Jemi popull i madh jo sepse kemi jetuar të vetmuar e të izoluar. Polisi nuk është vendbani-mi, është bashkësia social-politike e një grupi banorësh që organizohet ed-he politikisht. Në këtë kuptim nuk ka shoqëri pa “polis”4-WikiLeaks, mirë apo keq?Mirë. Qarkullon informacioni. Keq janë

interpretimet. Merren frazat e diplo-matëve si të vërteta shtetërore. Ne ende nuk dimë t’i interpretojmë frazat. Me fraza bëjmë dhe historinë. Themi: Ja, ai e ka shkruar vetë! A thua se ai që e ka shkruar një frazë identifikohet gjithë jetën me të. 5-Gegnishtja apo standardi?Të dyja, ne prej kohësh jemi futur në atë që quhet në psikiatri “injonction para-doxal”, pra futemi në alternativa opozi-cionale. Të dyja, edhe jugorja dhe veri-orja, zhvilluar në nivele të ndryshme ar-simi, arti, mediash, kurse pastaj si gjuhë zyrtare e dokumenteve të shtetit, e ligjit, gjendet një zgjidhje pak a shumë unifikuese. Po si mund t’i themi një fëmije geg që gjithë ditën dëgjon diale-ktin e vet të bukur në familje, që më pas në shkollë, “stop !”, asnjë fjalë gegnisht! Ne kështu ndërtojmë njerëz të frustru-ar qysh në gjuhë. E njëjta gjë dhe me jugoren tonë, se barazimi i toskënishtes me standardin, edhe kjo nuk më duket e vërtetë. 6-Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton?Çfarë është “Shqipëri” etnike, se nuk e kuptoj? Që ne në të gjitha ato hapësira ku ka shqiptarë që jetojnë legjitimisht në trojet e tyre dhe të etërve të tyre, të mos ketë këmbë popullsie tjetër...! Të përzëmë që andej minoritarë grekë, romë, turq, boshnjakë, maqedonas, malazez etj? Të mos i lëmë as të shkol-lohen në gjuhën e tyre, as të regjistro-hen si të tillë? E di që ne të dy nuk e kup-tojmë kështu, por termi shtet etnik këtë nënkupton, shtet “etnik”, shtet “etik”, shtet “teokratik”, shtet “media-tik”!! ! Unë jam për një shtet pa mbishtesa, Shqipëria një shtet i atyre që jetojnë legalisht dhe sipas stan-dardeve juridike në këtë territor e janë qytetarë të tij. As Greqia nuk mund të jetë shtet vetëm i grekëve, as Serbia vetëm i serbëve, as Maqedonia vetëm i maqedonasve, as Italia vetëm i italia-nëve (si kombësi flas), pra as Shqipëria vetëm e shqiptarëve. Ata që krijuan shtetin shqiptar dhe themeluan kom-bin shqiptar do të tmerroheshin po të dëgjonin sot sesi i ngatërrojmë termat dhe terminologjinë politike.7-A ka një rrezik neo-otoman për

PYETSORI

Nuk ka “raca” të pastra. Ka popuj të përzierë e në ndryshim. Ilirët dhe shqiptarët nuk janë me identitet të njëjtë, sikurse italianët me romakët, sikur grekët dhe helenët

JAM PËR CAKTIMIN E NJË DATE KONSENSUALE, TË PËRCAKTUAR ARTIFICIALISHT, INSTITUCIONALISHT, DHE NË KËTË KUPTIM E MIRA ËSHTË QË TË MOS MBLIDHEN TË GJITHA FESTAT NË NJË DITË.

Page 67: Revista Mapo

67

Shqipërinë?A ka otomanë sot? Ne shqiptarët e sotëm po humbim “emrin e veprimit”. Ngaqë nuk iu vëmë dot emrin e vërtetë halleve tona, shpikim rreziqe të paqena. Thotë ndonjëri ndonjë fjalë andej nga Bosfori dhe gjithë turma e trumcakëve nis fluturimin në qiell. 8-A ka pasur një rrezik anglo-ameri-kan për Shqipërinë?Për ata që e kanë ndjerë këtë rrezik, “po” ekzistonte, puna është se pushteti në Shqipëri e identifikonte veten me Shq-ipërinë. Shqipëria është miliona herë më e përjetshme se të gjitha pushtetet e këqija apo të mira që e kanë zotëruar atë për periudha të shkurtra. Është një zonjë e madhe. Por kjo është çështje e gjerë. Unë mendoj se pas viteve ‘60 pozita gjeo-politike e Shqipërisë së izoluar iu in-teresonte të dy kampeve ushtarake. Pushteti tundte rrezikun e një sulmi nga jashtë thjesht për propagandë legjitim-uese të sundimit të vet mbi qytetarin. Kur kreu i piramidës iu kërkonte gjeneralëve të tij që të ishin të gatshëm të përballo-nin NATO-n dhe Traktatin e Varshavës, ai thjesht tallej me ta, i provonte se deri ku mund të shkonte bindja e tyre e verbër, i provokonte për t’i hequr qafe. Por ai e dinte shumë mirë sesi ishte puna. Por le të mos hyjmë këtu. 9-Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës?Më jepni një detyrë të vështirë, duhen jo një, por tri enciklopedi për këtë. Nuk kra-hasohen dot gjëra të pakraha-

sueshme. Një personalitet historik nuk e njohim dot si është në të vërtetë. Mark-sizmi dhe stalinizmi historik sot bëjnë kërdinë te ne dhe ka antikomunistë që ja-në metodologjikisht më stalinistë se stalinistët. Një personazh historik është vetëm përfytyrimi që ka kombi apo opin-ioni për ta. Jo se si është, por si përfyty-rohet nga ndërgjegjet kolektive. Ne ngatërrojmë edhe këtu çdo gjë. Është bërë lëmsh çdo gjë. Pse? Sepse mbretin Zog pasi e gjykuan barbarisht komu-nistët, kundërshtarët e tij, vetëm tani ka-në nisur ta gjykojnë historianë. Ai ka nisur të gjykohet më në fund nga historianë. Ende pasionantë, fatkeqësisht, të njëan-shëm, viktima të iluzioneve të tyre të vockla, por përsëri historianë. Enver Hox-hën e gjykojnë kundërshtarët e tij, brezi që e përmbysi regjimin e tij si të mbështe-tur në terror dhe së fundmi të dështuar, pra e gjykojnë të çliruarit prej tij. Kurse Sali Berishën e gjykojnë opozitarët dhe pasuesit, pra opinioni publik i liberalizuar, masave, dhe që ndodhet në presionin e tregut, krizës, mediave mbështetur mbi skandalin. Këtu nuk kemi pamje objektive për personazhet historikë, por gjendje konjitive të ndryshme të atyre që përfy-tyrimet e tyre i marrin për të vërteta ob-jektive. Çfarë shihni ju kur kundroni një pikturë? Pikturën? Unë shoh piktorin. Duhet shpjeguar piktori. Çfarë është ky “piktori”? Historian? Opozitar legjitim?

Turmë? Opinion Publik? Gazetar? Me thuaj kush je, të them se çfarë sheh. 10-Ballist, legalist, partizan apo asnjanës?A e ke parë filmin francez “Çiftja e vjetër”? Në kohën e luftës, një mjek paqë-sor që nuk donte të ngatërrohej me njeri, i dhënë pas profesionit të tij pëson një dramë. Nazistët i djegin të gjallë të afër-mit. Pas kësaj, ai braktis profesionin dhe nis të hakmerret pa pyetur për gjë. Nuk donte ndihmën e askujt për veprën e tij personale sepse kështu rrezikonte t’ia merrnin nga dora. Nuk donte as ndihmën e partizanëve. Hakmerrej personalisht, luftonte personalisht, bënte vetëm ale-anca të përkohshme me grupime të ras-tit, por në kokë kishte vetëm idenë e vet personale. 11-A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve?A ishte Lidhja e Lezhës vepër e Venedi-kut? A ishte Ismail Qemali vepër e aus-triakëve? A ishte Zogu vepër e Jugosllav-isë? A është Shqipëria e sotme vepër e Perëndimit? Shqipëria ka një gjeopoli-tikë miku im, ku ajo që është brenda është gjithmonë edhe një krijesë e jasht-me, dhe ajo që ndikon nga jashtë gjen ed-he një terren brenda.

Page 68: Revista Mapo

68

12-Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin?Sa herë që një mbreti i lind një fëmijë, atë nis e tradhton i vëllai. Asnjë dik-taturë, mbretëri, demokraci, parti, nuk mund të ekzistojë pa “disidentët” e vet, mund t’i quani “tradhtarë”, “të pabesë”, si të doni, edhe sot çdo Skënderbe ka Hamzain e vet pas krahëve të veta, që ka rolin e vet. Të mos bëhemi naivë. 13-Po Mbretëreshën Geraldinë?Më vjen keq për të. Ne duhet ta bëjmë të shenjtë atë grua. Bashkë me Nënë Terezën. Është një viktimë e pafajshme e historisë shqiptare. E morrm në qafë kot së koti, i shkatërruam jetën. Ajo meriton një përmendore përpara bur-rit të saj. Një shtatore mu në mes të vendit. Me atë do të dëshmonim se i ke-mi ikur një qytetërimi maçist, naciona-list etj. Do të ishte një mea kulpa ndaj të panjohurit që e kemi futur pa dashje në vorbullën e fatit tonë. E shkreta, u ngatërrua kot me ne. Më vjen keq për të kur e mendoj se mund të kishte jet-uar në ndonjë kështjellë rrethuar me pyje e lëndina, me gjah e me shëtitje me kuaj, duke u marrë me filantropi. Jemi mosmirënjohës. 14-Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?Atëherë, thua? Në radhë të parë unë isha me Juventusin, Betegën e mbaja në shtëpi me një poster gjigant. Pastaj me Partizanin. Po fole për tani, ekipet tona duken si ndeshje lagjesh në palla-tin e dikurshëm të pionierëve. Brezi juaj nuk e njeh Panon, Bizin, Shllakun, Va-son, Berishën, Ziun, Mustën, Ballukun etj., yje futbolli. Futbollistët e sotëm që

i quajnë yje të sportit botëror nuk janë asgjë para madhështisë së tyre. Këta të tanishmit telekomandohen nga shoqëritë e basteve. Ose janë më shumë billborde publicitare. Por, nuk i di brezi juaj ca gjëra. Nuk keni faj. 15-A është frymëzuese figura e Krish-tit?Për mua, jashtëzakonisht shumë. Por, Krishti që kam unë në kokë nga studi-met e mia nuk besoj se është njësoj me atë të ndonjë besimtari të meshës të së dielës.16-Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti?Mendon se ka ndonjë njeri që mund ta masë këtë ? Do të kishte qenë vetë Zo-ti. Vetëm ai mund ta bëjë këtë. 17-Besëtytnitë: i njihni, i sundoni apo ju sundojnë?Më sundojnë, sikurse edhe ata që kuj-tojnë se janë të lirë prej tyre. Unë jam i lirë nga skllavëria sepse e kuptoj që jam skllav. Të tjerët janë skllevër pa e ditur. Po çfarë të keqe kanë besëtyt-nitë? Ku ka jetë sociale pa to... 18-Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin?I biem në qafë kot. Meqë e mbrojti dhe e lartësoi kot e më kot historiografia komuniste dhe regjimi komunist, duket sikur bëjmë ndonjë përmbysje të mad-he kur tregojmë se lëvizja e tij dhe ai vetë nuk ishin fare ashtu. A thua se do shumë mend për këtë gjë. Ishte fana-tik, kërkonte Sulltanin, ishte pa kulturë, analfabet, i dhunshëm, qesharak, krim-inal, mbase, kundër pavarësisë, analfa-bet, e çfarë pastaj? S’më keni thënë gjë deri këtu. Dihen këto. Pse si ishin fshatarët që bënin revoltat e shekullit

16 në Gjermani? Si ishin husitët? Si ishin fshatarët e Vandesë që luftonin kundër revolucionit francez në emër të Mbretit?

Shpirti i popullit është si i njeriut,

ka egërsinë e vet, inatin e vet, idiotësitë e veta, hakmarrjen, kokëfortësinë e vet. Por, pa to njeriu nuk jeton dot. Të shpjegosh – dakord, të shash, gjëja më e lehtë në botë. 19-A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht in-diferencës fetare të shqiptarëve? Jo. Indiferenca fetare është një term që e kuptojmë ne sot, aq më shumë pragmatizmi, Që filozofikisht i takon fundit të shekullit ‘19. Ku dinte Skënder-beu çfarë ishte pragmatizmi apo in-diferenca fetare? Këto janë emra që ne iu vëmë akteve historike të së shkuarës. Nuk ka rrugë tjetër. Ne e njo-him historinë duke e shtrembëruar fa-talisht atë, pra duke e futur në kallëpet tona mendore të sotme. 20-‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë?Emigrantët kanë përfytyrimet e tyre për rolin që luajnë në histori. Të dyja. In-spirimet ideologjike shqiptarëve gjith-monë iu kanë ardhur nga jashtë.21-Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar?Kjo formulë është një tautologji. Feja është feja, kurse identiteti shqiptar është identiteti shqiptar. Puna është të dimë se çfarë është shqiptaria? Çfarë është italiania, greqizia, kinezia, gjermanizia? Ka burrë që e gjen këtë? Kur dy vetë nisën para ca kohësh të de-batojnë mes tyre se çfarë është shqip-taria, prodhuan kaq sherr, inate, për-çarje dhe keqkuptime, saqë po ta ndiqje atë sherr në distancë, mund të thoshe (pot ë niseshe nga ai debat) se shqiptaria është të zihesh me vëllaun tënd për gjëra të kota, duke prodhuar sherre që hapen si valët pasi dikush hedh një gur në liqen. 22- Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes! Për Shqipëri apo, për Zotin?Më shumë “Për Zotin!” 23-Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse?Edhe në historinë e Perëndimit, vetëm aristokratët dhe ca intelektualë të vi-dhisur nga mendtë njihnin duelin si vlerë aristokratike. Masat kur lanin hesapet në mënyrë individuale godis-

PYETSORI

Krishti që kam unë në kokë nga studimet e mia nuk besoj se është njësoj me atë të ndonjë besimtari të meshës të së dielës.

Page 69: Revista Mapo

69

nin me pritë, për shembull duke i gjuajtur tjetrit me një shishe birre bosh sapo dilte nga pijetorja e fshatit. Përse të mbetemi rob i përkeqësimit të rastit to-në? Çfarë antropologjie kemi zhvilluar për veten! Ka ardhur koha t’i vëmë ca pi-ka mbi «i». Prita shpesh te ne ishte e rregulluar me norma kanunore ose etike të qarta. Kjo kishte një rëndësi shumë të madhe për atë kohë. Sikurse edhe dueli. Dueli apo prita janë taktika eliminimi të tjetrit. Është njësoj si të diskutosh sot sesi është më mirë: dënim me varje, me karrige elektrike, me pushkatim? Këto janë mjetet e eliminimit. E drejta është tjetër gjë. Në atë kohë rëndësi kishte të dihej nëse këto bëhen sipas normave apo jo. Nuk e njohim në mënyrë kompar-ative historinë tonë. Historia e institu-cioneve të së drejtës te ne ka ngelur ende rob i një mendësie me të cilën jam ndarë përfundimisht. 24-A është Kanuni libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë?Nuk e di që Kanuni është libër. Është një kulturë orale. 25-A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’?Pyes më shumë: Si ta bëjmë këtë vend?26-Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shq-iptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni?Më vjen mirë kur ka njerëz që ndihen mirë, a është mirë t’ua thuash të tjerëve këtë gjë? Këtë nuk e di. Mua më rrëqeth ideja që kur jam mirë t’ua them të tjerëve: Ej, dëgjoni, unë jam mirë! E çfarë pastaj? Përse t’i agresoj të tjerët, që në atë çast mund të mos jenë mirë ? 27-Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse?Po përse vetëm njëri prej tyre? 28-Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe, a ekziston e djathta shqiptare ?E djathta është një koncept në shumës jo në njëjës, ka të djathtë liberale, kon-servatore, populiste, fetare, të tokës, aristokratike, nacionaliste etj. Tani par-titë janë bërë gjithnjë e më shumë maki-na për të mbledhur vota sesa të kenë identitete politike të qarta. 29-A shihni vazhdimësi të PPSH në PSSH?Ne ende nuk kemi dalë si shoqëri nga legjitimitete të ardhura nga e shkuara. Jo më një parti e vetme.

30- 1913, 1939, 1944, 1997…cilin do kon-sideronit ‘Vit të mbrapshtë’?Unë nuk e di se çfarë do të thotë termi “Vit i mbrapshtë”. Kam përshtypjen se është metaforë letrare, jo instrument për të gjykuar historinë. 31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë?E pse duhet medoemos të mbijetojë? Kriza e tij është e paparë në formën e vet në letër. Kurse në format numerike nuk është shkrimi që është vënë në diskutim, është agjencia mediatike si gazetë që ndodhet në një fazë “vdekjeje klinike”. Unë kam idenë se bartësit e informa-cionit dhe të dijes lindin dhe humbin funksionet: Në fillim klani, pastaj shteti, pastaj polisi, pastaj institucionet fetare, pastaj universitetet, pastaj mediat e shkruara, të gjithave këtyre agjencive iu ka kaluar koha. Tani jem te web 2.0. Kush nuk e sheh këtë, është si ai i sëmuri me infeksion që infekton gjithë dynjanë. Nuk e shikon se çfarë po i bën shoqërisë shtypi ynë në krizë, që nuk e kupton se kriza e tij nuk matet me renditje poshtë apo sipër Ganës, por me një krizë të rëndë strukturore. Jemi në një fazë rev-olucioni kulturor gjigant të përbotshëm, ku shtypi i shkruar fatkeqësisht, për herë të parë, ndodhet në anën e forcave konservatore që pengojnë, sepse qan hallin e mbijetesës së vetes. 32-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt?Çfarë ka përtej botës iluzore që ka kri-juar arsyeja, shqisat, shkolla, shkenca, politika, edukata? Çfarë ka përtej botës njerëzore? Çfarë është QENIA, nga kemi ardhur e ku do të shkojmë? Nuk ia bëj as-një njeriu, se nuk dua të shqetësoj njeri. Aq më shumë se nuk pres përgjigje nga njeri. Atij që mund t’ia bëja, Krijuesit, jam kaq i vogël, pa vlerë dhe mëkatar, saqë as pretendoj të kem kontakte me të. Për-balloj si mundem pa u qarë, plot gëzim, e trishtim, fatin tim në një botë që as e kuptoj e as do të arrij ta kuptoj ndon-jëherë. Shkrihem gazit me ata që në de-lire skizofrenie arrijnë të shpjegojnë gjithçka. Ngatërrojnë bindjet e tyre me kuptimin e botës. Ha ha ha! 33-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë?Sa orë larg është që këtej qyteti më i afërt?

@LUTFIDERVISHI Kërkohet prej muajsh kandidati për President. Nëse nuk gjendet, do të shtohet në listën e dështimeve të policisë!

