PERLA PERLA PERLA PERLA PERLA Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XVII 2012 Nr. 3-4 (63) Pasqyra e lëndës Artikuj për 100-vjetorin e pavarësisë Artikuj për 100-vjetorin e pavarësisë Artikuj për 100-vjetorin e pavarësisë Artikuj për 100-vjetorin e pavarësisë Artikuj për 100-vjetorin e pavarësisë Artan Puto Kristo Frashëri Xhevat Lloshi / Emil Lafe Enis Sulstarova Shpresa Ismajli Hasan Bello Naim Berisha Nuridin Ahmeti Ermir Nika Lavdosh Ahmetaj 100 vjet Shqipëri politike dhe kulturore .................. 5 Kuvendi Kombëtar i Vlorës dhe parimet e tij evropiane .............................................................. 16 Shteti shqiptar dhe zhvillimi i gjuhës letrare shqipe ........................................................ 20 Projekti modernizues i Rilindjes Kombëtare ........ 29 Jehona e Kongresit të Drejtshkrimit në shtypin e Kosovës ............................................................... 42 Politika e shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike gjatë periudhës së Monarkisë (1928-1939) .......................................................... 47 Pasqyrimi i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës në shtypin e kohës në Kosovë .................................. 66 Kontributi i klerikëve në kryengritjet e vitit 1910- 1912 në Vilajetin e Kosovës ................................. 70 Roli i krijimtarisë së Andon Zako Çajupit në Rilindjen Kombëtare ............................................ 79 Esad Toptani në mbarim të Luftës së Parë Botërore ............................................................... 89
180
Embed
Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XVII 2012 Nr ... · Mendoj se historia përveçse dije u shërben njerëzve pikërisht edhe për këtë të dytën, për të mësuar
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
PERLAPERLAPERLAPERLAPERLARevistë shkencore - kulturore tremujore
Viti XVII 2012 Nr. 3-4 (63)
Pasqyra e lëndës
Artikuj për 100-vjetorin e pavarësisëArtikuj për 100-vjetorin e pavarësisëArtikuj për 100-vjetorin e pavarësisëArtikuj për 100-vjetorin e pavarësisëArtikuj për 100-vjetorin e pavarësisë
Artan Puto
Kristo Frashëri
Xhevat Lloshi /
Emil Lafe
Enis Sulstarova
Shpresa Ismajli
Hasan Bello
Naim Berisha
Nuridin Ahmeti
Ermir Nika
Lavdosh Ahmetaj
100 vjet Shqipëri politike dhe kulturore .................. 5
të minoriteteve etnike gjatë periudhës së Monarkisë
(1928-1939)
Më 17 dhjetor 1920, kur Asambleja e Përgjithshme e Lidhjes së Kombeve vendosi të pranonte Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota, pati «shprehur dëshirën» që qeveria shqiptare të zotohej për mbrojtjen e pakicave në territorin e saj.1 Në vitin 1921, kur qeverisë shqiptare iu desh të bënte një luftë të ashpër për të shpëtuar kufijtë e 1913-ës, Lidhja e Kombeve, krahas rekomandimit që i bëri Konferencës së Ambasadorëve për të zgjidhur këtë çështje, kërkoi prej saj (qeverisë shqiptare-H.B), gati si një kusht paraprak, që të merrte zotime konkrete për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.2 E gjendur nën presion më 2 tetor 1921, qeveria shqiptare, e cila përfaqësohej në Gjenevë nga Fan Noli, u detyrua të nënshkruante një deklaratë të posaçme, si dhe të pranonte “Regjimin e mbrojtjes së minoriteteve”.3 Kjo deklaratë, kishte trajtën e një statuti, në artikullin 1, shkruhej se: “Ujdirat që përmban kjo deklaratë do të quhen si ligje themelore në Shqipëri. Gjithë ndenjësve në Shqipëri do t`u jepet mbrojtje e plotë”; në bazë të artikullit 2, “Lidhur me minoritetet Shqipëria pranonte autoritetin e Lidhjes së Kombeve”; ndërsa sipas artikullit 3, “Shqipëria është gati t`u shtrohet porosive që do t`i bëhen nga ana e Këshillit të Shoqërisë së Kombeve, mbi emigracionin e të dyja palëve edhe me vullnetin e atyre që përbëjnë minoritetet etnike”.4
Një kërkesë tjetër e deklaratës ishte dhe fakti se, qeveria shqiptare, ishte e detyruar që brenda 6 muajve nga nënshkrimi i saj t`i
1Arben Puto, Demokracia e rrethuar, Tiranë: 8 Nëntori, 1990, f.144.
2Dhimitër Berati, Qëllimet dhe Organizimi i Lidhjes së Kombeve, Tiranë: Mbrothësija,
1931, f.3-4. 3Arkivi Qendror i Shtetit (më tej: AQSH), Fondi: Ministria e Punëve të Brendshme, viti
1921, dosja 288, fl.2-3. 4Po aty.
48 Bello
paraqiste Këshillit të Lidhjes së Kombeve një raport të hollësishëm «mbi statusin legal të komuniteteve fetare, kishave, manastireve, shkollave, shoqatave bamirëse të pakicave» të racës, fesë dhe gjuhës së ndryshme. Por dhe të merrte parasysh çdo rekomandim që mund t`i bëhej për këtë nga Lidhja e Kombeve.5
Pas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të 9 nëntorit 1921, i cili, i hidhte poshtë pretendimet territoriale greke e jugosllave, duke i njohur vetëm Italisë disa të drejta të posaçme strategjike dhe ekonomike,6 Greqia, vazhdoi të ushtronte presion mbi shtetin shqiptar duke bërë akuza për keqtrajtimin e popullsisë së krishterë dhe të minoritetit grek. Që t`i jepej fund një gjendjeje të tillë, qeveria shqiptare i kërkoi Lidhjes së Kombeve të dërgonte një komision hetimor. Ky arriti në Shqipëri në fillim të vitit 1922 dhe përbëhej nga disa ekspertë të Lidhjes, me në krye delegatin suedez Sedërholm7. Raporti i hartuar nga ky komision iu paraqit Këshillit të Lidhjes së Kombeve më 12 maj 1922.8 Ndërsa në maj të vitit 1923, Komisioni Hetimor i Lidhjes së Kombeve paraqiti raportin sipas të cilit numri i popullsisë greqishtfolëse në Shqipërinë e Jugut arrinte deri në 35.000-40.000 persona.9 Në prefekturën e Korçës, nënvizon raporti, nuk ekzistonte edhe sipas statistikës greke, asnjë popullatë që të fliste greqisht: “nëse zoti Klemanso*, mundi të thotë më 1913 se në Korçë mbase gjysma e popullsisë ishte greke, opinioni i tij, që nuk është vërtetuar nga faktet, është shkaktuar nga ngatërrimi i fesë me racën. Ky ngatërrim është vënë re shpesh kur ka qenë rasti për të biseduar mbi çështjet e Ballkanit, ku është njësuar feja ortodokse me kombësinë greke”.10
Shqipëria pasi nënshkroi në Gjenevë deklaratën mbi mbrojtjen e minoriteteve i përmbushi detyrimet e saj në mënyrë të njëanshme. Kjo, për faktin se krahasuar me gjendjen e popullsisë shqiptare në Jugosllavi e Greqi, që ishin objekt i persekutimeve më të rënda, ngritur në politikë zyrtare, me gjithë ankesat e drejtuara nga personalitetet e kohës nuk u bë ndonjëherë problem serioz në organet e Lidhjes së Kombeve.11
5S.d.N, Protection des minorities en Albanie. Résolution du 2 octobre 1921 et
Déclaration de la Délégation albanaise (meme date). Doc. A. 176. 1921, CC. 361. 6Gaetano Salvemini, Mussolini diplomatico (1922-1932), Bari: Laterza, 1952, p.194;
Amedeo Giannini, L'Albania dall'indipendenza all'unione con Italia (1913-1939),
Milano: Insituto per gli Studi di Politica Internazionale, 1939, p.132-134. 7Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949), Tiranë: GEER, 2002, f.29-30.
8League of Nations Journal, viti III, nr.6, f.575.
9AQSH, Fondi 251, viti 1923, dos.211, fl.241-242. Raporti i Komisionit Hetimor i
Lidhjes së Kombeve; Politika, nr.2321, qeshor 1923, f.1; Populli, nr.1629, maj 1923,
f.1.
*Zhorzh Klemanso, Politikan francez, kryeministër e ministër i brendshëm. 10
Po aty, fl.243. 11
AQSH, Fondi “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, viti 1921, dos.56, fl.12-16.
Promemoria e paraqitur nga Bedri Pejani në Kongresin ndërkombëtar për mbrojtjen e të
Politika e shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike... 49
Minoritetet vazhduan të gëzonin në Shqipëri të gjitha të drejtat që gëzonte çdo qytetar shqiptar. Ato kishin institucionet e tyre arsimore, objektet e kultit, si dhe të gjitha hapësirat e duhura për t`u integruar në sferat e jetës politike, të administratës lokale dhe asaj qendrore.
Periudha e monarkisë, e cila, përbën një nga etapat më të rëndësishme të konsolidimit të shtetit shqiptar, është një nga periudhat më me interes për të treguar s si janë trajtuar minoritetet në vendin tonë. E në këtë kuadër, vlen të merret në shqyrtim politika e shtetit të asaj kohe ndaj shkollave të minoriteteve etnike, si një nga të drejtat më themelore për këtë kategori.
Sipas studiuesit Beqir Meta: “Mbreti Zog, i ndodhur përballë fqinjëve të fuqishëm dhe me aspirata kundrejt shtetit shqiptar, u përpoq që të bënte një politikë pragmatiste dhe sa më luajale ndaj tyre. Qëndrimi tolerant dhe luajal ndaj minoriteteve u konsiderua si një pjesë e kësaj politike dhe si një faktor që do të kontribonte në stabilitetin e shtetit shqiptar”.12 Por, as kjo nuk e ndali fushatën mediatike dhe presionet që vazhdimisht shtetet ballkanike bënin lidhur me këtë çështje. Në krye të kësaj fushate qëndronte shtypi grek, i cili, më 14 maj 1929 shkruante se: “sipas informatave që kemi, jeta e popullsisë greko-ortodokse të vorio-epirit, nën regjimin shqiptar të Ahmet Zogut, që tashti së fundi u kurorëzua si mbret, është bërë e pajetueshme. Çdo shenjë lirie është hequr. Më në fund u hoqën gjuha dhe kishat. Nëse nuk kemi mënyrë tjetër për t`iu imponuar vendit fqinj, të paktën, le të heqim që andej popullsinë tonë që të zbresin për të punuar tokën e Epirit të lirë, se është mëkat t`i sakrifikojmë me dijeninë tonë”.13 Ndërsa po një tjetër e përditshme greke, akuzonte autoritetet shqiptare, se gjoja nuk po silleshin mirë me pakicën greke që ishte aty dhe njëkohësisht kritikonte përfaqësinë e vendit të saj, se duhet të bënte më shumë për këtë pakicë.14
Nga një raport i nënprefekturës së Delvinës, mbi përfundimin e vitit shkollor 1928-1929, krahas pasqyrimit të problemeve të arsimit në këtë rajon, midis të tjerave informohen instancat qeveritare se: “dhespoti i Janinës ishte “dirigjuesi” i përgjithshëm i arsimit në Epirin Jugor, në Janinë, edhe i Epirit Verior siç e quajnë ata Prefekturën e Gjirokastrës”.15 Sipas raportit, ky dhespot kishte në dispozicion fonde kolosale për këtë qëllim. Me këto fonde paguheshin mësuesit e shkollave grekofone, të
drejtave të popujve, që i zhvilloi punimet në Gjenevë nga data 1-10 shtator 1921, nuk u
mor aspak parasysh. Megjithëse ai ishte përfaqësues i “Komiteteve të Bashkuara të
Shqiptarëve Irredentistë”. 12
Beqir Meta, “Politika e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së
monarkisë”, në Studime Historike, nr.3-4, Tiranë 2009, f.203. 13
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej: AMPJ), viti 1929, dosja 850, fl.122,
Gazeta “Imerisios Tipos”, 14.4.1929. 14
Po aty, Gazeta “Eleftheron Vima”, 14.4.1929. 15
AQSH, Fondi 295, viti 1929, dosja 7, fl.42.
50 Bello
cilët përbënin një kategori shumë më të dobët, krahasuar kjo me mësuesit e shkollave shqiptare, por, “ideja panhelenike dhe interesi i madh që tregonte Greqia, bënte që këto shkolla të funksiononin sido që kanë personel të dobët”.16 Megjithatë, siç shihet dhe nga tabelat në shtojcën e këtij artikulli, ku jepen në mënyrë të detajuar pasqyrat përmbledhëse të shkollave të minoriteteve etnike në Shqipëri (tabelat: 2, 3, 4 ) edhe sipas shpërndarjes gjeografike (tabelat: 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13) minoritetet dispononin institucione arsimore dhe mësues në varësi të nevojave. Pa ju mohuar aspak e drejta që ato kishin për të mësuar në gjuhën amtare.
Përjashtim bënin vetëm rastet kur në këto shkolla nuk zbatoheshin rregullat dhe kriteret e përcaktuara nga Ministria e Arsimit. Kështu, më 13 janar 1930, ministri i Arsimit Abdurrahman Dibra informonte Ministrinë e Punëve të Jashtme se disa ditë më parë kishte dhënë urdhër për mbylljen e shkollës ortodokse serbe në Shkodër. Për arsye se kjo shkollë, me gjithë urdhërat e dhëna më parë, vijonte të mos aplikonte programin e shtetit dhe të jepte mësim vetëm në gjuhën serbe. Në këtë shkollë jepnin mësim mësues që s`dinin fare shqip dhe që s`ishin nënshtetas shqiptar. Gjithashtu librat dhe regjistrat e përdorura nuk ishin ata të miratuar nga ky dikaster. Sipas Ministrit të Arsimit, kjo shkollë, nuk mund të vijonte më në këtë mënyrë mbasi veprimtaria e saj binte në kundërshtim me Statutin Themeltar të Mbretërisë. Në bazë të një marrëveshje që këto dy ministri kishin bërë me njëra-tjetrën, kishin vendosur që përkohësisht t`a lejonin këtë shkollë derisa ajo të përmbushte kriteret e mësipërme, në të kundërtën ishte vendosur që ajo të mbyllej. Prandaj, porosiste Ministri i Arsimit, për këtë gjë duhej të vihej në dijeni edhe Legata Jugosllave.17
Ministri i Punëve të Jashtme, Rauf Fico, më 7 maj 1930 informonte Ministrinë e Arsimit se qeveria e Rumanisë, duke u interesuar miqësisht për çështjen e arsimimit të vllehëve që jetonin në Shqipëri, me anë të përfaqësuesit të saj në Tiranë, në mënyrë verbale i kishte parashtruar atij disa propozime. Me qëllim, që të gjendej një zgjidhje e kënaqshme për të dyja palët e interesuara. Sipas tyre:
1) Qeveria Shqiptare duhet t`u jepte autorizim për të hapur shkolla komuniteteve të vllehëve në bazë të kërkesave që ato kishin.
2) Shkollat vllahe të Korçës e të Shipckës, qeveria shqiptare, duhet që miqësisht t`ua dorëzonte komuniteteve përkatëse.
3) Mësuesit e propozuar prej komunitetit vlleh duhet të emëroheshin me aprovimin e Ministrisë së Arsimit.
16
Po aty, fl.43. 17
AMPJ, dosja 228, viti 1930, fl.5. Raport i Ministrit të Arsimit, Abdurrahman Dibra,
për Ministrinë e Punëve të Jashtme, 13.1.1930.
Politika e shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike... 51
4) Mësimet duhet të bëheshin në rumanisht, por, të mësohej edhe gjuha shqipe, gjeografia dhe historia e Shqipërisë duke ndjekur programin e shtetit.
5) Shkollat dhe kishat rumune të mbaheshin prej komuniteteve vllehe të formuara legalisht, me dhuratat dhe pagesat e pjesëtarëve të këtij komuniteti dhe pas miratimit të Qeverisë Mbretërore të Shqipërisë, me ndihma dhe nga Rumania.18
Bashkangjitur me relacionin e mësipërm, Ministri i Jashtëm, sqaronte se këto ishin vetëm propozime. Por, para se të hyhej në bisedime konkrete, ai kërkonte mendimin e dikasterit përkatës mbi këtë çështje dhe në mënyrë të veçantë mbi këto propozime.
Edhe Bullgaria nuk kishte hezituar të bënte presionet e saj në këtë drejtim. Përfaqësuesi i Legatës Shqiptare në Sofje, informonte se përgjatë takimit që kishte pasur me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Bourov, pasi i kishte paraqitur letrat kredenciale, midis të tjerave, ai, ishte shprehur edhe për: “zgjidhjen miqësore të disa çështjeve të vogla që janë në konformitet me interesat tona të përbashkëta”.19 Ç`ka sipas tij, nënkuptonte shkollat bullgare në Shqipëri. Një shqetësim të tillë, i parashtruar nga pala bullgare, Ministria e Jashtme ia përcillte me një shkresë Ministrisë së Arsimit, ku ndër të tjera i kërkonte sqarime për shkollat e fshatrave Shulin, Postec, Gllomboç, Gorke e Vidovë, ku ishte përqendruar kryesisht minoriteti bullgar.20 Ministria e Arsimit vetëm pak ditë më pas, në përgjigjen e saj informonte Ministrin e Jashtëm se në fshatrat e mësipërme kishte vetëm shkolla shqipe. Sa për mësimin e gjuhës bullgare: “kjo nuk mund të bëhej tash për tash, mbasi ne nuk kemi mësues të posaçëm për këtë punë”.21
Një etapë e re, në drejtim të politikës së shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike do të fillojë atëherë kur Mbreti Zog do të marrë një varg masash, të cilat, ripohonin linjën e pavarësisë dhe ishin në të njëjtën kohë një kundërvënie ndaj diktatit italian. Në shtypin e kohës do të fillojë një fushatë e cila ngrinte zërin ndaj një gjendjeje të tillë, duke kërkuar që shkollat të organizoheshin dhe të drejtoheshin vetëm nga shteti. Shkolla e shtetit duhej të ishte e vetmja vatër e formimit të njëtrajtshëm kombëtar të brezave, ku do të qëndronin pranë e pranë fëmijë të të gjithë shtresave. Shkollat e huaja shikoheshin si
18
Po aty, fl.33. Raport i Ministrit të Punëve të Jashtme, z.Rauf Fico, për Ministrinë e
Arsimit, 7.4.1930. 19
Po aty, fl.8. Raport i përfaqësuesit të Legatës Shqiptare në Sofje për Ministrinë e
Punëve të Jashtme, 18.4.1930. 20
Po aty, fl.10. Raport i Ministrit të Punëve të Jashtme, z.Rauf Fico, për Ministrinë e
Arsimit, 18.4.1930. 21
Po aty, fl.11. Raport i Ministrisë së Arsimit për Ministrin e Jashtëm, z.Rauf Fico,
21.11.1930.
52 Bello
përçuese të influencave të jashtme dhe një rrezik për unitetin kombëtar.22 Sipas një raporti të hartuar nga Ministria e Arsimit: “Konsekuenca e kësaj gjendjeje tek këto shkolla dalëngadalë u vesh me një autoritet indipendent me të cilin justifikoheshin për zbatimin e programit dhe të sistemeve antipedagogjike dhe shpesh në kundërshtim me ato të shkollës shtetërore si dhe me ndihma të huaja”.23 Një interesim i shpejtë shtetëror imponohej. Iniciativa u mor nga Parlamenti, i cili, në mbledhjen e 10 dhe 11 prillit 1933, ndryshoi nenin 206 të kushtetutës, sipas të cilit, tani e tutje: “-Mësimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë janë një e drejtë ekskluzive e shtetit. Jepet vetëm ndër shkollat dhe institute shtetërore shkollash sipas ligjit. -Arsimi fillor për të gjithë shtetasit shqiptar asht i detyrueshëm dhe jepet falas. -Shkollat private, të çdo kategorie qofshin, që kanë veprue deri më sot mbyllen”.24 Në relacionin e Parlamentit shqiptar lidhur me ndryshimin e nenit 206 (së bashku me nenin 197 për shtypin dhe nenin 207 që kishte të bënte me shkollat fetare) shkruhej se shkollat private nuk kishin përmbushur kondita të tilla si:
1. Që burimi i mjeteve të tyre të ishte i siguruar dhe i pajtueshëm me qëllimin e shkollës shtetërore.
2. Që personeli edukues i tyre të ishte i zgjedhur prej çdo ndjesie, që ishte në kundërshtim me përshkrimet e shtetit dhe me parimet në dhënien e edukatës, që brezi i ri duhet të zbatonte.
3. Që të ndihmonte shtetin, duke hapur shkolla në ato vende në të cilat shteti nuk mundej të hapte vetë.25
Por, po sipas relacionit, e shumta e tyre i nxirrte mjetet e ekzistencës nga burimet e huaja, të dhëna për qëllime aspak të mira. Personeli edukues ose ishte i frymëzuar nga përfitimi financiar, ose ishte i huaj dhe i nënshtruar nga pikëpamja e mendimit dhe e mënyrës së edukimit të një autoriteti tjetër dhe jo ndaj shtetit shqiptar. Këto shkolla, ishin hapur në vende në të cilat nuk ndihej nevoja e tyre, sepse në ato vende kishte shkolla shtetërore të po asaj kategorie. Qëllimi i tyre, në shumicën e rasteve, mbështetej ose mbi spekulacionin politiko-fetar, ose mbi atë financiar, ose tek të dyja së bashku. Duke ia përshtatur
22
Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Tiranë, 2003, f.429 23
AQSH, Fondi 295, viti 1934, dosja 4, fl.3.Raport mbi aktivitetin e zhvilluar nga
Ministria e Arsimit gjatë viteve 1932-33-34; Hylli i Dritës, nr.56, maj-qeshor 1933,
f.216-217. 24
Fletore Zyrtare, nr.21, 1933, f.2. 25
AQSH, Fondi 295, viti 1934, dosja 4, fl.4. Raport mbi aktivitetin e zhvilluar nga
Ministria e Arsimit gjatë viteve 1932-33-34.
