-
1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
PROCESVERBAL
Tiranë, më 17.06.2020, ora 15:00
Drejton mbledhjen:
Niko Peleshi – kryetar i Komisionit
Rendi i ditës:
1. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në
konventën e ndryshuar të
Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore
(EUTELSAT)”. (Komision
përgjegjës)
2. Shqyrtimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë
së Autoritetit të
Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)për vitin 2019”.
(Komision përgjegjës)
3. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II
të marrëveshjes së tregtisë
së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së
Turqisë të ratifikuar me ligjin nr.
9733, datë 14.05.2007në lidhje me përkufizimin e konceptit
“Produkte origjinuese” dhe
“Metoda e bashkëpunimit administrativ”. (Komision
përgjegjës)
Marrin pjesë:
Niko Peleshi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni,
Andrea Marto, Tatiana
Nurçe, Ilir Ndraxhi, Arben Pëllumbi, Robert Bitri, Dritan Bici,
Halil Jakimi, Arlind Çaçani,
Kujtim Gjuzi, Halit Valteri dhe Nimet Musaj.
Mungojnë:
Lefter Koka, Gjetan Gjetani, Klajdi Qama dhe Rrahman Rraja.
Të ftuar:
Eltar Deda –Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e
Infrastrukturës dhe Energjisë
Irena Malolli – Përfaqësuese e Ministrinë së Infrastrukturës dhe
Energjisë
Albiona Korita – Përfaqësuese e Ministrinë së Infrastrukturës
dhe Energjisë
Borana Kalemi – Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Flutura Shehi – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
-
2
HAPET MBLEDHJA
Niko Peleshi – Përshëndetje!
Duke ju kërkuar ndjesë, po e fillojmë me pak vonesëmbledhjene
Komisionit për
Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, e mërkurë, datë
17 qershor.
Sot në rendin e ditës kemi 3 pika.
Së pari, kemi projektligjin “Për aderimin e Republikës së
Shqipërisë në konventën e
ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve
Satelitore (Eutelsat)”. Zoti
Pëllumbi është relator.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
është propozuese e
projektligjit. Në mbledhje marrin pjesë zoti Eltar Deda, drejtor
i Përgjithshëm, zonja Irena
Malolli dhe zonja Albiona Korita.
Në rast se zoti Pëllumbi është dakord, po ua kaloj menjëherë
fjalën përfaqësuesve të
ministrisë për një prezantim të përmbledhur, sintetik të
projektligjit, më pas vazhdojmë me
pyetjet dhe komentet.
Urdhëroni, zoti Eltar!
Eltar Deda – Përshëndetje, zoti kryetar!
Përshëndetje, të nderuar deputetë!
Së pari, ju uroj të jeni mirë nga ana shëndetësore në këtë
situatë ku jemi familjarisht të
gjithëve!
Më lejoni që, në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe
Energjisë, të paraqesim
projektligjin“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në
konventën e ndryshuar të
Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore
(Eutelsat)”.
Ky projektligj ka si qëllim aderimin e Republikës së Shqipërisë
në konventën e
ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve
Satelitore, Eutelsat, dhe është
propozim i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë,bazuar në
nenin 5 të ligjit nr. 9918, datë
19.05.2008,“Për komunikimet elektronike në Republikën e
Shqipërisë”,i ndryshuar”.
Marrëveshja operacionale që përcaktoi Eutelsat, organizata
europiane, u hap në Paris
më 15 korrik 1982 dhe ka hyrë në fuqi më 1 shtator 1985.
Shqipëria është bërë anëtare e
Eutelsatit në vitin 1992. Organizata Europiane e
Telekomunikacioneve Satelitore, Eutelsat, e
përbërë nga 49 shtete anëtare, me miratimin e asamblesë së
palëve, ka miratuar konventën e
ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve
Satelitore në nëntor të vitit
1999. Konventa e ndryshuar ka hyrë në fuqi përfundimtare më 28
nëntor 2002. Kjo konventë
-
3
është ratifikuar dhe është pranuar nga 44 shtete të saj.
Shqipëria është një nga shtetet që nuk
ka aderuar ende në konventën e ndryshuar.
Miratimi i këtij projektligji synon përmbushjen e detyrimeve që
rrjedhin nga
angazhimet në marrëveshjen ndërkombëtare, ku Shqipëria aderon në
fushën e komunikimeve
elektronike.
Projektligji është në përputhje me angazhimet e qeverisë për
përmbushjen
edetyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja ndërkombëtare, ku
Shqipëria aderon. Në të njëjtën
kohë është edhe në përputhje me Kushtetutën, konkretisht me
nenin 121, ku përcaktohet:
“Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjes ndërkombëtare nga
Republika e Shqipërisë bëhet
me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me miratimin,
ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin
e ligjeve”. Për më tepër, ju i keni edhe materialin, me të cilin
jeni njohur dhe ne bashkë me
drejtoreshën jemi të hapur dhe të gatshëm për të dëgjuar çdolloj
pyetjeje që ju mund keni ju.
Niko Peleshi– Faleminderit, zoti Deda!
Zoti Pëllumbi.
Arben Pëllumbi – Në fakt, zoti Deda i tha në përgjithësi pikat e
këtij projektligji. E
vetmja gjë që doja të shtoja për t’i qartësuar edhe pak kolegët
është fakti se nga viti’99, kur
filloi diskutimi i ndryshimit të kësaj konvente deri në vitin
2002, ka pasur debate të
ndryshme për faktin se midis viteve ’96 dhe ’97 shumica e
kompanive përfaqësuese të
shteteve përkatëse në këtë konventë, që në përgjithësi ishin
kompanitë e telekomunikacionit,
edhe ne në fillim kemi qenë të përfaqësuar nga Albtelekomi,
filluan të privatizohen. Në këto
kushte, duke qenë se kjo është një konventë që ka përbërje
ndërqeveritare, pra grupimi i
palëve është një grupim qeveritar dhe ndërqeveritar, u pa e
nevojshme ndryshimi i kësaj
konvente, pra amendimi i saj. Në vitin 2002 hyri në fuqi, duke
zbatuar ligjet e Francës.
Është e rëndësishme të themi se nga viti 2002 deri në vitin
2020, neende nuk e kemi
firmosur këtë marrëveshje, edhe pse, në fakt, Radiotelevizioni
Shqiptar, na përfaqëson sot në
Eutelsat SA, që është kompania ere që u themelua pas Eutelsatit.
Ideja është se duhet t’i
transferojmë aksionet nga kompania e parë, pra nga Eutelsati tek
Eutelsat SA. Këshilli
Drejtues i Radiotelevizionit e ka aprovuar kalimin e aksioneve
nga njëra kompani tek tjetra;
ngelet thjesht që ta ratifikojmë dhe të jemi dakord,sepse, në
bazë të Kushtetutës, duke qenë
marrëveshje ndërkombëtare, është parlamenti i cili duhet të
vendosë në fund fare.
Kjo është nismë e Këshillit të Ministrave dhe ne jemi komision
përgjegjës. Meqenëse
nuk kemi asnjë lloj efekti në buxhetin e shtetit dhe e kemi të
nevojshme që ta firmosin këtë,
përveç shërbimeve që ofron Eutelsat SA për shërbimet satelitore
të komunikacioneve, unë i
ftoj kolegët që ta miratojnë këtë projektligj.
-
4
Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Pëllumbi!
A ka pyetje apo diskutime në lidhje me projektligjin?
Në qoftë se nuk ka, së pari, do t’u lutesha kolegëveqë
tëaktivizojnë edhe videon, sepse
një pjesë janë vetëm në audio dhe të kalojmë në miratimin në
parim. Kush është dakord në
parim me projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë
në konventën e ndryshuar të
Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore
(Eutelsat)”?
Ju lutem, aktivizoni videon, sepse nuk i shikoj zotin Pëllumbi,
zotin Baraj, zotin
Valteri dhe zotin Beqaj!
Ilir Beqaj – Nuk më aktivizohet video. Nuk e di çfarë ka
kompjuteri në këtë moment.
Niko Peleshi – Atëherë, me zë nëse jeni, pro apo kundër.
Kush është dakord, ta thotë me zë.
Ilir Beqaj – Dakord.
Arben Pëllumbi – Dakord.
