Page 1
Republika e Kosovës
Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly
T R A N S K R I P T
I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË
KOSOVËS, E MBAJTUR MË 31 JANAR DHE 1, 7 DHE 21 SHKURT
2013
SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
ODRŢANE 31. JANUARA I 1., 7. I 21. FEBRUARA 2013. GODINE
JANAR - JANUAR
2013
Page 2
2
Rendi i ditës
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Informimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga kryeministri i Kosovës, z. Hashim
Thaçi, për takimin e katërt të zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për turizmin,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transportin rrugor,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investimet e huaja,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet e ndërtimit,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë
vendit,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin
e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit
Hapësinor dhe Ndërtimit,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për planifikimin hapësinor,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografikë,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për
Inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institutin e Kosovës për Administratë Publike,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e punës në zyrë,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-101
për fondet pensionale të Kosovës,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar
dhe prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë,
19. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të
Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Avokatin e Popullit,
20. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën
Kushtetuese,
21. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të
Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
22. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në
Komisionin për Punë të Jashtme.
Page 3
3
Dnevni red
1. Vreme za deklarisanja izvan dnevnog reda,
2. Vreme za parlamentarna pitanja,
3. Informisanje Skupštine Republike Kosova od strane premijera Kosova, g. Hashim
Thaçi, o četvrtom susretu, odvijenog u Briselu sa premijerom Srbije,
4. Prvo razmatranje Nacrta zakona o turizmu,
5. Prvo razmatranje Nacrta zakona o drumskom transportu,
6. Prvo razmatranje Nacrta zakona o stranim investicijama,
7. Prvo razmatranje Nacrta zakona o građevinskim proizvodima,
8. Prvo razmatranje Nacrta zakona o upušivanju Kosovske snage bezbednosti van zemlje,
9. Prvo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona o sprečavanju pranja novca
i finansiranje terorizma,
10. Prvo razmatranje Nacrta zakona o inspektoratu ţivotne sredine, voda, prostornog
planiranja i građevinarstvo,
11. Prvo razmatranje Nacrta zakona o prostornom planiranju,
12. Prvo razmatranje Nacrta zakona o drumskom transportu opasnih roba,
13. Prvo razmatranje Nacrta zakona o geografskim pokazateljima,
14. Prvo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona o inspektoratu i
nadgledanje trţišta,
15. Prvo razmatranje Nacrta zakona o Kosovskom institutu za javnu upravu,
16. Prvo razmatranje Nacrta zakona o administriranje rada u kancelariji,
17. Prvo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona br. 04/L-101 o penzijskim
fondovima Kosova,
18. Prvo razmatranje Nacrta zakona o posebnim tarifama akcize za početnu proizvodnju,
i malu proizvodnju alkoholnih produkata, proizvedenih na Kosovu,
19. Razmatranje Izveštaja Komisije za ljudska prava, polnu ravnopravnost, nestala lica i
peticije, o nadgledanju sprovođenja Zakona o Narodnom Advokatu,
20. Razmatranje preporuke Komisije za izbor jednog sudije u Ustavni sud Kosova,
21. Razmatranje preporuke Komisije za izbor jednog ne izvršnog člana u Bordu
Centralne banke Republike Kosova,
22. Predlog PG - PDK o zameni jednog člana u Komisiji za spoljne poslove.
Page 4
4
Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, zoti Jakup Krasniqi.
KRYETARI: Të nderuar deputetë,
I nderuari ministër,
I hap punimet e mbledhjes plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të
ditës, të përgatitur nga Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.
Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
Diskutimet në emër të grupit 5 minuta, në emër të deputetit 3 minuta. Fjalën e ka
deputetja Teuta Haxhiu.
TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kryetar!
Flas në emrin tim.
Vendimi i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që kohë më parë legalizoi faljen e
23 hektarëve tokë të pronës shoqërore të dy ish-ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe
“Iliria” për Manastirin e Deçanit, në bazë të një vendimi të Qeverisë së Milosheviqit, në
vitin 1997, për fat të keq vazhdon të mbetet në veshë të shurdhër sot e gjithë ditën.
I shurdhër, sidomos për institucionet qendrore të vendit, të cilat do të duhej të reagonin të
parat, në interes, para së gjithash, shtetëror. Ky vendim politik dhe antikushtetues është
një veprim, i cili në fakt e përmbyll vargun e shumë skandaleve, që e goditën Kosovën
gjatë vitit 2012.
Ky skandal, para së gjithash, nga pesha do të jetë afatgjatë dhe me pasoja të
paparashikueshme.
Të nderuar kolegë deputetë,
Është absurde kur në këtë rast të neveritshëm, përfaqësuesi i UNMIK-ut paraqitet si
përfaqësues ligjor i ndërmarrjes “Iliria”, me pretendim se AKM-në e ka themeluar
UNMIK-u, kur dihet se me ligjet e tanishme në Kosovë kompetencat e AKM-së janë
bartur tek AKP-ja.
Dokumenti mbi të cilin është marrë ky vendim është nxjerrë nga gjykata serbe në vitin
1997, prandaj është krejt politik dhe i jashtëligjshëm. Si të tillë e kanë quajtur edhe
historianët dhe udhëheqja komunale e Deçanit, porse reagimi i tyre, për fat të keq, nuk po
gjen përkrahje shtetërore.
Është vërtet absurde që askush nga institucionet legjitime qendrore, në nivel të Kosovës,
nuk e pa të udhës që të bëjë edhe reagimin më të vogël ndaj këtij akti skandaloz, ndaj
kësaj padrejtësie në kurriz të qytetarëve deçanas, tashmë të vetmuar në luftë demokratike
për ta mbrojtur pronën e vet.
Page 5
5
Ky veprim i çoroditur të bën të mendosh se prijësit tanë shtetërorë nuk janë askund, nuk
janë në tokë, dhe se fare nuk i preokupon fati i pasurisë kombëtare. Çudia më e madhe
është heshtja e pakuptimtë e Qeverisë së Kosovës, e Kryeministrit dhe e Presidentes së
vendit.
Prandaj, të ndodhur në këtë situatë, në këtë Kuvend ne duhet ta ngremë fuqishëm zërin e
kundërshtimit ndaj këtij akti, që me një guxim të çmendur përpiqet ta tjetërsojë pronën e
dy ish-ndërmarrjeve mjaft prestigjioze të kohës në disfavor të qindra familjeve, që dikur e
siguruan bukën e gojës.
A thua, duhet të heshtim edhe ne në këtë Kuvend për diçka që vërtetë është e shenjtë?
Kush mund të rrijë indiferent ndaj kësaj shëmtie, t‟i mbyllë sytë ndaj një veprimi shumë
skandaloz?
Për hir të kujt duhet të heshtim e të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh?
Qeveria, Presidenca e Kuvendi duhet të reagojnë urgjentisht, në mënyrë që situata të mos
eskalojë. Askush në këtë vend, e aq më tepër institucionet tona demokratike, nuk guxojnë
ta ngacmojë durimin e qytetarëve tonë. Të gjithë në këtë rast duhet të kërkojmë shumë
më shumë për ta. Historia jo fort e largët na mëson se qytetarët e Deçanit gjithmonë me
dinjitet e kanë ruajtur edhe si vlerë të tyre këtë objekt fetar, që fatkeqësisht edhe politika
ndërkombëtare është duke e favorizuar vazhdimisht, edhe pse veprimet në të kaluarën e
afërt në kurriz të shqiptarëve nuk e kanë arsyetuar faktin se ky tempull fetar, në të
vërtetë...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYETARI: Fjalën e ka deputeti Jeton Svirca.
JETON SVIRCA: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Përfaqësues, ministra të Qeverisë,
Jam i detyruar që në Kuvendin e Kosovës prapë ta ngre një temë, të cilën e kemi
diskutuar edhe më parë këtu dhe me keqardhje e përsëris për shkak të gjendjes, në të cilën
jemi.
Bëhet fjalë për largimin e vajzave nga mësimi, në momentin kur ato po i shfaqin bindjet e
tyre fetare islame në mënyrë publike. Edhe pse kemi pasur premtime nga udhëheqësit e
Qeverisë për rregullimin e kësaj çështjeje, deri më sot kemi zgjidhje të përkohshme, e jo
të përhershme.
Jemi dëshmitarë se shumë shkolla në komuna të ndryshme të Kosovës patën larguar
shumë vajza nga procesi mësimor, duke u thirrur në Udhëzimin Administrativ të
Ministrisë së Arsimit numër 6/2010, të datës 11.5.2010.
Page 6
6
Dhe, e kemi edhe rastin e fundit, largimin e Njomza Jasharit nga shkolla, vajzë 18-
vjeçare, në vitin e fundit të shkollës së mesme.
Pra, kjo është shkelje e të drejtave kushtetuese dhe ligjore. Është shkelje e dispozitave
kushtetuese, kur arsimimi është i obligueshëm. Gjithashtu, edhe shfaqja e bindjes fetare
është e lejuar. Është gjithashtu edhe në kundërshtim me Ligjin për arsimin
parauniversitar, meqë neni 3.1 thotë se asnjë personi nuk duhet t‟i mohohet e drejta për
arsimim.
Ne jemi duke e ndërtuar një shoqëri demokratike, prandaj nuk na kanë hije veprimet e
tilla, të cilat duhet të ndalohen. Ju kujtoj se të drejtat mund të kufizohen vetëm me akte
kushtetuese apo ligjore, e jo me akte nënligjore. Pra, thirrja në Udhëzimin Administrativ
për largimin e këtyre vajzave nga procesi mësimor është hap i ndaluar.
Apeloj te organet komunale të Ferizajt që Njomzën ta kthejnë në bankat shkollore, në
mënyrë që ajo t‟i gëzojë me shokë dhe shoqe momentet e fundit të shkollimit të saj në
shkollën e mesme.
Konsideroj pra se vendimi është tërësisht kundërkushtetues, kundërligjor dhe kundër
konventave ndërkombëtare, të cilat Republika e Kosovës është e obliguar t‟i zbatojë edhe
kur ato kanë kundërshtime me ligjet tona të aplikueshme në Kosovë.
Pra, është në kundërshtim edhe me vetë Udhëzimin Administrativ, i cili është duke u
keqkuptuar, sepse aty bëhet fjalë për uniformë fetare, e për uniformën fetare Bashkësia
Islame e ka bërë interpretimin se ajo nuk është uniformë fetare. Duke marrë pra...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYETARI: Fjalën e ka, në emër të grupit, Goran Marinkoviq, me kartelën e deputetes
Jelena Bontiq.
GORAN MARINKOVIŠ: Hvala predsedniče!
Poštovani poslanici,
Poštovani ministri,
Svestan svoje odgovornosti da samo učeščem u rad u institucije i kroz institucije mogu da
se izborim za ravnopravan tretman svoje zajednice na Kosovu, na svim nivoima, uzeo
sam učešše u radu Parlamenta Kosova.
Medjutim, i uprkos upozorenjima na drastično kršenje ljudskih prava, kao i nepoštovanje
Ustava i Zakona, koje smo mi ovde zajedno izglasali, moram da napomenem ponekad i
na štetu interesa naše zajednica, stanje se ne popravlja, naţalost ona je još gora.
Kao poslanik, koji je dobio mandat od svog naroda po ko zna koji put moram da kaţem i
da upozorim da nema opravdanja za represiju i terror, koji se u zadnje vreme ispoljava na
srpski narod.
Page 7
7
Ne moţe biti opravdanja za premlačivanja srpskih mladiša, koji su uhapšeni na
pravoslavni boţiš u Gračanici. Ne moţe biti opravdanja za demonstracije ispred srpskog
Manastira u Dečanima, kada vernici srpske nacionalnosti nisu mogli doši na sluţbu u
svoj manastir. Nema opravdanja za rušenje nadgrobnih spomenika na srpskim grobljima,
na kojima su vandali i kriminalci iskaljivali svoj bes i svoje nezadovoljstvo.
Poštovani poslanici,
Kao vrh cinizma i kao još jedno dolivanje ulja na vatru su i neprimerene izjave medija na
Kosovu, u kome se za ova nedela okrivljuju srbi, a svi se pozivaju na neimenovane izvore
u Kosovskoj informativnoj agenciji.
Moram da napomenem i kao primer rušenje spomenika u centru Vitine, koji je srušen
bagerom, na očigled policije i oko 500 stanovnika, koji su to gromoglasno potpratili.
Pitam vas, dali su i to bili srbi? Kao poslanik, moram da upozorim da ovakve insinuacije,
neproverene vesti, koju kosovski mediji prenose mogu da prouzrokuju i mogu posluţiti
izazivanje novog haosa i ponovnog progona srba, sa nesagledivim posledicama.
Kao i što sam na početku rekao, moramo biti pošteni i objektivni, i sada moram da budem
objektivan i moram da pohvalim Vladu Kosova, koja je reagovala i na taj način doprinela
da se počinioci, koji su rušili srpske spomenike na groblju u Kosovom Polju, pronađu i
uhapse.
Nadam se da še Vlada učiniti dodatne napore kako bi se vandali, koji su rušili sve srpske
spomenike, pronašli i adekvatno kaznili, kao i da se ogradi od takozvanih novinara, koji
su svojim tekstovima i prilozima na drţavnoj televiziji raspiruju mrţnju i podiţu
međuetničke tenzije na Kosovu.
I na kraju, hteo bih još da citiram nemačkog ambasadora, gospodina Petera Blomajera, na
proslavi 50 godina od potpisivanja sporazuma o prijateljstvu između Nemačke i
Francuske, koji je rako: “Moramo se drţati svog identiteta, ali moramo poštovati jedni
druge, i na taj način mi budemo ti koji še postaviti temelje jednog novog početka, i neka
nam vodilja i nauk bude sve ono negativno što se desilo, a neka nam te slike budu vodiš
kako se to nikad ne bi desilo”.
Nadam se da šemo iz ovog citata i njihovog primera pomirenja moši naši pravi put, put
ka pomirenju i praštanju, jer šemo samo na taj način moši postaviti temelje nekog novog
početka. Hvala!
KRYETARI: Fjalën e ka deputeti Visar Ymeri.
VISAR YMERI: Faleminderit kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës!
Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Unë do ta ngre të njëjtën çështje...
KRYETARI: Në emër të grupit, regjia!
Page 8
8
VISAR YMERI: ...me atë që e pati deputetja, zonja Haxhiu.
Në fund të vitit të kaluar, Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Republikës së
Kosovës e mori një vendim, me të cilin e refuzoi padinë që dy ndërmarrjet shoqërore nga
Deçani “Iliria” dhe “Apiko” kishin bërë ndaj transformimit të pronës së tyre në pronësi të
Manastirit të Deçanit, përkatësisht të Kishës Ortodokse të Serbisë.
Këta 23 hektarë të këtyre ndërmarrjeve tona shoqërore i janë kaluar Manastirit të Deçanit,
jo nëpërmjet një procesi të privatizimit, që për shumë arsye do të duhej të kundërshtohej,
por madje edhe më keq, nëpërmjet një vendimi të pushtetit okupues të Serbisë së
Milosheviqit, në vitin 1997.
Kjo dhomë e veçantë, të gjithë e dimë, është e udhëhequr nga EULEX-i dhe ky është në
fakt EULEX-i i vërtetë. Më shumë se katër vjet, gati pesë vjet tash po bëhen pas shpalljes
së pavarësisë, gjykatat tona më të larta republikane marrin vendime në përputhje me aktet
e Serbisë së Milosheviqit. Synimet e Serbisë së Milosheviqit ne i dimë të gjithë, natyrisht.
Qëllimi ka qenë që t‟u merret toka ndërmarrjeve shoqërore, bashkë me tokat e
punueshme dhe pronën private të bujqve shqiptarë dhe t‟i jepen Manastirit të Deçanit,
apo Kishës Ortodokse Serbe, selia e së cilës është në Beograd. Në këtë linjë është edhe
plani i Ahtisarit por edhe EULEX-i. EULEX-i si institucion dhe plani i Ahtisaarit si
program janë në kundërshtim me përpjekjen tonë çlirimtare për liri dhe vetëvendosje.
Si është e mundshme që pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë ne të mbetemi peng i
vendimeve monstruoze të Milosheviqit?
Ç‟kuptim ka, do të duhej të pyetnim, pavarësia, nëse kjo nuk është pavarësi nga ato
vendime famëkeqe antishqiptare të Serbisë, nga të cilat për më shumë se një shekull
vuajti populli ynë dhe Kosova?
Ku është tash kryeministri që të na tregojë se sa të pavarur jemi me këtë EULEX, që
udhëheq me drejtësinë tonë, duke qenë neutral ndaj të drejtës sonë për sovranitet dhe i cili
e njeh si të ligjshme të kaluarën kriminale të Serbisë në Kosovë?
Tash po i kuptojmë edhe më mirë pasojat e negociatave të Vjenës. Të gjitha këto pasoja e
kanë një arsye të vetme. Në Vjenë u pranua edhe nga negociatorët e Kosovës, që Serbisë
t‟i njihej pronësia e përvetësuar padrejtësisht mbi gjithë trashëgiminë ortodokse të
Kosovës.
Me këtë gjest, negociatorët e Kosovës ia kanë pranuar Serbisë kolonizimin, uzurpimin
dhe asimilimin, që është ushtruar mbi ne me dhunë, represion e gjenocid për shekuj me
radhë. Këto vendime e kanë shndërruar kombin shqiptar refugjat në shtëpinë e vet. Ky
vendim është hapi i parë drejt shpronësimeve të reja, që do të ndodhin në zonën e veçantë
të Manastirit të Deçanit, siç janë Pushimorja e Fëmijëve, burimi i ujit mineral, guri i
mermertë e tjera. Procesi i zonave të veçanta në Kosovë, siç e dimë të gjithë, ka filluar
me Manastirin e Deçanit, në vitin 2005, me vendimin e atëhershëm të shefit të UNMIK-
ut, zotit Petersen.
Page 9
9
Po ashtu, procesi i shpronësimit në këto zona të veçanta po fillon prapë me Manastirin e
Deçanit, për të vazhduar pastaj edhe me 44 zona tjera, që janë gjithandej nëpër Kosovë,
por që ka shumë mundësi të mos ndalet vetëm në raport me Kishën Ortodokse Serbe, por
të vazhdojnë edhe me shpronësimet tjera dhe me fondin e privatizimit, në përgjithësi.
Ajo që filloi me Milosheviqin u konservua nga UNMIK-u, kurse tash po vazhdohet nga
EULEX-i, me bekimin e Qeverisë së Kosovës, si dhe me heshtjen e pushtetit lokal në
Deçan. Qytetarët e Deçanit tash një kohë janë të angazhuar nëpërmjet një këshilli të
organizuar protestues dhe i kanë bërë dy protesta kundër kësaj çështjeje.
Dhe, në këto protesta ata kanë kërkuar shumë qartë përkrahjen e institucioneve qendrore
për ta luftuar këtë vendim të padrejtë të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.
Prandaj, pajtohem plotësisht me të që e tha edhe deputetja Haxhiu, që edhe Kuvendi i
Republikës së Kosovës duhet t‟i dalë zot kësaj çështjeje dhe duhet t‟i dalë zot tokës dhe
pronës së ndërmarrjeve shoqërore, por edhe pronës private të qytetarëve të Kosovës.
Dhe, në këtë drejtim është e domosdoshme, që të paktën që duhet ta bëjë Kuvendi është
ta organizojë një debat parlamentar në lidhje me këtë çështje dhe çështje të ngjashme që
mund t‟i dalin Kosovës në ditët në vazhdim. Faleminderit!
KRYETARI: Fjalën e ka deputetja Hykmete Bajrami. Në emër të grupit?
HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit!
I nderuar kryetar,
Të nderuar ministra,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar dhe të respektuar qytetarë të Kosovës,
Jam këtu në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës që ta shpreh indinjatën e thellë ndaj
disa të bëmave të Partisë Demokratike të Kosovës, konkretisht të deputetëve të saj.
E kam fjalën për sjelljen e tyre në Kuvend. Braktisja e Kuvendit, siç u pa javën e kaluar,
ka ndodhur edhe disa herë të tjera deri më tani nga deputetët e pozitës. Është një praktikë,
që nuk ndodh në asnjë kuvend të asnjë vendi normal.
Deputetët e pozitës, të cilët asnjëherë në këtë legjislaturë nuk e kanë përfaqësuar
shumicën e qytetarëve të Kosovës, në momente kyçe, kur nuk kanë mundësi as të
mbrojnë dhe as të kritikojnë çështjet që të tjerët i ngrenë, e kanë zbuluar një metodë të re
të rrënimit të demokracisë, atë të braktisjes së Kuvendit.
Të nderuar qytetarë,
Ju përkujtoj se kjo ka ndodhur në interpelancën me ministren e Ministrisë së Tregtisë dhe
Industrisë, kur kemi diskutuar për raportet tregtare me Shqipërinë. Kjo ka ndodhur, kur
opozita e bashkuar e ka mbajtur një debat për pezullimin e procesit të dëmshëm të
privatizimit të ndërmarrjeve publike. Kjo së fundi ka ndodhur edhe javën e fundit, kur po
votohej për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës dhe Këshillin e Pavarur të Medieve,
Page 10
10
kur PDK-ja dhe koalicioni e braktisën sallën, sepse personat të cilët do t‟i votonte
Kuvendi, çuditërisht nuk ishin nga radhët e PDK-së.
Meqë deputetët e pozitës dje u detyruan të kthehen në Kuvend, ata e shpikën një metodë
të re, atë të mosvotimit të asnjërit kandidat, duke ndikuar kështu që procesi të kthehet në
pikën zero, e që institucionet në fjalë të mos jenë komplete dhe, në momentin kur ne si
Kuvend kërkojmë përgjegjësi prej tyre, ata do të thonë se i kanë improvizuar gjërat, sepse
bordet dhe institucionet e tyre nuk janë të kompletuara.
Unë, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ia përkujtoj Partisë Demokratike të
Kosovës se po krijon precedentë të këqij. Çka sikur opozita të bashkohet sa herë që ne
zgjedhim borde dhe persona të tjerë, që i zgjedh Kuvendi? Llogaritni, gjashtëdhjetë
deputetë opozitarë të abstenojnë në votime, me justifikimin që ata që zgjidhen janë nga
radhët e PDK-së, e në 99% të rasteve kemi të bëjmë me një gjë të tillë.
Nëse ne do ta përdorim një strategji të tillë, ky Kuvend do ta lërë Bankën Qendrore të
Kosovës pa guvernator, do ta lërë Gjykatën Kushtetuese pa gjyqtarë, e shumë institucione
pa borde mbikëqyrëse dhe gradualisht do të pamundësonim funksionimin e këtyre
institucioneve vitale të Republikës së Kosovës.
Kështu që i bëj thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që herën tjetër kur veproni, të
mendoni pak edhe për konsekuencat që veprimi juaj do t‟i ketë, se taktikat tuaja pa
strategji mund të ju fundosin vetëm ju.
Çështja e fundit, por assesi më pak e rëndësishme, që e shqetëson LDK-në, është gjuha
dhe sjellja joparlamentare e shefit të grupit të PDK-së ndaj deputetëve të Kuvendit të
Republikës së Kosovës.
Javën e kaluar u pa se tanimë sharja e deputetëve nga Grabovci nuk është vetëm standard
gjuhësor ndërmjet shokësh, siç pati thënë një bashkëpartiak i tij, kur doli skandali i
përgjimeve, por ajo bëhet edhe këtu, para kamerave, në Kuvendin e Republikës së
Kosovës.
Zoti Grabovci duhet ta dijë se kur shanë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
ai shanë qytetarët e Kosovës. Dhe, ne si deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës
asnjëherë nuk do të biem në nivelin e tij, por ne besojmë shumë se për këtë çështje do të
revanshohen qytetarët e Kosovës, natyrisht me votën e tyre. Dhe, në rastet e tilla ne
kërkojmë nga kryesuesi i seancës, pa marrë parasysh cili është ai, nga të tre, që të marrë
masa ndaj deputetëve konform Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Dhe, për fund, rregullojeni teknikën se tani e tutje teknika për PDK-në dhe koalicionin
nuk do të funksionojë. Faleminderit!
KRYETARI: Fjalën e ka deputetja Xhevahire Izmaku.
XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit, kryetar!
Page 11
11
Të nderuar kolegë deputetë,
Te respektuar ministra,
Unë e kam një temë tjetër, megjithatë e kisha ftuar kolegen time nga Lidhja Demokratike
që të qetësohet dhe të mos sillet si një mësuese për mënyrën e komunikimit të subjektit
tjetër. Pra, është mirë ta shikojë komunikimin vetëm brenda subjektit të vet politik,
ndërsa paragjykimet për sharjet dhe ofendimet, unë konsideroj që qysh tani kjo i ofendoi
të gjithë kolegët e vet pranë foltores. Ndërsa, te paragjykimet nëse deputetët e Partisë
Demokratike kanë votuar ose nuk kanë votuar, unë mendoj që brenda grupit tuaj nuk ka
pasur konsensus. Pra, sikur ju të ishit unik do ta kishit zgjedhur kandidatin, nëse e keni
preferuar kandidatin tuaj.
Ndërsa, më lejoni që të kaloj në një temë tjetër. Unë e kam shtruar një çështje, e cila
përafërsisht ka të bëjë me të njëjtën çështje, që e ngrehu kolegia ime Teuta, por është më
parciale.
Pra, lidhur me disa prona në komunën e Vushtrrisë, me të cilat ka disa vite që kanë
probleme qytetarët në fshatin Lumë të Madh. Në këtë rast, edhe një herë e përsëris
kërkesën që Agjencia e Pronave t‟i rishikojë ato vendime, pasi ky Kuvend më 25 shkurt,
në bazë të Ligjit për banesat e ndërtuara para marsit „99, nga organizatat humanitare
ndërkombëtare për strehimin e refugjatëve, ka bërë që këto prona t‟u kthehen komunave,
ndërsa një gjë të tillë nuk ka mundur ta bëjë Komuna e Vushtrrisë.
Në këtë drejtim, unë e ftoj Agjencinë e Pronave që ta rishikojë atë vendim, pasi qytetarët
të cilët janë vendosur aty janë ata që pas lufte kanë mbetur pa kulm mbi krye dhe janë
kategori sociale. Pra, ata nuk kanë ku të shkojnë, janë në vendin e tyre, ndërsa ato qira, që
nëpërmjet Agjencisë së Pronave barten te njerëzit të cilët kanë banuar aty kanë qenë
kolonë, të cilët kanë ardhur gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Pra, nuk është e drejtë që të veprohet kështu me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe
Agjencia e Pronave, nëse ka problem me legjislacion, atëherë ka mundësi t‟ia bëjë një
kërkesë Kuvendit apo Qeverisë, që të shikohet e të amendamentohet ky ligj, mirëpo nuk
është e drejtë që qytetarët të nxirren jashtë dhe të lihen rrugëve.
Pra, kjo kërkesë i drejtohet Agjencisë së Pronave. Faleminderit!
KRYETARI: Fjalën e ka deputetja Suzan Novobërdaliu.
SUZAN NOVOBËRDALIU: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Më 25 janar, në KTV, në emisionin “Interaktiv”, më është përmendur emri nga deputeti
Albin Kurti në një të pavërtetë, prandaj dëshiroj ta njoftoj opinionin se deklarata në raport
me mua është e pavërtetë.
Gjithashtu, dëshiroj ta lus deputetin Albin Kurti që të ketë kujdes gjatë dhënies së
deklaratave të tilla. Faleminderit!
Page 12
12
KRYETARI: Fjalën e ka deputetja Time Kadrijaj.
TIME KADRIJAJ: Faleminderit, zoti kryetar!
Flas në emër të grupit.
Të nderuar kolegë deputetë,
Obiliqi është një vend me të mira natyrore e rezerva të mëdha thëngjill. I gjithë zhvillimi
energjetik i ka sytë nga ai qytet i vogël, në mes të termocentraleve, po ku jeta e qytetarit
është e rëndë, si ajo sociale, ekonomike dhe mbi të gjitha mjedisore. Zonë me interes
nacional, por çka për ata banorë që kanë mbetur në mëshirën e fatit dhe të tymit?
Kërkesat e qytetarëve të Obiliqit kanë qenë:
- të shqyrtohet edhe një herë vendimi për shpalljen e zonës me interes nacional të 78% të
territorit të Obiliqit,
- cilat janë benifitet apo të mirat e komunitetit nga ky vendim, sepse pasojat i vuan
komuniteti, meqë mohohet e drejta elementare për jetë, sepse me vendim të Qeverisë më
2008 e pa afate, Komunës së Obiliqit i ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit në atë zonë.
Po qytetarët pyesin: Edhe sa vjet dislokohemi ne? Nuk ka përgjigje!
Thjesht, a duhet ditur edhe ne, si deputetë, se kur do të zhvendosen ato fshatra, në mënyrë
që njerëzit të mos investojnë kot - një vit, pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë vjet.
Fshatrat si Lajthishtë, Sibovc, Hade, Shipitullë, në të cilat sot nuk mund as gjumë të bëhet
nga zhurma e madhe e mjeteve të rënda. Të bëhet e qartë se çfarë do të ndodhë me ato
fshatra që nuk i prek zhvendosja, e që janë në zonën e përgjithshme, si Dardhishtë,
Mazgit, Subotiq, Plemetin dhe një pjesë e qytetit.
A duhet këta banorë të këtyre fshatrave, që preken nga këto zhvillime energjetike, të kenë
përparësi në punësim në sektorin energjetik të Kosovës?
A duhet të lirohet çmimi i energjisë elektrike për 50% për komunitetin e Obiliqit,
premtim edhe i kryeministrit, zotit Thaçi?
Banorët e komunës së Obiliqit duhet të kenë rrymë 24 orë, pa reduktime, sepse janë
pagues të rregullt dhe duhet të jenë të privilegjuar.
Të mos cenohet furnizimi me ujë të pijes, por të kenë 24 orë, sepse puset e tyre janë të
helmuara, sidomos në fshatin Dardhishtë.
A duhet që KEK-u të kompensojë për dëmet ndaj kulturave bujqësore për fshatrat përreth
termocentraleve.
Të krijohet brezi i sigurisë së gjelbër, apo shiriti.
Të rregullohet shtrati i lumit dhe të mbrohet fauna e lumit Sitnicë, në mënyrë që të mos
derdhen mbetjet kimike, si deri më tani.
Page 13
13
Mihjet sipërfaqësore të Dardhishtës, Mirashit dhe Bardhit të rikultivohen dhe të kthehen
në tokë të punueshme, sepse ajo sipërfaqe është afro 1 600 hektarë tokë. Këto prona t‟u
kthehen ish-pronarëve, ose Komunës.
Projekti i Bankës Botërore dhe KEK-ut për rikultivimin e tokës së fshatit Dardhishtë
është vonuar tashmë dy vjet. Ata janë të shqetësuar për mosrealizimin e projektit, siç
është prezantuar nga Banka Botërore dhe KEK-u, sepse vonohet një vit sistemi hidraulik i
hirit nga termocentrali “Kosova-A”.
Në njërën anë sistemohet dheu, në tjetrën anë hiri. Absurd se çfarë është kah ndodh! Pse?
A ka kontroll në këto projekte? Pse keqpërdoren mjetet e donatorëve dhe nuk shkojnë në
të mirë të komunitetit?
Të qartësohet se kur do të përfundojë procesi i zhvendosjes në Hade. Ku do të vendosen
të zhvendosurit? Si do të bëhet kompensimi i pasurisë së patundshme?
Të krijohet një fond për njerëzit, të cilët preken nga sëmundje të ndryshme, si pasojë e
ndotjes dhe aktiviteteve energjetike.
Çfarë po ndodh me një raport që e ka kërkuar zoti Kryeministër në vitin 2008 - Vlerësimi
i ndikimit në mjedis për fshatin Dardhishtë - i përgatitur nga Komuna e Obiliqit, nga
Instituti “IMKOS” dhe KEK-u, në të cilin është konstatuar se nuk ka kushte për jetë.
Kanë mbetur vetëm 3 ministri, të cilat i keni implikuar të bëjnë hapa konkretë, por ende
nuk e keni bërë një hap së paku. Ata po presin, por atyre qytetarëve po u kushton me jetë,
nëse atyre nuk u ndihmohet, së paku moralisht, të përkrahen dhe të debatohet se çka
mund të bëjmë ne si Kuvend për ta. Faleminderit!
KRYETARI: Deputeti Rexhep Selimi e ka fjalën!
REXHEP SELIMI: Qytetarë të nderuar,
Zonja e zotërinj deputetë,
Ditëve të fundit janë suspenduar 2 policë të Kosovës për shkak se ata e kryejnë detyrën e
vet dhe i arrestuan truprojat e paligjshme të njerëzve të paligjshëm në Kosovë. Pra,
Policia e Kosovës dhe Inspektorati i saj, në bashkëpunim me EULEX-in, u ngutën shpejt
e shpejt t‟i dënojnë në fakt ata që e kanë kryer detyrën e vet dhe t‟i dënojnë ata që më së
paku do të duheshin të dënoheshin në këtë rast, respektivisht të suspendoheshin. Pra, jam
këtu që edhe një herë të shprehim reagimin tonë ndaj suspendimit të këtyre dy pjesëtarëve
të Policisë së Kosovës, të cilin e quajmë totalisht të padrejtë, të pamoralshëm dhe joligjor.
Në kujtesën tuaj dua ta rikthej edhe një herë se janë qytetarët e Kosovës, të cilët janë
ankuar disa herë, që kanë pasur të drejtë të ankohen në keqpërdorimin e detyrës së
policëve dhe oficerëve të Policisë së Kosovës. Nëse ju kujtohet Misin Sadriu, Bojkin
Abazi dhe të tjerë, të cilët janë ankuar se gjatë mbajtjes në Polici janë maltretuar, rrahur
dhe keqtrajtuar keq, pastaj, nëse keni harruar ata, le të ju kujtohet fytyra e deputetëve të
Parlamentit të Kosovës, fytyrat e përgjakura të atyre dhe arrestimet e tyre të paligjshme.
Nëse kjo nuk ju kujtohet, le të ju kujtohet se sa u përgjak sheshi “Nëna Terezë”, ku
Page 14
14
protestonin protestuesit e ligjshëm dhe legjitimë. Pra, jemi këtu që edhe një herë të
kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Drejtoria e Policisë së Kosovës, që
të mos e dënojë Policinë e Kosovës kur ata e kryejnë detyrën e vet dhe mos i mbrojë ata
të paprekshmit e Republikës së Serbisë që vijnë për ta dhunuar rendin kushtetues të
Republikës së Kosovës dhe që vijnë këtu për ta rrënuar pavarësinë e Kosovës.
Kërkojmë që policët e suspenduar të kthehen menjëherë në detyrë dhe ata të mos dënohen
e suspendohen, por të shpërblehen për punën e tyre. Faleminderit!
KRYETARI: Hashim Deshishku e ka fjalën.
HASHIM DESHISHKU: Ju faleminderit, kryetar!
I nderuari Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë dhe deputete,
Të nderuar qytetarë të Kosovës
Ndërmarrjet publike në vend ndodhen para një procesi të rëndësishëm. Distribucioni i
Korporatës Energjetike të Kosovës pritet vetëm t‟i dorëzohet blerësit. Posta dhe Telekomi
i Kosovës është në përmbyllje të procesit të privatizimit. Aeroporti Ndërkombëtar i
Prishtinës tani më shumë se një vit i ish dorëzuar koncensionarit.
Të gjitha këto procese janë zhvilluar në rrethana të dyshimta sa i përket respektimit të
ligjit dhe respektimit të vendimit të këtij Kuvendi. Unë me këtë rast po e veçoj edhe në
problem - atë të legjitimiteteve të bordeve të ndërmarrjeve publike të nivelit qendror.
Në nenin 15 të Ligjit për ndërmarrje publike, ndër të tjera, thuhet: “Të gjithë drejtorët,
përveç njërit, do të zgjidhet nga Qeveria dhe secili drejtor i zgjedhur në këtë mënyrë,
shërben me një mandat prej 3 vjetësh”. Ndërkaq, e vërteta është se bordet aktuale, si në
KEK, PTK, në Aeroport, në AKM, tani janë në vitin e pestë të mandatit të tyre, të
vlerësuar sipas Ligjit për ndërmarrjet publike. Ata nuk kanë asnjë bazë ligjore për
ushtrimin e këtij mandati. Qeveria e Kosovës, diku kah fundi i vitit 2011, kishte shpallur
konkurs për emërimin e këtyre bordeve, mirëpo ai ishte anuluar. Më 23 dhjetor, Qeveria e
Kosovës merr venim për zgjatjen e mandatit të këtyre bordeve, e që prej atëherë kanë
kaluar 14 muaj dhe as që është përmendur ndonjëherë çështja e mandatit dhe e
ligjshmërisë së punës të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike. Ndërkaq, asnjë ligj
nuk jep të drejtë për zgjatjen e mandatit për më shumë se 6 muaj.
Po ashtu, janë edhe dy çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e bordeve. Qeveria
e Kosovës e ka emëruar një bord të përkohshëm për Distribucionin e KEK-ut. Sa është
legjitim ky bord, meqenëse në asnjë ligj nuk thuhet se mund të emërohen bordet e
përkohshme. Dihet se Distribucioni është në procesin e privatizimit, prandaj në momentin
kur ai është themeluar si subjekt i pavarur, është dashur të emërohet Bordi i Drejtorëve,
mandati i të cilëve do të vazhdonte derisa ky subjekt të kalonte në pronësi private.
Në dy, Bordi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës tani vazhdon të jetë ë bord i pjesës
së mbetur në pronësi publike të kësaj ndërmarrjeje, përkatësisht të Kontrollit Ajror,
mirëpo Kontrolli Ajror tash vonë është themeluar si subjekt i pavarur dhe, sipas Ligjit, ai
Page 15
15
është dashur ta ketë bordin e vet, e jo që ky mandat t‟i vazhdohet Bordit të Aeroportit.
Madje, edhe me këtë rast kemi të bëjmë me zgjatjen e mandatit në mënyrë krejt të
paligjshme. Faleminderit!
KRYETARI: Ky ishte diskutuesi i fundit për këtë pikë të rendit të ditës. Ju njoftoj se këtë
pikë të rendit të ditës sot e kemi filluar nga grupet më të vogla. Radhën tjetër e bëjmë nga
grupi më i madh parlamentar.
Vazhdojmë me pikën e dytë të rendit të ditës:
2. Koha për pyetje parlamentare
Deputeti Halit Krasniqi, pyetje për zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi. Deputet, e ke
fjalën.
HALIT KRASNIQI: Më duket se është bërë ndonjë gabim në administrimin e pyetjeve
nga Sekretaria, për arsye se këtë mundësi e kam ezauruar në mbledhjen e kaluar. Unë sot
kam pyetje për ministrin e Arsimit, zotin Ramë Buja. I kam dy pyetje. Në mbledhjen e
kaluar i kam parashtruar dy pyetje, por zëvendëskryeministri nuk ka qenë. Nëse tani do të
përgjigjet, a faleminderit prej tij.
KRYETARI: Fjalën e ka zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, zoti Hajredin
Kuçi.
ZËVENDËSKRYEMINISTRI HAJREDIN KUÇI: Faleminderit i nderuari kryetar!
Të nderuar deputetë,
Anëtarë të Qeverisë
Zoti Krasniqi ka pyetur lidhur me angazhimin e avokatëve të huaj në rastet që kanë të
bëjnë me krimet e luftës në Kosovë. Unë po them që personalisht i kam takuar
përfaqësuesit e familjeve të tyre, e kam takuar edhe kryetarin e Odës së Avokatëve për ta
zgjidhur këtë problem. Aty është një rregullore që ka paraparë që avokatët e huaj mund të
angazhohen vetëm në raste të reciprocitetit me ato shtete.
Unë e respektoj pavarësinë e Odës së Avokatëve. Unë e respektoj edhe ligjin që e kanë
ata, por njëkohësisht në ligj thuhet që Qeveria e Kosovës, në rastet e caktuara mund ta
ndërmarrë ndonjë veprim që konsideron se nuk është i përputhshëm. Unë besoj se do ta
kem mirëkuptimin tuaj dhe të Odës së Avokatëve që ta amendamentojmë atë ligj dhe po
ashtu mendimi im si ministër i Drejtësisë është që duhet të kemi mundësi për mbrojtje
edhe nga avokatët e huaj në Kosovë për aq sa kemi edhe gjyqtarë të huaj që gjykojnë në
Kosovë. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Pyetje shtesë, deputet?
HALIT KRASNIQI: Faleminderit, kryetar!
Faleminderit zoti zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë!
Page 16
16
Faleminderit edhe për korrektësinë tuaj, por në pyetjen time ka qenë edhe një kërkesë, që
është thënë shumë e përmbledhur dhe në formë konkluzioni nga gjendja e përgjithshme e
familjeve të të akuzuarve dhe e specifikave të akuzave për rrethana të veçanta, të
papërsëritshme që vijnë nga motivet e luftës dhe ajo ka qenë një kërkesë, një propozim
për ta parë mundësinë Qeveria, e cila do të duhej të rishikojë, duke iniciuar nga ju
mundësitë e heqjes së shpenzimeve për avokatët në mbrojtjen e të akuzuarave për motive
nga lufta. Tani unë mendoj se këta duhet të jenë të akuzuarit e fundit dhe ishalla nuk
bëjnë shpenzime të mëdha, por çfarëdo qofshin ato, është...
(Ndërprerje nga regjia)
ZËVENDËSKRYEMINISTRI HAJREDIN KUÇI: Faleminderit, kryetar!
Zoti Krasniqi, kjo ka qenë e dyta, apo pyetja e dytë. Qeveria e Kosovës e ka marrë një
kresë të tillë dhe po them se e ka shqyrtuar me seriozitetin më të lartë. E them publikisht:
Qeveria e Kosovës është e gatshme t‟i mbështesë dhe t‟i mbulojë shpenzimet për të gjitha
ato raste që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Do ta dërgojmë në Kuvend kërkesën tonë
për ta gjetur bazën juridike, ose duhet ta amendamentojmë ligjin, ose Kuvendi me një
vendim apo rezolutë t‟i jap një mundësi të tillë Qeverisë që ta përfundojë. Nuk është rast i
parë që ndodh në Kosovë, kjo ka ndodhur edhe në vendet e tjera dhe ka të bëjë vetëm me
pjesën para 12 qershorit „99. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Deputetja Time Kadrijaj, pyetje për ministrin Ramë Buja.
Ministri nuk është këtu. A dëshironi ta bëni pyetjen, deputete?
TIME KADRIJAJ: Kryetar, meqenëse janë disa çështje të rëndësishme, më duhet
përgjigje nga ministri, atëherë pyetjet do t‟i lë për seancën e ardhshme. Faleminderit!
KRYETARI: I keni dy pyetje, po i lëmë për herën tjetër. Deputetja Afërdita Berisha-
Shaqiri, pyetje për ministrin Blerand Stavileci. Ministri nuk është këtu. Deputete,
dëshironi ta bëni pyetjen?
AFËRDITA BERISHA-SHAQIRI: Faleminderit, kryetar!
Meqenëse ministri nuk është i pranishëm, sa për informim të qytetarëve unë kam pasur dy
pyetje për ministrin e Bujqësisë, njëra ka të bëjë me prezantimin e produkteve kosovare
në panairin e madh ndërkombëtar, i cili u mbajt në Berlin të Gjermanisë, dhe pyetja e
dytë ka të bëjë me sëmundjen infektive TBC dhe për masat mbrojtëse, të cilat i ka
ndërmarrë Drejtoria për Shëndet dhe Mirëqenie të kafshëve në kuadër të Agjencisë së
Ushqimit dhe Veterinarisë. Faleminderit!
KRYETARI: Dhe, pyetja e fundit, deputeti Halit Krasniqi, për ministrin Ramë Buja.
Doni ta bëni pyetjen, apo e pritni seancën tjetër?
HALIT KRASNIQI: Faleminderit, kryetar!
Në konsultim dhe në debate kolegiale me ministrin, kemi konkluduar që është e
nevojshme që ta ndjek këtë procedurë dhe nëpërmjet kësaj forme parlamentare të nxis një
shtytje, një debat, temën e të cilit e kam trajtuar në mbledhjet e kaluara, në seancat e
Page 17
17
kaluara dhe unë i kam formuluar dy pyetje, të cilat e shoh të arsyeshme që sot të mos i
trajtoj për arsye se është e nevojshme edhe përgjigjja e ministrit, i cili do të duhej të ishte
i pranishëm, por në mungesë për shkak të agjendës së tij, sigurisht se ai mungon me
arsye. Faleminderit për mirëkuptim!
KRYETARI: Para se të fillojmë me pikën e radhës, ju njoftoj për rend të ditës se
ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë kërkesë që të hiqen nga rendi i ditës 5
projektligje, për shkak se ajo nuk është këtu për t‟i arsyetuar. Është fjala për:
- Projektligji për turizmin, pika e katërt,
- Projektligji për investimet e huaja, pika e gjashtë,
- Projektligji për produktet e ndërtimit, pika e shtatë,
- Projektligji për tregues gjeografikë, pika e trembëdhjetë, dhe
- Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin dhe
mbikëqyrjen e tregut, pika e katërmbëdhjetë.
Do të thotë, kjo është kërkesa ministres, e neve na duhet një votim formal. Nuk ka nevojë
për komente, sponsoruesi ka kërkuar që të hiqen, ajo ka kërkuar. Shkojmë në votim. Ju
me votën e juaj e përcaktoni se doni, apo nuk doni t‟i hiqni. Nëse nuk doni, mbeten.
Mundësi ka, prandaj nuk ka nevojë të diskutojmë. Urdhëro, fjalën e ka deputeti
nënkryetari Sabri Hamiti.
SABRI HAMITI: Faleminderit!
Nuk është punë e zakonshme, do të thosha e pazakonshme është që në Kuvend të hiqen
nga rendi i ditës 6-7 projekte në lexim të parë, sepse nuk ka një koordinim qeveritar, ose
nuk ndodhet këtu ministri që duhet t‟i mbrojë ose t‟i paraqesë ato para deputetëve.
Me Rregulloren, edhe të Qeverisë, edhe të Kuvendit, lejohet që projektet t‟i paraqesë
kushdo qoftë prej Qeverisë, duke filluar nga kryeministri e tutje. Kryetari tha se nuk
duhet të flitet, por unë po them se duhet, sepse nuk ka më shumë se tri ditë, kur në
mënyrë konsensuale me shefa grupesh, me anëtarë të Kryesisë, e kemi vendosur këtë rend
dite. Kjo punë ka mundur të bëhet, nëse ka pasur agjenda që e pengojnë këtë, me një
kërkesë nga Qeveria para tri ditësh. Pra, është shumë e domosdoshme që të thuhet kjo.
Nuk është puna votojnë apo nuk votojnë deputetët, është punë e tyre, le të votojnë çka të
duan, por është e domosdoshme që, meqë ka kaq projekte ligjesh që kanë ardhur në
Kuvend, bile ditët e fundit të vitit të kaluar, dhe Kuvendi ka dashur ta ketë një agjendë të
vërtetë legjislative, i ka vënë në ren dite të thuhet - nuk ka dert që shtyhen. Ky është
komenti im. Kaq!
(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, zoti Xhavit Haliti.)
KRYESUESI: Faleminderit! Meqenëse u hap diskutimi, fjalën e ka kërkuar zoti Gjini.
ARDIAN GJINI: Faleminderit, zoti nënkryetar!
Page 18
18
Më tepër do të jetë një eko të asaj që e tha deputeti Sabri Hamiti. Mendoj se është një
rregull pjesërisht i shkruar dhe pjesërisht i pashkruar i Kuvendit që projektligjet i
prezantojnë ministrat, ose kryeministri, ose zëvendëskryeministri, dhe nuk mund të
procedohen nëse nuk ka prezantim të tyre nga Qeveria. Kështu që çfarëdo vote, do të jetë
e kotë nëse nuk kemi prezantim të projektligjit. Nuk mund të procedojmë.
Në anën tjetër, mendoj se do të jetë tepër korrekte nëse Kuvendi këto projektligje i radhit
si të fundit në kalendarin e vet për shkak se sot është përgatitur për t‟i shqyrtuar, por e ka
të pamundshme, jo me fajin e vet. Do të thotë mund të jetë një rregull që ne e
konsiderojmë se e kemi futur në agjendë, nuk kemi mundur ta kryejmë këtë punë dhe
këto projektligje do të radhiten jo menjëherë në seancën tjetër, por në një kohë kur
Kuvendit nuk i prishet agjenda legjislative, të cilën ka tanimë. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Grupet tjera parlamentare nuk janë paraqitur. Nuk mendoj
që të vazhdojmë me deputetët. Janë edhe dy të LDK-së të paraqitur, nëse... Nuk është
mirë ta bëjmë këtë, u bënë tre, nuk po hapim debat për këtë çështje. Në emër të Grupit,
foli zoti Hamiti, edhe në emër të AAK-së. Unë mendoj që ne duhet ta miratojmë këtë,
meqenëse askush nga Qeveria nuk është paraqitur për t‟i prezantuar projektligjet dhe nuk
kemi asgjë me shkrim nga ministrja që këto ligje do t‟i prezantojë dikush tjetër.
E hedh në votim kërkesën e Qeverisë! Votojmë tash!
(Reagime nga salla)
Mirë de! Çfarë kam të bëj unë tash? Unë me zor nuk mund t‟i miratoj ligjet, as nuk mund
të kërkoj nga ju të miratoni ligje, kur nuk prezantohen. Ta mirëkuptojmë njërin-tjetrin! As
nuk ka qenë vullnet i Kryesisë, as nuk ka qenë vullnet i Qeverisë. Ministrja ka kërkuar,
por nuk e ka autorizuar askënd; kryeministri nuk ka autorizuar askënd dhe tani
proceduralisht kemi mangësi, prandaj votimi duhet të jetë formal. Nuk kemi çfarë të
bëjmë tjetër. Tash mund të debatojmë për këtë çështje sa të doni, por rezultati do të jetë
ai, se nuk ka kush ta prezantojë ligjin. Konsideroj që miratohet kërkesa...
(Reagime nga salla)
Atëherë votojmë pra për kërkesën e ministres. Regjia, votojmë me elektronikë, më mirë.
Kush është për kërkesën e ministres? Votojmë tash!
Konstatoj se me 35 vota për, 28 kundër, miratohet kërkesa. Faleminderit!
Procesverbalin i seancës së djeshme ende nuk është gati.
Vazhdojmë me pikën e tretë të rendit të ditës:
Page 19
19
3. Informimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga kryeministri i Kosovës, z.
Hashim Thaçi, për takimin e katërt të zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e
Serbisë
Zoti kryeministër, e ke fjalën!
KRYEMINISTRI HASHIM THAÇI: Faleminderit, i nderuari kryesues i Kuvendit të
Republikës së Kosovës, zoti Haliti!
Të nderuar deputetë,
Të nderuar ministra,
Të nderuar të pranishëm në sallë,
Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
Më lejoni që të ju informoj për rrjedhat dhe rezultatet e takimit në Bruksel ndërmjet meje,
në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës , dhe atij të Serbisë, zotit Daçiq, me
ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përkatësisht baroneshës Eshton.
Ju falënderoj shumë për mundësinë që na e keni dhënë, pas kërkesës sonë, që të ju
informojmë dhe të raportojmë Kuvendin e Kosovës për këtë takim.
Në këtë takim është biseduar për zhbërjen e strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë në
Kosovë, për përmbyllje të zbatimit të plotë të marrëveshjes së IBM-së, në veçanti në
fushën e Doganave, si dhe për veprimet që do t‟i ndërmarrë Qeveria e Republikës së
Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se në këto bisedime janë shënuar përparime të
theksuara në vendosjen e raporteve normale ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës
dhe Serbisë, si dhe në heqjen e pengesave dhe ndërhyrjeve ilegale nga Serbia.
Pra, si përfundim i këtij takimi ka qenë që pala serbe ka marrë obligime për zhbërjen e
strukturave ilegale të sigurisë në Kosovë. E kemi arritur marrëveshjen në fushën e
Doganave, sipas së cilës vendoset rendi dhe ligji në këtë fushë sipas Kushtetutës së
Republikës së Kosovës, ligjeve tona dhe sistemit unik doganor të Kosovës.
I kemi prezantuar angazhimet tona si Qeveri e Republikës së Kosovës për përmirësimin e
gjendjes ekonomiko-sociale të qytetarëve tanë në veri të vendit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve
ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në funksion të paqes dhe stabilitetit në
rajon, në të mirën e qytetarëve, si dhe do të mundësojë integrimin sa më të shpejtë të
shtetit tonë në Bashkimin Evropian.
Më lejoni që në vazhdim të ju flas për marrëveshjen e arritur në fushën e Doganave. Unë
dëshiroj t‟i falënderoj të gjithë përfaqësuesit e partive politike që pardje kanë shprehur
gatishmërinë që të informohen nga unë, në një takim që e kemi zhvilluar në ambientet e
Parlamentit të Kosovës.
Page 20
20
Pra, në pikat 1 dhe 31, dogana, akciza dhe TVSH-ja do të mblidhen sipas ligjeve të
Kosovës dhe do të derdhen fillimisht në Thesarin e Shtetit. Ndërkohë, përfaqësuesi i
Bashkimit Evropian në Prishtinë do ta hapë një llogari bankare në njërën nga bankat
komerciale në Prishtinë, ku përkohësisht do të menaxhohen mjetet nga pika 1 dhe 31.
Fondi do të drejtohet nga një bord pre tre anëtarëve, një përfaqësues nga Qeveria e
Republikës së Kosovës, një nga komuniteti dhe një nga Bashkimi Evropian. Vendimet
për investimet kapitale dhe infrastrukturore merren me konsensus nga anëtarët e Bordit, e
në mungesë të tij vota e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian do të jetë përcaktuese. Tani
grupet teknike po punojnë në implementimin e kësaj marrëveshjeje, e cila, para së
gjithash, është në dobi të qytetarëve tanë që jetojnë në veri të vendit.
Marrëveshja për Doganat është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së
Kosovës dhe me ligjet e saj. Kjo marrëveshje e mbron parimin se Kosova është një zonë
unike doganore, ku në tërë vendin ka aplikim të njëjtë të ligjeve shtetërore, që e
rregullojnë këtë fushë.
Me këtë marrëveshje vendosen rendi dhe ligji në fushën e Doganave në pjesën veriore të
vendit dhe ndalen parregullsitë që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë.
Marrëveshja parasheh funksionimin e Administratës doganore njësoj sikurse në pjesët
tjera të vendit. Marrëveshja mundëson inkasimin e plotë të të gjitha detyrimeve doganore,
përfshirë akcizën dhe TVSH-në dhe mjetet e grumbulluara derdhen në Buxhetin e
Republikës së Kosovës.
Me këtë marrëveshje zhbëhen strukturat paralele në fushën e Doganave, normalizohen
aktivitetet doganore, si dhe sigurohet një evidencë e plotë mbi aktivitet tregtare dhe
ekonomike. Kjo marrëveshje mundëson ndalimin e plotë të kontrabandës në vendkalimet
kufitare në veri. Mundëson stabilizimin e tregut të vendit, ruajtjen e konkurrencës së lirë
dhe ofrimin e mbrojtjes institucionale për tregtinë e ligjshme. Me fjalë të tjera, kjo
marrëveshje mundëson normalizimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet dy shteteve sipas
kritereve të Bashkimit Evropian, pra ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Në aspektin
politik, me këtë marrëveshje Serbia e ka njohur definitivisht shtetin e Kosovës në fushën
e Doganave.
KRYESUESI: Faleminderit! Është radha e deputetëve. Në emër të Grupit Parlamentar të
LDK-së, është paraqitur Vjosa Osmani.
VJOSA OSMANI: Faleminderit, i nderuari kryesues!
Të nderuar kolegë deputetë,
Kabinet qeveritar,
Zoti kryeministër,
Në radhë të parë duhet ta përmend edhe një herë një çështje që prapë mund të duket
teknike, megjithatë është me rëndësi që Rezoluta e Kuvendit kërkon qartë që kryeministri
të raportojë para këtij Kuvendi dhe raportimi, siç e dini, është kategori e veçantë ligjore
dhe kushtetuese, përderisa në letrën e kryeministrit dhe në rend të ditës në Kuvend
Page 21
21
gjithnjë paraqitet si informim. Kështu që edhe një herë me mirëkuptim kërkoj nga
Kryesia e Kuvendit, po veçanërisht nga Administrata që kjo të përmirësohet, por po ashtu
edhe nga kryeministri që të jetë korrekt dhe të kërkojë raportim, e jo informim për
Kuvendin.
Informatat e përgjithshme të paraqitura nga kryeministri edhe sot lënë hapësirë për një
sërë interpretimesh dhe paqartësish.
Prandaj, si Lidhje Demokratike e Kosovës, meqenëse ky është raportim, po theksoj se
kërkojmë qartësi për një sërë çështjesh.
E para ka të bëjë me emërimin e zotit Lulzim Peci përfaqësues në Republikën e Serbisë.
Është thënë nga përfaqësues të Qeverisë edhe publikisht se ai është ambasadorë në
Republikën e Serbisë, e dihet fare mirë që nuk mund të emërohen ambasador në një shtet
jonjohës dhe sikur të fillonte një procedurë e tillë, natyrisht ajo do të duhej të kalonte në
Komisionin për Politikë të Jashtme, gjë që nuk ka ndodhur. Pra, s‟ka nevojë që qytetarët
e Kosovës të mashtrohen se kinse kemi ambasador në Serbi.
Mirëpo, çështje edhe më me rëndësi janë veprimet që janë ndërmarrë sa i përket këtij
emërimi. Siç e dini, paragrafi 6 i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës kërkon që çdo
marrëveshje nga ky dialog të ratifikohet në Kuvend. Ju, megjithatë, keni filluar
implementimin e kësaj marrëveshjeje ende pa e ratifikuar në Kuvend, sepse vetë emërimi
i zotit Peci është implementim i një marrëveshjeje që është arritur në Bruksel, pa e
dëgjuar fjalën e Kuvendit. Absolutisht unë nuk po flas këtu për arsyeshmërinë e
marrëveshjes, është e mirë apo e keqe, por po flas për procedurën, sepse Kuvendi duhet ta
thotë fjalën e vet dhe ta miratojë marrëveshjen para se të fillojë implementimi.
E dyta, ju folët për marrëveshjen për Dogana. Thatë që kjo është një marrëveshje
historike, sepse Serbia e njeh Kosovën, dhe po ashtu që grupet teknike po punojnë në
implementimin e kësaj marrëveshjeje. Prapë, vjen në pyetje çështja e njëjtë, sepse
përderisa Rezoluta e Kuvendit dhe po ashtu Kushtetuta kërkojnë ratifikim me 2/3 në
Kuvend, nuk mund të fillohet implementimi i një marrëveshjeje të tillë.
LDK-ja ka deklaruar qartë që ne si parti do të jemi në gjendje që ta pranojmë një fond
zhvillimor për veriun vetëm nëse nuk preket karakteri unitar i sistemit doganor, siç
parashihet me Kushtetutë dhe me legjislacionin në fuqi.
Përderisa para disa ditësh është thënë që kjo marrëveshje ende nuk është finalizuar, sot po
thuhet që implementimi i saj është duke u diskutuar, kështu që ju lutemi ta sqaroni këtë.
Është me rëndësi që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta shohë në letër një marrëveshje
të tillë, në mënyrë që të bëhen analiza të duhura, e jo të dëgjojmë interpretime
diametralisht të kundërta.
Page 22
22
Për LDK-në është po ashtu me rëndësi të sqarohet në qoftë se fondet e mbledhura nga
mallrat që destinohen, jo vetëm për veriun, por deri në Vushtrri, do të shfrytëzohen pastaj
vetëm për veriun, apo edhe për qytetet e tjera dhe komunat e tjera.
Duhet të sqarohet po ashtu çështja e kohëzgjatjes së fondit, sepse kemi dëgjuar që thuhet
se ai është i përkohshëm.
Zoti kryeministër, është mirë që Kuvendit t‟i tregoni si do të sigurohet karakteri i
përkohshëm i këtij fondi? Me çfarë dispozitash të kësaj marrëveshjeve është paraparë një
gjë e tillë?
Po ashtu, si Lidhje Demokratike e Kosovës ne kërkojmë që të sqaroni para këtij Kuvendi
se deri ku është arritur progres në këtë dialog sa u përket strukturave ilegale në veriun e
Kosovës.
Ju e keni përmendur para se të shkoni në takimin e 21 janarit që kjo do të jetë një çështje
që do të diskutohet .E keni thënë në këtë Parlament herën e kaluar që kjo do të jetë
kërkesë e panegocueshme e Republikës së Kosovës dhe e institucioneve, në përgjithësi.
Prandaj, kërkojmë të sqaroni deri ku është arritur progres dhe cila ka qenë oferta e
institucioneve të Kosovës.
Po ashtu, zgjedhjet në veri janë një çështje që janë përmendur nga ju. Kërkojmë ta
sqaroni para këtij Kuvendi se cili do të jetë roli i OSBE-së dhe në përputhje me cilat ligje
do të veprojë ky institucion në organizimin e këtyre zgjedhjeve, gjithnjë duke pasur
parasysh që ata veprojnë sipas parimit të statusit neutral. Pra, nuk e pranojnë statusin e
Kosovës si vend i pavarur.
Edhe një herë, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës kërkojmë që çdo veprim i
institucioneve të Kosovës në këtë dialog të jetë në përputhje me Rezolutën e Kuvendit
dhe në veçanti të kihet kujdes sa i përket implementimit të këtyre marrëveshjeve, sepse
ato nuk e kanë as plotfuqishmërinë juridike, e as politike pa u ratifikuar në Kuvendin e
Republikës së Kosovës. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zoti Muja.