Politika e shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike... 53
veprimtarinë e tyre këtyre qëllimeve, ato shkaktonin përçarje në popull dhe rinisë i jepnin një edukatë që nuk ishte në përputhje me interesat e larta të kombit.26 Ndryshimet në statut u pranuan unanimisht prej Parlamentit dhe më 22 prill 1933 u dekretuan nga Mbreti Zog. Më 26 prill filloi zbatimi i tyre duke mbyllur kështu të gjitha shkollat private, duke përfshirë edhe ato të minoriteteve etnike.
Tabela .1.
Sasia dhe kategoria e shkollave të mbyllura në vitin 1933.27
Shkolla private jofetare 21
Shkolla klerikale myslimane 14
Shkolla klerikale katolike 17
Shkolla klerikale ortodokse 4
Shkolla të huaja për shqiptarë 19
Shkolla private të minoritetit grek 10
Gjithsej 85
Në Shqipërinë e Jugut qarqet shoviniste greke të përtejkufirit,
krijuan një situatë të tensionuar. Duke e paraqitur shtetëzimin e shkollave private minoritare greke si një masë për të ndaluar mësimin e greqishtes në ato shkolla. Po ashtu u sajuan shpifje për persekutimin e klerit ortodoks, deri edhe të ashtuquajturin ndalim që iu bënin mësuesit shqiptarë nxënësve ortodoksë të psalnin në kishë pa lejen e mësuesve të tyre.28 Kryesia e Kishës Ortodokse e përgënjeshtroi shtypin grek, që sajonte gjëra të paqena.29 Kryepeshkopi, Visarion Xhuvani, duke iu kundërvënë propagandës greke, deklaroi publikisht: “Le të na provojë botërisht gazeta greke «Epiritikon Melon» se çfarë persekutimi dhe atë më të vogël qoftë, që jemi neve si kishë tue i ba elementit grek në Shqipni dhe ku dhe si”.30 Vendimi për shtetëzimin e shkollave shkaktoi pakënaqësi të madhe në Romë dhe në Athinë. Vetëm kësaj të fundit iu mbyllën rreth 10 shkolla private në zonat minoritare, të cilat subvencionoheshin drejtpërsëdrejti nga qeveria greke. Athina e akuzoi qeverinë shqiptare se kishte shkelur deklaratën që ajo kishte bërë në tetor të vitit1921 përpara Lidhjes së Kombeve për respektimin e të drejtave të minoriteteve. Kjo akuzë, bëhej nga një qeveri që nuk njihte kurrfarë
26
Po aty. 27
Historia e arsimit…vep. e cit., f.444; Hylli i Dritës, nr.56, maj-qeshor 1933, f.219. 28
Besa, nr.1004, 5.5.1933, f.1. 29
Besa, nr.1135, 30.8.1933, f.1. 30
Besa, nr.1136, 23.2.1935, f.1.
54 Bello
detyrimi në trajtimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe, kryente shkelje masive të të drejtave të saj.31
Delegati shqiptar në Lidhjen e Kombeve, Lec Kurti, duke iu përgjigjur protestave greke deklaroi se në bazë të amendamenteve kushtetuese të prillit 1933 arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë ishte bërë prerogativë ekskluzive e shtetit. Ndërsa shkollat private të çdo kategorie ishte vendosur që të mbylleshin. Pretendimin e palës greke se mësuesit e greqishtes ishin reduktuar nga 90 në 11 ai e hodhi poshtë si shpifje, duke deklaruar se aktualisht në Shqipëri minoriteti kishte 45 shkolla me 71 mësues dhe se orët e mësimit të greqishtes nuk ishin reduktuar, por vazhdonin 6-7 orë në javë dhe përdoreshin po ato libra. Por, qeveria shqiptare kërkonte që nxënësit, meqë ishin shtetas shqiptarë, të dinin mirë edhe gjuhën shqipe me shkrim e këndim, gjë për të cilën as që mendohej se ajo do të toleronte. Për akuzën se në kishat ortodokse ishte ndaluar përdorimi i greqishtes, ai deklaroi se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare me atributet e saj legale, kishte vendosur që nga themelimi i saj përdorimin e gjuhës së vetë kombëtare në kishat shqiptare. Duke u lënë liri të plotë liturgjive greqisht në kishat e fshatrave minoritare greke. Në përfundim, ai deklaroi se asnjë shtet nuk ishte i detyruar t`u jepte pakicave kombëtare të një shteti tjetër në territorin e tij, më shumë të drejta sesa gëzonin banorët e shtetit mëmë dhe aq më tepër kur marrëdhëniet ndërkombëtare bazoheshin në parimin e reciprocitetit, gjë që s`ishte zbatuar për popullsinë shqiptare që jetonte në Greqi.32
Meqenëse kjo çështje kishte karakter juridik Këshilli i Lidhjes më 21 janar 1935 ia përcolli ankesën greke Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila në muajin mars filloi një proces gjyqësor përpara të cilit të dyja palët paraqitën ankesat e tyre. Mbrojtjen e palës shqiptare e mori përsipër profesori francez i së drejtës ndërkombëtare, Gilber Gidel, i cili, midis të tjerave deklaroi: “Qeveria shqiptare mendon se, duke vendosur monopolin e mësimit, nuk ka dhunuar as letrën dhe as shpirtin e deklaratës së nënshkruar prej saj më 1921 as edhe obligimin e themeluar nga neni 5 i kësaj deklarate. Suprimimi i shkollave private në Shqipëri, nuk është një masë e veçantë për shkollat e pakicave, por, një masë e përgjithshme e zbatueshme për shumicën dhe për pakicën. Pra, pakica vazhdon të drejtën e barazisë së stimuluar me përfitimin e saj për sa u përket ngrehinave të mësimit. Një e drejtë barazie nuk mund të jetë e drejtë e jashtëzakonshme, një privilegj në favorin e pakicës, çka pakica
31
Arben Puto, Shqipëria politike 1912-1939, Tiranë: Toena, 2009, f.503; Shih: Mehdi
Frashëri, Bisedim në Këshillin e Shoqnisë së Kombevet mbi çështjen e minoritetit
shqiptar dhe pasunive shqiptare në Greqi, Tiranë: Nikaj, 1928. 32
AQSH, Fondi: Legata Italiane, viti 1934, dosja 18, fl.772-779. Vërejtje e qeverisë
shqiptare në Lidhjen e Kombeve lidhur me problemin e minoritetit grek në Shqipëri,
Tiranë, 23 korrik 1934.
Politika e shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike... 55
mund të kërkojë legjitimisht të gëzojë po atë trajtim si edhe shumica”.33 Gilbert Gideli përmendi edhe faktin e rëndësishëm se në Shqipëri, në raport me numrin e popullsisë, minoriteti kishte përfituar më shumë shkolla. Kështu, sipas dekretligjit të vitit 1925 hapja e një shkolle duhej të bëhej kur së paku një qendër banimi kishte të paktën 250 banorë. Ndërsa 41 fshatra nga 70 të minoritetit grek kishin më pak se 250 banorë dhe që sipas ligjit mund të përjashtoheshin nga hapja e shkollës. Pastaj në raport me popullsinë në përgjithësi, grekofonët ishin më të privilegjuar, sepse në qoftë se 1500 banorëve shqiptarë iu takonte një shkollë, 730 banorë grekë kishin një shkollë.34
Përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, Mehdi Frashëri, pasi hodhi poshtë pretendimet e palës greke, të cilat i tejkalonin edhe qëllimet e këtij procesi gjyqësor, e mbylli fjalën e tij duke theksuar se Greqia refuzoi të bënte një deklaratë analoge me atë që kishte bërë qeveria shqiptare në tetor të vitit 1921 dhe “për pasojë minoritetet shqiptare në Greqi nuk gëzonin asnjë të drejtë”.35 Megjithatë, në fillim të prillit 1935, Gjykata e Hagës me 8 vota pro dhe 3 vota kundër, duke përfshirë edhe kryetarin e gjyqit, anglezin Sesil J.B.Hurst me anëtarët Demetre Negulesku (rumun) dhe Kont M.Rostworoski (polak), i dha të drejtë palës greke. Si përfundim, Lidhja e Kombeve plotësoi kërkesën greke për rihapjen e shkollave private të minoritetit grek në Shqipëri dhe nuk pyeti për shkollimin në gjuhën amtare as për milionin e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe as për mijërat e shqiptarëve në Çamëri që banonin në trojet e tyre.36
Sipas studiuesve, presioni i Shqipërisë dhe i Mbretit Zog duke ndjekur një politikë të tillë, pavarësisht verdiktit të dhënë në favor të Greqisë pati efektet e veta: “Ish një arsye më tepër që Italia të rifillonte shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj Shqipërisë, bile t`i shtonte investimet. Ndërsa Greqia, megjithëse gjeti përkrahje për problemin e shkollave të minoritetit në Lidhjen e Kombeve, mori një mësim që i vlejti për të frenuar politikën helenizuese që ndiqte në Shqipëri”.37
Më 2 nëntor 1935, Mbreti Zog dekretoi “Rregulloren mbi shkollat private të minoriteteve”38, të hartuar nga Ministria e Arsimit në të cilën theksohej qartë se Shqipëria do të respektonte deklaratën e saj, lëshuar përpara Lidhjes së Kombeve më 2 tetor 1921. Në bazë të kësaj rregulloreje, kërkesa për hapjen e një shkolle private minoritare bëhej
Iliaz Gogaj, Mirash Ivanaj, Personalitet i shquar i universit shqiptar, Tiranë: Botime
Erik, 2004, f.174. 37
Ilir Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zog I-rë, Tiranë 1996, f.289. 38
Fletore Zyrtare, nr.58, 1935, f.1-2.
56 Bello
prej pleqësisë së vendit dhe i drejtohej Ministrisë së Arsimit me anë të Prefekturës. Në kërkesë duhej të specifikohej:
a) dëshira e hapjes së shkollës private minoritare të mbajtur me shpenzimet e popullsisë së vendit
b) numri i fëmijëve të të dyja sekseve në moshën ligjore të detyrishmërisë shkollore sipas ligjit
c) emri dhe jetëshkrimi i shkurtër i mësuesit ose i mësuesve d) rroga mujore që vendi duhet t`i paguante mësuesit ose mësuesve
bashkë me dokumentet e tyre.39 Kandidatët për mësues në shkollat private minoritare duhet të plotësonin këto kondita:
a) të ishin shtetas shqiptar b) të kishin mbushur moshën 21 vjeç dhe të kishin përmbushur
detyrimin ushtarak c) të dinin sa ishte e mundur gjuhën shqipe, kjo konditë hynte në
fuqi pas tre vjetësh d) mos të ishte i ndaluar nga ofiqet publike e) të kishte kryer një shkollë normale, kjo konditë hynte në fuqi pas
dy vjetësh f) të mos kishte kryer më parë shërbimin ushtarak në ndonjë vend
të huaj g) të mos ketë pasur dhe të mos kishte lidhje me organizatat
antishqiptare h) të paguhej vetëm prej popullsisë së vendit që kishte hapur
shkollën private minoritare.40 Mësuesi i një shkolle private minoritare mund të fillonte punë vetëm me dekret të Ministrisë së Arsimit, dekret i cili duhet të dilte brenda një muaji nga data e dorëzimit të kërkesës përkatëse. Kontrolli zyrtar didaktik e administrativ i këtyre mësuesve do të bëhej në bazë të dispozitave ligjore të Ministrisë së Arsimit me anë të inspektorëve të saj. Programi shkollor do të ishte i njëjtë me atë që aplikohej në shkollat e shtetit me të vetmin ndryshim se lëndët do të zhvilloheshin në gjuhën e minoriteteve përkatëse. Hartimi i teksteve në këto gjuhë ishte përsëri e drejtë ekskluzive e dikasterit të mësipërm. Për zonat minoritare, të cilat, deklaronin se nuk dëshironin apo nuk mundeshin nga ana financiare të mbanin shkolla private, Ministria e Arsimit, në bazë të nenit 6 të deklaratës së 2 tetorit 1921, do të hapte shkolla shtetërore në të cilat i gjithë programi mësimor do të zhvillohej në gjuhën e minoritetit
39
Rregullore mbi shkollat private të minoriteteve, Tiranë: Shtypshkronja e Ministrisë së
Arsimit, 1935, f.4. 40
Po aty, f.5.
Politika e shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike... 57
përkatës. Me të vetmin kusht që të futej si lëndë e detyrueshme edhe mësimi i gjuhës shqipe.41
Një politike të tillë tolerante ndaj minoriteteve i bëri jehonë dhe shtypi grek, sipas një të përditshmeje: “Hapja e gjithë shkollave greke në Shqipëri dhe fillimi i punimit të tyre me mësues grekë në kushte të favorshme përbën një gjest të Qeverisë së Tiranës që meriton çdo lavdi”.42 Po sipas saj, me anën e këtij vendimi shqiptarët shfaqnin dispozitat e tyre më të sinqerta për një bashkëpunim harmonik dhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve e dy qeverive. Me rihapjen e këtyre shkollave ngriheshin të gjitha pengesat, të cilat kishin krijuar një ftohtësi të përkohshme duke çelur kështu një kapitull të ri marrëdhëniesh në interes të dy popujve.
Megjithatë, nga dokumentacioni i kohës na rezulton se shteti grek nuk iu përgjigj në mënyrë reciproke kësaj politike. Popullsia shqiptare e Çamërisë vazhdoi të diskriminohej duke u privuar nga e drejta e saj për të hapur shkolla shqipe. Konsujt grekë, gjithashtu vazhduan të komprometonin mësuesit e shkollave minoritare me premtime dhe me rroga suplementare, me qëllim vënien e tyre në shërbim të politikës ekspansioniste që synonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut.43 Këta mësues, ndonëse në dukje propozoheshin prej pleqësive dhe emëroheshin nga Ministria e Arsimit, në realitet, sugjeroheshin nga konsullatat greke. Për të ushtruar influencën e tyre te nxënësit për çdo lloj propagande antishqiptare e antikombëtare në katundet ortodokse. Duke u nisur nga kjo situatë, kryetari i Bashkisë së Delvinës, Asim Kalasa, në një parashtresë që i dërgonte Ministrisë së Arsimit më datë 10 shtator 1937 i shkruante se: “përpara kësaj gjendjeje interesat jetike të politikës kombëtare imponojnë që në qarkun e Gjirokastrës dhe në rrethin e Himarës, elementi shqiptar, duhet të ndahet përgjithësisht nga influencat greke duke u naltësuar moralisht”.44 Ndër të tjera, ai sugjeronte se, duke marë parasysh çdo sakrificë të përgatiteshin dhe të dërgoheshin në katundet ortodokse shqiptare famulltarë me ndjenja kombëtare, të cilët, duhet të kryenin edhe detyrën e agjentit propagandist kombëtar. Sepse, çdo propagandë antikombëtare në të kaluarën ishte
41
Po aty, f.8-10. 42
AQSH, Fondi 295, viti 1937, dosja 137, fl.18-19. Raport i përfaqësuesit shqiptar në
Athinë mbi një artikull të botuar në gazetën greke “Eleftheron Vima” lidhur me shkollat
e minoritetit grek në Shqipëri, 24.9.1937. 43
Po aty, fl.19. Raport i Prefekturës së Gjirokastrës, dërguar Ministrisë së Punëve të
Brendshme, mbi urdhrin e konsullatës greke në Sarandë për mësuesit e shkollave
grekofone, 4.8.1937. 44
AQSH, Fondi 295, viti 1937, dosja 149, fl.1-3. Parashtresë e kryetarit të Bashkisë së
Delvinës, z.Asim Kalasa, dërguar Ministrisë së Arsimit mbi aktivitetin e kryepleqësive
të fshatrave grekofone për të sunduar shkollat e minoritetit me mësues të shkolluar në
Greqi.
58 Bello
zhvilluar dhe rrënjosur me anë të klerit. Famulltarët e pajisur me ndjenja kombëtare -sipas tij- do të ishin ata që do të loznin rolin më të madh për mbarëvajtjen e politikës kombëtare dhe për çrrënjosjen e ideve që katundari injorant ortodoks shqiptar mendonte se çdo ortodoks është grek. Po ashtu duhej të jepeshin edhe disa bursa studimi për vajzat dhe djemtë ortodoksë shqiptarë dhe disa prej tyre duhet të merreshin në shërbim të xhandarmërisë ose të ushtrisë shqiptare, me qëllim lartësimin e tyre moral.45
Pasqyrë përmbledhëse e shkollave të minoriteteve etnike në Shqipëri
(viti 1929).46
Tabela .2.
Shkolla greke Nr
Shkolla të mbajtura prej shtetit shqiptar 22
Shkolla të mbajtura prej komunitetit 32
Gjithsej 54
Numri i mësuesve me origjinë shqiptare 28
Numri i mësuesve me origjinë grekofone 62
Gjithsej 90
Numri i nxënësve që mësojnë në këto
shkolla
3003
Sasia e parave që shteti shqiptar
harxhonte çdo vit për mbajtjen e këtyre
shkollave
61.000 franga ari
Tabela .3.
Shkolla serbe Nr
Shkolla të mbajtura prej komunitetit 2
Numri i mësuesve me origjinë shqiptare 2
Numri i mësuesve me origjinë serbe 8
Gjithsej 10
Numri i nxënësve që mësojnë në këto
shkolla
120
Sasia e parave që shteti shqiptar
harxhonte çdo vit për mbajtjen e këtyre
shkollave
4980 franga ari
Tabela .4.
Shkolla rumune Nr
Shkolla të mbajtura prej shtetit shqiptar 2
Numri i mësuesve me origjinë shqiptare 3
45
Po aty, fl.4. 46
AMPJ, viti 1929, dosja 797, fl.7.
Politika e shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike... 59
Numri i mësuesve me origjinë rumune 2
Gjithsej 5
Numri i nxënësve që mësojnë në këto
shkolla
165
Sasia e parave që shteti shqiptar
harxhonte çdo vit për mbajtjen e këtyre
shkollave
8880 franga ari
Pasqyrë e shkollave të minoriteteve etnike në Shqipëri sipas shpërndarjes
gjeografike
(viti 1929).47
Tabela .5.
Prefektura e Gjirokastrës
Shkolla të mbajtura prej shtetit shqiptar
Paguhet prej Nr Vendi i
shkollës
Kateg
oria
Nr.
i
klas
ave
Nr.
i
nxë
nës
ve
Emri i
mësuesit
Origjina Gjuha
e
shkoll
ës
Shtetit Komu
nitetit
1 Derviçan Fillore 5 114 SpiroNrico
Filip
Ikonomidhi
Sokrat Kutra
grekofon
grekofon
shqiptar
greke
shtetit
komu
nitetit
komu
nitetit
2 Goranxu Fillore 5 54 Mihal
Zografi
Vasil Xhaj
shqiptar
grekofon
greke shtetit
komu
nitetit
3 Vaniste Fillore 5 35 Andon
Zhonga
Teodor
Papanikolla
shqiptar
grekofon
greke shtetit
komu
nitetit
4 Teriat Fillore 5 44 Ilija Liço
vakant për
t`u emëruar
shqiptar
grekofon
greke shtetit
komu
nitetit
5 Grapsh Fillore 4 24 Nikolla
Filipi
Demosten
Kalivopulli
shqiptar
grekofon
greke shtetit
komu
nitetit
47
Po aty, fl.5-6.
60 Bello
Tabela .6.
Prefektura e Gjirokastrës
Shkolla private.48
Paguhet prej N
r
Vendi
i
shkoll
ës
Kateg
oria
Nr. i
klasa
ve
Nr. i
nxënë
sve
Emri i
mësues
it
Origji
na
Gjuh
a e
shkol
lës
Shte
tit
Komuni
tetit
1 Dhuv
jan Fillore 5 95
Koço
Miho
Vasil
Llapa
shqipt
ar
greko
fon
greke
komunit
etit
komunit
etit
2 Hash
ovë
Fillore 4 33 Kristo
Papajo
rgji
greko
fon
greke komunit
etit
3 Goric
ë
Fillore 3 10 Grigor
Çami
greko
fon
greke komunit
etit
4 Sofrat
ik
Fillore 3 38 Haralla
mb
Xhaj
greko
fon
greke komunit
etit
Tabela .7.
Nënprefektura e Libohovës
Shkolla të mbajtura prej shtetit shqiptar.49
Paguhet prej Nr Vendi i
shkollës
Kat
ego
ria
Nr.
i
kla
sav
e
Nr.
i
nxë
nës
ve
Emri i
mësuesit
Origjina Gjuh
a e
shkol
lës
Shtet
it
Komu
nitetit
1 Jergucat Fill
ore 5 81
Koço
Kostaqi
Evanthi
Konomi
shqiptar
grekofone
greke
shtetit
komu
nitetit
2 Bularat Fill
ore
5 122 Aleks Dani
Vasil
Dajlani
Vasil
Stiljano
shqiptar
shqiptar
grekofon
greke shtetit
shtetit
komu
nitetit
3 Sotir Fill
ore
5 120 Stavri Cico
Margarita
Cico
Andon
Pando
shqiptar
shqiptar
grekofon
greke shtetit
shtetit
komu
nitetit
48
Po aty. 49
Po ay.