@SOKOL BALLA Javën e kaluar Rama. Të dielen Berisha, sot Topi. Të gjithë në “garë” për votën e të persekutuarve. Të pakten tani ka një “garë”... @ANDISHARASANI Besoj se as në Korenë e Veriut njerëzit në sallë nuk duartrokasin e brohorasin kur personi që mban fjalim thotë togfjalëshin: Barazi Gjinore!!!! @DRITAN_LACI Kush mund të thotë sa përqind e drejtuesve të stafeve akademike nuk ndryshon? Mbi 80% nuk ndryshon. Kjo është demokraci & zhvillim. @CLEILACONTI Kur e kupton që ndihmë nuk të jep askush dhe se vdekja e një njeriu mund të vendoset edhe nga indiferenca...më mungon fryma, ju betohem.. @ARDITRADA Twitter pati probleme për 5 minuta. Alarmohet Partia Socialiste. @KLUBIIMENGJESIT Ç’lidhje kanë Google dhe Fatos Lubonja? @BESART KUJDES: Mos vidhni!!!! Qeveria e Kosovës urren konkurencën. @GJERGJDOLLANI Nqs keni nevojë të shtoni nja ca kile, gjeni një punë të stresueshme. @ERIONBRACE “Të majtë” si nevojë për ca vota më shumë? Apo “të majtë” si nevojë e shoqërisë?

Page 70: Revista Mapo

70

AGRON DOMI”Njeriu për njeriun është lezhjan”, kështu i ka pas thonë Ndoci një mikut tim (Th.N.) dikur nga viti 1989-90. Po sot mund të upgrade-ohemi pa frikë që Njeriu për njeriun është shqiptar.

MARSEL LELANdërkohë më telefonon një mike... Ajo: ku je? Une: fizikisht, në banjo. Shpirtërisht, kujdes se m’shkele.

BETI NJUMAI erdhi dita dhe Dash Shehit të hapi lajmet te Klani!!!!!!

ERION HABILAJUrimi për mësuesit: Mbahuni këtë vit, se vitin tjetër kemi zgjedhje e do jeni mirë!...:P

ARDIT RADASi pedagog i jashtëm në Facebook, e meritoj një lule për 7 mars sot.

FABIOLA HAXHILLARIDilemë: Mos ndoshta mendimi im se arsimin në Shqipëri e kemi në pikë të hallit ndihmon Serbinë??? Boooo....

IRENA SHABANIKam bërë hapa të mëdhenj drejt Ezelit, kam ca që mësova se Ezel qenka mashkull, jo femër :)

SHPEND LIMONIXhejms Berisha në Gjilan- nuk po kuptoj pse duhet me u torturu edhe me këtë lajm..

ARDIT RADAMos e shihni Top Story-n sonte se është Kreshnik Spahiu.

ANILA BASHANe dolëm nja 2 milionë e ca shqiptarë sipas INSTAT. Kreshniku thotë se 1 milion do jenë me AK. Po këto partitë e tjera kanë ndonjë mbështetës se s’po kuptojmë gjë?

ARTAN GJERGJI... Karta anëtarësie për të tërëëëë ..... një biznesmen mund të blejë 10.000 karta anëtarësie t’ua shpërndajë punonjësve të vet (që i bie t’i bëjë anëtarë me zor) ..... na thotë Ismail Qemal Spahiu ......

MARSEL LELADuhet ta keni vënë re se pas çdo zbulimi të rëndësishëm ka gjithnjë emra izraelitesh

ELONA MEÇONjë media e lirë mund të jetë e mirë ose e keqe, por pa liri, një media nuk është veçse e keqe!

NAMIR LAPARDHAJAÇunat e PDIU-së do bënin mirë të lexonin ndonjëherë edhe ndonjë poezi të Bilal Xhaferrit...

WWW.MAPO.AL

Fotografi zyrtar i parkut-Merlindino

Albania-Kukës-julukustavisuomi

Këmbë të vogla-Genta Pushka

Portreti i një burri - D J Clark

Kenaqësi edhe nga betoni - Ared T

Exept My Life!-Klodiana Alia

Peshkatari-Rybak Niedaleko

Page 71: Revista Mapo

71

Albania-Kukës-julukustavisuomi

Portreti i një burri - D J Clark ECON

OMIC

US

A ZVOGËLOHET MORALI KUR SHTOHET PASURIA APO PUSHTETI?Largimi nga morali dhe etika duket më i lehtë kur ndihesh i pasur apo i pushtetshëm. Kjo shpreh justifikimin ndaj fajit, gabimit apo “përfitimit që të takon” duke u ndjerë i pandëshkueshëm dhe i pacenueshëm ndaj atyre që janë thjesht “popull”.

ADRIAN CIVICI

A na bën të qenit më i pasur, të bërit pjesë në një shkallë më të lartë soci-

ale apo rangu politik më pak të mor-alshëm dhe më pak etikë? Vështirë të je-pet një përgjigje a priori për një dukuri që bën pjesë në një fushë specifike si ‘ekonomia e sjelljes’. Dhe kjo, aq më tepër që ekonomia dhe sjelljet e kushtëzuara nga statusi ekonomik janë konsideruar vazhdimisht si një shkencë apo disiplinë që nuk e ka luksin dhe mundësinë që të eksperimentojë gjatë analizave dhe studimeve të saj. Duke mbetur në kufijtë e personazhit steriotip homo economic-us ajo i studion raportet e njeriut me pa-surinë në “mënyrë të pastër” në fokusin e marrëdhënieve të tyre me tregun, me çmimet, me dobinë dhe fitimin, duke ia lë-në disiplinave të tjera ‘çështjet e moralit dhe etikës’. Por, ekonomia eksperimen-tale dhe psikoekonomia duket se po kërkojnë të futen më thellë në kuptimin e ‘kontradiktave që ekzistojnë ndërmjet el-itave/shtresave ekonomikisht të pasura dhe “popullit” apo “masës së varfër, pse jo dhe të mesme”. A ekziston një lidhje e drejtë korrelative sipas së cilës “sa më tepër shtohet pasuria apo dhe pushteti, aq më tepër zvogëlohet morali dhe etika në sjelljet tona?”.

Kësaj dileme tenton t’i japë përgjigje një studim i përbashkët amerikano-kana-

dez i botuar në revistën shkencore Pro-ceedings of the National Academy of Science (PNAS) i muajit shkurt 2012, i cili nënvizon qartë ekzistencën e një lidhjeje negative ndërmjet ngritjes në hierarkinë sociale dhe sjelljes individuale. E shpre-hur në mënyrë më direkte kjo “përkthe-het” pak a shumë kështu: sa më shumë që dikush avancon në pasurimin apo sta-tusin e tij social, aq më shumë ai është i predispozuar që të sillet në një mënyrë më pak etike e morale, aq më pak men-don se duhet të zbatojë disa rregulla e kërkesa etike që deri në këto çaste i ka respektuar apo i vlerëson si të dobishme. Ekipi amerikano-kanadez i bazuar në uni-versitetin e Berkeley (Kaliforni) ka punu-ar në shtatë pista apo dosje të ndryshme eksperimentale, të cilat “çuditërisht” ka-në përfunduar në të njëjtat konkluzione.

Fjalët çelës që shpjegojnë këtë ten-dencë apo kurbë rritëse të re sjelljeje duket se janë “ambicie” dhe “përfitim”. Si-pas autorëve, mjafton që të rrish disa minuta në një semafor në kryqëzimet kryesore të një qyteti dhe mund të kon-statosh se si makinat shkelin rregullat e qarkullimit dhe prioritetet e kalimit. E njëjta gjë edhe nëse vëzhgon reagimin e kalimtarëve kur makinat iu presin rrugën apo i pengojnë të kalojnë normalisht në vijat e bardha. Në të dy rastet, eksperi-mentuesit i kanë ndarë makinat në pesë kategori, nga veturat e vjetra e shumë të përdorura (grupi 1) e deri tek veturat e luksit apo fuoristradat moderne (grupi 5). Rezultati: mbi 30% e veturave të gru-pit 5 i shkelin rregullisht rregullat e qa-rkullimit, ndërkohë që për grupet e “ulë-ta” 1 dhe 2 kjo shifër është katër herë më e vogël, dhe tri herë më e vogël për gru-pet 3 dhe 4. I njëjti korrelacion konstato-het dhe kur bëhet fjalë për të respektuar prioritetin apo “respektin” për këmbë-sorët. Veturat e kategorisë 5 janë më të rrezikshmet dhe më “indiferentet” për-ballë kalimtarëve. Por, jo në të gjitha ras-tet janë të pasur ata që zotërojnë apo përdorin një makinë luksi. Grupi i dytë i përdoruesve të tyre, që është dhe më i konsiderueshmi, përbëhet nga tri kate-gori që secili nga ne i ndesh çdo ditë ed-he në rrugët e Tiranës: nga njerëz që kërkojnë të blejnë apo e kanë blerë sta-tusin e tyre social si nëpërmjet një pa-surimi të shpejtë e shpesh të dyshimtë, ashtu dhe nëpërmjet sakrificave për të pasur një “veturë klas”; nga njerëz që kërkojnë të demonstrojnë forcë dhe au-toritet duke iu imponuar me dhunë shoqërisë; dhe njerëz të pushtetshëm të politikës dhe administratës së lartë që nuk pyesin për rregullat sepse janë liderë apo udhëheqës dhe iu takojnë privileg-jet, qofshin këto dhe si mungesë totale

etike qytetare.Përtej këtyre konstatimeve të përdit-

shme, eksperimenti social shkon akoma më tej. Individë të shumtë u pajisën me formularë dhe u vunë përballë një zgjed-hjeje me disa mundësi apo skenarë: të re-alizosh një objektiv kundrejt disa nive-leve të abuzimit moral e etik, të përfitosh një shërbim apo send në kurriz të të tjerëve, të zhvillosh një negociatë në shërbimin tënd duke mos iu thënë të tjerëve gjithë të vërtetën, të fshehësh defektet e tua profesionale nëpërmjet një CV të “rregulluar” etj. Rezultati ishte “spektakolar”: në shumicën dërrmuese të rasteve u evidentua një korrelacion i qa-rtë ndërmjet statusit social dhe aftësive apo kapacitetit të secilit për të “shkelur” e “neglizhuar” rregullat morale e etike. Më shumë se kaq. Hipoteza vërtetohet dhe nëpërmjet një shembulli tjetër. 200 njerëz u vunë individualisht dhe në mënyrë të fshehtë përballë një loje fati informatike, nëpërmjet së cilës duhet të grumbullonin një sasi të caktuar pikësh, dhe për këtë më të mirët do të s h p ë r b l e h e s h i n f i n a n c i a r i s h t n ë përputhje me deklarimin e lirë të secilit për pikët e mbledhura. Rezultati: mbi 60% e atyre që deklaronin shifra të larta mbi 20 pikë iu përkisnin shtresave të pasura apo të pushtetshme të shoqërisë, ndërkohë që loja ishte programuar në mënyrë të tillë që maksimumi i pikëve të mos kalonte 20.

Morali i gjithë kësaj “filozofie vepri-mi” del qartë: pavarësisht efekteve dhe veprimeve të ndikuara nga mosha, feja, etnia, shkollimi, seksi apo orientimi poli-tik, “largimi nga morali dhe etika duket më i lehtë kur ndihesh i pasur apo i push-tetshëm mbi shoqërinë”. Arsyeja? Më shumë se gjithçka përgjigjen studiuesit, kjo lloj sjelljeje ka të bëjë me perceptim më justifikues e të favorshëm ndaj fajit, gabimit apo përfitimit “që të takon” duke u ndjerë i pandëshkueshëm dhe i pacenueshëm, duke e vendosur veten mbi të tjerët që janë thjesht “popull” apo “njerëz pa identitet të spikatur”. E kraha-sueshme me filozofinë e një anektode që i shkon shumë për shtat këtij reflektimi. Në një kishë po i luteshin Zotit një bi-znesmen dhe një lypës. Biznesmeni po lutej që Zoti ta ndihmonte në një biznes ku ai mund të fitonte disa qindra mijëra dollarë, ndërsa lypësi po kërkonte vetëm 10 dollarë që të përballonte nevo-jat e ditës. Në një moment biznesmeni i drejtohet lypësit me arrogancë dhe i thotë: na 20 dollarë dhe ik që këtu, mos e mërzit Zotin me kërkesën tënde pa vlerë, në qoftë se ka ndërmend të japë gjë, le të ma japë mua! Çfarë cinizmi ed-he në raport me Zotin!

Page 72: Revista Mapo

72

Iva Tiço / Fotot: Armand Sallabanda

Një ish-drejtor i kapur robNga pasioni për bujqësinë që e ka shpërngulur në fshat. Por mbi të gjitha, nga ethet për të ngjitur lartësitë që po e shpien drejt Everestit. Gjergji Bojaxhi rrëfen se e bren ndërgjegjja për kohën e pakët të leximeve. Ndryshe nga njëherë e një kohë kur...

Page 73: Revista Mapo

73

Page 74: Revista Mapo

74

ë në fund mund të thuhet që Gjergji Bojaxhi ia ka dalë të jetojë në shtëpinë e vet ideale – larg Ti-ranës, pranë liqenit të Farkës, në mes të gjelbërimit dhe hapësirës dhe jo brenda ndonjë fshati me

vila të rrethuara e të rregulluara nën shembullin e periferive amerikane. Ka jetuar dikur në një lagje të atillë kur jetonte në Washington, kthimin në Shqipëri ai e donte veçse të tillë, në një shtëpi që ta ndërtonte vetë, në një tokë ku fqinjët janë larg dhe me një oborr me të gjitha llojet e kafshëve dhe bimëve...U bënë tashmë disa muaj që bashkë me gruan, Jolën dhe dy fëmijët, Aleksandrin dhe Anën, ai është shpërngulur nga apartamenti në qendër të Tiranës, në shtëpinë e bollshme të Farkës, por siç ndodh gjithmonë me shpërngul-jet e këtilla, gjërat nuk janë sistemuar deri në fund, ka gjith-monë një kuti për të boshatisur apo ndonjë qoshk të pasiste-muar...Sidomos në njërin prej ambienteve, ku përgjegjësia, më shumë sesa mbi Jolën bie mbi Gjergjin. Bëhet fjalë për studio–bibliotekën, pjesën që për momentin është më e pashfrytëzuara prej Gjergji Bojaxhiut, jo sepse pasioni i tij prej fermeri dhe mbjelljet e pranverës e kanë konkurruar dëshirën për ta kaluar kohën me lexime, por sepse sfida e tij e re, ngjitja që do zhvillojë pas disa javësh në Everest, i kanë marrë gjithë muajt e fundit. Teksa pozon për revistën dhe fil-lon të endet nëpër kujtime, në kërkim të atyre kohëve kur pasioni për alpinizmin nuk ishte një “punë” e përditshme por thjesht një sport i ushtruar hera-herës, Jola dhe fëmijët po bëhen gati për një udhëtim që gjithë familja do bëjë gjatë fundjavës në Valbonë. Familja do e shoqërojë ndërsa Gjergji do të vijojë stërvitjen bashkë me grupin e alpinistëve, me të cilët prej disa muajsh kanë synimin e përbashkët për të ngji-tur majën më të lartë të botës. E ndoshta vetëm kur ky mis-ion të jetë kryer, Gjergji do mund të gjejë sërish atë kohën dhe paqen e dikurshme për t’iu përkushtuar bibliotekës, li-brave dhe leximeve thjesht për kënaqësi, siç nuk ka bërë prej vitesh, që me rikthimin në Shqipëri, kur fillimisht problemet

e energjisë, ndërtimeve pa leje më vonë, e bënë të njohur në sytë e të gjithëve si drejtorin me dorë të fortë.

Tregim për një djalë “të mirë”E megjithatë ka qenë një kohë, kur nga një ekskursion në

tjetrin, bashkë me të atin alpinist nga profesioni, Gjergji Bo-jaxhi leximin e kishte aktivitetin e vet të preferuar. Vite më vonë, kur zgjodhi të studionte në një nga kolegjet më të mira të Amerikës, St. John’s College, kur u gjend përpara një liste leximesh të detyrueshme që në Shqipëri nuk ishin në pro-gram as në degët e specializuara, do ta kuptonte se sa të mangëta kishin qenë leximet e tij të dikurshme.

Por në Tiranën e fillimviteve ’80, kohë në të cilën kaloi fëmijëria dhe paraadoleshenca e tij, Gjergji ishte një nga më të lexuarit e kohës. Fillimisht kujtimet e leximeve i vijnë përmes orëve që prindërit, gjyshërit apo hallat e kalonin duke i lexuar. “I pari libër që kam lexuar ka qenë një me përralla i il-ustruar, por kot sa të përpiqem, nuk e mbaj mend fare as si e kishte emrin dhe as se për çfarë fliste”.

Gjithsesi, nga ajo kohë kujton se drejt librave nuk shkon-te i detyruar nga prindërit, përkundrazi, kishte një zell të ve-tin. “Mbaj mend kur isha rreth 6 vjeç, akoma nuk kisha hyrë në klasë të parë, ishim për disa ditë tek shtëpia e gjyshes në Patos. Një kushëriri im, në të njëjtën moshë, gjithashtu kishte ardhur nga Tirana. Ai filloi të lexonte pjesë nga një gazetë (mos më pyet sepse nuk e mbaj mend çfarë). Unë u befasova dhe e ndjeva veten shumë keq, që pse ai dinte dhe unë jo. Fak-tin që ai e kishte motrën dy vjet më të madhe dhe e kishte ndihmuar ajo të mësonte përpara se të shkonte në klasë të parë, nuk e gjeja të pranueshëm. Nga ai moment fillova të mësoj shkronjat dhe të lexoja përpara se të filloja klasën e parë. Nga ai moment nuk kam reshtur së lexuari, deri sa u ktheva përfundimisht në Shqipëri në 2005”.

Me gjithë këtë ambicie fëminore, për të mos mbetur kurrsesi prapa të tjerëve, për Gjergji Bojaxhiun dëshira për të lexuar ishte një prirje që fatmirësisht kishte gjetur mbështetje në familje. “Im atë ishte i apasionuar pas librave

“Im atë ishte i apasionuar pas librave dhe në fund të viteve ‘80 kishim rreth 1800

libra në shtëpi. Të gjithë ishin të stampuar “Biblioteka Aleksandër Bojaxhi” dhe të

kataloguar me rekomandim për moshën përkatëse kur mund të lexohej libri”

Page 75: Revista Mapo

75

dhe në fund të viteve ‘80 kishim rreth 1800 libra në shtë-pi. Të gjithë ishin të stampuar “Biblioteka Aleksandër Bojaxhi” dhe të kataloguar me rekomandim për moshën përkatëse kur mund të lexohej libri”. Gjatë pushimeve verore prindërit i caktonin Gjergjit edhe atë “kapicën” e librave që duhej të lexonte. Ndër ta ishin edhe librat që i kërkonte programi shkollor (“kjo lidhej me faktin se im atë e njihte programin shkollor”).

