Page 1
PERLAPERLAPERLAPERLAPERLARevistë shkencore - kulturore tremujore
Viti XX 2015 Nr. 1 (71)
Pasqyra e lëndës
AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji
Emil Lafe
Remzi Nesimi
Xhevat Lloshi
Alfred Frashëri
Përparim Kabo
Ermal H. Baze
Jorgji Gjinari
Akademiku Shaban Demiraj - dijetar i shquar dhe
me ndikim të gjerë për zhvillimin e gjuhësisë
shqiptare ............................................................... 19
Vështrimet e Prof. Shaban Demirajt për leksikun e
shqipes ................................................................. 23
Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe vëllezërit
Frashëri ................................................................ 29
Mbi filozofinë në veprën e poetit Naim Frashëri .. 36
Përmbajtja dhe rëndësia historiko-juridike e
Statuteve të Shkodrës .......................................... 43
Fjala perëndon (dielli) në Atlasin Dialektologjik të
Gjuhës Shqipe (ADGJSH) ................................... 51
IRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJI
Ahmed Tamimdari
M. Xh. Jahaki
Suela Xhyheri
Nima Jushixh
Shkollat intelektuale dhe filozofike ..................... 59
Periudha e përkryerjes teknike të prozës perse . 69
Monumenti i Paikulit dhe rëndësia e tij në njohjen
e zhvillimin e gjuhës perse (pjesa I) ................... 83
Afsaneh.............................................................. 95
Lidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturore
Gazmend Shpuza
Emil Lafe
Motive të kryeveprave të letërsisë iraniane në
veprën letrare të Samiut ......................................... 5
Imam Khomeini për rëndësinë e shkencës e të
kulturës: zhvillimi i tyre në Republikën Islamike të
Iranit dhe lidhjet me botën shqiptare .................... 13
Page 2
Pasqyra e lëndës (persisht) ............................................................ 159
OrientalistikëOrientalistikëOrientalistikëOrientalistikëOrientalistikë
Mehmed Kico Për kontributin e prof. Feti Mehdiut në
orientalistikë dhe në arsimin e lartë .................. 109
PërkujtimePërkujtimePërkujtimePërkujtimePërkujtime
Faik Konica, dy shkrime pak të njohura për gjuhën shqipe
(Fotaq Andrea) .................................................................................. 119
Pasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e librave
Shaban Demiraj, La lingua albanese. Origine, storia, strutture
(Mario De Matteis) ........................................................................... 129
”Fjalor i Arbëreshëvet t’Italisë” i Emanuele Giordanos dhe roli i tij për
ruajtjen dhe njohjen e arbërishtes (Emil Lafe) .................................. 132
Revista "Studime Gjeografike" dhe roli i saj në zhvillimin e gjeografisë
shqiptare (Skënder Sala) ................................................................... 139
Një botim i ri në Poloni për historinë e Shqipërisë (Michael Schmidt-
Neke) ................................................................................................ 145
Kronika KulturoreKronika KulturoreKronika KulturoreKronika KulturoreKronika Kulturore
Konferencë shkencore në nderim të akademikut Shaban Demiraj
(Kujtim Kapllani) ............................................................................... 149
Dekorohet albanologu Aleksandër Stipçeviq (Mehmed Latifi) ......... 152
Ditët e kulturës iraniane në Fier (Elton Lila) ..................................... 153
Veprimtari artistike-letrare Kultura dhe roli i muzikës tradicionale
(Elton Lila) ........................................................................................ 155
Akademi solemne kushtuar akademikut Mahir Domi
(Anila Kananaj) ................................................................................ 157
Page 3
lidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturore
shqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iraniane
Page 5
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Gazmend Shpuza, studiues, osmanolog.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Gazmend SHPUZA
MOTIVE TË KRYEVEPRAVE TË LETËRSISË IRANIANE NË VEPRËN LETRARE TË SAMIUT
1. Dehaku i Firdusiut dhe Gjave i Shemsedin Sami Frashërit
Shahnameja pati një ndikim të madh jo vetëm në letërsinë perse,
por edhe në letërsinë botërore, veçanërisht në atë të Lindjes, duke lënë të
qarta gjurmët e veta në të. Këtë e dëshmojnë përkthimet e saj në shumë
gjuhë të botës, duke filluar nga përkthimi në gjuhën arabe, në fillim të
shekullit 13 (620-626 H.) dhe duke vijuar më pas që nga shekulli 18 me
përkthimet në gjuhët evropiane si anglisht, frëngjisht, gjermanisht,
rusisht, italisht, hungarisht, danisht, turqisht, armenisht, gjeorgjisht etj.
Në përkthimin e saj në gjuhën turke një ndihmesë të veçantë kanë dhënë
autorët shqiptarë. Këtë e dëshmon jo vetëm puna e madhe që ka bërë në
këtë drejtim Sami Frashëri, e cila mjerisht mbeti e pabotuar, rrjedhimisht
e panjohur për masën e lexuesve.
Gjithë kjo tërheqje, mund të themi, magnetike që ushtronte
Firdusiu me veprën e tij madhore nuk ishte e rastit.
Duke u nisur nga vlerat e papërsëritshme të Shahnamesë studiuesi
iranian Abdurahman el Alavij shkruan: “Firdusiu në 60 mijë vargje
përmblodhi historitë më në zë të Iranit të vjetër dhe i paraqiti nëpërmjet
fantazisë së vet krijuese me një stil të mrekullueshëm, me një paraqitje të
habitshme dhe me një rimë e me një tingëllim që të bëjnë për vete, saqë
kjo vepër letrare e madhe u bë burim frymëzimi për një numër të madh
poetësh dhe mendimtarësh gjatë shekujsh”.1
Në të vërtetë, nga Shahnameja u ndikuan e, madje, dhe u
frymëzuan dhe mjaft poetë e shkrimtarë të huaj jo vetëm në Lindje, por
1 A. El-Alavij, Shahnameja e Firdusit, në “Perla”, nr. 4, 1996, f. 94.
Page 6
6 Shpuza
dhe në Perëndim. Nga autorët evropianë mund të përmenden që nga
Henrik Hajne, Viktor Hygo, Lamartin e të tjerë, pa lënë mënjëanë, në
këtë mes, vlerësimet që i bënë asaj studiues e krijues të mëdhenj. Midis
tyre nuk mund të mos përmendim Gëten.
Mbi bazën e motiveve të Shahnamesë Shemsedin Sami Frashëri
shkroi dhe botoi më 1876 (1293) pjesën teatrore në pesë akte “Gjave”.2
Sipas pohimeve të vetë Samiut të vitit 1896 ai ka shkruar dhe një dramë
tjetër të titulluar “Suhrab”.3 Deri më tani nuk kemi të dhëna në se është
botuar ose jo dhe as në dorëshkrim nuk njihet. Nga titulli del qartë se dhe
kjo dramë është shkruar ashtu sikurse dhe “Gjave”, po mbi bazën e
motiveve të Shahnamesë së famshme të Firdusiut.
Në Shahname flitet për një person të quajtur Xhamshid, i cili i
ftonte njerëzit në rrugën e Zotit. Atë e arrestoi mbreti i Arabisë, i quajtur
Dahak, një mbret i egër e despot, i cili pastaj e vrau. Shejtani puthi supet
e këtij mbreti vrasës dhe në to mbinë dy gjarpërinj, të cilët ushqeheshin
me trutë e njerëzve. Prandaj, sulltani filloi të vriste çdo ditë dy vetë për
të ushqyer gjarpërinjtë me trutë e tyre. Njeri ndër të vrarët ishte dhe një
burrë i quajtur Athbin, me prejardhje mbretërore. Kjo ngjarje e detyroi
gruan dhe djalin e tij të quajtur Feridun të iknin nga frika e pushtetit të
tij, duke kërkuar mbrojtje në malet Elbrus. Atje ata gjetën një kovaç me
emrin Gjave (Kauah), që kishte pasur 18 djem, por 17 prej tyre ia kishte
vrarë Dahaku. Kauahu - Gjave u revoltua kundër Sulltanit dhe u bëri
thirrje njerëzve të ngriheshin në kryengritje kundër tij. Me të u bashkuan
shumë njerëz, që u drejtuan nga malet Elbrus, ku zgjodhën të parë
Feridunin. Si pasojë e kësaj kryengritjeje, Feriduni mundi ta
shpartallonte dhe t’i jepte fund sundimit të mbretit arab Dahakut dhe
kështu mori pushtetin mbretëror në vend të tij.4
Shahnameja vijon më tej.
Me gjithë këtë histori, autori i Shahanamesë, sipas Zyber Bakiut,
ka pasur për qëllim të nxisë urrejtjen e popullit iranian kundër
sundimtarëve të huaj, që i patën pushtuar vendin dhe shkatërruar
qytetërimin e tij të vjetër. Njëkohësisht, Samiu, vijon bibliografi i tij,
synonte t’i nxiste popujt e perandorisë dhe në radhë të parë vetë popullin
turk, në luftë kundër diktaturës kriminale të sulltanëve.5
2 Ş. Sami, Gâve, Beş fasýldan ibaret facia, (Dramë në pesë akte), Istanbul, Tasviri efkâr
Maatbassý, 1293 (1876), 190 s. 3 Serveti Funun, nr. 275, 19.6.1896, s. 227. Shih dhe Z. Bakiu,vep. e cit., f. 129.
4 Firdusiu, Shahname, në përkthimin e Vexhi Buharasë, Tiranë, 2001. Shih dhe A. El-
Alavij, 98-99. 5 Zyber Bakiu, Sami Frashëri - Patriot dhe dijetar i shquar (Bibliografi me përmbajtje të
veprave), Botim i Bibliotekës Kombëtare, Tiranë, 1975, f. 140 - 144.
Page 7
Motive të kryeveprave të letërsisë iraniane në veprën letrare të Samiut 7
Porse varianti i Samiut ndryshon mjaft nga modeli të cilit ai i është
drejtuar. Kriteret nga është nisur dhe synimet që ka pasur në përpunimin
dramaturgjik të kësaj teme autori na i shpjegon në parathënien e dramës,
të shkruar më 8 janar 1876 (17 zilhixhe 1292) në Stamboll.
Në parathënien e një vepre tjetër të botuar më parë, Shemsedin
Sami Frashëri kishte paralajmëruar se përmbajtja e dramës “Gjave” do të
ishte plot me ngjarje të kohëve, siç shprehet ai, pararendëse, domethënë
të kohëve pagane. Fjala është për një temë shumë të përhapur në historitë
e mëparshme të besimit mexhusi, të adhuruesve të zjarrit, porse, siç
thekson Samiu, edhe në letërsinë islame. Në orvatjet e tij për përligjjen e
kësaj tematike të huaj dhe për turqit dhe për shqiptarët Samiu shpall se
prapëseprapë është e drejtë që trajtimi dramaturgjik që ai i ka bërë asaj të
quhet deri në një farë shkalle kombëtare.
Kjo dramë është një dramë historike. Shkrimtarët perëndimorë, që
janë siç i cilëson Sami Frashëri, mjeshtërit e letërsisë teatrore, dhe
veçanërisht të tillë si Shekspiri dhe Viktor Hygoi, kanë përcaktuar si
rregull, për dramat që mbështeten në histori, nevojën dhe
domosdoshmërinë që t’i mbeteshe besnik ngjarjeve të së kaluarës. Me që
është kështu, atëherë çfarë mund të thuhet, shtron problemin autori i
“Gjavesë” në se kundërshtohet drama ime, e cila nuk përputhet plotësisht
me ngjarjet e njohura dhe të shkruara në Shahname dhe në librat e tjerë
letrarë.
Atëherë ai jep këtë përgjigje:
Është e ditur që: ... Shahnameja e Firdusiut, që është i denjë për t’u
quajtur mjeshtri i letërsisë, me gjithë bukurinë dhe elegancën, ... nuk
është e vërtetuar historikisht. Zaten, shumica e ngjarjeve të vendosura në
Shahname i takojnë gjinisë së mitologjisë, pra të kërkosh të vërtetën në
to nuk del e nevojshme. Ngjarja e Zehakut, e Gjavesë dhe e Feridunit që
i takojnë besimit pagan të mexhusive, adhurues të zjarrit, nuk mund të
shihet me syrin e së vërtetës; sepse nuk është e mundur dhe është kundër
ligjeve të natyrës që në shpatullat e një njeriu të gjenden të ngjitur
gjarpërinj që rriten, dhe që kanë nevojë të ushqehen me trutë e njeriut.
Të gjitha këto thekson Samiu janë gjëra që asnjëherë nuk mund të
besohen. Fakti që Zehaku quhet “Gjarpër” (Mari) tregon që ai vetë ka
një lidhje me gjarpërinjtë; dhe që djemtë e Gjavesë janë marrë për t’i
bërë ushqim për gjarpërinjtë nuk mund të besohet. Atëherë ku qëndron
lidhja e Zehakut me gjarpërinjtë, shtron pyetjen Samiu? Për të kuptuar
këtë, sugjeron ai, del e nevojshme të vlerësohen ndoshta më së shumti
argumentet logjike, se sa vepra të tilla të ngatërruara me mitologji.
Kësisoj, ato nuk janë për t’u besuar.
Vendi i prejardhjes së Zehakut si mund të provohet janë
shkretëtirat e Arabisë ose të Afrikës. Në Afrikë edhe në ditët tona ka
Page 8
8 Shpuza
njerëz që besojnë te gjarpërinjtë dhe iu falen atyre. Ka mundësi, vijon në
shpjegimet e veta Samiu, që edhe në Arabi në kohët primitive ka pasur
popuj (kavm) që i përmbaheshin një besimi të tillë. Zehaku i mbiquajtur
gjarpri (mari) qoftë arab, qoftë prodhim i shkretëtirave të Afrikës, me që
besonte te gjarpërinjtë nuk mund të ketë dyshim, që të birjë e Gjavesë
dhe të rinjtë e tjerë - i mblidhte për t’i detyruar të nderonin gjarpërinjtë
që ishin zotat e tij.
Me që është kështu, nuk mund të thuhet që kjo dramë është
shpërfaqje, vërtetim i historisë. Si e tillë, nënvizon Samiu, drama e tij
nuk përputhet me rregullat e shkrimtarëve perëndimorë të përmendur më
sipër. Historia nuk përgënjeshtron dramën time; përkundrazi, përfundon
autori i “Gjavesë”, drama ime, - megjithëse është një vepër e trilluar dhe
e përshkruar bukur, - në këtë pikë e përgënjeshtron historinë.
Kështu që qëllimi që shkrojta këto rreshta, ishte, deklaron Samiu,
që të bëja të ditur këtë të vërtetë; përndryshe nuk jam i mendimit që një
vepër ka nevojë për një hyrje ose për një parathënie.
Dahaku, (Zehaku) i cili kishte uzurpuar fronin e Iranit ishte një
mbret mizor. Ai, sipas “Gjavesë” së Samiut, në kundërshtim me besimin
e popullit të Iranit, i cili i falej diellit, u besonte gjarpërinjve dhe u falej
atyre. Ai zbatoi masa të rrepta për t’ia imponuar edhe popullit iranian
këtë besim me dhunë, duke i keqtrajtuar, shpronësuar dhe përndjekur ata
që praktikonin besimin e vjetër. Dahaku kishte shembur faltoret që i
kushtoheshin kultit të Diellit dhe kishte ngritur faltore të reja në emër të
kultit të gjarpërinjve. Dahaku i Samiut nuk kishte gjarpërinj në trupin e
tij, ashtu siç përshkruhet në epopenë e Firdusiut. Pra, autori ynë
shkëputet nga mjegulla e dendur e imagjinatës së tepruar të miteve të
lashta, dhe tregohet më realist. Ai e përshkruan Dahakun si një mizor, që
u besonte gjarpërinjve, i mbante në kafaze të posaçme dhe kërkonte me
të gjitha mjetet të përhapte adhurimin për to.
Kur vendosi t’i ushqejë gjarpërinjtë me trutë e fëmijëve të popullit,
Gjave, një farkëtar, të cilit ushtarët e Dahakut i kishin marrë dy djemtë e
tij, u çua në kryengritje kundër mbretit mizor. Ngriti si flamur
përparësen e tij prej lëkure dhe me çekiç në dorë u vu në ballë të
kryengritjes popullore, në krye të prindërve që kishin pësuar të njëjtën
fatkeqësi si ai nga mbreti tiran. Me këtë luftë të udhëhequr nga Gjave u
zhduk Dahaku dhe njërëzit e tij, pa arritur që të masakronte dy fëmijët e
parë të Gjavesë. Ndërkohë, shpëtuan nga flijimi një djalë dhe një vajzë të
dashuruar.
Gjave edhe pse udhëheqës i luftës fitimtare popullore fton të marrë
pushtetin mbretëror Feridunin. Është mjaft kuptimplote si i drejtohet ai
pasardhësit të Dahakut, pasi vë mbi fron flamurin prej lëkure dhe armën
e tij të luftës dhe të punës; çekanin:
Page 9
Motive të kryeveprave të letërsisë iraniane në veprën letrare të Samiut 9
“Nuk ulesh ashtu lehtë (në fron)! Kjo lëkurë dhe ky çekan, që e
shpëtuan këtë vend nga mizoritë dhe mizorët, janë flamuri. Më parë
betohu mbi këto se nuk ndahesh nga drejtësia, e vërteta, se do të jesh i
arsyeshëm e i përmbajtur, se nënshtetasit do t’i duash si baba e vëlla i
tyre, se do të përpiqesh për mirëqenien dhe lumturinë e tyre, e pastaj ulu
në fron”.
Pikërisht në vitin kur u botua vepra e Samiut hipi në fronin
sulltanor Abdyl Hamidi i Dytë. Dhe fjalët e Gjavesë në fund të dramës
përfaqësojnë, për mendimin tonë, një thirrje të hapur, drejtuar sulltanit të
ri të sapo fronësuar.
Në qendër të dramës qëndron lufta e popullit të thjeshtë iranian të
udhëhequr nga farkëtari Gjave kundër pushtimit të huaj dhe kundër
sundimit tiranik të mbretit arab Dehaku.
Figura e farkëtarit personifikon luftëtarin popullor për liri dhe
drejtësi. Duke mos mundur t’i drejtohet drejtpërdrejt historisë osmane,
Sami Frashëri, përmes historisë së popujve të tjerë, përmes heronjve të
veprës madhore të Firdusiut, me gojën e personazheve të veprave të tij
teatrale, është shprehur me forcë kundër absolutizmit hamidian të kohës
së vet. Këtë e dëshmon e gjithë përmbajtja e pjesës “Gjave”, si dhe
nëntitulli mjaft shprehës i saj i vënë nga Samiu: “Tirania e tiranit”.
Pjesa mbaronte me thirrjet tepër aktuale, jo vetëm për kohën kur u
shkrua: “Rroftë drejtësia, Rroftë e vërteta! U zhdukshin tirania e
tiranët!”.
Motivi i pjesës, siç del qartë është marrë nga vepra “Shahname”
(Libri i Mbretërve) e Firdusiut (930-1020). Shfrytëzimi i saj nga Samiu
është arritur pas një njohjeje, siç e pamë, me themel të saj. Krijimtaria
artistike e Samiut mbi bazën e këtyre motiveve paraprihet, siç u
parashtrua më sipër, nga përgatitja për botim në persisht të “Ajkës së
Shahnamesë”, përkthimi dhe komentimi i kryeveprës së Firdusiut në
gjuhën turke; nga përpjekjet për ta shfrytëzuar atë për qëllime didaktike.
Porse Samiu në krijimtarinë e tij artistike nuk kopjon mekanikisht
modelin, nuk është imitues qoftë edhe i mirë i atij. Ai deklaronte se nuk
ishte në zakonin e tij imitimi. Varianti që jep Samiu ndryshon shumë nga
modeli, sa ajo mund të quhet me plot të drejtë një vepër origjinale.
Drama e tij, siç shprehet vetë, megjithëse është një vepër e trilluar dhe e
përshkruar bukur, përgënjeshtronte historinë.
Gjavenë e Firdusiut e ndajnë afro dhjetë shekuj nga Gjaveja e
Samiut. Fjala është për epoka dhe hapësira krejt të ndryshme me
karakteristikat e veta dhe me detyra të reja. Samiu e afron shumë motivin
firdusian në kohë dhe ia përshtat luftës për liri dhe përparim shoqëror e
drejtësi në mjedisin ku jeton, jo vetëm në atdheun e tij, por në mbarë
Perandorinë osmane. Prandaj ndryshimi kryesor midis tyre qëndron në
atë që Gjave i Samiut është më i papërkulur, më luftarak dhe më i
Page 10
10 Shpuza
vendosur. Gjave i eposit persian ngrihet kundër monarkut tiran e
zullumqar, pasi njerëzit e Dehakut kishin flijuar të gjashtëmbëdhjetë
djemtë e tij dhe po flijonin të shtatëmbëdhjetin. Ndërsa farkëtari i pjesës
teatrale të Samiut ngre flamurin e kryengritjes dhe çekiçin e tij kundër
tiranit Dehak sapo njerëzit e tij donin të flijonin dy fëmijët e tij të parë.
Nxjerrja e lejes nga Komisioni perandorak i censurës pranë
Ministrisë së Arsimit të Perandorisë Osmane për botimin e kësaj pjese
nuk ka qenë e lehtë për autorin. Samiu më 20 janar 1876 shkruante nga
Stambolli: “Nuk kam shpresë se do ta japin lejën. Po e dhanë do të jetë
shumë mirë”. Për përmbajtjen e saj kishte pyetur vetë ministri i arsimit i
asaj kohe, Safet Pashai. Ky, siç i shkruante pas dy ditësh Samiu të vëllait
të tij të madh, Abdylit, në Janinë, e kishte pëlqyer pjesën dhe ishte
interesuar personalisht për të. Dhe më në fund leja për botim u dha me
kusht që të mos vihej, pra, të hiqej nëntitulli kuptimplotë i pjesës
“Tirania e tiranit” i vënë nga Samiu, çka mungon në variantin origjinal të
Firdusiut.
Samiu u çudit dhe vetë se si e kishin dhënë lejen për botimin e saj.
Sado që u hoq titulli i dytë i “Gjave”-së, përmbajtja e saj drejtohej në të
vërtetë kundër tiranisë së mbretërve. Këtë e dëshmonte e gjithë
përmbajtja e saj dhe jo vetëm nëntitulli i shtuar nga autori. Që vepra
ishte një apel drejtuar sulltanit të ri, Abdyl Hamidit të Dytë, të
sapofronizuar është plotësisht e qartë.
Sami Frashëri ishte plotësisht i vetëdijshëm se vepra e tij do të
pëlqehej, do të mirëpritej nga lexuesit, në radhë të parë, për idetë që
përçonte tek ata. Ai i shkruante të vëllait, pas miratimit të saj për botim,
se pjesa do të pëlqehej shumë, sepse përmbante, siç shprehej ai,
mendime tejet liridashëse.6
2. Në kërkim të “Sohrabit” të Samiut.
Nuk ka dyshim që dhe pjesa tjetër teatrore e titulluar “Sohrab”, e
njohur deri më tani vetëm nga titulli, motivin e ka marrë nga epopeja
iraniane. Historia e Sokrabit sipas ShahNamesë së Firdusiut, është e
njohur gjerësisht.
Nga pasardhës të Feridunit dhe të Dahakut lindi heroi tjetër i
Shahnamesë, Rustemi.7 Rustemi martohet në krahinën e Samarxhanit me
6 Gazmend Shpuza, Vëllezërit Frashëri në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në
“Nëntori”, nr. 6, 1978, Po ai. Les fréres Frashëri a la veille de la fondation de la Ligue
Albanaise de Prizren, në “Les lettres albanaises”, Ve anée, nr. 2 (15), 1982, f. 165-181. 7 Feriduni, në fund të sundimit të vet, e ndau mbretërinë midis tre djemve të tij. Irani, që
ishte pjesa më e madhe dhe më e preferuar, qe fati i djalit më të vogël - Iraxhit, çka i
zemëroi dy vëllezërit e tjerë: Selamin dhe Turanin, të cilët e vranë atë.
Page 11
Motive të kryeveprave të letërsisë iraniane në veprën letrare të Samiut 11
një vajzë të quajtur Tahmina që ishte vajzë e perandorit. Porse ky
qëndroi me të vetëm një natë dhe u kthye në Iran. Ndërkohë ajo lindi një
djalë, që e quajti Sohrab, i cili, me kalimin e kohës, u bë një trim i
fuqishëm dhe i madh. Ai u bë komandant i ushtrisë së perandorit të
Turanit - Afrasiab, i cili e dërgoi atë në krye të ushtrisë së vet kundër
Iranit. Përleshet babai Rustem me të birin Sohrabi në një dyluftim të
çuditshëm, pa e njohur njeri-tjetrin, megjithëse Sohrabi e dinte se babanë
e tij e quanin Rustem. Më në fund babai vret të birin, por sa e tmerrshme
qe goditja për babanë, kur mori vesh se kishte vrarë të birin! Ai u
zemërua shumë edhe me perandorin Kikakus, i cili nuk e kishte njoftuar
se kishte një djalë të quajtur Sohrab, për çka Kikakus ishte në dijeni.
Prandaj, Rustemi e lë Iranin dhe braktis pushtetin perandorak dhe shkon
e vendoset në Sistan.8 Dhe tregimi firdusian vijon më tej.
Siç del nga historia e Rustemit dhe e Sohrabit “besën” kanë pikë
të përbashkët me eposin iranian, dhe pse ngjarja te “Besa” vendoset
tërësisht në terrenin shqiptar.
Se sa përputhet origjinali firdusian me veprën e Samiut
“Sohrabi” për të cilën kemi njohuri vetëm për titullin e saj, mbetet për
t’u saktësuar pas njohjes me të, me botimin ose dorëshkrimin e saj.
Mendja ta do të mendosh se ashtu sikurse me motivet e Gjavesë, edhe në
historinë e Sohrabit Samiu ynë duhet të ketë vënë dorë jo pak.
Qëndrimi i tij ndaj motiveve fidusiane mbetet sërishmi në varësi të
mjedisit ku jetoi dhe punoi Samiu; ishte në varësi të detyrave të kohës së
tij, në varësi të objektivave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të kohës
dhe të lëvizjes demokratike të popujve të Perandorisë osmane.
Mbështetur në veprat e botuara të Samiut, pak të shfrytëzuara nga
masa e lexuesve dhe e studiuesve, dhe, sidomos, në dorëshkrimet e tij
pak ose aspak të njohura, dhe ca më pak të shfrytëzuar deri më tash,
rezulton që Shemsedin Sami Frashëri, ky njeri shumë i madh i botës
E shoqja e Iraxhit kishte ndodhur me barrë. Ajo lindi një vajzë, që rritet dhe më pas
martohet. Nga martesa lind një djalë me emrin Menuxhahar, të cilin e rrit Friduni, me
qëllim që të hakmerrej për të atin Ihraxh. Dhe kështu ndodhi: Selami dhe Turani vriten
prej tij, si pasojë e kësaj zhvillohen luftime të ashpra midis Iranit dhe Turanit.
Heroit të madh të kohës së Mexhaharit - Garshastit apo “Samit”, siç njihej ndryshe, i
lind një djalë, që e quajti Destan, të mbiquajtur edhe Zala për shkak të flokëve të tij të
bardhë. Destani u martua me një vajzë, që rridhte nga familja e Dahhakut me emrin
Rudaba, e cila lindi Rustemin.
Bashkëkohës i Rustemit ishte në atë kohë një perandor nga familja Kijanija me emrin
Kikaus. Ndodhi që ky perandor të zihej një herë rob në Mazandaran. Rustemi shkoi atje
dhe e shpëtoi atë nga robëria, pas një epopeje luftërash të shkëlqyera. Por perandori u zu
përsëri rob në rrugën për në Berberistan dhe Hamaruan. Përsëri Rustemi shkoi dhe e
shpëtoi. Kikausi martohet me vajzën e sulltanit të Hamaruanit - Sudaban, të cilin e sjell
në Iran. (A. El-Alavij, art. i cit., f. 99). 8 Po aty, f. 99-100.
Page 12
12 Shpuza
shqiptare, i përmasave jo vetëm kombëtare është përballur me shumë
sukses me Firdusiun, këtë poet shumë të madh të përmasave botërore, jo
vetëm në rrafsh studimor, por dhe në atë letrar, artistik.
Me kulturën e gjerë orientalistike që kishte dhe me njohjen e
gjuhës iraniane Sami Frashëri na paraqitet studiues e vlerësues
kompetent i Firdusiut, përzgjedhës dhe përgatitës për botim i kryeveprës
së poezisë iraniane si dhe ndër përkthyesit më të parë të Shahnamesë në
gjuhën turke.
Si studiues, Shemsedin Sami Frashëri i bën një vlerësim shumë të
lartë, konciz dhe objektiv veprës dhe personalitetit madhor të Firdusiut.
Në këtë pikë ai përputhet plotësisht me vlerësimet që i bëhen atij dhe sot
e kësaj dite nga shkenca letrare iraniane e botërore.
Mbi bazën e motiveve të Shahnamesë edhe Shemsedin Sami
Frashëri, sikurse shumë poetë të botës Lindore por edhe të Evropës
Perëndimore, iu drejtua kësaj gurre të pashterrshme dhe rimori dhe
trajtoi tema që kishin parasysh realitetin në Perandorinë osmane dhe
përputheshin me idealet e tij atdhetare dhe demokratike.
Sami Frashëri, përmes historisë së popujve të tjerë, përmes
heronjve të veprës madhore të Firdusiut, me gojën e personazheve të
veprave të tij teatrore, është shprehur me forcë kundër absolutizmit. Këtë
e dëshmon e gjithë përmbajtja e pjesës “Gjave” me nëntitullin e saj mjaft
shprehës “Tirania e tiranit”.
Përmbajtja e veprës së Samiut dhe idetë që përçonte e bënë atë të
dashur për lexuesin dhe spektatorin turk, osman, përfshirë dhe atë
shqiptar.
Vlen të ritheksohet që trajtimi i motiveve firdusiane nga Sami
Frashëri ishte në varësi të detyrave që ai i kishte vënë vetes, në mënyrë
plotësisht të vetëdijshme. Gjithçka ai e kishte vënë në varësi dhe në
funksion të objektivave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të kohës dhe të
Lëvizjes Demokratike të popujve të Perandorisë osmane.
Nga gjithë trajtesa e mësipërme besohet se provohet që angazhimi i
Samiut në studimin dhe popullarizimin e kulturës iraniane është bërë mbi
baza rigorozisht shkencore dhe kritere artistike. Në këtë veprimtari ai ka
punuar tejet i përkushtuar. Nga ana tjetër, ndikimi i letërsisë iraniane në
veprimtarinë letrare të Samiut ka qenë i fuqishëm. Me ndihmën e saj ai
ka mundur, çka ka më tepër rëndësi të theksohet, të shpalosë idetë e tij
atdhetare, liridashëse dhe përparimtare në rrethanat në të cilat ai punoi
dhe jetoi.
Page 13
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Emil Lafe, studiues, kryeredaktor i revistës “Perla”.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Emil LAFE
IMAM KHOMEINI PËR RËNDËSINË E SHKENCËS E TË KULTURËS: ZHVILLIMI I TYRE NË REPUBLIKËN ISLAMIKE TË IRANIT DHE LIDHJET ME BOTËN SHQIPTARE
Imam Khomeini (24 shtator 1902 – 3 qershor 1989), si një
udhëheqës i madh i një populli të stërlashtë me histori e kulturë
mijëravjeçare e ka çmuar lart rolin e shkencës dhe të dijetarëve në jetën e
një populli. Ai nuk e vështron dijetarin si njeri të mbyllur në kabinetin a
laboratorin e punës së vet, por në radhë të parë si qytetar aktiv e me
përgjegjësi historike për fatet e popullit e të vendit. Ai ka shkruar: “Nëse
njerëzit i sundon ndonjë udhëheqës i padrejtë, është detyrë e dijetarëve
dhe e intelektualëve të popullit që ta kundërshtojnë atë dhe të luajnë
rolin e tyre në ndalimin nga e keqja.” Kjo është një porosi e madhe për
të gjithë dijetarët, në të gjitha vendet. Historia ka treguar se kur dijetarët
u nënshtrohen udhëheqësve të padrejtë, bëhen bashkëfajtorë në
fatkeqësitë që i shkaktojnë popullit të vet, por shpesh edhe popujve të
tjerë.
Roli i dijetarit nuk është vetëm të bëjë zbulime e shpikje, të krijojë
mjete që nuk njiheshin më parë, por edhe të edukojë dhe të kulturojë
popullin. “Kultura – thotë Imam Khomeini - është burimi i lumturisë ose
i trishtimit të bashkësisë. Nëse ndreqet kultura, ndreqet edhe vendi.”
Fakti që Irani sot ka një peshë të madhe në rajon dhe luan një rol të
rëndësishëm jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe në botë në
përgjithësi, nuk ka të bëjë vetëm me madhësinë e sipërfaqes prej
1.648.000 km2 dhe me popullsinë prej afër 80 milionë banorësh, por
edhe me kapacitetet e tij ekonomike e shkencore. Një ekonomi e fortë, e
Page 14
14 Lafe
qëndrueshme dhe e zhvilluar si ajo e Iranit nuk buron vetëm nga pasuritë
e natyrës dhe nga djersa e punëtorëve dhe e fshatarëve, por është fryt
edhe i mendjeve të shkencëtarëve e të specialistëve, që dinë t’i drejtojnë
burimet materiale e njerëzore në rrugën e duhur për të mirën e popullit e
të vendit.
Irani ka kapacitete të mëdha dhe investon shuma të
konsiderueshme për zhvillimin e shkencës e të teknologjisë. Udhëheqësit
e Republikës Islamike të Iranit që nga Imam Khomeini e të tjerë pas tij i
kanë kushtuar shumë kujdes edukimit dhe kulturimit të rinisë, për ta
pajisur me dije shkencore dhe për ta përgatitur që të marrë në duar fatet e
vendit. “Nëse kultura është në rregull, - ka thënë Imam Khomeini , -
atëherë edhe të rinjtë tanë janë në rregull.”
Kultura nuk duhet kuptuar vetëm si zotërimi i dijeve shkencore,
por edhe si ruajtje e trashëgimisë shpirtërore e mendore të popullit të vet,
si ruajtje dhe zhvillim i identitetit kombëtar. “S’ka dyshim se kultura e
çdo shoqërie përcakton identitetin dhe praninë e saj, - ka thënë Imam
Khomeini. - Nëse kultura e një shoqërie do të jetë e devijuar, ajo shoqëri
do të jetë e zbrazët, sado që mund të jetë e fuqishme në ekonomi,
politikë, teknologji, etj.” Në këto mendime Imam Khomeini ka ditur të
sintetizojë përvojën historike dhe mençurinë e popullit nga i cili doli dhe
për të cilin punoi e u përpoq deri në fund të jetës.
Unë mund të them me këtë rast se edhe mendimtarët tanë të
Rilindjes, që vunë themelet e ideologjisë kombëtare, kanë shprehur në
thelb po këtë pikëpamje. Ashtu si populli i Iranit, edhe populli shqiptar,
kudo që jeton, ka dashuri të veçantë për identitetin e vet kombëtar, për
kulturën e trashëguar brez pas brezi që nga lashtësia, për pasurinë e botës
shpirtërore shqiptare dhe për vetitë e larta morale. Ai i mbron dhe i
zhvillon këto vlera që vlojnë në thellësi të shpirtit, ashtu siç vlon magma
në thellësi të tokës. Festivali i sivjetshëm mbarëkombëtar i Gjirokastrës
dhe pritja e ngrohtë e tij nga publiku janë shprehje e dashurisë së popullit
për kulturën popullore, për gjuhën e traditat, si shprehje e përqendruar e
identitetin e vet kombëtar. Të njëjtën gjë mund të themi për popullin e
Iranit, ku shteti me organizmat e tij bën gjithçka për ruajtjen dhe
zhvillimin e identitetit kulturor kombëtar që vjen nga kohë të stërlashta.
Në Republikën Islamike të Iranit ka një numër të madh
universitetesh dhe institutesh kërkimore-shkencore. Irani kujdeset në
mënyrë të posaçme për studimin e trashëgimisë kulturore e historike,
gjithashtu për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës perse, për ruajtjen dhe
mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Kam pasur fatin dhe kënaqësinë,
falë mbështetjes së Fondacionit “Saadi Shirazi”, që të marr pjesë para
dhjetë vjetësh në Kongresin Ndërkombëtar të Iranologjisë (persisht: iran
shinasi) në Teheran. Me atë rast vizituam disa universitete në Teheran
dhe qendra kërkimore-shkencore e muze. Jo vetëm mua, që isha nga një
Page 15
Imam Khomeini për rëndësinë e shkencës e të kulturës: zhvillimi i tyre në R. I. të Iranit... 15
vend i vogël si Shqipëria, por edhe pjesëmarrësve në atë Kongres nga
vende të tjera më të mëdha e më të zhvilluara u bënte përshtypje kujdesi
i veçantë që tregonte shteti për kërkimin shkencor, pajisjet moderne të
mjediseve të punës shkencore e të sallave të konferencave, botimet e
shumta, bibliotekat e pasura.
Lidhjet shkencore të Iranit me botën e jashtme të dendura. Shumë
shkencëtarë iranianë specializohen në qendrat shkencore më prestigjioze
në botën e jashtme dhe shkencëtarë të shquar nga mbarë bota, duke
përfshirë edhe laureatë të çmimit Nobel, vizitojnë universitetet e Iranit,
ku mbajnë leksione dhe lidhin bashkëpunime me kolegët e fushave
përkatëse.
Shkencat e natyrës, shkencat matematike e llogaritëse, shkencat
teknike, që luajnë rol të rëndësishëm në përparimin e ekonomisë janë
mjaft të zhvilluara në Iran. Fizikanët dhe kimistët botojnë rregullisht
punimet e tyre në revista të rëndësishme të vendit e ndërkombëtare.
Shkencëtarët iranianë kanë kryer mjaft eksperimente të rëndësishme në
fusha të tilla si farmakologji, kimi farmaceutike, kimi organike dhe
polimere. Biofizika, e veçanërisht biofizika molekulare, që nga fundi i
shekullit të kaluar radhitet ndër më të përparuarat. Mjekësia në Iran
qëndron në nivel të lartë në të gjitha degët, duke i shërbyer më së miri
mbrojtjes së shëndetit të popullit.
Krahas sektorit shtetëror në shkencë vepron edhe sektori privat.
Për shembull kompania CinnaGen, e themeluar në vitin 1992, është një
nga kompanitë pioniere të bioteknologjisë në vend. Ajo fitoi në vitin
2005 çmimin e Azisë në bioteknologji. Kompani të tjera punojnë me
shumë sukses në sektorin e mikroprocesorëve dhe të programeve
kompjuterike (software).
Në Iran kanë studiuar e po studiojnë me bursa të shtetit iranian një
numër i mirë studentësh shqiptarë. Gjuha perse dhe letërsia e
mrekullueshme e kësaj gjuhe po mësohen përsëri në Shqipëri. Siç dihet,
prej vitit 1995 vepron në Shqipëri Fondacioni kulturor iranian “Saadi
Shirazi”. Hapjen e këtij Fondacioni dhe themelimin e revistës “Perla”, e
cila sivjet ka hyrë vitin e 20-të të botimit, ia detyrojmë politikës
shkencore-kulturore të Republikës Islamike të Iranit, e cila lidhjet
shkencore kulturore i shikon si ura të sigurta bashkëpunimi e
mirëkuptimi veçanërisht me popujt e rajonit. Revista “Perla” ka si
rubrika kryesore “Albanologji”, “Iranologji” dhe “Lidhjet kulturore”.
Një nga këto lidhje ndërmjet dy kulturave shprehet te numri i
konsiderueshëm i fjalëve me burim nga persishtja, që janë bërë edhe
pasuri e gjuhës shqipe. Të tilla janë p.sh. aheng, bakshish, barabar,
bostan, bilbil, çadër, çakall, çardak, çengel, çift, çoban, deng, dervish,
div, divan, gjym, hoxhë, hurmë, jahni, jasemin, kafaz, karvan, legen,
Page 16
16 Lafe
lejlek, manushaqe, meshin, nam, nevruz, niseshte, nishan, panxhar,
panxhë, papuçe, patëllxhan, pazar, perri, pilaf, qilim, qofte, reçel,
revani, reze, shatërvan, trahana, xham, zerdeli, zymbyl etj. Revista
“Perla” botoi sistematikisht pjesë-pjesë për disa vjet fjalët me burim nga
persishtja (rreth 500) nga dorëshkrimi i “Fjalorit të orientalizmave” të
Tahir Dizdari, studiues dhe njohës i shquar i persishtes, turqishtes,
arabishtes e i një vargu gjuhësh të thjerra. Pas kësaj këto bashkë me disa
studime të tjera rreth tyre, u përmblodhën e u botuan nga fondacioni në
vëllimin “Persizmat në gjuhën shqipe”, i cili me gjithë ribotimet, mbetet
mjaft i kërkuar nga lexuesit.
Fondacioni “Saadi Shirazi” ka luajtur një rol të dorës së parë për
gjallërimin e studimeve orientalistike në Shqipëri, që ishin ardhur duke u
fashitur. Gjatë 20 vjetëve nga themelimi i këtij Fondacioni janë zhvilluar
një varg veprimtarish kulturore-shkencore të përbashkëta. Gjithashtu
janë botuar vepra me vlerë nga studiues të njohur si prof. dr. Shefik
Osmani, prof. dr. Gazmend Shpuza, prof. dr. Shaban Sinani etj., që kanë
hulumtuar me sukses lidhjet kulturore të gjithanshme ndërmjet dy
popujve. Është vlerësuar figura e shquar e studiuesit dhe përkthyesit të
talentuar Vexhi Buharaja dhe janë botuar përkthime të tij, si “Gjylistani e
bostani”, “Shahnameja”; janë botuar vepra të Naim Frashërit
“Ëndërrimet” (persisht dhe në përkthimin shqip), “Qerbelaja”, dhe
shumë botime të tjera. Irani dhe kultura iraniane, veçanërisht letërsia
klasike, po edhe letërsia moderne, janë afruar më shumë me Shqipërinë
falë këtij fondacioni. Dhe sigurisht kjo ndodhi falë orientimeve kulturore
të Iranit pas revolucionit të vitit 1979, që përmbysi regjimin e korruptuar
e antipopullor të shahut dhe i ktheu Iranit dinjitetin, pavarësinë reale,
vendosmërinë për të mbrojtur pasuritë e vendit dhe identitetin kombëtar.
Mësimet dhe idetë e Imam Khomeinit ngritën masat e popullit në këtë
revolucion të gjerë, prandaj vepra e tij do të përkujtohet dhe emri i tij do
të nderohet gjithmonë.
Page 17
AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji
Page 19
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Emil Lafe, studiues, gjuhëtar – Remzi Nesimi, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Emil LAFE (Tiranë)
Remzi NESIMI (Shkup)
AKADEMIKU SHABAN DEMIRAJ – DIJETAR I SHQUAR DHE ME NDIKIM TË GJERË PËR ZHVILLIMIN E GJUHËSISË SHQIPTARE
Shkenca filologjike shqiptare dhe në mënyrë të veçantë
gjuhësia kanë një traditë të gjatë e pasur dhe i kanë sjellë shërbime
të mëdha ndriçimit e përparimit kulturor të popullit të vet, shkollës
shqipe, formimit dhe zhvillimit të gjuhës letrare kombëtare; ato
kanë sjellë po ashtu ndihmesën tyre të pazëvendësueshme për
ndriçimin e rrënjëve historike dhe të lashtësisë së etnosit shqiptar
në hapësirën që mbulon gjuha shqipe sot në Ballkan. Arritjet
madhore të shënuara në këto fusha studimesh, veçanërisht nga
gjysma e dytë e shek. XX e deri në ditët tona, janë fryt i seriozitetit
shkencor, i ngulmimit në punë dhe i frymëzimit atdhetar të një
vargu figurash të shquara të studimeve filologjike, e ndër ta një
vend të nderuar zë edhe akademiku Shaban Demiraj. Ai mban
titujt e lartë “Mësues i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, të cilët në
rastin e tij tingëllojnë me notat më të plota. Sh. Demiraj i përket
një plejade të lavdishme dijetarësh të fushës së albanologjisë sonë,
si Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipoja, Eqrem Çabej, Mahir
Domi, Selman Riza, Dhimitër Shuteriqi, Androkli Kostallari, Idriz
Ajeti, dhe ka përballuar me ta detyrat e shumta e të ngutshme në
rrafshin e kërkimit shkencor dhe të arsimit të lartë, sidomos në
fillimet e tij.
Veprimtaria mësimore dhe shkencore e prof. Shaban
Demirajt është e pasur dhe e gjatë; ajo shtjellohet në disa fusha, që
lidhen dhe depërtojnë te njëra-tjetra. Si mësues i gjuhës dhe
Page 20
20 Lafe - Nesimi
letërsisë në shkollën e mesme (Tiranë, Gjirokastër), dhe më pas në
arsimin universitar, ai ka lënë mbresa të pashlyeshme te nxënësit e
studentët e tij jo vetëm me dijet, me qartësinë dhe rrjedhshmërinë
e shpjegimit, por njëkohësisht edhe me shembullin e intelektualit
që e çmon dinjitetin njerëzor si vlerë morale të qenësishme.
Në vitin mësimor 1955-1956 Sh. Demiraj u ngarkua me tri
lëndë kryesore në degën e gjuhës shqipe në Institutin e Lartë
Pedagogjik: leksikologji, fonetikë dhe morfologji e shqipes së
sotme, për të cilat hartoi dhe tekstet përkatëse. U përqendrua më
vonë në lëndën e morfologjisë, duke e ngritur atë shkallë-shkallë
në nivelin e kërkesave teorike universitare dhe duke hapur rrugën
për diskutimin e thelluar të një numri çështjesh problemore. Teksti
i tij i “Morfologjisë” së gjuhës shqipe, që mbeti në përdorim rreth
dy dekada në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoni, solli risi të
rëndësishme teorike në shpjegimin dhe përkufizimin e koncepteve
e të kategorive gramatikore, duke nxjerrë më shumë në pah
karakteristikat e strukturës gramatikore të shqipes e duke
mënjanuar disa vështrime të huazuara nga gjuhë të tjera. Krahas
kësaj në këtë tekst u bënë përpjekje të suksesshme për të
përcaktuar më mirë normën morfologjike të gjuhës letrare, që ishte
në zhvillim e sipër në ato vite kur po ndodhte shtrirja e gjerë e
arsimit të mesëm e të lartë dhe shumëfishimi i botimeve origjinale
e i veprave të përkthyera. Me këtë rast duhet thënë se prof. Shaban
Demiraj nuk ishte një gjuhëtar i mbyllur në një qark të ngushtë
librash gjuhësorë, por një studiues i vërtetë që dinte të lexonte
edhe librin e hapur të jetës së gjuhës shqipe, që dinte të përzgjidhte
në larminë e formave të ligjërimit; tek ai bashkoheshin studiuesi i
rreptë dhe njeriu me shije të hollë e me prirje të spikatur letrare.
Teksti i tij universitar i morfologjisë pati një rëndësi teorike
e praktike për kodifikimin dhe përhapjen e normës letrare
gramatikore, pasi tek ai u mbështetën edhe tekstet e gjuhës të
arsimit parauniversitar. Me shumë dobi është përdorur ky tekst
vite me radhë edhe në shkollat e larta në Kosovë e në Maqedoni,
ku prof. Shaban Demiraj është pritur gjithnjë me nderim të veçantë
gjatë ligjëratave që ka mbajtur sipas marrëveshjeve ndërmjet
Universitetit të Tiranës dhe Universiteteve përkatëse. Ribotimet e
këtij teksti në Prishtinë kanë ndihmuar për njohjen dhe nxënien më
të mirë të shqipes letrare në Kosovë e në Maqedoni nga studentët,
arsimtarët, punonjësit e kulturës, të shtypit e të botimeve. Ky tekst
shërbeu si mbështetje e parë edhe për veprën kolektive që njihet si
gramatika e Akademisë; vëllimi i parë i saj, “Morfologjia” u punua
në drejtimin e prof. Sh. Demirajt, që hartoi edhe hyrjen teorike dhe
kreun e rëndësishëm e të vëllimshëm për foljen; ndërkohë ai kishte
Page 21
Akademiku Shaban Demiraj - dijetar i shquar dhe me ndikim të gjerë... 21
hartuar edhe dy studime monografike gramatikore: “Çështje të
sistemit emëror të gjuhës shqipe” (1972) dhe “Sistemi i lakimit në
gjuhën shqipe” (1975), përveç një vargu artikujsh për tema të
veçanta. Mund të përmend se ai është autori me më shumë artikuj
gjuhësorë (rreth 50) në 50 vjetët e jetës së revistës “Studime
filologjike”.
Gramatika historike përbën fushën e dytë studimore të prof.