SHAIP MUJA: I nderuar kryeministër,
I nderuar kryesues,
Kabinet qeveritar,
Deputetë,
Lidhur me raportimet që është duke bërë Qeveria e Kosovës rreth ecurisë së negociatave
që janë duke u zhvilluar me Republikën e Serbisë, ne disa herë kemi diskutuar në këtë
foltore se atë që është duke bërë kryeministria janë obligime kushtetuese të
Kryeministrisë dhe të cilat janë në përshkrimin e detyrave të përditshme për zgjedhjen e
problemeve dhe situatave të krijuara me vite të tëra.
Page 23
23
Prandaj, disa kërkesa, të cilat jemi duke i dëgjuar edhe në opinionin publik, nuk kanë as
bazë juridike, por as bazë politike, që të politizohen aq shumë dhe të ngrihen në nivele, të
cilat nuk do të sjellin ndonjë vlerë për publikun. Mirëpo, megjithatë, Qeveria e Kosovës
mendoj që është duke shkuar në mënyrë të qetë, në mënyrë të qartë, me qëllimin dhe
vizionin, të cilin ne e kemi paraparë dhe e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës - shtrirjen
e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në pjesën veriore, të cilat kanë qenë të
„kolabuara‟ nga viti „99 deri më tani.
Problemi i ratifikimit të marrëveshjeve në kuadër të obligimeve qeveritare, nuk janë
obligime të cilat nevojiten që të ratifikohet një funksionim i Doganës në veri, sepse
Dogana është një sistem unitar dhe nuk ka nevojë të vihet këtu. Është një çështje teknike,
e cila është duke u implementuar. Prandaj, ndoshta gaboj, por nga aspekti juridik nuk ka
bazë, e cila kërkohet.
Nga aspekti i emërimit të personave, të cilët janë përfaqësues në Zyrën Ndërlidhëse, qoftë
të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili do të jetë fizikisht në kuadër të objekteve të
tyre, mendojmë që në këtë fazë është jashtëzakonisht e qëlluar, sepse nuk është aq shumë
me rëndësi emërimi funksional i ambasadorit, sa është me rëndësi prezantimi i
problemeve dhe afrimi i problemeve në drejtim të lehtësuesve të dialogut, që në këtë rast
janë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për fondin, i cili është duke u politizuar aq shumë, ne do të jemi korrektë dhe duhet të
jemi realë, sepse një fond të tillë e organizoi dikur në vitin 2008 edhe Bashkimi Evropian
për Kosovën, duke mbledhur mbi 500 milionë për ta zhvilluar tërë Kosovës dhe ai fond
nuk ka pasur mundësi ekonomike të zhvillohet për shkak të pamundësive fizike të pranisë
atje dhe ne kemi obligim, edhe kushtetues, edhe ligjor, që të zhvillohet çdo regjion i
Republikës së Kosovës dhe në këtë formë të hapen edhe mundësitë për integrimin dhe
inkuadrimin e të gjitha strukturave shoqërore në strukturat e Republikës së Kosovës.
Ne shpresojmë që organizatat, të cilat janë një ndihmesë për organizimin tanimë në këtë
vit të zgjedhjeve lokale, të cilat do t‟i kemi, kanë çuar rezultate e para iniciuese dhe janë
duke u parë edhe në veriun e Serbisë, që edhe strukturat politike atje, të cilat janë të
inkuadruara, janë duke shprehur gatishmëri, qoftë nëpër nervozes, duke e akuzuar edhe
një pjesë të qytetarëve të integruar tashmë të komunitetit serb në strukturat e Kosovës, se
ata në një mënyrë janë duke u munduar të japin sinjale, të cilat janë përafruese me
interesin e tyre dhe për ta gjetur rrugën se si do të integrohen në strukturat e Kosovës.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike bisedon vazhdimisht, duke i analizuar qetësisht
situatat dhe mendoj që jemi në rrugë të mirë për ta zgjedhur si situatë, e cila nuk do të
gjenerojë probleme më të mëdha. Është në interes edhe të rajonit, është në interes edhe të
Bashkimit Evropian dhe këta partnerë, të cilët janë duke u gjendur vazhdimisht afër nesh,
edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendoj që janë duke bërë punë pozitive drejt
normalizimit të gjendjes në veri dhe hapjes së perspektivës evropiane dhe integrimeve në
institucionet euroatlantike të Republikës së Kosovës. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Replikë! Për çka?! Replikë, Vjosa Osmani.
Page 24
24
VJOSA OSMANI: Faleminderit, kryesues!
Meqenëse deputeti iu referua fjalimit tim, është me rëndësi që ta lexoj për të paragrafin 6
të Rezolutës së Kuvendit, të cilin edhe vetë e ka votuar. “Marrëveshjet e procesit të
normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve ratifikohen nga Kuvendi i
Republikës së Kosovës”. Vetë e tha, e ka thënë edhe kryeministri që këto marrëveshje që
po arrihen në Bruksel janë në drejtim të normalizimit të raporteve ndërmjet dy shteteve.
A është ashtu? Në qoftë se nuk qenkan, atëherë s‟ka nevojë, mirëpo në qoftë se janë
marrëveshje ndërmjet dy shteteve dhe kanë për qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë, atëherë Rezoluta kërkon që ato të vijnë e të ratifikohen në
Kuvendin e Kosovës. Nuk ka asnjë paqartësi këtu, e unë nuk fola për arsyeshmërinë, janë
marrëveshje të mira apo të këqija, siç e thashë, sepse nuk i kemi parë si Kuvend. Po
flasim për procedura dhe as PDK-ja, as Qeveria nuk kanë nevojë t‟i frikësohen
mosratifikimit të marrëveshjeve, në qoftë se vërtetë ato janë në interes të Kosovës. E
kemi thënë këtë shumë herë. Kaq për sqarim.
KRYESUESI: Faleminderit! Kundër-replikë, zoti Muja.
SHAIP MUJA: Nuk kisha thënë që është kundër-replikë, por më shumë sqarim, sepse unë
po përpiqem edhe një herë të tregoj nga aspekti juridik, edhe pse unë nuk jam jurist, m‟u
ka mbushur mendja ndoshta ta kryej Juridikun, sepse ndoshta mund të performoj pak më
mirë se disa juristë.
Ratifikimet ndërkombëtare nuk interferojnë me obligime kushtetuese të Republikës së
Kosovës për rregullimin e brendshëm të Qeverisë. Prandaj, ne duhet të bëjmë dallime. Ne
nuk jemi kundër, Republika e Kosovës nuk është duke bërë ndonjë marrëveshje, e cila
është jashtë obligimeve kushtetuese dhe qeveritare. Prandaj, ne nuk kemi nevojë ta
ngremë në problem politik kaq të lartë edhe spekulativ juridikë, por obligativ të Qeverisë,
sepse Qeveria ka obligime ta rregullojë Doganën, e nuk ka nevojë të vihet këtu e ta
ratifikojmë - a do ta rregullojë Doganën, apo jo. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Unë ju kisha lutur që të paktën kur flisni në emër të grupeve
parlamentare, mos iu referoni fjalimeve të kolegëve, sepse ju po prezantoni qëndrimet e
grupeve parlamentare, e jo qëndrimet e grupeve tjera parlamentare.
Në emër të Grupit Parlamentar “Vetëvendosje”, zoti Konjufca e ka fjalën.
GLAUK KONJUFCA: Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Ne të gjithë jemi dëshmitarë se si prej marsit të vitit 2011, pozicioni politik dhe shtetëror i
Republikës sonë në negociata me Serbinë ka degraduar vazhdimisht, duke filluar që prej
fusnotës e deri te fundi për veriun e Kosovës.
Kryeministri ynë shkon në Bruksel dhe atje i shtrëngon duart me Daçiqin dhe buzëqeshin
së bashku në fotografi. Aty-këtu e bëjnë edhe ndonjë batutë. Kështu krijohet imazhi
fotografik i normalizimit dhe relaksimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ky mund të jetë vetëm normalizim i marrëdhënieve personale ndërmjet kryeministrit tonë
dhe Daçiqit, por nuk do të kisha thënë edhe normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,
Page 25
25
sepse përderisa po relaksohen marrëdhëniet e tyre personale, në të njëjtën kohë unë
mendoj që po ashpërsohet dhuna e Serbisë ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve, në
përgjithësi.
Sepse po ky Daçiq, në të njëjtën kohë urdhëron strukturat e tij kriminale në veriun e
Kosovës që ta bllokojnë rrugën për në Bërnjak, për shembull, ngrenë barrikada dhe nuk e
lejojnë Policinë e Republikës së Kosovës dhe atë të EULEX-it të qarkullojnë nëpër
territorin e shtetit tonë. Dhe, po në të njëjtën kohë, kësaj radhe si ministër i Punëve të
Brendshme, Daçiqi i urdhëron forcat e tij të xhandarmërisë ta heqin lapidarin e luftës
çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Pra, sqarimi im i parë është që nuk po
normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe çfarë kemi parë deri tash
është që negociatat po vazhdojnë, kurse dhuna e Serbisë ndaj shqiptarëve po rritet.
Brukseli e përshëndet dialogun konstruktiv. Për Luginën thotë që është çështje e
brendshme e Serbisë, kurse për veriun thotë se duhet të merremi vesh me Serbinë. Pra,
me fjalë të tjera, Brukseli thotë se Lugina është e Serbisë, kurse veriu është në pazar. E
Qeveria jonë, e zhytur në korrupsion deri në fyt, thotë se Serbia po na njeh. Këtë
pozicionim të gabuar dhe të nënshtruar politik po e paguajnë shqiptarët dhe shtetësia
jonë.
Kjo Qeveri kurrë nuk i ka kërkuar kësaj Serbie llogari për luftën dhe shkatërrimet, për
djegiet dhe rrënimet, për vrasjet dhe rrëmbimet, për vjedhjet dhe dhunimet. Në vend të
kësaj, vetë Qeveria jonë, Qeveria e kësaj Kosove, që i ka hequr të gjitha vuajtjet e kësaj
bote nga Serbia, po bëhet faktori kryesor i rehabilitimit të këtij pushteti në Serbi, që është
pasardhës i drejtpërdrejtë i Milosheviqit. Me Nikoliqin e me Daçiqin nuk duhet të
buzëqeshet, por veprimet dhe përgjegjësia e tyre duhet të demaskohen.
Justifikimi i deritashëm i Qeverisë për negociata me Serbinë ka qenë një filozofi e
mashtrimit sui generis. Në fillim, kryeministri na pati thënë që kapitulli i negociatave me
Serbinë është mbyllur më 17 shkurt të vitit 2008. Kur negociatat filluan në mars të vitit
2011, tha se nuk janë negociata, por vetëm bisedime. Kur u bë e qartë që ishin negociata
për punët e brendshme të Kosovës, tha që janë vetëm teknike. Kur u bë e qartë se po
kalohej në negociata politike, dolën sejmenët e tij, duke u tallur me popullin dhe duke
thënë që negociatat prej fillimit kanë qenë politike dhe se gjithnjë negociatat janë
politike. Pastaj tha se negociatat janë politike, por se kurrë nuk do të diskutohet për
territorin e Kosovës. Tash kur u bë e qartë që po bisedohet edhe për veriun, po na thonë
se nuk do të japin asgjë më shumë se Plani i Ahtisarit. Kështu po krijohet dalëngadalë
atmosfera politike për negociatat që po na çojnë drejt autonomisë territoriale të pjesës
veriore të Kosovës. Dhe, me këta njerëz që mashtrojnë e manipulojnë me këtë gjuhë,
është shumë kollaj të parashikohet se çka do të na thonë në të ardhmen.
Kur t‟ia japin veriut autonomi do të mburren e do të rrahin gjoks se e shpëtuan Kosovën
nga ndarja, sepse i ruajtën kufijtë e jashtëm të saj. Autonominë e veriut do ta interpretojnë
si emër tjetër për Planin e Ahtisarit.
Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Page 26
26
Për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin e rajonit në të cilin jetojnë shqiptarët nuk është
zgjidhje as fashizmi i Daçiqit e Nikoliqit, por as nënshtrimi i Qeverisë tonë. Për të
ndryshuar kjo Serbi aktuale duhet një pako e qartë kushtesh dhe sanksionesh.
Përndryshe, me këtë politikë të koncesioneve ndaj Serbisë, duke e marrë atë vazhdimisht
me të mirë, ajo po e mban veriun dhe strukturat e saj atje, po e vazhdon spastrimin etnik
të Luginës së Preshevës, dhe të gjitha këto po i arrin pa u sfiduar seriozisht rruga e saj
drejt Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë që rrugëtimi i Serbisë drejt Bashkimit Evropian
po bëhet nëpërmjet një çmimi që po e paguajnë shqiptarët. Por, pse ky çmim është i tillë
dhe kaq i lartë, kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me nivelin e mbrojtjes së interesave tona nga
Qeveria jonë, sepse niveli i mbrojtjes së të drejtave tona shtetërore dhe kombëtare nga kjo
Qeveri mund të them se ka qenë i mjerueshëm.
KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, kryetari i Grupit,
zoti Gjini.
ARDIAN GJINI: Faleminderit, zoti nënkryetar i Kuvendit!
Aleanca mbetet në atë pozicion, të cilin e ka pasur vazhdimisht për një kohë të gjatë sa u
përket bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Mendojmë se tani ka ardhur koha që përpos informimit të kryeministrit në Kuvendin e
Kosovës, forcat politike të jenë të informuara edhe paraprakisht, do të thotë që takimet të
mbahen para cilitdo takim në Bruksel, në mënyrë që të jemi të informuar edhe për atë që
do të ndodhë, jo vetëm për atë që ka ndodhur, pasi të ndodhë. Mendoj se Kosova duhet ta
ketë një listë të atyre që mendon se janë probleme praktike që dalin nga marrëdhëniet
joekzistente politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për momentin, në mënyrë që ne të
ndikojmë në vendosjen e agjendës, që të mos e ndjekim agjendën në vazhdimësi. Mendoj
që kjo është diçka që duhet të merret parasysh.
Mendojmë se marrëveshjet e deritanishme nuk e cenojnë atë që e kemi vendosur në
Kuvend, siç u tha edhe nga grupet tjera politike më përpara. Do të vazhdojmë ta ndjekim
me kujdes këtë dialog, do të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm që çfarëdo arritje të
jetë në interes, paraprakisht interes të Kosovës dhe popullit të Kosovës. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Koalicionit Kosova e Re, kryetarja e Grupit,
zonja Selmani.
MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, zoti nënkryetar!
I nderuari kryeministër,
E nderuara Qeveri,
Të nderuar deputetë,
Kryeministri është i obliguar në bazë të Rezolutës, të cilën e kemi miratuar në Kuvendin
e Kosovës, që të na raportojë dhe fatbardhësisht raportimi po bëhet çdo herë pas takimeve
që po i zhvillon në Bruksel.
Page 27
27
Kryeministri na raportoi në lidhje me takimin në Bruksel, që është zhvilluar ndërmjet tij,
zonjës Eshton dhe kryeministrit serb, në lidhje me zhbërjen e strukturave në veri të
Kosovës, çështjen e funksionalizimit të Doganave, zbatimi i IBM-së.
Si përfundim, zhbërja e strukturave të sigurisë në veri të Kosovës është një hap i
mirëpritur besoj nga të gjitha strukturat dhe nga të gjitha partitë politike, për arsye se e
kemi një stabilizim të gjendjes në veri.
Funksionalizimi i sistemit të Doganave në Kosovë, mund të themi se është sistem
doganor unik dhe në tërë territorin e Kosovës.
Me funksionimin e sistemit doganor, mund të themi se kemi edhe përmirësim të gjendjes
socio-ekonomike të qytetarëve tanë në pjesën veriore të Kosovës, ndalim të kontrabandës
dhe të ekonomisë joformale. Me një fjalë, kemi zbatim të marrëveshjeve tregtare.
Marrëveshja doganore në pikat 1 dhe 31 të funksionalizimit dhe derdhja e mjeteve nga
këto dy pika në Thesarin e Kosovës mund të themi se është një çështje e mirë, që kaherë
është pritur. Mirëpo, mendojmë që në deklarimin e kryeministrit për formimin e një fondi
për zhvillimin, në të cilin do të marrë pjesë përfaqësuesi nga Qeveria, Komisioni
Evropian dhe komuniteti, të kemi një kujdes në projektet, të cilat do t‟i zhvillojë për arsye
se me zhvillimin e këtyre projekteve ne do ta kemi një stabilizim në tërë territorin e
Kosovës. Kosova është unike dhe me çështjen e zbatimit të marrëveshjeve doganore, në
përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës dhe me
zbatimin e ligjeve, të cilat i kemi në Kosovë, mund të themi se në rast se Serbia i njeh
Doganat e Kosovës, e kemi shumë të qartë se jemi kah e përcaktojmë edhe vijën kufitare
shumë të njohur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të thotë se de fakto Kosova është
njohur nga shumë shtete në pikat kufitare çfarë i ka dhe problemeve, të cilat na i ka
shkaktuar tash dhe një kohë të gjatë Serbisë, ka për t‟u ardhur fundi, mirëpo Kosova është
e të gjithë neve. Kryeministri e ka obligim kushtetues edhe në bazë të Rezolutës që të
japë qartësi çka po ndodh atje dhe ndërkohë të gjithë të ndihmojnë në çështjen e Kosovës
dhe ndihma besoj që është edhe nga shtetet e BE-së dhe nga vetë Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, të cilat na kanë ndihmuar deri në këtë hap. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nga SLS, zoti Miletiq e ka fjalën.
PETAR MILETIŠ: Gospodine potpredsedniče Skupštine,
Gospodine predsedniče Vlade,
Potpredsednici Vlade,
Ministri,
Koleginice i kolege poslanici,
Izveštaj predsednika Vlade Kosova dobro je prilika da se Skupština informiše o
pojedinostima procesa u Briselu, i da ovde dobijamo sve detalje o postignutim rešenjima i
potencijalnim problemima u dijalogu.
Sa druge strane, to nam daje mogušnost da analiziramo period između dva obrašanja
premijera na ovu temu i sagledamo funkcionalne aspekte i efekte dijaloga iz Brisela.
Page 28
28
Zalaţuši se dijalog i ulaţuši napore da do dijaloga dođe što pre, mi iz Samostalne
liberalne stranke znali smo da one neše teči lako i bezbolno.
Znali smo takođe da še biti puno problema tokom procesa, puno saplitanja, aktuelnih
dešavanja na terenu koji opterešuju dijalog, da še doţivljaj dogovorenog i interpretacija
rešenja biti različita za domašu i dnevnu političku upotrebu.
To nas međutim nije obeshrabrilo da posumnjamo u ispravnost dijaloga, kao jedinog puta
ka rešenju problema. Zato vas molim da na dijalog gledamo pre svega kao na sistem
rešenja za poboljšanje poloţaja građana.
Dijalog Prištine i Beograda svakako nije samo to i naravno da imaju duboku političku
teţinu, ali ovaj proces od strane Evropske unije i uz podršku Sjedinjenih Američkih
Drţava postavljen tako da traţi rešenja za konkretne teme koje predstavljaju suštinu
problema između Prištine i Beograda.
Zato je uloga učesnika procesa dijaloga da pronalaze nova i odrţiva rešenja po agendi
koja je pred njima.
Građane koje predstavljamo zasluţuju da od Kosova stvaramo demokratsko i
civilizovano društvo, u kome se neše nekaţnjeno rušiti groblja, i gde še oni koji to rade
biti izolovani.
Zabrinjava atmosfera koja se stvorila u periodu između dva izveštaja o dijalogu. Ona je
prouzrokovana uklanjanjem spomenika u Preševu i rušenjem nadgrobnih ploča i
spomenika na Kosovu.
Opet se pokazalo da je emocijama lako manipulisati, da ekstremisti ne prezaju od
najnecivilizacijskih i gotovo varvarskih metoda da postignu svoje ciljeve. Njihova
namera nije da samo nanesu bol patnju i osešaj nemoši porodicama čije svetinje skrnave,
veš na ovaj način ţele da naruše veš polako stvorenu atmosferu da moţemo kao razumni
ljudi da počnemo da razgovaramo o svojim problemima.
Počiniocima ovih teških krivičnih dela moraju dobiti adekvatan odgovor institucija i biti
kaţnjeni za ono što su učinili, a građani moraju dobiti jasnu političku poruku da niko u
vlasti Kosova ne razmišlja o drugačijem načinu rešavanja problema, osim mirnim putem i
dijalogom.
Ne smemo zaboraviti da smo od najvešeg broja građana svih zajednica na Kosovu dobili
mandate za politiku sprovođenja standarda i prihvatanje vrednosti Evropske Unije. Ti su
ljudi danas dezorijentisani kada vide nekakav sukob oko spomenika i histeriju u kojoj
pukom srešom nije bilo ţrtava, a koja ne priliči civilizovanom svetu.
Ovo govorim jer je posebno odgovornost učenika dijaloga da se u svom radu u
najodgovornijem poslu od koga zavisi kvalitet ţivota građana oslobode tih uticaja. Mi
Page 29
29
smo podrţali dijalog znajuši da še i samo simbolično rukovanje dva premijera dovesti do
relaksacije odnosa. I to se desilo.
Najavljen susret predsednice Kosova Atifete Jahjage i predsednika Srbije Tomislava
Nikoliša, u tom smislu ohrabruje i nadam se da še sa njega biti poslata poruka da se
odnosi moraju rešavati dijalogom.
Ta vidna relaksacija odnosa očigledno ima svoje protivnike, i njihovi monstruozni metodi
rušenja tuđih grobova lako vrate stvar na početak, u kome se vrtimo 13 godina. Zato,
pored institucionalnog, insistiramo i na političkom odgovoru.
Sa druge strane, čini se da se na procesu u Briselu gleda isuviše pasivno. Građanima
moramo reči da se borba za bolji ţivot neše završiti uspešnim dijalogom iz Brisela. Ne
smemo stvarati atmosferu da je briselski proces samo uslov Evropske unije, koji moramo
ispuniti ka nekakvom vešem cilju. Naši ţivoti, standard, putovanje, penzije, plate,
grejanje, telekomunikacije zavise od toga. Zato mi nije jasno mišljenje da se mora
razgovarati, jer tako hoše velike sile. Zar ima zainteresovanijih ljudi za rešavanje naših
problema do nas samih.
S tim u vezi, jedan od zadataka koji se pred nas postavlja jeste implementacija
dogovorenih rešenja u Briselu, i ne treba da čekamo da budemo zbog toga opominjeni,
veš treba da preuzmemo mere da bi rezultati bili vidljivi građanima.
Ţelim da se još jednom zahvalim našim prijateljima iz Evropske Unije, iz Sjedinjenih
Američkih Drţava na pomoši u pronalaţenju rešenja. Ta pomoš je ogromna, i bez nje ne
bi ni počeli dijalog.
Pozivam za to sve učesnike dijaloga da tu pomoš iskoriste, a ne da na nju gledaju kao
neophodnost koju moraju da izvrše. Tako še i kvalitet rešenja biti veši i preduslovi za
razvoj biti pre postignuti.
KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka kërkuar zonja Tahiri.
EDITA TAHIRI: Faleminderit!
I nderuar kryesues,
I nderuar kryeministër,
Kolegë të Qeverisë,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Lidhur me çështjet dhe diskutimet që u shtruan, më lejoni t‟i jap disa sqarime shtesë, në
mënyrë që t‟i jap edhe përgjigjet në disa nga çështjet që u shtruan nga diskutuesit sot.
Së pari dua të flas për fondin zhvillimor edhe një herë dhe të ju them se ky do të jetë në
përputhje të plotë me parimin se Kosova është sistem unik doganor dhe ky parim në fakt
është në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës. Por, edhe
Bashkimi Evropian në vitin 2000 e ka njohur Kosovën si një zonë unike doganore dhe e
Page 30
30
gjithë Marrëveshja për Doganat bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e
vendit tonë në këtë fushë dhe në konceptin e sistemit unik doganor.
Më shumë për të parë se është e tillë, më lejoni të ju them se të gjitha mjetet, detyrimet
doganore, akcizat dhe TVSH- ja derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës nëpërmjet
Thesarit tonë dhe më pas një pjesë e tyre vihen në dispozicion të fondit zhvillimor.
U shtrua edhe çështja sa do të jetë sasia. Më lejoni të ju them se Qeveria e Republikës së
Kosovës ka përkushtim të plotë që ta ofrojë këtë fond zhvillimor në mënyrë që ta
përmirësojmë gjendjen ekonomiko-sociale në atë pjesë të vendit tonë. Mirëpo, ky fond po
ashtu e ka një funksion tjetër, të fillojë të krijojë mirëbesimin ndërmjet Qeverisë dhe
qytetarëve në atë pjesë, besim ky që është rrënuar për tash 13 vjet për shkak të
ndërhyrjeve ilegale të Serbisë, si dhe strukturave paralele që kanë vepruar për një kohë të
gjatë atje. Pra, qëllimi ynë është që t‟ua shtrijmë dorën qytetarëve dhe t‟u themi se ne si
Qeveri u shërbejmë të gjithëve qytetarëve njësoj dhe jemi të gatshëm për shërbime sa më
të mira publike ndaj tyre.
Sa i takon kohëzgjatjes së fondit, sigurisht që Qeveria e Kosovës do t‟i vlerësojë pra
rezultatet e këtyre synimeve të zhvillimeve dhe në bazë të mundësive që kemi do të
shohim se kur do të jetë momenti, kur mbase nuk do të ketë më nevojë për kësi lloj fondi.
Për sa i takon ratifikimit të Marrëveshjes për Doganat në Kuvend, duke u thirrur edhe në
Rezolutën e Kuvendit, më lejoni të ju them si vijon. Marrëveshja për Doganat është e
lidhur me Marrëveshjen e IBM-së, sepse marrëveshja e IBM, apo e menaxhimit të
integruar të kufirit, nuk mund të ketë zbatim të plotë nëse nuk do të kishim një
marrëveshje për fushën e Doganave me të cilën qytetarët tanë të pjesës veriore të vendit,
të cilët i janë shmangur pagesës së doganave për një kohë të gjatë, tani obligohen t‟i bëjnë
këto pagesa, si dhe për të gjitha aktivitetet ekonomiko-tregtare që janë zhvilluar deri tash
në pjesën veriore, ne nuk kemi pasur evidencë. Me këtë marrëveshje të gjithë këta aktorë
ekonomikë apo kompani do të regjistrohen, do t‟i kenë numrat fiskalë, andaj edhe ne do
të jemi në gjendje të arrijmë një funksionim normal në këtë fushë. Me fjalë tjera, kjo
marrëveshje vendos rend dhe ligj në fushën e Doganave, në veçanti në pikat kufitare në
pjesën veriore të vendit tonë dhe arsyeja e mosratifikimit është sepse edhe kjo
marrëveshje është një marrëveshje teknike, siç është edhe vetë marrëveshja e IBM-së.
Tutje, desha të ju them që Marrëveshja për Doganat rregullon edhe të gjitha ato hapësira
që nuk ka arritur Marrëveshja e IBM-së t‟i rregullojë, por që kanë të bëjnë me Doganat,
por ajo që është më kryesorja, në të dy marrëveshjet saktë e qartë thuhet se të dyja shtetet
veprojnë me juridiksionin e tyre dhe kjo është arritja kryesore, sepse deri para kësaj
marrëveshjeje, ju e dini se ka pasur struktura paralele në fushën e Doganave, ka pasur
ndërhyrje politike të Serbisë që të mos i lejojë serbët e veriut t‟i kryejnë obligimet ndaj
shtetit të Kosovës dhe kjo marrëveshje e ka mbërri këtë qëllim.
Pra, duhet pasur parasysh se i gjithë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në fakt ka
për synim të vendosë marrëdhënie normale ndërmjet dy shteteve, mirëpo ne duhet ta
lexojmë qartë çfarë do të thotë kjo. Kjo do të thotë që Serbia duhet t‟i ndërpresë
Page 31
31
ndërhyrjet ilegale në Kosovë, t‟i zhbëjë strukturat paralele dhe të heqë çfarëdo pengesash
që deri tash i ka bërë dhe në veçanti manipulimet që i ka bërë me një pjesë të komunitetit
serb. Prandaj, besoj se është e qartë për të gjithë ky dialog, pra ka të bëjë me normalizim
dhe assesi me atë frikën dhe paragjykimet që u paraqitën këtu se gjoja po bisedohet për
territore, apo për çështje tjera.
Këtu, në fakt, statusi, pavarësia, sovraniteti, integriteti territorial dhe rregullimi i
brendshëm janë kapituj të mbyllur. Ky dialog është një gatishmëri jona që me të vërtetë
t‟i gjejmë mënyrat dhe zgjidhjet që edhe kjo pjesë e vogël e serbëve, që ka pasur hezitime
për integrim, të integrohet, ndërsa ne kemi obligim si shtet të ofrojmë standarde dhe
jetesë për ta sipas standardeve ndërkombëtare dhe të dokumentit të Ahtisarit.
Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Replikë, po s‟ta përmendi emrin. Urdhëro, zoti Konjufca,
replikë!
GLAUK KONJUFCA: Faleminderit!
Zonja Tahiri, në nëntor të vitit të kaluar ka pas deklaruar: nuk kemi më struktura paralele
kriminale të Serbisë, në veri.
Tash po thotë se do të ishte mirë që Serbia t‟ i tërheqë dhe t‟ i shpërbëjë vetë strukturat
paralele kriminale në veri.
Së pari, a nuk është kjo kundërthënie dhe, së dyti, mua po më duket që kjo nuk duhet të
jetë gjuha e Qeverisë. Kjo po tingëllon sikur lutje ndaj Serbisë që t‟i shpërbëjë vetë
strukturat që ajo i ka ndërtuar për ta mbajtur Kosovën të ndarë.
KRYESUESI: Kundër-replikë, zonja Tahiri!
EDITA TAHIRI: Deputet Konjufca, me gjasë, kur po i lexoni lajmet, nuk po e lexoni
fjalinë deri në fund.
Kur kam thënë: janë larguar strukturat paralele, gjithmonë kam thënë: në fushën për të
cilën është arritur marrëveshja. Me gjasë ti e ke lexuar pjesën e parë të fjalisë, e ke lënë të
dytën.
Urdhëro, në të gjitha komunikimet e mia mediale, për çdo fushë që është arritur
marrëveshja, kam thënë: kjo marrëveshje mundëson zhbërjen e strukturave paralele në
fushën në të cilën është arritur marrëveshja.
Për Marrëveshjen e Doganave, urdhëroni, lexoni, e kam thënë të njëjtën: Serbia e ka
njohur shtetin e Kosovës në fushën e Doganave.
Për sa i takon asaj se a janë bisedimet lutje, unë besoj se bashkësia ndërkombëtare, në
radhë të parë Bashkimi Evropian dhe SHBA- ja, po kërkojnë një stabilitet më të madh në
rajon...
Page 32
32
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Osmani, replikë.
VJOSA OSMANI: Kryesues, faleminderit!
Jo replikë, një sqarim. Unë e falënderoj zëvendëskryeministren për sqarimin për
Marrëveshjen për Doganat, mirëpo pyetjet e mia në fakt ishin për dy marrëveshje tjera. E
para, për marrëveshjen për shkëmbimin e përfaqësuesve, në rastin e Kosovës, për zotin
Peci. Ajo nuk bie në grupin e marrëveshjeve teknike, por ka të bëjë me dialogun në nivel
kryeministrash. Dhe e dyta, Marrëveshja për Fondin.
A është arritur marrëveshje, apo thjesht ende ka diskutime? Në qoftë se është arritur
marrëveshje, siç po thuhet sot, si mund të fillojë implementimi i saj pa u ratifikuar në
Kuvend?
Domethënë, për dy të tjerat e pata fjalën, jo për Marrëveshjen për Doganat.
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Hoxhaj e ka fjalën.
ENVER HOXHAJ: Faleminderit, zoti kryesues!
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
I nderuar zoti kryeministër,
Zëvendëskryeministra,
Shumë të respektuar deputetë,
Natyrisht unë do të jap sqarim edhe sa i përket Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së
Kosovës në Beograd, po më lejoni që të ju ofroj një perspektivë sesi një pjesë e madhe e
shteteve të botës e sheh dialogun, i cili ka filluar vitin e kaluar dhe çka nënkupton ky
dialog për këto vende.
Jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian, por edhe vende jashtë Evropës, së pari e shohin
dialogun si një proces bilateral, në të cilin Republika e Serbisë, e unë dua të jem shumë
preciz karshi jush, e ka pranuar realitetin e Kosovës së pavarur, e trajton Kosovën si fqinj
dhe e trajton si partner. Dhe, një lexim i tillë i situatës, që do të thotë Kosova është e
barabartë në një proces të tillë dhe Serbia po e pranon realitetin e Kosovës, kuptohet edhe
në Evropë, kuptohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kuptohet edhe në
vende të tjera jashtë evropiane të botës.
Për Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit unë nganjëherë habitem se si
deputetët në këtë Kuvend kanë shqetësime për një marrëveshje të tillë. Një marrëveshje e
tillë shihet si marrëveshje ndërshtetërore ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe
Republikës së Serbisë.
Marrëveshja e Doganave është po ashtu marrëveshje nëpërmjet së cilës Serbia e pranon
realitetin, ekzistencën dhe sistemin e Doganave të Kosovës dhe ne e dimë që në një kufi
modern Dogana është element kyç.
Page 33
33
Pa dyshim që hapja e Zyrës Ndërlidhëse, dua të ju informoj që emri i saj është Zyra e
Ndërlidhjes së Republikës së Kosovës në Serbi. Ky është emri i zyrës, që do të shkruhet
në zyrat e Republikës së Kosovës dhe kjo zyrë do të udhëhiqet nga ambasadori Lulzim
Peci dhe ne si Qeveri e Kosovës e kemi bërë propozimin te presidentja Jahjaga, në
përputhje me procedurat tona dhe ky diplomat për Republikën e Kosovës është
ambasador dhe do të jetë po ashtu ambasador në Serbi.
Unë nuk jam i ftuar që të flas për shtetet tjera, por ju e keni një zyrë ndërlidhëse të një
shteti evropian që udhëhiqet nga një ambasador në Prishtinë. Ma merr mendja që e dini
për kë e kam fjalën dhe duhet vetëm pakëz ta shihni listën e përfaqësive diplomatike në
Kosovë dhe ta kuptoni se si do të duket edhe zyra jonë ndërlidhëse.
Po ashtu, kjo zyrë do të funksionojë në përputhje me Konventën e Vjenës për
Marrëdhënie Diplomatike, duke nënkuptuar të gjitha imunitetet dhe privilegjet që duhet
t‟i ketë ambasadori i Republikës së Kosovës.
Ndërsa, shkuarja e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Beograd pa dyshim që do të
jetë ndryshim i paradigmave, të cilat besoj që do të vërehen edhe në Kuvendin e Kosovës.
Nuk do të jetë ngjarje e vogël, do të jetë ngjarje e rëndësishme, edhe politike, edhe
diplomatike, por do të jetë ngjarje e rëndësishme mediale edhe për vetë Serbinë.
Te fondi, nuk mund të ketë integrim të një minoriteti në institucione në rrafshin afatgjatë
nëse nuk ka integrim social dhe ekonomik. Dhe, agjenda e Qeverisë së Republikës së
Kosovës është që paralelisht me integrimin në jetën institucionale të ketë edhe integrim
ekonomik dhe integrim social.
Çështja e dytë, dialogu e ka fuqizuar fuqishëm pozitën e Republikës së Kosovës në
Beograd. Përderisa para se të fillojë dialogu, pesë vende të Bashkimit Evropian kanë
nxjerrë pengesa serioze sa u takon integrimeve evropiane të Kosovës, ne në vitin e kaluar,
e kemi parë nëpërmjet studimit të fizibilitetit, nëpërmjet rekomandimeve të studimit të
fizibilitetit që sivjet do të fillojmë hapjen e negociatave për nënshkrim të Marrëveshjes së
Stabilizim-Asocimit, e kemi parë nëpërmjet udhërrëfyesit të vizave, e kemi parë
nëpërmjet anëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim dhe
dy vende, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, kanë votuar pro Kosovës që të anëtarësohet
si Republikë e Kosovës dhe, së fundi, deputetë të nderuar, para dhjetë ditësh e keni parë
Rezolutën e Këshillit të Evropës, i cili fton për vendosje të marrëdhënieve kontakteve
direkte ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Kosovës.
Të gjitha këto duhet të shihen, po ashtu, në kontekstin e dialogut. Nuk duhet t‟i shohim
vetëm anët pozitive, do të themi se anët pozitive janë meritë jona, ndërsa dialogu nuk sjell
rezultate konkrete.
Dhe të gjitha këto janë kyçe për një arsye, se unë vij në këtë foltore prej një rruge të gjatë
prej Singapori, e Singapori, Tajlanda dhe të gjitha vendet e Azisë e lexojnë Kosovën dhe
e kuptojnë Kosovën se si e lexon dhe e kupton Brukseli. Dhe, nëse Bashkimi Evropian,
institucionet në Bruksel vendosin marrëdhënie kontraktuale nëpërmjet nënshkrimit të
Page 34
34
Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Kosovën edhe vendet jashtë evropiane nuk do të
kenë shumë problem që ta njohin në të ardhmen Kosovën.
Së treti, ne e kemi pasur javën e kaluar këtu ministrin shtetëror për Politikë të Jashtme të
Pakistanit dhe ndër interesat kryesore që i kishte ky ishte relacioni Kosovë me Serbinë.
Dhe, ju e dini, si deputetë kudo që udhëtoni, ju pyesin për tema të tilla.
Procesi i fuqizimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, procesi i anëtarësimit të
Kosovës në sistemin ndërkombëtar, pa dyshim që është një proces në të cilin dialogu
është argument i fuqishëm dhe pozitiv për ne.
Sikur i kemi bërë këta hapa konkretë gjatë këtyre muajve të fundit, sa u takon njohjeve
dhe vetëm vitin e kaluar kemi marrë trembëdhjetë njohje dhe vetëm vitin e kaluar kemi
marrë mbështetje për anëtarësim në organizata relevante, falë një procesi të një
normalizimi të relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, në një
periudhë shumë afatshkurtër, Republika e Kosovës do të mund të anëtarësohet edhe në
Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Prandaj, nëpërmjet këtij procesi ne synojmë ta forcojmë pozicionin tonë ndërkombëtar
dhe ky proces është pa dyshim në favor të Kosovës.
KRYESUESI: Propozoj që nga ora 12:00 deri në 14:00 të bëjmë pauzë. Besoj që jeni
marrë vesh për këtë edhe grupet parlamentare ndërmjet veti, andaj edhe kryetari e ka
kërkuar një gjë të tillë. Faleminderit!
Vazhdimi i mbledhjes plenare pasdite.
Mbledhjen e drejtoi nënkryetari i Kuvendit, zoti Xhavit Haliti.
KRYESUESI: Fjalën e ka Agim Kuleta.
AGIM KULETA: I nderuar zoti kryesues i Kuvendit,
Zonja e zotërinj deputetë,
Sot kryeministri na njoftoi për rrjedhën e bisedimeve të 17 janarit dhe rezultatet e këtyre
bisedimeve. Këto rezultate ai i vlerësoi si suksese.
Në qoftë se nuk nxitojmë të japim një gjykim të ngutshëm, atëherë mund të vijmë në
përfundim që kryeministri në një rast mund të ketë edhe të drejtë, por vetëm në një rast.
Ky vlerësim është i drejtë vetëm po qe se shihet në raport me atë që është synim i
Qeverisë së Kosovës, por jo edhe në raport me atë që është synim nacional yni.
Pra, këtu problemi nuk qëndron te vlerësimi i rezultateve të bisedimeve në vetvete, por te
synimi që mëtohet të arrihet me këto bisedime. Dhe, kur jemi te synimi i Qeverisë, e them
me keqardhje të madhe se kemi të bëjmë me një ambicie shumë të varfër politike. Dhe,
kjo varfëri rrjedh nga mungesa e theksuar e kreativitetit për të prodhuar ide, nga mungesa
e theksuar e vullnetit për t‟i tejkaluar disa korniza pamundësie të projektuara në kokën e
Page 35
35
tyre dhe mungesa e ndjenjës së liderishipit dhe partneritetit në raport me faktorët tjerë të
përfshirë në këto zhvillime. Pra, esenca e problemit në këto bisedime dhe këtë Qeveri në
raport me to ka të bëjë me mosdefinimin e drejtë të interesit nacional.
Pikërisht ky është momenti ku bëhet gabimi fillestar i cili pastaj tërheq pas vetes pasoja të
njëpasnjëshme.
Qeveria e Kosovës, ende pa hyrë në bisedime politike, ku kompromiset me të tjerët janë
të pashmangshme, ka bërë kompromis me veten. Pra, nuk e ka shtruar problemin ashtu
siç është në të vërtetë dhe kërkesat t‟i ketë në përputhje me interesin nacional, por ka hyrë
në bisedime duke u bazuar në një dokument i cili në vetveten përbën kompromis.
Në qoftë se pakon e Ahtisarit, Kosova e ka pranuar si kompromis që është dashur të bëhet
për shkak të pavarësisë së saj, atëherë atë edhe nuk duhet trajtuar ndryshe, veç se si
kompromis.
Duke u nisur nga kjo, ai nuk duhet të trajtohet si një dokument i përhershëm, sepse në
këtë mënyrë e mbajnë peng në politikë evoluimin e natyrshëm të rrethanave i cili në
realitet veç ka ndodhur e po ndodh çdo ditë.
Këto bisedime përbëjnë një rast të jashtëzakonshëm i cili nuk po shfrytëzohet për t‟ia
afruar popullit tonë më afër një perspektive më të mirë nëpërmjet një marrëveshjeje të re
shqiptaro-serbe e cila do ta zgjidhte vërtet problemin dhe rrjedhimisht do t‟i zhvlerësonte
kufizimet absurde të pakos së Ahtisarit e që do të nënkuptonte një Kosovë vërtet sovrane.
Po çka në të vërtetë përbën interesin tonë nacional në këtë moment, bërja e Republikës së
Kosovës shtet sovran, në kuptimin e vërtet të fjalës.
Dhe këtu duket sikur ekziston një konsensus i përgjithshëm, të paktën në diskursin
politik. Por kjo edhe pse përbën thelbin e çështjes, nuk është vetë çështja. Çështja
përbëhet edhe prej mënyrës se si mendohet të arrihet kjo. Dhe pikërisht këtu bëhet gabimi
që e vë në dyshim edhe qëllimin.
Kjo nuk mund të arrihet ashtu siç synohet nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet përjetësimit
të kufizimeve kushtetuese të cilat e pamundësojnë sovranitetin, përkundrazi, kjo mund të
arrihet vetëm nëpërmjet eliminimit të tyre.
Projektimi i mëtutjeshëm i zgjidhjeve brenda pakos së Ahtisarit nuk prodhon rezultate që
forcojnë sovranitetin, por që konservojnë kufizimet.
Lëvizja për Bashkim që në vitin 2010 ka dalë me platformë nëpërmjet së cilës çështjen
shqiptaro-serbe e ka trajtuar si çështje politike, e cila mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet
bisedimeve politike. Gjithashtu, kemi insistuar që tërë angazhimi ynë të orientohet në
përgatitjen sa më të mirë për këto bisedime, duke hartuar një platformë që do të miratohej
në këtë Kuvend dhe e cila do të përbënte një konsensus të gjitha forcave politike
shqiptare në përcaktimin e interesit nacional.
Page 36
36
Gjithashtu, kemi konsideruar se këto bisedime do të duhej të ndërtoheshin mbi parimin e
reciprocitetit ndërmjet tri komunave të banuara me serbë, në veri të Kosovës dhe tri
komunave të banuara me shqiptarë, në Kosovën Lindore.
Kushdo që flet në emër të së drejtës, të barazisë, në emër të standardeve universale dhe në
të njëjtën kohë e mohon drejtësinë e këtij parimi, pra për t‟u trajtuar njësoj, ai thjesht
gënjen në emër të drejtësisë, ai thjesht mashtron në emër të barazisë, ai thjesht manipulon
në emër të standardeve universale.
Të nderuar deputetë,
Rezultatet si këto të bisedimeve të fundit, nuk sjellin zgjidhje reale të problemit, rezultatet
e tilla sjellin konservim të tij. Ky në fakt është edhe qëllimi i bisedimeve. Kjo është
arsyeja pse nuk flitet për zgjidhje të problemeve, por për normalizim të raporteve,
ndërkohë që nevoja jonë e menjëhershme është pikërisht zgjidhja e problemeve,
normalizimi i raporteve, pastaj do të ishte rrjedhojë logjike e situatës së re.
Lëvizja për Bashkim e bën edhe një herë të qartë pozicionin e saj në favor të bisedimeve
politike, por jo për bisedime të tilla sipërfaqësore që mbulojnë probleme, por për
bisedime përmbajtjesore që i zgjidhin ato. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! E ka fjalën nënkryetari i Kuvendit, zoti Sabri Hamiti.
SABRI HAMITI: Zoti kryesues,
Anëtarë të Qeverisë, me në krye kryeministrin Hashim Thaçi,
Deputetë të nderuar,
Ne dëgjuam edhe sot informata të kryeministrit dhe kryenegociatorit, zotit Hashim
Thaçit, për takimet me homologun e vet serb. Pak a shumë informatat janë ato që në
mënyra të ndërmjetme kemi pasur shansin t‟i dëgjojmë disa herë deri sot, edhe kur zoti
Thaçi takohet me presidenten e Kosovës, edhe kur takohet me eksponentë të partive
politike, ose kryetarë partish politike, edhe në deklaratat publike edhe në takimet me
KUINT-in.
Ne, natyrisht që meqë jemi në Kuvend dhe na lidh obligimi i Kuvendit rreth këtyre
bisedimeve dhe me dokumente, patjetër që do të pritnim nuancimë më të mëdha, sepse
kemi detyrime ligjore dhe kushtetuese dhe unë mendoj që zoti Thaçi, herën tjetër, pas
kësaj, do të vijë domosdoshmërish me informacione më të nuancuara, më të sakta, më të
detajuara.
Po them kryeministri, sepse ai në ekipin e vet dhe në Qeverinë e vet ka plot njerëz dhe
unë mendoj që rolin e lustraxhiut mund ta marrin edhe të tjerët, po ai nuk duhet ta ketë
rolin e lustraxhiut, por të kapet në substancë politike të vërtetë, sepse e ka detyrim.
Ajo që duhet të nënvizohet këtu pa hezitim është që bisedimet e Kosovës me Serbinë nuk
bëhen për vullnete të askujt dhe këtu nuk duhet ta bëjmë të paditurin dhe naivin.
Page 37
37
Bisedimet me Serbinë bëhen sepse Kosova nuk ka pasur mundësi që ta shtrijë fuqinë e
vet pushtetore në gjithë territorin e vet. Meqë nuk ka pasur, le të quhet si të dojë me
nuanca ky dialog, ky dialog është vetvetiu e shti në lojë që Serbia është faktor për të
krijuar këtë status të ri të organeve legjitime të Kosovës.
Duke qenë faktor, nuk mund të neglizhohet dhe të thuhet që ne po bisedojmë me Serbinë,
nuk kemi nevojë, por po e bëjmë për një vullnet të një normalizimi. Që të gjitha frazat,
krijojnë njëfarë neutraliteti për pa shpjegim e esencës së problemit.
Çështja është, a mund dhe a mund të ketë sukses që një faktor që hyn kaq fuqishëm në
këto raporte, të bëhet përnjëherë kaq i mirë që të ndihmojë për të normalizuar këto
raporte, përderisa fuqinë dhe faktoritetin e ka marrë duke penguar dhe këtu është
pikëpyetja e madhe. Këtu luhet loja, unë do të thosha e rëndë, shumë e rëndë e këtyre
bisedimeve edhe për përgjegjësinë edhe për rezultatin më në fund.
Ajo që unë kam dëgjuar këtu dy-tri herë nga kryeministri dhe dëgjova edhe sot
formulimin është njëfarë litote, njëfarë thjeshtëzimi që ka ardhur duke u thjeshtësuar se
ato struktura janë quajtur ilegjitime, janë quajtur kriminale, janë quajtur jolegale dhe me
emra të ndryshëm në zhargonin tonë politik e kuvendor dhe më në fund pushtetor në
kuptimin e Qeverisë dhe tash pak a shumë është thjeshtësuar në shpërbërjen e strukturave
paralele, po thuhet edhe në raportimin tjetër edhe në këtë të dytin.
Unë mendoj që nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në kontekstin e
problemeve të serbëve të veriut. S‟ka veri, jug, lindje, problemi duhet të cilësohet sakt, të
serbëve në veri, se serbë ka edhe në jug. Pra, nuk është puna e zhbërjeve të strukturave të
sigurisë paralele, sepse ajo është veç një faktor. Struktura paralele janë të gjitha atje, edhe
në gjyqësi edhe në arsim, edhe në qeverisje edhe në përfaqësim. Dhe, unë po them, sepse
këtu rri, që thonë në këto detaje, që s‟janë detaje, dreqi. Nuk ka mundësi që të krijohet
normalizim i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë duke normalizuar strukturat që janë
paralele.
Dhe kini kujdes, loja është rreth këtyre strukturave që s‟janë të sigurisë, që do të bëhen
paralele, normale, duke qenë paralele, për të bërë normalizim.
Tjetër po thuhet, funksioni i këtij dialogu ka për të krijuar paqen dhe kjo konsumohet me
të madhe, veçse ne jemi për të krijuar paqe demokratike me vetveten dhe me Serbinë, por
jo edhe paqe kriminale. Keni kujdes! Sepse, cilësimi e tregon emrin në këtë rast, paqja e
padrejtë, normalizimi i strukturave kriminale, është paqe kriminale dhe ajo nuk është
produktive, nuk ka jetë të gjatë.
Është arsyetimi tjetër, po punojmë dhe po dialogojmë për të mirën, për mirëqenien
qytetare, në rregull, po Kosova ka punë shumë të madhe për mirëqenien qytetare në gjithë
Kosovën, s‟ka pse të jetë specifikum. Sepse, edhe si të ardhura nacionale, serbët në veri
nuk janë më të varfër se qytetarët tjerë, në pjesë tjera të Kosovës. Pra, nëse duam
megalitet qytetar, atëherë duhet të merremi me të gjithë. Dhe rebelimi për statuse, nuk
niset veç nga varfëria, është shpjegim i gabueshëm, se sipas kësaj i bie që katalonasit
Page 38
38
s‟kanë kurrfarë arsye në Spanjë të kërkojnë pavarësi më të madhe, se ta dini, janë më të
pasur se të gjitha krahinat tjera, se flamanët në Belgjikë, dijeni që janë shumë të pasur se
valanët. Pra, i bie që problemi duhet të jetë njeri i çirifikët, shumë i varfër për të krijuar
liri! Nuk është e vërtetë kjo, mos t‟i ndërrojmë tezat.
Po them, u fol edhe për fondeve të posaçme për zhvillime të krahinave të veçanta,
terreneve të veçanta në Kosovë, po pse a paska mirëqenie më të madhe Kosova, hajde
pasi po flasim me terma gjeografike të anës së horizontit, pasi që Podujeva po i bie
Kosovë Verilindore. A kanë standard më të madh qytetarët atje se në veri, a? Nuk kanë.
Atëherë, po i bie që po u dashka Merdari, hyrja në Merdar që është, të mblidhen ato para
dhe të harxhohen në atë pjesë. Domethënë, logjika nuk qëndron. Ose të themi, Prizreni
duhet t‟i harxhojë ato që hyjnë nga pika e Shqipërisë, ose Peja nga Rozhaja. Do të thotë,
argumentimi nuk qëndron, prandaj është mirë që fondet, si destinime për zhvillim të një
vendi ose të një projekti, të kalojnë strikt nëpër fondin zhvillimor të Qeverisë së Kosovës,
e mbasandaj të emërohen për filan projektin, po jo si terren se është manipulues, nuk
është në rregull.
Në kuadrin e aktualitetit, zoti kryeministër, unë kam menduar këto ditë edhe për
Kosovën, edhe për shqiptarët, fundi i fundit edhe për ju si kryenegociator, për pozitën
tuaj. Bashkëbiseduesi i juaj, po thotë që të drejtat legjitime të shqiptarëve në Preshevë e
në Luginë, ose Kosovë Lindore si i thonë diçka, qenkan si çështje e Al Kaidës. E çka nëse
ju bëheni një gojë me të, dhe e thoni të kundërtën, a janë kërkesat e serbëve në veri të
Mitrovicës, kërkesa të Al Kaidës, se ky është paralelizëm në të folur? A ka kuptim kjo?
Qysh do të bisedoni me të për këtë problem dhe a mund ta kaloni, se do të gjenden në një
situatë jo shumë të mirë dhe unë nuk dëshiroj që përfaqësuesi i Kosovës, pa pasur
parasysh emër e mbiemër, kush do të jetë, të kalojë nëpër stilin ... e bisedimeve me gurë
të hedhur para këmbëve të kësaj natyre...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESI: Edhe një minutë, ju lutem!
SABRI HAMITI: Është puna e përfaqësuesit. Ministri, me retorikë të mirë që e ka,
ministri i Jashtëm, luajti me atë termin e përfaqësuesit.
Shikoni, zoti ministër, mos i konfondoni profesionin dhe funksionin, sepse këtu dikush di
më pak, dikush më shumë, por kaq punë, unë besoj marrin vesh të gjithë.
Tjetër është titulli ambasador, tjetër është funksioni a është ambasador. Se shiko,
profesioni mund të jetë bari, por edhe bariut nganjëherë i bie e bëhet edhe ministër, e
profesioni mund të jetë edhe filozof, por edhe filozofët, jo rrallë, bëhen edhe barinj.
Domethënë, diferenconi funksionin shtetëror përfaqësues nga profesioni ose dija.
Dhe, puna e varreve! Serbia e ka logjikën, ku është një varr serb është Serbi. Kjo logjikë
dhe kjo filozofi po vazhdon. Prandaj e kemi problem punën me varret, motivimet e
shkatërrimit dhe të ndërtimit. Qeveria po e jep një....
Page 39
39
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Lama e ka fjalën.
ALMA LAMA: Faleminderit, zoti kryesues!
Të nderuar deputetë,
U bën tashmë dy vjet që Qeveria e Kosovës është futur në dialog me Serbinë, që në ditët
e para të mandatit tonë si deputetë. Njëherë në dialog politik të quajtur teknik, tani në
dialog politik por që duket se do të ketë pasoja shumë të mëdha në rrafshin praktik.
Tashmë veç ka filluar ravijëzimi i një rajoni autonom në veri të Kosovës. Puna ka shkuar
kaq larg sa është pranuar cenimi i karakterit unitar të shtetit të Kosovës, të sanksionuar në
nenin 1 të Kushtetutës.
E kam fjalën për mbledhjen e taksave ne një fond te caktuar, e jo në derdhjen e tyre në
buxhetin e shtetit, siç bëjnë madje edhe shtetet federative.
Por unë nuk do të merrem me këtë çështje tani. Çështja për të cilën dua të flas ka të bëjë
me arsyen se pse Serbia insiston qe zgjidhja për Mitrovicën, tashmë e quajnë veriu, do të
jetë autonomi dhe më pas ndarje të Kosovës dhe pse e bën këtë gjë në emër të drejtave
civile dhe politike të serbëve që jetojnë në këtë pjesë. Sepse po të ishte puna për të drejta,
atëherë Beogradi do të inkurajonte serbët e Kosovës që të merrnin me dy duart të drejtat
që iu ofron dokumenti i Presidentit Ahtisari, i cili është përbrendësuar Kushtetutës së
Kosovës. Të drejta dhe kompetenca të tilla të zgjeruara për minoritetet, nuk ofron asnjë
shtet në Evropë, dhe këtë e kanë konstatuar edhe studiuesit e kësaj fushe.
Pra, gjithçka kamuflohet me probleme të drejtave, probleme politike, etnike, shpiken
situate pasigurie në terren, manipulohen qytetarët e thjeshtë, por asnjëherë nuk vihet
gishti në plagë.
E kjo plagë për të cilën Beogradi po lufton prej dekadash, është miniera e “Trepçës”, e
cila shtrihet në pjesën veriore të Kosovës. Ky nuk është vlerësim vetëm imi, por i disa
mediave prestigjioze të cilat do t‟i citoj.
Sipas New York Times, gusht 1998: “Mitrovica është zona më e pasur minerale e tërë
Evropës, këtej Maleve Urale, copa më e vyer e Ballkanit, me vlerë miliarda dollarë,
miniera e parë për plumb dhe zink, miniera e tretë për nga madhësia që prodhon: ar,
argjend, kadiun, cirkon e tjerë. Lufta në Kosovë është lufta për minierat e Mitrovicës.
Mitrovica është: “Kuvajti i Serbisë”, shkruante në atë kohë.
“Minierat në Mitrovicën veriore përfaqësojnë 3/4 e pasurive potenciale minerale të
Jugosllavisë. Edhe në vitin e bllokadës ekonomike, në vitin 1996, ato sollën 100 milionë
dollarë fitime” i jepte detajet jugosllave, Fletorja Serbe New wiew.
Lista e pronarëve dhe pretendentëve për këto miniera, e shpjegon mirë lojën që është
luajtur dhe po luhet në Kosovë.
Page 40
40
Aksionari i parë i këtij Kuvajti pas aneksimit të Kosovës dhe pasurive të saja nga
Sllobodan Millosheviçi ishte Beobanka me ish-drejtor pikërisht Sllobodan Millosheviçin
deri në „90 i tërë minerali i Mitrovicës përfundonte në Rusi dhe njeriu që kontrollonte
lidhjet ruse, ishte pronari i Inex-Interexport-it, ambasadori i Jugosllavisë në Moskë,
Borisllav Millosheviqi, pikërisht vëllai i Sllobodan Millosheviqit, shkruan BBC në 1998.
Lidhja shpirtërore e Serbisë me “djepin historik” pra duket se është diçka tjetër nga ai qe
flitet, është interesi ekonomik, minierat e Mitrovicës dhe jo manastiret e Graçanicës apo
Deçanit, por nëse mund t‟i marrë edhe ato, pse jo.
Nëse ju kujtohet Millosheviqi kaloi në plumba edhe mikun e tij të ngushtë Zoran
Todoroviqin, kur deshi ta privatizojë “Trepçën”.
Pas luftës, shqiptarët nuk e mbrojtën Mitrovicën, ose nuk mundën ta mbronin, të dyja
janë të vërteta.
Që në ditët e para të pas luftës u shfaqen kompanitë e para që firmosen kontrata blerjesh
të aksioneve me Jugobankën, në një kohë që de jure Mitrovica ishte nën administrimin e
UNMIK-ut.
Me 14 qershor 1999, vjen në Jugosllavi drejtori i CMM dhe tregtari më i madh i argjendit
të Mitrovicës, Jean Pierre Rozan.
E di që nuk ju pëlqen shumë historia, por të vërtetat janë më të thella se sa ju i mendoni
dhe i merrni me lehtësi.
Në shtator ai e firmos kontratën për shfrytëzimin e “Trepçës” me drejtorin e caktuar nga
Beogradi, serbin Novak Bjeliç. Kështu shkruan gazeta Le Monde. Të njëjtat gjë e thonë
firma, të cilat janë greke: “Trepça” është imja, por ende nuk kam vendosur se kush do ta
bëjë sekuestrin, Qeveria greke apo jugosllave, thotë fabrikanti i dëgjuar i nëndetëseve dhe
raketave “Patriot”, beniamini ekonomik i Qeverisë, Evangelos Mytilenos, pasi fiton
gjyqet në Greqi dhe Jugosllavi, sërish shkruajnë mediat.
Firmat e tilla, si CMM-TEC Ingenierie-Trigaduri-Genex-Mitilenos-Jugobanka-Beobanka,
e përbëjnë rrethin vicioz, ku shtetet e tyre përkatëse, pra të këtyre kompanive i lyejnë
vazhdimisht ingranazhet e politikës se vendeve përkatëse dhe e mbajnë peng Mitrovicën
prej 14 vjetësh.
Është më se e qartë se Serbia, por jo vetëm ajo kanë interesa të fuqishme në këtë pjesë të
Kosovës dhe secili projekton të shqyejë sa më shumë që të mundet nga pasuria e
“Trepçës”. Vetëm kjo e shpjegon gjendjen aktuale në të cilën është lënë ky gjigant, edhe
pse ne Zveçan serbët në mënyre ilegale po e shfrytëzojnë sa mundin, duke eksportuar.
Dhe pas këtyre argumenteve, a mendon kryeministri i Kosovës se çështje e Mitrovicës, e
cila ka të bëjë me miliarda, do të zgjidhet në këtë dialog në Bruksel, për më tepër duke
biseduar me Daçiqin, i cili është mëkëmbës i Milosheviqit.
Page 41
41
Mbase kryeministri nuk e ka dëgjuar asnjëherë fjalën “Trepça” në këto bisedime dhe as
që ka për ta dëgjuar, por një kryeministër që pretendon të përfaqësojë interesant e vendit
të tij, duhet ta marrë me mend se çfarë fshihen pas bisedave formale dhe diplomacisë,
çfarë fshihet pas retorikës së të drejtave të njeriut, të drejtave të minoriteteve, të
diskriminimit dhe frikës së pretenduar? Çfarë fshihet pas kërkesave për autonomi
substanciale, modelit të Katalonjës dhe ambicies për të klonuar Republikën Sërpska në
Kosovë?
Duhet ta dijë çfarë fshihet pas mungesës së vullnetit për të vendosur rendin në atë pjesë
nga ana e misioneve ndërkombëtare që prej 1999, për të përdorur forcën e ligjit, siç
përdoret në çdo vend demokratik, apatinë e reagimeve të pasluftës, kapjen dhe lëshimin e
kriminelëve brenda natës, prezervimin e gjendjes apo agravimin e saj kohët e fundit në
Mitrovicë. Këtu nuk është fjala për teori konspirative, por për fakte të cilat janë para syve
tanë çdo ditë, fakte për të cilat kanë shkruar edhe mediet me të fuqishme ndërkombëtare.