Politika e shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike... 61
4 Llongo Fill
ore
3 53 Jorgji Tako
Niko
Llazopulli
shqiptar
grekofon
greke shtetit
komu
nitetit
5 Poliçan Fill
ore
5 110 Llazar Bibaj
Panajot
Germanoj
M.Peri
Atë Vangjeli
shqiptar
shqiptar
grekofon
grekofon
greke shtetit
shtetit
komu
nitetit
komu
nitetit
6 Skore Fill
ore
5 48 Pavlo Cimbi
Jani Dalla
Eleni
Notidhi
shqiptar
shqiptar
shqiptar
greke shtetit
shtetit
komu
nitetit
7 Sopik Fill
ore
5 147 Kolë Koci
Branko
Merxhangop
ulli
Ilija
Karajani
Harilla
Konomi
Eleni Luci
grekofon
grekofon
grekofon
grekofon
grekofon
greke shtetit
shtetit
shtetit
shtetit
komu
nitetit
8 Çatiste Fill
ore
4 73 Kristo Vido
Panajot
Vasiliadhi
Rumbo
shqiptar
grekofon
shqiptare
greke shtetit
komu
nitetit
komu
nitetit
9 Hllomo Fill
ore
5 85 Odhise
Mjella
Eleni
Odhiseja
Thanas
Papastavri
grekofon
grekofon
grekofon
greke shtetit
komu
nitetit
komu
nitetit
10 Suhe Fill
ore
4 42 Jani Noti shqiptar greke shtetit
11 Pepel Fill
ore
4 51 Dimitri
Sqevi
shqiptar greke shtetit
62 Bello
Tabela .8.
Nënprefektura e Libohovës
Shkolla private.50
Paguhet prej Nr Vendi i
shkollës
Kat
ego
ria
Nr.
i
klas
ave
Nr.
i
nxë
nës
ve
Emri i
mësuesit
Origji
na
Gjuh
a e
shkol
lës
Shte
tit
Komuni
tetit
1 Ajnikoll
ë
Fill
ore
4 52 Mihal
Ikonomidhi
greko
fon
greke komunit
etit
2 Peshk e
poshtme
Fill
ore
3 37 Thoma
Papadhopull
o
greko
fon
greke komunit
etit
3 Peshk e
sipërme
Fill
ore
3 28 Harallamb
Çeli
greko
fon
greke komunit
etit
4 Vlaho
Goranxi
Fill
ore
3 24 Dimitri
Duçi
greko
fon
greke komunit
etit
Tabela .9.
Nënprefektura e Delvinës
Shkolla të mbajtura prej shtetit shqiptar.51
Paguhet prej N
r
Vendi
i
shkoll
ës
Kateg
oria
Nr. i
klasa
ve
Nr. i
nxën
ësve
Emri i
mësuesi
t
Origji
na
Gjuh
a e
shkol
lës
Shte
tit
Komuni
tetit
1 Delvin
ë
Fillore 5 60 Simon
Kosta
greko
fon
greke shte
tit
2 Dhrov
jan
Fillore 5 128 Nikolla
Geçi
Kristo
M.Jorgji
Spiro
Kaliva
Mihal
Vidhuri
Jorgji
Spirako
Sofija
Kumblli
shqipt
ar
shqipt
ar
greko
fon
greko
fon
greko
fon
greko
fon
greke
shte
tit
shte
tit
shte
tit
shte
tit
komunit
etit
komunit
etit
3 Aliko Fillore 4 45 Jani
Thanasi
shqipt
ar
greke shte
tit
50
Po aty. 51
Po aty.
Politika e shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike... 63
4 Jerm Fillore 4 45 Vangjel
Zaho
shqipt
ar
greke shte
tit
5 Dhivri Fillore 5 82 Jorgji
Greka
Spiro
Saqellari
Fotimi
Konomi
greko
fon
greko
fon
greko
fon
greke
shte
tit
komunit
etit
komunit
etit
Tabela .10.
Nënprefektura e Delvinës
Shkolla private.52
Paguhet prej N
r
Vendi i
shkollës
Kateg
oria
Nr.
i
kla
sa
ve
Nr. i
nxënë
sve
Emri i
mësue
sit
Origji
na
Gjuh
a e
shkol
lës
Sht
etit
Komuni
tetit
1 Kardhikaq Fillore 4 34 Jorgji
Partali
greko
fon
greke komunit
etit
2 Brahilat Fillore 3 22 Grigor
Mikeli
greko
fon
greke komunit
etit
3 Kakodhiq Fillore 5 80 Vasil
Daleko
greko
fon
greke komunit
etit
4 Leftereor Fillore 4 47 Stavro
Zisi
greko
fon
greke komunit
etit
5 Krane Fillore 3 33 Foto
Papahr
isto
greko
fon
greke komunit
etit
6 Çukë Fillore 4 36 Andrea
Qesko
greko
fon
greke komunit
etit
7 Vrion Fillore 3 31 Stavro
Janidhi
greko
fon
greke komunit
etit
8 Finiqi Fillore 4 60 Koço
Jani
greko
fon
greke komunit
etit
9 Krongji Fillore 3 30 Thanas
Vasili
greko
fon
greke komunit
etit
1
0
Leshn e
poshtme
Fillore 5 87 Jorgji
Lica
Vasiliq
i Lezo
greko
fon
greko
fon
greke komunit
etit
52
Po aty.
64 Bello
Tabela .11.
Nënprefektura e Kolonjës
Shkolla private.53
Paguhet prej N
r
Vendi i
shkollë
s
Kateg
oria
Nr. i
klas
ave
Nr. i
nxë
nësv
e
Emri i
mësuesit
Origji
na
Gjuh
a e
shkol
lës
Shte
tit
Komuni
tetit
1 Llazar
Kallsat
Fillore 5 72 Grigor
Nasho
greko
fon
greke komuni
tetit
2 Grave Fillore 3 23 Thimio
Kushta
greko
fon
greke komuni
tetit
3 Theolo
g
Fillore 5 100 Jorgji
Papa
Spiro
Isari
Stefan
Baho
greko
fon
greke komuni
tetit
4 Grazhd
an
Fillore 4 50 Miço Fili greko
fon
greke komuni
tetit
5 Zminec Fillore 3 24 Spiro
Çaka
greko
fon
greke komuni
tetit
6 Vagalat Fillore 3 27 Kole
Miçi
shqipt
ar
greke komuni
tetit
7 Hajada
raga
Fillore 3 24 Kole
Mine
shqipt
ar
greke komuni
tetit
8 Kulluri
c-
Hoxhaj
Fillore 4 35 Kosta
Papathan
as
greko
fon
greke komuni
tetit
9 Kalivi
Pasha
Fillore 5 74 Kosto
Budri
greko
fon
greke komuni
tetit
1
0
Ymer
Efendi
Fillore 3 33 Kosto
Papahrist
o
greko
fon
greke komuni
tetit
53
Po aty.
Politika e shtetit shqiptar ndaj shkollave të minoriteteve etnike... 65
Tabela .12.
Nënprefektura e Përmetit
Shkolla të mbajtura prej shtetit shqiptar.54
Paguhet prej N
r
Vendi i
shkollës
Kateg
oria
Nr. i
klas
ave
Nr. i
nxën
ësve
Emri i
mësues
it
Origji
na
Gjuh
a e
shkol
lës
Shte
tit
Komunit
etit
1 Vllaho
-Psill
Fillore 3 35 Kadri
Skënder
Kristalli
shqipt
ar
grekof
on
greke shtet
it
komunit
etit
Tabela .13.
Prefektura e Shkodrës
Shkolla private.55
Paguhet prej N
r
Vendi i
shkollë
s
Kateg
oria
Nr.
i
klas
ave
Nr.
i
nxë
nës
ve
Emri i
mësuesit
Origji
na
Gjuh
a e
shkol
lës
Shte
tit
Komuni
tetit
1 Shkodër Fillore 5 70 Harallamb
Ando
Angjelija
Ando
Vuk
Stajkoviç
Kel Vila
Milica
Kadiq
Decanca
Gjorgjeviç
shqipt
ar
shqipt
ar
serbe
serbe
shqipt
are
serbe
serbe
shte
tit
komunit
etit
komunit
etit
komunit
etit
komunit
etit
komunit
etit
2 Vrakë Fillore 4 50 Llazar
Brajoviç
Vidosava
Brajoviç
Karl
Shiroka
serbe
serbe
shqipt
ar
serbe
shte
tit
komunit
etit
komunit
etit
54
Po aty. 55
Po aty.
Perla, vëllimi 63, numri 3-4, mars 2013
Naim Berisha, studiues, Instituti Albanologjik-Prishtinë.
Organizimi i “Javës së Albanologjisë”, si një aktivitet i rëndësishëm shkencor, tashmë tradicional dhe me temën bosht “Shekulli i shtetit shqiptar”, më nxiti t’i hedh një sy shtypit periodik të kohës në Prishtinë që trajtoi mbajtjen e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës. Arsye tjetër për zgjedhjen e kësaj teme është se Konsulta Gjuhësore e Prishtinës u organizua dhe u mbajt pikërisht në Institutin Albanologjik të Prishtinës ku jemi mbledhur edhe sot.
Shënimi i një përvjetori kaq të rëndësishëm, përfshin në vetvete një mori ngjarjesh historike, politike e kulturore të cilat besoj se do të trajtohen në këtë konferencë. Në rrjedhën e ngjarjeve që e karakterizuan “Shekullin shqiptar”, një vend shumë të rëndësishëm e zënë edhe ngjarjet kulturore e në veçanti ato gjuhësore, siç është “Konsulta Gjuhësore e Prishtinës”.
E renditur sipas radhës, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ishte mbledhja e katërt gjuhësore e mbajtur në Prishtinë; ajo nuk ishte thjesht një mbledhje gjuhësore, por në radhë të parë një ngjarje e rëndësishme kombëtare, si edhe një ngjarje e rëndësishme shkencore, kulturore e politike. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ishte hap shumë i rëndësishëm në afrimin shpirtëror e kulturor të shqiptarëve dhe njëkohësisht ajo e dha mesazh e saj shumë të qartë, “ bashkimin kombëtar”. Miratimi i parimit “një komb një gjuhë” dhe qëllimi që kishte organizimi i saj, e frymëzoi afrimin shpirtëror, kulturor e politik të shqiptarëve të ndarë në disa shtete ballkanike.
Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ishte paraprijëse e Kongresit të Drejtshkrimit, e cila bëri të mundshme që ky Kongres të jetë gjithëkombëtarë dhe ta ketë atë vlerë, të cilën e ka edhe sot.
Në trajtimin e kësaj teme jemi bazuar në të përditshmen e asaj kohe “Rilindja” dhe në revistën mujore “Zani i Rinisë”.
Pasqyrimi i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës në shtypin e kohës në Kosovë 67
Mesi i Prillit të vitit 68 ishte muaji i lëvizjeve të para rreth organizimit të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës. Me 17 prill 1968, e përditshmja “ Rilindja” në faqen 10 boton një artikull me titull “Tubim i rëndësishëm për njësimin e gjuhës”, me nëntitull në formë lajmërimi “Instituti Albanologjik në Prishtinë dërgoi thirrjet për konsultën mbi njësimin e drejtshkrimit dhe të gjuhës letrare shqiptare”. Në shikim të parë duket si një artikull dhe një lajmërimi i zakonshëm, por, mesazhi të cilin e bartte ishte shumë domethënës. Të nesërmen, me 18 prill po në të njëjtën faqe nisi të botohej me vazhdime referati i Idriz Ajetit “ Rruga e njësimit të shqipes letrare”. Shkrimi i prof. Ajetit fillon me Mesharin e Buzukut, si libri i parë shqip i dokumentuar, dhe vazhdon në mënyrë kronologjike me autorët e vjetër, për të dalë te diskutimi i problemeve mbi ortografinë.
Një ditë para fillimit të Konsultës, e përditshmja e asaj kohe “Rilindja” boton një artikull me mbititull “Nga aktiviteti i Institutit Albanologjik” dhe me titull: Nisja – me Konsultën për gjuhën”. Vendin kryesor në atë shkrim e zë fjalimi i Fehmi Aganit, ish -drejtor i atëhershëm i Institutit, i cili paraqet si një vazhdim të aktivitetit të përgjithshëm, por, e cilëson si “një prej aktiviteteve të para ma të gjana të Institutit Albanologjik të Prishtinës”. Po atë ditë, “Rilindja” botonte vazhdimin e referatit të prof. Ajetit. Në vazhdimin e dytë të këtij referati, prof Ajeti vijonte me letërsinë dhe gazetarinë shqipe në fundit të shekullit XIX, duke theksuar mungesën e një alfabeti të përbashkët. Referati vazhdon me trajtimin e problemeve të ndryshme të shkrimit të shqipes, duke i kushtuar vëmendje shkrimit të shqipes në të dyja dialektet e saj dhe njëkohësisht duke i theksuar tendencat e shkrimtarëve dhe të intelektualëve si Naimi, Samiu, Vaçilharxhi etj, për afrimin e gjuhës shqipe.
Më 22 prill 1968, ditën kur po mbahej Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, “Rilindja” boton vazhdimin e tretë dhe të fundit të referatit të Idriz Ajetit. Duke i trajtuar çështjet gjuhësore të natyrave të ndryshme, prof Ajeti e përfundon pjesën e fundit të referatit të tij dhe shkruan: “Njësimi i drejtshkrimit në stadin e sotëm, paraqet, pas mendimit tonë hapin vendimtar në punën e afrimit të varianteve letrare të gjuhës sonë të shkrimit”.
Në ditën e dytë të punimeve të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës, “Rilindja” në faqen e parë boton artikullin me titull “Një komb – një gjuhë letrare”. Ky artikull fillon me një vlerësim në fillim dhe me një konstatim se “tashmë janë krijue pothuajse të gjitha kushtet për njësimin e gjuhës letrare shqiptare dhe ortografinë e saj”. Artikulli vazhdon në faqen 5 me një pjesë të fjalimit nga Fehmi Agani për organizimin e kësaj Konsulte, gjithashtu tregon për diskutimet dhe problematikat që u ngritën në atë mbledhje si dhe për diskutimin për rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, që ishin hartuar nga Instituti i
68 Berisha
Historisë dhe Gjuhësisë i Universitetit të Tiranës. Në këtë mënyrë njoftohej se, në fakt, me një punë të tillë po merreshin specialistet dhe institucionet përkatëse shkencore e kulturore dhe jo institucionet shtetërore si më parë1.
Me datën 24, “Rilindja” boton një artikull në faqen e parë kushtuar mbajtjes së Konsultës Gjuhësore të Prishtinës me titull “Shqipe letrare e ortografi unike”. Artikulli fillon me njoftimin se përfundimet që u arritën në Konsultë do t’u dërgohen enteve kulturore, arsimore dhe të gjithë atyre që komunikojnë me masën. Edhe në këtë shkrim paraqitej kronologjikisht rrjedha e seancës së dytë të Konsultës, ku paraqiteshin diskutimet e një pjesë të pjesëmarrësve si: Idriz Ajeti, Abdullah Zajmi, Hasan Kaleshi, Mehet Gjevori, Isa Bajçinca, Remzi Nesimi, etj.
Ky shkrim përfundon me njoftimin se Konsulta u dha fund punimeve me marrjen e përfundimeve, të cilat paralajmërohen se do të botoheshin të nesërmen, “me të cilat tubimi pranon unanimisht gjuhën letrare dhe ortografinë e sotme të shtetit”.
Më datën 25 prill botohet prapë një artikull rreth përfundimit të Konsultës me titull “Njësimimi i gjuhës letrare dhe ortografisë – kontribut për zhvillimin e kulturës”. Në këtë artikull paraqiten pritja dhe biseda e Fadil Hoxhës me organizatorët dhe pjesëmarrësit e Konsultës. E shikuar në plan të parë, kjo pritje mund të dukej si një pritje e zakonshme e një delegacioni, por, mesazhi të cilën e përcolli ishte shumë domethënës. Kjo pritje, pranimi i konkluzioneve të Konsultës dhe thirrja për zbatimin e tyre, nënkuptonte se Kryetari i atëhershëm i Kuvendit Krahinor po i merrte drejtpërsëdrejti në mbrojtje organizuesit kryesorë të kësaj Konsulte dhe kjo thoshte shumë për kohën në të cilin u mbajt Konsulta.
Konsulta Gjuhësore e mbajtur më 1968 në Prishtinë ishte diskutimi i parë ndër shqiptarët e ish-Jugosllavisë për çështje të planifikimit të gjuhës dhe që po mbahej vetëm nën përkujdesjen e institucioneve shkencore - kulturore2.
Të enjten , më datën 25 në gazetën “Rilindja” botohen “Konkluzat e Konsultës gjuhësore”. Konkluzionet e Konsultës u botuan me një hyrje të shkurtër dhe 9 pika. Në pikat 3 dhe 4, shkruhet se “njihet njëzëri si gjuhë e vetme gjuha e shtetit ëmë” dhe projekti i ortografisë që u zu në gojë, posa të aprovohet dhe të marrë formë në Republikën popullore të Shqipërisë, do të zbatohet.
Revista tjetër “Zani i rinisë” nuk i jep hapësirë të madhe mbajtjes së Konsultës. Në numrin 17/18 të botuar më 27 prill botohet një artikull me titull “Gjuhë e përbashkët letrare”. Ky artikull i njofton lexuesit e revistës se “Zani i Rinisë” dhe “Fjala” së shpejti do të botoheshin në shqipen letrare, pra, në pajtim me konkluzionet e
1 Rexhep Ismajli, Drejtshkrimet e shqipes, ASHAK, Prishtinë 2005.
2 Po aty.
Pasqyrimi i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës në shtypin e kohës në Kosovë 69
Konsultës Gjuhësore. Në numrin 19 të kësaj Reviste, që u botua më 4 maj 1968, i jepet një hapësirë pak më e madhe mbajtjes së Konsultës Gjuhësore. Aty jepet më gjerësisht mbarëvajtja e punimeve të Konsultës, si dhe disa diskutime të pjesëmarrësve. Në revistën “Zani i Rinisë” ishin botuar vetëm këta dy artikuj kushtuar Konsultës.
E shikuar nga e tanishmja, Konsulta Gjuhësore çmohet si ngjarje shkencore, kulturore dhe kombëtare me rëndësi të madhe historike. Në Kosovë dhe në qarqe akademike shqiptare sot diskutohet shumë rreth standardit të shqipes dhe Kongresit të Drejtshkrimit. Cilësimi i këtij të fundit si politik, anues dhe jo i drejtë nga disa, ka bërë që edhe Konsulta Gjuhësore e Prishtinës të mos çmohet ashtu njëzëshëm si pararendëse e Kongresit të Drejtshkrimit. Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ishte në fakt edhe ngjarje politike, por e dobishme dhe e domosdoshme. Konsulta gjuhësore e Prishtinës ishte ngjarja më e rëndësishme kulturore e njëkohësisht kombëtare e politike që u mbajt në Prishtinë në atë kohë. Ajo paraqiste nevojën që kishin shqiptarët e Kosovës dhe të ish- Jugosllavisë për të treguar identitetin e tyre kombëtar shqiptar dhe afrimin sa më të madh me shqiptarët përtej kufirit, nga të cilët ishin ndarë padrejtësisht3. Ky vendim historik e bën Konsultën e Prishtinës një gur shënues me rëndësi të veçantë në rrugën e njësimit gjithëkombëtar të shqipes letrare4 .
Sot kritikat në drejtim të Konsultës dhe Kongresit të drejtshkrimit janë gjithashtu politike, por të dëmshme dhe të papranueshme.
Në qoftë se në një kohë qëndrimet e tilla janë bërë në emrin e një dialekti – të gegërishtes, tani, në kohë të fundit po bëhen në emrin e shtetit të Kosovës dhe në emrin e kombit të ri që duhet të veçohet nga gjiri i kombit shqiptar – në emrin e kombit kosovar 5.
Me vetëdije të tillë ne s’kemi arritur ku jemi sot. Ishte vetëdija për identitetin etnik shqiptar, vetëdija gjithëkombëtare, që e ka frymëzuar dhe e ka organizuar Konsultën Gjuhësore të Prishtinës dhe Kongresin e Drejtshkrimit.
3 Rexhep Ismajli, Drejtshkrimet e shqipes, ASHAK, Prishtinë 2005.
4 Idriz Ajeti, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, sesion shkencor, Konsulta Gjuhësore e
Prishtinës (1968), Prishtinë 2008. 5
Rexhep Qosja, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës dhe vetëdija kombëtare, sesion
shkencor, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968), Prishtinë 2008.
Rivlerësimi i kontributit të klerikëve dhënë çështjes kombëtare në
përgjithësi, do të ishte në dobi të historiografisë1, kontribut ky që për
shkaqe ideologjike, në të kaluarën ishte fshirë nga faqet e historiografisë
zyrtare shqiptare apo kontributi i klerikëve u trajtua si i njëanshëm.2
Nuk ka dyshim se ishin një sërë faktorësh të brendshëm dhe të
jashtëm, të cilët ndikuan që historia e shqiptarëve të arrijë në data të
caktuara. Në morinë e këtyre faktorëve nuk duhet injoruar faktori njeri
dhe brenda tij individët e përveçëm.