Niko Peleshi – Valteri është dakord.
Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.
Miratohet në parim.
Kalojmë në diskutimin dhe votimin nen për nen.
Në rast se nuk ka pyetje apo diskutime për nenin 1, kush është
dakord me nenin 1?
Zoti Beqaj?
Ilir Beqaj – Dakord.
Niko Peleshi – Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.
Miratohet neni 1.
Neni 2. Kush është dakord me nenin 2? Kundër? Nuk ka. Abstenim?
Nuk ka.
Miratohet neni 2.
Kalojmë në votimin në tërësi.
Kush është dakord në tërësi me projektligjin? Kundër? Nuk ka.
Abstenim? Nuk ka.
Miratohet në tërësi.
Falënderoj përfaqësuesit e ministrisë!
-
5
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
PROCESVERBAL
Tiranë, më 17.06.2020, ora 15:07
Drejton mbledhjen:
Niko Peleshi – kryetar i Komisionit
Rendi i ditës:
2. Shqyrtimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë
së Autoritetit të
Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2019”.
(Komision përgjegjës)
Marrin pjesë:
Niko Peleshi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni,
Andrea Marto, Tatiana
Nurçe, Ilir Ndraxhi, Arben Pëllumbi, Robert Bitri, Dritan Bici,
Halil Jakimi, Arlind Çaçani,
Kujtim Gjuzi, Halit Valteri dhe Nimet Musaj.
Mungojnë:
Lefter Koka, Gjetan Gjetani, Klajdi Qama dhe Rrahman Rraja.
-
6
Niko Peleshi – Vazhdojmë me pikën tjetër të rendit të ditës, që
është shqyrtimi i
projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit
të Komunikimeve Elektronike
dhe Postare (AKEP)për vitin 2019”.
A kemi përfaqësues nga AKEP-i?
Zoti Pëllumbi,si relator, a do të bëni një prezantim të
projektrezolutës?
Arben Pëllumbi – Zoti kryetar, ju dëgjoj, por nuk e kam marr
këtë projektrezolutë
dhe nuk jam në dijeni të kësaj pike. Në materialin që unë kam dy
pika kishim për sot.
Niko Peleshi – Kemi 3 pika në material: është rezoluta dhe pika
e tretë është
marrëveshja“Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të
marrëveshjes së tregtisë së lirë
ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë. Kjo
është pika e tretë.
Arben Pëllumbi – Ky është informacioni që unë kam.
Niko Peleshi –A jeni dakord, zoti Pëllumbi, që ta lexoj unë
projektrezolutën?
Arben Pëllumbi – Dakord,zoti kryetar!
Niko Peleshi – Ose, në qoftë se mendoni se nuk jemi gati, mund
ta shtyjmë edhe për
herë tjetër.
Arben Pëllumbi – Jo, projektrezoluta është gati,vetëm se unë
tani nuk e kam
materialin përpara dhe nuk e dija që e kishim sot si pikë.
Niko Peleshi –Do ta shpërndajmë edhe një herë në WhatsApp, sepse
në email ju ka
ardhur, të paktën kështu më thuhet, por ndoshta ka ndonjë
problem teknik.
Ndërkohë, unë po e lexoj projektrezolutën dhe për pak sekonda do
ta keni edhe ju
elektronikisht.
Projektrezolutë“Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të
Komunikimeve
Elektronike dhe Postare për vitin 2019”
Kuvendi i Shqipërisë, duke njohur AKEP-in, si autoritet i
pavarur në mbikëqyrjen e
tregut të komunikimeve elektronike dhe postare, si dhe për
ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet
interesave të konsumatorëve, shtetit dhe sipërmarrësve në këtë
sektor, duke pasur parasysh që
tregu i komunikimeve elektronike dhe postare ka shënuar
zhvillime pozitive në drejtim të
përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, që u ofrohen
përdoruesve, duke ndjekur trendin drejt
shërbimeve të bazuara në internet dhe rritjes së shërbimeve
postare nga tregtia elektronike (e-
commerce); duke pasur parasysh që investimet në infrastrukturën
e rrjeteve celularë shënuan
nivelin rekord të 10 vjetëve të fundit, duke arritur në shifrën
rreth 6,35 miliard lekë, nga rreth
4 miliardë në vitin 2018; duke pasur parasysh nevojën e
rishikimit dhe përditësimit të
dispozitivit ligjor dhe material, që siguron dhe garanton të
tashmen dhe të ardhmen e
komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë; duke pasur
parasysh që kemi një
-
7
rritje të treguesve financiarë të operatorëve celularë për vitin
2019, gjë e cila ndikon në
mënyrë të konsiderueshme mundësinë e operatorëve për të rritur
investimet dhe për të
përmirësuar teknologjitë në funksion të rritjes së cilësisë së
shërbimit për konsumatorët
fundorë; duke konsideruar se procesi i analizës së tregut me
shumicë i akses-origjinimit të
thirrjeve në rrjetet celulare është një proces, i cili ka
filluar që në fillim të vitit 2018 dhe ka
pasur vonesa dhe shfuqizime të vendimeve të Këshillit Drejtues
të AKEP-it, me gjithë
rekomandimet përkatëse në rezolutë, ka marrë në shqyrtim
veprimtarinë e Autoritetit të
Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) gjatë vitit
2019.
Kuvendi i Shqipërisë vlerëson vendimmarrjen lidhur me dhënien në
përdorim e
frekuencave të brezit 800 MHz, për dy sipërmarrësit e telefonisë
celulare, si dhe
vendimmarrje të tjera apo politika rregullatore nga ana e
AKEP-it, të cilat kanë sjellë
investime në teknologji të reja nga operatorët në treg, duke
bërë të mundur përmirësimin e
shërbimeve për përdoruesit; vlerëson bashkëpunimin me aktorët
brenda vendit, si dhe me
Autoritetin Rregullator të Republikës së Kosovës (ARKEP) për
implementimin me sukses të
marrëveshjes për lehtësimin e tarifave të roaming me Republikën
e Kosovës; vlerëson
bashkëpunimin rajonal në kuadër të iniciativës së Ballkanit
Perëndimor, e cila u finalizua me
nënshkrimin e marrëveshjes për reduktimin e çmimeve të
shërbimeve roaming në rrjetet
publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit
Perëndimor; vlerëson punën e
bërë nga AKEP-i lidhur me diskutimin e opinioneve me ekspertë të
Komisionit Europian në
nivel teknik, në takime dypalëshe, si dhe në takimet e forumeve
të BEREC-së lidhur me
tregun me shumicë të aksesit dhe origjinimit të thirrjeve në
rrjetet celulare; vlerëson analizën
e bërë nga AKEP-i lidhur me shkaqet që çuan në daljen nga tregu
i rregulluar i një operatori,
gjë e cila ka sjellë zvogëlimin nga 4 në 3 operatorë, duke
vijuar në këtë mënyrë trendin rritës
të indeksit të përqendrimit të tregut, si dhe rritjen e
kapaciteteve konkurruese të dy
sipërmarrësve me peshën më të madhe në treg përmes marrjes së
50% me 50% të të drejtave
të përdorimit të frekuencave që zotëronte sipërmarrësi Plus
Communicationsh.a; vlerëson
bashkëpunimin me MIE-në dhe me Autoritetin e Medieve Audiovizive
(AMA) për
finalizimin e procesit të lirimit të brezit 700 MHz, sipas
rekomandimeve të BE-së, përmes
pjesëmarrjes në grupe të përbashkëta ekspertësh, si dhe krijimin
e një grupi pune nga ana e
AKEP-it për hartimin e një studimi lidhur me implementimin dhe
sfidat e teknologjisë 5G;
vlerëson monitorimet e kryera nga AKEP-i lidhur me nivelin e
rrezatimeve të telefonisë
celulare, duke iu përgjigjur edhe kërkesave, të cilat kanë
ardhur nga palët e interesuara, që
kanë ngritur shqetësimin për prezencën e antenave celulare në
afërsi të ambienteve të punës
ose banimit, gjithashtu, vlerëson si shumë pozitiv faktin që
rezultatet e këtyre matjeve deri
-
8
tani tregojnë se nivelet e rrezatimeve të emetuara nga antenat
celulare nuk e tejkalojnë pragun
e sigurisë të përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar për
Mbrojtjen nga Rrezatimi Jonizues
(ICNIRP); vlerëson punën e bërë nga AKEP-i lidhur me
konsolidimin nga 3 në 1 të
rregulloreve aktuale për mbrojtjen e konsumatorëve dhe
përdoruesve të shërbimeve të
komunikimeve elektronike publike, e cila është ne fazën
përfundimtare të miratimit.