Kryeministri duhet ta dijë se dialogu ne Bruksel nuk po zhvillohet për qytetarët serbë në
veri, siç thotë ai, dhe siç tha sot këtu, e siç thotë edhe Daçiqi në Beograd, dialogu po
zhvillohet për territorin, e territori atje është “Trepça” dhe Liqeni i Ujmanit.
Veriu është Trepça, e theksoj edhe një herë.
Serbët për Beogradin nuk janë qëllimi, ata janë mjeti për të arritur tek miliardat e
nëntokës së Kosovës. E gjithë lufta politike është në funksion të kësaj.
Ky është një realitet që kryeministri i Kosovës duhet ta ketë parasysh sa herë që niset për
në Bruksel, apo kur merr këshilla nga miqtë, të cilët i quan ai, të cilët në të vërtetë kanë
interesa ekonomike në këtë mes, dhe duhet ta bëjë dallimin ndërmjet këshillave që kanë
brenda interesa dhe interesit tonë kombëtar e shtetëror.
Prandaj, për mendimin tim, urgjenca numër një për Kosovën nuk është dialogu me
Daçiqin, por është bashkim i Mitrovicës. Unë këtu nuk shoh hapësirë as për t‟u diskutuar
e lërë më për kompromise. Çdo zgjidhje tjetër është një eksperiment i përkohshëm që çon
pashmangshmërisht drejt ndarjes. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Hydajet Hyseni e ka fjalën.
HYDAJET HYSENI: Faleminderit, zoti nënkryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
I nderuar kryeministër e zëvendëskryeministre,
Dialogues a negocues në emër të Kosovës në këtë proces të rëndësishëm,
Ju përshëndes të gjithëve dhe dëshiroj edhe unë ta mirëpres informatën sado që edhe unë
mendoj se do të ishte më në rregull që të jetë një raportim ashtu siç është me rregull.
Dhe për mendimin tim, në Kuvend është mirë që bëhet kjo edhe në seancë plenare, por
kjo nuk do të duhej ta përjashtonte edhe komunikimin adekuat me Komisionin. Kuvendi
Page 42
42
punon në seancë plenare, po grup punues i Kuvendit që e parapërgatitur debatin dhe
pastaj për të gjitha çështjet që shtrohen, është Komisioni.
Dhe vërejtja tjetër, meqë po e filloj me vërejtje dhe nuk do të dëshiroja të ndalemi në ato
që janë pozitive dhe mund edhe të afirmohen e mbështeten, por unë dëshiroj ta kuptoj të
gjithë këtë debat si mbështetje të përfaqësuesve të Kosovës në këtë proces të rëndësishëm
dhe vërejtjet janë eventualisht një përpjekje për ta konsoliduar pozicionin e Kosovës në
këtë proces.
Mendoj se ky komunikim duhet të shoqërohet me letra. Mirë që po bisedojnë dhe po na
sillën fjalë, por mendoj se nuk mjaftojnë. Në bazë të fjalëve krijohet përshtypja, të cilën
dikush, në mënyrën tradicionale në tonën do të thoshte: “boll mirë tek është në qoftë se
është ashtu qysh po e thonë qeveritarët”.
Po, përshtypjet e fjalët i merr era, treten, megjithatë, gjendja mbeten, problemet mbeten.
Për fat të keq, po mbetet edhe njëfarë nebuloze, njëfarë shumëkuptimësie e shprehjeve
dhe shumë dilema.
Për shembull, edhe në këtë debat dhe në gjithë procesin ne po vazhdojmë të flasim herë
për dialogun, herë për bisedimet, herë për negociata e tjera. Duhet sqaruar kjo çështje, se
nuk është e njëjta gjë.
Në çdo kuptim, dialogu është një trase e dorës së dytë e komunikimit ndërmjet dy
subjekteve. Por nëse kryeministrat angazhohen për çështje shumë të rëndësishme, nuk
është më dialog, pse s‟ia vëmë emrin ashtu siç e ka, janë bisedime. A fituam gjë pse i
quanim teknike ato që dolën se nuk ishin teknike?
Diku e dëgjova një ambasador madje që thoshte, tash do të bisedohet për çështje praktike,
thuaja se ato kanë qenë teorike. Po cila s‟është praktike, në këtë çështje? Të gjitha janë
konkrete, praktike. Dialogun e bëjnë: akademikët, gazetarët, publicistët, shkrimtarët dhe
mund të bëjnë dialog, sepse shkëmbejnë vetëm mendime, pikëpamje, po këtu janë
qeveritar.
Prandaj, ne na ka ndodhur deri diku duke e trajtuar ne si proces teknik, jemi mjaftuar me
disa kolere teknike. Po ai tjetri që e trajtonte si politik, ka përfituar shumë koncesione
politike edhe në nivelin evropian e ndërkombëtar. S‟jemi edhe ne bash hiq pa to, po
diskrepanca është evidente.
Është dilema tjetër. Quaja si ta quash, është një proces ndërmjet kujt, në çfarë cilësie?
Edhe kjo çështje do të duhej sqaruar. Nëse është ndërshtetëror, atëherë le të cilësohet si i
tillë, po të mos lejohet kjo pastaj të marrë edhe konotacione ndëretnike, sepse në këtë
rast, pozicionimi do të duhej të ishte ndryshe. Nëse është proces ndërmjet shqiptarëve dhe
serbëve, që do të ishte një absurd i llojit të vet, atëherë le të jenë gjithë shqiptarët me një
anë, le të jenë edhe gjithë serbët me një anë dhe le të bisedojnë kështu, por le të trajtohet
në këtë kuadër edhe: Presheva, Medvegja e Bujanoci. S‟mund të jetë e njëjta çështje, si të
thuash, me kute të ndryshme, kurse kjo po na përvijohet vazhdimisht.
Page 43
43
Çështja tjetër është një proces për çështje të brendshme apo të jashtme. Është do të thotë
një proces ndërkombëtar, ndërshtetëror apo bisedohet për çështje të brendshme? Është
thënë këtu dhe ky Kuvend ka obliguar Qeverinë që për çështje të brendshme të mos
bisedohet.
Zonja e zotërinj,
A është çështje e brendshme çështja e veriut të Kosovës, siç tash është filluar të thuhet
edhe me “v” të madhe pjesa veriore e Kosovës. A është çështje e brendshme çështja e
fondit zhvillimor, për një pjesë të Kosovës? A është çështje e brendshme çështja e
strukturave që po quhen paralele çuditërisht, me konsistencë, paralele edhe pse nuk janë
të tilla, janë struktura të ish- sistemit të vjetër, struktura të mbetura? Nuk janë çështje të
jashtme, janë çështje të brendshme të Kosovës.
Dhe, me praktikën ndërkombëtare, mund të bisedohet edhe për çështje të tilla, por janë tri
parime për të cilat mund të bisedohet: parimi i dominimit, në të cilin është njëri që është
shefi dhe dikton vullnetin dhe tjetri pajtohet; është parimi i reciprocitetit dhe një parim që
s‟gjen këtu fare shprehje, i identitetit. Por, i vetmi parim që do të mund të vinte në
shprehje, është parimi i reciprocitetit dhe këtu është thënë me gjithë, si të thuash, gojën se
vetëm ky parim do të jetë bazë, dhe ky Kuvend e ka autorizuar Qeverinë që të bisedojë
mbi këtë bazë. Është miratuar edhe një dokument obligues për Qeverinë.
A po zbatohet? Jo, zonja e zotërinj, në masën e duhur, prandaj edhe këtu janë dilemat, për
mua, jo pse dialogohet, po pse nuk po jemi konsistentë në përcaktimet që i kemi ndërtuar
bashkërisht.
Nëse duhet të bisedohet për çështje të pakicave në dy vendet, le të bisedohet për
problemin, Kosova s‟ka arsye që t‟i ikë. Madje, do të ishte mirë që ne të marrim nismën
për një konferencë rajonale, në të cilën do të bisedonim problemin e pakicave, të drejtat e
tyre dhe le të bisedohet aty edhe çështja e religjionit, e varrezave dhe pse jo, të gjitha, ato.
Por jo copa – copa, të bisedojmë për dikë, por jo për dikë tjetër, bisedojmë për një pjesë
të Kosovës, por jo për një problem që është edhe më i madh jashtë Kosovës. Kështu nuk
ndërtohet ekuivalenca as negocuese, kurse problemet janë ekuivalente.
Aq më tepër, edhe pas provokimeve serioze që u bënë, nuk ndryshon qasja jonë. U
përmend këtu, ta zëmë, ajo puna e monumenteve dhe unë s‟dua të kthehem në të, por ta
zëmë, injorohet fakti që Beogradi këto ditë po e provokon jo vetëm komunitetin shqiptar
në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë duke ndërtuar memorial provokues me konotacione
edhe religjioze, tamam mbi fshatrat shqiptare ku s‟ka fare lokalitet serb dhe me hartën e
Serbisë me Kosovën brenda, dhe e ka kthyer kah Kosova që një pjesë e Kosovës ta shohë
atë, ta shikojë çdo ditë. Dhe kjo nuk është fare pengesë që megjithatë të shikojmë e ku po
shkon, cili është ai vullnet i mirë që po na e demonstron Beogradi në këtë mënyrë?
Mendoj se çështje të tilla, duan shtruar. Le të lejojmë pak që edhe Beogradi të bëhet i
mirë dhe të marrë poenë politikë. Edhe ata le të lavdërohen dhe jo vetëm Prishtina.
Page 44
44
Çështja e fondit të zhvillimit, do të duhej parë me specifikën që e ka ajo brenda. Besoj se
s‟ do ta kontestonte dikush një fond të zhvillimit po të ishte thjeshtë një angazhim për të
përmirësuar jetën atje. Po shtrohet çështja - pse u dashka të lidhet kjo me pikën doganore
në atë pjesë, çfarë precedenti po bëhet? A po rrënohet në atë mënyrë sistemi fiskal i
Kosovës dhe çka do të thotë ajo nëse praktikohet edhe në pjesë tjera të Kosovës? Pse
bëka të praktikohet në një pjesë dhe jo në pjesë tjera të Kosovës? A ka në botë një vend
një shembull të tillë që hyrjet doganore...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESI: Edhe një minutë!
HYDAJET HYSENI: ...të shfrytëzohen vetëm për një pjesë. A bën të kërkohet, ta zëmë, e
njëjta gjë, le të vlejë edhe kjo për Luginën e Preshevës. Le të bëhet një fond zhvillimor
për Luginën e Preshevës se kanë ata jo më pak probleme dhe meqë qenka model aq i
mirë, le të praktikohet edhe andej, dhe atëherë Kosova do të ishte mirë.
Madje, zonja e zotërinj, mendoj që në këtë proces do të duhej vetëm të zbatohet parimi i
reciprocitetit në të gjitha pikat, pa u rrudhur që ta shtrojmë problemin e Preshevës, të
Bujanocit e Medvegjës, në të gjitha aspektet, edhe politik, edhe social, ekonomik, edhe
me të pagjeturit, edhe me të dëbuarit që janë dhjetëra- mijëra në Kosovë e tjera dhe
Kosova do të ishte në pozitë bukur komode. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e zotit Mustafa.
MUHAMET MUSTAFA: I nderuar kryesues,
I nderuar kryeministër,
Të nderuar kolegë deputetë,
Çështja për të cilën na informoi sot kryeministri, mendoj se është jashtëzakonisht e
rëndësishme për arsye se ndërlidhet me tërësinë e sistemit fiskal të Kosovës dhe më
konkretisht, në mënyrë më precize me sistemin doganor, por edhe sistemin buxhetor.
Ajo që dëgjuam këtu e që në pjesë të ndryshme dhe fragmente të ndryshme e kemi
dëgjuar edhe nëpër media dhe deklaratat e ndryshme për shtyp të pjesëmarrësve në këto
bisedime, mund të na lë hapësirë që të konkludojmë se zgjidhjet të cilat po propozohen
nga ky rund i bisedimeve lidhur me fondin zhvillimor, kanë të bëjnë me çështje parimore,
kanë të bëjnë me çështje sistemore, kanë të bëjnë me çështje politike dhe nuk janë
kurrsesi zgjidhje të cilat janë në suaza të përgjegjësive të Qeverisë për t‟i zbatuar ligjet e
Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ma merr mendja se këto zgjidhje që propozohen në njëfarë mënyre dalin jashtë këtyre
suazave, dhe sipas asaj që po dëgjojmë këtu, dalin edhe jashtë suazave të pakos së
Ahtisarit.
Në këtë drejtim ne duhet të jemi shumë precizë dhe ta kemi informatën e plotë.
Page 45
45
E sa i përket këtij fondi, i cili duhet të formohet, ne duhet ta shohim raportin e këtij fondi
me Ligjin ekzistues mbi menaxhimin e financave publike. Ligji ekzistues mbi
menaxhimin e financave publike nuk lejon hapësirë për krijimin e fondeve të tilla.
Prandaj, fillimi i funksionimit të këtij fondi kërkon që të korrigjohen ligjet sistemore të
Kosovës.
E dyta, zgjidhjet të cilat këtu po propozohen, nuk janë shumë të qarta, ose nuk po na
thuhen në mënyrë të qartë. Në qoftë se ne e kemi një përqindje, i kemi të ardhurat, sepse
dogana s‟ka e të kuptohemi, sepse ne po u themi dogana por ato janë tatime, TVSH,
doganat nuk paguajnë Serbia dhe Kosova. Ato dogana vijnë në Thesar, dhe siç tha
kryeministri, prej Thesarit përfaqësuesi evropian i autorizon me një llogari të posaçme
bankare, e cila qeveriset qysh qeveriset. Po na intereson neve të dimë, si është e mundur
kjo teknikisht? A do të jenë këto mjete të buxhetit të Kosovës, a do të jenë këto një zë i
posaçëm në buxhet të Kosovës dhe a do të vendosë Kuvendi i Kosovës për çdo vjet për
lartësinë e tyre.
Natyrisht se me buxhetin, në sistemin dhe ligjin ekzistues, mund të krijohet një fond, por
jo me të ardhura të cilat e fragmentarizojnë sistemin doganor dhe sistemin buxhetor të
Kosovës, sepse këtu me të drejtë u tha se, sikur çdo hyrje, çdo vend kalimtar të vepronte
kështu atëherë ndoshta Prishtina do të mbetej pa buxhet fare, sepse krejt pikat kufitare do
t‟i ndalnin këto të ardhura që vijnë, si ato në Pejë, Vërmicë, Han të Elezit, në Podujevë e
pjesë të tjera, e tjera. Pra, këto gjëra janë shumë delikate dhe duhet të dialogohen me
durim. Duhet të gjendet një zgjidhje e cila e zgjidh problemin që ka të bëjë me nevojën që
të investohet në veri, nëse ka ngelur prapa në zhvillimin e infrastrukturës dhe ka nevojë
që të nxitet integrimi ekonomik i minoriteteve.
Prandaj, çështjet nuk janë bash çështje teknike, nuk janë bash çështje që janë në suaza të
kompetencave të Qeverisë. Ne duhet të jemi shumë të qartë këtu dhe duhet të bëjmë disa
zgjidhje të cilat nuk krijojnë probleme, në aspektin kushtetues.
Sigurisht se Kosova e Serbia dhe shqiptarët e serbët duhet t‟i zgjidhen problemet e tyre
dhe bisedimet që zhvillohen tash janë një shans që të zgjidhen këto probleme dhe të
krijohet një bazë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Por, bisedat e tilla
asimetrike, në aspektin e pozitës së minoriteteve në të dy vendet, në aspektin e
problemeve që ekzistojnë në tregtinë e lirë, çfarë tregtie e lirë është kur ende ne i kemi
barrikadat aty.
Puna e parë dhe një gjest i mirë për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe
Kosovës do të ishte që të hiqeshin barrikadat. Barrikadat janë aty, nuk kanë lëvizur. Asnjë
gjest, minimal, nuk e kemi, që do të na jepte të drejtë që të konkludojmë se situata po
shkon kah normalizimi.
Prandaj, duhet ta shohim edhe këtë funksion të debatit që e kemi këtu lidhur me
informatën që po na e jep kryeministri.
Page 46
46
Unë mendoj se Kryesia e Kuvendit duhet të shohë fizionominë e këtij debati. cili është
funksioni i këtij debati sot, këtu? Nëse është arritur marrëveshja për fondin, e ne po i
diskutojmë problemet e këtij fondi, si do të zbatohet ky fond nëse nuk ndërrohet Ligji për
financat publike? Çka nëse Kuvendi thotë – nuk e ndryshojmë Ligjin për menaxhimin e
financave publike? Çfarë pasojash do të ketë nesër dialogu atje dhe bëhet ndërprerje e
dialogut, e ne do ta marrim përgjegjësinë? Dhe sigurisht mund ta marrim, prandaj po më
duket se ne kemi hyrë në një proces të informimit dhe diskutimit reversibil, duhet të jetë e
kundërta.
Njerëzit tanë, që marrin pjesë në diskutime me Serbinë duhet t‟i prezantojnë dhe nëse iu
duhet mendimi ynë duhet t‟i prezantojnë ato zgjidhje këtu përpara, të marrin pëlqimin
tonë dhe t‟i dialogojnë ato. Mu për këtë e kemi kërkuar platformën. Nuk ka qenë ajo
çështje e një kërkese kështu se po duam letra, po domi dokumente. Ne kemi kërkuar
platformën e bisedimeve.
Prandaj, unë propozoj që pas këtij diskutimi të sotëm, Kryesia e Kuvendit të diskutojë
dhe ta shohë natyrën e këtij informimi dhe këtij diskutimi , sa është produktiv, sa është i
dobishëm për suksesin e bisedimeve dhe për ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë
e Kosovës në të ardhmen. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Bajrami!
HYKMETE BAJRAMI: Faleminderit, kryesues!
Se sa serioz është, kryeministri në raportimin në Kuvend po shihet, ai nuk është këtu, ka
dalë të pijë kafe. Dhe unë pyetjet i kam pikërisht për kryeministrin ose për zonjën Tahiri,
meqenëse qenka këtu, por këto pyetje do t‟i bëj edhe si pyetje parlamentare dhe nuk do të
ndalojë deri sa të marr përgjigje konkrete.
Këtu u tha se nga bisedimet e fundit në Bruksel kanë dalë dy rezultate, dy marrëveshje,
që ende nuk po dimë se a janë të nënshkruara apo nuk janë të nënshkruara dhe njëra na
qenka për funksionalizimin e doganave me fondin e famshëm zhvillimor, për të cilin nuk
morëm asnjë informacion dhe tjetra na qenka për zhbërjen e strukturave paralele, që unë i
quaj ilegale, sepse ne nuk kemi struktura atje që t‟i quajmë paralele? Do të thotë, ato nuk
janë paralel me askënd tjetër, por janë struktural ilegale.
Pyetja ime është: Nëse është arritur marrëveshja ose po bisedohet për zhbërjen e
strukturave paralele, a ka vu datë kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, datë në të cilën
qytetarët e Kosovës mund të presim, se kjo është data e fundit që do të ndodhë zhbërja e
strukturave paralele?
Pyetja e dytë është, e që u parashtrua edhe nga shumë deputetë të tjerë, pse të kemi fond
zhvillimor për Mitrovicën veriore? Pse jo për vende tjera, ose pse jo edhe për Mitrovicën
jugore? A na qenka Mitrovica jugore më e pasur sesa Mitrovica veriore?
Page 47
47
Dhe, pyetja tjetër është, pse kjo të ndërlidhet me të hyrat nga TVSH, akciza dhe dogana
në pikat 1 dhe 31? Sepse, kjo ka konsekuenca të rënda të integritetit dhe territorialitetit të
Kosovës. Do të thotë, pse kjo të lidhet.
Dhe nëse qenka e nevojshme që të kemi një fond zhvillimor për Mitrovicën veriore, atë
fond ka mund të vendosë për lartësinë e tij Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me
përfaqësuesit e BE, të vendoset si zë buxhetor, të vijë në Kuvend dhe ta aprovojë
Kuvendi.
Në këtë rast, ne as nuk do ta shkelnim Ligjin për menaxhimin e financave publike, as
Kushtetutën e Kosovës, që nëse është ashtu siç po thuhet, do të thotë shkelet neni 65 pika
5 e Kushtetutës.
Pse kemi një pavarësi, do të thotë pse kemi të hyra të dedikuara të destinuara. Nëse ne
ndajmë me automatizëm të hyra nga TVSH, akciza dhe doganat e pikës 1 e 31, atëherë
Kuvendi i Kosovës nuk do të votojë për komplet buxhetin e Kosovës, por për të hyra
doganore nga pikat tjera, sepse këto vetëm po na kaluakan nëpër sistemin e Thesarit si
numra dhe po alokohen në Mitrovicën veriore.
Do të thotë, këto i kam pyetje dhe ju kisha lutur shumë, zonja Tahiri, që të më jepni
përgjigje, meqenëse kryeministri nuk qenka këtu, dhe këto pyetje do t‟i bëj vazhdimisht
deri sa të marr përgjigje, për arsye se ajo çka pres është që asnjëherë të mos marr
përgjigje konkrete, që jemi mësuar ju të na mbani ligjërata për normalizim të
marrëdhënieve me Serbinë thuaja se ne s‟po e dimë për çka po bëhet fjalë, por kur i kemi
pyetjet konkrete, ato gjithmonë po ngelin pa përgjigje. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Atëherë, meqë zonja dëshiron të përgjigjet dhe ka pyetje
konkrete, unë ia jap fjalën zonjës Tahiri.
EDITA TAHIRI: Faleminderit, kryesues!
Nga diskutimet e deritashme, të filloj së pari me këto pyetjet konkrete, deputete.
E para, pyetja juaj ishte a u nënshkrua kjo marrëveshje? Përgjigja është se Marrëveshja
për Doganat është në kuadër të rrumbullakimit të angazhimeve nga marrëveshje e
menaxhimit të integruar të kufirit, ku funksionimi dhe pagesat në dogana duhet të
realizohen. Fundja, për atë është vënë edhe kufiri dhe është vënë pra regjimi doganor,
sipas parimit të sistemit unik doganor për Kosovën. Pra, kjo është një marrëveshje
teknike dhe zakonisht marrëveshjet teknike nuk kanë qenë të nënshkruara, përveç
protokollit teknik të IBM, i cili është nënshkruar nga të dy shtetet, Kosovës dhe Serbisë,
dhe në këtë rast nga ministrat e brendshëm të dy shteteve.
E dyta, fondi për zhvillim, është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe
synimi është që të përmirësohet gjendja socio- ekonomike e qytetarëve serbë dhe të gjithë
tjerëve në pjesën veriore të vendit, por synimi më i madh është që të krijohet mirëbesimi i
shkatërruar për 10 – 12 vjet nga ana e Serbisë, në mënyrë që duke krijuar mirëbesimin
fillon edhe procesi i integrimit të serbëve të pjesës veriore dhe ky është interes i shtetit
Page 48
48
tonë, sepse ka shumë vite që Serbia ka ndërhyrë, ka manipuluar me këtë pjesë të serbëve
dhe ka qenë e pamundur që të fillojnë proceset e integrimeve.
Aty ku është ndërprerë ndikimi i Serbisë, ne kemi rezultate. Sot kemi një pjesë të madhe
të komunitetit serb i cili është pjesë e realitetit të shtetit të Kosovës dhe janë institucionet
e Kosovës në Parlament, në Qeveri, në nivel lokal e angazhime tjera.
Për sa i takon se sa do të ketë mjete në fond, në fakt ajo varet nga mundësitë e Republikës
së Kosovës, ndërsa unë, edhe një herë po ju siguroj, konform parimit të unitaritetit të
Doganave të Kosovës të gjitha mjetet që grumbullohen në këto dy pika kufitare, si edhe
në të gjitha pikat kufitare të vendit tonë, derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës
nëpërmjet Thesarit të Kosovës dhe një pjesë e këtij buxheti shtetëror ne do t‟ia vëmë në
dispozicion fondit për zhvillim. Pra, kjo është mënyra se si do të bëhet çështja e adresimit
të fondit.
Mirëpo, meqë e kam fjalën, dhe s‟di a kam kohë, i kisha dhënë edhe disa sqarime shtesë.
Nga diskutimet që i dëgjova natyrisht që ka dilema të ndryshme, a duhet dialog a nuk
duhet? Nëse duhet, a duhet të jetë ndërshtetëror apo ndëretnik. Pastaj kishte dilema pse ka
nevojë fare për këtë dialog dhe më lejoni të them se e para Kosova si shtet i ri ka shprehur
aspiratat për integrime euroatlantike dhe në kuadër të integrimeve evropiane dy prej
kushteve kryesore për integrime është fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Në kuadër të fqinjësisë së mirë, ne i kemi marrëdhëniet shumë të mira me të gjitha shtetet
fqinje dhe të rajonit, përveç me Serbinë, prandaj ky dialog në fakt na mundëson që duke
biseduar dhe duke arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, ne të
plotësojmë edhe kushtin për fqinjësinë e mirë në raport me Serbinë. Pra, ka të bëjë me
kushtet që lidhen me aspiratat tona për integrime evropiane.
E dyta, interesi ynë është që të gjejmë mënyra për integrimin e serbëve të veriut. Interesi
ynë është që të kërkojmë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që
të kërkojnë njëherë e përgjithmonë nga Serbia që t‟i zhbëjë të gjitha strukturat ilegale,
paralele apo si të domi mund t‟i themi, të cilat i ka krijuar tash 12 vjet dhe të cilat nuk
kanë arritur të zhbëhen as nga UNMIK-u, as nga qeveritë tona, deri tash i kemi pasur deri
tash 3, 4 a 5 qeveri. Pra, kjo është një mënyrë që nëpërmjet garancive ndërkombëtare,
pikërisht garancive evropiane, Serbia të marrë zotime nga ky dialog që të mos ndërhyjë
ilegalisht më në punët e brendshme të Kosovës. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Replikë, zonja Bajrami!
KYMETE BAJRAMI: Unë prapë, si zakonisht, nuk mora përgjigje për pyetjet që i
parashtrova nevojën e asaj pjese, se është më e pazhvilluar, më e prapambetur. Dhe,
pyetja ime është kjo. Nuk e kontestoja unë nevojën që të ketë një fond për zhvillimin
edhe të asaj pjese, pse jo, po, ai nuk është siç po e thoni ju, aq sa ka mundësi të dërgohet.
Megjithatë, siç është prezantuar, dhe ju e prezantuat, mjetet që hyjnë dedikohen
ekskluzivisht për atë pjesë edhe, kjo është kontestuese, sepse është precedent i
Page 49
49
paprecedent dhe precedent shumë i rrezikshëm për integritetin e sistemit, jo veç financiar
po edhe politik në të ardhmen. Daçiqi dhe të tjerët e prezantuan si bazën e autonomisë së
veriut...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESI: Kundër-replikë, zonja Tahiri.
ZËVENDËSKRYEMINISTRJA EDITA TAHIRI
Deputet Hyseni,
Zakonisht në praktikat e shteteve, kur shteti ballafaqohet me një problem të caktuar,
çfarëdo që të jetë, qoftë edhe problemi që një pjesë e një minoriteti refuzon të bëhet pjesë
e realitetit, shteti merr masa për të eliminuar këtë problem. Masat që ne synojmë t‟i
marrim janë të natyrës ekonomike dhe unë besoj se nuk ka këtu dikush që nuk pajtohet
me këtë çështje, se fundja ky Parlament e ka votuar dokumentin e Ahtisarit dhe
dokumenti i Ahtisarit flet për një fond edhe më të zgjeruar, ku ka mundësi edhe
donacione ndërkombëtare.
Por, nuk është e vërtetë që të gjitha mjetet, që mund të mblidhen nga doganat të shkojnë
për këtë fond. Ne do të vlerësojmë, për aq sa vlerësohet Qeveria vendos sa do t‟i jep
ndihmë për zhvillim kësaj pjese të vendit. Për sa i takon çështjes ...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Emin Gërbeshi.
EMIN GËRBESHI: Faleminderit, kryesues!
Ne sot po diskutojmë për një marrëveshje të arritur në formë gojore, por hendikepi është
që nuk e kemi këtë marrëveshje në formën e shkruar, për ta parë se a është kjo
marrëveshje e nënshkruar ndërmjet të dy kryeministrave dhe se a është marrëveshje e
nënshkruar edhe nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian. Dhe, nëse do të ishte kështu,
atëherë kjo marrëveshje është dashur që të sillet në Parlament dhe të ratifikohet, këtu.
Megjithatë, ne jemi detyruar që diskutimin ta orientojmë në bazë të referimit. Dhe, në
bazë të referimit aq sa u tha, mendoj se kjo marrëveshje si e tillë atakon tri çështje shumë
të ndjeshme të sistemit të shtetit tonë: e para, atakon rregullimin e brendshëm të Kosovës,
sepse prejudikon një territor të caktuar; e dyta, atakon buxhetin e Kosovës, sepse ndan
këtë buxhet dhe është në kundërshtim me ligjin; dhe e treta, atakon Doganat e Kosovës,
pavarësisht janë ato në formën tatimore a doganore, sepse një territor i caktuar ka të
drejtë që gjithçka që hyn në kufi ta dedikojë vetëm për vete.
Ndarja e një fondi të tillë vetëm për zhvillim të një pjese të caktuar prejudikon më shumë
se sa Ahtisarin dhe prejudikon diçka shumë më keq se sa që ne e kemi menduar dhe e
kemi pritur.
Page 50
50
Një marrëveshje e tillë është tërësisht e papranueshme, sepse ne nuk i kemi kushtet dhe
rrethanat politike e ekonomike, të ndajmë fonde të caktuara, madje-madje edhe për ata të
cilët nuk na njohin dhe nuk dëshirojnë të dëgjojnë fjalën Kosovë.
Ne në njëfarë mënyrë po stimulojmë struktura paralele, madje- madje po stimulojmë të
gjithë ata që janë kundër shtetit të Kosovës. Dhe, kjo është e papranueshme. Kjo
marrëveshje është e dëmshme për shumë arsye, sepse prodhon pasoja shumë të rënda
politike, por edhe ekonomike për vetë Kosovën. Ne kemi pasur nevojë me kohë të
krijojmë fonde të caktuara, sepse kemi me mijëra familje të varfra, kemi ish- ushtarë të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që jetojnë në kushte të mjerueshme. Madje, kemi shumë
të sëmurë, që kanë nevojë për shërim jashtë dhe asnjëherë në këtë Parlament nuk është
dhënë ideja ose është paraqitur, për të krijuar një fond të caktuar, kurse shumë interesante
është që të caktohet një fond për veriun dhe kjo është tërësisht e papranueshme.
Unë mendoj, se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes në marrëveshje të tilla, sepse
nëse janë marrëveshje të arritura në mes dy kryeministrave dhe është aty edhe nënshkrimi
i përfaqësueses të Bashkimit Evropian, unë ju garantoj që Kosova do të detyrohet t‟i
respektojë marrëveshjet e tilla dhe nëse i respekton marrëveshjet e tilla, atëherë kemi të
bëjmë me një ndarje administrative të territorit të Kosovës.
Kjo marrëveshje si e tillë, pra detyrimisht na çon të bisedojmë për çështje të këtilla dhe
për këtë arsye është e papranueshme dhe nëse një marrëveshje e tillë do të vinte në
formën e shkruar në Kuvendin e Kosovës, unë kurrë nuk do ta votoja. Dhe, më befason
fakti që edhe kryeministri edhe zëvendëskryeministrja me çdo kusht mundohen ta
arsyetojnë. Nuk ka arsyetim. Është një gabim, edhe politik edhe ekonomik, që e ka bërë
kryeministri dhe të gjithë ata që kanë qenë në biseda në Bruksel.
Është dashur të kihet parasysh se Kosova është një tërësi dhe asnjë pjesë e Kosovës nuk
mund të trajtohet ndryshe e sidomos ajo pjesë ku nuk njeh Kosovën dhe shtetin e
Kosovës, le të mos flasim për çështje tjera.
Megjithatë, unë do t‟i kërkoja kryeministrit dhe të gjithë atyre, që arrijnë marrëveshje të
tilla, që marrëveshjet të sillen këtu në formën e shkruar, që të shohim se çfarë përmban
ajo marrëveshje dhe krejt diskutimin tonë ta orientojmë drejt asaj, sepse shpeshherë po
ndodh që interpretimet që bëhen këtu, të jenë ndryshe nga ato që janë arritur vërtetë në
këto bisedime ose në këto marrëveshje.
Ajo që thonë zyrtarët serbë përkon pikërisht me atë se e paraqesin si një fitore, kurse
pjesa jonë e paraqet si një fitore dhe si një fillim për shpërbërjen e strukturave paralele.
Unë mendoj se me marrëveshje të tilla nuk mund të ecet përpara dhe nuk mund të
krijohet një shtet ligjor, në pjesën veriore nuk mund të shtrihet sovraniteti i Kosovës, por
sovraniteti i Kosovës shtrihet me një veprim konkret, sepse këtë shtrirje e obligon edhe
Kushtetuta e Kosovës. Prandaj, asgjë s‟duhet të veprohet ndryshe, vetëm aq sa e parasheh
Kushtetuta e Kosovës. Dhe, nëse veprohet kështu, atëherë dihet se si duhet vepruar.
Page 51
51
Megjithatë, po mbetem me shpresë se marrëveshjet në të ardhmen, ose edhe kjo
marrëveshje, një ditë do të na sillet në formën e shkruar dhe do të shohim vërtet se çka
përmban. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Deshishku e ka fjalën.
HASHIM DESHISHKU: Faleminderit!
I nderuari kryesues, zoti Haliti,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë, kolegë dhe kolege,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Dialogu në Bruksel ka hyrë në një fazë më të ndjeshme dhe tani po hapen tema të cilat
nuk do të ndikojnë vetëm në raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, po edhe në sovranitetin
e Kosovës dhe në tërësinë territoriale të saj.
Në parim e përkrahu formimin e fondit për arsye se kemi edhe obligim nga plani i
Ahtisarit, nëse ky fond vërtet ka për qëllim korrigjimin e defekteve, që mund të paraqiten
në zhvillimin harmonik të vendit, nëse kanë ngecur investimet dhe zhvillimi në veri të
vendit, atëherë do të ishte normale që të gjenden forma për tejkalimin e kësaj situate.
Rreth këtij problemi informatat janë kontradiktore. Marrëveshjet ndryshe komentohen në
Prishtinë e ndryshe në Beograd, prandaj, mbështetur në këto informata kam frikë se mos
ky fond në fakt, do të ketë nisma për themelimin e buxhetit të një njësie të veçantë
përbrenda territorit të Kosovës.
Problem tjetër është ajo se Serbia nuk ka dhënë asnjë garanci se do t‟i respektojë
marrëveshjet e nënshkruara. Po përmendi se ende ka luhatje për funksionimin e doganave
në veri, përkatësisht në Bërnjak dhe në Jarinjë, ndonëse është proklamuar që nga data 10
janar do të paguhen të gjitha obligimet fiskale për mallrat e importuara, kjo nuk po
ndodh.
Sipas informatave ende vazhdon të mos paguhet dogana dhe TVSH-ja në ato dy pika
doganore. Zëdhënësja e baroneshës Eshton deklaron se problemi i doganave mbetet në
proces për diskutim. Sipas saj, ende nuk ka filluar të zbatohet ajo për të cilën kryeministri
Thaçi e Daçiqi janë dakorduar. Sipas saj, Serbia dhe Kosova më vonë duhet të gjejnë një
zgjidhje tjetër për doganat.
Kjo do të thotë, se nëpërmjet dy pikave kufitare në veri vazhdojnë të futen mallra pa u
doganuar, ndërkaq, këtu flitet se Kosova funksionon si një zonë unike doganore. Në të
vërtetë, cila është e vërteta kjo tash?
Se Serbia nuk është e gatshme t‟i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara, flet edhe një rast
tjetër. Më datën 9 janar 2013 kompania “Eurofruti” nga Mramori i Prishtinës, ka nisur një
kamion me mbi 20 tonë fruta mali, për ta eksportuar në Slloveni. Me këtë rast ajo ka
planifikuar që këtë ta bëjë transit nëpërmjet Serbisë, mirëpo problemet dalin qysh në
Mërdar, përkatësisht në përballjen e parë me zyrtarët serb. Kamionit nuk i lejohet
Page 52
52
vazhdimi i rrugës me një arsyetim të pakuptimshëm. Sipas autoriteteve serbe, pronari i
kompanisë “Eurofruti” nuk është pajisur me leje nga organet kompetente të Serbisë për
vjeljen dhe grumbullimin e frutave malore në territorin e Kosovës. Kamioni është
detyruar të kthehet, ndërsa pronari i kompanisë nëpërmjet rrugëve alternative, në këtë rast
nëpërmjet Malit të Zi ia dërgon mallin blerësit, domethënë blerësit nga Sllovenia. Kjo atij
ia ka rritur shpenzimet dhe i ka marrë më shumë kohë për ta realizuar këtë eksport.
Ky është shembull konkret, se marrëveshjet nuk po zbatohen. Do të thotë, se Serbia po
pengon edhe shfrytëzimin për transit të territorit të saj, me një arsyetim tejet absurd. Në
fakt duke kërkuar që bizneset të pajisen me leje nga organet kompetente serbe, ajo mohon
tërësisht ekzistimin e institucioneve tona në Kosovë, ndërkaq, ky nuk është qëllimi i
dialogut.
Po ashtu, ky rast dhe sjellja e papërgjegjshme e autoriteteve serbe ndaj marrëveshjeve të
arritura, janë një dëshmi shtesë, që kryeministri të kërkojë garanci për zbatimin e këtyre
dokumenteve, ose të kërkojë që bashkësia ndërkombëtare të përdorë mekanizmat dhe
presionet ndaj Serbisë. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Kurti e ka fjalën.
ALBIN KURTI: Faleminderit, kryesues!
Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Arsyetimi edhe zyrtar për fondin zhvillimor për veriun është integrimi i serbëve në
Kosovë. Ky fond duke qenë ofertë për Serbinë, sepse në tryezë me Daçiqin nënkupton që
një ndër premisat e dialogut në Bruksel është që integrimi i serbëve të veriut kalon nëpër
Beograd.
Prandaj nuk është e rastësishme që integrimi i serbëve të veriut në Kosovë, rezulton me
integrimin e Serbisë në shtetin e Kosovës.
Fondi zhvillimor për veriun është fond për zhvillimin e autonomisë së veriut. Fondi
zhvillimor për veriun është buxhet paralel. Dialogu politik për Kosovën me Serbinë në
Bruksel është duke i rritur institucionet paralele në veri dhe duke i sjell ato edhe në
Prishtinë, ku do të kemi buxhet të ndarë.
Fondi i këtillë zhvillimor nuk e ka zhvillimin ekonomik si pikënisje e as si qëllim, sepse
ai nuk trajton as stadet aktuale të zhvillimit ekonomik dhe asnjë nivel të dëshiruar të tij,
por statuset nominale e normative të etnive. Suksesi i fondit zhvillimor për veriun nuk ka
njësi matëse nga sfera e ekonomisë. Ky fond zhvillimor e stërkeq kuptimin e nocionit
zhvillim. Thaçi kërkonte veçse transparencë për financat e strukturave të Serbisë në veri.
Ironikisht kërkesa e tij u plotësua maksimalisht, paratë duhet t‟i paguajë vetë Kosova. Me
fjalë tjera numëroj vetë ti paratë, që do t‟i marr unë. Transparenca ideale është fort e
shtrenjtë, apo jo!
Veriu i zhvilluar dhe jugu i pazhvilluar paraqesin fenomen global, sa që shumë
akademikë, gazetarë e politikanë sot flasin për veriun global dhe jugun global. Ky
Page 53
53
kontrast global, thua se po përbrendësohet nga Kosova me këtë fondin zhvillimor për
veriun. Mirëpo, ky kontrast edhe do të thellohet në Kosovë, sepse të ardhurat mujore të
serbëve në veri të Kosovës, janë 93 euro, ndërkaq të shqiptarëve në jug janë vetëm 37
euro, pra dy herë e gjysmë më pak, sipas një studimi të para disa viteve të një organizate
gjermane.
Pra, sikurse kudo në botë edhe në Kosovë, jugu ka nevojë për zhvillim shumë më tepër se
sa veriu, por për dallim nga krejt bota, në Kosovë kemi fond zhvillimor për veriun, e jo
fond zhvillimor për jugun, si kudo tjetër.
Me dialogun me Serbinë në Bruksel, qeveritarët kosovarë rregullisht thonë se ne po e
konfirmojmë edhe njëherë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Pra, së pari ky nuk është
rikonfirmimi i parë, se lëre më konfirmimi i parë, së dyti ky lloj rikonfirmimi është
subversiv ndaj vetes, rikonfirmim që rikonfirmon dyshimin.
Serbia e fitoi statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian me atë Kushtetutë të saj,
ku thuhet që Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Tash edhe datën e fillimit të
negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian do ta fitojë me këtë Kushtetutë e po
ashtu edhe negociatat do t‟i zhvillojë me të njëjtën. Prandaj, në fakt Kushtetuta e Serbisë
është ajo që po rikonfirmohet në Bruksel.
Ashtu qysh kishim pavarësi sui generis për Kosovën, që të mos përdoret diku tjetër në
botë, tash po gatuhet një autonomi sui generis për veriun, që ajo të mos përdoret diku
tjetër në Ballkan, sidomos jo për shqiptarët dhe sidomos jo për shqiptarët në Preshevë,
Medvegjë e Bujanoc dhe ata në Maqedoninë Perëndimore.
Vizita e kryeministrit të Serbisë, Daçiq në Shkup dhe po të njëjtën ditë vizita e ministrit të
Jashtëm maqedonas, Poposki në Moskë, ishin në funksion të kësaj.
Daçiq i tha Gruevskit, se nëse Maqedonisë i kërcënohet ndonjë rrezik, Serbia e ndihmon,
kurse Sergej Lavrov i tha Popovskit që nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan. Mbi të
gjitha Daçiq kërkoi nga Gruevski, që të përmbahet kundrejt Kosovës, derisa ta arrijnë
kompromisin për Kosovën me Thaçin.
Me fjalë tjera, po sigurohen që kompromisi për Kosovën nuk do t‟i ndryshojë gjetiu
kufijtë në Ballkan dhe nëse shqiptarët në Maqedoni kërkojnë diçka të ngjashme, sikurse
serbët në veri të Kosovës, atëherë Daçiq i ofroi ndihmë Gruevskit, sipas shembullit që
tregoi me heqjen e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, disa ditë më parë.
Në anën tjetër, meqë kriza financiare në Serbi po thellohet, Daçiqit i duhen paratë e
Bashkimit Evropian që s‟vijnë dot prej statusit të vendit kandidat për në BE, por pas
marrjes së datës së fillimit të negociatave për anëtarësim në BE dhe përgjatë atyre
negociatave. Prandaj, Daçiqit i nevojitet aq shumë ky dialog me Thaçin në Bruksel.
Page 54
54
Dialogu në Bruksel ka edhe një risi. Për herë të parë Kosova ndodhet në negociata me
Serbinë, në të cilat qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është më poshtë se sa i disa faktorëve
ndërkombëtarë, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Gjermania ia ka vënë shtatë kushte Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë vënë
katër kushte, kurse Qeveria e Kosovës, asnjë kusht, ama bash asnjë kusht. Dikush mund
të thotë që ne s‟vendosim dot kushte, sepse jemi të dobët, mirëpo, kushte nuk vendosin
ata që janë të fuqishëm, por ata që janë seriozë.
Deputetë të Kuvendit të Kosovës e posaçërisht ju opozitarë, korniza e dialogut nuk
përcaktohet në dialog. As agjenda e dialogut nuk përcaktohet në dialog. Dialogu është
tashmë vonë, sepse dialogun për dialogun e ka bërë kjo qeveri e korruptuar dhe e
shantazhuar, në vjeshtën e vitit 2010 dhe në verën e vitit 2012, në takimet në Prishtinë e
në Bruksel, me baroneshën Eshton dhe këshilltarin e saj Robert Kuper, janë marrë vesh
që ky dialog do të jetë pa kushte për Serbinë dhe vetëm për çështje të brendshme të
Kosovës.
Formalisht, dialogu i paraprinë marrëveshjes, praktikisht marrëveshja i paraprinë
dialogut. Ngjashëm, nuk i paraprinë dialogu agjendës së dialogut, por dakordimi për
agjendën i paraprinë dialogut. Ata që nuk e kushtëzojnë Serbinë nuk mund të imponojnë
tema në dialog më pastaj.
Moskushtëzimi i dialogut dhe moskushtëzimi në dialog nuk janë dy gjëra të ndryshme.
Iluzioni që në këtë dialog do të mund të trajtohet Presheva, Medvegja e Bujanoci, është i
dëmshëm. Shpresa, besimi që në këtë dialog do të ketë edhe tema, si dëmshpërblimet e
luftës, Kosova Lindore, kërkim-falja, apo kontributi i plaçkitur pensional, janë shpresë a
besim në Thaçin.
Binarët e këtij dialogu janë hedhur, veçanërisht në vjeshtën e viti 2010 dhe verën e vitit
2012. Destinimi i këtij udhëtimi nuk ndërron pa e ndërruar drejtuesin e lokomotivës. Me
këtë lokomotivist, eventualisht mund të ndryshojë pak shpejtësia e udhëtimit dhe ca më
shumë, numri i pasagjerëve.
Pra, në kompozicionin e këtij treni mund të hipin edhe pasagjerë të tjerë, si puna e disa
opozitarëve. Ata që nuk e pranojnë, se nuk mund ta ndryshosh këtë dialog, pa e ndërruar
këtë qeveri, ose janë hipokritë ose janë naivë.
Të gjithë jemi dëshmitarë, se nuk ka raportim të vërtetë të Thaçit në Kuvend, për
dialogun me Serbinë në Bruksel, sepse nuk ka procesverbal e transkript dhe as tekst të
marrëveshjeve të arritura apo të konkluzioneve të dakorduara.
Rezoluta e 18 tetorit tashmë është shkelur:
- Në pikën 1, ku thuhet se po zgjidhen problemet midis dy shteteve të pavarura
dhe sovrane, pasi që nuk konsiderohen njësoj Kosova e Serbia, aty,
- Në pikën 3, ku thuhet se s‟prishet rregullimi i brendshëm, pasi që ky fond
zhvillimor i ndarë për veriun e bën mu këtë gjë,
Page 55
55
- Në pikën 5, ku thuhet se do të kemi raportim të rregullt, meqë në fakt nuk kemi
raportim, dhe
- Në pikën 6, ku thuhet se marrëveshjet ratifikohen nga Kuvendi, pasi që ato s‟po
na vijnë fare në Kuvend.
Mbi të gjitha, nuk mund të thuash që do e lejojmë dialogun të zhvillohet, pasi që në fund
to të mund ta ndalim me 2/3 e deputetëve, për çështjen e ratifikimit.
Atëherë bëhet tepër vonë. Trusnia mbi deputetët do të jetë shumë e madhe. E madhe si
asnjëherë më parë, sepse investimi ndërkombëtar do të jetë i lartë dhe drejt përmbylljes.
Kujtojeni, për shembull, Ligjin për ndërtimet para gati një viti, kur zëvendësambasadori
amerikan ka hyrë në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, ka mbajtur leksion 20-minutash
dhe ka dalë prej aty pa dëgjuar se çfarë kanë t‟i thonë të tjerët. Paraprakisht, njërin prej
anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit, që ka qenë duke shkuar në toalet, ky
zëvendësambasador nuk e ka lejuar të vazhdojë tutje, por e ka kthyer mbrapsht për në
mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Pra, kemi deputetë në këtë sallë, të cilët e durojnë nevojën fiziologjike përtej çfarëdo
organizmi njerëzor normal, por s‟e durojnë as trysninë më të vogël të ambasadave të
huaja. Prandaj ajo 2/3-at, që mund të duket e sigurt tash, vështirë të jetë e tillë pas disa
muajsh, në momente vendimtare.
Për fund, opozitarët nuk do të duhej të shkojnë në biseda informative te Thaçi, disa ditë
para se ai të vijë në Kuvend. Ai po lëshon komunikatë nga ato biseda informative, ku
thuhet që pjesëmarrësit e falënderuan kryeministrin, kurse atyre s‟po u ndihet zëri
mandej. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit!
(Ndërhyrje)
Jo, jo, nuk është ajo. E ka informatën e gabueshme. Nuk ka pasur mbledhje të Kryesisë.
Është e vërtetë që kemi diskutuar, por në mbledhje të Kryesisë nuk ka qenë asnjë
përfaqësues i Amerikës.
Po nejse, ka pas anëtarë të Kryesisë, në takim. Është krejt në rregull. Përfaqësues të
subjekteve politike kanë qenë të gjithë në takim, po tek Zyra e kryetarit. Dhe, ato detajet
unë nuk i di dhe po mendoj që s‟është mirë të lëshohem në këto çështje.
Zonja Sahatqija e ka fjalën.
TEUTA SAHATQIJA: Patëm rast të dëgjojmë shumë diskutues, po në fillim e dëgjuam
kryeministrin, i cili falënderoi për dëshirën tonë për t‟ u informuar edhe na dha fjalë plot
shpresë. Na foli për zhbërjen e strukturave paralele, për respektimin e IBM-it, për rendin
dhe ligjin, po edhe unë dhe shumë deputetë tjerë ia kujtuam kryeministrit se nuk ka qenë
Page 56
56
ajo dëshira jonë për informim, po ka qenë obligimi i tij prej këtij Kuvendi dhe rezolutës,
që të raportojë në Kuvend.
Edhe i bashkohem kolegëve tjerë, të cilët thonë që do të kishte qenë mirë, që ky raport të
mos jetë vetëm një raport me gojë, po të jetë një raport me shkrim deputetëve më herët,
në mënyrë që të përgatiten. E aq më tepër, që e pamë që prej fillimit deri tash në çdo
paraqitje të re të përfaqësuesve të Qeverisë pati evoluime edhe ndryshime të qëndrimeve.
Njëherë nisi me fondin e pastaj vazhdoi me ndryshimet, të cilat më vonë do t‟i cek.
Në anën tjetër, ne kemi parë, kemi dëgjuar dhe kemi lexuar, që edhe Daçiqi takohet dhe u
takua herën, tash rishtas me presidentin e Qipros, me Dimitri Hristofaj dhe deklaroi se
askush nuk dëshiron as nuk do të vendosë kurrfarë kufij me Kosovë.
Ne po flasim për kufij, të cilët i ka pranuar shteti i Serbisë. Bile, aq më tepër, jo që ka
pasur ndonjë afrim prej shteteve që nuk na kanë njohur, po i kemi parë deklaratat,
pikërisht prej presidentit të Qipros, i cili deklaron se kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Bile,
kemi zhvillime edhe në shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën dhe kanë zgjedhje të reja,
ku kanë dalë struktura të reja, në të cilat nuk tregohet kënaqësia, por pikërisht një
pakënaqësi me vendimin që Kosova të njihet prej shtetit të tyre.
Do të thotë, që nuk do të kemi ndonjë përparim, por pritet që të ketë edhe degradim në
ato shtete, të cilat veç e kanë njohur Kosovën.
Këtu duhet ta kemi të qartë që nuk është pozita ajo pronarja, apo ajo e cila dëshiron
normalizimin apo kthimin e veriut në një situatë normale, po jemi të gjithë, prandaj në
këtë diskutim nuk ka: “ne dëshirojmë, ndërsa ju opozita nuk dëshironi, që ta shihni veriun
të integruar apo pjesë të strukturave.”.
Po kaloj te fondi. Në fillim e dëgjuam kryeministrin, i cili tha që dogana, akciza, TVSH-
ja nga pikat 1 dhe 31 do të mblidhen dhe do të shkojnë në xhirollogarinë e hapur nga
Zhbogar, do të thotë në një bankë komerciale. Më vonë e dëgjuam që ajo do të shkojë së
pari në buxhetin e Kosovës dhe buxheti i Kosovës, atëherë do t‟ia qesë zotit Zhbogar në
një bankë komerciale, në një xhirollogari tjetër.
Në fund, dëgjuam që nuk do të jenë vetëm pikat 1 dhe 31, po që buxheti i Kosovës do të
jetë ai i cili do ta përcaktojë sa i nevojitet e sa nuk i nevojitet Serbisë, pjesës serbe, apo
pjesës veriore të Kosovës, që është e banuar me shumicë serbe, që të ndahet buxheti për
ata. Do të thotë, po e shoh se pse nuk ka ardhur diçka me shkrim, sepse vetëm gjatë këtij
diskutimi kanë qenë tri-katër ndryshime, evoluime në qëndrime për fondin.
Në anën tjetër, Fondi është i paraparë për veriun. Nuk e dimë për cilën pjesë të veriut. A
do të jenë edhe pjesë tjera, apo do të jetë vetëm pjesa përtej Ibrit? Po serbë ka edhe në
jug, a do të jenë ata të diskriminuar, së bashku edhe me shqiptarët, të cilët nuk e kanë
situatën ekonomike të mirë. Do të thotë, kjo përveç që është diskriminuese është edhe
ndarje, në qoftë se vendoset vetëm në një territor, të cilin ende nuk e dëgjuam cili është ai
territor.
Page 57
57
Në anën tjetër, në qoftë se fondi, tash nuk e dimë edhe në cilën deklaratë për t‟ u bazuar,
pasi ka pasur ndryshime të deklaratave, prej kryeministrit deri te zonja
zëvendëskryeministre, ku pati ndryshime, atëherë nuk e dimë ky fond, i cili do të jetë
fond special, fond i cili do t‟i shfrytëzojë të ardhurat që vijnë prej pikës 1 dhe 31, fond i
cili do të shërbejë për zhvillimin ekonomik të një territori, fond i cili do ta bëjë atë
territor, për të cilin është i dedikuar, një territor të vetëqëndrueshëm. A po shndërrohet ky
fond, në qoftë se nuk kalon nëpër buxhetin e Kosovës, në qoftë se nuk miratohet prej
Kuvendit të Kosovës, në qoftë se nuk ratifikohet prej Kuvendit të Kosovës, në qoftë se
nëpërmjet buxhetit nuk ratifikohen cilat do të jenë ato investime, të cilat do t‟i mbulojë ky
fond, atëherë ne po e krijojmë një autonomi financiare.
Ajo autonomia financiare apo fondi për autonominë financiare, po frikohem që mund të
sjellë edhe në autonomi tjera, jo vetëm financiare të territorit, të cilin ende nuk po e dimë
për cilin territor saktë është i dedikuar ky fond.
Pika tjetër, do të thotë kjo ishte aspekti politik, se kush, pse nuk aprovohet, pse nuk është
aprovuar në rend të parë, ideja për fondin në Kuvendin e Kosovës, pasi Rezoluta kërkon
ratifikimin dhe kërkon një diskutim. Unë mendoj që nuk kemi pse të frikohemi, sepse të
gjithë jemi për integrimin e të gjitha pjesëve të Kosovës në një territor, në një sistem
unik.
Në anën tjetër, kah aspekti teknik, kush do ta bën menaxhimin e këtij fondi? Do të jetë
Bordi, kush do të vendos, cilët do të jenë investimet? Kush do të vendosë qysh do të
organizohet ky fond? Pse vetëm njëshi dhe tridhjetenjëshi? Zonja Tahiri na tha, që në
qoftë se duhen, do të japin më tepër. Ajo do të thotë se nuk qenkan vetëm një dhe
tridhjetenjë, prandaj, sa më tepër që po zhvillohet debati, jo që po qartësohet, po pikërisht
po humbet fokusi më tepër nga kjo.
Po në këtë rast, do të thotë në rastin e fondit, përsëri e shohim që ka anashkalim të
Kuvendit, anashkalim të dokumenteve kryesore të Republikës së Kosovës.
Po, në anën tjetër, dëgjuam edhe ministrin e Punëve të Jashtme, i cili na foli për Zyrën
Ndërlidhëse edhe na foli për ambasadorin e Zyrës Ndërlidhëse. Me sa e dimë ne,
ambasadori pranohet kur dorëzohen letrat kredenciale. A do të dorëzojë ambasadori apo i
ngarkuari me detyrë, apo si do të quhet ky person shumë i respektuar, a do t‟i dorëzojë
letrat kredenciale presidentit Nikoliq, apo jo? A do të shndërrohet në ambasador apo jo,
apo është edhe kjo edhe njëherë ajo thënia që e kemi dëgjuar sa herë, që Serbia për të
satën herë po na pranon, e në anën tjetër Serbia nuk po na pranon.
Sidoqoftë, edhe çfarëdo akreditimi, edhe çfarëdo vendosje e Zyrës, edhe kjo sikur edhe
fondi dhe të tjerat do të duhej që të kalonin nëpër Kuvendin e Kosovës, se Kuvendi i
Kosovës, si pozita ashtu edhe opozita janë të interesuar për normalizim, atë e kanë
treguar edhe me Rezolutë.
Prandaj, jemi kundër anashkalimit të Kuvendit dhe të Rezolutës. Faleminderit!
Page 58
58
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Selimi e ka fjalën.
REXHEP SELIMI: Faleminderit, zoti nënkryetar!
Në takim u tha që është biseduar për zhbërjen e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.
Madje, u tha që pala serbe paska marrë obligime për zhbërjen e strukturave ilegale në
Kosovë. Pra, ky fakt i ka dy gjëra, që duhet të shpjegohen edhe një herë.
Me çfarë të drejte jepen këso “obligimesh”, një shteti të huaj që të ndërhyjë brenda
territorit të Republikës së Kosovës, për të vepruar, siç u tha këtu. Pra, citoj edhe një herë:
pala serbe paska marrë obligime për zhbërjen e strukturave ilegale në Kosovë”
Kjo është njëra anë, që do të duhej të diskutohej dhe të kuptohej ashtu siç është në të
vërtetë. Pra, pranohet që Serbia të ndërhyjë në Kosovë, për ta rregulluar këtë Kosovën
tonë, për së brendshmi.
Dhe e dyta, a është definuar edhe një herë, që kush është ilegal për Serbinë në Kosovë,
sepse Serbia do ta pranonte që t‟i luftonte, sipas tyre, strukturat ilegale në Kosovë, për
shkak se ilegal për Serbinë në Kosovë është vetë Qeveria e Kosovës, vetë institucionet
dhe vetë shteti i Kosovës.
Pra, këto dy gjëra do të duhej njëherë, jo vetëm të kuptoheshin po të shpjegoheshin ashtu
siç duhet. Pra, në njërën anë, i lejohet Serbisë të ndërhyjë në Kosovë, për zhbërjen e
strukturave ilegale dhe në anën tjetër, nuk është bërë e qartë, as në këtë marrëveshje, as
në çfarëdo raporti, se kush për Serbinë është ilegal në Kosovë. Kjo dihet mirëfilli, pra do
të duhej ta dimë edhe një herë, ta vlerësonim dhe ta dëgjonim e ta përcaktonim, ta
identifikonim, kush është ilegal për Serbinë në Kosovë, pastaj të kërkojmë se si të
reflektojë Serbia brenda kësaj.
Pra, Serbia nuk i vlerëson si ilegale strukturat e saj në Kosovë dhe rrjedhimisht nuk do t‟i
luftojë kurrë edhe nëse merr obligime.
Ilegale për Serbinë është vetë shteti i Kosovës, vetë pavarësia e Kosovës, sepse kështu e
thonë ata. Pra, nuk do të duhej Serbia të kërkohej apo të thirrej për ta luftuar atë çfarë
Serbia e konsideron si ilegale. Pra, në koncept nuk do të duhej të shihej, apo të shpjegohej
aq më tepër, çështja e asaj se si e interpreton Serbia, apo kë e interpreton Serbia si legale
dhe si ilegale.
Por, edhe sikur të ishte kështu, ne do të duhej nga Serbia të kërkonim diçka tjetër. Para se
të kërkonim nga Serbia për të ndërhyrë në Kosovë, për t‟i kryer detyrat, që në të vërtetë
janë detyrat tona, Qeveria do të duhej të kërkonte, si kusht gjithsesi, apo si një nga
kushtet nga Serbia, që ta ndalte dhunën kundër shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë dhe
Bujanoc. Pra, para se të ftohej Serbia për të ndërhyrë në Kosovë, do të duhej si kusht t‟i
kërkohej Serbisë, që të mos e bënte atë çfarë po bën kundër shqiptarëve në Preshevë,
Medvegjë dhe Bujanoc dhe atë po e bën përditë në mënyrë sistematike.
Page 59
59
Megjithatë, ne sot folëm vetëm për ato gjëra, çfarë deshi dhe çfarë duan kryeministrat t‟i
ndajnë me deputetët, me opinionin. Pra, ne po i referohemi vetëm atyre çka thanë ata dhe
nuk kemi mundësi t‟u referohemi të gjitha atyre, çfarë ata biseduan.
Pra, ne sot po flasim vetëm për atë çfarë ata duan të ndajnë me ne, për atë që dimë ne dhe
nuk mund të flasim për atë çka ne, në të vërtetë nuk dimë çka qëndron, çka bisedohet dhe
për më tepër çka po bëhet për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Që ta ruajmë të
ardhmen e qytetarëve, ne do të duhej të kujdeseshim edhe më shumë për të tashmen e
qytetarëve. Që ta shpëtojmë atë çfarë e sjellin bisedimet në të ardhmen, ne do të duhej ta
ndalnim atë çfarë sjellin bisedimet tani.
Kështu që, ndërprerja e bisedimeve me Serbinë do të ishte një ditë më shumë shpëtim për
Kosovën. Këto bisedime po vazhdojnë të prodhojnë gjëra të tilla, çfarë tashmë vetëm
naivët mund të presin se do të sjellë diçka të mirë për Kosovën, përderisa këtu bisedohet
vetëm për Kosovën. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Anton Quni.
ANTON QUNI: Faleminderit, zoti kryesues!
I nderuar kryeministër,
Ministra,
Deputetë,
Edhe fjala ime ka të bëjë me bisedimet në Bruksel, por në lidhje me qëndrimet,
prononcimet, mundësitë dhe obligimet e kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë në raport me
Luginën e Preshevës.