Sh. Demirajt. Ai ka hartuar një vepër madhore e shembullore për
nga gjerësia, metoda, lënda dhe arritjet vetjake. Kjo është
“Gramatikë historike e shqipes” (Tiranë, 1986, 1166 f.), e cila ka
pasur vlerësime të larta në një varg recensionesh nga studiuesit
tanë dhe albanologë në botën e jashtme. Në këtë vepër ndiqet dhe
shpjegohet ecuria e zhdrivillimit të strukturës gramatikore të
gjuhës shqipe që nga koha e formimit të saj deri në ditët tona,
hulumtohen shkaqet e gjuhësore e jashtëgjuhësore të humbjes së
disa tipareve gramatikore të trashëguara dhe të shfaqjes së tipareve
të reja, hetohen prirjet e zhvillimit të strukturës gramatikore të
shqipes si gjuhë indoeuropiane e njëkohësisht ballkanike. Në këtë
vepër, nga analiza e imët e tezave dhe pohimeve të shprehura deri
atëherë, kalohet në sinteza e përgjithësime me ndihmesa vetjake.
Në 28 krerët e saj, shpaloset njëkohësisht edhe laboratori krijues i
autorit, çka e bën atë vepër një shkollë të vërtetë për gjuhësinë
historike. Prof. Sh. Demiraj ka zbatuar këtu, ashtu si dhe në
studime të tjera, një metodë të rreptë shkencore. Ai i ndërton
arsyetimet e tij duke u mbështetur në lëndën që jep vetë gjuha
shqipe, autorët e vjetër, ligjërimet e diasporës, dialektet, duke
shqyrtuar, përqasur e shoshitur një sasi të madhe të dhënash të
mbledhura me kujdes. Ai nuk rreket të vërtetojë teza të formuluara
a priori, nuk bën rindërtime e hamendësime të pambështetura, por
gjithnjë kërkon truall të sigurt për të hedhur një hap përpara.
Prandaj studimet e tij në tërësinë e tyre ruajnë vlera të
qëndrueshme.
Gramatika historike e prof. Shaban Demirajt në formën e
parë të saj lindi si tekst universitar (“Morfologjia historike e
gjuhës shqipe” I, 1973; II, 1976), por u bë fusha kryesore e punës
në periudhën e pjekurisë së tij shkencore. Ai përgatiti një variant të
përmbledhur e vende-vende të rishikuar të kësaj vepre, që u botua
gjermanisht nga Akademia e Shkencave e Austrisë (1993) dhe që
shërben si vepër konsultimi e pazëvendësueshme jo vetëm për
albanologët, por edhe për indoeuropianistët. Para disa ditësh u vu
në qarkullim edhe botimi i dytë i variantit të përmbledhur të
gramatikës historike (botimi i parë 2002), i përgatitur nën kujdesin
e B. Demirajt.
Page 22
22 Lafe - Nesimi
Gramatika historike e shqipes si fushë studimi ka lidhje të
ngushtë, në radhë të parë, me fonetikën historike e me historinë e
gjuhës; nga ana tjetër, një varg dukurish të saj nuk mund të shihen
të shkëputura nga krahasimi me strukturat gramatikore të gjuhëve
fqinje, me të cilat shqipja ka pasur marrëdhënie të lashta.
Vëzhgimet e shumta dhe materialet e pasura që mblodhi në vite
prof. Sh. Demiraj nga këto fusha, e çuan drejt hartimit të veprave
të tjera të rëndësishme, siç janë “Gjuha shqipe dhe historia e saj”
(1988; botimi i dytë 2013; një variant italisht i saj u botua nga
Universiteti i Kalabrisë më 1997), “Fonologjia historike e gjuhës
shqipe” (1996), “Gjuhësi ballkanike” (Shkup, 1994; botuar edhe
maqedonisht po atë vit), të cilat janë sinteza origjinale të arritjeve
të gjuhëtarëve shqiptarë e të huaj në këto fusha. Ato përbëjnë një
ndihmesë me vlerë të madhe në ballkanistikë dhe janë pritur me
recensione vlerësuese nga studiuesit vendës e të huaj të kësaj
fushe. Vepra “Gjuhësi ballkanike”, ndër vepra të tjera të ngjashme,
ka meritën se pasqyron në mënyrë të plotë të dhënat e shqipes dhe
rolin e saj në këtë lidhje gjuhësore të formuar historikisht nga
kontaktet e dendura të gjuhëve të gadishullit që në lashtësi.
Ndriçimi i problemit të formimit të gjuhës shqipe e ka çuar
në mënyrë të natyrshme prof. Sh. Demirajn te problemi i djepit të
kryehershëm të shqiptarëve në Ballkan dhe i autoktonisë së tyre.
Në mungesë të dokumenteve historike dhe të vlerës relative të
kulturave arkeologjike për këto probleme, dijetarët u janë drejtuar
fakteve të gjuhës e sidomos analizës së toponimeve të trashëguara
nga lashtësia. Në hullinë e çelur nga paraardhësit e tij, prof. Sh.
Demiraj ka sjellë mbështetje të reja për lashtësinë dhe vijimësinë e
etnosit ilir-arbër-shqiptar jo vetëm në hapësirën e sotme
gjeografike të tij, por edhe më gjerë. Veprat “Prejardhja e
Shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe” (1999, botim
anglisht 2006) dhe “Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët”
(2008) përmbajnë jo vetëm sintezën e arsyetuar të trajtimeve të
derisotme, por edhe ndihmesa e vështrime të reja të autorit.
Veprimtaria e gjerë studimore e botuese e prof. Shaban
Demirajt e ka bërë atë të mirënjohur e të vlerësuar në mbarë botën
shqiptare dhe në botën shkencore të jashtme. Ai është ndër ata
personalitete me të cilët krenohet populli që i nxjerr. Ata jetojnë
ndër breza me veprën e tyre dhe me shembullin e jetës së tyre.
Konferenca jonë është një peng nderimi për mësuesin, mjeshtrin e
kolegun dhe një shprehje mirënjohjeje për veprën e tij shkencore
të pashembullt dhe për shembullin e jetës së tij.
Page 23
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Xhevat Lloshi, studiues, gjuhëtar.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Xhevat LLOSHI
VËSHTRIMET E PROF. SHABAN DEMIRAJT PËR LEKSIKUN E SHQIPES
Në lëmin e gjuhësisë shqiptare prof. Sh. Demiraj ka dalë që më
1953 si autor në fillim me trajtesa për gjuhën e disa shkrimtarëve të së
kaluarës dhe për shqipen e shkruar deri në fund të shek. XIX. Prej tyre ai
përgatiti më 1962 dispensën Historia e gjuhës së shkruar shqipe prej dy
pjesësh.1
Te J. Variboba2 janë vënë në dukje 54 fjalë me veçoritë e tyre
kuptimore dhe 16 shprehje, duke i krahasuar edhe me autorë të tjerë për
të dëshmuar natyrën arkaike të gjuhës së Varibobës. Te S. Frashëri3
nxirren në dukje përpjekjet e tij për pasurimin e zhvillimin e shqipes si
gjuhë kulture, sidomos nëpërmjet neologjizmave dhe me shfrytëzimin e
ndajshtesave të larme. Edhe në përpjekjen e parë4 për një vështrim
përgjithësues mbi veprat e autorëve të shek. XIX, para së gjithash është
hulumtuar puna për mënjanimin e huazimeve dhe pasurimin me
neologjizma e me rikuptimësime të fjalëve nga gjuha e folur, po edhe me
rastet e përfshirjes së fjalëve prej njërit dialekt të shkruar në tjetrin. Te
veprat e autorëve arbëreshë të Italisë5 leksiku është parë si pasqyrë e të
folmeve të katundeve arbëreshe, po edhe si përpjekje për ta pasuruar
ligjërimin amtar. Ndërkaq, këtu vërehet që ata kanë marrë fjalë prej
shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptarë dhe ndonjë prej të folmesh së
Shqipërisë, porse neologjizmat nuk i kanë pranuar prej njëri-tjetrit. Ishte
e natyrshme që do të binte në sy një mori huazimesh nga italishtja dhe
greqishtja.
Në vitet 1960 prof. Sh. Demiraj, pa u shkëputur përfundimisht nga
shkrimtarët e së kaluarës,6 kaloi gjerësisht në fushën e morfologjisë së
shqipes jo vetëm me punime studimore, por edhe me tekste për shkollën
Page 24
24 Lloshi
e mesme dhe të lartë. Është e kuptueshme që vështrimet leksikore
atëherë do të ishin të rastësishme. Ndërsa në dhjetëvjeçarin pasues
vëmendja kryesore do të ndalej te gramatika historike e shqipes.
Përfundimisht, ai e rroku në horizontin më të hapët e më të thelluar
historinë e gjuhës shqipe, duke ardhur më 1988 te libri Gjuha shqipe dhe
historia e saj, më 1994 te Gjuhësi ballkanike dhe te Fonologjia historike
e gjuhës shqipe më 1996. Ky shqyrtim i gjerë historik i gjuhës nga ana e
prof. Sh. Demirajt në mënyrë të natyrshme do të përfshinte edhe
leksikun e saj.
Duke e parë shqipen si gjuhë indo-europiane,7 e ka nisur pikërisht
me fjalorin, për të vënë në pah se gjuha jonë ka ruajtur një pjesë jo të
vogël të fjalëve të trashëguara, deri te një shifër rreth 2000, pa numëruar
fjalët e prejardhura prej tyre. Ndryshimet fonetike kanë ecur sipas
ligjësive të sistemit fonetik të saj.
Në rrethin më të ngushtë ballkanik, shqipja pranohet se është një
ndër gjuhët ballkanike më tipike.8 Nga ana leksikore bien në sy sidomos
60-70 fjalë të vjetra, të përbashkëta për shqipen e rumanishten; ndërkaq,
ato janë të trashëguara dhe jo të veçuara në shqipen. Të ngjashme jo
vetëm nga domethënia, por edhe nga tipi i ndërtimit, janë një numër jo i
vogël frazeologjish ndërballkanike, të cilat me përhapjen e tyre
dëshmojnë se janë relativisht të vjetra.
Pamja tërësore e historisë së shqipes në këtë punim sintetizues do
të përmbante tashmë një kapitull të veçantë (kap. VI) për shtresimin
kohësor të fjalorit të kësaj gjuhe. Para së gjithash dëshiroj të nxjerr në
pah se prof. Sh. Demiraj ka marrë qëndrim të shprehur lidhur me
trashëgiminë indo-europiane të leksikut të shqipes. Me të drejtë ai fjalët
e burimit të hershëm i.e. i quan se janë trashëguar nëpërmjet “nënës” së
saj. Shumica e studiuesve të mëparshëm kanë folur për etimologjitë i.e.
të fjalëve të shqipes, duke e kapërcyer një periudhë mjaft të gjatë kohore.
Për ta konkretizuar këtë paqartësi, do të sillja shembullin e italishtes.
Nuk mund të flitet për etimologjitë i.e. të leksikut të italishtes, duke
kaluar drejtpërdrejt te indo-europianishtja. Etimologjitë italiane shkojnë
pas te latinishtja dhe nga latinishtja mund të kalohet më prapa te
prejardhja i.e. Demiraj ka përdorur shpesh në thonjëza fjalën “nëna” e
saj, duke nënkuptuar ilirishten. Po edhe sikur një studiues të mos e
pranojë prejardhjen nga ilirishtja, sepse dihet që ka teza të ndryshme për
këtë pikë, përsëri vlen koncepti i “nënës” së shqipes dhe vetëm prej asaj
mund të shkohet pas te burimi i.e.
Rrjedhimisht, së pari vijnë fjalët që kanë pësuar dukuri të lashta
fonetike, pastaj vijnë fjalët që nuk u janë nënshtruar këtyre ndryshimeve.
Këto të dytat ose janë krijuar brenda ilirishtes, ose janë huazime nga
gjuhë të tjera. Në këtë rastin e fundit, krahasimi do të bëhet me
greqishten e vjetër dhe latinishten (duke lënë mënjanë çështjen e
Page 25
Vështrimet e Prof. Shaban Demirajt për leksikun e shqipes 25
substratit). E quaj të rëndësishme ta vë në dukje këtë qëndrim të
Demirajt, sepse edhe sot shpesh lexojmë, për shembull, për huazimet nga
greqishtja e vjetër në shqipen, ndërkohë që Sh. Demiraj e ka formuluar
qartë: “Huazimet nga greqishtja e vjetër dhe nga latinishtja që kanë
depërtuar në ilirishte dhe që nëpërmjet kësaj kanë kaluar edhe në shqipe,
kanë pësuar më shumë ndryshime të karakterit fonetik, sesa huazimet që
vetë shqipja i ka marrë drejtpërdrejt nga gjuhët e tjera”.9
Për mendimin tim, është koha të ndërmerret një rishikim tërësor i
gjithçkaje që është hulumtuar për shqipen si gjuhë i.e. dhe, mbi bazën e
përfundimeve të qëndrueshme të arritura, të ndërtohet një tablo e
ilirishtes, apo qoftë edhe gjuhës ‘nënë’. Po sjell vetëm një shembull.
Sipas N. Joklit, fjala ‘natë’ është një temë me -i- prej një baze *nakti.
Atëhere kjo është pikënisja i.e. për ilirishten, e cila mund të krahasohet
me lat. nox, gr. νυξ, got. nahts, lit. naktis. Kurse nga ilirishtja, nëpërmjet
asimilimit të grupit -kt- është kaluar te shqipja natë. Kjo do të thotë se
natë do të krahasohet me burimin e vet ilir dhe jo me latinishten etj. Për
fonetikën kjo do të thotë se ka pasur një grup -kt- në ilirishten, i cili ka
pësuar asimilimin, duke kaluar në shqipen.
Vëmendjen e Demirajt këtë radhë e kanë tërhequr si fjalët e
trashëguara, që kanë dalë jashtë përdorimit para formimit të shqipes,
ashtu edhe fjalët e prejardhura në ilirishten, që janë përcjellë si të tilla.
Është e vërtetë, që këto janë çështje tejet të vështira për t’i zgjidhur, por
është meritë e autorit se i ka cekur dhe kështu ka hapur rrugë të reja
hulumtimi. Ndërkaq, jepet e zgjeruar lista e fondit të fjalorit i.e. të
shqipes. Duke e çuar më tej idenë e pranisë konkrete të ilirishtes,
studiuesi edhe për huazimet ngulmon që të dallohen huazimet në
ilirishten prej huazimeve, që ka bërë shqipja drejtpërdrejt nga gjuhët, me
të cilat ka qenë në kontakt. Pranimi se elementë nga greqishtja e vjetër
ishin të pranishëm në ilirishten, domethënë si periudhë jo më vonë sesa
shek. V i erës së re, shërben si një argument, që paraardhësit tanë kanë
pasur kontakte më të hershme me grekët e vjetër, ndonëse ndikimi i
kësaj greqishteje mbi ilirishten do të ketë qenë i kufizuar. Shembulli më i
njohur është fjala mokën/mokër, e cila vërteton se evolucioni -ā-> -o- ka
ndodhur në ilirishten dhe ka prekur edhe shtresën më të vjetër të
huazimeve greke, ndërsa rotacizmi dëshmon se ka ndodhur përpara
dyndjeve sllave.
Pa u zgjatur më hollësisht për këtë çështje, e cila na del tashti në
një dritë të re dhe interesante, po përmend se nocioni i ‘romanizimit të
shqipes’ duhet ndryshuar në ‘romanizimi i ilirishtes’ dhe, për pasojë, do
të riformulohej thënia e mëparshme, duke u bërë kështu: “ilirishtja i
shpëtoi romanizimit të plotë” dhe jo shqipja, e cila iu nënshtrua
ndikimeve të mëtejshme sidomos nga sllavishtja e turqishtja, si dhe besoj
që duhet ta mendojmë që me kohë ka humbur huazime latine të
Page 26
26 Lloshi
latinishtes, ndërsa ka shtuar huazime prej italishtes e venetishtes. Kështu,
në rast se nuk do të ishte ndërprerë ndikimi i turqishtes, nuk do të ishte e
papritur që një huazim latin si fytyrë do të ishte zëvendësuar me surrat,
qytet me shehër, kasaba, i varfër me fukara etj.
Po këtu bën pjesë tema e huazimeve kishtare. Krishterimi erdhi në
trevat shqiptare nga Perëndimi, domethënë latinisht, pas shek. III të erës
së re. Atëherë fjalë si benedicere, maledicere nuk janë kuptuar nga ata
folës si të përbëra, madje janë dëgjuar kryesisht në vetën e parë
benedico. Për pasojë, bekoj nuk vjen nga benedicere, siç e japin gjithë
autorët e etimologjive, por nga benedico. Me sa duket, për shkak të një
theksimi më të fortë në rrokjen nistore, së pari janë rrëgjuar dy rrokjet e
para dhe më pas i janë përshtatur zgjedhimit pas tingullit -k-. Dhe nëpër
këtë proces kanë ardhur te shqipja bekoj, mallkoj. Për pasojë, brenda
ilirishtes duhet ndërtuar një trajtë ilire e ndërmjetme: lat. benedico – ilir.
*… - shq. bekoj. Përfundimisht, mendoj se pohime të tilla, si: “në gjuhën
shqipe ndeshen disa fjalë prej burimi latin, që i përkasin një faze
relativisht të vjetër të latinishtes”, do të ishte historikisht më e drejtë të
riformuloheshin kështu: “në gjuhën shqipe ndeshen disa fjalë të
trashëguara prej ilirishtes me burim latin, që i përkasin një faze
relativisht të vjetër të latinishtes”.
Me një metodë sistematike më tej Demiraj ka vështruar me radhë
huazimet greke, romane, sllave, turke, si edhe ndërkombëtarizmat.
Natyrisht, për pika të veçanta këtu mund të bëhen vërejtje. Për shembull,
janicar nuk është huazuar prej turqishtes, por nëpërmjet greqishtes dhe
prandaj del në atë trajtë fonetike edhe te arbëreshët, ashtu si edhe fjala
cohë. Gjithashtu nuk qëndron mendimi se autorët e letërsisë orientaliste,
të quajtur bejtexhinj, kanë shumë fjalë turke, arabe e persiane, që ishin
fare të panjohura për masat e gjera popullore. Historikisht, letërsia
orientaliste te ne në fillim nuk ka qenë aspak shqip, madje edhe emrat e
letrarëve që përmend E. Çelebiu në shek. XVII nuk u përkasin aspak
poetëve shqiptarë. Më pas, me rënien hap pas hapi të Perandorisë
Osmane, orientalistët e huaj u larguan nga trevat tona dhe në letërsinë
orientaliste shqiptare nisin të depërtojnë fjalë të shqipes. Shkurt, te
bejtexhinjtë nuk ndeshen shumë fjalë të huaja orientale, por përkundrazi,
në krijimet e tyre sipas estetikës orientale nisin të depërtojnë fjalë shqipe
dhe prandaj ato vargëzime nuk shërbejnë si dëshmi për gjendjen e
leksikut të shqipes përgjithësisht.
Pavarësisht prej këtyre vërejtjeve, në punimet e Sh. Demirajt kemi
një pasqyrë më të përditësuar të përbërjes historike të leksikut të shqipes,
ku jo vetëm janë përthithur arritjet më të qëndrueshme të autorëve të
mëparshëm, por ato janë edhe më të sistemuara dhe në një varg pikash
janë çuar më tej. Për më tepër, këto tashti e bëjnë edhe më të
argumentuar trajtimin e çështjes madhore të prejardhjes së shqipes dhe,
Page 27
Vështrimet e Prof. Shaban Demirajt për leksikun e shqipes 27
si rrjedhojë e saj, çështjen e vendit dhe të kohës së formimit të gjuhës
sonë.
Librin Gjuhësi ballkanike të vitit 1994 Demiraj e ribotoi të
plotësuar dhe të përditësuar më 2000. Kreu i fundit u kushtohet
bashkëpërkimeve në fushën e fjalorit. Tashmë kërkimet zgjerohen në
disa anë, domethënë huazimet romane e greke shqyrtohen kundrejt disa
gjuhëve ballkanike njëherësh, por edhe fjalët sllave që kanë depërtuar në
shqipen, në rumanishten dhe në greqishten. Do të shtoja me këtë rast, se
ndryshe, për shembull, nga greqishtja, jo vetëm kontaktet u përkasin
periudhave të ndryshme, por bashkë me këtë janë të ndryshme edhe
gjuhët sllave jugore gjatë këtyre periudhave. Prandaj ka dallime të
ndjeshme ndërmjet tri gjuhëve të mësipërme, që kanë ndier ndikimin, i
cili me epitetin “sllav” mbulon shtresa jo të njëjta fjalësh si gjuhë dhe si
kronologji.
Vështrimet e prof. Sh. Demiraj për leksikun e shqipes i japin atij
një vend në leksikologjinë historike të shqipes, në të cilën jo vetëm ka
bërë risistemimin e dijes së mëparshme, por edhe ka dhënë ndihmesa të
veçanta, duke hapur shtigje të reja hulumtimi në këtë fushë.
Page 28
28 Lloshi
Shënime dhe referime
1. Në “Bibliografinë” e përgatitur nga E. Lafe dhe botuar në “Gjuha jonë”,
1996, nr. 1-4, f. 15-26, kjo dispensë vendoset në vitin 1968 dhe e
ribotuar në Prishtinë më 1970, por botimi i parë i shaptilografuar është i
vitit 1962; botimi i këtij viti mungon edhe te “Bibliografi e studimeve
dhe artikujve për gjuhën shqipe (1945-1974)” e Palok Dakës (Tiranë,
1075) dhe në bibliografinë e autorit të botuar te libri Sh. Demiraj, Gjuha
shqipe. Probleme dhe disa figura të saj. Globus R, Tiranë, 2003.
2. Demiraj, SH. (1953): Disa shënime të krahasuara mbi gjuhën e Jul
Varibobës. BSHSH, nr. 1, f. 66-75; nr. 2, f. 16-31; nr. 3, f. 39-50.
3. Demiraj, Sh. (1955): Gjuha e Sami Frashërit. BSHSH, nr. 3, f. 191-
234.
4. Demiraj, Sh. (1956): Historia e gjuhës së shkruar shqipe. Shekujt
XVIII-XIX.
5. Demiraj, Sh. (1956): Historia e gjuhës së shkruar të arbëreshëve të
Italisë (shekujt XVI-XIX).
6. Te Fan Noli dhe gjuha e tij (“Studime filologjike”, 1982, nr. 1, f. 87-
91) do të vinte në dukje se Noli ndërton mjaft fjalë të reja, në pjesën më
të madhe kalke gjuhësore, ndërsa ishte treguar shumë dorëmbarë me
fjalët e përbëra. Ndërkaq, qëndron vërejtja që i ishte bërë, për
përdorimin e tepruar të fjalëve të huaja.
7. Demiraj, Sh. (1988): Gjuha shqipe dhe historia e saj. SHBLU, f. 35.
8. Demiraj, Sh. (1983): Shqipja gjuhë ballkanike, në “Gjuha jonë”, nr. 1,
f. 38-45.
9. Demiraj, Sh. (1988): Gjuha shqipe dhe historia e saj. SHBLU, f. 93.
Page 29
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Alfred Frashëri, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Alfred FRASHËRI
RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE VËLLEZËRIT FRASHËRI
“Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar
Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”
Naim Frashëri
Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit
Frashëri” është organizatorja e Ditës Naimjane këtë vit në Frashër.
Tashmë është bërë traditë duke filluar nga viti 2004, që më 25 maj, në
ditëlindjen e Naimit, të kremtojmë Ditën e Naimit dhe të vëllezërve
Frashëri në tërësi, në bashkëpunim me Komunën Frashër, me Qendrën
Kulturore “Naim Frashëri” (Përmet), me Shoqatën Atdhetare Kulturore
Mbarëkombëtare Përmeti, me institucione shkencore, si edhe me shoqata
atdhetare-kulturore të tjera të krahinës së Përmetit. Veprimtaritë e këtyre
ditëve u mbështetën nga një rreth i gjerë studiuesish, artistësh,
arsimtarësh edhe nga Kosova, si edhe nga atdhetarë shqiptarë nga treva
të ndryshme.
Kujtimit të rilindësve, luftëtarëve të pushkës dhe të penës, që
sollën pavarësinë, që shkrinë jetën e tyre dhe pasurinë për të bërë
Shqipërinë ne i përulemi me respekt të madh. Ne nderojmë dhe përulemi
ndaj atyre që me luftën dhe punën e tyre u rrënjosën shqiptarëve
ndjenjën e shqiptarisë, u treguan atyre se sa i bukur është atdheu i tyre
dhe se si duhet të luftonin për Shqipërinë, për liri e pavarësi; u mësuan
gjuhën shqipe sa të ëmbël e sa të dëlirë, gjuhën e Naimit të Madh që
flasim ne sot, përgatitën dhe sollën Pavarësinë e Shqipërisë. Dhe, midis
atyre, që ishin në ballë të luftës, ishin edhe vëllezërit Frashëri, Abdyli,
Naimi dhe Samiu. Ata e ngritën Frashërin në piedestal dhe e bënë Mekën
e Shqipërisë, siç e quajti luftëtari Mihal Grameno, i cili i këndoi
Frashërit më 1907:“Si ty o Vithlehem e Mek’ e Arabisë/ Ku janë lindur
Page 30
30 Frashëri
Muhamet e Krishti i Krishterisë/ Për mua është Frashëri vënd i
Perëndisë/ Tek është lindur Naim Beu zemr’ e Shqipërisë”.
Abdyl Frashëri (1839–1892) ishte atdhetari, politikani, diplomati,
organizatori më i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare në shekullin
XIX. Qëndroi në ballë dhe i priu luftës për mëvetësi dhe tërësinë e
trojeve shqiptare. Abdyli na mësoi ne shqiptarëve dhe u tregoi të huajve
se “Shqipëria meriton pavarësinë më tepër se asnjë kombësi tjetër e
Ballkanit dhe ne shpresojmë se ajo do ta tregojë veten më të denjë për të
gëzuar respektin e Evropës dhe më të aftë për të qeverisur vetveten”.
Ai dallua si personalitet politik atdhetar që iu kundërvu rrezikut të
copëtimit të trojeve shqiptare dhe synimeve e veprimtarisë armiqësore të
fqinjëve të Shqipërisë. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës dhe i
Komitetit Qendror të Stambollit për Mbrojtjen e të Drejtave të
Kombësisë Shqiptare, Abdyl Frashëri përpiloi projektdeklaratën për
mëvetësinë e Shqipërisë dhe ishte njëri ndër autorët kryesorë të
platformës politike, të cilën e publikoi gjatë pranverës së vitit 1878
nëpërmjet organeve të ndryshme të shtypit europian.
Si atdhetar i aksionit, në periudhën 1878–1881, veprimtaria
kryesore e Abdyl Frashërit ishte drejtuar në organizimin dhe aktivitetin e
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lidhja, pas formimit më 10 qershor të vitit
1878 në Prizren, adoptoi platformën e përgatitur nga Abdyli, i cili me
këtë prezantoi veten si drejtues i Lidhjes, së toku me Ymer Prizrenin,
Sulejman Vokshin, Pashko Vasën etj. Asambleja e Lidhjes e zgjodhi
Page 31
Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe vëllezërit Frashëri 31
kryetar të Komitetit të Punëve të Jashtme. Abdyl Frashëri kryesoi
delegacionin shqiptar të Lidhjes së Prizrenit për t’i parashtruar Kongresit
të Berlinit, më 13 qershor 1878, kërkesën për të drejtat e Shqipërisë.
Meqenëse atje çështja shqiptare atje nuk gjeti përkrahje, ai më 1879
udhëtoi në kryeqytetet kryesore të fuqive të mëdha për të mbrojtur
integritetin e tokave të Shqipërisë dhe të drejtat e shqiptarëve.
Abdyl Frashëri drejtoi ose mori pjesë në disa kuvende, si në
Kuvendin e Janinës (24 korrik 1878), në Asamblenë e parë të Dibrës (1
nëntor 1878), në Kuvendin e dytë të Frashërit (qershor 1880), në
Asamblenë Kombëtare të Gjirokastrës (23 korrik 1880) etj., ku foli për
vendimin lidhur me krijimin e shtetit shqiptar autonom, duke përkrahur
luftën e armatosur të shqiptarëve dhe punoi për projektin e krijimit të një
qeverie të përkohshme shqiptare. Ai ishte anëtar i qeverisë ad interim që
u formua në Prizren në fillimin e vitit 1881, duke dhënë një kontribut të
madh për përgatitjet politike dhe ushtarake për të mbrojtur autonominë
kundër ekspeditave ushtarake osmane.
Pas shtypjes së Lidhjes, u dënua me vdekje nga gjykata osmane,
dënim i kthyer në burgim të përjetshëm. Bëri 3 vjet burg (1882–1885)
dhe u lirua për arsye shëndetësore, me kusht që të mos merrej me
veprimtari politike. Por Abdyl Frashëri vijoi rrugën e vet të luftës dhe
përpjekjeve për bërjen e Shqipërisë. Më 25 shtator 1888 i drejtoi një
memorandum kryeministrit të Italisë Françesko Krispit, ku midis të
tjerave i shkroi “….Populli shqiptar është i vetmi komb që ka zhvilluar
prej kohësh një rezistencë energjike kundër pushtuesve turq. Kjo
rezistencë heroike ka vazhduar deri në ditët tona. Nëse shqiptarët, për
hir të karakterit të tyre krenar e luftarak, nuk e kanë lënë veten të
nënshtrohen aq ultësisht ...., janë ata që e kanë ndier më tepër peshën e
zgjedhës së huaj dhe janë ata që kanë vuajtur më shumë si pasojë e
kryengritjeve të pandërprera që kanë qenë të detyruar të zhvillonin për
të fituar pavarësinë e tyre…Si rrjedhim, Shqipëria meriton pavarësinë
më tepër se asnjë kombësi tjetër e Ballkanit ....”.
Abdyl Frashëri vdiq 23 tetor1892. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë
në vitin 1978, në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Heroit
populli i thuri këngën:
“Të lutem moj baltë e varrit/ mos i rëndo mëmëdhetarit/ po bëji ndere
shqiptarit./ Abdyl beu ngreu nga varri,/shtiri sytë nga perëndimi/ të
shohësh Adriatiknë/ që u bë i Shqipërisë./ Se ti luftove dhe punove deri
sa vdiqe!”
ndërsa populli i Himarës i këndoi:
“Abdyl prishe pasurinë,/ një barrë flori./ Hipe vaporit e shkove,/ Vajte në
Berlin ,/ Vajte te Bismarku brenda,/ ndenje në skamni./ Dhe Bismarku të
pëjeti:/ “Djalë, nga je ti?”/ “Unë jam nga Shqipëria,/ Abdyl Frashëri,/ i
rritur në ato male/ Me libra në gji./ Mos e bëni pjesë-pjesë,/ sikur s’ka
Page 32
32 Frashëri
njeri./ S’jemi grek’ as bullgarë/ as nga Mali Zi,/ Jemi vetëm shqiptarë/
dhe duam liri./ Do luftojmë që të gjithë/ sa të vritemi”.
Në këto përpjekje dhe luftë të shqiptarëve, përkrah vëllai të tij të madh u
rreshtua edhe Naimi. Në vjershën e tij “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve”
ai u drejtua shqiptarëve:
“O djemt’ e Mëmëdheut, o trima atdhetarë,/ të ditur, të dëgjuar u burra
luftëtarë,/ sikundër të bashkuar, që ndodheshim të tërë,/ të besësë për
kombin e miq për jetë bërë/ lispet dhe sot të jemi, si kemi qen’ një herë/
të lidhur, të bashkuar, vëllezër kurdoherë”.
dhe hodhi kushtrimin: Liria duhet fituar me çdo kusht dhe me çdo
sakrificë.
Dashurinë për atdheun e këndoi shqip në poemën e tij “Bagëti e
Bujqësi”:
“Ti, Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin Shqipëtar
Zemrënë ti ma gatove plot dëshirë dhe me zjarr”
dhe u mësoi shqiptarëve në “Historia e Skënderbeut”: “hapni sytë dhe
punoni,/ të gjithë për Shqipërinë,/ tjetërë gjë mos kërkoni/ ajo sjell
mirësinë”, si dhe në “Fjalët’ e të Urtet” :
“Njeriu po s’deshi kombin e tija/ E mëmëdhënë,/ Nuk ka pjesë nga
njerëzia/ S’do as vethenë”/
Naim Frasheri na mësoi edhe se pjesë e cilës botë jemi ne shqiptarët, kur
shkruan:
Nga gjithë ç'kemi kënduar/ Për të njohur vetëhenë/ Kaqë gjë kemi
mësuarë/ Të nderojmë mëmëdhenë/…./ Jak' o ditë e bekuar/ Që lind nga
perëndon!/ At'an' e ke ndriçuar / E ne pse na harron?
Ne sot flasim në gjuhën shqip të bukur të Naimit.
Prandaj, i pikëlluar kur vdiq Naimi, shkroi poeti i madh i Zagorisë,
Andon Zako Çajupi:
“Vdiq Naimi! Vdiq Naimi!/ Moj e mjera Shqipëri/ Mëndeje-larti, zemër-
trimi/ Vjershëtori si ai!”
Naimi ishte flamurtar i rilindjes shqiptare, është për ne ç’ka është
Gëteja për gjermanët, Shekspiri për anglezët dhe Viktor Hygoi për
francezët. Ai u futi shqiptarëve shpirtin e zgjimit, u frymëzoi atyre
idealin kombëtar dhe dashurinë për atdheun, ka shkruar Syrja bej Vlora
(AQSh, Fondi 56, dosja 8, 1909).
Kurse Atë Gjergj Fishta, me aq dashuri do të shkruante më pas në
vjershën “Gjuha shqype”: “Porsi kanga e zogut t’verës,/ qi vallzon
n’blerim të prillit;/ porsi i ambli fllad i erës,/ qi lmon gjijt e drandofillit;/
porsi vala e bregut t’detit,/ porsi gjama e rrfés zhgjetare,/ porsi ushtima
e nji tërmetit,/ ngjashtu a gjuha e jonë shqyptare”.
Në një radhë më ta, në ballë të luftës për çështjen shqiptare dhe
pavarësinë e Shqipërisë, qëndronte edhe vëllai më i vogël i tyre Samiu
Page 33
Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe vëllezërit Frashëri 33
(1850–1904). Ai botoi më 1899 manifestin politik e ideologjik të
Rilindjes “Shqipëria, ç'ka qenë, ç'është e çdo të bëhet”, i cili përgjithësoi
rezultatet e luftës dhe të synimeve të shqiptarëve në fund të atij shekulli
dhe ndriçoi rrugën nëpër të cilën duhej ecur. Me këtë libër Sami Frashëri
synon që të ndërgjegjësojë shqiptarët, por edhe të huajt se “Ne jemi m’i
vjetri komp i Evropësë. Kemi të drejtë në dhet’ t’ Evropësë më tepër se
çdo komp. Këtë të drejtë të shënjtëruarë shqiptarët janë të zottë të ruajnë
e ta kërkojnë edhe me armë në dorë”. Ai u tregoi se “Shqiptarët flasin
një nga më të vjetrat’ e më të bukura gjuhë të dheut”...dhe “Shënjë e
kombësisë është gjuha; çdo komp mbahetë me gjuhët”. Ai u tregon
shqiptarëve gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodheshin si pasojë e
pushtimit osman, kur shkruan: “Shqiptarët janë robër të poshtuar e
t'unjurë, të shkelur të çpërnderë”. Prandaj ai u tregoi shqiptarëve rrugën
e shpëtimit: “... duhet të jenë të zottë të ruajnë vetë më vetëhe vendin e
tyre e të mos varenë më Tyrqinë, e cia s’është e zonja për vetëhe të saj”,
të cilën ai e quante “të vdekur” që duhet varrosur sa më parë. Shqiptarët
nuk duhet të qëndronin më të lidhur me Perandorinë Osmane, se “është
vdekje e Shqipërisë” dhe se Shqipëria do të groposej nën gërmadhat e
asaj perandorie. Krahas kësaj ai u tregoi shqiptarëve edhe rrezikun nga
fqinjët lakmimtarë, “Kombetë që kanë rrethuar Shqipërinë duan ta
copëtojnë e ta ndajnë në mes tyre”. Samiu i vlerëson si rrezik të madh
edhe përçarjet dhe grindjet midis vetë shqiptarëve, si rrjedhojë e
përçarjes fetare dhe padijes. Samiu thekson me të madhe se “Shpëtimi a
humbja e Shqipërisë është ndë dorë të shqiptarëve”. Ai u tregon se
“Shqiptarët duhet ti marrin ato që duan me pahir, t’i kërkojnë me fjalë,
por të kenë edhe pushkën plot...”(faqe 69).
Pasi analizon gjendjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në këtë
manifest Sami Frashëri parashtron e argumenton platformën që duhej
venë në jetë nga shqiptarët për ndërtimin e një shteti të pavarur e të
përparuar, pas çlirimit nga zgjedha osmane dhe mbrojtjes së tërësisë së
vendit. Ai tregoi se Shqipërisë i duhej një shtet modern dhe jo një
sulltanat: “Po ç’i duhetë Shqipërisë një njeri në krye të qeverisë? Një
mbret a princ do të prishë më shumë se s’ia ka fuqinë vëndi ynë, do të na
prishë edhe vetiatë tona duke marrë ca nga ne nënë sqetullë e duke
ftohur të tjerët” (faqe 70). Ai shkroi “Në ka gjë, për të cilët shqiptarët
duhet të kujdesen me të teprë, ajo pa dyshim është diturija” dhe
përcaktoi rrugët për këtë, nga shkollat fillore deri në universitetet dhe
akadminë. Po me kaq përkushtim përcaktoi edhe organizimin e shtetit,
institucionet e tij, ushtrinë, kufijtë e vendit, si edhe “punërat e
përgjithëshme” qe duhen bërë: rrugët, hekurudhat, portet, sistemimi i
lumenjve dhe tharja e kënetave, nxjerrjen e mineraleve, pyjet dhe
bujqësinë. Dhe pas tyre bën thirrjen: “O burra-ni, o shqiptarë! Zihuni me
të dy duart në besët, në lidhje e në bashkimt, se kjo do t’ju shpëtonjë. Jo
Page 34
34 Frashëri
po në mos ini të humburë. Mos vështroni bes’ e fe: myslimanë, katolikë,
orthodhoksë, gjithë shqiptarëtë, sa janë e tek janë, janë vëllezër. Gjithë
duhet të bashkohenë nënë flamurin e shënjtëruar të Shqipërisë”.
Është lapidar thënia e tij: “Bashkimi bën të mundëshme gjërat e
pamundëshme, përçarja bën të pamundëshme edhe gjërat e
mundëshme”.
Dhe, që nga shekulli i robërisë së rëndë, na la amanet dhe na porositi
Samiu i Madh:
- Jemi shqiptarë dhe jo turq e kaurë,
- Fetë i përçajnë kombet,
- Shqiptarët të gjithë duhet të duan njëri-tjetrin, të kenë vëllazërinë
në mest,
- Shqipëria është një dhe e pandarë,
- Duhet të jemi të bashkuar. Bashkimi duhet të futet në gjakun e
secilit,
- S’ka në jetë më i lik njeri se tradhtari i kombit dhe i mëmëdheut,
- M’i dashur se kombi, m’i dhëmshur se mëmëdheu, m’i ëmbël se
gjuha e tij s’ka gjë tjetër për njeriun,
- Një njeri, sa do të mira të ketë për veten e tij, s’mund të jetë
faqebardhë, po të ketë kombin dhe mëmëdheun e vet fatzi,
- Të hiqet Turqia dhe të vijë një sundues tjetër, është sikur një
shtazë të ndërrojë samarin dhe jo lirinë.
Mbrojtja e tërësisë së trojeve shqiptare ishte në qendër të
vëmendjes të gjithë rilindësve. Atë Gjergj Fishta shkroi: “Gjall Lirin’ na
nuk e lshojmë/ S’njohim mbret as krajl të huej./ Zoti n’qiell e na mbi
tokë:/ Me gjithkënd vllazen e shokë,/ Por se i cili m’cak të vet./” dhe në
poemën “Lahuta e Malësisë”: bëri thirrjen “Për Shqipni t’mos u dhimet
jeta./ Ma mirë dekë nën dhe me u kja/ Se me marre gjallë mbi dhe/ Për
dhe t’vet kush dekë ka ra/ Ai s’ka vdekun, por ka le./”. Ai ka luftuar edhe
për një shtet të së drejtës, kur në vitin 1902, në vjershën “Momi” tregoi
se: “M’ kambe kryekungujt prej si u vune,/ Duel padija n’ krye te
vendit;/ Njerzt e kenun u poshtnuene,/ Mbeten t’urtit jashte kuvendit.”
Dhe në vjershën “Korrupsioni”: “Qi të mjerës moj Shqypni/ Kthellë hi i
keni në mushkni,/Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,/”.
Mësimet e rilindësve nuk i përmendim vetëm për t’i kujtuar e
nderuar ata. Ato mësime dhe sot kanë vlerë të madhe e na hapin sytë për
të parë më mirë gjendjen e detyrat tona; secili nga ne, po sidomos partitë
politike, institucionet shtetërore të analizojnë e të realizojnë se ç’po bën
sot shqiptari dhe ku na shpie rruga e nisur. Me 25 maj 2015, në
përkujtim të 169 vjetorit të ditëlindjes së Naimit, bëjmë homazh në
Frashër për të nderuar veprën atdhetare të Abdylit, Naimit e Sami
Page 35
Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe vëllezërit Frashëri 35
Frashërit dhe të rlindësve të tjerë. Ne vemi në Frashër dhe nderojmë
veten! E kemi për nder dhe jo vetëm detyrë të nderojmë rilindësit e
mëdhenj Abdylin, Naimin dhe Samiun!
Për fat të keq, sot ka edhe mendime se për Naimin dhe rilindësit e
tjerë “kemi folur shumë, kemi botuar veprat e tyre, nuk do të flasim e të
shkruajmë gjithmonë për ta”. Harrohet, se njerëzit e mëdhenj, nuk
kujtohen në shekuj për pamjen e tyre fizike. Kush nuk e di që Homeri ka
jetuar nëntë shekuj para Krishtit, Dante Aligieri ka jetuar në shekullin e
13-14-të, Shekspiri në shekullin e 16-të, Volteri 300 vjet përpara, Tolstoi
mbi 100 vjet më parë dhe kujtohen e vlerësohen me shumë respekt, jo
vetëm në atdheun e tyre. Ata kujtohen për veprën që kanë lënë pas, më të
cilën njerëzimi ka mësuar, është edukuar dhe ka përparuar. Rilindësit
Shqiptarë bënë Shqipërinë dhe na mësojnë se si duhet ta lulëzojmë dhe ta
shpiem përpara. Prandaj nuk duhet t’i harrojmë, mësimet e tyre duhet t’i
kemi parasysh dhe ti zbatojmë gjithmonë.
Pavarësia dhe liria e Shqipërisë u realizua nga lufta dhe përpjekjet
e popullit shqiptar, me Rilindasit e mëdhenj në krye, dhe gjaku i
dëshmorëve në shekullin e shkuar, nga të gjithë trevat e Shqipërisë.
Shqipëria e vitit 2015 nuk është ajo e vitit 1912 as edhe e vitit 1944.
Është ndryshuar e ka përparuar me gjakun, punën, vullnetin, sakrificat e
popullit shqiptar. Është detyra e jonë sot ta përparojmë më tej Shqipërinë
dhe për këtë duhet të vëmë në jetë mësimet e Rilindësve dhe jo të
mbajmë vetëm fjalime për ta!
Page 36
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Përparim Kabo, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Përparim KABO
MBI FILOZOFINË NË VEPRËN E POETIT NAIM FRASHËRI
Eh Poet, ikën 110 vite nga dita që mbylle sytë dhe "qiriri" e fiku
flakzën e shpirtit, u tret dhe lëshoi aromën duke u përhapur kohërave! Të
zgjova or "Profet", kështu u shpreh vite më pas një tjetër zë i poetikës
shqiptare, Lasgush Poradeci për ty Naimi ynë i Frashërllinjëve! E le
mëmëdheun në kohë të vështirë, por ai u bë i pavarur më 1912, me shtet
dhe institucione në 1920, njohu republikën dhe mbretërinë, komunizmin
dhe tash ka 20 vite që përpiqet të mësojë demokracinë si në Europë!
Rrugë e gjatë, pa dyshim, por ja ëndërrimet dhe mundi juaj nuk vajtën
dëm! Ç'ka ndodhur gjithë këta vite me shpirtin tënd poetik që na le, do
dëshiroja t'ua tregoja shkoqur dhe më zemër në dorë! Vepra juaj nuk ka
humbur, tashmë e kemi të mbledhur të plotë në 6 vëllime të përgatitur
nga dy akademikë, Jorgo Bulo në Akademinë e shkencave të Tiranës dhe
Rexhep Qosja në Akademinë e Shkencave të Prishtinës e quajnë! Mos u
habit "Poeti" ynë, kemi prej kohësh "Akademi të Shkencave" dhe
akademikë, sepse kombi bëri përpara me mund dhe vështirësi në rrugën
e mendimit, të zgjimit dhe të punës, si edhe e dëshiroje aso kohe kur
ligjërove me shqipen tonë të vjetër dhe të re! Është e natyrshme të dish
se si je vlerësuar në kohëra, ç'kanë thënë dhe shkruar për ty dhe
universin tënd poetik, për mendimin tënd në prozë, për kontributet në
ruajtjen dhe lëvrimin e shqipes, në sjelljen dhe qëndrimin ndaj kulturës
botërore!
Po të rrëfej Naim ynë i shtrenjtë! Bazuar në studimet letrare, filologjike,
filozofike, albanologjike dhe estetike, është shkoqur përfundimi se te
mendimi i Naim Frashërit (më ndje që po ju drejtohem në këtë mënyrë)
gjejmë orientimin e pakufizuar global. Kjo ndodh me ata krijues që
Page 37
Mbi filozofinë në veprën e poetit Naim Frashëri 37
ndjekin ecurinë e dijes duke e vlerësuar këtë materie si universale në
kohë dhe globale në shtrirje. Ja përse Perëndimi dhe Lindja ngjizen në
veprën e Naimit si një njohje e thellë e një bote të hapur, e një shoqërie
globale që nuk mund të përjashtonte pluralitetin kulturor dhe dialogimin
mes tyre, aq më tepër që kombi yt naiv për shkaqe të thella historike i
kishte njohur dhe strehuar të dyja! Është e plotë dhe edukuese vepra e
Naim Fashërit, është një univers kulturor frymëzues dhe udhërrëfyes,
sepse ajo ngrihet mbi njohjen dhe zotërim e letërsisë së vjetër greko-
romake, letërsisë europiane prej Rilindjes Europiane dhe deri në kohën
kur ai jetoi, por edhe se Naimi ynë njihte dhe letërsinë mesjetare
persiane dhe arabe duke zotëruar shterueshëm filozofinë e lindjes, e mbi
të gjitha prurjet e atij qytetërimi në kohën kur perëndimi ishte zhytur në
radikalizmin papal të "mesjetës"! Nëse fati i Shqipërisë ishte mes
Perëndimit dhe Lindjes, nuk mundë të ndodhte që mendimtarët e kombit
të pozicionoheshin radikalisht ose në njërin krah ose në krahun tjetër. Më
keq akoma, në vend të dialogut, ata të ushqenin konfliktin dhe
përjashtimin! Aq më tepër që mendjet e ndritura të zgjimit rilindës
europian, e kryen këtë vepër duke e njohur lindjen, prurjet e saja humane
dhe progresite, sepse kuptuan si nënvizonte njëri syresh Goethe, se dija
është globale në çdo moment të universalitetit të saj. Se arti vërtetë bën
një shërbim kombëtar, por se nuk mund të ngurtësohet provincialisht si
një bejte lokale që glorifikon izolimin dhe mbylljen në vetvete! Vetëm
në sistemet diktatoriale ideologjike, siç edhe ishte komunizmi, art quhej
ajo "materie" artistike që kishte karakter klasor dhe kombëtar! Pasojat e
këtij deformimi ndihen edhe sot, kur jo rrallë ndodh që shkruhet brenda
rretheve të mbyllura për shkak të mosnjohjes së kulturave të tjera dhe si
rrjedhim të paaftësisë për të gjetur kanalet komunikuese dhe
pikërëndesat sinergjike!
Naim Frashëri vështrohet, bazuar në argumente shkencore
filologjike e gjuhësore, si një kontribuues i përkorë në lëvrimi dhe
shkrimin e gjuhës shqipe, me një begati të tillë të fjalës dhe një ndërtim
të tillë të mendimit, dhe përdorim të gramatikës si të tillë, saqë jo thjesht
të duket, por se ashtu është, të dy dialektet e shqipes të vijnë shumë
pranë në një paqtim harmonioz. Poetika Naimjane e shprehu dhe
arkitektoi shqipen si një gjuhë të pasur dhe krijuese me një gjallim të
brendshëm të mendimit. Megjithëse prej shekujsh, ajo nuk ishte shkruar
por qe lëvruar gojarisht, vjershërimi naimjan tregoi se shqipja ishte edhe
një gjuhë e artit të fjalës si një gjuhë letrare. Begatia e leksikut dhe
muzikaliteti i saj zanor flisnin për një botë të pasur shpirtërore dhe një
gnoseologji ideore që aq bukur harmonizohej me poetikën tingëlluese.