Nga ato pushime të kaluara mes lodrave dhe prapë-sive të moshës dhe leximeve, Gjergji sot e kësaj dite mban mend dy gjëra: “E para ishte se shpeshherë zhyte-sha aq shumë në lexim, sa rrija deri natën vonë, dhe kjo më shkaktonte probleme me zgjimin në mëngjes për në shkollë. Puna përfundonte keq, pasi zgjohesha me ndonjë filxhan uji të derdhur në kokë. E dyta ishte fakti që në përgjithësi, edhe shoqëria e lagjes, edhe ajo e shkollës përbëhej nga djemtë ‘e shkathët’ dhe jo nga djemtë ‘e mirë’. Siç mund ta merrni me mend, këta djem-të ‘e shkathët’ nuk ia theknin shumë për të lexuar libra, prandaj dhe botën e leximit e kam përjetuar më shumë brenda vetes dhe fare pak e kam diskutuar me të tjerët”.

Një shkollë enkas për tëNatyrë përgjithësisht fjalëpak, nuk mund të pritej

që Gjergji Bojaxhi të shtrohej e të fliste gjerë e gjatë për leximet. Nuk e ka bërë kurrë, as me shokët dhe as me të vëllanë, dy vjet më të vogël, i cili meqenëse apartamen-ti ku jetonin asokohe ishte shumë i vogël, çdo natë duhej të shkonte të flinte tek e gjyshja, e cila banonte fare pranë. “Besoj se ata që janë pak a shumë të një moshe me mua, e kujtojnë fare mirë sa të vogla kanë qenë sipër-faqet e apartamenteve të asaj kohe, vendi nuk mjafton-te kurrë. Numri i librave në familje ishte aq i madh, sa “biblioteka” ishte e ndarë në dy pjesë dhe pjesa e dytë ishte e vendosur te shtëpia e gjyshes. Kurse ajo që mund të quhej ‘biblioteka ime’, ishte një raft i strehuar brenda asaj të prindërve”.

“Mbaj mend kur isha rreth 6 vjeç, akoma nuk kisha hyrë në klasë të parë, ishim për disa ditë tek shtëpia e gjyshes në Patos. Një kushëriri im, në të njëjtën moshë, gjithashtu kishte ardhur nga Tirana. Ai filloi të lexonte pjesë nga një gazetë (mos më pyet sepse nuk e mbaj mend çfarë). Unë u befasova dhe e ndjeva veten shumë keq, që pse ai dinte dhe unë jo.

Page 76: Revista Mapo

76

Ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë të asaj moshe, që e zbulonin botën përmes librave për të rritur, Gjergji mund të quhej pak a shumë i bindur ndaj rregullave që i kishte vënë i ati. “Im atë i kishte të skeduar librat dhe njëherësh për se-cilin libër ishte caktuar mosha për ta lexuar. Kjo sepse ai mendonte që çdo libër kërkon një moshë të caktuar për ta kuptuar mesazhin që përcjell autori. Kjo, si dhe fakti që bib-lioteka kishte bollëk librash, nuk e bënin shumë të nevojshme leximin e librave për të rritur”.

Gjithsesi, rritja e tij përkoi me ikjen nga Shqipëria në fil-lim të viteve ’90. Vetëm pasi të përvetësonte mirë anglisht-en dhe të regjistrohej në kolegj, do ndryshonte jo vetëm tematikën e leximeve por edhe mënyrën sesi lexonte. Nëse deri në atë kohë lexonte thjesht për t’u zbavitur, pa bërë shënime apo pa i përthyer fletët e librave, në kolegj do i kthe-hej në domosdoshmëri. “Faza e dytë e leximeve të mia, e ci-la i takon periudhës së Universitetit, përkon me shumë shënime dhe nënvijëzime në libra, pasi shumica e librave ishin filozofikë dhe pritej të diskutoheshin në formë semi-nari në klasë. Përgatitja serioze nuk ishte e mundur pa shënime të tilla. Faza e tretë, e cila përkon me studimin për master, përsëri ka përfshirë shumë shënime e nënvijëzime, pasi edhe leximet e kërkonin këtë gjë. Kjo është një periud-hë e mbushur me lexime, kryesisht të politikave në përgjithë-si dhe politikave sektoriale në veçanti”.

Por ndryshimin më të madh në lexim Gjergjit ia solli pikër-isht gjuha, leximet e mëvonshme, deri sot e kësaj dite ai i ka vetëm në anglisht: “Nuk kam filluar të lexoj në anglisht deri sa jam larguar nga Shqipëria në fillim të viteve ‘90. Megjithatë, mësimin dhe përvetësimin e plotë të anglishtes ia rekomandoj çdokujt, jo për faktin se do t’i ndihmojë të gje-jnë një punë më të mirë, apo thjesht të komunikojnë me disa të huaj, por për faktin se e shoh anglishten si çelësin e derës për të hyrë në bibliotekën më të madhe që ka pasur ndon-jëherë civilizimi njerëzor, së paku deri më sot”.

Në këtë gjuhë ai njohu klasikët e mëdhenj, të parapëlqyer-it e tij edhe sot e kësaj dite kur bëhet fjalë për letërsinë ar-tistike. Një listë që fillon me Iliadën dhe Odisenë e Homerit, për të përfunduar me më “modernët”, si Niçe, Frojdi etj. “Sistemi në këtë shkollë ishte i ndërtuar rreth leximit dhe jo provimit. Besoj se e kuptoni që kisha gjetur shkollën që më përshtatej. Një mënyrë tjetër për të ta përshkruar periud-hën katërvjeçare në shkollë është e tillë: mendo një ditë të nxehtë vere, je pranë një pishine dhe vendos të hidhesh/zhytesh në ujë dhe të dalësh me not zhyt në anën tjetër të pishinës. Kjo është mënyra si e kam përjetuar këtë periud-hë: të plotë nga ana akademike, sociale dhe sportive”.

Kohë e (pa)mjaftueshmeIshte shkolla tipike për një njeri si Gjergji Bojaxhi, me një

regjim akademik nga ai që çdo ditë përpiqet të induktojë tek dy fëmijët e tij të vegjël. Është ndër të paktët prindër që ia del më së miri në ditët e sotme t’u kufizojë të vegjëlve ora-rin e kaluar përpara televizorit apo kompjuterit dhe të arri-jë t’iu fusë në gjak dëshirën për natyrën, alpinizmin dhe li-brat. Siç ka bërë dikur dhe i ati me të. Sigurisht që do donte për ta një shkollim të ngjashëm me të tijin, një shkollë ku ata të mësojnë të arsyetojnë përmes leximeve.

Nga ajo listë e gjatë “e detyruar” e kohës së kolegjit, në nxitim e sipër, teksa familja përgatitet për ekskursionin në Valbonë, Gjergji nxjerr dy libra. “Ndonëse të gjithë kanë qe-në të mrekullueshëm, unë do përmend vetëm dy. Njëri është ‘Lufta dhe Paqja’, i Tolstoit, që më ka mbetur në mend për mënyrën sesi jetët e njerëzve në një kohë kur një shoqëri është në krizë/luftë lëvizin pa kontroll dhe gjendesh pak si në një furtunë në det, ku dallgët dhe jo njeriu në to vendosin se në ç’pjesë të bregut do përfundosh... Kjo të kujton paksa dhe Shqipërinë e këtyre njëzet viteve”. Kurse libri tjetër është “Jetët”, i Plutarkut, ku trajtohen jetët dhe karakteret e udhëheqësve/politikanëve të periudhës greke dhe romake. Për Gjergji Bojaxhiun, libri është i ndërtuar për të krahasuar dy ose më shumë figura me njëra-tjetrën. Kontrasti midis Katos (një republikan i dedikuar) dhe Cezarit (krijuesi i siste-mit perandorak romak), gjë që për të është mjaft mbresëlë-nëse. “Cezarin e kam kuptuar, por zemrën e kam pasur gjith-monë me Katon. Sot Shqipëria ka nevojë për shumë Kato dhe mundësisht Cezarët të bëjnë ca kohë pushime të gjata”.

Por për momentin, ai që po bën ca “pushime” nga jeta pub-like është Gjergji Bojaxhi. Cezarët dhe Katot vijojnë të jenë të pranishëm në ekranet e televizorëve, ndërsa ai bëhet ga-ti për ngjitjen në Everest. Madje këtë vit ka lënë pas dore edhe të mbjellat, edhe ullinjtë, bile edhe disa libra për për-gatitjen e bukës, të cilat i ka pasur mjaft përzemër vitet e fundit. Librat kanë qenë të parët që janë postuar, jo vetëm për shkak të alpinizmit: “Që pas kthimit në Shqipëri në vitin 2005, fillimisht në Ministrinë e Energjetikës e me radhë në KESH apo Policinë Ndërtimore, më ka brejtur vazhdimisht ndërgjegjja për kohën e pakët që i kam kushtuar leximit. Më ka brejtur madje më shumë për këtë sesa për ndonjë gabim që mund të kem bërë në administrimin publik të kompanisë apo institucioneve që kam drejtuar”.

Nga ajo listë e gjatë “e detyruar” e kohës së kolegjit, në nxitim e sipër,

teksa familja përgatitet për ekskursionin në Valbonë, Gjergji

nxjerr dy libra. “Ndonëse të gjithë kanë qenë të mrekullueshëm, unë

do përmend vetëm dy...

Page 77: Revista Mapo

77

Page 78: Revista Mapo

78

SI TA PAJTOJMË ISMAIL QEMALIN ME ESAT PASHË

TOPTANIN?Kur jemi në vitin e 100-të të shtetit të pavarur shqiptar duket se ‘emergjencat’ politike nuk kanë ndryshuar dhe aq. Në këtë

kapitull të shkëputur nga libri ‘Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha (1912-1914)’ i historianit Arben

Puto, që MAPO ofron si dorëshkrim, dhe që do të hidhet në treg së afërmi nga shtëpia botuese ‘Toena’, do të gjeni situata

familjare ose njëfarë deja vu-je të aktualitetit. Aty jepen përpjekjet e KNK (Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit) ose

‘koncertit europian’ për të sjellë kuptim e pajtim mes faktorëve politikë të kohës, më saktë Kryetarit të Qeverisë,

Ismail Qemali që ushtronte kontroll në një pjesë të Shqipërisë (jug) dhe Esat Pashës me ndikim në Durrës e përreth.

Dorëshkrimi

Page 79: Revista Mapo

79

Debati rreth njohjes së Qeverisë së PërkohshmeNë seancën e dytë të KNK, më 18 tetor, për qëndrimin kundrejt Qeverisë së Vlorës, u dis-kutua në një mënyrë më të plotë dhe të drejt-përdrejtë. Duke lënë mënjanë njëherë për njëherë çështjen e emërimit të delegatit shq-iptar, Leoni, i përkrahur dhe bile i nxitur nga Petroviçi, shtroi çështjen “e pajtimit të I. Qe-malit dhe E. Toptanit”. Me sa duket ky ishte një plan i Ballplatzit për “të zgjeruar bazën” e Qe-verisë së Përkohshme me anë të ribashkimit të Durrësit me Vlorën, gjë që duhej t’u hiqte nga dora Fuqive të Antantës pretekstin për t’i refuzuar njohjen një qeverie shqiptare të for-muar në vend. Po t’u besojmë disa të dhënave të mbledhura nga delegati anglez Lemb, edhe vetë caktimi paraprak i M. Libohovës nga Vje-

na si delegat shqiptar në KNK ishte pjesë e një plani të tillë. Qysh prej vizitës që bëri në kryeqytetin e Monarkisë, në shtator, në krye të një delegacioni të Qeverisë së Vlorës, My-fiti konsiderohej si njeri “i fituar për kauzën austriake”, ambivalenca e të cilit (nga njëra anë anëtarësia në Qeverinë e Vlorës, nga ana tjetër lidhjet me E. Toptanin), duhej të siguron-te “urën” midis dy brigjeve të nacionalizmit shqiptar. Vjena ishte larg asaj që t’i vlerësonte edhe Vlorën edhe Durrësin si dy madhësi të barabarta në planin politik, por duket se ajo nuk e shikonte me sy të mirë as edhe procesin e diferencimit të forcave politike që po zhvil-lohej në vend, sepse shquante aty një rrezik për realizimin e planeve të saj. Kjo është edhe arsyeja që Vjena përpiqet të përdorë pres-

tigjin e KNK, si organ i “koncertit evropian”, për të bërë “pajtimin midis I. Qemalit dhe E. Topta-nit”. Mirëpo kjo ishte pikërisht ajo që Fuqive të Antantës u interesonte më pak. Jo pajtimi e bashkimi, por përçarja e separatizmit krijo-nin kushtet ideale të veprimtarisë së KNK. Ndaj edhe delegati francez dhe ai anglez e kundërshtuan propozimin austro-italian duke thënë se “KNK nuk duhet të ngatërrohet këtë luftë personash”, sepse kjo vetëm “do të ulte autoritetin e tij”. Në mënyrë të veçantë, Kra-jevski e tha troç se kyçin për zgjidhjen e situ-atës shqiptare ai e shikonte në vendosjen e pushtetit suprem të KNK. Ai propozoi këtë procedurë: I. Qemali dhe E. Toptani të jepnin më parë dorëheqjen. Pastaj i pari të emërohej “guvernator” i krahinës së Vlorës, kurse i dyti

Qysh prej vizitës që bëri në kryeqytetin e Monarkisë, në shtator, në krye të një delegacioni

të Qeverisë së Vlorës, Myfiti konsiderohej si njeri “i fituar për kauzën austriake”

Page 80: Revista Mapo

80

i rrethit të Durrësit. Të viheshin të dy nën kon-trollin e KNK dhe të përgjigjeshin përpara tij për administrimin e krahinës përkatëse. Do të emërohej më në fund edhe një guvernator civ-il për Shkodrën (që do të zinte vendin e admin-istratës ushtarake të Fuqive të ngritur që në maj) dhe do të vendosej kësisoj në të gjithë Shqipërinë një administratë civile e rregullt me në krye KNK. Në fund të fundit, kjo ishte një skemë që rridhte logjikisht prej gjithë kon-ceptit që kishte Ké d’Orséja mbi KNK; në letër ky ishte nisur si një organ kontrolli, por shpre-sat ishin që të mbaronte në një organizëm qe-verisjeje për realizimin në praktikë të pro-gramit të “ndërkombëtarizimit” të shtetit shq-iptar.

Tjetër ishte pikësynimi i Vjenës me inicia-tivën që donte të merrte për “pajtimin e I. Qe-malit dhe E. Toptanit”. Në të vërtetë kjo nuk ishte veçse një mënyrë për t’i hapur rrugën njo-hjes së Qeverisë së Vlorës nga Fuqitë duke kapërcyer ndarjen e Durrësit me anë të disa lëshimeve në favor të pashait toptanas. Thel-bi i të gjithë kësaj ishte që të rikthehej Esati në Qeverinë e Vlorës shumë a pak mbi po ato ba-za sikurse edhe në qershor.

Edhe nga fjalët e delegatit austro-hun-garez në mbledhjen e 18 tetorit, dilte një gjë e tillë: ai kishte thënë se “ne (KNK – A. P.) duhet ta kursejmë e ta përkrahim I. Qemalin sa më shumë”, kurse për Esatin kishte kërkuar që të thirrej në Vlorë për bisedime me I. Qemalin, bisedime këto që mund të zhvilloheshin mbi një luftanije që Vjena ishte gati ta vinte në dis-pozicion.

Në mbledhjen e 23 tetorit kjo doli akoma më e qartë. Petroviçi solli aty “propozimet e reja që kishte nxjerrë nga bisedimet me I. Qe-malin”. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme ofronte këto: 1) Të caktonte në postet vakante të ministrit të Brendshëm dhe nënkryetarit të qeverisë dy veta të zgjedhur nga E. Toptani në marrëveshje me të (me I. Qemalin); 2) të emëronte E. Toptanin guvernator “të Durrësit dhe të tokave që e kanë zgjedhur kryetar të Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme”; 3) të pra-nonte zhvendosjen e selisë së qeverisë në një qytet “neutral” (as Vlora, as Durrësi), ndonëse kjo lidhej edhe me pëlqimin e KNK. Pra çmimi që ishte gati të paguante I. Qemali për hir të “pajtimit” ishte një “rimpasto” (riorganizim) ministror. Por është e qartë se ky kombinacion i ri nuk e prekte në themel Qeverinë e Vlorës dhe nuk shtronte çështjen e riorganizimit të saj të plotë.

Duke e kuptuar se një “pajtim” i tillë mund të çonte në forcimin e pozitës së Qeverisë së Vlorës përkundrejt KNK, delegatët e Fuqive të Antantës e kundërshtuan përsëri. Në rapor-

tin që i dërgonte qendrës, Krajevski merrte krejt anën e Esatit kur bënte pyetjen: “Si mund të pranojë Esati, që sot ka të drejtën e pamo-hueshme të flasë në emër të Shqipërisë së Mesme, të vihet në një pozitë inferioriteti karshi I. Qemalit, të pranojë të emërohet gu-vernator i Durrësit me dekret të tij?”. Nga ana e tij Lembi përsëriti në mbledhjen e 23 tetorit “argumentin” që kish përmendur edhe nja dy ditë më parë se, “derisa pranojmë ekzistencën e Qeverisë së Vlorës, nuk kemi të drejtë të in-jorojmë atë të Durrësit”. Kurse Petriajevi i Ru-sisë e shprehu hapur se cili ishte preokupimi i tij kur tha se edhe mund të pranohej ideja e “pajtimit”, por është e domosdoshme, - shtoi ai, - që të vendoset para së gjithash qartë se ky pajtim, edhe në qoftë se bëhet, nuk do të sjellë me veten njohjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës si qeveri të përkohshme të të gjithë Shqipërisë.

Në përfundim të debatit rreth temës së pa-jtimit KNK shënoi në procesverbalin e seancës së 5-të këtë frazë: “Propozimet e paraqitura nga I. Qemali diskutohen nga Komisioni i Kon-trollit, i cili vendos që të mos merret më me këtë çështje tani për tani”.

Veç kësaj, delegati francez po në seancën e 20 tetorit, bëri një hap të llogaritur për t’i mb-yllur rrugën çdo shtruarjeje të re të këtij prob-lemi në vazhdim të punimeve të KNK. Duk qe-në i bindur se delegatët e Austro-Hungarisë dhe Italisë synonin, - si thoshte, - me anë të diskutimeve të gjata dhe nëpërmjet lodhjes fizike e intelektuale”, t’i sillnin delegatët e tjerë deri në njohjen e Qeverisë së Vlorës si qeveri të të gjithë Shqipërisë, Krajevski mendonte t’i “vinte kapakun” duke propozuar këtë formulë: “Kërkoj që KNK të njohë Qeverinë e Përkohshme të Vlorës të kryesuar nga I. Qe-mali, si autoritet ekzistues kudo që e ushtron pushtetin e saj kjo Qeveri e Vlorës”. Kuptohet vetvetiu se kjo lloj “njohjeje” kthehej në fakt në një mohim të saj. Qëllimi ishte që të cilësohej Qeveria e Vlorës si një pushtet lokal, gjë që e përjashtonte a priori njohjen e saj si qeveri në shkallë kombëtare. Pikërisht këtë thoshte ed-he vetë Krajevski në raportin e tij: formula e mësipërme duhej të pengonte shtrirjen e ndi-kimit të Qeverisë së Vlorës jashtë kufijve të krahinës së saj. Me anë të saj, Komisioni, - thoshte Krajevski, - “duhet të mënjanojë in-trigat e I. Qemalit, i cili kërkon ta shtrijë me frikësime dhe kërcënime (sic) rrethin e ndikim-it të tij përtej qendrave që e kanë pranuar de-ri tani qeverinë e tij”. Në të njëjtën kohë ajo ishte një mënyrë “për t’u dhënë fund bisedi-meve që delegati austriak zhvillon përditë me kryetarin e Qeverisë së Përkohshme nën pretekstin e përpjekjeve për pajtimin e dy

kundërshtarëve”.Megjithatë delegati i Rusisë e quajti se for-

mula franceze nuk jepte në këtë drejtim një siguri të plotë, ndaj edhe propozoi që ta zgje-rojë duke kërkuar që Komisioni “të njohë qe-veritë e kryesuara nga kryetarët e tanishëm në kryeqendrat e tyre dhe në tokat që varen prej tyre” (et leurs dépendances). Me këtë synohej natyrisht që të mos liheshin mënjanë edhe “pushtetet e tjera lokale”, në mënyrë që tabloja e copëzimit administrativ të Shq-ipërisë të dilte e plotë.