Në ngjarjet dhe manifestimet e ndryshme në shënimin e njëqindvjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë u deklarua se Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës do t‟ u qëndrojnë afër dhe
në mbrojtje të gjithë bashkëkombësve të vet, kudo që ata janë, duke përfshirë edhe
shqiptarët e Luginës së Preshevës. Në mitingun e Shkupit u shpall edhe bashkimi
kombëtar.
Pas këtyre ngjarjeve, kryeministri i Serbisë dha një afat për largimin e lapidarit të
dëshmorëve të UÇPMB-së, përndryshe atë do ta largojë me forcë. Ky kërcënim nxiti
debate, prononcime dhe reagime të ndryshme të analistëve, ekspertëve, politikanëve,
shoqatave, formacioneve ilegale, intelektualëve, autoriteteve të Qeverisë e tjera, ku
shfaqej laramani e opsioneve, zgjidhjeve, alternativave për tejkalimin e krizës, duke
filluar nga ato qëndrimet e buta, humane, paqësore, spirituale, deri tek qëndrimet e ashpra
luftarake.
Në skadimin e afatit, të gjithë pritnim me ankth për zhvillimet në vijim. Më datën 20
janar, në orët e mëngjesit, formacionet ushtarako-policore të Serbisë marshuan në qendër
të Preshevës, me masa të rrepta të sigurisë, siguruan që një kompani të largojë shtatoren
nga sheshi dhe pa pak ata u larguan qetë dhe e lanë sheshin prapa vetes, sikur që aty kurrë
asgjë nuk kishte ekzistuar.
Page 60
60
Pas kësaj ngjarjeje prapë u ngritën zërat për pasojat, rreziqet, kërcënimet e opsionet prej
më të ndryshmeve, se si duhet ne shqiptarët t‟i zgjidhim problemet e natyrës së tillë.
Të nderuar, të gjitha këto deklarime, prononcime, premtime, që ne i plasojmë pa asnjë
veprim dhe përpjekje konkrete, nuk e përmirësojnë gjendjen e shqiptarëve në Luginën e
Preshevës.
Qëndrimet tona, posaçërisht ato të Qeverisë së Kosovës, që nuk prodhojnë efekt në
përmirësimin e jetës të bashkëkombësve tanë, janë vetëm fjalë boshe, pa peshë,
jokorrekte dhe të pandershme. Bashkëkombësit tanë meritojnë më shumë se mbështetje
morale nga larg apo dhënie të leksioneve. Qeveria e Kosovës duhet të kalojë nga fjalët në
veprim me një varg masash konkrete, siç janë:
- Në të gjitha qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes, të ngritë çështjen e
shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
- Të bashkëpunojë në rrafshin politik me të gjithë faktorët relevantë, të
Shqipërisë, të Luginës së Preshevës, shteteve të rajonit, SHBA-së, BE-së, e
tjera.
- Të mos lejojë që Lugina e Preshevës të shndërrohet në objekt të pazareve dhe
kusuritjeve për politikat afatshkurtra, por të trajtohet si çështje e pazgjidhur në
vazhdimësi, pavarësisht rrethanave dhe raporteve politike ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë.
- Të angazhohet për lëvizjen e lirë dhe lehtësimet doganore.
- Të mundësojë arsimimin dhe specializimet e kuadrove në fusha të ndryshme.
- Të shkëmbejë kuadro dhe ekspertë në fusha të çështjeve të përbashkëta,
- Të ofrojë ekspertizë në fushën e qeverisjes lokale,
- Të stimulojë zhvillimin e tregtisë, prodhimtarisë dhe plasimin e produkteve,
- Të ofrojë ndihmë juridike për të përndjekurit politikë dhe veteranët e UÇPMB-
së,
- Të organizojë ngjarje të përbashkëta kulturore, sportive, rinore, e tjera,
- Të sigurojë fonde për infrastrukturë, çështje sociale,
- T‟i stimulojë hulumtimet, punimet shkencore, publikimet për çështjen e
shqiptarëve në Luginën e Preshevës,
- Të nxisë bashkëpunimin e shqiptarëve me komuniteteve tjera në Sërbi,
boshnjakët, hungarezët, vëllehët, rumunët, e tjera.
Këto veprime janë minimumi i mundësive që i keni, vetëm u mungon vullneti politik. Në
mënyrë deklarative nga individë dhe formacione ilegale të armatosura është folur për
ekzistencë të armatosur, mbrojtje ushtarake, deri në shpallje të gjendjes së luftës dhe
borxhin që ia ka Kosova Luginës së Preshevës.
Zoti kryeministër, për të qenë të sinqertë dhe racional, ne duhet të tregojmë të vërtetën në
lidhje me mbrojtjen institucionale, që eventualisht do t‟i ofronim bashkëkombësve jashtë
kufijve të Kosovës. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk ekziston asnjë
përkufizim në lidhjet me nocionet ushtri, mbrojtje, gjendje lufte, agresion, siguri
nacionale, mobilizim, armëpushim, aleancë ushtarake, marrëveshje paqeje e tjera.
Page 61
61
Si rrjedhojë e kësaj ne kemi shumë mangësi:
- Mungojnë një mori ligjesh që aktivizohen në gjendje lufte, të cilat do të rregullonin
çështjet e rekrutimit dhe mobilizimit, drejtësisë ushtarake, masat kundër profiterëve,
dezertorëve dhe sabotuesve të luftës.
- Mungesa e formacionit ushtarak të Republikës së Kosovës dhe mundësitë e kufizuara të
Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Inteligjencë,
- Mungesa e autorizimeve ligjore për operacione të veçanta për Policinë dhe AIK-un,
- Mungesa në kuadro profesionale, teknikë, pajisje, transport, komunikim e tjera.
- Mungesa e rezervave shtetërore në ushqim, karburante, higjienë, mjekim.
- Mungesa e fondeve,
- Mungesa e industrisë ushtarake dhe e burimeve të limituara nga jashtë,
- Mungesa e përgatitjes profesionale, kapaciteteve dhe autorizimeve, për reagim në
situata konvencionale dhe asimetrike.
Të gjitha këto mangësi dhe kufizime, janë faktorë që kanë ndikim të fuqishëm në
hartimin e politikave të sigurisë dhe e përcaktojnë rezultatin final.
Zoti kryeministër, duhet të jetë detyrë juaja me prioritet, që edhe në këtë drejtim t‟i
fokusoni angazhimet tuaja për zhvillimin e mirëfilltë të institucioneve të sigurisë, me
kapacitete të plota. Deri në fuqizimin e shtetit ne do të përballemi edhe më tutje me
provokime, shantazhe e skenarë dhe kërcënime të ndryshme, nga politikëbërësit në
Beograd. Ata do të ndalen vetëm atëherë, kur ne me të vërtetë mund t‟iu dalim zot vendit
tonë dhe bashkëkombësve tanë, në mënyrë institucionale, me mekanizma dhe forcën
legale.
Çdo qasje tjetër, siç janë kushtrimi për luftë, vetiniciativat, veprimet jashtë kontrollit,
fondet private dhe ilegale, mund edhe më tepër ta keqësojnë pozitën e shqiptarëve në
Luginën e Preshevës.
Prandaj, në situata të tilla të jemi më të përgjegjshëm, më të ndershëm dhe më të gatshëm,
për përmbushjen e obligimeve ndaj bashkëkombësve, kudo që ata janë. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! E ka fjalën kryeministri Thaçi.
KRYEMINISTRI HASHIM THAÇI: Faleminderit shumë i nderuar kryesues Haliti!
Të nderuar deputetë,
Kabinet qeveritar,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Mendoj se sot e kemi pasur një informatë apo raport, mund t‟i thoni si të doni, të
prezantuar me iniciativën time në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Do të thotë, kjo ka
qenë tema për të cilën jemi thirrur për të diskutuar, informuar dhe raportuar. Por, pat edhe
devijime nga kjo temë, devijime dhe të arsyeshme.
Page 62
62
Unë do të ju ftoja që nëse me të vërtetë dëshirohet të diskutohet për çështjen në fjalë, që
ju po e diskutoni, ne jemi të gatshëm të diskutojmë në çdo moment, por le të jetë pikë e
veçantë e rendit të ditës dhe vijmë e diskutojmë për atë çështje.
Ndërsa, pasi po i drejtoheni Qeverisë në shumicën e rasteve, unë dua të ju them se
Parlamenti i Kosovës vendos edhe për paqen, edhe për luftën. Le të marrë vendim
Parlamenti i Kosovës, Qeveria e Kosovës deri në fund e zbaton.
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Ymeri e ka fjalën.
VISAR YMERI: Faleminderit, kryesues!
Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Po e nisi këtë fjalë duke ia përkujtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, se Kuvendi
i Kosovës pat marrë vendim për reciprocitet të plotë politik, ekonomik edhe tregtar me
Serbinë, po Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk e ka ndërmarrë as hapin më të vogël për ta
zbatuar atë, derisa i ka organizuar pastaj deputetët e vet, të dëgjueshëm, për ta kthyer
prapa këtë rezolutë me një rezolutë tjetër kundër reciprocitetit. Pra, ky është fakt.
Një çështje tjetër, u dëgjua këtu disa herë të thuhet edhe nga zëvendëskryeministrja po
edhe nga kryeministri, se nuk po diskutohet për territorin, ndërkohë që në komunikatën
për shtyp që vjen nga Zyra e Kryeministrit, pas takimit me liderët politikë, aty shumë
qartë thuhet që në shtatë qëllimet e këtij dialogu apo këtyre negociatave, gjashtë prej tyre
merren me veriun e Kosovës, ku veriu shkruhet me të madhe. E pra, veriu i Kosovës,
kryeministër, është territor, nuk është asgjë tjetër, përveç pjesë e territorit të Republikës
së Kosovës.
Kur pastaj, thuhet nga zëvendëskryeministrja se ne nuk po diskutojmë për territore, po në
ndërkohë Serbia e pranoi territorin unik doganor të Kosovës, kjo i bie prapë që paskan
diskutuar për territore. Paskan diskutuar për territorin, për unitetin doganor të territorit të
Kosovës, apo jo? Pra, është diskutim për territorin. Pra, ose nuk po diskutoni për
territorin, ose këto marrëveshje, që po thoni që i keni arritur, nuk janë të vërteta.
Mendoj që kjo çështja, që u problematizua këtu nga disa deputetë, është shumë e qartë
dhe është shumë e vërtetë. Rezoluta që është nxjerrë nga ky Kuvend për dialogun e
obligon kryeministrin, që t‟i raportojë Kuvendit. Ndërkohë që nga kryeministri, shumicën
e herëve, po kemi informata, pra edhe në vetë kërkesën e tij po shkruhet informatë, po
këtë radhë, madje as informatë nuk e kisha quajtur, për shkak se ajo që dëgjuam sot në
fjalën hyrëse të kësaj pike të rendit të ditës, nga kryeministri i Kosovës ishte, mendoj unë,
një tallje me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me qytetarët e Republikës së
Kosovës në përgjithësi.
Pse po them tallje? Për shkak se kryeministri më shumë u ka dhënë informata medieve në
konferenca për shtyp dhe ambasadorit të KUINT-it në takimet e tyre, se sa që i dha këtij
Kuvendi, për marrëveshje që janë arritur. Po edhe nga ato informata, unë mendoj që nuk
është se në të gjitha ato ka një paqartësi. Ka qenë shumë e qartë. Është vendosur në
marrëveshje me Serbinë, që të krijohet një fond, që po quhet zhvillimor për veriun e
Page 63
63
Kosovës dhe këtë fond zhvillimor nuk do ta menaxhojë më Kuvendi i Kosovës, po do ta
menaxhojë një fond, i cili përbëhet nga tre anëtarë, pra do të jetë bord trepalësh dhe palët
në këtë janë: Bashkimi Evropian, një përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Kosovës
dhe një përfaqësues i komunitetit, përkatësisht të serbëve në veri, pra të strukturave të
organizuara të serbëve në veri të Kosovës.
Kjo i bie që Qeveria e Kosovës ka vendosur, që një pushtet ekzekutiv, se menaxhimi,
mbledhja dhe shpenzimi i parasë publike është pushtet ekzekutiv dhe element i
sovranitetit, pra këtë element ekzekutiv të sovranitetit t‟ia bartë, në këtë rast këtij bordi
trepalësh, në të cilën fjalën kryesore, siç e tha edhe vetë kryeministri, do ta ketë Bashkimi
Evropian.
Pra, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë ka marrë tash pushtet ekzekutiv. Në
vigjilje të përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, pushtetin ekzekutiv po e
merr Bashkimi Evropian, përkatësisht përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian. Dhe,
kjo nuk është përmbyllje e mbikëqyrjes, po kjo është thellim i mbikëqyrjes.
Tash, pak për fondin, se u përmend këtu disa herë, që fondi është në përputhje me ligjet e
Kosovës. Dhe mendoj se nuk ka gjë më larg të së vërtetës, se sa kjo thënie, që e tha edhe
zëvendëskryeministrja edhe kryeministri. Ligji për menaxhimin e financave publike dhe
përgjegjësit, i cili është ligji numër 03/L-048 shumë qartë e precizon, në Kosovë legalisht
lejohet vetëm një fond publik, ai është buxheti i Republikës së Kosovës dhe të hyrat në
atë buxhet dhe shpenzimet e atij buxheti miratohen nga vetëm një institucion, që e ka këtë
të drejtë, e ai është Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kështu e thotë ligji.
Fondi zhvillimor për veriun, pastaj, është një fond që del jashtë këtij ligji. Pra, nuk është i
sanksionuar me këtë ligj, rrjedhimisht është fond ilegal. Pra, premtimi, zotimi që e ka
dhënë kryeministri i Kosovës në Bruksel, që ia ka dhënë Daçiqit dhe Ketrin Eshtonit
është zotim, i cili është në shpërputhje me ligjet e Kosovës, pra është zotim ilegal, në
ligjet në fuqi.
Tjetër, për sa i përket raportimit, e kemi parë që sa më të nxehta po janë temat edhe sa më
të dëmshme po janë marrëveshjet në Bruksel, aq më të shkurta po bëhen këto
komunikatat për shtyp të Zyrës së Eshtonit. Pra, kemi parë komunikatën e fundit për
shtyp të Zyrës së Eshtonit, e cila është lëshuar në ditën kur është mbajt takimi më 17
janar, ajo ka qenë shumë e shkurtër, ka qenë e përbërë nga tri paragrafë, prej të cilëve
këto paragrafë i kanë pas jo më shumë se katër rreshta. Edhe në të njëjtën mënyrë edhe
raportimet apo informatat në këtë rast, të kryeministrit në Kuvendin e Republikës së
Kosovës, po bëhen shumë më të shkurta.
Pra, në njëfarë mënyrë, kryeministri nuk po sillet në Kuvend si kryeministër, por po sillet
si njëlloj ndihmese Zyrës së Eshtonit, për të na i përkthyer komunikatat, të cilat ata i
lëshojnë në anglisht. Pra, e ka marrë rolin e zëdhënësit të Ketrin Eshtonit, koleg i Maja
Kocijançiqit në këtë rast.
Page 64
64
Ligji për menaxhimin e financave publike e thotë në nenin 2 paragrafi 1, që me para
publike nënkuptohen paratë apo pasuria financiare, të cilat pranohen, janë nën
përkujdesje, mbahen në mirëbesim, ose janë nën kontrollin e një organizate buxhetore,
autoriteti publik ose ndërmarrjeje të kontrolluar publike, ose nën 2, personi për ose në
emër të cilësdo nga të sipërcekurat. Pra, definicioni i parave publike është kjo.
Ndërkohë, që në nenin 17, paragrafi 1 dhe 2, thuhet që paratë publike do të përdoren
vetëm për qëllime të miratuara publike. Asnjë autoritet publik, organizatë buxhetor,
person apo ndërmarrje, nuk mund të devijojnë, keqzbatojnë, ekspozojnë apo të përdorin
në mënyrë të parregullt paratë publike. Pra, kjo e definon tash këtë pjesën tjetër të
buxhetit, pjesën e shpenzimeve të buxhetit, se si miratohen ato dhe si shpenzohen ato.
Fondi zhvillimor, siç u tha edhe këtu, pra edhe pse do të kalojë formalisht përmes
Thesarit të Kosovës, automatikisht këto të hyra do të shkojnë në fondin zhvillimor dhe
Bordi pastaj do të vendosë se ku dhe si të shpenzohen këto.
Pra, këto para publike po e marrin një natyre tjetër. Dhe, ky fond zhvillimor edhe në këtë
aspekt është në shpërputhje me ligjet në Kosovë, pra është fond ilegal. Sa herë që është
përmendur në këtë Kuvend për fondin zhvillimor, që është domosdoshmëri për Kosovën,
mendoj unë, përherë përgjigja e kësaj Qeverie, e ministrave të kësaj Qeverie, zakonisht
ministrit të Financave, pra edhe e të tjerëve, ka qenë që Ligji për menaxhimin e financave
publike nuk lejon fonde tjera, përveç buxhetit.
Pra, kur kemi fol për fondin zhvillimor, për revitalizimin e industrisë, për revitalizimin e
bujqësisë, kur madje-madje edhe është kërkuar një fond i ndarë për stimulimin e
efiçiencës së energjisë, apo për investime tjera, përherë përgjigja ka qenë që ligji nuk
lejon. Dhe, tash mbasi nuk lejon për të gjitha këto gjëra, po lejon një gjë, një fond
zhvillimor për veriun.
U tha këtu nga disa deputetë dhe pajtohem plotësisht që ky fond zhvillimor, natyrisht që
është ndarje fiskale, e ndan unitetin fiskal dhe doganor të Kosovës, për shkak se fondi
edhe në shpenzimet e veta territorializohet dhe etnizohet, pra është fond për zhvillimin e
një pjese të territorit të Kosovës dhe për një komunitet në Kosovë edhe në kuptimin e të
hyrave është i territorializuar, financohet nga të hyrat nga dy pika doganore, të cilat
shkojnë drejtpërsëdrejti në këtë fond. Pra, ky është fond që e ndan Kosovën, e ndan
unitetin fiskal të Kosovës, për shkak se i ndanë tatimet dhe shpenzimet të një pjese të
parave publike dhe ato kalojnë nën menaxhim të një subjekti, që nuk është as Kuvendi as
Qeveria e Kosovës.
Po, përveç fondit, që është ndarës, ky është edhe jodemokratik, për shkak se e përjashton
vendimmarrjen nga Kuvendi, pra e përjashton vendimmarrjen e institucionit më të lartë
legjislativ dhe vendimmarrës të Kosovës, për sa i përket parasë publike. Pra, Kuvendi më
nuk vendos për këtë fond, vendos ai bordi trepalësh.
Dhe, është në shpërputhje, natyrisht, siç u tha nga disa deputetë edhe me nenin 65 të
Kushtetutës së Kosovës, pikën pesë më saktësisht, ku qartësohet se Kuvendi është ai i cili
Page 65
65
e ka përgjegjësinë ekskluzive në miratimin e buxhetit edhe në draftimin e buxhetit për
Republikën e Kosovës.
Pra, një fond i tillë ilegal i krijuar në marrëveshje me Serbinë, përveç që e thellon ndarjen
e brendshme edhe e formalizon ndarjen e brendshme të Kosovës, e cakton edhe njëlloj
vartësie të re tash, të Kosovës ndaj Serbisë. Është një fije e vartësisë së Kosovës ndaj
Serbisë, për shkak se ky është një fond, i cili është bërë në marrëveshje me Serbinë dhe
në të cilën, njëra prej palëve do të jetë si pjesëtar i strukturave ilegale të Serbisë në
Kosovë. Pak çka që e di që tash, ... jo nuk do të jetë, do të jetë përfaqësues i komunitetit,
mirëpo përfaqësuesit e vetëm të komunitetit, të atij komuniteti për të cilin po flet
kryeministri dhe zëvendëskryeministrja janë strukturat ilegalet ë Serbisë, të vetmet
struktura të organizuara atje.
Kjo nuk është integrim për serbët në Kosovë, për shkak se integrimi nuk bëhet kështu. Ne
e kemi paraqitur qysh në vitin 2008 planin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, se si integrohet
veriu. Dhe, ky plan përbëhet nga 13 pika, po çka është më me rëndësi, ky plan përbëhet
nga dy shtylla kryesore. E ato dy shtylla kryesore janë në njërën anë, intervenimi i
institucioneve të shtetit, pra që nga FSK-ja e cila do të duhej të bëhej ushtri e deri të
Policia dhe Gjyqësia e Kosovës në atë vend, për t‟i shpërbërë strukturat ilegale të Serbisë
dhe në anën tjetër, në intervenimin ekonomiko-social në atë vend nëpërmjet investimeve,
para së gjithash dhe përmbi të gjitha në “Trepçë” dhe nëpërmjet revitalizimit të saj e cila
do ta rriste punësimin atje dhe do ta rriste zhvillimin ekonomik, jo vetëm të asaj pjese të
Kosovës, por të tërë Kosovës.
Pra, ky është intervenimi i shtetit, i cili do ta integronte atë pjesë të Kosovës në shoqërinë
tonë dhe shtetin tonë dhe jo kështu, duke ndarë fonde ilegale, të cilat pastaj do të
përdoren siç ua ka qejfi atij bordi dhe strukturave ...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESI: Faleminderit! Deputetë, nuk ka tjerë të paraqitur. Qeveria e dëshironi
fjalën dikush? Zonja Tahiri.
EDITA TAHIRI: Deputetë të nderuar,
Pas diskutimeve që u thanë këtu, dua të bëj një vlerësim se në disa pika ka konsensus të
përbashkët, siç ka edhe konsensus të gjerë për dialogun për normalizimin e
marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Dhe, unë mund t‟ ju them
edhe një herë, që të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe Marrëveshjen për
Doganat, është mbrojtur Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, është
mbrojtur integriteti territorial i Kosovës si dhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës.
Rezultatet konkrete janë në terren, ju lutem. Është vendosur kufiri. Autoritetet shtetërore
ushtrojnë kontrollin e kufirit dhe shërbimet doganore dhe për këtë unë do të thosha që
ndoshta një delegacion i Parlamentit duhet të bëjë një vizitë dhe monitorojë gjendjen në
terren dhe besoj se edhe diskutimet do të jenë më racionale.
Page 66
66
(Ndërhyrje)
Me kënaqësi... Për sa u takon ndarjeve, unë ndarjen e pashë te mënyra se si kundrohet
bashkësia ndërkombëtare. Për një subjekt politik ka një planet të veçantë të
marrëdhënieve ndërkombëtare, janë veç Rusia e Serbia. Ju lutem, për pjesën tjetër, që
kemi konsensus, partnerët tanë janë SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Sigurisht, se bota është më e pasur se kaq, po ne kemi lidhur aleancë dhe në këtë proces
kemi mbështetjen e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian. Dhe, ju e dini shumë mirë, që
Bashkimi Evropian flet me Serbinë, por pa Kosovën. Besoj e keni pa edhe hartën që
paraqitet në ueb-sajtin e Bashkimit Evropian, ku Kosova është shtet në vete. Dhe, shikoni
ju lutem, pavarësisht se çka thonë letrat në Beograd, harta e Serbisë është pa Kosovën dhe
këtë ju e dini shumë mirë.
E fundit, për të mos e zgjatur shumë, se na zgjati debati, unë mendoj se është me rëndësi
që në politikën e jashtme të kemi njëlloj uniteti, për aq sa ka subjekte, që me të vërtetë i
injorojnë faktorët vendimmarrës, sot në marrëdhëniet ndërkombëtare, është problem se
çfarë konkluzioni mbërrijmë, se këto konkluzione mund të dalin të tilla, që pak a shumë
po ngjajnë me konkluzionet e disa grupeve a faktorëve, qoftë në Beograd, qoftë ne pjesën
veriore të vendit tonë.
Dhe, për fund, sa i takon fondit. Vetë fakti që e ka nocionin për zhvillim, është pozitiv.
Është fjala për zhvillim pozitiv. Po, ne kemi pas fonde: Fondi për regjistrimin e
popullsisë, ka qenë fond, po me gjasë na ka konvenuar, se aty kemi pasur edhe donacione
ndërkombëtare. Kemi pasur fonde për fatkeqësi natyrore, po asnjëra prej tyre nuk ka pas
konsekuencat siç i parashihni ju, por janë konsekuenca pozitive.
Dhe, unë mendoj, se fondi për zhvillim jo vetëm te ne, po në gjithë botën, kur vendoset,
ka të bëjë me masat e mirëbesimit. Ne kemi nevojë dhe duhet të punojmë për integrimin e
këtij grupi të vogël të serbëve të pjesës veriore, të cilët, për fat të keq, deri tash lejuan të
manipulohen, por si duket procesi ka filluar të marrë të mbarën dhe së shpejti do t‟i
shohim të integruar në institucionet tona. Hiç, disa grupe kriminale, që besoj se e kanë
vendin atje, në drejtësi. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Për replikë janë paraqitur zoti Hamiti dhe zoti Ymeri.
SABRI HAMITI: Unë nuk kam replikë të veçantë për dikë, por megjithatë ne i dëgjuam
në finish të këtij diskutimi dy deklarata, një të kryeministrit dhe të një
zëvendëskryeministres, që për hesap timin janë shumë të çuditshme, se u fol për luftën
dhe për paqen dhe e dyta për një vizitë në veri. Domethënë, kryeministri na tha që
Kuvendi le të vendosë dhe ta bëjë luftën ose paqen, ndërsa zëvendëskryeministrja tha,
shkoni këqyrni qysh është situata.
Unë, si një goxha i vjetër i këtij Parlamenti, me moshë edhe me kulturë, unë mendoj që
situata jonë nuk është luftë, ose paqe. Tjetër është gjuha e kategorive të mëdha, që nuk na
Page 67
67
duhet, megjithatë, mendoj. Ne mund të jemi ajo që thotë Petrarka, „paqe nuk gjej, e luftë
s‟kam për të bërë‟, në përkthim të Koliqit, më e saktë është.
Kjo punë e lëvizjeve nëpër territore, dikush e përdori këtu më herët frazën - naiv dhe
hipokrit. Unë nuk dua të bëhem cinik, por me këtë logjikë naivë vjen ata që heroikisht
kanë rënë në luftë, e hipokritë janë gjithë të mbeturit, të cilët flasin fuqishëm për luftën.
Flasin. Thashë. Nuk po shkoj më tutje. Besoj që është koha të jemi shumë më të matur në
deklarata. Faleminderit!
KRYESUESI: Kundër-replikë, zonja Tahiri.
ZËVENDËSKRYEMINISTRJA EDITA TAHIRI: Deputet Hamiti, ndoshta më mirë
është ta precizoj atë që e kërkova.
Ju thash që marrëveshjet e arritura, veçmas marrëveshja e IBM-së dhe Doganave ka të
bëjë pra me vendosjen e...
(Ndërhyrje)
Ta kryej unë zoti Hamiti, dëgjomë një herë, atë për delegacionin. Mendova që të shkohet
në kufij, pra një grup parlamentar dhe ta monitorojë e ta shikojë sesa mirë po funksionon
shteti, Doganat, kufiri edhe administrimi shtetëror. Këtë e kërkova.
KRYESUESI: Zotit Hamitit, fjalën edhe një minutë, me kërkesë.
SABRI HAMITI: Nuk kam kurrfarë shije të veçantë për të bërë replika të panevojshme.
Por, unë e thashë atë që e thashë. Nuk kontestova vlerësime. Unë kisha të bëj me dy
frazat e fundit dhe ato janë të regjistruara dhe shihet saktë çfarë ka qenë. Sa i përket të
shkuarit, edhe kjo është pak hipokrite se a do të shkojmë me aeroplan, me helikopter apo
këmbë. Kjo është me rëndësi. Sa për ata, ne shkojmë bashkë me Qeverinë. S‟ka problem.
Kaq!
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Ymeri, replikë.
VISAR YMERI: Faleminderit, kryesues!
Prapë për fondin, për shkak se u përmend këtu nga zonja zëvendëskryeministre fondi
edhe fondet tjera që paskan ekzistuar, e që nuk paskan prodhua pasoja, sipas saj. Po e
them prapë, edhe pse u përsërit nga shumë deputetë këtu: ky fond e ka emrin zhvillimor,
pra është eufemizëm, po në fakt është ndarje e unitetit të brendshëm fiskal dhe doganor të
Kosovës. Për shkak se prapë dua ta përsëris lidhet me një etni edhe lidhet me një pjesë të
territorit.
Pra, nuk është fond i Kosovës, por është fond për një pjesë të Kosovës dhe është fond për
një komunitet të Kosovës, dhe është fond i cili arrihet në marrëveshje me Serbinë. Nuk
është kjo ide e Qeverisë së Kosovës për ta bërë më mirë veriun. Është marrëveshje me
Daçiqin për ta krijuar një fond të tillë. Pra, të mos i mohojnë këto fakte se marrëveshja
Page 68
68
për fondin është arritur në Bruksel, nuk ka qenë e diskutuar këtu në Kuvend, ku paska
vendosur shumica e deputetëve për ta krijuar një fond të tillë. Madje, nuk janë pyetur
fare. Edhe tash u raportua në mënyrë shumë të përgjithësuar dhe me shumë informata që
nuk u publikuan.
Sa i përket kësaj, se po përdoret shpesh edhe nga zëvendëskryeministrja aleanca,
partneriteti, por edhe nga të tjerët, me kë paskemi partneritet dhe aleancë, mendoj që
duhet të kuptohet një gjë që aleanca është aleancë ushtarake, pra historikisht është njohës
si aleancë, aleancë ndërmjet dy ushtrime. Kosova nuk ka ushtri, prandaj edhe e ka të
pamundur të arrijë aleancë. Edhe ne këtë po e themi prej fillimit - ta shpallim FSK-në
ushtri, në mënyrë që ta kemi të mundshme pastaj aleancën. Shumë mirë do të ishte të
kishim aleancë me shtetet tjera më të fuqishme. Është e dëshiruar. Mirëpo, pa ushtri
s‟mund të bësh aleancë.
Partneriteti është, para së gjithash, partneritet ekonomik dhe tregtar. Kosova e ka deficitin
më të madh tregtar në rajon. Pra, çfarë partneriteti kemi ne? Partneritet nënshtrimi? Se
partneriteti është në kushte të barabarta, bëhet ndërmjet dy subjekteve sovrane të
barabarta edhe synon përfitimet dypalëshe. Ndërkohë që në Kosovë kanë përfitime vetëm
të tjerët nga ne, e jo edhe ne të kemi përfitime nga ata. Po flas në rrafshin ekonomik dhe
tregtar, veçanërisht. Pra, kur t‟i përdorin fjalët, ta keni parasysh se çfarë po flitni.
Një sugjerim e kam për zëvendëskryeministren, por edhe për ministrin e Punëve të
Jashtme, sa...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka më replikë. Kundër-replikë, një minutë ke të drejtë.
ZËVENDËSKRYEMINISTRJA EDITA TAHIRI: Zoti Ymeri, unitariteti fiskal dhe
doganor mbrohet me marrëveshje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e
saj.
Unitariteti fiskal realizohet edhe në pjesën veriore, ku deri tash nuk është realizuar. Siç e
dini, aktorët ekonomikë kanë vepruar, por as s‟kanë qenë të regjistruar, as nuk kanë
paguar taksa. Tash këto i bëjnë, sepse është thënë në marrëveshje. Plus pagesat e
doganave deri para marrëveshjes nuk janë paguar nga qytetarët e pjesës veriore, e me këtë
marrëveshje do të paguhen.
Prandaj, unitariteti fiskal dhe doganor është i mbrojtur plotësisht konform Kushtetutës së
Republikës së Kosovës dhe besoj se e dini, jeni ekonomist, që unitariteti fiskal s‟ka të
bëjë me fondin. Fondi është vullneti i Qeverisë për ta trajtuar një pjesë të qytetarëve dhe
nëpërmjet zhvillimi të krijojmë masa të mirëbesimit. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Konsideroj që debati është shterur. Nuk ka tjerë të paraqitur,
i keni krye të gjitha mundësitë.
Page 69
69
(Ndërhyrje)
Kjo pati kundër-replikë me ty, ti nuk ke të drejtë. Jo, jo, veç Sabriut, me kërkesë të
veçantë. E shkela Rregulloren me Sabri Hamitin, po e pranoj. Nëse e keni parasysh, nuk
po më dhimbet një minutë, meqenëse kam bërë përjashtim me zotin Hamitin, edhe me
zotin Ymeri po e bëj një përjashtim dhe vazhdojmë.
Zoti Ymeri e ka fjalën, një minutë.
VISAR YMERI: Faleminderit, kryesues!
Zonja zëvendëskryeministre, ligjet që po i përmend tashmë i keni shkelur me këtë zotim.
E thashë edhe në fjalën time dhe nuk po dua të zgjerohem më shumë.
E dyta, sa i përket unitetit fiskal, ajo po shkelet për shkak se fondi është i lidhur me dy
pika doganore. Pra, janë dy pika doganore, të hyrat e të cilave do të shkojnë në fond, e që
ato më nuk janë pika doganore të Kosovës, por të fondit për veriun. Pra, kështu është
kuptimi real i tyre, edhe pse ndoshta formalisht do ta quani ndryshe.
Edhe sa i përket Doganës, meqenëse ma dhe epitetin e ekonomistit, po të tregoj që me
Serbinë, siç e dini ju, përbrenda CEFTA-s nuk ka taksa doganore, por ka vetëm tatim në
vlerë të shtuar, i cili aktualisht mblidhet në kufij, e në të ardhmen ndoshta do të mblidhet
brenda territorit.
Edhe çështja e dytë, mendoj më e rëndësishme, është që të mos harroni që para vitit 2008
tatimi në vlerë të shtuar është paguar atje. Prandaj, çka po arrijmë ne? Po arrijmë në
gjendjen para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, apo jo?
KRYESUESI: Tani, pasi e shkela Rregulloren, edhe ti edhe një minutë, më askush.
ZËVENDËSKRYEMINISTRJA EDITA TAHIRI: Zoti Ymeri, me parimet e CEFTA-s
vërtet s‟ka Dogana, por ka akciza. Edhe ato janë dogana. Ju e dini këtë. Pra, akcizat dhe
TVSH-ja. E para, besoj e ke të qartë këtë.
E dyta, pagesa e detyrimeve doganore konform parimit të CEFTA-s për disa vjet nuk
është bërë nga qytetarët. Ka pasur ekonomi joformale, kontrabandë. Serbia, pra, me këtë
rast, me këtë marrëveshje e pranon se aty ka kufi dhe kjo është tregti e jashtme për
Serbinë. Prandaj, ne kemi thënë se kjo marrëveshje i normalizon marrëdhëniet tregtare
ndërmjet dy shteteve. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Kalojmë në pikën e katërt të rendit të ditës:
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transportin rrugor
Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe
miratim në parim.
Page 70
70
E ftoj ministrin e Infrastrukturës, zotin Mujota, që para deputetëve ta paraqesë dhe ta
arsyetojë projektligjin. Zoti Mujota, e keni fjalën.
MINISTRI FEHMI MUJOTA: I nderuar nënkryetar,
I nderuar kryeministër,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar anëtarë të Kabinetit të Qeverisë,
Projektligji për transportin rrugor në Republikën e Kosovës paraqet plotësim-ndryshimin
e ligjeve... dhe numër 02/L-127 për transportin rrugor.
Qëllimi i hartimit të këtij projektligji është krijimi i kushteve ligjore për qasjen në treg të
operatorëve të transportit rrugor, ngritjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë, si dhe sigurimin
e konkurrencës në sektorin e transportit rrugor me qëllim të integrimit në tregun e
Bashkimit Evropian, bazuar në nevojën për rritjen e konkurrencës në tregun vendor dhe
ndërkombëtar, eliminimin e pengesave të mundshme tregtare, sigurimin e kontrollit të
cilësisë së shërbimeve nga operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, si
dhe zhvillimin e transportit rrugor në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, Ministria e
Infrastrukturës ka propozuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin rrugor.
Ne vlerësojmë se me këtë projektligj do të hapen mundësi më të mëdha për zhvillimin e
transportit rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave, terminaleve të udhëtarëve dhe të
mallrave, ngritja e normave të sigurisë teknike në transportin rrugor dhe në mbrojtjen e
ambientit.
Projektligji krijon parakushte për hartimin e politikave dhe rregullave të kontrollit për
transport rrugor, rrit bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e transportit rrugor me
Republikën e Kosovës, si dhe mundëson zhvillimin e infrastrukturës në sektorin e
transportit rrugor.
Po ashtu, e bën përcaktimin e kushteve dhe kritereve për licencimin e operatorëve që
ofrojnë shërbime të transportit të udhëtarëve, transportin vendor dhe ndërkombëtar,
krijimin e mekanizmave dhe instrumenteve të kontrollit për të gjithë ata që ofrojnë
shërbime të transportit.
Projektligji i ri për transportin rrugor është i harmonizuar me parimet dhe direktivat e BE-
së dhe krijimi i kushteve për implementimin e këtij projektligji do të mundësojë
harmonizimin e legjislacionit të Kosovës dhe rregullave teknike sipas modelit të BE-së.
Zgjidhjet ligjore që ofron Projektligji për transportin rrugor të Kosovës krijojnë mundësi
më të mëdha dhe saktësojnë rolin e Ministrisë së Infrastrukturës si autoritet përgjegjës për
rregullimin dhe mbikëqyrjen e transportit rrugor, gjë që mundëson ushtrimin e
përgjegjësive dhe kompetencave në mënyrë ligjore profesionale dhe kjo do të ndikojë
drejtpërdrejt në zbatimin e ligjshmërisë në fushën e transportit.
E lus Kuvendin që të diskutojë dhe ta miratojë në parim këtë projektligj. Faleminderit!
Page 71
71
KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e Komisionit Funksional për Zhvillim
Ekonomik, Infrastrukturë, zoti Pajaziti. Nuk është. Zonja Sahatqija e ka fjalën.
TEUTA SAHATQIJA: Në emër të Komisionit.
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në bazë të nenit
56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 15.1.2013, e ka
shqyrtuar në parim Projektligjin 04/L-179 për transportin rrugor dhe ka vendosur që
Kuvendit t‟ia paraqesë rekomandimin që ky projektligj në parim të miratohet. Do të thotë,
në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka
shqyrtuar këtë projektligj dhe e paraqet në mbledhjen plenare. Kaq!
KRYESUESI: Faleminderit! Radha e grupeve parlamentare. Në emër të Grupit
Parlamentar të PDK-së, zonja Berisha-Shala.
SALA BERISHA-SHALA: Faleminderit, nënkryetar!
Përshëndetje kolegë deputetë dhe deputete,
Kabinet qeveritar, ministër i Infrastrukturës dhe të gjithë të pranishëm,
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka analizuar Projektligjin për
transportin rrugor dhe që në fillim dua të cek se ne e mbështesim në parim.
Ky është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, rregullon shumë çështje, rregullon
kompetencat e Ministrisë në sektorin e transportit, rregullon kompetencat e komunave në
këtë sferë, bën hartimin dhe caktimin e këtyre rregullave, regjistrimin elektronik të
operatorëve, kushtet për licencim të operatorëve, të transportit rrugor, madje rregullon
edhe stacionet e autobusëve dhe terimalet e mallrave dhe shumë çështje tjera që i duhen
infrastrukturës ligjore në Kosovë.
Ne si Grup Parlamentar do ta japim kontributin tonë në fazën e amendamentimit, pasi të
miratohet në lexim të parë. Kolegë deputetë, ju ftoj që ta mbështetni në lexim të parë.
Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të LDK-së, zonja Sahatqija.
TEUTA SAHATQIJA: E kemi Ligjin për transportin dhe anëtarët e Komisionit nga
LDK-ja e kanë shqyrtuar këtë projektligj dhe në vazhdim do t‟i shprehim mendimet tona
për këtë ligj.
Nga dokumenti shihet që ky ligj e ka një pajtueshmëri me EU-në dhe me rregulloret e
Parlamentit Evropian.
Në dokumentin, i cili na ka ardhur, ka një përzierje të dokumentacionit, meqë një pjesë e
dokumentacionit të Ligjit për transportin është gabimisht, nga pjesa e Projektligjit për
transportin e mallrave të rrezikshme. Do të thotë se kjo nuk e ka vendin aty, por është
bërë përzierja e dokumentacionit të ligjit tjetër në këtë ligj.
Page 72
72
Ky ligj nuk ka ndikim në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës, ashtu siç thuhet, dhe
mund të zbatohet nëpërmjet ndarjeve buxhetore aktuale, sipas KASH-it.
Qëllimi është rregullimi i zhvillimit të sektorit të transportit rrugor dhe ndërkombëtar të
udhëtarëve, qasja jodiskriminuese në treg, ngritja e konkurrencës, regjimi i ngasjes dhe i
pushimit për mjetet motorike mbi 3,5 tonë ose mbi 6 tonë me ngarkesë dhe për mjetet e
transportit të udhëtarëve mbi 8,1 udhëtarë. Do të thotë, kjo ka të bëjë me këtë lloj të
transportit. I cakton kushtet, kohëzgjatjen, kriteret e të tjera.
Në fakt, gjatë analizës së ligjit është parë se ka disa paqartësi në përkufizime. Përdorimi i
fjalëve si „kabotazh‟, „linja direkte‟, „transporti i lirë‟, „transporti linjor‟, „transporti i lirë i
rastit‟, „transporti i lirë i vajtje-ardhje‟, „vetëmarrje‟ e tjera janë përkufizime, të cilat
duhet t‟i analizojë ky komision duhet gjatë punës së vet.
Në nenin 4 flitet për strategjinë e zhvillimit të transportit. Në ndërkohë nuk është e qartë a
është bërë kjo strategji apo pritet të bëhet prej Ministrisë. Në nivelin qendror, përgjegjës
për akte nënligjore dhe strategji thuhet që vendimet i merr ministri, ndërsa në nivelin
komunal thuhet që përgjegjës është Komuna. Do të thotë, në nivel qendror ministri merr
përgjegjësi, ndërsa në anën tjetër merr Komuna.
Në nenin 5.14 thuhet që Ministria i cakton rregullat për mirëmbajtjen e pastrimit të
autobusëve publikë, e mendoj që ministri me siguri ka punë më të mençura se të merret
me çështjet e pastrimit të autobusëve publikë. Prandaj, mendoj që ne si Komision do të
duhej t‟ia hiqnim ministrit pastrimin e autobusëve.
Te neni 8.4 thuhet që ministri i cakton kushtet, tarifat edhe kriteret për certifikim.
Ministër, do të keni shumë punë me këtë ligj, siç po më duket.
Neni 7 për licenca thotë që FSK-ja, KFOR-i, Policia nuk kanë nevojë për mjetet nën 3,5,
përkatësisht 6 tonë me ngarkesë.
Neni 7.7.3 flet për transportin jashtë territorit të komunës së vetë, ku mjeti transportues
nuk guxon të kthehet i ngarkuar, por duhet të kthehet i zbrazët. Mendoj që edhe kjo do të
duhej të analizohej kah aspekti i biznesit.
Neni 10.2.2 si kriter për licencim thotë se duhet të ketë reputacion të mirë. A duhet të jetë
i familjes, farë daje, a tezeje, nuk e di, por reputacioni i mirë duhet si kriter për ta marrë
licencën.
Në nenin 11 thuhet se ministri i cakton trajnimet e operatorëve edhe të tarifave.
Neni 13.1.3 thotë se mundëson revokimin e licencës nëse kërkohet nga ai. E në qoftë se ai
nuk do ta revokojë licencën, atëherë këqyrim.
Page 73
73
Neni 13.5 thotë se operatorit, të cilit i ka skaduar licenca fshihet nga regjistri elektronik
në mënyrë të përhershme. Mendoj që këtu do të duhej të mbahej njëfarë historie që të
dihet kush ka qenë në atë regjistër, të mos fshihet njëherë e përgjithmonë.
Neni 16, nuk ka titull.
Neni 18 vazhdon me ministrin, i cili cakton dhe revokon rendet e udhëtimeve të
autobusëve.
Neni 24 thotë që duhet të ketë obligim me uniforma.
Neni 48 flet për shërbime intermodale, duke mos pasur shpjegim se çfarë domethënë kjo
“shërbimet intermodale”.
Por, sidoqoftë, mendojmë që ky ligj ka bazë për votim dhe që këto ndryshime, që është e
nevojshme të bëhen, ne si anëtarë të Grupit Parlamentar të LDK-së do të tentojmë t‟i
bëjmë në Komision. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, zoti Ymeri.
VISAR YMERI: Faleminderit, kryesues!
Edhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosjes” do ta votojë në parim këtë ligj dhe
vërejtjet tona do t‟i japim nëpërmjet komisionit, të cilat janë kryesisht të natyrës teknike.
Faleminderit!
KRYESUESI: Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, zoti Gjini.
ARDIAN GJINI: Faleminderit, zoti nënkryetar!
Gjithashtu ne do ta votojmë në parim këtë projektligj. Mendoj se diskutimet kryesore
duhet të bëhen në Komisionin Funksional. Duhet vetëm të tërheq vërejtjen se për një
kohë tepër të shkurtër prapë po ndodh që Kuvendi i Kosovës të merret me të njëjtën temë
brenda 2 ose 3 vjetëve. Do të thotë nuk kemi zhvillim të tillë në Kosovë që për 2 ose 3
vjet të na kthehen ligjet nga 2 ose 3 herë që t‟i rregullojmë të njëjtat tarifa, t‟i rregullojmë
të njëjtat materie dhe mendoj që ministritë e Republikës së Kosovës duhet të fillojnë t‟ia
vënë veshin kësaj pune, që kur e sjellin një ligj në Kuvend të mendojnë se duhet ta ketë të
paktën një aplikim më afatgjatë, sesa 2 ose 3 vjet. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Koalicioni Kosova e Re,
kryetarja Selmani.
MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, nënkryetar!
Koalicioni për Kosovën e Re e ka shqyrtuar Projektligjin për plotësim-ndryshim për
transportin rrugor. Mund të themi se është mirëpritur çështja e plotësim-ndryshimit të
këtij ligji, për arsye se Kosova duhet të përgatitet në sektorin e transportit rrugor për një
konkurrencë në tregun e Bashkimit Evropian.
Page 74
74
Në rast se e shohim projektligjin në tërësi, mund të themi se janë lëshuar disa gabime, por
sa duket gjatë përkthimit. Mirëpo, pasi ministri është këtu, e kisha kërkuar veç një sqarim
pak më të thellë te çështja e nenit 63, homologimi. Aparati i kontrollit, i instaluar në
mjetet transportuese, të përkufizuara me nenin 2 duhet të përmbajnë shenjën e
homologimit, të lëshuar nga njëra palë kontraktuese e marrëveshjes evropiane, që ka të
bëjë me punën e ekuipazheve të angazhuara në transportin rrugor ndërkombëtar dhe në
pllakën e instalimit, sipas nenit 11 të këtij akti, duhet të thuhet të këtij ligji. Do të thotë se
do të vlejnë edhe automjetet të cilat kanë kontroll të homologimit në shtetet e BE-së, që të
mos kenë nevojë të homologohen edhe një herë në shtetin tonë.
Koalicioni për Kosovë të Re, në parim, e përkrah projektligjin. Unë e përsëris janë disa
gabime teknike në përkthim, mirëpo në esencë Kosovës i duhet një projektligj i tillë për
çështjen e konkurrencës për integrim në tregun e BE-së.
KRYESUESI: Faleminderit! SLS-ja, zonja Zhivkoviq.
JASMINA ŢIVKOVIŠ: Zahvaljujem predsedavajuši!
Poslanička grupa SLS se takođe razmatrala Nacrt zakona o drumskom transportu.
U pojedinim članovima ovog Zakona primešene su određeni jezičke nesuglasice sa
albanskom i engleskom verzijom, i to su najizgrade tehničke stvari, međutim u pojedinim
članovima menjaju suštinu onog što je predviđeno, ono što je cilj Zakona. Tako da še
Poslanička grupa u zajedničkom radu sa Funkcionalnom komisijom pokušati da ispravi te
greške. Hvala!
KRYESUESI: Faleminderit! Grupi Parlamentar “6+”, zonja Shinik.
MUFERRA ŞINIK: Teşekur!
Kara yolları taşımacılıgı Yasa Tasarısı Kosova için çok önem taşıyan bir yasa tasarısıdır.
Daha önceden mevcut olan bu yasa AB standartlarıyla uyumlu hale getirirlerek kara
yollarımızda sunulacak hizmet kalitesinin ve guvenliginin artırılmasına katkı sunacaktır.
Bu Yasa Tasarısı ile yolcu taşımacılıgı, mal taşımacılıgı, yeni otobus terminallerinin ve
çevre temizliginin de göz önunde bulunduruldugu görulmektedir. Özellikle toplu
taşımacılık konusunda yasa duzenlemesinin ne kadar dogru oldugunu geçen hafta
meydana gelen otobus kazasında, otubuste kapasitesınden fazla yolcu alınmasıyla 20 den
fazla ögrencinin yaralanmasına ve bunun yanında otobus şirketinin gerekli izinlere sahip
olmadıgını görduk. Bu yasayla, konuyla ilgili mufettişliklerin daha duzenli çalışmasına
olanak yaratılacaktır. Bu yasa tasarısının, komisyonlara sunacagımız katkılarımızla iyi bir
şekile gelecegine inanarak 6+ PG olarak birinci okunuşunu kabul etmekteyiz.
Teşekkur!
(Drejtimin e seancës e merr kryetari i Kuvendit, zoti Jakup Krasniqi.)
KRYETARI: Faleminderit! Deputeti Lutfi Zharku e ka fjalën.
Page 75
75
LUTFI ZHARKU: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar ministra,
Kolegë deputetë,
Dy-tri fjalë në lidhje me disa çështje.
Së pari, ligji do të duhej ta kishte parasysh ekonomizimin e licencave. Unë jam i
vetëdijshëm se duhet që disa pjesë të transportit, disa veprimtari të jenë të licencuara.
Me... 5 lloje të licencave të transportit besoj se duhet të shikohet që ndonjëra prej tyre të
hiqet, në mënyrë që të kemi një lirim sa më të madh hyrje-dalje të biznesit sa më të lirë, e
që është në frymën e përgjithshme për liberalizimin e veprimtarive ekonomike.
E dyta ka të bëjë, nëse flasim prapë për kushtet e licencave, me tri kushtet të cilat janë
shumë subjektive. Këtu të jemi të sinqertë, puna natyrisht që nuk kemi kurrfarë vërejtje
në kryerjen e punëve nga stafi aktual që e kryen licencimin, por flasim në mënyrë
parimore sa u përket çështjeve subjektive në licencim. Një e përmendi zonja Sahatqija me
reputacionin e mirë të firmës, që është shumë çështje subjektive.
E dyta, po ashtu ka të bëjë me aftësinë e qëndrueshmërisë financiare të firmës, që është
shumë relative se çka nënkuptojmë me qëndrueshmëri financiare të firmës dhe, në fund,
kompetenca e nevojshme profesionale, që ka të bëjë me anën menaxheriale. Nëse flasim
për një firmë të vogël, që e ka një kamion, do të ishte të themi e tepërt të kërkohet më
shumë prej asaj kompanie që ta detyrojmë ta punësojë dikë me fakultet, vetëm që ta
plotësojë kushtin e kompetencës, e aftësisë menaxheriale, apo të nevojshme profesionale.
Një çështje tjetër ka të bëjë me aparatet e kontrollit. Nuk e di, zoti ministër, a ka marrë
pjesë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në grupin punues, por po më duket që e kemi një
konflikt të kompetencave për shkak se për bazhdarimin në kalibrimin e të gjitha mjeteve
matëse kompetent është Departamenti apo Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.
Kështu, sipas ligjit është e rregulluar që të gjitha mjetet matëse i kalibron apo i bazhdaron
Departamenti i Metrologjisë, prandaj nuk mund një ministri tjetër të ketë konflikt të
kompetencave në rastin e licencimit të punëtorive, monterëve, apo çfarëdo kompanie që
ka të bëjë me këtë veprimtari. Faleminderit!
KRYETARI: Deputeti Hashim Deshishku e ka fjalën.
HASHIM DESHISHKU: Faleminderit, kryetar!
I nderuari Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë dhe deputete,
Projektligji për transportin rrugor, ndonëse është shumë voluminoz, me 90 nene, në tërësi
është i kompletuar edhe deri në detaje e sqaron të drejtën për transportin e udhëtarëve dhe
mallrave në territorin e Kosovës, por edhe për transport ndërkombëtar.
Megjithëkëtë, ky dokument i ka edhe disa lëshime, të cilat më shumë kanë të bëjnë me
faktin se disa çështje nuk janë të precizuara mirë dhe në këtë mënyrë krijojnë
dykuptimësi, por edhe konfuzion.
Disa vërejtje u dhanë edhe nga kolegët e mi, por disa më të shkurta do t‟i edhe unë.
Page 76
76
Vërejtja konkrete që do ta shpreh është përkufizimi te pika 1.14, shërbimin e rregullt
special e përkufizon si shërbim të rregullt të organizuar, i cili ofron bartje të një kategorie
të caktuar udhëtarësh, duke përjashtuar edhe udhëtarët tjerë. Këtu nuk kuptohet se cilët
janë udhëtarët tjerë. Më saktë do të ishte të thuhej se përjashtohen udhëtarët që nuk i
takojnë kategorisë, grupit që transportohet. Unë nuk e di dhe nuk e kuptoj atë se çka
domethënë kjo, cilët udhëtarë përjashtohen. Këtë e tha edhe kolegia ime Sahatqija, „teze,
a dajë‟. Çka po përjashtohet këtu nuk e dimë ende.
Në nenin 5, hartimi dhe caktimi i rregullave, kompetencat e Ministrisë; në pikën 1.4
thuhet se i obligon shoferët për mirëmbajtjen dhe pastrimin e autobusëve. Nuk e di çka
duhet të bëjë shoferi për mirëmbajtjen e autobusëve, cilët autobus, siç thuhet në këtë nen.
Neni 6 i përcakton kompetencat e komunave në sferën e transportit, në pikën 5.5 thuhet
se Komuna bën: rregullimin ose ndalimin e transportit të udhëtarëve që qëndrojnë në
këmbë. Komuna nuk mund të bëjë rregullimin e udhëtarëve, por ajo ndalon apo lejon
transportin e udhëtarëve që qëndrojnë në këmbë.
Në nenin 9, për licencimin e operatorit të transportit rrugor të stacioneve të autobusëve
dhe terminaleve të mallrave, njëri prej kushteve është që operatori të ketë reputacion të
mirë, sipas asaj që thuhet në ligj del se vlerësimi i reputacionit do të bëhet kryesisht në
bazë të një vlerësimi subjektiv të individit, apo të subjektit që i licencon operatorët.
Në nenin 33, kryerja e transportit “taxi” - në pikën 5 thuhet se transporti auto-taksi mund
të kryhet edhe jashtë territorit të komunës, në qoftë se fillon në territorin e komunës në të
cilën është licencuar. Propozoj që ky nen të plotësohet dhe auto-taksive t‟u lejohet
mundësia që në kthim të kenë të drejtë ta ofrojnë shërbimin e transportit deri në territorin
e komunës në të cilin janë licencuar.
Në nenin 43, lejet për operatorin rezident në Kosovë - këtu nuk kam ndonjë vërejtje
konkrete për zgjedhjet që ofron ligji. Mirëpo, e kam një hall tjetër, i cili më shumë lidhet
me pozitën e Kosovës në tregun ndërkombëtar për shkak të problemeve me kartonin e
gjelbër, të cilin nuk mund t‟ia japë asnjë autoritet në Kosovë, si dhe për targat e Kosovës,
që ende nuk njihen nga shumë vende. Atëherë mundësitë që operatorët nga Kosova të
bëjnë transport ndërkombëtar janë shumë të limituara dhe të mos them se hiç nuk mund të
kalojnë nëpër shtete të tjera.
Në nenin 53, autorizimet e Inspektorit të transportit rrugor - ky nen i jep Inspektoratit
autorizim të mjaftueshëm ashtu që ai ta kryejë detyrën e vet, por i jep edhe mundësi për
veprim arbitrar. Kjo shihet nga fakti se operatorit nuk i lejohet askund e drejta për ankesë,
apo nuk i ofrohet mundësia aq ta mbrojë të drejtën e vet.
Kemi edhe disa vërejtje të tjera, të cilat do t‟i shprehim edhe në komisionin punues.
Faleminderit!
KRYETARI: Të lajmëruar të tjerë për diskutim nuk kemi. Shkojmë në procedurën e
votimit.
Page 77
77
Lus deputetët dhe regjinë të përgatiten për votim. Të pranishëm janë 69 deputetë, edhe i
70-ti hyri. Votojmë tash!
Konstatoj se me 51 vota për, 9 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi e miratoi në parim
Projektligjin për transportin rrugor.
Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë
me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t‟ia paraqesin
raportet me rekomandime.
Kalojmë në pikën e radhës:
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës
jashtë vendit
Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe
miratim në parim.
E ftoj ministrin e Infrastrukturës, zotin Mujota, që para deputetëve të Kuvendit të
paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin.
MINISTRI FEHMI MUJOTA: Faleminderit, i nderuar kryetar!
Të nderuar ministra,
Të nderuar deputetë,
Projektligji për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit është njëri nga
ligjet me prioritet të lartë në momentin aktual të zhvillimit që ka bërë Forca e Sigurisë së
Kosovës dhe mbi bazën e të gjitha obligimeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me lidhjen
e marrëveshjeve bilaterale ndërmjet shteteve dhe meqë Ministria e Forcës së Sigurisë së
Kosovës tashmë ka arritur në nivel të bashkëpunimit për të pasur këto lloj marrëveshjesh
për dërgimin e forcave, qoftë në nivel lokal, qoftë në nivel më të lartë humanitar, atëherë
para Kuvendit të Kosovës, kjo ministri e prezanton këtë projektligj, i cili nuk ka ndikime
financiare, të cilat do të mund ta rrezikonin kornizën afatmesme të shpenzimeve, si dhe
rregullon shumë çështje të caktuara me të cilat pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
do të mund të shërbenin, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë vendit.
Prandaj, në bazë të këtyre përgatitjeve të bëra, mbi bazën e marrjes së pëlqimit nga
Ministria e Punëve të Jashtme për arritjen e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi
ndërkombëtar dhe mbi bazën e të gjitha neneve që përcaktojnë saktësisht përgjegjësitë
dhe obligimet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë për shërbim jashtë vendit dhe për
shërbim në vendet tjera, lus deputetët që të diskutojnë dhe t‟i japin vërejtjet e tyre
eventuale në këto nene të parapara në këtë ligj dhe ta miratojmë në parim për të shkuar në
procedurat e mëtutjeshme. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit, ministër!
Page 78
78
Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Fatmir Xhelili e ka
fjalën.
FATMIR XHELILI: Kryetar, raportues është Anton Quni, por sidoqoftë unë po e shfaq
mendimin e grupit tonë parlamentar.
Mendoj se ky ligj që i rregullon procedurat për dërgimin e Forcave të Sigurisë jashtë
vendit dhe i përcakton kompetencat edhe përgjegjësitë e institucioneve të Republikë së
Kosovës është i qëlluar dhe me vend dhe besoj në kohë të përshtatshme për shkak të
arritjes të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë.
Ne në grupin punues do të kontribuojmë me ngritjen e kualitetit të këtij ligji, duke filluar
prej vërejtjes fillestare në vetë emërtimin e ligjit, e deri te nenet edhe paragrafët tjerë.
Besoj që prej grupit parlamentar e ka marrë vizën për të shkuar në procedim të
mëtutjeshëm. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike,
deputeti Anton Quni e ka fjalën.
ANTON QUNI: Faleminderit, zoti kryetar!
Ne Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e kemi marrë rekomandimin e
komisionit, që rekomandon që të miratohet në parim ky projektligj dhe kontributin tonë
ne do ta japim në kuadër të komisionit.
Por, sot, gjithsesi do ta votojmë ligjin. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Lëvizjes “Vetëvendosje”, deputeti, Rexhep Selimi
e ka kërkuar fjalën.
REXHEP SELIMI: Faleminderit, zoti kryetar!
Projektligji për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit është një
projektligj, i cili në momentin kur do të bëhej ligj do ta ndihmonte Forcën e Sigurisë së
Kosovës për avancimin e saj drejt ushtrisë së Kosovës, respektivisht drejt partneritetit të
kësaj ushtrie me partnerët ndërkombëtarë dhe si i tillë ne rekomandojmë që të mbështetet
do të thotë të aprovohet në parim. Gjithsesi, edhe Grupi ynë Parlamentar do ta japë
kontributin për amendamentimin e tij gjatë punës në komision. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës, deputeti Daut
Haradinaj e ka fjalën.
DAUT HARADINAJ: Faleminderit, kryetar!
Edhe Aleanca do ta mbështesë këtë ligj, por në të njëjtën kohë unë mendoj që duhet të
ndërrohet titulli i tij për shkak se duhet të jetë zbarkim i trupave, e jo dërgim, sepse nuk
janë duke shkuar në pushime verore, por janë duke marrë misione të ndryshme.
Faleminderit!
Page 79
79
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Koalicionit Kosova e Re,
kryetarja Myzejene Selmani.
MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, kryetar!
Koalicioni për Kosovë të Re e ka shqyrtuar Projektligjin për dërgimin e Forcës së
Sigurisë së Kosovës jashtë vendit dhe jep sugjerimin e vet që ky projektligj të miratohet
për arsye se e kemi edhe përkrahjen e miqve tanë për përforcimin e kësaj force.
Në parim e përkrahim, mirëpo të gjitha sugjerimet do t‟i japim në Komisionin
Parlamentar. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit SLS, deputeti Goran Marinkoviq e ka
fjalën.
GORAN MARINKOVIŠ: Hvala predsedniče!
I poslanička grupa SLS podrţaše usvajanje Nacrta zakona o slanju bezbednosti snaga
Kosova van teritorije Kosova. Svoj doprinos daše u Funkcionalnoj komisiji. Hvala!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit “6+” nuk është lajmëruar askush.