Mendimi i disiplinuar gramatikisht përmes gjuhës letrare ofronte
informimin komunikues dhe arsyetues, sepse Naimi me veprën e tij
letrare krijoi në mënyrë të kompletuar, një aksiologji poetike ku,
Page 38
38 Kabo
bashkëjetojnë logjika e arsyetimit me përjetimin shpirtëror vlerësues. E
gjitha kjo materie e filozofimit poetik rrëfenjës dhe përfundimsjellës,
frymëzues dhe zgjues përmes dijes dhe historisë së vërtetë, janë
përmbajtja e stilistikës së tij që lidhet me kulturën e tij, me "magjinë
krijuese"!
Stili tij ka brenda një plazmim të përkorë të muzës me gjuhën e
kultivuar që përdorte ai! Naimi provoi se shqipja edhe në këtë aspekt ka
atribute të thella dhe pjellore, ajo ndërton stilistikë moderne kur vjen si
fryt i mendjes moderne! Akti krijues në vetvete ndikon në konsolidimin
gramatikor të gjuhës dhe pasurimin dinamik të saj pasi çdo shprehje e re,
duke mos dashur të pengojë mendimin në furinë dhe shkulmin e tij,
domosdo që e gjen të arsyeshme të rishikojë dhe ribëjë rregullat
disiplinuese në shërbim të pasurimit të stilistikës shprehëse dhe
komunikimit të pacensuruar apo ngushtimit që vjen prej arkaikes
mbytëse! Vepra e Naim Frashërit, po ta lexosh të plotë dhe integralisht,
pa më dyshje është "autobiografi në vargje" e çdo gjëje shqiptare. Atje
është etnogjeneza, kontributet, historia, marrëdhëniet me imperilaitetet,
dialogjet mes qytetërimeve, raportet me providencën dhe rrëfimin
liturgjik; janë të "qëndisura" natyra, njeriu dhe zakonet, është atdheu në
të gjitha trevat, etj etj. Në këtë kuptim poemat naimjane kanë si tipar të
tyre një "homerizëm shqiptar", ku në qendër dhe gjithçka është
kombëtarja dhe universalja, përtej provincializmave dhe krahinizmave.
Me një frymë optimizmi dhe përgjegjësie, Naimi i këndon bashkimit,
kohezionit; larg dasive e përjashtimeve, qofshin ato fetare, kulturore, apo
si pengje të zakoneve të mbyllura dhe dialektalizmit përjashtues! Ja
përse e tërë vepra e Naimi Frashërit e merr valencën e vlerave njerëzore
universale duke e parë atdheun, fatin dhe njeriun shqiptar si pjesë e një
universi të tillë, ku ka vend dhe detyrim kontribuues për të gjithë, në
emër të "urdhrit historik"; të njohim kontributet dhe të mos ua mohojmë
lirinë askujt, edhe popujve të vegjël e të varfër!
* * *
Mendimi filozofik naimjan apostrofon për njeriun si një univers
civil i përgjegjshëm dhe në këtë këndvështrim ai nuk mbetet peng thjesht
dhe vetëm i njeriut shqiptar. Kjo metodologji arsyetimi është në shërbim
të nxjerrjes së shqiptarit nga guaska dhe vënies para përgjegjësisë!
Kështu, në aspektin kohor segmenti është i mbyllur vetëm formalisht në
datën e botimit, por se lënda poetike e gjen kohën të pamatshme prej
gjeneze nistore deri në pafundësi, gjithë kjo falë vlerave të sjella si
mendim! Hapësira dhe koha trajtohen filozofikisht, sepse kategoritë e
përdorura janë po të tilla, madje godina e tyre sjell forma të kompletuara
të ndërgjegjes teorike, si kozmogonia, etika njerëzore, gnoseologjia
udhërrëfyese, ontologjia antropomorale dhe ontohistoria dimensionuese,
Page 39
Mbi filozofinë në veprën e poetit Naim Frashëri 39
aksilogjia vlerësuese dhe normat e përgjegjësisë. Të gjitha sa më lart i
shërbejnë ushqimit të civilizimit prej kulturës në shumës.
Mosparagjykimi i orientit dhe qëmtimi i aspektit human të tij si
kontribut, është përballja me realitetin dhe guxim për ta kuruar. Ajo që
ndriçon, është orientim europianist për shtetin shqiptar që mungonte aso
kohe. Kjo tregon se Naimi nuk ishte i penguar, megjithëse ai punonte
dhe jetonte së fundi në Stamboll dhe në administratën e Shtetit Osman.
(Drejtori i Drejtorisë së Censurës në ministrinë e Arsimit).
Multikulturalizmi naimjan në baraspeshë dhe dialogim bazuar në vlerat
civilizuese të gjithëpranuara, e bëjnë Naim Frashërin jo thjesht një poet
të kombit, por edhe një vizionar edhe në ato raste kur poetika si musht
estetik mund të mos jetë e përkryer, sepse thelbi i poetizmit tek ai është
te kënga e mendimit të tij. Vepra si vetëdije e njeriut të thjeshtë, e të
kënduarit për historinë, vjen si një "libër i shenjtë" i ekskursionizmit
gjithëkohor shqiptar që nga gjeneza, por vjen gjithë po aq, edhe si
qëmtimi i vlerave të ritualit antropologjik shqiptar ndaj dhe e sjellin
poezinë e Naim Frashërit edhe si visar të albanologjisë! Vepra e tij
ndërton ndërgjegje, ushqen vetëdije, mëkon përgjegjësinë e individit
ndaj vetes, familjes, atdheut dhe historisë! Krijohet mrekullisht prej saj
trinomi: njeriu real me të mirat dhe mangësitë – njeriu i civilizuar me
vlerat qytetare universale të gjithëpranuara dhe ushqimi me të bukurën
që udhëton mendueshëm dhe me përshpirtje nga ajo gjendje reale
njerëzore e natyrore (binomi njeriu – natyra) tek ai realitet
antropoqytetar që ndërtohet përmes një zhvillimi qytetar të epërm.
Filozofikisht, kjo do të thotë të bëhet njeriu përmes civilizimit, të
zhvillohet civilizimi kur mëkohet njeriu me përgjegjësinë për lirinë dhe
domosdoshmërinë e sovraniteteve! Ja përse te poetika e Naimit
romantizmi ndihet si frymëzim, realizmi vjen si përgjegjësi, kriticizmi
ngre krye si zgjim i vetëdijes, ndërsa futurizmi flladit si vijimësi e të
qenit në çapitjen e progresit të pashmangshëm! "Vepra letrare e Naim
Frashërit, shkruan akademiku Rexhep Qosja është vepra e mendimtarit
që di të të shqetësojë me bukurinë e fjalës dhe e vjershëtorit që di të të
qetësojë me mençurinë e mendimit"!
Si një erudit me mendim të kompletuar nga studimi, Naim Frashëri
vjershëroi në shqip, në persisht dhe në greqisht. Poemat në shqip
"Bagëti’ e bujqësia" dhe "Lulet e verës", janë dy kolona himnizuese për
atdheun dhe fatin e tij! Naimi e sheh Shqipërinë në trungun e saj natyror,
por se do të preferoja të ndalesha tek një thelb filozofik, raporti me fenë!
Është një gjetje artistike jo e paramenduar, por që nënshtresëzohet nga
burimet e prurjes, paganizmi i antikitetit me panteizmin modern si një
determinizëm natyror, që vijnë në një dialogim mes tyre dhe së bashku
me njeriun. Kjo ndodh jo rastësisht! Qytetërimi perëndimor në themelet
e tij ka antikitetin greko-romak, kulturën e Rilindjes si qytetërim të
Page 40
40 Kabo
krishterë jo thjesht fetar, Protestantizmin liberal dhe liritë e njeriut.
Naimi i respekton këto themele ndaj paganizmi antropologjik në brendi
të objekteve natyrore, si fenomene, dukuri, planete dhe marrëdhënie të
materies, ai i gjen te parahelenizmi pellazg të cilit i këndon hera herës
ndër vepra, por edhe drejtpërsëdrejti te vjersha; "Pellazgët-shiqpëtarët"
(botuar së pari në revistën, "Albania", Bruksel, 1897, nr 4, f. 50).
Thot' Herodhoti, Është më e vjetër,
Ngaha çdo tjetër, Në Tomor Zoti
Shumë më tepër Shtëpi qëmoti
Kjo gjuha jonë. Kishte Dhodhonë;
Panteizmi është filozofia e kohës kur ai jetoi, por dhe shtegu
shpëtimtar për të larguar autoritetin religjioz nga funksionet shtetërore
dhe për të shndërruar atë thjesht në një sjellje krejt private siç edhe
mëtonte John Lock. Kjo skemë e çliron njeriun nga vargonjtë dhe i jep të
drejtën të ndryshojë. Naimi falë këtij dimensioni e kapërcen fatin
njerëzor si vullnet të perëndisë dhe e sjell si fat njerëzor qytetar, civil dhe
ligjor, si një dialogim dhe marrëveshje me ligjësinë e natyrës! Bërja dhe
ribërja e njeriut si ripërtëritje morale duke ushqyer vlerat e duke i
ndërtuar ato, këtë Naim Frashëri e sheh si një "porosi" të fuqisë së
krijuesit të cilin ai e konsideron "hegelianisht" si arsye universale.
Fillesën e sheh nga materialja dhe kjo të kujton filozofinë teologjike
orientale. Është jashtë botëkuptimit të tij "rilindja e shpirtit" pas vdekjes.
Gjykimi i tij në raportin jetë – vdekje janë një "transplantim" poetik i
optimizmit pellazgjik për njeriun e vdekshëm! Tek vjersha "Perëndia",
Naimi me një drejtpeshim filozofik shpjegonte se Zoti dhe gjithë
arkitektura liturgjike nuk kanë ekzistencë jashtënjerëzore. Perëndia është
arsyetimi i njeriut për të. Një arsyetim i tillë çliron shpirtin dhe
frymëzimin optimist me energji ndryshimi.
Është në shesht Perëndija,
Sicilido mund ta njohë
Po se mbuloi e padija
Njeriu tekdo mund ta shohë.
Ajo që të lë mbresë, është fakti logjiko-poetik se Naim Frashëri
bisedon hapur si me Jezu Krishtin edhe me Abas Aliun, kjo për shkak të
një argumenti bindës se pavarësisht nga besimi fetar, për Naimin feja
duhet të jetë në shërbim të njeriut dhe njerëzores, duhet të ushqejë jetën
dhe dashurinë njerëzore. Tek Naimi gurgullon humanizmi fetar dhe jo
autoritarizmi dhe obskurantizmi liturgjik antinjeri! Kështu, Naimi na
parathotë se shoqëria shqiptare mund të ketë një peizazh fetar mozaik ku
çdo fe zgjidhet lirisht dhe respektohet nga besimtari, por se njëherësh
Page 41
Mbi filozofinë në veprën e poetit Naim Frashëri 41
shoqëria do të ketë në qendër njeriun civil në raportet me shtetin, ligjin
dhe zhvillimin shkencor për t'i shkuar më thellë sekreteve të natyrës!
Tek poezia "Filozofi", Naimi qartazi shprehet se objekti i njohjes
është natyra dhe njohja është e pafundme. "Thelbin tënd s'e di njeriu moj
natyrë dhe pse thellë kësaj fushe i ka hyrë.” Po kështu tek poezia
"Dielli" marrëdhëniet e njeriut me Tokën shtjellohen në trajta
kozmogonike dhe jepen shpjegime jashtëfetare. Teza vjen si një arsyetim
shkencor naiv dhe rikëndohet "kënga e vjetër pellazgjike" se fillimisht
ishte gjithësia, natyra e njeriu dhe mandej ai krijoi nga mendja
perëndinë"! Kjo tregon se Naimi është më shumë laik sesa fetar, më
shumë për shkencën sesa për fenë, më i bindur për vetëqenien e
universit, sesa për krijuesin e parë. Brenda këtij dimensionimi gjithnjë e
më tepër ai e fokuson perëndinë si një energji morale që e ndihmon
njeriun dhe që e pastron nga veset dhe shtrembërimet egoiste! Edhe vetë
njeriun ashtu si filozofët e antikitetit, Naimi e karakterizon në
dikotominë subjekt – objekt dhe ysht këdo me fjalët; "Njeri njih vetveten
aty është edhe Zoti"!
Kush do ta shohë të tërë
Të shohë mirë njerinë
Vethen e ti re të vërë,
Atje e gjen Perëndinë.
Naimi krijon trinomin shpirtëror moral – liturgji – filozofi, kur shkruan:
Bes' e fe ki urtësinë. Lihet të kuptohet se dija është autoriteti udhëheqës,
e drejta është ndërtimi i shoqërisë prej njerëzve qytetarë të barabartë
përballë së drejtës ligjore dhe mirësia është harmonia në marrëdhëniet
gjithëplanësore. Njeriu bëhet moralisht duke hequr dorë "nga dhelpëria
dhe makutëria"! Naimi u këndoi vlerave të begata të filozofisë dhe
moralit që solli revolucioni borgjez me shembjen e sistemit feudal. Kjo
është madhështia e poetit dhe e Rilindjes sonë Kombëtare. Jo në fillim
pavarësia e vendit e mandej të shohim se çfarë shoqërie do të ndërtojmë.
Zgjimi kombëtar përmes emancipimit shoqëror për të përqafuar me
mendje dhe shpirt vlerat e qytetërimit borgjez dhe paralel me atë proces,
edhe realizmi i qëllimit për një shtet të pavarur shqiptar. Europianizimi
për të qenë të pavarur, dhe jo thjesht jashtë Perandorisë Turke, por sërish
pre e prapambetjes dhe injorancës! Të ngrihemi nga dituria dhe jo vetëm
nga kordha ky është mesazhi që përcjell poetika iluministe naimjane!
Poeti i mëshon alfabetizmit të shqiptarëve, përparimit të gjuhës dhe
shkollës shqipe. Vjershat "Gjuha jonë" dhe "Korça" janë epitafe
filozofiko–poetike që gëlojnë nga idetë e iluminizmit europian! Tek
poema "Lulet e Verës" tek vjersha "Përse", hapur Naim Frashëri e
shpreh orientimin nga perëndimi.
Page 42
42 Kabo
O dit' e bardhë, Jak'o dit' e uruar!
Dhe jakë, jakë Që lind nga perëndon,
Se të pres, At anë e ke ndritur
Nuk vdes, E ne pse na harron.
Kur një krijues vë në qendër të veprës njeriun, stili i tij është njeriu
dhe jo sistemi politik. Kur himnizon fatin e atdheut dhe progresin e tij,
frymëzimi është i sinqertë dhe i tillë që nuk vjetrohet! Ky është Naim
Frashëri! Hyjnizimi i atdheut vjen nga kujtimi i të vdekurve që me
veprën dhe jetën e tyre bëjnë që mëmëdheu të mos vdesë! Poema
"Dëshira e vërtetë e shqiptarëve" botuar më 1886, ku Naim Frashëri
shkruan se ia dedikon: "Nënës sime të ëmbël SHQIPËRISË. Asaj që më
dha gjithë forcën që kam. Ai e shkroi atë në greqisht, që ta lexonin edhe
grekët! Naimi ua freskon kujtesën me historinë e vjetër dhe të re, si dhe
ua sqaron se feja dhe kombësia nuk janë të ngjashme, ndryshe, sqaron ai
gjithë europianët që janë të krishterë, do të ishin grekë, por ja që nuk
janë si dhe; "As Krishti as apostujt s'kanë qenë kurrë grekë". Shqipëria. –
porosiste Naimi, – që do të bëhej kur fqinjët të mos e shohin si pre dhe të
yshten ta copëtojnë. Fqinjësia e mirë është klima më e dobishme për
cilindo komb të madh apo të vogël!
"Ne me sllavët edhe grekët, me të gjithë fqinjët tanë,
Duam të rrojmë ngaherë në harmoni, si vëllezër,
Veç e drejta e secilit gjithnjë të respektohet
…………………………
Rroftë kombi yn'në shekuj! Rroftë vllazërimi ynë!
Poshtë armiqt' e tiranët! Poshtë grindja, errësira!
Rroftë Besa dhe liria! Rroftë drita, dituria!
* * *
Ja Naimi ynë i shtrenjtë, kështu të kemi velerësuar e të vlerësojmë
edhe sot kur kanë kaluar 115 vite që ti nuk jeton më! Nuk mund të
harrojmë, sepse edhe një varg i yti do të na mbante zgjuar dhe në këmbë
të gjithë ne shqiptarëve:
Ti Shqipëri më ep nderrë më ep emrin shqipëtar!
Page 43
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Ermal H. Baze, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Ermal H. BAZE
PËRMBAJTJA DHE RËNDËSIA HISTORIKO-JURIDIKE E STATUTEVE TË SHKODRËS
Hulumtimi historik jo rrallë herë i vendos studiuesit e disiplinave
shoqërore përballë situatave interesante. Mund të duket e çuditshme që
një tekst i përmendur afërsisht para një shekulli dhe që nuk përmbante
më shumë se dhjetë fjalë, të bëhej më vonë shkak për impenjimin e një
grupi të tërë studiuesish, e të kthehej në një vëllim të konsiderueshëm
studimor. Pikërisht në vitin 1907, “Bibliografia statutore” e hartuar nga
Leone Fontana, na bën me dije për qenien e një statuti juridik të qytetit të
Shkodrës. 1 Citimi lidhur me këtë statut ishte fare i shkurtër. Duke
përmendur me radhë emrat e lokaliteteve të ndryshme sipas rendit
alfabetik, Fontana shkruante edhe këtë: “Scutari (Albania). Statuto di
Scutari (Statuti i Shkodrës). Ms. Museo Civico Correr Venezia (Muzeu
qytetës Correr i Venecias”. 2 Ky shënim që nuk zinte as një gjysëm
rreshti, ishte gjithçka e shkruar për herë të parë deri atëherë, rreth tekstit
të këtij statuti.
Në Bibliotekën e muzeut Correr të Venecias, midis kodeve juridike
të përmbledhjes Cicogna (lejleku) me numër 295, gjendej dorëshkrimi
origjinal i Statuteve të Shkodrës, që datonte qysh në fillim të viteve
1500;3 ndërsa vetë nenet e statuteve zënë fill qysh në dhjetëvjetëshat e
parë të shekullit XIV.4 Sikurse ndodh shpesh, kur rastësia dhe pasioni i
1 G.Ortalli,“Gli statuti, tra Scutari e Venezia”, tek sfondi i artikujve hyrës në: Statuti di
Scutari della prima metà del secolo XIV con le addizione fino al 1469, (a cura di Lucia
Nadin, traduzione in albanese a cura di Pëllumb Xhufi, con saggi introduttivi di Giovan
Batista Pellegrini, Oliver Jens Schmitt e Gherardo Ortalli), Roma: Viella, 2002, f. 9.
(Më tej, Statuti di Scutari). 2Po aty.
3Po aty.
4Po aty.
Page 44
44 Baze
njerëzve të veçantë luajnë rol më të madh sesa logjika e përparimit
studimor, pas afro pesë shekujsh dy studiues të ndryshëm, me qëllime
studimi krejtësisht të ndryshme, pa u njohur fare mes tyre, janë gjendur
pothuajse në të njëjtën kohë duke studiuar këtë kod të shkurtër juridik,
që deri atëherë nuk e kishte tërhequr kurrë vëmendjen e ndonjë kërkuesi
shkencor. Gjuhëtarja italiane Luçia Nadin, nisur nga interesa gjuhësore
dhe albanologu zviceran Oliver Jens Schmitt për kërkime historike, ishin
të parët që zbuluan dhe shfletuan në vitin 1997 këtë dorëshkrim mesjetar,
i cili për meritë të tyre filloi të tërhiqte vëmendjen si një material
dokumentar tepër interesant 5 për rindërtimin e aspekteve historike të
periudhës paraosmane në kryeqendrën e Arbërisë së Veriut.6
Dokumenti origjinal është shkruar në pergamenë dhe përmban
dyzet faqe. Në krye ai paraqet stemën e qytetit, e cila është e riprodhuar
në këtë mënyrë: përmbi shqiponjën dykrerëshe, majtas, shihet një shkabë
krenare, që duket sikur simbolizon të shkuarën e lavdishme të qytetit,
ndërsa në të djathtë i gëzohet një kocke një qen lypsar, që, sikurse
mendojnë edhe studiuesit, metaforizon gjendjen e nënshtruar të Shkodrës
pas pushtimit osman.7
Gjuha me të cilën janë shkruar Statutet e Shkodrës është
venecianishtja e shekullit XV.8 Teksti është kopjuar me dorë nga njëfarë
Marino Dulcich, sikurse thamë, në fillim të shekullit XVI. 9 Rreth
personalitetit të kopjuesit të tekstit sot nuk dihet asgjë e saktë, madje as
edhe përkatësia e vërtetë etnike e tij. Nuk mund të thuhet prerazi as, nëse
Dulcich kishte vendosur vetë të merrej me kopjimin e dorëshkrimit apo
do të kenë vendosur të tjerët për të. “Ka të ngjarë që Dulcich të jetë
bazuar mbi një raport të çfarëdoshëm pune në kancelarinë e Republikës
së Shën Markut dhe, për çdo rast i lejohej të merrte si model tekstin
statutor “nga origjinali i vjetër”, i cili ruhej në arkivin e Këshillit të të
Dhjetëve”.10 Ishte më se e logjikshme që një kopje e statutit shkodran të
ruhej midis shkresave zyrtare me interes publik, edhe pse për fat të keq
deri tani nuk është evidentuar asnjë gjurmë prej tij.
Nga ana tjetër, ky tekst e kishte humbur ndjeshëm rëndësinë e tij
pas pushtimit osman të Shkodrës (1479), dhe ky fakt mund ta ketë bërë
5 L. Nadin, L. Za, “Sugli antichi Statuti della citta di Scutari”, në: Studiuesit italianë për
gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Universiteti i Shkodrës, Shkodër: Volaj, 1997,
41 – 45. 6 E. Baze, Një Qytet me Statute: Shkodra në gjysmën e parë të shekullit XIV, Tiranë:
Muzgu, 2013, f. 52. 7 G. Ortalli, “Gli statuti, tra Scutari e Venezia”, vepër e përmendur, f. 22.
8 Sipas shqipëruesit të Statuteve të Shkodrës, medievistit Pëllumb Xhufi, në:Historia e
Popullit Shqiptar, vëllim I, Tiranë: 2002, f. 266. 9G. Ortalli, “Gli statuti, tra Scutari e Venezia”, vepër e përmendur, f. 21.
10Po aty, f. 22.
Page 45
Përmbajtja dhe rëndësia historiko-juridike e Statuteve të Shkodrës 45
edhe më të lehtë humbjen apo zhdukjen e dokumentit në fjalë. I
rëndësishëm është fakti se, kopja e bërë me një kujdes të tillë deri në
“afeksion”, paraqet karakteristika mjaft interesante rreth kodit juridik të
qytetit të Shkodrës në fillim të Mesjetës së vonë.11I jashtëzakonshëm për
të mbajtur gjallë një kujtim historik, statuti na paraqitet si një libërth
shumë i mirëmbajtur nga forma, por aspak luksoz në krahasim me librat
e bukur prej pergamene që prodhoheshin ende në atë periudhë. Mbi të
gjitha, ai nuk përmbante asnjë udhëzim të veçantë përdorimi. “I shkruar
dhe i ruajtur me një kujdes gati prekës, i rregullt dhe i saktë, por në të
njëjtën kohë jashtëzakonisht i ngatërruar në përmbajtje, shpeshherë ai
do të cilësohej si “i gabuar” dhe i “paplotë”.12 Në fakt, dëshmia e vetme
që ka mbërritur deri tek ne, ndoshta kopja e fillimit të viteve 1500, nuk
përmban asnjë përgjigje konkrete dhe të drejtpërdrejtë.
Rrallë ndodh që të gjesh faqe ku të përputhet rregullsia e jashtme
me vazhdimësinë logjike të kontekstit, pasi në pjesën më të madhe hasen
shprehje ta paqarta me dy kuptime, dhe një larmi grafike e fonetike,
luhatje të formave foljore dhe barbarizma gjuhësore krejt jashtë
përdorimit. 13 Kështu krijoheshin probleme dhe moskuptime, për
shembull përdorimi në pesë variante të ndryshme i fjalës “i plagosur”,
katër variante për fjalën “dem”, po kaq variante edhe për fjalën “lopçar”,
ndërsa për përcaktimin e vartësit të gjykatësit përdoreshin pesë mënyra
të ndryshme etj.14 Probleme krijonin edhe divergjencat grafike e fonetike
midis titujve dhe teksteve të dispozitave apo mbaresat e gabuara me “i”
për numrin shumës të gjinisë femërore, si dhe zëvendësimi me “u” i
zanores “o” etj.15
Megjithatë, të gjitha këto pasaktësi të mbledhura së bashku, nuk
ishin asgjë përballë mungesës së pjesshme ose të plotë të përmbajtjes së
neneve të veçanta të statuteve. Rindërtimi i tyre nga ana e studiuesve,
është bërë vetëm në sajë të leximit dhe krahasimit të statuteve të
komunave qytetare fqinje me Shkodrën.
Përveç përdorimeve specifike për kërkime të veçanta shkencore, u
ndie nevoja e një botimi serioz, i cili do ta bënte këtë dorëshkrim të
disponueshëm një herë e mirë, në mënyrën më të saktë të mundshme,
duke e shoqëruar edhe me ndreqjet e nevojshme. Në vitin 2002, nën
kujdesin L. Nadin, shoqëruar me studime të saj, të historianëve O. J.
Schmitt e Gherardo Ortalli, gjuhëtarit Giovan Battista Pellegrini dhe me
11
G. Ortalli, “Gli statuti, tra Scutari e Venezia”, vepër e përmendur, f. 22. 12
Po aty, f. 22. 13
G. B. Pellegrini,“Osservazioni sulla lingua degli statuti”, tek artikujt hyrës studimorë
në vëllimin: Statuti di Scutari della prima metà del secolo XIV con le addizione fino al
1469, Roma: Viella, 2002, f. 64. 14
Po aty, f. 66. 15
Po aty, 64.
Page 46
46 Baze
një përkthim shqip nga P. Xhufi u botuan në Romë Statutet e Shkodrës,
të cilat janë hedhur tashmë në qarkullim të gjerë shkencor. Pasi i studion
Statutet e Shkodrës në të gjitha aspektet, fuqia e tyre rezulton sot më e
madhe nga sa mendohej. Sipas përcaktimit të O. J. Schmitt, Statutet e
Shkodrës janë një “monument i vërtetë i Shqipërisë mesjetare” e pse jo
dhe më shumë se kaq, përderisa përmbajtja e tyre i tejkalon kufijtë e
realitetit shqiptar dhe përbën rëndësi të veçantë për historinë e të gjithë
bregut lindor të Adriatikut dhe marrëdhënieve të tij me Venedikun ashtu
edhe me superfuqitë e zonës, në kuadrin e ekuilibrave të mëdhenj
ndërkombëtarë.16
Ky dokument gëzon privilegjin e të qenit teksti legjislativ më i
vjetër i hartuar në territorin shqiptar, që ka mbërritur deri në ditët e
sotme.17 Statuti juridik i Shkodrës është një dëshmi e qartë organike e
asaj Arbërie bregdetare me qendra urbane, kaq e ndryshme nga modelet
dhe stereotipat që ende edhe sot vë në dukje L. Nadin “rrezikojnë të
ndrydhin gjithë realitetin shqiptar brenda logjikës së “vendit të
shqiponjave” dhe “kulturave të malit”.18 Gjithashtu, ky dokument na
përcjell kujtimin e një ndërthurjeje të jashtëzakonshme të kulturave dhe
popujve, të marrëdhënieve dhe konflikteve, si dhe është dëshmia e një
shtresëzimi zhvillimesh dhe qytetërimesh nëpërmjet një përvoje
shumëshekullore.19
Analizat e hollësishme të O. Schmitt na japin drejtime të qarta për
kohën dhe klimën historike, në të cilën u hartuan Statutet e Shkodrës. Për
datimin dhe klasifikimin e tyre përcaktuese është vendndodhja e tyre në
mjedisin kulturor të qytetit të Shkodrës, Dalmacisë dhe Perandorisë
Serbe.20 Nga mënyra se si janë përmbledhur ligjet dhe normat, të cilat
kanë mbërritur në atë formë deri në ditët e sotme, rezulton se Statutet e
Shkodrës janë hartuar në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XIV.21 Një
moment historik tepër i rëndësishëm që duhet përmendur për këtë datim,
është periudha kur Stefan Dushani, mbreti i shtetit serb të Rashës, kishte
vendosur nën kontrollin e tij pjesën më të madhe të Shqipërisë mesjetare
me përjashtim të qytetit të Durrësit.22 Në këtë periudhë hyri në përdorim
titulli perandorak i “carit”, përpara se vetë Stefan Dushani të
16
O. J. Schmitt, “Un monumento dell` Albania medievale: Gli Statuti di Scutari”, tek
sfondi i artikujve hyrës në: Statuti di Scutari della prima metà del secolo XIV con le
addizione fino al 1469, Roma: Viella, 2002, f. 26. 17
G. Ortalli, “Gli statuti, tra Scutari e Venezia”, vepër e përmendur, f. 10. 18
L. Nadin “Il testo statutario”, vepër e përmendur, f. 47. 19
G. Ortalli, “Gli statuti, tra Scutari e Venezia”, vepër e përmendur, f. 12. 20
O. J. Schmitt, “Un monumento dell` Albania medievale: Gli Statuti di Scutari”, vepër
e përmendur, f. 29. 21
Po aty. 22
G. Ortalli, “Gli statuti, tra Scutari e Venezia”, vepër e përmendur, f. 11.
Page 47
Përmbajtja dhe rëndësia historiko-juridike e Statuteve të Shkodrës 47
kurorëzohej solemnisht me këtë titull ditën e Pashkëve në vitin 1346,
duke braktisur titullin e mbretit, i cili vazhdonte të përmendej i
pandryshuar në tekstin e Statuteve të Shkodrës.23 “Deri në momentin që
flasim, është e sigurt se jemi përpara vitit 1346 dhe, si rrjedhim përpara
majit të vitit 1349, kur gjatë një kuvendi të mbajtur në Shkup, Dushani
paraqiti Zakoniku-n, kodin e tij të ligjeve me anë të së cilit synonte t`i
jepte një bazë juridike më solide Perandorisë Serbe”.24 Zakoniku ishte
një sistem normash juridike që duheshin zbatuar jo vetëm në hapësirën
serbe, por edhe në territoret e pushtuara në Maqedoni, Thesali, Epir dhe
në Arbëri.25
O. J. Schmitt këmbëngul se Statutet e Shkodrës kanë qenë hartuar
më përpara se Zakoniku i Dushanit, duke u mbështetur në dy argumente
të rëndësishme dhe të pakundërshtueshme. Së pari, tek “Statutet e
Shkodrës sundimtari serb përmendet gjithmonë me titullin “mbret”
(Miser lo Re; lo Re) dhe asnjëherë me titullin perandor. Prej kësaj mund
të vijmë në përfundimin se ky statut ekzistonte qysh përpara kurorëzimit
të Stefanit si car (perandor) dhe para botimit të Zakonikut. Si terminus
ante quem do të vlejë viti 1346. Kështu Statuti i Shkodrës është një
monument i përcaktimeve ligjore dhe i gjuhës në Arbërinë e Veriut në
dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XIV”.26 Një argument i dytë për datimin
do të ishte prania e normave të së drejtës penale tek Statutet e Shkodrës,
të cilat nuk kishin arsye që të “shfaqeshin në një hapësirë të kufizuar të
përdorimit të tyre, në rast se në të njëjtën kohë kishte hyrë në fuqi dhe
vepronte Zakoniku”.27
Statutet e Shkodrës përbëhen nga 279 kapituj, të cilët janë të
renditur në bazë të përmbajtjes sipas blloqesh tematike.28 268 kapitujt e
parë u përkasin dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XIV, 6 shtojca viteve
1391–1393 29 si dhe pesë dispozitaperiudhës veneciane 1457–1469. 30
Rëndom një statut përbëhet nga dispozita ligjore të renditura pak a
shumë pas orientimesh përmbajtjesore, të cilat plotësohen me shtojca në
radhë sipas rendit kronologjik, më së shumti vendime këshilli ose
dëshmi privilegjesh të zotit të vendit.
23
O. J. Schmitt, “Un monumento dell` Albania medievale: Gli Statuti di Scutari”, vepër
e përmendur, f. 30. 24
G. Ortalli, “Gli statuti, tra Scutari e Venezia”, vepër e përmendur, f. 11. 25
Po aty. 26
O. J. Schmitt, Arbëria Venedike 1392 – 1479, Tiranë: K& B,2007, f. 113. 27
O. J. Schmitt, “Un monumento dell` Albania medievale: Gli Statuti di Scutari”, vepër
e përmendur, f. 31. 28
Në fakt vetëm 278 kapituj janë me tekste të plota, pasi kreut 66 që titullohet “Mbi
shitjen e mishit me peshë” i mungon krejtësisht përmbajtja. (E. Baze). 29
Statuti di Scutari, kreu 269, 270, 271, 272, 273, 274. 30
Po aty, kreu 275, 276, 277, 278, 279.
Page 48
48 Baze
Megjithatë një vijë e qartë organizuese mund të vihet re vetëm në
tërësi, pasi në mënyrë të përsëritur futen midis ndarjeve kryesore
tematike edhe dispozita nga fusha të tjera. Pas disa kapitujsh hyrës që
kanë të bëjnë me të drejtën shtetërore, duke qenë se rregullojnë
marrëdhënien me mbretin serb si zot të vendit,31 vijon një radhë e gjatë
dispozitash për ndërtimin e shtëpisë, pronësinë dhe qiranë e shtëpive si
dhe mbajtjen e mullinjve, furrave dhe tavernave.32
Një pjesë e dytë përmban përcaktime lidhur me punën në ara, në
vreshta dhe në pemëtari.33 Kushtet e punës dhe rrogat janë objekt i një
vargu kapitujsh të tjerë.34 Kushtetuta e mirëfilltë e qytetit së bashku me
asamblenë popullore, këshillin, gjykatësit, zyrat e ndryshme publike,
detyrimin e shërbimit ushtarak dhe çështjet komunale, si njësitë e matjes
e peshat bëjnë pjesë në një grup të posaçëm kapitujsh. 35 Pas këtyre
vijojnë nenet për gjykatësit dhe procedurat gjyqësore, për shembull
lidhur me dëshmitarët dhe dëshmitë e ndryshme me shkrim,36 pozitën
juridike të klerikëve dhe të peshkopit,37 si dhe kapituj të veçantë që bëjnë
fjalë “mbi dokumentin e borxhit”, 38 “mbi të drejtën e pronës mbi
shtëpinë, shkallaren, hajatin, vreshtin bahçen, ullishtën, lajthishtën e
toka të tjera”, 39 “mbi kontestimin e vendimit”, 40 “mbi dhënien e
vendimit”,41 “mbi mandatin e funksionarëve”,42 dhe “mbi borxhet e të
huajve”.43
Mjaft të hollësishëm janë paragrafët mbi të drejtën civile44 dhe për
të drejtën penale, 45 e cila ndahet në norma penale të pjesës së
përgjithshme dhe norma penale të pjesës së posaçme. Në statut normat
me karakter penal të pjesës së përgjithshme nuk janë të vendosura në një
sistem më vete, por ato mund të konstatohen nëpërmjet analizës së
normave penale të pjesës së posaçme.46 Sistemi i normave të pjesës së
posaçme është i ndërtuar sipas llojeve të veprave penale, por ky rregull
31
Po aty, kreu 1 – 7. 32
Po aty, kreu 8 – 30. 33
Po aty, kreu 31 – 48. 34
Po aty, kreu 49 – 84. 35
Po aty, kreu 88 – 109. 36
Po aty, kreu 110 – 143 me plotësime 277 – 278. 37
Po aty, kreu 144 – 145; 148; 154 – 155. 38
Po aty, kreu 146. 39
Po aty, kreu 149. 40
Po aty, kreu 150. 41
Po aty, kreu 151. 42
Po aty, kreu 152. 43
Po aty, kreu 153. 44
Statuti di Scutari, kreu 156 – 159. 45
Po aty, kreu 200 – 276. 46
Statutet e Shkodrës, Komiteti i pajtimit mbarëkonbëtar, (përgatitur nga prof. Ismet
Elezi), Tiranë: Ilar, 2003, f. 61.
Page 49
Përmbajtja dhe rëndësia historiko-juridike e Statuteve të Shkodrës 49
nuk respektohet gjithmonë, sepse ka mjaft norma penale të shpërndara
nëpër krerë të ndryshëm. 47 Për çdo kundërvajtje ndaj dispozitave të
statutit janë përcaktuar gjoba kryesisht në vlerë monetare, që ndahen
përgjysmë midis kontit (mëkëmbësit të mbretit serb. - E. Baze) dhe
komunës qytetare, ose kontit dhe të dëmtuarit ose paditësit. Në Statutet e Shkodrës mungojnë dispozitat ligjore që do të flisnin
për organizimin dhe zhvillimin e tregtisë. Kjo ndoshta për faktin, se tregtia ishte një degë tepër e rëndësishme dhe delikate e ekonomisë mesjetare, që kërkonte një vëmendje më të madhe dhe një mbrojtje e siguri publike më të fortë, të cilën mund ta garantonte vetëm pushteti qendror që në rastin konkret ishte mbretëria serbe. Mungesa e neneve në lidhje me veprimtarinë tregtare në Statutet e Shkodrës mund të jetë “kompensuar” me ekzistencën e dispozitave tregtare në Zakonikun e Stefan Dushanit, i cili përmbante edhe ligjet dhe urdhëresat e mëparshme mbretërore.48
Baza e Statuteve të Shkodrës ka qenë “E drejta romake”, e cila u trashëgua si një model në të gjitha komunat qytetare të zhvilluara përgjatë Adriatikut Lindor. Qysh prej krijimit të Perandorisë Romake të Lindjes në vitin 395 me kryeqytet Kostandinopojën, në viset perëndimore të Ballkanit vijonin të ekzistonin zona që me doket e tyre, dhe sidomos me organizimin e tyre administrativ, u kundërviheshin praktikave dhe ligjeve lindore.49 Këto ishin zona ku vazhdoi të ruhej tradita romake në viset perëndimore ballkanike. Një trevë të tillë e pati përfaqësuar Shkodra, si një territor që, nga njëra anë, nuk ishte vendosur plotësisht nën pushtetin qendror bizantin dhe, nga ana tjetër, nuk ishte pushtuar në mënyrë të përhershme prej dyndjeve barbare dhe sllave.
Përkundër një stereotipi të historiografisë perëndimore mbi Mesjetën ballkanike, do të kujtoj që në kësi rajonesh periferike të Bizantit50 kishte jo dy forma politike organizimi, sikurse është menduar, por tri modele qeverisjeje: forma e parë ishte ajo e mirëfillta e Perandorisë Bizantine, e cila vijonte të qeveriste qoftë edhe duke bashkëpunuar me prijës barbarë; forma e dytë ishte ajo e vetë barbarëve, që shtinin në dorë territore të caktuara të Ballkanit duke u bërë në mënyrë graduale “vendës”;51 forma e tretë ishte ajo e “viseve romane”,
47
Po aty, f. 62. 48
S. Novakoviq, Kodeksi i Stefan Dushanit carit serb 1349 dhe 1354, Beograd, 1898,
(dorëshkrim në Arkivin e Institutit të Historisë, Tiranë, përkthyer nga D. Jojiç), f. 37 –
38: “Është e lehtë të kuptohet një gjë e tillë kur shikohet se mjaft nene të Kodeksit
fillojnë me fjalët “urdhër mbretëror”. (Më tej, Kodeksi i Stefan Dushanit). 49
A. Cameron, Bizantinët, Tiranë: Dituria, 2008. Tek ky libër, kapitulli 2: “Bizanti që
ndryshon formë: prej Antikitetit të vonë deri më 1025”, f. 49 – 75. Kapitulli 3: “Bizanti
që ndryshon formë: prej vitit 1025 deri më 1453”, f. 77 – 105. 50
Historia e Popullit Shqiptar, vëllim I, f. 174. 51
M. R. Venittelli, Storia del diritto Medievale e Moderno, Napoli: Edizioni Giuridiche
Simone, 2001, f. 31.
Page 50
50 Baze
sikurse paraqitet Shkodra, e cila organizohej sipas modelit të ri të komunës qytetare dhe qeverisej në bazë të statuteve juridike.
Ky model i ri i organizimit të qeverisjes së qyteteve kishte të bënte me dobësimin e autoritetit bizantin në periferinë e tij europiane, një dobësim që kishte filluar që prej shekullit VIII për të mbërritur kulmin me fundin e shekullit XII dhe fillimin e shekullit XIII, kur pas pushtimit të Kostandinopojës nga kryqtarët e Kryqëzatës IV më 13 prill 120452 provincat periferike u shkëputën nga Bizanti dhe thuajse u shkërmoqën. Ishte brenda logjikës së procesit historik, që dobësimi i pushtetit qendror perandorak të shoqërohej me zhvillimin e komunave qytetare, ku popullsia e qyteteve si Shkodra, filluan të vetorganizoheshin dhe të vetëmbroheshin.
Këtë model e përfaqësonin, në veri të Adriatikut Lindor, qytetet e tipit dalmatin të qeverisura në bazë të statuteve ligjore si, Kotorri, Budva, Tivari, Ulqini dhe Drishti. Në këto kushte të reja të realitetit historik, nën trysninë gjithnjë e më të theksuar të ndikimit perëndimor, këto komuna qytetare filluan të konsolidonin institucionet dhe mënyrën e administrimit të tyre. Në kapërcyell të shekujve XIII–XIV, kur Bizanti po përjetonte një krizë të pashmangshme politiko-sociale, ndjesia e autonomisë qytetare në rajonet e Adriatikut Lindor mbetej e paprekur, pavarësisht nëse ndërroheshin mbretërit apo perandorët ose autoriteti epror në përgjithësi. Një gjë e tillëdëshmohet në Statutet e Shkodrës, duke iu referuar herë “mbretit Stefan”,53 herë “perandorit”54 e më vonë “kontit kapiten” 55 ose “proveditorit”, 56 që përfaqësonin Republikën e Shën Markut.
E përvijuar në një territor të caktuar dhe e organizuar me ligje kushtetuese, komuna qytetare e Shkodrës paraqitet si një dukuri relativisht e re e Mesjetës së vonë në hapësirën e Arbërisë Veriore. Statutet e saj nuk ishin ndonjë krijim origjinal i qytetarisë shkodrane të gjuhës romane, por shumë më tepër i botës dalmate të ndikuar prej Italisë.57 “Shkodra përfaqësonte një nga hallkat jugore të zinxhirit të komunave dalmate me parime të ngjashme ligjore dhe me orientimin kryesor për nga deti”.58
52
O. Baji, Perandoria Bizantine, Tiranë: Arbri, 1995, f. 230. K. Grimberg, Historia
Botërore dhe Qytetërimi, vëllim 4, Tiranë: Uegen, 2004, f. 230. 53
Statuti di Scutari, kreu 1, 2, 3, 31, 55, 85, 92, 99, 224, 225. 54
Po aty, kreu 274. 55
Po aty, kreu 277, 278, 279. 56
Po aty, kreu 275. 57
O. J. Schmitt, Arbëria Venedike 1392–1479, f. 114. 58
Po aty.
Page 51
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Jorgji Gjinari, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Jorgji GJINARI
FJALA PERËNDON (DIELLI) NË ATLASIN DIALEKTOLOGJIK TË GJUHËS SHQIPE (ADGJSH)
Objekti i këtij shkrimi do të jetë fjala perëndon në hartën 362 të
Atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe (ADGJSH)1. Kjo fjalë është parë
vetëm në kuptimin e thënies "dielli perëndon", lëvizja e diellit drejt vijës
së horizontit derisa zhduket plotësisht nga pamja.
Emrat prejfoljorë lindje dhe perëndim janë relativisht të rinj si
terma gjeografikë dhe nuk kanë qenë të zakonshëm në ligjërimin e
përditshëm popullor. Për këto dy pika të horizontit në popull zakonisht
dëgjohen shprehjet "ku del dielli" dhe "ku hyn dielli". Duke qenë se emri
perëndim nuk është i vjetër, siç janë emrat lëvdatë, urdhëratë etj.,
mendoj se ai nuk jep ndonjë gjë për historinë e thënies "perëndon dielli".
Në ADGJSH ka disa variante leksikore që shprehin kuptimin e
kësaj fraze, por ne do të ndalemi kryesisht te varianti perëndon, si
varianti kryesor i përhapur në mbarë gjuhën shqipe. Kjo fjalë është
trajtuar në mënyrë të shtjelluar nga E. Çabej në veprën "Studime
etimologjike në fushë të shqipes", Bleu VI, f. 169-171. Aty, për
etimo1ogjinë e fjalës perëndon sillen dhe analizohen mendime të dhëna
nga shumë gjuhëtarë të huaj, jepen dhe zgjidhje me rëndësi nga vetë E.
Çabej dhe merret si e pranueshme etimo1ogjia e N. Jok1it *për-anë-ton
e kuptimit "priret nga një anë," formë paralele me pranoj = përanoj.
Për ta mbështetur këtë etimologji, për të cilën N. Jokli si kuptim të
parë të fjalës perëndon merr "prirem, anoj", E. Çabej sjell si argument
disa përdorime të fjalës perëndoj në gjuhën shqipe: perëndon sytë "i
1 “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i
Gjuhësisë dhe i Letërsisë. - Università degli Studi di Napoli L’Orientale. Vëllimi I.
Napoli, 2007, 464 f. + harta me ngjyra. Vëllimi II. Napoli, 2008, 601 f.
Page 52
52 Gjinari
priren nga njëra anë", që në shqipen e Greqisë ka kuptimin "jep shpirt,
mbyll sytë"; prenonte kriet "po e zinte gjumi" në Poroçan të Vërçës, në
Dibër perëndoj "pështet" (një send në një anë), në Seman të Fierit m'u
prenditën sytë "mu mbyllën sytë nga lodhja" (J. Thomaj, Buletin i
USHT, Ser. shk. shq., 4, 1961, f. 150).
Për barazimin e thënies shqip perëndon dielli me shprehjen e
greqishtes ο ηλιος βασιλευει "dielli perëndon", në the1b "dielli
mbretëron", pasi jep argumentet e N. Joklit e të H. Pedersenit se shprehja
greke është formuar pas gjedhes së shqipes, E. Çabej shton edhe këtë
argument: dëshmimi i vonë i asaj në greqishten (shek. XIV) flet më fort
për një ndikim nga ana e shqipes, sepse kronologjikisht pajton me
përpjekjet historike të dy popujve e me dyndjen e elementit shqiptar në
Greqi. Për argumentimin e kësaj shton edhe arsyetimin se ndjenja
gjuhësore e lidhi fjalën perëndon me perëndi dhe dha në greqishten
mbretëron. Interpretime të këtilla për shkak të ndjenjës gjuhësore
popullore nuk mungojnë në gjuhën shqipe, të kujtojmë fjalën ylber, që
në hartën 365 të ADGJSH-së ka edhe variante si lylyver etj., deri edhe
dylber, që s'ka lidhje semantike me ylberin.
Shprehja dielli mbretëron nuk do të gjente dot shpjegim për
shqipfolësin, sepse dielli që perëndon është në momentin kur ai "ulet",
"bie", "fiket", "falet", "merr rrugën poshtë" etj. e jo "mbretëron" a
"zotëron" sikur të ishte në zenit, në kulmin e rrugës që bën gjatë ditës.
Në shtjellimin për etimologjinë e fjalës perëndon E. Çabej
shkruan: "Fjalë e mbarë shqipes, te autorët e Veriut (Buzuku, Budi)
paraqitet e zëvendësuar me rri, ndejti dielli"; kuptimi metaforik
"zhdukem" (njera çë perëndoj "finché spariva" Dara 34); "dielli zotëron,
zotëron dielli" në Qeparo të Himarës dhe në Bënçe të Tepe1enës;
përmendet edhe ndonjë variant leksikor, si falem "u fal dielli", pa thënë
se ku ndodhet.
Në ADGJSH, veç fjalës perëndon, variante të tjera leksikore janë:
hyn, falet, rri, bie, humb, merr, ulet, kalon, ikën, ruan "fshihet", pandor
(?), tramundon (it), punirën (it), kalarën (it).
Për shumicën e varianteve leksikore do të flitet më tej, kurse ne po
ndalemi së pari te fjala kryesore perëndon me variantet e veta fonetike.
Nuk është se ndonjë nga këto variante sjell fazën fillestare *për-anë-ton
të ruajtur, por, duke e ndjekur shkallë-shkallë evoluimin fonetik të fjalës
në dialekte, mendoj se mund të ndriçohet rruga e zhvillimit të saj deri në
variantet e sotme dialektore.