Historia ka përmendur, ka studiuar dhe ka përkujtuar me nderim
shumë nga figurat historike, të cilat qëndruan stoike në shumë ngjarje me
rëndësi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, si bie fjala për Kryengritjet e
vitit 1910-1912. Por nuk është folur shumë për figurat klerikale që
qëndruan dhe kontribuan në këto ngjarje madhore, të historinë sonë
kombëtare, prandaj do të përpiqemi ta ndriçojmë sadopak këtë kontribut.
Në këto ngjarje ndoshta ekzistonte edhe ndonjë moment shpirtëror, i cili
lidhet me figurat e klerikëve të kohës. Ishin edhe ata që ditën të
qëndronin pranë shumë figurave të mëdha intelektuale dhe luftëtarëve të
kohës.3
Këto figura të klerikëve shqiptarë të asaj kohe, që për një arsye
apo tjetër, pothuajse ishin fshirë krejtësisht nga faqet e historisë,
1 Lefter Nasi, Aspekte nga kontributi i ulemasë shqiptare kundër gjenocidit serbomadhe
në Kosovë, në:” Feja, Kultura dhe tradita islame ndër shqiptarë”, KBIK, Prishtinë, 1995,
f. 473. 2 Gazmend Shpuza, Qëndrimi antikombëtar i klerit ndaj kryengritjes së vitit 1911, në: “
Studime historike, nr. 2/ 1968, Tiranë ,1968, f. 133-146. 3 Ilira Çaushi Sulo, Klerikët e harruar të Pavarësisë, në: “Pavarësia e Shqipërisë dhe
sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX”, UT-IH, Tiranë, 2007, f. 85.
Kontributi i klerikëve në kryengritjet e vitit 1910-1912 në Vilajetin e Kosovës 71
pavarësisht se mungesa e një copëze në mozaikun e madh të historisë
sonë kombëtare e bën ngjarjen historike të paplotë. Janë, ndoshta, këto
aspekte në dukje të vogla, por që mund të bashkohen, ashtu që të
kontribuojnë që pamja të qartësohet gjithnjë e më shumë.4
Por cili ishte roli i klerikëve shqiptarë në vlugun e këtyre
ngjarjeve tragjike për popullin tonë? Pa mëdyshje se ajo që e shohim në
dokumentet e kohës dhe në literaturën e shfletuar deri më tani, nuk ishte
e njëjtë me atë që na është prezantuar në literaturë deri më sot5, sepse
klerikët në përgjithësi e ndanë fatin me popullin ku jetonin dhe vepronin
dhe u bënë krahu i djathtë i prijëseve të kryengritjeve si Idriz Seferit, Isa
Boletinit6, duke e dhënë kontributin e tyre në një mënyrë apo tjetër, të
tillë qenë: Mulla Sinan Maxhera7, Halim Ahmeti(Mulla Halimi)8, Mulla
Idrizi 9 , Rrystem ef. Shporta 10 , Musa Sheh Zade 11 , Sheh Hasni i
Prizrenit12, Dom Mikel Tarabulluzi13, Dom Tadej Ivanaj etj.
Ndër studiuesit që ka bërë përpjekjet e para për ta ndriçuar rolin e
klerikëve në lëvizjen tonë kombëtare ishte Sadulla Brestovci i cili duke
hulumtuar në qendrat e ndryshme të ish-Jugosllavisë voli materiale mbi
veprimtarinë e klerikëve tanë në këto ngjarje.14
4 Po aty, f. 86.
5 Shih: Zekeria Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 1908-1912, Tiranë,1982,
f. 48; Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ASHSH-IH,
(përgatiti Zihni Haskaj), Vëllimi II (1908-1910) ,Tiranë, 1976. 6 Nuridin Ahmeti, Roli i ulemave në kryengritjet shqiptare të viteve (1910-1912) në
Vilajetin e Kosovës, në: “Univers”, nr. 12, ISHMQI, Tiranë, 2010. 7 Sekretari personal i Idriz Seferit, imam i nderuar dhe i respektuar, shih: Rexhep Selimi,
Kontributi i Mulla Sinan Maxharës në lëvizjen Kombëtare Shqiptare, në: “Jeta dhe
vepra e Idriz Seferit”, Prishtinë, IH, 2003, f. 113. 8 Sadullah Brestovci, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kazanë e Gjilanit-Islam Pira
(1861-1931), IAP, Prishtinë, 2008, f.164. 9 Po aty, f. 187.
nga Prizreni (1864-1937), Prishtinë, 2010. Rrystem ef.Shporta ishte miku i ngushtë i
Hasan Prishtinës, myfti i Prizrenit dhe shumë herë kishte marrë mendimin e këtij alimi
të madhe të kohës për veprimtari të mëtutjeshme të kryengritjeve në këto vite, shih:
Ahmet Drinit, “Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Rrystem Shportës” (dorëshkrim), e
përfunduar në janar 2008, f. 8. 11
Parim Kosova, Shëmbëlltyra e nacionalistit Musa Shehzade (1870-1946), në, “E
djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike-(3)” , Prizren-Shkodër,2006, f. 503. 12
Arkivi i Kosovës, Fondi, Sadulla Brestovci, Kutia, 14. 13
Sadulla Brestovci,vep. e cit., f. 130. 14
AK, F. Sadulla Brestovci, kutia, nr. 14. Punimi mban titullin; “Kleri në LKSH”, ka dy
faqe të shtypura me makinë shkrimi. Nuridin Ahmeti, Kontributi i Sadulla Brestovcit
për ndriçimin e rolit të klerit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, (punim në dorëshkrim).
72 Ahmeti
Të dhënat historiografike shqiptare na tregojnë se shqiptarët ishin
ndër kontribuesit kryesorë në Revolucionin Xhon Turk të vitit 190815,
kurse albanologu i njohur gjerman, Peter Bartl, shprehet: ”Xhonturqit
fituan kryesisht falë mbështetjes së shqiptarëve”16.
Mirëpo, liria dhe barazia, e premtuar nga Turqit e Rinj, për
shqiptarët do të zgjasë vetëm derisa të forcoheshin pozitat e xhonturqve
në pushtet, sepse me të ardhur ata në pushtet, shpresat e shqiptareve do
të shuhen, do të kuptohet se politika e Turqve të Rinj do të jetë një
politikë jo e drejtë për shqiptarët. Zhgënjimi i popullsisë do të shkojë
deri në atë masë, saqë një fshatar do t’i deklarojë Edit Durhamit se:
”Turku i Ri është po aq i keq sa edhe turku i vjetër”17.
Kryengritja e vitit 1910
Gjatë vitit 1909 Qeveria xhonturke, jo se nuk i mbajti premtimet e
dhëna për hapjen e shkollave 18 dhe për liritë e tjera ndaj popullatës
shqiptare, por përkundrazi, kjo qeveri gjatë kësaj kohe ndërmori disa
ekspedita ndëshkimore në Vilajetin e Kosovës, gjithnjë me pretekstin e
qetësimit të elementëve të ndryshëm reaksionarë, por edhe ndaj atyre që
e kundërshtonin Kushtetutën. Megjithatë, duket se realiteti ishte më
ndryshe, sepse qëllimi i vërtetë i Xhonturqve ishte që të bëhej çarmatosja
e popullatës, dhe të zbatohej në mënyra të ndryshme e shpeshherë të
dhunshme, rekrutimi i popullatës dhe mbledhja e tatimeve.
Masat e ndërmarra nga ana e Xhavit Pashës, e që i shtypën lëvizjet
e ndryshme fshatare kundër taksave dhe rekrutimit gjatë vitit 1909, çuan
në acarimin e marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe Turqve të Rinj.
Mirëpo, kulmi i kësaj gjendjeje të pafavorshme për shqiptarët do të
jetë viti 1910, ku padrejtësitë e ndryshme dhe dhuna po shfaqeshin në
Vilajetin e Kosovës më shumë se në vilajetet e tjera shqiptare.
Kjo gjendje ishte e tendosur, sidomos në Kosovë, ku në pranverën
e vitit 1910 filloi të lidhej besa për t’i kundërshtuar veprimet e
xhonturqve ndaj popullatës shqiptare. Qysh në ditët e para të prillit
15
Gazmend Shpuza, Në vazhdën e gjurmimeve, Toena, Tiranë, 1997, f. 138; Skënder
Rizaj, Roli i shqiptarëve në Revolucionin Xhonturk të vitit 1908, në: “ Kosova”, nr. 3,
EHK, Prishtinë, 1974, f. 159-1945; Kristaq Prifti, Kontributi i shqiptarëve në lëvizjen e
turqve të rinj (1889-1908), në: “ Gjurmime albanologjike - SSHH”, nr. 31 - 32 , IAP,
Prishtinë, 2003, f. 217-230. 14
Peter Bartl, Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare(1878-1912),
(Përktheu: Nestor Neprevishta), Dituria, Tiranë, 2006, f. 194.
17
Edit Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për historinë e Shqipërisë dhe të
shqiptarëve (ribotim), SHB, Naum Veqilharxhi, Tiranë, 1998. f. 366. 18
Shih: Zekeria Cana, Reaksioni xhonturk në pragun e kryengritjes së Kosovës më 1910,
në: “Gjurmime albanologjike”, nr.1, 1969, f. 273-295.
Kontributi i klerikëve në kryengritjet e vitit 1910-1912 në Vilajetin e Kosovës 73
rrethet e ndryshme në Vilajetin e Kosovës si Mitrovica, Llapi, etj.,
sulmuan garnizone të ndryshme nëpër Kosovë, sidomos në Prishtinë.
Kjo kryengritje shumë shpejt bëri jehonë dhe u përhap edhe në krahinat
e tjera të Vilajetit të Kosovës, kurse Komiteti i Përgjithshëm shqiptar në
vitin 1910 u bëri thirrje për kryengritje të gjithë shqiptarëve pa dallim
feje: “Prandaj neve shqiptarët qofshië Musullmanët apo Krishtenit,
duhemi të bashkohemi në lidhje kundra armikëve të besës tonë që të
shpëtojnë nga ata...”19.
Një ndër kryengritjet e njohura është ajo në grykën e Kaçanikut, e
udhëhequr nga Idriz Seferi, që sipas studiuesit anglez George Gawrych
“... për herë të parë që nga viti 1881, një kryengritje e bashkrënduar në
shkall të gjerë po planifikohej nga prijësa fisnor shqiptarë nga të gjitha
vitet e Kosovës”20. Pas disa ditëve rezistencë, forcat e Idriz Seferit do të
duhej të tërhiqeshin. Në këtë kryengritje veçohen për kontributin e tyre
klerikët e njohur myslimanë dhe katolikë të kësaj ane, si Mulla Sinan
Maxhera sekretar personal i Idriz Seferit 21 , Mulla Halimi 22 , Mulla
19
Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), IH-
Prishtinë, 2003, f. 68. 20
George Gawrych, Gjysmëhëna dhe shqiponja, sundimi Otoman, Islamizmi dhe
shqiptarët 1874-1913, (përktheu nga origjinali Aurel Manushi), Bota shqiptare,Tiranë,
2007, f. 269-270. 21
Mulla Sinan Maxhera u lind në fshatin Maxhere të Karadakut të Preshevës në vitin
1863, nga e ëma Ajetja dhe babai Bilali. Mësimet e para i mori te hoxha i fshatit, ndërsa
medresenë e mesme e mbaroi në Shkup, për ta vazhduar më vonë Fakultetin e Drejtësisë
në Stamboll. Ka punuar si hoxhë në disa fshatra të Anamoravës. Mori pjesë në luftën e
prillit të vitit 1910 përkrah me Idriz Seferin. Për trimërinë e treguar në ketë kryengritje
populli i thuri edhe këngë: Ky Kostarni veç po dridhet / Hoxhë Sinani nuk po lidhet,/
Sinan hoxha len Kuranin /Ka marr pushkën dhe xhamadanin. Pas shuarjes së
kryengritjes, pushteti xhonturk do të organizojë ekspedita ndëshkuese kundër
kryengritësve shqiptarë, me ç’rast Mulla Sinani do të arrestohet dhe do të burgoset në
Kaçanik. Gjykata ushtarake xhonturke do ta dënojë me vdekje së bashku me 6 vetë të
tjerë. Mulla Sinani u var në Kaçanik më 7 korrik të vitit 1910 dhe u varros në varrezat e
vjetra të këtij qyteti. Katër muaj pas vdekjes së Mulla Sinanit, gruas së tij do t’i lindë
djalë, ndërsa familja e pagëzon me emrin Sinan, shih: Rexhep Selimi, Kontributi i Mulla
Sinan Maxharës…, vep. e cit., f.118- 120-121. 22
Mulla Halimi, u lind në fshatin Cërnicë. Rridhte nga një familje me tradita fetare e
kombëtare. Babai i tij, Mulla Ahmeti dhe axha i tij Mulla Memishi, ishin njerëz
përparimtarë të asaj ane.
Ndonëse hoxhë dhe i biri i hoxhës, Mulla Halimi ishte njëri ndër luftëtarët me besnikë të
Idriz Seferit. Ai, së bashku me disa të afërm të tij, do të marrë pjesë në kryengritjen e
Kaçanikut të vitit 1910. Disa ditë pas betejës ishte zënë dhe ishte burgosur dhe si
kundërshtar i zëshëm i pushtetit xhonturk ishte dënuar me tetë vjet burg. Në burg thuhet
se u është nënshtruar torturave të mëdha. Vdiq më 1942. Shih: Sadulla Brestovci, vep .e
cit., f. 164- 165; Informatat nga Mehmet Halimi, (nipi i Mulla Halimi) i lindur me
1937 në Cerrnicë të Gjilanit, dhënë autorit në Prishtinë më dt. 10.9 .2010.
74 Ahmeti
Idrizi23, Dom Mikel Tarabulzi24 dhe Dom Tadej Ivanaj25, ky i fundit
edhe pse me kombësi kroate, si shërbyes në kishën e Stubllës së Epërme
të Vitisë, në të cilën kishin strehuar një numër të madh të popullatës
myslimane nga ndjekja e forcave serbe gjatë viteve 1912, sipas
studiuesit Brestovci ishte krahu i djathtë i Idriz Seferit.
Nga disa të dhëna arkivore na del se Isa Boletini kishte pasur
takime edhe para fillimit të kryengritjes së vitit 1910 me disa shehlerë
nga Gjakova, si Sheh Hamdiun26 , në njërën prej odave të bejlerëve të
Gjakovës, me ç’rast Isa Boletini kishte kërkuar nga Sheh Hamdiu,
23
Mulla Idrizi, lindi në fshatin Caravajkë, jo larg Preshevës. Njihet si njëri ndër
sekretarët e Idriz Seferit. Disa prej myslimanëve konservativë e quajtën edhe si
“Murtat”.
Mulla Idrizi, jo vetën në kryengritjen e viti 1910 në Kaçanik ku mori pjesë, por ai edhe
në vitin 1915-1916, qëndroi pranë Idriz Seferit, kur, ky gjatë sundimit bullgar ishte
kryetar komune në Zhegër. Ai ishte një prej atyre burrave që e ndezi luftën kundër
ushtarëve bullgarë në ndërtesën e komunës dhe luftoi kundër tyre. Më vonë, duke iu
shmangur ndjekjes së regjimit, shpërngulet në fshatin Llopatë dhe prej aty, së bashku
me familjen, më vonë do të shkojë në Turqi. Shih: Sadulla Brestovci, vep .e cit., f. 187-
188. 24
Dom Mikel Tarbulusi, Prejardhjen e kishte nga Prizreni, për vite të tëra ai shërbeu në
Stubell e epërme si famullitar, ku kaloi një pjesë të mirë të jetës. Mikeli erdhi si prift,
por shërbeu më tepër apo kryesisht si mësues e patriot shqiptar. Herët mori lidhje me
Lëvizjen Kombëtare dhe me kohë u bë mik i vërtetë i Idriz Seferit. Qysh në fillim të
shek.XX Mikeli filloi aktivitetin kombëtar. Në vitin 1905 hapi shkollën e parë shqipe
në Stublën e Epërme të Vitisë. Kishte guximin të fliste, për çështje kombëtare, kishte
marrëdhënie të ngushta e miqësore me shumë shqiptarë myslimanë dhe shpeshherë
bisedonte haptazi për çështje thjesht patriotike, ja siç thoshte ai; Gjatë një viti kisha
dëshiruar të jem, 6 muaj prift, 6 muaj hoxhë, e 12 muaj mësues.” Për shkak të
qëndrimeve të tij patriotike dhe kombëtare, u ndoq dhe u persekutua nga regjimet e
ndryshme. Shkoi në këmbë për të marrë pjesë në solemnitetin e shpalljes së pavarësisë
së Shqipërisë. Për shkak të torturave , arrestimeve e ndjekjeve të regjimeve të ndryshme,
u sëmur dhe vdiq nga tuberkulozi në vitet 20 të shek. XX. Sadullah Brestovci, vep. e
cit., f.130-186- 187. 25
Dom Tadej Ivanaj sipas S. Brestovcit, ishte kroat me kombësi, kryeprift në Stubëll të
Epërme të Vitisë dhe se në vitin 1912, kishte strehuar një numër të madh të popullsisë
myslimane të Karadakut në Stubëll të Epërme dhe të Poshtme të Vitisë, nga përndjekja e
forcave serbe, që po i bëhej popullatës të asaj ane; pastaj kishte ndërmjetësuar tek
ushtarët serbë dhe kishte ndikuar që të mos masakrohej popullsia shqiptare e Stubllës së
Epërme dhe të Poshtme të Vitisë. Arkivi i Kosovës, F. Sadulla Brestovci, K. 1, f.10
(dorëshkrim). 26
Sheh Hamdiu ka qenë sheh i Teqesë së Sheh Eminit në Gjakovë të tarikatit Sadi.
Përndryshe, në ditët e sotme kjo teqe është e njohur edhe si Teqeja e Madhe, ndërsa
shërbyes në këtë teqe është Sheh Ruzhdiu. Sheh Hamdiu është i biri i Sheh Eminit,
njërit prej veprimtarëve të njohur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sheh Emini e zgjodhi
për zëvendës të birin e tij, sheh Hamdiun, më 1908: ka ndërruar jetë në vitin 1921, shih:
Sheh Ruzhdi Shehu, Teqeja e Sheh Eminit në Gjakovë –Kosovë, vatër shembullore e
besimit dhe çështjes Kombëtare Shqiptare, në: “NJERIU”, Sesion shkencor i tarikateve
islamike në Kosovë dhe në Shqipëri, Eurorilindja, Tiranë, 2000, f. 317-329.
Kontributi i klerikëve në kryengritjet e vitit 1910-1912 në Vilajetin e Kosovës 75
koordinim të përbashkët për kryengritje. Takimi i përmendur u mbajt në
vitin 1907. Dokumenti gjithashtu përmendë edhe disa zënka në mes të
Sheh Hamdiut dhe Isa Boletinit,27 por nuk kemi informacione për me
vonë se a ishin dakorduar për bashkëpunim të mëtejshëm.
Pas Kaçanikut, do të kemi rezistencë edhe në Grykën e Caralevës
nën udhëheqjen e Isa Boletinit, studiuesit përmendin edhe njërin nga
bashkëluftëtarët e Isa Boletinit, i quajtur me emrin Mulla Rifat
Sedllarin28, edhe pse emrin e lartpërmendur nuk e përmendin në betejën
që u zhvillua në Grykën e Caralevës, ne mendojmë se duhet të këtë
marrë pjesë edhe në këtë betejë, sepse flitet se ka shoqëruar Isa Boletinin
në shumë beteja.
Kryengritja e vitit 1912
Marrëveshja, e cila u bë në gusht të vitit 1911, siç duket, nuk e
ndryshoi gjendjen e përgjithshme të popullit shqiptar. Jo vetëm se nuk u
plotësuan kërkesat e shqiptarëve, por qeveria vazhdoi me avazin e vjetër
dhe herë-herë bënte ndonjë lëshim vetëm sa për ta ulur moralin e luftës
te popullata shqiptare, kështu që reformat nuk do të zbatohen dhe nga
ana tjetër aty kah fundi i vitit 1911, Parlamenti turk do të shndërrohet në
një arenë diskutimesh të rrepta politike midis dy partive “Liri dhe
Marrëveshje” dhe “Bashkim e Përparim”29.
Kështu, grupi shqiptar do të marrë pjesë aktive në këtë debat, duke
u munduar që të nxiste sa më shumë antagonizma ndërmjet tyre dhe
njëkohësisht duke u munduar të përfitojë në dobi të lëvizjes kombëtare.30
Sa kohë që vazhdonin debatet në Parlamentin osman, disa deputetë
shqiptarë e panë të arsyeshme të fillonin organizimin e kryengritjeve,
fillimisht duke organizuar mbledhje të fshehta, ku do të merreshin edhe
masa konkrete për bashkërendimin e aksioneve në kryengritjen e
përgjithshme. Këto mbledhje do të organizohen gjithnjë nën kryesinë e
Ismail Qemalit.
Gjithashtu, do të merret vendim që kryengritja të nisë fillimisht në
Kosovë dhe mandej të përhapej nëpër vendet dhe në krahinat e tjera të
Shqipërisë. Ismali Qemali do të organizonte furnizimin me armatim dhe
me ndihma të tjera nga shtetet e ndryshme të Europës, kurse Hasan
Prishtina do të merrej me organizimin e kryengritjes në Kosovë.31
27
Başbakanlık Devlet Arşivleri Genel Müdürlügü-Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı,
Kodu; TFR. I. KV. 151 ; Dosya nr. 151; Gömlek, nr.15031 28
Tahir Abdyli, Hasan Prishtina, GME, Prishtinë, 2003, f. 170. 29
Zekeria Cana, vep. e cit., f. 184. 30
Po aty, f. 184. 31
Historia e Popullit Shqiptar, Grup autorësh, Botim Libri Shkollor, Prishtinë, 2003, f.