Atëherë të lajmëruar të tjerë nuk kemi. Shkojmë në procedurën e votimit. Lus deputetët
dhe regjinë të përgatiten për votim. Të pranishëm janë 61 deputetë. Votojmë tash!
Konstatoj se me 56 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi e miratoi në parim
Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë
me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t‟ia paraqesin
raportin me rekomandime.
Vazhdojmë pikën e radhës:
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për
parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit
Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe
miratim në parim.
E ftoj ministrin e Infrastrukturës, zotin Fehmi Mujota, që para deputetëve të Kuvendit ta
arsyetojë projektligjin.
MINISTRI FEHMI MUJOTA: I nderuar kryetar i Kuvendit,
Të nderuar anëtarë të Kabinetit të Qeverisë,
Të nderuar deputetë,
Page 80
80
Në emër të Qeverisë jam i autorizuar që ta prezantoj para jush shqyrtimin e parë të
Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi parandalimin e pastrimit të
parave dhe financimin e terrorizmit.
Ministria e Financave e ka analizuar gjendjen aktuale në këtë fushë, bazuar në
dokumentet e Komisionit Evropian, me theks të veçantë Udhërrëfyesi për liberalizimin e
vizave në pjesën e blloku tre, te rendi dhe siguria publike dhe raportin e fizibilietit për
Kosovën.
Pas diskutimeve dhe konsultimeve me gjithë mekanizmat kompetentë në fushën e
parandalimit të shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, duke përfshirë këtu
EULEX-in, Thesarin amerikan dhe Këshillin e Evropës si mbështetës, kemi ardhur deri te
vendimi për plotësim-ndryshimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe
financimin e terrorizmit, cili është në fuqi.
Aktualisht ekzistojnë disa zbrazëtira ligjore, të cilat e vështirësojnë punën operacione të
Njësisë së Inteligjencës Financiare. Këto zbrazëtira vërehen tek aspekti i raportimit të
subjekteve të obliguara për raportim, si bankat, institucionet financiare dhe kazinotë,
pastaj në aspektin e inspektimit të këtyre subjekteve nga Njësia e Inteligjencës
Financiare, si dhe tek aspekti i ndëshkimit të subjekteve të ndryshme raportuese, që
obligohen të raportojnë me ligjin në fuqi, elemente këto të cilat e pengojnë luftën efikase
kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Sipas të gjitha raporteve të progresit nga Komisioni Evropian dhe organizatat tjera
ndërkombëtare dhe vendore, theksi është vënë te hetimi i veprave penale të shpëlarjes së
parave. Këtë brengë e kemi edhe ne, meqë kjo kompetencë ka qenë ekskluzive apo e
veçantë vetëm për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ministria e Financave, pas analizës së gjendjes dhe duke marrë për bazë që vepra penale e
shpëlarjes së parave në 90% të rasteve është e lidhur me vepra të tjera si evazioni fiskal,
falsifikimi i dokumenteve, kontrabanda, krijimi i dokumenteve me përmbajtje të
pavërtetë e të tjera, ka ardhur deri te vendimi për ta zgjeruar kompetencën hetimore në
rangun e të gjitha prokurorive me kompetencën lëndore dhe territoriale në Republikën e
Kosovës.
Por, më duhet të theksoj se kompetenca e Prokurorisë Speciale mbetet e rëndësishme po
aq sa ka qenë më herët, për arsye se ajo mund të fillojë apo edhe të kërkojë ta marrë rastin
nëse mendon se duhet të hetohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Kjo kompetencë është në përputhje me nenin 12 të Ligjit për Prokurorinë speciale në
Republikën e Kosovës, numër 03/L-052.
Me këtë zgjidhje ligjore ne përkushtohemi edhe më shumë që ta luftojmë shpëlarjen e
parave, ndërsa financimi i terrorizmit mbetet kompetencë ekskluzive e Prokurorisë
Speciale të Republikës së Kosovës.
Page 81
81
Të nderuar deputetë,
Siç u theksua më lart, këtë plotësim ndryshim do ta avancojmë në bazë ligjore për
luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Duke e konsideruar këtë fushë
si tejet të rëndësishme për zhvillimet pozitive në këtë fushë në vendin tonë dhe që
ndërlidhet edhe me procesin e liberalizimit të vizave në raportin e fizibilitetit, kërkoj që
Kuvendi i Kosovës ta përkrahë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-
196 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit, ministër!
Kryetarja e Komisionit, deputetja Safete Hadërgjonaj, e ka fjalën.
SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar anëtarë të Qeverisë,
Të nderuar kolegë deputetë,
Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave
dhe financimin e terrorizmit ka për qëllim avancimin e kornizës ligjore që do të
kontribuonte në luftën kundër shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, por do të
ketë edhe ndikim pozitiv te faktorët kryesorë makro-ekonomikë të vendit dhe po ashtu do
të reflektonte edhe në stabilitetin financiar të shtetit.
Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më datën 16 janar 2013, i ka
shqyrtuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe
financimin e terrorizmit dhe ka vlerësuar se projektligji i përmbush kushtet e
domosdoshme formale juridike të parapara me Rregulloren e Kuvendit, që do të thotë se
projektligji përmban memorandumin shpjegues për objektivat që ligji synon t‟i realizojë
dhe harmonizimin me legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, projektligji përmban edhe deklaratën për ndikimet buxhetore që vlerësohet pa
kosto shtesë buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe deklaratën për afrimin
dhe harmonizimin me Legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Projektligji si i tillë i përmbush kushtet për miratim në parim dhe komisioni njëzëri i
rekomandon Kuvendit ta miratojë atë në parim dhe të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet
që do të dalin apo adresohen lidhur me ligjin do të shqyrtohen me kujdes nga komisioni
gjatë amendamentit të tij. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,
deputetja Hasime Krasniqi e ka fjalën.
HASIME KRASNIQI: Faleminderit, zoti kryetar!
Të nderuar anëtarë të Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar Projektligjin për
ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 03/L-196 për parandalimin e pastrimit të
parave dhe financimin e terrorizmit dhe në parim ka ardhur në konkludim se duhet ta
mbështetim në parim meqë kemi të bëjmë me ndryshimin në ligjin bazë, ku ekzistojnë
Page 82
82
disa zbrazëtira ligjore, sidomos kur kemi pengesa te Njësia e Inteligjencës në punën e saj,
të cilat e vështirësojnë punën e saj operacionale.
Grupi Parlamentar e mbështet në parim këtë projektligj, ndërkaq kontributin tonë do ta
japim në Komisionin Funksional. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, deputeti Naser
Osmani e ka fjalën.
NASER OSMANI: Faleminderit, kryetar!
Është një ligj, i cili e ka një histori të veten, një ligj i cili është punuar me kujdes qysh
prej vitit 2004, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare. Një ligj që ka
gjetur zbatim të mirë. Mirëpo, ndryshimi i bërë është mirëpritur, me përjashtim të disa
neneve që kanë nxitur shqetësime edhe nga ndërkombëtarët. Është fjala për nenin 3, i cili
ka të bëjë me kompetencat e Institutit Gjyqësor, që do të merret me këtë çështje.
Edhe unë mendoj që këtë do ta diskutojmë së bashku. Ta gjejmë një zgjidhje më të mirë
dhe sigurisht do të kërkojmë edhe mendimin prej Komisionit për Legjislacion dhe do të
konsultohemi edhe me institucionet gjyqësore lidhur me këtë çështje.
Edhe ne si Grup Parlamentar do ta votojmë në parim dhe do të punojmë që të jetë po
ashtu i mirë dhe funksional, siç ka qenë edhe ligji paraprak. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Vetëvendosje”, deputetja
Albana Fetoshi e ka fjalën.
ALBANA FETOSHI: Faleminderit, kryetar!
Edhe ne i përkrahim plotësim-ndryshimet e këtij ligji. Mirëpo, është mirë që ky ligj të
gjejë zbatim edhe në praktikë, sepse gjatë monitorimit që ne i kemi bërë këtij ligji vitin e
kaluar kemi parë se ai nuk është zbatuar në praktikë me arsyetimin se nuk i kanë pasur
kompetencat e mjaftueshme për ta bërë të tillë, pasi këto kompetenca i ka pasur EULEX-
si. Është mirë që bëhet ky plotësim-ndryshim, është mirë që pas këtij plotësim-ndryshimi
dhe pasi të hyjë në fuqi të bëhet implementimi dhe zbatimi i këtij ligji edhe në terren.
Është e domosdoshme që në këtë ligj të kihet parasysh që edhe Njësia e Inteligjencës
Financiare ta ketë të drejtën të bëjë inspektimin e bankave, institucioneve
mikrofinanciare, kazinove dhe objekteve të tjera, të lojërave të fatit, për shkak se nëse
bëhet inspektimi i këtyre institucioneve, atëherë e kemi bërë një punë shumë të madhe.
Të paktën me ligj bëhet një punë shumë e madhe që të parandalohet shpëlarja e parave.
Nëse nuk ka zbatim në praktikë ashtu si duhet, atëherë sigurisht që personave përgjegjës
që e kanë për detyrë të bëjnë parandalimin e shpëlarjes së parave u bie përgjegjësia,
mirëpo mendoj që kjo duhet të futet në ligj dhe është e domosdoshme.
Përfundimisht i mbështetim këto plotësim-ndryshime. Faleminderit!
Page 83
83
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës, deputeti Xhevdet Neziraj e ka fjalën.
XHEVDET NEZIRAJ: Faleminderit!
I nderuari zoti kryetar i Kuvendit,
Ministra dhe kolegë deputetë,
Edhe Grupi i Aleancës në parim e përkrah plotësim-ndryshimin e ligjit. Pajtohemi me atë
që më parë e ceku shefi i Grupit i Aleancës, zoti Ardian Gjini, se në Kuvendin e Kosovës
po vijnë ligje nga Qeveria që ende nuk po fillojnë mirë të zbatohen dhe shumë ligje për
plotësim-ndryshim. Ndër këto është edhe ky projektligj.
Ne si Komision i Buxhetit e kemi monitoruar vitin e kaluar këtë ligj dhe kemi dhënë disa
rekomandime, disa nga të cilat janë përfillur nga Qeveria dhe kanë ardhur këtu për
plotësim-ndryshim. Mirëpo, çka është më kryesore në këtë projektligj është neni 3, në të
cilin përcaktohet se cila prokurori duhet të merret seriozisht dhe ta luftojë këtë dukuri. A
do ta bëjë këtë vetëm Prokuroria Speciale, apo edhe prokuroritë tjera? Prandaj, në këtë
drejtim, Komisioni për Buxhet dhe Financa, përveç anëtarëve të tij, do të konsultohemi
dhe do ta shqyrtojmë edhe me ekspertë tjerë të kësaj fushe me qëllim që kjo dukuri të
luftohet dhe që ky projektligj me të vërtetë të zbatohet në praktikë.
Unë besoj që edhe Njësia e Inteligjencës Financiare, me këtë plotësim-ndryshim tashmë
do t‟i ketë disa kompetenca shtesë, të cilat do t‟ia mundojnë që ta ketë një kontroll më të
madh ndaj institucioneve financiare, siç janë bankat, institucionet mikro-financiare,
kazinotë dhe disa subjekte tjera.
Në parim, Grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah projektligjin dhe
deputetët e saj do ta japin kontributin në komisionet e përhershme. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Koalicioni Kosova e Re,
kryetarja e Grupit, Myzejene Selmani.
MYZEJENE SELMANI: Koalicioni për Kosovë të Re e ka shqyrtuar Projektligjin për
plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit
të terrorizmit. Duke marrë parasysh se ne në vitin 2010 e kemi miratuar një ligj të tillë,
mirëpo mund të themi se çështja e parandalimit të shpëlarjes së parave dhe financimit të
terrorizmit, është një çështje të cilën edhe Evropa nuk mund në mënyrë aq direke apo të
themi në mënyrë strikte ta parandalojë. Në rast se shtohet, kjo çështje edhe në Shtetet e
Bashkuara është shumë e ndjeshme, që do të thotë se nuk është qëllimi që ne vetëm t‟i
plotësojmë dhe t‟i ndryshojmë ligjet, mirëpo është qëllimi që nëpërmjet ligjit mund të
arrijmë së paku ta parandalojmë, se kjo çështje është shumë e vështirë dhe shumë e
ndjeshme.
Në rast se e shohim strukturën e projektligjit, mund të themi se në projektligj janë bërë
disa ndryshime dhe presim që njësia e inteligjencies financiare mund ta zhvillojë një
procedurë pak më të mirë për luftimin e pastrimit të parave, duke marrë parasysh se në
draftimin e këtij ligji kanë qenë edhe Banka Qendrore, Zyra qendrore për asistencë
Page 84
84
teknike pranë Thesarit amerikan dhe shumë palë relevante, që do të thotë se kemi
mundësi së paku të hyjmë deri në parandalimin e mundshëm të shpëlarjes së parave.
Në parim, Koalicioni të për Kosovë të Re e përkrah dhe besoj që kësaj radhe do ta kemi
një projektligj, të cilin mund ta zbatojmë deri diku në praktikë se edhe një herë them se
është çështje e ndjeshme, të cilën e lufton edhe Evropa edhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar SLS, nuk është lajmëruar askush. Në emër
të Grupit “6+”, deputeti Albert Kinolli e ka fjalën.
ALBERT KINOLLI: Faleminderit, i nderuar kryetar!
Të nderuar ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Edhe Grupi Parlamentar “6” e ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimi ne
Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Ne në parim e
përkrahim këtë projektligj, ndërsa kontributin tonë do ta japim nëpërmjet punës të
Komisionit. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Tani deputetët që janë lajmëruar sipas radhës.
Armend Zemaj e ka fjalën!
(Reagim)
ARMEND ZEMAJ: Çka ka lindje që je kryetar i Komisionit.
KRYETARI: Më herët është dashur ta kërkosh ti.
ARMEND ZEMAJ: Kryetar!
Ministër i nderuar që e paraqite projektligjin në fjalë,
Ne e dëgjuam dhe Komisionin Funksional, edhe anëtarin tonë të komisioni, i cili i dha
përkrahje dhe sigurisht që mbi bazën e kësaj, unë do t‟i paraqes dy-tri elemente të cilat
janë vërejtje dhe të cilat mendoj se do ta begatojnë këtë projektligj, i cili është sensitiv
dhe duhet ta përmirësojë luftën në atë që ne e quajmë krim i organizuar dhe luftë kundër
terrorizmit.
E para, më lejoni të them se për kah struktura është hera e parë që vjen një projektligj, ku
titujt e neneve nuk janë të shkruara në të, por vetëm thirren në ligjin bazik dhe thotë
“ndryshohet si më poshtë”. Kjo është kundër Rregullores së punës edhe për hartimin e
legjislacionit dhe është praktikë që ne nuk e kemi hasur deri më tani.
Unë po e përmendi nenin 3, që thotë: “vetëm ndryshohet në ligjin bazik”, e ka të bëjë me
Prokurorinë Speciale. E para, çka duhet të themi në Ligjin mbi Prokurorinë Speciale,
është ajo se a i definon qartë kompetencat e prokurorëve në luftën e krimit të organizuar,
shpëlarjes së parave dhe terrorizmit. Prandaj, pavarësisht që janë munduar ndoshta me
qëllimin më të mirë, ndryshimi i paragrafit 1, që të lejohet apo të ketë shtrirje të kësaj
Page 85
85
kompetence edhe në nivelin e prokurorive komunale, apo në nivelet më të ulëta, kjo bie
ndesh me logjikën e atij ligji dhe me luftën konkrete kundër krimit të organizuar dhe
kundër shpëlarjes së parave, apo ajo çka është e fundit - edhe terrorizmit. Unë mendoj që
kjo duhet të mbetet ashtu siç është, sepse edhe me ligjin e ri, apo të them më mirë edhe
me riorganizimin e gjykatave, Prokuroria Speciale i mban kompetencat e veta edhe me
strukturën e re të gjykatave.
Dua të përmendim diçka se është e definuar apo e theksuar edhe në Raportin e Progresit
dhe ka të bëjë edhe me vlerësimin nga Komisioni Evropian në përparimin e dialogut në
liberalizimin e vizave dhe komisioni duhet të bëjë në konsultime shtesë me të gjitha këto
elemente, që kjo fushë besoj se nuk duhet të preket, edhe pse unë prapë po mbetem në atë
se ka qenë qëllimmirë për plotësim-ndryshim të këtij ligji në luftën kundër shpëlarjes së
parave.
E dyta ka të bëjë me nenin 6 dhe me nenin 16 të ligjit bazik, në titullin i cili i mungon, me
personat që i nënshtrohen ligjit. Këtu është bërë përpjekje që të ketë fokus apo të ketë
zgjerim të kompetencave se cilët persona fizikë dhe juridikë janë të përfshirë apo duhet të
përfshihen në bazë të kësaj, në bazë të këtij Ligji për shpëlarjen e parave. Unë mendoj
dhe, edhe herën e kaluar, në vitin 2010, kur e kemi shqyrtuar, sepse tejkalohen standardet
ndërkombëtare. Pse po e them këtë? Sepse nuk mund të mbingarkohet një ligj i caktuar,
kur këtë fushë e rregullojnë ligjet e tjera. Për shembull, organizatat joqeveritare, është
Ligji mbi OJQ-të. Pastaj, janë partitë politike, është Ligji mbi financimin e subjekteve
politike, apo të partive politike dhe kjo ka të bëjë edhe me kandidatët e regjistruar, që i
nënshtrohen po të njëjtit ligj. Dhe ky zgjerim i rrethit të subjekteve raportuese mund të
kuptohet vetëm nëse supozohet në... konkrete, që këto subjekte do të keqpërdoren apo
angazhohen për shpëlarje të parasë, ose të financimit të terrorizmit.
Pjesa tjetër, që unë mendoj se duhet qartë të riformulohet, është neni 9, por prapë i
mungon titulli. Ka të bëjë me transferet e parave. Duhet të definohet saktë: bankat dhe
institucionet financiare duhet t‟i përfshijnë informatat e sakta dhe të plota lidhur me
transferet bankare dhe informatat e ndërlidhura. Bankat dhe institucionet nuk duhet të
pranojnë transfere hyrëse, sepse kjo nënkupton që nuk kanë informata të plota të
origjinës. Sigurisht Komisioni do të zgjerohet edhe në pjesët studimore, është në të gjitha
ligjet e vendeve të rajonit, që e rregullojnë këtë fushë. Dhe, për fund, është detyrimi për
raportim. Neni 11, që nuk thotë cili është titulli që ka të bëjë me nenin 22, nuk e di cilat
janë arsyet, por prapë në projektligj e kufizon fushëveprimin vetëm në banka dhe
institucione financiare dhe të gjithë jemi të njoftuar se këtu mungojnë kazinotë, tregtarët
me patundshmëri dhe institucionet tjera jofinanciare. Prandaj, nocioni që është i
paraqitur, bankat dhe institucionet financiare, duhet të zgjerohet edhe me etnitetet
raportuese, që nënkupton kazinotë dhe pjesët tjera, me të cilat ne për çdo ditë kemi të
bëjmë apo dëgjojmë që mund të jenë asetet kryesore në Republikën e Kosovës, të cilat
merren me shpëlarjen e parasë, por edhe te pjesa e ndërtimeve, apo te kompanitë e
ndërtimeve.
Këto ishin disa vërejtje, metë cilat u mundova të kontribuoj, edhe pse si Komision
Funksional, e kemi marrë edhe nga një letër nga Komisioni Evropian, sigurisht që edhe
Page 86
86
kryetari i Komisionit do ta ketë kënaqësinë që ta elaborojë në mënyrën më të mirë.
Faleminderit!
KRYETARI: Deputeti Haki Demolli e ka fjalën.
HAKI DEMOLLI: Faleminderit, i nderuari kryetar!
Të nderuar ministra,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Lidhur me Projektligjin mbi ndryshimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave
dhe financimin e terrorizmit, fillimisht do t‟i paraqes disa vërejtje dhe komente konkrete,
e më pastaj do t‟i paraqes disa vërejtje të karakterit të përgjithshëm.
Vërejtja e parë konkrete ka të bëjë me përkufizimin e aktit terrorist, që është dhënë në
nenin 1 të këtij drafti. Përkufizimi i shprehjes “akt terrorist” në këtë nen është bërë në
mënyrë jo të drejtë, me çka ndikohet me të madhe, jo vetëm në kuptimin, por edhe në
vetë përmbajtjen e aktit terrorist, që është njëra prej çështjeve themelore që trajtohet me
këtë ligj, gjë që mund të shihet edhe nga vetë emërtimi i këtij drafti.
Sipas këtij drafti, me akt terrorist nënkuptohet akti që ka për qëllim të shkaktojë vdekjen
ose lëndimin e rëndë trupor të një civili apo personi, që nuk është përfshirë në konflikt të
armatosur dhe nëpërmjet këtij veprimi synohet të frikësohet popullata ose të detyrohet
Qeveria apo organizata ndërkombëtare për ta kryer një akt apo për t‟u përmbajtur nga
kryerja e tij.
Vërtet, përkufizimi i këtillë i aktit terrorist është definim në një kuptim shumë të ngushtë,
të cilin assesi nuk duhet ta përmbajë një ligj në përgjithësi, e aq më pak një ligj, i cili
hartohet për ta parandaluar financimin e terrorizmit. Ky përkufizim është i ngushtë, sepse,
sipas tij, akti terrorist mund të kryhet vetëm nëse vritet ose plagoset rëndë ndonjë person,
kurse është e ditur se akti terrorist mund të kryhet edhe nëpërmjet rrëmbimit ose privimit
të kundërligjshëm të personave, nëpërmjet ndotjes së ujit dhe produkteve ushqimore ose
shkatërrimit të mjedisit. Më tutje, akti terrorist mund të kryhet edhe nëpërmjet shkaktimit
të rrezikut të përgjithshëm, zjarrvënies ose shpërthimit, pastaj nëpërmjet shkatërrimit dhe
dëmtimit të instalimeve publike, nëpërmjet furnizimit, këmbimit ose shitjes së
paautorizuar të armëve, eksplozivit ose armëve nukleare, biologjike apo kimike, si dhe
nëpërmjet rrëmbimit të fluturakeve dhe formave të tjera të ndryshme.
Duke pasur parasysh numrin e madh të formave të kryerjes së akteve terroriste, ndërsa
sipas përkufizimit të këtij drafti inkriminohet vetëm forma e vrasjes ose plagosjes,
vetvetiu shtrohet pyetja: Çka do të ndodhë nëse vërtetohet se dikush e ka financuar
ndonjërën prej formave që i theksova më lart, por për motive terroriste, e që nuk janë
inkriminuar sipas këtij përkufizimi? Natyrisht, që personat e tillë, konform dispozitave të
këtij ligji, nuk do të mund të ndiqen penalisht. Andaj, propozoj që ky përkufizimi i aktit
terrorist të riformulohet në atë mënyrë që të zgjerohet, duke përfshirë edhe forma tjera të
terrorizmit, ose në përkufizim për aktin terrorist, të shfrytëzohet si referencë neni 135 i
Kodit Penal të Kosovës.
Page 87
87
Vërejtja e dytë ka të bëjë me nenin 3 të këtij drafti. Sipas paragrafit të parë të tij, hetimi
apo ndjekja e veprës penale pastrimit të parave duhet të kalojë në kompetencë të të gjithë
prokurorëve, bazuar në kompetencën territoriale dhe lëndore të tyre. Një zgjedhje e tillë
nuk është as e qëndrueshme, as e pranueshme, sepse këto vepra penale janë të një
rrezikshmërie të lartë shoqërore dhe që mund të rezultojnë me pasoja shumë të rënda për
popullatën, por edhe për vetë Kosovën, në përgjithësi. Andaj, duke pasur parasysh pasojat
e mundshme të këtyre veprave penale, por edhe përvojat e vendeve që janë ballafaquar
me këtë dukuri të rrezikshme, mendoj se ligjet tona nuk duhet të përmbajnë dispozita me
të cilat ofrohen alternativa për hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre veprave penale. Pra,
jam për atë që hetimi dhe ndjekja penale e veprës penale - pastrimi i parave për
parandalimin e financimit të terrorizmit - të jetë e drejtë dhe detyrë ekskluzive e
prokurorit special të Kosovës.
Sa u përket vërejtjeve të përgjithshme, unë do të theksoja se shumë paragrafë të këtij
drafti përmbajnë formulime shumë të gjata që herë-herë, për shkak të ndërlidhjes së
fjalëve, apo edhe për shkak të gabimeve gjuhësore, janë të pakuptimta. Formulime të tilla
të pakuptimta ka neni 7.2, pastaj neni 17.4 dhe neni 36/b. Po ashtu, duhet theksuar se ky
draft vende-vende është i shkruar me një terminologji dhe shprehje tejet joprofesionale,
që si e tillë nuk ka kuptim adekuat dhe nuk është identike me shprehjet e përdorura në
dispozitat tjera penalo-juridike të Kosovës. Sa për ilustrim, unë do t‟i theksoj disa prej
shprehjeve joprofesionale që hasen në këtë draft.
Kështu, në nenin 10, pika 2, me të cilin ndryshohet neni 21, pika 5.1 e Ligjit bazik haset
ky formulim: “Të marrin masa të përshtatshme për ta krijuar origjinën e mjeteve të
përdorura”. Kështu si është formuluar, kjo fjali vërtet është e pakuptimtë, sepse është
thjeshtë e paqartë se si mund të krijohet origjina e pasurisë.
Më tutje, në nenin 10, paragrafi 4, paraqiten këto shprehje: “Shitësi në metale të çmuara
dhe tregtarët në gurë të çmuar”, që mendoj se janë shprehje me gabime elementare, të
cilat nuk duhet të kenë vend në një draftligj për të cilin debatohet në Kuvendin e
Kosovës.
Pastaj, në nenin 14, por edhe në shumë pjesë tjera të këtij ligji, kur bëhet fjalë për
paraqitje të raportit, apo dorëzim të raportit, përdoret shprehja: “Japin raport”, e cila me
gjasë është pasojë e përkthimit të drejtpërdrejtë nga gjuha angleze, madje në paragrafin 2
të nenit 15 haset formulimi me disa shprehje të gabuara të kësaj natyre: “Agjentët e
profesionistëve të mbuluar që bëjnë ose transmetojnë raporte në pajtim me këtë nen, nuk
do të japin raporte”, një formulim vërtet jo i kënaqshëm. Kurse në nenin 19 thuhet: “Një
zyrtar i autorizuar mund, në çdo kohë gjatë orarit të zakonshëm, të hyjë në çfarëdo
ndërtese tjetër, përveç në një vendbanim, nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm”. Këtu do të
veçoja fjalët “orarit të zakonshëm”, çka paraqet dhe cili është orari i zakonshëm dhe po
ashtu është e qartë se fjala “vendbanim” është përdorur pa vend, sepse në vend të saj
është dashur të përdoren fjalët “shtëpi banimi”, ose “banesë”.
Krejtësisht në fund, do të përmend edhe fjalët: “Ndihmesa dhe mbështetja për kryerjen e
veprës penale”, që janë përdorur pa vend në nenin 36/b, e që në vend të tyre do të duhej të
Page 88
88
përdoren fjalët: “Ndihma dhe shtytja për kryerjen e veprës penale”, të cilat përdoren edhe
në Kodin Penal të Kosovës, në nenin 32, respektivisht 33. Faleminderit!
KRYETARI: Deputeti Arben Gashi e ka fjalën!
ARBEN GASHI: Faleminderit!
Kryetar, pak me vonesë ma dhe fjalën, meqenëse më takonte pak më herët. Nuk e di,
kohëve të fundit nuk je duke e dhënë mirë fjalën. Në cilësinë e kryetarit të Komisionit për
Legjislacion, e kam marrë një letër nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në
Kosovë, i cili kërkon nga komisioni që ta ketë në konsideratë faktin se ky ligj bie në
kundërshtim me praktikat evropiane dhe në kundërshtim me Legjislacionin evropian sa i
përket mënyrës së funksionimit të hetimeve, sigurisë së dokumentacionit dhe kjo
decidivisht thuhet që bie në fushën e veprimit të analizës të Raportit të Progresit dhe do të
ndikojë negativisht në procesin e liberalizimit të vizave.
Në të njëjtën kohë, ne e kemi një letër, që ka ardhur nga Qeveria, e cila thotë se ligji është
në pajtim me Legjislacionin e Bashkimit Evropian, apo siç po e quajnë këtu acqui
communautaire. Tash problemi është se pse Qeveria na mashtron, përderisa ka qenë e
informuar me kohë se ky ligj është në kundërshtim me praktikat evropiane dhe me
Legjislacionin evropian, në kundërshtim me sigurinë e dokumentacionit dhe sigurinë e
informacionit dhe po ashtu do të ndikojë negativisht në Raportin Progresit, nëse kalon si i
tillë, dhe do të ndikojë negativisht negativisht në procesin e liberalizimit të vizave. Kjo
ishte arsyeja pse e unë e kërkova fjalën më herët dhe po ashtu ishte arsyeja pse unë
tentova të them dhe të njoftoj se ministri i Infrastrukturës rrugore nuk mund të jetë
kompetent për ta arsyetuar pse kjo ndodhet në këtë ligj dhe pse unë mendoja që ndoshta
nuk është dashur ta shqyrtojmë sot. Gjithsesi, këtu është Kuvendi që vendos dhe këto janë
probleme substanciale, të cilat mund të jenë shumë të rënda, nëse nuk ndryshohen. Nuk e
di nëse ka apo jo vullnet prej Qeverisë dhe përkrahësve të saj në Kuvend për t‟i ndryshuar
këto pika. Nëse ka vullnet për t‟u ndryshuar këto pika dhe problematika që janë vërejtur,
edhe mund të kalojë, por nëse nuk ka vullnet, atëherë Kosovës mund t‟i nxjerrë probleme
të mëdha. Faleminderit!
KRYETARI: Për korrektësi, e kam respektuar renditjen e paraqitjes së deputetëve nga
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike. Fjalën e ka deputeti Behar Selimi.
BEHAR SELIMI: Faleminderit, zoti kryetar!
Të nderuar deputetë,
Përfundimisht duhet të themi se është një projektligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo
vetëm për atë që quhet sundim i ligjit, por edhe për siguri kombëtare, prandaj edhe qasja
ndaj projektligjit mendoj se do të jetë serioze në fazat e ardhshme të diskutimit të tij në
komision. Edhe unë i kam pikëpamjet e mia lidhur me projektligjin në parim, meqë edhe
po diskutohet në parim. Sidomos sa i përket nenit 3 dhe kërkesës shprehimore të një pjese
të bashkësisë ndërkombëtare, më konkretisht të Komisionit Evropian lidhur me mbetjen
në fuqi të nenit të ligjit aktual.
Po ta shikojmë se çfarë është kërkuar, është kërkuar që të mbetet neni aktual, ndërkohë që
neni aktual e referohet neneve 27, 28, 29 të ligjit, e të cilat nene nuk kanë dispozita
Page 89
89
ndëshkuese, por kanë vetëm dispozita urdhëruese, apo ndaluese. Për më tepër, ky
shqetësim që ka ardhur nga Komisioni Evropian mendoj se është një drojë se mos po
përhapet kompetenca ekskluzive e tyre edhe në prokurorë të tjerë të prokurorive edhe të
nivelit themelore, përkatësisht lokal. Sidoqoftë, kjo mund të jetë drojë e karakterit të
përgjithshëm. Unë, meqë është çështja çfarë është dhe kërkesa çfarë është nga Komisioni
Evropian, konsideroj, sidomos duke i marrë parasysh arsyetimet që i japin ata në letrën të
cilën ne si Komision për Legjislacion e kemi pasur në dorë, dhe sugjeroj që ky projektligj
të diskutohet dhe të trajtohet bashkërisht nga të dy komisionet: Komisioni për Financa
dhe Komisioni për Legjislacion, sepse këtu sigurisht duhet ta rishikojmë edhe një normë.
Përndryshe, zoti kryetar, unë e mora fjalën, meqë shumica e anëtarëve të Komisionit për
Legjislacion folën, thashë t‟u bashkëngjitëm edhe unë shokëve. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Ju si komision mund ta ndryshoni dhe ta rregulloni. E keni
atë të drejtë. Safete, e ke pasur fjalën! Safete Hadërgjonaj e ka fjalën.
SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, kryetar!
E pash të nevojshme në emër të komisionit ta bëj një sqarim lidhur me këtë letër, e cila u
bë çështje dhe unë mendoj që, meqenëse ne jemi këtu në fazën e miratimit në shqyrtim të
parë të projektligjit, kemi kohë që të punojmë në këtë projektligj dhe ta marrim e ta
shqyrtojmë më me seriozitet edhe çështjen e nenit 3, apo nenin 3 që ka ndryshuar.
Gjatë shqyrtimit në lexim të parë, në Komisionin për Buxhet dhe Financa kanë marrë
pjesë edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, por njëkohësisht ka qenë i pranishëm
edhe zëvendësministri i Financave, i cili na ka sqaruar për çfarë arsyeje ka ardhur deri te
plotësim-ndryshimi i këtij neni. Ne jemi zotuar që gjatë punës sonë të mëtutjeshme do të
bashkëpunojmë edhe me Komisionin Evropian, edhe me Ministrinë, që të vijë deri të
formulimi më i mirë dhe që është në harmoni edhe me Kodin e Procedurës Penale, por
njëkohësisht në harmoni edhe me direktivat e Bashkimit Evropian. Arsyet pse është futur
ky plotësim-ndryshim i tha ministri gjatë fjalës të tij në fillim.
Po ashtu, është edhe një gjë që duhet ta kemi parasysh se Prokuroria Speciale për vite të
tëra i ka shqyrtuar vetëm dy-tri lëndë të natyrave të tilla, prandaj ne duhet të jemi të
kujdesshëm gjatë formulimit, kështu që do ta shqyrtojmë edhe atë letër që na ka ardhur
nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian. Do të diskutojmë edhe me Ministrinë e
Financave. Do t‟i marrim parasysh edhe të gjitha këto që u shtruan këtu sot nga deputetët
e ndryshëm, çështjet që e përmirësojnë këtë projektligj, por dua të ju them që ne, duke e
parë rëndësinë e këtij ligji, gjatë vitit të kaluar si komision e kemi bërë monitorimin e tij
dhe pak a shumë jemi në rrjedha se çka duhet të plotësohet dhe çka duhet të ndryshohet
në të, në mënyrë që të jetë i implementueshëm.
Një pjesë e rekomandimeve tona janë të përfshira, por janë edhe disa rekomandime të
cilat nuk janë përfshirë dhe ne do t‟i shqyrtojmë çështjet e tilla gjatë punës së
mëtutjeshme. Prandaj, në emër të komisionit, kisha rekomanduar deputetët që ta
miratojmë në parim dhe mandej t‟i kemi parasysh të gjitha reagimet të cilat janë bërë këtu
Page 90
90
në seancën plenare, por edhe reagimet tjera që kanë ardhur nga faktorët relevantë.
Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Arben Gashi, replikë.
ARBEN GASHI: Sa për informacion kryetar, e kam parasysh dhe kërkova që ta kemi një
vullnet pozitiv për ndryshim, por meqë kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa po
do të jetë kaq eksplicite dhe e drejtpërdrejtë, unë i tregoj asaj se kjo pjesë e ligjit shtënë
kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila i vendos kategoritë e
institucioneve të pavarura, që janë Prokuroria dhe gjykatat, në kategorinë institucione të
pavarura, nga të cilat buron edhe Ligji për Prokurorinë dhe Ligji për gjykatat. Këto janë
institucione të pavarura, në të cilat nuk mund të ndërhyhet me një ligj sekondar. Prandaj,
nëse duam ta trajtojmë kështu me kryeneçësi, mund të them se ligji është antikushtetues
dhe si i tillë nuk mund të kalojë në seancë. Por, duke marrë parasysh materien shumë
specifike dhe të ndjeshme - që është lufta kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit, ne e
patëm vullnetin që ta kalojmë dhe të merremi bashkërisht vesh për ta tejkaluar këtë
problem. Mirëpo, fakti që ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për
Prokurorinë, Ligji për gjykatat dhe teknika e përdorur në këtë ligj është shumë e gabuar,
sepse referencat, siç tha edhe zoti Zemaj, janë të patrajtuara mirë dhe praktika ligjore nuk
është e standardeve që përdoret në Kuvendin e Kosovës dhe janë probleme shumë të
mëdha.
Mirëpo, gjithsesi, objektivi kryesor është luftimi i pastrimit të parave dhe i terrorizmit dhe
vullneti për ta shndërruar në ligj këtë objektiv ekziston, prandaj të shohim cilat janë
mundësitë për ta kaluar këtë problem.
Në rast se ky problem nuk kalohet, atëherë po ju paralajmëroj se kemi probleme
kushtetuese dhe probleme sistemore. Kaq! Faleminderit!
KRYETARI: Armend, shkurt!
ARMEND ZEMAJ: Kryetar, ne u munduam, edhe nga aspekti i kompetencave të
komisionit, edhe nga ligjet tjera bazike që e rregullojnë këtë fushë. Unë në fillim e thashë
se kjo është fushë sensitive dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Ne e dimë që është bërë një
mbikëqyrje e zbatimit të këtij ligji dhe e dimë cili është rezultati i luftës kundër krimit të
organizuar, shpëlarjes së parasë dhe korrupsionit. Tash po e ndryshojmë edhe ne gjuhën
edhe po jemi më konkretë. E thashë edhe në fillim, Prokuroria Speciale, vetë Kuvendi i
Republikës së Kosovës, gjatë hartimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale dhe
Ligjit për gjykata, edhe me strukturën e re i mban të njëjtat kompetenca dhe nuk mund ta
vlerësojë dikush tjetër, jo që qëndron larg nga kjo fushë, por është një fushë e ndjeshme, e
nëse zbritet lufta kundër krimit të organizuar, nuk po them se është e nevojshme edhe në
aspektin lokal, atëherë kjo luftë mund edhe ta humbë efektin e vet.
Dhe, e fundit, nuk është faji i Kuvendit të Kosovës, as nuk është faji ynë që Prokuroria
Speciale i ka vetëm 5 prokurorë specialë, as nuk është faji ynë që ata i kanë trajtuar vetëm
dy raste që janë të ndjeshme, që janë pjesë e rrjetit të krimit të organizuar. Nuk është faji
Page 91
91
as i Kuvendit të Kosovës që Qeveria e ka emëruar një person të Tas-Forcës Kundër
Korrupsionit nga Prokuroria Speciale dhe ai është arrestuar vetvetiu për të njëjtat vepra
penale. Prandaj, qëllimi ynë është shumë i mirë, është shumë konkret dhe është ligjor,
ligjet të cilat i ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës. Faleminderit!
KRYETARI: Diskutuesja e fundit për këtë është Blerta Deliu-Kodra.
BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, kryetar!
Flas në cilësinë e anëtares së Komisionit për Integrime Evropiane.
Duke e ditur rëndësinë e projektligjit në fjalë, do të thotë plotësim-ndryshimin e Ligjit për
shpëlarjes e parasë, unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky projektligj
të miratohet për faktin se i hap rrugë procesit të liberalizimit të vizave dhe, siç u tha edhe
këtu, plotësim-ndryshimi i ligjit ka rëndësi jetike. Ne ditën e hënë e kemi pasur në
komision ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, e cila ka diskutuar për nenin 3
të këtij projektligji, për të cilin ne po diskutojmë. Ka qenë vërejtje e Komisionit Evropian
dhe na informoi se kanë arritur t‟i përafrojnë qëndrimet për të bërë plotësim-ndryshimin
në këtë ligj dhe, krejt në fund, dua të them se ky plotësim-ndryshim i ligjit ka ardhur edhe
me deklaratën e acqui communautaire që nuk bie ndesh. Është pikërisht ajo që u tha më
herët, se nuk bie ndesh me parimet e acqui communautaire. Faleminderit!
KRYETARI: Replikë? Naser Osmani e ka fjalën!
NASER OSMANI: Unë fola në emër të Grupit, domethënë do ta përkrahim. Por, një gjë
që po më brengos, ky është në leximin e parë. Është Komisioni Funksional për Buxhet
dhe Financa, në të cilin e kemi vlerësuar si jo të mirë nenin 3 edhe më së paku që mund të
bëjë komisioni është të mos e përkrah atë nen, ta fshijë, ta zbatojë nenin që ka qenë
paraprakisht dhe çdo gjë është në rregull. Domethënë është një ligj, por megjithëkëtë, e
thamë në fillim, ne do të bashkëpunojmë me Komisionin për Legjislacion. Do ta bëjmë
bashkë. Mirëpo që duhet ndryshuar ligjin, që duhet ndrequr ligjin, kjo është e
domosdoshme. Domethënë, ne e kemi vullnetin dhe e kemi konceptin se si ta rregullojmë
një ligj të pranueshëm, jo vetëm për ndërkombëtarët, por edhe për ne, për vetveten.
KRYETARI: Behar Selimi e ka kërkuar fjalën edhe një herë. Urdhëro, deputet!
BEHAR SELIMI: Faleminderit, kryetar!
Po përpiqemi përsëri. Ta kalojmë ligjin në parim. Neni 3, fundi i fundit edhe po të mos
ekzistojë hiç nuk i pengoj këtij ligji për t‟u fuqizuar, sepse neni 3 ka të bëjë me
kompetencat e Prokurorisë Speciale, të cilat rregullohen me Ligjin për Prokurorinë
Speciale. Prandaj, polemizuam, debatuam, teoretizuam, sidoqoftë ju ftoj që ta votojmë.
Edhe po të fshihet krejt, nuk prishë punë.
KRYETARI: Mirë ka qenë që ata që e sjellë këtë ligj t‟i dëgjojnë këto dhe të binden që
nuk kanë ekspertë të mirë ligjorë atje. U krye. Mendoj që nuk ka nevojë më për
diskutime. Shkojmë në procedurën e votimit. Lus deputetët dhe regjinë të përgatiten për
votim. Të pranishëm 66 deputetë. Votojmë tash!
Page 92
92
Konstatoj se me 57 vota për, 2 kundër dhe dy abstenime, Kuvendi e miratoi në parim
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të
parave dhe financimin e terrorizmit.
Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë
me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë Projektligjin dhe Kuvendit t‟ia paraqesin
raportin me rekomandime.
Vazhdojmë me pikën e radhës të rendit të ditës:
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit
Hapësinor dhe Ndërtimit
E ftoj ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, që para deputetëve
të Kuvendit ta paraqes dhe ta arsyetojë projektligjin. Ministër, e ke fjalën!
MINISTRI DARDAN GASHI: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë,
Duke pasur parasysh se të gjithë jemi lodhur, nuk po e zgjas.
Komisioni përkatës e ka rekomanduar ligjin për t‟u votuar. Po ashtu, prej titullit shihet se
për çka është fjala, do të thotë është organizimi i brendshëm për Inspektoratin e
Ministrisë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ligji është në harmoni me Kushtetutën
e Republikës së Kosovës, me Legjislacionin evropian. Nuk kërkon buxhet shtesë. Andaj,
ju kisha lutur që sot ta votojmë në parim dhe në komisionin përkatës vazhdojmë me
diskutime nëse ka nevojë që të diskutohet për ndryshimet e mëtutjeshme. Faleminderit!
KRYETARI: E ftoj kryetarin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis
Hapësinor, Nahit Hasani. Nuk është këtu. Atëherë deputetja Sevdije Lama.
SEVDIJE LAMA: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar ministra,
Të nderuar deputetë,
Komisioni për Bujqësi dhe Mjedis, në bazë të nenit 56, paragrafi 2 të Rregullores së
Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 22.1.2013, e shqyrtoi në parim Projektligjin për
Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit dhe vendosi që
Kuvendit t‟ia paraqesë këtë:
R E K O M A N D I M
Të miratohet në parim Projektligji për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit
Hapësinor dhe Ndërtimit.
A r s y e t i m
Komisioni, pas shqyrtimit në parim të Projektligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave,
Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit, vlerësoi se projektligji i plotëson kushtet e
Page 93
93
parapara në nenin 54 të Rregullores së Kuvendit dhe ia rekomandon Kuvendit për
miratim në parim. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Partisë Demokratike, kush e do fjalën? Askush. Atëherë në
emër të Lidhjes Demokratike, deputetja Afërdita Berisha-Shaqiri e ka fjalën.
AFËRDITA BERISHA-SHAQIRI: Faleminderit, kryetar!
Pasi aktualisht nuk ka ligj të veçantë, i cili në mënyrë detale dhe specifike rregullon
detyrat, përgjegjësitë, autorizimet, si dhe funksionimin e Inspektoratit të Ministrisë së
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe inspektoratit në nivel lokal, Lidhja Demokratike
e Kosovës do ta përkrahë dhe do ta votojë në lexim të parë këtë projektligj.
KRYETARI: Faleminderit deputete! Fjalën e ka Liburn Aliu, me kartelën e deputetet
Albin Kurti.
LIBURN ALIU: Në këtë projektligj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” do të
abstenojë për shkak se në përgjithësi konsiderojmë se ligji është i përpiluar në rregull, por
e ka një problem tek Inspektorati i Ndërtimit dhe te mbikëqyrja inspektuese në lidhje me
fushën e ndërtimit. Kur e kemi kaluar vitin e kaluar Ligjin e ndërtimit, komplet
mbikëqyrja profesionale në atë ligj, në krejt procesin e ndërtimit dhe të projektimit, është
eliminuar fare. Pra, sot, në procesin e ndërtimit nuk ka mbikëqyrje profesionale dhe
atëherë arsyetimi ka qenë që kjo do të mbulohet nëpërmjet mbikëqyrjes inspektuese që do
ta bëjë ministria në këtë ligj, dhe tash kjo mbikëqyrje inspektuese nuk po rritet me
kapacitetet, por ngelet ajo e njëjta. Është e pamundur që procesi i ndërtimit në Kosovë të
mbulohet nga këto inspektorate, edhe ato komunale, edhe ato qendrore.
Të mos harrojmë që sot teknologjia e ndërtimit po avancon dhe mund të ketë ndërtesa, të
cilat madje këta inspektorë që i kemi nuk do të jenë të nivelit. Së paku do të duhej që në
këtë projektligj të shtohej mundësia që Ministria të ketë mundësi të angazhojë kompani të
tjera profesionale, që do të mund të bënin mbikëqyrje të këtyre objekteve. Përndryshe,
kështu si është, krijohet iluzioni se kemi inspektorat, krijohet iluzioni se ne do ta
mbikëqyrim punën në ndërtim, e realisht nuk do të mund të ndodhë një gjë e tillë.
Prandaj, ne do të abstenojmë me shpresë se do të ndryshojë diçka.
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Aleancës, Daut Haradinaj e ka fjalën!
DAUT HARADINAJ: Faleminderit, kryetar!
Edhe Aleanca do ta mbështesë këtë projektligj. Unë mendoj se është shumë i
rëndësishëm. Pajtohem me deputetin Aliu, por mendoj se në Komision do t‟i bëjmë
amendamentimet dhe natyrisht se Aleanca do ta mbështesë me bindjen se ky ligj është
shumë i rëndësishëm për Kosovën. Faleminderit!
KRYTARI: Në emër të Koalicionit Kosova e Re, Sevdije Rama e ka fjalën.
SEVDIJE RAMA: Faleminderit, kryetar!
Page 94
94
Edhe Koalicioni për Kosovë të Re e përkrah projektligjin në fjalë. Kontributin tonë do ta
japim në komisionin përkatës. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të SLS-së nuk ka të lajmëruar. Në emër të Grupit “6+”, nuk ka të
lajmëruar. Radha është për deputetin Salih Morina.
SALIH MORINA: Faleminderit, kryetar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Mendoj se në këtë ligj nuk është e përfshirë rrezikshmëria, sidomos e Inspektoratit të
Ndërtimit, kur dihet mirëfilli se shumë inspektorate në nivel të Kosovës e kanë të
rregulluar me ligj rrezikshmërinë dhe njëkohësisht përfitojnë benificione të caktuara,
prandaj duke marrë për bazë që ky inspektorat ka punë më të ngarkuar se sa inspektorate
tjera, mendoj se në këtë ligj duhet të futet një nen i veçantë që të jetë gjithëpërfshirës për
benificionet, të cilat duhet t‟i përfitojnë të gjitha inspektoratet që kanë të bëjnë edhe për
ujëra, edhe për ndërtim, dhe inspektorate të tjera. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Nuk ka tjerë të paraqitur. Në sallë i kemi 58 deputetë. Regjia,
ftoni deputetët me zile. Mirë, tani i kemi 66. Mund të votojmë. Lus deputetët dhe regjinë
të përgatiten për votim. Votojmë tash!
Konstatoj se me 52 vota për, 1 kundër, 7 abstenime, Kuvendi e miratoi në parim Ligjin
për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit.
Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë
me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë Projektligjin dhe Kuvendit t‟i paraqesin raporte
me rekomandime.
Nëse jeni dakord, seancën e vazhdojmë nesër, në orën 10:00.
Vazhdimi i mbledhjes më 1 shkurt 2013
Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, zoti Jakup Krasniqi.
KRYETARI: Të nderuar deputetë,
Të nderuar ministra
Vazhdojmë punën e mbledhjes plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të filluar
më 31 janar.
Në fillim nuk na duhet kuorumi. Vazhdojmë me pikën e radhës të rendit të ditës:
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për planifikimin hapësinor
Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
Projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe
miratim në parim.
Page 95
95
E ftoj ministrin e Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, zotin Dardan Gashi, që
para deputetëve të Kuvendit ta paraqesë dhe ta arsyetojë Projektligjin.
DARDAN GASHI: Faleminderit, zoti kryetar!
Të nderuar deputetë,
Siç e dini, kohë më parë është miratuar ligji i ri për ndërtim. Në atë parashihet dhe
kërkohet që të amendamentohet dhe të harmonizohet edhe Ligji i planifikimit hapësinor.
Pra, nuk është fjala për ligj të ri, por është fjala për harmonizimin e këtij ligji me Ligjin e
ndërtimit, prandaj pa e zgjatuar shumë ju lus që ta miratoni. Faleminderit!
KRYETARI: Kryetari i Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,
Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, deputeti Nait Hasani, e ka fjalën.
NAIT HASANI: Faleminderit, kryetar!
Përshëndetje Kabinetit,
Përshëndetje kolegë,
Komisioni e ka miratuar në parim Projektligjin për planifikimin hapësinor dhe kërkon
nga deputetët që ta miratojnë në parim. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Nijazi
Idrizi e ka fjalën.
NIJAZI IDRIZI: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar anëtarë të Kabinetit,
Të nderuar deputetë,
Me këtë projektligj rregullohet planifikimi hapësinor në gjithë sipërfaqen e territorit të
Kosovës. Me gjithë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit aktual nr. 2003/14 për planifikimin
hapësinor, ai nuk ka arritur që të zbatohet dhe të mbetet në funksion të arritjes së
objektivave për të cilat është hartuar.
Hartimi i këtij projektligji të ri figuron si kërkesë e Komisionit Evropian, i cili ka kërkuar
që në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të trajtohen çështjet e ndërtimit dhe të
planifikimit hapësinor, të cilat i obligojnë institucionet e Kosovës që t‟i përmbushin. Po
ashtu, ky projektligj është kërkuar edhe nga Banka Botërore, në kuadër të reformës të të
bërit biznes.
Ky Kuvend vitin e kaluar e ka miratuar Ligjin për ndërtim dhe e ka përmbushur pjesërisht
njërën nga këto kërkesa. Ky projektligj mundëson aplikimin e standardeve ndërkombëtare
në planifikimin hapësinor dhe urban, duke e bërë unifikimin e tyre në tërë territorin e
Kosovës. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, është parashikuar që të ketë lehtësime në
marrjen e lejeve ndërtimore, prandaj edhe është marrë parasysh nevoja e harmonizimit të
tij me Ligjin e ndërtimit. Në të vërtetë, Ligji i ndërtimit është dashur të jetë derivat i këtij
ligji. Mbi të gjitha, ky projektligj mundëson eliminimin e dukurive negative, të
korrupsionit e tjera, të cilat janë evidente me rastin e hartimit të planeve hapësinore në
territorin e Kosovës.
Page 96
96
Për më tepër, ky projektligj, me lëndën që e trajton, mundëson ndërtimin e raporteve
korrekte ndërmjet institucioneve dhe të qytetarëve dhe në mes të vetë qytetarëve do të
ndikojë në zvogëlimin e mosmarrëveshjeve dhe pakënaqësive, të cilat ajanë evidente te
ne. Për më shumë, lëndët në gjyq do t‟i kemi edhe më të pakta.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta mbështesë në parim këtë projektligj,
megjithëse ka vërejtje të shumta, të cilat ne do t‟i marrim parasysh në punën e
mëtutjeshme. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, fjalën e
ka deputeti Salih Morina
SALIH MORINA: Faleminderit, kryetar!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Edhe Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e ka shqyrtuar këtë projektligj. Objektiv
kyç i këtij projektligji, që është paraqitur nga vetë sponsoruesi, është vendosja e mënyrës
efikase për lëshimin e lejes së ndërtimit, parandalimi i korrupsionit, zvogëlimi i
shpenzimeve të fondeve publike për hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor,
rritja e transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut, zhvillimi ekonomik dhe rritja e
fondeve publike komunale.
Ajo çka është vërejtur në këtë projektligj gjatë hartimit të tij janë dhënë shumë komente
nga institucionet dhe ekspertë të ndryshëm, komente të cilat nuk janë inkorporuar nga
Ministria, nga sponsoruesi me arsyetimin se nuk janë në pajtim me objektivat e Ministrisë
të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Po ashtu, nga komentet të cilat i janë
bashkëngjitur këtij projektligji, kemi mosmarrëveshjen ndërmjet sponsoruesit, si hartues i
tij, dhe po ashtu Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Bujqësisë. Do të
thotë, të gjitha këto dokumente i janë bashkëngjitur ligjit, i cili është sjellë nga
sponsoruesit, të cilin e kanë edhe deputetët e Parlamentit.
Vërejtjet nga Ministria e Bujqësisë kanë të bëjnë kryesisht me nenin 1, te qëllimi dhe
fushëveprimi i këtij projektligji dhe po ashtu me nenin 18. Vërejtjet të cilat janë dhënë
nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik kanë të bëjnë me nenin, 3 te përkufizimet, si dhe me
nenin 3.11, që do të thotë çka nënkuptojmë me zonën industriale, dhe po ashtu me nenin
3.15, çka nënkuptojmë me sipërfaqet e mbrojtura. Pra, ka mospajtime ndërmjet ministrive
përkatëse, që bën të nënkuptojmë se nuk kanë marrë pjesë nëpër grupe punuese gjatë
hartimit të këtij projektligji. Këtë ndoshta e dinë vetë ministri ose sponsoruesi në këtë
rast, por në bazë të komenteve, të cilat janë sjellë dhe i janë bashkëngjitur këtij ligj, bën
me kuptohet që në kuadër të Qeverisë, ku bëjnë pjesë të tri ministritë që janë të
involvuara drejtpërdrejt në këtë projektligj, që komentet të cilat i kanë dhënë të dy
ministritë nuk janë inkorporuar në kuadër të këtij ligji, kurse komentet të cilat janë dhënë
nga HABITAT-i kryesisht janë për nenin 7, që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e Kuvendit
të Kosovës lidhur me planifikimin hapësinor, që kryesisht kanë të bëjnë me çështjen e
buxhetit dhe çështjen e financave.
Page 97
97
Konsideroj se një ligj i tillë, që ka të bëjë me planifikimin hapësinor dhe planet
rregulluese urbanistike, është shumë i nevojshëm. U tha edhe nga ministri që në vitin e
kaluar e kemi miratuar Ligjin për ndërtim. Ne si komision kemi kërkuar që së pari të
bëhen planet rregulluese, e pastaj të vijë Ligji për ndërtim, mirëpo ka ndodhur ajo që ka
ndodhur, është miratuar ky ligj dhe është mirë që është bërë kjo, mirëpo në të shumtën e
rasteve, në pjesën më të madhe të komunave të Kosovës, një numër jashtëzakonisht i
vogël e kanë të rregulluar planin urbanistik. Prandaj, unë konsideroj që një ligj i tillë
është shumë i nevojshëm dhe i arsyeshëm për vetë faktin që i obligon komunat e Kosovës
që t‟i bëjnë planet rregulluese dhe njëkohësisht nëpërmjet planifikimit dhe rregullimit të
planeve urbanistike i parandalojnë edhe ndërtimet e egra që i kanë kapluar, jo vetëm
komunat përkatëse, por pothuajse në përgjithësi tërë territorin e Kosovës.
Andaj, si Grup Parlamentar i Lidhjes Demokratike, ne në parim do ta mbështetim këtë
projektligj, por njëkohësisht do ta japim kontributin tonë dhe do të insistojmë me çdo
kusht që të paktën gjatë hartimit të leximit të dytë të jenë të pranishëm të tre ministrat, të
tri ministritë, në kuptimin e asaj që të unifikohen të gjitha ato komente dhe të
inkorporohen dhe që ligji të jetë sa më i mirë. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”,
deputeti Liburn Aliu e ka fjalën.
(Kryetari: Në sallë i kemi të pranishëm 70 deputetë, në elektronikë 71.)
LIBURN ALIU: Faleminderit, kryetar!
Projektligjin e planifikimit hapësinor Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” do ta
votojë kundër dhe u bëjmë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare që ta votojnë
kundër, pasi është projektligj i dëmshëm për fushën e planifikimit hapësinor dhe është i
dëmshëm edhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ky projektligj është i një logjike
të njëjtë me atë të ndërtimit, ligj i cili ka kaluar nën presione të shumta këtu në Kuvend
vitin që shkoi. Të dyja bashkë, të dy ligjet pra, ndërtimin dhe shfrytëzimin e të mirave të
natyrës dhe të hapësirës në Kosovë ia nënshtrojnë plotësisht logjikës së profitit dhe atë të
dikujt që nuk mund ta dinim, por padyshim të matrapazëve, të cilëve u konvenojnë ligjet
e dobëta të Kosovës për shpëlarje të parasë. Kjo logjikë shndërrohet në motiv për të
manipuluar çdo gjë deri në realizim, për t‟i injoruar debatet e mirëfillta para draftimit të
projektligjit.
Vjen Projektligji për planifikimin hapësinor, ndërsa nga Ministria e Mjedisit dhe e
Planifikimit Hapësinor që nga viti 2005 nuk kemi asnjë raport për gjendjen aktuale të
planifikimit hapësinor në Kosovë. Pra, nevoja për ligj do të duhej të vinte nga situata në
terren, e situatën në terren nuk mund ta shohim nëpërmjet raporteve të Ministrisë dhe
vjen ky draftligj, e në anën tjetër edhe Departamenti i Planifikimit Hapësinor në Ministri
injorohet plotësisht. Është pra një draftligj, i cili na vjen nga lart dhe të cilin tash ne duhet
ta trajtojmë këtu. Kjo që në start lë të dyshohet për motivet e shëndosha të këtij
projektligji.
Page 98
98
Në tërë projektligjin kemi vërejtje të shumta si Grup Parlamentar, duke filluar nga
përkufizimet edhe gjatë tërë dispozitave ligjore, por nuk janë shumica e këtyre vërejtjeve
ato që na bëjnë ne të jemi kundër ligjit, pasi ato do të mund të ishin të përmirësueshme.
Janë pikërisht disa elemente, të cilat këtë ligj e bëjnë të papërmirësueshëm dhe ky fakt
bën që ne ta votojmë kundër.
Pra, po të ishte ligji i përmirësueshëm, do t‟ia vlente të merreshim me detaje, mirëpo janë
disa çështje thelbësore, të cilat nuk e bëjnë këtë ligj as të vlefshëm që të merremi me te.
Ky duhet të kthehet mbrapshtë, e njëri nga elementet janë pikërisht hartat zonale, të cilat
në këtë projektligj ndahen nga plani hapësinor. Pra, mendohet që të ketë harta zonale dhe
plan hapësinor të Kosovës. Planin hapësinor të Kosovës e vendos Kuvendi, ndërsa hartat
zonale i vendos Ministria me udhëzime administrative, e ndërsa këto harta zonale tash
bëhen jashtëzakonisht shumë më të rëndësishme se vetë plani hapësinor, sepse në këto
harta zonale caktohen kriteret për ndërtime në fusha të caktuara.
Pra, nëse Ligji i ndërtimit e shndërron Kosovën në parajsë për matrapazët botërorë që
mund të ndërtojnë pa i mbikëqyrur askush, ky projektligj me këto harta zonale e
shndërron atë në parajsë për pushtetarët, të cilët vendosin se ku dhe si do të bëhen
ndërtimet, pa dhënë llogari dhe pa marrë aprovim nga Kuvendi. Nëse për planin
hapësinor në Kosovë, apo për planet zhvillimore komunale do të duhej miratim i
Kuvendit, hartimi i tyre hartave zonale lihet si kompetencë e Ministrisë dhe komunave
nëpërmjet udhëzimeve administrative.
Hartat zonale e përfshijnë tërësisht këtë projektligj, prandaj ky bëhet tani më i
pandryshueshëm dhe i pamundshëm për t‟u ndryshuar për të mirë në punën në komision,
ndërsa nenet 13 dhe 17 i lënë këto harta zonale si nën udhëzimet administrative dhe kur
flitet për kushtet ndërtimore, pra për atë që është kyçe për dhënien e lejeve, atëherë këto
kushte u nënshtrohen pikërisht këtyre hartave zonale, e kjo definohet në nenin 21. Ku
mbetet kuptimi i planit hapësinor, të cilin e aprovon Kuvendi, kur dokument bazë për
ndërtime të shndërrohet në harta zonale, e cila hartohet nga ministria dhe nuk hidhet në
votim në Kuvend?