Së pari po japim tri variantet e tri arealeve më të mëdha: perëndon
(dielli), prenon (dielli) dhe preron (dielli). Varianti perëndon zë
hapsirën e gjithë dialektit jugor të gjuhës, del edhe në dy-tri pika në anët
lindore të gegërishtes, varianti prenon del në gegërishten
veriperëndimore (Malësia e Madhe, Pukë, Shkodër, Lezhë) dhe, pasi
Page 53
Fjala perëndon (dielli) në Atlasin Dialektologjik të Gjuhës Shqipe (ADGJSH) 53
ndahet prej këtej, vazhdon në anët e Kosovës Lindore (Podujevë,
Prishtinë, Preshevë, Kaçanik), në anët e Shkupit, Prilepit, pastaj më në
jug në Shpat, Elbasan, Peqin, Malësia e Tiranës, kurse varianti preron
del në Verilindje (Tropojë, Kukës, Kosovë).
Në arealin e formës prenon, në veriperëndim, dhe në arealin
preron, në verilindje, ka edhe variante fonetike që mund të vlerësohen si
hallka ndërlidhëse në rrugën e evoluimit nga fillimet e deri në variantet e
sotme (shih hartën e varianteve fonetike).
Së pari, mendoj se është për t'u vlerësuar shumë varianti peraton,
që gjendet në Domën afër Tuzit në Mal të Zi. Duket e afërt me përbërësit
e fazës fillestare *për-anë-ton, por ka më shumë të ngjarë që paraforma
e saj të jetë një perandon. Rëndësi aty ka a-ja që çon te e njëjta zanore a
e elementit përbërës anë, kurse t-ja nuk mund të jetë e fazës fillestare,
sepse ajo me bashkëtingëlloren paraprirëse n do të kishte dhënë së pari
nd e pastaj n, si kudo në gegërishte. Elementi t të peraton është i
shpjegueshëm me kalimin e grupit nd në t, që është karakteristik i të
folmeve të kësaj ane, si ndiej > tiej, ashtu si edhe mb > p në dhamb >
llamb > llap (Gj. Shkurtaj, "E folmja e Kastratit", Studime filologjike, 2,
1970; B. Beci "E folmja e Shkrelit", Dialektologjia shqiptare I, 1974).
Edhe në hartën 362 të ADGJSH-së, në Pikal të Hotit del tẽ:j (dielli) nga
ndei "rri" dielli.
Prej peraton, kemi variantin pranon (˂perandon) në Gurëz të
Bregut të Matit me malësorë të zbritur nga Malësia e Madhe (e ëma dhe
gruaja e informatorit janë nga Kelmendi). Fonetikisht e afërt me pranon
ështe edhe prænon (Vrith në Malësi të Madhe), ashtu si edhe në fjalë të
tjera në këto anë, ku a pranë r-së dhe l-së ka dhënë æ: prapë > præp,
nalt > nælt.
Që n-ja e prenon ka dalë nga nd, e tregon edhe varianti më n (si n
dyfishe prej nd): prenoi (Domën, në Shllak të Shkodrës), preñon (Dajç,
Bregu i Bunës), më i qartë për këtë është varianti prendoi në Sohodoll të
Peshkopisë dhe perëndoj (Tanushaj dhe Dibër në anët e gegërishtes
lindore). Një hallkë ndërmjetëse në vargun e zhvillimeve të fjalës
perëndon del edhe te shprehja m'u prenditën syt e Semanit të Fierit
(cituar më sipër).
Në arealin e formës prenon janë të shpeshta variantet prenon (e
hundore e hapur, afërsisht me një ë hundore), këto sidomos më tepër në
gegërishten jugore e lindore.
Në gegërishten verilindore, ku mbizotëron varianti preron, nuk del
ndonjë paraformë pranon, siç ka zona veriperëndimore, por aty në
shumë pika del praron, që mund të merret edhe si paraformë e variantit
preron (dielli). Varianti preron s'ka si të mos ketë dalë nga një
paraformë prenon, ndoshta edhe pranon, sepse e (e e hapur hundore)
medoemos ka qenë e ndjekur nga një n (bashkëtingëllore hundore). Veç
Page 54
54 Gjinari
kësaj, në arealin verilindore nuk është se mungon fare varianti prenon :
prenoi (Podujevë, Preshevë, Kaçanik), prenon (Junik, Gjakovë), prenon
(Petkaj, Kukës) etj.
Bashkëtingëllorja r e dytë e formës preron ka shumë të ngjarë që
të ketë ardhur nga asimilimi r-n > r-r (prenon > preron). Një dukuri
rotacizmi nuk mund të mendohet, sepse një n, refleks i grupit nd, nuk
është rotacizuar as në toskërishte e jo të ndodhte në këto anë të dialektit
gegë. Shembulli prernon në Cërnivor (në anët e Shkupit) është një rast
kontaminimi i preron me prenon, sepse gjendet në kufi të arealeve të
këtyre dy varianteve.
Pernon e Fterrës në Kurvelesh është një zhvillim që nuk ka lidhje
me variantet e gegërishtes. Në këto anë të Labërisë grupet mb e nd kanë
kaluar përkatësisht në m, n. (M. Totoni, "Vëzhgime rreth të folmeve të
Kurveleshit", Dialektologjia shqiptare, I, 1971). Ajo që Buzuku
(shekulli XVI), nga skaji veriperëndimor i hapësirës së gegërishtes, dhe
Budi (shekulli XVII), nga anët e Shqipërisë së Mesme, kanë rri, ndejti
djelli për perëndon (Çabej, vep. e cit. 19), si edhe fakti që perëndon nuk
del te arbëreshët (ADGJSH, harta 362), nuk mund të çojnë te mendimi se
kjo fjalë e përbashkët është e vonët, pas këtyre dy autorëve të Veriut dhe
pas shpërnguljes së arbëreshëve në Itali.
Së pari, vetë fazat e zhvillimit fonetik nga për-anë-ton në
perëndon tregojnë se për rrugën e zhvillimit të këtyre duhet të jetë
dashur një kohë e gjatë. Edhe kalimi nga dielli perëndon në ό ήλιος
βασιλεύει tregon se ndjenja gjuhësore e gabuar kishte vepruar shumë
kohë përpara datës 1365 (shih më sipër). Dy rastet: zotëron dielli, dielli
zotëron, në Qeparo të Himarës dhe Bënçë të Tepelenës, janë fare të
izoluara dhe pranë hapësirës së greqishtes veriore, ku më e mundur është
të mendohet se kemi të bëjmë me përkthimin nga shprehja e greqishtes
në shqipen se sa e kundërta.
Edhe ajo që Buzuku e Budi kanë rri, ndejti (dielli) dhe arbëreshët e
Italisë kaloqi (kaloi), uiet "ulet" (dielli), hump (dielli) nuk është e
pamundur të kenë qenë raste të veçuara edhe në atë kohë, ashtu si sot që
ka shumë variante leksikore në areale të caktuara dhe në pika të veçuara:
hyn (hin, yn, ryn) në zonën e toskërishtes, deri edhe në Vuçitërn, në
Kosovë; bie "ra" në zonën Durrës-Tiranë-Kavajë dhe në Macukull të
Matit në Veri; falet (dielli) në trevën Ishëm-Krujë-Prezë-Malësi e
Tiranës, në Macukull të Matit, në Pukë, në Ulqin deri edhe në Jug, në
Shushicë të Vlorës; rri (ndejti, nej, tẽ:j) në Hot, në Vrith (Malësia e
Madhe) dhe në Zajas (Kërçovë, Maqedoni); merr (dielli) në Mirditë, në
Mat, në Lurë dhe humb (dielli) në Ravenë të Gostivarit dhe Piana degli
Albanezi në Sicili (shih hartën e varianteve leksikore).
Page 55
Fjala perëndon (dielli) në Atlasin Dialektologjik të Gjuhës Shqipe (ADGJSH) 55
Këto të dhëna të ADGJSH-së mendoj se mbështesin etimologjinë e
fjalës perëndon të N. Joklit, H. Pedersenit e E. Çabejt, një fjalë kjo e
burimit vendas, e hershme, në sferën e natyrës dhe të fenomeneve të saj.
Page 57
IranologjiIranologjiIranologjiIranologjiIranologji
Page 59
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Ahmed Tamimdari, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Ahmed TAMIMDARI
SHKOLLAT INTELEKTUALE DHE FILOZOFIKE
Përshkrimi dhe shpjegimi universal dhe i plotë i historisë së artit,
veçanërisht i letërsisë, nuk do të ishte i pëlqyeshëm pa shqyrtuar
shkollat filozofike dhe teologjike. Në këtë pjesë do të mundohem që
shkurtimisht të shpjegoj rrymat intelektuale dhe filozofike dhe më pas
t’u qasem stileve letrare të lindura nga këto shkolla. Nga njëra anë do të
flas edhe për llojet letrare të çdo stili, me qëllim që të arrijmë të
kuptojmë llojet letrare të letërsisë persiane në Iran dhe jashtë tij dhe po
ashtu ndryshimet e zhvillimet e tyre gjatë historisë.
Në rrjedhat intelektuale, filozofike dhe teologjike hasim në pesë rryma:
1. Shkolla filozofike peripatetike,
2. Shkolla e iluminizmit dhe e misticizmit,
3. Shkolla e Kelamit (teologjisë),
4. Shkolla transcendentale Sadraite, dhe
5. Shkollat e reja filozofike – të periudhës moderne.
Shkollat e lartpërmendura kanë pasur ndikim në stilet letrare dhe
artistike, madje në disa raste janë manifestuar në mënyrë jo të njëjtë në
veprat dhe llojet letrare dhe artistike.
1. Shkolla peripatetike1
Pas fillimit të ‘lëvizjes së përkthimit’ në periudhën e sundimit të
dinastisë Abasite dhe në fillimet e shekullit të dytë hixhri, nga gjuha
greke, sirianite, pahlavite, sanskrite dhe gjuhë tjera, u përkthyen vepra
1 Saliba, Farhangi Felsefi, fq. 590.
Page 60
60 Tamimdari
tepër të rëndësishme në gjuhën arabe dhe më pas në gjuhën persiane. Kjo
shkaktoi në mesin e myslimanëve, themelimin e lëvizjes intelektuale dhe
filozofike, si rrjedhojë librat greke të filozofisë u mirëpritën me një
interesim të veçantë prej. Përkthimi i këtyre veprave në botën islame u
bë për qëllime të ndryshme, njëri nga këto qëllime ishte që dijet dhe
njohuritë e islamit të krahasoheshin me veprat që u përkthyen nga gjuhët
tjera2. Me përkthimin e veprave të Aristotelit, filozofit të madh grek, në
sistemin e mendimit dhe filozofisë islame dhe iraniane u hap një
dimension i ri, i cili më pastaj u njohë si shkolla filozofike peripatetike
(Mesh’a ose Meshai). Natyrisht që nuk duhet menduar se dijetarët dhe
filozofët myslimanë dhe iranianë imituan dhe ndoqën çdo gjë që solli
përkthimi nga Aristoteli. Filozofia e Aristotelit në vete përmbante vetëm
diskutime racionale dhe intelektuale. El Kindi (v. 252/866) ishte filozofi
i parë në botën islame që themeloi këtë metodë të filozofisë. Shkolla e tij
filozofike, filozofinë e Aristotelit e ka vështruar nga aspekti i
komentuesve të Aleksandrisë, e cila ishte e përzier me shkollën
Neoplatonike. Në këtë shkollë, shkenca dhe filozofia zinin një vend tepër
të veçantë. Në mesin e ithtarëve të kësaj shkolle, veprat e Ebu Sulejman
Sexhestanit (v. 391/1000) dhe Ebu Rejhan Birunit (v. 440/1047) ndoqën
metodën e sipërpërmendur. Në veprat e Ebu Sulejmanit ngadhënjen
filozofia, kurse në veprat e Ebu Rjehanit, shkenca. Sipas autorit të librit
“El Fihrist”, El Kindi ka shkruar 240 vepra dhe ka pasur një ndikim të
madh te filozofët e mëvonshëm, e në veçanti tek Ibni Sina. El Kindi ishte
përkrahës i mendimeve dhe i besimit të mu’tezilitëve (secesionistëve)
dhe përpiqej t’i paraqiste qëndrimet e tyre në një sistem filozofik. Por, në
mesin e intelektit, të besimit, të filozofisë dhe të fesë, ai krijonte një
ndërlidhje, çka nuk mund të vërehet në veprat e Farabit dhe Ibni Sinasë3.
Pas El Kindiut erdhën shumë figura të tjera të filozofisë, të cilët
ishin nxënësit e tij, si p.sh.: Ahmed Bin Tabib Sarahsi (jetoi mes viteve
218/833 0 286/899), që ishte shi’it dhe mësuesi i halifit abbasit
Mu’tezidit, Ebu Ma’shar Belhi ( v. 272/885), i cili në Perëndim njihet si
Albumasar, dhe Ebu Zejd Belhi (v. 322/933) dhe të tjerë. Duhet theksuar
se këta ishin personalitete që në civilizimin islam përhapën koncepte
shkencore të shkollës së El Kindiut. Por si zëvendësin e vërtetë të El
Kindiut në filozofi duhet të përmendim Ebu Nasr Farabiun (259/872-
339/940), të cilin perëndimorët e njohin me emrin Alpharabius
(Alfarabius). Emri i vërtetë i tij është Ebu Nasr Muhammed Bin Tarhan
Bin Uzalag Farabi. Ka lindur në vitin 259/872 në Vesiç të afërsi të
Farabit të Mesopotamisë. Rreth jetës së tij nuk ekzistojnë shumë
informacione dhe për këtë arsye shkencëtarët si M. Steinschneider,
2 Nasr, Sejjid Husejn, Se hakim-i moselman, fq. 13.
3 Ibid, fq. 13.
Page 61
Shkollat intelektuale dhe filozofike 61
Ibrahim Madkur, F. Dieterici, F. Rosenthal dhe R. Walzer, që u morën
me studimin e jetës dhe të veprës së Farabiut, nuk arritën t’i tejkalojnë
dyshimet dhe mosmarrëveshjet në lidhje me jetën e tij4. Farabiu në
moshën rinore shkoi në Bagdad dhe në fillim mësoi te Johana Ibni Jalan.
Ai u dallua në shkencat si logjikë, filozofi, sintaksë arabe, muzikë dhe në
matematikë, kështu që, më pas në shkencë arriti në një shkallë tepër të
lartë sa që iu dha titulli “Mjeshtri i dytë”, pas Aristotelit.
Për arsye se pushteti shi’it i Hamedanitëve përkrahu Farabiun,
bëhet e qartë se ai mund të ketë qenë pjesëtar i kësaj rryme fetare islame.
Në anën tjetër, ai në teozofinë e profecisë ka mendime të njëjta me
mendimtarët e shkollës shi’ite 5 . Farabiu jetoi 80 vjet dhe vdiq në
Damask të Sirisë në vitin 339/940. Përveç veprave filozofike ai shkroi
edhe librin me titull El Musiki El Kebir (Muzika e madhe)6. Studimet e
tij më tepër bazoheshin në teoritë pitagoriane. Qëndrimet e tij filozofike
në përgjithësi kanë tri karakteristika:
a. Dallimi filozofik dhe logjik mes esencës dhe ekzistencës, e që
më vonë këtë çështje më gjerësisht e shqyrtuan filozofët si Ibni
Sina, Suhrevardi, dhe Sadruddin Shirazi. Farabi është
përkrahës i idesë së Vërtetësisë së ekzistencës dhe në veprat e
tij vërehet qartë dallimi mes të Domosdoshmes/
pashmangshmes dhe të Mundshmes; gjithashtu ai trajton
domosdoshmërinë e ekzistencës.
b. Teoria e krijimit të intelektit nga intelekti i Parë, të cilën Farabiu
e përmbledh në “Nga Njëshi nuk krijohet tjetër pos Njëshit”.
Më pastaj, Ibni Sina, thellohet dhe zgjeron më tepër teorinë e
krijimit të intelektit, por plani i intelektit aktiv dhe i intelektit
të imët (vogël) dhe ndarja e intelektit njerëzor në atë teorik dhe
praktik ishte ide e re në epistemologjinë e Farabiut.
c. Teoria e profecisë, e cila është edhe studimi më i rëndësishëm në
veprat e Farabiut. Ai në këtë teori ka qenë i ndikuar nga vepra
“Qyteti utopik” e Platonit. Politika e Farabiut është e bazuar në
përmbledhjen e psikologjisë dhe të kozmologjisë së tij, që nuk
mund të analizohet. Ashtu edhe siç u theksua më lart, ideja e tij
për profecinë është e ngjashme me mësimet e mez’hebit shi’it.
4 Ibid, fq. 154.
5 Corben, Henry, Tarih-i Felsefeyi islami, fq. 225.
6 Ibid, fq. 17.
Page 62
62 Tamimdari
Veprat e Farabiut
Disa nga veprat e Farabiut janë këto: El Xham’ Bejne Raja El
Hikmejn, Fi Egradi Arastatalis, përmbledhja e disa dialogëve të Platonit,
Fi ma jenbegi en jekaddem kable at ta’lim El Felsefe, Hyrje në filozofinë
e Aristotelit, Ihsau El Ulum, Fi akl ve el ma’kul, Fususul Hikem, Ar’a
Ehli Medineti Fadile, Es Sijaset El Medine, Tahsil Es Seade dhe
Nevamis Eflatun. Në realitet, katër veprat e fundit pasqyrojnë filozofinë
politike të Farabiut. Përveç këtyre, kanë ekzistuar edhe shumë vepra në
disiplina të tjera trajtuar prej Farabiut, por që me kalimin e kohës janë
zhdukur, dhe disa prej tyre mund t’i përmendim si: Ahlaki Nikomahisi
(Etika Nikomahiste) dhe Komentimi i veprave të Aristotelit mbi
Meteorologjinë dhe Metafizikën.
Megjithëse Farabiu ishte tepër besnik ndaj Aristotelit dhe mënyrës
së argumentimit të tij, gjithashtu kishte arritur t’i mbledhë dhe t’i
bashkojë idetë e Aristotelit me të Platonit. Andaj dhe në veprën El
Xham’ Bejne Raja El Hikmejn, duke sintetizuar idetë filozofike të këtyre
dy filozofëve grekë, ka arritur të shpjegojë qëndrimet e tyre rreth
çështjeve të ndryshme filozofike7. Farabiu ka pasur teori të veten për
politikën dhe misticizmin. Për të kanë thënë se ka jetuar një jetë tepër
modeste dhe kjo mund të tregojë faktin se ai kishte interesim për
sufizimin dhe misticizmin. Në librin e tij Fususul Hikem flitet për
misticizmin teorik, i cili është trajtuar në bazë të parimeve të filozofisë
peripatetike. Ky libër mësohet edhe gjatë ditëve tona8. Farabiu shkencat
si filozofi, muzikë, matematikë dhe politikë i zotëronte në mënyrë
profesionale dhe gjithashtu kishte njohuri për të gjitha shkencat e tjera të
kohës. Kështu që pa asnjë mëdyshje atë mund ta quajmë filozof – erudit.
Para se të flasim për Ibni Sinan, i cili njihet edhe si përfaqësuesi
më i madh i filozofisë peripatetike, shkurtimisht do t’i qasemi filozofit
dhe mjekut të madh nga Reji, Muhammed Ibn Zekerija Razi.
Muhammed Ibn Zekerija Razi
Raziu ka lindur rreth vitit 250/864 në qytetin Rej të Iranit dhe ka
vdekur në vitin 311/923 ose 320/932. Ky filozof dhe mjek njihet në tërë
botën, kurse në perëndim atë e quajnë Rhazes. Vepra e tij kolosale në
fushën e mjekësisë El Havi është studiuar në çdo anë të botës, kurse
vepra tjetër e njohur është Sir El Esrar në lëminë e Kimisë. Libri Sir El
Esrar ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në shkencat natyrore të
kohës së tij9.
7 Nasr, Sejjid Husejn, vepër e cituar, fq. 16.
8 Ibid, fq.18.
9 Ibid, fq. 19.
Page 63
Shkollat intelektuale dhe filozofike 63
Rëndësia e filozofisë së Raziut njihet gjatë polemikave të tij me
rrymat intelektuale dhe filozofike të ismailitëve.
Zekerija Raziu ka pasur polemika të ashpra filozofike me
personalitete të sektit ismailit, si Muhammed Sarh Nishaburi dhe Hamid
Kermani. Disa nga mosmarëveshjet dhe polemikat e tyre ishin rreth
shkencës së kimisë. Ismailitët në këto diskutime bazoheshin në
hermeneutikë, kurse Raziu ishte kundër hermeneutikës dhe argumentimit
me anë të sekreteve dhe ezoterizmit në lidhje me njohjen e fenomeneve
natyrore10.
Muhammed Ibn Zekerija Razi
Përveç kësaj, dijetarët ismailitë me Razuin nuk u pajtuan edhe në
çështjet si koha, natyra, epshi dhe profecia. Qëndrimi i Raziut rreth
kohës, të kujton kosmologjinë zarvanite të Iranit klasik, kurse gjatë
polemikave për profecinë merrte ndihmë nga filozofët. Por ismailitët
këtë temë e konsideronin jashtë mundësive të filozofëve. Megjithatë,
qëndrimet e tij fetare dhe mistike buronin nga filozofia e Platonit dhe
besimet e fesë Manu11.
10
Corbin, vep. e cit. fq. 195. 11
Nasr, Sejjid Husejn, vep. e cit. fq. 20.
Page 64
64 Tamimdari
Ibni Sina (370/980 – 427/1037)
Filozofia peripatetike në Iran, kulmin e saj e arriti me filozofin
erudit iranian, Ibni Sina (Avicenna). Ebu Ali Husejn Ibn Abdullah Ibn
Sina ka lindur në muajin Sefer/shkurt në Afshine të Buharasë. Babai i tij
ishte guvernator i pushtetit Samanit. Pas vdekjes së babait, Ibn Sina bëri
disa udhëtime në Gorgan, Kazvin, Hamedan dhe Isfehan. Në lidhje me
inteligjencën e tij kanë thënë se në moshën 18 vjeçare e kuroi Imir Nuh
Samaniun, dhe po ashtu në këtë moshë arriti t’i zotërojë të gjitha dijet e
asaj kohe12. Ibni Sina vdiq në afërsi të qytetit Hamedan në Iran dhe varri
i tij ndodhet në këtë qytet. Pozita e tij e lartë shkencore atij i dhuroi disa
pseudonime, si “Shejhul Reis”, “Hoxhxhetul Hak”, “Shereful Mul”’ dhe
“Imamul Hukema”. Myslimanët atë e njohin me emrin Ibn Sina ndërsa të
tjerët me emrin Avicenna.
Veprat e Ibni Sinas ndahen në tri lloje:
a. Veprat filozofike:
1. Nexhat, përmbledhje e veprës Shifa
2. Ujunul Hikme,
3. Daneshname-ji Alai, e cila është edhe vepra e parë filozofike në
gjuhën persiane,
4. Libri Shifa (Sufficientia)
5. El Isharat vet Tenbihat.
Përpos këtyre Bini Sina gjithashtu ka shkruar edhe shumë vepra për
logjikën, psikologjinë, kosmologjinë dhe metafizikën.
b. Në llojin e dytë të veprave bëjnë pjesë librat e shkruara për
natyrën:
1. Çështjet në lidhje me fizikën dhe metereologjinë, të cilat
shqyrtohen në Shefa
2. Kanun, libër kolosal në lëmin e mjekësisë
3. Traktati për mjekësin ElUrxhuze fi Et Tib.
c. Veprat sekrete, simbolike dhe ezoterike që i shkroi në vitet e
fundit të jetës së tij:
1. Traktati Haj Bin Jakzan
2. Resaletu Et Tajr
3. Selaman ve Ebsal
4. Tre krerët e veprës Isharat, me titull Mantik el Mashrikijjin,
5. Poema El kasidetul Ajnijje rreth pasionit, dhe
12
Corbin, vep. e cit. fq. 237-241.
Page 65
Shkollat intelektuale dhe filozofike 65
6. Komentimet e shkurtra për kaptinat e Kur’anit të
Madhërishëm13.
Sistemi filozofik i Ibni Sinas përbëhet nga elemente themelore
si filozofia peripatetike e Aristotelit dhe nga disa elemente të
caktuara të kosmologjisë neoplatonike të përziera me
botëkuptimet e fesë islame. Mbi të gjitha, ai ndjek rrugën e
Aristotelit, por kjo nuk është një ndjekje dhe imitim i verbër.
Ibni Sina, duke dhënë shpjegime për disa çështje të
pakuptueshme të Aristotelit dhe duke marrë ndihmë nga idetë
filozofike të Platonit dhe të filozofëve neoplatonikë, ka arritur të
themelojë një sistem të ri filozofik. Ai filozofinë e tij e quan
“Teozofia Lindore” (Hikmeti Mashriki) dhe në hyrje të librit
“Shifa” flet për logjikën dhe një pjesë ia kushton kësaj lloj
teozofie. Duhet theksuar se kjo lloj teozofie dallon nga teozofia
iluministe (hikmeti ishraki), e shekujve të mëvonshëm.
Megjithatë ai i mbeti besnik traditës peripatetike, por në disa
vepra si El Isharat vet Tenbihat, e sidomos në veprat mistike ka
një qëndrim tjetër për filozofinë14.
Ibni Sina
13
Nasr, vep. e cit. fq. 28. 14
Da’erat El Mearif-i Bozorg-i islami (Enciklopedia e madhe islame), ???/Ibni Sina.
Page 66
66 Tamimdari
Krijimet më të rëndësishme filozofike të Ibni Sinas, janë:
1. Ontologjia dhe Teologjia (njohja e Zotit),
2. Dallimi mes esencës dhe ekzistencës,
3. Hierarkia e krijesave dhe diskutimi për substancën e
rastësinë (aksidentin),
4. Ekzistenca e domosdoshme dhe e mundshme,
5. Dija për domosdoshmërinë e Ekzistencës,
6. Teoria mbi zanafillën dhe procesionin,
7. Teoria e njohjes,
8. Teoria e ringjalljes (eshatologjia), dhe
9. Teoria e intelektit.
Këto teori janë të marra nga filozofët grekë dhe janë shqyrtuar
brenda kornizës së mesmeve islame. Për shembull kjo teori e Ibni Sinas
bëhet më e qartë, kur thotë: “Realiteti i çdo gjëje është i varur nga
ekzistenca e vet dhe njohja e një sendi më në fund është po ajo njohje e
asaj ekzistence, kurse pozita e saj është në hierarkinë universale të
ekzistencës dhe po kjo pozitë është përcaktuese e cilësisë dhe e epitetit të
saj. Çdo gjë në këtë botë ekziston ashtu siç është...kështu që, vakuumi
(zbrazëtia) ose ekzistenca e pastër, është filluese dhe krijuese e të gjitha
sendeve por nuk është hallka e parë në një zinxhir (varg), për atë dhe
substanca dhe forma nuk janë të lidhura me krijesat e universit, por Zoti
është Ai që i Pari ka vërë në lëvizje gjithçka dhe në këtë univers çdo gjë
ka lidhje transcendentale me Të”.
Diskutimi i Ibni Sinas rreth ekzistencës mbështetet në dy
dallueshmëri, dallueshmëria në mes esencës së çdo gjëje dhe ekzistencës
së saj, dhe dallueshmëria e dytë në mes domosdoshmërisë, mundësisë
dhe pamundësisë. Prandaj dhe bota dhe çdo gjë që ndodhet në të mund të
ekzistojë dhe ka nevojë për ekzistencën e domosdoshme. Në bazë të
kësaj, krijesat kontingjente janë dy lloje:
1. Ato që janë vetëm krijesa kontingjente, të cilat nuk janë të
detyruara dhe nuk kanë nevojë për asnjë domosdoshmëri, në
mesin e të cilave bëjnë pjesë: substancat abstrakte, thjeshtësia e
intelektit ose engjëjt të cilat janë krijesa të përhershme të Zotit.
2. Krijesat e botës së gjeneratës dhe të korrupsionit.
Ai përpos që krijesat kontingjente i ndan në të përhershme
(Kadim) dhe të krijuara (hadithë) gjithashtu esencën dhe ekzistencën i
ndan në substanciale dhe aksidentale15. Në anën tjetër Ibni Sina jetoi në
kohën kur propagandohej shkolla teologjike e ismailitëve dhe kanë thënë
se i ati dhe vëllai i tij kanë qenë pjesëtarë të kësaj shkolle teologjike.
15
Nasr, vep. e cit., fq. 28-32.
Page 67
Shkollat intelektuale dhe filozofike 67
Ashtu si Farabiu edhe mendimet e Ibni Sinas kishin ngjashmëri
strukturore me kosmologjinë ismailite, por ai nuk kishte pranuar t’i
bashkëngjitet kësaj shkolle, dhe për këtë sundimtarët shi’itë të
Hamedanit dhe Isfehanit e mirëpritën. Ai deri në fund mbeti ithtar i
shkollës shi’ite imamite16. Ibni Sina, antropologjinë e shqyrtonte duke u
bazuar në evangjelistikë ose në dijen mbi engjëjt, në të cilën kosmologjia
dhe shkalla e antropologjisë zinin një vend të posaçëm. Kështu që,
veprat simbolike të tij manifestojnë përjetimet e tij personale dhe në këtë
mënyrë Ibni Sina është një shembull i rrallë i filozofëve që kishin arritur
të realizojnë njohjen e shpirtit të tyre. Si shembull mund të përmendim
veprën Haj Ibni Jakdhan, e cila komenton thirrjen për udhëtimin që do
kryhet në shoqërim me engjëllin; dhe Risaletu Tajr, vepra tjetër e tij
mistike, që më pas pati ndikim të madh te poeti Feriduddin Attari (shek.
6/7 - 12/13) në poemën e tij Mantikut Tajr. Në përgjithësi këto vepra të
Ibni Sinas janë alegorike dhe të përbëra nga figura të cilat jetën ose
përjetimet e tyre ezoterike i shprehin nëpërmjet simboleve.
Vepra më e vjetër që flet për jetën e Ibni Sinasë është Tetemme
Safanuk Hikmah e autorit Zahireddin Ebul Hasan Ali Bin Zejdi Bejhaki.
Përveç këtij libri, gjithashtu ekzistojnë edhe dy raporte në lidhje me jetën
e tij, njëri në Ujunel Enba’ e autorit Ibni Ebi Usejbea dhe tjetri në librin
Tarihul Hukema e Ibni Kuftas17.
Në mesin e personaliteteve që u edukuan në shkollën e Ibni Sinas
bëjnë pjesë: Omer Hajam Nishaburi, poeti i njohur iranian, Naser Hosro,
poet iranian, Ibni Hejthem Belhi, matematicien dhe Haxhe Nasiruddin
Tusi; të gjithë këta krijuan nën ndikimin e Ibni Sinas dhe mbrojtën
mendimet e tij. Është thënë se idetë dhe mendimet e këtij filozofi të
madh iranian patën ndikim edhe tek Afdaluddin Kashani (Baba Afdal),
Kutbuddin Shirazi, Debiran Katibi Kazvini, Kutbuddin Razi, Sadruddin
Dashtaki, Gejathuddin Mensur Shirazi, Xhelaleddin Devani dhe
Ethiruddin Ebheri18.
Disa nga nxënësit e tij gjithashtu shkruan dhe shpërndanë librat e
mësuesit të tyre, e disa prej tyre janë: Ebu Abid Xhuzxhani, i cili gjatë
tërë jetës së tij u mor me dorëshkrimet e Ibni Sinas dhe përfundoi disa
nga veprat e mbetura përgjysmë të tij, Ebul Hasan Behmenjar, autor i
librit filozofik Et Tahsil ve Kitabul Hoxhxhe, Ibni Zile, autor i
komentimit të librit Haj Ibni Jakdhan, përmblodhi dhe librin Shifa, Ebul
Abdullah Ma’sumi, autor i librit Fi Isbatil Mefarikat, për të cilin thuhet
16
Corbin, Hanry, Tarikhi Felsefeyi islami, fq. 214. 17
Dajiretul Mearifi bozorg Islami, kreu per Ibni Sinan. 18
Nasr, vep. e cit. fq. 53-55.
Page 68
68 Tamimdari
se ka qenë edhe nxënësi më i ditur i Ibni Sinas dhe u ka përgjigjur
pyetjeve që Biruni, filozofi mysliman, i ka shtruar Ibni Sinas19.
Varrit i Ibni Sina – Hamedan
19
Ibid, fq. 53.
Page 69
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Muhammad Xhafer Jahaki, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Muhammad Xhafer JAHAKI
PERIUDHA E PËRKRYERJES TEKNIKE TË PROZËS PERSE
Koha dhe vendi
Tokat e gjera persishtfolëse përpara periudhës se Bejhakiut dhe
Abu Almaolit shtriheshin ndërmjet Xhejhunit dhe kufirit perëndimor të
Irakut joarab duke përfshirë këtu krahinat e Xhabalit, Dilmanit, Aranit
dhe Armenistanit. Këto krahina kishin kultura, tradita dhe dialekte të
ndryshme nga njëra-tjetra dhe ndryshueshmëria ishte aq e
shumëllojshme dhe e shumëngjyrshme sa në shekullin e gjashtë hixhri
kamari (shekulli XII) gjuha zyrtare pëson një evolucion rrënjësor mbi
bazën e këtyre ndryshimeve dhe në po këtë kontekst edhe librat e
shkruara në këtë periudhë e vërtetojnë këtë fakt nga pikëpamja e stilit
dhe e mënyrës së tyre të shkrimit.
Afërsia e gjuhëve dhe e kulturave krahinore, nga njëra anë,
dominimi i gjuhës arabe në periudhat e mëparshme në këto krahina nga
ana tjetër u bënë shkak që gjuha perse ta humbasë influencën dhe forcën
e saj të mëparshme në më të shumtën e rasteve. Po ashtu edhe kërkesat e
kohës, si për shembull, panarabizmi, imitimi i gjithçkaje arabe, orientimi
drejt dijeve që kishin hyrë gjatë shekujve të kaluar nëpërmjet gjuhës
arabe në petkun islam dhe që tashmë ishin në kulmin e tyre patën një
ndikim të drejtpërdrejtë në zbehjen e përdorimit të gjuhës perse. Në
periudhën që ne e kemi quajtur periudha e Abu Almaolit dhe që zgjati
nga dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të gjashtë hixhri kamari deri në
mesin e shekullit të tetë të po këtij kalendari të prozës perse me disa
përjashtime si për shembull “Kalile dhe Demne” dhe “Golestani” i
kushtuan më tepër vëmendje ndërtimit sintaksor dhe morfologjik sesa
kuptimit. Në këtë periudhë përveç pjekjes teknike të prozës kemi të
bëjmë edhe me një shumëllojshmëri dhe larmi tematikash të librave dhe
Page 70
70 Jahaki
pamfleteve. Pothuajse në të gjitha degët e dijes në atë periudhë duke
filluar kështu që nga historia, gjeografia, mjekësia, filozofia, oratoria,
misticizmi dhe deri te dijet menaxhuese, letrare dhe fetare etj. u shfaqën
punime dhe libra të shumtë në gjuhën perse duke pasur parasysh këtu që
edhe teksti i tyre në prozë ishte më i pjekur nga pikëpamja letraro-
artistike dhe teknike. Sigurisht nuk duhet imagjinuar se në këtë periudhë
stili i shkrimit mbi bazën e thjeshtësisë dhe qartësisë që po zëvendësohej
nga nënkuptimi dhe imagjinata ku në atë kohë kjo gjë ishte edhe aspirata
e shkrimtarëve, ishte zhdukur plotësisht. Në faqet vijuese kur të
prezantojmë veç e veç fushat e prozës perse do të vëmë re se të tilla
vepra në periudhën në fjalë nuk janë të pakta. Sidomos të “Kalile dhe
Demne” dhe “Golestani” siç do ta shikojmë edhe më qartë në faqet
vijuese kemi të bëjmë me një mjeshtëri të shkallës sipërore si nga
pikëpamja ndërtimore e prozës, por po ashtu edhe nga pikëpamja
artistiko-letrare dhe kuptimore madje, edhe nga pikëpamja e lidhjes së
prozës në mënyrë artistike me fushat e tjera. Ky fakt duket qartë edhe më
vonë kur shkrimtarë të tjerë të talentuar janë munduar ta kopjojnë këtë
lloj proze dhe asnjëherë nuk kanë arritur ndonjë sukses në veprat e tyre.
1) Prozat mistike
Tashmë proza mistike (sufizmi) e kishte gjetur rrugën brenda
letërsisë perse me shkrimet e Kalabadit, Hoxhvirit, Koshirit dhe Hoxha
Abdullah Unsurit dhe në shekullin e gjashtë dhe të shtatë hixhri kamari
(shekulli XII dhe XIII) erdhi duke u zgjeruar. Në këtë periudhë kemi një
numër të madh shkrimesh dhe veprash të punuara mjeshtërisht nga
sufistët e mëdhenj, si për shembull, Ahmad Gazaliu, Ein Alkozat
Hamedani, Muhammad Ben Manuri, Suhrevardi, Naxhom Aladin
Kabari, Maxhed Aladin Bagdadi, Naxhom Aladin Raziu, Bahovaledi,
Atari, Shamsi Tabrizi dhe Mevlana. Më poshtë do të prezantojmë disa
prej tyre.
a- Letrat e Ein Alkozatit
Në vitet e fundit të shekullit të pestë hixhri kamari (fundi i
shekullit XI) lindi në qytetin e Hamedanit Abdullahu. Paraardhësit e tij
me sa duket ishin nga Miane dhe për këtë arsye më vonë në rininë e
Abdullahut, pasi ai kishte përvetësuar njohuritë dhe dijet e kohës mori
pseudonimin “Ein Alkozat”, ose “Mianxhi” domethënë nga Mianeja ose
“Hamedani”. Ky i ri plot vullnet, që më pas do të shndërrohej në një nga
gjenitë e kohës së vet, nën prezencën e udhëheqësit Omar Khajam dhe
teologut Ahmad Gazali (vëllai i Muhammad Gazalit) përfitoi shumë, dhe
gjithçka të trishtueshme që ekzistonte ai me trimërinë dhe guximin që
kishte mësuar nga mendimet dhe jeta e Hysein Ben Mansur Ben
Page 71
Periudha e përkryerjes teknike të prozës perse 71
Haloxhit e transformonte mjeshtërisht në shpresë dhe gëzim. Kështu
Abdullahu në një kohë fare të shkurtër arriti të bëjë emër duke formuar
një personalitet të denjë që për të gjithë dijetarët gëzonte një respekt dhe
nderim të plotë. Ai i befasonte me fjalimet dhe teoritë e tij mistike të
gjithë kundërshtarët dhe armiqtë e vet.
Nuk dihet se çfarë mendime ka pasur në kokë Ein Alkozati që të
mund të shpjegojmë sesi disa të vetëquajtur mysliman vetëm në dukje, iu
kundërvunë këtij poeti duke bërë për vete edhe Abul Kasemin nga
Gazni, ministër i Sanxharit në atë kohë, dhe që ekzekutonte cilindo që e
kundërshtonte. Ky ministër hileqar dhe i pashpirt, pa humbur kohë,
mblodhi disa njerëz të klikës që e rrethonte dhe që ishin bashkëpunëtorët
e tij në mënyrë që edhe nga pikëpamja islame të merrte aprovimin e tyre
se vrasja e Ein Alkozatit nuk përbënte ndonjë mëkat fetar. Pasi e mori
këtë aprovim në mënyrë zyrtare nga njerëz të paguar që punonin për të
njëjtin qëllim me të ai menjëherë e burgosi poetin në Bagdad për disa
kohë dhe më vonë e transferoi në burgjet e Hamedanit ku më në fund
natën e shtatë të muajit xhamad alokhar të vitit 525 (6 Maj 1131), në
kulmin e rinisë dhe të produktivitetit letrar, në moshën 33-vjeçare Ein
Alkozatin e varën në litar.
Nga Ein Alkozati na kanë arritur vepra të shumta shkruar me një
persishte elokuente dhe të pasur. Në disa vepra trajtohen tema të vështira
për hapësirën qiellore të cilat janë mendimet dhe idetë me thelbësore të
misticizmit.
Por punimi më i mirë dhe më i bukur i Ein Alkozatit mbetet
gjithmonë bashkësia e letrave të tij që përfaqëson edhe veprën me
elokuente dhe më kuptimplote të misticizmit në shekullin e gjashtë
hixhri kamari (shekulli XII). Stili i shkrimtarit në të gjitha letrat, pa
përjashtim, është i rrjedhshëm. Ai ka përdorur në mënyrë të dukshme
ajete Kur’anore dhe poezi perse dhe arabe, ndërsa ndërtimi i
përgjithshëm është i thjeshtë dhe i pëlqyeshëm për të gjithë.
b- Veprat perse të Suhrevardit
Në qoftë se në shekullin e gjashtë hixhri kamari (shekulli XII) nuk
do të shfaqej asnjë shkrimtar dhe mendimtar përveç se Shahab Aladin
Jahja Suhrevardit, i njohur me pseudonimin “Sheikh Ashrak” do të ishte
e mjaftueshme që këtë periudhë ta konsideronin si një nga periudhat më
të begata të historisë, kulturës dhe letërsisë perse.
Shahab Aladini lindi në vitin 549 hixhri kamari (1154) në
Suhrevard në afërsi të Zanxhanit. Ai me mendjemprehtësi,
shpirtmadhësi, intuitë dhe largpamësi ia doli mbanë që të përvetësojë një
serë dijesh dhe sekretesh të kohës duke zhvilluar kështu në mënyrë
individuale një filozofi të re që i përshtatej karakterit dhe mendimeve të
Page 72
72 Jahaki
iranianëve dhe që ishte, gjithashtu, në përputhje edhe me filozofinë
“Khosraviane” (Filozofia “Khosraviane” quhej bashkësia e mendimeve
dhe ideve filozofike që i përkasin periudhës së vjetër perse, e përdorur
veçanërisht gjatë dinastisë Sasanide) e cila u njoh si “Filozofia Ashrak”.
Shahab Aladini ishte pikërisht në rrugën midis filozofisë dhe misticizmit
që në atë kohë ishin rrugë mjaft larg njera-tjetrës, duke krijuar kështu një
nyje lidhëse të qëndrueshme midis tyre kur u vendos në shënjestrën e
fanatikëve xhelozë për arsye gjoja të mosrespektimit të traditave iraniane
dhe të përdorimit të doktrinës Zarathustriane në formimin e filozofisë së
vet. Më vonë këta mendjeshkurtër e akuzuan atë si të pa fe dhe ndikuan
më pas që edhe një pjesë e dijetarëve të kohës ta quajnë Shahab Aladinin
si një heretik indiferent. Së fundi edhe Salahudin Ajubi, kryekomandanti
i trupave Egjiptiane dhe Shamase ( Sham quhej Siria, Libani dhe
Jordania së bashku), urdhëroi ekzekutimin e tij. Kështu që Shahab
Aladini ditën e pestë të muajit raxhab në vitin 587 hixhri kamari (29
Korrik 1191) u vra në burg në kulmin e karrierës dhe të prodhimtarisë së
tij letrare, në moshën 38-vjeçare.
Dekori në veprat e ndryshme të Sheikh Ashrakiut, të cilin ai e ka
lënë në gjuhën arabe dhe perse dhe sidomos libri Hekmat Al –Ashrak, i
cili fatmirësisht është përkthyer kohët e fundit në persisht, është i
detajuar dhe i mirorganizuar. Librat dhe pamfletet në persisht të këtij
autori, të cilat janë shpërndarë nën një divan të emërtuar Veprat perse të
sheikh Ashrakut janë më tepër pamflete që përmbajnë proverba dhe fjalë
të urta, të shoqëruara me thënie popullore dhe shprehje të përdorura nga
vetë autori duke përmendur këtu Vërshëllima e Simorgut, Një ditë mes
mistikeve, Kënga e plotë e Xhebrailit Letrat e zogjve dhe Në gjendjen
fëminore të cilat në vetvete përfaqësojnë mendimet mistike, alegorinë
dhe sekretet e gjuhës së tij.
c- Sekretet unike
Kishte kaluar diçka më pak se 130 vjet pas vdekjes së Abu Said
Abi Alkhirit, teologut të shquar nga Khorasani, kur një nipi i tij me
emrin Muhammad Ben Munavar për arsye të lidhjeve të ngushta dhe
dashurisë së madhe që kishte për gjyshërit e vet iu vu punës për
grumbullimin e materialeve nga vetë familjarët, miq të familjes dhe
admirues të Abu Said it që jetonin ende në atë kohë. Këto të dhëna ai i
përmblodhi në një libër të bukur dhe tërheqës të titulluar Sekretet unike
në veprimtarinë e teologut Abu Said Abi Alkhirit. Autori i librit pas
sulmit dhe shkatërrimeve të Gazoneve mbi Khorasanin dhe sidomos në
pjesën e vendlindjes së sheikhut Abu Said u ligështua tepër dhe mesa
duket aty rreth vitit 570 hixhri kamari (1175) duhet të këtë vdekur.
Page 73
Periudha e përkryerjes teknike të prozës perse 73
Muhammad Ben Munavari e ka ndarë librin e tij në tri pjesë. Në
pjesën e dytë aty ku bëhet fjalë për jetën dhe veprimtarin e sheikhut Abu
Said autori ka vendosur në tekst poezi dhe pjesë të ndryshme letrare që
pothuajse ishin zhdukur në atë kohë.
Sekretet unike është një nga kryeveprat në prozë të letërsisë perse
në përgjithësi dhe të sufizmit në veçanti.
2) Proza me tregime
Megjithëse tregimet e shprehura në vargje qysh herët përbënin një
grupim letrar të pavarur nga poezia, ndërsa në prozën perse ato i hapën
vend vetes me pak vonesë dhe me punime të rralla fillimisht që erdhën
duke u shtuar vazhdimisht. Duke pasur parasysh se të tilla tregime e
kanë zanafillën qysh në periudhën paraardhëse duke marrë si shembull
këtu tekstin e Eskendernamesë në prozë i cili është një tregim me autor
të panjohur dhe duhet konsideruar si prozë të mbetur nga shekulli i pestë
hixhri kamari (shekulli XI) mirëpo në të vërtetë proza me tregime arriti
kulmin e vet në shekullin e gjashtë dhe të shtatë hixhri kamari (shekulli
XII dhe XIII). Më poshtë do të prezantojmë shkurtimisht disa nga këto
vepra.
a- Samak ajor
Gjeneroziteti dhe shpirtmadhësia janë nga karakteristikat e kulturës
perse dhe pa dyshim që i kanë rrënjët në Iranin e lashtë. Njerëz të tillë
gjenerozë kishte shumë në Sistan dhe në Khorasan, që adhuronin
trimërinë, bujarinë dhe drejtësinë. Theksojmë se Jakub Leis Safari, që në
shekullin e tretë hixhri kamari (shekulli IX) mori pushtetin në Sistan,
ishte një nga këta njerëz.
Për këta njerëz ka tregime të shumta që qarkullonin në këto gjuhë
duke u trashëguar nga brezi në brez. Në shekullin e gjashtë hixhri kamari
(shekulli XII) një shkrimtar pers i talentuar, me emrin Faromarz Ben
Khodadadi dhe me origjinë nga Arxhani i krahinës Farse, shkroi një
tregim në lidhje me një nga heronjtë më në zë të asaj kohë të cilin ai e
dëgjoi nga një historian banues i Shirazit me emrin Sadak Ben
Abulkasem. Proza është mjaft elokuente dhe në të njëjtën kohë shumë
tërheqëse për lexuesin. Ajo nuk është shumë larg nga gjuha popullore
dhe titullohet Samak ajor.
Kompozimi i librit, që në të vërtetë, është modeli më i mirë i
tregimit në prozën perse, filloi aty rreth vitit 585 hixhri kamari (1189).
Skenat dhe ndodhitë e tregimit janë marrë nga jeta e heronjve të Samakut
duke përdorur këtu emra të bukur persë. Gjithashtu në këtë libër janë
prezantuar në mënyrë të shkëlqyer traditat, zakonet dhe gjendja
Page 74
74 Jahaki
shoqërore iraniane duke e bërë atë të vyer nga pikëpamja shoqërore dhe
historike.
b- Sanbadname
Një nga libra e tjerë të ngjashëm me Kalile dhe Demne që në
kohët e largëta u transmetua nga India për në Iran duke u përkthyer në
gjuhën Pahlavi është edhe libri Sanbadname, që është shumë i njohur në
letërsinë paraislamike. Autori origjinal i librit është Sanbad, udhëheqësi
indian. Në periudhën islame nuk vonoi shumë dhe ky libër u përkthye
edhe në arabisht. Po ashtu në gjysmën e parë të shekullit të katërt hixhri
kamari (fillimi i shekullit X) ky libër u përkthye për së dyti në persishten
Dari që më saktë i përket periudhës Samanide. Fatkeqësisht përkthimi në
fjalë ka humbur dhe nuk ekziston në ditët tona po ashtu me sa duket do
të ketë qenë poeti i famshëm i shekullit të gjashtë hixhri kamari
(shekullit XII), Azraki Haraviu që e ripërpunoi në mënyrë letrare këtë
libër, por për fatin e keq edhe kjo kopje e dytë mungon dhe nuk ka
arritur dot deri në ditët tona.