201.
76 Ahmeti
Me gjithë përpjekjen e qeverisë xhonturke që të bënte pajtimin me
krerët shqiptarë, ajo nuk do t’ia arriti qëllimit, sepse forcat kryengritëse
shqiptare ishin të bindura se nuk ka zgjidhje tjetër pos kryengritjeve të
armatosura. Më 18 janar 1912 Turqit e Rinj shpërndanë
Parlamentin32dhe në zgjedhjet e reja do të përdornin masa të ndryshme
për t’i përfituar krerët shqiptarë. Në një raport të kryekonsullatës së
Mbretërisë së Serbisë në Shkup, ndër të tjera, thuhej:
“Valiu i këtushëm, Masar Beu, para disa dite i thirri në konak
përfaqësuesit e dy grupeve politike - turq dhe shqiptarë, për t’u marrë
vesh.
Nuk u bë fjalë për ndonjë ujdi, veçse valiu provoi të ndikonte te
turqit dhe shqiptarët për të arritur pajtimin dhe për të punuar së bashku
për vendosjen e rendit e të qetësisë në Vilajetin e Kosovës”33.
Viti 1911 nga disa studiues të huaj cilësohet edhe si vit i
marrëveshjeve. 34 As këto marrëveshje nuk ndryshuan gjendjen e
popullatës, por këto marrëveshje u panë nga popullata vetëm si zbutje
për të ulur vrullin e kryengritjeve të armatosura, prandaj çështja e
organizimit të një kryengritjeje po bëhej edhe më e ngutshme.
Pas mbledhjes së Taksimit në Stamboll disa krerë shqiptar si
I.Qemalit, H.Prishtinës, B.Pejanit etj., do të morën vendim që
kryengritjen ta organizonte Hasan Prishtina, kurse ndihmë materiale nga
diaspora do t’i ofronte Ismail Qemali. Ne mes tjerash, Hasan Prishtina në
kujtimet e tij shprehet:
Gjanë e gjatë biseduem mbi fatin e shypnis e ma në fund venduam
me i dhanë mbarim mizorive tyrke me nji kryengritje. Biseda u mbyll me
këto fjalë:
Ismail Kemal begu: “ Hassan beg, i besoi fetarisht karakterit të
Zotnis s’Ate. Ky besim më ka shty me i shkrue në zëmër t’eme me ato
fjalë qi i përdorove në Parlament ...35.
Në muajin maj të vitit 1912, kryengritës të udhëhequr nga Hasan
Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini etj., do të zhvillojnë
luftime të ashpra nëpër të gjithë Kosovën, nga Luma e deri në Tetovë.
Luftime të ashpra gjithashtu do të shënohen edhe në Qafën e Prushit afër
32
Hasan Prishtina (Përmbledhje dokumentesh) 1908-1934, Drejtoria e Përgjithshme e
Arkivave të Shtetit, (Përgatitur nga Kujtim Nuro dhe Nezir Bato) , SHB 8 Nëntori,
Tiranë, 1983, f. 76. 33
Zekeria Cana, Kryengritja Shqiptare e vitit 1912 në dokumentet Serbe, IAP, Prishtinë,
2008, f. 45; Shih: Zekeria Cana, Rivrojtime të kryengritjes së madhe të vitit, 1912, në:
“Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX”, UT-IH, Tiranë,
2007. 34
George Gawrych, vep. e cit., f. 283. 35
Hasan Prishtina, Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912
(Përgatit për botim: Shkëlzen Gashi), Prishtinë, 2009, f. 9-10.
Kontributi i klerikëve në kryengritjet e vitit 1910-1912 në Vilajetin e Kosovës 77
Gjakovës36, ku forcat kryengritëse, nën udhëheqjen e Bajram Currit, do
të sulmojnë një patrullë të Xhonturqve. Vlen të përmenden edhe luftimet
e zhvilluara në Mitrovicë.
Me marrjen hov të kryengritjeve nëpër Kosovë, i interesuar që të
ketë informacione sa më të bollshme për rrjedhjen e kryengritjes, Ismail
Qemali do ta dërgojë në Kosovë sekretarin e tij personal, të njohur me
emrin Sali Hida37, i cili bashkë me dy burra të tjerë, Niman Sylen e Zeqir
Halitin, do të shëtisnin anembanë Kosovës dhe në vitin 1912 do t’i
dërgojnë një letër Ismail Qemalit, ku do të bëjnë një përshkrim mbi
gjendjen në Kosovë dhe në rajonet e tjera shqiptare. Në të mes tjerash
shkruhej:
...Kudo gëzonim një mirëpritje, por ishte edhe një favor që më
bëhej mua si hoxha i Ismail Qemal beut ... Të nesërmen doli kushtrimi, i
cili u fillua në mëngjes mbas një lutje fetare (dua N. A) që e këndova në
oborrin e shtëpisë së Sadik Ramës ku patem bujt mbrëmë...., Në shtëpinë
ku bujtëm ne, pati edhe katër hoxhë. Erdhi koha e të falunit. E më
zgjodhen mua për imam? Në mbarim myezini nuk tha el-fatiha, por me të
thënë vel-hamdulilahi rabilalemin a s’u ndal? O pu, pu ç’më gjeti. Më
duhej të këndoj një pjesë(ashere N. A) nga Kurani. Shyqyr që mbaja
mend nja dy tre versete(ashere N.A). E ndava mendjen dhe i këndova.
Një ditë përpara kishin ardhur nga Prizreni në konakun e Qerim Zymerit
dhe ish-deputeti Jahja aga, e Halim efendi Gostivari, që kishin vënë
kandidaturën për deputetë në Gjakovë. Imami i Prizrenit, Haki efendiu, i
internuar disa herë dhe Musa efendiu...”38.
Kjo kryengritje ndonëse u përhap kudo anembanë Vilajetit të
Kosovës dhe më gjerë, ndër klerikët e njohur janë ata nga Prizreni e
Luma, që me kontributin e tyre do të bëhen shembuj për të mirë:Hoxhë
Mehmeti, Mulla Rasim Zapodi 39 , Hoxhë Brruti 40 , Sheh Islami nga
36
Muhamet Shatri, Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, IH,
Prishtinë, 2004, f. 116. 37
Zekeria Cana, Levizja Kombëtare.., vep. e cit., f. 212. 38
Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), IH-
Prishtinë, 2003, f. 28; Nevila Nika, Përgatitja dhe organizimi i kryengritjes së vitit
1912 në dokumentet shqiptare, në: “ Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar
gjatë shek. XX”, UT-IH, Tiranë, 2007, f. 46. 39
Rasim Selman Zapodi u lind në vitin 1867 në fshatin Zapod të Krahinës së Gorës në
Lumë. Mësimet fetare islame thuhet se i mori në Medresenë e Prizrenit.. Me mbarimin
e Medresesë së Prizrenit do të shërbente për një kohë në fshatin e lindjes në Zapod,
kurse studimet e larta do t’i vazhdonte në Kavallë të Greqisë së bashku me Hoxhë
Mehmetin etj., ku edhe do t’i përfundonte me sukses. Kryengritja, në të cilën do të
dëshmohet Rasim Zapodi me shokë, do të jetë ajo e vitit 1912 në Lumë, ku Rasim
Zapodi, i vetëdijshëm se edhe në këtë formë mund të kontribuojë. Në kushtrimin që do
të lëshohet nga krerët e saj ane, ai do të marrë pjesë në krah të Islam Spahisë, Ramadan
Zaskocit, Sheh Hasanit etj. Pas këtyre ngjarjeve Rasim Zapodi do të kalojë në ilegalitet,
78 Ahmeti
Luma 41 , Rrystem efendi Shporta 42 , Musa Sheh Zade, Sheh
Hasanin(Plaku) nga Prizrenit 43, i tarikatit rufai44 etj. Kurse njëra ndër
figurat klerikale, që punoi pareshtur për ndërkombëtarizimin e asaj që po
ndodhte në Vilajetin e Kosovës, ishte Lazer Mjeda. Ndër personalitetet
për të cilët do të veçojmë biografinë e tyre.
Vijon në numrin e ardhshëm
ku do të vendoset në Stamboll, por prapë në vitin 1916 do të kthehet nga Stambolli në
vendlindje. Edhe pse në kushte tejet të vështira, Rasim Zapodi do ta vazhdojë jetën, do
të shërbejë si hoxhë i fshatit, kurse po atë vit, më 1916, do të zgjidhet edhe kryemyfti
për të gjitha fshatrat e Gorës, detyrë të cilën do ta kryejë deri në vdekje më 1924, shih:
Qemal Mataj, Mulla Rasim Zapodi, Prizren, 2002, f. 32. 40
Revista “ Zani i Naltë”, 11 nanduer, 1937. Revista “ Zani i Naltë”, ka filluar botimin
më 1923, në Tiranë. Organ i klerit mysliman shqiptar, drejtuar nga Ismail Maci. U botua
në shqip dhe arabisht me 32 faqe deri në vitin 1939, shih: Blendi Fevziu, Histori e
shtypit shqiptar 1848-2005, Onufri, Tiranë, 2005, f. 51; Hamit Borici, Një shekull e
gjysmë publicistikë shqiptare (1848- 1997), EBP, Tiranë, 1997, f. 76. Për ofrimin e
informacionit rreth këtij materiali dhe për huazimin e një kopje nga ky material e
falënderoj dr. Nehat Krasniqin. 41
Po aty. 42
Rrystem Zihni ef. Shporta ka lindur në Prizren në vitin 1859. Mësimet e para
Rrystem Zhini efendiu i mori në Prizren në mektebin dhe në medresenë e “Sinan
Pashës” . Më pastaj, për t’i thelluar studimet e tij në shkencat islame, vajti në Stamboll,
ku qëndroi disa vite. Në Stamboll njihet edhe me deputetin e Parlamentit të Turqisë nga
Kosova, Hasan Prishtinën, me te cilin do të mbajë kontakte të vazhdueshme. Haxhi
Rystem efendiu ishte një nga personalitetet me më ndikim në Prizren dhe në rrethinë,
gjatë kryengritjeve të viteve 1910-1912, prandaj Hasan Prishtina do të mbajë kontakte të
vazhdueshme me të. Sipas kujtimeve të vajzës së haxhi Rrystemit, Fehmijes, Hasan
Prishtina kishte qëndruar në shtëpinë e tyre si mysafir 5-6 ditë. Me 24 korrik dënohet
me 20 vjet heqje lirie. Nga okupatori serb qe burgosur me pretekstin se kishte
organizuar demonstrata kundër pushteti serb dhe se kishte paguar vrasjen e inxhinierit
nga Beogradi, Ivan Vangelovit. Pas 1368 ditësh qëndrimi në burgun Prizrenit, dërgohet
në burgun e Shkupi ku qëndroi 277 ditë. Prej aty u dërguar në burgun e Nishit ku
qëndroi 893 ditë, e më pastaj, nga Nishi qe dërguar në burgun e Zenicës në Bosnjë. Haxhi hfz. Rrystem Zihni efendi Ramadani-Shporta-Prizreni vdiq në moshën 78 vjeçare
në mëngjesin e ditës së hënë, më 5 tetor 1937, dhe u varros në varrezat Kuruçeshme në
Prizren, shih: Ahmet Drini, (dorëshkrim), vep. e cit.,; Resul Rexhepi – Sadik Mehmeti,
vep. e cit., Prishtinë, 2010. 43
AK, F. Sadulla Brestovci, K. 1, f.10 (dorëshkrim). 44
Një ndër tarikatet e para dhe më të vjetra. Themelues i këtij tarikati është Ahmet er-
Rifaiu. Karakteristikë e këtij tarikati sot është shpuarja e trupit me gjilpëra etj. Ky
tarikat është paraqitur në Irak. Është i përhapur edhe në viset shqiptare. Në shek. XIX ky
tarikat ka qenë më së tepërmi i përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, shumë pak në
Shqipëri. Shehu i parë i këtij tarikati në Kosovë është Haxhi Sheh Musa Muslihuddin
Bellanica. Ka lindur në Suharekë. Mësimet e para i mori në Prizren dhe më pas
shkollimin e ka vazhduar në Stamboll, ku edhe e ka marrë zotimin te Mustafa Efendiu,
shih: Metin Izeti, Kllapia e tesavufit, BFI- FSHI, Shkup, 2004, f. 162-168.
Perla, vëllimi 63, numri 3-4, mars 2013
Ermir Nika (17 shkurt 1978 në Tiranë). Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Histori –
Filologjisë, dega gjuhë letërsi në Universitetin e Tiranës. Artikujt e tij, ciklet e poezisë dhe të
prozës janë përfshirë në shtypin periodik dhe në disa antologji të prozës e të poezisë shqipe.
Vepra e tij poetike dhe disa nga krijimet e tij janë përkthyer në Anglisht, Frëngjisht,
Rumanisht, Italisht dhe Japonisht. Aktualisht Ermir Nika është Drejtor i Drejtorisë Librit dhe
Bibliotekave në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Historia e letërsisë shqiptare nga fillimi i shekullit e deri në vitet e
Luftës së Dytë Botërore është mjaft e ngjeshur, në kuptimin që brenda
një periudhe të shkurtër kohe kanë bashkëjetuar shumë dukuri rrymash
letrare, herë të qëndrueshme e herë kalimtare, herë të natyrshme e të
pritura, herë të “ panatyrshme ” e deri diku të “ papritura ”. Në këtë
periudhë vazhdon të jetojë romantizmi, shfaqen bijëzimet e tij –
simbolizmi e parnasi (Asdreni, Lasgush Poradeci), përhapet
sentimentalizmi (Ndoc Nikaj, Helenau), nis të marrë trajtë realizmi
(novela të Migjenit, Dhimitër Paskos); kalon rrëshqitazi ekspresionizmi
(skicat e Migjenit etj.) merr “ çuditërisht ” shtat klasicizmi (Çajupi,
Haxhiademi etj.).2
Një nga problemet më të rëndësishme, lidhur me Çajupin dhe
veprën e tij, ka qenë vendosja e veprës së tij në rrjedhën e rrymave
letrare. Shekulli XX, kur shkruan Çajupi, shënon për letërsinë shqiptare
kohën më të vrullshme në zhvillimet e saj. Ajo merr një fizionomi të
larmishme dhe dallohet për një pluralitet rrymash e formacionesh letrare,
kur ajo shfaqet përmes romantizmit, sentimentalizmit, simbolizmit,
klasicizmit, realizmit etj. Procesi letrar shqiptar sintetizonte ato faza që
letërsia europiane i kishte kapërcyer. Kjo shprehte lidhjet e saj me
zhvillimet letrare në kontinent, por sakaq i jepte asaj një fytyrë të
veçantë e të papërsëritshme. 3 . Krijimtarinë letrare të Andon Zako
Çajupit mund ta studiojmë në tri drejtime. Pikësëpari do të kemi
parasysh ndikimin e drejtpërdrejtë të rrymave letrare në krijimtarinë e tij,
ndikim të cilit i përkasin veprat më përfaqësuese të tij si p.sh., poezia
(Baba Tomorri dhe Baba Musa Lakuriq) si kahje dhe vazhdim i traditës
së romantizmit në letërsinë shqipe, komedia 14 Vjeç dhëndër si prurje e
realizmit dhe tragjedia Burri i Dheut si model klasicist.
Në lirikën meditative shqiptare, kundruar në optikën e një rileximi,
vihet re se ajo shfaq gati të njëjtat prirje ekzistencialiste që vihen re edhe
në poezinë romantike europiane. Në përmbledhjen poetike Baba
Tomorri, vendin kryesor e zë njeriu dhe pasvdekja e tij, limfa e jetës dhe
triumfi i vdekjes, ky fund i pashmangshëm që fiton terren gjithnjë e më
tepër në përpjekjen e mundimshme midis së mirës dhe së keqes. Si
adhurues i mendimtarëve të antikitetit dhe i iluministëve francezë,
krijimtaria e Çajupit në tërësi u bë bartëse e ideve, e botëkuptimeve më
të spikatura dhe e rrymave më të fuqishme politike të kohës. Vetëm me
ndërthurjen e këtyre të dhënave mund të shtrohet çështja e zgjedhur prej
nesh si objekt studimi.
2
Lili Sula, Vepra e Fishtës në udhëkryq të rrymave letrare. Seminari XVIII
Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Tiranë 1996, f. 1066-1069. 3 Fatbardha Fishta, Leximi Kritik i Veprës së Çajupit, Kërkime Universitare, nr 7,
Gjirokastër 2003, f 49-54.
Roli i krijimtarisë së Andon Zako Çajupit në Rilindjen Kombëtare 81
Kultura e një populli, rruga e të cilit ka kaluar nëpërmjet shumë
momenteve të ndryshme historike, kanë spikatur personalitete të
ndryshme në fushën e letrave, veprimtaria e të cilëve përmblidhet vetëm
brenda një epoke të caktuar historike. Përgjithësisht me veprën e tyre në
tërësi, ata bartin fizionominë morale dhe artistike të kësaj epoke.
Ndërkohë ka edhe shkrimtarë të tjerë të cilëve u takon të jetojnë në
kapërcyell të dy epokave. Por është pikërisht kjo dykohësi që përshkon
veprën e tyre, e cila përbën në vetvete një rrezik të dukshëm pasi
krijimtaria e tyre kërcënohet të mbetet e kufizuar vetëm në një kolonë
brenda një sistemi artistik që tashmë e ka jetuar apogjeun e vet. Në këtë
kontekst duhet thënë se këtë rrezik e kalojnë vetëm ato talente që me
krijimtarinë e tyre përbëjnë sintezën më të lartë të prirjeve krijuese të
epokës që po kalon dhe njëkohësisht ata bartin në vetvete prirjet e reja të
asaj epoke historike dhe artistike që po agon. Dhe pa dyshim Andon
Zako Çajupi është një ndër këto talente. Emri i tij spikati në letrat shqipe
pas shkëlqimit të yllit poetik të Naim Frashërit dhe në vazhdën e një
kohe kur emra të tjerë dinjitozë poetësh do të shfaqeshin në hapësirën
letrare të kohës. Nuk duhet lënë pa përmendur se ai nuk mbeti as hije e të
parit dhe as një shkrimtar i tejkaluar për brezin e ri. Në këtë mënyrë,
duke e parë krijimtarinë e tij në dy kënde në atë sinkronik dhe atë
diakronik, vërejmë se roli i tij i veçantë në etapat e zhvillimit dhe
pasurimit të letërsisë shqiptare në fillimet e shekullit XX është i
padiskutueshëm4.
Lëvizja Kombëtare në fillim të shekullit XX po hynte në një fazë të
re, më përparimtare, më revolucionare, më mobilizuese për një çlirim sa
më të shpejtë nga robëria pesëshekullore, për unitet kombëtar sa më të
shëndoshë që të shpejtonte këtë çlirim e pavarësi. Natyrisht kjo lëvizje
kërkonte një letërsi të re që t’u paraprinte kërkesave të saja më imediate,
që t’u tregojë rrugën më të shpejtë e më të guximshme për sendërtimin e
idealeve të pritura kaq gjatë. Dhe pikërisht, si rezultat i nevojave dhe
kërkesave më aktuale të kohës, lindi letërsia e fazës më të re të Rilindjes
Kombëtare, letërsia e fillimit të shekullit XX, e përfaqësuar me Çajupin
dhe Asdrenin, e cila me të vërtetë u bë udhërrëfyese e Lëvizjes
Kombëtare duke gërshetuar dy kërkesat më aktuale të kohës : lirinë
politike dhe lirinë shoqërore. Nga studimet e deritanishme të asaj
periudhe kohe, arrihet në konkluzionin se një nga veçoritë karakteristike
të zhvillimit të letërsisë shqiptare në fillim të shekullit XX është zgjerimi
i horizontit të saj social, thellimi i brendisë ideore dhe forcimi i saj në
pozitat përparimtare demokratike. Me poetikën e saj të re, me temat e
saja të reja mbi problemet e mprehta sociale, me notat humaniste, kjo
4 Jorgo Bulo Andon Zako Çajupi dhe Letërsia Shqiptare. SF, nr. 1, 1991, f.107-111.
82 Nika
letërsi shënon një etapë të re në Letërsinë e Rilindjes, etapën e kalimit
nga letërsia romantike iluministe në letërsinë realiste. Kjo letërsi do të
hapë një rrugë të re dhe do të krijojë traditë që letërsia në mes dy
luftërave botërore të jetë më e avancuar, e drejtuar kryesisht në temat
dhe problematikën shoqërore, në pasqyrimin e luftës klasore, në
demistifikimin e shoqërisë feudale-borgjeze të kohës.
Fryma kritike e romanticitetit të poezisë së Çajupit
Letërsia e fillimit të shekullit XX doli nga letërsia e gjysmës së
dytë të shekullit XIX, nga letërsia romantike iluministe e rrymës më
përparimtare të asaj letërsie, që, përmes veprave të Naum Veqilharxhit,
Naim Frashërit, Jeronim de Radës, Zef Jubanit, Vaso Pashës, Jani
Vretos, e Sami Frashërit kishin kontribuar në ngritjen e ndërgjegjes
kombëtare duke glorifikuar të djeshmen e duke dhënë vizionin e së
nesërmes për të treguar se e sotmja është e padurueshme, se ajo duhet
ndryshuar.