Madje, për të shkuar edhe më larg, këtu injorohet edhe hartimi i planeve zhvillimore dhe
urbane, i cili do t‟i paraprinte zhvillimit të ndërtimeve në zonat urbane. Kjo është diçka e
ndryshme nga planet zhvillimore komunale dhe diçka tejet e rëndësishme, madje edhe për
kriteret evropiane. Pra, Kuvendi do të votojë për diçka që nuk do të jetë aq relevante në
procesin e ndërtimit, e që do ta mbushë gojën me arsyetime për pushtetin, e në realitet
pushteti do t‟i kontrollojë ndërtimet nëpërmjet këtyre hartave, të cilat do duhej të ishin
pjesë e planit hapësinor. Po të jenë ato pjesë e planit dhe po të futen ato në plan, e për to
pastaj të mund të votohej në Kuvend, atëherë do të ishte krejtësisht në rregull, sepse
hartat janë të nevojshme si pjesë e planit. Ama atë ndara kështu, ku caktohen kriteret
jashtë planit hapësinor, kjo është e papranueshme. Kjo do të prodhojë në fakt shfrytëzim
irracional të natyrës që ne e kemi, kjo do të prodhojë ndërtime, të cilat vetëm se do t‟i
nënshtroheshin profitit, e jo nevojës së qytetarit.
Page 99
99
Tjetër problem është edhe neni 15, pika 5, ku planifikimin me zona të veçanta të
mbrojtura ia lë ligjit për zonat e veçanta të mbrojtura, e sipas këtij ligji autoritet themelor
është Këshilli për zbatim dhe monitorim i Pakos së Ahtisarit, i cili nuk ka lidhje me
planifikimin hapësinor. Në fund të fundit, ky këshill madje nuk është krijuar asnjëherë
dhe sipas paketës dhe ligjeve të Kosovës, është dashur që ta krijoj ICO-ja. Ai nuk është.
Rrjedhimisht, nuk ka kush ta formojë as ligjin. Rrjedhimisht, ligji për zonat e veçanta
mbetet i pazbatueshëm. Pra, me tregoni kush i harton planet në këto zona, apo mbeti
autoriteti i vetëm Kisha Ortodokse, e cila, si duket, tash do të fillojë të merret edhe me
urbanizëm. Kjo pikë e nenit natyrisht se duhet të hiqet plotësisht ashtu siç duhet të hiqet
çdo deformim që na ka ardhur nga pazaret me Serbinë, e të cilat na e kanë zënë sot
frymën e zhvillimit të vendit.
Prandaj, janë këto elementet kryesore të cilat na bëjnë që ne ta kundërshtojmë plotësisht
këtë ligj dhe u bëjmë thirrje gjithashtu deputetëve që të mos e votojnë.
KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës, Teuta Haxhiu e ka fjalën.
TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Edhe grupi ynë parlamentar e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe ne me gjithë vërejtjet dhe
sugjerimet që i kemi, do ta përkrahim në parim. Vërejtjet dhe sugjerimet tona do t‟i
përcjellim nëpërmjet anëtarit tonë në Komisionin Funksional, njëkohësisht edhe në
funksionet në komisionet e tjera. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar të Koalicionit Kosova e Re, deputetja
Sevdije Lama e ka fjalën.
SEVDIJE LAMA: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovën e Re do ta votojë në parim këtë projektligj
me gjithë vërejtjet, ndërkaq kontributin tonë do ta japim në komision gjatë
amendamentimit. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar SLS, kryetari i Grupit, Sasha Milosavleviqi
e ka fjalën.
SAŠA MILOSAVLJEVIŠ: Hvala, predsedniče!
I Samostalna liberalna stranka je razmotrila Nacrt zakona o prostornom planiranju, i mi
šemo ovaj zakon izglasati u načelu. Hvala!
KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar “6+”, Albet Kinolli e ka fjalën.
ALBERT KINOLLI: Faleminderit i nderuari kryetar,
Të nderuar ministra,
Kolegë dhe kolege deputete,
Page 100
100
Edhe Grupi Parlamentar “6+” e ka shqyrtuar Projektligjin për planifikimin hapësinor. Ne
do ta votojmë në parim këtë projektligj, ndërsa kontributin tonë do ta japim gjatë fazës së
amendamentimit në punën e komisionit. Faleminderit!
KRYETARI: Nga deputetët, fjalën e ka deputeti Arben Gashi.
ARBEN GASHI: Faleminderit, kryetar!
Unë e mora fjalën për disa arsye, njëra ndër kryesoret është se prezantimi që ministri e
bëri ishte një prezantim shumë i shkurtër dhe besoj që, përveç Kuvendit, është dashur të
informohen edhe qytetarët e Kosovës se cili është qëllimi i këtij ligji dhe çka synohet të
rregullohet me të.
Në prezantimin që u bë këtu, Kuvendi nuk mori vesh kurrgjë, e as qytetarët e Kosovës.
Gjithsesi, mendoj se duhet të ketë seriozitet më të madh dhe të bëhet një prezantim më i
dinjitetshëm, për respekt për Kuvendin, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar t‟i
shohin seancat e Kuvendit. Personalisht, edhe pse Grupi Parlamentar i Lidhjes
Demokratike u shpreh se do ta votojë projektligjin, unë mendoj personalisht se do të
abstenoj pikërisht për shkak të prezantimit që e bëri ministri. Faleminderit!
KRYETARI: Nuk kemi të lajmëruar të tjerë për debat. Të pranishëm janë 75 deputetë,
me elektronikë 83. Shkojmë në procedurën e votimit. Lus deputetët dhe regjinë të
përgatiten për votim. Votojmë tash!
Konstatoj se me 45 vota për, 14 kundër, 2 abstenime, Kuvendi e miratoi në parim
Projektligjin për planifikimin hapësinor.
Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë
me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t‟ia paraqesin
raportin me rekomandime.
Vazhdojmë me pikën e nëntë të rendit të ditës:
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transportin tokësor dhe të mallrave të
rrezikshme
Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe
miratim në parim.
E ftoj ministrin për Infrastrukturë, zotin Fehmi Mujota, që para deputetëve të Kuvendit ta
paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin. Ministër, e ke fjalën.
MINISTRI FEHMI MUJOTA: I nderuari, kryetar!
Të nderuar deputetë,
Të nderuar kolegë ministra,
Page 101
101
Projektligji për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme në Republikën e Kosovës
përbën ndryshimin e Ligjit numër 2004/6 për transportin e mallrave të rrezikshme.
Qëllimi i këtij projektligji është vendosja e kornizës ligjore për kushtet e qasjes në treg të
operatorëve të transportit tokësor, ndihmë të gjithë atyre që transportojmë mallra të tilla
të rrezikshme, rritjen e sigurisë në transportin e këtyre mallrave me transport rrugor dhe
hekurudhor, krijimin e kushteve optimale për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës dhe
mjedisit nëpërmjet parandalimit të çdo ndotje që mund të shkaktohet nga aksidentet, ose
incidentet gjatë këtij transporti.
Projektligji krijon mekanizma institucionalë dhe rrit konkurrencën në tregun vendor dhe
ndërkombëtar, eliminon pengesat e mundshme tregtare, siguron kontrollin e cilësisë së
shërbimeve nga operatorët dhe përcakton detyrimet e pjesëmarrësve të përfshirë në këtë
lloj transporti. Po kështu, projektligji i rregullon procedurat për emërtimin e këshilltarëve
të sigurisë, trajnimin dhe testimin e tyre, kushtet që duhet t‟i plotësojnë mjetet dhe
detajuesit e tyre edhe për këtë lloj transporti. Projektligji po ashtu i saktëson kompetencat
e organeve shtetërore lidhur me transportin dhe mbikëqyrjen e tij. Me këtë projektligj
mundësohet zhvillimi i infrastrukturës në sektorin e transportit tokësor, të mallrave të
rrezikshme, përcaktimi i kushteve dhe i kritereve për licencimin e operatorëve që ofrojnë
shërbime të transportit tokësor për këtë lloj mallrash brenda territorit të Republikës së
Kosovës, ose nga një vend tjetër i palës kontraktues me destinim Republikën e Kosovës.
Qëllimi i ndryshimit të Ligjit nr. 2004/6 për transportin e mallrave të rrezikshme është
edhe harmonizimi i plotë me Legjislacionin e Bashkimit Evropian, sepse zbatimi i këtij
ligji do të mundësojë harmonizimin e fushës legjislative të Kosovës dhe rregullave
teknike sipas standardeve të BE-së.
Për hartimin e këtij ligji, Ministria e Infrastrukturës gjatë gjithë kohës së hartimit ka pasur
asistencën teknike dhe profesionale nga kompania e njohur franceze në këtë fushë, EGS
Internacional. Ndërkohë janë organizuar konsultime dhe takime pune me të gjitha grupet
e interesit, ku janë harmonizuar të gjitha çështjet që i rregullon ky projektligj. Projektligji
i përcakton përgjegjësitë e Ministrisë të Infrastrukturës si autoritet përgjegjës për
rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit të transportit të mallrave të rrezikshme dhe
siguron ushtrimin e përgjegjësive në mënyrë profesionale, gjë që do të ndikojë
drejtpërdrejt në zbatimin e plotë të ligjshmërisë në fushën e transportit.
Ne e mirëpresim kontributin e deputetëve nëpërmjet Komisionit Funksional që për të
gjitha çështjet që duken të detajuara përtej asaj që ndoshta është në praktikën legjislative,
si në këtë ligj dhe në ligjin që dje e prezantuam para jush, ta marrim një kontribut tuajin
dhe bashkërisht me ne ta bëjmë një ligj sa më të zbatueshëm, sa më të thjeshtë dhe sa më
funksional. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit, ministër! Tani e ka fjalën kryetari i Komisionit Funksional
për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri, deputeti Zenun Pajaziti.
ZENUN PAJAZITI: Faleminderit, zoti kryetar!
Ministra,
Kolegë deputetë,
Page 102
102
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në bazë të nenit 56
të Rregullores të Kuvendi, në mbledhjen e datës 22, e ka shqyrtuar në parim këtë
projektligj dhe Kuvendit i rekomandon të miratohet në parim. Po ashtu, e shfrytëzoj rastin
t‟i ftoj të gjithë deputetë dhe grupet parlamentare që të kontribuojnë, të japin propozime,
edhe këtu, edhe me shkrim te komisioni, në mënyrë që ky projektligj që të jetë më cilësor
në shqyrtimin final. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Partisë Demokratike, e do dikush fjalën? Jo. Atëherë, në emër të
Lidhjes Demokratike, fjalën e ka deputetja Teuta Sahatqija.
TEUTA SAHATAQIJA: Faleminderit, kryetar!
Na kujtohet para disa vitesh afera me një cisternë me një material të rrezikshëm, e cila
kishte hyrë në Kosovës, dhe telashet me të, pasi askush më nuk dëshironte të merrej me të
dhe as nuk mund të kthehej në shtetin prej nga ishte eksportuar apo importuar dhe
gjithashtu as shtetet nëpër të cilat kishte kaluar nuk pranonin që të kthehej prej nga kishte
ardhur. Dhe, kjo tregon se kjo fushë duhet të merret me seriozitet dhe të normohet
nëpërmjet Legjislacionit.
Projektligji, i cili është para nesh, paraqet plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit 2004/6 dhe
ka për qëllim ngritjen e cilësisë dhe përgatitjes së transportit për konkurrencë dhe
integrim në tregun e BE-së. Në dokumentin e projektligjit që e kanë marrë deputetët
thuhet se zbatimi i këtij ligji mund të bëhet nëpërmjet ndarjeve buxhetore, të cilat i ka
Ministria e Infrastrukturës. Por, në dokumentin e Ligjit për transport rrugor ishte një
pjesë, e cila i referohej Projektligjit për transportin rrugor të mallrave të rrezikshme, në të
cilin thuhej që ky ligj do të kërkojë buxhet shtesë prej 2.181.226 euro për katër vjetët e
ardhshme, gjë që sjell konfuzion nëse ka apo nuk ka kosto financiare Ligji për transportin
e mallrave të rrezikshme. Në deklaratën e kompatibilitetit acqui communautaire, thuhet se
çështjet e normuara në këtë ligj në masë të madhe janë të rregulluara me legjislacionin
themelor të BE-së dhe nuk i cenojnë parimet themelore të acqui communautaire. Ligji
synon t‟i eliminojë barrierat tregtare, ta ngrejë cilësinë e shërbimeve, i përcakton
detyrimet e operatorëve të transportit, të dërguesit, ambalazhuesit, marrësit të ngarkesës,
mbushësit të materialit të rrezikshëm, përgatitësit të paketave, shkarkuesit dhe të gjitha
hallkave në transportin tokësor të mallrave të rrezikshme.
Përveç kësaj, kujdes i kushtohet edhe trajnimit dhe testimit dhe procedurave të emërimit
të këshilltarëve të sigurisë.
Në nenin 7.1.2 përsëritet, si në Ligjin e transportit rrugor, kriteri i njëjtë i reputacionit të
mirë. Certifikimi i cisternave, ambalazhimeve e tjera trajtohen nga neni 10 dhe deri 22.
Neni 22 flet detajisht për obligimet e secilës palë, si dhe vazhdon në rast të derdhjes dhe
rrjedhjes së materialit të rrezikshëm dhe veprimeve në këto raste.
Neni 30 bën fjalë për këshilltarin e sigurisë. Neni 55 e trajton ruajtjen e regjistrimeve, që
është gjë e mirë, me gjithë fshirjen përgjithmonë të shënimeve në ligjin paraprak të
transportit rrugor. Në nenin 58 të kreut VII flitet për gjoba. Aty thuhet që 500 deri 1000
është gjoba për personin juridik që transporton mall të rrezikshëm në ambalazh joadekuat.
Page 103
103
Gjithashtu, pasojnë gjobat 400 deri 800 euro, dhe 200 deri 500 për personin fizik, gjë e
cila duhet të rishikohet, pasi rreziku që i kanoset natyrës dhe jetës së njeriut është tepër i
madh në krahasim me nivelin e gjobave për dështimet në mbrojtje dhe siguri të
qytetarëve. Prandaj, në qoftë se e analizojmë gjithë këtë, mendojmë se ky ligj duhet të
votohet dhe ndryshimet e nevojshme, ne si anëtarë të Komisionit nga LDK-ja, do t‟i
bëjmë në komision. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Lëvizjes “Vetëvendosje”, kryetari i Grupit, Visar Ymeri.
VISAR YMERI: Faleminderit, kryetar!
Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Jam plotësisht dakord që ky ligj e mbulon një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe
të ndjeshme, meqenëse ka të bëjë, jo vetëm me sigurinë e transportimit të këtyre
mallrave, por veçanërisht mund të ketë pasoja në mjedisin dhe jetën e qytetarëve dhe
rrjedhimisht do të trajtohet me kujdes.
Po e nisi prej aty ku e la zonja Sahatqija. Edhe ne pajtohemi plotësisht që gjobat që janë
paraparë në këtë ligj nuk janë në nivelin e seriozitetit me të cilën duhet të mbulohet një
çështje kaq e ndjeshme dhe për shkak se aty, me këto gjoba, prej 500 deri 1000 euro,
madje sanksionohen edhe rastet shumë të rënda rrjedhjes, ose mosmarrjes së masave gjatë
rrjedhës së lëndëve të rrezikshme, gjë që as për së afërmi nuk e sanojnë gjendjen dhe nuk
e garantojnë një lloj sigurie për mjedisin dhe qytetarët.
Mendoj që përgjithësisht ky ligj i ka edhe disa të meta, edhe gjuhësore, edhe të
terminologjisë. Pra, këto të meta janë kryesisht ndoshta mangësi në përkthim, por,
megjithatë, mendoj se duhet të korrigjohen. Unë veçanërisht jam i interesuar që ta gjejmë
një term apo fjalë tjetër për atë që në ligj është quajtur “marrës” dhe për atë që është
quajtur “mbushës”, për shkak se edhe tingëllimi në gjuhën shqipe është shumë i keq, por
edhe nuk mendoj se e mbulon atë që është menduar të mbulohet me ligj, e këtë natyrisht
që do ta propozojmë edhe nëpërmjet komisionit që t‟i bëjmë këto ndryshime gjuhësore.
Por, në një masë të madhe, në disa nene ka edhe jokuptimësi në gjuhën shqipe si
rrjedhojë e përkthimit, pra kur lexohet në anglisht, ligji kuptohet se çfarë është dashur të
thuhet, por në shqip nganjëherë jo. E ky nuk është vetëm problemi me këtë ligj, por është
një problem që vazhdimisht po na ndjek të paktën ne si Komision për Zhvillim
Ekonomik, meqë një pjesë të konsiderueshme të kohës, rreth 40%, ne si deputet e
humbim në lekturim të ligjit, e jo në diskutim të tij.
Po ashtu, mendoj se janë disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me nene të
caktuara, pra që lidhen me definicionet që janë përdorur edhe me keqpërkthimin e tyre,
sikur për shembull rasti te incidenti që është i përkthyer gabimisht nga anglishtja në
shqip, e që nuk i jep kuptim versionit shqip. Një çështje tjetër që dua ta ngre lidhet me
nenin 2, më saktësisht pikën 2 të këtij neni, 2.1 dhe 2.2. Pra, përjashtohen nga ky ligj ato
transportet e mallrave të rrezikshme, të cilat bëhen nga Forca e Sigurisë e Kosovës, apo
nga forcat e armatosura të shteteve të tjera në përputhje me marrëveshjen në fuqi. Pra, për
sa kohë që për forcat e sigurisë thuhet që përgjegjësinë e merr ministri, i cili e përcakton
mënyrën e transportimit të këtyre mallrave, pra ministri i Forcave të Sigurisë, për forcat e
Page 104
104
armatosura të shteteve tjera nuk ka përgjegjësi të qartë, të paktën në ligj. Thuhet vetëm se
bëhet në bazë të marrëveshjes, në përputhje me marrëveshjen dhe mendoj se këtu duhet të
saktësohet se kush e rregullon këtë transport të këtyre mallrave që bëhet nga këto forca të
armatosura, kush është përgjegjës për atë marrëveshje dhe si rregullohen ato, për shkak se
mendoj që edhe ajo është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme që të mbulohet, meqë
nuk mund të kemi besim të verbër ndaj askujt dhe asnjë organi.
Një çështje tjetër që është më shumë në formë të pyetjes, e që lidhet me nenin 25, thuhet
në pikën 1.2, që numrin e UN të mallrave të rrezikshme dhe të dhënat që konfirmojnë
dispozitat e caktuara të marrëveshjes në nenin 5 të këtij ligji, pra kjo shkurtesa UN është
përdorur si në shqip, si në anglisht, si në gjuhën serbe, e mendoj që nuk është e qartë se
çfarë nënkupton për shkak se nuk ka definicion të UN-së. Pra, janë Kombet e Bashkuara,
e nëse janë Kombet e Bashkuara, është dashur të përkthehet në shqip Kombet e
Bashkuara, apo nëse është diçka tjetër, duhet të qartësohet ajo, ose të futet si definicion
po qe se kërkon definicion në ligj.
Përgjithësisht, pra, edhe ne do ta votojmë ligjin për shkak se mendoj që duhet të mbulohet
kjo çështje me ligj dhe deri në një masë i plotëson kërkesat e sigurisë, mirëpo duhet të
kemi parasysh që në aspektin e gjobave dhe të sanksioneve duhet të jemi më të
kujdesshëm, pra më të rreptë dhe, në anën tjetër, duhet po ashtu të parashohim edhe
sanksione për organet zyrtare publike qeveritare të Kosovës, nëse edhe ato e shkelin
ligjin, për shkak se nuk ka të tilla. Pra, një përgjegjësi e caktuar u takon organeve
qeveritare në këtë rast, mirëpo nuk ka sanksione në rast të shkeljes së këtyre organeve të
këtij ligji. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të AAK-së, deputetja Time Kadrijaj.
TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar!
Projektligji për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme është i një rëndësie të
veçantë, që ka për qëllim rritjen e sigurisë në transportin e mallrave të rrezikshme në
rrugë dhe në hekurudhë. Ndihmesën efektive në mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës dhe
mjedisit nëpërmjet parandalimit të çdo ndotjeje që mund të shkaktohet nga aksidentet ose
incidentet gjatë këtij transporti, duke u ardhur në ndihmë bizneseve që kryejnë operacione
të tilla transporti.
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka shqyrtuar këtë Projektligj
dhe do ta përkrahë në parim.
KRYETARI: Në emër të Koalicionit Kosova e Re, kryetarja Myzejene Selmani e ka
fjalën.
MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, kryetar!
Përshëndetje për ministrat dhe deputetët,
Duke marrë parasysh çështjen e rëndësisë së ligjit, të cilin sot jemi duke e shqyrtuar,
Ligjin për transport tokësor të mallrave të rrezikshme, mund të themi se është ndoshta
koha më e duhur që ministri e ka sjell sot në seancë plenare këtë projektligj, për arsye të
Page 105
105
mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës dhe kontrollit më strikt çka kalon nëpër rrugët e
Kosovës, nëpër hekurudhat e Kosovës, për arsye se janë shumë çështje të ndjeshme në të
cilat ministri edhe gjatë draftimit të këtij ligji është munduar t‟ i shqyrtojë. Mirëpo, të
themi se nuk është hera e parë që ligjet nuk na përkthehen mirë, duhet të jemi pak të
vetëdijshëm se nuk jemi për herë të parë në Kuvend të Kosovës, kemi disa përkthime të
cilat nuk janë në vendin e duhur si duhet, mirëpo prapëseprapë do të mbetet që të
shqyrtohet brenda komisioneve parlamentare.
Të themi në tërësi se ligji i plotëson edhe standardet e BE-së që të kemi një ligj të tillë
dhe besoj se gjithë ndihma që do t‟i bëhet këtij projektligji që gjatë draftimit do t‟i bëhet
në Komisionit Parlamentar.
Koalicioni për Kosovë të Re përkrah projektligjin dhe shpresojmë që kur të dalë ligji në
tërësi në lexim të dytë do të dalë pa kurrfarë gabimesh. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të SLS-së, deputetja Biserka Kostiq e ka fjalën.
BISERKA KOSTIŠ: Zahvaljujem predsedniče!
Uzimajuši u obzir izuzetnu vaţnost ovog Zakona za kosovsku društvo Parlamentarna
grupa Samostalne liberalne strane še podrţati Nacrt zakona o drumskom transportu
opasnih roba. Zahvaljujem!
KRYETARI: Në emër të Grupit “6+”, deputeti Fikrim Damka e ka fjalën.
FIKRIM DAMKA: Faleminderit, kryetar!
Sayın vekiller, kara folu üzerinden taşınacak olan tehlikeli malların şeklini düzenleyen nu
Yasa Taslağını incelediğimizi ve taslağın iyi bir şekilde hazırlandığını ve uluslararası
hukuka dayandurdığını görmekteyiz. Günümüzde mister Kosova‟dan transit olarak
geçen, isterse de Kosova sınırları içerisinde belli yerlere taşınacak bu tehlikerli malların
belirli bir satandartlara göre taşınması gerektiğini ve dolayısıyla bunun bu kanunla
düzenlenmesinin isabetli olduğunu söyleyebiliriz. Bu tür taşımalar sırasında meydana
gelebilecek olası flaket olayları mister doğamızı mister de insan sağlığını ciddi bir şekilde
tehdit etmektedir. Bu yüzden bu tür maddelerin taşınması süresinde uygulanacak olan
ambalaj şekilleri ve taşıma yöntemlerinin belirlenmesi ve kontrolün yapılması bizce son
derece önemlidir.
Grup olarak bu kanun ve bu kapsamda nun praktik uygulanması sırasında daha ciddi ve
titiz davranılması gerektiğini altını çizerek kabule tmekteyiz ve önerilerimizi komisyona
sunacağız.
KRYETARI: Nuk kemi të lajmëruar për diskutim. Hyjmë në procedurën e votimit. Lus
deputetët dhe regjinë të përgatiten për votim. Prania fizike 72, prania elektronike 93.
Votojmë tash!
Konstatoj se me 49 vota për, 2 kundër dhe një abstenim, Kuvendi miratoi në parim
Projektligjin për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme.
Page 106
106
Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë
me Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë Projektligjin dhe Kuvendit t‟i paraqesin raportet
me rekomandime.
Vazhdojmë me pikën e dhjetë të rendit të ditës:
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institutin e Kosovës për Administratë
Publike
Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
projektligjin dhe Kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe
miratim në parim.
E ftoj ministrin e Administratës Publike, zotit Yagcilar, që para deputetëve të Kuvendit ta
paraqesë dhe ta arsyetojë projektligjin.
MAHIR YAGCILAR: Faleminderit!
I nderuar zoti kryetar!
I nderuar ministër,
Të nderuar deputetë,
Më lejoni t‟ju prezantoj Projektligjin për Institutin e Kosovës për Administratë Publike
(IKAP), i cili është një dokument ligjor me rëndësi të veçantë dhe përmbledh rregulla
procedurale që synojnë të garantojnë parimet e përdorimit dhe qarkullimit të njohurive
profesionale në administratën publike nëpërmjet trajnimeve përkatëse, informimit dhe
zhvillimit të kapaciteteve duke krijuar bazën ligjore për krijimin e një administrate
publike moderne dhe profesionale.
Me këtë projektligj rregullohen: organizimi, funksionimi dhe përgjegjësitë e Institutit të
Kosovës për Administratë Publike.
Me dispozitat e projektligjit bëhet funksionimi më i mirë i këtij institucioni. përmirësimi i
shërbimeve që ofron dhe krijohet baza ligjore për hartimin e politikave dhe strategjive të
trajnimit, të arsimimit dhe të zhvillimit të kapaciteteve për administratën publike në nivel
qendror dhe lokal.
Projektligji përmban gjithsejtë 18 nene dhe sipas këtij projektligji parashihen që
funksionet e IKAP-it të jenë: këshillimi dhe mbështetja në hartimin e strategjive për
aftësimin e nëpunësve civilë dhe zbatimi i këtyre strategjive, identifikimi dhe vlerësimi i
nevojave për aftësimin e nëpunësve civilë në nivelin qendror dhe lokal, grumbullimi dhe
integrimi i planeve të trajnimit të institucioneve të administratës publike, hartimi i
programeve të përshtatshme të aftësimit dhe të vlerësimit të rezultateve dhe programeve
të aftësimit, ofrimi i trajnimeve për aftësimin e nëpunësve civilë në nivelin qendror dhe
lokal, hartimi i planit afatmesëm dhe afatgjatë të Institutit, koordinimi i aktiviteteve të
aftësimit me institucionet tjera, realizimi i hulumtimeve, forume dhe diskutime për
nevojat e trajnimit si dhe zhvillimit të nëpunësve civilë.
Page 107
107
Instituti në bashkëpunim me institucione tjera do të krijojë dhe mirëmbajë qasje në rrjetet
profesionale vendore dhe ndërkombëtare që kanë njohuri dhe përvojë në fushën e
zbatimit të politikave dhe strategjive të trajnimit, arsimimit dhe zhvillimit të kapaciteteve
në shërbimin civil.
Me këtë projektligj krijohet baza ligjore për ofrimin e programeve të trajnimit dhe
aftësimit për kategoritë e nëpunësve civilë të karrierës dhe jo të karrierës të punësuar në
organet e administratës të nivelit qendror dhe lokal dhe kategorive tjera sipas kërkesave të
personave fizikë dhe juridikë në pajtim me ligjin.
Në këtë aspekt, IKAP është obliguar të përgatisë dhe zbatojë trajnime të ndryshme si
trajnime për periudha provuese, për zhvillimin e karrierës për përshtatje profesionale, për
rastet e ndryshimit të kërkesave të vendit të punës, për kërkesa për kryerjen e detyrave të
veçanta, për zhvillimin e njohurive profesionale, trajnime për trajnerë, trajnime dhe
testime të obligueshme të parapara me legjislacionin në fuqi dhe trajnime tjera sipas
nevojës.
Sipas këtij projektligji IKAP-i mund të krijojë të hyra nga shërbimet e ofruara në pajtim
me ligjet përkatëse.
Përpos zbatimit të programe të trajnimit risi i këtij projektligji është që në një periudhë 5
vjeçare, Instituti të transformohet në një institucion për arsim të lartë, i cili do të zbatojë
programe të arsimimit të lartë për nivelin e dytë dhe të tretë të Bolonjës në fushën e
administratës publike.
Me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të nevojshme njerëzore IKAP-i dhe për të ngitur
nivelin e njohurive të nëpunësve civilë në fushën e administratës publike, programet e
sundimit të master dhe doktoratë do të organizohen në bashkëpunim me universitete me
përvojë në këtë fushë.
Sipas këtij projektligji Instituti do të jetë organi qendror i administratës shtetërore.
Për zbatimin e këtij projektligji kërkohet që aktet nënligjore të nxirren brenda afatit kohor
prej një viti.
Me aprovimin e këtij projektligji do të shfuqizohet Urdhëresa Administrative e UNMIK-
ut 2003/25 për Institutin.
Projektligji nuk ka elemente diskriminuese dhe është në pajtim me Kushtetutën, pra nuk
cenon ndonjë nga parimet e përgjithshme të asquis communautaire.
Buxheti për zbatimin e projektligjit do të bëhet nëpërmjet planifikimit të rregullt të
paraparë për IKAP-in dhe nëpërmjet planit të zbatimit për reformën e administratës
publike dhe donacioneve.
Të nderuar deputetë,
Page 108
108
Duke besuar që fuqizimi i Institutit të Kosovës për Administratë Publike është me rëndësi
të veçantë dhe me besim që projektligji mund të plotësohet edhe me propozime të çmuara
nga ana e juaj në procedura të mëtejme, ju ftoj që sot në leximin e parë të aprovohet
Projektligji për IKAP-in. Ju faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit, ministër!
Para se t‟ia jap fjalën kryetarit të Komisionit, mendoj që është koha që një nën-komision
dhe një komision Kuvendit t‟i raportojnë për punën e tyre për faktin se mendoj që ka
kaluar shumë kohë dhe sigurisht që do ta kemi në rend dite në mbledhjen e Kryesisë së
ardhshme. Është fjala për Nën-komisionin për Rregullore dhe unë mendoj që edhe
Komisioni për Reformën Zgjedhore që jo pak shpenzime ka bërë Kuvendi dhe nuk kemi
asnjë rezultat, duhet t‟i raportojnë Kuvendit se deri ku ka ardhur puna dhe komisionet që
marrin detyra me afat të kufizuar, brenda afatit duhet t‟i raportojnë Kuvendit.
Vazhdojmë. Fjalën e ka kryetari i Komisionit Funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport,
Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, deputeti Idriz Vehapi.
IDRIZ VEHAPI: Faleminderit, zoti kryetar!
Të nderuar ministra,
Të nderuar deputetë,
Komisioni e ka shqyrtuar Projektligjin numër 04/L-182 për Institutin e Kosovës për
Administratë Publike dhe ka vlerësuar se projektligji i plotëson kushtet e parapara sipas
nenit 54 të Rregullores së Kuvendit dhe i rekomandon Kuvendit për miratim në parim.
Ndërkaq, vërejtjet, sugjerimet dhe amendamentet eventuale nga grupet parlamentare dhe
nga deputetët do të shqyrtohen gjatë punës së mëtejme të Komisionit. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetja Xhevahire
Izmaku e ka fjalën.
XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar ministra,
Të respektuar kolegë deputetë,
Edhe Grupi ynë Parlamentar e ka shqyrtuar në parim Projektligjin për Institutin e
Administratës Publike.
Konsideroj që është shumë e rëndësishme që sot ne po shqyrtojmë për herë të parë një
ligj që do të rregullojë funksionimin e një Instituti që ka jashtëzakonisht rëndësi në
procesin e reformës së administratës publike.
Para se t‟i them disa fjalë dua të shfrytëzoj rastin që të përshëndes dhe të falënderoj
shtetet të cilat kanë ndihmuar në krijimin e këtij institucioni i cili është dhe duhet të jetë
një lider për koordinimin e të gjitha trajnimeve në Republikën e Kosovës edhe me
arsyetimin që nuk duhet të kemi pra duplifikime të trajnimeve, gjë që ndodh sot nëpër
institucionet e Republikës së Kosovës, gjë edhe ne të shpresojmë që sot do të përfundojë
Page 109
109
kjo. Pra, me fuqizimin e këtij institucioni me ligj do të përfundojë duplifikimi i
trajnimeve në sektorin e shërbimeve publike.
IKAP është një agjenci në kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike e cila deri më sot
ka funksionuar me udhëzim administrativ, ndërsa si një institucion lider në sferën e
trajnimeve me miratimin e këtij ligji konsideroj që do të jetë shumë më e konsoliduar në
përcaktim të qartë të kompetencave dhe institucioneve shtetërore në aspektin që do të
kursehen pra edhe burimet njerëzore dhe financiare dhe faktori kohë.
Ky ligj është i qartë, përcakton kategoritë përgjegjëse, qartëson se IKAP ofron trajnime
për nëpunësit civilë të karrierës, jo të karrierës. E tha edhe ministri pra, do të rregullojë
funksionimin e organeve të administratës në aspektin e koordinimit të trajnimeve për
gjithë shërbimin civil në Republikën e Kosovës.
Neni 9, në këtë projektligj i qartëson dhe detajizon programimet e trajnimeve për secilin
kategori.
Ndërsa tek neni 11, e kemi një sqarim shumë të mirë se kush mund të jenë trajnerët, të
cilët do të japin trajnimet në këtë institucione, kush do të jenë koordinatorët, partnerët e
IKAP-it, partnerët të cilët kanë ndihmuar dhe mund të kontribuojnë në zhvillimin e
kapaciteteve njerëzore në përgjithësi në administratën publike, në shërbimin civil në
Republikën e Kosovës.
Me miratimin e këtij ligji, ky institucion do të ketë edhe një mundësi shtesë që të ketë
burime shtesë financiare, mirëpo të gjitha kuptohet në pajtim me Ligjin për menaxhimin e
financave publike dhe përgjegjësitë.
Nëpërmjet programeve të veçanta ky institucion do të ketë mundësi që t‟ u ofrojë
subjekteve tjera trajnime dhe t‟i fuqizojë, si nivelin lokal edhe në nivelin qendror,
institucionet tona, të ngrisë kapacitete te shërbimi civil, gjë që e është edhe shumë e
rëndësishme në këtë fazë kur ne kemi të rëndësishme reformimin e administratës publike
edhe për proceset e integrimeve evropiane.
Mendoj që është një ligj ambicioz i punuar mirë me disa gabime drejtshkrimore, racional
që ka vetëm 18 nene dhe sqaron shumë mirë krejt funksionimin, është ambicioz edhe deri
tek neni 17, nuk kemi vërejtje. Këtu do të ndalemi edhe ne si anëtarë të Komisionit dhe të
analizojmë nëse do të ketë mundësi pra që të bëhet një transformim në një kohë prej 5
vjetësh, domethënë IKAP-i në një institucion të lartë arsimor, këtu është pra një ambicie
goxha e madhe dhe do të diskutohet nëse me të vërtetë do të kem mundësi që ne të na
fuqizojmë me ligj që në të ardhmen IKAP të transformohet në institucion për arsim të
lartë në sferën e administratës publike.
Pra, për të zhvilluar kapacitetet e nevojshme njerëzore IKAP, për t‟i përmbushur kërkesat
për arsim të lartë, arsimim në çështjen e njohurive të nëpunësve civilë të administratës
publike, tenton që programet e studimit mastër dhe doktoratë t‟i organizojë në
bashkëpunim me njërin nga universitet e vendeve të Bashkësisë Evropiane. Kjo çështje
Page 110
110
mbetet të diskutohet në Komision dhe bashkë me anëtarët edhe të subjekteve tjera
politike do ta analizojmë nëse vërtet do të kemi mundësi që me ligj IKAP të fuqizohet në
këtë drejtim.
Mirëpo, nëse mendojmë për vizionin dhe për të ardhmen e këtij institucioni, ne
konsiderojmë që me ligj mund ta fuqizojmë, ndërsa ta përcjellim pastaj nëse është e
mundur që kjo çështje të menaxhohet edhe ligji të implementohet.
Kolegë të respektuar,
Instituti i Kosovës për Administratë Publike brenda vetes e ka një staf të trajnuar nëpër
shumë institucione evropiane në këtë fushë dhe ky ligj konsideroj që do të japë mundësi
akoma më shumë që të fuqizohet institucioni dhe t‟i inkurajojmë që edhe më tutje të
zhvillohen dhe të ngritën kapacitetet brenda këtij institucioni të rëndësishëm për
reformimin e administratës publike në vendin tonë.
Grupi ynë Parlamentar do ta mbështesë në këtë fazë, do të votojë për dhe gjithashtu do të
japim kontributin që në fazat e mëtutjeshme të zhvillojmë edhe më tutje këtë ligj dhe të
kemi një ligj të mirë që do të funksionojë dhe do t‟i ngrejë kapacitetet e një instituti
shumë të rëndësishëm në vendin tonë. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të LDK-së, deputeti Sadri Ferati e ka fjalën.
SADRI FERATI: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar ministra,
Të nderuar kolegë,
Në Komisionin Funksional dhe në kuadër të Grupit Parlamentar të LDK-së e kemi
analizuar ligjin. Ne i përshëndesim të gjitha tendencat që Institutit t‟i kthehet fuqia që të
mund ta kryejë misionin e saj. Vetë bërja e ligjit ka komplimente për gjithë ata që kanë
hartuar teknikisht ligjin dhe në momentin kur të gjithë kemi pritur se IKAP-i do të
kthehet në fuqinë e saj që ka vite të tëra që ne nuk e kemi parë, gjithë ata që kanë pasur
viteve të fundit, 4-5 vjetëve të fundit nuk e kanë parë Institutin askund duke dhënë
kontributin e vet, duke realizuar misionin e vet edhe pse janë shpenzuar miliona e miliona
nga projekte të ndryshme, sidomos nga donatorët, ne kemi shfrytëzuar kapacitete të
tjerëve, por assesi nuk kemi arritur që Institutin ta ngremë dhe ta ndërtojmë në fuqinë e tij
për të ndërtuar kapacitete për të ndihmuar pastaj të tjerët. Dhe në këtë drejtim, sidomos,
roli i Institutit në analizat që do t‟i kishte bërë administratës për nevojat e administratës
dhe planifikimin e veprimeve në bashkëpunim me Ministrinë dhe departamentet e
Ministrisë dhe sidomos te pjesa ku Kosova ka një deficit të fuqishëm në zhvillimin e
indikatorëve të përcaktimit, performansës të institucioneve, por edhe të zyrtarëve veç e
veç që është një deficit dhe akoma nuk e kemi parë mirëfillti prej asaj madhësisë së
administratës, efikasitetit të administratës, përshkrimi i vendit të punës, pra kemi një
deficit deri te politizimi i administratës.
Dhe ne do të kishim dëshiruar dhe përkrahim që të fuqizohet Instituti në këtë pikë,
mirëpo nuk është e vetmja herë që ndodh që kur një institucion nuk shkon mirë, ne
Page 111
111
nganjëherë nga ajo gjendje, në vend se ta forcojmë atë ne fillojmë dhe ia ndryshojmë
dedikimin dhe provojmë ta ndryshojmë komplet misionin.
Dhe për ne pika 12, de fakto pika 17, ku parashikohet që Instituti nga kjo gjendje të cilën
ne e kemi, s‟e kemi parë që është fuqizuar të shndërrohet në një institucion arsimor që do
të japë pastaj magjistratura dhe doktoratura shihet se më së paku dikujt i ka interesuar
misioni i Institutit dhe se dëshiron të prodhojë një institucion tjetër ku do të japin diploma
shpejtë e shpejtë. Dhe pikërisht si pasojë e kësaj së paku në dy institucione unë e di që
është marrë vendim që zyrtarëve në shkolla të mesme u ka dhënë afat tri vjet ta kryejnë
fakultetin, domethënë i shtinë me zor derisa në gjithë Entin e Punësimit ne kemi me
qindra të rinj e të reja që me fakultet nuk mund të hyjnë në punë, ndërsa dikujt i thonë:
prit ti se ne të ndihmojmë ta marrësh diplomën, e ke afatin 3 vjeçar, sikur po ndërlidhen
këto punë si keq.
Dhe sidomos pika 3, në nenin 17, që është komplet i papranueshëm, madje është edhe
skandaloze kur thuhet se në një të ardhme çfarë parashikohet me transformimin e
Institutit në institucion të arsimit të lartë, do të themelohet bordi këshillëdhënës. Pra, çka
do të kemi? Do të kemi një universitet, kolegj ose fakultet që do ta ketë një bord
këshillëdhënës të cilin do ta administrojë Ministria dhe hajdeni magjistratura, doktoratura
deri në sabah, që është e papranueshme.
Prandaj, ne edhe me qëllimin më të mirë që ta përkrahim ligjin, pas konsultimeve të gjatë
kemi ardhur në përfundim, është mirë që edhe ministri të deklarohet nëse heq dorë nga
pika 17, ne do ta përkrahim ligjin, por përndryshe edhe kështu si është paraparë nuk
themelohet universiteti me vendimin e themelimit të Institutit. Ai duhet t‟i nënshtrohet
procedurave çfarë është e paraparë për arsimin e lartë. Këtu duhet të involvohet edhe
Ministria e Arsimit, duhet edhe shumëçka.
Unë kam vizituar së paku dy institute të ngjashme, sidomos në Gjermani, në rrethinën e
Frankfurtit, unë besoj se kjo është përvoja që e ka përcjellë Ministria.
Mirëpo, ai Institut është Institut, sepse bën edhe punë shkencore, por ka autonominë e
plotë arsimore, nuk i nënshtrohet pra direktivës dhe administrimit të ministrit. Po sikur të
kishte marrë të njëjtin shembull Ministria e Arsimit ta hapë një fakultet deficitar në
shëndetësi, Ministria e Transportit për inxhinierë të rrugëve e hajde e hajde një ministri
tjetër, atëherë çka na kish dalë, atëherë na kish dal që ne kemi ministri që prodhojnë
diploma e më së paku administron përgjegjësitë e veta që i ka.
Dhe, si përfundim, para se ta dëgjojmë deklarimin e ministrit nuk do ta votojmë këtë ligj
në rast se ministri nuk e tërheq këtë pikë për një të ardhme, atëherë kur paraqiten kushtet
të diskutohet, të gjendet modaliteti dhe nuk ka të keqe që Instituti të fuqizohet, ose hajde
po ua japim institucioneve tjera këto kompetenca: Institutit Albanologjik le të prodhojë
diploma, ky i Historisë e tjetri e tjetri, po është një deformim i konceptit. Pse, s‟ndalemi
këto tri vjet ta fuqizojmë Institutin që ai t‟i shërbejë administratës, të ndërtojë kapacitete,
ne t‟i avancojmë zyrtarët ku i kemi dhe pas 5 vjetëve të diskutojmë se nga kjo gjendje që
e kemi ku do ta çojmë Institutin.
Page 112
112
Pra, në parim përshëndesim tendencat e fuqizimit të Institutit, e përkrahim pjesën tjetër të
ligjit, por jemi kategorik kundër pikën 17 që është në kundërshtim me ligjet momentale të
aplikueshme në Republikën e Kosovës. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të “Vetëvendosjes”, deputeti Afrim Kasolli e ka fjalën.
AFRIM KASOLLI: Faleminderit, kryetar!
Edhe Lëvizja “Vetëvendosje” ka shqyrtuar Projektligjin për Institutin e Kosovës për
Administratë Publike.
Si Lëvizje edhe ne pajtohemi parimisht me motivet e projektligjit dhe synimet e tij për të
ndihmuar në profesionalizmin dhe ngritjen e kompetencës në administratën publike.
Ndonëse megjithatë gjendjen në këtë sektor tash për tash është e mirë dhe ky synim
mbetet një ideal i paarritshëm brenda këtyre koordinatave.
Mirëpo, kemi dilema për karakterin e strukturën që ka ky Institut për të cilën foli kolegu
paraprak. Pra, mbetet e paqartë se a është fjala për vazhdimin e këtij Instituti për
Administratë apo për themelimin e ndonjë fakulteti për administratë se çfarë karakteri
duhet të ketë ky institucion, sidomos, këto dilema i kemi te neni 17 te tri pikat kryesore.
Por, në anën tjetër mungojnë shpjegimet për relacionet e këtij institucioni me mekanizma
të tjerë si Ministrinë e Arsimit, kompetencat e saj e të tjerë, përpos që thuhet se do të
bëhen përpjekje për unifikimin e programeve me ndonjë universitet të vendeve të BE-së.
Po ashtu ka paqartësi sa i përket certifikatave që do të lëshohen nëse themelohet ky
institucion i arsimit të lartë, për ata të cilët i vijojnë studimet apo i përfundojnë programet
në kuadër të këtij institucioni arsimor.
Në anën tjetër nuk kemi vërejtje në pjesën tjetër të projektligjit, megjithatë kemi edhe
vërejtje sa i përket sidomos memorandumit shpjegues, nuk kam parë deri më ta të vijë një
projektligj i tillë ku çdo fjali thuajse është e stërmbushur me gabime gjuhësore.
Edhe ne konsiderojmë se neni 17, duhet të abrogohet në kuadër të këtij projektligji.
Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të grupit Parlamentar të Aleancës, Teuta Haxhiu e ka fjalën.
TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Ashtu siç jemi mësuar që kjo Qeveri të sjellë ligje sa për të thënë apo më mirë për të
thënë sa për të bërë numra, ashtu ka ardhur edhe ky projektligj.
Me këtë projektligj Qeveria synon që IKAP-i të vendoset si agjenci ekzekutive në kuadër
të Ministrisë së Administratës Publike, gjëja se rregullon funksionimin sa më të detajuar
të Institutit në kuadër të kësaj Ministrie e në rastin konkret do të ketë një komunikim të
Page 113
113
mirë ndërmjet institucioneve. Pra, edhe vetë Qeveria e pranon që nuk ka komunikim të
mirë ndërmjet institucioneve.
Edhe ne mendojmë se krijimi i një agjencie në kuadër të kësaj Ministrie nuk do të
rregullojë asgjë, një gjë e tillë pra nuk mund të rregullohet me këtë projektligj. Pra, ne
mendojmë se ky projektligj me këtë përmbajtje nuk rregullon asgjë, pra po mundohem t‟i
përmend vetëm disa vërejtje që kemi nxjerr ne si Aleancë.
Së pari, do të ndalem te Drejtoria për Standardizim dhe Përafrim dhe Harmonizim Ligjor.
Neni 2, paragrafi 3, me këtë paragraf është paraparë që IKAP-i mund të ofrojë shërbimet
nga paragrafi 1 i këtij neni dhe për personat privatë, fizikë dhe juridikë, mirëpo nuk është
sqaruar cila kategori e personave fizikë mund të kërkojë trajnime, nuk janë paraparë
kushtet të cilat duhet t‟i plotësojnë personat fizikë dhe juridikë që mund të përfitojnë nga
shërbimet.
Sipas këtij paragrafi nevojitet hartimi i dispozitës ku do të përfshihet kategoria e
personave fizikë dhe juridikë si dhe kushtet që duhet t‟i plotësojnë ata për të kërkuar këto
trajnime.
Pastaj neni 8, paragrafi 2, parasheh që IKAP-i mund të ofrojë këto trajnime nëse siguron
mjete të mjaftueshme edhe burimi i sigurimit të mjeteve për organizimin e trajnimeve për
persona fizikë dhe juridikë nëse i siguron këto mjete financiare, por nuk parasheh burimin
e sigurimit të këtyre mjeteve, a bëhet me financimin e atyre personave juridikë dhe fizikë
apo nga donatorët?
Projektligji parasheh afatin kohor njëvjeçar për nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatimin
e ligjit, të cilat propozohen nga Ministria e miratohen nga Qeveria. Atëherë, pse është
paraparë miratimi i akteve nënligjore nga Qeveria e jo nga Ministria përgjegjëse për
Administratë Publike në kuadër të së cilit funksionon IKAP-i?
Dhe, ashtu sikurse e kam përmendur fuqishëm në Komisionin Funksional që dilema më e
madhe dhe anomalia ime është pikërisht neni 17, i cili nen pra edhe pse e përmendën
kolegët më herët, thotë e parasheh që ky Institut të nxjerrë, të ndalet në programet e
studimit master dhe doktoraturë, të cilat thotë do të organizohen në bashkëpunim me
njërin nga universitetet e vendeve të BE-së.
Ju lutem, të nderuar kolegë deputetë,
Kemi diskutuar, kam ngritur disa herë çështjen e universiteteve të vetëquajtura, me ligj i
kemi të rregulluara. Unë kam Ligjin për arsimin e lartë, fjala universitet është institucion
arsimor, universiteti është institucion arsimor dhe i kërkimit shkencor që jep diploma e
grada duke përfshirë nivelin e doktoraturës.
Po e përmend pikën 2, në bazë të dispozitave të këtij ligji, emërtimi universitet mund t‟i
jepet vetëm atij bartësi të akredituar të arsimit të lartë që ka afruar kurse apo programe të
akredituara për së paku 5 vjet, në të paktën 5 fusha studimi. Pra, kolegjet të vetëquajtura
Page 114
114
universitete nuk po kanë mundësi të bëhen universitete, sepse nuk i plotësojnë këto
kritere e sot Qeveria nëpërmjet një projektligji që së pari thotë e shndërron Institutin në
agjenci në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike dhe ana tjetër nga agjencia, po
në këtë ligj, shihni çka ndodh, është një nen që unë mendoj që këtu fshihet diçka, me një
nen e parasheh transformimin e IKAP-it në institucion të arsimit të lartë. Pra edhe një
herë nga Instituti e shndërron në agjenci dhe me një nen synon ta bëjë transformimin e
këtij Instituti në institucion të arsimit të lartë.
Pra, jo rastësisht janë renditur universitetet, pastaj kolegjet, institutet, shkollat e larta e
kështu me radhë nga Agjencia për Akreditim. Dhe Instituti e dini se ku rangohet dhe a ka
mundësi të bëhet kjo dhe nuk i marrin me mend kostot financiare që nuk ka shans teorike
për t‟u bërë një gjë e tillë. Por unë mendoj që dikush ka dashur diçka këtu të përziejë
pikërisht me këtë nen edhe ndoshta as ministri vetë nuk është në ngjarje.
Pra, ashtu thashë sikurse e kam ngritur këtë problem në Komisionin Funksional, ne do të
jemi të fuqishëm që të hiqet komplet, por unë kisha dashur ndoshta të na shpjegoj edhe
më mirë edhe ministri dhe kush e ka bërë një gjë të tillë. Këto janë gjëra që ndodhin sot
nga kjo Qeveri, mos të them ndoshta që e ka humbur rrugën.
(Drejtimin e seancës e merr nënkryetari i Kuvendit, zoti Xhavit Haliti.)
KRYESUESI: Faleminderit! Nga koalicioni Kosova e Re, zoti Svirca e ka fjalën.
JETON SVIRCA: Faleminderit, nënkryetar!
Të nderuar ministra,
Kolegë deputetë,
Ne jemi dëshmitarë se jo rrallë herë administrata publike ka qenë joprofesionale, duke
krijuar pakënaqësi te qytetarët, por edhe te vetë përgjegjësitë e tyre.
Trajnimi dhe arsimimi profesional duhet të jetë prioritet me qëllim që të ndërrohet
gjendja në administratën publike.
Gjithashtu, jemi dëshmitarë se Instituti nuk ka qenë i pranishëm në trajnime për
administratën publike, ose më mirë të them ka qenë i anashkaluar nga fakti se ministritë
dhe institucionet tjera kanë kontraktuar kompani private për trajnime dhe ngritje
profesionale të stafit të tyre, andaj me miratimin e këtij ligji kjo nuk duhet të përsëritet.
Ne e përkrahim miratimin e ligjit dhe në Komisionin Funksional dhe do të angazhohemi
që në mënyrë ligjore të fuqizojmë këtë institucion. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar “6+”, zoti Kervan e ka fjalën.
ENIS KERVAN: Faleminderit!
Sayın bakan, deeğrli milletvekiller, 6+ PG Kosova kamu hzimetler enstirüsü yasa
tasarısını incelemiştir, kamu komisyonunda toplantısında birinci okunuşu için oybirliğiyle
meclise yasa tasarısının gelişi için yeşil ışık yakmıştır, dolayısıyla söz konusu olan 17.
Page 115
115
madde önümüzdeki toplantı kamu hizmetleri enstütüsünü inceleyen değişiklikler,
önergeleriyle birlikte ele alınacaktır, komisyonda böyle görüşülmüştür ve yeşil ışık
verilmiştir. Bizler de kamu hizmetleri sektörünün merkezde kurumu olan kamu hizmetleri
Kosova enstitüsü yasa tasarısını destekliyor, önümüzdeki toplantılar da konuyla ilgili
görüşlerimizi ve önergelerimizi sunacağımızı bildiriyorum.
KRYESUESI: Faleminderit! Nga SLS-ja, nuk është paraqitur askush.
Tani është radha e deputetëve. Zonja Izmaku e ka fjalën.
XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit, kryesues!
Unë fola në emër të Grupit Parlamentar, por do t‟i them disa fjalë, për mendimin tim
personal që ka disa keqkuptime, domethënë, në këto që u thanë nga kolegët e mi se unë
mendoj që shumë mirë është në ligj e theksuar. Pra, me përjashtim të nenit 17, ku edhe
vetë mendoj që është shumë ambicioze për ta shndërruar shumë shpejt një Institut në një
institucion arsimor.
Mirëpo, nuk duhet harruar faktin se ky është një institucion i cili deri tani ka funksionuar
me udhëzim administrativ. Mirëpo, janë dhënë miliona nga shtetet partnere që kanë
ndihmuar, kanë dashur ta ngritin një institucion në nivel të lartë edhe në këtë drejtim
s‟është korrekte që ne tash si deputetë për herë të parë sot e kemi ligjin këtu dhe të kalojë
edhe një kohë shumë e gjatë nëse do ta kthejmë në Qeveri. Pra, unë i ftoj kolegët e mi të
Komisionit që të mendojnë arsyeshëm, ta kalojmë në parim, pastaj ne ulemi dhe
bisedojmë në Komision dhe nëse tash ministri e tërheq edhe një herë nëse kthehet në
Qeveri, do të kalojë nëpër një procedurë shumë të gjatë.
Të mos të harrojmë se Finlanda, Suedia, Gjermania, Litania, Britania e Madhe, Shqipëria,
agjenci të fuqishme si Agjencia për Rindërtim Evropian si organizata OSBE kanë dhënë
shumë për fuqizimin e tij dhe tash nëse ne themi se s‟ka asgjë, nuk është korrekte. Pra,
Instituti ka nevojë të fuqizohet me legjislacion, që të funksionojë shumë më mirë. Mos
harroni se sot është bërë biznes edhe çështja e trajnimeve në vendin tonë. Pra, kjo është
një garë që të jemi konkurrent në treg dhe ne ose do ta mbështesim institucionin shtetëror
ose do t‟i fuqizojmë organizatat private të cilat kanë ndërhyrë nëpër institucione në
administratën publike me trajnime. Pra, sot do të vendosim nëse ne po fuqizojmë një
institucion shtetëror në aspektin e trajnimeve, ose po u lëmë hapësirë organizata private
që depërtojnë dhe të organizojnë trajnime për institucione tona lokale dhe qendrore.
Ju ftoj edhe një herë që ta miratojmë në parim, pastaj në Komision ne mund të largojmë
edhe krejt ta amendamentojmë nenin 17. Faleminderit!
KRYESUESI: Replikë, zoti Ferati.
SADRI FERATI: Faleminderit!
Nuk do ta kisha quajtur replikë edhe pse me qëllimin më të mirë edhe mund të konsideroj
që jam i thirrur, por edhe duhet të plotësoj. Edhe një herë po e qartësojmë.
Page 116
116
Ne e përshëndesim tendencat që të fuqizohet Instituti dhe është i dobishëm dhe ka qenë i
anashkaluar për arsye që tani ne nuk po shkojmë më tutje, kemi nevojë, po për çudi nga
dashja e fuqizimit të Institutit dëshirohet ai të transformohet në krejt diçka tjetër, që është
e papranueshme. Unë po pajtohem tani me këto çka thanë kolegët edhe më herët. Çka po
duam tash? A po dëshirojmë t‟i ngremë kapacitetet, të formojmë një Institut që aftëson
administratën apo duam të prodhojmë magjistratura a doktoratura?
Nëse ministri e tërheq nenin 17, ne nuk kemi vërejtje, kuptohet bashkë edhe me nenin 12
që ndërlidhet. Pra, nëse sot për sot ne nuk aprovojmë ligj që krijon Institutin në
institucion të arsimit të lartë që prodhon magjistratura e doktoratura prej sot, sot 5 vjet pa
bërë analizë, pa pasur mendime të Ministrisë së Arsimit dhe të tjerëve, pra, është një
procedurë për çudi e përshpejtuar, ku përflitet që pas 5 vjetësh bëhet e sot aprovohet ligji,
le more pas 4 vjetëve ta këqyrim ku po shkon Instituti dhe e bëjmë nëse është nevoja po
jo sot.
Prandaj, të qartësohemi jemi për, i përshëndesim tendencat e fuqizimit të Institutit pa
nenin 17 e nuk ka nevojë sot të votohet me ligj që ky Institut ta fitojë të drejtën e
prodhimit të magjistraturave dhe doktoraturave.
Përndryshe, natyra e instituteve është puna kërkimore-shkencore e jo arsimore, edhe unë
këtë praktikë nuk e shoh askund. Posaçërisht kur ai ka për t‟u administruar nga ministri
dhe nga një organ këshillëdhënës. Merre lexoni është e pakuptimtë. Prandaj, unë mendoj
le të mbetet çështje edhe e deputetëve tjerë dhe se ministri i kontribuon kësaj çështje nëse
e tërheq nenin 17 dhe ne do ta votojmë dhe i realizojmë komplet misionin e Institutit
çfarë u tha edhe më herët.
KRYESUESI: Faleminderit! Fjalën e ka Zonja Haxhiu, replikë.
TEUTA HAXHIU: Faleminderit!
Së pari unë kam replikë, jo s‟dua t‟ia bëj qefin askujt. Thashë e kam përmendur fuqishëm
në Komision edhe një herë, këta duhet të kërkojnë falje pse e kanë sjell këtë nen ose
tregojnë kush fshehët pas këtij neni dhe çka fshehët se gjithçka ndodh në këtë Qeveri.
Zonjës Izmaku, i them, le të më tregojë sa doktorë shkence ka Instituti dhe a janë këta
persona adekuat që mund të nxjerrin sot se gjithçka po ndodh, a. Sot, gjithkund për fat të
keq në Kosovë bëhen doktorë brenda nate, ndoshta është pikërisht kjo shkollë që po
synon të nxjerrë doktorë dhe master brenda nate.
KRYESUESI: Kundër-replikë, zonja Izmaku.
XHEVAHIRE IZMAKU: Shikoni, Teuta, ne po flasim sot për Institutin e Kosovës për
Administratë Publike, nuk po flasim për ngritjen profesionale të individëve apo të
punësuarve brenda Institutit. Ne sot po bëjmë një ligj për një institucion shtetëror, pra nuk
duhet paragjykuar nëse dikush ka menduar, unë nuk e di se kush çka mendon për 10
vjeteshin e ardhshëm. Këtu shihet se çfarë paragjykimi ke, ku do të qëndrosh sot e 5 vjet,
ku ta di kush do të jetë kryeshef ose kush do ta ketë Ministrinë sot e 5 vjet. Ne, po flasim
Page 117
117
për vizionin. Ne do të bëjmë një ligj të mirë dhe nuk mund ta kufizojmë nëse ligji ka
ambicie, pra nuk duhet paragjykuar ambiciet e mëdha. Edhe unë po them që do të ndalem
dhe të mendoj, jam e kufizuar tek neni 17.
Mirëpo, nuk duhet ta kthejmë ligjin për shkak të një neni, pra ne të flasim edhe mund ta
amendamentojmë në Komision, por edhe nuk duhet harruar, anashkaluar që shumë shtete
partnere kanë dhënë shumë kontribut që fuqizohet ky sesion.
Dhe, sot nëse ne fillojmë dhe demantojmë gjithë atë kontribut, pra e demantojmë veten
tonë. Nuk ka shërbyes civilë në nivel lokal, po edhe qendror, që së paku një herë nuk i ka
rënë që të jetë në ambientet e Institutit të Administratës Publike.
Ata njerëz kanë kontribuar...
KRYESUESI: Regjia, një minutë është kundër-replika, jo më shumë. Faleminderit!
Fjalën e ka zoti Zemaj.
ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, kryesues!
Unë u lajmërova edhe të kontribuoj për projektligjin në fjalë, por më lejoni, për hir të
korrektësisë dhe të kolegëve deputetë, por nuk ishit në udhëheqjen e seancës, ishte
kryetari i Kuvendit. E potencoi punën e Nën-komisionit për Mandate dhe Imunitete dhe
Rregullore të punës së Kuvendit dhe Komisionit për Reformë Zgjedhore.
Nëse çështja ka qenë te Rregullorja e punës së Kuvendit, unë me përgjegjësi të plotë, këtu
edhe para kolegëve edhe para anëtarëve të Nën-komisionit, ne kemi proceduar me
Rregulloren e punës së Kuvendit. Kemi proceduar për Komision, në Komision vetëm ka
kaluar, kemi pritur mendimet e komisioneve kryesore të Integrimeve Evropiane dhe të
Komisionit për Buxhet dhe Financa, i cili është vonuar deri në fund të vitit dhe çështja
është te Kryesia e Kuvendit. Dhe, unë ju them këtu para kolegëve të Kuvendit dhe para
opinionit, që Rregullorja e punës së Kuvendit është e hartuar, është e miratuar dhe
Kryesia e Kuvendit duhet ta procedojë. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Demolli e ka fjalën.
HAKI DEMOLLI: I nderuar kryesues,
I nderuar ministër,
Të nderuar deputetë,
Nga leximi i draftligjit për Institutin e Kosovës për Administratë Publike gjithsesi bie në
sy dhe veçohen dy nene të këtij drafti.