Thuhet se përkthimi në prozë i Sanbadnamesë ka ekzistuar deri në
shekullin e gjashtë hixhri kamari (shekulli XII) ku në këtë kohë Zahir
Samarkandi për arsye se proza ishte përkthyer në mënyrë të thjeshtë dhe
pa zbukurime letrare i futet punës për ripërpunimin artistik të saj në
persisht dhe arabisht dhe ia doli mbanë. Ripërpunimi i tij është i një
niveli aq të lartë saqë konsiderohet si një nga kryeveprat më të bukura të
punuara në prozë vitet e fundit të shekullit të gjashtë hixhri kamari
(shekulli XII).
3) Prozat fetare
Nga karakteristikat e prozës fetare ashtu si edhe proza mistike
mund të përmendim thjeshtësinë dhe afërsinë me gjuhën e popullit. Pjesa
më e madhe e këtyre teksteve janë komente fetare. Nga komentet e
shumta fetare në gjuhën perse, që i përkasin shekullit të gjashtë dhe të
shtatë hixhri kamari, do të trajtojmë shkurtimisht dy librat e mëposhtëm.
a- Zbulimi i sekreteve
Hoxhe Abdullah Ansari kishte shkruar një libër në lidhje me
komente Kur’anore në stilin sofist, me një gjuhë të ëmbël dhe tërheqëse.
Në vitin 520 hixhri kamari (1126) shkrimtari dijetar dhe komentues i
talentuar me emrin Abulfazl Rashid Aladin Mibadi iu fut punës rresht
për rresht për plotësimin dhe ripërpunimin e librit të Hoxhë Abdullah
Ansarit duke shtuar kështu komente me vlerë në lidhje me ajetet
Kur’anor dhe hadithet profetike. Si përfundim libri u shndërrua në një
Page 75
Periudha e përkryerjes teknike të prozës perse 75
kopje voluminoze dhe reference për të gjithë dijetarët pasardhës duke e
titulluar Zbulimi i sekreteve.
Libri i Mibadisë ashtu si dhe origjinali është shkruar me një gjuhë
të sheshtë, të ëmbël që e bën lexuesin për vete dhe po ashtu ka të gjitha
karakteristikat e prozës mistike. Në libër (sidomos në kapitullin e tretë)
mund të gjenden pjesë tepër të bukura të punuara mjeshtërisht nga autori.
Vite më parë doktor Muhammad Mehdi Rukani ka zgjedhur pjesë
të veçanta të këtij libri të shoqëruar me shpjegimet dhe plotësimet e
nevojshme dhe e ka botuar në Mashhad.
b- Kopshtet e parajsave
Gjysma e parë e shekullit të gjashtë hixhri kamari (fillimi i
shekullit XII) duhet emërtuar si periudha e komentimeve islamike. Këtu
kanë dhënë kontribut të rëndësishëm edhe komentatorët shiit sepse
përveç librit Kopshtet e parajsave në po këto vite është shkruar në
gjuhën arabe edhe libri tjetër shiit me fame Maxhmu al -bayon Tabaresi
(Bashkësia e Gjuhëve Tabaresi).
Pikërisht në ato vite që Mibadiu ishte duke punuar në lidhje me
librin “Zbulimi i sekreteve” një dijetar shiit dhe persishtfolës me emrin
Hysein Ben Ali Ben Muhamad Ben Ahmad Khoza Nejshaburi i njohur
me pseudonimin “Sheikh Abu Alfatuh Razi” nga qyteti besnik shiit i
Reit ishte duke shkruar komentin pers me titull Kopshtet e parajsave. Me
sa jemi në dijeni ky është libri më i vjetër dhe nga më të rëndësishmit të
llojit të vet për sa i përket komenteve shiite në gjuhën perse.
Proza e këtij librit është e thjeshtë dhe e ngjeshur dhe përmban
vlera të mëdha letrare dhe sintaksore. Veçanërisht dallohet për fjalë të
rralla dhe disa pika në rregulloren e gjuhës perse që mendohet se duhet
të jenë nga fjalori dialektik i autorit në shekullin e gjashtë hixhri kamari
(shekulli XII). Në këtë kontekst ky libër përveçse është një nga komentet
me të rëndësishme në gjuhën perse dhe përmban vlera të shumta morale
dhe fetare, ka një rëndësi të veçantë edhe nga pikëpamja e letërsisë dhe
sintaksës së gjuhës perse.
4) Librat shkencorë
Në mesin e librave me të rëndësishëm në këtë fushë, që kanë
mbetur nga kohët e vjetra dhe kanë pasur një përdorim dhe vlerë të
madhe për librat e mëvonshëm deri në ditët tona, kemi zgjedhur për të
prezantuar librat e mëposhtëm:
Page 76
76 Jahaki
a- Oratoria
Ky është një nga librat më të vjetër dhe më elokuent në fushën e
bukurisë së fjalës që fatmirësisht i ka rezistuar kohës dhe ekziston në
ditët tona. Autori i saj është një dijetar dhe njohës i mirë i letrave me
emrin Muhammad Ben Omar Rodujoni, për të cilin nuk kemi shumë
njohuri në lidhje me jetën dhe veprimtarinë e tij. Ai me sa duket duhet të
ketë jetuar në gjysmën e dytë të shekullit të pestë hixhri kamari (fundi i
shekullit XI) po ashtu edhe libri i tij në po këtë kohë daton.
b- Kopshtet magjike
Titulli i plotë i këtij libri është Hadaek sahar fi dakojek al -shar
(Kopshtet magjike gjatë minutave poetike) dhe autori i tij është poeti i
njohur i shekullit të gjashtë hixhri kamari (shekulli XII) Rashid Vatavoti.
Tematika e librit i referohet bukurisë së fjalës, mënyrës së të folurit dhe
efektit të saj shpirtëror.
c- Fjalori
Libri me i rëndësishëm dhe më i lexuari në të gjithë historinë e
letërsisë perse në fushën e letrave, që është shkruar ndonjëherë dhe që
fatmirësisht ekziston në ditët tona duke mos e humbur ndikimin e tij
është Al-muaxham fi maojer ashor al-axham (Fjalori i poezisë joarabe)
Autori i librit është Shams Keis Raziu që jetoi në periudhën me më
shumë ngjarje të historisë së Iranit. Bëhet fjalë për pushtimin Mongol ku
autori ishte i pranishëm në të gjitha ngjarjet dhe skenat. Ai në
dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të shtatë hixhri kamari (fillimi i
shekullit XIII) jetoi në Bahoro dhe në Movar Al Nahar dhe në vitin 614
po të këtij shekulli (1217) gjendet në qytetin Marv. Libri është i ndërtuar
në dy pjesë kryesore: pjesa e parë e librit është përqendruar dhe i
referohet teknikave të të shprehurit, ndërsa pjesa e dyte i drejtohet
ndërtimit të ritmit dhe strofës në poezi. Proza e librit dhe në veçanti hyrja
e tij është e mbushur me shembuj, shprehje dhe fjalë në gjuhën arabe.
5) Prozat me karakter historik
Prozat historike që kishin startuar qysh në periudhat e hershme me
Shahnamenë e Abu Mansurit arritën kulmin e tyre në shekullin e pestë
hixhri kamari (shekulli XI) me librin e historisë së Bejhakiut, që është
një libër i rëndësisë së veçantë, duke u zhvilluar me pas në shekullin e
gjashtë (shekulli XII) me libra historie botërore, qytetesh dhe periudhash
të ndryshme. Duhet theksuar së disa nga këta libra kanë vlera të larta
letrare dhe ngjyra të shumta artistike, krahas qëllimit të tyre kryesor,
historisë.
Page 77
Periudha e përkryerjes teknike të prozës perse 77
Më poshtë do të prezantojmë shkurtimisht më kryesorët prej tyre.
a- Përmbledhje historike
Emri i këtij autori patriot dhe atdhetar që ka shkruar këtë
përmbledhje nuk njihet. Nga të dhënat e vetë librit kuptohet së autori
duhet të jetë nga Hamedani, ose Asadabadi dhe libri është shkruar në
vitin 520 hixhri kamari (1126) në kujdesin e Sanxharit, sulltanit të
Selxhukëve. Vlerat letrare të këtij libri nuk janë më të pakta së vlerat
historike të tij. Megjithëse libri është shkruar në shekullin e gjashtë
hixhri kamari teksti i tij është shkruar në mënyrë të tillë që fjalët e
përdorura janë aq të pastra dhe të papërziera me fjalë të huaja sa edhe
librat e shekullit të katërt hixhri kamari (shekulli X), po ashtu edhe teksti
si rezultat i fjalëve në përdorim është i thjeshtë dhe popullor. Duhet
theksuar së fjalët arabe të përdorura në tekst me përjashtim të hyrjes së
tij janë shumë të rralla dhe si duket autori ka imituar mënyrën dhe stilin e
shkrimit të shekullit të katërt hixhri kamari (shekulli X).
b- Historia e Bejhakut
Njëra nga pjesët e historisë, që pasqyron jetën e qyteteve,
krahinave gjeografike dhe njerëzve të shquar në fushat e shkencës,
letërsisë dhe politikes në rrjedhën e historisë dhe që quhet ndryshe me
emrin Gjeografia historike është libri me titull Historia e Bejhakut e
shkruar nga Abul Hasan Ali Ben Jazd Bejhakiu i njohur me pseudonimin
“Ibn Fanduk”.
Bejhakiu është një nga dijetarët e palodhur Khorasanas i cili lindi
nga vitet e fundit të shekullit të pestë hixhri kamari (fillimi i shekullit
XII) në një fshat të gjelbër të krahinës Bejhak.
Nga ky autor kanë mbetur vepra të shumta, të shkruara në gjuhën
arabe. Libri më i rëndësishëm i shkruar në gjuhën perse i këtij autori
është pa dyshim Historia e Bejhakut, i cili përshkruan qartë historinë dhe
gjeografinë e krahinës së Bejhakut si dhe jetën dhe veprat e
personaliteteve të shumta në fusha të ndryshme të jetës në atë periudhë.
Në këtë libër mund të gjenden informacione të rralla dhe me vlerë në
fushën e historisë dhe gjeografisë.
c- Qetësimi i zemrave
Naxham Aladin Ravandi është autori i librit Qetësimi i zemrave
që me sa duket është nga Ravandi i Kashanit. Ky autor është një nga
dijetarët më të shquar të fundit të shekullit të gjashtë dhe fillimit të
shekullit të shtatë hixhri kamari (fillimi i shekullit XIII), ku përveç
Page 78
78 Jahaki
njohurive në fushën e letërsisë dhe historisë ai ishte një mjeshtër i vërtetë
edhe në bukurshkrim dhe ilustrim. Libri Qetësimi i zemrave duhet
konsideruar si një prozë perse që i përket fundit të shekullit të gjashtë
dhe fillimit të shekullit të shtatë hixhri kamari (fillimi i shekullit XIII).
Ky libër që është i mbushur plot me vlera historike dhe letrare, në
të vërtetë, përshkruan me imtësi dinastinë Selxhuke që nga fillimi i saj
dhe deri në kohën e vetë autorit. Në libër është kushtuar më tepër
vëmendje pjesës irakiane dhe azerbajxhanase të dinastisë në fjalë. Nga
fundi i librit janë vendosur disa kapituj ku bëhet fjalë për traditën e lojës
së shahut dhe kampionatet që zhvilloheshin në atë kohë, por në libër
trajtohen edhe sporti i gjuajtjes me hark, gjahu si dhe arti i
bukurshkrimit, gjë që ia shton edhe me tepër vlerat këtij libri të rrallë.
Nga pikëpamja letrare Qetësimi i zemrave është një nga prozat
perse më të bukura ku disa pjesë të librit janë shkruar me një prozë të
thjeshtë dhe të ngjeshur dhe në disa të tjera është përdorur proza artistike
e pajisur me teknika të shumta zbukurimi. Në pjesën artistike të librit
janë paraqitur edhe evidenca të dokumentuara me shembuj si dhe poezi
të shumta ku të bien më tepër në sy poezi nga Shahnameja. Gjithashtu
libri herë-herë përmban edhe kasidetë të plota të poetëve të ndryshëm,
bashkëkohës të autorit.
6) Prozat letrare
Në periudhën në fjalë ka raste që ndeshemi me libra të tillë ku
vlerat artistike dhe bukuria letrare me sa duket kanë qenë më me rëndësi
për autorin dhe për letrarët që kanë ardhur pas tij sesa kuptimi, tematika
dhe përmbajtja e librit. Në këtë kontekst kemi të bëjmë me fillimin e një
periudhe ku në përfundimin e saj forca e fjalës, oratoria dhe loja me fjalë
duke e anashkaluar kuptimin, përmbajtjen dhe tematikën u njohën si një
degë e veçantë e prozës teknike perse. Më poshtë do të trajtojmë
shkurtimisht librat më me rëndësi.
a- Kalile dhe Demne
Disa pjesë përbërëse dhe kapituj të librit Kalile dhe Demne me
urdhër të Anushirvanit indian u përkthyen në gjuhën pahlevi me
plotësime të pjesshme. Në shekullin e dytë hixhri kamari (shekulli VIII)
Ebn Mukafa këtë libër e përkthen në arabisht dhe më pas Rudakiu në
periudhën Samanide e rikthen librin në persisht në trajtën e poezive.
Mjerisht ky libër humbi dhe siç e kemi thënë edhe në kapitullin përkatës
në lidhje me jetën e Rudakiut nga ky libër kanë mbetur vetëm pak vargje
të shpërndara nga vëllimi i parë. Në vitin 536 hixhri kamari (1142) Abu
Almaoli Nasrullah Monshi, sekretari i Bahramshahut Gaznavi ia del
mbanë ta rikthejë edhe njëherë Kalile dhe Demne në persisht, por këtë
Page 79
Periudha e përkryerjes teknike të prozës perse 79
herë në një prozë shumë të bukur dhe tërheqëse dhe me një stil të lirë
dhe të qëndrueshëm për lexuesin, duke e plotësuar me shtesa të
nevojshme dhe duke e titulluar Kalile dhe Demne-ja e Bahramshahut.
Abu Almaoli ishte me origjinë nga Gaznini dhe si i tillë e
shkruante me mjeshtri prozën perse. Shumë shpejt ai ra në sy të
Bahramshahut dhe u bë një nga pjesëtarët e divanit të tij. Në periudhën e
Khosroshahut që zëvendësoi Bahramshahun ai arriti deri në rangun e
ministrit (vezirit) mirëpo ra në sy për keq prej disa njerëzve xhelozë të
oborrit mbretëror të cilët ndikuan te mbreti dhe ndërruan opinionin e
mbretit për këtë shkrimtar. Si pasojë ai burgoset për një kohë të gjatë.
Nuk kaloi shumë kohë dhe me urdhër të Khosros, shahut ai vritet në vitin
555 hixhri kamari (1160). Me kaq mbaron edhe jeta e tij mirëpo libri
Kalile dhe Demne e bëri të pavdekshëm emrin e tij sepse që në atë kohë
ky libër arriti majat e suksesit dhe i la të habitur të gjithë persishtfolësit
dhe sidomos mësuesit dhe shkrimtarët që e vendosën këtë libër edhe në
qendrat dhe shkollat mësimore si një njësi mësimore unike dhe të
pazëvendësueshme.
Tematikat e këtij libri janë një serë proverbash dhe tregimesh me
nëntema të ndryshme shoqërore, të thëna nga goja e kafshëve dhe
sidomos nga dy çakej të quajtur njëri Kalile dhe tjetri Demne.
Proza e librit nga pikëpamja e hartimit të tekstit i përmbahet një
metode të menduar mirë. Në të janë përdorur elemente të thjeshta dhe të
pandërlikuar duke e bërë tekstin e këtij libri që të arrijë majat e letërsisë
perse. Autori në libër ka përdorur me vend rimën dhe ritmin për t’i dhënë
vende-vende muzikalitet, gjithashtu në libër janë vendosur mjeshtërisht
vjersha dhe pjesë të ndryshme nga persishtja dhe arabishtja si dhe ajete
Kur’anore dhe hadithe profetike. Shumë specialistë të gjuhës perse këtë
vepër të Abu Almaolit e cilësojnë si fillimin e prozës perse dhe një
shembull të përkryer të këtij lloji. Duhet theksuar se edhe Sheikh Axhal
Saadi Shirazi në krijimin e veprës së tij të njohur, Golestani ka përdorur
po këtë teknikë, që Nasrullah Monshiu e kishte shpikur një shekull më
përpara. Jo vetëm Saadiu, por edhe shumë shkrimtarë të më vonshëm u
munduan ta kopjonin teknikën e Abu Almaolit, por përveçse Sheikhut
nga Shirazi askush tjetër nuk shkëlqeu në këtë rrugë.
b- Katër artikujt
Pikërisht në mesin e shekullit të gjashtë hixhri kamari (mesi i
shekullit XII) domethënë në vitin 551 të këtij kalendari (1156) njëri nga
poetët dhe shkrimtarët e këtij shekulli, me emrin Nezami Aruzi
Samarkandi, nxjerr në dritë një libër me titull Maxhma al-navader
(Bashkësia e gjërave të rralla) ku krahason kushtet e katër shtresave
shoqërore që rrethonin mbretin. Duke qenë se në këtë libër përfshihen
Page 80
80 Jahaki
katër pjesë, secila ka lidhje me mësuesit, poetët, astrologët dhe mjekët
libri u bë i njohur si Katër artikujt.
Nezami Aruziu shpesh thurte edhe vargje, por asnjëherë poezia e
tij nuk e arrinte nga pikëpamja e nivelit artistik prozën e tij. Ky autor
secilën nga katër pjesët e librit të tij e ka filluar me një kapitull ku bën
fjalë për rëndësinë e secilit profesion dhe në kapituj pasardhës vijon me
veprat dhe historikun e secilit profesion.
Libri Katër artikujt megjithëse përmban pasaktësi të shumta nga
pikëpamja historike sepse me sa duket edhe vetë autori nuk kishte
ndonjë qëllim në hulumtimin e historisë, përmban vlera të mëdha letrare
dhe ka një rëndësi të madhe në historinë e letërsisë perse.
c- Marzbon name
Në vitet e fundit të shekullit të katërt hixhri kamari (fillimi i
shekullit XI) njeri nga udhëheqësit ushtarak të Mazanderanit me emrin
Marzbon Ben Rustami botoi një libër të ngjashëm për sa i përket formës
me Kalile dhe Demne në të cilin trajtonte tregime, proverba dhe alegori
mësimdhënëse me gjuhën e kafshëve, por dhe të njerëzve duke e titulluar
Marzbon name. Libri origjinal është shkruar në dialektin Tabari (një
dialekt i vjetër i Mazanderanit) ku më pas një dijetar nga Iraku joarab me
emrin Sadaladin Varavini (nga Varavini në afërsi të Ahr-it) e përktheu
dhe e ripërpunoi në persisht. Marzbon name përmban nëntë kapituj si
dhe një hyrje dhe një shtojcë në fund. Sadaladini në ripërpunimin që i
bëri një pjese të tregimeve dhe të anekdotave nuk i përcjell lexuesit asgjë
nga vetja pra me një fjalë libri i tij në persisht është vetëm një
përmbledhje e origjinalit. Ky libër mund të konsiderohet si një proze
tipike perse.
d- Golestani
Krijimtaria dhe imagjinata e shkëlqyer e Masole Aladin Saadi,
sheikhu dijetar nga Shirazi, në fushën e poezisë perse nuk është e
pashoqe në zhanrin e vet, por duke qenë se ai ka shkruar për realitetin
dhe për të vërtetën në mënyrë të përsosur e bën atë dominuesin kryesor
të letrave perse si për sa i përket poezi ashtu edhe prozës. Krijimtaria e
tij e përkryer, mënyra e pakrahasueshme dhe stili i lehtë që janë
kombinuar në ndërtimin e Golestanit nuk janë aspak më poshtë se te
Bostani dhe gazalet e tij.
Në qoftë se do të kujtojmë novacionin në poezi, pas Ferdusit,
Nezamiut dhe Atarit dhe në prozë pas Bejhakiut dhe Abu Almaolit se sa
i vështire dhe afër të pamundurës ishte atëherë do ta kuptojmë më mirë
rëndësinë e revolucionit që solli Saadiu në poezinë dhe prozën perse. Ai
ia doli mbanë duke përdorur të gjitha mënyrat dhe stilet e shkrimit pers,
Page 81
Periudha e përkryerjes teknike të prozës perse 81
domethënë përdorimin e së bukurës, shkrimin e ngjeshur, përfitimin nga
poezia dhe nga operatori poetik, pikat kyçe, proverbat dhe alegorinë,
shumëllojshmërinë e kuptimeve shumëngjyrëshe, thithjen dhe
perceptimin me symprehtësi të problemeve me të rëndësishme shoqërore
dhe edukative si dhe më së fundi përzierja e të gjitha këtyre së bashku në
një enë të përbashkët dhe nxjerrja e një përbërje prej saj krejt të re për
letërsinë perse. Së pari kjo rrymë e re e kënaq dhe e mbush natyrën e
popullatës në të gjitha periudhat dhe së dyti muzikaliteti dhe ritmi i saj
tingëllon në mënyrë të veçantë dhe të dashur në veshin dhe shpirtin e
lexuesit duke e bërë atë që të dorëzohet përpara madhështisë dhe
mjeshtërisë pa ditur pse-në dhe sepse-në duke kuptuar kështu
thjeshtësinë dhe modestinë në vetveten e tij. Nga Golestani mund të
shijohet edhe aroma e prozës së rimëzuar të Hoxhë Abdullahut si dhe
gjithashtu mund të dallohet fare qartë edhe proza dekorative dhe e
qëndrueshme e Abu Almaolit. Sidoqoftë kozmosi i Golestanit është krejt
i pavarur ku vetëm Saadi Shirazi ka mundur t’i masë dhe t’i pushtojë të
gjitha këndet e kësaj hapësire me penën e tij dijeshkruese.
Golestani është i përberë nga një hyrje dhe tetë kapituj. Renditja
është si më poshtë: karakteri i mbretërve, edukata e dervishëve,
superioriteti i përputhjes, avantazhet e rënies, dashuria e rinisë dhe
dobësia e pleqërisë, influenca e edukatës dhe tradita e të folurit. Teksti i
parathënies është me tepër teknik dhe i ngjeshur me figura letrare duke e
bërë të qëndrueshëm dhe tërheqës për lexuesin, ndërsa disa kapituj
relativisht janë me një tekst me të thjeshtë dhe natyral. Shtatë kapitujt e
parë të librit janë të mbushur me proverba dhe udhëzime të shkurtra dhe
mësimdhënëse të cilat autori i ka grumbulluar nga përvoja e tij personale
gjatë udhëtimit 35-vjeçar. Pra ashtu siç e dimë Golestani është shkruar
në vitin 656 hixhri kamari (1258) pra pikërisht një vit pas përfundimit të
udhëtimit të gjatë që autori kishte ndërmarrë. Kapitulli i tetë i librit
përmban më tepër fjalë dhe fjali të shkurtra dhe të ngjeshura ku shumica
e tyre karakterizohen nga ekstremi i bukurisë dhe i qëndrueshmërisë. Në
ditët tona ato janë kthyer tashmë në fjalë të urta për popullin. Duke u
transformuar kështu vetvetiu në fjalorin e përditshëm të popullit dhe
sidomos te letrarët persë kudo qofshin. Në këtë kontekst Saadiu duhet
konsideruar si shkrimtari më i talentuar dhe më i shquar në raport me të
gjithë letrarët persë.
Ndërsa nga pikëpamja cilësore Golestani duhet konsideruar si një
vepër e ngjeshur dhe e bazuar mbi përvojën e larmishme dhe frytdhënëse
të Saadiut. Këto përvoja i janë lënë në dorë lexuesit pa opsione dhe
pazgjidhje në asnjë lloj drejtimi nga ana e autorit në mënyrë që vetë
lexuesi në kthjelltësi të plotë të kuptojë qëllimin dhe bukurinë
mjeshtërore të tyre. Golestani në kundërshtim me Bostanin, i cili nga ana
e vet është një botë e tërë më vete për të eksploruar, na jep të paktën një
Page 82
82 Jahaki
pamje të drejtë dhe të gjallë nga jeta reale në periudhën e Saadiut ku
natyrisht të gjitha figurat dhe drejtimet nuk janë ashtu siç dëshirojmë ne.
Page 83
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Suela Xhyheri, studiuese.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Suela XHYHERI
MONUMENTI I PAIKULIT DHE RËNDËSIA E TIJ NË NJOHJEN E ZHVILLIMIN E GJUHËS PERSE
Pas botimit, në numrin e kaluar të kësaj reviste, të studimit të V.
G. Lukonin për Monedhat e dinastisë sasanide: Bahrami dhe Narsehu, u
mendua që historia dhe ngjarjet të cilat lidhen me mbretin Narseh, të
bëhen të njohura për lexuesin edhe nëpërmes një artikulli të veçantë
kushtuar njërit nga monumentet që e ndërtoi ai vetë. Dhe ky monument,
që sot mban emrin “Kulla e Paikulit”, nëpërmjet mbishkrimeve dhe
portreteve të gdhendura në gurë dhe të vendosura në faqet e kullës, është
një burim i dorës së parë jo vetëm për të njohur historinë e mbretit, por
dhe të gjuhës perse.
Figura nr. 1. Rrënojat e kullës të fotografuara nga muri perëndimor, faqe
në të cilën ndodhej dhe varianti i mbishkrimit në gjuhën persiane të mesme
(foto nga O. S. M. AMIN 2015).
Page 84
84 Xhyheri
“Kulla e Paikulit”, një monument i rëndësishëm i periudhës së
sasanidëve, tani veçse rrënojë, gjendet në Qafën e Paikulit. Vetë forma e
monumentit dhe emri i vendit ku gjenden rrënojat i kanë dhenë emrin që
ai sot mban në literaturën arkeologjike, kurse nga banorët e zonës njihet
si bot-ḵāna “shtëpia e idhullit” 1. Monumenti në Paikuli (Pāikūlī) është
ndërtuar nga mbreti sasanid, Narseh (293-302 pas Krishtit). Kulla e
Paikulit, me mbishkrimet e saj. është një dokument historik, i cila ka
bërë të mundur përparimin e studimit të zhvillimit të gjuhës iraniane.
Monumenti gjendet në një vendndodhje të vështirë së pari, për
shkak të izolimit gjeografik dhe së dyti, për shkak të ngjarjeve tragjike
që kanë përfshirë rajonin e Kurdistanit të Irakut në fund të shekullit të
kaluar.
Në vendin ku ndodhet kjo kullë fisnikët sasanidë kanë pritur
ardhjen e mbretit, Narseh, pas fitores së tij mbi Wahrām-in III, për t’u
betuar për besnikërinë e tyre. Në kujtim të kësaj ngjarje dhe për të
përkujtuar historinë e ngjarjeve tragjike të familjes mbretërore, në muret
e saj u gdhend një mbishkrim i gjatë në të dyja gjuhët kryesore të
mbretërisë, parthe dhe në atë persiane të mesme. Për këtë arsye,
monumenti sasanid i Paikulit është shumë i rëndësishëm për këtë fushë
të kërkimit në historinë e Iranit në vitet 240-302 si dhe për marrëdhëniet
e tij edhe me Perandorinë Romake.
Studimet e bëra në rrënojat e këtij monumenti deri tani kanë qenë
të kufizuara dhe lidhen pazgjidhshmërisht pothuajse vetëm me ekspeditat
e kryera nga arkeologu gjerman, E. Herzfeld, 2 në dekadat e para të
shekullit të njëzet. Me kalimin e kohës monumenti ka pësuar shumë
dëme për shkak të motit dhe të aktiviteteve të njeriut dhe në ditët tona
nga ky monument kanë mbetur vetëm pak rrënoja.
1 THOMAS 1868, f. 241-358.
2 HERZFELD 1914; HERZFELD 1924; HERZFELD 1934, HERZFELD 1938.
Page 85
Monumenti i Paikulit dhe rëndësia e tij në njohjen e zhvillimin e gjuhës perse 85
Figura nr. 2. Në faqen lindore. Versioni në gjuhën parthe ndodhej në
faqen lindore (foto nga O. S. M. AMIN 2015).
Pozita gjeografike dhe vendndodhja e Kullës së Paikulit
Për të vizituar Kullën e Paikulit (arabisht: بيكولي; në gjuhën kurde:
:ndiqet rruga automobilistike përmes Beni Khellan-it (arabisht (يكولي په
pas së cilës kthehesh në perëndim ,(خي�ن باني :në gjuhën kurde ;خي�ن باني
për në Qafën e Paikulit, derisa arrihet për në fshatin Barkal (gjerësi 35°
5'53.91"V; gjatësi 45° 35'25.95" L). Ky i fundit ndodhet shumë pranë
rrënojave të kullës, të cilat mund të shihen mbi një kodër në anën e
djathtë të rrugës, ku ngjitesh përmes një shtegu të ngushtë.
Figura nr. 3. Fshati Barkal. Rrënojat e kullës së Paikulit në majën e
kodrës sipër fshatit (foto nga O. S. M. AMIN 2015).
Page 86
86 Xhyheri
Sot, monumenti i Paikulit, ndodhet në territorin e Irakut, në një
pozitë të izoluar, në mesin e rrugës midis kryeqytetit të provincës të
Sulejmanies dhe qendrave të rëndësishme arkeologjike të Qasr-Shirin, të
cilat ndodhen në territorin e Iranit. Ajo qëndron në faqen jugore të malit
Zarda Kiaw, në fillim të shtegut që të çon në vargmalet e Khoratan-it.
Figura nr. 4. Vendndodhja e përafërt e Kullës së
Paikulit (sipas Google maps).
Në antikitet vendi ku është ndërtuar ky monument, ishte pjesë e një
rrugë shumë të rëndësishme, e cila lidhte fushën e Mesopotamisë, ku
ndodhej qendra e madhe tregtare dhe kryeqyteti Ctesifonte, me rajonet e
rrafshnaltës iraniane dhe në veçanti me Atropatene antike (ose
Azerbajxhanin e sotëm). Në periudhat moderne, Qafa e Paikulit ishte
rruga më e shkurtër, e cila lidhte rajonin e Sulejmanies me Bagdadin,
kurse sot, kjo rrugë e shkurtër, për shkak të luftërave, është ndërprerë
prej disa dekadash.
Figura nr. 5. Në sfond duket Qafa e Paikulit, e cila shihet qartë nga maja e
rrënojave të kullës. Blloqet që janë në vend, të shpërndara përreth rrënojave janë
lënë në vend pasi nuk kanë mbishkrim (foto nga O. S. M. AMIN 2015).
Page 87
Monumenti i Paikulit dhe rëndësia e tij në njohjen e zhvillimin e gjuhës perse 87
Historiku i zbulimit dhe i studimit epigrafik të sitit të Paikulit
Historia e zbulimit dhe e studimit të blloqeve të ndryshme me
mbishkrim është shumë komplekse. I pari që ka vizituar monumentin në
vitin 1844 ishte Henry Rawlinson, konsulli britanik i asaj kohe në
Bagdad. Gjatë kësaj ekspedite, ai kishte bërë vizatimet e 32 blloqeve me
mbishkrime3 (22 në gjuhën parthe dhe 10 në gjuhën perse të mesme), të
cilat ai ia kishte dhënë studiuesit E. Thomas4, i cili i botoi ato me një
përshkrim të gjerë. Në përfundim të studimit ai thekson se mbishkrimi në
gjuhën persiane të mesme (të cilën ai e quajti “Pehlvi”) ishte i shkruar
me karaktere persiane të periudhës së mesme, kurse pjesa tjetër në
gjuhën parthe (të cilën ai e quajti “Chaldæo-Pehlvi”) ishte shkruar në
stilin hebraik. Më pas me studimin e tyre u morën dhe studiues të tjerë,
por vetëm me arkeologun gjerman, Ernst Herzfeld, i cili ndërmori
fushata të vërteta arkeologjike filloi studimi i plotë i sitit të Paikulit.
Figura nr. 6. Ernst Herzfeld (1879–1948),
arkeolog gjerman dhe iranolog. (Freer Gallery
of Art dhe Arthur M. Sackler Gallery
Archives).
3 Tani këto vizatime ndodhen në Shoqërinë Gjeografike Mbretërore të Londrës (Royal
Geographical Society, London). 4 THOMAS 1868, f. 241-358.
Page 88
88 Xhyheri
Gjatë dy ekspeditave të para, të zhvilluara në vitin 1911 dhe 1913,
Herzfeld zbuloi 97 blloqe me mbishkrime (55 në gjuhën parthe dhe 45
në gjuhën perse të mesme). Me këtë koleksion prej 100 blloqesh,
Herzfeld botoi në vitin 1924 pjesën e parë të studimit filologjik, në të
cilin përfshihej dhe mbishkrimi i mbretit Narseh, në dy vëllime me titull:
Paikuli Monument and Inscription of the Early History of the Sasanian
Empire, (Monumenti i Paikulit dhe një mbishkrim i periudhës së
hershme historike të Perandorisë Sasanide).
Me studimin e tyre më pas janë marrë dhe Humbach e Skjaervø
dhe sipas tyre numri i përgjithshëm i blloqeve është rreth 230-240 dhe
gjatësia e përgjithshme e tekstit është 940 cm. Këto përmasa e bëjnë atë
mbishkrimin më të gjatë të periudhës sasanide, i cili ka mbijetuar deri në
ditët tona.
Figura nr. 7. Muri jugor është rrëzuar tërësisht dhe gurët dhe themelet e tij
janë shpërndarë në sipërfaqen e kodrës.
Të dhënat e dala nga monumenti i Paikulit i ka marrë në shqyrtim
edhe studiuesi rus Vladimir G. Lukonin5, i cili në vitin 1973 botoi një
vëllim me titull: Drevne kulture, Iran II, (Otokar Keršovani). Në këtë
vepër ai i kushton një vëmendje të veçantë, monedhave të gjetura dhe
identifikimit të atyre, të cilat i përkisnin mbretit Narseh.
Që prej vitit 2006 mbi këto rrënoja ka punuar një ekip arkeologësh
italianë në bashkëpunim me Muzeun e Sulejmanies dhe Drejtorinë e
Antikave të Sulejmanies si pjesë e projektit “Projekti i Paikulit në
5 Një përkthim i punës së tij është bërë edhe në gjuhën persiane nga E. Reza: V. G.
LUKONIN, Persian civilisation under the sasanian, Elmi va Fahrangi publication,
Teheran 1992.
Page 89
Monumenti i Paikulit dhe rëndësia e tij në njohjen e zhvillimin e gjuhës perse 89
rajonin kurd të Irakut”, që është financuar nga “Task Forca e Irakut” në
varësi të Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme.
Çuditërisht, këto rrënoja gjatë shekujve të fundit nuk kanë pësuar
ndonjë grabitje të organizuar. Gjatë kohës së luftës midis Irakut dhe
Iranit (1980-1988), me gjithë operacionet e gjera ushtarake të kryera aty,
rrënojat ishin ende relativisht të paprekura. Në fund të viteve 1990,
Muzeu i Sulejmanies, për t’i mbrojtur, i transferoi të gjitha blloqet e
gdhendura, përfshirë këtu edhe katër bustet e mbretit Narseh, nga vendi i
tyre në sit për në muze.
Figura nr. 8. Dy blloqet me mbishkrim të ekspozuara në hollin kryesor të
Muzeut të Sulejmanies (foto nga O. S. M. AMIN 2015).
Disa nga blloqet e gdhendura ende nuk janë gjendur dhe sot i
gjithë teksti është ende i paplotë. Disa nga blloqet mund të jenë përdorur
nga fshatarët vendas për përdorim personal në fermat e tyre, ndërsa
bloqet e tjera mund të jenë dëmtuar plotësisht ose mund të jenë gërryer.
Kohët e fundit, në vitin 2014, Carlo Cereti dhe Gianfilippo
Terribili të Universitetit Sapienza në Romë6 botuan një artikull në lidhje
me zbulimin e një blloku të ri të gdhendur. Përveç blloku të gjetur në
rrënoja, ata kanë identifikuar në fondet e grumbulluara nga Muzeu i
Sulejmanies edhe 19 blloqe të reja të pabotuara (njëmbëdhjetë në gjuhën
perse të mesme dhe tetë në atë parthe).
6 CERETI, COLLIVA, FONTANA, TERRIBILI, BOGDANI, BIZZARRO, TILIA, TILIA 2012, f.
181-200; CERETI, TERRIBILI, TILIA 2011; COLLIVA, BOGDANI, TILIA 2011; CERETI,
TERRIBILI 2014, f. 347 – 412.
Page 90
90 Xhyheri
Figura nr. 9. Baza e kullës është e rrethuar nga blloqe guri, kulla nuk kishte
themele – këto janë përfundimet e arritura nga ekipi italian.
Figura nr. 10. Skica rikonstruksionesh të bëra nga E. Herzfeld. Djathtas, duket qartë
forma e kullës dhe vendi ku ishte vendosur mbishkrimi dhe busti i mbretit Nasreh:
FSA A.6 05.0780; majtas njëra nga fasadat e kullës me vendndodhjen e bustit dhe
me blloqet e gjetura nga Herzfeld për këtë faqe: FSA A.6 05.0747.
Page 91
Monumenti i Paikulit dhe rëndësia e tij në njohjen e zhvillimin e gjuhës perse 91
Figura nr. 11. Një nga blloqet e gurit që zbukuronte pjesën e sipërme të
sipërfaqes së kullës. Muzeu Sulejmania (foto nga O. S. M. AMIN 2015).
Figura nr. 12. Figura në të majtë paraqet dy nga pesë bustet e mbretit Nasreh, të
cilat zbukuronin Kullën e Paikulit. Sot gjenden në oborrin e Muzeut Sulejmanie
(foto nga O. S. M. AMIN 2015). Figura në të djathtë është marrë nga relievi në
Naqsh-i Rustam, në të cilin paraqitet mbreti Narseh duke u kurorëzuar nga
perëndesha e ujit Anahita (sipas HAJI, MEHAFARIN 2009, f. 77, fig. 1).
Page 92
92 Xhyheri
Kulla dhe mbishkrimi i saj
Në fillim të shek. XIX, kur është vizituar nga disa udhëtarë,
monumenti përbëhej nga rrënojat e një kulle të madhe me bazë katrore, e
ndërtuar me tulla dhe e veshur me gurë të gdhendur, disa prej të cilave
përmbanin mbishkrime, por, që në atë kohë ndodheshin të gjitha të
shpërndara përreth monumentit.
Kulla, në formën e një kubi, ishte nëntë metra e lartë dhe struktura
ndërtimore ishte tërësisht e bërë me tulla. Në faqet e jashtme muri prej
tulle ishte i veshur me pllaka të mëdha guri me formë katrore, të
gdhendura me kujdes. Në të katër qoshet, ishin gdhendur gjysmë-kolona
me bazë me prejardhje helenistike dhe me kapitele në formë kambane. E
gjithë ndërtesa kurorëzohej nga një seri bedenash dhe shkallësh, të prerë
me kënde të drejtë, të ngjashëm me ato të zbuluara në pallatet e
sasanidëve në Firūzābād dhe Sarvistan.
Nuk dihet ende nëse kulla ishte e mbushur apo nëse brenda saj
zhvillohej një shkallë, e cila shërbente për të arritur në tarracën e
sipërme, siç ndodhte në monumentet e njëkohshme funerale të Palmirës.
Por është e sigurt, se ky monument nuk ka shërbyer as si një tempull
zjarri dhe as si një monument varrimi. Kulla duket se përfaqësonte një
monument përkujtimor, shumë të zakonshëm në historinë e qytetërimit
iranian. Përkatësia e tij si një monument përkujtimor është vërtetuar në
mënyrë të qartë nga katër bustet me reliev të lartë, të cilat paraqesin
mbretin Narseh dhe që fillimisht ishin të vendosura në çdo anë të
ndërtesës.
Të dyja versionet e mbishkrimit ishin pothuajse identikë.
Mbishkrimi, i ndarë në dy pjesë, rrëfen në përgjithësi se çfarë kishte
ndodhur. Në pjesën e parë ishin përshkruar rrethanat e luftës dhe hipja në
pushtet e mbretit Narseh, ndërsa në të dytën përmenden emrat e
fisnikëve dhe të nëpunësve që e mbështetën atë.
Mbishkrimi në murin perëndimor është shkruar në gjuhën perse të
mesme dhe përbëhej nga 46 rreshta të vendosur në tetë blloqe guri
horizontalë. Mbishkrimi në anën lindore ishte shkruar në gjuhën parthe
dhe përbëhet nga shtatë blloqe guri horizontale, të cilat formojnë 42
rreshtat e mbishkrimit. Këto blloqe guri të gdhendura ndodhen tani në
Muzeun e Sulejmanies (ang. Sulaymaniyah Museum); në vend ndodhen
vetëm gurët, të cilët janë përdorur për ndërtimin e kullës.
Page 93
Monumenti i Paikulit dhe rëndësia e tij në njohjen e zhvillimin e gjuhës perse 93
Figura nr. 13. Të gjitha blloqet e kullës, që ishin me mbishkrim, u morën
nga monumenti dhe u vendosën në mjedis të hapur në oborrin e Muzeut të
Sulejmanies (foto nga O. S. M. AMIN 2015).
Bustet e zbuluara në rrënoja u gjetën paksa të fragmentuara, por
kjo nuk ka penguar për të parë veçoritë e tyre të veçanta stilistike. Bustet
janë paraqitur në pamje ballore, me një pamje të ngurtë e të ashpër dhe
larg gdhendjes së detajeve. Artisti, i cili i ka ekzekutuar këto vepra i ka
mbetur besnik traditës së vjetër lindore dhe nuk i ka interesuar të bëjë një
riprodhim realist të tipareve të sovranit, siç ngjet në artin romak të kohës.
Ai e ka kufizuar punën vetëm duke shtuar në mënyrë konvencionale një
numër simbolesh të jashtme, me anë të të cilave shikuesi lehtësisht
mund të “lexonte” identitetin e personazhit të përfaqësuar në të7.
Zakoni i aplikimit të fytyrave ose busteve ballore, drejtpërdrejt mbi
sipërfaqen e lëmuar të një fasade, vjen nga një stil zbukurimi, i cili shkon
në periudhën kur parthët ishin ende gjysmë nomadë. Të ngjashme me to
janë maska e iwān në jug të Hatra, maskat në sarkofagët parthe të
Babilonide, kokat në Quman dhe të një periudhe më të vonë sarkofagët
transoxianë.
7 HARPER 1966, f. 142; HAJI, MEHAFARIN 2009, f. 76. Ky model paraqitjeje ka bërë që
studiues të ndryshëm të kenë mendime të ndryshme për mbretërit e paraqitur në relievet
në gur. Në rastin e monumentit të sipërpërmendur kjo përjashtohet sepse ai shoqërohet
edhe me mbishkrim.
Page 94
94 Xhyheri
Figura nr. 14. Djathtas një nga dy bustet e mbretit sasanid Narseh. Busti nuk është
i ekspozuar (foto nga O. S. M. AMIN 2015); majtas skicë e bërë nga E. Herzfeld,
Freer Gallery of Art dhe Arthur M. Sackler Gallery Archives (FSA A.6 05.0987).
Zgjedhja e formës së kullës për të ndërtuar këtë tip memoriali
është ndikuar nga monumentet e varrimit, të përmendura më sipër.
Prototipa të veçantë dhe për detaje helenistike, ishin monumentet e
varrimit parthe të Hātra-s, në formë pak a shumë kubike, me
gjysmëkolona në kënde.
Vijon në numrin tjetër
Page 95
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Nima Jushixh, (1897-1959), poet bashkëkohor.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Nîma JUSHIXH
AFSÂNÈH / AFSANEJA
Nîma Yushidj (Nima Jushixhi, 1897-1959) vështrohet në Iran
si “babai” i poezisë bashkëkohore (she'r è-now). Duke thyer imazhet
e metrikës tradicionale, ai i hapi udhën shprehjes së një lirizmi të
pastër vetjak, i frymëzuar nga romantikët europianë.
Vëllimet e tij kryesore (shumë prej tyre të botuara pas vdekjes)
janë :
Afsane (1921)
Maneli (1958)
Makhula (1966)
Poezia ime (1967)
Kambana (1968)
Qyteti i natës, qyteti i mëngjesit (1968)
Lapsus calami (1971)
Britma të tjera (1972)
Ngjyra e merimangës (1972)
Uji në folenë e milingonave (1973)
***
Shënim hyrës:
“Afsanè” do të thotë “legjendë”. Rrënja e kësaj fjale është
“afsoun” dhe do të thotë “magji”. Edhe sot e kësaj dite, në Iran,
emri “Afsane” përdoret dendur si emër femre.
Kjo poemë, e cila është një dialog i gjatë midis “Të
Përgjëruarit” dhe “Afsanesë”, pati në letërsinë bashkëkohore të
Page 96
96 Jushixh
Iranit një rol të ngjashëm me “Anijen e dehur” të frëngut Artur
Rëmbo (Arthour Rimbaud).
Nisur nga këndvështrimi i poezisë perse klasike, njëra nga
risitë më befasuese dhe të çuditshme të saj është përdorimi i
ritmit të kalkuar të Avestës.
Poema është përkthyer nga origjinali persisht në gjuhën
frënge nga zotërinjtë Mohammad Torabi dhe Yves Ros. Kjo
poemë, në origjinal, ka mbi 127 strofa. Pjesën e mëposhtme, ne e
kemi shqipëruar nga frëngjishtja. Megjithëse jemi përpjekur për
të kryer një punë serioze, jemi të bindur se në tekst ka bjerrje për
nga bukuria e origjinalit, aq më tepër që edhe përkthyesit e
mësipërm të gjuhës frënge pohojnë diku se, fatkeqësisht, nuk
kanë arritur dot që të përcjellin gjithë bukurinë dhe hijeshinë e
origjinalit te publiku i tyre sqimatar e shijehollë frëng.
AFSÂNÈH / AFSANE
“Ia kushtoj këtë poemë
Mjeshtrit Nezam Vafa,
megjithëse e di
që kjo është një dhuratë e vogël,
por ai do t’i falë malësorët
sepse ata janë të thjeshtë e të sinqertë.”
Nima Yushixhi (Janar - Shkurt 1921)
***
Një natë pus, një i marrë,
Që ia kishte besuar zemrën një ngjyre të shpëlarë,
Në lëndinën e ftohtë, të veçuar, ishte ulur
E rrinte si kërcelli i një bime të shkulur,
Tregoi një histori të trishtuar.
Në atë mjedis, qëndroi krejt i hutuar,
Nga ai tregim i rrallë që e pati kapluar,
Nga gjithë ç’pati për të treguar, gojëkyçur qëndroi
Page 97
Afsânèh / Afsaneja 97
E, me zemrën që sa s’i fluturonte, mesazhin
E një imagjinate shqetësuese, tregoi:
Ah, zemër, moj zemër!
Zemër e bërë copë e çikë!
Me gjithë atë mirësi, trimëri dhe luftë,
A s’më thua vallë: në fund, ç’fitova unë,
Përveç lotëve në fytyrën time të përvujtë?
Tek e fundit – moj zemra ime! – më thuaj, çfarë pe?
Lirisë sate ia zure, përse ia preve udhën në mes, përse?
Ti, zog endacak, që degë
Mbi degë, hidhesh e kërcen,
A s’t’u shteruan fuqitë, ty, mor i mjerë?
Ti mund të ishe çliruar, moj zemër,
Nëse nuk do të ishe viktimë e kohës,
Atë që ke parë, vetes ia ke bërë, ja kështu,
Në çdo çast një udhë dhe një vjegë,
Deri sa edhe me mua – o e dehur – ti zihesh, turfullon e zien.
Deri sa në dehje dhe në dhembshuri
Me Afsanenë ti lidh miqësi.
Bota prej saj largohet pa pushim
Dhe me të ti merresh vesh bukur e mirë,
Aq të prekur sa ti, ajo nuk gjen më njeri.
AFSANEJA:
Ndonjë të prekur si unë
Asnjë në udhën rrëshqitëse s’ka parë.
Ah! S’mbahet mend se që kur tregohet kjo përrallë:
Nga dega një zog fluturoi,
Dhe në vend të tij një çerdhe bosh qëndroi.
Por këto çerdhe kudo që janë
Shpulla e erës i godet me rropamë.
Page 98
98 Jushixh
Njerëz të ndryshëm në këtë rrugë udhëtojnë
Të mbytur në trishtim dhe me trishtim, këndojnë...
Edhe ai qe gjithashtu një udhëtar.
Pranë kësaj foleje të rrënuar,
Të këtij qielli të lartë dhe këtij yll zjarr.
Për vite e vite, bashkë ju kishit vuajtur shumë
Nga ngjarje të pakëndshme, me zemra dërrmuar,
Ai të jepte puthje dhe, ti po ashtu atij pa pushuar...”