Prandaj, letërsia e fillimit të shekullit XX, e dalë nga traditat e
letërsisë romantike iluministe të fundit të shekullit XIX, jo vetëm nuk e
mohoi atë, por përkundrazi i seliti edhe më tutje veçoritë më pozitive,
duke u dhënë atyre një dimension të ri, po gjithmonë duke mbetur edhe
kjo në fazën e parë si letërsi romantike iluministe 5. Te Çajupi vërehet
një dukuri tradicionale për romantizmin në përgjithësi, pra edhe për
romantizmin shqiptar, se ai vazhdon të shkruajë në poezi dhe jo në prozë
siç kërkonte realizmi. Proza është një nga dhjetë specifikat e
rëndësishme të realizmit, e cila duhet të dallohet prej romantizmit nga :
tematika, personazhet, metoda e pikturimit të personazheve, detajizimi
në përshkrim, fryma realiste dhe narracioni, fabuliteti, karakteri, analiza
dhe ideja. Natyrisht forma poetike e procedimit i ka kufizuar mundësitë e
pasqyrimit të jetës në veprën letrare, që ajo të jetë një këndvështrim sa
më jetësor i realitetit objektiv, që njeriu i thjeshtë të bëhet bartës i
lëvizjeve shoqërore. Në këto kushte, gjykojmë se Andon Zako Çajupin e
kanë kushtëzuar këto rrethana në konceptimin poetik të pikëpamjeve të
tija mbi krijimtarinë letrare : letërsia e traditës, letërsia popullore dhe
letërsia e huaj. Sipas të parës dihet se tradita letrare shqiptare deri në atë
kohë ka qenë pa dyshim letërsia popullore, e cila në sferat e ndikimit dhe
në pjesën më të madhe të saj është kryesisht në formën poetike, ndërsa
letërsia e huaj prej së cilës shkrimtari u ndikua dukshëm është kryesisht
ajo e antikitetit grek dhe romak, ajo e klasicizmit, e iluminizmit francez
dhe ajo e romantizmit ku vazhdimisht ka dominuar poezia. Ndaj
mendojmë se këta tre faktorë kanë ndikuar në krijimtarinë e Çajupit në
5 Mahmud Hysa, Andon Zako Çajupi Jeta dhe Veprat. Prishtinë 1983, Vepra 6, f. 160.
Roli i krijimtarisë së Andon Zako Çajupit në Rilindjen Kombëtare 83
mënyrë që ai të mos shkëputet prej formës tradicionale. Por gjithmonë
duhet pasur parasysh se Çajupi mbetet kryesisht poet lirik, madje kjo
formë mbetet edhe forma e tij më e preferuar ku na ka dhënë realizime
ideoartistike mjaft të suksesshme, ku edhe talenti i tij krijues gjeti
shprehjen më adekuate sesa në çdo gjini tjetër. Vepra e Çajupit shquhet
për natyrshmërinë dhe spontanitetin në shprehjen e ndjenjës dhe
mendimit. Fjala e tij poetike nuk është e kërkuar, ajo buron nga
shqetësimi i brendshëm i poetit për probleme të ndryshme politike e
shoqërore 6.
Vepra e Çajupit për sa i përket procedimit letrar duhet vështruar në
dy aspekte : në kontinuitet me letërsinë e traditës dhe si inovacion,
respektivisht si kthesë kualitative parë në tërësi në letërsinë tonë
kombëtare. Sipas së parës është trajtuar motivacioni romantik që hetohet
përgjithësisht në veprën e tij jo vetëm te Baba Tomorri, e por edhe te
Baba Musa Lakuriq. Në këtë aspekt është kërkuar ajo që është e
përbashkët dhe ajo që e dallon këtë shkrimtar nga gjithë shkrimtarët e
tjerë para dhe pas tij. Vlen për t’u theksuar se Çajupi e ka krijuar
individualitetin e tij krijues menjëherë pas shkrimeve të tij të para në
fillesat e krijimtarisë letrare, e që më vonë do të kishte një jehonë
pozitive në mbarë qarqet intelektuale shqiptare dhe masat e gjera
popullore. Aspekti i dytë, ai me temë shoqërore zë një vend të veçantë si
në krijimtarinë e Çajupit, ashtu edhe në letërsinë shqipe në përgjithësi,
sepse ai ende konsiderohet si prijës i shumë motiveve dhe temave të reja,
të veshura me një mendësi progresive tejet të përparuara për kohën kur
jetoi e punoi Andon Zako Çajupi.
Andon Zako Çajupi ushtroi ndikimin e tij në përsosjen e asaj
tradite të kultivuar poetike përgjatë viteve duke i dhënë një përmasë
tjetër asaj përvoje poetike të Rilindjes Kombëtare. Mbi këto themele të
kësaj trashëgimie kulturore ai ndërtoi një traditë të re, e cila preku
hapësira të panjohura deri atëherë të letërsisë shqiptare. Ai dha
kontributin nismëtar më të shquar, prandaj është plotësisht me vend të
themi që vepra e tij shënoi fillimin e kalimit të letërsisë sonë në një fazë
më të përparuar. Poetin, i cili aspironte një shoqëri ku të gjithë qytetarët
të gëzonin të drejtat e tyre shoqërore e politike dhe të ishin të siguruar
nga pikëpamja ekonomike, jo rrallë herë e revoltonin padrejtësia dhe
pabarazia që shihte përreth, bazat e mbrapshta mbi të cilat ishte ngritur
rendi shoqëror në të cilin rronte. Për të dhënë në mënyrë sa më shprehëse
pabarazinë e madhe që ekzistonte në kushtet e shoqërisë feudalo-
borgjeze, Çajupi iu drejtua antitezës, mjet që ai e përdori jo rrallë herë në
6 Floresha Dado, A.Z. Çajupi, Jeta dhe Vepra. Tiranë 1983, f. - 255.
84 Nika
krijimtarinë e tij. Pamja e jetës së kohës që dha poeti, shquhet jo vetëm
nga mprehtësia e vëzhgimit të kontrasteve shoqërore, por edhe nga fakti
se për nga përgjithësimi ideor ajo del nga kuadri i një objekti të caktuar
dhe fiton një dimension më të gjerë. Ajo që të bie në sy shpesh në
krijimtarinë e tij është ironia therëse, lakonizmi, sarkazma dërrmuese,
mjete me të cilat shprehet qëndrimi ideoemocioal i autorit ndaj
fenomeneve negative që vërente në shoqërinë ku bënte pjesë. Çajupi zë
një vend të veçantë në radhët e shkrimtarëve që trajtuan gjerësisht
motivet sociale të asaj periudhe. Në këtë mënyrë vepra e Çajupit nuk
është thjesht një hallkë e ndërmjetme, që lidh epokën e Rilindjes me atë
që pasoi, por njëkohësisht edhe ajo ka qenë edhe një faktor i progresit
artistik të letërsisë shqiptare në fazën e kapërcimit nga romantizmi në
realizëm, nga patosi afirmativ, kombëtar e patriotik, në patosin social
kritik. Ky ishte një hap i madh që e integronte letërsinë shqiptare në
proceset moderne të zhvillimit të letërsive ballkanike dhe të atyre
europiane të kohës. Trajtimi me origjinalitet i temave shoqërore në
letërsi kishte lidhje të drejtpërdrejta me ashpërsimin e kontradiktave në
lëvizjen kombëtare, me zgjerimin e pjesëmarrjes në radhët e saj të
shtresave popullore, të cilat luftonin që krahas problemit kombëtar, të
realizonin edhe aspiratat e tyre shoqërore. Duke nisur nga fillimi i
shekullit XX, në trajtimin e motiveve shoqërore vihet re një kthesë tejet
e rëndësishme. Si rezultat i ashpërsimit të luftës së patriotëve dhe
elementëve demokratë kundër forcave konservatore dhe reaksionare,
sidomos kundër bejlerëve shqiptarë, të cilët përpiqeshin me të gjitha
mënyrat për të eklipsuar lëvizjen kombëtare ose për ta përdorur atë në
interesin e qëllimeve të tyre pseudopatriotike, tematika shoqërore nis të
mbizotërojë në letërsinë shqiptare. Në këtë situatë të krijuar shkrimtarët,
që bartnin në vetvete ide përparimtare, vunë në qendër të veprave të tyre
jetën e vërtetë shqiptare me të gjitha plagët e saj sociale. Kjo gjë ndikoi
së tepërmi në afrimin e letërsisë me masat popullore dhe bëri që
problemet më kyçe, që rëndonin mbi shoqërinë shqiptare të asaj kohe, të
krijonin një marrëdhënie të ngushtë lidhëse ku përditshmëria të
mishërohej në të gjitha aspektet e trajtimit të vërtetë artistik.
Andon Zako Çajupi u paraqit në Letërsinë e Rilindjes Kombëtare
pikërisht në kohën kur ideologët, letrarët, iluministët, publicistët e
letërsisë kombëtare të fundit të shekullit XIX po përfundonin jetën e tyre
bashkë me veprimtarinë për të cilët vështirë se mund të besonte njeri se
do të gjenden të tjerë që do të arrijnë, ta përcjellin, ta mbajnë gjallë atë
traditë, ta pasurojnë dhe ta avancojnë me tipare të reja në përqasje me
kohën, me kushtet, me nevojat 7. Origjinaliteti i një poezie të tillë aq të
7 Mahmud Hysa Andon Zako Çajupi Jeta dhe Veprat. Prishtinë 1983,Vepra 6, f. 160.
Roli i krijimtarisë së Andon Zako Çajupit në Rilindjen Kombëtare 85
këndshme e të larmishme, të thjeshtë dhe energjike si ajo e Çajupit,
origjinalitet ky i brendisë dhe i formës, mund të zbulohet në plotësinë e
tij vetëm duke parë lidhjet e kësaj poezie me traditën poetike të kaluar
dhe atë bashkëkohëse. Çajupi arriti në mënyrë krijuese të futet në
rrjedhat e Lëvizjes Kombëtare, duke i dhënë asaj impulse të reja në
përqasje me aktualitetin historik, shoqëror, social e vetëdijësor. Po edhe
në etapën e parë të krijimtarisë së tij, edhe pse qëndroi shumë afër me
kultet dhe etikën kombëtare të paraardhësve, ai edhe aty futi elemente të
reja, trajtoi tema të reja që diktonte Lëvizja Kombëtare, mishëroi tonin
kushtrues për luftë pa alternativa dhe kompromise. Prandaj vepra e tij
është shprehje e aspiratave të popullit dhe mbetet dëshmi e gjallë e një
prej etapave më të rëndësishme historike të popullit shqiptar. Andon
Zako Çajupi është poeti që kritikoi me guxim jo vetëm shfaqjet negative
që vërejti në shoqërinë shqiptare të kohës së tij, por edhe veset njerëzore
në përgjithësi 8. Ai krijoi poezinë e re shqiptare, ku hynë idetë e reja të
atdhedashurisë, të krenarisë dhe të shpresave më të bukura për të
ardhmen. Për herë të parë në poezinë tonë i këndohej me tone aq prekëse
dhe me ndjenja aq të ngrohta vendlindjes, aktualitetit, njeriut të thjeshtë.
Me frymëzimin spontan, me botën e gjerë emocionale dhe me
humanizmin e saj, poezia e Naimit depërtonte thellë në zemrën dhe në
vetëdijen e popullit, i ringjallte atij shpresa dhe i krijonte iluzione për një
botë më të mirë, ku më së shumti në të do të mbizotëronte dashuria e
vërtetë për njeriun, mirësia dhe liria e kërkuar shekuj me radhë nga një
popull i robëruar siç ishin shqiptarët. Por, në qoftë se poezia e Naimit
shënonte një kthesë të rëndësishme në letërsinë shqiptare, duke i hapur
kështu rrugën një tradite të re, krijimtaria poetike e Çajupit, si një ndër
pasardhësit më të denjë të Naimit si në botëkuptim, ashtu edhe në
krijimtarinë poetike, përçonte edhe ajo diçka të re, të panjohur dhe
origjinale në gjithë poezinë shqipe të asaj periudhe. Poezia e tij sillte në
letërsinë e kohës një frymë më aktuale dhe një pasqyrim më të thellë të
jetës, që arrin deri në realizëm, ajo zhbironte më me guxim realitetin,
duke i thënë mendimet troç 9. Vepra e tij e parë Baba Tomorri tregon sa
për pasardhësin e letërsisë romantike-iluministe të fundit të shekullit
XIX, sa për novatorin e letërsisë së re që po shfaqej me temat shoqërore.
Çajupi me veprën e tij poetike vazhdoi të selisë temat e traditës pse
ishte nën ndikimin e drejtpërdrejtë të veprave të Naimit dhe Samiut dhe
prandaj tek ai hetojmë, në radhë të parë, dashurinë ndaj atdheut dhe
përpjekjen për vetëdijësimin kombëtar të bashkatdhetarëve. Poezia e
Çajupit u shqua për tipare origjinale, që shfaqen së pari në fushën e
8 Floresha Haxhiaj Motivet sociale në krijimtarinë letrare të A.Z.Çajupit.SF, Nr.2, 1973,
f. 175-193. 9 Floresha Dado A.Z. Çajupi Jeta dhe Vepra. Tiranë,1983 f. - 63.
86 Nika
brendisë ideore, mandej në formë dhe në mjeshtërinë e vargëzimit.
Vëllimi Baba Tomorri zbulonte një poet të ri, poetin qytetar,
frymëzimin e të cilit e përcaktonin shqetësimet për probleme më të
mëdha të kohës, të jetës politike e shoqërore të vendit. Dashuria ndaj
gjithë asaj që i takon atdheut është ndjenja më e fuqishme që dominon
dhe imponon praninë e saj në gjithë konceptet e veprës së tij, prandaj
mund të themi se edhe ai ndërton kulte për pikat më të ndriçuara dhe
rezonuese të së kaluarës dhe të së tashmes.
Në kërkim të një kohe të artë në epokën e komunitetit primitiv,
gjejmë edhe idealin demokratik të Çajupit, i cili një të tillë rend
shoqëror, pa diskriminim klasor, ëndërron në kohën e vet, po e ëndërron
në mënyrë utopiste, dhe, në fund të fundit, s’i beson. Vërtetësia e
pasqyrimit dhe mprehtësia e qëndrimit kritik, arrijnë gjer në atë shkallë,
sa, me të drejtë, Çajupi mbahet në letërsinë shqiptare si një nga ata
autorë që konceptuan dhe i dhanë realizmit në letërsinë tonë një
dimension të vërtetë në përputhje me përvojat e zhvilluara europiane.
Vlen për t’u theksuar se fryma kritike, sidomos në satirat e tij, është një
vlerë e shquar në traditën tonë letrare të Rilindjes.
Përgjithësisht, në krahasim edhe me bashkëkohësit, Çajupi sillte në
poezinë tonë vargun e toneve të ngritura, zjarrminë e asaj revolte që
vlonte përgjatë shekujve të tërë ndër dejet e shqiptarëve. Parë nga një
këndvështrim tjetër, poezia e tij sillte frymën kritike, natyrshmërinë, dhe
thjeshtësinë e ndjenjave dhe të mendimeve, sinqeritetin dhe vështrimin
më realist të problemeve të ndryshme. Por shpesh herë Çajupi do ta linte
veten të pushtohej nga një valë ndjesie dëshpërimi e pesimizmi. Kalimi
nga entuziazmi e krenaria, në dëshpërim e ankth, shmangia e “
shqyrtimeve të arsyeshme ” dhe shpërthimi i zemëratës dhe i padurimit
nën ndikimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve politike, me një fjalë shndrimi
i përjetimeve në të kundërtën e tyre, të gjitha këto kapërcime
psikologjike, të kahershme në poezi, janë dalluar prej studiuesve si
tipikisht romantike. Ndërkaq, kapërcyelli i shekujve, i cili shoqërohej
natyrshëm edhe me mendësinë dhe gjykimin e kohës së mbetur pas, po e
kuptonte se nuk mund të shkohej më tej as me mendësinë fataliste të
viktimës së historisë, as me himnizimin entuziast të ndjesive kombëtare
të shqiptarëve, të cilat ishin mjegulluar në mënyra dhe forma nga më të
ndryshmet. Në lirikën e Çajupit hasim shpesh përsiatje dhe nota sensuale
të theksuara, nota të cilat në historinë e letërsisë shqipe mund të
shërbejnë për të nxjerrë në pah dallimet estetike midis poezisë së Naimit
dhe asaj të Çajupit. Duke e kundruar përballë emocioneve dhe
ndjeshmërive të thella që përçonte poezia e Naimit, dridhjeve të
brendshme, brengave a ngazëllimeve të ndryshme, mahnitjeve ndaj
gjithçkaje që e rrethonte, nënshtrimit ndaj ndjenjës, Çajupi krijoi poezinë
Roli i krijimtarisë së Andon Zako Çajupit në Rilindjen Kombëtare 87
e hoveve të fuqishme si në spektrin e mësymjes ndaj pushtuesit dhe
forcave të errëta brenda dhe jashtë vendit, ashtu edhe në spektrin
dashuror, çka ndikoi ndjeshëm në thyerjen e tabuve që kishin ngërthyer
shpirtrat e trazuara të shqiptarëve brenda kornizave të hekurta të një
shoqërie patriarkaliste. Si Naimi edhe Çajupi e shihte natyrën si vendin e
qetësisë dhe të paqes shpirtërore; përsëri si Naimi, Çajupi ekzaltohej pas
bukurisë hera-herës të egër të natyrës shqiptare, sepse gjente atje
mjedisin ku rriteshin e rronin burra trima, të ndershëm e të fismë 10.
Në përpjekje për një vlerësim komparativ të etapave historiko-
letrare nëpër të cilat ka kaluar kultura jonë kombëtare, në përqasje me
kulturat e tjera të vendeve të Europës, e në të njëjtën kohë duke hedhur
një vështrim të përgjithshëm në historitë e letërsive të disa vendeve të
ndryshme të Europës e më gjerë, vërejmë se çdo letërsi, qoftë ajo
kombëtare ose botërore, ka nga ndonjë shkrimtar që qëndron në
udhëkryqet letrare, që e pranon pjesërisht ose nuk e pranon fare poetikën
e një rryme letrare dhe projekton mendimin teorik, ose zhvillon
veprimtarinë praktike sipas një rryme të re letrare. Kështu mund të flitet
për Dante Aligerin si shkrimtarin e fundit të mesjetës dhe të parin të
humanizmit dhe renesancës. I tillë konsiderohet edhe Çajupi për të cilin
të gjithë studiuesit e deritanishëm të veprës së tij janë të mendimit se ai
është shkrimtari i fundit i romantizmit shqiptar dhe i pari që zhvilloi
veprimtari praktike realiste. Tek ai, pra, është i pranishëm sa tema e
vetëdijesimit kombëtar, aq edhe ai i vetëdijesimit social-shoqëror. Në të
vërtetë ka pasur që më parë përpjekje për një trajtim objektiv të
realitetit. Shuteriqi thotë se realizmi kritik fillon me Hasan Zyko
Kamberin, me poezinë e tij Paraja , megjithëse ky është një realizëm
naiv, instiktiv, i pavetëdijshëm, e kjo ka rëndësi. Mjeda me Andrrën e
jetës bëri përpjekje drejt poemës realiste, por atë nuk arriti ta bëjë notë
dominante të poetikës së tij, të depërtojë në të ulëtën e të shëmtuarën e të
gjitha strukturave shoqërore. Këtë e arriti vetëm Çajupi dhe atij i mbetet
merita e shkrimtarit të parë të realizmit në letërsisë sonë.
Në kontekst me këtë moment të ri, që shënon vepra e Çajupit,
duhet pohuar se Letërsisë së Rilindjes Kombëtare i ka munguar fare
mendimi teorik mbi konceptet e drejtimeve letrare. Madje kësaj letërsie i
mungojnë edhe polemikat teoriko-letrare mbi përparësitë ose dobësitë e
këtij apo atij mendimi letrar. Në përqasje me këto momente duhet thënë
se Çajupi, që në fillim të krijimtarisë së vet, e vazhdoi paralelisht
poetikën romantike, për ta thelluar më vonë me atë realiste Baba
Tomorri, Baba Musa Lakuriq, Pas Vdekjes etj.
10
Ali Xhiku Letërsia shqipe si polifoni. Tiranë 2004, f. 76-88.
88 Nika
Çajupi me veprat e tija solli ballazi frymën kritike në poezinë
shqipe. Kjo rrymë nuk mund të mos ndikonte në krijimin e një klime
letrare që shumë shpejt do ta ndiente nevojën e realizmit.
Në kontekst me risitë tematike realiste që ai sjell, Çajupi nuk
nguron të tregojë të shëmtuarën dhe të ulëtën në të gjitha strukturat
shoqërore, veçmas në ato të lartat dhe të privilegjuarat. Këtë, ai e bëri për
hir të momentit historik që përjetonte populli shqiptar, pse ishte më se e
nevojshme që t’i tregohej shoqërisë shqiptare se ajo vetë ishte bartësja
kryesore e luftës për çlirim kombëtar dhe prandaj ajo duhet t’i
shfrytëzonte të gjitha të mirat që do t’i sillte liria politike e vendit.