Fjala është për nenin 12 dhe nenin 17 të draftit, sipas të cilëve Instituti i Kosovës për
Administratë Publike do të transformohet në institucion të arsimit të lartë. Konkretisht në
nenin 12, i cili titullohet “arsimi i lartë” thuhet se arsimi i lartë në IKAP zhvillohet në
pajtim me rregullat dhe procedurat përkatëse për akreditim, sipas legjislacionit në fuqi,
për arsim të lartë.
Page 118
118
Kurse, në nenin 17 thuhet se përpos zbatimit të programeve të trajnimit IKAP do të
transformohet në institucion për arsim të lartë, që do t‟i zbatojë programet e arsimit të
lartë për nivelin e dytë dhe të tretë të Bolonjës, në fushën e administratës publike, në
periudhën pesëvjeçare, pas publikimit të këtij ligji. Madje, sipas paragrafit 2 të këtij neni,
parashihet mundësia që IKAP të organizojë edhe programe të studimit master dhe të
doktoratës.
Vërtet është për t‟u habitur, se a është e mundur që me dy nene të vetme të një ligji me
gjithsej 18 nene, një organ qendror i administratës shtetërore, brenda natës të shndërrohet
në një institucion të arsimit të lartë, në të cilin do të organizohen, madje edhe programet e
studimit të doktoratës.
Kjo mund të ndodhë vetëm në Kosovë dhe të propozohet nga një Qeveri, e cila politikat e
arsimit të lartë i ka vënë në shërbim të politikës ditore, duke mos i analizuar fare nevojat,
mundësitë, kapacitetet dhe kualitetin e studimeve.
Kjo Qeveri më parë i ka propozuar këtij Kuvendi, që të themelojë institucione të arsimit
të lartë edhe në ato lokalitete, ku thjeshtë nuk ka as kuadro të mjaftueshëm të kualifikuar
universitar, ku nuk ka infrastrukturë, as të nivelit të ish- shkollave të natës, por të cilat
janë shndërruar në makina automatike për prodhimin dhe lëshimin e certifikatave dhe
diplomave universitare, pavarësisht nivelit të kualitetit të procesit mësimor që zhvillohet
në këto institucione.
Kurse, propozimet normative të bëra në këtë draftligj janë margaritari i radhës i kësaj
Qeverie, nëpërmjet të cilave Instituti i Administratës Publike, si një organ i administratës
shtetërore, i cili nuk disponon me kuadër të mjaftueshëm universitar, nuk ka hapësira të
nevojshme për studime të larta, nuk ka as përvojën, por as kapacitetet tjera të nevojshme
për studime të larta, tentohet të shndërrohet, apo siç thuhet në këtë draft, të transformohet
në institucion të lartë të arsimit, që është ekuivalent apo i rangut të përafërt me
universitet.
Sa është e logjikshme që Instituti i cili ka disa nëpunës dhe që angazhon si trajnerë disa
nëpunës civilë, ekspertë dhe profesionistë të tjerë, të shndërrohet në universitet të fushës
së administratës publike, në kohën kur Kosova ka katër universitete publike dhe me
dhjetëra kolegje universitare, në të cilat thuajse në të gjitha zhvillohen studimet nga
programi i drejtësisë dhe programi i administratës publike, ku në vit diplomojnë me
qindra e ndoshta edhe mijëra kandidatë të profileve, të cilat do të shkolloheshin në këtë
institut?
Andaj, kërkoj nga deputetët e këtij Kuvendi, që të mendojnë mirë për kualitetin e
studimeve, që dita ditës është duke u rrënuar, të mendojnë mirë për pasojat që do t‟i ketë
vendi ynë nga hiperinflacioni i diplomave universitare pa mbulesë me dije dhe që këtë
projektligj të mos e aprovojnë, por të njëjtin t‟ia kthejnë propozuesit dhe të kërkojnë prej
tij që t‟i heqë nenet 12 dhe 17, se përndryshe nëse ky Kuvend vazhdon të aprovojë pa
kundërshtim projektligjet e kësaj Qeverie, atëherë dyshoj se pas një kohe jo të gjatë, do të
kemi para nesh draftligje me të cilat do të propozohet, që institucionet hoteliere, agjencitë
Page 119
119
turistike, e madje edhe kazinotë të shndërrohen në institucione të arsimit të lartë ku do të
fitohen diploma bachelor dhe tituj të masterit dhe të doktoratës. Ju faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Amir Ahmeti e ka fjalën.
AMIR AHMETI:Faleminderit!
I nderuar nënkryetar,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar ministra,
Fillimisht, unë shkurtimisht do të flas për këtë projektligj, por do ta ndaj në dy pjesë.
Pjesa e parë, në të cilën po pajtohemi të gjithë për rëndësinë e këtij Instituti.
Konsideroj se Instituti i Kosovës për Administratë Publike, si një institucion i vetëm
trajnimi në Kosovë, ka pasur nevojë për një ligj, i cili do ta fuqizonte IKAP-in. Shkëputja
e punëve në administratën shtetërore, në të kaluarën për Kosovën, ka paraqitur nevojën
shumë të madhe që të kemi një Institut të tillë.
Konsideroj se ky Institut do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të punëtorëve të
administratës shtetërore, por njëherësh edhe ky ligj do të japë mundësinë për trajnime të
ndryshme për nevoja të administratës e ajo më kryesorja që të ndërpritet një fenomen
negativ, që ka ekzistuar prej shumë vitesh, ku ministritë tona kanë paguar shuma të
majme për organizata të ndryshme, të cilat kanë ofruar trajnime për stafin e ministrive.
Fuqizimi i IKAP-it me ligj do të thotë se trajnimet e nevojshme për administratën publike
do të mund të kryhen nga ky Institut dhe për këtë ne e mbështesim.
Pjesa tjetër, ku u debatua shumë për nenet e diskutuara, unë konsideroj se kur kemi
parasysh se me këtë ligj ne do të shfuqizojmë një urdhëresë administrative, e cila është në
fuqi qe dhjetë vjet, Instituti i vetëm për trajnime në Kosovë, domethënë qe dhjetë vjet
funksionon me një urdhëresë administrative të UNMIK-ut dhe ne tash me këtë ligj, do ta
shfuqizojmë atë urdhëresë dhe do ta bëjmë të plotfuqishme.
Sa i përket neneve të diskutuara, mendoj se në komisionet përkatëse ky ligj mund të
përpunohet dhe ne kemi rastin ku në Parlament shumë ligje na vijnë dhe ne me dhjetëra
amendamente ia shtojmë atij ligji. Për këtë arsye mendoj se të mos e vonojmë miratimin e
ligjit, që ky ligj të fuqizohet, por gjithsesi me amendamente të përafrohen mendimet e
shumë deputetëve, të cilët debatuan për këtë projektligj. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Burim Ramadani e ka fjalën.
BURIM RAMADANI: Faleminderit, zoti nënkryetar!
S‟po dua t‟i përsëris shumë prej elementeve që u thanë prej kolegëve deputetë edhe të
partive tjera, por edhe zonjës Haxhiu, por po dua të vë në pah diçka që po më duket vërtet
interesante, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër më të keqe.
Page 120
120
Realisht, projektligji sikurse dihet që është proceduar vjen në Kuvend me një
memorandum shpjegues, ku janë disa elemente, për shembull çështjet kryesore të
trajtuara, objektivat, opsioni i rekomanduar, arsyetimi i propozimit, të gjitha këto. Po
lidhen vetëm njëherë me memorandumin shpjegues, në asnjërin prej këtyre nuk
përmendet fare qëllimi që IKAPI, ose Instituti të transformohet në një institucion të
arsimit të lartë. Pse nuk duhet përmendur? Tek e fundit, nëse ka qëllim, sikurse po shihet
me nenin 12 dhe me nenin 17, pse mos të themi edhe në memorandumin shpjegues prej
fillimit, të thuhet që synojmë të bëjmë agjenci e kështu, një prej qëllimeve është që pas
këtij afati pesëvjeçar Instituti të transformohet në institucion të arsimit të lartë.
Pse duhet lënë anash këtë, pse duhet fshehur, nëse është qëllim, hajde, qe po besojmë se
është qëllimi i mirë, pse të mos thuhet në memorandumin shpjegues, se cili është qëllimi i
Ministrisë që e ka pru këtë projektligj?
Ose elementi tjetër brenda projektligjit, neni 5 i projektligjit, i cili flet për funksionet e
Institutit Kosovar për Administratë Publike, është krejt në kundërshtim me nenin 12 dhe
nenin 17, ose më saktë të thuhet neni 12 dhe 17 janë në kundërshtim me nenin 5, i cili
përcakton funksionet e Institutit. Aty nuk parashihet se ky Institut pas një kohë do të
marrë edhe të drejtën për të dhënë nivele të larta të diplomave, master ose doktoraturë.
Këto janë elemente vërtet janë të çuditshme, pse është tentuar që të mbahet fshehtë? Ose
ka qenë krejt lëshim, nëse duam të jemi pozitivë ose vërtet ka qenë qëllimi që të mbahet
fshehtë. Unë besoj se kjo e dyta është, sepse është një element që e dallon Institutin, e
ndërron Institutin. Dhe, nuk mund një element kaq i madh, që e ndërron një fushë tepër të
madhe, të ketë këso lloj fshehjeje.
Ose elementi tjetër që edhe me këtë po mundohem ta përfundoj, te fushëveprimi, te neni
2 i Projektligjit. Pika 3, thotë IKAP gjithashtu mund të ofrojë shërbime nga paragrafi 1 i
këtij neni, për personat privatë, fizikë dhe juridikë. Tash ose unë nuk po e kuptoj jam laik,
ose ka pak çrregullim të formulimit.
Hajde, qe po flasim për doktoraturë, qysh po dashka t‟ia japë personit juridik
doktoraturën? Domethënë, të paktën duhet të qartësohet dhe të definohen, të pastrohen
elemente të tilla. Normalisht, se edhe personalisht jam krejt kundër, që një Institut me një
nen ose me dy nene të kthehet në një institucion të lartë të arsimit dhe besoj se duhet
patjetër të tërhiqen këto nene. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Krasniqi e ka fjalën.
VJOLLCA KRASNIQI: Faleminderit, kryesues!
Përshëndetje për ministrat dhe kolegë deputetë,
Nga shumë parafolës u thanë shumëçka që ka të bëjë me këtë projektligj, por meqenëse u
lajmërova të marr fjalën, po i them edhe unë tri-katër fjali.
Page 121
121
Ky projektligj për Institutin e Kosovës për Administratë Publike me këtë projektligj ne
mendojmë që duhet ta fuqizojmë, ta profesionalizojmë, por me misionin, objektivin dhe
qëllimin që ka ky Institut, në mënyrë që të kemi shërbyes civilë sa më profesional.
Disa parafolës e kritikuan projektligjin edhe në aspektin e përpilimit në anën strukturore
dhe drejtshkrimore.
Të nderuar kolegë, aq shumë është dobët i përpiluar në këtë aspekt, sa që në këto vetëm
18 nene, së paku janë 100 gabime drejtshkrimore. Dhe, ne këtë çështje e kemi ngritur
edhe më herët, mirëpo masa të tilla nuk janë marrë asnjëherë, që të kemi një projektligj të
përpiluar në mënyrë të drejtë. Dhe, ashtu siç është i përpiluar ky projektligj po mëtohet të
nxirren master e doktorë të njëjtit nivel. Ne duhet t‟i fuqizojmë universitetet publike
shtetërore të japin master dhe doktoratura.
Si mund ta bëjnë një gjë të këtillë trajnerë, të cilët i trajnojnë shërbyesit civilë, i trajnojnë
trajnerët e aq më pak të bëjnë një gjë të tillë si të prodhojnë master dhe doktorë.
Ajo që është konfuze gjithashtu në këtë projektligj është edhe opinioni i pavarur i
Departamentit të Buxhetit në Ministrinë përkatëse lidhur me implikimet buxhetore.
Ministria e Administratës Publike si organ propozues ka vlerësuar se nuk ka kosto shtesë
buxhetore. Zoti ministër, a bisedoni me Departamentin e Buxhetit të Ministrisë së
Financave ndonjëherë, kur i bini këto projektligje dhe si të tilla na i keni pru disa herë,
ndërsa Departamenti i Buxhetit të Ministrisë së Financave thotë, që ky projektligj ka
implikime shtesë buxhetore dhe pikërisht, në pikat apo në nenet të cilat po i kontestojmë
ne si deputetë. Neni 7, neni 12 dhe neni 18.
Neni 7 kërkon krijimin e një komisioni ekzaminues, në përbërje të ekspertëve të lartë dhe
së paku njëri prej tyre të jetë ekspert ndërkombëtar. Me çka do ta bëni pagesën e këtij
eksperti?
Neni 12 kërkon formimin e këshillit këshillëdhënës të IKAP-it, me çka do të bëni
pagesën?
Neni 18 kërkon transformimin e IKAP-it në institucion të lartë për arsim, që gjithashtu
kërkon kosto shtesë buxhetore. Andaj, Departamenti i Buxhetit e jep vlerësimin që ky
projektligj ka kosto shtesë buxhetore dhe nuk është e planifikuar me kornizën afatmesme
të shpenzimeve të vitit 2013 - 2015.
Andaj, mendoj që me të gjitha këto diskutime të deputetëve lidhur me këto nene të
potencuar, mendoj që nuk duhet ta votojmë si të tillë.
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Kryeziu e ka fjalën.
EQREM KRYEZIU: Faleminderit, zoti kryesues!
Përshëndetje për dy ministrat që janë këtu të pranishëm.
Page 122
122
Intimisht, të them të drejtën, unë kur e pash këtë projektligj, sepse është në atë
Komisionin tonë, të cilin e kryeson zotni Vehapi, u gëzova. Thashë se natyrisht në
natyrën e secilit njeri, madje edhe vend, është njëfarë ëndrre për ekspansion të madh, për
njëfarë lloj invazioni. Sado frymë demokratike të kenë vendet kanë synime për
ekspansion. Edhe u gëzova, thashë e shyqyr, se me këtë ligj dhe me këtë produksion të
doktorëve dhe magjistrave për administratë publike, ndoshta po bëhemi gati që ta
pushtojmë edhe njëherë Afrikën, si në kohën e shokut Tito, që na s‟kemi nevojë, do të
thotë është një vend shumë i vogël.
Kështu që unë po më vjen keq që po e bëj publike këtë farë ëndrrën time intime, mirëpo
sidoqoftë, qe jam i sinqertë, s‟ke çfarë t‟i bësh tash.
Nga ana tjetër, duhet të kemi kujdes për këto donacionet që na vijnë. Të them të drejtën
unë kam një përshtypje që absolutisht në Kosovë, asnjëherë, askush, as një qeveri, nuk i
ka kontrolluar donacionet që po vijnë. E do të duhej pra një art shumë i madh dhe një
filtër shumë i vështirë, që ne praktikisht t‟i kontrollojmë ato donacione.
Unë e pata fatin e bardhë të kontaktoj edhe me personalitete që kanë shërbyer në
Qeverinë e Kosovës, përpara, tash në pauzë edhe e shtrova këtë çështjen se çka po bëhet
me donacionet e kësaj natyre? Ata më thanë atë përgjigje, që unë veç e pritsha. Thanë, po
ata japin donacione për t‟i marrë vetë pastaj ato, sepse vijnë si shefa të, natyrisht unë s‟po
dua ta identifikoj këtu çdo ndihmë që vjen nga vendet e zhvilluara dhe, aq më pak, nuk
dua ta kontestoj solidaritetin e tyre, por sidoqoftë një filtër i kontrollit të donacioneve,
absolutisht është i nevojshëm.
Në këtë aspekt, edhe unë mendoj se si tha zoti Burim Ramadani, është pothuaj një lehtësi
e padurueshme, po e përdori termin e Kunderës, që të flitet brenda këtij projektligji edhe
për formimin e institucioneve kaq të rëndësishme, siç është institucioni për arsimin e
lartë, për promovimin e doktoraturave dhe të magjistraturave.
Në këtë aspekt, po them se sinqerisht, kjo është një megalomani, që neve absolutisht them
se tani për tani nuk na duhet. Kështu që sa më përket mua edhe unë do të bëj apel që
ministri këto pasazhe të megalomanisë t‟i heqë. Në qoftë se nuk i heq, atëherë unë do të
isha shumë i lumtur, sepse besoj në atë ekspansionin tim për ta pushtuar edhe njëherë
Afrikën, si në kohën e shokut Tito. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Diskutuesi i fundit është nënkryetari i Kuvendit, zoti
Hamiti.
SABRI HAMITI: Faleminderit zoti Haliti, drejtues i seancës!
Është diskutuar shumë saktë dhe në mënyrë precize, më shumë se asnjë ligj kohëve të
fundit dhe mendoj që s‟do mend që ky projektligj duhet të kthehet, sepse në substancë
brenda ka pretendime krejt tjera nga ajo që është në fillim. Kështu që unë i propozoj
ministrit që ta kthejë ligjin, domethënë, ta marrë mbrapa dhe t‟i heqë pretendimet që s‟i
shkojnë këtij ligji edhe ta sjellë në votim, përndryshe unë u konsultova edhe në mënyrë
ligjore. Tash, meqë proceduralisht, edhe po të dalë ministri të thotë tash si deklaratë, i heq
Page 123
123
nenet 12 dhe 17, ajo i bie veç një vullnet i shprehur, po s‟thotë kurrgjë ligjërisht, atëherë
unë e thërras ta tërheqë, t‟i heqë ato nene dhe ta sjellë, përndryshe s‟e votojmë, se s‟duhet
të votohet. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Fjala është e ministrit Yagcilar, në emër të Qeverisë.
MINISTRI MAHIR YAGCILAR: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
Gjithashtu, i falënderoj të gjithë deputetët për debatin, sepse qëllimi ka qenë jo vetëm një
urdhëresë administrative e UNMIK-ut të shndërrohet në ligj dhe të mos diskutojmë, por
edhe ta shndërrojmë në ligj edhe ta përforcojmë dhe fuqizojmë Institutin e Administratës
Publike, që të krijojë kuadro të reja dhe të marrim përvojat edhe të shteteve tjera, sepse
kjo përvojë nuk është përvojë vetëm për Republikën e Kosovës, këso lloj shembujsh ose
përvojash, besoj që ka edhe në Afrikë, nuk është vetëm në shtetet përreth Kosovës.
Qëllimi ka qenë të përforcojmë një Institut, i cili ka nevojë për krijimin e kuadrove të
reja. Unë po lexoj edhe njëherë këto dy nene famoze. Ne nuk dëshirojmë askund të dalim
jashtë Ligjit të arsimit, sepse në ligji ose në nenin 12 thuhet: arsimi i lartë në IKAP
zhvillohet në pajtim me rregullat dhe procedurat përkatëse për akreditim, sipas
legjislacionit në fuqi për arsim të lartë.
Ne, në qoftë se nuk jepet leje ose nuk bëhet plotësimi i kushteve, nuk do të shkohet më
tutje.
Neni 17 thotë, përpos zbatimit të programeve të trajnimit. Ne nuk do të largohemi prej
trajnimeve dhe hulumtimeve, por është vizioni të zhvillohet edhe një institucion, i cili
krijon kuadro jo universitet, por i cili krijon kuadro në nivelin master dhe doktoraturë.
Dhe, është për një periudhë pesëvjeçare, as nuk është për këtë mandat, as nuk është për
mandatin e ardhshëm, është për mandatin, ndoshta të tretin pas këtij mandati. Është një
kërkesë të krijohet institucion i fortë. Këto dy nene, në qoftë se hiqen, atëherë mbetet
vetëm transformimi i udhëzimit administrativ në ligj.
Vizioni është që në bashkëpunim me donatorët, të cilët janë të përmendur, me këshilltarët
ndërkombëtarë, institucioni të fuqizohet dhe të shkohet më tutje.
Unë si ministër, jam i gatshëm për biseda në komisionet parlamentare, për riformulimin e
këtyre dy neneve. Për tërheqjen e ligjit, unë kërkoj nga Parlamenti të votohet ligji, sepse
është ligj i cili krijon një vizion tjetër, një vizion të ri. Por, ne në qoftë se nuk jemi të
gatshëm, Parlamenti prapë sigurisht do të hartojmë një ligj i cili do të jetë i përshtatshëm,
ose do të jetë vetëm përkthimi i udhëzimit administrativ.
Sa i përket ndoshta shpjegimeve, unë këto çka kam lexuar vetë i kam përgatitur, ndërsa
për dokumentet tjera, ju e dini, gjithmonë ekziston një teknik tjetër i cili përgatit, mund të
ndodhin gabime prej zotit Kasapolli kërkoj, por unë atë fjalimin çka kam lexuar, vërtet ka
qenë pjesa e përgatitjes, ndërsa pjesa tjetër është pak çështje më shumë nga zyrtarët tjerë
dhe ky është një shembull që duhet ta përforcojmë ndoshta edhe pak a shumë
administratën publike.
Page 124
124
Unë kërkoj mirëkuptim, jam i gatshëm edhe Qeveria është e gatshme të debatojmë dhe sa
i përket formulimit, në Komisionin Parlamentar dhe në komisionet parlamentare, por për
tërheqjen e ligjit në këtë moment, nuk jam i gatshëm.
Unë ftoj të gjithë deputetët të votojnë. Ju faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka replikë! Debati ka përfunduar.
(Ndërhyrje)
Po, e përfunduam... Po, unë mendoj që keni dhënë mjaft arsyetime, për të mos e votuar,
po besoj. Unë aq sa dëgjova, megjithatë unë s‟kam ndonjë problem, vazhdoni me
përpjekjet për t‟i bindur deputetët, për të mos e votuar. Unë s‟kam asnjë problem në këtë
drejtim, por unë mendoj se është dëgjuar edhe oponenca edhe mbështetja për ligjin.
Zoti Hamiti dëshiron prapë ta merr fjalën, për replikë.
SABRI HAMITI: Unë edhe një herë po them, nuk kam kurrfarë “ishtahi” motivimi për të
bërë replikë me askënd, po ne po hartojmë një ligj për nevoja të këtij vendi, s‟është punë
replike.
U shqyrtua shumë, ministri doli dhe insiston në të veten. Unë nuk desha t‟i përsëris të
tjerët, as të shkoj në arsyetime, që i kam më të forta se krejt këta tjerët, se jam profesor
universiteti, e di çka është kjo punë dhe e di rrjetin e prodhimit të kuadrove të tilla që
ekzistojnë në Kosovë.
Këtu kemi një institucion administrativ i treningut, i planifikimit, i cili për derë të vogël
dëshiron të bëhet përtej saj, institucion kualifikues jo, po shkencor. Mua më duhet ta them
këtë, që le t‟i lëmë punët e figurave. Ministri tha: “Edhe në Afrikë e kanë”.
Harroje, shiko, Afrikë është Egjipti, që e ka prodhuar dijen e dynjasë. Figurën e ke gabim
krejt, po s‟po shkoj tutje. Keni kujdes, edhe në Afrikë e kanë, ne ta kemi. Njerëzit kanë
edhe NASA-n e kanë amerikanët, ne s‟e kemi. Është punë e nevojave, se mirë është të
kemi studime të forta, po s‟i kemi. Pra, s‟i kemi.
Kështu që këtë logjikë, unë dua të thërras veç një gjë, zoti ministër, veç një gjë dua ta
them ty, tash këtu direkt, se të njoh moti. Harroni tipet: vizioni, misioni, vizioni, misioni,
këto janë terma propagandistike, politike, shoqërore dhe unë e di çka janë ato.
Nëse harton në ligj, s‟është punë misioni. Ti je i detyruar dhe unë ligjin ta zbatosh dhe
nuk është punë e vullneteve. Po, ju lutem kuptoni se kam vizion, kam mision. Nëse
hartohet ligji, ligji është detyrim. Detyrohesh ta hapesh atë shkollë, detyrohesh t‟i
prodhosh ata. Unë po të them, as me vizion, as me mision, as me këtë strukturë, pos një
meraku (qejfi), ky institucion s‟mund ta bëjë atë punë dhe s‟duhet.
(Ndërprerje e shkurtër e incizimit.)
Page 125
125
KRYESUESI: Faleminderit! Diskutimet kanë përfunduar. Për replikë janë paraqitur tre
veta në diskutimin e ministrit. E keni fjalën për kundër-replikë, zoti ministër.
(Debat në sallë.)
MINISTRI MAHIR YAGCILAR: Zonja deputete, në qoftë se lejoni, do të isha përgjigjur
vetëm profesorit, mbasandaj...
KRYESUESI: A je paraqitur për replikë? Po, prit de tash! Je në radhë ta marrësh fjalën.
Po, ky është duke polemizuar me Sabriun. Edhe ty të vjen rradha.
MINISTRI MAHIR YAGCILAR: I nderuar nënkryetar i Kuvendit,
Vërtet, ndoshta ka në Afrikë, unë nuk e di, por ne kemi punuar me organizatat
ndërkombëtare, të cilat na kanë përkrahur me këshilltarë dhe është një përvojë.
Nga aspekti i dytë është një krijim i vizionit, kjo ndoshta edhe nuk do të shkojë, sepse ne
duhet ta marrim edhe licencimin, edhe akreditimin, edhe ta krijojmë institucionin.
(Ndërhyrje, Sabri Hamiti: Po, po e di... Ajo është çështje tjetër, s’ka të bëjë me këtë...)
Në qoftë se më lejoni...
(Ndërhyrje, Sabri Hamiti: Po, s’të lejoj, se ti po manipulon...)
Krejt është qëllimi, që institucioni i Administratës Publike të fuqizohet, të jetë një
Institut, i cili edhe krijon kuadro edhe mbanë trajnime. Në këtë aspekt unë prapë ftoj. Unë
jam i gatshëm në Komisionin Parlamentar, sa i përket riformulimit. Por, kërkoj...
(Ndërprerje nga regjia.)
KRYESUESI: Faleminderit! Zonja Teuta Haxhiu e ka fjalën për replikë.
TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetar!
Nënkryetari i Kuvendit, zoti Hamiti sa herë ta kërkojë fjalën ia jepni! Të gjithë jemi të
barabartë këtu. Prandaj, unë dua t‟ia rikujtoj zotit ministër nenin 16 të Ligjit për arsimin e
lartë, pika 6 - emërtimet “Kolegj universitar”, “kolegj”, “institut”, “shkollë” ose
“akademi”, veçmas apo në kombinim me përshkrimet tjera, nuk mund të përdoren në
çfarëdo forme në emërimin e ndonjë bartësit, pa lejen e qartë Ministrisë, me
rekomandimin e Agjencisë për Akreditim.
A e keni lejen prej Ministrisë së Arsimit, o ministër, a jo? Apo, ndoshta edhe vetë nuk
jeni shumë në ngjarje.
KRYSUESI: A keni kundër-replikë? Ministri kundër-replikë.
Page 126
126
MINISTRI MAHIR YAGCILAR: Zonja deputete, ashtu-kështu edhe në ligj, në nenin 12
thuhet: në pajtim me ligjin përkatës.
Edhe në ligjin për Institutin e Administratës Publike kurrgjë tjetër nuk thuhet, thuhet me
Ligjin për arsimimin e lartë. Në qoftë se plotësohen kushtet sipas Ligjit të arsimit të lartë,
bëhet. Nuk kërkohet diçka më shumë. Kërkohet vetëm mundësia të bëhet zhvillimi i
Institutit.
KRYESUESI: Faleminderit! I fundit për replikë me ministrin, nëse është në pyetje, është
Idriz Vehapi, jo për tjetër gjë. Ka përfunduar diskutimi. Diskutime s‟ka. Ka përfunduar.
Mbas fjalës së ministrit, nuk ka diskutime. Të mësohemi njëherë e përgjithmonë. Nëse
keni një replikë me ministrin, po. Në qoftë se doni të replikoni me deputetë, jo. E keni
fjalën për replikë, zoti Vehapi.
IDRIZ VEHAPI: Zoti kryesues, faleminderit!
Unë nuk kam replikë as me ministrin, as me deputetët, veç dua t‟ua rikujtoj që në këtë
Kuvend kanë ardhur dhe ligje tjera, që kanë pasur nene problematike dhe pastaj ka qenë
mundësia që ato nene të hiqen në punën e Komisionit dhe ne në Komision do t‟i marrim
parasysh të gjitha këto vërejtje që janë dhënë sot në seancë plenare dhe nëse ato dy nene
janë të pakalueshme, ne do të bëjmë amendamentimin e ligjit dhe do t‟i heqim.
Ndërkaq, se si shndërrohet një Institut në një institucion të lartë arsimor, janë edhe do
procedura tjera, që besoj këtu ka njerëz që i dinë ato gjëra dhe ne sot, nuk po themelojmë
kurrgjë të atij lloji. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Ju kisha lutur që gjithmonë të paraqiteni në fazën e
diskutimit, jo pasi të përfundojnë diskutimet, është më mirë, sepse pastaj është
Rregullorja që na e imponon këtë çështje.
Tani, të gjithë i kanë ezauruar. Ka propozime, që të tërhiqen nenet. Ministri s‟e ka atë
mundësi. Të votojmë. Ne po futemi në votim.
Në qoftë se, votohet kundër, atëherë dihet që kthehet ligji në Qeveri, në qoftë se votohet
për, atëherë na mbetet ta amendamentojmë ligjin.
Në sallë janë 92 deputetë. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë
tash!
Faleminderit! Konstatoj që me 48 vota kundër, 44 vota për, 3 abstenime, Kuvendi nuk e
miraton projektligjin. Kthehet në Qeveri. Faleminderit!
Vazhdojmë, apo jeni lodhur? Vazhdojmë edhe me pikën e 11-të të rendit të ditës:
Page 127
127
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administratën e punës në zyrë
Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
projektligjin dhe Kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe
miratim në parim. Ftoj ministrin e Administratës Publike, zotin Yagcilar, që para
deputetëve të Kuvendit të paraqesë dhe arsyetojë projektligjin. Zoti Yagcilar e keni
fjalën.
MINISTRI MAHIR YAGCILAR: Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
Të nderuar deputetë,
I nderuari ministër,
Projektligji për administrimin e punës në zyrë ka për qëllim rregullimin ligjor të
organizimit dhe funksionimit të administrimit të punës në zyrë dhe të gjitha dokumenteve
zyrtare, që nga evidentimi fillestar deri në procedimin përfundimtar të tyre, në
institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe në ndërmarrjet publike.
Me këtë projektligj për herë të parë bëhet rregullimi i funksionimit dhe organizimit të
administrimit të punës në zyrë dhe të gjitha dokumenteve zyrtare, pasi që deri më tani kjo
fushë ka qenë e pambuluar me akte ligjore. Me këtë projektligj krijohet baza ligjore, për
ngritjen e nivelit të funksionimit të shtetit ligjor, duke përcaktuar autorizimet dhe
përgjegjësitë e secilit institucion të Republikës së Kosovës dhe të ndërmarrjeve publike,
në administrimin e punës në zyrë, duke u nisur nga parimi i sundimit të ligjit në
institucionet e Republikës së Kosovës, autonomia dhe hierarkia në punën e tyre.
Me këtë projektligj përcaktohet që secili institucion të ketë njësinë përkatëse, e cila do të
jetë përgjegjëse për administrimin e dokumenteve zyrtare deri te arkivimi i tyre
përfundimtar. Projektligji po ashtu, përmban edhe dispozitat për menaxhimin elektronik
të dokumenteve zyrtare.
Ky projektligj është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e
mbajtur më 19 dhjetor dhe është hartuar në formën dhe strukturën siç parashihet me
udhëzimin administrativ për hartimin e projektligjeve dhe akteve nënligjore.
Projektligji përmban gjithsej 16 nene, ka të bashkëngjitur deklaratën financiare dhe nuk
ka elemente diskriminuese. Projektligji në fjalë është në pajtim me Kushtetutën e
Republikës së Kosovës dhe nuk cenon ndonjërin nga parimet e përgjithshme të asquis
communautaire.
Të nderuar deputetë, ju propozoj që ta aprovoni këtë projektligj, sepse paraqet një
mundësi në drejtim të komplementimit të legjislacionit në sferën e parimeve që kanë të
bëjnë me administrimin e punës në zyrë. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit, zoti ministër! Radha është e kryetarit të Komisionit
Funksional për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, zotit Idriz Vehapi.
IDRIZ VEHAPI: Faleminderit, zoti nënkryetar!
Page 128
128
Po ashtu, Komisioni e ka shqyrtuar në parim Projektligjin për administrimin e punës në
zyrë dhe ka vlerësuar se i plotëson kriteret e parapara sipas Rregullores së Kuvendit dhe i
rekomandon Kuvendit për miratim në parim. Vërejtjet, sugjerimet dhe amendamentet
eventuale do t‟i pranojmë në komision. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit!
Radha është e grupeve parlamentare, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zonja
Izmaku.
XHEVAHIRE IZMAKU: Faleminderit, kryesues!
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar ministra,
Edhe ky ligj është një ligj me të cilin për herë të parë rregullohet një fushë e rëndësishme
në administratën e shtetit tonë të ri. Unë e përshëndes punën e ministrit për një ligj
jashtëzakonisht të mirë, pra është një ligj shumë i shkurtër, edhe që nuk ka gabime
drejtshkrimore, kë këtë drejtim, besoj që edhe kolegët kanë për ta përshëndetur.
Është e rëndësishme, që ne apo që Qeveria e ka detektuar mungesën e kësaj fushe të
legjislacionit dhe për herë të parë do të rregullohet pra, edhe koordinimi i punës si dhe i
administrimit në zyrë, për të gjitha institucionet.
Për herë të parë, ne do të bëjmë me ligj obligative, ruajtjen memoriale, institucionale të
gjitha dokumenteve të shtetit tonë. Po ashtu, për herë të parë, pra rregullohet me ligj
protokollimi, asgjësimi i dokumenteve zyrtare, ruajtja fizike dhe elektronike e
materialeve arkivore, komunikimi zyrtar dhe përdorimi i vulave.
Mendoj, që ky ligj ka vendosur shumë mirë standardet e komunikimit. Deri tani na kanë
munguar këto nëpër institucionet tona dhe është shumë e rëndësishme që sot e tutje ne
nuk do t‟i lëmë asgjë stihisë, pra kjo është e vendosur shumë mirë. Unë e përshëndes
ligjin dhe në emër të Grupit Parlamentar, ju ftoj që të votojmë në parim, pastaj në
Komision do të japim vërejtjet dhe do ta plotësojmë. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, Lirije Kajtazi.
LIRIJE KAJTAZI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
Ministra,
Deputetë,
Siç prezantohet qëllimi i projektligjit është administrimi i dokumenteve zyrtare, që nga
evidentimi fillestar deri në procedimin e fundit. Ndërkaq, titulli i projektligjit është
administrimi i punës në zyrë. Mendoj se së bashku me Komisionin do ta shikojmë a është
adekuat, ngase administrimi i punës, mendoj se është një term më i gjerë se sa
administrimi i dokumenteve, me të cilën e rregullon ky ligj këtë fushë.
Projektligji synon të ofrojë politika të reja të komunikimit me publikun. Për këtë mendoj
se te përkufizimet, do të ishte mirë të shtohet edhe komunikimi si detyrim ligjor në këtë
projektligj. Do të duhet edhe më shumë vëmendje te ndërtimi i planit të sigurisë, ngase
Page 129
129
siç e kodon projektligji të gjitha këto veprime kryhen edhe në mënyrë elektronike për të
cilën mendoj se ka nevojë edhe më shumë përgatitje edhe punë.
Meqenëse deri tani nuk ka pasur një rregullim unik dhe funksional, ky projektligj mendoj
se do të shtojë efikasitetin e administrimin e punëve në zyrë, andaj Lidhja Demokratike e
Kosovës do të punojë me përkushtim gjatë amendamentimit të ligjit ta pasurojë sa më
mirë dhe ta ofrojë në mënyrë sa më të kompletuar. Ju faleminderit!
KRYESUESI: Ju faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, zoti
Kasolli.
AFRIM KASOLLI: Faleminderit kryesues!
Edhe Lëvizja “Vetëvendosje” e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe si të tillë ne e përkrahim
në parim, kurse kontributin tonë për disa çështje më delikate që i kemi në ligj do t‟i japim
gjatë punës në komision.
KRYESUESI: Faleminderit! Nga AAK, zonja Haxhiu e ka fjalën.
TEUTA HAXHIU: Faleminderit nënkryetar!
Edhe ne si Aleancë e kemi shqyrtuar me kujdes këtë projektligj. Për dallim nga
projektligji që e kishim pak më parë në dorë, ky projektligj do të thotë është më mirë i
strukturuar dhe për t‟i hequr pak dilemat që u përmendën sa herë, “për herë të parë”, “ për
herë të parë”, “për herë të parë”, po ju them se nuk rregullon kurrgjë më shumë se sa ajo
që është duke u bërë.
Është një ligj dhe ne do ta përkrahim në parim, por nuk ka për “herë të parë”, por një
punë që është brenda këtij projektligji, ajo që është e shkruar sot, të nderuar kolegë
deputetë, kryhet në të gjitha institucionet. Pra, edhe ky ligj ka ardhur si ligj, por qëllimi i
tij dhe të gjitha tjerat, ndodhin sot në institucionet e Kosovës. Nuk ka diçka për “herë të
parë.” Kjo është duke u bërë.
Prandaj, ne e përkrahim sepse s‟kemi dilema në të dhe është një punë që është duke u
kryer në të gjitha institucionet.
KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Koalicioni Kosova e Re,
zonja Lama!
SEVDIJE LAMA: Faleminderit, zoti kryesues!
Edhe Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovën e Re e përkrah Projektligjin dhe
vërejtjet e sugjerimet tona do t‟i përcjellim nëpërmjet anëtarit tonë në Komision, deputetit
Jeton Svirca. Faleminderit!
KRYESUESI: SLS, zoti Stojanoviq!
MILIVOJE STOJANOVIŠ: Samostalna liberalna stranka podrţava ovaj nacrt zakona.
Podrţavamo ovaj nacrt zakona iz konkretnog razloga zato što ovim nacrtom zakona se
Page 130
130
rešavaju neke stvari u administriranju i posebno je bitno što kroz ovog zakona definiše i
arkiviranje raznih dokumenta koje stiţe do administracije.
Znači još jednom podvlačim: SLS podrţava Nacrt zakona, a eventualne nedostatke
otklonišemo u radu komisije.
KRYESUESI: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar “6+”, zoti Kervan e ka fjalën.
ENIS KERVAN: Faleminderit, nënkryetar!
Özellikle “6+” Parlamenter Grubuna Kosova kurumlarına böyle yasayı kazandırdıkları
için sayın Bakana teşekkür ediyoruz. “6+” Parlamenter Grubu olarak Kosova ihtiyacı
olan ve ilk defa Kosova kurumlarını yönetecek olan bu Yasa Tasarısının ilk okunuşunu
kabul ediyor, katkılarımızı mevcut komisyonda sunacağız.
KRYESUESI: Faleminderit! Zoti Ferati e ka fjalën.
SADRI FERATI: Faleminderit, kryesues!
Pra, siç tha edhe përfaqësuesja e Grupit Parlamentar, ne do ta mbështesim. E vlerësoj do
të thotë ligjin dhe vetë teknikën e ndërtimit të ligjit dhe objektivet. Në dy çështje do të
provoj që të kontribuoj. E para, edhe pse nuk krijon ndonjë pasojë, por vërtet emërtimi i
ligjit nuk është adekuat sepse ligji përkufizon administrimin e shkresave zyrtare, ndërsa
titulli është puna në zyrë, që është një nocion dhe një kuptim pak më i gjerë, eventualisht.
Dhe çështja tjetër, që duke marrë parasysh tani avancimin e serverëve dhe digjitalizimi i
shërbimeve brenda institucioneve, është mundësia më e madhe që me ligj të krijohet
obligimi i zyrtarëve në kuptimin e transparencës, si në interkomunikimin brenda të
institucioneve në nivelin horizontal, po ashtu edhe me palët e interesuara, dhe serverët
kudo si në nivelet qendrore, po ashtu edhe në nivele lokale japin mundësi që palët e
interesuara gjatë gjithë kohës të jenë të informuara nëpërmes internetit, pra komunikimit
elektronik, se në cilën fazë, në cilën zyrë dhe pran cilit vendim ndodh një dokument.
Prandaj, është një rast i mirë që duke e miratuar Ligjin për administrimin e shkresave,
njëkohësisht të krijojmë obligim për zyrtarët që të jenë transparentë dhe t‟i informojnë
palët e interesuara për fazat paraprake e deri në arkivimin e dokumenteve.
Pra, edhe një herë e përshëndes dhe jam për miratimin e këtij ligji, me këto plotësime të
vogla që do ta begatojnë ligjin. Ju faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka tjerë të paraqitur për të diskutuar. Zoti ministër, a e
dëshironi fjalën? Zoti Yagcilar e ka fjalën.
MAHIR YAGCILAR: Unë falënderoj shumë për përkrahjen për këtë ligj. Është një ligj,
më shumë teknik, i cili nevojitet. Nuk ka qenë e rregulluar kjo me ligjet përkatëse, e tash
do të bëhet me çështje ligjore dhe ky ligj është i lidhur edhe me Ligjin për Institutin e
Administratës Publike dhe me shumë ligje tjera në këtë aspekt. Unë besoj se do të
përkrahet ky vizion dhe ta reformojmë administratën publike, sepse vetëm me çështje
Page 131
131
teknike ose me ligje teknike ne nuk munde të ecim përpara, por sidoqoftë ligji i cili nuk
është aprovuar do të dërgohet prapë në Qeveri dhe pastaj në Parlament, por më vjen keq!
Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Në sallë janë 65 deputetë. Regjia, votojmë tash!
Ju lutem, sa deputetë janë në sallë? 64, kanë votuar 67 dhe s‟po e kuptoj këtë. Ju lutem,
listën e votimit, kush e ka keqpërdorur kartelën e dikujt.
Nejse, 67 vota janë dhe ligji është miratuar kështu-kështu, por s‟ka pasur nevojë për ta
përdorur kartelën e askujt. Faleminderit!
Pra, konstatoj se me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e miratoi në
parim Projektligjin për administrimin e punës në zyrë.
Ngarkohet Komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
Rregullore të Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t‟i paraqesin raporte me
rekomandime. Faleminderit!
Tash është pika e dymbëdhjetë:
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet
pensionale të Kosovës
Projektligji është propozuar nga Komisioni për Buxhet e Financa. Qeveria e Kosovës
brenda afatit të caktuar ia ka dërguar Kuvendit mendimin lidhur me Projektligjin për
ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, me të cilat pajtohet
për iniciativën e ndërmarr nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.
Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
Projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim në parim.
E ftoj zotin Naser Osmani, në cilësinë e të propozuarit, që para deputetëve të Kuvendit, ta
paraqesë dhe arsyetojë projektligjin. Zoti Osmani, e keni fjalën.
NASER OSMANI: Faleminderit, kryesues!
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional të Kosovës është
hartuar nga Komisioni për Buxhet e Financa, i cili si qëllim kryesor ka rregullimin dhe
përcaktimin më të qartë të mënyrës së propozimit të taksës proporcionale dhe investive, i
cili propozim bëhet nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe miratohet nga
Kuvendi.
Gjithashtu, është krijuar baza ligjore që në rast të lëvizjeve të mëdha në tregun e kapitalit
dhe letrave me vlerë dhe pamundësisë së përballimit të shpenzimeve investive, Fondi do
të ketë të drejtë të kërkojë nga Kuvendi miratimin e taksës shtesë për qëllime investive
Page 132
132
dhe më pas, në raportin vjetor, Fondi duhet të raportojë në mënyrë të detajuar edhe për
shpenzimet e taksës investive.
Pra, me këtë ndryshim e plotësim është qartësuar se Kuvendi është autoriteti i vetëm i cili
miraton taksën operacionale dhe investive.
Komisioni, në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, e ka proceduar Projektligjin në
Kryesinë e Kuvendit, i cili pastaj në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, e ka dërguar në
Qeveri për ta dhënë mendimin e saj.
Qeveria e ka dërguar mendimin dhe është pajtuar me iniciativën e Kuvendit për
ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional.
Po ashtu është bërë edhe vlerësimi i ndikimit buxhetor shtesë të projektligjit nga
Departamenti i buxhetit i Ministrisë së Financave, i cili e vlerëson projektligjin pa kosto
shtesë buxhetore për buxhetin e Kosovës.
Projektligji përmban memorandumin shpjegues, deklaratën e ndikimit buxhetor dhe
deklaratën për përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe është i
hartuar mirë në aspektin formal-juridik dhe në këtë formë janë përmbushur kushtet
paraprake me Rregullore për miratimin në parim dhe Komisioni njëzëri i rekomandon
Kuvendit për miratim në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për
Fondin Pensional të Kosovës.
Nëse më lejoni, kryesues, edhe në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së të them se ne e
mbështesim këtë iniciativë të Komisionit për Buxhet dhe Financa në kuptimin e asaj që ta
përmirësojë një keqkuptim apo keqinterpretim të Ligjit ekzistues i cili tash në mënyrë
shumë të qartë përcakton se cili është autoriteti i vendosjes së taksës operacionale dhe
taksës investive në Trustin Pensional. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, zonja Krasniqi.
HASIME KRASNIQI: Faleminderit, zoti kryesues!
Të nderuar ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit numër 04/L-101 për fondet pensionale
të Kosovës është shqyrtuar dhe analizuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të
Kosovës dhe ka vlerësuar shumë sinqerisht punën dhe iniciativën që e ka pasur
Komisioni për Buxhet dhe Financa për plotësim-ndryshimin e ligjit numër 04/L-101 për
fondet pensionale të Kosovës që vjen si rezultat i nevojës së rregullimit dhe përcaktimit
më të qartë të mënyrës së propozimit të taksës operacionale e investive dhe miratimin e
saj nga Kuvendi.
Po ashtu, plotësim-ndryshimi i këtij projektligji, në aspektin e ndikimit buxhetor e
vlerëson pa kosto shtesë buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe ne si Grup
Page 133
133
Parlamentar jemi pajtuar që të aprovohet në parim dhe të gjithë kontributin tonë do ta
japim në Komisionin Funksional. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, zonja Fetoshi e ka
fjalën.
ALBANA FETOSHI: Faleminderit, kryesues!
Ne kemi vërejtje tek neni 5.2 i këtij ligji për shkak se lejon që taksa investive të jetë e
ndryshme për aktivitetet e ndryshme financiare. Mendojmë se kjo është problem dhe
pikërisht tek ky nen e kemi vërejtjen dhe pikërisht për këtë arsye nuk do ta mbështesim
këtë ndryshim të projektligjit, sepse përveç kësaj, për më tepër kjo formë e lejon edhe
bartjen e kostos së investimeve te klienti dhe jo tek ai që i bën përzgjedhjet, domethënë,
menaxheri i mjeteve, se ku do të investohen këto mjete dhe në fund fare, kjo nuk është
një praktikë e mirë.
Pra, kjo është arsyeja pse ne nuk e përkrahim në parim plotësim-ndryshimin e këtij ligji
dhe do të votojmë kundër. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i AAK-së, zoti Neziraj e ka fjalën.
XHEVDET NEZIRAJ: Faleminderit, i nderuari zoti nënkryetar!
Ministra e kolegë deputetë,
Grupi i Aleancës e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe e ka mbështetur Komisionin për
Buxhet e Financa që të bëjë ndryshime në këtë aspekt dhe unë shpresoj që kjo taksë tash e
tutje do të jetë më funksionale dhe Kuvendi do të ketë edhe qasje më tepër rreth taksës
investive dhe operacionale që do ta ketë Fondi Pensional.
Edhe në nenin 2 është e rregulluar çështja e të vetë-punësuarve, të cilët do të paguajnë
tatim për të ardhurat, do të thotë janë këto dy nene dhe besoj se Komisioni për Buxhet i
ka rregulluar më mirë se sa që janë në projektligj.
Ne, në parim, do ta përkrahim. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Koalicioni Kosova e Re, zonja Lama.
SEVDIJE LAMA: Faleminderit, kryesues!
Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovën e Re, e përkrah dhe mirëpret Projektligjin
për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit numër 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës
dhe ne do ta votojmë. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nuk ka tjerë të paraqitur për diskutim. Lus regjinë dhe
deputetët të përgatiten për votim. Si duket, nuk ka kuorum dhe i thirrni deputetët, ju
lutem, të vijnë në sallë.
(Nga regjia, bie zilja për t’i ftuar deputetët.)
Page 134
134
Në rregull! Tani në sallë janë 67 deputetë. Ju lus të përgatitemi për votim. Votojmë tash!
Konstatoj se me 54 vota për dhe 10 kundër, Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për
ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.
Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë
me Rregulloren e Kuvendit, ta shqyrtojnë Projektligjin dhe Kuvendit t‟i paraqesin raporte
me rekomandime.
Pika e trembëdhjetë e rendit të ditës:
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin
fillestar dhe prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë
Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
Projektligjin dhe Kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe
miratim në parim.
E ftoj përfaqësuesin e Qeverisë, zotin Yagcilar, që para deputetëve të Kuvendit ta
paraqesë dhe arsyetojë projektligjin. Zoti Yagcilar e keni fjalën.
MAHIR YAGCILAR: Faleminderit!
I nderuar nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
I nderuar ministër,
Të nderuar deputetë,
Më lejoni që në emër të Ministrisë së Financave të prezantoj Projektligjin për tarifat e
veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe prodhimin e vogël të produkteve alkoolike
të prodhuara në Kosovë.
Ministria e Financave, në kuadër të strategjisë së vet legjislative, ka hartuar projektligjin
në fjalë, me të cilën do të vendosen tarifa të veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe
prodhimin në shkallë të vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë.
Deri më tani kjo fushë ka qenë e rregulluar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/8.
Nëpërmjet këtij projektligji, Ministria e Financave synon ta rregullojë ambientin biznesor
të kësaj veprimtarie, si dhe nxitjen dhe stimulimin e prodhimtarisë vendore dhe
mundësisë që prodhuesit vendorë të konkurrojnë suksesshëm me produkte të tyre në
tregun e Kosovës dhe jashtë tij.
Projektligji do t‟i rregullojë aspektet, si në vijim:
- Se deri në çfarë sasie dhe cilësie prodhuesit e vegjël vendorë të alkoolit do të jenë
të liruar nga tatimi i akcizës;
Page 135
135
- Për çfarë sasie dhe cilësie të produktit do të paguajnë tarifë të veçantë të tatimit të
akcizës dhe për çfarë sasie do t‟i nënshtrohen prodhuesit ligjit për normën e
tatimit të akcizës në Kosovë.
Gjithashtu, ligji do t‟i rregullojë edhe metodat e përcaktimit të sasisë së përqindjes së
alkoolit, masat e mbikëqyrjes doganore dhe mënyrën e kalkulimit të tatimit të akcizës në
prodhim.
Me këtë projektligj synohet të ndihmohen të gjithë prodhuesit vendorë, pasi që këto masa
kryesisht janë masa mbështetëse për të filluar prodhimin fillestar.
Në të njëjtën kohë, nëpërmjet këtyre masave pritet të ndikohet në përmirësimin e bilancit
tregtar të Kosovës, duke ngritur shkallën e zëvendësimit të produkteve të importit me
prodhime vendore, si dhe të nxitet punësimi i qëndrueshëm në këtë sektor.
Ky është një sektor i ri që ka filluar zhvillimin e tij në Kosovë dhe është shumë ngushtë i
lidhur edhe me veprimtaritë tjera, siç ishte pemëtaria dhe vreshtaria.
Prandaj, ne duke i ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë këtij sektori të prodhuesve të
vegjël të alkoolit, u ndihmojmë në mënyrë indirekte edhe të gjithë kultivuesit e
pemëtarisë dhe vreshtarisë në Kosovë.
Gjatë hartimit të projektligjit, Ministria e Financave ka pasur konsultime dhe
bashkëpunim me të gjitha shoqatat e biznesit në Kosovë dhe palët tjera të interesit.
Deputetë të nderuar,
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projektligji, ju propozoj që ligji të aprovohet në
leximin e parë. Ju faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e Komisionit Funksional për buxhet e financa.
Zonja Hadërgjonaj e ka fjalën.
SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, nënkryetar!
Të nderuar ministra,
Të nderuar deputetë,
Projektligji për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe prodhimin e vogël
të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë, ka për qëllim përcaktimin e tarifave të
posaçme të akcizës për prodhuesit e vegjël të produkteve alkoolike dhe caktimin e
metodës për përcaktimin e sasive dhe përqindjes së alkoolit të produkteve alkoolike.
Projektligji ka për qëllim rregullimin e ambientit biznesor nëpërmjet përcaktimit të
tarifave të veçanta për prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në
Kosovë, që është një hap për stimulimin e prodhimtarisë vendore dhe ngritjen e cilësisë
së këtyre produkteve.
Page 136
136
Komisioni për Buxhet e Financa, në mbledhjen e mbajtur më 23 janar 2013 e ka
shqyrtuar Projektligjin për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe
prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë dhe ka vlerësuar se
projektligji përmbush kushtet e domosdoshme formal-juridike të parapara me Rregulloren
e Kuvendit, që do të thotë se projektligji përmban memorandumin shpjegues për
objektivat që synon t‟i realizojë ligji dhe është i harmonizuar me legjislacionin në fuqi.
Po ashtu projektligji përmban edhe deklaratën për ndikimet buxhetore që në përgjithësi
projektligji vlerësohet pa kosto shtesë buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës
dhe njëkohësisht përmban edhe deklaratën për përafrimin dhe harmonizimin e
legjislacionit me legjislacionin e Bashkësisë Evropiane.
Projektligji, si i tillë i përmbush kushtet për miratim në parim dhe Komisioni njëzëri i ka
rekomanduar Kuvendit ta miratojë projektligjin dhe të gjitha vërejtjet e rekomandimet
eventuale të cilat do të dalin nga deputetët e Kuvendit, por edhe nga grupet parlamentare
do të shqyrtohen në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe do t‟i rekomandohet
Kuvendit gjatë fazave të mëtutjeshme të shqyrtimit të projektligjit. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Zonja
Krasniqi, nga PDK.
HASIME KRASNIQI: Faleminderit, zoti nënkryetar!
Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar projektligjin në fjalë dhe në
parim do ta mbështesim, pasi që qëllimi i këtij projektligji është stimulimi i prodhuesit
vendor të alkoolit në Kosovë dhe po ashtu nëpërmjet këtij do të ndikohet edhe në
përmirësimin e bilancit tregtar dhe zëvendësimin e produkteve të importit me prodhime
vendore.
Ne presim që në të ardhmen të kemi edhe punësime të reja në këtë sektor në periudhën
afatmesme dhe të gjitha sugjerimet do t‟i japim në Komisionin funksional. Ju
faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, zoti Asllanaj!
SALI ASLLANAJ: Faleminderit, nënkryetar!
Edhe Grupi Parlamentar i LDK-së mbështet këtë projektligj dhe kontributin e vet do ta
japë në Komisionin Funksional.
Dëshirojmë ta inkurajojmë Qeverinë dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave që të
iniciojë e procedojë edhe ligjet tjera të cilat do të stimulonin prodhuesit vendorë, sidomos
ata që fillojnë biznesin, siç e ka këtë qëllim edhe ky ligj. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nga Lëvizja “Vetëvendosje”, zonja Fetoshi e ka fjalën.
ALBANA FETOSHI: Faleminderit, kryesues!
Page 137
137
Edhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” do ta mbështesë këtë projektligj, pasi
i stimulon dhe nxit prodhuesit vendorë. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! AAK-ja, zoti Neziraj!
XHEVDET NEZIRAJ: Faleminderit, i nderuari zoti nënkryetar!
Ministra, e kolegë deputetë,
Arsyet se Grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ta përkrahë këtë projektligj janë
në radhë të parë se po hiqet një rregullore e UNMIK-ut dhe po zëvendësohet me një ligj
të Kosovës. Dhe, e dyta, se do të stimulohen prodhuesit e vegjël vendorë, kështu që do të
përmirësohet sado kudo bilanci tregtar.
Një arsyetim tjetër është se është caktuar që deri në 100 litra të alkoolit të jetë akciza
zero, ndërsa përmbi 100 deri 1100 të caktohet një shumë deri në 100 euro.
Unë them se me këtë projektligj do të stimulohen prodhuesit e vegjël. Kostoja buxhetore
në fillim nuk do të ketë të hyra buxhetore, mirëpo shpresojmë se në vitet e ardhshme do
të rriten të hyrat buxhetore për shkak të stimulimit të prodhimit të kësaj veprimtarie.
Prandaj, në parim e mbështesim dhe kontributin tonë do ta japim në leximin e dytë.
Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nga Koalicioni Kosova e Re, zonja Lama e ka fjalën.
SEVDIJE LAMA: Faleminderit, kryesues!
Qëllimi i projektligjit është të ndihmohen prodhuesit e alkoolit në Kosovë dhe për
prodhimin fillestar dhe pritet që nëpërmjet këtyre masave të ndikohet në përmirësimin e
bilancit tregtar dhe zëvendësimin e produkteve të importit me prodhime vendore dhe të
nxitet punësimi në këtë sektor.
Projektligji rregullon se deri në çfarë sasie apo cilësie prodhuesit e vegjël vendorë të
alkoolit, që janë të liruar nga tatimi i akcizës, do të paguajnë tarifë të veçantë për cilësi e
sasi.
Me projektligj do të caktohen metodat e përcaktimit të akcizës dhe masat doganore dhe
mënyra e kalkulimit të tatimit dhe akcizës në prodhim.
Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re, e përkrah dhe do ta votojë projektligjin
në parim. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Në sallë janë 62 deputetë. Lus regjinë dhe deputetët që të
përgatiten për votim. Votojmë tash!
Faleminderit! Konstatoj se me 58 vota, 1 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e miratoi
në parim Projektligjin për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe
prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë.
Page 138
138
Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë
me Rregulloren e Kuvendit, ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t‟i paraqesin raporte
me rekomandime.
Pika e katërmbëdhjetë e rendit të ditës, është:
14. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të
Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Avokatin e Popullit.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, e ka
mbikëqyrur zbatimin e Ligjit për Avokatin e Popullit dhe Kuvendit ia ka paraqitur
raportin me rekomandime.
Ftoj raportuesen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur
dhe Peticione, zonjën Rita Hajzeraj-Beqaj për arsyetimin e Raportit me rekomandime.
RITA HAJZERAJ-BEQAJ: Faleminderit zoti kryesues!
Të nderuar deputetë,
Rezultatet e monitorimit të Ligjit për Avokatin e Popullit paraqesin konstatimet e grupit
të punës lidhur me zbatimin e Ligjit për Avokatin e Popullit dhe se konstatimet bazohen
në fakte e argumente të qëndrueshme.
Grupi punues gjatë monitorimit të ligjit ka konstatuar se ka të meta e paqartësi të shumta
dhe kërkohet që sa më parë të merren nisma për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji.
Në bazë të fakteve relevante të grupit të punës, gjatë vizitave në Zyrën qendrore të
institucionit të Avokatit të Popullit, zyrat rajonale të IAP-ës, pas dëgjimeve publike dhe
shqyrtimit të dokumentacionit relevant, që lidhet me zbatimin e Ligjit për Avokatin e
Popullit, grupi punues ka vlerësuar të propozojë rekomandime për ndryshimin e gjendjes
për zbatimin e këtij ligji.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në
bazë të nenit 73 të Rregullores së Kuvendit, bëri mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për
Avokatin e Popullit numër 03/L-195 dhe në mbledhjen e mbajtur më 18.12.2012 i dha
këto rekomandime:
1. Qeveria e Republikës së Kosovës të iniciojë sa më parë procedurën për ndryshimin dhe
plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit numër 03/L-195.
2. Të ndërmerren masa me qëllim të respektimit të pavarësisë institucionale të Avokatit të
Popullit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga të gjitha autoritetet shtetërore
dhe institucionet tjera.
3. Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria përkatëse dhe komunat të
sigurojnë zyra të përshtatshme të mjaftueshme dhe të dinjitetshme për punë në objektet
publike për Zyrën Qendrore dhe zyrat rajonale të institucionit të Avokatit të Popullit.
Page 139
139
4. Paga e Avokatit të Popullit, zëvendësve dhe bashkëpunëtorëve të institucionit të
Avokatit të Popullit, të rregullohen me Ligjin për pagat e zyrtarëve të lartë publikë.
5. Duke u bazuar në nenin 16 të Ligjit për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit të
rekomandojë harmonizimin e legjislacionit të Kuvendit me standardet ndërkombëtare për
të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe zbatimin e tyre efektiv.
6. Institucioni i Avokatit të Popullit ta respektojë nenin 27 të Ligjit për Avokatin e
Popullit për paraqitjen e raportit vjetor në afatin e caktuar në Kuvendin e Republikës së
Kosovës.
7. Qeveria dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës t‟i respektojnë rekomandimet
e dala nga raporti i institucionit të Avokatit të Popullit, dhe rekomandimi i fundit
8. Të respektohet neni 34.2 i Ligjit për Avokatin e Popullit nga institucioni i Avokatit të
Popullit dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.
I nderuar kryesues,
Unë dua ta them edhe fjalën time në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike
të Kosovës.
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar këtë raport dhe
mendon se ky raport duhet të kalojë në këtë seancë e po ashtu obligimet të cilat i merr
Qeveria dhe institucioni i Avokatit të Popullit, të zbatohen deri në ardhjen për plotësim
dhe ndryshim të Ligjit për Avokatin e Popullit. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit, zonja Hajzeraj! Fjala është e Kurtan Kajtazit, në emër të
Grupit Parlamentar të PDK-së.
KURTAN KAJTAZI: Faleminderit, kryesues!
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar Raportin me rekomandime për
mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të institucionit të Avokatit të Popullit dhe e mbështet
Komisionin për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut dhe punën që e ka bërë gjatë monitorimit të
këtij ligji.