I PËRGJËRUARI:
“Për vite e vite, ju vuajtët shumë bashkë,
Për vite e vite, u sfilitët, u dërrmuat,
Por një dallgë e turbullt që u ngrit përpjetë,
Mbante në buzët e saj një histori të fshehtë.
Dhe këto buzë lëshuan për ty në këtë dallgë një buzëqeshje të lehtë.”
AFSANEJA:
“Pashë në këtë dallgë të turbulluar
Një kampion që vraponte si i harbuar.”
I PËRGJËRUARI:
“Por,
Unë vrapoja drejt një të bukure perri
Si një enigmë, me leshra ngatërruar,
Si vorbull e turbulluar.”
AFSANEJA:
“Në një cep të udhës fshehur unë,
Përvijoja për të një vizatim mbi ujë.”
I PËRGJËRUARI:
Ah! Unë i dërgoja puthje nga larg
Fytyrës së saj, në ëndërr – oh, ç’ëndërr e paparë –
Page 99
Afsânèh / Afsaneja 99
Dhe çfarë imazhesh të magjishme, zjarr.
O Afsane, Afsane, moj!
O, shigjeta jote, tejpërtej më shpoftë!
O bar zemre, o balsam kundër dhimbjes së thellë!
Kundër të qarave me ngashëri gjatë natës së zezë sterrë!
Me mua, të drobiturin, ç’të ka gjetur, vallë?
Ç’je, moj, kështu? Moj, që u fshihesh syve zjarr!
O ti, e ulur ndanë udhës,
Ku kalojnë djem, të gjithë me nga një rënkim të thellë!
Rënkimi yt, për shkak të baballarëve!
Cila je ti? Cila është jot’ëmë? Cili është yt’atë?
Kur nëna nga djepi më nxori,
Këtë rrëfim për ty më tregoi,
Tek unë ngjyrën dhe tiparet e tua nguliste,
Syrin, nuri yt krejt e fashiste,
Unë magjepsesha, zverdhesha e të fikët më binte.
E dalëngadalë teksa hidhja hapat e parë
E pas lojërave të fëmijërisë humbisja krejt
Sa herë që binte mbrëmja e qetë
Buzë kroit dhe lumit,
Së përbrendshmi dëgjoja zëthin tënd si qengj...
O Afsane! A nuk ishe ti,
Kur unë në të shkretën shkretëtirë
Vrapoja vetëm si i marrë,
Duke derdhur lot, me ngashërim duke qarë,
Ajo që m’i fshihje çurgjet e lotëve zjarr?
Kur i dehur isha,
Balluket në ajër shpupurisja,
A nuk ishe ti që, me mua, bashkë
Qaje me ngashërim, mërziteshe pa masë,
Page 100
100 Jushixh
Dhe qiellin e rrëzoje përdhe si të ishte pjatë?
Pranë kopesë, një natë të zezë sterrë
U gjenda sëmurë me çehre dyllë të verdhë;
A nuk ishe ti, ajo fantazmë,
Ajo hije e zezë e llahtarshme me ato xixa në sy –
Që më bënte të bërtisja, nga frika për ty?
Kur erdhën buzëqeshjet pranverore
Me gjelbërimin përreth rrëkeve, krojeve
Rreze hëne vezulluese kudo
Në rrëzë të shkëmbinjve të malit aty,
Kudo festë dhe luftë për ty.
Bilbili i shkretë qahej e ankohej.
Në fytyrën e gjelbërimit, nata hidhte vesën,
Në faqen e asaj hëne, afshi i dashurisë
Ashtu si lulezjarri, çelte burbuqe etheje përditë,
Ti shkruaje gjithashtu një tregim...
Për mua, një tregim, o Afsane!
Të jesh vallë shqetësimi im e dhembshuri?
O zemra ime me ankth e lidhur pisk!
Apo sytë e mi derdhin lot pambarim?
Apo Djalli më shtyn gjithandej me tërbim?
Mos vallë, moj zemër, je në kulm të betejës
E panjohur, e paemër, që s’ta dinë vlerën?
Apo je loçka ime e zemrës që nuk kërkon
As famë, as emër as begati?
Apo je fati që më largohesh me furi?
Secili nga këta të shtyn,
Pa ditur që ti je e përjetshme.
Kush je ti, moj, ti e shtyrë nga çdo anë?
Mos vallë me mua udha s’qe e mbarë?
Mos vallë je pikë loti a trishtimi?
Page 101
Afsânèh / Afsaneja 101
AFSANEJA:
Më kujtohet që një natë me hënë,
Rrëzë malit të Novbonit kisha zënë vend,
Nga shtrëngimi i zemrës syri ra në gjumë
Dhe zemra nga zhurma e syve kish shpëtuar.
Një erë e ftohtë fryu në mal me zhurmë.
Dhe më tha: “O fëmijë i trishtuar!
Përse nga shtëpia je larguar?
Ç’të ka humbur këtu?
Ti ke çelur si burbuqe dhe je i gëzuar,
Ti je Korgevixhi në këtë luginë të ngushtë.”
Dorën në balluket e mia kaloi si krehër,
Butë-butë, ëmbëlsisht e miqësisht.
Me mua të lodhurin e të mjerin, ajo
Luante dhe bënte shaka si fëmijë.
I PËRGJËRUARI:
O Afsane! Mos vallë je ti kjo erë e ftohtë?
Sa e sa herë ti qesh me lot,
Me gëzimin dhe trishtimin e lules sime të rrallë?
Sa e sa herë vjen duke qarë
Pranë meje, pranë zemrës dhe pranë frytit tim të larë?!
Të jesh kafshë e egër me fytyrë si zanë?
O ti, që vlerën s’ta dinë! Cila je ti, moj xhan,
Që kudo me mua, të varfrin, s’ke lënë vend pa shkuar?
Që në çdo çast më ke tërhequr me krahë,
E unë nga të fikët, në kllapi kaloja orë e çast?
O Afsane! Ma thuaj, m’u përgjigj se po plas!
AFSANEJA:
“Mjaft me këto pyetje – o zemërzhuritur –
Ke thënë aq shumë sa zemra s’po m’i duron dot
Page 102
102 Jushixh
Më duket se nga vuajtjet je dehur, je bërë sarhosh.
Për atë që është trishtuar, trishtimi veç rritet kohë pa kohë!
O i përgjëruar! Ti më njeh mirë shumë:
E strukur në zemër pa zhurmë e pa bujë,
Unë endem nëpër qiellin pa anë e pa fund,
E lodhur, e mbetur prapa kohës dhe tokës së butë,
E tillë jam, pranë të dashuruarve të shumtë,
Ajo çka thua, jam unë, dhe ajo çka do, po ashtu.
Unë jam një qenie me shumë përvojë,
Që robërit e vetmuar në botë më kërkojnë.
Falë meje nëna plakë frikën fëmijëve u kall
Sapo nata bie në fushë e në mal.
Pa fund, pa fillim, unë jam një përrallë!”
I PËRGJËRUARI:
“Ti je një përrallë?”
AFSANEJA:
“Po, po,
Përralla e një të dashuruari të torturuar,
E një të pashpresi të sfilitur, të dërrmuar,
Që midis melankolisë dhe netëve pa gjumë,
Vite në trishtim e vetmi kaloi si murg.
Si përralla e një të dashuruari të frikësuar,
Aq e llahtarshme dukesha, si të isha dreqi në shkretëtirë,
Megjithatë fshatarja plakë mua më quante
“Gjigante – që – i ikën – Njeriut – pa – u – ndier ”,
Mua që linda nga ankthi i botës së lirë.
Njëherë e një kohë isha një vajzë,
E dashuruar, e hirshme, pa fjalë,
Me sytë andaj nga lufta drejtuar,
Page 103
Afsânèh / Afsaneja 103
Isha magjistarja e vetme, si në përrallë,
E erdha u ula ngadalë në një varr.
Në njërën dorë kisha harpën që kompozoja muzikë,
Në tjetrën mbaja fort një kupë verë të mirë.
Një notë – tek isha dehur – muzikën pat’ ndaluar,
Natën prej syve të mi të zinj të zgurdulluar,
Pikë-pikë lot gjaku poshtë më kulluan.
Po atë çast në horizontin flakë
Nisi të errësohej një re ngjyrëgjak,
Midis tokës dhe kupës qiellore
Tingujt e rëndë u shkrinë bashkë.
Tymi i asaj tende po ngrihej lart.
Gjumi më erdhi e sytë m’i mbylli fort,
Kupa e harpa nga duart më ranë përtokë.
Harpa u thye e kupa copë-copë pas saj
Zemra, shpëtoi prej meje e unë prej asaj,
Unë shkova e ti nuk më pe më pastaj.
Oh! Sa net të tmerrshme!
Prapa reve papritur u shfaq
Një siluetë – e cila s’të linte ta dëgjoje qartë –
Me zërin e trishtë dhe të përvajshëm,
Emrin tim, në zgavrën e veshit tënd, tha...
O i Përgjëruar! Unë jam ajo që ti nuk më njeh,
Ai zë që nga thellësia e zemrës ia beh.
Fytyra emblematike e të vdekurve të kësaj bote.
Unë jam vetëm një çast që si rrufeja kalon,
Jam pikë e nxehtë e një syri të lagur, që veç kullon.
Kush ia mori kohën
Dorës së lyer me baltë të njeriut në ato male?
Në ato kohë, oh, sa keq!
Banorët nuk nxorën asnjë fitim vërtet.
Page 104
104 Jushixh
E vitet rrodhën njëri pas tjetrit si lumë i qetë.
Një dre iku me kërcime atje tej
Një degë e zhveshi, s’i la asnjë gjeth...
Tinguj të tjerë u dëgjuan përreth...
Forma konike e një shtëpie të vetme e të qetë...
Kokat e shumë dhive në kullotë dukeshin lehtë...
Pas kësaj, një bari plak,
Ngriti një shtëpi në atë lirishtë gjithë bar,
Një natë, sakaq në ëndërr pa diçka,
Ku kishin humbur gjurmë e shenja.
Në këtë udhë, e më pyeti për kuptimin e saktë...
Një zemër, të ketë vallë lajme të tjera nga ky mister
Përveç kukuvajkës që këndon me aq trishtim?
Kjo shtëpi e gëzuar u shkretua, u bë shkrumb e hi.
Kur s’i mbeti gjë mbi tokë veç planit,
Gjithçka qau, përveç syrit të Shejtanit!”
I PËRGJËRUARI:
“O Afsane! Janë vetëm ferrat e drizat ato
Që pengojnë udhën për te kopshti me lule lloj-lloj.
Driza edhe njëqind vjet të rrihet nga stuhitë, nuk lëviz,
Ndërsa lulja e brishtë sëmuret edhe nga një puhizë.
Ti, mos i fshih fjalët që mban thellë në shpirt...
Ti, fol lirshëm me atë gjuhën e zemrës që ke
– Edhe pse kjo askujt nuk mund t’i pëlqejë –
Në këtë punë mund të bëhen edhe dredhi,
Por, për një të mësuar do të ishte shumë gabim,
Që të heshtte për shkak të fjalës së njerëzve të lirë.
Është gjuha e zemrave të ndrydhura, gjithë drithërim,
Dhe jo ajo gjuhë që i jep emrit shkëlqim,
Thuaj që asnjë nuk do ta mbajë këtë gjuhë në zemër.
Page 105
Afsânèh / Afsaneja 105
Ne që në këtë botë, po digjemi të gjallë,
Le ta marrim fjalën e le t’ia nisim me radhë:
Kush qe në kolibet e tjera, ma thuaj!?”
AFSANEJA:
“Asnjë, përveç meje, o i Përgjëruari im i dehur!
Ti ndjeve emocione e dëgjove atë thirrje të mekur
Nga kulmi i çative që u rrëzuan poshtë, në tokë,
Dhe nga muret që qëndruan në këmbë, të fortë.
Në një kolibe të vogël, në pyll,
Pranë një gërmadhe, a të kujtohet ty?
Një fshatare e thyer në moshë
Tirrte pambuk, qante me ngashërim e me bot,
Qetësia ra dhe bashkë me të errësira e plotë...
Suferina nga jashtë fort ulërinte,
Zjarri në zemër të kolibes brambullinte.
Papritur një vajzë te porta u shfaq
Duke goditur kokën dhe duke thënë gjithë afsh:
O zemra ime e shtrenjtë, o zemra ime e zjarrtë!”
Një psherëtimë nga zemra e saj regëtiu,
Buzë detit ra e u bë e akullt, ngriu.
E dashuruar në kulm, një vajzë si ajo,
E di ti, të qara me dënesë e dobësi, kush i shkaktoi?
Dashuria që asgjëson, jam unë, dashuria!
Fryti i jetës, jam unë. Unë!
Qartësia e gjithësisë, jam unë. Unë!
Zemra e të dashuruarve, jam unë. Unë!
Trupi, shpirti, nëse ka, jam unë. Unë!
Unë jam lulja e dashurisë dhe e lindur prej lotësh!
A të kujtohet ajo rrënojë,
Page 106
106 Jushixh
Ajo natë dhe pylli i Aliusë,
Ku ti numëroje të parët e tu
Dhe përpije lajmet e bukura?
Qysh atëherë ti u bëre miku im!”
...
Shqipëroi: Viktor BAKILLARI
Page 107
ORIENTORIENTORIENTORIENTORIENTALISTIKËALISTIKËALISTIKËALISTIKËALISTIKË
Page 109
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Mehmed Kico, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Mehmed KICO
PËR KONTRIBUTET E PROF. FETI MEHDIUT NË ORIENTALISTIKË DHE NË ARSIMIN E LARTË
(Në 70-vjetorin e lindjes dhe 40-vjetorin e orientalistikës në Prishtinë)
Akademiku shqiptar i Kosovës Feti Mehdiu mbushi shtatëdhjetë
vjet të jetës dhe dyzet vjet të punës së frytshme akademike në lëmin e
orientalistikës e posaçërisht të arabistikës. Kjo më shërbeu si shkas që të
them disa fjalë për të si profesor i merituar dhe përkthyes i botimit të
parë të Kur`anit në gjuhën shqipe .
Krahas dymbëdhjetë veprave autoriale, Feti Mehdiu është autor i
një shumë punimeve të botuara në periodikun shkencor; ka marrë pjesë
gjithashtu në shumë tubime shkencore të rëndësishme ndërkombëtare, që
i kushtohen komentimit dhe përkthimit të Kur`anit. Është njëri ndër
themeluesit e poetikës së përkthimit të Kur`anit dhe padyshim autori më
frytdhënës në hapësirën e ish Jugosllavisë për çështjet që kanë të bëjnë
me përkthimin e Kur`anit.
Me punimet për përkthimin e Kur`anit dhe rolin e Kur`anit në
bashkëpunimin e komuniteteve, që i ka botuar në periodikun në gjuhën
b/k/s1, Feti Mehdiu shfaqet si një nga njohësit më të mirë të arabistikës
në bashkëpunimin me revistat e arealit gjuhësor b/k/s/.
Gjatë dyzet vjetëve të veprimtarisë së tij në katedrën e
orientalistikës në Prishtinë, F. Mehdiu ka dhënë një kontribut të shquar
që ajo katedër të jetë në nivelin e qendrave më të njohura të njëjtit lloj në
rajon. Autorin e këtij shkrimi e lidh me F. Mehdiun një njohje e
hershme, që gjatë studimeve universitare e pasuniversitare. Në vitet
1 Emërtimi zyrtar për gjuhën boshnjake-kroate-serbe; në vijim vetëm shkurtesa: b-k-s.
Page 110
110 Kico
1980–1982 të dy kemi bashkëpunuar për drejtimin të Katedrës së
orientalistikës në Prishtinë, ai si përgjegjës i katedrës e unë në detyrën e
sekretarit. Ai ka qenë edhe recensent i disa librave të mi nga gjuhësia
arabe. Të dhënat e përmendura shpresoj se mund të shërbejnë si arsyetim
që, me rastin e jubileut të tij, të shfaq vlerësimet e mia për të si
bashkëpunëtori më i frytshëm i periodikut në gjuhën b/k/s nga radhët e
arabistëve shqiptarë, e njëkohësisht dhe njëri nga më të dalluarit
themelues të poetikës së përkthimit të Kur`anit në gjithë hapësirën e ish
Jugosllavisë.
Feti Mehdiu ka lindur më 1944 në Zajaz të rrethit të Kërçovës
(Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollimin e vijoi në
medresenë e ulët dhe të mesme Alaudin në Prishtinë. Në vitin 1967 kreu
medresenë dhe vitin e ardhshëm shkollor vijoi studimet në Katedrën e
filologjisë orientale të Fakultetit Filologjik në Universitetin e Beogradit,
ku studioi gjuhën arabe dhe gjuhën turke, me letërsitë e tyre. Këtu u
diplomua në shtator të vitit 1971. Në vitin shkollor 1975/76 në
Universitetin e Kajros ndoqi studimet e specializuara për gjuhë arabe.
Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit
të Beogradit më 1977, duke mbrojtur tezën e magjistraturës me titullin
Përkthimet serbo-kroate të Kur’anit. Disertacionin e doktoratës me
titullin Përkthimet e letërsisë arabe në gjuhën shqipe, 1922–1982 , e
mbrojti në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë
në vitin 1990.
Feti Mehdiu punën e filloi në Institutin e Historisë së Kosovës në
Prishtinë në vitin 1973. Në vitin 1974 vazhdoi të punojë në Fakultetin
Filozofik të Universitetit të Prishtinës si asistent i orientalistit me famë
botërore, akademikut dr. Hasan Kaleshi, për lëndën gjuhë arabe. Duke
punuar vijimisht në atë katedër mori me radhë titujt ligjërues, docent,
profesor inordinar dhe profesor ordinar. Ka qenë disa herë sekretar dhe
shef i Katedrës së Orientalistikës. Në vitin 1994 Ka mbajtur ligjërata për
gjuhën arabe dhe filologjinë orientale në Universitetin e Tetovës (1994,
– duke qenë edhe një nga themeluesit e tij) dhe në Fakultetin e
Shkencave Islame në Shkup (2002–2004). Nga viti 2002 është anëtar i
Akademisë Arabe të Shkencave në Damask. Në vitin 2004 bëhet anëtar
nderi i Shoqatës së të burgosurve Politikë të Kosovës.
Veprimtarinë kërkimore-shkencore Feti Mehdiu e thellon me rastin
e hartimit të tezës së magjistraturës (1977), për të cilën studioi një
numër të konsiderueshëm artikujsh të botuar në revista autoritative. Me
që kemi të bëjmë me punimet e botuara para paraqitjes të Kur`anit në
përkthimin e Besim Korkutit, i cili, sipas vlerësimeve unike,
konsiderohet përkthimi më i mirë në gjuhën b/k/s, është e drejtë të thuhet
se ato punime mund të vlerësohen si të patejkalueshme dhe nismëtare në
hulumtimin e poetikës të përkthimit të Kur`anit te ne.
Page 111
Për kontributin e prof. Feti Mehdiut në orientalistikë dhe në arsimin e lartë 111
Puna e mëvonshme e pandërprerë hulumtuese e Feti Mehdiut jep
fryte me një varg veprash autoriale, numri i të cilave arrin në
trembëdhjetë: 1. Flasim arabisht. Prishtinë, 1987; 2. Gjuhë arabe, I-II,
fonetikë-morfologji. Prishtinë, 1991; 3. Nga Kërçova për Kërçovën.
1995; 4. Përkthimet e Kur`anit në gjuhën shqipe. Shkup, 1996; 5. Hyrje
në filologji orientale. Prishtinë, 2004; 6. Për letërsinë arabe. Prishtinë,
2005; 7. Maturantët e parë të Medresës Alauddin. Prishtinë, 2007; 8.
Përkthimet e letërsisë arabe në gjuhën shqipe. Prishtinë, 2008; 9.
Kërçovarët për Kërçovën. Shkup, 2009; 10. Hafizët tanë gjatë historisë.
Prishtinë, 2010; 11. Të burgosurit politikë shqiptarë të Kërçovës.
Prishtinë, 2011; 12. Reflektime të luftës së shqiptarëve për pavarësi
1389–1999 në burime orientale. Prishtinë, 2012; 13. Kërçova në histori.
Prishtinë, 2013.
Feti Mehdiu ka marrë pjesë me sukses në shumë tubime shkencore,
ku ka përfaqësuar me dinjitet arabistikën shqiptare. Këtë e konfirmojnë
referatet e paraqitura në tubime me rëndësi ndërkombëtare, si: Lidhja
Shqiptare e Prizrenit në “Terxhuman-i-shark (Konferenca me rastin e
100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit); Përdorimi i disa fjalëve
turke në gjuhën shqipe (Simpoziumi i tretë ndërkombëtar i studimeve
Osmane, Sarajevë, 1978); Shemsudin Sami Frashëri në gjuhën
serbokroate (Kongresi i Tretë i Turkologjisë, Stamboll, 1979); Përkthimi
i Kur`ani kerimit në gjuhën shqipe (Kongresi i Parë i përkthimeve të
Kur`anit në gjuhët e botës, Stamboll, 1986); Disa dorëshkrime arabe me
prejardhje boshnjake të ruajtura në Prishtinë (Konferenca “Shkencat
islame dhe ulemaja në Bosnjë dhe Hercegovinë”, Sarajevë, 1990); Etika
islame dhe fjalët e urta shqipe (Simpoziumi “Etika në Islam”, Zagreb,
1990); Xhamitë dhe teqetë në Jugosllavi deri në fund të shekullit XIX
sipas burimeve turke; Përhapja e Islamit dhe kultura islame në ejaletin e
Bosnjës (Sarajevë, 1991); Islami te shqiptarët në dritën e veprave
dorëshkrime (Simpoziumi “Islami në Botën perëndimore”, Zagreb,
1997); Vështrim përkthimit të parë të Kurani kerimit në gjuhën shqipe
(Simpoziumi “Përkthimet e Kurani kerimit në gjuhet e kombësive”,
Aman, 1998; Evolucioni semantik i disa fjalëve persiane në gjuhën
shqipe (Simpoziumi “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-iraniane”,
Tiranë, 1999); Dualizmi kulturor-civilizues e ardhmja e popullit shqiptar
(Simpoziumi “Dialogu intercivilizues”, Tiranë, 2000); Kur`ani kerimi te
shqiptarët gjatë historisë (“Ekspozita XI ndërkombëtare e Kur`ani
kerimit” Teheran, 2003); Religiolinguistika islame në këngët popullore
shqiptare (Simpoziumi “Civilizimi islam në Ballkan”, Tiranë, 2003;
Koekzistenca e tre librave të shpallur dhe e ardhmja e tyre në Ballkan
(Kongresi i Nëntë i studimeve Europës Juglindore, Tiranë, 2004);
Kaligrafia Kur`anore te shqiptarët (“Festivali IV Ndërkombëtar i
Kur`ani kerimit, Lahore, 2004).
Page 112
112 Kico
Feti Mehdiu ka botuar në shumë revista profesionale në vendin e
vet e në rajon si dhe në disa revista arabe*2. Është me rëndësi të vihen
në dukje revistat në të cilat ka botuar punimet në gjuhën b/k/s: Prilozi za
orientalnu filologiju e Institutit Oriental, Sarajevë; Glasnik Verhovnog
Islamskog Stareshinstva, Sarajevë; Anali Gazi Husrev-begove Biblioteke,
Sarajevë; Islamska misao, Sarajevë; Preporod, Sarajevë; Muslimanki
glas, Sarajevë dhe në Kulture istoka, Beograd. Feti Mehdiu shkruan në
gjuhën shqipe, b/k/s dhe arabe.
Punimet e botuara në periodikunshkencor në gjuhën b/k/s/
Titujt e punimeve me të dhënat përcjellëse bibliografike janë këto:
1.”Bibliografia e përkthimeve të Kuranit”. Glasniku i Kryesisë Supreme
Islame, nr 3, 1986, f.320-323; 2. “Dr Mahmud Fahmi Higazi, ilm al-
luga al-arabiyya madhal tarihiyy muqarin fi dav, al-turat ve lugat
assamiyya (Kuvajt, 1973), “Prilozi za orientalnu filologiju, XXXI,
Sarajevo, 1981, f. 231-233; 3.”Hercegovina në fund të shek. XIX sipas të
dhënave të Kamus al-alam”, Islamska misaoi nr. 133, Sarajevë, 1990, f.
36-37; “Islami te shqiptarët në dritën e veprave dorëshkrime”, Islami në
Botën perëndimore-Përmbledhje e punimeve të simpoziumit të shtatë
islam ndërkombëtar 1997/1417; Xhamia e Zagrebit, Zagreb, 1997, f.73-
86; 4.”Etika islame dhe fjalët e urta shqipe”, Etika në islam-
Përmbledhje e punimeve e simpoziumit të tretë 1990/1410; Xhamia e
Zagrebit, Zagreb 1991, f. 181-188; 5. “Si do të shkojnë shqiptarët në
Europë”.Muslimanski glas nr.43, Sarajevë, 1992, f. 9; 6. “Kurani te
shqiptarët”, Glasniku i Kryesisë Supreme Islame”, nr.1, Sarajevë, 1984,
f.29-35; 7.”Tubimi shkencor ndërkombëtar kushtuar përkthimit të
Kuranit”, Preporod, nr.8, 15, 04, 1986, Sarajevë, f.11; “Disa
dorëshkrime arabe me prejardhje boshnjake të ruajtura në Prishtinë”,
Anali i bibliotekës Gazi Husrev beg, nr.XVII-XVIII, Sarajevë, f.163-167;
9. “Për përkthimet shqip të Kuranit”, Anali i Bibliotekës Gazi Husrev
beg, nr.V-VI, Sarajevë, 1978, f.237-244; 10. “Për përkthimet e Kuranit
në gjuhën serbokroate në raport me tekstin arab”, Zborniku i Fakultetit
Filozofik, nr. XIV, Prishtinë, 1980, f.439-456; 11.”Kontribut
bibliografisë orientalistike jugosllave 1966-1990”, Prilozi për filologjinë
orientale, nr. 25, Sarajevë, 1975, f.8-9; 13. “Përkthimet serbokroatisht
të Kuranit”, Studio Humanista, nr. III, Fakulteti filozofik, Prishtinë,
1980, f. 149-163. shtesë bibliografike.
Në punimin ”Për përkthimet shqip të Kur`anit” autori tregon se
opinioni thuaj se nuk di asgjë për këtë çështje. Të parët që kanë folur për
2 Si p.sh.: Al-Ma‛rifa (Damask), Al-Bayān (Kuvajt), At-Turāṯu l-‛arabiyyu (Aman) etj.
Page 113
Për kontributin e prof. Feti Mehdiut në orientalistikë dhe në arsimin e lartë 113
këto përkthime, ishin Filip de Tirazi*3 dhe Muhammad Hamidullahu *4.
Pothuaj se me të dhëna të njëjta operon edhe Abu Taha al- Vali5* Tek ne
për këtë ka shkruar Husein Xhozo. 6 * Sipas Hamidullahut dhe Valit
“Kur`ani është përkthyer me shkrimin boshnjako-arab”7*, çka flet se
gjuha boshnjake ka qenë e pranuar që moti para se të flitej për gjuhën
serbe apo kroate, e lëre më për gjuhën serbo-kroate.
Fati i përkthimit të parë shqip “sipas shumë gjasave është i njëjtë
me përkthimin serbokroatisht të Kur`anit…” dhe përkthimi i parë është
bërë nga ana e jomyslimanëve. Ngjashmëria vërehet edhe nga shkaku me
të cilin përkthyesit i janë qasur përkthimit. Miqo Lubipatriqi ka pohuar
se “pajtimi me muhamedanët” ka qenë ideja që e ka shtyrë, kurse Ilo
Mitko Qafëzezi me përkthimin e vet ka dashur të tregojë “kush është ajo
cipë misterioze që ndan…shqiptarët muhamedanë nga vëllezërit e tyre të
krishterë”. E përbashkëta e përkthyesve është edhe ajo se nuk kanë
përkthyer nga origjinali, por në mbështetje të përkthimeve në gjuhët
europiane. Feti Mehdiu thekson se përkthimet më të hershme ishin të
paplota. Ilo Mitkë Qafëzezi kishte përkthyer 8 xhyze;8* Përkthimi në
edicionin e Këshillit suprem të sheriatit në Shkodër përfshin 5 xhyze,9 e
për përkthimin e Ali Korçës dihet me siguri se nuk është i plotë. Nuk
është vërtetuar as sasia e përkthimit të Kur`anit.10*
Shkrimi “Kurani te shqiptarët”* fletë për Kur`anin si burim
themelor “të mësimit” të fesë monoteiste dhe bartësit kryesor të kulturës
specifike shpirtërore”. Lidhur me përkthimet e Kur`anit në shqip, F.
Mehdiu tregon për mangësinë e të dhënave që kanë të bëjnë me to. Në
kuadër të këtij punimi bibliografik autori i thekson të gjithë titujt, së pari,
të botimeve të veçanta, e pastaj edhe përkthimet dhe studimet e botuara
në revistat Zani i Naltë11, Kultura Islame12, Jeta Muslimane Shqiptare13
3 Filip de Tirazi, Hazā'inu l-kutubi, Bejrut, s.a.
4 Muḥammad Ḥamidu l-Lāh, „Al-Almānu fī ḫidmati l-Qur'āni“, Mağallatu l-afkāri wa l-
funūni, 1965. 5 Abū Ṭāha al-Wālī, „Tarğamatu ma‛ānī l-Qur'āni l-karīmi ilā l-lugāti l-ūrubbiyyati wa
š-šarqiyyati“, Manāru l-islāmi, No. 22., Ebu Dabi, 1976. 6
Husein Đozo, „Kur'an na stranim jezicima“, Glasnik Vrhovnog islamskog
starješinstva, br. 4-6, 1962. 7 Feti Mehdiu, „O albanskim prevodima Kur'ana“, Anali Gazi Husrev-begove biblioteke,
br. V-VI, Sarajevo, 1978., str. 237. 8 Kur'ani (Kendimi) perkthyer shqip, prej I.M.Q. shtypur nde Rumani, 1921.
9 Ajka e kuptimeve te Kur'anit qerinit, Shkoder, 1929-30.
10 U vezi s ovim prijevodom Feti Mehdiu ističe da „na albanskom postoji još jedan,
također nekompletan prevod koga je dao hafiz Ali Korca“ (op. cit., str. 242). 11
Izlazi jednom mjesečno, u Tirani, a bavi se filozofijom, etikom, nacionalnom
književnošću i sociologijom. 12
Izlazi također jednom mjesečno, u Tirani, a bavi se pitanjima vjere, književnosti,
nauke i umjetnosti. 13
Izlazi kvartalno, u Detroitu (SAD), a bavi se pitanjima vjere i kulture.
Page 114
114 Kico
dhe Edukata Islame14, duke filluar nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore
e këndej.
Lidhur me shkrimin “Përkthimet serbokroate të Kur`anit”, duhet
theksuar se në përvojën e përkthimit të Kur`anit në gjuhën b/k/s
interesimi i politikës ekziston para atij fetar. Autori i përkthimit të parë,
me titullin Koran (Biograd, 1895), Miqo Lubibratiq, lider i kryengritjes
hercegovinase dhe klerik, thekson se qëllimi i tij është “pajtimi me
muhamedanët e kombit serb…ide në të cilën po punon… që nga ardhja
në Beograd”.15 *
Përkthimi i Kur`anit i nxitur nga motive fetare është vonuar më
shumë se dyzet vjet. Ky është Kur`ani fisnik, përkthim dhe komentim i
Muhamed Panxhës dhe Xhemaludin Çausheviqit (Sarajevë, 1937).
Shkaku i vonesës është te qasja konservative e ulemave se Kur`ani nuk
lejohet të përkthehet, sepse me “përkthim jo të saktë mund të bëhet
gjynah i madh”. Tematikisht është i ngjashëm përshkrimi “Për
përkthimet e Kur`anit në gjuhën serbokroate në raport me tekstin arab” .
Aty autori tërheq vërejtjen se përkthimi “nuk është ndërrimi i fjalëve të
një gjuhe me fjalë të gjuhës tjetër” por është ndërmarrje shumë
komplekse, aq më shumë nëse ka të bëjë me veprat të cilat bartin në vete
simbole të rëndësishme të një kulture dhe qytetërimi. “Kjo punë është
edhe më komplekse, kur është fjala për Kur`anin, i cili sipas përmbajtjes,
stilit, gjuhës dhe formës, dallon shumë nga të gjitha shkrimet letrare-
artistike në gjuhën arabe”.16* Në vijim autori me të drejtë vëren se
përkthimi i Kur`anit kërkon përgatitje themelore dhe përvojë të pasur që
të shprehet kuptimi thelbësor i fjalës. Përkthimi i Kur`anit paraqet
ngjarje të madhe kulturore në çdo gjuhë, pavarësisht nga numri i
njerëzve që e flasin atë. Kur`ani në të gjitha gjuhet e rëndësishme të
botës është përkthyer, madje nga disa herë.
Në punimin “Bibliografia e përkthimit të Kur`anit” F. Mehdiu si
objekt vështrimi ka pasur veprën e njohur bibliografike “Bibliografia
botërore e përkthimeve të Kuranit fisnik të botuara nga viti 1515–
1980”17*. Përkthimi i Kur’anit kishte filluar që gjatë jetës së Muhamedit
a.s., kur as-habi Selman al-Farisi, e kishte përkthyer suren Al-Fatiha në
gjuhën perse. Duke nisur nga përkthimi i parë latinisht, Kur`ani pa
ndërprerë përkthehet dhe botohet në gjuhët e myslimanëve dhe
jomyslimanëve, duke u vlerësuar si burim me interes për individë dhe
14
Izlazi također kvartalno, u Prištini, a bavi se pitanjima vjere i kulture. 15
Ibid., str. 149.-150. 16
Feti Mehdiu, „O prevodima Kur'ana na srpskohrvatski jezik u odnosu na arapski
tekst“, Zbornik Filozofskog falulteta, br. XIV, Priština, 1980., str. 439. 17
World Bibliograpfy of Transkations of the Meaninges of the Holy Qur'an, printed
Translations 1515-1980, prepared by: Ismet Binark - Halit Eren, Edited with
Introduction by Ekmeleddin Ihsanoglu, Istanbul, 1986./1406.
Page 115
Për kontributin e prof. Feti Mehdiut në orientalistikë dhe në arsimin e lartë 115
institucione të orientimeve të ndryshme. Interes të veçant autori i
shkrimeve i kushton trajtimit të përkthimeve të Kur`anit në gjuhet
serbokroate dhe shqipe në kuadër të kësaj bibliografie brilante.
Në shkrimin “Tubimi ndërkombëtar shkencor kushtuar
përkthimeve të Kur`anit” (21-23, mars 1986 në Stamboll), në të cilin
kishte marrë pjesë aktivisht, Feti Mehdiu njofton me entuziazëm të
përfituar nga shoqërimi me 50 shkencëtarë të dalluar, nga gjithë bota, të
cilët në atë kohë, kujdeseshin për përkthim të drejtë të Kur`anit në gjuhë
të ndryshme të botës. Përkrah çështjes së përkthimit të Kur`anit shkon
edhe shkrimi “Kontribut bibliografisë orientale jugosllave 1966–1990
(Arabistika në gjuhën shqipe)”. Autori shpreh qëndrimin se arabistika
shqiptare bën hapa të rëndësishëm në shek. XIX, e si fillim të arabistikës
shkencore ai ka theksuar vitin 1922, kur u paraqitën përkthimet e para
shqipe të pjesëve të Kur`anit dhe fragmenteve nga “Një mijë e një net”.
Autori është përqendruar në regjistrimin e punimeve të rëndësishme të
hartuara në ish Jugosllavi, duke i renditur sipas autorit në rend alfabetik,
kurse në fjalën hyrëse janë theksuar revistat në të cilat janë botuar
artikujt studimor dhe të përkthyer. Ndër kontribuuesit më frytdhënës
dallohen arabistët e Katedrës së orientalistikës në Prishtinë: Feti Mehdiu,
Ismail Ahmeti dhe Muhamed Mufaku, por mund të ndeshen edhe emra
të hulumtuesve dhe hartuesve të fushave të përgjithshme shoqërore.
Për Kur`anin si interes kulmor i punimeve të Feti Mehdiut flet
edhe shkrimi “Etika Islame dhe fjalët e urta shqipe”. Edhe pse etika si
shkencë merret me parimet e moralit, duke ofruar masa vlerësuese të
sjelljeve dhe veprave njerëzore, në komunitetet e veçanta, ato simbole
specifike janë fituese në përputhshmëri me sistemin e vlerave
konvencionale të pranuara. Vështruar në këtë dritë, etika islame bazohet
në burimet parësore të mësimeve islame që më së shumti porositen
përmes mesazheve të Kur`anit, në mesin e të cilave me e veçanta është
durimi.18
Fjalët e urta kanë tipare të veçanta të etikës specifike në
komunitete, tipare që shprehen me finesa të veçanta të urtisë dhe
shprehjes. Në rastin e popullit shqiptar, i cili ka jetuar gjatë nën sundime
të huaja, kjo pozita sigurisht ka prodhuar fjalën e urtë “Duaje babnë dhe
nënën, por më shumë duaje atdheun”. 19 Semantika e fjalëve të urta
shqipe konfirmon se etika islame ka ndikim të fortë në kulturën e jetesës
së popullit shqiptar dhe në raportet me komunitetet tjera në fqinjësi.
Duke ndriçuar të dhënat për Bosnjën dhe Hercegovinën nga
dorëshkrimet orientale të ruajtura në Kosovë, Feti Mehdiu në artikujt
18
Feti Mehdiu, „Islamska etika i albanske poslovice“, Etika u islamu – Zbornik radova
Trećeg simpozija 1990/1410., Zagrebačka džamija, Zagreb, 1991., str. 182. 19
Ibid., str. 187.
Page 116
116 Kico
“Disa dorëshkrime arabe me prejardhje nga Bosnja të ruajtura në
Prishtinë” dhe “Hercegovina në fund të shek. XIX sipas të dhënave në
Kamus ul-alam të Sami Frashërit”, forcon lidhjet e bashkëpunimit me
revistat boshnjake. Në artikullin e parë flet për dorëshkrimet orientale në
Kosovë, të cilat ruhen si pronë private tek personat, por edhe në
Bibliotekën Universitare, në Arkivin e Kosovës, në Bibliotekën e vakfit
në Prizren, në Bibliotekat e teqeve në Gjakovë, në Bibliotekën e
Bashkësisë Islame në Prishtinë dhe në Bibliotekën e medresesë
Alauddin. Autori ndalet veçanërisht në katër dorëshkrime arabe, në të
cilat vërehet se autorët janë nga Bosnja. Sami Frashëri në Kamus-in e tij
i ka kushtuar mjaft vend edhe Hercegovinës, si sanxhak në kuadër të
vilajetit të Bosnjës. Feti Mehdiu shfrytëzon të dhëna interesante që kanë
të bëjnë me disa toponime nga Hercegovina: Mostar, Trebinje, Stolac,
Gacko, Lubinje, Foça, Ramu, Neretva, Bregava etj.
Dorëshkrimeve orientale të ruajtura në Kosovë dhe Shqipëri u
kushtohet edhe shkrimi “Islami te shqiptarët në dritën e veprave në
dorëshkrim”. Autori përshkruan fondet dhe koleksioneve që gjenden në
Prizren, Shkup, Ohër, Gjakovë, Manastir, Shkodër etj., dhe ofron
regjistrin e dorëshkrimeve në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare në
Tiranë dhe Bibliotekës së vakfit në Prishtinë.20*
Në nekrologjinë “Prof. Dr. Hasan Kaleshi (7.III.1922–
19.VII.1976)”, Feti Mehdiu e ndriçon personalitetin e Hasan Kaleshit, i
cili konsiderohet si një bartësit më të dalluar të zhvillimit të
orientalistikës në hapësirat ballkanike, autor i shumë veprave, punimeve
dhe përkthimeve, themelues i Katedrës së orientalistikës në Fakultetin
Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe njëri nga bashkëpunëtorët më
të vlefshëm të revistës shkencore “Prilozi za orientalnu filologiju”
(POF), që e boton Instituti Oriental në Sarajevë. –
Marrë nga vepra “Islamska književnost između arabizma i arabistike",
Përktheu dhe përgatitit: Ismajl REXHEPI
20
Vidjeti: Feti Mehdiu, „Islam kod Albanaca u svjetlu rukopisnih djela“, Islam u
zapadnom svijetu – Zbornik radova Sedmog međunarodnog islamskog simpozija
1997./1417., Zagrebačka džamija, Zagreb, 1997., str. 74.
Page 117
PërkujtimePërkujtimePërkujtimePërkujtimePërkujtime
Page 119
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
Faik Konica, (1875 – 1942); eseist, stilist, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare
shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, poliglot.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Faik KONICA
DY SHKRIME PAK TË NJOHURA PËR GJUHËN SHQIPE
Me rastin e 140-vjetorit të lindjes së Faik Konicës
Është e njohur përpjekja e Faik Konicës, botuesit të revistës
“Albania” (1897-1909), për themelimin e gjuhës letrare shqipe dhe
standardizimin e saj, puna e madhe që ka bërë ai drejtpërdrejt me
shkrime të shumta teorike-gjuhësore, me vepra letrare dhe përkthime
nga proza e huaj, krahas përpjekjes së tij të suksesshme për një
stilistikë të veçantë, me figuracion të pasur dhe neologjizma të
guximshëm në gjuhën shqipe.
Për të shënuar 140-vjetorin e lindjes së tij dhe për të nderuar
përpjekjen e madhe për lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe, po
ribotojmë dy shkrime pak të njohura nga revista “Albania”, që kanë
një temë e një shqetësim të përbashkët: Ç’duhet të bëjmë për ta
ngritur gjuhën shqipe në shkallën e gjuhëve të kulturave të mëdha, për
të pasuruar fjalorin e saj, që të shprehë po ato hollësi mendimi e
përjetimi shpirtëror.
Te shkrimi i parë “Vobësi e gjuhës shqip”(1898) autori vëren me
besim se që me daljen e revistës “Albania” “gjuha shqip mori një
hov, një forcë, një jetë, që nuk i kishte më parë” dhe u bën thirrje
shqiptarëve të bashkëpunojnë e të ndihmojnë revistën me artikuj e
mjete finaciare.
Shkrimi i dytë “Mangu i fjalëve në gjuhën tonë” merr shkas nga
dëshira e F. Konicë për të përkthyer shqip një kryevepër të poezisë
franceze titulluar “Briri”, të poetit të shquar Alfred de Vigny (1797-
1863. Konica djaloshar i vitit 1900 sheh të përballet konkretisht me
kufizime të mëdha të fjalorit të gjuhës shqipe në shkallën e atëhershëm
Page 120
120 Konica
të zhvillimit të saj, dhe nuk mungon me këtë rast të lëshojë për
lëvruesit e gjuhës shqipe të kohës edhe një thirrje të hapur për
ndihmë.
Sot, kur shqipja letrare dhe standarde lulëzon, e lëvruar nga pena të
ndritura, por që në themel kanë domosdo edhe shkrimet e hershme
gjuhësore e letrare të Faik Konicës, nuk shfaqen më në përkthime ato
vështirësi të dikurshme që haste themeluesi i “Albania”-s. Për të
nderuar madhështinë e Mjeshtrit të gjuhës shqipe, si dhe për t’iu
“përgjigjur” thirrjes së tij, sidomos për të shmangur me çdo kusht
barbarizmat në gjuhën shqipe të shkruar e të folur, një kërkesë kjo e
përhershme e Rilindjes Kombëtare dhe e Konicës dhe një dukuri
negative që vazhdon, për fat të keq, edhe sot e kësaj dite, guxojmë, pas
115 vjetësh, t’i hyjmë përkthimit të poemës “Briri” që po e japim të
plotë, në vijim të përpjekjes së hershme të Konicës. (Fotaq Andrea).
1. VOBËSI1 E GJUHËS SHQIP
[…] Le të vëmë re tani vobësin'e gjuhës shqip, pa fjalë të shuma dhe të
miafta për të çfaqur mirëfillit mendimet. Në ç'do artikëll, në ç'do vijë2 në
ç'do tok fjalësh, shkronjëtori ësht i penguar, se do të thotë, dhe s'thotë dot,
ka mendime për të cilët nuk gjen fjalë; shkurt, midis shkronjëtorit dhe
gjuhës shqip është si një luftë, në të cilën shkronjëtori s'del udob mundëtor3.
Gjuha shqip ka qënë dhe qe gjuhë për prralla bukuroshe dhe të lehta, për
këngë dasmore dhe të popullit, po nuk ish gjuhë me të cilën të muntte njeriu,
në një të përkohëshme letrërishte, të shkruante mendime të holla dhe të
rrihte punëra të ngatruara dhe të koklavitura.
"Albania" lëftoj mëmëdhetarisht kundrë këtyre ndalimeve4. Shqipëtarët e
pasur mësuan ca më shumë se në kohën e shkuar të ndihin për punërat
kombiare. Shqipëtarët e Shqipërisë po venë duke marë shijen e këndimit
rrjeshtmë5 të gjuhës. Gjuha shqip mori një hov, një forcë, një jetë, që nuk i
kishte më parë. Këndoni përsëri prrallën6 Lulia e Malevet, më tepër te fundi
i saj (faqe 107), këndoni artikllin Martesa në Shqipëri (faqe 164), dhe
shumë të tjera, dhe në dini mirë ç'është shkrimi, kini për të kuptuar sa të
math çap bëri gjuha shqip me hirën e së Përkohëshmes. "Albania" hapi
udhën për lërimin e gjuhës; i dha shqipes një sulmë, i cili s'ka për të
qëndruar7; dhe, vaftë mbarë a nuk
8 "Albania", një gjë ka për të mbetur dhe
është për të vënë re prej të gjith atyreve qi janë të zotërit të gjukojnë: para
1 vobësi: “vobegtësi, varfëri 2 rresht, radhë (në një fletë të shkruar). 3 nuk del lehtë fitimtar. 4 pengesave. 5 rrjedhshëm. 6 këtu: tregimin. 7 nuk do të ndalet. 8 vete mbarë ose jo (revista “Albania)…
Page 121
Dy shkrime pak të njohura për gjuhën shqipe 121
dalies së Përkohëshmes "Albania" gjuha shqip ish e ngordhur, - tani po mer
shpirt.
Dhe të gjitha këto nuk i thomi për lëvdim të vetes; se e vërteta është që
në bëri aq punë "Albania", shkaku është se dolli në një kohë të lumtur ku
Shqipëtarët zunë të ndjejnë që ndodhen në rezik dhe që erdhi radha të dalin
nga padia e turpëshme e cila nga aqë shekuj na ka ndryshkur trutë. Për
mbarë vajtjen e këtij qëllimi aqë të shentëruar për kombin shqipëtar,
"Albania" do të pasonjë9 duke u përpjekur nat e ditë; edhe për vitin qi
mbarohet, edhe për vitin qi nis, i ngjatjetojmë me gjithë zembërë
mëmëdhetarët e vërtetë qi na ndihnë me rupat10
e tyre, dhe bashkëpunëtorët
e shtrenjtë qi na nderuan me dërgimet e artikllave.
2. MANGU I FJALËVE NË GJUHËN TONË1
Gjëra të papërkthyeshma shqip
Kur përpiqemi ta flasim shqipen e kulluar, pa një fjalë turqishte a
greqishte, vëmë re se nuk është pun’e lehtë; mangu – a mosdija – fjalësh
shqip, na shtrëngon shumë herë të përdorim fjalë të huaja.
Vobësia e gjuhës sonë duket edhe shumë më sheshit kur mundohemi të
shkruajmë, e më tepër të përkthejmë. Mer një vjershë të huaj, të shkruar
sa do mos me hollësi, e përpiqu ta përkthesh shqip: në ç’do radhë, ke për
të gjetur fjalë qi do t’pengojnë - e lum ti në mos nukë të pengoftë më
tepër se një fjalë për vijë!
Po citim këtu një vjershë të vjershëtarit frëng Alfred de Vigny. Kjo
vjershë, një ndër më të bukurat të gjuhës frënge, nukë kthehet dot shqip,
edhe nga mangu i fjalëve, edhe nga ngushtica e gjuhës sonë. U lutemi
ligjiruesve të na ndihin ta përkthejmë, duke më çuar rrëfimin shqip të këtyre
fjalëve:
I. Cor: Kjo fjalë është një mënyrë borie e e përdorin gjahtorët. Sot bëhet
prej bakëri a teneqeje, po qëmoti e bëjin me bri kau a bualli. Më duket se
Turqët i thonë nefir.1
II. Son: Zëri, po zëri i gjërave, si i muzikës, i këmborës, e të tjera.2
9 do të vijojë. 10 të hollat
Pjesë e shkëputur nga kryeartikulli Ç'bëjtim,
botuar te nr. 12 (30 prill 1898) i revistës “Albania”
Shënime të përgatitësit për botim (F.A.) 1 Është pikërisht fjala briri, që vetë Konica e jep në shpjegimin e tij. 2 Është fjala tingulli apo tingëllima.