Njëkohësisht vlerëson edhe punën e bërë për konsolidimin e
rregulloreve, që kanë të bëjnë
me aktorët e tjerë në tregun e komunikimeve elektronike dhe
postare.
Kuvendi i Shqipërisë kërkon që Autoriteti i Komunikimeve
Elektronike dhe Postare
(AKEP) për vitin 2020 të angazhohet në këto drejtime:
Duke pasur parasysh rëndësinë e procesit të analizës së tregut
me shumicë të akses-
origjinimit të thirrjeve në rrjetet celulare, Këshilli Drejtues
i AKEP-it, në vendimmarrjen për
dokumentin përfundimtar të tregojë profesionalizëm në shqyrtimin
e rekomandimeve të
Autoritetit të Konkurrencës dhe komenteve të aktorëve në treg,
duke iu referuar edhe
praktikave më të mira të BE-së dhe BEREC-së.
Pas përfundimit të procesit të konsultimit publik lidhur me
“Analizën e tregut të
telefonisë celulare për tregjet me shumicë të terminimit të
thirrjeve në rrjetet celulare,
përfshirë terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare”, AKEP-i
të vlerësojë me
profesionalizëm opinionet e aktorëve në treg, si dhe
rekomandimet e Autoritetit të
Konkurrencës për të marrë vendime sa më të drejta dhe në
përputhje me legjislacionin në
fuqi.
AKEP-i, duke pasur parasysh që gjatë vitit 2020 duhet bërë
rishikimi për caktimin e
ofruesit të shërbimit universal postar, duhet të kryejë një
analizë të strukturës të tregjeve
postare. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh që Komisioni
Europian do të kryejë rishikim
të direktivave të shërbimit postar, ku priten ndryshime për sa i
përket Shërbimit Universal
Postar gjatë analizës së tregjeve postare, AKEP-i të ketë në
vëmendje edhe ndryshimet e
direktivave nga KE-ja.
AKEP-i duhet të punojë për reformimin e kuadrit ligjor të
komunikimeve elektronike,
në funksion të implementimit të kodit të ri të komunikimeve
elektronike, si dhe për forcimin
dhe garantimin e pavarësisë institucionale.
AKEP-i, në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit, të vijojë të
monitorojë dinamikën e
ecurisë së problemit të dorëzimit të pakove në adresën e
individit nga Posta Shqiptare, ssi një
kërkesë ligjore dhe e drejtë e konsumatorit, e cila, edhe pas
rekomandimeve të AKEP-it,
vijon të mbetet problem, duke sjellë mosdorëzimin e një pjese të
mirë të pakove në adresë të
marrësit, por dorëzimin e tyre pranë zyrave postare. Gjithashtu,
AKEP-i duhet të monitorojë
-
9
dinamikën e ecurisë së problemit të tarifave dhe kostove shtesë,
që u kërkohet konsumatorëve
për marrjen e pakove nga Posta Shqiptare, duke kërkuar që në
programin ekonomiko-
financiar të vitit 2020 të Postës, të hiqet tarifa e dorëzimit
të objekteve postare e kolipostare, e
cila është në kundërshtim me frymën e ligjit dhe parimet e
Rregullores së Shërbimit Postar
Universal.
AKEP-i duhet të punojë për miratimin dhe implementimin e kuadrit
të ri rregullator
për mbrojtjen e konsumatorit/përdoruesit, si dhe të kryejë një
proces këshillimi publik për
përdoruesit me aftësi të kufizuar dhe ata me të ardhura të
ulëta.
Pas miratimit të rregullores përkatëse, përfshirë edhe
përcaktimet për regjistrin “Do
not call me”, duhet të punojë për implementimin e regjistrit,
bazuar në praktikat më të mira
ndërkombëtare, për të rregulluar aktivitetet e telemarketuesve,
që bëjnë thirrje telefonike të
padëshiruara për individë privatë. Implementimi i këtij
regjistri do të mundësojë përdoruesit
që të bëjnë “opt-out”, pra të mos marrin thirrje të pakërkuara
nga kompanitë e
telemarketingut.
AKEP-i duhet të luajë një rol proaktiv, duke bërë propozime
konkrete për nevojën e
akteve nënligjore për trajtimin e thirrjeve drejt numrit 112 dhe
numrave të tjerë të
emergjencave, si dhe të vijojë bashkëpunimin me institucionet e
tjera shtetërore për të bërë të
mundur implementimin në të gjithë Shqipërinë të përdorimit të
numrit të emergjencës 112, si
një kërkesë e përsëritur si në rekomandimet e Kuvendit të
Shqipërisë, ashtu edhe në
rekomandimet e raportprogresit të KE-së. Kjo është rezoluta.
Fjala për anëtarët e komisionit.
Zoti Pëllumbi e ka fjalën, pastaj zoti Beqaj dhe zoti Gjuzi.
Arben Pëllumbi - Faleminderit, kryetar!
Ju falënderoj që e lexuat të plotë të gjithë
projektrezolutën!
Në përgjithësi në projektrezolutë janë evidentuar arritjet që ka
pasur AKEP-i gjatë
vitit 2019, siç edhe ne i vumë në dukje në diskutimin që patëm
me kryetarin e AKEP-it, ku
njëkohësisht sugjerojmë që për vitin 2020 të zgjidhen pikat, të
cilat janë në implementim e
sipër ose që nuk janë implementuar, siç është numri 112 dhe
regjistri “Do not call me”.
Unë e shoh projektrezolutën të plotë me detyrat që AKEP-i duhet
plotësojë gjatë këtij
viti dhe për këtë ftoj kolegët që ta votojnë.
Niko Peleshi- Zoti Beqaj, fjala për ju.
Ilir Beqaj- Kryetar, unë kam për të thënë dy gjëra lidhur me
projektrezolutën.
Kur ne shprehemi që kërkojmë nga AKEP-i të tregojë
profesionalizëm, më duket jo e
përshtatshme, sepse detyra e tij është që të ketë
profesionalizëm. Ne nuk thamë që vjet nuk ka
-
10
pasur profesionalizëm, prandaj duhet të vijmë në këtë pikë. Pra,
janë dy momente, ku mendoj
se duhet rregulluar gjuha e shprehur. Ky është një sugjerim nga
ana ime.
Në një vend thuhet që ne kërkojmë të ketë parasysh edhe
rregulloret e BE-së. Unë
mendoj se nuk duhet të thuhet: “T’i ketë parasysh edhe
rregulloret e BE-së”, por të thuhet:
“T’i ketë parasysh rregulloret e BE-së”, sepse ne presim të na
çelen negociatat dhe nuk kemi
pse t’i kemi marrëdhëniet me BE-në me “edhe”, ato janë mustpër
ne.
U kërkoj ndjesë kolegëve, por për pjesën e postës, zoti kryetar,
sugjeroj që ta shtyjmë
mbledhjen për një moment të dytë, në mënyrë që të kemi edhe
opinionin e përfaqësuesve të
postës!
Niko Peleshi - Zoti Beqaj, mbaruat?
Ilir Beqaj- Po.
Niko Peleshi - Zoti Gjuzi, fjala për ju.
Kujtim Gjuzi- Faleminderit, zoti kryetar!
Vonesa nuk ishte imja personale, ishte moment teknik, por jam
duke ju ndjekur. Kaq
kisha, doja t’ju informoja, sepse kemi edhe kuorumin.
Niko Peleshi - Pa merak. Faleminderit për pjesëmarrjen!
Po, zoti Pëllumbi.