Ankesat e vazhdueshme të Avokatit të Popullit rreth zbatimit të këtij ligji kanë qenë në
fokus më shumë rreth kushteve të punës së tij, sikur kanë qenë: paga, hapësira e punës,
buxheti, imuniteti për zyrtarët e institucionit të Avokatit të Popullit dhe kërkesa për
zëvendës-avokatët e tij. Pra, ne si anëtarë të Komisionit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
Ligjin kemi monitoruar ligjin, kemi gjetur shumë mangësi rreth zbatimit të Ligjit për
institucionin e Avokatit të Popullit dhe përveç kërkesave që janë nga Komisioni për Liritë
dhe të Drejtat e Njeriut për plotësim-ndryshimit të këtij ligji të Avokatit të Popullit ne
kërkojmë edhe nga Avokati i Popullit ta respektojë ligjin në përpikëri dhe Avokati i
Popullit duhet t‟i respektojë nenet e këtij ligji që janë për raportim me kohë në Kuvendin
e Kosovës, që nuk e ka bërë në dy vjetët e fundit, pastaj menaxhimin e mirë të financave
Page 140
140
publike dhe respektimin e Ligjit mbi financat publike dhe pastaj edhe të bëjë përpjekje
më mëdha rreth harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me standardet e Unionit
Evropian.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e përkrah propozimin e Komisionit
për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut dhe të fillojë plotësim-ndryshimin e këtij ligji.
Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Vetëvendosje”, zonja Gashi
e ka fjalën.
ALBANA GASHI: Faleminderit kryesues!
Gjatë procesit të monitorimit të Ligjit për Avokatin e Popullit kemi vërejtur se ky ligj
është duke u zbatuar mjaft mirë nga ana e këtij institucioni.
Sa i përket çështjeve të trajtuara sipas raportimeve që janë bërë në Komision, pyetësorëve
dhe nga vizitat në terren, Avokati i Popullit ka zhvilluar hetime, ka dhënë rekomandime,
ka publikuar raporte, ka raportuar në Kuvend ashtu siç është e paraparë me Ligjin për
Avokatin e Popullit si dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit janë trajtuar shumë çështje konform mandatit të
tij dhe në lidhje me secilën çështje ka nxjerr edhe rekomandime që u adresohen
institucioneve, ndaj të cilave janë adresuar ankesat.
Vlen të theksohet këtu se gjatë vitit 2011 institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar
gjithsej 1 453 ankesa, ku 546 ankesa janë proceduar si raste për tu hetuar dhe pjesa tjetër
janë udhëzuar për hapa që duhet ndërmarr. Ndërsa, në periudhën janar-dhjetor 2012,
institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar 1 570 ankesa nga qytetarët, prej të cilave 496
janë proceduar si raste për t‟u hetuar.
Shqetësuese në këtë rast është numri në rritje i ankesave të qytetarëve të cilët i drejtohen
këtij institucioni, me pretendime që po iu shkelen të drejtat e tyre, e që na dëshmon edhe
një herë se jeta e qytetarit çdoherë e më tepër po shkon duke u vështirësuar, pavarësisht
nga ajo që çdo ditë dëgjojmë nga qeveritarët tanë se si funksionon rendi e ligji në Kosovë,
se si Kosova është një vend demokratik e shtet i gjithë qytetarëve.
Kemi dëgjuar shpeshherë, madje edhe nga kryeministri vetë të thotë që është “gardian i
mbrojtjes së të drejtave të njeriut” e të gjithë qytetarët jetojnë të barabartë, mirëpo
realiteti në terren është e kundërta e retorikës së tij.
Edhe më tej, siç kemi raportuar edhe herëve tjera, ekziston rreziku i ndërhyrjeve në
pavarësinë e këtij institucioni, qoftë nëpërmjet linjave buxhetore, qoftë me sigurimin e
objekteve, gjë që ndikon në ushtrimin e veprimtarisë së këtij institucioni.
Page 141
141
Lëvizja “Vetëvendosje”, do ta votojë Raportin me rekomandime dhe kërkojmë nga
Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera që ta respektojnë pavarësinë e këtij
institucioni konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i AAK-së, zonja Bajraktari.
KYMETE BAJRAKTARI: Faleminderit, kryesues!
Të nderuar deputetë,
Edhe Grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka shqyrtuar Raportin e Komisionit
për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Peticione dhe Persona të Pagjetur dhe njëherit do
ta përkrahë raportin e bërë nga Komisioni për zbatimin e Ligjit të Avokatit të Popullit.
Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Koalicioni Kosova e Re, zonja Novobërdaliu.
SUZAN NOVOBËRDALIU: Faleminderit kryesues!
Të nderuar deputetë,
Koalicioni për Kosovë të Re e ka shqyrtuar Raportin për monitorimin e Ligjit të
institucionit të Avokatit të Popullit ku janë paraqitur të gjeturat e rekomandimet dhe në të
njëjtat rekomandime paraqitet edhe një rekomandim ku propozohet që Ligji për Avokatin
e Popullit të ketë plotësime e ndryshime. Sipas informacioneve që i kemi, në strategjinë
legjislative të Qeverisë ka hyrë ky ligj në plotësim e ndryshim dhe natyrisht se edhe
rekomandimet tjera, të cilat i ka paraqitur Komisioni i përkrahim. Faleminderit shumë!
KRYESUESI: Faleminderit! Ju lus t‟i zini vendet që të votojmë. Konstatoj se në sallë 63
deputetë. Lus regjinë dhe deputetët që të përgatiten për votim. Votojmë tash!
Faleminderit! Me 53 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i miratoi
rekomandimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur
dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Avokatin e Popullit.
Të nderuara zonja e zotërinj,
Mendoj se koha është për pushim dreke, sepse e kemi një votim i cili do të zgjasë, e
pastaj mbesim shumë, atëherë do të vazhdojmë në orën 14:30. Faleminderit!
Vazhdimi i mbledhjes plenare, pasdite
KRYETARI: Po e fillojmë punën. I kemi edhe 3 pika të rendit të ditës. Në radhë është
pika e pesëmbëdhjetë:
15. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën
Kushtetuese, pastaj
16. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv në
Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe
Page 142
142
17. Propozimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zëvendësimin e një
anëtari të Komisionit për Punë të Jashtme
Nëse jeni dakord, për këtë të fundit ju njoftojmë më parë, e pastaj vazhdojmë me votim.
A jeni dakord?
Kush është për? Faleminderit!
Pra, po shkojmë me pikën e shtatëmbëdhjetë:
17. Propozimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zëvendësimin e një
anëtari të Komisionit për Punë të Jashtme
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka propozuar deputetin Berat Buzhala për
anëtar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, në vend të deputetit Shaip Muja.
(Ndërhyrje)
Fjalën e ka kërkuar deputeti Shaip Muja.
SHAIP MUJA: I nderuar kryetar,
Të nderuar nënkryetarë,
Deputetë të Republikës së Kosovës,
Unë dua t‟i them dy-tri fjalë për arsyen pse largohem nga ky komision, dhe janë dy arsye
të cilat më shtyjnë të largohem nga ky komision, është forma e funksionimit të Ministrisë
së Punëve të Jashtme në rivalitetet fizike që shkaktohen në të ashtuquajtura lobime
diplomatike dhe relacioni i Komisionit me Ministrinë e Punëve të Jashtme, meqë ky
komision për dy vjet pothuajse nuk ka arritur ta bëjë as diplomacinë parlamentare, a as ta
nxjerrë performansën e vet për çka është caktuar. Dhe, për atë arsye unë jam tërhequr.
Faleminderit!
KRYETARI: Kjo pra është bërë sipas vullnetit, dhe mirë është! Po vazhdojmë me një
votim formal për këtë ndërrim.
Kush është për? Faleminderit! A ka kundër? 5 kundër.
Konstatoj se Kuvendi e miratoi propozimin me shumicë të votave.
Vazhdojmë me pikën e pesëmbëdhjetë:
15. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një gjyqtari në
Gjykatën Kushtetuese
Materialin e keni marrë dhe unë po jua lexoj atë që duhet lexuar.
Page 143
143
Komisioni i posaçëm, në bazë të nenit 114 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe
të nenit 6 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ka zhvilluar të gjitha procedurat e parapara
me ligj për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe
Kuvendit ia ka paraqitur për votim listën e ngushtë me 2 kandidatë.
Kuvendi prej 2 kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese e propozon 1 kandidat
për emërim nga presidentja e Republikës së Kosovës.
Zgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese bëhet me votim të fshehtë.
Sipas nenit 114, paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikë së Kosovës, propozimi i
kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese bëhet me 2/3 e votave të deputetëve të
pranishëm dhe që votojnë.
A e keni të qartë? Me 2/3 e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë!
Atëherë, shkojmë në përzgjedhjen e Komisionit votues. Na duhet një kryetar dhe një
zëvendëskryetar.
Në arsyetim, ne e kemi dhënë me shkrim dhe mendoj që nuk ka nevojë ta lexojmë, kështu
që nëse kryetarët e grupeve parlamentare duan të deklarohen, mund ta marrin fjalën. Si
duket, nuk doni ta merrni fjalën.
Atëherë, të nderuar deputetë, për zbatimin e procedurës së votimit të fshehtë kërkohet
krijimi i një Komisioni votues me përbërje nga 1 deputet për secilin grup parlamentar, me
mbështetje të zyrtarëve të Administratës.
I ftoj përfaqësuesit e grupeve ta propozojnë nga 1 anëtar për komision. Fillimisht e ftoj
Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike për ta propozuar 1 anëtar të komisionit.
Fjalën e ka deputeti Elmi Reçica.
ELMI REÇICA: Faleminderit kryetar!
Të nderuar deputetë,
Grupi Parlamentar i PDK-së për këtë komision e propozon deputetin Fadil Demaku.
Faleminderit!
KRYETARI: Kryetari i Grupit të Lidhjes Demokratike, deputeti Ismet Beqiri e ka fjalën.
ISMET BEQIRI: Faleminderit kryetar!
Unë e propozoj deputeten Afërdita Berisha-Shaqiri.
KRYETARI: “Vetëvendosja”?
VISAR YMERI: Kryetar!
Ne e propozojmë deputeten Albulena Haxhiu.
Page 144
144
KRYETARI: Faleminderit! Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës?
DAUT HARADINAJ: E propozoj deputetin Bali Muharremaj, në emër të Aleancës.
KRYETARI: Faleminderit! Koalicioni për Kosovë të Re?
MYZEJENE SELMANI: E propozoj Sevdije Lamën.
KRYETARI: Grupi Parlamentar SLS?
SAŠA MILOSAVLJEVIŠ: Milivoje Stojanoviš.
KRYETARI: Faleminderit! Grupi “6+”?
MUFERA SHINIK: Grupi “6+” propozon deputetin Albert Kinolli.
KRYETARI: Faleminderit! Lus deputetët që me ngritje dore ta miratojnë këtë komision.
Faleminderit!
A ka kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.
Konstatoj se Kuvendi i emëroi anëtarët e Komisionit votues për propozimin e
kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Lus anëtarët e propozuar që t‟i zënë vendet e tyre.
Adem Grabovci; Afërdita Berisha-Shaqiri; Afrim Hoti; Afrim Kasolli; Gëzim Kelmendi;
Agim Kuleta; Ahmet Isufi; Albana Fetoshi; Albana Gashi; Teuta Sahatqija; Albin Kurti;
Albulena Haxhiu, Ali Sadriu; Albert Kinolli; Alma Lama; Anton Çuni; Arben Gashi;
Ardian Gjini; Armend Zemaj...;
(Ndërprerje e incizimit)
...Aurora Bakalli; Azem Syla; Bahri Thaçi; Arsim Bajrami; Bali Muharremaj; Berat
Buzhala; Behar Selimi; Amir Ahmeti; Bekim Haxhiu; Biserka Kostiq; Blerim Shala;
Blerta Deliu-Kodra; Burim Ramadani; Danush Ademi; Daut Haradinaj; Donika Kadaj-
Bujupi; Duda Balje; Elmi Reçica; Emilija Rexhepi; Enis Kervan; Nait Hasani; Eqrem
Kryeziu; Etem Arifi; Fadil Demaku; Fatmir Limaj; Fatmir Xhelili; Jeton Svirca; Flora
Brovina; Florin Krasniqi; Ganimete Musliu; Glauk Konjufca; Goran Marinkoviq; Nijazi
Idrizi; Haki Demolli; Halit Krasniqi; Hamza Balje; Hydajet Hyseni; Hashim Deshishku;
Hasime Krasniqi; Hykmete Bajrami; Emin Gërbeshi; Idriz Vehapi; Imri Ahmeti; Ismet
Beqiri; Jakup Krasniqi, Jasmina Zhivkoviq; Jelena Bontiq; Justina Pula; Kymete
Bajraktari; Latif Gashi; Liburn Aliu; Lirije Kajtazi; Lumnije Morina; Lutfi Haziri; Lutfi
Zharku; Fikrim Damka; Kurtan Kajtazi; Suzan Novobërdaliu; Mufera Shinik; Muhamet
Mustafa; Murselj Haljilji; Myzejene Selmani; Naser Osmani; Nazane Breca; Kimete
Bytyqi; Sasha Milosavleviq; Petar Miletiq; Rada Trajkoviq, Ramë Vataj; Ramiz
Page 145
145
Kelmendi; Ramiz Lladrovci; Rasim Demiri; Rexhep Selimi; Rita Hajzeraj-Beqaj; Sabri
Hamiti; Sadri Ferati; Safete Hadërgjonaj; Salë Berisha-Shala; Sali Asllanaj; Salih
Morina; Salihe Mustafa; Sasha Gjokiq; Milivoje Stojanoviq; Sevdije Lama; Shaip Muja;
Skender Hyseni; Boban Todoroviq; Sreten Ivanoviq; Teuta Haxhiu; Time Kadrijaj; Ukë
Rugova; Desimir Saviq; Vesna Mikiq; Visar Ymeri; Vjollcë Krasniqi; Vjosë Osmani,
Valbonë Dibra, Xhavit Haliti, Xhevahire Izmaku, Xhevdet Neziraj, Zenun Pajaziti,
(Ndërprerje e incizimit deri në 14:26:30)
KRYETARI: Fjalën e ka kryetari i komisionit.
FADIL DEMAKU: I nderuari kryetar,
Të nderuar deputetë,
E prezantojmë votimin.
Veton Vula, Veton Vula, Veton Vula, Radomir Laban, e pavlefshme, Veton Vula, e
pavlefshme, Veton Vula, Radomir Laban, e pavlefshme, Veton Vula, e pavlefshme,
Veton Vula, e pavlefshme, Radomir Laban, e pavlefshme, e pavlefshme, Veton Vula, e
pavlefshme, e pavlefshme, Veton Vula, Veton Vula, Veton Vula, e pavlefshme, Veton
Vula, Veton Vula, e pavlefshme, e pavlefshme, e pavlefshme, Veton Vula, Veton Vula, e
pavlefshme, Radomir Laban, Veton Vula, Veton Vula, Radomir Laban, Veton Vula,
Veton Vula, e pavlefshme, Radomir Laban, Radomir Laban, e pavlefshme, Veton Vula,
Radomir Laban, Veton Vula, e pavlefshme, Veton Vula, Radomir Laban, Radomir
Laban, Veton Vula, e pavlefshme, Veton Vula, e pavlefshme, e pavlefshme, e
pavlefshme, Radomir Laban, e pavlefshme, Veton Vula, Veton Vula, Veton Vula, e
pavlefshme, Veton Vula, Veton Vula, e pavlefshme, Veton Vula, e pavlefshme, e
pavlefshme, Radomir Laban, Veton Vula, Veton Vula, Veton Vula, e pavlefshme, e
pavlefshme, e pavlefshme, e pavlefshme, Veton Vula, Radomir Laban, Veton Vula,
Veton Vula, Veton Vula, Veton Vula, Veton Vula, Veton Vula, Veton Vula, Veton Vula,
Veton Vula, Veton Vula, Veton Vula, e pavlefshme, Radomir Laban, Veton Vula...
(Ndërprerje e incizimit)
KRYETARI: Kryetari i Komisionit Fadil Demaku e prezanton rezultatin e votimit.
FADIL DEMAKU: I nderuar kryetar i Kuvendit,
Të nderuar deputetë,
Komisioni votues për propozimin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, raport për
rezultatet e votimit për propozimin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.
Në mbështetje të nenit 65.11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 6 të Ligjit
numër 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe nenit 51 të
Rregullores së Kuvendit, Komisioni votues i formuar me vendim të seancës plenare, datë
1 shkurt 2013, në përbërje nga një përfaqësues të secilit grup parlamentar, Fadil Demaku,
PDK; Afërdita Shaqiri, LDK; Albulena Haxhiu, “Vetëvendosje”; Bali Muharremi, AAK;
Sevdije Lama, AKR; Milivoje Stojanoviq, SLS dhe Albert Kinolli, Grupi “6+”.
Page 146
146
Komisioni votues, pas procedurës së votimit të fshehtë dhe numërimit të votave të
deputetëve të Kuvendit për propozimin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, në seancën
plenare, të mbajtur më 1 shkurt 2013, konstaton:
Në votim kanë marrë pjesë 90 deputetë, të pavlefshme janë 31 fletëvotime.
Votat e fituara për kandidatët e propozuar janë, si në vijim:
Veton Vula ka fituar 45 vota dhe
Radomir Laban ka fituar 14 vota.
Në bazë të rezultateve të votimit, në pajtim me nenin 65.11 të Kushtetutës së Republikës
së Kosovës, të nenit 6 të Ligjit numër 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës
së Kosovës dhe nenit 51 të Rregullores së Kuvendit konstatohet se asnjëri nga kandidatët
e propozuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese nuk i ka fituar votat e mjaftueshme për
t‟u zgjedhur gjyqtar.
Kështu që konkursi mbetet të përsëritet.
KRYETARI: Vazhdojmë. Siç e tha kryetari i Komisionit, asnjëri nga kandidatët nuk e ka
fituar 2/3 e votave. Konkursi përsëritet.
16. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv
të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar propozimin e panelit të Bordit të
Bankës Qendrore për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë joekzekutiv të Bordit të
Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit i ka rekomanduar përzgjedhjen
e njërit prej 3 kandidatëve të propozuar.
Kryetarja e Komisionit, Safete Hadërgjonaj, e ka fjalën
SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë,
Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar propozimin e Panelit të Bankës
Qendrore për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore
të Republikës së Kosovës dhe ka ardhur në përfundim që Banka Qendrore i ka kryer të
gjitha procedurat në pajtim me nenin 38.2 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së
Kosovës dhe si rrjedhojë në pajtim me atë ligj, Kuvendit dhe Qeverisë ia ka dërguar listën
me emrat e tre kandidatëve të nominuar për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekutiv
të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, dhe ata janë:
- Bedri Peci, i cili është vlerësuar nga paneli me 82.66 pikë,
- Arsim Bruqaj, me 71.66 pikë, dhe
- Skender Kllokoçi, me 70.33 pikë.
Page 147
147
Qeveria e Kosovës, në pajtim me nenin 38.2, mund t‟ia dërgojë një mendim Kuvendit të
Kosovës lidhur me kandidatët e përzgjedhur nga paneli i Bankës Qendrore të Kosovës,
me kusht që ky mendim të vijë brenda 15 ditësh. Qeveria nuk e ka shfrytëzuar të drejtën
dhe nuk ka dërguar ndonjë mendim brenda këtij afati në Kuvend. Prandaj, janë plotësuar
kushtet që Komisioni ta shqyrtojë propozimin e panelit.
Kështu, Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 23.1.2013, e ka shqyrtuar propozimin dhe
ka vlerësuar se kandidatët e propozuar i plotësojnë kriteret formalo-juridike të parapara
me nenin 40 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe i rekomandon
Kuvendit ta përzgjedhë njërin prej 3 kandidatëve të propozuar në pozitën e anëtarit
joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Pas përzgjedhjes nga Kuvendi, kandidati i përzgjedhur nga Kuvendi, në bazë të nenit 38.2
të Ligjit numër 03/l-209 të Bankës Qendrore i dërgohet Presidentes për miratim dhe
emërim në pozitën e anëtarit joekzekutiv të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Faleminderit!
KRYETARI: Shefat e grupeve. Në emër të LDK-së, kryetari i grupit Ismet Beqiri.
ISMET BEQIRI: Zoti kryetar, faleminderit!
Unë mund të them me përgjegjësi të plotë se kjo çfarë po ndodh në këtë Kuvend është një
shqetësim, Kur nuk ka kandidat partiak, por njerëz profesionistë, është hera e dytë që
fletëvotimet dalin si të tilla të pavlefshme dhe ky është një organizim dhe një koordinim, i
cili vlen të thuhet edhe për Bordin e RTK-së. E njëjta gjë ka ndodhur nga njerëz
profesionistë, që s‟janë identifikuar me logon, tash po e them hapur të PDK-së, dalin
gjithë këto fletëvotime të pavlefshme. Dhe, unë, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-
së, kjo ndodhi edhe sot, në Komision kemi qenë, njerëzit janë vlerësuar, prandaj unë nuk
mund ta mohoj të drejtën e njerëzve të votojnë si t‟ua marrë mendja. Por, në emër të
Grupit Parlamentar të LDK-së, po ju tregoj se ne nuk marrim pjesë në këtë votim dhe e
lëshojmë seancën. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Fadil Demaku.
FADIL DEMAKU: I nderuari kryetar,
Të nderuar deputetë,
Nuk e kërkova fjalën në emër të grupit, por desha të reagoj për fjalën e kryetarit të Grupit
të Lidhjes Demokratike, sepse është hera e dytë që në Parlament, nga kryetari i Grupit
Parlamentar të Lidhjes Demokratike, ai e paragjykon votimin e fshehtë të deputetëve dhe
nuk e di me çfarë magjie këta po arrijnë ta përcaktojnë se kush si ka votuar. Kështu që
votimi është i fshehtë, është demokratik dhe të gjithë deputetët e zgjedhin mënyrën se si
të votojnë. Prandaj, sa i përket kësaj çështjeje absolutisht nuk ka të drejtë që të
diskutohet.
KRYETARI: Procesi i votimit është i fshehtë dhe proces më demokratik nuk ka, siç është
demokratike edhe mospajtimi me atë që ndodhi. Do të thotë, edhe njëra edhe tjetra është
demokratike.
Page 148
148
Lus regjinë që ta konstatojë praninë fizike. Fjalën e ka kryetari i Grupit të
“Vetëvendosjes”, Visar Ymeri.
VISAR YMERI: Faleminderit, kryetar!
Unë e kërkova fjalën më herët që të shprehem në emër të Grupit të Lëvizjes
“Vetëvendosje”. Edhe ne nuk do të qëndrojmë në vazhdim të këtij votimi për shkak se po
shihet qartë që është një tendencë e partisë në pushtet për ta kontrolluar secilin votim. Sa
herë që nuk po u pëlqen votimi, po ndërmarrin këso masash të prishjes së fletëvotimeve,
apo me kërkesat e tyre të çuditshme që të përsëriten votimet, vetëm e vetëm për shkak se
nuk po u shkon përshtati kështu. Prandaj, nuk duam të jem pjesë e kësaj maskarade dhe
këtij tentim kontrolli nga ky grup parlamentar.
KRYETARI: Visar, nuk është mirë të paragjykohet. Unë e respektoj mendimin tuaj, por
votimi ka qenë i fshehtë. Myzejene Selmani e ka fjalën, kryetarja e grupit. Më fal Ardian!
MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, kryetar!
Duke marrë parasysh se votimi ishte i fshehtë dhe në demokraci vota është ajo e cila
përcakton, duhet të jemi transparentë edhe para qytetarëve se pavarësisht a është në
pyetje Vetoni, apo ai tjetri, iks-presoni, duhet të kemi kujdes gjatë përzgjedhjeve. Mirëpo,
largimi nga seanca nuk është zgjidhje. Apeloj te deputetë e opozitës të tregohen më
konstruktivë se për atë arsye e kanë marrë votën që të jenë në Kuvendin e Kosovës.
KRYETARI: E këtu s‟di çfarë të them! Fjalën e ka Ardian Gjini.
ARDIAN GJINI: Faleminderit, zoti kryetar!
Mendoj se nuk ka as atmosferë, as kushte për të vazhduar seanca. Edhe Grupi
Parlamentar i Aleancës është i detyruar të mos marrë pjesë në votim për shkak se nuk do
kishte kurrfarë logjike marrja pjesë në votim dhe, fundi i fundit, nuk po i paragjykojmë
votat. Kryetar, ne jemi 120 këtu, nuk jemi 1000, po dihet kush si po voton. Faleminderit!
KRYETARI: Vetëm edhe një në emër të Grupit, deputeti Elmi Reçica e ka fjalën, dhe
nuk kemi debat më për këtë.
ELMI REÇICA: Faleminderit, kryetar!
Unë desha veç të konstatoj diçka që u vërejt këtu. Mendoj që kryetari i Grupit
Parlamentar të LDK-së dhe ai i “Vetëvendosjes” e dëshmuan atë që vërtet kanë pasur
njerëz që i kanë mbështetur politikisht ata, se vetë fakti që ata po e dinë se kush ku
qëndron edhe politikisht, dhe kush ku e mbështet dikë, po e dëshmon të kundërtën e asaj
çka deklaruan këtu. Është një rregull, është një rend. Ju e thatë kryetar, dua vetëm ta
përsëris se ato janë vota të fshehta, është e drejtë e secilit prej deputetëve të votojë pro,
kundër ose të abstenojë. Nëse nuk e sheh secili prej deputetëve që dikush brenda asaj liste
nuk i plotëson kriteret çfarë është e domosdoshme për një deputet të caktuar, atëherë
mund të abstenojë, ose ta shpallë të pavlefshëm. Ju falënderoj për korrektësinë dhe për
udhëheqjen e mbledhjes. Faleminderit!
KRYETARI: Deputeti Muhamet Mustafa, i fundit për sot, si i pavarur.
Page 149
149
MUHAMET MUSATAFA: Po pikërisht unë desha të them se e kam tërhequr vërejtjen
me kohë kur pozita e ka lëshuar Kuvendin se po rrezikon atmosferën konstruktive të
funksionimit të Kuvendit dhe po shihet ku na shpie kjo. Prandaj, ne duhet të veprojmë me
përgjegjësi se jemi zgjedhur që të jemi në sallë, jo të dalim jashtë salle. Edhe pozita, edhe
opozita! Prandaj, duhet të tubohemi dhe të diskutojmë si do të punojë ky Kuvend më
tutje. Faleminderit!
KRYETARI: Mirupafshim në seancën e radhës!
Vazhdimi i mbledhjes më 7 shkurt 2013
Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, zoti Jakup Krasniqi.
KRYETARI: Të nderuar deputetë,
Ministra,
Vazhdojmë me punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të
filluar më 31 janar dhe 1 shkurt 2013.
Konstatoj se në sallë janë të pranishëm më shumë se 65 deputetë, me kartela 59.
Vendosini kartelat! Do të thotë janë plotësuar kushtet për punë.
Vazhdojmë me pikën e gjashtëmbëdhjetë të rendit të ditës:
16. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv
të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
Siç e dini, kjo pikë e rendit të ditës është shqyrtuar në mbledhjen plenare, të filluar më 31
janar 2013 dhe në vazhdimin më 1 shkurt 2013, por në mungesë të kuorumit, është
ndërprerë.
Në mbledhjen plenare, të mbajtur më 1 shkurt 2013, deputetja Safete Hadërgjonaj,
kryetare e Komisionit për Buxhet e Financa e ka paraqitur dhe arsyetuar para Kuvendit
raportin me rekomandime.
Sipas radhës së grupeve parlamentare, në emër të Partisë Demokratike, e do ndokush
fjalën? Jo! Atëherë fjalën e ka kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike,
deputeti Ismet Beqiri.
ISMET BEQIRI: Faleminderit, kryetar!
Arsyet të cilat i kemi thënë herën e kaluar, janë po të njëjtat dhe unë i kuptoj procedurat.
Nëse hedhet në votim dhe seanca vendos, unë që tash po tregoj përsëri se Grupi
Parlamentar i LDK-së nuk merr pjesë në votimin e këtij propozimi për këta 3 kandidatë.
Këtë e kemi thënë disa herë dhe derisa të vazhdojë që të na vijnë propozime të tilla, është
e drejtë e grupit tonë edhe të mendojmë, edhe të veprojmë kësisoj, e që janë propozime
politike dhe ne të tillat, jo vetëm këtë rast, por po ju tregoj, edhe në të ardhmen - nëse
vijnë, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të marrë pjesë në votim.
Page 150
150
Kjo nënkupton që ne nuk do të rrimë as në sallë në momentin kur fillon procedimi,
përkatësisht procesi i votimit. Arsyet i kemi të plota, sepse sa herë që po ka propozime
profesionale, rregullisht kemi marrë pjesë dhe i kemi përkrahur, por sa herë të ketë
propozime të tilla, unë ju paralajmëroj dhe ju tregoj, në emër të Grupit Parlamentar, ne
nuk do të votojmë dhe do ta lëshojmë seancën. Faleminderit!
KRYETARI: Ju njoftoj se në sallë janë të pranishëm 76 deputetë, me kartela 67. Fjalën e
ka kryetari i Grupit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, deputeti Visar Ymeri.
VISAR YMERI: Faleminderit, kryetar!
Edhe këtë listë të propozuar për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore ne e
shohim si një lloj tendence që e kemi të përsëritshme në Kuvendin e Republikës së
Kosovës, e që vjen natyrisht nga Qeveria për t‟i kontrolluar të gjitha bordet e agjencive,
të kompanive, të ndërmarrjeve publike, por edhe të agjencive shtetërore, të cilat për nga
natyra edhe formalisht do të duhej të ishin të pavarura.
Prandaj, konsiderojmë se me këtë pikë nuk mund të procedojmë dhe nuk do të duhej të
procedojmë, prandaj duhet të kërkojmë nga Qeveria që të na sjellë emra, të cilët i
plotësojnë së pari kriteret profesionale për atë anëtar të Bordit dhe të cilët do të duhej të
ishin të propozuar për borde, për shkak të profesionalitetit të tyre, e jo për shkak të
afërsive që i kanë, qoftë me partinë në pushtet, apo me individë përbrenda kësaj partie.
Pra, konsiderojmë se po qe se procedohet me këtë pikë, ne nuk do të marrim pjesë në këtë
votim.
KRYETARI: Në emër të Aleancës, janë të lajmëruar dy - Burimi dhe Teuta Haxhiu.
Burim, në emër të Grupit.
BURIM RAMADANI: Faleminderit, kryetar!
Nuk është herë e parë që ne si Aleancë jemi duke e thënë se kjo formë e punës vërtet po e
vë Kuvendin në situata të palakmueshme dhe jo të mira. Normalisht Grupi Parlamentar i
Aleancës nuk mund të përkrahë situata të tilla, ku vërtet qëndrimet janë të tilla, të cilat e
vënë Kuvendin në një situatë, e cila nuk i duhet Kuvendit të Kosovës, prandaj ne
rekomandojmë që seanca të vendosë për kthimin e kësaj pike të rendit të ditës dhe të
vazhdojmë me seancën tjetër. Faleminderit!
KRYETARI: Në emër të Grupit Koalicioni për Kosovë të Re, kryetarja Myzejene
Selmani e ka fjalën.
MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, kryetar!
Përshëndetje për të gjithë!
Duke marrë parasysh se kjo pikë e rendit të ditës ka ngelur nga seanca e kaluar,
Koalicioni për Kosovë të Re mendon që kjo pikë sot të procedohet, në rast se kalojnë
kandidatët mirë, e nëse nuk kalojnë, atëherë ai është versioni i fundit që mund ta kthejë
seanca. Faleminderit!
Page 151
151
KRYETARI: Atëherë, ishte një propozim, më duket i Aleancës - të votohet për t‟ia
rikthyer Qeverisë, ose të lihet për një seancë tjetër. Cilën po e propozon, Burim?
BURIM RAMADANI: Propozimi është që seanca të vendosë a duam ta vazhdojmë me
këtë rend dite, apo jo. Faleminderit!
KRYETARI: Nuk di për çka kini të flisni?! Atëherë, në emër të Grupit të Partisë
Demokratike, Elmi Reçica e ka fjalën.
ELMI REÇICA: Faleminderit, kryetar!
E përshëndes Kabinetin qeveritar, ministrat aktualë që janë këtu dhe kolegët deputetë,
Mendoj se është një reprizë nga seanca e kaluar dhe mendoj se ne jemi të thirrur dhe
përgjegjës që vendimet ose qëndrimet që vijnë nga Qeveria dhe kalojnë nëpër të gjitha
procedurat parlamentare, nëpër komisione parlamentare dhe nëpër institucione tjera të
Kuvendit, e fundit është vota e cila i përcakton. Është votë e fshehtë dhe është e
përcaktuar shumë qartë me Rregulloren e Kuvendit, kështu që nëse ka disponim unë
kisha kërkuar që të votohet për pikën e rendit të ditës, e cila ka ngecur prapa, e nëse jo
atëherë i kisha ftuar shefat e grupeve parlamentare ta arrijmë një konsensus të përbashkët,
në mënyrë që të mos e lëmë peng vazhdimin e seancës ose seancën e re. Ky është
propozimi im.
KRYETARI: Ismet Beqiri e ka fjalën.
ISMET BEQIRI: Nëse dëshirohet të bëhet konsensus, bëhet pa u sjellë lista dhe pa u vënë
para aktit të kryer. Ajo që po e përsëris edhe një herë është se mund të jetë edhe një
propozim - t‟i kthehet ky propozim Qeverisë dhe të vendosë seanca. E nëse vazhdohet,
qëndrimin e thashë edhe më herët. Pra, seanca mund të vendosë t‟i kthehet Qeverisë, e
nëse vendos të vazhdohet, ne veprojmë siç thashë më herët. Faleminderit!
KRYETARI: Për diskutim, jo! Të gjitha grupet e kanë marrë fjalën dhe e kanë thënë
fjalën e tyre. Nuk jemi në debat dhe janë votat ato që vendosin.
(Ndërhyrje)
Ju lutem! Është punë e atyre çfarë duan, dhe ata u deklaruan çka bëjnë. Ju lus, mos u
përpiqni t‟ia impononi askujt atë. Ata u përcaktuan dhe treguan se çfarë do të bëjnë.
Problemi është se ne nuk mund ta tejkalojmë këtë pikë të rendit të ditës pa e marrë seanca
një vendim, për ta vazhduar seancën e re. Kështu është gjendja.
(Ndërhyrje)
Urdhëro! Fjalën e ka, në emër të Grupit, zëvendëskryetari, deputeti Elmi Reçica.
ELMI REÇICA: Faleminderit, i nderuar kryetar!
Page 152
152
Grupi Parlamentar i Aleancës e pati një propozim dhe mendoj që duhet ose të merremi
vesh ta shtyjmë parimisht, ose ta hedhim në votim se a do të hyjë në rend dite kjo pikë, të
vazhdohet e rendit të ditës, e jo të votohet e t‟i kthehet Qeverisë. Pra, a të votohet për
vazhdimin me rendin e ditës nga seanca e kaluar, në mënyrë që të kalojmë në seancë të
re, apo të mblidhemi si shefa të grupeve, apo me përfaqësuesit e tyre, që me një unitet,
besoj, të dakordohemi për atë që ta shtyjmë për njërën nga seancat e radhës këtë pikë të
rendit të ditës, në mënyrë që të mos krijohet konfuzion. Faleminderit!
KRYETARI: Atëherë, ju kryetarët e grupeve, ose ju që jeni sot e po flisni në emër të
grupeve, dilni për 5 minuta dhe merruni vesh për këtë.
(Ndërhyrje)
Urdhëro, Ismet!
ISMET BEQIRI: Edhe ne e kemi të qartë. Këtu janë dy mundësi - seanca të vendosë, siç
po thonë kolegët e të futet në rend dite, dhe e dyta është - jo të shtyhet, por t‟i kthehet
Qeverisë. Kjo ka dallim.
(Reagim)
Po, seanca vendos a hyn në rend të ditës. Unë po pajtohem me këtë që po thuhet. Ky
është propozimi ynë. Le të dalë në votim pra, a të hyjë në rend të ditës dhe po votojmë.
Kjo është e thjeshtë!
Mirëpo, ne e kemi kërkesën që t‟i kthye Qeverisë, e jo të shtyhet, sepse do të veprojmë
njësoj sa herë të vijnë të njëjtit njerëz.
KRYETARI: Të lutem deputet, zoti Ismet! Kjo çështje ka hyrë në rend dite.
(Ndërhyrje)
Ju lutem, ju lutem! Nuk është krejt siç po thoni ju! Kjo çështje ka hyrë në rend të ditës.
(Ndërhyrje)
Arben, nuk kam për çfarë të ta jap fjalën. Problemi është se a duam ta tejkalojmë këtë dhe
ta lëmë këtë pikë të rendit të ditës për një seancë tjetër.
(Ndërhyrje - sugjerime)
(Ndërprerje e incizimit)
Do të bëjmë një pauzë prej 10 minutash dhe kryetarët e grupeve parlamentare le të vijnë e
ta bëjmë një konsultim.
Page 153
153
(Pas pauzës, seanca e vazhdoi punën.)
Të nderuar deputetë,
E vazhdojmë seancën. Fjalën e ka kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa,
deputetja Safete Hadërgjonaj.
SAFETE HADËRGJONAJ: Faleminderit, zoti kryetar!
Unë e kam dhënë arsyetimin në mbledhjen e kaluar, mirëpo po e shoh se është shumë e
nevojshme që ta jap edhe një arsyetim në këtë seancë, sepse po më duket që çështja është
politizuar pa nevojë dhe nëse ndonjëherë na kanë ardhur kandidatë jopolitikë janë kësaj
radhe. Me sa ne kemi vërejtur, në bazë të biografive të cilat na kanë ardhur ne në
Komision, të gjithë i plotësojnë kushtet të jenë anëtarë të Bordit të Bankës Qendrore.
Ky nuk është rekomandim i Qeverisë. Është rekomandim i Panelit Zgjedhor të Bankës
Qendrore të Republikës së Kosovës.
Në këtë rast, Qeveria, sipas nenit 38.2, mund ta dorëzojë në Kuvend një mendim në lidhje
me këta anëtarë, të cilët janë propozuar për t‟u përzgjedhur në Bordin e Bankës Qendrore.
Pra, në këtë rast Qeveria nuk e ka shfrytëzuar rastin të japë mendim lidhur me këta tre
anëtarë, të cilët janë propozuar dhe pas 15 ditëve, sa e kemi pritur Qeverinë të japë
mendim, ne kemi proceduar në Komision dhe aty është diskutuar për secilin kandidat dhe
të gjithë anëtarët e komisionit kanë qenë pro që t‟i procedohet seancës për miratim njëri
nga tre kandidat e propozuar. Domethënë, të gjithë anëtarët e komisionit, edhe pozitë,
edhe opozitë, njëzëri e kanë përkrahur rekomandimin që të procedohet në seancë.
Unë do t‟i kisha lutur shumë deputetët e Parlamentit të Kosovës që t‟i shikojnë biografitë
e këtyre anëtarëve, e të mos e politizojnë çështjen. Të hyjmë në votim e të votojmë për
secilin prej tre kandidatëve, i cili ju duket se më për së afërmi i plotëson kushtet, të
votohet ai, e të mos e lëmë peng punën e Bankës Qendrore, duke mos bërë përzgjedhjen e
një anëtari joekzekutiv për Bordin të Bankës Qendrore.
Kandidatët nuk janë të politizuar, prandaj të mos e politizojmë çështjen në Kuvend.
KRYETARI: Ne i kemi dy propozime, të dytin do të na e japë kryetari i Grupit
Parlamentar të Lidhjes Demokratike, deputeti Ismet Beqiri.
ISMET BEQIRI: Faleminderit kryetar!
Ne, në marrëveshje edhe me 2 kolegët - kryetarët e dy grupeve parlamentare, zotin Ymeri
dhe zotin Ramadani, propozojmë që seanca, sepse jemi të vetëdijshëm që seanca duhet të
vendosë, të marrë vendim që propozimi i ardhur t‟i kthehet Komisionit për Buxhet dhe
Financa, i cili e ka sjellë në Kuvend, dhe komisioni të kërkojë nga BQK-ja që të përsëritet
konkursi, sepse për ne këta janë të papranueshëm. Ky është qëndrim i tri grupeve
parlamentare.
KRYETARI: Edhe një herë, deputetja Safete Hadërgjonaj e ka fjalën.
Page 154
154
SAFETE HADËRGJONAJ: Seanca plenare mund të marrë çfarëdo vendimi dhe secili
është i obliguar ta respektojë atë, mirëpo dua të ju them se Komisioni për Buxhet dhe
Financa e ka miratuar këtë rekomandim të Panelit të Bankës Qendrore, i ka analizuar të
gjitha biografitë e këtyre anëtarëve dhe nuk ka kurrfarë arsyeje për ta kthyer te Paneli
Përzgjedhës i Bankës Qendrore.
Le të më thonë deputetët e Parlamentit të Kosovës se cilat janë arsyet që duhet t‟ia
kthejmë këtë material Bankës Qendrore. Nëse ka vërejtur dikush se ka shkelje gjatë
procedurave, ju kisha lutur, le të na i tregojë se cilat janë ato shkelje, e të cilat ne nuk
kemi mundur t‟i verifikojmë. Pra, nëse ka dikush material që e definon saktësisht se
Paneli Zgjedhor ka bërë shkelje, e ne nuk kemi mundur ta verifikojmë një shkelje të tillë,
atëherë duhet ta kthejmë.
Mirëpo, të themi vetëm se deputetët po kanë dëshirë ta kthejnë dhe po e kthejnë pa
ndonjë arsyeshmëri, po më duket që është e palogjikshme, e paarsyeshme dhe nuk po i
kontribuojmë zgjidhjes së problemit, por po e thellojmë problemin.
Prandaj, ne nuk kemi arsye ta kthejmë, e nëse dikush e di se cila është arsyeja, le ta thotë.
Këto arsye, të cilat po thuhen këtu, nuk qëndrojnë, sepse ne duhet të bëjmë nga pak edhe
vlerësime profesionale, e jo vetëm politike, siç po deklarohet këtu.
KRYETARI: Shikoni! Nuk kemi pse ta votojmë propozimin e Komisionit, sepse është i
qartë dhe për atë edhe është në rend dite. E kemi propozimin e tri grupeve opozitare që t‟i
kthehet Komisionit dhe Komisioni, në bashkëpunim me BQK-në ta kthejë këtë edhe një
herë. Pra, e kemi këtë mocion dhe ne po e hedhim në votim mocionin. Urdhëro! Fjalën e
ka deputeti Burim Ramadani, në emër të Aleancës.
BURIM RAMADANI: Faleminderit kryetar!
Vetëm edhe një herë sa për sqarim, për qëndrimin e Grupit Parlamentar të Aleancës.
Ne qëndrojmë bashkë në këtë propozim, i cili besojmë se duhet të vendoset në votim dhe
seanca të vendosë dhe Grupi Parlamentar i Aleancës do ta respektojë atë çfarë vendosë
seanca sot. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Atëherë, e votojmë kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar
të Lidhjes Demokratike.
(Reagim)
Jo, jo! Ju lutem! I lëmë fjalët! Ne e kemi propozimin dhe unë nuk mund t‟ia ndryshoj
propozimin kryetarit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike. Unë e hedh
propozimin në votim dhe asnjë fjalë nuk do të duhej ta kemi më.
(Ndërhyrje)
Page 155
155
Për këtë vendos seanca, prandaj nuk kemi nevojë të flasim. Lus deputetët dhe regjinë të
përgatiten për votim. Votojmë tash!
(Reagime)
Jo, jo! Votimi është kryer! 35 janë kundër, 28 për, prandaj mocioni nuk kalon.
(Ndërhyrje)
Edhe 3 bëjnë 31, por 35 janë më shumë.
(Partitë opozitare e lëshuan mbledhjen plenare, duke dalë nga salla.)
Të pranishëm në sallë janë 53 deputetë, e kjo do të thotë që nuk mund ta vazhdojmë
punën e seancës së sotme. Nesër Kryesia do ta shqyrtojë këtë çështje në mbledhjen e vet,
dhe seanca tjetër do të jetë javën tjetër. Por, përsëri nuk mund ta tejkalojmë pa vendosur
seanca për rendin e ditës, që e kishim sot në shqyrtim.
Mirupafshim në seancën e radhës!
* * * Vazhdimi i mbledhjes më 21 shkurt 2013
KRYETARI: Të nderuar deputetë,
I vazhdojmë punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës për pikat e
mbetura nga seancat plenare, të filluara më 31 janar, 1 e 7 shkurt 2013, dhe ajo më 14
shkurt 2013.
Konstatoj se në sallë e kemi kuorumin e mjaftueshëm për të filluar me punë.
Vazhdojmë me pikën e rendit të ditës:
- Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të
Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
Në mbledhjen plenare, të mbajtur më 1 dhe 7 shkurt 2013, pas paraqitjes së fjalës nga
kryetarja e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa, si dhe të kryetarëve të
grupeve parlamentare, Kuvendi nuk kishte kuorum për procedimin e mëtejshëm të kësaj
pike të rendit të ditës.
Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të
mbajtur më 19 shkurt 2013, e ka radhitur këtë pikë për shqyrtim të mëtejshëm në seancën
e sotme.
Është radha për kryetarët e grupeve parlamentare. Në emër të Partisë Demokratike, fjalën
e ka kryetari i grupit, Adem Grabovci.
Page 156
156
ADEM GRABOVCI: Faleminderit, kryetar!
Unë kisha kërkuar, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që
në pikën e parë të rendit të ditës të renditet debati, pastaj të hyjmë në dy pikat tjera, në të
cilat duhet të votojmë.
KRYETARI: Fjalën e ka kryetari i Grupit të Lidhjes Demokratike, deputeti Ismet Beqiri.
ISMET BEQIRI: Faleminderit, zoti kryetar!
Ne e kemi miratuar një rend të ditës në Kryesi dhe unë mendoj që nuk ka asnjë arsye ta
ndryshojmë. Sigurisht që seanca vendos, por ne jemi për atë që të procedohet sipas rendit
të ditës. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! “Vetëvendosja”, nënkryetari Glauk Konjufca.
GLAUK KONJUFCA: Lëvizja “Vetëvendosje” po ashtu është për atë që të vazhdohet
sipas rendit të ditës. Këto vërejtje do të mund të ishin dhënë atëherë kur është krijuar
rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë.
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Grupit të Aleancës, kryetari Ardian Gjini.
ARDIAN GJINI: Faleminderit, kryetar!
Nuk po shohim arsye dhe nuk na u dha arsye pse të ndryshohet rendi i ditës, kështu që
mendojmë se nuk ka arsye për këtë. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Koalicionit për Kosovë të Re, kryetarja Myzejene
Selmani.
MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, kryetar!
Duke marrë parasysh që debati mund të zgjasë më shumë, atëherë është e rrugës ndoshta
që debati të renditet më përpara.
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të SLS-së, kryetari Saša Milosavljeviš.
SAŠA MILOSAVLJEVIŠ: Hvala predsedniče!
Mi se slaţemo sa predlogom PDK-a da prva tačka dnevnog reda bude debata, a ne izbor
člana ovog borda.
KRYETARI: Në emër të Grupit “6+”, deputeti Albert Kinolli e ka fjalën.
ALBERT KINOLLI: Faleminderit, i nderuari kryetar!
Edhe Grupi Parlamentar “6+” pajtohet që në këtë seancë të startohet me pikën e dytë, me
debat parlamentar. Faleminderit!
KRYETARI: Atëherë na duhet një votim formal për mocionin e Grupit Parlamentar të
Partisë Demokratike.
Page 157
157
Prania me kartela është 77, prania fizike 88 deputetë.
Shkojmë në procedurën e votimit me elektronikë. Votojmë tash propozimin e Grupit
Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Regjia të bëhet gati për votim. Votojmë tash!
Konstatoj se me 44 vota për, 35 kundër dhe një abstenim miratohet kërkesa e Grupit
Parlamentar të Partisë Demokratike.
(Në vazhdim, seanca kaloi në pikën e rendit të ditës: Debat parlamentar, sipas kërkesës
së deputetit Bekim Haxhiu, i mbështetur edhe nga 19 deputetë, lidhur me gjendjen e
sportit në Kosovë, sipas rendit të ditës së datës 14 shkurt 2013, kurse më pas u shqyrtua
pika si në vijim.)
- Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të
Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
KRYETARI: Në mbledhjen plenare të mbajtur më 1 dhe 7 shkurt 2013, pas paraqitjes së
fjalës nga kryetarja e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa, si dhe të kryetarëve
të grupeve parlamentare, Kuvendi nuk kishte kuorum për procedimin e mëtejshëm të
kësaj pike të rendit të ditës.
Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të
mbajtur më 19 shkurt 2013, këtë pikë e ka radhitur për shqyrtim të mëtejshëm në seancën
e sotme plenare.
Në emër të Partisë Demokratike, kush e do fjalën? Jo. Në emër të Grupit Parlamentar të
Lidhjes Demokratike, fjalën e ka kërkuar kryetari i Grupit, Ismet Beqiri.
ISMET BEQIRI: Faleminderit, kryetar!
Ajo që e kemi thënë edhe më herët, në seancat paraprake, mbetet i njëjti qëndrim i LDK-
së , edhe për këtë pikë edhe për pikën tjetër, pra për dy pikat që janë në vijim e kemi
thënë dhe për opinionin po e përsërisim, nuk do të marrim pjesë në votim dhe nuk do të
votojmë për ata që janë me librezë partiake në këto dy borde të propozuara.
Prandaj, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk merr pjesë në votim, gjegjësisht e lëshon
seancën. Faleminderit!
KRYETARI: Faleminderit, Ismet! Në emër të “Vetëvendosjes”, nënkryetari i Kuvendit,
Glauk Konjufca e ka fjalën.
GLAUK KONJUFCA: Faleminderit, zoti Kryetar!
Çështja është e njëjta me atë të seancës së kaluar, kështu që qëndrimi është po ashtu i
njëjti. Këtu, në Kuvendin e Kosovës, po tentohet që nga partia në pushtet të instalohet një
praktikë e cila është e papranueshme për çfarëdo demokracie, për shkak se kur po kemi
Page 158
158
borde të pavarura të Republikës së Kosovës, në të cilët duhet të vijnë njerëz profesionalë,
partia në pushtet po i shkatërron votat në mënyrë që ta bllokojë procesin, siç është te rasti,
për shembull, me Gjykatën Kushtetuese. Kurse, kur po sjellin njerëz të tyre, me përkatësi
të qartë partiake, po kërkojnë që opozita t‟ua krijojë kuorumin.
Ne nuk pranojmë që të jemi pjesë e këtij kuorumi, prandaj edhe ne nuk mund të
qëndrojmë në sallë për këtë votim dhe e njëjta vlen edhe për pikën vijuese, për Agjencinë
Kosovare të Privatizimit.
KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Aleancës, kryetari i Grupit Ardian Gjini.
ARDIAN GJINI: Faleminderit, zoti kryetar!
Sikur herën e kaluar, ne po e përsërisim, Aleanca nuk e lëshon sallën më për tema të tilla,
e ruajmë të drejtën të votojmë sipas bindjes sonë për cilëndo çështje që vjen për votim.
Faleminderit!
KRYETARI: Ta marrim gjendjen e pranisë fizike. Adem Grabovci e ka kërkuar fjalën.
ADEM GRABOVCI: Faleminderit, kryetar!
Unë në emër të Grupit Parlamentar shpreh keqardhjen për veprimet që po i ndjek opozita.
Mendoj se nuk është në interes të institucioneve dhe të shtetit, po ashtu edhe të zhvillimit
ekonomik të vendit. Kemi të bëjmë me institucione shumë serioze dhe shumë të
rëndësishme.
Ajo që ne i bëjmë thirrje opozitës që të vlerësojë vërtet se a i plotësojnë kriteret e
nevojshme kandidatët e propozuar apo jo, ne kemi vlerësuar si grup parlamentar se
komisionet përkatëse e kanë bërë punën e tyre në mënyrë shumë korrekte dhe na kanë
ofruar njerëz me kredibilitet, njerëz me përgatitje adekuate profesionale që i plotësojnë të
gjitha kriteret e nevojshme për të udhëhequr me këto institucione dhe për të zhbllokuar
punën.
Sidoqoftë, ne e respektojmë, edhe pse nuk është e drejtë, e respektojmë vullnetin e
opozitës dhe unë mendoj se ne do të procedojmë më tutje. Ju faleminderit!
KRYESUESI: Të tjerë nuk ka të paraqitur për diskutim. Urdhëro, Ardian Gjini, replikë!
ARDIAN GJINI: Mendoj se nuk ka si të jetë më qartë se ne jemi opozitë, qëndrimi për
mos e lëshuar sallën është qëndrim për t‟ i ndihmuar këtij Kuvendi, për t‟ i ndihmuar
Kosovës, të mos na u trasuar kjo rrugë që besoj se nëse vazhdon kështu do të na zgjatë
me dekada. Faleminderit!
KRYETARI: Do ta lexoj një këshillë juridike. Neni 38 pika 2 e ligjit numër 03/L-209 për
Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ndër të tjera, parasheh që nga lista e
kandidatëve të propozuar, Kuvendi i Republikës së Kosovës përzgjedh 1 kandidat për
pozitën e anëtarit të Bordit të Bankës Qendrore. Pas zgjedhjes nga Kuvendi i Republikës
së Kosovës do t‟i dërgohet presidentes për miratim dhe emërim.
Page 159
159
Meqë janë të propozuar 3 kandidatë për pozitën e anëtarit joekzekutiv të Bordit të Bankës
Qendrore të Republikës së Kosovës, ndërsa me ligj nuk është përcaktuar mënyra dhe
forma e përzgjedhjes, votimi duhet të jetë i fshehtë, ndërsa për miratim kërkohet shumica
e deputetëve të pranishëm që votojnë , neni 51 pika 3 e Rregullores.
Për zbatimin e procedurës së votimit të fshehtë kërkohet krijimi i një komisioni votues
nga përbërja e deputetëve me mbështetje të zyrtarëve të administratës.
Tash e ftoj Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, që ta caktojë një kandidat për
Komisionin Zgjedhor.
ADEM GRABOVCI: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, e propozon Ramiz
Lladrovcin për anëtar të Komisionit.
KRYETARI: Mirë! LDK-ja nuk është këtu! “Vetëvendosja” nuk është këtu. Grupi
Parlamentar i Aleancës.
ARDIAN GJINI: Faleminderit kryetar! E propozojmë deputetin Bali Muharremaj.
KRYETARI: Faleminderit! Koalicioni për Kosovë të Re, kryetarja Myzejene Selmani e
ka fjalën.
MYZEJENE SELMANI: Faleminderit, kryetar!
Koalicioni për Kosovë të Re e propozon zonjën Sevdije Lama.
KRYETARI: Faleminderit! Grupi Parlamentar i SLS-së, Sasha Milosavleviq e ka fjalën.
SAŠA MILOSAVLJEVIŠ: Hvala predsedniče!
SLS predlaţe našeg eksperta za ove stvari, a to je Milivoje Stojanoviš!
KRYETARI: Dhe “6+”, fjalën e ka deputetja Duda Balje.
DUDA BALJE: Poslanika, Albert Kinolli!
KRYETARI: Atëherë, kush është për kandidatët e propozuar për Komision?
Faleminderit!
A ka kundër? 1 kundër.
Atëherë, me shumicë votash, miratohet dhe lus anëtarët e Komisionit t‟i zënë vendet e
tyre dhe administrata t‟i kryejë procedurat e nevojshme.
Kur filluam procedurën 67 deputetë ishin në sallë.
Adem Grabovci, Afërdita Berisha-Shaqiri, Afrim Hoti, Afrim Kasolli, Gëzim Kelmendi,
Agim Kuleta, Ahmet Isufi, Arben Fetoshi, Albana Gashi, Albin Kurti, Albulena Haxhiu,
Ali Sadriu, Albert Kinolli, Alma Lama, Anton Quni, Arben Gashi, Ardian Gjini, Armend
Page 160
160
Zema, Aurora Bakalli, Azem Syla, Bahri Thaçi, Arsim Bajrami, Bali Muharremaj, Berat
Buzhala, Behar Selimi, Amir Ahmeti, s‟është, Bekim Haxhiu, Biserka Kostiq, Blerim
Shala, Blerta Deliu-Kodra, Burim Ramadani, Danush Ademi, Daut Haradinaj, Donika
Kadaj-Bujupi, Duda Balje, Elmi Reçica, Emilija Rexhepi, Enis Kervan, Nait Hasani,
Eqrem Kryeziu, Etem Arifi, Fadil Demaku, Fatmir Limaj, Fatmir Xhelili, Jeton Svirca,
Flora Brovina, Florin Krasniqi, Ganimete Musliu, Glauk Konjufca, Goran Marinkoviq,
Nijazi Idrizi, Haki Demolli, Halit Krasniqi, Hamza Balje, Hydajet Hyseni-Kaloshi,
Hashim Deshishku, Hasime Krasniqi, Hykmete Bajrami, Emin Gërbeshi, Idriz Vehapi,
Imri Ahmeti, Ismet Beqiri, Jakup Krasniqi, Jasmina Zhivkoviq...
(Mbledhjen e kryeson, nënkryetari i Kuvendit, zoti Xhavit Haliti.)
...Jelena Bontiq, Justina Pula, Kymete Bajrami, Latif Gashi, Liburn Aliu, Lirije Kajtazi,
Lumnije Morina, Lutfi Haziri, Lutfi Zharku, Fikrim Damka, Kurtan Kajtazi, Suzan
Novobërdaliu, Mufera Shinik, Muhamet Mustafa, Mursel Halili, Myzejene Selmani,
Naser Osmani, Nazane Breca, Kymete Bytyqi, Sasha Milosavleviq, Petar Miletiq, Rada
Trajkoviq, Ramë Vataj, Ramiz Kelmendi, Ramiz Lladrovci, Rasim Demiri, Rexhep
Selimi, Rita Hajzeraj, Sabri Hamiti, Sadri Ferati, Safete Hadërgjonaj, Sala Berisha- Shala,
Sali Asllanaj, Salih Morina, Salije Mustafa, Sasha Gjokiq, Milivoje Stojanoviq, Sevdije
Lama, Shaip Muja, Skënder Hyseni, Boban Todoroviq, Sreten Ivanoviq, Teuta Haxhiu,
Teuta Sahatqija, Time Kadrijaj, Ukë Rugova, Vesimir Saviq, Vesna Mikiq, Visar Ymeri,
Vjollca Krasniqi, Vjosa Osmani, Valbona Dibra, Xhevahire Izmaku, Xhevdet Neziraj,
Zenun Pajaziti edhe Xhavit Haliti.
(Ndërprerje e incizimit)
Fjalën e ka Komisioni lidhur me konstatimin e votimit, zoti Lladrovci, në emër të
Komisionit.
RAMIZ LLADROVCI: Faleminderit, nënkryetar!
Pra, po fillojmë me numërimin.
Arsim Bruçaj, Bedri Peci, Bedri Peci, Skënder Kllokoqi, Arsim Bruçaj, Bedri Peci, Bedri
Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci,
Bedri Peci, e pavlefshme, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci,Bedri Peci, e pavlefshme,
Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Arsim Bruçaj,
Bedri Peci, Skënder Kllokoçi, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, e
pavlefshme, e pavlefshme, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci,
Bedri Peci, Bedri Peci, Arsim Bruçaj, e pavlefshme, Skënder Kllokoçi, Bedri Peci, Bedri
Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, e pavlefshme, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci,
e pavlefshme, e pavlefshme, Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci, e pavlefshme, Bedri Peci,
Bedri Peci, Bedri Peci, Bedri Peci.
KRYESUESI: Fjalën e ka zoti Lladrovci, për ta komunikuar rezultatin.
RAMIZ LLADROVCI: Të nderuar deputetë, ju njoftojmë se Komisioni votues për
zgjedhjen e anëtarit joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Page 161
161
paraqet raport për rezultatet e votimit për zgjedhjen e anëtarit joekzekutiv të Bordit të
Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 38 pika 2 të
ligjit numër 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe nenit 51 të
Rregullores së Kuvendit, Komisioni votues, i formuar me vendim të Kuvendit, më 21
shkurt 2013, në përbërje nga një përfaqësues të secilit grup parlamentar,
- Ramiz Lladrovci, Grupi Parlamentar i PDK-së,
- Bali Muharremaj, AAK,
- Sevdije Lama, AKR,
- Milivoje Stojanoviq, SLS, dhe
- Albert Kinolli, Grupi “6+”,
Komisioni votues pas votimit të fshehtë dhe numërimit të votave të deputetëve të
Kuvendit për zgjedhjen e anëtarit joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës
së Kosovës, në mbledhjen plenare të mbajtur më 21 shkurt 2013, konstaton si vijon:
Në votim kanë marrë pjesë 64 deputetë, të pavlefshme janë 9 fletëvotime.
Votat e fituara për kandidatet e propozuar, janë si në vijim:
- Bedri Peci, i ka fituar 48 vota;
- Arsim Bruçaj, i ka fituar 4 vota, dhe
- Skënder Kllokoçi, i ka fituar 3 vota.
Në bazë të rezultateve të votimit, në pajtim me nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, të nenit 38 pika 2 të ligjit numër 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës
së Kosovës dhe nenit 51 të Rregullores së Kuvendit, konstatohet se Bedri Peci, i
propozohet presidentes së Republikës së Kosovës për emërim, anëtar joekzekutiv i Bordit
të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Komisioni, Prishtinë, më 21 shkurt 2013. Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Pra, siç u tha edhe më parë, në bazë të raportit, Komisioni
votues ka konstatuar se Kuvendi duhet t‟ia propozojë zotin Bedri Peci, për anëtar
joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Në bazë të nenit 38 pika 2 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
vendimi i dërgohet Presidentes së Republikës për emërimin e anëtarit joekzekutiv të
Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
E përgatiti:
Njësia për Transkriptim dhe Lekturë