Në drejtim të demaskimit total të shtresave të privilegjuara, Çajupi
shkoi shumë thellë, i vetëdijshëm për faktin historik se ajo shtresë mund
të merrte frenat e pushtetit në dorë dhe shtresat e gjera të popullsisë të
kalonin nga një robëri në një tjetër. Në këtë aspekt ai nuk hezitoi të
tregojë fytyrën e vërtetë të monarkëve të të gjitha ngjyrave, pa e
kufizuar paraqitjen e tyre në kohë e në hapësirë ; ai krijoi portretin e
feudalit shqiptar të degjeneruar në pikëpamje morale, politike, etike,
psikologjike, shoqërore duke i shlyer të gjitha iluzionet dhe konsideratat
që kishin paraardhësit e tij romantikë. Madje, ai diskreditoi edhe atë
shtresë feudale të intelektualizuar, apo të borgjezuar, të cilët dinin shumë
mirë të hidhnin gurin e të fshihnin dorën, ose borgjezët e mëdhenj që
bënin pazarllëqe me xhonturqit për fatin e popullit e të kulturës
kombëtare, nëpërmjet intelektualëve minorë të cilët mundoheshin të
bënin kompromis mes patriotëve të vërtetë dhe atyre të kamufluar. Ndaj
gjithë këtyre strukturave ai mbajti qëndrim konsekuent, parimor,
intransigjent, siç thoshte vetë, duke mos kursyer as veprat e njohura, as
emrat e vërtetë e autoritativë, as shokët e as prindët. Për një qëllim të
tillë tejet progresiv ai gjeti mbështetje në mentalitetin e popullit, i cili
falë mprehtësisë dhe përvojës së gjatë në luftën për lirinë kombëtare, nuk
i ka anashkaluar pikërisht këto dukuri e fenomene shoqërore.
Vijon në numrin e ardhshëm
Perla, vëllimi 63, numri 3-4, mars 2013
Lavdosh Ahmetaj, studiues, Instituti i studimeve Aleks Buda, Universiteti Kristal.
Kuptimi aktual i drejtësisë ka një rëndësi të madhe për sa i takon
mendimit dhe veprimit politik dhe shoqëror dhe në të vërtetë është
kuptimi më i përgjithshëm i përkufizimit fetar dhe politik. Për këtë arsye
hulumtimi në kuptimin dhe në zbërthimin e plotë të kësaj fjale ka
tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe në këtë shkrim do të
përpiqemi të shpjegojmë dhe të nxjerrim në pah kuptimin e kësaj fjale.
Filozofi i madh iranian, Abu Ali Sina (Abu Ali Sina, ose Avicena),
gjithashtu ka bërë diskutime të shumta për të analizuar kuptimin e fjalës
“drejtësi”. Për këtë arsye në këtë punim përveçse do të paraqesim tezat
dhe mendimet e vetë Abu Ali Sina, do të përpiqemi t’i japim përgjigje
disa pyetjeve të rëndësishme si: sentenca e lejuar dhe ajo e ndaluar gjatë
një periudhe sundimi të dhunshëm dhe diktatorial kur ai jetoi? Mendimi i
së drejtës kishte një ndikim të madh tek Abu Ali Sina, i cili hodhi dritë
edhe mbi veprimin pasiv. A e konsideronte të drejtë në thelb, apo të
gabuar shpërthimin e revoltës kundër sundimtarit të dhunshëm dhe
diktator?
1. Periudha dhe jeta politike e Abu Ali Sina
Mendimtari i madh dhe njeriu i urtë, Abu Ali Hosejn Bin
Abdollah, i njohur më së shumti si Abu Ali Sina (Avicena 370-428 h.),
është një personalitet i shquar, mendjendritur dhe një prej dijetarëve më
të mëdhenj në botën islame. Është një prej atyre filozofëve, tezat dhe
mendimet e të cilëve, janë publikuar në shumë vepra. Shumë prej
personaliteteve të shquara të botës islame si i urti Shejh Tusi dhe Mollah
100 Ahvan Kazemi
Sadra kanë komentuar dhe vlerësuar vepërn e tij. Abu Ali Sina është
komentuesi më i mirë dhe më i qartë i mendimit filozofik të Aristotelit
dhe në këtë kuadër ai krijoi një vepër unike autentike me vështrime dhe
analiza krejtësisht të reja, që nuk ishin parë më parë në filozofinë greke.1
Për të analizuar dhe për të kuptuar filozofinë e lartë të Abu Ali Sina,
lipset më parë që ta njohim atë.
Koha kur jetoi dijetari i madh përkoi me periudhën e dobësimit të
Kalifatit Abasid dhe shfaqjes së mbretërve të rinj në lindje dhe në Iran.
Perandoria Islame tashmë ishte ndarë në qeveri të vogla, të cilat
shpeshherë dhe zakonisht ishin në luftë dhe grindje me njëra-tjetrën. Në
vitin 334 h. Al Buje i mbështetur nga ushtria Deilamite hyri në Bagdad
dhe pushtimi i këtij të fundit shënoi edhe rënien e Kalifatit Abasid. Në
vitin 447 h. ra dhe sundimi i Al Buje. Para kësaj në Horasan ishte krijuar
qeveria e Samanidëve, të cilët ishin sundimtarët e periudhës kur jetoi
Abu Ali Sina. Ai lindi gjatë sundimit të Nuh Ibn Mansor (Samanid).
Gjatë kësaj kohe Mahmod Gaznavi kishte marrë shumë territore në
lindje të Iranit deri në rajonin Rej. Përveç Samanidëve dhe Gaznavidëve
në disa zona të botës islame kishte edhe sundimtarë të vegjël të mbetur
prej dinastive Safari, Al Buje dhe Zijari. Në Egjipt ishin Fatemitët që
sfidonin sundimin e kufizuar, tashmë dhe të dobësuar të Abasidëve. Në
të vërtetë Abasidët ishin sundimtarë të kalifatit nga ana formale dhe
fetare, sepse në të vërtetë territori i Khalifatit sundohej prej mbretërve të
vegjël të rajonit.
Në një periudhë të tillë jetoi Abu Ali Sina, i cili ashtu si edhe
Farabit, nuk pranoi t’i shërbente mbretërve; ishte aktiv në jetën politike
saqë pranoi dhe postin e vezirit.2 Ai nuk vepronte dhe nuk gjykonte
ndryshimet politike nga aspekti filozofik, por si një politikan i
zhdërvjelltë ai vinte në praktikë çdo gjë që kishte mësuar në teori duke
njohur të vërtetën. Kështu që ai kishte fituar një lloj emri dhe fame.
1 Mohsen Kadjur. Fletorja e mendjes. Teheran, Etelaat, 1377, f. 249-250.
2 Ebu Ali Sina ka bërë ndërhyrje në jetën e tij. Ai është i vetmi që ka kuruar Nuh Ibn
Mansur Samanin dhe për këtë arsye qëndronte pranë oborrit të tij. Për një periudhë kohe
qëndroi pranë oborrit të Dinastisë Samanide për të hedhur bazat e veprës së tij. Më pas
për një periudhë dhjetë vjeçare qëndroi në Khorazm, i siguruar prej këtij mbreti. Kjo
periudhë ishte e përshtatshme për shkrimin e veprës. Ai nuk pranoi ftesën e Sulltan
Mahmud Gaznaviut, dhe nga frika u largua për në Turkestan dhe u vendos në Khorasan.
Më pas ai mjekoi dhe kuroi mbretin Shems ol Doule, i cili e mbajti si vezir pranë oborrit
të tij për një periudhë kohe. Më vonë atë e burgosi dhe atje Abu Ali Sina shkroi librin
“Shefa” dhe pasi kaloi një periudhë në burg dhe kërcënim, ai vendoset në Esfehan. Do të
risillej përsëri pranë oborrit të mbretit Shems ol Doule për t’u bërë mjeku dhe këshilltari
i sulltanit. Gjatë një udhëtimi në Hamedan së bashku me sulltanin, Abu Ali Sina sëmuret
rëndë dhe ndërroi jetë në vitin 428 h. (1037) kur ishte vetëm 58 vjeç.
Mendimi i së drejtës në filozofinë politike të Abu Ali Sina 101
Megjithatë, ai ishte gjithmonë një hap përpara nga aktualiteti politik i
periudhës dhe gjithmonë fliste për një qeverisje të dëshiruar (të begatë).3
2. Këndvështrimi i Abu Ali Sina për politikën
Farabi ishte filozofi i parë i Botës Islame që u mor me politikë dhe
zhvilloi filozofinë e tij në interes të saj. “Për këtë arsye, ky mendimtar i
madh u bë referuesi dhe modeli i shumë mendimtarëve që erdhën pas tij.
Abu Ali Sina është një prej atyre që u brumos me mendimet dhe idetë e
këtij filozofi dhe mendimtari të madh, si në aspektin politik ashtu edhe
në atë filozofik. Me pak fjalë Abu Ali Sina zgjodhi më të mirën dhe më
të mundshmen prej Farabit”.4
Në këtë mënyrë “Abu Ali Sina ishte një prej atyre që u brumos prej
mësimeve të Farabit, gjë që vihet re shumë qartë në fund të veprës Shefa
dhe El Nexhat, ku ishte në kërkim të “qytetit të drejtësisë”, bazat e të
cilit i kishte hedhur vetë Farabi”.5
Abu Ali Sina përkundër shumë tezave dhe debateve të organizuara
në filozofi nuk ka sjellë ndonjë gjë të re në politikë. Megjithëse pak a
shumë ka qenë pjesë e dëshirave dhe ëndrrave të filozofëve islamikë për
të përsosur idenë e “qytetit të begatë”. Por e vërteta është që Abu Ali
Sina nuk i qëndroi besnik sikurse Farabi dhe Abu el Hasan Ameri “botës
së ëndërruar”. Kjo ndoshta ishte ndikuar nga pjesëmarrja e tij në politikë,
që e njohu atë me atë çka ndodhte përreth tij. Me pak fjalë Abu Ali Sina
nuk u morr me “sistemi e plotësuar shoqëror”, që para tij ishin marrë
Platoni, Farabi dhe Abu el Hasan Ameri.
Natyrisht thonë se ka shkruar një libër të titulluar “El Sijasat ja fi
el sijasat” (Politika ose në politikë)6, por shumë të tjerë kanë dyshime
për këtë vepër. Por me siguri mund të themi se në veprat fetare si
“Ketabe Shefa” (libri i kurimit), “El Esharat ve el Tanbihat” (Sinjale dhe
alarme “ndëshkime”) dhe “Esbat el Nubuvat” (provimi “argumentimi” i
profecisë), ka shkruar edhe për politikën. Abu Ali Sina e ndan filozofinë
në teorike dhe në praktike. Filozofia ose urtësia teorike ndahet në tri
pjesë: dija hyjnore (fetare), dija ekzakte dhe dija natyrore (fiziologjike).
Edhe urtësinë praktike e ndan në tri pjesë: morali, politika e shtëpisë
3 Hoxhetollah Asil. Utopia në mendimin iranian, Teheran, Nasherani, 1371, f. 108.
4 Hana el Fakhori, Khalil Alxher. Historia e filozofisë në Botën Islame, vëll. II, përkthim
i Abdol Mohamed Ajeti. Teheran, Ketabe Zaman, 1358, f. 509. 5 Muhamed Taki Danesh Pazhuh. Kultura “Mendimi i qeverisjes tek Farabi”, vëll. II-
III, pranverë-verë 1367, fq. 159; Farabi në “Ehsa el Olom” (kapitulli 5, f. 108). 6 Ali Asgar Halebi. Historia e mendimeve politike në Iran dhe Botën Islame. Teheran,
Behbehani, botimi i parë 1372, f. 315.
102 Ahvan Kazemi
(sjellja në familje) dhe politika civile.7 Në të vërtetë Abu Ali Sina nuk e
shtjellon të veçuar politikën, ashtu sikurse ka bërë Farabi, por politikën e
ka trajtuar si një pjesë të diskutimit për profecinë dhe i shtjellon nga
pikëpamja hyjnore. Farabi në brendësi të “dijes civile” (“politikës
civile”) e shtjellon politikën si të pavarur dhe i jep prioritet ndaj moralit,
përkundër tij Abu Ali Sina fillon më parë me njohjen e vetes, pastaj të
politikës duke zgjedhur një metodë krejt të ndryshme nga ajo e Farabit,
që shkon nga e përgjithshmja tek e veçanta.
Abu Ali Sina thotë që, më parë duhet të flasim për “egon humane”,
pasi është i mendimit se korrigjimi dhe rregullimi i shoqërisë vjen si
rezultat i korrigjimit të vetvetes. Çdo njeri duhet të korrigjojë vetveten,
pastaj të korrigjojë të tjerët. Meqenëse njeriu është i përbërë prej shpirtit
dhe materies, duhet të verë në plan të parë korrigjimin e shpirtit që është
shumë herë më i mirë sesa materia. Pasi po të sundojë logjika (mendimi)
atëherë të gjitha punët janë të korrigjueshme.8
Duhet të theksojmë këtu që për sa i takon temave si: “politika,
drejtimi, shoqëria civile e begatë dhe e devijuar” për sa i takon
mbijetesës ose rënies së tyre, Abu Ali Sina gjithmonë i referohet veprave
të Platonit dhe Aristotelit dhe përpiqet të ndërthurë edhe debatin mbi
profecinë dhe sheriatin.9
3. Përkufizimi i së drejtës dhe vendi i saj në filozofinë politike
të Abu Ali Sina
Abu Ali Sina në fund të veprës së tij “Ketabe Shefa”, ka hedhur
teza për drejtësinë dhe temat e politikës me kuptimin e ditëve të sotme,
domethënë tema studimi dhe hulumtimi në përbërjen dhe potencialet e
qeverisë. Megjithëse këto teza janë më shumë filozofike dhe jo të
përmbledhura. Këto janë të ndara në dy kapituj të titulluar “Fi el Khalife
ve el Emam ve vuxhub Taet’hema ve el asharet ila el sijasat ve el
moamelat ve el Akhlak” dhe “Fi akd el Medine ve akd el Bejt”. Në këto
dy kapituj të bie në sy ndikimi i madh i Platonit dhe i Aristotelit. Por në
shumë raste vihet re që janë shkruar edhe mbi realitetin politik të kohës
dhe ndikimin në argumentimet politike të vetë Abu Ali Sina.
Në përgjithësi mund të themi se shumë prej mendimeve politike të
Ibn Sinës, e kanë zanafillën tek idetë dhe tezat Kur’anore dhe islamike
për këtë çështje.
7 Mir Abdol Husejn Nakibzadeh. Hyrje në filozofi. Teheran, Biblioteka Zuhuri, bot. 2,
1372, f. 160. 8 Hana el Fakhori, Khalil Alxher. Historia e filozofisë në Botën Islame, vëll. II, përkthim
i Abdol Mohamed Ajeti. Teheran, Ketabe Zaman, 1358, f. 510. 9 Ali Asgar Kazemi. Morali në mendimin politik në: “Islami në praktikë”. Teheran,
Komes, bot. 1, 1376, f. 181.
Mendimi i së drejtës në filozofinë politike të Abu Ali Sina 103
Ai ishte i mendimit që drejtësia nuk është barazia absolute. Por
quan shumë të rëndësishme meritën e barabartë, barazinë dhe jo
diskriminimin. Abu Ali Sina në vend të “barazisë absolute” mendon se
midis njerëzve ka “ndryshim” dhe “bashkëpunim”. Disa prej
mendimtarëve si Khaduri e kanë cilësuar interpretimin e së drejtës të Ibn
Sinës si “drejtësi mendore e shprehjes dhe e interpretimit të kontratës
sociale”.10 «Mendimi i Abu Ali Sina për shoqërinë e qytetëruar bazohej
në faktin që shoqëria humane është produkt i ndarjes së punës. Njeriu
përkundër kafshëve nuk bazohet tek instinktet, por për të plotësuar
nevojat ka nevojë të kuptojë dhe të mendojë për to. Ndarja e punës në
shoqëri krijohet pasi çdo njeri që ka një talent e përdor atë për të
përmbushur një pjesë të kërkesave dhe nevojave të shoqërisë (njerëzve).
Aftësitë e njerëzve nuk janë të njëjta, dhe kjo është në linjë me urtësinë
hyjnore të Krijuesit. Pasi pa këtë pabarazi, nuk do të kishte vazhdimësi
jeta, sepse nëse të gjithë njerëzit do të ishin të njëjtë dhe të barabartë me
aftësitë dhe talentin e tyre, do të kishte mbaruar çdo gjë.»11 Prandaj
themi që njerëzit nëpërmjet kërkesave dhe nevojave të shumëllojshme,
lipset të kenë një ndarje të punëve dhe një frymë bashkëpunimi sipas
Abu Ali Sinasë: “Ky bashkëpunim nuk do të ishte i mundur nëse midis
qenieve njerëzore nuk do të kishte ndryshim në aftësi dhe talent. Këto
ndryshime dhe pabarazi janë në përputhje me principin e “urtësisë
hyjnore”, pasi nëse të gjithë njerëzit do të ishin mbretër dhe princër do të
kishin zhdukur njëri-tjetrin, ose nëse të gjithë njerëzit do të ishin të njëjtë
dhe të barabartë në varfërinë dhe skamjen e tyre të gjithë do të vdisnin
nga sëmundja dhe pamundësia, por edhe nëse të gjithë do të ishin të
kamur dhe të pasur asnjë nuk do ta cilësonte tjetrin si më të mirë ose më
të madh dhe t’i shërbente. Pra, pasuria e madhe dhe pretendimi i barazisë
mes njerëzve, do të bënte që asnjë të mos punonte dhe për këtë arsye do
të prishej sistemi shoqëror. Prandaj themi që për sa i takon përgjegjësisë
shoqërore, lipset të kemi ndryshim dhe pabarazi, që si rrjedhojë të vijë
bashkëpunimi mes njerëzve.”12
Abu Ali Sina është i mendimit që barazia absolute do të
shqetësonte drejtësinë dhe sistemin shoqëror dhe do të çonte në zhdukjen
e shoqërisë dhe në lulëzimin e dhunës, zënkave dhe përleshjeve si dhe
sulmin ndaj saj. Në librin “El sijasat” ai shkruan:
10
Maxhid Khaduri. Konceptimi islamik për të drejtën. Baltimore dhe Londër: botime të
Universitetit Johns Hopkins, 1984, f. 88. 11
Ali Asgar Halebi. Filozofia iraniane. Teheran, botimet Zavar, bot. 2, 1461, f. 344. 12
Jazxhi dhe Kerem. Njohje me filozofinë Arabe, Bejrut, bot. 1, 1965, f. 534-535. Shih
dhe: Abu Ali Sina. El shefa në “El Elahjat”. Me përpjekjen e Elab Kanati dhe Seid
Zajed, Kajro, 1964, f. 3-42.
104 Ahvan Kazemi
“Një shoqëri e njëjtë ku nuk ekziston ndarja klasore ose
ndryshimet, ku të gjithë njerëzit të jenë në një gjendje të barabartë, është
e destinuar të shkatërrohet dhe të shpërbëhet. Qoftë kjo shoqëri me
njerëz të pasur, të bëshëm, të kamur dhe të fortë fizikisht, ose e kundërta,
qofshin të gjithë të dobët, të varfër dhe në skamje; të dyja një përfundim
kanë. Në rastin e parë, marrëdhëniet e njerëzve në shoqëri do të krijonin
s’furje dhe korrupsion si pasojë e smirës, garës negative dhe ndërhyrjes
në të drejtat e njëri-tjetrit. Në rastin e dytë varfëria dhe skamja do ta
çojnë shoqërinë drejt zhdukjes së saj.”13
Qyteti i drejtësisë sipas konceptit të Abu Ali Sina bazohet në
pabarazinë dhe bashkëpunimin midis njerëzve. Një shoqëri e
shumëllojshme dhe e ndryshme që përfiton nga mirësitë, nga mëshira
dhe urtësia hyjnore, është e destinuar të jetë e begatshme dhe e drejtë. E
thënë ndryshe: “Sipas mendimit të këtij filozofi të madh mundësia, fuqia
dhe talenti në punët materiale e spirituale në një shoqëri, në të vërtetë
shërben për të ndyrë punët, çka është shumë e rëndësishme dhe e
pashmangshme nëse do të duam të kemi rregull në një shoqëri. Kur të
gjithë të pranojnë këto mangësi, pabarazi dhe ndryshime, atëherë do të
arrihet drejtësia dhe begatia ku të gjithë do të jenë të kënaqur e të gëzuar
me veten dhe do të jenë më të dhimbsur e më zemërgjerë me të tjerët. Në
këtë rast vlerat e mëdha politike si: paqja, siguria, respekti për mendimin
e të gjithëve, do të zënë vend nën ombrellën e drejtësisë sociale. Ndërsa
aspektet negative e të papëlqyera si: dhuna, lufta, prishja dhe shkatërrimi
do të harrohen nga kujtesa e shoqërisë.”14
Në këtë mënyrë “begatia dhe lumturia vjen si rezultat i
bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në shoqëri. Në shoqëri duhet të ketë
rregulla të mira dhe të drejta, me qëllim që njeriu duhet të respektojë
ligjet dhe drejtësinë dhe më pas me anë të bashkëpunimit dhe frymës së
mirëkuptimit të ketë mundësi të plotësojë nevojat personale. Meqenëse
shoqëria politike është burim hyjnor, me kuptimin që, Zoti i
madhërishëm e krijoi njeriun si një qenie politike dhe të qytetëruar,
rregullat më të mira janë ato që ka vendosur vetë Krijuesi. Këto rregulla
në të vërtetë i kanë ardhur njerëzimit nëpërmjet të dërguarve dhe
profetëve të Zotit, duke qenë brenda natyrës humane.”15
Në këndvështrimin e Ibn Sinës drejtësia vjen prej sheriatit dhe
ruajtjes së tij. Prandaj edhe kuptimi personal i saj si “definimi (cilësimi) i
fortë” nuk pranohet prej tij. Pasi drejtësia ka baza dhe themele hyjnore
13
Omid Zanxhani. Bazat e mendimit politik islam, f. 173, (marrë nga libri “El Sijasat”,
Ebu Ali Sina, f. 30). 14
Po aty, f. 174-175. 15
Sejid Xhelaledin Madani. Bazat dhe veçoritë e shkencave politike, vëll. I. Teheran,
botimet Alame Tabatabai, bot. 2, 1374, f. 289.