Arben Pëllumbi- Në rezolutë nuk thuhet që AKEP-i duhet të
tregojë profesionalizëm,
atëherë, në rezolutë nuk bëhet fjalë që AKEP-i duhet të tregojë
profesionalizëm, por bëhet
fjalë që duhet të shqyrtojë dhe të interpretojë me
profesionalizëm. Këtu është fjala kur bëjmë
analizën e tregjeve të shumicës dhe të shërbimeve, sidomos në
telefoninë mobile. Kështu që
ndoshta fjala mund të rregullohet, siç sugjeron zoti Beqaj, por
qëllimi është i tillë, duke qenë
që këta nuk e kanë detyrë të mirëfilltë të tyre, por, kur e
shqyrtojnë dhe e analizojnë këtë treg,
duhet profesionalizëm, megjithatë jam i hapur për çfarëdolloj
konsensusi për këtë pjesë.
Për sa i përket çështjes së postës shqiptare, ligji është i
qartë, por ato vetëm nuk kanë
arritur të rregullojnë anën e bilancit të tyre, të të ardhurave
dhe shpenzimeve. Pra, ne nuk
kemi pse të pyesim postën a është dakord ose çfarë mendimi ka,
sepse posta është e detyruar,
në bazë të ligjit që është aprovuar në Kuvendin e Shqipërisë, ta
bëjë kështu siç i thotë AKEP-i
dhe siç i sugjerojmë edhe ne qoftë në rezolutën e vjetshme,
qoftë në këtë rezolutë.
Për sa i përket përdorimit të lidhëzës “edhe”, jam dakord mund
ta heqim dhe ta lemë
që duhet të implementojmë konventat europiane, sepse rruga jonë
është ajo dhe sa më shumë
t’u referohemi këtyre konventave, aq më mirë është.
Niko Peleshi – Po, zoti Beqaj.
-
11
Ilir Beqaj – Kryetar, unë nuk po them se kjo që kemi thënë këtu
është e pabazë, e
pavërtetë, e panevojshme dhe e pa mbështetur në ligj, por,
pavarësisht se ne e kemi shkruar
vjet dhe nuk është bërë, unë dua të di opinionin e postës se
çfarë ka ndodhur. Unë nuk po
them ta heqim paragrafin, por miratimin ta bëjmë pasi të kemi
dëgjuar edhe mendimin e
përfaqësuesit të postës. Në rastin e ERE-s, për shembull, ne
kemi kërkuar opinion edhe nga
operatorët e energjisë para se të vendosnim. Unë nuk besoj se
këshilli drejtues i postës, si
sh.a, apo drejtori bëjnë rezistencë për të zbatuar ligjin. Unë
nuk po them të bëjmë një seancë
nesër apo një mbledhje enkas për këtë gjë. Javën e ardhshme në
një mbledhje tjetër,
praktikisht për këtë çështje, e cila, sipas mendimit tim, jo se
ka mbetur pa zgjidhje, por, para
se të shprehem, unë dua të di edhe opinionin e postës.
Niko Peleshi – Po, zoti Pëllumbi.
Arben Pëllumbi – ...I ka vënë edhe gjoba, pra janë të detyruar
ta bëjnë këtë gjë. Pra,
në qoftë se nuk e kanë bërë deri tani, duhet ta bëjnë medoemos.
Ligji është i qartë dhe nuk
kemi për çfarë ta pyesim postën, sepse posta e ka ligjin para
dhe duhet ta zbatojë. AKEP-i e
kontrollon, nëse ka rezultuar që ata nuk e kanë zbatuar siç
duhet ligjin, të cilin e kanë për
detyrë ta zbatojnë, për këtë edhe janë gjobitur. Posta ka
probleme, por këto janë problemet e
saj dhe ne nuk kemi pse të gjykojmë problemet e postës, ne
postës i kërkojmë vetëm të
zbatojë ligjin.
Niko Peleshi – Ndërkohë, patjetër që edhe AKEP-i ka pasur një
komunikim me
postën dhe ka marrë një argumentim nga posta për çështjen e
buxhetit dhe këtë gjë na e ka
sqaruar AKEP-i. Posta thotë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për
të përballuar dërgimin e
kolipostave deri në adresë, kështu që rekomandimi ynë adreson
pikërisht atë çfarë thotë Posta
Shqiptare, pra le ta parashikojmë në buxhet, në mënyrë që ta
korrigjojmë. Kështu, si unë,
ashtu edhe zoti Pëllumbi, nuk besoj se kemi lënë ndonjë gjë pa
sqaruar ose çfarë mund të na
thotë Posta Shqiptare më shumë... Ne e kemi të qartë që duhet ta
përfshijmë në rezolutë, në
mënyrë që të zbatohet në vazhdimësi për vitin që vjen.
Ndërkohë, dua të sjell në vëmendje edhe diskutimin që bëmë për
kabllot ajrore, e cila
nuk është në projektrezolutë, por propozoj ta fusim; le të jetë
blloku i tretë nga fundi. Pra,
para dy paragrafëve të fundit, të fusim një paragraf tjetër, i
formuluar kështu: “Duke e
konsideruar problemin e kabllove ajrore dhe atyre të vendosura
në shtyllëzimet elektrike, si
dhe përdorimin e përbashkët të infrastrukturës si një problem, i
cili vijon të mbetet shqetësues
me të gjitha përmirësimet që ka pasur, AKEP-i ta ndjekë me
prioritet këtë problematikë, duke
koordinuar punën edhe me aktorët e tjerë në këtë proces, siç
janë organet e pushtetit vendor,
OSHEE-ja dhe sipërmarrësit e rrjeteve të komunikimeve
elektronike”. Në rast se do të jeni
-
12
dakord dhe meqenëse e diskutuam herën e kaluar edhe me
përfaqësuesit e AKEP-it. ta
përfshijmë te rekomandimet e rezolutës.
A ka ndonjë pyetje?
Arben Pëllumbi – Unë do të doja t’i bëja dy ndryshime të vogla
kësaj që sapo ju
thatë, kryetar, por është thjesht çështje drejtshkrimore dhe
mund ta rregullojmë pastaj me
specialistët e komisionit.
Niko Peleshi – Në rregull, nëse është çështje drejtshkrimore, do
ta shikojmë kur ta
zbardhim.
Arben Pëllumbi – Po, është diçka e vogël, pra nuk e ndryshon
thelbin.
Niko Peleshi – Atëherë, propozoj ta hedhim në votë me dy-tri
ndryshime të vogla.
E para, duke përfshirë paragrafin që lexova, që lidhet me
kabllot elektrike; e dyta,
duke hequr lidhëzën “edhe” në faqen e dytë te fjalia e fundit,
ku thuhet: “Komisioni Europian
do të kryejë rishikimin dhe direktivat e shërbimit postar, ku
priten ndryshime për sa i përket
shërbimit universal postar. Gjatë analizës së tregjeve postare,
AKEP-i të ketë në vëmendje
edhe ndryshimet e direktivave nga Komisioni Europian.” Ne do ta
bëjmë: “ ...të ketë në
vëmendje ndryshimet e direktivave nga Komisioni Europian.”, pra
do të heqim lidhëzën
“edhe”.
Unë jam dakord me zotin Beqaj për sa i përket fjalës
“profesionalizëm” sepse
vetëkuptohet, pra nuk ka nevojë ta thotë rezoluta që duhet të
tregojë profesionalizëm në
shqyrtimin e rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës apo
edhe në një paragraf tjetër,
ku thuhet: “AKEP-i të vlerësojë me profesionalizëm opinionet e
aktorëve në treg, si dhe
rekomandimet ...”. Pra, unë mendoj që ta heqim fjalën
“profesionalizëm” në të dy paragrafët.
Atëherë, kush është dakord me projektrezolutën?
Zoti Beqaj, keni diçka për të thënë?
Po, urdhëroni.
Ilir Beqaj– Edhe një herë, ju lutem: unë për vete nuk jam i
bindur për të votuar sot
për paragrafin e postës. Unë dhe ju pronarin e postës e kemi
koleg dhe do të doja që ta
dëgjonim edhe atë.
Niko Peleshi – Në cilin forum e kemi koleg?
Ilir Beqaj– Urdhëro?
Niko Peleshi – Koleg në cilin forum?
Ilir Beqaj – Unë besoj se çdo ministër është i barabartë me
deputetët, apo jo?
Përfaqësues i shtetit sot është një ministër, që është pronari i
Postës Shqiptare.
Niko Peleshi – Ju e keni fjalën për ministren që mbulon
postën.