Me sa duket Petroviçi i Austro-Hungarisë u zu në befasi nga shtruarja e problemit në një formë të tillë. Në telegramin që i dërgonte qendrës po atë ditë, më 23 tetor ai theksonte me të drejtë se “delegatët e Fuqive të An-tantës ... duan t’ia bëjnë të qartë Ismail Qemalit se qeveria e tij nuk është më tepër se ajo e Esat pashait”. Por ai nuk qe në gjendje t’i kundërvinte kësaj asgjë më të mirë veç propozimit që Qe-veria e Përkohshme të njihej “si autoritet ekzistues në tokat (rrethet) që varen prej kësaj qeverie”. Petroviçi e thoshte edhe vetë në telegramin e mësipërm se formulimi i tij nuk përbënte ndonjë “favorizim të posaçëm të Qe-verisë së Ismail Qemalit” në kuptimin që ta paraqiste atë si “qeveri mbi të gjithë Shqipëri-në”. Ai kërkonte t’i njihej formulimit të tij vetëm një “meritë”: do të ishte “më pak i rëndësishëm për I. Qemalin”, përderisa bënte aluzion për di-sa lidhje pushteti që shkonin më tej se rrethi i Vlorës “në tokat (rrethet)” e tjera “lëvareshin prej tij”.

KNK e përfundoi këtë pikë duke bërë të ve-tin versionin e delegatit anglez që kishte “të mirën” se merrte edhe nga njëra edhe nga tje-tra anë: “KNK e njeh Qeverinë e Përkohshme të kryesuar nga I. Qemali si autoritet ekzistues në kryeqendrën e saj dhe në tokat që varen prej saj: (“dans son chief-lieu et ses dépen-dance”). Fitonte kështu edhe në KNK teza e mbrojtur prej Fuqive të Antantës mbi Qever-inë e Përkohshme si një pushtet i lokalizuar në Vlorë dhe rrethin e saj.

Nga seanca e 5-të e KNK dilte edhe një el-ement tjetër kuptimplotë. Është fjala për shenjat e thyerjes (shkarjes) që jepte Blloku Trepalësh, madje vetë ortakëria austro-ital-iane në këtë çështje të veçantë. Edhe delega-ti anglez e kishte vënë re se delegati italian e ndiqte me zor atë të Austro-Hungarisë. Tani vetë Petroviçi i raportonte Ballplatzit se “Le-oni më le përshtypjen se nuk i jep asnjë rëndë-si që të tregohet një kujdes i posaçëm për Is-mail Qemalin”. Kurse pak ditë më vonë ai do të detyrohej të konstatonte se në gjirin e KNK “fatkeqësisht Trilidhja është në pozita inferi-oriteti kundrejt grupit të Antantës”. Për këtë

Page 81: Revista Mapo

81

gjendje, një pjesë të fajit Petroviçi ia shinte delegatit gjerman Vinkel, të cilin e quante “në përgjithësi tepër të trashë” e të “paaftë”, krejt ndryshe nga kampi tjetër ku Lembi dhe Petri-ajevi shquheshin për “zotësi të rrallë”. Nuk humbte kohë sidomos francezi Krajevski, i cili nga konsideratat e përgjithshme parimore mbi funksionet e tutelës të KNK si organ i “aer-opagut evropian” kaloi shpejt në “vepra” për ta nxjerrë atë si një direktorium të Fuqive për ndarjen e plaçkës në mënyrë të barabartë. Në seancën e 3-të, më 20 tetor, ai kërkoi gati me prepotencë që në procesverbal të fiksohej “e drejta prioritare” e një grupi financiar të Pa-risit mbi koncesionin për portet e Vlorës e Sa-randës dhe trasenë hekurudhore që do të lidhte dy portet në fjalë. Nja dy ditë kë vonë, kur po diskutohej çështja e personelit ndih-mës të KNK, ai propozoi si sekretar provizor ... të birin e tij, jë inxhinier që kishte ardhur në Vlorë “të kalonte disa kohë pranë prindërve të tij”. Delegatët e tjerë, sipas shprehjes së Petroviçit, “nuk mundën të vepronin ndryshe,

veçse të pranonin”, bile e rritën me atë rast rrogën mujore të sekretarit nga 250 në 350 fr. ar, gjë që natyrisht e shtonte mjaft buxhetin familjar të delegatit francez.

Kthesa në qëndrimin e VjenësNdërkaq KNK vazhdonte t’i bënte mbled-

hjet pa delegatin e shtatë. Ajo që ka një do-methënie të veçantë është se kjo çështje vuri në kundërshtim Vjenën dhe Qeverinë e Përkohshme njëra me tjetrën. Në fakt ajo shënon fillimin e kthesës së qëndrimin e Ballplatzit kundrejt saj. U pa më lart se I. Qemali nuk deshi t’i nënshtrohej thjesht vendimit të Vjenës dhe Romës lidhur me caktimin e M. Libohovës si delegat të Shqipërisë. Por Berhtoldi nguli këmbë. Ai udhëzoi Petroviçin që, së bashku me kolegun e tij italian, “t’i vinin në dukje I. Qemalit se po qe se ai nuk do të vendoste për Myfitin”, atëherë Vjena dhe Roma “do të detyroheshin të përdornin mënyrën e kooptimit të delegatit shqiptar nga KNK”. U morën gjithashtu masa

nga tri dikasteret e jashtme që delegatët e Trepalëshit të vepronin bashkërisht në KNK. Me gjithë presionet e vazhdueshme, I. Qemali i solli më 26 tetor Petroviçit përgjigjen përfundimtare të qeverisë së tij, e cila në një mbledhje të veçantë e pati refuzuar në mënyrë kategorike kandidaturën që i vunë përpara dy qeveritë.

Pas kësaj, në seancën e 7-të, të 27 tetorit të KNK, Petroviçi, së bashku me dy delegatët e tjerë të Aleancës Trepalëshe, bënë të ditur se hiqnin dorë nga parimi i emërimit të dele-gatit shqiptar prej Qeverisë së Përkohshme dhe kishin udhëzime të shtronin kooptimin nga KNK, me kusht që zgjedhja të binte mbi M. Libohovën. Me atë rast, Lembi bëri vërejtjen – dhe Petroviçi e pranoi – se për delegatët e Trepalëshit kishte siç dukej “më tepër rëndë-si personi i delegatit shqiptar se sa një nga parimet që iu parashtruan qeverive” në një nga seancat e mëparshme. Ndërkaq, delegatët e Antantës kishin marrë urdhër të shpreheshin për variantin e hedhjes në short, kështu që, të

Oficerë holandezë me anëtarët e Komisionit Ndërkombët ar të Kontrollit . Nga e majta në të djathën: 1. August Ritter von Kral (Austro-Hu ngari), 2. Sër Harry Harling Lamb (Britania e Madhe), 3. Leoni (Itali), 4. Gjenerali De Veer, 5. ?, 6. Petraev (Rusi), 7. Koloneli Thomson, 8. Von Winckel (Gjermani) , 9. Myfid bej Libohova-A rslanpasha li (Shqipëri) , 10. mbase Filip Noga (1868-1917 ), i cili nga 3 maj 1914 ishte ministri i financave. Foto 1913-1914.

Page 82: Revista Mapo

82

ndodhur përballë propozimit të ri, rezervuan të drejtën të kërkonin mendimin e qeverive përkatëse. Këto nuk vonuan të jepnin pëlqimin dhe KNK caktoi në seancën e tij të 9-të, më 30 tetor, M. Libohovën, i cili me të zënë vendin e delegatit të shtatë deklaroi se këpuste çdo lidhje me Vlorën, duke dhënë menjëherë dorëheqjen si ministër i Jashtëm i Qeverisë së Përkohshme. Kështu edhe delegati shqiptar në KNK, i konceptuar si një lëshim në favor të elementit kombëtar, reduktohej në një krijesë tjetër të diplomacisë evropiane.

Qëndrimi që mbajti I. Qemali edhe pas ven-dimit të KNK është një moment tjetër me rëndësi, sepse karakterizon vijën që donte të ndiqte Qeveria e Përkohshme në raport me Fuqitë. Kur kryetari i KNK, gjermani Vinkel, i njoftoi emërimin e M. Libohovës, I. Qemali py-

eti se kush e kishte bërë këtë emërim. Përgjigj-ja ishte se e kishin vendosur njëzëri të gjashtë Fuqitë. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme shqiptoi vetëm këtë fjalë plot kuptim: “Atëherë nuk më mbetet gjë tjetër veçse të përkulem”. Ishte si të thoshte se ky ishte një akt arbitrar, krejt në kundërshtim me vullne-tin e Shqipërisë. Për mënyrën si u prit emërimi i Myfitit në opinionin e vendit, dëshmon qartë raporti që i dërgonte Lembi Forein Ofisit, më 31 tetor. Delegati anglez e thoshte hapur se ky veprim i KNK shkaktoi një “zhgënjim të madh ndër “nacionalistët” që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullit”. Lembi e theksonte veçanërisht se këtu nuk ishte fjala për një rreth të ngushtë “zyrtarësh të qeverisë” ose “agjentësh të propagandës së huaj”, por për një opinion të gjerë, që nuk kishte “asnjë besim te delegati i ri” i caktuar nga KNK.

Vjena ishte tanimë në tërheqje të plotë në çështjen e përcaktimit të pozitës së Fuqive kundrejt Qeverisë së Përkohshme. Këtë e tregojnë edhe nja dy raste të tjera, veç atij të caktimit të delegatit shqiptar.

I tillë ishte p.sh. problemi i organizimit të xhandarmërisë shqiptare. Vendimi i Konfer-encës së Londrës (Neni 9) e pati zgjidhur këtë çështje në përputhje me karakterin ndërkom-bëtar të gjithë veprës së organizimit të shtetit shqiptar, duke ua besuar këtë detyrë një num-ri oficerësh që do të merreshin nga ushtria suedeze. Kuptohet, Suedia ishte menduar si një “zgjidhje neutrale”, e patrazuar siç ishte në dy blloqet e mëdha politiko-ushtarake të asaj kohe. Por qeveria suedeze nuk pranoi të dër-gonte oficerët e saj në Shqipëri. Atëherë am-basadorët u takuan përsëri në gusht dhe, me

propozim të E. Greit, vendosën të kërkonin shërbimet e qeverisë holandeze. Përçapja zyrtare u bë më 23 gusht nga përfaqësuesit e gjashtë Fuqive në Hagë. Holanda pranoi, por vuri si kusht që të përcaktohej paraprakisht pozita juridike oficerëve të saj ku të mbërrinin në Shqipëri, konkretisht – të sqarohej më parë çështja e vartësisë së tyre.

Çështja u bë objekt konsultimesh të zgjatura midis kancelarive gjatë muajve shtator-tetor 1913. Në fillim, Vjena kishte shfaqur mendimin se oficerët holandezë duhej të vareshin nga Qeveria e Vlorës: kur të mbërrinin në vend, ata duhej të paraqiteshin tek I. Qemali dhe të viheshin nën urdhrat e ministrit të Luftës të qeverisë së tij. Me këtë mendim ishte bashkuar edhe Konsulta në shtator. Mirëpo qeveritë e Fuqive të Antantës nuk kishin qenë dakord për arsyen e ditur: sepse kjo mund të implikonte njohjen e Qeverisë së I. Qemalit. Ndaj edhe u arrit në përfundimin (përsëri ekuivok) që oficerët holandezë të mos ishin nën vartësinë e askujt dhe t’i paraqiteshin njëkohësisht edhe Qeverisë së Vlorës edhe KNK. Nuk patën rezultat as orvatjet që bënë Vjena dhe Roma për ardhjen e oficerëve holandezë në Shqipëri para se të fillonte nga puna KNK, gjë që do t’i vinte ata në kontakt vetëm me Qeverinë e Vlorës për organizimin e xhandarmërisë. Në të vërtetë KNK erdhi më parë dhe, duke diskutuar midis të tjerash edhe çështjen e oficerëve holandezë, konkludoi se këta “do të viheshin nën kontrollin e KNK, ndonëse do të hynin në disa marrëdhënie me autoritetet lokale”.

Përfundimisht, oficerët holandezë – koloneli De Veer dhe majori Tomson – erdhën më 10 nëntor në Vlorë dhe hynë në kontakt si me KNK ashtu edhe me Qeverinë e Përkohshme, pastaj gjatë një turneu që ndërmorën nëpër vend – edhe me “pushtetet” e tjera. Në këtë mënyrë, edhe këtu mbizotëroi ideja e copëzimit administrativ të Shqipërisë dhe Qeveria e Vlorës gjeti po atë trajtim global, pa asnjë diferencim kundrejt “autoriteteve lokale”.

Një rast akoma më i qartë është ai i admin-istratës së Shkodrës. Kuptohet, normalizimi i gjendjes në Shqipëri nuk mund të mos përf-shinte edhe zëvendësimin e administratës ushtarake ndërkombëtare të Shkodrës me një administratë civile të rregullt, që të integro-hej në organizimin shtetëror të të gjithë ven-dit. Qeveria e Përkohshme e kishte kapur me kohë këtë çështje për t’i gjetur asaj një zgjid-hje kombëtare. U pa më lart se si një “komis-ion” i saj, i kryesuar nga L. Gurakuqi, shkoi në gusht në Shkodër dhe u përpoq – jo pa rezul-

DELEGATI ANGLEZ E THOSHTE HAPUR SE KY VEPRIM I KNK SHKAKTOI NJË “ZHGËNJIM TË MADH NDËR “NACIONALISTËT” QË PËRBËJNË SHUMICËN DËRRMUESE TË POPULLIT”

Page 83: Revista Mapo

83

tat – të vendoseshin disa lidhje midis qendrës më të rëndësishme të Shqipërisë Veriore dhe Qeverisë së Vlorës, lidhje të cilat prapëse-prapë nuk u konsoliduan dot deri në lidhje pushteti të mirëfilltë. Pas mbërritjes së KNK në Shqipëri, zëvendësimi i administratës së Shkodrës qe një tjetër problem i ngutshëm që u shtrua përpara tij.

I. Qemali bëri vetë i pari një përpjekje për t’i dalë përpara KNK, duke kërkuar prej tij që të njihte se e drejta e organizimit të adminis-tratës në Shkodër i përkiste Qeverisë së Përkohshme, qoftë edhe për arsye të disa lid-hjeve që ishin vendosur më parë. I. Qemali theksoi gjithashtu se Qeveria e tij nuk ishte kundër që të shkëmbente mendime rreth kësaj çështjeje me KNK. Në fillim ai pati përkrahjen e Petroviçit, bile – sipas Krajevskit – edhe nxitjen e tij. Delegati francez i ndiqte gjithnjë me dyshime të mëdha “bashkëfjali-met e gjata dhe të shpeshta të delegatit aus-triak me I. Qemalin” për këtë çështje “takimet e tij natën vonë me njerëz të rrethit të tij” (të I. Qemalit), të cilat tregonin edhe në këtë rast, - siç thoshte Krajevski, - “këmbënguljen me të cilën ai kërkon të na imponojë njohjen e Qe-

verisë së Vlorës”.Në një telegram që i dërgonte Ké d’Orsésë

nja dy ditë pas kësaj, Krajevski e përshkruante iniciativën e I. Qemalit lidhur me adminis-tratën e Shkodrës si një taktikë që ishte koordinuar me Vjenën dhe që qëllonte larg. Ai thoshte se I. Qemali e bënte këtë “i shtyrë me siguri nga delegati austro-hungarez, me qël-lim që të zgjerohet sfera e influencës së qe-verisë së tij tani që është shtruar çështja e njo-hjes së saj në KNK dhe të mbyllet në këtë mënyrë Pleqësia e Shqipërisë së Mesme mid-is dy krahinave të lidhura me Vlorën”. Krajevs-ki shikonte këtu një rrezik për projektet e Fuq-ive të Antantës. “Prandaj, - thoshte ai, - mënyra më e mirë për të prishur planet e Austro-Hun-garisë është që të shpejtohet njohja e Qe-verisë së Vlorës brenda kufijve të tanishëm”, ashtu siç e kërkoi në seancën e 23 tetorit të KNK ai vetë dhe dy kolegët e Antantës. “Po të njihej si autoritet ekzistues në kryeqendrën dhe në rrethine saj (në tokat që varen prej saj), - vazhdonte Krajevski në arsyetimet e tij, - ajo (Qeveria e Vlorës) do të mbyllej brenda disa

caqeve të përcaktuara qartë dhe nga kjo gjen-dje nuk do të mund të dilte veçse nëpërmjet një njohjeje më të avancuar, por këtë ne do të mund t’ia refuzonim me lehtësi kur KNK të ketë formuar ndërkohë një qeveri edhe për Shkodrën”.

Këto qenë edhe arsyet për të cilat Krajevs-ki e kundërshtoi kategorikisht përçapjen e I. Qemalit, duke kërkuar që problemi i adminis-tratës së Shkodrës të zgjidhej nga KNK nëpër-mjet emërimit të një “guvernatori civil”. Ajo që është e veçantë është se në këtë qëndrim ai u pasua jo vetëm nga kolegët e Antantës por bile edhe nga Leoni i Italisë. Edhe kjo e kishte një shpjegim: Roma, sidomos lidhur me Shko-drën shtyhej nga një ndjenjë xhelozie të veçantë kundrejt aleates së saj.

Ndërkohë midis Vjenës dhe Qeverisë së Vlorës ndodhi edhe konflikti për shkak të del-egatit shqiptar në KNK. Kështu, në seancën e 27 tetorit të KNK, delegati austro-hungarez Petroviç, veç propozimit për kooptimin e del-egatit shqiptar, solli gjithashtu pëlqimin e qe-verisë së tij për ngritjen e administratës civile në Shkodër nga ana e KNK.

Brenda më pak se dy javë pas fillimit të pu-

nës nga KNK po përcaktohej qartë ajo që mund të quhet tendenca kryesore në veprim-tarinë e tij: në vend që të favorizonte bashki-min e pjesëve të ndryshme të vendit nën au-toritetin e një qeverie unike, gjithë përpjekjet e KNK shkonin në drejtim të thellimit të mëte-jshëm të copëzimit të tij administrativ. Duke i raportuar ministrisë së tij pikërisht për se-ancën e 7-të, Krajevski nuk e fshihte kënaqësi-në e tij për këtë rezultat që përbënte sipas tij premisën bazë të veprimtarisë së KNK në Shqipëri.