Mendimi i së drejtës në filozofinë politike të Abu Ali Sina 105
dhe jo humane e njerëzore “më këtë logjikë, Abu Ali Sina nuk mund të
jetë përkrahës dhe mbështetës i qeverisë së krijuar nga njerëzit, duke i
kaluar kompetencat e ligjeve disa përfaqësuesve ose personave që janë
njerëz të këtyre punëve. Kjo për faktin se nëse këta persona të udhëhequr
prej instinktit të tyre dhe egos do të formulonin dhe do të hartonin ligje
për interesat personale, atëherë do të binte në kundërshtim me parimin e
drejtësisë. Ligjvënësi duhet të jetë në një gradë dhe në një shkallë më
superiore sesa ajo çka kërkon dëshira njerëzore. Prandaj vetëm Uni
(Njëshi) mund të kanunizojë dhe të vendosë rregulla të përjetshme për
rregullimin e jetës në tokë. Kështu lind nevoja edhe e dërgimit të
profetëve. Pasi duhet një person i përshtatshëm dhe i zgjedhur për të
dëgjuar revelatin hyjnor dhe rregullat e Zotit, për t’ia përcjellë më pas
njerëzve në tokë.”16
Tashmë lind pyetja: sipas kuptimit të Ibn Sinës për drejtësinë, a
fshihet pas saj “kontrata sociale”? Khaduri mendon se, megjithëse ka
shumë gjasa që Farabi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në hartimin e
“qytetit të begatë”, mund të ketë hedhur idenë e “kontratës sociale”, Abu
Ali Sina ka qenë ai i cili e promovoi hapur këtë ide. Kjo për faktin se
asnjë filozof mysliman para tij, nuk është shprehur qartazi se sistemi
politik krijohet në sajë të një kontrate. Kontrata që respekton të drejtën
dhe traditën, është lidhur dhe mbyllur midis palëve sipas kushteve të
paracaktuara.17
Në të vërtetë në shkrimet e Ibn Sinës, mund të gjejmë kuptimin e
kontratës sociale islame. Sipas mendimit të tij njeriu ka nevojë për një
ndarje të punëve dhe detyrave, që nuk mund të krijohet pa pasur një
shoqëri dhe një bashkëpunim. Ashtu sikurse shoqëria dhe bashkëpunimi
nuk mund të jenë të qëndrueshëm dhe të kuptueshëm pa një kontratë.
Thelbi kryesor i këtyre kontratave janë drejtësia dhe tradita. Për të vënë
në jetë dhe për të zbatuar traditën dhe të drejtën, duhet të kemi një
ligjvënës të drejtë. Në librin “Shefa” në lidhje me këtë temë Abu Ali
Sina do të shprehet:
“Në këtë mënyrë, njeriu për vazhdimësinë e ekzistencës së tij,
lipset të ketë bashkëpunim me të tjerët. Që ky bashkëpunim të
konkretizohet, duhet të kenë kontrata (të parashkruara), ashtu sikurse
nevojiten edhe shkaqe dhe arsye të tjera. Për kontratat gjithashtu duhet të
kemi parasysh traditën dhe drejtësinë. Për traditën dhe të drejtën duhet të
kemi një ligjvënës dhe zbatues të drejtë. Ky person jeton mes njerëzve
dhe përhap në shoqëri traditën e tij. Pra, duhet të jetë një person i cili nuk
do të lejojë që njerëzit të veprojnë sipas mendjes së tyre. Pasi në këtë
16
Po aty. 17
Khaduri, cituar më lart, f. 88-89.
106 Ahvan Kazemi
mënyrë do të shfaqen shumë ide të ndryshme dhe çdo njëri prej tyre atë
çka është në favor të tij do ta cilësojë të drejtë dhe ajo çka është në dëm
të tij do ta cilësojë si të padrejtë.”18
Në vazhdim të idesë së tij Abu Ali Sina cilëson si të rëndësishëm
ardhjen e një personaliteti të madh të njerëzimit për të qenë ruajtës i
themeleve dhe bazave të drejtësisë dhe traditës.
Në librin “El asharet ve El Enbihat” ai do të theksojë: “mes
njerëzve lipset të ketë një kontratë dhe të drejtë”.19 Në librin “Shefa” ai
shkruan: “drejtësia dhe e drejta janë ato që do të ruajnë në përjetësi ligjet
hyjnore”, ose “në transaksione dhe çështje ekonomike, patjetër që duhet
të udhëhiqemi nga e drejta dhe tradita.”20
Krijimin i “qytetit të drejtë” (qyteti i përsosur) në këndvështrimin
e Ibn Sinës duhet të shoqërohet patjetër me një rregull të qartë ligjesh të
cilat duhet të jenë bazë për mbarëvajtjen e drejtë dhe harmonike në qytet.
Për zbatimin e këtyre rregullave dhe ligjeve lipset që zbatuesi i tyre të
jetë i drejtë dhe i pandikuar prej rrethanave. Sipas Ibn Sinës tradita dhe e
drejta duhet të mbizotërojnë dhe duhet të jenë në harmoni në krijimin e
qytetit të begatë. Pasi ruajtësi i traditës në të vërtetë është ai që do të bëjë
kalimin e shoqërisë natyrore në një shoqëri të qytetëruar dhe të plotësuar.
“Patjetër që për të realizuar traditën dhe të drejtën, duhet të kemi një
ruajtës të traditës dhe një zbatues të drejtë të ligjit. Këta sipas nevojave
që lindin do të kenë të drejtën që, jo vetëm populli t’i dëgjojë, por t’i
këshillojnë dhe t’i tregojnë rëndësinë e respektimit të traditës dhe të së
drejtës.”21
Nga kjo mund të themi se ideja e “qytetit të drejtë” dhe e
“shoqërisë së qytetëruar” fillon me ardhjen e profetit dhe më pas lidhet
me diskutimin e madh për çështjen e profetësisë. “politika, sipas Abu Ali
Sina, duhet të kalojë patjetër nëpërmjet ligjit dhe të drejtës për të krijuar
“qytetin e begatë” (të drejtë) dhe shembulli më i mirë dhe më i qartë i
paketës ligjore është “shariati”, për përhapjen e të cilit caktohet
profeti.”22 Kjo është arsyeja që Abu Ali Sina politikën e shtjellon në dy
pikëpamje. Së pari në kuptimin e vërtetë të fjalës që do të thotë drejtimi
dhe administrimi i çështjeve të shoqërisë dhe së dyti profetësia, që ka
lidhje më shumë me “sheriatin”. “Qëllimi i sheriatit në të vërtetë është
krijimi i një sistemi politik të bazuar në të drejtën dhe që të
18
Abu Ali Sina. El shefa në “El Elahjat”, f. 2-441. 19
Abu Ali Sina. El esharat ve el enbihat, vëll. IV, me komentim të Naserodin Mohamed
in Mohamed El Hasan Tusi dhe të Katbedin Mohamed in Mohamed ibn Ebi Xhafer el
Razi. Teheran: Deftere Nashre Ketab, 1362, 1404, f. 61. 20
Abu Ali Sina. El shefa në “El Elahjat”, vëll. II, më lart, f. 441. 21
Po aty. 22
E. I. J. Rosenthal. Mendimi politik në Islam gjatë Mesjetës. Kambrixh, 1962, f. 147.
Mendimi i së drejtës në filozofinë politike të Abu Ali Sina 107
ndërgjegjësojë njerëzit që do të jenë të lumtur e të begatë si në këtë botë,
ashtu edhe në botën e përtejme... Arritja e begatisë dhe e lumturisë në
tokë është edhe çështja kryesore që shtjellon Abu Ali Sina kur prezanton
“qytetin e drejtë”. Kjo begati arrihet vetëm pasi e drejta dhe drejtësia të
jenë imponuar në shoqëri dhe të jenë krijuar strukturat e qëndrueshme të
së drejtës të cilat do të jenë garant të mbarëvajtjes politike dhe
ekonomike.”23
Përkundër Farabit, Abu Ali Sina e shtjellon “qytetin e drejtë” në
çdo hap dhe në çdo fazë të tij me detaje. “Qyteti i drejtë” bazohet në
ndryshimin dhe bashkëpunimin midis shtresave të shoqërisë, ku njerëzit
do të kenë vendin sipas talentit dhe aftësive të ndryshme që ata kanë. Kjo
lloj vendosje dhe qëndrimi është në përputhje me idenë e “qytetit të
drejtë”. Ashtu sikurse edhe Platoni, Abu Ali Sina i ndan në tri shtresa
shoqërinë: drejtorët ose udhëheqësit, industrialistët ose zanatçinjtë dhe
në fund rojtarët ose të patalentuarit.24 Ndërsa i shtjellon këto tri shtresa,
Abu Ali Sina tregon edhe vendin që duhet të ketë një drejtues ose një
udhëheqës i drejtë në një shoqëri të drejtë.
Abu Ali Sina mendon që drejtorët ose udhëheqësit duhet të kenë
virtyte shumë të mira dhe të jenë të drejtë dhe të moralshëm. Kjo për
faktin se virtyti më i moralshëm dhe vlerat më të larta duhet të jenë të
bashkuar më shumë se kurrë te personat që janë drejtues ose udhëheqës
të një shoqërie dhe janë garantues të mbarëvajtjes së punëve dhe të së
drejtës së të tjerëve. Përpara se këta drejtues ose udhëheqës të futen në
politikë, duhet të politizojnë dhe të gjykojnë veten e tyre për t’u pastruar
dhe për t’u ngritur në një shkallë të lartë morale dhe virtyti.25
Një drejtues ose udhëheqës duhet të jetë i drejtë pasi “shqetësimi i
vetëm i Ibn Sinës është zbatimi dhe implementimi në një shoqëri dhe ato
kanë për virtyt drejtësinë.”26 Nga ana tjetër “drejtuesi që do të përhapte
në shoqëri virtyte të larta si drejtësia, duhet më parë të largojë prej vetes
së tij të keqen dhe demonët që ka përbrenda. Në këtë mënyrë është më e
lehtë arritja e begatisë në një shoqëri nëpërmjet drejtimit të drejtë dhe të
virtytshëm.”27
23
Khaduri, cituar më lart, f. 90. 24
Ebu Ali Sina i ka quajtur 3 shtresat me emrat: 1- të zgjuarit (të aftët), 2- të talentuarit,
3- ruajtësit. 25
Omid Zanxhani. Bazat e mendimit politik islam, f. 175, (marrë nga libri “El Sijasat”,
Ebu Ali Sina, f. 7). 26
Razvan Sejed. “Politika e shoqërisë së qytetëruar sipas Ebu Ali Sina” në:
Marrëdhëniet politike në historinë e mendimit islam, vëll. I, f. 97 (marrë nga “Elhjat” të
Shefa, vëll. I, f. 455). 27
Tejsir Shejkh el Araz. Elam el fekr el arabi (Abu Ali Sina). Bejrut, Dara el Shark el
Xhedid, 1962, f. 151.
108 Ahvan Kazemi
Abu Ali Sina tregon edhe për virtytet morale të drejtuesve, që është
një përkufizim i së drejtës në moral. Pasi në një vend tjetër ka thënë:
“bashkimi në një i dëlirësisë, urtësisë dhe trimërisë janë virtyte që
formojnë drejtësinë dhe të drejtën. Këto janë virtyte shumë të çmuara
dhe një person i cili përveç këtyre ka edhe virtytin e filozofisë teorike
është me të vërtetë shumë i lumtur dhe kushdo që përveç këtyre i shfaqet
edhe revelata hyjnore (profecia), këtë person mund ta konsiderojnë si zot
të njerëzve në tokë dhe adhurimi i tij pas Zotit do të ishte i lejuar. Një
person i tillë është “Sunduesi i botës” ose “Mëkëmbësi i Zotit” në
tokë.”28
Në këtë mënyrë profeti është një shkallë më lart sesa filozofi. Abu
Ali Sina është i vetëdijshëm që drejtimi ose udhëheqja e një profeti, nuk
mund të përsëritet. Për këtë arsye pas profetit, ata që do të ulen në fronin
drejtues duhet të kenë parasysh begatinë dhe lumturinë e popullit. Një
pasardhës i tillë në kuptimin islamik quhet “Khalifi” ose “Imami”. Pra në
këndvështrimin e Abu Ali Sina një “Khalif” që është përgjegjës për të
drejtuar dhe për të sunduar midis njerëzve duhet të karakterizohet
patjetër nga ndjenja e drejtësisë dhe të jetë i drejtë. Kjo për vetë faktin
pasi Abu Ali Sina e konsideron “drejtësinë” dhe “të drejtën” si virtytin
më të lartë të të gjitha virtyteve.
Rrugëtimi i Abu Ali Sina drejt pikëpamjes “realiste”
Në një fazë të hollësishme për zgjedhjen e “Khalifit” nga një grup
(këshilli i të urtëve), tregon më së miri që mendimi i Ibn Sinës në të
vërtetë është deri diku “realist”. Në lidhje me virtytin e “Imamit”
(drejtuesit) ai i kushtonte rëndësi më shumë dy aspekteve- zgjuarsisë
(ose mendimit) dhe ndjenjës politike ose ndjenjës së të drejtës.
“Ajo çka është më e rëndësishme në drejtimin dhe për personin që
është përgjegjës për të drejtuar është fakti që nëse një person i ka këto dy
cilësi, zgjuarsinë dhe ndjenjën politike (të së drejtës), të konsoliduara
dhe më të qarta sesa gjithë të tjerët, edhe pse në virtytet dhe cilësitë e
tjera nuk është i parë, është e drejtë që ky person meriton më shumë të
jetë vazhduesi i drejtimit, sesa persona të tjerë që cilësitë dhe virtytet e
tjera i kanë më të mira dhe më të përparuara, por janë mbrapa në dy
cilësitë e lartpërmendura (drejtësinë dhe zgjuarsinë)... Pra më i dituri
duhet që të bashkëpunojë me më të zgjuarin dhe ta mbështesë atë, dhe
më i zgjuari duhet të marrë ndihmë prej më të diturit dhe t’i referohet
atij, ashtu sikurse bënë Omeri dhe Aliu...”29
28
Jazxhi dhe Kerem. Më sipër, vëll. I, f. 90. 29
Ebu Ali Sina. El shefa dhe El Elahjat, Kajro, 1960 (1380 h), f. 254.
Mendimi i së drejtës në filozofinë politike të Abu Ali Sina 109
Pikëpamja “realiste” e Ibn Sinës bëri që ai, i cili ishte më politikan
i çështjeve të kësaj bote, të ishte personi që do të jetë dhe drejtuesi i
shoqërisë. Sipas Ibn Ebi El Hadid, në librin “Shefa” Abu Ali Sina e ka
shtjelluar këtë temë dhe duke e cilësuar si më politikan Khalifin e dytë e
cilësoi me vend që të jetë përpara Aliut të virtytshëm, dhe në këtë
mënyrë ashtu sikurse edhe të tjerët, mbetën të panjohura e vërteta e
virtyteve të Aliut.30
Megjithatë, Abu Ali Sina mendon se një prej veçorive dhe cilësive
shumë të rëndësishme të një drejtuesi është që duhet të jetë “i
moderuar”. E thënë ndryshe “udhëheqësi ose drejtuesi në të gjitha
veprimet e tij duhet të ketë një masë për të vlerësuar të drejtën, e cila
duhet të bazohet te ruajtja e një vije të mesme dhe moderuese (të
moderuar), çka është dhe thelbi i së drejtës. Kjo në të vërtetë duhet të
jetë një ligj i pashkruar i përgjithshëm i drejtuesit me sjelljen e
qytetarëve për çështjet personale të tyre. Qëllimi kryesor i ruajtjes së
vijës së mesme dhe sjelljes moderuese bëhet me qëllim që të
ndërgjegjësojë njerëzit që duhet të kultivojnë në vetvete virtytet më të
mira, për të arritur tek e drejta.”31
Përballja e Abu Ali Sina me mbretin e tij
Në biografinë e Abu Ali Sina thuhet se kishte një jetë me shumë
ulje e ngritje dhe me shumë ndodhi e ngjarje. Megjithëse për një kohë të
shkurtër ai ka shërbyer edhe si vezir dhe këshilltar i mbretit, në shenjë
mirënjohje për praktikën dhe mendimin e tij. Por në të shumtën e rasteve
ai ka qenë në ikje, në arrati dhe i burgosur, pasi ka përjetuar frikë nga
sjellja dhe temperamenti i sundimtarit të dhunshëm. Prandaj dhe është
“vizatuar” (shtjelluar) në detaje projekti i “qytetit të drejtë dhe të
vlerave”.
Abu Ali Sina në veprën e tij “El hikmetol Aruzijeh” ka ndjekur
mënyrën e Platonit dhe të Aristotelit. Atje ai shpalos mendimin e lartë të
tij për gjendjen e periudhës së tij, sistemin drejtues dhe politikat e
sunduesit kur thotë: “në të vërtetë politika aktuale në vendin tim, është
një ndërthurje e politikës së ulët me politikën intriguese dhe ajo çka
mbetet është pak politikë gjithëpërfshirëse dhe shumë pak mund të gjesh
edhe politikën e të mirëve në të...”32
30
Ibn Ebi el Hadid. Komentimi i Nahxhol Balaga, vëll. X, Studim i Ebu el Fazl Ibrahim,
Bejrut, Daral Ehjae el ketab el arabije, 1385 h, f. 222. 31
Khaduri, cituar më lart, f. 92. 32
Razvan Sejed, shih më sipër, f. 79, 80.
110 Ahvan Kazemi
Ai mendon se “njerëzit që kanë më nevojë janë drejtuesit, pasi për
shkak të neglizhencës së tyre dhe përuljes së njerëzve, mospranimi i
këshillave dhe frika e njerëzve për të treguar mangësitë e tyre, i ka
larguar shumë prej veprave dhe virtyteve të mira.”33
Sipas mendimit të Rozental “Abu Ali Sina aq sa është përkrahës i
drejtuesit dhe i udhëheqësit me vlera dhe virtyte të mira, është dhe i
lodhur prej sundimtarëve të dhunshëm dhe arrogantë duke u lutur për
vdekjen e tyre. Vrasja e këtyre sundimtarëve të dhunshëm prej personave
që kanë mundësi është më se e drejtë dhe e ligjshme.”34 Pasi vrasja e një
sundimtari të tillë, pasi ke besuar në vlerat dhe virtytet e profetit
Muhamed (S), më shumë se kurrë do të të afronte me Zotin. Ai
gjithashtu është i mendimit se kurdoherë që një njeri do të ngrinte krye
ndaj sundimtarit jo të drejtë, i takon popullit dhe masave që nëse e
konsiderojnë si të zgjuar e të denjë për të drejtuar t’i bashkohen në
protestë atij që ngriti krye kundër sunduesit.35
Abu Ali Sina mendon se është e ligjshme të ngrihesh kundër
sundimtarit arrogant e të dhunshëm dhe beson që duhet të cilësohet në
ligjin e “qytetit të drejtë” për këtë vepër, pasi realizimi i saj pëlqehet
edhe nga Krijuesi. Më saktë ai thotë:
“Duhet të cilësohet në ligj që çdo njeri (drejtues) i cili prek pronën
ose është kundër rregullit duhet të përballesh me të, dhe vrasja e tij është
e detyrueshme për të gjithë. Nëse njerëzit e kuptojnë një gjë të tillë, por
refuzojnë ta kryejnë, atëherë kanë bërë një mëkat dhe duhet cilësuar në
ligj që pas besimit në profetin Muhamed (S) vrasja e këtij tirani të
dhunshëm, do të afronte njeriun me Zotin.”36
Është e qartë që Abu Ali Sina e cilëson tiran dhe të dhunshëm një
person i cili nuk i përputhet vlerave dhe virtyteve të cilësuara në “qytetin
e drejtë”, duke i ftuar të gjithë të ngrihen kundër tiranit dhe sundimtarit
të dhunshëm. Abu Ali Sina në veprën e tij “El hikmetol Aruzijeh” ka
bërë një ndarje të sistemeve politike të kohës dhe shumicën e tyre e
cilëson të padrejtë dhe të pamoralshëm.
Konkluzioni
Abu Ali Sina në trajtimin e çështjes së drejtësisë ka hedhur disa ide
dhe teza të rëndësishme, por dhe të vlefshme, sikurse tezat islame të
drejtësisë që ishin para dhe pas tij dhe në mënyrë të veçantë ka huazuar
prej Farabit. Megjithëse ky mendimtar i madh dhe me vlera më të
33
El Fakhori. Shih më sipër, f. 511. 34
Rosenthal. Shih më sipër, f. 155. 35
Ibid, f. 153, 154. 36
Abu Ali Sina. El shefa dhe El Elahjat. Elab Kanati, f. 2-451.
Mendimi i së drejtës në filozofinë politike të Abu Ali Sina 111
shumëset sesa Farabi i ka hedhur tezat në një vështrim më realist,
natyrisht që ka ruajtur dhe botëkuptimin e tij. Pa dyshim që Abu Ali Sina
e cilëson si të ligjshme vetëm kryengritjen ndaj sundimtarit tiran e të
dhunshëm dhe çdo kryengritje tjetër do të çojë në vdekje. Këtë kërkon që
të sanksionohet edhe në ligj. Megjithëse disa mendojnë se kjo ide e Ibn
Sinës, që i cilëson shumicën e sistemeve politike jo të drejta, i takon më
shumë periudhës kur ai ka qenë i ri dhe ishte shumë i pasionuar pas
Greqisë dhe filozofëve të saj... Tezat e tij përballë sistemeve të kohës