-
13
Ilir Beqaj– Po, e kam për ministren, zonjën Denaj.
Niko Peleshi – Po, ju kuptoj për ministren e Ekonomisë.
Ilir Beqaj – Pra, unë do të doja që ta dëgjoja ministren e
Ekonomisë. Kjo nuk është
punë drejtori poste, por është punë pronari në këtë rast.
Niko Peleshi – Edhe një herë e theksoj dhe insistoj që nuk besoj
se është një çështje
që ia vlen ta shtyjmë miratimin e rezolutës, sepse është e
qartë. Posta e pranon dhe është një
çështje që kërkon korrektim në buxhet dhe këtë informacion e
kemi marrë nga AKEP-i dhe
po e përfshijmë në rezolutë. Pra, nuk ka çfarë të na thotë më
shumë se kaq ministrja, do të na
thotë të njëjtën gjë që nuk kemi parashikuar buxhet të
mjaftueshëm për të çuar kolipostat deri
në adresë, apo jo?
Person M – Në buxhetin e tyre ka një zë dhe ata presin të
ardhura pikërisht nga kjo
gjë, pra nëse ata marrin lekët. Duhet ta heqin këtë zë nga
buxheti i vitit 2020, në mënyrë që të
bëhet i mundur të realizohet ky shërbim pa pagesë.
Niko Peleshi – Edhe një herë për ta saktësuar, ndjesë për
pasaktësinë. Problemi është
shumë teknik dhe shumë burokratik në fakt. Posta Shqiptare ka
sqaruar se në projektbuxhetin
e saj ka parashikuar të ardhura nga marrja e kolipostave nga
qytetarët te zyrat postare. Në rast
se do t’i çojnë deri në destinacion, pra deri në adresë, nuk do
të realizohen në këtë pikë të
buxhetit, thotë Posta Shqiptare. Pra, i duhet thjesht që në
buxhetin e rishikuar ta heqë këtë zë
dhe kaq; është një gjë shumë teknike që nuk besoj se ia vlen të
thërrasim ministren dhe të
shtyjmë edhe vendimmarrjen.
Zoti Pëllumbi, si relator, a mund të më korrigjoni?
Arben Pëllumbi – Është pikërisht kështu. Posta Shqiptare ka
parashikuar një të
ardhur në buxhetin e saj, e cila vjen nga tërheqja e kolipostave
nga qytetarët. Ajo duhet të
rishikojë buxhetin. A do të ndryshojnë tarifat apo se si do ta
rishikojë këtë gjë, është puna e
saj dhe është detyra e saj operative ta bëjë këtë gjë. Ne kemi
për detyrë që nëpërmjet AKEP-it
ta detyrojmë postën të zbatojë ligjin.
Niko Peleshi – A ka ndonjë mendim tjetër, ndonjë propozim, apo
pyetje? Nuk ka.
Atëherë, e hedhim në votë projektrezolutën me dy-tri ndryshime,
të cilat po i përsëris
edhe një herë: heqim fjalën “profesionalizëm” në dy paragrafët,
të tretin nga fundi dhe të
dytin në fund të faqes së dytë; heqim lidhëzën “edhe” në fjalinë
e fundit në faqen e dytë;
shtojmë një paragraf lidhur me kabllot ajrore, të cilin nuk po e
lexoj përsëri, pasi e lexova pak
më parë, me një korrigjim drejtshkrimor, që do të bëhet në
zbardhje, në bashkëpunim edhe
me relatorin, zotin Pëllumbi.
-
14
Kush është dakord për miratimin e projektrezolutës “Për
vlerësimin e veprimtarisë së
Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin
2019”? Kundër?
Kujtim Gjuzi – Jam unë kundër.
Niko Peleshi – 1 votë kundër. Abstenim? Nuk ka.
Miratohet projektrezoluta.
Ilir Beqaj – Zoti kryetar, unë nuk mora pjesë në votim.
NikoPeleshi – Dakord, ne kuorumin e kishim.
Ilir Beqaj – Jo, jo, kuorumi është, por kam hallin e
pjesëmarrjes sime.
Niko Peleshi – Kam përshtypjen se nuk regjistrohet
mospjesëmarrja në votim.
-
15
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
PROCESVERBAL
Tiranë, më 17.06.2020, ora 12:00
Drejton mbledhjen:
Niko Peleshi – kryetar i Komisionit
Rendi i ditës:
3. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II
të marrëveshjes së tregtisë
së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së
Turqisë, të ratifikuar me ligjin
nr. 9733, datë 14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit
“produkte origjinuese” dhe
“metoda e bashkëpunimit administrativ”. (Komision
përgjegjës)
Marrin pjesë:
Niko Peleshi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni,
Andrea Marto, Tatiana
Nurçe, Ilir Ndraxhi, Arben Pëllumbi, Robert Bitri, Dritan Bici,
Halil Jakimi, Arlind Çaçani,
Kujtim Gjuzi, Halit Valteri dhe Nimet Musaj.
Mungojnë:
Lefter Koka, Gjetan Gjetani, Klajdi Qama dhe Rrahman Rraja.
Të ftuar:
Borana Kalemi – Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Flutura Shehi – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
-
16
Niko Peleshi – Kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës, që
është projektligji “Për
ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së
tregtisë së lirë, ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, të
ratifikuar me ligjin nr. 9733, datë
14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte
origjinuese” dhe “metoda e
bashkëpunimit administrativ”.
Për këtë projektligj kemi ftuar përfaqësues nga Ministria e
Financave dhe Ekonomisë.
Relatore është zonja Tatjana Pirro.
Për të na folur rreth projektligjit po ia jap fjalën zonjës
Pirro.
Zonja Pirro, fjala për ju.
Tatjana Pirro – Faleminderit, zoti kryetar!
Marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Republikës së
Turqisë është ratifikuar me ligjin nr. 9733, datë 14.5.2007.
Sipas kësaj marrëveshjeje tregtia e
produkteve industriale është pa tarifa doganore, ndërkohë që për
produktet bujqësore është
mbajtur pozicion mbrojtës, për disa produkte që janë specifike
për vendin tonë.
Marrëveshja është amenduar në vitin 2009... (Nuk dëgjohet) të
origjinës së mallrave
në shkëmbimet tregtare nëpërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Republikës së Turqisë, dhe
në vitin 2011, duke përshirë komulimin diagonal në zbatimin e
rregullave të origjinës, i cili
ndihmon ekonomitë në zhvillim për importin e lëndëve të para,
përpunimin e tyre në vendin e
importit dhe më pas eksportimin nën regjimin preferencial.
Procesi i rishikimit të rregullave
të origjinës preferenciale ka ndihmuar në mënyrë të veçantë
industrinë fasone, duke rritur
mundësinë për eksporte.
Republika e Shqipërisë e ka ratifikuar konventën PEM me ligjin
nr. 1/2012 “Për
ratifikimin e konventës rajonale për rregullat preferenciale
Pan-Euro-Mediterrane të
origjinës”. Konventa do të mundësojë rregulla të përbashkëta dhe
unike të origjinës
preferenciale për të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Konkretisht, neni 6 i konventës parashikon që çdo palë në
konventë duhet të marrë
masat e duhura për të organizuar zbatimin efektiv të saj. Në
zbatim të këtij neni, komiteti i
përbashkët i krijuar në kuadër të MTL-së me Turqinë, duhet të
miratojë vendimin që
vendosëm në protokollin II të rregullave të origjinës me
konventën rajonale për rregullat
preferenciale Pan-Euro-Mediterrane.
Shqipëria ka zëvendësuar rregullat e origjinës së marrëveshjes
së tregtisë së lirë,
CEFTA, dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, me
konventën rajonale për
-
17
rregullat preferenciale Pan-Euro-Mediterrane të origjinës. Ky
unifikim me Turqinë do të
lejojë zbatimin e komulimit diagonal mes Shqipërisë, vendeve
CEFTA, vendeve EFTA dhe
Turqisë.