“Shqipëria, - shkruante delegati francez më 27 tetor, - do të jetë pra e ndarë në 5 pjesë (rrethe): Vlora, Durrësi, Mirdita, Shkodra dhe Malësia. Tri të parat kanë që tani nga një qe-veri, e katërta nuk do të vonojë ta ketë edhe ajo të sajën, mbetet të krijohet edhe një qe-veri tjetër për rrethin endit (d.m.th. për Malësi-në)”. “Sapo të marrim, - vazhdonte Krajevski, - një përgjigje për kërkesën e njëllojtë që u ke-mi drejtuar ministrive tona që të njihet Qeve-ria e Përkohshme si autoritet ekzistues vetëm në Vlorë, atëherë kjo do të sjellë vetvetiu me

vete edhe njohjen e qeverive të tjera të përkohshme, gjë që do t’i japë mundësi Komis-ionit të hyjë në marrëdhënie me to dhe të fil-lojë veprimtarinë e tij të kontrollit, që do të shkojë paralelisht me punën e saj për hartimin e statutit shqiptar”.

Shihej qartë, pra, se edhe në këtë fazë të re “koncerti evropian”, nëpërmjet KNK, po ori-entohej drejt adoptimit të koncepteve të Fuq-ive të Antantës në problemet themelore të organizimit të Shqipërisë.

E megjithatë, Franca me Anglinë (sepse Rusia hiqej gjithnjë më shumë në plan të dytë) ishin të pakënaqura e të shqetësuara për ten-dencat “akaparuese” të Austro-Hungarisë dhe të Italisë. Vjena edhe tani që pranonte do-sa lëshime në formë, nuk hiqte dorë nga pro-grami i saj shqiptar, që kishte përcaktuar me kohë. Me ose pa “elementin shqiptar” kryesor-ja për të ishte që të mos pranoheshin në Shq-ipëri ortakë të tjerë.

Kjo ishte arsyeja që, sidomos Parisi, bënte vazhdimisht presion që koncesionet e shkëputura të gjenin shprehje në planin konkret, nënndarjen e sferave të ndikimit dhe të interesave në një rreth më të gjerë. Nga kjo nisej delegati francez në KNK kur kërkonte, ble herë-herë me prepotencë, që t’i lihej “një vend” edhe kapitalit francez në ekonominë e shtetit të ri. E njëjta gjë vihej re edhe në një nivel më të lartë në bisedat që kishin diplo-matët francezë me përgjegjësit më të lartë të politikës së jashtme britanike, deri edhe me vetë ministrin e jashtëm E. Grei. P. Kamboni pati një takim të veçantë me Grein për temën e Shqipërisë nga fundi i nëntorit. Reokupacio-ni kryesor i të dyve ishte se mos Austro-Hun-garia përdorte “taktikën obstruksioniste” në gjirin e KNK për ta reduktuar në një “dekor ndërkombëtar” në sfondin e të cilit të reali-zonte më lehtë synimet e saj. Në këtë bisedë Grei deshi t’i dilte përpara një eventualiteti të tillë, duke shtruar nevojën që “të përcaktohet që tani një qëndrim në rast se Austro-Hungar-ia e bën të pamundur funksionimin e KNK”. Dhe meqenëse, - siç theksoi Grei, - “Rusia nuk in-teresohet më për Shqipërinë”, atëherë u bie “ta përcaktojnë Franca me Anglinë”. Sipas ministrit të Jashtëm anglez, më e mira do të ishte që të dyja qeveritë t’i kërcënoheshin Vje-nës se do të tërhiqnin përfaqësuesit e tyre nga KNK. Grei llogariste me këtë mënyrë “që të linte vetëm ballë për ballë me njëra-tjetrën në Shqipëri, Austro-Hungarinë dhe Italinë”, kur dihej se kësaj të fundit, një ballafaqim i tillë kokë më kokë “nuk i kishte pëlqyer kurrë”. Am-basadori francez nuk e quante momentin të ardhur për një masë si kjo, sepse ai parashi-konte se do të kishte si të vetmin rezultat “që

VJENA EDHE TANI QË PRANONTE DOSA LËSHIME NË FORMË, NUK HIQTE DORË NGA PROGRAMI I SAJ

SHQIPTAR, QË KISHTE PËRCAKTUAR ME KOHË. ME OSE PA “ELEMENTIN SHQIPTAR” KRYESORJA PËR TË ISHTE QË TË

MOS PRANOHESHIN NË SHQIPËRI ORTAKË TË TJERË.

Page 84: Revista Mapo

84

t’i linte fushë të lirë Austrisë” në Shqipëri.Ndërkaq, zhvillimi i situatës, sidomos pas

ardhjes së KNK, shtroi doemos edhe përpara Qeverisë së Vlorës nevojën e përcaktimit të disa qëndrimeve të saj në raport me Fuqitë. Një problem i tillë dilte në radhë të parë përkundrejt Austro-Hungarisë, që tanimë shi-hej qartë se nuk donte t’i ndërtonte marrëd-hëniet me qeverinë shqiptare veçse mbi ba-zën e diktatit të saj të plotë.

“Incidenti” lidhur me emërimin e delegatit shqiptar në KNK nuk ishte një gjë e rastit, por shprehje e gjithë vijës që ndiqte Vjena në çështjen shqiptare. kjo e vuri Qeverinë e Përkohshme ballë për ballë me rrezikun e izo-limit e të humbjes së çdo përkrahjeje të jasht-me.

Në këto kushte I. Qemali e pa të nevojshme të kundërveprojë duke bërë disa sondazhe në

drejtim të Fuqive të Antantës e sidomos të Francës. Sigurisht, këto fuqi, gjatë gjithë dis-kutimit të problemeve të nxjerra nga Lufta Ballkanike, nuk ishin ndër ato që kishin adop-tuar qëndrime proshqiptare. Por ndoshta pikërisht për këtë arsye përçapjet e I. Qemalit marrin një kuptim e rëndësi më të madhe, sepse dëshmojnë për konceptet e tij e të Qe-verisë së Përkohshme në fushën e politikës së jashtme të shtetit shqiptar, për dëshirën e tyre për t’i shpëtuar tutelës mbytëse të dy Fuqive – Austro-Hungarisë dhe Italisë – edhe pse këto donin të dilnin në rolin e fuqive “pro-tektore”.

Një interes të veçantë ngjall në lidhje me këtë, biseda e gjatë që pati në fillim të nënto-rit I. Qemali me përfaqësuesin e Francës në KNK, Krajevskin. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme e nisi bisedën duke prekur dy çështje të rëndësishme që kishte pasur për-para KNK qysh se kishte filluar veprimtarinë e tij në Vlorë; çështjen e delegatit shqiptar në gjirin e tij dhe atë të administratës civile të Shkodrës. Nëpërmjet tyre, I. Qemali ripohoi edhe një herë me forcë se ishte për një zgjid-hje kombëtare të problemeve të organizimit të Shqipërisë. Së pari, ai zbuloi gjithë prapaskenën që fshihej pas caktimit të delegatit shqiptar në KNK dhe denoncoi presionet brutale të Vjenës e të Romës për t’i imponuar qeverisë së tij zgjedhjen që ato kishin bërë vetë. Këto veprime të Austro-Hungarisë dhe Italisë, si dhe kooptimin e M. Libohovës si delegat të shtatë nga KNK, I. Qemali prirej t’i vlerësonte në një plan politik më të gjerë. Spekulimin që bënin shpesh ato ditë përfaqësuesit e huaj në Vlorë se gjoja qëndrimi i tij këtë çështje ishte diktuar nga konsiderata personale, ai e hidhte poshtë dhe thoshte: “Më vjen keq, aq më tepër që ky kombinacion pati sukses, sepse një gjë e tillë komprometon të ardhmen e Shqipërisë dhe pavarësinë e saj kombëtare”.

Duke u hedhur pastaj në çështjen e dytë, atë të administratës së Shkodrës, I. Qemali nuk ngurroi të përsëriste përpara përfaqë-suesit francez (kundërshtimi i të cilit në këtë pikë njihej mirë) se administrata në fjalë “duhej të lidhej ne qeverinë e tij, ndonëse mund të kishte edhe autonominë e saj lokale”.

Në vazhdim të bisedës, I. Qemali doli jashtë kuadrit të problemeve të pjesshme (sado të rëndësishme), që ishin në rendin e ditës në KNK, dhe u hodh në disa konsiderata të përgjithshme mbi politikën e Fuqive në çështjen shqiptare dhe qëndrimin e qeverisë së tij. Ato janë veçanërisht kuptimplote jo për efektin që mund të pritej të bënin në bash-këbiseduesin francez (Krajevski në fakt e ri-

pohoi paskëtaj qëndrimin e tij negativ), por sepse i karakterizonin mjaft qartë objektivat që vinte Qeveria e Vlorës dhe kryetari i saj në fushën e politikës së jashtme. Dihet opinioni që kishte zënë vend në qarqet e Ké d’Orsé-së (e Krajveski nuk ishte nga të fundit në këtë dre-jtim) që e cilësonin me lehtësi Qeverinë e Vlorës si një vegël në duart e Ballplatzit. Tani Krajevski i shkruante ministrisë së tij se bise-da me I. Qemalin “i dukej veçanërisht intere-sante”, sepse Kryetari i Qeverisë së Përkohshme “i la përshtypjen sikur donte ta ndryshonte krejt politikën që kishte ndjekur deri në atë çast”. Në të vërtetë këtu nuk është fjala për ndonjë përmbysje, këtu kemi një pozi-cion të ri që i diktohej Qeverisë së Vlorës nga situata e izolimit në të cilën donin ta fusnin të dy Fuqitë. Lidhur me këtë, I. Qemali bëri një saktësim shumë interesant: ai tha se “do të ishte mosmirënjohje të mohohej roli i dorës së parë i Austrisë në çështjen e krijimit të një shteti shqiptar”, porse nga ana tjetër shtoi se “mirënjohja nuk duhet të kthehet në skllavëri”.

Si kundërpeshë ndaj orvatjeve austro-ital-iane për hegjemoni në këtë zonë, I. Qemali për-mendi idenë e solidaritetit ndërballkanik dhe shtroi, veçanërisht për Shqipërinë, nevojën e vendosjes së marrëdhënieve të përzemërta me vendet fqinje. “Ne shqiptarët, - theksonte I. Qemali, - po fillojmë të kuptojmë se ekzis-tenca jonë kombëtare e do që ne të vendosim marrëdhënie të përzemërta me fqinjët tanë imediate dhe se mirëqenia e lulëzimi ynë (prosperité) varen në një shkallë të konside-rueshme nga këto marrëdhënie”. “Nga ana tjetër, - shtonte ai, po aty, - ne po e ndiejmë qa-rtë se Austria dhe Italia janë shumë të intere-suara që t’i pengojnë përpjekjet tona në këtë drejtim me qëllim që të na mbërthejnë pas politikës së tyre e të na mbajnë të nënshtruar”.

Hapja në anën e Fuqive të Antantës rridhte doemos si konkluzion logjik i gjithë bisedës dhe I. Qemali nuk la pa theksuar se dëshironte të shpresonte pikërisht te këto fuqi “për të siguruar vitalitetin kombëtar dhe pavarësinë politike” të Shqipërisë. Mosbesimi i Krajevskit dihet tanimë mirë dhe natyrisht ai e interpre-toi këtë si një hipokrizi dhe një qëndrim me dy faqe nga ana e I. Qemalit. Ndaj edhe në përgjigjen e tij ai bëri vërejtjen se veprat e Kry-etarit të Qeverisë së Përkohshme “nuk ishin në harmoni me ndjenjat” e tij. Kështu, ai e aku-zoi Qeverinë e Vlorës se në çështjen e konce-sioneve bënte diskriminim kundrejt kapitalit francez, ndërsa favorizonte atë të Austro-Hungarisë dhe të Italisë. Si shembull ai për-mendi në njërën anë kërkesën franceze për koncesionin e ndërtimit të porteve të Vlorës e të Sarandës “që u vu mënjanë”, kurse në anën

NË KËTO KUSHTE I. QEMALI E PA TË NEVOJSHME TË KUNDËRVEPROJË DUKE BËRË DISA SONDAZHE NË DREJTIM TË FUQIVE TË ANTANTËS E SIDOMOS TË FRANCËS

Page 85: Revista Mapo

85

tjetër koncesionin e bankës së Shtetit që iu dha në fillim të tetorit Austro-Hungarisë dhe Italisë “me gatishmëri të jashtëzakonshme”.

Përgjigjja e I. Qemalit paraqet interes edhe në këtë ikë. Ai theksoi se nuk kishte asnjë pref-erencë të paravendosur njëherë e përgjithmo-në. Veçanërisht, gjatë udhëtimit të tij të fundit në Evropë, ai kishte bërë përpjekje, qoftë në Londër qoftë në Paris, për të marrë kredi për shtetin e ri. Në kryeqytetin Anglisë, E. Grei, të cilit i qe drejtuar, nuk iu përgjigj fare, kurse në Paris, Drejtoria e Bankës Perandorake Oto-mane “e bëri të marrë që guxonte të kërkonte hua për një shtet që nuk ekzistonte akoma”. Në këto kushte nuk mbetej veçse të drejtohej në Vjenë dhe në Romë.

Në këtë mënyrë del edhe një herë e qartë se I. Qemali nuk kishte asnjë iluzion për poli-tikën austro-hungareze dhe italiane kundrejt Shqipërisë: ajo kishe në themel interesat poli-tike, strategjike, ekonomike etj., të dy Fuqive në këtë sektor, të cilat nuk përputheshin me-doemos me interesat e mirëfillta të vendit, ed-he pse ato kishin marrë përsipër “mbrojtjen” e Shqipërisë përballë disa lakmive që mund të çonin në likuidimin e saj të plotë . I. Qemali e kuptonte se monopoli i Austro-Hungarisë dhe Italisë në Shqipëri ishte një rrezik real, që mund ta komprometonte rëndë të ardhmen e vendit. Dhe ai mendonte t’i dilte përpara duke interesuar edhe të tjerë dhe duke marrë kësh-tu një distancë të përshtatshme përkundrejt të gjitha Fuqive, si rruga më e mirë në ato rrethana historike, për të ruajtur interesat e vendit, jo vetëm në momentin e dhënë por ed-he në perspektivë.

Këtë ide Kryetari i Qeverisë së Përkohshme e shprehu haptazi një ditë më pas takimit me Krajevskin, në një takim të ri që pati me të tre delegatët e Antantës, më 5 nëntor. Të tre i

shkuan t’i kërkonin shpjegime lidhur me “këshilltarët teknikë” që Vjena dhe Roma do-nin të fusnin në dikasteret e ndryshme të Qe-verisë së Përkohshme, gjë për të cilën kishte bërë sidomos përçapje këmbëngulëse nënkonsulli i Italisë në Vlorë, de Facendis ato ditë. I. Qemali tha se Fuqitë e Antantës nuk kishin shumë arsye të ankoheshin, sepse gjen-dja e krijuar shpjegohej me “interesimin e tyre të paktë për Shqipërinë”. Me këtë rast ai shfaqi shpresën se nga ky “këmbim mendimesh” me të tre delegatët e Antantës ai mund të lloga-riste në një përkrahje më të madhe nga ana e tyre “në përpjekjet e tij për të mos lejuar që shteti i ri të bëhej viktimë e “monopolit” të njërës ose më shumë Fuqive”. Aluzioni për Austro-Hungarinë dhe Italinë ishte i qartë. Si provë të vullnetit të tij për një politikë “ekuidis-tance” ndaj të gjashtë Fuqive, ai mori përsipër “ta mbante në korrent” KNK për çdo propozim, përçapje “të kësaj natyre” që mund t’i bëhej

qeverisë së tij nga ana e kujtdo qoftë.Siç vërente delegati anglez në raportin e

tij, këto iniciativa të I. Qemalit ishin një shenjë se hendeku midis qeverisë së tij dhe Vjenës e Romës po thellohej gjithnjë e më shumë. Të dyja fuqitë “protektore” gjenin arsye për të qe-në “të pakënaqura”: e para për shkak të “rebe-limit” të I. Qemalit, sidomos në rastin e emërimit të delegatit shqiptar në KNK, e dyta nga ndjenja e përhershme e inferioritetit, që ia shtonte lëkundjet dhe pasigurinë. Të nisura nga pozicione të kundërta, të dyja arritën ed-he një herë në konkluzionin e përbashkët që ta rrëzonin Qeverinë e Vlorës dhe ta zëvendë-sonin me një qeveri tjetër më “të bindur”. Me këtë rast, I. Qemali cilësohej si një “politikan oriental”, të cilit “nuk mund t’i zihej besë”.

Përçapjen e drejtpërdrejtë për këtë qëllim pranë I. Qemalit, e bëri nënkonsulli italian në Vlorë, De Façendis, dhjetëditëshin e parë të nëntorit. Ky erdhi t’i kërkonte I. Qemalit “të bënte një sakrificë të madhe për hir të Shq-ipërisë”, të vepronte “sipas mënyrës së Xhiol-itit (à la Giolitti)”, d.m.th. të tërhiqej nga qeve-ria “për njëfarë kohe, për t’u rikthyer pastaj më i fortë”. Nënkonsulli italian tregoi edhe se cili do të ishte pasardhësi i tij në krye të qeverisë së re: Omer pashë Vrioni, një çifligar i madh i Myzeqesë, që kishte si të vetmen “meritë” të terrorizonte dhe të grabiste bujqit në çifligjet e tij. Në adresë të tij kishin ardhur aq shumë ankesa në Vlorë për akaparim tokash, sa që Qeveria e Përkohshme kishte ngritur një komision të veçantë për të hetuar këtë çështje. Përgjithësisht ai që servirej nga nënkonsulli i Italisë si një plan për “shpëtimin e Shqipërisë” nuk ishte tjetër veçse një kom-binacion, që sajohej me ndihmën e bejlerëve, të cilët donin të krijonin një lloj blloku për të arritur në “aristokratizimin” e qeverisë, në një kohë kur mendohej se I. Qemali “kishte shkuar tepër larg në demokratizimin e administratës” në Vlorë.

Në burimet austro-hungareze nuk u gjetën të dhëna të drejtpërdrejta që të provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se në këto përçapje kanë marrë pjesë edhe përfaqë-suesit e Austro-Hungarisë. Megjithatë, Kra-jevski dhe Lembi u njoftonin ministrive ë tyre

NË KËTË MËNYRË DEL EDHE NJË HERË E QARTË SE I. QEMALI NUK KISHTE ASNJË ILUZION PËR POLITIKËN AUSTRO-HUNGAREZE DHE ITALIANE KUNDREJT SHQIPËRISË

Një grup i Djelminsë shkodrane me rastin e ardhjes së Mbretit Wied në Shqipëri, Rreshi i parë nga e majta: 1 Salvator Kurti, 2 Kolë Paci; Rreshti i dytë: 3.Ndoc Përdoda, 4.Ndoc Lezhja, 5. Zef Kurti, 6. Ndoc Kumrija, 7. Kolë Dedë Jakova, 8. Kel Luka. Rreshti tretë poshtë: 9.Luigj Toma, 10. Lazer Gurakuqi, Shkodër 1914, (Marubi).