Page 122
122 Konica
III. Aux abois: Ora e funtme e zarkadheve.3
IV. Echo: Kthejtja e zërit, qi në ca vise përsëritet dy a tri herë kur thëret
njeriu.4
V. Sourire: Të qeshur nën buzë.5
VI. Bruit: Krisje e vogël.6
VII. Précéder: Të ardhur më parë.7
VIII. Cascade: Uji qi bie nga një shkëmp a nga një vent të lartë.8
IX. Ruisseau: Lum i vogël.9
X. Saisons: Të katër kohët e vitit.10
XI. Cadense: Të maturit e zërit (It. cadenza) 11
XII. Harmonie: Bashkim i bukur i zërave.12
XIII. Romance: Këngë e shkurtë, e miturishme, e e ëmblë.13
XIV. Pair: Më një shkallë. “Kapidanët janë pairs në mes të tyre”.14
XV. Abime: Gropë e thellë tepër.15
XVI. Géant: I qenë tepër i gjatë.16
XVII. Accorder: Të ndrequrit [të rënët] e tamburasë, violirit e të tjera,
para se t’u bijen.17
XVIII. Nonchalemment: Rahat-rahat.18
XIX. Amulettes: Gjërat si hajmali, si “copë rrufeje”, si dru kryqit, si
kockë shenjtësh, q’i mbajnë me vete për të larguar reziqet.19
XX. Tenter: “Il ne faut tenter Dieu”. – mos e bë Perëndinë të
zemërohet.20
XXI. Aventurier: ci vete tej e këtej pa shkak e pa shtrëngicë.21
XXII. Soucis: Halle.22
XXIII: Orage: Kur bie shi shumë e fryn erë e fortë.23
3 Mes cafullimës, apo mes lehjeve; sorkadhe që është e rrethuar nga qentë e gjahut; aux
abois: shprehje franceze që do të thotë ta kesh pisk, të jesh i zënë ngushtë, në dëshpërim të
plotë. 4 Jehona. 5 Buzëqeshje. 6 Zhurmë. 7 Paraprij. 8 Ujëvarë. 9 Rrëke. 10 Stinë. 11 Ritëm. 12 Harmoni, përputhje. 13 Romancë. 14 Të barabartë, per. 15 Humnerë, hon 16 Gjigant. 17 Akordoj. 18 Me plogështi, shkujdesshëm; këtu: qetë-qetë, ryeshëm 19 Hajmali, nuskë. 20 Tundoj, ngas. 21 Bredharak, i shpenguar. 22 Derte, andralla.. 23 Stuhi, furtunë.
Page 123
Dy shkrime pak të njohura për gjuhën shqipe 123
Albania, Viti IV, 31 dhjetor 1900, nr. 12.
BRIRI*
Poemë nga Alfred de Vigny
I
E dua tingullin e Bririt, në mbrëmje, pyjeve thellë,
Qoftë kur këndon lotët e sorkadhes në grackë e dëshpërim,
Qoftë kur shoqëron lamtumirën e gjahtarit me jehonë të venitur,
Që erë e Veriut përcjell gjeth më gjeth.
Sa herë fillikat në errësirë të mesnatës mbetur,
Kam buzëqeshë tek e ndiej, po edhe lot ama kam derdhë!
Më bëhej sikur ndjeja asi zhurmash profetike,
Që vdekjes së kalorësve të lashtë i paraprijnë.
O male të kaltërreme, o vise të adhuruara!
Shkëmbishtë e Frizonës, masiv i Marboresë,
Ujëvara që bini nga bora zvarrë tërhequr,
Kroje, rrëke, përrenj, përroska të Pirenejve;
Male të ngrirë e të lulëzuar, me dy stinët fron,
Me ballin acar e këmbën lëndinë!
Atje lum kush ulet, atje lum kush ndijon,
Melodi të të largëtit Bri, plot melankoli e dashuri.
Shpesh një udhëtar, kur asgjë s’pipëtin n’ajri,
Me atë zë të bakërtë natën plot përmbush;
Dhe kënga ritmike veç kur plekset rreth tij,
Me zilkën harmonike të qengjit që blegërin.
* Është një nga poemat më në zë të letërsisë klasike franceze, që shtjellon episodin më të
njohur të Eposit kreshnik francez, Kënga e Rolanit, kur ky hero legjendar gjatë luftërave të
Perandorit Karli i Madh, rrethohet tradhtisht në malet Pirenej nga Mauret e Afrikës dhe kur
krejt prapavija e ushtrisë franceze asgjësohet gjatë një beteje të pabarabartë në numër, e cila
ka mbetur e lavdishme në histori. Përmes epopesë së Rolanit të Ronsëvosë, Alfred de Vigny
trajton këtu tema të mëdha romantike të shekullit XIX, zhgënjimin, vetminë, guximin dhe
ndershmërinë e Rolanit, figurë sa emblematike e heroit të tradhtuar, aq edhe enigmatike. Kjo
poemë ka frymëzuar pena të fuqishme të letërsisë dhe arteve franceze, dhe çdo vit mësohet
përmendesh nga nxënësit e shkollave; jepet rregullisht si temë hartimi për vetë frymën
patriotike dhe kombëtare që bart.
Page 124
124 Konica
Sorkadhe gjithë sy e veshë, nuk di të fshihet,
Pezull qëndron, e ngrirë majë një kreshte,
Dhe ujëvara me rënie plot potere, pleks e hutuar,
Të përjetshmen ankesë me romancën kënduar.
Shpirtra Kalorësish, a do vini sërish?
Të jeni vallë ju që flisni me zërin Bri?
Ronsëvo, Ronsëvo, në lugajën tënde errësimë,
Hije e Rolanit të madh ende s’ka gjetë ngushëllim!
II
Kreshnikët të gjithë u vranë, s’ia mbathi kurrkush,
Pranë tij Olivieri qëndron i vetëm burrë,
Afrika mbi male e rrethon dhe gjëmon,
“Rolan, dorëzohu, thërret Mauri, ja fundi yt;
“Gjithë kapedanët, buzë përrenjve vdekur i ke”.
Por ai, si tigër vrumbullin, tek thotë: “Afrikan,
Dorëzohem, veç po qe se shemben krejt Pirenejtë
Dhe ujërat, trupin e tyre me vete të kenë marrë”.
“Dorëzohu a vdis, ia kthen ai, ja të tjerët, ku i ke.”
Dhe nga majë e më të lartit mal, një shkëmb shkëput,
Që me rrokullimë e rrapëllimë kërcen gjer tutje në hon,
Pishat me vete, në thellësi të valëve tek merr.
“Të qofsha falë, vikat Rolani, që më çele kët’ udhë”.
Dhe me një dorë e vërvit tej e në greminë,
Hovet si gjigant mbi shkëmbishtën rrëpirë,
Ushtria tek e sheh, merr krahë e guxim.
III
Sakaq, qetë-qetë, me trimat e vet,
Karli i Madh kuvendon e malin zbret,
Tej në horizont ujërat vetëtijnë,
Luadhet e Dë Luzit e D’Argelesit ndrijnë.
Ushtria po kthehej fitimtare. Dhe ut' e trubadurit
Plot harmoni i këndonte shelgjishtës së Adurit,
Vera franceze varda derdhej në kupa barbari;
Bareshës në vesh i çuçurin gjithë gaz ushtari.
Page 125
Dy shkrime pak të njohura për gjuhën shqipe 125
Në male, roje rrinte Rolani; frikë më s’kish.
Shkujdesur shaluar, mbi një vraç pis të zi,
Që çapej, vithet mbuluar me mantel mavi,
Turpini* veç kur tha, tek mbante të shenjtat hajmali:
“Imzot, në qiell po shoh retë përflakur:
Ndale marshimin; s’ka pse tundojmë Perëndinë.
Shën Denisi* po më thotë se janë shpirtra që po vijnë,
Me vete tek i mbartin ata avuj plot flakërimë.
Ja ku shkrepën dy vetëtima, e dy të tjera prapë”.
Dhe atëherë, veç kur u ndje i largëti zë nga Briri.
I çmeritur, kurrizit pas i dha Perandori,
Kalit të shpenguar hovin shpejt t’ia ndalë.
“E dëgjuat! – thirri. – Po, por barinjtë janë,
Kopeve shpërndarë lartësive tek po u thërrasin,
Gjegji peshkopi, ose pastaj zë i mbytur
I xhuxhit të blertë Oberon**
tek po flet me zanën e vet”.
Dhe Perandori vijon të kalërojë, po ball' i rrudhosur,
Krejt i erret, më i zi nga vetë stuhi e qiejve,
Tradhtisë i trembet, dhe mendjen rri e vret,
Teksa Briri buçet, shuhet, thërret e gërthet.
“Gjëmë, o ç’gjëmë! Ky është nipçja im!
Rolani më kërkon ndihmë, me siguri po vdes.
Prapa, kalorësit e mi, drejt malit nga erdhëm!
“Le të dridhet sërish tokë e Spanjës mashtruese!”
IV
Në majën më të lartë kuajt revan shkuan,
E shkumëzojnë. Nën këmbë të tyre ja dhe Ronsëvo
Ngjyrosur me zjarre të ditës gati në të shuar.
Në horizont të largët bajrak i Maurit me vrik po ik.
“Turpin, ç’sheh vallë aty poshtë në të thellën përroskë?
Dy kalorës shquaj: një vrarë, e tjetri në heqë,
Të dy rrëzë shkëmbishtës keqas dërrmuar,
* Prift kreshnik i eposit Kënga e Rolanit, që përfaqëson fenë e krishterë. * Peshkopi i parë i Parisit, të cilit iu pre koka nga romakët. ** Mbreti i shtojzovalleve në legjendat e Mesjetës.
Page 126
126 Konica
Më i forti në dorë tek ngre të fildishtin Bri,
Shpirti duke i dalë dy herë na thirri për tek ai.”
O Zot, sa i trishtë, tingull i atij Briri, pyjeve thellë!
Përgatiti për botim dhe përktheu: Fotaq ANDREA.
Page 127
Pasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e Librave
Page 129
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
SHABAN DEMIRAJ, LA LINGUA ALBANESE.
ORIGINE, STORIA, STRUTTURE
Centro Editoriale e Libraio, Università della Calabria, Rende, Italia, 1997,
302 f.
Ndihmesat e disa brezave studiuesish, shumica e të cilëve të huaj, kanë bërë
të mundur njohjen gjithnjë e më të saktë si të strukturës, ashtu edhe të historisë
së gjuhës shqipe dhe, duke zënë fill me studiuesin austriak gjerman Johann
Georg von Hahn (1811-1869), mund të flitet për studime albanologjike [1].
Në 150 vitet e fundit janë bërë hapa gjigante në kërkimet mbi prejardhjen
dhe zhvillimin e kësaj gjuhe të lashtë indeuropiane nga një “gjuhë mëmë” e
hamendësuar, përmes një gjuhe “parashqipe” me strukturë thuajse sigurisht ilire
[2], për të mbërritur tek gjuha shqipe, fillimisht e folur e më pas e shkruar që
nga shekulli i 16-të (Buzuku, Matrënga).
Duke përdorur “me një saktësi të mbështetur në një metodë rreptësisht
shkencore” (f. 5) të gjitha përfundimet e arritura nga studiuesit në 150 vitet e
fundit, në këtë vëllim të këndshëm Demiraj na jep një vepër mjeshtërore
sintetizuese jo vetëm për historinë, por edhe – në kuptimin diakronik të kërkimit
shkencor – për parahistorinë e shqipes.
Siç pohon vetë në parathënie, në pamundësi “për të trajtuar gjerësisht të
gjitha çështjet që lidhen me sistemin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e saj” (f. 5),
Demiraj ndalet, në këtë vëllim me karakter qartësisht didaktik, mbi disa
probleme themelore, duke e drejtuar lexuesin në mënyrë të përpiktë për çdo lloj
thellimi tek bibliografia shteruese e specializuar në fund të vëllimit (f. 249-269)
dhe të cituar me imtësi në kapitujt përkatës [3]. Glosari (f. 281-296) na lejon
nga ana e tij të kemi në dorë një material shterues leksikor, të renditur
alfabetikisht, për shqyrtime të mëtejshme ose dhe për të kuptuar plotësisht
kompleksitetin e aspektit etimologjik, gramatikor dhe/ose leksikor të shqipes.
Në Hyrjen e shkurtër theksohet nevoja e një shqyrtimi ndërdisiplinor të
historisë së gjuhës shqipe, duke e integruar filologjinë me historinë dhe
arkeologjinë dhe duke arsyetuar periudhën historike nën vëzhgim, e cila, për sa
u përket burimeve, shtrihet në një hark që shkon përafërsisht nga viti 700 p.e.r.
deri në vitet ’90 të shekullit XX. Demiraj ndalet, me parapëlqim filologjik sipas
nesh, tek fazat që shkojnë nga periudha parahistorike (indeuropiane) dhe
protohistorike (“gjuha mëmë”, shek. IV-VI e.r.) deri tek faza e shqipes së folur
(Mesjeta) dhe të dokumentuar (që nga shekulli XV).
Page 130
130 Pasqyra e librave
Me botimin e këtij vëllimi Demiraj nuk synon të zgjerojë kufijtë e
mundshëm të dijes, por t’u vijë në ndihmë kryesisht docentëve dhe studentëve,
t’i pajisë me një panoramë të gjerë, duke qenë se autori i drejtohet kryesisht
këtij publiku, për më tepër italishtfolës, duke vlerësuar në maksimum një varg
leksionesh që ai vetë kishte “testuar” gjatë disa viteve të mësimdhënies në
Universitetin e Tiranës.
Mjeshtri parapëlqen ta drejtojë vëmendjen ndaj së veçantës, sidomos në
situata delikate, si atëherë kur argumentimet e tij me karakter fonetik-
fonologjik, strukturor dhe/ose leksikor shpjegohen në kontekstin e vet historik-
kulturor, arsye për të cilën nuk mbetet asgjë për t’i shtuar thelbësores.
Natyrisht metodat formale kanë dobinë e tyre për etimologjinë dhe Demiraj
e shfaq këtë kompetencë mbresëlënëse të vetën kur rindërton ose shpjegon, për
shembull, shtresimin e leksikut të shqipes (Kreu VI: 85-120), zhvillimin e
toponimeve të lashta të Shqipërisë (përfshirë edhe ato me prejardhje latine
(VIII, 25: 148), argumentet në mbështetje të prejardhjes së shqipes nga ilirishtja
(VIII, 51: 166), shqyrtimet e përgjithshme mbi disa toponime të lashta të
shqipes, p.sh. Shkodër, Vlorë (IX, 3-6: 169-172) ose mbi emërtimet Shqip (XI,
196-197) dhe Arbënë/Arbërë (XI, 198-204).
Metodat formale kanë megjithatë edhe dobinë e tyre dhe Demiraj e vërteton
këtë në mënyrë të paqortueshme:
1) në rindërtimin fonetik të shqipes së lashtë, e cila shtrihet nga formimi i
shqipes deri tek mbarimi i veprimit të rotacizmit, ose deri në shek. VII-
VIII e.r. (X, 8: 191). Krahas proceseve të tjera gjuhësore trajtohen pra
edhe proceset divergjente të mëposhtme:
a) rotacizmi –n->-r-;
b) shndërrimi a->ë- përpara bashkëtingëlloreve hundore në të folmet
jugore;
c) hundorëzimi a > â përpara bashkëtingëlloreve hundore në të
folmet veriore.
2) në konsolidimin e strukturës gramatikore të shqipes së mesme, e cila
shtrihet deri në shek. XIV-XV (X, 8: 191) që pasurohet më tej me
forma të së kryerës analitike, të së ardhmes, të habitores dhe të formave
foljore të llojit tue/tuke punuar, pa punuar si edhe nëpërmjet zhvillimit
uo > ua në të folmet jugore të shqipes.
3) në një konsolidim të mëtejshëm të strukturës gramatikore të shqipes
moderne, e cila shtrihet deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare, pra deri
në gjysmën e dytë të shekullit XIX.
Për dokumentimin Shaban Demiraj ka mbledhur, paraqitur dhe studiuar një
material të hollësishëm e të plotë, me synimin nga njëra anë, për të
dokumentuar e, nga ana tjetër, për të analizuar të dhënat gjuhësore të shqipes në
kontekstin e tyre historik-kulturor, të pasuruar me diskutime plot interes dhe me
të gjitha informacionet bazë që kanë të bëjnë me to. Të gjithë shembujt e sjellë
nga autori janë të kontrolluar shkencërisht, të vlefshëm dhe tejet të këndshëm
për t’u lexuar: faktet gjuhësore të sjella këtu duken thuajse përherë shumë të
gjalla e pranë realitetit. Këtë mund ta vërtetojnë jo vetëm studentët, të cilëve
Demiraj u drejtohet drejtpërdrejt, por edhe studiuesit që kanë pasur kënaqësinë
të marrin në dorë këtë vëllim. Gjithsesi ky pohim duhet interpretuar si
Page 131
Shaban Demiraj, La lingua albanese. Origine, storia, strutture 131
eufemizëm, duke qenë se pa njohur më parë diakroninë përshkruese të
tematikave të cilave u referohet autori, nuk është shumë e lehtë të lexosh
vëllimin e tij. Ndoshta vetëm për të kënaqur kureshtjen e këtyre lexuesve të
veçantë Demiraj i shmanget dhënies së një modeli teorik të mëtejshëm, kur i
referohet për shembull kolegut të tij Eqrem Çabej, gjë që, në disa raste, do të
kishte qenë natyrisht e dobishme për të pasur një përfitim më të madh.
Ndryshe nga sa ka vepruar Demiraj në vëllimin e tij, shumë studiues të tjerë
ndoshta do t’i kishin paraqitur të dhënat në kapituj dhe shembujt do të ishin
grupuar sipas elementeve të veçanta të fonologjisë dhe morfologjisë.
Përshkrimi i sistemit gjuhësor të shqipes dhe mënyrat e paraqitjes së materialit
shpërfaqin jo vetëm një njohje të thellë të botës së gjuhëve indeuropiane, por
edhe njohjen në veçanti të veprave themelore, të cilat i kanë mundësuar Shaban
Demirajt që në këtë vëllim t’i bartë me sukses të gjitha aspektet qenësore të
përsiatjeve të tij në trembëdhjetë kapituj themelorë që kanë të bëjnë me
prejardhjen, historinë dhe strukturat e shqipes së sotme.
[1] Kadzadej, Brikena/Lafe, Emil/de Matteis, Mario (Hgg.): Johann Georg von Hahn.
Akten der Internationalen Konferenz Nga Gjermanistika në Albanologji: Johann Georg
von Hahn, themeluesi i albanologjisë me rastin e 200-vjetorit të lindjes. Oberhausen,
Athena Verlag.
[2] Hipoteza e prejardhjes nga ilirishtja dhe përkrahësit e saj: Leake, Xylander, Hahn,
Miklosich, Meyer, Kretschmer, Pedersen, Çabej, Cimochowski, Desnickaja, Mihăescu,
Hunschmid, Ölberg etj. Shih: Demiraj 1997, Kap. VIII, §§ 4-9: 135-137.
[3] Tregues alfabetik i autorëve: f. 279 e vijim.
Mario DE MATTEIS Autori është profesor në pension i Universitetit të Bohumit (Gjermani); prej
disa vjetësh jep mësim në Universitetin e Elbasanit, të Tiranës e të Tetovës.
Page 132
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
“FJALOR I ARBËRESHËVET T’ITALISË” I EMANUELE GIORDANOS DHE ROLI I TIJ PËR RUAJTJEN DHE NJOHJEN E ARBËRISHTES
(Me rastin e ndarjes nga jeta të autorit në shkurt 2015) Autori dhe veprimtaria e tij.
Papas Emanuele Giordano lindi më 27 qershor 1920 në Frasnitë, një nga
qendrat e rëndësishme të lëvrimit të gjuhës e të letërsisë arbëreshe (krahina e
Kozencës). Si stërnip i Binard Bilotës (Bernardo Bilotta, 1843–1918) gjeti në
rrethin familjar një shembull të madh për të ndjekur. Pasi kreu shkollën fillore
në vendlindje, më 1933 hyri në Seminarin Benedetto XV të Grotaferratës
(Grottaferrata), ku kreu shkollën e mesme dhe gjimnazin; më 1938 u regjistrua
në Pontificio Collegio Greco të Romës, ku plotësoi mësimet liceale dhe në
vijim ndoqi me studimet në filozofi e teologji pranë Universitetit Papnor
Angelicum, ku edhe mori Licencën për Teologji. Më 1945 u shugurua prift
bizantin i Eparkisë së Ungrës (Lungro, krahina e Kozencës) dhe më 1946 u
emërua famullitar i Ejaninës (katund pranë Frasnitës), ku shërbeu deri më 2009,
kur dha dorëheqjen, duke qenë edhe dekan i Eparkisë dhe protopapas. U nda
nga jeta më 17 shkurt 2015.
E. Giordano ka dhënë ndihmesë të madhe e të veçantë për ruajtjen e traditës
së ritit bizantin dhe për futjen e gjuhës arbëreshe në veprimtaritë fetare të
famullisë, së pari në Liturgjinë Hyjnore. Mori pjesë në Komisionin Liturgjik të
Eparkisë, që merrej me përkthimet e teksteve liturgjike nga greqishtja në
arbërishte. Në Institutin e Shkencave Religjioze G. Stamati mbante lëndët:
Liturgji, Kristologji, Eklesiologji, Gjuhë greke, Gjuhë arbëreshe dhe Muzikë
bizantine. Në vitet 1972–1982 drejtoi revistën “Zëri i Arbëreshvet“ (Ejaninë).
Në tetor 1966 vizitoi për herë të parë Shqipërinë i ftuar nga Universiteti i
Tiranës. Me këtë rast mbajti dy ligjërata për poetin, atdhetarin dhe dijetarin
arbëresh Binard Bilota dhe veprat e tij, sidomos për ato të mbetura dorëshkrim.1
Më 1976 mori pjesë për herë të parë në Seminarin Ndërkombëtar të Prishtinës
dhe për herë të dytë më 2004, kur u nderua me një Mirënjohje të veçantë për
kontributin e dhënë në fushën e albanologjisë. Erdhi dy herë të tjera në Shqipëri
1 Shih: “Studime filologjike” 1966, 4, f. 250–251. Të dhënat e tjera biobibliografike për E.
Giordanon ia detyroj nipit të tij, z. Agostino Giordano.
Page 133
"Fjalor i Arbëreshëvet t'Italisë" i Emanuele Giordanos... 133
në vitet ‘90. Më 1997 u dekorua me Urdhrin "Naim Frashëri (i artë)” për
meritat e tij në albanologji nga Presidenti i Republikës S. Berisha. Më 2012
Këshilli i Qarkut të Elbasanit i dha titullin “Qytetar nderi” me motivacion “Për
dhënien e kontributit fort të madh në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës dhe
gjuhës arbëreshe”. Presidenti i Republikës Italiane C. A. Ciampi e ka dekoruar
me titullin “Commendatore”.
E. Giordano ka botuar veprat filologjike “Folklore albanese in Italia”
(1957), “Fjalor i Arbëreshvet t’Italisë (1963, 2000)2
, “Alfabetizzazione
Arbëreshe” (2000), “Gramatikë Arbëreshe” (2005) si dhe një varg veprash
kishtare. Përgatiti për botim veprën e Binard Bilotës “Shpata Skanderbekut ndë
Dibrët Poshtë” që u botua në Tiranë më 1967 në prag të 500-vjetorit të vdekjes
së Skënderbeut. Ka bashkëpunuar me artikuj të ndryshëm në disa revista
filologjike e kulturore.
Vepra kryesore filologjike e tij, “Fjalori i Arbëreshve të Italisë” ishte një risi
e papritur dhe e mirëseardhur për leksikografinë shqiptare. Mbaj mend se lajmi
ngjalli interesim të veçantë në Institutin e Gjuhësisë. Kam dëgjuar atëherë në
Institut se papas Emanuili u ishte drejtuar autoriteteve shtetërore të Shqipërisë që
të blinin një sasi kopjesh të fjalorit edhe për të lehtësuar detyrimin e tij ndaj
shtypshkronjës. Në përmbushje të kësaj kërkese u blenë 500 kopje të fjalorit për
bibliotekat dhe për shitje në librarinë ndërkombëtare të Tiranës. Dua të përmend
me këtë rast se shteti shqiptar ka qenë gjithnjë i ndjeshëm ndaj Arbëreshëve
matanë detit dhe ka mbajtur hapur rrugë komunikimi e bashkëpunimi me
“Gjakun tonë të Shprishur”. Arbëreshët janë vështruar si bij të “Motit të Madh”
të Skënderbeut dhe dashuria e nderimi për ta e për burrat e shquar që kanë
nxjerrë, është rrënjosur si një edukatë kombëtare në atdheun e tyre të hershëm.
Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm për rolin e madh të Arbëreshëve në
Rilindjen Kombëtare dhe në ndërtimin e kulturës moderne shqiptare.
Burimet e fjalorit dhe fjalori si i tillë.
“Fjalori i Arbëreshëve të Italisë” i E. Giordanos është një vepër
leksikografike e shestuar mirë dhe e hartuar mbi kritere shkencore. Duket se
autori e ka bluar në mendje mjaft herët mendimin për këtë fjalor dhe ka punuar
gjatë për të. Këtë e dëshmojnë burimet e shumta që ka vjelë dhe që i ka cituar në
fjalor, duke dokumentuar fjalën dhe kuptimet e saj. Pra nuk kemi të bëjmë me
një vepër të nxjerrë thjesht nga shënime të rastit, nga kujtesa e nga njohja
vetjake e të folmeve arbëreshe, por me një vepër të mbështetur në dokumente të
shkruara, thuajse në gjithë veprat e botuara deri atëherë të letërsisë dhe të
publicistikës arbëreshe, si dhe në materiale të lëna në dorëshkrim. Ky fjalor ku
fjalët e shprehjet arbërisht/shqip shpjegohen me fjalët e shprehjet përkatëse të
italishtes, të kujton kështu fjalorin e K. Kristoforidhit (1904) me shpjegime
kryesisht në gjuhën greke dhe fjalorin e “Bashkimit” (1908) me shpjegime
italisht. Meqenëse fjalori i drejtohet kryesisht një bashkësie etnike dygjuhëshe,
2 Emanuele Giordano,” Fjalor i Arbëreshvet t’Italisë - Dizionario degli albanesi d’Italia”.
Edizioni Paoline. Bari, 1963, 592 f.; Fjalor – Dizionario arbëresh – italiano / Vocabolario
italiano – arbëresh. Edizioni Il Coscile, Castrovillari, 2000, 750 f.
Page 134
134 Pasqyra e librave
ku arbërishtja është gjuha e vatrës dhe e zemrës, kurse italishtja gjuha e shkollës,
e kulturës dhe e punëve për të fituar jetesën, autori ka vepruar drejt me këtë
zgjedhje. Fjalori pasqyron realitetin gjuhësor të ngulimeve arbëreshe në Itali, ku
që nga gjysma e dytë e shek. XX që të gjithë janë praktikisht dygjuhësh.
Burimet e fjalorit janë gjuha e shkruar dhe gjuha e folur e përditshme. Si
burime nga gjuha e shkruar autori shënon: a) vepra të botuara e dorëshkrime të
autorëve arbëreshë (35 autorë duke filluar me L. Matrangën), b) revista e
përmbledhje shkrimesh arbëreshe (duke përfshirë edhe botime të Shqipërisë në
vitet 1954–1961); c) fjalorë dhe gramatika të gjuhës shqipe, ndër to edhe
“Fjalori i gjuhës shqipe” i Institutit të Shkencave (1954) dhe “Gramatika shqipe”
e Kostaq Cipos (1949). Krahas këtyre burimeve të shkruara fjalori pasqyron
edhe përvojën e pasur jetësore të autorit si njohës i gjithanshëm dhe studiues i
vëmendshëm i ligjërimeve arbëreshe dhe si lëvrues i arbërishtes sidomos në
fushën e liturgjisë.
Pra është e qartë se ky fjalor, megjithëse në titull përcaktohet si i
Arbëreshëvet të Italisë, nuk përfaqëson vetëm leksikun dialektor të ruajtur në
ngulimet e tyre ose të krijuar atje qoftë në mënyrë anonime nga gjindja e
thjeshtë, qoftë nga burrat e shquar të penës, që kanë dalë nga gjiri i saj. Autori i
ka dhënë fjalorit një frymëmarrje më të gjerë në pajtim dhe me idenë e tij për
shërbimin e kësaj vepre. Është e njohur se bota intelektuale arbëreshe i ka pasur
gjithnjë sytë nga Arbëria matanë detit (Arbëria matanë detit na kujton...
Serembe) dhe ndërmjet dy brigjeve ka vepruar një osmozë kulturore e
shëndetshme, veçanërisht që me fillimin e shek. XX. Në këtë mënyrë fjalët e
përdorura në shtypin dhe botimet e shqiptarëve të këtejshëm u bënë të njohura
dhe nisën të përdoren edhe andej.
Nëpërmjet këtij fjalori mund të hetohen edhe lidhjet e shkrimtarëve e të
publicistëve arbëreshë, veçanërisht që nga shek. XIX, si J. De Rada, D.
Camarda, V. Dorsa, B. Bilotta, A. Lorechio, A. Santori, G. Schirò (i Riu), G.
Serembe e të tjerë me letërsinë dhe publicistikën e autorëve shqiptarë si dhe
pasurimi i gjuhës së autorëve arbëreshë me fjalë të trojeve shqiptare e të
autorëve shqiptarë. Kështu në këtë fjalor gjejmë fjalë të tilla, si: atdhe, atdhetar,
coftë (i), dashuri, frikacak, gjerësi, hjekës, krenar, kreni, krishtlindje, malësi,
mashkullor-e, mbinatyrshëm (i), mbishkrim, mohoj, nënqeshje, nënshkruanj,
pazakonshëm (i), përparonj, përparshëm (i), përqafonj, rrjedhim, shpërblim,
shpërblimtar, shpërfytyronj, shpërthenj, trimni, trimnisht etj.etj., të përdorura në
vepra të autorëve të sipërpërmendur ose në botime të ndryshme arbëreshe.
Krahas tyre autori e ka quajtur të arsyeshme të përfshijë në fjalor edhe mjaft
fjalë të tjera të shqipes letrare, të cilat mund të ndeshen në botime të ndryshme
shqip, si atdhetari, gjatësi, nëndheshëm (i), nënshkrim, i nënshkruar, nënkryetar,
nënshtrim, nënshtronj, ribashkim, ribashkonj, shpërndarës, shpërndarje,
shpirtmadhësi, shpirtmirësi, ujitje, yndyrë etj. Dhe kështu ky fjalor i
Arbëreshëve të Italisë (i pari, e deri tani i vetmi i këtij lloji), nuk është
konceptuar thjesht si një fjalor dialektor i arbërishtes së Italisë, por si një fjalor
për Arbëreshët e Italisë, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë letërsinë e krijuar nga
bashkëvendësit e tyre, shtypin arbëresh, liturgjinë arbëreshe, si dhe gjuhën
shqipe ashtu siç përdoret në atdheun e lashtë.
Page 135
"Fjalor i Arbëreshëvet t'Italisë" i Emanuele Giordanos... 135
Roli i fjalorit për ruajtjen dhe njohjen e arbërishtes.
Ky fjalor është hartuar si kërkesë e kohës dhe me synime të caktuara. Pas
Luftës, në Republikën Italiane me institucione demokratike, po hapeshin pak nga
pak perspektiva për një gjallërim të mëtejshëm të jetës kulturore dhe të mësimit
të gjuhës amtare në fshatrat arbëreshe. Një brez i ri po rritej me shpejtësi dhe
dëshira për të ruajtur rrënjët e vjetra kulturore e sidomos gjuhën, ishte mjaft e
shprehur. Një rol të veçantë ka luajtur edhe kisha arbëreshe në fshatrat që kishin
ruajtur ritin bizantin, ku krahas italishtes e greqishtes, përdorej edhe gjuha
vendëse në liturgjitë e në ceremonitë e ndryshme fetare. Ndërkaq, nga ana tjetër
e detit, në Shqipëri dhe në Kosovë, në shkollat e mesme e të larta mësoheshin
shkrimtarët arbëreshë dhe veç antologjive shkollore, po botoheshin edhe vepra të
veçanta të tyre, gjithashtu filluan të hartoheshin studime gjuhësore e letrare për
to. Letërsia arbëreshe gjithnjë është vështruar dhe trajtuar si pjesë përbërëse e
pandashme e letërsisë shqipe a shqiptare dhe me këtë ajo është bërë një element i
qenësishëm në formimin kulturor të inteligjencies shqiptare. Të gjitha këto
shpjegojnë pse fjalori i Emanuele Giordanos qe i mirëpritur dhe 500 kopjet që
erdhën në Shqipëri, u shpërndanë e u shitën në pak kohë. Fjalori u bë i njohur
shpejt edhe në Kosovë me recensionet e botuara nga prof. Idriz Ajeti e më vonë
edhe Mahmut Hysa, ndërsa në Shqipëri nga studiuesi i njohur letërsisë arbëreshe
Jup Kastrati3. Pa dyshim papas Emanuili kishte hartuar një vepër të dobishme e
të nevojshme, që mori shumë vlerësime. Për Arbëreshët ky fjalor qe vepra më
përfaqësuese e pasurisë leksikore e frazeologjike të ligjërimeve të tyre, të cilën
ata e njihnin vetëm pjesërisht, secili sipas fshatit a krahinës së vendlindjes.
Fjalori i E. Giordanos ka qenë i njohur e i përdorur në Botën Arbëreshe, siç
kam pasur rastin ta vërej vetë, në gusht–shator 1980, kur së bashku me kolegun
Veli Bici dhe Franko Altimarin, zhvilluam për pesë javë një kurs të gjuhës së
sotme shqipe me mësues dhe banorë të tjerë të fshatrave në Bashkësinë Malore
të anës së djathtë të lumit Krati (Comunità Montana Destra Crati). Shumë nga
pjesëmarrësit e kursit vinin me fjalorin e E. Giordanos me vete dhe nëpërmjet tij
saktësonin më mirë kuptimet e fjalëve që njihnin e njëkohësisht mësonin e dhe
mjaft fjalë të reja, sidomos fjalë të shqipes së sotme letrare. Pikërisht duke u
nisur nga shërbimi i këtij fjalori si mjet për të fituar një kompetencë më të lartë
në zotërimin e shqipes dhe nga rrethana se prej vitit 2000 në shkollat e fshatrave
arbëreshe mësohet edhe gjuha shqipe4, E. Giordano e ribotoi po atë vit fjalorin,
duke shtuar si pjesë të dytë një fjalor italisht – arbërisht me rreth 11.000 fjalë.
Me këtë formë të plotësuar kjo vepër ndihmon më mirë nxënësit dhe të tjerët,
për të gjetur fjalët arbërishte (shqipe), që nuk i dinë.
Te ne ky fjalor ashtu siç e kishte parashikuar vetë autori, ka ndihmuar dhe
ndihmon për të lexuar autorët arbëreshë, për të pajisur me shënime filologjike
botimet e veprave të tyre, që “studiohen sot më shumë se kurrë më parë”
(Parathënia, f. IX). Fjalori është njëkohësisht edhe një mbështetje e sigurt për
3 Për këtë fjalor kanë botuar recensione: Karl Gurakuqi, “Shêjzat” 7/1963, nr. 11–12, f. 421–424.;
Idriz Ajeti, “Gjurmime albanologjike” 1966, nr. 3, f. 247–249; Jup Kastrati, “Buletin i Institutit
Pedagogjik Dyvjeçar të Shkodrës”, 1967, nr. 6, f. 497–501; Mahmut Hysa, “Fjala” 1969, nr. 4, f.
10–11. 4 Pas miratimit te ligjit 482 mbi Pakicat Gjuhësore Historike te Italisë në vitin 1999.
Page 136
136 Pasqyra e librave
dokumentimin e fjalës e të kuptimeve të saj në ligjërimet e në letërsinë
arbëreshe. Në “Studimet etimologjike” të E. Çabejt ai citohet me dhjetëra herë,
po ashtu në studime të tjera.
Leksiku i arbërishtes dhe shqipja e sotme.
Fjalori përmban rreth 19.000 fjalë dhe një pasuri të madhe shprehjesh e
fjalësh të urta, që karakterizojnë jetën dhe zakonet e Arbëreshëve të Italisë. Vetë
autori është edhe studiuesi i parë i fjalorit të tij. Çështja që tërheq më së shumti
vëmendjen është ballafaqimi i fjalorit të Arbëreshëve me shqipen e sotme. Sipas
ballafaqimit që ka kryer ai vetë të lëndës leksikore arbëreshe me fjalorët e
shqipes, del se rreth 45% të leksikut popullor arbëresh janë të përbashkëta me
shqipen. Kësaj i duhet shtuar edhe ajo sasi jo e vogël fjalësh që shkrimtarët
arbëreshë kanë huazuar nga shkrimtarët shqiptarë, siç u përmend më lart, e që
përbëjnë rreth 5%. Më tej autori shënon se rreth 5% e përbëjnë fjalët e rralla të
përdorura nga shkrimtarët arbëreshë, 5% të tjera janë neologjizmat e
shkrimtarëve arbëreshë; rreth 25% e përbëjnë fjalët arbëreshe të katundeve të
ndryshme, që nuk janë të përbashkëta me shqipen, po nuk duken të jenë as me
burim të huaj. Më tej rreth 5% duket se janë fjalë me burim nga greqishtja,
kryesisht të fushës së liturgjisë (një pjesë të sjella e një pjesë të marra në Kalabri
e në Sicili nga rrethimi gjuhësor vendës); rreth 10% janë huazime nga dialektet e
Italisë së Jugut ose nga italishtja e përbashkët.5 Nga kjo pasqyrë e mësipërme del
se pjesa prej rreth 35% e leksikut arbëresh, që nuk është e përbashkët me
shqipen e sotme, por as me prejardhje të qartë të huaj, duhet t’i nënshtrohet një
vlerësimi kritik të kujdesshëm nga ana e filologëve dhe leksikologëve
kompetentë. Ato fjalë që do të kalojnë nga shosha e këtij shqyrtimi (dhe nuk do
të jenë pak) do të fitojnë të drejtën e qytetarisë në gjuhën kombëtare shqipe dhe
do të shërbejnë për pasurimin e saj.
Thirrja e E. Giordanos për t’i hyrë shqyrtimit të imët të leksikut arbëresh,
me qëllim që shqipja letrare kombëtare të pasurohet me fjalë e shprehje të reja,
ende nuk është dëgjuar siç duhet. Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980)
janë shënuar me shkurtimin arb. (= fjalë e ligjërimeve arbëreshe) këto më
poshtë: e Bukura e Jetës, buzësumbull, -a; droqe, -t; fushamir/ë, ~i; grep, -i;
grykëkalbët; guf/ër, -ra; hor/ë, -a; kangjel/e, ~ja; kez/ë, ~a; lumbardh/ë, ~a;
mbar/ë, ~a (e); mosnjeri; mosnjëherë; qafëz, ~a; shqitëz, ~a; zgjumth, ~i; në
“Fjalorin e gjuhës shqipe” (2006) është shtuar edhe shpargar, ~i. Kësaj liste të
varfër prej 18 fjalësh (te tri fjalët grep, e mbara, qafëz, vetëm nga një kuptim
sipas arbërishtes) mund t’i shtohet edhe folja buthtoj, e regjistruar që në
“Fjalorin e gjuhës shqipe” (1954)6.
5 Dihet se mungesa e turqizmave në të folmet arbëreshe përbën një ngas dallimet që bien më
shumë në sy me leksikun e shqipes së sotme. Megjithatë E. Giordano ka përfshirë në fjalorin e
tij një varg turqizmash që kanë depërtuar te autorët arbëreshë, si: dushmën (dushman), çorapë,
dufek, halldup, nishan, raki, tel, topë (top) etj. 6 Me gjithë dëshminë e A. Xhuvanit për përdorimin e kësaj fjale në Myzeqe, ajo njihet më fort
si fjalë arbëreshe (shih. Eqrem Çabej, “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, Bleu II,
Tiranë, 1976, f. 399); emri buthtim është përfshirë në terminologjinë e gjeologjisë me
kuptimin “dalje e një shtrese në sipërfaqe” frëngj. affleurement.
Page 137
"Fjalor i Arbëreshëvet t'Italisë" i Emanuele Giordanos... 137
Ndërkaq botimi kohët e fundit i dorëshkrimit të fjalorit të arbërishtes të
hartuar nga Kolë Kamsi (1886–1960)7 dhe i një vargu materialesh të tjera
leksikore në kuadrin e Arkivit Leksikor Arbëresh të ndërmarrë nga Seksioni i
albanologjisë në Universitetin e Kalabrisë nën drejtimin e prof. F. Altimarit, e
bën e dhe më të mprehtë thirrjen e E. Giordanos për vlerësimin e leksikut
arbëresh dhe këtu nuk do të kemi parasysh kryesisht “ekzotizmat” arbëreshë (siç
janë fjalët e sipërshënuara), por edhe fjalë që mund të dukeshin pa ngjyrim
arbëresh, si dashurisht, duhje (diçka që na duhet, që kemi nevojë për të: “duhjet
tona”), lulësi, lulëzor, pandjenjësi “apati”, përndreq “restauroj, riparoj” etj.
“Fjalori i Arbëreshëve të Italisë” i Emanuele Giordanos, ka mbetur pak i
përmendur e i vlerësuar në studimet tona gjuhësore, megjithëse ka shërbyer e
shërben si një vepër konsultimi e pazëvendësueshme për leximin e teksteve
letrare e të tjera të shkruara nga Arbëreshët në të kaluarën, po edhe në ditët tona.
Ky fjalor nuk është studiuar ende si një vepër shkencore përfaqësuese e leksikut
arbëresh dhe e ecurisë së zhvillimit të tij. Lënda e pasur dhe e dokumentuar që
përmban fjalori, ofron një varg temash studimi të niveleve të ndryshme deri në
një disertacion doktorate. Një studim përqasës me fjalorin e Kolë Kamsit do të
ishte shumë i dobishëm: nga njëra anë, do të zbulonte veçoritë e secilit fjalor,
nga ana tjetër, duke i parë të dy si plotësues të njëri-tjetrit, do të merrnim një
pamje më të plotë të leksikut arbëresh dhe të vlerave të tij për gjuhën e sotme.
Ky shkrim në kujtim të punëtorit të palodhur e të përkushtuar të gjuhës e të
letërsisë shqipe, Mjeshtrit të Madh papas Emanuele Giordano, le të jetë një
nxitje për të përmbushur një detyrë shkencore dhe për të nderuar emrin e tij.
7 Kolë Kamsi, “Fjalor arbërisht - shqip. Rreth 8600 fjalë e shënime gramatikore”. Redaktor
Ferdinand Leka. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Sektori shkencor i albanologjisë.
Shkodër 2000, 377 f.
Page 138
138 Pasqyra e librave
Shtojcë
FJALË ARBËRESHE NË FGJSSH (1980) DHE NË FGJSH (2006)
E BUKURA E JETËS arb. E bukura e Dheut.
BUZËSUMBULL, ~A f. sh. ~A(T) arb. Shishe e rrumbullakët e me grykë të
ngushtë, që përdoret për të mbajtur pije të ndryshme.
DROQE, ~T f. sh. arb. Makarona shtëpie të prera në copa të shkurta e të trasha.
FUSHAMIR/Ë, ~I m. sh. ~Ë(T) arb. Bari dhensh.
GREP, ~I m. sh. ~A(T) kuptimi 6. arb. Pirun.
GRYKËKALBËT mb. arb. Që flet fjalë të këqija për dikë; gojëndyrë.
GUFËR, ~RA f. sh. ~RA(T) arb. Grykë vullkani; krater.
HOR/Ë, ~A f. sh. ~A(T) arb. Vend i banuar, qendër banimi, qytet a fshat.
KANGJEL/E, ~JA f. sh. ~E(T) arb., lart. Secila nga pjesët e një poeme të
madhe; këngë. Kangjelet e “Milosaos”.
KEZ/Ë, ~A f. sh. ~A(T) arb. Kësulë e kuqe a e gjelbër vogël prej mëndafshi ose
prej kadifeje, e qëndisur me fije ari, e qëndisur me fije ari, që e vënë nuset
arbëreshe ditën e dasmës dhe në raste festash.
LUMBARDH/Ë, ~A f. sh. ~a(t) zool. arb. Femra e pëllumbit, pëllumbeshë.
MBAR/Ë, ~A (E) f. kuptimi 3. arb. Gjithë prodhimi që japin të mbjellat në një
vit, zakonisht të mbarë; të korrat.
MOSNJERI pacak. arb. Asnjeri, askush.
MOSNJËHERË ndajf. arb. Asnjëherë.
QAFËZ, ~A f. sh. ~A(T) kuptimi 7. arb. Sqetulla.
SHPARGAR, ~I m. sh. ~Ë(T) arb. Mantel grash prej mëndafshi dhe me
zbukurime. (Fjalë e shtuar në në FGjSh 2006)
SHQITËZ, ~A f. sh. ~A(T) zool. arb. Mjellmë.
ZGJUMTH, ~I m. sh. ~(IT) arb. Gjumës: i dha zgjumthin e fjeti.
Emil LAFE
Page 139
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
REVISTA “STUDIME GJEOGRAFIKE” DHE ROLI I SAJ NË ZHVILLIMIN E GJEOGRAFISË SHQIPTARE
(me rastin e 30-vjetorit të numrit të parë)
Në formimin dhe në kulturën e një kombi gjeografia dhe shkenca që e
studion atë kanë rol shumë të dukshëm. Gjeografia mundëson njohjen e
trashëgimisë dhe të pasurive natyrore, tregon rolin e tyre në zhvillimin
ekonomik dhe shoqëror. Për fatin tonë, natyra është treguar shumë bujare në
këtë drejtim në trojet shqiptare. Shkenca e Gjeografisë ka rëndësi të madhe edhe
për edukimin patriotik të popullsisë, krijimin e forcimin e dashurisë për
atdheun. Rilindasit tanë të mëdhenj punuan, shkruan dhe botuan shumë për
gjeografinë e Shqipërisë, ndikuan shumë në rritjen e dashurisë për atdheun dhe
në frymën e lartë patriotike, për një Shqipëri të mosvarur dhe të zhvilluar.
Për shumë arsye, shkenca e Gjeografisë, mbeti mbrapa, krahasuar me
shkencat e tjera që identifikojnë kombin. Me themelimin e Universitetit të
Tiranës (1957), u krijua Departamenti i histori-gjeografisë në Fakultetin e
Historisë dhe të Filologjisë. Kështu ndodhi më pas dhe me krijimin e instituteve
të larta, që u shndërruan në universitete, në Shkodër dhe Gjirokastër. Në 1978 u
krijua Sektori i Studimeve Gjeografike pranë Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë, duke shënuar një hap të madh për këtë shkencë, ndonëse shumë i
vonuar. Studiuesit e parë të sektorit ishin Mevan Kabo (përgjegjës), Farudin
Krutaj, Nasip Meçaj, Gjovalin Gruda dhe më 1981 u shtua Skënder Sala, që
sapo kishte mbaruar studimet universitare në këtë degë. Në vitin 1982 doli më
vete Departamenti i gjeografisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, duke u
ndarë nga Departamenti i historisë. Sektori i Studimeve Gjeografike në
përbërjen e Akademisë së Shkencave më 1985 u shndërrua në Qendrën e
Studimeve Gjeografike (QSGJ). Gjashtë muaj më pas doli dhe numri i parë i
revistës shkencore “Studime gjeografike” (239 faqe), e para revistë shkencore
në këtë fushë, pikërisht ditën organizimit të Simpoziumit të Parë Kombëtar për
Gjeografinë (10 qershor 1985). Redaksia përbëhej nga: M. Kabo (përgjegjës),
V. Kristo, P. Qiriazi, F. Krutaj, Gj. Gruda, N. Meçaj dhe A. Bërxholi.
Tematika e revistës në numrin e parë përfshinte artikuj nga disa degë të
gjeografisë dhe fusha të afërta me gjeografinë, të shkruar nga specialistët e
QSGj dhe pedagogë të Fakultetit. Pas parathënies nga drejtori i QSGJ, Mevlan
Kabo, vjen rubrika “Gjeomorfologji” me nëntë artikuj. Temat trajtojnë dukuri
Page 140
140 Pasqyra e librave
natyrore në krahina e territore të Shqipërisë, pasojat e ndikimit të njeriut në
peizazhin e në ekonominë e vendit. Në rubrikën “Gjeografi fizike-krahinore”
botohen tre artikuj që trajtojnë kushtet fiziko-gjeografike të disa krahinave.
Rubrika “Gjeografi social-ekonomike” përmban katër artikuj, që bëjnë fjalë për
popullsinë e dinamikën e saj. Disa nga artikujt janë pjesë e temave studimore të
autorëve për disertacionet e doktoratës. Të gjithë artikujt shoqërohen me
përmbledhje në gjuhën frënge.