Zëvendësimi i këtij protokolli mbi rregullat e origjinës MTL,
ndërmjet Shqipërisë dhe
Turqisë lejon unifikimin e plotë të tyre, jo vetëm në tregtinë
mes dy vendeve tona, por
plotëson edhe kuadrin ligjor për të pasur të njëjtat rregulla të
origjinës mes vendeve
nënshkruese të konventës Pan-Euro-Mediterrane. Ky unifikim me
Turqinë do të lejojë
zbatimin e komulimit diagonal me Shqipërisë, vendeve CEFTA dhe
vendeve EFTA dhe
Turqisë, sapo ky ndryshim të botohet në Fletoren Zyrtare të
Shqipërisë dhe asaj të Turqisë.
Meqenëse është një detyrim që rrjedh nga qenia palë në konventën
Pan-Euro-
Mediterrane, si dhe duke marrë në konsideratë përfitimet që
sjell ky ndryshim i protokollit në
rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve, ju ftoj ta miratojmë
këtë projektligj.
Faleminderit!
Niko Peleshi – Faleminderit, zonja Pirro!
Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë a duan të
shtojnë diçka?
Borana Kalemi – Në fakt, ajo që tha zonja deputete është gjithë
ajo që plotëson
kuadrin rregullator për rregullat e origjinës. Shumica e vendeve
të CEFTA-s e kanë finalizuar
procesin e ratifikimit të marrëveshjeve të tyre bilaterale me
konventën PEM, pra Shqipëria
është ndër të vetmet nga vendet e CEFTA-s që është në proces të
finalizimit.
Siç u tha, do të thjeshtohen procedurat për bizneset, pra
bizneset nuk do t’u referohen
më katër protokolleve të ndryshme për të parë rregullat e
origjinës, por do të jetë vetëm një
protokoll dhe njëkohësisht do të mundësohet edhe zbatimi i
komulimit diagonal nëpërmjet
vendeve CEFTA, vendeve EFTA dhe vendeve që janë pjesë e
BE-së.
Niko Peleshi – Faleminderit për prezantimin!
Ju lutem, qëndroni në linjë, sepse mund të ketë pyetje ose
diskutime nga kolegët.
A ka pyetje apo diskutime nga kolegët? Nuk ka.
Meqenëse kourumin e kemi, mund të vazhdojmë me miratimin në
parim të
projektligjit “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të
marrëveshjes së tregtisë së lirë,
ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, të
ratifikuar me ligjin nr. 9733,
datë 14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte
origjinuese” dhe “metoda e
bashkëpunimit administrativ”.
Ilir Beqaj – Zoti kryetar, kisha një pyetje.
Niko Peleshi – Po, zoti Beqaj.
Ilir Beqaj – Jo tani, mbas zotit Gjuzi.
-
18
Niko Peleshi – Zoti Gjuzi nuk e ka kërkuar fjalën.
Ilir Beqaj – Si ka mundësi që për Turqinë nuk ka pyetje zoti
Gjuzi?!
Niko Peleshi – Zoti Gjuzi, do të reagoni apo të reagoj unë në
emrin tuaj?
Kujtim Gjuzi – Po, patjetër që do të reagoj.
Niko Peleshi – Po, urdhëroni.
Kujtim Gjuzi – Me sa duket, shkëlqesia e tij, ish-ministri
Beqaj, e ka shumë fiksim
Turqinë, sepse ajo na është gjendur në ditë të vështira edhe me
ndihma shëndetësore, por jo
vetëm. Në këto momente shoh se po perëndon dielli dhe mendova se
kryetari nuk ka shumë
kohë, prandaj nuk doja t’i harxhoja minutat, zoti Beqaj.
Niko Peleshi – Mirë, të mos dalim nga tema e diskutimit.
Ilir Beqaj – Zoti kryetar, përfaqësuesit e ministrisë a mundet
të na ilustrojnë me disa
terma më të thjeshtë, që edhe të dimë si t’i flasim popullit, se
çfarë do të thotë kjo
marrëveshje ose ky ndryshim i marrëveshjes, me një ilustrim të
një shembulli të caktuar? Cili
është një produkt apo një lëndë e parë. që nga marrëdhënia
Turqi-Shqipëri apo anasjelltas, me
miratimin e kësaj marrëveshjeje i ndryshon regjimi nga sot në të
ardhmen?
Niko Peleshi – Zonja Kalemi, a jeni aty?
Borana Kalemi – Po, këtu jam, por kësaj pyetje do t’i përgjigjet
përfaqësuesja e
doganës. Në fakt, ne kemi përgatitur edhe një material të
detajuar edhe për komisione të tjera,
me shembuj konkretë dhe specifikë, por në këtë rast ia jap
fjalën përfaqësueses së Drejtorisë
së Përgjithshme të Doganave, zonjës Shehi.
Niko Peleshi – Po, zonja Flutura Shehi.
Flutura Shehi – Përshëndetje!
Ilir Beqaj – Zoti kryetar, këtë materialin e detajuar na e ka
sjellë njeri?
Niko Peleshi – A e kemi ne materialin?
Borana Kalemi – Jo, por do t’jua shpërndajmë.
Niko Peleshi – Ju lutem, na e vini në dispozicion edhe neve, si
komision!
Ilir Beqaj – Zoti kryetar, atëherë nuk mund të vazhdojmë
mbledhjen...
Niko Peleshi – Ta dëgjojmë zonjë Shehi, sepse ndoshta e bën të
panevojshme
shpërndarjen e materialit.
Zonja Shehi, fjala për ju.
Ilir Beqaj – Kryetar, të lutem...
Flutura Shehi – Përshëndetje!
Më dëgjoni?
Niko Peleshi – Zonja Shehi, më falni, sa të mbarojë fjalën
deputeti Beqaj.
-
19
Ilir Beqaj – Kryetar, ju lutem, nëse nuk e kanë sjellë këtë
material, e ndërpresim
mbledhjen. Mund të na e sjellin. E vazhdojmë mbledhjen më vonë
ose ditë tjetër. Ka dy ditë
që i kemi njoftuar për këtë gjë. Besoj se është njoftuar edhe
ministria. Duhet të na e kishin
sjellë materialin.
Niko Peleshi – Të dëgjojmë zonjën Shehi dhe zonjën Kalemi. Në
rast se edhe pas
sqarimit të tyre do të gjykojmë se kemi informacion të
pamjaftueshëm, atëherë e
shtyjmëdiskutimin dhe votimin për mbledhjen tjetër.
Urdhëroni, zonja Shehi!
Flutura Shehi – Nëpërmjet këtij protokolli realizohet komulimi
diagonal i origjinës.
Që ta përmbledh shkurt, do të thotë se,që materialet origjinuese
nga një vend të konsiderohen
të jenë origjinuese në Shqipëri, duhet vetëm një punim apo
përpunim pak më tepër se
minimal, që këto produkte të marrin më pas, gjatë eksportit,
origjinë shqiptare.
Bazuar te Konventa PAM, ne zbatojmë komulim diagonal me vendet
CEFTA, me
Bashkimin Europian dhe me vendet EFTA, por nuk mund ta zbatojmë
me Turqinë, sepse nuk
është ratifikuar ky protokoll. Nëpërmjet këtij ratifikimi do të
mundësohet zbatimi i komulimit
diagonal me të gjitha vendet, që do të thotë: me BE-në, me
CEFTA-n, me vendet EFTA dhe
me Turqinë.
Nëse do të jap një shembull, që do të sjellë ndryshim pas
miratimit të këtij protokolli,
është ndërmjet vendeve EFTA, Turqisë, Shqipërisë dhe Bashkimit
Europian me tekstilet.
Nëse deri më sot pëlhura vinte nga Turqia, prodhohej veshja dhe
do të eksportohej në vendet
EFTA, kjo gjë nuk bëhej, pra, në Zvicër, Norvegji, Islandë apo
Litershtein, sepse ky protokoll
nuk ishte i ratifikuar. Me ratifikimin e këtij protokolli,
konfeksionet që do të qepen në
Shqipëri, meqenëse u tha se një nga lehtësirat më të mira janë
fasonet, pra përfituesit janë
fasonet, pas ratifikimit të këtij protokolli, që do të realizojë
lidhjen e protokollit të
marrëveshjes me konventën, rregullat janë për të gjitha njësoj
dhe mundet që produktet
shqiptare, që tashmë kanë marrë origjinë shqiptare, të
eksportohen në Zvicër, Norvegji,
Islandë dhe Litershtejn si produkte shqiptare dhe të përfitojnë
trajtim tarifor preferencial,
taksa zero, në këto vende. Rrjedhimisht, hapet tregu dhe do të
ketë mundësi eksporti dhe e
kundërta. Nëse pëlhurat apo bojërat do të vijnë nga vendet EFTA,
si Zvicër, Norvegji, Islandë
dhe Litershtejn, do të inkorporohen në Shqipëri në një produkt
dhe do të eksportohen në
Turqi sërish si produkt origjinues shqiptar duke përfituar
trajtim tarifor zero.