Page 86: Revista Mapo

86

se në planin e “riorganizimit të qeverisë shq-iptare” kishte gisht edhe konsulli austro-hun-garez në Vlorë, Lejhanec.

Duke marrë shkas nga këto sinjalizime, Forein Ofisi i dha udhëzime të ngarkuarit me punë të Anglisë në Vjenë, të shkonte posaçër-isht në Ballplatz për të kërkuar sqarime për këto “veprime” të njëanshme të dy Fuqive që bëheshin pa pyetur KNK”. Në përgjigjen që ai mori aty mohohej që përfaqësuesve austro-hungarezë në Vlorë t’u ishin dhënë direktiva në këtë kuptim, porse nga ana tjetër bëhej kjo deklaratë sinjifikative: në Vjenë mendonin se “Qeveria e Përkohshme e tanishme duhej të funksiononte deri në caktimin e princit dhe ar-dhjen e tij në Shqipëri”. Pra, ideja e “riorga-nizimit” ishte edhe këtu e pranishme, vetëm afati ndryshonte.

Dhe që ky “riorganizim” kuptohej tani në një mënyrë të re, kjo del edhe nga disa të dhëna të tjera të po atyre ditëve, që e plotësojnë kuadrin e kthesës së Vjenës në qëndrimin e saj kundrejt Qeverisë së Përkohshme. Është fja-la veçanërisht për letërkëmbimin që pati vetë Berhtoldi me delegatin austro-hungarez, Petroviçin, gjatë dhjetëditëshit të dytë të nën-torit. Shtytjen ai e mori nga një bisedë e am-basadorit austro-hungarez në Petërburg me zëvendësministrin e jashtëm Neratov. Duke prekur temën veprimtarisë së KNK në Shq-ipëri, ky (Neratovi) shtroi çështjen e një rapor-ti “më të drejtë” të Komisionit me të ashtuqua-jturit “pushtete lokale” dhe kërkoi që ai (Komisioni) të mbante lidhje jo vetëm me Vlorën, por të hynte “në kontakt më të afërt me faktorët efektivë të vendit”. Në të vërtetë këtu nuk kishte asgjë të re, këtë mendim e pa-ti shprehur (bile me të njëjtat fjalë) shumë ditë më parë delegati rus Petrajevi, në një nga mbledhjet e KNK. E reja këtu ishte se Berhtol-di i bëri jehonë kësaj pikëpamjeje, derisa kërkoi menjëherë nga Petroviçi të jepte një tablo të pozitës së “pushteteve të ndryshme lokale” në Shqipëri,gjë që e kishte quajtur të tepërt ta bënte deri atëherë.

Delegati austro-hungarez në KNK dërgoi një raport të hollësishëm në mes të nëntorit. Së pari, ai bënte fjalë për marrëdhëniet e KNK me “pushtetet ekzistuese” në vend. “Në fakt, - theksonte ai, - Komisioni ka hyrë prej kohësh në kontakt me kryetarë e tyre, ka pasur me ta edhe njëfarë letërkëmbimi, ndonëse kur u është drejtuar atyre me shkresë, Komisioni nuk i ka quajtur si “kryetarë të qeverive”. Së këtejmi Petroviçi nxirrte konkluzionin se kjo ishte njëlloj “njohje de facto” e këtyre “push-teteve nga ana e KNK si “faktorë sundues ekzistues”.

Për ta pasur të qartë kuptimin e kësaj

duhet pasur parasysh se njohja de facto është një njohje e përkohshme, e kufizuar, është njo-hja që zakonisht i jepet atij shteti ose asaj qev-erie që, ndonëse është formuar, nuk është konsoliduar përfundimisht. Shteti ose qeve-ria që e jep këtë lloj njohjeje mban një qëndrim të rezervuar, është në “pritje të zhvillimit të situatës” para se të përcaktojë një qëndrim definitiv. Këtë kishte parasysh Petroviçi kur thoshte se KNK – dhe nëpërmjet tij Fuqitë pjesëmarrëse në të – u kishte dhënë njohjen de facto pushteteve lokale.

Këtu mund të bëhet menjëherë vërejtja se nuk është e saktë që kjo çështje të trajtohet në mënyrë globale: në të vërtetë, qoftë nga vëllimi ose nga cilësia e marrëdhënieve me KNK, Qeveria e Vlorës vinte pa dyshim në vend të parë. Si KNK në tërësi ashtu edhe Fuqitë veç e veç, në praktikën e marrëdhënieve me “pushtetet lokale” i njihnin pa dyshim Qeverisë së Vlorës një peshë të veçantë. Edhe ato fuqi që në parim donin ta vinin në një plan të barab-artë me “pushtetet e tjera lokale”, në praktikë detyroheshin ta trajtonin si faktorin vendas të dorës së parë. Ishte fjala për problemet e ndryshme që shtronte organizimi i shtetit të ri ose për koncesionet ekonomike rreth ndarjes së të cilave haheshin Fuqitë, - e vetm-ja palë shqiptare që dilte në traktativat me to ishte Qeveria e Vlorës; nuk ishte as Esati, as “pushtetet e tjera”.

E megjithatë problemi kryesor që ngrinte Petroviçi në raportin e tij nuk ishte se çfarë ishte bërë deri atëherë, por çfarë do të bëhej më tutje me këto “pushtete” në Shqipëri. Me fjalë të tjera Petroviçi shtronte çështjen e mundësisë së “njohjes de jure” të njërit prej këtyre pushteteve. Kuptimi i kësaj ishte se kë-tu një zgjedhje duhej bërë, se njëri prej tyre do të duhej të njihej në mënyrë përfundimtare dhe të plotë si qeveri përfaqësuese e gjithë Shqipërisë, me të cilën do të duhej të vendo-seshin pastaj marrëdhënie normale nga të gjashtë Fuqitë.

Kjo është pa dyshim edhe pjesa më intere-sante e raportit të Petroviçit, sepse nuk ku-fizohet aty të sugjerojë zgjedhjen që duhej bërë, por dhe jep një interpretim të saktë të situatës së brendshme të Shqipërisë dhe të pozitës që zinin efektivisht dhe ligjërisht pushtetet lokale”.

Petroviçi thotë se njohja de jure nuk mund t’u jepet “qeverive” të E. Toptanit dhe Dedë Co-kut. Do të ishte krejt jashtë masës së vlerës së tyre reale në jetën e vendit. Veçanërisht për E. Toptanin ai vë në dukje, para së gjithash, se sfera e juridiksionit efektiv të tij nuk korre-spondon me nocionin gjeografik “Shqipëri e Mesme”, sepse bie fjala Elbasani është i lidhur

me Vlorën, ndërsa Dedë Coku pretendon toka në jug të Matit. Por kryesorja, sipas Petroviçit, nuk është aspekti territorial i problemit se sa fakti se në viset e kontrolluara prej Esatit mbretëron korrupsioni dhe frika. Esati vetë thotë doemos se shpreh vullnetin e popullsisë, porse kjo është për të dyshuar, sepse popull-sia nuk është vënë në kushte të tilla që të mundë ta shprehë lirisht vullnetin e saj.

Krejt ndryshe çështja në rastin e Qeverisë së Vlorës, pozitën “e privilegjuar” të së cilës, nga çdo pikëpamje, delegati austro-hungarez e pohon fare qartë. “Qeveria e Vlorës, - thek-son Petroviçi në këtë pikë, - është qeveria e parë që është quajtur e përgjithshme (kom-bëtare) dhe që njihet si e tillë, që është krijuar prej përfaqësuesve të kombit shqiptar (të mbledhur në Kuvendin e Vlorës) dhe kryetari i së cilës ka shpallur pavarësinë e Atdheut”. Mund të merret me mend edhe eventualiteti i largimit të I. Qemalit, - vazhdon Petroviçi, - “ka mundësi që ai të mos qëndrojë dot dhe t’i lëshojë vendin ndonjë tjetri, porse Qeveria e Përkohshme duhet të konsiderohet si

Prenk Bibdoda, Prijësi i Mirditës, një prej personazheve më të fuqishem të Kohës

Page 87: Revista Mapo

87

ekzistuese”.Në përfundim të arsyetimit të tij, delegati

austro-hungarez shpreh mendimin se KNK duhet të hyjë zyrtarisht në kontakt me I. Qe-malin “duke e titulluar atë si kryetar të Qe-verisë së Përkohshme të Shqipërisë”. Me fjalë të tjera, Petroviçi mendon se nga të gjitha “pushtetet ekzistuese” vetëm Qeveria e Vlorës i plotëson kushtet themelore për të marrë njohjen de jure, për të dalë pra kundre-jt Fuqive si qeveri e ligjshme përfaqësuese e gjithë Shqipërisë. nuk mohohet se edhe kon-sideratat thjesht utilitare kanë ndikuar te Petroviçi për të arritur një konkluzion të tillë: kështu ai e quan të domosdoshme t’i njihet Qeverisë së Vlorës një “ligjshmëri më e lartë”, “në krahasim me E. Toptanin dhe pushtetet e tjera”, për t’u dalë përpara orvatjeve të dele-gatëve të Antantës në KNK për t’i hequr të dre-jtën e dhënies së koncesioneve Qeverisë së Vlorës “deri në krijimin e qeverisë së ligjshme të Shqipërisë, gjë që do të çonte në anulimin e koncesioneve (e sidomos të koncesionit bankar), që i ishin dhënë Austro-Hungarisë dhe Italisë. Megjithatë kjo nuk ia pakëson, por ia shton rëndësinë dhe kuptimin vlerësimit të veçantë që i bëhet Qeverisë së Vlorës edhe në këtë prizëm.

Nga kjo nuk kaloi as edhe një javë e plotë dhe Petroviçi i dërgoi Vjenës njëmendim kre-jt tjetër, që e “përgënjeshtronte” konkluzionin e tij të parë. Si arsye ai përmendte “zgjidhjen e çështjes së princit”. Dhe vërtet pikërisht ato ditë, Fuqitë po kryenin formalitetet e fundit për emërimin e princit gjerman Vilhelm Vdit në fronin e Shqipërisë. Vetë Vidi, pas disa lëkundjesh e ngurrimesh, të lidhura më shumë me disa garanci që kërkonte të merrte nga të gjashtë Fuqitë, njoftoi nga mesi i nëntorit pëlqimin e tij si dhe ndërmenden për t’u nisur për në Shqipëri brenda një kohe sa më të shkurtër. “Meqenëse, - arsyetonte Petroviçi, - zgjidhja e çështjes së princit është fare e af-ërt, situata në vend ka ndryshuar; qeveritë ekzistuese tani i kanë ditët të numëruara”. Prandaj, - përfundonte ai, - “gjëja më e mirë do të ishte që çështja e njohjes së pushteteve qe-veritare në fjalë nga KNK ... të mos preket më”. Me këtë pikëpamje u bashkuan menjëherë ed-he Berhtoldi me San Xhiulianon.

Natyrisht zgjidhja e çështjes së princit ishte një element i ri në gjendjen e vendit, i cili nuk mund të mos merrej parasysh, edhe pse imponohej nga jashtë. Mirëpo ishte një gjë që dihej prej kohësh: ishte parashikuar që në ven-dimin e Konferencës së Londrës, në fund të korrikut. Asnjëherë Vjena dhe Roma nuk e kishin shtruar caktimin e princit si një çështje që paragjykonte në kuptimin negativ atë të

njohjes definitive të Qeverisë së Vlorës. Nuk hynte as në projektet e tyre deri atëherë që ardhja e princit të pasohej nga krijimi i një qev-erie krejt tëre, pa marrë parasysh ekzistencën dhe veprimtarinë e Qeverisë së Vlorës.

Gjithë punimet e KNK flasin për këtë fare qartë. Ka edhe një tregues tjetër të drejtpër-drejtë. Kur iu kërkua Vidit të zinte fronin e Shq-ipërisë, ai paraqiti disa kushte para se të pra-nonte. Këto kushte i parashtroi në emër të tij në një dokument me shkrim vetë mbreti i Ru-manisë, Karoli, në një takim të posaçëm, në fund të tetorit, në Bukuresht me përfaqë-suesit e Austro-Hungarisë dhe Italisë si dy Fuqitë “drejtpërdrejt të interesuara” në çështjen shqiptare. Kryesoret nga këto kushte ishin dy: 1) të sigurohej pëlqimi i të gjashtë Fuqive për këtë zgjidhje dhe 2) të shprehej edhe “aprovimi i kombit shqiptar nëpërmjet Qeverisë së Përkohshme”. Bile lid-hur me këtë të dytën Vidi shkonte edhe më tutje kur kërkonte garanci se E. Toptani do t’i nënshtrohej jo vetëm vullnetit të Fuqive të Mëdha, por edhe atij të Qeverisë së Përkohshme.

Kuptohet se Vidi nuk e kishte të tijën këtë formulë; sigurisht që e kishte nxjerrë nga kon-taktet paraprake me Vjenën dhe Romën, të cilat i sugjeronin atij ta kishte parasysh Qe-verinë e Vlorës si faktorin më me peshë në sit-uatën shqiptare. nga kjo shihet qartë se në projektet fillestare të këtyre dy Fuqive zgjid-hja e çështjes së princit nuk do të shëmonte fundin ekzistencës së Qeverisë së Vlorës. Kjo ishte menduar si një masë më tepër formale që jo vetëm nuk do ta ndërpriste, por përkun-drazi do ta “përkryente” veprën e kryer në vend, duke e ngritur atë mbi baza më të plota konstitucionale. Me fjalë tjera, vetë “hipja e princit në fronin e Shqipërisë do të redukto-hej në kryerjen e një formaliteti të thjeshtë: një qeveri e re, qeveri e princit, pa dyshim do të formohej, por kjo do të bëhej mbi bazën e g a t s h m e t ë h e d h u r n g a Q e v e r i a e Përkohshme.

Në fakt kundërshtimi në fillim nuk erdhi prej Vjenës dhe Romës. Qenë përsëri Fuqitë e Antantës, dhe sidomos Parisi, që ngulën këmbë që pranimi i Vidit të mos kondiciono-hej me aprovimin e Qeverisë së Përkohshme. Duke e parashikuar qëndrimin refuzues të tyre (por ndoshta edhe duke marrë shkas nga kjo), Konsulta pati propozuar “që të mos për-mendej Qeveria e Përkohshme” në listën e kushteve të Vidit, pasi, si thuhej në një përku-jtesë të Ministrisë së Jashtme të Italisë, të fil-limit të nëntorit, “disa prej Fuqive të Mëdha kanë bërë vërejtjen se Qeveria në fjalë nuk është njohur akoma zyrtarisht nga Evropa”.

Ballplatzi nuk vonoi të bashkohej me këtë pikëpamje. Bile, duke i bërë korrigjim proce-durës së propozuar nga Vidi, Behtoldi pro-pozonte që, pas dhënies së pëlqimit nga ana e gjashtë Fuqive, të bëheshin përpjekje nga konsujt e Vjenës e të Romës në vend “për të ndikuar mbi faktorët drejtues në Shqipëri në favor të kandidaturës së Vidit”. Shefi i Ball-platzit sqaronte se “si të tillë vinin në vësh-trim, para së gjithash, Qeveria e Përkohshme..., pastaj Esat pashai dhe, më në fund, parësia me influencë e Shqipërisë së Veriut, të Mesme e të Jugut”. Ajo që bie në sy këtu është se pranohej ideja e pluralitetit të faktorëve në situatën shqiptare, që duhej të shërbente si pikënisje për krijimin e një qeverie të re unike. Për natyrën dhe vlerën e vërtetë të “faktorit Esat”, Berhtoldi as tani nuk duhej të kishte ndërruar mendje, sepse nuk gjente mënyrë tjetër “për të ndikuar” mbi të, veç ofrimit të një shume të hollash që Vjena së bashku me Romën i propozonin pashait në formën e “shpërblimit të dëmeve” që kishin pësuar çifligjet e tij nga lufta.

Pra, ky “vlerësim” i befasishëm i faktorëve të tjerë kishte vetëm një shpjegim: kthesën e Vjenës në qëndrimin e saj kundrejt Qeverisë së Vlorës.

Kështu shpjegohet edhe ndryshimi rrënjë-sor në gjykimet e fundit që i jepte Petroviçi në raportet e tij. Nuk vonuan ta vinin re këtë edhe delegatët e tjerë në KNK. Që në fillim të nën-torit, anglezi Lemb ia referonte si një fakt të padyshimtë Forein Ofisit “ndryshimin e qën-drimit të Vjenës karshi I. Qemalit”, të cilin ai e shpjegonte me “disa shenja të mosnënshtrim-it (insurbordination)” të Kryetarit të Qeverisë së Vlorës. Por njëkohësisht Lembi njoftonte se përfaqësuesit austro-hungarezë në vend po bënin përpjekje “për ta futur përsëri I. Qe-malin nën një zgjedhë të plotë” (to complete submission) sidomos “duke flirtuar” (coquet-ting) me Esatin, tek i cili ishte dërguar agjenti i Ballplatzit, Syrja bej Vlora, ato ditë.

Dy javë më vonë, Krajevski ishte më i qartë. Në një telegram që i dërgonte Ké d’Orsé-së më 21 nëntor, ai shkruante se “qëndrimi i Petroviçit në KNK ka ndryshuar krejtësisht”. “Ky ndryshim, - vazhdonte delegati francez, - që ka çuditur gjithë anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar, ka lejuar tani që të merren di-sa vendime të cilat më parë do të duhej të pris-nin pëlqimin e Vjenës” për një kohë të gjatë.

Në këtë mënyrë, të gjitha të dhënat lejojnë të konkludohet se në nëntor,diplomacia vjen-eze i kishte dhënë tanimë formë të qartë e të plotë qëndrimit të saj të ri – të tërheqjes së përkrahjes dhe bile kundërshtimit të hapët ndaj Qeverisë së Vlorës.

Page 88: Revista Mapo

88

Të ndjerit dhe të kuptuarit ndryshe të Don Kishotit nga lexues, përkthyes dhe kritikë të ndryshëm përbën vetë

sekretin apo vetë magjinë e romanit në fjalë. Don Kishoti është i shumëfishtë. Ai është dhimbja, ironia

dhe absurdi i botës në trajtat e panumërta. Ai nuk është thjesht ai që është, por është ai që lexuesit e tij

të epokave, racave dhe natyrave të ndryshme janë.