Dy vjet më vonë (1987) doli nr. 2 i “Studime gjeografike” (288 faqe). Ky
numër përfshin materialet e referuara në Simpoziumin e Parë Kombëtar për
Gjeografinë, si nënreferatet për gjendjen dhe detyrat e gjeografisë,
gjeomorfologjisë, për problemet gjeografike-ekonomike dhe të shtrirjes
territoriale të popullsisë. Kumtesat kanë shumëllojshmëri të madhe në tematikë:
transformimi i natyrës, proceset e jashtme në reliev, relievi e kërkimi
mineraleve, akullzimi i Kuaternarit në Shqipëri, lidhja e klimë-reliev, relievi e
shkëmbinjtë, evolucioni morfotektonik i relievit, popullsia dhe zhvillime social-
ekonomike, etj. Siç del qartë nga kjo tematikë, Simpoziumi Parë Gjeografik
bëri vlerësimin e gjendjes dhe përcaktoi detyrat për të ardhmen.
Në 1988 doli numri tretë i revistës (261 faqe), i cili kishte të veçantë dhe
shtimin e rubrikave. Ishte shfaqur interes për të bashkëpunuar në këtë revistë, si
rrjedhim janë shtuar artikujt dhe autorët në rubrikat e mëparshme. Temat janë
përqendruar kryesisht në këto drejtime: gjeomorfologjia bregdetare,
neotektonika, morfologjia e gjeomorfologjia e krahinave dhe luginave të
caktuara, analizë e elementeve klimatikë, demografia, transporti automobilistik,
industria, projeksionet gjeodezike etj. Për herë të parë nis rubrika “Toponimet”
për fshatit Damës (Tepelenë), por më pas askush nuk u mor me këtë tematikë
shumë interesante.
Më 1990 doli nr. 4 i “Studime gjeografike” (251 faqe). Redaksia ishte
shtuar me sekretar shkencor (S. Sala). Janë po ato rubrika, por është shtuar
numri i artikujve në fushën e gjeografisë fizike-krahinore, fushë e pëlqyer nga
disa disertantë për shkallën e parë të kualifikimit. Në fushën e gjeomorfologjisë
(10 artikuj) autorë janë futur në analizë të detajuar morfometrike të proceseve
gjeomorfologjike, në proceset aktuale modeluese, në paleogjeografinë e
Kuaternarit në Shqipëri. Në fushën e gjeografisë fizike-krahinore analizohen
treguesit morfologjikë-fiziko-gjeografikë, duke i vlerësuar në lidhjen e varësinë
natyrë-njeri. Kështu ndodh dhe në artikujt e rubrikave të tjera për popullsinë,
hartografinë etj.
Ndryshimet politike në kapërcyell të viteve ’90 sollën vonesë në daljen e
nr. 5 të revistës “Studime gjeografike” (1994, 312 faqe), e cila tani drejtohej
nga një Këshill botues i përkohshëm: E. Samimi (drejtor e përgjegjës), S. Sala
(redaktor shkencor), F. Krutaj (anëtar) e F. Progri (redaktor teknik). Zvogëlohet
pak formati i revistës. Përmbledhjes në frëngjisht iu shtua dhe ajo anglisht. Janë
shtuar dy rubrika të reja. Krahas studiuesve të vjetër, të cilët pothuaj nuk
mungojnë në asnjë numër, janë shtuar dhe të rinj. Analiza gjeomorfologjike
trajtohet deri në territore të vogla, me hartë gjeomorfologjike, duke lidhur
veprimtarinë e njeriut me ekonominë. Në rubrikat e tjera të zakonshme vijon
trajtimi i tematikave, ku tashmë autorët janë futur në analizën lidhjes bregdet-
bujqësi-blegtori, turizëm-popullsi. F. Progri në rubrikën “Hartografi” tregon
Page 141
Revista "Studime Gjeografike" dhe roli i saj në zhvillimin e gjeografisë shqiptare 141
trajtimin hartografik të shpërndarjes gjeografike të industrisë. Një rubrikë e re
lidhet me futjen në Shqipëri të teknologjisë së re SIG (Sistemi i Informacionit
Gjeografik) me artikullin e një autori të huaj (D. Bickmore). Bashkëpunimi me
specialistë të huaj apo tërheqja e drejtpërdrejtë e tyre mbeti në vijim detyrë e
rëndësishme e këshillit botues.
Numri 6 doli në vitin 1995 (344 faqe) me financimin e IBM, reklama e të
cilës është në faqen e parë. Numri hapet me rubrikën ‘’Gjeomorfologjia” me
shtatë artikuj. Autorët janë studiues nga Shqipëria, por edhe nga Prishtina dhe
nga Fakulteti i Gjeologji-Miniera në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Tematika përfshin veçoritë morfologjike e morfogjenetike të territoreve të
caktuara. Artikujt pasurojnë literaturën gjeografike të vendit për këto zona të
patrajtuara më parë. Nga dy artikuj kanë rubrikat “Gjeografi fizike e
përgjithshme” dhe “Demografi”. Autorët janë nga Departamenti i gjeografisë i
Universitetit të Tiranës, dhe njëri nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ky i
fundit sjell për herë të parë një analizë krahasuese të dy territoreve rurale
Shqipëri-Itali. Dy artikuj ka dhe rubrika ‘’Gjeografi turizëm’’ (njëri nga
Fakulteti i Ekonomisë), të cilët trajtojnë lëvizjen turistike dhe rolin e shtetit.
Interesant është artikulli në rubrikën “Mjedis”, sepse gjeografët po vijojnë të
vlerësojnë konkretisht mjedisin fizik shqiptar dhe problemet e tij. Rubrika
“Hartografi” me dy artikuj sjell paraqitjen grafike të rreziqeve natyrore dhe të
dhëna për lëvizjet vertikale të kores së Tokës në zonën e Durrësit. E pasur është
rubrika “Informacion” (5 shkrime). Revista mbyllet me “Kronikën” për
përurimin e SIG-ut në Shqipëri dhe me Bibliografinë e “Studime gjeografike”
1985-1994.
“Studime gjeografike” nr. 7 (111 faqe) ndryshon formatin në A4 dhe del
në gjysmën e parë të vitit 1995. Bashkëpunimi i studiuesve tanë me ata të huaj
vijon me studime për krahasimin proceseve karstike në Tomor me Polinon në
Itali, ose krahasimi dy vendbanimeve rurale në Shqipëri - Itali. Në këtë numër i
jepet vend edhe edukimit me konceptet gjeografike në shkollë, gjuhës së hartës
dhe leximit të saj. Është shtuar rubrika “Diskutime”, ku trajtohet terminologjia e
problematika e gjeografisë. Tematika e numrit 8 të “Studime gjeografike” del
në gjysmën e parë të vitit 1996, (180 faqe) me synimin për të nxjerrë dy numra
në vit, por më pas nuk u arrit. Revista është pothuajse ajo e trashëguar, por e
veçantë është rritja e numrit të autorëve, veçanërisht studiues të rinj. Studiuesit
gjeografë bëhen bashkautorë me specialistë të fushave të tjera, duke realizuar
më mirë punimin dhe duke forcuar karakterin praktik të gjeografisë.
Gjeografia është shkencë kryesore mjedisore, ndaj në nr. 9 të “Studimeve
gjeografike” (1996, 100 faqe) rubrika “Mjedis” del e para me disa artikuj në
anglisht. Analiza e elementeve mjedisore tregon lidhje-varësinë mjedis -
faktorët gjeografikë-ekonomikë. Edhe këtu ka artikuj në bashkautorësi me
specialistë të huaj të fushës. Rubrika “Informacion” përmban shkrime për
veprimtaritë shkencore gjeografike në Shqipëri e jashtë saj, duke treguar dhe
gjeografët shqiptarë pjesëmarrës me kumtime në këto veprimtari të rëndësishme
shkencore. Te rubrika “Diskutime” flitet më shumë për zbatimin në praktikë të
studimeve gjeografike. Pjesëmarrja në veprimtaritë shkencore jashtë vendit dhe
teknologjia e re e komunikimit kishin krijuar kushte të mira që të njihej më
shpejt përvoja e vendeve të zhvilluara. Nga ky numër nis dhe përkujtimi që u
Page 142
142 Pasqyra e librave
bëhet figurave të njohura të plejadës së gjeografëve shqiptarë dhe bibliografia e
botimeve dhe studimeve gjeografike (1967-1987).
“Studime gjeografike” nr. 10 (90 faqe) doli në vitin 1997, siç dihet vit me
trazira të forta politike për Shqipërinë. Ky numër hapet me një thirje drejtuar
bashkëpunëtorëve dhe rregullat e vendosura nga redaksia që duhet të plotësojë
artikulli që depozitohet në të. Ka këto rubrika; Gjeomorfologjia me 5 artikuj;
Hidrografia me dy artikuj; Biogjegrafia me dy artikuj (autorë të
jashtëm);Gjeografia ekonomike me 5 artikuj (pjesa më e madhe nga
Universiteti i Tirënës); Gjeografia politike dhe ajo urnbane me nga një artikull
nga pedagogë të Departamentit të Gjeografisë në Tiranë; Turizëmi me një
artikull nga një arkitekt; Rregulli teritori me një artikull; Hartografa me 3
artikuj, ku dy u përkasin autorëve të jashtëm dhe rubrika GIS/Remote Sesing
me dy artikuj, njëri me autorë të jashtëm. Numri mbyllet me 6 informacione dhe
një kronikë për 15-vjetorin e vdekjes së Ali Ostrenit.
Në nr. 11 të “Studime gjeografike” (1999, 108 faqe) krahas rubrikave të
mëparshme janë shtuar të reja: “Gjeografi politike”, “Rregullim territori”
(përvoja franceze) dhe “Gjeografi urbane”. Gjeografët kërkojnë nga
vendimmarrësit që për çdo ide që diskutohet e hidhet në letër, ka rëndësi terreni
ku zbatohet. Pra, duhet kryer paraprakisht e duhet marrë parasysh patjetër
studimi gjeografik-gjeomorfologjik. Në rubrikën e “Hartografia” vjen një
artikull nga hartografi sllovak Ján Pravda, i cili tregon të rejat në formimin e
klasifikimin e hartave.
Ky numër i “Studime gjeografike” nuk ka rubrika të reja, por janë shtuar
artikuj në rubrika si në atë “Social-ekonomike”, duke u përqendruar në jetën e
në zhvillimet urbane në Shqipëri me gjithë problematikën e trashëguar dhe atë
të re. Gati gjithë rubrikat e tjera përqendrohen në trajtimin e lidhje-varësisë
komplekse natyrë - veprimtari ekonomike. Del mirë roli njeriut si faktor
gjeomorfologjik në dinamikën e territorit, ndaj kërkohet zhvillim i
qëndrueshëm: të jemi sa më miqësorë me natyrën. Për herë të parë në këtë
numër del dhe rubrika “Kritika”, që kërkon trajtim të ndërthurur të problemeve
në hapësirën gjeografike, por që nuk vazhdoi në numrat e ardhshëm.
Në numrin 12 (me144 faqe A4) doli në gjysmën e dytë të vitit 1999.
Redaksia përbëhet: S. Sala (kryetar), M. Kabo, F. Krutaj e A. Bërxholi.
Ndërkaq QSGJ ishte bërë e njohur në vend e më gjerë dhe siguronte të ardhura
nga prodhimi e shitja hartave dhe studimeve. Vendimmarrës e shtetarë po
bindeshin se gjeografia ishte shkencë me ndikim të madh në zhvillimin e vendit.
Përgjithësisht, tematika përfshin rajone, territore dhe qytete të caktuara
shqiptare, në të cilat trajtohen natyra, ekonomia, njerëzit, gjendja e problemet,
dhe sugjerohen rrugëzgjidhje. Janë shtuar artikujt me karakter praktik.
Gjeografia po përpiqet të japë ndihmesën e vetë në zhvillimin e qëndrueshëm.
Në fundin e këtij numri bëhet e ditur një ndër konventat kryesore europiane, ajo
e Mbrojtjes së Peizazhit Natyror, të cilën Shqipëria e nënshkroi në vitin 2000.
Me daljen e numrit 13 (viti 2000, 200 faqe) “Studime gjeografike”
rikthehet në formatin e 6 numrave të parë. Në artikuj u jepet përparësi veçorive
gjomorfologjike te Shqipërisë dhe roli të shkencës së gjeomorfologjisë në
planifikim-rregullimin e territorit, proces, i cili kishte dalë jashtë kontrollit të
shtetit prej 10 vjetësh. Janë shtuar artikujt për problemet social-ekonomike dhe
Page 143
Revista "Studime Gjeografike" dhe roli i saj në zhvillimin e gjeografisë shqiptare 143
të mjedisit: e para për ristrukturimin e ekonomisë, e dyta me probleme të
trashëguara e të reja. Rubrikat e tjera ruajnë tematikat e trajtuara nga specialistë
të universiteteve të vendit. Për herë të parë del bashkëpunimi gjeograf-hartograf
dhe arkeolog (njëri i huaj) në studimin e evolucionit bregdetar të Adriatikut.
Në vitin 2002 doli numri 14 (428 faqe), kohë kur OKB-ja i mëshon rolit të
ri të gjeografisë. Dy artikuj nga Kofi Annan (Sekretar i përgjithshëm i OKB)
dhe gjeografja Anne Buttimer, të përkthyer shqip, hapin këtë numër. Janë shtuar
studiues të rinj nga Kosova e Maqedonia. Artikujt japin gjendjen dhe
perspektivën e ekosistemit urban, të korridoreve rrugore në ndërtim e sipër,
zhvillimet demografike intensive, rreziqet natyrore e pasojat e tyre mjedisore,
ekonomike e sociale; trajtohet roli i studimeve gjeografike në planifikim-
rregullimin e territorit, çështje të krizës mjedisore në botë dhe elemente të saj
përfaqësuese në Shqipëri, etj. E pasur është dhe rubrika “Informacione”, ku
përfshihen edhe informacione nga edhe Kosova.
Lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë pas vitit 1990 u shoqëruan me
probleme edhe në mjedisit. Ndaj nr. 15 (2002, 310 faqe) i “Studime
gjeografike” u jep rëndësi proceseve gjeomorfologjike, dëmeve në peizazh dhe
në ekonomi. Tërhiqet vëmendja në abrazionin e plazheve, ku shfrytëzimi egër i
zallishteve të lumenjve ka rolin kryesor; ndikimi në mjedis i lëvizjes së
popullsisë në qytetet e periferitë e tyre është një tematikë tjetër e këtij numri.
Nisin të trajtohen edhe zhvillimet ekonomike-sociale në zonat ndërkufitare etj.
Numri përmban dhe një përshkrim të shkurtër të botimeve gjeografike të viteve
të fundit, ku kryesor është “Atlasi i Shqipërisë” (natyra, popullsia dhe
ekonomia). Më 2005 doli nr. 16 i “Studime gjeografike” (280 faqe) i financuar
nga DAD (Gjermani) dhe Pakti i Stabilitetit - Europa Juglindore. Këtu botohet
një studim i plotë që i kushtohet menaxhimit rajonal të hapësirave të braktisura
në Shqipëri, fryt i bashkëpunimit midis studiuesve shqiptarë dhe atyre
gjermanë. Është botuar në shqip dhe anglisht, duke krijuar mundësi më të mirë
të përdorimit nga studiues të huaj të kësaj fushe.
Një vit më vonë (2006) doli dhe nr. 17 i “Studime gjeografike” (216 faqe), i
cili do të ishte dhe i fundit, pasi me reformën e shkencës që ndërmori qeveria e
kohës, Qendra e Studimeve Gjeografike në vend që të forcohej, për çudi u
shkri! Vetëm katër punonjës u sistemuan në Departamentin e gjeografisë të
Universitetit të Tiranës. Botimi i numrit 17 u mundësua nga Universiteti i
Potsdamit (Gjermani). Redaksia e fundit ishte: A. Bërxholi (kryetar), S. Sala
(sekretar shkencor) dhe anëtarë: N. Meçaj e Dh. Doka. Rubrika “Gjeografi
rajonale” ka dhe dy artikuj nga specialistë gjermanë (gjermanisht); në rubrikën
“Gjeografi fizike - Gjeomorfologji” analizohet peizazhi natyror, rreziqet
gjeomorfologjike, ndërsa në rubrikën ”Gjeografi humane” ndryshimet në
identitetin shqiptar, mjedisi dhe demografia, ndikimi migrimeve, turizmi dhe
mjedisi etj.
Në gjithë periudhën e daljes së kësaj reviste, bashkëpunëtorët e saj kanë
botuar artikuj edhe në revistat periodike të Fakultetit të Historisë e Filologjisë
(“Studime albanologjike”), të universiteteve të qyteteve Gjirokastër, Elbasan e
Shkodër. Po bëhen përpjekje nga Departamenti i gjeografisë i Universitetit të
Tiranës që kumtimet e konferencës së studentëve të ciklit “Doktoranturë” të
dalin me emrin ‘’Studime gjeografike’’. Numri 18 pritet të dalë së afërmi. Do të
Page 144
144 Pasqyra e librave
ishte mirë që kjo të vijohej, duke u shkëputur pjesa gjeografike nga revista
“Studime albanologjike” e Fakultetit.
Gjatë veprimtarisë së saj shkencore QSGJ, veç simpoziumit të parë
kombëtar gjeografik, organizoi dhe dy konferenca kombëtare dhe
ndërkombëtare me temat: “Gjeografia dhe ekonomia” (23-24 nëntor 1995,
Shkodër) dhe “Gjeomorfologjia e aplikuar, mjedisi dhe turizmi bregdetar” (16-
18 tetor 1998, Tiranë). Mungesa e një qendre të studimeve gjeografike po bëhet
gjithnjë e më e ndjeshme si për kërkesat e ditës, ashtu edhe për perspektivën e
zhvillimit ekonomik e shoqëror në vendin tonë.
Skënder SALA
Page 145
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
NJË BOTIM I RI NË POLONI PËR HISTORINË E SHQIPËRISË
TADEUSZ CZEKALSKI: THE SHINING BEACON OF SOCIALISM IN EUROPE. THE ALBANIAN STATE AND SOCIETY IN THE PERIOD OF COMMUNIST DICTATORSHIP (RREZJA E NDRITSHME E SOCIALIZMIT NË EUROPË NË PERIUDHËN E DIKTATURËS KOMUNISTE), 1944-1992. KRAKOV, 2013, 169 f. ISBN 978-83-233-3515-3
Hulumtimi i historisë, gjuhës dhe kulturës së Shqipërisë në Poloni është më
pak i pasur në përmbajtje sesa p.sh. në Itali ose në Gjermani, por gjithsesi me rëndësi. Në gjuhësi p.sh. Wacław Cimochowski ka qenë emri më i rëndësishëm, përmes monografisë së tij të botuar në frëngjisht për të folmen e Dushmanit
1. Shumë punime albanologjike janë botuar në polonisht, një gjuhë, e
cila për studiuesit e ballkanologjisë nuk është përgjithësisht e njohur. Tadeusz Czekalski, historian në Universitetin Jagelonian të Krakovit, ka paraqitur një pasqyrë mbresëlënëse shkrimesh, e cila përveç rreth 35 teksteve në polonisht, ndër të cilat një studim mbi aparatin shtetëror në fillim të viteve 1920 (“Albania w latach 1920-1939 - państwo, gospodarka, kultura”. Krakow, 1996), edhe disa artikuj gazetash në shqip dhe anglisht. Ai është njëri ndër bashkautorët e një “Historie të Shqipërisë“ të botuar fillimisht më 1992 (Tadeusz Czekalski, Jerzy Hausiński, Jan Leśny: “Historia Albanii”. 2. ed. Wroclaw 2009). Së fundi ai ka ndërmarrë përpjekjen për të hartuar një paraqitje të përgjithshme të thukët të Shqipërisë komuniste, gjë që nuk është aspak e lehtë të përmblidhet në 140 faqe. Materialet që ka përdorur për këtë janë literatura e specializuar ndërkombëtare, edhe shqiptare, burime (përmbledhje dokumentesh) të botuara si edhe fonde zyrtare të Arkivit Qendror të Shtetit (Tiranë).
Libri është i ndarë në tetë krerë. I pari i kushtohet historisë së ndërlikuar dhe në shumë pika ende të pasqaruar të periudhës së hershme të Partisë Komuniste deri në marrjen e pushtetit prej saj. Më pas ai shqyrton sistemin e pushtetit, aparatin e partisë dhe të shtetit në konstantet dhe shndërrimet e tij përgjatë ndryshimeve të vazhdueshme të fuqisë hegjemone, fillimisht të
1 Le dialecte de Dushmani. Description de l’un des parlers de l’Albanie du Nord [Avec
résumés en polonais et en russe]: Poznańskie Towarzystvo Przyjaciół Nauk, Wydział
filologizno-filozoficzny prace komisji filologicznej. Tom XIV zeszyt 1. Poznań, 1951, 233 f.
| Recensuar nga: Aleksandër Xhuvani, Buletin i Institutit të Shkencavet 5/1951, nr. 2; , 50-
52,; Eric P. Hamp, Language, 29/1953, 4.
Page 146
146 Pasqyra e librave
Jugosllavisë, më pas të Bashkimit Sovjetik e në fund të Kinës dhe më së fundi fazën e izolimit, pasojat shkatërrimtare të së cilës udhëheqja e Tiranës u mundua t’i zbuste me disa oferta jo shumë të suksesshme ndaj vendeve perëndimore.
Në ekonomi, së pari u shkatërruan strukturat tradicionale të pronësisë në bujqësi dhe industri përmes një privatizimi në ndërmarrje të vogla dhe menjëherë pas kësaj u krye kolektivizimi dhe shtetëzimi i tyre. Shndërrimi social dhe demografik i popullsisë qartësohet përmes disa treguesve si rënia e numrit të lindjeve dhe përfshirja e grave në politikë dhe ekonomi. Aparatit represiv (Sigurimi, burgje dhe kampe) i kushtohet një krye i veçantë, ku sillen edhe shifra nga literatura më e re shqiptare.
Arsimi dhe kultura bëjnë pjesë sigurisht në arritjet e sistemit, edhe pse me çmimin e një monotonie formale në realizmin socialist dhe të një kuadri historik nacionalist të propaganduar në të gjitha rrafshet. Në politikën fetare Shqipëria ia kaloi çdo sistemi tjetër të socializmit real përmes ndalimit të veprimtarive fetare.
Kreu i fundit ka të bëjë me ndryshimin e sistemit deri më 1992. Në pasthënie Czekalski trajton edhe debatin ende shumë të ashpër në shoqërinë shqiptare mbi sovranitetin e shpjegimit historik. Czekalski përpiqet me sukses të ruajë një pamje sa më objektive, e cila ndriçon si faqet e errëta në krahasim me shumicën e vendeve të Europës Lindore, si represioni i skajshëm dhe amullia e recesioni ekonomik në vitet e fundit, por po ashtu edhe sukseset në ndërtimin e një sistemi arsimor dhe shëndetësor, i cili i uli analfabetizmin dhe vdekshmërinë foshnjore në një shkallë të tillë, e cila ishte thuajse e papërfytyrueshme më 1944.
Autorit fatkeqësisht i kanë shpëtuar disa gabime. Partizanet Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima nuk i mbijetuan luftës (f. 83), por u pushkatuan nga gjermanët. Të njëjtin fat (kësaj radhe prej Enver Hoxhës) pësuan në vitet 1970 ekonomistët Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi (f. 53). Vepra e Enver Hoxhës “Imperializmi dhe revolucioni” natyrisht nuk ishte asnjë polemikë ndaj veprës së Leninit “Shteti dhe revolucioni” (f. 58); shenjtërimi i “klasikëve të marksizëm-leninizmit” vijoi i pandërprerë. Revista kryesore e arkeologjisë quhej dhe quhet “Iliria“, jo “Shqipëria Arkeologjike“ (f. 107). Politikani gjerman Erich Riedl nuk ishte ministër gjerman i ekonomisë, por sekretar shtetëror parlamentar (f. 62). Pretendimi i Czekalskit se politikanë të PASOK-ut grek kishin kërkuar strehim në Shqipëri gjatë diktaturës ushtarake nuk mbështetet në të dhëna burimore dhe është vështirë të besohet. Nuk ka pasur po ashtu asnjë takim personal ndërmjet kryeministrave Andreas Papandreu dhe Adil Çarçani (f. 60).
Më i rëndë është gabimi mbi qëndrimet e palëve politike lidhur me ditën e tërheqjes së gjermanëve nga Shkodra: komunistët dhe socialistët njohin 29 nëntorin 1944, konservatorët 28 nëntorin (pra së bashku me Ditën e Pavarësisë) (f. 148). Kjo vetëm si vërejtje për një botim të ri. Gjithsesi Czekalski ka shkruar një vepër shumë të rëndësishme, e cila mund t’i këshillohet kujtdo që dëshiron të njohë në formë të përmbledhur dhe në gjendjen aktuale të kërkimeve, se si ishte Shqipëria ndërmjet viteve 1944-1992. Të shpresojmë se autori do të shkruajë punime të tjera mbi Shqipërinë në një gjuhë disi më të njohur se gjuha e tij.
Michael SCHMIDT-NEKE
Përktheu nga gjermanishtja Genc LAFE
Page 147
Kronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturore
Page 149
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
KONFERENCË SHKENCORE NË NDERIM TË AKADEMIKUT SHABAN DEMIRAJ NË 95-VJETORIN E LINDJES
Më 24 janar 2015 në sallën e mbledhjeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
u zhvillua konferenca shkencore me temë “Shaban Demiraj – figurë e shquar e
shkencave albanologjike dhe e arsimit kombëtar” për ta përkujtuar akademikun
e nderuar me rastin e 95-vjetorit të lindjes. Konferenca u organizua nga
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave dhe nga Shoqata e Gjuhësisë
Shqiptare me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit e Sportit dhe të Shtëpisë
botuese “Albas”. Akademiku Shaban Demiraj, që u nda nga jeta më 30 gusht të
vitit të kaluar, ka qenë një nga studiuesit më të shquar e më prodhimtarë të
gjuhës shqipe. Vepra e tij shkencore përfshin probleme të gjuhës shqipe në të
gjitha periudhat e zhvillimit të saj që nga lashtësia deri në ditët tona. Prof. sh.
Demiraj pati një karrierë të gjatë si drejtues i katedrës së gjuhës shqipe në
Universitetin e Tiranës dhe si pedagog i disa lëndëve themelore, për të cilat
hartoi edhe tekstet përkatëse, si “Morfologjia e gjuhës shqipe”, “Historia e
gjuhës së shkruar shqipe”, “Morfologjia historike e gjuhës shqipe”. Tekstet e tij
për shqipen e sotme ndikuan dhe ndihmuan në njësimin dhe kodifikimin e
normës letrare gramatikore dhe në përhapjen e vështrimeve të reja teorike në
gjuhësinë shqiptare. Me kohë fusha kryesore e punës së tij u bë studimi i
evolucionit të sistemit gramatikor dhe i historisë së brendshme e të jashtme të
gjuhës shqipe nga lashtësia më e thellë deti në ditët tona. Si vepra kryesore të tij
njihen “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (1986, 1166 f., botuar dy herë në
një variant të përmbledhur dhe e përkthyer gjermanisht), “Gjuha shqipe dhe
historia e saj” (1988, 2013, dhe një botim italisht), “Fonologjia historike e gjuhës
shqipe” (1996), “Gjuhësi ballkanike” (2004, edhe në përkthim maqedonisht),
“Prejardhja e shqiptarëve në dritën e gjuhës shqipe” (1999, botim anglisht 2006),
“Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët” (2008). Sh. Demiraj ka qenë redaktor
dhe bashkautor i vëllimit “Morfologjia” të “Gramatikës së gjuhës shqipe” (botim
i Akademisë së Shkencave). Vepra e akad. Sh. Demiraj është e mirënjohur dhe
edhe në rrethet shkencore e universitare në Kosovë e në Maqedoni, si dhe në
rrethet albanologjike botën e jashtme. Sh. Demiraj në vitet 1993-1997 ka drejtuar
Page 150
150 Kronika kulturore
Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Mban titujt e lartë “Mjeshtër i Madh”,
“Mësues i Popullit”, “Nderi i Kombit”.
Programi i konferencës përmbante kumtesat e mëposhtme.:
Emil Lafe (Tiranë), Remzi Nesimi (Shkup): Akademiku Shaban Demiraj
dijetar i shquar dhe me ndikim të gjerë për zhvillimin e gjuhësisë shqiptare;
Xhevat Lloshi (Tiranë): Vështrimet e prof. Shaban Demirajt për leksikun e
shqipes;
Remzi Përnaska (Paris): Prof. Shaban Demiraj si drejtues i katedrës së
gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës (1962-1989);
Mario de Matteis (Universiteti i Bohumit – Gjermani): Rreth veprës së
Shaban Demirajt “La lingua albanese - origine, storia, strutture”. Università degli
Studi della Calabria, 1997;
Nexhip Mërkuri (Universiteti i Vlorës): Gjuhësia e përgjithshme dhe
këndvështrimet bashkëkohore për Epirin dhe Mesapët;
Bardhosh Gaçe (Universiteti i Vlorës): Kontributi i Shaban Demirajt në
studimin e letërsisë shqipe;
Kujtim Kapllani – Viktor Bakillari (Tiranë): Nderimi i prof. Shaban
Demirajt për albanologët;
Zeqirja Neziri (Universiteti i Shkupit): Ndihmesa e prof. Shaban Demirajt
për afirmimin e letërsisë arbëreshe;
Zeqirija Ibrahimi (Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të
Shqiptarëve - Shkup): Vepra e prof. Shaban Demirajt “Gjuhësia ballkanike” –
një shembull për ballkanistikën;
Valbona Toska (Universiteti i Shkupit): Çështja e rimarrjes së kundrinës
në veprën “Gjuhësia Ballkanike” të prof. Shaban Demirajt;
Mirushe Hoxha (Universiteti i Shkupit): Rreth trajtimit të mënyrës
dëshirore në studimet e prof. Shaban Demirajt për morfologjinë historike të
shqipes;
Rami Memushaj (Universiteti i Tiranës): Ndihmesa e prof. Shaban
Demirajt për ilirësinë e Epirit;
Asllan Hamiti Universiteti i Shkupit): Ndihmesa e prof. Shaban Demirajt
për ballkanologjinë;
Mustafa Ibrahimi (Universiteti UEJL - Tetovë): Shaban Demiraj për
etnosin arbëresh dhe për rëndësinë e gjuhës arbëreshe.
Konferencës i erdhi edhe një përshëndetje nga albanologët e Sankt-
Peterburgut.
Kujtim KAPLLANI
Page 151
Konferencë shkencore në nderim të akademikut Shaban Demiraj në 95-vjetorin e lindjes 151
PËRSHËNDETJE E ALBANOLOGËVE TË SANKT-PETERBURGUT PËR
KONFERENCËN SHKENCORE KUSHTUAR AKADEMIKUT SHABAN DEMIRAJ
Të nderuar kolegë!
Albanologët e Sankt-Peterburgut ju përshëndesin Ju, pjesëmarrësit e
konferencës kushtuar prof. Shaban Demirajt në 95-vjetorin e lindjes dhe ju
urojnë sukses të plotë në punën tuaj.
Veprat e akademikut Sh. Demiraj zënë një vend të nderuar në fushën e
shkencave albanologjike dhe në ballkanologji. Ato i dallon gjerësia e
materialit, dokumentimi i pasur dhe thellësia e trajtimit të problemeve. Prof.
Shaban Demiraj ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në arsimin kombëtar.
Ne e mbajmë mend ardhjen e prof. Shaban Demirajt në Sankt-Peterburg
në konferencën kushtuar 85-vjetorit të albanologes ruse Agnija V. Desnickaja,
kumtesën e tij dhe sjelljen miqësore e kolegjiale.
Duke ndier respekt të thellë ndaj kësaj figure madhore të shkencës
shqiptare, ju urojmë punë frytdhënëse dhe të suksesshme.
Albanologët e Sankt-Peterburgut
Sankt-Peterburg, 23 janar 2015
Page 152
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
DEKOROHET ALBANOLOGU ALEKSANDËR STIPÇEVIQ
Më 3 shkurt 2015, akademikut arbënesh nga Zara, prof. dr. Aleksandër
Stipçeviqit, që jeton në Zagreb, iu dorëzua Urdhri “Gjergj Kastrioti
Skënderbeu”, akorduar nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, për meritat
e tij shkencore, publicistike dhe kombëtare. Prof. dr. Aleksandër Stipçeviqit
është dekoruar edhe me “Dekorata e flamurit kombëtar”, akorduar nga ish-
Presidenti i Shqipërisë, prof. dr. Rexhep Mejdani, me motivacionin “Për
kontribut në zbardhjen e historisë së ilirëve” më vitin 2001. Dekorata “Gjergj
Kastrioti Skënderbeu” u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për
ndihmesë të qenësishme dhe madhore për mbrojtjen, forcimin apo përparimin e
faktorit shqiptar kudo në botë. Dekoratën e lartë prof. dr. Aleksandër
Stipçeviqit, në prani edhe të familjarëve të tij, ia dorëzoi Sekretari i
Përgjithshëm i Presidencës, z. Florian Nuri. Ishte e pranishme edhe
Ambasadorja fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, znj. Shpresa
Kureta, si edhe personalitete të tjera.
Akademiku prof.dr. Aleksandër Stipçeviqi, një emër i madh dhe i veçantë
në shkencë e
sidomos në fushën e arkeologjisë e të ilirologjisë dhe inë shumë fusha të
tjera shkencore, si dhe në publicistikë. Agjencia INA (Ilirian News Agency), ka
ndjekur në vazhdimësi gjithë aktivitetin e këtij dijetari të shquar në hulumtimet,
gjurmimet, publikimet dhe veprimtaritë e tjera.
Akademiku Aleksandër Stipçeviqi ballkanolog, bibliotekist dhe eseist
arbëresh, ka lindur në Arbënesh (Arbanasi) pranë Zarës, më 10 tetor të vitit
1930. Ka studiuar në Universitetit të Zagrebit, ku është diplomuar më 1954, në
degën e arkeologjisë. Pasi përfundoi studimet pasuniversitare në Fakultetin
Filozofik në Zarë, mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me temën
“Simbolizmi religjioz tek ilirët”. Prej atëherë ka vijuar të merret me studime
ilire djhe ka botuar një varg veprash, si: “Arte degli Illiri” (“Arti i Lilirëve”)
1963, “Gli Illiri” (“Ilirët”) 1967, “Bibliographia Illyrica” (“Bibliografi për
Ilirët”) 1967, “Kultni simboli kod Ilira” (“Simbolet e kultit te Ilirët”) 1983. Nga
fusha e albanologjisë ka botuar veprat “Interpretime albanologjike”,
“Etnogjeneza e Shqiptarëve”, “Albanologjia në Kroaci”, “Interpretime
albanologjike” etj.
Mehmet LATIFI
Page 153
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
DITËT E KULTURËS IRANIANE NË FIER
Në datat 6-9 shkurt 2015 Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi në
bashkëpunim me Bashkinë e qytetit Fier, Galerinë e Arteve të këtij qyteti dhe
Artgaleri Librari “Frashëri” organizuan “Ditët e kulturës iraniane në qytetin e
Fierit”. Në këto ditë u zhvilluan veprimtari të larmishme kulturore dhe artistike.
Kështu në ditën e parë, e premte më 6 shkurt 2015, në Galerinë e Artit të qytetit
Fier u çel ekspozita me foto e titulluar “Irani sot”.
Në ceremoninë e çeljes së kësaj ekspozite merrnin pjesë kryetari i
Bashkisë së Fierit z. Baftjar Zeqaj, drejtori i Fondacionit Kulturor “Saadi
Shirazi” z. Abas Azizi, drejtori i Galerisë së Arteve Fier z. Pandi Lena, drejtori i
kulturës në Bashkinë Fier z. Haxhi Kalluci si dhe personalitete të shumta të
artit dhe të kulturës të këtij qyteti. Në fjalën e tij drejtori i kulturës në bashkinë e
Fierit, z. Haxhi Kalluci, theksoi rëndësinë e artit dhe të kulturës iraniane dhe
qytetërimin e hershëm pers, ku mbizotëronin teknika të ndryshme të artit
figurativ.
Nga ana e tij drejtori i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” z. Abas Azizi
vlerësoi bashkëpunimin e autoriteteve vendore të Fierit në organizimin e
“Ditëve të kulturës iraniane” në këtë qytet dhe shtoi: “Ekspozita e fotove të
Iranit është vetëm një prej veprimtarive të larmishme që ky Fondacion në
bashkëpunim me Bashkinë e Fierit dhe institucionet kulturore në vartësi të saj
do të organizojnë në qytetin kulturëdashës të Fierit”.
Në këtë ekspozitë u paraqitën mbi 80 fotografi, që paraqesin tematika të
ndryshme si jeta e përditshme, gruaja, modernizimi, natyra, historia, feja,
Page 154
154 Kronika kulturore
arkitektura etj. Një vend i posaçëm në Gallerinë e Arteve Fier i ishte dedikuar
edhe punimeve artizanale iraniane.
Në ditën e dytë të veprimtarive kulturore, e shtunë më 7 shkurt 2015, në
qytetin e Fierit në Teatrin “Bylis” çeli siparin veprimtaria “Ditët e filmit
iranian”. Në ceremoninë e hapjes merrte pjesë drejtori i kulturës në Bashkinë e
qytetit, z. Haxhi Kalluci, i cili theksoi rëndësinë e madhe që ka kinematografia
iraniane, e cila ka pasur një zhvillim të madh dhe ka konkurruar denjësisht në
festivalet ndërkombëtare të zhvilluara gjatë viteve të fundit.
Vlen të theksohet se në datat 7 dhe 8 shkurt 2015 në qytetin e Fierit u
shfaqën disa filma të suksesshëm nga kinematografia iraniane, të përkthyer dhe
të titruar në gjuhën shqipe. Në ditën e katërt dhe të fundit të veprimtarisë
kulturore “Ditët e kulturës iraniane në Fier”, e hënë 9 shkurt 2015, u organizua
“Dita e leximit të tregimeve për fëmijët shqiptarë me motive persiane”.
Në këtë veprimtari, ku morën pjesë fëmijë të ciklit parashkollor dhe të
klasave të para fillore të qytetit të Fierit, të shoqëruar edhe nga prindërit dhe
mësuesit e tyre, u lexuan disa prej tregimeve të librit “Përralla të bukura për
fëmijë” marrë nga letërsia klasike perse, duke u shpjeguar edhe moralin e tyre.
Ky libër është botim i Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”.
Elton LILA
Page 155
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
VEPRIMTARI ARTISTIKE-LETRARE “KULTURA DHE ROLI I MUZIKËS TRADICIONALE”
Më 28 shkurt 2015 (e shtunë), falë një bashkëpunimi ndërmjet Fondacionit
Kulturor “Saadi Shirazi” me Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” dhe
Bibliotekën “Vexhi Buharaja” të qytetit të Beratit u organizua një veprimtari
artistike, kulturore dhe letrare me temë “Kultura dhe roli i muzikës
tradicionale”, në të cilën u bë prezantimi i një prej personaliteteve më në zë të
muzikës tradicionale iraniane, muzikanti me famë botërore Shahram Nazeri
(lindur në vitin 1951).
Në këtë veprimtari artistike-kulturore merrnin pjesë drejtori i Fondacioni
Kulturor “Saadi Shirazi” z. Abas Azizi, drejtori i Qendrës Kulturore “Margarita
Tutulani” në Berat z. Renuard Mimani, drejtori i Bibliotekës “Vexhi Buharaja”
z. Arben Jaupaj si dhe personalitete të kulturës dhe nxënës të Liceut Artistik të
qytetit të Beratit.
Në fjalën e tij drejtori i Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” z. Renuard
Mimani vlerësoi lart bashkëpunimin dhe ndihmesën që ka dhënë Fondacioni
Kulturor “Saadi Shirazi” në organizimin e veprimtarive të larmishme kulturore
dhe artistike në këtë qytet.
Page 156
156 Kronika kulturore
Z. Arben Jaupaj drejtori i Bibliotekës “Vexhi Buharaja” do të vlerësonte
ndikimin dhe rolin e poezisë dhe kulturës perse në kulturën shqiptare dhe
veçanërisht në qytetin e Beratit.
Një përshkrim të zgjeruar të veprimtarisë dhe punimeve të muzikantit të
famshëm iranian Shahram Nazeri bëri Elton Lila, i cili radhiti ndër të tjera
dhjetëra koncertet e zhvilluara si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke mos
harruar edhe bashkëpunimin me filarmoninë e Këlnit dhe gjithashtu çmimet e
shumta ndërkombëtare që ka marrë ky personalitet bashkëkohor i muzikës
tradicionale iraniane, ndër të cilat mund të përmendim medaljen “Legion
d’Honeur” dhe “Chevalier des Arts et Letters” akorduar nga qeveria e Francës
në vitin 2007 si dhe “Living Legend” nga Universiteti i Kalifornisë në Los
Anxheles.
Nga ana e tij drejtori i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” z. Abas Azizi
vlerësoi lart kulturën dhe qasjen ndaj saj që kanë në veçanti qytetarët e Beratit
dhe mbështetjen e madhe që jep Bashkia me Institucionet që ka në varësi për të
bërë sa më të larmishme jetën e këtij qyteti kulturëdashës.
Këtë veprimtari e bënë më të këndshme edhe recitimi i poezive të Hafiz
Shirazit, Saadi Shirazit, Rumiut etj. nga nxënësit e Liceut Artistik të qytetit të
Beratit, të shoqëruar me një sfond muzikor të luajtur prej artistëve të këtij
qyteti.
Elton LILA
Page 157
Perla, vëllimi 71, numri 1, 2015
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
AKADEMI SOLEMNE KUSHTUAR AKADEMIKUT
MAHIR DOMI
TIRANË 2015
Me nismën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në datën 13 mars
2015 u organizua Akademia solemne “Mahir Domi – 100-vjetori i lindjes”. Ky
aktivitet erdhi në vazhdën e organizimit të veprimtarive shkencore për nder të
figurave të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare. Mbledhja jubilare u zhvillua në
sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave në Tiranë. Morën pjesë
akademikë, kolegë e dashamirë të prof. Mahir Domit, si dhe familjarë të tij.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Muzafer Korkuti në
fjalën e hapjes vlerësoi figurën e profesor Mahir Domit si gjuhëtar i njohur dhe
personalitet i shquar i shkencave filologjike dhe i kulturës shqiptare, anëtar
themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Profesor M. Korkuti
përshëndeti gjithashtu organizatorët dhe pjesëmarrësit e konferencës për nismën
dhe ndihmesën e tyre në këtë veprimtari shkencore.
Konferenca i zhvilloi punimet në një seancë, në të cilën u mbajtën kumtesat
në vijim:
Emil Lafe: Mahir Domi – personalitet dhe organizator i shquar i shkencave
filologjike shqiptare; Mehmet Çeliku: Sintaksa shqipe në studimet e prof. Mahir
Domit; Seit Mansaku: Mahir Domi për historinë e gjuhës shqipe; Ethem Likaj:
Ndihmesa të Mahir Domit për morfologjinë historike të shqipes; Gjovalin
Shkurtaj: Ndihmesa e prof. Mahir Domit në lëmin e dialektologjisë e të
onomastikës shqiptare; Jorgo Bulo: Mahir Domi – historian i letërsisë.
Referuesit hodhën dritë mbi aspekte të jetës së profesor Mahir Domit si
intelektual, studiues e Mësues i Popullit, përkrah ndihmesave tij të shumanshme
në fushën e studimeve gjuhësore-letrare dhe të shkollës së lartë. Kjo
konferencë, nëpërmjet kumtesave dhe diskutimeve, vuri në pah ndihmesat më të
rëndësishme të akademikut Mahir Domi në fushat e sintaksës, të historisë së
gjuhës shqipe, të dialektologjisë, të onomastikës dhe të historisë së letërsisë
shqipe. Profesor Mahir Domi njihet si sintaksolog i shquar në historinë e
gramatologjisë shqipe, në të cilën spikat në mënyrë të veçantë kontributi i tij si
redaktor shkencor dhe bashkautor i veprës madhore me rëndësi kombëtare
“Gramatikë e gjuhës shqipe” në dy vëllime. Profesor Domi ka lënë gjurmë të
thella në përpunimin dhe stabilizimin e rregullave të drejtshkrimit të gjuhës
Page 158
158 Kronika kulturore
shqipe. Gjithashtu, u theksua puna dhe këmbëngulja e Mahir Domit për
zgjerimin e sektorit të dialektologjisë në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë.
Seria “Dialektologjia shqiptare”, e botuar në 7 vëllime në vitet 1971-2005, u
vlerësua si ide e profesor Domit. U hodh dritë edhe mbi aktivitetin pedagogjik
të tij si lektor i lëndëve të sintaksës e të morfologjisë historike të gjuhës shqipe
në Universitetin e Tiranës. Sa i takon letërsisë shqipe, u vu në dukje se ai qe një
ndër hartuesit dhe redaktorët kryesorë të veprës “Historia e letërsisë shqipe”
(vëll. I e II), që u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë i Universitetit të
Tiranës në vitet 1959-1960, në të cilën profesor Domi shkroi pjesën e letërsisë
së vjetër shqipe dhe redaktoi pjesën më të madhe të letërsisë së Rilindjes
Kombëtare, autorët e së cilës i njihte me hollësi. Në përgjithësi, vepra
shkencore e Mahir Domit u vlerësua nga gjithë kumtuesit dhe diskutuesit si
pasuri kombëtare.
Në këtë mbledhje solemne u njoftua gjithashtu se në shenjë respekti dhe
vlerësimi për punën e akademikut Mahir Domi, Akademia e Shkencave e
Shqipërisë ka ngritur një redaksi të përbërë nga gjuhëtarët Enver Hysa, Seit
Mansaku e Remzi Përnaska dhe ka nisur projektin për botimin e “Veprës” së tij.
Anila KANANAJ
Page 159
شرق شناسي
مهديو در علم شرق شناسي و آموزش عالي يدر مورد خدمات پروفسور فتح
١٠٩ محمد كيچو_
ضميمه
١١٩ ه آ فوتاچ آندر_دو نوشته نا آشنا در باره زبان آلبانيايي از فايق كونيتسا
كتاب شناسي
١٢٩ ماريو ده ماتئيس_زبان آلباني، منبع، تاريخ، ساختار از شعبان دميراي
از امانوئل جوردانو و نقش آن در حفظ و شناخت "لغتنامه آربري هاي ايتاليا"
١٣٢ اميل الفه_زبان آربرش
١٣٩ اسكندر ساال_ يياي آلبانياي و نقش آن در توسعه جغراف"ييايمطالعات جغراف"مجله
١٤٥ مايكل اشميدت نكه_ يخچه آلباني تاريد در لهستان برايچاپ جد
گزارش فرهنگي
١٤٩ كويتيم كاپالني_ سالگرد تولد ٩٥ به افتخار آكادميك شعبان دميراي در يكنفرانس علم
١٥٢ محمد التيفي_ن از محقق الكساندر استيپچويچ يتزئ
١٥٣ التون لي ال_ در شهر فير يراني ايروزهاي فرهنگ
١٥٥ التون لي ال_ ي سنتيقي و نقش موسي و ادبيمراسم هنر
١٥٧ آنيال كاناناي_مراسم علمي به مناسبت زبان شناس ماهر دومي
١٥٩ فهرست فارسي
Page 160
PERLA” مرواريد“
بيستم فرهنگي، سال– علمي فصلنامه
٧١ ل شماره مسلس– ميالدي ٢٠١٥ سال اولشماره
مطالبفهرست
روابط فرهنگي
٥ گازمند اشپوزا_ سامي فراشري يران در اثر ادبيات ايشاهكارهاي ادب
ييايران و رابطه آن با فرهنگ آلباني ايم اسالي در جمهوريت علم و توسعه فرهنگياهم
١٣ اميل الفه_) ره (ينياز ديدگاه امام خم
آلباني شناسي
آلبانيايي ينظر شعبان دميراي محقق برجسته و آكادميك آلباني در مورد توسعه زبان شناس
١٩ نسيمييمزر/ اميل الفه _
٢٣ جواد لوشي_ يياي پروفسور شعبان دميراي براي واژگان آلبانيدگاه هايد
٢٩ آلفرد فراشري_ و برادران فراشري يياي آلبانيرنسانس مل
٣٦ پرپاريم كابو_فلسفه در آثار نعيم فراشري شاعر پارسي گوي آلباني
٤٣ بازه. ارمال ح_ اشكودرا ي اساسنامه هاي حقوقيخيت تاريمحتوا و اهم
٥١ يناري يورجي ج_ "يياياطلس لهجه اي زبان آلبان"كلمه غروب آفتاب در
ايرانشناسي
٥٩ ي دارمي احمد تعم_مكتب فكري و فلسفي ادبيات ايراني
٩٦ محمد جعفر ياحقي_دوره پيشرفت نثر در ادبيات ايراني
٣٨ سوئال جوهري_ ي شناخت و توسعه زبان فارست آن دري و اهميكولينوشته پا سنگ
٥٩ افسانه، شعري از نيما يوشيج پدر شعر نو فارسي