Ndërkohë, përveç fasonëve, mund të përfitojnë tregtarët. Pra,
importojmë nga Turqia
në Shqipëri mallra origjinuese turke, i magazinojnë, gjejnë një
treg në vendet EFTA dhe do ta
shoqërojnë me një provë tjetër origjine të lëshuar në Shqipëri,
ku nuk ndryshon origjina.
-
20
Origjina mbetet turke, sepse kanë gjetur treg në Zvicër,
Norvegji, dhe përfitojnë trajtimin
tarifor. Në këto momente, pa u ratifikuar nga ky parlament, kjo
strukturë, kjo skemë nuk
funksionon.
Mendoj se këto janë më kryesoret për t’u trajtuar.
Ka edhe përfitime të tjera, që te materiali i përgatitur nga
dogana dhe nga ministria,
janë paraqitur më të sqaruara.
Niko Peleshi – Faleminderit, zonja Shehi.
Zonja Piro ka kërkuar fjalën.
Më pas e ka fjalën zoti Beqaj.
Tatjana Pirro – I drejtohet zonjës: a keni bërë një
përllogaritje se cili do të jetë
impakti pozitiv në tregtinë mes dy vendeve nga zbatimi i
protokollit të ndryshuar që po
miratojmë ne sot?
Flutura Shehi – Nëse bëhet fjalë për doganat, dogana është
zbatuese në këtë rast.
Mendoj se kjo pyetje duhet të jetë për ministrinë.
Tatjana Pirro – Ndoshta duhet të jetë për ministrinë.
Niko Peleshi – Zonja Kalemi.
Borana Kalemi – Turqia është një nga 5 partnerët tanë kryesorë
në shkëmbimet
tregtare. Në vitin 2019 shkëmbimet tregtare me Turqinë kanë qenë
në vlerat 61 miliardë lekë
të importeve dhe eksportet rreth 2 miliardë lekë. Nëpërmjet
këtij protokolli do të vijojë të
liberalizohet më tej bashkëpunimi me Turqinë. Patjetër që do të
mbetet ende në pesëshen e
shkëmbimeve tregtare.
Njëkohësisht, unë dua të jap informacionin se në bashkëpunimin
që ne kemi me
marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë, jemi duke punuar
edhe për liberalizimin e
mëtejshëm të produkteve bujqësore, si pasojë e vendimit që është
marrë nga qeveritë në janar
të vitit 2019, ku në komitetin e përbashkët u vlerësua të
fillohet puna për liberalizimin e
mëtejshëm të produkteve bujqësore. Kemi bashkëpunuar me
Ministrinë e Bujqësisë dhe me
shoqatat e biznesit që operojnë në këtë fushë për të evidentuar
produktet, që mund të
konsiderohen fitimprurëse për biznesin shqiptar, që të
eksportohen me tarifë më të ulët, qoftë
edhe zero apo edhe kuota më të larta tarifore.
Puna me Turqinë, si një nga partnerët tanë kryesor, është duke
vijuar dhe ky lloj
protokolli do ta lehtësojë edhe më tepër biznesin në
bashkëpunimin tregtar me Turqinë.
Niko Peleshi – Faleminderit, por pyetja ishte nëse keni ndonjë
impakt pozitiv!
Borana Kalemi – Impakti pozitiv ...
-
21
Niko Peleshi – Po, për ndonjë studim apo përllogaritje
paraprakese sa do të jetë
impakti në shitje.
Borana Kalemi – Jo, sepse kjo konsiderohet si një detyrim që ka
Shqipëria, sepse
është palë e Konventës PAM dhe automatikisht edhe palë e
Konventës MTL me Turqinë,
kështu që konsiderohet një detyrim ligjor që ka Shqipëria në
këtë aspekt për të harmonizuar
legjislacionin.
Nuk është bërë një studim i detajuar, por vlerësojmë që
shkëmbimet tregtare do të
mbeten në të njëjtat vlera.
Niko Peleshi – Pra, nuk do të ketë impakt?
Borana Kalemi - Patjetër që do të ketë impakt pozitiv, por
aktualisht Turqia vazhdon
të mbetet një nga partnerët tanë kryesorë dhe mund të ketë më
tepër rritje të shkëmbimit, por
mund t’jua japim edhe me shkrim këtë informacion, në një analizë
më të detajuar më vonë, në
bazë të kërkesës suaj.
Tatjana Pirro – Do të ishte shumë mirë.
Niko Peleshi – Ju lutem, mbajeni shënim, siç po e mbajmë edhe
ne, që në ditët në
vijim, brenda dy javësh, të na vihet në dispozicion një material
me shifra.
Borana Kalemi – Patjetër.
Niko Peleshi – Pak a shumë, se cila është sasia e shkëmbimeve
tregtare që preket ose
impaktohet pozitivisht nga kjo marrëveshje.
Zoti Beqaj.
Ilir Beqaj – Faleminderit, kryetar!
Unë mendoj se marrëveshje të tilla, siç krijojnë oportunitet,
krijojnë edhe vështirësi.
Dua të di nëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë kanë bërë një
analizë për pjesën
e bizneseve, që rrezikohen nga kjo marrëveshje. Sa janë? A janë
të vetëdijshme këto biznese
për rrezikun që mund t’ju vijë? A ka komunikuar Ministria e
Ekonomisë dhe ministri për
Sipërmarrjen me këto biznese? Si mendon Ministria e Ekonomisë se
mund të zbusë efektet
negative në këto biznese? Ne mundtë kemi efekte pozitive në over
all, në të gjithë ekonominë
dhe në volumin tregtar me Turqinë, por biznese të caktuara, që
sot kanë funksionuar në një
konjukturë të caktuar, në momentin që kjo konjukturë mund të mos
ekzistojë, do të ndihen të
rrezikuar.
Nuk e njoh mirë pjesën ligjore të këtyre konventave dhe kjo më
shtyn të bëj një
pyetje: pas miratimit në Kuvend, kur bëhet kjo, dy javë pas
botimit në Fletoren Zyrtare apo
ka një periudhë, që bizneset të informohen dhe të akomodojnë
planet e tyre të biznesit?
Niko Peleshi – Zonja Kalemi.
-
22
Borana Kalemi – Si pjese e procedurës që ndjek çdo institucion
shqiptar, ky
projektligj është diskutuar edhe me institucionet e tjera, me
ministritë e linjës dhe me
biznesin. Biznesi ka qenë pjesë e diskutimeve tona edhe gjatë
takimeve që kemi pasur me
palën turke në janar të vitit 2019, por ne marrim kontakt të
vazhdueshëm edhe me Unionin e
Dhomave. Madje, Unioni i Dhomave, javën që shkoi, më bëri një
kërkesë nëse është
ratifikuar ky akt, që të informonte bizneset. Ka një qasje
pozitive nga bizneset për ratifikimin
e këtij protokolli. Një analizë shumë e detajuar për aspektet
negative, nuk është bërë, por
patjetër që do t’ju kalojmë, ashtu sikurse do të kalojmë edhe
impaktin që do të ketë me shifra,
edhe një lloj analize për efektet negative që mund të ketë për
biznesin, por mund ta them fare
mirë se do të ketë më shumë impakt pozitiv se sa negativ për
bizneset.
Për aspektin e hyrjes në fuqi, do të shkëmbehen nëpërmjet
rrugëve diplomatike dhe do
të hyjë në fuqi 30 ditë pasi të ratifikohet.
Niko Peleshi – Zonja Kalemi, pra do të ketë edhe impakt negativ?
Mund të na thoni
se cila është kategoria e bizneseve që impaktohen negativisht
dhe në ç’mënyrë?