Leximi i romanit “Don Kishoti i Mançës” në vitet e mia të rin-isë ka qenë një diadë midis leximit dhe përjetimit. Kur lexoja, qeshja me bëmat e kalorësit, me vegimet e tij, me marrëzinë e tij të pashërueshme, me të folurën e tij të fryrë, me letrat në adresë të së vluarës së tij kimerike, Dylqinjës së Tobozës, me komizmin e keqkuptimeve të shumta të Sanços… Por kur e kujtoja apo më kalonte nëpër mend para se të flija, Don Kishoti më dukej sikur përfitonte nga heshtja, qetësia dhe er-rësira e natës për të hequr maskën, për të pushuar pak, për ta dalë pak nga roli. Pra shtirej, tallej me të gjithë dhe madje luante si një iluzionist. Të nesërmen e gjeja sërish në faqet e librit ashtu siç e kisha lënë. Më dukej se i kisha bërë një pabe-si me ato që kisha menduar për të. Ose i kisha bërë një pabe-si që e kisha zënë në një moment intim, që ai nuk donte ta ndante me njeri. Kjo është një marrëdhënie e çuditshme që ndodh edhe me libra e autorë të tjerë. Me Don Kishotin e Ser-vantesit më shumë. Madje, mua më duket se Don Kishoti s’pushon së intriguari e së magjepsuri pikërisht sepse në orët e heshtjes dhe qetësisë ai zbulohet ashtu siç nuk ka dashur të duket në faqet e librit. Ai pret lexuesin e ri, me besimin e patundur se lexuesi i ri do të vijë. “Don Kishoti” nuk na çon thjesht në Spanjën e Mesjetës, sado që është e pashmang-shme të na çojë edhe atje, por shumë më shumë se kaq. Para-

lel apo përkundër këtij destinacioni, na çon edhe në një botë ëndrrash, ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja, në ndërthur-jen dhe bashkëveprimin e tyre, sikur prodhojnë një kohë të katërt që do të jetë lajthitje dhe kryengritje e përhershme e njeriut, por që nuk do të jetohet dot kurrë si një realitet. Më shumë se prej mishi dhe gjaku, Don Kishoti duket sikur është prej mjegulle.

Të ndjerit dhe të kuptuarit ndryshe të Don Kishotit nga lex-ues, përkthyes dhe kritikë të ndryshëm përbën vetë sekretin apo vetë magjinë e romanit në fjalë. Don Kishoti është i shumëfishtë. Ai është dhimbja, ironia dhe absurdi i botës në trajtat e panumërta. Ai nuk është thjesht ai që është, por është ai që lexuesit e tij të epokave, racave dhe natyrave të ndry-shme janë.

Më ndodhi edhe mua në rileximin e këtij romani pas tri dekadash. Megjithëse kujtohesha për vazhdimin e shumë ep-isodeve, kisha gjithnjë ndjesinë paralele se po e lexoja për herë të parë. Po zbuloja gjëra që nuk i kisha kapur herën e parë, por kjo nuk është ndonjë gjë e veçantë, sepse ndodh pothuajse në çdo rilexim. E veçanta ishte se po e lexoja ndryshe, si një lexues tjetër. Armatura e personazhit, e folura e tij plot rez-injatë dhe vendosmëri, episodet, duelet, fanitjet dhe përsh-krimet që herën e parë më kishin bërë për të qeshur, tani

Koha e katërt e Don Kishotit të Mançës

Romani i Servantesit

Page 89: Revista Mapo

89

vetëm sa e ledhatonin nënqeshjen time të dikurshme, duke pro-vokuar ndjenja të tjera, të kundërta, deri dhimbje. E kisha lexuar Don Kishotin si një parodi të Servantesit në të kaluarën, tani po e lexoja si një elegji për të tashmen e përjetshme. E thotë edhe Noli në introduktin që shkroi në botimin e parë në shqip të volu-mit të parë: “Kjo vepër nuk do të ishte kaq e bukur sikur të na bënte vetëm të qeshnim. Na bën edhe të qajmë. Se Don Kishoti është një idealist në tërë kuptimin e fjalës”.

“Don Kishoti” fillon si personazh, kur mbaron si libër. Kjo është veçoria e tij, të cilën e ka vënë në dukje me vërtetësi dhe elegancë shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare, që ka shkruar: “Besoj se Don Kishoti vazhdon të jetë edhe sot një personazh i pashpjegueshëm. Është e nevojshme të bëhet një përpjekje e madhe nga të gjithë, për t’ia vënë nderin në vend, për ta ngritur sërish në vendin që i takon. Nuk mund të lejohet që Don Kishoti të përdoret në diskutimet publike”.

Me ambiguitetin e tij, Servantesi ka ngatërruar shumë njerëz, kur thoshte se e kishte shkruar këtë roman për të diskredituar librat e kalorësisë. Këndej mori jetë, në një rrugë të gjatë keqkup-timesh dhe trajtimesh gjithnjë e më të cekëta, donkishotizmi si një metaforë e kthimit prapa të rrotës së historisë. E vërteta nuk është kështu. Don Kishoti nuk e meriton këtë damkë. Ai është një fantazmë e trefishtë e së kaluarës, e së tashmes dhe e së ardhmes. Ai duket sikur ka ardhur nga librat e kalorësisë, por në të vërtetë edhe është arratisur nga koha e tij cinike, e shënuar nga një degradim i skajshëm. Në përpjekjen për të shpjeguar personazhin e Don Kishotit, ndoshta do të këtë një vend versioni se ky personazh kaq i jashtëzakonshëm, që na ga-bon shpesh në konsideratat për të, është një personazh që del tepër për të kaluarën, për të tashmen dhe për të ardhmen. Ai është bërë i tillë që, nëpërmjet çmendurisë dhe idealizmit, të predikojë ato të vërteta të thella dhe të përjetshme që janë gjithnjë në kundërkohë me interesat dhe zhvillimet e ditës. Ai është një personazh i cili nuk ka ende një kohë, një atdhe dhe një popull të tij. Ai, siç e thashë, është i tepërt, domethënë i papran-ueshëm nga të gjithë ne, por i pranueshëm dhe i dashur nga se-cili prej nesh veç e veç në vetminë tonë. Ai është ai që nuk mund të jemi, por do të mund të jemi një ditë prej ditësh. Ai është uni-kal në universalitetin e tij. Ne nuk e bëjmë tonin, por edhe nuk e lëshojmë kurrë. Prandaj “Don Kishoti i Mançës”, që festoi katërq-

indvjetorin në vitin 2005, ka nisur qetësisht katërqindvjetorin e dytë dhe kështu pa fund, derisa njeriu ta banojë këtë tokë. Si-pas profesor Alfred Uçit, Dostojevski i ka këshilluar njerëzit që do të zhvendosen në një planet tjetër, të marrin me vete roma-nin “Don Kishoti i Mançës”, “Biblën” dhe Simfoninë e nëntë të Beethovenit, me qëllim që të mos asfiksohen nga malli për Tokën.

Para disa ditësh, ndërsa isha ulur për të përgatitur këtë shkrim, përkthyesi Urim Nerguti më tregoi një shënim të shkrim-tarit rus Ivan Turgenjev për personazhin e Don Kishotit. Në atë shënim gjeta një pohim thelbësor, që nuk e kisha lexuar tjetërkund. “Don Kishoti është një flijim për të tjerët ”- ky ishte pohimi. Dhe vërtet, përtej të qeshurave që shkakton me aven-turat e tij dhe të Sanço Pançës, Don Kishoti do të shfaqet gjith-një në jermin e tij si dikush që ka ardhur në këtë botë për të bërë mirë, për të ndrequr çfarë është prishur, për të menduar, vuajtur e vepruar natë e ditë rreth fatit të keq apo mizor të të tjerëve.

Page 90: Revista Mapo

90

Page 91: Revista Mapo

91

MED

IALA

ND

DIKTATORI “I KAPUR” ME SHQISËN E GAZETARITMbi librin “Enver Hoxha” të gazetarit Blendi Fevziu

BELINA BUDINI

Të paktë janë në viset shqiptare librat e shoqëruar me jehonën e librit “Enver

Hoxha” të Blendi Fevziut. Një jehonë që vazhdon ende, e ushqyer tanimë nga akte të përsëritura të djegies së librit dhe akte denoncimi nga trashëgimtarët e Hoxhës. Kaq shumë reagim ka pasur rreth Enver Hoxhës së Fevziut, sa mund të thuhet se ka një subjekt edhe rreth librit po aq sa në vetë librin. Megjithëse dukuri të tilla të komunikimit si jehona publike dhe medi-atike janë mjaft tërheqëse për t’u vrojtu-ar dhe interpretuar, kjo duket se nuk është domosdoshmërisht gjëja më e mirë që i ndodh librit, pasi të marrësh në anal-izë efektet e librit nuk është e njëjta gjë si të marrësh në analizë vetë librin. Edhe pse mund të duket sikur dukuria e efek-teve ose jehonës rreth tij vetëm sa e ndi-hmon ose e favorizon vetë librin, kjo nuk është gjithnjë e vërtetë, sepse në vend që të flitet për librin, përfundohet duke folur rreth tij. Pa dyshim që për një autor mund të jetë ndjesi e mirë të flitet për të, qoftë edhe rreth librit të tij, por asgjë nuk ka të krahasuar me vetë të lexuarit e librit dhe analizimin e përmbajtjes së tij, për atë që ka brenda dhe jo jashtë ose rreth tij, pas publikimit. Aq më tepër kur libri vetë ka diçka për të thënë. Përndryshe, mund të ndodhë që nën trumbetimin e amplifika-torëve të jashtëm të zhurmohet ajo që li-

bri kumton me brendinë e vet. Me gjithë tundimin e profesionit, si

gazetare dhe studiuese e mediave, për ta lexuar librin nga jashtë, pra për të inter-pretuar realitetin e krijuar rreth tij përmes jehonës mediatike, ky artikull është një përpjekje për të depërtuar te vetë libri, një biografi e Enver Hoxhës në afro 400 faqe, botim i UET Press dhe Klan. Pak rëndësi ka nëse është e para apo e vetmja, si zhanër apo si lloj doku-mentimi. Letërsi historike apo biografi gazetareske, dramë shekspiriane apo triller politik, monografi shkencore apo dokumentar televiziv, etiketimet nuk ka-në asnjë rëndësi. Subjekti i një figure si Enver Hoxha mund të ngjallë madje in-teres edhe po të jetë fiksion fund e krye. Ashtu siç ngjall interes subjekti i Hitlerit në të gjitha format e tij, subjektet e pres-identëve amerikanë, diktatorëve të djeshëm dhe të sotëm e një morie figu-rash që kanë përcaktuar dhe vendosur fate njerëzish dhe popujsh për mirë apo për keq qoftë.

Enver Hoxha i Blendi Fevziut i ngjan po aq një biografie historike sa edhe një s ke n a r i f i l m i , n j ë d o k u m e n t a r i gazetaresk, sa edhe një drame politike… Me një tekst aq vizual sa të shpie në kine-ma, me ilustrime aq kontekstuale sa të sjellin realitetin para sysh. Rrëfimet dhe dëshmitë e dorës së parë janë asi nën mëngë. Detajet informuese dhe shpjeg-uese reflektojnë njohjen e plotë të sub-jektit dhe mjedisit të tij. Fëmijëria, rinia, ngjitja, konsolidimi dhe vdekja e diktato-rit, të gjitha janë aty, ashtu si edhe rrjeti i marrëdhënieve të tij, vendeve që frekue-ntonte, shijeve dhe deri tek elementët estetikë. Të gjitha të vlefshme për të ndricuar subjektin e një figure të mbajtur në mjegull informative dhe mistifikuese deri vonë. Secila prej etapave të jetës dhe zhvillimit të figurës së diktatorit mund të përbënte volum më vete, pasi nevoja për të njohur është pa dyshim më e madhe se përzgjedhjet jetësore mbi të cilat ka ndërtuar rrëfimin e tij gazetari Fevziu, por ky mision nuk mund t’i përkasë vetëm një njeriu, qoftë ky edhe gazetari me për-vojën më të gjatë kërkuese në drejtim të Enver Hoxhës dhe biografi i parë serioz i tij. Megjithatë, pjesët nga ditari personal i Enver Hoxhës si moment ekskluziv i li-brit e shndërrojnë këtë biografi në një kronikë të vërtetë informative, prej nga sigurisht gazetat dhe mediat shqiptare nuk vonuan të nxirrnin lajme dhe sen-sacione.

Mirëpo pjesët e shkëputura nga libri për botim në gazeta, sado që kapin mo-mentet më pikante, nuk mjaftojnë për të kapur figurën e Enver Hoxhës në plotësi-

në me të cilën e jep vetë libri. Sfida e au-torit duket të ketë qenë pikërisht kjo, kapja e të gjitha përmasave të subjektit të vet. Dhe duket se ia ka arritur në një masë të konsiderueshme. Zor të gjesh gjetkë ndonjë autor që e nxjerr Enver Hoxhën në një pamje më tërësore sesa Blendi Fevziu. Ende ndonjë historian shq-iptar nuk e ka bërë këtë. Është fat që një gazetar ia ka dalë mbanë këtij misioni të vështirë. Megjithëqë nuk jemi ende aq larg në kohë sa për të gjykuar me ftohtësi-në ideale subjekte të nxehta si ai i dikta-torit Hoxha dhe regjimit të tij, që ende prodhojnë impulse emocionale për atë pjesë të shoqërisë sonë që e ka jetuar dik-taturën; një biografi me shqisën e gaze-tarit si ajo e Blendi Fevziut e kapërcen ed-he këtë vështirësi. Aspak ngurruese, as-pak përbaltëse! E drejtpërdrejtë dhe e faktuar, kjo është qasja që i vlen më së tepërmi publikut shqiptar sot në raport me Enver Hoxhën, për një njohje sa më të plotë të figurës së tij, e cila ka nevojë të rindërtohet, për të marrë vërtetësinë të cilën ia kanë hequr për 45 vjet me radhë dhe që duket e tepërt të mbahet e panjo-hur ose e pandriçuar mirë ende sot.

Ky mund të jetë edhe kontributi krye-sor i Enver Hoxhës së Blendi Fevziut. Ndriçimi informues dhe i vërtetësishëm i figurës së diktatorit shqiptar, duke e njo-hur më mirë, për të kuptuar më shumë. Vetëm duke njohur versionin realist të jetës, veprimtarisë dhe marrëdhënieve të tij, mund t’i hedhim në koshin e pleh-rave të historisë të gjitha falsifikimet dhe manipulimet që ende vazhdojnë të qa-rkullojnë si gjysmë të vërteta ose mite të mbetura në lidhje me figurën e tij. Leximi i librit të Blendi Fevziut është pa dyshim një shans për të njohur më mirë të djesh-men përmes figurës së Enver Hoxhës, për të kuptuar më shumë një regjim dhe një epokë, që nuk është e thënë të ketë mar-rë fund.

Aktualizimi është gjithë çfarë kërkon një gazetar tek subjektet e veta. Dhe me një subjekt të së shkuarës, aktualizimi mund të jetë i vështirë për t’u arritur. Aq më tepër me anë të një zhanri si biografia historike. Janë të paktë ata që ia dalin mbanë të aktualizojnë me sukses njerëz emërmëdhenj, por me gjasë kur kjo ndodh, i vendosin edhe emrat e tyre në të njëjtën lartësi njohjeje. Aktualizimi i En-ver Hoxhës nga gazetari Blendi Fevziu është një mision i kryer me sukses dhe prej këtej duhet të burojë gjithë jehona rreth librit të tij. Më në fund publiku shq-iptar ka në duar një version aktual të njer-iut që shënjoi 45 vjet histori të Shq-ipërisë. Versionin e diktatorit të kapur “gjallë” me shqisën e gazetarit.

Page 92: Revista Mapo

92

Që kur mbaj mend veten, mbaj mend dhe zhurmën e helikop-terëve. S’është çudi, as e padëgjuar. Të jetosh në Mitrovicë është pak a shumë si të jetosh në pyll, ku veli i misterit të ndjek nga pas. Në qytet ka më shumë rrethrrotullime sesa trotuare për këmbësorë. Aty njerëzit shesin fara luledielli, misër e duhan. Nga afër ndien mllefin e barkthatëve. Sheh pleq që i afrohen urës dhe mallkojnë të gjallët e të vdekurit. Burrat me kollare që janë drejtorë drejtorish/biznesmenë të fuqishëm paratë i fitojnë duke i detyruar të tjerët të bëj-në vetëvrasje. Pra, këta janë gjithçka për mjerimin, dhe as-gjë për njerëzimin. Në Mitrovicë kur të shëtisësh, do gjesh trupa njerëzish që hidhen nga ndërtesat shumëkatëshe.

Sheh djem të rinj që luajnë me thika. Muzgu i mbledh drog’shitësit. Kryhen pazaret. Natën, me episode e bën gju-min. Ndodh që në mes të territ futen fqinjët e të plaçkitin. Jo që nuk e sheh grabitësin, por s’arrin ta shohësh as hundën tënde, meqë dritat ikin në ag’ dhe terri përveçse i mbyt neu-ronet e të papunëve, i privilegjon kriminelët për të maksimizuar fitimin. Pa harruar kapakët prej hekuri të ka-naleve, që ikin sa hap e mbyll sytë. Në përgjithësi, në Mitro-vicë (në gjithë Kosovën) nuk këshillohet të ngresh krye, ed-he sikur vdes në spital se s’ka ilaçe, apo kur mjekët të thonë se ke kancer, ndërkohë që ti je ftohur pak. Mjekët po s’gërryen xhepin tënd, ta harrosh se ke për t’u shëruar.

një qytet që e mbytëm vetëSA HERË MË PYESIN PREJ NGA VIJ (DHE UNË PËRMEND MITROVICËN) NJERËZIT MË SHOHIN ME DHIMBJE. ËSHTË TREND TË JETOSH NË ZONAT KU KA KONFLIKTE ETNIKE DHE PROBLEME POLITIKE. GJITHMONË DO JESH NË QENDËR TË VËMENDJES. POR KUR FILLON E RRËFEN PËR ANËN TJETËR TË MEDALJES, NUK E BESON ASKUSH

Page 93: Revista Mapo

93

Page 94: Revista Mapo

94

SI JASHTË SHTETITNë Mitrovicë, mërzia më e madhe shkaktohet nga pamundë-sia për të dallu njëmendësisht kufirin në mes të mundshmes dhe të pamundshmes. Seç ka një vijë të gjatë e të pasigurt, ku ndahet realja nga irrealja. E vetmja ndarje që mund të shi-het qartë është ura. Në qytet, aty-këtu, ke edhe ca kafe-bare ku të rinjtë kalojnë gjithë ditën duke rrotulluar lugën kineze prej plastike (kancerogjene) për nja tri o katër orë. Janë kthy-er në skeptikë, sepse vetëm kështu mposhtin idenë ironike, që u fal ndjesinë e vetëdijes për realitetin e shpifur që po e jetojnë. Mllefi i padrejtësive s’ka kandar. Tjetri, sido që të jetë, kthehet në armik. Sepse është ai që mund të ta zërë karrigen në kafe-bar, mund të të fitojë lojën kur luani në ça-jtore ose ta ndalon të futesh në shkollë, ngase ti mban shami në kokë. Jemi shtet demokratik de.

Ndërkombëtarët, pa asnjë lidhje me botën e realitetin (por ama mbesin ndërkombëtarë), vijnë, e shesin mend. Na mësojnë sesi duhet të krijojmë “ura bashkëpunimi” me fqin-jët. Gëlojnë lloj-lloj diskutimesh, e gajasin për do projekte.

U tregojnë fëmijëve se çka është HIV-i, sa lloj drogash kemi dhe si konsumohen, pse duhet t’i urrejmë burrat, dhe sa të pacivilizuar kemi qenë deri sa nuk erdhën këta “shpëtim-tarët” për të na modernizuar. Pra, ne bëhemi perëndimorë duke krijuar organizata joqeveritare - NGO-rëra. Gjithë këto organizata, përveç fondeve të majme që marrin, kinse për të emancipu rininë, në dritë zor se qesin diçka. Sot rinia s’flet më për shpresën apo shkollën. Shpresa është ndrydhur prej kolltukëve të dala mode e boje, që burokratët i kanë priva-tizuar. E shkolla ka veç mure të akullta, ku çohet dashuri mes dashnorëve (nxënësve) të rinj, dhe larg të qoftë zhvillimi i mësimit aty, sa të jenë gjallë partitë politike që fusin hundët edhe nëpër mësonjëtore.

BARRIKADATShumëkush, që nuk e ka parë Mitrovicën në verë kur viheshin barrikadat dhe të shurdhonin të shtënat e armëve, më ka thënë se problemi i Veriut është i thjeshtë, dhe mund të zgjidhet brenda dy orësh. (Në fakt, as në Google Maps nuk e gjen Kosovën brenda dy orësh, e lëre më ta bashkosh Mi-trovicën, po nejse). Këta pseudopatriotë fishkëllejnë pa u ndalë, se s’ia kanë idenë ndryshimit revolucionar, as vuajtjes së heshtur të qytetarëve. Për Mitrovicën përherë ka qenë e pamundur të shkruash e të mos e përmendësh pavarësinë gjysmake të Kosovës. Përditë turpërohem kur në mend më kalojnë kujtimet e luftës, amaneti i të rënëve e gjaku i dësh-morëve. Pavarësia e shkurtit s’ishte ajo për të cilën vdiqën mijëra shpirtra! (Për sa kohë i kthejmë në numër të vdekurit, ata barazohen me zero, me hiç). E sot, ata që hiqen si për-faqësues populli s’janë asgjë më shumë se servilë të push-tetit. Më zihet fryma kur kujtoj verën dhe politikanët, poli-tikologët, filozofët e psikopatët që ofronin gjithfarë lloj “al-ternativash, mendimesh, opinionesh” për problemin e Veri-ut, ndërkohë që qytetarët matanë urës s’kishin bukë për të ngrënë. Ky është një nga ato momentet kur ti kupton se përveç tenderëve, korrupsionit dhe kriminalitetit, ne s’dimë të bëjmë asnjë gjë tjetër. Aso kohe cicëronin të gjitha par-titë në Kuvend. Në krahasim me kryeneçësinë ultra-nacio-naliste serbe, vallja pseudo-patriotike e qeverisë ishte e de-stinuar për të dështuar. Reciprociteti sa për sy e faqe e nx-ori popullin në rrugë. Filluan protestat. Ndërkohë që policia rrihte protestuesit në Merdare e te Dheu i Bardhë, në veri të Kosovës serbët bënin përgatitjet për referendum. Dhuna e policisë pasqyroi karakterin e shtetit të Kosovës - atij shteti që shpejt u shndërrua në një gjë të pavlefshme.

NE SI POPULL I FJETUR DHE JU SI DIKTATORË PËRBALLË FUSNOTËS * Një ditë të bukur, kur qeveria e dorëzoi Republikën në këm-bim të fusnotës * (të kurrgjësë), u çudita se si na mbajti to-

Page 95: Revista Mapo

95

ka. Uvertura e zhbërjes ose “progresit” shtetëror ishte qershia mbi tortë, për të cilën dinim diçka të gjithë, dhe s’kishte ide të qartë askush. Shija e hidhur e dokrrave të pavarësisë na la të kuptojmë se akoma jetojmë në të kaluarën. Jemi krejt të parëndësishëm. Padituria dhe paaftësia historikisht na kanë pamundësuar parashikimin e të ardhmes sonë. Këto ditë të er-rëta, më shumë se kurrë i kemi tregu botës sa të vegjël jemi. Je-tojmë në kohërat moderne ku komandantët e luftës janë shitësit e atdheut dhe ne mjaftohemi me broçkullat duke e mashtruar veten se ka edhe më keq se kaq. Sa pak vlerë paska shteti! Ne, jo që s’mbërrijmë me i pasë nën kontroll kufijtë, po s’i njohim as rrugët nëpër të cilat futemi. Ndaj dhe këshillat e “miqve tanë ndërkombëtarë” i marrim shabllon, si të mirëqena. Fusnota, si fjollë e borës që shkrihet në pranverë, ka shumë mundësi të ngrihet përjetësisht, o të dashur liderë cinikë. Ju, “antieuropianë” që lëshoni pe për çdo tekë të Serbisë, “mikut” të Europës. Ju që për çdo lëvizje kërkoni vizë. Ju që i keni frikën edhe hijes suaj. Ju, që me dy duart e kthyet, e zhbëtë ëndrrën e vonuar të atyre që s’janë dhe atyre që po vijnë, e s’kanë ku të shkojnë.

Žižek-u, në esenë e tij për “Refuzimin e shantazheve të dy-fishta të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, vë në pah funda-mentalizmin etnik të regjimit profashist serb. Slavoj Žižek-u shkruan për paradoksin e thellë të përfshirë mbi ideologjinë e viktimizimit, ku aspekti kryesor ishte privilegji që NATO-ja i bëri fraksionit të “moderuar” kosovar të Ibrahim Rugovës kundër “radikalëve” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, kur NATO-ja ndërhyri për t’i mbrojtur viktimat kosovare, mori gjithë sigurinë e nevojshme që ATA DO MBETESHIN VIK-TIMA të paafta për ta mbrojtur vetveten, dhe jo një forcë ak-tive politiko-ushtarake. Madje, Žižek-u shkruante se edhe nëse NATO okupon Kosovën, ajo do të mbetet një vend i shkatërru-ar, me popullin e vet të viktimizuar, dhe aspak subjekt i fuq-ishëm politik.

Tashmë ka kaluar më shumë se një dekadë nga mbarimi i luftës, dhe pothuajse katër vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e cila vazhdon të jetë e pakonsoliduar jo vetëm për problemet e Veriut, por edhe për aspektin ndërkombëtar të mosnjohjes nga OKB-ja. Sado që vendimi i Gjykatës Ndërkom-bëtare të Drejtësisë abrogoi në një mënyrë rezolutën 1244, zbutja e qëndrimit të lidershipit kosovar përveç që hodhi poshtë “fitoren” në GJND, i dha mundësi avancimi kandidaturës së Serbisë në Bashkimin Europian dhe vazhdimësi “kërcënim-it” të saj që me futjen në përdorimit të fusnotës*. Klasa poli-tike kosovare karakterizohet nga paqëndrueshmëri e theksu-ar në vendimmarrje dhe varësi e skajshme karshi faktorit ndërkombëtar. Nga pozita e “të viktimizuarve”, udhëheqësit e sotshëm (por edhe ata paraprakë) vuajnë prej “modernizimit” të tepruar dhe tendencave të marra për t’u pozicionuar si de-mokratë të rinj, në krahasim me super’nacionalistët serbë, që vazhdimisht ndjekin politika radikale. Futja në përdorim e fus-notës është shoqëruar me mjegull të paqartë në lidhje me avan-tazhet dhe humbjet që ka pësuar Kosova*. Paaftësia për të parë projektet ndërkombëtare përmbajtësisht, leximi simbolik e sipërfaqësor i marrëveshjeve (detyrimeve) ka diskredituar kredibilitetin e lidershipit aktual. Madje, ky akt politik vë në

dyshim përkrahjen ndërkombëtare, procesin e normalizimit të marrëdhënieve me shtetet që akoma nuk e njohin pavarësinë, stabilitetin rajonal dhe vetë “sovranitetin” territorial të Kosovës. Mbetet pikëpyetje nëse fusnota është kthim mbrap-sht në 1244 apo një shteg i ri nëpërmjet të cilit Kosova përfiton në arenën ndërkombëtare! Zhvillimet e fundit politiko-eko-nomike nuk janë shpresëdhënëse. Realpolitika amerikane e destinuar furishëm mbi Lindjen, Bashkimi Europian i tronditur nga kriza ekonomike dhe ndryshimet në gjithë globin, japin një mozaik ngjarjesh shumë më të rëndësishme sesa fusnota.

Paradoksalisht, Kosova si rast SUI GENERIS, me qeveri të korruptuar, opozitë të heshtur (lexo: “joeuropiane”), krim të or-ganizuar, imazh jo të mirë ndërkombëtar, si vend i varfër dhe pa perspektivë shihet larg proceseve progresive. “Rehatia” e rrejshme pas marrëdhënieve të mira me Amerikën apo vendet europiane radikalizon nevojën për vënien e marrëdhënieve bi-laterale me vendet e tjera mbështetëse dhe progresin e brend-shëm politiko-ekonomik. Sot, Kosova* mbetet një vend i shkatërruar, me popullin dhe liderët e viktimizuar dhe aspak subjekt i fuqishëm politik. Në pritje të “mrekullisë amerikane”, kanë hequr dorë nga këmbëngulësia për ruajtjen e kredibilitetit të pavarësisë së gjymtuar! Kësisoj, qeveria, përveç që ia futi vetes fusnotën, shkeli vullnetin e qytetarëve dhe e fali/mbyti me duart e veta një qytet.

* Fjollshëm, fusnotshëm, me zemër t’plastë prej Kosove.

Kështu që, kur NATO-ja ndërhyri për t’i mbrojtur viktimat kosovare, mori gjithë sigurinë e nevojshme që ATA DO MBETESHIN VIKTIMA të paafta për ta mbrojtur vetveten, dhe jo një forcë aktive politiko-ushtarake

Page 96: Revista Mapo

96

LIBRI I RIi Spartak Ngjelës

epokën e tij. Ngjarje, personazhe, momente historike, ku

Në volumin e parë përfshihen dy libra me ngjarjet nga 1957-1975 deri në burgosjen e autorit.

Në volumin e dytë, që do të botohet së afërmi, përfshihet periudha 1975-2010, burgu politik dhe ngjarjet pas 1990

Kujtimet politike të një personazhi që jetoi dhe e sintetizoi si askush tjetër,

Shqipërinë e 50 viteve të fundit

E gjeni në çdo librari

Page 97: Revista Mapo

97

Pse duhet t’ju zgjedhim ju?Për të shmangur politikën e skajshme konfliktuale dhe për t’i kthyer njerëzve besimin tek e ardhmja e Shqipërisë. Unë punoj shumë mirë me njerëzit dhe për njerëzit.Si do t’i bënit paratë për të mbuluar fushatën tuaj elektorale?Nëpërmjet rrjeteve sociale. Po ashtu, duke ndaluar donacionet nga kompanitë, duke nxitur një fushatë sensibilizuese donatorësh, të hapur dhe transparente, por duke vënë një limit monetar për çdo donacion. Ndoshta ka ardhur koha që shteti të ndalojë financimin më tej të partive politike për fushata zgjedhore. Cila prej aktiviteteve tuaja do të përbënte pengesën më të madhe për stafin tuaj?Insistimi im për një qeveri të hapur dhe transparente. Kjo do të pengonte korrupsionin dhe do të garantonte rekrutimin e më të mirëve.Sa informacion personal kanë të drejtë votuesit të dinë për ju?Aq sa është e nevojshme, sa kohë je figurë publike. Për shembull, zgjedhësit kanë të drejtë të dinë sa pasuri kam dhe si e kam arritur atë, por jo numrin e llogarisë.Cili aktivitet do të ishte problemi më i madh për truprojat tuaja?Respektimi i rregullave si çdo qytetar, duke përfshirë edhe rregullat e trafikut (jo siç ndodh sot me disa drejtues të lartë të shtetit).Cili është problemi më i madh në Shqipëri dhe si do e zgjidhnit?

Humbja e besimit tek e ardhmja dhe klasa politike që drejton. Çdo qytetar duhet të besojë se Shqipëria u takon të gjithëve. Presidenti amerikan John F. Kennedy në fjalën e inaugurimit të tij në vitin 1961 tha diçka të madhe: ‘Mos kërko çfarë ka bërë vendi yt për ty, por çfarë mund të bësh ti për të’. Është koha që shqiptarët të mendojnë rreth të drejtave dhe detyrimeve të tyre.Kë do të emëronit në qeverinë tuaj?Nuk do të kisha tentuar drejt miqve, por profesionistëve dhe njerëzve të përkushtuar. Megjithatë, një fjalë e urtë e artit të qeverisjes, që herë i dedikohet Makiavelit dhe herë gjeneralit të lashtë kinez Sun Tzu, thotë: ‘Miqtë mbaji afër, por armiqtë edhe më afër’. Shkruani titullin e lajmit të parë të madh për qeverinë tuaj... Qeveria hap 100 mijë vende të reja pune.Si Kryeministër i Shqipërisë, sipas cilit politikan të vdekur apo të gjallë do e modelonit veten?Sipas presidentit çek Vaclav Havel.Cilët libra do të ishin ‘duhen lexuar’ në administratën tuaj?Në përgjithësi, libra mbi historinë e Shqipërisë, etikën dhe përgjegjësinë. Më specifikisht, për të kuptuar se abuzimi i pushtetit është po aq i lashtë sa bota, duhet të lexojnë: ‘Princi’ i Nikola Makiavelit; për parimet bazë të mirëqeverisjes, duhet të lexojnë: ‘On Liberty’ nga John Stuart Mill dhe ‘Two Treaties on Government’ nga John Locke.Ç’gjë do të bënit ‘të jashtëligjshme’?

Dy gjëra: favoret personale dhe thashethemet.Kë do preferonit si President dhe Kryetar Parlamenti?Si president Ismail Kadarenë, që mendoj se ka autoritet të mjaftueshëm për të shërbyer si ndërmjetës i efektshëm në krizat periodike të politikës shqiptare, kurse Kryetar Parlamenti nuk kam emër konkret, por do të parapëlqeja dikë që do të zbatonte paanshmërisht rregullat në Kuvend dhe do të toleronte më shumë pakicën parlamentare sesa shumicën parlamentare.

NËSE DO TË ISHA KRYEMINISTËR

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, ish-ambasador i Shqipërisë në Izrael, është akademik më shumë se diplomatik në përgjigjet e tij për revistën. Administrata e tij do të lexonte Mill-in e Locke-un, ndërsa kryetari i Kuvendit duhet të respektonte më shumë pakicën sesa shumicën parlamentare, thotë Gjuraj në rolin e Kryeministrit.

TONIN GJURAJ

Page 98: Revista Mapo

98

Kam minuta të tëra që fiksoj monitorin me dëshirën për të shkruar dy fjalë për këtë foton në të djathtën tuaj. Më thoni ju nga t’ia filloj të përshkruaj një personazh të tillë! Më thoni ju se si mund, në këto pak rreshta, të përshkruaj një legjendë. Do më duhej një hinkë të përqendroja mendimet e mia në kaq pak vend.

Mbaj mend kur isha i vogël, ime më’ më merrte shpesh në shkollën e baletit ku ajo punonte si pianiste. Kujtoj se me sa siklet hidhja hapat nga dera në cepin tjetër të sallës deri te pianoja, ndërkohë që ngjitur pas meje kisha të ngulur shikimin e buzëqeshur të balerinave që bënin ushtrimet e tyre. Zija një qoshe pas pianos dhe kur mendoja që shikimet ishin shqitur nga unë, mundohesha të zhbiroja nga një hapësirë e ngushtë ato silueta delikate dhe lëvizjet e tyre të buta. Pastaj hynte në sallë Ai. Hija i shtrihej përgjatë murit, pastaj përshkonte gjithë tavanin për të marrë dimensione gjigante. Në imagjinatën time prej fëmije kjo skenë më çonte zemrën në grykë dhe më dridhte leqet e këmbëve. Një figurë elegante, teksa me një buzëqeshje xhentile i përshëndeste të gjithë, afrohej pas pianos, fuste kokën ngadalë në qoshen ku isha fshehur unë, më shikonte me sy të ëmbël dhe më përkëdhelte flokët.

* * *Para disa javësh, tashmë i rritur, pata fatin ta ritakoj sërish

atë figurë, ndërsa bëja një set fotografik me dy balerinët e parë të Operas, Enadën dhe Gerdin. Më kujtoheshin fjalët e mamasë që më tregonte se sa i madh është ky njeri, se çfarë kontributi të jashtëzakonshëm ka dhënë për artin e kuintesencës, për baletin. Se sa mirë e njihte muzikën dhe se ç’pamje kishte një artist i vërtetë. Pastaj më tregon për burrin, për sharmin, për modestinë, për paqen që transmetonte gjatë një bisede. Dhe se si gjatë kësaj bisede normale, iu bënte një transfuzion artistik të gjithë të pranishmëve.

Në një moment, gjatë shkrepjeve, me një ton të veshur me nuancat e profesorit, e dëgjoj ti drejtohet dy balerinëve: “…tani zhvishuni, dua t’ju shoh në gjendjen fillestare të njeriut!” Nuk po ju tregoj se çfarë ndodhi, nëse u zhveshën apo jo. Di vetëm t’ju them që ajo fjali më bëri të vështroja nëpërmjet objektivit poezi në çdo lëvizje të tyre. Ky njeri vazhdonte të magjepste balerinët sikur të ishin krijesa përrallash me princ e princesha, sikur ajo sallë qëndronte pezull në një flluskë ajri jashtë botës përreth. Ishte si të shikoje një magjistar, një iluzionist, nga kaq afër, për të kuptuar truket, e sërish të mos bëje gjë tjetër veçse të shikoje se si ato lëvizje mishëronin gjuhën e shpirtit.

Zonja dhe zotërinj……Mjeshtri Agron Aliaj.

THE ARTIST

PA S

HUM

E FJ

ALE

Page 99: Revista Mapo

99

Page 100: Revista Mapo

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR.

3 (2

50), V

ITI V

II BOT

IMIT

MAR

S 2

012

ÇM

IMI 3

00 L

EKË

E PË

RMUA

JSH

ME

ALEANCA KUQ E ZI, PARTI TURKEKush e mundësoi vizitën në Washington të Kreshnik Spahiut dhe kush e financon

Aleancën? Kush është ndërmjetësi mes kreut të AKZ dhe interesave turke në Shqipëri? A janë të interesuar amerikanët për një rimëkëmbje të Perandorisë së dikurshme Osmane? FORUM/Eda Derhemi, Piro Misha, Enis Sulstarova, Ahmet

Davutoglu dhe Agron Gjekmarkaj shpjegojnë neo-otomanizmin.

PYETËSORI 33 ARTAN FUGA: I LIRË, SEPSE E KUPTOJ QË JAM SKLLAV

SPECIALEDUKE PRITUR HYRJEN E SHQIPTARËVE NË POLITIKËN AMERIKANE

PROJEKTI NEO-OTOMAN

DORESHKRIMI/ Përpjekjet për të pajtuar Ismail Qemalin me Esat Pashë Toptanin

“Carlsberg” fillon udhëtimin e tij kurajoz në Shqipëri... Fq54

DËSHMIA/ 1991 NERITAN CEKANËSE POPULLI DO TË FUTEJ NË BLLOK


Related Documents