Borana Kalemi – Në vlerësimin tim, çfarë kemi bërë në vija të
përgjithshme nuk do
të ketë impakt negativ, por nëse do të ketë ndonjë analizë më të
detajuar, ne mund t’ju
informojmë, por aktualisht nuk besoj se do të ketë impakt
negativ. Ndoshta për këtë edhe
Dogana mund të më suportojë.
Niko Peleshi – Urdhëroni, zonja Shehi!
Flutura Shehi – Në lidhje me hyrjen në fuqi të këtij
projektligji, nëse do të miratohet
në të dy parlamentet respektive, të Turqisë dhe të Shqipërisë,
procedura është që depozitohet
në sekretarinë e Konventës dhe vetëm pasi të publikohet në
Fletoren Zyrtare të serisë C,
mund të fillojë aplikimi dhe zbatimi i akumulimit diagonal
bazuar në këtë Konventë.
Nga përvoja që kam në Dogana, një përvojë prej më shumë se 18
vjetësh, dhe te
sektori i rregullave të origjinës, unë nuk shikoj që të ketë
impakat negativ futja e këtij
protokolli. Ky protokoll thjesht do të barazojë rregullat e
origjinës. Mendoj se nuk do të ketë
impakt negativ pasi ne zbatojmë akumulimin diagonal bazuar në
matriksin e Komisionit
Europian, ndërmjet BE-së, Turqisë dhe vendeve të treta bazuar në
tabelën 2.
Bazuar në tabelën e Konventës 3/1 ne zbatojmë ndërmjet EFTA-s,
BE-së dhe
CEFTA-s, kështu që thjesht do të lidhë dy tabelat me
njëra-tjetrën dhe nuk është se do të ketë
ndonjë impakt negativ për biznesin, por mendoj se do t’i japë
frymëmarrje tregtisë dhe
eksporteve, pasi do të gjejnë tregje, pra ka një mundësi më
shumë për të gjetur tregje.
Pra, me përvojën time si specialiste në Doganë, nuk shoh të ketë
ndonjë impakt
negativ.
-
23
Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Beqaj!
Ilir Beqaj - Faleminderit!
Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komiteti të Përbashkët midis
Parlamenteve të Turqisë
dhe të Shqipërisë unë ndjek nga afër edhe aktivitetin e Dhomës
Shqiptaro-Turke të Tregtisë
dhe me sa informacion kam, ata nuk janë në brendi të kësaj
gjëje.
Përfaqësuesja e ministrisë tha se ka komunikuar. Nëse mund të më
thotë, kur e ka
bërë takimin me Dhomën Shqiptaro-Turke të Tregtisë?
Niko Peleshi – Urdhëroni, përfaqësuesja e ministrisë!
Borana Kalemi – Kryesisht me Unionin e Dhomave, të cilët pastaj
kanë vija
bashkëpunuese me strukturat e tjera, kështu që struktura jonë
kryesore e komunikimit është
Unioni i Dhomave. Unë mund të them që ky vendim është nënshkruar
midis përfaqësuesve
shqiptarë dhe atyre turq në janar të këtij viti. Edhe
përfaqësues nga ambasada turke, që
bashkëpunon ngushtësisht me Dhomën Shqiptaro-Turke të Tregtisë,
kanë qenë në takim,
kështu që kanë qenë të informuar për këtë lloj procesi.
Unioni i Dhomave është partneri kryesor në komunikimin me
biznesin.
Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Beqaj!
Ilir Beqaj – Kam një këshillë për ministrinë. Ata vetë u
shprehën që Turqia është një
nga pesë partnerët kryesorë dhe një partner kryesor nuk
trajtohet diagonalisht, po përdor
fjalën e Konventës, pra, duhet të shkohet tek Unioni për të
shkuar te partneri. Shqipëria nuk
është vend i madh, Tirana është qytet i vogël, afër nga
ministria janë zyrat e Dhomës
Shqiptaro-Turke të Tregtisë, se një partner i këtyre përmasave
nuk kalon thjesht me Unionin
e Dhomave. Për sa kohë ministria as informacion nuk na ka
sjellë, as studimet e detajuara nuk
i ka dhe mendon që mund t’i bëjë, mua më duket se deri tani
është e parakohshme që të
kalojë në një proces diskutimi dhe, më tej, votimi.
T’i japim kohë ministrisë, le të përgatitet.
Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Konomi!
Ardit Konomi – Mendoj se pa pasur një parashikim ekzakt të
efekteve që do të kenë
të gjitha fashat e biznesit që preken, ne hedhim një hap në
errësirë, prandaj jam plotësisht
dakord me zotin Beqaj në këtë pikë. Nuk mund të avancojmë më
tej.
Niko Peleshi – A ka diskutime të tjera?
Urdhëroni, zoti Pëllumbi!
Arben Pëllumbi - Faleminderit!
Edhe unë jam dakord me mendimin e kolegëve, që të ndriçohemi pak
më shumë për
këtë që do të votojmë, pavarësisht faktit që procesi i
akumulimit diagonal të origjinës dihet se
-
24
çfarë është. Unë do të doja të dija nëse do të kemi ndonjë
ndikim në buxhetin e shtetit.
Dakord që do të kemi përftime, kompanitë shqiptare do të kenë
përfitime se do të
eksportojmë dhe në vendet ku do të eksportojnë nuk do të
tarifohen me tarifat që janë sot. Po
ata që importojnë në Shqipëri, edhe ata do të lehtësohen nga kjo
barrë, pra buxheti i shtetit a
do të preket nga kjo gjë?
Në kuadër të atij studimi që kanë bërë, të shikohet edhe ky
aspekt i impaktit që do të
ketë aprovimi i kësaj gjëje në raport me buxhetin e shtetit.
Sigurisht, ne jemi të interesuar për kompanitë shqiptare,
prandaj ne si parlament i
Shqipërisë e ratifikojmë.
Niko Peleshi – Urdhëroni, zoti Gjuzi!
Kujtim Gjuzi - Faleminderit!
Dua t’i përshëndes kolegët, të cilët e shohin këtë projekt
ratifikimi paksa të mangët.
Falenderoj zotin Beqaj që e ka kapur situatën dhe nuk më la të
bëj oponencë, të cilën do të bëj
në një moment tjetër të caktuar.
Faleminderit! Kaq kisha.
Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Gjuzi!
Ministria, a ka ndonjë përgjigje tjetër?
Borana Kalemi – Ne jemi dy përfaqësues teknikë, unë nga
ministria dhe zonja Shehi
nga dogana, prandaj ne do t’ua komunikojmë strukturave përkatëse
kërkesat tuaja dhe do të
vijmë me një informacion më të detajuar.
Niko Peleshi – Në fakt, edhe objeksionet apo pyetjet që u
ngritën këtu janë të
karakterit teknik, se ne nuk kemi gjë politikisht, as me Turqinë
si partner, as me marrëveshjen
dhe detyrimet.
Dua t’u shtoj vërejtjeve të kolegëve se për marrëveshjet, të
cilat janë detyruese, nuk
do të thotë se ministria duhet të vijë e papërgatitur në
komision ose mangët. Në rast se ju keni
një informacion të detajuar, që ne nuk na është vënë në
dispozicion, mund t’i jetë vënë një
komisioni tjetër, por kjo nuk ka rëndësi për ne, sepse ne kemi
punën tonë, fushën tonë të
diskutimit dhe meritojmë të kemi të gjithë informacionet e
detajuara, sado detyruese të jetë
për t’u miratuar marrëveshja, pra një projektligj.
Bie dakord me të gjithë kolegët për ta shtyrë diskutimin dhe
miratimin në mbledhjen e
ardhshme. Do t’ju luteshim që deri atëherë të na vini në
dispozicion materialet që thatë se i
dispononi, por edhe përgjigjet e pyetjeve që nuk morën përgjigje
këtu sot.
Në rast se nuk do ta kemi këtë informacion, do ta shtyjmë deri
sa të na vijë
informacioni nga ana juaj.
-
25
Faleminderit!
Nuk kemi pikë tjetër në rendin e ditës.
Ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme në vazhdim!
Këtu e mbyllim këtë mbledhje të Komisionit të Veprimtarisë. Për
mbledhjen e
ardhshme dhe rendin e ditës do t’ju njoftojmë.
Natën e mirë!
MBYLLET MBLEDHJA